Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: A eshte realisht Shqiperia e pushtuar nga Greqia...!?
Valter bejkova

Postuar mė 4-3-2005 nė 04:32 Edit Post Reply With Quote
Kolegji grek me emrin Arsaqos

Nga Hiqmet ZANAJ

Në rrethinat e Tianës, para se të hysh në lagjen periferike Sauk, çdo kalimtar, por edhe çdo udhëtar me automjet që udhëton nga Elbasani për në Tiranë dhe anasjelltas, përballet me një tabelë ku shkruhet “Kompleksi ndërtimor, Kolegji Greko-shqiptar, Arsakieo Tiranës”. Bëhet fjalë për një shkollë që do të mbajë një emër relativisht të panjohur për shqiptarët, por jo për historiografët që kanë heshtur deri tani.Ndërkohë që vendi i rrethuar dhe një ndërtesë e madhe, me qëndrueshmëri të lartë që bie në sy, sapo e sheh për shkak të pamjes figurante që të jep gjithë infrastruktura dhe arkitektura e kësaj ndërtese. Gjithkush shtron pyetjen se çfarë do të bëhet atje, kush e ndërton dhe përse këtu. Por për një njeri të vëmendshëm dhe me ndjesi shqiptarizmi, kujtesa historike të çon në mesin e viteve `40 të shekullit 19, për të cilat shkruan edhe shkrimtari kosovar Shkëlzen Raça në librin e tij ku flitet për marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe ku del në pah figura e Arsakieo ose siç shqiptohet Arsaqos. Duke qenë edhe vetë në Athinë ku ka studiuar me vëmendje këto realitete në marrëdhëniet mes dy shteteve fqinj, shqiptari i mirë nga Kosova ka konstatuar se Arsaqos është një investitor grek me orgjinë shqiptare që mendohet se është nga Hotova e Përmetit. Në vitet `40 të shek.19 ai ka qenë një nga milionerët e Greqisë dhe ka hedhur jo pak parâ për ndërtimin e kishave greke me sens helenizues, por edhe për shkolla ku të mësohet greqisht. Ky sponsor i madh i helenizimit, është prezantuar si një rrenegat model i një shteti që i ka parapëlqyer njerëzit e shitur dhe për t’i kundërvënë kundër shqiptarizmit. Fatkeqësia qëndron në faktin se Arsaqos, duke jetuar në ato vite të rëndëisshme për rajonin e Ballkanit, në vend që të bëhej pjesë e rilindasve të mëdhenj me shërbime të shkëlqyera për kombin, për vetë kushtet që kërkonte koha, u bë palë me filozofinë e megalidhesë, duke shkelur idealet e një kohe që do të mbetet e artë për historinë tonë kombëtare, për vetë personalitetet që nxorri dhe për vetë misionin që pati.
Bile mendohet se edhe investimet antirilindjes shqiptare që kryheshin nga qarqet e caktuara greke dhe ato turke me ndihmën edhe të shteteve të mëdha europiane të kohës, paratë e Arsaqos kanë shërbyer edhe si investime për të zhdukur priftërinjtë shqiptarë që nuk e ngatërruan asnjëherë Shqipërinë me Elladhën, që nuk harruan asnjëherë që të shqiptonin shqip mësimet e biblës, paçka se rrezikonin edhe jetën, siç edhe e rrezikuan Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Nuçi Naç, Pandeli Sotiri, Dhaskal Todri, Naun Veqilharxhi e sa e sa të tjerë. Dhe ishin paratë e këtij renegati të cilat përdoreshin pa të keq kundër vendit të tij, sa edhe testamentin e trashëgimisë së parave e ka bërë për ndërtimin e shkollave greke në Epir dhe Vorio-Epir, vetëm e vetëm se kurora e lavdisë greke e kishte hipnotizuar dhe bërë shërbëtor.
***
Nga ana tjetër një realitet tjetër i ri hapet me ndërtimin e një kolegji që çuditërisht do të quhet greko-shqiptar dhe që do të mbajë emrin e Arsakieo, që do të thotë hapur një provokim për shqiptarizmin, si për të thënë se ky kolegj do të përgatisë Arsaqos të tjerë me frymë helenizuese. Nën një këndvështrim tjetër, ky kolegj që në fillim ka emrin grek e pastaj shqiptar, është hapur edhe një shkelje e reciprocitetit që duhet të ketë shteti shqiptar me atë grek, se për analogji në Greqi, në afërsi të Athinës duhet të ngrihet një kolegj shqiptaro-grek por që nuk ka ndodhur dhe që nuk dihet se edhe për sa kohë nuk do të ndodhë. Lind pyetja se kush ka dhënë lejen për një shkollë të tillë, se si është e mundur që Ministria e Arsimit ka heshtur dhe ka bërë të paditurin për një fakt të tillë që, po të ishte në një kohë tjetër do të konsierohej si një shantazh apo fyerje publike e dinjitetit shqiptar, mosrespektim i rregullave të lojës së fqinjësisë së mirë.
Të tilla qëndrime janë mbajtur në kohën e Mbretërisë së Ahmet Zogut, kur nuk lejohej asnjë veprim i shtetit grek në Shqipëri pa analogun e saj në Greqi, siç edhe ka qenë edhe kërkesa për respektimin e të drejtave të njeriut për shqiptarët e Çamërisë në këmbim të kërkesës greke për respektimine të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.Atëherë çfarë emri duhet t’i vëmë këtyre veprimeve, kur ashtu si Arsakieo (Arsaqos), po sillen edhe pushtetarët tanë socialistë me Fatos Nanon e disa ministrat e tij grekë në krye. Pikërisht janë këto fakte që të çojnë në mendimin se përse kërkohet ngritja e komisioneve për rishikimin e historisë së shqipërisë në raport me palën greke. “S’ka çfarë të bëjë shkrimtari kur faktet flasin vetë”, ka thënë Balzaku i madh.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 5-3-2005 nė 20:44 Edit Post Reply With Quote
A KANE GISHT GREKET NE PIRAMIDAT MASHTRUESE....!?

Kapet Vavilis, greku i VEFA-s

Policia greke ka prangosur më në fund të shumëkërkuarin edhe nga Interpoli, Apostolos Vavilis, ish agjenti sekret, trafikanti i drogës, sekseri i krerëve të Kishës Ortodokse dhe autori i shumë “punëve të pista”, përfshirë edhe çështjen e trajtuar së fundi nga shtypi shqiptar, për shitje ish kompanisë VEFA, të sistemeve të sigurisë dhe aparaturave për një vlerë prej 800 mijë dollarësh etj etj. Arrestimi i Vavilis, alias Kavalaros, është kryer në fshehtësi të plotë nga blutë greke dhe forcat speciale, pikërisht në Malin e Shenjtë Athos, ku fshihej në gjirin e manastireve të vjetra, “principatë” e sektit më radikal të Kishës Ortodokse. Lajmin e kanë dhënë dje në mbrëmje mediat televizive greke, të cilat, bashkë me të përditshmet, kanë pasqyruar në vazhdimësi gjithë historinë “Vavilis”, duke e lidhur emrin e tij edhe me skandalet që kanë mbërthyer dhe nuk po e lëshojnë hierarkinë e lartë kishtare në Greqi.Fakti që prangosja ka ndodhur në Malin e Shenjtë, është një tjetër evidencë për lidhjen e ngushtë mes Vavilis dhe Kishës, ndërkohë që presioni po shtohet gjithnjë e më tepër ndaj kreut të saj, Kryepeshkopit Kristodhulos. Vetëm një ditë më parë, Kreu i Gjykatës së Lartë greke, Jorgos Kapos, kishte kërkuar transferimin në masë të gjyqtarëve që kishin shërbyer për një kohë të gjatë në 4 qytete të mëdha, Selanik, Patra, Larisa dhe Iraklion të Kretës, për të luftuar korrupsionin në gjyqësorin grek, të lidhur sërish me çështjen e Vavilis dhe ndërhyrjet e krerëve të Kishës për ta shpëtuar atë dhe priftërinj të tjerë, nga drejtësia helene. Nga ana tjetër, policia duket se kishte marrë të dhëna të mjaftueshme nga hetimet në apartamentin e të kërkuarit Vavilis, beniamini i Kristodhulos. Vavilis hetohej edhe për udhëtimet e dyshimta në Tajlandë dhe Izrael, ku në këtë të fundit, sipas mediave greke, ai kishte mision për të ndikuar në zgjedhjen e patriarkut të ri ortodoks të Jeruzalemit, vend që u fitua nga Patriark Ireneu.
Përveç akuzave për abuzime seksuale që kanë tronditur opinionin public në Greqi, edhe zhdukja e shumave marramendëse të parave nga ana e hierarkëve të ndryshëm kishtarë, është një temë që po zien. Sinodi i Shenjtë, organi vendimmarrës i Kishës, përfundoi vetëm dje seancën pyetësore ndaj Dhionisit, peshkopit të Hios, lidhur me akuzat mbi zhvatjen e rreth 17 milionë dollarëve dhe fshehjen e tyre në disa llogari sekrete bankare amerikane, akuza të mohuara nga Dhionisi. Ndërkaq, pas lajmit të arrestimit të Vavilis, për të janë interesuar menjëherë pranë organeve greke, ambasadorët e Izraelit dhe Italisë, ende nuk dihet për cilën arsye. Duket se veprimtaria marramendëse e paligjshmërive të Vavilis, është e gjitha për t’u zbardhur. Përsa i përket lidhjes shqiptare të kësaj historie, ku thuhet se Vavilis ka udhëtuar me emër të rremë, përfaqësues të ish VEFA-s kanë pohuar se blerja e aparaturave të sigurisë së lartë mund të bëhej nga cilado firmë, pasi kompania i kishte ato të nevojshme, duke u shprehur se “afera” e kësaj kompanie me Vavilis mbaronte në këtë pikë.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 11-3-2005 nė 17:40 Edit Post Reply With Quote
Thesari shqiptar nė duart e grekėrve?!

Kompania greke Intracom S.A. ka siguruar kontratën 2 milionë dollarëshe për "Blerjen, instalimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të informacionit të Thesarit". Kontrata u nënshkrua dje në kuadrin e zbatimit të projektit "Reforma në administratën publike", financuar nga kredia e IDA, ndërkohë që vlera e kontratës mbulohet nga Banka Botërore (2 milionë dollarë kosto zbatimi). Vlera e kontratës suplementare që do të mbulohet nga fondet e Ministrisë së Financave është 219 mijë dollarë (kosto operative). Projekti i modernizimit të sistemit të Thesarit ka filluar në vitin 2000 dhe fokusohet kryesisht në forcimin e menaxhimit të shpenzimeve publike. Ky projekt parashikohet të zbatohet deri në fund të qershorit 2006 dhe ka një kosto mirëmbajtjeje trevjeçare 2007-2009. Nga Banka Botërore financohet projekti deri në qershor 2006, ndërsa pas kësaj date, nga Buxheti i Shtetit do të financohet pjesa e kostos së mirëmbajtjes për tre vitet në vazhdim 2007-2009. Ky projekt ka si objektiv përmirësimin e qeverisjes dhe ndërtimit institucional në qeveri. Sipas Ministrisë së Financave, kur sistemi do të mbarojë së vëni në zbatim, do të sigurohet procedimi i të gjithë transaksioneve financiare të qeverisë si sistemi i pagesave. Po ashtu do të sigurohet mbledhja e të ardhurave, duke bërë të mundur menaxhimin e këtyre strukturave në përputhje me autoritetet shpenzuese buxhetore. Ky sistem parashikohet të sigurojë informacion ditor dhe të besueshëm për administrimin e likuiditeteve.

Ministria e Financave parashikon që nga vënia në zbatim e këtij sistemi do të sigurohet integrimi i sistemit të planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit, duke siguruar një kontroll financiar më të mirë. Gjithashtu pritet përmirësim i menaxhimit të CASH-it, duke siguruar një kontroll dhe monitorim të llogarisë së depozitës së qeverisë. Parashikohet që të sigurohen raportet për nivelet e ndryshme të menaxhimit dhe të përmirësohet cilësia e të dhënave për përgatitjen dhe ekzekutimin e buxhetit. Falë këtij sistemi pritet të lehtësohet procesi i përgatitjes së pasqyrave financiare dhe raporteve të tjera financiare për buxhetin, analizat dhe kontrollin financiar. Sistemi i thesarit do të vihet në punë në çastin kur infrastruktura e lidhjes online me të 35 rrethet e mbuluar nga njëra nga kompanitë Albtelekom, AMC, Vodafon ose Internet Service Provider do të jetë gati. Manjati grek Sokrates Kokkalis është i njohur në rrethet shqiptare për bursa studentore në Harvard që u ka dhënë disa shqiptarëve të përzgjedhur (disa ish-studentë janë ministra tashmë). Gjithashtu ai është i njohur në nivel ndërkombëtar, si rrjedhojë e akuzave se i ka ngritur bizneset e tij me para nga ish-sigurimi sekret i Gjermanisë Lindore (STAZ).

Shekulli 11/03/2005

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-3-2005 nė 21:34 Edit Post Reply With Quote
Ervin Qafmolla - 11/03/2005

Grekët, kontratë për sistemin e Thesarit shqiptar





Burimi i sakte!

Kush ka tru!

Ky eshte lajmi me i rendesishem per RSH per 100 vjetet e ardhshme.

Falenderoj shume zotni Qafmollen qe te pakten e shkruajti kete lajm!

