Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Posto pėrgjigjen
Kush mund tė postojė? Tė gjithė pėrdoruesit mund tė postojnė tema tė reja dhe tė gjithė pėrdoruesit mund tė pėrgjigjen.
Emri i pėrdoruesit:  Ke nevojė tė regjistrohesh?
Fjalėkalimi:  Fjalėkalim i harruar?
Subjekti: (e mundshme)
Ikona:
Mėnyra e formatimit:
Normal
I avancuar
Ndihmė

Pėrdor tekst me shkronja tė zeza Pėrdor tekst kursiv Pėrdor tekst tė nėnvizuar Pėrdor tekst tė centruar Pėrdor lidhje kibernetike Pėrdor lidhje kibernetike e-maili Pėrdor njė imazh Pėrdor tekst me kode tė formatuar Pėrdor tekst nė thonjėza
Mesazhi:
HTML ėshtė Pasiv
Nėnqeshjet janė Aktiv
Kodi BB ėshtė Aktiv
Kodi [img] ėshtė Aktiv

Deaktivizo nėnqeshjet?
Pėrdor nėnshkrim?
Ndalo kodin BB?
Merr lajmėrim me e-mail pėr pėrgjigjet e reja?
Bashkangjitje:


Konsideratė e temės
Anton Ashta

Postuar mė 4-1-2011 nė 10:30

http://www.albinvest.gov.al/index.php?lang=sq

"The Albanian Government has assigned AlbInvest three strategic goals: assisting and accelerating the inflow of foreign investment into the Albanian economy, improving the competitiveness of Albanian exporters, and providing professional services to assist the growth of Albanian SMEs.

po kjo ca eshte pastaj?!

prape kooperativistet me shpikje.

si nuk i vjen turp me keto idiotsi qe bejne

ka nje agjenci ca duhen dy?!


Anton Ashta

Postuar mė 4-1-2011 nė 10:20

Nën drejtimin e kryeministrit Berisha zhvillohet mbledhja e bordit e Agjencisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim (AIDA)


Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u mblodh sot për herë të parë bordi i Agjencisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim (AIDA). Në mbledhjen e parë, bordi me propozim të ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës njëherësh dhe Zëvendëskryetar i bordit, zotit Ilir Meta emëroi znj. Eneida Guria, Drejtore Ekzekutive të kësaj Agjencie, e cila më parë ka ushtruar funksionin e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Licencimeve. Gjatë mbledhjes u prezantua edhe Statuti i Agjencisë dhe Struktura.

Duke e nisur fjalën me urimin për një vit sa më të mbarë të gjithë biznesmenëve shqiptarë, ekipeve të tyres dhe punonjësve, të cilët me iniciativën e tyre të lirë janë sot gjeneratori kryesor i zhvillimit ne vend, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që me këtë mbledhje të parë institucionalizohet Agjencia Shqiptare për Investime dhe Zhvillim , e cila është ndërtuar mbi bazën e një nga modeleve më të suksesshme që është njohur në Evropë dhe në botë.

Duke përmendur zhvillimet pozitive të ekonomisë shqiptare, e cila i rezistoi me sukses të plotë krizës ekonomike botërore, kryeministri Berisha theksoi se kjo Agjenci nuk merr pushtetin e agjencive të tjera, por ajo e ka fuqinë ekzekutive të bazuar në një ligj. “AIDA”, u shpreh kryeministri, duhet të bëjë çdo gjë për të pasur, zbatuar dhe shndërruar në realitet një vizion më të qartë për zhvillimin e vendit, zhvillim i cili i ka jetike investimet në ekonominë shqiptare.
Kryeministri theksoi gjithashtu se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të shqyrtohen aspektet burokratike, në mënyrë që të përmirësohet dhe më tej kuadri ligjor si dhe të aplikohen me guxim, të gjitha praktikat që kanë bërë sukses dhe që kanë shkëlqyer nga suksesi në Europë dhe Botë.

Gjatë fjalës së mbajtur kryeministri Berisha më gjerësisht u shpreh:

“Gëzuar , në mbledhjen e parë të bordit të Agjencisë së Investimeve dhe Zhvillimit të vendit.
Le të urojmë ne bashkërisht, një vit të gëzuar dhe të mbarë, të gjithë biznesmenëve shqiptarë, ekipeve të tyre, punonjësve, të cilët me iniciativën e tyre të lirë, janë sot gjeneratori kryesor i zhvillimit të këtij vendi.

Mendoj se lajmi më i mirë, që ne mund tu japim atyre, mesazhi më i shkëlqyer që mund tu çojmë është themelimi, ndërtimi i institucionalizimit i AIDA-S, si një agjenci e investimeve dhe zhvillimit e ndërtuar mbi bazën e një modeli më të suksesshëm, që është njohur në Evropë dhe në Botë.
Për Shqipërinë, zhvillimi i shpejtë ekonomik është vendimtar në ndërtimet e së ardhmes dhe mendoj se ekonomia e këtij vendi, kaloi me sukses të madh, provën më të rëndë, me të cilën u përball ekonomia botërore dhe ajo evropiane, krizën e thelle financiare dhe ekonomike, krizë e cila u ndie sigurisht në ekonominë shqiptarë, por kjo mbeti dhe ruajti rritjen më të madhe në Europë.

Ky sukses i saj, është para së gjithash rezultat i reformave të thella, për të zgjeruar liritë e këtij sektori, është rezultat i përmirësimit të djeshëm të rregullave të tregut dhe kjo, që Shqipëria sot, është qartësisht tjetër, është një përpjekje e madhe për zhvillim të shpejtë ekonomik, por Shqipëria duhet të bëhet një vend i zhvilluar.

Objektivi më kryesor i qeverisë, i shtetit, i shoqërisë në tërësi, është Shqipëria një vend i zhvilluar. Objektiv ambicioz, i vështirë, por plotësisht i arritshëm, po të kemi parasysh potencialet e jashtëzakonshme, që ky vend ka për tu shndërruar në vlera.

Viti mbyllet me një sukses të plotë. Ne mbyllim vitin me një defiçit buxhetor prej 3.1 përqind , nga 4.5 përqind që e kishim sipas statistikave tona në fund të vitit 2009. Me një inflacion tërësisht të kontrolluar, me investime plotësisht të realizuara, me një likuiditet të plotë të sistemit bankar dhe rritje të depozitave dhe interes të madh në investime.

Një dinamizëm i shkëlqyer i turizmit në këtë vend, që njeh rekorde më të papara dhe vlerësime më të larta. Një dinamizëm i shkëlqyer në fushën e telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit, por zhvillimi kërkon të jetë shumë i fortë dhe kërkon që të gjitha degët dhe sektorët të njohin zhvillimet e veta të mëdha.

