Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Per te drejtat e femijeve
AGRON RUMI

Postuar mė 14-3-2005 nė 20:11 Edit Post Reply With Quote
Trafiku i organeve, ja numrat

Hetimet përfshijnë Italinë, Greqinë, Shqipërinë. Vetëm 30 mijë euro kushton një stomak


Prozhektorët e drejtorisë rajonale të antimafias në zonën e Friuli-Venezia-Giulias, janë ndezur mbi trafikun e organeve. Të dyshuarit e përmendur që nga viti i kaluar nga prokurori i përgjithshëm Nicola Maria Pace, janë tashmë elementë të një hetimi internacional, që u intereson disa shteteve, mes të cilëve Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Autoritetet e Tiranës kanë qartësuar ekzistencën e një trafiku fëmijësh për trapiant organesh, por që mohojnë ekzistencën në Shqipëri të klinikave të specializuara, që të jenë në gjendje të kryejnë trapiante të paligjshme organesh të destinuar për në vendet fqinje: Italia dhe Greqia.

Sipas një hipoteze investiguese, fëmijët shqiptarë, viktima të trafikut të paligjshëm, kanë qenë të detyruar të kalojnë në këmbë kufirin shqiptaro-grek, një terren i cili ka kontrolle të ashpra, si pasojë e policisë. Një drejtim tjetër, mund të jetë ai i Greqisë dhe Italisë, në një kohë që më i kushtueshmi është ai që kalon përmes Maqedonisë.

"Objektivi aktual është ai që të vëmë në përdorim të gjitha dijet tona, të gjitha njohjet tona, që i kemi makazinuar deri tani, në luftën kundër trafikut klandestin", ka shpjeguar Nicola Maria Pace, kryeprokurori i drejtorisë rajonale antimafia&#8209; duke iu dedikuar hetimeve për organizatorët e trafikut të minorenëve, të përfshirë në grabitje dhe në vjedhje banesash, deri tek ata të destinuar për prodhimin e materialeve për pedofilët. Në ekstrem të këtij skenari kriminal, ka edhe një fenomen, që është ai i trafikut të organeve, mbi të cilin po punojmë prej vitesh ku, përveçse me mjaft lodhje, ai ka edhe një karakter internacional, i cili duhet të trajtohet me kujdes, në bashkëpunim edhe me të tjera autoritete gjyqësore. Askush nuk dyshon për ekzistencën e fenomenit, për të cilin, tashmë kemi "sinjale" të shumta, përveçse jemi pjekur edhe me eksperienca gjyqësore të shumta ndërkombëtare, që kanë çuar në arrestime jashtë vendit, mbi të cilat nuk e shoh të nevojshme të flas".

55

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 15-3-2005 nė 18:12 Edit Post Reply With Quote
FEMIJET SHQIPTARE,TRAFIKOHEN NGA MAFIA .....

Mbi 5.000 fëmijë shqiptarë janë trafikuar vitet e fundit nga Shqipëria për në Greqi dhe Itali

Tiranë, 15 mars - Një raport i Agjencisë së Zhvillimit të OKB-së ka bërë të ditur se 5000 fëmijë shqiptarë janë trafikuar vitet e fundit për në Greqi dhe Itali. Sipas raportit fëmijët e moshës deri në 14 vjeç janë trafikuar me lehtësi pasi në vend nuk ka rend dhe siguri të kufijëve. Ekspertët antitrafik bëjnë të ditur se shumica e viktimave të trafikut janë fëmijë romë dhe jetim.

QIK

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-4-2005 nė 06:16 Edit Post Reply With Quote
Vavilis, trafik organesh me fëmijë nga Shqipëria


