Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Posto pėrgjigjen
Kush mund tė postojė? Tė gjithė pėrdoruesit mund tė postojnė tema tė reja dhe tė gjithė pėrdoruesit mund tė pėrgjigjen.
Emri i pėrdoruesit:  Ke nevojė tė regjistrohesh?
Fjalėkalimi:  Fjalėkalim i harruar?
Subjekti: (e mundshme)
Ikona:
Mėnyra e formatimit:
Normal
I avancuar
Ndihmė

Pėrdor tekst me shkronja tė zeza Pėrdor tekst kursiv Pėrdor tekst tė nėnvizuar Pėrdor tekst tė centruar Pėrdor lidhje kibernetike Pėrdor lidhje kibernetike e-maili Pėrdor njė imazh Pėrdor tekst me kode tė formatuar Pėrdor tekst nė thonjėza
Mesazhi:
HTML ėshtė Pasiv
Nėnqeshjet janė Aktiv
Kodi BB ėshtė Aktiv
Kodi [img] ėshtė Aktiv

Deaktivizo nėnqeshjet?
Pėrdor nėnshkrim?
Ndalo kodin BB?
Merr lajmėrim me e-mail pėr pėrgjigjet e reja?
Bashkangjitje:


Konsideratė e temės
Anton Ashta

Postuar mė 3-11-2009 nė 15:19

Taçi Rezart was born in Albania on 6th Junt 1971.
Since 2002, he is CEO of Taci Oil International.
Taci Oil International has been operating in the local market for over 7 years , leading the oil market with a share over 50%. Its Storage capacity reaches 37.000m3, placed in two strategic locations near the Adriatic coast. Its strategy consists in developing the domestic and export market, creating a network of major suppliers and reducing the supply through second wholesalers, in order to provide services to the main domestic and foreign consumers/ users. This activity is carried out through an active sale promotion and an efficient marketing strategy.
The company’s mission is aimed at reaching the final consumer, through vertical integration through the development of the retail network. This allows the improvement of the overall quality of the business and service to the client/ user.
Mr Rezart is also CEO of KUID Sh.p.k. , which operates through 76 retail stations all over Albania. KUID Sh.p.k plays an important role as a leader in this market.
He is also shareholder of ANIKA ENTERPRISES S.A., a Swiss company, operating as trading company of Taci Oil and Armo Sh.a. for the supply of crude oil and oil-based products. With its presence in the market for more than 7 years, this company answers to all the international standards in terms of efficiency, quality of service and reputation in the overall trading companies in Geneva and Albania.
Mr Rezart is Ceo of ARMO Sh.a., an important representative of the Albanian oil industry.
ARMO is the only refinery in Albania that owns the rights in refining crude oil. Moreover it owns the rights for distribution, marketing and trade of all kinds of sub-products of oil and gas.
ARMO satisfies the demand for almost 50% of oil products in the country, as well as a part of the demand in the Balkans region such as Kosovo, Macedonia, Serbia and Montenegro.
Its facilities consist of:
-Two refineries, one in Ballsh (Deep Oil Refining Unit) and one in Fier (Oil Refining Unit),
- Thermo power plant in Fier (TEC Ballsh),
- Scientific centre in Kucova,
- Import-export branch in Vlora
- Three Distribution Entities , more specifically in Durres, Shkoder and Fier.
Currently 1506 employees work in this company.
In the period 1991-1997, he attended the Mechanical Engineering and Law Faculty in Italy.


Anton Ashta

Postuar mė 3-11-2009 nė 15:16

http://it.wikipedia.org/wiki/Rezart_Ta%C3%A7i

nejse per mua eshte thjesht nje prestanome


Anton Ashta

Postuar mė 3-11-2009 nė 15:08

Nderkohe me i pasuri ne RSH duhet te jete edi rama.

Po interesant eshte te dihet dhe biografia dhe kariera e kutundarit nga erseka rezart taci. Po ky katundar si u be i pasur?

Nuk e kam zili aspak, vetem dua te di te verteten sesi u be kaq i pasur.


Anton Ashta

Postuar mė 13-5-2007 nė 10:49

Doshi më i pasuri me 1.1 miliardë lekë, Ramadhi me 15 mijë

BLEDAR HOTI

Deputetët e opozitës së majtë janë më të pasurit se ata të maxhorancës. Një fakt i tillë pasqyrohet në raportin e paraqitur nga lëvizja “Mjaft”, që ka monitoruar sesionin e tretë të kësaj legjislature të Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo periudhë monitorimi i pasurisë së politikanëve të vendit tonë përfshin periudhën kohore nga shtatori i vitit 2006 deri në janar të vitit 2007. Gjatë këtij viti, një pjesë e deputetëve socialistë kanë shitur pronat e tyre asetet që u kanë shtuar vlerat monetare.

