Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: NATO zgjerohet me shtatė anėtarė tė rinj
Eni_P

Postuar mė 26-11-2002 nė 11:40 Edit Post Reply With Quote
NATO zgjerohet me shtatė anėtarė tė rinj

NATO zgjerohet me shtatë anëtarë të rinj
Përgatiti Ismet Daci


Aleanca Ushtarake e Atlantikut Verior filloi të enjten në kryeqytetin e republikës çeke një samit historik. Bosht i takimit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve antare: Zgjerimi me 7 vende të reja i forcave dhe lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Në fillim të samitit sekretari i përgjithëshëm i NATO-s, Lordi Xhorxh Robertson, bëri të ditur vendimin e aleancës ushtarake për zgjërimin më të madh në historinë e saj: "Shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve antare të NATO-s u propozoj të ftojnë për fillimin e bisedimeve të pranimit në NATO këto shtete: Bullgarinë, Estoninë, Letoninë, Lituandinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë. Ky është vendimi i Këshillit".

Deri në pranverën e vitit 2004, sipas Këshillit të NATO-s, duhet të ketë marrë fund anëtarësimi i vendeve të përmendura, prej të cilave gjashtë janë nga ish-blloku lindor. Në takimin e parafundit të vendeve të NATO-s, ku u pranuan Polonia, Çekia dhe Hungaria, aleanca ushtarake e Atlantikut Verior, u zgjerua për herë të parë me ish-shtete të Paktit të Varshavës. Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, e përshëndeti këtë hap të dytë për zgjerimin e NATO-s, duke e cilësuar atë si ripërtëritje të frymës së organizatës ushtarake: "Jemi të sigurtë që ky vendim i sotëm do ta forcojë detyrimin tonë në shërbim të paqes, në shërbim të Evropës, të një Evrope të bashkuar e të lirë, që jeton në paqe," - tha Bush mes të tjerash.

Në kryeqytetin çek presidenti amerikan po përpiqet të gjejë mbështetës të rinj për një sulm të mundshëm ndaj Irakut. Sipas njoftimeve të medieve, Uashingtoni ka kërkuar me shkrim nga rreth 50 vende të ndryshme mbështetje në rast të një sulmi. Një letër përkatëse ka marrë edhe qeveria gjermane, konfirmoi te enjten zëdhënësi i qeverisë në Berlin, Bela Anda. Para gazetarëve në Pragëk, kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, reagoi ndaj kësaj letre, duke theksuar edhe një herë se Gjermania nuk do të marrë pjesë në një sulm të mundshëm ndaj Irakut: "Ne sigurisht që do ta shqyrtojmë këtë çeshtje për t'i bërë të ditur më vonë opinionit vendimin tonë. Të gjithë duhet të kenë mirëkuptim që unë duhet t'i mësoj modalitetet e kërkesës amerikane, para se të përgjigjem me hollësi se çfar do të bëjmë. Por ajo qe ne kemi thënë si para ashtu edhe pas kësaj letre mbetet edhe tani në fuqi: pjesëmarrja e Gjermanisë në një ndërhyrje ushtarake nuk vjen në konsideratë."

Megjithëse ky qëndrim i qeverisë gjermane çoi deri tek ftohja e mardhënieve mes Uashingtonit dhe Berlinit, koalicioni qeveritar socialdemokrat-të gjelbër nuk ka lëvizur nga pozicioni i një linje kundër asaj të Uashingtonit dhe Londrës. Ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher e përforcoi këtë qendrim me fjalët: "Ne jemi në një aleancë, kemi detyrime ndaj së drejtës ndërkombëtare, si dhe detyrime ndaj aleancës. Mirëpo njëkohësisht bëjmë ç'është e mundur për të mbrojtur pozitën tonë kundër luftës dhe pro zbatimit të rezolutës së OKB-së. Këtë të fundit ne do ta mbështesim si nga ana materiale ashtu edhe në aspektin personal."

Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia - gjithashtu kandidate për pranim në aleancën ushtarake - do të duhet të presin me anëtarësimin e tyre të paktën deri në raundin e ardhëshëm të zgjërimit të Nato-s. Shqipëria megjithatë nuk ka hequr dorë nga planet për anëtarësim në Nato, siç theksoi edhe presidenti i vendit, Alfred Moisiu, i cili kryeson delegacionin e Tiranës në samitin e Pragës.

