Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Sa paguhet nje mesues?
Anton Ashta

Postuar mė 9-11-2002 nė 18:17 Edit Post Reply With Quote
Sa paguhet nje mesues?

"Politikë diskriminuese për qytetet e vogla"
Zaim Gode
Poliçan

Politika e qeverisë për arsimin dhe shëndetësinë në qytetet e vogla është pa të ardhme dhe diskriminuese. Mjekët dhe arsimtarët largohen nga qytetet e vogla. Spitali i Çorovodës nga një spital ku bëheshin të gjitha shërbimet shëndetësore, është kthyer në një poliambulancë ku nuk të ofrohet asnjë shërbim, përveç sa të përcjellin të sëmurët në spitalin rajonal të Beratit. Më keq paraqitet gjendja në arsim. Nëpër fshatra fëmijët po ngelen gjysmë analfabetë, por një fenomen i tillë po u afrohet edhe qytetarëve të Çorovodës dhe Poliçanit. Më keq paraqitet gjendja në qytetin e Poliçanit. Ky qytet ka patur një traditë të mirë për arsimin. Kontigjente të konsiderueshme të nxënësve që kanë mbaruar shkolllën e mesme kanë fituar konkurset për në shkollat e larta. Por shkolla e mesme e qytetit sa po vjen dhe po venitet. Mësuesit po largohen një nga një. Veç kësaj vihet re edhe një dukuri tjetër negative. Të paktën tre mësues nga më cilësorët në mësimdhënie iu janë ofruar poste drejtuese në institucione të ndryshme. Është e drejta e secilit që të kërkojë ndaj vetes që të përmirësojë kushtet ekonomike dhe ndoshta pozitën shoqërore. Por unë kam mendimin se këta mësues të nderuar nuk duhet ta braktisnin kaq lehtë profesionin e tyre. Janë kushtet diskriminuese të pagës që i detyrojnë ato të largohen. Është koha që të ndërhyhet me reforma ekonomike efikase deri në trefishin e rrogave, për mësuesit cilësorë që janë larguar, që ata t'i kthehen profesionit të mësimdhënies nëpër shkollat e qyteteve të vogla rajonale

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-4-2003 nė 20:02 Edit Post Reply With Quote
Mėsueset, lėnė kaq nė harresė

