Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Nacionalizmi pėrzgjedhės konfliktual shqiptar 
- varri i aspiratės kombėtare tė shqiptarėve

nga Skėnder Shkupi

 

Tipari themelor i ēdo ideje, mentaliteti apo programi nacionalist, nė tė gjitha kombet e botės, ėshtė, jashtė ēdo dyshimi, pėrpjekja pėr kohezion, pėr harmoni kombėtare, pėr bashkim e solidaritet tė tė gjithė individėve qė pėrbėjnė kombin e dhėnė, nė funksion tė arritjes sė njė pikėsynimi tė caktuar kombėtar afatshkurtėr, afatmesėm apo afatgjatė. Tė gjithė prijėsat historikė qė arritėn tė venė nė jetė programet ambicioze tė emancipimit, zhvillimit dhe pėrparimit tė thellė tė kombeve tė tyre, u mbėshtetėn fuqimisht nė parimin e unitetit tė njė numri sa mė tė madh bashkėkombasish, edhe nė ato raste kur shumė nga ata bashkėkombas qėndronin tė tėrhequr e indiferentė kundrejt orvatjeve tė tilla. Atyre iu desh tė shpenzojnė shumė forca dhe energji pėr t’i bindur popujt e tyre se pa unitet, ēdo ndėrmarrje e pėrmasave tė mėdha, e sidomos ajo mė e madhja, mė e vėshtira, mė e ndėrlikuara nga tė gjitha pėrpjekjet historike tė popujve – zgjidhja e problemit kombėtar – do tė ishte thjesht njė utopi. 

Kėtė tė vėrtetė e kuptuan shumė shpejt edhe mendjet mė tė ndritura tė Rilindjes sonė Kombėtare. Mesazhet qė ata lėshuan qėndrojnė edhe sot si monumente tė pastra tė atdhedashurisė e tė shqiptarizmės. Kujtohet me nderim tė veēantė kumti i pavdekshėm i Pashko Vasės : 