Altin Metaj

Interpoli ka fakte të pakundërshtueshme se Apostolos Vavilis është kapoja i një rrjeti që merrte fëmijët nga Shqipëria dhe Rumania për të përfunduar në kirurgjitë e disa spitaleve të Amerikës Latinë. Vavilis, që mendohet të ketë grabitur milionat e kreditorëve shqiptarë, përmes marrëveshjeve me firmën piramidale “Vefa” dhe “Cenaj”, së fundi, sipas medias greke, rezulton të jetë ngatërruar dhe me trafikun e organeve të fëmijëve. Sipas gazetës greke “Avriani” ( E Nesërmja) Vavilis ka bashkëpunuar për vite me radhë me mafien shqiptare të organeve dhe ka qënë ura lidhëse e kësaj mafie me rrjetin ndërkombëtar të organeve të fëmijëve. Sipas gazetës, Interpoli prej kohësh kishte njoftuar palën greke për aktivitetin e Vavilis në këtë trafik, por “kujdestarët” e tij me fuqi në policinë greke “groposën” këto informacione nën kamuflimin e “misionit special”, të cilit sipas tyre ia kishin ngarkuar Vavilisit. Në raportin e Interpolit, që citohet nga gazeta greke, mes të tjerash, thuhet se Vavilis duke qenë i mirinformuar për të gjitha llojet e bizneseve të mafies shqiptare siguroi hyrjen brenda saj, në fillim si informator. Në këtë mënyrë ai mundi të ingranohej në segmentet e kësaj mafie në qytetet e Tiranës, Fierit dhe Sarandës. Këto segmente nuk merreshin vetëm me trafikun e lëndëve narkotike, por dhe me rregullimin e një “biznesi të madh” siç ishte ai i gjetjes dhe trasportimit drejt Greqisë të fëmijëve shqiptarë që përfundonin nëpër kirurgjitë e spitaleve të Amerikës Latine. Interpoli që prej kohësh grumbullonte fakte në lidhje me trafikun e fëmijëve, me qëllim trafikun e organeve, mundi që me anë të informatorëve të siguronte fakte për trafikun në Greqi, që fillonte nga Shqipëria dhe Rumania. Pas këtyre informatave, Interpoli njoftoi menjëherë autoritetet policore greke, duke kërkuar informacion më të plotë nga Athina. Interpoli dispononte materiale të bollshme, sipas të cilave Vavilis udhëtonte shpesh në Shqipëri dhe organizonte aty takime me njerëz të implikuar në trafikun e fëmijëvë. Po sipas Interpolit, Vavilis rezulton të ketë shoqëruar vetë disa prej fëmijëve, viktima nga Shqipëria, për në Greqi me qëllim për të rregulluar udhëtimin e tyre drejt Brazilit. Por përgjigjia e dhënë nga autoritetet greke të Interpolit, sipas gazetës “Avriani”, përkufizohet vetëm tek marrja përsipër e fillimit të kërkimeve në lidhje me të dhënat që jep Interpoli. Gjatë kësaj kohe, shkruan “Avrianis”, Vavilis vazhdonte bashkëpunim ne mafiozët shqiptarë të tregtisë së organeve, të cilët ishin shtrirë tashmë në tregun ndërkombëtar të organeve. Gjatë kësaj periudhe, ai kishte marrë përsipër sistemimin e fëmijëve nga Shqipëria në shtëpi të cilat ndodheshin në periferi të qyteteve greke dhe rregullonte udhëtimin e tyre drejt Brazilit, ku dhe vepron karteli amerikano- latin, që kontrollon trafikun e organeve ( ku më të rrezikshmit janë kolumbianët dhe portorikanët ). Fitimet e jashtëzakonshme të tregtisë së tmerrshme, në çdo rast vareshin nga cilësia dhe sasia e të dhënave që kishte çdo “ngarkesë”, në të cilat përfishej gjendja shëndetësore e fëmijës dhe numri i tyre. Bashkëpuntorët shqiptarë të Vavilis do të vihen në pozicion të vështirë, përfundon shkrimi në gazetën “Avriani”, nëse Vavilis do të arrestohet nga Interpoli.



31/03/2005

shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-7-2005 nė 10:55 Edit Post Reply With Quote
“Shita fëmijën në klinikën e Janicës, i dashuri më mashtroi”


