Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Vetgjygjesia
Eni_P

Postuar mė 7-10-2002 nė 15:22 Edit Post Reply With Quote
GJAKMARRJA e plaget e saj

Shqipëria, vendi i konflikteve të pashoqe

Përgjithësisht shqiptarëve nuk iu pëlqejnë konfliktet, zënkat, e aq më tepër vrasjet. Në shekuj, po të shfletosh historinë, ata edhe kur kanë patur konflikte serioze kanë arritur t'i sheshojnë. Nisma e fundit e misionarëve të Pajtimit të Paqes, ku rrethi më verior i Shqipërisë, Malësia e Madhe është shpallur Zonë Pilot, ku po synohet që gjakmarrja të ngushtohet deri tek vrasësi, duhet përshëndetur. Një "adoptim" i tillë me këtë fenomen tashti duket i vështirë, por shumica e njerëzve edhe pse nuk e shprehin, e përkrahin. Veriu shqiptar për vetë karakterin e fortë e krenar, është shumë më problemor se Jugu u Shqipërisë, që është diçka më tolerant. Vetëm në Shkodër, sot janë të ngujuar për gjakmarrje mbi 530 familje. Shumë gra të pafajshme, shumë fëmijë që duhet të shkonin në shkollë, në kopësht apo në lojëra si moshatarët e tyre, janë të privuar nga çdo e drejtë njerëzore. Fotografia që ne po shoqërojmë këtë shkrim, tregon një femër shqiptare me tre fëmijë, që prej shumë vitesh është viktimë e hakmarrjes. Po, kjo grua që shihni, e quajnë Luke Zefi nuk ka as edhe një faj, megjithatë, një telefonatë në redaksinë tonë mbrëmë na njofton se shtëpia e saj, ku ajo ishte e ngujuar, u plaçkit dhe u dogj. Mendimi është se veprimi u krye për motive gjakmarrjeje të disa viteve më parë. I shoqi i saj Bernard Zef nga fshati Beltojë, komuna Berdicë e Qarkut Shkodër, i datëlindjes 1965, kishte konflikt gjakmërie që para shumë viteve dhe për të shpëtuar jetën, pasi shteti është inkopetent, pasi ka qëndruar i ngujuar disa kohë, para rreth dy viteve ishte larguar nga Shqipëria, duke lënë në mëshirë të fatit gruan dhe tre fëmijët, që mbrëmë vetëm falë fatit e Zotit nuk u dogjën në banesën e vet.
Pra, pas problemit shumë serioz të gjakmarrjes në Shqipëri, qëndron një jetë sakrificash, një jetë vuajtjesh, një jetë gjaku. Misionarët e Pajtimit të Paqes kanë ndërmjetësuar për pajtim familjen e Bernard Zefit, por pa sukses. Por për këtë kategori njerëzish nuk ke menduar fare ti i ashtuquajturi shtet, ti shtet që sa herë vijnë votimet, kërkon edhe votën e të ngujuarve për gjakmarrje, ti shtet që përditë menaxhon që konfliktet, hasmëritë të përmasohen. Themi kështu, pasi në tërë botën, kur tjetri vret, sheti i jep dënim kapital, kurse këtu në Shqipëri, jo vetëm që nuk ka dënim me vdekje edhe nëse tjetri pushkaton njëqind vetë, por edhe nuk bëhen as përpjekjet më të vogla për të prangosur kriminelët. Policia gjithmonë mbërthen të vrarin, jo vrasësin. Këto janë fakte kokëforta që e rendisin Shqipërinë si vendin e parë në botë si mbartës i konflikteve të gjakmarrjes.

Sokol Pepushaj

http://www.shkodraonline.com/shqiperia-etnike/def27.html

Eni_P ka atashuar kėtė imazh:






“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-11-2002 nė 08:40 Edit Post Reply With Quote
Vetgjygjesia

Ky eshte nje nga problemet me te tmerrshme te shoqerise se sotme shqiptare.

Te djathtet duhet te caktojne qarte ne programet e tyre afatmesme sesi do te punojne per zhdukjen e ketij fenomeni te tmerrshem, qe eshte nje tragjedi kombetare me e keqe sesa ndikimi grek per faktin se eshte tragjedi me rrenje shqiptare e per kete nuk na e ka fajin askush.




Drama e 15-vjeçarit që fshihet nga frika e hakmarrjes

ELBASAN- Një 15- vjeçar nga Mati që kishte gjetur strehë tek shoqata e jetimëve në Elbasan, nga frika e gjakmarrjes, është përcjellë në mënyrë disi konspirative nga drejtuesit e kësaj shoqate drejt një shkolle në kryeqytet, me mbështetjen e strukturave të shtetit. T.A është adoleshenti i cili për gati një vit qëndroi mes jetimëve të tjerë të kësaj shoqate, por me një dramë disi të ndryshme nga ata. "Pasi kishte mbetur i vetëm dhe objekt i gjaksit, dikush e solli në shoqatën tonë ku dhe iu krijua mundësia
e ndjekjes së shkollës", pohon Bajram Avdyli, kryetar i shoqatës kombëtare "Për mbrojtjen e fëmijëve biologjikë e socialë", me qendër në Elbasan. Pak më shumë se një vit më parë, shton Abdyli, dikush që e kishte gjetur në rrugë e solli tek ne ku dhe i ofruam ndihmë. Ishte endur për disa vjet larg vendlindjes dhe më pas kishte menduar se rruga më e mirë ishte largimi si klandestin në Greqi. Ishte nisur me disa të tjerë të rastësishëm, kishin kaluar ilegalisht dhe kufirin tokësor pa problem, por në afërsi të Kosturit i kishte kapur policia dhe i kishte kthyer. Furgoni e la në hyrje të Elbasanit e dikush e gjeti dhe e solli tek shoqata e jetimëve, thotë Avdyli. Por drama e 15- vjeçarit, shton ai, kishte vite që kishte nisur. Babai i kishte vdekur nga një sëmundje dhe nëna me tre fëmijë të vegjël largohet para afro 7 vjetësh në një qytet tek të afërmit për të siguruar bukën për jetimët e saj. Por në një punë të rëndomtë e sipër ku punonte për të nxjerrë pak para, vëllai i T.A grindet me një person dhe në gjaknxehtësi e vret atë, ndërsa vetë përfundon në burg. Tashmë nëna detyrohet të largohet përsëri për të shpëtuar dy djemtë e tjerë. Enden në disa qytete, si Durrës, Tiranë dhe prej dy vjetësh vëllai i dytë zhduket pa gjurmë e ende askush nuk di gjë për fatin e tij. Edhe nëna nuk dihet se ku është dhe 15- vjeçari mbetet fill i vetëm dhe i kërcënuar për vrasje. "Në shoqatën tonë ku ai qëndroi më shumë se një vit askush nuk e mësoi të plotë dramën e tij dhe askush nuk e thirri me emrin që e kërkonte vrasësi",- thotë Avdyli.
Kujtim Boriçi

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-11-2002 nė 22:49 Edit Post Reply With Quote
Gjakmarrja "ngujon" 13 vetë në vilën buzë Lanës


Enver Emurllai ka takuar kryebashkiakun Rama dhe i ka dërguar letër presidentit Moisiu e kryeministrit Nano


Aleksandra Bogdani
TIRANË- Ankthi i shembjes së vilës tre-katëshe, të ndërtuar buzë Lanës , po i shkatërron pak nga pak 13 anëtarët e familjes Emurllai. Ata kanë zbritur nga Mamurrasi në kryeqytet vetëm gjashtë muaj më parë, të kërcënuar nga gjakmarrja. Por pikërisht atëherë kur menduan se i shpëtuan hasmit, kësaj familjeje i është kanosur një tjetër rrezik, prishja e shtëpisë së sapondërtuar nga shteti. Prej dy muajsh, të gjithë anëtarët e kësaj familjeje jetojnë mes zhurmave të fadromave të Policisë Ndërtimore , që i orvaten godinës trekatëshe për ta shkatërruar. Por dy muaj pas fillimit të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje buzë Lanës, banesa e Enver Emurllait qëndron ende në këmbë. "Ngujimi" i 13 anëtarëve të kësaj familjeje, të cilët nuk pranojnë të dalin nga shtëpia e tyre, ka "prekur" policët ndërtimorë, të cilët nuk kanë guxuar t'i vënë fadromën kësaj shtëpie të ndërtuar buzë Lanës, rreth 500 metra larg shkollës "Vasil Shanto". Ndërsa Enver Emurllai ka trokitur dyerve të Bashkisë së Tiranës, Kryeministrisë e Presidencës ku asgjëkundi nuk ka gjetur përkrahjen dhe ndihmën e shtetit.
Shpërngulja
Kryefamiljari Ramadan Emurllai ka punuar prej vitesh si zejtar në qytetin e Mamurrasit. Ai ka mbajtur pranë dy djemtë e tij Enverin dhe Hasanin, të cilët kanë mësuar zanatin e të atit por edhe kanë filluar të krijojnë bizneset e tyre. Dalëngadalë, dy djemtë kanë ngritur një firmë transportesh, një autoshkollë si dhe kanë blerë dyqane e lokale në Mamurras e në Laç. Asnjëri prej tyre nuk ka emigruar jashtë shtetit,por kanë punuar në qytetin e tyre të lindjes. Viti 1997 ka sjellë fatkeqësinë e parë për familjen Emurllai. Në këtë vit është vrarë burri i motrës së Enverit, nga persona të cilët nuk kanë përfunduar asnjëherë në prangat e policisë. Gjatë kësaj kohe dy vëllezërit Emurllai blenë një truall toke buzë Lanës, të cilën e kanë noterizuar dhe hipotekuar me "vulat" e shtetit. "Kemi paguar 500 dollarë për metër katror",-thotë Enver Emurllai. Ai rrëfen për "Shekullin" se të gjitha paratë që fitonin nga bizneset e tyre, filluan t'i investonin pa asnjë ngut në shtëpinë e re. Ndërsa në 17-janar të këtij viti në Laç është ekzekutuar me breshëri automatiku djali i vogël i kësaj shtëpie, Hasani. Hasmi, emrin e të cilit Enveri Emurllai nuk do ta përmendë për "Shekullin", ka marrë përsipër 1 ditë më vonë vrasjen. Frika nga gjakmarrja ka detyruar Enverin dhe gjithë miqtë e tij e të Hasanit, të ndërtojnë shpejt e shpejt shtëpinë tre-katëshe buzë Lanës. Dy muaj pas vrasjes, të gjithë anëtarët e kësaj familjeje ku bëjnë pjesë edhe katër jetimë kanë filluar të banojnë në shtëpinë e sapondërtuar buzë Lanës.
Aksioni
Familja nga Mamurrasi, e pllakosur nga morti e zija jetoi vetëm katër muaj e qetë në banesën e sapondërtuar, ku çdo ditë priti vizita për vdekjen e të birit. Më pas, shtëpisë trekatëshe filluan t'i vijnë rrotull fadromat e Policisë Ndërtimore, të cilat rrafshuan gjithë ndërtimet buzë Lanës, përveç kësaj banese. "Por ne të vdekur dalim nga kjo shtëpi",-thotë Enveri. Ai tregon më pas se të gjithë jetojnë prej dy muajsh nën presionin e fadromave të shtetit. Këto të fundit "ia behin" në çdo orë të ditës dhe të natës, duke lemerisur fëmijët që jetojnë në këtë shtëpi. Ndërsa të rriturit e kësaj familjeje, prej dy muajsh flenë vetëm nën efektin e qetësuesve. Vetë Enveri ka folur me punonjësit e Policisë Ndërtimore, të cilëve u ka treguar historinë e dhimbshme të familjes së tij. Ndërsa këta të fundit nuk kanë guxuar të prishin ndërtesën e lyer me ngjyrë rozë, në dritaret e së cilës qëndrojnë të frikësuar 7 fëmijë .
Takimet
Enver Emurllai tregon se dy muaj më parë ka hapur proces gjyqësor, në gjykatën e Tiranës, për prishjen e banesës së tij. Ai ka marrë si avokat Avni Shehun dhe kanë kërkuar nga shteti kompensimin e tokës. Por në gjykatën e Tiranës është bërë vetëm seanca paraprake, ndërkohë që procesi i mësipërm vazhdon. "Kemi hasur shumë vështirësi pasi në gjykatë kanë dhënë urdhër për të mos shqyrtuar asnjë çështje që ka lidhje me Lanën",-tregon Enveri. Por megjithatë, është zhvilluar seanca paraprake ndërsa pritet të zhvillohen edhe seancat e tjera gjyqësore për këtë çështje. Por përballja e familjes Emurllai me shtetin nuk përfundon këtu. Djali i madh është takuar me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Edi Ramën, dhe e ka njohur atë me problemin e tij. "Jam pritur mirë nga kryebashkiaku, por ai më ka thënë se nuk ka asgjë në dorë",-shprehet Enveri. Sapo ka dëgjuar për familjen e shpërngulur nga Mamurrasi, Rama ka hapur dyert e zyrës së tij, por pa i dhënë asaj asnjë zgjidhje konkrete. Rama e ka përcjellë Enver Emurllain në kryeministri, pasi sipas tij ky është institucion përgjegjës që mund të ndihmojë familjen nga Mamurrasi, qoftë me një truall shtëpie. Por pas këtij takimi me Edi Ramën, orvatjet e Enverit nuk patën të sosur. Ai ka pritur dyerve të kryeministrisë apo edhe Presidencës, por asgjëkundi nuk ka gjetur përkrahje dhe ndihmë, asgjëkundi nuk ka vënë re ekzistencën e shtetit.
Ankesat
Pasi nuk ka mundur të zgjidhë ndonjë gjë me pritjet e tij të pafundme zyrave të shtetit , Enver Emurllai u ka nisur letra kryeministrit Fatos Nano, presidentit Alfred Moisiu si dhe prokurorit të Përgjithshëm, Dhori Sollakut. Krerëve më të lartë të shtetit, Emurllai u ka kërkuar një zgjidhje për familjen e tij,të kërcënuar nga gjakmarrja, të mbetur mes katër rrugëve. Por asnjëri prej tyre nuk ka denjuar t'i kthejë qoftë edhe një përgjigjje hallexhiut nga Mamurrasi. "Unë nuk e di se kujt mund t'i drejtohem tjetër, ku as presidenti dhe as kryeministri nuk po merret me hallet tona",-rrëfen Enveri. Por ai dhe familja e tij janë të vendosur për të mos lejuar shembjen e shtëpisë së tyre, në qoftë se nuk u premtohet të paktën një copë tokë, ku të ndërtojnë një tjetër banesë. Ramadan Emurllai, fëmijët dhe nipërit e tij kërkojnë një zgjidhje nga shteti, që nuk ka arrestuar vrasësit e të birit, edhe pse këta të fundit shëtisin lirisht në Laç e në Tiranë. Familja Emurllai kërkon një zgjidhje nga shteti, që e lejoi të blejë tokën, ta noterizojë atë dhe të ndërtojë shtëpinë e paligjshme. Kjo familje kërkon një dëmshpërblim nga shteti shqiptar, që hedh në mes të rrugëve qytetarët e vet . ..

