Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Doganat
burimuji

Postuar mė 25-11-2002 nė 12:01 Edit Post Reply With Quote
Doganat

"http://www.shekulli.com.al/koment/25nentor2002/buxhuku.shtml"
Domosdoshmëria e privatizimit të menaxhimit të doganave
Nga Gjergj Buxhuku

Muajin e pare te fillimit te punes se tij me cilesine e kryeministrit te Bullgarise, ish-mbreti Simeon e inaguroi me lidhjen e kontrates me nje kompani britanike te specializuar per menaxhimin privat te doganave. Marreveshja u be me shpejtesi nen drejtimin personal te kryeministrit duke mos I lene kohe klaneve te fuqishme politike per te kundervepruar. Rezultatet kane qene te menjehershme dhe ndikuan pozitivisht edhe ne marreveshjen integruese te vendit te tij me BE. Duke patur parasysh pervojen e mesiperme dhe duke menduar se situata e punes ne dogana ne Bullgari edhe perpara privatizimit paraqitej shume me mire se situata e sotme ne Shqiperi, eshte e domosdoshme te vleresohet sa me shpejt riorganizimi institucional I doganave shqiptare nepermjet privatizimit te menaxhimit te tyre.

Se pari, efektiviteti I punes ne dogana vazhdon te jete krejt I pakenaqshem. Mosrealizimet ritmike me shifra shqetesuese per buxhetin e shtetit, te krijojne pershtypjen qe menyra e sotme organizimit te punes ne dogana eshte konsumuar plotesisht dhe nuk te mbetet asgje tjeter pervec ndryshimit me themel te menaxhimit te tyre. Nese ndryshimet organizative nuk kryhen urgjentisht te ardhurat nga doganat ne buxhetin e shtetit per vitin 2003 eshte pothuaj e sigurte, qe nuk kane asnje mundesi praktike realizimi. Nuk duhet te harrojme se efektiviteti I punes ne dogana eshte I lidhur drejteperdrejt me vazhdimin e punes ne sistemin tatimor, qe si rrjedhim llogjik rrezikon mosrealizimin e te ardhurave buxhetore aq te domosdoshme.

Se dyti, doganat jane kthyer nga nje institucion plotesisht teknik ne nje instrument ne duart e politikes, nepermjet te ciles qeveritaret duke I mbushur me miqte, ortaket dhe familjaret e tyre nga njera ane sigurojne instalimin e korrupsionit personal dhe nga ana tjeter krijojne ushtrine e falangave zgjedhore ne njerez dhe para. Pikerisht klanet e mesiperme do te jene kundershtuesit kryesore te cdo skeme modernizuese te doganave shqiptare.

Se treti, nepermjet sistemit doganor eshte realizuar deformimi ne thelb i ekonomise shqiptare: krijimi I monopoleve dhe shkalla jashtezakonisht e ulet e liberalizimit dhe konkurences, megjithe pasojat e tmerrshme ne shpine te qytetareve dhe vendit ne teresi. Monopolet e krijuara si nje simbioze e qeveritareve me korrupsionin, tmerrohen nga cdo inisiative e heqjes se mbeshtetjes te tyre nga themelet, qe ne shume raste do te ishte e barabarte me zhdukjen e tyre. Jane pikerisht lidhjet te tilla, qe penguan mesa munden inisiativen personale te ish-kryeministrit Majko, per fillimin e punes per privatizimin e menaxhimit te doganave.

Se katerti, efektiviteti I ulet I sistemit doganor tregon edhe deshtimin pothuaj te plote te sherbimit te CAM-Albania, megjithe dhjetra milione euro te harxhura ne emer te permiresimit te pretenduar te punes. Privatizimi I menaxhimit te doganave do te bente te mundur, pikerisht perdorimin e ketyre mjeteve financiare dhe resurseve njerezore ne drejtime te tjera aq te domosdoshme per Shqiperine dhe njekohesisht do te tregonte se ne mjaft raste krimi ekonomik ka bashkepunuar jo vetem me shqiptare te korruptur, por edhe me nepunes te sherbimeve te specializuara te huaja.

Se pesti, privatizimi I menaxhimit te doganave nga kompani te specializuara nderkombetare do te krijonte mundesine e perqendrimit te energjive te institucioneve shqiptare ne rritjen e efektivitetit te shpenzimeve buxhetore dhe permiresimin e detyrueshem te sistemit tatimor shqiptar, si domosdoshmeri absolute pare procesin e integrimit europian.

Mbi te gjitha inisiativa e privatizimit te menaxhimit te doganave shqiptare do te ishte shembulli me I mire I vullnetit politik aq shume te propoganduar te luftes kunder korrupsionit nga ana e qeverise shqiptare, pikerisht tash ne momentet e diskutimit te hapjes se negociatave te mareveshjes integruese me BE.

[Edituar më 25-11-2002 nga burimuji]

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2002 nė 10:11 Edit Post Reply With Quote
Gati ulje tarifash për doganat
Ylli Bufi: Vendimi synon uljen e kostos së prodhimit


--------------------------------------------------------------------------------

Aurora Sulçe

TIRANE

Lëndët e para të importit që përdoren në prodhimin e duhanit, ushqimeve, ilaçeve dhe produkteve të peshkut do të pësojnë ulje. Kjo në bazë të projektligjit "Për miratimin e niveleve të tarifave doganore".

Në këtë draft është parashikuar një reduktim mesatar prej 8 për qind të tarifave doganore për lëndët-bazë, që përdoren në industritë e mësipërme. Kështu, nga 10 për qind që është aktualisht tarifa për pjesën dërrmuese të këtyre lëndëve, ajo propozohet të bëhet 2 për qind.

Sipas kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Ylli Bufi, ulja e taksës në doganë është një masë që merret në ndihmë të biznesit vendas, e cila synon nxitjen e këtij të fundit. "Qëllimi i pakësimit të tarifave doganore për disa lëndë të para është ulja e kostos së prodhimit", është shprehur Bufi. Ndërkohë Altin Ylli, sekretar i Bashkimit të Investitorëve dhe Industrialistëve të Shqipërisë, deklaron se nuk dihet se sa do të merren parasysh propozimet e biznesit mbi këtë çështje. Pasi, sipas tij, deputetet ngatërrohen në konceptet "importues" dhe "tregtar".

Sektorët
Industria ushqimore, farmaceutika, industria e duhanit, sektori i peshkimit dhe akuakulturës do të jetë fushat që do të përfitojnë nga ulja e tarifave doganore. Sipas projektligjit, është parashikuar një reduktim i taksës doganore për lëndët e para që duhen për prodhimin e pijeve dhe produkteve ushqimore, si: majaja, hira e djathit, proteina, koncentratet e pijeve, erëzat etj. Rënie do të pësojnë edhe letrat ngjitëse për etiketat, letra e papërshkueshme nga yndyrnat, si dhe disa lloje peshqish që përdoren në industrinë e konservimit.

Për duhanin do të ulet taksa për letrën e cigares dhe filtrat. Ndëkohë në farmaceutikë do të bëhet më e leverdisshme lënda e parë për prodhimin e produkteve; lënda e parë për prodhimin e ambalazheve, si fletët plastike, letrat e aluminit; si dhe ambalazhet plastike dhe qelqi. Gjithashtu është parashikuar pakësim i tarifës doganore për rrjetat e peshkimit dhe rasatat, si stimul për këtë sektor. Nga ana tjetër, për disa mallra që nuk janë lëndë të para, si: lëngje të ndryshme koncentrat, rrush i thatë, kripë, bojë plastike, igelit, lëkurë, plasmas, faqe këpuce, sandale, doreza, vida, mentesha dhe bateri, nuk do të bëhen ulje të tarifës doganore. Ndër-kohë për produkte të tilla, si frutat dhe zarzavatet, projektligji parashikon ngritjen e taksës së doganës për një sezon të caktuar. Kjo me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendas.

Të ardhurat
Ulja e tarifës doganore për lëndët e para të importit për disa sektorë të ekonomisë do të sjellë një rënie të të ardhurave në buxhet me rreth 102 milionë lekë. Për këtë vit është parashikuar që nga taksa në dogana të arkëtohet një shumë prej rreth 13.5 miliardë lekësh. Këto të ardhura kanë një nivel mesatar të taksës prej 8 për qind. Ndërkohë, pas ndryshimeve të propozuara, parashikohet që niveli për vitin e ardhshëm të arrijë në 7.6 për qind.