nga Denisa Xhepa



Në fund të asaj jave ish te 7 Marsi, dita e mësuesit. Kush nga dëshira e kush nga halli mendoi për një dhuratë. Të shqetësuar nxënës të fillores, tetëvjeçares e gjimnazit vrapuan nëpër dyqanet, të cilat në këtë periudhë i ngrejnë çmimet për të kërkuar dhuratën, që do bëntë mësuesen të lumtur, apo do i kënaqte syrin asaj. Kërkuan para nga prindërit e ata pa e bërë fjalën dysh, financuan edhe kësaj rradhe; nuk mund t’i linin fëmijët pas të tjerëve. Dita e gëzuar erdhi. Të veshur ndryshe, me ‘peshqeshet’ nëpër duar, të përgatitur për të mos bërë shumë mësim, shkollarët u drejtuan drejt institucioneve mësimdhënëse për të “kaluar” së bashku këtë ditë me mësueset e tyre. Të paktën deri sa të kryhej riti i përvitshëm.Erdhi momenti për të dhënë dhuratat, pjesa më interesante për materialistët e më simbolikja për ata që vërtet ndjenin respekt. Shpesh thuhet se dhuratat i pranojnë edhe mbretërit dhe në këtë moment mund të dëgjoje nën zë mësuesit tek diskutonin për to. Nxënësit mbanin sytë e ngulitur për të parë reagimet e për të kapur ndonjë detaj që mund të lindte diskutimin më pas… Dhe festa mbaroi ketu, raporti prishet, dy palët nisen nëpër drejtimet e tyre. Po në fakt pse kjo ditë është sa speciale aq edhe sikletosëse për mësueset? Jo secila prej tyre është materialiste e jo të gjitha kanë nevojë për sasi e dhurata të shumta. Ato kërkojnë pak respekt, vëmendje, kështu në këtë formë jo dhe kaq të bukur sa duhet të ishte vërtetë; tjetërkush e ka harruar këtë gjë. Ato këto 13 vitet e fundit e kane ndjerë veten ngushtë në shumë drejtime. Niveli ekonomik dhe statusi i tyre në shoqëri kanë rënë mjaft. Flasim për mësuese femra sepse të paktën në kryeqytet e në rrethinat e tij në pjesën më të madhe të shkollave janë të punësuara ato. Rrogat janë tejet të ulëta dhe ekspertja nga fillestarja nuk ka shumë ndryshim për nga niveli i pagës.Kjo mund të jetë një arsye më shumë sepse këtë profesion nuk e zgjedhin meshkujt. Të papaguara për punën që bëjnë dhe me një status, (rrjedhimisht nga vetë situata ku jetojmë)më të ulët, ato vazhdojnë t’u japin mësim brezave, por kurrë të shpërblyera financiarisht sipas llogjikës perëndimore.Paraja në këtë sistem të çmendur, pa dashje e me dashje ka zënë vendin kryesor. Çuditërisht dhe në mënyrë diskriminuese (ndoshta edhe për një arsye paksa të fshehur, për zgjedhjen që bëjnë kryesisht femrat për këtë profesion) askush nuk ka ngritur zërin për një rritje page, për një rritje të kësaj figure të femrës, e cila nuk ka përse mos të rradhitet në atë klasë të ashtuquajturave ‘gra në karrierë’. Një mësuese, nënë e tre fëmijëve e cila mund t’i ketë mbi shpinë 25 vite punë në një shkollë shtetërore nuk i kalon 150 mijë lekët. Dhe ajo që të bie më shumë në sy është se rritja e pagës në bazë të viteve të punës është vetëm 100 lekë të reja në 12 muaj. E thënë ndryshe ajo mësuese që ka dhënë përditë diçka nga vetja e saj për nxënësit në 30 vjet punë, merr 30 mijë lekë të vjetra nga ajo mësuese e re e sapodalë nga bankat e shkollës. Gjithsesi puna e fisme e këtyre dy kategorive të mësueseve, paguhet keq ose më mirë në mënyrë tallëse. Madje vihet re edhe një fenomen tjetër, shtypja dhe presioni i drejtuesve apo drejtueseve të shtetit ndaj kësaj klase shoqërore duket se është tejet i madh, aq sa reflektohet edhe në marrëdhëniet mësues-nxënës. Nuk duhet mohuar që trysnia dhe diskriminimi i ushtruar ndaj mësueseve në mënyrë të pandërgjegjshme, tejçohet instiktivisht te nxënësit të cilët jo rrallë ndihen të privuar për të qenë vetvetja e bëhen fals e hipokritë. Dhe ditët vazhdojnë. Në këtë moment ku puna nuk paguhet sipas vlerave, mësueset e kryesisht ato, vazhdojnë ritmin e së përditshmes, pa hezituar shumë dhe pa patur alternativa të tjera. E nga kjo vargull e madhe ndjesish, duke i bashkangjitur këtu edhe stresin e lodhjen mendore që të ofron si shpërblim ironik mësimdhënia me 40 nxënës në klasë, mësueset nuk munden të jenë më aq rezultative sa duhet.Niveli mësimor pëson një ulje e për rrjedhojë edhe niveli i marrjes së njohurive lë për të dëshiruar. “Në fund të fundit,- mendon njëra prej tyre, unë nuk paguhem sa duhet. Përse duhet të shkul mushkëritë për t’ i bërë 40 palë veshë të më dëgjojnë me detyrim??? Por ka dhe nga ato mësuese të cilat me dëshirë të madhe dhe me ndërgjegjje të pastër mundohen të respektojnë përgjegjësinë që u është dhënë dhe me vetëohim të padiskutueshëm japin gjithshka nga vetja e tyre. Japin gjithshka për të përmbushur misionin e tyre fisnik, por që gjithnjë mbetet i papaguar, duke i lënë të pazgjidhura shumë halle të ditës së vështirë të gruas shqiptare, duke shtuar më tepër problemet e femrës në këtë shoqëri ku jetesa është bërë shumë e vështirë e sidomos kur paga mbetet vetëm 150 mijë lekë. Dreq o punë!!Edhe nxënësit rrezik shpenzojnë më tepër në një muaj për të përmbushur kërkesat e tyre fëminore.

Reportazh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-9-2005 nė 08:11 Edit Post Reply With Quote
Pollo: Dyfishim i pagave për mësuesit

Sipas kreut të arsimit, qeveria e ka prioritet të saj arsimin dhe ka për të një program të qartë e të realizueshëm

Bruna Prifti

Dyfishim i buxhetit për arsimin dhe dyfishim të pagave të mësuesve. Lajmi i mirë është dhënë dje nga kreu i arsimit, Genc Pollo, i cili bashkë me urimin tradicional për një vit të mbarë shkollor ka përmendur sfidat që e presin arsimin gjatë këtij viti. “Qeveria e re e ka veçuar arsimin si përparësi të saj. Për këtë ne kemi një program të detajuar, të qartë dhe të realizueshëm, të cilin do ta çojmë deri në fund së bashku me nxënës, mësues, miq të arsimit dhe partnerët e huaj. Do të bëjmë dyfishimin e buxhetit për arsimin dhe të pagave të mësuesve, në këmbim të kërkesës për cilësi e transparencë”, - tha dje ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pollo. Në përshëndetjen e tij drejtuar të gjithë nxënësve, në mënyrë të veçantë atyre që nisin sot klasën e parë, miqve të arsimit e mësuesve ai ka theksuar rolin e madh që ka dhe duhet të luajë arsimi. Ai nuk ka anashkaluar vështirësitë përballë të cilave gjendet sot arsimi, duke numëruar problemet e shkollave të mesme, për shkak të mbingarkesës apo mungesës së teksteve, mungesat që ka sa i përket shkollave të mesme profesionale në vendin tonë si dhe mangësive në metodat moderne të mësimdhënies. Pavarësisht problemeve ekzistuese, ministri Pollo është shprehur i bindur e i vendosur për t´i kaluar e përballuar të gjitha. “Ne synojmë që një nxënës që do të ulet nesër për herë të parë në bangat e shkollës të qëndrojë aty gjatë të nëntë viteve të shkollës”, - tha më tej Pollo, duke theksuar se do t´i kushtohet një rëndësi e madhe frekuentimit të shkollave publike. Ministri e ka cilësuar shkollën si themelin e të ardhmes dhe pikërisht për këtë ajo kërkon vëmendjen e të gjithëve.
Klasa VI, pa tekste
Për herë të parë në bangat e shkollës sot ulen 55 mijë nxënës, të regjistruar në klasat e parë në të gjithë vendin. Ndërsa sipas statistikave, për plot 700 mijë nxënës nis sot viti i ri shkollor. Ndërsa klasat e parë kanë tashmë në duar paketën e plotë të librave të vitit, probleme do të kenë nxënësit e klasave të gjashta dhe në shumë rrethe edhe ata të klasave të dyta. “Nxënësit e klasave të gjashta i kemi të papajisur me tekste”, - thotë drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës, Majlinda Keta. Shkak për këtë mungesë në ditën e parë të shkollës është bërë një problem mes shtëpisë botuese që ka marrë përsipër shtypjen e tyre dhe Ministrisë së Arsimit. Shqetësimi që vjen njësoj si për mësuesit e aq më tepër për nxënësit, nuk dihet se kur do të marrë zgjidhje. Ndërkaq, në shkollën që shërben si vend grumbullimi i të gjitha teksteve, mëson se tekstet janë të mjaftuehsme për të gjithë vendin. “Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos iu drejtuar tregut të zi, pasi libra ka për të gjithë”, - thotë një nga përfaqësuesit e Drejtorisë Arsimore. Sipas vetë drejtoreshës Majlinda Keta, sigurimi i teksteve falas është një gjë shumë pozitive që u vjen në ndihmë shumë familjeve, e për pasojë duhet të vazhdojë.
Me turne
Mëgjithë infrastrukturën shumë më të mirë krahasuar me një vit më parë, kryeqytetit nuk do t´i mungojnë problemet. Duke nisur nga shkolla me turne, që do të rëndojë nxënësit dhe mësuesit.
“Arben Broci”, “Mustafa Greblleshi”, “Asim Vokshi”, “Aleks Buda”, “26 Nëntori”, “Lasgush Poradeci”, “7 Marsi”, “Mustafa Qemal Ata Turku”, janë shkollat që drejtoresha e Arsimit të Tiranës, Majlinda Keta, numëron si shkolla ku mësimi do të zhvillohet me turne. Fluksi i nxënësve që nisin shkollën këtë vit dhe numri i madh i shkollave që hyjnë në procesin e rikonstruksionit. Këto janë dy arsyet kryesore, sipas drejtoreshës Keta, që do të shpien detyrimisht në mësimin me turne. Problem që do të kërkojë kohë deri në zgjidhjen përfundimtare. Së paku edhe gjatë pesë viteve të tjera në Tiranë do të zhvillohet mësim me turne. Sipas Ketës, Tiranës i duhen edhe 4 gjimnaze të reja, që në shkollat e mesme ekzistuese numri i nxënësve për klasë të vijë në ulje, drejt një shifre mesatare të pranueshme.
“Shkolla e mesme “Ismail Qemali”, sot tenton të nisë me një turn, për të parë se si do të përballohet fluksi i nxënësve”, - shton Keta. Sipas saj, dy javët e para është një fazë testimi edhe për vetë nxënësit, pasi përvoja e viteve të shkuara ka treguar se pas kësaj faze shënohet një farë lehtësimi në numrin e nxënësve për klasë. Ndërkaq, thekson se hapja e shkollës së re, “Sinan Tafaj”, ka sjellë vërtet shumë lehtësira në këtë drejtim. Krahas kësaj, ajo thekson nevojën për më shumë shkolla profesionale, që do të zgjidhnin një problem real në kryeqytet, atë të largimit të kontigjentit të pesës nga gjimnazi dhe integrimin e kësaj kategorie nxënësish me tregun e punës.
Infrastrukturë më e mirë
Shumë probleme janë mbaruar nga viti i shkuar, ndërkohë që këtij 19 shtatori nuk i mungojnë edhe risitë. Së paku për shkollat e kryeqytetit. Sipas drejtoreshës Keta, këtë vit infrastruktura shkollore garanton një kapacitet më të mirë se ai i një viti më parë, që do të sjellë 2-3 nxënës më pak për klasë se numri mesatar i një viti më parë. Megjithatë jo kudo ndodh kështu. Pasi në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi”, ky vit nis me 2000 nxënës, ndërkohë që shkolla mund të menaxhojë jo më shumë se 1 400 syresh. “Më duhet të përmend plotësimin e klasave të informatikës dhe më shumë kënde sportive për shkollat. Këtyre i shtohet edhe një staf i trajnuar më së miri i mësuesve, i plotësuar edhe me programin e psikologut në shkollë, ashtu si një vit më parë”, - thotë ajo.




19/09/2005
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-9-2005 nė 08:15 Edit Post Reply With Quote
Sa eshte buxheti sot?

Sa mesues ka sot?

Ne sa kategori ndahen mesuesit sot? ( po mendoj kadegori pagash)


Sa eshte paga per cdo kategori?

Sa mesues ka per cdo kategori?

Si do te mund te dyfishohet buxheti?


Si do te dyfishohen pagat?

Per sa kohe arrihen keto qellime?

Une mendoj se zotni Pollo eshte nxituar, sepse pa bere nje studim te sakte ekonomik nuk mund te behen premtime te tilla.

Dyfishimi eshte nje mrekulli qe me duket e parritshme, po nuk o njohen shifrat.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0953331 sekonda, 28 pyetje