Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Per te drejtat e femijeve
Anton Ashta

Postuar mė 1-5-2003 nė 06:01 Edit Post Reply With Quote
"Do ta shisja fëmijën për 1 mijë euro, por më vdiq"


--------------------------------------------------------------------------------

Roland Beqiraj

KORÇE

Zbulohet edhe dëshmitarja e dytë e akuzës për trafi-kun e bebeve. Violeta Koraqi në 2000-shin kishte bërë pazar me të arrestuarin Nazmi Kreka që, kundrejt 1000 eurove, t'i jepte atij fëmijën që do të lindte. Por fëmija i Koraqit, i lindur nga marrëdhënie jashtëmartesore, vdiq në maternitetin e Korçës. Burime të prokurorisë thonë se është hetuar edhe për një fëmijë tjetër të trafikuar nga Koraqi, por ajo është munduar ta mohojë.
Koraqi është nga Saranda, por, e mbetur jetime, ajo jeton në Korçës mes varfërisë. Ajo ka treguar në prokurori gjithë aventurën e saj.

Hetuesi: Çfarë marrëveshje kishit bërë me Nazmi Krekën për foshnjën që do të lindnit?
Me Nazmiun jemi njohur nëpërmjet gruas së tij, Floresha Hoxhës. Ata më premtuan që, nëse u siguroja një foshnjë, do më jepnin një milion lek apo një mijë euro. Unë u thashë që prisja vetë një fëmijë. Kështu që ramë dakord që, kur të lindja unë, do të merrja një mijë euro, kurse atyre do t'u jepja foshnjën.

Hetuesi: Ju treguan ata se çfarë do të bëhej me foshnjën?
Po! Më thanë se do ta çonin në Selanik të Greqisë te disa njerëz që donin ta birësonin se nuk bënin dot fëmijë.

Hetuesi: Biseduat se në cilin spital do ta lindnit fëmijën?
Ramë dakord që unë fëmijën ta lindja në maternitetin e Korçës. Kjo ishte edhe këmbëngulja ime, pasi nuk doja të lëvizja nga qyteti.

Hetuesi: Kur shkuat në maternitet për të lindur?
Ka qenë prill 2000. Kur e linda, infermieret e spitalit më thanë se fëmija më lindi i vdekur. Nuk doja ta besoja. Madje edhe dyshova. Por për këtë nga ana e spitalit m'u dha foshnja që e varrosa, si dhe dokumentet që vërtetonin vdekjen e tij.

Hetuesi: I morët paratë e premtuara nga Nazmi Kreka?
Jo, ai nuk m'i dha paratë, pasi, sipas tij, nuk ishte llogaritur që unë t'i merrja paratë edhe nëse fëmija më vdiste.

gsh

Jam krejtesisht i skandalizuar,

si mund te flasi nje grua keshtu!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-5-2003 nė 06:08 Edit Post Reply With Quote
"Hetimi drejt fundit, priten ekstradimet"


--------------------------------------------------------------------------------



KORÇE

Burime zyrtare të policisë thonë se mendohet që Violeta Koraqi ka shitur te trafikantët edhe një foshnjë tjetër në '98-n, për 1 milion lekë. Në mënyrë konfindeciale ajo u kishte thënë të njohurve të saj se këtë e kishte bërë që të siguronte paratë për të mobiluar shtëpinë, pasi mendonte të krijonte familje. Por ajo që i ndodhi është vërtet trishtuese. Koraqit vetëm disa ditë pasi bleu mobiliet, hajdutët i bastisin shtëpinë duke ia vjedhur ato. Deri tani dihej që për arrestimin dy të akuzuarve, Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha, organi i akuzës kishte si dëshmitare të vetme Donika Ajdinin. Kryeprokurori i Korçës, Vangjel Tanellari, thotë se për trafikun e bebeve nuk ka më asnjë pikë të errët, priten vetëm përgjigjet dhe ekstradimet nga pala greke.

gsh


Une nuk jam katil, por keta qe jane marre me trafikun e foshnjave une do ti kisha denuar me burgim te perjetshem dhe jo ne burg te zakonshem por i kisha vene ne pune qe gjith jeten e tyre te prodhonin veshje per foshnja, gjithe jeten pa pasur asnje te drejte per te takuar asnje njeri pervec personelit te burgut.

Keta nuk jane njerez keta jane pernbindsha qe nuk duhet kurre te lihen te lire nder njerez.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-5-2003 nė 07:40 Edit Post Reply With Quote
Kujdes fëmijët! Nuk i mbron qeveria!

Gjendet në bagazh të makinës i vrarë, fëmija 8-vjeçar Esmerald Tahiri

Po dje rrëmbehet 3-vjeçari dhe e shpëton taksisti

Këto janë sukseset e Leckave të Nanos në Ministrinë e Çështjeve Sociale

Lajmet tronditëse mbi jetën e fëmijëve janë dhënë dje nga televizionet. Fëmija 8-vjeçar Esmerald Tahiri, u gjend i vdekur në bagazh të makinës. Nuk besoj se ka njeri në familje që të mos tronditet nga ky lajm dhe truri e imagjinata të mos punojë për pamjet e tmerrshme që gjithkush mund të imagjinojë, se si një monstër, dy, apo tre, kanë arritur në një krim kaq monstruoz. Po dje, tentohet të rrëmbehet një 3-vjeçar dhe e shpëton një taksist. Ishin dy lajme njëri pas tjetrit, që nuk mund të mos trondisnin, nga njeriu më i thjeshtë deri tek ata që e kanë shkaktuar këtë situatë monstruoze, pasigurie, krimesh. Në fakt, u shprehëm gabim, se këta të fundit nuk i trondit më asgjë. Atyre nuk u lëviz qerpiku as kur vrasin tek dera e shtëpisë, as kur marrin peng dhe natyrisht, krimi është në kulmin e lulëzimit të tij, kur një fëmijë 8 vjeç gjendet i vrarë në bagazh të makinës.

Nuk ka rëndësi fare se ku kanë ndodhur ngjarjet, nuk ka rëndësi aspak se është në Berat, apo në Patos. Nesër mund ta ketë radhën të merret peng një fëmijë në Elbasan, Vlorë, në Shkodër, kudo nëpër Shqipëri. Një fëmijë vritet dhe kufoma e tij gjendet në një bagazh makine. Kjo është fytyra e kësaj qeverisjeje, surrati i lyer me gjak i një shteti të mbaruar dhe të kapitulluar përpara krimit. Pas kësaj ngjarjeje, nuk e kuptoj se si guxon kryeministri të shfaqë nëpër ekrane, se si guxon ministrja e lerosur me miell e Punës dhe e Çështjes Sociale! Tashmë asaj i shkon shumë mirë ministrja e Papunësisë dhe e mbarëvajtjes së krimit. Nuk e kuptojnë që janë bërë të neveritshëm, të padurueshëm, që shqiptarëve u errësohet pamja kur dalin fytyra të tilla me pamje cinike, egërsie, dhe që e kanë hajdutërinë dhe krimin të shkruar në fytyrë?!

467 fëmijë janë të trafikuar vetëm në Greqi, me qindra të tjerë janë rrugëve të Europës, duke lypur, me qindra të tjerë janë trafikuar për prostitucion fëmijësh dhe transplatim organesh. Si guxojnë këta njerëz, të ashtuquajtur qeveritarë, si guxon ky kryeministër të dalë nëpër televizione me pallavrat e tij për buxhet social, rritje pagash e pensionesh, si guxojnë familjet shqiptare të flene të qeta, të rrinë të qeta, kur çdo ditë, çdo orë e sekondë, jeta e fëmijëve të tyre është e kërcënuar, njësoj si e Esmerald Tahirit, të gjetur në bagazh të makinës, i vdekur.

Natyrisht që gjithsecili ndjehet rehat brenda shtëpisë së vet, dhe nuk e kupton që sot çdo nënë, çdo baba duhet të vuajë njësoj si prindërit e Esmerald Tahirit në Patos, duhet të tmerrohen të gjithë se mbase një ditë, rreziku mund t'i kanoset fëmijës së tyre. Ç'është kjo qetësi e neveritshme, ç'është ky pajtim monstruoz me të keqen, me krimin, me prostitucionin, me shitjen e vajzave dhe fëmijëve rrugëve të Europës, që të hanë e pinë ca monstra në qeveri e institucione?

Eshtë e natyrshme dhe shumë e drejtë thënia, që çdo popull ka qeverinë që meriton. Por fatkeqësia e madhe është se jo të gjithë janë pjesë e atij populli që pranon të hajë dhe bar të thatë, vetëm të shohë 30 herë vetëm Fatos Nanon në televizor dhe të ngopë barkun e thatë të fëmijëve me miellin e Leckave, që Nano ua çon për t'ua bërë fytyrën edhe më të verdhë nga mjerimi.

Eshtë shumë e vështirë të shkruash një artikull të tillë, kur përpara syve të rri pamja e hapjes së një bagazhi të një makine dhe gjetja e një kufome fëmije atje. Tani po, mund të themi se Shqipëria, me qeverisjen e Fatos Nanos ka bërë shumë përpara! Nga vrasja e biznesmenëve, te dera e shtëpisë e marrja peng e nipërve të tyre, tani është kaluar në vrasje monstruoze fëmijësh, duke i vrarë, duke i vdekur këtij populli tharmin e jetës.

Megjithatë, nëse as kjo ngjarje e tmerrshme nuk bën më përshtypje, këtu kanë vdekur të gjithë, shoqëria, koshienca e saj, OJQ-të që janë si minj hambarësh dhe vetëm vjedhin, media dhe pushteti i mbaruar, i kapitulluar përpara tmerreve të tilla.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-6-2003 nė 06:41 Edit Post Reply With Quote
1 Qershori, festa e harruar e shitësve të vegjël


--------------------------------------------------------------------------------



TIRANE

E ndërsa shoqatat rreken në mbrojtje të fëmijëve, një pjesë e mirë e tyre, jo vetëm që nuk njeh të drejtat e tyre, por jeton në kufijtë e mbijetesës.
Që kur prindërit e tij vendosën pesë vjet të shkuara të braktisin qytetin e tyre, Sulemanit i është dashur të endet nëpër rrugët e kryeqytetit. Nga Kukësi morën vetëm sendet e domosdoshme të jetësës, e ndërsa duhej ta rifillonin gjithçka nga e para në Bathore. Hasan Hajri, për të siguruar jetesën e gjashtë fëmijëve, duket se i është dashur ndihma e dy djemve të tij më të mëdhenj, Sulemanit 11-vjeçar dhe vëllait të tij më të madh vetëm 13 vjeç. Të dy vëllezërit prej shumë kohësh mundohen të ndihmojnë babanë e tyre duke shitur paketa cigaresh nëpër lakalet e kryeqytetit. Pothuajse enden në të gjitha lokalet e qendrës ku nuk janë të pakta rastet që përballen edhe me arrogancën e kamerierëve. Por djali 11-vjeçar duket se është mësuar edhe më këtë. Ashtu i qetë, pa asnjë qefmbetje nga kamerieri që e përzë nga lokali i tij, largohet për të gjetur një klient tjetër, i cili në rehatinë e tij tek gjerb një kafe i mungon një cigare. Djali të thotë se mund të fitojë gjithë ditën vetëm 400 lekë dhe këto para i dërgon në shtëpi. Por duket se jo të tëra, pasi gjatë ditës shpenzon diçka edhe për të ngrënë. Sulemani, edhe pse është ende fëmijë nuk e ka idenë se çfarë është 1 Qershori. E njeh si festë këtë ditë, madje ka dëgjuar se ditën e hënë do të bëhet edhe një kocert në shkollën e tij, por nuk e di nëse do të mund ta ndjekë. Ka kohë që nuk frekuenton mësimet sepse i duhet të puonjë për të siguruar ca kacidhe. Madje djaloshi nuk e di nëse do të mund të ndjekë edhe gjimnazin. Nuk është i sigurt nëse do të kalojë tetëvjeçaren pasi ka shumë mungesa në shkollë. Sulemani thuajse nuk ka një të ardhme. E nesërmja për të është gjithnjë e njëjtë. Nga Bathoria me një kuti cigaresh merr rrugën për në kryeqytet. Ku edhe këtu fillon një rrugëtim nëpër lokalet e kryeqytetit për tu kthyer sërish në shtëpi, por me pak para në xhep. E ndërsa në kryeqytetin ku ai rrugëton janë të shumta shoqatat që rropaten në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Por Sulemani, djali 11 -vjeçar, as këtë nuk e di.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2003 nė 12:39 Edit Post Reply With Quote
http://tv.ga-bonn.de/2.html?id=20030612-1600-11





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-6-2003 nė 08:06 Edit Post Reply With Quote
Kinderhaus një strofull ideale për fëmijët