EMERTIMI TARIFAT

Eshtë - Bëhet

Industria ushqimore
-lëndët e para për prodhim majaje 2% - 0%
-lëndë ngjitëse për etiketat 10% - 2%
-proteina 10% - 2%
-ambalazhe 10% - 2%

Farmaceutika
-lëndët e para për ambalazhet 10% - 2%
-lëndët e para për prodhimin e tapave 2% - 0%

Sektori i peshkimit
-disa lloje peshqish 15% - 2%
-rrjeta peshkimi 10% - 2%

Industria e duhanit
-letër cigareje 10% - 2%
-filtra cigarej 10% - 2%

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-12-2002 nė 09:46 Edit Post Reply With Quote
Islami në periudhën që qëndroi në këtë post, vërtetoi distancën e largët të profesionit të fizikantit nga ai i financierit

Doganat punojnë 1 muaj për të mbuluar 11 të tjerë

Si justifikohet së pari, rritja e përqindjes së të ardhurave nga 94% në 97% brenda 48 orëve, e deklaruar nga vetë Islami, ditët e para të dhjetorit dhe tani së fundmi, rritja e tarifave doganore në masën 20 përqind për çmimet e referencës?

Doganat shqiptare të gjendura në kushte kritike, si pasojë e mosrealizimit të planit vjetor, kanë filluar një fushatë intensive për plotësimin e boshllëqeve në buxhetin e tyre vjetor. Kështu, deklarata e bërë nga kreu i financave shqiptare Kastriot Islami, për realizim të të ardhurave të doganave në masën 97% për vitin që po lëmë pas, demonstrojnë plotësisht fiktivitetin e tyre. Nëse kjo shifër qëndronte dhe i referohej pikërisht të ardhurave reale të periudhës 1 janar-1 dhjetor, atëherë gjendja paraqitej vërtetë optimale. Por si justifikohet se pari, rritja e përqindjes se të ardhurave nga 94% në 97% brenda 48 orëve, e deklaruar nga vetë Islami ditët e para të dhjetorit, dhe tani së fundmi, ku bazohet rritja e tarifave doganore në masën 20 për qind, për çmimet e referencës?

Kjo goditje që i shkaktohet tregtarëve e si pasojë, konsumit vendas është e vetmja mënyrë manovrimi e kreut të Financave Islami, për t'i bërë ballë situatës në të cilën është katandisur sistemi doganor dhe paralajmërimeve të bëra nga kryeministri për ta larguar nga detyra e tij si ministër. Prapambetja në planin e të ardhurave vjetore nga sistemi doganor, është motivi kryesor pas të cilit mund, dhe ka pse të kapet kryeministri Nano, për të shkarkuar nga detyra e kreut të financave Kastriot Islamin, i cili për periudhën që qëndroi në këtë post, vërtetoi distancën e largët të profesionit të fizikantit, nga ai i financierit.

Por përpos paaftësisë së shfaqur që nga momenti kur erdhi në krye të financave, Islami po sjell edhe një eksperiencë të pahijshme në mënyrën e funksionimit të sistemit doganor në Shqipëri.

Nuk dihet se cilës eksperiencë i është referuar Islami para se të merrte këtë vendim, me të cilin përshkallëzon nivelin e varfërisë të shoqërisë shqiptare. Ky veprim i ministrit të Financave përmban një dozë të madhe imoraliteti, për vetë faktin se ky është një veprim me të cilin Islami po tenton të dalë nga bataku që i ka krijuar vetes së tij, e si pasojë, ekonomisë në vend.

B.Kastrati

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 15-1-2003 nė 18:42 Edit Post Reply With Quote
DOGANAT

Kosova dhe Shqipëria një treg me gjashtë milionë konsumatorë

Luan Bregasi, kryetar i DHTISH, shpreson për heqjen e taksave doganore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

KUKËS, - Ministria e Rendit Publik të Shqipërisë është në kërkim të subjekteve që kanë realizuar kontrabandë me mallra transite me destinacion Kosovën. Specialistë të Zyrës së Luftës ndaj Krimit Ekonomik në Ministrinë e Rendit Publik, kanë ushtruar kontroll ditët e fundit në doganën e Kukësit. Zyrtarë të kësaj dogane bëjnë të ditur për “Kohën ditore” se specialistë të antikrimit ekonomik në dikasterin e rendit kanë kontrolluar të gjitha praktikat doganore që kanë të bëjnë me mallra transite të akcizës së fortë me destinacion Kosovën. Karburantet, cigaret, pijet alkoolike, kafeja, por edhe artikuj të tjerë si goma automjetesh, vajra lubrifikante e medikamente mjekësore kanë qenë objekt i këtij kontrolli. Ka rezultuar se që nga shkurti i vitit 2001 deri në korrik të këtij viti, 92 autocisterna me rreth 3.700 mijë litra karburante të destinuara për në Kosovë janë shitur në Shqipëri pa paguar detyrimet doganore. Nga 92 autocisterna, vetëm 13 prej tyre u është zbuluar destinacioni i shkarkimit, ndërkohë që pjesa tjetër ka humbur pa lënë gjurmë. Zyrtarët e zyrës së krimit ekonomik kanë zbuluar shkelje edhe në artikuj të tjerë të “fortë”, si: cigare, kafe, birrë etj. Për këtë qëllim ata kanë fotokopjuar të gjitha praktikat doganore të këtyre mallrave të cilët do t’i nënshtrohen një hetimi të specializuar, ku sipas këtyre zyrtarëve do të bashkëpunohet edhe me doganën e Shqipërisë, Kosovës e policinë e UNMIK-ut. Kontrabanda me mallra transite me Kosovën ka filluar të hapet pas çeljes së kufirit me këtë vend në qershor të 99-s. Sinjalin për këtë lloj kontrabande e ka dhënë e para ish-shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Asistencë Doganore (CAM) në Shqipëri, Natalina Çea, para largimit të saj nga ky vend rreth tre vjet më parë. Ekipe kontrolli të kryeministrisë, ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave pas kontrolleve të ushtruara kanë zbuluar abuzime me mallra transite dhe për këtë qëllim kanë bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë, e cila nisi një hetim të gjerë, pasi që rezultoi se disa mallra të akcizës së fortë si dhe 200 autocisterna me karburante të deklaruara transit për në Kosovë në Portin e Durrësit e të Shëngjinit, kishin kaluar doganën e Morinit në Kukës vetëm 20 prej tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë ka bërë kallëzim penal edhe për firmën “Mani Dail” ku në dosjen e akuzës janë përfshirë katër shoferë të kësaj firme. Gjatë hetimit ka rezultuar se shtatë autocisternat e kësaj firme që ngarkonin karburante në portin e Durrësit nuk e kishin kaluar asnjëra prej tyre Shqipërinë. Por në këtë aferë nuk kanë mbetur pa përfshirë edhe subjektet e tjera apo zyrtarë të tjerë të doganave të Kosovës dhe Shqipërisë. Dosjet penale të hapura nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, por edhe nga drejtësia në Kosovë nuk u çuan asnjëherë deri në fund, dhe organizatorët e kësaj kontrabande nuk dhanë asnjëherë llogari. Gjithsesi, kontrolli i ushtruar në doganën e Kukësit nga zyrtarët e Antikrimit Ekonomik në Ministrinë e Rendit Publik, pasojnë memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar pak ditë më parë midis kësaj ministrie dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Shqipërisë, për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta midis policisë së doganës kundër trafikut të drogës, por dhe të trafiqeve të tjera.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 18-1-2003 nė 18:25 Edit Post Reply With Quote
18.01.2003
Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka doganë apo pikë tagrambledhëse

