Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Sali Berisha, kryetari i PD
Anton Ashta

Postuar mė 16-11-2002 nė 18:30 Edit Post Reply With Quote
Sali Berisha, kryetari i PD

Mendoj qe ta fillojme kuvendimin tone permbi udheheqesit e te djathtes shqiptare sot me udheheqesin e partise me te madhe te djathte ne RSH, PD.

Bashkangjitje: 000c0b2c.ram (626.25kb)
Ky fil ėshtė ngarkuar 765 herė






Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-1-2003 nė 10:53 Edit Post Reply With Quote
http://www.voanews.com/Albanian/article.cfm?objectID=C5526F79-B 2AA-4E3B-ADAA70D43C405BF7&title=Berisha%3A%20Ekzistenca%20e%20nj%EB%20qeverie%20t%EB%20fort%EB%20dhe%20nj%EB%20opozite%20t%EB%20fort%EB%20konsolid on%20demokracin%EB





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-1-2003 nė 10:54 Edit Post Reply With Quote
Interviste interesante qe tregon qendrimet aktuale te Berishes.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 6-1-2003 nė 00:06 Edit Post Reply With Quote
Berishes i mungon palca kurrizore, ndaj "nismat" e tij revolucionare jane nga me te papriturat e me te paprinciptat.

Berisha eshte ekuivalence e humbjes elektorale, te cilen arrin ta "argumentoje" me "bemat" cilesore te kampit roze.

Berisha nuk eshte ende i besueshem per faktorin e brendeshem, e sidomos ate nderkombetar, sado te pajtohet me Gejxhin e shejtanin vete.

Berisha i duhet faktorit nderkombetar per te justifikuar "pluralizmin" dhe mbahet si alternative e mundshme ndaj socialistave per ti mbajtur ata ne kontroll.

Berisha i di fare mire keto, e eshte pajtuar teresisht me ate rol dordoleci qe mban tashme, me sa duket i perhershem, "opozite".

Dinpaku, Aspaku, Kapaku jane vetem nji tejshtrirje e Aleances se Shenjte Europiane.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Genti

Postuar mė 7-1-2003 nė 00:17 Edit Post Reply With Quote
I dashur burimuji
nje nga problemet e kohes se fundit eshte fakti qe opozita eshte e ndare dhe e perçare duke i prishur pune vehtes dhe shqiperise. nuk e di se ku jetoni ju por kuptoj se jeni jo vetem jashte shqiperise por mendoj dhe jashte planetit perderi sa nuk keni kuptuar asgje nga aktualiteti ne shqiperi dhe beheni vegel e pushtetareve te sotem dhe e sherbimeve te tyre sekrete.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
burimuji

Postuar mė 8-1-2003 nė 18:04 Edit Post Reply With Quote
Po aq i dashur Genti,

Mos shkruaj ne hava, nuk di ne se e ke shtrirje te lendes se hirte, apo ke deficite te atij lloji.

Paske sindroma sigurimi e sherbimesh sekrete.

Nuk meriton pergjigje.

Megjithate, ne se ke ndonji mendim, opinion, kritike (edhe 5% sic te ka mesuar Stalini) fol apo shkruaj konkretikisht - mos grij kot.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-1-2003 nė 21:16 Edit Post Reply With Quote
Ju lutem shume,

argumente e jo akuza.

Akuzat personale nuk na cojne larg.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 9-1-2003 nė 00:41 Edit Post Reply With Quote
Berisha :Pse falimentoj marveshja me nanon.

Berisha: Pse falimentoi marreveshja me Nanon
TIRANE - Berisha shpall falimentimin politik te marreveshjes pozite- opozite, te firmosur nga gjashte drejtuesit e forcave kryesore politike ne vend me 19 qershor 2002, me rastin e percaktimit te kritereve per zgjedhjen e Presidentit konsensual. Kryetari i PD Sali Berisha, ne mbledhjen e djeshme te Aktivit te Deges se PD te Tiranes, ka nenvizuar se marreveshja e firmosur nga te gjitha forcat politike parlamentare, kishte si objektiv te saj kryesor reformen institucionale, me qellimin me madhor te kesaj reforme per opoziten, rikthimin e votes se lire ne Shqiperi, funksionimin e shtetit ligjor dhe integrimin e Shqiperise ne institucionet euroatlantike. Sipas tij, keto objektiva te marreveshjes nuk u realizuan. "Kjo per shkakun e vetem, sepse marreveshja nuk u respektua. Gjate ketyre muajve, qeveria dhe PS treguan qarte se, ata nuk kane ndermend te respektojne vullnetin e lire te shqiptareve", ka theksuar Berisha. Sipas tij, deshmi madhore e deshtimit te marreveshjes jane: se pari, bllokimi pothuajse i plote nga ana e PS i punes se komisionit bipartizan, per shkak te luftes se brendshme qe ata bejne ne komision; se dyti, ne praktike zgjedhjet ne Bulqize dhe ne Elbasan; se treti platforma e ministrit Ben Blushi per manipulimin e zgjedhjeve lokale, nepermjet ndarjes se re territoriale. Berisha thekson se PS provoi, se jo procedura ligjore shteterore, por ajo qeveritare mafioze e blerjes se votave me parate e vjedhura takspaguesve shqiptare, eshte alternativa socialiste e reformes zgjedhore. "Kryetari i PS dhe Kryeminbistri i vendit deklaroi nga detrat e nxehta se ne Elbasan fitoi progresi dhe se u testua performanca qeveritare. Nano faktoi me keto deklarata se koncepti i tij per progresin eshte mafia. Ne kete situate PD nuk do te terhiqet, ne te kundert, vjen me e vendosur se kurre ne misionin e saj per rikthimin e votes se lire", thekson Berisha. Sipas tij, per realizimin e objektivit per rikthimin e votes se lire drejtimet themelore te punes se PD do t'i percaktoje mbledhja e ardhshme e Keshillit Kombetar te kesaj partie. Per kreun demokrat, disa nga drejtimet me te rendesishme te punes se PD per kete vit do te jene: se pari, konsolidimi i strukturave te PD ne te gjitha qelizat e saj, shnderrimi i tyre ne promotore te vertete e te pamposhtur te levizjes per rivendosjen e votes se lire; se dyti, bashkimi i opozites dhe shnderrimi i levizjes per voten e lire ne nje ceshtje jetike per te gjithe opoziten. Sipas tij, ceshtja e votes se lire, do te zgjidhet vetem atehere kur shqiptaret te marrin ne dore fatin e vullnetit te tyre. "Qellim tjeter i marreveshjes ishte dhe funksionimi i shtetit ligjor ne vend, me qellim qe ligji te godase krimin e organizuar, lidhjet e politikes me te dhe, ligji te veproje nje lloj, si per qytetarin, ashtu edhe per zyrtarin, me qellim qe te mos perdoret imuniteti politik, per te mbrojtur vrasjet, trafikun e droges dhe te prostitucionit. Zbatimi i ligjit, funksionimi i shtetit ligjor, eshte detyra paresore e cdo qeverie, mirepo ne keto 5 vjet u provua se kjo qeveri dhe qeverisje, nuk mund te ndertoje shtetin ligjor", thekson Berisha. Sipas tij, funksionimi i shtetit ligjor eshte shtylle kryesore e programit te PD. Kreu demokrat ka sulmuar me kete rast edhe Prokurorine e Pergjithshme, e cila sipas tij, me perjashtim te disa perpjekjeve fillestare, lufta kunder krimit te organizuar dhe lidhjeve te saj me politiken, mund te thuhet se eshte tani teresisht e paralizuar.

A. META




--------------------------------------------------------------------------------
08/01/2003

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besnik

Postuar mė 9-1-2003 nė 18:07 Edit Post Reply With Quote
Berisha eshte fajtor .

Po po, vetem Berisha eshte fajtor qe zoti burimuji u rrezua nga kolltuku qe mbajti gjate qeverisjes se PD-se, e tani shfrytezon çdo moment dhe çdo levizje politike te Berishes per te nxjerre vrerin e krijuar nga humbje e postit te tij.

Ne shqip kesaj i thone "rrit kelysh te ta hane".
Po sa te tille ka rritur Berisha ?!!!!!!!!!!!!

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   Besnik 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 9-1-2003 nė 19:57 Edit Post Reply With Quote
O Besnik,

po prape me keto provokime.

kelyshet qe rriti Berisha jane pashko ruli tritan shehu imami pra Berisha mban pergjegjesi.

as djali i josif pashkos, as gjeneral imami as kane qene as do te jene te djathte vec ne fantazine e Berishes.

Ky eshte fakt qe po nuk e pranoi Berisha me mire te vare veten.

Nuk mbrohet Berisha duke share ata qe e kritikojne

akoma nuk e kuptove kete gje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar mė 9-1-2003 nė 21:15 Edit Post Reply With Quote
Intervista e Berishes eshte nje show(sic thuhet ne anglisht(shfaqje) pa interes.

E lexova me vemendje deklaraten qe zoti Berisha ka bere dhe per mua nuk eshte aspak optimiste, sepse kemi tash 6 vjet(ose 11 vjet) qe ecen me te tilla deshira ndjenja atdhetare dhe me te tilla intervista qe nepermjet tyre thote te verteten por qe backgroundi i tij ka lene dhe le shume per te deshiruar.

Edhe Blerim Vokshi nepermjet atij artikulli te zotit A. Meta nxjerr ne pah "Mosrespektimin e marrveshjes" sepse kjo marrveshje ishte produkt i dy liderave te politikes shqiptare dhe aspak produkt i mendimit te popullit qe po shqyhej nen erresiren dhe te ftohtit, papunesise,korrupsionit, kontrabandes etj.
Si cdo here Berisha mbytet sic themi ne "me nje pike uje" dhe gjithashtu veprimet e tija jane te rakorduara ose kohet e punimit te tij si politikan nuk perputhen me mendimet e te djathtes shqiptare,pra opozites shqiptare ne teresi gjithashtu me deshiren popullore.
Berishes nuk i beson tashme me shume se gjysma e opozites se saj dhe aq me shume elektorati shqiptar qe ka nje shije tmerresisht te hidhur prej qeverisjes se tij 92-97, duke mos folur per diten e vrasjes se deputetit dhe studentit te Dhejtorit A.Hajdari.
Nuk behen koalicione me pjese te tjera te opozites sa here Berishes i nevojitet kapital politik.
Gjithashtu Berisha akoma nuk ka kuptuar se per sa kohe qe nuk do te thote te vertetat rrenqethese per ato qe kane ndodhur gjate viteve te drejtimit te tij, elektoratin ka per ta pasur kundra(jo te tijin) sikur te dalin ne te ardhmen edhe nja 10 Ali Pashe te tjere.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-1-2003 nė 09:54 Edit Post Reply With Quote
Dy elefantët e politikës shqiptare
Kishim për afro një gjysmë shekulli një elefant, Enver Hoxhën i cili dihet prishi, shkatërroi, internoi, burgosi, pushkatoi cilin deshi e kur deshi edhe nuk gaboj asnjëherë. Librat e shenjtë thonë: “Ku me hir, ku pa hir (dashje) shtatë here në ditë gabon më i miri”. Dy elefantë të tjerë, Berisha e Nano për 12 vjet demokraci (anarshi) këta s’kanë gabuar asnjëherë, përkundrazi thonë kemi pasur sukses, tamam si Enver Hoxha që thoshte: “para për fitore të reja”. Me fjalë të tjera, fajin e paska populli, që s’po mbyten të gjithë në det, Nano nga një anë pa u skuqur ngre çmimin e dritave, të ujit, etj, etj. me një varfëri të tejskajshme sikur po vjen nga një planet tjetër dhe s’ka faj se është mbytur në bollëk dhe nuk do t’ia dijë për popullin se është pronari i Shqipërisë. Kjo qeveri rri në këmbë me paterica se e ka mundur zhvillimi i vet me vjedhje, korrupsion, padrejtësi e shumë e shumë të tjera që nuk meriton të qeverisë asnjë orë më tepër, mjafton një frymë dhe rrëzohet. Po kush t’i fryjë, ne kemi një opozitë të paralizuar, që frymën e ka harxhuar duke bërtitur nëpër mitingje vetëm për kutinë e votave. “Hem ia ke lala e gjeç belanë”, -thotë një fjalë e urtë popullore. Kështu thotë edhe Berisha, ecni shokë të mblidhemi bashkë për të rrëzuar qeverinë. Mirëpo njerëzit s’kanë besim duke devijuar dhe tradhtuar. Sloganin “Ta bëjmë Shqipërinë se gjithë Europa”, kur ishe president e çove Shqipërinë në lindje. Nxorre gjithë ata armiq e tradhtarë dhe ish -të burgosurit që hynë në grevë i vure drurin e i quajte armiq. Mjerë populli që është në mes dy elefantëve
Ismedin Sheshi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-1-2003 nė 20:58 Edit Post Reply With Quote
BERISHA: TA SHPORRIM NANON