Të pasurit
Askush nuk e njihte më parë deputetin e PS-së, Sadri Abazi. Duhej të ndodhte marrja e një avioni peng në Rinas, që të njihej në publik se ekzistonte një deputet me emër të tillë dhe që përfaqësonte socialistët. Tashmë për opinionin publik, Abazi do lerë gjurmë dhe për faktin se për vitin 2006 do të përfshihet si deputeti që ka rritur në maksimumin e mundshëm pasurinë, atë në vlera monetare. I njohur si biznesmen dhe si pronar i një pallati në Tiranë, Abazit për vitin 2006 i është shtuar pasuria në një vlerë mbi 90 milionë lekësh. Ai është në top listën e deputetëve që kanë përfituar më shumë lekë se sa kolegët e tij, duke lënë prapa Fatos Nanon, Diana Çulin, Nikollaq Nerënxi, Ilir Meta, Pëllumb Xhufin dhe Pandeli Majkon. Ndërsa nga maxhoranca të bien në sy emrat e aleatëve të PD-së, si Tom Doshi i PDK-së, Nikollë Lesi i PDK-së dhe Leonard Solis. Sipas raportit të MJAFT-it, Abazi nga deklarimi i fundit, vitin e shkuar, shkon plot 90,925,516 lekë. Në bazë të tabelës këto dhjetë deputetë të pozitës dhe të opozitës janë në toplistën e më të pasurve për vitin 2006. Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Majko dhe nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi kanë shtuar vlerat e tyre me anë të shitjes së aseteve. Raporti i “Mjaft”-it, që përfshin skuadrën “Unë votoj” thekson se të dhënat e pasurisë janë marrë nga Inspektorati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Një gjë të tillë e konfirmoi përgjegjësi i kësaj skuadre monitoruese, Elvin Rizvanolli. Në top listën e deputetëve më të pasur padyshim qëndron deputeti demokristian, Tom Doshi. Pasuria e tij shkon mbi 1.1 miliardë lekë. Konkretisht Doshi në pasurinë e tij të deklaruar në Inspektoratin e lartë të Pasurisë shuma i kap shifrën e 1.177.193.116 lekëve. Për vitin 2006 Doshit i është shtuar vlera e pasurisë me 87.021.651 lekë, duke u renditur i dyti pas socialistit Sadri Abazi. I treti nga pasuria renditet demokristiani Nikollë Lesi, me një bonus prej 54.210.955 lekësh. Ndërsa Pilo Keri mund të renditet si “mister 1 miliardëshi”, pasi në deklarimin e tij rezulton të ketë 117.363.521 lekë të reja.

Të varfër, por me toka
Deputeti më i varfër është Galip Ramadhi i PR-së, ku në deklarimin e pasurive rezulton të jetë me 15 mijë lekë në arkën e tij të kursimeve. I dyti në listë është deputeti Rahim Kaleci i PD-së. Ai është zgjedhur në zonën e Dibrës në maxhoritar më 3 korrik. Ndërsa i treti renditet republikani Shkëlqim Ziri, që në deklarimin e pasurisë vlera e tij është 615.175 lekë. Më pas vijnë deputetët Bylykbashi me 950 mijë lekë kursime. Në të dhënat e pasurisë bie në sy që një pjesë e mirë e maxhorancës ka parashikuar se pasuritë i kanë vënë në prona. Kështu Tritan Shehu i PDR-së zotëron 3 000 m2 tokë në Palasë dhe 2400 m2 tokë në plazhin e Durrësit. Sipas raportit këto ndryshime nuk janë pasqyruar në tabelën e vlerës monetare që kanë ato. Ndërsa deputeti i PD-së në zonën e Lezhës, Gjok Vuksani dhe pse ka 2,3 milionë lekë kursime, ai zotëron si pronë 3 mijë m2 tokë, ku në deklarimin e pasurisë nuk është shprehur vlera e tokës. Në radhët e PS-së deputeti më i varfër llogaritet Arben Isaraj me 2.927.826 lekë. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka në arkën e kursimit 2.457.390 lekë. Ndërsa ministri i Jashtëm, deputeti i PD-së, Lulzim Basha ka një pasuri të paluajtshme që shkon 22.100 m2 tokë, vlera monetare e së cilës nuk dihet.

