Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Kush pengon pavaresine e Kosoves?
Anton Ashta

Postuar mė 5-9-2002 nė 06:47 Edit Post Reply With Quote
Nano i njeh Koshtunicės sovranitetin mbi Kosovėn

Nano i njeh Koshtunicës sovranitetin mbi Kosovën

Zbardhen pikat e bisedimeve jozyrtare mes shefit të ekzekutivit shqiptar dhe presidentit të Jugosllavisë së mbetur

Sipas një njoftimi të zëdhënësit të delegacionit serb në Johanesburg, me kryeministrin Nano është folur për zgjidhjen e çështjes së kufinjve ndërshtetërorë

Mediat serbe kanë publikuar dje disa detaje, nga takimi i paparalajmëruar mes kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano dhe presidentit të Jugosllavisë së mbetur Serbi-Mali i Zi. Edhe pse zëdhënësi i kryeministrit, në një njoftim zyrtar nuk është ndalur në statusin e bisedimeve, mes dy politikanëve konfirmohet vendosja e bashkëpunimit në nivelin e shumë komisioneve, për të ndërtuar një infrastrukturë komunikimi mes të dy vendeve, ndërkohë që konfirmohet edhe nisja e bashkëpunimit për ndërtimin e aksit rrugor Durrës-Prishtinë. Paqartësitë lidhur me domosdoshmërinë e ndërtimit të një infrastrukture komunikimi mes Shqipërisë dhe shtetit që udhëheq Koshtunica, sqarohen nga një njoftim i djeshëm zyrtar i zyrës së shtypit të presidentit jugosllav, i cili thotë se, në qendër të takimit ishte zbatimi i rezolutës 1244, si dhe përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Zyrtarisht, mendohej se mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk kishte më kufinj të përbashkët e as mund të flitej për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, që pas shpalljes së Kosovës si protektorat ndërkombëtar e përgatitjen e saj si shtet së afërmi i pavarur, por shefi i qeverisë shqiptare mësohet se ka njohur në bisedimet e Johanesburgut, sovranitetin e Jugosllavisë mbi Kosovën, e në këtë kuadër, edhe ka gjetur mandatin për të folur me Koshtunicën, për ndërtimin e aksit Durrës-Prishtinë, bile edhe për një treg të përbashkët ekonomik, i cili supozohet se do të përfshijë edhe tregun kosovar. "Presidenti jugosllav, Voisllav Koshtunica dhe ministri i Punëve të Jashtme, Goran Svilanoviç biseduan në Johanesburg me kryetarin e qeverisë së Shqipërisë, Fatos Nanon, për përparimin e marrëdhënieve të dy shteteve, thuhet në njoftimin e emetuar dje nga agjensia e lajmeve BETA. Është propozuar formimi i komisioneve të përziera, të cilat duhet të shqyrtojnë mundësitë konkrete për përparimin e marrëdhënieve, si në pikëpamje të kufirit ndërshtetëror, ashtu edhe në pikëpamje të projektit të zhvillimit të komunikacionit dhe infrastrukturës elektroenergjetike", thuhet në njoftim, i cili i referohet deklarimeve zyrtare të anëtarëve të delegacionit të Koshtunicës. Në bisedë u theksua edhe nevoja e respektimit të "Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB 1244", thuhet në të njëjtin njoftim, rezolutë që përcakton formalisht sovranitetin e Beogradit mbi Prishtinën. Për herë të parë, mes Jugosllavisë së mbetur dhe Shqipërisë, bisedohet, edhe pse në mënyrë jozyrtare, për atë që quhet kufinj ndërshtetërorë, por për rezultatet e këtyre bisedimeve nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm në Ministrinë shqiptare të Punëve të Jashtme. Edhe opinioni publik në Prishtinë, e priti ftohtë njoftimin për diskutimet rreth kufinjve të Kosovës, mes Nanos e Koshtunicës, duke u përqendruar më shumë në nisjen e bisedimeve zyrtare për statusin e Kosovës, sesa në deklarime sterile për zgjidhjen e problemit, në kuadër të frymës së fqinjësisë së mirë mes Tiranës dhe Beogradit.

I.N.

55

Eshte i vertete ky lajm?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besnik

Postuar mė 5-9-2002 nė 07:27 Edit Post Reply With Quote
Nga Fatos Nonosi mund te pritet gjithçka.
Per Nanon, Kosova perfaqeson nje krahine serbe ku jetojne shqipetare.
Une do te habitesha nese Nano do te shprehej per te drejten e shqipetreve te Kosoves per vetevendosje.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   Besnik 's ICQ status
Ago Basha

Postuar mė 6-9-2002 nė 19:21 Edit Post Reply With Quote
Nuk eshte hera e pare.Pse cuditeni
Perderisa socialistet shqiptare jane pasues dhe te brumosur me idete e Hoxhes nga ata pritet cdo gje.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 6-9-2002 nė 21:20 Edit Post Reply With Quote
Nuk cuditem hic, por ka rendesi qe ky lajm te vertetohet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 20-9-2002 nė 11:58 Edit Post Reply With Quote
Ne Shqiperi do te rihapet ambasada jugosllave.

Tek Zeri i Amerikes dhe tek BBC lexova per bisedimet qe po behen ne Tirane per tregtine e lire.

E c'vertetim tjeter mund te kerkohet per ate qe keni shkruar me lart.



Shkeputur nga Zeri i Amerikes:

Shqipëria po nxiton të realizojë me shpejtësi detyrimet që i duhet të plotësojë për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Europian, një prej të cilëve është edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e rajonit. E para marrëveshje e këtij lloji, zbatimi i së cilës ka nisur të zbatohet tashmë, është realizuar me Maqedoninë.

Ndërsa sot në Tiranë, qeveria shqiptare po zhvillon bisedimet përmbyllëse me Jugosllavinë. Ekipet negociatore të të dyja palëve po diskutojnë rreth detajeve të fundit. Ministria shqiptare e Ekonomisë njoftoi se po finalizon ofertat e saj për listën e produkteve që do të kenë liberalizim gradual të tarifave, listën e produketeve që do të përfaqësojnë koncesionet në produktet bujqësore, si dhe ato për të cilat do të ketë hapje të menjëhershm të tregut.

Marrëveshja me Jugosllavinë përveç aspektit ekonomik, ka edhe një ngarkesë të vecantë politike. Shqipëria ka deklaruar se kërkon të thellojë marëdhëniet me këtë shtet, duke dashur të kapërcejë paragjykimet dhe raportet e së kaluarës. Aktualisht mes dy vendeve edhe marrëdhëniet diplomatike janë ngritur në nivel ambasadorësh. Por Tirana gjithmonë ka theksuar se Kosova dhe çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të jetë në një farë mënyre barometri i marrëdhënieve dy palëshe.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 27-11-2002 nė 03:08 Edit Post Reply With Quote
Kush pengon pavaresine e Kosoves?

Kane kaluar me shume se 3 vjet nga clirimi
i Kosoves,dhe ende komuniteti nderkombetar heziton ne percaktimin perfundimtar.Hamendesimet e ithtareve te pavarsise jane shume pesimiste,duke anashkaluar shkaqet,ndersa antishqiptaret ferkojne duart,me mendimin se kjo nuk do te realizohet.Por cilat jane shkaqet e verteta te hezitimit te nderkombetareve?Nese analizojme qetesisht,do te shohim se faktori kryesor mbetet inkriminimi i politikes te shqiptareve te Kosoves.Individe te tille si Thaci apo Haradiaj duke ndjere peshen e krimeve politike,synojne te jene indikatore te mos realizimit te pavarsise,sepse nje gje e tille,do te thote demaskim per ta.Keta te vetequajtur clirimtare nuk jane gje tjeter vecse mbeturina te krimit ordiner dhe tani politik,te cilet synojne te mbijetojne ne kete gjysem kaosi.Partite qe drejtojne keta individe jane kthyer ne keneta ku strehoen elemente me te kaluar tejo vetem te dyshimte.Eshte kjo pjese e politikes dhe e shoqerise qe bazuar mbi ideologjizma primitive dhe instikte jonjerezore,kerkojne te imponohen forcerisht ne skenen politike te Kosoves.Ky grupim kriminal eshte kthyer ne nje rrezik eminent per te ardhmen e lirise dhe pavarsise se saj.Vrasjet politike,hedhjet ne ere te zyrave te partive jo aleate,vjedhja e pasurise apo dhe aksionet ndaj minoriteteve perbejne nje shkak konkret per te hezituar nderkombetaret.Konferenca e Washingtonit penalizoi hapur shkaktaret,por me sa duket,ata nuk duan ti degjojne keto lajmerime.Pra shihet qarte ,se per sa kohe ne Kosove do te vazhdoje cenimi i lirise,aq me shume qytetaret e saj doti largohen pavarsise.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 12-7-2003 nė 12:28 Edit Post Reply With Quote
Perpos Sa me Siper ...

