Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Europa, terrorizmi dhe Amerika
Olsi Baze

Postuar mė 14-11-2002 nė 15:17 Edit Post Reply With Quote
Europa, terrorizmi dhe Amerika

Nje vit kaloi nga atentatet e 11 shtatorit te 2002. Shume u tha dhe shume analiza u bene, ne te cilat shume qendrojne si analiza dhe disa jane teper anonime dhe te themi te verteten te manipulura.

Une deshiroj te bej nje konstatim dhe pergjegjesine e Europes mbi atentatet e 11 shtatorit. Ne Europe flitet se Amerika, korri ate qe mbolli. Nuk eshte plotesisht e pavavertete kur shikon disa rajone te botes. Por ama Europa cfare korri ajo me 11 shtatorin.

E para, 9 shtator vrasjen e Komandant Masudit, ne Panshir, nga dy pseudo gazetare marokane me pashaporta belge.
Si per ironi te fatit keta dy kamikaze jane nsur me nje halikopter special te Frances, ne te cilin ndodheshin dy senatore te djathte te cilet vizitonin Masudin ne Panshir. Ende jane imazhet e kamikazeve brenda helikopterit Francez.

11 shtator perseri Kamaikaze, te ardhur prej ku. Nga Gjermania, Franca, Anglia, te gjithe arabe dhe qe prej vitesh ishin asimuluar jetes europiane, studente me bursa franceze, apo gjermane, keta ushtare te vdekjes Europa ju hapi nje drite jeshile.
Te gjithe militante radiakle sherbimet sekrete e dinin se kur dhe me ke ishin ne Afganistan ne stervitjet e tyre. Sherbimet sekrete e dinin nuk vepronin.

Pra Europa eshte dhe mban persiper je pjese te pergjegjesise ndaj atentateve, kjo eshte e padiskutushme, qe duke filluar nga aleati me besnik i SHBA, Anglia, Franca e Gjermania apo dhe Italia.

Para disa kohesh nje tjeter antetat Ne Xherba te tunisie, u revendikua nga Al Kaida, tani u zblua se atentatori ishte nje marokine francez, qe banonte ne Lyon nje qytet te madhe, dhe po dije u arrestuan vellai dhe xhaja i tij pjestare te Al Kaedes, qe e kishin pajisur me logjistike kete person kamikaz.

Te gjita keto fakte, tregojne shume brishtesine e vendeve Europiane, per te luftuar terrorizmin, qofte ai islamist a tjeter lloj






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 2-12-2002 nė 15:43 Edit Post Reply With Quote
Roli i ri i Kissinger-it

29 Nentor 2002

THE NEW YORK TIMES:

A "New York Times" editorial today discusses the appointment of former U.S. National Security Adviser and former Secretary of State Henry Kissinger to head up an investigative commission looking into intelligence failures preceding the 11 September attacks.

The 10-member commission, to be made up of five Democrats and five Republicans, "must be fiercely independent and unafraid to challenge some of Washington's most powerful institutions," the paper says. But in choosing Kissinger to lead the investigation, U.S. President George W. Bush has "selected a consummate Washington insider. Mr. Kissinger obviously has a keen intellect and vast experience in national security matters. Unfortunately, his affinity for power and the commercial interests he has cultivated since leaving government may make him less than the staunchly independent figure that is needed for this critical post."

The editorial says, in fact, "it is tempting to wonder if the choice of Mr. Kissinger is not a clever maneuver by the White House" to undermine "an investigation it long opposed."

The paper says it "seems improbable to expect Mr. Kissinger to report unflinchingly on the conduct of the government...[He] would have to challenge the established order and risk sundering old friendships and business relationships." The investigative panel cannot be hesitant "to call government organizations and officials to account." And there is "no place for the kind of political calculation and court flattery that Mr. Kissinger" practiced while in his previous posts.

THE GUARDIAN:

In the British "Guardian," Julian Borger notes that Henry Kissinger is regarded in some circles as a war criminal, adding: "There are countries he can't travel to for fear of arrest." Borger says Kissinger, the "prophet of realpolitik, who once famously claimed that power was the ultimate aphrodisiac, now has a chance to live out his dreams again." Borger calls him a man of ideas "whose time has come once more in the harsh light of post-September 11 politics."

In that light, says Borger, "the secret bombing of Cambodia, which [Kissinger] orchestrated with Richard Nixon, could be argued to be the ultimate act of preemption, a concept on which the Bush administration's new national security doctrine is based. The same goes for his role in helping oust [President] Salvador Allende from power in Chile, and his replacement by General Augusto Pinochet." The new attitude toward national security in the age of terrorism now favors just this type of "early action against potential threats, before they pose direct danger."

Borger writes: "Kissinger now has another chance to be a player in the great game of international strategy, a game in which truth will inevitably be traded off against perceived national interest, a barter at which the American Machiavelli is a master."

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 3-2-2003 nė 16:30 Edit Post Reply With Quote
NE RULETEN E HISTORISE

Nga Gazmend Kapllani

Eshte thene, se per nje dhjetvjecar (1991-2001) ngjarjet e rendesishme ne planetin tone dukej sikur kishin vendosur te benin greve. Dhe dukej se planeti, me disa trazira aty ketu, i ishte dorezuar nje lloj limontie, optimiste. Befas ngjarjet vendosen te dalin nga greva. Me nje menyre te llahtarshme me 11 Shtator te vitit 2001. Vendosen te marrin revansh per mungesen e gjate... Tani rendin me nje shpejtesi marramendese. Eshte e veshtire t'i kontrollosh dhe t'i parashikosh. Historia ka marre superxhiro dhe askush nuk e di se ku do t'a mbaje frymen.