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-12-2002 nė 08:04 Edit Post Reply With Quote
Bajrami fal pese gjaqe
Pese gjaqe jane falur dhe dy konflikte jane parandaluar diten e Bajramit te Madh dhe ne Naten e Shen Kollit ne Shkoder. Lajmi eshte dhene nga Imzot Angjelo Masafra, Arqipeshkv i Metropolit i Shkodres dhe President i Konferences Ipeshkvnore Shqiptare i cili ka pohuar punen qe eshte bere ne diten e festes nga persona te dy besimeve. Meshtaret dhe imamet kane qene te paret qe jane shperndare ne shtepite e te ngujuarve dhe te familjeve te konfliktuara. "Bajrami dhe Shen Kolli eshte dita me e mire kur njerezit mund te shtrijne doren e pajtimit kundrejt njeri-tjetrit te mbyllin konfliktet dhe te pushojne gjakmarrjet dhe ngujimet. Festat fetare mund te jene rasti me i volitshem per te t'i dhene fund konflikteve qe mbartin gjakmarrje" eshte shprehur Imzot Angjeli Massafra i. Keshtu, Zef Pali ka falur gjakun e djalit te tij te vrare shtate vjet me pare. Familja e Zef Palit nga Shllaku dhe ajo e Nike Marashit nga Kiri nuk jane me armike njera me tjetren. Armiqesia e iniciuar qe nga vrasja e djalit te Zefit tani eshte fashitur. Te dy familjet kane shtrire doren e pajtimit. Ne oret e para te dites te enjte 60 burra te prire nga famulltari i Shkodres mons. Luciano Agostini kane trokitur ne deren e Zef Palit ne Shllak. Burrat me me emer te Shllakut, Shoshit, Temalit dhe Dukagjinit i kane kerkuar babait qe ka humbur djalit te falte gjakun. "Eshte e madherishme te falesh gjak ne dite te tille, o burre i dheut" i kane thene Zef Palit burrat misionare. Pa shume hezitime babai e ka falur gjakun. "Juve ju fal gjakun e tim biri e edhe djalin tjeter" ka thene Zef Pali qe ka bere te perloten burrat kanunare. Sipas burimeve nga Arqipeshkvia e Shkodres dhe nga Myftinia jane falur pese gjaqe ne diten e festave fetare. Ndersa bulte e Shkodres kane parandaluar dy konflikte ne diten e festes. Njeri nga keto i ndodhur ne Vau Dejes mund te kishte precipituar keqas. Policia eshte perkrahur dhe nga perfaqesuesit e Pushtetit Lokal ne Vaun e Dejes. Nje ceshtje pronesie ne mes te Daut Nelaj dhe Besnik Ramadanit per pak ka perfunduar ne nje konflikt te armatosur. Per tre ore police dhe komunare kane arritur te bindnin dy familjet edhe ne emer te festes se "Bajrami kerkon paqe, dhe mirekuptim. ky eshte mesazhi i festes", gje qe ka bere qe te dy familjet te shtrijne duart e mirekuptimit dhe te jene te pajtuara. Ndersa ne rastin tjeter policia ka bere qe te mos perhapet konflikti ne mes te dy motrave ne lagjne "Fahri Ramadani" ne Shkoder qe per pak sa nuk jane vrare.

R.Llazari

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 3-1-2003 nė 14:42 Edit Post Reply With Quote
Rreth 260 familje të ngujuara për shkak të gjakmarrjes


TIRANË - Numri i familjeve të ngujuara në tre rrethe të prefekturës së Shkodrës, të përbërë nga Shkodra, Malësia e madhe dhe Puka, ka arritur në 260, u bë e ditur sipas burimeve policore.

Shkodra ka numrin më të madh të familjeve të ngujuara, rreth 200, ndërsa Puka ka 2 familje të ngujuara dhe Malësia e Madhe ka 58 familje të tilla.

Sipas të dhënave nga drejtoria e policisë në Shkodër, gjatë vitit 2002 ka patur 10 raste vrasjesh në qytet. Motivet e vrasjes kanë qenë për hakmarrje dhe gjakmarrje.

Në rrethin e Pukës nuk ka patur asnjë rast vrasjeje.

Drejtoria ka hedhur poshtë deklaratat, sipas të cilave policia ka patur informacion për kriminelët, por nuk i ka arrestuar ata me pretekstin se janë të ngujuar.

Drejtoria ka përmendur raste konkrete të mbledhjes së informacionit për vendndodhjen e kriminelëve. Ajo ka organizuar operacione dhe i ka arrestuar ata edhe pse kanë qenë të ngujuar.

Burimet e mësipërme bënë të ditur se policia ka zbatuar ligjin, pavarësisht nga motivet e krimeve, për hakmarrje apo gjakmarrje qofshin ato. Burimet theksuan se policia ka punuar intensivisht për kapjen e autorëve të krimeve. Vetëm gjatë vitit 2002, janë arrestuar 136 persona të shpallur në kërkim nga policia.

AlbanianDaily News





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 4-1-2003 nė 20:09 Edit Post Reply With Quote
Pse të vritemi në mes veti?!

Të dashurit e mi,vrasjat në mes shqiptarëve(nesh pra) datojnë prej historisë së motshme,pra prej atëherë kur ndoshta as nuk ka pasur shtet në plotkuptimin e fjalës,por që njerëzit kanë jetuar si nomad(që shetisin prej nje vendi në nje vend tjetër).

Mos të harojmë se për të mbijetuar thotë një fjalë e xhunglës:haje sa stë ka hëngër!

Kjo fjali tingëllon shumë e ashpër,por në realitet njeriu për njeriun kudo"në botë është duke u treguar ujk.Gjatë tërë historisë e quajtur TOKË njerëzit janë vrarë e prerë për shkaqe apo interesa të ulëta..mirë!Por këtu pra është fjala për historinë e hershme.

Po që se kthehemi në kohën që ne e përjetojmë dhe ndjejmë dhimta dhe dashuri të ndryshme,do të sjellim një përfundim të çuditshëm:Në historinë e hershme vrasjet kanë qenë aty këtu në njëshe,kurse tash vrasjet janë masive,këtu është dallimi.

Po ne shqiptarët?

Sdi sa keni mundur të shikoni filma për vendin e shqiponjave,por mua më ka ra rasti një herë të shoh një film me Vinetu-n e famshëm(një indian që lufton për drejtësi)ku mernin pjesë edhe disa shqiptarë me plisa të anëve të ndryshme të vendit të shqiponjave.Aty ato tregoheshin shumë mikpritës(ishin në anën e Vinetu-s),por kur egërsoheshin mos pyet,të hanin të gjallë.Në filmin që unë më ra rastin të shoh ata dalin fitimtar në fund së bashku me Vinetu-n.

Sot?

Ne flasim për civilizim,qytetërim..apo?Flasim!Dimë!Lexojmë!Shohim!Teknologjia maramendase që zapton qiellin se le më tokën ka aritur deri në një masë sa që shkenctarët kanë filluar të frigohen(!!!).Ne ende meremi me punë të ulta,meremi ende me "më shau dhe unë ja dhash plimbin në ballë".Nga e mar këtë?Kam parë në ZDF (TV të gjermanisë) një dokumentar i cili është i kohës së para tre viteve,ku bën fjalë për një vrasje diku në një bjeshkë të Shqipërisë!
Atje një familje e kishte mbyllur nje familje tjetër,aq sa edhe fëmit duhej të qëndronin mbyllur!!Kur e pyetnin të zotin e të vrarit pse së paku nuk ju jep bes fëmijëve ai thoshte:Jo se më ka prekur keq!Kështu që erdhi puna deri në një komision parlamentar shqiptar.Kryetari i komisionit vetë mori për sipër t'i dalë zot kësaj pune.Në bisedë e sipër,familja e të vrarit bile shkonin aq larg sa që e pyetnin këtë të komisionit:Kush je or ti që na pëzihesh në punët tona?Më e zëshme ishte e motra e të vrarit,ajo ishte kategorikisht kundër pajtimit apo së paku dhënies besë!Mbaroji emisioni që ishte realizuar me javë të tëra kurse familja e të vrarit nuk deshi të kupton!

Çka mësojmë nga kjo?

Mësojmë një shëmti të madhe or vëllezër e motra,mësojmë se edukata në familjen shqiptare mungon,edukata e sjelljes,edukata e dashurisë ndaj njeriut si njeri,edukata e qëndrimit,e të folurit,e ecjes,e qeshjes,e qamjes si dhe shumë edukime tjera që ne familjen shqiptare edhe sot e kesaj dite mungojnë.Rrallë ka familje që ulen dhe bisedojn me femijt e tyre si me të ritur.Rrallë familje shqiptare ka që flasim me fëmit e tyre seriozisht!Ne edhe sot e kësaj dite kënaqemi duke qeshur kur dëgjojmë fëmin se si shahet.Bile hala më keq,e mësojnë fëmin të din të shahet diç ndryshe.Të bëhet më i zoti nga dëmi jo nga ajo që ka dobi.Këto janë disa negativitete të cilat familja shqiptare për fat të keq si për inat i mban në traditën e saj.