Zhvillime pozitive janë në fushën e energjisë ku janë mbi 30 hidrocentrale që ndërtohen tërësisht mbi bazën e investimeve private, detyra jonë është jashtëzakonisht e rëndësishme, që ta shndërrojmë këtë institucion që themelojmë sot mbi bazën e ligjit që miratuam në parlament në një “One Stop Shop” në kuptimin figurativ për investitorët.

Të bëjnë studime dhe të përcaktojnë të gjitha ndërhyrjet favorizuese, lehtësuese që qeveria duhet të ndërmarrë. Të gjitha stimujt dhe inkurajimet që qeveria duhet tu bëjë sektorëve në përputhje me tregun dhe kërkesat e tij.

Kjo Agjenci nuk merr pushtetin e agjencive të tjera, por kjo ka fuqinë ekzekutive të bazuar në një ligj. Duhet të bëjë çdo gjë, të kontrollojë vizionin më të qartë, por njëkohësisht dhe zbatimin, shndërrimin në realitet të këtij vizioni, për zhvillimin e vendit, zhvillim i cili i ka jetike investimet në ekonominë shqiptare.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme, që ne të marrim dhe të shqyrtojmë çdo lloj aspekti burokratik, në mënyrë që të përmirësojmë dhe më tej kuadrin ligjor të aplikojmë me guximin, të gjitha praktikat që kanë bërë sukses, që kanë shkëlqyer nga suksesi në Europë dhe Botë. Në shumë aspekte ne kemi praktika unike, por ka dhe mjaft aspekte të tjera, në të cilat ne duhet të përqendrohemi".



03/01/2011


Anton Ashta

Postuar mė 1-6-2008 nė 09:35

http://www.fiaalbania.com/

shume interesante


Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2005 nė 12:07

"Shqipëria ka mundësinë për të tërhequr deri në 2.6 miliard ëuro ne investime të huaja të drejtpërdrejta, sipas një raporti të FMN-së. "

A ka kohe kush qe ta gjej kete raport?

Sa keq qe nuk permendet data apo titulli i raportit!


Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2005 nė 12:06

Shqipëria tërheq investime të huaja
08/08/2005

Shqipëria ende duhet të realizojë potencialin e plotë të saj për investime të huaja, thonë analistët. Megjithatë, ndërmarrjet gjithnjë e më shumë janë duke vënë re vendndodhjen e përshtatshme gjeografike të vendit, afërsinë me Greqinë e Italinë dhe burimet e punës.
Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë -- 08/08/05


Herbert Stepic, zëvendësdrejtor i Raiffeisen Group të Austrisë (majtas) dhe Kryeministri shqiptar që po largohet Fatos Nanto zbulojnë logon e Raiffeisen Bank në Tiranë në tetor 2004. Grupi bleu Bankën e Shqipërisë. [Gent Shkullaku]

Ndërmarrjet e huaja që funksionojnë në Shqipëri kanë bërë rreth 145 milionë euro investime të drejtpërdrejta -- rreth 48 euro për cdo shqiptar -- në vend gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare. Firmat janë kryesisht me qendër në Greqi dhe Itali -- dy vendet me të cilat Shqipëria ka nivelet më të lartë të importeve dhe eksporteve.

Investimet e huaja të përgjithshme arritën në rreth 242 milionë euro, tregojnë statistikat. Ajo përfshin privatizimin e Bankës së Kursimeve të Shqipërisë, e cila u ble nga Raiffeisen e Austrisë për 97 milionë euro.

Për më shumë se shtatë vjet, ekonomia ka qënë në rritje, me rritjen mesatare të PKB-së prej 6 përqind -- një nivel më i lartë se gjetkë në rajon. Një zhvillim i tillë i mahnitshëm ka ardhur kryesisht për shkak të kontrollit të inflacionit, që është mbajtur mes 2 përqind dhe 4 përqind.

Në të njëjtën kohë, pozicioni gjeografik i Shqipërisë dhe oferta për punë janë duke u provuar të jenë tërheqëse për sipërmarrësit dhe investitorët. Shumë ndërmarrje prodhimi, për shembull, i kanë vendosur fabrikat e tyre në Shqipëri, me materiale që importohen nga jashtë dhe prodhimi përfundimtar më pas eksportohet në tregjet ndërkombëtarë. Një numër firmash italianë kane treguar interes në industrinë minerare shqiptare.

Në të njëjtën kohë, privatizimi vazhdon të jetë një rrugë për investime. Në mes të qershorit, qeveria nënshkroi një kontratë me një konsorcium turk për shitjen e 76 përqind të ndërmarrjes telefonike shtetërore shqiptare Albtelecom. Marrëveshja prej 120 milionë euro përfshin gjithashtu licensën për operatorin e tretë të telefonisë celulare në vend. Megjithatë, përpara sesa të zbatohet, kontrata duhet të nënshkruhet nga parlamenti i ri, që u votua gjatë zgjedhjeve të 3 korrikut.

Shqipëria ka mundësinë për të tërhequr deri në 2.6 miliard ëuro ne investime të huaja të drejtpërdrejta, sipas një raporti të FMN-së. Deri më tani, pjesa më e madhe e këtij potenciali nuk është realizuar, me më pak se 1 miliard euro të investuara që më 1992. Megjithatë, përsa kohë që vendi vazhdon të hedhë hapa drejt krijimit të një klime të favorshme për biznesin, gjendja është duke ndryshuar.

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2005/08/08/feature-02

Kete lajm e lexova sot tek Biznesi?!


Anton Ashta

Postuar mė 19-11-2004 nė 12:19

Shqiperi, politika dhe siguria, rrezik per investimet e huaja
E Premte, 19 Nentor 2004
Grupi i Kontrollit te Riskut publikon ne Londer "Harten e Riskut 2005", duke e klasifikuar Shqiperine nder vendet me risk mesatar per politiken dhe sigurine. Arsyetimet e analisteve dhe pse zonat e banuara nga shqiptaret ne Ballkan, jane me te pasigurtat per te derdhur kapitalet e huaja. Me rrezik te larte, edhe verilindja e Shqiperise

Elton METAJ

Shqiperia eshte nje vend, ku rreziku politik dhe i sigurise per investimet eshte ne nivele mesatare. Ky eshte klasifikimi i bere nga Grupi i Kontrollit te Riskut, ne publikimin e tij "Harta e Riskut 2005". Dokumenti eshte publikuar dje ne Londer.

Per sa i perket riskut politik, Shqiperia eshte ne te njejtin nivel me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, si Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Bashkimi Serbi-Mali i Zi. Sipas shpjegimeve te dhena nga hartuesit e dokumentit "Harta e Riskut 2005", ne vende si Shqiperia, biznesmenet e huaj mund te ndeshen me disa shqetesime nga aktore shteterore dhe joshteterore ose siguria afatgjate e investimeve nuk mund te garantohet. "Ka rrezik per biznesin per t'u ndeshur me disa ose te gjitha pengesat e meposhtme: korrupsioni; lobingu i forte dhe pengues i grupeve; mungesa e garancive ligjore te barabarta; kufizimet ne importe ose eksporte; dobesia e institucioneve politike; dhe kapricot e politike-beresve", thuhet ne arsyetimet e analisteve te riskut politik.

