Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Vetgjygjesia
Anton Ashta

Postuar mė 2-6-2003 nė 06:52 Edit Post Reply With Quote
SHKODRA NE ANKTHIN E GJAKMARRJES

Rudina Llazari

Shkoder- Jane mbi 2000 familje te ngujuara ne te gjithe Veriun shqiptar, ndersa behet gjithnje e me shqetesues fenomeni i vrasjes per gjakmarrje dhe vetegjyqesi ne kete pjese te Shqiperise. Alarmi kesaj here vjen nga drejtuesi i Misionit Mbarekombetar te Pajtimit qe mban emrin e shenjtores "Nene Tereza". Gjin Meshi, ne rolin e numrit 1 te ketij misioni, ka deklaruar se eshte shume shqetesuese situata e 2000 familjeve te ngujuara. Ai ka kritikuar ne kete rast edhe indiferencen e shtetit qe mundohet ta ule numrin e te ngujuarve apo nuk arrin te parandaloje vrasjet per gjak apo per vetegjyqesi. Por shifra te tjera vijne nga drejtuesit e policise te Shkodres. Sipas komisar Xhevahir Karaj, drejtori i Policise se Shkodres "Ne prefekturen e Qarkut te shkodres jane vetem 127 familje te ngujuara per shkak te fenomenit te gjakmrrjes". Eshte tashme e padiskutueshme qe numri i vrasjeve per gjakmarrje ne veri te vendit eshte disa here me i madh se ne zonat e tjera. Pasoja me e afert e ketij fenomeni eshte natyrisht ngujimi. Meshi ka verejtur se nga dita ne dite numri i te nujurave vjen ne rritje. "Fenomeni i eger per Veriun, pasoje e trasheguar e nje kanuni jo te kuptuar mire, po e shton gjithnje e me shume numrin e te ngujuarave. Them jo te kuptuar mire duke ju referuar fjala vjen nje fakti qe eshte teper i dhimbshem. Ngujimi i femijeve nuk eshte i parashikuar ne asnje nga kanunet shqiptare. Por ne te kundert me kete, ne veri ndodhen 875 femije te ngujuar te cilet nuk kane kurrefare mundesie te shkojne ne shkolla", eshte shprehur Meshi. Ai ka shtuar se ngujimi i femijeve sjell edhe braktisjen e shkolles dhe analfabetizmin tek nje shtrese e tille. Duke ilustruar me nje shembull nje fenomen te tille, Meshi ka treguar se ne fshatin Gur i Zi, vetem 12 km larg Shkodres, eshte nje familje (ai nuk jep emrin e kesaj familjeje), madje nje fis i tere qe prej 12 vjetesh nuk ka derguar asnje nga femiejt ne shkolle." Djemte jane bere burra, kane mbushur moshen per ushtri, por nuk kane bere asnje dite shkolle. Ky nuk eshte ngujim dhe ligji nuk mund te thuhet se eshte Kanuni i dikurshem qe kerkonte ngujimin e dorerasit dhe jo te nje rrethi te tille njerezish", thote Gjin Meshi. Nga ana e shtetit Meshi kerkon me shume vemendje dhe jo injorim te fakteve te dhimbshme. "Eshte logjike qe shteti kerkon te ule shifrat e te ngujuarve. Megjithate, te gjitha levat e shtetit jane te vetedijshme per ate qe ndodh ne veri. Krahasimet duhen bere ne raport me numrin e popullsise. Shkodra eshte rrethi numer dy I vendit dhe ka nje numer me te madh te ngujuarish. Por une habitem me raste te tilla te publikuara, si evidencat e Ministrise se Arsimit qe e nxjerrin rrethin e Miredites pa asnje familje te ngujuar. Prandaj, mund te shihet qarte perpjekja e organizmave shteterore per te minimizuar shifrat. Ne fakt, eshte detyre e jona ulja e shifrave te te ngujuarve, qofte edhe ne publikim. Megjithate, eshte nje realitet objektiv qe eshte nje nga plaget me te renda te shoqerise shqiptare te kohes", eshte shprehur drejtuesi i Misionit te Pajtimit Mbarekombetar "Nene Tereza", Gjin Meshi.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-6-2003 nė 10:17 Edit Post Reply With Quote
"Na mbroni nga gjakësi që të mbrojmë atdheun"


--------------------------------------------------------------------------------

Ilir Bushi

Të rinjtë paraushtarakë që janë të ngujuar, nuk pranojnë të shkojnë ushtarë, sepse kanë frikë nga gjakësi". Kështu shpjegon kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare të Pajtimit "Nënë Tereza", Gjin Mekshi, i cili banon në Shkodër dhe është takuar këto ditë me 25 paraushtarakë që qëndrojnë të fshehur në zona të ndryshme të vendit. "Ata nuk kanë frikë nga ushtria, por kanë frikë nga gjakmarrja dhe kërkojnë garantimin e jetës", nënvizon Mekshi.

Si qëndron problemi i të rinjve të ngujuar që nuk pranojnë të shkojnë ushtarë?
Deri tani kemi regjistruar 63 raste të djemve 20 - 22-vjeçarë, të cilët janë të ngujuar dhe nuk pranojnë të shkojnë ushtarë. Ata kërkojnë garancinë e shtetit dhe thonë: "Na mbroni nga gjakësi, që ta mbrojmë atdheun". Gjatë këtyre ditëve unë kam kontaktuar me 26 familje që janë në gjak me njëri-tjetrën dhe mund të them se së shpejti disa prej tyre do të pajtohen.

Ku fshihen të rinjtë paraushtarakë për t'i shpëtuar rekrutimit?
Ata në radhë të parë fshihen për t'i shpëtuar gjakmarrjes. Vendet ku rrinw janw sekret. Por shumica e tyre nuk ka asnjë lidhje me vrasjet që kanë ndodhur ndërmjet fiseve. P.sh., Viktor Mëhilli është një i ri 20-vjeçar nga Guri i Zi në Shkodër. Ai ka 11 vjet i ngujuar, sepse kur ishte 9 vjeç një pjesëtar i familjes së tij është grindur me një bashkëfshatar për një vijë uji. Këtu ka ndodhur edhe një përleshje e cila shkaktoi vdekjen e bashkëfshatarit. Qysh nga ajo ditë Viktori mbeti i ngujuar dhe nuk shkoi as në shkollë. Tani është i fshehur dhe nuk shkon ushtar. E njëjta gjë ka ndodhur me 21-vjeçarin Zef Filipi, nga Puka. Ai është i ngujuar pas një hasmërie të vjetër, e cila u riaktivizua pas vitit 1990. Nuk pranon të shkojë ushtar, sepse i rrezikohet jeta. Po kështu, Fran Pjetri nga Shkodra, Ndoc Marashi nga Kukësi, Bardhok Doda nga Puka e shumë të tjerë. Lista e atyre që nuk pranojnë të shkojnë ushtarë përbëhet nga 63 veta, pa llogaritur ata që kanë ikur jashtë shtetit për t'iu shmangur gjakmarrjes. Gjatë takimit me 25 paraushtarakët unë konstatova se ata jetojnë me stres dhe frikë.

Cila është, sipas jush, rruga e zgjidhjes?
Për zgjidhjen e problemit ne si shoqatë kërkuam një takim me ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko. Këtë takim e realizuam në fillim të majit. Ne i kërkuam dy gjëra: Garanci për jetën e të rinjve që janë të ngujuar ose ndihmë për t'i dërguar ata në emigracion. Sepse përpara se t'i dërgojmë për të mbrojturatdheun, duhet t'u garantojmë atyre mbrojtjen e jetës. Nga ana e tij, ministri Majko na premtoi se puna do të vlerësohet me seriozitet. Gjithashtu jemi takuar edhe me ministrin e Drejtësisë, të cilit i kërkuam ndëshkimin ligjor të vrasësve. Ndërsa ministrit të Punës do t'i kërkojmë këto ditë ndihma ekonomike për këta të rinj të ngujuar, sepse ata nuk mund të punojnë dhe nuk dalin dot as për të kullotur bagëtinë.

A ka ndodhur ndonjë vrasje për gjakmarje në ushtri?
Jo. Deri tani nuk ka asnjë rast, por ne duhet të parandalojmë çdo rrezik. Pra, në ato raste kur familja kundërshtare nuk pranon ta falë gjakun, duhet të kërkojmë një zgjidhje tjetër, duke mos i dërguar ushtarë të rinjtë e fisit. Por, mbi të gjitha, ne po vazhdojmë negociatat me të gjitha familjet e ngujuara në shkallë mbarëkombëtare. Për këtë problem dhe për shumë të tjera ne do të mbajmë një kuvend në komunën e Kelmendit, nga data 13-20 qershor.

Sa familje keni pajtuar deri tani?
Janë rreth 1350 raste pajtimesh. Por për paraushtarakët kemi mundur të nxjerrim nga ngujimi 12 raste, kur familjet janë pajtuar. Megjithatë nuk duhet të harrojmë se janë gati 875 fëmijë të ngujuar, të cilët nuk shkojnë në shkollë, ndërsa më pas nuk do të mundin të shkojnë as ushtarë. Prandaj duhet të veprojmë shpejt dhe me masa konkrete për të zgjidhur këtë problem.


16-vjeçarja prishi pajtimin e gjakut

"Një vajzë 16-vjeçare e fisit Prekaj na prishi pajtimin e dy familjeve pukjane që ishin në hasmëri". Kështu e tregon kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare të Pajtimit "Nënë Tereza", Gjin Mekshi, historinë e 2 familjeve në Iballë, ku të dyja palët kishin nga një të vrarë. Por rregulli është që pajtimi arrihet vetëm nëse të gjithë pjesëtarët e afërm të fisit bien dakord. Nëse njëri prej tyre kundërshton, atëherë pajtimi prishet. "Burrat dhe djemtë e të dy fiseve e pranuan pajtimin, por në atë moment vajza 16-vjeçare nxori pistoletën dhe tha: 'Sa të jem unë gjallë nuk do të rri pa e marrë gjakun e vëllait tim'". Sipas kreut të kësaj shoqate, ky pajtim dështoi dhe të dy fiset u shpërndanë. Gjini tregon gjithashtu se në disa raste shkak i prishjes së pajtimit të gjaqeve bëhen edhe femrat. Por në rastet më të shumta janë djemtë e rinj ata që nuk e pranojnë faljen e gjaqeve, ndërsa moshat e vjetra bien dakord më kollaj.


Paraushtarakë të ngujuar

VIKTOR MEHILLI
20 vjeç, nga Guri i Zi

ZEF FILIPI
21 vjeç, nga Puka

FRAN PJETRI
21 vjeç, nga Shkodra

NDOC MARASHI
20 vjeç, nga Kukësi

BARDHOK DODA
22 vjeç, nga Puka

MARTIN PALOKA
21 vjeç, nga Shkodra

NDOC SHPALI
22 vjeç, nga Malësia e Madhe

ALFRED KAÇAJ
20 vjeç, nga Shkodra

BESNIK DEMAJ
22 vjeç, nga Lushnja

ASTRIT SHEHAJ
20 vjeç, nga Berati


gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2003 nė 11:33 Edit Post Reply With Quote
Helikopteri, simpoziumi dhe ilustrimi i tij makabër

Nga Ardian Klosi

Kanuni i Maleve të Shqipërisë ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë një forcë të jashtëzakonshme tërheqëse për gjithë ata njerëz të letrave a studimeve që bien në kontakt me të. Nuk besoj se ka temë tjetër të historisë a etnografisë sonë që të jetë rrahur kaq shumë nga udhëtarë të huaj, konsuj, etnografë, poetë, romancierë, diplomantë, doktorantë, dështakë të fushave të ndryshme albanologjike e balkanologjike. Një pjesë, si Shtjefën Gjeçovi, në mënyrë metaforike edhe të huaj si Franc Nopça, e kanë paguar me jetën e tyre përkushtimin ndaj malësisë shqiptare, të tjerë kanë marrë prej Kanunit ndoshta vetëm famën studimore, letrare ose mediatike, pa provuar ndonjë dhimbje të madhe, përkundrazi duke “shijuar” veç madhështinë dhe tragjizmin që fshihet prapa nyjeve më të famshme të tij: atyre që kanë të bëjnë me gjakmarrjen. Është kjo pjesë që tërheq, natyrisht, shumicën e penave dhe të objektivave deri sot e kësaj dite, ajo që nxit veprat e shënuara bashkë me spekulimet dhe sharlatanzimat e shumta, ajo që ka krijuar një ekzotikë të vërtetë të gjakut, i cili në krejt Evropën vetëm në Shqipëri vazhdon të merret me vetëgjyqësi, sepse vetëm këtu, në emër të një Kanuni të moçëm, vazhdojnë të vriten njerëz e të lahet gjaku i tyre me të tjera vrasje. Një vend që vetëm formalisht është betuar para Këshillit të Evropës se ka hequr dënimin me vdekje, porse në praktikë, të paktën vetëm në qarkun e Shkodrës, lejon 50 deri 100 të tilla në vit.
Nuk kisha aspak ndër mend t’i shtoja literaturës së stërgjatë që merret me Kanunin edhe disa meditime të mia, për t’u cituar pastaj nëpër konferenca dhe simpoziume të ndryshme ose për të hyrë në rrethin e zgjeruar të ekspertëve të Kanunit. Por disa ngjarje të papritura më shtynë për këtë. Ndodhesha në Shkodër para dy ditësh, thjesht për të takuar njerëz të prekur nga vrasjet ose ngujimet e gjithë këtyre viteve, kur mësova se aty pranë bëhej një simpozium për këto probleme, me pjesëmarrjen e vetë Presidentit të Republikës. Ndërkohë që i drejtoheshim Fshatit të Paqes pranë liqenit dhe makina po kalonte mbi urën e brishtë të Bunës, pamë mbi kokat tona të afrohej në ulje një helikopter i kaltër. Presidenti, thashë me vete. I gjithë skenari, edhe salla e bukur rustike e takimit, të imponohej me seriozitetin e shtetit për t’u marrë me të gjitha fuqitë e veta kundër kësaj plage kaq anakronike për shoqërinë tonë. Veçse zhvillimi i takimit ma uli shkallë-shkallë këtë optimizëm. Presidenti foli disa fjalë të përgjithshme frymëzuese, pastaj shkoi. Përfaqësuesit e pushtetit vendor vunë në dukje mungesën e bashkëpunimit mes instancave të ndryshme dhe mungesën e fondeve, përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor mungesën e fondeve dhe atë të bashkëpunimit me organet policore-hetimore, organet policore hetimore mungesën e dënimit konsekuent të fajtorëve dhe mungesën e fondeve, ndërkohë që OJQ-të e ndryshme jepnin, krahas arritjeve të punës së tyre emancipuese-pajtuese, shifra tepër shqetësuese: afër 100 familje të ngujuara, dhjetëra fëmijë që nuk shkojnë dot në shkollë, 97 vrasje në vitin 1999, 53 më 2000, 47 më 2001, 55 më 2002. Kur del jashtë simpoziumeve të tilla dhe ulesh në një kafe aty afër, mëson nga njerëz të brendshëm, siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, shumë më tepër dhe gjëra të ndryshme nga ç’kumtohen në sallë. Dëgjon p.sh. se në shumë raste policia është e mefshtë, se kur x person vrau dy vetë, policia ishte aty pranë dhe nuk ndërhyri ose që gjykatësit në përgjithësi janë më liberalë në vendimet për vrasje gjakmarrjesh sesa për të tjera, se rrallë jepet dënim i përjetshëm dhe se, kur ka një të tillë, kjo tregon që familja e vrasësit ka qenë tepër e varfër dhe s’ka mundur të paguajë asgjë. Hallkat e pagesave, thonë, fillojnë që te organet e policisë dhe ato hetimore. Dëgjon se ekzistojnë edhe grupe pajtuese profesioniste, persona “të fortë”, ata që bëjnë pajtimin e gjakut kundrejt shumash fikse: 50 000 lekë të vjetra për çdo ditë ndërmjetësimi plus 20 000 dreka, 70 000 lekë në ditë. Befas, mu në mes të këtij rrëfimi, fillojnë dhe bien celularët në disa tryeza aty e rrotull nesh. “Ka ndodhë nji vrasje... Ku? Kush? Ah, ajo familje!... Ku-ku!.. Por gjaku ish pajtue aty, si kshtu? Nc nc nc... Tamam kur erdh presidenti”...
Ky ishte të nesërmen edhe titulli i një numri gazetash të kryeqytetit: “Presidenti në Shkodër kundër gjakmarrjeve – vritet 35-vjeçari”. Sikurse morëm vesh më vonë (s’mund të rrinim më aty, në sallën e konferencës jo e jo, por as në tryezën e rrëfimeve konfidenciale jo, donim të takoheshim me njerëzit e të vrarit, që për këto konferenca nuk dinë asgjë, prandaj u ngjitëm lart në fshatin e ngjarjes nëpër një rrugë të egër, me shumë gurë të shkelur se rrugë), pra, sikurse mësuam, plumbat në atë fshat malor, që e sheh poshtë fushën e Shkodrës dhe një pjesë të liqenit, ishin shkrehur bash në kohën kur helikopteri presidencial po rrotullohej në atë copë qielli mbi bashkimin e Drinit me Bunën në dalje të liqenit. Dëgjuam madje njerëz që i kishin ndjerë, poshtë në fushë, të dyja njëkohësisht: edhe zhurmën e motorëve të helikopterit edhe shkrehjen e armës automatike mbi trupin e 35-vjeçarit, e cila jehoi deri poshtë në luginë të Kirit.
Dy fakte që në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin: një president baballëk, që do të donte të ishte vërtet baba i kombit e t’i shëronte apo “t’i kopsiste” plagët e tij si një ushtarak i mirë, tak-fak, me një të rënë të grushtit mbi tryezën ku ndodhet harta e Shtabit të Përgjithshëm për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe Evropë, por që nuk mundet, se ka poshtë vetes kushdi sa organizma dhe veriga që ia lidhin këmbë e duar; më anë tjetër një doras me sytë e errur nga gjaku, që nuk e di fare ndoshta a ka president ky vend, a ka kryeministër ose vetëm mbret, aq më pak të dijë gjëkafshë për një mbledhje burrash me emrin “simpozium”, ku raportohet me optimizëm se vrasjet për gjakmarrje këtë vit janë vetëm 12, cok në çastin kur ai shkreh të 13-ën mbi trupin dhe shpirtin e një qenieje njerëzore që e dinte se jetën ia ka dhënë vetëm Zoti e se vetëm ai mund t’ia marrë.
Dy fakte doemos të huaja për njëri-tjetrin, megjithatë me një vlerë simbolike bashkuese. Ato na mësojnë edhe një herë se sa larg ndodhet bota iluministo - studimore nga botëvështrimi i vetë malësorëve shqiptarë, ato na detyrojnë të mendojmë për rolin e shtetit kundrejt vetëgjyqësisë shqiptare, e cila, për mendimin tim, sot nuk ka asnjë lidhje me atë që quhet Kanun. (Edhe vetë vrasja që ndodhi pardje vinte pas një pajtimi gjaqesh mes dy familjeve në hasmëri, çka e bënte gjakderdhjen te pragu i asaj shtëpie edhe më mizore, më të pakuptueshme e të kobshme për kohën që vjen).
Atyre njerëzve të gojëkyçur nga tmerri i vrasjes së paparalajmëruar iu zotova se nuk do ta jap këtë ngjarje për ndonjë gazetë, por nuk mund të hesht më anë tjetër për hipokrizinë e organizmave ose personave, që në të vërtetë gjakmarrjen nuk e luftojnë, por jetojnë e këpushojnë bashkë me të. Arrijnë deri aty, sa të sugjerojnë një kombinim të juridiksionit të Kanunit me të drejtën e shtetit ligjor, “përshtatje të tij për kushtet e sotme”, ose flasin me admirim për këtë kod të moçëm shqiptar, por që “sot është tejkaluar” etj. Shumë pak e thonë se sot në të vërtetë nuk kemi të bëjmë më me “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, por me disa instinkte të egra, që vërtet vijnë nga kohët e Kanunit, porse, duke vepruar jashtë çdo ligjshmërie kanunore (si mund të mbijetonte, qoftë edhe një fragment Kanuni në kushtet e sotme të pronësisë dhe hierarkive të tjera shoqërore?), bëhen edhe më të rrezikshme, pasi edhe më të papritura. Të ndodhur përballë këtij Kanuni të shpërfytyruar dhe bastarduar, njerëzit në Shkodër e gjetiu ngrenë gishtin dhe thonë: “Shteti! Po të dojë shteti, edhe armët i mbledh, edhe vrasësit i kap e i dënon rreptësisht. E patë si ua bëri Enveri, rrup-sup!”
Kanë kaq vite njerëzit që thonë këto gjëra, ka kaq vite që policia forcohet, që shtohen prokurorët dhe gjyqtarët bashkë me mirëqenien e tyre dhe gjërat nuk ndryshojnë ose ndryshojnë fare pak dhe jo për meritë të tyre. Policia me prokurorët edhe ndjekin edhe s’ndjekin; gjykatësit edhe dënojnë, edhe s’dënojnë; manifestimet, botimet dhe simpoziumet edhe shtohen, edhe përsërisin vetveten dhe gishti kryesor drejtohet po te një vend: shteti.
Jam plotësisht dakord që përgjegjësi kryesor është shteti, vetëm se kështu thënia është shumë e përgjithshme dhe i nxjerr përsëri të gjithë të larë. Me sa duket, shteti nuk qenka në radhë të parë policia, prokurorët dhe gjyqet, por diçka tjetër. Të tillët, në radhë të parë, ishin në kohë të Enverit, por sot shteti u imponoka ndryshe. Në katundet e malësisë, ku ndodhin këto ngjarje, shpesh edhe vetë në Shkodër, shteti i këtyre policëve, prokurorëve dhe gjykatësve ndihet i huaj: njerëzit kërkojnë t’i zgjidhin mes vedi hesapet e tyre, si dikur (vetëm se tani pa bajraktar, pleqësi dhe Kanun), sapo që polici kthen kurrizin. Kur hyn në katundet malore, e kupton se vetëm kështu mund të jetë, madje u jep të drejtë njerëzve që shtetit i kthejnë kurrizin orë e çast. Ky shtet nuk u bën një rrugë, nuk u çon një ujësjellës, nuk u mban një shkollë me arsimtarë (të gjitha xhamat e dritareve të shkollës në fshatin ku ndodhi vrasja ishin të thyera, vetë shkolla e braktisur, fëmijët e drobitur hidhnin këmbët pas bagëtive); përfaqësuesit e tij të lartë, vendorë ose qendrorë vijnë një herë në tri a katër vjet, kur është fjala për t’u marrë votat. Si do t’ia respektojnë atëherë autoritetin këtij shteti, si do t’ia mirëpresin policët dhe prokurorët? Çuditem bile si nuk i zënë me gurë, kur u shkojnë nëpër ato të përpjeta dhish me fuoristradat e tyre.
Kanunin, në pjesët e tij të përgjakshme, nuk e zhbëka, pra, as forcimi i organeve të drejtësisë, as shtimi i njerëzve të iluminuar nga konferencat dhe manifestimet. U dashkan ndryshuar rrënjësisht kushtet e jetesës. Sepse skamja dhe mizerja fillon sapo i largohesh pak qendrës së Shkodrës, tek ecën përmidis fantazmës së qendrës të dikurshme industriale. Një rrugë e asfaltuar drejt katundit vlen shumë më tepër se dhjetëra kamiona me “forca speciale” (që do të mbërrijnë gjithmonë me vonesë në vendin e ngjarjes); një ujësjellës, një shkollë, një nënstacion do të jepnin shenjat e para të pajtimit midis shtetit dhe këtyre njerëzve, të cilët do t’i shfrejnë gjithmonë të lira instinktet e tyre, përsa kohë që askush nuk do t’i tërheqë drejt një jetese më të mirë.


shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-9-2003 nė 08:06 Edit Post Reply With Quote
Gjakmarrja po ju kthen në të shkuarën

Sophie Arie*

Bujar Laci është një një pre gjahu. Kur ai ecën nëpër rrugët e këtij qyteti të largët të Shqipërisë së Veriut, ai e di se do të jetë vetëm një çështje kohe, para se ai të vritet. “Jam në kurth. E gjitha çfarë mund të bëj, është të shpresoj se një ditë do të ketë një marrëveshje pajtimi, kështu që dhe unë mund të vazhdoj të jetoj akoma,”- thotë Laci, një ish-polic, i mbyllur në dhomën modeste, në të cilën, ai ndodhet që prej më shumë se tre vjetësh, për shkak të një gjakmarrjeje...

...Në mars të vitit 2000, Laci qëlloi dhe vrau një burrë, kur përpiqej të “sqaronte” një sherr. Ai papritur, e gjeti veten të përfshirë në gjakmarrje me familjen e viktimës së tij. Brenda pak orësh, të gjithë burrat e familjes Laci, ( njëzet veta), iu desh të braktisnin shkollën dhe vendet e tyre të punës dhe të kyçeshin brenda mureve të shtëpive të tyre. “Mua më duhej një punë,” tha ai. “Tani neve na duhet të rrimë si kafshët në kafaz.” Nën një kod civil mesjetar të njohur si Kanuni – i rizgjuar në Shqipëri pas rënies së komunizmit në 1991 – nderi i familjes së hasmit mund të shpihet në vend vetëm me gjak. Çdo anëtar mashkull i familjes Laci, i rritur aq sa të jetë në gjendje të marrë një pushkë krahëve, përbën një objektiv legjitim për kundërshtarin. Por kodi i vjetër social – i cili merr vlerë më të madhe në këto fshatra malore, sesa vetë Kurani, apo Bibla – e përcakton pragun e shtëpisë së hasmit, si të përjashtuar nga hakmarrja. Kështu që Laci dhe mijëra të tjerë, burra e djem në të gjithë Shqipërinë, po mbyllen në shtëpitë e tyre, nga frika e familjeve kundërshtare që i presin jashtë. Kur shkollat u rihapën pas pushimeve verore këtë muaj, munguan të dukeshin qindra fëmijë e të rinj, pasi rrezikonin jetët e tyre, po të linin shtëpitë, qoftë edhe një minutë të vetme. Gratë e nënat e tyre janë lënë të nxjerrin jetesën, në atë që është akoma cepi më i varfër dhe më pa ligje në Evropë. Disa burra janë hakmarrë për çështje tokash, apo grash që rrjedhin që nga vitet e diktaturës. Të tjerë kanë filluar një hakmarrje më “moderne”, duke vrarë trafikantë qeniesh njerëzore që ua dërgojnë gratë e vajzat e tyre në skllavërinë e prostitucionit. “Të gjithë e dinë, se këtu nuk funksionon ligji. Çdo gjë këtu mund të blihet në çdo kohë,” thotë një grua. “Mënyra e vetme, për t´i bërë vrasësit të paguajnë me të vërtetë, është t`u marrësh gjak.” Qeveria e varur ngushtësisht nga korrupsioni, duket se është e pazonja të ndalojë gjakmarrjen. Disa njerëz kanë bërë thirrje për rikthimin e dënimit me vdekje, të hequr në vitin 1995. Nën regjimin e Enver Hoxhës, diktatorit stalinist të Shqipërisë për më shumë se dyzet vjet, kanuni ishte nxjerrë jashtë ligjit. Gjakësit përballeshin me ekzekutimin me vdekje, nëse kapeshin. Vetëm një gjakmarrje mbahet mend të jetë regjistruar në atë kohë. Por që atëherë, kur Shqipëria doli nga perdja e hekurt e komunizmit, më shumë se 2,500 raste të gjakmarrjes, kanë mbushur varrezat dhe i kanë shpënë familjet të kyçen nëpër shtëpitë e tyre. Kanuni është një kod i komplikuar rregullash e ligjesh, që mendohet se ka ardhur nga heroi Lek Dukagjini, Princ i Dagmës dhe Zadrimës, njerëzit e të cilit, luftuan turqit deri më 1472, para se të shkonin në Itali. Liderët fisnorë e përdorën këtë kod, për të sjellë pajtimin midis familjeve rivale. Sipas këtij kodi mesjetar, nëse një burrë e gjen gruan e tij me tjetrin, ai ka të drejtë t´i qëllojë të dy, por vetëm me një plumb. Nëse vritet një grua në familjen e tij, atij i duhet të vrasë një grua në familjen e hasmit, ose qenin e tyre. Të dy sëbashku, konsiderohen sa gjysma e vlerës së një burri. “Nëse i ndjek rregullat në mënyrë strikte, është pothuajse e pamundur të kryesh një vrasje perfekte. Problemi është se vendasit kanë një mënyrë tjetër për interpretimin e rregullave të tij”, thotë Gjin Marku, një “pajtues gjaqesh”, Komiteti i Pajtimit të të cilit, ka ndihmuar në uljen e numrit të gjakmarrjeve. Shqipëria po përpiqet të dalë nga mungesa e ligjit. Shpresa e rritjes ekonomike po ngjyros me ngjyra optimiste shtëpitë e kryeqytetit, Tirana. Por, fshati ndodhet larg nga gjenerata e “telefonave celularë”. Rreziku është se ndërkohë që njerëzit zbresin në qytet për të kërkuar punë, jeta nëpër male po mbetet prapa. “Gjakmarrja është një tregues për këtë që thashë,” thotë Mustaq Qureshi, kreu i operacionit të Programit Botëror të Ushqimit (WFP), i cili shpërndan ushqim dhe trajnon familjet “në gjak”. Për shumë të tillë të rënë në grackën e gjakmarrjes, shpëtimi i vetëm, është të braktisin vendlindjen e tyre. Por edhe atje, ato rrojnë me frikën e ndjekjes nga hasmi. Dile Nobreca, që jeton me asistencën e shtetit me një shumë mujore prej 11-paundësh britanikë dhe me 60 kg miell ndihmash çdo muaj, as që mund të mendojë të lëvizë nga skamja e balta që e rrethon. Ajo nuk e ka parë të shoqin qëkurse, ai iku në male vite më parë, pasi kish vrarë një fqinj, pas një zënke. Çdo vit, kur katër fëmijët e saj i afrohen gjithnjë e më shumë moshës së pushkës, familja e hasmit ia kujton asaj, se ajo u ka borxh një gjak. “Unë s`mund të bëj dot asgjë. Unë vetëm i them atyre të vrasin burrin, jo bijtë e mi,” thotë ajo.

Autorja është gazetare e revistës britanike “The Observer”


panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 29-9-2003 nė 11:02 Edit Post Reply With Quote
FAQE NGA LIBRI I GJAKUT

Nga Riza Lahi

Nje kafe per gjakesorin

"A po e pranon Krishtin mrende, or Nik Pali i Malaxhise?"

Per dhjete minuta te tridhetenje burrat priten ne heshtje te plote pergjigjen e te zotit te shtepise ne Temal Dushman te zones se Shllakut. Te trokiturat ne dere kishin qene krejtesisht te befasishme ate mengjes te 13 qershorit 1997, qe perkonte me naten e Shna Ndout. Ishte ora 06.

Nje nate me pare, i tere ekipi prej tridhjete burrave i "Shoqates per pajtimin e gjaqeve Nane Tereza", kishte fjetur ne nje kulle te braktisur nga nje familje e rene para gjashte viteve ne qytetin e Shkodres; pikerisht ne kullen, prej nga kishte dale nje njeri qe kish kryer nje vrasje para tridhjete viteve. Pra, ne kohen e komunizmit, kur shteti ishte i forte dhe presupozohej qe vrasesi te ishte ndeshkuar, por, per fat, jo aq sa per te shuar etjen e hakmarrjes qe flakeronte ne shtepine e te vrarit.

Plaku 65- vjecar me se fundi, e hapi deren. Miqte hyne njeri pas tjetrit. Plakun nuk e tradhetoi as edhe nje nerv i fytyres, as edhe nje rreze shikimi, kur takoi doren e personit te tridhjetenjete atij qe kishte vrare e qe e kerkonin per ta zhdukur nga faqja e dheut qe te gjithe meshkujt e fisit te tij.

Ne te vertete, ne Malesi, njihen jo pak raste kur njerez me autoritet thuajse absolut, si bajraktari i zones, pra, kryetari i fisit te shtrire ne disa fshatra, cdo njeri prej te cilit i prire nga nje "Vojvode", edhe eshte perzene nga shtepia, kur ka ngritur tonin per t’i kerkuar llogari ne emrin e "Kanuse" "Kanunit). Mirepo.Po , sikur plaku ta perzinte perjashta, apo, me keq, ndonje prej djemve te shtepise te hapte zjarr menjehere ndaj vrasesit te para tridhjete viteve?

"Kjo gje nuk mund te ndodhte ne shtepine e Nik Palit, i cili njihej nga ne per burreri e bestar", tregon kryetari i atij ekipi e njekohesisht kryetari i "Shoqates Mbarekombetare te Pajtimit te Gjaqeve Nane Tereza", 58- vjecari Gjin Mekshi.

Me se fundi, gjaku u fal. Perpara se te shkuleshim te gjithe per dreke tek i faluri, pra, vec te tridhjete burrave mysafire edhe te gjithe meshkujt e kulles qe kish falur, personi i falur i kerkoi te zotit te shtepise edhe nje kafe tjeter. Si e piu ne heshtje ate, ai nxori nje zarf te buhavitur. Perplot me para.

Mjaft nga mysafiret e keshilluan plakun t’i merrte, se fundja, e kishte edhe nje mbeshtetje te njefarsojte prej kanunit, por plaku refuzoi kategorikisht. Duke u pasuar nga e bucitura e zerit te kryetarit te ekipit "Tregove dy here burreri, o i zoti i shtepise!"

Vajza me pistolete ne mish

Ne FushArres , nje djale vrau kusheririn e tij pa dashur. Djaloshi 27- vjecar u shtie ne dhe, duke lene vajzen e vogel jetime . Megjithese thashethemt kishin marre dhene per emrin e vrasesit, per tete muaj rradhazi, ai nuk po e pranonte. Ishte, vec te tjerave, edhe nje thyerje flagrante e Kanunit, i cili e thote qarte "Dorerasi , porsa ta vrase njerin,do te cojne fjale se e vrau aj e mos te hutojne mendsh prindja e te vramit" "paragr. 844). Ai qe e kishte mizen nen kesule ruhej, por jo te tjeret e fisit te tij. Ne krye te tete muajve, vellai i viktimes i mori jeten vellait te atij qe po ruhej, tamam atje ku qe derdhur gjaku i pare. Alarm. Te dy familjet e nje fisi tanime ishin ne lufte.

Pas tri tentativave derrmuese te Komisionit te Pajtimit te Gjaqeve, me se fundi, u arrit te falej gjaku. Fundja ishin barazim. "Po shkoi puna nje me nje e vritet mandej i treti, pushka pushon vetem kur te jene plotesuar 99 xhenaze" qe argumenti baze qe fitoi ne ate beteje te mundeshme . Mirepo, kur burrat e pare te dy familjeve u ngriten te tokin duart, u ngrit, ne te njejten kohe me ta, edhe nje vajze vetem 15- vjecare. Ishte e motra e viktimes se sapo shtene ne dhe. Ajo ngriti bluzen e holle qe kishte veshur, dhe qe andej nxorri nje pistolete. "Faliani gjakun sa te doni te gjithe, por hakun vellait do t’ia marr une".

Sot, te dy familjet shkojne mire, jane te pajtuara. Kushedi se cfare pune bindese duhet te jete bere me adoleshenten qe ia kane ushqyer femijerine keto ditet tona te mbushura me dhune.

Ne krye te katolikeve nje Myfti.

Si ne te gjitha rastet e sulmeve per faljen e gjaqeve, edhe per vrasjen e kryer bujshem te "Harku i Berdices", Shkoder, kryer ne vitin 1989, pra, para shtate viteve "jemi me 1996 ), ne oren 6 te mengjesit, trokiti dera qe mbante zi. Ne krye te tridhjete burrave kryesisht katolike ndodhej bash Myftiu i Shkodres, Faik Hoxha . Ishte dite Bajrami. Dita me optimale per te falur gjakun nje mysliman.

Megjithese fetar i devotshem, i zoti i shtepise, pas 6 oresh bisedimesh, konkludoi duke tundur koken "Ky gjak, eshte e pamundur te falet sot.".

Kur u ngritem ne kembe per te ikur , tregon ish- mesuesi i letersise Gjin Mekshi, une u thashe se, e ku po shkojshim keshtu? U thashe edhe se une, si Gjin, nuk do te luaj prej "ketuhit". Pa e marre pergjigjen e prere, "po", apo "jo". "E pamundur sot" e presupozonte nje korridor te tille.

Pengesa e pakalueshme kish qene i vellai i te vrarit. Une e mora menjane, vazhdon Gjini, dhe i thashe: "Eja e ma nep doren! Per besen e Zotit, je ma i neruem me e fale ni ket gjak sot, sesa me vra dy per ni njieri..Mandej, ata te dy, a kishin dale me i hanger kryet njenitjetrit? Masi e pleqnuen edhe dy ore te tjera, gjaku u fal e na u nisem me e hanger dreken e pajtimit te shtepia e ngujueme. Me ne erdhen baba, dajat, axhat, kurse i vellai qe kundershtonte, jo, se e kishte te shoqen shume te smue,e coi me urgjence ne spital".

1992.Pushke ne mes te Pazarit te Shkodres

Gjin Mekshi, ky trupvigan me sjellje te imta prej nje plake zemerbardhe e trupvogel, eshte ndodhur ne mes te pazarit te Shkodres per te blere edhe ai dicka, kur ka takuar befas dy te njohur te tij te zbehur qe te dy dhe me sy te cakerritur. "Sot asht dita e jeme, Gjin. Qe ku e kam ate qenin qi ma ka vra djalin e axhes. Njatje" tha "ai", dhe i tregoi edhe pushken e fshehur me kujdes nen rroba.

Me te vertete, as pesedhjete metra me tej, ishte njemashkull i shtepise se ngujuar, qe kishte dale per te blere dicka per njerezit e shtepise. Kishte dale pervjedhurazi, por nuk i kishte shpetuar dot syve vezhgues te hasmit.