"http://www.shekulli.com.al/koment/12korrik2003/ko1.htm"

Paradokset e rezolutës 1244
Nga Arbën XHAFERI

Ligjet për nga natyra e vet mëtojnë të vendosin rregull, kontrollin në relacionet e ndryshme shoqërore, mes individit dhe shtetit, mes shteteve etj. Ato në vete ngërthejnë një interes nga i cili dikush përfiton më shumë e dikush më pak, në varësi nga të qenit faktor, një standard, një dëshmi që flet për stadin e zhvillimit të një qytetërimi. Aristoteli, njëri ndër mendjet më të ndritura logjike njerëzore, në kohën e tij pati thënë një mendim që vlon nga inkoherenca logjike: "Të gjithë njerëzit janë të barabartë, pos robërve dhe grave". Kjo inkonzistencë logjike shpjegohet me ndikimin të parezistueshëm të standardeve ideologjike të kohës së tij. Megjithatë, historia e njerëzimit është e përshkuar me tendencën që këto rregulla dhe ligje të jenë sa më koherente dhe në përputhje me drejtësinë, me postulatet morale, që nënkupton domosdoshmërinë e universalizimin e parimeve. Antropologët kanë konstatuar se ligji ka filluar të aplikohet në shoqëritë e para njerëzore për të garantuar paprekshmërinë e një interesi dominant. Bie fjala një fis gjuetarësh për të siguruar mbijetesën sulmonin një fis bujqish dhe u grabisnin të korrat. Ata e bëjnë një veprim të tillë disa herë, derisa gjeniu primitiv nuk ofron idenë e marrëveshjes: bujqit të pranojnë vullnetarisht t'u dorëzojnë grabitqarëve një përqindje të prodhimeve për këmbim të sigurisë së tyre. Kjo marrëveshje është forma e parë e instalimit të ligjit. Së këndejmi ligjet në thelb sanksionojnë një interes konkret, ndonëse shoqëritë e zhvilluara i kanë kufizuar, i kanë zbutur këto interesa duke i humanizuar ato. Mirëpo ende sot e kësaj dite ligjet dhe format e ndryshme të saj, si rezolutat, vendimet etj, ngërthejnë në vete këtë dimension të interesit. Është e qartë se interesi shpeshherë nuk përputhet me realitetin e as me parimet e etikës.

Bëra këtë hyrje për të kundruar nga një kënd më real Rezolutën 1244 të OKB-së. Kjo rezolutë sanksionon një varg interesash që dhunojnë sa realitetin, po aq edhe parimet që duhet të jenë universale. Rezoluta 1244 trajton Kosovën si pjesë përbërëse e Jugosllavisë duke legjitimuar një kohë kur me mjete të dhunës është imponuar një interes, është dhunuar një realitet.

Kosova u bë pjesë e Jugollavisë me aneksimin e dhunshëm të Serbisë në vitin 1918, kur u themelua Jugosllavia e parë. Në atë kohë kur me dhunë formoheshin shtetet, legalitetet e reja, legjitimohej ekspansionizmi, dijetarët dhe politikët e spikatur, të brengosur nga universalizimi i këtij parimi johuman u kundërvunë me një parim tjetër, që më vonë do të jetë fondamenti kryesor për themelimin e OKB-së: me të drejtën për vetëvendosje, çlirim, dekolonizim etj. Bartës kryesor i këtij parimi që synonte ta kufizojë përdorimin e dhunës, ta parandalojë ekspansionizmin, kolonizimin ishte Presidenti amerikan Uoudrou Uillson.

Më vonë themeluesit e OKB-së përqafuan këtë parim si postulat të veprimtarisë së tyre, duke legalizuar dhe legjitimuar në këtë mënyrë të drejtën e popujve për çlirim dhe dekolonizim. Që nga ajo periudhë sa e sa shtete janë formuar duke kontestuar legalitetin paraprak të vendosur me dhunë dhe e afirmuan legalitetin e ri të bazuar mbi vullnetin, mbi të drejtën e patjetërsueshme të popujve për vetëvendosje.

Së këndejmi Rezoluta 1244 është vendim paradoksal që mohon parimin kryesor mbi të cilin janë ngritur themelet e OKB-së, atë të vetëvendosjes, të çlirimit, të dekolonizimit. Por, pse u soll ky vendim nga ana e OKB-së?. Përgjigjen nuk mund ta gjejmë në realitetin dhe as në parimet fondamentale të OKB-së, por thjeshtë në fushën e real-politikës, në politikën e vazhdueshme të krijimit të balanceve mes fuqive të mëdha.

Një kohë të gjatë faktori rus ka sponsorizuar ekspansionizmin e shteteve sllave në Ballkan. Kjo politikë është e vazhdueshme që nga periudha e sundimit otoman e deri në ditët e sotme, kur ata e përdorin të drejtën e vetos, jo për t'i mbrojtur parimet sublime njerëzore por interesat e zhveshura gjeopolitike, gjeostrategjike apo kulturore. Nga ana tjetër, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk mund të nxirrej rezolutë tjetër, që do të sanksiononte të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje nga frika e precedentit.

Kina dhe Rusia frikësohen nga precedenti kosovar për arsye të interesave të tyre në Çeçeni, Tibet apo Tajvan. Në këtë mënyrë me brengosje konstatohet degjenerimi i misionit të OKB-së. Shtrohet pyetja a u themelua kjo organizatë për të humanizuar botën, apo për të qenë një instrument i ri për mbrojtjen e interesave të shteteve të mëdha, të cilat pastaj ofrojnë shërbimet e tyre për sponsorizime të interesave të vogla?

Trajtimi i Kosovës si territor të Jugosllavisë sipas Rezolutës 1244 është legjitimim i ekspansionizmit, i hegjemonizmit, i kolonializmit dhe dhunës së vazhdueshme që i nëpërkëmbi parimet për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut që në vitin 1999, përfundimisht mori trajtën e një politike gjenocidale. Rezoluta 1244 përmban në vete këtë interes ekspansionist serb, këtë sponsorizim ,që kjo çështje në një kohë të gjatë e gëzon nga Rusia, por edhe nga interesat e tjera anësorë, si frika nga precedenti etj.

Rezoluta 1244 instalon një parim inkoherent dhe segregues: "Të gjithë popujt e Jugosllavisë dhe entitetet konstituive të saja janë të barabarta, pos shqiptarëve dhe Kosovës". Ky interes një kohë të gjatë fshihet prapa përcaktimeve për respektim të legalitetit, por në këtë pikë medoemos duhet hapur çështja e zanafillës së legaliteteve serbe mbi disa hapësira ku ata kanë imponuar sundimin e tyre. Zanafilla e këtyre legaliteteve është e dhunshme.

Kosovën e aneksuan me dhunë, ashtu si me dhunë krijuan një legalitet të ri në një pjesë të Bosnje-Hercegovinës që e pagëzuan Republika Serbska. Natyrisht se këto ndërhyrje brutale fshihen me vellon e një propagande mitike që përhap bindjen se në Kosovë mbrohet historia e tyre, ndërkaq në Bosnje realiteti i tyre.

Është fakt se serbët kanë ndërtuar një mit lidhur me Kosovën, por histori në të nuk kanë. Edhe realitetin historik në Kosovë edhe atë etnik në Bosnje ata e krijojnë artificialisht, me propagandë dhe dhunë. Asnjë lëvizje politike, asnjë kryengritje nuk është organizuar në territorin e Kosovës për të ndërtuar Serbinë moderne. Këto procese janë zhvilluar ekskluzivisht jashtë territorit të Kosovës dhe kjo është krejtësisht e kuptueshme nëse merret parasysh fakti se në vitin 1906 në Kosovë ka pasur vetëm 6% serb. Ç'është e vërteta, ata në Kosovë kanë një histori të bujshme, atë të periudhës jugosllave, të kolonizimit, të spastrimit etnik, të popullzimit artificial.

Ndërkaq përpjekjet shqiptare për krijim të shtetit modern të pavarur shqiptar, zanafillën e vet e kanë në territor të Kosovës. Pra, Rezoluta 1244 krahas faktit se legalizon një të drejtë që zanafillën e vet e ka në dhunë dhe vazhdimisht me dhunë është përpjekuar ta ruajë këtë të drejtë, ajo, nga ana tjetër, dhunshëm mohon një fakt historik dhe një realitet aktual. Këto vendime duhen analizuar dhe kuptuar vetëm nga ky kënd i real- politikës, i respektimit të faktorëve kanosës dhe jo i parimeve të legalitetit, apo të atyre mbi të cilët janë ngritur dhe ndërtuar themelet e OKB-së.

Në përgjithësi në fushën e së drejtës ndërkombëtare haset në kontradiktë mes dy parimeve që mëtojnë të vendosin rregulla në marrëdhëniet e ndërsjellta mes popujve dhe shteteve, pra mes:
1- parimit të vetëvendosjes, së drejtës për çlirim, dekolonizimet, dhe
2- parimit të mosndryshueshmërisë së kufijve.