Fjalen kryesore per te ardhmen e Historise njerezore - te pakten deri me sot - gjithmone e kane Perandorite, ose sic i emertojme ne epoken moderne Superfuqite. 11 Shtatori ishte nje goditje qe synonte - jo aq shkaterrimin e jeteve te njerezve - se sa zhubravitjen e simboleve te nje Perandorie qe kundronte me vetkenaqesi vetmine e saj. Autoret qe e planifikun e njihnin Ameriken nga brenda. Ndersa ata qe e sendertuan dhane mesazhin: ju urrejme me shume se sa c'duam jeten tone. Terroristet e ketij lloji nuk jane thjesht te vendosur te vdesin por mezi presin te vdesin. Rralle se mund te gjesh ne historine e njerezimit nje urrejtje kaq spektakolare dhe kaq te humnerte, kaq moderne dhe kaq arkaike njekohesisht. Eshte kombinimi i ketyre te dyjave qe mund te shnderrohet ne nje arme gjemeprurese jo vetem per Ameriken por per gjithe Perendimin. Duke shembur Kullat Binjake te Nju Jorkut planifikuesit e goditjes donin te skllaveronin lirine e kohes dhe te hapesires nen prangat e rendeses dhe te palevizshmerise. E vetmja gje qe nuk dine mire eshte se Amerika eshte e vetmja Perandori ne historine e njerezimit qe ka nje aftesi te jashtezakonshme te rikrijoje simbole dhe njekohesisht te mos varet prej tyre. Aty qendron forca vitale e Amerikes.

****

Kur ndodhi tragjedia e anies kozmike Shuttle me 28 Janar te vitit 1986, ku humben jeten 7 vete Presidenti Ronald Regan tha "do shkojme perpara, e ardhmja eshte e njerezve qe guxojne, jo e frikacakeve". Pardje ne qiellin e Amerikes ndodhi nje tragjedi e ngjashme: vecse kete radhe mendimi i pare ishte se mos kishim te benim me nje akt terrorist. Me 1986 edhe pse Lufta e Ftohte nuk kishte dhene shpirt askush nuk do mendonte se ndoshta mos e kane bere Sovietiket. 11 Shtatorit nuk ishte thjesht nje episod gjakatar. Ishte dhunimi i kufirit te pamundures. Ky kufi ishte monopol vetem i fantazise kinematografike. Tashme nuk eshte me. Prandaj e kemi te veshtire t'a emertojme se si quhet kjo Lufta qe ka nisur, si behet dhe ku do te dale. Mund te themi se Lufta behet midis civilizimit dhe xhungles? Sepse civilizimi sigurisht nuk i zhduk dot egoizmat, interesat ekonomike, dhembjen dhe fatin tragjik te njeriut. Por ve disa caqe dhe sajon nje hapesire transparente dhe me `njerezore' per jeten shoqerore. Nga ana tjeter qellimi i terrorizmit eshte pik`risht mohimi i caqeve dhe rregullave. Ne thelb eshte mohimi i thelbit te civilizimit. Eshte shnderrimi i botes ne nje xhungel. Prandaj edhe terroristet nuk mund te identifikohen me asnje lloj civilizimi, qofte ky kristian, mysliman apo budist...

****

Perandorite nisin perendimin e tyre atehere kur zbulojne kudo barbare. Atehere kur nuk mund te rrine dot pa zbuluar barbare. Ne se s'ekzistojne atehere duhet t'i shpikin. "Dhe tani cfare do te bejme pa barbare, keta njerez fundi i fundit jane nje lloj zgjidhje" - shkruan Kavafis. Edhe pse e plagosur zor se mund te thote kush se kjo gje vlen per Ameriken. Amerika mbetet ende "femija" me i suksesshem - lindur mes dhembjesh dhe dhunes (dhe kush nuk lindi keshtu) - i civilizimit demokratik dhe i vlerave te epokes moderne: kapitalizmi, ekonomia e tregut, pergjegjesia individuale, perpjekja per merite, guximi, prakticizmi, fantazia dhe nje besim pa fund tek ideja e progresit. Shkruan francezi Klod Rua ne librin e tij Clefs pour l'Amerique (Celesat per interpretimin e Amerikes) "Mund te ironizoje DIkush shume gjera ne Amerike. Mund te kritikoje shume te tjera. E megjithate kur kthehesh nga Amerika ke nje ndjenje sigurie se eshte e mundur te krijohet nje njeri i ri qe ka me shume shume besim tek forcat e tij, qe di te krijoje nje lumturi me tokesore, me racionale, me praktike".

Amerikanet jane te ndergjegjshem per kete dhe njekohesisht krenare. Prandaj edhe u duket e natyrshme te veprojne ne emer te Perendimit dhe te progresit.

Besimin e tyre se jane misherimi i vlerave te lirise dhe te progresit e vulosi Lufta e Dyte Boterore, atehere kur vendosen - ose u detyruan - te mbrojne Perendimin kunder vetvehtes: a nuk ishte Shoqeria e Kombeve, Franca, Britania e Madhe dhe forcat e tjera Europiane qe e shihnin Hitlerin si nje e keqe kalimtare? Dhe e vleresonin ne fillim si te tepert qe hija Amerikane te fuste hundet ne punet e Princeshes Plake? Nga kjo pikepamje nuk shokon - edhe pse nuk eshte e veshtire t'a quaje dikush arrogante - sentenca thelbesore e ekspozese se Keshillit te Strategjise se Sigurimit Kombetar Amerikan ("The National Security Strategy of the United States of America"): nje system i vetem ekziston ne bote per sukses kombetar: liri, demokraci, liria e tregtise.