Ata e kanë që tani, pa mbushur as 16 vjeç, një llogari bankare të vetën. Nuk është ndonjë shumë e madhe, por nuk është as pako gjë. Ndonjërit i shtohen në muaj edhe 100 euro, por që nuk ka të drejtë t’i tërheqë askush, as edhe prindërit, nëse i ka gjallë. Deri sa këta fëmijë të mbushin 18 vjeç, të drejtën për të tërhequr lekë nën emrin e tyre e ka vetëm shoqata që u ka siguruar ato para: “Kinderhaus” në Shqipëri. “Kemi mundur të lidhim që nga Gjermania një lloj “birësimi” të jashtëm, falë një shoqate të krijuar aty për të na mbështetur: “Gebt Den Kindern Eine Chance” (“Jepuni fëmijëve një shans”). Ajo mbështetet në disa familje gjermane dhe secila prej tyre ka marrë përsipër të kujdeset nga larg për një fëmijë shqiptar, që jeton te ne. 12 familje, përveç dhuratave, dërgojnë për 12 fëmijë një shumë të caktuar eurosh, që nis me 30 e përfundon me 100 euro në muaj”,- shpjegon drejtoresha e “Kinderhaus”-it në Shqipëri, Silva Hysa.
Një shtëpi për të trishtuarit
Ajo i përngjet një strofulle ideale për fëmijët: me dhoma pa fund, kompjutera, rrobaqepësi e, mbi të gjitha, me një oborr të çuditshëm, pjesën më të madhe të të cilit e zë një kafaz ku jetojnë 9 kavie. Përbri tij, një tjetër kafaz për 4 papagaj. E ngritur 3 vjet më parë në Shqipëri, “Kinderhausi” në fakt ka parë e dëgjuar histori të tmerrshme fëmijësh, që s’kanë asgjë të përbashkët me të gjelbrën e saj. Dhe vazhdon të mbledhë të tilla, për sa kohë që në Shqipëri nuk mungojnë fëmijët e varfër, pa prindër apo të braktisur. “Kur i sjellin këtu, janë një katastrofë e vëretë. Rrinë mënjanë, të heshtur dhe mezi nxjerrin një fjalë nga goja”,- thotë drejtoresha Silva Hysa. Asaj i kujtohet vetëtimthi Nushi, njëra prej 70 të miturve që kalojnë në këtë shtëpi, afër Qytetit Studenti, pjesën më të madhe të ditës. Kur Silva e pa për herë të parë të voglën rome, ajo ishte 9 vjeç, por nuk kishte shkuar kurrë në shkollë. Banonte në një barakë me mure gjysmë prej qerpiçi dhe gjysmë prej mushamaje, bashkë me një duzinë të afërmish, mes të cilësve, sidoqoftë, nuk bënte pjesë as nëna e as babai. I ati e kishte braktisur që kërthi. Nga që kishte mbetur vetëm në shtëpinë e burrit, e ëma do ta sillte Nushin në barakën e prindërve dhe do t’ia mbathte jo shumë ditë më pas. Askush nuk u bë më i gjallë, Nushi nuk i njeh prindërit e saj. “Fëmija nuk ia kishte idenë pirunit, nuk dinte që duart dhe dhëmbët duheshin larë dhe ishte plot me parazitë. Nushi dinte vetëm të kërcente”,- tregon Silva. Kur vogëlushja u fut te Kinderhausi, zinte një qoshezë dhe rrinte aty, pa folur, me orë të tëra. Nuk ishte mësuar që të tjerët ta pyesnin dhe, si shumica e fëmijëve të tjerë që vërtiteshin rreth saj, nuk ishte mësuar ta donin. “Është e para gjë që ne mundohemi t’u japim. Dashuria bën mrekullira”,- thotë Hysa. Jo më kot, dhjetëra fëmijë të trishtuar, pasi banojnë disa kohë në shtëpinë e gjelbër, shndërrohen në vogëlushë shend e verë. “Por ne nuk jemi marrë vetëm me ta, kemi ndihmuar njëkohësisht edhe familjet. Shumë prej prindërve janë punësuar këtu si pastrues dhe kjo i afron së tepërmi”,- thotë drejtoresha.

Ata që futen brenda mureve të Kinderhaus-it vijnë më së shumti nga familjet më të këputura të minibashkisë numër 2 në Tiranës. Është pikërisht kryetari i saj ai që i dërgon shoqatës kërkesën për të pranuar fëmijën, të shoqëruar me adresën e saktë të të miturit. “Ne dërgojmë menjëherë punonjësin tonë social, që shkon të shohë me sytë e vet gjendjen familjare ku banon fëmija. Ai mund të pranohet nga Kinderhaus vetëm nëse punonjësi mendon kështu”,- shpjegon Silva Hysa. Fëmijët shpesh merren edhe nga rruga, mes lypësave dhe për këtë shoqata ka ngritur një grup “street-work”. Ndodh shpesh që nga e njëjta familje të futen në vilën e gjelbër edhe dy - tre fëmijë, sepse varfëria është e paimagjimueshme. Ndonjëherë edhe katër. I sjellin vetë të afërmit në mëngjes herët, që në orën 8.00 dhe po ata i marrin pasdite vonë. Shumica e fëmijëve e kanë kaluar moshën për të hyrë në shkollë, por mes drejtorisë arsimore të Tiranës dhe Kinderhausit është nënshkruar një marrëveshje dhe ata kanë fituar të drejtën të shkojnë nëpër klasa, edhe pse ndonjë herë janë me vite më të mëdhenj se shoku i bankës.
Kur një pjesë e mirë e këtyre 70 fëmijëve gjendet në shkollë, disa të tjerë hanë mëngjesin në vilë. Janë më të vegjlit, ata që ende nuk e kanë mbushur moshën për në klasën e parë. Dhe, përveç tyre, në të njëjtën tavolinë pijnë gotat me qumësht edhe të tjerët, ata që e kanë mësimin pasdite. Përgjithësisht janë në klasë të dytë, të tretë dhe të katërt. Pas mëngjesit, e ka radhën kompjuteri, librat, pingpongu dhe rrobaqepësia, deri sa tryeza e madhe e drekës i bashkon të gjithë, edhe ata që shkojnë në shkollë paradite. Tani që kanë filluar pushimet e verës, fëmijët nuk u ndahen pishinave, në të cilat shkojnë tri herë në javë.

Matilda Hyseni është vetëm një nga 70 të miturit e Kinderhaus-it, por është më e njohura prej tyre. Jo shumë muaj më parë, 13-vjeçarja do të zinte faqet e para të gazetave, sepse ia mbathi nga shtëpia e fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë. Ishte nata e saj e parë në atë jetimore, ishte mësuar në shtëpinë e fëmijëve të Vlorës . “Aty kisha shumë shoqe, për të cilat më merr malli shumë”,- thotë vajza. Nuk e ka njohur kurrë të atin, i cili nuk ia dha kurrë atësinë. E pati braktisur nënën e Matildës, një vajzë vlonjate, që në momentin kur mori vesh se ishte shtazënë dhe që atëherë nuk u duk më. Punonjësit e Kinderhaus-it tregojnë se ai pati abuzuar me vajzën e re, pasi ajo ishte me zhvillim të vonshëm mendor. 13 vitet e Matildës rodhën më së shumti në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, por s’mungonin as pasditet e kaluara me të ëmën. “Mami më çonte nëpër lokale ku hanim ëmbëlsira dhe shëtisnim në breg të detit. Prandaj nuk doja të vija në shtëpinë e fëmijës këtu në Tiranë dhe ika në Vlorë”,- tregon Matilda arratisjen e saj të bujshme. Në fakt, ajo do të mbaronte shumë shpejt, sepse këtë radhë do të ishte e ëma që do ta braktiste në një spital të Tiranës, teksa i bënte disa vizita. “Mjekët e çuan në rajonin e policisë dhe këta të fundit e sollën te ne. E mbaj mend si sot. Matilda qante me të madhe”,- tregon Silva Hysa. Tani vogëlushja i kalon që prej një muaji të gjitha ditët në shtëpinë e gjelbër, ku nuk ka harruar të vijë shpesh edhe e ëma. “Në mbrëmje më merr malli shumë për të dhe i lutem Zotit ta shërojë”,- thotë vogëlushja.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-8-2003 nė 07:24 Edit Post Reply With Quote
"NESE BLEN 10 FEMIJE, NJERIN E KE FALAS"

Gazetari u interesua per vajza, te cilat iu ofruan per 1000 euro ndersa femijet, pa i kerkuar, per 700 euro. Jo vetem kaq, nese merrte 10 femije njerin e kishte falas. Njelloj si perimet ne supermarket: blej 3 kg per cmimin e 2 kg.

Kjo, shkruante Harvy ne "The Sun" (tre milione kopje ne dite) tregon se kontrabandistet ishin te pashqetesuar nga sulmi i ndermarre nga qeveria nen presionin nderkombetar. Si pune te qeverise kunder kontrabandes permenden gomonet e konfiskuara ne periferi te Vlores.

Nga Celo Hoxha

Londer - Per te hetuar kontrabanden e femrave qe shiten ne Perendim nje gazetar investigativ britanik arriti deri ne Vlore ku gjeti te verteta qe duhet ta bejne t'i skuqet faqja qeverise shqiptare dhe armaten e saj per ruajtjen e rendit, ku shpall me te madhe se qellimi i saj kryesor eshte integrimi.

Duke u hequr si kontrabandist londinez, Oliver Harvey rregulloi nje takim me nje figure te mafias shqiptare ne kete biznes. Takimi u zhvillua ne restorantin "Kalaja", buze detit, mbi shkembinj qe perfundojne drejt ne uje. Vetem pak minuta nga takimi dhe personi i prezantuar si Nasi Gjymi (mbiemri mund te jete Guximi, Gezimi, ose shkruar gabimisht per Gjymi) u tregua i gatshem te gjente mallin e kerkuar pa problem.

Gazetari u interesua per vajza, te cilat iu ofruan per 1000 euro ndersa femijet, pa i kerkuar, per 700 euro. Jo vetem kaq, nese merrte 10 femije njerin e kishte falas. Njelloj si perimet ne supermarket: blej 3 kg per cmimin e 2 kg.

Kjo, shkruante Harvy ne "The Sun", (tre milione kopje ne dite) tregon se "kontrabandistet ishin te pashqetesuar nga sulmi i ndermarre nga qeveria nen presionin nderkombetar." Si pune te qeverise kunder kontrabandes permendte gomonet e konfiskuara ne periferi te Vlores.

Nuk eshte dicka e re qe mediat britanike flasin per kontrabanden e mishit te bardhe si dhe rolin e mafias shqiptare ne te. Jo shume kohe me pare u fol se mafia shqiptare kontrollon 70% te prostitucionit ne Londer dhe ka shtrire rrenjet e veta edhe ne qytete te tjere si Mancesteri e Gllazgou. Suksesi i mafias shqiptare ka care edhe rrugen drejt filmit, ne nje serial javor njeri nga personazhet, quajtur Kreshnik, eshte kontrabandist shqiptar.

Per opinionin shqiptar nje lajm i tille nuk eshte cudi. Ne lokalitete kontrabandistet njihen shume por ajo qe duhet te na levize eshte pasiviteti i qeerise.

Gazetari britanik kishte me vete nje perkthyes dhe nje fotograf, e arriti te zbulonte dicka nga kontrabanda brenda pak oreve. Ne fakt, ajo qe ai ishte interesuar ishte vetem berja publike e nje plage ne shoqerine tone dhe kete e kishte ilustruar me fotot e lokalit dhe personave, te marra nga largesia, fshehtasi. Ne shtypin shqiptar eshte e veshtire te gjesh shkrime hetimore ne kete fushe ku kerkohet pasion i fuqishem profesional per te tejkaluar friken e hakmarrjes se mafias.

Dhe eshte e drejte. Gazetaret kane vetem penen ndersa qeveria ka nje armate te tere policesh dhe agjentesh, dhe hesht.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2003 nė 07:38 Edit Post Reply With Quote
FEMIJE SHQIPTARE PER VIP-AT GREKE

Anila Prifti

Agim Jazaj

Te miturit shqiptare jane bere pre e dhunes dhe e skandalit seksual ne Greqi. Nderkohe qe sektori kunder trafiqeve ne Ministrine e Rendit Publik nuk disponon asnje te dhene zyrtare. Ndonese ne seminare po nga kjo zyre deklarohet per 8 mije femije shqiptare te trafikuar, asnje emer dhe adrese e te miturve nuk disponohet. Zyrtare te antikrimit shqiptar aktualisht nuk jane informuar as me shtypin vendas te Greqise mbi skandalin e diteve te fundit: femije shqiptare po shfrytezohen seksualisht nga VIP-at, miliarderet e shtetit grek. Ekziston nje moskoordinim i punes ne Drejtorine e Antikrimit kur flitet per trafikun e femijeve. Nga njera ane qendrojne zyrtare qe prezantojne prane shoqatave nje numer te frikshem te shfrytezuarish dhe zyrtarisht nuk kane asnje dosje ne hetim, nga ana tjeter zyrtare qe besojne se abuzohet rreth ketij fenomeni per motive fare banale qe lidhet me interesat financiare te shoqatave. Rasti i Greqise duket se eshte nje skandal i vertete ku pergjegjesi duhet te mbaje edhe Policia shqiptare

Skandali ne Greqi

Me dhe pa perkrahje shume te femije kane perfunduar ne rrugen e prostituimit. Ky ishte kryelajmi i dites me shume per komunitetin e emigranteve shqiptare, keto dite nga mediat vendase. Ne to shkruhet se jane perfshire; mjeke, avokate, futbulliste, aktore dhe kengetare, emra te njohur ne mediumet greke, te shoqerise se larte, te cilet akuzohen publikisht per shfrytezim prostitucioni te minoreneve shqiptare. Te dhenat per prostituimin, shfrytezimin e minoreneve shqiptare, ne nje bar-lokal te Athines, arriten depozitimin e informocionit ne policine rajonale perpara nje muaji. Per te vertetuar saktesine e tyre, dy agjente te policise sekrete, behet e njohur nga komunikata zyrtare, u paraqiten ne barin "Floga" si kliente te rregullt te tij, me qellim per te zbuluar saktesisht fijet e krimit te shemtuar. Te dhenat e verejtura dhe te grumbulluara mjaftuan per te provuar krimin e shfrytezimit te minoreneve shqiptare dhe me pas te hidheshin 4 pale pranga nga policia e Athines, si dhe te mbyllej bar "Floga".