Ndersa, ne riskun e sigurise per investimet ne Shqiperi, si me i rrezikshmi eshte vleresuar rajoni veri-lindor i vendit. Ne kete rajon gjendja e sigurise mbetet ende problematike. "Ka nje mundesi te arsyeshme per problemet e sigurise, qe prekin kompanite, por nuk ka nje rrezik direkt, te orientuar specifikisht kunder kompanive te huaja", vleresojne analistet e Grupit te Kontrollit te Riskut. Sipas tyre, "krimi ose dhuna perbejne rrezik per pasurite e huaja dhe personelin ose ato jane ne rrezik nga dhuna e terroristeve, ose trazirat". Nje referim ky jo direkt per Shqiperine, por per te gjithe grupin e vendeve te klasifikuar ne nivelin e mesem te riskut te sigurise. Bashke me Shqiperine, ne kete grup bejne pjese edhe rajone te Greqise, si Athina e Selaniku, Korsika ne France ose Kalabria, Sicilia, Milano e Roma ne Itali. Ne te njejtin klasifikim eshte edhe Maqedonia e Turqia, apo rajone te vecanta te Britanise se Madhe. Me nivel te larte te riskut te sigurise per investimet renditen Kosova, jugu i Serbise dhe veri-perendimi i Maqedonise. Ne te gjitha keto zona banojne shqiptare.

Investimet e huaja direkte ne Shqiperi kane qene te paqendrueshme nga viti ne vit, duke reflektuar ne menyre besnike edhe kurben e tronditjeve te politikes dhe sigurise ne vend. Gjate vitit 2003, investimet e huaja direkte ishin 178 milione dollare dhe sipas parashikimeve te qeverise shqiptare, ne vitin 2004 ato do te jene shume te larta, si pasoje e privatizimit te bankes me te madhe te nivelit te dyte, asaj te Kursimeve, per nje vlere prej 126 milione dollare.

Arsyetimet e eksperteve

Risku politik:

"Biznesmenet e huaj mund te ndeshen me disa shqetesime nga aktore shteterore dhe joshteterore ose siguria afatgjate e investimeve nuk mund te garantohet. Ka rrezik per biznesin per t'u ndeshur me disa ose te gjitha pengesat e meposhtme: korrupsioni; lobingu i forte dhe pengues i grupeve; mungesa e garancive ligjore te barabarta; kufizimet ne importe ose eksporte; dobesia e institucioneve politike; dhe kapricot e politike-beresve"

Risku i sigurise:

"Ka nje mundesi te arsyeshme per problemet e sigurise, qe prekin kompanite, por nuk ka nje rrezik direkt, te orientuar specifikisht kunder kompanive te huaja. Krimi ose dhuna perbejne rrezik per pasurite e huaja dhe personelin ose ato jane ne rrezik nga dhuna e terroristeve, ose trazirat".

Investimet e huaja direkte

Viti Vlera (ne milione USD)

1995 70

1996 90,1

1997 47,5

1998 45

1999 41,2

2000 143

2001 207,3

2002 135

2003 178

korrieri


Anton Ashta

Postuar mė 17-11-2004 nė 13:42

Investimet e Huaja të Drejtpërdrejta (FDI)

Sa fitojmë nga investimet e huaja

Rexhep Meidani

Investimet e huaja të drejtpërdrejta (FDI) përgjithësisht i sjellin një përfitim ekonomisë kombëtare, duke kontribuar nëpërmjet kapitaleve të investuara në rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në bilancin e pagesave dhe uljen e papunësisë. Në përgjithësi, edhe studimet e praktikat në vende të ndryshme e dëshmojnë këtë, madje tregojnë se ka një lidhje të ngushtë midis rritjes së PBB-së dhe fluksit konkret të FDI-ve. Në njëfarë mase një përjashtim përbën, p.sh., dhjetëvjeçari i parë i tranzicionit në vendet e Evropës Qendrore e Juglindore, gjatë të cilit rritja e nivelit të investimeve të huaja nuk u shoqërua me ndonjë rritje të PBB-së...

Investimet e huaja, megjithë disa kufizime për ekonominë pritëse (si iportimi i mallrave ndërmjetëse, riatdhesimi i fitimit, largimi i kapitaleve, ripagimi i interesit të huadhënies etj., deri te neglizhimi i problemeve mjedisore) japin ndihmesën e tyre jo të vogël edhe në lidhje me pagesën e borxhit, stimulimin e eksportit, rritjen e të ardhurave valutore, etj. Në mënyrë të veçantë vetë ndikimi i FDI-ve varet shumë nga kushtet konkrete të vendit ku bëhet investimi, mjedisi ekonomik dhe sistemi rregullator përkatës, serioziteti qeverisës, korrektësia e ndershmëria administrative, nga raporti i kursimeve/investimeve, mënyra e hyrjes së investimit apo lloji i tij, sektori konkret ku investohet etj. Po ashtu, nëpërmjet FDI-ve mund të stimulohet sidomos hapja e tregut në sektorë të rij, të përshkallëzohet shumëllojshmëria dhe ndryshueshmëria e prodhimeve nëpërmjet përfshirjes së kapitaleve, veçanërisht në biznese të reja. Por investimet e huaja, nga ana e tyre, kërkojnë dhe sigurimin e burimeve të përshtatshme njerëzore dhe të një infrastrukture normale, gjë që është ende problematike në kushtet e Shqipërisë, sidomos në tërheqjen e investimeve serioze. Në përgjithësi, investimet e huaja, atje ku gjenerojnë dhe zgjerojnë bizneset, mund të ndihmojnë punësimin, rritjen e rrogave apo zëvendësimin e sektorëve kritikë ose në rënie të tregut. Megjithatë, jo rrallë, përfitimet nga këto investime mund të ndjehen vetëm nga një segment shumë i vogël i popullsisë, si p.sh., në rastin kur punësimi, kualifikimi e trajnimi përkatës kufizohen vetëm në një grup shumë të vogël të elitës së mirëshkolluar, pra dhe në gjendje relativisht më të mirë ose akoma kur për disa investime urbane përdoret një “diferencial” i theksuar, madje diskriminim i thellë page. Mund të shfaqen dhe pasoja kulturore e sociale, sidomos ato mund të bëhen më të theksuara kur investimet kryhen në fusha jotradicionale apo kur ato prekin seriozisht mjedisin. Siç theksoi në komenetet e tij në emër të BE-së edhe Salzman, aq më problematike bëhet situata nëse politikanët nuk distancohen nga pronarët ekonomikë të paligjshëm, apo nuk ndajnë interesat e biznesit nga funksionet politike, pra, nëse nuk merret me të gjithë seriozitetin ligjor problemi i konfliktit të interesave.

