Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Grupet Ushtarake Shqiptare
Ago Basha

Postuar mė 5-7-2002 nė 03:52 Edit Post Reply With Quote
Grupet Ushtarake Shqiptare

Te shumte jane ata qe duan te dine reth grupeve ushtarake Shqiptare qe hynin ne Shqiperi gjate periudhes se Komunizmit,por mjerisht shume pak te verteta dihen reth ketyre ngjarjeve.Nuk jane pak ata qe dhane jeten ne perpjekjeme forcat komuniste te Hoxhes,prandaj vleresimi i ketyre
heronjve te haruar eshte detyre e jona.Te detyruar te largoheshin nga Shqiperia per arsye politike pas vitit 44,shume Shqiptare jo vetem qe nuk e prene shpresen per tu kthyer ne atdhe,por punuan dhe luftuan per crenjosjen e komunizmit nga Shqiperia.
Si dhe kush i organizoi keto grupe shqiptaresh ne lufte kunder forcave komuniste te regjimit komunist.
Koloneli anglez Deivid Smaili ne librin e Tij "Me detyre ne Shqiperi" tregon megjithese shkurt perpjekjet e Anglo-Amerikaneve per te rezuar komunizmin ne Shqiperi me ane te grupeve qe shpesh here njihen si "grupet diversante".
Ne korik te vitit 1949 Kolonel Smaili mer urdherin nga Sherbimii Fshehte Britanik per pergatitjen e grupeve Shqiptare qe do te hynin ne Shqiperi.Sipas Kolonelit,komunistet Shqiptare ende nuk e kishin vendosur diktaturen e tyre ne te gjithe Shqiperine.Ne disa vende ne Jug dhe ne Veri te Shqiperise kishte zona jashte kontrollit qeveritar,sidomos neper malsira.
Ne pranveren e vitit 1950,Kolonel Smaili zbret ne ishullin e Maltes per te pergatitur bazen ku do te sterviteshin Shqiptaret.Gjithcka mbahej sekret dhe bile ne radhet e qeverise Malteze,te pakte ishin ata qe e dinin misionin anglez atje.
Forcat amerikane kishin filluar te stervitnin njesitet Shqiptare ne Gjermani,ne nje baze te tyre atje.
Nderkohe qe mes Aglise dhe Amerikes ishin ndare dhe zonat e veprimit.Anglezet do te vepronin ne Jug te Shqiperise ndersa Amerikanet ne Veri.Gjithashtu Koloneli Anglez Smaili vlereson edhe punen e Komitetit Shqiperia e Lire per nje bashkim te forcave mbeshtetese te Mbretit Zog me ato te Ballit Kombetar.
Insstruktoret Angleze shume shpejt deklaruan se forcat Shqiptare ishin gati per tu nisur ne mision,cka sipas anglezeve ishte aritur ne saje te disiplines se forte qe Shqiptaret kishin ndermjet tyre.
Ne fundeveren e vitit 1950 forcat e stervitura Shqiptare nisen ne misionin e tyre drejt Shqiperise.Qendra e komandimit u vendos ne Glifadhe te Greqise (qytet afer Athines) ndersa radionderlidhesi u vendos ne ishullin e Korfuzit.Nje anije angleze i tranportoi misionaret Shqiptare nga Malta ne drejtim te ujrave Shqiptare ku andej ata me nje peshkarexhe te vogel greke hyne ne Shqiperi.

2) Cilet ishin keta patriote Shqiptare qe shkuan drejt vdekjes se sigurt.
Me poshte po shenojme emrat e atyre qe u vrane ne perpjekje me forcat komuniste si dhe te atyre qe u kapen dhe u ekzekutuan nga komunistet:

Manxhar Hoxha Vrare ne perpjekje
Riza Veliu * * *
Sami Lepenica * * *
Hysen Lepenica * * *
Zakoll Rakipi vrare
Alush Leshanjaku vrare
Hamit Matjani kapet dhe varet publikisht ne Lushnje
Kasem Zhupa vdes ne hetuesi
Seit Bilishti pushkatohet
Zenel Shehu pushkatohet
Sami Bardha pushkatohet
Halil Branica pushkatohet
Haxhi Gjyli pushkatohet
Ndue Milushi pushkatohet
Gjon Gjinaj pushkatohet
Adem Gjura pushkatohet


Ju kujtojme se kjo liste eshte e pjesshme

Ja emrat e atyre qe munden ne mbijetojne dhe te kthehen ne bazat nga u nisen:


Perparim Aliu
Zihni Mance
Petrit Butka
Mehmet Karafili
Mustafa Doko
Sadik Rama
Abdyl Sino
Isen Golemi
Mitat Dino
Sefer Mujo
Shefqet Bracellari
Ali Terova
Muharem Hito
Haki Gaba
Bardho Gerveshi
Bido Ruka
Hysen Hysufi
Safet Zanaj
Qemal Asllani
Turan Aliko
Izet Vrazhdo

Ju kujtojme se lista nuk eshte e plote por e pjesshme

3) Deshtimi i misionit

Koloneli Anglez kujton se qe ne ditet e para asnje nga grupet nuk kontaktoi me bazen,cka shtiu dyshime mbi qendren.
Pas disa ditesh dy nga grupet njoftuan se kishte veshtiresi ne levizje dhe se dyshohej se ishin zbuluar nga autoritetet vendase,megjithate njesitet Shqiptare qe u lidhen me bazen kerkuan vazhdimin e operacioneve ne bindjen e popullsise,gjetjen e perkrahesve etj.
Pas disa javesh dy nga anetaret e grupeve u kapen nga forcat greke qe patrullonin kufirin tokesor me Shqiptarine dhe u futen ne burgjet greke.Me nderhyrjen e anglezeve ata dolen serisht dhe raportuan se autoritetet Shqiptare ishin ne dijeni te zbarkimeve te njesiteve si dhe ne shume vende kishin vendosur prita.Grupe si ai i Hamit matjanit rane menjehere ne duart e komunisteve Shqiptare.
Kjo ngjalli dyshime ne radhen e anglezeve se kishin te benin me nje akt spiuni,por qe ky duhet te ishte diku larg ,sepse ne Malte dhe Gjermani misioni stervites ishte kryer ne masa te repta sigurie si nga Anglo-Amerikanet,por edhe nga vete Shqiptaret.
Ne vitin 1963,nje nga oficeret Britanike,Kim Filbi u aratis drejt Bashkimit Sovjetik.Vetem ne vitin 1969,pasi Filbi botoi nje liber ku tregonte edhe per Shqiperine u gjet spiuni.
Kim Filbi,ariti te merte informata te sakta nga Britaniket se ku do te zbarkonin njesitet ushtarake Shqiptare dhe ja dergonte keto Moskes e cila ja percillte Tiranes.




[Edited on 5-7-2002 by Ago Basha]

Ago Basha ka atashuar kėtė imazh:

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 13-4-2009 nė 19:39 Edit Post Reply With Quote
E vërteta e operacionit të posaçëm, organizuar nga shërbimet sekrete amerikane dhe të Britanisë së Madhe, në bashkëpunim me Komitetin “Shqipëria e Lirë”, në vitet 1949-1953, kundër qeverisë komuniste të Tiranës vazhdon të zbardhet me fakte të dhëna nga të dy palët. Qëllimi i këtij operacioni ishte përmbysja e shtetit të Enver Hoxhës dhe destabilizimi i situatës së atëhershme politike në të gjitha vendet e Lindjes. Lordi konservator, Nikolas Bethel, i cili ka shfletuar në arkiva dokumenta të asaj kohe, thotë se “Shqiptarët kishin pranuar të viheshin nën kujdesin britanik për të përmbysur qeverinë komuniste shqiptare, që ata urrenin. Ata nuk e konsideronin veten kukulla, por patriotë, që luftonin për të çliruar vendin e tyre. Filbi ishte caktuar bashkëkomandant i këtij operacioni. Shqiptarët (që ishin angazhuar në emigrim), nuk e dinin që misioni i tyre ishte tradhtuar. Kim Filbi kishte përgjegjsi për këtë gjë. Ai ishte agjent që bënte rol të dyfishtë, duke i shërbyer për shumë vite, më shumë Stalinit sesa vendit të tij”. Një i mbijetuar nga operacionet anglo-amerikane kundër Shqipërisë, Adem Gjurraj, nga Reç-Dardhë, në rrethin e Dibrës, tregon se si u organizuan këto operacione. Në kujtimet e tij (si pjesëtar aktiv i këtyre bandave), ai rrëfen se për këtë mision, ku humbën jetën dhjetëra njerëz, u shpenzuan miliona dollarë dhe stërlina. Ky mision ka qenë një ndër sekretet e mëdha në jetën e tij. Gjurraj mendon se agjentët e komunizmit qenë futur deri në palcën e planit të anglo-amerikanëve, CIA-s dhe Intiligjent Servisit, por goditjen kryesore, ai mendon se e morën nga Kim Filbi, një informator i dyanshëm. Ja në vijim kujtimet e Adem Gjurraj, që, edhe pse i plagosur, arriti të kalojë kufirin dhe të dalë në Jugosllavi, ku vuajti për një kohë të gjatë dënimin UDB-së.