"Bje e merr me te dy une, bje e merr, "mosni, more djem, mosni pash zotin.M’lisho Gjin, se pasha nji ket dite e pasha njate Zot qi asht ni",derisa njeriu qe duhej te derdhte gjakun ate dite ne mes te pazarit te Shkodres, mujti me u mshehe.Sot, te dy familjet jane pajtuar, u pajtuan pas dy vitesh dhe, "aj qi desht me vra, Tush Ndoja e ka emnin, me thote se i asht mirenjoftes te tan jeten atij castit qe jena takue bashke ate dite ne mjedis te pazarit"

Si keta episode te suksesshem jane te skeduar ne shoqaten ne fjale 1650 , vec 30 te tjera ne diaspore.

Sot , vetem ne territorin e Shqiperise ndodhen te ngujuara, pra, ndodhen nen vezhgimin e grykave te pushkeve hakmarrese 2150 familje, nga te cilat, vetem ne Shkoder jane mbi treqind. Mbi 900 femije nga 6 deri ne 18 vjec, nuk guxojne te dalin te luajne as deri te dera e oborrit. 62 djelmosha nuk guxojne te shkojne ushtare nga frika e gjakmarrjes. Vetem pas vitit 1997, jane regjistruar 154 vrasje per hakmarrje, nga te cilat, 30 perqind ne jug te Shqiperise. Fenomeni klasik i malesive tona ka nisur te shfaqe shemtine e tij deri edhe ne Vlore. Rrethet me problematike per gjakmarrjen per njesi te popullates jane Tropoja, Lezha, Shkodra, Tirana " ne Kamez), Durresi, Rrogozhina, Mirdita. Malesia e Madhe nuk e ka me ate intensitetin e dikurshem ka rene mjaft si rezultat i punes heroike te pajtuesve te gjakrave . Ne rrethet Gjirokaster, Permet, Korce, Pogradec, Skrapar, ende nuk njihet ky fenomen, megjithe merirat e zenkat qe jane "si kudo ne vendin tone".

Shumicen e vrasjeve i kane kryer djem te rinj te moshes 15 deri 27- vjecare. Mjaft nga ata pretendojne se marrin hak ne emer te Kanunit, por nuk e njohin ate dhe e kane dhunuar shpeshhere. Nuk eshte parashikuar ne Kanunin e Leke Dukagjinit e as ne kanunet e tjera, ku mbeshteten shqiptaret kur shteti eshte i brishte, vrasja e grave. Por, thekson Mekshi, kjo gje eshte vene re ne disa raste ne jug te Shqiperise.

Ne paragrafin 897 kanuni specifikon "Me grani te dorasit, s’ka pune shpija e te vramit, sepse "grueja e Prifti nuk bien ne gjak". Ne te 835in thuhet: "Prita do te fillojne pushken mbe burra e jo mbe gra, fmi mbe shpi e mbe bagti". "Dorerasi i prindes se vet grihet prej fisit katundisht" ne 848 en.

Ne Shkoder ka pase nje rast te shenuar se si nje hasem ka ndihmuar vajzen e njeriut qe donte ta vriste, te cilen po e ngacmonte nje djale i ri. Ai u deklaroi me pas atyre qe e njihnin se: "Une nuk kam pune me vajzen, po me baben e saj qi do ta vras sapo te me dale perpara".

Shoqata ne fjale eshte themeluar pikerisht ne periudhen kur kosovaret po pergatiteshin per luften clirimtare. Ne kesi rastesh, nis nje fushate per falje gjaqesh. Ne Kosove, kete e udhehoqi Anton Ceta e Hava Shala. Nen shembullin e faljes masive te gjaqeve qe pat udhehequr Ded Gjo Luli, kur deklaronte se "pushket na duhen me perzane shkiet e jo me u vra nder vedi". Ishte, pra, viti 1991. Ne krye te saj u vu nje njeri qe ka qene i denuar me vdekje ne vitin 1946 kur ishte vetem 15- vjecar. Quhet Ndreke Pjetri , nga Temali i Shllakut. Pjetri, i falur per hir te moshes, deklaroi se meshironte dhe nuk kishte asgje me ndeshkuesin ligjor te tij atebote, Aranit Celen e as ata qe kishin deshmuar ne rrene kunder tij. "Edhe Krishti ka fale, edhe une do te fali ne emnin e Krishtit" pat thene nismetari qe kishte ne ekipin e tij nenkryetar nje mysliman, Mehdi Krajen, si edhe priftin At Dionis Maka dhe pasuesin e tij, me te cilen patem fatin te njihemi ne Tirane, zotin Gjin Mekshi. Vlen te habitemi te gjithe me fatin e themeltarit te ketij institucioni popullor. Sot ai ndodhet ne Kanada si emigrant, i kercenuar se ishte duke e "ranue" kanunin ne pikat e tij me nevralgjike, sic ishte hakmarrja. "Krimineli" 15- vjecar, kishte shperthyer kunder vrasjeve per gjak ne menyre qe kishte shtangur mbrojtesit e ndyre te nxitjes se vrasjeve hakmarrese, "me te cilat jane majte malet tona".

Te ndermjetesosh falje gjaqesh, do te thote te marresh nje pergjegjesi teper te rende mbi krye, sipas Kanunit te Leke Dukagjinit. Ai thote ne paragrafin 939:" Me ba me u ngatrrue nder vedi, shpia e dorerasit e shpija e te vramit mbas gjakut te pajtuem, dorezansvet u duhet me hi ne flake e nuk bajn qi t’u dhunohet emni e dorzania". Ne ate nr. 852 " Dorzani e bestar nuk hin kush me pare".

Puna idealiste e ketyre pajtimtareve popullore, qe sot numurohen ne 1200, nisi te merrte ere me kalimin e kohes. Disa syresh, filluan te kerkonin te holla ne shperblim te pajtimit te gjakut nga te ngujuarit. "Ne i larguam nga shoqata keta njerez te perfolur asisoj" thote Mekshi mendueshem.

Ne te vertete, me pare, ne kohen e Turqise apo te Zogut, pajtimet e gjaqeve kane ndodhur. Ata realizoheshin nga njerez me teper autoritet, sic ishin prifterinjte jezuite ""Gjyzevite"), te paret e fshatit apo "Vojvodet", apo kryetaret e fiseve "Bajraktaret",si ata nga "dera e Gjonmarkajve", qe specifikohen edhe ne kanunin e Lekes.

Ne kohen e Partise se Punes, krahas ligjit te ashper shume, pajtimin e merive dhe te gjaqeve e pat bere te "veten" armata e arsimtareve. "Zotni mesuesi" nisi te zevendesonte ngadale, ngadale autoritetin e njerezve te deklaruar "shpirteror".



Mbrekombetare.

Numerohen njerez dhe familje qe i jane larguar Atdheut prej gjakmarrjes. "Kur jam kene ne Nju Jork e shkova ne ni kishe shqiptaresh, dy djem te rinj, u cuen me ni here e dulne jashte. Ata kishin frike se mos une isha i derguem prej Shqipnijet me i vra, mbasi ata ishin ne gjak ne Shqipni. Kam ndejte 11 muej atje i ftuem si kryetar i shoqates e kam arritur te pajtoj tre gjaqe, pervec punes per te ngritur institucionin tone atje.

Mekshi shtie per mend kur ka qene ne Kosove ne "Kongresin e pare te Lidhjes se shqiptareve te botes". Ai, ne nje interval pushimi, eshte terhequr nga nje skene e dhunshme dhe, sic eshte mesuar qysh ne rinine e tij nje zakon i vjeter shqiptaresh per te nderhyre pa i thene njeri ne rrethana te frikshme e per te ndihmuar viktimen a, sepaku, per te kontribuar me shue "fesatin" ka nderhyre menjehere. Dy djem te rinj donin te rrihnin me grushta nje polic nga djelmoshat e Kosoves se sapo cliruar. Polici kosovar perpiqej te mbrohej. Gjini iu bertiti dy civileve, "he u placin syte, e c’a keni me policine? A e keni thye rregullin me makine? E keni thye! Pagujeni gjoben e kerkojini te falun! Po nuk patet pare me vedi, qe se po ia nap une policit qi ju ka vue gjobe. Hajt, hajt. Une jam Gjin Mekshi prj Shkodret".

Shoqata ne fjale ka deget e saja ne vendet ku ka perqendrim shqiptaresh. Ne Itali, Greqi, Kosove , Mal te Zi dhe SHBA, kur raste ngujimesh per gjakmarrje me shume ka ne qytetin "shqiptar" te Detroitit.

Edhe dy fjale per kryetarin.

Ka lindur ne fshatin Abat qe sot, nga 50, kane mbetur vetem 20 shtepi. Ka dhene letersi ne tetevjecare nga viti 1964 deri ne 1997, kur ka zbritur ne qytetin e Shkodres.

Gjin Mekshi e ka lexuar kanunin "mshefte qysh ne kohe t’Enverit" dhe e di ate thuajse permendesh. I prirur per te pajtuar ngaterresa, ai ka bere emer qe para viteve 90. "Gjithkush m’njef per tolerant" , thote ai, duke sqaruar se "e keqja lahet me te keqe".

Duke qeshur, ai tregon se njerezit me te afert, nganjehere e kritikojne se "pse kaq durues". Kritiku me i ashper i tij ne kete fushe, eshte i vellai. Ai nuk e ka leshuar e as nuk ka nder mend ta leshoje fshatin e te pareve, ka tre femije dhe quhet Vuksan.


KJ





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2003 nė 10:57 Edit Post Reply With Quote
GJAKMARRJA VRAU PERSERI...PSE?!

Ndue Dedaj

Nje krisme e thate ne male, ca rreshta te thate gazete te nesermen...Diku ne periferi te vendit, te ngjarjeve, te vemendjes. Ne Gjegjan u vra Marku, nje i ri 17-vjecar, sic u tha per gjakmarrje.Riti i mocem u perserit, thuajse pike per pike, si ne kohet e largeta pa shtet. Krimi ndodhi ne kohen e sotme, ne Shqiperine qe ka institucione, ligje moderne, qeveri, parlament. Megjithate gjema ndodhi krejt larg...larg ngjarjeve te zhurmshme te dites, kur askush nuk e kishte mendjen se c’po ndodhte ne nje komune rreze bjeshkeve me njerezit e saj.E, pra, vetem tri jave me pare, gjithe shpura e politikes ishte dyndur ne keto zona te thella per nje dore vota, se aq njerez kane mbetur atje. Kurse tahs "ngjarjet e medha" ia kane zene frymen jo vetem Gjegjanit ne ane te Munelles, po dhe Tiranes, qe e kemi metropol...dhe te sherrit.

Po te pyesesh se pse ndodhi vrasja per gjakmarrje ne Gjegjan, pergjigjen nuk mund ta marresh pa analizuar sepse ne Shqiperi, me a pa hakmarrje, vriten perdite njerez: te biznesit, per ceshtje pronesie, individe te perzier nder afera, vrasje ne familje, gjer te rastit. Edhe keto vrasje ndodhin larg "ngjarjeve te medha" e te bujshme te kohes. Nuk eshte e veshtire te kuptosh se punet e vendit tone shkojne keq dhe kur duket se po hidhen hapa perpara dhe kur flitet dendur per integrimin evropian, dhe kur...

Por ai krimi qe ndodhi pardje e qe ngjan i shkeputur nga bota e madhe shqiptare nuk eshte aspak i tille, nuk eshte nje rastesi, nje gje qe ndodhi njehere e nuk dote perseritet me. Nuk eshte i shkeputur sidomos nga ai qe quhet shtet. Se me e pakta a jane dhe formalisht ne kembe institucionet e shtetit dhe te shoqerrise? Qeveria vazhdon te qeverise vendin pa dy ministra kryesore, ku njeri nga te munguarit eshte pikerisht ministri qe lufton krrimin. Koalicioni qeveritar nuk funksionon me perderisa nuk prodhon dot nje qeveri te qendrueshme, por pritet qe te perforcohet me nje parti te opozites. Parlamenti mund ta miratoje ligje pa ndonje peshe, por sidoqofte aty nuk rrezohet po vetenga mazhoranca. I bie qe dhe institucione te tjera te larta te mos jene ne eficencen e duhur, perderisa ne kopshtin e tyre ben hije pema e tjetrit. Po te ecim me tej, e njejta pamje e shkermoqur e institucioneve te shteti.Bashkia e Tiranes ka gjase qe perhere te pare te qeveriset nga dy kryetare, pasi dhe pse thuhet se Rama ka mbi njezet mije vota teper, avokati shfaqet ne ekran dhe ne prokurori si triumfator. Procesi i numerimit te votave nuk pati asnje te mete ne katundin me te larget, ku njerezit nuk ua thone dhe aq llogarive, dhe per cudi ngeci, u be lemsh, mu ne zemer te metropolit! Por zgjedhjet nuk kane perfunduar(!) askund, sepse jo vetem qe shume prej kryetareve nuk jan-_pallur, por dhe aty ku kjo ka ndodhur punen e kane marre ne dore keshilltaret, qe po stermundohen ne kompromise te moralshme te pamoralshme, kush e kush te perfitoje dicka nga kjo zallamahi paselektorale, pa krijuar mundesine qe te konstituohen keshillat dmth institucionet. Veshtire te mos kuptohet se ketu gjerat ngaterrohen qellimisht nga ata qe bejne thjesht llogari politike, ani pse ato nuk jane ndergjegja e elektoratit qe e kreu me dinjitet detyren e vet. Logjika me e thjeshte e do te arsyetosh se si mund te ndalet e te ndeshkohet krimi ne male, kur ai "prodhohet" mu ne mes te kryeqytetit ne nje proces elektoral. Por qerthulli politik vazhdon te kamuflohet pafundesisht. E majta festoi me madheshti pranimin ne internacionalen socialiste, dhe po me "madheshti" te neserrmen nisi ridimensionimin e statutit per nje "kryetar me te forte", me me shume kompetenca, dhe televizioni yne publik nuk e ka per gj eqe lajmin e pare shqiptareve dy dite me pare t’ua servire ne disa minuta pikerisht sherrin anal te selise roze, per ate, "kryetarin e forte" qe do te mandatoje kongresi i dhjetorit.

Ja, keshtu rrokullisen punet e shtetit, ndaj dhe krimi gjallerohet ne kohe te tilla, kur "ngjarjet e medha" ia zene frymen vendit dhe njeriut. Ky i fundit ushqehet me pamje mediatike mashtruese, jo aq per faj te mediave, kur per dite me radhe mberthyen ne pranga, duke hyre a duke dale nga gjykata, shfaqet fytyra e trembur e nje vajze bionde, per me teper punonjese ne Ministrine e Jashtme, kur te gjithe e dine fort mire se ajo nuk ka qelluar mbi askend, dhe ne qofte ndodhur ne nje rrethane vrasjeje. Por ate e kishim rehat ta zinim, te porta e Ministrise, dhe ja ku e kemi "kriminelen", more njerez! Sikur ajo te mos mund te mbahej ne arrest shtepie, mundesisht larg mediave, pasi nuk kishte asgje per te thene per to. Me fjale te tjera, krimi levrin tjeterkund, ben kerdine, flitet per banore te tij, gjer ne qarqet e larta diplomatike, kurse organizmat e shtetit e kerkojne shpesh aty ku nuk eshte. E kerkojne dhe aty ku eshte, fjala vjen policet e komisariatit te Pukes qe e ndjekin vrasesin ne shi e stuhi neper male etj.

E nese ata qe e kishin per detyre nuk u gjenden dot ne Gjegjan para dhe pas vrasjes per gjakmarrje, (dhe nese serish nuk do te gjenden, kur vete fjala gjakmarrje do te thote se riti do te perseritet ne nje te ardhme), sigurisht do te fluturojne qe nga larg ca kamera te huaja komerciale qe historine tone tragjike do t’ua shesin (bashke me imazhin tone te keq) stacioneve televizive nga Kanadaja ne Japoni, me dokumentare nga rrepirat e gjakut.
kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-5-2004 nė 10:24 Edit Post Reply With Quote
Gjakmarrja, misionarët e Paqes nxjerrin nga ngujimi 73 familje

Drejtues të Shoqatës së Lidhjes së Misionarëve të Paqesë së Shqipërisë bëjnë thirrje mbarëkombëtare për bashkimin e të gjithë shqiptarëve si në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni e në të gjitha viset, me qëllim ndaljen e fenomenit të dukurisë negative të gjakmarrjes. Kryetari i Lidhjes, Emin Spahia, deklaron se në linjë të ndërgjegjësimit të shqiptarëve, është duke u bërë një punë shumë e madhe në këtë drejtim, dhe vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2004, prej misionarëve të paqes janë arritur të pajtohen 8 familje në hasmëri ndërsa kanë dalë prej ngujimit 73 familje shqiptare, kryesisht në veri të Shqipërisë. Javën e ardhshme, misionarët e paqes dhe 20 nxënës, maturantë të shkollës së mesme të përgjithshme "Oso Kuka" të Shkodrës, do të vazhdojnë udhëtimet drejt trevave shqiptare, Gjilan, Gjakovë, Prizren etj. me qëllim sensibilimin e shqiptarëve kudo që ndodhen, ndaj fenomenit të gjakmarrjes. Nxënësit kanë vënë me durim e përkushtim në skenë një dramë, e cila ka në qendër pikërisht këtë fenomen. Drama "Fal", zgjat 50-minuta dhe është e përbërë prej katër akteve. Teksti është shkruar prej profesoreshës Vjollca Vasili, dhe deri tani është intepretuar në Shkodër, Durrës, e do të vihet edhe në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Më pas do të udhëtojë në drejtim të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Sipas statistikave të evidentuara, deri tani, janë regjistruar 750 nëna të cilave iu është vrarë bashkëshorti prej gjakmarrjes, ndërsa po rriten jetimë mbi 2000 fëmijë shqiptarë, në kushte të një varfërie ekstreme prej ngujimit në banesa. "Ne ftojmë mbarë rininë shqiptare për t'u bashkuar me Misionarët e Paqes, për t'I dhënë fund këtij fenomeni që po merr jetën e shqiptarëve që prej 540-vjetësh", fton Spahia.

temA

PATJETER!

Si mundem me ndihmue?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-7-2004 nė 09:23 Edit Post Reply With Quote
GJAKMARRJA, TE LUFTOHET ME LIGJ TE POSACEM

Gjakmarrja nuk do te luftohet me me kanun, por me nje ligj te posacem. Ky eshte propozimi i bere nga ana e 14 deputeteve te cilet kane firmosur ngritjen per here te pare te nje Keshilli Koordinues Konsultativ kunder ketij fenomeni negativ per shoqerine shqiptare. Deputete si Ndre Legisi, Musa Ulqini, Makbule Ceco, Vath Koreshi etj kane kerkuar qe shteti me ne fund te ndermarre nje veprim te koordinuar dhe rezultativ ndaj kesaj dukurie. Sipas ketyre deputeteve, i gjithe ky proces te udhehiqet nga Presidenti i Republikes.

Eglantina Nasi

Gjakmarrja nuk do te luftohet me me kanun, por me nje ligj te posacem. Ky eshte propozimi i bere nga ana e 14 deputeteve te cilet kane firmosur ngritjen per here te pare te nje Keshilli Koordinues Konsultativ kunder ketij fenomeni negativ per shoqerine shqiptare.