“…e mos shikjoni kisha e xhamia,
feja e shqyptarit asht shqyptaria.” 
Kujtohet me emocion tė thellė apostrofi madhėshtor i Naim Frashėrit : 
“Ti Shqipėri mė ep nderė,
mė ep emrin shqipėtar…”
nė njė kohė kur shumė shqiptarė kishin filluar tė josheshin nga konvertimi nė kombėsi tė popujve pėrreth, pėr shkak tė humbjes sė shpresės se njė ditė do tė kishte mbi sipėrfaqen e planetit njė Shqipėri tė pavarur. 
Kujtohen me ndjenjėn e ngrohtė tė admirimit e tė dashurisė pėr simbolin e Kombit dy vargjet e para tė Himnit tonė Kombėtar, tė hartuar rreth 100 vjet mė parė, nga poeti – atdhedashės, Asdreni : 
“Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
me njė dėshirė, me njė qėllim…”
(Seē ka diē tė veēantė ai cilėsori tepėr i rrallė nė gjuhėn shqipe – “tė pėrbashkuar” – diēka qė tė krijon ndjesinė e dinamizmit, tė lėvizjes, tė njė bashkimi jo skematik e tė menjėhershėm por qė kėrkon njėfarė kohe, qė nėnkupton njėfarė pėrpjekjeje pėr t’u realizuar, qė bėhet jo pa vėshtirėsi, njė fjalė qė zor se mund t’i gjendet korresponduesja nė gjuhė tė huaja.) 
Ishin kėto mesazhe qė pėrgatitėn terrenin shpirtėror tė lėvizjeve historike antiosmane, Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, kryengritjet e mėdha tė Kosovės tė viteve 1910 – 1911 – 1912, veprimtaritė e ēetave patriotike nė Shqipėrinė e Jugut e mė nė fund kurorėzimin e atyre pėrpjekjeve tė gjata e tė pėrgjakshme qė sollėn shpalljen e pavarėsisė mė 28 nėntor 1912. 
Pavarėsia gjysmake e Shqipėrisė Perėndimore, e ashtuquajtura “Shqipėri londineze”, shėnoi vetėm hapin e parė drejt njė pavarėsie tė plotė tė tė gjitha territoreve shqiptare tė pushtuara nga fqinjėt ballkanas. Deri nė vitin 1999, (me njė pėrjashtim tė pjesshėm gjatė viteve 1941-1944 kur njė pjesė e atyre territoreve kaloi nėn tė njėjtin administrim sikurse Shqipėria e Londrės ), nuk ndryshoi asgjė nė tablonė e trishtuar tė copėtimit tė Kombit tonė. Ndėrhyrja e NATO-s nė Kosovė pėrbėn hapin e dytė e mjaft tė rėndėsishėm pėr realizimin e aspiratės sonė kombėtare – zgjidhjen e problemit kombėtar shqiptar. Kosova shpėtoi nga dominimi serb dhe ndodhet nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė saj. Nė tė tilla rrethana nė Shqipėri u gjallėruan shumė diskutimet e debatet pėr njė zgjidhje tė afėrt dhe fatlume tė dramės shqiptare. 
Veēse diskutimet shpesh nuk kanė qartėsinė e nevojshme sepse ende nuk ėshtė arritur nė njė saktėsim tė unifikuar tė termave vijuese qė pėrdoren shpesh nė media :
Ē’ėshtė Shqipėria ?
Ē’ėshtė Shqipėria Etnike ?
Ē’ėshtė Shqipėria e Madhe ?
Shqipėria ėshtė bashkėsia e territoreve tė Ballkanit Perėndimor qė mė 28 nėntor 1912 populloheshin, nė shumicė dėrrmuese, nga shqiptarė. Sipėrfaqja e kėtyre territoreve aktualisht arrin nė 65 mijė kilometra katrore dhe popullsia nė rreth 7 milionė banorė. Shqipėria Etnike ėshtė bashkėsia e territoreve qė nė pranverė tė vitit 1878 populloheshin, nė shumicė dėrrmuese nga shqiptarė. Sipėrfaqja e tyre arrin nė 80 mijė kilometra katrore dhe popullsia e sotme nė 8 milionė. Kufijtė e saj janė pėrcaktuar shkencėrisht nga njė sėrė studiuesish shqiptarė e tė huaj. Shqipėria e Madhe ėshtė njė term spekulativ i krijuar nė kanceleritė e Beogradit e tė Athinės. Pėrdorimi i kėtij termi, me ose pa dashje, i sjell dėm ēėshtjes kombėtare tė shqiptarėve. Megjithatė, pėr hir tė simetrisė, nėse nė Serbi apo Greqi janė tė interesuar tė dinė se ē’do tė thotė Shqipėri e Madhe dhe pėr t’i bindur, gjer nė njėfarė mase, edhe ata shqiptarė qė kėmbėngulin nė pėrdorimin e atij termi, mund tė shtojmė : Shqipėria e Madhe ėshtė bashkėsia e tė gjitha territoreve tė pushtuara nė kulmin e fuqisė sė tyre, nga Gjergj Balsha I, Karamahmut Pashė Bushatliu dhe Ali Pashė Tepelena. Kėto janė territore me gjerėsi rreth 140 mijė kilometra katrore, qė shtrihen nga thellėsitė e Bosnjes e deri afėr Athinės. Popullsia i kalon tė 13 milionėt. 

Pėrcaktimet e mėsipėrme janė tė domosdoshme pėr t’u orientuar drejt nė situatėn e turbullt tė Ballkanit tė sotėm. Aspirata e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve, (nėse do tė pėrdornim njė frazė tė Enver Hoxhės qė ai e kishte zgjedhur pėr revolucionin e pėrbotshėm proletar), ėshtė njė ēėshtje e shtruar pėr zgjidhje. Dhe sado qė ne tė pėrpiqemi t’i shmangemi kėtij problemi nėpėrmjet arsyetimit me “koniunkturat”, “detyrimet juridike” apo “pėrparėsitė e integrimit nė BE”, ne kurrė nuk do tė arrijmė t’i shpėtojmė asaj barre super tė rėndė qė na ka lėnė mbi kurriz historia. Nuk mund tė ketė njė Ballkan tė bashkuar e paqedashės me njė Shqipėri tė ndarė. Dhe pa pikė dyshimi, pėr zgjidhjen e problemit, nė ballė tė kėsaj pėrpjekjeje tė detyruar, ka qenė dhe mbetet nacionalizmi shqiptar. 
Gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore, nė fillimet e Luftės Nacionalēlirimtare, deviza e bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve nė pėrpjekjet pėr shpėtim kombėtar e pėr ēlirim nga pushtuesit e rinj e tė vjetėr ka qenė e mirėnjohura ide e unitetit kombėtar PA DALLIM FEJE, KRAHINE E IDEJE. Njė parullė tepėr e saktė dhe detyrimisht e domosdoshme pėr ēdo lėvizje ēlirimtare e nacionaliste. Pak rėndėsi ka fakti qė komunistėt abuzuan me kėtė parullė dhe ashtu si nė tė gjitha drejtimet e tjera, edhe nė kėtė fushė u treguan hipokritė e mashtrues. E rėndėsishme ėshtė tė theksohet se nacionalizmi shqiptar nuk ka si quhet nacionalizėm i mirėfilltė nėse i shmanget, drejtpėrdrejt ose tėrthoraz, vėnies nė jetė tė parullės sė mėsipėrme. 