Gjithashtu, investimet në sektorë të rinj mund të stimulojnë zhvillimin e infrastrukturës dhe të teknologjive të reja në vendin pritës, por dhe rritjen e kapaciteteve profesionale, menaxhuese e teknike. Nuk përjashtohet dhe rasti kur teknikat e huaja metodologjiko-organizative të rezultojnë jo të përshtatshme për nevojat vendore, për aktivizimin e kapitaleve ose të ndikojnë mjaft negativisht në konkurrentët lokalë, sidomos te bizneset e vogla që e kanë të pamundur të bëjnë shpejt adaptimet e nevojshme. Në këtë kuadër mund të veçohen dhe dy lloje kategorish investimesh të huaja, të njohura si “Crouding in” dhe “Crouding out”. Në rastin e parë kemi të bëjmë me dukurinë, në të cilën kompanitë e huaja (FDI-të) mund të stimulojnë rritjen ekonomike, pavarësisht joqëndrueshmërisë, zhvillimeve kaotike apo ulje-ngritjeve të bizneseve vendore. Ndërsa “Crouding out” është skenari, në të cilin kompania mëmë që ka hapur degën në vendin pritës fillon apo tenton ta mbizotërojnë tregun në këtë vend, duke mbytur konkurrencën e lirë, madje dhe ndërmarrjen private vendore. Gjykohet se një nga arsyet bazë për skenarin e dytë është ajo e “marifetllëkut” politik, e autoritarizmit apo e arbitraritetit rregullator, në bazë të të cilëve ekzekutivi përkatës “luan” në mënyrë jotransparente, madje të pandershme, duke mbajtur në nivele të ulëta standardet e punës dhe ato mjedisore, për të tërhequr në këtë mënyrë investitorët e huaj, sepse me këto standarde të ulëta bëhet fare i mundshëm reduktimi i shpenzimeve operative kohëshkurtra për këto biznese në vendin pritës. Po ashtu, në këtë optikë, zbatohen dhe teknologji të tjera si “koncensionet për eksluzivitet” të prodhimit apo dhe trajtimi preferencial. Në të vërtetë, nga shumë analiza rezulton se në një pamje perspektive, kjo nuk rezulton e shëndetshme, sepse mund të krijojë hezitime apo pengesa shtesë për ardhjen e investitorëve të tjerë të huaj mjaft më seriozë, gjë që si rrjedhojë favorizon më tej “sajimin” e hapësirave për të inkurajuar një strukturë tregu oligopol apo pothuajse monopol. Shenja të tilla po manifestohen jo pak edhe në Shqipëri. Kjo vlen edhe për bizneset vendore. Prandaj, me të drejtë në rekomandimet e fundit të BE-së vihet pikërisht theksi në përmirësimin e mjedisit për biznesin. Për këtë qëllim bëhen dhe disa rekomandime konkrete si: “Zbatimi i planit për shkurtimin e barrierave administrative për investimet dhe thjeshtimi i procedurave administrative. Përcaktimi i kushteve dhe procedurave të qarta për ngritjen, regjistrimin dhe veprimin e kompanive vendase dhe të huaja, sipas standardeve të BE-së. Garantimi i legjislacionit mosdiskriminues për biznesin. Miratimi i një legjislacioni tregtar të përshtatshëm”.

Vihet re se vendet me të ardhura të ulëta, siç është dhe Shqipëria, e kanë ende relativisht të vështirë të krijojnë mjedisin e plotë ekonomik apo të administrojnë drejt e të absorbojnë hyrje të shpejta dhe të rëndësishme të FDI-ve. Madje, shifrat zyrtare për dy vitet e fundit në Shqipëri e dëshmojnë qartë këtë gjë. Por, nga ana tjetër, shihet se përgjithësisht një përpjestim i lartë i prurjeve të FDI-ve në vendet në zhvillim, synohet më shumë në sektorë parësorë si: naftë, miniera, bujqësi, prodhim letre, çimentoje, kimikatesh, apo dhe sende të konsumit të gjerë. Ndërkaq, sektorët primarë, në shumicën e rasteve, nga njëra anë, kërkojnë kapitale të larta dhe shfrytëzim burimesh, dhe, nga ana tjetër, janë relativisht të ngadalta për të gjeneruar një efekt ekonomik të tipit “spill over”. Në këtë mënyrë, si investime apo ekonomi me të ardhura jo të larta, të paktën në një periudhë të parë, ato kanë vënë në dispozicion pak para ose shrytëzojnë kapacitete të vogla për të shmangur ndotjen e mjedisit, apo për të ndërhyrë aty fuqimisht me masa mbrojtëse tepër të domosdoshme. Këtë e kemi vënë re në Shqipëri, në rastin e privatizimeve, nga kompani të huaja, p.sh., në fushën e metalurgjisë, të prodhimit të çimentos etj., por nuk mungojnë edhe “ndotjet elektromagnetike” nga kompani të teknologjisë së lartë. Ndërkohë që shtyrja në kohë, në mungesë të kontrollit dhe pakujdesisë së organeve kompetente mjedisore, apo një ndërhyrje në një periudhë të dytë, bëhet shumë më e kushtueshme, madje potencialisht deri e pakthyeshme në kuptimin e dëmtimeve mjedisore.