Borxhlinjtë
Nga 138 deputetë të pasqyruar në deklaratën e pasurisë, 71 prej tyre rezulton se kanë detyrime financiare. Më tipiku është deputeti republikan Ramadhi, i cili dhe pse 15 mijë lekë kursime rezulton se ka borxhe 56.910.000 lekë dhe në pronë të tij 1.665 m2 në rrethin e Kavajës. Tom Doshi shquhet dhe për sasinë më të madhe të borxheve të marra, duke u renditur dhe kësaj here në toplistën kryesore. “Detyrime financiare për deputetin Tom Doshi janë 2.1 milionë euro, 1 milion USD, 640 dollarë australianë”, thuhet në materialin e paraqitur nga MJAFT. Ndërsa ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, rezulton se 200.483 euro detyrime financiare. Ish-kreu i Parlamentit, socialisti Namik Dokle rezulton të ketë një detyrim financiar prej 1.574.619 lekësh. Gjithashtu në borxhe është dhe ministri i Bujqësisë Jemin Gjana me 5 mijë euro dhe me 6.200.000 lekësh, ish-ministri i Financave, Arben Malaj me 4.590.000, ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko me 4.441.734. Ndërsa kreu i PBDNJ-së, Dule ka një detyrim financiar që shkon në 50 mijë euro. Ministri i Brendshëm, Nishani, ka një detyrim financiar prej 5 milionë lekësh, ministri i Ekonomisë ka detyrime financiare 13.650 eurosh dhe ai i Drejtësisë, Rusmali ka 35 mijë euro detyrime financiare.



FITIMET NE NJE VIT

Emri Mbiemri Ndryshimi nga 2006 në lekë
Sadri Abazi PS +90,925,516
Tom Doshi PDK +87,021,651
Nikoll Lesi PDK +54,210,955
Fatos Nano PS +22,074,891
Diana Çuli PSD +18,662,886
Leonard Solis PBDNJ +17,749,880
Nikollaq Neranxi LSI +16,389,100
Ilir Meta LSI +16,039,545
Pëllumb Xhufi LSI +12,972,756
Pandeli Majko PS +12,956,054



Deputetët Totali i pasurisë në lekë

1. Sadri Abazi PS 647.027.311
2. Ndriçim Babasi PD 128.331.460
3. Flori Bajramaj PD 7.6000.615
4. Gilman Bakalli PD 4.332.975
5. Taulant Balla PS 6.791.945
6. Ilir Bano PD 17.551.346
7. Lulzim Basha PD 83.197.763
8. Fatos Beja PD 10.317.750
9. Engjëll Bejtja PSD 16.196.667
10. Marko Bello PS 14.718.219
11. Sali Berisha PD 5.455.328
12. Aleksandër Biberaj PD 21.055.448
13. Besnik Bisha PR 9.651.979
14. Ridvan Bode PD 8.602.490
15. Erjon Braçe PS 11.019.660
16. Majlinda Bregu PD 4.841.950
17. Sabit Brokaj LSI 6.154.100
18. Ylli Bufi PS 9.453.316
19. Aldo Bumçi PD 5.843.316
20. Astrit Bushati PD 6.360.000
21. Aurel Bylykbashi PD 950.000
22. Albert Çaçi PS 7.514.669
23. Engjëll Cara PD 7.542.800
24. Neritan Ceka PAD 24.879.768
25. Ben Blushi PS 11.135.540
26. Blerim Çela PD 9.904.109
27. Stefan Çipa PS 9.841.100
28. Ramiz Çobaj PD 16.367.013
29. Diana Çuli PSD 38.438.510
30. Arta Dade PS 15.107.390
31. Pal Dajçi PD 8.786.100
32. Alfred Dalipi PS 4.935.580
33. Taulant Dedja PS 8.139.403
34. Leonard Demi PD `7.300.300
35. Besnik Dervishi PS 20.754.207
36. Albert Divjaka PSD 18.260.986
37. Namik Dokle PS 10.512.691
38. Tom Doshi PDK 1.117.193.116
39. Vangjel Dule PBDNJ 2.457.390
40. Albert Faruku PR 3.143.990
41. Bashkim Fino PS 17.230.040
42. Alfred Gega PR 2.614.850
43. Jemin Gjana PD 11.211.600
44. Sami Gjergji PD 97.094.881
45. Frrok Gjini PDK 19.388.520
46. Skënder Gjinushi PSD 48.070.203
47. Petrit Gjoni PAA 3.029.498
48. Andis Harasani PS 6.595.862
49. Artur Hasanbelliu PR 4.030.600
50. Fatos Hoxha PD 16.961.800
51. Flamur Hoxha PS 9.102.018
52. Mehmet Hoxha PD 8.348.405
53. Durim Hushi PS 18.941.147
54. Shpëtim Idrizi PS 27.984.226
55. Arben Isaraj PS 2.927.826
56. Kastriot Islami PS 13.550.033
57. Genc Juka PD 3.860.700
58. Rahim Kaleci PD 300.000
59. Gëzim Karapici PD 2.143.190
60. Pilo Keri PSD 117.363.521
61. Blendi Klosi PS 8.549.526
62. Petro Koçi PS 11.350.000
63. Angjelina Kola PSD 2.101.123
64. Ardian Kollozi PD 15.884.820
65. Hamit Kosta PS 20.703.500
66. Durim Lamaj PS 7.548.472
67. Ndre Legisi LSI 12.021.650
68. Nikoll Lesi PDK 81.546.207
69. Bujar Leskaj PD 42.327.060
70. Valentina Leskaj PS 5.464.638
71. Pirro Lutaj PAD 4.550.157
72. Arian Madhi PR 6.600.000
73. Pandeli Majko PS 18.315.170
74. Arben Malaj PS 13.286.754
75. Fatmir Mediu PR 11.772.760
76. Ermelinda Meksi PS 7.932.883
77. Luan Memushi PS 18.544.598
78. Ilir Meta LSI 18.910.500
79. Paskal Milo PSD 17.000.000
80. Qemal Minxhozi PS 11.229.629
81. Gëzim Musabelliu PSD 54.556.001
82. Besnik Mustafaj PD 18.654.784
83. Fatos Nano PS 47.281.808
84. Nard Ndoka PDK 7.516.273
85. Jak Ndokaj PDK 4.207.090
86. Nikollaq Neranxi LSI 73.459.100
87. Spartak Ngjela PD 30.895.720
88. Bujar Nishani PD 5.250.000
89. Gazmend Oketa PD 15.683.074
90. Ylli Pango PD 16.229.591
91. Astrit Patozi PD 12.249.514
92. Hajrulla Paturri PR 8.440.000
93. Spiro Peçi PBDNJ 30.938.040
94. Lajla Përnaska PR 13.039.180
95. Genc Pollo PDR 13.154.407
96. Gjovalin Prenga PD 2.750.000
97. Dritan Prifti L SI 36.527.905
98. Galip Ramadhi PR 15.000
99. Gramoz Ruçi PS 6.327.420
100. Genc Ruli PD 57.873.386
101. Ilirjan Rusmajli PD 8.082.347,7
102. Genc Sharku PR 17.190.100
103. Baki Shehi PD 10.559.561,2
104. Sali Shehu PD 27.468.750
105. Tritan Shehu PDR 14.701.715
106. Elmaz Sherifi PS 9.619.750
107. Ndue Shpani PDK 22.250.000
108. Luan Skuqi PD 12.440.000
109. Leonard Solis PBDNJ 53.683.031
110. Edmond Spaho PD 8.949.502
111. Bukurosh Stafa PS 10.085.799
112. Arian Starova PBL 16.971.515
113. Rajmonda Stefa PS 12.050.000
114. Paulin Stërkaj PS 49.866.472
115. Dashnor Sula PD 16.9570415
116. Safet Sula PD 7.530.350
117. Vangjel Tavo PS 13.350.000
118. Rrapush Tole PS 22.389.447
119. Parid Teferiçi PR 4.487.480
120. Ymer Tola PDK 2.750.000
121. Jozefina Topalli PD 16.412.450
122. Bamir Topi PD 9.818.514
123. Arenca Trashani PD 2.190.553
124. Pashko Ujka PD 2.000.000
125. Rexhep Ujka PD 8.071.615
126. Musa Ulqini PS 4.800.000
127. Gjokë Vuksani PD 2.381.505
128. Fatmir Xhafaj PS 23.586.082
129. Ferdinand Xhaferri PD 17.613.342
130. Mehmet Xheka PD 7.564.200
131. Fatmir Xhindi PS 11.630.000
132. Mevlan Xhindoli PD 8.039.500
133. Idriz Xhomara PD 11.547.180
134. Pëllumb Xhufi LSI 14.559.153
135. Lufter Xhuveli PAA 22.939.786
136. Shkëlqim Ziri PR 615.175
137. Preç Zogaj PD 6.474.610
138. Ndriçim Hysa PS 6.978.544

Parlamenti ka 140,
mungojnë Osman Metalla dhe Besnik Jaçelli



Veliaj: Monitorim dhe bashkive të Shqipërisë

Studimet e monitorimet e lëvizjes “Mjaft” do të shtrihen në të gjitha bashkitë e vendit. Kështu deklaroi dje në konferencën për shtyp drejtuesit i kësaj lëvizjeje, Erjon Veliaj. “Ne jemi gati që brenda këtij viti të shikojmë mënyrën e përdorimit të fondeve nga ana e bashkive dhe komunave. Për këtë lëvizja dhe projekti “Unë votoj” është duke përgatitur që ta realizojë një nismë të tillë”. Për herë të parë “Mjaft”-i paraqet një studim më të detajuar në lidhje me mënyrën e shpenzimeve të fondeve publike nga ana e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Gjithashtu një risi është se paraqitet se sa nisma ligjore kanë ndërmarrë deputetët dhe sa aktivë kanë qenë ato. Kreu i “Mjaft”-it, Veliaj deklaroi se “është për të ardhur keq që opozita ka qenë jo aktive gjatë paraqitjes së nismave ligjore, si dhe pjesa më e madhe e deputetëve të minorancës nuk kanë marrë pjesë në seancat parlamentare”. Projekti i “Mjaft”-it ka dy vjet që zbatohet në lidhje me monitorimin e punës së Kuvendit dhe të shpenzimeve të fondeve nga ana e deputetëve.



71 borxhlinj
Nga 138 deputetë që janë përfshirë në deklarimin e pasurive të MJAFT rezulton se 71 prej tyre janë borxhlinj. Në bazë të të dhënave deputeti i PDK-së, Tom Doshi është personi më i pasur, por njëkohësisht është deputeti që ka më shumë detyrime financiare për të paguar. Këto detyrime financiare shkojnë afërsisht mbi 2 milionë euro. Në listën e deputetëve të bie në sy se me detyrime financiare janë dhe ministra aktualë demokratë dhe ish-ministrat socialistë.

10 me te pasurit
Në listën e paraqitur në këtë raport rezulton se dhjetë deputetë kanë arritur që shtojnë dukshëm pasuritë e tyre. Ata janë deputetët Abazi, Doshi, Leshi, Nano, Çuli, Solis, Neranxi, Meta, Xhufi dhe Majko. Një pjesë e tyre pasurive të këtij grupi deputetësh është shtuar nga shitja e aseteve të ndryshme. Në listën e paraqitur nga reaguar vetëm deputetja Çuli. Ajo pretendon se shifra e nxjerrë nuk është e saktë.

Pronat
Pjesa më e madhe e deputetëve të maxhorancës rezulton se disponojnë toka që nuk janë përfshirë në vlerat monetare të përgjithshme gjatë deklarimit të pasurive në Inspektoratin e Lartë. Kështu, ministri Lulzim Basha zotëron një pasuri të paluajtshme që shkon mbi 22 mijë metër katror tokë. Kështu prona kanë dhe deputetët e tjerë të maxhorancës, Tritan Shehu, Gjokë Vuksani, Kaleci dhe Ramadhi që i kanë në zonën e Lezhës, Palasës, Durrësit dhe Kavajës.

panorama


tani

Postuar mė 8-6-2005 nė 21:26

nuk jam i sigurte nese ka qene kryetar dege ose jo. ka pasur nje rol ne pushtetin e asaj kohes se meparshme.


Anton Ashta

Postuar mė 8-6-2005 nė 08:33

Kush e sakteson:

Ka qene kryetar dege ne Kukes apo jo?


tani

Postuar mė 8-6-2005 nė 03:45

Kete Durakun e kam njohur dhe ka bere pare duke i shitur arme Kosoves ne kohen e luftes. Perpara ka qene tip kryetar dege ne Kukes. Sec i rregulloi nje firme nje licence nafte dhe ashtu u fut ne loje. Thone qe ka derguar nje here familjen e vet per pushime ne Greqi me nje charter special vetem per ata (avion).


tani

Postuar mė 8-6-2005 nė 03:42

Nuk e di saktesisht por ka kolegje qe kushtojne ne vit 20-25 mije dollare. varion shume.


Anton Ashta

Postuar mė 7-6-2005 nė 08:18

Po dhe anastas angjeli do te jete nga me te pasurit ne RSH.

Po a mund te na e tregosh burimin e informacionit?

Sa kushton ajo shkolla ne vit?



fatos nano gjithashtu.

Pa asnje firme te veten jane me te pasurit.


tani

Postuar mė 7-6-2005 nė 05:39

Angjeli e ka çuar vajzen per studime ne Amerike ne nje nga kolegjet me te shtrenjta te
Connecticut (nje nga shtetet me te pasura te Amerikes). Studenteve te ekonomikut para 1990 u thoshte se ne Amerike njrezit vuajne ekonomikisht dhe flejne poshte urave !


Anton Ashta

Postuar mė 6-6-2005 nė 11:40

Shyqyri Duraku
Biznesmeni pa teserë partie

Shyqyri Duraku, deputeti aktual i PS-së kandidon në zonën e Kamzës, duke synuar kështu të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 korrikut. Zoti Duraku ka lindur në vitin 1954 në qytetin e Kukësit. Kandidon në zonën zgjedhore 43, si përfaqësues i Partisë Socialiste, ndërkohë që nuk është anëtar i PS-së. Duraku është i martuar dhe ka pesë fëmijë. Studimet e larta i ka kryer në universitetin e Tiranës për Shkenca politike. Shyqyri Duraku pjesën më të madhe të jetës ia ka kushtuar biznesit, duke filluar nga viti 1990. Aktualisht është pronari i “Eurodrin”, një nga firmat e karburanteve më të mëdha në Shqipëri. Gjithashtu ai është dhe aksioner në shoqërinë e sigurimeve “Sigal”, si dhe në mjaft shoqëri të tjera, brenda vendit dhe në Kosovë. Eshtë një nga biznesmenët më të suksesshëm në vend.

panorama


Anton Ashta

Postuar mė 25-6-2003 nė 10:19

Duka, ministri me pasuri 5 milione USD
Kush eshte ministri me i pasur i qeverise "Nano". Rrjeti i biznesit te vendosur ne Durres dhe depozitat ne tre banka. Nga prodhimi dhe tregtimi i shpendeve dhe vezeve, ne investimet ne media dhe angazhimet ne boten e sportit. Pse Nano i kerkoi Metes ta bente minister ne vitin 2001

Elton METAJ

Agron Duka, ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, rezulton te jete me i pasuri nder anetaret e kabinetit qeveritar te drejtuar nga Fatos Nano. Rreth 5 milione dollare llogaritet pasuria e deklaruar nga vete ministri, i cili rezulton te jete bashkepronar ne disa sipermarrje te fushes se ushqimit ne qytetin e Durresit. Sipas deklarates konfidenciale mbi pasurite dhe interesat financiare, te firmosur nga vete Duka, ai eshte pronar ne ortakeri (50 %) i Fabrikes se Ushqimit Blegtoral "A.I.B.A", i nje pularie, dhome frigoriferike dhe i nje ndermarrje per rritjen e zogjeve te vegjel. Vlera e kesaj prone te ministrit llogaritet, sipas deklarates se tij, ne rreth 265 milione leke ose 2,2 milione dollare. Sipermarrjet e Dukes, te vendosura ne zonen e Shkozetit ne Durres, jane te specializuara ne prodhim dhe tregtim ushqimi per shpende dhe kafshe, prodhim dhe tregtim te vezeve, import-eksport artikujsh ushqimore dhe elektroshtepiake. Vec ketyre, ministri Duka, i njohur si nje njeri i afert i Kryeministrit Nano, ka deklaruar se zoteron mjete transporti, inventar ekonomik, si dhe makineri e pajisje me nje vlere prej rreth 248 milione leke (2,1 milione dollare). Keto pasuri, qe perdoren per aktivitetin e kompanise A.I.B.A, sipas Dukes, jane blere dhe krijuar nga aktiviteti ekonomiko-tregtar.

I cilesuar nga Nano si ministri me transparent, Duka zoteron edhe nje banese vetjake me siperfaqe 400 meter katror dhe toke me siperfaqe 1.200 meter katror. Megjithate, pasuria e 45 vjecarit te lindur ne Shijak, nuk mbaron ketu. Ai ka depozituar ne tre banka, Banken e Kursimeve, Banken Amerikane te Shqiperise dhe Banken Italo-Shqiptare, nje shume prej rreth 16,4 milione leke ose rreth 140 mije dollare. Ndersa, vetem gjate vitit 2002 ka perfituar nga puna si minister i Bujqesise dhe Ushqimit, pagen prej 1.8 milione leke (15 mije dollare). Por biznesi i Dukes, i cili eshte edhe zv/President i Federates se Volejbollit, eshte shtrire edhe ne media. Ai ka blere pak muaj me pare, ne bashkepronesi edhe Tv "Koha", me nje vlere rreth 400 mije euro. Nje operacion financiar, qe Duka e ka kryer bashke me te vellain, President i Federates Shqiptare te Futbollit, dhe qe duket te kete pakesuar financat e ministrit milioner. Rreth 5 milione dollare vleresohet te kete qene pasuria e agronomit, i cili u perfshi ne politike ne vitin 2001, fillimisht si prefekt i Durresit dhe me pas u zgjodh deputet ne qershor. Me 7 shtator 2001, Duka u emerua minister i Bujqesise dhe Ushqimit, sipas Kryeministrit Meta, me nje rekomandim te kryetarit te Partise Socialiste, Fatos Nano.

korrieri


Anton Ashta

Postuar mė 24-4-2003 nė 11:14

Familja qe zoteron 80% te tregut te cimentos
Vellezerit Sulo e Agron Shehu, kontrollojne pjesen me te madhe te cimentos qe hyn ne Shqiperi dhe vec ketyre, shume objekte tregtare, pika karburanti, hotele e troje te shumta ne qytet dhe fshatra. Vetem ne taksa e tatime, i japin cdo vit shtetit, 8 milione USD, duke u renditur nder me te medhenjte e bisnesit shqiptar. Rrefimi, per hapat e pare te tregtise gjigande

Ardian DAUTI

Dy vellezerit Sulo dhe Agron Shehu, ndajne se bashku, nje nder bisneset me te njohura dhe me te fuqishme ne vend. Sulo Shehu eshte ne fakt, emri me i rendesishem i ketij bisnesi. Ndersa vellai i tij Agroni, mbulon teresisht transportin e produkteve te ndryshme dhe ne vecanti cimentos, ne tere vendin dhe ne vendet e tjera, me te cilat keta bisnesmene kane marredhenie tregtare. Sulo tregon per "Korrieri"-n se prej disa vitesh, ai kontrollon te pakten 80 per qind te tregut te cimentos ne Shqiperi.

Fillimet e familjes

Por fisi Shehu, e ka nisur aktiivtetin fitimprures qe ne vitet e para te nisjes se pluralizmit ne Shqiperi. Qe ne kohen e monizmit Sulo ishte nje nga rrobaqepesit me te mire te qytetit dhe ishte i dhene pas tregtise. Me ardhjen e nje ere te re, demokratike dhe ne tregtine e lire, te dy vellezerit Shehu, u hodhen ne kambizem dhe ne tregti shumice. Me parate e fituara ata filluan te blejne cimento tek anijet e ndryshme italiane qe i porosisnin dhe biznesi i ri po ecte mire. Me guxim duke marre edhe leke me fajde, dy vellezerit nisen vete per ne Itali duke marre anije me qera. Keshtu, arrijne te rritin ndjeshem tonazhin e cimentos, duke fituar edhe ekskluzivitetin e cimentos "Cola Cem". Treg i tyre tashme eshte e gjithe Shqiperia por dhe tregu kosovar duke kontrolluar 80 per qind te cimentos qe futet ne vend. Aktualisht, ata disponojne disa hotele dhe lokale ne qytet, disa dhjetra hektare troje, ne zona te ndryshme te rrethit bregdetar jugor. Kurse tani, ata po ngrejne depozitat me te medha te naftes buze detit, me mijera tonelata kapacitet. Prej disa muajsh, ata kane marre nen pronesi dhe ish-hotelin qe po ngrihej qe ne vitet e monizmit, ne qender te qytetit, me lartesi 12 kate.

Tatimpagues te fuqishem

Ne cdo qytet te Shqiperise, vellezerit Shehu, kane tregun dhe pika te cimentos se tyre. Sipas burimeve nga deget e tatim taksave, mesohet se fisi Shehu, eshte pagues i rregullt i taksave te vendosura nga shteti. Duke folur per kete, Sulo thekson se "une, paguaj cdo vit per arken e shtetit, taksa dhe tatime, nga me te ndryshmet, qe arrijne ne vleren 8 milione dollare. Nje vlere e tille likujdimesh tatimore, e ben bisnesin "Shehu", nder me te medhenjte e me te rendesishmit, e vendit tone.




--------------------------------------------------------------------------------
24/04/2003

korrieri

I lumte ketyre dy vellezerve!


Anton Ashta

Postuar mė 26-10-2002 nė 18:56

Bizneset VIP mbajne peshen e te ardhurave tatimore, por jo rralle mashtrojne
Jane rreth 60 mije subjekte te licencuara qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne gjithe vendin. Rreth 300 kompani perfshihen ne grupin e biznesit te madh, ose VIP. 15 mije prej tyre formojne grupin e biznesit te vogel dhe pjesa tjeter perbejne biznesin e mesem.

Vetem ne qytetin e Tiranes ushtrojne aktivitetin e tyre 270 kompani VIP. Ne rredhe jane 45 kompani te Biznesit te Madh, kryesisht ne rrethet Gjirokaster, Fier, Vlore, Elbasan, Korce dhe Durres.

Ndonese kompanite VIP sigurojne pjesen me te madhe ne buxhetin e shtetit, jo rralle here mashtrojne. Alarmin e japin vete drejtuesit e Drejtorise se Biznesit te Madh, prane Drejtorise se Tatimeve.

"Evazioni eshte galopant me tatimet, madje edhe me ato te biznesit te madh", deklaron nje prej specialisteve ne kete drejtori.

Ankesa e tatimoreve vjen kryesisht me cmimet nepermjet faturave fiktive. "Ne kemi bere here pas here kontrolle ne subjekte me aktivitete te ndryshme dhe kemi zbuluar mashtrimin e madh qe ato bejne me cmimet. Kryesisht keto jane zbuluar ne firmat qe tregtoje materiale ndertimi dhe ato te prodhimit te birres", thone specialistet e drejtorise se tatimeve. Sipat tyre, jane zbuluar raste kur nje material ndertimi eshte fatuar 50 per qind me pak se eshte shitur. Nepermjet kesaj metode, biznesmenet ulin fiktivisht te ardhurat, per rrjedhoje bie fitimi i deklaruar dhe per pasoje edhe tatimi mbi fitimin dhe TVSH-ja qe ato duhet t'i paguajne ne shtet del teper i ulet nga reali.

"Ne disa kontrolle qe kem ushtuar ne disa kompani qe prodhojne birre, eshte zbuluar se birra shitet me 140 leke dhe faturohet me 70 leke", thone burimet nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.

kj


Olsi Baze

Postuar mė 14-10-2002 nė 17:25

I pari ne liste Tas Angjeli, e ka te tijen gjysmen e Shqiperise,
I dyti Tos Nano, edhe ai atu afer.

I treti Ilir Meta (kujdes vini helmatat)

I katerti Arben Malaj

dhe ata skutat si Rama Edi, Petro Koci dmth mos harroj edhe Bacin.

GJinushi pasurine se tregon se e ka nga skafet dhe trafiku i droges keshtu e nuk ka cfare te deklaroje se punon e te zeze dhe puna ne te zeze nuk deklarohet.

Nese nuk deklarojne pasurine ose te japin doreheqje ose kontrolli i larte i shtetit te beje bllokimin e llogarive te tyre bankare kudo ne Europe dhe Shqiperi, se na jane bere si Ben Ladeni qe kane 160 llogari Bankere neper bote


Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2002 nė 11:18

Gjithe administrata te deklaroje pasurine
Eglantina Nasi/

Jo vetëm 5000 zyrtarë, por krejt administrata e lartë shtetërore duhet të deklarojë pasurinë e saj! Ky është opinioni i përgjithshëm i punonjësve të dikastereve në lidhje me cështjen e deklarimit të pasurive. "Janë me dhjetëra persona, të cilët nuk futen në listën e 5 mijë zyrtarëve të zgjedhur të listës, por që zotërojnë pasuri të konsiderueshme", pohojnë specialistë të institucioneve të ndryshme. Ata nuk janë aspak dakord me zvogëlimin e shifrës së kontrollit të pasurisë për zyrtarët. Në këtë mënyrë ata kundërshtojnë atë grup politikanësh, të cilët mendojnë se zvogëlimi i numrit do të jetë shumë efikas, pasi kur ishte 11 mijë ata nuk i kontrollonte njeri.

Zyrtarët e ikur, pasuri të sigurta që nuk i kontrrollon më njeri

Nuk janë pak, por me dhjetëra zyrtarë, të cilëve postet e dikurshëm ua kanë shtuar shifrat në llogaritë bankare. Tashmë ata i shpëtojnë ligjit të deklarimit të pasurive. Megjithëse kanë vite që nxjerrin fitime nga agjencitë apo llojet e ndryshme të bizneseve që zotërojnë. Në lidhje me këtë vlen të përmendet institucioni i ish-Komiteti i Zhvillimit të Turizmit. Brenda tij ka disa zyrtarë aktualisht, edhe pse ka ndryshuar emri i institucionit, apo ish-të tillë që kanë në zotërim të tyre, apo nën emrin e të afërmve agjenci të ndryshme turistike. Ndërsa sipas të dhënave të tanishme, një agjenci tjetër turistike administrohet nga drejtoresha aktuale e Drejtorise se Promocionit ne Ministrine e Turizmit, Silvana Dracini. Këta shembuj futen në grupin e zyrtarëve, të cilët përvec përfitimeve nga posti shtetëror kanë edhe dytësore nga bizneset private. Një shembull i tillë është edhe ai i drejtorit të tanishëm të Doganave, Sokol Kraja. Në postin e rëndësishëm të kryedoganierit, ai vazhdon të nxjerrë ende përfitime nga bizneset e tij private. Po ne kete kategori, perfshihet edhe drejtori i Tatimeve, i cili vjen nga lobi i biznesit.

Pasuritë e vërteta, nuk shënohen me emrat përkatës

A do të jetë i vlefshëm ligji i ri për deklarimin e pasurive? Ky është shqetësimi kryesor që ngrejnë specialistët e dikastereve. Ata dyshojnë për efikasitetin e tij, sepse shumica e pasurive të zyrtarëve të lartë nuk regjistrohet me emrat e vërtetë të tyre. Një pjesë e mirë e tyre fshihet pas emrave të të afrëmve apo miqve të pushtetarëve. Jo shumë larg në kohë, por vetëm disa muaj më parë kryeministri Nano kritikoi lidhur me këtë në opinionin publik ish-ministrin e Financave Anastas Angjeli për kalim të pasurisë së tij nën emrin e të afërmve të tij. "Pikërisht, këto lloj lidhjesh duhet të zbulojnë ekspertët që do të merren me zbatimin e ligjit për deklarimin e pasurive. Vetëm në këtë mënyrë ai do të zbulojë pasuritë dhe përfitimet e vërteta të pushtetarëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit", shprehen specialistë të ministrive të ndryshëm të vendit.

E. Nasi
==============================

Kjo duhet bere sa me shpejt dhe e mira eshte qe gazetat e djathta duhet te kishin flluar me kohe qe te benin kerkimet e duhura per te ditur se kush jane te pasurit ne Atdhe.





[Edited on 15-10-2002 by Eni_P]






Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0293701 sekonda, 16 pyetje