Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Per te drejtat e femijeve
burimuji

Postuar mė 26-6-2002 nė 13:43 Edit Post Reply With Quote
Femijet

adresa: "http://www.reportazh.com/TEXTET/sociale/sociale1.htm"

Fëmijët në botën e ishujve të përmbytur
Ergys MARTINI

Vendi ynë është një vend me një popullsi mjaft të re, ku rrjedhimisht fëmijët zenë një pjesë mjaft të madhe dhe të rëndësishme të saj. Sipas statistikave të botuara nga "Komiteti Shtetëror Gruaja dhe Familja" numri i fëmijëve në Shqipëri është 1.396.000. Pra në Shqipëri 33 % e banorëve janë nën moshën 15 vjec dhe 40 % janë nën 18 vjec. Por sa kujdeset shoqëria jonë për këta fëmijë?
Fëmijët, ashtu si çdo qytetar tjetër i shoqërise kanë te drejtat e tyre në shoqërinë ku ata jetojnë. Të drejtat e fëmijëve përbëjnë prioritetet kryesor që duhet të garantojë një shoqëri normale njerëzore. Këto të drejta janë parësore, jo vetëm për nga rëndësia që kanë fëmijët në jetën tonë, por mbi të gjitha, fëmijët mbajnë gjurmën e se nesërmes, dhe tek ata shohim të ardhmen e shoqërisë. Pa një brez të ri, të shëndoshë e të sigurtë, do të thotë të mbetemi pa të ardhme, do të thotë që shoqëria të shpallë dështimin total të përpjekjeve për në rrugën e zhvillimit tësaj.
Në këtë mënyrë Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar Konventën e të Drejtave të Fëmijës më 20 nëntor 1989, të cilën vendi ynë, nuk ka hezituar për t'a firmosur.
Po kështu Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë iu garanton fëmijëve të drejtat e tyre në nenin 54, i cili sanksionon:
Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti.
Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të drejta të barabarta me të lindurit nga martesa.
Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë e veçanërisht në moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal.
Veç të tjerash në Kodin e Famijes përcaktohen rastet e heqjes të së drejtës prindërore dhe të vendosjes së fëmijës në institucionet e përkujdesjes.
Në fakt, baza ligjore është A-ja e luftimit të çdo fenomeni abuziv me këdo, por vetëm kjo është e pamjaftueshme. Sigurisht që problemet nuk mund të zgjidhen vetëm me letra, ndaj për garantimin e këtyre elementëve normalë të jetës së fëmijëve nevojiten masa konkrete. Por problemi qëndron se shumë pak po bëhet për kërkesat dhe nevojat e tyre, dhe fëmijët sot janë lënë thuajse tërësisht në harresë, duke ua zënë hapësirën e nevojshme dhe duke ua krasitur degët e zhvillimit, për t'i lënë të asfiksuar e të cunguar në trampolinën e jetës.
Dhe kjo neglizhencë shfaqet në mjaft drejtime si në planin, urbanistik, edukativ, social etj.

Tirana në këmbim të katër apo pesë këndeve të mirfillta të lojërave për fëmijë të dikurshme, sot ka vetëm një të tillë (dhe ky sot funksionon në gjysmën e territorit të tij, nën hijen uzurpuese të një pallati gjigand) si dhe lojëra "ambulante" buzë rrugëve, ndërkohë që kryeqyteti shqiptar sot është pothuaj katër fishuar në numër. Po kështu edhe një qendër kryesore fëmijësh, ish "Pallati I Pionierëve", ku ndoshta gjithkush prej nesh dikur ka provuar talentin e tij në art apo sport, sot gjendet e uzurpuar nga "të rriturit", të cilët as që bëhet fjalë se mund të të hapin rrugë. Dhe kështu ekspansioni i "të rriturve" ndaj fëmijëve ka marshuar triumfalish në të gjithë kryeqytetin si dhe në të gjitha qytetet e shqipërisë, duke bllokuar çdo hapësirë të tij dhe duke i zmbrapsur fëmijët nëpër shtëpitë e tyre, nëpër shkallët e pallateve apo edhe nëpër trotuare, ku fantazia e botës së tyre mundohet të shpikë lloje të ndryshme lojërash tranzitore, të përshtatshme për ambjentin ku janë të detyruar të ndërtojnë jetën e tyre. As që mund të bësh fjalë sot për një infrastrukturë kulturore, edukative, zbavitëse për ta.
Të vetmit miq që, në njëfarë mënyre mendojnë për ta janë tregtarët, të cilët fatkeqësisht janë armiqtë e xhepave të prindrve të tyre.
Veç hapësirës urbanistike që duhet t'u garantojmë fëmijëve nevojitet edhe një hapësirë më e gjerë medjative, edukative, kulturore për ta. Besoj se me një subvensionim nga shteti apo organizatat joqeveritare që merren me fëmijët, do të zbutej disi ky problem. Edhe ato emisione apo filma vizatimorë që shfaqen për fëmijët, të cilët janë thuajse tërësisht prodhime të huaja, në shumicën e rasteve nuk janë edukativë, por gati tërësisht komercialë, dhe shpeshherë ndikojnë për keq në formimin e tyre. Pjesa tjetër e jetës së tyre mbushet me produkte publike për të rinj të moshave të rritura, duke mos pasur asnjë lloj kriteri për rezerva në faktorët që ndikojnë tek fëmijët. Dhe të mendojmë që fëmijët kalojnë një pjesë të madhe të ditës para televizorit, ku normalisht i tejkalojnë programet e rezervuara për ta.
Sot dita-ditës po ndeshemi me fenomene dhe probleme sociale nga më të ndryshmet që po shqetësojnë shoqërinë tonë.
Kështu vendi ynë po shfaq dita-ditës probleme të abuzimit shoqëror me fëmijët, ku mes të tjerash dallojnë: dhuna fizike, abuzimi seksual, shfrytëzimi për qëllime fitimi duke lënë një pjesë jo të vogël të fëmijëve pa shkollë, apo edhe rastet e shfrytëzimit për prostitucion, etj. Po kështu kemi edhe raste të abuzimit të fëmijëve si pasojë e moskujdesit në ambjentet ku ata abuzojnë. Vetëm në Tiranë janë mbi 800 fëmijë të rrugës të cilët merren me lypje, punojnë si shitës ambulantë, etj. Vec kësaj një shqetësim I drejtë që ngre edhe Komiteti Shtetëror Gruaja dhe Familja është edhe poroblemi me drogën per femijët adoleshentë nga mosha 14 deri në 18 vjec ku rreziku kryesor vjen nga shkollat, ne te cilat shpërndarja bëhet edhe falas. Sipas këtij institucioni në vendin tonë llogariten rreth 10000përdorues droge, 80 % e tyre ne Tiranë, nga të cilët 40 % janë fëmijë dhe të rinj, e që ky numër ka tendence të rritet.
Normalisht që shkaktari kryesor për këto probleme, ashtu si edhe për mjaft probleme kryesore që po kalon shoqëria jonë është varfëria. Veç ndikimit që ajo ka në nxitjen dhe thellimin e problemeve sociale, ajo ndikon edhe drejtperdrejt në shendetin e fëmijëve. Dhe pa llogaritur problemet e shendetësisë në vend po ndalemi tek kequshqyerja. Mjaft fëmijë në vendin tonë nuk arrijnë t'i plotësojnë nevojat normale të kërkesave fiziologjike të kalorive. Dhe kjo kryesisht vjen edhe nga që një pjesë jo e vogl e shoqërisë jeton nën minimumin jetik. Kështu përsëri duke iu referuar Komitetit Shtetëror Gruaja dhe Familja, rreth 25 % e moshës 0-3 vjec vuajnë nga forma e mesme dhe e lehtë e kequshqyerjes, ndërsa 10 % janë me formë të rëndë kequshqyerje, kurse për zonat verilindore të vendit kjo shifër është dy herë më e lartë. Ndërkohë që pamjaftueshmëria jodike e formës së rëndë për fëmijët e grupmoshës 10-12 vjec është 63 %.
Natyrisht abuzimet dhe neglizhenca ndaj fëmijëve është e dënueshme ligjërisht, dhe problemi nuk qëndron tek ekzistenca e legjislacionit. Por sa mund të rregullohen këto probleme me një ligj, qoftë ky edhe më I miri dhe më I përshtatshmi për vendin tonë!…
Përgjithësisht problemet sociale nuk zgjidhen me ligje. Ato kërkojnë veprim aktiv social, dhe në rastin tonë kërkohet aksion shoqëror direkt, I cili së pari duhet të sensibilizojë tërë shoqërinë, për kujdesin që duhet të tregojë ndaj fëmijëve. Me fëmijët mund të abuzosh majft lehtë, sepse ata nuk ngrihen për të kërkuar të drejtat e tyre. Por është shoqëria ajo që duhet t'ua garantojë atyre këto të drejta. Eshtë shoqëria ajo që duhet t'u mësojë të gjithëve se duhet të kujdeset për të ardhmen e vet, duke u kujdesur dhe duke i mbrojtur fëmijët, dhe duke kryer kështu më së miri detyrën e vet.



"http://www.reportazh.com/TEXTET/aktualitet/aktualitet2.htm"
Dy gazetarë zbulojnë trafikun e organeve

Eda Kodheli e Arben Milo sjellin ne ekran trafiqet me shqiptaret

...prania e një numëri të madh minorenësh shqiptarë në Itali, por më shumë në Greqi, rreth 10 mijë, shifër e cila është vërtet për të ardhur keq. Janë këta 10 mijë të mitur, filizat, të cilët nesër do të ndërtojnë Shqipërinë, që janë e ardhmja e këtij vendi. Eshtë ky brezi i cili është lënë pas dore, duke u justifikuar me varfërinë. Në filmimet tona kemi fëmijë që në të vërtetë nuk e kanë mbaruar klasën e tetë ...
... momentin e nisjes si klandestinë nga brigjet shqiptare, si mbërrijnë atje, sigurisht edhe me ndërmjetësinë e pjesës kriminale italiane, si udhëtojnë, si zbresin, si paguajnë, si shkojnë në Itali, si gjenden në një moment në mes të katër rrugëve, dhe si pastaj detyrohen të vjedhin, të shpërndajnë drogë, të prostituojnë. ...

Duke i parë gjërat me syrin e një regjizori, kameramani, gazetari, çfarë iu ka bërë më shumë përshtypje?
... trafikanti, i cili përveç trafikut të femrave, merret edhe me trafikim fëmijësh për transplantim. Në mikrofonin tonë ai ka pranuar vetë "që e ka shitur një fëmijë shqiptar për një shumë mijëradollarëshe, nën preteksin e 'birësimit nga një familje'. Këtë fëmijë, sipas pohimeve të tij, e kishte nisur familja jashtë shtetit për të lypur. Por, kur nga 'familja që e birësoi' u kërkua edhe një fëmijë tjetër i të njëjtës familje me të parin, por kur erdhëm në Shqipëri për ta marrë, familja e tij nuk ekzistonte". Por, kemi edhe nje rast, kur një vajze minorene tregon, se makina me të cilën udhëtonte drejt Vlorës, shoqërohej nga policë.
... prostitutat shqiptare nuk janë të nxjera me zor në rrugë, por janë të gënjyera. Madje, ka edhe nga ato që dalin në rrugë nga varfëria. Kemi edhe shumë travestitë shqiptarë, të cilët na kanë bërë përshtypje edhe për origjinën e tyre, të rretheve shqiptare që ata vijnë. Njëri nga ata që e kemi intervistuar, thotë se e ka filluar këtë profesion që në moshën 9-vjeçare kur ka qenë në Shqipëri. Ndërsa në moshën 13-vjeçare ka shkuar në Itali, i vendosur për punën që do të bënte. Ka shkuar me dëshirën e tij, ka punuar 2 vjet për t'i larë borxhin atij që e kishte çuar në Itali. Tani punon për vete, pa tutor, ashtu si gjithë travestitët shqiptarë atje. Punojnë me dëshirë, fitojnë më shumë se prostitutat, janë më shumë të preferuar.
... trafiku është i lidhur, pasi asnjë shqiptar nuk mund të bëjë trafik pa pasur lidhje me njerëz të atij vendi, qoftë Itali, qoftë Greqi.
...

Cili është ndryshimi mes Italisë e Greqi, përsa i përket trafikut të minorenëve?

Ka një dryshim të madh. Në Itali ekzistojnë shoqata apo qendra, që i mbajnë këta minorenë dhe i riedukojnë, nëse ata duan të shkëputen nga profesioni që kanë kryer deri në atë moment e ti kthehen jetës normale. Ndërsa në Greqi ndodh e kundërta, pasi këto qendra nuk ekzistojnë. Pra, situata është më e rrëmujshme.






[Edited on 27-6-2002 by Ago Basha]

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-9-2002 nė 06:10 Edit Post Reply With Quote
Fëmijët, gjuetia e madhe e mafias
Ja çfarë zbulohet nga 18 mijë përgjimet telefonike të italianëve


--------------------------------------------------------------------------------

U është kërkuar dy investigatorëve privatë të Teramos, ish-ushtarakë që kanë marrë pjesë në misione në ish-Jugosllavi, të kryejnë një hetim paralel me prokurorinë, për të gjetur fëmijët e zhdukur.