Kompanitë e huaja shfaqin interes të veçantë për një varg faktorësh të karakterit politiko-legjislativ dhe financiaro-komercial si: besueshmëria qeverisëse, stabiliteti politik, potencialiteti i tregut dhe aksesi në të, riatdhesimi i fitimeve, infrastruktura, konvertimi i lehtë i parasë, një sistem rregullator i qëndrueshëm etj. Lidhur me rritjen e potencialitetit të tregut, natyrshëm ndihmojnë dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë, për të cilat janë bërë hapa jo pak në periudhën e fundit. Po ashtu, privatizimi dhe liberalizimi i tregjeve shihen si mundësi qendrore në tërheqjen e FDI-ve. Sidoqoftë, një “thithje” e FDI-ve, në mënyrë të pastudiuar dhe me shpejtësi të pakontrolluar, shfaq dhe riskun që t’i lërë vendet e varfra dhe me borxhe relativisht të mëdha, deri të pambrojtura ndaj një trysnie të fortë për favore apo ndaj një tregu të destabilizuar nga spekulimet e mundshme. Prandaj kërkohen dhe rregullime të tjera mjaft më të qarta të lidhura ngushtë me kontraktimet rigoroze, të drejtën e konsumatorit, standardet e punës, kulturën e punës e mbrojtjen teknike, organizimin kolektiv apo sindikalist, korrektësinë tregtare, të drejtën e pronës intelektuale, përfshirë dhe të drejtën industriale, etj. Gjithashtu, legjislacioni vendor dhe strukturat përkatëse duhet të mbështesin me një siguri më të lartë edhe investimet e brendshme dhe të jashtme të lidhura ngushtë me tregjet lokale, për garë të barabartë dhe përgjegjësi të ndërsjelltë, zbatim praktikash të drejta, sa liberale po aq dhe të njësuara, jo diskriminuese e transparente në fushën e këtyre investimeve. Në rastin kur vende me të ardhura të ulëta dhe ekonomi në zhvillim janë të suksesshme në tërheqjen e FDI-ve, që nuk mund të konsiderohet rasti i Shqipërisë, vëmendja kryesore duhet përqendruar në faktin e ndikimit pozitiv të tyre në rritjen ekonomike apo, përgjithësisht, për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Kjo do të thotë që edhe në këto raste duhet që paralelisht të zhvillohen strategji që inkurajojnë më tej edhe investimet e vendit apo që nxisin kursimet vendore që të “konvertohen” sa më shpejt e në mënyrë të menduar e të orientuar në kapitale investimesh. Kjo, sidomos në një situatë inferioriteti e kompleksi politik, vlen të konsiderohet seriozisht në kushtet e Shqipërisë. Po kështu, vlen të rikonsiderohet edhe përdorimi i instrumentave dhe incentivave konkrete për të mbështetur investimet private vendore afatgjata, sidomos ato që lidhen me kapacitete të larta punësimi. Sepse, siç duket, kërkohet të analizohet mirë dhe të vendoset një ekuilibër sa më i drejtë midis aspekteve pozitive të FDI-ve si: punësimi, gjenerimi i të ardhurave, transferimi i teknologjive të reja, stabiliteti ekonomik, shërbimi ndaj borxhit etj., dhe aspekteve negative si: prirjet monopoliste, transferimi i çmimeve (por jo i pagave), ndërhyrja social-kulturore, degradimi mjedisor etj.

Por pavarësisht këtyre aspekteve, më tepër pozitive sesa negative, investimet e huaja të drejtpërdrejta bëhen me kapitalet vetiake apo me paratë e kompanive përkatëse, të siguruara apo të huazuara prej tyre dhe ndërmjet tyre. Nuk mund të flitet për kompani që realizojnë investime të huaja të drejtpërdrejta, në rastet kur këto kompani të huaja janë thjesht të kontraktuara, të “punësuara” e të paguara, d.m.th. janë vetëm zbatuese projektesh, si p.sh., në rastet e kompanive të angazhuara në projekte të infrastrukturës rrugore, si: Sarandopulos, Mavrovo, Granit, Behase, etj., ndërkohë që paraja mbështetëse për to vinte ose vjen nga buxheti i shtetit, merret me kredi ose si hua nga qeveria prej bankave të ndryshme apo institucioneve financiare (ndërkombëtare e evropiane), praështë një borxh i vendorëve në breza, apoështë një donacion i një shteti tjetër ose i një strukture ndërkombëtare. Kjo përbën edhe një dallim thelbësor midis të punësuarit të huaj dhe investitorit të huaj, dhe këtë nuk mund e nuk duhet ta ngatërroj me çfarëdolloj “stature” kompanie ose individi, cilido qoftë politikani, qeveritari apo përfaqësuesi i huaj, që dëshiron të marrë ose merr përsipër avokatinë e kundërt!…

© 2003 Gazeta Panorama


Anton Ashta

Postuar mė 17-11-2004 nė 13:12

Shpenzimet korrente?!

Shpenzimet qeveritare

intuitivisht shpenzimet e qeverise per veten e vet.

Keto rriten.

investim

shpenzim

financim

Hajde lemsh

Nje here flitet per investim, nje here per financim me pas per shpenzim e me pas investimeve me financim të huaj.

Nejse

Thelbi eshte skandaloz:

Jane te siguruara financimet per projekte te ndryshme nga te huaj, por nuk realizohen!?

Idiote

Shpenzimet qeveritare vetem rriten

Hajdute


Anton Ashta

Postuar mė 17-11-2004 nė 13:03

Orjeta Zhupa - 17/11/2004

Financimet e huaja nuk shpenzohen dot

Investimet e huaja kanë ardhur në rënie nga viti në vit. Për vitin 2005 ato parashikohet të jenë 22.5 miliardë lekë, për 2004-n, 24 miliardë lekë dhe për 2002-n 28 miliardë lekë


Gjatë vitit që vjen fondi i parashikuar për investime publike do të jetë 49.5 miliardë lekë, shumë kjo rreth 16.9% më e lartë krahasuar me këtë vit. Por kjo rritje do të vijë nga investime me burime të brendshme pasi investimet e huaja kanë ardhur në rënie nga viti në vit. Kështu investimet e huaja për vitin 2005 pritet të jenë rreth 22.5 miliardë lekë nga 24 milionë të parashikuara për këtë vit dhe nga 28 miliardë lekë në vitin 2003. Kjo rënie e investimeve të huaja shpjegohet me faktin se ato nuk realizohen. Kështu financimet e huaja për këtë vit janë realizuar vetëm në masën 43.1 % në raport me planin, shifër kjo rreth 17 % më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Problematike paraqitet gjendja e realizimit të investimeve me financim të huaj në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Shëndetësisë, të Drejtësisë, të Punës dhe Çështjeve Sociale etj.
Ndërkohë që investimet e huaja nuk janë realizuar, investimet e brendshme rezultojnë të realizuara në masën 82.5% ose rreth 19% me shumë se e njëjta periudhe e vitit të kaluar.


Shpenzimet korrente
Investimet e huaja kanë ardhur në rënie ndërkohë që shpenzimet korrente (shpenzime qeveritare) kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Për vitin 2005 ato janë parashikuar të jenë në nivelin 197 miliardë lekë. Shpenzimet korrente per periudhen janar-shtator 2004 jane rreth 9 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar ose në shume absolute rreth 10.5 miliardë lekë më shumë. Kundrejt parashikimit nëntëmujor këto shpenzime janë realizuar ne nivelin 98.9 për qind, ose vetem 1.4 miliardë lekë më pak.


Projekt buxheti 2005 nuk respekton “Programin buxhetor afatmesëm 2004-2006”
Fondi i parashikuar për investime publike për vitin 2005 është 49.5 miliardë lekë ndërkohë që në “Projektin Buxhetor Afatmesëm 2004-2006” fondi i parashikuar për investime publike është planifikuar të jetë 54.2 miliardë lekë. Kjo diferëncë prej 4.7 miliardë lekësh midis planifikimeve tregon se SKZHE-ja (Strategjia Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik) është larg zbatimit real. Projekti Buxhetor Afatmesëm është një nga bazat e SKZHE-së por në projektbuxhetin afatmesëm shumë tregues janë larg atyre të paraqitur në atë projekt.
Larg projekt buxhetit janë edhe shpenzimet korrente. Shpenzimet korrente për vitin 2005 në projektbuxhet janë në nivelin e 197 miliardë lekëve ndërkohë që në “Programin buxhetor afatmesëm 2004-2006”-ato janë parashikuar të jenë vetëm 103.5 miliardë lekë.

biznesi


investimet e huaja?