Pikat administrative për taksa dhe pikat doganore-kufitare të Kosovës me Serbinë

DHEU I BARDHË, KONÇUL, 17 JANAR - Punëtori i pikës administrative për mbledhjen e taksave, në rrugën Gjilan-Bujanoc, te Dheu i Bardhë, po qëndronte në karantinën e vogël dhe u bënte me dorë nga brenda makinave të vogla që vinin nga Bujanoci që të vazhdonin rrugëtimin për në Kososvë, pasi merrte jo në e tyre se nuk kishin asgjë në bagazh për të paguar. Ai dilte nga kantina e tij skaj rruge vetëm kur mbërrinte ndonjë kamion për t’i drejtuar në oborrin e pikës administrative, që shpeshherë ngatërrohet në terminologji dhe quhet doganë, e që realisht nuk është e tillë. Në një fushëgropë, jo fort lumit Morava, ndalojnë kamionët me mallrat e tyre për të paguar taksën, varësisht nga sasia e mallit që trasportojnë për në Kosovë, për firmat e ndryshme private të qyteteve të ndryshme kosovare. Tashti ka rënë puna dhe në ditë nuk kemi regjistruar më shumë se 20 kalime kamionësh me mallra, kryesisht me material ndërtimor, por edhe të artikujve të ndryshëm ushqimorë dhe të ilaçeve, pohoi njëri nga punëtorët e kësaj pike administrative. Hevzi Ismajli, punëtor në firmën ndërtimore “Pacifik” në Bujanoc, shofer kamioni, me disa faktura në dorë po priste që të paguante shumën që i ishte caktuar. Pagesat nuk janë të shtrenjta, 150 euro për këtë turrë, pra për kamionin e tij të ngarkuar me mateial ndërtimor. Tashti kam një hyrje në Kosovë, ndërsa ka ditë që çojë mall edhe deri 5 herë, kurse më herët, kur kishte më shumë interesim kam bërë deri në 15 hyrje me kamion plot mall ndërtimi për nevojat dhe kërkesat e firmave të ndryshme kosovare, tregon Ismajli. Njëri nga punëtorët në pikën administrative tha se i vinte keq që nuk mund të ofronte të dhëna për punën e kësaj pike..., “sepse ndërkombëtarët na kanë ndaluar të japin informcione për mediume”.

I gjithë malli është nga Serbia - materiali ndërtimor dhe gjërat ushqimore e ilaçet

Madje, njëri nga ata që po priste së bashku me Hevzi Ismajlin pohoi se këtu tashti nuk pritet shumë, punëtorët janë shumë korrektë dhe nuk kërkon askush ryshfet. Jo, jo, nuk më ka ndodhur asnjëherë që këtu dikush nga punëtorët të ketë kërkuar ndonjë euro më shumë nga ajo që kam paguar si obligim takse dhe e kam marrë dokumentin e firmosur, theksoi ai. Në pikën administrative te pala serbe për çdo kalim me artikuj të ndryshëm, material ndërtimi apo të çfarëdolloj tjetër paguajmë nga 5 për qind nga vlera e tërësishme e mallit, pohuan transportuesit, që po prisnin në oborrin e pikës administrative në Dheun e Bardhë. I gjithë malli vinte nga Serbia, ndërsa fare rrallë kishte nga ndonjë shtet i jashtëm. Nëpër këto pak baraka, në kushte aspak të përshtatshme pune, kapërcente gjithë malli që konsumohet në Kosovë. Për të pirë ndonjë kafe gjatë pushimit të drekës shkojmë deri në Roganë, ndonja 7 kilometra nga këtu, tregoi njëri nga punëtorët. Po thonë se kjo pikë administrative me Serbinë, kështu e quajtur nga ndërkombëtarët, do të zhvendoset nga këtu në ndonjë vend tjetër, në Crep, në objektin e fabrikës së konfeksionit “Niteks”, ku kushtet edhe për parkim të kamionëve edhe të kushteve për punë janë shumëherë më të mira, njofoi ai. Autobusi i parkuar në oborrin e kësaj “dogane”, ku as nuk hyhet dhe as nuk dilet me letërnjoftime, a pasaporta, mbante vijën Pasjan i Gjilanit-Vranjë, dhe ai ishte aty ngase njëri nga udhëtarët duhej të paguante aparatin e telefonit celular, që tha se e kishte blerë 3.600 dinarë, ose 65 euro, ndërsa i kishin këruar të pagunate 86 euro. E ku t’i marrë unë gjithë këto para, ankohej pronari i aparatit mobil, nuk kam për të paguar, po pres nëse ma lirojnë se e kam për nevoja personale dhe jo për biznes. Derisa muzgu po binte, edhe zhurma e kamionëve dhe makinave që vinin apo shkonin në të dyja drejtimet po zvogëlohej.

Me KS ende nuk shkohet në Serbi

As në Grykë të Konçulit, aty ku është pika administrative me Kosovën e kontrolluar nga Serbia, për dallim të asaj në Dheun e Bardhë, e kontrolluar nga UNMIK-u nuk kërkohej as pasaporta, as letërnjoftimi. Vetëm shoferët e makinave pyeteshin nga policia nëse kishin diçka në bagazh dhe asgjë më shumë. Aty kishte edhe policë shqiptarë nga përbërja e policisë multietnike. Rrallë ndodh që të kontrollojmë letërnjoftimet, ndoshta në raste kur makinat janë me regjistrim të huaj, ose dyshohet për ndonjë rast kriminal, ndërsa makinat me targa të UNMIK-ut ende nuk lejohen të hyjnë. Për këtë është thënë më herët se do vendoset gjatë janarit dhe një vendim i mirë për këtë do të ishte i mirëpritur për banorët shqiptarë të Kosovës dhe të Luginës, pasi që të dyja palët i lidhin afërsitë e ndryshme familjare. Behlul Nasufi, nënkryetar i PVDsë tha se do kërkojmë që çështja e marrëveshjes për lejimin e hyrjes së makinave me targat KS në Luginë të përshpejtohet. Për këtë janë të interesuar edhe krerët e KK të Bujanocit, por çështja duhet të vihet në spikamë edhe nga ana e UNMIK-ut, pohuan zyrtarët komunalë në Bujanoc. Në Dheun e Bardhë nuk kishte as ushtri as polici, dhe ishte kështu, sepse sipas ndërkombëtarëve këtu nuk ka pikë kufitare, por vetëm një pikëkalim.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 21-2-2003 nė 18:17 Edit Post Reply With Quote
Ekonomi
19.02.2003
Dogana e Morinit e zhytur në baltë dhe në errësirë

Doganierët shqiptarë ballafaqohen me probleme absurde

BASHKIM SHALA
KUKËS,18 SHKURT - Pika doganore e Morinit, e vetmja që lidh Shqipërinë me Kosovën, është zhytur në baltë e errësirë. Gjendja e krijuar në këtë pikë doganore ka vështirësuar së tepërmi veprimtarinë e doganirëve në ushtrimin e detyrës në bazë të kodit doganor. Për këtë gjendje të krijuar drejtues të doganës së Kukësit dhe zyrtarë të tjerë të kësaj dogane akuzojnë firmën ndërtuese “Riviera” për zvarritje të punimeve në përfundimin e rikonstruksionin e doganës së Morinit me fondet e Bankës Botërore. Ndërkohë që mungesa e energjisë elektrike në këtë pikë doganore ka ardhur si rezultat i kufizimeve të skajshme nga ana e KESHit për Komunën e Tërthores, rajon në të cilin është vendosur edhe dogana e Morinit. Për këtë qëllim Drejtoria e Përgjithëshme e Doganave me fondet e saj ka blerë një gjenerator të fuqishëm me një vlerë prej 25 mijë eurosh. Por sipas doganierëve të turnit, gjeneratori nuk vihet në punë pasi mungojnë fondet për blerjen e naftës. Mungesa e fondeve për blerje karburanti, vjen vetëm një muaj pasi doganierët e Kukësit, por edhe gjithë stafi i doganave të Shqipërisë janë shpërblyer në fund të vitit që shkoi nga 6-13 paga mujore që kapin shifrën prej miliona lekësh. Lidhur me kaosin e krijuar në këtë pikë doganore si pasojë e zvarritjes së punimeve për rikonstruksionin e saj, ishdrejtori i Përgjithshëm i Doganave Sokol Kraja gjatë inspektimit që i bëri kësaj pike në dhjetor të vitit të kaluar, paralajmëroi drejtuesit e firmës që kanë marrë përsipër rikonstruksionin e kësaj dogane, për zgjidhje të kontratës për shkak të zvarritjes së punimeve. Qeveria e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet Ministrisë së Financave të këtij vendi, ka marrë një kredi nga Banka Botërore për Zbatimin e Projektit për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Evropën Juglindore (TTFSE). Në kuadër të këtij projekti është parashikuar edhe rehabilitimi dhe zgjerimi i degës së doganës në Morin të Kukësit me një fond prej 860 mijë dollarësh. Tenderi për këtë investim është zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të Shqipërisë, ku fitues është shpallur firma ndërtuese “Riviera” nga qyteti i Vlorës. Punimet nga kjo firmë kanë filluar më 15 qershor të vitit të kaluar dhe në bazë të kontratës duhet të përfundojnë në fund të prillit të këtij viti. Por drejtues të doganës së Kukësit bëjnë të ditur se megjithëse duhen më pak se tre muaj kohë nga afati përfundimtar, punimet në bazë të projektit janë kryer në masën 20%. Projekti për rikonstruksionin e pikësa doganore të Morinit është realizuar nga kompania projektuese italiane GICO (Gruppo-Internazionale di Conzulenza). Në bazë të këtij projekti do të kryhen investime në zgjerimin e rrugës dhe sheshin e doganës, furnizimin me ujë të pijshëm, ndriçimin, ndërtim peronash, si dhe një rrugë njëkalimëshe të re 300 metra të gjatë dhe 5 metra të gjerë, e cila do të lidhë pikën doganore të Morinit me atë të Vermicës në Kosovë. Kompania projektuese italiane GICO kryen edhe supervizionin e zbatimit të projektit të Bankës Botërore për rikonstruksionin dhe zgjerimin e pikës doganore të Morinit.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-7-2005 nė 10:44 Edit Post Reply With Quote
Doganat: 400 euro më shumë për zhdoganimin e automjeteve