Pranimi i Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO mbetet tani për tani i kushtëzuar nga konsolidimi i mëtejshëm i demokarcisë në këto vende dhe modernizimi i forcave ushtarake të tyre, por dyert e Nato-s për to do të jenë të hapura, siç u shpreh të enjten në Pragë sekretari i përgjithshëm i Aleancës ushrakae Xhorxh Robertson.



DW2002

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-9-2005 nė 16:06 Edit Post Reply With Quote
Zgjerimi tjetër i NATO-s nuk ka gjasa përpara vitit 2008
09/09/2005

Shtetet e Bashkuara ka sugjeruar që një valë e re zgjerimi e NATO-s të pezullohet deri së paku më 2008, për t'iu dhënë kohë vendeve aplikante, Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë të përgatiten plotësisht për anëtarësimin, si dhe për të lejuar Aleancën të përqëndrohet në transformimin e saj.
(AP, AFP - 08/09/05; Reuters - 07/09/05)


”Ne nuk mendojmë se është e pjekur të zgjerojmë NATO-n këtë vit apo vitin tjetër. Nuk mendojmë se kandidatët e interesuar janë ende gati," tha Kurt Volker, zëvendësndihmësi kryesor i sekretarit të shtetit të SHBA për çështjet e Evropës dhe Euroazisë. [Dosje]

NATO nuk ka gjasa të pranojë anëtarë të rinj përpara vitit 2008, bëri me dije të enjten (8 shtator) një diplomat i lartë i SHBA.

"Nuk mendojmë se kandidatët e interesuar janë ende gati," tha Kurt Volker, zëvendësndihmësi kryesor i sekretarit të shtetit të SHBA për çështjet e Evropës dhe Evroazisë, pas bisedimeve në selinë e NATO-s në Bruksel. "Në se do të përpiqeshim të arrinim një konsensus në NATO për t'u dërguar ftesë këtyre vendeve këtë vit apo vitin tjetër, nuk ka garanci se ato do të ishin gati. Ato kanë ende shumë për të bërë."

Shtetet e Bashkuara ka propozuar që fokusi i takimit të NATO-s më 2006 të ishte transformimi i bllokut 26-vendesh në një organizëm politik të sigurimit global, i aftë për të përballuar sfidat dhe kërcënimet e reja. Çështja e zgjerimit do të diskutohej në një takim më 2008.

Në atë kohë, Aleanca mund ta zgjeronte ftesën për anëtarësim jo vetëm ndaj tre vendeve të Ballkanit por edhe ndaj ish republikave sovjetike të tilla si Ukraina si dhe disa vende të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së veriut, raportoi AP.

Disa vende aplikante, duke përfshirë Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë, kishin shpresuar të kishin ftesat për anëtarësim përpara fundit të vitit 2006. Ndërsa pranonte se shtyrja e mundshme mund të shkaktonte pakënaqësi, Volker sugjeroi se ajo mund të rriste shanset e tyre në afat të gjatë.

"Duke caktuar një afat më të gjatë dhe duke ju dhënë kohë atyre të zgjerojnë arritjet, ne mendojmë se krijojmë një mundësi reale që...ata të jenë kandidatë shumë më të fortë," tha ai të enjten. "Ndonëse vendimi mund të shkaktojë pakënaqësi, ky është më tepër një vlerësim i asaj që mund të arrihet në mënyrë realiste."

Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia kanë hyrë secila në "planet vepruese të anëtarësimit" me NATO. Sipas planeve, ofertat e tyre të anëtarësimit varen nga aftësia e tyre për të përmbushur angazhimet ndaj reformës së mbrojtjes dhe demokratizimit.

Kështu, zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut në Shqipëri u panë si një provë e madhe e prirjes së vendit ndaj standardeve demokratike. Ndërsa votimi ishte "konkurrues dhe votuesve ju qe dhënë një larmi informacioni", OSBE tha në një deklaratë në 4 korrik se ai "përputhej vetëm pjesërisht me angazhimet ndërkombëtare dhe standardet për zgjedhje demokratike".

Po kështu, raportet për parregullsitë në zgjedhjet lokale të marsit në Maqedoni nuk janë në favor të perspektivave të pranimit të saj në BE dhe NATO. Të dy organizatat i kanë kërkuar Shkupit të sigurojë që të meta të tilla si letrat e vjedhura të votimit dhe frikësimet, të mos ndodhin në votimet e ardhëshme.