Ne ministri?

Ndihmat e huaja nuk jane investime apo?


Anton Ashta

Postuar mė 14-7-2004 nė 13:01

2004, bien investimet e huaja direkte
E Merkure, 14 Korrik 2004
Raporti i Bankes se Shqiperise

Investimet e huaja direkte gjate tremujorit te pare te ketij viti kane qene me te ulta se, ato te se njejtes periudhe te nje viti me pare. Banka e Shqiperise ne publikim te bilancit te pagesave per tremujorin e pare te ketij viti beri te ditur se, investimet e huaja direkte gjate periudhes janar-mars, shenuan 35 milione dollare nga 38 milione dollare qe ishin vitin e kaluar. Megjithe disa masa qe institucionet vendase te financave po marrin per uljen e barrierave adminisrative per investimet dhe reduktimin e rriskut, niveli i investimeve te huaja po merr per te kunderten. Renia eshte reflektuar se fundi ne shifrat zyrtare te Bankes se Shqiperise, nderkohe qe shkaqet per kete renie mbeten te paqartesuara. Vitin e kaluar investimet e huaja direkte arriten ne 178 milione dollare ose 32 per qind me te larta se ato te vitit 2002. Keshtu situata ne investimeve ne Shqiperi paraqitet me e perkeqesuar se ne rajon. Ku investimet per fryme jane me te ultat, madje vende te tilla si Sllovenia arrijne te thithin investime ne vlere monetare brenda nje viti sa ne arrijme te observojme per 10 vite. Parashikimet e analisteve ekonomike per zgjidhjen e kesaj situate nuk po merren seriozisht nga institucionet pergjegjese. Ne kuptim te gjetjes se menyrave atraktive per terheqjen e investitoreve te huaj per ta investuar kapitalin e tyre pikerisht ne Shqiperi dhe jo ne vendet fqinje. Menyra per kete ekzistojne, por nevojitet te ndiqen masat dhe instrumentet te cilat kane treguar sukses ne vendet tjera. E te tilla ka shume, si Polonia, Cekia, Sllovakia, Hungaria, Estonia, Finlanda, si dhe shume vende tjera te cilat gjate periudhes se tranzicionit ekonomik kane arritur te terheqin nje nivel rekord te investimeve te huaja.

korrieri


Anton Ashta

Postuar mė 13-5-2003 nė 10:35

Alarmi për investimet e huaja
Nga Gjergj Buxhuku

Me 137 milionë $ viti 2002 e shënon Shqipërinë si vendin me investimet direkte më të vogla për frymë në vendet e Europës Juglindore! Ndërkohë që në kushtet e liberalizimit të tregtisë dhe të procesit të integrimit kudo në vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore, janë rritur konsiderueshëm flukset e investimit të kapitalit të huaj, në Shqipëri vazhdojnë të bëjnë vend numuro prej vitesh. Themi prej vitesh, se edhe pse në statistika shënohen p.sh në vitin 2001 një shifër prej 31% më shumë investime të huaja në krahasim me vitin 2002, nëse hiqet shitja e licensës ekskluzive të telefonisë celulare së Vodafon-Panafoni-it në fakt kemi vlera pothuajse të njëjta. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për vitin e ashtuquajtur “boom” të 2000, nëse hiqet shuma e arkëtuar nga privatizimi ekskluziv dhe i privilegjuar i AMC. Në fakt shitja e licensave ekskluzive ose shitja e bizneseve të ngritura si rasti i telefonisë celulare, nuk janë tregues për të vlerësuar aftesinë e vendit për thithjen e investimeve të huaja. Sepse, në rastet e mësipërme u shiten biznese dhe licensa monopolistike, që është e mundur të shiten vetëm njëherë!
Investimet e huaja kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për ekonomitë e vendeve ish -komuniste, aq më tepër një vendi me ekonomi krejt të prapambetur si Shqipëria. Rëndësia e tyre shikohet jo vetëm në uljen e papunësisë, gjenerimin e brendshëm financiar, por edhe në faktin se kjo është mënyra per sjelljen e teknologjisë së përparuar në ato degë me perspektive afatgjatë, që do të bëjnë të mundur integrimin real të ekonomisë shqiptare në atë europiane dhe botërore. Gjendja e bllokimit “de facto” të investimeve të huaja në Shqipëri ka dy shfaqje kryesore: Klimë e pakënaqshme dhe jo mikpritëse nga ambienti i vendit dhe legjislacioni përkatës jofavorizues. Analiza e dukurive të mësipërme na zbulon shkaqet e vërteta të situatës së pakënaqshme.
Së pari, duket gjatë viteve të hapjes demokratike të vendit në Shqipëri tashmë janë ngritur dhe funksionojnë lobe të fuqishme ekonomike dhe politike, që nuk deshirojnë në të vërtetë, përveç thirrjeve propogandistike të zakonshme, të tërheqin kapitalet e huaja në ekonominë shqiptare. Strukturimi i ekonomisë shqiptare është bërë i tillë, që numri më i madh i bizneseve mund të ekzistojë vetëm në kushtet e mbylljes me botën dhe mungesës së konkurrencës. Kështu, që kapitali i huaj rrezikon seriozisht “statukuone” aktuale kaq të përshtatshme për operatorët dhe njëkohësisht kaq të rëndë për shpatullat e qytetarit të thjeshtë dhe të varfër shqiptar.
Së dyti, bizneset tregtare në përgjithësi, që bëjnë ligjin në ekonominë dhe politikën shqiptare, tmerrohen nga thithja e investimeve të huaja, që detyrimisht do të drejtohen drejt sektorëve prodhues duke parë deficitin e madh tregtar të vendit.
Së treti, në Shqipëri kemi diskriminim real, që lidhet me origjinën e ardhjes së kapitalit të huaj. Ndërkohë, që kapitali grek me mbështetjen e drejtpërdrejtë të qeverisë së shtetit të tyre dhe partnerëve të tyre politikanë shqiptarë ka mbërthyer sektorët më strategjikë dhe më fitimprurës të vendit, si telefonia celulare, karburantet, çimenton dhe prodhimet bujqësore dhe ushqimore, kapitali i vendeve të tjera është lënë të drejtohet vetëm në sektorët e parëndësishëm të ekonomisë, që mbështeten vetëm në përfitimin nga fuqia punetore, siç është rasti i mallrave të rieksportit! Ndërkohë që të parat përveç se nxjerrin nga Shqipëria me qindra milionë dollarë në vit si psh. telefonia celulare, shkaktojnë pjesën më të madhe të vrimës së zezë prej 1,5 miliardë $ të deficitit tregtar si psh. produktet e industrisë ushqimore, të ndërtimit, etj, por edhe nuk kanë asnjë ndikim të ndjeshëm në uljen e papunësisë masive ose në sigurimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Detyrë parësore e qeverisë shqiptare del rishqyrtimi i menjëhershëm i ligjit të investimeve të huaja, që ka mbetur i paprekur që nga viti 1993. Pavarësisht se për kohën ligji ka qenë në tërësi pozitiv, ndryshimet e mëdha në ekonominë shqiptare, proceset e hapjes ekonomike me botën dhe integrimin në BE, e bëjnë të domosdoshme rivlerësimin e tij. Pas kësaj të punohet për zbatimin me efektivitet të tij duke luftuar monopolet dhe liberalizuar ekonominë, duke filluar nga sektorët strategjikë. Duhet ta kemi mirë parasysh se përsa i përket thithjes së kapitalit te huaj edhe për shumë kohë do të jemi në konkurrencë të hapur me shumë vende të tjera. Investimet e huaja duan siguri dhe privilegje reale dhe jo demagogji. Deri më sot alarmi për shkaqet e nivelit të ulët të investimeve të huaja nuk është ngritur asnjëherë seriozisht në politikën, Parlamentin dhe ekzekutivin shqiptar. Le të shpresojmë se gjendja do të ndryshojë për më mirë dhe sa më shpejt!