Parimi i parë ka forcë inherente, për nga natyra është i pandryshueshëm. Askush nuk ka të drejtë t'i imponojë një populli zgjedhën, sundimin, keqtrajtimin që përkufizohet me përpjekje për gjenocid. Të gjithë pajtohen me faktin se liria është e drejtë absolute e njeriut dhe e popujve. Është e qartë dhe e dokumentuar se serbët në vazhdimësi ua mohuan shqiptarëve të drejtën për liri, barazi dhe drejtësi, por jo vetëm kaq. Ata hartonin projekte të detajuara sesi të shpërngulin kosovarët me dhunë ose t'i shfarosnin tërësisht. Rezoluta 1244, e hartuar dhe votuar nën presionin e sponsorve të hegjemonizmit, të ekspansionizmit serb, mjerisht nuk e përfilli këtë parim inherent, të patjetërsueshëm, por i dha përparësi parimit të dytë, atij teknik që nuk ka përmbajtje inherente, por që flet për modalitete sesi nuk mund të ndryshohen apo të ndryshohen kufijtë e shteteve. Duke mbështetur parimin të dytë, jo vetëm që nuk u përfill realiteti faktik dhe historik kosovar dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, mbi të cilat janë formuar Kombet e Bashkuara, por thjeshtë nuk u mor parasysh as konteksti aktual historik.

Në kohën kur u ndryshuan kufijtë e më se 20 shteteve në kampin ish- komunist dhe më gjerë dikush këmbëngul që ky parim të zbatohet pikërisht në Kosovë. Pse?. Për shkak të legalitetit, legjitimitetit, realitetit historik, aktual? Gjithsesi jo! Shkaku është shumë më banal sesa diskurset akademike për legalitetin.

Shqiptarët si faktor nuk mund t'i kanosen askujt dhe as të prishin ekuilibrat mes fuqive të mëdha, kauza e tyre e drejtë nuk ka protektorë. Ata deri më tani u mbështetën nga faktori demokratik ndërkombëtar, ngaqë ishin objekt i një politike gjenocidale, por jo më shumë. Rezoluta 1244, nuk merr parasysh fillet e kësaj politike, aneksimin e Kosovës, ekspansionizmin serb, kolonizimin serb të Kosovës, shpërnguljen e shqiptarëve, krijimin e një legaliteti me dhunë. Prandaj nuk duhet harruar se ligjet, rezolutat shpeshherë sanksionojnë një interes, një raport, një standard, një inkoherencë që përfill peshën e faktorëve e shumë më pak realitetet faktike dhe parimet sublime të drejtësisë etj.

Procesi historik ka treguar se ligjet, që sanksionojnë vetëm interesat dhe janë në kundërshtim me parimet e barazisë, lirisë, perspektivave bëhen pengesë për këtë proces. Karl Poperi, sociologu i njohur amerikan në mënyrë gjeniale ka konstatuar se shoqëritë moderne duhet të jenë të hapura, jo vetëm në kontekstin aktual, por edhe në relacion me ardhmërinë. Rezoluta 1244 është një vendim që pengon hapjen e perspektivave të ardhmërisë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Pecija

Postuar mė 13-7-2003 nė 04:51 Edit Post Reply With Quote
Ne pyetjen se kush e pengon pavaresine e Kosoves pergjigjeja do te ishte se kush nuk e pengon se . Historikisht shikuar rrethanat qe percollen fatin e shqipetareve duhet te vime ne nje konkludim se forca ishte ajo
qe vazhdimisht imponoi kushtet per zhvillimin e njerezimit dhe vendosi rend
ligj e kulture dhe i caktoi cdohere rregullat e lojes.Meqense trojet shqipetare jane te rrethuara nga te gjitha anet me armiq ,
qe zaptuen toka shqipetare -atehere edhe ato vende qe jane kryesisht me shqipetar jane te rrezikuara sikur ne goje te krokodilit nga perbindshat sllave dhe ortodoksizmit.Per kete historia na ep
shembullin me te mire -se sa kombe sllave u krijuan ne tokat e shqipetareve kryesisht ne argumentin e faktorit force . Pastaj strategjia e planit afatgjat e tyre qe ka parasysh zhdukjen
e kombit shqipetar teresisht.Per kete flasin me se miri krijimi artificial i te dy shteteve te sllaveve te jugut; si ajo pas Luftes se pare boterore ashtu edhe ajo pas Luftes se dyte boterore.Tani paraqitet pyetja a thua pse faktori nderkombetar ua bente tapi sllaveve te jugut tokat shqipetare,duke i viktimizuar shqipetaret.Pergjigjeja eshte se forca e respekton forcen ne dem te ligut.Faktor
tjeter qe veshterson zgjidhjen e drejte te ceshtjes kombetare eshte feja . Meqense te ne shqipetaret
dominon feja myslimane . E ne gjindemi ne tehun ku tirret ini e tymni i te tri feve ,qe asnjera as tjetra e as e treta nuk na
respektojne si njerez- atehere del se edhe feja na mundon duke renduar qeshtjen e zgjidhjes kombetare. Fakte te gjalla psh jane se sa toke e shqipetareve
iu dha shteteve sllave nga Europa si dhurate gjoja se shpetuan Europen nga
depertimi i fese myslimane. Gjersa as Turqia nuk mbet virgjine ne kete drejtim.
Bile ketu ka dicka karakteristike qe vecon nga gjithe historia e njerezimit.
Psh historia njeh shitblerjen e sklleverve.Ndersa sa i perket qeshtjes se shqipetareve te ndjekur me force ne Turqi aty nuk kemi te bejme me shitblerje te paleve(sllaveve dhe turqeve)per shqipetaret qe u perzunen me dhune per ne Turqi ,por sllavet i kane dhuruar turqeve shqipetaret edhe shuma te larta ari. Ec e qelloja se me cfare emerimi juridik mund ta thrrasim kete raport antinjerezor. Europa e paster me fe katolike i ka rrenjet thelle
ne sherrin qe luajti nen kete ndikim ne dem te trojeve shqiptare dhe cnjerezimit
historik qe iu ba shqipetareve vetem e vetem pse ishin me domonim te fese
myslimane.Shkaktari tjeter qe i stimulon
vazhdimisht ata te paret eshte faktori i mbrendshem . Perkunder forcave perparimtare qe cdohere u munduan te
ngritin dhe te shtrojne si duhet detyrat
me interes te mbare kombetar, perball tyre u vune forcat anti kombetare.
Pra mungoi uniteti i perbashket per zgjidhjen e problemit shume te rende.
Qe tani na ka shty deri aty qe te jemi apo mos te jemi.Izolimi qe eshte duke iu bere popullit shqiptar,varferia , presionet vazhdimisht
duke iu paraqit kushte deri ke cpikja e instrumentareve qe ne menyre dinake
te fitojne perkrahjen e te jashtemeve dhe te shpien ne nje rruge pa dalje derisa te fundosin anijen njihere e pergjithmone.Shembulli i shkatrrimit
te Shqiperise me 1997 ku pas disfates
se socializmit qe pesoi ne krejt boten
ne Shqiperi u qua dhampir edhe triumfoi ,pastaj rryma e "revolucionareve te ballkanise"qe e skuqi edhe njehere per se gjalli Kosoven flasin me se miri se sa veshtire e ka Kosova te fiton pavaresine.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
bejtullah

Postuar mė 1-8-2003 nė 19:00 Edit Post Reply With Quote
Nderime pecija,pajtohem plotesisht me ty,e bindi qiftat e do ketu si te keti agron rumit,ku roket per hashimin e haradinit,e nuk e din qe si ibrahimi si hashimin sta njeh kurkush,e kerkush sti puet ata per pune te pavarsise.P o ki te drejte qe europa nuk munet me pranu ni turqi te vogel si kosoven me 98%musliman,fakt i gjalle eshte qe europa eshte shume e ndieshme.e per kete pune do te tentoje ta le nen serbi,pasi serbet 100%jane sllavoortodoks e keshtu me kosoven serbia do te jete 75%perqinde e krishtere dhe europa do te jete me e rehatshme me nje shtet si serbia me 75% se me nje kosove98%muslimane.Edhe qka eshte ma e keqja qe mas lufte njerezit ne kosove jane ma fanatike se patriote,"ska ma e paq se feja e muslimanit" e shtramojne gojen e qesin mas veshit, edhe krejt ja kena haru SHBAve dhe BEs qe na qliruan.Edhe nja pse hupi krahu i luftes ne zgjedhjet ne kosove,se nuk diten me shfrytezu fanatizmin dhe ndarjet krahinore,se krahu i luftes u lidh me nanomilomajkot e pejgamer ibrahimi sja jep doren grekut nanomillomajkomoisiu.ky eshte realiteti ne kosove kjo ka me qene pengese per pavarsine e kosoves,e jo agron hashimi e haradini,se kujto bushin kur erdh para 2viteve ne kosove tha qe ska ktu njerez me fol me dikond. e agron lej ato pallavrat e udbashave hashimi haradini se sjam as per kta as per ata po veq ne kosove i sheh pisat qe njerezet qe kane luftu me i ba ma patriota se njeri qe 10vjete me politike psikopateve e shkateroje popullin e kosoves.plus veq nje, ta kish kap milloshi hashimin a haradinin si kish lshu pa i myt,e ibrahimin e lshoj(pak e ka maltretu ata e gruan e tij)dhe i garantoj siguri qe te mos i mungoj asgje deri ne itali.Per te mire milloshi nuk isiguron jeten nje shqipetari qe eshte per pavaresi
View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 2-8-2003 nė 00:15 Edit Post Reply With Quote
Me sa shihet, edhe ne mijevjecarin e trete ne shqiptaret ndjejme ende peshen e analfabetizmit gjuhesor,shpirteror dhe mendor.Shihet si domosdoshmeri,gjetja e formave dhe mjeteve per te larguar elementet e kombit tone, prej ketyre primitivlleqeve johumane,duke krijuar nje ndjesi tjeter per te gjithe ata qe ende jane larg menderisht apo shpirterisht nga emancipimi kombetar.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bejtullah