Një kusht kyç për aspiratat e Kroacisë për t'u bashkuar si me BE ashtu dhe me NATO është bashkëpunimi i saj i plotë me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës, veçanërisht arrestimi dhe dorëzimi i gjeneralit në pension Ante Gotovina, një nga tre të paditurit më të kërkuar të gjykatës.

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2005/09/09/feature-01





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2005 nė 07:24 Edit Post Reply With Quote
Analiza e munguar për një anëtarësim të vonuar


Adri Nurellari

Zhvillimi dhe përfundimi i stërvitjes ushtarake të zhvilluar javës së kaluar në gjirin e Vlorës, pati në median shqiptare shumë më shumë jehonë se deklaratat e Brukselit që bënë të ditur në fillim të muajit se zgjerimi i ardhshëm i traktatit atlantik nuk do të zhvillohet në vitin 2006 siç ishte paramenduar. Në datën 7 shtator, z. Kurt Volker, zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara në Bruksel, deklaroi se ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, aleanca 56-vjeçare nuk ka për t’u zgjeruar më tej në samitin e vitit 2006. Kjo do të thotë se tre aspirantët e të ashtuquajturës “Kartë e Atlantikut”, ku bëjnë pjesë vendi ynë, Maqedonia dhe Kroacia, nuk kanë për t’u ftuar në vitin që vjen. Dhe ky lajm pati shumë më pak mbulim në media sesa manovrat ndërkombëtare ushtarake.
Duhet qe të kishte një debat nëse kjo shtyrje ka ndodhur për faktorë të brendshëm të Natos apo ato që lidhen me kandidatët. Në rastin e parë duhet pyetur nëse kjo shtyrje ka ndodhur nga njëra anë si pasojë e mangësive të vendeve kandidate në përmbushjen e kërkesave të anëtarësisë dhe nga ana tjetër si pasojë e problemeve që kanë dalë me integrimin evropian, të cilat kanë infektuar edhe NATO-n. Në rastin e parë të tre vendet pretendente kanë zhgënjyer NATO-n për sa i përket progresit në masat që priteshin të realizoheshin prej tyre. Kroacia nuk arriti të dorëzonte gjeneralin Ante Gotovina që kërkohet nga gjykata e Hagës për krime lufte, Maqedonia pati parregullsi gjatë zgjedhjeve lokale të Marsit ndërsa Shqipëria pati zgjedhje parlamentare të cënuara dhe një zvarritje të rotacionit që la shije të hidhur tek shumë vëzhgues të huaj.
Në rastin e dytë mund të ketë ndodhur vala e skepticizmit evropian që u shfaq me dështimin e referendumeve për kushtetutën e Bashkimit Evropian ka bërë që politikabërësit e NATO-s të reflektojnë mbi mundësitë e zgjerimit të aleancës. Këta të fundit kanë vendosur që samitin e ardhshëm t’ia dedikojnë forcimit të radhëve ekzistuese të organizatës dhe ripërtëritjes së besimit për sigurinë kolektive që siguron kjo aleancë. Entuziazmi i bashkëpunimit mes aleatëve ka pësuar zbehje të mëdha pas rënies së murit të Berlinit dhe si pasojë e prirjes së politikës botërore drejt unilateralizmit. Arritja e kompromisit apo unanimitetit në vendimmarrje është komplikuar akoma më tej tani që aleanca ka 26 anëtarë. Ndërkohë që lufta në Irak ka shkaktuar një tronditje të mirëfilltë në radhët e kësaj aleance. SHBA-ja ka vendosur që ta transformojë NATO-n nga një bllok aleatësh siç ishte gjatë Luftës së Ftohtë, në një aktor global të sigurisë dhe të politikës.
Gjithsesi ishte e dobishme qe të trajtoheshin implikimet politike dhe gjeostrategjike të kësaj çështje. Si ndërvepron kjo shtyrje me integrimin në Bashkimin Evropian? Cfare impakti do të ketë për sa i përket negociatave për pavarsinë e Kosovës? Ose çfarë reformash të mëtejshme e boshllëqesh duhet të mbushim ne që të ecim përpara?
Megjithatë këto diskutime apo reagime mbi shkaqet e kësaj shtyse munguan në debatin publik shqiptar. Në programin e qeverisë që shkoi dhe asaj që sapo erdhi, integrimi atlantik përbri atij europian janë parashashtruar si prioritetet kryesore. Po kështu në retorikën e përditshme mbizotëron fraza integrimi euro-atlantik. E megjithatë deklarata që thoshte se integrimi i Shqipërisë në NATO do të shtyhet të paktën dy vite të tjera u përmend në mënyrë të zbehtë në shtyp. Ndërkohë në vendet fqinjë që patën fatin tonë, kjo çështje ka shkaktuar shpërthimin e debateve të ashpra politike. Në Kroaci shtyrja ka pasur si rezultat grumbullimin e një presioni të madh ndaj qeverisë për të respektuar bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës, ndërkohë që në Maqedoni kjo shtyrje ka shkaktuar një pakënaqësi të jashtëzakonshme ndaj qeverisë në fuqi, bile ka gjasa që te jetë edhe shkaktar i rrëzimit të saj.
