Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: O. Fallaci e Globalistet
burimuji

Postuar mė 25-11-2002 nė 10:57 Edit Post Reply With Quote
O. Fallaci e Globalistet

www.korrieri.com
Oriana Fallaci pergjigjet

Pas pese diteve te qendrimit te saj ne Firence, shkrimtarja qe ne Shqiperi njihet me me librat "Mllef dhe krenari" dhe "Leter nje femije qe kurre s'u lind", u jep pergjigje deri ne nje, ne te perjavshmen "Panorama", te gjithe atyre qe e kane sulmuar.

Nga Riccardo Mazzoni

Zonja Fallaci, duhet t'iu bej me dije se une jam ai, i cili te enjten, me 7 nentor, diten kur ne Firence nisi punimet Forumi Social, publikoi ne "Gazeten e Toskanes", artikullin "Kuraja e Fallaci"-it. Dhe ne daten 10 nje tjeter artikull me firmen time, "Mirenjohja, borxhi qe i kemi Fallaci"-it. Me artikullin "Fiorentinas, reagoni: perbuzja shkon, dhuna morale mbetet", ku perfundimisht kontribuat per shpetimin e Firences. Gjoja, s'kish ndodhur asgje.

Dhe durimi, se duke shpetuar Firencen, ju keni shpetuar edhe ata qe nuk e meritonin. Ne kete jete, cdo ka nje cmim...

Nuk ka ndodhur asgje, sepse ndodhi gjithcka. Ose me sakte, sepse gjithcka do te ndodhte. Jam tronditur kur te nesermen lexoja ngazellimin ne gazeta: "Firence, festa e Paqes". (Hare qe te kujton triunfin e komunisteve italiane ne kohen e Molotov-Malenkov-Beria, me pas Hrushov e Brezhnjev, kohe kur duartrokisnin per paqen, dhe paqe s'kish). Per me teper kur Festa e Paqes, te shtunen e 9 nentorit ne Firenze u shndrrua ne levizje brilante politike. Nje leve ligjore, nje "grusht shteti" gjenial, qe nje segment i se majtes ekstreme beri kundervendimit te se majtes ne pushtet. Me sakte ai segment ia doli te dominonte, e te trulloste grupet e levizjes kaotike te ashtuquajtur joglobale. Ne vend te ushtarakeve, qe ne rastet e grushtit te shtetit dalin nga kazermat per te pushtuar pallatet e Pushtetit, 42 mije pjesemarres te Cgil. Dhe ne vecanti 1500 forcat e rendit, 500 punonjes te Fiom, 500 militante Ds, dhe punenjesit e portit ne Livorno. Askush nuk u bind ne Firence. Madje as mbeshtetja e te krereve te te pabindurve, Rambo qe kishte paralajmeruar: "Nuk do te jete manifestim i dhunshem". As anarshistet greke qe ua kishin friken te gjithe, as te fortet me tuta te zeza, as te butet me tuta te bardha, qe ne fakt ne Xhenova nuk ishin kaq paqesore, kishin marre pjese ne perleshjet me policine."

Me qe ra fjala: kush ua ka dhene paret per te blere ato veshje te kushtueshme dhe pajime lufte qe kane me vete? Kush ua dha paret per te udhetuar ne kufijte nderkombetare, ne trena luksi dhe makina te shtrenjta? Perkundrazi revolucionaret, dukeshin si studente me pushime. Iu binin sazeve, vinin verdalle dhe kendonin "Mirupafshim bukuroshe, mirupafshim". Mund te ishin bere te gjithe "boy scout", freter franceskane, apo murgj. Por bashke me flamujte e pacifizmit, pacifizem-baraz me antiamerikanizem, ngrinin dhe portretet gjigande te Stalinit. "Me Stalinin pergjithmone. Per nje Itali te Bashkuar, te Kuqe, Socialiste". Mbanin ne duar portrete te Bin Laden, nje Bin Laden qe ngjante me Che Guevara. Portrete te Che Guevara, nje Che Guevara qe dukej si Bin Laden. Dhe mes flamujve "Pacifizem - baraz- antiamerikanizem, ca flete qe me poshteronin mua. "Bombat inteligjinte lexojne Oriana Fallaci-n". "Me mire nje Pacciani ne shtepi se nje Fallaci ne dere". "Kjo eshte Firencia e vertete, dhe ajo e Fallaci-it". "Ik pirdhu Fallaci", "Te befsha nenen Fallaci".