Është vërtetuar, kjo është teza e tyre, se nuk bëhet fjalë për trafik, por për një favor të bashkëkombësve, për t'i larguar fëmijët shqiptarë nga mjerimi i vendit të tyre. "Nuk mund të ketë përfundime të mira me metoda ilegale", thotë kuestori i Peskarës, Angelo Lo Scalzo. Ai pyet: "Si ka mundësi që familjarët nuk kanë bërë asnjë përpjekje, duke parë që edhe pse këta fëmijë kanë hyrë ilegalisht në Itali, nuk mund t'i kthejnë në Atdhe?" Teuta Spahiu, nga Francavilla al Mare, afër Peskarës, me origjinë nga Tirana, hedh një propozim interesant: "Do të duhej një mbrojtje e ngjashme me atë të të penduarve të mafies, vetëm kështu prindërit e fëmijëve do të mund të bashkëpunonin". Teuta, që koordinon sportelin e emigrantëve të 11 komunave të provincave të Chieti, dy vjet më parë ka themeluar "Alba, Assocaiazione degli albanesi d'Abruzzo" (Shoqata e shqiptarëve të Abrucos) për të bërë të njohur fytyrën tjetër, atë të mirën, e njerëzve të vet. "Ajo që doli në pah në qytetin tim, është vetëm një përqindje e një fenomeni më të përgjithshëm", komenton kryetari i bashkisë së Peskarës, Carlo Pace, duke nënvizuar se "mafia shqiptare ka marrë tashmë në këtë zonë kontrollin e prostitucionit dhe trafikut të drogës".

Rastet
E që rrjeti i importimit të fëmijëve shkon shumë më tej Abrucos, u dëshmua edhe nga arrestimi, në 7 shtator në Brindizi, të shqiptarit Ndue Bacaj, i kapur me një 12-vjeçar. "Nuk e di kush është ky burrë e ku po më çon", i ka thënë djaloshi policisë. Vetëm në një rast familjarët e minorenëve të trafikuar kanë bërë përpara. Ndodhi në Fier, në Shqipëri. Atë ditë Xhulieta Petalli, shërbëtorja nga Peskara, e akuzuar si korriere e minorenëve, u ndalua ndërsa shkonte me taksi drejt Durrësit për të çuar në Itali dy fëmijë. "Nuk kemi parà për t'i mbajtur, ua kemi besuar ne", pranuan në atë rast prindërit, me sa duket të ndërgjegjshëm për fatin e fëmijëve të tyre. Pavarësisht dënimit për falsifikim dokumentesh dhe favorizim të trafikut klandestin të qenieve njerëzore, atë ditë Petalli u la e lirë, iu kthye pasaporta dhe u kthye në Peskara, ku, pas arrestimit, tentoi dy herë të vetëvritej.

Cfarë ka prapa këtyre vajtje-ardhjeve të fëmijëve nga një breg i Adriatikut në tjetrin? Për ta kuptuar është e domosdoshme të nisesh nga ligji. Kjo në thonjëza është Turko-Napoletano e 1998, e integruar nga e fundit Bosi-Fini. Normat përcaktojnë që minorenët e huaj të gjetur vetëm në Itali nuk mund të riatdhesohen. Ai që vendos për fatin e tyre, është Komiteti për Minorenët e huaj, një institut brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme nga 1999. Rrugët janë tre. Birësimi nga një prind, mbajtja në një strukturë asistence (në të dyja rastet lëshohet një lejeqëndrimi) dhe riatdhesimi i mbikëqyrur. Një rast ky në të cilin minoreni ndihmohet edhe ekonomikisht për t'u riintreguar në vendin nga i cili vjen. Duke e mbështetur financiarisht në studime apo në gjetjen e një pune për një periudhë njëvjeçare. Kush mbetet te ne me arritjen e një moshe më të madhe mund të kërkojë lejen e qëndrimit për punë, studime apo për mjekim. Edhe pse ligji Bosi-Fini i dha fund dhënies automatike të lejeqëndrimeve dhe ka vënë një kusht të ri që minorenët të pranohen për dy vjet në një projekt për integrimin shoqëror. Shkurt jeta në vendin tonë është në çdo rast më e mirë.

Hetimet
"Kjo normë e madhe qytetërimi mund të shtyjë në njëfarë mënyre të huajt e dëshpëruar të dërgojnë fëmijët te ne". Thotë për "Panoramën" Piero Luigi Vigna, prokurori i përgjithshëm i antimafias italiane. Por të marrim shembullin e Leçes. Në katër vitet e fundit prokuroria ka zbuluar mbi 1000 minorenë të huaj të pashoqëruar, shqiptarë, kurdë, turkë, sllavë, që i janë besuar apo futur në komunitet. Pothuajse gjysma e tyre ka humbur gjurmët. Ja dhe fakti më shqetësues, edhe pse mund të qëndrojnë në mënyrë të rregullt pjesa më e madhe e tyre është zhdukur. Pas kësaj nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse kriminaliteti i organizuar, fenomeni i trafikut të minorenëve që tërheq pas vetes një numër të madh krimesh: vrasje, rrëmbime, dhunë seksuale. Fëmija i konsideruar si objekt shkëmbimi. "Sigurisht, pjesa më e madhe e minorenëve, sidomos shqiptarët dhe kosovarët, trafikohen nga tregtarë me duar të pista", thotë Angelo Simonazzi, drejtor i "Save the children", shoqatë joqeveritare shumë aktive në Ballkan. Të paktën 9 në 10 fëmijë nuk udhëtojnë me vullnetin e tyre, prej urisë, por përfundojnë në duart e kriminalitetit të organizuar dhe në trafikun e organeve, transplantimin ilegal të organeve. Një hipotezë që së bashku me shfrytëzimin seksual dhe për punë të tyre mund të jetë një nga qëllimet e trafikimit të qenieve njerëzore. "Jemi të sigurt në ekzistencën e një trafiku ndërkombëtar të organeve që përfshin edhe fëmijët", siguron Nikola Maria Pace, prokuror i antimafias së Triestes që prej kohësh heton së bashku me prokurorinë e Monakos së Bavierës. "Në shumë nga 18 mijë përgjimet telefonike të viteve të fundit, flitet për tortura dhe shitblerje të fëmijëve. Në 6-mujorin e parë të 2002 plot 789 minorenë (nga të cilët 521 të huaj) kanë rezultuar të zhdukur nga shtëpitë e tyre. Është e qartë, siç shpjegon Rafaela Kalabreze, përgjegjëse e sektorit të minorenëve në drejtorinë qëndrore të policisë kriminale, që numri nënkupton edhe largimet për në vendet e tjera e të tjera gjera. Por duke mbajtur sytë hapur:, e mbi të gjitha shumë të nënvlerësuara.

(marrë nga "Panorama")





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-9-2002 nė 06:41 Edit Post Reply With Quote
"Katër ditët e rrëmbimit tim"
Rrëfimi i 12-vjeçares: Do më çonin në Greqi


--------------------------------------------------------------------------------

Aurora Damini

FIER

Gjendet në një pyll 12-vjeçarja e rrëmbyer nga trafikantët të dielën në mesditë. Rreth orës 20 të së merkurës uniformat blu të Fierit kanë bërë të mundur zbulimin e vendndodhjes së të miturës D.Ç.

Vajza qëndronte poshtë një peme, bashkë me ata që i bënë kurthin, në një pyll të fshatit Kurjan, pasi nuk kishin mundur ta nisnin për në Greqi. Drejtoria e policisë së Fierit ka bërë të ditur se vajza ruhej nga tre rrëmbyesit e saj, Rrapi, Xhezmi dhe Sali Kuke, nga Kurjani, por që kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira. Ndërsa dje në Gjykatën e Faktit në Fier, është dhënë masa e sigurisë, burg pa afat, për njërin prej katër rrëmbyesve, i cili është arrestuar të hënën, Klodian Doksani. Ky i fundit kishte treguar në momentin e arrestimit edhe vendin ku kishin qëndruar natën e parë dhe shumë detaje të tjera, gjë që i ka ndihmuar forcat e policisë për vendndodhjen e vajzës. Kjo dëshmi ka bërë që të arrestohen edhe Novruz Kuke, 44 vjeç, Afrim Kuke, 34 vjeç, dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë Afërdita Kuke, për shkak se ka një fëmijë 2 vjeç.

12-vjeçarja, nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën "Adem Vrapi" të qytetit të Roskovecit, rrëfen për Gazetën Shqiptare, mesditën e mynxyrës.

Si u bë i mundur rrëmbimi yt?
"Kisha dalë rreth orës 9 e 30 minuta në pazar, për të blerë diçka për shkollën që do të fillonte të nesërmen, së bashku me motrën time, më të madhe se unë. Atë e ndaloi një shoqe dhe më bëri me kokë të vazhdoja vetë. Eca në rrugën drejt shtëpisë kur para më del Klodiani. E njihja si fytyrë, më kishte ngacmuar 2 muaj më parë. I thashë të më linte të qetë, por ai më kapi prej krahu në një vend me më pak njerëz. S'di se nga behu një makinë me tre djem të tjerë brenda, të cilët më futën aty dhe më çuan drejt një banese të vjetër në lagjen "Kastriot" të Fierit. Djemtë talleshin me mua, ndërsa Klodianin nuk e pashë më. Pritën derisa u errësua dhe më morën sërish me një furgon e më çuan në Kurjan në shtëpinë e dikujt që s'e njihja. Diçka biseduan me të zotin e shëpisë dhe gruan e tij, e cila kishte dhe një djalë të vogël. Afërdita (kështu e thërrisnin) nuk u soll mirë me mua. Më hidhte kunja dhe më thoshte se atje ku do më çonin 3 rrëmbyesit (në Greqi) ishte më mirë se te shtëpia e saj. Më lanë pa ngrënë, ndërsa për nevojat personale gjithnjë e shoqëruar nga ajo. Mbrëmjen e asaj nate më çoi në dhomën e saj dhe më porositi që të mos bëja zhurmë, se ndryshe do ta kisha pisk punën. Më tha se Rrapit (njërit prej rrëmbyesve) i kisha hyrë në zemër dhe donte që të martohej me mua. Nuk e besoja, por s'kisha ç'të bëja. Qarjet e mia ishin pa dobi. Rrapi hyri në dhomë. E parandjeva se ai do bënte diçka të tmerrshme dhe e bëri..." (qan)

Po pastaj?
"Të nesërmen 3 rrëmbyesit e mi, pa Klodianin, më çuan në një pyll. Aty më rrihnin sa herë u lutesha të më çonin në shtëpi."

Të dhunuan sërish?
... (Hesht)

Më vonë?
"Erdhi një burrë i vjetër dhe më tha se ishte i policisë. Më tha se, sido që të vinte puna, Klodiani nuk kishte faj dhe se ai do lirohej. Më kërcënoi të mos flisja keq për të dhe i porositi 3 rrëmbyesit të kishin mendjen, se ishin në gjurmë të policisë. Më vonë erdhi policia, u bë rrethimi dhe nuk mbaj mend asgjë, as furgonin e policisë që më solli deri këtu. Më vjen keq që ata ikën, por sidoqoftë jeta ime mori fund. Tani përjetë mbaj një njollë turpi për diçka që s'e bëra unë."

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 7-11-2002 nė 14:29 Edit Post Reply With Quote
Per te drejtat e femijeve

Mungesa e plote e ligjeve per mbrojtjen e femijeve dhe krijimin e struturave per ta jane ineksistuese ne Shqiperi.

Femijet e ardhemja e nje kombi, jane te rrenjosur sot ne nje klime dhune, tensioni politik, ekonomik dhe kulturor, pasoje e kesaj te fundit e cila do te pasqyrohet ne ta ne disa vite me vone.

Imazhi qe jua japin femijeve dhe te rinjeve siqpetaret vipat alla-shqipetarshe, eshte i mjerushem.

A ka ardhur koha e veprimit ?






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 7-11-2002 nė 16:10 Edit Post Reply With Quote
Per te drejtat e femijeve

Ketu nuk e ke keq,
ne duhet te ndërmarrim nje inisiative në këtë drejtim.




Përshëndetje

Kastriot






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-11-2002 nė 11:04 Edit Post Reply With Quote
Drama e dy vajzave me nënën e trafikuar
Klementina Muça është rrëmbyer në shkurt të këtij viti së bashku me vajzën e saj

POGRADEC - Kaluan 9 muaj që dy vogëlushet Megi dhe Anxhela, përkatësisht 3 vjeç dhe 4 vjeç e gjysmë, nuk e kanë pranë nënën e tyre, e cila dyshohet të jetë rrëmbyer nga tre persona, për qëllime trafikimi. Nëna e dy vajzave të mitura, Klementina Muço, është rrëmbyer që në datën 1 shkurt të këtij viti së bashku me vajzën e saj, Megin, përpara ndërtesës së komisariatit të policisë së Pogradecit, ku nënë e bijë kishin shkuar për të takuar bashkëshortin e saj, Artanin, i cili ndodhej në qeli si i paraburgosur pasi akuzohej për një grabitje të ndodhur në vitin '97. Por ndërsa Megi u gjet në korrik, në qytetin e Fierit ende nuk dihet asnjë gjë për fatin e Klementinës, megjithëse për këtë ngjarje policia arrestoi tre persona, A Shani nga Pojani i Fierit si dhe D.Hoxha e V. Tavanxhiu, të dy nga Fieri. Pas grabitjes së Klementinës, gjykata vendosi që bashkëshorti i saj, Artan Çekiçi, të hetohet në gjendje të lirë për akuzën e ngritur nga prokuroria, me qëllim që ai të kujdesej për vajzat e tij. E ndërsa Artani u la i lirë, ai kërkoi divorcin me gruan e tij të rrëmbyer, fati i së cilës nuk dihet. Dje gjykata e Pogradecit vendosi ndarjen e prindërve të Megit dhe Anxhelës, të cilat po jetojnë respektivisht tek prindërit e Klementinës dhe të Artani.

Drama e vogëlusheve
Anxhela 4 vjeç e gjysmë jeton në Buçimas, në familjen e babait të saj Artanit, ndërsa Megi 3 -vjeçare në familjen e nënës, në fshatin Petrushë. "I kemi ndarë fëmijët për arsye ekonomike", thotë për gazetën Agimi, babai i Artanit. Por vajzat e kërkojnë njëra-tjetrën thotë më tej ai. Agimi tregon se në familje jetojnë vetëm me 7 mijë lekë të ardhura në muaj. "Anxhela qan për të motrën dhe të ëmën. I bashkuam në fillim kur u gjet Megi, tek kujdestarja nga Fieri Antoneta Vaku. Kur Megin e çuam në Petrushë ishte e pamundur që t'i ndaje. Përqafoheshin të dyja. Klithnin dhe qanin të përqafuara me njëra-tjetrën",- vazhdon Agimi.

Në familjen e Artanit
Në qendër të fshatit Buçimas ndodhet një shtëpi njëkatëshe. Agimi, vjehrri i nuses që dyshohet të jetë grabitur nga trafikantët, është shumë i tronditur. "Ky divorc na i hapi edhe njëherë plagën. Ç'të bëjmë? Trafikantët na i ndanë pikën e lotit. Na i ndanë fëmijët në dysh….Na ulën kokën". Në divanin tjetër përballë, qan e shoqja e Agimit, Shyqyria. Asaj nga të qarët ditë e natë i ka humbur shikimi dhe është verbuar krejt. Ne, thotë Shyqyria, u shkatërruam shpirtërisht për muaj të tëra, sepse ata të mallkuar e rrëmbyen nusen megjithë vajzën e vogël Megin, që e kishte në krahë. Çfarë nuk dëgjoja në fshat. Më thoshin se të ëmën e morën për ta trafikuar, ndërsa vogëlushen për transplantim organesh, në Itali. Gjetja e Megit ishte gjysma e së keqes. Ndërsa Artani qëndron i heshtur, duke pirë cigare njëra pas tjetrës. "E takova para disa ditësh ish- vjehrrin, Astritin. E pyeta për mirësjellje se a kishte ndonjë lajm nga ish- gruaja ime. Më tha se ende nuk dimë gjë",- thotë Artani. Largohemi nga ajo shtëpi e heshtur duke e lënë Shyqyrien të strukur në një cep të divanit. "Mos na i merr për keq, por nuk mundemi të themi më shumë. Duket sikur të gjitha hallet i kanë rënë familjes sonë",- thotë kryefamiljari. Dëgjohet një e qarë. Në oborrin e shtëpisë është rrëzuar Anxhela…
Largohemi duke marrë me vete shikimin e trishtuar të vogëlushes.
Bardhyl Berberi

shek

Ne duhet te bejme shume, por mbi te gjitha ne te djathtet ne diaspore duhet te vetorganizohemi dhe pastaj do te mund te realizojme projekte konkrete.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-12-2002 nė 08:13 Edit Post Reply With Quote
100 femije kthehen nga rruga ne shkolle
Gentjan Ruko FIER - Ata burra jane me shume se bamires. Sepse kane larguar nga trotuaret e Italise dhjetera femije lypes, ua kane hequr nga "kthetrat skiftereve" qe i shfrytezonin dhe i kane punesuar ne Fier, duke i shperblyer me parate e tyre. Shume adoleshente te tjere i kane marre nga rruga dhe iu kane dhene zanat e shkolle. Nuk eshte i vogel numri i 15-vjecareve shqiptare qe iu kane kthyer keshtu te ardhmen, qe bashkatdhetaret e tyre u kishin rrembyer. Megjithate, te pese italianet e misionit katolik te vendosur ne Fier, punojne te heshtur. Bejne te mira, por nuk ndihen. Ata kane bere nje kryeveper fale shpirtmiresise se tyre. Mberriten ne Fier ne vitin 1996 dhe hapen, nje vit me vone, qendren e tyre te formimit profesional te quajtur "Murialdo" - ata pretendojne te jene pasuesit e nje shenjtori katolik italian te quajtur keshtu. Behet fjale per nje shkolle dyvjecare ku zhvillohen mesime ne deget gjuhe e huaj, sekretari, rrobaqepesi dhe elektrike. Synimi i misionareve eshte qe te parandalojne adoleshentet te behen klandestine dhe qe vajzat qe sapo mbarojne gjimnazin te mos mbyllen ne shtepi, as te joshen nga mashtrimet e trafikanteve. Dhe ia kane arritur qellimit.

Ne oazin e pastertise biblike

Paraqitja e qendres sociale "Murialdo", ne periferi te Fierit, ben te dallohet nga ndertesat e tjera. Nje godine dykateshe, por hijerende, e lyer ne kafe. Kur futesh, sheh te zmadhohet diferenca. Nuk krahasohet me asnje shkolle publike te qytetit: gjate nje ore mesimi, ne korridor nuk gjen dot nje nxenes te vetem, nuk pipetin asgje. Nje sekretare shume e sjellshme lajmeron padre Karmelo Prestipinon dhe ai vjen menjehere. 44-vjecari shfaqet shume optimist. Por edhe teper modest. Ne te vertete, eshte protagonisti i rikthimit te lypesve klandestine ne jeten normale, por ai nuk deshiron te shfaqet si i tille. Thote qe merita eshte e Qendres "Murialdo". Ne zyren e tij, ai tregon si, nga viti 1997, ka kontaktuar me 200 te mitur, por numri i atyre qe ka ndjekur eshte mbi 100. Te miturit vijne nga 33 fshatra te Fierit. Qeveria italiane e ka mbeshtetur me financime ne kete mision, qe ka rezultuar i pamundur per funksionaret tane shteterore, por krejt i realizuar nga Prestipino. Vetem kete vit, italiani ka kthyer nga rruga e deshperimit dhe u ka treguar udhen e shpreses 45 minoreneve, nepermjet nje projekt rehabilitimi dhe parandalimi. Por, parate po shterojne dhe Prestipino i ka kerkuar se fundi Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale ne Itali te akordoje nje fond te ri per vazhdimin e projektit, per t'iu kthyer buzeqeshjen edhe dhjetera familjeve te varfera fierake. Padre Karmelo pyet veten dhe pergjigjet: "Kush vjen te ne? Te riatdhesuarit nga Italia, Greqia, ose personat qe kemi gjetur ne rruge. Ose te ftuar nga shoket. Kur flasim per minorene te riatdhesuar, u referohemi personave qe bashkejetojne me nje dhimbje te forte, flasi per situata ne te cilat te tjeret vendosin per ata. Por jane minorenet qe per eksperiencat e jetuara kane qene te afte te marrin iniciativa, te kalojne vete veshtiresite, te organizojne jeten ne situata te veshtira, si te shkojne ne kembe ne Greqi, te marrin skafin per ne Itali, t'i fshihen policise, t'i mbijetojne shfrytezimit. Djem te cileve iu jane rrembyer endrrat", pergjitheson Karmelo Prestipino. Me tej tregon: "Kur vjen minoreni, bejme bisede personale me te (jemi gati per te pranuar gjithcka, pa paragjykime, p.sh., edhe genjeshtrat. Me pas, varet nga ne nese ai fiton besimin dhe fillon te flase lirshem dhe te verteten). Me minorenin dhe familjen e tij krijojme nje projekt personal. "Cfare do te besh?" "Ti me thuaj cfare te bej dhe une do ta bej" "Jo, ti cfare do?". "Eshte hera e pare qe dikush me pyet cfare une deshiroj",-Prestipino citon nje cope bisede qe ka bere me nje nga te miturit e paraqitur ne Qendren "Murialdo". Misionari thekson se objektivi i tij eshte qe djemte te enderrojne, te jene protagoniste te plote te jetes se tyre. Ai shton se ndryshimet qe ndodhin tek djemte jane te jashtezakonshme dhe verteton vleren e kesaj zgjedhjeje edukative. Eshte fakt: lypesit jane shnderruar ne mekanike, xhenerike, saldatore, parukiere, punojne ne sektorin e duraluminit, jane bere marangoze, mobiliere, gomiste, muratore, hidraulike makinash e llamariniste. Ata punojne ne punishte private, por eshte qendra e katolikeve qe u jep pagen. "Behet fjale per nje shperblim jo te paperfillshem per nje adoleshent: rroga mujore eshte 90 mije leke te vjetra, pervecse ne paguajme per te miturit sigurimet shoqerore dhe shpenzimet e udhetimit", pohon Prestipino. Ata punojne 6 ore ne dite dhe pas punes studiojne dy ore. Prestipino nuk fsheh kenaqesine, kur thote si koleget e tij i kane mesuar si te shkruajne dhe te lexojne emrin e tyre nje pjese te te miturve te riatdhesuar. Dhe per me teper, ka pasur nga ata qe me pas kane arritur te hapin punishte private. "Nje punishte te tille ka ngritur ne fshatin Kreshpan nje djale qe me pare ka qene nje lypes. Ne i kemi dhene borxh gjysmen e vleres se investimit dhe ai na e ka kthyer pasi ka kapur veten", tregon Prestipino. Padre ka shume histori per te rrefyer. Por zilja e ores se mesimit degjohet ne korridorin e shkolles dhe Karmelo nxiton te tregoje te fundit: "Rreth nje muaj me pare, u riatdhesua nje minoren, shume i inatosur per riatdhesimin. E shoqeroj per ne shtepi se bashku me nje djale qe ne ndjekim qe prej nje viti. Shume i merzitur per rikthimin nga Italia dhe i bindur se minoreni tjeter do ti jepte te drejte, perkundrazi e degjova te thoshte: "Eshte ketu, ne Shqiperi, e ardhmja jone!"

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-1-2003 nė 10:04 Edit Post Reply With Quote
Fëmijët, askush nuk e di sa janë trafikuar

Deri tani nga Greqia janë riatdhesuar vetëm 17 të mitur

Elda Spaho
Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta për fëmijët e trafikuar jashtë kufijve. “Nuk mund të pohohet një numër, sepse trafikimi është një veprimtari e fshehtë, që nuk mund të kontrollohet dot plotësisht”,- thotë shefi i projektit për mbrojtjen e fëmijëve që ka UNICEFI në Shqipëri. Gjithsesi, Pier Ferri mund të pohojë me siguri diçka tjetër: numri i fëmijëve shqiptarë nëpër rrugët e Athinës apo Selanikut tani është shumë më i vogël se 3-4 vjet më parë. Në këtë lëvizje shifrash ka ndikuar shumë strategjia kundër trafikimit të qenieve njerëzore, e firmosur nga qeveria shqiptare në vitin 2001.
Sidoqoftë, trafikimi i fëmijëve me shtetësi shqiptare vazhdon me norma shqetësuese edhe sot e kësaj dite. Vendet ku ata çohen në përgjithësi janë Greqia dhe Italia. Vajzat mbeten më të rrezikuarat e trafikimit për qëllime prostitucioni, por edhe djemtë e vegjël shpesh nuk i shpëtojnë këtij fati, sepse tendencat homoseksuale dhe pedofile të njerëzve janë rritur shumë vitet e fundit. Por djemtë nuk përdoren gjerësisht në tregtinë e seksit, ata në përgjithësi përdoren për punë të tjera. “Ata mund të bëjnë gjithçka: lypin e punojnë dhe kështu u sjellin fitime shumë të mëdha pronarëve të tyre”,- thotë Pier Ferri.
Të riatdhesuarit
Qindra fëmijë shqiptarë janë trafikuar në Greqi. Deri tani vetëm 17 prej tyre janë rikthyer. Organizata që merret me riatdhesimin e këtyre të miturve është “Le terre des hommes” dhe përfaqësuesi i saj në Shqipëri pohon se kjo shifër të rikthyerish i takon periudhës korrik 2001-dhjetor 2002. “Nuk është e lehtë të rikthesh një fëmijë, sepse për një gjë të tillë duhet të plotësohen shumë kushte”,- thotë ai. Së pari, fëmijët e trafikuar duhet të identifikohen dhe të pyeten nëse duan të kthehen. “Kthimi mbetet në dëshirën e tyre, ne nuk jemi policë që t’i detyrojmë”,- thotë Pier Filip i UNICHEF-it. Por, edhe nëse të gjithë hapat kanë ecur vaj në Greqi, ku si organizatë përfaqësuese është “Arsis”, nuk është e thënë që një fëmijë të riatdhesohet në Shqipëri. “Duhet që ai të gjejë kushte të favorshme dhe një familje në gjendje të mirë ekonomike. Ne nuk duam ta sjellim këtu dhe pastaj ai të ikë përsëri”,- thotë përfaqësuesi i “Le terre des hommes”.
Dy fjalë për OJQ-të
Në Shqipëri ekziston një koalicion kundër trafikimit të të miturve shqiptarë jashtë kufijve. “Aty marrin pjesë 9 organizata joqeveriatre”,- thotë shefi i “Le terre des hommes” në Shqipëri. UNICHEF-i është ndër më kryesoret e këtyre organizatave, në mos më e madhja. Veprimtaria e saj nuk shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe Veriu mbetet krejtësisht jashtë zonës së influencës. Korça, Elbasani, Vlora dhe Berati janë rrethet ku ajo punon me projekte konkrete, ndërkaq në Tiranë ajo punon nëpërmjet projekteve “Fëmijët e botës” dhe “Klinika ligjore për të mitur”. Strategjia që po ndiqet nga organizata, për momentin, përfaqësuesi i saj e beson si më të mirën e mundshme, ka katër hallka: parandalim, mbrojtje, riatdhesim dhe integrim. Shefi i projektit “Në ndihmë të fëmijëve” i UNICHEF-it, Pier Ferri, është i kënaqur me rezultatet e arritura në dy vitet që organizata ka punuar me fëmijët e rrugës. “Nga të dhënat që kemi, rezulton se kemi parandaluar trafikimi e mundshëm të 12 000 fëmijëve”,- thotë ai.

Në Shqipëri nuk njihen shifrat

Shifrat që përmend Daniel Howden në artikullin e tij nuk janë të njohura nga organizatat joqeveritare në Shqipëri. Zyrtari Pier Ferri i UNICHEF-it nuk ishte në dijeni të tyre, edhe pse kjo organizatë bashkëpunon me “Le Swiss terre des Hommes” në Greqi. As shefi i organizatës “Le terre des Hommes” në Shqipëri, i cili nuk dëshiron të publikojë emrin, nuk e dinte se 487 nga 644 fëmijët e mbledhur në qendrën “Shën Varvara” ishin zhdukur. “Nuk jemi në dijeni të këtyre shifrave”,- tha një përfaqësues shqiptar i kësaj OJQ-je në Shqipëri (edhe ai nuk donte të publikonte emrin). Sidoqoftë, ai pohon se këtyre shifrave u duhet besuar plotësisht, nëse ato janë thënë nga Pier Filip. “Ai është një i deleguar yni. Pier Filip është një person i besueshëm dhe të dhënat e tij mund të merren për të vërteta”,- tha ai.
“Le Swiss terre des Hommes” është një organizatë ndërkombëtare në mbrojtje të fëmijëve, që e ka qendrën në Lozanë të Zvicrës. Ajo ka një degë në Shqipëri “Le terre des Hommes” dhe një në Greqi. Pier Filip është përfaqësuesi i saj në Greqi dhe është person që ka investuar mjaft në këtë veprimtari.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-1-2003 nė 09:18 Edit Post Reply With Quote
Krimi dhe të miturit

Brikena Kasmi
*juriste, avokate.

Kemi dëgjuar shpesh në diskutime të përditshme mbi problemet që lidhen me krimet e të miturve. Në Shqipëri, cështjet lidhur me kriminalitetin e të miturve kanë filluar të diskutohen në një mënyrë më të gjerë vetëm gjatë 10- vjecarit të fundit. Të miturit tërheqin vëmendjen tonë jo vetëm si persona “të mitur” por edhe nga fakti se ata janë brezi i ardhshëm i një vendi. Në aspektin sociologjik e kriminologjik, kriminaliteti i të miturve ka të bëjë jo vetëm me sjelljet antiligjore, por edhe me ato antishoqërore, sjellje që bien në kundërshtim me normat e moralit. Në aspektin juridik, kriminaliteti i të miturve nënkupton tërësinë e veprave penale të kryera nga persona nën një moshë të caktuar. Kjo moshë varion në vende të ndryshme. Pjesa më e madhe e vendeve njeh moshën 14 – 18 vjeç, si moshë minimale dhe maksimale. Zakonisht, mosha e personave të mitur të aftë për t’u përgjigjur për veprimet e tyre është përcaktuar në ligjet pozitive të shteteve në të cilët mosha që personi duhet të ketë për t’u quajtur i mitur mund të variojë nga 10-15 vjeç (minimalja) dhe nga 18 - 21 vjeç, (maksimalja) në disa raste edhe 25 vjeç.. Kështu në Egjipt, Indi, Irak etj, merret si moshë minimale ajo 8 vjeç. Në vendet si Izraeli dhe Jordania merret mosha 9-vjeçare si kufiri minimal. Në Bolivi dhe disa vende të Amerikës Latine konsiderohet si limit minimal mosha 1O-vjeçare. Turqia dhe Irani kanë moshë kufi 11 vjeç, Greqia dhe Panamaja 12 vjeç, Franca dhe Polonia 13 vjeç, etj.
Në këtë shkrim dua të trajtoj rolin e organeve kompetente për parandalimin e kriminalitetit dhe edukimin e mëtejshëm të të miturve,
Gjykatat - Drejtësia penale sipas nenit 12 të Kodit të Procedurës Penale jepet nga gjykatat e shkallës së parë, Gjykatat e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Kodi i Procedurës Penale parashikon gjykimin e të miturve nga gjyqtarë të specializuar vetëm për të miturit, por deri tani çështjet e të miturve janë gjykuar nga gjyqtarë të zakonshëm. Fakti që gjykatat japin vendimet e fajësisë ose të pafajësisë për të miturit tregon se ato luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e mëtejshëm të të miturve dhe në mospërfshirjen e tyre në krim për herë të dytë.
Janë bërë disa hapa përpara si p.sh. hapja e Shkollës së Magjistraturës në tetor 1997, përzgjedhja e gjyqtarëve në bazë të kritereve të vendosura nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, etj. Por ende gjykatat për shumë arsye nuk realizojnë vendosjen e drejtësisë me efektivitet. Është e nevojshme që shteti dhe shoqëria civile të bëjnë më shumë përpjekje që të ndryshojnë sadopak këtë situatë ekzistuese për të arritur nivelet bashkëkohore të gjykimit të të miturve.
Policia - Organet e policisë janë organet që marrin kontaktin e parë me të miturit, autorë të veprave penale. Kur themi që policia ka kontaktin e parë me të miturit, duhet të kemi parasysh dhe kujdesin e veçantë që duhet të ushtrojë ajo në sjelljen me të miturit. Që policia të jetë në nivelin e duhur të komunikimit me të miturit, autorë të veprave penale, duhet që ajo të jetë profesionalisht dhe potencialisht shumë e përgatitur. Por, policia aktuale në Shqipëri nuk ka struktura të specializuara për trajtimin e të miturve autorë ose viktima të veprave penale. Megjithëse në Ministrinë e Rendit ekziston sektori i krimeve kundër të miturve, kjo nuk është e mjaftueshme duke pasur parasysh strukturën, volumin dhe dinamikën e kriminalitetit të të miturve në Shqipëri.
Prokuroria - Prokuroria mbron interesat e shoqërisë dhe të vetë shtetit. Ajo përfaqëson akuzën në një proces gjyqësor në emër të shtetit, pavarësisht se nuk është pjesë e sistemit gjyqësor. Roli që prokuroria mund të luajë në parandalimin e kriminalitetit të të miturve është i madh. Kjo duket në funksionet që kryejnë organet e prokurorisë. Kështu, prokuroria kërkon paraqitjen para drejtësisë të cdo të mituri që ka kryer vepra penale, ajo merr masat që askush të mos dënohet në mungesë provash dhe jep një pasqyrim të situatës konkrete të veprës penale të kryer nga të miturit.
Institucionet e vuajtjes së dënimit - Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë janë shprehur se“…problemi dhe çështjet që kanë të bëjnë me kriminalitetin e të miturve janë të rënda dhe të rëndësishme, por kostoja financiare është shumë e lartë dhe për momentin, Shqipëria nuk e përballon dot….”. Realiteti shqiptar “mjaftohet” me ekzistencën e një institucioni të vuajtjes së dënimit “për minorenë” në Vaqarr, ku sipas statistikave të vitit 2001 aty vuajnë dënimin e tyre 200 të dënuar ndër të cilët vetëm 25 janë minorenë.
Aktualisht, në Burgun e Vaqarrit ekziston dhe një shkollë tetëvjeçare në të cilën mund të shkollohen të dënuarit që nuk kanë arsimin e detyrueshëm apo ata që për shkak të dënimit e kanë ndërprerë atë. Por mund të thuhet se kushtet në burgun e Vaqarrit janë jo të kënaqshme. Kështu, intimiteti i të miturve nuk respektohet përderisa ambientet e kryerjes së nevojave të domosdoshme janë të përbashkëta për çdo kat të godinës. Dhomat janë të një madhësi 5m x 4m, në të cilët banojnë rreth 8-9 veta. Programet e rehabilitimit të të miturve që sot vuajnë dënimin, nuk krijojnë mundësi për një riintegrim sa më të shpejtë në komunitet, dhe për nje edukim normal. Kjo sjell pasoja mjaft negative në lidhje me formimin e tyre të mëtejshëm. I mituri ambientohet me të rriturit dhe dalëngadalë merr veset dhe zakonet e tyre, mund të pësojë dhunë ose abuzime nga të rriturit e dënuar, krijon defekte në personalitetin e tij, nëse ka një personalitet të dobët bëhet i nënshtruar, krijon përfytyrimin se bota është e padrejtë dhe percepton mënyra negative sjelljeje etj.
Shteti ka bërë disa përpjekje që të ndryshojë këtë situatë. Kështu në legjislacionin tonë nga 1995 janë bërë disa plotësime e shtesa në favor të rehabilitimit të mëtejshëm të të miturve. Por plotësimi i legjislacionit, përsëri nuk ka sjellë ulje të ndjeshme të kriminalitetit të të miturve. Statistikat tregojnë një rritje dhe shtim të figurave të verës penale të kryer nga të miturit.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
beqari002

Postuar mė 10-2-2003 nė 18:35 Edit Post Reply With Quote
Ngrijnė nga tė ftohtit dhe uria

Ngrijnë nga të ftohtit dhe uria

Has, njëri prej tyre vdes, tjetri në gjendje kome në spital. Në rrezik dhe 11 motrat e vëllezërit e tyre


Kukës, ngrin femija

KUKËS- Gjenden të ngrirë në banesën e tyre dy vëllezër të mitur që jetonin në një varfëri të tejskajshme, ndërsa në rrezik është dhe jeta e 11 motrave dhe vëllezërve të tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjinaj, një fshat i thellë malor në rrethin e Hasit, në familjen e varfër Zyberi. Burime nga vendngjarja thanë për gazetën se dy nga 13 fëmijët e çiftit Zyberaj nga ky fshat janë gjendur të ngrirë nga të ftohtit në banesën e tyre gjysmë të shembur nga dëbora. Njëri prej tyre, Armir Zyberaj, 3 vjeç, ka vdekur në spitalin e Kukësit, ndërsa vëllai i tij Arditi 5 vjeç, gjendet në koma në spitalin e Kukësit. Mjekët e këtij spitali thanë për gazetën se fëmija 5-vjeçar rrezikon të humbasë këmbët e tij pasi ato janë kalbur nga të ftohtët. Burime të spitalit të Kukësit thanë për gazetën se fëmijët kishin dhe shenja djegie në trup. Po sipas këtij burimi këto shenja mendohet të jenë shkaktuar gjatë tentativës së tyre për t’u afruar pranë zjarrit në vatër.
----------------------------
--------------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?


__________________
Beqari002

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 10:46 Edit Post Reply With Quote
Shume tragjike dhe shume e rende.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 10:59 Edit Post Reply With Quote
Nënën e vëllezërve të ngrirë e çmendi i shoqi

Gjashtë prej 13 fëmijëve të çiftit Zyberi i rriste halla. Nënën e kishin të çmendur, babain pijanec

KUKËS- “Jam e sëmurë, unë nuk di gjë. Zoti, Zoti”, belbëzonte pa lidhje si dhe me fytyrë të shpërfytyruar Hanifja, nëna dy fëmijëve që dy ditë më parë ngrinë nga të ftohtët në fshatin Gjinaj. Vetëm kaq thotë nëna e dy të miturve të ngrirë nga të ftohtët dhe uria. Banorët e fshatit por dhe të afërmit e familjes, thonë se Hanifeja ka qenë një grua normale kur ka ardhur nuse, por atë e ka çmendur bashkëshorti i saj, i cili e ka torturuar vazhdimisht. Për të shkuar në fshatin e thellë malor, aty ku dy ditë më parë vdiq fëmija 3-vjeçar i familjes, ndërsa është në gjendje të rëndë vëllai i viktimës, u nisëm me një makinë të degës së Kryqit të Kuq të Kukësit, e cila është vënë në ndihmë të 12 fëmijëve të tjerë të çiftit Zyberi, të cilët janë me të meta mendore. Sapo mbërritëm në qendër të fshatit Gjinaj, një banor i këtij fshati bashkohet me ne për të na shoqëruar deri tek shtëpia e kryefamiljarit Bajram Zyberi. Fejzi Uka, nga fshati Gjinaj, si i zënë në faj thotë se ndihet i turpëruar ai dhe i gjithë fshati, pasi 13 fëmijët e familjes Zyberi kanë qenë në duart e prindërve të papërgjegjshëm dhe ata mund të shpëtonin nëse alarmi do të jepej më herët. “I kemi ndihmuar vazhdimisht edhe ne me çfarë kishim, por nëna e tyre e çmendur i digjte rrobat e fëmijëve, thyente çdo gjë që i dilte përpara. Edhe fëmijët ajo i ka djegur”,- thotë Fejziu. Megjithatë ai mban mend Hanifen kur kishte ardhur nuse. “Ishte një grua e rregullt, simpatike dhe mjaft punëtore. Ajo është çmendur si pasojë e torturave që ushtronte ndaj saj bashkëshorti me kriza nervore dhe i alkoolizuar”,- vazhdon bisedën Fejziu. Megjithëse fëmija i vdekur nuk kishte më shumë se 24 orë që ishte varrosur, në shtëpinë e varfër të Zyberajve nuk zhvillohej ndonjë ceremoni mortore në bazë të zakonit. “Të gjitha shpenzimet për ceremoninë e varrimit janë përballuar nga fshati”,- thotë Cen Dina, kryeplak i fshatit Gjinaj.

Në shtëpinë e Zyberajve
Në hyrje të shtëpisë së rrënuar takojmë disa punonjës socialë që kishin ardhur për verifikim. Futemi në dhomën ku fëmijët kishin ngrirë nga të ftohtët. Pamjet ishin rrënqethëse, të papara as në emisionet televizive që përcjellin jetë nga vendet e varfëra të Afrikës. Një zjarr i ndezur në mes të vatrës, dy fëmijë dhe një grua me rroba dhe fytyrë të palarë që kafshonin nga një mollë ishte pamja që na u paraqit përpara. Gruaja ishte Hanifeja me 2 nga 13 fëmijët e saj. Ajo nuk të thotë asgjë veçse përsërit “jam e sëmurë, unë nuk di gjë. Zoti, Zoti”. Ndërsa kryefamiljari, Bajrami, serioz dhe sikur mos t’i kishte ndodhur gjë, thotë se “me varrosjen e djalit kam varrosur edhe pijen”. I vetmi person i përgjegjshëm me të cilin kontaktuam në këtë familje ishte motra e Bajramit, Kadime Nega, e cila kishte ardhur për ta varrosur nipin e saj të mitur që i ftohti i madh dhe varfëria e tejskajshme i mori jetën. Nuk kam pasur mundësi ta ndihmoja vëllaun dhe nipat, pasi burri më ka vdekur dhe unë vetë po rris jetimë, megjithatë gjashtë fëmijë të kësaj familjeje jetojnë me mua”,- thotë halla e fëmijëve Kadimja. Ajo bën apel nëpërmjet shtypit që shteti të dërgojë fillimisht për kurim në spitalin psiqiatrik nënën e fëmijëve Hanifen si dhe të marrë në mbrojtje fëmijët e mbetur, pasi ata kanë mbetur në mes të katër rrugëve. “Gruaja ka qenë normale dhe shumë e mirë, por atë e ka çmendur i shoqi”,- përsërit refrenin sekretari i këshillit të komunës Gjinaj, Naim Bytyçi.

Prej vitesh pa shtëpi
Familja Zyberi prej vitesh nuk ka pasur një strehë. Me prishjen e kooperativave bujqësore në Shqipëri, kjo familje me halle të mëdha ishte strehuar në ish -ndërtesën e kryesisë së kooperativës. Në vitin 1992, pas zgjedhjeve të para pluralite në pushtetin lokal, kjo familje ishte nxjerrë forcërisht nga ndërtesa ku ishte strehuar, pasi ajo është vënë në dispozicion të komunës Gjinaj. Më pas familja me 15 anëtarë e Bajram Zyberit është vendosur në fshatin Gostil, në afërsi të qytetit të Kukësit në një banesë me qera. Por edhe aty janë përzënë nga pronari i banesës pasi nuk kanë patur mundësi të paguajnë qeranë. Kështuqë kjo familje është detyruar të rikthehet sërish në fshatin Gjinaj për t’u vendosur në banesën gjysmë të rrënuar të të parëve të tyre. Ajo ka qenë shtëpia e babait të Bajramit. Ashtu e shkatërruar ka qenë që kur bashkëshortët Zyberi së bashku me fëmijët e tyre kanë hyrë 10 vjet më parë. Me kalimin e viteve, për shkak të kushteve atmosferike dhe mungesës totale të rehabilitimit, shtëpia pothuajse është rrënuar. Dëbora më e fundit e rënë në këtë zonë e prishi edhe më shumë shtëpinë ku jetonin fëmijët e mitur. Fiziku i tyre nuk mund ta përballonte temperaturën nën 0.


Tregtarët kuksianë, ndihma për fëmijët Zyberi
KUKËS-Para se punonjësit e Kryqit të Kuq të Kukësit të niseshin me automjetin “Toyota”, për në fshatin e thellë malor të Gjinajt, ku dy ditë më parë ndodhi katastrofa janë ndalur në tregun e qytetit të Kukësit për të blerë veshje dhe ushqime për familjen e varfër. Por sapo morrën vesh destinacionin e punonjësve të Kryqit të Kuq, dhjetëra tregtarë kanë rrethuar automjetin duke dhuruar pa kursim veshje, ushqime, këpucë, batanije etj. “Me gatishmërinë e treguar nga tregtarët e Kukësit mund të ngarkoje edhe një kamion me mall për këtë familje”,- thotë sekretari i degës lokale të Kryqit të Kuq Kukës, Ilmi Cena. Ngrirja e dy vëllezërve Zyberi ka tronditur mbarë opinionin. B.Shala

Dy fëmijët jetonin në pediatri, vëllai i çmendur i kishte çuar në fshat
Bajram Zyberi, sot 44 vjeç, ishte 20 vjeç kur u martua me Hanife Dajçin nga fshati Dajç, i rrethit të Hasit. Çifti Zyberi do të lindte njëri pas tjetrit 13 fëmijë. Më i madhi i fëmijëve është në moshën 24-vjeçare. Ai është i martuar dhe i ka braktisur prindërit dhe motrat e vëllezërit e tij. I dyti Fetahu, pas një aksidenti automobilistik, ka mbetur invalid, por vuan edhe nga sëmundjet mendore. Ndërsa i treti, Shaniu, 17-vjeç ka provuar si gjithë të tjerët fatin në emigracion, në Greqi, por nuk i ka ecur. Të gjithë fëmijët e tjerë të çiftit Zyberi janë në moshë të mitur. Gjashtë prej tyre jetojnë tek halla, ndërsa katër më të vegjëlit pranë familjes. “Dy fëmijët e vegjël Arditi dhe Armiri, tashmë i vdekur, strehoheshin në pavionin e pediatrisë, në spitalin e Kukësit, por Fetahu i çmendur i mori, duke i sjellë në fshat”, thotë hallë Kadimja. “Përsa kohë fëmijët ishin në spitalin e Kukësit ata qenë të shëndetshëm dhe mjaft simpatikë, madje Arditin e thërrisnin Klinton, pasi ishte mjaft i bukur”,- thotë shefja e pavionit të pediatrisë së spitalit të Kukësit, Hasie Zeneli.
B.Shala

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 11:24 Edit Post Reply With Quote
Djepi-arkivol akuzon shtetin


--------------------------------------------------------------------------------

Andrea Stefani

Dimri ktheu një djep në arkivol. Një foshnje ka ngrirë në malet e Kukësit. Një lajm tronditës, por vetëm kaq. Nuk pati revoltë. Zemërimi, qoftë edhe gjumi i askujt, nuk u ngacmua. Sespe njerëzit nuk humbën paratë , nuk ua shau kush partinë apo liderin e klanit, pronat apo trafiqet e pista të ndokujt nuk u rrezikuan. Thjesht vdiq një fëmijë dhe duket se edhe një lot i këtij vendi të egërsuar nga tranzicioni, është i tepërt për atë krijesë të gjorë. Askush nuk ka kohë të qajë. Askush nuk do japë dorëheqje, flamuri nuk do të ulet në gjysëm shtize. Sespe ka vdekur asgjë më shumë se një foshnje dhe, foshnja nuk ka merita për këtë vend. Foshnja, aq më tepër një e varfër dhe me prindër gjysëm të çmendur nga skamja, nuk ka miq. Tek ne virtyti i të qenurit i pafajshëm nuk ka më miq. E megjithatë nuk mund të mos pyesësh me tmerr: a ka vlerë më në Shqipëri jeta e një fëmije? Ose edhe më keq, a është problem vdekja e një fëmije në Shqipëri. Duket jo më…

Edhe më e fundit rrënjë e shpirtit të njeriut, dhimsuria, ajo që na falet nga natyra duket sikur po tretet nga ankthi i lakmisë dhe mbijetesës. Dhe pa dhiumsurinë për tjetrin, arësyeja e njeriut, njeriu vetë, degjeneron në një armë të tmerrshme, shumë më vrastare se armët e luftës. E pra kush e vrau atë fëmijë, kush i kallkanosi për vdekje vëllezërit dhe motrat e tij po aq të pafaj. Cili djall ka licensë të dënojë me vdekje kërthijtë e kësaj toke të varfër? Dëbora? Një përgjigje që denoncon përsëri rrokullisjen e Shqipërisë një shekull pas. Shqipëria paska përsëri nevojë për vuajtjen dhe vargjet e mjerimit të Migjenit, për bukurinë që vret. Krenohuni ju politikanë, mburruni për hapjen e negociatave të asociimit në BE, përfitoni sa të mundni nga kjo lavdi! Por e vërteta është tjetër. Shqipëria është asocuar me mjerimin.

Ne nuk mund të biem dakord me Migjenin. Fëmijën nuk e vrau dëbora, por skamja, e vrau ajo varfëri masive që ka mbuluar vendin dhe që qeveritarë dhe opozitarë e përflasin prej vitesh me shqetësim të rremë para kamerave, dyerve të vilave të reja, në pragje aeroportesh. Por kush duhet ti shpëtojë foshnjat nga kthetrat e vdekjes përveçse Shtetit? Kush duhet të pengojë natyrën të kthejë djepet në arkovolë? Por Shteti në Shqipëri nuk janë qytetarët. Ata nuk qeverisin sepse Shteti janë politikanët. Dhe shteti i politikanëve, i bizneseve të pista, i benzave dhe tërë atij luksi me ndriçim të zi, nuk ka kohë të merret me jetën e qytetarëve, aq më tepër me jetën e një fëmije që nuk klith dot as për frymën e tij. Asnjë parti nuk e mbron atë foshnjë, nuk jep konferencë shtypi, nuk mallkon qeverinë dhe veten. Por a ka gjëmë më të madhe se vrasja e pafajsisë?

Politikanëve ju pëlqen shumë t'u buzëqeshin fëmijëve, të marrin prej tyre lule dhe vjersha, të betohen për kokën e fëmijëve. Edhe ne duam që politikanët t'i duan fëmijët. Por ja një fëmijë u vra nga "moti" dhe politikanëve nuk ju turbulluan ëndrrat. Edhe shumë të tjerëve. Ku jeni ju o First Ladies of Albania? Ju kemi parë të gëzoni plot mëshirë me bonjakët në festa. A do të mblidheni të qani mbi varrin e një fëmije nga Kukësi, për t'i treguar këtij shteti, me lotët tuaj, gjëmën që po i ndodh por që ai nuk po e kupton?

Shteti i vërtetë i lirisë është shteti i formuar mbi vullnetin e qytetarëve, një shtet që mbron në mos interesat, të paktën jetën e tyre. Shteti i vërtetë është ai fëmijë. Dhe fëmija vdiq. Pra edhe Shteti ka vdekur. Dy ditë më parë, mes malesh të akullt, në heshtje dhe pa fanfara mortore, një grusht fshatarësh bashkë me furtunën kanë kallur në dhe kufomën e shtetit të tyre. Kur do të ringjallet ai?

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 11:26 Edit Post Reply With Quote
Ky mjerim në shpirt


--------------------------------------------------------------------------------

Alba Malltezi

Trembëdhjetë fëmijë, njëri pas tjetrit, kanë dalë në dritë nga dy prindër të sëmurë mendorë. Viti pas viti çifti Zyberi është mbarsur për të lindur fëmijë të bukur e të shëndetshëm si drita e për t'ia lënë në dorë vetëm mjerimit. Ky i fundit dhe vetëm ky, është kujdesur për ta: disa i ka rritur, ashtu, nga dimri në verë e përsëri në dimër, mes thëngjijve të shuar në shtëpinë gjysmë të shembur në Hasin e ashpër. Deri të shtunën, 8 shkurt, kur mjerimi po "kujdesej" për rreth 250 familje të tjera të Verilindjes shqiptare dhe harroi pranë thëngjijve, të zhveshur, të ngrirë e të uritur Armirin dhe Arditin, 3 dhe 4 vjeçarë. Armiri nuk ia doli dot, vdiq; Arditi, me këmbë të djegura, ndodhet në spitalin e Kukësit. Eshtë patetike, por lexuesit të na ndiejnë, pasi, nuk kemi shembuj të tjerë ma të mirë, veç Migjenit, për të sjellë në këtë poemë mjerimi të viteve 2000. Do të jenë patetike dhe fjalët që do të përdornim kundër shoqërisë dhe shtetit; lumi i akuzave e sharjeve s'do kishin fund, pasi më të papërgjegjshëm se dy prindërit e sëmurë, janë pikërisht shteti dhe shoqëria, që s'e vrau mëndjen në 13 vite lulëzimi të një realiteti të tillë. Ndoshta ky patetizëm do të vlejë në këtë rast, për të sensibilizuar jo vetëm shtetin, por dhe ato qindra shoqata shqiptare e të huaja që lëvizin nga Jugu në Veri me fuoristrada luksoze. Edhe njerëzit e penës, ndoshta, frymëzohen pas këtyre fjalëve patetike e reagojnë jo vetëm për politikanë, parti, trafiqe, por dhe për lajmet "pjellë" të mjerimit. Të zgjohen. Si ateherë në kohët e Migjenit, në vitet '30, kur injoranca e varfëria kishin mbërthyer pjesën më të madhe të Shqipërisë, por kishte zëra që e denonconin dhe e "fotografonin" në shtyp e në poezi atë mjerim, për t'ua përplasur para syve pushtetarëve e të pangijshmëve të kohës. Bënte efekt atëhere, aq sa vazhdon të bëjë efekt Migjeni dhe tani. Tani, në vitet 2000, intelektualë a penëtarë të këtij vendi, emocionohen më shumë përballë një seminari të paguar me dollarë nga aksh OJQ, sesa nga hakadredhjet plot qejf të mjerimit. E drejtë, janë dhe ata në mjerim, ndoshta më shumë të shpirtit. Maksimumi i indinjatës, - poezia më me patos që mbahet mend vitet e fundit, - ishte e një poeteshe të talentuar, në faqet e një gazete opozitare për vrasjen e një militanti partie. Ah, ishte poezi me forcë, e bukur, me dhembje! Ndoshta sot shohim në shtyp një poezi, shkrim, denoncim të fortë qytetar, të ndonjë intelektuali mbi mjerimin mesjetar të familjes Zyberi e të 13 fëmijëve. Mbetur 12 tani.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
beqari002

Postuar mė 11-2-2003 nė 16:53 Edit Post Reply With Quote
Tirane
13:45/11.02.03 Presidenti Moisiu: Tragjedia ne Has eshte pasoje e varferise


--------------------------------------------------------------------------------
Shqiperi
10:15/11.02.03 Nano ne aeroplanmbajtesen amerikane Truman


-------------------
-----------------------------
Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?


__________________
Beqari002

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 24-2-2003 nė 19:42 Edit Post Reply With Quote
24.02.2003
Vdes nga të ftohtit dhe mosushqimi trevjeçari Gentrit Kodra nga Prekazi i Poshtëm

Të ftohtët dhe mungesa e ushqimit në Kosovë marrin viktimën e parë të shënuar në Drenicë

ADEM META
SKËNDERAJ, 23 SHKURT - Nazmi Kodra (30) nuk ka parë arsye as t’ua bëjë të ditur strukturave komunale as organizatave të ndihmave dhe as ndërkombëtarëve kumtin e keq të dielën kur nëpër të ftohtë të shkurtit ka varrosur fëmijën e tij trevjeç, i cili besohet të ketë vdekur nga të ftohtët dhe mungesa e ushqimit. Tash tre vjet ai ka jetuar në një kasolle druri me fëmijët e vegjël dhe gruan dhe tërë pasuria e tij kanë qenë dy sfungjerë të hollë, pa asnjë shtrat, dhe disa rroba të vjetra dhe të pakta me disa enë dhe një shporet të zi, i cili më shumë tymos sesa ngroh. Ai madje nuk ka parë as arsye që ta dërgonte kufomën e fëmijës te mjeku për të konstatuar vdekjen. “Pse me e çue masi u dek”, thoshte ai me sy të përlotur. Vaji i grave dhe fëmijëve nuk prante të dielën në shtëpinë e Kodrajve të Prekazit të Poshtëm, duke përhapur kështu ogurin e vdekjes së fëmijës 3 vjeç Gentrit Kodrës, i cili në mëngjesin e të dielës ka vdekur si pasojë e të ftohtit dhe kushteve të vështira të jetës dhe mungesës së ushqimit. Një krah krune të marra nga gardhi i afërt, pothuajse i humbur derisa sëpata e ngulur në cung, sipas familjarëve, me ditë të tëra nuk kishte prerë dru, pasi nuk kanë as mal të vetin, dëshmonte heshturazi varfërinë e skajshme të kësaj familje. “Djali qysh i vogël ma pat marr hiletin dhe mjekët, edhe francezë, më thojshin se krejt e ka prej kushteve të shtira po unë nuk kisha çka me ba, me 85 euro si me i mbajtë 4 anëtarë të familjes”, thotë babai i fëmijës së vdekur. Nazmiu thotë se për gjendjen e tij të rëndë ka qenë njoftuar edhe pushteti lokal, ku ai punon si rojtar, dhe bashkë me UNDP-në zyrtarë nga pushteti kanë ardhur dhe e kanë vizituar dhe kanë premtuar ndihmë për të. “Po deri tash nuk kanë ndërmarrë asgjë”, thotë ai. “Në kompjuter jam i shkruem po më kanë thanë se njiherë nuk mund të ma japin shpinë”. Nazmiu thotë se edhe pse i ndarë nga vëllau dhe prindërit para lufte, ka jetuar në një shtëpi e cila kishte dy hyrje por të cilën forcat serbe e kanë djegur gjatë luftës. Pas lufte atij i është dhënë një kampshtëpizë dhe i ishte premtuar se do t’i ndërtohet shtëpia, por donatorët e paktë ende nuk e kanë marrë rastin e tij duke llogaritur se ai është i punësuar dhe mund të lihet për më vonë. Siç tregon Nazmiu, fëmija i tij Gentriti, që në lindje ishte sëmurë dhe ai e ka pasur shpesh të mjekët dhe në spital, por gjendja nuk i është përmirësuar. “Unë kam kërkuar të ma jepin udhëzimin me e çue jashtë, po ata më thojshin se krejt e ka prej kushteve të këqija”, thoshte ai derisa tregonte kampshtëpizën në të cilën jeton, dyshemeja e së cilës ishte kalbur e tëra, kurse muret e saj sikur edhe tavani të tërat ishin të mbështjella në folje plastike në përpjekje për t’u mbrojtur nga të ftohtët. “Në këtë barakë nuk jeton as thiu, po çka kom me bo, koka shkrue mem shkue posht qita fëmijë”, fliste ai i përlotur dhe duke rrahur me këmbë baltën e oborrit. Pak burra janë mbledhur të dielën në mesditë për të dërguar në adresën e fundit fëmijën trevjeç, i cili lindi në Kosovën e çliruar dhe me shpresë, por vdiq nga të ftohtët dhe skamja pa u dëgjuar nga askush.




Si duket po na ndjek i njejti fat.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-3-2003 nė 11:24 Edit Post Reply With Quote
Biznes me foshnjat e 4 jetimeve
Policia zbulon 4 raste, merren në pyetje të kthyerat


--------------------------------------------------------------------------------

Roland Beqiraj

KORÇE

Një skandal i ri është zbuluar në trafikun e foshnjave. Katër jetime janë detyruar të prostituojnë, të mbeten shtatëzënë me kë të donin dhe më pas fëmijët i kanë shitur në Greqi te mjeku grek Fotis Andropulos, i cili kishte një klinikë në Janica. Pas arrestimit të 7 korçarëve të akuzuar për këtë trafik, priten që të tjera pranga të vihen në përdorim. Ajo që nuk dihet ende është nëse këto foshnja iu shiteshin familjeve që nuk kanë lindur dot fëmijë, apo kanë përfunduar në linjën e dytë, të të njëjtit rrjet trafikantësh atë të transplantimit të organeve. Hetimi i nisur nga policia e Korçës është ndjekur hap pas hapi edhe nga njerëzit e SHISH-it si dhe ata të Interpolit. Policia shqiptare ka kërkuar tashmë bashkëpunimin e homolo-gëve grekë për të rënë në gjurmë të krerëve të këtij trafiku që janë pikërisht nga toka helene, sipas dëshmive që kanë dhënë 7 personat e arrestuar deri tani.

Dyshohet se të paktën në 4 vajza, pjesëtare të Shoqatës së Jetimëve kanë kryer lindje për llogari të trafikantëve të bebeve. Burime nga hetuesit e Korçës bëjë të ditur se asnjëra prej tyre, megjithëse i kanë nxjerrë në jetë foshnjat, nuk ka arritur t'i shohë kurrë me sy. Trafikantët duke përfituar nga gjendja e tyre e mjeruar ekonomike dhe nga fakti që janë pa mbrojtje e kanë pasur të lehtë t'i bindin. Ndonëse hetimet e trafikut janë në fazën fillestare, sipas burimeve zyrtare, këto vajza jo vetëm janë indentifikuar, por edhe janë thirrur për të dhënë sqarimet e duhura. "Gazeta" ka arritur të zbardhë historinë e njërës prej këtyre vajzave, e cila pasi ka kaluar në depresion nga ngjarja e rëndë është kthyer në konviktet korçare. Manjola Placeti, tani 30 vjeçe, ka treguar dje gjithë aventurën e saj të hidhur.

Kur nisën problemet për ty?
"Unë nuk kam prindër dhe probleme kam pasur gjithë jetën. Kam rritur jetime nëpër brefotrofe, nga një qytet në tjetrin. Vitet e fundit i kam kaluar në Korçë ku u përfshiva edhe në Shoqatën e Jetimëve. Në vitin 1997 më dërguan në Itali. Atje qendrova për një vit e gjysëm në Milano".

Me çfarë punësh merreshe në Itali?
"Për shumë muaj kam punuar si prostitutë deri sa tutori im, emrin e të cilit ia kam thënë policisë, më propozoi që të lindja një fëmijë. Si shpërblim më premtoi 1 mijë dollarë. Unë pranova, mbeta shtatzënë dhe e rrita foshnjen për 9 muaj. Më pas më dërguan të lind, por pasi më vunë në narkozë, më thanë që fëmijën e kisha lindur të vdekur".

Si quhet tutori juaj?
"Emrin ia kam thënë policisë. Në rast se ata e arrestojnë atëherë mund ta bëj publik emrin dhe të gjitha të dhënat e tjera pasi në të kundërt kam frikë se mos hakmerret me mua".

Po shpërblimin e premtuar jua dhanë?
"Jo të gjithin. Meqe-nëse foshnja sipas tyre kishte lindur e vdekur më dhanë vetëm 200 dollarë".

Si e përjetove këtë ngjarje?
"Nuk di ç'të them. Për shumë kohë nuk kam qenë mirë. Kalova në depresion të thellë. Tani të paktën jam kthyer këtu në Korçë dhe nuk jam vetëm".

Si shpëtove nga rrjeti i trafikut?
"Më kapën dhe më dërguan në një klinikë rehabilitimi. Atje i kaloja ditët me shumë vajza të tjera. Kishte shumë njerëz që kujdeseshin për mua. Po as atje nuk qendrova shumë sepse erdhi përsëri policia e cila më ktheu në Shqipëri. Sapo mbërrita këtu më sollën përsëri në Korçë. Këtu shoqeve të mia u kishin thënë se mua më kishin vrarë mafiozët shqiptarë në Itali".

A ke dijeni për ndonjë shoqen tënde që ka pasur të njëjtin fat?
"Nuk e di. Historira kam dëgjuar plot, por nuk di të them për ndonjërën prej tyre".


ÇMIMET E FOSHNJAVE

- Foshnjat e porsalindura janë blere më çmime nga 40 mijë lekë deri në 1000 euro
- Më të preferuar kanë qenë fëmijët e romëve, të paregjistruar në gjendje civile, të thjeshtë për t'u zhdukur
- Foshnja i Donika Ajdinit u ble 1 mijë euro
- Katër fëmijët e Liliana Myrtezait nga 40 mijë lekë
- Fëmija i Manjola Placetit 200 dollarë

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-3-2003 nė 11:24 Edit Post Reply With Quote
Dyshohet ish-kryetari i Shoqatës së Jetimëve
Policia zhvillon pistën e re të hetimeve, gati arrestimet


--------------------------------------------------------------------------------

KORÇE

Shfrytëzimi i vajzave pa familje, të gjitha pjesëtare të Shoqatës së Jetimëve të Korçës ka shtuar edhe një emër tjetër në listën e të dyshuarve të policisë. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e kësaj Shoqate i cili i ka ndihmuar ato të emigrojnë 3 në Greqi dhë 1 në Itali. Më pas pikërisht vajzat e ndihmuara prej tij të emigrojnë, jo vetëm që janë shfrytëzuar për prostitucion, por edhe janë përdorur për të "prodhuar" bebe nga trafikantët. Hetimi për trafikun e të porsalindurve ka nisur disa muaj më parë. Për dy të arrestuarit e parë të këtij trafiku - çifti Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha - çështja është gati për gjykim. Burime nga prokuroria e Korçës bëjnë të ditur se hetimi për këtë çështje është mbyllur dhe në ditën e parë të javës dosja do t'i dorëzohet gjykatës. Ndërkohë mbi ta rëndon akuza e trafikimit të qenieve njerëzore të mitura për qëllime përfitimi në bashkëpunim. Në këtë hetim organi i akuzës, ndonëse hetoi për një kohë të gjatë, ka të vërtetuar vetëm një rast. Bëhet fjalë për trafikimin e foshnjës së Donika Ajdinit, të cilën e blenë 1 mijë euro. Ndërkohë janë në qeli edhe vëllai i Nazmiut dhe nipat e tij, Astrit dhe Albert Kreka, të cilët gjitashtu janë arrestuar. Të shtatë të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë trafikuar të paktën 17 foshnja, destinacioni të cilëve kanë qenë vendet e Perëndimit, kryesisht Italia, Gjermania dhe Belgjika. I arrestuari i fundit i akuzuar për këtë trafik ka qenë Nevruz Poçka, i cili, sipas policisë, ka qenë tutor prostitutash në Greqi. Edhe ai ka shfrytëzuar disa vajza për të lindur fëmijë por numri i tyre nuk është mësuar ende.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-4-2003 nė 08:30 Edit Post Reply With Quote
Trafiku i fëmijëve; një i mitur 5 mijë dollarë

Lajmi i ores 8:20 AM



Foto arkiv
TIRANE (5 Prill) - Banda kriminale e goditur nga drejtësia shqiptare dhe italiane ka trafikuar qindra fëmijë, por prokuroria dhe policia kanë provuar deri tani 60 raste. Të paktën 5 mijë dollarë ka kushtuar jeta e një fëmije, adresa e të cilit nuk gjendet, megjithë hetimet intensive. Policia dhe prokuroria pohojnë se numri i fëmijve të shitur është shumë herë më i madh se ai i rasteve të provuara. Por organizata kriminale ka pasur lidhje të shumta dhe të forta. Përgjimet e deritanishm kanë arritur të zbulojnë koston e trafikut, deri diku dhe të shitjes së foshnjave, por rrjeti ka fshehur detaje të rëndësishme. Sipas organit të akuzës, kjo industri e krimit ka sjellë miliona dollarë. Për këtë prokuroria dhe antimafia italiane kanë bërë gati urdhrat e kontrollit të llogarive bankare të anëtarëve të organizatës. Do të bëhen verifikimet e pasurive të atyre që janë arrestuar dhe të atyre që dyshohen se janë në këtë valle krimi. Krijim organizatash kriminale, trafik të miturish. Këto janë dy akuzat e deritanishme që rëndojnë mbi të pandehurit. Të prangosurit rrezikojnë minimumi 25 vjet heqje lirie. Nëse trafiku ka pasojë vdekjen atëherë dënimi është burg i përjetshëm. Aktiviteti kriminal ka nisur në vitin 1998 deri në vitin 2002 kur janë zbuluar dhe kanë startuar hetimet. Fëmijë të moshave 6 deri në 12 vjeç merreshin në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Industria e falsifikimit i vishte me dokumente që motivonin bashkimin familjar, që nuk arrihej kurrë. Gjahtarët vinin shënjestrën te fëmija. Arrihej të mashtrohej i mituri. Taksia ishte e gatshme ta dërgonte në Durrës, ose në Rinas, në varësi të linjës që ishte gati. SHISH-asi Paja ulte gatishmërinë. Vula e daljes nga porti i Durrësit kushtonte 400 dollarë, ndërsa e daljes nga Rinasi 500 dollarë. Ana tjetër e Adriatikut kishte ustallarë italianë që prisnin gjahun dhe merrnin bakshishin. Policia në Bari, apo qytetin ku zbristë viktima, kishte dijeni dhe pasi merrte dollarët e premtuar vuloste soxhornot. Më tej në Milano ku dërgohej preja ishin avokatët e vendit fqinj që bënin të ligjshme gjithçka. Në këto çaste fëmija jetim nisej për në destinacion. Trasplatim organesh ose birësim. Nëse do të ishte me fat fëmiaj do gjente një familje italiane dhe do bëhej bir i ligjshëm i saj. Prindërit shqiptarë do mbeteshin një kujtim që do shuhej. Ramiz dhe Xhulieta Petalli, 39 e 33 vjeç dhe Nexhip Kaçurri janë tre shqiptarët e arrestuar anëtarë të po kësaj organizate kriminale. Petallët janë arrestuar me 28 gusht të vitit të shkuar. Akuzohen se kanë trafikuar në Itali rreth 60 fëmijë shqiptarë duke falsifikuar dokumentet sikur i kishin fëmijët e vet. Pasi i dërgonin deri në shtetin përtej Adriatikut nuk dihet më asgjë për fatin e këtyre të miturve. Sipas hetuesve italianë dyshohet që fëmijët u janë shitur organizatave mafioze për t'u përdorur më pas si lypës ose qëllime të tjera të jashtëligjshme. Sipas policisë italiane, çifti Petalla ka dërguar rreth 30 fëmijë në Itali në destinacione që ende nuk është bërë i ditur. Kohë më parë policia e Durrësit ka prangosur 47-vjeçaren Sofie Kaçurri, motra e Xhulieta Petallës duke e rritur listën e trafiknatëve të arrestuar. Edhe avokati Marko Pelegrini, i cili mbronte çiftin Petalla, ndodhet në arrest i akuzuar për falsifikim dokumentesh. dxh/dxh (BalkanWeb)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-4-2003 nė 17:05 Edit Post Reply With Quote
Superoperacioni,14 në pranga
Pranga dhe shefit të SHISH në portin e Durrësit


--------------------------------------------------------------------------------

Dje janë arrestuar në Shqipëri dhe në Itali 8 anëtarë të një organizate kriminale të trafikut të fëmijëve. Mes të prangosurve ka policë të dy vendeve, janë dhe shefi i shërbimit sekret të portit të Durrësit, si dhe dy avokatë italianë.

LAJMI

Goditet dhe asgjësohet një organizatë kriminale e trafikut të fëmijëve që ushtronte aktivitetin në Itali dhe në Shqipëri. Antimafia italiane, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Rendit Publik në Shqipëri kanë kryer një operacion dje në orët e para të mëngjesit. Akuza ka provuar se janë 60 raste fëmijësh të trafikuar. Në Durrës dhe në Kavajë janë prangosur Xhevat Berberi, Musa Sina, Besim dhe Selman Metani dhe polici i tragetit dhe zjarrfikësve Sofokli Coko. Ndërsa pala italiane ka arrestuar në të njëtën ditë avokatin Emiliano de Matheis dhe shqiptarin Eqerem Kasa me leje qëndrimi në Itali. Ekspertët saktësojnë se për secilin nga fëmijët paguhej 2500 dollarë që të nxirrej nga kufiri. Së bashku me 8 arrestimet e djeshme shkon në 14 numri i anëtarëve të kësaj bande të trafikut të të miturve. Bashkim familjar, ka qenë motivi i nxjerrjes së fëmijve për të fshehur qëllimin e trafikut. Sekserë, policë, agjentë të shërbimit sekret, shoferë taksish, drejtues policish. Kjo është harta e të implikuarve në këtë rrjet të madh që ushtron aktivitet prej katër vjetësh. Prokuroria, Interpoli kanë survejuar, përgjuar e fotografuar të akuzuarit, duke siguruar në këtë mënyrë materiale provë para arrestimeve. Truri i hetimit ka pasur dhe ndihmën e strukturave italiane dhe amerikanë si Interforce dhe ICITAP që janë të atashuara pranë dikasterve të rendit dhe prokurorisë në Shqipëri.


Agjenti

Rrjeti ka qenë i sofistikuar. Shefi i shërbimit sekret në Portin e Durrësit, Ramadan Paja, ka qenë një ndër krerët e organizatës, sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Rendit Publik. Kalimet në port garantoheshin prej tij. Trafikantët, pasi i kishin pajisur viktimat me dokumentacionin fals, njoftonin shishasin Paja dhe ingranazhet e indiferencës viheshin në lëvizje. Sipas ekipit te hetimit, Besim Metani ka qenë kapoja e i organizatës italo-shqiptare të trafikut të fëmijëve. I njohur për influencën në port dhe pushtetin e institucionit ku punonte Paja ka arritur të mbikëqyrë kontrollet dhe fëmijët e trafikuar të mos ndaloheshin në asnjë nga rastet e daljes nga Shqipëria.


Sekuestrot

Frytet e trafikut kanë rënë në duar të policisë. Në shtëpinë e punonjësit të shërbimit sekret janë gjetur 15 mijë dollarë. Të gjitha kartëmonedhat janë të një serie, provë kjo sipas prokurorëve që ata nuk janë fituar në një periudhë të gjatë kohë, nëprmjet punës. Kallashnikovë, pistoleta, krëhëra me fishekë, soxhorno, pasaporta fals, 10 celularë, janë materiale që janë sekuestruar në banesat e të arrestuarve.

gsh


Kete shefin e SHIK une e kisha vare per kembesh ne rast se vertetohej akuza.


Kryetari i SHIK-ut dueht te jape menjehere doreheqjen!

Po ashtu dhe ministri i brendshem.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-4-2003 nė 17:05 Edit Post Reply With Quote
Superoperacioni,14 në pranga
Pranga dhe shefit të SHISH në portin e Durrësit


--------------------------------------------------------------------------------



BESIM METANI
43 vjeç, nga Durrësi, i cilësuar nga hetimet si kreu i organizatës së trafikantëve. Jetonte në një vilë luksoze në periferi të Durrësit, por megjithatë askush nuk kishte arritur të mësonte burimin e të ardhurave të tij.

SELMAN METANI
39 vjeç, nga Durrësi. I vëllai i Besimit, kapobandës, sipas hetuesve italianë, ishte kthyer në njërin prej njerëzve më të rëndësishëm të organizatës për shkak të besimit që gëzonte nga i vëllai.

SOFOKLI ÇOKO
37 vjeç, nga Durrësi, nën/oficer në repartin e zjarrfikësve të Durrësit. Lidhja e tij më bandën i përket kohës kur punonte si financier (punonjësi i policisë që mblidhte taksën e solidaritetit në traget) në pikën e kalimit kufitar të portit.

XHEVAT BERBERI
37 vjeç, nga Kavaja, i dënuar më parë për vjedhje dhe shfrytëzim prostitucioni. Dyshohet se shërbente si rekrutues për sigurimin e fëmijëve të familjeve të varfëra, që do të transferoheshin në Itali.

MUSA SINA
46 vjeç, nga Kavaja, i dënuar dy herë për trafik klandestinësh.Falsifikonte dokumentat e fëmijëve të trafikuar. Pasi siguroheshin fotografitë e tyre, ato vendoseshin në pasaportat e shoqëruesve.

TEUTA KARAMUÇA
40 vjeç, beqare, nga Durrësi. Njihet si e dashura e zjarrfikësit Çoko. Në shtëpinë e saj, u gjendën pasaporta të falsifikuara me emra e dy fëmijëve të saj, por me fotografitë e fëmijëve të tjerë.

SOFIE KAÇURRI
29 vjeç, motra e Xhuljeta Petallit. E arrestuar në vjeshtën e kaluar si bashkëpunëtore e dy bashkëshortëve Petalli në rekrutimin dhe shoqërimin e fëmijëve të trafikuar në Itali.

RAMADAN PAJA
51 vjeç, nga Durrësi, shefi i SHISH-it në portin e Durrësit. Falë pozitës së tij, akuzohet se ka favorizuar organizatën për të kaluar fëmijët e trafikuar në port larg kontrolleve.

ELVIS HYLVIU
28 vjeç, emigrant shqiptar në Tortoreto, Itali, i arrestuar rreth dy javë më parë me një ngarkesë prej 2 kg heroine. Agjentët italianë e kishin vendosur në qendër të hetimeve për aktivitetin e tij.

EQEREM KASA
41 vjeç, emigrant shqiptar në Montefranko, Itali. Dyshohet se ka bashkëpunuar me antarët e organizatës për transportin dhe shitjen e të miturve në familjet apo klinikat e trapiantëve në Itali.

RAMIZ PETALLI
39 vjeç, emigrant në Itali. I arrestuar në gushtin e kaluar në Peskara, si shoqëruesi i të miturve të trafikuar. Së bashku me bashkëshorten e tij, ai ka transportuar të paktën 30 fëmijë shqiptarë në Itali.

XHULJETA PETALLI
32 vjeç, emigrante në Itali. E arrestuar në gushtin e kaluar, si shoqëruese e fëmijëve të trafikuar. Së bashku me bashkëshortin e saj, ajo ka transportuar të paktën 30 fëmijë shqiptarë në Itali.

MARKO PELEGRINI
Avokati mbrojtës i çiftit Petalli. U arrestua në vjeshtën e kaluar, pasi u vërtetua bashkëpunimi i tij në pajisjen me dokumenta qëndrimi në Itali të fëmijëve të trafikuar nga dy bashkëshortët.

EMILIANO DE MATEIS
29 vjeç, investigatori privat dhe avokati i bashkëshortëve Petalli. Akuzohet se ka bashkëpunuar me antarët e bandës për të kërcënuar çiftin e prangosur për të mos treguar informacione për policinë italiane.


gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-4-2003 nė 07:11 Edit Post Reply With Quote
Blloku i Metanit zbulon trafikun e fëmijëve

Zgjerohet numri i të dyshuarve si anëtarë të bandës së trafikantëve të fëmijëve të kryesuar nga çifti Petalli dhe Besim Metani. Në duart e policisë ka rënë një numër shumë i madh dokumentesh të falsifikuara që tregojnë se organizata ka pasur shumë bashkëpunëtorë në Shqipëri dhe jashtë saj. Në bllokun e Besim Metanit uniformat blu kanë gjetur dhjetëra emra dhe adresa njerëzish, të cilët kanë bashkëpunuar në trafikun e fëmijëve. Materiale të nevojshme për hetimin i janë gjetur edhe agjentit të policisë së Durrësit, Sofokli Çoko, dhe shefit të SHISH- it të portit të Durrësit, Ramadan Paja. Dy ditë më parë, në polici kanë përfunduar dhjetë prej tyre, të cilët pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. Në listën e personave që do të merren në pyetje janë edhe disa gra dhe policë të korruptuar të portit të Durrësit, të cilët kanë mbyllur një sy teksa kalonin fëmijët me dokumente të falsifikura. Nga hetimet kanë dalë në skenë edhe disa qytete të tjera europiane ku janë trafikuar fëmijët shqiptarë. Kjo hedh dyshime se numri i fëmijëve të trafikuar është më i madh se 65. Lajmi është pohuar nga kreu i Interpolit shqiptar, Artan Bajraktari. Sipas tij, trafikantët e fëmijëve kanë shëtitur të gjithë Europën. Përveç lejeqëndrimeve të falsifikuara të gjetura tre ditë më parë, në duart e policisë kanë rënë edhe prova të tjera që implikojnë anëtarë të tjerë të organizatës. Dokumentet më kryesore janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit si kreu i organizatës, Besim Metanit, dhe agjentëve të policisë dhe të SHISH-it, Sofokli Çoko dhe Ramadan Paja. Në shtëpinë e Metanit policia ka gjetur dhjetëra lejeqëndrimi të falsifikuara (ishte ndryshuar fotografia e fëmijës); një bllok shënimesh me emrat dhe adresat e bashkëpunëtorëve të tij në Shqipëri dhe në Europë; pasaporta false; modularë boshe për lejeqëndrimi në Itali dhe fotografi fëmijësh të të gjitha moshave. Në bazë të këtyre materialeve, në polici kanë përfunduar dy ditë më parë dhjetë persona nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ata, pasi janë marrë në pyetje, janë lënë përsëri të lirë dhe tashmë mbahen nën vëzhgimin e policisë. “Në listën e personave që do të merren në pyetje janë edhe dy gra së bashku me disa agjentë policie, për të cilët ne kemi dyshime se janë të korruptuar. Tani jemi përpara zhvillimeve të reja, të cilat tregojnë se ka pasur trafikime edhe në qytete të tjera europiane, përveç atyre të përmendura fillimisht”,- ka deklaruar për një gazetë italiane Bajraktari. “Ne kemi dyshime se pjesa tjetër është trafikuar në vende të tjera të Europës. Përsa i përket përdorimit të tyre, kemi tre hipoteza, atë të shfytëzimit për punë të rënda, të bashkimit familjar dhe më e frikshmja është ajo e trafikut të organeve. Për momentin është ende herët të flasim”,- ka pohuar Bajraktari.
E.Janina

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-4-2003 nė 15:59 Edit Post Reply With Quote
Bosi i futbollit trafikant fëmijësh
Kanë fituar për katër vjet afro 200 milionë lekë


--------------------------------------------------------------------------------

Basir Çollaku
Arrestohen presidenti i ekipit të futbollit të Gramshit, Dritan Xhaka dhe i vëllai, Miridan Xhaka, nën akuzën e trafikimit të fëmijëve me qëllim përfitimi. Prangosja ka ardhur pas denoncimit të një prej viktimave, 16-vjeçarit A. M .

LAJMI

Presidenti i ekipit të futbollit të Gramshit së bashku me të vëllanë ka përfunduar në qeli ditën e djeshme. Akuza është trafik fëmijësh për në Greqi. Pas një denoncimi të njërit prej viktimave, 16- vjeçarit A.M, policia kriminale ka mbledhur provat dhe ka bërë arrestimet e të akuzuarve. Fëmija është rrëmbyer në vitin 1997 në moshën 9- vjeçare dhe është dërguar në Athinë ku është detyruar të lypë rrugëve dhe frytin e punës t'a marrin tutorët e tij. Sipas hetimeve paraprake të kryer nga agjentët e antikrimit, dyshohet se nëpërmjet këtij shfrytëzimi të të miturit, vëllezërit kanë fituar afro 200 milionë lekë për katër vjet rresht. Tutorët e lypësit kanë vjelë paratë nga krimi dhe i kanë premtuar viktimës që t'i blinin një shtëpi kur të kthehej në Shqipëri. Por nuk ka ndodhur kështu. Mashtrimi ka vijuar dhe vëllezërit nuk i kanë dhënë më tepër se bukë dhe rroba për të veshur. Në këtë gjendje i trafikuari ka vajtur dhe ka denoncuar në komisariatin e policisë dhe pastaj kanë ardhur arrestimet. Dritan Xhaka ka qenë dhe një herë i dënuar me 13 muaj burg, për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë. Hetuesit po verifikojnë raste të tjera fëmijësh që dyshohet se janë mashtruar dhe më pas trafikuar prej vëllezërve Xhaka. Por në stadin e tanishëm të hetimeve rasti denoncues është i provuar.

Mashtrimi
Në vitin 1997 fëmija ishte vetëm 9 vjeç dhe ishte shumë i varfër. Babai i tij kishte vdekur. Gjahtarët e trafikut e kanë vënë re dhe e kanë joshur me premtime të miturin. I vogli do të shkonte në Greqi dhe do të fitonte shumë para. Me lekët që do të fitonte atje do të blinte një shtëpi. Nga Gramshi fëmija merret dhe dërgohet në shtetin helen. Djali ka bredhur për katër vjet rrugëve të Athinës me dorën të shtrirë dhe ëndrrën se do bëhej me shtëpi. Kujdestarët që e mbikëqyrnin merrnin nga ai në darkë paratë që shkonin në një tjetër adresë. Kjo lojë ka vijuar me vite. Kthimi në shtëpi ka qenë i pafat për të miturin. Tre vjet të tjerë ai priste që të mbahej premtimi i dhënë nga Xhakajt. Paratë, sipas tutorëve, kishin mbetur në Greqi dhe ata prisnin që t'i merrnin dhe t'i ndanin sëbashku. Por fëmija tashmë i rritur nuk ka besuar më. Premtimeve të stërzgjatura më në fund ai u është përgjigjur me një denoncim në polici. Kaq ka mjaftuar që dy vëllezërit që i kishin marrë paratë e gjakut për katër vjet të përfundojnë në qelitë e komisariatit të Gramshit.

Milionat
Nga të dhënat e para që ka mbledhur Zyra Rajonale Kundër Trafiqeve dyshohet se vetëm nga fëmija denoncues vëlle- zërit të kenë përfituar 150 deri në 200 milionë lekë. Kjo shumë është llogaritur për katër vjet shfrytëzim të fëmijës që ka filluar të lypë që në moshën 9 vjeçare. Sipas organit të akuzës do të kontrollohen llogaritë bankare të të arrestuarve dhe pasuria fillmisht do të vihet në sekuestro konservative. Do të jetë gjykata më pas ajo që do të vendosë se çfarë do të bëhet me paratë, pas provave të Prokurorisë.

gsh

Kush është Dritan Xhaka


--------------------------------------------------------------------------------



I arrestuari 33-vjeçar Dritan Xhaka ka ushtruar profesionin e mjekut të përgjithshëm në spitalin e qytetit të Gramshit. Por arrestimi i tij para dy ditëve nuk ka qenë rasti i parë i përballjes së tij me policinë. Ai është dënuar nga Gjykata me 13 muaj heqje lirie nën akuzën e kundërshtimit me dhunë të forcave të policisë. Dritan Xhaka që prej disa vjetësh financon ekipin e e futbollit të qytetit të Gramshit. Në fillim të vitit 2003, ai ka marrë presidencën e këtij klubi. Ai njihet si bashkëfinancues me bashkinë e qytetit të ekipit të të rriturve. Ky ekip aktualisht ndodhet në grupin B në kampionatin e kategorisë së dytë. Gjatë kësaj periudhe, Xhaka ka shpenzuar rreth 40 mijë dollarë për futbollin. Bizneset e tij në qytetin e Gramshit është një bar-restorant luksoz dhe është pronar i një fabrike të prodhimit të birrës.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-4-2003 nė 19:10 Edit Post Reply With Quote
DERI KUR!

"Trafik me birësimet e jetimëve"
"Ja si funksiononte mekanizmi që nga koha e Enverit"


--------------------------------------------------------------------------------

Ilir Bushi

Birësimet e jetimëve nga të huajt kanë nisur pas vitit 1990. Me ta është bërë një masakër e vërtetë". Kështu shprehet drejtori i Institutit të Integrimit të Jetimëve, Ilir Çumani, i cili nënvizon se shumë prej fëmijëve të birësuar jashtë shtetit tani rezultojnë të humbur. "Mos luani me jetën e bonjakëve, sepse asgjë nuk do të mund jua lajë mëkatin ndaj tyre", thekson ai.

Si realizohen birësimet në Shqipëri?
Dikur në epokën e komunizmit ligji lejonte birësimet për shtetasit vendas, por i ndalonte për të huajt. Mbaj mend se në vitin 1982 një çift intelektualësh suedezë erdhën në Shqipëri dhe gjatë vizitës së tyre rastësisht shprehën dëshirën që të birësonin një fëmijë të befotrofit. Por përgjigjja e zyrtarëve tanë ishte e ashpër. Mbaj mend se ish-byroisti, Manush Myftiu, u kish thënë: "Nuk mund të pranojmë, sepse nuk duam që fëmijët shqiptarë të vuajnë në botën kapitaliste". Në atë kohë këtë gjë e tregonim si barcaletë, por, pas miratimit të këtij ligji, një ditë nga Anglia erdhi një lajm tronditës.

Çishte ky lajm?
Ishte viti 1991, kur një fëmijë shqiptar me mbiemrin "Struga", i birësuar nga një çift londinezësh, nuk iu përgjigj më në telefon nënës së tij shqiptare në Tiranë. Atëherë nëna dërgoi njerëz në Londër, të cilët sollën lajmin e keq që ky fëmijë 10-vjeçar nuk jetonte më me këta prindër, por "ishte larguar". Më saktë, e kishin zhdukur. Përveç kësaj, ndodhën disa skandale, ndërsa një prokuror i asaj kohe u dënua. Në atë kohë në shtypin shqiptar doli edhe një artikull i Anastas Kondos, që fliste për shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë dhe trafikun e organeve. Për këtë arsye ne, përfaqësuesit legjitimë të jetimëve, shkuam në zyrën e ish-presidentit Ramiz Alia dhe kërkuam bllokimin e këtij ligji.

Si reagoi ish-presidenti Alia?
Në fillim nuk reagoi pozitivisht, por ne si shoqatë jetimësh i thamë se do të hynim në grevë urie. Pastaj i treguam faktet.

Çfarë faktesh?
I thamë se brenda një periudhe shumë të shkurtër vetëm në Amerikë kishte 5 raste birësimi, në Francë 7 raste, në Itali 15 raste, në Greqi më shumë se 20 raste, në Zvicër 2 raste. Shpesh herë këtu bëheshin ndërmjetës edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët merrnin përqindjet. Ndërsa shumë intelektualë vendas hynë në këtë valle për të fituar 30 mijë lekë të vjetra. Por nuk e kuptonin se çfarë krimi dhe mëkati po bënin karshi jetimëve. Pas bisedës sonë brenda dy ditësh Ramizi nxori një dekret ku pezulloheshin birësimet. Ndërsa më vonë, në qeverinë e PD-së, u krijua një komitet i posaçëm në kryeministri vetëm për të specifikuar birësimet. Në atë kohë ky komitet drejtohej nga Ilmie Mara.

Cilat janë pasojat që mund të lindin nga shkaku i ligjit të biirësimeve?
Pasojat janë në shumë raste tepër fatale për jetimët. Që nga shfrytëzimi i fëmijëve e deri te transplantimi i organeve. Mjafton të them se një fëmijë me mbiemrin "Tusha", në Elbasan, është rrëmbyer dhe zhdukur nga trafikantë të rrezikshëm. Ndërkohë që në dhjetë raste që kam mundur t'i verifikoj, më rezultojnë se fëmijët e birësuar janë zhdukur. Ndërsa në tre raste më rezulton që të huajt kanë falsifikuar certifikatat e tyre dhe kanë ardhur këtu me emra të rremë. Sepse emrat e tyre nuk gjenden në adresat që kanë lënë. Në këto adresa na kanë thënë se nuk kanë ekzistuar kurrë ata njerëz të cilët janë paraqitur këtu si bamirës. Unë kërkimet i kam bërë edhe gjatë vizitave të mia jashtë shtetit, por edhe nëpërmjet internetit.

Ju jeni kundër birësimeve te të huajt?
Unë jam për një proces të kontrolluar, ku të bëhen verifikime të rrepta dhe ku shteti të ketë mundësinë e kontakteve për të mos i lënë në rrugë të madhe jetimët.


Ç'thotë neni 54 i Kushtetutës

"Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi shfrytëzimi dhe përdorimi për punë e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund t'ua dëmtojnë shëndetin, moralin ose t'ia rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal". Kështu shkruhet në nenin 54 të Kushtetutës së Shqipërisë, ku gjithashtu theksohet se: "fëmijët e lindur jashtë martese kanë të drejta të barabarta me të lindurit nga martesa". Në Kushtetutën e vendit në një pikë të veçantë të këtij neni thuhet: "Fëmijët kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti". Kështu, të gjitha kërkesat e sotme që synojnë më shumë vëmendje ndaj fëmijëve të pambrojtur dhe të keqtrajtuar, burojnë nga parimet-bazë të kësaj kushtetute.


gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 18-4-2003 nė 19:41 Edit Post Reply With Quote
Trafik femijesh me firme ministri
Thellohet skandali i trafikut te 30 adoleshenteve drejt Italise, kapur ne Portin e Durresit. Per vizat e turneut te ekipit "Adriatik" te futbollit ne Hollande, ka firmosur edhe ministrja e Kultures Rinise dhe Sporteve, Dade. Pyetet nga policia, numri 2 i FSHF, Starova dhe shefi i Liges Amatore, Hyka. Shkoi ne 8 numri i te arrestuarve. Kerkohet edhe ish trajneri i "Beses", Artan Lilamani

Per paisjen me viza te rregullta udhetimi drejt Holandes, te 30 adoleshenteve kavajas dhe stafit drejtues, te inkuadruar ne ekipin e futbollit "Adriatik", ka firmosur edhe ministrja e Kultures Rinise dhe Sporteve, Arta Dade. Lajmi eshte konfirmuar per "Korrieri" nga Sekretari i Federates Shqiptare te Futbollit, Sulejman Starova. Ai vete dhe Presidenti i Liges Amatore te Futbollit, Skender Hyka, kane dhene shpjegime per 4 ore me rradhe ne ambjentet e Drejtorise se Policise se Durresit, ne kuader te hetimeve te gjera qe po realizohen per skandalin e trafikut drejt Italise, te 30 femijeve nga Kavaja. Dje jane arrestuar edhe 4 persona te tjere, te akuzuar si te perfshire ne rrjetin e trafikut, duke e cuar ne 8 numrin e te prangosurve. Nderkohe qe eshte shpallur kerkimi per nje tjeter, i dyshuar si organizatori dhe njeriu qe dyshohet se po pergatiste njetjeter "ekip futbollit", per te udhetuar jashte shtetit. Hetimet pritet te thellohen ne oret ne vazhdim, kur pritet te merren ne pyetje, edhe punonjes te zyres konsullore te Ambasades Hollandeze ne Tirane.

Pika kulmore e hetimeve eshte arritur dje, kur perballe hetuesve te skandalit jane vendosur, numri 2 i futbollit shqiptar Sulejman Starova dhe numri nje i futbollit amator, skender Hyka. Starova ka mberritur dje pasdite ne aeroportin e Rinasit, pas nje udhetimi nga Italia, kur eshte shoqeruar drejt policise se Durresit, ku prej afro 3 ditesh, po hetohet per rrjetin e nje trafiku femijesh. Ata u ndaluan ne ambjentet e Portit Detar te ketij qyteti, ne momentin kur ishin nisur me viza te rregullta, drejt Hollandes, me pretekstin e pjesemarrjes ne nje turne futbolli te moshave. Por, pas hetimeve, ka rezultuar se minorenet kane paguar nga 2000 euro paraprakisht, pasi ne perfundit te turneut, rruges se kthimit, ata do te qendronin ilegalisht ne Itali, ku i prisnin te afermit e tyre.

Mbreme, pas perfundimit te seances se pyetjes per te, Starova i tha "Korrierit" se procedura qe eshte ndjekur ne kete rast per pajisjen me viza te rregullta ne kete rast, ka qene e tille: "Liga amatore ka miratuar ne Komitetin Ekzekutiv Lokal Sportiv,- ku ka edhe nje Asamble,- nje skuader, e cila mund te shkoje jashte shtetit per nje aktivitet futbollistik". Sipas sekretarit te FSHF, "ky aprovim behet kur pergjegjesi i zones lokale paraqet listen e futbollisteve dhe ftesen qe konfirmon aktivitetin (ne kete rast, ftesen nga Holanda). Pasi kjo firmoset, kjo liste vjen ne Federate, e cila ka per detyre te vetme te konfirmoje se ky ekip ekziston dhe figuron i regjistruar zyrtarisht. Pasi firmoset nga FSHF,- vazhdon Starova,- kjo liste i shkon Ministrise se Kulutes Rinise dhe Sporteve, ku merret nota zyrtare. Pas kesaj, dokumentat dorezohen ne ambasade. E cila, nese ka dyshime, mund t'i drejtohet Federates",- perfundon Starova, duke saktesuar se per rastin e ekipit "Adriatik" te Kavajes, shkresa mbante edhe firmen e ministres Dade. Burimet e ministrise se Rendit Publik, i thane 'Korrieri" se hetimet per kete rast do te vazhdojne te thellohet, deri ne zbulimin dhe arrestimin ete gjithe te implikuarve, perfshi edhe zyrtaret me te larte te institucioneve pergjegjese. Hetimet e deritanishme kane nxjerre ne drite fakte, sipas te cilave, metoda e perdorur ne kete rast per trafik, nuk eshte hera e pare qe eshte aplikuar.




--------------------------------------------------------------------------------
18/04/2003

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 3.5948110 sekonda, 49 pyetje