Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Shkolla shqip ne Greqi?
Anton Ashta

Postuar mė 13-11-2002 nė 11:02 Edit Post Reply With Quote
Shkolla shqip ne Greqi?

"Autoritetet greke e kanë kuptuar se është më mirë që t'i krijojnë shqiptarëve mundësinë e lidhjes me librin sesa me "punërat e tjera". Nisur nga kjo është rënë dakord që të hapen në Greqi rreth 45 shkolla shqipe, gjë kjo që do të kërkojë dhe depërtimin e shumë librave shkollorë shqip në ato vende". "

Shek

Eshte e vertete?

Di njeri me shume?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2004 nė 10:09 Edit Post Reply With Quote
A di njeri gje?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-3-2005 nė 11:45 Edit Post Reply With Quote
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2991





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-4-2005 nė 10:38 Edit Post Reply With Quote
Korçë, hapet shkolla greke

Zv.ministri i Jashtëm grek: Ëndërr e vjetër për grekët etnikë në Shqipëri, ndërtimi i një shkolle në Korçë

Shekulli

TIRANË - Hapet shkollë greke në Korçë. Sipas Agjencisë Maqedone të Lajmeve me qendër në Selanik të Greqisë, ministrja greke e Arsimit, Marietta Giannakou dhe zv.ministri i Jashtëm, Evripidis Stilianidis, pritet të marrin pjesë sot në përurimin e shkollës fillore greke “Omiros” në Korçë, si dhe në përurimin e Departamentit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Korçës. Këto projekte janë financuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit dhe Ministria e Jashtme greke. Në deklaratën e tij për Agjencinë Maqedone të Shtypit (MPA), Stilianidis theksoi se Ministria e Jashtme (greke) i jep rëndësi të veçantë diplomacisë nëpërmjet arsimit, çka kontribuon në promovimin e kulturës greke, letërsisë greke dhe gjuhës greke. “Një nga projektet tona më të rëndësishme, që ka qenë një ëndërr e vjetër për grekët etnikë në Shqipëri, është ndërtimi dhe vënia në punë e një shkolle në Korçë”,- tha zv.ministri i Jashtëm i Greqisë. Duke shfytëzuar anëtarasinë në Bashkimin Evropian, Greqia ka kërkuar shpesh në kuadër të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri edhe hapjen e shkollave. BE-ja shpesh në raportet e saj mbi situatën e pakicave në Shqipëri ka theksuar se niveli i tyre ka ardhur në rritje, por sërish ka nevojë për përmirësim. “Ndërtimi i shkollës u financua nga Ministria e Jashtme greke dhe do të funksionojë me ndihmën dhe bashkëpunimin e ministrive të arsimit të të dyja vendeve”,- u shpreh Stilianidis, duke shtuar se një Departament i Shkencës Kompjuterike do të përurohet gjithashtu në universitetin lokal. Sipas zv.ministrit grek, këto dy ndërhyrje nga Hellenic Aid, nxjerrin në pah rolin e rëndësishëm që Greqia mund të luajë si një donatore në rajonin e Ballkanit, si dhe ndjeshmërinë e Greqisë për popujt fqinjë dhe pakicën greke në Shqipëri, e cila mund të shërbejë si një urë miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Përurimi do të bëhet në praninë e kryepeshkopit orthodoks, Anastas, ndërkohë që do të hidhen edhe themelet e ndërtesës së re të arsimit të lartë. Gjithashtu, ministri grek i Arsimit dhe zv.ministri i Jashtëm kanë parashikuar të vizitojnë ndërtesën që dikur shërbente si konsullatë greke, Katedralen e Korçës dhe gjimnazin “Themistokli Gërmenji”. Në Jug të vendit, në fshatrat e minoritarëve të Dropullit janë ngritur prej vitesh shkolla në gjuhën greke edhe pse numri i nxënësve që i frekuentojnë ato është shumë i vogël, për shkak të emigracionit. Për t’u theksuar është fakti që disa klasa në këto shkolla e zhvillojnë mësimin vetëm me disa nxënës.




17/04/2005

shekulli

I lumte grekerve,

o te djathte o dru me pre jena o bre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2800510 sekonda, 28 pyetje