Në një situatë të ngjashme u mjegullua edhe perspektiva e firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim dhe Asociimit në vitin 2003. Fillimisht u proklamua me shumë bujë hapja e negociatave, ndërkohë që shtyrja e nënshkrimit për një moment të parapërcaktuar kaloi pa u vënë shumë re dhe pa shkaktuar ndonjë reagim të madh publik.
Ndërsa debati publik shqiptar sonte mbetet e përqendruar te çështje emrash dhe jo politikash apo arritjesh. Një ndër arsyet pse lajmi i shtyrjes së futjes së Shqipërisë në NATO nuk pati jehonë ishte padyshim eklipsimi i tij nga lajmet mbi emrat e ministrave dhe funksionarëve të tjerë të rinj të qeverisë së re. Dhe kjo mani për t’u marrë me emrat e mbiemrat e ministrave apo zëvendësministrave që vijnë, biografitë e tyre, fisin e rrethin e tyre miqësor, ka lënë në hije shqetësimin që vjen nga mbetja prapa në disa procese me rëndësi kardinale për Shqipërinë, siç është edhe procesi i integrimit atlantik. Kjo fushatë diskutimi e paragjykimi në lidhje me funksionarët e qeverisë së re duket si ogur i keq për debatet publike që kanë për të vazhduar në Shqipëri. Duket se në Shqipëri ka për t’u vazhduar që të diskutohet me kush dhe jo me çfarë, të diskutohet forma e jo përmbajtja, dhe të diskutosh emrat dhe jo përmbajtja e platformave.
Shqipëria duket hapur po rrezikon sërish që të mbetet e fundit në procese të rëndësishme ndërkombëtare, gjë që të lë shijen e hidhur të një déjà vu-je historike. Shqipëria ishte vendi i fundit që fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane, vendi i fundit në Evropë që u shkëput nga sistemi komunist dhe rrezikon të jetë ndër të fundit vendi që do të futet në NATO dhe BE. E megjithatë opinionbërësit dhe analistët shqiptarë u treguan indiferentë ndaj kësaj çështjeje dhe në vend që të binin kambanat e alarmit, vazhduan të merreshin me individë dhe lëvizjet e “gurëve” të shahut politik.
E sikur të mos mjaftonte thashethemnaja me emrat e pushtetarëve të rinj dhe me lëvizjet e fundit brenda kryesisë së Partisë Socialiste, tashmë gazetat tona janë pushtuar nga thashethemnaja për nomenklaturën e dikurshme komuniste. Është për tu habitur se si “telenovelat” e dallavereve të byrosë politike të dikurshme kanë pushtuar zemrat dhe mendjet e shtypit dhe lexuesve shqiptarë. Bile jo për t’u habitur, por është pikëlluese sesi aktivitetet drejtuesve të dikurshëm komunistë na persekutojnë si pas vdekjes së tyre dhe të sistemit që ata ngriten. Në vend që këto ngjarje apo kujtime që lidhen me drejtuesit e regjimit të mbeteshin në librat e historisë, ato zënë ato faqe gazetash që fare mirë mund t’i dedikoheshin aktualitetit dhe problemeve kryesore me të cilat përballohet vendi ynë.
Është e qartë që Scoop-i, skandali, krimi dhe thashethemet për VIP-at meritojnë të kenë vendin e tyre në media dhe debate publike pasi shesin më shumë gazeta e ngjallin goxha vëmendje, por mbështetja e të gjithë debatit publik te gazetaria tabloide, rrezikon që të krijojë një indiferencë ndaj problemeve më të rëndësishme që hasen te ne. Ngjarje të rëndësishme si ecuria e integrimit në aleancën atlantike, meritojnë që të shtrohen hapur në publik dhe të shqyrtoheshin shkaqet, problemet dhe pasoja që lidhen me këtë ngjarje. Këto debate publike do ta shndërronin nevojën për t’u integruar me perëndimin në një ndërgjegjësim publik e kolektiv, i cili do të bënte presion ndaj qeverisë dhe do të kërkonte llogari ndaj qeverisë në rastin kur procesi dështon. Në këtë mënyrë puna, sukseset apo dështimet e qeverisë, do të mateshin me një kut konkret të dukshëm e të prekshëm dhe jo me percepsione. Është pra e pafalshme gjithë ajo indiferencë e shpërfillje ndaj ngjarjes së shtyrjes së pranimit të Shqipërisë në NATO. Një lajm i tillë ka rëndësi më të madhe për Shqipërinë sesa destinacionet e pushimeve të pasosura të Nanos, hotel Nirvana i Bujar Leskajt, martesat dinastike te kastës komuniste apo bëmat e Kadri Hazbiut.