Menyra e rekrutimit te minoreneve

Pronaret e bar "Floga" benin "oferta per punesim" te minoreneve. Klientet kandidate duhet t'i nenshtroheshin nje "testi" per te fituar te drejten e punesimit "te privilegjuar". Kandidatet do te shoqeroheshn nga menaxheret ne banjot e lokalit per higjenizimin e tyre, paraprakisht, per t'u futur ne "test"! Madje, do t'i fotografonin ne menyre pirateske nga mesi e poshte me anen e aparateve telefonike, celular me kamera. Pas kesaj, me anen e kompjuterit, i zmadhonin dhe iu perpunonin fotot e tyre, per t'ua vene ne disponibilitet klienteve speciale. Fotot i ofroheshin klienteles "speciale" per orekset shtazarake, duke i detyruar dhunshem ata. Ne bar "Floga", funksiononte dhe "hoteleria", per tregtimin e ketj "malli", shfrytezimin, perdhunimin e djemve te mitur. Keta mund te plotesonin orekset e klienteve "speciale" me cmime shume te kripura ne favor te afendikonjve, pronareve te tyre, te cilet u "kishin ofruar pune" minoreneve. Shoqeria e perparuar, vendase edhe nga ky skandal i dites ngeli e hutuar, duke apeluar, duke mos pranuar dhe denuar ate si skandal i radhes, kunder dhunimit te te huajve, minoreneve fqinj shqiptare.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-5-2004 nė 08:14 Edit Post Reply With Quote
Ish-ministri, ne trafikun e organeve
Ambasada e Greqise ne Tirane dergoi ne policine e Selanikut, nje raport sekret per rrjetin heleno-italo-shqiptar te transplantit te femijeve. Pohimi trondites: "Te vegjelit nga Tirana, vriteshin dhe organet e tyre, me ane te bagazheve diplomatike te zyrtareve shqiptare, dergoheshin ne Itali e Greqi". Te dhena rrenqethese per arkivolet e zbuluar bosh ose me femije te copetuar. Pohimi i ambasades dhe reagimi i ministrise se Shendetesise

Edison KURANI

TIRANE - Nje minister shqiptar si dhe disa diplomate, jane kyci i veprimtarise kriminale te nje grupi mjekesh dhe sekseresh nga Italia, Greqia dhe Shqiperia qe vriste dhe me pas shiste organet e femijeve kryeqyteas. Pohimi trondites eshte bere publik per here te pare zyrtarisht, dje ne nje raport "top secret" te Ambasades se Greqise ne Tirane. Ky raport, u zbulua nga e perditshmja me e madhe helene, "Ta Nea" (te Rejat), e cila e botoi ne faqen kryesore te dites se djeshme. Ne raport jepen detaje te shumta per skemen dhe pjesetaret e rrjetit te trafikut te femijeve shqiptare si dhe klinikat e dyshuara, ne Durres, Fier dhe Selanik. Drejtesia helene ne Selanik, eshte duke hetuar ne lidhje me dyshimet e trafikut te organeve te te miturve shqiptare, nga disa mjeke greke, shqiptare dhe italiane. Raporti, aktualisht ndodhet ne duart e autoriteteve te drejtesise ne Selanik. Ne te jepen hollesi te shumta ne lidhje me hetimet qe kane ndermarre policite shqiptare dhe italiane per trafikun e organeve te te miturve, me qellim transplanti. Sipas raportit, hetimi eshte kryer ne bashkepunim me autoritete te larta shteterore te Shqiperise dhe Italise.

Ku gjendeshin viktimat

Sipas te dhenave te raportit, pikenisja e trafikut te organeve te femijeve shqiptare eshte viti 1994. Viktima te ketij trafiku, ishin femijet ne Shtepine e Femijes ne Tirane. Por transplanti i organeve behej edhe te femijet e familjeve ne nevoje si dhe te mitur me aftesi te kufizuara mendore. Organet e tyre, transplantoheshin ne tre klinika, ne Fier, Durres, dhe ne nje qytet te Maqedonise Qendrore ne rajonin e Selanikut. Konkretizohet emri i nje mjeku helen, nje gjinekolog, por ai nuk eshte publikuar nga "Ta Nea". Gazeta thote se "mjeku grek, ne te kaluaren, i ishte nenshtruar masave administrative dhe ishte gjykuar, per shkelje te ndryshme".

Arkivolet e boshatisur

Raporti evidenton se pjesetaret e rrjetit te trafikut te organeve te te miturve, "rekrutonin" femije jetime si dhe nga familje "te keputura", kryesisht nga Tirana. "Te miturit, silleshin ne Greqi ne menyre klandestine, per t'iu nenshtruar operacioneve qe ne fakt ishin heqje e organeve me qellim shitjen e tyre te paciente ne pritje". "Por ne raste te vecanta, keto transplante kryheshin edhe ne Shqiperi, ne disa klinika te atjeshme", nenvizon raporti i ambasades helene ne Tirane. "Disa femije te Jetimores ne Tirane, u vrane ne vitin 1998. Por me kembenguljen e te afermve te tyre, arkivolet u hapen pasi ishin te gozhduar dhe ne te nuk u gjeten trupat. "Ne disa raste, u vertetua se arkivolet qe mberrinin nga Greqia ne Tirane, ishin bosh dhe kjo u zbulua prej te afermve te te miturve", nenvizon raporti. "Kurse ne raste te tjera, ne arkivole, femijet u pa qarte se i ishin nenshtruar operacioneve kirurgjikale".

Ministri dhe diplomatet

Si kreu i ketij rrjeti "monstruoz" te trafikut te organeve sic cileson "Ta Nea", permendet "nje mjek italian i cili eshte edhe pedagog i fakultetit te Mjekesise ne nje universitet vendas". Sipas raportit, "pedagogu italian, kishte krijuar lidhje me mjeke shqiptare dhe helene". Pedagogu italian paraqitet ne raport, si njeri qe kishte lidhje dhe bashkepunim me ish diplomate dhe ish qeveritare shqiptare. Keta te fundit, merrnin persiper transportimin e organeve nga Shqiperia ne Itali me bagazhe diplomatike sepse i shmangeshin ligjerisht kontrolleve. "Transportonin me ane te bagazheve diplomatike, qese me azot, ne te cilat ndodheshin organet njerezore", theksohet ne raport. Hollesite e evidentuara ishin vjelur nga autoritetet shqiptare dhe italiane gjate hetimeve te kryera. Ne raport shtohet se "megjithate nuk kane nisur procese gjyqesore ne lidhje me keto dyshime, per shkak se investigimi duhet te perfundoje edhe ne Greqi".

Korcarja qe denoncoi trafikun

Donika Hajdini, 40 vjece, nene e pese femijeve, banuese ne lagjen nr 4 ne Korce, denoncoi vitin e kaluar, tek autoritetet shqiptare se ishte paguar per te lindur nje femije ne nje klinike te Selanikut dhe ta jepte ate per biresim. Ky ishte edhe fillimi i investigimit qe coi ne zbulimin e trafikut te organeve, ben te ditur raporti i ambasades greke ne Tirane. Sipas hetimeve te pales shqiptare, ne raport thuhet se "personazhe qe implikohen ne keto biresime kane nje rol protagonist, ne trafikun e organeve te femijeve". Gruaja shqiptare, kishte marre nje paradhenie prej 715 euro nga pjesetare te rrjetit, per te lindur nje femije ne nje klinike te Maqedonise Qendrore. Vajza qe ajo lindi, u deklarua e vdekur dhe u shenua zyrtarisht si femija biologjik i gruas qe e "bleu". Ne vazhdim, sikurse behet e ditur nga hetimet, rrjeti nuk ia dha parate e tjera gruas lehone sipas marreveshjes paraprake. Ne te njejten kohe, "ndermjetesi" kerkoi ta bindte te lindte nje femije te dyte, per te njejtin qellim. Pas ketij denoncimi, u arrestua ne Korce, Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha te cilet u denuan me nga 18 e 15 vjet burg nga gjykata e Korces si dhe tre te tjere qe u akuzuan per shitje te femijeve te porsalindur dhe moren se bashku, 48 vjet burgim. Pas hetimeve ne lidhje me Hoxhen dhe Kreken, autoritetet policore ne Shqiperi, sipas raportit, arriten ne konkluzionin se ndodeshin perballe nje rrjeti te trafikut te organeve te femijeve, i cili e kishte bazen ne Itali.




--------------------------------------------------------------------------------
12/05/2004

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 16-5-2004 nė 08:09 Edit Post Reply With Quote
"Murgeshat me "kthyen" vajzen me arkivol bosh"

"Murgeshat me "kthyen" vajzen me arkivol bosh"
Rrefimi trondites i Saideko Sejatit, nga lagja "Malasej" e qytetit te Cerrikut. Dergimi i te bijes 4 vjecare Daniela Kuminja, te "shtepia kristiane" dhe vdekja e mistershme. Misteri i varrimit te vogelushes nga vete murgeshat dhe kerkimi i trupit ne varrin fantazme. Kercenimet nga te panjohur

korrieri
CERRIK - Kane kaluar plot 12 vjet qe nga ajo kohe. Por zemra e Saideko Sejatit, 42 vjecares nga lagja "Malasej" ne Cerrik, vazhdon te vajtoje per vogelushen e saj Daniela Kuminja e zhdukur ne menyre te mistershme ne vitin 1992, ndonese e kishte derguar tek murgeshat per nje sherbim me te mire. Kishte lindur shtatanike nen peshe dhe kerkonte nje sherbim me te specializuar gje qe nuk ia ofronin kushtet e kohes. Per t'i shpetuar jeten krijeses se saj te pafajshme Saideko Sejati mendon ta dergoje te murgeshat. Pas disa kohesh vajza permiresohet, porr ne kete kohe, murgeshat nuk e lejojne ta takoje me vajzen. Gjashte muaj ka tentuar Saideko te takoje vajzen e saj, por cdo perpjekje ka shkuar dem. Deri sa me 26 shtator te vitit 1992 i komunikojne vdekjen e Danieles. Por ne varreza, nena nuk e ka gjetur te bijen. Sipas saj, "gjate ketyre viteve jane shtuar edhe dhjetra varre te femijeve jetime".

Murgeshat varrosen vogelushen pa varrmihes

Nena nuk e ka besuar vdekjen e vajzes. Per kete ajo kerkon ndihmen e organeve kopetente, por thote se nuk gjen asnje mbeshtetje. Madje dy persona qe ajo eshte e sigurte se "ishin te sherbimit informativ", i kane ardhur ne shtepi dhe "e kane kercenuuar duke i thene se "ne i do femijet e tjere mos e kerko me Danielen". Megjithate perpjekjet e Saidekos kane vazhduar gjate gjithe ketyre viteve. Ajo ka shkuar ne varrezat e Elbasanit dhe ka takuar varrmihesin e qytetit. Ai i ka treguar nje varr qe ka qene me i vogel ne permasa se sa trupi vajzes se saj. Mbi kete varr nuk figuron emri i Daniela Kuminjes, por i Daniela Cela. Ky varr nuk ndodhet ne pjesen ku jane varrosur femijet e viteve '90, por te viteve '80. Vec kesaj ne fillim nuk ka pasur fare emer dhe vetem pasi nena ka fiilluar te kerkoje te mituren e saj eshte shenuar emri ne fjale. Por pohimi behet akoma me trondites kur meson faktin se vogelushen 4 vjecare e kane varrosur vete murgeshat dhe jo varrmihesi. Saideko kujton se varrmihesi i kishte pohuar se "arkivolin e sat bije e kane varrosur vete murgeshat, edhe pse kete pune e bej vetem une". "Tregimet e varrmihesit me shtuan me teper dyshimet. Per me teper ne te njejtin vit ne te njejten parcele ishin varrosur dhjetra femije te tjere".

Si Daniela perfundoi te murgeshat

Saideko Kuminja, (Sejati), eshte e martuar dy here. Me burrin e pare Gezim Halili, lindi dy vajza, Rezarta sot 21 vjec dhe Blerina 19 vjec. Pas divorcit me burrin e pare u martua ne Cerrik me Xhemal Kuminjen. Nga kurora e dyte linden Gazmiri, sot 17 vjec, Daniela e zhdukur, Aurora 14 vjec, Behije 10 vjec dhe Marseli 9 vjec. Por per shkak te skamjes dhe varferise midis ciftit linden probleme dhe tani Saideko rezulton e ndare edhe nga burri i dyte. Daniela Xhemal Kuminja lindi me 14 gusht te vitit 1989, shtatanike dhe peshonte vetem 1.2 kg. Me pas mesohet se vajza ishte distrofike. Saideko keshillohet me mjeket e spitalit te Cerrikut Xhavit Jance dhe Henrik Kaculini. Ky i fundit i rekomandon te kerkoje ndihme te murgeshat italiane te cilat ne ate kohe e kishin rezidencen ne vilen perballe poliklinikes se specialiteteve ne Elbasan. Murgeshat u kane lexuar nje rregullore te brendeshme per te cilen prinderit rane dakord. Saideko dhe Xhemali kerkuan qe e bija te qendroje per disa muaj nen kujdesin e institucionit. Murgeshat i thane se "nese kura nuk do t'i jape efekt vajzes atehere do te dergohet ne Itali". Palet kane pasur mirekuptim. Ne baze te marreveshjes Saideko i takonte vajzat me date 21 te cdo muaji. Daniela kishte filluar te permiresohej. "Pas disa muajsh murgeshat nuk me lejonin ta takoja vajzen as ne daten e percaktuar". Keshtu kaluan 6 muaj te vitit 1992 me perpjekje. "Nje dite kur po perpiqesha te futesha me force ne ndertese, murgeshat me dhane nje leter ku shkruhej se vajza kishte vdekur". Saideko kujton: "Kundershtova me force dhe mbaj mend se perfundova ne polici. U kerkova te me conin tek varri, por nuk deshen. Atehere nisa ta kerkoj privatisht varrin e vajzes. Kerkova per varrin e vajzes por nuk e gjeta. Nje nate ne shtepine time erdhen dy burra te armatosur", tregon nena e pikelluar. "Me kercenuan "mos e kerko me Danielen nese do te jetojne femijet e tjere".