Si u organizua operacioni nga anglo-amerikanët
“Shumë prej monarkistëve dhe ballistëve, si dhe krerët e tyre në këtë kohë, ndodheshin jashtë Shqipërisë. Me mijëra shqiptarë ndodheshin në kampin e refugjatëve në Itali. Mbreti Zog ndodhej në Egjipt, Mithat Frashëri në Turqi, Abaz Kupi dhe Abaz Ermenji në Itali. Britanikët dhe amerikanët po mundoheshin të organizonin krerët e shqiptarëve në mërgim në një organizëm të vetëm politik. Kjo ishte edhe një dëshirë e vetë shqiptarëve. Në fillimet e operacionit, Greqia ishte e vetmja bazë e vendosjes përpara nisjes së luftëtarëve guerilë për në Shqipëri. Madje, shqiptarët u bindën që të formonin edhe Komitetin Ekzekutiv, një president të tij dhe një qeveri që do të qëndronte në “hije” dhe do të priste çlirimin e shqiptarëve nga komunizmi. Po kështu, në këtë kohë u krijua “Junta”, një organ sekret, që do të kontrollonte operacionin. Në krye të këtij organi do të vendosej Abaz Kupi. Zëvendësa të tij do të ishin, Abaz Ermenji e Seit Kryeziu dhe sekretar, Gaqo Goga. Kompromisi mes shqiptarëve, ku dakordoi edhe Mbreti Zog, u arrit më 7 korrik të vitit 1949. Nga ky moment, e deri në muajin shtator të po atij viti, emigrantët politikë shqiptarë do të stërviteshin në disa kampe. Po kështu u vendos që dy grupe me shqiptarë të zgjedhur nga radhët e Ballit Kombëtar, në muajin tetor do të vinin në Shqipëri nëpërmjet detit. Grupet kishin për komandantë, Bido Kukën dhe Hysni Lepenicën. Grupi i parë do të nisej drejt Kurveleshit dhe i dyti drejt Vlorës. Ndërkohë, Filbi i kishte njoftuar eprorët e tij në Moskë dhe kështu forcat e ushtrisë shqiptare, ku ministër ishte Beqir Balluku, ishin vënë në gatishmëri dhe prisnin zbarkimin e grupeve. Forcat bregdetare ishin vënë në alarm dhe gatishmëri të plotë luftarake. Gjendja e të zbarkuarve misionarë ishte tragjike, pasi edhe ndërlidhja me komandën e tyre në Greqi ishte ndërprerë. Ndërkohë, edhe grupe të tjerë emigrantësh politikë po përgatiteshin të hidheshin në Shqipëri. Grupet e Sefer Muços dhe Bardhyl Gërveshit, kishin marrë porosi që me të zbarkuar të niseshin njëri në drejtim të Korçës dhe tjetri në atë të Gjirokastrës. Dy zbarkimet e bëra ishin pa rezultat, e megjithatë drejtuesit e operacionit vazhdonin programin e tyre, duke dërguar sa më shumë grupe në vitin 1950, me pretekstin e analizës së gabimeve, nxjerrë nga zbarkimet e mëparshme”.

Kompania 4000 dhe plani për rrëzimin e Hoxhës
“Mora pjesë në operacionin “Kompania 4000” vetëm me një qëllim, për të çliruar Shqipërinë nga komunizmi. Ky mision, ku humbën jetën dhjetëra njerëz dhe kushtoi miliona dollarë dhe stërlina, ka qenë një ndër sekretet e ruajtura në jetën time, ndonëse agjentët e komunizmit qenë futur deri në palcën e planit tonë, CIA-s dhe Intiligjent Servisit. Goditjen kryesore e morëm nga Kim Filbi, informator i dyanshëm, një ndër agjentët e dyanshëm, një ndër agjentët më të bujshëm të Lindjes në Perëndim, që më vonë Moska e gradoi kolonel të shërbimit sekret të saj. Amerikanët, ndërsa zbarkimet e britanikëve kishin dështuar, u dukën më serioz në organizimin e operacionit. Amerika, si fuqi e pasfidueshme, ishte bindur se duhej zhvilluar lufta e ftohtë dhe kështu nisi nga veprimtaria konkrete për organizimin e operacionit. Majkëll Burker u nis nga Amerika për në Romë, ku do të merrej me stërvitjen e emigrantëve politikë shqiptarë”. Këtu, për herë të parë, del në pah edhe roli i Adem Gjurrës, nga Dibra. Amerikanët krijuan një batalion me emigrantë shqiptarë. Në këtë mënyrë u krijua së pari “Kompania 4000”, në të cilën do të bënin pjesë 250 emigrantë politikë, që do të udhë-hiqeshin nga një shtab, që do të instruktohej nga amerikanët. Përbërja e kompanisë ishin ballistë, monarkistë dhe të pavarur. Adem Gjurraj ndodhej në këtë kohë në Itali, i larguar nga Shqipëria, thjesht si i pakënaqur nga regjimi komunist. Këtë e kishte informuar për idenë e operacionit antikomunist, anti Enver, Gaqo Goga, sekretar i “Juntës”. Goga i kërkoi Ademit pjesëmarrjen e tij në këtë mision, duke i përmendur edhe faktin që ky kishte qenë një luftëtar i zoti në luftën kundër nazifashizmit. Gjurraj futi në “Kompaninë 4000” edhe 25 miq të tij. Anëtarët e “juntës” shkonin kamp më kamp të refugjatëve për të rekrutuar njerëz. Në këtë kohë, Çaush Ali Basho dhe Xhemal Laçi u caktuan oficerët shqiptarë me gradat më të larta. Në fillim të muajit qershor të vitit 1950, njerëz të zgjedhur për misionin antikomunist u mblodhën në Mynih, për të kryer kursin e stërvitjes. Përpara fillimit të kursit, ata u ndanë në tri toga, ku në të parën, që u përkiste monarkistëve, do të drejtonin Xhemal Laçi dhe Adem Gjurraj. Stërvitja filloi më 13 qershor të vitit 1950, në Daçau, disa kilometra larg Karlsfeldit. Programi stërvitor përmbante njohuri mbi perfeksionimin e njohjen dhe përdorimin e armëve, përgatitje fizike dhe njohuri për dhënien e ndihmës së shpejtë. Ndërkohë që këta përgatiteshin, shokët e tyre të stërvitur prej britanikëve, gjatë dy zbarkimeve, kishin dalë si mos më keq dhe ata që kishin mundur të shpëtonin gjallë kishin marrë rrugën për në Greqi.

Si u përdorën pilotët polakë për zbarkimet e grupeve diversioniste
Amerikanët, në ndryshim nga anglezët, menduan se duhet të hiqej dorë nga zbarkimet e grupeve diversioniste me det. Ata donin të vinin në veprim zbarkimet me aviacion. Problem në këtë kohë mbetej fakti se ç´tip avioni do të përdorej. Avioni linte gjurmë në tymrat që lëshonte dhe me numrat e motorit shërbenin për ta identifikuar prodhimin e tij, apo vendin nga ishte blerë mjeti fluturues. Po ashtu, pilotët e kapur mund të jepnin shumë informacion, pasi policia sekrete e Stalinit kishte ekspertë për të nxjerrë informacion nga pilotët e kapur rob. Në momentin që një avion amerikan do të fluturonte në territorin shqiptar do të ishin të rrezikuar si avioni ashtu edhe drejtuesi i tij, pra piloti. Kështu do të rrezikohej edhe kredibiliteti i qeverisë amerikane, si vëzhguese e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kështu, nisur nga të gjitha këto, amerikanët menduan të gjejnë një zgjidhje shumë të favorshme. Ata menduan të përdorin disa pilotë polakë, të cilët kishin mbetur si emigrantë politikë jashtë atdheut, që nga koha e kur Polonia ra nën kontrollin komunist. Kështu u vendos që pilotët të jetonin në Athinë dhe herë pas here do të fluturonin në territorin shqiptar, me avionë pa shenja dalluese, për të hedhur njerëz e materiale për rezistencën. Nëse do të rrëzoheshin, apo do të detyroheshin të uleshin në tokën shqiptare, policisë komuniste do t´u mbetej në dorë një avion i paidentifikuar dhe një ekuipazh polak, lidhjet e të cilëve me Perëndimin nuk mund të provoheshin kurrë në mënyrë përfundimtare, edhe sikur pilotët të torturoheshin e të tregonin çdo gjë. Gjurraj tregon se, aty nga fundi i vitit ´50-të “po na jepeshin detyra serioze, u mësuam të ecnim në makina ushtarake, mënyrën për të kaluar lumenjtë, si të ngjiteshim me litar, si të përdornim radiomarrësen dhe dhënëse, parullat dhe hartat. Në vendin ku stërviteshim nuk kishim mundësi të mësonim se si të hidheshim me parashutë. Drejtuesit e stërvitjes na thoshin se nuk kishte kushte për ta bërë një gjë të tillë atje. Mungesa e stërvitjes në këtë drejtim ka qenë me mjaft pasoja për disa nga shokët tanë në momentin e rënies nga avioni”.

Aksionet e grupit të Adem Gjurrës
“Aty nga nëntori i vitit 1950, me avion fluturuam për në Athinë. Ishte mesditë. Na dërguan fillimisht në një vilë të madhe, ku gjendeshin disa nga drejtuesit e grupeve politike në emigracion. Shumë prej anëtarëve të misionit filluan të dyshojnë, pasi ata kërkonin që të vinte me ta edhe ndonjë nga këta në Shqipëri. Xhemal Laçi e kundërshtoi një gjë të tillë, po kështu edhe Qazim Hoxha, Llesh Nikolla dhe Ali Rama në momentin e fundit refuzuan të hidheshin nga avioni. Kanë desantuar së bashku me mua në grupin e parë Selim Daci, Xhetan Daci dhe Iliaz Toptani. Hedhja u bë më 12 nëntor dhe më pas kanë desantuar edhe Myftar Planeja, Halil Nerguti, Ramadan Cena dhe Rexhep Berisha. Më shumë i indinjuar jam për faktin se pse e refuzoi kërkesën për të shkuar në front Xhemal Laçi, komandanti im”, kështu shkruan në kujtimet e tij Adem Gjurraj. Pas refuzimit të Laçit, Ademi do të kujdesej për drejtimin e veprimtarisë edhe të grupeve të tjerë, përmes ndërlidhjes me radio, koordinimit të veprimeve dhe informimin e krerëve të “Juntës”.

Zonat e veprimit të grupeve
Amerikanët dhe krerët e emigracionit mendonin se në zonat, ku do të vepronin për të shtrirë aktivitetin e tyre këto dy grupe, përkatësisht në Martanesh dhe krahinën e Lumës, të kishte akoma forca antikomuniste. Në shënimet e Adem Gjurrës thuhet: “U nisëm nga Greqia me avion, duke fluturuar aty rreth mesnatës drejt pjesës veriore të Greqisë. U habitëm kur sapo iu ofruam kufirit të tokës shqiptare, piloti e uli avionin në lartësi të ulët, rreth 300 metra. Pilotët e Lindjes të paguar prej amerikanëve, e përdornin gjithmonë këtë metodë, kur fluturonin mbi vendet e bllokut të Lindjes për kryerjen e ndonjë misioni. Ata fluturuan aq ulët sa çuditeshe, pothuaj në lartësinë e çative 2-3 katëshe. Këtë veprim e bënin për të penguar diktimin e tyre prej radarëve të vendeve ku do të desantonin. Nuk shikoheshin askund drita qytetesh apo vende me dendësi popullimi. Piloti na thoshte se si tregues, tani mund të përdorte vetëm majat e maleve dhe po fluturonim drejt lumenjve e luginave të ndryshme. Anash kishte edhe një pilot rezervë. Kur erdhëm drejt Martaneshit, vendit ku do të hidhesha unë me grupin tim, pilotit do t´i duhej për ta ngritur avionin deri në lartësinë 700-800 metra se, për ndryshe, nuk mund ta realizonim hedhjen me parashutë. Kisha një parandjenjë të hidhur se misioni ynë ishte i tradhtuar, ndaj kërkova që të mos binim në vendin e planifikuar, por diku tjetër larg. Kështu bëri piloti. U hodhëm nga aeroplani, në afërsi të Bulqizës, unë, Daliu, dy vëllezërit Daci dhe Iliaz Toptani. Pas kësaj, avioni vazhdoi fluturimin me shokët e grupit tjetër drejt zonës së Lurës dhe Hasit. Ata ranë në Degë të Hasit, duke humbur çdo komunikim me ne dhe eprorët tanë jashtë vendit. Më vonë, ata kaluan në Prizren te disa miq dhe të afërm të tyre, por edhe atje u zbuluan nga jugosllavët dhe u kthyen përsëri në Shqipëri, nga marsi i vitit 1951, ku dhe ranë në përpjekje me forcat e Sigurimit dhe u detyruan të shkonin përsëri në Jugosllavi. Kështu ishte e vështirë bashkimi i pjesëtarëve të grupit. Iliaz Toptani humbi orientimin dhe ra në përpjekje me sigurimin e për pasojë u kap i plagosur në shtëpinë e Imer Hoxhës, në rrethin e Matit. Katër shokët e grupit më pas u bashkuan me njëri-tjetrin. Këta kishin me vete vetëm armatimin personal, pasi pakot me ushqime u hodhën nga avioni larg vendit të zbarkimit të tyre”.

Përplasja me forcat e mbrojtjes
Forcat e ndjekjes ishin në dijeni të plotë të këtyre misioneve. Ata dinin me saktësi vendin e zbarkimit të Adem Gjurrës dhe të grupit të tij, madje edhe emrat e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi. “Ditën tjetër, thotë Ademi, dëgjuam se forcat e ndjekjes ishin vënë në kërkimin tonë. U zbuluam dhe pas disa orësh e ndjemë veten të rrethuar, pasi dikush na bënte thirrje të dorëzoheshim. Vendosëm të sulmonim. Ramë dakord që kushdo që do të shpëtonte duhet të vinte patjetër në vendin e takimit, një kodër aty pranë. Dhashë komandën dhe ata vepruan. Dy vëllezërit Daci majtas dhe unë e Daliu djathtas. Xhetan Daci ra i vdekur. Ndërsa Selimi, vëllai i tij, u kap i gjallë. Unë u plagosa. Pas kapjes së Selimit më bëjnë përsëri thirrje të dorëzohesha. Por nuk pranova ta bëja një gjë të tillë. Me dy plagë në trup vazhdova të luftoja dhe arrita të shpëtoj bashkë me Daliun. Pas kësaj mora rrugën drejt vendlindjes sime, Reçit. Në shtëpi e dija se kishte mysafirë të sigurimit, ndaj ndenja në një shpellë aty afër për ditë me radhë”.

Mesazhi i koduar: "Mos dërgoni me pako se ato humbasin rrugës"
“Duke mos pasur asnjë shpresë tjetër, të dy morëm rrugën drejt kufirit jugosllav. Ndenjëm përreth një javë në shtëpinë e një fshatari, që më pas na shoqëroi matanë kufirit. Më pas, do të na burgosnin në Jugosllavi. Për disa muaj na torturuan dhe menjëherë pasi na liruan iu dërguam këtë mesazh të koduar eprorëve tanë: Mos dërgoni më pako në adresa të vërteta, sepse ato humbasin të gjitha gjatë rrugës. Duhet të ketë pasur rrjedhje informacioni nga ana shqiptare, por ama Filbi mund t´u këtë dhënë rusëve detaje. Emrat, datat dhe vendet e operacionit. Unë nuk pajtohem me mënyrën se si u zhvillua ky operacion, por, sikur të më jepnin edhe një shans tjetër, do të kisha bërë të njëjtën gjë si më parë, sepse nuk mund të toleroj mbetjen e Shqipërisë nën regjimin komunist”.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-4-2009 nė 19:39 Edit Post Reply With Quote
Kim Philby
Harold (Kim) Philby, i biri i dipllomatit John Philby, u lind ne Ambala, Indi, ne 1911. Ai u arsimua ne Westminster School dhe Trinty College, Cambridge. Nderkohe qe ai ishte ne universitet takoi Guy Burgess, Donald Maclean dhe Anthony Blunt. Te gjithe u bene mbeshtetes sekrete te Partise Komuniste.
Pas universitetit Philby shkoi ne Vjene ku takoi Litzi Friedman, e cila ishte antare e Partise Comuniste Austriake. Litzi Friedman ishte ne rrezik arrestimi pas bashkimit te Gjermanise me Austrine, keshtu Philby u martua me Litzi Friedman qe te mund ta merrte me vete ne Angli. Pas kesaj ai u be nje agjent i BS.
Qe te mbulohej, Philby filloi te shprehte hapur opinione ne favor te djathtes. Philby dhe Guy Burgess, i cili kishte hequr gjithashtu dore nga komunizmi, u antaresuan ne shoqaten e miqesise Anglo-Gjermane, nje grup pro-nazist. Philby u be reporter i The Times dhe me fillimin e luftes civile ne Spanje u dergua atje. Gjate ketyre viteve ai shkroi artikuj qe mbeshtesnin Gjeralin Franco dhe Ushtrine Nacionaliste. Francos I pelqeu kjo gje dhe me 2 Mars 1938 e dekoroi Philbyn me Kryqin e Kuq te Merites Ushtarake.
Keto raporte binden politikanet e djathte qe Philby i kishte braktisur bindjet e tij politike te meparshme. Ne 1939 Guy Burgess i propozoi Marjorie Maxse, shefes organizzative te Partise Konservatore dhe shefe stafi e Seksionit D te MI6, qe ajo duhet te rekrutonte Philbyn. Maxse pranoi dhe mori aprovimin e pastertise nga Guy Liddell i MI5.
Pas atij viti Walter Krivitsky, nje oficer i inteligjences sovjetike, qe kishte dezertuar ne perendim, u soll ne Londer te intervistohej nga Dick White dhe Guy Liddell te MI5. Krivitsky dha detaje per 61 agjente qe punonin ne Britani. Ai nuk i njihte keto agjente me emra, por pershkroi njerin si nje gazetar qe kishte punuar per nje gazete britanike gjate luftes se Spanjes. Nje tjeter u pershkrua si skocez i nje familje te mire qe ishte arsimuar ne Eton dhe Oxford dhe qe punonte per ruset pa pagese. Keto pershkrime i ngjanin Philbyt dhe Donald Maclean. Megjithate White dhe Liddell nuk u binden nga deshmite e Krivitskit dhe nuk i shkuan me tej gjerave.
Walter Krivitsky u gjend i vdekur ne Bellevue Hotel ne Washington me 10 Shkurt 1941. Ne fillim u hap lajmi sikur ai ishte vetevrare. Megjithate, te tjere thane qe vendi i tij sekret ishte zbuluar nga nje spiun sovjetik qe punonte tek MI5 dhe ishte vrare nga agjnte sovjetike.
Gjate Luftes Dyte Boterore Philby u vu ne komanden e programit te trajnimit te propagandes per Special Operation Executive (SOE). Nga 1943 Philby kishte pergjegjesi per aferat e Spanjes, Italise, Frances dhe Afrikes. Ai i ra ne sy Major General Stewart Menzies, drejtorit te pergjithshem te MI6. Menzie-t i kishte bere shume pershtypje Philby dhe ne Tetor 1944 ai u vu ne komanden e Seksionit IX (Soviet affairs).
Pas lufte Philby ishte pergjegjes per monitorimin e spiunazhit sovjetik. Ne kete post ai mund te mbulonte agjente te tjere sovjetike si Guy Burgess, Donald Maclean dhe Anthony Blunt. Ne shtator 1945, nje dipllomat rus Constantin Volkhov, takoi zv/konsullin britanik ne Stamboll dhe i dha informacion rreth tre agjenteve sovjetike qe punonin ne Foreign Office dhe ne kunderspiunazh ne Londer. Philby ishte ne gjendje t’i tregonte KGB e cila me te shpejte e arrestoi Volkhovin dhe e ktheu ne BS.
Ne 5 Shtator 1945, Igor Guzenko, nje shifrant ne Legaten Ruse, dezertoi ne perendim dhe kishte fakte per nje organizate spiunash sovjetik ne Britani. Ceshtja iu kalua Philbyt dhe ai sugjeroi qe Guzenko duhej te intervistohej nga Roger Hollis.
Guzenko tregoi fakte qe çuan ne arrestimin e 22 agjenteve lokale dhe 15 spiuneve ne Kanada. Guzenko tregoi qe ishte dhe nje agjent sovjetik brenda rradheve te MI5. Megjithate Hollis nuk tregoi shume interes rreth ketij fakti.
Ne 1949 Philby u be oficeri nderlidhes i MI6 ne Washington. Ne kete post ai ishte ne gjendje te zbulonte planet e SIS per te rrexuar E.Hoxhen. Philby ia kaloi keto informacione BS dhe shqiptaret qe ishin perfshire ne kete plan u arrestuan ose u ekzekutuan.
Ne 1950 Stewart Menzies dhe John Sinclair diskutuan mundesine qe Kim Philby te ishte drejtori i ardhshem i MI6. Dick White iu kerkua qe te sillte nje raport rreth Philbyt. Ai i kerkoi Arthur Martin dhe Jane Archer qe te zhvillonin nje hetim rreth te kaluares se tij. Ata u perqendruan ne faktin se sa shpejt ai kishte kaluar nga nje komunist ne nje simpatizant te organizatave pro-fashiste. Ata gjithashtu zbuluan se pershkrimet e spiunit sovjetik te sjella nga Krivitsky dhe Guzenko i ngjanin shume profilit te Philbyt gjate kohes qe ai kishte qene ne Spanje si gazetar. U vendos qe Philby mund te ishte nje agjent i dy-fishte.
Kur Guy Burgess dhe Donald Maclean u arratisen, ai u be i dyshuari kryesor si personi qe mund t’i kishte lajmeruar ata. Nen presionin e Clement Attlee dhe Herbert Morrison, Stewart Menzie pranoi qe Philby duhej te merrej ne pyetje nga MI6. Ne shtator 1951 Philby zyrtarisht dha doreheqjen, por ai vazhdoi te punonte part-time per organizaten.
Ne 23 Tetor 1955, gazeta New York Sunday News, raportoi qe Philby ishte nje spiun sovjetik. Philby therriti nje konference shtypi ku ai theksoi qe nuk ishte nje spiun sovjetik.Ai tha: “Une nuk kam qene kurre nje komunist dhe hera e fundit qe une kam folur me nje komunist duke e ditur qe ai ishte i tille ka qene ne 1934.”
Me pas Philby shkoi ne Lindjen e Mesme ku punoi si korrespondent i jashtem per The Observer dhe The Economist. Ai gjithashtu vazhdoi te punonte si nje agjent part-time per MI6.
Ne Dhjetor 1961 Anatoli Golitsin, nje agjent i KGB qe punonte ne Finlande u arratis tek CIA. Ai fluturoi menjehere per ne SHBA dhe u vendos ne nje shtepi te sigurte te quajtur Ashford Farm, prane Washingtonit. Pasi u pyet nga James Angleton, Golitsin dha informacion rreth nje numri te madh agjentesh sovjetike ne perendim.
Artur Martin, shefi i Seksionit D1 tek MI5 shkoi te intervistonte Golitsin ne SHBA. Golitsin i dha fakte qe provuan qe Philby kishte qene antare i nje organizate me 5 agjente me baze ne Britani. E njejta organizate spiunazhi qe perfshinte Guy Burgess dhe Donald Maclean.
U vendos qe te shkonte ne Beirut per te intervistuar Philbyn agenti i MI5 Nicholas Elliott. Elliot kishte pershtypjen qe Philbyn e kishin lajmeruar per viziten e tij ne Beirut. Kjo inkurajoi zerat qe nje spiun sovjetik kishte nje post drejtues ne sherbimin e sigurimit. Philby pranoi qe kishte bere pjese ne organizaten e spiunazhit te Cambridge, por ai nuk permendi asnje emer tjeter perveç Guy Burgess dhe Donald Maclean.
Philby e dinte qe tani kishte rrezik te arrestohej dhe me 23 Janar 1963 fluturoi per ne BS.
Ne librin e tij Lufta ime e Heshtur ai pranoi qe kishte qene nje spiun sovjetik per me shume se 30 vjet.
Kim Philby jetoi ne BS derisa vdiq ne vitin 1988.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-4-2009 nė 19:43 Edit Post Reply With Quote
Si u rekrutua nga Sigurimi agjenti “Gaveta e vjetër”,që shkatrroi 100 bandat e Veriut
Duke qenë të mirinformuar edhe nga disa burime të tjera të pavarura; futja në dorë të shërbimit të fshehtë shqiptar të korrespondencës së Muharrem Bajraktarit, dosje sekrete e agjentit “Dara”, që ishte infiltruar me kombinacion në radhët e “Grupit të Deputetëve“, si dhe një varg informatash operative me vlerë, ishte krijuar ideja e krijimit të grupeve të rezistencës së armatosur ndaj pushtetit të ri, në formë organizatash dhe bandash të armatosura, që do të vepronin si në Veri ashtu edhe në Jug të Shqipërisë, si dhe ishte konturuar, në përgjithësi, strategjia e veprimtarisë së tyre.


Nga pikëpamja politike kishin filluar marrëveshjet e fshehta, sidomos ato bilaterale, ato të ministrave të Jashtëm jugosllavo-grek: Mosha Pijade dhe Caldaris, për copëzimin e Shqipërisë më 29 korrik e deri më 15 tetor 1946, të cilët nuk ranë dakord për faktin e “oreksit të madh” që kishin, për të marrë secili, pjesën më të madhe të territoreve tona, gjë që Josif Broz Tito do të kundërshtonte më vonë edhe ambasadorin amerikan Kavendish Kennan më 22 shtator 1949, duke i thënë: “Eshtë punë e tyre se si i rregullojnë shqiptarët çështjet e tyre të brendshme”, duke patur besim tek agjentura e tij në radhët e subjekteve tona, për ta “gëlltitur” atë, në rastin më të parë, kur do t’i jepej mundësia, gjë për të cilën ata punuan me konseguencë e përgjegjësi.

Enveri kokëfortë në Konferencën e Paqes në Paris
Në Konferencën e Paqes në Paris, më 29 korrik e deri më 15 tetor 1946, Komandanti i Përgjithshëm, gjenerali E.Ho-xha, iu drejtua Caldarisit: “E gjithë bota ta dijë se populli shqiptar nuk e ka dërguar delegacionin e tij në Paris për të dhënë llogari, por për të kërkuar llogari atyre që e kanë dëmtuar dhe që ai i ka luftuar me ashpërsi dhe deri në fund…”. Lobi grek në SHBA kishte ndikuar së tepërmi në Senatin amerikan, me qëllim që ai të dilte me një rezolutë për “Çështjen e Vorio– Epirit“ dhe ja arriti qëllimit, më 29 qershor 1946 senati miratoi atë që ka marrë emrin “Rezoluta Pejpër” për ta futur atë në rendin e ditës në Konferencën e Paqes në Paris, gjë që u kundërshtua fuqimisht nga E.Hoxha. Si rrjedhojë e kësaj situate komplekse politike dhe agjenturore, u krijuan premisat reale të një rezistence të fuqishme nga jashtë vendit dhe brenda tij kundër pushtetit të ri në formë bandash dhe organizatash politike, për rrëzimin e tij me dhunë të armatosur. Brenda muajit dhjetor 1944, u kapën 908 persona, të cilët kishin kryer krime gjatë luftës, të grupuar në disa banda kryesore më me rrezikshmëri shoqërore, ato të Mark Kalivaçit e Llesh Mark Gjonit në Munellë, Preng Previzi në Skuraj, Muharrem Bajraktari në Lum, Fiqiri Dine, Hysni Dema në Maqellar, Preng Çali në Kelmend etj. Vetëm në luftë kundër bandës së Preng Çalit u vranë 30 partizanë të Brigadës së Parë. Lordi anglez Bethel, në librin e tij “Tradhtia e Madhe“ në faqe 197, mbi bazën e një analize ballafaquese të fakteve dhe të argumenteve më kryesore dhe përfaqësuese të marra nga dokumente arkivore të Forin Officit anglez, nxjerrë një konkluzion, që për mendimin tim është objektiv dhe afër realitetit të teatrit të ngjarjeve të viteve të pasçlirimit të Shqipërisë dhe konkretisht: “...Ndryshe nga gjyqet e organizuara në vendet e tjera Lindore, me prova teatrale e të parapërgatitura që i transmetoheshin publikut me altoparlante në sheshet publike, informacioni që buronte nga gjyqet e Tiranës në vitin 1951 ishin thelbësisht korrekte dhe të kujdesshëm, po kështu edhe pas viteve 1952”.

Bandat që vepronin në Shqipëri
Nga tetori i vitit l946 deri janar 1947, në luftën e organizuar kundër bandave dhe grupeve të armatosura, që vepronin në Shqipëri, u vranë 393 anëtarë të tyre, si dhe u kapën ose u dorëzuan 770 persona të armatosur. Vetëm në Jug të Shqipërisë, nga persona të lidhur dhe të organizuar nga zbulimi grek dhe sillogjet vorio-epirote, u zbuluan dhe u neutralizuan disa banda, grupime dhe rezidentura agjenturore, si ato të K.Cekës në Tepelenë, fije e së cilës, të lidhur me Asfalinë greke, shtriheshin në Gjirokastër, Këlcyrë dhe Përmet; grupi i G.Tashkos Korçë, grupi i N.Pandit e S.Shqevit-Konispol, grupi i papu Aleks Lipes në Përmet, që mbante lidhje drejtpërdrejt me Dhespotin e Janinës, Spiridhoni. Vetëm në vitin 1950, zbulimi grek në bashkëpunim me zbulimet e tjera nga territori i saj do të dërgonte 56 banda e grupe agjenturore me 294 pjesëtarë. Kryebanditë ishin: Dhimitër Mastakuli, Gole Prifti, Hamit Matiani, Koço Dinopulli etj. Ndërsa nga territori i Italisë u hodhën bandat e Nikollë Mëlyshit, Ndue Pjetër Gjonmarkajt, në shkurt të vitit 1949, në Mirditë. Banda agjenturore e Et’hem Çakos - korrik 1949 në Kurvelesh, banda e Hysen Lepenicës në Mesaplik, Gjon Mark Ndoit e Kol Çunit në malësi në Veri, banda e Alush Leshanakut u hodh në zonën e Gramshit, Ahmet Bido në Kukës –Tepelenë etj. Për të krijuar një ide për luftën që është bërë kundër bandave të armatosura, grupeve agjenturore dhe rezidenturave të zbulimeve të huaja, po mundohemi ta ilustrojmë me një statistikë arkivore; gjithsejt nga viti 1949 deri në vitin 1955 janë identifikuar 358 banda e grupime me 1636 pjesëtarë të armatosur.

Dosja me numër 2624/A e agjentit “Gaveta e vjetër”
Gjatë këtyre konteksteve politike dhe agjenturore, Sigurimit të Shtetit i doli detyrë të riorganizonte veprimtarinë e fshehtë për të riinfiltruar në organizatat dhe grupet agjenturore, falë dhe përvojës së fituar, për të cilën bëmë fjalë, duke e argumentuar me disa ngjarje tipike, gjithnjë mbi bazën e tipologjisë dhe psikologjisë së kohës, ndikimeve të pashmangshme të formave dhe metodave sovjeto-jugosllave, si dhe kufizimeve të tjera që vinin nga situatat dhe rrethanat e pasluftës NÇl. Një nga këto ngjarje është dhe aktiviteti i fshehtë i agjentit matian “Gaveta e vjetër”. Ishte një ditë e nxehtë, por e bukur, 31 korriku i vitit 1978 në qytetin Burrelit. Nga dritarja e zyrës, që shikonte nga rruga, futej aroma e mollëve, që zgjateshin dhe merrnin kthesën, duke lënë në krahë të djathtë hotel turizmin, derisa mbaronte blloku i banesave. Në krahë të majtë të zyrës, shtrihej ferma e bukur me vreshta e pemë frutore të veçanta për nga shija, llojshmëria dhe aroma, që aq natyrshëm, sapo fillonte flladi i dëshiruar dhe i pëlqyeshëm, e merrte me vete dhe e përzinte me erën e mollës, si të themi si një ”koktejl”, edhe pse nuk të freskonte e pije, në atë ditë vape e pune të lodhshme. Turma njerëzish kalonin para zyrës, por nuk arrija t’i jepja dum, edhe pse buçiste lodra dhe çirrej cyrla, po lexoja dhe isha futur thellë te dosja personale me nr.2624/A e agjentit “Gaveta e vjetër” dhe mendja, duke parë turmën, nuk lejonte syrin të dallonte dhe aq më pak të informonte se çfarë po ndodhte! Në sytë e mendjes, njerëzit më dukeshin si prokuror, hetues, agjentë, gjyqtarë, të burgosur. Shikoja kryetarë degash që nga Gjoleka, Fahriu, Flamuri, ashtu siç po fantazoja për banditë me mjekra, policë të vegjël si Tofiku, që i binte karabina nga dora kur bënte shërbim para Komitetit të Partisë dhe rrëzohej në tokë ngaqë e zinte gjumi, pasi ishte korrier dhe mjaft i shpejtë, kryente çdo detyrë që ngarkohej dhe vetvetiu lodhej tej mase për gjetjen e një “x“ personi, ashtu siç përfytyroja, duke u dhënë përmasa gjigante policëve Boja, Panavija…. Shpejt u ftillova: ishte 31 korriku festa përkujtimore e formimit të çetës partizane të Matit! Pasi kisha thyer kurreshtjen, fillova dosjen qysh nga fleta e inventarit, duke e lexuar me kujdes, mora lapsin dhe nxora shënime nga një përmbledhje, që ishte përpiluar operativi i zonës, duke i qëndruar besnik ngjarjes dhe pak a shumë dialektit.

Proces-verbali i operativit të Sigurimit
“Nik Pjetra, nga Bushkashi, nuk ishte veçse 13 vjeç, kur ditën e pashkëve të vitit 1949 kishte vënë re një malësor, i panjohur prej tij, kishte hyrë natën, sapo kishte ra muzgu dhe ishte ba terrë gjithëkund, në shtëpinë e Ndue Zefit. Kishte ra me fjetë, por gjumi nuk po e zinte, pasi i sillej ndërmend mixha i tij Marka Ndoi, i cili ishte kryetar këshilli dhe ishte vra nga diversantët në fshatin Kokërdhok, ku kishte bujt te Preng Sefgjini. Si nuk e zente gjumi, pa i thanë kujt është nis me shku te shefi i SEMP-it në Burrel, te major Gjoleka, pasi ka udhtu gjithë natën, ka mujt me ardhë te dera e degës i mbarum krejt prej të lodhunit dhe të ftohtit. Polici i shërbimit Ded Bruka e ka mbajt te soba, për me prit me u zgju shefi, pasi i vinte keq për te se sapo ishte këthy vonë nga Balgjai në ndjekje të një bande. Deda filloi me e pyet Nikën, por ky nuk përgjigjej, veç kërkonte majorin me e takue sa më parë, se ashtu ishte puna dhe nuk priste! Atëhere Deda ka shku në katin e dytë dhe ka zgjue Gjolekën, i cili veshi çizmet, ka marrë posht jastikut 20–en turke dhe ka zbrit tek oficeri i rojes dhe ka fillu tue e pyet djalin: “Pse je munduar”, e pyet Gjoleka. “Kam ardhur se kam pa një diversant”, u përgjigj Nika. “Je i sigurt se ishte diversant? Si e njohe?” “Ishte veshur me mushama të zezë. Kishte një automatik jo prej druni. Kishte lanë një mjekër të madhe dhe shikonte gjithandej si me frikë. Kur u fut te shtëpija ka ndejtë duke shikuar për disa dekika përreth”, vijon djaloshi. “Mos e ke bërë fjalë me njëri, qoftë dhe të shtëpisë?”, e ripyet Kryetari i Degës. “Jo. Kam shkuar në shtëpi dhe kam ra për me fjetë, por gjumi nuk më zuri, se më është kujtu mixha, që ma vranë diversantët dhe ai më ka dasht shumë, si djalin e vetë”, tregon Nika. “Ku është vra mixha?”, i thotë Gjoleka. “Te Preng Sefgjini në Kokërdhok”, rrëfen 13 vjeçari. “Shkojmë atëherë...”.

Te shtëpia e diversantit
Shef Gjoleka mori me vete dy policët e grupit të gatshëm dhe gjatë rrugës për në Bushkash, po bënte planin së bashku me dy policët se si do të futeshin në shtëpinë e Ndue Zefit dhe pasi mori mendimin e tyre, ka vendosur që të dy policët do të kamuflohen me kujdes, duke mbajtur në vëzhgim shtëpinë e malësorit dhe nëse do të dëgjonin dhe zhurmën më të vogël do të ndërhynin, duke patur fishekun e automatikut në gojë. Gjithashtu ata do të ndërhynin vetëm po të dëgjonin krismë armësh, dhe nëse në këto kondita Gjoleka do të vonohej më shumë se 10 minuta. Për këtë qëllim kontrolluan edhe sahatët sakrisuf. Kishte kaluar ora 5. Dita nuk kishte zbardhur. Dëgjoheshin të lehurat e qenëve dhe aty-këtu avazi i gjelave. Nika i vogël qëndroi me policët edhe pse dridhej nga të ftohtit nuk kishte frikë, as nuk i bënin përshtypje nata, lehja e qenve, madje as edhe krisma e bombave dhe e armëve. A kishte lindur gjatë luftës dhe jeta e tij e vështirë, edhe pse ishte kërthi i njomë, kishte kuptimin dhe vlerën e luftës. Gjoleka trokiti në derë, tregoi identitetin e tij, duke u mënjanuar, ndërkohë që kishte fshehur prapa kurrizit revolen. Nga brenda u dëgjua zhurma e mbushjes së automatikut, ndërsa Gjoleka i mëshoi zërit: “Jam i paarmatosur. Kam ardhur pa forca të policisë! Kam ardhur në prag të shtëpisë tënde jo me ligj, por me kanun!” Malësori hoqi llozin derës dhe pasi pa rreth e qark, vrejti me kujdes Gjolekën, i cili nuk kishte si puna e tij automatik, as granata dhe as bomba dhe pasi u mat me të dhe shpejt vuri re, se Gjoleka ishte gati dy pëllamb më i shkurtër, i priu drejt e në dhomën e ndenjes.

Rekrutimi
“Kush të ka njoftu për mu, që kam ardhë në shtëpi”, pyeti malësori. “Unë isha duke parë një ëndërr në gjumë dhe kam një taksirat se u besoj atyre, dhe me thënë të drejtën e Zotit, kisha qejf me festue pashkët te shtëpija e parë që do më qëllonte dhe u ngrita dhe erdha drejt e këtu”, ia kthen Gjoleka. “Mos bre burrë, pak spiunë ke ti? Kujt do me ja hjedh major Gjoleka? I kemi dëgju ligësitë tuaja edhe në Miliskaja e Apripë të keqe e deri në Bjeshkët e Namuna”, thotë malësori. “Me siguri duhet t’i ketë thënë prifti serb i kishës së Shën Ndoit në Dardhë, apo majori serb Çedo. Kam frikë se korrier ka qenë Vuksan Frani. Po nga diplomati Ziko Sharkiq a keni marrë detyra nga Këshilli i Frontit i shtetit jugosllav i krijuar në qytetin e Shkodrës, ku bënte pjesë dhe njeri prej katër anëtarëve të këtij këshilli, që iu dërgonte udhëzime drejtpërdrejt nga Rankoviçi, cili ishte prej tyre; Ahmet Bratoviçi, Brahim Perkoviçi, apo Halit Gjergjeviç?”, sqaron Gjoleka. “Boll bukur po i ditke!”, pohon si i zënë në faj, diversanti. “Rankoviçi iu dha urdhër për të vra Bardhok Bibën, cucat e malësisë, mësuesin Ndrec Ndue Gjoka, si dhe djegien e sharrave në Kryezi në Pukë ishte përsëri Rankoviçi që dha urdhër që t’i digjnit?”, kërkon llogari Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme. “Major Gjoleka, si shpejt e fillove hetuesinë bash në shtëpinë time!”, thotë për të dalë nga situata Ndue Zefi. “Unë e respektoj kullën tuaj dhe e di mirë se gjyshi yt Zef Ndoi ka qenë patriot për gjithë Mirditën dhe ka qenë bashkë me Isën për të ngrit flamurin në Vlorë në 1912”, vazhdon Gjoleka. “Gru! Na shtro sofrën dhe bjere edhe racionin e derrit që ka ngelë dhe shishen me ujin e bekum, se majori siç më ka thanë bajraktari Llesh Marku ashtë piranik dhe në një shtëpi në Peshk të Martaneshit ka ndejt 48 orë me gotën e gjakut të Krishtit në dorë dhe ashtë pi sa është ba dru dhe e ka zanë gjumi ndejun me gotë në dorë”, urdhëroi malësori. “Eshtë e vërtetë, veçse më është pi trupi, por jo mendja. Qoft lavdu Jezu Krishti! Edhe Shën-Mëria!”, tha dhe ngriti gotën majori i sigurimit, dhe iu përvesh mishit të pjekur të derrit. Dhe biseda vazhdoi gjatë. Gjoleka i tha të zotit të shtëpisë, që t’i çonte pak bukë misri dhe mish derri dy policëve, që po rrinin me orë të tëra jashtë në të ftohtë dhe për çudi bashkë me ta qëndronte dhe Niku i vogël. Malësori kishte ndërruar rrobet. Veshi një këmishë me mëngë të gjata, të cilat nga fundi zgjeroheshin, pastaj veshi një palë çarap leshi me lule, që ja kishte qendisë e shoqja. Pastaj me radhë mori xhamadanin, xhokën, tirqet dhe vuri në kokë qeleshen e prerë, e bardhë si bora e bjeshkëve. Hodhi me neveri xhaketën angleze prej lëkure, si dhe çizmet italiane prej meshini, mbathi i menduar opingat prej llastiku, që i kishte veshur edhe gjyshi tij, kur shkoi në Vlorë me Isën për të ngritur flamurin e kuq me zhgab. U afrua te djepi i djalit të tij të vogël. E tradhtuan dy pika lotë. Mbahu bre, tha me vete, se ashtë mare! Mos më korritni para major Gjolekës!

Detyrat që i ngarkoi sigurimsi agjentit të rekrutuar
Ndera dhe kanuni ma do me të përcjellë deri në zgrip të arrave të mia, i thotë malësori Gjolekës - sepse ashtë ba terrë dhe çdo gja mund me ba vaki. Faleminderit, ia ktheu Gjoleka, por i kisha edhe nja dy fjalë: Për familjen mos u bëjë merak, se së bashku me disa familje të tjera të disa eksponentëve të Komitetit të Maleve do t’i internojmë në Lushnjë ose në Fier dhe do të kujdesemi ne për të. Lidhjet, ashtu siç biseduam, do t’i mbajmë me ndërlidhës, si dhe me postë sekrete në datat që caktuam: 1 pune dhe 2 rezervë. Në raste urgjente do të takosh si qytetar shefat e sigurimit të Pukës, Lezhës dhe Krujës, të cilët kanë marrë porosi të veçanta nga ministri. Ti tashti situatën e ke të qartë, pikësynimet tona janë dhe mbeten ato që biseduam: Krerët mundësisht t’i kapim të gjallë, që të japin llogari për terrorin që kanë kryer, si dhe të qetësojmë shpirtrat dhe t’u lehtësojmë plagët lokeve, jetimëve dhe të gjithë të dashurve të tyre. Mos harro alibinë dhe vijën e sjelljes për të justifikuar mungesën prej 24 orësh. Më falë se harrova për pseudonimin. Çfarë ishte ai tasi te djepi djalit të vogël? Gavetë e vjetër italiane, që e përdor i madhi për të hollët. Bukur! pseudonimi yt do të jetë “Gaveta e vjetër”...





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2011 nė 15:43 Edit Post Reply With Quote
Zbulimet e huaja vazhduan veprimtarinë agjenturore në drejtim të Shqipërisë, pavarësisht nga kontradiktat, që ata kishin në planet gjeostrategjike. Objektivi i parë i SHBA është realizimi i dobësimit dhe eliminimit të mundshëm të regjimit të Hoxhës të dominuar nga sovjetikët.

Kishte kohë që rezidenti amerikan për Shqipërinë, Thoma Stefani, i raportonte SOE-s (Special Operation Executive) në Uashington: “Amerika duhet të veprojë pa humbur kohë, për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje në Shqipëri, e cila nuk pajtohet me interesat e SHBA-së”. Në zbatim të eksperimenteve kryesore të zbulimeve anglo-amerikane, ku konkurronin dy grupime kryesore në formë disertacionesh teorike, ku shtroheshin si teza kryesore: “Mundësitë potenciale të grupimeve të vogla paramilitare, të stërvitura në mënyrë emergjente në qendra sekrete periferike të stërvitjes me program fizik-ushtarak dhe subversiv, për organizimin e një revolte të përgjithshme të armatosur për rrëzimin e një regjimi cilidoqoftë” dhe “organizimi i veprimtarisë agjenturore në hallka prioritare dhe jetësore të shtetit objekt eksperimentimi me mjete, forma dhe metoda të veprimtarisë subversive, me qëllim ndryshimin gradual të regjimit ose të shpejt të tij“. Objekt eksperimentimi do të ishin Polonia dhe Shqipëria. Kështu filloi puna konkurruese e bazuar në hallkat kryesore: ”Mbështetja te krerët ushtarakë të Ballkomit dhe të Legalitetit të sprovuar në luftën kundër Nacionalçlirimtares“, “Bashkimi dhe grupimi i eksponentëve kryesorë opozitarë të regjimit të Hoxhës në një organizëm apo parti unitare me atributet e një qeverie provizore në emigracion” dhe ”krijimi i një prapavije me suporte logjistike e financiare me fonde të paidentifikuara dhe të kamufluara në institucione legale”. Përgji-thësisht në këto kushte krijohet komiteti OPC (Office Political Coordination) me në krye veteranin e CIA-s, Majkëll Bërk, prej të cilit do të vareshin organizmat RGP (Riorganizimi i grupeve paramilitare), të krijuara qysh në korrik 1949. Nga ky organizëm u krijua Albania Labour Army Service–4000 me një efektiv prej 250-300 paramilitarësh, në periferi të Haidelbergut, Gjermani. Ky informacion i marrë mund të klasifikohet në katër burime kryesore: nga agjentura e Sigurimit të Shtetit, nga emigrantët, të cilët, për arsye të ndryshme si trajtimi më i mirë i familjeve të tyre në Shqipëri, të penduar për aktivitetin e tyre, kur nuk shikonin asnjë rrugëzgjidhje të halleve dhe peripecive që hasnin, ose të tjerë për inate, ambicie, midis ballistëve dhe legalistëve, karrierë, poste drejtuese apo thjesht për qejfmbetje etj., dhe nga CIA amerikane, nëpërmjet burimeve të saj të hapura dhe të mbyllura, siç mund të ishin, Sajrus Sulzberger, i njohur si “zëdhënës i CIA”, kur shkruante në “Njus Cronicle”, datë 14 shtator 1949: “Dobësimi dhe ndryshimi eventual i regjimit në Shqipëri është objektivi themelor i Perëndimit”. Madje, edhe vetë gazeta Nju York Times kishte njoftuar qysh më parë, më 27 mars 1949: “Dy grupe janë zbarkuar në brigjet e Shqipërisë me detyrë të fusin radio në thellësi të territorit dhe të vendosin lidhje me lëvizjen anti-Hoxha” etj.

Operacioni “Buza e Bredhit” dhe “Liqeni i Vajkalit”
Një nga krerët kryesorë të emigracionit politik, më i interesuar për rrëzimin e regjimit të Hoxhës ishte Ahmet Zogu, i cili për këtë qëllim u lidh me kuadrin e CIA-s, kolonelin G.Jaçeviç, të cilin duhet thënë se e kishte mik, dhe vuri në dispozicion të tij rojen e tij mbretërore në Egjipt të përbërë nga: kolonel Hysen Selmani, Zenel Shehu, Halil Branica dhe Haxhi Gjyli me detyrë kryesore të desantonin në mënyrë të fshehtë në Shqipëri dhe të organizonin rezistencën, të riorganizonin bandat e armatosura, njëherazi me shtimin e bazave të vjetra dhe krijimin e bazave të reja të strehimit të diversantëve, me qëllim për të patur një prapavijë polivalente për operacionet komplekse, për të cilat ishin të sigurtë, pasi besonin tej mase kolonelin Xhon. Ata do t’ia nisnin punës organizuese nga vendlindja e Naltmadhënisë, nga Bulqiza e Zenel Shehut dhe do të dilnin në Martanesh. Shërbimi i fshehtë shqiptar tashmë ishte i parapërgatitur, duke mos neglizhuar, por duke e nënvizuar vigjilencën e lartë, sidomos të malësisë dhe të malësorëve tanë luftëtarë në shekuj, nga njera anë, si dhe masat e marra nga Sigurimi i Shtetit për kontrollin e kontingjenteve të zbulimeve të huaja, bazat e diversantëve, kombinuar këto me vendosjen e rendit brenda kufive shtetëror, si dhe organizimi i kurtheve parandaluese agjenturore, u bë e mundur të zhvilloheshin me sukses lojërat operacionale kombinative: “Buza e Bredhit” objekt i saj ishte kapja e diversantëve me në krye Et’hem Çakon, e cila vazhdoi 4 muaj rresht: korrik–nëntor 1949 dhe “Liqeni i Vajkalit”, objekt i saj ishte kapja e Rojes Mbretërore, dhe loja me zbulimet e huaja, e cila vazhdoi 17 muaj rresht, duke mos neglizhuar dhe ndihmën informative të dhënë nga agjentura dopio-rol. Qendra e CIA-s në Greqi bashkëpunoi me Degën greke të Zbulimit A-2 (Alfa Dhio), të cilët u morën me përgatitjen dhe organizimin e kursit të përshpejtuar. Baza, ku do të zhvillohej kursi, ishte sekrete, afër Pireut. Ata u strehuan në hotelin “Lutecia” të shoqëruar nga kuadri i CIA-s, i njohur me pseudonimin “Mister Filli”.

Veprimtaria e agjentit “Gaveta e vjetër”
Në bisedën e gjatë, që zhvilloi me major Gjolekën, malësori foli në përgjithësi për situatën dhe veprimtarinë e bandave në zonën e Matit, qëllimet e tyre. Kryesorja ishte se ky aktivitet lidhej me veprimtarinë e koordinuar të Komitetit të Maleve që në vitet l949-l951, çka përbën dhe kulmin e saj. “Gaveta e vjetër”, krahas paraqitjes së alibisë kryetarit të bandës, bajraktarit Llesh Marka Gjonit, nëse ky do të kishte dyshime, do të lidhej edhe me një person tjetër, që vepronte me kohë brenda bandës, nga fshati Gurri i Bardhë, i rrethit të Matit, i njohur me inicialet R.G. Mënyra se si do të paraqiteshin para njëri-tjetrit ishte e thjeshtë: bashkëpunëtori do t’i dërgonte të fala nga Halit H., i cili i kishte kryer porositë e bajraktarit, ndërsa R.G. do t’i përgjigjej: “Kam qenë shumë në merak për to”. Pas disa ditësh, nga ana e seksionit të sigurimit të Burrelit ishte identifikuar një bazë e diversantëve në Shkopet dhe ishte kapur ndërlidhësi i bandës së F.Marashit dhe me të filloi hetuesia, nga ku doli se po përgatitej një mbledhje e grupeve kryesore me porosi të “mikut” në Qafë Shtamë. Bëhej fjalë për veprime të përbashkta të bandave që vepronin në rrethin e Krujës, Dibrës, Matit dhe Mirditës. Në vend të ndërlidhësit të kapur u përgatit punonjësi i prapavijës së seksionit të Burrelit, Halit H., që mori nga major Gjoleka detyra suplementare, si për mënyrën si do vepronte, si do lidhej me “Gavetën e vjetër” dhe se si do të komunikonin në mënyrë sekrete pa lënë gjurmë, sepse jo vetëm prishej plani i organizimit të kurthit operacional, por ”iu ikte edhe koka”. Bajraktari dhe njerëzit e tij nuk ja përtonin, e kishin aplikuar këtë me dhjetëra partizanë dhe tashti së fundi edhe pjesëtarë të forcave të ndjekjes deri dhe drejtues kryesorë të operacioneve si Nuri Luçi. Ndërlidhësi “i konvertuar” Halit H., u takua me bajraktarin dhe i dërgoi atij mesazhet që vinin nga Tirana, Shkodra dhe Kruja, por që burimin e kishin tek UDB-ja jugosllave, e cila kishte kohë që po përgatitej jashtë dhe brenda territorit të saj. Në fillim ishte OZNA ajo që u muar me përgatitjet qysh nga viti 1946, me një qendër koordinuese në qytetin e Shkodrës, jo vetëm për zonën e Veriut, por për bashkimin e tyre edhe veprimet e armatosura që do të kryheshin në Jug të Shqipërisë. Gjithashtu zbulimi jugosllav në qytetin e Vlorës kishte një rezidenturë, që edhe pse ishte në gjurmim dhe investigim nga ana e SIM-it italian, ajo kishte mbetur pothuajse e pacënuar, çka do të merrte përsipër organizimin e bandave të armatosura në Shqipërinë e jugut, për t’i hequr mundësinë drejtuese dhe organizuese të zbulimit grek. Bajraktari Llesh Marka Gjoni, pasi u konsultua me njerëzit e afërt të bajrakut të tij, nuk u bind, se gjithnjë druhej, se mos kshte të bënte me “dredhitë” dhe kurthet e sigurimit dhe dërgoi korrierët e tij për verifikimin e mesazheve që kishte prurë ndërlidhësi me sygjerimin se duhej të ndryshonte vendi i takimit të tyre “për çdo eventualitet“ dhe “më e mira e të mirave ishte takimi ose në Munellë”, ku kishte baza të sigurta ose “në Prizren te miqtë e tij të përhershëm dhe të sigurtë jugosllavë, si dhe te Seit Kryeziu”.

Kombinacioni me ndërlidhësin e futur në bandë nga sigurimi
Kështu takimi i lënë afër kullës së princit Xhelal në Qafë Shtamë u pa e arsyeshme të anulohej, ndërsa kombinacioni me ndërlidhësin e konvertuar Halit H. nuk u dekonspirua prej tyre. Në këtë situatë të re operative, u krijua grupi sekret brenda bandës më të fuqishme dhe të rrezikshme të gjithë malësisë, me objektiv kryesor shkatërrimin nga brenda të Komitetit të Maleve, duke krijuar situata fiktive, artificiale, i cili vepronte me zgjuarsi brenda kuadrit të veprimtarisë të situatave natyrale dhe në përputhje me to pa lënë dyshime serioze. Grupi sekret ndau detyrat sipas porosisë së dhënë. Takimet me Gjolekën, ose me operativin e caktuar prej tij me parullën dhe kontraparullën e lidhjes bëheshin në përgjithësi sipas planit, duke koordinuar veprimet sipas situatave më të reja. Ndërsa njeri prej tyre shkonte në bazën e takimit, tjetri merrte masa për mbulimin e këtij aktiviteti dhe të tretit i mbetej detyra për të qenë gati kur të ishte e nevojshme në rast dyshimi të zbatonte vijën e sjelljes dhe alibinë përkatëse, ndërsa për rastet jo të zakonshme, të cilat në ato kondita nuk ishin të pakta, të vepronin me iniciativë. Detyrat në sferën e veprimeve të armatosura kryesisht do të kryheshin nga “Gaveta e vjetër“, i cili ishte tej mase i stërvitur dhe i fuqishëm. Gjithashtu, ai gëzonte besimin e Komitetit të Maleve, gjë për të cilën, falë besës që kishte dhënë, i kishte shpëtuar ata disa herë nga pritat dhe kurthet e forcave të ndjekjes. Krerët e mbledhur në Prizren kërkuan më shumë ndihma dhe jo vetëm përkrahje morale, gjë për të cilën ata nuk kishin nevojë, pasi ishin të vendosur kundër regjimit të komunistëve, të cilët i konsideronin “pa din e pa iman“ dhe se do të luftonin gjatë “deri në përmbysjen e tyre, pasi ata shitën jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë”. Nga ana e tyre, Dushan Mugosha, Çedo Topalloviç, Çedo Mihoviç etj., theksuan nevojën e një force të bashkuar nën flamurin e nacionalizmit” dhe theksuan, sipas tyre, faktin se “armiku kryesor i Jugosllavisë ishte Shqipëria“.

Detyrat e “Gavetës së vjetër”
“Gaveta e vjetër” kishte marrë detyrë që në radhë të parë të zbulonte planet e bandave, dhe falë konfidencës që kishte me Gjon Marka Gjonin dhe Llesh Markun, iu lehtësua mjaft detyra, për të lozur rolin e agjentit infiltrues në radhët e banditëve, duke mos ngjallur fillimisht dyshime, ishte i pari që shkonte vullnetarisht ku e dërgonin, natyrisht pasi kishte edhe mbrojtje të veçantë nga ana e sigurimit në rastet kur Lleshi apo Gjoni në zbatim të detyrave të marra ose me iniciativë herëpashere organizonin terror ndaj këshilltarëve, oficerëve të ndjekjes, ose ndaj personave të cilësuar prej tyre si “hafije apo spiuna“, në shumicën e tyre bashkëpunëtori dilte vullnetarë dhe mbulimin e bënin forcat e ndjekjes në bashkëpunimet me seksionet e sigurimit në rrethe, duke përdorur dezinformacionin sikur “u bë nami”, i mbështetur nga “prapavija” nga Halit H. dhe R.G. nga Guri i Bardhë. Në informacionet serkrete, që raportonte “Gaveta e vjetër”, konturoheshin lëvizjet e bandave në tri rrethet: Mirditë, Mat dhe Krujë së bashku me të dhënat luftarake, armatimin, predispozicionin, personat e lëkundur, qëllimet, si dhe banditët e vendosur deri në fund për të vazhduar aktivitetin kriminal kundër pushtetit të ri, të cilët plotësonin kushtet e kërkuara nga konventat ndërkombtare për kriminelët e luftës (të shpallur të tillë nga regjimi i Enver Hoxhës) siç ishin: Mark Kalivaçi, Llesh Marku, Gjon Marku, Preng Çali, Preng Previzi etj. Këto informacione harmonizoheshin edhe me të dhënat e tjera të marra nga burimet e pavarura legale, si dhe ato që merreshin nga organet e zbulimit jashtë shtetit, për të cilat kemi bërë fjalë, gjë që konsideroheshin nga drejtuesit kryesorë të MPB të asaj kohe një ndihmesë jo e vogël, me anë të cilave organizoheshin kurthet operacionale të armatosura, duke ulur në minimumin e mundshëm vrasjet e dyanshme, humbjet sidomos në efektiva etj. Mirëpo, jo çdo gjë do të shkonte në vaj.

Si u vra “Gaveta e vjetër”
Halit H. mbeti vetëm shef prapavije, R.G., shkoi në fshatin e tij dhe punoi në kooperativë, ndërsa “Gaveta e vjetër“ pati një fund tragjik. Prifti i kishës së Shën Ndoit, në Dardhë, ishte shuguruar prift në Malin e Zi dhe kishte ardhur në rrethin e Pukës në vitin 1938. E mbanin për burrë të mirë. Ishte i dhënë mjaft pas fesë dhe ritet fetare i zbatonte me korrektësi. Kishte në fshatin Dardhë, në katin dytë të kishës, një bibliotekë të pasur me libra të shenjta, duke filluar nga Bibla, Dhjata e Re, Çeta e profetëve të Pjetër Budit nga Bogdani e plotë libra të tjera historike, ekleziastike fetare, por edhe Mesharin e Gjon Buzukut. Kisha e tij ditën e diel mbushej plotë. Malësorët katolikë vinin me tr-ap edhe matan Drinit për të ndjekur ritet fetare dhe për të dëgjuar sa e sa herë predikimin oratorik të priftit. Mirëpo, qela e tij pas viteve 1947 filloj të frekuentohej si nga “të dërguarit” e Zotit, që vinin nga territori jugosllav, por edhe nga agjentët e sigurimit shqiptar, që e kishin si bazë për takimet e tyre, pasi ishte rasti komod për t’i realizuar ato, por edhe për t’i kamufluar pas turmave që vinin për t’u falur, për të larë mëkatet, si dhe për t’u shkëputur nga hallet e shumta që kishin ardhur edhe nga lufta, e cila po vazhdonte akoma me forma të tjera më të dhimbshme. Prifti Nikollë Vuka ishte i zgjuar dhe kuptonte në përgjithësi gjithçka që ndodhte në kishë dhe rreth tij. Gjatë ushtrimit të riteve fetare i doli një fragment nga “dy mëkatarë” se Ndue Zefi (Gaveta e vjetër) shkonte me gruan e Pashka Ndoit, që cilësohej si “i forti” i krahinës së Mirditës. Pashku vihet në dijeni pas disa ditësh nga dy persona të njohur në mënyrë të pavarur, me sa duket “të rregulluar me kujdes”, bindet plotësisht për këtë akt dhe vendos të vrasë për çështje nderi Ndue Zefin. Rasti erdhi dhe vrasja u krye në fshatin Kokërdhok, të rrethit të Matit. Ndue Zefi u la për disa vite në harresë, ndërsa Pashk Ndoi u arrestua dhe u dënua 20 vjet dhe vuajti shumicën e dënimit në burgun e Burrelit. Pas rreth 20 vjetësh, sigurimi u kujtua për “Gavetën e vjetër” në rastin e përvjetorit të 30 të kësaj arme dhe u shfletua me kujdes dosja e tij. Ndërkohë kishte ndodhur, pothuajse për të njëjtat motive edhe vrasja e bashkëpunëtorit të sigurimit të rrethit të Dibrës, Hasan Spata, për të cilin UDB-ja jugosllave kishte bërë shumë kombinacione, por ai ishte tepër inteligjent dhe me një intuitë të veçantë dhe në asnjë rast nuk shkonte në bazat sekrete që e rekomandonte kryetari i degës, pasi i kishte vërtetuar dhe hequr në kurrizin e tij peripecitë, pasi për të dhe për to njoftohej qysh më parë UDB-ja jugosllave. Më vonë ish i dënuari Ndoi iu hap bashkëpunëtorit të Sigurimit: “Gjatë kohës së burgut e kisha menduar gjatë këtë ngjarje dhe isha tepër i penduar sa futa edhe gruan në varr. I besova verbërisht priftit dhe kasnecëve të tij. Në atë kohë, mbaj mend se patën ardhur në fshat dy oficerë serb dhe ishin takuar edhe me priftin dhe në fshat ata ishin përfolur dhe kishin vu në dijeni operativin Mëhill S., i cili, me sa di unë, kishte vu në dijeni ministrin e asaj kohe. Jo Ndue Zefi nuk kishte pse shkonte në gruan time! E kishte gruan e tij boll të mirë dhe ai vinte shumë rrallë në fshat, se më pat thanë dhe një kushëriri im, se ai punonte me sigurimin në banda dhe nuk kishte kohë me u marrë me femrat e fshatit dhe aq më pak me gruan teme, që e kisha të besës në ditë të mira dhe në ditët më të vështira të burgut të Burrelit”.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3631208 sekonda, 31 pyetje