20/09/2005
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2005 nė 09:54 Edit Post Reply With Quote
Nje zyrtar i SH.B.A.-se ripohon mbeshtetjen per kerkesen per ne NATO te vendeve te Kartes se Adriatikut
18/09/2005

NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Nensekretari i Shtetit per Ceshtjet Politike te SH.B.A.-se Nikolas Berns ripohoi mbeshtetjen e vendit te tij per kerkesen per ne NATO te nenshkruesve te Kartes se Adriatikut, Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia gjate nje takimi ne Nju Jork te premten (16 shtator). Me pas, Ministria e Jashtme dhe per Integrimin ne BE kroate Kolinda Grabar-Kitarovic tha per gazetaret se Berns nuk permendi ndonje date, duke sugjeruar se ai nuk kishte bere komente ne lidhje me pezullimin e planeve per zgjerimin e NATO-s deri me 2008. (Vecernji list - 17/09/05; HINA - 16/09/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2008 nė 16:54 Edit Post Reply With Quote
Innerstaatliche Defizite

Das ist nicht das einzige schwierige Thema, das die Allianz im 59. Jahr ihres Bestehens in der rumänischen Hauptstadt abzuhandeln hat. Eigentlich sollte die Veranstaltung ein „Erweiterungsgipfel“ werden, auf dem die Nato entscheiden wollte, ob sie Kroatien, Mazedonien und Albanien zum Beitritt einladen solle. Keiner dieser Staaten ist ein militärisches Schwergewicht, aber die überwiegende Mehrzahl der Verbündeten ist der Auffassung, dass ihre Aufnahme eine stabilisierende Wirkung auf die durch die Unabhängigkeit des Kosovos aufgewühlte Region haben würde.
Ankunft: Die Bushs in Bukarest

Ankunft: Die Bushs in Bukarest

Dieser Plan, bei dem im Falle Albaniens über einige innerstaatliche Defizite hinwegzusehen wäre, könnte nun aber einem alten, auf alle Unbeteiligten kleinlich wirkenden Streit über den offiziellen Staatsnamen Mazedoniens zum Opfer fallen. Griechenland erkennt Mazedonien nicht als Mazedonien an, weil es eine Nordprovinz gleichen Namens hat. Längere Verhandlungen unter Vermittlung der Vereinten Nationen haben zuletzt „Republik Mazedonien (Skopje)“ als Kompromiss hervorgebracht, was die Griechen am Montag allerdings in einer Sitzung in Brüssel ablehnten. Die griechische Regierung fürchtet um ihr Überleben, weil die Sache in der Innenpolitik des Landes hoch emotional behandelt wird. Diplomaten wollten nicht ausschließen, dass in Bukarest sogar über Albanien noch einmal eine Grundsatzdebatte ausbricht, sollten die Griechen den Beitritt Mazedoniens verhindern.

faz

Akoma nuk eshte e sigurte ftesa, se greket qe jane kunder maqedonise mund te na pengojne dhe ne.

Gjithsesi une jam optimist, per hir te Republikes se Kosoves ne do ta marrim ftesen e jo per merite tonen.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1792059 sekonda, 29 pyetje