Nderhyn edhe Avokati i Popullit

Per rastin ne fjale eshte interesuar Avokati i Popullit dhe tani nevojitet prova e ADN-se qe te saktesohet nese Daniela Kuminja ka vdekur vertete. "Perfaqesuesi i Avokatit te Popullit Ymer Hasani nje dite erdhi me mua te varrezat. Kerkuam aktin vdekjen se vajzes. Me 24.7.2003 morem akt vdekjen me nr 78 firmosur nga nepunesja e Gjendjes Civile Jasina Zengo. Pyetem serish varrrmihesin dhe ai na dergoi te nje varr pa emer qe ishte si grope. Kerkova te hapet varri por avokati me sugjeroi se do te ishte me mire te kryhej prova e ADN-se". Saideko thote se "keshtu e kemi lene por per te kryer proven e ADN-se, duhen shume para dhe ne jemi shume te varfer". Kjo prove do te lehtesonte disi nenen e pervuajtur, por ajo thote se do te jete me e tmerrshme nese eshtrat e vajzes nuk ekzistojne fare ne ate varr. Fatos Salliu






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 16-5-2004 nė 09:07 Edit Post Reply With Quote
Klinika Fier

* *
16 Maj 2004
* Mjeku: Ju tregoj kliniken e Fierit
Nje ish drejtues i qendres spitalore ka pranuar te evidentoje dyshimet e tij te forta per ekzistencen e nje klinike te trafikimit te organeve te femijeve. Mjeku prej pak vitesh ne pension, thote se ka pare te kryheshin nen ruajtjen me arme, nderhyrje te dyshimta kirurgjikale". Akuza: "Jam teper i bindur se disa kirurge, jane bashkepunetore te rrjetit"

FIER - Nje mjek, ish-drejtues i spitalit te Fierit, ka pranuar te flase mbi dyshimet e tij rreth ekzistences se nje klinike per transplant organesh ne qytetin e Fierit. Per arsye sigurie te tij dhe te familjes, ai nuk deshiron te prononcohet me emer, ndaj redaksia ka pranuar te ruaje anonimitetin per publikun. "Ne vitin 1997 ne repartin e kirurgjise kryheshin operacione ne oret e vona nen kujdesin e dy tre mjekeve kirurge te cilet ruheshin nga persona me kallashnikove. Keto nderhyrje kirurgjikale, ishin te mistershme, nga vete menyra se si kryheshin". Pa dhene emra, mjeku 60 vjecar, thote se "keta mjeke ne qytetin e Fierit prej kohesh shoqerohen me persona problematike, cdo mengjes ne lokale ne afersi te spitalit". "Une jam teper i bindur se disa kirurge jane bashkepunetore te rrjetit te trafikut", thote ai, duke hedhur dyshime edhe per nje klinike gjinekologjike ne Tirane. Ne spitalin e femijeve ne Fier, pohon mjeku, per nje kohe te gjate shume femijeve rome u beheshin analizat e gjakut ne nje ambjent ne katin e dyte. "Duket si ambient i braktisur por nuk eshte i tille". Ky fakt i dhene nga mjeku, perforcohet edhe nga nje raportim ne "Korrieri", dy vjet e gjysme me pare qe fliste mbi qendren sociale Murialdo ne Fier. Ne kete raport detajohej se 85 femije te qarkut Fier, rezultojne te zhdukur ne menyre misterioze. Duke pasur parasysh shkallen e nivelit kulturoro social te kesaj shtrese nuk ka pasur ankesa ne organet kopetente per keto zhdukje masive. Raporti ne fjale i referohej ministrise se Rendit te Italise.

Mjeku tashme ne pension, i cili i beri deklarimet e tij per korrespondentet e tre te perditshmeve, aludon nepermjet atyre cka ka pare dhe ka degjuar sepse, ekziston mundesia e transportit te femijeve pas analizave mjekesore drejt qendres tashme te zbuluar ne Janica te Greqise e cila nuk eshte me shume se nje ore e gjysem nga pika e kufirit shqiptar te Devollit me automjet ose tre ore larg nga Fieri. "Ne vitin '95 austriaket bene rikonstruksionin e maternitetit dhe spitalit te Fierit duke e kompletuar me paisje moderne kryesisht kirurgjikale". Po ne kete periudhe pohon mjeku jane vjedhur disa pajisje te cilat nuk dihet se ku kane shkuar. Gjithashtu mjeku pohon se para disa vjetesh, "sistematikisht eshte vjedhur morfine nga farmacia e spitalit". Morfina, pohon mjeku dergohej ne token helene dhe perdoret ne mjekesi, si qetesues ndaj dhimbjeve te forta.

Ne lidhje me dyshimet e shumta te diteve te fundit per nje klinike te mundshme te trafikut te organeve ne Fier, burimet spitalore ne kete qytet, thone se afro 200 metra nga prokuroria dhe gjykata ekziston nje klinike abortesh e palicensuar, ku vec aborteve mund te kryhen edhe veprime te tjera kriminale. Gjate kontrolleve te ushtruara disa dite me pare nga zevendes ministri i Shendetesise Eduart Hashorva pohoi se: "Kam ardhur per kontrollin e klinikave te licensuara, per ato qe jane te pa licensuara ka organe te tjera per t'i kontrolluar". Xhemil Beharaj

korrieri






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 16-5-2004 nė 09:19 Edit Post Reply With Quote
REAGON DREJTORI KUNDER KRIMIT TE ORGANIZUAR ZAMIR SHTYLLA "Fėmijėt janė shitur pėr 50 mijė lekė

REAGON DREJTORI KUNDER KRIMIT TE ORGANIZUAR ZAMIR SHTYLLA
"Fëmijët janë shitur për 50 mijë lekë"
Prokuroria: Nuk ka trafik organesh nga Shqipëria


Gazmend Janku


TIRANE

Prokuroria e Përgjithshme bën publike rastet e trafikimit të fëmijëve nga Shqipëria dhe çmimet me të cilat janë joshur nënat e tyre. Në një konferencë për shtyp drejtori i Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Zamir Shtylla, ka pranuar se trafikimi i qenieve njerëzore nga Shqipëria është një fenomen, por ka theksuar se ai i fëmijëve është me raste sporadike dhe të identifikuara plotësisht nga organi qendror i akuzës. Sipas Shtyllës, trafikantët kanë paguar nga 50 mijë deri në 150 mijë lekë për të marrë foshnjat dhe për t'i trafikuar më pas në shtetin fqinj, në Greqi. Të tilla janë rastet e trafikimit nga Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha (të dy të dënuar nga drejtësia) nga qyteti i Korçës, të cilët kundrejt një pagese prej 150 mijë lekësh kanë joshur dy gra shtatzëna që t'i lindin dhe t'i linin më pas fëmijët e tyre në Greqi dhe më konkretisht në qytezën Jonica. Një tjetër rast i trafikimit të fëmijëve ka qenë sërish në qytetin e Korçës, ku Ziko Lena, kundrejt pagesave prej 30 dhe 50 mijë lekësh, ka marrë dy foshnje 10 dhe 11 muajshe dhe i ka trafikuar në Greqi te mjeku Foti Njera. Për këtë rast policia shqiptare e ka shpallur në kërkim Ziko Lenën, i cili, sipas Shtyllës, strehohet në Greqi. Për të dy këta raste Shtylla ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithshme ka sinjalizuar autoritetet policore dhe ato gjyqësore greke, por fatkeqësisht homologët grekë nuk u janë përgjigjur kërkesave të autoriteteve shqiptare. Për këtë arsye organi qendror i akuzës shqiptare ende nuk ka informacion se çfarë është bërë me foshnjat e lindura dhe të trafikuara në Greqi, pasi një informacion i tillë nuk është dhënë nga pala greke.
Ndërsa, përsa u përket akuzave të hedhura nga shtypi grek, se në Shqipëri ka klinika për transplantim organesh, Zamir Shtylla ka mohuar në mënyrë kategorike këtë fakt. Ai ka deklaruar se në Shqipëri nuk ekziston asnjë klinikë që merret me transplantin e organeve dhe për rrjedhojë nuk ekziston asnjëlloj trafiku organesh nga Shqipëria. Shtylla është shprehur, gjithashtu, se në kushtet e Shqipërisë është pothuajse e pamundur kryerja e transplantit dhe aq më pak trafiku i organeve, i cili kërkon një transport ideal dhe shumë të shpejtë.


Moisiu i kërkon sqarime Sollakut për trafikun e fëmijëve

Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu thirri dje në Presidencë Prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Mësohet se shkak për këtë takim kanë qenë publikimet e fundit në media rreth trafikut të organeve të fëmijëve. Sipas të njëjtave burime, Presidenti ka kërkuar aktivizimin e prokurorisë në këtë çështje dhe jo pozicionimin e saj në rolin e vëzhguesit pasiv. Duket se çështja mjaft e ndjeshme e trafikut të qënieve dhe organeve njerëzore, ka sensibilizuar Presidentin për të patur një qëndrim profesional rreth kësaj çështje. "Prokuroria, mësohet të ketë thënë Presidenti, duhet të ndërhyjë për të vënë para përgjegjësisë dhe ligjit përgjegjësit, por dhe për të mos lejuar abuzimin me këtë çështje". Nga ana e tij, Kryeprokurori Sollaku ka mbështetur kërkesën e Presidentit për të vënë menjëherë në veprim organin e akuzës për zbardhjen e çështjes.


Bullgaria i kërkon Greqisë të dhëna për trafikun e organeve

Bullgaria ka kërkuar nga Greqia t'i japë të dhëna për hetimet më të fundit mbi trafikun e organeve të fëmijëve. Kërkesa erdhi pas vërtetimit të disa rasteve të pazgjidhura me fëmijë bullgarë, që rezultojnë të zhdukur dhe për fatin e tyre nuk dihet asgjë. Duke iu referuar deklaratës së një gjykatësi grek në Selanik, e përditshmja e Sofjes, "Trud" thotë se fëmijët bullgarë janë vrarë për t'iu marrë organet. Më parë vetëm Italia e Shqipëria janë njohur si vende të përfshira në rrjetin e trafikut të fëmijëve, shkruan gazeta. Çështja e trafikut të organeve të fëmijëve ka përfshirë ditët e fundit shtypin shqiptar dhe atë grek. Ajo është risjellë pas publikimit në shtypin grek të një raporti ende të pakonfirmuar të formuluar nga ambasada greke në Tiranë. Sipas këtij raporti, veç trafikut të fëmijëve ekzistent ishte edhe ai i organeve humane.


gsh






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 16-5-2004 nė 16:26 Edit Post Reply With Quote
16Maj 104 Transplanti i organeve, ta hajė kush ta hajė Bledar Zaganjori Tė premten nė

16Maj 104
Transplanti i organeve, ta hajë kush ta hajë


Bledar Zaganjori

Të premten në mbrëmje, editori i “Daily Mirror” u largua nga puna, sepse rezultoi që fotot e publikuara në këtë gazetë, ku akuzoheshin ushtarët britanikë të Brigadës Lancaster për tortura të të burgosurve irakianë, se ishin të rreme ose të falsifikuara...

...Si i tillë, nuk ishte i vërtetë edhe lajmi se ushtarët britanikë ishin përfshirë në skandalin e burgut Abu Graib. Disa kohë më parë, një grup editorësh dhe gazetarësh të së përditshmes kombëtare “USA Today”, dhanë dorëheqjen pasi informacionet e disa prej historive të botuara mbi luftën në Irak dolën të ishin të sajuara. Dy vjet më parë, gjysma e ekipit drejtues të gazetës “New-York Times”, u pushua nga puna ose dha dorëheqjen, pasi u zbulua që një gazetar për vite të tëra kishte shpikur histori të rreme, histori që ishin botuar të plota në këtë gazetë.

Histori të ndryshme, por i njëjti moral. Kush ka shpifur, gënjyer apo sajuar, në një farë mënyre apo në një tjetër, duhet, dhe në fakt, ka paguar. Morali lidh këto histori të botës anglosaksone edhe me Shqipërinë. Vetëm se rrallë qëllon që morali të veprojë në formën e Kodit Etik te nëpunësit e mediave të mëmëdheut tonë. Madje, ndodh e kundërta. Nga të akuzuar, për mungesë morali, ata kthehen në çast në flamurtarë të tij. Përfundoi pa shumë zhurmë telenovela e transpantimit dhe trafikut të organeve nga Shqipëria, në botën që na rrethon. Klinikat e tmerrit në Fier, që u denoncuan me aq bujë për tre muaj, rezultuan të ishin një “pesë me hiç”, edhe për vetë denoncuesit. Raporti grek, që i referohej gazetës në Shqipëri, botuar në gazetën në Greqi, ku flitej për kasaphanën e fëmijëve në Shqipëri, nuk doli të ishte i vërtetë. Pasi kërkoi për ditë, javë e muaj të tërë klinikën e Fierit në çdo cep të Shqipërisë, gazeta në Shqipëri, ambasada greke në Tiranë, “Ta Nea” në Athinë e ca të tjerë andej-këndej, më në fund e gjetën në Janicë të Greqisë. Dhe kjo, vetëm e vetëm në sajë të bashkëpunimit të ngushtë të gazetës në Shqipëri me ambasadën në Tiranë dhe “Ta Nean” në Athinë, që nuk lanë përshkrim pa bërë, madje, edhe për ngjyrën e mureve të jashtme e të brendshme të klinikës së organeve në Fier dhe valixheve diplomatike të ambasadorëve, ish-ministrave e njerëzve të tjerë me pushtet, që i transportonin këto organe nga një vend në tjetrin, sikur po bënin pazarin e shtëpisë.