Edhe une i pashe. M'u duken per te qare hallin.

Durim. Nuk kishte asnje per be, qe ne emer te fjales me te peshtire ne bote, Paqe, te kujtonte 3800 te vraret me 11 shtator. Nuk kishte nje qe ne emer te te Drejtave te Njeriut, te makllkonte dikatorin musolinian, qe mban emrin Saddam Hussein, gazin me te cilin ka shfarosur, mijera fshatare te katundeve iraniane. E con cui oggi stermina i contadini dei propri villaggi. Asnje qe t'iu bente homazh studenteve kineze, vrare ne sheshin "Tienanmen". Asnje qe mund te nderonte heroin e vogel, me boresn e pazarit ne dore iu doli para tankeve te Pekinit. Asnje qe mund te derdhte lot per miliona kamboxhiane vrare nga Pol Poti. Asnje nuk denon kamikazet palestineze per kasapanen qe kane bere dhe vazhdojne te bejne ne supermarketet dhe picerite e Tel Avivit apo Jeruzalemit. Asnje nuk indinjohet per testamentin e kamikazeve qe drejtuan kerdine ne Nee York: "Ne varrimin tim nuk dua krijesa te ndyra, qene dhe gra. Ne vecanti, ato me te ndyrat, grate shtatzena". As nuk iu vinin ne mend demostruesit besimtare. E kam fjalen per ata qe ishin te bindur se lufta do merrte fund, qe receta per Paqen ekzistonte. Dhe duke ecur me tej, shume prej tyre ishin atje vetem prej merzise apo kuriozitetit. ("Perse ndodheni ketu?", i ka pyetur nje telekronist tre te rinjte veshur si lepurushe. "Per t'u argetuar", jane pergjigjur ata). Dhe 36% e demostruesve, nuk e kishin haberin se se cfare do te thoshte fjala "joglobal".

Megjithate e keni paguar shtrenjte, per kete. Keni paguar me urrejtje, fyerje, sharje, shpifje, zgerdheshjet, pabesite qe iu kane hedhur persiper. E keni paguar me kryqezim, me skandalozin, me poshteruesin, dhe iu ka radhur kush ne ndihme...

I dashuri im, gjithmone e kam paguar per te thene ate qe dua, dhe per te qene ajo qe jam: nje njeri qe i thote "bukes buke dhe veres vere", qe e thote te verteten ne sy, qe jep arsye e shpjegime para shantazheve, diktatit. Nje njeri i lire. Gjithe jeta ime profesionale ka qene nje kryqezim. Cdo liber imi ka qene i tille, ashtu si cdo artikull imi ka qene viktime e nje lincimi. Pa mendoni per ate cka do t'i ndodhte "Leter nje femije qe kurre s'u lind", apo romanit "Nje burre". Mendoni per ate cka vazhdon te ndodhe me "Mllefi dhe krenaria", ne Itali, France, Gjermani, Spanje etj. Apo me ate qe ndodhi ne vitin 1969 me reportazhin tim nga Hanoi. Per dy vjet e kisha ndjekur Luften e Vietnamit nga Vietnami i Jugut. Dhe prej andej e kritikoja, denoja, mallkoja.

Keshtu me 1969, regjimi i Ho Chi Min, me ftoi ne Hanoi per te shkuar ne Vietnamin e Veriut. Por aty do te shihja te njejtat tmerre qe kisha pare ne Vietnamin e Jugut, tiranine qe ai regjim ushtronte mbi qytetaret e tij. Me te njejten pavaresi gjykimi qe kishte udhehequr ne Saigon, do te shkruaja reportazhin nga Hanoi, dhe qielli u hap! Ne ate moment, me kane mbytur me komplimente, elozhe, me kane bere qejfin, me ashtu sic me kane keputur te shara, shpifje te turpshme, qe vetem kur i kujtoj, terbohem. Dhe per asnje cast nuk e kam marre parasysh faktin se autori, madje autorja e atij reportazhi, mund te ishte e njejta qe nga Saigoni kishte denuar dhe denonte luften e Vietnamit, dhe bashke me te, regjimin e Thieut. Dhe se ne Hanoi ky njeri do kishte po ate mendje, po ate zemer, te njejtin moral, te njejtin imazh per jeten, ashtu si ne Saigon. Pas artikullit mbi joglobalet ne Firence, ndodhi e njejta gje. Vetem sa u shtua vreri. Dhe ne shume raste budallallepsja, e vulgariteti i lincuesve. Disa syresh as nuk e perfillen respektin qe i detyrohen nje me te riu.