Ndersa per ne te djathtet:

O dru me pre jena bre!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 14-3-2005 nė 00:30 Edit Post Reply With Quote
STEFANOPULOS: SHQIPERIA, TOKE GREKE

Gjate nje takimi me emigrante greke ne Bruksel, ish-presidenti grek Kostandin Stefanopulos citohet nga agjencite e lajmeve te kete akuzuar Shqiperine se mban te pushtuara toka greke. Ndonese ne ditet e fundit te mandatit te tij presidencial, ai nuk ka nguruar keshtu te hape nje polemike te re me Shqiperine, pasi ketu behet fjale per ceshtjen aq shume te debatuar te "Vorio Epirit". Keshtu gjate takimit te tij me bashkatdhetaret ne Belgjike, Stefanopulos mesohet te jete shprehur se "Greqia duhet t'u rikthehet kerkesave te saj ndaj Shqip`rise". Ai u shpreh se "shqiptaret mbajne te pushtuara tokat greke". Madje sipas tij, fqinjesia e mire mes dy popujve kurrsesi nuk duhet te sherbeje per lenien ne harrese te nje fakti te tille. Ne kete menyre, Stefanopulos tregoi se ende vazhdon te mbaje te njejtin qendrim te shprehur para disa kohesh, ne takimin qe pati me homologun e tij, presidentin shqiptar Alfred Moisiu. Kujtojme se vetem pese muaj me pare ish-presidenti grek zhvilloi nje takim me kreun e shtetit shqiptar, ku ceshtja came perbente nje nga ceshtjet kryesore te kesaj bisede. Moisiu gjate prononcimit te tij beri me dije se sebashku me homologun e tij grek kishin rene dakord per zgjidhjen urgjente te "ceshtjes came", mbeshtetur kryesisht sipas parimit te se drejtes juridike. Nderkohe qe reagimi i ish-presidentit grek, Stefanopulos, ishte ne kundershtim me ate cfare pretendoi homologu i atehershem i tij shqiptar, duke e cilesuar kete ceshtje si nje kapitull te mbyllur. "Nje problem i tille tashme s'ekziston dhe detyrimisht ai duhet te shkoje drejt shuarjes. Per mendimin tim, ceshtja came eshte mbyllur qysh ne vitin 1944", u shpreh Stefanopulos lidhur me kete ceshtje. Ardhur serish tek ky takim theksojme se ne te njejten linje ish-kreu i shtetit helen duke neglizhuar problemin ne fjale kerkoi qe "te fillojne sa me pare negociatat dypaleshe ne nivel ekspertesh per t'i dhene zgjidhjen e drejte juridike problemit te pronave greke ne Shqiperi". Por duke analizuar qendrimin e meparshem me ate te mevonshem te Stefanopulos bie ne sy menyra pak me "agresive" me te cilin ai e ka servirur te njejten ceshtje. Pasi te pretendosh te drejten e prones te minoritetit grek ne vendin tone dhe te akuzosh Shqiperine per pushtim tokash eshte dicka krejt e ndryshme. Rezultati i kesaj, madje, mund te sherbeje dhe per ngjalljen e nje reagimi te ashper nga qarqe te caktuara helene. Te njejtin mendim shprehin edhe studiuesit e analistet e ceshtjeve ballkanike te cilet e shohin kete qendrim, tashme personal te Stefanopulist si teper te "kushtueshem" ne marredheniet Shqiperi-Greqi.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 30-3-2005 nė 20:03 Edit Post Reply With Quote
Ksenofobia greke dhe demagogjia politike

Nga Albert ZHOLI

Po bëhet mëse një javë që shtypi shqiptar dhe ai grek zien nga komentet për ndeshjen e sotme Greqi-Shqipëri që do të luhet në stadiumin “Karaskiaqi” të Pireut. Komentet janë nga më të ndryshmet. Herë thuhet se Federata Greke e Futbollit nuk do të japë bileta për emigrantët shqiptarë (apo turistët) për shkak të një borxhi që i ka Federata Shqiptare e Futbollit, herë se Federata jonë nuk i ka paraqitur në kohë kërkesën Federatës greke për numrin e biletave ( 5 % të kapacitetit të stadiumit)… Lind pyetja, ku e gjen të drejtën Federata greke për një vendim të tillë ?! Kush fshihet pas këtij vendimi dhe cili është qëndrimi i Athinës zyrtare?A është i rastësishëm kjo ksenofobi dhe racizëm ndaj emigrantëve kur nga politika greke pretendohet dhe propogandohet një qëndrim tejet demokratik ndaj emigrantëve? Përse qëndrime të tilla bien ndesh me pjesën dërrmuese të shoqërisë civilizuese greke (pasi rreth 150 mijë gra shqiptare mbajnë çelësat e shtëpive të qytetarëve grek) dhe rrethet mediatike? Kush mundohet të hedhë gurë në urat e miqësisë të ndërtuara me mund, gjak dhe djersë emigrantësh, tashmë të inkuadruar plotësisht në jetën qytetare greke ? Cilat janë mesazhet e politikës greke për emigrantët dhe cili qëndron pas kesaj fushate?
***
Para disa javësh në Galerinë e Arteve, Instituti Kërkimor Shqiptar për Emigracionin, organizoi promovimin e librit “Iliana, jeta jonë përfundon tek tanket” të shkrimtarit, publicistit, aktorit, përkthyesit, grekut Dino Kubati. Dinua erdhi thjesht si mik për vizitë dhe u befasua nga organizimi i promovimit, nga numri dhe niveli intelektual i pjesmarësve në sallë, nga institucioni sinjifikativ në të cilin u organizua ky promovim. Në fjalën e tij mbi librin, zoti Dino theksoi se Iliana, kjo e re greke dha jetën në emër të demokracisë, të lirisë së fjalës, të dinjitetit njerëzor, në emër të luftës kundër diktatoreve. Iliana u shtyp nga zhinxhirët e tankeve në politeknikumin (Politeknio), e famshëm të Athinës, që tashmë simbolizon luftën kundër diktaturës së gjeneralëve të zinj. Në këtë libër, Dinua të lë të kuptosh se Iliana, kjo e re me ëndërra të mëdha për jetën, që zinxhirët ia prenë në moshën me të bukur, mund të ishte edhe shqiptare, edhe irakene, edhe polake, edhe rumune edhe kolumbiane, edhe indoneziane apo koreanoveriore, edhe…. Ajo përfaqëson në vetvete çdo të re në të katër anët e globit që lufton kundër diktaturave, kundër shtypjes së fjalës së lirë, kundër racizmit dhe ksenofobisë. Në promovimin e librit, Dinua tha se, Iliana sot dhe për gjithmonë do të mbetet një apel mbarë botëror për paqen, bashkimin dhe vllazërimin e popujve. Në këtë konteks, ai bëri dhe një retrospektivë për emigracionin grek dhe një paralelizëm të atyre (emigrantëve grekë), me ata shqiptarë. Duke ju referuar historisë së emigracionit grek, në vitet 1947- ‘98 u shpërngulën nga atdheu i tyre për arsye ekonomike, të luftës civile dhe më vonë të diktaturës së juntës ushtarake, 300 000 qytetarë grekë. Ata u derdhën dyerve të Amerikës, Kanadasë, Anglisë, Australisë, Gjermanisë për një jetë më të mirë. Dhe pikërisht në Gjermani, emigrantët grekë njohën në përmasa të pa shëmbullta, racizmin dhe ksenofobinë. Në qytetet kryesore të Gjermanisë sidomos në Berlin dhe në Mynih shkruhej me gërma kapitale në mjaft lokale “Ndalohet hyrja vetëm për grekët”. Dhe pas dekatash të tëra, grekët që slanë protestë pa bërë ndaj ksenofobisë gjermane “harruan” se dikur kanë qenë vend eksportues për emigracionin, dhe “marrin hak” dhe deklarojnë që “shqiptarët ndalohen të jenë të pranishëm në stadium”?! Dhe unë duke ju referuar deklarimit të Dinos, mu duk i pa besushëm vendimi i Federatës Greke të Futbollit për ndalimin e Shqiptarëve për pjesmarrje në shkallët e stadiumit për ndeshjen e sotme Greqi-Shqipëri. Motivi (apo motivet) i kësaj ndalese duket sa qesharak aq dhe i pa besueshëm. Pra një borxh (apo vonesë kërkese) e Federatës Shqiptare të Futbollit ndaj simotrës greke, shërbeu si shtysë që kjo federatë të marë vendimin më anti demokratik dhe të pa moralshëm për mos pjesmarjen e emigrantëve shqiptarë apo turistëve shiptarë në këtë ndeshje. Pra, në këtë rast, sportelet e stadiumit po kthehen në sportele pikëkalimesh kufitare ku vetëm pasaporta luan rolin e kalimit. Nqs në sportele do të paraqitesh me pasaportë të kuqe (shqiptare), menjëherë kjo pasaportë është kthyer në një “karton të kuq” nga “arbitrat” e Federatës Greke të Fotbollit për emigrantët shqiptarë.
***
Lind Pyetja? Përse këtë borxh federata greke e futbollit nuk e kërkoi në ndeshjen e parë në Tiranë? Çlidhje kanë emigrantët shqiptarë që janë taksapaguesit më të regullt në shtetin grek, me borxhin e Federatës Shqiptare të futbollit? Po qeveria greke, apo politika greke në tërës ç’rol luan me heshtjen e saj? Të vjen çudi se para disa ditësh u zhvillua Kongresi i 7-të i Pasokut, në të cilin si asnjëherë tjetër në historinë e emigracionit grek, morën pjesë si delegatë rreth 60 emigrantë shqiptarë. Në fjalën e tij për emigracionin , Kryetari i PASOK-ut, Jorgo Papandreu, theksoi: “ Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të barabartë në shoqërinë tonë.. Siç e shikoni, po bëhet një përpjekje e madhe për njësimin e emigrantëve ekonomike në shoqërinë tonë dhe besoj se këtu ka dhënë një kontribut mjaft të madh edhe PASOKU.Unë kam qënë edhe vetë emigrant dhe akoma e kam këtë ndjesi. Kam studjuar për 15 vjet në 8 shkolla universitare të 4 vëndeve të ndryshme e kam jetuar edhe si emigrant politik, edhe si emigrant ekonomik. Prandaj edhe unë jam i vendosur për ta ndryshuar rrënjësisht politikën tonë ndaj emigrantëve. Siç e shikoni, me ardhjen tuaj në kongresin tonë, hodhëm hapat e para për t’u dhënë të drejtat politike emigrantëve ekonomikë që jetojnë në vëndin tonë, duke i pranuar edhe si antarë të PASOK-ut. Përsa i përket ligjërimit të emigrantëve ekonomikë, ne si parti diçka bëmë, por edhe kjo nuk qe e mjaftueshme, sepse ngecëm në hallkat e burokratizmit dhe në kërkesat e pallogjikëshme. Kështu prapra, tashmë kërkojmë thjeshtësim e qartësi të procesit të ligjësimit për të gjithë emigrantët ekonomikë që vijnë e punojnë në Greqi. Nuk është e arsyshme që ata të banojnë për 5 apo 7 vjet në këtë vënd dhe të vazhdojnë të jenë të paligjshëm, apo kush dëshiron të marrë shtetësinë greke, nuk mundet ligjërisht ta bëjë këtë. Kujtoj që 3-5 vjet pasi ke jetuar ligjërisht në shumicën e vëndeve të BE-së, merr shtetësinë, kurse këtu në Greqi, me këtë burokraci shtetërore, mund të kalojnë 10-15 vjet dhe në saje të shumë procedurave, asnjë nuk merr asgjë që i takon.
Është hera e parë që një parti në Greqi fton që antarë të saj të bëhen emigrantët.”Me të drejtat politike që ju jep PASOK-u, ju jeni qytetarë shqiptarë që gëzoni të gjitha të drejtat që kanë qytetarët grekë”, ka komentuar kryeministri shqiptar ndërsa homologu i tij Karamanlis në tetor 2004, në tezat e Demokracisë së Re (partisë që ai drejton), për emigracionin ju drejtua kabinetit qeveritar si më poshtë:
- Emigrantët të kenë të drejta dhe detyra të barabarta në shëndetësi, siguracion, arsim.
- Të zhvillohen seminare për mësimin e gjuhës greke dhe njohjen me vlerat e shoqërisë vëndase.
3-. Luftim i racizmit dhe i ksenofabisë”. Atëherë kujt duhet ti besojmë?! Federatës Greke të Futbollit, Papandreut apo Karamanlisit ?! Ku janë ato të drejta të barabarta të emigrantëve që propogandojnë dy liderët kryesorë të politikës greke?! Si rrjedhojë mund të themi se çelësat e ksenofobisë në shoqërinë greke në veçanti dhe atë perëndimore në përgjithësi ( sepse dhe ndaj grekëve ka pasur ksenofobi në gjermani), mund ti gjejmë tek fjala e filozofit gjerman, Zigmund Bauman, mbajtur në komisionin europian për racizmin në dhjetor 2004 :
“Shoqëria e sotme moderne prodhon “plehra njerëzore” nga trupi i saj, të tepërtit apo të shumtit, nëpërmjet dy industrive të mëdha bashkëkohore; E para është “ ndërtimi i rregullit”: Kur ndërtohet një “ rregull”, një trajtë e posaçme e shoqërisë, gjithmonë do të ketë nga ata që nuk i shkojnë kësaj shoqërije për shtat. E dyta, është përparimi ekonomik, i cili nënkupton ndërmarje me sa më pak puntorë dhe me një kosto sa më të ulët. Për këtë arsye gjihmonë do të ketë njerëz, mënyra e jetës së të cilëve, mënyra se si i fitojnë të mirat materiale, do të vijë duke u zhvlerësuar, e pamundur, e pa qëndrushme.”. Sipas Zigmund Bauman edhe në Greqinë europiane ka njerëz që nuk i përshtaten shoqërisë europiane, demokratike, njerëz anakronikë, që me veprime të tilla sjellin vetëm provokime, anomali, tensione, përcarje, tejet të papranueshme në një shtet demokratik europian. Në këtë rast politika greke (sikundër dhe ajo shqiptare), nuk duhet të heshtë, përndryshe, deklarimet e mësipërme të liderëve kryesorë do të duken fund dhe krye demagogji ku e nesërmja si zor ti kthejë sërishmi në besueshmëri. Futbolli duhet të ndërtojë vetëm ura miqësie, gëzimi. Sporti nuk mund të politizohet. Ksenofobët janë dinakë. F. Bekom (Angli) ka thënë se: “Në një shtet, nuk ka gjë më të keqe se të mbash për të mençur racistin”.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-4-2005 nė 18:09 Edit Post Reply With Quote
MERIMANGA GREKE HELMON KORĒĖN

Nga:Qemal Velia

Nuk mund ti shmangesh figurës së Frederikut të Madh të
Prusisë, jo vetëm pse është "i madh", por edhe pse rasti i
Prusisë dhe i Gjermanisë në përgjithësi është shembulli më
domethënës në të cilin duhet të përqëndroheshin shqiptarët
për modelin e shtetit dhe organizimin e shoqërisë së tyre.
Së pari, sepse modeli i shtetformimit gjerman përkon një më
një me arsyen ekzistenciale të shtetit shqiptar, pra,
arsyen e organizimit dhe mishërimit të shtetit kombëtar;
dhe së dyti, pse hapat vendimtarë për kalimin në shtegun e
historisë e ngritën kombin gjerman në ato raporte në të
cilat ndodhet tash sa vjet në krahasim me kombet e tjerë
europianë. Dhe në argumentin për të cilin po flasim
kujtojmë shprehjen e Tij në lidhje me reformën arsimore
kapilare: "Reforma ime arsimore nëpër fshatra nuk ka dukë
tash për tash. Frutet e saj do të korren mbas tridhjetë
vjetësh". Po në këtë hulli do të sillnim ndërmend edhe
arsyetimin e ministrit të kulturës të Gjermanisë së
pasluftës në vitin 1945, i cili, habisë së një kolegu të
tij turk për seriozitetin e pregatitjes së dosjeve dhe
projekteve për muzetë, bibliotekat, monumentet, etj. në një
Gjermani të rrënuar tërësisht nga lufta katastrofale e
viteve '40, iu përgjigj: "Këto do të bëjnë gjermanin, dhe
gjermanët do të ngrejnë Gjermaninë".
Ndërkohë, në një realitet të trishtë shqiptar, shohim që
ky argument i Frederikut të Madh zbatohet në dy kahje të
mbrapshta: nga njëra anë në reformën e shkrehjes kapilare
të sistemit arsimor shqiptar nga ana e institucioneve
përkatëse, dhe nga ana tjetër zbatimin e një "reforme"
agresive dhe diversioniste prej shtetit grek mbi mjedisin
shoqëror shqiptar. Postulati i Frederikut, pra, qëndron në
thelbin e tij, por në një raport përmbys. Ajo çka korri
Prusia prej reformës së tij ishte hovi i shoqërisë dhe
konsolidimi i një vetëdijeje kombëtare në brezat e
ardhshëm. Ajo çka do të korret mjerueshëm nga reformat
perverse të ndërmarra gjatë këtyre viteve në arsimimin dhe
edukimin kulturor të shqiptarëve të rinj, do të jenë
aradhat e njerëzve pa identitet e pa vetëdije kombëtare më
së paku, dhe skalionet e grekofilëve e grekofonëve më së
shumti.