Postuar mė 2-8-2003 nė 05:17 Edit Post Reply With Quote
Po de po,agron edhe tremijevjeqarin je mbete akoma i 1999,jo hashimi jo haradini jo ibrahimi.O njeri sti pyet kurkush keta per pavaresi,kerkush nuk i njeh.para 4 viteve ne kosove u bojshin kersh per keta liderat,po qitash agron ne kosove ju vjen merzi me nis bisede per politikan.agron na ne kosove jena musliman,ne europe muslimanizmi nuk konsiderohet fe,po diqka djallezore e cila duhet here do kurdo me u luftu,o jo muslimanet kane me shkateru boten civilizues.e kosova me shqiperi me u bashku sban se prape po bahet shqiperia me nje perqindje ma te madhe musliman,kurse per europen statusi ma i volitshem per kosoven eshte ai autonomi te gjere ne serbi,dhe atehere kosova nuk do te jete shtet musliman po ner serbi do te jete nje shtet i perbashket me 75% serb te krishtere e 25% musliman.Atehere europa do te jete ma e rehatshme se 75% e han 25%.E na ne kosove ma para rina ner serbi se qe e ndrojna fene.P o vetem nja ma mer mendja qe mundem me u ba te pavarur, nerast se serbia e sheh qe me kosove do te ngec gjithmone mbrapa gjithemon me telashe e lodhet e thote" hajt thene qafen "e shkoni.e agron ne pritsh hashimin a ibrahimin me pru pavarsin,ki me prit deri sa te qel shelgja rush.e une agron sdi me shkrujte mire se shkiet ma kane mshel shkollen ma te miren kohe e normal qe jam pak mbrapa me shprehje e me shkrim,po une e foli gegerishten kosovare se une sjam me nanomillomajkon e me fol dialektin e tyne,mos te pelqeft shkruaj ti si kta , por prape nuk me vjen merzi se shqip eshte edhe toskerishtja
View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Irfan

Postuar mė 5-8-2003 nė 16:08 Edit Post Reply With Quote
Pershendetje Agron...

Kam nje veretje per Agroni,i cili thote se Thaci dhe Ramushi jan iniciatoret qe ndikojn ne mose shpalljen e kosoves si shtete......Cdo shqipetar duhet te mendoje se kjo nuk eshte keshtu.....E dim se serbet(sllavet) jan ata te cilet jan munduar gjithe mone qe te na pushkatojen ose te na largojne nga Ballkani...Mos te harrojm se sllavet jan ata te cilet u munduan te shkatrrojn shtetin shqipetar te vitit1912.....
Mos te mendojm ne mese se veti se shqipetaret jan ata te cilet po pengojne......mos te mendojm me kurr per te keqe ne mese veti.....
Serbete jan ata te cilet na ka vrare,na vrasi dh do te na vrasi......

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   Irfan 's ICQ status
AGRON RUMI

Postuar mė 6-8-2003 nė 01:51 Edit Post Reply With Quote
Faik Konica ka thene:Armiku me i madh per shqiptarin eshte vete shqiptari.Ja vlen te analizosh kete thenie.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 11-8-2003 nė 00:19 Edit Post Reply With Quote
Deklarata e Majkos: Emocionale apo Atdhetare?

Koha Jone, E Hene, 11 Gusht 2003

SHPERTHEN KONFLIKTI MAJKO-NANO

Pardje ministri i Mbrojtjes zoti Pandeli Majko doli ne nje konference shtypi ,ku argumentoi anullimin e nje vizite ne Mal te Zi. Shkaku ishte ProjektKushtetuta e Serbi-Mali i Zi, e cila qe ne fillim perfshin Kosoven si pjese e Federates se re.Kjo do te thote konflikt, ndaj te merrje pjese ne takim te ketij niveli, nderkohe qe ministri i Mbrojtjes se Malit te Zi eshte nje prej hartuesve te ProjektKushtetutes ne fjale. Dalja e ministrit te Mbrojtjes zotit Majko, i cili ka qene dhe ne kohen e luftes se Kosoves kryeminister i Shqiperise, eshte bere jo vetem per motive politiko-ushtarake qe inicohen pertej Detit tone Mesdhe,por dhe kombetare, patriotike. Majko ka qene njeriu qe drejtoi jo vetem ne menyre ekzekutive vendin, por dhe shpirterisht nxiti frymen kombetare te solidaritetit te madh.Nderkohe qe zoti Majko ne kohen kur ishte kryeminister ne ditet e shpernguljes masive te kosovareve nga lufta, ne kahun tjeter ishte zoti Nano qe asokohe ishte dhe kryetar i mazhorances qeverisese shetiste jashte atdheut per pune private, xhiro, kazino dhe rrinte larg vendit, ku mijerat e kosovareve donin nje perkrahje, shprese, mbeshtetje. Majko levizte me helikopteret e NATO-s sa ne Kukes, Shkoder, Korce,etj, ndersa zoti Nano fluturonte me avionet e linjave te largeta qe ishin si "linjat e nxehta" te numrit 0900 !

Ne kete kontekst zoti Nano, ndonese ne kete moment mbetet kryeminister, perseri zoti Majko ne kete ceshtje te hapur debati mes tyre rri me lart ne pikepamjen e ndjenjes kombetare dhe patriotike. Absurditeti i reagimit te kryeministrit Nano dje me ane te nje deklarate nepermjet dyerve te ministrise pa minister, pra ministrise se Puneve te jashtme, eshte se ministria e jashtme hedh poshte deklaraten e ministrit te Mbrojtjes. Por, megjithese eshte perdorur ministria pa minister kunder ministrit te Mbrojtjes, prapa kesaj eshte zoti Nano qe nga ishulli i Qipros, ku po ben ditet e pushimit qe i kane mbetur para votbesimit ne parlament.Nuk ka ndodhur ndonjehere qe nje zv/minister i nje ministrie te sulmoje hapur ministrin e nje ministri tjeter, e aq me shume kur ai ka qene ish-kryeminister dy here. Ndodhia e djeshme e deklarates se ministrise se jashtme qe hedh poshte ministrin e Mbrojtjes per ceshtjen e Malit te Zi te krijon nje shije te hidhur per situaten politike ne te cilen ndodhet mazhoranca socialiste. Ministri Majko eshte, padyshim ministri me i suksesshem i kesaj qeverie, natyrisht krahas zotit Meta dhe zotit Ben Blushi.Keto jane realisht tre emrat me te spikatur nga mazhoranca socialiste per mireqeverisje, seriozitet dhe perspektive per seline roze. Te tjeret jane letra te djegura qe sjellin vetem ere tymi dhe tymnaje qe sjelle lote socialistesh. Goditja qe beri zoti Nano ndaj ministrit Majko, sipas disa analisteve politike, qe rrine here pas here ne Rogner e ne Sheraton Hotel,eshte nje paralajmerim ogurzi per ish-kryeministrin e kohes se luftes se Kosoves. Nenteksti eshte i hapur : Mos guxo te m-_ovokosh dhe te kalosh me mikun tend te skalionit te te rinjve, pra me zotin Meta. Ne te kundert e bej edhe ministrine e Mbrojtjes me zv/ minister, tamam si ministrine e Jashtme, ku mbreteron zv/ministri Hajdaraga pa minister.Nuk thone kot se dje zv/ministri i Mbrojtjes Pavli Zeri ferkonte duart neper ministri, duke thene : E hengri dhe Majko si Meta ! Zoti Nano vetem qe te jete i qete, pa telashe kundershtaresh eshte gati te qeverise edhe me zv/ministra. Majko, ndonese ka bere dhe ndonje gabim ne kohen e qeverisjeve te tij, por nuk thone kot se koti, se" ai qe punon edhe gabon", prape se prape njeriu ne kupolen e PS-se qe nuk ka akuza korrupsioni apo pislleqe te tjera ,ashtu sic akuzohet dhe i ka realisht zoti Nano. Deklarata e zotit Majko, ndonese mbetet nje diplomaci ushtarake ne dukje, po ta shikosh ne brendine e saj mbart vlerat e nje njeriu mbi te gjitha atdhetar. Politika kur nuk i sherben kombit tend eshte tradheti.Natyrisht nuk mund te themi me plot gojen tradhetine e zotit Nano ne kete ceshtje, pasi ai qe nga pjesa greke e Ishullit te Qipros nuk ka dhene shume detaje, por prape se prape te lind e drejta te hulumtosh per miqesite e reja te Nanos me linjen e vjeter greko-serbe per rajonin e Ballkanit. Zoti Majko eshte ne agjenden e zotit Nano per tu eliminuar politikisht nga kupola e selise roze, pasi dhe ne rastin e vizites se Sekretarit Amerikan te Mbrojtjes Ramsfeld ne Tirane para disa javeve ishte pikerisht ministri i Mbrojtjes Majko qe u more, jo rastesisht, ne te njejtin avion amerikan per ne Strasburg, nderkohe qe kryeministri Nano u nevrikos me kete levizje te hapur amerikane.Zoti Nano, duke qene se eshte konvertuar muajt e fundit ne nje hakmarres te eger ndaj kundershtareve te tij ne parti si Meta, Majko apo deri diku i riu qe po ngjitet zoti Blushi, po ben te gjitha levizjet qe ti skarcoje konkurentet dhe te mbreteroje ne PS si faraoni Rum ne vitin 2089 para eres sone ne krahinen e Er-Bar-Salam te Egjiptit.