Evolucioni i komunizmit shqiptar ėshtė mjaft interesant. Nė vitin 1942, nė fillimet e aksioneve kundėr fashizmit, madje pjesėrisht edhe nė vitin 1945, pėrkrah partizanėve tė Enver Hoxhės ishte pothuajse e gjithė bota, qė nga Amerika e deri nė Australi. Pas 36 vjetėsh “politike tė madhe” nė shėrbim tė kauzės sė “revolucionit dhe kundėr imperializmit”, komunistėt shqiptarė mė 1978 u ndodhėn krejt vetėm dhe kundėr tė gjithė botės. Dora dorės qė largoheshin miqtė e “vėllezėrit e shtrenjtė”, nė Tiranė bėheshin pėrpjekje pėr t’u kapur diku sepse internacionalizmi proletar e kishte nxjerrė barkėn e komunistėve nė ishullin e Robinson Kruzosė. U gjet njė liman i harruar e njėherėsh i anatemuar prej tyre, porta e nacionalizmit, ku tė vetėbraktisurit nga bota e qytetėruar hynė me vendosmėrinė qė kanė tė gjithė aventurierėt qė i pėrvishen punėve gjysmake pasi u mungon sinqeriteti dhe pėrkushtimi i mirėfilltė ndaj kauzave realisht tė mėdha. 

Nacionalizmi klasor i Enver Hoxhės 
- Pa dallim feje e krahine por jo ideje - 

Fillimet e tij i gjejmė qė nė vitin 1962, kur menjėherė pas prishjes me rusėt, Shqipėria Socialiste u kujtua qė pėrveē 29 nėntorit tė lavdishėm tė pėrbashkėt me jugosllavėt, shqiptarėt kishin edhe njė festė tjetėr, 28 nėntorin, ditėn e pavarėsisė. U bėnė festime tė mėdha nė Vlorė, me rastin e 50 vjetorit tė kėsaj ngjarjeje, megjithėse gjithmonė hierarkėt komunistė nuk harronin ta quanin atė ditė si festa Nr. 2 e Republikės Popullore ( e mė vonė edhe Socialiste ) tė Shqipėrisė. U bėnė pėrpjekje pėr rehabilitimin e disa figurave tė patriotėve tė Rilindjes por gjithmonė nėn njė filtėr tė rreptė klasor. Tė kamurit, ata qė kishin toka tė mėdha, ara e kullota, shtėpi e katandi, pasuri tė tundshme e tė patundshme, sikur vezėn e kuqe tė kishin bėrė, ata mbeteshin tradhtarė e armiq tė Shqipėrisė. Kėshtu patriotėt kėrkoheshin me kėmbėngulje tė veēantė vetėm nė shtresat e ulėta e tė varfra tė popullsisė sė qytetit e tė fshatit, madje mė shumė nė ato tė fshatit se tė qytetit. 