Shtrirja e rrjetës helmuese

Këto ditë hapet shkolla fillore greke "Omiros" në Korçë si
dhe Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin
e Korçës. Sipas njoftimeve këto projekte janë financuar nga
Agjencia ndërkombëtare e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit si
dhe Ministria e Jashtme greke. Vetë z/ministri i jashtëm
grek Stilianidis shprehet se institucioni i tij i jep
rëndësi të veçantë diplomacisë nëpërmjet arsimit, pasi "një
nga projektet tona më të rëndësishme, që ka qënë një ëndërr
e vjetër për grekët etnikë në Shqipëri, është ndërtimi dhe
vënia në punë e një shkolle në Korçë". Më tej, mjaft i
ngazëllyer për suksesin e rradhës, ai thekson se Greqia
mund të luajë një rol të rëndësishëm si një donatore në
rajonin e Ballkanit, dhe shpreh ndjeshmërinë e saj për
popujt fqinjë dhe pakicën greke në Shqipëri. Lajmet bëjnë
me dije se përurimi i shkollës fillore greke dhe fillimi i
punimeve për themelet e ndërtesës së arsimit të lartë do të
bëhet në praninë e kryepeshkopit Janullatos.
Pak ditë më parë, si për ti paraprirë dhe për të përligjur
diversionin e ri grek mbi mjedisin shqiptar, erdhi dhe një
raport europian që shprehte vërejtjet rutinë mbi trajtimin
e minoriteteve në Shqipëri. Dhe pati edhe prononcime të
tredhura politikanësh shqiptarë që kërkonin të "nxirrnin në
pah" se shteti shqiptar kishte bërë gjithçka mundej për
trajtimin e privilegjuar të "minoritetit grek". Ndërkohë që
njëfarë deputeti Karamelo, meqënëse nuk kishte se çfarë
thoshte më për këtë "minoritet grek"-ushujzë, dhe duke qënë
se është i detyruar të kritikojë dhe të vajtojë sipas
avazit grek, kaloi në vërejtje pë trajtimin e pakicave rome
e egjyptiane, të cilat edhe ato, sipas tij, duhet të
gëzojnë të njëjtat privilegje si bashkëpatriotët e tij
grekofonë.
Pra anëtarësia në BE e Greqisë i bën të mundur të
manipulojë organizmat e saj, qoftë ato që hartojnë raporte
mbi Shqipërinë, qoftë edhe agjensitë e zhvillimit e të
investimeve, duke i përdorur për strategjinë e diversionit
dhe kolonizimit mbi Shqipërinë. Ndërsa politikanët mjeranë
shqiptarë, meqenëse diku përmendet emri "europian", as
guxojnë të ngrenë zërin dhe të mbrojnë njëherë të vetme
interesat shqiptare (Duket se termat "europian"
apo"ndërkombëtar" për ta ushtrojnë të njëjtin ndikim-tabu
si emrat e dikurshëm Marks, Engels, Lenin e Stalin. Por
nëse atëhere ndëshkimi ishte penal, po sot pse kjo frikë
dhe angushti përulëse e kapitulluese?...).


Bekimtari i helenizimit të Shqipërisë

Prej kohësh emri Janullatos është bërë i paprekshëm dhe i
pasulmueshëm edhe në rrjetin e gjerë mediatik, se për atë
politik as që mund të çohet nëpërmend. U harrua uzurpimi
famëkeq dhe fatkeq i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare
nga Hirësia e Tij, agjenti mjaft i kualifikuar dhe i
gjithfuqishëm i helenizmës, Anastas Janullatosi. Mjerim për
Fan Nolin që pasuesit e tij në politikë i kanë shkelur atë
që mund ti mbeste si vlera më e lartë e tij, krijimi i
kësaj Kishe Autoqefale. Mjerim për ata të nderuar që dhanë
jetën të helmatisur apo të vrarë pabesisht prej kishës
politike greke, vetëm pse dëshironin që kisha dhe arsimi
ndër ortodoksët shqiptarë të bëhej shqip. Mjerim për
Kulluriotin, Petro Ninin, Negovanin, Dhaskal Todrin,
delegatët e Këshillit të Beratit, që iu përdhoset aspirata
dhe përkushtimi prej një uzurpatori grek që qëndron si hije
solemne mbi politikanët e spurdhur e mercenarë shqiptarë të
shekullit njëzetenjë. Mjerim për besimtarët ortodoksë
shqiptarë që dëshira për të ndjekur ritin e tyre fetar iu
kushtëzohet nga detyrimi për të "thithur ajër" të
helmatisur grek. Mjerim për institucionet shqiptare të
shtetit të krijuar tkurrshëm më 1912 që sot po ia lënë
gradualisht sovranitetin e tyre "merimangës" greke të
gjithpushtetshme në këto kohë.
Ai, pra, Hirësia e tij, agjenti i greqizmës, i
pashqetësuar dhe me një imunitet të çuditshëm në realitetin
shqiptar, vazhdon të bekojë çdo rrjetë të re merimange që
shtrihet ndër shqiptarë. Bekimi i tij i ngjan thikave të
helmëta mbi organizmin e shoqërisë shqiptare, bekimi i tij
është një mallkim real i rradhës mbi identitetin shqiptar;
ashtu si çdo bekim tjetër i tij i falangave greke mbi
trupin shqiptar, ai ngre si lugetër triumfatorë nga varri,
dhespot Jakovët, andartët terroristë, Zografosit, Zervat,
Spiro e Petro Milot. Atë çka këta deshën ta bënin me gjak e
terror, Janullatosi e arrin lehtësisht me bekime. Atë çka
ushtarët grekë e shprehin dhunshëm mbi emigrantët
shqiptarë, atë që institucionet e shtetit grek e shprehin
me ndërrimin e emrave të shqiptarëve, atë që punëdhënësit e
shprehin nëpërmjet keqtrajtimit dhe grabitjes së
ditamëditshme të djersës e gjakut shqiptar, atë që policët
dhe paramilitarët grekë e shprehin mbi jetët e fatkeqëve
shqiptarë, -Janullatosi e shpreh nëpërmjet bekimit të
shtrirjes së rrjetës së merimangës greke që do të thithë
gradualisht e pakthimisht vetëdijen dhe identitetin
shqiptar. Pra, të gjithë këta grekër, klerikë, ushtarakë e
laikë, shprehin urrejtjen patologjike dhe ëndrrën për të
asgjësuar çdo gjë shqiptare në këtë gadishull.
Aferim Ramiz Alisë që e solli, aferim dhjetfish Berishës
që e mbolli, aferim edhe Nanos që e selit. Ndoshta të tre
ndonjë ditë do të kenë mirënjohjen greke dhe monumentet në
Athinë. Ndoshta të tre ëndërrojnë të nderohen greqisht
ashtu siç nderohen Zhapat, Zografosit e shumë e shumë
bukëshkalë të tjerë të gjakut shqiptar që punuan për
Greqinë.

Sa për kujtesë

Jo vetëm që nuk ishte "i përkohshëm", ashtu siç u deklarua
fillimisht për mashtrimin e shqiptarëve, por Janullatosi
bekoi një varg uzurpimesh të tjera të institucioneve
shqiptare. Pa folur këtu për ekonominë, financat, ushtrinë,
shërbime të tjera, ku kolonizimi grek është mjaft
gllabërues, -veprimi mbi institucionet e
arsim-kulturë-edukimit është ai më i rrezikshmi dhe më i
pariparueshmi në kohë.
-U instalua së pari në Durrës institucioni i formimi të
klerikëve të ardhshëm të kishës ortodokse, në të cilin
krijohen padyshim "janullatë" të vegjël, me gjak shqiptar
por me tru të grekëzuar, që do të përligjin më pas edhe
"autoqefalinë" e kishës në Shqipëri. Sipas dëshmive të vetë
atyre që marrin pjesë në to, klerikë arrogantë grekë
instruktorë iu kanë urdhëruar që të mos përmendet dhe të
mos ekzistojë në mendjen e tyre koncepti "shqiptar" dhe
"Shqipëri". Pra institucioni i kishës ortodokse, duke
sjellë ndërmend atë tridhetvjetshin e Frederikut të Madh,
tashmë është gllabëruar tërësisht dhe në perspektivë.
-Restaurimi dhe ngritja e kishave e katedraleve ortodokse
nëpër vende shqiptare është bërë sipas modelit grek, është
evidentuar vetëm fytyra greke në to dhe është fshirë apo
prishur fytyra dhe karakteristika shqiptare e objekteve të
vjetra të kultit. Për këtë shërben edhe shkolla e re e
kuratorëve të monumenteve të kulturës që është ngritur nën
kujdesin e grekëve të Selanikut. Tashmë restaurimi dhe
kurimi i gjurmëve monumentale nëpër Shqipëri do të ketë
frymën greke padyshim, duke përligjur pretendimet e
paskrupullta greke mbi territorin shqiptar nëpërmjet
gjurmëve të historisë, që atyre iu lejohet ta përdorin në
politikë e shqiptarëve jo.
-Muzika dhe kënga popullore po vishen dita-ditës me motive
greke me tekste shqiptare. Dhe është kjo lloj prodhimtarie
që reklamohet më së shumti nga mediat audio-vizive që
padyshim duhet të kenë në mos bekimin e Janullatosit, një
bekim tjetër nga ambasada apo institucione të tjera në
Athinë (s'duhet lënë asnjë rast pa kujtuar ai "zarfi" në
sportele apo në komodina hotelesh për gazetarët që ftohen
nëpër seminare e kurse trajnimi në Greqi). Për greqizimin e
folkut shqiptar ndoshta duhet pyetur njëfarë Jorgoje që
është mik në ambasadën greke në Tiranë....
-Shteti grek po kërkon (dhe mund ta realizojë me pak
trysni dhe vullnet sidomos tash para zgjedhjeve) që
televizioni publik shqiptar të japë një orar emisionesh
greqisht, ndërkohë që mediat "e pavarura" private nuk e
kanë problem të pasqyrojnë gjithçka që serviret nga Greqia,
madje të fusin edhe terma si "Epiri i veriut" apo "shteti
helen, ambasadori helen", etj., apo më tej të trajtojnë
emisione historie e reportazhe sipas oreksit grek.
-Marrëveshja për "shplarjen e trurit" të shqiptarëve
nëpërmjet masakrimit të historisë në tekstet shkollore po
zbatohet me sukses (mjerisht). Zhurma mjerane e fillimit
pushoi. Askush nuk flet më për të. Kapitullimi edhe në këtë
pikë është pranuar prej mediatikëve, intelektualëve,
akademikëve, arsimtarëve gjynahqarë shqiptarë. Nuk duhet
bërë aspak paralelizma me ngjarjet e ditëve të fundit në
Kinë-Japoni ku krijohet edhe gjendje lufte për gjëra të
tilla. Shqiptarët janë imunizuar prej kohësh dhe pranojnë
çdo goditje tëë re që jep diversioni dhe kolonizimi grek.
-Një Universitet grek i Pashkos (amerikan po duan të
thonë!) është hapur. Shkolla private greke gjithandej. Në
Gjirokastër e Sarandë shkolla publike për "minoritarët" ku
vegjetojnë vetëm mësues me pak nxënës. Ato shërbejnë mesa
duket vetëm si element statistikor për diplomacinë greke që
"çan" institucionet europiane e më tej për "realitetin
masiv grek në Shqipëri", "për tokat e pushtuara të
Vorioepirit". Njëlloj si listat e "vorioepirotëve" që
marrin pensione greke, marrin viza apo punësime, bursa e
vizita mjekësore, në shkëmbim të firmosjes në listë. Edhe
vetë grekërit janë të vetëdijshëm se listat janë mbushur me
tropojanë, skrapalinj, gramshiotë, pukjanë, etj., madje
shumë prej tyre edhe "derra muslimanë", por ato lista i
shërbejnë më së miri politikës e diplomacisë manipulative
të shtetit grek. E më tej, ajo para që paguhet nuk iu
dhemb, pasi janë po paratë e grabitura të shqiptarëve,
paratë e punës së papaguar të emigrantëve, piramidave
famëkeqe, piramidave të tjera të "investimeve" greke në
Shqipëri, të eksportit të sforcuar të mallrave, të
monopoleve të naftës, "bananes", trafikut, drogës, etj., që
shteti grek i luan paskrupull në kuadër të strategjisë së
tij të përhershme. Siç duket deklarata "e çmendur" e
euforike e Papandreut se "po punojmë për helenizimin e
Shqipërisë", nuk paska qënë fort e "çmendur", por paska
pasqyruar vetëm arritjet politikës greke në terrenin
shqiptar. "Të çmendur" e madje "tuhafë" janë vetëm
shqiptarët që joshen e rendin pas "dy-lekshit" grek duke
harruar se atë duhet ta lajnë njëqintfish dhe duke shkelur
mbi vetë interesat e tyre njerëzore e më tej kombëtare.

Korça përsëri në rrjet

Shkolla fillore greke në Korçë padyshim që do ti japë
frytet e saj pas "tridhjetë vjetësh". Ajo së pari shënon
fitoren greke për të njohur si "zonë minoriteti" edhe
Korçën, siç shprehet edhe z/ministri grek "që ka qënë një
ëndërr e hershme". Dhe së dyti, në kohë të ardhshme, do të
kemi një aradhë grekofonësh të "rrahur këlyshë" që do të
kuisin për "helenizmën" në Korçë. Pra Korça ra përsëri në
rrjetën e merimangës greke. Themi përsëri, pasi efektet e
arsimimit grek(dhe kishës greke) në këtë qytet në kohët kur
ende nuk kishte një sistem arsimor të shtetit shqiptar, pra
në fillim shekullin e njëzet dhe më herët, -vazhdojnë të
japin rezultate të dhimbshme prej kësaj treve. Grekofonët
grekofilët e Korçës para do kohësh ngritën edhe një
organizatë (me kafka e kocka si simbolikë) "Korça
autonome". Po këta grekomanë kanë zënë zyra të rëndësishme
në Tiranë, pushtetesh apo ojq-sh, dhe punojnë me zell
pikërisht për greqizmën. Sa për shembull, ethet e kësaj
grekomanie u shfaqën paradokohe publikisht në televizion
nga zonja Ballauri që drejton një mekanizëm diversiv si
GDNJSH. Themi se janë efekte të greqizmës arsimore të
hershme se po Ballaurët (apo Valaurët më saktësisht në
dokumenta) i gjejmë të firmosin për bashkimin e Korçës me
Greqinë në dekadat e para të shekullit njëzet. Ashtu si
Milot grekomanë të Bregut që me Spiron, Petron, e Paskalin
sot, i kanë bërë shërbim në të gjithë drejtimet Greqisë
(Spiroja me flamur grek në Himarë, Petroja me çeta
paramilitare, e Paskali me infiltrimin në politikë e
diplomaci).
Shkolla fillore greke në Korçë që e përuroi vetë
Janullatosi është një ogur i zi se shqiptarët ende nuk po
mbledhin vehten dhe të fillojnë më së paku të ruhen prej
tentakulash të mëtejshme greke, e më së shumti për të
filluar prerjen e fijeve ngërthyese e asimiluese të kësaj
rrjete merimange helmuese greke.