Klodian Branko

TIRANË - Zhdoganimi i një automjeti i kushton një shqiptari rreth 400 euro më shumë, kjo, pasi doganat shqiptare, nuk bëjnë aktualizimin e referencave për mjetet që hyjnë në Shqipëri. Për të kryer zhdoganimin e një automjeti, autoritetet doganore bazohen në librin e referencave ose si njihet ndryshe, katalogun Kuatro Ruote (4 rrotat, katalog italian që përcakton vlerën e makinës, duke u bazuar te tipi i makinës dhe viti i prodhimit). Ky katalog duhet të ndërrohet çdo muaj nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, pasi në të janë parashikuar edhe amortizimet e çdo automjeti. Por, doganat vazhdojnë të kryejnë zhdoganimet, duke u bazuar te katalogu i muajit janar dhe jo i muajit korrik, duke përfituar kështu, rreth 400 euro më shumë për një makinë. Kështu, për të kryer zhdoganimin e një makine, duhet që më parë të përcaktohet vlera reale e saj. Për të përcaktuar taksën doganore të një makine, autoritetet doganore nuk marrin për bazë vlerën e makinës së paraqitur nga pronari i saj. Por, për përcaktimin e kësaj takse, doganierët marrin për bazë, vlerën reale të mjetit të përcaktuar në librin e referencave. Kjo, sepse jo gjithmonë çmimi i deklaruar nga pronari i mjetit, përcakton vlerën reale të tij. Në përgjithësi, taksa doganore për automjetet e përdorura, është 15 për qind e vlerës së makinës, ndërsa për makinat e reja (kilometrazh zero), kjo taksë është më e ulët, 2 për qind. Në rast se një automjet nuk paraqet vlerën e tij reale, doganierët përdorin sistemin e referencave. Për këtë arsye, doganierët bazohen në katalogun “Kuatro Ruote”. Sipas kësaj mënyre, doganierët marrin si vlerë reale të makinës, rreth 70 për qind të vlerës së përcaktuar në katalog. Sipas autoriteteve doganore, nga vlera reale që përcakton katalogu, hiqet 18 për qind TVSH që ka aplikuar shteti italian si dhe 10 për qind fitimi i përcaktuar nga sallonet e makinave në Itali. Por, autoritetet doganore shqiptare nuk bazohen në katalogun italian të muajit korrik por, marrin si referencë atë të janarit. Në këtë mënyrë, një shtetas është i detyruar të paguajë një taksë doganore më të lartë sesa i takon. Kjo, pasi vlera reale e makinës, nuk përcaktohet nga katalogu i vitit të zhdoganimit, por të disa muajve më parë. Duke marrë parasysh se çmimi i makinave jashtë shtetit ndryshon thuajse çdo muaj, blerësi i makinës humb afro 6 muaj zbritje të vlerës reale të makinës ose amortizimit. Kështu, për një makinë tip Benc E 250 turbo- diesel, në katalogun e janarit të këtij viti, përcaktohet çmimi real prej 7 mijë e 600 euro, katalog i cili merret për bazë edhe sot në doganat shqiptare. Ndërsa në katalogun e muajit korrik, po kjo makinë ka një vlerë reale prej 6 mijë e 500 euro. Në këtë mënyrë, doganat rrisin vlerën reale të mjetit, me rreth një mijë euro dhe, për zhdoganimin e saj, doganat i marrin rreth 400 euro më shumë.



19/07/2005

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-9-2005 nė 06:02 Edit Post Reply With Quote
Evazioni, doganat bllokojne anijen e firmes "Olim" me 2 mije ton vaj

Lajmi i ores 7:15 AM



logo e vajit "Olim"
DURRES (21 Shtator) -Drejtoria e Doganes se Durresit ka bllokuar dje ne portin e qytetit, anijen "Pamisos", e cila transportonte nga Ukraina nje ngarkese prej 2000 litrash vaj per llogari te kompanise "Olim". Bllokimi eshte kryer pasi kompania "Olim" i detyrohet doganes se Durresit nje shume prej 275 milione lekesh, plus 59 milione leke te tjera interes te shumes se pare te papaguar (rreth 3.3 milion dollare). Kjo eshte goditja e pare, qe pas krijimit te qeverise se re, qe behet ndaj subjekteve private qe u jane shmangur ne shuma te medha detyrimeve ne fushen e doganave.

Ne nje konference per shtyp, te organizuar afer mesnates, drejtori i komanduar i Doganave, Genc Celi, doli ne krah te drejtorit te sapoemeruar te doganes se Durresit, Arben Bajraktari, duke mbeshtetur vendimin e ndermarre prej tij per bllokimin e anijes. "Ndaj te gjitha firmat qe kane borxhe ndaj doganave do te merren masa shtrenguese deri edhe ne bllokim per te shlyer detyrimet", u shpreh drejtori Celi. Borxhi i kompanise "Olim" sipas dokumentacionit te doganes se Durresit e ka zanafillen qe ne vitin 2004, pasi doganat zbuluan se firma kishte deklaruar se importonte vaj te paperpunuar, nderkohe qe ngarkesa rezultonte vaj i perpunuar, duke perfituar ne kete menyre nje detyrim me te vogel doganor. Pas zbulimit te kesaj shkeljeje, mes Doganes se Durresit dhe kompanise eshte zhvilluar nje proces gjyqesor ne gjykaten e Durresit. Analizat e vajit te importuar jane derguar edhe ne nje laborator europian, i cili i ka dhene te drejte doganave. Me date 31.05.2004 Gjykata e Durresit ka leshuar urdherin e ekzekutimit me numer 228, qe detyronte kompanine "Olim" qe t'i paguante Doganes se Durresit shumen e pashlyer prej 275.170.569 leke. Nderkohe vendimi i gjykates per shlyerjen e borxhit nga "Olim", sipas burimeve prane Doganes se Durresit, i ka kaluar per ekzekutim edhe Zyres Permbarimore te qytetit bregdetar, por zbatimi i tij eshte lene pas dore.

