Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Nacionalizmi islamik i Abdi Baletės
- Pa dallim krahine e ideje por jo feje – 

Nė shkurt tė vitit 1991, nė njė seancė plenare tė Kuvendit Popullor ku diskutohej pėr tė drejtėn ose jo tė pėrfaqėsimit tė organizatės “Omonia” nė Parlament, shkėlqeu oratoria e njė ish-diplomati e politikani tė njohur nė mbrojtje tė interesave kombėtare tė shqiptarėve, z. Abdi Baleta i cili, nė shtjellimin e tezave tė tij, u bė nismėtar i ringjalljes sė ideve tė nacionalizmit tė dikurshėm shqiptar. Popullariteti i z. Baleta u rrit shumė shpejt dhe, pas njė viti, si shqiptarėt ashtu edhe tė huajt e kishin si pikė referimi tė tė gjithė rrymės nacionaliste shqiptare. Mirėpo dalngadalė, nė tezat e z. Baleta u shfaqėn kriteret pėrzgjedhėse, dėshira pėr tė bėrė njė Shqipėri qė mbėshtetej kryesisht tek elementi islamik dhe, nė mos nė armiqėsi, tė paktėn nė antagonizėm me pjesėn tjetėr jo-islamike tė shqiptarėve. 
Boshti kardinal i pikėpamjeve nacionaliste tė z. Baleta ėshtė paralelizmi ndėrmjet idealeve tė nacionalizmit shqiptar me ato tė islamizmit. Nuk po analizojmė drejtėsinė ose jo tė pikėpamjeve tė z. Baleta. Mjafton tė nėnvizojmė se, qė nė themel tė kėsaj filozofie politike, ėshtė shkelur parimi bazė i ēdo nacionalizmi tė mirėfilltė: gjithėpėrfshirja. Ajo pėrjashton njė numėr impresionues shqiptarėsh nga vargani i pėrpjekjeve tė mundimshme pėr zgjidhjen e problemit kombėtar shqiptar. 
Po tė llogarisim njė popullsi prej pak mė shumė se 3.2 milionėsh nė Shqipėrinė Perėndimore, rreth 1.2 milionė janė tė krishterė ndėrsa 2 milionė myslimanė. Pra me ose pa dashje, 1.2 milionė veta qė flasin shqip flaken tutje, qė nė hapin e parė, si tė panevojshėm e ndofta tė dėmshėm pėr ēėshtjen e pėrbashkėt. 
Paralelizmi i filozofisė islame me atė tė nacionalizmit shqiptar ėshtė disi i vėshtirė pėr t’u kuptuar nga njė shqiptar i zakonshėm. Fillimisht ai duhet ta ndiejė tė afėrt dogmėn, shpirtin dhe mentalitetin islamik. Pa kėtė afėri as qė mund tė flitet pėr njė pajtim ndėrmjet doktrinės fetare islamike dhe filozofisė sė nacionalizmit shqiptar. Aq mė pak mund tė mendohet qė e para tė zėvendėsojė tė dytėn nė po atė rol qė luan vetė nacionalizmi shqiptar. Me qenė se nė tė gjitha vendet e botės, tonin jetės politike, ekonomike, shpirtėrore e kulturore ia japin metropolet e mėdha, nėse diskutojmė nė rrafshin perspektiv, le tė marrim parasysh njė tė ri tiranas tė pėrkatėsisė islamike. (Dihet qė, nė fund tė fundit, “e sotmja e Parisit ėshtė e nesėrmja e Montpeliesė”). Cilat janė predispozitat e tij, afiniteti, interesat, preferencat, mentaliteti, dėshirat dhe aspiratat ? 
Tė nisim nga emri. Sot ėshtė e vėshtirė tė gjesh nė Tiranė njė tė ri me emrin Abdullah, Hajdar, Qeramudin, Shemsedin, Muharrem, madje edhe Skėnder apo Abdi. Pėr shkak tė njė armiqėsie tė gjatė e artificiale tė komunizmit shqiptar ndaj Perėndimit, pėr fat tė keq, njerėzit, edhe ata tė besimit islam, si reagim i heshtur ndaj pėrzgjedhjes absurde tė miqve dhe armiqve nga Diktatura, kaluan nė ekstremin tjetėr : nė pėrzgjedhjen e emrave disi tė panatyrshėm historikisht pėr veshin e shqiptarit, tė pėrkatėsisė jo vetėm latine por deri edhe anglo-saksone (ndėrkohė qė ne kemi pasur njė traditė tė bukur tė vendosjes sė emrave shqiptarė nė kohėn e Mbretėrisė). Me ose pa dashje ky pėrbėn njė hap real tė njėfarė largimi tė shqiptarėve tė sotėm nga bota lindore me tė cilėn, deri 90 vjet pėrpara, bashkėjetonin nė tė njėtin shtet. 