Ndryshime ka,por disa gjenerata tjera do të jenë në plotkuptimin e fjalës ato intelektual të cilët do të jenë shembull për njerzimin,sepse them pa as një dyshim që popull më i talentuar se ne shqiptarët nuk ka në rruzullin tokësor,vetëm na mungon koordinimi në mes nesh sidomos sa i përket bërjes dhe zhvillimit të shtetit.

Do të përsëris bërjen e shtetit Gjerman,kur gjermanët u shkatëruan nga koalicioni ushtarak veriatlantik në luftën e dytë botërore.Ato bashk e ndërtuan shtetin prej themeli,dhe Gjermani u bë fuqi botërore.Nuk kishte parti politike që do të lavdohej se e paska bërë shtetin,dhe nuk kishte luftë për karike,dhe nuk ishte luftë për të krijuar parti politike,por kishte unitet dhe qeveri të shpëtimit kombëtar.Por ato shpëtuan dhe janë fuqi botërore,sot ju ka hije të zhvillojnë gara politike për pushtet sepse shteti funksionon,ligji funksionon.

Mirë do të ishte të marim shembull nga gjermanët e luftës së dytë botërore që ne sot të fillojmë-50 vite më vonë! Kjo së paku apo?



[Edituar më 4-1-2003 nga Tali]





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2003 nė 09:18 Edit Post Reply With Quote
Shkarkohet kryetari i ngujuar
Nuk merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak


--------------------------------------------------------------------------------

tr.vi.

SHKODER

Para gjakmarrjes dorëzohen dhe institucionet. Murtaja e vdekjes nuk do t'ia dijë jo vetëm për njerëzit e thjeshtë, por as për personalitet dhe emrat e njohur të artit. Ngujimi ka shkarkuar dje nga detyra kryetarin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Ndoc Cefën. Regjisori i njohur shkodran dhe njëkohësisht drejtor i teatrit "Migjeni", pas dy vjetësh torturë në heshtje dhe i pambrojtur nga shteti shqiptar, është larguar para disa ditësh nga Shqipëria.

Murtaja e gjakut e syrgjynosi atë duke lënë prapa pak shpresë për qindra të ngujuarit e tjerë në Shkodër, që nga dita në ditë presin të provojnë ankthshëm satërin e hasmit.

Shkarkimi
Ngujimi në Shkodër nuk pyet për askënd. Ai vërtet që të shkel me këmbë, të dhunon, të bën të ndihesh jetim dhe kur thonë se ka shtet ligjor. Gjithsesi, ai (shteti) funksionon, nuk harron të marrë vendime për ata drejtues institucionesh që nuk e kryejnë detyrën. Dje u "ndëshkua" njëri prej tyre, megjithëse pa ndonjë argument për paaftësinë e tij. Bëhet fjalë për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Ndoc Cefën, i cili u shkarkua nga detyra mbi bazën e ligjit mbi pushtetin vendor nr.8675, neni 27 (i vlefshëm për çdo person që ndërron vendbanim, largohet nga vendi dhe nuk merr pjesë në mbledhje për 6 muaj). Në një mbledhje kortezie, anëtarët e Këshillit Bashkiak të qytetit verior pohuan publikisht të vërtetën e asaj që nuk thuhej dhe që mbahej e fshehur që prej dy vjetësh. Cefa nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e këshillit, pasi ka qenë i ngujuar. Vendimi në fjalë është marrë vetëm pak ditë pasi regjisori i njohur shkodran është larguar nga Shqipëria për në Amerikë. Ndërsa drejtori i teatrit "Migjeni" ka shkuar në vendin e largët, vartësit kanë hedhur votën në një kuti të vjetër kartoni për pasardhësin e tij. Eshtë votuar Anton Leka, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i Dhomës së Tregtisë së Shkodrës. Në fakt është mbyllur, nëse mund të thuhet kështu, një çështje e vjetër. Këshilli Bashkiak, megjithëse me kryetar, ishte pa të. Ndoc Cefa, që prej dy vjetësh i zgjedhur në këtë post, nuk e ka bërë detyrën, veçse vetëm për dy javë. Një krim një vrasje ka kthyer gjithçka përmbys. 60-vjeçari, i kanosur për vdekje nga hasmi, është ngujuar duke pritur mbrojtjen e strukturave të shtetit shqiptar. Por më kot. Ai ka pritur gjatë, madje edhe duke rrezikuar kokën. Përgjatë harkut kohor të dy viteve, Cefa ka marrë pjesë vetëm në tri mbledhje të Këshillit Bashkiak (dhe këto të rëndësishme): dy herë në besë dhe një herë tinëzisht i shoqëruar. Në mungesë të tij ka drejtuar punën nënkryetari i këshillit, Xhemal Shkjau. Të gjithë e dinin se gjakmarrja kishte ngujuar artistin e njohur, por askush nuk e pohonte me gojë. Vetë Cefa ka heshtur edhe kur i është dashur të bërtasë të thërrasë në apel veshshurdhin shtet.

Drejtori i "Migjenit"
Ndoc Cefa, banor i lagjes "Vojo Kushi", njihet si një nga regjisorët më të mirë të Shkodrës. Që prej pesë vitesh ai ka qenë drejtor i teatrit "Migjeni". Vetëm dy vitet e fundit Cefa nuk ka mundur të shkojë në zyrën e tij në godinën e teatrit, pasi ishte i ngujuar. Jo vetëm teatrit "Migjeni" i ka "munguar" drejtori, por edhe Teatrit të Kukullave, drejtoreshë e të cilit ishte prej disa vitesh bashkëshortja e Cefës, Ikbalja. Prej dy vitesh ky teatër nuk funksionon më. Cefat e kanë mbyllur karrierën e tyre në Shqipëri me dhimbje, pa mundur të japin atë çka ata dëshironin për vendin e tyre. Edhe dy fëmijët e tyre sot ndodhen larg. Nuk dihet nëse djali i Ndoc Cefës, i cili studion për regjisurë në Paris, do të kthehet në vendin e tij, në Shkodërlocen, për të ndërtuar atë çka primitiviteti dhe hakmarrja kanë lënë pa mbaruar.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2003 nė 09:18 Edit Post Reply With Quote
Një polic prej 20 muajsh i ngujuar
Vëllai i tij nga nëna vrau dy veta


--------------------------------------------------------------------------------

SHKODER

Gjakmarrjes, deformimit të Kanunit dhe pafuqisë së shtetit për ta marrë në mbrojtje, nuk i ka shpëtuar as një polic. Arjan Ozuni, babai i dy vajzave të vogla, prej 20 muajsh qëndron i ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ai ka qenë në detyrë, kur vëllai i tij nga nëna, Artur Selmani, më 28.8.2001, ka vrarë dy veta më mes të Shkodrës, Ahmet Selën dhe Adem Kryeziun. Siç ka treguar vetë ish-polici i ngujuar, ka qenë vetëm 100 metra larg vendit të ngjarjes, kur ka ndodhur ngjarja dhe menjëherë ka lajmëruar eprorët. Pak minuta më vonë një aksion i uniformave blu, ku ka marrë pjesë edhe Ozuni, ka bërë të mundur prangosjen e vëllait të tij nga nëna, i cili është dënuar me 14 vjet burg. Pak ditë më vonë ai është ndier i kërcënuar. Ka lajmëruar drejtorin e Policisë së Shkodrës, në atë kohë Milto Kordha, për rrezikun, ndërsa ky i fundit i ka thënë "që të ruhej". "Që nga ajo kohë unë dhe familja ime jemi të ngujuar. Jetojmë në një shtëpi me qira dhe unë, dy vajzat dhe bashkëshortja jetojmë me rrogën prej 12 mijë lekësh të kësaj të fundit, e cila punon në një rrogaqepësi", ka thënë ish-polici, i cili para një muaji ka tentuar të dalë nga ngujimi, për të mbajtur familjen, por është lajmëruar sërish nga gjaksit, se do ta vrisnin, nëse dilte më. Në këto kushte, Arjan Ozuni i kërkon ndihmë shtetit që ta marrë në mbrojtje atë dhe familjen e tij. Ozuni thotë se që nga dita që ka njoftuar Kordhën për rrezikun, është pezulluar nga puna, duke i prerë edhe rrogën. Veç shtetit, i cili nuk po e merr në mbrotje, për Ozunin ka edhe një problem tjetër: ai i deformimit të Kanunit. Në bazë të neneve të ligjit të vjetër, Ozunin nuk e zë Kanuni për rastin në fjalë, pasi krimin e ka kryer vëllai i tij nga nëna dhe jo vëllai nga babai apo nga të dy prindërit. Kështu, si pasojë e shtrembërimit të Kanunit, një njeri, i cili në shtëpi vazhdon të mbajë uniformën e shtetit, nga ky i fundit është lënë në mëshirë të fatit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-2-2003 nė 08:22 Edit Post Reply With Quote
KANUNI. ".NGA MITI NE REALITET" NE ZEMER TE PARISIT

"Kanuni dhe gjakmarrja: nga miti ne realitet", titullohet takimi i radhes qe ne Paris i kushtohet Shqiperise.

Behet fjale ne fakt per nje vazhdimesi, pasi nuk eshte hera e pare qe ne zemer te Parisit diskutohet per nje nga problemet me te mprehta te Shqiperise aktuale: Kanunin.

Disa muaj te shkuar, ne mjediset e Ministrise franceze te kultures nje grup heterogjen i perbere nga shqiptare e franceze, u mblodh te diskutonte rreth kesej ceshtjeje, shqetesimi per te cilen, me sa duket ka kapercyer kufijte. Sado qe i trajtuar ne nje plan te gjere, si problem ne pergjithesi shqetesues, ne vjeshten e vitit te shkuar, grupin e ministrise se kultures, e kish mbledhur rasti unik i nje personi. Behej fjale per drejtorin e teatrit Migjeni te Shkodres, njekohesisht kryetar i Keshillit Bashkiak te ketij qyteti, i cili ish detyruar te ngujohej prej vitesh.

Shqiptaret, te mesuar me te tilla histori, gjithsesi kerkonin te cliroheshin nga ky makth i rishfaqur 10 viteve te fundit. Francezet, me teper se sa te cuditur, kerkonin te jepnin kontributin e tyre ne clirimin e shqiptareve nga ky makth shkaktuar nga argumente abusrde. Ishte nje person i pafajshem te cilin e kishin detyryuar te mbyllej (ashtu si mijera bashkevuajtes) brenda mureve te apartamentit te tij. Qene mijera persona krejtesisht te pafajashem qe vuanin deminin sipas nje ligji anakronik, per te "shperblyer: kesisjoj nje vrasje te bere nga nje i papergjegjshem, apo I palogjikshem, apo gjaknxehte...

Por, kryekreje francezet, inisiatore te kesaj nisme, mes te cileve Pascal Hamon ne Ministrine e Kultures Franceze dhe Dominique Dolmieu, regjisor, ishin nxitur nga rasti i Ndoc Cefa. Nje prej personave te njohur publikisht ne qytetin e sa e sa ngujimeve, i cili, edhe pse vazhdonte te kryente detyren e drejtorit te teatrit "Migjeni", edhe pse ishite njekohesisht kryetar i Keshillit Bashkiak. ishte i detyruar te drejtonte qe nga shtepia. Permes telefonit apo permes kontakteve me personat bashkepunues (si ne Keshill ashtu edhe ne Teater) vetem nese keta ta fundit kapercenin pragun e shtepise se tij. Levizja e kundert ishte e ndaluar. Dhe kjo po vazhdonte prej vitesh. Dhe kete askush nuk po mundej ta ndalonte.

Prandaj u be nje mbledhje e pare ne Paris, ne mjediset e Ministrise franceze te Kultures. Per te vazhaur tashme me nje mbledhje publike.

"Kanuni dhe gjakmarrja: nga miti ne realitet" e kane quajtur takimin e organizuar nga Grupi nderparlamentar France Shqiperi i Senatit dhe shoqata kulturore "Albania", me mbeshtetjen e Ambasades se Frances ne Shqiperi, te henen qe vjen. Kesaj here permasat jane me te medha, pjesemarresit jane te angazhaur ne menyre me te drejtperdrejte me Kanunin si problem i se sotmes apo me Kanunin si ne ligj i eger i se djeshmes. Mjafton titulli i temes se takimit te hapur publik per te kuptuar se kanuni dhe gakmarrja, prej kohesh duhej te ishin shnderruar ne pjese te historise, apo te miteve qe shpesh e bejne me ekzotike te kaluaren e nje populli.