Tre muaj, pasi të gjithë këta këmbëngulën se gjithçka kryhej në Shqipëri, duke hedhur lopata me baltë mbi vendin dhe imazhin e saj, sot askush prej tyre nuk mban përgjegjësi për gënjeshtrat e thëna me kaq lehtësi. Përkundrazi fyhen, sepse nuk mund të konsiderohet baltë ajo që për muaj të tërë u shkrua dhe rezultoi e pavërtetë, por një hetim i gjatë dhe i gjerë, që solli të vërtetën. Pavarësisht se këta e kërkonin dhe bënë çfarë ishte e mundur, për ta gjetur të vërtetën e tyre në Shqipëri. Ndoshta, nuk duhet të jemi kaq nacionalistë. Çfarë bëri Shqipëria e çfarë bëri Greqia?! Gazetat dhe televizionet amerikane dhe britanike, vetëm dy javë më parë botuan fotot e torturave të ushtarëve amerikanë ndaj të burgosurve irakianë, duke ngritur pikëpyetje mbi moralin e luftës në Irak. Dy ditë më parë, siç e thamë edhe në fillim, editori i gazetës që botohet në Londër, u pushua nga puna. Duke u nisur nga një fakt i vërtetë, siç ishin torturat e amerikanëve në Irak, ai lejoi botimin e fotografive të rreme për të akuzuar, në mënyrë po kaq të rreme, edhe ushtarët britanikë si të implikuar në këtë skandal, gjë që e dëmtoi rëndë imazhin e Britanisë në arenën ndërkombëtare dhe përpara partnerëve të saj në Evropë. Vetëm se në Shqipëri nuk funksionon kështu. Këtu, çudia më e madhe vetëm tri ditë zgjat. Ta hajë kush ta hajë!






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 18-5-2004 nė 07:16 Edit Post Reply With Quote
Pjesė nga raporti me titull "Trafikimi i fėmijėve shqiptarė nė Greqi" i organizatės "Terre d

Pjesë nga raporti me titull "Trafikimi i fëmijëve shqiptarë në Greqi" i organizatës "Terre des Hommes", drejtuar Komisionit të të Drejtave të Njeriut

Mijëra fëmijë, të shfrytëzuar ekonomikisht dhe seksualisht

"Terre des Hommes" ka dhënë alarmin te Komisioni i "Human Rights" për trafikimin e fëmijëve shqiptarë në Greqi. Në 10 vitet e fundit, mijëra fëmijë shqiptarë nga mosha 4 vjeç e lartë janë blerë, shitur dhe transportuar për në Greqi, ku ata janë shfrytëzuar ekonomikisht dhe seksualisht. Në tre vitet e fundit, qeveria shqiptare dhe greke janë mobilizuar t'i japin fund këtij fenomeni. Kanë arritur disa rezultate, megjithatë trafikimi vazhdon akoma.

Fëmijët, të cilët janë viktima të trafikut vijnë nga familje të varfra dhe të zona që ndodhen në periferi të qendrave të qyteteve. Kjo nuk është rruga e vetme për të rekrutuar fëmijët. Trafikimi i tyre vjen si shkak i kushteve shumë të këqija ekonomike, dhe kjo bëhet me shpresën për një jetë më të mirë.

Trafikimi i fëmijëve sjell përfitime të mëdha. Fëmijët fitojnë minimumi 30-50 euro në ditë dhe ua japin të gjitha ato bosëve të tyre. Një përqindje të vogël të këtyre lekëve fëmijët ua dërgojnë familjeve të tyre në Shqipëri, por në rrugë të parregullta.

Një tjetër mënyrë që ndihmon trafikimin e fëmijëve, është mbështetja që u japin prindërit fëmijëve të tyre për të kërkuar punë. Shpesh dëgjohet shprehja "merr para në Greqi". Ky është një akt që ndihmon anëtarët dhe organizatorët e rrjetit të trafikut. Prindërit i lënë fëmijët të shkojnë, për arsye të varfërisë. Shumica e tyre bëhen pjesë e trafikimit. Trafikantët ushtrojnë dhunë dhe presion ndaj fëmijëve, në mënyrë që ata të mos largohen.

Në vendin destinacion, Greqinë, fëmijët nuk konsiderohen si viktima por si njerëz që kanë ardhur përmes një rruge të paligjshme. "Terre des Hommes" ka dhënë alarmin se disa nga fëmijët të strehuar në këto qendra në Greqi, janë zhdukur.

Eylah Kadjar-Hamouda

tema






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 18-5-2004 nė 12:35 Edit Post Reply With Quote
ELBASAN/ PAS DENONCIMI

ELBASAN/ PAS DENONCIMIT TE NENES SE DANIELA KUMINISE
Hetim për zhdukjen në jetimore
Dyshime për çertifikatën e vdekjes së 3-vjeçares


Fatmir Popja


ELBASAN

Prokuroria dhe Zyra e Antitrafiqeve pranë Drejtorisë së Policisë në Elbasan nisin hetimet për zhdukjen e mistershme të një vajze në një institucion të huajsh në qendër të Elbasanit. Kjo ka nisur menjëherë pas denoncimit të bërë nga Zaideko Sejati, e cila para tri ditësh tha se "vajza e saj Daniela Xhemal Kuminia është zhdukur në vjeshtën e vitin 1992, kur ishte sistemuar në një jetimore".

Ka qenë zyra e Antitrafiqeve ajo që u vu e para në lëvizje pas denoncimit të gruas, e cila të dielën i mori direkt dëshmitë e nënës së vajzës së zhdukur. Ndërsa drejtoria e policisë urdhëroi nisjen urgjente të hetimeve për rastin në fjalë. Fillimi i hetimeve është bërë i ditur dje edhe nga Prokuroria e Rrethit të Elbasanit, sipas së cilës ato po rinisin, pasi ishin mbyllur para një viti nga prokurori Mustafa Turku. Siç është bërë e ditur, ky skandal është i njohur për organin e akuzës, pasi 42-vjeçarja Sejati në vitin 2003 bëri një denoncim pranë Prokurorisë së rrethit. Në atë kohë oficerët e policisë gjyqësore bënë të gjitha veprimet, por në fund "dështuan". Kjo, për faktin se nga spitali i Elbasanit u shkoi një akt-vdekje, sipas të cilit Daniela Kuminia kishte vdekur. Siç u bë e ditur dje, hetimet u mbyllën vitin e kaluar, megjithëse në aktin e vdekjes nuk shënohej shkaku. Ndërsa mjekja që e përpiloi dhe firmosi aktin e vdekjes prej disa muajsh është larguar jashtë shtetit bashkë me familjen. Kështu, kjo çështje tashmë do të hetohet, pa e ditur ende se çfarë do të nxirret në dritë nga organi i hetimit. Gjithsesi, dje u bë e ditur se edhe një mjek i spitalit të Elbasanit, që bëri ndërmjetësimin për sistemimin e Danielës në jetimore, do të merret në pyetje për këtë çështje. Gjithashtu, sipas të njëjtave burime, do të verifikohet edhe akti i vdekjes, i lëshuar nga mjekja, emri i së cilës nuk u bë i ditur.

Ndërsa lidhur me pretendimin e nënës së vajzës, e cila tha në intervistën e saj se "nuk është njoftuar në kohë për vdekjen e vajzës, si dhe nuk i është treguar varri saj", burime zyrtare nga Prokuroria pohuan se familja Kuminia nuk u njoftua për vdekjen e saj, pasi e kishte braktisur atë.
Prokurori që ka hetuar për këtë çështje, Mustafa Turku, u shpreh dje i bindur se organi i akuzës e ka zbardhur të vërtetën që në vitin 2003, pra që vajza ka vdekur. Megjithatë, pas denoncimit dhe akuzave të bëra nga nëna e fëmijës, hetimi do të ribëhet. Në pyetje do të merren të gjithë personat që kanë lidhje me këtë histori misterioze. Njëri nga oficerët gjyqësorë që hetoi vitin e kaluar për çështjen "Daniela" pohoi se vajza ishte sistemuar te një fondacion i huaj, i quajtur "Motrat Tereze", në të cilin shërbenin murgesha indiane, të cilat ofronin kryesisht shërbim mjekësor.
Kështu, zhdukja "pa gjurmë" e vugëlushes nga Cërriku, do të nisë të hetohet nga fillimi, që nga momenti i dorëzimit të saj te murgeshat e deri tani, kur ajo figuron e vdekur, ndërsa nuk dihet ende varri i saj.


Shqiptarët donatorë organesh në Turqi, një veshkë 2700 dollarë

Shqiptarët përmenden si donatorë të organeve, që më pas përdoren për transplantim". Këtë e ka denoncuar Nancy Schepper Hughes, drejtore e departamentit të Antropologjisë në universitetin e Berkeley-it, në Kaliforni, gjatë një seminari në Boston. Sipas saj, transplantimi i organeve bëhet në klinikat turke, ndërsa donatorët janë kryesisht nga Shqipëria dhe Moldavia. Porn edhe italianët figurojnë në listën e zezë të transplantit të organve. Mbulimi për këtë janë udhëtimet në këto vende, por objektivi është për të blerë organe e më pas për t'i transplantuar. Kryesisht, italianët e interesuar shkojnë në Turqi për të marrë organe. Ndërsa çmimi i një veshke është 2700 dollarë. Ndërkohë që çështja e trafikut të organeve ka prekur edhe Italinë. Këtë e ka konfirmuar edhe përgjegjësi i qendrës së transplanteve në Breshia, Silvio Sandrini. "Shumë emigrantë shqiptarë kanë ardhur në repartin tonë dhe na kanë kërkuar nëse kanë mundësi që të shesin organet e tyre. Por ne u jemi përgjigjur negativisht. Fenomeni, në fakt, po prek të gjitha vendet dhe kërkon që të ndërtohen edhe politika të caktuara", është shprehur Sandrini. Ndërsa amerikania Hughes, shprehet se zakonisht dhuruesit janë të varfër, pa shtëpi dhe në gjendje tepër të mjerueshme. Madje, në të shumtën e rasteve, ata janë edhe refugjatë politikë, ish-ushtarë, të burgosur, apo që kanë çrregullime mendore. ANSA


Çumani: Të hetohen jetimoret që nga '90

Kërkojmë nga strukturat e specializuara shtetërore të nisin hetimet në bashkëpunim edhe me institucionet e specializuara të vendeve fqinje, lidhur me trafikimin e fëmijëve dhe të organeve të qenieve njerëzore. Ky hetim të shtrihet që nga viti 1990 në të gjitha Shtëpitë e Fëmijës dhe të Foshnjës dhe të hetohen të gjitha procedurat që janë ndjekur nga Komiteti i Birësimeve në çdo rast birësimi". Kështu ka deklaruar dje drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve, Ilir Çumani, i bindur në ekzistencën e fenomenit më të përfolur të kohëve të fundit, trafikun e organeve. "Fenomeni nuk është i ri dhe as i panjohur për ne, ka vijuar Çumani, është një problem i 14 viteve të fundit, shoqëruar me denoncime të herëpashershme nga shoqatat e jetimëve, por që asnjëherë nuk janë marrë parasysh. Por ajo që na shqetëson me të drejtë është se përse këto sinjale duhet të na vijnë nga vende fqinje dhe jo nga shteti ynë? Duam apo s'duam ne trafiku i organeve ekziston me të gjitha kapacitetet si një strukturë kriminale e sofistikuar dhe e organizuar në mënyrë perfekte". Drejtori i Institutit përmend si argument popullsinë e paregjistruar rome, që mund jetë kontigjent trafikimi. "Janë 1.300 jetimë romë, me prindër të vdekur. 30 për qind e tyre rezultojnë të paregjistruar në Zyrat e Gjendjes Civile dhe kjo është pjesa endacake më e lakmueshme për këto organizata kriminale", tha Çumani. o.h


gsh






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 4-6-2004 nė 08:02 Edit Post Reply With Quote
Arkiv