Deklarata e Majkos dhe kunderdeklarata e zotit Nano me gjuhen e Hajdarages te krijojne nje shije pragkonflikti mes tyre, ndonese kete rradhe kryeministri eshte me i dermuar se asnjehere tjeter dhe ne pozita mjerane brenda bazes socialiste, pasi i ka tradhetuar idealet e tyre dhe nuk e besojne me ne levizjet "katasiste" dhe populiste.Ne seline roze, pervec zotit Meta, i cili i ka shfaqur hapur akuzat e tij per keqqeverisjen e zotit Nano, me sa duket do te jete dhe Majko, i cili ka dhene prova se nuk perdoret dhe urdherohet nga kreu i selise roze.

Me teper se nje fyerje publike ndaj zotit Majko ,kryeministri-kryetar ka inicuar idene se dhe ministri i Mbrojtjes nuk eshte per kete detyre, pasi nuk mbetet ne nje linje me qeverine dhe "bashkepunimin ne rajon". Pra, ai ka pergatitur prerjen e kokes se Majkos pas Kongresit, pasi ne keto momente nuk ka takat, jo se nuk e deshiron lincimin e tij. Pas kongresit, nese fiton Nano, i pari Meta dhe i dyti bashke me te parin, zoti Majko do te jene ne "turren e druve". Me pas di vete Xhoana se c'ben me qeverine, partine dhe grupin parlamentar ! Tashme kemi pragshtetin e Xhoanes. Neser, ne qofte e shkruar per socialistet qe te forcohet Nano, shteti do te emertohet Shteti i Xhoanes, kurse ministri i ri i Mbrojtjes do te kujdeset vetem per helikopteret e Xhoit!

Qe te kujdeset per helikopteret ne fjale zoti Majko e ka pak te veshtire, keshtu qe i bie qe ta filloje jeten politike nga FRESH-i, duke lene Gjergj Kojen ne oborrin e spitalit te Durr`sit, ku ministri i Shendetsise Mustafa Xhani ka perfituar plot para. Zoti Majko qe nga vendi i plazhit ku po kalon pushimet ka mundesi te shoh ne ajer helikopteret e nje firme private, helikoptere qe jane shume me te mire se te ministrise se Mbrojtjes. Ministria, pra Shteti, i ka te viteve 90-te, kurse gruaja ne fjale i ka blere prodhim i vitit 2002. Ku Shteti e ku privati kryeminister !

Re.Po.



Gazeta Shqiptare, Faqja 1 - FAQE E PARE Gusht 10, 2003

EMOCIONET DIPLOMATIKE TE MAJKOS

E kush nuk e mban mend fjalimin e Pandeli Majkos para KPD-së së PS-së në fillimin e vitit 2002, kur u zgjodh kandidat për kryeministër... Në kulmin e krizës energjetike, Majko foli asokohe për tre prioritetet e kabinetit të ardhshëm qeveritar: "integrimi europian, integrimi atlantik! dhe zgjedhja e presidentit të Republikës?!" Se ç'lidhje mund të kishte angazhimi i ekzekutivit me zgje-dhjen e kreut të shtetit, (kompetencë ekskluzive e Parlamentit), këtë vetëm Majko mund ta dinte. "Prioritetet" e Majkos u cilësuan atëherë deklarata emocionale, por së bashku me daljet në publik, ky togfjalësh filloi ta shoqërojë kreun e qeverisë gjithnjë e më tepër.

Ministri i Mbrojtjes deklaroi dje se preambula e Kushtetutës së re të unionit Serbi-Mali i Zi është një dokument që mund të ngjallë konflikte në rajon. Kjo është një deklaratë politike e fortë, e cila nuk ishte artikuluar prej kohësh nga Tirana zyrtare, por ishte zëvendësuar me fjalët "bashkëpunim" dhe "integrim rajonal". Një kthim substancial në qëndrimin diplomatik të një shteti ndaj një shteti tjetër, më e pakta paralajmërohet nga ministri i Jashtëm dhe në shumicën e rasteve nga kryeministri ose presidenti. Andaj vërejtja e djeshme e Berishës për Majkon ishte e drejtë dhe togfjalëshi "deklaratë emocionale" do të vazhdojë t'i shoqërojë me besnikëri daljet në publik të ministrit aktual të Mbrojtjes.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bejtullah

Postuar mė 11-8-2003 nė 19:35 Edit Post Reply With Quote
agron kjo thenie e Faik konices vlen per ty,d.mth shqipetaret luftetaret,kane luftu kunder pavarsise, qe tha irfani shkiet olden europe jane ata qe sdo ta lejojne Kosoven e pavarur(se je musliman fanatik),e jena pis milet si ti qe thaqin e haradinin i bane kunder pavarsis,agron mos u ba pis e armik i popullit,se thaqi e haradini nuk jane per me qeveris Kosoven, se per pavarsi jane dhe prape do te luftojne. e pejgameri ibrahim ai eshte i pabese me pas zorin prape ai nenshkrune nje autonomi
View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 12-8-2003 nė 02:01 Edit Post Reply With Quote
Pavarsia e Kosoves, me teper ne doren tone.

Historikisht kombi yne vuan nga individualizmi i individeve antiprogres.Ne shqiptaret e kemi per kollaj te sulmojme eliten intelektuale, se primitivizmin antihuman.Primitivizmat me ide fikse dhe heronj te paqene na lane ketu ku jemi.Eshte vecori e mediokritetit qe respekton me teper badigardet deshtake,banditet enveriste,apo <luftetaret> qe vrasin pas shpine.Me kete llogjike nuk mund te kerkohet,dhe as mund te mendohet pavarsia e Kosoves.Perfundimisht enverizmi i segmenteve te politikes ne Kosove,ka qene,eshte dhe do te jete pengesa kryesore per legalizimin e pavaresise se shumeenderruar.Pengesat serbo-greke-ruse pothuajse jane tejkaluar,kryesorja eshte tek emancipimi i politikes,dhe elementeve te saj ne keto momente.Demokracia respekton kundershtarin politik,dhe nuk e vret pas shpine.Nese nuk hiqet dore nga krimet guerrile,nga bombat neper selite e partive kundershtare,granatimet e postave te policise apo dhe delirantizmat e <luftetareve> plangprishes,rruga drejt pavarsise mendohet te jete e gjate....Te deklarosh largimin e UNMIK-ut,eshte njesoj sikur te besh nje ftese zyrtare per serbet.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Strellc

Postuar mė 12-8-2003 nė 09:26 Edit Post Reply With Quote
Te lumt agron.

Panvarsija nuk mund te ndallohet nga keta parazitat e AAK's dhe te PDK's.

64% te popullit jan ende per LDK, kja done me than per panvarsi, te shtetit te kosoves. Neve nuk na duhet ni shpallje e panvarsis por veten ni perkrahje e panvarsis e cilla u shpall en 1992.

Ibrahim Rugova u betuh se dot e arrit qilimin per panvarsi te shtetit e kosoves, kur shkiejt ja vjerren babain e mixhen e ti. Edhe persi ja vran tre politikan e veprimtar te fort ne 1982 prej UDB's. Por informacionet ja pat dhen UDB's, SHIKI is shqiperes. Ma mir te them Xhafer Haliti.