Besnik Dervishi- i arratisur pas '90 per tregti femijesh dhe vjedhes tokash ne ministrine qe drejton

Arben Malaj - ndertues i kater skemave piramidale dhe hajdut i frigoriferit te Vlores

Spartak Poci - Me firmen e tij ka bere vetem ndertime pa leje

Agron Duka - Pulat tani i bejne veze te arta

Valentina Leskaj - Vaji, gjalpi e mielli, iu shnderruan ne mandat

Mustafa Xhani - Ilacet e medikamentet iu shnderruan ne vile

Arta Dade - Ka emeruar me tender 36 zyrtare te Ministrise se Jashtme

Viktor Doda - Njeriut te erresires iu dhane dritat

Kastriot Islami- Halimit te Nolit iu dhane financat e shtetit

"Marreveshja pozite-opozite ishte nje eksperiment i deshtuar ndaj dhe zgjedhjet e parakohshme jane zgjidhja e vetme per kthimin e shtetit ligjor ne Shqiperi". Ky eshte vendimi i Keshillit Kombetar te PD, objektivat e se ciles dje ishin ne sinkron te plote me fjalen qe kryetari Sali Berisha mbajti ne fillim te mbledhjes.

Shefi i Partise Demokratike akuzoi ashper dje qeverine Nano me te njejtat tone qe ai ka perdorur ndaj qeverise para krijimit te marreveshjes. "Fatos Nano ndertoi kabinetin mekatar te pa penduar, kabinetin e babezise me te madhe ne historine e vendit dhe lidhjet e krimit me anetaret e kabinetit ishin nder me te fuqishmit", tha Berisha. Kryetari i demokrateve shtoi se kabineti Nano eshte ndertuar "mbi bazen e aferave korruptive te secilit prej anetareve te kabinetit". "Malaj qe kishte ndertuar kater skema piramidale qe javen e pare si minister ne qeverine "Fino" kishte blere frigoriferin e Vlores. Poci qe eshte akuzuar vite me radhe per ndertimet e tij pa leje, ju dha Minsitria e Puneve Publike dhe Transporteve. Dervishi qe eshte arratisur nga vendi ne fillim te viteve '90 per t'i shpetuar denimit per tregtine e femijeve dhe qe vetem pak muaj me pare eshte akuzuar dhjetra here ne kabinetin e z. Nano per vjedhje te tokave nga ministria qe ai drejton. Agron Dukes qe tani pulat i bejne veze te arta. Leskaj, se ciles vaji dhe gjalpi ndihme per te uriturit dhe te mjeruarit e Shqiperise, i shnderrohen ne mandate qe i dha Ministria e Punes dhe miellit social. Mustafa Xhanit qe i shnderrohen ilacet ne vile, iu dha shtetesia. Ai eshte nje hajdut edhe i tenderit te spitalit te Durresit, Dades e cila para se te largohej nga Ministria e Jashtme kishte emeruar me tender 36 zyrtare jashte shtetit. Viktorit te erresires iu dhane dritat. Halimit te Nolit, financat e shtetit", tha Berisha. Kryetari i demokrateve nuk i cilesoi pozitive edhe akuzat qe Nano ka leshuar ndaj dikastereve perkatese gjate analizave nje vjetore. Sipas Berishes, kryeministri Nano ne analizat nje vjetore flet vetem per faj pa fajtore dhe krime te organizuara anonime. "Pas nje viti ai flet per larje parash te pista. Flet per lidhje te politikes me krimin, por pergatit kthimin e Gjinushit ne qeveri, flet per lufte kundra kondrabandes, por emeron ne krye te doganave kryekondrabandistin, njeriun e Agron Dukes", tha Berisha duke paralajmeruar ne kete menyre zgjedhje te parakohshme. Kreu i demokrateve kerkoi qe opozita te ndermarre hapa te shpejte per pergatitjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne vend. Per kete arsye, Berisha kembenguli per perfundimin e reformes zgjedhore, ndergjegjesimin e qytetareve per gjendjen aktuale dhe konsolidimin e strukturave brenda selise blu. "Zgjedhje dhe vetem zgjedhje te lira dhe te ndershme jane zgjidhja e vertete e kesaj krize. PD eshte sot forca politike me e fuqishme e vendit.I takon asaj, koalicionit "BF" dhe forcave te tjera opozitare te angazhohen per te siguruar ne nje kohe sa me te pershtatshme dhe te shpejt nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem ne Shqiperi", tha ai.

Kthimi, me ne fund, i opozites ne OPOZITE te vertete e ka shnderruar liderin demokrat ne njeriun kryesor ne Shqiperi, ne politikanin qe i mungonte prej kohesh opozites. E djeshmja ka shenuar fundin e lojes qe Nano po i bente Berishes. Lideri demokrat, duke besuar ne reformimin e kryetarit te PS-se, kishte shpresuar se mund te beheshin reforma institucionale bashke me poziten, bile duke humbur shume nga kredibiliteti i saj politik i kishte dhene me shume se sa ishte e nevojshme mbeshtetje zotit Nano. Por faktet, sipas zotit Berisha, treguan se kryetari i PS-se e shfrytezoi sinqeritetin e liderit te opozites, duke moszbatuar marreveshjen e vendosur mes tyre. Bulqiza dhe Elbasani treguan sipas kryetarit te PD-se se pozita vazhdon te njejten udhe per vjedhjen e votave dhe se socialistet nuk kane ndryshuar asgje nga menyra se si vjedhin pushtetin. Hedhja e Berishes ne ofensive publike kunder Nanos e rrezikon kryeministrin nga mbajtja e qete e pushtetit si dhe i shton opozites shanset per te ardhur ne qeverisje. Duke i shtuar ketij fakti edhe anen tjeter te medaljes, ku pritet nje reagim nga ana e zotit Meta, i cili deri tani ka heshtur ndaj vendimeve dhe emerimeve te Kryeministrit per faktin se nuk ka dashur te marre koston politike se "eshte Meta qe po destabilizon qeverisjen e PS-se". Porse, pas ardhjes se Prodit dhe disa diteve pergatitje, duket se stuhia ne seline roze do te fryje rendshem. Por kete radhe stuhia-tornado fshin njehere e mire nga drejtimi ekzekutiv zotin Nano, qe sipas raportit te Bashkimit Europian te para disa diteve, "po qeveris me mafian vendase dhe familje te medha". Zoti Meta, i lavderuar hapur dje ne parlament nga Presidenti Moisiu, duket se eshte gati per te bllokuar qeverisjen e Nanos, e cila po e con PS ne opozite me emerimet, me kontrabanden, vjedhjet, mungesen e dritave dhe te investimeve.

Burime nga lobi i Metes jane shprehur se zv/kryeministri aspiron nje qeverisje qe t'i jape PS-se fitoren jo vetem ne zgjedhjet lokale te ketij viti, por edhe ne ato parlamentare te vitit 2005. Ndaj, duhet te kete ndryshime ne qeveri ose nese Kryeministri nuk do t'i beje, atehere perflitet nje taktike fine e Metes qe do te coje detyrimisht ne nje qeverisje me efektive. Fakti qe SHBA, si dhe burimet diplomatike nderkombetare jane me afer Metes shton shanset qe piket e zv/kryeministrit te jenepa dyshim disa kuota mbi ato te Nanos. Te gjitha disavantazhet e deritanishme qe jane krijuar per poziten jane per faj vetem te kryeministrit, pasi zoti Meta nuk eshte perzier ne asnje emerim qe ka bere qeveria apo kreu i ekzekutivit. Bile edhe disa njerez qe njiheshin si te Metes kane dhene doreheqjen ose jane shkarkuar nga kreu i PS-se qe mban edhe spaletat e Kryeministrit. Keshtu qe, ne analizen e mundshme qe mund te behet kur te filloj beteja e vjeter, e lene ne mes qe prej nje viti, do te thuhen te gjitha, edhe emerimet dhevjedhjet ne dogana. Me sa duket, palet punojne ne heshtje, duke u pergatitur secila per ndeshjen finale e cila ka perpara Kongresin e PS-se.

Burimet thone se Meta kerkon nje qeverisje me efektive qe ta coje PS-ne ne fitoren e tetorit te ketij viti. Ndaj reagimi qe pritet ka kete logjike per seline roze. Pra, me mire te humbim pushtet brenda edhe vete kryesise roze per te fituar pushtet dhe mireqeverisje per te gjithe socialistet. Ishte Meta qe iu dha socialisteve gjate qeverisjes se tij edhe fitoren e zgjedhjeve lokale te vitit 2000, edhe ate parlamentare te vitit 2001, ndersa menyra se si po shkohet ne zgjedhjet e ardhshme po e detyrojne ate qe te rizgjoje energji te reja qeverisese.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2003 nė 08:50 Edit Post Reply With Quote
Berisha: Kriza kërkon zgjedhje të lira
Qeveria Nano 7 dështoi sepse ajo lindi e dështuar. Lindi e dështuar sepse ajo nuk vinte nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kështu, Malajt, që kishte ndërtuar 4 skema piramidale, që javën e parë të tij si ministër në qeverinë Fino kishte blerë falas frigoriferin e Vlorës ju varën në qafë privatizimet, Poçit që ishte akuzuar për një vit me radhë për ndërtimet e tij pa leje, iu dha Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, Dervishit që ishte arratisur nga vendi në fillim të viteve ‘90 për t’i shpëtuar dënimit, për tregtinë e fëmijëve dhe që pak muaj më parë ishte akuzuar dhjetëra herë nga gazeta e z. Nano për vjedhje të tokave iu dha Ministria e trojeve turistike, Dukës që i bëjnë pulat vezë të arta dhe televizione iu dhanë ushqimi, pulat dhe bujqësia, Leskajt, të cilës vaji dhe gjalpi i të urriturve iu shndërruan jo vetëm në pallate, por edhe në mandat, iu dha Ministria e Punës dhe e miellit social, Xhanit që ilaçet i janë bërë vila, iu dha shëndetësia. Dade, që ditën para se të largohej nga Ministria e Jashtme kishte emëruar me tender 36 zyrtarë jashtë shtetit u shpërblye me Ministrinë e Kulturës, Viktorit të errësirës iu dhanë dritat dhe Halimit të Nolit, financat e shtetit
Ne jemi të hapur, të gatshëm për krijimin e një force politike të vetme, bazuar në të gjitha rregullat e themelimit të saj si dhe pranimin e fraksioneve për të gjithë ata që do të jenë të aftë të krijojnë fraksione nga baza në qendër dhe këto jo sipas rregullit të tre dhjetësheve, siç e krijuan të tjerët, pra i qënies shumicë në dhjetë degë të partisë, i sigurimit të mbështetjes së 10 deputetëve dhe i fitimit të 10 % të votave të Kuvendit. Unë i siguroj idhtarët e fraksionit se ne jemi gati të negociojmë rregulla shumë më lehtësuese se këto, pra edhe të tre pesësheve po të duan, ose në rastin tjetër, kur kjo nuk është e mundur, le të themelojnë një forcë të re politike në të cilën të konkurojnë ata që duan, sipas të gjitha rregullave demokratike
Nga Sali BERISHA