Jorgjeta Gjançi

KORÇË- “Unë nuk jam trafikante fëmijësh, por viktimë e këtij trafiku”. Kështu ka nisur dëshminë e saj në Gjykatën e Apelit të Korçës, Floresha Hoxha, e dënuar me 15 vjet burg nga gjykata e shkallës së parë. 32-vjeçarja nga Përrenjasi ka akuzuar “mikun” e saj, Nazmi Krekën, për mashtrim, ndërsa ka mohuar akuzën e ngritur në adresë të saj. “Ashtu si edhe gra të tjera, unë jam mashtruar nga Nazmiu”,-tha ajo përpara trupit gjykues të Apelit, që po rishqyrton çështjen. Floresha ka pohuar dje se 54-vjeçari Nazmi Kreka ka përfituar nga gjendja e saj, duke e mashtruar për shitjen e fëmijës në klinikën e Janicës. “Ai përfitoi nga gjendja ime: isha e pamartuar, pa punë e strehë mbi kokë. Më tha se më donte dhe do të martohej me mua, por kur mbeta shtatzanë, më propozoi të shisnim fëmijën që të siguronim të ardhmen tonë”. Floresha pohoi dje se nuk kishte asnjë rrugëdalje tjetër, megjithëse e donte fëmijën.
Lindja, në klinikën e Janicës
“Në vitin 2002, Nazmiu më dërgoi në klinikën e Janicës, ku linda djalë. Këtë më tha Nazmiu, pasi unë nuk e pashë foshnjen”,-shtoi Floresha Hoxha në dëshminë e saj. Ajo shtoi para gjykatës se nuk e di sesa lekë kishte marrë i bashkakuzuari i saj në këtë proces, për shitjen e fëmijës. “Nuk e di sa lekë ka marrë, e cili ishte fati i mëtejshëm i fëmijës tim. Kur e pyesja për këtë gjë, ai nevrikosej dhe më kërcënonte”. Floresha ka shtuar se ka qenë nën kërcënimin e vazhdueshëm të Krekës, pas shitjes së fëmijës në klinikën e Janicës. “Unë di që im bir është birësuar nga një familje greke, të paktën kështu më ka thënë Nazmiu. Nuk di asgjë rreth kësaj familjeje e nuk e kam parë asnjëherë tim bir”,-shtoi ajo. Kjo është hera e parë që Floresha Hoxha pranoi para trupit gjykues lindjen e një fëmije në klinikën e Janicës në Greqi. Po për grupin e hetimit, prokurorinë dhe trupin gjykues të shkallës së parë, ky ka qënë një fakt i njohur nëpërmjet dëshmive të një tjetër gruaje, që ka lindur fëmijën në këtë klinikë.
Procesi
Gjykata e Apelit të Korçës i është rikthyer dje njërit prej proceseve më të bujshme që lidhet me trafikun e foshnjave nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ka qenë Gjykata e Lartë ajo që vendosi rishqyrtimin e kësaj çështjeje në Apel, duke lënë edhe disa detyra për prokurorinë e Korçës në hetimin e mëtejshëm të trafikut. Në procesin e zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë, Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha u akuzuan për veprën penale të trafikimit të foshnjave, të cilat lindnin në klinikën famëkeqe të Janicës. Ata u arrestuan në 4 shtator të vitit 2002 dhe pas procesit gjyqësor Nazmi Kreka u dënua me 20 vjet burg dhe e dashura e tij, Floresha Hoxha, me 15 vjet burg. Dy të akuzuarit e këtij procesi janë akuzuar nga Donika Hajdini, e cila kishte lindur fëmijë në klinikën e Janicës. Hetimet e mëtejshme zbuluan se familja rome Myrtezai nga Çërava e Pogradecit, nëpërmjet këtij rrjeti, kishte shitur katër vogëlushë nga disa muaj deri tre vjet, kundrejt shumave qesharake nga 15 mijë - 40 mijë lekë të reja. Dyshimet e organeve hetimore nxorën si kreun e këtij trafiku mjekun grek të quajtur Fotis Nirus, pronar i klinikës së Janicës.

RASTI I
Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha i kanë blerë Donika Hajdinit një fëmijë, kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra. Gruaja është dërguar të lindë në klinikën e Janicës, ku i kanë thënë se fëmija ka vdekur. Operacioni është kryer nga mjeku Fotis Nirus, ndërkohë që dyshohet se fëmija s’ka vdekur

RASTI II
Mimoza Sadikllari ka denoncuar Ziko Lenën se i ka blerë vajzën 10- muajshe, kundrejt 300 mijë lekëve të vjetra. Foshnja me emrin Monika dyshohet se është dërguar në klinikën e mjekut të Janicës, ku është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. E ëma e dinte se fëmija do të adoptohej

RASTI III
Të njëjtin fat ka pasur edhe vëllai i Monikës së vogël. Ziko Lena i ka blerë Mimoza Sadikllarit fëmijën tjetër, Mateon, kundrejt 50 mijë lekëve të vjetra. Fëmija është dërguar në Janicë, e më pas nuk dihet asgjë për të. Ai është dërguar në Greqi, pasi kishte qëndruar ca kohë te “Motrat e Nënë Terezës”




19/07/2005

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-10-2005 nė 14:22 Edit Post Reply With Quote
Trafiku i femijeve ne Greqi, mediat e organizata<br />
Hetimet e drejtësise greke ndaj qendrës për rehabilitimin e fëmijëve të trafikuar Agia Varvara, kanë vënë në lëvizje dhe shoqërine shqiptare. Lista me emrat e 500 fëmijëve të deklaruar si të humbur nga policia, ka rezultuar të mos jetë e sakte, pasi shumë prej emrave janë të rreme. Avokati i Popullit dhe drejtori i përgjithshëm i policise se shtetit Ibraj, kanë rënë dakort që nëpërmjet medias dhe oraganizatave të ndryshme të thithin iformacion nga vete familjet, që kanë denoncuar zhdukjen e fëmijëve të tyre. Tre muaj më parë prokuroria e Athinës deklaroi nisjen e hetimeve për qëndrën Agia Varvara, e cila akuzohet se ka dijeni mbi strehimin dhe zhdukjen e fëmijëve me origjinë shqiptare.

top-channel





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2799561 sekonda, 29 pyetje