Por ne e dim se kush ju jeni se po vrani. Juve nuk dojm te ju burgosim, sepse dot ju vran anteret e juve kriminielle te AAK's dhe PDK's.

Ramushi edhe Thaqi e antaret e Kriminell, dot te kerkojn en dhjetor te 2005 apet Asyl en Zvicerr apo en Gjermani, apo do ta marrin ni post en Qeverin e Kushtenices.

Kja eshte e ardhmja e juve enveristave.

Rrnoft lirija dhe panvarsija e shtetit te kosoves.

Te falla nga Strellci

88(A o e Rugova esht o.k.)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 15-8-2003 nė 02:10 Edit Post Reply With Quote
Ejani Ne Vete, O Shqiptare ...!

Gazeta Shqiptare, Faqja 5 - POLITIKE Gusht 14, 2003
KOSOVE/ RRITET TENSIONI
KOSOVA DHE HESHTJA E GJATE E NANOS

Zotëri, unë jam ministri i Mbrojtjes. Emri im është Pandeli Majko". Kështu iu përgjigj dje ministri Majko pyetjes së BBC-së: nëse kishte mbështetjen e qeverisë për qëndrimin dhe deklaratën e tij se "Serbia po miraton Kushtetutën e konfliktit". Ky vetëprezantim i panevojshëm i Pandeli Majkos nuk bëri gjë tjetër veçse ritheksoi atë mungesë komunikimi që ekziston mes dikastereve të kabinetit qeveritar dhe vuri në pah diçka të çuditshme që e kanë vënë re të gjithë opinionistët diplomatikë: Qëndrimi i Majkos ishte personal, apo i gjithë qeverisë? Pse nuk reagojnë autoritetet më të larta të shtetit?

Deri tani, i vetmi qëndrim i Tiranës zyrtare pas deklaratës së Majkos, ishte një njoftim për shtyp i Ministrisë së Jashtme, e cila "rikonfirmon qëndrimin e qeverisë për një politikë të jashtme konstruktive dhe shprehet e vendosur të vazhdojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë". Ky qëndrim i MPJ-së tingëllon aspak koherent po të merret parasysh se dy ditë më parë qeveria serbe formuloi një notë proteste ndaj qeverisë shqiptare për "ndërhyrje në punët e brendshme".

Më e pakta që duhet të bëjë diplomacia dhe qeveria jonë është të marrë mundimin të shpjegojë se si, qysh e tek nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë sepse, duke mos e bërë këtë, ngjan sikur pranon "fajin" e ndërhyrjes dhe tërthorazi përgënjeshtron ministrin e Mbrojtjes.

Në këtë situatë, ndoshta edhe vetë Majko duhet të ndërmarrë hapin e sqarimit të pozicionit të tij në qeveri, apo të përafrojë qëndrimin e qeverisë me pozicionin e tij tashmë të bërë publik. Në të kundërt, ai duhet të pranojë se ka bërë një gafë diplomatike, dhe ndoshta të japë dorëheqjen.

Pavarësisht faktit nëse ishte apo jo i drejtë konstatimi i Majkos se "Serbia do të miratojë kushtetutën e konfliktit", mungesa e reagimit nga ana e kryeministrit Nano është e pakuptueshme. Në fqinjin tonë verior kanë reaguar praktikisht të gjithë: ish-presidenti Koshtunica, kryeministri Zhivkoviç e zv/kryeministri Çoviç nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, presidenti Rugova, kryeministri Rexhepi e kryeparlamentari Daci.

Ndoshta, këshilltarëve të Fatos Nanos u lejohet të mbajnë celularët mbyllur, por meqë situata po acarohet dita-ditës, kreu i qeverisë duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë e të prerë. Nga ky qëndrim, të gjithë do të kishin kuptuar nëse Nano është me Majkon apo Hajdaragën… Jo për gjë, por dikujt mund t'i shkojë në mendje se Nano është me Beogradin.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 16-9-2003 nė 18:38 Edit Post Reply With Quote
Demaçi: Në Kosovë ndodhen 50 mijë ish anëtarë të UDB-së

Mitrovicë - Adem Demaçi, kryetar i Komitetit për tolerancë dhe bashkëjetesë në Kosovë, deklaroi për të përditshmen "Politika" se: "Pjesëmarrja dhe kontributi i serbëve në parlamentin e Kosovës ka qenë i tillë, që disa herë ka krijuar edhe krizë politike". Shqiptarët e kanë shprehur hapur se përfaqësuesit serbë po zbatojnë politikën e Beogradit, prandaj s'kanë mundur të kenë sukses në parlamentin e Kosovës. "Të gjitha propozimet dhe sugjerimet e tyre janë kontestuar nga shqiptarët, sepse ata shihet qartë se po zbatojnë politikën e Beogradit zyrtar dhe të regjimit të dikurshëm fashist", tha Demaçi dhe shtoi se kontributi i parlamentarëve serbë do të ishte më i madh sikur ta "vijonin sensin e kosovarëve, jo vetëm të serbëve por edhe të shqiptarëve, dhe sikur të mos shkonin përherë për t'u konsultuar në Beograd". I pyetur në është politikë zyrtare e Beogradit edhe ajo që parlamentarët serbë kërkojnë të zbulohen dhe të nxirren para bankës së drejtësisë aktorët e veprave terroriste ndaj serbëve, Demaçi është përgjigjur: "Në territorin e Kosovës janë 50.000 ish-anëtarë të UDB-së [Sigurimit shtetëror], të cilët punojnë për mosintegrimin dhe destabilizimin e Kosovës.

--------------------------------------------------------------------------------





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-4-2004 nė 17:45 Edit Post Reply With Quote
Perse nuk e njeh Bota shtetin e pavarur kosovar?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 15-1-2005 nė 04:40 Edit Post Reply With Quote
PAZARET E NANOS JANE TE TURPSHME

RUGOVA, SHUPLAKE DIPLOMATIKE NANOS

Presidenti i Kosoves kritikon nga Prishtina marreveshjen mes Nanos dhe Buckovskit per kufirin. "Kosova nuk eshte toke pa zot. Shqiperia mund te thote ndonje fjale te mire, por ne jemi ketu"

Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, i ka dhene dje nje shuplake diplomatike kryeministrit Nano duke hedhur poshte marreveshjen verbale te kryeministrit shqiptar me homologun e tij, Buckovski. Tre dite me pare, Nano ra dakord me kryeministrin e Maqedonise qe te "bekoje" marreveshjen Serbi - Maqedoni per kufirin. Presidenti Rugova deklaroi se kjo marreveshje nuk njihet nga Kosova, por duke e injoruar kete fakt, Nano i premtoi mbeshtetje Buckovskit.

Per kufirin e Maqedonise me Kosoven eshte nenshkruar edhe nje marreveshje mes Beogradit dhe Shkupit, e cila nuk u pranua dhe u hodh poshte nga te gjitha partite politike dhe institucionet qeverisese ne Kosove. Qendrimi i Prishtines vleresohet si i drejte, sepse ceshtja e kufirit mes Kosoves dhe Maqedonise duhet diskutuar dhe te jete rezultat i marreveshjes mes Prishtines dhe Shkupit. Serbise nuk i takon asnje e drejte mbi ate kufi.

Presidenti Rugova, duke u pergjigjur per nje pyetje rreth shenimit te vijes kufitare me Maqedonine, tha se kjo ceshtje duhet te behet vetem me institucionet e Kosoves, nderkaq marreveshjen mes Shkupit e Beogradit rreth kufirit Maqedoni-Kosove e quajti inekzistente.

"Demarkacioni duhet te behet me institucionet e Kosoves. Une jam per ate qe te mbetet ajo vija e vjeter e kufirit. Ju e dini, eshte nje marreveshje qe eshte bere dhe per ne ajo eshte ilegale, jo e vlefshme. Vija e shenimit do te behet nga institucionet e Kosoves, me UNMIK-un e me KFOR-in. Kosova nuk eshte nje toke pa zot. Ne jemi ketu. Shqiperia mund te thote ndonje fjale te mire, por ne jemi ketu. Kjo ceshtje do te zgjidhet hap pas hapi", tha presidenti Rugova.

Takimi

Komentet rreth autoritetit te Kosoves per te percaktuar vijen e kufirit me Maqedonine, Rugova i beri pas nje takimi me kreun e Gardes se Nderit te TMK-se, Agim Ceku. Presidenti i ofroi perkrahjen e Presidences ne te gjitha fushat edhe ne transformimin e tyre ne nje force mbrojtese te Kosoves. "Por kjo do te behet edhe me shpejt pas njohjes se pavaresise se Kosoves", tha ai. Nderkohe tani e tutje Garda e Nderit e TMK-se do te marre pjese ne ceremonite e organizuara nga institucionet e Kosoves.