Deputete si Ndre Legisi, Musa Ulqini, Makbule Ceco, Vath Koreshi etj kane kerkuar qe shteti me ne fund te ndermarre nje veprim te koordinuar dhe rezultativ ndaj kesaj dukurie. Sipas ketyre deputeteve, i gjithe ky proces te udhehiqet nga Presidenti i Republikes. Qellimi kryesor i punes se ketij Komiteti do te jete ai i hartimit te strategjise afatgjate si dhe percaktimit te prioriteteve ligjore, sociale dhe ekonomike ne luften kunder gjakmar Moisiu do te koordinoje punen e Keshillit me ate te strukturave qeveritare, parlamentare dhe civile per parandalimin e kesaj plage te shoqerise shqiptare. Ndersa, si anetare, propozohen zevendeskryeministri, ministri i Rendit, Arsimit, Drejtesise, Pushtetit Vendor, Prokurori i Pergjithshem, zevendesi i KLD-se si dhe Avokati i Popullit. Sipas projektligjit te ri, keta do te jene te detyruar qe nje here ne tri muaj te raportojne para Keshillit, i cili u cakton atyre dhe detyrat konkrete sipas fushes se veprimtarise. "Duke theksuar se gjakmarrja perben cenim te sigurise kombetare dhe parimeve te shprehura ne Kushtetuten e Shqiperise, lufta kunder saj eshte nje pergjegjesi ligjore dhe perben me shume sesa nje detyre. Nga ana tjeter duke e pare luften kunder gjakmarrjes si prioritet te integrimit ne procesin e Stabilizim-Asocimit ne Komunitetin Evropian, miratimi i ketij ligji do te bente te mundur angazhimin e te gjitha institucioneve per ndalimin e shtrirjes se metejshme te ketij fenomeni kriminal" thuhet ne kete kerkese te paraqitur nga 14 deputetet.

Ja disa nga nenet kryesore te ketij ligji:

Neni 1

Ky ligj ka per qellim te nxise, te organizoje dhe te koordinoje me mire masat per parandalimin dhe eliminimin e gjakmarrjes ne Shqiperi

Neni 2

Krijohet Keshilli Koordinues Konsultativ nen drejtimin e Presidentit te Republikes me pjesemarrjen e drejtuesve te tjere

Neni 3

Keshilli Koordinues Konsultativ harton strategjine kombetare per luften kunder gjakmarrjes ne planin ekonoik, social e legjislativ

Ismail Kadare "...Kjo gjakmarrje shenon nje epoke ku shteti nuk i detyronte ligjet e veta...e rridhte nga nje kod shume i perpikte, qe nuk linte asgje ne hije...ne zonen e kanunit e drejta e vetgjykimit nuk ekziston..."

Nga parathenia e romanit "Prilli i thyer"

Gjakmarrja jo vetem dukuri ballkanike

Gjakmarrja eshte nje dukuri e vjeter, jo vetem ballkanike por universale. S'eshte e vertete se eshte vetem nje specialitet shqiptar sic paraqitet. Gjakmarrja vjen qe nga antikiteti grek. Nje pjese e tragjedive greke e trajtojne kete dukuri universale qe njihet ne te gjitha vendet. Eshte mekat qe shqiptaret ta pranojne kete si fenomen negativ vec te botes se tyre, ne nje kohe kur ajo vazhdon ende ne Korsike te Frances, jugun e Italise apo zona te tjera te botes. Por ne rastin konkret, ne Shqiperi ndeshet ende

ngujimi i grave dhe i femijeve i cili perben ne fakt edhe dhunimin me flagrant te te drejtave njerezore, lirise dhe tradites sone kombetare. Nuk eshte pare e degjuar ne histori ngujimi i tyre. Historikisht, ato jane mbrojtur nga shoqeria, me rregulla te shkruara e te pashkruara. Fenomeni i gjakmarrjes dhe familjet qe jane ne ngujim jane tregues i nje gjendje te papranueshme per gjithe shoqerine, qe kerkon angazhimin me cdo kusht te te gjithe faktoreve te saj e te komunitetit nderkombetar.

A ekziston nje strategji kunder gjakmarrjes?

Eshte Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar i cili ka hartuar nje strategji e cila synon ne zbutjen e ketij fenomeni. Opinioni qytetar e ka konfirmuar mbeshtetjen ndaj kesaj strategjie nepermjet perfaqesuesve te popullit dhe te shoqatave qe moren pjese ne Kongresin e Pare te Misionareve te Pajtimit, me 26 shkurt 2001. Per njohjen dhe zbatimin e kesaj strategjie, tre muaj pas kongresit, me 14 qershor te vitit 2001, u organizua ne qytetin e Pukes nje takim i zgjeruar me perfaqesuesit e te gjitha fshatrave te veriut te Shqiperise dhe te disa zonave problematike nga jugu. Ajo synon

njohjen dhe respektimin e autoritetit te shtetit ligjor, lenie e pergjegjesise se vrasjes mbi fajtorin per t'u ndjekur penalisht nga shteti, lirimin pa kushte te familjeve te ngujuara si dhe denoncimin e izolimin nga shoqeria te trafikanteve te femrave, te femijeve dhe te droges. Keto do realizoheshin nepermjet bashkerendimit te punes se komitetit me te gjithe faktoret e shoqerise e ne menyre te vecante me institucionet shteterore, qe vrasjet per hakmarrje e gjakmarrje te konsiderohen si nje fenomen i perkohshem e i kapercyeshem.

Cfare eshte misioni i Pajtimit Mbarekombetar?

Misioni i Pajtimit Mbarekombetar eshte nje mision i krijuar me vullnetin e mire te shume burrave pajtimtare ne rrethet e veriut. Fillimisht ai u krijua ne Shkoder dhe tani e ka shtrire aktivitetin e tij ne gjithe Shqiperine. Qe nga viti 1990 filloi takimi i ketyre burrave e grave fisnike me njerezit qe kishin halle dhe konflikte te trasheguara. Ne mungese te shtetit, disa familje e individe, ne menyre jo te drejte filluan te rikujtojne hasmerite e vjetra dhe keshtu nisen ngujimet e para. Nga viti 1991 deri ne vitin 1997, ky mision ka kryer me sukses mjaft pajtime. Por pas vitit 1997, nje mendje e erret kanosi ne menyre tinzare dhe ushtroi terror mbi udheheqesin e misionit Ndrek Pjetri. Per keto arsye, ai u detyrua te larghej menjehere ne Kanada. Pas ketij momenti misioni u nda ne disa grupime duke e demtuar rende ceshtjen e pajtimit. Misionaret jane treguar tolerante dhe i kane falur edhe njerezit qe krijuan keto grupime vec e vec, per qellimet e tyre personale.

Ja shifrat qe jepen per gjakmarrjen ne Shqiperi:

1024 femije ne Shqiperi vuajne te izoluar nga frika e gjakmarrjes

sipas njoftimit te vitit 2003 te agjensise gjermane te lajmeve DPA ne Shqiperi. Sipas saj, mese 1000 femije per shkak te gjakmarrjes jetojne ne kushte izolimi dhe arresti shtepiak. Ata nuk dalin prej shtepise nga frika e hakmarrjes. Shumica e ketyre femijeve jetojne ne veri te Shqiperise ne vise malore ku edhe sot e kesaj dite eshte ruajtur zakoni i gjakmarrjes, nje tradite kjo qe vjen nga mesjeta. Femijet u takojne moshave nga pese deri ne 15 vjec dhe te izoluar ne shtepi nga frika se mund te vriten, qendrojne se bashku me anetaret e tjere te familjes. Ata nuk ndjekin shkollimin, prandaj dhe shumica e tyre mbesin analfabete. Qeveria, qe nga viti 1990 ka bere perpjekje pa sukes per te luftuar zakonin e hakmarrjes dhe per te ndermjetesuar ne pajtimin e familjeve ne gjak. Zakoni i gjakmarrjes eshte kod i vecante i Kanunit te princit bujar Leke Dukagjini ku mes te tjerave thuhet: "Gjaku duhet te shpaguhet me gjak".

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-7-2004 nė 08:24 Edit Post Reply With Quote
Internim për ata që përdorin Kanunin

“Shteti t’u sigurojë punë atyre që zhvendosen nga vendbanimet”


Bledar Hoti

Gjakmarrja dhe vrasjet e ndodhura në emër të Kanunit, të hasura kryesisht në zonat e Veriut të Shqipërisë, nxit deputetët e Kuvendit të hartojnë projektligje për parandalimin e këtij fenomeni.

Shifrat e larta të deklaruara nga përdorimi i metodave mesjetare, si gjakmarrja, ka detyruar ligjvënësit të paraqesin forma të ndryshme parandaluese. Deputeti i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Alfred Cako, pas paraqitjeve të ligjeve të “Pronave”, “Stemës së Republikës”, “Për ndryshimin e ditës së dëshmorëve”, kohët e fundit ka depozituar së fundi në Kuvend një projektligj të veccantë që parashikon ndalimin e vrasjeve mes njerëzve, të cilët veprojnë mbi bazën e “ligjit” shekullor, Kanunit. Në iniciativën e tij, Cako kërkon që shteti të marrë masa ekstreme për të ndaluar përhapjen e këtij fenomeni, duke marrë disa nisma konkrete. “Ky projektligj synon të ketë efekt të menjëhershëm në parandalimin e krimit të gjakmarrjes; synon të lirojë nga ngujimi mijëra fëmijë, synon të hapë rrugë të lirë për punonjësit e terrorizuar, synon të organizojë mbi baza ligjore strukturat që duhet të përgjigjen për detyrat ligjore për mbrojtjen e jetës së njeriut”, deklaron Cako. Ndërkohë që ky fenomen është i përhapur edhe në zonat e tjera të Shqipërisë, ku vetëm në Tiranë janë pesë familje që jetojnë të ngujuara si rezultat i “zbatimit” të Ligjit të Gjakmarrjes.

“Internimi”
Projektligji “Për masat administrative parandaluese kundër gjakmarrjes” parashikon që për personat që nuk pranojnë të heqin dorë nga gjakmarrja, të vendosen masa të përshtatshme në zonat e thella, me të drejta të kufizuara të lëvizjes së tyre, jo më larg se 10 km nga vendbanimi i ri. “Nëse personi me banim të detyruar shkel detyrimet që i janë caktuar, organet e Rendit kanë të drejtë ta procedojnë dhe ta dërgojnë për ndjekje penale”, thuhet në Nenin 2 të këtij projektligji. Në bazë të këtij drafti, personat që u ka ndodhur fatkeqësia duhet të nënshkruajnë një deklaratë, në të cilën thuhet se nuk do të veprojnë apo të hakmerren sipas Kanunit. Janë organet e rendit që lejohen të përdorin këto “deklarata tip”, të nënshkruara prej secilit person në moshë madhore. Kur këto persona kundërshtojnë ose familja kundërshton firmosjen e këtij dokumenti, konsiderohen se janë në gjakësi dhe kundër tyre merret masa izolimi. Ky izolim ose “internim”, vendbanim i detyruar, duhet të bëhet në zonat e largëta, ku të mos ketë mundësi konflikti mes familjen në hasmëri. Shteti, brenda mundësive, duhet t’i sigurojë të penalizuarit edhe vendin e punës.



Para një jave
Idea e Nafiz Bezhanit

Kreu i Kontrollit për Verifikimin e Figurës së Zyrtarëve, Nafiz Bezhani, ka qenë një nga personat e parë që ka hedhur idenë për hartimin e një projektligji për parandalimin e gjakmarrjes, nisur edhe nga përhapja e madhe e këtij fenomeni. Gjatë një deklarate për gazetën “Panorama”, Bezhani kërkoi marrjen e masave ekstreme ligjore ndaj personave që kryejnë vetëgjyqësi në emër të Kanunit.



Çfarë parashikon

Për personat apo familjet, që nuk pranojnë të heqin dorë nga gjakmarrja, vendosen masa të përshtatshme izolimi në zona të thella
Kur personi i izoluar me banim të detyruar, shkel detyrimet, largohet nga vendbanimi. Organet e Rendit kanë të drejtë ta procedojnë dhe ta dërgojnë për ndjekje penale
Vendimi për penalizim me banim të detyruar të personave apo familjeve në gjakësi, jepet nga Këshilli i Qarkut
Vendimi i Këshillit të Qarkut përcakton lëvizje të kufizuara për të lëvizuar, për të izoluarit deri 10 km larg vendbanimit të detyruar.


Nisma e Moisiut
Komitet për luftën ndaj gjakmarrjes

Paralelisht me projektligjin e paraqitur nga deputeti Cako, komisionet parlamentare po shqyrtojnë edhe një tjetër iniciativë të 13 deputetëve të Kuvendit, atë “Për krijimin e një komiteti të veçantë shtetëror për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes”. Kjo nismë e deputetëve gëzon mbështetjen e presidentit Alfred Moisiu, i cili, së bashku me kryekomisionerin Braho, kanë qenë të parët që hodhën idenë e krijimit të një institucioni të kësaj natyre. Në këtë projektligj parashikohet që ky komitet shtetëror të drejtohet nga presidenti i vendit. Në përbërje të kësaj strukture do të jenë ministrat e Rendit, Drejtësisë, Mbrojtjes, Punës dhe Çështjes Sociale etj. Komiteti, sipas draftit, ka si qëllim përgatitjen e një platforme të veçantë për të luftuar këtë fenomen, për t’ia paraqitur më pas qeverisë, për të ndërhyrë në ligjet aktuale të shtetit shqiptar. Ndërkohë, nga ana e deputetëve janë kërkuar vendime maksimale nga gjykata, për ata persona që vrasin në emër të Kanunit.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-8-2004 nė 09:02 Edit Post Reply With Quote
Vritet pajtuesi i gjaqeve në Shkodër

Policia tha se ka shoqëruar në komisariatin e Shkodrës disa persona, përfshi edhe dy bashkëfshatarë të Emin Spahisë. Për vrasjen e pajtuesit të gjaqeve janë dhënë disa versione dhe policia nuk ka arritur ende në një konkluzion përfundimtar për vrasjen e "misionarit të paqes".

Emin Spahia, kryetari i Lidhjes së Misionarëve të Paqes, një organizatë që merrej me pajtimin e gjaqeve, është gjetur i vrarë në qytetin e Shkodrës mëngjesin e djeshëm. Trupi i pajetë i Emin Spahisë, me katër plumda në brendësi është gjetur në lagjen e quajtur "Kongresi i Përmetit", rreth orës 06:45 minuta. Vrasja besohet se ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, thanë burime zyrtare pranë policisë së Shkodrës.

"Sot rreth orës 06.45, punonjësit e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë marrë informacion për gjetjen e një trupi pa jetë në lagjen "Kongresi i Përmetit". Punonjësit e policisë, të vajtur menjëherë në vendngjarje kanë identifikuar se trupi pa jetë i përkiste shtetasit Emin Gani Spahia, 39 vjeç. Sipas ekspertëve kriminalistikë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit. Vrasja është kryer me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe po punohet në mënyrë intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë shoqëruar në polici disa të dyshuar. Pistat në të cilat po zhvillohen hetimet janë disa," thuhet në një njoftim zyrtar të policisë së Shkodrës.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisariat disa persona të dyshuar për vrasjen përfshirë këtu edhe dy persona nga i njejti fshat i origjinës së Emin Spahisë. Burime zyrtare të policisë së këtij qyteti thanë se dy personat e ndaluar janë nga fshati Mes dhe mendohet të kenë pasur hasmëri prej vitesh me familjen Spahija, por kjo ende ngelet e pavërtetuar.

Policia ka gjetur në vendin ku është vrarë kryetari i Lidhjes së Misionarëve, një kamera të z.Spahija. Banorë të qytetit thanë se "Spahija është parë një natë më parë duke xhiruar për qëllime humanitare një dasëm, në një familje të varfër shkodrane". Policia ka gjetur në trupin e tij 4 plumba, që mendohet të jenë të një arme me silenciator," thanë burime nga Shkodra.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Shtetit bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit, por rreth orës 06.45, punonjësit e komisariatit të Shkodrës kanë marrë informacion për gjetjen e një trupi pa jetë në lagjen "Kongresi i Përmetit" të këtij qyteti. Policia thotë se ka disa versione për motivet e kësaj vrasjeje dhe po punohet për përjashtimin e njëpasnjëshëm të tyre.

Kështu policia dyshon se vrasja mund të ketë ardhur nga ndonjë gjakmarrje e hershme që Emin Spahia ka pasur në fshatin e tij. Versioni i dytë është ndonjë hatërngelje në ndonjë prej palëve, ku Spahia ka qenë ndërmjetës për pajtimin e gjakut. Dhe e treta është se ndonjë prej familjarëve të ndonjërës prej familjeve që ka arritur të pajtojë Emin Spahia, është prekur nga mosmbajtja e fjalës e falësit të gjakut dhe e ka kërkuar gjakun te ndërmjetësi.

Emin Spahija 43 vjeç, lindur në fshatin Mes dhe banor i qytetit të Shkodrës, që nga viti 1992 ka qenë në krye të Lidhjes së Misionarëve të Paqes. Gjatë viteve të punës së tij, ai ka arritur të pajtojë me qindra familje nga rrethet veriore të vendit, të cilët vuanin nga fenomeni i gjakmarrjes.

Ai ka gëzuar një reputacion në opinionin shkodran, jo vetëm duke ndihmuar në shuarjen e gjaqeve, por edhe duke ndihmuar familjet në nevojë. Në bashkëpunim me PNUD-in, ai ka marrë pjesë në një projekt të ndihmës humanitare për dhjetëra familje të zonave veriore të vendit. Ai kishte në projekt pajtimin e shumë familjeve të tjera dhe është njohur në opinionin publik si "luftëtar" i çngujimit të dhjetëra familjeve të ngujuara nga frika e gjakmarrjes në rrethin e Shkodrës.

temA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 11-8-2004 nė 20:12 Edit Post Reply With Quote
Enigmė vrasja e Spahisė, lirohen 15 tė shoqėruarit

Ekzekutimi i Emin Spahisë, kryetarit të lidhjes së misionarëve të paqes në vendin tonë mbetet mister. Policia e Shkodrës, së bashku me specialistët e Ministrisë së Rendit Publik kanë marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë dhe të dyshuar, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, gjithçka është e errët. Gjatë ditës së djeshme, nga mjediset e komisariatit të Shkodrës kanë dalë një e nga një, 15 personat e shoqëruar për këtë ngjarje. Pasi kanë dhënë dëshmitë e tyre me interës për hetimin, ata janë lënë të lirë. Dy ditë pas vrasjes së bujshme, ende asnjë person nuk është identifikuar si autor i vrasjes së pajtuesit të gjaqeve. Vrasja e Spahisë ka tronditur qytetarët e Shkodrës, të cilët gjatë ditës së djeshme nuk diskutonin për gjë tjetër. Ekzekutimi i Spahisë në orët e para të së hënës është cilësuar nga policia si mafioz dhe i organizuar.

Dyshimet
Edhe gjatë ditës së djeshme, agjentët e policisë së Shkodrës po hetojnë në gjurmët e dyshimeve. Pasi është përjashtuar pista e ndonjë konflikti të mundshëm gjatë dasmës, nga e cila kthehej Spahija si dhe e grabitjes, hetimet po përqendrohen në ndonjë konflikt të vjetër për shkak të punës së misionarit, por edhe për arsye personale. "Është tepër e vështirë të përcaktohen motivet apo të arrihet në gjetjen e autorit, pasi Spahija ka patur një aktivitet të dendur në shumë qytete të Shqipërisë si dhe jashtë saj. Pajtimet që ai bënte si dhe ndërhyrjet për besë apo falje gjaku, negociatat me familje të atyre që kishin viktima apo që kishin bërë vrasje ,është një punë e vështirë dhe jo pa rreziqe. Deri tani nuk ka asnjë pistë zyrtare e rrjedhimisht asnjë të ndaluar",-pohojnë për "Shekullin" burime nga grupi hetimor i kësaj çështjeje. Mësohet se po punohet intensivisht, ndërkohë që me këtë çështje po merren drejtuesit më të lartë të policisë dhe prokurorisë së Shkodrës.

Familjarët
Në familjen e Emin Spahisë "mbretëron" zia. Njerëzit e shumtë që shkojnë për ngushëllim shprehin keqardhje e shpesh lëshojnë mallkime për autorin e panjohur të vrasjes. Të afërmit e Spahisë presin këdo, por i shmangen bisedës me gazetarët. Ata nuk pranojnë të tregojnë asgjë për ngjarjen e rëndë, që u mori njeriun e afërm. Emin Spahia, i njohur në të gjithë Shkodrën u vra në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ai është gjetur nga vëllai i tij në orën 5.00 të mëngjesit në afërsi të shtëpisë, ndërkohë që pranë tij ndodhej kamera me të cilën një natë më parë kishte filmuar një dasmë. Drejtuesit e policisë dhe të prokurorisë së Shkodrës kanë qënë tepër të rezervuar në dhënien e informacionit për këtë vrasje të bujshme, ndërkohë që kanë pohuar se ekzekutimi I tipit mafioz ka qënë i organizuar. Vrasja ka ndodhur në një orë kur në Shkodër mungonte energjia elektrike. Spahija është vrarë me një armë automatike tip "Skorpions", ndërkohë që vdekja është shkaktuar nga 5 plumba.

Shekulli

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-8-2004 nė 12:27 Edit Post Reply With Quote
Policia identifikon atentatorët e Spahisë




Shkodër

Ngushtohet rrethi i të dyshuarve si autorë të mundshmën të vrasjes së Emin Spahisë, të hënën në mëngjes në Shkodër.

Burime nga polcia bënë të ditur se pas një hetimi intensiv kanë arritur të zbardhin një pjesë të ngjarjes të së hënës dhe kanë vënë në shenjestër disa persona që dyshohen si autorë të atentatit.

Hetimi
Megjithëse ende nuk është arritur në zbardhjen e plotë të atentatit të së hënës në mëngjes, ku mbeti i vdekur Emin Spahia, kryetar i shoqatës së “Misionarëve të Paqes”, burime nga policia pohojnë se kanë arritur të identifikojnë autorët e mundshëm të vrasjes. Të njëjatat burime pohuan se ende nuk është bërë i mundur faktimi i plotë i ngjarjes, por policia ka identifikuar ndërkohë një numër personash, që mendohet se kanë lidhje direkte me vrasjes. Ndërkohë që në Komisariatin e Policisë të Shkodrës janë shoqëruar mbi 20 persona, të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në rrugën “Kongresi i Përmetit” të qytetit të Shkodrës. Policia tha se ende mbeten në fuqi tri pista dhe motive për ngjarjen. Kështu, po punohet për të zbardhur faktin nëse ngjarja ka lidhje me punën që bënte Spahia si pajtues gjaqesh. Për këtë po hetohet në lidhje me familjet në të cilat ai kishte ndërhyrë për të bërë pajtimin. Gjithashtu mësohet se policia po heton edhe në lidhje me problemet personale që mund të ketë pasur Spahia. Sidoqoftë, deri në orët e vona të ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë person të ndaluar në lidhje me këtë vrasje dhe sipas policisë, tani për tani po vazhdon puna për të mbledhur prova rreth personave që dyshohen.

Të shoqëruarit
Dy ditë pas ngjarjes policia po punon për marrjen në pyetje të personave që e njihnin më mirë Spahinë dhe që mund të japin detaje rreth jetës së tij, për të bërë të mundur edhe zbardhjen e të vërtetës së kësaj vrasjeje enigmë. Burime nga organet e rendit pohuan dje se në orët e pasdites së djeshme në polici është marrë në pyetje edhe vëllai i madh i viktimës, të cilit i janë kërkuar detaje të ngjarjes si edhe detaje të tjera rreth jetës së të vëllait që mund të vlerësoheshin si shkaqe të mundshme të krimit. Ndërkohë numri i personave të dyshuar dhe të shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Shkodrës dje kishte arritur në 20. policia po bën verifikimet dhe marrjen e tyre në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Ngjarja
Emin Spahia u vra të hënën në orën 1.30 të mëngjesit, ndërsa kthehej për në shtëpinë e tij, pasi kishte qenë në një dasëm në një fshat të Shkodrës. Sipas burimeve nga policia, personi që ka qëlluar mbi kryetarin e “Misionerëve të Paqes” e kishte planifikuar që më parë vrasjen. Ai dyshohet se e ka ditur me detaje se ku ishte Spahia, si dhe ka qenë i informuar edhe për momentin kur ai do të kthehej në shtëpi. Atentatori e ka pritur Spahinë në afërsi të hyrjes së pallatit. Spahia, pasi është futur në rrugicën e shtëpisë së tij, pak pas mesnate, ka parkuar makinën disa metra më tutje dhe është nisur në drejtim të hyrjes së pallatit. Vrasësi që i ka ndjekur me sy këto lëvizje të tij, ka qëlluar me një automatik tip “Skorpions”. Pesë plumba kanë qëlluar në shenjë dhe i kanë marrë menjëherë jetën Spahisë, i cili nuk ka mundur as të kërkonte ndihmë. Sipas ekspertizës, vrasësi ka qëlluar pas shpinës së viktimës dhe ka marrë në shenjë pjesën e shpatullave, për të mos gabuar. Policia pohon se largësia mes vrasësit dhe viktimës nuk ka qenë e madhe. Atentatori ka qëlluar edhe pasi Spahia ka rënë në tokë; kjo tregohet nga katër plumbat që kanë rënë në murin e ndërtesës. v.k.



Në zyrën e Spahisë, mes fotove të të ngujuarve

Zyra e shoqatës “Misionarët e Paqes” ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës, në katin e parë të një shtëpie private në ndërtim, me një oborr me lule, të cilat, sipas nipit, kanë qenë edhe pasioni i Spahisë. Sapo hyn në dhomën e ngushtë, të bien në sy sirtarët dhe dollapët e shumtë me dosje e muret e veshura me foto njerëzish. Përballë ndodhet një stendë fotosh, në të cilën shkruhet: “Nga iniciativa për pajtimin e gjaqeve në Malësinë e Madhe”. Në krah të saj ka dosje të vëna rradhë: “Vlora”, “Shkodra”, “Kosova”, “Berati” dhe shumë të tjera. Nipi i Emin Spahisë tregon se aty janë të arkivuara pajtimet, përpjekjet për të pajtuar, dështimet dhe sukseset e një pune 14-vjeçare. Ai na lejon të hapim njërën prej tyre Sapo hedhim sytë në të lexojmë: “Postribë 224 familje në gjak, 120 të pajtuara”. Më tutje, në një fletë tjetër, është një letër me shkrim dore e firmosur nga Emini. Fillimi i saj, shkruar me shkroja të mëdha, lexohet qartë: “kërkohen urgjentisht ndihma për fëmijët e ngujuar”. Pastaj renditen emrat e familjeve dhe fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë. Më tej dhjetëra foto fëmijësh të ngujuar.



Aktiviteti për pajtim

1992
Fillon punën si kronikan pranë Zyrës e Pajtimit të Gjaqeve në rrethin e Shkodrës. Me kamerën e tij ai ka filmuar me dhjetëra pajtime gjaqesh në rrethe të ndryshme të veriut të Shqipërisë.

1997
Spahia krijon Lidhjen e Misionarëve të Paqes duke qenë në krye të këtij misioni. Me punën e tij plot pasion në frenimin e fenomenit të gjakmarrjes ai arriti që të pajtojë me qindra familje, jo vetëm brenda kufijve, por edhe në Kosovë e Maqedoni.

2003
“Misionarët e Paqes” me në krye Emin Spahinë, përmes një projekti të financuar nga PNUDI, ndihmuan me mdihma ushqimore mbi 400 familje të ngujuara në zonat veriore dhe verilindore të vendit

2004
Sipas statistikave, Emini, me punën e tij ka arritur që gjatë shtatë viteve në krye të misionit të pajtojë rreth 1100 familje, që ishin të ngujuara nga fenomeni i gjakmarrjes.

2004
Emin Spahia bën pajtimin e tij të fundit në një fshat të thellë të Kukësit. Dy familje që prej vitesh ishin në hasmëri me njëra-tjetrën pajtohen pas ndërmjetësimit të kryetarit të “Misionarëve të Paqes”.




intervista/ Flet Fetah Spahia, vëllai i kryetarit të shoqatës “Misionarët e Paqes”

“Vëllain tim e vranë për konkurencë”
Fetahu: Nuk do të marr gjak, edhe kur të mësoj emrin e vrasësit

nga i dërguari ynë Vladimir Karaj

Është e lehtë të kuptosh se çfarë ka ndodhur një ditë më parë në hyrjen e shtëpisë së Emin Spahisë, në Shkodër.

Shejat e plumbave në murin e pallatit Nr. 1, në rrugën “Kongresi i Përmetit”, gra e njerëz me të zeza që hyjnë e dalin dhe vaji i të afërmve në katin e dytë të një ndërtese të vjetër. Pikërisht këtu u vra mëngjesin e të hënës kryetari i shoqatës së “Misionarëve të Paqes”. “Ku nuk ka shkuar, që nga Kosova, e deri në Selenicë të Vlorës e më në Jug, ka udhëtuar natën e ditën, por asgjë se gjeti, ndërsa mbrëmë e vranë në pragun e shtëpisë së tij”, thotë vëllai i tij, Fetah Saphia. Fetahu është punonjës i policisë së Shkodrës, por nuk ka mundur që ta shpëtojë të vëllanë nga vrasësi. Të hënën në mëngjes ai e ka mësuar lajmin nga të tjerët, por ka qenë i pari që ka verifikuar se i vëllai nuk jetonte më. “Tani jemi shumë të tronditur dhe jo aq në gjendje sa të mund të japin shpjegime dhe të tregojmë se çfarë ka ndodhur, aq më tepër që nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”, thotë ai. Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai tregon arsyet se përse mendon që e kanë vrarë vëllain. Kush mund ta kërkonte vdekjen e njeriut që merrej me pajtime dhe përse nuk do të marrë hak edhe pasi të mësoi emrin e vrasësit.

Kur e mësuat se vëllain tuaj e kishin vrarë?
Aty nga ora 5.30 e mëngjesit erdhën e më thërritën te shtëpia, pasi unë banoj vetëm pak metra më tutje se këtu dhe më thanë se kishin parë Eminin, të shtrirë te hyrja e pallatit, duke fjetur.

Çfarë bëtë në ato momente?
U ngrita dhe dola të shihja se çfarë kishte ndodhur. Kur iu afrova dhe e lëviza e kuptova se ai kishte mbaruar.

Menduat se e kishin vrarë?
Jo, që e kishin vrarë e kuptova pak më vonë. Atëhere pashë edhe vrimat e plumbave në murin përballë portës, kjo ishte e gjitha.

Si e kishin qëlluar?
E kanë qëlluar pas shpine, me një armë të sofistikuar me silenciator, për të mos bërë zhurmë dhe askush nuk ka dëgjuar gjë në momentin që e kanë qëlluar.

Ku kishte qenë Emini të dielën?
Atë ditë ka qenë në një dasëm, sepse merrej me filmimet e dasmave, dhe është kthyer vonë në darkë. Për atë nuk ishte hera e parë që udhëtonte natën, pasi ka bërë mjaft rrugë dhe shpesh herë i është dashur të kthehej vonë. Edhe pse ka qenë gjithandej ata që e vranë e qëlluan në pragun e shtëpisë së tij. Unë e kam gjetur me kameran në krahë, dukej sikur nuk kishte ndodhur gjë.

Pasi e kuptuat se çfarë kishte ndodhur, çfarë bëtë?
Asgjë nuk mund të bënim më tej, lajmëruam policinë dhe pastaj erdhën ata dhe tani po presim të gjendet kush e ka kryer krimin.

Kush mendoni se e ka qëlluar Eminin?
Nuk mund të them asgjë, deri sa nuk kam dijeni, se çfarë mund t´i ketë ndodhur dhe se kush mund të ketë qenë. Tani për tani nuk mund t´i vë gishtin askujt e të them se është ai apo ky vrasësi.

Po për motivin e vrasjes, a dyshoni për diçka? Përse mendoni se e kanë qëlluar?
Unë them se është diçka që ka të bëjë me punën e tij. Sipas meje e kanë qëlluar për konkurencë, pasi nuk kanë dashur që ta vazhdojë më këtë punë.

Në ç´kuptim konkurencë?
Si të ta shpjegoj. Kohët e fundit ai kishte nisur një punë për të zgjeruar aktivitetin e “Misionarëve të Paqes”. Kështu kishte planifikuar të fillonte të përfshinte në organizatën e tij moshat e reja, kryesisht studentë dhe intelektualë, për të cilët kanuni nuk ka asnjë vlerë dhe është një kapitull që duhet të mbyllet. Kjo do të përmbyste sistemin e vjetër, do të përmbyste ata që duan të vazhdojë të zbatohet ende kanuni dhe gjakmarrja, me pak fjalë e vranë se nuk u pëlqente puna e tij.

Pra sipas jush e qëlluan, pasi donin t´i zinin vendin?
Ndoshta, dikush që kërkon të ngrejë një shoqatë tjetër, që të merret ai me këtë punë, por jo për të pajtuar, po për të përfituar. Kështu them unë, por ende nuk dihet e vërteta.

Keni pasur konflikte apo probleme të tjera?
Jo, nuk kemi pasur. Vëllai ishte një njeri që ushqente tolerancën dhe pajtimin, këto ishin për të fjalët e më të shtrenjta, të cilave u kishte kushtuar jetën.

Sa kohë kishte Emini që merrej me pajtimin e gjaqeve?
Kishte shumë, ka filluar prej më shumë se 14 vjetësh. Fillimisht punonte si kronikan i pleqësisë që merrej me pajtimin e gjaqeve, më pas kaloi nënkryetar dhe pas kësaj kryetar. Ishte një punë, së cilës ai i kishte kushtuar gjithë kohën e tij. Dhe dëshira e tij ishte të përkrahte njerëzit në nevojë, fëmijët e familjet e ngujuara.

Ku i merrte fondet për të bërë punë e tij?
Në një pjesë të rasteve ndihmonin organizatat e huaja. Para mblidheshin edhe nëpër shokë e miq. Sekush ndihmonte sa mundej.

Nëse nesër policia arrin të zbardhë ngjarjen dhe ju të merrni vesh emrin e vrasësit, si do të veproni?
Im vëlla ka punuar gjatë gjithë kohës si pajtues. E thashë edhe më lart. Fjalët e tij dhe gjithë puna e tij ishte për pajtim e për tolerancë. Ai me punën e tij arriti të ulte numrin e vrasjeve në Shodër, dhe unë nuk mund të bëj të kundërtën e asaj që do të bënte ai, nuk mund të marr gjak kur ai ishte kundër gjakmarrjes. Pastaj unë si njeri jam mësuar që të zbatoj ligjin dhe nuk më duket zakon i mirë hakmarrja, kështu që do t´ia lë çështjen në dorë shtetit.



Bashkëshortja e viktimës tenton vetëvrasjen

Bashkëshortja e Emin Spahisë në tronditje e sipër ka tentuar të hidhet nga pallati dhe është shpëtuar vetëm nga ndihma e të afërmve që e kanë mbajtur nga krahët. Ndërkohë që Spahia, i cili deri pak ditë më parë kujdesej për fëmijët jetimë, ka lënë edhe një djalë të vogël, vetëm 11 vjeç.



Morti në shtëpinë e Spahiajve
Njerëzit priten në vendin ku u vra Emini

Skica që i ka bërë policia vendit ku u vra para dy ditësh Emin Spahia ende nuk është fshirë. Koka është vizatuar vetëm pesë centimetra larg nga hyrja e pallatit, më pas vjen trupi. Nga mënyra se si është shënuar me shkumës në bordurën e ndërtesës vizatimi tregon se njeriu ka rënë përmbys me një dorë të zgjatur për nga hyrja. Në murin përballë ndodhen katër të gërvishtura, ndoshta nga plumba që nuk kanë zënë në shenjë. Emin Sapahia u vra vetëm disa shkallë larg banesës së tij. Sapo kapërcen ato shkallë e gjendesh në katin e dytë pleqtë e vendosur në rreth dhe gratë e veshura me të zeza të tregojnë se je në familjen Spahia. Nipi i Eminit është ai që pret njerëzit te shkallët e pallatit, vetëm një hap nga vendi ku daja i tij u gjend i vrarë, duke qenë i detyruar të shohë gjithmonë murin ku ndodhen shenjat e plumbave që i morën jetën të afërmit të tij. Kërkojmë të flasim me bashkëshorten e viktimës, por vëllai i tij na shpjegon se është e pamundur. “Ajo është shumë e tronditur, shpesh i bie të fikët dhe e mbajmë me ujë të ftohtë”, thotë Fetahu. Kur i themi se duam të takojmë persona, të cilët Emini i ka ndihmuar të mbyllin hakmarrjet, ai na thotë se duhet të kishim qenë aty dje, sepse tani nuk dihet nëse mund të takojmë njeri. “Dje kishte shumë njerëz që erdhën të ndaheshin për herë të fundit me të”, thotë i nipi. Ndërkohë familjes i kanë ardhur ngushëllimet, nga Avokati i Popullit Ermir Dobbjani, Këshilli i Europës dhe shumë institucione të tjera.



© 2003 Gazeta Panorama


Pse e vrane?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 27-8-2004 nė 01:18 Edit Post Reply With Quote
Vrasjet qe kercenojne nje popull

Arrestohet 24-vjeçari Prekë Gjelaj: Një vit më parë ekzekutoi me pistoletë bashkëmoshatarin, Tomë Leka

Kapet i shumëkërkuari për vrasje

“Duke u mbështetur në rregullat e Kanunit ishte betuar se do ta vriste atë që e kishte turpëruar në një lokal të fshatit Grudë e Re”



SHKODËR- Bie në prangat e policisë një i shumë kërkuar për vrasje. Forcat e policisë kriminale kanë arrestuar dje Prekë Gjelajn, 24 vjeç, pas i akuzohet për vrasjen e një bashkëmoshatari të tij para një viti. Burime zyrtare të Ministrisë së Rendit Publik bënë të ditur se 24-vjeçari Gjelaj është shpallur person në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” të dhënë në mungesë, për veprat penale të vrasjes dhe të armëmbajtjes pa leje. Sipas policisë lokale, para më shumë se një viti i arrestuari ka vrarë 23-vjeçarin Tomë Leka.

Ngjarja

Ngjarja e vrasjes të 23-vjeçarit Leka ka ndodhur në fshatin Grudë e Re të Shkodrës. Sipas policisë së atjeshme, me 30 prill të vitit 2003, Prekë Gjelaj i ka zënë pritë 23-vjeçarit Leka. Rreth orës 18.00 të kësaj date, ai e ka vrarë me pistoletë dhe menjëherë pas kryerjes së krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, ku për shumë kohë ka arritur t’i fshihet mrekullisht policisë së Shkodrës. Vrasja ka ndodhur kur viktima punonte në kopshtin pranë shtëpisë së tij, në të cilën jetonte bashkë me të shoqen. Tomë Lekaj kishte ardhur në këtë fshat një vit e gjysmë më parë dhe kishte pak kohë që ishte martuar. Autori banonte vetëm 600 metër më larg dhe 2 muaj më parë ato ishin zënë mes tyre. Burime të policisë bëjnë të ditur se vrasja është kryer nga 24-vjeçari për arsye se viktima e kishte rrahur atë. Prekë Gjelaj, lindur në fshatin Lotaj të Dukagjinit, duke u mbështetur në rregullat e Kanunit ishte betuar se do ta vriste personin që e kishte turpëruar në një lokal të fshatit Grudë e Re. Sipas të arrestuarit, të gjithë fajet i kishte pature viktima pasi ky nuk e kishte ngacmuar ndonjëherë tjetër më parë. I shtyrë nga nderi dhe nga ligjet e Kanunit, 24-vjeçari Lekaj ka vendosur ta vriste, duke e realizuar planin e tij vetëm pak ditë pas konfliktit me të riun Leka. Menjëherë pas ngjarjes makabër, policia e ka identifikuar autorin e krimit dhe e ka shpallur person në kërkim. Ndërkohë, që vetëm dje në mëngjes është bërë e mundur kapja e tij.

Operacioni

Sipas Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, operacioni për kapjen e këtij personi është zhvilluaar në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme nga forcat e policisë kriminale nëe bashkëpunim me ato të rendit. Rreth orës 06.30 të mëngjesit, policia e Shkodrës ka rrethuar banesën e të kërkuarit, për të cilin kishin marrë informacion se ku ndodhej. Pas një aksioni blic të tyre, operacioni ka rezultuar me sukses, duke e kapur të dyshuarin pa asnjë problem. Menjëherë, ai është nisur në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, ku janë bërë proçedurat e zakonshme. Pas kësaj, policia e ka transferuar të arrestuarin Prekë Gjelaj në dhomat e paraburgimit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka filluar procesin në mungesë.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-9-2004 nė 08:44 Edit Post Reply With Quote
E Shtune, 18 Shtator 2004


GJAKMARRJA SHQIPTARE NE BALLKAN

Shifrat ne vite

* Ne vitin 1999 kane ndodhur 496 vrasje, nga te cilat 41 per gjakmarrje;

* Ne vitin 2000 kane ndodhur 275 vrasje, nga te cilat 24 per gjakmarrje;

* Ne vitin 2001 kane ndodhur 208 vrasje, nga te cilat 19 per gjakmarrje;

* Ne vitin 2002 kane ndodhur 179 vrasje, nga te cilat 13 per gjakmarrje;

* Ne vitin 2003 kane ndodhur 144 vrasje, nga te cilat 12 per gjakmarrje;

* Per periudhen janar-shtator 2004 kane ndodhur 88 vrasje, nga te cilat 8 jane per motivin e gjakmarrjes.



Ne konferencen ballkanike per fenomenin e gjakmarrjes kreret e policive kane degjuar nje raport te hollesishem rreth vrasjeve ne Shqiperi ne vite te ndryshme. Sipas raportit te mbajtur nga Drejtori i Policise se Shtetit, Bajram Ibraj, gjakmarrja ne vendin tone eshte drejt uljes. Shifrat e vrasjeve per kete motiv nga viti ne vit jane ne renie. Ne aspektin ligjor, ne luften kunder fenomenit te gjakmarrjes dhe hakmarrjes, shteti shqiptar ne vazhdimesi ka ndermarre iniciativa te rendesishme, nder te cilat mund te permenden ndryshimet qe u jane bere dispozitave te Kodit Penal ne vitin 2001, ku ka nje cilesim te vecante juridik per veprat penale te kryera me motiv gjakmarrjen e hakmarrjen si dhe forcim te masave te denimit per autoret e ketyre veprave penale", ka thene Ibraj. Nga statistikat e strukturave te Policise se Shtetit rezulton se aktualisht ne te gjithe vendin jane te ngujuar per shkak te gjakmarrjes dhe hakmarrjes 184 familje me 306 persona, prej te cileve 27 jane femije. Numri me i madh i familjeve te ngujuara eshte ne zonen veriore dhe verilindore te vendit. Shkodra paraqitet si rrethi me problematik persa i takon fenomenit te gjakmarrjes. Ne drejtorine e policise se qarkut Shkoder, jane evidentuar 109 familje te ngujuara, me 17 femije. Ne raport theksohet se shume ngjarje te renda kane pasur si pikenisje konflikte te rendomta apo banale, por qe jane mbarsur, jane mprehur derisa ato kane degjeneruar ne krim. Ibraj ka theksuar se konkretisht, ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit eshte organizuar dhe funksionon nje sektor i posacem qe ka per objekt keto tendenca kriminale. Nderkohe qe ne te gjitha drejtorite e policise ne qarqe jane ngritur dhe funksionojne strukturat perkatese, te cilat kane per objekt parandalimin dhe goditjen e vrasjes per gjakmarrje.

Ne qytetin e Shkodres,i cili paraqitet dhe me problematik, eshte krijuar nje zyre e vecante, e cila ka per objekt te vetem luften kunder krimit te vrasjes me motiv gjakmarrjen. Ne uljen e krimeve me motiv gjakmarrjen dhe goditjen e autoreve te tyre ka ndikuar pozitivisht krijimi dhe funksionimi i strukturave te Prokurorive dhe Gjykatave te Krimeve te Renda, pasi kjo ndikon ne rritjen e cilesise se hetimit dhe gjykimit te tyre. "Zbatimi i ligjit eshte menyra me e drejte dhe efektive ne parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit ne teresi dhe te fenomenit te gjakmarrjes ne vecanti, prandaj Policia e Shtetit eshte teresisht e motivuar dhe e vendosur ne zbatimin e plote dhe pa ekuivoke te tij. Organet e policise do te zbulojne e izolojne ne kohe autoret e vrasjes per gjakmarrje, nese gjykatat do te japin denimet e merituara per cdo subjekt te krimit te vrasjes per gjakmarrje dhe nese komuniteti e shoqeria civile do te jene me te ndjeshem dhe me reagues ndaj cdo konflikti qe mund te conte ne gjakmarrje, atehere mund te ishim edhe me te suksesshem ne parandalimin dhe eliminimine ketij fenomeni", ka vazhduar me tej Ibraj. Sipas kreut te policise, t'u drejtohesh kanuneve apo te drejtave zakonore per te zgjidhur problemet apo konfliktet shoqerore eshte sa e panevojshme, aq dhe i jashteligjshme e antinjerezore.

Lufta e policise kunder fenomenit te gjakmarrjes

"Vemendja e Policise se Shtetit eshte perqendruar ne parandalimin dhe goditjen e fenomenit te gjakmarrjes duke evidentuar e mbajtur ne kontroll te gjitha subjektet e ketyre konflikteve; duke i dhene perparesi zbulimit dhe kapjes se autoreve te vrasjeve per gjakmarrje; duke forcuar bashkepunimin me te gjithe aktoret dhe faktoret qe lidhen me parandalimin e goditjen e ketij fenomeni; duke sensibilizuar te gjithe elementet e shoqerise", tha Ibraj. Ky eshte nje drejtim paresor i punes se Policise se Shtetit, por njeheresh edhe aktivitet i perbashket pune midis policise dhe shoqerise. Ibraj u ka bere thirrje te gjitha niveleve te strukturave te qeverisjes vendore e te sistemit arsimor, komunitetit, shoqerise civile dhe medias, qe te mbeshtesin Policine e Shtetit, sepse siguria dhe rendi publik jane gjithmone kontribute dhe perfitime te perbashketa. Procesi i mbledhjes se armeve dhe municioneve eshte vleresuar po aq i rendesishem e paresor ne raportin e kreut te policise, pasi ndikon ne menyre te drejtperdrejte per parandalimin e fenomenit te gjakmarrjes.

"Shqetesues eshte fakti,- ka theksuar Ibraj,- se pikerisht ne rrethet qe e kane me te theksuar fenomenin e gjakmarrjes evidentohen edhe treguesit me te dobet ne drejtim te grumbullimit te armeve e municioneve". Ne perfundim te fjales se tij, Ibraj tha se vetem zbatimi i ligjit do te neutralizoje e eleminoje faktoret qe e mbajne gjalle apo e nxitin kete fenomen, vetem zbatimi i ligjit do te mbylle hapesirat per te gjitha te ashtuquajturat "te drejta kanunore" dhe vetem zbatimi i ligjit do te beje te mundur funksionimin ne menyre optimale te shtetit te se drejtes.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-9-2004 nė 08:45 Edit Post Reply With Quote
E Shtune, 18 Shtator 2004


"DERI KUR GJAKMARRJE NE SHQIPERI?"

Teuta Shamku

Gjin Mekshi, kreu i Misionit te Pajtimit te Gjaqeve kujton se misioni qe ai drejton ka vite qe pajton gjaqet. Familje te tera i kane dhene doren njera-tjetres, dhe ia kane falur gjakun e djemve. Por me qindra te tjera vazhdojne te rrine te ngujuara e me qindra jete jane ne rrezik, qindra femije nuk shkojne ne shkolle. Por per ta shteti thote ai ka bere shume pak. "Nese shteti eshte i forte ai kete force duhet te zbatoje per te frenuar gjakmarrjen", thote Mekshi. Ne interviste dhene per "KJ", kreytari i Misionit te Pajtimit Mbarekombetar "Nene Tereza", Gjin Mekshi, tregon se ne misionin e tyre human shume pak jane ndihmuar nga shteti, i cili kujtohet per gjakmarrjen vetem ne raste fushatash. Mekshi ne intervisten e tij dhene gazetes tregon situaten aktuale te fenomenit te gjakmarrjes, sa e rende eshte ajo, cfare po behet dhe sa ndikim ka shteti dhe pushtetaret per te frenuar vrasjet.

Kur u krijua misioni juaj dhe cili eshte qellimi primar i tij?

-Ne vitin 1991 eshte krijuar ne Shkoder Misioni i Pajtimit Mbarekombetar, me qender ne Shkoder. Synimi i ketij misioni ishte ndalimi i gjakmarrjes dhe i hakmarrjes, pa i rene ndesh ligjit dhe pa i gjykuar problemet me kanun, por ne mirekuptim, sic e kane zakon shqiptaret me bese e burreri. Gjate ketyre viteve kemi punuar ne gjitha zonat e Shqiperise edhe ne mes shqiptareve ne Greqi, Itali, Amerike, etj, ku kemi pajtuar me qindra familje dhe kemi nxjerre nga ngujimi qindra e mijera te tjera. Por jo gjithcka ka ecur mire ne punen tone, shtetin asnjehere nuk e kemi pasur me vete, strukturat e tij nuk na kane ndihmuar per te kryer kete mision human. Gjate kesaj kohe misioni yne ka hasur pengese nga mosangazhimi i mire i shtetit dhe mosperkrahja e tij ndaj misionit tone, kur ky mision gjate gjithe ketyre koheve eshte pare me syrin e njerkes, duke thene shume politkane se eshte ligji ai qe duhet te normalizoje situaten. Por sado ligje te forta te kete, misioni eshte i domosdoshem sepse ben pjese nga embrioni i familjes deri ne kontradiktat e medha mes fiseve. Ne 13 prill te vitit 2001, i kemi dhene misionit emrin "Nene Tereza", per t'i dhene rendesine qe ka kjo grua e shenjte shqiptare, por njekohesisht edhe me qellimin qe te femra te luaje rol aktiv ne pajtimin e gjaqeve. Nese fal zemra e nenes, gjerat behen me te thjeshta.

Sa te mbeshtetur jeni ndier nga shteti per kryer misionin tuaj?

-Ne jemi perpjekur qe aktiviteti yne te jete mbarekombetar, ashtu sic edhe misoni e mban emerin. Per kete qellim vec funksionit tone kryesor, pajtimin e gjaqeve, ne kemi organizuar edhe takime kombetare apo konferenca per te treguar rendesine qe ka misioni yne ne shoqerine shqiptare. Gjate gjithe kohes kemi pasur kontakte me gjithe sferat e shoqerise. Nje nder me kryesoret ishte Konferenca e Lezhes qe u iniciua nga ish-Presidenti Mejdani ne vitin 2001 "Konferca e pare e Pajtimit Kombetar". Nje nder takimet me te medha te misionit tone ka qene edhe takimi me ish-ambasadorin Josef Limpreht, ne kalane e Shkodres, i cili mori permasat e medha te nje shteti te fuqishem ne mbrojtje te interesave te shoqerise. Ambasadori u angazhua se do ta perkrahin SHBA-te misionin tone, por me kalimin e kohes hyne rrymat bajraktareske dhe moskokecarjet e shume politikaneve shqiptare per te frenuar vetegjyqesine ne Shqiperi. Edhe ardhja e Presidenit Moisiu ne Shkoder per Krishtlidhje eshte shume domethenese per misionin tone. Pajtimi i nje gjaku mes dy familjeve me besime te ndryshme gjate kohes qe ai ishte ne Shkoder, e shtyu shume Presidentin Moisiu qe te marre nje iniciative nepermjet Kuvendit Popullor per te nxjerre vendime per frenimin e gjakmarrjes.

Nje takim tjeter interesant ishte takimi me Zonjen e Pare, Xhoana Nano, qe organizoi Lidhja e Misionareve ne Shkoder, ku u ajo u nderua me titullin "Misionare Nderi e Shqiperise".

Iniciativa e kujt ishte per t'i dhene kete titull zj.Xhoana Nano?

-Ishte iniciative e misionareve te paqes. Por mendoj se ky vendim ishte per t'i dhene misionit ngjyra politike dhe per te treguar se ne jemi ata qe bashkepunojme me shtetin per frenimin e gjakmarrjes. Zj. Xhoana Nano vertet ka ndihmuar me disa ndihma grate e femijet e ngujuar apo ato qe iu jane vare burrat, por fundi i fundit ata nuk kane nevoje vetem per kete. Une kam debatuar ate dite me Zj. Xhoana Nano ne salle, pasi i kerkova asaj qe shteti me fuqine e tij duhet te beje me shume per keta njerez. Une iu drejtova asaj duke i thene: "Keta njerez nuk kane nevoje per lemoshe. Ju dhe shteti duhet te zbrazni xhepat qe te ndihmohet populli fukara ne te gjitha drejtimet per frenimin e gjakmarrjes dhe hakmarrjes". Dua te theksoj se gjakmarrja nuk frenohet apo zhduket me fushata, per te duhet te punoje misioni yne, shteti, te gjithe bashke, per ta ndaluar pergjithnje.

Pse thoni se kjo ishte nje fushate?

-Ne kete takim une kundershtova futjen e politikes ne mision dhe fushaten e elektorale per gjakmarrjen, sepse une mendoj se shteti duhet te jete forca aktive ne kete drejtim. Shteti duhet te ndihmoje misionin meqenese ne kete iniciative te rendesishme, sepse shteti ka mungesa te theksuara ne zbatimin e ligjit.

Ne kete takim gjakmarrja u keqinterpretua, sepse per mendimin tim nuk eshte kanuni ai qe vret gra dhe e femije, por edhe nje pseudokanun i krijuar artificialisht per t'iu kundervene veriut dhe per t'iu kundervene njerezve te cilet kerkojne daljen e te drejtave te tyre ne drite. Shume njerezve iu vriten te dashurit e tyre me te afert dhe ligji nuk vepron si duhet, atehere vete njerezit detyrohen qe te hakmerren, pavaresisht se hakmarrja nuk eshte forme njerezore.

Asnje hallke e shtetit nuk ka mbeshtetur misionin tuaj?

-Nga shteti nuk kemi asnje mbeshtetje e theksoj edhe nje here kete. Ne na kane ndihmuar disa pjestare te shtetit por kjo eshte kryer ne rruge pesonale dhe jo institucionale. Perjashtuar disa ministra te cilet me teper kane dhene ndaj nesh ne rruge personale dhe dashamiresie mbeshtetje te vogla financiare. Sic mund te permend ketu ministrat Ben Blushi e Viktor Doda. Tani presim te na ndihmoje ministri Majko dhe ministri Poci. Po keshtu kemimarre nje konfirmim se do ta na ndihmoje edhe Shoqata e Agrobiznesit Shqiptar, qe drejtohet nga z.Agim Rrapaj. Ministria e Arsimit te cilen ne e kemi kritikuar vazhdimisht, eshte e njohur me faktin se jane me qindra femije qe jane te ngujuar nga gjakmarrja, nuk ka pranuar te jape asnje ndihme per keta qindra femije te ngujuar shume prej te cileve ndodhen edhe ne zemer te Tiranes dhe nuk kane asnje shprese te arsimohen si gjithe te tjeret.

Per gjakmarrjen ne Shqiperi jane me shume te interesuar organizmat nderkombetare, se sa vete shteti dhe politika shqiptare. Nuk mund te flitet qe shteti te kontribuoje per gjakmarrjen kur ne Shqiperi numerohen 81 parti ne 3 milione banore, nderkohe qe Amerika me 300 milione banore ka dy parti.

Ka mijera familje te ngujuara, femije qe nuk shkojne ne shkolle, shume kane bere vrasje edhe jetojne ne vende te ndryshme te botes. Ndersa shteti hesht perballe kesaj situate te renduar. Ne perpiqemi sa mundemi, por nuk kemi asnje lloj ndihme qofte edhe ekonomike nga institucionet shqiptare.

Po kleri a ju ka mbeshtetur ne kete mision te rendesishem?

-Lidhjet me klerin kane qene shume vendimtare per misionin tone. Lidhjet me ta jane te rendesishme, sepse ata jane force vendimtare per frenimin e gjakmarrjes dhe hakmarrjes. Kleri katolik ben shume propagande, por perkrahja eshte minimale. Ndersa kleri ortodoks ka dhene ndihme te vazhdueshme per familjet e ngujuara dhe femijet e ketyre familjeve, nderkohe qe nder marredheniet e tyre fetare ka shume pak te vrare apo te ngujuar si pasoje e gjakmarrjes.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-9-2004 nė 08:46 Edit Post Reply With Quote
E Shtune, 18 Shtator 2004


FALET GJAKU NE FAMILJET ME FE TE NDRYSHME

Gjin Mekshi tregon se puna qe ai ben eshte e nderuar. Kur misioni arrin te pajtoje dy familje, ai ndihet me shume se i lumtur. Pasi ne keto familje nis te vazhdoje jeta e lene ne mes nga gjakmarrja. Tregon se misioni ka arritur te pajtoje dy familje me perkatesi te ndryshme fetare. Njera familje ishte nga fshati Shllak dhe tjetra nga Gruda e Re. Familja nga fshati Shllak i kishte vrare djalin familjes nga Gruda e Re. "Ne kemi shkuar per festen e Bajramit ne familjen e fshatit Grude e Re dhe u kemi kerkuar te afermve faljen e gjakut te djalit. Ne saje te kembenguljes se Misionit Mbarekombetar te Pajtimit te Gjaqeve dhe nderhyrjes se kryemiftise se bashku me fisin e kesaj familjeje, pas 6 ore bisedimesh u arrit qe t'i falej gjaku nje here e pergjithmone", tregon Gjin Mekshi.

Atij i kane mebtur ne mendje fjalet e nenes qe fali gjakun e djalit: "Po ja fali gjakun Zotit, sepse ka qene rrezik per te dyja palet ky konfrontim".

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 1-11-2004 nė 05:23 Edit Post Reply With Quote
GJAKMARRJA,"ZAKONI" QE PAKESON SHQIPTARET

Meshkujt e fisit Muriqi, të ngujuar deri në 7 brezni. Apeli: Të paktën të dalin nga ngujimi kushërinjtë e largët

Gjakmarrja, 142 të ngujuar nga një fis


SHKODËR - Plot 107 meshkuj dhe 35 fëmijë në moshën shkollore të një fisi në fshatin Melgushë të rrethit të Shkodrës, që prej muajit gusht të këtij viti janë ngujuar për shkak të gjakmarrjes. Janë burrat dhe fëmijët e fisit Muriqi, një ndër fiset më më të mëdhenj të këtij fshati, ata që janë ngujuar nga gjakmarrja edhe pse autori është kapur. Meshkujt e këtij fisi janë ngujuar deri në 7 brezni. Familjet e ngujuara tashmë jetojnë në varfëri të plotë. Të vetmet që dalin janë gratë dhe ato janë duke shitur bagëtitë për të siguruar ca lekë , për të mbijetuar. Por sa do të zgjasë kjo? pyesin gratë e burrave të ngujuar.
Si lindi gjakmarrja
Fisi Muriqi është në gjak me familjen Gjoni, që jeton në të njëjtin fshat. Deri në 28 gusht të këtij viti dy fiset kishin shkuar mirë me njëri-tjetrin dhe nuk kishin pasur asnjë lloj konflikti, por një grindje mes fëmijësh do të shndërrohej në gjakderdhje. Banorët e fshatit Melgushë të tregojnë se ishte 28 gushti i këtij viti, kur një grup fëmijësh po luanin me top në fshat. Gjatë lojës është rrahur një fëmijë i fisit Muriqi. Xhaxhai i këtij të fundit, Zaim Muriqi, pasi ka mësuar ngjarjen, ka marrë armën dhe ka qëlluar me armë, duke vrarë 17 -vjeçarin Orland Gjoni. Që nga ajo ditë, edhe pse autori është kapur nga policia, i gjithë fisi i Muriqëve, 107 meshkuj dhe 35 fëmijë në moshën e shkollës janë të ngujuar.

Në familjet e ngujuara
Pasi hyn në fshatin Melgushë, në të majtë të tij, ndodhen banesat e Muriqëve. Aty të dalin para vetëm gratë e këtij fisi, që të shohin me dyshim. Ato të fusin në njërën prej banesave, vetëm pasi njohin misionarët e Pajtimit të Gjaqeve, Asllan Cafin dhe Mustafa Daijan. Shtëpia e autorit të arrestuar të vrasjes, Zaim Muriqi, është njëkatëshe, e pasuvatuar. Që nga jashtë ajo “flet” për jetën e varfër që bëjnë familjarët e Zaimit. Gruaja e tij, Esmaja, thërret kunetërit për të pritur të ardhurit. Esmaja është nënë e tre vajzave, Ganimetes, 17 vjeç, Vjollcës, 13 vjeç dhe Saides 11 vjeç. Në shtëpinë e varfër të Esmasë vjen dhe vëllai i autorit, Arbeni dhe nëna e tij. Arbeni thotë për gazetën “Shekulli” se me familjen me të cilën janë në gjak, para se të ndodhte ngjarja kanë patur marrëdhënie normale. “Është hera e parë që na ndodh një gjë e tillë. Betohemi në gjithçka se nuk kemi dashur të na ndodhte dhe na është dhimbsur ai fëmijë sa nuk thuhet. Por ja që ndodhi. Gjithë fisi, deri në 7 breza, është ngujuar dhe gjaksi nuk pranon të na japë besë asnjërit”,- thotë vëllai i Zaimit. Arbeni tregon se janë 6 vëllezër, bashkë me Zaimin, që ndodhet në burg. “Së paku të lirojnë kushërinjtë e largët dhe fëmijët. E kërkuam këtë, por nuk na dhanë besë”,- thotë më tej Arbeni. Por gjakmarrja ka ngujuar dhe fëmijët e fisit Muriqi. “Ata nuk mund të shkojnë në shkollë, pasi mund t’i vrasin, sepse dhe ai që vrau vëllau ynë, ishte fëmijë”,- thotë vëllai i Zaimit. Ndërsa nëna e vrasësit thotë se më mirë do kishte dashur që t’ia sillnin të birin e vdekur, se sa ndodhi kjo gjëmë. “Jemi duke shitur bagëtinë për të jetuar. Para pak ditësh shitëm dy dele të Zaimit. Kemi një lope që na mban, pasi qumështin na e marrin tek shtëpia”,- thotë nëna. Ajo është e shqetësuar për kushërinjtë, të cilët janë ngujuar për shkak të vrasjes që ka kryer djali i saj. “Kam hall për kushërinjtë që janë të ngujuar deri në 7 breza”,- shprehet e moshuara.

Fëmijët
Fëmijët e fisit Muriqi mblidhen në oborrin e banesave që janë pranë njëra tjetrës dhe bllok. Ata nuk dalin përtej pragut të shtëpive të tyre. Janë 35 fëmijë që nuk shkojnë në shkollë. Sameti në klasën e 8-të, Xhehadi në të 5-tën, Myfiti në të 5-ën, Cadi në të 7-ën, Fiqireti në të 6-ën, Eli në të 7 –tën, janë disa nga fëmijët që nuk shkojnë në shkollë nga frika e gjakmarrjes. Burrat e Muriqëve tregojnë se 4 prej fëmijëve janë në shkollë të mesme, ndërsa njëri prej tyre Sabahu është në universitetin e Shkodrës. Ai këtë vit duhet të shkonte në vitin e dytë të juridikut, por nuk e ndjek dot shkollën. Ata kërkojnë nga gjaksi që të paktën të lejohen fëmijët që të shkojnë në shkollë dhe të lirohen së paku kushërinjtë e largët. Misionarët Cafi dhe Daija, kanë ditë që po përpiqen të gjejnë një zgjidhje, për fëmijët dhe për kushërinjtë e largët. Akoma familja e viktimës nuk ka dhënë besë, ndërsa 107 burra, nuk dalin dot nga frika e plumbit. Disa nga të ngujuarit janë dhe në punë shtetërore, thonë familjarët Muriqi. Kështu kushëriri, Dilaver Muriqi, është polic në komunë, ndërsa xhaxhai i autorit, Bajram Muriqi, është kryeplak dhe infermier i fshatit. Megjithatë ata janë të ngujuar. Nga frika e gjakmarrjes kanë ardhur në Shqipëri nga Italia dhe tre pjesëtarë të këtij fisi. Ata punonin dhe jetonin në shtetin fqinj, por plumbi mund t’i godasë dhe në vend të huaj, ndaj janë më të sigurtë duke qëndruar brenda në shtëpitë e tyre në Shqipëri, thonë të afërmit e tyre.


Disa prej familjeve të ngujuara
Isa Muriqi
Lem Muriqi
Abedin Muriqi
Dyl Muriqi
Ismet Muriqi
Qamil Muriqi
Ramiz Muriqi
Sadet Muriqi
Arben Muriqi

Apeli
Benet, Nazmi e Hydajet Muriqi, janë kushërinj, të tre në klasë të tetë. Ata kërkojnë mëshirë dhe i luten familjes në konflikt që të lejohen të shkojnë në shkollë.”Ne jemi të pafajshëm. Orlandi na është dhimbur shumë. Ju lutem na lini të shkojmë në shkollë. Ne nuk kemi bërë asgjë”,- është apeli i tyre. Misionarët theksojnë se po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, ndonëse është shumë e vështirë. Viktima ishte fëmijë dhe ngjarja ka pak kohë që ka ndodhur.

Misionarët
Sipas drejtuesve të misionarëve të paqes dhe pajtimit të Shqipërisë, të ngujuarit për shkak të frikës së gjakmarrjes janë të shumtë. Ata theksojnë se kanë kërkuar bashkëpunimin e drejtorisë arsimore dhe asaj të policisë, për evidentimin e saktë të numrit të të ngujuarve dhe sidomos të fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë prej këtij fenomeni. Kryetari i këtij misioni, Mustafë Daija, shton se abuzohet me shifrat e këtij fenomeni nga shoqata të ndryshme.

Raste
Në shkodër evidentohen dhe raste të tjera të ngujimeve deri në disa brezni. Përmendet këtu ngujimi i fisit Muça me 10 familje, deri në 4 brezni. Këta kanë 3 vjet që nuk kapërcejnë pragun e derës. Po ashtu përmendet fisi Memçaj me 7 familje të ngujuara prej një viti. Edhe në këto raste fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Megjithëse bëhen pajtime, fenomeni është i pranishëm pasi për çdo vrasje që ndodh, ka të ngujuar nga pala e autorit.


SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-4-2005 nė 09:35 Edit Post Reply With Quote
FJALA E DEPUTETIT EQEREM SPAHIU NE KUVEND PER GJAKMARRJEN

Zoti kryetar!

Te nderuar kolege!

Deshiroj qe te terheq vemendjen tuaj dhe te Kuvendit te Shqiperise, si organi me i larte ne vend, per nje problem aktual dhe me rendesi kombetare. Javen e kaluar rreth 500 banore te nderuar te Malesise se Madhe u mblodhen dhe nenshkruan nje marreveshje per trajtimin e gjakmarrjes. Media dhe mbare opinioni publik e kane pritur me interesim te madh kete ngjarje, e cila meriton te trajtohet me seriozitetin me te madh edhe nga parlamenti shqiptar. Kjo ngjarje vjen ne kohen kur qeveria shqiptare deklaron se vendi eshte shume afer arritjes se standardeve per integrimin euroatlantik. Ndodh kur te gjitha forcat politike jane te angazhuara ne fushate elektorale duke bere premtime te bujshme per integrim dhe begati ekonomike.

Si deputet dhe qytetar ndiej respektin me te madh per kurajon dhe qellimin e mire te atyre burrave te nderuar te ardhur nga te gjitha zonat e Malsise dhe dispora. Me angazhimin dhe betimin e tyre ata hodhen nje hap perpara ne perpjekjet per t'i dhene fund fenomenit kriminal te gjakmarrjes dhe ngujimit. Nuk ka gje me te rende per nje vend dhe nje shoqeri, sesa kur ne qytete e fshatra, biles edhe ne qender te kryeqytetit, te kete akoma femije dhe familje te ngujura qe vuajne gabimet e te aferme te tyre dhe paaftesine e shtetit per te vene perpara drejtesise fajtoret e vertete. Ne kete kuptim, beselidhja e javes se kaluar u beri apel njerezve, sidomos brezit me te ri, te mos behen pre e spekullimeve te gjakmarrjes dhe qe shteti te marre pergjegjesite e veta.

Por, te nderuar deputete, si koleg i juaji dhe si qytetar i ketij vendi nuk mund te pajtohem dhe te hesht me anen tjeter te kesaj ngjarjeje: me faktin se shteti me paaftesine e tij po detyron qytetaret te vetorganizohen dhe te bejne kode te reja per mbrojtjen e jetes se njerezve te pafajshem. Kur them shteti, nuk kam parasysh vetem qeverine, nga e cila nuk pres ndonje gje te mire, sepse ajo ka qene dhe eshte e interesuar ta mbaje veriun ne tensione dhe ndarje te thelle familjare e krahinore. Por pergjegjesi te madhe ka edhe Kuvendi yne, deputetet dhe ju zoti Pellumbi si kryetar i tij.

Nje vit me pare kreu e shtetit z.Moisiu na propozoi krijimin e nje Keshilli Koordinues per te luftuar ne thelbin e vet dhe ne menyre te organizuar, gjakmarrjen e pasojat e saj. Drafti i ligjit erdhi ne parlament me nenshkrimin e deputeteve te te gjitha paleve vetem ne muajin korrik. Kuvendi vendosi ta shtyje diskutimin per ne shtator per te bere plotesime te medha te ligjit, por tani kane kaluar 7-8 muaj dhe akoma Kuvendi nuk e ka pare te arsyeshme ta diskutoje dhe miratoje kete ligj. Kur Kuvendit te Shqiperise dhe qeverise i duhen nje vit kohe per te miratuar nje ligj kaq te rendesishem e te domosdosshem, atehere qytetaret detyrohen vete te marrin inciativa te tilla si ajo e Malesise se Madhe. Ky eshte nje nga rastet me flagrante te deshtimit te Kuvendit dhe per kete pergjegjesia kryesore bie mbi ju zoti kryetar, mbi kryesine e Kuvendit dhe mbi komisionin per mbrojtjen dhe sigurine kombetare. Tani qe qytetaret e nderuar te Malsise se Madhe na kujtuan nevojen e organizimit te luftes kunder gjakmarrjes dhe eleminimit te pasojave te saj, uroj qe Kuvendi te ndalet seriozisht ne kete ceshtje dhe te jape nje vendim per ligjin qe prej nje viti rri ne sirtaret e komisioneve.

Me kete rast dua t'i kerkoj edhe qeverise shqiptare qe te heqe dore nga perpjekjet e saj per te perfituar ekonomikisht dhe politikisht nga fenomeni i gjakmarrjes. Sa here hapet kjo teme ose ndodh ndonje ngjarje kriminale per motive gjakmarrjeje, qeveria politikisht akuzon veriun dhe opoziten si fajtore, kurse nga ana tjeter organizon tendera miliona dollaresh per te ndertuar shkolla dhe objekte internimi ne zonat militante socialiste me pretekstin se kete po e ben ne ndihme te familjeve te prekura nga gjakmarrja. Jo te nderuar deputete! Gjakmarrja nuk luftohet duke internuar njerez, duke e zevendesuar ngujimin ne familje ne ngujim ne rajone te vecanta, por duke forcuar shtetin e te drejtes, duke forcuar gjykatat dhe duke luftuar burimet e gjakmarrjes, ku kryesore jane papunesia dhe varferia e larte e familjeve te perfshira ne konflikte. Nje shtet serioz nuk mund ta zeje gjumi kur ka qofte edhe nje femije qe nuk del nga shtepia nga frika e gjakmarrjes, por shteti yne, qeveria jone, ne vend qe te marre masa konkrete, i perdor femijet e ngujuar per spektakle televizive dhe elektorale.

Natyrisht, na gezon fakti se gjate vitit 2004 jane ulur rastet e gjakmarrjes dhe jane shtuar denimet e renda per faktoret te dhena sidomos nga Gjykata e Krimeve te Renda. Por kjo nuk mjafton. Ftoj parlamentin te mbaje nje seance te vecante per kete problem, sic vendosem ne korrikun e vitit te kaluar; qeveria te sjelle nje platforme te qarte dhe ne te votojme ngritjen sa me shpejt te struktures se re te propozuar nga kreu i shtetit z.Moisiu. Pas 3-4 javesh Kuvendi nuk do te mblidhet me; pastaj kemi zgjedhjet, pastaj duhet kohe te krijohet qeveria e re; fillojne pushimet, nderkohe qe viktimat e gjakmarrjes nuk kane pushime, por e jetojne cdo minute me ankthin e tmerrshem te minutes se fundit te jetes se tyre.

Ju faleminderit!

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-4-2005 nė 08:28 Edit Post Reply With Quote
E Hene, 25 Prill 2005


GJAKMARRJA, NGUJOHET FISI DERI NE SHTATE BREZNI

Shkoder- Vetem pak dite pas lidhjes se Beses se Madhe te Burrave ne Malesi te Madhe merret vesh nje fakt teper i dhimbshem. Nje fshat, vetem 10 km larg Shkodres, brenda nje fisi jan-_ujuar 100 burra. Nje loje femijesh, vrasja e nje 17-vjecari dhe pasoja ka qene nje ngujim dhe mllef. 100 meshkuj dhe 35 femije ne moshen shkollore te nje fisi ne fshatin Melgushe te rrethit te Shkodres, prej ketij viti jane ngujuar per shkak te gjakmarrjes. Burrat dhe femijet e fisit Muriqi, nje nder fiset me te medhenj te ketij fshati, jane te ngujuarit neper kulla e shtepi, edhe pse autori eshte kapur. Absurditeti i ngjarjes ne fshatin Melgushe kap te paarritshmen dhe te paimagjinueshmen. Meshkujt jane ngujuar deri ne 7 brezni. Familjet e ngujuara tashme jetojne ne varferi te plote. Te vetmet qe dalin jane grate dhe ato jane duke shitur bagetite per te siguruar leke per te mbijetuar.

Historia

Fisi Muriqi eshte ne gjak me familjen Gjoni, qe jeton ne te njejtin fshat. Deri ne gusht te nje viti me pare dy fiset kishin shkuar mire me njeri-tjetrin dhe nuk kishin pasur asnje lloj konflikti, por nje grindjeje mes femijesh do te shnderrohej ne gjakderdhje. Banoret e fshatit Melgushe te tregojne se ishte 28 gushti, kur nje grup femijesh po luanin me top ne fshat. Gjate lojes eshte rrahur nje femije i fisit Muriqi. Xhaxhai i ketij te fundit, Zaim Muriqi, pasi ka mesuar ngjarjen, ka marre armen dhe ka vrare 17-vjecarin Orland Gjoni. Qe nga ajo dite, edhe pse autori eshte kapur nga policia, i gjithe fisi i Muriqeve, 100 meshkuj dhe 35 femije ne moshen e shkolles, jane te ngujuar.

Te ngujuarit

Ne fshat ndihet atmosfera e te pazakontes. As qe mund te mendohet se mund te hysh i vetem. Duhet te jesh i shoqeruar, perndryshe... Ne banesat e Muriqeve qe ndodhen ne te majte te hyrjes se fshatit te dalin para vetem grate e ketij fisi, qe te shohin me dyshim. Ato te fusin ne njeren prej banesave, vetem pasi njohin misionaret e Pajtimit te Gjaqeve. Pasi hyn, grate sikur lirohen dhe duan te te rrefejne shume gjera. E kane te veshtire te jetojne ne keto kushte, po shesin gjithcka, por jeta eshte e veshtire me nje barre te tille ne sup, me friken e vdekjes. Shtepia e autorit te arrestuar te vrasjes, Zaim Muriqi, eshte njekateshe, e pasuvatuar. Qe nga jashte ajo (flet( per jeten e varfer qe bejne familjaret e Zaimit. Gruaja e tij, Esmaja, therret kuneterit per te pritur te ardhurit. Esmaja eshte nene e tri vajzave, Ganimetes, 17 vjec, Vjollces, 13 vjec, dhe Saides, 11 vjec. Ne shtepine e varfer te Esmase vjen dhe vellai i autorit, Arbeni, dhe nena e tij. Arbeni thote se me familjen me te cilen jane ne gjak, para se te ndodhte ngjarja kane patur marredhenie normale. (Eshte hera e pare qe na ndodh nje gje e tille. Betohemi ne gjithcka se nuk kemi dashur te na ndodhte dhe na eshte dhimbsur ai femije sa nuk thuhet. Por ja qe ndodhi. Gjithe fisi, deri ne 7 breza, eshte ngujuar dhe gjaksi nuk pranon te na jape bese asnjerit(, thote vellai i Zaimit. Arbeni tregon se jane 6 vellezer, bashke me Zaimin, qe ndodhet ne burg. (Se paku te lirojne kusherinjte e larget dhe femijet. E kerkuam kete, por nuk na dhane bese(, thote me tej Arbeni. Por gjakmarrja ka ngujuar dhe femijet e fisit Muriqi. (Ata nuk mund te shkojne ne shkolle, pasi mund t(i vrasin, sepse dhe ai qe vrau vellai yne, ishte femije(, thote vellai i Zaimit. Ndersa nena e vrasesit thote se me mire do kishte dashur qe t(ia sillnin te birin e vdekur, se sa ndodhi kjo gjeme. (Jemi duke shitur bagetine per te jetuar. Para pak dit-sh shitem dy dele te Zaimit. Kemi nje lope qe na mban, pasi qumeshtin na e marrin tek shtepia(, te thote ajo. Eshte e shqetesuar per kusherinjte, te cilet jane ngujuar per shkak te vrasjes qe ka kryer djali i saj. (Kam hall per kusherinjte qe jane te ngujuar deri ne 7 breza(, shprehet e moshuara.

Femijet

Femijet e fisit Muriqi mblidhen ne oborrin e banesave qe jane prane njera-tjetres dhe bllok. Ata nuk dalin pertej pragut te shtepive te tyre. Jane 35 femije qe nuk shkojne ne shkolle. Sameti, ne klasen e VIII, Xhehadi ne te V, Myfiti ne te V, Cadi ne te VII, Fiqireti ne te VI, Eli ne te VII, jane disa nga femijet qe nuk shkojne ne shkolle nga frika e gjakmarrjes. Burrat e Muriqeve tregojne se 4 prej tyre jane ne shkolle te mesme, ndersa njeri, Sabahu, eshte ne Universitetin e Shkodres. Ai kete vit duhet te shkonte ne vitin e dyte te juridikut, por nuk e ndjek dot shkollen. Ata kerkojne nga gjaksi qe te pakten te lejohen femijet qe te shkojne ne shkolle dhe te lirohen se paku kusherinjte e larget. Disa nga te ngujuarit jane dhe ne pune shteterore, thone familjaret Muriqi. Keshtu kusheriri Dilaver Muriqi eshte polic ne komune, ndersa xhaxhai i autorit, Bajram Muriqi, eshte kryeplak dhe infermier i fshatit. Megjithate ata jane te ngujuar. Nga frika e gjakmarrjes kane ardhur ne Shqiperi nga Italia dhe tre pjesetare te ketij fisi. Ata punonin dhe jetonin ne shtetin fqinj, por plumbi mund t(i godase dhe ne vend te huaj, ndaj jane me te sigurte duke qendruar brenda ne shtepite e tyre ne Shqiperi, thone te afermit e tyre.

Apeli

Benet, Nazmi e Hydajet Muriqi, jane kusherinj, te tre ne klase te tete. Ata kerkojne meshire dhe i luten familjes ne konflikt qe te lejohen te shkojne ne shkolle. (Ne jemi te pafajshem. Orlandi na eshte dhimbur shume. Ju lutem na lini te shkojme ne shkolle. Ne nuk kemi bere asgje(, eshte apeli i tyre. Misionaret theksojne se po perpiqen te gjejne nje zgjidhje te pranueshme, ndonese eshte shume e veshtire. Viktima ishte femije dhe ngjarja ka pak kohe qe ka ndodhur.

Rudina Llazari

kj


Nuk di, por nje nga detyrimet themelore qe kemi ne te djathtet ndaj Kombit eshte zhdukja e vetgjygjesise.

Me vetgjygjesi nuk ka te ARDHME Kombi Shqiptar.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 3-5-2005 nė 00:59 Edit Post Reply With Quote
Pėr shkak tė gjakmarrjes fshihen mbi 650 familje shqiptare

Anëtarët e 650 familjeve të Kosovës dhe të Shqipërisë fshihen për shkak të gjakmarrjes, shkruajnë gazetat britanike.


Gazeta “Dejli telegraf” botoi një tekst kushtuar Kosovës dhe reformës së Kanunit të Lek Dukaxhinit të shekullit të pesëmbëdhjetë, përkatësisht pjesës së saj që ka të bëjë me gjakmarrjen.
Gazeta shkruan se është shumë pak e sigurtë se ndryshimet në mënyrë të dukshme do të ndikojnë mbi sjelljen e njerëzve dhe përkujton se sipas një vlerësimi të paradokohshëm anëtarët e 650 familjeve të Kosovës dhe Shqipërisë fshehen për shkak të gjakmarrjes.

BALKANWEB

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-6-2005 nė 09:07 Edit Post Reply With Quote
Djemtë e vrarë, 45 minuta pa ndihmë


Dashamir Biçaku

DERVEN KRUJE- Të afërmit miqtë të dashurit dhe shumë njerëz të njohur të familjes Gjokeja, i kanë dhënë lamtumirën e fundit dy kushërinjve Eduard dhe Oligert Gjokeja, përkatësisht 27 dhe 13 vjeç. I vetmi që nuk ka mundur të jetë prezent në varrim është babai i Eduartit njëkohësisht xhaxhai i Oligertit, Simon Gjokeja. Gjendja e tij shëndetësore nuk e ka lejuar atë të lëvizë asnjë hap përveç se në shtëpinë e tij. Mjekët i kanë ndaluar atij në mënyrë apsolute lëvizjen dhe qëndrimin në vende të populluara shumë, apo në situata të tilla. Mbrëmjen e djeshme mjekët i kanë këshilluar rikthimin në spital për t’u mbajtur nën vëzhgim nga bluzat e bardha. Megjithëse në gjendje jo të mirë shëndetësore, Simoni ka pranuar të tregojë për “Shekullin”, ngjarjen e të shtunës pasdite që i mori jetën birit dhe nipit të tij, si dhe historinë e gjakmarrjes me familjen e tij nga i njëjti fis. Ai ka pohuar faktin e dhimbshëm se si shikonte trupat e fëmijëve në automjet dhe asnjë nuk ndërhynte ta ndihmonte. “Kam ndenjur gjysmë ore në rrugë sa një fshatar më dërgoi në spital. Dy fëmijët janë gjetur pas dyzet minutash aty, nga vëllai Frani që shkoi atje pas lajmërimit tim”,- pohon me gjysmë zëri i plagosuri.
Simon, si është gjëndja juaj aktuale ?
Siç e shikoni kam një plagë të rëndë nga krahu deri te tek gishtat e dorës së majtë. Dora është dëmtuar plotësisht dhe zor se bëhet më ashtu si ka qenë.
ǒndodhi në fshatin Gjuricë dje (të shtunën) ?
Kisha ngarkuar një kamionçinë të vogël me rrobat e mia të cilat i kam dërguar të gjitha në fshatin Bizë të komunës së Ishmit, Buzë detit. Kisha marrë në treg edhe ca ushqime dhe pije për drekën e shtëpisë së re. Në treg duhet të më kenë vënë re dhe më kanë ruajtur sepse dihej se unë do të shkëputesha që këtu. Falë ndihmës së njerëzve të gruas time dhe disa kushërinjve vendosa të lë Dervenin për të shkuar në këtë vend, për shkak të presionit të ushtruar nga familja e Dedë Gjokesë dhe të afërmëve të tij. Kjo pasi në janar të vitit 2001, vëllai im në kushtet e vetëmbrojtjes vrau vëllain e Dedës, Palushin. Në maloren e Gjuricës, disa persona na prenë rrugën dhe na kërkuan të mos kalojmë nga prona e tyre. Më pas dolën tre persona dhe qëlluan në drejtim tonë. Fillimisht qëlluan gomat e makinës më pas në drejtim të Ardit (Eduartit), djalit të vogël dhe Oligertit që ndodhej në krahun e pasagjerit. Në fund qëlluan në drejtimin tim që isha pas Eduartit që drejtonte makinën. Ata mbetën të plagosur rëndë. Mezi kam dalë nga makina dhe kërkova ndihmë. Kaluan disa makina dhe nuk ndalën. Qëlloi një prokuror që kishte punuar në Krujë, ndali një makinë dhe e ktheu atë që më dërgoi në spital. Më kujtohen ende fjalët e fundit të Gertit: O xhaxhi na vranë bre…
Më pas ?
Kam parë veten në spital dhe jam futur në sallën e operacionit. Nuk mbaj mend shumë gjëra. Para se të nisesha për në spital, i telefonova vëllait tim, Franit, dhe i thashë se ç’kishte ndodhur. Kam dalë nga salla e operacionit vonë. Mësova më pas se për më shumë se 45 minuta trupat e dy djemve kishin qëndruar në rrugë dhe askush nuk kishte dhënë qoftë një ndihmë minimale. Trupat e tyre nuk ishin lëvizur aspak.
Ju kanë bërë atentate të tjerë?
Kjo është hera e katërt që tentojnë të na vrasin. Fillimisht, pak javë pas vrasjes së vëllait të tyre Palushit nga im vëlla. Më pas me një aksident të provokuar mëse të provuar në vitin 2002. Policia gjeti armë në makinën e tyre. Për së treti, dyshoj se edhe në ngjarjen e vitit të kaluar, kur tentuan të vrasin kushërinjtë e mi burrë e grua gjatë një dasme tek restorant “Vllaznia” në autostradë. Françesk e Kristina Gjokeja u qëlluan nga persona të panjohur në mbarim të dasmës tonë.
Keni informuar dhe biseduar për t’u pajtuar ?
Kemi bërë të gjitha përpjekjet, me njerëz, polici, drejtësi dhe nëpërmjet organeve të tjerë shtetërorë. Edhe organizatat e pajtimit të gjaqeve, kanë tentuar disa herë, por janë refuzuar nga njerëzit e Dedë Gjokesë. Por mbi të gjitha këto, ne jemi goditur pa të drejtë sepse nuk iu kemi pasur asnjë borxh atyre.
Pas kësaj ngjarjeje ç’do të ndodhë ?
Nuk di të them se ç’do të ndodhë. Do të kisha dëshirë të mos ndodhnin gjëra të tilla. Unë kam bërë personalisht përpjekjet maksimale. Shteti nuk ka funksionuar asnjëherë realisht sepse nëse do të kishte qenë shteti në mes asgjë nuk do të kishte ndodhur. Shteti nuk më mbrojti dhe nuk më mbështeti. Unë kam qenë gjithmonë në pozita mbrojtëse.

Kastriot Gjokeja, precedenti i tretë penal
Dy prej vëllezërve Gjokeja të akuzuar për vrasjen e dyfishtë të ngjarjes së të shtunës pasdite, Kastrioti dhe Arbeni janë të njohur nga policia dhe me precedentë penalë. Kastrioti ka qenë akuzuar në nëntor të vitit 1996 se kishte rrëmbyer dhe vrarë Besmir Tufën, 9 vjeç, dhe më pas e kishte vrarë dhe groposur në shtratin e lumit Zezë të Fushë- Krujës, poshtë një ure hekurudhore. Përveç Kastriotit, në për këtë ngjarje ishte akuzuar edhe vëllai i tij, Arbeni, dhe disa persona të tjerë. I vetmi person që u dënua ishte Klajdi Gashi, ish- nxënës në shkollën e mesme të Fushë- Krujës. Ndërkaq, Arbeni është arrestuar sërish në maj të vitit 2003, kur atij i është gjetur një armë gjatë një kontrolli në një lokal në fshatin Thumanë të rrethit të Krujës. Rasti i të shtunës është precendenti i tretë, i vëllezërve Gjokeja, të dyshuar nga policia dhe prokuroria si autorë të këtij atentatit ndaj kushërinjve të tyre të largët.



20/06/2005

shek

A vret shqiptari femije?

Kush i thote vetes shqiptar duhet te punoje me cdo kusht dhe aq sa mundet qe ta zhdukim kete plage te tmerrshme vetshkaterruese!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-9-2005 nė 08:10 Edit Post Reply With Quote
Gjakmarrja, 59 fëmijë të privuar nga shkolla


A. Dushi

SHKODËR - Gjakmarrja pengon një numër të madh fëmijësh të ulen në bangat e shkollës. Sipas drejtoreshës rajonale të arsimit në Shkodër, Merita Fanko, janë 59 nxënës që nuk do të shkojnë në shkollë, për shkak të ngujimit nga gjakmarrja. Megjithëse numri real i fëmijëve të ngujuar në Shkodër, është më i madh se ai që paraqitet zyrtarisht, ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me ta. Në mjaft raste, këta fëmijë kanë mbi një vit të ngujuar. Lidhur me braktisjen e shkollës , një fenomen ky i pranishëm edhe në Shkodër, në drejtorinë rajonale arsimore nuk jepen shifra zyrtare, ndonëse thuhet se ky numër është mbi 390. As për minimizimin e këtij fenomeni nuk është marrë ndonjë masë konkrete nga kjo drejtori. Këtë vit shkollor janë një numër jo i vogël shkollash në këtë qark që janë rikonstruktuar apo janë në proces. Në disa prej tyre vazhdon ende puna, megjithëse sot fillon mësimi. Sipas Fankos, mësohet se për vonesat në punime janë bërë çeljet me vonesë të fondit për investime në këto objekte. Janë ndërtuar dy shkolla të reja, ajo “Martin Camaj” në qytet dhe ajo në fshatin Bardhaj, ndërsa ka patur rikonstruksione në disa shkolla të rrethit. Megjithë investimet e bëra , në mjaft shkolla të Shkodrës ka mbipopullim të klasave me nxënës, ku në një klasë mësojnë mbi 45 nxënës, ndërkohë që edhe gjatë këtij viti vihen re mungesa të theksuara të bazës materiale. Një tjetër problem që vërehet në fillimin e këtij viti shkollor në Shkodër është dhe mungesa në furnizimin me tekste shkollore, ku për disa klasa apo dhe lëndë të veçanta , tekstet ende nuk kanë mbërritur. Në qarkun e Shkodrës janë rreth 46.000 nxënës që do ndjekin arsimin parauniversitar në vitin shkollor 2005-2006, ndër të cilët rreth 2900 do të ulen për here të parë në bangat e shkollës.




19/09/2005
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-9-2005 nė 08:32 Edit Post Reply With Quote
E Hene, 19 Shtator 2005


POLICIA: FENOMENI GJAKMARRJE DREJT RENIES

SHKODER- Vrasjet e shumeperfolura "per gjakmarrje" duket se kohet e fundit jane ne renie. Gjate vitit te kaluar eshte shenuar vetem nje vrasje per gjak. Aktualisht ne qarkun e Shkodres jane ngujuar neper kulla, nga frika e hakmarrjes, rreth 248 persona. Shifrat jane bere publike dje nga Drejtoria e Policise se Shkodres, e cila per here te pare jep te dhena te sakta lidhur me kete fenomen te eger mesjetar, qe prej vitesh ka mbajtur dhe po mban "peng" zonen veriore te vendit.

Shifrat

Gjakmarrja ne emer te Kanunit, e cila ka terrorizuar per vite te tera me qindra familje ne qarkun e Shkodres, duke i detyruar ato te vrasin e te ngujohen neper kulla, tashme pranohet te jete ne piken me te ulet. Te pakten keshtu kane deklaruar burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se rrethit verior. Pas nje studimi te mirefillte te bere ne rrethet Shkoder, Malesi e Madhe dhe Puke, blute deklarojne se ka renie drastike te vrasjeve ne emer te Kanunit, ne keto zona. Sipas policise, ulja e numrit te vrasjeve ka ardhur si rezultat i arrestimit te autoreve te krimit, por edhe te atyre personave qe sherbejne si ndermjetes, duke cuar fjale per ngujim ne familjet vrasese. E ndersa ne itin 2000 ne qarkun e Shkodres u shenuan 20 vrasje me motiv gjakmarrjen, gjate vitit te kaluar ka ndodhur vetem nje vrasje per motive te tilla. Nga qindra familje apo persona te ngujuar, dy ose tre vjet me pare qofte nga policia apo Misioni i Pajtimit te Gjakut, tashme jane "te ndeshkuar" te rrine brenda mureve te kullave te ngujimit, vetem 248 persona ne te gjithe qarkun. Edhe pse ky numer nuk eshte aspak i vogel, krahasuar me permasat e "murtajes" se gjakut,perseri ai flet qartazi per faktin se njerezit e perfshire ne kodin vrases te Kanunit kane filluar te ndergjegjesohen. Duket se tashme banoret e ketyre zonave, kane nisur te respektojne ligjin, i cili ndeshkon kedo qe qellon ballazi apo prapa shpine, pas konflikteve banale per nje gardh, nje vije uji, nje fjale fyese apo nje shpulle. Ndryshe nga vitet e tjera, kur statistikat per gjakmarrjen, ishin nje kaos I vertete, kjo per faktin se shifrat e dhena nga institucione apo shoqata te ndryshme asnjehere nuk perkonin me njera-tjetren, dje perfaqesues te Drejtorise se Policise se Shkodres kane dhene nje tablo reale te situates ne Veri te vendit. Studimi ne lidhje me fenomenin eshte bere nga nje strukture e vecante, e ngritur brenda kesaj drejtorie, vetem pak muaj me pare.

Ngujimi

Ne studimin e bere nga blute, rezulton se ne rrethin e Shkodres jane te ngujuar 83 familje ne te cilat bejne pjese 178 persona, ne Malesine e Madhe 23 familje me 62 persona, ndersa ne Puke 3 familje te cilat kane gjithsej 8 persona. Keshtu, ne te gjithe qarkun rezultojne te ngujuar 109 familje dhe 248 persona. Ulja e numrit te familjeve te ngujuara, ka ardhur si rezultat edhe i uljes graduale te numrit te vrasjeve. Ne vitin 2001, ne qarkun e Shkodres u shenuan 13 vrasje per gjakmarrje, ne 2002 u shenuan 9 vrasje, ne 2003 tete vrasje, nderkohe qe ne vitin 2004 u shenua vetem nje vrasje ne Malesine e Madhe.

Faktoret

Arrestimi i personave te shpallur ne kerkim per vrasje me motiv gjakmarrjen, zbardhja ne mase gjate dy vjeteve te fundit e ekzekutimeve te kryera ne emer te Kanunit vite me pare, si dhe venia ne pranga edhe e personave qe kane kerkuar ngujimin e hasmeve te tyre, kane ndikuar ne menyre te drejtperdrejte ne parandalimin e vrasjeve te tjera ne emer te gjakut. Policia e Shkodres, ne bashkepunim me Misionin e Pajtimit te Gjaqeve, ka bere evidentimin e te gjitha konflikteve dhe hasmerive per motive gjakmarrjeje dhe ka nderhyre per shuarjen e tyre. Gjithashtu, blute kane bashkepunuar ngushte me komunitetin per t'i dhene fund murtajes vrasese, e titullur gjakmarrje.

Rudina Llazari

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4742072 sekonda, 47 pyetje