Pas vendimit te marre per bllokimin e ngarkeses se "Olim", drejtori i ri i doganes se Durresit, Arben Bajraktari ka vendosur t'i pergjigjet nepermjet nje konference per shtyp, akuzave te leshuara nga drejtori i "Olim". Ai ka hedhur poshte faktin vendimi i ish-drejtorit te pergjithshem te Doganave, Shpetim Idrizi i marre ne prill 2005 mund te evitonte bllokimin. Bajraktari u shpreh per Gazeten se: "Kur nje subjekt tregtar gjobitet me shkrese te nenshkruar nga drejtori i pergjithshem i Doganave, nga ana proceduriale parashikohet, qe brenda 5 diteve subjekti mund te beje ankim prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, duke paguar njekohesisht edhe 40 perqind te shumes se detyrimit. Kete e percakton qarte Kodi Doganor, qe tani ka vite qe ka hyre ne fuqi. Nese nuk ndodh kjo, apo drejtori kthen pergjigje negative, subjekti mund t'i drejtohet gjykates per shfuqizim vendimi, por, nderkohe, duhet te paguaje te gjithe detyrimin, ne masen 100 perqind.

Ne rastin e "Olim"-it, jane kryer disa veprime, qe nuk kane asnje vlere per kthimin e mundshem te vendimit. Vetem gjykata do te mund ta kthente kete vendim, por tani jane kaluar te gjitha afatet ligjore. Bajraktari ka kujtuar dje se jane edhe 110 firma te tjera qe kane borxhe ne doganen e Durresit dhe se edhe ndaj tyre do te nisin masat shtrenguese deri edhe ne bllokim te pasurive. "Me te medhate ndaj ketyre fimrave debitore eshte kompania "Deka" me nje shume prej 57 milione lekesh dhe "Banana Fruit" me 46 milion leke. Edhe per to do te kete masa per t'i detyruar te kthejne detyrimet", u shpreh Bajraktari. db/db(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)


Bukur!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-9-2005 nė 06:05 Edit Post Reply With Quote
Mene: Ish-drejtori i doganave ka hequr masat ndaj nesh në prill


--------------------------------------------------------------------------------

Genc Kondi


Nuk ka forcë drejtori i doganës së Durrësit t'i kundërvihet një kompanie si "Olim". Ka qenë i ashpër në konferencën për shtyp të zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes dje drejtori ekzekutiv i kompanisë "Olim", Arjan Mene. Duke e cilësuar drejtorin e doganës së Durrësit si "një makinë me memorie inefiçiente", Arjan Mene, ka deklaruar se problemi midis kompanisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka lindur në vitin 2002, kur laboratori doganor ka paraqitur analiza, nga mostrat e marra prej sasisë së vajit të lulediellit të importuar nga "Olim", që tregonin se sasia duhej të zhdoganohej me një tarifë më të lartë se sa ajo, me të cilën ishte deklaruar malli. Për këtë qëllim, kemi kërkuar përsëritjen e analizave, theksoi Mene, dhe po në vitin 2002 na ka ardhur e para përgjigje pozitive nga ish zv/drejtori i përgjithshëm i Doganave Bedri Kraja, ndërkohë që analizat e përsëritura në Itali, Zvicër dhe Shqipëri treguan edhe një herë se Doganat, sipas tij, ishin gabuar.
Pas këtyre veprimeve, ish-drejtori Idrizi ka revokuar masat e marra, me shkresën nr 3530/2, datë 28.04.2005, ku thuhet shprehimisht se "vaji duhet të cilësohet "grexho" (i papërpunuar)" dhe vendimet e marra ndaj kompanisë "Olim" duhet të revokohen.
"Ka qenë gjithnjë dega e Doganave Durrës ajo që ka penguar normalizimin e procesit", tha Arjan Mene, duke shtuar se drejtori aktual, Arben Bajraktari, ka qenë në grup pune dhe e di shumë mirë se rezultatet kanë qenë në favor të kompanisë ushqimore shqiptare. Pyetjes se përse ky i fundit veproi dje duke bllokuar zhdoganimin e anijes, me mall me një vlerë 1,3 milionë dollarësh, drejtori i "Olim"-it iu përgjigj se "me sa duket, Bajraktari nuk është i kënaqur me postin e marrë rishtazi, po pretendon të bëjë karrierë, duke shfrytëzuar fushatën antikorrupsion të qeverisë së re". Praktikisht, ai nuk ka lëshuar asnjë shkresë zyrtare, në bazë të së cilës të ankohemi në organet gjyqësore, shtoi më tej Mene, duke bërë thjesht pengesën e zhdoganimit.
Duke kërkuar ndihmën e mediave për të sensibilizuar opinionin dhe shtetin shqiptar, ai theksoi se "dëmi që po i shkaktohet në mënyrë të padrejtë një kompanie që ka bërë investime të shumta në ekonomi, është moral dhe material". Mene vuri në dukje se janë shumë punëtorë të cilët rrezikojnë të pezullojnë punën dhe të mos marrin të ardhurat e parashikuara për shkak të një veprimi që ai e cilësoi arbitrar.
Arjan Mene nuk u shpreh lidhur me atë në se "Olim" ka paguar apo jo detyrimet ligjore, që, sipas Kodit Doganor, është e detyruar të paguajë një kompani e penalizuar, para se të fillojë një rekurs. Ai tha se kryetari i një dege nuk mund të veprojë sikur të ishte drejtor i përgjithshëm, por gjithashtu vuri në dukje se nga kabinetet qeveritare deri në atë moment nuk kishin gjetur ende asnjë shenjë ndihmë për zgjidhjen e çështjes.
Nga ana e tij, në një prononcim për "Gazetën", presidenti i kompanisë "Olim", Artan Mene, deklaroi se veprimi i Bajraktarit nuk mbështetet mbi asnjë ligj dhe se ai do të përgjigjet për këtë veprim të pajustifikuar.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-9-2005 nė 06:33 Edit Post Reply With Quote
E Merkure, 21 Shtator 2005


PER HERE TE DYTE NJE GRUA TEK DOGANAT

Drejtoret e Doganave nga viti 1991

91-93 Thoama Bicolli

93-94 Romeo Mitre

94-95 Arben Petrela

95-96 Ridvan Bode

97 Alfred Prifti

97-98 Gezim Bleta

98-99 Ardian Maci

99-2002 Petrit Ago

maj-gusht 2002 Vaso Pilo

gusht-janar 2003 Sokol Kraja

janar-mars 2003 Ferdinand Papadhima

mars 2003 Tatjana Kongoli

2003-qershro 2005 Shpetim Idrizi

qershor 2005 Genc Celi "i komanduar)

Teuta Shamku

Ne nje periudhe 14-vjecare doganat shqiptare i kane drejtuar 12 burra dhe per nje periudhe te shkurter ne krye te tyre erdhi nje grua, duke shkelur tabune se kjo administrate mund te drejtohet edhe nga femrat. Tatjana Kongoli ishte e vetmja grua qe drejtoi doganat shqiptare qe nga viti 1991. Por ajo qendroi ne krye te kesaj administrate vetem 250 dite. Por me ardhjen ne pushtet te Partise Demokratike, si duket, serish do te vleresohet figura e femres shqiptare, duke vendosur ne krye te doganave nje grua tjeter. Burime konfidenciale bejne te ditur per gazeten "Koha Jone", se emri i Mimoza Vokshit eshte me i lakmuari per te marre postin e Drejtores se Pergjithshme te Doganave. Vokshi, me profesion ekonomiste dhe me nje eksperience te gjate ne kete fushe, njihet si nje nder njerezit me te besuar te Kryeministrit Berisha. Ajo ka qene keshilltare e tij ne kohen kur Berisha ishte Presidenti i vendit.

Po te njejtat burime bejne me dije se nje kandidature tjeter e diskutuar per te marre postin e kryedoganierit eshte edhe Perparim Dervishi, aktualisht pedagog ne Fakultetin Ekonomik. Por mes te dy kandidaturave, me e mundshme per t'u firmosuar nga kreu i qeverise demokratike eshte ajo e Mimoza Vokshit. Gjithsesi, pritet mbledhja e radhes e qeverise ne te cilin do te zbardhet edhe emri i ri qe do te drejtoje doganat shqiptare.