Le tė vazhdojmė me hobitė kulturore. A ka ndonjė tiranas tė apasionuar pas njė kėngėtari iranian, njė shkrimtari afgan apo njė studiuesi a shkencėtari saudit ? Si zor tė gjendet qoftė edhe njė ekzemplar i vetėm. Ndėrkohė nuk ėshtė aspak nevoja tė shtrojmė tė njėjtėn pyetje pėr amerikanėt, anglezėt, francezėt, gjermanėt apo italianėt. Nė kuptimin e mėsipėrm, nuk ėshtė propagandė ajo qė thuhet shpesh se “ne shqiptarėt i pėrkasim Perėndimit”. Ky ėshtė njė fakt real. Madje mė shumė se 100 vjet tė shkuara, qė nga Stambolli i largėt, ka qenė njė rilindas i madh i fesė islame, NaimFrashėri, ai qė ka thėnė se “pėr Shqipėrinė dielli lind andej nga perėndon”. Si rrjedhojė ne arrijmė nė pėrfundimin e rėndėsishėm se islamizmi ėshtė njė veshje qė nuk i pengon aspak shqiptarėt myslimanė ta ndiejnė veten mė tė afėrt me tė krishterėt e Europės sesa me islamikėt e largėt tė shkretėtirave tė Azisė. 
Tė vijmė nė praktikėn fetare. Sa pėr qind e shqiptarėve tė rinj tiranas myslimanė i falin tė pesė vaktet dhe venė nė xhami, tė paktėn tė premteve ? Tė dhėnat qė kam janė tepėr zhgėnjyese pėr ēdo ithtar tė islamizmit klasik qė kėrkon zbatimin me pėrpikmėri tė tė gjitha kėrkesave detyruese tė konfesionit islamik. Ata, nėse ekzistojnė, janė nė njė numėr tė papėrfillshėm. Do tė isha i kėnaqur sikur dikush, diku, tė mė bindte pėr tė kundėrtėn. Por, pėr fat tė keq, ky ėshtė gjithashtu njė fakt i njohur ndaj tė cilit nuk kemi kurrfarė fuqie pėr ta zhbėrė. I mirė ose i keq, ky ėshtė realiteti shqiptar. 
Tė vijmė nė kushtet e jetės sė pėrditshme. A ėshtė nė gjendje njė vizitor i huaj qė vjen nė Tiranė dhe hyn nė njė shtėpi qytetare ēfarėdo, tė dallojė nėse i zoti i shtėpisė ėshtė i krishterė apo muhamedan ? Ėshtė pothuajse e pamundur. Mjedisi, mobilimi, jetesa, preferencat nė zbukurimet apo ornamentikėn e pėrdorur, stili dhe shija e tė zotit tė shtėpisė nuk tė japin kurrfarė tė dhėne se ai i pėrket atij grupit tė vjetėr qė dikur osmanėt e quanin “turk” apo atij tjetrit qė i thoshin “kaurr”. Atėhere, si ėshtė e mundur qė njė tiranas i tillė tė ketė dobėsi pėr shiltet e gjata tė shtrira pėrdhe, pėr sofrat e shtruara nė dysheme, pėr tė ngrėnėt e pėrbashkėt nė njė tas me dy gishtat e dorės, pėr gratė e mbuluara me ferexhe, pėr meloditė e zvargura tė ahengjeve orientale etj, etj,…Sepse edhe nė shtėpitė e pasura arabe, stili oriental i jetesės ėshtė dominues. Ndėrkohė ai arab qė e ka ndryshuar atė stil, nuk mund tė pėrmendet si shembėlltyrė pėr ta hedhur poshtė pėrshkrimin e mėsipėrm sepse ai ka dalė kundėr tė vetėve dhe ėshtė “tradhtar”. Nė tė tilla kushte, i riu tiranas i sotėm, nuk ėshtė aspak i prirur tė ėndėrrojė tė kthehet nė njė besimtar tė devotshėm oriental. Pra nė jetėn e pėrditshme, pikat e takimit tė shqiptarit tė rėndomtė me myslimanin e zakonshėm arab, sudanez, iranian apo afgan, janė inekzistente. 