Sapo e mbyllëm një vit dhe nisëm një vit tjetër pune dhe përpjekjesh për realizimin e objektivave tona.
Në vitin që sapo mbyllëm, ne hymë si një opozitë e ndëshkuar me mandate të vjedhura nga një regjim që, siç do ta cilësonte një personalitet i shquar ndërkombëtar, është çdo gjë tjetër, por jo i lirë dhe i ndershëm, nga një regjim që nuk përfaqëson vullnetin e popullit të tij.
Por ky ishte gjithashtu një vit përpjekjesh të jashtëzakonshme nga opozita, për të ndryshuar realitetin shqiptar. Si shumicë që doli nga zgjedhjet e 24 qershorit, opozita, ndonëse e ndëshkuar në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, përcaktoi zhvillimet më madhore të vitit.
Klanet socialiste, pasi qeverisja e tyre humbi legjimitetin me dhunimin e zgjedhjeve, në një luftë të egër brenda llojit, u vërsulën me tërbim kundër njëri-tjetrit dhe ndërruan brenda vitit 3 qeveri, duke provuar përfundimisht dështimin e plotë të qeverisjes socialiste. Në të gjitha këto zhvillime, ne si opozitë pa emocione dhe të vendosur luajtëm rolin që na takonte. "Bashkimi për Fitore" i mbështetur nga rezoluta e BE-së dhe i bashkuar me të gjitha forcat opozitare, nuk lejoi zgjedhjen e Nanos, pra të një presidenti socialist apo rizgjedhjen e Meidanit, por ia dolëm t’i jepnim vendit një president mbi partitë, një president legjitim që i duhej vendit dhe të respektuar nga shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, dhe kjo përbën, gjykoj unë, një zhvillim shumë pozitiv për vendin tonë.
Ne mbetemi të vendosur të mbështesim çdo përpjekje të tij për reforma dhe integrim të Shqipërisë në institucionet euroatlantike.
Vitin që kaloi Partia Demokratike dhe opozita në tërësi, me qëndrimet e saj, pati rol përcaktues në zhbllokimin e procesit të hapjes së negociatave të Stabilizim-Associimit të vendit në BE, proces të cilin regjimi jo i lirë dhe jo i ndershëm i Tiranës e mbante peng prej 5-6 vjetësh. Në 5 vitet që shkuan, 7 qeveritë socialiste dështuan njëra pas tjetrës dhe mbyllën derën e procesit të Associim–Stabilizimit Shqipërisë në BE. Kjo jo se BE nuk dëshironte hapjen e këtyre negociatave. E kundërta është e vërtetë. BE u detyrua të shtynte çdo 3 muaj rreth 25 herë në 5 vjet hapjen e tyre, për shkak të korrupsionit dhe babëzisë së papërmbajtur të qeveritarëve socialistë, si dhe lidhjeve të tyre me krimin e organizuar dhe trafiqeve kriminale për shkak të ekzekutimit pa gjyq, torturave dhe burgosjeve politike të opozitës, për shkak të dhunimit sistematik të votës së lirë të shqiptarëve.
Vokacioni perëndimor i Partisë Demokratike, si shprehje e vokacionit të natyrshëm kombëtar perëndimor, nuk mund të ndryshojë në asnjë rrethanë qeveri apo opozitë qofshin forcat tona politike. Opozita, me qëndrimet e saj në zgjedhjen e presidentit konsensual, pjesëmarrjen aktive në parlament, bëri të mundur hapjen së shpejti të negociatave dhe ne e përshëndesim këtë ditë. Ne votuam dhe votojmë për hapjen e negociatave jo për të ndihmuar qeverinë e dështuar socialiste, por sepse Associim-Stabilizimi do të thotë jo vetëm rikthim i kombit tonë në gjirin e kombeve të familjes së tij perëndimore, por do të thotë afrim i shqiptarëve me të ardhmen më të mirë të tyre, do të thotë ndihmë më e madhe për qytetarët shqiptarë, si dhe rruga më e sigurt për t’u shkëputur më shpejt nga varfëria dhe mjerimi në të cilat i ka zhytur regjimi i Tiranës. Ne jemi promotorë të këtij procesi jo për të ndihmuar qeverinë, por për të ndihmuar shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë, sepse ne jemi të bindur se nga bllokimi i procesit të Associim-Stabilizimit fiton vetëm mafia qeveritare, fiton krimi i organizuar dhe klanet kriminale për të cilat integrimi përbën një rrezik të vërtetë.

PD mbështet
çdo reformë
për shpejtimin e integrimit të
vendit në BE

Ne besojmë se me afrimin më të madh me BE-në dhe me NATO-n, më i fuqishëm dhe më efikas bëhet presioni dhe ndikimi i tyre për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Ne kemi besim, por edhe garanci, se vëzhgimi do të jetë i rreptë dhe i pandërprerë dhe do të përqëndrohet jo vetëm në problemet madhore ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, por para së gjithash në parimet dhe normat themelore të demokracisë, si dhe në veset, mëkatet e mafies qeveritare, në lidhjet e saj me klanet kriminale. PD konsideron një shans për Shqipërinë periudhën e presidencës së BE-së nga Greqia dhe Italia këtë vit, garanton BE-në se ajo do të mbështesë çdo kërkesë dhe reformë për shpejtimin e integrimit të vendit në BE, dhe do të mbrojë me vendosmëri vlerat e shoqërisë perëndimore.
Integrimi i Shqipërisë në BE dhe NATO ka qenë dhe mbetet ylli polar i programit të PD-së.
Qershorin e vitit që kaloi, opozita nënshkroi një marrëveshje me të gjitha forcat politike parlamentare për reformimin e institucioneve të vendit.
Çdo qeveri, çdo shumicë parlamentare legjitime, ndërton në përputhje me ligjin institucionet shtetërore, të cilat garantojnë funksionimin e shtetit ligjor. Mirëpo në 5 vjet institucionet moniste të ndërtuara nga socialistët u provuan si institucione të zëvendësimit të shtetit ligjor me shtetin e klaneve mafioze, me sundimin në gjykata, media, parlament, qeveri, presidencë të vullnetit të këtyre klaneve.
Në 5 vjet me radhë Presidenti i vendit shpalli monstër opozitën dhe me platformën e likuidimit të saj, ai vërsuli me tërbim kundër saj hanxharët e krimit të shëmtuar politik.
Qeveria ndërroi disa kabinete, emëroi në 5 vjet 8 ministra të Brendshëm, bllokoi shtetin ligjor dhe procesin e integrimit të vendit, pasurimi i paligjshëm dhe babëzia qeveritare ishin ligji i saj.
Rendi u drejtua nga hajdutë të tipit Gjoni, trafikantë të tipit Mema, që do të dhunonin vullnetin politik të shqiptarëve më 24 qershor.
Policia lartësoi dhe vendosi në poste drejtuese shumë herë vrasës, përdhunues, trafikantë profesionistë. Togerë, majorë, kolonelë, ministra të saj, ekzekutuan Azem Hajdarin, dhjetra opozitarë dhe qytetarë të pafajshëm shndërruan vendin në skaforepublikë, organizuan trafiqet më të pista të grave, fëmijëve shqiptarë, drogës, armëve, vodhën dhjetra milionë dollarë në tenderat e kësaj ministrie. Vërtet në këtë institucion humbën jetën në krye të detyrës mbi 200 policë, por shumica e tyre u vranë nga byrazerë të qeveritarëve dhe sot, për vrasjen e tyre nuk janë të dënuar as 15 kriminelë. Në 5 vjet vetëm në Sarandë, Vlorë dhe Durrës u ndërruan me tender dhjetra e dhjetra komisarë policie.
Prokuroria u shndërrua në prokurorinë politike, që në 5 vjet mbrojti vrasës, përdhunues, trafikantë shtetërorë dhe nuk persekutoi qoftë edhe një nëpunës të thjeshtë për korrupsion, ndërsa ndaj opozitës formuloi akuzat më monstruoze "krime kundër njerëzimit".
Diplomacia shqiptare, në vend të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të vendit, konsolidimit të procesit të integrimit, u morë tërësisht me shpifje, trillime, sipas porosive të qendrës për opozitën.
Shërbimi Informativ Kombëtar, që organizoi ekzekutimin e Azem Hajdarit, u shndërrua në shërbim të vrasjeve politike, trafiqeve kriminale kombëtare, në "institucionin"e pushtetit obskurantist të kupolës së Meidanit, Gjinushit.
Për shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar, institucionet e qeverisjes socialiste ishin një dështim dhe një penalizim i rëndë për vendin. Me inkriminimin e tyre dhe dhunimin e ligjit, ata vunë në dyshim fuqinë shtetformuese të shqiptarëve, bënë që Shqipëria të zinte vendin e parë për keq në të gjitha raportet ndërkombëtare për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në Europë u shkruan vëllime për mafien shqiptare, si mafien më të rrezikshme të kontinentit, kurse krimi transnacional shqiptar u shpall si krimi më agresiv i Europës.
Në këto rrethana PD, si parti e shtetit ligjor, nënshkroi së bashku me partitë e tjera parlamentare marrëveshjen për reformën e institucioneve socialiste të dështuara. Atyre që vlerësojnë të gabuar këtë hap, do t’ju rikujtoj se për ne si parti e lirive dhe e të drejtave njerëzore, shteti ligjor, funksionimi i tij, është kushti më vendimtar që qytetarët të gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre themelore. Ne nënshkruam marrëveshjen të vendosur të japim të gjithë ndihmesën tonë për reformimin, balancimin e institucioneve të dështuara partiake socialiste. Por në të njëjtën kohë, për të zhdukur çdo iluzion apo keqkuptim shpallim gjithashtu moton "nuk besoj, por nuk paragjykoj". Mirëpo çfarë provuan zhvillimet në vazhdim?