Qeveria pritet te emeroje kreun e doganave

Qeveria shqiptare do te miratoje emrin e ri qe do te drejtoje administraten doganore. Emrat e kandidateve te mundshem jane diskutuar ne kabinetin Bershia, por nuk behet publike fakti nese keto kandidatura do te perzgjidhen nga nje konkurs i posacem qe organizohet nga Ministria e Financave. Dy vitet e fundit ish-kryeministri Nano vendosi qe perzgjedhja e Drejtoreve te Doganave te behej me konkurs. Edhe ne rastin e Tatjana Kongolit u procedua ne te njejten menyre. Kongoli u perzgjodh nga nje konkurs i zhvilluar nga Ministria e Financave, per postin e Drejtorit te Pergjithshem ndermjet 26 kandidaturave. Kandidatura e Kongolit mori vleresimet maksimale dhe i eshte paraqitur Ministrit te Financave nga Komisioni i Vleresimit. Pasi kandidatura e saj mori vleresimin e ministrit te Financave te asaj kohe i kaloi per miratim Keshillit te Ministrave.

kj

Do te ishte me interes te madh qe te dihet pasuria e ketyre drejtoreve sot!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2005 nė 14:34 Edit Post Reply With Quote
Hetim pasurive të doganierëve

Kontroll shtëpive, makinave dhe gjithë përfshirjeve në biznese


Mirvjena Dizdari
Të gjithë punonjësit doganorë dhe tatimorë do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurive që ata kanë. Zëvendësministri i Financave, Florian Mima, ka theksuar se do të ngrihet një sistem i brendshëm për identifikimin e pasurive, duke filluar nga shtëpitë, vilat apo makinat që i përkasin direkt doganorëve dhe tatimorëve.

Numri dy i Financave është shprehur se korrupsioni ka prekur thellë shërbimin doganor dhe tatimor. Këto dy institucione në shumë raste janë përfolur si strofulla ku mund të bëhen para shumë shpejt. “Lufta kundër korrupsionit do të fillojë me pastrimin e figurave të punonjësve doganorë dhe tatimorë”, u shpreh zëvendësministri i Financave gjatë një takimi me drejtuesit e doganave.

Verifikimi
“Verifikimi i pasurisë s’do të bazohet në deklarimet që punonjësit kanë bërë në institucionin e deklarimit të pasurive. Për këtë qëllim ne do të përdorim skemën tonë të brendshme, e cila do të hetojë deri në detaje pasuritë e punonjësve të sistemit fiskal”, ka theksuar Mima. Kontrolli i brendshëm do të bëhet nga strukturat e inteligjencës që përdoren kundër evazionit fiskal. Mima ka sqaruar se, në bazë të ligjit të gjithë punonjësit duhet të deklarojnë pasurinë, ndërkohë që do të kontrollohet nëse deklarata është e plotë apo jo. Për të gjithë ata punonjës që kanë përfituar padrejtësisht nga detyra, do të largohen nga puna. Po kështu do të shikohet mundësia që telefonat jeshilë ku janë bërë denoncime nga qytetarët të menaxhohen nga një agjenci ose OJF e specializuar. Zëvendësministri Mima është shprehur se në shumë raste denoncimet e qytetarëve të bëra në numrat e telefonit falas janë fshirë ose nuk janë marrë në shqyrtim.

Detyrat
Zëvendësministri Mima, në takimin me krerët e doganave, theksoi se administrata e re do të insistojë në radhë të parë për të kuruar përfundimisht “kancerin“ e sistemit fiskal, korrupsionin galopant të një pjese të mirë të personelit si edhe politikat fiskale të trajtimit jo të barabartë të biznesit. “Qeveria ka të gjithë informacionin e duhur për personelin e korruptuar e abuziv të administratës doganore dhe do të kërkojë zbardhjen në detaje të burimeve të pasurive të tyre. Ministria e Financave ka kërkuar që të rishikohet problemi i referencave, sepse është një ndër pikat kryesore ku punonjësit doganorë kanë abuzuar me detyrën. “Do të rishikohen të gjitha kamerat në pikat doganore, pasi rezulton se një pjesë e tyre janë dëmtuar dhe kjo në disa raste është bërë nga vetë punonjësit doganorë”, theksoi Mima. Doganat dhe tatimet kanë qenë në qendër të goditjeve nga ana e Partisë Demokratike për marrje ryshfeti, megjithëse nga qeveria paraardhëse ato janë lavdëruar për punën e tyre.



Të ardhurat u rritën në muajin gusht
Plani, doganat për 8 muaj mblodhën 40.7 miliardë lekë

Ndryshe nga të ardhurat tatimore, të cilat kanë pësuar një rënie të ndjeshme, doganat kanë arkëtuar 40,7 miliardë lekë brenda këtij tetëmujori, duke realizuar planin me 102 për qind kundrejt parashikimit. Kështu, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë këtij tetëmujori janë realizuar 40,7 miliardë lekë nga 39,9 të planifikuara. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë realizuar 2,7 miliardë lekë më shumë ose 7,1 për qind më shumë. Rritja më e lartë e të ardhurave nga doganat vihet re në muajt e parë të vitit si dhe në muajin e kaluar. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti janë arkëtuar 5,6 miliardë lekë nga 5,4 të planifikuara, duke e realizuar planin e të ardhurave në masën 104 për qind. Duke e krahasuar me muajin gusht të vitit që ka kaluar, këtë muaj janë arkëtuar 138 milionë lekë më tepër ose 3 për qind më shumë. Vetëm gjatë muajit gusht 2005, raportohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, janë zhdoganuar 365 tonë cigare, 223 tonë kafe, 29 189 tonë karburante dhe 3 573 000 litra birrë. Ndërkohë që si tetëmujor janë zhdoganuar 2 471 tonë cigare, 2 370 tonë kafe, 183 916 tonë karburante dhe 14 904 000 litra birrë.



Departamentet e reja

Pranë doganave do të ngrihen 2 departamente të veçanta. Njëri departament do të mbledhë taksën doganore dhe akcizat, ndërsa departamenti tjetër do të mbledhë tatimin mbi të ardhurat e individit ose të korporatës. Qeveria do të implemetojë një program aktiv jo vetëm për përmirësimin e menaxhimit të sistemit fiskal, por edhe në fokusimin e punës së administratës doganore drejt një nga misioneve të saj më të rëndësishme, lehtësimit të tregtisë së ligjshme.





© 2003 Gazeta Panorama


Nje rremuje e vertete:

"Njëri departament do të mbledhë taksën doganore dhe akcizat, ndërsa departamenti tjetër do të mbledhë tatimin mbi të ardhurat e individit ose të korporatës. "

Ca lesh lidhje ka dogana me tatimin mbi te ardhurat e individit apo korporates?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2005 nė 15:19 Edit Post Reply With Quote
Florian Papadhimitri - 27/09/2005

Dorëzohen kompanitë, shlyhen detyrimet

Dje ka nisur shlyerja e detyrimeve në Doganën e Durrësit. Oert dhe Sucralba, ndër borxhlinjtë më të mëdhenj. Autoritetet presin borxhlinjtë e tjerë, mes të cilëve edhe Global Petroleum me 800 mijë dollarë detyrime


TIRANË - Bllokimi dhe sekuestrimi i aseteve dhe veprimeve për disa subjekte tregtare e prodhuese në Degën Doganore të Durrësit i ka detyruar “borxhlinjtë” e tjerë të paguajnë atë çka i detyrohen kësaj strukture të doganave. Kështu, nga burime të brendshme në Degën Doganore Durrës bëhet e ditur se vetëm gjatë paradites së djeshme janë shlyer disa shuma të mëdha, ku pjesën më të madhe e mbajnë kompania OERT dhe Sucralba. Të listuar ndër subjektete e para, në listën prej 112 kompanish debitore, Sudralbaa dhe OEST, së bashku, i kanë shlyer detyrimet e tyre që kapnin shumën prej rreth 360 mijë dollarësh. Dhënia e kësaj shume pranë arkës së Doganës së Durrësit është konfirmuar nga burime të brendshme, që deklarojnë se tashmë këto kompani nuk do të kenë probleme për të kryer veprime në Degën Doganore të Durrësit. Të njëjtat burime kanë pohuar për gazetën se, përveç këtyre dy subjekteve, që kishin një pjesë shumë të madhe të borxhit, pranë degës doganore janë paraqitur edhe tre subjekte të tjera, të cilat detyroheshin në shuma që varionin nga 35 mijë deri në mbi 3 milionë lekë. Kështu dje kan shlyer detyrimet e tyre Noshi prej 35 mijë lekë, Zotaj prej 359 mijë e 686 si dhe subjekti ARKO që i detyrohej doganës së Durrësit në shumën 3 milionë e 627 mijë e 228 lekë. “Sot janë paraqitur për t’i shlyer detyrimet e tyre disa subjekte, gjashtë apo shtatë, ku më të rëndësishmet për nga detyrimet ishin dy kompanitë e vendosura në Durrës, Sucralba dhe OERT, të cilat në total së bashku detyroheshin në shumën prej rreth 360 mijë dollarësh,” thanë dje për gazetën burimet në Durrës. Përsa u përket subjekteve të tjera, për nga detyrimet që kanë pasur, ato janë shumë poshtë në listën e debitorëve, por autoritetet doganore janë të kënaqur me tendencën që vihet re që në fillim të javës.