***

Dhe ne kaq shume paturpesi, cfare ju ka lene gjurme me shume?

Eshte episodi per te cilin nuk ju kam folur. Ai i antiglobalisteve qe ne Forumin Social donin te digjinin librat e mi. Po, ka qene nje episod qe me ka goditur ne menyre te vecante. Sepse nuk mund te imagjinoj tjeter gje me fashiste se kjo, me naziste, ca maskarenj qe djegin librat e shkruar nga dikush qe nuk mendon si ata. Ne mos gaboj ne vitet '30 ne, ne Berlin, Kemishzinjte e Hitlerit do ta fillonin pikerisht nga ai, libri. Madje nga librarite. Oh po, eshte dicka e kalbur dhe njeheresh e turbullt, ajo qe ndodh me antiglobalizmin, qe kerkon Receten e Paqes dhe me pas kryen akte lufte. Ka nje arome te keqe, nje arome fashizmi e nazizmi.

Mund... te vazhdonim me tej?

Jo. Mjaft. Nuk dua te flas me.

--------------------------------------------------------------------------------
24/11/2002

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 16-1-2005 nė 22:34 Edit Post Reply With Quote
Akuza apo mashtrime.....!?

Eurodeputetja italiane Kristiana Muskardini akuzon UÇK-në si të lidhur me Osama bin Ladenin dhe qeverinë iraniane


Pas 11 shtatorit të 2001 këto etiketime keqdashëse kanë ridalë përsëri në skenë, madje janë shtrirë dhe përhapur deri në institucionet europiane.

Megjithëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vite që është shpërbërë dhe transformuar, akuzat kundër saj vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, madje me intensitet të shtuar. Që në fillimet e saj, asaj u përpoqën t’i vejnë epitete të gjithfarllojshme si ushtria e finacuar nga droga, ushtri me synime islamiste etj. Por pas 11 shtatorit të 2001 këto etiketime keqdashëse kanë ridalë përsëri në skenë, madje janë shtrirë dhe përhapur deri në institucionet europiane. E fundit në rradhë është eurodeputetja e djathtë italiane, Kristiana Muskardini, e cila në një letër dërguar këto ditë Komisionit Europian nuk ngurron ta cilësojë UÇK-në si « organizatë terroriste e lidhur me Osama ben Ladenin dhe qeverinë iraniane ».
Sikur të ishte krim tjetër i rëndë ajo nëvizon se qëllimi kryesor i UÇK-së është që të ndajë Kosovën nga Serbia. Ajo insinuon edhe ndaj Hashim Thaçit i cili kur ka marrë pjesë në Konventën e demokratëve amerikanë në Boston paska ndihmuar në mbledhjen e fondeve në favor të kandidatit demokrat amerikan Xhon Kerrit.
E irrituar dhe intosur kur ka vërejtur në një emision televiziv hollandez që Kerri ka marrë pjesë në një mbledhje fondesh nga ana e përfaqësuessve të diasporës shqiptare në Amerikë, ajo kërkon të dijë nga Komisioni Europian nëse BE-ja e financon në ndonjë formë apo tjetër UCK-në ? Dhe nëse këto para përdoreshin për të financuar fushatën e kandidatit demokrat amerikan apo edhe për të blerë armë për një luftë të ardhshme në Kosovë ? !
Por përgjigja e komisioneres së BE-së për marrëdhëniet me vendet e treta, Benito Ferrero – Valdner ishte sa e prerë aq dhe mospërfillëse ndaj shpifjeve të eurodeputetes italiane. « Komisioni nuk i ka dhënë fonde asnjë organizate e njohur si UCK-, - ishte përgjigja lakonike e zyrtares së lartë të Komisionit Europian.

MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-1-2005 nė 12:42 Edit Post Reply With Quote
E c´lidhje ka kjo me temen?

Nejse,

Kush eshte autori i shkrimit e cfare eshte kjo "monitor"

Permbi UÇK ne kemi disa tema te hapura:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1038





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-1-2005 nė 12:43 Edit Post Reply With Quote
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2612





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-1-2005 nė 12:45 Edit Post Reply With Quote
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2738





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1133881 sekonda, 29 pyetje