Po politika

Ethet e zgjedhjeve të pritshme i kanë zënë të gjithë.
Askush nuk mund as të reflektojë e jo më të reagojë ndaj
këtij diversioni të ri me pasoja të dhimbshme në të
ardhmen. Madje, në këto kohë, po për shkak të etheve të
pushtetit, aspekte të tjera diversive mund të lëvrijnë
qetësisht, pasi askush nuk ka ndërmend të rrezikojë duke
kundërshtuar grekët e gjithpushtetshëm. Palët janë në ankth
se kush do të jetë e preferuara greke kësaj rradhe. Nano që
ndjen ti lëkundet fort pushteti nga dora, sidomos mbas
paralajmërimeve publike greke se "i ka kthyer kurrizin
Greqisë dhe ka krijuar atmosferë të akullt marrëdhëniesh,
për hir të lidhjeve me Turqinë", -nuk e ha fort meraku për
këtë. Madje mund të krijojë edhe shanse të tjera këtyre
ditëve. Ndërsa Berisha i shtrënguar fort pas rimorkatiorit
Dule, dhe me një ekip grekomanësh në kuvertën e anijes
pd-iste, pret që Karamanlisi ta mbajë fjalën e ta sjellë në
pushtet. Çfarëdo çmimi është i pranueshëm për Berishën
mjaft të realizojë edhe njëherë ëndrrën e tij për të qënë i
gjithpushtetshëm mbi shqiptarë. Të tjerët?, Kush: Meta,
Ceka, Mediu, Milo apo Pollo? Mbetet vetëm LZHK si formacion
politik aktiv për të protestuar dhe ngritur zërin për këtë
panoramë diversioni e kolonizimi. Të shpresojmë që të
kujtohet sa më shpejt, pasi mund të vijë një kohë që
pushtetet në Shqipëri të kenë vetëm rolin e guvernatorëve
të kolonive apo të qeverive kuislinge, apo të kenë vetëm
një "realitet vorioepirot" për të administruar, - e atëhere
s'mund të përligjet as emërtesa e zgjedhur e "Zhvillimt
Kombëtar". Tash për tash, nëse do të merrte përsipër
dikush, duhej të kishte Lëvizje të Emergjencës së Shpëtimit
Shtetëror, se ndërkohë që ëndërrojmë për aspiratat madhore,
po na humb edhe ai pak-shtet që kemi realisht, duke na vënë
para detyrimit për të krijuar me sakrificën e rradhës edhe
njëherë ndonjë lëvizje çlirimtare e shkolonizuese....


MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 29-4-2005 nė 18:37 Edit Post Reply With Quote
Grekėt, biznes me pronat e shqiptarėve

"ALGR-VURG" është emërtimi i pas viteve ‘90 i ish NB Vurgut, të kthyer në "ndërmarrje e përbashkët " me palë shtetin shqiptar dhe agrobizesmenët grek të ndërmarrjeve " VITAMARI " dhe " SANIOELLAS". Bekues të kësaj strukture të re qenë të dy shtetet. Pala shqiptare futi në ndërmarrjen e përbashkët "Albania - Grece" me emërtimin "ALGR - VURG" kapitalin e vet, që fillonte që nga toka deri tek mjediset e shumta, ndërtesa, hangare, komplekse blektorale, lëmenj,serra me ngrohje, kompleksin e rritjes së qengjave, ku mbarështoheshin mbi 15000 krerë për eksport, vreshtat e gjithshka tjetër deri dhe fuqinë punëtore të kualifikuar dhe dhjetëra specialistë me emër. Po grekët çfarë sollën në këtë ndërmarrje?Cila ishte e reja joshëse që i bëri përfaqësuesit e atëhershëm të ministrisë së Bujqësisë dhe Këshillin e Ministrave të nënshkruanin symbyllur një akt marrëveshje kontratore për një periudhë gati 10 vjeçare me kushte të përcaktuar kryesisht në favor të ardhësve? Për lidhjen e kësaj marrëveshje u pi shampanja, u shtrënguan duart dhe kjo u quajt një arritje e madhe që do ta çonte përpara bujqësinë. Në fakt, siç doli ky nuk ishte thjesht një akt i shitjes së NB-së tek të huajt, por një veprimi diskriminues dhe fare papërgjegjësi i palës shqiptare që i jepte falas tregtarëve grekë pronën e përbashkët, që nuk mund ta gjenin në asnjë vend tjetër.
Pra, “ALB Vurg” ishte si një peshqesh i rënë nga qielli për grekët. Për t'i dhënë një koncept dy dimesional, marrëdhënia u shoqërua nga pala greke me sjelljen e disa kombajnave dhe mjeteve të punimit të tokës me numër të kufizuar, që u paraqitën si një luks i kohës dhe gjoja se vinte furishëm teknologjia e re, aq e lakmuar nga punonjësit e bujqësisë shqiptare. E vërteta është se pikërisht kjo lëvizje, në dukje si një revolucion teknologjik edhe pse fare e kufizuar, ishte vetëm një fasadë,që u shoqërua me një rënie të madhe të prodhimit dhe një mungesë të theksuar të furnizimit të qytetit dhe fshatit me prodhime të kërkuara, perime dhe fruta, të cilat u hoqën nga ndërmarrja më e afërt e qytetit dhe u zëvendësuan me ardhje nga shtetet fqinjë, duke e kthyer Sarandën jo vetëm një treg të hapur për të huajt, por edhe një mungesë të thellë në tregun e qytetit dhe nevojës së turizmit për këto prodhime të kërkuara nga të gjithë. Këtu fillon dhe rënia e ish NB Vurgut, që u shndërrua në shembull se si nuk duhet të jetë një ndërmarrje prodhimi dhe se nuk mund tëbëhet një kontratë, e cila përfundon ashtu si " ALGR Vurgu ". Edhe pse bujtës, grekët arritën të marrin dividentin në drejtimin e ndërmarrjes gjithnjë me "partaim " duke qenë pranë saj më shumë si turistë dhe të deleguar.
Në ndërmarrje sa ekzistonte një kontabilitet, por fiktiviteti dhe fryrja e treguesve shkoi deri tek grotesku, që një kombajnë shkonte deri në 150-170 mijë USD ose rreth 200 milion lekë, aq sa ishte vlera e pesë apo gjashtë mjeteve të tilla të marra së bashku. Kjo nuk bëhej për padituri as thjesht për fryrje shifrash, por për një qëllim shumë më strategjik, që nesër të thoshnin ashtu edhe si vepruan, që ne kemi shumicën, ne kemi të drejtën e shitje-blerjes. Ky pozicion i ri i grekëve do ta sillte ndërmarrjen në një kolaps të plotë prodhues dhe financiar dhe do zvarriste duke tundur para fytyrës sanksionet e Brukselit për shoqëritë e përbashkë. Lidhur pas vjegës së kontratës absurde shteti shqiptar, ministria e Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë dhe Ushqimit kanë hyrë disa herë në tratativa për t'i dhënë një zgjidhje ligjore transformimit të ndërmarrjes dhe shitjes së saj në anakand përmes formës së shitjes së shoqërive tregtare, por deri tani nuk është dhënë zgjidhja e mundshme dhe odiseja hiq e mos e këput vazhdon. Janë emëruar deri tani nga ministria e Ekonomisë dy - tre likujdatorë, që janë personat zyrtarë për shitjen e ndërmarrjes, por ende çështja ka ngecur tek pretendimet për peshën e kapitaleve, që kanë futur në shoqëri bashkëthemeluesit, ku pala e biznesit grek pretendon pjesën e luanit dhe kërkon të diktojë kushtet.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 14-5-2005 nė 20:09 Edit Post Reply With Quote
KUR SHTETI HESHT PER QEJFET FILOGREKE

Pse kështu në Himarë

Nga:URAN ASLLANI

Ne fundin e javes se shkuar, konkretisht te shtunen ne date 7 maj, me nje patriotin tim libohovit, u nisem per Sarande, duke preferuar rrugen e Llogorase, qe dihet se eshte sa e veshtire po aq edhe e bukur.

Natyrisht rruga qe kaluam kishte shume te papritura dhe shume ndryshime qe nga hera e fundit qe kisha qene, ne vitin 2003. Ne ate natyre te bukur, madheshtore, te eger dhe njekohesisht te brishte e delikate kishte filluar te ndjehej dora e njeriut te zote, njeriut punetor, njeriut qe do vendlindjen te bukur dhe te afte per te mbijetuar ne keto kohe te veshtira, madje dhe te mbrapshta.

Gezoheshe te shikoje ato ndryshime, ato zbukurime te natyres te mrekullueshme pa i prishur origjinalitetin..

Kishim vendosur te drekoheshim ne Himare dhe konkretisht ne hotelin «Panorama», por, per fat te keq tonin, nuk qe e mundur. Ne hotel po zhvilloheshin punimet e Kongresit te III te Shoqates «Laberia» dhe ishin mbledhur aty himariote, borshiote, kuçiote, qepariote, progonatas, tepelenas, salariote, libohovite, dukatas, smokthinjote, vranishtjote, gjirokastrite e tjere, rreth 250 vete. Gjithe sheshi ishte mbushur plot me vetura dhe autobusa.

Takuam plot te njohur, miq e shoke. Biseduam gjate dhe nga ata morem vesh se çfare kishte ndodhur aty ne Himare me delegatet dhe me kongresin e tyre. Ata na treguan kush e kush me pare se keta delegate leber, shoqata «Laberia» dhe kongresi i tyre, na kishin qene te «pa pranueshem» ne Himaren labe nga omoniste, vorioepirote te zones. Dhe te gjithe veprimet ishin kryer nen hunden dhe ndofta ne perputhje te plote dhe me qendrimin e kryetarit te bashkise, z.Vasil Bollano. Ne mure shtepijash, e veçanerisht ne muret e varrezave te Himares, ishin shkruar me germa greke se Himara eshte Greqi dhe me germa te perziera Jashte shoqata «Laberia» nga Himara, Shoqata Laberia s’ka vend ne Himare». Madje, «revolta» e ketyre omonisteve-vorioepirote u kishte ngritur mendjen te dergonin protesta ne Tirane tek OSBE, ndonese perfaqesuesi i saj ishte brenda ne kongres, te Presidenti i Republikes, te cilit emrin nuk ia dinin sakte, Kryeministrit, sa e sa ambasadave dhe natyrisht ne Athine shtetit grek e ndofta silogjeve ne Janine e Kostur.

Pse keshtu ne Himare?

A nuk e dine himariotet e zgjuar se gjithe Bregu i Detit Jonian eshte pjese e Laberise, se historikisht, por dhe sot e kesaj dite Himara, Qeparoi, Vunoi, Dhermiu, Kudhesi, Piluri jane toke shqiptare, ku lindin shqiptare, qe flasin dhe do te flasin perhere te herave shqip, qe kendojne labçe, shqiptarçe, qe qajne e qeshin ne vdekje dhe gezime vetem ne gjuhen shqipe.

Dhe ne qofte se ketyre omonisteve vorioepirote nuk i vjen per mbare dhe nuk duan te binden se Bregu i Detit Jonian eshte Shqiperi, eshte Laberi, po perpiqem te tregoj se ç’kane thene dhe ç’kane shkruar udhetaret dhe shkenctaret evropiano-amerikane, per Krahinen e Himares, per banoret e saj (himariotet), historine, zakonet, doket dhe veprimtarite e tyre duke filluar nga shekulli XIX, para dhe mbas se Greqia te krijonte shtetin e saj.

Disponoj ne biblioteken time librin e nje mjeku anglez, qe ne vitet 1812-1816, kishte qene kryemjeku i Flotes Britanike ne Mesdhe dhe qe me vone u be mjeku i mbretereshes se Anglise. Ai ishte dr.Henry Hollandi Ph.D.( 1778-1873) dhe libri i tij titullohet «Travels (Udhetimet) in Ionian Isles, Albania, Thessaly and Macedonia » qe ishte botuar ne Oxford me 1815.

Libri, siç shihet nga titulli, pershkruan udhetimet e tij ne viset e permendura, tregon per njerzit, zakonet, ngjarjet dhe vleresimet e tij. Eshte nje veper e rendesishme e Albanologjise.

Kur ishte pyetur ky shkenctar, mjek, natyralist, filozof pse kishte deshiruar e preferuar te udhetonte neper keto vende, ai ka treguar si vijon: Duke qene me sherbim ne Malte, neper vendet publike, neper rruge e kudo ai ndeshte perdite malteze, italiane, greke, arabe, mesdhetare qe benin zhurme, duke folur me ze te larte dhe me shume gjeste, qe qeshnin dhe ziheshin shpesh.

Ne kete mori kozmopolite njerezish, dr.Hollandi dallonte disa grupe burrash te moshuar, te veshur me fustanella, me guna, me qylafe te bardhe, me çibuqe te gjate, qe rrinin se bashku, duke folur nje gjuhe qe nuk ishte as italisht, as greqisht, as ndonje gjuhe qe ai njihte. Duke pyetur shoqeruesit e tij, ai mori vesh se ata burra te nderuar ishin shqiptare nga Krahina e Himares (Chimmara siç e shkruan Hollandi).

Ata kishin mbetur te shperndare ne Malte, Siçili, Kalabri dhe deri ne ishullin Lipari, mbasi Regjimenti i Gardes Mbreterore i «shqiptarve» (siç e emertoi Hollandi fq.113) i Oborrit te Mbretit te Napolit, Ferdinandit, ishte shperndare nga ushtria e Napoleon Bonapartit. Ky regjiment me nje moshe mbi 400-vjeçare ishte krijuar qysh ne kohen e Skenderbeut.

Keta njerez e mahniten dr H.Hollandin, ndaj edhe ai vendosi te shikonte atdheun e tyre, viset ku ata ishin rritur dhe edukuar, ku ata ishin bere burra trima te çartur, Shqiperine Jugore Bregdetare, qe lagej nga Deti Jonian.

Hollandi shkruante se ka vizituar Shqiperine Jugore nga Preveza e Janina deri ne Apolonine e Fierit. Ne liber shume flitet per Ali Pashe Tepelenen, kardhiqotet, suliotet, por edhe per bregdetasit e Himares. Ai kurdohere i trajton si race e paster shqiptare, me fizionomi, gjuhe, zakone, doke, folklor te njejte, ne ndryshim me dropullitet, me vurgejotet e Delvines, qe ai i emerton greke «te paster etnikisht» te ardhur ne ato zona bujqesore, per te punuar tokat, te cilat ngelnin pa u punuar nga shqiptaret blegtore e ushtarake.