Nano 7, kabineti
i babëzizë së
papërmbajtur

Pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës u formua qeveria Nano 7, për të cilën votuan të gjitha klanet socialiste, katarsistë, antikatarsistë, Metare, Cociane, madje edhe vetë Majko-Ulqin. PD që në formimin e kësaj qeverie e denoncoi atë si kabineti i babëzisë së papërmbajtur dhe i lidhur me klanet më të rrezikshme të vendit.
Qëllimi më kryesor i marrëveshjes për reformën institucionale për PD-në nuk ishte tjetër, veçse rikthimi nëpërmjet rivendosjes së shtetit ligjor i një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, dhe kategorikisht jo ndarje me socialistët e pushtetit të tyre jolegjitim. Po le të analizojmë me objektivitet se cilat ishin zhvillimet në drejtim të një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm gjatë kësaj kohe. Në 7 muaj kanë ekzistuar të gjitha mundësitë në teori dhe në praktikë që regjimi të provonte se ai kishte ndryshuar dhe ishte vërtet i vendosur për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në Shqipëri. Në të vërtetë, në mënyrë të përsëritur, ka provuar të kundërtën. Në Komisionin Bipartizan puna pothuaj ka ndaluar. Gjithçka është arritur gjer tani në Komision ka qenë para së gjithash insistim i faktorit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të opozitës, dhe jo gatishmëri apo vullnet i hapur i përfaqësuesve të PS-së. Në të gjithë ekzistencën e këtij komisioni, anëtarët socialistë të tij jo vetëm nuk kanë paraqitur asnjë amendament, propozim për reformën zgjedhore, por kanë hedhur poshtë, kanë bllokuar nëpërmjet mosmarrëveshjeve njëri me tjetrin në Komision, propozimet, amendamentet tona dhe të ODIHR-it, duke dëshmuar se jo progresi i punës së Komisionit, por bllokimi i kësaj pune, është interesi i tyre real. Por, po në praktikën elektorale çfarë ndodhi? Në praktikë, zgjedhjet e Bulqizës dhe ato të Elbasanit ishin një rast i përshtatshëm për të dëshmuar se mësimet ishin nxjerrë. Mirëpo qeveria provoi se në këto dy zona, ajo veçse kishte diversifikuar, përsosur akoma më tej metodën e manipulimit të votës, duke blerë ato me para droge apo të ndihmave humanitare. Në Elbasan dhe Bulqizë qeveria e ripërsëriti Dushkun, duke provuar se socialistët shqiptarë nuk mund të pranojnë përfundimisht një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Në Elbasan, mafia qeveritare me fytyrë lecke përdori të gjitha mjetet për të shndërruar në plaçkë tregu vullnetin e lirë të shqiptarëve, zemrën e lirisë së tyre, votën e lirë. Kurse kryeministri shqiptar Fatos Nano, në vend që të kërkonte një hetim të pavarur për turpin publik të ministres së tij, legjitimoi nga Sharm El Sheiku procedurën mafioze qeveritare dhe deklaroi se në Elbasan fitoi progresi dhe u provua performanca e qeverisë së tij. Me këtë deklaratë, Nano mori bashkëautorësinë e procedurave mafioze qeveritare në zonën 52 dhe pohoi se performanca e qeverisë së tij nuk është gjë tjetër veçse një miell i vjedhur dhe një leckë e grisur. Me këtë deklaratë Fatos Nano iu diktoi institucioneve të tij të fallsifikimit të zgjedhjeve, të mos guxojnë të vënë në diskutim mandatin e ministres së tij. Me këtë deklaratë ai kërcënoi Prokurorinë që kishte nisur hetimin. Pas saj komisioneri i fallsifikimit të zgjedhjeve, Celibashi, pa shqyrtuar asnjë dokument shpalli ministren e Nanos fituese. Mandati Lecka i Fatos Nanos u bë një problem ndërkombëtar. Lecka e grisur të zonës 52 iu përplas zotit Nano në tryezë nga përfaqësues të lartë të BE-së dhe vendeve mike. Për opozitën ai përbën një damkë tjetër të zezë të qeverisë së Dushkut.
Ne çmojmë qëndrimin e Presidentit të Republikës për sqarimin deri në fund të kësaj çështjeje.

PS po përgatit
manipulimin e
zgjedhjeve të
ardhshme lokale

Partia Socialiste me ethe po përgatit në fshehtësi në zyrat e ministrit Blushi manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Me mungesë të plotë transparence dhe në përputhje me interesat e krerëve lokalë dhe qendrorë të PS, Blushi i qeverisë po përgatit ndarjen e re territoriale të Shqipërisë, pa përfillur asnjë kriter apo standart europian.
Nga kjo tribunë dua të paralajmëroj qeverinë se nuk do të pranojmë asnjë ndarje territoriale të tipit Blushi dhe se për këtë ne kemi informuar të gjitha institucionet e rëndësishme të vendit dhe ato ndërkombëtare. Ne kërkojmë që ndarja territoriale të bëhet vetëm në përputhje me standartet e vendeve të BE dhe në funksion të autonomisë dhe bashkëpunimit rajonal, bashkiak dhe komunal europian..
Shqipëria është në prag të procesit të Associimit dhe dihet se në praktikat e BE ekzistojnë fonde dhe ndihma që iu adresohen direkt komunave, bashkive dhe rajoneve të vendit. Por kjo kërkon që ato të jenë të ndara, të ndërtuara mbi bazën e kritereve dhe të standarteve europiane.
Prandaj dhe konsiderojmë të domosdoshëm që ekspertë të KE dhe OSBE të angazhohen në këtë proces, përndryshe projekti sherrmbjellës dhe manipulativ i Blushit do të ketë përgjigjen dhe fatin që meriton. Ne do të mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Lufta kundër
korrupsionit
dhe krimit të
organizuar, tërë
sisht e bllokuar

Pas shkarkimit të Klosit dhe disa drejtuesve të tjerë të SHIK-ut, dhe pas arrestimit të disa zyrtarëve për korrupsion, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u bllokua tërësisht.
Le t’u referohemi fakteve, atyre socialiste dhe zyrtare
Fatos Nano, që një vit më parë si kryetar i PS qarkoi Shqipërinë, duke përsëritur për ministrat e tij akuzat që opozita i kishte formuluar publikisht me dhjetra e qindra herë për ta. Jo të paktë qenë ata që u mashtruan nga katarsisi i tij. Mirëpo çfarë ndodhi? Në rast se një vit më parë zoti Nano fliste për fajtorë me faje, akuzonte dhe riakuzonte në çdo takim ministrat dhe zyrtarët socialistë me emër, mbiemër, afera e madje edhe familjarë të tyre, tani si kryeministër, në parodinë e analizave të fundit flet vetëm për faje pa fajtorë, për korrupsion jetim, krime të organizuara anonime.
Paraliza e luftës kundër korrupsionit dhe metastazimi i mëtejshëm i këtij fenomeni në qeverinë e zotit Nano provohet qartë edhe nga analiza e të dhënave zyrtare të doganave shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare, realizimi i të ardhurave në dogana ishte vetëm 80% dhe vjedhja në dogana ishte mbi 100 milionë dollarë. Por po të kemi parasysh raportin e formales me informalen në Shqipëri, si dhe të dhënat zyrtare të Bankës së Shtetit, që flasin për një rritje importi prej 78%, atëherë rezulton se vjedhja nga klanet qeveritare në doganat Nano-Islami, arrin së paku në gjysëm miliardë dollarë. Alternativa e zotit Nano për reformën e doganave është emërimi në krye të tyre i një fallsifikatori dhe kontrabandisti si Papadhima.
E vërteta është se lufta kundër korrupsionit u bllokua pikërisht kur ligji iu afrua, cënoi klanet e zotit Nano, si Mazin, Gjonin, Raftin, etj.

Qeveria Nano 7,
totalisht e
dështuar

Qeveria Nano 7 nuk ka dështuar vetëm në rivendosjen e një procesi të ndershëm elektoral dhe luftën kundër korrupsionit. Dështime madhore të tjera të saj janë kriza e thellë energjitike, kriza e rëndë ekonomike, thellimi i borxhit të brendshëm, i defiçitit tregtar, rritja e inflacionit, papunësia dhe rënia e prodhimit, papunësia masive dhe shtrirja e mjerimit nga lagja në lagje, nga rrethi në rreth, paraliza e plotë e procesit të privatizimit, dështimi total në përdorimin e qindra milion dollarëve të ndihmave të huaja për Shqipërinë, largimi gjithnjë e më i madh i shqiptarëve nga vendi.
Me marrëveshjen, ne synonim që në Shqipëri të krijohej klima e duhur për investimet e huaja, si kushti më themelor për progresin ekonomik të vendit, synonim të krijonim besimin tek investitorët e huaj
dhe vendas që t’i investonin paratë e tyre, të krijonin vende pune të reja. Por në të vërtetë, megjithë klimën e qetë të krijuar nga marrëveshja, për shkak të korrupsionit qeveritar dhe monopoleve të ministrave, përdorimit të çmimeve të referencës për fuqizimin e këtyre monopoleve, investitorët e huaj jo vetëm që nuk erdhën, por u larguan dhe me politikën e re fiskale, qindra në mos mijëra biznesmenë shqiptarë i pret falimentimi.
Me të drejtë mund të shtrohet pyetja: Përse kriza po thellohet, përse dështoi që në muajt e parë qeveria Nano 7, ndonëse kjo u ngrit me një konsensus të gjerë të klaneve socialiste? Pse ajo dështoi, ndonëse ajo erdhi në pushtet pas një kthese të rëndësishme të vendit dhe në kohën e një marrëveshje të rëndësishme me opozitën? Qeveria Nano 7 dështoi, sepse ajo lindi e dështuar. Lindi e dështuar, sepse ajo nuk vinte nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, lindi e dështuar, sepse ajo u formua si një amalgamë e përfaqësuesve më të korruptuar, por edhe e sharlatanë të PS-së.
Ajo lindi e dështuar, sepse u ndërtua mbi bazën e konfliktit të interesave. Kështu, Malajt që kishte ndërtuar 4 skema piramidale, që javën e parë të tij si ministër në qeverinë Fino, kishte blerë falas frigoriferin e Vlorës, iu varën në qafë privatizimet, Poçit që ishte akuzuar për një vit me radhë për ndërtimet e tij pa leje, iu dha Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, Dervishit që ishte arratisur nga vendi në fillim të viteve ‘90 për t’i shpëtuar dënimit për tregtinë e fëmijëve dhe që pak muaj më parë ishte akuzuar dhjetra herë nga gazeta e zotit Nano për vjedhje të tokave, iu dha Ministria e Trojeve Turistike, Dukës që i bëjnë pulat vezë të arta dhe televizione, iu dha ushqimi, pulat dhe bujqësia, Leskajt, të cilës vaji dhe gjalpi i të uriturve iu shndërrua jo vetëm në pallate, por edhe në mandat, iu dha Ministria e Punës dhe e miellit social, Xhanit që ilaçet i janë bërë vila, iu dha shëndetësia.
Dade që ditën para se të largohej nga Ministria e Jashtme kishte emëruar me tender 36 zyrtarë jashtë shtetit, iu shpërblye Ministria e Kulturës, Viktorit të errësirës iu dhanë dritat dhe Halimit të Nolit, financat e shtetit.
Fatos Nano ndërtoi kabinetin e mëkatarëve të papenduar, kabinetin e babëzisë më të madhe në historinë e vendit. Lidhjet e krimit me anëtarët e kabinetit ishin ndër më të fuqishmet.
Këto lidhje, denoncimin e të cilave opozita e pagoi me gjakun e dhjetra martirëve të demokracisë, jo vetëm nuk u cënuan gjatë kabinetit Nano, por ato njohën dimensione të reja dhe shumë më të fuqishme. Një vit më parë, në takime publike në KPD, krahas ministrave, aferave të tyre, drejtuesit socialistë akuzonin njëri-tjetrin edhe me klanet kriminale respektive. Mirëpo sot pas një viti, jo vetëm që këto klane nuk kanë pësuar asgjë, por e kundërta ka ndodhur.
Kryeministri Nano iu dorëzoi atyre doganat e shtetit, kontrollin dhe çelësat e të gjitha trafiqeve, kurse Shqipëria damkoset gjithnjë e më shumë si delja e zezë e krimit të organizuar në Ballkan.
Në drejtësi ka
individë që
përfaqësojnë
mafien dhe
antishtetin

Vendi sot vërtet ka një drejtësi të korruptuar, në prokurori dhe gjykata gjenden individë që përfaqësojnë mafien dhe antishtetin, por shkaku themelor vendimtar i mosfunksionimit të shtetit ligjor, i paralizës së drejtësisë shqiptare, kur është fjala për luftë kundër korrupsionit qeveritar, lidhjeve të politikës me krimin, janë presioni dhe diktati politik mbi këto institucione, janë bllokimi i tyre nga qeveritarët dhe politikanët e inkriminuar. Në Shqipëri, në 6 vjet janë hequr imunitetet për kryengritjen e Klosit dhe grushte shteti të Meidanit, por nuk është cënuar asnjë imunitet për korrupsion, ndonëse janë vjedhur në këta 6 vjet miliarda dollarë. Kryeministri, në turneun e tij të sekretarit të parë në dikastere, pas një viti, sërish flet për korrupsion, por tashmë Shkëmbi i Pëllumbave është bërë Gusha e Pëllumbit, flet për larje parash të pista, por jo në lavatriçen e Ramës, por në media, natyrisht jo të Dukës, flet për lidhje të politikës me krimin, por përgatit kthimin e Gjinushit në qeveri, flet për luftë kundër kontrabandës, por emëron në krye të doganave kryekontrabandistin, flet për reforma në drejtësi, por emëron në KLD Strakoshën, tregtaren e fëmijëve, flet për luftë kundër trafiqeve, emëron në krye të policisë rrugore çirakun e klaneve më kriminale të vendit.
Në Shqipëri, ligji për ministrat dhe familjet e tyre nuk ekziston. Ministrat mund të vjedhin, fëmijët e tyre mund të vrasin, mund të arratisen. Kohërat e krimit të organizuar shtetëror janë ndër më të zezat që Shqipëria ka njohur.
Si përfundim, vendi ndodhet sot në një krizë të rëndë ekonomike institucionale, sociale dhe politike.

Cilat duhet të
jenë drejtimet
kryesore të
punës së PD në
këto rrethana

Për PD, eksperimentimi për stabilitet pa legjitimitet, d.m.th pa qeveri të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tragjik, absurd dhe i dështuar. Në Shqipëri, korrupsionin nuk mund ta luftojnë ata që ndërtuan regjimin më të korruptuar, kontrabandën, krimin e organizuar, nuk mund ta luftojnë ata që janë dhe organizatorët dhe protektorët kryesorë të tyre, varfërinë, papunësinë nuk mund ta luftojnë ata që me monopolet e tyre shkatërrojnë çdo ditë qindra vende pune. Zgjedhje dhe vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja e vërtetë.
PD është sot forca politike më e fuqishme e vendit, i takon PD-së e aleatëve të saj për të siguruar në një kohë sa më të përshtatshme një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Prandaj dhe ne kemi përcaktuar si objektiv kryesor të PD-së një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Ky është një objektiv shumë i vështirë, por aktualisht jo i pamundur.
Për realizimin e këtij objektivi PD duhet të përdorë të gjithë mundësitë dhe mjetet demokratike. Për të arritur këtë qëllim PD së pari duhet:
Të përfundojë reformën e Kodit dhe institucioneve të zgjedhjeve, në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it dhe Kodin Etik të Zgjedhjeve të Komisionit të Venecias.
PD duhet të bashkërendojë qëndrimet me të gjitha forcat opozitare dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, duhet të denoncojë kudo, brenda dhe jashtë vendit bllokimin e reformës zgjedhore nga pseudomazhoranca e Dushkut.
PD duhet të ndërgjegjësojë qytetarët për domosdoshmërinë jetike për ata, familjet dhe vendin e tyre, të një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, sikundër duhet të përdorë dhe do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për realizimin e tij.
Një drejtim tjetër kryesor i punës sonë do të jetë konsolidimi i strukturave të PD në të gjitha nivelet. Gjatë vitit që kaloi, ne kemi ngritur 60 nëndegë të reja. PD është sot forca politike me strukturat më të mira në vend. Decentralizimi që bëmë vitin e kaluar, rriti pjesëmarrjen në vendimmarrje, gjeneroi forca dhe siguroi burime të mëdha njerëzore. Sot, përparësi kryesore e jona duhet të jetë puna në rrënjë, puna në bazë, grassroots. Puna në rrënjë apo në bazë është kushti më përcaktues i realizimit të qëllimeve tona. T’i rikthehemi seksionit dhe territorit të tij, të shndërrojmë seksionet tona në njësi dinamike të hapura, njësi që kontrollojnë tërësisht, zotërojnë tërësisht territorin në të cilin ato shtrihen dhe situatën elektorale të këtij territori. Këtë detyrë e përmbush vetëm një seksion i përbërë nga anëtarë seriozë, burra dhe gra, djem dhe vajza, që kanë kuptuar se fati i zhvillimeve të vendit, i të ardhmes së tij, qëndron para së gjithash në përkushtimin e tyre. Opozita sot është mision vërtet i vështirë, por fisnik dhe kemi besim se anëtarët e seksioneve tona do jenë në lartësinë e këtij misioni. Për të përmbushur këtë mision është e domosdoshme që ato dhe të gjitha strukturat e PD të drejtohen nga individë që kanë të gjithë fuqinë morale të udhëheqin, të motivojnë, të frymëzojnë anëtarësinë e seksioneve.
Zotërimi i terrenit dhe situatës elektorale të territorit kërkon para së gjithash, që jo vetëm çdo qendër votimi të ketë seksionin e saj, por kërkon që çdo seksion të ketë si prioritet zgjerimin e tij me anëtarë të rinj. Vitin që kaloi PD ka patur tre mijë anëtarësime të reja. Mirëpo po të kemi parasysh largimin e detyruar për shkak të papunësisë, varfërisë dhe mjerimit të anëtarëve tanë në emigracion, është e domosdoshme që të bëhen përpjekjet më serioze për anëtarësime të reja, veçanërisht të rinj dhe gra.
Situata elektorale kërkon që në çdo kohë seksioni të disponojë me saktësi zgjedhësit e rajonit të tij, numrin e tyre, vendbanimin, gjendjen shoqërore dhe ekonomike, prirjet politike, interesat e tyre, si dhe të përcaktojë rrugët dhe mënyrat e dialogut, komunikimit më të përshtatshëm me ta. Situata elektorale kërkon së pari, që seksioni të jetë i shtrirë në të gjithë territorin e qendrës së votimit si kushtin më të rëndësishëm për të zotëruar situatën elektorale në nivelin e qendrës së votimit. Zotërimi i situatës elektorale kërkon që seksioni në çdo kohë të dijë se sa zgjedhës ka të pranishëm në territorin e tij, sa prej tyre nuk kanë emrin në listat e zgjedhësve, se sa është përqindja e zgjedhësve emigrantë në qendrën e tij të votimit, kjo pra është ajo që ne e quajmë dosja e seksionit. E tërë udhëheqja e PD-së duhet t’i përkushtohet funksionimit, dinamizmit, vitalizimit të punës në rrënjë, në bazë, në seksion. I gjithë kontrolli duhet të përqëndrohet para së gjithash në seksione. Në rast se do të bëjmë këtë pa mashtruar veten tonëh ne do të jemi zotër të terrenit, të situatës elektorale dhe do të ecim të sigurt drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

PD, parti e
alternativave me
mbështetje të
gjerë kombëtare
dhe ndërkombëtare

Për realizimin e objektivave të saj, PD duhet të pushtojë mendjen dhe zemrën e zgjedhësve shqiptarë. Mendja dhe zemra e zgjedhësve nuk fitohet kurrë me konfliktualitet, me intolerancë, me indiferencë. Mendja dhe zemra e zgjedhësve fitohen me vlera qytetare dhe me frymë qytetare, me ndershmëri dhe dhembshuri njerë zore, nuk fitohen me demoniim dhe etiketime boshe të kundërshtarëve, por fitohen me alternativa, me kritere të bazuara në fakte dhe dokumente. Në tërë historinë e saj, PD është konsideruar parti e alternativave me mbështetje të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në Kuvendin e fundit, ne paraqitëm alternativën e PD për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, për zgjidhjen e krizës energjitike, papunësisë, etj. Por alternativat nuk janë dhe nuk mund të jenë fikse, ato vdesin po të ngurtësohen, ato vjetërsohen po të mos pasurohen dhe përshtaten. Për të qenë lider në alternativë, PD duhet të jetë e hapur ndaj intelektualëve. Departamentet tona duhet të jenë katedra të mendimit intelektual bashkëkohor. Asgjë nuk mund të vitalizojë më shumë alternativën politike, ekonomike, sociale të PD, sa mendimi intelektual. Historia, në mënyrë të përsëritur, ka provuar se janë përqafuar dhe kanë lëshuar rrënjë vetëm politika, vetëm alternativat e bazuara e mbështetura nga mendimi intelektual dhe e kundërta, janë shuar dhe përmbysur pavarësisht nga karakteri i tyre të gjitha politikat, alternativat që nuk kanë gjetur këtë mbështetje. Prandaj, është jetike për PD që të vendosë në të gjitha nivelet urat e bashkëpunimit të ngushtë me intelektualët më të mirë të vendit dhe shoqërinë civile. Reforma zgjedhore, konsolidimi i strukturave të PD, përpunimi i alternativave më të mira, ndonëse përcaktuese për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe të suksesshëm për PD, duhet të plotësohen pa mëdyshje me institucionalizimin e bashkëpunimit opozitar.

"Bashkimi i opozitës": Të bashkojmë alternativat, qëndrimet, përpjekjet

Para zgjedhjeve të 24 Qershorit ne krijuam "Bashkimin për Fitore", koalicionin opozitar më të fuqishëm që vendi kishte njohur. Ky koalicion ishte përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve, në të cilat opozita shqiptare ishte shumicë. Ky koalicion ishte përcaktues në dokumentimin dhe denoncimin kombëtar dhe ndërkombëtar të manipulimit të procesit zgjedhor në Shqipëri. Ai ishte dhe është promotori i ndryshimeve të mëdha në vend.
Por spektri i opozitës në vend është edhe më i gjerë. Si parti e vlerave liberal-demokratike ne kemi ftuar të gjitha forcat politike opozitare të bashkojmë alternativat, qëndrimet, përpjekjet dhe mundësitë tona për nxjerrjen e vendit nga kriza. Në opsionin tonë të institucionalizimit, të bashkëpunimit opozitar, ne jemi të hapur për të gjitha format e këtij bashkëpunimi. Unë ju ftoj ju të kontribuoni në këtë proces, të punoni me përkushtim, ndershmëri dhe tolerancë për konsolidimin e institucionalizimit e bashkëpunimit opozitar. Si parti e Qendrës së Djathtë, Partia Demokratike duhet të konsolidojë, zgjerojë dimensionin e saj liberal. Vlerat liberale dhe jo interesat apo hatërmbetjet personale duhet të qëndrojnë në bazë të tij. Janë këto vlera, është dialogu, mirëkuptimi, toleranca, respekti për dinjitetin e njeriut që kanë ndërtuar shoqëritë moderne perëndimore. Zhvillimi dhe konsolidimi i këtyre vlerave në vend të intolerancës dhe konfliktualitetit është jetik jo vetëm për të ardhmen e PD-së, por edhe të mbarë shoqërisë shqiptare. Ne nuk ftojmë njeri për rikthim mekanik ose dhe ribashkim, por për të gjithë ata që duan që me votën e tyre dhe qëndrimin të ndihmojnë në daljen e vendit nga kriza, ne jemi të hapur për të gjitha format e bashkëpunimit nga tryeza e rrumbulllakët për çështjet më madhore, te aleancat e bazuara në një partneritet dinjitoz me shkrirje të programeve dhe përcaktim të qartë të rregullave demokratike të funksionimit të tyre, përfshirë këtu vendimmarrjen. Por përveç këtyre, ne jemi të hapur, të gatshëm, për krijimin e një force politike të vetme bazuar në të gjitha rregullat e themelimit të saj si dhe pranimin e fraksioneve për të gjithë ata që do të jenë të aftë të krijojnë fraksione nga baza në qendër dhe këto jo sipas rregullit të tre dhjetësheve siç e krijuan të tjerët, pra i qenies shumicë në dhjetë degë të partisë, i sgurimit të mbështetjes së 10 deputetëve dhe i fitimit të 10% të votave të Kuvendit. Unë i siguroj idhtarët e fraksionit se ne jemi gati të negociojmë rregulla shumë më lehtësuese se këto, pra edhe të tre pesësheve po të duan ose në rastin tjetër, kur kjo nuk është e mundur, le të themelojnë një forcë të re politike në të cilën të konkurojnë ata që duan sipas të gjitha rregullave demokratike.
Unë ju ftoj ju këtu, ftoj të gjithë drejtuesit, anëtarësinë e Partisë Demokratike, që në axhendën e tyre afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë, të kenë bashkëpunimin, aleancën me forcat liberal-demokratike, si një detyrim programor i PD-së dhe jo si dëshirë e këtij apo atij individi, si një nga mekanizmat më të fuqishëm për të rikthyer votën e lirë në Shqipëri dhe për të vendosur një qeverisje të aftë, kompetente, dinjitoze në vend, liberalizimi është vlerë, forcë dhe jo dobësim.
Në një kohë kur metastazat e korrupsionit po rrënojnë çdo ditë e më shumë ngrehinën e shoqërisë shqiptare, kur trafiqet dhe krimi i organizuar në mbrojtje dhe lidhje qeveritare po bëhen gjithnjë e më agresivë, kur reforma institucionale po ecën në kah të kundërt, mendoj se angazhimi ynë në luftën kundër këtyre fenomeneve dhe përgjegjësve kryesorë të tyre duhet të shumëfishohet. Natyrisht ne nuk mund të bëjmë policin, nuk mund të bëjmë gjykatësin, as prokurorin për të ndaluar, penalizuar dhe gjykuar zyrtarë të korruptuar dhe klanet kriminale të lidhura me qeveritarët. Por ne, duke shfrytëzuar çdo hapësirë ligjore, jemi dhe do të angazhohemi në një betejë dhëmb për dhëmb me qeveritarët dhe zyrtarë të korruptuar me klanet e tyre të krimit. Ne, me dokumente dhe fakte, do t’i denoncojmë ata çdo ditë në shtyp, do t’i denoncojmë ata çdo ditë tek çdo shqiptar, do t’i denoncojmë ata çdo ditë në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Ne nuk kemi në dorë reformën e drejtësisë as dhe pastrimin e forcave të rendit nga trafikantët vrasës, as dhe emërimet në institucione të njerëzve të përkushtuar të ndershëm dhe të aftë. Por ne kemi në dorë komisionet hetimore parlamentare me të cilat ne, me dokumenta zyrtare, mund t’ju faktojmë shqiptarëve babëzinë qeveritare, vjedhjen dhe shpërdorimet e tyre duke përdorur pushtetin. Ne nisim vitin me Komisionin Hetimor për Edvin Ramën, kryetarin socialist të Bashkisë, që për shkak të komplekseve infantile dhe raptuseve që vuan dhe përjeton, i ka mbetur uturaku gjithnjë në gojë dhe kjo, jo për qëllime elektorale, por se Rama ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në strofullën e krimit të tij të shëmtuar ekonomik. Pas Ramës, komisione të tjera do të ngrihen për aferat më të mëdha korruptive të qeveritarëve shqiptarë. Ne kemi në dorë që në komisionet e përhershme parlamentare me pyetjet dhe interpelancat, dëgjimet në parlament, të thërresim dhe të denoncojmë të gjithë zyrtarët dhe aferat e korrupsionit të tyre. Prandaj dhe unë ju siguroj se Grupi parlamentar i PD-së do të punojë me përkushtim të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si drejtimi themelor i punës së tij.
Përmirësimi i legjislacionit antikorrupsion, amendimi i ligjeve ekzistuese, mbështetja e çdo inisiative në këtë drejtim, do të jenë angazhim konstant i PD.
Duke përfunduar, ju bëj thirrje ju dhe të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PD të punojnë me përkushtim për të nxjerrë vendin nga kriza, për të shpëtuar shoqërinë nga ky rrënim i madh dhe i pandërprerë që po i shkakton kriza, e cila po thellohet progresivisht. Shkaqet e saj janë ekonomike, sociale, politike, por shkaku i vërtetë i saj më themelor qëndron në dhunimin e vullnetit politik të shqiptarëve dhe instalimin e pseudomazhorancës së Dushkut, është regjimi jo i lirë dhe jo i ndershëm i socialistëve, është qeveria e babëzisë, sharlatanizmit dhe mafies së rrezikshme socialiste. Për rrjedhojë, vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë antikriza e vërtetë, zgjedhjet e lira dhe rikthimi i opozitës në pushtet janë antikorrupsioni i vërtetë, antitrafiku real, antikrimi i sigurt, janë integrimi i shpejtë në institucionet Euroatlantike.
*Fjala e Kryetarit të PD mbajtur në Këshillin Kombëtar





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 31-1-2003 nė 22:20 Edit Post Reply With Quote
Kelyshet e Nanos,jane pjella te krimit te organizuar qe po mbyt gradualisht vendin.Ndersa doktori PD-se eksperimenton tragjikisht paktet me Nanon,nuk ka asnje akuze per te korruptuarit e tij.Kemi mbetur perjetesisht te eksperimentuarit e shekullit,kjo esht tragjedia komike e enverizmit liberal.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
mistiku

Postuar mė 31-1-2003 nė 23:06 Edit Post Reply With Quote
Vërtetë është tragjike gjendja në Shqipëri! Politikanët të gjithë janë ende të droguar nga murtaja e kuqe. Ata si patat në mjegull, sillen në rreth vicioz, shumica në rrethin e të mbrapshtës! Duhet shumë mund e kohë për tu ripërtëritur. Pothuaj si shalqini (sipas humoristit Krajkova) të gjithëve po tua shihje zemren ishte pa e kuqja e tyre. Edhe disa të përndjekur politik si Kurt Kola në 97 përkrahen rrebelimin greko-komunist!
Berisha ka bërë mjaft gabime por, nuk mund të krahasohet me hajdutët socio-komunist. Të pakten nuk është pasuruar personalisht, por i ka lejuar bashkëpunëtorët të korruptohen. Edhe disa nga Shqipëria bëjn sikur të kuqtë e Kosovës që më shumë kanë folur e shkruar kundër pr. Rugovës se kundër Millosheviqit. Ndersa në Shqipëri më shumë flasin e shkruajn kundër Berishës se kundër Nanos!!!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2003 nė 15:23 Edit Post Reply With Quote
Prokuroria të zbatojë ligjin ndaj kriminelëve me imunitet

Në Prokurori militojnë prokurorë të tipit Goga, që kanë akuzuar njerëz të pafajshëm për krime kundër njerëzimit dhe prokurorë të tjerë politikë që vranë për së dyti Heroin e pluralizmit shqiptar, Azem Hajdarin, dhe që funksionojnë brenda këtij institucioni si bandat më të rrezikshme të krimit politik dhe ekonomik në Shqipëri

Nga Sali BERISHA



Jam sot para jush, për të shprehur mbështetjen më të plotë të PD-së për fjalën e mbajtur dhe çështjet që ngriti dje në Prokurorinë e Përgjithshme Presidenti i Republikës.

PD, duke mbështetur fuqishëm çdo përpjekje të këtij institucioni, por edhe të institucioneve të tjera për zbatimin e ligjit dhe shtypjen e krimit, konstaton se Prokuroria e Republikës, si çerdhe e Fatos Klosit dhe Arben Rakipit, ishte një prokurori politike, persekutore e egër e opozitës dhe mbrojtëse fanatike e krimit të të gjitha formave dhe llojeve të tij të shëmtuara.

Nuk mund të mohohet se prokuroria aktuale nuk është më prokurori politike e Rakipit dhe Klosit, dhe kjo përbën një arritje të rëndësishme për vendin. Po kështu gjatë vitit që shkoi, prokuroria aktuale bëri disa përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar, të cilat u vlerësuan si shpresëdhënëse nga PD, mbarë shoqëria shqiptare dhe komuniteti ndërkombëtar. Por nga ana tjetër, është e padiskutueshme se këto përpjekje nuk erdhën në rritje, por në rënie. Dokumentet zyrtare pohojnë pa kundërshtim se në të gjitha dosjet e hapura, përgjegjës më kryesorë janë Gjoni, Rama, Cani dhe imunitarë të tjere, kurse prokuroria gjer sot nuk ka guxuar që këtyre të korruptuarve me imunitet, as dhe të tjerëve si këta, t’ua lexojë ligjin e shtetit, që ata kanë dhunuar.

Në të kundërt, në të gjitha rastet kur ligji është përballur me qeveritarët, është shndërruar në hiç.

Së dyti, në Prokurorinë e Shqipërisë militojnë prokurorë që kanë kërkuar pafajësinë për Zani Caushin dhe vrasës të tjerë serialë.

Në Prokurori militojnë prokurorë të tipit Goga, që kanë akuzuar njerëz të pafajshëm për krime kundër njerëzimit dhe prokurorë të tjerë politikë që vranë për së dyti Heroin e pluralizmit shqiptar, Azem Hajdarin, dhe që funksionojnë brenda këtij institucioni si bandat më të rrezikshme të krimit politik dhe ekonomik në Shqipëri.

Në të gjitha kodet penale të botës, kriminel konsiderohet jo vetëm ai që kryen krimin, por edhe ai që ndihmon në kryerjen e tij si dhe ai apo ata që pengojnë hetimin dhe bllokojnë procesin e drejtësisë. Prandaj dhe jam sot, së pari, për të shprehur vendosmërinë tonë për të mbështetur çdo ligj, çdo amendament që do t’i nevojitej prokurorisë për të përmbushur detyrimet e saj, (për fat të keq deri tani nuk ka ardhur asnjë). Sikundër ftoj këtë institucion, drejtuesit e tij në qendër dhe në rrethe të ngrihen mbi presionet politike dhe të zbatojnë ligjin, të pastrojnë këtë organ nga ata prokurorë që shndërruan këtë institucion në protektoratin kryesor të krimit në vendin tonë. Prokuroria me mosveprimin e saj në këtë vit, përbën faktorin vendimtar të shndërrimit të Shqipërisë, në delen e zezë të krimit të organizuar në rajon dhe kontinent.

Eshtë e vërtetë se Dukët e krimit ekonomik, Edvinët e lavatriçes së parave të pista, përdorin kontot dhe hanxharët e krimit kundër prokurorëve, është e vërtetë se kryeministri i vendit deklaron se ministrat e tij që vjedhin para syve të shqiptarëve, edhe kur flenë, nuk janë të korruptuar, është e vërtetë se ekspertët korruptohen. Por nga ana tjetër, sot prokurorët e ndershëm kanë mbështetjen e fuqishme të kryetarit të shtetit, të shumicës së deputetëve të të gjitha grupeve që nuk mund të pajtohen me grykësinë e ministrave të Nanos dhe zyrtarëve të tjerë, ata kanë mbështetjen e tërë shoqërisë shqiptare dhe të gjithë institucioneve ndërkombëtare, të gjitha vendeve demokratike që kërkojnë që Shqipëria të jetë jo një eksportues i frikshëm i krimit të organizuar, por një mik i sigurt i tyre.
rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-3-2003 nė 10:29 Edit Post Reply With Quote
Fjala e kryetarit të PD-së në aktivin e zgjeruar të PD-së së Tiranës

Berisha: Shtypi, Kushtetuta e parlamenti janë në agoni

Kryetari i PD z.Sali Berisha, ka marrë pjesë dje në aktivin e zgjeruar të degës së Partisë Demokratike të Tiranës. Në praninë e mjaft aktivistëve të kësaj partie për degën e Tiranës, Berisha është shprehur se "përshëndes gjithë qytetarët e Tiranës dhe dua të theksoj, se ky aktiv mblidhet në një kohë kur kriza e rëndë përbën rrezikun më të madh që ky vend ka njohur në historinë e tij dhe po ecën me shpejtësi të madhe. Sot në Shqipëri, në agoni është fjala e lirë, në agoni është liria e mendimit, në agoni është Kushtetuta, është parlamenti. Shtuar këtyre varfërinë dhe mjerimin e tejskajtë, shtuar këtu revanshin e krimit të organizuar, kriza pra është e përmasave më të mëdha se asnjëherë. Nga "Marrëveshja e Qershorit", në një analizë retrospektive rezulton se, në vend që nga kjo marrëveshje në Shqipëri të fitonte shpresa mbi zhgënjimin, optimizmi mbi dëshpërimin, investitorët e ndershëm dhe tregu i lirë mbi ekonominë kriminale dhe tregun e zi, shteti ligjor mbi praktikat mafioze ka ndodhur krejt kundërta. Shqipëria përjeton sot revanshin më të paparë të krimit të organizuar, të ekonomisë kriminale, të babëzisë dhe grykësisë së qeveritarëve. Në rrafshin politik, psikologjik kemi të bëjmë sot më shumë se kurrë me kriminalizimin e vërtetë politik të qarqeve të qeverisjes së vendit. Sot në Shqipëri ekziston një garë e pashembullt, e çmendur e pasurimit të paligjshëm të këtyre qeveritarëve, ndërkohë që fjala "zhvillim" është zhdukur përfundimisht nga fjalori i tyre. Vendi çdo ditë zhytet në varfëri dhe në mjerimin më të thellë. Emri i Shqipërisë dhe shqiptarëve, çdo ditë poshtërohet në rajon dhe në botë dhe është bërë simbol i mafies më të rrezikshme të Europës, simbol i trafiqeve me kriminale të kontinentit, trafiqe këto që ushqejnë çdo minutë kontot bankare të qeveritarëve shqiptarë, që pushtojnë çdo ditë e më shumë trojet e kryeqytetit dhe zonat turistike të vendit, që lartësojnë gjithnjë e më shumë pallatet e krimit, që ngrenë në stratosferë çmimet e ushqimeve, të strehimit, të veshjeve për shqiptarët, që përzënë gjithnjë e më shumë shqiptarët nga Shqipëria. Në këto rrethana, opozita shqiptare, por edhe shtypi, në një akt ndofta unik, ka lënë mënjanë të gjitha te tjerat dhe ka dalë në shesh të mejdanit për t'u përballur dhëmb për dhëmb me krimin, me mafien qeveritare, me bandat e krimit qeveritar, me ministrat e inkriminuar gjer në palcë. Asgjë, e kam theksuar dhe e theksoj para jush, se më kundërproduktive dhe më të papërshtatshme për opozitën se sa të merret me krimin nuk ka. Në çdo vend normal, në çdo shoqëri demokratike, me krimin merren institucionet e zbatimit të ligjit. Mirëpo, në Shqipëri lidhjet e tmerrshme dhe të fuqishme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe klanet e krimit, kanë sjellë paralizën e plotë të këtyre institucioneve, kanë bërë që gjykatës mercenarë të dënojnë me burg gazetarë, dhe të shpallin të pafajshëm përfaqësues të organizatave më terroriste të Ballkanit. Lidhjet e qeveritarëve me krimin kanë bërë që në gijotinë të vihet fjala e lirë. Sot qeverisja ka ndërmarrë me dhjetëra procese kundër shtypit të lirë dhe gazetarëve, këtyre parlamentarëve të fjalës së lirë.

Ata sot janë në një zinxhir të pafund gjyqesh politike me gjykatat e Fatos Nanos, i cili është ideatori, arkitekti i këtij terrori psikologjik të paparë në vend. Shembulli i fundit është sulmi ndaj shkrimtarit dhe analistit Lubonja, sepse guxoi t'u referohej titujve të revistave dhe gazetave. Kambanat që bien janë shumë të kobshme, ndaj unë u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjithë qytetarëve të Tiranës, të vendosin të përballen me klanet e krimit të organizuar, të mobilizohemi kundër baronëve të drogës, baronëve të krimit të organizuar, vrastarëve të fjalës së lirë, që duhet të marrin përgjigjen e merituar qytetare. Ne si parlamentarë jemi të vendosur të mbrojmë preambulat kushtetuese dhe ligjore, por ky veprim nuk është vetëm i 40 apo 50 përfaqësuesve të popullit në parlament, ky detyrim është i gjithë qytetarëve shqiptarë. Është koha të kuptojmë, është koha të realizojmë, se sot jemi pa drita dhe do të kemi terr të plotë, në rast se nuk përballemi me krimin, me ata që mbushin valixhet e tyre, me ata që ndërtojnë pallatet e tyre duke vjedhur taksapaguesit. Sot jemi pa ujë, nesër do të jemi edhe më keq, në rast se nuk përballemi me mafien e krimit të organizuar që shpërdoron dhe vjedh fondet e taksapaguesve. Sot jemi të varfër, nesër do jemi në mjerim të plotë në rast se nuk vendosim të përballemi me të gjitha mjetet legjitime me këto klane kriminale, që kanë vendosur listat e varfërisë, rritjen e çmimeve, sepse duan të pasurohen çdo ditë e më shumë. Vrasin çdo ditë e më shumë konkurrencën e lirë, taksat do të përvetësohen totalisht nga këto klane, në rast se sot nuk vendosim të kërkojmë llogari një më një për çdo qindarkë të tyre. Është normale që qytetarët shqiptarë të deklarojnë se kemi probleme të mëdha, se jemi pa drita, se jemi pa punë, se marrim ushqime me lista, por ata duhet të dinë mirë se shkaku kryesor është krimi ekonomik i qeveritarëve. Qeveritarët dhe drejtuesit kanë përhapur mendimin se trafiqet janë të dobishme, trafiqet janë nëna e krimit, janë të dobishme vetëm për ata. Kurse fëmijët e shqiptarëve rrinë kanaleve nga helmi i drogës që ofrojnë dhe importojnë këta. Janë të dobishme për ta, sepse ndërtojnë kullat e krimit, kurse qytetarët shqiptarë rrinë jashtë kullave të bllokuara me çmime stratosferike, që askush s'mund t'i imagjinojë. Janë të dobishme për ta, sepse realizojnë vakancat më përrallore, kurse për qytetarët shqiptarë rezervojnë ikjen nga Shqipëria. Trafiqet pra, janë turpi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, janë krimi më i shëmtuar që bëhet mbi shqiptarët. Të gjitha janë të organizuara nga qeveria dhe shteti. Asnjë nga ne nuk mund të pranojë këtë opinion, që ata përhapin kafeneve ngado. Shqipëria bëhet njëmijë herë më e mirë pa trafiqe, më e pasur, më e denjë. A e dini ju se trafiqet u kanë dhënë miliarda qeveritarëve, por bota flet tërësisht kundra për Shqipërinë? Këni dëgjuar të flasin për ndihma. Nuk flasin dot, se trafikantëve nuk u jep kush para për të administruar nga taksat e qytetarëve të tyre, se ata që vjedhin taksat e qytetarëve shqiptarë, nuk u dhimbsen aspak të vjedhin edhe taksat e qytetarëve italianë, gjermanë, grekë, austriakë e të tjerë. Jo dhe jo! Kjo është arsyeja që ndihmat shpallen, por nuk lëvrohen ndaj dhe kërkohet një vetëdije e thellë qytetare për këto që po pësojmë. U përpoqën me këtë moral të bindnim Tiranën se ka vjedhur Edi Rama, por mirë ka bërë, ka vjedhur Edi Rama, prandaj u dogjën këmbët e Arditit, ka vjedhur Edi Rama dhe edvinët e qeverisë, prandaj e kemi mbi 50 pa një vdekjen e foshnjave, ka vjedhur Edvini dhe edvinët e qeverisë, prandaj djemtë e Shqipërisë nuk gjejnë punë këtu dhe detyrohen të shkojnë rrugëve të Europës. Asnjë opinion më kriminal se ky nuk ka. Pra është koha të mendojmë se do të pranojmë ne krimin dhe ekonominë kriminale, trafiqet e organizuara dhe ekonominë kriminale, apo do t'u japim përgjigjen e merituar atyre që i bëjnë ato, baronëve të drogës e të krimit? Ju e shihni edhe vetë në Kuvend! Pasi kanë vënë në gijotinë fjalën e lirë, tani synojnë Kushtetutën dhe parlamentin. Po pse kjo? Sepse opozita e ka bërë betimin, të ndeshet dhëmb për dhëmb me krimin e tyre. Dhe ne do t'u nxjerrim edhe një herë moralin e tyre, që e kanë më të pistë se ujërat e Lanës, atyre që pasurohen duke dhunuar çdo ditë shqiptarët. Pse shkon deputeti në Kuvend? Çfarë detyrash ka ai? Për të bërë ligje, e para. Ata ligje nuk na lejojnë të bëjmë. Tre muaj luftuam për të mbyllur magazinat e tyre doganore, refuzuan. Natyrisht, sepse në magazinat e tyre gjysmën e tregtojnë drogë dhe gjysmën mall. Ata kanë shpallur vitet e fundit, se mbjellja e kanabisit është krim, por ç'kujtojnë ata, se me disa rrënjë kanabis nxirren miliona dollarë? Kush i beson këto? Jo zotërinj, qindra milionë dollarë vijnë nga kokaina, heroina, opiumi që importohen nga Kolumbia e Afganistani. Pra kush e kontrollon atë, kush e ka atë? A e kontrollon qeveria, apo jo? A nuk ishte Arben Rakipi bashkëautori në çështjen "Bërballa"? Të gjitha trafiqet e paligjshme kontrollohen nga qeveria. Pse qendra e Vlorës nuk funksionoi gjatë këtyre viteve dhe është përuruar 5 herë? Opozita e pengoi atë? Ju e penguat atë? Qytetarët e Vlorës e penguan atë? Jo, baronët e drogës e penguan atë. Dhe tani kur vijnë oficerët e vendeve mike për të thënë se duhet arrestuar ky apo ai trafikant, atëhere ata ç'thonë? Na prish sovranitetin, thonë, se do të urdhërojnë pastaj trupat. Po pse të mos i urdhërojnë trupat për këta trafikantë? Çdo të thotë kjo? Trafikamntët shqiptarë u shesin drogë fëmijëve gjermanë, të Italisë, të Greqisë. T'i arrestojnë dhe t'i shkrijnë. Pra kjo është arsyeja që ata ndalojnë ligjet e mbylljes së magazinave doganore. Ne në fakt e kemi përdorur termin "mbyllje" për qeveritarët, por nuk jemi për mbylljen e tyre, vetëm që ato të kalojnë në pushtetin e kontrollit doganor, sepse nuk janë brenda këtij kontrolli, por në kontroll privat të njerëzve të përzgjedhur nga ministrat, për të kontrolluar magazinat e tyre. Kemi çështjen e hetimit parlamentar. Po pse heton parlamenti? Për arsye politike, apo edhe arsye të tjera, organet e hetimit nuk e plotësojnë dot hetimin. Atëhere vepron parlamenti, sepse këtë përcakton edhe Kushtetuta. Ka vende që ngrenë komisione hetimore çdo tre muaj dhe hetojnë, jo vetëm për drejtuesit, por dhe qytetarin më të thjeshtë. Madje u them se nganjëherë, nuk hetohet vetëm pse e kërkojnë deputetët, por edhe pse e kërkojnë qytetarët e thjeshtë, ky është rregulli, politikanët duhet të jenë transparentë para qytetarëve. Përndryshe, ata përfaqësojnë errësirën dhe krimin. Tani, këta kanë vendosur të pengojnë hetimin, të mbrojnë krimin të dhunojnë Kushtetutën e parlamentin. E kanë shumë gabim dhe pasojat do të jenë shumë të rënda. Së pari, bëjnë gabim që e nënvlerësojnë opozitën dhe nismën e saj, se jemi të vendosur se do të shfrytëojmë gjithë hapësirën ligjore në mbrojtje të Kushtetutës, por siç e thashë, mbrojtja e parlamentit nuk është detyrë vetëm e 50 burrave dhe grave në Kuvend të opozitës, por mbrojtja e Kushtetutës është çështje e çdo qytetari. Pse e bëjnë ata këtë? Sepse nuk mbijetojnë dot ndryshe, me kriza dhe vetëm kriza mund të mbijetojë krimi i tyre. Dhe ne jemi më të vendosur se asnjëherë dhe natyrisht, nuk do t'i lejojmë ata për të plotësuar synimet e veta. Ta harrojnë këtë. Çdo ditë do të denoncojmë krimin tyre të organizuar. Çdo ditë do t'i informojmë për krimet e ministrave, krimet ekonomike, parlamenti do të jetë tribuna më e fuqishme që Shqipëria ka njohur në historinë e saj në luftën kundër krimit dhe trafiqeve e klaneve kriminale. Derisa kjo luftë të institucionalizohet, siç e përcakon ligji dhe Kushtetuta. Kushtetuta dhe ligji parashikon hetimin e tyre. Nuk mund të lejojmë një padrejtësi të tillë si ajo e nënës, që ia shtrinë fëmijën e saj në kopshtin botanik djemtë e ministres. Sepse nga njëra anë qytetari i thjeshtë hyn në burgim të përjetshëm dhe djemtë e qeveritarëve lejohen të vazhdojnë krimet e tyre. Nuk mund të pranojmë ne ministra pa hetim. Nuk mund të pranojmë atë që vetëm dy ditët e fundit bëri 30 e ca udhëtime jashtë shtetit mbi bazën e ryshfeteve të pallogaritshme. Të hetohet! Do hetohen pallatet e Leskajt. Përderisa ka fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja, pallatet e saj janë akt-akuza më e rëndë për të. Do hetohet Duka, Malaj e kështu me radhë. Ministra të cilët dalin e thonë, "nuk më duhet mua se ç'ka vjedhur gruaja ime!", keni parë ju burra të tillë? Një nga ata ishte dhe Papadhima, i cili deklaroi se kam vjedhur, po s'jam hajdut. Iku, theu qafën, u informuam se dha dorëheqjen. Një përfaqësues i mafies u largua nga doganat. Të tjerë do ta ndjekin. Asgjë s'është më e fuqishme se ndërgjegja qytetare, se qëndresa qytetare. Ju përhëndes të gjithëve!"


--------------------------------------------------------------------------------



Mblidhet aktivi i zgjeruar i PD-së së Tiranës

Të bëjmë të pamundurën për të luftuar krimin e organizuar

Dje është mbledhur aktivi i zgjeruar i PD-së së Tiranës, ku përveç drejtuesve te tij, ka marrë pjesë edhe kryetari i PD-së, z.Sali Berisha. Shefi i opozitës është shprehur se "ne si opozitë do të bëjmë të pamundurën për të luftuar krimin e organizuar dhe për të fituar mbi klanet e krimit, të mafies dhe drogës". Gjithashtu, shefi i opozitës është shprehur se "socialistëve nuk u intereson një gjë e tillë, sepse ata janë mësuar që të mbijetojnë vetem me kriza. Demokratët shprehen se nuk do ta lejojnë nje gjë të tillë dhe çdo ditë do të informojnë nëpërmjet shtypit krimet e tyre, për trafiqet dhe aferat korruptive të ministrave e drejtuesve te tjerë, që sot ndodhen në qeveri. Po sipas kryetarit të PD-së "parlamenti do të jetë tribuna më e fuqishme që Shqipëria ka njohur ndonjëherë në historinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve kriminale, gjersa kjo luftë të institucionalizohet, siç e përcaktojnë ligji dhe Kushtetuta". Më pas, lideri demokrat, duke komentuar dorëheqjen e djeshme të kreut të doganave Papadhima, paralajmëroi se të tjerë do ta ndjekin atë. Asgjë s'ka më të fuqishme se qëndresa qytetare, asgjë s'ka më të fuqishme se psikologjia qytetare, se edukata qytetare. Po për demokratët, vjedhja e shëmtuar e Edvin Ramës, grabitjet e tij të shëmtuara dhe të bashkëpunëtorëve të tij, do të dalin në dritën e diellit para qytetarëve të Tiranës shumë shpejt. Asgjë s'mund të na pengojë ne për të bërë transparencën e plotë të krimit ekonomik të bosit të lavatriçes së parave të pista që është Edvin Rama. Berisha deklaroi sërish dje, se opozita do të vazhdojë në parlament betejën e saj kundër trafiqeve dhe korrupsionit qeveritar. Zoti Berisha ka theksuar se, nuk mund të pengohet hetimi parlamentar, jo vetëm kundër kryebashkiakut Edi Rama, por edhe për të gjithë ministrat e inkriminuar dhe trafikantë. Gjithashtu, shefi i opozitës ka shprehur gadishmërinë e tij se është i hapur për çdo hetim të kujtdo njeriu në politikë, duke filluar nga '92 e deri më sot. Sipas tyre, hetimi është nje e drejte kushtetuese dhe askush nuk mund ta pengojë, qofshin këto edhe disa deputetë, apo ministra socialistë, të cilët janë të përfshirë në trafiqe dhe afera të tjera korruptive".

Eva Gjura

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-3-2003 nė 08:04 Edit Post Reply With Quote
Permbi Berishen mendimet po ti permbledhim me dy rreshta shkojne:

Nga i futuri i Ramizit si pjese e planit ramizian te mbeshtetur ne planin me te gjere katovician deri tek

udheheqesi me i mire e i padiskutueshem i te djathteve shqiptare.

Une mendimin tim permbi te e kam shkruar shpesh dhe do te mundohem ta permbledh dhe nje here ketu.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 25-3-2003 nė 11:32 Edit Post Reply With Quote
Sali Berisha-Simbol i tė djathtės shqiptare!

Mund të kupton kush si do,por në trojet etnike si dhe diasporë e djathta shqiptare karakterizohet dhe njihet me Dr.Sali Berishën.

Mendoj se përkrahja jonë nuk duhet të mungojë për këtë kolos të demokracisë.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Serxhio Bepini

Postuar mė 25-3-2003 nė 17:01 Edit Post Reply With Quote
Po,ka disa si ju qe ende keshtu mendojne per Berishen.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Serxhio Bepini

Postuar mė 25-3-2003 nė 17:10 Edit Post Reply With Quote
Por me 22 Mars,Prof. Berisha ishte ne tribune ne mitingun e organizuar nga opozita per fitoren e demokracise ne Shqiperi,se bashku me Arben Imamin,Nikolle Lesin,Kurt Kolen,Prec Zogajn,etj.per te cilet nuk ka lene fjale pa thene,te cilet i ka akuzuar se dogjen Shqiperine me 97-ten,organizuan kryengritjen e armatosur,shkaterruan ushtrine dhe hapen depot e armeve duke armatosur gjithe popullsine.Prof.Berosha kishte ftuar ne tribune edhe Genc Pollon te cilin e ka akuzuar si spiun Grek,etj.
Por nga ana tjeter edhe ata nuk i kane lene kusur Berishes.E kane akuzuar si fondamentalist islamik,si spiun,si shkaktari i fatkeqsive ne Shqiperi,etj,etj.
A ka moral kjo politika ne Shqiperi?
Qe politika te kete moral ne rradhe te pare duhet te kene moral politikanet.E pra politikane pa moral gjithmone do te prodhojne nje politike amorale.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 25-3-2003 nė 18:07 Edit Post Reply With Quote
Fatkeqsia jonė!

Serxhio nuk pajtohem me ty!

Pse?

Sepse kjo që shkruan ti nuk i përket parimeve bazë të të djathtëve.Më shumë më duket se i frynë ndarjes dhe përçarjes se bashkimit.Ne të gjithë jemi njerëz dhe gabojmë,por nuk dtth që nuk duhet të falim.

Është koha e fundit që shqiptarët të mësohen të falin dhe të shikojnë përpara.Mua më habit fakti që ju në Shqipëri i prini të kaluarës dhe aty mbeteni.Historia or i nderuar është e kaluar,diçka që ka ndodhur dhe mos u përsërit më.Kurse në Shqipëri si duket me këmbëngulje duan njerëzit të mbeten tek historia dhe mos të bëjnë as një hap përpara!

Kështu nuk bëhet Shqipëria,më së paku Shqipëria Etnike.

Parim bazë i politikës është që të rrespektohen ato që kanë dalë në krye,dhe që janë votuar nga shumica e atij institucioni politik.Nëse mendon që je në një mendim me këto,atëherë çdo kritikë drejtuar këtyre institucioneve duhet të mbështesë prova.Prova sepse ne nuk dimë se çka ka ndodhur në ndërkohë me ato që përmend më lartë,çka janë marë vesht,çka kanë të përbashkët në projektet e ardhëshme etj?

Prandaj,jam i mendimit,dhe apeloj tek të gjithë ato që ndjehen të djathtë ose demokratë në plotkuptimin e fjalës,t'i largohen kritikave që kanë të bëjnë me historinë,kjo nuk na duhet.Ne duhet të punojmë për bashkim dhe jo për hudhjen e ferave në mes nesh.Qëllimi ynë është dhe do të mbetet që të majtët t'i heqim nga pushteti një herë e për gjithmonë sepse për 60 vjet rresht nuk treguan asnjë rezultat konkret.Përveç vjedhjes në favor të tyre,korrupcionit,trafiqeve të ndryshme,kontrabanda etj.A nuk të tregon mjaft që një kryeministër i Shqipërisë paguaka telefonin e tij mbi 38 000(tredhjet e tetë mij) EURO në muaj!!!Ku gjendet ky kryekopuk?Kush e përkarah këtë të poshtër që gjatë dimrit i ngrihet popullata.Kë përfqëson ky njeri?Për se është zgjedhur Kryeministër ky faqezi,ky hajdut ordiner.Dhe më luan me kryeneçsi rrolin e Kryeministrit,pa asnjë fije të turpit.

Kjo është që ne do të luftojmë,dhe do të përkrahim të gjithë ato forca që do bëjnë një oponencë të denjë dhe demokratike këtyre forcave destruktive në Shqipëri.Këto forca janë demokratët me në krye Dr.Sali Berisha.Alternativa e vetme që do të lufton krimin e organizuar nga pushteti aktual.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Ulpiana

Postuar mė 25-3-2003 nė 20:43 Edit Post Reply With Quote
Salia

ehhhh, Sala
Do të isha pajtuar me burim Mujin edhe pse nuk do t'ju pëlqente.

Nuk ka dyshim në përcaktimin e djatht të Salës, përkundër të kaluarës së tij si anëtarë i PPSH-së. Po kush nuk ishte anëtarë? Nuk mund të thuhet as se Enveristët e krijuan, edhe pse i shfrytëzoj disa benificione të qeverisë në pushtet, sikur bursën për studime e ku di unë çka tjetër. Po kush nuk do t'i kishte shfrytëzuar? Me rëndësi është që nuk është përlyer asnjëherë!

Po pyetja qëndron se a është Sala mjaft i zgjuar ta udhëheq të djethtën? DYSHOJ. Sa ishte në pushtet Azem Hajdari ja zinte qorbën si të donte. As vetë Sala nuk kishte ide se ç'ka po ngjet. Nuk kam dëshirë të flas për të ndjerët,.por nganjëher......... aq më tepër që tani e kemi bërë Hero ......!!!!!
Hero duhej të ishte Arben Broca apo si quhej ai çuni?

Definitivisht, Sala përkundër pastërtisë së tijë, ka treguar naivitet të lartë. Po pastërtia dhe naiviteti janë afër apo jo? Sala nuk është në gjendje ta udhëheq as një parti të vetme, leje më një të djathtë të tërë! Sala do të ishte i mirë për mitingjet tona e le të gërthet me sa ka fuqi.

Ta gjejmë LIDERIN TONË.

Pse jo Sabri Godo-n. E humbëm rastin ta shfrytëzojmë atë njeri aq të zgjuar, aq zotëri, me aq pararaqitje ....... Edhe Sala s'ja varte por e vari veten me gjithë ne! Iku kjo. Por si do të ja bëjmë tani e tutje?

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 29-3-2003 nė 03:07 Edit Post Reply With Quote
Te mos humbim kohe duke diskutuar per ish komunistet e konvertuar,sepse neser nuk dote na falin brezat per supozimet pa baza.Berisha tani mbrohet vetem nga elementet antidjathiste.Sugjeroi te hiqet nga temat e kuvendit te se djathtes.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5097029 sekonda, 52 pyetje