Dhe perpjekja e radhes, hapi i avancuar. i takon 10 shkurtit. Serish ne zemer te Parisit, po kembengulet per te shpetuar afro 3000 familjet e veriut te shqiperise (585 prej te cilave ne qytetin e Shkodres), per te shpetuar te gjithe shqiptaret qe jane te detyruar te mos kryejne veprimtarine normale te jetes se tyre. apo afro 800 femijet qe nuk munden te kapercejne pragun e shtepise per te shkuar ne shkolle.

Arta Marku

Rasti efa

Shkonte cdo dite ne pune e kthehej normalisht cdo pasite ne shtepi. do gje, i ngjante pike per pike, jetes se nje njeriu te zakonshem. E ndersa ishte drejtor i nje institucioni kulturor te rendesishem ne qytet, si Teatri Migjeni, perpiqej ne maksimum te bente dicka per te. Dikur kish filluar perpjekjet per te binjakezuar "Migjenin" me nje nga teatrot homologe te nje qyteti te Italise. Dhe punet kishin hyre ne rruge te mbare. Dukej sikur gjithcja shkonte sahat deri edhe bisedat intime mes babit dhe bijve te larguar, per tu shkolluar, nga Shqiperia.

Por nuk do te vazhdonte keshtu pergjithmone. Mandata do te trokiste ne deren e Ndoc efes duke e prishuir qetesine e jetes se tij, madje ne menyren me absurde. Nje nip i tij kryen nje vrasje. Vrasesi dorezohet, madje pas ekspertizave mjekesore rezulton i papergjegjshem. Gjithsesi burgoset. Paralel famijla e te vrarit, parapelqen te riktheje syte nga Kanuni. Nena e te vrarit urdheron: do te merret gjaku. Dhe hakmarrja mund te bjere (sipas kanunit) ne cilindo prej personave me mbiemrin e vrasesit. Nje fis i tere detyrohet te mbyllet brenda. Me vone nje rrethane lehtesimi: mund te jene viktima te gjakmarrjes vetem personat e rrethit te afert familjar: prinder, vellezer xhaxhallare me te gjithe femijte e tyre. Gjithsesi jo pak fajtore pa faj: xhaxhallaret e vrasesit madje edhe djemte e xhaxhallareve pavaresisht moshes, pavaresisht edhe gjendjes shoqerore, profesionit apo detyrave qe kishin.

Nese Ndoc efa ishte drejtor i nje institucioni kulturor, nese ishte edhe kryetyar i Keshillit Bashkiak, askujt nuk i duhej. Ai do te perndiqej, krejt njelloj sic do te ndodhte sikur vrasjen ta kish kryer vete. Ne kete gjendje do te kalonin vitet qe nuk e lejuan Cefen te shijonte frutet e punes se tij: ceremonia e binjakezimit ne teatret do te kryhej pa pranine drejtorit ashtu si sa e sa premiera shfaqjesh, spektator ne te cilet drejtori nuk mund te ishte. Madje edhe mbledhjet e Keshillit Bashkiak do te beheshin ne shtepine e Cefes. Keshtu, derisa nje dite fajtori pa faj do le linte Teatrin dhe Keshillin Bashkiak per te kapercyer kufijte e Shqiperise. Mesa duket e vetmja zgjidhje. Ndryshe jeta e tij do te vazhdonte pafundesisht brenda mureve te shtepise, nje makth pafund me friken e vrasjes nga nje dite ne tjetren.

(Komunikate shtypi )

Grupi nderparlamentar France Shqiperi i Senatit dhe shoqata kulturore "Albania" organizojne, me mbeshtetjen e Ambasades se Frances ne Shqiperi nje mbledhje publike mbi temen:

"Kanuni dhe gjakmarrja: nga miti ne realitet".

Te henen 10 shkurt 2003, ne oren 17, ne Senat.

Palais du Luxembourg, 15, rue de Vaugirard, 75006 Paris. Metro: Odeon ose Luxembourg.

Ky takim, nen patronazhin e senatorit Mathieu, president i grupit France-Shqiperi ne Senat do te mbledhe parlamentare shqiptare dhe franceze te cilet do te shprehen, per here te pare, ne France ne lidhje me kete teme, ne prani te specialisteve te kodit mesjetar shqiptar. Pas prezantimit te karakteristikave te ketij kodi, ata do te shpjegojne ne detaje deviacionet qe bllokojne zhvillimin e shoqerise civile bashkekohore shqiptare drejt Shtetit te se drejtes.

Fenomeni i nje hakmarrjeje private e cila con ne ngujimin e forcuar, i cili prek aktualisht afro 3000 familje ne veri te Shqiperise, 585 prej tyre ne qytetin e Shkodres. Ato e kane te pamundur qe te jetojne normalisht; te rriturit nuk mund te shkojne ne pune, femijet (gati 800 ne te gjithe vendin) nuk shkojne me ne shkolle.

Keto familje jetojne nje gjendje te vertete ngujimi, ashtu sic qe dhe rasti i regjisorit Ndoc Cefa, drejtor i Teatrit Migjeni te Shkodres. Nje thirrje e shkruar nga shoqata "L'espace d'un instant" dhe e percjelle nga "Albania", evokon vuajtjet e jetuara nga ky person i mbyllur per afro dy vjet ne apartamentin e tij, per nje krim te cilin ai nuk e kishte kryer.

Ky cikel i pafund i hakmarrjeve godet mijera te pafajshem dhe paralizon nje pjese te gjere te shoqerise shqiptare. Rregullat e Kanunit, per te cilat do te na flase profesor Gut, specialist dhe perkthyes i ketij kodi, jane keqperdorur, kanuni aktual shqiptar nuk ka asnje lidhje me ligjet e dikurshme, tashme ai keqperdoret shpesh per interesa parash.

Me mbeshtetjen e nje numri te madh personalitetesh shqiptare, nder te cilet Zoti Ferit Hoxha, Ambasador i Shqiperise ne France, ne organizojme kete mbledhje publike ne France, ne Senat, per te treguar mbeshtetejen tone ndaj shtetit te se drejtes, qarkullimit te qytetareve dhe individualizimin e denimeve, qe jane vlera themeltare te shtetit te se drejtes, te cilat ne duam qe t'i ndajme me Shqiperine.

Ne kete mbledhje do te shfaqen gjithashtu pjese te shkeputura nga nje film mbi perpjekjet e pajtimit te gjaqeve mes dy familjeve.
kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2003 nė 11:57 Edit Post Reply With Quote
Europën apo "Kanunin”… ?
Nga Genc Burimi

Ky kusht nuk figuronte në fletoren e detyrave të shtëpisë që solli nën sqetull në Tiranë Romano Prodi. Por ai duhet nënkuptuar. Të paktën kjo është domethënia e një mbledhjeje të rëndësishme që mbahet sot në Senatin francez, me temë mbi gjakmarrjen kanunore në Shqipëri. Dy deputetë shqiptarë, z. Neritan Ceka dhe Maqo Lakrori, janë ftuar në këtë debat, jo më tepër për të zbavitur opinionin francez mbi bëmat e pasardhësve të Lekë Dukagjinit, sesa për të dhënë shpjegime mbi praninë e këtij atavizmi të shëmtuar në një shtet evropian, që aspiron t’i bashkohet familjes së kontinentit. Shifrat janë kokëforte dhe francezët nuk e kuptojnë sesi parlamenti shqiptar nuk po zgjohet për të debatuar mbi këtë çështje që ka të bëjë, larg ligjit të pronës, me vetë pronën e jetës. Janë plot tri mijë familje të ngujuara në Veri të Shqipërisë, nga të cilat jo më pak se 600 vetëm për Shkodrën. Ngujim, nuk do të thotë vetëm që kur del në rrugë ta rrotullosh kokën 360°, por më tragjikisht akoma, mos të dalësh për vite në oborr të shtëpisë e të shohësh dritën e diellit. 800 fëmijë që e kanë të pamundur në këto kushte të shkojnë në shkollë, kjo mënxyrë ndodh në Shqipërinë e mijëvjeçarit të tretë. Në një kontekst indiference të përgjithshme e falimentimi të organeve shtetërore, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gjithmonë ata, marrin iniciativën. Në Paris është një shoqatë kulturore, “Albania”, e themeluar dhe e drejtuar nga funksionarë francezë të Ministrisë së Kulturës (kryetari i saj, z. Paskal Hamon, është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë), i cili vendos të ushtrojë presion pranë organeve publike franceze, që këto të fundit të bëjnë presion mbi Tiranën zyrtare. Mesazhi është i qartë: nëse doni të hyni në Evropë, shpëtoni këta mijëra fatkeqë, që mbajnë si krim të pafalshëm mbi supe të njëjtin mbiemër a lidhje farefisnore me “gjaksin”. Në senatin francez deputetë shqiptarë, senatorë vendas, shoqata të ndryshme joqeverirare dhe publiku i ftuar do të mundohen bashkërisht të eksplorojnë, si në një laborator kërkimesh, të gjitha alternativat e mundshme për t’i dhënë fund këtij cikli sa makabër, aq dhe të pakuptimtë dhune veresie. Do të merret si shembull një rast konkret, ai i “ngujimit” të drejtorit të teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Ndoc Cefa, artist e intelektual i njohur, mjaft i vlerësuar edhe në Perëndim. Kalimi i tij në “klandestinitet” për t’i shpëtuar vrasësit që kërkon të ndëshkojë të gjithë familjen Cefa për një nip të largët, ka shokuar adhuruesit francezë të artit shqiptar, të cilët e kanë të vështirë të kuptojnë mekanzimin e një skandali të tillë të pabesueshëm. Ndoci, vënësi në skenë në vitin 1992, me një trupë franceze, të së parës dramë ekzistencialiste në Shqipëri, titulluar “Me dyer të mbyllura” të autorit Zhan Pol Sartrë, përjeton sot një dramë po aq surrealiste. Në teatrin e Sartrit, një grup individësh jetojnë të ngujuar në një bodrum gjatë një bombardimi pa mbarim e më pas “transferohen” për një qëndrim afatgjatë në ferr… A e imagjinonte Ndoc Cefa se po vinte në skenë, në atë vit të parë të hapjes së Shqipërisë, dramën e vërtetë të jetës së tij e të mijërave familje të Veriut të Shqipërisë? Një dramë njerëzore e përmasave kombëtare që regjimi i vjetër, mirë apo keq, kishte mundur ta fuste në një kllapë gjysmëshekullore. Ndërsa ky i riu, me indiferencën, përbuzjen, pafuqinë apo lodhjen e tij, duket sikur ta pret shkurt: “Kokat hëngshin, ne nuk merremi më me ta”…
Momenti nuk është megjithatë të gjendet kush mban përgjegjësi për gjendjen e krijuar, por të propozohen opsione racionale për të dalë nga ky absurditet. Kanuni shtrihet deri në Kosovë, por aty iu vu fre gjakmarrjes, pasi pati vullnet të qartë politik. Në Shqipëri nuk ka as njohuri të duhura për këtë fenomen. Andaj sot në Paris një grup, ndoshta utopistë, do të tentojnë të gjejnë rrugëzgjidhje. Disa zëra do të propozojnë, për shembull, një amnisti të përgjithshme. Por ç’efikasitet mund të ketë ajo, po të mbash parasysh se gjakmarrja “historike” në Shqipërinë e Veriut, është koklavitur me gjakmarrjen “moderne”, e cila ka përzierë bashkë kanunistë e trafikantë të të gjitha ngjyrave si në Veri, ashtu dhe në Jug të Shqipërisë? Pastaj, nuk mjafton që parlamenti të dekretojë një falje për “vrasësit”, nëse nuk është familja e viktimës ajo që fal. Këtë thotë edhe kodi kanunor: vetëm familja e viktimës dhe prifti katolik mund të ndërmarrin procesin e pajtimit të gjakrave me familjen e hasmit. Tjetër alternativë do të ishte zbatimi rigoroz i ligjit dhe i shtetit të së drejtës. Por, a ndodhemi në vërtet në një shtet të atillë të së drejtës ku jo vetëm vrasjet e “kanunit” duhet të denoheshin rreptësisht, por edhe çdo krim tjetër, i madh apo i vogël qoftë ai? Një shtet gjysmak e plot handikape, nëse do t’i futej aventurës së shuarjes së gjakmarrjes nëpërmjet represionit ligjor, do ta ndërlikonte edhe më shumë situatën, duke ekspozuar pashmangshmërisht personelin e policisë së Veriut të Shqipërisë në ciklin e pafund të gjakmarrjes. ǒduhet bërë, atëherë? Koha nuk mund të presë më. Gratë e veja nga gjakmarrja nuk kanë të drejtë të rimartohen e, nëse e bëjnë një gjë të tillë, u hiqet e drejta e jetesës me fëmijët e tyre, të cilët, pas babës, humbasin kështu edhe nënën. Tragjedi pas tragjedie, vit pas viti, kjo marrëzi e gjakmarrjes mbush tash e 12 vjet kronikat e zeza në Shqipëri dhe reportazhet televizive ekzotike në Perëndim. U takon shqiptarëve ta gjejnë vetë zgjidhjen, të tregojnë se janë njerëz të aftë për pajtim gjakrash midis tyre, para se të lidhim krushqi si popull me Evropën. Gjithkush të shprehë një mendim, të ravizojë një zgjidhje, të propozojë një apo shumë rrugëdalje. Le të fillojnë përpjekjet konkrete në terren. Të paktën të nisë një proces statistikor identifikimi një për një, i të gjitha atyre familjeve në Veri, që deklarohen sot në gjakmarrje kanunore.
Nuk mund të kërkosh pajtim, po nuk njohe se cilët kërkon të pajtosh. Vetë pajtimi, më pas, duhet të jetë një process global, ku të gjitha familjet në hasmëri të “lagen” paralelisht, pasi flakën e gjakmarrjes, më shumë se urrejtja, sigurisht e mban ndezur nderi, turpi ndaj syve të shoqërisë, e cila të gjykon ashpër, po nuk veprove si të tjerët. Kanuni i gjakmarrjes u shpik si një kod kolektiv, po kështu kolektivisht ai duhet të shfuqizohet. Ja një sipërmarrje fisnike, ku deputetët veriorë të mazhorancës e të opozitës mund të angazhoheshin bashkërisht dora-dorës, për të treguar se dëshira për jetë është dhe duhet të jetë më e fortë se gara politike.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
mistiku

Postuar mė 10-2-2003 nė 20:28 Edit Post Reply With Quote
Plaga e madhe e gjakmarrjes, nuk shërohet sepse nuk funksionon si duhet shteti, organet e sigurimit, të rendit dhe të jurisprudencës. Duhet edhe kohë. Me rritjen e arsimimit, të standardit etj. do zhduket edhe ky fenomen.
Kisha apeluar tek lexuesit e EDSH-ës që mund të ndihmojn sikur financiarisht të ndihmojn pleqnarët e pajtimeve. Së paku tu paguhen shpenzimet e udhëtimit etj.
Ndoshta ju kujtohen aksionet e pajtimit me në krye të ndjerin e nderuar Anton Çetta në Kosovë ku u pajtuan me mijëra gjaqe. Ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të ndërmerret aksion i madh në pajtimin e familjeve në konflikt.
Kishte qenë mirë që personalitete të shquara të kulturës, politikës të klerikëve dhe të fshatarëve në zë e të nderuar të ndërmerret aksion i madh i pajtimit.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 07:34 Edit Post Reply With Quote
Jam shume dakort dhe i gatshem.

Sikur te ishim me shume dhe sikur diaspora shqiptare te mos merrej shume me llap, llap do te mund te benim shume.

Nje ide mund te ishte qe te veprojme si me letren e haur drejtuar parlamentit.

Te shkruajme nje leter te hapur drejtuar kombit dhe te mbi te gjitha te gjitha personaliteteve me ndikim.

Problemi i vetgjygjesie eshte dhe nje problem juridik, detyra peshen kryesore duhet ta luaje shteti, organet perkatese prokuroria gjykatat policia dhe shteti komunist nuk ka asnje interes si duket qe te behet shtet ligjor, kunder kesaj ka vetem nje rruge:

Te djathtet te vijne sa me shpejt ne pushtet dhe qe tani te deklarojne qarte qe do te bejne gjithcka qe eshte ne fuqine e tyre per forcimin e policise pastrimin e gjykatave dhe zdhukjen e vetgjygjesise.

Vetgjygjesia pervec nje fatkeqesi kombetare eshte dhe nje pengese strategjike per zhvillimin e Kombit tone.

A jeni dakort qe te kryejme kete veprimtari:

Te shkruajme nje leter te hapur kunder vetgjygjesise ne trojet shqiptare?

Kush eshte dakort , i lutem qe te pergjigjet ketu dhe te fillojme punen per formulimin e saj.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-2-2003 nė 09:00 Edit Post Reply With Quote
“Gjaku ynë duhet të jetë tepër i çmuar”
Kuvendi i Kurbinit
për pajtimin e gjaqeve

Populli shqiptar duhet të mobilizojë gjithë potencialin fizik e mendor në ndalimin e gajkderdhjes, kësaj epidemie që vjen nga thellësitë e shekujve për të sfiduar kulturën dhe qytetërimn tonë si shtet europian. E ardhmja e fëmiijëve tanë është jeta pa armë. Nënat dhe motrat tona, si krijesat më të ndjeshme të shoqërisë njerëzore, si burimi i jetës që është vlera më brilante e të gjithë qënieve, duhet të ndikojnë fuqishëm tek djemtë dhe vëllezërit, që të ndalojnë vrasjet mizore, dhe të dëshmojmë para Europës moderne se jemi qytetarë të denjë të këtij komuniteti. Partitë, organizatat e shoqatat duhet të udhëhiqen nga interesat kombëtare dhe bazamenti i këtyre interesave, padyshim është forcimi i unitetit kombëtar. Vallë a mund të ketë unitet, kur ne shqiptarët vrasim njëri-tjetrin? Edhe komunitetet fetare duhet të ushtrojnë ndikimin e tyre hyjnor në emër të zotit që të shpëtojë Shqipërinë nga vrasjet barbare të gjakmarrjes që po këputin qindra jetë njerëzish.
Rinia shqiptare, pjesa më vitale e kombit, gjaku i së cilës është tepër i çmuar, duhet mësuar që t’i ruajë armët për të mbrojtur trojet e të parëve, dhe jo për të vrarë njeri-tjetrin. Kërkoni dashuri se do ta gjeni. Arma më e fuqishme është dashuria. Ne shqiptarët nuk kemi qenë e as nuk jemi barbarë. Bota i njohu paraardhësit tanë, si burra të besës e bujarisë. Duhet të jemi trashëgimtarë të denjë.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 20-2-2003 nė 19:14 Edit Post Reply With Quote
GJAKMARJA PLAG E RENDE E POPULLIT TON- Qfar te behet per ndalimin e saj.

Gjakmarrja në Shqipëri

Ja familjet shqiptare në ngujim dhe hasmëri

ODTEA HALILI
“I nderuar zoti President. Ne që po ju shkruajmë jemi tre familje të ngujuara për shkak të gjakmarrjes dhe banojmë në rrugën ... në Laprakë. Vijmë nga fshati..., ku 1 vit më parë djali i xhaxhait tonë vrau për motive të dobëta fqinjin. Kishim marrëdhënie të shkëlqyera para se të ndodhte vrasja, kështu që shpresonim shumë në faljen e gjakut, gjë që realisht nuk ndodhi megjithë ndërmjetësat që dërguam. 11 muaj ngujim, stres e skamje, tashmë shpresat tona janë venitur për jetën, sidomos për ne kryefamiljarët. Financiarisht kemi hyrë shumë në borxh. Nuk gjejmë asnjë hapësirë ligjore apo kanunore për të mbrojtur jetët e pafajshme nga plumbi apo nga uria. Për hir të jetëve njerëzore a mund të na gjeni një rrugëdalje të pranueshme? Me respekt...”. më tutje shënohen emrat e tre kryefamiljarëve të cilët për arsye që merren me mend nuk mund të bëhen publikë. Për më tepër kur në fund të kërkesës, shënohet nga një dorë e kujdesshme “Publikimi i kësaj letre do ta acaronte të dëmtuarin”. Pas ecejakeve në zyrën presidenciale, në tryeza e sirtarë, letra, tashmë paloset në arkivat e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Eshtë përcjellë nga drejtoria juridike, me ç’duket vetëm OJQ-ve u ka mbetur të merren me këto punë. E ç’është fundja? Një më shumë ndër ato, të tilla që prej kohësh kërkojnë zgjidhje. 80 numërohen vetëm sot në sirtarë, pa përmendur të tjerat që u janë përcjellë komiteteve në rrethe. Kreu i Komitetit, Gjin Marku mbledh supet e tund, kushedi për të satën herë, kokën. Janë gjestet e përhershme të tij, mësuar të shoqërojnë refrenin e përsëritur në dhjetëra, qindra raste. “Nuk kemi ç’të bëjmë. E vetmja këshillë jona është të ruhen, të ndryshojnë vendbanimin, po të jetë e nevojshme e po t’u kenë rënë në gjurmë. Ndihemi të pafuqishëm për të ndërhyrë”.

Rikthimi i gjakmarrjes

Në ‘91-in filloi të ndihej rikthimi i gjakmarrjes. Pas një pauze prej disa dekadash, u rishfaqën konfliktet e vjetra. Ndërsa të rejat që do të lindnin në vitet e demokracisë nuk mund të shpaguheshin a të zgjidheshin ndryshe në krahina tipike, përveçse me gjuhën e maleve. Pas 97-ës e sidomos gjatë këtij viti dukuria do bëhej edhe më e ndjeshme. Sot pasojat llogariten në qindra familje në konflikte hasmërie, në kalvare lutjesh e përpjekjesh për të shuar gjakrat. Gjin Marku pohon disa tentativa të sukseshme. “Qysh se u mbajt Kuvendi i Pukës më 14 Qershor 2001, deri sot janë çliruar prej ngujimeve rreth 1200 familje”. 700 vetët e sallës, “përfaqësues të të gjithë fshatrave të Veriut dhe disa zonave problematike të Jugut vendosën, mbi bazën e traditës pozitive të vendimmarrjes në popull, se do t’ia linin shtetit përgjegjësinë për dënimin e fajtorëve. Le të ndiqen penalisht nga shteti”. Filloi menjëherë lirimi pa kushte i familjeve të ngujuara, veçanërisht i grave dhe i fëmijëve. “Mund të them se Mirdita u çlirua plotësisht nga gjakmarrja fill pas kësaj ndërmarrjeje”. Por prapë ka shumë të tjerë. Nuk mund të konsiderohen si fanatikë të Kanunit. Ligjet e kushtetutës më të vjetër të shqiptarëve nuk janë kaq të rrepta. “Në kanu të vjeter të Malevet të Shqypnisë vetëm dorërasi bijte në gjak, ase aj, i cili tëhiqte, shkrepte e shprazte pushken a çdo armë kundra njerit. Shpija e të vramit nuk mujte me ndjekë as me vra tjetër kend prej vllaznesh, nipash e kushrinjsh të gjaksorit, posë gishtit dorërasit”, (“Kanuni i Lekë Dukagjinit” sipas Shtjefën Gjeçovit, fq. 85). Kanuni i mëvonshëm që e zgjeronte sferën e hakmarrjes në vëllezër, kushurinj e fis, u zbut megjithatë më 17 gusht 1904-ën. “Vendimi i fundit i Kanunit në Kashmir të Mirditës, nënshkruar nga përfaqësues të fesë, të bajrakëve, caktoi që të mos ngujohet asnjë i afërm dhe përgjegjësia të bjerë mbi dorarin, (ai që ka bërë vrasjen). Atëkohë ekzistonte një influencë psikologjike e shoqërore, po ndihej shteti”, pohon Gjin Marku. Sot gjithkush mund ta pohojë se ata që ruhen, fshihen e ngujohen nuk mund të identifikohen me numrin e vrasësve, janë shumë më tepër se kaq.

300 fëmijë të ngujuar

Statistikat zyrtare të Ministrisë së Arsimit e të Ministrisë së Rendit flasin për rreth 140 fëmijë të kyçur me pahir brenda mureve, që i kanë harrur mëngjeset e shkollës dhe orët e mësimit. “Misionarët e rretheve më njoftojnë se janë më tepër se kaq, numërohen rreth 300 fëmijë të ngujuar”, pohon kreu i Pajtimit Mbarëkombëtar. Për të mos folur për të tjerët, që ruhen, janë larguar e jetojnë me ankthet e strehave të pasigurta, me frikën se ka shumë gjasa që mund të identifikohen një ditë për vigjilentët që hetojnë. “Vetëm në Tiranë jetojnë rreth 140 familje në gjak. Janë sigurisht të shpërngulur nga zonat veriore që kanë ardhur “të humbin” në kryeqytet. Janë raste të ngjashme me atë të tre familjeve që u përmendën më lart”. Gjin Marku thotë se më të shumtët janë përqëndruar në Babrru, Kamëz e Kombinat, pa mohuar dhe të tjerë më në brendësi të rrëmujës kryeqytetase. “Eshtë një lloj psikoze që i mban të mbërthyer në sekretet e moskallëzimit të identitetit e të vendbanimit të ri që kanë zgjedhur. Edhe mund të mos i ketë kërcënuar a t’i ketë paralajmëruar njeri. Ata prapë rendin të fshihen”. Gjin Marku pohon se një situatë e ngjashme vihet re dhe në efektin që ka qoftë dhe përmendja e termave kanunorë. “Në raste vrasjesh, është bërë e zakonshme të mos lihet pa përmendur, hakmarrja, gjaku, qoftë dhe në formën e këshillës për të mos e pranuar atë, për të mos marrë hak. Mirëpo kjo ka efektin e kundërt, zgjon ndoshta pa dashje pikërisht ndjenjën e gjakmarrjes, sidomos në ato zona ku ky fenomen tashmë ka një traditë”. Këshilla më e mirë sipas kryetarit të Komitetit, është pikërisht mospërmendja. Vetvetiu në kësi rastesh, përgjegjësia për fajtorët i mbetet shtetit dhe konfliktet nuk konsiderohen personale. Gjithsesi, faktet janë fakte. Që nga Veriu gjer në Jug janë plot 1366 familje në gjak, mjaft prej tyre të dënuara të mos e kapërcejnë pragun. Një pjesë e mirë syresh ka preferuar të zhduket e të jetojë në ilegalitet, duke numëruar 100 kusure, varfërinë, skamjen, borxhet për ushqime dhe refrenet e pandërprerë të lutjeve për pajtim. Të tjerët kanë zgjedhur të emigrojnë. Ndihen më të sigurtë përtej kufijve, atje ku fjala gjakmarrje mund të shkruhet vetëm në termat e folklorit e të mitologjive.

Psikologu: Gjakmarrja, justifikim i veprimeve të rëndomta

“Njerëzit vrasin më tepër për arsye ekonomike, për interesa që lidhen me pronën si dhe për shkaqe që vijnë nga mungesa e kulturës”. Kështu është shprehur psikologu i njohur, Edmond Dragoti. Mendoni se gjakmarrja tregon se kanuni i ka ende të forta rrënjët në mentalitetin e një pjese të shqiptarëve? Gjakmarrja është më tepër një justifikim i veprimeve të rëndomta që bëjnë njerëzit. Në këtë kuptim, shumë pak respektohen nenet dhe kodet. Sot në emër të gjakmarrjes vrasin gra dhe fëmijë, gjë që nuk ekziston në asnjë kod dhe as në kanunet e mëparshme. Njerëzit vrasin më tepër për arsye ekonomike, për interesa që lidhen me pronën si dhe për shkaqe që vijnë nga mungesa e kulturës, e kontrollit, që motivohen dhe më nga prania e shumtë e armëve. Cilat janë shkaqet që kanë rritur numrin e vrasjeve në emër të gjakut? Rastet e gjakmarrjes janë shtuar edhe për faktin se dhe opinioni shoqëror i komunitetit ku ndodhin këto vrasje, nuk është mbytës për vepra të tilla deri diku është indiferent dhe i justifikon ato. Por ka disa grupe ose organizata kryesisht shoqata joqeveritare apo fetare. Këto organizata dhe grupe përpiqen t’i pajtojnë gjaqet, të qetësojnë situatën dhe të qetësojnë opinionin. Megjithatë mendoj se media ndonjëherë me nxitimin e saj ose dhe me shkrimet joprofesionale e mban, e shton mjegullën rreth këtij zakoni që vazhdon ende. Sot po abuzohet me këtë. Në përgjithësi gjakmarrja nuk ka qenë ligji themelor i kanuneve të kaluara, ka qenë vetëm alternativa e fundit, pasi bëheshin përpjekje për të arritur pajtimin. Edhe në Kanun, kryesorja është pajtimi i gjakut dhe jo marrja e tij. Gjakmarrja aplikohej rrallë dhe në atë kohë, por në kushtet e krijimit të një shteti shqiptar është e natyrshme që ligjet dhe rregullat e kaluara nuk duhet të funksionojnë, sepse shteti ka ligjet dhe forcat e veta në funksion të ruajtjes së normalitetit. Në këtë kuptim jo vetëm vrasjet që bëhen në emër të gjakmarrjes, por edhe zakoni në vetvete është kundër ligjit, prandaj është i dënueshëm. Kush mund t’ua japë përgjigjen këtyre njerëzve që kërkojnën pajtimin? Shteti duhet të përgjigjet për këtë. Eshtë ai që duhet të ndërhyjë me forcë nëpërmjet rendit apo gjykatave. Për shembull vrasjet në emër të gjakmarrjes, duhet të dënohen më shumë se një vrasje e zakonshme, për vetë pasojat zinxhir që sjell ajo.

Trembëdhjetë familje të ngujuara në Tropojë, mes borës e ujqve

Mes borës e ujqve përtej dritareve i numërojnë ditët e ngujimit. 13 familje në Nikaj Mërtur të Tropojës tanimë ndjejnë se u ka mbetur shumë pak për të rezistuar. Misionari Sokol Delia, i biri i Deli Sokolit, një nga prijësit e kryengritjes së malësisë më 1911, lajmëron kryetarin e Komitetit të Pajtimit. “ç’mund të bëhet për këta njerëz, që pasi kanë shkëputur marrëdhëniet me botën me ç’duket janë destinuar të vdesin urie, ndërsa dëgjojnë përjashta angullimat e egërsirave?” “Pesë herë më ka telefonuar vetëm dje Sokol Delia. Po mundohemi t’u sigurojmë ca ushqime të paktën”. Gjin Marku rrëfen se ky është kulmi i këtij dimri të acartë për të ngujuarit e Nikaj Mërturit. Duket se dhe të afërmit, që i furnizonin kohë më kohë me bukën e përditshme, i kanë rralluar vizitat, i ka zbrapsur bora, tufani e ditët monotone që shtyjnë ata aty brenda, që kanë aq shumë nevojë për shërbimin i tyre, i vetmi që u siguron bukën, ushqimet. Në historitë e këtyre familjeve veçohen syresh të ato që përcillen në vite. E protagonistët e tyre nuk e kanë të parin dimër këtë që po jetojnë këto ditë. Janë sprovuar në kohë të tilla. Veçse netët vijnë e gjithnjë e më të ftohta, ujqërit aty rreth bëhen më të egër, ulërimat të ngjethin mishtë, mëngjeset nuk janë veçse të bardha, të bardha në mjegull, akull e dëborë. Gjurmët në prag nuk duken më e trokitjet janë rralluar. “Edhe bora u desh për këta të shkretë”, thotë Sokol Delia nga ana tjetër e telefonit. Hapet fjala në fshat se të ngujuarit po “desin unit”. “Në fakt, kjo bën një farë dobie. Njerëzit që vuajnë për bukë, sidomos fëmijët mund t’i ngjallin një farë keqardhje hasmit, që në këtë rast vë dorën në zemër e lëshon pe”. Gjin Marku thotë se kjo është eksperienca më zakonshme në rastet që kurorëzohen me falje. Por deri më tani 50 veta vazhdojnë të gdhihen e të ngrysen aty brenda. Ndërkohë dëbora shtron me nge përtej dritareve.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 20-2-2003 nė 19:19 Edit Post Reply With Quote
Qfar duhet dhe mundemi te bejm ne si te djathte per ndalimin e kesaj dukurie te mbrapesht e kombit ton?

Qfar te bejme qe tju vime ne ndihme ketyre familjeve te ngujuara e te denuara pafajsisht(them per familjet qe nuk jan dorasit e vertet,po kusherinje)?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
mistiku

Postuar mė 21-2-2003 nė 02:59 Edit Post Reply With Quote
Z. Vokshi!
Mendoj se kishim mundur të vëmë kontakt me personalitete të nderuara në Shqipëri, që edhe janë të angazhuar në pajtimin e gjaqeve. Antoni mund të ndihmojë që të gjenden personalitete që janë marrë me pajtime nga Shkodra. Mund tu drejtohemi mediave në Shqipëri, organizatave studentore të un. të Tiranës e Shkodrës që të përkrahin e ndihmojnë aksionin e gjërë të pajtimit siç është bërë në vitet e 90ta në Kosovë. Pastaj të formohen pleqni pajtimi në rrethet ku janë familjet e ngujuara. Ku nuk është e mundur plotësisht pajtimi, të falen të tjerët përveç dorasit. Mund tu drejtohemi me apel, apo me lutje edhe ipeshkëvive të Shkodres e Tiranës që të kyçen. Poashtu edhe Bashkësisë Islame.
Kush e ka videokaseten e aksionit të pajtimeve në Dardani e inicuar nga studentët,dhe e udhëhequr nga Anton Çetta, Zekeria Cana etj. do ishte mirë të shumëzohen disa kopje dhe të dërgohen në Shqipëri.
Do ishte mirë që të dalim me apel, për të mbledhur donacione financiare për të ndihmuar aksionin, udhëtimet etj. të komisioneve. Mund të apelojmë edhe partitë që veten e quajn të djathta (edhepse mua nuk më duken realisht të djathta) që ta përkrahim aksionin. Mund ti drejtohemi edhe presidentit Moisiu.
Kush ka propozime u lutem të prononcohen!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 21-2-2003 nė 17:21 Edit Post Reply With Quote
Anton me fal per hapjen e asaj teme veqant pa u fut ketu ,po problemi ishte se asnjeher nuk jam fut te kjo tem dhe tani e pash pas sugjerimit tuaj dhe e lexova te teren.
Ne pergjithsi gjakmarja esht ves i mbrapambeturis ton,dhe akt shum i ult,jan gjygjet qe duhet te meren me vrasje e denime e jo secili te behemi gjykates ne stilin e vat.

Perkundraj te gjithave nuk po e kuptoj nje gje ne qfar po bazohen keta per keto hakmarje,themi ne kanune,po sa di un ne kanunet tona perjashtohen femijet dhe gjinia femrore nga gjakmarja ,d.m.th per gjakmarje nuk ben te vritet femijet e as femrat,pra keta i fusin sipas qefit te tyre,si duket nga etja per te vrar nnuk shofin,iu jan eresuer syt dhe vrasin dhe femijet!!!
Po qe faj kan femijet,ooo zot qfar krime dim ne te bejme ndaj njeri tjetrit se besoj se ben kush?!


Anton per at iniciativ ne form petecioni qe thua nga un ke perkrahjen e plot,ta e perpilojm dhe te dergojm ne te gjitha instancat mbar shtetrore.

Ju lutem te gjithve te prononcohen ne lidhje me kete.



PS:Lus stafin nese ka mundsi ato spostimet qe i kam ber aty veqant tmi sjellin ketu,pasi vet nuk e di si ti sjell,faleminderit per mirkuptim.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 21-2-2003 nė 18:08 Edit Post Reply With Quote
Dakord

Unë jam PËR!Të bëjmë tekstin.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-2-2003 nė 10:53 Edit Post Reply With Quote
Një zbulim i dhimbshëm

Duke punuar shpesh si përkthyes në një vend të Europës Qëndrore, kam patur rastin të njoh shumë bashkëatdhetarë nga Kosova dhe të dëgjoj prej tyre mbi ngjarje rëngjethëse, thuajse të pabesueshme. Në dëgjimet për kërkesat e azilit apo të strehimit të përkohshëm rrëfeheshin makthe që errësojnë çdo imagjinatë e fantazi perverse të filmave "horror". Por, në këtë shkrim nuk dua të flas për këto...

Kam ndeshur në gra të moshave të ndryshme krejt analfabete dhe kjo nuk më çudiste shumë, sepse jo vetëm nuk ishte gjë e rrallë, por sepse e dija shkakun... Një ditë më pat qëlluar të kem përpara një çift të rinjsh që ishin martuar para disa vjetësh. Të dy të bukur, shtatlartë, malësorë të mençur. Ai dinte shkrim, madje kishte punuar edhe nja tre vjet në Gjermani, kurse ajo ishtë analfabete.

"... Mirë, e besoj se i ati nuk e çoj në shkollë, por ti që ke pa edhe botë me sy, pse nuk e çon? Ajo është ende shumë e re". - Ja lejova vetes t'i bëj këtë vërejtje burrit të ri.

- "E çka i duhet shkolla kësaj, or mixhë?! Fëmijët ajo mund t'i rrisë bukur e mirë edhe pa pasë shkollë...". Meshkujt analfabetë nuk kisha hasur.

Një natë më thirrën me ngut për një çështje droge. I pandehuri ishte një djalosh kosovar, flokëzi e me një shikim mosbesues. Si gjithë të tjerët, edhe dy deklaroi se fliste vetëm shqip. Nganjëherë, kur shqiptimi nuk është i qartë, për të evituar gabimet, u them ta shkruajnë me dorën e tyre emrin e fshatit ku kanë lindur ose ndonjë të dhënë tjetër të rëndësishme. Edhe këtij i thashë shkruaje emrin dhe mbiemrin e nënës të kohës së "çiknis", një shprehje shumë e bukur kosovare që tregon atë periudhë të jetës së vajzave kur ende nuk kanë shkuar "tek burri". Pyetësorët zyrtarë hungarezë të të gjitha niveleve nuk e përfillin kurkund emrin e atit, ata duan përgjigje vetëm për emrin e mbiemrin e nënës.

- "Nuk mund ta shkruaj...", tha djali që quhej Arsim.

- Pse?!

Pas një ngurimi: - "Nuk di shkrim..."

- Nuk di?... Sa vjeç je?

- "Njëzetetre".

Nuk e besova. Nga përvoja e dija se kosovarët që binin në këto fatkeqësi, e fshihnin identitetin e tyre të vërtetë, jepnin emra të remë, e bënin plot marifete të tjera për t'u shpëtuar pasojave të mëvonshme, pasoja që mua më dukeshin të imagjinuara, por që ata e dinin se nuk ishin të tilla... Në psikën e tyre ishte rrënjosur figura e uniformës të organeve të dhunës serbe: policë apo ushtarakë dhe tani uniformat për ata, ishin të gjitha njësoj...

Edhe analfabetizmi i këtij djaloshi që paradoksalisht, quhej Arsim, emër që e hasja shpesh ndër të rinjtë kosovarë, për mua ishte një "marifet" për të mos treguar shkrimin. Mirë. Kjo ishte punë e tij. Hetuesi nuk mori vesh gjë nga dialogu ynë mbi shkrimin. Ndërkohë, ja hyri një bisede të gjatë në telefon andej nga fundi i zyrës.

- Arsim, nuk ka shkollë në fshatin tënd?

- "Ka... prej kahit je ti mixhë?"

- Jam i Shqipnis.

- "Ka shkollë në gjuhën tonë..." I hodhi një shikim të shpejtë hetuesit e i ktheu sytë nga unë:

- "Axhën e kam pasë kaq të moçëm sa ti... ma kujtove... u vra para dy vjetësh..."

- Nga serbët?

- "Jo, e vrau gjaksi".

- Gjaksi?! Në një shkëndijim të sekondës, me sytë e mendjes, pashë sesi rrëzohet axha plak i Arsimit i goditur prej një plumbi të nisur nga prapa ferrës...

- "Isha vetëm shtatë vjeç kur u ndrymë gjithë burrat e shtëpisë, dhe njëzetetre kur dola nga ngujimi e erdha në këtë vend. Shkollën e shihja prej frengjive... si një ëndërr të mjegullt..."





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-2-2003 nė 10:57 Edit Post Reply With Quote
Gjakmarrja asht per mendimin tim:

1.Nje turp kombetar , cdo kush qe i thote vetes shqiptar duhet te beje c´ka mundet per tia hequr Kombit kete turp.

2. Nje tragjedi kombetare me deme te pallogaritshme afatgjata sic e tregon qarte ai shembulli i mesiperm.

Jam dakort qe ne te bejme nje leter te hapur ashtu sic beme per uljen e ndikimin grek.

Te hap nje teme te vecante per te diskutuar permbatjen e saj tek pika "veprimtari"





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 4-3-2003 nė 19:16 Edit Post Reply With Quote
Ja nje shembull i mire.

04.03.2003
Familja Manxholli ua fali Janovasve gjakun e birit të tyre

Pas fatkeqësisë në trafik në fshatin Burim të Klinës, të shtunën

KLINË, DRENAS, 3 MARS - Familja e Manxhollëve nga Gjurgjeviku i Madh i Klinës me banim në Fushë-Kosovë, pikërisht në ditën e varrimit të birit të tyre, Mujë Manxholli 26 vjeç, i fali gjakun, familjes Janova nga Korretica e Drenasit, pas fatkeqësisë në trafik në Burim të Klinës. Përplasja ndërmjet 2 automjeteve në fshatin Burim (ish-Stapanisë) të Klinës, që ndodhi të shtunën, kishte rezultuar me 1 të vdekur e 3 të lënduar rëndë. Të dielën Rama e Salihu kanë qëndruar fuqishëm në traditën e fortë të kësaj familjeje dhe në asnjë çast nuk kanë rënë nën presionin e madh të dhimbjes për humbjen e djalit të ri të kësaj familjeje, Mujës. Këta në ceremoninë e përmortshme të varrimit në Fushë-Kosovë, ku jeton familja e të aksidentuarit pas luftës, jo vetëm që kishin hapur zemrën për t’i pranuar familjarët e shoferit të veturës tjetër me të cilën ishin aksidentuar, po njëherësh edhe kanë hapur atë me plot bindjen se vetëm pajtimi midis tyre do të shkojë andej nga do t’i duhet këtij populli. Një kolegj burrash të fortë, ndër të cilët edhe imamët e nderuar të anëve të ndryshme, kanë marrë betimin e burrave të fortë të familjes Manxholli se që sot nuk do të ketë armiqësi e hak të pasqaruar midis familjes Manxholli të Gjurgjevikut e asaj Janova të Korraticës së Epër të Komunës së Drenasit. Këtë e dëshmuan burrat e fortë të familjes Manxholli, vëllai i Mujës, Syla, pastaj Rama dhe të gjithë të tjerët, por edhe dashamirë të shumtë të tyre. “Trimëri është shtrirja e dorës së pajtimit...”, thanë të pranishmit në këtë pajtim.
A.G., Xh.B.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-4-2003 nė 06:49 Edit Post Reply With Quote
13-vjeçari në gjak kërkon pajtim duke vizatuar

Marash Hili i shtrin dorën e pajtimit moshatarit të tij Mark Qyteti, me të cilin është në hasmëri

SHKODËR- Marash Hili është vetëm 13 vjeç, por jeta e ka përballur me vrasje, ngujim, vdekje. Megjithatë ai ka mësuar të falë, duke ëndërruar dhe dëshiruar paqen. Familja e tij nga fshati Kir i Dukagjinit ndodhet prej vitesh në Shkodër. Në 29 prill të vitit të kaluar Marashit i vritet vëllai i vetëm Zefi, 16- vjeçar. Zefi nuk kishte bërë asgjë, por vritet në emër të kanunit, për gjakmarrje. Autore e vrasjes, është Katerina Qyteti, 22 vjeçe, së cilës xhaxhai i Zefit dhe i Marashit i kishte vrarë babanë në vitin 1997 dhe xhaxhanë para vitit 1997, në Kir të Dukagjinit. Ndonëse vrasësi i vëllezërve Qyteti u kap dhe u dënua, ngujimi për familjen Hili vazhdonte. Jo larg tyre në Shkodër, jetonte dhe familja Qyteti dhe Zefi 16- vjeçar ekzekutohet teksa po dilte nga dyqani, në lagjen e tij. Katerina Qyteti, autorja e vrasjes, kapet dhe është dënuar me 15 vjet heqje lirie, por familja e Marashit vazhdon të jetë e ngujuar. Kjo pasi numri i të vrarëve nga dy fiset nuk është i njëjtë. Nga fisi Qyteti janë dy viktima, ndërsa nga fisi Hili vetëm Zefi 16- vjeçar, vëllai i Marashit. Pajtimi nuk është arritur megjithë përpjekjet e bëra. Pal Hili të cilit iu vra djali Zefi dhe tani ka vetëm Marashin është gati të pajtohet me fisin Qyteti, që të mos ketë më viktima edhe pse Zefi i tij ishte krejt i pafajshëm.

Marashi shtrin dorën e pajtimit
Në mjediset e shoqatës “Gruaja në zhvillim”, shoqatë kjo për krijimin e kushteve dhe terrenit për realizimin e pajtimeve të familjeve në konflikt, Marashi është njohur me Mark Qytetin, edhe ky 13 vjeç, me të cilin janë në hasmëri. Markut i kanë vrarë babanë dhe është djali i madh i familjes dhe djali i xhaxhait të Katerinës që vrau Zefin. Dhe babanë e Markut e ka vrarë xhaxhai i Marashit. Por në mjediset e shoqatës tregojnë punonjës të saj, dy 13- vjeçarët “armiq” sipas kanunit janë takuar dhe komunikuar me njëri- tjetrin. Marashi vizaton bukur dhe Marku i ka kërkuar atij të vizatojë diçka për të. Dhe Marashi, fëmijë i rritur më shpejt se vitet që ka, vizaton dy njerëz që i shtrijnë dorën njëri –tjetrit dhe vizatimin e shoqëron me fjalët “duam paqe mes njëri –tjetrit”. Falja, paqja e pajtimi kanë zënë vend në zemrën e vogëlushit, i cili dëshiron të jetë i lirë, të shkojë në shkollë, të luajë dhe të shëtisë me shokët dhe me Markun, pa patur frikë se mund të vritet. Punonjëset e “Gruaja në zhvillim” jo pa emocion shpresojnë që këta dy fëmijë, në gjak me njëri tjetrin, të jenë një faktor pozitiv që të ndikojë në pajtimin mes dy familjeve në hasmëri, me qëllim që të mos ketë më viktima në të dyja palët.
Anila Dushi

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-4-2003 nė 10:32 Edit Post Reply With Quote
Nenat e 7 jetimeve nen ankthin e gjakmarrjes
Historia e dhimbshme e familjes Preka, ne Malin e Jushit ne Shkoder. Pasi i kane ekzekutuar ne mes te fshatit, qe te dy djemte e tij, Preke Preka, eshte i shtrenguar te jetoje dhe kujdeset per nuset dhe 7 femijet e tyre. Me djemte e mbetur jetime dhe perpjekjet e nenave, per te shmangur gjakmarrjen ndaj autoreve te padenuar, te vrasjes se baballareve te tyre

Valbona IDRIZI

Ata jane shtate femije dhe qe te gjithe kane nje shtepi te perbashket, nje familje e madhe qe ka te njejtin shqetesim. Jane te gjithe jetime dhe nenat e tyre, bashke me gjyshin, perjetojne me ankth, rritjen e tyre. I druhen gjakmarrjes se djemve, per vrasjet barbare te tragjike baballareve te tyre. Familja Preka, ne Malin e Jushit ne Shkoder, eshte teper e vuajtur. Jo thjeshte nga skamja e thelle qe "e mbysin duke mbledhur sherebele". Per ta kujdeset vetem nje burre dhe ai, eshte vjehrri. Qe i qendron prane duke u perpjekur te beje babain per shtate femijet jetime dhe dy nuset "qe i kam cucat e mia".

Tragjedite, nje pas nje

Preka eshte 70 vjec dhe megjithate gjen forca ende te punoje. Ai tregon se eshte i detyruar te kujdeset per kopshtin e tyre qe te sigurojne perimet me te cilat jetojne. Ndersa nuset, rendin ne mal ku mbledhin sherebele. Te cilen e shesin per te mbijetuar. Preka kujton me dhimbje vrasjen e pare ose "te paren gjeme ne shtepine tone". "Ne vitin 1995, humba djalin e madh Toninin. Ma vrane. Ishte ne fshat dhe u gjend ne grindje te castit kur i moren jeten. La gruan me kater femije te vegjel". Por nuk kishin kaluar as pese vjet dhe nje tjeter humbje. "I vetmi djale qe me kishte mbetur, Ferdinandi, ma vrane ne vitin 2000. Dhe ai i martuar, me tre femije. E te mendosh qe e vrane ne grindje e siepr per zenka partish". Preka thote se "kur te vjen e keqjza s'te mbetet gje tjeter vecse t'i hapesh deren". Tani, eshte i shtrenguar te jetoje duke qare cdo dite per fatkeqesine e dyfishte.

Mbijetesa, "kemi njera-tjetren"

Ne kushte te nje tragjedie te tille, dy nuset, Violeta dhe Ardiana, qendrojne mjaft te lidhura me njera tjetren dhe kudjesen qe femijet te mos vuajne nga uria. Dhe pse kane kaluar shume kohe, ato qendrojne gjate gjithe kohes me te zeza. Teksa hyjme ne shtepine e tyre te vjeter, Violeta thote: "Shihni dhe vete, i vetmi burre, eshte ai plak qe po punon ne kopesht dhe mbjell zarzavate". Ndersa vete Preka eshte dhe me i tronditur. "Me dhemb ne shpirt kur shoh keta te vuajne ne vetmi. Kam 7 jetime ne shtepi e duan te hane e te vishen pale dhe te mesojne si femijet e tjere". Pasuria e tyre e vetme eshte nje lope dhe pak toke qe s'ka burra ta punojne. Dy muaj ne vit, mbledhin sherebele epr te jetuar ne 10 muajt e tjere, por "sa veshtire te gjesh ku me i shitur".

Gjakmarrja, ankthi i perditshem

Nder shtate femijet qe rriten perdite, jane edhe kater djem. Ata e dine mire se baballaret e tyre, i kane vrare njerez ne fshat. Qe, sikurse shprehen familjaret, as qe jane denuar pas ketyre krimeve. Megjithe hallet e tjera, kane dhe nje ankth te madh. Djemte jane rritur shume e ato thone se "po perpiqemi aq shume qe t'u crrenjosim idene e marrjes se gjakut te baballareve te tyre". Preka nuk le pa falenderuar Lidhjen e Misionareve te Paqes dhe rkeun e saj Emin Spahia per ndihmen e dhene ndaj tyre ne ushqime e veshmbathje. Ndersa shton se "askush tjeter nuk ka menduar per ne". Por duket se kjo nuk ka shume rendesi per ta. Pasiguria qe kane per te ardhmen per shkak te dukurise se rende te gjakmarrjes, i mundon shume, duke i mbajtur ne nje gjendje makthi qe i pershkon cdo dite e me shume, teksa shohin djemte qe hedhin shtat.




--------------------------------------------------------------------------------
13/04/2003

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 15-4-2003 nė 19:15 Edit Post Reply With Quote
Gjakesi me maske ekzekuton 28-vjecarin
Luan Muca eshte vrare nga nje mori plumbash kallashnikovi, ne qender te qytetit te Shkodres. Autori i dyshuar, Astrit Kutmema, u largua menjehere duke braktisur makinen dhe armen e krimit, ndersa i riu humbi jeten, pak minuta me vone ne spital. Deshmite ne vendngjarje dhe seria e 3 vrasjeve mes dy fiseve, qe paraprine ngjarjen e djeshme

Valbona IDRIZI

I ze prite ne qender te qytetit gjakesit te tij dhe pasi e shpartallon me plumba kallashi, hedh armen dhe zhduket. Ngjarja e rende ndodhi ne oren 11.00 te dites se djeshme, vetem 300 metra larg shtepise se Luanit, ne lagjen "Salo Halili". Viktima ra ne asfalt i pergjakur ndersa autori u largua me shpejtesi. Autori i dyshuar eshte Astrit Kutmema, njeriu qe njihej mjaft mire nga te afermit e viktimave pasi nje seri ekzekutimesh kishte ndodhur mes tyre.

Ekzekutimi me maske

Deshmitaret ne vendngjarje, tregojne per "Korrieri"-n se rreth ores 11.00, ne qender te qytetit, perballe shkolles "Ndre Mjeda", viktima Luan Muca, ishte duke shkuar per ne shtepi. Por ne ecje e siper, i eshte afruar nje automjet tip BMV ngjyre blu, me targa te huaja. Ate e ngiste nje person i maskuar. Autori, i ka prere rrugen Luanit 28 vjecar dhe ka nxjerre nga brenda makines, nje automatik kallashnikov. Pa vonese, nga tyta e armes vrasese, ka leshuar nje mori plumbash, ne trupin e te riut. Ngjarja ndodhi pikerisht 300 metra larg shtepise se Luanit, ne lagjen "Salo Halili". Viktima ra ne asfalt i pergjakur ndersa autori u largua me shpejtesi. Por pak minuta pas ngjarjes, ai e ka braktisur automjetin dhe armen e krimit duke u larguar ne drejtim te paditur. Ndersa viktima, me plage te shumta ne trup, u dergua ne urgjencen spitalore. Pro atje, ka jetuar fare pak duke mbyllur syte perjete.

Vrasjet, nje serial 5-vjecar

Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Shkdores, thane se identifikuan 40 vjecarin Astrit Kutmema nga lagjja "Naim Gjylbegu", si autor te vrasjes se djeshme ne qender te qytetit. Te njejtat burime thane se motiv i vrasjes ishte gjakmarrja. Sipas te njejtave burime, hasmeria mes fiseve Muca dhe Kutmema, e ka pikenisjen ne vitin 1998 dhe dje, shenoi viktimen e saj te trete. Nje konflikt i atehershem, coi ne vrasjen e Genc Muces, nga Kurtmemajt. Ekzekutimi pasoi me nentor 2002, vrasjen e Besnik Kurtmemaj 32 vjec, ne qender te qytetit, prane Teatrit "Migjeni", nga Flamur Muca, vellai i Gencit te vrare. Pas kesaj, Flamuri u arrestua duke u denuar dhe sot vuan burgun ne qytetin verior. Por tragjedia vazhdon sepse viktima e rradhes dje, ishte djali i xhaxhait te Flamurit, 28-vjecari Luan Muca. Policia tha se eshte vene ne kerkim te te dyshuarit te ngjarjes.




--------------------------------------------------------------------------------
15/04/2003


Deri kur ma keshtu do te vriten shqiptaret nder veti.

Deri kur ma keshtu do te vishen ne te zeza nenat nuset e motrat tona.

Deri kur ma do ti mbyellen dyert shtepive tona.

Deri kur ma do te na mbyllen femijet ne shtepi.

Deri kur ma do tjua ndalim gezimin ne fetyr femijve tan.

Deri kur ma do tjua shkurtojm endrat femijrore.

Deri kur pra??? Bela:(

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 21-4-2003 nė 22:04 Edit Post Reply With Quote
Mjaft gjakmarjes.

Mjaft Gjakmarrjes", shkodranet kerkojne drejtesi
Maratone veprimtarish ne perkrahje te zhdukjes se dukurise, qe po korr perdite viktima. Alarm ne policine vendore. C'ngujohen disa burra dhe familjare, duke mbushur sallen e "Rozafa". Masa te forta per te evituar incidentet. Dhjetra gra me te zeza, shperthejne ne lote. "Mjaft", kerkoi qe "shteti mos fleje me gjume"

Valbona IDRIZI

Kryeqendra e Veriut, ishte dje dhe kryeqendra e "Mjaft" ne temen me delikate te kesaj zone, gjakmarrjes. Perfaqesues te te gjitha fushave politike dhe sociale, ishin te gjithe bashke ne Shkoder per t'i thene vrullshem Mjaft, dukurise qe po merr perdite jete njerezish ne veriun e vendit. Veprimtaria maratone, u organziua nga Levizja "Mjaft" dhe Misioni i Pajtimit Mbarekombetar te Gjaqeve, financuar nga Ambasada e Hollandes. Maratona nisi ne sallen e hotel Rozafes me nje pjesemarrje te gjere e te larmishme nga shume qytete te vendit. Politikane e, gazetare, drejtues mediash dhe qytetare te thjeshte, te gjithe me preokupimin se dicka duhet bere konkretisht per te shuar gjakmarrjen ne Veri. Ne rradhet e para te salles, binin ne sy dhjetra gra te veshura ne te zeza. Ato, jane nenat e viktimave te gjakmarrjes ne Shkoder. Lotet e tyre, nuk permbaheshin ne kete takim.

Akuzat e nje gruaje te vè

Fisi Hila kishte 6 pjesemarres ne kete takim. I jane vrare 6 meshkujt e ketij fisi. Ata, kane lene 18 jetime. Bukurije Dibra, gjen forca te flase e te tregoje histrojne e saj te dhimbshme per vrasjen e burrit Gezimit, me 29 prill 2000, duke e lene me kater vajza jetime, Aurela, Marsida, Erila e Gezimja. Ata jane shume te varfer. Bukuria ne salle ngriti zerin ndaj heshtjes se shtetit. "Perjetojme kete indiference te shtetit kur vrasesit denohen vecse ne mungese dhe nderkohe levizin lirshem".

C'ngujohet nje burre

Ne salle pas dy vjet e gjysme ngujimi, ka hyre nje burre qe sikurse tha ne takim, "nuk po e duroja me kete gjendje". Ai tha se erdhi me shrpesen qe t'i thuhet jo gjakmarrjes, "pa marre parasysh rrezikun qe me kanoset". Ai si dhe shume te tjere, kerkoi te transmetonte vetem nje mesazh, ate te faljes se gjakut dhe kthimit te nje jete normale. Por qe pa nderhyrjen e shtetit, zor se mund te behet realitet.

Manifestimi ne rruge

Nje marshim i mijera veteve ishte vazhdimi i programit te Mjaft". Deri tek monumenti i "Pese Heronjve te Vigut" ku ishte vendosur nje pelhure e bardhe. Te gjithe, me doren e ngjyrosur ne te kuqe, lane mesazhin e tyre ne kete pelhure simbolike. Ne fjalen e tij drejtori Ekzekutiv i Fushates "Mjaft", Erion Velaj, tha se, "gjakmarrja eshte nje dukuri qe na prek te gjitheve si shqiptare e nuk eshte nje problem provincial i disa qindra shkodraneve". Kryetari i Misionit te Paqes, Emin Spahia, tha se, "misionaret tane te paqes qe punojne ne terren, kane pajtuar deri tani 3 145 familje". Politikani i njohur, Sabri Godo, theksoi se "ky eshte nje takim i bukur, por edhe i rende per shpirtin e njeriut, kur mendojme pse behet". Godo shprehu admirimin per misionaret e paqes, "keta burra fisnike, bejne me teper se gjithe gjyqet bashke, se me ne fund gjykata mund te denoje fajtorin, kur arrin ta denoje, por nuk ve familjet ne pajtim, sikunder bejne keta njerez, qe punojne pa asnje shperblim e perkrahje".

Bojkoti i pushtetit vendor

Pjesa me e madhe e shkodraneve nuk u afruan me manifestuesit duke qendruar larg tyre. Por ne sy ra se tepermi mungesa e drejtuesve vendore. I vetmi nder ta qe ishte ne maratone, Sekretari i Keshillit te Qarkut Shyqri Selhani. Te tjeret, nuk moren mundimin te perqafonin Levizjen "Mjaft".




--------------------------------------------------------------------------------
20/04/2003


Kjo esht nje gje per tu pershendetur e perkrahur nga te gjith.

D.m.th gjerat kan filluar te levizin ngapak,ju urojm fillim te mbar,e qe te regullohen njeher e mir keto qeshtje.

Zoti na ndihmoft per ne rug te mbare.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.9556100 sekonda, 50 pyetje