Problemi nuk eshte nese Amerikanet kane te drejte te godasin armiqte e tyre edhe pa ndihmen e te tjereve. As nuk ka kush dyshime se Sadami eshte nje tiran i llahtarshem qe duhet rrezuar. S'ka nevoje pse te kerkoje kush deshmi per prirjen e tij vrastare: ekzistojne me dhjetra mijera kurd te vrare me gaz helmues (fatkeqesisht nen indiferencen e Perendimit). Dhe as deshmi per lidhjet me terrorizmin: familjeve te kamikazeve ne Palestine u lidhet pension i perjetshem. Nje veper e kobshme qe financohet nga regjimi i Bagdatit.

Pyetja kryesore eshte ne se Shtetet e Bashkuara disponojne sot nje vizion te plote per interesat e Perendimit ne bote. Per me shume, ne se per mbrojtjen e ketyre interesave jane duke perdorur mjetet e pershtatshme pa kompromentuar qellimet e tyre?

Nga ana tjeter, nuk mund te leme pa vene re se ne radhen e atyre qe i kundervihen luftes, te inspiruarit nga meria anti-imperialiste, anti-amerikane, anti-kapitaliste, jane kete radhe nje pakice. Kjo ndodh per here te pare pas Luftes se Dyte Boterore. Kunder luftes jane personalitete te cilat mbeshteten Luften e Irakut ne 1991 megjthese atehere ajo kundermonte shume me shume, era nafte. Dhe vetem para pak ditesh ish Presidenti Amerikan, Klinton deklaroi se eshte i shqetesuar sepse sheh qe administrates se Bushit i mungon nje vizion per boten, nje vizion per diten e neserme pas Irakut.

****

Pas 11 Shtatorit Amerika - me perjashtim te disa retorikave patetike dhe te kuptueshme ne raste te tilla - i rezistoi tundimit te humbjes se ketij vizioni. Lufta ndaj terrorizmit u percaktua si lufte kunder organizatave dhe rrjeteve terroriste qe ushqejne retoriken e tyre me fjalor neoreligjoz por qe nuk kane te bejne me te shtypurit dhe te varfrit e kesaj bote. Pra duheshin mobilizuar te gjitha forcat, kudo qe ndodheshin ne bote, te cilat mund te ishin viktima te mundshme te terrorizmit. Dhe sigurisht nuk mund te ndiqej si model i luftes kunder terrorizmit taktika e Putinit ne Ceceni apo e Sharonit ne Palestine.

Sidomos problemi i Palestines duhej zgjidhur se s'ben. SHBA-ja duket se e kishte kuptuar se lufta kunder terrorizmit kalon domosdoshmerisht nga Palestina. Konflikti Izrael-Palestine eshte kthyer ne nje kancer mestazat e te cilit perhapen ne trupin e planetit. Edhe sikur te bjere Sadami, Sadame te tjere do gjenden qe do inspirohen dhe do financojne kamikaze. Terrorizmi luftohet duke prere kushtet ne te cilat rritet, duke atrofizuar simbolet e tij ashtu sic terrorizmi deshi te atrofizoje Perendimin duke i goditur simbolet. Por tani duket se Palestina eshte braktisur ne fatin e vet. Ashtu sic ka harruar gjithkush genocidin e Putinit ndaj popullit Cecen. Keshtu, modeli i luftes kunder terrorizmit rrezikon te behet ai Putinit dhe militarizmi mesianik i Sharonit. Dhe ne se ndodh kjo, ne kete rast nuk humbet terrorizmi por Perendimi.

Nje pike tjeter e strategjise se administrates Bush ishte e ashtuquajtuara lufta paralajmeruese - jo parandaluese sic e njihnim deri me sot (pre-emtive war). E formuluar me pak fjale: Amerika do te veproje kunder rreziqeve qe mund t'i kanosen perpara se ato te kene lindur... Ne bazen e kesaj strategjie behet edhe lufta kunder Irakut. Ky lloj paralajmerimi nepermjet forces ushtarake duhet te dekurajonte tiranet kudo qe ishin. Por duket se ngacmoi akoma me teper fantazine e diktatoreve qe duan t'a shtyjne Perendimin ne kufijte e panikut ose edhe ne kufijte e mortit. Tirani tjeter, kete radhe ne Azi, Kim-i i Korese se Veriut ndersa pergatitej Lufta ne Irak doli dhe "tha": pse i kerkoni armet e cfarosjes ne mase ne Irak. Une disponoj arme berthamore. Po deshet eja me godisini mua... Ne kete rast administrata amerikane nuk perseriti fjalen lufte por fjalen diplomaci. Pra mesazhi ndaj gjithe diktatoreve te kesaj bote rrezikon te jete ky: ne se doni te vazhdoni ne marrezine tuaj te pabezdisur nga askush atehere perftoni dy bomba atomike. Njeren per te sulmuar, tjetren per te kercenuar me vdekje te sigurte gjithke guxon t'ju sulmoje. Duket se ne kete rast Korene e Veriut do t'a marre ne "patronazh" dhe do t'a qetesoje Kina... Ndoshta Perendimi do te jete i detyruar te ndaje zonat e influences jo me ne baze te principeve te tij te shenjta por per te siguruar mbijetesen e tij? Dhe ndoshta, shekulli i ri do ia kaloje spektrin e Perandorise ndonje fuqie Aziatike? Keto mbeten pyetje te hapura per cdo mendje te hapur.