TIRANE (4 Qershor) - Atmosfera rreth klinikës gjinekologjike të Fotis Niras, që gjendet në qendër të qytetit të Janicasë (Janitsa, rreth 40 km pranë Selanikut, veriu i Greqisë) është paqësore. Fytyra të buta dhe të shpërqëndruara të meshkujve që interesohen për shëndetin e bashkëshorteve të tyre, të cilat kanë lindur apo presin të lindin, hyjnë e dalin nga porta hyrëse në anë të së cilës shkruhet (në të majtë) emri i doktorit pronar Fotis Niras. Në fillim të muajit të kaluar, prokuroria sekuestroi një sërë materialesh në këtë klinikë private, për të vërtetuar dyshimet e saj lidhur më një rrjet të trafikut të fëmijëve shqiptarë. Sipas dyshimeve, pikëlidhja e të gjitha hetimeve çonte pikërisht klinikën e Fotis Niras (në Shqipëri njihet si "Fotis Andropulos" për shkak se gjatë një vizite në Korçë, pak vite më parë, ka përdorur këto gjeneralitete), që gjendet në afërsi (më pak se 100 metër) të zyrave të prokurorisë së qytetit. Sipas hetimeve të policive të dy vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Greqisë, gra shqiptare përgjatë disa viteve lindnin në këtë klinikë fëmijët e tyre dhe i linin aty në shkëmbim të një grushti të hollash. Fati i mëtejmë i tyre nuk është mësuar. Në vitin 2002 prokuroria e Korçës hapi një hetim të përmasave jo të zakonta për këtë çështje, por gjithçka mbeti brenda kufijëve të Shqipërisë edhe pse në burg, nën akuzën për trafik fëmijësh, mbetën të paktën 4 persona më dënime që shkonin deri në 20 vjet heqje lirie. Akuza greke nuk përçapi të kryente veprime edhe në shkurt të këtij viti, kur çështja u bë publike nga mediat në tre shtete, Itali, Shqipëri dhe Greqi. U desh që çështja të rihapej fuqishëm nga mediat greke në fillim të muajit të shkuar, që më në fund prokuroria greke të vihej në lëvizje. Në fillim të muajit maj, disa policë specialë me urdhër të lëshuar nga organi qendror i akuzës në Athinë, u futën në klinikën e Fotis Niras në Janica dhe sekuestruar të gjithë anën dokumentare të saj, përfshi edhe kompjuterin e regjistrimeve. Të gjitha materialet përfunduan në Athinë në një laborator të policisë shkencore. Në të njëjtën ditë u mësua se mjeku nën akuzë Fotis Niras u shtrua në një spital (i përgjthshëm, jo i specializuar) në Selanik. Kjo lëvizje e tij u konsiderua si një masë mbrojtëse nga prangat që mund të kërcisnin nga njëri çast në tjetrin. Sipas burimeve të Gazetës ekspertët e policisë kanë gjetur në kompjuterin e klinikës së Fotis Niras një listë të gjatë nënash shqiptare dhe bullgare që janë shtruar aty. Gjithsesi prokuroria greke duket ende nuk është e vendosur të shkojë më tej në veprimet e saj. Këtë tregon edhe shkëlqimi i veprimtarisë së klinikës së dyshimtë në mes të qytetit të Janicasë. Edhe pse tashmë ka në duar më shumë materiale kompromentuese për mjekun e klinikës ku kanë "humbur" pa lënë gjurmë shumë fëmijë me gjak shqiptar. Porokuroria greke ka injoruar një lëtër-porosi të hartuar nga Prokuroria e Korçës dhe të nënshkruar nga Kryeprokurori Theodhori Sollaku në vitin 2002, që kishte të bënte me trafikun e fëmijëve në klinikën e Janicasë. Letër-porosia, një kopje origjinale e së cilës ka rënë në duar të Gazetës, i është dërguar Ministrisë greke të Punëve të Jashtme më 6 nëntor 2002 dhe mban numrin e protokollit 303/2002. Ajo vjen menjëherë pas hetimeve të drejtësisë shqiptare për linjën e trafikut të bebeve në drejtim të Greqisë dhe burgosjes së disa prej protagonistëve. Lëtër-porosia e përkthyer në greqisht i dërgohet prokurorisë së Janicasë, nëpërmjet Ministrisë së Jashtme greke. Aty thuhet se në Shqipëri është zbuluar një rrjet i trafikut të fëmijëve shqiptarë në drejtim të qytetit Janica të Greqisë dhe se ishin arrestuar të akuzuar për këtë Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha. Në letër përshkruhet mënyra se si funksiononte rrjeti i trafikut nga Korça në Janica. Aty përmendet emri "Fotis" i mjekut që priste gratë në klinikën e Janicasë dhe numri i tij i telefonit celular 0030082024090 (viti 2002). Sipas letër-porosisë, fëmijët në klinikën e Janicasë shiteshin kundrejt shumave të të hollave. Pas një përshkrimi të tillë, prokuroria shqiptare linte disa detyra për atë greke të Janicasë. Mes tyre kishte detyra për hetim të regjistrit të regjistrimeve në klinikën e Janicasë, për doktorin me emrin Fotis, për numrin e celularit 0030082024090 si dhe hetime për emra konkretë. Ndër emrat që kërkohej të bëheshin hetime, ishin ata të grave që kishin shitur fëmijët e tyre si dhe të personave që kishin siguruar transportin e tyre në klinikën greke. Por… pas disa javësh pritje, në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë vjen një letër e shkurtër në gjuhën shqipe firmosur nga Prokuroria e Janicasë. Sipas saj të dhënat në letër-porosinë e Prokurorisë së Korçës ishin jo të mjaftueshme për të përcaktuar persona përgjegjës. Letra përfundonte me kërkesën për ta pajisur atë me të dhëna shtesë. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 10-6-2004 nė 13:36 Edit Post Reply With Quote
ALBERTO XHIHANI HUMBI NE VIDOVE, PRANE KUFIRIT
Niras, hetim për 8-vjeçarin e zhdukur
Rrëfimi i të atit: Si ma grabitën në mes të ditës tim bir


Ferdinand Dervishi


Në një ditë kur shpresat për gjetjen e të birit të zhdukur në rrethana misterioze gati e kishin lënë, Altin Xhihani, një emigrant korçar në Athinë, ka marrë një mesazh shpresëndjellës. Prokuroria e Janicasë (qytet në afërsi të Selanikut) e kërkonte për të dëshmuar humbjen e djalit të tij 8 vjeçar, të quajtur Alberto, në një fshat të Korçës. Duke mos patur informacionin e duhur për një rrjet të trafikut të bebeve shqiptare, që përfundonte pikërisht në një klinikë gjinekologjike të Janicasë, në pronësi të një mjeku të quajtur Fotis Niras (Andropulos), Xhihani ishte nisur me shpresë të madhe drejt këtij qyteti. Pas një beteje të vërtetë në media, duket prokuroria e qytetit të Janicasë, më në fund ka marrë guximin të thyejë akujt dhe të hetojë me rrënjë trafikun e bebeve shqiptare, që konkludohej në klinikën e mjekut gjinekolog Fotis Niras. Rreth një muaj më parë ajo sekuestroi të gjithë dokumentacionin e klinikës, përfshirë edhe kompjuterin ku ishin regjistruar të dhënat përgjatë disa viteve. Të gjitha materialet u mbartën për në Athinë, ku eksepertë të hetimeve janë duke i përpunuar të dhënat. Sipas një rrjedhjeje informacioni, në dokumenta dhe në kompjuter janë gjetur shumë emra grash nga Shqipëria dhe nga Bullgaria. Pak orë para se prokuroria të bënte sekuestrimin, pronari i klinikës, Fotis Niras, u shtrua i sëmurë në një spital të përgjithshëm në Selanik, nga ku u hap fjalë se vuante nga një tumor në kokë. Pa pritur për rezultatin e hetimit të dokumentave dhe të kompjuterit, prokuroria e Janicasë ka vendosur të ecë më tej në hetimet e saj. Duke marrë si shkas intervistat në mediat greke të emigrantit shqiptar nga Korça, Altin Xhihani, akuza e Janicasë vendos të administrojë dëshminë e tij për zhdukjen e të birit 8-vjeçar. Logjika e prokurorisë ishte e thjeshtë: Duke qenë se kryesisht nënat që kishin shitur bebet e tyre në klinikën e Janicasë, ishin nga zona e Korçës, atëherë edhe fëmija 8 vjeçar, i zhdukur në Korçë, mund të kishte






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 11-6-2004 nė 18:59 Edit Post Reply With Quote
6 000 fëmijë nga Shqipëria, viktima në Greqi



Sipas një kërkimi të bërë nga UNICEF në nëntor të 2000 në Greqi ndodhen rreth 6000 fëmijë nga Shqipëria, të cilët mendohet se janë viktima të trafikimit. Shifrat u bënë të ditura gjatë një takimi në muajin prill në Selanik nga “Arsis”. Sipas këtyre të dhënave vetëm në nëntor të vitit 2000 rreth 5 800 fëmijë punonin pothuajse gjithë ditën në rrugë. Fëmijë emigrantësh por edhe grekë të moshës 2-15 vjeç u sjellin më shumë se 1 miliard dhrahmi në muaj fitim pronarëve të tyre. Ndërsa në 6 000 mijë llogaritet të jetë numri i fëmijëve nga Shqipëria që kanë rënë viktima të shfrytëzimit seksual në Greqi gjatë 10 vjetëve të fundit.


Shekulli

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-9-2004 nė 09:54 Edit Post Reply With Quote
Trafiku, ja emrat e 32 femijeve te zhdukur
E Premte, 17 Shtator 2004
Policia e Shtetit publikoi per here te pare dje, emrat e te miturve shqiptare te zhdukur kater vitet e fundit, nga te gjitha rrethet e vendit. Lista i eshte derguar zyres se Avokatit te Popullit. Drejtori i Policise Bajram Ibraj: "Se shpejti hetime per gjetjen e te zhdukurve". Dobjani, kontakte me homologet greke per te gjetur gjurme te viktimave te trafikut

Keti BANUSHI

TIRANE - Policia e Shtetit ka publikuar per here te pare, listen e 32 femijeve qe rezultojne te zhdukur qe nga viti 2000 deri ne vitin 2004. Lista me 32 emra eshte derguar dy dite me pare ne zyren e Avokatit te popullit Ermir Dobjani, pas kerkeses se drejtuar nga ky i fundit Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Bajrama Ibraj. Ne liste behen publike emrat e te miturve, datelindja, vendi ku jane lindur si dhe mosha kur jane zhdukur. Ne njoftimin drejtuar Avokatit te Popullit Drejtori Ibraj ka bere te ditur se nga Policia e Shtetit se shpejti do te ngreje nje grup pune, i cili do te merret me hetimin e zhdukjes se femijeve si dhe destinacionin e tyre. Po keshtu edhe vete Avokati i Popullit ka ndermarre nje hetim ne lidhje me kete fakt duke caktuar eksperte nga ky institucion qe te hetojne rreth femijeve te zhdukur ne periudha te ndryshme. Hetimi per femijet e zhdukur ka nisur nje vit me pare nga zyra e Avokatit te Popullit. Kreu i ketij institucioni Ermir Dobjani pas disa informacioneve te marra nepermjet mediave, i kerkoi homologut te tij grek qe t'i dergonte informacion rreth zhdukjes se disa femijeve shqiptare ne Greqi. Ne raportin e Avokatit te Popullit te Greqise derguar homologut te tij shqiptar Ermir Dobjani, per ceshtjen e trafikut te femijeve pranohet se "procedura e transferimit te femijeve te huaj ne vendet e tyre nuk siguronte perfundimisht dorezimin e sigurte te femijes ne familjen e tij. Proceduren e riatdhesimit e kishte marre persiper ASFALIA (sherbimi sekret i Greqise), seksioni transportues. Theksohet se femijet transferoheshin bashke me moshat me te medha (madhore), dhe jo vec e vec, dhe iu dorezoheshin organeve kompetente shqiptare ne kufij, pa bashkepunimin paraprak me sherbimet sociale ose organizatat e tjera qe do te mundnin te siguronin kthimin e sigurte te femijeve ne vendin e tyre. Eshte mese e qarte se gjate kesaj kohe, femijet rrezikonin te binin perseri viktima te shfrytezimit, ndersa ne baze te denoncimeve qe u botuan ne "Terre des Hommes", "Trafiku i femijeve Shqiptare ne Greqi", shume nga keta femije nuk arriten kurre ne destinacionin e tyre. Ermir Dobjani, Avokati i Popullit te Shqiperise, duke mare shkas nga disa informacione ne lidhje me numrin e madh te femijeve te mitur shqiptare te trafikuar nga qendra e reabilitimit "Agjia Varvara" ne te cilen strehoheshin perkohesisht, gjate periudhes 1998-2001, i ka kerkuar homologut te tij grek te sqaroje rrethanat ne lidhje me kete fakt

Lista e 32 femijeve te zhdukur

Emer Atesi Mbiemer Datelindja Rrethi Dt e shpalljes Vjec

1- Aferdita Dilaver Xhymerta 14.06.1987 Mallakaster 19.10.2001 14 vjece

2-Albert Altin Xhihani 14.12.1986 Devoll 06.09.2003 17 vjece

3-Anisa Luan Koxhaj 00.00.1989 Kucove 21.06.2004 15 vjece

4-Artur Jakup Carja 21.08.1995 Elbasan 09.07.2004 9 vjece

5-Denada Nazmi Cepele 03.05.1989 Fier 19.90.2002 13 vjece

6-Dorina Xhevdet Sulka 05.02.1988 Lushnje 30.07.2004 16 vjece

7-Emiliana Haxhi Zefi 00.00.1986 Kurbin 28.10.2003 17 vjece

8-Englantina Astrit Shehu 00.00.1987 Tepelene 17.10.2002 15 vjece

9-Ermira Agron Topi 00.00.1986 Fier 25.06.2002 16 vjece

10-Ersiona Ali Aliaj 00.00.1997 Tropoje 28.05.2001 15 vjece

11-Ervin Bardhok Gjokaj 00.00.1989 Mirdite 07.06.2004 15vjec

12-Gjergj Kol Pulaj 00.00.1997 Kurbin 10.02.2003 6vjec

13- Herkul Spartak Sefa 12.06.1993 Tirane 20.02.2004 11vjec

14- Ilir Engjell Sherra 00.00.1986 Kurbin 25.07.200 14 vjec

15- Klevis Gani Celaj 00.00.1989 Vlore 16.07.2004 15 vjec

16- Malbora Xhovalin Lleshi 00.00.1988 Mirdite 15.02.2003 15 vjec

17-Marisa Pashk Vorfi 00.00.1988 Kurbin 28. 10.2003 15 vjec

18-Melvina Naim Bilaj 00.00.1997 Vlore 30.08.2000 13 vjec

19- Merita Demush Selimi 00.00.1988 Kukes 20.01.2004 16 vjec

20- Renalda Arif Imaj 00.00.1987 Vlore 13,12.2003 13 vjec

21-Selime Shaban Salla 16.05.1988 Peqin 26.06.2004 16 vjec

22-Shpresa Ramis Mborja 12.01.1991 Durres 14.06.2004 13vjec

23-Shuaip Vilson Meminaj 00.00.1989 Vlore 14.03.2000 11vjec

24-Thellenxa Gani Aliaj 12.08.1988 Tropoje 18.05.2002 10 vjec

25- Vladimir Vlash Kolici 12.03.1991 Kurbin 25.02.2004 13vjec

26-Xhevahir Hafuz Gezdari 00.00.1982 Tirane 08.09.1988 9vjec

27-Ylbere Ylli Bajraktari 00.00.1986 Skrapar 26.05.2002 16 vjec

28- Albana Nebi Kukli 05.06.1991 Vlore 09.04.2004 13vjec

29- Rozana Vladimir Cokallari24.07.1988 Vlore 10.04.2004 16vjec

30-Lorena Safet Veliu 00.00.1991 Shkoder 08.08.2004 13vjec

31- Bledar Uka 19.02.1990 Lezhe 28.11.2003 13 vjec

32-Forcim Enver Sukja 19.04.1984 Elbasan

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 26-10-2004 nė 00:03 Edit Post Reply With Quote
90 për qind e fëmijëve të studiuar në Shqipëri vuajnë nga mungesa e jodit në organizëm