Duke pėrmbledhur sa pėrmendėm mė sipėr arrijmė nė pėrfundimin qė nga 2 milionė myslimanėt e Shqipėrisė Perėndimore nuk bėhen as 200 mijė ata qė ende e kanė tė ngulitur fort nė ndėrgjegje pėrkatėsinė e tyre islamike. Atėherė, edhe sikur tė gjitha arsyetimet e z. Baleta tė ishin tė drejta, a ka mundėsi qė nacionalizmi shqiptar tė fitojė njė betejė ku 200 mijė shqiptarė “tė mirė” do tė ndodhen pėrballė 3 milionė shqiptarėve “tė liq” ? Dhe nė fund tė fundit, a mund tė quhet nacionalizėm njė filozofi e tillė qė barazon me Kombin vetėm njė pjesė tė tij ? 
Le tė vijmė nė rrafshin pragmatik. Ēlirimi i Kosovės nga zgjedha serbe nuk u bė nga forcat e bashkuara tė Iranit, Irakut, Arabisė Saudite, Egjiptit apo Sudanit. Atė e ēliruan forcat e NATO-s. Nė tė tilla kushte, a ka kuptim njė aleancė me ata qė, edhe sikur ta kenė dėshirėn pėr tė na ndihmuar, nuk kanė fuqinė e nevojshme pėr ta realizuar atė ndihmė nė terren ? Ėshtė rasti, ndėrkaq, tė nėnvizojmė se ndėrmjet shumicės sė vendeve islamike tė botės sė tretė dhe Jugosllavisė sė dikurshme tė udhėhequr nga Tito, ka pasur lidhje tepėr tė ngrohta. Nuk ka mundėsi qė tė mos kenė mbetur gjurmė tė asaj dashurie tė vjetėr nė kujtesėn historike tė vendeve nė fjalė. Me kėtė shpjegohet edhe indiferentizmi relativ i atyre vendeve gjatė konfliktit tė pėrgjakshėm tė Bosnjes, popullsia e sė cilės, ndryshe nga shqiptarėt, vetėdeklarohej si “komb mysliman”, njė shpikje origjinale dhe antishkencore e kohės sė Jugosllavisė sė Titos. 
Sė fundi, nė rrafshin historik, e vetmja lidhje e shqiptarėve me arabėt ka qenė fati i pėrbashkėt i tė dyja palėve si koloni tė turqve osmanė, shėrbimi i gjatė ushtarak i rekrutėve shqiptarė nė shkretėtirat e Jemenit dhe shkrimi arab i imponuar nėpėrmjet turqve tė cilėt frymėzuan edhe bejtexhinjtė shqiptarė tė shkruanin vargje sipas modelit arab ose persian. 
Marrėdhėniet me Perandorinė Osmane kėrkojnė njė trajtim tė kujdesshėm e tė veēantė pasi nga fqinjėt tanė ballkanas por edhe nga vetė shqiptarėt ėshtė spekulluar shumė me to. Ka njė teori qė islamizimi i shqiptarėve i shpėtoi ata nga rreziku i asimilimit sllav ose grek. Mund tė ketė bazė vėrtetėsie. Mirėpo duke u mbėshtetur fort nė njė argument tė tillė, ne tėrthoras pranojmė qė pėrqafimi i fesė sė re nuk u bė nga dashuria qė kishin shqiptarėt pėr tė por nga nevoja e mbijetesės. Nė ditėt e sotme tabloja ėshtė e pėrmbysur. Pikėrisht pėrkatėsia islamike e shqiptarėve pėrbėn njėfarė handicap-i, njė pengesė pėr sigurimin e aleatėve perėndimorė tė fuqishėm, tė aftė pėr tė na ndihmuar nė realizimin e bashkimit tonė kombėtar. Atėhere ē’na sugjeron teoria e mbijetesės, e aplikuar pėr shekullin XVII, nėse do t’i kėrkonim ndihmė pėr shqiptarėt e shekullit XXI ? Sigurisht qė, nga ana e hartuesve tė saj, nuk mund tė pėrfytyrohet njė propozim pėr njė konvertim tė ri tė shqiptarėve nė njė fe perėndimore. Ngjan me njė absurditet. Por njėherėsh, rreshtimi i nacionalizmit shqiptar nė njė vijė politike, ideologjike dhe shpirtėrore me islamizmin e Lindjes sė Mesme ėshtė gjithashtu njė non-sens. Njė rreshtim i tillė ka kuptim vetėm nėse ne jemi tė vendosur t’i shėrbejmė nė radhė tė parė islamizmit e pastaj nacionalizmit shqiptar dhe jo anasjelltas. 
Nacionalizmi islamik pėrbėn njė hap tjetėr prapa nė rrugėn e mundimshme tė arritjes sė njė zgjidhjeje tė ēėshtjes sonė kombėtare.
  

Mė tej

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė