Board logo

Turizmi
Anton Ashta - 4-8-2003 në 07:15

Ku po pushojnë kosovarët?
Nga ADRIATIK KOTORRI


Pas suksesit të sezonit turistik të vitit të kaluar, shpresa për një përsëritje të tij edhe sivjet ishte akoma më e madhe. Por pronarët e hoteleve dhe shteti shqiptar akoma nuk kanë kuptuar se oferta turistike nuk mund të mbështetet vetëm në bukuritë e natyrës, rërën, plazhet e bukura dhe në monopolin e krijuar deri diku për turistët kosovarë, por në tërheqjen e turistëve nëpërmjet përmirësimin të kësaj oferte. Me të drejtë është vlerësuar se turizmi pritet të përbëjë një nga degët kryesore të ekonomisë së vendit, sepse nga zhvillimi i tij varet edhe zhvillimi i shumë degëve të tjera. Por, a është punuar seriozisht për këtë? Përgjigjja nuk është e vështirë të jepet. Madje, përgjigjen e dha vetë kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, në Kukës, ku tha se “fatkeqësisht, këtë vit shumica e kosovarëve janë drejtuar drejt Ulqinit”.
Dhe në deklaratën e tij nuk lë pa përmendur edhe shkaqet e këtij bojkoti, kur ka theksuar: “E para është se ulqinakët kanë qenë konkurrentë në çmim. Një krevat atje kushton 4 euro në natë. Gjithashtu edhe mungesa e ujit dhe energjisë elektrike në zonat e plazhit, ka ndikuar ndjeshëm”.
Ajo çka na mbetet është vetëm të analizojmë. Turistët nuk duhet të priten, por të tërhiqen. Kjo nënkupton fushata publicitare të organizuara mirë, përpara dhe gjatë sezonit, koordinim me agjecitë turistike brenda dhe jashtë vendit, krijimin e kushteve për akomodimin si dhe një shërbim me nivel. Në këtë kontekst nuk duhen neglizhuar çmimet. Aplikimi i çmimeve të arsyeshme dhe konkurruese më vendet e rajonit, në bazë të kushteve që ofrojmë, është një pikë e ndjeshme që ndikon në reagimin e turistëve. Kjo për më tepër është edhe fillimi i fushatës për vitin tjetër. Çmimet e aplikuara vitin që kaloi, kur dominoi vendosja abuzive për të shfrytëzuar në maksimum situatën euforike që mbizotëronte, përbëjnë faktorin kryesor që po ndikon në numrin e turistëve kosovarë të sivjetshëm. Po të bësh llogaritë, që nga rruga ikje-ardhje, akomodimi dhe shërbimi, kostoja e turizmit në Shqipëri është e lartë. Biletat e tragetit Bari-Durrës janë më të larta se Bari-Patra (Greqi), pavarësisht se distanca është gati tri herë më e shkurtër. Ose, nga ana tjetër, për ata pak shqiptarë që po lejohen nga shteti grek të hyjnë në Shqipëri, kostos së turizmit duhet t’i shtojmë edhe sfilitjet dhe kostot shtesë, që do të sajohen nga doganat greke gjatë kthimit. Kurse shqiptarët e Kosovës duhet të përshkojnë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, gjatë së cilës tek-tuk u vihen edhe gjoba nga “taksidarët” privatë. Për të gjitha këto nevojitet një organizim qendror, që patjetër duhet të drejtohet nga qeveria me entet e saj përkatëse.
Numri i turistëve me kombësi të huaj po vjen në rritje, por përsëri mbetet modest. Pjesa dërrmuese e turistëve që vijnë nga jashtë janë emigrantët shqiptarë në vendet fqinjë dhe shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia (pjesërisht). Pra, duhet kuptuar se për pjesën dërrmuese të turistëve që na vizitojnë sot Shqipëria zë një vend të privilegjuar mes alternativave të tjera. Nëse vazhdimisht do t’i rëndonim me çmime të larta dhe të pajustifikuara nga oferta, atëherë Shqipëria jo vetëm që do ta humbasë këtë vend të privilegjuar, por do të ketë rrjedhje edhe nga banorët e saj, aq më tepër që për këtë konkurrojnë edhe fqinjët tanë të afërt.
Ajo që tregoi viti i kaluar nuk duhet marrë plotësisht si çështje nacionalizmi, pasi ashtu si dhe në degët tjera, edhe në turizëm, vlen ligji i ofertës dhe i kërkesës. Dyndja e një valë të re dhe të paparë turistësh verën e kaluar ndikoi në rritjen e çmimeve në përgjithësi e veçanërisht edhe në fushën e turizmit. Prandaj duhet pasur kujdes, sepse turistët nuk t’i falin gabimet. Në të kundërt, ne nuk kemi pse t’i akuzojmë kosovarët nëse ata do të kërkonin vende të tjera për të pushuar (gjë të cilën një pjesë e tyre e ka bërë), por duhet të shikojnë se çfarë po bëjmë ne vetë për t’i tërhequr ata.
Nga ana tjetër, mungesa deri tani e një strategjie për zhvillimin e këtij sektori, qoftë për zona të caktuara ose edhe për krejt vendin, ka ndikuar në zhvillimin e shumë dukurive negative. Konkretisht, investimet që janë bërë në sektorin privat, të cilat, ç’është e vërteta, nuk kanë qenë të vogla, nuk janë bërë në mënyrë të planifikuar. Kurse për lokalet dhe restorantet ekzistuese mungojnë kategorizimet dhe nivelet e çmimeve për secilën kategori. Pra, shteti në mënyrë absolute nuk i kontrollon çmimet. Kjo ka qenë dhe vazhdon të mbetet arsyeja kryesore që ka çuar në vendosjen e tyre abuzive dhe herë pas here krejt të pajustifikuar me kushtet që ofrohen. Nuk duhet të harrojmë se në këtë rast nuk bëhet fjalë për konkurrencë mes ofertave turistike të bizneseve të ndryshme, por mes ofertave turistike të vendeve të ndryshme.
Të gjithë këta faktorë nuk duhen lënë anash kur flitet për suksesin e këtij sezoni. Megjithatë, përkundër ankthit që ekzistonte për suksesin e këtij sezoni turistik, parashikimet e bëra shpesh kanë qenë shumë optimiste. Por nuk është vështirë të vërehet se shumica e tyre kanë qenë të mbështetura më tepër në dëshira personale se sa kanë ndonjë bazë reale. Për parashikimin objektiv nevojitet të analizohen shumë faktorë, nga të cilët ndoshta më i rëndësishmi është gjendja social-ekonomike në Kosovë, e cila përbën tregun kryesor turistik të vendit tonë. Ky fakt, si dhe kostoja e pushimit që po ofrojmë, zbehin shpresën për një sezon shumë të mirë turistik të cilin e kemi trumbetuar. Megjithatë, gushti, muaji i bumit, sapo ka filluar. Deri në fund të tij mund të shpresohet për një shtim të fluksit të turistëve si dhe për një nivel më të mirë pritjeje dhe bashkërendimi midis shtetit dhe privatëve.


shek


Edhe me gomari nder shqiptare e di qe turizmi duhet te jete nje nga shtyllat themelore te ekonomise shqiptare.

Po aq e vertete eshte krejt e cuditshme sesi ne RSH cmimet jane shume here me te shtrenjta se vende me standart shume me te mire.


Anton Ashta - 13-8-2003 në 06:06

Si t’i menaxhojmë potencialet turistike?

Nga Feti Zeneli

Për vendet e rajonit ballkanik me dalje në Mesdhe, ku bën pjesë edhe Shqipëria, turizmi përbën, padyshim, një nga potencialet më të rëndësishme ekonomike, shfrytëzimi i të cilit varet shumë nga strategjitë menaxhuese që aplikon secili prej këtyre vendeve. Kohë pas kohe, studiues të ndryshëm vendas dhe të huaj e kanë renditur turizmin shqiptar në listën e sektorëve prioritarë të ekonomisë sonë kombëtare. Ndoshta për këtë arsye, qysh në vitet ’40 të shekullit të kaluar, Shqipëria konsiderohej si “Eldorado”, një kopësht i paeksploruar i Evropës. Ndërsa sot, për potencialet e larta turistike të vendit tonë shkruhet në të gjitha manualet e turizmit që përdoren si tekste studimi në universitetet evropiane. Megjithatë, faktet tregojnë se këto potenciale të larta turistike që ka vendi ynë shfrytëzohen shumë pak dhe në një mënyrë aspak joshëse për turistët e huaj. Vitin e kaluar Shqipëria priti 1 turist për çdo 6 banorë, ndërkohë që strukturat turstike në Mal të Zi pritën 1 turist për çdo banor dhe ato të Kroacisë 1,5 turistë për banor, pa folur këtu për Greqinë dhe Turqinë, që e kanë shndërruar turizmin në një industri gjigande të prodhimit të miliarda dollarëve në vit për ekonominë e vendeve të tyre. Në raport me frekuentimin janë dhe të ardhurat që realizon çdo shtet prej turizmit. Kësisoj, të ardhurat që siguron Kroacia prej turizmit vërtiten rreth shifrave 5-6 miliardë dollarë në vit, ato të Malit të Zi në 2-3 miliardë dollarë në vit, ndërsa të ardhurat e vendit tonë nga një aktivitet tillë nuk shkojnë më shumë se 400 milionë dollarë. Sigurisht, në këtë disnivel të ardhurash rol kanë edhe strategjitë e ndryshme politiko-qeverisëse të ndjekura deri në fund të viteve ’90.
Përsosja e mëtejshme e nivelit të infrastrukturës, mbështetja gjithnjë e më shumë e kësaj veprimtarie te profesionaliteti; ruajtja e mjedisit, e frymëzuar mbi të gjitha nga një logjikë tregu e jo thjesht e nxitur nga parimet etiko-moralo-ambientaliste, efikasiteti dhe metodologjitë bashkëkohore të marketingut apo guidave njohëse, çmimet e arsyeshme të shërbimit etj., janë disa nga metodat e vjeljes maksimale të potencialeve turistike që aplikojnë këto vende, për të konkurruar me dinjitet në tregun e turizmit. Nisur nga trashëgimia e dobët e investimeve në sektorin e turizimit, ne e kemi të vështirë, fjala vjen, të kapim menjëherë standartet infrastrukturore të vendeve të tjera të rajonit, por është e pafalshme t’i shfrytëzojmë në mënyrë “alla shqiptarçe” përparësitë e tjera që kemi në këtë drejtim. Çimentifikimi, uzurpimi i zonave të gjelbra, shkatërrimi i florës dhe faunës, ndotja e mjedisit, ndërtimet pa perspektivë etj., janë disa çështje që s’kanë të bëjnë me trashëgiminë e djeshme, por me pazotësinë e sotme. Nga ana tjetër, çmimet e larta të produkteve turistke që aplikohen në Shqipëri, penalizojnë në mënyrë dramatike ecurinë e turizmit në vendin tonë. Është kjo arsyeja që dy ekspertët gjermanë të GTZ-së, prof. doc. Kai Illing dhe Stefan Krell, të përfshirë në grupin e hartuesve të Strategjisë së Turizmit në Shqipëri, theksojnë në studimin e tyre se, “edhe pse Shqipëria ka mjaft potenciale të mira turistike, vihet re një menaxhim i keq i biznesit të turizmit si dhe kushte jo të favorshme për tërheqjen e turistëve të huaj”. Turistët e huaj i hasin këto probleme qysh në kontaktin e parë me tokën shqiptare.
Por situata nuk mund të ndryshojë, deri sa qeveria të marrë rolin që i takon në këtë drejtim jo vetëm duke hartuar dhe zbatuar me rigorozitet startegjinë e zhvillimit të turizmit në vendin tonë, por edhe bashkëpunuar për këtë çështje dhe me strukturat e pavaruara të shoqërisë shqiptare. Në buxhetin e shtetit duhet të ketë më shumë para në mbështetje të sektorit të turizmit, jo vetëm për të përmirësuar infrastrukturën, por edhe për trajtimet e punonjësve të këtij sektori, niveli i të cilëve aktualisht lë shumë për të dëshiruar. Në marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale, që vendi ynë nënshkruan me vendet me turizëm të zhvilluar, një vend të rëndësishëm duhet të zënë projektet për turizmin. Por ajo që do të ndikonte konkretisht në këtë çështje do të ishte krijimi i strukturave për nxitjen dhe mbështetjen e SME-ve, të specializuara për sektorin e turizmit, pse jo, edhe krijimi i “shoqatës së agjencive turistike”, e cila në fokus të veprimtarisë së saj do të kishte dhe ndjekjen e politikave qeveritare për turizmin.
Hartimi i Stategjisë së Turizmit vitin e kaluar, që shtrihet deri në vitin 2012, do të ndihmojë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në vendin tonë, në se objektivat e caktuar aty ndiqen me rigorozitet nga qeveria dhe intistucionet përkatëse, të ngritura për këtë qëllim. Qëllimi është që në sektorin e turizmit të tërhiqen sa më shumë investime të huaja, pasi ngritja e standartit të produkteve turistike është e vetmja mundësi konkurrimi. Asnjë turist i huaj nuk mund të vijë këtu për të shpenzuar shumë dhe për të marrë pak. Madje, këtë sakrificë nuk mund ta bëjnë më as turistët kosovarë apo emigantët tanë në vendet fqinje.

shek


Anton Ashta - 13-8-2003 në 06:12

Greket dhe turizmi ne Sarande
Nga Kliton Gerxhani*

Qe kur filloi te kthehej pak vemendja drejt turizmit shqiptar, Saranda po zinte vendin e pionierit te ketij turizmi. Ketu e kam fjalen me shume per turizmin e mbas viteve '90, megjithese Saranda kishte krijuar nje emer te mire edhe per ate forme turizmi qe u zhvillua gjate komunizmit.

Jane shume faktore qe e favorizojne Saranden te jete epiqendra e turizmit shqiptar, te pakten deri ne kohet e sotme. Por ketu do fokusohem me shume ne dy faktore: Ne faktin e te qenit prane Korfuzit dhe ne produktin turistik qe ofrojne Saranda dhe rrethinat.

Fakti i te qenit prane Korfuzit ka anet e tij negative dhe pozitive. Eshte negative po te besojme ato qe thuhen ne disa mediat tona, qe fqinjet tane akoma vazhdojne te bejne nje reklame te keqe ndaj Sarandes (dhe Shqiperise ne pergjithesi), duke e paraqitur si te rrezikshme, shume te varfer, dhe pa ndonje interes per t'u vizituar.

Por per mendimin tim fqinjesia me Korfuzin, eshte dicka me shume pozitive, qe po te trajtohet ashtu sic duhet, mund te behet nje burim jetesor turistash (qe do te thote, edhe te ardhurash) te pakten per nje te ardhme te afert.

Le ta shikojme me konkretisht. Korfuzi eshte pjese e industrise Greke te turizmit, e cila eshte nje nga me te rendesishmet dhe me me tradite ne Mesdhe. Per vete kushtet qe ofron, Korfuzi nuk eshte zhvilluar si nje destinacion i turizmit masiv (si ishulli tjeter i Kretes psh) por si destinacion i turizmit kulturor dhe historik. Kohet e fundit aty po i kushtohet shume vemendje turizmit te bisnesit (nepermjet organizimit te konferencave te ndryshme), si dhe turizmit religjioz.

Te gjitha keto tregojne se turisti qe viziton Korfuzin, eshte turist i shtreses se mesme ose te pasur, pra me te ardhura te larta dhe kurioz per te mesuar dicka te re.

Kjo eshte edhe nje nga arsyet pse Korfuzi vizitohet jo vetem gjate muajve te plazhit, por gjate gjithe vitit.

Nga nje guide e fundit e Korfuzit, konstatohet se vetem nepermjet transportit ajror, ne vitin 2002 kete ishull e kane vizituar mbi 6 mije veta vetem gjate Janarit. Po kaq eshte numri i vizitoreve edhe gjate muajve te tjere te ftohte te Shkurtit dhe Marsit. Nderkohe qe ky numer rritet ne rreth 200 mije veta gjate cdo muaji te veres si dhe gjate tetorit. Kjo do te thote qe gjate gjithe vitit vetem ky ishull vizitohet nga mbi 1 milion vizitore Evropiane! Nje shifer qe do t'a kishte enderr Ministria jone e Turizmit.

Gati gjysma e tyre jane me kombesi angleze, pastaj vijne gjermanet, austriaket, hollandezet etj. Ketu nuk llogariten udhetaret nga vendet e tjera te botes, si dhe udhetaret qe vijne nepermjet mjeteve te tjera te transportit.

Per te mirepritur keta udhetare, ne Korfuz ekzistojne 412 hotele qe se bashku me apartamentet ofrojne rreth 70 mije shtreter.

Per ta kompletuar pamjen e nje destinacioni turistik serioz dhe profesional, duhet shtuar se autoritetet e turizmit ne ishull bejne nje marketing profesional per te reklamuar vlerat e Korfuzit ne kulture, histori, natyre etj. Ata reklamojne me forma te ndryshme te gjitha pikat turistike interesante, folklorin, festat dhe aktivitetet e ndryshme. Ne kete menyre perpiqen te theksojne faktin qe Korfuzi eshte interesant per t'u vizituar gjate gjithe vitit dhe jo vetem gjate muajve te veres.

I theksova te gjitha keto, duke bere nje permbledhje te shume fakteve te tjera te cilat duhet te jene detyre e nje analize te autoriteteve lokale te turizmit te Sarandes, per te krijuar nje ide me te sakte te atyre turisteve te huaj nje-ditore qe vizitojne Saranden, dhe qe nuk bien nga qielli.

Saranda ka fatin e madh qe te gjendet 2.5 km larg nje oazi prej 1 milion turistesh ne vit. Eshte pika me e afert me nje vend turistik te zhvilluar perendimor.

Dhe ne vend qe te justifikohet per propoganden negative te fqinjit qe i prish pune, duhet te perfitoje sa me shume nga pervoja e tij, dhe te vlersoje seriozisht kete burim te jashtezakonshem turistash te huaj. Jo vetem numri i turisteve eshte i jashtezakonshem per normat tona, por c'ka eshte edhe me e rendesishme, sezonalititi i ardhjes se tyre kap gjithe vitin atje, c'ka do mundesonte edhe zgjerimin e sezonalitetit te turizmit ne Sarande dhe me gjere.

Numri me i madh i turisteve te huaj deri tani ne Shqiperi, megjithese nje-ditor, vijne nepermjet Korfuzit. Por po te shikosh shifrat qe jepen ne media, numri i ketyre turisteve qe vizitojne Saranden gjate nje viti, eshte pothuajse sa numri i turisteve qe vizitojne Korfuzin vetem gjate janarit! Ose e thene ndryshe, vetem rreth 1% e atyre turisteve qe vizitojne Korfuzin, guxojne te vizitojne Saranden! Kjo do mjaftonte per te kuptuar se sa shume eshte per t'u bere.

Nese sic e permenda dhe me lart, turisti qe viziton Korfuzin, eshte kryesisht turist kulture, karakteristike e te cilit eshte qenia gjithmone ne kerkim te dickaje te re, kjo ben qe nga ana e tyre te kete gjithmone interes per te vizituar te panjohuren, ne rastin tone Saranden, Shqiperine. Dhe eshte shume e rendesishme te kihet parsysh qe per shume nga keta, ky mund te jete kontakti i pare me Shqiperine e panjohur, ose te njohur per keq. Eshte shume e rendesishme, sepse prezantimi i pare i tyre me Shqiperine (Saranden) hedh bazat per nje vizite te mundshme te mevonshme (ose jo), me te plote, pra jo nje-ditore. Dhe per me teper, ata jane te prirur qe pershtypjet e tyre pozitive ose negative t'ja u percjellin miqve te tyre.

Pra Saranda ne kete rast ka fatin te jete "porta" e Shqiperise, fytyra e saj, dhe sa me e bukur qe te jete kjo porte, aq me i madh do te jete tundimi i turistave per te vizituar te gjithe shtepine.

Ky duhet te jete edhe kendveshtrimi sesi autoritetet lokale, por edhe Ministria jone e Turizmit duhet ta shikojne zhvillimin e turizmit ne Sarande.

Ne kete faze qe ndodhet turizmi yne tani, nje fushate agresive marketingu eshte jetike per te ndryshuar imazhin negativ qe te huajt kane per ne. Dihet tashme fondi i mjerueshem qe Ministria e Turizmit ka per promocionin e turizmit tone. Prandaj kerkimi i formave efikase per kanalizimin e fondeve te marketingut, do te ishte nje nga zgjidhjet e problemit te mungeses se ketyre fondeve. Ne rastin tone perqendrimi me i madh i vemendjes drejt permiresimit dhe reklamimit te produktit turistik qe Saranda ofron, do t'a lehtesonte pak kete ministri nga puna dhe fondet e medhaja qe do i duheshin per te zhvilluar format e ndryshme te marketingut, qe te bindte turistet e huaj te vizitojne Shqiperine. Po te permendim ketu vetem informacionin dhe reklamen qe Korfuzi ben nepermjet internetit, duhet thene qe Korfuzi ka faqen zyrtare te tij ne net, po ashtu faqe te tille ka edhe bashkija, prefektura, shoqata e agjenteve turistike te Korfuzit, shoqata e pronareve te vilave dhe apartamenteve turistike te ishullit etj etj. Pra "problemi" i turistit atje nuk eshte tek informimi (si tek ne), por tek zgjedhja.

Roli me i madh ketu i takon autoriteteve lokale te Sarandes dhe vete sarandioteve. Ata e njohin me mire se kushdo se si mund te jape qyteti i tyre me te miren e vet, dhe cfare duhet permiresuar me shume.

Eshte e paimagjinueshme qe per te disaten here, turistet e huaj qe vijne ne Sarande, te ankohen se lokalet jane te mbyllura gjate drekes. Qe nje mik merr guximin te te vizitoje shtepine (megjithe "tmerrin" qe sipas disave, fqinjet i kane treguar per ty), dhe ti nuk i hap deren se te flihet gjume, kete nuk ka llogjike qe ta pranoje. Edhe sikur ai turist te bleje vetem nje film fotografik, edhe sikur te shkruaj 5 minuta nje e-mail ne interent kafe, prape i'a vlen t'a prishesh gjumin e drekes, kur mendon se ai turist iku i kenaqur, dhe do kthehet prape. Dhe te mendosh qe fqinji yt, megjithese shume me i pasur se ty, preferon te mos fleje gjume, por ta mbaje lokalin hapur qe t'i marri ato leke te atij turisti per vete.

Eshte turp nese ata turiste nuk do kishin c'fare te benin edhe ne ato pak ore qe do vizitonin Saranden. E si mund ti bindim keta turiste pastaj qe te vizitojne Shqiperine per me gjate?! Qellimi yne duhet te jete qe keta turiste t'i kenaqim ne maksimum ne ato pak ore, me qellim qe t'i kthejme ne turiste potencial tonin, per nje kohe me te gjate se disa ore, duke bere qe prej tyre te fillojne te perfitojne jo vetem agjensite turistike apo njesite e shitjes, por edhe njesite e akomodimit.

Nese duam te terheqim sa me shume nga ai 1 milion turiste, duhet qe te zgjidhim problemet e kushteve minimale te jeteses, si ujin, dritat, plehrat, ndertesat e prishura etj. Edhe per ndertimet e reja duhet te vendoset nje kohe limit dhe te ndalohen apo te mbulohen gjate sezonit te turizmit. Nuk mund ti themi nje turisti, hajde rehatohu ne hotelin tim, por nderkohe une do vazhdoj punimet me llac e tulla mbi dhomen tende. Aq me teper kur mendon seriozitetin me te cilin trajtohet ai turist nga fqinji yne.

Nese ne turin nje-ditor te ketyre turisteve perfshihet Butrinti, Syri i Kalter, apo Ksamili, duhet qe ato pak kilometra rruge te rregullohen, sikur edhe me fondet lokale apo me kontributin e biznesmeneve qe perfitojne nga ardhja e turisteve. Nderkohe qe edhe vete keto qendra turistike, duhet te bejne perpjekje qe te permiresojne ne standarte bashkohore cilesine e produktit qe ofrojne.

Kurse qeveria mund te shikoje permiresimin e rruges Sarande- Gjirokaster, gje qe do e zgjeronte gjeografine e vizites se ketyre turisteve edhe drejt ketij qyteti muze, per te cilin interesi eshte i madh, por qe pengohet nga nje lidhje e shpejte me Saranden. Kjo do sillte edhe viziten e te huajve drejt nje qyteti te dyte me ne brendesi te Shqiperise, duke i terhequr pak nga pak drejt qyteteve te tjera me vlera kulturore.

Duke eleminuar ne maksimum keto probleme dhe duke nxjerre ne pah vlerat e verteta te Sarandes, do fillojme te kalojme nga faza e kenaqjes me ata pak turiste qe vijne, ne fazen e konkurences se ndershme me fqinjin per ndarjen e ketij tregu turistesh.

Le te fillojme te mendojme se si mund te shfrytezojme te gjitha potencialet qe shpeshhere i kemi "dhurate" nga te tjeret. Le te mesojme nga pervoja dhe suksesi i fqinjeve, dhe pse jo, te bashkepunojme me ta per te terhequr me shume turiste.

Kliton Gerxhani

Student ne degen e Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar,

Hollande




--------------------------------------------------------------------------------
12/08/2003


Anton Ashta - 13-8-2003 në 06:21

Turizëm në Shqipëri? Pse jo?

The Guardian

Qeveria shqiptare thotë se dëshiron të thithë më shumë turistë të huaj. Tek e fundit, vendi nuk ndodhet më shumë se një hedhje guri (hap larg) nga Korfuzi. Por a mund t'i plotësojë ajo nevojat e turistëve modernë, dhe a mund ta përballojë Tirana e vetme këtë? Tim Dowling ka injoruar ato që thuhen në guidat turistike për banditizëm, paketoi me vete librat e tij të toskëve dhe gegëve dhe u nis atje ku ndriçon dielli. Do shkoni në ndonjë vend të bukur këtë vit? Pse jo në Shqipëri? Raporte se vendi më i varfër dhe më i izoluari në Evropë po kërkon të zhvillojë sektorin e tij të turizmit konfirmohen nga ministrja e promocionit të turizmit të Shqipërisë, Silva Draçini. "Sigurisht që ne po kërkojmë pikërisht këtë gjë", thotë ajo. Sipas shifrave të fundit zyrtare, 60.000 turistë kanë vizituar ndërkohë Shqipërinë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2003, dhe mendoni se e gjitha kjo është para se të fillojë piku i sezonit turistik....

..."Shumica e tyre janë nga Kosova", thotë Draçini, "por politika jonë synon të ketë më shumë ardhje nga turistët e vendeve evropiane. Për momentin, kjo është pak e vështirë. Unë mund të pohoj vetëm se ne po e synojmë fort këtë gjë". Shumë nga informacionet e nxjerra për udhëtimet në Shqipëri duken se mbulohen me frikë dhe pasiguri e sajuar dhe e pamotivuar. Këshilla e "Foreign Office" përmend "shpërndarjen masive të armëve të zjarrit" dhe i dekurajon në mënyrë të theksuar udhëtimet në verilindje të vendit. "Lonely Planet", një faqe në internet paralajmëron se "vjedhjet, grabitjet e dhunshme, vrasjet makabre, bombardimet dhe vjedhjet e makinave", i shtyjnë vizitorët që "t'u shmangen të gjitha grumbullimeve publike" dhe thuhet se nuk është e këshillueshme të ndërmerren udhëtime jashtë qyteteve kryesore, ose gjetkë gjatë natës. Ky paragraf i kobshëm po mungon të shkruhet tashmë në guidat mbi Evropën Lindore, por libri nuk sugjeron apo tregon se "policët e korruptuar mund të presin që të vjelin para të thata prej teje" dhe fjala "banditizëm" përdoret kalimthi. Duke parë se e gjitha kjo nuk është e mjaftueshme për t'ju bërë të lëvizni, falë dekadave të represionit spektakolar të ushtruar nga diktatori Enver Hoxha, Shqipëria mbetet edhe sot me reputacionin e vendit të çuditshëm kulturor stalinist e të largët, megjithë faktin se cepi i tij më jugor gati sa nuk e prek Korfuzin, dhe porti i tij kryesor nuk është veçse pak orë larg me traget nga brigjet italiane. Thuhet se ka vetëm dy telefona për çdo nëjqind banorë dhe vetëm një arkë pagesash në të gjithë vendin. Në Shqipëri, adhurohet Norman Wisdom si një ikonë kulturore. Tundin kokën në shenjë pohimi dhe quajnë mohim atë tundje të kokës që për ne është pohim. Ata flasin dy gjuhë (dialekte), Toskë dhe Gegë. Megjithëse Shqipërisë akoma i mungon pak imazh, përsa i përket turizmit masiv, si një zyrë turistike, 24 orë energji elektrike dhe rezerva të mjaftueshme në ujë të pijshëm, gjërat thuhet se po ndryshojnë me shpejtësi. Mënyra e vetme për të mësuar se si duket Shqipëria tani, është të shkosh vetë atje e ta shohësh. Nuk ka fluturime direkt për në Shqipëri nga Britania e Madhe. Ju duhet të ndryshoni avion në Budapest. Në aeroportin e "Rinasit", një ndërtesë e vogël, në të cilin kur ishim ne, ngriti një nga ato mure, një radhë për njerëzit me pasaporta diplomatike është më e gjatë se ajo për të huajt e tjerë të zakonshëm dhe shumë prej të huajve janë vetë punonjës të ndihmave. Kur del jashtë tij, shoferët e taksive thërrasin me forcë për klientë, duke vazhduar t'i ndërhyjnë njëri-tjetrit në pazar edhe pse ne kemi zgjedhur njërin prej tyre, që na siguron se rivalët apo kolegët e tij janë "Mafia". Tufa fëmijësh endacakë, lypin të holla përgjatë rrugës që na çon për te taksia. Rruga për në kryeqytetin, Tiranë, është e pajisur anash saj me shtëpi gjysmë të përfunduara, disa prej të cilave janë me të vërtetë impresionuese. Rruga vetë nuk është askund më e mirë se ajo që unë vetë kam imagjinuar apo besuar të jetë: me gropa dhe e thërrmuar vende-vende, por shumë më e riparuar po ta krahasosh, le të themi me "The Van Wyck Expressëay" midis aeroportit "Kennedy" dhe "Manhattan". Pasi mbërrini në Tiranë, e ndjen dukshëm se Shqipëria vuan si nga bollëku i madh ashtu edhe nga mungesa në shërbime e mallra. Për arsye të pashpjeguara, Tirana vetë ka një numër të madh dentistësh, të paktën çdo dhjetë metra. Trafiku është i rënduar e kaotik, por shoferët ecin me vëmendje, sepse në shumë seksione të rrugës mungojnë semaforët dhe shenjat e qarkullimit. Ku ka semaforë, ato rrallë punojnë, dhe aty ku ato funksionojnë, ato injorohen. Unë zgjodha hotelin me 14 dhoma hotel "Diplomat" nga faqja e tij në internet, e cila të shfaqet me slloganin e tij përshëndetës, "Ndjehesh si në shtëpinë tënde". Stafi është miqësor dhe flet anglisht, dhomat janë të pastra dhe të pajisura mirë, me energji elektrike dhe ujë ujë të rrjedhshëm, telefon, ajër të kondicionuar, minibar dhe televizion me satelit. Ndershmërisht, kisha pritur më pak. Njëzet minuta ecje në këmbë për në qendër të ofron më shumë shembuj të gropave të njohura të Tiranës, megjithëse fjala gropë nuk është ndoshta ajo e duhura për një metër katrorë asfalt të pashtruar që të ofron akses për të hyrë në një hon të thellë 4 metra. Ndërtesat që kishin mbirë përgjatë lumit të Lanës, për momentin po shemben e hiqen nga ruspat, kështu që nuk jep pamjen e vet më të dëshiruar, por blloqet e pallateve të epokës së komunizmit po rilyhen me ngjyra të ndezura, sipas porosisë së kryebashkiakut të Tiranës, për ngjyra të gëzuara dhe efekti është deri diku i kënaqshëm. Ka shumë shkatërrime, pa llogaritur ato ndërtesa që po bien vetë poshtë.

Zemra e Tiranës është sheshi "Skënderbeu", vendi i dy ndërtesave të njohura masive, Muzeut Kombëtar, me mozaikun e tij stalinist në ballë dhe Pallati i Kulturës. Aty është gjithashtu një karrusel i këndshëm në qendër të sheshit, ku ka qenë më parë statuja e Enver Hoxhës dhe një koleksion lodrash e makinash elektrike për fëmijë. Një e metë që bie në sy menjëherë për turistët është: me disa përjashtime, Shqipëria nuk dëshiron t'i bëjnë një fotografi të saj. Rojet të pengojnë t'i afrohesh muzeut, kur do të marrësh një foto nga muzeu. Disa shqiptarë do të dëshironin t'i shmangeshin objektivit të një fotokamere dhe në çastin e marrjes së një fotojetu kthenin më mirë shpinën. Megjithatë është një vend që mund ta shpenzosh kohën pa u ndjerë i kërcënuar. Gratë ecin rrugëve vetëm dhe të pashqetësuara, duke mosshfaqur asnjë modesti në të veshur, siç tregohet në guidat që kemi parë. Tirana duket se po lyhet me një ndjenjë të fortë optimizmi, madje disi të sëmurë, rrugët janë të mbushura me adoleshentë, kafetë ziejnë, "Mercedesat" e rinj rrëshqasin në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", reklamat proklamojnë praninë e Vodafonit dhe mund të konstatosh se po bëhen përpjekje për të hequr plehrat e shkatërrimet, por ka gjithashtu edhe një dozë të caktuar padurimi ndaj ritmit të këtij progresi. "Nga 1999 situata po vështirësohet", thotë Pirro, pronar i një dyqani suvenirësh. "Ne presim që gjërat të shkojnë më mirë, por nuk jemi të kënaqur". Plazhet e Shqipërisë janë atraksioni kryesor, shumë turistë që vijnë për vizitë; ata shkojnë me qindra kilometra përgjatë Adriatikut dhe Jonit për t'u ndalur në Butrint, nga ku rrënojat arkeologjike të ofrohen për t'i parë brenda ditës, po të nisesh nga Korfuzi. Mëngjesin tjetër, ne morëm një taksi për të na çuar në portin kryesor, atë të Durrësit, rreth 36 kilometra në perëndim të Tiranës. Rruga është e mbushur me qindra bunkerë, një pjesë e 750.000 të tillëve të ndërtuar nga Hoxha pas ndërhyrjes sovjetike në Çekosllovaki në 1968. Gruri është i mbjellë në parcela të parregullta para çdo shtëpie. Njerëzit dalin jashtë me qetë e lopët, sikur të dilnin shëtitje me qen. Durrësi është një qytet më i vjetër se Tirana dhe më pak i dëmtuar nga regjimi i Hoxhës, përsa i përket anës arkitekturore. Por këtu, gjithashtu, rrënimi bashkëjeton me shkëlqimin në dukje. Durrësi ka amfiteatrin e tij roman, në gjendje të mirë, por i fshehur pas pallateve. Bar "Torra", një kafe e vogël mbi një gur të vjetër kalaje, mund të ndeshet në çdo qytet italian. Sa dal jashtë takoj Silvie Caraj dhe Avni Tahirin, nga Kosova, më kërkojnë t'i ndihmoj t'u bëj një foto para statujës së Mujo Ulqinakut, Hero i Popullit. Ata janë turistët e parë që takova. Plazhi në veri të qytetit përbëhet në përgjithësi nga grumbuj dheu e pluhuri, mbeturina, shishe të thyera dhe hekura të thyer. Uji është në njëqind hapat e para të bregut plotësisht i turbullt e i papastër, më pas vihet re një ngjyrë e kaltër e rregullt. Deti është megjithatë i mbushur me fëmijë nga zonat përreth. Familjarët kanë shtruar peshqirët dhe kanë hapur çadrat në sipërfaqe të fortë. Përballë duken disa blloqe pallatesh e hotelesh të papërfunduara. Janë gjithsesi brigjet jugore, ku shqiptarët synojnë të ngrejnë reputacionin e tyre. Përgjatë bregut, qindra hotele janë ngritur aty në mënyrë jashtëzakonisht të nxituar. Buzë rrugës, shitës ambulantë që shtrihen në një linjë të gjatë prej shumë miljesh. Ata shesin peshqirë, banane, syze dielli, çadra etj. Më në jug ne hasim në një plazh shumë të populluar. Më shumë se çdo të tillë që unë kam parë në Evropë. Në një cep televizioni satelitor po filmon plazhistët. Sapo marrin vesh që unë jam i huaj ata drejtojnë kameran nga unë dhe më pyesin se çfarë mendoj për infrastrukturën e Shqipërisë. Unë nuk mbaj mend se çfarë thashë, sepse një turmë e vogël filluan të mblidheshin rreth meje. "Unë kam jetuar në Kingsbury dhe pastaj në Wembley", thotë një grua në bikini, "por kërkesa ime u refuzua, kështu që u ktheva". Unë them se Shqipëria më duket e mirë. "Po, është bukur këtu, në plazh", thotë ajo, disi e dëshpëruar. Unë takova Shirën dhe Linën, kushërinj që kishin ardhur për pushime me familjen e tyre të madhe shqiptare, megjithëse aksenti i Shirës me ç'vura re nuk ishte as gegë e as toskë. Nga jeni ju? Pyeta unë. "Staten Island", thotë ajo. Vërtetë? Çfarë mendon për Shqipërinë? "Unë mendoj se ata duhet të pastrojnë pak më shumë, të rregullojnë pak më shumë", thotë ajo. "Por më parë ka qenë më keq. Tani është disi më mirë". Prapa saj afrohet një lopë që seç gërmon aty pranë një bunkeri, duke futur kokën në thellësi. "Po bëhet më mirë për të pasurit", thotë Petrit Domi, që ka jetuar së fundmi në Sheffield dhe Euston në London. "Tetëdhjetë përqind e popullsisë, janë shumë të varfër. Njëzet përqind, ata po, ata janë të pasur, shumë të pasur". Mund ta kuptosh se çdo të thotë ai me këtë. Nja njëqind metra më tutje, matanë lopës që treguam, një hotel i mrekullueshëm, i ri, bën një kontrast të thellë me ndërtesat e tij simotra që e rrethojnë, jo vetëm sepse duhet të jetë plotësisht i boshatisur. Nuk shihet madje as edhe një shezlon i vetëm i zënë, në sipërfaqen e zënë prej tij në atë rrip plazhi. Një roje i veshur me të zeza del përpara, kur fotografi i "The Guardian" përpiqet të dokumentojë diçka me kameran e tij. Ai na shtyn prapa, na paraqitet si Sami dhe pozon disa foto. Samiu (katër vjet në Hounslow) pastaj tërheq dikë për të na shoqëruar gjatë një xhiroje në hotel "Adriatikun" e ri. Bledi Aliaj, administratori në moshë të re i hotelit, shpjegon historinë e "Adriatikut". "Ky ka qenë hotel nga koha e regjimit të vjetër", thotë ai, "ekskluzivisht vetëm për qeveritarët e asaj kohe, dhe turistët nga Kina e Rusia. Ky ishte jashtë frekuentimit të shqiptarëve". Një biznesmen shqiptar, Gafur Dudaj, e rindërtoi serish hotelin, duke i shtuar dy kate dhe një pishinë rrumbullake në sheshin përpara. Hoteli menaxhohet nga një gjerman, Peter Bartmann, i cili flet me optimizëm për Shqipërinë. "Opinioni mbi Shqipërinë është shumë i keq. Nuk është e ndershme, thotë ai. Shqipëria është si Spanja 30 vjet më parë". Ai shprehet i sigurt për aftësitë e popullit shqiptar për ta çuar veten larg varfërisë, por është disi i zhgënjyer me nivelin e infrastrukturës, si edhe me burokracinë dhe inkompetencën e zyrtarëve. "Oh, është e tmerrshme", thotë ai. "Na duhet të kemi gjeneratorët tanë vetjakë. Për të mbushur pishinën na është dashur të paguajmë. Është e vërtetë!". Kthehemi te hotel "Diplomat" atë natë, pij një shishe ujë mineral shqiptar ("i mbushur siç del nga burimet e ujit natyral të Tepelenës") nga minibari dhe përpiqem të telefonoj në shtëpi, por një zë i regjistruar femre që përsëritej më thoshte, në shqip dhe në anglisht, se numri që unë i kam rënë nuk ekziston. Shkoj poshtë te recepsionisti dhe i them se çfarë dilte në celular. Ajo më jep një buzëqeshje të këndshme dhe më thotë, "Ajo gënjen, të jesh i sigurt!". Nëse ju doni të shikoni Shqipërinë shikojeni tani. Unë s'do të jem e tillë për një kohë të gjatë.


Anton Ashta - 9-5-2004 në 08:04

Një dëshmi tronditëse që vë në dyshim turizmin shqiptar

Turistë në arrati

Francesca Niccolai

Rrëfimi i një turisteje italiane që banon në Shqipëri. Pse shoqëria shqiptare nuk është e përgatitur për turizëm dhe si po e shkatërrojnë shqiptarët dita-ditës perspektivën e kësaj industrie. Betonet në bregdet, periferitë e shkatërruara, mungesa e kulturës së shërbimit dhe dëfrimit, mungesa e jetës së natës dhe gjithçka tjetër që vë në pikëpyetje shpresën se mund të thithim turstë të huaj.

Jam italiane dhe jetoj në Durrës. Ndodhem në Shqipëri prej vitit 1999. Më kanë vizituar shumë miq të mi italianë, por asnjë nga këto vizita nuk ka përfunduar mirë përsa i përket promovimit turistik të vendit të Shqiponjave.

Një çift 40-vjeçarësh erdhi të më takojë në Tiranë në pranverën e vitit 1999, gjatë krizës në Kosovë. Roberto është gazetar, Alessia është agjente për turizmin detar. I përkasin shtresës së mesme/të lartë dhe i kalojnë fundjavat e tyre në Costa Azzurra, por nuk kanë paragjykime dhe gëzojnë aftësinë e mrekullueshme të përshtaten në çdo situatë. I shoqërova në veri, ku punoja. U mahnitën nga bukuritë e natyrës së Mirditës dhe Matit, dhe komentuan: Mëkat, që një strategji për turizmin, tani për tani nuk ekziston. Sigurisht kuptohet qartë që jemi në një moment politik të veçantë, por sidoqoftë nuk është një vend që mund t’u pëlqejë të gjithëve. Duhet t’i kushtojnë vëmendje turizmit të “alternativave” dhe të rinjve me tendë dhe çantë lëkure, por atyre u pëlqen të udhëtojnë me tren, kështu që është e pamundur.

E pastaj mungojnë qytetet e artit, monumentet dhe jeta e natës. Këto nuk janë pak. Edhe për mua, në atë kohë, nuk shtrohej çështja “turizëm”. Nuk më dukej reale, të përdorja këtë term për Shqipërinë. Mbetet fakti që Roberto dhe Alessia u kanë treguar miqve të tyre se Shqipëria nuk është një vend që duhet pasur frikë ose një vend që duhet evituar, megjithë kushtet e tmerrshme.

Një vit më vonë (2000) zbulova mrekullitë e jugut, por mbeta e zhgënjyer nga Saranda që i thurnin aq lavde. Qyteza turistike, e kthyer në një mit nga të gjithë shqiptarët, më habiti. Pallatet e ndërtuara pranë portit gjatë regjimit komunist janë të pistë; dhe për më tepër, me pamje nga deti. Prishin një peisazh të Jonit që do të meritonte vetëm shtëpizat tradicionale të peshkatarëve (natyrisht të përshtatura me turizmin) si ato që zbardhin përgjatë bregdetit grek dhe të Korfuzit. Për fat, bregdeti shqiptar ka perla dhe mund të shijojë mrekullitë e Manastirit, Ksamilit, Butrintit.

Për fat të keq, nuk ka plazh që të mos vuajë nga problemi i plehrave: mungojnë koshat dhe pastruesit, por sigurisht mungon edukata e plazhistëve. Kudo duken të rritur dhe fëmijë që hedhin mbeturina në rërë, në lokale dhe det. Pyes veten sa nga miket e mia në Itali do të preferonin të kalonin pushimet e tyre në kushte të tilla. Nuk ka rëndësi nëse hotelet janë me 2, 3 apo 4 yje, e rëndësishme është çfarë ka jashtë. Pyes vetes, kujt do t’i pëlqente të shtrihej pranë shisheve, kutive të qumështit, letrave dhe mbeturinave të tjera; të shtrihej përkrah njerëzve kaq pak të qytetëruar.

Përse, me një mori plazhesh të mrekullueshme dhe vendesh antike në bregdetin e Italisë, Francës, Spanjës, Kroacisë, Malit të Zi, Marokut, Greqisë – që njihen për vlerat kurative – turistët e huaj duhet të zgjedhin Shqipërinë?

Jugu sigurisht ofron ndonjë spunto interesante, por sidoqoftë është shumë pak. Nuk arrihet të mbahet pastër as parku i Syrit të Kaltër; manastiret e Mesopotamit, Kakomesë, Krorez, Çiflik, janë në gjendje të keqe dhe nuk mund të vizitohen nga brenda; rrugët e hyrjes në vendet e artit është e vështirë të përdoren dhe mungon sinjalistika për t’i gjetur dhe ndjekur. Kjo gjendje nuk mund të kënaqë as turizmin masiv, as atë “alternativ”.

Nis në këtë kohë shkatërrimi i Durrësit dhe bregdetit të tij. Biznesi i ri i shqiptarëve është ndërtimi. Bëhet fjalë për një masakër të vërtetë, që arrin pikën dramatike në vitin 2001.

Nuk kisha shkuar në Durrës prej disa muajsh. Në mes të pranverës shkova me katër të njohur italianë për punë. Janë të gjithë “tipa sportivë”, dhe të mësuar me zona më të vështira se Shqipëria. Në kthim më thonë: Është katandisur shumë keq, Durrësi yt. Ka një spekullim në ndërtime me përmasa të frikshme. Plazhi i Golemit është tmerr, ti flisje për pishëza, por pisha kanë mbetur fare pak. Ka vetëm hotele, hotele, hotele, por që kujt do t’i shërbejnë? As nuk mund të flitet për projekte për “turizmin e përgjegjshëm”, sepse mungojnë zonat e pandotura, siç ndodh në vende të tjera të varfra. Vende si Ekuadori dhe Nikaragua, edhe pse janë katandisur keq, të paktën kanë ruajtur natyrën e virgjër dhe fshatrat tradicionale, por në Shqipëri është një shkatërrim, nuk di se çfarë t’u ofrosh turistëve, edhe atyre më alternativë. Po shkatërrojnë të vetmin burim të ardhurash që kanë. Njëri prej tyre vazhdon më tej: nëse do të sjell gruan time për të bërë pushimet këtu, do të më kërkojë divorcin!

U ktheva në Durrës pak më vonë. Me kusht që të mos dukem budallaqe, mund të rrëfej se reagimi im i parë ishin lotët. Nuk njoh vendet që dua. Asnjë cep i qytetit apo bregdetit, nuk kishin mbetur pa u shkatërruar. Koha më tregon se fenomeni po merr përmasa të mëdha dhe nuk po ndalet. Ky efekt “domino” u ngjan shumë firmave piramidale: sjell fitime që mund të arrihen lehtë, në mënyrë konstante dhe nuk është ekonomikisht i qëndrueshëm. Pra, është i destinuar që herët a vonë të shpërthejë.

Duke njohur shijet e njerëzve që frekuentoj në Itali, nuk ftoj më askënd.

Në 2002 i bëj pushimet në Mal të Zi. Ndryshe nga Shqipëria, është i papërshkrueshëm: zbuloj një popull të vogël, të dashuruar me tokën, që e respekton dhe mbron si nënën e tij. Shikoj qytete të artit dhe fshatra të mrekullueshëm të mbrojtur deri në fanatizëm, ku abuzimi me ndërtimet është praktikisht i panjohur dhe pastërtia e ambjentit tregon nivelet maksimale të qytetërimit. Lëviz mes grupeve të danezëve, norvegjezëve, gjermanëve, francezëve, italianëve, irlandezëve, rusëve, sllovenëve, të gjithë të tërhequr nga bukuritë e natyrës dhe vendet historike me vlera artistike dhe kulturore. Asnjë nga ata nuk është në kërkim të hoteleve me katër yje.

Janë të mrekulluar nga ideja se do të flenë në pensione të vogla të vendosura brenda shtëpive të shekullit XVIII, ose në dhoma të dhëna me qira nga familje mikpritëse malazeze.

Është turizmi i vërtetë, turizmi i atyre që duan të njohin, vizitojnë, jetojnë traditat e një vendi të panjohur. Është ai lloj turizmi për të cilin kanë nevojë të gjithë ballkanasit për të dalë mbi paragjykimet e perëndimorëve. Një turizëm i ri, që ngjall kuriozitet, i hapur, që do kurajë, turizmi të cilit duhet t’i garantohen kushte më të mira me çmime minimale.

Pranverën e kaluar, Roberto dhe Alessia kthehen në Shqipëri për arsye pune. Thonë ftohtë se nëse nuk do të ishte për punë, nuk do të kishin ardhur më kurrë këtu. Mbeten të goditur nga ndryshimi radikal i Tiranës: nuk duket më i njëjti qytet që kujtonim, kjo është mrekulli.

Çfarë shpërthim ngjyrash. Dhe çfarë pune të bukur po bëjnë përgjatë Lanës! Qyteti ka një tjetër fytyrë, pas pak kohësh mund ta quash vërtet një “kryeqytet europian”.

Por, nuk vlerësojnë ndryshimet përsa u përket ndërtimeve mes Tiranës dhe Durrësit: por çfarë shkatërrimi është ky? Çfarë janë këta ‘bungalows’ të tmerrshëm me çati të ulët? Ishin më mirë bunkerët... Por çfarë ka ndodhur, të gjithë kanë ndërtuar shtëpinë ku u pëlqen. Kanë ndarë në parcela të gjitha ndërtesat? Përse nuk kanë ndërtuar një rrethim të ri, duke lënë tokat e lira nga ndërtimet dhe t’i përdornin për t’i mbjellë?

Kështu është një tmerr, ndërtimet kanë një pamje fragmentare, duket një qytet i madh pa dendësi, me ato shtëpiza të vogla të shpërndara andej-këtej. Duket e gjitha një nga periferitë e mëdha braziliane.

U shpjegoj atyre se këto “shtëpi të shëmtuara” me çati të ulët janë shtëpitë e imigrantëve të brendshëm, të ardhur nga zonat e varfra malore. Këta njerëz nuk duan të jetojnë në blloqe pallatesh. Kanë mentalitetin e fshatit, dhe kanë sjellë rregullat e tyre dhe zakonet e fshatit edhe këtu, në zonën mes dy qyteteve kryesore të Shqipërisë.

Familjet janë mikrobotë të vogla, nuk duan të jetojnë pranë të tjerëve, duan shtëpiza indipendente me tokë përreth, për të ruajtur traditën e kultivimit të derrave dhe lopëve. Dhe preferojnë të vdesin urie, sesa të dëgjojnë të flitet për një kolektivizim të ri të tokave, edhe pse zhvillimi bujqësor dhe ekonomik është thjesht formal. Miqtë e mi më shohin me mosbesim. E di që është e vështirë të kuptohet.

Rrijnë në Durrës vetëm një ditë. Qytet i shkretë, çfarë do të bëjnë!

Është e pabesueshme sesi në të njëjtin vend përmirësohet kaq shumë një qytet si Tirana dhe lihet komplet pas dore Durrësi, që është qytet bregdetar. Por çfarë janë, megalomanë? Çfarë kujtojnë se janë, Hong Kong apo Miami Beach?

Nuk jemi në Florida dhe as në Kaliforni, jemi në Shqipëri! Nuk mund të shkatërrojnë në këtë mënyrë natyrën dhe qytetet me pak histori, që janë pasuria e vetme.

Bëjmë një shëtitje përgjatë Vollgës, mbushur nga mbetjet e kioskave abuzive të prishura në dhjetor. Komentet janë sarkastikë: Duken si ata që ndërrojnë rubinetat në një shtëpi që po rrëzohet. Përveç kioskave këtu ka diçka tjetër që duhet hedhur përtokë!

Po ishte vërtet e nevojshme të ndërtoheshin këto mostra në breg të detit? Mbulojnë plotësisht pamjen e kodrave të gjelbra dhe Vilës së Zogut! Nuk mund të ndërtonin pallate më të ulta, me maksimumi katër kate?

Aperitiv dhe darkë në Currila. Një here e një kohë, vendi ishte i mrekullueshëm, por tani nuk mbetet veçse hija e së shkuarës së shkëlqyer. Rruga është e tmerrshme, e mbuluar nga toka e gërmuar për të hedhur themelet e pallateve të reja. Për të arritur në restorant kalohet nëpërmjet një ish fshati turistik të periudhës komuniste.

Shtëpizat bien tani copa-copa, por janë zënë në mënyrë abuzive nga imigrantë të brendshëm. Shpalosen skena degradimi dhe varfërie të paimagjinueshme. Është e vështirë që më pas të hash e qetë. Pak pas mesnate ngrihemi nga tavolina. Të mësuar në vende të tjera turistike, Alessia e Roberto më pyesin në është e mundur të pijmë diku diçka. Por është e shtunë. Duke parë orën, u përgjigjem se do të jetë e vështirë. Por është e shtunë. Si është e mundur që nuk ka asnjë vend hapur?

Lypim një xhin tonik në një bar me dyer të mbyllura, jemi italianë, na e mundësojnë këtë. Pijmë me nxitim, ndërsa kamarierët pastrojnë. U them të shkojmë në Tiranë, por refuzojnë. Tirana, duket sikur këtu është vetëm Tirana. Njeriu duhet të pijë diçka ku t’i teket në çdo qytet. Nuk është ora 6 e mëngjesit!

Ditën më pas, në nisje, i pyes në do të kthehen për pushime gjatë verës. Këtu mund të gjejnë hotele të çdo lloji dhe niveli, dhe mundësinë për të vizituar Jugun e famshëm. Jo, nuk ia vlen. I kemi parë fotot e jugut dhe nuk është kaq i bukur. Për çfarë shërbejnë hotelet në një natyrë të shkatërruar. As në Maldive dhe Karaibe nuk ka kaq shumë hotele. Këtu më parë duhet të gjejnë mënyrën të tërheqin njerëzit, dhe pastaj të mendojnë për hotelet.

E pastaj, nuk duam të kalojmë 20 ditë pushim në mes të njerëzve të tillë. Nuk mund të imagjinojmë si sillen në det.

Nëse këtu familja është e rëndësishme siç thua ti, besoj se do të ketë shumë pleq dhe fëmijë. Nuk është kjo mënyra që shkohet në plazhet që na pëlqejnë ne. Më mirë të mos shohim njerëz që hanë makarona në pjata letre dhe mbulojnë çadrat me çarçafë për të fjetur pasdite... mjafton të shkosh në disa plazhe të jug të Italisë për të asistuar në këto skena të bukura. Përse të harxhosh paratë e avionit?

Disa ditë më parë, goditja e fundit. Një mik 25-vjeçar vendosi të kalojë pushimet në Shqipëri. Quhet Giorgo, është diplomuar për letërsi dhe është specializuar në Artin Bashkëkohor; sot bashkëpunon me dy nga muzetë kryesore të Gjenovës dhe është njëri nga organizatorët e manifestimit “Genova, kryeqytet i kulturës europiane në 2004”.

Prej vitesh, Giorgio kalonte pushimet verore në Europën perëndimore që e adhuron. Ka udhëtuar në Gjermaninë Lindore, në Poloni, në republikat balltike, Hungari, Çeki, Sllovaki, Rumani, Slloveni. Disa nga këto vende gjenden në kushte ekonomike jo të mira, por janë në gjendje të kenë një turizëm të strukturuar.

Duke kërkuar të panjohurën, Giorgio gjithmonë ka preferuar të vizitojë vendet e ish bllokut sovjetik. Ka sjellë me vete albume të mbushura plot me fotografi dhe u ka treguar miqve për këto vende që i vlen t’i eksplorosh. Nga Shqipëria nuk pret shumë, por është sidoqoftë optimist. Opinioni i tij më intereson shumë, është turisti im i parë ndërkombëtar dhe do të doja të mos mbetej i zhgënjyer. Në fakt, zbritja e tij në Durrës është një ‘chok’ i vërtetë. Një xhiro në Vollgë: “Më kishe thënë se po ndërtonin, por nuk e imagjinoja se spekullimi me ndërtimet mund të kishte arritur në nivele të tilla!"

Një vizitë në qendër, përmes bulevardeve dhe rrugicave të ngushta. Ecim në rrugica dhe nuk shohim veçse kantiere ndërtimi ku po hidhen themele për ndërtime të reja: çfarë mrekullie ishin shtëpitë tradicionale të Durrësit dhe pallatet italiane të viteve ‘20 e ’30!

Por tani ky qytet nuk shihet më, nuk arrij të kuptoj fizionominë e tij. Të gjitha këto pallate janë mbytëse, nuk e di si mund të jetohet këtu. Vë re se Giorgio, i pajisur me dy aparate fotografike nuk po bën asnjë shkrepje. Shenjë e keqe...

Pastaj e drejtoj nga zona arkeologjike. Përveç kullës veneciane e rikthyer në bar, e di mirë se gjithçka tjetër është ruajtur keq dhe nuk ka vlerë. Në vitet e kaluara kisha mbledhur material studimi për objektet antike të Durrësit, duke hapur një seri skedash për çdo monument. Giorgio i kishte lexuar dhe vlerësuar por impakti live me kalanë dhe thesaret e saj, ishte zhgënjyes. Bastioni bizantin dhe kullat e tij bien pjesë-pjesë, nuk janë vlerësuar dhe janë mbytur nga ndërtesat e shumta në pjesën e brendshme.

Kështjella mbi kodër duket pronësi private e atyre që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre brenda perimetrit të saj.

Zbresim drejt amfiteatrit: ky është me të vërtetë një monument fantastik. E përdorin për diçka? Bëjnë ndonjë spektakël teatral apo koncerte? Duket ideale edhe për një kinema verore? Jam e detyruar të përgjigjem se amfiteatri nuk shërben për asgjë dhe se në Durrës nuk ekziston asnjë kinema verore. Në të njëjtën kohë mendoj me trishtim për festivalet kinematografike dhe teatrot që zhvillohen në fortesat e Herceg Novi dhe Budvës, pak kilometra që këtu.

Vijon numrin e nesërm

temA


Anton Ashta - 13-5-2004 në 09:02

Saranda-udhëkryq: e gjelbëruar, e bukur, turistike - apo e betonuar dhe e braktisur

Si u masakrua kurora e Sarandës

Sipërfaqja e gjelbërt që përfshinte lulishtet brenda qytetit, rrugët e gjelbëruara, kurorën e blertë që rrethonte Sarandën si dhe ullishtja rreth 50-hektarëshe në hyrje të qytetit sa zbret Qafën e Gjashtës, kapnin një shifër mbi 1000 hektarë. Nga një përllogaritje e thjeshtë i binte që çdo banori të Sarandës të kishte jo më pak se 400 m2 gjelbërim për frymë popullsie

Gjatë vitit 1997 nga njerëz me shije të hollë u zunë disa pjesë lulishtesh në Sarandë duke ndërtuar lokale. Po të vazhdohet siç është nisur, kurora e gjelbër do të zëvendësohet me betone dhe Saranda, kjo nuse e bukur, do të betonohet e do të kthehet në "femër" të përdalë që nuk do t'ia kthejë sytë askush.

Sarandës do t'i ngelet vetëm 41 mijë m2 gjelbërim. Kjo është një shifër alarmante, sepse çdo banori i bie të ketë pak më shumë se 1 m2 gjelbërim. Kjo shifër është jashtë çdo parametri për një qytet turistik si Saranda. Në një kohë që sipas studimeve për raste të tilla çdo banor nuk duhet të ketë më pak se 15-20 m2 gjelbërim

Ing.Qani Sejdini

Drejtoria e Pyjeve Sarandë

Banorët e Sarandës tashmë u mësuan dhe pothuajse janë ambjentuar me zhurmën marramendëse të çekiçëve pneumatikë, qysh sa zbardh dita e deri në orët e vona të natës.

Këtë shpikje të shkencës, përveç veshëve të njerëzve, po e përjetojnë edhe drurët dekorativë të kurorës së blertë në malin e Sarandës në moshë mbi 30 vjeçare e lartësi që kalon 10 metrat. Njerëzit që banojnë në qytetin turistik të Sarandës dhe vizitorët që vijnë nga joshja e bukurive magjepsëse dhe vlerat unikale të perlës së rivierës shqiptare, dalëngadalë po minimizohen nga zhurmat shurdhuese të çekiçëve pneumatikë, por drurët dekorativë të kurorës së gjelbër po përjetojnë një tragjedi të paimagjinueshme, sepse janë dënuar me 101 nga pushtetarët e papërgjegjshëm dhe presin radhën të ekzekutohen nga çekiçët pneumatikë.

Nga statistikat që kam lexuar dhe të dhënat që disponoj për qytete të ndryshme të Europës e më gjerë, më ka rezultuar se Saranda për numrin e popullsisë renditej ndër qytetet me sipërfaqe të gjelbërta ndër vendet e para për të mos thënë e para.

Po e konkretizoj me shifra kokëforta këtë konkluzoion.

Deri në vitin 1997 banorët e Sarandës kapnin shifrën 25 mijë. Sipërfaqja e gjelbërt që përfshinte lulishtet brenda qytetit, rrugët e gjelbëruara, kurorën e blertë që rrethonte Sarandën si dhe ullishtja rreth 50-hektarëshe në hyrje të qytetit sa zbret Qafën e Gjashtës, kapnin një shifër mbi 1000 hektarë. Nga një përllogaritje e thjeshtë i binte që çdo banori të Sarandës të kishte jo më pak se 400 m2 gjelbërim për frymë popullsie.

Gjykoj se 400 m2 gjelbërim për frymë popullsie është nga më të lartat për qytetet e Europës ku ne kërkojmë të integrohemi. Nuk pretendoj të ndalem për domosdoshmërinë e gjelbërimit të një qyteti turistik si Saranda, si në aspektin e pejsazhit e dekoracionit dhe të ndikimit që kanë drurët për furnizimin me oksigjen, pastrimin e ajrit të ndotur nga mikroorganizmat e dëmshme, filtrimin e tij nga ndotjet e pluhurit e gazrat që çlirojnë mjetet motorike që shtohen çdo ditë e sidomos ato tejet të amortizuara e me moshë shumë më të madhe se 10 vjet.

Çfarë ndodhi me Sarandën gjatë këtij tranzicioni të stërgjatur e të mërzitshëm ku dora dhe ekzistenca e shtetit ligjor ishte pothuajse inekzistente?!

Pozicioni gjeografik i Sarandës, forma e saj si amfiteatër, gjiri i bukur e magjepsës, kaltërsia e thellësia e detit Jon duke krijuar pejsazhe impresionante e magjepsëse, të ndëthurur me bukovilet e lulevilet kineze, joshën shumë qytetarë për ndëtimin e shumë moteleve, hoteleve e lokale bashkohore. Të gjitha këto ndërtime frut i punës, mundit e djersës të shumë qytetarëve sarandiotë u bënë sepse Saranda si orientim kryesor do të kishte turizmin për ato resurse e vlera që përmendëm më sipër.

E parë nga këndvështrimi i ngushtë të krijohet ideja se ndërtimet e bukura e bashkohore në Sarandë do të joshnin e do të rrisnin fluksin e turistëve e vizitorëve nga vendi e jashtë. Shkruesi i këtyre radhëve duke iu referuar kondicioneve e parametrave që duhet të ketë një qytet si saranda për të qenë një qytet turistik bashkohor që të kënaqë, të thithë, të impresionojë vizitorët e turistët. Uroj e gjykoj të ndodhë e kundërta. Por populli thotë se "me çfarë tregojnë bathët, janë larg pashkët!" Pesimizmin tim po e argumentoj me disa fakte kokëforta të dukshëm e të prekshëm.

Grupi i studimit për zgjerimin e vijës së verdhë të qytetit përfshin brenda saj për ndërtime pothuajse gjithë kurorën e gjelbërt të qytetit (rreth 1000 hektarë) të ndërtuar me shumë mund e djersë nga ish ndërmarrja pyjore gjatë një pune gati 30 vjeçare me halorë mesdhetarë që e kalonin lartësinë e drurëve mbi 10 metra. Pra e gjithë sipërfaqja e blertë e malit të Sarandës dhe atij të Lëkurësit si dhe nga segmenti nga hotel Butrinti - kanali Çukës, poshtë rrugës automobilistike Sarandë-Butrint, u përfshi për ndërtime. Çmenduria e luftës sarandioto-sarandiote e vitit të mbrapshtë 1997 nuk la pa shkatërruar edhe 50 hektarë me ullishte në hyrje të Sarandës, sipërfaqe të cilën e kishin parcelizuar me shenja, por pa prerë ullinjtë. Këshilli bashkiak i asaj kohe e ligjëroi duke e ndarë për sheshe ndërtimi. Pra ulliri si simbol i miqësisë dhe i paqes që prezantonte hyrjen e qytetit, u eleminua.

Gjatë vitit 1997 nga njerëz me shije të hollë u zunë disa pjesë lulishtesh në Sarandë duke ndërtuar lokale. Po të vazhdohet siç është nisur, kurora e gjelbër do të zëvendësohet me betone dhe Saranda, kjo nuse e bukur, do të betonohet e do të kthehet në "femër" të përdalë që nuk do t'ia kthejë sytë askush.

Sot po t'u hedhësh një sy kalimthi lulishteve të qytetit të kujtohet kënga "Bir selman i nënës, kë të qaj më parë".

Dhe konkretisht:

-Në lulishten pas ish bashkisë vegjetojnë barishte të këqija që nuk konsumohen as nga blegtoria që dikur ish ndërmarrja e kullotave investonte për t'i shkulur edhe nga kullotat.

-Në lulishten përballë INSIG në formë trekëndëshash në mes të qytetit kur deri në vitet 1997 ishte ujë, kjo e cila u shkatërrua dhe u dogj nga ndeshja e dy grupeve rivale gjatë luftës sarandioto-sarandiote, sot ajo me plot gojën mund të themi se është kthyer në laborator ku bëhen analizat e ujit të trashë dhe urinës sepse atje dhj... e shurrojnë plot alkoolistë që dalin nga lokalet rreth saj dhe era e m... dhe urinës u çan hundët kalimtarëve që kalojnë rrugën kryesore të qytetit.

-Në të ashtuquajturat lulishte vegjeton vetëm një specie e mullagës me lule të verdhë që të kujton vallet e kënduara popullore "Asaman moj luleverdhë," dhe sarandiotët kujtojnë me nostalgji lulishtet me lule shumëngjyrëshe gjithëvjetore.

-Drurët dekorativë karakteristikë vetëm të këtij qyyteti janë abandonuar dhe askush nuk i mirëmban ato.

-Rrugët e Sarandës janë gjelbëruar në mënyrë amatoreske duke mbjellë lloj lloj gjetherënëse, të cilat vegjetojnë për 6 muaj në një kohë që Saranda ofron kushte klimaterike për gjelbërim gjatë gjithë vitit.

Duke parë gjendjen e gjelbërimit në Sarandë dhe duke u shqetësuar për këtë gjendje, kryetari i bashkisë z.Edmond Gjoka thirri për t'u konsultuar disa specialistë pyjesh e mjedisi e disa agronomë, pavarësisht se këta të fundit kanë përvojën e kulturave bujqësore të ish kooperativave e NB-ve. Shqetësimi i kryetarit në detyrë, por edhe si qytetar ishte mëse i drejtë dhe për t'u përshëndetur. Ne që morëm pjesë në atë takim urojmë që të zbatohen mendimet e vlefshme që u trajtuan.

Shqetësues në atë takim ishte fakti se nga një subjekt që merret me gjelbërimin në Sarandë u tha se Sarandës do t'i ngelet vetëm 41 mijë m2 gjelbërim. Kjo është një shifër alarmante, sepse çdo banori i bie të ketë pak më shumë se 1 m2 gjelbërim. Kjo shifër është jashtë çdo parametri për një qytet turistik si Saranda. Në një kohë që sipas studimeve për raste të tilla çdo banor nuk duhet të ketë më pak se 15-20 m2 gjelbërim. Lind pyetja se ku do të gjendet ose do të mbillet kur kurora e gjelbër vazhdon të shkatërrohen nga çekiçët pneumatikë për shesh ndërtimi. Është për t'u përshëndetur z.Nano në cilësinë e kryetarit të KRRTRSH të republikës për ndalimin e ndërtimeve poshtë rrugës automobilistike, hotel Butrinti - kanali Çukës.

Dëshiroj dhe uroj që zoti kryeministër ta ketë seriozisht. Unë do t'i sugjeroja t'i ndalojë ndërtimet edhe në kurorën e gjelbër sa nuk është vonë, sepse shpëtohen rreth 100 hektarë aq të domosdoshëm për një qyytet turistik dhe ta shpëtojnë pjesërisht nga betonimi total i tij, sepse Saranda turistike do të jetë vetëm një iluzion.

Sheshet e ndërtimit që do t'u anullohen qytetarëve t'u kompensohen me vende të tjera të studiuara.

Po e ritheksoij se nëse nuk ndalet masakra ndaj gjelbërimit, nuk do të kemi Sarandë turistike e të gjelbëruar, por qytet të betonuar e të abandonuar nga turistët.

temA


Anton Ashta - 16-8-2004 në 09:37

Gjergj Buxhuku - 16/08/2004

Kolapsi i paralajmëruar i turizmit

Askush nuk duhet të habitet nga fakti se për të fituar betejën turistike çdo gjë mund të ndodhë, përfshi edhe hedhjen e bombave ekologjike kundërshtarit dhe konkurrentit potencial


Tashmë kur jemi në kulmin e sezonit turistik të vitit 2004, mund të gjykojmë sado pak për industrinë e turizmit për sot dhe për nesër në Shqipëri. Sesa i rëndësishëm është sektori i turizmit për vendin tonë, mjafton vetëm të shikojmë se çfarë efekti të menjëhershëm psikologjik te shqiptarët e thjeshtë pati sulmi ekologjik i anijeve greke ndaj bregdetit shqiptar. Për mënyrën sesi është ekzekutuar rasti i mësipërm, është një shpallje e hapur lufte tregtare për të fituar në betejën për tregun e turizmit në detin e Jonit ndërmjet sipërmarrjes greke të konsoliduar dhe të fuqishme dhe sipërmarrjes shqiptare që sapo ka filluar të ngrejë kokë, pas izolimit të tmerrshëm komunist dhe hapjes me botën e jashtme.
Askush nuk duhet të habitet nga fakti se për të fituar betejën turistike çdo gjë mund të ndodhë, përfshi edhe hedhjen e bombave ekologjike kundërshtarit dhe konkurrentit potencial. Por, pavarësisht dëmit që mund të të sjellin natyrshëm të huajt në luftën për tregje dhe si konkurrentë të drejtëpërdrejtë, turizmi shqiptar rrezikohet seriozisht të pësojë kolaps të plotë, në radhë të parë, nga faktorët e brendshëm.
Të kujtojmë që edhe tani, në kushtet kur sapo kemi filluar të flasim për industri turistike në formim në Shqipëri, të ardhurat vjetore nga tregu në fjalë për ekonominë shqiptare janë në shifrat mbi 500 milionë dollarë, që janë pa diskutim jashtëzakonisht shumë për vendin. Janë pikërisht të ardhura të tilla që zbusin shumë deficitin e madh në bilancin shqiptar të pagesave, duke dhënë më pas ndikim në zhvillimin e gjithë ekonomisë së vendit. Pavarësisht rëndësisë së madhe që paraqet sektori turistik për ekonominë shqiptare, shtuar të ardhurat e konsiderueshme respektive, menaxhimi i tij dhe kujdesi i institucioneve shtetërore shqiptare është i papërfillshëm. Bëhet fjalë për projekte të domosdoshme të zhvillimit të turizmit që mund dhe duhet absolutisht të kryhen vetëm nga shteti dhe nga askush tjetër subjekt privat, sado i fuqishëm mund të jetë. Përmendim p.sh. ndotjen e madhe të bregdetit shqiptar nga mungesa e plotë i impianteve përpunuese të ujërave të zeza, që janë ndotësit e jashtëzakonshëm dhe kryesorë të turizmit. Është absolutisht e papranueshme që ende as nuk kanë filluar punimet për ndërtimin e ndonjë pastruesi të ujërave të zeza, që pasi kanë mbushur gropat septike të improvizuara dhe të denja vetëm për shumë shekuj më përprara, kanë filluar në shumë vende, sidomos të palzhit të Durrësit, të mbijnë përprara dhe në mes të rërës. Ndotja ekologjike në bregdetin shqiptar vazhdon më pas me mungesën e ujit të pishëm dhe akoma më keq me furnizimin e pamjaftueshëm me energji elektrike, që as nuk mund të mendohet në vendet edhe më pak të zhvilluara në Europë dhe jashtë saj, kur vjen fjala për zhvillimin e turizmit.
Historia e hidhur e bombës ekologjike shqiptare vazhdon më pas me ndotjen e ujërave të ëmbla, pikërisht nga depërtimi i ujërave të zeza të papërpunuara. Për të mos përmendur ndërtimet e paligjshme, mungesën e projekteve të zhvillimit dhe ndërtimit, betonimin e pashembullt të bregdetit, etj. etj. Po ashtu edhe mungesa e plotë e sistemeve mbrojtëse të bregdetit nga sulmet ekologjike, të tilla si të ditëve në vazhdim, flasin qartë se sa larg jemi standardeve të kërkuara për të patur industri të fuqishme turistike. Shtetet e tjera do të ishin jashtëzakonisht të ashpra ndaj rasteve të tilla, ndërsa ne nuk mundëm të bëjmë asgjë.
Turizmi nga natyra e tij është kuriozitet, që duhet të shndërrohet në kënaqësi për të qenë i vazhdueshëm. Në rastin e Shqipërisë, duke patur parasysh edhe konkurrencën e madhe të vendeve fqinj, shumë herë më të zhvilluara sesa vendi ynë në këtë fushë, turizmi kryesor do të jetë ai mbarëshqiptar. Në thelbin e tij fillimisht ai është dëshira e kahershme e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë në trojet etnike në Kosovë, Maqedoni, etj. dhe në diasporë për të vizituar pjesën tjetër të atdheut të tyre. Ëndërr e ndaluar me dekada me radhë. Pikërisht dëshira e mësipërme e ka kthyer ardhjen e tyre në Shqipëri në një turizëm patriotik. Por një gjë e tillë nuk mund të vazhdojë gjatë. Mund të përsëritet disa herë, por nuk mund të vazhdojë përjetësisht kështu. Nëse turistët nuk do të gjejnë kushtet elementare të pastërsisë së ujit, të rërës, furnizimin me energji elektrike, ujë , etj etj. për të ndjerë edhe konfortin e kërkuar, atëhere ata nuk do të vijnë më, por do të shkojnë gjetiu.
Sapo të mbarojnë valët e kontaktit të parë të turizmit patriotik dhe gjendja nuk do të ndryshojë shpejt, fundi do të jetë i padiskutueshëm. Tashmë numri i atyre që e kanë për herë të parë ardhjen në bregdetin shqiptar po arrin fundin e tij. Bashkë me atë do të fillojë edhe pakësimi i vazhdueshëm vit pas viti i numrit të turistëve, nëse nuk do të merren masa të menjëhershme, serioze dhe të fuqishme për përmirësim. Ndryshe, fundi do të jetë shumë më i shpejtë sesa mendohet nga të gjithë: ata që kanë investuar dhe nga qeveritarët që rrinë dhe vështrojnë me duar në xhepa nga vilat e tyre në bregdet. Humbja do të jetë e pallogaritshme për të gjithë. Edhe sot nga Shqipëria dalin nga turizmi në vendet e tjera pothuajse po aq para sa hyjnë. Nesër turizmi do të jetë gropa e dytë e zezë e ekonomisë shqiptare, po aq e madhe mbase edhe më shumë sesa telefonia e famshme për kobshmërinë e saj të sotme!




biznesi


Anton Ashta - 2-12-2004 në 11:14

Davide Sighele * - 02/12/2004

Kundër çimentos, eko-turizmi

Një park natyral në jug të Shqipërisë është përgjigjja më e mirë që mund t’i jepet katastrofës së spekulatorëve që nuk po lënë asnjë pëllëmbë pa ndërtime pa leje. Një turizëm që duhet të bazojet tek ambienti


Të dhënat e shpërndara nga Ministria shqiptare e Turizmit flasin për praninë e 213 mijë turistëve të huaj gjatë këtij viti, kundrejt 176 mijë turistëve që ishin në vitin 2003. Numri prej 80 mijë turistësh më shumë, mes të cilëve ishin edhe anglezë, francezë e gjermanë, konfirmon faktin se turizmi po bëhet gjithnjë e më shumë një burim i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
Mes enteve që po përpiqen të ndalojnë sa më shumë që të jetë e mundur spekulimin në fushën e ndërtimit, është edhe Parku Kombëtar i Butrintit, i cili, nëpërmjet një projekti të Bankës Botërore po përpiqet të ruajë natyrën nëpërmjet zhvillimit të turizmit familjat në fshatrat Xarë dhe Murci, që gjenden pak larg detit në jug të qytetit antik të Butrintit.
Në mes të një zone të pandotur dhe të qetë, banorët vënë në dispozicion shtëpitë e veta për turistët që dëshirojnë të eksperimentojnë mikpritjen shqiptare. Shërbimi i ofruar, shtrat dhe mëngjes, është konceptuar për të integruar shpejt konceptin e mikpritjes familjare. Turistët jetojnë dhe gatuajnë sëbashku me banorët dhe ndajnë me to jetën e përditshme të fshatit shqiptar.
“Osservatorio sui Balcani” ka intervistuar Emanuele Santin, iniciatori i projektit të financuar nga Banka Botërore.


A mund të na thoni se si u identifikua Parku Kombëtar i Butrintit për projektin e zhvillimit të turizmit nëpërmjet mbështetjes së ambientit të pastër?
Banka Botërore është e angazhuar prej kohës në mbështetje të zonave të mbrojtura ambientale të rajonit dhe ishte një nga aktorët kryesorë të krijimit dhe mbështetjes së Parkut të Butrintit, që është ndoshta zona më e mirëruajtur në të gjithë vendin. Dy vite më parë u bë e qartë se nëse nuk gjendej një zgjidhje për banorët që jetojnë në brendësi të parkut, (zona e mbrojtur përfshin 29 kilometra katrorë), atëhere rreziku i shkatërrimit do të ishte shumë i madh. Për këtë arsye u pa se zhvillimi i parkut nuk mund të shihej i ndarë nga mundësia për të angazhuar banorët në ofrimin e shërbimeve turistike. Punime artizanale, xhiro me varka, peshkim sportiv apo dhoma të dhëna me qira. Për këtë arsye, Banka Botërore kërkoi ndihmën e Bashkëpunimit Italian për të nisur një projekt pilot dhe për t’i hapur rrugën këtij zhvillimi.


Po për çfarë mbështeje financiare bëhet fjalë?
Bashkëpunimi Italian dha 300 mijë dollarë për t’u shpenzuar në dy vjet ndërsa Banka Botërore angazhoi stafin e vet për projektimin dhe mbikëqyrjen e projektit. Projekti do të përfundojë në verën e vitit 2005, pavarësisht faktit se angazhimi do të zgjasë edhe pas kësaj.


Dhe si ia bërë për të bashkëpunuar me autoritetet vendore?
Problemi kryesor ishin interesat në fushën e spekulimeve në ndërtim. Jo të gjithë mendonin për një konservim afatgjatë të natyrës atje. Parku i Butrintit është një nga zonat më pak të prekura sot nga spekulimet në fushën e ndërtimit, falë angazhimit pasionant të drejtorit të parkut, Auron Tare dhe falë mbështetjes së organizmave ndërkombëtare. Sot kemi mundësi të shohim një rrugë tjetër zhvillimi për këtë zonë, rrugë e pabazuar tek çimentoja. Kjo është një betejë e vazhdueshme dhe që mund të fitohet vetëm në se njerëzit binden për të mirat më të mëdha që sjell ruajtja e ambientit. Mendoj se pjesërisht po ia arrijmë.


Po a ka zona të tjera të Shqipërisë që duhet të mbrohen?
Pikërisht kjo është sfida e madhe. Fondacioni i Bashkëpunimit Gjerman (GTZ) ka ngritur një projekt të ngjashëm për mbrojtjen e liqenit të Ohrit ndërsa rajoni i Markes ka ndërhyrë me ofertën e Krevatit dhe Mëngjesit në Himarë. Synimi përfundimtar është që këto qendra të vogla dhe ambientalisht të pastra, të lidhen me njëra-tjetrën me qëllim që të krijojnë një rrjet turistik në bashkëpunim me komunitetin vendës.


Po kush janë turistët që vizitojnë Shqipërinë?
Janë dy kategori të mëdha: Turisti shqiptar nga Korova i organizuar në grupe ose familje dhe i interesuar për të zbuluar një cep të vogël të vendit dhe të historisë dhe turisti ndërkombëtar, i interesuar për një xhiro më të plotë mbi vendin. Pikërisht këtë të fundit po kërkojmë. Ajo që është e rëndësishme, është se gjithçka po ecën mirë. Fillimisht po punonim me pjesën më të varfër të vendit, ndërsa sot kemi arritur që me këto njerëz të realizojmë shërbime turistike të kënaqshme për turistët e huaj.



www.osservatoriobalcani.org

burimi:

biznesi


Anton Ashta - 16-3-2005 në 17:26

Fjoraldi Zguro - 16/03/2005

Projekti për rindërtimin e turizmit do të kushtojë 53,4 milionë USD

Rindërtimi parashikohet të kryhet nga gjiri i Orikut deri në kepin e Stillos në Sarandë. Banka Botërore do të financojë 23 milionë USD


Për urbanizimin dhe zhvillimin e zonës bregdetar nga gjiri i Orikut deri në kepin e Stillos në Sarandë, janë parashikuar të investohen rreth 54 milionë USD. Projekti, i cili financohet nga Banka Botërore dhe Këshilli i Europës, pritet të jetë një katalizator për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Në konferencën e donatorëve, të zhvilluar disa ditë më parë në Tiranë, qeveria shqiptare ka ftuar donatorë të huaj për zhvillimin e zonës bregdetare të Jugut, me qëllim financimin e urbanizimit dhe zhvillimin e kësaj zone. Ministri i Turizmit, Bashkim Fino, është shprehur se bregdeti shqiptar është i hapur për çdo investim që do të sillte zhvillimin e turizmit. Zhvillimi i sektorit të turizmit, përveç të tjerash, do të sjellë edhe uljen e papunësisë, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në gjendjen ekonominë të banorëve në këto zona. Përveç turizmit bregdetar, Fino paraqiti edhe projekte që synojnë zhvllimin e turizmin malor, deri tani të lënë pasdore, por me potenciale të mëdha. Me realizimin e projektit gjigant të turizmit, qeveria shqiptare parashikon të zgjidhë edhe çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave në bregdet. Programi për urbanizimin dhe pastrimin e vijës bregdetare është financim i Bankës Botërore, me një shumë prej 23 milionë USD, ndërsa qeveria holandeze do të financojë pastrimin e zonës së Porto Romanos. “Banka Botërore do të financojë pjesë të kësaj strategjie dhe të këtij programi 8-vjeçar, të cilat kapin shifrën prej 23 milionë USD, dhe do të shtrihen në dy faza. Për fazën e parë Banka Botërore do të japë një shumë prej rreth 13 milionë USD, në formën e kredisë së butë,”- tha ministri Fino, gjatë këtij takimi, duke iu bërë thirje donatorëve të investojnë në të gjithë bregdetin. Kooperacioni italian, GTZ-ja, si edhe disa institucione të tjera ndërkombëtare, aktualisht janë duke ndjekur projekte që kanë si qëllim zhvillimin e turizmit në vendin tonë. Në rreth 470 kilometra të bregdetit shqiptar ndodhen me qindra struktura turistike, hotele apo restorante, të cilat në një apo në tjetrën mënyrë e zhvillojnë aktivitetin e tyre, edhe pse vetëm 5 për qind e tyre janë të licensuara nga Ministria e Turizmit. Megjithatë, qeveria shqiptare e ka cilësuar turizmin shqiptar si një sektor të rëndësisë së veçantë që do të ndikojë në të ardhmen për një rritje ekonomike të qendrueshme.


biznesi

Per mua ehste skandaloze gjendja ne RSH. Dilni shifni Turqine apo Malin e Zi e mos guxoni te ktheheni ne RSH.

Cfare duhet bere:

1. Kthy prona pronarit

2. Ligje te forta per mbrotjen e mjedisit e jo ndertime pa asnje kriter ne buze te detit


3. Per cdo aktivitet turistik taksa te ulta

4. Zgjidhje te krizes energjitike ( ne zonat turistike te pakten)

5. Zgjidhje te krizes se furnizimit me uje ( ne zonat turistike te pakten)

6. Ndertimin e rrugeve te standartit autostrade konkretisht Tirane Podgorice, Tirane Prishtine Tirane Sarande Tirane Struge Tirane Korce Tirane Kakavije

Pa keto as qe mund te kete zhvillim te turizmit ne RSH


Anton Ashta - 16-3-2005 në 17:29

Ja ulqini:

Ermal Nazifi - 19/07/2004

Ulqin, pushime duke filluar nga 5 euro në natë

Në Ulqin çmimet e fjetjes fillojnë nga 5 euro deri në 15 euro në godinat private si dhe 20 deri 30 euro në hotelet e ndryshme


Turistët që do të vendosin të kalojnë pushimet në Ulqin mund ta bjënë këtë me 5 euro për shtrat në natë. Ky çmim është çmimi minimal për fjetjen në shtëpitë e privatëve. Në këto njësi të turizmit familjar çmimet maksimale arrijnë deri në 15 euro për shtrat në natë. Ndërkohë çmimet e hoteleve ndryshojnë nga 20 deri në 30 euro për shtrat në natë. Këtu bëhet fjalë për hotele të ndërtuara gjatë viteve 70 – 80. Në këto hotele shumicën e aksioneve i mban shteti.
Ndryshimet e çmimeve të fjetjes në njësitë e ndryshme të akomodimit të turistëve (shtëpi private, hotele, etj) kanë shkaqet nga më të ndryshmet. Kështu faktori kryesor është përfshirja në çmim ose jo e ushqimit. Ka njësi që në çmim nuk përfshijnë asnjë vakt. Ka edhe të tjera që ofrojnë vetëm mëngjesin ose edhe darkën të përfshirë në çmimin e fjetjes. Arsye tjetër e ndryshimeve të çmimeve është edhe afërsia me detin, me qytetin apo me zona të tjera me bukuri natyrore. Por çmimet ndryshojnë edhe në të njëjtin hotel. Kjo bëhet duke pasur parasysh numrin e shtretërve në dhomë, pasja e ajrit të kondicionuar etj. Shumicën e turistëve e përbëjnë shqiptarët nga Kosova e nga Maqedonia. Por edhe turistët nga Shqipëria janë në rritje. Për këta të fundit, ulqinakët kanë ankesa. Kjo pasi turistët nga Shqipëria parapëlqejnë zona të tjera turistike të Malit të Zi pavarësisht nga natyra e mrekullueshme e Ulqinit.


Ushqimi
Edhe mundësitë për t’u ushqyer janë nga më të ndryshmet. Turistët mund të ushqehen në restorante të ndryshme në zona të ndryshme të qytetit si dhe në njësitë e ndryshme të ushqimit të shpejtë. Më të parapëlqyera janë ushqimet e detit. Por gjithashtu shumë të përhapura janë edhe prodhimet e mishit si një prodhim karakteristik ballkanik. Këtu bëhet fjalë për qebabat e ndryshme si dhe për pleshkavicat, qoftet karakteristike. Restorantet ofrojnë guzhinë si vendase ashtu dhe italiane. Për të pirë, përveç produkteve të importit, turistët kanë mundësi të shijojnë verën malazeze të llojeve të ndryshme si merlot e chardonay. Gjithashtu edhe birra vendase është shumë e përhapur.
Çmimet e ushqimit janë pak a shumë të kripura. Kjo duke pasur parasysh edhe ambjentet jo shumë luksoze e cilësinë jo shumë të lartë të shërbimit. Por mundësitë janë të shumta e të përshtatshme, pothuajse për çdo xhep. Për këtë, turizmi në Ulqin quhet edhe turizëm popullor apo social. Vendasit nuk janë të kënaqur nga kjo gjëndje. Kjo në krahasim me vitet para luftrave në ish -Jugosllavi. “Në ato vite Ulqini ishte i populluar nga turistë gjermanë. Këta të fundit bënin një turizëm elitar. Kurse sot bëhet një turizëm domatesh”, – tha për “Biznesi-n”, – pronari i një restoranti në Ulqin.


Jeta e natës
Përveçse për familjarët, turizmi në Ulqin është i përshtatshëm edhe për të rinjtë. Ata mund të zbaviten në lokalet e ndryshme të natës me muzikë “Live” natë për natë. Aty këndojnë këngëtarë të njohur si Lori, Gjyste Vulaj etj, që kanë admirues jo të pakët edhe në Shqipëri. Përveç lokaleve të rinjtë mund të zbaviten edhe përgjatë shëtitores në buzë të detit, e cila është e mbushur deri në orët e para të të mëngjesit. Kjo lëvizje është e favorizuar edhe nga siguria e madhe e rendit dhe e qetësisë në Ulqin. Sipas banorëve kjo mund të jetë shkak i respektit për shtetin të imponuar nga diktatura. Sipas tyre megjithëse nuk ndihet, prania e forcave të rendit është e madhe. Në mbrëmje në Ulqin mund të shohësh vetëm policët e trafikut, por ka shumë agjentë policie civilë. Disa prej tyre janë rekrutuar edhe në qytetet kufitarë si në Shkodër, Tivar, Podgoricë etj. Kjo është bërë me qëllim që të ndalohet importimi i kriminalitetit nga këto vende.


Plazhi
Vija bregdetare e Ulqinit është gati 33 kilometra. Kjo vijë bregdetare fillon nga kepi i Ulqinit të vjetër e deri në grykëderdhjen e lumit Bunë. Aty ka mundësi të ushtrimit të sporteve në plazh, sporteve të ujit si dhe të nënujit. Gjithashtu ka agjenci të ndryshme që ofrojnë xhiro me varkë në vendet e ndryshme me bukuri të rralla natyrore. Plazhi është i pastër e me infrastrukturë të rregullt e të mirorganizuar.


Vetëm 550 mijë euro investime shtetërore për turizmin në Ulqin
Kjo shumë është e papërfillshme në krahasim me 17 milionë euro e investuara në turizëm për Malin e Zi
Qeveria malazeze ka investuar vetëm 550 mijë euro për turizmin në Ulqin. Kjo shumë është praktikisht e papërfillshme, krahasuar me shumën prej 17 milionë euro të investuar nga qeveria e Malit të Zi në turizëm. Kjo sidomos duke pasur parasysh peshën që ka e mund të ketë Ulqini për turizmin e Malit të Zi. Pjesa më e madhe e këtyre investimeve kanë shkuar në qendrat e tjera turistike të Malit të të Zi; Budva, Kotorr, Herceg ovinë etj. Sipas Fuat Nimanit, kryetar i Komunës së Ulqinit, kjo vjen si rezultat i mëndësive të vjetra anti – shqiptare. “Shumica sallave duhet të ketë më shumë kujdes për Ulqinin”. Por, “Ende ka njerëz me koncepte që nuk mund të çrrënjosen kollaj. Këto diferencime do të kalojnë në të ardhmen”,- tha Nimani. Shkak i këtij trajtimi të ndarë është edhe ligji malazez për pushtetin vendor. Sipas Nimanit ligji për pushtetin vendor “është i dobët e centralizues”.
Problemi i diferencimit të fondeve për investime në turizëm ka gjetur pasqyrimin e vet edhe në mediat malazeze. Sipas, kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Malit të Zi, Dino Ramoviç, çështja e diferencimit është prekur nga mediat malazeze. Emisionet e shkrimet e gazetarëve u kanë tërhequr vëmendjen njerëzve kompetentë të qeverisë që të shqyrtojnë me kujdes projektet për Ulqinin. “Kjo nuk ka qenë në nivelin e duhur po kjo makineri ka lëvizur”, – tha Ramoviç.
Të ardhurat e Malit të Zi nga turizmi kanë kapur një shifër prej 180 milionë Euro. Nga këto të ardhura ka përfitimin e vet edhe Ulqini. Këtu bëhet fjalë sidomos për investime në infrastrukturë e në punët publike. Kështu qeveria qendrore ka investuar rreth 1.8 milionë euro në dy vjet për rregullimin e bulevardit të Ulqinit. Një tjetër shëmbull i investimeve publike në Ulqin është shtëpia e kulturës. Ndërtimi i shtëpisë së kulturës pritet të përfundojë brenda këtij viti. Ndërtimi i këtij objekti kulturor të rëndësishëm për Ulqinin ka filluar që në kohën e monizmit, siç shprehen vendasit. Por sipas Nimanit, investimet në Komunën e Ulqinit, nuk janë as të mëdha e as aty ku duhet të ishin. Sipas tij, shkak për këtë situatë është edhe mospasja e planeve urbanistike të detajuara. “Me hartimin e tyre në të ardhmen, do të rriten edhe investimet me qëllim realizimin e këtyre planeve”, – përfundoi Nimani.


Privatizimi; Zgjidhja e problemeve të turizmit në Ulqin
Flet Fuat Nimani; Kryetar i Komunës së Ulqinit
Privatizimi
Zgjidhja e problemeve të turizmit në Mal të Zi është që të shkohet drejt privatizimit masiv. Kjo pasi hotelet publike të trashëguara nga periudha titiste po degradojnë dita – ditës për shkak të mungesës së investimeve. Gjithashtu edhe qeveria e Malit të Zi duhet të akordojë fonde për zhvillimin e turizmit në zonën e Ulqinit. Tashmë ka një masterplan të bërë nga shoqëri e njohur gjermane i bërë për Plazhin e Madh. Sipas këtij plani deri në vitin 2020 parashikohet që të ketë 30 mijë shtretër. Kjo mund të bëhet e mundur vetëm me investimet private. Por investimet janë të penguara nga mungesa e planeve urbanistike të detajuara.
Në Ulqin nga autoritetet vendore po punohet që të menaxhohen me mënçuri burimet natyrore të Ulqinit. Tani ne po përballemi me një fillim të ri. Që në këtë fillim duhet të mendohemi mirë për orientimin e turizmit.
Sipas Nimanit, turizmi në Ulqin ka shumë arritje. Gjithashtu ka edhe shumë mangësi. “Ne po punojmë që të zvogëlohen këto të meta çdo ditë e më shumë.


Problemet
Një problem i madh i turizmit ulqinak është edhe mungesa e promovimit. Përveç materialeve të ndryshme që ofrohen nga agjencitë shtetërore të turizmit të Malit të Zi nuk ka ndonjë guidë të plotë turistike për Ulqinin. Ofertat turistike të Ulqinit i kemi prezantuar edhe në Kosovë e Maqedoni. Por duhet që të vijnë më shumë në shtetin Amë. Kjo për respekt të gërshetimit të të gjithë trevave shqiptare. Rregullimi i rrugës që lidh Shkodrën me Ulqinin nëpërmjet Murriqanit është një faktor që do të ndihmojë në rritjen e turizmit midis Shqipërisë e Ulqinit. Me rregullimin e rrugës do të jetë më e lehtë për turistët shqiptarë për të pushuar në Ulqin. Por edhe turistët e ndryshëm që vijnë në Ulqin do ta kenë më të lehtë për të vizituar Shkodrën e bukuritë e saj natyrore e historike. Në këtë mënyrë do të kemi një zhvillim të turizmit edhe tonin edhe në shtetin amë. Kështu fitojmë të gjithë.
Një problem tjetër është edhe informaliteti i turizmit. Ne nuk kemi një shifër të saktë as për numrin e turistëve. Kjo pasi nuk ka turizëm të harmonizuar. Për t’iu shmangur taksës turistike për shtrat njësitë turistike e fshehin numrin e turistëve. Kjo taksë është 50 euro cent në ditë për person. Gjithsesi Ulqini mund të mbajë rreth 100 mijë turistë. Por ky kapacitet nuk shfrytëzohet plotësisht. Shumica e dhomave në hotelet shoqërore (shtetërore) janë të shkatërruara e të pamodernizuara.
Ne nuk mund të themi se kemi zgjidhur problemin e ujit të pijshëm aq sa të arrijmë nivelet e turizmit të lartë. Probleme të tjera janë edhe ujrat e zeza, mbeturinat urbane etj, këto probleme duhet të zgjidhen që turizmi të ecë përpara.


Turistët
Shumica e turistëve janë kosovarë e shqiptarë nga Maqedonia. Por ka edhe shumë ka edhe shumë shqiptarë. Kjo na jep një kënaqësi të veçantë. Ka edhe turistë nga Perëndimi. Sidomos gjermanë. Ata kanë qenë miq të ulqinit në vite.


Bashkëpunimi
E rëndësishme është që ka bashkëpunim me Shqipërinë e Kosovën. Ai nuk është në nivelin e duhur. Sidomos marrëdhëniet e Ulqinit me shtetin Amë duhen rritur. Për të nxitur këtë bashkëpunim duhet krijuar regjimi i përbashkët i basenit të detit Adriatik. Ajo largësi e krijuar për shkak të komunizmit duhet që të kompensohet. Kjo është në interes të Ulqinit, por edhe të Malit të Zi e të Shqipërisë.
Në këtë drejtim është një ide e imja që qyteti i Ulqinit dhe ai i Sarandës të binjakëzohen. Kjo pasi ata kanë ngjashmëri si nga bukuritë natyrore ashtu edhe nga pikëpamja arkitektonike.


Ulqini
Plazhi i Ulqinit ka një gjatësi prej 44 kilometra. Kjo është e barabartë me të gjithë vijën bregdetare të sllovenisë. Këtu përfshihet vija bregdetare si dhe derdhja e Bunës në plazhin Ana Bojana (emri i vjetër i Bunës).
Plazhet e Ulqinit janë të njohura në të gjithë Europën. Ata kanë mahnitur shumë turistë nga të gjithë anët e Europës. Fatkeqësisht turzmi në Ulqin është goditur rëndë nga situata politike e luftrat në vendet e ish – Jugosllavisë. Ulqini ka 26 mijë banorë. 85 për qind e tyre janë shqiptarë. Ai është një model për harmoninë etnike e gërshetimin e kulturës me historinë. Ky model pozitiv ka qenë për ish – Jugosllavinë dje, por edhe për Malin e Zi sot.

biznesi

Por nuk eshte vetem financa problem.

shkoni ne durres sot ne darke, mbas ores 19 nuk ka asnje lokal te hapur.

Porti me i madh i RSH?! qytet me 100 000 banore

E c´ka te beje turisti?


Anton Ashta - 16-3-2005 në 17:32

Ermal Nazifi - 28/06/2004

Velipoja hap zyrtarisht sezonin turistik

Pas reshjeve që vonuan ardhjen e verës biznesmenët e banorët e Velipojës shpresojnë në një rritje të numrit të turistëve kosovarë, përveç atyre nga Shkodra, që janë turistët e përvitshëm të kësaj zone


Ditën e premte Velipoja, fshati me bukuri të rralla natyrore 30 km nga Shkodra, hapi zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2004. Me gjtihë problemet e shumta që shoqërojnë turizmin shqiptar dhe atë të Velipojës, biznesmenët vendas dhe banorët e zonës janë optimistë se do të ketë një rritje të numrit të turistëve. Ata shpresojnë veçanërisht në një rritje të numrit të turistëve kosovarë, përveç turistëve të shumtë nga Shkodra, që vijnë vazhdimisht në Velipojë për të hequr stresin e jetës së vështirë në një nga qytetet më të varfra të vendit.
Me rastin e hapjes së sezonit utristik 2004 u organizua edhe një ceremoni festive në Rezervatin Natyror të Velipojës. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, si: kryetari i Komunës Velipojë Dedë Kacaj, deputeti i zonës Valentin Palaj etj. Gjithashtu, në këtë ceremoni ishin ftuar të merrnin pjesë edhe 4 ministra si përfaqësues të pushtetit qendror. Por në ceremoni mori pjesë vetëm Gjergj Liqejza, zëvendësministri i Energjetikës. Liqejza ka qenë prefekt i qarkut Shkodër dhe prania e tij në ceremoninë e organizuar ndoshta është më e lidhur me detyrën e tij të mëparshme sesa me atë të tanishme si zv. ministër. Në ceremoni mori pjesë edhe ambasodori i Republikës Federale të Gjermanisë zoti Hans Peter Annen. Zoti Annen vuri theksin te mundësitë e mëdha të zhvillimit të zonës e bukuritë mahnitëse natyrale. Ai deklaroi se ambasada gjermane ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në vazhdimësi zhvillimin e zonave në veri të vendit. Në ceremoni u bë edhe prezantimi i projektit të organizuar nga GTZ shoqëria gjermane për bashkëpunim teknik në mbështjete të zhvillimit të turizmit e të zhvillimit të agrikulturës në komunën e Velipojës.
Pas ceremonisë të pranishmit patën mundësinë të vizitonin rezervatin dhe lagunën e Vilunit. Më pas u organizua edhe një drekë festive në hotelin “Fantazia”, që ndodhet në buzë të detit. Aty të pranishmit patën mundësinë të shijonin lloje të ndryshme peshku si një gatim tradicional të shoqëruara me mjeshtëri me antipasta e garnitura italiane e verë malazeze, duke kthyer këtë drekë një përzierje shijesh mesdhetare. Njëri nga punonjësit e hotelit tha: “Shpresojmë që të ftuarit e nderuar, veçanërisht nga Tirana, do të kthehen përsëri si turistë në Velipojë e në hotelin tonë”.


Velipoja
Po të udhëtosh në jugperëndim të qytetit të Shkodrës, rreth 30 km, do të mbërrish në plazhin e Velipojës. Ky bregdet është një perlë e natyrës shqiptare ku gërshetohen harmonishëm deti, lumi, plazhi, pylli, laguna e mali. Gjatësia e plazhit është 14 km dhe gjerësia rreth 300 m. Velipoja është plazhi më i ri i vendit me një moshë jo më shumë se 300-vjeçare. Deri në vitet ’80 turizmi ka qenë shumë i kufuzuar për shkak të afërsisë me zonat kufitare. Madje për të kaluar në rrugën për në Velipojë duhej që të pajiseshe me një leje të veçantë kalimi nga organet e rendit.
Rëra është e pashfrytëzuar dhe uji është kristal i pastër. Në afërsi ndodhet edhe rezervati i gjuetisë. Plazhi ka vlera të mëdha kurative dhe kushtet klimatike janë shumë të favorshme për plazh gjatë tre muajve të verës. Por fundjava është koha kur shumë shkodranë dhe vizitorë nga vende të ndryshme gjejnë prehje në këtë vend. Aty ka mundësi të ndryshme argëtimi. Jo vetëm plazhi dhe bukuria natyrore të zhytin drejt këtij vendi, por dhe pjesa më zbavitëse, që ka të bëjë me pasionin e njerëzve të veçantë për të peshkuar dhe për të gjuajtur lepuj. Në këto vitet e fundit Velipoja është mbushur me hotele dhe shtëpi luksoze për pushuesit.



GTZ: Projekti ynë për Velipojën, i vogël, por me vlera të mëdha
Në Velipojë GTZ ka marrë përsipër kryerjen e tri projekteve për informacion për hotelet, pastrimin e plazhit dhe zhvillimin e fermave bujqësore e lidhja e tyre me turizmin


Që nga marsi i këtij viti GTZ ka filluar zbatimin e një projekti në mbështetje të zhvillimit ekonomik në turizmin e zonën së Velipojës. Edhe pse Velipoja është një rajon tepër i pasur për sa u përket mundësive të zhvillimit të turizmit e të bujqësisë, ajo mbetet një zonë shumë e varfër.
Ajo përballet me 100 familje që marrin ndihmë ekonomike nga shteti. Komuna përballet me mungesa të theksuara të fondeve, që mund të përdoren për promovimin e turizmit e pasurive natyrore e për pastrimin e zonave turistkie. Duke pasur parasysh këto probleme GTZ vendosi të ndihmonte komunën e Velipojës për zhvillimin ekonomik të turizmit. Ismail Beka, drejtor i programit të GTZ – së për zhvillim ekonomik, tha: “Bashkëpunimi ynë në Velipojë nuk është bazuar në financime të mëdha të aktiviteteve dhe projekteve këtu. Madje në qoftë se do të flisnim për shifra në euro, financimi është një nga më të vegjlit në krahasim me çdo projekt tjetër që ka vepruar deri tani në Velipojë. Por ndikimi ka qenë i madh jo vetëm në zhvillimin direkt, por në krijimin e modeleve për një zhvillim të qëndrueshëm”. Projektet e GTZ janë zhvilluar në bashkëpunm të ngushtë me komunën; biznesin privat të turizmit e me sektorin privat bujqësor.


Problemet
Problemi më i madh në Velipojë si në të gjithë Shqipërinë, janë problemet e infrastrukturës, energjisë elektrike, ujit të pijshëm e kanalizimeve. Në Velipojë është vënë re një mungesë e madhe e nxitjes së fermerëve për të punuar tokën me gjithë sipërfaqet e lira e të papunuara prej vitesh. Në tjetër problem është edhe zhvillimi i turizmit vetëm me një sezon, atë të verës. Në Velipojë ekzistojnë mudësitë që turizmi të jetë i zhvilluar gjatë gjithë vitit po të merret parasysh ai që quhet turizëm i gjelbër. Përveç mungesës së fondeve është vënë re edhe një mungesë bashkëpunimi e besimi të dyanshëm midis komunës e sektorit privat.


Informacioni për hotelet
Projekti i parë e më i thjeshtë, sipas Bekës, ishte krijimi i një broshure informative për hotelet e kabinat në Velipojë; çmimet e ofruara dhe kushtet e secilit. Grumbullimi i këtij informacioni u bë nga dy studentë të degës së turizmit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Në bazë të këtij informacioni u krijua një broshurë turistike e domosdoshme për të bërë njohjen e Velipojës turistike. Të pranishmit në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik u pajisën me një broshurë të tillë. Kjo broshurë ka vlera të mëdha si e para e këtij lloji. Ajo ka informacion për vendndodhjen, kushtet dhe çmimet e 97 hoteleve në zonën e Velipojës. Megjithatë, është e domosdoshme në këndvështrimin e një gazetari, por edhe pushuesi për hartimin sa më parë të një guide të vërtetë turistike që t’i drejtohet si pushuesit vendas, ashtu edhe atij të huaj. Aty mund të përfshihen informacione të përgjithshme për Velipojën; çfarë ofrohet, shërbimet e mundshme dhe çmimet e produkteve kryesore e të transportit. Në këtë mënyrë jo vetëm mund të përfitohet një informacion i plotë për turistët, por mund të parandalohet edhe dukuria e abuzimit me çmimet. Kjo dukuri e dëmshme është vënë re sidomos ndaj turistëve të huaj e shqiptarëve me banim jashtë Shqipërisë.


Pastrimi i plazhit
Pastrimi i plazhit ishte edhe sfida më e madhe për këtë projekt, sipas Bekës. Kjo për tri arsye kryesore: mungesa e fondeve të komunës Velipojë (vetëm 1 milion lekë); mungesa e plotë e mjeteve për pastrimin e plazhit dhe mungesa e kulturës qytetare për të ruajtur pastërtinë e ambientit.
Meqenëse komuna ka vështirësi sociale; në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale u bë një projekt pilot për nxitjen e punësimit në pastrimin e plazhit. Në këtë mënyrë u punësuan 35 punonjës në sektorin komunal. Ministria e Rregullimit të Territorit e Turizmit vuri në dispozicion të pastrimit të plazhit kamionçina për largimin e mbeturinave. I rëndësishëm ka qenë edhe kontributi i biznesmenëve vendas në pajisjen me kosha për hedhjen e mbeturinave. Kudo nëpër plazh mund të shikoje kosha metalikë. Disa prej tyre ishin të bërë duke ricikluar fuçi të vjetra metalike. Disa të tjerë ishin bërë me shufra hekuri e mbanin edhe emrin luledielli.
Beka tha: “Natyrisht që projekti i GTZ-së nuk mund të zgjidhë pastrimin e zonës së plazhit të Velipojës. Por e rëndësishme është që në Velipojë të punohet çdo ditë me intensitet e me përkushtim. Duhen ndërgjegjësuar qytetarët për grumbullimin e mbeturinave në vendet e veçanta. Gjithashtu, edhe biznesmenët vendas duhen ndërgjegjësuar për pagimin e taksave të pastrimit të territorit rreth aktiviteteve të tyre.


Zhvillimi i fermave bujqësore
Në mënyrë që të promovohen prodhimet bujqësore të zonës, GTZ financoi krijimin e një tregu shitjeje për rreth 30 fermerë. Aty tregtarët e zonës tregtojnë çdo ditë prodhimet e tyre. Pajisjet e tregut janë bërë nga një mjeshtër mobilier i zonës së Velipojës.
Projekti i tregut të prodhime bujqësore në hyrjen e plazhit të Velipojës është një model që duhet përdorur edhe në zonat e tjera turistike të vendit, tha Beka.


Velipoja
Toponimia – Fjala Velipojë vjen nga sllavishtja dhe do të thotë Fushë e Madhe (Veliko Polje).
Çfarë ofron Velipoja – Velipoja u ofron pushuesve mundësinë për të kaluar pushimet në një vijë bregdetare me ujë të pastër dhe rërë të imët. Plazhi i Velipojës është i rekomanduar për vlerat shëndetësore e kurative. Vija bregdetare ka një gjatësi me rreth 3 – 4 km e me gjerësi prej rreth 200 metrash. Vija bregdetare shtrihet në një zonë të larmishme me pyll e me shkurre të shumëllojshme e me duna të vogla rëre me një pamje të rrallë e të veçantë.
Por jo vetëm kaq. Natyra e ka pajisur Velipojën me vlera unike natyrore.
Rezervati i pyllit të Velipojës – prej 700 hektarë pyll është mjaft i larmishëm me bimësi e kafshë të shumëllojshme. Një specie e rrallë e madje në rrezik është gjeli i egër (Tetrao urogallus).
Bregu i Bunës – përfshi edhe deltën e derdhjes së lumit në detin Adriatik ka bukuri të veçantë. Kjo grykë ka qenë mjaft e rëndësishme nga këndvështirmi ekonomik pasi ka shërbyer si portë hyrjeje për anijet e vogla që bënin transportin e mallrave të ndryshëm përmes lumit të Bunës drejt Shkodrës.
Laguna e Vilunit – me një sipërfaqe prej rreth 30 ha. Ajo është e pajisur me peshq të shumëllojshëm e mjaft të shijshëm. Gjithashtu, aty ka një numër të konsiderueshëm shpendësh shtegtarë e të përhershëm.
Fshati Rrjoll – ende i panjohur për vlerat e bukuritë e tij, është një fshat bregdetar ende i panjohur për vlerat e bukuritë e tij. Ai është në rrëzë të malit që ngrihet thikë mbi fshat.



Çmimet dhe shërbimet që ofron Velipoja


Mundësitë e akomodimit në Velipojë – në guidën turistke të Velipojës janë përfshirë 97 hotele e kabina pushimi. Asnjë nga këto hotele nuk është përfshirë në sistemin e vlerësimit me yje. Çmimet janë nga 2 – 18 euro për person, si dhe 8 – 72 euro për dhomë. Disa nga këto hotele kanë të përshirë në çmim edhe ushqimin në tre ose më pak vakte. Vetëm pak prej tyre ofrojnë telefon në dhomë. Shumë prej tyre kanë lulishte e parking për klientët e tyre. Disa prej tyre kanë edhe shërbimin e barit dhe restorantit. Në Velipojë ka edhe plazhe private që ofrojnë mundësi akomodimi në çadra e shezllongë kundrejt pagesës prej 3 qind lekë për një çadër e 2 shezllongë. Në plazh ka edhe një rrëshqitëse me ujë që të kujton mjediset e një akuaparku. Shumë zbavitëse për fëmijët. Koshat e mbeturinave janë të përhapur. Ka edhe banja e dushe publike që ofrohen kundrejt një pagese prej disa dhjetëra lekësh.
Shërbimi – në lokalet që patëm mundësi të frekuentonim shërbimi ishte i kulturuar dhe i shpejtë. Në plazh kishte e dyqane me ushqim të shpejtë e vende ku mund të blihen pije të ndryshme freskuese. Disa nga lokalet shërbejnë edhe si klube nate të përshtatshme për pushuesit e rinj. Ato shërbejnë deri në orët e vona të natës. Çmimet e pijeve dhe e ushqimit të shpejtë nuk janë më të larta se mesatarja e tyre në qytete. Nuk ka lista çmimesh të publikuara për të parandaluar mashtrimin e turistëve. Në tregun e prodhimeve bujqësore të ndërtuar me ndihmën e GTZ çmimet janë të publikuara në etiketat përkatëse.
Infrastruktura – e zonës së Velipojës lë shumë për të dëshiruar. Rruga Shkodër – Velipojë është e shtruar vetëm deri në fshatin Trush, që ndodhet në 1/3 e rrugës. 2/3 është e pashtruar, duke bërë të mundur që rruga Shkodër Velipojë të jetë rreth 1 orë. Transporti Shkodër- Velipojë kushton 150 lekë.
Megjithatë, uji i pijshëm e energjia elektrike ishte e siguruar gjatë 24 orëve. Vihet re një mungesë e hapësirave të gjelbra midis ndërtimeve në plazh. Ujërat e zeza të zonës derdhen në det. Velipoja nuk është përfshirë në asnjë projekt për rregullimin e tyre e derdhjen në det të hapur. Po punohet për ndërtimin e një pike për grumbullimin e mbeturinave.
Rendi – në plazh makina dhe furgonë të policisë qarkullojnë në mënyrë të vazhdueshme duke garantuar rendin e qetësinë. Në plazhet me pagesë një faktor shtesë për ruajtjen e rendit janë edhe punonjësit.
Vendndodhja – Velipoja gjendet në rrethin e Shkodrës 22 kilometra nga qyteti, afër vijës kufitare me Malin e Zi. Si kufi natyror shërben rrjedha e lumit Buna (i vetmi lumë i lundrueshëm në vend) dhe grykëderdhja e tij në detin Adriatik.

biznesi

Vend i mrekullueshem, krejt i pa shfrytezume ka kene. Ka vite qe nuk e kam pa ma.


Anton Ashta - 12-7-2005 në 08:19

http://www.monitor.com.al/pdf/suplement%20turizmi.pdf


Anton Ashta - 19-7-2005 në 10:48

Turizmi si prioritet qeverisës


Feti ZENELI

Turizmi ka qënë prioritet ekonomik qysh në kohën e krijimit të të parës qeveri shqiptare, në vitin 1912. Kryeministri i asaj periudhe, Ismail Qemali, përfshiu në programin e vet qeveritar një studim të dy specialistëve të njohur vjenezë, njëkohësisht dhe miq të tij, që e renditnin turizmin si një ndër dy prioritetet e zhvillimit të duhur ekonomik të vendit tonë, së bashku me bujqësinë. Por, duhet thënë se turizmi ishte prioriteti numër “një”. Mbështetur në një vlerësim të tillë për këtë aktivitet të rëndësishëm ekonomik, qeveria zogiste nënshkroi në vitin 1926, pjesëmarrjen në “Konventën e Turizmit në Paris”, duke krijuar njëherësh edhe “Klubin Turistik Automobilistik Mbretëror”. Në vitet e mëvonshme të Mbretrisë Shqiptare, u ndërmorën edhe projekte konkrete për ndërtime objektesh turistike në plazhin e Durrësit dhe zona të tjera, por luftrat dhe trazirat e ndryshme politike të kohës, nuk lejonin që të bëhej më shumë në këtë drejtim. Çlirimi i vendit, ishte rasti më i mirë që ky projekt prioritar i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, të pasurohej dhe konkretizohej plotësisht. Por ndryshe nga sa pritej, edhe ajo pak punë e trashëgimi turistike e brezave të mëparshëm, u hodh “në koshin e plehrave të historisë” nga diktatura enveriste. Për 45 vjet me radhë, turizmi shqiptar u tallonizua si një stimul moral për punëtorët e dalluar të komunizmit dhe u bllokëzua si një privilegj për udhëheqësit më ta lartë të sistemit, duke ndërtuar disa shtëpi pushimi e vila, ndërsa për gjithë të tjerët, ishte një “mollë e ndalueme”. Diçka më mirë gjatë monizmit, u punua në drejtim të turizimit kulturor, por historia e Shqipërisë u politizua deri në atë masë saqë, frekuentuesit e vetëm të këtij aktiviteti, u bënë disa marksistë-leninistë ndërkombëtarë. Me rrëzimin e diktaturës dhe vendosjen e pluralizmit, u rikthyen shanset që turizmi të shndërrohej në një prioritet qeverisës, ashtu siç e kishin përcaktuar studjuesit e papolitizuar të paraçlirimit dhe siç e kishin programuar qeveritë shqiptare të kësaj periudhe të vështirë për vendin tonë, të cilët e vlerësuan drejt ofertën tonë të mrekullueshme natyrore. Por, në vitet e para të tranzicionit, puna për t’i rikthyer sektorit turistik vendin e merituar në hierarkinë e zhvillimit ekonomik të vendit tonë, duhej filluar nga “zero”, pasi atje ku edhe vendet ish-komuniste të gadishullit tonë si Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia, etj., kishin investuar urbanisht për të pritur turistin perëndimor, qeveritarët e diktaturës në Shqipëri, investuan militarisht për të pritur armikun imagjinar të përtej detit.
Megjithatë, gjatë periudhës ‘92-’96, edhe pse mungonte krejtësisht eksperienca dhe infrastuktura turistike, pati iniciativa ligjore dhe projekte të ndryshme zhvilluese për krijimin e një industrie turistike të qëndrueshme. Për formulimin dhe implementimin e politikave të ndryshme turistik u ngrit Ministria e Turizmit, ndërsa roli i organit vendimmarrës për politikën e investimeve në këtë sektor, iu ngarkua Komitetit të Zhvillimit të Turizmit. Është fakt i pamohueshëm që në këtë periudhë u kompletua infrastruktura ligjore dhe u kryen një sërë studimesh të ndryshme, për të mundësuar dhe orjentuar drejt potencialin e huaj investues në fushën e turizmit. Mbi këtë bazë u ndërtua “Rogneri”, kompleksi turistik në Linëz, “Sheratoni”, disa fshatra turistik në Golem, etj., nën shembullin e të cilave më vonë filluan të lulëzojnë edhe investimet vendase në këtë sektor. Në vitin ’94, u hartua edhe strategjia e parë për zhvillimin me prioritet të turizmit në vendin tonë, dhe deri në fund të vitit ’96, pati jo pak investime seroize në këtë fushë, por ngjarjet e vitit ’97 do t’i vinin kryq kësaj strategjie dhe flakën disa objekteve turistike në jug të vendit. Por edhe me stabilizimin e situatës së përgjithshme politike në vend, gjatë 7-8 viteve të fundit, turizmi asnjëherë nuk është trajtuar prej qeverive të majta si një sektor prioritar i zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit tonë, qoftë edhe verbalisht pasi u hartua strategjia kombëtare për zhvillimin e turizmit në vitin 2003. Bile në këtë vit, që përkon edhe me fillimin e qeverisë më të fundit “Nano”, potencialet turistike u bënë objekt përfitimesh të paligjshme dhe të pamoralshme prej pushtetarëve tanë në bashkëpunim me matrapazët e huaj, siç mund të përmendim vendosjen e depozitave të karburantit në zonën bregdetare, pronësimet dhe shpronësimet joligjore me trojet në bregdet, mosfrenimin e ndërtimeve pa leje, mosndërtimin e infrastrukturës turistike duke i përdorur fondet për rrugë elektorale, moszbatimin e konventave për ruatjen e detit nga ndotja, deri dhe projektet e mbetura në tentativë për importin dhe përpunimin e plehrave, etj. Me pak fjalë, krimbi i korrupsionit e ka brejtuar keqas “mollën” pandalueme, tashmë, të turizmit shqiptar.Gjithësesi nuk është arritur të deformohet natyra dhe varroset përfundimisht historia kulturore e vendit tonë, sado abuzuese dhe nënvleftësuese njëkohësisht, për t’mos thënë skandaloze, të ketë qënë keqqeverisja në fushën e turizmit.
Sot për sot ekonomia shqiptare nuk fiton asgjë nga industria turistike, pasi bilanci i të ardhurave nga një aktivitet i tillë është “zero”. Vitin e kaluar, për shembull, të ardhurat nga turizmi janë llogaritur në rreth 550 milionë dollarë, por po kaq është dhe shuma e parave të dala jashtë nga ata shqiptarë që për turizëm kanë frekuentuar vendet e tjera të botës, nga Azia deri në Amerikë. Këtë lloj bilanci skandaloz ne nuk e kemi në asnjë sektor tjetër dytsorë të ekonomisë shqiptare, ndërkohë që valuta për ne është shumë herë më e çmuar se sa për vendet të tjera ish-komuniste, për shkak të bilancit tepër negativ të import-eksportit, që kemi. Qeveria e re demokratike, e cila pritet të formohet pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005 ka premtuar se turizmit do t’i jap vendin e prioritetit ekonomik. Por një objektiv i tillë kërkon angazhime serioze dhe mjaft të mençura për t’u arritur. Gama e punëve dhe problemeve që duhen përballuar, në këtë rast, fillon që tek eleminimi ligjor i mbivendosjes së kompetencave e deri tek ndërtimi, para mbylljes së mandatit qeverisës, të infrastukturës së duhur rrugore dhe gjithë pjesës tjetër të infrastrukturës që lidhet me ujin e pijshëm, energjinë elektrike, higjienizimin, etj. Duhet patur parasysh se vetëm rrugë turistike përgjatë bregdetit apo në funksion të turizmit siç janë rruga Durrës-Kukës-Morinë, Tiranë-Peshkopi, Tiranë-Sarandë nga Berati, Qafë Thanë-Pogradec, Lezhë-Velipojë, etj., arrijnë në një gjatësi totale mbi 600 km, dhe kërkojnë një vlerë minimale financimi prej më shumë se një miliardë euro. Vetëm një koncesion frontal, dhe pa shumë burokraci, mund të ishte zgjidhja më efektive e këtij problemi. Por metoda e koncesionit dhe formave të tjera të investimeve të huaja, duke krijuar së pari klimën e përshtatshme të sigurisë politiko-ligjore, duhen aplikuar edhe për të zgjidhur mjaft probleme të tjera që pengojnë zhvillimin e turizmit si mungesa e energjisë elektrike, ujit të pijshëm, higjienizimit, etj.
Nga ana tjetër, cilësimi si prioritet i turizmit do të thotë zhvillimi i të gjitha formave të mundshme të turizmit në vend, duke përfshirë këtu krahas turizmit ujor apo natyror edhe atë kulturor. Kjo do të thotë se nuk duhet investuar vetëm përgjatë 420 km vijë bregdetare, dhjetëra kilometrave vijë liqenore por edhe për të mundësuar vizitimin e 13 parqeve të mëdha kombtare, zonave të shumta pyjore, mjaft qendrave arkeologjike anë e mban vendit etj. Shqipëria një ka trashgimi të pasur arkeologjike, qytete muze, historike; larmi folklorike, traditash e kostumesh popullore, shumëllojshmëri punimesh artizanale, etj., ku vetëm nga kqyrja e tyre fitohen miliona. Në aspektin e turizmit kulturor, “Shqipëria ka një shans që shpesh është krahasuar me shansin e Spanjës”, është nënvizuar jo shumë kohë më parë në një seminar kombtar për këtë çështje. Por ndryshe nga Spanja ne deri më sot kemi bërë pjesë në atë grup vendesh ku siç thotë Uill Durant, “…harxhojnë më shumë kohë për 24 orët e fundit dhe shumë pak për 6000 vitet e fundit”, pavarësisht se në trojet shqiptare kanë kaluar fatet e shumë perandorive, të cilat kanë lënë pas kështjella, fortifikata, rrugë, ura, kisha gotike të kohës së Kryqëzatave, kisha bizantine, xhami, turbe e teqe të shtatë sekteve të ndryshme, etj. Në Maqedoninë fqinje, për shembull, qyteti i Ohrit me arkitekturë osmane tërheq mijëra turistë në vit vetëm me qëndrën e vogël arkeologjike dhe një kështjellë; aq sa nuk mund të tërheq gjithë Shqipëria nëpëmjet Butrinit, Gjirokastrës, Tepelenës, Vlorës, Beratit, Apollonisë, Durrësit, Krujës, Lezhës, Shkodrës, etj. Nga ana tjetër në libra të veçantë të arkeologjisë flitet për një qytet antik të paeksploruar pranë Pogradecit, për të cilin mendohet se mund të jetë kryeqëndra e fisit të Enkelejve. I njëjti qëndrim shpërfillës i autoriteteve tona shtetrore vijon të lerë të groposur edhe një kështjellë rrëzë malit të Dajtit, që i përket mesjetës së hershme, e të tjera fakte si këto që tregojnë se krahas fondeve restauruese duhen krijuar mundësi financiare edhe për eksplorime e kërkime të mëtejshme.
Natyrisht nuk është e thënë që gjithëçka kërkohet të bëhet në drejtim të turizimit për t’i dhënë atij vendin e parë në kontributin financiar të sektorëve tanë ekonomik të realizohet brenda mandatit qeverisës të viteve 2005-2009. Ajo që kërkohet të arrihet brenda 4-vjeçarit të ardhshëm lidhet kryesisht me krijimin e bazës së duhur ligjore, ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe kryerjen e disa investimeve të tjera të këtij karakteri, me qëllim që duke filluar nga viti i ardhshëm bilanci i të ardhurave turistike të bëhet pozitiv, nga zero që është aktualisht, me qëllim që në fund të mandatit qeveritar të ardhurat t’i afrohen shifrës një miliardë dollarë, e cila është vetëm sa gjysma e të ardhurave që krahina e Malit të Zi siguron aktualisht nga një veprimtari e tillë.





19/07/2005
shek


Anton Ashta - 20-7-2005 në 10:48

Turizmi, ambienti dhe infrastruktura


Altin Ylli

Siç dihet, industria e turizmit eshte një nga shtyllat e zhvillimit te ekonomise te shume vendeve te botes. Kjo industri eshte veçanerisht e rendesishme, per vendet ne zhvillim dhe me probleme te papunesise, varferise, eksporteve, etj., siç eshte edhe Shqiperia, ku me te drejte, eshte konsideruar edhe sektor prioritar per zhvillimin ekonomik. Fati yne eshte se, gjeografikisht ndodhemi ne pellgun e Mesdheut, i cili per shkak te klimes dhe faktoreve te tjere, eshte tregu me i madh i turizmit ne bote dhe magnet i pervitshem per qinda milione turiste te huaj nga vendet me te pasura te botes (Europa, Amerika Veriore, Japonia,etj.).
Ne kete aspekt, te gjithe vendet mesdhetare e kane prioritet kete aktivitet te rendesishem, duke qene njekohesisht edhe ne konkurence te vazhdueshme me njeri-tjetrin, nepermjet rritjes se vazhdueshme te kapaciteteve akomoduese, cilesine e sherbimit, infrastrukturen, sigurine publike etj.
Zhvillimin e turizmit ne Shqiperi mund ta ndajme ne dy faza. Faza e pare qe perfshin vitet 1992-1997, mund te quhet faza embrionale e fillimit te investimeve ne kete fushe, qe mund te identifikoheshin, nga disa investime modeste, ne pak hotele e restorante ne gjirin e Durresit, e me pak ne ate te Vlores. Ne ate kohe u miratuan dhe u ngriten edhe disa "fshatra turistike" qe numëroheshin me gishtat e njeres dore. Pra, ne vitin 1997, bregdeti shqiptar ishte pothuajse i paprekur dhe me mundesi zhvillimi te shpejte, harmonik dhe bashkekohor.
Sot, 8 vjet pas vitit 1997, turizmi shqiptar mund te kete vetem emrin te tille, perfshire edhe nje ministri me te njejtin emer. Ne keto vite ne nuk kemi ngritur industri te turizmit, por kemi kryer nje masaker turistike, te pashembullt dhe te pandodhur ne asnje vend tjeter, ku inisiativa private, ne kuptimin e plote te fjales, eshte futur ne kurthet e ngritura nga administrata publike, deri ne nivelin e KKRTSH, e cila e shikon rolin e saj, kryesisht ne pushtetin e dhenies se lejeve dhe licensave, shpeshhere dhe siç eshte deklaruar edhe nga vete ata, ne kundershtim me kriteret me elementare te strategjive te miratuara, studimeve e projekteve per zona të veçanta, normave dhe standarteve te ndertimit ne kete fushe, etj. , duke e kthyer bregdetin, jo ne drejtimin e turizmit, por me teper ne zona kaotike banimi, me mungesat me elementare te infrastuktures rrugore, ndermjet zonave dhe brenda zonave turistike, furnizimit me energji dhe uje, dhe ç’ka eshte ana me primitive, pa kanalizime te ujrave te bardha e te zeza. Dhe eshte gjetur zgjidhje origjinale, duke legalizuar qe çdo objekt te kete nje grope per ujrat e zeza ose edhe me thjesht, duke i derdhur ato ne menyre te dukshme ose te padukshme, ne det.
Eugen Scante, ish-drejtor i Bankes Boterore ne Shqiperi, para largimit te tij, ne fund te vitit 2003, ne nje interviste dhene ne revisten “Monitor”, lidhur me gjendjen e turizmit shqiptar, eshte shprehur: "Vendosa te pushoj disa dite ne Sarande, por u ktheva menjehere. Eshte e pabesueshme se me çfare suksesi, keni bere te mundur masakrimin e bregdetit dhe shkaterrimin e turizmit". Eshte e qarte se insititucionet shteterore, nuk kane patur vullnetin qe te bejne detyren kryesore, ate te krijimit te kushteve per investime serioze e afatgjata ne fushen e turizmit, vendas dhe te huaja, nepermjet krijimit dhe zhvillimit te infrastuktures me te domosdoshme qe permendem me siper, por ate me te lehten, dhe me sa kuptohet, ate me fitimprurese, dhenien e lejeve te ndertimit, etj. Ne fakt, kete kulture "fshatareske" te turizmit, ekonomia jone, por edhe bizneset dhe individet qe kane investuar ne kete fushe, do ta ndjejne shume shpejt (jo se nuk ndjehet edhe sot). Kete e tregon fakti qe numuri i turisteve ne vitin 2004, nuk e kaloi shifren 350.000, ne nje kohe qe ishulli i Korfuzit, me 60.000 banore, pret çdo vit rreth 400.000 turiste te huaj nga Europa, Amerika etj., ka nje sezon te plote turistik, mbi 6 muaj ne vit ( nga 2-3 muaj qe e kemi ne). Argumenti per renien e ndjeshme te numurit te turisteve kete vit, me situaten zgjedhore eshte i pamjaftueshem dhe jo real.
Kjo eshte edhe arsyeja, qe rezultatet dhe perfitimet nga turizmi, sot jane teper minimale (perfitojme nga 350000 mije turiste, gati po aq te ardhura, sa jo me teper se 50000 mije shqiptare, harxhojne ne plazhet e vendeve te tjera). Eshte gjithashtu e rralle te shikosh turiste te huaj nga vendet europiane etj., siç mungojne edhe investimet u huaja serioze te kesaj fushe. A mund te imagjinojne ata nje bregdet ranor te mrekullueshem mbi 15 kilometra (gjiri i Durresit), me nje invetar legal prej disa mijra gropash te ujrave te zeza dhe ndotje gjithashtu legale te ujit te detit dhe sidomos te shtresave te nentokes.Vazhdimi i kesaj situate, do ti ktheje investimet e medha te bera deri tani nga biznesi dhe individet, dhe ato qe po behen, ne falimentime te medha.
Fale instalimeve te shumta e te kushtueshme, te mijra depozitave gjigande per uje, pompave dhe gjeneratoreve, tek çdo hotel, vile apo restorant, zhurmave te tyre ne çdo ore te dites dhe nates, territoret turistike te krijuara, me teper i ngjajne kantiereve industriale, sesa vendeve te pushimit. Perveç te tjerash, keto jane edhe faktore perse turizmi yne, eshte jo konkurues edhe persa i perket çmimeve te sherbimeve qe ofron. Sa më siper, qeverisja e majte, nuk mund te mburret per prishjen e ndertimeve e kioskave ne parkun “Rinia” dhe Lane, pas transplatimit te ketyre modeleve, ne propocione te medha dhe te pakrahesueshme per nga efektet, ne disa nga zonat me premtuese te turizmit shqiptar gjate 8 viteve.
Perveç sa siper, dhe qe jane esenciale per krijimin e kushteve normale, te pakten te nje turizmi masiv per shqiptaret, qe nuk kane mundesi te kalojne pushimet ne plazhet e vendeve te tjera, jemi mjaft prapa ne ndertimin e disa akseve jetike per zhvillimin turizmit.Te shkosh nga Tirana ne Sarande, ne muajt e veres, duhen te pakten 6-7 ore rruge e mundimshme, ndersa kosovareve, per te zhvilluar turizem "patriotik", u duhet te kalojne pershkojne nje rruge te rrezikshme dhe te mundimshme.
Ky problem, hap edhe diskutimin e hartimit te strategjive ne fushen e turizmit, dhe krahas saj, te strategjive te tjera, te cilat duhet te jene ne harmoni dhe te mbeshtesin njera tjetren. Ne kete kontekst, te pakten, aksi kryesor rrugor, ai Durres- Morine, per lehtesimin e ardhjes se shqiptareve nga Kosova e viset shqiptare rreth saj, ashtu siç edhe u premtua nga qeveria (per kete qellim imponoi taksen Majko, e cila nga viti 2004, vazhdon te mblidhet ne forma te tjera edhe sot e kesaj dite), duhet te ishte ne nje proces intensiv punimesh. Ashtu si edhe shpejtimi maksimal i ritmeve te infrastruktures, per zhvillimin e shpejte dhe real te potencialeve te turizmit ne bregdetin e Jonit.
Ajo qe te ben pershtypje, nga leximi i kesaj strategjie, eshte fakti se perveç se ka karakteristikat e nje plan masash, eshte edhe me konceptime te gabuara. Me kryesore dhe qe vihet re, eshte objektivi minimal i numurit te turisteve, qe sipas strategjise, ne vitin 2012, duhet te arrije 1.2 milion vete.
Ne strategjine e turizmit, gjithashtu flitet ne pergjithesi per infrastrukturen, por ne te nuk flitet per fonde dhe rruge konkrete, kanalizime te ujrave te bardha e te zeza, afate te kryerjes tyre.
Ne fakt, ne kete strategji, nje objetiv real dhe llogjik ekziston. Aty thuhet, e zeza ne te bardhe, se per zhvillimin e turizmit ne bregdetin jugor te vendit, duhet te ndertohet nje aeroport (ne rast se duhet te jete ne funksion te turizmit, duhet te kuptoje nje aeroport nderkombetar). Ky kusht i percaktuar ne kete strategji, as nuk eshte marre parasysh, ne rastin e dhenies me koncension te aeroportit te Rinasit, pasi te drejten per lejimin e aeroporteve te tjere nderkombetare ne Shqiperi, ia ka kaluar kompanise gjermane. Ne nje kohe qe Greqia ka mbi 30 aeroporte nderkombetare, pjesa me e madhe e tyre ne funksion te turizmit (Korfuzi me 60000 mije banore, ka aeroportin e vete nderkombetar, nepermjet te cilit, behet e mundur qe, shumica e turisteve te huaj nga veriu i Europes, te mbërrijne dhe akomodohen ne hotelet e prenotuara, brenda 3 oreve, nga nisja e tyre nga Londra, Stokholmi etj.).
Se fundi, ne kundershtim flagrant me interesat e turizmit, ne nje nga zonat me potencial te madh ne kete fushe, siç eshte Vlora, eshte projektuar te ndertohet nje kompleks i te gjithe infrastruktures dhe industrive me ndotese dhe me te rrezikshme ne bote, te ashtuquajturin "parkun energjetik", qe siç po del, pak e nga pak, do te jene disa TEC-e, depozita nafte gjigande, rafineri dhe nje port i posaçem. Perveç ndonje gabimi te bere ne dekadat e mepareshme, ne ndonje vend tjeter sot eshte aksiome e njohur (qe nuk ka nevoje per vertetim), se komplekset industriale, aq me teper ato te hidrokarbureve dhe te permasave te tilla, nuk bashkejetojne me industrine e turizmit. Kushdo qe ka patur rastin te udhetoje ne bregdetin grek, qe shtrihet ne segmentin Apropyrgos-Elefsina-Megara, do te konstatoje se ne kete zone jane perqendruar depozitat dhe refinerite e naftes te kompanive kryesore greke te hidrokarbureve. Mund te konstatohet se, per shkak te kesaj industrie, ne nje gjatesi bregdeti prej mbi 50 kilometra, nuk shikon zhvillim te turizmit. Edhe ishulli i Salamines, per shkak te ndodhjes perballe kesaj industrie, disa milje larg, nuk pershihet ne hartat e turizmit grek. Kjo industri gjigande, e projektuar te ndertohet ne gjirin e Vlores, jo vetem qe e demton zhvillimin e turizmit ne kete zone, me potencial te ardhurash, prej jo me pak se 250-300 milion dollare ne vit (duke llogaritur vetem objektivin minimal te strategjise prej 1.2 milion turiste shqipfoles), por do ta eleminoje plotesisht ate.
Perveç efekteve ne turizmin e zones dhe ambientit perreth, kjo industri gjigande hidrokarburesh, nuk justifikohet edhe nga ana ekonomike. Sepse eshte paradoks, qe Shqiperia te ndertoje disa TEC-e qe do te kerkojne importin e disa qindra mije ton nenprodukte nafte, si dhe rritjen e borxhit te jashtem ne disa qindra milion dollare per ndertimin e tyre, ne nje kohe qe ne kemi te pashfrytezuar rreth 70 perqind te potencialeve hidrike te lumenjve tane. Ndertimi i hidrocentraleve, nga kjo pikëpamje i ka te gjitha avantazhet, pasi kosto e energjise hidrike eshte disa here me e ulet se ajo e prodhimit nga nenproduktet e naftes, ndertimi i hidrocentraleve mund te behet me koncension, nga firma te huaja dhe vendase, duke u kthyer jo vetem ne prodhues me kosto te ulet te energjise elektrike, por edhe eksportues ne to te saj. Norvegjia, me popullsi rreth 4.5 milion banore,megjithese eshte nje nga prodhuesit kryesore te naftes ne bote, 99 perqind te energjise elektrike(115 miliad kwh, nga 5 miliard qe prodhon Shqiperia), e prodhon nga HEC-et, dhe nuk ka asnje TEC.




20/07/2005
shek


Anton Ashta - 9-8-2005 në 14:07

Fundi i turizmit patriotik


Arben Vata

Një miku im që ka ardhur për të kaluar pushimet e verës pranë prindërve të tij, diku në një qytet të jugut të vendit, më tregoi këto ditë torturën që kishte hequr ai bashkë me gruan dhe dy fëmijët e vegjël, një aventurë e përvitshme e emigrantëve shqiptarë në portet dhe kufijtë e tjerë të Shqipërisë. Në Portin e Durrësit ai kishte marrë vesh se taksa e qëndrimit në Shqipëri ishte disafishuar, ndërkohë që deri në dalje të portit atij i ishte dashur të paguante detyrimisht disa dhjetëra euro bakshish punonjësve që zvarrisnin me qëllim burokracitë e kalimit të kufirit apo i kërkonin ashiqare para atij dhe emigrantëve të tjerë në këmbim të një kontrolli më pak të imtësishëm të dokumenteve të makinës
apo të bagazheve. (A thua se një kontroll i tillë nuk ishte bërë po ashtu rigoroz përtej kufirit?!). Pasi kishte kaluar me vështirësi grumbujt e pafund të fëmijëve lypës nëpër ambientet e portit, miku im tha se do t’i bënte hallall të gjitha këto, nëse aventura nuk do të vazhdonte edhe më tej nga qyteti i Durrësit deri në vendlindjen e tij.
Rrugës për atje makina e tij, e cila ishte me targa italiane, ishte ndaluar sistematikisht deri në shtëpi, pothuajse nga të gjitha postblloqet e policisë rrugore. I mësuar me traditën, sipas së cilës policët rrugorë shqiptarë "gjahun" më të preferuar të tyrin në sezonin e verës kanë emigrantët dhe turistët e huaj dhe i shqetësuar nga tmerri që po përjetonin fëmijët që qanin sa herë që ndaloheshin nga patrulla policie dhe forca speciale të armatosura deri në dhëmbë, ai
kishte nxituar të vazhdonte ritin e dhënies së eurove nën dorë për të mos e zënë nata rrugës, e ndoshta për të mos qenë pre i maskave që kanë kohën e tyre për t’u zënë me punë. Kjo histori e dhimbshme që e ka përjetuar pothuaj çdo emigrant shqiptar apo kosovar që ka kaluar nëpër territorin shqiptar, m'u kujtua një natë ndërsa në një stacion TV, po jepej një kronikë nëpërmjet së cilës tregohej se shumica e emigrantëve kosovarë këtë vit kishin preferuar portin e
Tivarit në Malin e Zi dhe më pas tokën malazeze për të udhëtuar drejt shtëpive të tyre në Kosovë. Në një edicion informativ ky mund të konsiderohet si një lajm i zakonshëm, megjithë përpjekjet patriotiketë gazetares për të ofruar në kamera pushues kosovarë që deklaronin se kalimi nëpërmjet portit të Tivarit ishte thjesht një zgjedhje e rastit dhe kaq. Por e vërteta dhe ajo çka thonin me dhimbje vëllezërit dhe motrat tona të përtej kufirit, ata kanë vendosur që të
mos vijnë më nëpër Shqipëri, përderisa shteti i tyre amë nuk është aspak i sigurt, nuk u krijon atyre lehtësi në procedura, nuk ka infrastrukturë normale rrugore dhe ka kushte të volitshme për të kaluar pushimet dhe më pas për të udhëtuar në Kosovë apo mbrapsht në vendet e tyre të punës në Perëndim.
Shqiptarët që punojnë jashtë, kushdo qofshin ata, të Shqipërisë apo të Kosovës, edhe pse nëpërmjet punës së tyre fitojnë shumë me tepër se në Shqipëri, e kanë tashmë kulturë jetese që të mos harxhojnë para kot, aq më tepër kur ato detyrohen t‘ia japin bashkish punonjësit të shtetit. Vargu i makinave të kosovarëve që kanë filluar të frekuentojnë portet e huaja në vend të atyre shqiptare para se të mbërrijnë në Kosovë, përveç impaktit moral mbart në vetvete edhe një impakt të madh ekonomik për të ardhurat e qeverisë shqiptare dhe xhepin e privatëve shqiptarë, fitimet e të cilëve në këtë sezon plazhi kanë treguar se janë shumë më pak se vitin e kaluar. Paratë e disponuara për t'u shpenzuar në Shqipëri do të kalojnë në favor të xhepave të një shteti tjetër dhe qytetarëve të tij, ku përveç sigurisë dhe procedurave të lehtësuara, resurset dhe investimi privat ofrojnë gjithashtu edhe kushte më të përshtatshme dhe çmime më të lira për të kaluar pushimet. Por, ajo që më së shumti po largon emigrantët nga dyndja në kufijtë tanë është mungesa totale e sigurisë në vend, sidomos në javët e fundit, ku përgjumja e shtetit e ka nxitur krimin që të ngrejë krye e të japë spektaklet e veta të radhës, ditën dhe natën, në rrugë, në plazh, brenda institucioneve bankare, duke ndëshkuar dëshmitarët e drejtësisë, duke hedhur në erë shtylla elektrike, duke zhdukur politikanë, nxitur konfliktet vëllavrasëse etj. Me një situatë të tillë në vend askush nuk do të ishte i çmendur që të rrezikonte, as edhe turisto-patrioti më i flaktë. Skena të tilla përsëriten gati vit për vit dhe zënë vende kryesore në ekranet e mediave, duke përkeqësuar
gjithnjë e më tepër imazhin e vendit. Socialistët që tashmë kanë ikur nga pushteti, kanë paguar edhe për këtë faturë, ndaj nuk do të jetë më faji i tyre nëse një situatë e tillë për qytetarët shqiptarë, emigrantët apo edhe turistët do të jetë edhe në vitet e tjera.




09/08/2005

shek


Shume here me eshte dashte me mallku dhe mua!

Pa zhduke kete problematike, kurre nuk do te kemi zhvillim te turizmit.


Anton Ashta - 16-8-2005 në 14:18

Ardit Muça - 16/08/2005

Ndërtimet dhe vrasja e bregdetit të Adriatikut




Të kaloje këtë vit në rrugën nacionale që përshkon plazhin e Durrësit ishte një dhimbje e vërtetë për sytë. Arrin të shikosh vetëm gjigandë betoni gjithmonë e më të lartë që nuk linin të dukej qoftë dhe një copëz deti. Duke filluar nga Plazhi i Hekurudhës e deri në të hyrë të Kavajës, shihen vetëm kantiere ndërtimi, pallate të përfunduar dhe të populluar nga pushuesit dhe pallate të lënë të papërfunduar që nga viti i kaluar, ndoshta për mungesë fondesh nga ndërtuesit. Ngado është një kaos i vërtetë, mezi mund të dallosh pak gjelbërim tek-tuk, por dhe ai mesa duket po shkon drejt zhdukjes. Në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, dikur shumë i frekuentuar nga pushuesit tiranas, këtë vit mund të shohësh vetëm pirgje të mëdhenj rëre, rezultat i gërmimeve pa fund që janë bërë për të ndërtuar pallate të reja apo hotele. Komplekset e para të pushimit të ndërtuara në këtë plazh vite më parë tani kanë humbur mes pallateve shumëkatësh, kantiereve akoma të hapur të ndërtimit dhe hoteleve të reja akoma të papërfunduar mirë. Përveç anës estetike, që lë shumë për të dëshiruar, këto ndërtime pafund kanë sjellë dhe ndotjen e plazhit, që edhe pa to ishte mjaft i ndotur. Mbeturinave të pushuesve i janë shtuar dhe mbeturinat nga materialet e ndërtimit, inertet e lëna nga ndërtuesit dhe dëmtimi i rërës.
Por ajo që të bie në sy është mungesa totale e rregullit të hapjes së këtyre kantiereve të ndërtimit. Duket se ndërtimi i tyre është bërë ku të ketë qenë e mundur pa ndonjë plan ndërtimi, ndërtesat nuk janë fare harmonike me njëra-tjetrën dhe krijojnë një imazh të shëmtuar. Pranë një hoteli të vogël rrethuar me gjelbërim ngrihet frikshëm një kompleks pallatesh, lyer me ngjyra po aq të frikshme që nuk shkojnë fare me një bregdet. Duket e pamundur që “përbindëshat” prej betoni të zhduken nga plazhi i Durrësit.



biznesi


Anton Ashta - 23-8-2005 në 07:48

Genci Kojdheli - 23/08/2005

Emigracioni turistik i shqiptarëve dhe impakti negativ në ekonominë e vendit

Shqipëria ofron shumë pak në infrastrukturë dhe shërbime turistike; hotelet në shumicën e rasteve janë biznese familjare me shumë pak, në mos aspak eksperiencë menaxheriale


Kur merren parasysh të dhënat, si borxhi i jashtëm i Shqipërisë zë 24,6 për qind të PBB-së, ndërsa borxhi i brendshëm arrin në 2 miliardë USD dhe deficiti tregtar arrin në 1,7 miliardë dollarë, është mëse e natyrshme të synohet që 600 milionë dollarët që “migrojnë” për turizmin jashtë vendit të tentohet që të mbahen brenda ekonomisë shqiptare


Shpeshherë në diskutimet si akademike dhe socio-politike, ndërsa flitet për potencialin dhe perspektivën ekonomike të Shqipërisë, theksi vendoset menjëherë te turizmi. Në shumicën e rasteve shpejt konkludohet se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë gjeografike dhe njerëzore për të krijuar një industri turizmi konkurruese dhe efektive. Sidoqoftë, pamja momentale (por faktkeqësisht edhe perspektiva) nuk janë edhe aq shpresëdhënëse. Numri i turistëve në vend nuk i kalon 400 mijë (370 mijë turistë në vitin 2004) dhe të ardhurat nga kjo industri, po për këtë vit, nuk i kaluan 350 milionë $. Këto shifra janë tepër të vogla, nëse do të krahasoheshin me potencialet e sipërpërmendura të vendit, por edhe me një fakt akoma më problematik: 600 milionë dollarë janë harxhuar nga shqiptarët vitin e kaluar nëpër plazhet e Turqisë, Tunizisë, Egjiptit, Malit të Zi e deri te destinacionet superluksoze të Spanjës, Kubës dhe Hawait. Ky emigracion turistik krijon një deficit serioz (250 milionë dollarë), si për bizneset që ofrojnë shërbime turistike ashtu edhe për ekonominë e vendit në tërësi. Shkaqet që shqiptarët preferojnë më tepër të shkojnë jashtë janë të shumta dhe strukturale. Ato lidhen ngushtësisht me mungesën e strategjive themelore në këtë sektor, por përgjegjësia kryesore bie mbi vetë bizneset që ofrojnë shërbime turistike. Shqipëria ofron shumë pak në infrastrukturë dhe shërbime turistike; hotelet në shumicën e rasteve janë biznese familjare me shumë pak, në mos aspak eksperiencë menaxheriale; çmimet e shërbimeve janë të fryra në krahasim me cilësinë, si dhe ndotja e ambientit, sidomos atij bregdetar, ka marrë përmasa mastodontike dhe shpejtësi galopante. Po përmend dy fakte vetëshpjeguese: një dhomë standard hoteli në Sarandë gjatë muajit gusht kushtonte 3 000 lekë për person, dhe hoteli ofronte veçse një mëngjes të thjeshtë; ndërsa 15 minuta me një motor uji në Himarë shkojnë te 2 500 lekë (100 dollarë ora ?!). Ndërkaq, me 60 euro për natë, operatorët turistikë ofrojnë hotele ekskluzive me 5 yje në rivierën e Turqisë, me të gjitha shërbimet e përfshira, ku konsumatori s’bën gjë tjetër veçse argëtohet dhe pushon i qetë.
Pse jo pushimeve në Shqipëri?
Ekuacioni në mendjen konsumatore është mëse i thjeshtë: “Çfarë marr për këtë shumë parash këtu, dhe çfarë marr për të njëjtën shumë në një tjetër vend?” Ky ekuacion duket se funksionon mirë për vende si Kroacia, e cila vitin e kaluar priti rreth 8,8 milionë turistë, dhe të ardhurat nga turizmi arritën në 5,5 miliardë euro ose 20% të PBB-së së vendit. Turizmi sjell të tjera përfitime për ekonominë e një vendi, përveç impaktit të drejtpërdrejtë ekonomik. Vizitorët që shpenzojnë parà në hotele, restorante e dyqane, njëkohësisht krijojnë mjetet monetare dhe mundësinë për krijimin e bizneseve të reja apo zgjerimin e atyre ekzistuese; këto biznese kanë nevojë për menaxherë e punëtorë të rinj, dhe zgjerimi i tyre sjell edhe rritjen e ndërveprimit tregtar me të tjera biznese që ofrojnë mallra apo shërbime. Rrjedhimisht, edhe niveli i jetesës në zonat turistike tenton të ngrihet. Një mbështetje e komunitetit është tepër e rëndësishme për turizmin. Bizneset turistike varen ekzkluzivisht nga njëri-tjetri, si dhe nga biznese të tjera, qeveria qendrore dhe lokali, si dhe komuniteti i banorëve lokalë. Por mentaliteti dhe struktura e turizmit në vendin tonë janë akoma në faza arkaike dhe/ose eksperimentale. Flasim shpesh për miqësinë dhe mikpritjen e shqiptarëve, por jo të pakta janë rastet kur turistët e huaj shihen veçse si një mundësi e pastër përfitimi të shpejtë, duke i dy apo trefishuar çmimet e shërbimeve dhe mallrave që atyre u ofrohen. Disa hotele arrijnë deri aty sa zyrtarisht ofrojnë çmime të ndryshme për të huajt dhe shqiptarët. Këto strategji sigurisht që nuk favorizojnë një turizëm të shëndetshëm apo një të ardhme për këtë industri. Edhe nëse në 2-3 vitet e fundit kemi pasur rritje të numrit të turistëve të huaj në vend, kjo nuk do të zgjasë shumë nëse vazhdohet me të njëjtat nivele shërbimesh dhe raporti kualitet-çmim. Ajo që e bën Shqipërinë destinacion turistik është më tepër kurioziteti sesa fama për shërbime të mira apo çmime të pëlqyeshme. Por ky kuriozitet nuk do të mjaftojë në të ardhmen për ta mbajtur vendin në një pozitë konkurruse në rajon, kur “kundërshtarët” tanë janë vende si Kroacia, Greqia dhe Turqia. Perspektiva e një turizmi të shëndetshëm varet së tepërmi nga dy faktorë: a) promovimi dhe reklamimi i faciliteteve turistike që ofron një vend, dhe b) përshtypjet që pushuesit marrin nga pushimet dhe ua kalojnë rrethit të tyre familjar, miqësor e shoqëror. Për të parin nevojiten investime dhe një punë serioze dhe e mirëplanikuar, që përfshin qeverinë qendrore e lokale, si dhe bizneset që operojnë në industrinë e turizmit. Këto të fundit duhet të jenë ekstremisht të angazhuara për ta rritur nivelin dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojnë, si dhe për t’i promovuar ato në nivel kombëtar e ndërkombëtar (në kuadrin e promovimit duhet përmendur që vetëm 3% e hoteleve në Shqipëri kanë një faqe internet!). Mesazhi që nevojitet të përçohet te bizneset, por edhe te komuniteti që ndikon këto biznese, si dhe ofron facilitetet dhe shërbimet, është shumë i qartë: industria e turizmit është një investim afatgjatë, i ripërtëritshëm, shumë i vështirë për t’u krijuar në standardet e kërkuara nga tregu globalist, dhe akoma më i vështirë për t’u mbajtur në të tilla standarde. Mjafton të kujtojmë që Greqia në vitin 2000 priti rreth 12,5 milionë turistë, dhe Turqia rreth 11 milionë; ndërsa në vitin 2004, megjithëse Greqia organizoi Lojërat Olimpike Athina 2004, duke i rritur kapacitetin dhe infrastrukturën turistike, priti vetëm 13 milionë turistë; kurse Turqia arriti shifrën rekord të 17,5 milionë turistëve (të dhënat të marra nga www.bloomberg.com). Regjimi liberal i vizave, çmimet e akomodimit dhe shërbimeve, si dhe promocioni masiv i vendit, si destinacion turistik perfekt, e kanë çuar Turqinë në krye të listës së vendeve turistike në Europë e më tej.

Impakti negativ i emigracionit turistik në kuadrin e përgjithshëm ekonomik

Kur merren parasysh të dhënat, si borxhi i jashtëm i Shqipërisë zë 24,6 për qind të PBB-së, ndërsa borxhi i brendshëm arrin në 2 miliardë USD, dhe deficiti tregtar arrin në 1,7 miliardë dollarë, është mëse e natyrshme të synohet që 600 milionë dollarët që “migrojnë” për turizmin jashtë vendit të tentohet të mbahen brenda ekonomisë shqiptare. Gjatë vitit 2004 importet kapën vlerën e 235 miliardë e 188 milionë lekëve, ndërkohë që eksportet arritën në mbi 61 miliardë lekë. Si pasojë, deficiti tregtar në vitin 2004 u thellua me rreth 22 miliardë lekë më shumë se në vitin 2003. Është e kuptueshme që edhe pushimet turistike jashtë Shqipërisë janë një “mall i importuar”, që nuk bën gjë tjetër veçse thellon deficitin tregtar, i cili është shkatërrues për ekonominë në zhvillim të vendit tonë. Janë emigrantët me dërgesat e parave pranë familjeve që ‘normalizojnë’ deficitin tregtar. Por të tilla dërgesa nuk mund të konsiderohen si burim i përhershëm të ardhurash, pasi emigrantët me kalimin e viteve tentojnë t’i reduktojnë kontaktet me vendin e origjinës, ose duke i tërhequr familjet pranë tyre, ose duke dërguar më pak të ardhura. Për më tepër, marrëveshjet e Shqipërisë me BE-në për ripranimin e emigrantëve të paligjshëm do ta pakësojnë numrin e emigrantëve potencialë që dërgojnë të ardhura në vend.
Duhet të jetë synim prioritar i qeverisë shqiptare, i strukturave të qeverisë lokale dhe, mbi të gjitha, i gjithë komunitetit shoqëror, si dhe biznesit, që t’i rrisë angazhimin dhe investimet, si financiare ashtu edhe ato në burime njerëzore, me qëllim ngritjen e standardeve e të nivelit të shërbimeve për ta bërë realisht Shqipërinë një vend tërheqës në hartën turistike europiane e më tej. Përndryshe, do të ngelemi gjithmonë “sekreti i fundit turistik i Europës.”


biznesi


Anton Ashta - 25-8-2005 në 18:59

Ervin Qafmolla - 25/08/2005

Borshi, mes ullinjve dhe detit

Bregdeti i Borshit është një nga zonat më të qeta në jug të Shqipërisë, me detin më të pastër, kuzhinë të mirë dhe çmime shumë të arsyeshme. Gjithashtu është i njohur për ullishtet e mëdha që shtrihen përgjatë bregut, si dhe mikpritjen e banorëve


Ujëvara
Në Borsh ndodhet një lokal i rrethuar nga rrëke uji që bien lart nga kodra në ujëvara të vogla, për të rrëshqitur më pas me rrëke të qeta poshtë këmbëve të klientëve, nëpër kanale të mbluara me frëngji hekuri. Gumëzhima e ujit përzihet me cicërimat e zogjve të shumtë që popullojnë pemët e larta përmbi lokal dhe, nëse qëndron gjatë këtu, kjo simfoni e natyrës mund të ketë efekte shurdhuese. Çmimet këtu, ndonëse me shumë të ngjarë janë më të shtrenjtat në Borsh, mbeten përsëri të lira. Lokali, që para disa vitesh ishte ende pa emër, është pagëzuar me emrin aktual nga një gjimnaziste nga Kosova. Që nga ndërtimi i tij e deri në atë çast pronarit i ishin propozuar gjithfarëlloj emrash të çuditshëm, të gjithë të huaj, por atij nuk ia kishte mbushur mendjen asnjëri prej tyre. Një ditë, një grup adoleshentësh nga Kosova kishin mbërritur aty, dhe një vajzë kishte pyetur për emrin e lokalit. E ftuar sakaq ta pagëzonte vetë, ajo e kishte quajtur “Ujëvara”.

Borshi ndodhet 45 kilometra larg Sarandës, dhe jo më shumë se 40 minuta me makinë. Një fshat i madh, brigjet e të cilit lagen nga deti Jon, vend i famshëm për një qetësi që vështirë se mund ta gjesh gjetiu. Gjithashtu Borshi, pas Vlorës, ka gjiun më të madh të bregdetit të jugut, ndoshta edhe ujin më të pastër, duke qenë se anijet që kalojnë aty janë shumë të rralla. Megjithëse Borshi ka mbi 3 mijë banorë, këtu që nga viti 1998 që nuk është regjistruar asnjë vjedhje apo incident tjetër që shkon përtej ndonjë debati me zë të lartë për punë politike kafeneve të fshatit. Vendësit janë përgjithësisht shumë miqësorë dhe të gjindshëm për t’i ndihmuar pushuesit edhe në situata që nuk sjellin kurrfarë përfitimi material. Zakonisht pushuesit qëndrojnë në “Qazim Pal” dhe “Shkallë”, të dyja lagje të poshtme të Borshit, të cilat ndodhen më pranë bregut dhe që praktikisht përbëjnë dy fashatra të vegjël më vete. Ndërmjet këtyre qendrave të banimit dhe detit shtrihet një hapësirë e madhe e mbjellë me ullinj, që vazhdon përgjatë një pjese të madhe të bregut, dhe që për nga përmasat mund të konsiderohet pa frikë një pyll. Plazhi i Borshit është në fakt një zallishte vigane, çka e bën veçanërisht jo të rekomandueshme të ecësh zbathur. Megjithatë mungesën e rërës e kompenson një ujë tejet i kthjellët dhe një bregdet i pamatë, ku mund të zgjedhësh të pushosh krejt fillikat në një qetësi që mund të prishet vetëm nga këmbora e ndonjë dhie në ullishtën kundrejt detit. Bregdeti i Borshit është një prej atyre pak vendeve ku nuk gjuhet kurrë me dinamit. Një veçanti e këtij plazhi është që borshiotët kanë ndërtuar streha gjatë bregut, duke ngulur hunj në zallin e padepërtueshëm e duke u hedhur kashtë si çati. Këtu pushuesit që dëshirojnë mund të mbrohen nga dielli pa paguar asgjë, ndërkohë që këto mbrojtëse nga dielli me materiale natyrore rezultojnë shumë më efikase se çadrat e plazhit. Zakonisht pranë këtyre strehëve ndodhen lokale, ku mund ta pish kafenë e mëngjesit krejt i qetë e pa u detyruar të dëgjosh ndonjë muzikë të lartë apo gumëzhima pazari, zhurmë që e has shpesh në shumicën e lokaleve në zonat turistike më të reklamuara përgjatë bregdetitit shqiptar. Plazhi i Borshit nuk i ka shkëmbinjtë karakteristikë të bregdetit Jon. Për t’i gjetur ata duhet të ecësh një copë herë anës detit, në të djathë, deri kur mbërrin te një mur i lartë shkëmbor që shtrihet i thepisur përgjatë bregut; dhe të pengon të shkosh më tej në rrugë tokësore. Nëse udhëtimi vazhdohet në rrugë detare, e gjen veten në Qeparo. Qejflinjtë e ekskursioneve mund të eksplorojnë moçalet e shkurret që ndodhen përgjatë shtratit të një përroi, i cili pasi përshkon lagjet e Borshit derdhet në det. Megjithëse e egër dhe relativisht e vështirë për t’u përshkuar, kjo zonë ofron transformime interesante të terrenit, shpendë të egra dhe një bimësi të harlisur, që vende-vende ka krijuar streha natyrore.
Turizmi që bëhet në Borsh mund të konsiderohet agroturizëm. Këtu sheh tufa bagëtish të imëta e të trasha, që kullosin ullishtave e lëndinave përreth apo që baresin nëpër fshat, duke i lënë udhëve “gjurmët” e tyre karakteristike. Ndaj bulmeti që pushuesit blejnë, apo u shërbehet këtu, është shumë i freskët e cilësor. Ndërsa pothuaj të gjitha shtëpitë janë të rrethuara nga kopshte përplot me perime e fruta të shumëllojshme; blerësve u qëllon që kur shkojnë të blejnë të tilla t’i shohin të këputen nga toka a nga qielli (në varësi të llojit) përpara syve të tyre. Gjithashtu shumë gjellë që shërbehen restoranteve të fshatit janë gatuar me këto prodhime. Në këto restorante një drekë për dy veta, me peshk a mish të bollshëm, sallatë të freskët, pije e çfarë tjetër mund të të kërkojë oreksi e të ta lejojë stomaku, vështirë se mund t’i kalojë 2 mijë lekët. Ndërsa akomodimi në vilat-hotele të improvizuara për stinën e nxehtë nuk kushton më shumë se 2 500 lekë në ditë për një dhomë. Por nuk bëhet fjalë për dhoma dosido. Dhomat janë të pajisura me banjo, kuzhinë, si dhe çdo pajisje elektroshtëpijake që ka një shtëpi normale. Por kujdes: nëse nuk janë të pajisura me DigitAlb apo Sat+, televizori flet vetëm greqisht.


biznesi

PO kjo?

Vetem greqisht?!


Anton Ashta - 31-8-2005 në 08:30

E Merkure, 31 Gusht 2005


SHQIPERIA, HARTA E ZEZE E MESDHEUT

Nga dr. Ilir Kaduku

1. Albania is a black map

Pas shume peripecish, pas shume perplasjesh, demokracia fitoi. Pavaresisht perpjekjeve acaruese te pales humbese dhe te ish - kryeministrit ( part - time ( per t(a kaluar vendin ne krize, verdikti i popullit dhe gradimi nga faktori nderkombetar tashme eshte konfirmuar. Eshte momenti qe populli shqiptar te kuptoje se jemi te gjithperfshire ne luften per ekzistence midis Shqiperise se demokrateve dhe Anti-Kombit te perfaqesuar nga korrupsioni shteteror i ish-klikes ne pushtet. Kombi shqiptar nuk ka me kohe per te humbur. Edhe me (nostalgjiket( e parajses se humbur, tanime e kane kuptuar se koha e tyre ka mbaruar. Ka ardhur koha qe (Baballaret( e kombit ta ngulin mire ne mendje, se nuk jane gje tjeter vecse (nje mbetje acide( e ish-qeverise antikombetare dhe e inkriminuar. Cdo makiazh, cdo aleance hibride me fitimtaret, cdo ( kameleonizim( i radhes per te cilat (Baballaret( e kombit jane mjeshtra, eshte fare i pashprese ne perballjen me faktet qe do t(i servire realiteti shqiptar ne te ardhmen. Ora e historise po afron, eshte ora e vertete e shqiptareve.

Kohet e fundit ne tregun inflacionist socialist, jane hedhur ide per krijimin e nje te ashtuquajture Konfederate e Majte apo idene e djaloshit djaloshar Balla per formimin e qeverise hije ne diell. Si gjithmone ne rolin e shpikesit, qendrojne figurat alkimike te Gjinushit, Islamit, Cekes, Rucit & Co. Ne, shqiptaret jemi mesuar me keto figura te urryera, shpikes te teorise se (thyerjes se kafkave te demokrateee(, te Mini e Mega Dushkut, te teorise se ( tokes se djegur( etj. Shqiptaret e kane provuar me se miri matematiken diabolike te perfaqesuesve te kesaj konfederate antishqiptare. Nuk marr persiper rolin e (analistit( dhe as rolin e (heroit( ne pershkrimet e (perdhunimit( konstant qe keto katarsiste, kjo (Federate( hajdutesh socialiste, i ka bere dhe po vazhdon t(u beje shqiptareve, popullit me te varfer te Europes. Kam shkruar shpesh per mafian ne tempullin e parase (Banka e Shqiperise ), per korrupsionin shteteror, per mafian (elegante( te Ministrise se Financave, per mafian e privatizimeve, per mafian e arsimit, por nuk do ma kishte marre mendja se mafia do te ekzistonte dhe brenda ne ujerat e kaltra te bregdetit tone te mrekullueshem.

Mendoj te jem me konkret. Dy miq skoceze, profesore te Universitetit te Strathclyde (Glasgou) ishin te ftuarit e mi per nje (eeekend( shqiptar. Preferova t(i guidoj ne plazhin e Durresit. Per te qene sa me (modern(, i pajisa me nje guide turistike. Titulli ishte dritherues per skocezet (Eelcome to Albania(. Rastesisht me ra ne dore nje guide luksoze, e shkruar ne gjuhen angleze. Titulli ishte shume dritherues (Eelcome to Albania(. Gjej rastin te falenderoj autorin, Agim Neza, i cili me nje stil te lehte, inteesant dhe mjaft bashkekohor informonte mbi poziten gjeografike, historine, popullsine, parqet kombetare, bregdetin, gjuhen, fene, ritet, organizimin e shtetit etj. Koloriti i guides ishte dhe me impresionant nga kolazhet fotografike te artistit irlandez Joe Mc Mahon. Per te qene dhe me konkret per Durresin, nga nje mik ne prefekture ne ilegalitet, u pajisa dhe me nje guide lokale te perpiluar nga (kokat( e Universitetit te Ankones dhe konkretisht nga Prof.Renato Novelino. Deri tani cdo gje ishte ne rregull. Si (gjysem durrsak( i vjeter, memdova ta filloj odisene time nga plazhi i durrsakeve, i famshmi (plazhi i currilave(.

Si nje (gjysem durresak( i vjeter, fillova me hipokrizi te luaj rolin e ciceronit: Ne Durres ka 86 hotele dhe motele, 1036 dhoma, 1320 shtreter, 214 bar-bufe-restorante, 6 agjensi turistike etj ( nuk dyshoja se po flisja brockulla, por doja te dukesha interesant ). Pastaj u thashe se Durresi ka 68.1 km bregdet, nga te cilat jane shfrytezuar vetee 4.8 km. Miqte e mi, malesore te Skocise, me pane me habi dhe me thane: (I dashur Ilir, pse je tallur me ne, kur ishe miku yne ne Glasgou? Ti na ke thene se je (jemi) me te varfrit e Europes. Ne, po te themi se ju jeni te varfer ne mentalitet dhe ne strategji (une e kuptova si te varfer ne tru). Gjate drekes ata me dhane nje (dush( te mire, njehere si ciceron dhe pastaj si shqiptar. Me mjaft finese, me hoqen nga duart guiden patriotike te zotit Neza dhe me dhane nje studim te nje shoqerie kerkimore mjaft prestigjioze (Eurispes(. (Eurispes( eshte nje kompani kerkimore italiane, e krijuar qe nga viti 1980. Eshte institucion autonom informimi e orientimi te opinionit publik. Ne fushat studimore te politikes, ekonomise dhe sociologjise. Eshte promovues dhe financues i fuqishem i kerkimeve ne fusha te interesave kyce sociale, kulturore, editoriale. Konkluzioni i (Eurispes( i publikuar ne raportin (Italia 2005(, ishte se Shqiperia dhe pse gjeografikisht ben pjese ne vendet e Mesdheut, bile ne nje pozicion strategjik turistik, nuk ben pjese ne harten e zhvillimit turistik te Mesdheut !!. Mbeta i shokuar. Nga (shoku( im i vjeter Ramiz Alia, kam mesuar se: (nuk jemi as lindje, as perendim(. Faktin se nuk jemi as ne Mesdhe, nuk e prisja. Mendova te lidhem me radio marrese me ish-studentin tone, shokun Bashkim Fino, por mendova se mos ma merr per provokacion. Informacioni i miqve skoceze nuk ishte konfident, por ishte bere publik nga mediat italiane te lajmeve. Ne raportin ne fjale ishin analizuar dhe trendet natyrale te secilit vend, qe kishte nderin te quhej mesdhetar. Konkretisht, persa i perket rritjes se investimeve dhe trendit te turizmit ne vitet e ardhshme, ne krye te listes qendronte Libia, me nje rritje vjetore 8 perqind. Pas saj, qendronte fqinji yne Mali i Zi me 7.4 %, per te vazhduar me tej me Sllovenine me 6.4 %, Turqia me 5.8 % dhe Kroacia me 5.5 %. Nuk dyshoj ne objektivitetin e (Eurispes , nisur thjesht nga fakti se Italia na paraqitej me ritmet me te ulta te zhvillimit dhe te investimeve ne krahasim me vendet e tjera (deri ne fund 2014 ). Apeninet ishte parashikuar nje trend prej 3.5 % ne vit. Italia, vendi klasik i turizmit qendron pas Tunizise me 4.5 %, Egjiptit me 4.4 %, Marokut me 4 % dhe Greqise me 5.7 %. Trondites per mua, si shqiptar dhe si ekonomist (i shqyer(, ishte statistika e influences se sektorit te turizmit mbi prodhimin e pergjithshem bruto (PBB). Fqinjet tane tradicionale Mali i Zi qendronte ne (pol position(, me nje perqindje vjetore 15 %. Me pas renditej Libia me 9 %, Tunizia me 6.6 %, Maroku me 4.5 %, Greqia me 4.2 %, Kroacia me 4 %, Sllovenia me 3.4 %, Italia me 2.6 %, Egjipti dhe Trqia me 2.5 %. Konkluzioni eshte i paster: si kudo dhe ne kete fushe Shqiperia eshte nje (black map( (harte e zeze). Nga te gjitha vendet qe na rrethojne dhe qe kane influence dhe aksese relative ne Mesdhe, shqipot per fatin e tyre te keq historik, jane te papranueshem.

* * *

Miqte skoceze, me zakonet e tyre tipike me ftuan pas drekes per uiskin e tyre origjinal. Duke qene se kam ca vite qe jam ndare nga miku im i vjeter, pija, i ftova per nje shetitje buze plazhit te currilave. Per te qene i sinqerte, jemi gjendur para nje (shoku ( nervor. Gjithcka ishte transformuar ne nje germadhe. Ne menyre instiktive morem aparatet fotografike dhe filluam te fotografojme si te cmendur. Per hir te se vertetes, jam ndjere i turperuar. Kam marre me dhjetra fotografi, te cilat si (agjent i vjeter( qe jam, nje pjese po i botoj ne gazete, ndersa dhjetra te tjera do ia dergoj peshqesh shokut Fino, (Perfektes( Shuli, Kryebashkiakut Koka, shokut Alizoti, prof.Novelino, zotit Tasim Besho e me ne fund te pafajshmit z.Neza.

Tashme bregdeti ranor pothuajse nuk ekzistonte me, ai ishte kthyer ne nje llum, ku naten dhe diten shkarkoheshin me qindra e mijera kamiona veteshkarkues me dhera te mbledhura neper gropat e themeleve te thella te pallateve dhe ndertesave te shumta qe ndertohen ne qytet. Enigme mbetet per qytetarin e thjeshte origjina e ketyre dherave, pasi nuk ka asnje kontroll per keto lloj dherash kur shkarkohen ne det ((gojedhenat( thone se mund te jene dhe nga zonat e kontaminuara te Spitalles dhe Porto Romanes). Deti i qytetit klasik bregdetar, nuk e ka me ngjyren e detit, ngjyren e kalter te qiellit, por ka ngjyren e dheut, ngjyren e vdekjes. Atehere shtrohet pyetja: Kush jane keta kriminele te kollarisur, keta te pandergjegjshem qe marrin guximin dhe denojne me vdekje detin dhe banoret e qytetit te lashte e te bukur? U trumbetua shume si nje (fitore( e fundit e revolucionit socialist krijimi i nje miniporti jahtesh tek zona e Brylit. Ne fillim, po te bejme nje renditje kohore, me pretekstin per te krijuar (te Bryli) te famshmet porte jahtesh, pa as me te voglen pergjegjesi hidhen me qindra ton mbeturina, te mbledhura s(dihet se ku? Sot, ky mal me mbeturina dheu ka hyre si nje dinosaur i ngordhur qe leshon metastaza te zeza ne det duke mbuluar reren e plazhit. Ne ( fletushkat( klandestine te bashkise dhe prefektures ka vite qe flitet me eufori per fonde gjigande per zgjerimin e rruges se currilave. Nuk ka shume kohe (pikerisht para fushates elektorale), qe ka filluar zgjerimi i rruges se currilave, por dhe aty pa pike pergjegjesie, dheu i kodres hidhet ne det. Nderkohe ekziston ne leter, ideja e ndertimit te nje ure ne thellesi te detit (sistem piste). Absurdi qendron ne faktin se per vite te tera nuk duket kembe ure, pervecse kamionave qe nate e dite nuk pushojne duke hedhur dhe, dhe pambarim. Sa here qe Poseidoni merzitej nga pesha e dheut terbohej, rrembente dheun dhe e shperndante ne det. Por makuteria per te fituar, nuk i ndali (vrasesit e detit(, qe munden zotin e detit Poseidonin dhe dolen fitimtare. Amebat socialiste te tipit (Et(hem Ruka (Dora)(, dolen me te fuqishem se nje perendi mitologjike, ligjet e se ciles ne menyre te verber dhe te arsyeshme njerezimi i ka zbatuar dhe do t(i zbatoje perjetesisht. E tragjedia kriminale ekologjike vazhdon dhe me zyrtarisht. Nuk mund t(u besosh syve dhe arsyes njerezore kur sheh mekanizma te te gjitha llojeve, duke hedhur mbeturina dheu fare afer mureve te portit Prapa gjithe ketij kaosi ekologjik, qendron nje mekanizem diabolik shteteror. Po krijohen siperfaqe te medha toke (abuzive). Nese dikur ne kohen e te ashtuquajturit (socializem(, zbatohej urdhri i partise (meme(, qe t(i kthejme kodrat e malet ne fusha pjellore, sot per te fituar troje per qellime ndertimesh, mafia e pushtetit, nen rrogoz ka shpallur: Ta kthejme detin ne dhe, ne truall, ne kazino parash te pista.

* * *

E gjitha kjo ndodh sepse dy-tre firmat me te fuqishme te ndertimeve ne qytet, qe jane shkaktaret e kriminalitetit dhe katastrofes ekologjike, kane perfaqesuesit e tyre ne Prefekture, Bashki dhe ne Keshillin e Rrethit. Cdo gje eshte e qarte. Jane keta pra qe bejne ligjin, per interesat e tyre te fitimeve kolosale. Dhe Gregg Judge (ndertuesi me i madh i shekullit, qe zbatoi Las Vegasin), do ishte habitur nga mencuria dhe diabolika e ketij sistemi makiavelian shqiptar. Duke hedhur mbeturinat ne det, pusht (tetaret) perfitojne siperfaqe (truall) bregdetare, per te ndertuar me vone pallate. Atehere shtrohet pyetja: - Sa eshte fitimi abuziv kriminal i ketyre firmave te ndertimit qe kane edhe pusht(et) edhe para. Me lind e drejta tu shtroj nje pyetje ketyre zoterinjve: Sa eshte fitimi? Per 1 000 m( truall (te fituar nga dheu i hedhur ne det) duke perllogaritur se 1 meter katror (truall) ne bregdet, cmimi varion nga 400 deri 500 euro, i bie qe fitimi X, here 1 000 meter katror = 500 000 euro te fituar vetem duke hedhur dhe. Kurse ne bregdetin e qytetit te Durresit jane me mijera troje abuzive (prej dheut) qe shtohen perdite. Me vjen mjaft mire qe shoqja (Perfekte( Shuli, po perfiton pronat e trasheguara si (klase( e permbysur, sepse eshte e drejta e saj. Por ajo dhe bashkepunetoret e saj, duhet ta dine mjaft mire se ne asnje vend te botes se qyteteruar nuk eshte krijuar kapitalizem dhe borgjezi mbi mbeturina dhe mbi gjakun e nje qyteti sa te lashte dhe simbol per gjithe ne shqiptaret e ndershem Realizimi me sukses i projektit (me duar te pastra(, perben nje ( oksigjen( jetedhenes per z.Berisha, per qeverine demokratike dhe per te ardhmen e Shqiperise.

* * *

Suksesi eshte i lidhur ne menyre kauzale me zgjidhjen emergjente te seciles nga hallkat e zinxhirit te mesiperm, zinxhir i cili perben dhe kalvarin institucional te Shqiperise. E kam fjalen per raportin midis zyrtarit publik dhe raporteve te tij me sektorin privat. Etja e paskrupullt per abuzime eshte morali i zyrtarit ( homos corruptuss ( dhe ( homos administratius ( qe mistifikoi qeverisja kriminale socialiste. Lejtmotivi i punes se Departamentit te Administrates Publike prane Keshillit Ministrave ne rekrutimin e nenpunesve civile, ka qene aksiometrik ( Militant dhe abuzues (. Per frenimin e aksesit galopant te ketij fenomeni duhet amanduar urgjentisht ligji mbi konfliktin e interesave, ligj qe socialistet e abstraguan gjate viteve te ( invazionit ( te tyre. Qeveria demokratike duhet te siguroje qe rregullat e etikes te zbatohen dhe te jene unikale per te gjithe zyrtaret publike dhe bashkepunetoret e tyre te perfshire ne sherbimin publik. Ketu nuk duhet te bejne perjashtim dhe rastet kur zyrtaret publike levizin me ose pa ( dashje ( drejt sektorit privat. Koncepti anti - korrupsion duhet t(i kushtoje vemendje te madhe praktikave abuzive te qeverisjes socialiste, ku drejtues te kompanive me te rendesishme shteterore, pasi kane vjedhur me te dyja duart pasurine shteterore, hapin aktivitetete private pralele me ato qe kane pasur ne shtet. Si rezultat i ketyre praktikave abuzive ne tregun e korrupsionit shqiptar kane mbire me dhjetra kompani misterioze udhetimesh, farmaceutike, arkitekture, ndertimesh, sigurimesh, bankash, etj. Eshte mese urgjente nga ana e te kerkohet amandimi i ligjit dhe zbatimi rigoroz, ligj i cili siguron qe personat ngrejne kompani private te skanohen lidhur me rekordin e tyre kriminal apo dhe me kufizimin e te drejtave qe ata mund te jene ekspozuar. Ne te njejten kohe duhet qe aksioneret e kompanive private te tregojne burimin real te te ardhurave baze ne themelimin e kompanive. Nese ndokush deshiron informacion me te thelle per menyren se si ( kane lindur ( mjaft nga kompanite misterioze shqiptare , jam gati t(i ofroj sherbim falas.

Keto dite nje vendim ( qeveritar ( i marre me 27 Korrik 2005, percakton 7 vjet pune per pastrimin e bregdetit, ku ndermjet te tjerave thuhej: (Nje projekt prej 11 700 000 lekesh pritet te permiresoj zonen bregdetare te vendit tone (. Sipas nje projektligji, - Per ratifikimin e marreveshjes se kredise per zhvillim , ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare per Zhvillim (IDA) per projektin e menaxhimit te integruar dhe pastrimit te zones bregdetare(...Ja me ne fund nje rreze drite ne mbreterine e erresires qe ka pllakosur vendin gjate ketyre viteve. Por duke llogaritur shpenzimet qe do te duhen per pastrimin dalin shuma kolosale qe sigurisht do te jemi ne taksapaguesit te demtuarit? A nuk eshte rasti qe te zbatohet ligji i krimeve te renda qe perfaqesuesve me te shquar te kesaj Konfederate antishqiptare, t(ju sekuestrohet pasuria per krimin e organizuar qe po bejne, duke vrare detin dhe shpirtin e popullit shqiptar.

2. Mafia dhe politika.

Shume kohe me pare, rastesisht me ra ne dore nje version italisht i librit te famshem ( Mafia dhe Politika (, me autor Panteleone. I mbarsur me opinionet e ketij libri dhe i indoktrinuar nga filmat e Damiano Damianit, Mafian e identifikoja ne koshiencen time me nje bashkesi njerezish te kollarisur, absolutisht te pushtetshem, te gatshem per te kryer cdo krim njerezor dhe shteteror per arritjen e qellimeve te tyre kriminale. Nganjehere opinionet e Panteleones dhe ( horroret ( e Damianos, nuk me dukeshin reale dhe shpesh dyshoja ne vertetesine e tyre. Si ( socialist ( i vjeter, isha optimist dhe me dukej utopike, se nje bashkesi e tille njerezish do te invadonte nje dite te bukur, Shqiperine tone ( socialiste (. Por me sa duket jam profan, skolastik dhe nuk njoh vendin tim. Utopia u realizua. Erdhi dita e ( lumtur ( qe vendin e shqiponjave t(a invadojne nje bande gangsteresh, te cilen dhe vete Al Kapone do ta kishte zili.

Si pjesemarres intensiv ne ndryshimet e viteve (90, shpetimin e Shqiperise nga pikpamja ekonomike pa medyshje e kam pare tek vete pasurite natyrore, tek gjeografia e saj. Nje profesor i vjeter, nje mik dhe nje njeri i madh ( Prof. Vladimir Misja ), ne nje moment konfident, me ka thene ( Ilir, mos harro nje gje, miniera jone eshte turizmi. Turizmi eshte foshnja jone e arte (. Fjali te tilla, te thena ne ato vite perbenin nje herezi politike. Kam pershtypjen dhe bindjen se ky eshte nje realitet kombetar. Dihet se turizmi eshte industria me e madhe ne bote. Zhvillimi i saj ne kushtet tona, kuptohet se ka nje kosto te madhe politike, ekonomike, socialedhe historike. Mjafton t(ju kujtoj lexuesve se vetem gjate vitit te kaluar shqiptaret ne poziten e turistit, kane shpenzuar rreth 567 milion dollare jashte vendit. Per te qene te vemendshem ne rendesine e ketij treguesi, mjafton te permendim se kjo shifer perben 57.6 % te dergesave te emigranteve. Nga ana tjeter, i rendesishem eshte raporti aktual i te ardhurave nga sherbimet me eksportin e mallrave. Vetem gjate vitit 2004, turizmi ka gjeneruar 11 % me shume te ardhura se eksporti, ose me sakte 677 milion dollare. Wshte per te ardhur keq, por gjate viteve te fundit eshte rritur tendenca per te kaluar pushimet jashte vendit. Ky ekstrafluks jashte vendit lidhet me mungesen e komoditetit te turizmit vendas. Nese fitimeve qe realizohen nga bizneset ne fushen e sherbimeve, do t(i shtonim dhe parate qe shqiptaret shpenzojne jashte vendit, atehere shifra e perafert e perftuar do te ishte mbi 1 miliard dollare. Turizmi nuk duhet kuptuar thjesht si nje sektor ne vete, por zhvillimi i tij duhet i pare ngushte i lidhur me sektore te tjere, si : ndertimi, bujqesia, transporti,etj. Ne, Shqipot kemi qene gjithmone origjinal dhe radikal ne zgjidhjet tona. Nje here j(u versulem maleve dhe kodrave, per t(i bere pjellore si fushat: pastaj vazhduam me kromin qe cante bllokaden, me kombinate metalurgjike e superfosfate, ndersa tani vazhdojme me trena elektrike e ballona ajrore. Asnje here nuk n(a eshte dhene mundesia te gjykojme (me kembe ne toke(. Per te tashmen dhe te ardhmen e vendit tone. Dhe nje here qe Briganti Fatos Nano, tentoj te flase seriozisht per turizmin shqiptar (jo grek), per konceptet e turizmit masiv dhe atij elitar, gaboj (pa dashje( ne konceptimin demografik, gjeografik dhe rajonal te tij. Sipas ekonomistit liberal Nano, respekti ne politikat perspektive te turizmit varion ne ate jonian dhe (te tjeret(. Pra, logjika kuterbuese antikombetare dhe krahinore e filozofit Nano, qendron ne faktin e madh: klasa punetore dhe fshataresia punonjese, pra masat punonjese te lahen e te pastrohen andej nga Adriatiku i vjeter dhe demode. Elita, udheheqja e ndritur te vij ketej nga Joni. Me politika te tilla denigruese krahinore, nuk behet gje tjeter vecse vazhdohet me perralla te kohes se femijerise: (Hapu Sazan, mbyllu Sazan(. Ka ardhur koha moderne e turizmit shqiptar. Askush nuk do te lejoje qe per hir te kapriciove te nje njeriu te papergjegjshem, te vihet flaka pasurise me te madhe qe kemi ne, shqiptaret: turizmit. Jane harxhuar miliona euro per masterplanet e zhvillimit te turizmit dhe nuk dihet fati i zbatimit te tyre. Kam mjaft miq ne Ksamil (si ( agjent( i vjeter qe jam, po te deshironi ju o ish - kryeminister, ju jap dhe emrat). Te gjithe i dine bemat tuaja dhe te bashkekoheses suaj, ne shperndarjen e lejeve fallso te ndertimit ne Ksamil. A nuk e dinit ju, se Ksamili eshte pjese e ketij masterplani zhvillimi kombetar dhe nuk eshte prone e Thanas Nanos dhe e Bashkim Finos? Skema te tilla nuk jane gje tjeter, vecse varianti shqiptar i Panteleones dhe i mafias siciliane. Nje nder meritat e Brigantit Nano dhe (bandes se kollarisur( eshte se hodhen bazat e teorise (tokes se djegur(, sikur te ishin prone e baballareve te tyre. Te gjithe jemi deshmitare te privatizimit te bujshem te telekomit shqiptar. Keta (bij te eres( tentuan te privatizojne deri 15 dite para zgjedhjeve, rast unikal ne ekonomine boterore. Nuk dua te zgjatem me koncensionet qe perben nje kapitull me vete. Wshte i pamohueshem fakti se keta bandite te veshur me kollare jo rralle here na jane paraqitur si antishqiptare, si sherbetore te ndyre te interesave te tyre personale. Le t(i referohemi fakteve sepse ato jane te shumta dhe kokeforta. A jane po keta pushtetare qe shiten per (pese aspra( telefonine celulare, qe po i grabit ne menyre sistematike shqiptaret, qytetaret me te varfer te Europes? A jane po keta qe privatizuan bankat, naften, termocentrale, fabrika e kombinate te ndryshme? Qeverisja e ketyre banditeve te kollarisur do t(a katandisi qytetarin shqiptar nga qytetari i fundit i Europes ne nje argat i te huajve ne token e vet. Mijrat e emigranteve te perkohshem do konvertohen ne emigrant te perhershem me mungesen e deshires per te kthyer koken nga vendi i tyre. E gjithe kjo ka ardhur si rezultat i strategjise qeverisese kriminale aktuale.

Mos te harrojme se pasuria kombetare eshte pjesa me sensibel e nje vendi qe aspiron per demokraci. Dhe ne shqiptaret duhet te behemi me trima dhe te mbrojme te drejtat tona. Mos te vritemi me njeri tjetrin (pse me pe apo pse te pashe(, por te ngrihemi e luftojme per te drejtat themelore te demokracise, sic eshte prona. Le te luftojme me te gjitha menyrat (qofte dhe demokratike( kunder gangrenave qe na ka lene pas ish - klika ne pushtet. Mos valle ne presim qe e ashtuquajtura (Konfederate e Majte( t(a beje nje gje te tille? Cdo kush e di se cfare perfaqesojne keto monstra dhe klika e tyre. Atehere duhet t(i japim nje zgjidhje. Zgjidhja eshte: duhet t(a bejme vete. Natyrshem lind pyetja: A do te kemi ne, shqiptaret shtetin tone i cili do t(i kepusi duart kesaj Konfederate, qe po masakron Shqiperine tone, bregdetin tone?...Disa thone se vete shteti ishte i korruptuar, shteti i monopoleve, qe e kishte pushtuar mafia politike( State Chapture.). S(na mbetet gje tjeter te luftojme dhe te shpresojme se shteti i (Kohes per ndryshim( do te na riktheje dinjitetin njerezor..

kj


Ulpiana - 1-9-2005 në 02:06

Temë shumë interesante, s'ka dyshim.

1. Në rini nga më të vjetërit shpesh kam ndëgjuar se Shqipërisë nuk i duhen domatet dhe prodhimet tjera sidomos bujqësore me të cilat mburrej atëherë RSSH-ja e Enverit, por vetëm me turizëm Shqipëria mund të jetoj dhe të krijoj standard të lartë! T'i mos i keqkuptojmë ata që shpreheshin ashtu, kjo nuk do të thotë të lihet bujqësia!!!
-Me zhvillimin e turizmit produktet bujqësore gjejnë treg edhe më të favorshëm, dhe kuptohet se kjo nuk duhet të nënqmohet. Mirëpo ngelë dyshimi se sa mund të jetë Shqipëria konkurruese në tregun rajonal apo edhe botërorë me produkte ushqimore, krahasuar me Maqedoninë, Bulgarinë, Rumuninë apo edhe vende tjera. Kuptohet se produktet vendore do të gjenin treg në Shqipëri me një turizëm të zhvilluar.
-Gjithashtu vënin në pikëpyetje sa mund të përfitoj Shqipëria e orientuar në bujqësi, ngase bujqësia ishte të themi kushtimisht njëra nga veprimtaritë kryesore. A kishte Shqipëria edhe opcione-mundësi tjera? A duhej të ishte fokusimi në bujqësi apo dikund tjetër?
-Me zhvillimin e turizmit nuk do të eksportoheshin më pemë dhe perime të freskëta dhe të papërpunuara por do të shiteshin në formë të ushqimit të servuar në hotele, ku fitimi do të ishte shumë më i lartë!
Pra me një fjalë kjo nuk do të thotë të lihet anash bujqësia, por t'i ipet rëndësi turizmit!
As sot e kësaj dite Shqipëria fatkeqësisht nuk di ta forcoj turizmin. Krahaso turizmin Shqiptarë dhe mundësitë që ofron natyra me atë p.sh. Turk që është në invazion. Invtimet nga jasht do të ishin të mirëseardhura, pse JO!

2. Turizmi mund të ketë edhe aspekt kombërë. Rast specifik, sivjet isha në Ulqin për pushime. Të them të drejtën rrallë kam shkuar në Ulqin, nja 2 apo 3 herë në jetë, 2 prej të cilave si fëmijë që as nuk më kujtohen. Ne Kosovarët preferonim bregdetin Grek, për shkak të rrugës së drejtë dhe prej '80-ave edhe autostradë, krahasuar me rrugën për në Ulqin me shumë kthesa. Në Selanik arrihej për 4 orë dhe pritja ishte fenomenale.
Mirëpo çka desha të them, sivjet në Ulqin pashë gjithë emigrantët kosovarë që kishin ardhur në pushime aty, me qëllim që ti bashkojnë fëmijët që të shoqërohen në mes veti në një ambient shqiptarë dhe disi të ndikojnë në fatin e tyre të ardhshëm që mbase edhe të martohen në mes veti e jo me të huaj. Emigrantët këtë e shprehnin hapur. Pse mos të merret parasyshë edhe ky element. Populli thotë "me një të rame dy të vrame", edhe turist-lekë edhe e mbanë kombin gjallë!

3. Po të mos ishin turistët Kosovarë (Dardanë), Ulqinakët deri tash do të ishin të asimiluar në Sllav, pa dyshim! Madje edhe tani si kanë punët mirë, në fjalorin e tyre kanë hyrë së tepërmi sllavizma!!!

4. Fatkeqësisht turistët nga Shqipëria preferojnë Budvën!!! Mbase kërkojnë të ikin nga vendet ku flitet shqip dhe "të pushojnë pak nga shqiptarët"!!!

5. Ne nuk jemi e as që mundemi të bëhemi si çifutët e ti qojmë lekët te i joni. Në vend se Kosovarët të shkojnë në Greqi si më parë, apo në Turqi si këtyre viteve të shkojnë në Shqipëri apo Ulqin. Në vend se turistët Shqiptarë të shkojnë në Budvë, njejt do të kalonin në Ulqin apo të rrinë në bregdetin shqiptar, pse çka i mungon?

6. Për ish qeverinë e Sali Beishës, sa ishte President. Pas demokratizimit të Shqipërisë, kishin ardhur delegacione Belge të interesuara të investojnë ndër tjera sidomos edhe në turizëm. Kishin ardhur në përfundim se pa një plan afatëgjatë të zhvillimit të bregdetit nuk mund të flitej për investime. Perëndimorët mendojnë drejtë, dëshirojnë të dijnë si do të dukej bregdeti pas 20 viteve. Në bazë të atij plani mund të shënjestronin lokacionet për investimet e tyre të mundshme. Këta lobuan në EU dhe siguruan ndihma për Shqipërinë
-disa autobusë urban, mbase 60 copë, Saviem dhe Van Hool mbase ju kujtohen që deri vonë kanë qarkulluar në Tiranë si dhe
-16,5 milion EKU, atëher nuk kishte Euro, për përpilimin e një plani të zhvillimit të bregdetit shqiptar aq sa edhe u parashikua se mund të kushtoj ky projekt. Kjo ishte si kusht për të konsideruar investimet e mundshme. Asnjëher nuk u morr vesh se ku shkuan ato Lekë, përflitej se Sala i ka keqpërdorë për zgjedhje, por.......sidoqoftë projekti nuk u bë kurrë! Me apo pa investorë të huaj ai projekt duhet, që të mos i shëmtojmë plazhet tona. Ndëgjova se në Durrës ishte bërë "LESH" me ndërtime me dhe pa leje, sikurse që ishte dikur Tirana e para Ramës. A kemi ne një Ramë t'i del ballë shkatërrimit të Durrësit? Si të zhvillohet turizmi nëse vazhdohet kështu? Ndërtimet pa plan në bregdet e mbysin turizmin!!!!

Pa keqkuptime ju lutem, ne duhet të jemi edhe pak vetëkritik. Ne nuk jemi komunistë e të kënaqemi me lavdërata e t'i duartrokisim vetes si bënte Xhaxhi Enver, he he he
Populli thotë "ruaju atij që të lavdëron" si dhe "miku të kritikon e armiku të lavdëron".
Edhe armiqve duhet t'i pranojmë rezultatet, një skizofren si Edi Rama me rroba ngjyra të ndezura megjithatë ka rrezultate! Populli thotë "inatin mbaja e hakun mos ja ha".

OKAY, të mos dal nga tema, kemi mundësi të mëdha në turizëm, nëse nuk dijmë t'i shfrytëzojmë, qeveria ka mundësi të angazhoj ekspert të huaj, pse mos t'i paguajm, kur shkon në lëverdi tonën. Turqia e Tugut Ozalit kishte angazhuar Branko Horvatin dhe tani thuhet se Ozali e zhvilloj Turqin.


Ulpiana - 4-9-2005 në 23:16

Edhe një gjë do të kontribonte pa masë në zhvillimin e turizmit - rruga - via vita.

Së pari duhet patur parasyshë se Shqipëria për momentin nuk mundet të llogaritë në turistë të huaj, nuk ka e as që mund të krijoj kushte të mjaftueshme.

Hapi i parë duhet të jetë tërjekja e 2 milion kosovarëve, e cila do të ishte mjaft për fillim. Kosovarët nuk do të hezitonin të vizitonin bregdetin shqiptarë.

Por mungojnë gjërat më të rëndësishme rruga dhe siguria.

Mbase dikush do të thotë; po kosovarët po vijnë, po lavdërohen dhe asgjë nuk po ju mungon!!!!

Mos harroni se sivjet keni më pak turista kosovar se vjet. Numri i turistëve kosovar është shtuar në drejtim të Ulqinit dhe Turqisë!!!


Anton Ashta - 26-10-2005 në 09:05

TURIZMI SHQIPTAR DHE PROBLEMETIKA E TIJ


prof. dr. Vjollca BAKIU

Pedagoge në UT
Fakulteti i Ekonomise

Shqiperia eshte nje vend i “bekuar nga perendia”, nga pikëpamja e potencialeve natyrore, ende te pashfrytezuara per zhvillimin e turizmit. Kombinimi i mahnitshem i diellit, detit, bores, malit, fushes, e te tjera si keto, jane vetem produkt i natyres dhe shihen me mjaft “zili” nga vende tjera te botes, te cilat nuk i disponojne ato, sepse pikerisht ato perbejne edhe “lenden e pare” per zhvillimin e turizmit.
Por, shtrohet pyetja: a jane te mjaftueshme keto “lende te para” per te patur nje turizem cilesor, te qendrueshem dhe konkurrent ne rajon dhe aq me teper per t’u integruar ne Evrope e me gjere?
Nepermjet nje analize te thjeshte te turizmit ne Shqiperi, mendoj se mund te merret pergjigjja e kesaj pyetje, si dhe del ne pah problematika qe kerkon zgjidhje imediate per arritjen e objektivave ne kete fushe:
Duhet pranuar qe produkti turistik, (pra çdo gje qe ofrohet per turistet gjate kalimit te pushimeve apo te kohes se lire te tyre), nuk mund te jete si çdo produkt tjeter, te cilin konsumatoret mund ta blejne edhe nga “halli”, ai eshte nje produkt te cilin konsumatoret e blejne per “qejf”. Kjo do te thote qe konsumatori paguan mire, por me kusht qe te kenaqet. A kenaqet ai me produktin turistik shqiptar? Sigurisht qe jo. Pse? Te gjithe jemi deshmitare te ketij turizmi. Paguajme shume dhe nuk marrim ate qe presim, por ne vend qe te marrim kenaqesine, relaksin, marrim papastertine, zhurmen, mungesen e ujit, mungesen e dritave, mungesen e cilesise se sherbimit e te tjera. Turizmi nuk i duron dhe toleron keto probleme.
Pra, zhvillimi i turizmit ne kushtet e mungesave serioze ne infrastrukture, si mungesat ne rruge, drita, uje, e te tjera si keto, eshte gati i pamundur ose ne nje nivel embrional. Por krahas infrastruktures, turizmit i duhen edhe strukturat e nevojshme per akomodimin e turisteve, te cilat duhet te jene ne perputhje me mjedisin ku ato ngrihen, si hotele, motele, fshatra turistike, restorante, bar-kafe, ambiente argetuese, relaksuese e te tjera. Sigurisht ne zhvillimin dhe harmonizimin e ketyre dy komponenteve ka nevoje per nje kombinim te rolit te shtetit me iniciativen private. Shteti duhet te hartoje politika favorizuese per investimet e domosdoshme ne kete fushe, te cilat duhet te mbeshteten ne prognoza e projekte afatgjata dhe jo te behen ndertime sot dhe te prishen neser, siç eshte bere dhe vazhdon te behen ne disa zona turistike te Shqiperise, te cilat konsiderohen si perla te saj, por qe jane masakruar keq nga mungesa e projekteve te tilla, si dhe nga shfrytezimi i tyre per interesa personale nga ish-pushtetaret. Ky eshte nje abuzim me turizmin, pasi krijohet nje imazh negativ dhe veshtireson rikuperimin e tij.
Sigurisht per nxitjen dhe stimulimin e investimeve ne fushen e turizmit rol te veçante ka strategjia per zhvillimin e turizmit. Kjo strategji eshte e domosdoshme, por nga nje strategji e mire varet edhe e ardhmja e ketij turizmi, se sa i qendrueshem dhe sa kompetitiv do te jete ai. Gjate 15 viteve te fundit jane bere dy strategji, sigurisht jo nga specialiste shqiptare, por nga ata te huaj. Strategjia e pare nuk gjeti rrugen e saj te zbatimit. Pse? Ndoshta sepse nuk ishte realiste. Urojme te mos te kete te njejtin fat edhe strategjia e dyte per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi. Pse e them kete? Sepse edhe ne kete strategji ka mjaft probleme, te cilat mendoj se do te jete teper e veshtire te gjenden donatore apo investitore per te “hedhur parate” ne zbatimin e saj. Ne kete strategji shtrohen mjaft probleme te rendesishme per te ndryshuar dhe eshte e vertete qe ato duhet te ndryshohen. Karakteri i trajtimit te problemeve ne te eshte teper komercial, pa i pare ato te lidhura me mbrojtjen e mjedisit, si elemeti kryesor ku fabrikohen te gjitha produktet turistike, dhe pa mbrojtjen e te cilit nuk garantohet nje turizem afat gjate apo i qendrueshem. Keshtu nuk garantohen “parate” per implementimin e kesaj strategjie dhe bashke me te edhe zhvillimi i turizmit shqiptar.
Ndihet nevoja e permiresimit te menaxhimit ne kete fushe, pasi mjaft elemente te ketij menaxhimi po krijojne nje imazh jopozitiv te turizmit shqiptar, si:
Mosperputhja e vleres se produktit turistik te realizuar me çmimin. Perdoren çmime te larta, pothuajse te barabarta me ato te tregut evropian, perballe produkteve dhe sherbimeve jocilesore. Produkti duhet te paguhet per cilesine dhe vleren e tij. Mirëpo biznesmenet e turizmit shqiptar nuk nisen nga ky fakt, por nga fakti i thjeshte i fitimit te “majme” te momentit, i cili do t’i çoje ne nje humbje te sigurt ne te ardhmen. Ne keto kushte, me politiken e ndjekur, ne vend qe Shqiperia te fitoje tregje te tjera, po humbet ato te fituarat, si tregun vendës dhe ate kosovar.
Kultura e sherbimit, le per te deshiruar. Produkti turistik karakterizohet ne pjesen me te madhe nga produkti “sherbim”, i cili realizohet kryesisht nga personeli. Personeli i sherbimit pothuajse ne te gjitha strukturat turistike nuk ka kualifikimin e nevojshem turistik, si dhe as behen perpjekje per ta trajnuar ate. Tashme ne Shqiperi ekzistojne shkolla te larta dhe te mesme, te cilat pergatitin specialiste te niveleve te ndryshme. Por nuk ekziston vullneti i mire per t’i punesuar ata, duke filluar qe nga ministria perkatese e deri ne strukturat turistike, si ne hotele, restorante, agjenci udhetimesh, fshatra turisike, kompani ajrore e te tjera. Keshtu eshte e kuptueshme cilesia e produkteve te ofruara prej tyre. Nje pjese e mire e klienteles turistike shqiptare nuk eshte edhe aq ekzigjente. Por nese do te flasim per turizem kompetitiv ne rajon, pra per thithjen edhe te klienteles se huaj ne turizmin shqiptar, (dhe qe eshte e domosdoshme, ndryshe nuk do te kishte kuptim), atehere eshte domosdoshmeri ofrimi i produkteve turistike cilesore, dhe qe kjo e fundit te realizohet, ne menyre te veçante kerkohet kualifikimi i personelit te sherbimit me kulturen turistike. Eshte fakt, dhe duhet ta pranojme, qe mjaft shqiptare perpiqen te kalojne pushimet jashte vendit te tyre, gje qe do te thote se edhe shqiptaret po behen ekzigjente ndaj ketij produkti. Kjo na ben te mendohemi qe duhet te ndryshojme shpejt ne kete drejtim, per te mos humbur kohen, te ardhurat, klientelen turistike vendese.
Zgjidhja e problemeve te mesiperme duhet te ece paralel me shtimin e prodhimit ne vend, si te bujqesise, blegtorise, artizanatit etj. dhe me zhvillimin e sektoreve te tjere te industrise dhe transportit. Pasi turizmi eshte konsumator i ketyre produkteve dhe normalisht duhet te stimulohet zhvillimi i tyre, me qellim qe te kemi nje turizem autentik, i cili ne vetvete stimulon zhvillimin, dhe bashke me te dhe punesimin. Nje turizem i konceptuar ndryshe, duke inportuar produktet e nevojshme te tij, do te stimulojë importin, bashke me te dhe fluturimin e monedhes vendëse, do te rrise inflacionin, pra nuk do te jete efektiv ne zhvillimin e ekonomise se vendit. Probleme te kesaj natyre jane evidente ne vendin tone, prandaj duhet shpejtuar ne zgjidhjen e tyre per te mos u gjendur ne situata jo te favorshme.
Kemi gati pesembedhjete vjet qe jemi hapur ne tregun nderkombetar. Nje hapje e tille kerkon rregullat e veta te hyrjes, komunikimit dhe tregtimit. Nje gje e tille realizohet nepermjet nje marketingu efikas, ku rolin kryesor e luan shteti ne promovimin e ketij turizmi te porsa “çelur”, por qe duhet “rritur” e zhvilluar. Per kete duhen ngritur zyra te turizmit ne disa vende, ku mendohet se mund te thithet nje fluks turistik i nevojshem, pasi ky i fundit eshte e “ardhur” per vendin dhe per komunitetin e vizituar. E pse duhet lene ne “dore” te agjencive te vendeve perkatese, prurja e fluksit turistik te huaj ne Shqiperi? Dihet, interesi tyre nuk eshte ne nivelin e interesit te zyrave turistike shqiptare ne vendet e huaja, si dhe mungon informacioni i nevojshem per Shqiperine. Ne kete drejtim ka shume per te bere, pasi mugojne kataloget per Shqiperine, mungojne guidat turistike per destinacione te ndryshme, mungojne hartat per zonat turistike, vidio-kasetat per te gjitha vendet turistike, e shume te tjera, per te ofruar nje turizem cilesor.
Me e rendesishme eshte se mungojne idete dhe njohurite e nevojshme per te levizur dhe drejtuar “gjerat” ne sensin e duhur, si dhe mungon vullneti i mire per te bashkepunuar me specialistet perkates te kudo ndodhur ne vend, (qofshin keta inxhiniere apo profesore te diplomuar jashte vendit ne kete fushe) dhe qe jane iniciatore dhe promotore te zhvillimit te turizmit ne Shqiperi ne shume nivele, duke dhene ne forma dhe menyra modeste kontributin e tyre, edhe kur ate nuk ja kerkojne vendim-marresit ne kete fushe, por qe ata e ndjejne kete boshllek dhe perpiqen sadopak ta mbushin ndoshta, edhe nepermjet ndonje shkrimi te tille…. Ideja i paraprin veprimit, prandaj mbeshtetini ideatoret e kesaj fushe “pa xhelozi”, ne sherbim te çeshtjes kombetare, se ata jane te paket ne numer, por mjaft cilesore.
Keto dhe probleme te tjera te pranishme ne turizmin shqipetar kerkojne zgjidhje imediate, per mos e rrezikuar ate me shume se kaq. Pergjegjesia eshte e shumefishte, por me shume se çdo institucion tjeter, shteti ka rolin me deciziv per zgjidhjen e tyre, duke harmonizuar iniciativat private (interesat e bizneseve ne kete fushe) me politikat e medha te zhvillimit, nepermjet krijimit te “formative” dhe modeleve te caktuara qe garantojne zhvillimin e qendrueshem ne vend.




26/10/2005


Teori!

Turizmin ne RSH e pengon:

1. Ceshtja e Prones

2. Kriza energjitike

3. Infrastruktura e aeroportit ( vetem 1 aeoport?!) , e porteve ( vetem durresi qe eshte porti i vogel!?) dhe e rrugeve ( cilat jane rruget qe e lidhin RSH me Malin e Zi, Kosoven, Maqedonine, Greqine?!)


4. Me te drejte, mungesa e nje strategjie kombetare afat gjate per zhvillimin e turizmit.


etj

etj

Ama keto jane themelore!


Anton Ashta - 27-10-2005 në 09:11

Flet per "KJ", keshilltari i kryeministrit per ceshtjet e turizmit, territorit dhe pronave, z.Besnik Aliaj

Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", keshilltari i kryeministrit per ceshtjet e turizmit, territorit dhe pronave, z.Besnik Aliaj, ka bere te njohura prioritetet e qeverise shqiptare per zhvillimin e turizmit. "Do te synohet rritja e numrit te vizitoreve nga 300 mije, qe ka qene maksimumi ne kohen e qeverisjes socialiste, te kemi te pakten 500 mije vizitore ne vit. Te ardhurat nga turizmi nga 500 milion euro ne vit, te shkojne te kapten 800 milion"- thote Aliaj. Si pika te dobeta te turizmit shqiptar, keshilltari i kryeministrit Berisha ka vene ne dukje mungesen e nje vizioni te qarte mbi menyren se si duhet te eksplorohen potencialet e mrekullueshme turistike qe ka vendi. "Nga ana tjeter,- thote ai- ne nuk kemi kapacitetet e duhura, duke filluar qe nga punonjesit e thjeshte te hotelit, te agjensive turistike dhe deri tek politikeberja me e larte, per te kuptuar dhe per te zbatuar teknikat e turizmit bashkekohor". Sipas Aliajt, qeveria do te punoje edhe per promovimin e shkollave qe do te merren me pergatitjen e eksperteve te turizmit ne nivelin e arsimit te mesem.

Intervistoi: Esmeralda Gjoka

- Z. Aliaj, si e pritet emerimin ne postin e keshilltarit te kryeministrit per ceshtjet e turizmit, territorit dhe pronave?

- E quaj si nje vazhdimesi te asaj qe u nis para fushates elektorale, meqenese se bashku me nje grup ekspertesh te tjere ne Komitetin e Orientimit te Politikave, kemi punuar per hartimin e strategjive. Tani, kur opozita e dikurshme ka marre pushtetin, eshte momenti qe te realizohen ato qe jane thene. Menyrat per te kontribuar jane te ndryshme. Mua me eshte dhene shansi te kontribuoj duke keshilluar kryeministrin, gje qe e vleresoj edhe si privilegj, pasi eshte nje mundesi per te ndikuar ne hartimin dhe zbatimin e politikave te caktuara per te cilat jemi deklaruar me vite te tera.

- Cilat mendoni se jane disa nga pikat me te dobeta te turizmit shqiptar?

- Turizmi shqiptar ka potencial te jashtezakonshem ne vend, por, sic thate edhe ju, ka edhe pika te dobeta. Si piken me te dobet do te permendja mungesen e nje vizioni te qarte mbi menyren se si duhet te eksplorohen potencialet e mrekullueshme turistike qe ka vendi. Nga ana tjeter, ne nuk kemi kapacitetet e duhura, duke filluar qe nga punonjesit e thjeshte te hotelit, te agjencive turistike dhe deri tek politikeberja me e larte, per te kuptuar dhe per te zbatuar teknikat e turizmit bashkekohor. Se treti, situata e administrimit te territorit dhe te burimeve materiale qe ne kemi, nuk eshte aspak e mire. Madje, kemi nje periudhe kur interesi publik punon ne terheqje persa i perket situates mjedisore. Vitet e fundit kemi pasur nje demtim te madh dhe nje ndotje te madhe te mjedisit, gje qe e demton zhvllimin normal te turizmit dhe pengon ardhjen e vizitoreve te huaj ne Shqiperi.



- Cilat jane masat qe do te ndermarre qeveria per te permiresuar kete situate?

- Aktualisht ne kemi nje program te hartuar dhe te bere publik, tek i cili do te mbeshtetemi fort. Por hapi i pare ka qene rishikimi i situates, duke iu referuar jo vetem dokumenteve ligjore, por edhe situates ne terren. Cfare ka ndodhur me lejet qe jane dhene nga Komiteti i Zhvillimit te Turizmit? Cfare ka ndodhur me lejet e dhena nga Keshilli i Rregullimit te Territorit, qofte ne nivel lokal e qofte ai i qeverise qendrore? Cfare po ndodh me fshatrat turistike dhe si jane ata ne raport me pronesine? Tani jemi ne fazen e berjes se nje analize me dokumente zyrtare dhe mbi bazen e tyre, do te kemi nje aksion shume te shpejte per te rikthyer ne situaten ligjore te gjitha rastet ku jane bere devijime, ku ka pasur anashkalime, apo ku ka tejkalime te lejeve te dhena, te lincensave apo aktiviteteve te tjera qe jane ne favor te turizmit. Kjo eshte njera ane. Ana tjeter eshte hartimi i nje plani konkret veprimi, qe kerkon marrjen e disa hapave emergjente, te cilet do te riaktivizojne turizmin qe te operoje vitin tjeter ne menyre te suksesshme. Ne e kemi filluar punen ne kete drejtim, madje po synojme te stabilizojme kontaktet edhe me qeverisjen vendore, mundesisht me te gjitha bashkite dhe komunat qe jane ne zona turistike, te cilat do te thirren ne takime ne grup dhe ne takime te vecanta per te dhene detyra te qarta per pergatitjen e sezonit te ardhshem turistik. Tani po punohet nga ministrite e linjes qe te sigurojme dy nga prioritetet me te rendesishme te qeverisjes se re; ujin dhe energjine elektrike per 24 ore. Kjo nuk do te thote qe ky objektiv do te realizohet qe vitin e pare, por ne do te mundohemi ta veme ne eficense sa me shpejt te jete e mundur.

- Me konkretisht, cilat do te jene prioritetet e qeverise ne kete drejtim?

- Prioritet do te jete rritja e numrit te vizitoreve nga 300 mije, qe ka qene maksimumi ne kohen e qeverisjes socialiste, te kemi te pakten 500 mije vizitore ne vit. Te ardhurat nga turizmi nga 500 milione euro ne vit, te shkojne te pakten 800 milione. Bilanci i hyrjeve dhe daljeve te monedhes per shkak te turizmit ne vend, per momentin eshte zero. 500 mije turiste largohen per t"i bere pushimet jashte vendit dhe 500 mije vijne ne Shqiperi. Ne duam qe kete balance nga zero, ta bejme pozitive. Por qe te realizohet kjo, duhet rritur numri i shtreterve dhe i kapaciteteve strehuese, cka do te thote, qe duhet te ndertohen me shume vendqendrime turistike. Synohet rritja e kapacitetit te akomodimit me rreth 10 mije deri ne 50 mije shtreter. Do te kete gjithashtu promovime te shkollave qe do te merren me pergatitjen e eksperteve te turizmit ne nivelin e arsimit te mesem. Projekti me i madh eshte ai qe Ministria e Turizmit dhe Kultures do te punoje ne dy drejtime te vecanta. E para, ne drejtim te promovimit te turizmit kulturor dhe historik dhe, e dyta, ne drejtim te fokusimit tek nje projekt qe financohet nga Banka Boterore dhe qeveria shqiptare per zonen e bregdetit, ku Ministria e Kultures dhe Turizmit do te bashkepunoje me Ministrine e Puneve Publike per pastrimin e te gjithe bregdetit te Jonit.

- A mendoni se territori i vendit tone e favorizon zhvillimin e turizmit?

- Ket-_thone edhe institucionet me serioze te vleresimit te potencialeve turistike dhe te funksionimit te industrise se turizmit ne bote. Vitet e fundit eshte botuar ne media edhe nje vleresim i ardhur nga agjencite me prestigjioze angleze, te cilat kane parashikuar se Shqiperia, duke nisur nga ky vit elektoral ne te cilin jemi, deri ne 15-20 vitet e ardhshme, pritet te kete nje rritje 5-6 perqind te te ardhurave persa i perket turizmit. Kjo sepse pritet te kete nje rritje te ndjeshme te industrise turistike, per vete arsyen, sepse pas 15 vjetesh, shqiptaret kane nje nivel ekonomik dhe social te ndryshem nga ai i vitit "90. Por edhe sepse, shqiptaret, qofte politikanet dhe qofte qytetaret e thjeshte, kane nisur te kuptojne te mirat e turizmit dhe te mendojne se cfare duhet te bejne per ta ndryshuar situaten. Agjencite e huaja presin qe ne te hapim dyert, por problemi eshte qe kur te ndodhe kjo gje, te mos genjejme ata qe do te vijne. Eshte e domosdoshme qe shteti shqiptar, nga ana e tij, te beje nje propagande me te fuqishme ne nivel nderkombetar. Pikerisht per kete, ne kemi programe dhe projekte te vecanta per te ndryshuar imazhin e Shqiperise ne teresi, ne funksion te industrise se turizmit, per te gjeneruar sa me shume vizitore ne vend, duke permiresuar indirekt edhe nivelin e ekonomise se vendit.

- A ka filluar puna per zgjidhjen e ceshtjes se pronave, nje nder problemet me te spikatura ne vend?

- Problemi i pronave, eshte nje problem qe ka penguar zhvillimin e turizmit dhe te vendit ne pergjithesi. Ne kemi gjetur nje formule per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Ju jeni ne dijeni te faktit qe BE-ja ne negociatat e fundit te zhvilluara, ka kerkuar te mos veprohet me asnje lloj privatizimi pa zgjidhur problemin e tokes. Pra, pervecse domosdoshmeri e brendshme, eshte edhe kerkese e komunitetit nderkombetar qe kerkon ta integroje Shqiperine ne pjesen moderne te botes. Per te zgjidhur njehere e mire kete problem, duhet te ndjekim dy hapa: Se pari, eshte kryerja ne menyre perfundimtare e legalizimeve, cka do te thote, qe ne momentin kur fillon te zbatohet ligji, te mos lejohen ndertime te tjera, por ato qe jane ndertuar te hyjne ne proces legalizimi. Se dyti, te aktivizohet taksa e prones, qe eshte nje takse qe ekziston ne Shqiperi prej disa vitesh, ekziston ne te gjithe boten dhe eshte taksa kryesore qe mbush buxhetet e qeverisjes lokale dhe qendrore, por qe fatkeqesisht nuk mblidhet per arsye te pakuptueshme nga qeverisja lokale ne vend. Ne kemi vendosur te jemi shume kerkues ne kete pike sepse mendojme qe per nje periudhe shume te shkurter, brenda nje mandati katervjecar mund te mblidhen shifra te konsiderueshme ne kesh, qe vitet e para do te shkojne per kompensim. Ne nje moment te dyte, do t"i kalojne pushtetit lokal per investime ne infrastruktaure. Pra, ekzistojne potencialet per te kryer kompensimin. Para se te shkojme te kompensimi financiar do te jete kompensimi me asete, me toke, qe po evidentohet nga komisioni i kthimit te pronave dhe me objekte qe jane me status te paqarte ose me privatizimet qe mendohet te kryhen. Ky do te jete hapi i pare per te zvogeluar sa me shume kerkesen e kompensimit te pronave. Ata qe eshte e pamundur te kompensohen ne asete, do te kompensohen ne kesh, permes burimeve qe permenda.

kj


laci - 3-11-2005 në 09:08

as nje ndeshje futbolli nderkombetare nuk mund te organizojme , sepse nqs se do te vijne nje numer i madhe tifozash te huaj sa te mbushim stadiumin kombetar nuk kemi ku ti cojme per te fjetur .

sipas

http://www.instat.gov.al/graphics/doc/tabelat/Treguesit%20Ekonomik/Turizmi/TRZ2004/tu4.xls

kemi ne shqiperi :

hotele = 205

shtreter gjithsej = 8500


te shohim ne 2005 se si jane permiresuar keto numera.


Anton Ashta - 4-3-2007 në 08:06

Raporti: Shqipëria turistike, e fundit në Evropë


F. Zguro / J. Llupo
03-03-2007



Shqipëria mbetet në 10 vendet e fundit në botë, përsa i përket klimës së biznesit në sektorin turistik. E njëjta situatë është edhe në fushën e ligjeve dhe infrastrukturës turistike, duke e lënë vendin të fundit në Evropë, përsa i përket atraktivitetit në turizëm. Kjo e thënë, thjesht do të thotë që pasi të kenë vizituar të gjitha vendet evropiane dhe një pjesë të vendeve të tjera, që nuk bëjnë pjesë në kontinentin tonë, turistëve mund t'u bjerë rruga nga Shqipëria. Një vend të tillë aspak të dëshirueshëm, e kemi për shkak të klimës së vështirë që kanë krijuar qeveritë në radhë, për zhvillimin e biznesit turistik, si edhe të infrastrukturës ligjore. E kundërta ndodh për vlerësimin që i është bërë Shqipërisë nga Forumi Ekonomik Botëror, bazuar në vlerat njerëzore, kulturën dhe resurset natyrore që mbart vendi ynë. Shqipëria në këtë tregues, vlerësohet si një vend me vlera të larta humane, natyrore e kulturore, duke u renditur në vendin e 43 në rang botëror. Ky është i vetmi vlerësim pozitiv që ka marrë vendi nga ky raport dhe që vë në dukje edhe njëherë, se pengesat në këtë sektor jetik për vendin, krijohen artificialisht nga paaftësia e të qeverisurit, fakt që konstatohet edhe nga raporti. Nuk mund që të jetë ndryshe ky raport, kur, në vend vazhdojnë ndërtimet pa leje në bregdet dhe në të gjitha zonat turistike, duke shkatërruar pa asnjë lloj mëshire pasurinë më të madhe kombëtare. Nga ana tjetër ,është një histori më vete katastrofa e fshatrave turistikë, që janë kthyer në rezidenca personale të VIP-ve nga politika dhe fusha të tjera, ku paraja është edhe më e lehtë për t'u përvetësuar. Ndërsa, përsa i përket infrastrukturës turistike, gjendja vazhdon që të jetë e mjerueshme, duke munguar edhe kushtet minimale, që mund të lejonin që biznesi vendës të konkurronte me fqinjët, që tashmë janë shumë hapa para.
Raporti

Atraksionet natyrore dhe kulturore të Shqipërisë, së bashku me popullsinë e re dhe të prirur ndaj koncepteve të reja për zhvillimin e turizmit, qëndrojnë në antitezë me gjendjen aktuale të infrastrukturës tonë, në funksion të turizmit. Kjo është edhe esenca e nxjerrë nga një raport i ditëve të fundit, të Forumit Ekonomik Botëror, mbi konkurrueshmërinë e industrisë së udhëtimit dhe turizmit, të shtrirë në mbarë botën. Shqipëria është renditur e 90-ta në këtë listë, nga 124 shtete të marra në analizë. Përsa i përket konkurrueshmërisë turistike, vendi ynë ka lënë prapa vetëm dy shtete evropiane, Moldavinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, ndërkohë që pjesa tjetër e shteteve i takojnë kontinentit Afrikan. Më e rëndë paraqitet gjendja në tabelën ku jepen indekset e klimës së biznesit dhe infrastrukturës turistike, ku vendi ynë është renditur në vend të 114-in, nga 124 shtete pjesëmarrëse, duke rezultuar vendi i fundit evropian për këtë kategori. Infrastruktura ekzistuese e transportit tokësor (në vend 122/124) dhe atij ajror (në vend 113/124) kanë qenë edhe pikat më të dobëta në këtë kategori, të cilat e kanë renditur vendin tonë kaq pranë fundit të tabelës. Ndërsa, sipas kriterit të konkurrueshmërisë në çmimet e kësaj industrie, jemi renditur në vend të 80. Komplet ndryshe paraqitet vlerësimi i Shqipërisë në tabelën që shqyrton burimet njerëzore, natyrore dhe kulturore, ku kemi lënë prapa shtete të tilla, si Turqinë, Hungarinë, Egjiptin, Rusinë, Brazilin, Tajlandën etj., teksa jemi renditur në vend të 43-të, nga 124 shtete. Brenda kësaj kategorie, vlerësimi më optimist me të cilin na ka pozicionuar Forumi Ekonomik, është perceptimi kombëtar mbi turizmin, ku zëmë vendin e 10-të në botë. Ky vlerësim tregon se shqiptarët i njohin mirë avantazhet e zhvillimit të turizmit në vend, megjithëse janë të kushtëzuar nga klima e biznesit dhe gjendja e dobët e infrastrukturës përgjegjëse. Përsa i përket sigurisë, ne renditemi në vendin e 80-të, për higjienën në vendin e 58-të, për përparësinë e turizmi në vend të 107-të, dhe vlerësimi më i keq është për rregullat e mbrojtjes së mjedisit, ku jemi renditur në vendin e fundit në botë.

Sipas Forumit, Zvicra është shteti me konkurrueshmërinë më të madhe në industrinë turistike në botë, e ndjekur nga Austria dhe Gjermania. Ndërkohë që, SHBA janë renditur në vend të parë, përsa i përket klimës së biznesit dhe infrastrukturës turistike.

Forumi Ekonomik Botëror, ka dalë në këto përfundime, duke u bazuar në të dhënat e mbledhura edhe në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) me Organizatën Botërore të Turizmit, Organizatën Botërore të Tregtisë, si edhe me Këshillin Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit.

Klasifikimi: Zvicra, destinacioni turistik nr.1 në botë

Zvicra, Austria dhe Gjermania, janë destinacionet më të preferuara turistike nga të huaj. Ky klasifikim u publikua nga Forumi Ekonomik Botëror (ËEF). Bazë në këtë klasifikim kanë qenë burimet natyrore, kulturore etj. Në raportin për Konkurrencën në Udhëtime dhe Turizëm, për vitin 2007, në top-listën si dhjetë shtetet më të preferuara, gjenden edhe Islanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hong Kongu, Kanadaja, Singapori, Luksemburgu dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërkohë, Bullgaria ka zënë vendin e 54 në klasifikimin global të vendeve më të preferuara për turizëm, sipas agjencisë bullgare të lajmeve, Sofia Neës Agency. Bullgaria preferohet kryesisht për burimet natyrore dhe kulturore që disponon, u shpreh një përfaqësues i Forumit Ekonomik Botëror. Maqedonia renditet si destinacioni i 83, më i preferuar në botë

shekulli


Shqiperia as eshte as qe do te behet ndonjehere vend turistik.

Shqiperia eshte nje vend RREMUJE.

Gjerat qe vleresohen me pak dhe qe nuk kane asnje vlere jane strategjite e zhvillimit, qe ne fakt jane aktet me intelektuale te nje Kombi.

Shqiperia nuk di se cfare do, te behet:

Vend turistik apo vend trafiqesh

Ne Bote nuk eshte e vetme si vend RREMUJE te kuptohemi.

Pa zgjidhe keto probleme:

energji
uje
ujra te zeza
plehra
pronesi
planifikimi hapsinor

as qe mund te flitet per te ekzistuar mundesia e zhvillimit te turizmit.

Mundesite objektive jane, vetem teorike.

Vetshkaterrimi po vazhdon ne menyre shembullore. Per mendimin tim duhet nje ndryshim THELBESOR.

Ne duhet te marrim nje vendim themelor:

Duam te behemi nje vend turistik apo jo?

Ne varesi te pergjigjes, me pas duhet qe te ndertohen te gjitha strategjite, planet konkrete te zhvillimit duke marre si shembull vendet me te zhvilluara turistike, vendet e ngjashme si ne psh mali i zi, kroacia.

Mundesite teorike jane.


nurellari - 20-5-2007 në 16:45

Miti i turizmit shqiptar

Adri NURELLARI
botuar tek gazeta tirana observer

Edhe gjatë verës së këtij viti çështja e turizmit ka qenë në qendër të vëmendjes për opinionin publik shqiptar. Sërish u vazhdua që të përflitej për potenciale të pashfrytëzuara, brigje të virgjëra, toka të paeksploruara, sekretin e fundit të Evropës, dhe kjo gjë u shoqërua sërish me investime të mëdha në ndërtime hotelesh, apartamentesh pushimi dhe të infrastrukturës përkatëse. Në fakt, po të shikohet hollë dhe me gjakftohtësi, kuptohet lehtë se pretendimi për turizëm të zhvilluar shqiptar që të konkurrojë në tregje ndërkombëtare është një mit i vërtetë që vështirë se mund të bëhet realitet. Percepsionet që kemi ne sot për turizmin shqiptar janë të ndikuara nga disa kontekste, faktorë dhe konjuktura që kanë për të qenë afatshkurtra, ndërkohë që investimet në turizëm janë investime afatmesme e afatgjata, për rrjedhojë kanoset një rrezik që këto investime të shkojnë dëm apo të dështojnë. Kjo, pasi niveli relativisht i lartë i turizmit shqiptar sot nuk vjen si pasojë e potencialit tonë, por nga disa deformime rrethanore që sipas të gjitha gjasave kanë për të ndryshuar.
Kështu për shembull, vlen të theksohet se një pjesë e mirë e shpenzimeve që harxhohen për turizmin në Shqipëri vjen prej xhepave të emigrantëve, të cilët vetëm në periudhën e pushimeve mund të shkojnë të takojnë të afërmit në Shqipëri, prandaj gjatë verës vetëm në Shqipëri mund të shkojnë. Dhe këta emigrantë harxhojnë një sasi shumë të madhe parash gjatë periudhës që janë kthyer në vend për të kaluar kohë të këndshme me familjen. Mjafton të shikohet sesi janë dyndyr makinat me targa greke dhe italiane në Durrës e Vlorë. Mirëpo ajo që vihet re me emigrantët në përvojën e vendeve të tjera është se me kalimin e kohës lidhjet me familjen dhe vendin zbehen duke ecur paralel me nivelin e integrimit në jetën shoqërore të vendit pritës. Përpos emigrantët fillojnë e ndërtojnë jetën e tyre aty ku emigrojnë, martohen, blejnë shtëpi, marrin kredi për blerjet e tyre dhe lidhen kryekëput me vendin ku jetojnë. Gjithashtu deri tani emigrantët detyrohen të kthehen sepse të afërmit e tyre e kanë shumë të vështirë për t'i vizituar aty ku janë. Porse po qe se lehtësohen procedurat e bashkimit familjar sikurse pritet të ndodhë se shpëjti, dhe të lehtësohet gjithashtu mundësia e udhëtimit drejt vendeve të Evropës Perëndimore, padyshim që emigrantët do të kenë më pak arsye për të vizituar Shqipërinë. Kjo lë të mendosh se në një të ardhme jo dhe aq të largët ne kemi për të patur gjithnjë e më pak emigrantë që të kthehen për të kaluar pushimet në Shqipëri.
Çështja e pamundësisë për të udhëtuar jashtë kushtëzon edhe qytetarët e Shqipërisë për të kaluar pushime në infrastrukturën e bregdetit të Shqipërisë. Dhe këtu bëhet fjalë më tepër për problemin e vizave sesa të kostos, pasi për kosto këtu tek ne konkurohet denjësisht me çdo vend perëndimor. Po t'i shtohet këtu edhe mungesa e informacionit për mundësi apo alternative të arritshme jashtë vendit si në Turqi, Egjipt, Mal të Zi, Tunizi etj, kuptohet pse ne kalojmë me shumicë pushimet këtu në Shqipëri. Mirëpo duket qartë që ka një tendencë ndryshimi në këtë linjë. Tashmë dhjetra mijëra shqiptarë kalojnë pushimet në vendet ku mund të shkohet pa vizë si Turqia dhe me në kohën kur shqiptarët të mund të udhëtojnë lirshëm në perëndim apo në Evropën Qendrore, atëherë kuptohet që një pjesë edhe më e madhe e shtetasve tanë do të dëshirojë që pushimet ti shfrytëzojë për të vizituar ato vende të cilat deri tani i ka shijuar nga televizioni. Pra, pamundshmëria e udhëtimit ka për t'u zvogëluar në të ardhmen dhe kjo do të thotë që shumë shqiptarë që janë të detyruar të pushojnë këtu kanë për të zgjedhur vende të tjera.
Kosovarët zënë gjithashtu mbase shumicën e pushuesve në Shqipëri. Edhe ata vuajnë na problemi i udhëtimit pasi pashaportën e UNMIKUT e përbuzin shumë vende dhe bashkëkombasit tanë jashtë kufirit e kanë edhe më të vështirë se ne për të udhëtuar jashtë vendit. Kështu, Shqipëria përbri Malit të Zi ngelen destinacionet më të mundshme të turizmit. Një tjetër motiv është i ashtuquajturi turizëm patriotik që i shtyn shumë prej tyre që të kalojnë pushimet në bregun e Shqipërisë. Mirëpo patriotizmi dhe dashuria e madhe ndaj Shqipërisë ka qenë e zjarrtë për sa kohë Kosova ka qenë e pushtuar, mirëpo me kalimin e kohës kur Kosova të bëhet shtet i pavarur dhe të konsolidohet ka për të patur një ndjenjë më të zbehur dashurie ndaj Shqipërisë. Gjithashtu, kurioziteti pas vizitave të shumta tashmë të bëra ka për t'u tretur, pasi ç'kuptim ka të vizitosh më shumë se psh tre herë varrin apo kalin e Skënderbeut apo ballkonin ku Ismail Qemali ka ngritur flamurin. Pastaj edhe mes kosovarësh herët a vonë ka për t'u zbehur motivi i turizmit patriotik në favour të një turizmi pragmatik.
Një tjetër deformim që ka shkaktuar këtë zellin ndaj turizmit ka qenë edhe vala e investimeve masive apo apartamenteve që janë blerë që nuk janë bërë me motiv ekonomik apo për dëshirë për turizëm por më tepër si një taktikë për të pastruar para. Trafiqet në Shqipëri kanë rënë dhe kanë për të rënë më shumë cka do ta ulë në mënyrë të natyrshme edhe zellin për investime në turizëm. Reputacioni i vendit tonë është jashtëzakonisht i keq mes të huajve, të cilët nuk para guxojnë të na vizitojnë për pushime, me përjashtim të ndonjë turisti backpacker kurajoz apo të atyre pak të huajve që kanë të njohur në Shqipëri. Nëse raportohet se është rritur numri i turistëve të huaj në Shqipëri bën vaki që kjo rritje të ketë të bëjë më shumë me faktin që shumë emigrantë shqiptarë më në fund po marrin pasaportën e vendit pritës, më shumë se sa me të huaj që duan të eksplorojnë vendin tonë.
Dhe kështu vazhdon lista e gjatë e arsyeve të tipit mungesa e traditës, çmimet tmerrësisht të larta, infrastrukturës, aftësive menaxheriale, kulturës së shërbimit etj. që lënë të mendosh se turizmi në Shqipëri nuk ka për të pasur ndonjë boom kushedi se çfarë ndonjëherë. Ky artikull nuk po i përmend këto deformime për fatalizëm por për realizëm. Pavarësisht nga përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të hedhur investime në fushën e turizmit, ka faktorë të tjerë që mund të bëjnë që turizmi ynë të mos ngrihet në fluturim sikurse shpresojnë jashtëzakonisht shumë veta. Kjo ka të bëjë jo vetëm me keqperceptimet që ne kemi ndërtuar si pasojë e shumë deformimeve rrethanore apo të tranzicionit, por edhe me izolimin dhe mungesën e mobilitetit të shtetasve shqiptarë. Shumë qytetarë të vendit tonë janë të padalë dhe i njohin përciptaz vendet fqinje, ç'ka do të thotë se e kanë të vështirë të kuptojnë avantazhin e krahasuar që mund të ketë Shqipëria. Për ta rrëzuar edhe këtë iluzion mjafton të përmendet që për nga ana kulturore ne jemi tërësisht të eklipsuar nga Italia që ka sasinë më të madhe të monumenteve të kulturës në Evropë ndërsa nga ana e bregdeti jemi tërësisht të eklipsuar nga bregdeti kroat dhe ai grek. Bregu kroat është 5835 km i gjatë, ndërsa ai grek është rreth 15147 km, përkundrejt bregdetit shqiptar prej 362 km të gjatë. Sa do kemi ne mundësi që të konkurrojmë me potencialin e vendeve të tjera fqinje? Aq më tepër kur një avantazh të mundshëm që do të ishte mbase çmimi, ne nuk e kemi. Prandaj para se të vazhdojmë të hedhim me zell para në turizëm mbase do të ishte me mend të bënim pak reflesion dhe të vrisnim mendjen nëse kjo prirje do i mbijetojë kohës në Shqipëri. Vlen të shtrohet pyetja se sa të sigurta i kemi investimet drejt turizmit dhe a jemi të sigurtë që turizmi është sektori më frytdhënës.


Anton Ashta - 28-5-2007 në 11:05

Mundesia teorike ekziston:
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2175

Ama si jemi duke punuar po vazhdojme vetshkaterrimin e bregdetit. Keshtu qe dhe mundesite teorike po pakesohen.

Se pse nuk po mundesohet investimi i Oppenheimer nuk arrij ta kuptoj.

Ideja qe nje kompani e madhe te lejohet te investoje shume, duke marre sigurisht dhe ndikim te madh, me duket me e mire sesa ti lihet ndikim i madh mafies qe vetem shkaterron e bunkerizon.


Anton Ashta - 29-5-2008 në 09:30

Masakra që i përgatitet Jugut të mbetur
28 May, 2008 03:05:00 Nga Fatos Lubonja
Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Fatos Lubonja shkruan posacerisht per "Korrieri"-n

Në javën që kaloi më tërhoqi vëmendjen në mënyrë të veçantë një shfaqje e ministrit Pango dhe bashkëpunëtorit të tij Malltezi në emisionin Opinion të Fevziut ku paraqitën projektin e zhvillimi turistik të Jugut si dhe një vizitë e presidentit Topi një apo dy ditë më pas, po në Jug, ku përsëri u fol për zhvilimin e turizmit atje.

Më tërhoqën vëmendjen sepse ka kohë që ndjek me shqetësim atë që gjithnjë e më shumë më shëmbëllen me përgatitjen për një “sulm” përfundimtar shkatërrues edhe ndaj asaj pjese të mbetur të bukurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore të bregdetit shqiptar të Jugut. Këtë sikur ma përforcoi edhe një thënie e Topit gjatë vizitës së tij, që, të nesërmen, u vu në faqet e para të shumë gazetave. E kam fjalën për deklarimin e tij se: “Është e pafalëshme që gjendja e turizmit paraqitet si ajo e viteve 50”.

Çfarë më shqetësoi në këtë thënie ishte pikërisht krahasimi me gjendjen e Bregut në vitet ‘50 dhe thirrja për ta ndryshuar këtë “gjendje”. Sepse, sikur një turist perëndimor të dëgjonte se paska mbetur diku në brigjet e Mesdheut gjendja e viteve ’50 ai do të sulej me vrap për ta vizituar këtë vend dhe ky do të bëhej shpejt një nga vendet më turistike të Mesdheut. Në vitet ‘50 në Jugun tonë nuk ka pasur thuajse fare turizëm, prandaj ai breg ka qenë ashtu siç ka qenë ndoshta edhe një shekull më parë, edhe dy shekuj më parë dhe kjo është mrekullia që kërkojnë turistët sot. Ndoshta fakti që regjimi komunist e mbylli vendin ndaj turizmit, pasi i konsideronte turistët si agjentë potencialë të armikut, ka bërë që shumë pjesë të vendit tonë të mos pësonin, gjatë komunizmit. masakrën e turizmit masiv që zhvilloi Evropa pikërisht pas viteve ’50 që sot e konsideron si dëm të pariparueshëm. Thënia e Topit më kujtoi një thënie të Pier Paolo Pazolinit në vitet ’50 kur flet për rrezikun që i kanoset bukurive natyrore e trashëgimisë kulturore të Italisë së atyre viteve. Ai shprehet se, paradoksalisht, e vetmja shpresë që këto të ruhen është varfëria. E ka fjalën se, po ra paraja në duart e italianëve, me paditurinë dhe babëzinë e tyre modernizuese e komercializuese do të shkatërronin shumëçka. Dhe pas disa vitesh, duke konstatuar vërtetimin e frikës së tij, Pazolini bën këtë koment përpara disa ndërtimeve të fashizmit: “Shikojeni këtë qytet. Ne e kemi sharë shumë arkitekturën fashiste, por gjithsesi fazhizmi nuk ka shkatërruar aq shumë. Fashizmi ka ruajtur kulturën tonë rurale. Ndërsa akulturimin e vërtetë e ka krijuar shoqëria e konsumit në një mënyrë dramatike saqë ne, brenda disa vjetësh, po zgjohemi dhe po shohim se ka humbur gjithshka.” Janë fjalë që i shkojnë shumë shoqërisë shqiptare të viteve të pas komunizmit.

Nga ky këndvështrimi e shoh me shumë shqetësim atë që po i përgatitet Jugut. Në fakt duhet thënë “Jugut të mbetur” sepse ajo që ka ndodhur e po vazhdon të ndodhë në Sarandë dhe Ksamil apo edhe në Vlorë është e tillë që edhe në ëndrrat më të këqija pazoliniane të akulturimit nuk do të mund të parashikohej.

Shqetësimi që kam është se “Jugut të mbetur” po i përgatitet një masakër ku ndërtimeve abuzive që vijnë si rezultat i mungesës së kontrollit të territorit do t’u bashkohen forcat tashmë të njohura të ushtrisë barbare që i është vërsulur prej kohësh bregdetit shqiptar: batalione të akulturuarish që nuk kanë haber për ato që konsiderohen vlera të trashëgimisë kulturore dhe të peizazhit natyror, të udhëhequr nga një elitë që ka në dorë pushtetin dhe paranë që nuk mendon as për turizëm, as për gjë, por thjesht për veten, për të ndërtuar vilat e tyre në bregdet, për t’u pasururar nëpërmjet lejesh ndërtimi, pastrimi parash të pista e më the të thashë - të gjitha këto të veshura me propagandimin e një vizioni të turizmit masiv të zhvilluar në vitet 60 në Evropë dhe të përçmuar sot edhe në vendet e botës së tretë.

Kjo barbari ka bërë që plazhi i Durrësit, që deri në vitet ‘90 ka qenë një nga plazhet më të bukur në Evropë, brenda 15 vjetësh të shndërrohej në një plehër ku vetëm për turizëm nuk mund të flitet. E njëjta gjë ka ndodhur në Sarandë, Shëngjin, Vlorë e kudo ku ka vënë dorë e këmbë sadopak barbaria shqiptare e paskomunizmit.

Sipas meje ajo që e ka shpëtuar pjesën e mbetur të Jugut nga masakra, sëbashku me rrugën e ngushtë e të rrezikshme, është konflikti i pronave si dhe frika e banorëve të minoritetit se do t’u vijnë nga të katër anët e do t’i zaptojnë. Kam shumë frikë se fushata që shohim, madje edhe sulmet ndaj “grekut” Bollano, janë tentativat për të kapërcyer edhe këto pengesa dhe për të filluar masakrën.

Nuk mund të hyj dot në detaje të shtjellimit të një vizioni alternativ, por di të them se Vlora dhe Saranda, dhe gjithë çka është ndërtuar në zonën midis tyre deri më sot, kanë hoteleri të majftueshme për turistët. E kam fjalën jo vetëm për hotelet e motelet e ndërtuar, por edhe për tërë ato apartamente e shtëpi private të ndërtuara ashtu edhe për qejf, ku pronarët ose janë jashtë shtetit ose shkojnë vetëm dy tre javë në vit, e që, të paktën, mund të jepen me qira duke siguruar të ardhura edhe për ta. Në këto kushte ajo çka duhet bërë për të ruajtur vlerat kulturore e bukuritë natyrore edhe për të ndërtuar një turizëm të shëndetshëm e afatgjatë - sepse nuk duhet të harrojmë se një vend mbi të gjitha është vend për të jetuar vendasit, jo turistët, sepse po u turistizua krejtësisht ai humbet bash shpirtin dhe jetën e tij - është restaurimi i fshatrave të Jugut dhe ruajtja sa më e virgjër e pjesës tjetër të detit dhe maleve mbi ta e rrotull tyre. Shtatë fshatrat e bregdetit e kanë bukurinë pikërisht tek vjetërsia e tyre, tek karakteri i tyre që nuk duhet të prishet me ndërtime të reja në ta e rrotull tyre. Turisti shqiptar apo edhe i huaj që mund të vijë aty do të vijë për të shijuar bukuritë natyrore të puthjes së detit blu me shkëmbinjtë e Bregut që bien mbi të, për të vizituar fshatrat e Jugut në bukurinë e tyre arkitektonike në traditën dhe papërsëritshmërinë që paraqesin. Ai do të vijë për të parë një vend që është i ndryshëm nga vendet e tjera që ka parë. Kurse çdo njollë e re çimentoje e betoni që vendoset atje me vulën e modernitetit dhe uniformizimit banal që ai sjell në përgjithësi dhe me atë super kiç shqiptar në veçanti, me të cilat njolla kemi shëmtuar e ndotur peizazhin thuajse kudo ku kemi ndërtuar, vetëm se e largon atë. Mirëpo në fjalët e ministrit Pango dhe të bashkëpunëtorit të tij Malltezi nuk e dëgjova fare fjalën “ruajtje”, nuk e dëgjova fjalën “restaurim” që sipas meje duhet të mbizotëronin, por dëgjoja vazhdimisht fjalët “ndërtim”, “fshatra turistike” – duke na siguruar se do të ruajtkan distancën 100 metra nga deti a thua se kjo qenka e gjithë nevoja e ruajtjes. Po me këto fjalë e përktheva edhe thirrjen e Presidentit për të kapërcyer prapambetjen e viteve ‘50.

Gjiri i Kakomesë, për të cilin u fol aq shumë edhe në atë emision e ka bukurinë dhe tërheqjen kryesore tek virgjëria. Turistët nuk kanë nevojë të vijnë në Kakome për t’u futur në vila fshatrash turistike që mund të ndërtohen atje. Atje duhet të shkojë vetëm makina, madje edhe ajo në një distancë prej bregut, apo varkat. Hotelerinë turistët që do të duan të shkojnë në Kakome mund ta kenë fare mirë në Sarandë. Kështu ka vepruar bota e qytetëruar sot për të rekuperuar dëmet që ka kryer veçanërisht pas viteve 50 duke i shpallur bukuri të tilla park kombëtar. Kurse pronarët të kompensohen Por duket sheshit se kjo nuk do të bëhet, përkundrazi atje do të ndërtohet ndonjë “fshat turistik” që do të përkthehet në interesa të një grushti njerëzish kurse shqiptarët do t’i thonë lamtumirë edhe asaj pjese të bregut që me siguri do të rrethohet pastaj edhe me gjemba.

Sot, kur mazhorancë dhe opozitë, siç po tregon edhe masakra akulturuese mbi Tiranën, kanë vendosur të jetojnë sëbashku në vilat e të njëjtit “fshat turistik” shpresat se mund të ndodhë ndryshe ngjajnë më shumë me ëndrra të marrësh. Kam përshtypjen se tashmë ka kaluar kaq kohë sa për t’u përvijuar qartë fizionomia e njeriut tonë të paskomunizmit e veçanërisht të elitës plitike. Basoj se ajo çka ata i kanë bërë e po i bëjnë njërës prej pasurive më të vyera të vendit, bregdetit të Adriatikut e Jonit, do të shërbejë shumë për të përmbyllur portretizimin e tyre. Për ta do të flasin shëmtirat që kanë ngritur apo lejuar të ngrihen në bregdet ashtu siç flasin për elitën komuniste bunkerët: si izolues të Shqipërisë në emër të interesave të tyre meskine. Kush mendon se nuk e meriton këtë cilësim duhet të ngrejë zërin më lart dhe më fort për të ndaluar masakrën përfundimtare që po i përgatitet Jugut.


korrieri



Vetem ne Shqypni pergatitja e nje plani zhvillimi quhet masaker.

Eshte diskutim i gjate, por ne thelb:

Eshte absolutisht e domosdoshme nje plan zhvillimi per te gjithe TERRITORIN e RSH dhe absolutisht me e domosdoshme per BREGDETIN SHQIPTAR.


Ky eshte vetem fillimi


Une jam per nje turizem ekologjik absolut, por hajde bind shqiptaret per kete.


Anton Ashta - 9-8-2008 në 15:06

Tourismus in Bulgarien läuft aus dem Ruder
Naturzerstörung und Betonburgen statt Arbeitsplätze und regionaler Entwicklung

Naturschutzgebiet in Bulgarien (Foto: Zaubervogel/pixelio)
Berlin/Sofia (pte/09.08.2008/13:55) - Fehlentwicklungen im Tourismus sind sonst vielfach aus Entwicklungsländern bekannt geworden. Die bulgarische Projektkoordinatorin Donka Kalcheva vom BlueLink Network http://www.bluelink.net/en berichtet nun aber von völlig außer Kontrolle geratener Fremdenverkehrspolitik in ihrem eigenen Land: Statt Arbeitsplätze und regionaler Entwicklung bringen Megaprojekte von ausländischen Investoren Naturzerstörung und Betonburgen mit sich. Viele Urlaubsgebiete sind bereits heute so verbaut, dass Reiseunternehmen sie aus dem Katalog gestrichen haben. Dabei gilt Bulgarien als Land großer Naturschönheiten und außerordentlicher biologischer Vielfalt.

Schutzgebiete machen in Bulgarien nur etwa fünf Prozent der Landesfläche aus. Damit liegt das südosteuropäische Land weit unter dem EU-Durchschnitt von zwölf Prozent. So gehört der Strandzha-Nationalpark im Südosten des Landes zu den fünf wertvollsten Naturgebieten in Mittel- und Osteuropa. Zudem gibt es zwei als Protected Area Network Parks ausgewiesene Schutzgebiete - Rila und Zentralbalkan - sowie der Pirin-Nationalpark, der zum UNESCO-Weltnaturerbe erhoben wurde. Bisher galten vor allem die Hochgebirge Rila und Pirin in Südwestbulgarien als noch relativ unberührt. Nun sind auch diese Gebiete durch massive Bebauung, Abholzung, Verschmutzung und andere schädliche menschliche Einwirkungen bedroht.

Kalcheva kritisiert, dass hinter den Versprechungen die Rede von lokalem Wohlstand, regionaler Entwicklung und Beschäftigung stecken. Pläne für ein neues Skigebiet missachten etwa die Grenzen des Rila-Nationalparks, zu den anhaltenden Gesetzesverstößen im Skigebiet von Bansko im Pirin-Gebirge kommen Pläne für neue Wintersportgebiete innerhalb der Nationalparkgrenzen. Das "Super-Perelik"-Projekt sieht den illegalen Ausbau eines gigantischen Skitourismuszentrums im Strandzha-Nationalpark vor. "Der Fall in Strandzha lenkte die Aufmerksamkeit der Medien auch auf die illegale exzessive Bebauung der bulgarischen Schwarzmeerküste", berichtet Kalcheva. "Dreiste Gesetzesverstöße spielen sich dort in aller Öffentlichkeit ab, aber der Staat schützt die Belange der Investoren." Als Gipfel an Dreistigkeit wertet die Umweltschützerin den Spruch eines Gerichts, wonach die Nationalparks illegal errichtet worden seien.

Prognosen zufolge werde es in fünf Jahren keinen Ort mehr geben, der von der "Betoninvasion" an der Küste verschont geblieben ist. Ökobilanzen sind zwar vorgeschrieben, doch in den vergangenen zwei Jahren habe es nicht eine einzige negative Umweltverträglichkeitsprüfung für ein Investmentprojekt gegeben. Hinzu komme noch, dass die Zahl der aus- und inländischen Besucher abnehme. Zusätzliche Probleme gab es auch mit der Planung der bulgarischen Natura-2000-Gebiete. Insgesamt vier Mal musste die ursprüngliche Fassung überarbeitet werden, ehe sie von der EU mit einem Jahr Verspätung anerkannt wurde. "Wie erwartet, blieben einige wichtige Naturgebiete ungeschützt", kritisiert Kalcheva. "Alle sind Teil von Bauprojekten, etwa die Pufferzonen im Rila-Nationalpark sowie die Küstengebiete in Irkali und Kaliakra." Für die Aktivisten hat die Verspätung auch Kalkül: In der Zwischenzeit wurde der Status der meisten geschützten Gebiete geändert, sodass sie praktischerweise als Baugebiete erschlossen werden konnten. Auch landwirtschaftliche Flächen wurden von dem Naturschutznetzwerk ausgenommen und zu Bauflächen umgewidmet.

"Die besorgniserregenden Berichte aus Bulgarien zeigen deutlich, was passiert, wenn Tourismusentwicklung mit einseitiger Infrastrukturentwicklung gleichgesetzt wird", so Karin Chladek, Pressesprecherin vom Institut für integrativen Tourismus, respect http://www.respect.at, gegenüber pressetext. "Gerade eine Region mit so grandiosen Natur- und Kulturlandschaften wie Osteuropa hätte alle Chancen, ihre ländlichen Regionen durch Tourismus zu stärken." Solche Gebiete zuzubetonieren, sei nicht nur aus Naturschutzsicht ein Skandal, sondern eine Vernichtung von volkswirtschaftlichen Chancen. "Politiker, die so etwas zulassen - egal in welchem Staat - schaden der Zukunft ihres Landes." Es sei wichtig, dass die EU dies deutlich mache. Doch leider mahlen die Brüsseler Mühlen sehr langsam. "Es braucht daher viel mehr Unterstützung für Umweltaktivisten und Initiativen für eine nachhaltige Tourismusentwicklung vor Ort", meint Chladek abschließend. (Ende)


Anton Ashta - 5-11-2008 në 20:56

Francesco Ianniello: Për të mirë të turizmit, ndaloni zhvillimin e egër


Francesco Iannello, drejtori i Unitetit të Turizmit në Komisionin Evropian, me qendër në Bruksel, ka vizituar këto ditë Tiranën. Arsyeja e ardhjes së tij në Tiranë nuk ka qenë e rastësishme, por i ftuar në konferencën ndërkombëtare me temë “Turizmi i qëndrueshëm dhe zhvillimi lokal në Shqipëri: për investimet në kapitalin njerëzor, si burim i së ardhmes”. Konferenca u organizua në Tiranë vetëm para pak ditësh. Në këtë takim ishin të ftuar profesorë dhe profesionistë të fushës së turizmit në mbarë Evropën, të cilët referuan mbi turizmin, si një sektor ku duhet punuar më shumë në të ardhmen. Ata sollën dhe përvojat e vendeve të huaja për sa i përket turizmit. Një ndër të ftuarit specialë në këtë konferencë, qe drejtori i Unitetit të Turizmit në Komisionin Evropian, z. Francesco Ianniello, ku mbajti një referat të gjerë mbi projektet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në sektorin e turizmit, duke u shprehur mjaft pozitiv mbi të ardhmen e këtij sektori në Shqipëri. Konferenca u organizua nga Salvatore Mesina, rektor i Universitetit Evropian për Turizmin në Tiranë.

Z. Ianniello, ju jeni përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Unitetin e Turizmit. A mund të na flisni diçka rreth relacionit tuaj në këtë konferencë?

Relacioni që dhashë ishte i zakonshëm, i cili kishte të bënte me mundësitë e zhvillimit të turizmit në Evropë. Unë u përpoqa të tregoja mbi punën që kemi bërë në Komisionin Evropian mbi një axhendë evropiane, që lidhet mbi turizmin konkurrues dhe atij të qëndrueshëm. Më pas u përqendrova në disa pika me të cilat po punon Bashkimi Evropian.

A mund të na thoni cilat janë këto pika me të cilat po punon Bashkimi Evropian?

Një nga pikat kryesore me të cilat Bashkimi Evropian është duke punuar, ka të bëjë me Turizmin e Qëndrueshëm, që do të thotë, që turizmi duhet të zhvillohet duke respektuar natyrën. Javën e shkuar ne kemi organizuar një takim në Bordo të Francës, nën kujdesin e qeverisë franceze, me pjesëmarrjen edhe të disa ministrive dhe operatorëve turistikë. Aktualisht, jemi duke punuar me projektin e quajtur “Eden”, i cili ka si objektiv zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm edhe në rajone. Takimi i ardhshëm do të zhvillohet në Bruksel, në muajin tetor, muaj i cili përkon dhe me Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ku do të krijojmë disa rrjete për të thjeshtëzuar punën në zhvillimin e turizmit.

Mund të na thoni a është e përfshirë Shqipëria në axhendën tuaj, edhe pse është një vend që nuk bën pjesë në BE, por dhe që turizmi është në hapat e parë të zhvillimit të tij?

Shqipëria nuk është ende pjesë e Bashkimit Evropian. Ne, me vende të tilla punojmë vetëm me projekte, të cilat menaxhohen nga zyra përfaqësuese e Komisionit Evropian me seli në Tiranë.

Atëherë me aq informacion sa keni ju, si e shihni të ardhmen e turizmit në Shqipëri?

Duhet që Shqipëria të mos përsërisë gabimet e vendeve të tjera evropiane në lidhje me mungesën e kontrollit të ndërtimeve përgjatë bregdetit, ashtu siç u theksua edhe në këtë konferencë nga relatorët e huaj. Kjo gjë duhet të ndikojë që Shqipëria në të ardhmen të ndalojë zhvillimin e këtij turizmi, le të themi “të egër” (këtu përfshihen ndërtimet shumëkatëshe gjatë bregdetit, të cilat janë rrezik serioz i mjedisit). Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të ketë një turizëm të qëndrueshëm. E vetmja gjë që mund të them, është që vendet e Lindjes në Evropë po shohin një zhvillim të dukshëm të turizmit nga vendet e tjera të rajonit evropian. Shqipëria mund të ecë në hapat e tyre, por duke zhvilluar vetëm turizmin e qëndrueshëm.

Me cilat vende të Evropës Lindore do ta krahasonit Shqipërinë për sa i përket turizmit?

Nuk do të doja të bëja krahasime, por mund të them se Shqipëria ka ende për të bërë për të arritur standardet e këtyre vendeve.

Sipas jush, cili është çelësi kryesor për të pasur një turizëm të zhvilluar në Shqipëri?

Për të zhvilluar turizmin, është shumë e rëndësishme të investohet mbi dy faktorë kryesorë: mbi turizmin e qëndrueshëm, gjithnjë në respekt me natyrën dhe të investohet në kapitalin njerëzor. Normalisht që është më e lehtë të ndërtosh një hotel sesa të formosh një kompetent në fushën e turizmit. Ka një fillim vërtet të mbarë. Le të shpresojmë që të ketë edhe mbështetje të tjera që do të ndihmojnë në zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Arsimimi i duhur në fushën e turizmit është çelësi kryesor mbi të cilin duhet të investohet shumë në të ardhmen.

Edhe një pyetje të fundit. Pas këtij qëndrimi të shkurtër në Tiranë, a mund të na thoni përshtypjet tuaja?

Jam ndier shumë mirë në Shqipëri. Kam vënë re që ka hotele të mira dhe cilësore. Vërejtja që do të bëja do të kishte të bënte vetëm me ushqimin: Duhet të kishte një meny më të pasur të kuzhinës tradicionale shqiptare dhe që hotelet e restorantet ta konsideronin më shumë këtë meny.

A. Çuli

standard

Nuk e di se cfare lavderon konkretisht, por ne jemi drejt vetshkaterrimit mendoj une.

Duhet patjeter te ndalohet ky zhvillim.


Anton Ashta - 19-4-2009 në 08:33

Shqiperia, e favorizuar per turizem

E Diele, 19 Prill 2009

Avantazhet ne raport me vendet fqinje dhe ato te rajonit. "Origjinaliteti, pika ku duhet te fokusoheni"

Fasadat prej mermeri dhe druri te gdhendur, nuk jane pikat me te forta qe nxisin turizmin ne Shqiperi. Te pakten i ketij mendimi eshte edhe rektori i Universitetit Evropian te Turizmit ne Tirane, Salvatore Messina, sipas se cilit, turizmi ne vendin tone do te ece ne kahun e duhur, vetem kur te gjeje origjinalitetin e duhur. Rektori qe duket se ka marre persiper sfiden e krijimit te nje rrjeti per nxitjen e turizmit ne zonat mesdhetare, flet ne nje interviste per "Koha Jone" ne lidhje me hapat qe duhet te zbatoje qeveria, pushteti lokal, biznesi dhe fermeret, ne menyre qe pas 10-15 vjetesh, statistikat te flasin per nje shtim prej te pakten 20 per qind, te turisteve ne Shqiperi.

Sipas jush, cilet jane ata faktore qe nuk ndihmojne zhvillimin e turizmit ne Shqiperi?

Marrim si shembull Durresin. Me ate qe po shohim aty, eshte vertet per te ardhur keq. Jam i bindur se asnje turist qe do vinte ne Shqiperi, nuk do te zgjidhte te bente pushimet ne nje vend, ku ndertimet buze detit nuk kane te sosur. Vertet keta njerez mendojne se pushues me inteligjence mesatare, do te zgjidhnin te kalonin ditet dhe te shpenzonin parate e tyre ne nje vend te tille?! Duhet te themi "mjaft" dhe te mos lejojme qe kjo masaker te vazhdoje.

Ju vete jeni nga Italia, c'pershtypje kane qytetaret e vendit tuaj kur vizitojne Shqiperine?

Sipas nje raporti te Eurispes, 30 per qind e italianeve nuk do te donin te vizitonin kete vend, pasi i konsiderojne shqiptaret te rrezikshem. Mendoni vetem qe miqte e mi ne Sicili, qe duhet thene se eshte nje vend ku ka lindur dhe ka lulezuar mafia, me pyesin nese une leviz lart e poshte neper qytet me arme ne xhep. Eshte e rende, por kjo eshte ajo qe mendojne ata njerez, per shkak te nje mentaliteti qe eshte krijuar nga krimet e qytetareve tuaj, ne Itali. Kjo do kohe qe te ndryshohet dhe duhet investuar me hapa te sigurt per kete, sidomos ne fushen e turizmit.

Cfare i takon qeverise qe te beje ne kete rast?

Ligje duhet thene se ka, por problemi eshte se nevojitet nje bashkepunim me i mire me biznesmenet, perfaqesues te shoqerise lokale dhe edhe me vete fermeret, te cilet nuk duhet te qendrojne jashte strategjise se turizmit. Sigurisht qe ne cdo vend, ekziston boshlleku qe krijohet mes teorise se ligjeve dhe venies ne praktike te tyre, ky nuk eshte nje fenomen qe ndodh vetem ne Shqiperi, per fat te keq. Per mendimin tim, edhe sensibilizimi duhet te jete pak me i forte. Ne, te Universitetit Evropian te Turizmit jemi te hapur dhe te gatshem per t'u ulur ne tryeze me grupet e interesit, jemi ne dispozicion te ideve dhe projekteve ambicioze, si dhe te veme ne jete eksperiencat tona evropiane.

Po persa i perket biznesit, cila do te ishte keshilla juaj?

Shumica e investitoreve perpiqen te krijojne ambiente luksoze, shpeshhere duke u fokusuar vetem te ambienti i tyre, s'ka rendesi se c'ndodh jashte prones se tyre, nese nuk ka rruge, drita apo uje. Nese une do te mjaftohem me hotelin tim, qofte ai edhe perfekt, gjerat nuk do te vijne duke u permiresuar, kjo eshte e sigurt. Ata nuk kuptojne kerkesat e klientit, turistit, qe ne fakt jane shume me te thjeshta nga ato qe mendojne ata. Duhet theksuar se turistet nuk vijne ne Shqiperi per te gjetur nje ambient luksoz, perkundrazi, ata vijne per te shijuar bukurite e natyres, te nderthurura me pasurite arkeologjike, agroturizmin, per te zbuluar nje atraksion qe nuk e kane pare ne vendin e tyre. Po jap nje shembull; ka pasur tejet sukses rajoni ne jug te Spanjes qe eksperimentoi me nje lloj karroce me kale, e cila ka ne brendesi te saj ndenjese, dy krevate dhe nje dush, teper e pershtatshme per nje cift. Ne kete menyre, turistet mund te levizin per te vizituar vendin qe kane zgjedhur per te kaluar pushimet dhe kali nuk ka nevoje as per nafte e as per benzine. Kjo eshte nje zgjidhje ideale per mendimin tim.

Ju permendet ne fjalen tuaj edhe turizmin "bed and breakfast", qe ne shqip do te thote, turiste te akomoduar ne ambiente familjare. Sa fitimprurese do te ishte kjo?

Une jam i mendimit se nese turistet do te donin te vizitonin pika turistike ne vende strategjike, si neper alpe apo ne zona muzeale, per ta do te ishte me mire te qendronin me mire ne ambiente familjare, qe te njihnin keshtu edhe traditat apo gastronomine e ketij vendi. Pike se pari, nevojitet nje bashkepunim edhe me fermeret, per t'u realizuar kjo.

Cfare avantazhesh gezon Shqiperia ne raport me vendet fqinje dhe ato te rajonit, gjithmone sa i perket turizmit?

Ju keni pika mjaft te forta, keni nje brez te ri te mrekullueshem, te rinj te arsimuar dhe qe flasin shume mire gjuhe te huaj. Se dyti, keni nje pasuri natyrore te pashoqe, se bashku me zonat arkeologjike. Duhen afruar te rinjte me kulturen e pse jo, te vihen ne jete edhe idete e tyre. Turizmi mbetet faktori kryesor per zhvillimin lokal, por problem mbetet sensibilizimi. Nuk duhet te presim edhe 20 vjet te tjera tranzicion, qe gjerat te ndryshojne, koha eshte tani.

Po ne lidhje me gastronomine, ju vete e preferoni ushqimin tradicional shqiptar?

Po, me pelqejne shume disa lloje gjellesh karakteristike dhe sallatash. Po keshtu, ju keni edhe nje pije karakteristike, rakine, qe ia vlen te reklamohet. Shikoni, turistet nuk vijne ketu per te ngrene spageti dhe pica, qe i gjen ne cdo restorant shqiptar. Lerini spagetit dhe picat per Italine dhe me mire jepuni prioritet gjerave tuaja origjinale, pasi te jeni te sigurt se ato do te pelqehen me shume.Intervistoi: Fjoralba Shahaj


Po nuk krijuam identitek kombetar dhe ne turizem dhe as po kemi nder mend te krijojme as qe kemi per te patur turizem ne vendin tone.

Ama ne nuk jemi as ketu:

Ne jemi vend i piset e ne nje vend te piset ( e kam fjalen per plehrat) as vendasit nuk rrine e jo me te kete turizem.


Anton Ashta - 24-6-2009 në 13:51

http://www.spiegel.de/reise/aktuell/0,1518,620887,00.html

Kur kjo thuhet per turizmin ne Mal te Zi,

merre me mend NE.


Duhet patjeter nje ndryshim themelor i mentalitetit!


Anton Ashta - 22-7-2009 në 06:34

Kepi i Rodonit, një vend mistik që tërheq turistët e huaj

Kepi i Rodonit që njihet nga banorët vendas edhe si Kepi i Muzhlit, pjesë e Komunës së Ishmit në Qarkun e Durrësit, është një nga zonat më pak të njohura të vendit tonë. Prej qindra vjetësh ky ishte territori më strategjik i bregdetit shqiptar dhe ende ruan një mister që duket se vjen nga thellësia e shekujve. Kurrizi kodrinor që nis në Krrabë pranë Tiranës përfundon me gadishullin e vogël që nga lartësia prej 30 metra bie thuajse thikë në det. Kepi i Rodonit mban emrin e një hyjnie ilire të ngjashëm me Poseidonin helen dhe Neptunin romak, të njohur në mitologji si Perëndi të detit. Në mesjetë, nga ky vend niste tregtia e grurit dhe e lëndës drusore me Venedikun dhe Raguzën (Dubrovniku i sotëm), ndërsa Topiajt që e zotëronin Kepin kishin ngritur në shekulin e 14-t një kantier detar.

Kepi u bë mjaft i njohur kur Skëndërbeu promovoi ngritjen e një kështjelle që mundësonte një dalje në det në kushtet e rrethimit otoman. Më pas, gjithçka u mbulua nga misteri dhe mungesa e informacionit, pasi për pesë dekada radhazi kjo zonë ishte vetëm "ekskluzivitet" ushtarak. Tashmë prej disa kohësh ajo ka nisur të vizitohet nga turistët e interesuar për "Shqipërinë e panjohur". Për të mbërritur këtu nga Durrësi apo Tirana duhet të përshkosh me automjet të paktën 45 km, dhe nga Manza itinerari më i mirë është Shkafane-Lalëz-Draç-Rodon. Rruga e re, Maminas-Shën Pjetër, me një investim prej 1 miliard lekësh, e ka lehtësuar qarkullimin e automjeteve drejt plazheve të Gjirit të Lalzit, ndërsa më tej mund të vazhdohet në pikën më ekstreme të gjirit, në Rodon. Rruga detare është më e shkurtër dhe mjaft e këndshme. Anija e vogël që niset nga Durrësi, pasi lundron drejt veriut përballë vargut të kodrave të qytetit bregdetar hyn në Gjirin detar të Lalzit dhe pamja e plazheve të pamatë nga Kepi i Palit në jug deri në Kepin e Rodonit në veri vazhdon për rreth 22 km.

Gjiri i Lalzit

Gjiri i Lalzit dhe ai i Drinit, ndahen nga njëri-tjetri, duke patur si kufi Kepin e Rodonit. Dielli i mëngjesit ndriçon Kalanë e Skëndërbeut në pjesën veriore të Kepit, që shpesh herë thirret edhe me emrin e kryeheroit tonë. Në molin e vjetër ushtarak me pilota betoni anija ankorohet me vështirësi. Tashmë të gjithë e dinë se në këtë zonë do të ndërtohet me konçesion një port jahtesh, me vlerë miliona euro, që do të rrisë ndjeshëm numrin e turistëve. Plazhet e vogla të shoqërojnë në të dy anët e Kepit, në të cilin mund të shëtisësh për qindra metra edhe duke ndjekur shtigjet e gjelbëruara majë kodrës. Në luginën pranë molit ngjitur me njëra-tjetrën ndodhen kisha e Shna Ndout dhe manastiri i Shën Klarës. 10 vjet më parë këto dy qendra kulti u restauruan në bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë. Çdo vit, më 13 qershor pranë kishës mblidhen qindra besimtarë dhe banorë të zonës, të cilët kremtojnë me të njëjtat rituale ditën e Shna Ndout, njëlloj si në kishën e famshme pranë Laçit.

Ndërsa, manastiri ngjitur me kishën mijëvjeçare bart fatin e trishtë të princeshës Mamicë, motrës së Skëndërbeut, e cila thuhet se pas vdekjes së të vëllait dhe të shoqit, Muzakës, u tërhoq përfundimisht në Kepin e Rodonit, ku ndërtoi edhe manastirin e motrave të Shën Klarës. Kjo zonë dikur e vështirë, apo thuajse e pamundur për t'u shkelur, tashmë nga viti në vit pritet të bëhet një nga atraksionet e shumta që të ofron bregdeti i Adriatikut në vendin tonë.

Gëzim Kabashi

RD


Anton Ashta - 2-4-2010 në 06:32

http://www.pressetext.de/news/100401013/alpenparks-luxus-huetten-auf-vier-sterne-niveau/