Nëntëdhjetë për qind e fëmijëve të studiuar në Shqipëri vuajnë nga mungesa e jodit në organizëm, sipas një studimi të UNICEF-it.nZëvendësministri i Shëndetësisë, Eduard Harshova e vlerësoi 'problematike' defiçencën jodike kryesisht në organizmin e fëmijëve, gjatë konferencës kombëtare "Vlerësim Klinik i
Deficencës Jodike", që u mbajt sot [e Hënë], në hotel "Tirana International".
Mungesa e jodit në ajër dhe në ujë, karakteristike për Shqipërinë sjell probleme, veçanërisht çrregullime mendore në raste moskurimi. Mjeku endokrinolog, Petrit Hoxha, u shpreh se "pasojat e kësaj mungese sjellin anomali edhe tek gratë shtatëzana, duke shkaktuar zhvillim të tiroides dhe çrregullime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror të fëmijës. Shenjat klinike që shfaqen janë mungesa e energjisë, ndjeshmëri të shtuar ndaj të ftohtit, dehidratim të lëkurës, etj.
Sipas studimit të UNICEF-it, 70 për qind e popullsisë shqiptare ka mungesë jodi në organizëm. Ndërkohë rezultatet e një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se rreth 1.6 miliard njerëz janë të rrezikuar nga çrregullimet që shkakton mungesa e jodit, ose afro 28.9 për qind e popullsisë
botërore. Sipas OBSH-së "mungesa e jodit në organizëm mund të pakësojë koefiçentin mesatar të inteligjencës së popullsisë, deri në 13 pikë nga 15 të mundshme.

24 ORE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-11-2004 nė 14:33 Edit Post Reply With Quote
KORCE, ELBASAN, BERAT, MBI 900 FEMIJE I KANE SHPETUAR TRAFIKIMIT

Gezim Ashimi

Korce - Shfrytezimi, keqtrajtimi dhe trafikimi i te miturve perben nje nga problemet me te ndjeshme te shoqerise, dhe kjo dukuri vihet re si ne rajonin kufitar te Korces, edhe ne rrethet e Elbasanit, Beratit dhe padyshim ne kryeqytet. Histori nga me te cuditshmet, rrethana sociale nga me te mjerueshmet, deri ne aktivitete kriminale qe dyshohet se sigurojne te ardhura te majme nga trafiqetdhe shitja e organeve te femijeve, jane trajtuar ku me shume e ku me pak ne shtyp gjate ketyre viteve te fundit. Nga ana tjeter e llogores, per qendrese ndaj ketyre fenomeneve, jane disa shoqata me se shumti te financuara nga donatore te huaj qe perpiqen te ndalin "biznesin" me femijet. Shoqata "Ndihme per femijet" me qender ne Korce dhe shtrirje te aktivitetit te saj ne Elbasan, Berat dhe Tirane, prej gati 6 vitesh ka si mision mbeshtetjen e femijeve me probleme te mprehta sociale per t'i shpetuar ata nga shfrytezimi dhe trafikimi. "Mbi 900 femije i kane shpetuar trafikimit, pasi jane marre ne kujdes nga ana jone dhe jane arsimuar e perkrahur ekonomikisht", thote drejtori i programit, Robert Stratoberdha. Pa asnje dallim fetar, racial apo politik, fondacioni qe bashkepunon me donatore te huaj dhe strukturat shteterore shqiptare eshte angazhuar per integrimin e femijeve te defavorizuar ne shoqeri. Duke qene nga nismetaret e rrjetit "Bashke kunder trafikut te femijeve", shoqata e ngritur fillimisht ne Korce ndjek cdo rast te trafikut dhe shfrytezimit te minoreneve dhe proceset gjyqesore. "Trafikimi i femijeve i zhvilluar me shume ne vitet 1999-2000, tashme ka ardhur ne renie, por po shfaqet nje fenomen tjeter; ai i trafikut nga migrimi i brendshem", shprehet Stratoberdha. Femije te ardhur nga zonat rurale ne qytetet e vogla, apo te larguar nga qytetet ne Tirane, bien pre e shfrytezimit per pune, lypje ose trafikim. Nderkaq, familjet me veshtiresi te medha ekonomike arrijne deri aty sa nuk regjistrojne femijet e tyre ne gjendjet civile dhe ky rast mendohet si burim trafikimi i minoreneve. "Kemi zgjidhur regjistrimin e te pakten 20 femijeve ne zyrat e gjendjes civile ne bashkepunim me kliniken ligjore te te miturve", u shpreh drejtuesi i shoqates "Ndihme per femijet". Rezultati i punes se kesaj shoqate, deri tani flet kryesisht me ndihmen per me shume se 900 femije nga 4 qytete te vendit qe i jane kthyer shkolles dhe kurseve profesionale. Nje kontigjent ky i rrezikuar dhe i prekur nga trafikantet e shfrytezuesit e femijeve qe "gjuajne" familjet ne mjerim ekonomik. Kjo panorame qe paraqitet ne qytetin e Korces eshte disi e zbutur ne krahasim me te qyteteve te tjera, ku fenomeni i trafikimit te femijeve eshte vertet shqetesues. Madje ka shume femije, te cileve akoma nuk u dihet fati, ndersa familjaret nuk denoncojne ne polici, gje e cila pengon punen e kesaj te fundit. Ministria e Rendit Publik akoma nuk ka nje liste te sakte ku te jene te perfshire te gjithe femijet qe rezultojne te zhdukur, apo me keq akoma te trafikuar. Ndersa familje te shumta te cilat kane perjetuar nje drame te tille jane te "paafte" per te perballuar kete realitet, apo per te kerkuar drejtesi.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 7-12-2004 nė 17:09 Edit Post Reply With Quote
Trafiku i fėmijėve dhe roli i organizatave

Nga Albert Zholi


Fëmija që rritet pa libra dhe dashuri është si bima që rritet pa ujë. Prandaj, për të forcuar karakterin e fëmijëve duhet filluar që kuar ai fillon të ecë. Dhe bota e sotme ndodhet për ballë një fakti tronditës. Ekzistojnë banditë por edhe prindër të pashpirt ( o zot çfarë ndodh?!), që jo vetëm që nuk kultivojnë rrënjët e së mirës dhe të suksesit, por atë të shfrytëzimit të fëmijëve. Jo t’i arsimojnë si një armë e fuqishme të përballjes me sfidat e jetës, por ti presin çdo shpresë arsyes, dëshirave, talentit dhe t’i fusin në rrugën e errët të fitimit barbar, qoftë duke përdorur dhe gjuhën e forcës. Tregëtia e fëmijëve nga vendet e varfëra drejt perëndimit apo vendeve të zhvilluara mbetet ende një fenomen shqetësues mbarëbotëror. Sipas shumë studimeve, tregëtia e fëmijëve është shumë fitimprurëse. Viktimë e këtij trafiku mendohet të jenë rreth 1,2 milonë fëmijë kudo në botë. Megjithëse dy tre vitet e fundit është shtërnguar, ky lloj “biznesi” sërishmi lulëzon në mbarë globin. Në këtë lloj pune janë në mardhënie dy palë tutor (shfrytëzues)-punëtor (i shfrytëzuar), të cilat arrijnë “kompromise” duke pasur për bazë fitimin, paranë e thatë. Sipas shumë të dhënave, fëmijët fitojnë për “pronarët” rreth 50-60- euro në ditë (pa përfshirë shpenzimet e ditës) dhe pjesën e tyre 20-30 euro që mundohen t’ua çojnë familjeve në atdhe. Ligji i tregut ka bërë dhe bën që në ditë pushimesh, festash fetare etj.. numri i lypsave të rritet. Ky fenomen i kthyer në biznes të mirëfilltë dhe fitim pa investim, në Shqipëri pati lulëzim të madhë në vitet 1991-2001. Këto ishin dhe vitet e fitimeve kolosale të tutorëve apo dhe të familjeve që i detyronin në mënyrë të ndërgjegjshme fëmijët e tyre për të lypur, pasi një punë e tillë, me pak lodhje siguronte fitime të mëdha. Zakonisht, lypësat e të dyja gjinive kanë një moshë të pranueshme për të bindur klientët për lëmoshë, atë të moshës 6-12 vjeçare. Në këto 14 vjet të trafikimit në Greqi, si vendi më i përshtatshëm për komunikim më të lehtë (lëvizje tokësore), kryesisht fëmijët shqiptarë përdoren për të lypur dhe punë të tjera të rëndomta, që nuk mund t’i përballojnë aspak me moshën dhe fizikun e tyre. Për këtë arsye në fillim të viteve 2000, shoqata “Toka e Njerëzve” , një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, u përfshi në një fushatë kundër shfrytëzimitt të fëmijëve kudo në botë. Që prej dhjetë vjetësh, kjo organizatë eksperimenton një projekt në bashkpunim me OJQ-të, për fëmijët shqiptarë që i dërgojnë në Greqi, ngjanjëherë që në moshën 4 vjeçare. Gjatë këtyre viteve, kjo organizatë ka zhvilluar një fushatë parandaluese. Për këtë arsye, ajo kujdeset për një numër të madh familjesh të konsideruara në rrezik, të varfëra, të prapambetura që jetojnë në kasolle sidomos romët. Një pjesë e këtyre familjeve, ndryshe nga trafikimi i detyruar apo i grabitjes së fëmijëve, shpesh mendojnë se bëjnë mirë që i dërgojnë (apo dhe të shesin fëmijët), për qëllime fitimi. Aktualisht organizata “Toka e Njerëzve”, në Shqipëri ndihmon familjet, fëmijët e të cilëve kanë pranuar kthimin në shtëpi pas një kohe të gjatë, me kusht që fëmija të ndjekë shkollën. Vincent Tournecuillert, shefi i misionit të kësaj oraganizate në Shqipëri është shprehur se, aktualisht kjo organizatë u jep ndihmë 650 fëmijëve ish lypësa, 50 % e të cilëve kanë qenë të gënjyer e të shfrytëzuar në mënyrë tinzare. Kohët e fundit kjo organizatë veproi në Greqi gjatë zhvillimit të lojrave Olimpike duke pasur parasysh se numri i madh i turistëve në Athinë, Selanik, Patra, etj,.. do të çonte patjetër në rritjen e numrit të lypsave të trafikuar ilegalisht apo në forma të tjera. Në këto qytete u vendosën grupet e “Toka e Njerëzve”, por puna e tyre selektive hasi në sjelljen e rafinuar të fëmijëve të instruktuar nga “afendikojtë”. Fëmijët gjatë futjes në këtë “sektor” kishin pësuar një shplarje truri, duke dhe duke mos u indetifikuar. Megjithë masat parandaluese dhe verifikuese të “Toka e Njerëzve”, trafikimi dhe numri i lypsave i fëmijëve shqiptarë në Greqi, gjatë këtyre lojrave pati një numër jo të pakët. Ky ishte konkluzioni i organizatës “Aris” në Greqi. Për të ruajtur objektivitetin “Aris”, veproi dhe hulmutoi i mënjanuar, dhe në mënyrë ta pavaruar nga organizata “Toka e Njerëzve”. Kjo organizatë greke, e kreu monitorimin pikërisht në qytetet më të mëdha të Greqisë, si në Athinë, Patra, Iraklio dhe Selanik, aty ku vepronin grupet e punës së “Toka e Njerëzve”. Ky monitorim zgjati katër muaj dhe përfshiu periudhën kohore midis muajve Korrik –Tetortë këtij viti. Objekti i monitorimit ishin fëmijët e mitur nga Shqipëria dhe që gjendeshin rrugëve të këtyre qyteteve si gjatë , ashtu edhe pas Lojrave Olimpike”Athina 2004”. Sipas të dhënave publike të bëra nga organizata greke, rezultoi se 77% e fëmijëve të trafikuar ishin të pranishëm në rrugët e qyteteve të sipërpërmëndura gjatë muajit Korrik deri në fillim të Lojrave Olimpike. Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti megjithëse numëri i fëmijëve të mitur të parë nëpër rrugë duke lypur ka rezultuar në rënie, por sërishmi numri 173 vetëve ishte i konsiderueshëm ( ndërkohë që 118 prej tyre janë gjetur duke lypur dhe kryer punë të rëndomta rrugëve të Selanikut, ndërsa 22 prej tyre kanë qënë “viktima të paligjshme të tregtisë dhe të ekonomisë). Sipas përkatësisë gjinore 105 ishin djem dhe 68 vajza. Kjo situatë tregon se, sado që është rritur ndjeshëm lufta kundër këtij fenomeni nga më të shëmtuarit e kohës moderrne, sërishimi trafikantët gjejnë forma dhe mjete nga më të sofistikuarat që të përmbushin dëshirat e tyre çnjerëzore për fitime, duke korruptuar edhe segmente të caktuara të policisë greke. Lufta për trafikimin fëminor ngelet ende një problem i hapur, sado që fenomeni po zvogëlohët, ai është një nga sfidat e spikatura të shtetit shqiptar dhe të oragnizatave që mbrojnë të drejtat dhe liritë e fëmijëve.

ballkan

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 16-1-2005 nė 06:30 Edit Post Reply With Quote
MJEKE APO KANIBALE....!?