Dhe ne kete konkluzion, perveç hulumtimeve personale, ai i referohet studimeve te nje udhetari tjeter anglez William Leake-s. Ata shkruajne se:

«Tiparet e shqiptarve, balli i tyre i ngushte, syri i gjalle bojehiri, vetullat me hark, mollezat e dala dhe mjekra me maje jane ato tipare qe i kishte ndeshur nga Himara e deri ne Maqedoni, nga Preveza e deri ne Vlore e Apoloni».

Eshte interesant fakti tjeter qe permendet nga anglezet se kur banoret e provincave te tjera te Perandorise Osmane pyeten se ç’jane, ata pergjigjen: «jemi muhamedane» ose «jemi te krishtere», ndersa banoret e ketyre viseve, qe nga Himara e deri ne Follorine pergjigjen: «Jemi shqiptare».

Ata shkruajne: «Dashuria per atdhe, trimeria, guximi, kembengulja, durimi, heroizmi ne lufte, urrejtja per armikun etj., si deshmi keto te atdhetarizmit me te flakte ishin tiparet qe karaktetrizonin shqiptaret kryengrites te trevave himariote, qe u ngriten me arme ne dore kunder sunduesit te urryer osman, te cilet preferojne te rrojne e te mbajne frymen me rrenjet e drureve dhe kurre te mos dorezohen, derisa, me ne fund, fale kembenguljes se tyre, te drobisin e te shperbenin edhe ushtrine me te fuqishme dhe me trime. Ishin keto cilesi dhe virtute te shquara shqiptare te himarioteve, qe i dhane atyre famen me te larte luftarake te Perandorise Osmane, kur sherbenin ne Napoli, ne te dy Siçilite, ne More, ne Siri, ne Tarabulluz e gjetke.

Hollandi e anglezet e tjere si Hobhous-i (baroni Broughton) (1786-1869),Hughes-i (1788-1865), Spencer-i (1808-1889) kishin vene re gjithashtu se keta ushtare himariote «pavaresisht nga pamja e tyre e ashper, ishin jashtezakonisht te bute, shpirtemire dhe me sjellje te mira» dhe se ata «tregonin nje kureshtje te vazhdueshme, por ne asnje rast te bezdishme» dhe pse ata “ flinin me kobure nen jastek» dhe pse kishin nje te ecur karakteristike, krenare e madje sfiduese «shqiptare», te cilen «kush e ka pare nje here ne jeten e tij, nuk mund ta harroje asnjehere».

Shqiptarin e Bregut te Detit Jon udhetaret angleze e kane vezhguar dhe hulumtuar edhe ne aspektin e kultures materiale.

Ja se ç’thone ata, konkretisht Edward Lear (1812-1888)

ne librin e tij «Journals of a landscape painter in Albania »

Ne Himare, ne Vuno, ne Dhermi dhe ne fshatrat e tjera te Bregut ai ka gjetur shtepi, qe ne shumicen e tyre i kujtonin atij shtepite e kalabrezve arbereshe, po ashtu edhe shtepite e malesorve te lire te Mirdites, te ndertuara prej guri dhe te vendosura ne pjerresira ose mbi shkembinj te thepisur qe ngjajne si fortesa te vogla. Shtepite e tyre-shkruan E.Lear-i ne faqen 263, si çdo shtepi fshatare shqiptare perbehet zakonisht nga dy dhoma, « ne njeren prej tyre ata mbajne miser te varur ne tavan ose rrush, te cilin e sperkasin me kripe per ta ruajtur. Ne shumicen e shtepive te himarioteve gjen « dhoma me mure te paster, te lyer me gelqere », « rafte me pjata e qelqurina, karrige, krevate, dollape dhe asnjehere nuk mungonin tavanet e zbukuruara me shume shije me rrush te thate, te varura modele-modele si edhe sepetja e plaçkave te grave te shtepise”.

Ushqimi i te gjithe shqiptarve eshte pergjithesisht me nje diete te kursyer, por, pa mohuar dashurine dhe kujdesin e shqiptarit per armen e tij, nuk mund te pranohet fakti qe kete kursim e bejne per te perballuar blerjen e armeve per vete e per familjen, por nga gjendja e veshtire ekonomike.

Megjithate, duhet vene ne dukje se sa here qe i zinte nata keta udhetare ne shtepi te zakonshme shqiptare, himariote apo tepelenase, gjirokastrite apo dibrane, ata priteshin me bujarine karakteristike shqiptare dhe amvisat gatuanin ate çka kishin ne shtepi, sikur edhe te ishin ne rezervat e fundit ne familje.

Gjeja e pare qe terheq vemendjen ne vleresimet e anglezeve eshte veshja popullore shqiptare, qe ata e quanin veshje kombetare e shqiptareve (Holland fq.45). Kjo do te thote se veshja shqiptare kishte nje fizionomi te perbashket per shume krahina e zona e madje, dhe per tere vendin ne shkalle kombetare. Keto tipare te veshjes i dallonin shqiptaret nga popujt e tjere, te afert e te larget. Fustanellen, si pjesen me tipike dhe me karakteristike te veshjes shqiptare, ata e kane ndeshur gati ne te gjithe pjeset e vendit nga jugu ne veri, nga Plava e Gucia e deri ne Oher, nga Mirdita e deri ne Himare, nga Progonati e deri ne Gumenice, nga Prespa e deri ne Borsh.

Hollandi duke kaluar nga Preveza e deri ne Apolloni, ne te gjitha viset ku flitesh shqip, ndeshet me kostumin kombetar thuajse te njellojte: xhoken, xhamadanin, jelekun, fustanellen, opingat dhe armet. Ketij udhetari anglez veçanerisht pershtypje i kishte bere guna, qe ai e kishte ndeshur neper te gjithe Laberine, gunen shqiptare. Ajo ishte nje gune e madhe, e ashper prej shajaku, me theke, me menge te hapura dhe me nje cope te madhe katrore mbrapa, e cila sherbente si kapuç, me ngjyre here te bardhe e here gri. Hobhausi, Hollandi dhe Lear-i kete gune shume te madhe te modes shqiptare (Huge capote albanese –wise) e kishin pare te njellojte si ne Qeparo e Himare, po ashtu edhe ne Frasher e Libohove e me tutje deri ne Diber e Kosove.

Keta angleze, qe te gjithe pa perjashtim, duke filluar nga shekulli XVIII e deri ne fillim te shekullit te XX , vendet dhe viset qe ata i kishin vizituar disa here, duke filluar nga Preveza e deri ne Novi Pazar, gjithmone i kishin emertuar SHQIPERI..

Ndofta nuk e dini ju omoniste-vorio-epirote, se ne vitet 1912-1914, ne Athine si minister fuqiplote amerikan ishte nje diplomat me emrin George Fred Williams (1852-1932), i akredituar per Greqine dhe per Malin e Zi, dhe nga marsi i vitit 1914 vezhgues amerikan ne KNK (Komisioni Nderkombetar i Kontrollit), me qender ne Durres. Ky diplomat ne prill te vitit 1914, erdhi ne Shqiperine Jugore, duke zbritur ne Sarande, e me pas neper Çameri, ne Delvine, ne fshatrat e Himares dhe ne Gjirokaster. Ai pa me syte e tij masakrat, dhunen e ushtruar ndaj popullsise shqipfolese qe ishte kunder pushtimit grek te viseve shqiptare.

Mbasi u caktua, me protokollin e Firences, te 17 dhjetor

1913, kufiri greko-shqiptar, Fuqite e Medha Evropiane, i kerkuan Greqise te terhiqte ushtrine e saj nga territori shqiptar, deri ne vijen kufitare te paracaktuar. Por Qeveria e Venizellosit nuk u pajtua me kete vendim. Duke pasur ushtrine greke neper kembe, Venizellosi me ministrin e Jashtem grek, Zografin, organizuan te ashtuquajturen « Levizjen Autonomiste te Vorio-Epirit ».

Per te maskuar veprimtarine e reparteve te rregullta te ushtrise greke, qeveritaret e Athines kishin krijuar qysh nga vera e vitit 1913 reparte te « Hierolohiteve » (repartet e shenjta), qe do te plotesoheshin nga vullnetaret «Vorioepirote ». Ne keto reparte moren pjese pak minoritare dropullite e delvinjote, ndersa nga bregdetasit i vetmi ishte majori i ushtrise greke, himarioti me prejardhje nga Progonati, Spiro Kotmilo.

Nga mungesa e « vullnetareve » vendas « Repartet e

Shenjta » filluan te mbusheshin me oficere greke te veshur civile edhe me banda te armatosura, te organizuara ne Greqi, ku ishin rekrutuar banditet e leshuar qellimisht nga burgjet si edhe andaret e Kretes. Keshtu u formuan repartet ushtarake te qeverise Vorio Epirote te kryeministrit Zografi dhe komandantit te ushtrise majorit Spiro Kotmilo. Keto reparte kriminelesh dhe fanatikesh vorioepirote filluan nje terror masiv, barbar, duke vrare ne nje dite ne Gjirokaster mbi 70 shqiptare, vetem pse ishin myslimane, ndersa te krishteret vetem pse e deklaronin veten « Shqiptare » dhe nuk donin ne asnje menyre qe ato troje shqiptare te ndaheshin nga trungu meme.

George Fred Williamsi udhetoi dy muaj neper ato vende qe « Vorioepirotet » deshironin dhe luftonin qe t’ia bashkonin Greqise, duke shperfillur faktin se ne territorin grek ekzistonte nje Çameri, qe aso kohe kishin qindra mijera shqiptare myslimane dhe te krishtere. Ne kthim ai raportoi gjendjen reale qe pa me syte e tij, masakrat, vrasjet, djegejet dhe plaçkitjet e kryera, pa gjithashtu se cilet ishin bandat « Vorioepirote », qe pretendonin se ishin nga ato vise por qe ne fakt ishin greke te ardhur, te Komisionit Nderkombetar te Kontrollit ne Durres.

Me kthimin e tij ne Athine, Williamsi takoi serishtazi Kryeministrin grek, te cilit i deklaroi se po mos t’i jepej fund tragjedise se Epirit, ai vete, me cilesine e ministrit fuqiplote amerikan, do te dilte para botes qe t’i shpallte zyrtarisht, barbarite e çetave greke te organizuara prej Qeverise se Venizellosit ne Athine. Venizellosi dhe diplomacia ruse e frenge revoltohen nga kritikat e drejta, parimore, humanitare te diplomatit amerikan dhe protestojne ne Departamentin e Shtetit.

Ai te gjitha keto demaskime ja beri te njohura opinionit boteror me dy vepra te tija: « Promemoria » dhe « The Shkypetaret »

Qe banoret e Bregut te Detit Jonian e kane ditur veten se jane shqiptare, gjenetikisht dhe se per kete fakt ata e kane ndjere veten krenare ky eshte nje fakt i njohur historikisht.

Nuk jane te pakte ata njerez te shquar te asaj krahine qe me ndjenja atdhetare kane lene gjurme ne historine e Kombit dhe kane luftuar me kembengulje kunder çdo orvatjeje te atyre partizaneve te « Vorio-Epirit » dhe te politikave shoviniste te silogjeve greke, duke filluar nga ato te Frances.

Ju mund te keni degjuar apo edhe te keni njohur shume figura te njohura te nderuara te Bregut te Detit, si Neço Muka i Madh, Petro Markoja, Odise Grillo, Sokrat Leka, Andrea Varfi, Fane Veizin, Lefter Cipen e tjere.

Por ka edhe shume te tjere atdhetare shqiptare.

Ndofta ju nuk e dini se sa atdhetar i flakte ka qene mjeku i shquar himariot dr.Stefan PANO (1894-1944). Ky mjek dermatolog me emer, studimet e mesme dhe ato universitare i kreu ne Athine, ne vitin 1921 dhe ndonese i kishin bere shume oferta pune ne Greqi, ai nuk i pranoi ato e u kthye ne atdhe, ne vendlindje. Ai punoi ne Himare, Tepelene, Sarande me nje devoteshmeri te larte dhe paralel me perpjekjet e tija profesionale ai ishte nje nga atdhetaret qe luftonte me kembengulje çdo perpjekje te propagandes helenizuese te silogjeve e te klerit shovinist grek. Ne vitin 1928, ai dergohet ne France, per nje specializim afatgjate ne fushen e dermatologjise.

Edhe ne France, dr.S.Pano ishte nje atdhetar i shquar ne luften kundra politikes shoviniste helenizuese te sillogjeve greke ne Paris. Ai se bashku me shoket e tij Ihsan Libohova, Maksud Hulusiu, Petro Kondili themelojne shoqaten «Zemra Shqiptare», qe kishte per qellim luften pa kompromis kundra politikes helenizuese, shoviniste te Sillogjeve greke te Parisit, sidomos ndaj studenteve shqiptare te Bregut, me ane te mbledhjeve, konferencave te ndryshme dhe me ane te artikujve te tyre ne organet e shtypit shqiptar e te huaj ne France.

O vellezer himariote, ju ndofta se dini qe nje njeri i shquar i Bregut te Detit ka qene edhe mjeku atdhetar nga Vunoi dr.Simon Simonidhi (1881-1940).

Si shume shqiptare te viseve jugore arsimimin e filloi ne « Zosimea-n » e Janines, e mbaroi ne Korfuz. Universitetin e nisi ne Athine e vijoi dhe e mbaroi ne Montpelie te Frances. Mbas universitetit, mjeku nga Vunoi kreu edhe nje specializim 2-vjeçar prane Institutit Bakterologjik «Paster» ne Paris per semundjen e malaries. Kthehet ne atdhe ne Vlore, ku filloi veprimtarine si mjek dhe mbas janarit 1920, si mjek i Bashkise se Vlores. Me ndjenje te larte qytetare atdhetare, ai luftoi me kembengulje kundra malaries qe nga ambulancat, qendrat antimalarike dhe duke shkruar artikuj te shumte ne gazetat vlonjate te kohes « Mbrojtja e Atdheut » dhe tek « Politika ».

Ai ne artikujt e tij luften me kembengulje kundra malaries, qe kishte shkaterruar jeten e mijera shqiptareve, e konsideronte nje detyre atdhetare te cilitdo perfshire dhe ate vet si nismetar te kesaj beteje.Dr.Simon Simonidhi ka qene deputet i Parlamentit Shqiptar ne te pese legjislacionet e Mbreterise Shqiptare. Ne Parlamentin shqiptar, ai ishte nje shembull i atdhedashurise dhe qendrimit qytetar. Se bashku me dy mjeke te tjere deputete, konkretisht me dr. Jani Melon, nga Delvina e dr.Loni Gjinin, nga Lushnja, dr. Simonidhi, qe te tre per disa kohe u moren me perpilimin e legjislacionit te Organizimit te Sherbimit Shendetesor dhe te Drejtorise se Pergjitheshme, i cili u kthye ne ligj me nje vendim parlamenti ne vitin 1936.

Kjo ishte nje arritje e madhe e nivelit evropian.

Me kete rast nje nga deputetet e asaj kohe, ju drejtua mjekeve duke i uruar dhe me nentekst dashakeqas kishte thene:

Ju kauret jeni njerze te shkolluar dhe te shkathet

dhe aty per aty dr. Simon Simonidhi, iu pergjegj :

Ndegjo mor bej efendi, ne jemi dy mjeke shqiptare dhe nje minoritar i Shqiperise. Ne Shqiperi nuk ka kaur, por shqiptare te krishtere dhe shqiptare muhamedan, qe e duan dhe e respektojne atdheun e tyre.

Natyrisht nuk ka nevoje per koment.

Nje tjeter atdhetar i njohur ka qene edhe Janko Pali, nga Qeparoi. Megjithese i lindur ne Izmir dhe i arsimuar ne Athine, ai ishte dhe mbeti nje shqiptar patriot. Jankoja mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Sorbones, jetoi dhe punoi ne Paris shume vite. Megjithate ai familjarisht u kthye ne atdhe ne vendlindje dhe kerkoi te behej mesues, per te mesuar brezin e ri me kulturen evropiane. Ai punoi si mesues dhe si inspektor arsimi nga viti 1929 e deri ne vitin 1964, ne moshen 67-vjeçare.

Janko Pali ishte nje albanolog i apasionuar, ai punoi ne folklor, gjuhesi, etnografi. Ne jeten e tij, ai ka shkruar 80000 vargje per kurbetin dhe 250 fletore me doreshkrime ne folklor, etnografi, gjuhesi edhe te gjitha ne gjuhen shqipe te vjeter e te re. Ai kishte perpiluar nje monografi per jeten e vepren e kengetarit himariot Nestor Mukos. Atij i eshte akorduar titulli « Mesues i Merituar » dhe eshte dekoruar disa here.

Mjeku himariot, dr. Koste Kaçellani, ka qene nje tjeter figure e atdhetarise bregdetase. Ai ishte arsimuar ne Korfuz dhe per studimet universitare dhe specializimin qendroi ne Montpellie e Rome tete vite. Ne vitin 1938 ai kthehet ne vendlindje, pavaresisht se mund te punesohej si ne Montpellie, po ashtu edhe ne Itali. Si ne France po ashtu edhe ne Itali e natyrisht ne Vlore, dr.Koste Kaçellani ka mbajtur gjithmone qendrime atdhetare, duke luftuar me force çdo veprim shovinist helenizues te misionarve qe dergoheshin ne Shqiperi nga patrikana dhe sillogjet greke, deri sa ate e vrane ne dhjetor te vitit 1943, nga nje dore e panjohur.

Ne njerzit e shquar te arsimit, nje intelektual i nivelit evropian ka qene dhe profesori i filozofise nga Qeparoi, Foto Dhimiter Bala e njekohesisht nje atdhetar i vendosur. Duke qene profesori i Liceut te Korçes, F.Bala, me artikujt e tij ne periodikun e kohes si « Bota e Re», «Korça », « Illyria », « Minerva » dhe «Perpjekja Shqiptare» dhe me referatet neper koneferencat publike ka demostruar nje atdhedashuri te nje niveli te larte intelektual.

Te tille atdhetare te shquar Bregu i Detit ka nxjerre shume.

Por une do te permendja njeriun e thjeshte, fshatarin e shkathet e njekohesisht shqiptarin atdhetar. Dikur, ne vitet 1970-1980, kam qene mik ne familjen e usta Foto Kushtes, ne Qeparo. Asokohe barba Fotoja me habiste se si nje njeri i thjeshte ishte bere nje etnograf, folklorist i njohur, bashkepuntor i Instituteve Shkencore ne Tirane. Ai ishte nje albanolog i formuar, ishte nje atdhetar per t’u respektuar.

Keshtu duke hulumtuar ne jeten e vepren e shqiptarve qe kane studiuar ne Evrope kam gjetur gjithmone bregdetasit atdhetare te respektuar dhe te devoteshem.

Ndaj them, pse keshtu ne Himare?

Nuk duhet te mendojme se 15-20 omoniste, vorioepirote, fanatike me ndonje drejtues perfaqesojne aktualisht Himaren e Bregun e Detit, ne nje kohe qe ne Shoqaten «Laberia» kishte mbi 84 anetare himariote.


METROPOL

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 5-9-2005 nė 04:38 Edit Post Reply With Quote
Shqiptarėt dhe grekėt

“Fqinjët e tyre shqiptarët, ndonëse më të çelët në fytyrë e më të gjatë nga shtati (sidomos në male) kanë sjellë një nervozizëm të ngjashëm lidhur me stërgjyshërit e tyre ilirë, me të vetmin ndryshim se, ndërsa grekët e ndollën nervozizmin, te të tjerët, shqiptarët e bluan brënda vetes. Ne qenkemi shqiptarët e lavdishëm? Duket se ulërinin ata duke parë njëri-tjetrin fill pas fitimit të Pavarësisë.


Nga Ismail Kadare

“Fqinjët e tyre shqiptarët, ndonëse më të çelët në fytyrë e më të gjatë nga shtati (sidomos në male) kanë sjellë një nervozizëm të ngjashëm lidhur me stërgjyshërit e tyre ilirë, me të vetmin ndryshim se, ndërsa grekët e ndollën nervozizmin, te të tjerët, shqiptarët e bluan brënda vetes. Ne qenkemi shqiptarët e lavdishëm? Duket se ulërinin ata duke parë njëri-tjetrin fill pas fitimit të Pavarësisë. Ku janë heronjtë e baladave e të legjendave, trimat e mënçur e vajzat leshverdha si rradhëkush?
Megjithatë, sado të dukeshin të pangjashëm me stërgjyshërit, edhe grekët dhe shqiptarët ishin nipat e tyre të vetëm. Me tejndjenjën e pagabueshme që kanë popujt, tani që u gdhinë në një botë që u ngjante e huaj dhe e ftohtë, ata e kuptuan se duhej të afroheshin, edhe më, ashtu siç afrohen jetimët. Se, në një farë mënyre, ishin vërtet popuj jetimë, pa fis të madh si sllavët dhe latinët, njëlloj siç i kishin të vetmuara e pa familje edhe gjuhët e tyre, greqishten dhe shqipen.
S’ishte e rastit që Bajroni i deshi njëlloj e shkroi me admirim për të dy popujt, ashtu siç nuk ishte e rastit që shqiptarët ishin të vetmit ballkanas që ndihmuan gjerësisht grekët për fitimin e Pavarësisë të tyre dhe luftuan për lirinë e Greqisë, njëlloj siç do të luftonin dhe për Shqipërinë. Ishin aq shumë, saqë në flotën greke urdhrat për një farë kohe jepeshin në shqip, kurse në një nga mbledhjet e para të parlamentit u diskutua, nëse do të përdorej edhe shqipja si gjuhë e dytë.
As gjuhët krejtësisht të ndryshme, as rivaliteti, grindjet kufitare, madje as figura e Ali Pashë Tepelenës, guvernatorit të famshëm shqiptar që sundonte Shqipërinë jugore e Greqinë Veriore, urryer prej grekëve, por i padashur, ndonëse i mëshiruar prej shqiptarëve, nuk e penguan afrimin.
Në trazimin e madh të çlirimit prej zgjedhës turke ngjashmëritë me stërgjyshërit e lashtë nisën të spikatnin dhe më fort. Puset e të dy kombeve nisën të nxirrnin më shumë se kurrë kujtime të vjetra. Dhe, atëhere, nisi të vërehej qartë se në tërbimin ballkanas, në gjestet heroike, në formulat, mënçurinë, kuvendet e burrave, si edhe në ethet e lavdisë e të marrëzisë, kishte skicime të dikurshme.
Kujtimet kishin qenë përherë aty, nën themelet e jetës. Ato kishin qenë në tokën greke e, për çudi, po aq të thella, në mos më tepër në tokën e fqinjëve veriorë, ku, ashtu siç ndodh shpesh në kohë fatkeqësisht, dukej sikur qe zhvendosur për t’u ruajtur në alpet e papushtueshme shqiptare një pjesë e thesarit të moçëm ballkanas…”.
*Marrë nga “Eskili ky humbës i madh”. Titulli i redaksisë


Eshtë një pasaktësi…që nuk i shkon Znj. Tsikagou



Studiuesi i njohur, Prof. Ferid Hudhri, shpjegon arsyen pse Znj. Fani-Maria Tsikagou i ka etiketuar shqiptarët si “malësorë grekë”


“Kemi të bëjmë me një pasaktësi, e cila nuk i shkon një studiuese si Znj. Fani-Maria Tsigakou. Unë vetë i njoh këto piktura, sepse jam marrë shumë me to për hartimin e Albumeve të mi. Më çudit Tsigakou dhe për arsye sepse asnjëherë nuk është diskutuar autenciteti i personazheve të këtyre pikturave”, ka thënë studiuesi i njohur Ferid Hudhri i pyetur për ABC-në.
Në fakt, jo më shumë se pasaktësi kuptohet lehtë që kemi të bëjmë me një dashakeqësi, që merr pak përmasa në momentin që Albumi përgatitet nga një autoritet i tillë si Muzeu Benaki i Athinës dhe qw sponsorizohet nga autoritetet zyrtare greke. Duhet të kemi dhe parasysh një fakt, që elementi shqiptar, referuar Prof. Hudhrit, është kaq i përhapur në artin figurative grek dhe shkrirja e zakoneve ndërmjet dy popujve ka qenë kaq e natyrshme saqë “gabime” të tilla edhe mund të bëhen lehtë, por kuptohet se jo nga studiues tw nivelit tw saj. Vlen këtu, të kujtohet trajtesa, që i ka bërë shkrimtari Ismail Kadare tek “Eskili, ky humbës i madh” këtij problemi, që hedh dritë dhe më shumë për çështjen duke treguar saktë se shqiptarët dhe grekët në këtë Gadishull ishin të vetmit, që i besonin njëri-tjetrit, sepse i lidhnin dhe ndanin shumë gjëra bashkë.
Ajo që e bën edhe më të pasaktë problemin për studiuesen greke është edhe fakti që kjo kohë ka qenë shumë e ndriçuar, falë ardhjes në vendin tonë të shumë udhëtarëve të huaj. Theksojmë që shumë prej tyre vinin nga rradhët e një shoqërie të kultivuar dhe elementi i udhëtimit në viset e Turqisë Evropiane bashkonte tek ata aventurën bashkë me kërshërinë për të studiuar. Duhet shtuar gjithashtu se falë ditareve apo botimeve të këtyre udhëtarëve, tablove apo raporteve të tyre, ne trashëgojmë sot me të vërtetë një thesar të paçmuar njohurish mbi historinë greko-
shqiptaro-turke të asaj kohe. Kjo e bën Prof. Hudhrin që të besojë se pasaktësia e Znj. Maria Tsigakou është shqetësuese. Ben Andoni




Studjuesit grekë dhe “padituria” për elementin shqiptar


Romantikët e shek. të 19-të dhe botimi i librit të Muzeut Benaki të Athinës “Through Romantic Eyes” ka nxjerrë në skenë një “pasaktësi” jo të vogël të studiueses greke Fani-Maria Tsigakou. Problemi bëhet pak shqetwsues se libri mban brenda dhe sponsorimin e autoriteve zyrtare greke

Krejt rastësisht më ra në dorë një botim lukzos i përgatitur me shumë kujdes dhe publikuar në emër të një institucioni serioz siç është Muzeu Benaki i Athinës, i titulluar Through Romantic Eyes. Një miku im diplomat i huaj pasi vizitoi për disa orë rrënojat e mrekullueshme të Butrintit, teksa u ulëm për të pirë diçka mbas asaj shëtitjeje të gjatë më dhuroi botimin në fjalë si kujtim të një bisede që kishim bërë dikur mbi udhëtimet e Romantikëve të shek. të 19-të në Shqipëri dhe Greqi.
Epoka e udhëtimeve të Romantikëve Europianë në viset e Turqisë Europiane, siç njiheshin atëherë krahinat e Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë është një temë shumë interesante. Një numër aristokratësh europianë, artistësh të talentuar apo edhe aventurierësh në kërkim të temave ekzotike për bëmat e tyre, udhëtuan në mbarim të shek. të 18-të dhe në fillimin e atij të 19-të në viset e panjohura deri atëherë të Greqisë dhe Shqipërisë. Ditaret apo publikimet e këtyre udhëtarëve, tablotë apo raportet sekrete kanë mbetur sot dëshmitë më autentike për të njohur jetën dhe historinë e viseve të shkelura prej tyre. Tablotë e pikturuara prej atyre që më vonë u quajtën me termin e përgjithshëm Romantikët e shek. të 19-të, janë dëshmia e vetme që kemi mbi peisazhet tashmë të tjetërsuara nga kohët moderne, mbi qytetet antike të rrethuara nga ndërtimet e qyteteve prej betoni apo mbi kostumet piktoreske të banorëve të këtyre vendeve të zhdukura njëherë e përgjithmonë nga globalizmi.
Romantikët Europianë ishin një përzierje shumë interesante e asaj race universale të etur për udhëtime, eksplorime dhe aventura. Shkrimtarë a poetë, arkeologë apo piktorë, të etur për zbulimin e historisë antike, por edhe grabitës të artit, emra të shquar të salloneve aristokrate të Parisit apo Londrës por edhe vëzhgues të hollë të përfshirë në shërbimet sekrete të vendeve respektive ata krijuan një Epokë e cila la gjurmë shumë të thella në rilindjen e Greqisë Moderne apo të viseve të tjera të Perandorisë Osmane.
Falë ditareve apo botimeve të këtyre udhëtarëve, tablove apo raporteve të tyre ne trashëgojmë një thesar të paçmuar njohurish mbi historinë greko – shqiptaro-turke të asaj kohe. Të gjitha këto kishin qenë tema e bisedës me mikun tim diplomat dhe për këtë arsye mezi prita që ta lexoja këtë botim në qetësi.
E pra pasi shfletova një pjesë të këtij Libri për disa minuta rresht iu riktheva edhe njëherë nga fillimi dhe pashë parathënien e shkruar nga Drejtori i Benaki Museum Dr. Angelos Delivorrias si dhe tekstin e përgatitur nga autorja e Librit Fani-Maria Tsigakou. Nëse ndonjë studiues i huaj në këtë rast studiuesja greke Tsigakou do të kishte botuar një libër me pasaktësira apo edhe manipulime të kujdesshme mbi përmbajtjen e tablove të pikturuara gati 200 vjet më parë do ta kisha futur këtë libër në sirtar dhe do ta quaja thjesht një dashakeqësi apo injorancë të një personi. Por emri i një institucioni serioz si Benaki Museum si dhe mbështetja që i është dhënë këtij libri nga institucione zyrtare si Ministria e Kulturës apo ajo e Turizmit të Greqisë më bëri që të ulem dhe t’i shkruaj këto rradhë.
Libri përveç peisazheve të mrekullueshme të pikturuara nga mjeshtrat e kohës ka dhe një sërë portretesh apo skenash, ku personazhet e pikturuara janë veshur me kostumin tradicional shqiptar. Një sy i zakonshëm si dhe një lexues normal i historisë së asaj periudhe e di mirë se piktorët romantikë shpesh kishin në qendër të veprave të tyre shqiptarët me kostumet e tyre jashtëzakonisht të veçanta. Në territoret e Turqisë Europiane elementi shqiptar ishte dominues për një mori faktorësh të cilat ishin lidhur me emigrimin apo mercenarizmin tradicional të shqiptarëve, të cilët shërbenin në ushtritë e pashallarëve apo bandat e Kleftëve. Ky element mjaft piktoresk në peisazhet e maleve apo ishujve të Greqisë është përshkruar me qindra herë në shënimet e udhëtimit të një numri udhëtarësh dhe artistësh të asaj kohe. Personaliteti i fuqishëm i Ali Pashë Tepelenës dhe sundimi i tij në të gjithë territoret Greke kishte bërë që shqiptarët të ishin kudo dhe shpesh në udhëtimet e udhëtarëve të kohës të shërbenin si udhërrëfyes apo truproja për të ruajtur këta të fundit.
Po kështu përfshirja e madhe e shqiptarëve të krishterë në Lëvizjen për Pavarësi të Greqisë i bëri ata një temë interesante për piktorët europianë të cilët i kanë vendosur shqiptarët si një pjesë të rëndësishme të kompozimeve të tyre dedikuar revolucionit Grek.



Në koleksionin e Muzeut Benaki ndodhen një sërë tablosh të grumbulluara në vite, ku elementi shqiptar i veshur me kostumin e tij të veçantë të përbërë nga fustanella tradicionale është në qendër të tablove. Por çuditërisht studiuesja dhe kuratoria e këtij Muzeu Znj. Tsigakou ka vendosur që në librin e botuar prej saj të gjithë tablotë me elementin shqiptar ti quajë “Malësorë Grekë”
Është për t’u çuditur se si një studiuese e cila shkruan dhe boton një Libër mbi Tablotë e Romantikëve të shek. 19-të mundohet të fshijë me një të rënë të lapsit elementin shqiptar si një burim frymëzimi për një sërë piktorësh të asaj periudhe.




Këtu do të veçoja Tablonë e Carl Hag aq e njohur jo vetëm për publikun shqiptar por edhe atë të huaj. Sigurisht për vlerat artistike të kësaj pikture mund të shprehen mjaft mirë specialistët e kësaj fushe por kjo tablo e njohur e publikuar në qindra botime si një Tablo e një shqiptari tipik jepet në botimin e Benakit me titull “Malësor Grek” Carl Hag 1861.
Që kjo Tablo është e një shqiptari tipik as që ka dyshim pasi jo vetëm kostumi i tij tradicional është tipik shqiptar por nëse vështrohet me kujdes do të shihet se edhe prerja e flokëve është tipike shqiptare për kohën, e rruar në ballë dhe flokët e gjata të lëshuara mbi supe. Për këtë mënyrë të mbajtjes së flokëve nga shqiptarët e kohës në dallim nga bashkëkohësit e tyre grekë kemi dëshmi të tjera nga Hobhouse miku i udhëtimeve të Bajronit apo nga Tablloja e famshme e Dypresë “Ali Pasha ne Butrint”. Këtu shihet qartë se si rojet e Aliut i kanë flokët e rruara në ballë dhe të lëshuara mbi supe.
Nëse Fustanella karakteristike e shqiptarëve është shqiptare apo Greke mendoj se nuk ka vend për diskutime pasi për këtë çështje ka shkruar njëherë e mirë Faik Bej Konica por do të thoja se edhe autorja Tsigakou mundohet që të përdorë një manipulim shumë të hollë të së vërtetës kur shkruan se “fustanela e gjatë është përdorur kryesisht nga Kapedanët Grekë dhe ka qenë dominuese në qendrat urbane greke. Në mesin e shek. të 19-të Mbreti Oto vendosi që kjo uniformë të përdorej si veshje oborri”. Ose zonja Tsigakou gënjen qëllimisht mbi këtë çështje ose ajo nuk e di që shumë prej autorëve të asaj epoke apo edhe më vonë kanë shkruar mbi fustanellën si një prej veçorive kryesore të veshjes dalluese të shqiptarëve nga Grekët. Fakti që Mbreti Gjerman i Greqisë Oto e futi atë në oborr tregon për nderimin që kishte ai mbi këtë simbol të veshjes së luftëtarëve shqiptarë. Grekët akoma edhe sot nuk kanë një fjalë të tyre për të përshkruar fustanelën por e quajnë “Fustanela” një fjalë kjo e huazuar nga shqipja për të përshkruar këtë veshje.


Dhe si për t’i shkuar deri në fund manipulimit të së vërtetës për këto tablo autorja Znj. Tsigakou mundohet që të manipulojë edhe vargjet që miku i shqiptarëve Bajroni i shkruan për ta me aq pasion dhe dashuri. Më poshtë po citoj një pasazh nga shkrimi që shoqëron Tablonë e Carl Hag “Malësori Grek”:



“Fshatarët Grekë, shpesh tërhiqeshin në malet e thepisura ku i bënin rezistencë Turkut. Këta malësorë të cilët edhe i frikësonin por edhe i frymëzonin udhëtarët Europianë janë romantizuar nga artistë e poetë si Lord Byron:

....
Ja lë tufën shqiponjës e bishës e zbret
Poshtë fushës me sulm si rrëkeja në det”





Nëse autorja e Librit ka dyshime mbi temat e Tablove të paraqitura në këtë botim nuk mund të thuhet se ajo është po kaq dyshuese edhe mbi autorësinë e këtyre vargjeve të shkëputura nga konteksti dhe të cituara më sipër. Kushdo që ka lexuar Lord Byron e di mjaft mirë se këto vargje janë marrë nga Poema “Child Harold Piligrimage” Kanto II dhe më saktë nga kënga e famshme, “Tamburxhi Tamburxhi”. Për këtë këngë poeti i famshëm ka shkruar edhe për momentin kur e dëgjoi për herë të parë nga një grup shqiptarësh që e kërcyen këtë këngë me vargje prej të cilave Byroni mori pjesën më të madhe të saj dhe e solli në variantin anglisht. E pra një studiuese e nivelit të Tsigakou-t nuk mund të mos ketë lexuar këtë pjesë të famshme të Byronit të cilën po e japim më poshtë në përkthimin shqip të pacënuar nga studiuesja greke:



Tamburxhi, Tamburxhi, thirrja jote ushton
U ngjall trimave shpresën për luftë na fton
Gjithë djemtë e maëlsisë i thërret anembanë
Himariotë, Ilirë Suliotë zeshkanë



E kush është aq trim sa Sulioti zeshkan
Me fustan të bardhë e të zi tallagan
Ja lë tufën shqiponjës e bishës e zbret
Poshtë fushës me sulm si rrëkeja në det



Nëse znj. Tsigakou në botimin e saj arrin që të manipulojë edhe vargjet e njohura të Byroni-t për shqiptarët atëherë sa të vlefshme janë opinionet e ngritura për Tablotë e Romantikëve me figura shqiptarësh? Lexuesi mund të gjykojë vetë mbi përgjigjen e kësaj pyetjeje.



Autorja e këtij Libri ka botuar në vitin 1984 një variant të hershëm të këtij botimi në gjuhën franceze të titulluar “La Grece Retruvee” në shqip “Greqia e Rigjetur” me parathënie të profesorit të njohur të historisë antike francezi Jacques Lacarriere. Në parathënie Profesori francez ka shkruar se në shumë prej tablove të romantikëve të shekullit të 19-të, paraqiten shqiptarët me kostumet e tyre tradicionale. Znj. Tsigakou nuk e hoqi dot këtë pasazh nga parathënia e profesorit të njohur në botimin e parë por me sa duket në botimin e ri ka vendosur që jo vetëm ta injorojë këtë fakt por edhe të mundohet që të manipulojë të vërtetën mbi këto Tablo.
Megjithëse Libri Throught Romantic Eyes i është dedikuar tablove të artistëve europianë dhe artit të tyre për Greqinë nuk ka përse figurat e shqiptarëve që frymëzuan ata për veprat e tyre të manipulohen nga studiuesit e sotëm qofshin këta edhe të mbështetur nga Institucione Zyrtare Greke. Në nderin e studiuesit do ishte një trajtim realist dhe i vërtetë i këtyre veprave duke shpjeguar ndoshta kontekstin dhe ngjarjet historike nga ato janë marrë. Kjo do t’i shërbente më shumë kuptimit të historisë sonë të përbashkët. Tablotë e shqiptarëve në kontekstin e historisë greke nuk ka përse të mohohen ashtu siç nuk ka përse të mohohet kontributi i tyre i madh në revolucionin Grek.
Nëse studiues shqiptarë apo grekë, institucione private apo shtetërore, përfshihen në manipulimin e të vërtetave historike, ata pa dyshim ndihmojnë në thellimin e hendekut të moskuptimit dhe përbuzjes së dyanëshme.


ABC

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 13-9-2005 nė 10:59 Edit Post Reply With Quote
Aty ku nuk shuhet Helenizmi

REPORTAZH - Nje dite ne Narte, ku te urojne "Kalosirthate stin Narta" dhe qetesia te frikeson

Nga Narta

Marjeta MERKURI

Kushdo qe ka kaluar ne pjesen perendimore te qytetit te Vlores, rreth 4 kilometra larg prej hyrjes nga qyteti, pervec kodrave dhe maleve te veshura plot me ullinj, duke filluar nga rruga e Pus Mezinit e quajtur ndryshe "Guri i Cifutit" dhe deri ne fshatin Panaja, nuk ka se si te mos kete vene re nje tabele te madhe dy ngjyreshe dhe dygjuheshe, shkruar me germa kapitale "KALOSIRTHATE STIN NARTA". Eshte urimi per mireseardhjen ne Narte.

E shkruar ne bardhe e blu, kjo mireseardhje u drejtohet, jo vetem vlonjateve apo turisteve vendas e te huaj, por me shume bijve te saj, nartioteve te rinj dhe te moshuar. Pasi edhe ne kemi pranuar mireseradhjen e nartioteve aq bujar, kalojme ne rrugen e sapoasfalatuar dhe per pak minuta mberrijme ne qender te fshatit. Nje panorame renqethese pershkon trupin tone, teksa shohim nje vend krejtesisht te braktisur. Eshte ora 11.00 e paradites dhe ne qender te ketij fshati nuk sheh askend. Asnje kembesor nuk leviz, asnje automjet nuk zhurmon, vetem tek-tuk degjohen disa zhurma muratoresh. Por larg kesaj pamje, dicka na pelqen ne kete vend. Ne kete ore paraditeje, ku zakonisht njerezit dalin per blerjet e tyre te zakonshme pergatitjes se drekes, e cila do dhe pak te trokas, na pelqen te shohim shtepite perdhese te ndertuara me gure, perbri njera-tjetres e te lidhura si nje gershet i bukur vajze.

Ecim ngadale me shpresen per te takuar nartiotin e pare ne kete vizite te papritur apo nartioten e bukur te veshur me kostumin e saj karakteristik. Presim. Per pak minuta, dy burra teper te moshuar dalin nga nje ndertese njekateshe dhe drejtohen ne nje kafene pak metra larg nesh. "Sa mire qe erdhet ketu ne Narte te shkruani dy fjale edhe per ne, por do ishte mire te vinit nje muaj me pare, se kishim gjithe femijet ketu, ndersa tani jemi te gjithe ne pleqte vetem", vazhdojne njeri pas tjetrit biseden, duke folur gjysem greqisht dhe gjysem shqip, pa harruar thithjen e duhanit e duke menduar per fjalet qe do te thone me pas .

A dini greqisht?

"Po ju dini greqisht"? na thote nje burre tjeter i moshuar i ketij fshati karakteristik dhe ne pohojme me koke. Mjaft i kenaqur per pergjigjen tone, plaku me floket e bardha dhe mustaqe, na shoqeron disa metra, duke ecur ne rrugicat e ngushta dhe duke mberritur ne platine e ketij fshati prane kishes se Shen Janit, aty ku gjithe burrat e fshatit mblidhen dhe kuvendojne me njeri-tjetrin per hallet, problemet e femijeve, politiken, ekonomine, ndertimet e shtepive dhe te gjitha keto, vetem ne gjuhen e tyre te nenes. Xha Vasili na shikon me syte e bardhe dhe vetullat e ngrysura dhe tregon: "Narta eshte nje vend i krijuar nga fise te perndjekura nga trojet e tyre me origjine greke dhe te gjithe ata u ngujuan ne kete vend dhe pas tyre brez pas brezi gjuha greke kurre nuk eshte shua". Nartiotet e kane ruajtur dhe mbrojtur gjuhen e tyre, zakonet, kenget, besimin, si dhe veshjen e grave karakteristike per kete zone.

Ndersa pas xha Vasilit, nje i moshuar tjeter, emrin e te cilit nuk e degjuam, tregon: "Ne Narte moj vajze jane fiset me te mira dhe te gjithe kemi jetuar prej brezash te tere ne harmoni, miqesi dhe besnikeri te plote me njeri-tjetrin. Askush ne Narte nuk eshte vrare, askush ne Narte nuk ka hasmeri. Te gjithe e duan shume njeri-tjetrin dhe eshte besimi fetar qe ka edukuar kete vend te bekuar".

Lulezimi vetem ne gusht

"Sa bukur eshte ne muajin gusht ne Narte. Vijne gjithe femijet tane ketu dhe gjithcka gjallerohet. Rruget, shtepite, lokalet te gjitha gumezhijne dhe ndricojne, por vetem ne gusht ama, se ata pastaj ikin ne Greqi ne shtepite e tyre atje", degjojme nje ze tjeter teksa flet ne gjuhen greke. I ulur ne borduren tradicionale "te pleqve" ne krahun e djathte te kishes se Shen Janit, se bashku me bashkemoshataret e tjere, dicka perseri deshiron te thote: "C'te bejme, kemi mbetur vetem ne pleqte ne fshat dhe ja .. ne kete ore shkojme ne kishe dhe me pas ne klub". Ndersa Andrea, rreth te 70-ave qe jeton vetem ne shtepi, pasi dhe gruaja i ka vdekur dy vjet me pare dhe femijet jetojne ne Greqi tregon, se "ketu prane Kishes tani mblidhemi vetem ne pleqte, ndersa me pare kjo plati mbushej me burrat dhe grate nartiote te veshur bukur, sidomos te shtunave pasdite dhe te dielen ne mengjes. Kjo ndodhe edhe kur na vijne femijet", vazhdon plaku pak me koken menjane. "Por tani qe do na ndertojne edhe TEC-in ketu ne Narte, gjithcka do te shkaterohet dhe do te ndotet, vazhdon plaku mendueshem .. e atehere femijet s'do na vijne me"

Aty ku falen te gjithe

Kisha e vjeter e Nartes, Agjios Jani, me punime te lashta bizantine dhe ikona me plot vlere dhe shume te vjetra me kemboren e saj madheshtore dhe me nje sahat te blere ne Austri nga paria e fshatit te Nartes dhe gjithe banoret e saj, ndodhet tashme ne gjendjen e saj me te keqe. Disa muaj me pare kembana e saj ka rrezikuar te bjere dhe askush nuk mundi te vere dore per rregullimin e saj, as banoret e fshatit te Nartes per ta ruajtur ate vlere aq te cmuar te ketij fshati. Nartiotet e kane ruajtur besimin e tyre ortodoks ne te gjitha koherat. Ne vitet e socalizmit, nartiotet i mbanin ikonat te fshehura neper sunduke, ndersa plakat faleshin fshehurazi.

Ne rrugicat e ngushta te Nartes, ne tik-takun e drekes, kur shenonte ora 13.00, nuk pame te leviznin as femije, as te rinj, as gra, por vetem disa te moshuar, te cilet sapo degjuan kambanen e kishes, respektuan tik-takun e drekes. Duhet te shkonin ne shtepite e tyre. Dikush do te qendronte vetem, dikush me bashkeshorten e moshuar, ndersa dikush ...nuk dihet. Ky eshte rituali i perditshem ne kete fshat me pak banore, te cilet i japin fryme asaj. Ndoshta nuk i thane te gjitha me ne, ndoshta harruan pa thene shume gjera per shkak te moshes, ndoshta do te duhet nje here tjeter, por "Sas perimenume ksana" (Ju presim perseri). Kete nuk e harruan, sepse eshte shpirti i tyre bujar dhe miqesor nder shekuj. Ne Narte kane emigruar mjaft familje nga fshatra te tjera te Shqiperise, te cilet kane zakone dhe fe te ndryshme, ndryshe nga nartiotet. Nartiotet nuk deshirojne qe vendi i tyre i nje besimi ortodoks te kthehet ne nje vend me shume besime dhe zakone.

Peshkimi, profesioni i nartioteve

Llojet e gjuetise se peshkut qe perdornin nartiotet jane lloci, trata, rrjeta, grepat, karici, vallokoi, kamaku, ndersa per zenien e ngjales perdorej kallami me grepa dhe me kete lloj peshkimi nartiotet zinin rreth 50 kg ngjala ne nje gjueti, ndersa sot peshkimi behet me mjete moderne, te cilat kane nje rezistence te madhe dhe cilesi te larte.

Laguna e Nartes nuk eshte e pasur vetem me peshk, por edhe me shpende te egra si pelikanet, pata, cafka roza, bajza etj, ndersa ne Dajlan zihen ngjala te trasha dhe te medha, qe nartiotet i quajne qellomane, e cila ka dhe gatimin e saj te vecante nga nartiotet.

Ngjala qellomane e pergatitur nga grate punetore te Nartes, gatuhej ne tave me erreza te shumta dhe arra, ndersa vezet e peshkut ishte mezeja e nartioteve, te cilet e pergatisnin vete. Vezet e peshkut pergatiten vete nga peshkataret, te cilet i shtronin ne derrasa te posacme, duke i kriposur dhe lene ne diell derisa ato te thaheshin dhe te merrnin ngjyren karakteristike te mjaltit. Kjo eshte mezeja e nartioteve dhe nderi i mikut.

Popullesia dhe pozicioni gjeografik

E ndodhur ne veriperendim ne qytetit te Vlores rreth 4 kilometra larg, Narta ne jug kufizohet me jalline e Nartes, ish-kriporja e vjeter, ndersa ne veri rrethohet nga laguna aq e degjuar nga te gjithe per qefullin e saj te shijshem. Me nje popullesi prej 3000 banoresh, Narta u ka mesuar femijeve te saj brez pas brezi kulturen dhe gjuhen e lashte greke, duke filluar qe nga filozofet e deri tek luftetari i famshem i revolucionit grek, Kolokotroni.

Ndertimet po demtojne

Narta, e rrethuar si nje gjerdan i bukur nga shtepi perdhese njekateshe, me mure te perbashketa te lidhura zinxhir me njer-tjetrin, me shkalle karakteristike te brendshme, me dy porta ne kahe te kunderta te shtepise e qe te nxirrnin nga nje shtepi ne tjetren. Nje prej dhomave te shtepise perdorej per oxhak e ku mblidhej gjithe familja, nje per dhome gjumi, ndersa nje dhome perdorej per te ruajtur gjithe ushqimet qe nevojiteshin ne stinen e dimrit. Ne kete dhome vareshin vargonje te gjate fiqsh te thate, veze peshku sic i thone nartiotet, stafidhet, pekmezi, dardha dimerore, ftonjte, sheget, fasulet, mielli, misri, ullinjte dhe peshku i thate.

Ndersa rruget e drejta dhe te ngushta, te shtruara me kalldrem dhe nga te dyja anet me ulluqe sic i thone vete ata, e kane humbur formen dhe vleren e tyre nga ndertimet pa kriter.

Veshja karakteristike

Vajzat nartiote, te veshura bukur, me fustane me lule pala -pala, me gjithe ngjyrat e ylberit, me xhamadane te qendisur me kordele, me kemisha me fije ari dhe gersheta te hedhura prapa supeve. Ne belin e tyre nje rrip brezi i vecante, ndersa nuset e reja mbanin stolira dhe nje kryq qe varej ne gjoksin e tyre. Ne koke mbanin shami e mbi shami nje rrethore te vogel qe quhej spara, e cila sherbente per mbajtjen e shtembes qe e mbanin ne koke per te mbushur uje.


KORRIERI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 1-10-2005 nė 19:52 Edit Post Reply With Quote
GREKET E "MIRE" TE BERISHES.....

Demokratët kanë përcaktuar Spiro Kserën si drejtuesin e ardhshëm të Prefekturës më të madhe të Jugut

Kreu i Omonias, prefekt i Gjirokastrës

Emërimi vjen pas marrëveshjes së fshehtë Berisha-Dule, që parashikon futjen e gjithë grekëve në një njësi administrative


TIRANË – Prefekti i Gjjirokastrës do të jetë një përfaqësues i minoritetit grek. Marrëveshja e pashpallur mes Berishës dhe Dules ka nisur të zbardhet me emrin e Spiro Kserës në krye të Prefekturës më të madhe të Jugut.

Vendimi

Gjithçka është bërë e qartë dje pas një takimi që Spiro Ksera, kryetar i “Omonias” për Gjirokastrën, pati me dy ministra të kabinetit “Berisha” dhe një prej këshilltarëve të tij. Ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe ai i Kulturës Bujar Leskaj, të shoqëruar nga këshilltari i Berishës për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, kanë qenë dje në Gjirokastër, ku në bashkinë e qytetit kanë pasur një takim edhe me Kserën, të cilit në fund i janë drejtuar pa drojë: “zoti prefekt”. Dy deputetët e Jugut dhe këshilltari gjirokastrit e kanë konsideruar të mbyllur çështjen e emërimit të Kserës, duke përcaktuar për të vendin e prefektit në drekën qeveritare që do të organizohet sot, gjatë vizitës në Gjirokastër të Alfred Moisiut dhe Jozefina Topallit. Presidenti dhe Kryetarja e Kuvendit do të vizitojnë Gjirokastrën për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës së pranimit të qytetit në UNESCO. Kjo vizitë duket se është parë si rasti më i përshtatshëm për të prezantuar edhe Kserën, i cili është tashmë i pari prefekt i përcaktuar në të gjithë vendin, pasi qeveria ende nuk ka bërë asnjë emërim për vendet e mbetura bosh pas shkarkimit të Prefektëve të emëruar nga koalicioni i majtë. Tashmë emërimi zyrtar i Kserës “Prefekt i Gjirokastrës” është vetëm çështje ditësh.

Marrëveshja

Vendosja e njeriut të “Omonias” në krye të Prefekturës është pjesë e një marrëveshjeje të pashpallur, që u nënshkrua mes Sali Berishës dhe Vangjel Dules pas zgjedhjeve të 3 korrikut të këtij viti. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, një pjesë e të cilës u zbardh nga gazeta “Dita” disa javë më parë, Partia Demokratike angazhohet që përveç emërimit të një preekti minoritar në Gjirokastër, të bëjë edhe zgjerimin e kësaj prefekture, në mënyrë që brenda saj të përfshihen të gjitha zonat me përqendrim të minoritarëve apo edhe të greqishtfolësve. Zbatimi i ktyre dy pikave dhe përkujdesja e veçantë për zgjerimin e të drejtave dhe përfitimeve të inoritarëve, do të shkëmbehet me mbështetjen që Athina do të japë për qeverinë e Berishës.

Kush është Spiro Ksera

Dropulliti Ksera është një nga njerëzit më aktivë të organizatës së minoritetit grek “Omonia”. Ai është kryetar i degës së kësaj organizate për Gjirokastrën dhe një njeri me peshë në Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Ksera njihet si një nga njerëzit më të afërt të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Ai kandidoi në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut në Zonën me numër 92, që përfshin zonën e Dropullit. Në këto zgjedhje ai humbi përballë kandidatit të Partisë Socialiste Vangjel Tavo, i cili i përket gjithashtu minoritetit grek.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 16-10-2005 nė 01:22 Edit Post Reply With Quote
KRYEBASHKIAKU I SELANIKUT:"Korca, qendra e helenizmit

"

Vasilis Papageorgopoulos, gjate nje takimi me homologun e tij korcar, Robert Damo, leshon deklaraten provokuese: "Ne shekullin e 18-te, Korca ishte qendra me e rendesishme e helenizmit, me shume shkolla dhe kisha"

Elton METAJ

Kryetari i Bashkise se Selanikut, Vasilis Papageorgopoulos, e ka cilesuar dje Korcen, si qendren e helenizmit, per shkak te ndertimit te shume shkollave dhe kishave. Deklarata provokuese e kryebashkiakut te Selanikut eshte bere dje, ndersa ne krah te tij qendronte kryetari i Bashkise se Korces, Robert Damo. Te dy kreret e bashkive ishin takuar ne Selanik per te firmosur nje protokoll te perbashket, per binjakezimin e qyteteve.

Sipas agjencive greke te lajmeve, kreret e bashkive te Selanikut (Greqi) dhe Korces (Shqiperi), respektivisht Vasilis Papageorgopoulos dhe Robert Damo, firmosen nje protokoll te perbashket, ne nje ceremoni speciale ne seline e bashkise se qytetit grek, ne prani te konsujve te pergjithshem te Greqise ne Korce dhe Shqiperise ne Selanik. "Papageorgopoulos nenvizoi lidhjet historike qe dy qytetet kane, dhe saktesoi se ne shekullin e 18-te, Korca ishte qendra me e rendesishme e helenizmit, me shume shkolla dhe kisha", ben te ditur agjencia MPA. Ne te njejten kohe, kreu i bashkise se Selanikut, tha se qyteti i tij eshte treguar i hapur dhe mikprites dhe ka perqafuar si bijte e tij, te gjithe banoret vendas apo emigrante te huaj.

Duke iu referuar qellimit te binjakezimit, kryebashkiaku i Selanikut permendi bashkepunimin dypalesh ne kulture, biznes dhe sektorin ekonomik, ndersa iu referua edhe perspektives europiane te vendeve te Ballkanit Perendimor. Nga ana e tij, kreu i bashkise se Korces, Robert Damo, mesohet te jete shprehur, se binjakezimi hap nje rruge te re per Shqiperine drejt Bashkimit Europian. Gjithashtu, ai iu referua lidhjeve historike midis qyteteve te medha ballkanike dhe marredhenieve greko-shqiptare.

Rreth nje vit me pare, kryetari i Qarkut te Selanikut, Panajotis Psomiadhis, beri disa deklarata te renda antishqiptare, duke bere qe askush ne Greqi dhe Shqiperi te mos harroje pozicionimin para mediave pas ngjarjeve te 4 shtatorit, kur Kombetarja e Shqiperise mundi ate Greke. Ai nuk ngurroi t'i emertonte emigrantet shqiptare te Greqise, "si nje plage te shoqerise greke". Sipas tij, "qeveria shqiptare nxiti sjelljet e gangsterizmit dhe te rrugacerise". Sikur te mos mjaftonin keto, ai edhe pas nje ngjarjeje qe kishte ndodhur ne jug te Shqiperise, ku dikush kishte minuar nje simbol fetar, menjehere deklaroi: "Me vjen mire qe parashikimet e mia po vertetohen".


KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 18-10-2005 nė 00:38 Edit Post Reply With Quote
Greket ndihen mire edhe me Ramen

Mediat greke për zgjedhjen e Ramës
Zgjedhja e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, nuk kaloi pa u vënë re në Greqi.


Zgjedhja e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, nuk kaloi pa u vënë re në Greqi. Interesimi ndaj kësaj figure shumë të “pompuar” në shtypin e vendit fqinj u duk që mëngjesin e 8 tetorit, kur disa kanale televizive greke, midis të cilave edhe TV i injohur Ant-1, zbarkuan në shkallët e Pallatit të Kulturës ku zhvillohej Kongresi i 8-të i socialistëve shqiptarë.
Të nesërmen e zgjedhjes së Edi Ramës si kryetar i ri i Partisë më të madhe të opozitës, zuri vend në pothuaj të gjitha të përditshmet greke, në faqet ndërkombëtare të tyre. Politikani piktor, që kërkon të ndryshojë të gjithë Shqipërinë, ashtu siç ka ndryshuar Tiranën, ishtë fjalia mbizotëruese që shoqëronte fotot e Edi Ramës dhe shkrimet për të.
Më shumë se të përqëndruar në zhvillimet e brendëshme në PS, disa nga gazetat greke duket se iu referoheshin shkrimeve pompoze të gazetave perëndimore dhe atyre amerikane mbi sukseset e Ramës si kryetar bashkie dhe ngjyrosjes së pallateve të vjetra prej tij. Është interesant fakti se shkrimet e shkruara nga gazetare femra, si rasti i gazetës “To Bima”, e “ngjyrosin” rozë gjithçka që ka të bëjë më Edi Ramën, i cili duket se ka punuar shumë fort në kuadrin e marrëdhënieve publike me shtypin e huaj.
Ndërsa gazetat e mëdha si “Eleftherotypia”, “Ta Nea” apo “Kathimerini”, që iu referoheshin zhvillimeve brenda Partisë Socialiste Shqiptare, nga agjencia greke e lajmeve ANA, përshkruanin me në detaje përplasjet e brendëshme në kampin e opozitës.
Gjithashtu në disa prej tyre vihej theksi te fakti se “një nga miqtë e kryetarit të socialistëve grekë të PASOK-ut, Jorgo Papandreut, u zgjodh tashmë në krye të socialistëve shqiptarë”. Shpesh herë kryetari i opozitës greke, Papandreu është shprehur optimist se një ditë Rama mund të vinte në krye të PSSH, duke theksuar faktin se ai është një nga miqtë e tij më të mirë.

ABC

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-11-2005 nė 15:13 Edit Post Reply With Quote
http://www.peshkupauje.com/archive/002012.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7366421 sekonda, 39 pyetje