shek


Anton Ashta

Postuar mė 9-4-2003 nė 09:29

INVESTIMET, SFIDA E KABINETEVE

Ja investimet e huaja per fryme ne disa vende:

Vendi Raporti/fryme Raporti/PBB

Shqiperi 60 euro/fryme 5.8 % e PBB

Bosnje-Hercegovine 30 euro/fryme 5 % e PBB

Kroaci 320 euro/fryme 4.9 % e PBB

Jugosllavi 40 euro/fryme 4.4 % e PBB

Maqedoni 230 euro/fryme 2 % e PBB

Ja investimet e huaja direkte ne Shqiperi (milione dollare):

VITI _91 _92 _93 _94 _95 _96 _97 _98 _99 _00 _01 _02

FDI 10 20 45 65 89 97 42 45 41 143 220 160

Eglantina Nasi

Investimet e huaja ne Shqiperi kane ardhur duke u ulur! Gjate dy viteve te fundit, niveli i tyre ka njohur nje zbritje te ndjeshme. Kete e konfirmojne shifrat prane institucioneve qe ndjekin nga afer zhvillimet ekonomike si Fondi Monetar Nderkombetar dhe INSTAT. Sipas tyre, "boom"-i i investimeve te huaja direkte ne Shqiperi eshte shenuar ne vitin 2001. Gjate qeverisjes se Metes, reformat e ndermarra, stabiliteti ne qeverisje, dhe ndermarrja e aksioneve direkte permes garancive te dhena nga qeveria, e kane cuar shifren e investimeve te huaja ne 220 milione dollare. Ndersa gjate dy viteve te fundit, pra gjate vitit 2001 dhe 2002 ato jane ulur dhe po ulen vazhdimisht. Por njekohesisht, u verejt gjate qeverisjes se ish-kryeministrit edhe nje impuls i ri ne kryerjen e reformave. Pjesa me e madhe e investimeve publike, duke filluar qe nga rruget, jane bere gjate asaj periudhe, madje ne nje kohe te shkurter, perpara zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2001. Ne kete situate, vlen te permendet edhe menaxhimi efikas i te gjitha burimeve nga ana e qeverise shqiptare. Kerkesa per investime te medha, mbeshtetej edhe nga politika te caktuara te qeverise.

Te dhenat tregojne se gjate vitit 2001, investimet e huaja direkte kane kapur vleren e tyre maksimale per vendin tone, 220 milione dollare. Ndersa, gjate vitit te kaluar, me pak investitore te huaj kane preferuar te derdhin parate e tyre ne territorin shqiptar, duke i shkaktuar fondit total te investimeve te huaja direkte sipas parashikimeve te peraferta nje humbje prej gati 60 milione dollare.

Privatizimet pro, politika kunder

Privatizimi i sektoreve ka qene shkaku kryesor qe ka sjelle pjesen me te madhe te investitoreve te huaj ne Shqiperi. Sipas eksperteve te ekonomise, kalimi i ndermarrjeve sheteterore ne administrim privat, beri qe mjaft investitore te huaj te paguajne per t'i mekembur ato. Nga ana tjeter, me te pakta kane qene gjate ketyre viteve investimet, te cilat e kane filluar ne Shqiperi nga zeroja. Ekspertet shpjegojne gjithashtu se nje nga faktoret qe ka ndikuar ne luhatjen e nivelit te investimeve kane qene edhe zhvillimet e paqendrueshme te politikes shqiptare, sidomos gjate vitit 2002. Me nje fakt te tille, mund te argumentohet renia befte e investimeve te huaja direkte (FDI) gjate vitit te kaluar, kur Shqiperia u qeveris nga tre kabinete te ndryshme.

Italianet vijne me parate e tyre, greket me te shtetit

Investimet me te medha ne Shqiperi jane bere nga ana e Italise dhe Greqise. Por ndermjet tyre ata qe rrezikojne me shume duke derdhur para ne vendin tone jane investitoret italiane. Sepse, pjesa me e madhe e tyre mberrin ne Shqiperi me fonde personale, te cilat i vene ne pune duke investuar kryesisht ne sektorin e ndertimit, ne nivelin prej 35 perqind. Ndersa, investitoret greke kryesisht jane te mbeshtetur nga grantet ddhe donacionet e qeverise greke per vendin tone, te cilat i levrojne ne territorin shqiptar duke zgjedhur menyra te ndryshme investimi, po kryesisht ne sektorin e telekomunikacioneve. Sipas te dhenave, 60 perqind e totalit te investimeve greke ne Shqiperi, vjen nga grantet e qeverise greke per Shqiperine. Me nje fakt te tille shpjegohet largimi i nje pjese te madhe te investitoreve italiane gjate viteve te fundit nga territori shqiptar. Ndersa investimet greke vazhdojne te mbahen me te madhe nga ana e qeverise "Nano", edhe pse per t'i levruar ato nuk duhet ndonje gje e madhe, pasi jane gati nga qeverite e donacionet.

Kompanite e huaja merren me shume me tregti dhe industri

Sipas te dhenave, kompanite e huaja te pranishme ne Shqiperi kane operuar me shume ne sektorin e tregtise dhe ate te industrise. Ndersa ne sektorin e bujqesise dhe ate te ndertimit kompanite e huaja kane qene me te pakta. Sipas te dhenave, gjate vitit 2001, operonin gjithsej 1122 kompani, ku 608 prej tyre ishin ne sektorin e tregtise, ndersa 233 ne ate te industrise. Por mjaft i larte ka qene niveli i kompanive te huaja edhe para trazirave te vitit 1997. Sipas te dhenave, ne vitin 1996 ne Shqiperi kane ushtruar aktivitetin e tyre 1193 te tilla dhe 761 merreshin me industri, ndersa 171 punonin ne sektorin e industrise.