SKANDALI, RRYSHFETI VDES FOSHNJEN NE MATERNITET


Korce - Skandal ne shtepine e lindjes Korce. Nje femije ka vdekur pak dite me pare ne maternitet dhe sipas deshmise se prinderve qe akuzojne mjeket, shkaku ka qene mungesa e perkujdesjes nga bluzat e bardha. Akuza per neglizhence e korrupsion, ndersa sipas prinderve krejt te deshperuar qe flasin per gazeten "Koha Jone", lindja ka qene normale. Mjeket nuk kane reaguar rreth ketij fakti, por mesohet se jane shprehur qe lindja ishte normale. Prinderve Entela e Perparim Agolli u ka mbetur vec te percjellin foshnjen e tyre nen toke, ndersa ishin gezuar qe pas dy vajzave ne jete u erdhi nje djale. Por edhe pas ankeses se prinderve nuk ka patur asnje lloj reagimi per ngjarjen.

Ngjarja

Vdes se nuk u dha rryshfet ne lindje nje femije nga fshati Zvezde i rrethit te Korces. Ngjarja tragjike ka ndodhur diten e diele ne mesdite, ne ambjentet e shtepise se lindjes, ku shtatatzena Entela Agolli, solli ne jete djalin e saj. Mjeku i maternitetit dhe mamia, jane interesuar aq shume pas te hollave qe do te sillte kjo lindje, sa qe nuk i kushtuan asnje rendesi jetes se foshnjes. " Hemoragji cerebrale" thuhet shkaku zyrtar i vdekjes per foshnjen, por nderkaq prinderit e te sapolindurit qe nuk e pati jeten te gjate, pretendojne per nje sherbim skandaloz ne maternitetin e Korces.

Lindja normale, vdekja e dyshimte

Pas dy vajzave, gruaja Entela Agolli priste nje djale ne lidjen e saj. E shoqeruar nga vjerra, ajo ka kryer lindjen normale te dielen ne maternitetin e Korces, por dy dite me pas e ka derguar ne vareza krijesen e sapolindur. Me nje cehre te verdhe ne fytyre, nena e foshnjes, qe nuk jeton me, akuzon personelin e shtepise se lindjes. Ashtu si burri i saj Perparim Agolli, edhe nena e ketij te fundit qe ka qene e pranishme ne lindjen e nuses. " Vetem para kerkonin ne maternitet", thone pjestaret e familjes Agolli, sipas te cileve nuk mund te spekulohet me versionin " Vdekje nga hemorogjia cerebrale" e femijes. Sipas tyre, femija ne lindje nuk kishte asgje anormale, por nderkaq nje prej mjekeve te spitalit eshte shprehur se " femija varet ne doren time". Pjestaret e familjes Agolli ne fshatin Zvezde, thone se ne momentet kur Entela solli ne jet- djalin e saj, nje tjeter lindje nga nje grua e fshatit Kamenice te rrethit te Korces ka ndodhur ne maternitet. Dhe bluzat e bardha rezulton se kane qene me te interesuar per bakshishet se sa per fatin e foshnjave te sapolindura. Ka te dhena se parate e pakta qe ka dhene vjera e Enteles, nuk e ka kenaqur aspak personelin e sherbimit ne maternitet dhe keta nuk i kushtuan asnje vemendje femijes se sapolindur .

Lindja

Diten e diele, Entela Agolli, nga fshati Zvezde i Korces, sjell ne jete nje femije mashkull, pas dy vajzave. Lindja ka qene normale dhe femija sistemohet ne incubator

Vdekja

Cuditerisht dy dite me pas mjeket i thone nenes se foshnjes qe ishte e shoqeruar nga vjehrra, se femija kishte vdekur si pasoje e nje diagnoze "hemoragji cerebrale"

Akuza

Prindrit dhe vjehhra e nuses akuzojne mjeket e maternitetit te Korces per neglizhence dhe korrupsion, pasi u kishin dhene pak leke per lindjen e femijes

Reagimi

Mjeket mesohet te kene thene se femija ka lindur krejt normal dhe pa probleme. Por ata nuk kane pohuar e as mohuar faktin se ka patur neglizhence ne perkujdesje.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 22-1-2005 nė 05:28 Edit Post Reply With Quote
Nė gjyq pėrdhunuesi i 13 minorenėve shqiptarė

Emanuele Polito, përdhunuesi i 13 minorenëve shqiptarë, paraqitet përpara gjykatës së Brindizit. Në krah të atij edhe emigranti shqiptar nga Kruja Artur Cepi. Minorenët e dëmtuar do të dëshmojnë në seancat gjyqësore për aktet e turpshme dhe të dhunshme të Politos, i cili pak vite më parë mori titullin “Qytetar nderi i Krujës për bamirësi”. Por në të vërtetë pas akteve të bamirësisë fshiheshin tmerret e vërteta, Polito merrte fëmijë shqiptarë dhe i dhunonte seksualisht. Në këtë mënyrë Polito nga bamirës u kthye në një pedofil të rrezikshëm, i cili solli pasoja psikike tek 13 monorenë. Lajmin e ka bërë të ditur për “Ballkan” pasditen e të shtunës avokatja ndërkombëtare Natasha Shehu, që është avokate mbrojtëse e minorenëve të dëmtuar. Ajo shprehet e përvec ndëshkimit penal ndaj njeriut “Bamirës: me fytyrë kriminale, do të kërkojë dëmshpërblime për të dëmtuarit në vleftën 1.5 miliard lireta, pasi veprimet e tij të dhunshme kanë lënë pasojë për jetën e minorenëve.
Akuza dhe vepra kriminale e Politos
Mbi 60-vjeçarin Emanuele Polito, i njohur si bamirës edhe në Shqipëri, rëndon akuza përdhunim i të miturve më shumë se 1 person, që klasifikohet një vepër shumë e rëndë penale, për të cilën shteti italian parashikon ndëshkime të rrepta. Avokatja Shehu deklaron se ka provat e mjaftueshme të paraqitura edhe nga organi i prokurorisë, madje janë dëshmitë e vetë minorenëve, por edhe dëshmitarëve të tjerë, që provojnë veprën kriminale të 60-vjeçarit. I pari që ka denoncuar ka qenë një minoren nga Durrësi i moshës 14 vjeç, i përdhunuar për një kohë të gjatë prej tij, tek i cili ka lënë pasoja në zhvillimin e fizikut. Aktivitetin kriminal Polito e ka kryer gjatë periudhës që kujdesej në shtëpinë mikpritëse për fëmijët jashtë KE në Mesagne, që administrohej me fondet e BE-së. Ai njihet edhe si njeri që predikon fenë dhe ka qenë profesor i të drejtës fetare në shkollën e mesme në Brindizi, por edhe bamirës në vendet e pazhvilluara, sikurse njihet edhe në Shqipëri.
Polito në arrest shtëpie, rrezikohej nga shqiptarët
Maniaku i minorenëve është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Brindizit edhe për shkak se pas publikimit të aktivitetit të tij kriminal emigrantë shqiptarë e kanë kërcënuar për shkak të urrejtjes për krimin e shëmtuar ndaj minorenëve. Ai ruhet me polici dhe mbikëqyret për të gjitha veprimet e tij.
Polito mohon akuzën
“Unë nuk kam kryer vepra të tilla të turpshme e kriminale, unë jam babai i fëmijëve në nevojë që nuk kam kursyer përkujdesjen time për përmirësimin e jetesës së tyre dhe përcjelljen e ngrohtësisë prindërore”. Kjo është përgjigjja e Politos për akuzën që i ngrihet duke mohuar gjithçka që pasqyrohet në dosjen voluminoze.
Në bankën e të akuzuarve edhe një emigrant nga Kruja
Artur Keci, një emigrant nga qyteti i Krujës, është i akuzuar si mbështetës i Politos. Pyetjes së “Ballkanit” se cila është akuza mbi emigrantin nga Kruja, avokatja Shehu i përgjigjet: “Në procesin e gjykimit, Artur Keci është veçuar nga Polito dhe do të gjykohet më vete. Nga hetimet rezulton se ai ka qenë mbështetës dhe përkrahës i Politos në Shqipëri dhe veçanërisht në Krujë, por do të jetë gjyqi ai që do të provojë shkallën e fajësisë lidhur me veprën kriminale të Politos, të lidhjes që mund të ketë me minorenët shqiptarë, pasi sikurse u shpreha, viktima e parë e përdhunuesit është një minoren nga rrethinat e Durrësit.
Cila është gjendja e minorenëve të dëmtuar, zonja avokate?
Minoreni nga Durrësi ka qenë në gjendje më të rëndë fizike e psikologjike. Ne bëmë të mundur që ai të largohet nga strehëza e fëmijëve në një qytetet verior të Italisë dhe të bëhet bashkim familjar me prindërit e tij, që tashmë janë sistemuar. Dua të theksoj se për këtë rast, veçanërisht, pasi është një nga më të rëndët, përveç ndëshkimit penal, unë si avokate do të kërkoj edhe dëmshpërblimin material që për të dëmtuarin arrin në 1.5 miliard lireta, por edhe për të dy prindërit dhe e gjithë shuma që i duhet dhënë kësaj familjeje është 5 miliardë lireta. Kështu, do të veprohet edhe për të tjerë, natytrisht në raport me pasojat që ka sjellë krimi i Politos.
Si ta kuptojnë që Polito ka përdhunuar vetëm minoritarë shqiptarë, zonja avokate?
Në shtëpinë mikpritëse për fëmijët ekstrakomunitarë ka pasur edhe nga shtete të tjera, ndoshta ka edhe të tjerë, por deri tani kemi evidentuar vetëm fëmijët shqiptarë, kjo sepse është denoncuar nga vetë ata, por ishte edhe përkujdesja e dhomës sonë të avokatisë që i hymë në themel, bindëm viktimat që të dëshmonin, kontaktuam edhe me porindërit e tyre, që gjithashtu protestuan ashpër dhe kërkojnë ndëshkimin. Unë dua të them se për këtë lloj krimi ndaj minorenëve reagojnë ashpër dhe indinjohen edhe shtetasit italianë.
Në Krujë Politos i hiqet titulli “Qytetar nderi”
Polito ka aktivitet të gjerë bamirësi edhe në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë në qytetin e Krujës. Ai është bërë “Qytetar nderi” në Krujë, titull që i është hequr me vendim të këshillit bashkiak pas publikimit të veprës së tij kriminale. Për këtë çështje flet kryetari i Bashkisë së Krujës, Ismail Dani.
Si e njeh Kruja Emanuele Politon, z. Dani?
Është vlerësuar për kontributin që ka dhënë qysh nga vitet 1996 dhe më pas për qytetin e Krujës, për komunitetin. Ka qenë njeri dashamirës dhe preket ndihma e tij, ndaj dhe këshilli bashkiak në atë kohë e ka bërë qytetar nderi të Krujës. Me përkujdesjen direkte të tij, por edhe me të holla shpenzuar prej tij ka shpëtuar jetë njerëzish duke i shtruar e kuruar në Itali. Bashkë me Misionin e Arkobalenos dha një ndihmë të madhe për pastrimin e qytetit të Krujës. Madje, dua t’ju them se ka edhe një peshkarexhë në Durrës mban emrin Emanuele Polito sepse mjekoi në Itali djalin e pronarit të peshkarexhës, që ishte me kancer, që nuk ia shpëtoi dot jetën, por u kujdes në maksimum për ta shpëtuar atë. Gjykoj se u nxituam që i hoqëm titullin “Qytetar nderi”, ky akt bëhej pasi të merrej një vendim gjykate dhe ai të shpallej fajtor, jo nga shkrimet e gazetave.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 8-2-2005 nė 03:13 Edit Post Reply With Quote
"Organet e te miturve shqiptare, ne ujerat italiane"

Autoritetet italiane ne vijen bregdetare buze Adriatikut kane identifikuar dhe bllokuuar gjate muajit shkurt te ketij viti, disa qese me azot, brenda bagazheve "te rendesishme" te cilat vinin nga Janica e Greqise, permes territorit shqiptar. Lajmi u be publik vjeshten e kaluar, nga mediat helene te cilat iu referuan zyrtareve te policise se Selanikut. Sipas tyre, informacioni eshte trajtuar me palen shqiptare dhe ate italiane, ne kuader te kerkimeve qe pala shqiptare po ben prej shkurtit te ketij viti, per gjetjen e trupave te 39 femijeve, per fatin e te cileve nuk ka asnje te dhene. "Ne fillim te muajit shkurt, autoritetet e Tiranes sollen nje informacion raportues ku informonin se ishin ne kerkim te 39 femijeve per te cilet ishte evidentuar se rezultonin te zhdukur", u citua zyrtari grek, nga televizioni i Athines, Alpha. Burimi vijoi me faktin sipas tij se "ne te njejten kohe kur autoritetet e Tiranes vune ne dijeni palen tone (greke), per zhdukjen e 39 te miturve shqiptare dhe kerkuan hetime greke per gjetjen e fatit te tyre, ne shkurt 2004, ne detin Adriatik, kufitaret italiane zbuluan bagazhe ne te cilat ndodheshin organe te disa femijeve, te ambalazhuar ne qese me azot".

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7198501 sekonda, 49 pyetje