Tendenca
Duke u nisur nga zhvillimet e ditës së djeshme, si dhe nga njoftimet që kanë marrë prej subjekteve “borxhlinj”, në Doganën e Durrësit shprehen se pritet që shumë shpejt të shlyhet një pjesë e mirë e borxhit prej 10 milionë dollarësh. Në prej punonjësve të Doganës së Durrësit, i cili nuk dëshiron të identifikohet, ka konfirmuar për gazetën se gjatë ditës së sotme pritet që përfaqësues të kompanisë greke Global Petroleum t’i shlyejnë detyrimet e tyre prej rreth 800 mijë dollarësh. Para pak ditësh, në territorin e portit të Durrësit u sekuestrua një sasi prej 300 tonësh karburant, që ndodhej në një nga depozitat e kompanisë greke. Nëse kjo kompani, ashtu siç pritet, do t’i shlyejë detyrimet doganare gjatë ditës së sotme, atëherë do të jetë e drejtë që të kryejë lirshëm veprime në doganë e në portin e Durrësit.


Sucralba dhe OERT
Dy subjektet e vendosura në Durrës kanë si aktivitet kryesor importin e mallrave ushqimore. Konkretisht, Sucralba importon dhe ambalazhon sheqer. Përsa i përket subjektit Oert, edhe ky ka aktivitet importimin dhe ambalazhimin e orizit. Para pak javësh, Oert ka përfunduar së ndërtuari në Durrës një fabrikë për zhveshjen e orizit. Për ndërtimin e saj janë financuar rreth 5 milionë euro, nga ku 1,2 milionë euro janë financuar nga qeveria japoneze, nëpërmjet projektit 2KR, ndërsa pjesa tjetër nga presidenti i firmës Oert, Ilir Koka.


biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-10-2005 nė 11:49 Edit Post Reply With Quote
Ja si e monopolizuan hajdutllëkun ish-qeveritarët socialistë


Qeveria e ikur mbylli pikën doganore të Bllatës


Rrahim Kaleci*


Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave duhet të vihen menjëherë në lëvizje dhe të fillojnë pa vonesë negociatat me përfaqësuesit e palës maqedonase, për kalimin e mallrave në pikën doganore të Bllatës.


E shoh të arsyeshme të sjell në vëmendjen e legjislativit shqiptar një aspekt të rëndësishëm që lidhet me komunitetin që unë përfaqësoj.

Dibranët krahas shumë virtyteve ndër vite janë shquar si njerëz të punës ndërtues të zot, por edhe mjeshtër të vërtetë në bujqësi e blegtori. Dibrani është një qëndrestar i vërtetë i tokës, të cilën e ka punuar dhe vazhdon ta punojë gjithë pasion e përkujdesje. Dibra është një zonë e pasur me resurse të shumta natyrore.


Dibra, me resurse të shumta dhe varfëri të tejskajshme


Por në paradoks me këto dhunti dhe me këtë pasuri, Qarku i Dibrës, sipas një studimi të bërë nga PNUD rezulton të jetë qarku më i varfër në Shqipëri dhe padyshim qarku më i varfër në Europë.

Shkaqet tashmë dihen prej të gjithëve. Këta 8 vitet e fundit, Dibra është lënë krejtësisht jashtë vëmendjes, është lënë si një xhep i braktisur i verilindjes së vendit. Papunësia, mungesa e investimeve, falimentimi i shumë bizenseve, mungesa e kreditimit për biznesin dhe fermerët e kanë çuar Dibrën dhe dibranët në skajet e një varfërie ekstreme.

Hapja e vendit dhe ekonomia e tregut të lirë në mesin e viteve '90 gjallëroi edhe tregun dibran.

Ndikim të veçantë pati edhe hapja e të vetmes pikë doganore të Bllatës, ajo që lidh Dibrën me Maqedoninë. Duke shfrytëzuar distancën e shkurtër prej vetëm 20 km, biznesmenë të shumtë të të dy anëve të kufirit i dhanë vrull tregtisë dhe aktiviteteve ndërkufitare. Shembull i qartë është fakti që çdo javë qarkullohej në tregun e Dibrës rreth 150 mijë marka gjermane, sot rreth 75 mijë euro vetëm prej blerësve që vinin nga ana tjetër e kufirit. Dhe sot ka ndodhur krejt e kundërta, qindra dibranë shkojnë çdo javë në Maqedoni për të bërë pazarin me që çmimet atje janë më të lira.

Sikur të mos mjaftonin çudirat e periudhës së gjatë diktatoriale që diskriminuan për vite me radhë Dibrën, sikur të mos mjaftonte fakti që për të shkuar sot në Peshkopi duhet të bësh dyfishin e distancës që duhet bërë.


Ja pse e mbyllën pikën kufitare të Bllatës


Qeveria socialiste mori një vendim që ndalonte kalimin e mallrave nëpërmjet doganës së Bllatës. Gjithçka qoftë edhe një furgon me çfarëdo lloj malli duhet të kalonte vetëm nëpërmjet doganës së Qafë-Thanës. Antilogjika nuk njihka kufi. Për të arritur një makinë nga Qafë-Thana në Peshkopi duhet të përshkojë rreth 350 km, ndërkohë që dogana e Bllatës është vetëm 20 km larg.

Këta njerëz që firmosën këtë vendim menduan që edhe një majë gjilpëre duhet të kalonte nëpërmjet një pikë doganore e përqendruar në pak duar në mënyrë që të vilnin sa më shumë për xhepat e një pakice njerëzish me privilegje të paligjshme.

E ndërsa xhepat e tyre fryheshin bizneset dibrane falimentonin dita-ditës. Dhjetra biznese u mbyllën jo vetëm në Dibër, por edhe në Bulqizë, Mat, Kurbin e më gjërë. Tregu u varfërua dhe çmimet u shumëfishuan.

Por jo vetëm kaq, mbyllja e Doganës për kalimin e mallrave, mbylli edhe dhjetra biznese e këto dhjetra biznese mbyllën në shtëpi qindra hallexhinj. Ndërkohë shkëmbimet tregtare me Maqedoninë dhe vende të tjera të rajonit kapën shifrën zero.

Për të gjitha këto arsye që përmenda, Dogana e Bllatës duhet të hapet një orë e më parë për të gjallëruar tregtinë e këtyre anëve.

Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave duhet të vihen menjëherë në lëvizje dhe të fillojnë pa vonesë negociatat me përfaqësuesit e palës maqedonase për kalimin e mallrave në pikën doganore të Bllatës. Ky vendim do të lehtësojë mjaft barrën e biznesit dibran. Por jo vetëm kaq, mbyllja e doganës për kalimin e mallrave mbylli edhe dhjetra biznese. E këto dhjetra biznese mbyllën në shtëpi qindra hallexhinj të punësuar në to, ndërkohë që shkëmbimet tregtare të Dibrës me Maqedoninë kapën shifrën zero.

Dibranët përdorën një shprehje: Fukarrallësk, maskarrallëk! Që do të thotë se, varfëria pjell maskarallëqe si krimin, vjedhjen, korrupsionin, trafikun, e dukuri të tjera, të cilat Dibra i provoi në këto vite të fukarrallëkut socialist.

Dogana e Bllatës për të gjitha këto arsye që përmenda duhet të hapet një orë e më parë për të gjallëruar tregtinë e këtyre anëve.