Nacionalizmi i Enver Hoxhės ishte i njė lloji tė veēantė : ai ishte njė nacionalizėm pėrjashtues, pėrzgjedhės dhe konfliktual pasi synonte bashkimin e atyre qė quheshin “ne” nė luftė tė papajtueshme me pjesėn tjetėr tė popullsisė qė quheshin “ata”. Ky farė nacionalizmi ndofta duhet vėnė nė thonjėza pasi ishte shumė larg nacionalizmit tė vėrtetė tė rilindasve tanė. Ai ishte utilitar pasi pėrdorej pėr njė qėllim tė ngushtė tė caktuar : ruajtjen dhe pėrjetėsimin e Diktaturės komuniste nė Shqipėri. Nacionalizmi klasor i Enver Hoxhės pėrjashtonte nga platforma e bashkimit kombėtar mė shumė se 2/3 e popullsisė sė Shqipėrisė Perėndimore, pra rreth 2.5 milionė shqiptarė pa marrė parasysh mbi 3 milionė tė tjerė qė popullonin pjesėt e kolonizuara tė vendit nga shtetet fqinjė, pėr tė cilėt ekzistonte edhe porosia e thėnė disi nėn zė : “rrini mirė aty ku jeni”; domethėnė nga koncepti Shqipėri flakej tutje njė sipėrfaqe prej afėr 40 mijė kilometra katrore. Ndėrkohė, iu dha njė rėndėsi parėsore binomit artificial Shqipėri – Socializėm. Aq e ndjeshme ishte propaganda e asaj kohe ndaj cilėsorit “socialist” saqė pa tė fjala “Atdhe” as mund tė shkruhej madje as mund tė mendohej. Vetė nacionalizmi klasor i Enver Hoxhės merrte kuptimin e plotė nė pretendimin e epėrsisė sė komunizmit shqiptar ndaj atij tė tė gjithė botės. U bėnė pėrpjekje, ndonėse pa sukses, pėr organizimin e njė Internacionaleje tė Katėrt apo tė Pestė tė tė gjithė marksistė-leninistėve tė botės nė Tiranė, plan i dėshtuar ndofta si pasojė e faktit qė kriza ekonomike po trokiste fort nė derė. Tirana nisi tė pretendonte se ishte “qendra e botės”. Mirėpo ky lloj nacionalizmi, sado i mangėt dhe absurd tė dukej, megjithatė arriti tė mashtrojė mjaft shqiptarė dhe jo-shqiptarė tė cilėt nisėn ta klasifikojnė Diktatorin e Tiranės si nacionalist tė mirėfilltė. Kjo ngjiste sidomos te njerėzit me formim modest qė identifikonin regjimin me fasadėn e tij nacionaliste. Ishte njė fatkeqėsi e jashtėzakonshme pėr idealet e vėrteta tė nacionalizmit shqiptar ky tjetėrsim qė shiste sapunin pėr djathė. Pati tė rinj tė arratisur qė nėpėr kanalet televizive tė vendeve fqinjė kėrkonin tė ndėrronin edhe gjakun e tyre qė tė mos u mbetej asnjė gjurmė nga ADN-ja e shqiptarit, njė pohim sa i hidhur aq dhe revoltues. Me qenė se radiot dhe televizioni shqiptar jepnin aq pa kursim kėngė e valle popullore nga krahinat e vendit sa dėgjuesve e teleshikuesve u kishte ardhur nė majė tė hundės, njerėzit arritėn, nėpėrmjet njė reagimi spontan, tė urrejnė folklorin e tyre madje dhe tė “armiqėsohen” me tė. Nė rrafshin e edukimit atdhetar kjo pėrbėnte njė katastrofė tė vėrtetė. 
Nė analizė tė fundit, e gjithė aventura nacionaliste e Enver Hoxhės injektoi pikėrisht tė kundėrtėn e asaj qė mund tė prisnin njerėzit tė cilėt u besonin fasadave. Ajo pruri, nė vitet qė pasuan, ftohjen e opinionit publik shqiptar ndaj idealeve nacionaliste tė cilat shumė njerėz, me njėfarė mendjelehtėsie, i konsideronin si reflekse tė propagandės sė urrejtur tė dikurshme. Nė kėtė kontekst, nė vėshtrimin historik, nacionalizmi klasor i Enver Hoxhės shėnon njė hap prapa nė udhėn historike tė zgjidhjes sė problemit kombėtar shqiptar. Kjo pėr arsyen e thjeshtė sepse pėr tė nuk kishte njė problem shqiptar. Pėr tė kishte njė problem social nė pėrmasa botėrore tė cilin kishin marrė pėrsipėr ta zgjidhnin komunistėt shqiptarė me Enver Hoxhėn nė krye. Pas fitores ata do tė bėheshin violina e parė e Europės e ndofta, e botės mbarė. 
Vėshtirė tė gjesh nė historinė botėrore njė donkishotizėm politik mė tė koncentruar se ėndrrat paranojake tė komunistėve tanė.

  Mė tej

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė