Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Problemi turko - grek (Qipro)
Eni_P

Postuar mė 19-11-2002 nė 10:51 Edit Post Reply With Quote
Problemi turko - grek (Qipro)

19.11.2002


Impuls i mëtejshëm në afrimin greko-turk - Kryetari i APK, Rexhep Taip Erdogan viziton Athinën
Niko Anagnosti


Kryetari i Partisë Islamike për Demokracinë dhe Zhvillimin Raxhep Tajip Erdogan vizitoi Athinën (18.11.2002), ku pati bisedime dy orëshe me kryeministrin grek Simitis. Vizita i dha një impuls të mëtejshëm afrimit greko-turk, që i hap rrugën Turqisë drejt Bashkimit Evropian. Erdogan deklaroi se Turqia nuk e konsideron Greqinë vend kundërshtar dhe siguroi mbështetjen e kryeministrit Simitis, i cili u shpreh pro caktimit të datës së fillimit të negociatave për integrimin e Turqisë në BE Erdogan nga ana e tij u paraqit me një profil evropian dhe i kujtoi Evropës se "një Turqi në Evropë do të sherbejë si shembull për vendet e tjera myslimane se kultura e krishterë dhe ajo myslimane mund të ekzistojnë në paqë".

Në kuadrin e turneut të tij në një sërë kryeqytetesh evropiane fituesi i zgjedhjeve të 3 Nëntorit n; Turqi, kryetari i Partisë Islamike Për Demokracinë dhe Zhvillimin, Rexhep Tajip Erdogan, vizitoi sot Athinën. Një vizitë me rëndësi të veçantë për të dyja palët siç treguan bisedimet e zgjatura prej dy orësh në rezidencën e kryeministrit grek Simitis por edhe pritja që iu rezervua mysafirit turk dhe që nga reporterët e të dyja vendeve u krahasua me atë të para dy vjeteve të presidentit amerikan Klinton. Megjithë mungesën e angazhimeve konkrete, veçanërisht nga ana e zotit Erdogan, për problemet kronike dhe mosmarrëveshjet e thella që i ndajnë të dy fqinjët dhe që më se një herë i kanë çuar në pragun e luftës, vizita nuk mund të konsiderohet veçse e suksesshme dhe një indeks i qartë se afrimi greko-turk ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme duke i dhenë një dimension të ri realitetit më të gjerë gjeopolitik ballkanik.

"Turqia nuk e shikon Greqinë si kundërshtare dhe antagoniste", tha Erdogan në konferencën për shtyp pasi më parë dëgjoi bashkëbiseduesin e tij Simitis të deklarojë se bisedimet, të cilat përfshinë gjithë ciklin e marrëdhënieve bilaterale, por edhe çështjet e Qipros dhe integrimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, u zhvilluan në një klimë shumë miqësore. Burimet gazetareske thonë se ndryshe nga pozicionimet e kursyera publike, për arësye të kuptueshme, në bisedime Erdogan shprehu më hapur gatishmerinë e tij për zgjidhjen e problemeve pezull me Greqinë, duke kënaqur në këtë pikë Greqinë e cila aspiron shumë nga forca e re politike në Turqi. Por edhe Erdogan mori atë që deshi, rikonfirmimin nga ana e Simitis të mbështetjes së Athinës për caktimin më 12 Dhjetor në Kopenhagë të datës së fillimit të negociatave midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

"Dihet se Greqia është në parim pro caktimit të datës së fillimit të negociatave me Turqinë në Kopenhagë, deklaroi Simitis, i cili e kushtëzoi atë si me kërkesat e partnerëve evropianë për kriteret e zbatimit të Kopenhagenit, por edhe me zgjidhjen e problemit të Qipros. Për Qipron Erdogan u mjaftua të premtojë vijimësinë e bisedimeve por jo brenda afateve të planit Anan, duke e justifikuar këtë me problemin e shëndetit të liderit turkoqipriot Denktash dhe vonesën e strukturimit të kabinetit të ri qeveritar në Ankara.

Ndërkohë, ishte e dukshme përpjekja e mysafirit të lartë turk për t'u shfaqur me një profil evropian në Athinë duke dërguar një mesazh të dyfishtë, si në drejtim të Brukselit po kështu edhe në drejtim të spektrit politik në vendin e tij. "Një Turqi myslimane në gjirin e Bashkimit Evropian do të jetë një shembull për vendet e tjera myslimane dhe me këtë prezencë të saj do të dëshmojë se kultura e krishterë dhe ajo islamike mund të jetojnë në paqë" tha shprehimisht Erdogan, duke kërkuar caktimin e datës së fillimit të negociatave në Kopenhagë. Nga ana tjetër, u kujtoi politikanëve dhe bashkëatdhetarëve të tij Turqë se do të punojë për më shumë demokraci, do të bëjë ndryshime kushtetuese dhe parlamenti do të ratifikojë deri më 12 Dhjetor aq marrëveshje sa nuk ka ratifikuar deri më tani.



DW2002





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0422249 sekonda, 25 pyetje