Me te drejte gazetari i njohur Amerikan Thomas Friedman thote se ne boten e sotme te globalizuar (te boterizuar), nese ti nuk shkon ne nje "lagje te keqe" atehere do vije "lagjia e eqe" tek ty. 11 Shtatori ishte deshmia me tragjike. Pikerisht, per kete arsye "lagjet e keqija" nuk mund te administrohen me vetem. Bota arabe ka nevoje per ndihmen e Perendimit, qe te dale nga kurthi i fondamentalizmit, i regjimeve te korruptuara, dhe i diktaturave vrastare. Por mbi te gjitha "lagjiet e keqija" fundi i fundit mund te rregullohen vetem nga banoret e lagjes. Kamikazet nuk i ndal dot asnje tank i Sharonit por vetem Palestinezet. Fondamentalistet islamike mund te munden vetem nga myslimanet. Mekat qe daullet e luftes nuk na lene te shohim perplasjen e eger qe po ndodh sot ne Iran midis perkrahesve te nje feje islame te liberalizuar dhe Khomeinisteve. Nese bota islame nuk kalon luften e vet civile atehere lufta mes civilizimeve ndoshta do te jete e pashmangshme.

Ne cdo rast, "lagjiet e keqija" ne epoken e sotme nuk vizitohen vetem por bashke me te tjeret. Ate qe mundohet te beje Europa, te kaloje nga nje sistem hegjemonik unik ne nje sistem te qeverisjes boterore. Endrrat e Europes jane te arta por kembet e saj politike jane prej argjili. Nuk mjafton te thote kush se eshte pro paqes: paqja duhet menduar, duhet ndertuar, duhet organizuar me te njejten kembengulje dhe me te njejtin guxim qe organizohet edhe lufta. Edhe paqja kushton. Dhe ketu vijme tek konsekuenca e trete e luftes ne Irak: nje percarje e Perendimit. Me keq se kaq nuk behet...

Ne se gjerat vazhdojne keshtu atehere skenari i luftes qe na pret do te jete: SHBA-ja do beje nje lufte tjeter ne emer te Perendimit por ne te njejten kohe i zhuritur prej luftes rrezikon te dale, imazhi i Amerikes. Simbolet dhe civilizimi Perendimor. Keshtu, Perendimi do te fitoje ndoshta nje beteje duke rrezikuar seriozisht te humbase vetvehten.

KJ

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 25-8-2004 nė 12:56 Edit Post Reply With Quote
Franca arreston ekstremistin e majte

FRANCE, ARREST PER EKSTREMISTIN

Policia franceze ka leshuar nje urdher arresti kunder nje te akuzuari per vrasje, i cili i ishte pjesetar i krahut te majte ekstremist ne Itali ne vitet e 1970-ta, njofton BCEorld. Cezare Bastisti, i cili kerkohet te ekstradohet nga Franca ne Itali, eshte zhdukur te shtunen e kaluar pasi nuk ishte paraqitur ne polici sipas fletarresti. Batisti, ish-anetar i grupit radikal "Proletaret e Armatosur per Komunizem" kerkohet nga Italia per kater vrasje. Franca eshte pajtuar ta ekstradoje ate ne Itali por nje apelim i tij ka nderprere proceduren. Batisti kishte pasur karriere te sukssesshme si shkrimtar i librave kriminalistike. Ai ka ikur nga burgu ne Itali me 1981 dhe kishte shkuar ne France me 1990, ku presidenti francez, Fransua Miteran i kishte dhene strehim.

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 6-1-2005 nė 20:20 Edit Post Reply With Quote
ISLAMIZMI EVROPIAN APO EVROPA ISLAMIKE ?

Nese pamja e zymte e Osama Bin Laden-it personifikon aspektin me kercenues te myslimanizmit per amerikanet, ne Evrope e barabarta e kesaj do te ishte nje grua myslimane me femijet e saj.

Nga z.Douglas E. Streusand - profesor i studimeve islamike, historise ushtarake dhe historise boterore ne Universitetin Ushtarak Amerikan dhe Drejtor i Seminarit te Strategjse Globale ne Qendren per Studime te Sigurise.

Evropa ka shifra te uleta lindjesh dhe popullsi ne moshe te vjeter. E kombinuar me shifrat ne rritje te emigranteve myslimane dhe shifrat me te larta ne lindjet e tyre, kontinenti mund te perballet me nje transformim demografik dhe kulturor gjate dy brezave te ardhshem. Megjithese Evropa nuk eshte e paprekshme nga dhuna totalitare islame, perspektiva a larget e shkrirjes kulturore ia kalon rrezikut te menjehershem te terrorizmit.

Regjimet evropiane, madje edhe ato te cilat jane kritike ndaj politikes se Shteteve te Bashkuara ne Irak, po bashkepunojne ne menyra te ndryshme ne luften globale kunder totalitarizmit islamik. Por kjo lufte eshte anesore ne krahasim me perpjekjet e qeverive te Bashkimit Evropian, individualisht dhe kolektivisht, per t'u marre me pjesen ne rritje te popullsise se tyre myslimane.

Numri i lindjeve te popullsive indigjene te vendeve te Bashkimit Evropian ndodhet tani poshte niveleve te zevendesimit me 2.1 femije per cdo femer. Pa emigracion, popullsia e Bashkimit Evropian mund te bjere deri ne 100 milione ne vitin 2075. Pervec uljes se numrit, popullsia e Bashkimit Evropian po plaket, gje qe do te thote se gjithnje e me pak punetore do te mbajne sistemet e pensionit dhe te sigurimeve shoqerore evropiane. Si rezultat, qeverite e Bashkimit Evropian ndodhen para nje nxitjeje te madhe financiare per te forcuar krahun e tyre te punes duke pranuar sa me shume emigrante.

Per momentin, popullsia e Bashkimit Evropian eshte rreth 5 per qind myslimane; ndersa Franca eshte 10 per qind myslimane. Pa marre parasysh pranimin e mundshem te vendeve me popullsi te madhe myslimane si Turqia dhe Bullgaria, pjesa myslimane e popullsise se Bashkimit Evropian ka mundesi te rritet ne 10 per qind nga viti 2020, nese vazhdojne tendencat e tanishme. Megjithate, nese shifrat e emigracionit rriten, pjesa myslimane do te rritet shume me shpejt. Disa besojne se rritja e popullsise myslimane mund te sjelle ikjen e te krishtereve dhe hebrejve nga Evropa. Debatet ne France dhe gjetke rreth venies se shamive te kokes ne shkolla publike eshte vetem idioma momentale e diskutimit rreth se ardhmes se Evropes.

Skenaret e mundshme te se ardhmes se Evropes mund te permblidhen ne dy ekstreme: evolucioni i nje Evrope islamike, ne te cilen institucionet dhe kultura myslimane zevendesojne institucionet dhe kulturen laike dhe kristiane; dhe zhvillimi i nje islamizmi evropian, ku myslimanet e Evropes mbajne te njejtin identitet evropian te zhvilluar nga katoliket, protestantet dhe hebrejte e Evropes. Me se dy shekuj me pare, Eduard Gibbon, shkroi per fitoren e Charles Martel ne Tours ne 732, se "ndoshta interpretimi i Kuranit do te mesohej ne shkollat e Oksfordit dhe platformat e saj mund t'u regojne njerezve te bere synet shenjterine e se vertetes dhe zbulimet e Muhametit." Vizioni i nje Evrope islamike nenkupton shperberjen e ndikimeve te triumfit Karolinian. Ne te kundert, nje islamizem evropian do t'ia shtonte islamin programit te Oksfordit pa hequr asgje tjeter.

Ideja e islamizmit evropian nuk eshte vetem produkt i deshirave te liberaleve perendimore. Intelektuale te mirenjohur myslimane kane bere thirrje per pershtatjen e islamizmit me stilet shoqerore dhe kulturore evropiane. Bassam Tibi nga Universiteti i Gottingenit thote se myslimanet e Evropes duhet te pajtojne islamizmin me pluralizmin fetar dhe politik, ndarjen e fese nga shteti, dhe te drejtat e njeriut ne menyre qe t'i pershtaten shoqerise evropiane. Nje studiues tjeter mysliman, Tariq Ramadan, i cili jeton ne Zvicer, ka sugjeruar ne librat "Te Jesh Mysliman Evropian", "Nje Studim i Burimeve Islamike ne Kontekstin Evropian", dhe "Myslimanet Perendimore dhe e Ardhmja e Islamizmit", se vendosja e komuniteteve myslimane ne perendim, vecanerisht ne Evrope, krijon mundesine per zhvillimin e nje larmie te re dhe te dallueshme islamike. Tradicionalisht, ligji islamik e ka ndare boten ne dy zona: Dar al-Islam (Shtepia e Islamit) dhe Dar al-Hab (Shtepia e Luftes); ndersa zoti Ramadan sugjeron nje kategori te re Dar al-Shahada (Shtepia e Deshmitarit) per shoqerite pluraliste ku myslimanet mund te jene deshmitare te besimit te tyre, por gjithashtu te marrin pjese plotesisht ne elementet e tjera te mjedisit te tyre te ri. Per arritjen e ketij qellimi, zoti Ramadan nxit rishqyrtimin e teksteve kryesore islamike per te bere dallimin e (thabit) "te perhershmes dhe qenesores" nga (mutaghayyir) "e perkohshmja dhe e rastesishmja", qe ndan islamizmin nga mjedisi i tij tradicional shoqeror dhe kulturor i Lindjes se Mesme. Punimet e tij hedhin supozime te tilla se ne menyre qe islamizmi te lulezoje, ai duhet te kontrolloje te gjithe hapesiren e vet politike, shoqerore dhe kulturore. Per zotin Ramadan, myslimanet qe jetojne sipas Dar al-Shahada duhet te pranojne privilegjet dhe pergjegjesite civile si detyren e tyre.

Doktrina e zotit Ramadan perfaqeson nje shkeputje domethenese nga pikepamjet e mendimtareve te tille myslimane si Hasan al-Banna, themelues i Vellazerise Myslimane Egjiptiane, i cili ka konstatuar se "doktrinat dhe mesimet e islamit jane te gjithe-kuptueshme dhe drejtojne punet e njeriut ne kete bote dhe pertej". Mendimet novatore te zotit Ramadan kane bere qe revista "Time" ta quaj ate nje nga novatoret kryesore te botes per vitin 2000 dhe vitin 2004. Por artikulli i vitit 2004 ne "Time" kishte nentitullin "I Moderuar apo Ekstremist?" Ceshtja sigurisht qe mbetet e hapur, dhe jo vetem per faktin se Ramadan eshte nipi i Hasan al-Bannait. Pavaresisht nga argumentet e dhena me siper, zoti Ramadan ka bere deklarata publike duke levduar ekstremiste islamike dhe duke denuar terrorizmin. Nuk eshte per t'u habitur qe qeverite perendimore jane treguar te kujdesshme: Ne vitin 1996 Franca nuk e lejoi zotin Ramadan te hynte ne ate vend per shkak se ai dyshohej te kishte lidhje me terrorizmin islamik totalitar algjerian; ndersa raporte te tjera sugjerojne se ai ka lidhje me al-Qaeda-n. Departamenti per Sigurimin e Atdheut e ndaloi ate kohet e fundit te hynte ne Shtetet e Bashkuara per te marre nje titull prestigjioz profesori nga Universiteti i Notre Damit.

Te dhenat e paqarta t-_tit Ramadan i hapin rruge besimit se islamizmi evropian nuk eshte gje tjeter vec nje vazhdim i totalitarizmit islamik. Ne kete kontekst, koncepti i islamizmit evropian ka disa ngjashmeri me euro-komunizmin e brezit te kaluar. Ne ate kohe, te ashtuquajturit euro-komuniste pretendonin se Partite Komuniste te Evropes perendimore ishin te pavarura nga Bashkimi Sovjetik dhe i kishin flakur tutje menyrat e tyre Staliniste. Jean-Francois Revel i hodhi poshte me shume elegance te dy keto argumente ne nje artikull te botuar ne revisten "Foreign Affairs" ne vitin 1978. A tregojne lidhjet e Tariq Ramadanit me totalitarizmin islamik se islamizmi evropian nuk eshte asgje me shume se sa mashtrim? Disa totalitare islamike, dhe ndoshta edhe vete zoti Ramadan, mund ta shohin ne ate menyre. Por islamizmi eshte fenomen shume me kompleks dhe i larmishem se marksizem- leninizmi. Sic ka thene edhe Robert C. Tucker, nese Marksizem-Leninizmi eshte herezi kristiane, atehere totalitarizmi islamik i Ayatollah Khomeini-t, Sayyid Qutb-it, Abu _l A'la Mawdudi-t dhe se fundi Osama Bin Laden-it mund te karakterizohet si herezi myslimane. Ai nuk perfaqeson rrymen historike te mendimit politik islamik. Si rrjedhoje, perplasja me stilin modern qe prodhoi totalitarizmin islamik mund te coje edhe ne pershtatjen e islamizmit me qeverite laike dhe shoqerite pluraliste. Cilatdo qofshin qellimet e vete zotit Ramadan, koncepti i tij i Dar al-Shahada-s mund te behet mjaft terheqes per shume myslimane te Evropes. Nuk eshte per t'u habitur qe udheheqesit politike jo-myslimane nuk kane paraqitur ndonje vizion te sakte te islamizmit evropian, megjithate politikat e tyre parashikojne qarte integrimin e popullsive te tyre islamike ne rritje, ne rregullat politike dhe shoqerore ekzistuese. Ndalimi i debatuar francez ndaj simboleve fetare ne shkolla publike, kishte kryesisht per qellim ndalimin e shamive te kokes se vajzave myslimane (pavaresisht se u perfshine simbole te te gjitha feve, si kryqet e medha, kapelat hebraike, etj.), dhe kjo perfaqesonte qendrimin e Frances ne lidhje me kete ceshtje. Shoqeria franceze e pranon perfshirjen e myslimaneve nese ata pershtaten, simbolikisht dhe institucinalisht, me politiken publike te laicitetit.

Ndalimi nga ana e Frances i shamiave te kokes ka zgjuar shume kritika brenda dhe jashte Frances, por qeveria franceze ka bere edhe shume leshime domethenese ndaj popullsise se saj myslimane qe eshte ne rritje. Per shembull, politika e laicitetit ne pergjithesi ndalon mbeshtetjen e qeverise ndaj insitucioneve fetare. Ne parim, fondet publike mund te perdoren vetem per mirembajtjen e ndertesave fetare ekzistuese. Por, gjate pese viteve te fundit Parisi ka lejuar perdorimin e fondeve qeveritare per ndertimin e xhamive te reja dhe qendrave kulturore myslimane. Duhet te vihet ne dukje se mjediset publike myslimane praktikisht as qe ekzistonin ne France kur u miratua ligji i laicitetit ne vitin 1905. Tani, duke qene rreth shtate milion, myslimanet perbejne komunitetin e dyte me te madh fetar ne France, dhe interpretimi i rrepte i ligjit te laicitetit do t'i kishte lene ata ne nje disavantazh te madh. Elasticiteti i treguar nga qeveria franceze pasqyron nje ndryshim delikat ne politiken laike ne favor te komunitetit mysliman te Frances dhe, deri ne nje fare mase, mund te ekuilibroje ndalimin e simboleve fetare ne shkollat publike. Kjo ben me te lehte krijimin e hapesires se shenjte te rezervuar per myslimanet duke ruajtur ne te njejten kohe laicitetin e hapesires publike franceze.

Te pakten disa nga myslimanet franceze kane shprehur deshiren per te funksionuar brenda atyre parametrave. Sheib Bencheikh, myftiu i Marsejes, ka deklaruar se "mund te jesh mysliman dhe te jetosh pa problem ne hapesiren laike franceze". Nje nxenese shkolle myslimane ne France u citua ne "Washington Post" te kete thene se ajo e heq shamine e kokes para se te hyje ne shkolle: "Une e ve shamine per shkak te fese, por pastaj e heq sepse ashtu thote ligji". Ajo dhe shume nxenes te tjere myslimane ankohen per ligjin, por ankesat e tyre u ngjajne me shume ankesave tipike te nxenesve te shkollave te mesme per veshjen si kudo tjeter. Pergjigja e myslimaneve te Frances ndaj rrembimit te dy gazetareve franceze ne Irak ne gusht te ketij viti ka perforcuar pershtypjen se islamizmi evropian ka filluar te zhvillohet ne France. Rrembyesit, te cilet jane vetequajtur "Ushtria Islamike e Irakut," kane kerkuar t'i jepet fund ndalimit te shamive te kokes. Myslimanet franceze, edhe ata te cilet kane ngritur zerin kunder ndalimit te shamive, i kane denuar rrembyesit. Muhammad Bechari, zevendes president i Keshillit Francez per Fene Myslimane, i cili ka shkuar ne Irak me shprese per te siguruar lirimin e gazetareve, u mundua ta ndante ceshtjen e pengjeve nga ceshtja e ndalimit te shamive te kokes. "Beteja politike per lirine fetare, e cila eshte ceshtje vetem e Frances, do te rifilloje prape me vone," tha ai. Olivier Roy, nje nga autoritetet kryesore franceze te islamizmit, i tha gazetes "New York Times" se, "ne kemi pare nje shfaqje te jashtezakonshme bashkimi kombetar nga ana e komunitetit mysliman. Ata thone, "Ne jemi franceze ne radhe te pare". Ata mund te mos jene dakord me ligjin por thone: "Kjo eshte lufta jone dhe mos nderhyni. Ky eshte moment shume i rendesishem." Sic shprehet edhe zoti Roy, keto pergjigje vene ne pyetje kontradiktat e pretenduara mes identitetit francez dhe fese myslimane dhe sugjerojne se myslimanet e Frances jane tani grup qytetaresh franceze lidhjet e te cileve jane me te forta me francezet e tjere sesa me myslimanet jashte Frances. Ky konstatim i identitetit francez ne krize mund te permiresoje perspektiven e heqjes se ndalimit te shamive te kokes.

Sigurisht qe keto zhvillime nuk nenkuptojne se islamizmi evropian do te triumfoje. Shume myslimane ne Evrope, edhe kur nuk mbeshtesin dhunen, akoma mbajne ne zemer vizionin e Evropes si Dar al-Islam. Dhe shume evropiane i shohin parimet islamike si te paperputhshme ne thelb me shoqerine laike. Por te gjithe ata qe besojne se evolucioni eshte i pamundur, nenvleresojne dinamizmin e islamit si tradite fetare. Myslimanet jane ata qe do te percaktojne te ardhmen e islamizmit dhe jo tekstet e shkruara, ashtu sic e percaktojne dhe do te percaktojne te ardhmen e historise dhe fese se tyre te krishteret dhe hebrenjte.

Douglas E. Streusand eshte profesor i studimeve islamike, historise ushtarake dhe historise boterore ne Universitetin Ushtarak Amerikan dhe Drejtor i Seminarit te Strategjse Globale ne Qendren per Studime te Sigurise. Publikimet e tij perfshijne "Formimin e Perandorise Mughal" dhe me shume se 30 artikuj dhe analiza.

Koha Jone

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 16-7-2005 nė 16:37 Edit Post Reply With Quote
Eksplozivėt serbė nė Londėr

Pas çdo akti terrorist me të drejtë kërkohen implikimet e ndryshme subversive, politike, diplomatike, strategjike, ideologjike, etj, zbulimi i të cilave ndihmon në kuptimin e aktit terrorist, por edhe në efikasitetin e masave për parandalimin e përsëritjes së tij. Një impikim tepër interesant i atentatit terrorist të Londrës është ai i "Serbia conection", i origjinës serbe të eksplozivit plastik ushtarak të përdorur nga terroristët në sulmet e 7 korrikut në Londer. E dhëna e parë serioze për këtë pistë u dha nga Izraeli. Publikimi i mirëinformuar izraelit në internet, "Debkafile", me lidhje në shërbimet izraelite të zbulimit dhe kundërzbulimt, njoftoi të nesërmen e atentatit të Londrës se eksplozivi i përdorur ishte blerë në Beograd. Njoftim të njëjtë botoi edhe gazeta serbe "Blic".

Më datën 13 korrik, ish shefi i shtabit të departamentit të eksplozivëve në Institutin Ushtarako-Teknik të Serbisë, (që ka prodhuar eksplozivë), dr. Milovan Azbejkoviç deklaroi se "është krejt e mundëshme që eksplozivi është i origjinës tonë, i blerë në tregun e zi të Serbisë". Më datën 13 korrik ministri i brëndëshëm i Francës, Nikola Sarkozi, deklaroi në mbledhjen urgjente të ministrave të brëndëshëm të BE-së se kishte dyshime të fuqishme se eksplozivi i përdorur në Londër vinte nga Ballkani ose Evropa Lindore. Siç edhe pritej, ministria e mbrojtjes e Serbisë përgënjeshtroi se eksplozivi ushtarak ka dalë nga depot e saj. Por më 14 korrik publikimi izraelit "Debkafile" përsëriti se "Beogradi eshte vendi ku Al Kaeda shkon të blejë eksplozivë dhe armë për sulmet e veta terroriste". Burimi izraelit njofton gjithashtu se disa orë pas atentatit një grup ekspertësh britanikë të terrorit ishin nisur me avion të posaçëm në Beograd për të hetuar pistën e trafikut të eksplozivit të përdorur në Londër. Këtë e njoftuan gjithashtu edhe disa gazeta greke. Nuk duket se ka arsye të forta të vihet në dyshim vërtetësia e burimit izraelit, së pari për kompetencën e njohur të shërbimeve të fshehta izraelite në çështjet e terrorizmit ndërkombëtar dhe të trafiqeve dhe të lidhjeve të organizatave terroriste, së dyti Izraeli nuk ka asnjë interes politik apo tjetër në Serbi që të shpikë lidhje dhe trafiqe që nuk ekzitojnë. Së treti, Izraeli nuk hyn në listën e shteteve që dallohen për simpatira ndaj myslimanëve dhe po të kishin fakte, siç kanë për Serbinë, ata nuk do të kishin hezituar të raportonin Bosnjën apo Kosovën.

Është e kuptueshme se eksplozivi që Al Kaeda ka siguruar në Beograd nuk është marrë drejtpërdrejt dhe në mënyrë zyrtare nga autoritetet ushtarake serbe. Por faktet që sjell burimi izraelit janë këto: që eksplozivi plastik ushtarak është siguruar në Serbi nga oficerë serbë, që trafikantët e mëdhej të armëve kanë ngritur një rrjet trafiqesh eksplozivi dhe armësh në Beograd një vit më parë, që ekplozivi plastik ushtarak i prodhuar në Serbi është verifikuar se është përdorur edhe në Irak dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme nga organizatat terroriste të lidhura me Al Kaedan. Ky realitet i paraqitur ka një kuadër politik dhe shtetëror, që shkon përtej një trafiku të thjeshtë ilegal armësh dhe çon tek pyetja se cili është roli i shtetit serb në këtë trafik dhe lidhje me Al-Kaedan dhe terrorizmin ndërkombëtar. Është naive të mendohet se një përgënjeshtrim i një zëdhënësi të ministrisë së mbrojtjes mjafton për të larë rolin e shtetit serb në këtë pistë të terrorizmit ndërkombëtar. Trafiku i eksplozivëve ushtarakë dhe i armëve të tjera është një trafik që realizohet jo nga trafikantë që shkojnë katundeve serbe për të blerë armë. Trafikantët janë në Beograd dhe ata jo rastësisht e kanë ngritur rrjetin një vit më parë në kryeqytetin serb, siç njofton publikimi izraelit. Kjo provon se ata kanë gjetur jo vetëm prodhuesin në Serbi, por edhe strukturat ushtarake përkatëse që janë implikuar në këtë trafik ndërkombëtar.

Mbi të gjitha pikëpyetja e madhe është toleranca me dashje apo pa dashje e qeverisë serbe të kryeministrit Koshtunica ndaj trafikut dhe lidhjeve me terrrorizmin. "Trafikantët e armëve në Beograd i sigurojnë nga depot e ushtrisë serbe duke blerë oficerët përkatës", thekson "Debkafile", duke shtuar se Al Kaeda eshte nje nga bleresit më të mëdhej të tyre. Në fakt zbulimin e parë të origjinës serbe të eksplozivëve ushtarakë të përdorur nga organizatat terroriste e kanë bërë SHBA, ekspertët e të cilës e kanë zbuluar këtë nga ekzaminimi i eksplozivëve dhe armëve të kapura në Irak. Dalja e lidhjeve të organizatave terroriste me struktura ushtarake apo zbulimi në Serbi dhe trafiku i armëve serbe në drejtim të organizatave e shteteve të njohur për sponsorizimin e terrorizmit, nuk eshte e papritur për insitucionet ndërkombëtare. Në vitin 2002 plasi skandali i trafikut të armëve serbe dhe ruse në drejtim të Irakut dhe ku ishin implikuar ministria e mbrojtjes e Serbisë, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë dhe shërbimet e fshehta serbe. Ish kryeministri i asaj kohe Zoran Xhinxhiç akuzoi për implikim në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe presidentin e atëhershëm V. Koshtunica, sot kryeministër. Në bazë të analizave të institucioneve ndërkombëtare si ICG, autoritetet ushtarake të Beogradit i ofruan Sadam Hyseinit ndihmë për të fshehur armët e shkatërrimit në masë nga inspektorët e OKB-së dhe për ti montuar përsëri pas largimit të inspektorëve. Në vjeshtën e atij viti autoritetet kroate sekuestruan 208 ton nitrocelulozë dhe nitroglicerinë, pronë e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë që destinohej për në Irak. Në korrik 2002 qeveria e Serbisë papritmas njoftoi për transferimin e depozitave të saj të lëndëve bërthamore nga Vinca në depot ruse dhe materialet u lëvizën në mes të natës dhe analistët vendas bënë të ditur se një pjesë e materialit u shit ose u ofrua per shitje. Shitjet serbe të armëve në Irak në atë kohë vlerësohen 3,3 miliard dollarë. SHBA kanë provuar shitjet e llojeve të ndryshme të armëve dhe eksplozivëve serbë në Irak, Korenë e Veriut, Libi, Nigeri,etj. Tani del në drite se trafiku i eksplozivëve dhe i armëve për Al Kaedan vazhdon i qetë nga Beogradi.

Përse e toleron qeveria e kryeministrit Koshtunica këtë edhe tani, edhe pas diskreditimit që ajo pësoi tre vjet më parë me skandalin e armëve për Sadam Hyseinin. Nuk është e vështirë për tu shpjeguar po të mbajmë parasysh se njerzit që drejtojnë ushtrinë dhe strukturat kryesore ushtarake dhe të shërbimit të fshehtë serb janë po ato të kohës së Millosheviçit , ku korrupsioni dhe krimi i organizuar përbënin profilin kryesor. Situata rezulton e njëjtë dhe më 14 korrik dhe "Debkafile" shkruan se qeveria serbe nuk u është përgjigjur thirrjeve nga Uashingtoni për ta mbyllur këtë trafik armësh. Strukturat ushtarake dhe të shërbimit të fshehtë të Serbisë, sikurse dhe pjesa më e madhe e politikanëve të parlamentit në Beograd dallohen per ndjenja dhe ideologji antiperëndimore, antiatllantike e antiamerikane. Kjo përbën një bazë të përbashkët ideologjike e filozofike me Al Kaedan dhe organizatat e tjera terroriste, dhe ky mentalitet krijon mjedisin e përshtatëshëm për veprimtaritë. Eksplozivi ushtarak i përdorur në Londër erdhi nga Serbia, ashtu siç ka vajtur edhe në Irak apo edhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme dhe ku është përdorur nga terroristët. Nga skandali i parë i armëve i qeverisë së Koshtunicës më 2002 nuk duket se BE ka nxjerrë tërë mësimet e duhura për tu shkuar deri në fund lidhjeve të Serbisë me terrorizmin ndërkombëtar. Ndoshta atentatet terroriste të Londres do ti zgjojnë më fort instiktet mbrojtëse të autoritetev të BE-së dhe për të marrë të gjitha masat që Serbia apo struktura të ndryshme në Serbi të mos vazhdojnë të jenë sponsorë të terrorizmit ndërkombëtar.

Katovica
Gazeta Shqiptare 16-07-2005

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2029121 sekonda, 30 pyetje