Pse largohen investitoret e huaj?

Niveli i larte i taksimit te nje biznesi nga ana e qeverise shqiptare, po largon nga dita ne dite investitoret e huaj. Per nje fakt te tille, tashme nuk ankohen me vetem ata, por edhe vete biznesi vendas, i cili nuk e perballon dot shkallen e larte te taksimit. Ai qe vjen dhe investon me deshire ne Shqiperi, tek ndeshet perdite me arbitraritetin e sistemit fiskal, kupton nje dite se fitimi nuk qenka edhe aq i madh. Nga ana tjeter, ajo qe i lodh me teper investitoret, eshte niveli ende i ulet i menaxhimit te administrates shqiptare per te perballuar ritmin dhe kerkesat qe paraqet nje kompani e huaj. Burokracirat te cilat shoqerojne ende zyrat shqiptare mbeten jane nje shkak me teper per largimin e tyre.

Cfare i garanton shteti nje investitori?

Ne Shqiperi, qe ne vitin 1993 ekziston ligji per nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve te huaja. Por megjithekete, nuk mund te thuhet se investitoret e huaj, gjejne gjithmone perkrahjen e plote nga ana e shtetit shqiptar. Madje, ata kane veshtiresi per ta gjetur ate edhe ne lidhje me shtetin e tyre, i cili jo ne pak raste nuk u garanton fare mundesine e kompesimit ne rast falimentimi te padeshiruar dhe te kushtezuar nga faktore te tjere ne shtetin e huaj. Nderkaq, parlamenti shqiptar para nje viti ka miratuar ligjin "Per Falimentimin", i cili ka te beje vetem me kompanite shqiptare, por ende nuk i -_e dhene nje zgjidhje problemit te kompanive te huaja, te cilat sjellin perfitime te medha per vendin dhe punesojne me qindra krahe pune, ne rastin kur ato falimentojne per shkak te ushtrimit te politikave te gabuara nga ana e shtetit shqiptar.


kj


Eni_P

Postuar mė 16-10-2002 nė 12:15

01.08.2002


Lehtësi për investuesit e huaj në Ballkan
Konkluzione të konferencës së Iniciativës së Paktit të Stabilitetit "Kompakti i investimeve" që i zhvilloi punimet në Vjenë

Suzane Glas


Ministrat e ekonomisë dhe të punëve të jashtme nga tetë vende të Evropës Juglindore duan të të lehtësojnë dhe të përshpejtojnë investimet private nga jashtë për rajonin. Në këtë konkluzion arriti konferenca e zhvilluar së fundi në Vjenë. Të tetë ministrat miratuan një deklaratë, nëpërmjet së cilës ata marrin përsipër të krijojnë një klimë më miqësore për investuesit.

Konkretisht ministrat nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Rumania dhe Jugosllavia, premtojnë, se do të përpiqen që në vendet e tyre të vendosen regulla transparente për investuesit, të lehtësojnë procedurat administrative, të zbatojnë parimin e mosdiskriminimit dhe të zbatojnë angazhimet e marra në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Dokumenti i aprovuar nga tetë ministrat e vendeve të Ballkanit përfshin edhe një premtim në adresë të investuesve të mundshëm, që në të ardhmen ata mund të transferojnë pa komision kapitalet e tyre, do të ketë më pak pengesa tregtare dhe akses në tendederat publike. Takimi i ministrave u zhvillua në kuadër të iniciativës së Paktit të Stabilitetit "Kompakti i Investimeve" me ftesë të ministrit austriak të ekonomisë Martin Bartenstein.

Qëllimi i iniciativës "Kompakti i Investimeve" është stimulimi i investimeve private dhe përmirësimi i kushteve të biznesit për investuesit në rajon. Në hartimin e dokumentit të aprovuar në konferencën e Vjenës kontributin kryesor e dha Pakti i Stabilitetit. Për përmbajtjen e deklaratës ranë dakord përfaqësuesit e rajonit që më 31 maj të këtij viti në takimin e Zagrebit që u organizua nën kryesimin austriak.

Koordinatori i Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek, dhe zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Heklinger thanë, se aprovimi i kësaj deklarate është një cast i rëndësishëm për vendet e rajonit dhe një sinjal i rëndësishëm për investuesit. Heklinger theksoi, se deklarata do të kontribuojë për stabilitetin dhe zhvillimet në të ardhmen. Sipas tij, ky dokument përbën edhe një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi më të ngushtë të vendeve të rajonit më BE dhe me shtete të tjera të rëndësishme. Busek vuri në dukje, se investuesit e mundshëm e konsiderojnë rajonin si një të tërë, ky është një aspekt shumë i rëndësishëm për nxitjen e bahskëpunimit midis vendeve fqinjë.

Të gjithë pjesëmarrësit në konferencnë e Vjenës ishin në unanimitet sa i përket faktit, se finacimi i rindëritmit të infrastrukturës nuk është i mjaftueshëm as me mbështetjen e deritanishme e BE-së dhe as me ndihmat e qeverive të huaja. Ministri austriak i ekonomisë tha, se gjallërimi ekonomik i Evropës Juglindore në pjesën më të madhe do të duhet të financohet me kapital privat nga jashtë. Sipas tij kapitali privat është ekzistent.

Në bazë të një studimi të institutit vjenez për Krahasimin Ekonomik Ndërkombëtar gjatë vitit të kaluar në këto tetë vende ballkanike kanë rjedhur 4,4 miliardë dollarë investime të huaja direkte. Kjo shifër i përgjigjet një rritjeje me 16% kundrejt një viti më parë. Por krahasuar me investimet e huaja direkte mbarëbotërore, të cilat sipas konferencës së OKB-së për tregtinë dhe zhvillimin arrijnë në 170 miliard ëdollarë, tërheqja e invetuesve në Evropën Juglindore rezulton me suksese të kufizuara.

Zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Vjenë Heklinger deklaroi në Vjenë, se problemi më i madh i vendeve të Evropës Juglindore ka të bëjë me zvarritjen e procesit të privatizimit, pikërisht në rastin e ndërmarrjeve të mëdha shtetërore dhe të bankave. Parimisht Heklinger sugjeroi krijimin e firmave, ai tha, se veçanërisht sektori i prodhimit, i tregtisë dhe i shërbimeve publike mund të fuqizohet nëpërmjet themelimit të firmave të reja. Sipas Heklinger, avantazhi i krijimit të firmave të reja është, se ato ndryshe nga shumica e ndërmarrjeve që privatizohen, nuk janë të varura nga një ristrukturim i plotë i strukturës ekonomike në tërësi dhe në mënyrë direkte ose indirekte firmat e reja hapin vende të reja pune.






Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0722740 sekonda, 16 pyetje