Eshtë më e pakta që mund të bëhet për Dibrën e dibranët si fillim e që nuk kërkon asnjë fond, asnjë investim, por vetëm vullnet të mirë. Dhe dibranët e kanë bindjen se ky vullnet nuk mungon.

Dibra dhe dibranët kanë shumë halle e shumë derte për të zgjidhur, për të cilat i beson qeverisë që i dha votën. Le të fillojmë me hapjen e pikës doganore të Bllatës, për kalimin e mallrave. Eshtë më e lehta për qeverinë, por tejet e rëndësishme për Dibrën, Bulqizën, Matin e më gjerë. Gjej rastin t'ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të Qarkut të Dibrës që të bëhen pjesë e asaj lëvizjeje të rëndësishme për ta kthyer Dibrën nga një xhep i harruar, i Shqipërisë Verilindore, në një vend ku mund të jetohet e punohet dhe investohet.

S'ka asnjë dyshim, që një grup sado i vogël njerëzish të përkushtuar mund të ndryshojnë botën. Në mund të ndryshojmë botën e komuniteteve tona, jo duke vepruar të vetëm, dhe sigurisht jo duke vepruar në kundërshtim me njëri-tjetrin, por duke vepruar së bashku.

*Deputet

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-11-2005 nė 10:19 Edit Post Reply With Quote
Burokracia doganore dhe çmimet e referencës


Bledi KASMI

Kushdo që ka hedhur qoftë edhe një vëzhgim indiferent në dogana, e ka të qartë kaosin me të cilin përballen biznesmenët në zhdoganimin e mallit. Burokracia doganore është një tmerr i vërtetë, ku edhe një biznesmeni të vogël i duhet të qëndrojë të paktën dy ditë në këto zyra, në mënyrë që të paguajë doganën, gjithnjë nëse do të respektojë të gjitha procedurat ligjore. Sistemi mbi të cilën është ndërtuar mënyra e punës në këto zyra doganore është një primitivizëm, i cili nis që nga referencat e çmimeve të artikujve të ndryshëm. Nuk ka asnjë tabelë, asnjë broshurë, nuk ka asnjë këshillë për t'u orientuar drejt shlyerjes së detyrimeve doganore në bazë të çmimeve të referencës. Gjithçka e ka në dorë "ustai". Është ky "usta", i cili vendos se sa është vlera doganore për mallra të ndryshëm dhe biznesmeni e merr vesh një gjë të tillë vetëm pasi atij i është bërë fakt i kryer nga ana e doganierëve. Çmimet e referencës janë hallka kryesore, më e lehta e një zinxhiri korrupsioni që gjallon sot në zyrat doganore dhe në të njëjtën kohë, edhe më e vështira në zbardhjen e plotë të saj. Sipas ekonomistëve, një dëm i jashtëzakonshëm i është shkaktuar arkës së shtetit pikërisht nga trafiku që bëhet me çmimet e referencës në dogana. Mënyra se si funksionon sot kjo hallkë e këtij sistemi korrupsioni, është evidentuar prej kohësh, por asnjëherë nuk është vënë dorë për të prerë këtë lidhje të krimit ekonomik. Një pjesë e doganierëve e kanë nxjerrë "bukën e përditshme" jo vetëm nga paga e marrë nga taksapaguesit, por edhe nga liria që u është dhënë në mënyrë indirekte atyre për të abuzuar me çmimet e referencës, sepse nuk ka pasur asnjëherë transparencë në këtë fushë. "Ustai" i çmimeve të referencës është fuqiplotë në doganë, mund ta bëjë të bardhën të zezë, mund të bëjë që cigarja të zhdoganohet për fasule, që mielli të zhdoganohet për shkrepse apo që nafta të zhdoganohet për gjilpërë me kokë. Ky "usta" ka në dorë pjesën kryesore të dokumentacionit, që e bën të paligjshmen të ligjshme dhe që korrupsionin e bën legal, përmes dhënies së faturave që mbajnë vulën e shtetit. Është i kuptueshëm përfitimi i dyanshëm në këtë pazar që bëhet në zyrën e doganave, pasi një artikull si shpresja ka shumë herë më të ulët çmimin e referencës se sa mielli. Ata spekullatorë, që përfitojnë përmes këtyre ustallarëve duke paguar doganë shumë herë më të ulët nga sa u takon, u janë mirënjohës këtyre "ustallarëve", duke i shpërblyer ata për punën e mirë ndoshta jo aty për aty, por edhe një ditë apo një javë më pas, sepse nderi nuk harrohet, për më tepër që spekullanti do të mbërrijë sërish në dritaren e "ustait" të çmimeve të referencës.

Vendimi i marrë nga qeveria dy ditë më parë për bërjen publike të çmimeve të referencës është një hap mjaft i rëndësishëm në shkëputjen e aleancës mes spekullatorëve dhe doganierëve abuzues, një hap përcaktues në shkatërrimin e një sistemi korrupsioni mbi të cilin kanë vegjetuar doganat përgjatë gjithë këtyre viteve. Nga ana tjetër, është një vendim që i vjen në ndihmë biznesit, pasi ky i fundit bëhet i ndërgjegjshëm shumë para nisjes së aktivitetit tregtar për detyrimet që ka ndaj shtetit për biznesin e tij. Ndoshta është një vendim, i cili nuk çon në "gijotinë" të korruptuarin, por është një vendim në vazhdën e një sërë vendimesh të qeverisë, e cila po synon që të përmbysë sistemin korruptiv duke nxjerrë rregulla të reja loje dhe mjaft transparente.

rd


Nje reformim i sakte i doganave eshte i domosdoshem!

Deri me sot dogana ka qene :

Organ i pasurimit te paligjshem te krimineleve politikane

Pengese per zhvillimin e tregtise se ndershme ne RSH

Sot

duhet qe te kthehet ne nje instrument i sakte ne sherbim me shtetit.

Transparenca eshte gjeja e pare

Thjeshtesia eshte gjeja e dyte

Denimi per cdo shkelje eshte gjeja e trete





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-12-2009 nė 16:58 Edit Post Reply With Quote
Nje janari i vitit 2010 do te shenoje nje tjeter ulje te taksave doganore per produktet qe Shqiperia importon nga vendet e Bashkimit Europian.

Ne marreveshjen interim qe vendi yne ka nenshkruar eshte parashikuar reduktimi gradual i taksave doganore, sipas produkteve specifike, i cili ka filluar qe ne nje janar te vitit 2007 me hyrjen ne fuqi te MSA.

Sipas kesaj marreveshjeje qe prej janarit te vitit te ardhshem per pjesen derrmuese te produkteve qe Shqiperia importon taksa doganore do te behet nga nje janari i 2010 vetem 1 per qind, ndersa ne nje janar te 2011-es ajo behet zero.

Sipas marreveshjes, tarifat doganore per lendet e para te ndertimit, per disa grupe produktesh nga 2 per qind qe ishte ne vitin 2009 do te behen 1 per qind, ndersa per disa produkte te tjera te industrise se ndertimit, dogana zbret nga 3 ne 2 per qind te vleres se mallit.

Doganat do te ulen edhe per produktet e industrise se hekurit dhe gjithe nenproduktet e tij, dogana e te cilave nga 2 shkon ne 1 per qind. Tarifat zbresin nga 2 ne 1 per qind edhe per mobiljet dhe pjeset e tyre.

Ulja prek edhe tregun e karburanteve. Taksa doganore per shumicen e karburanteve qe importohet nga jashte behet 1 per qind nga 2 qe ishte, ndersa per disa nenprodukte ajo shkon ne zero.

Ulja prek me radhe edhe veshjet, produktet kozmetike, amballazhet qe perdoren ne industri, thuajse te gjithe gamen e importeve.

Ajo qe mbetet per te pare tani eshte se cili do te jete efekti i heqjes se tarifave doganore per ekonomine, a do te sjelle liberalizimi perfitime per konsumatoret ne formen e uljes se cmimeve apo heqja e taksave te importit do te penalizoje bizneset e brishta shqiptare, te cilat do t'u duhet te perballen pa mbrojtje me konkurrencen e ashper te produkteve qe mbajne markat e gjigandeve te BE-se.

top





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3077149 sekonda, 39 pyetje