Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kombi Sot - sipas Sabri \"Mere\" Godo
burimuji

Postuar mė 9-11-2002 nė 21:12 Edit Post Reply With Quote
Kombi Sot - sipas Sabri "Mere" Godo

OPTIKA GODO per 3 problemet e dites

Tre pyetje, tre pergjigje.

Politikani i njohur analizon debatet rreth misterit te vrasjes apo vetvrasjes se Mehmet Shehut, ceshtjen e aneksimit te Kosoves nga Serbia ne projekt Kushtetuten e re serbo- malazeze dhe punen e komisionit parlamentar per ceshtjen e kthimit te pronave

Si e vleresoni debatin ne masmedia, lidhur me misterin e vrasjes se Mehmet Shehut?

Shumicen e shqiptareve ky debat e le teresisht indiferent. Mbase shtatedhjetevjecaret e lart kane nje fare kureshtjeje rreth ketij episodi. Debati me duket i kote dhe inproduktiv. Eshte i kote sepse nuk zgjidh ndonje problem historik me rendesi as per te kaluaren, as per te sotmen. Mehmet Shehu u vra me urdher te Enver Hoxhes, apo vrau veten? Nese eshte vrare me urdher te Enverit, kjo nuk do te perbente ndonje zbulim. Eleminimet fizike ne ish- Partine Komuniste, me pas Partia e Punes, kane filluar qe ne lindjen e saj dhe vijuan deri ne mbyllje. Sejfulla Maleshova deklaroi qe ne Pleniumin e famshem te Beratit se, ajo ishte nje Parti gangsteresh. Ne tere historine e vrasjeve te hapta e te fshehta, mbase do te kishte ndonje fare interesi te dihej, fjala vjen, pse u pushkatua Liri Gega shtatezane, krim qe mund te jete unik ne analet gjyqesore e ne historine e shteteve. Por gjithesesi mjaft jemi marre me keto. Le te pranojme se Mehmet Shehu vrau veten. A mos do te thote kjo se Mehmeti duhet te rehabilitohet si kundershtar politik i Enver Hoxhes? Mehmeti ishte krahu i forte godites gjate tere kohes. Ngado qe ta vertisesh s'ka ndonje rendesi te dihet se si vdiq. Ndonje organ i masmedias e con punen deri aty sa te ftoje shqiptaret te votojne per njerin variant ose tjetrin. Pike e zeze!

Ky duket si nje vend tuaf, surealist. Kjo te kujton filozofet bizantine te Kostandinopojes, qe studionin yjet, ndersa Mehmeti II po rrezonte muret e qytetit. E quaj debatin edhe inproduktiv pikerisht per kete, qe masmedia angazhohet teresisht ne nje gje te kote, ne kohen kur ne Shqiperi ziejne probleme politike dhe ekonomike te dores se pare. Pershendes qendrimin korrekt te Drejorit te Arkivit te Shtetit z. Shaban Sinani.

Cfare duhet te beje, sipas jush, Shqiperia, lidhur me perfshirjen e Kosoves nen Serbine, ne projekt- kushtetuten Serbo - Malazeze?

Ja nje pyetje me shume rendesi. Nuk do ta quaja ekstremizem, nese Kuvendi dhe qeveria e Shqiperise do te mbeshtesin deklaraten e Kryeministrit te Kosoves se, ai do te shpalle pavaresine, nese Komuniteti Evropian e pranon Kushtetuten. Ai burre, Bajram Rexhepi, do te hyje ne histori me deklaraten qe beri.

Ndokush mund te thote se shteti shqiptar duhet te ruaje gjakftohtesine dhe rolin stabilizues ne rajon, sidomos ne pragun e hapjes se negociatave ne Europe. Jam dakort. Por Kuvendi dhe qeveria jone, kane edhe detyrimin kushtetues te mbrojne te drejtat e bashkeatdhetareve, sidomos te atyre qe jetojne rreth kufirit.

Mund te ndodhin shume gjera ne Ballkan dhe ne Evrope, por s'mund te ndodhe kurre qe Kosova te vihet prap nen kthetrat e Serbise, pa shkaktuar kjo gje nje lufte qe do te perfshinte rajonin e ne rradhe te pare Shqiperine. Pikerisht per te ruajtur stabilitetin, duhet te kunderdshtohet me tere energjine ky provokacion i poshter serb. Duhet pershendetur deklarata e Komisionit te Jashtem ne Kuvend, por kursesi s'mund te kufizohemi me kaq. Per Kosoven ka nje rruge te vetme, pavaresia, mbasi te kalojne 2- 3 vjet te tjere nen kujdestarine e OKB. Kete nuk duhet te druhemi ta pohojme.

Ju keni denoncuar punen e komisionit parlamentar per kthimin dhe kompensimin e pronave. Por nenkryetari i ketij komisoni eshte z. Maks Begeja, republikan. A ka devergjenca ndermjet jush?

Z. Begeja dhe une jemi teresisht te nje mendje per cdo gje. Pike per pike. Denoncimi im, nese mund ta quajme te tille, nuk lidhet dhe aq me komisionin, por me manovrimet qe po bejne socialistet, per te legjitimuar grabitjen e prones, sipas kurtheve qe u ngriten ne Kuvendin e vitit 1991 te dominuar nga Ramiz Alia.

Perpelitjet dhe manovrimet e socialisteve, lidhen me faktin se tani duhet te ballafaqohen me Parlamentin Evropian, qe ka vene si kusht paresor per negociatat, zgjidhjen e problemit te prones. Socialistet duan ta hedhin hendekun, duke bere sikur e zgjidhen problemin e te mos zgjidhin asgje. Ky eshte nje moment shume delikat, shume i rrezikshem per te sotmen e te ardhmen e vendit. Kjo kerkon mobilizim total te partive e te shoqatave te djathta. E quaj me rendesi te madhe, sidomos ate qe do te beje tani Z. Berisha.

Pyetja eshte e thjeshte: Do te shkoje Shqiperia drejt Evropes duke respektuar me seriozitet e korrektesi standartet evropiane, apo do te mbetet jashte, per hir te mentalitetve komuniste qe shfaqen ende ne PS dhe tek qeveritaret tane?

--------------------------------------------------------------------------------
09/11/2002

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0601189 sekonda, 24 pyetje