"Qendrimi yne eshte qe ne ne te ardhmen te kemi nje force mbrojtese per Kosoven. TMK-ja tash per tash i ka keto detyra dhe do te zhvillohet ne te ardhmen dhe kjo gjithsesi varet sa me shpejt te njihet pavaresia e Kosoves, per te cilen ne po punojme", tha Presidenti i Kosoves. Presidenti mbeshteti idene e Shtabit te Pergjithshem te TMK-se qe nje njesit i saj te shkoje ne vendet e goditura nga Cunami ne Azine Juglindore per te ndihmuar ne lehtesimin e demeve. Nga ana e tij, komananti i TMK-se, gjenerali Agim Ceku, theksoi sfidat e vitit 2005 per te gjithe qytetaret dhe institucionet e Kosoves. "Prandaj te gjithe duhet te jene te gatshem per t'u perballur me to", tha Ceku. Ai beri te ditur edhe kesaj radhe se ka marre mbeshtetjen e Presidentit te Kosoves per TMK-ne. "Edhe nje here Presidenti na ofroi mbeshtetjen e parezerve te tij ne perpjekjet tona dhe ne besojme se me nje bashkepunim te ngushte do te ecim perpara dhe ta cojme perpara TMK-ne dhe do te arrijme atje ku synojme te gjithe".

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 19-1-2005 nė 23:26 Edit Post Reply With Quote
DIPLOMACIA E FATOS NANOS,THIKĖ NĖ SHPINĖ KOSOVĖS-SHQIPĖRI

Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI


PRESIDENTI I KOSOVËS DR.IBRAHIM RUGOVA KISHTE
THËNË DREJT: “KOSOVA KA ZOT”, PRANDAJ, LARG
DUART NGA KOSOVA, FATOS NANO, SE NUK KEMI
TERRITORE PËR T’I FALUR SERBISË, AS MAQEDONISË!


S’ka dyshim se, kryeministri aktual i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, më mirë do të ishte, që të angazhohej në shikimin e “punërave të perëndisë” së Janullatosit në Shqipëri, sesa të “merakosej aq shumë” për fatin e pavarësisë së Kosovës, përkatësisht të “rregullimit” të kufijve të saj me Serbinë e Madhe dhe me FYROMIN(Maqedoninë).

Fatos Nano dhe Vlado Buçkovski në takimin e tyre në Tiranë, më 12.01.2005

Edhe takimi i fundit i kryeministrit Fatos Nano me homologun e tij, Vlado Buçkovsi të “Maqedonisë” në Tiranë, më 11 dhe 12 janar 2005, provoi se
“kursori diplomatik” i këtij “oborrtari” me “rekuizita” despotike të ideologjisë socialaiste të ortodoksizmit sllav, është i papërmirësueshëm, kur është në pyetje mbrojtja e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar në Ballkan. Një oreintim i këtillë antishqiptar i këtij despoti, tanimë qe ca vjet, i shtirur si demokrat dhe si properendimor, është reflektuar që në takimin e tij duarshtrëngues-‘historik” me ish-kryetarin e RJF-së-Serbisë, Slobodan Milosheviqin në Kreta të Greqisë, i cili e dogji Kosovën(1989-1999) me reprezalije dhe me gjenocid të pashembullt në historinë e Evropës dhe të Ballkanit, pas përefundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945).

Kryeministri Fatos Nano me ministrat dhe me diplomatët e tij, mund të takohet sa herë t’ia lypë “grupi i gjakut” të tij qoftë në Tiranë, qoftë në kryeqytetet e metropoleve sllave ballkanike me homologët e tyre serbë, malazezë, maqedonë dhe grekë, por përsa i përket “cfilitjes vizionare” pansllave të tij lidhur me zgjidhjen e çështje koloniale të Kosovës, dhe të viseve të tjera të Shqipërisë Etnike, nuk ka fare nevojë, që të haroxhojë “energji” dhe “djersë”, sepse tanimë praktika e diplomacisë së tij dëshmoi se është në funksion të interesave të armiqëve kolonialistë serbosllavë të Ballkanit (Serbisë, Malit të Z, Maqedonisë dhe Greqisë). Si rrjedhim, Kosova, as trevat e tjera shqiptare të Shqipërisë Etnike, a ma nuk ndijenë kurrfarë mungese, as nevoje, që në asnjë mënyrë t’i përfaqësaojë a mbështet politika dhe dipomacia e regjimit despotik të Fatos Nanos, sepse kanë titullarët e tyre, të cilët kanë dëshmuar para opinionit ndërkombëtar, se dijnë t’u dalin zot atyre, edhe pa përzierjen e regjimit të dështuar aktual demokratiko-socialist, që personifikohet me emrin më tragjik dhe më kontravers të historisë politike të Shqipërisë ( Fatos Nano). Politika shqiptare e boshtit Prishtinë-Preshevë-Ulqin-Shkup ka nevojë të domosdoshme, që të gjejë përkrahjen si ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( si dhe të aleatëve të saj më besnikë perëndimorë), e cila më 23 mars 1999, prakitkisht me vepër konkrete e dëshmoi veten se është një nga aleatët dhe miqtë më besnikë të Kosovës, sepse (me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër forcave ushtarake dhe policore të Serbisë) e shpëtoi atë nga pastrimi i përjetshëm etnik nga terrori gjenocid i Serbisë militariste të ish-presidentit të RFJ-së, Slobodan Milosheviq. Duke u mbështetur në këto argumente të pamohueshme dhe dot të pashlyera në faqet e historisë së marrëdhënieve të Kosovës dhe të Amerikës, politika dhe dipomacia shqiptare e Kosovës, nevojitet të instruktohet dhe të mbështetet dirket dhe indirekt nga politika dhe diplomacia e SHBA-së, sepse kjo është zoti shpëtimtar i qenies shqiptare në Kosovë nga thika e përgjakur çetniko-fashishte e Serbisë, e JO, kursesi nga Shqipëria e brishtë e Fatos Nanos, e cila së bashku me Greqinë, me Serbinë, me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe me Rusinë (haptazi dhe fshehurazi), ka marrë përsipër ta “shpëtojë” pavarësinë e Kosovës, ashtu siç u konvenon dhe shkon përshtati ruajtjes dhe avancimit të interesave tradicionale të “frontit” ortodoks sllav me në krye Rusinë në rajonin ballkanik, posaçërisht në hapësirat e Shqipërisë Etnike.

Edhe pse në takimin e Tiranës, më 12 janar 2005, kryeministri Fatos Nano i ka premtuar homologut të tij maqedon, Vlado Buçkovskit, se qeveria shqiptare do ta mbështtetë kërkesën e qeverisë maqedone lidhur me konkretizimin e Marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë për caktimin e vijës së demarkacionit të kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë, një iniciativë e këtillë parashikuese e shërbimeve të vullnetit të mirë perosnal të kryeminsitrit Fatos Nano në dëm të interesave vitale të Kosovës, nuk ka asnjë gjasë (qoftë edhe minimale), që të bëhet realitet, sepse kjo nuk është çështje private, as zyrtare e Fatos Nanos, por e qeverisë së Kosovës dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e jo, kursesi objekt cirku (me dimensione komerciale dhe tregtare) afatgjatë i diplomacisë pansllave të regjimit trafikant dhe antidemokratik të Fatos Nanos.

Vlen të theksojmë se, presdienti i Kosovës, Ibrahim Rugova në mënyrë të peshuar dhe objektive ka vlerësuar se, “Marrëveshja e lidhur midis Beogradit dhe Shkupit, është ilegale, sepse është lidhur pa pëlqimin dhe pa pjesëmarrjen e palës shqiptare të Kosovës” (Beta, 13.o1.2005). Në këtë vështrim, pas takimit të Tiranës Nano-Buçkovski, deklarata zyrtare e Ibrahim Rugovës, duhet të merret në konsideratë si dhe tejet serioze dhe reale si nga ana e diplomacisë dakorduese Nano-Buçkovski, ashtu edhe nga ajo serbo-malazeze, sepse Kosova nuk do të njohë kurrfarë marrëveshjeje kufitare paraprake për caktimin e vijës së kufirit Kosovë-Maqedoni, të nënshkruar nga dr.Vojislav Koshtunica (përfaqësues i palës serbe) dhe Branko Cërvenkovski. Pra, përkundër faktit se presidenti i Maqedonisë, B.Cërvenkovski, ka reaguar ashpër, duke e hudhur poshtë deklaratën e Ibrahim Kosovës si të “pabazë” ngase sipas “dioptirsë largpamëse” të diplomacisë antishqiptare të Shkupit, marrëveshja e theksuar “është verifikuar ndërkombëtarisht”. Kjo është një e pavërtetë e madhe mbase pikësëpari nuk ka asnjë bazë ligjore, as juridike ndërkombëtare, sepse është përfunduar krejtësisht në mënyrë ilegale, pa pjesëmarrjen dhe pa dhënien e pëlqimit të institucioeneve përkatëse të Kosovës. Kjo formë piraterike e “rrëmbimit” të territorit etnik të Kosovës, e sanksionuar në Marrëveshjen për caktimin e vijës kufitare midis Shkupit dhe Beogradit, më 23 shkurt 2001, nuk ka lidhje as me të drejtën private ndërkombëtare, as me të drejtën publike ndërkombëtare. M’u për këtë arsye Parlamenti i Kosovës në kohën e duhur, e ka hudhur poshtë si të pavlefshme Marrëveshjen e sipërtheksuar, të lidhur midis Shkupit dhe Beogradit. Në favor të prononcimit zyrtar të Parlamenit, të Qeverisë dhe të Presidentit të Kosovës lidhur me këtë çështje jetike për mbrojtjen e territorit të Kosovës, (duke e trajtuar pikërshit në aspektin shkencor të së drejtës ndërkombëtare), është publikuar edhe kjo analizë e autorit, në shkurt të vitit 2001:


RRUDHJA E TËRËSISË TERRITORIALE TË KOSOVËS
ËSHTË NË FUNKSION TË VAZHDIMËSISË SË DOKTRINËS
DHE TË STRATEGJISË GJEOPOLITIKE IMPERIALISTE
SLLAVE NË BALLKAN

Me gjithë zhurmën propagandistike dhe me premtimet e ekzagjeruara, se procesi dhe vlerat thelbësore të demokracisë dhe të pluralizmit të globalizuar evroperëndimor, do të "promovohen" edhe në favor të popullit të copëtuar shqiptar nëpër disa shtete sllave (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia) kolonialiste ballkanike, kjo, në praktikë po ndodh ndryshe ngaqë "itinerari" i një agjende të këtillë afatgjatë, në vend se të konkretizonte parashikimet e tij, nxori në sipërfaqe dhe riaktivizoi recidivat e historisë së hidhur të gjeopolitikës imperialiste sllave në Ballkan.

Edhe pse në asnjë dokument, në asnjë projekt të vizionit poliko-demokratik të evrointegralizmit, që ka të bëjë me "rregullimin", përkatësisht me zgjidhjen e problemeve akute të vendeve të Evropës Juglindore, nuk figuron termi(nocioni) gjeopolitikë, ky është i pranishëm si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në atë praktik, sepse sheshit dhe "heshtazi" u paraprin interesave politiko-strategjike të të gjithë armiqve të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike. Në këtë kontekst, moralizimet e globokratëve dhe impotenca e dipomacisë ndërkombëtare u tregua e "pafuqishme" , që shqiptarëve dhe Kosovës t'ua njohë të drejtën e vetëvendosjes, sikurse popujve të tjerë (sllovenëve, kroatëve, serbëve, malazezëve, maqedonëve) të ish- Jugosllavisë socialiste të Titos. Në vend të aplikimit të standardit përkatës parimor të së drejtës së vetëvendosjes edhe ndaj popullit shqiptar të kolonizuar nëpër republikat sllave ballkanike, këtij i mohohet një e drejtë e këtillë legjitime dhe legale, duke e mashtruar, duke e gënjyerë dhe, duke e lënë haptazi në "baltë" në emër të krijimit dhe të mbrojtjes së institucioneve "të multietnikes dhe të pluralizmit", të "importuar" nga fuqitë e mëdha perëndimore botërore. Në rastin konkret shihet qartazi se gjeopolitika i paraprin politikës: "ndryshim të statusit politik-po", ndërsa ndryshime territoriale (gjeopolitike)-jo(!) Këtë konstatim tonin e provon në mënyrë aksiomatike edhe përmbajtja e librit të Zbignjev Bzhezhinskit (ish-sekretar shtetëror në administratën amerikane të presidentit Xhimi Karter):"Jashtë kontrollit-zhbalancimi global në vigjilie të shekullit XXI", ku ndër tjera, në mënyrë reliefe ka artikuluar dimensionet pretenduese të "marramendjes" gjeopolitike:"Historia nuk ka përfunduar, por në të vërtetë është bërë më e ngjeshur. Në të kaluarën, epokat historike relativisht kanë qenë të ravijëzuara me konturat e tyre të qarta, kështu që edhe ishte më lehtë të përkufizohej koncepti i progresives historike. Nderkaq, sot, historia karakterizohet nga diskontinuitete të vrazhda dhe kontradiktore, gjë që kjo errëson në mënyrë të kondensuar perspektivën dhe shpie në konfuzion perceptimet e historisë sonë."Pikërisht në këtë vështrim duhet të pasqyrohet edhe gjendja e sotme e shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan.

Tjetërsimi i 2500 hektarëve të territorit të Kosovës
paralajmëron sfidë të re për shqiptarët në Ballkan

S'ka dyshim se, përfundimi i Marrëveshjes së kufirit ndërmjet të ashtuquajturës "RFJ" dhe IRJM-sëmë, më 23 shkurt të vitit 2001 (sipas së cilës Kosovës, i janë shkëputur 2500 haktarë të territorit të saj në favor të IRJM-së), është një mesazh i qartë për shqiptarët jo vetëm të Kosovës dhe të Iliridës, por për të gjithë shqiptarët në Ballkan, se doktrina dhe strategjia gjeopolitike sllave është riaktualizuar pikërisht në frymën e çasjes karteziane, e cila është kompatibile me konceptin e globalizimit ndërkombëtar (si në kuptimin gjeografik, ashtu edhe në atë epistemologjik), i cili edhe përmes shfrytëzimit të vijave transportuese moderne rajonale synon për të "transformuar" tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shteteve të vogla dhe të pafuqishme. Si duket këtë "lojë" gjeopolitike të rrezikshme për ricopëtimin e mëtjemë të territorit etnik shqiptar, "elitat politike" shqiptare nuk e kanë kuptuar dhe, nuk e kanë të qartë sa duhet, sepse kjo para së gjithash nuk ka të bëjë vetëm me sistemin interpretues të koncepteve themelore të globalizmit botëror, të arritjes së ekuilibrit të politikës ndërkombëtare për t'i pajtuar divergjencat ndërmjet konkurruesve dhe "nomadëve" të vendeve të Evropës Juglindore ( të shkatërruar në çdo segment të qenies së tyre, sipas konceptit të totalitetit global), si dhe mbi këtë bazë kinse për të siguruar paqen dhe rendin ndërkombëtar, por ka të bëjë me luftën e vazhdueshme globale të gjeopolitikës moderne (tani, jo në frymën e krijimit të blloqeve dhe të identiteteve gjeografike, gjë kjo ishte karakteristikë e gjeopolitikës së periudhës së luftës së ftohtë ndërmjet dy superfuqive botërore SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik), struktura e së cilës objektivisht paraqet determinimin e entiteteve gjeografike, përkatësisht kondensimin epistemologjik dhe ontologjik të botës së globalizuar sipas konceptit imperialist të perandorive të dikurshme romake, bizantine, osmane etj.

Në këtë vështrim, qarqet politike zyrtare të regjimit sllav të Beogradit dhe të Shkupit, janë duke ecur në hap me parametrat e gjeopolitikës moderne të globokratëve perëndimorë, duke u përpjekur që me ndihmën e tyre paraprakisht të caktojnë "kushtet e baraspeshimit" jo vetëm në aspektin e pluralizimit dhe të "demokratizimit" rajonal të politikës, të ekonomisë, të tregtisë, të kulturës, të multietnikes e të tjera, por edhe në aspektin e "globalizimit" të territorit etnik shqiptar, sikurse që është rasti i Marrëveshjes së caktimit të vijës së demarkacionit midis ish-"RFJ-së" dhe IRJM-së. Në thelb, përmbajtja e kësaj Marrëveshjeje, para së gjithash vë në dukje vampirizimin e pretendimeve territoriale të sllavociganëve të Ballkanit ndaj territorit etnik shqiptar, i cili fatkeqësisht de facto dhe de jure ende ndodhet nën jurisdiksionin kolonialist të Beogradit, të Shkupit dhe të Podgoricës. Rasti i shqiptarëve në Kosovë, i shqiptarëve të Anamoravës, të Iliridës dhe të Malit të Zi, provon në mënyrë të argumentuar dhe të qartë politikën nga pozita e forces dhe epërsinë e fuqive të mëdha botërore, që përbëjnë politikën ndërkombëtare, si dramë objektive të globalizimit territorial në disfavor të territorit të përgjithshëm dhe të popullit shqiptar të Shqipërisë etnike. Për më tepër, doktrina dhe strategjia e këtillë e gjeopolitikës së hibridizuar e globokratëve dhe e evrointegralistëve sheshit vë në dukje ineteresat e tyre konvergjente, që shqiptarëve t'ua mohojnë të drejtën e vetëvendosjes dhe të pavarësisë, duke i mbajtur edhe më tej të kolonizuar dhe të copëtuar në katër shtetet sllave(Serbia,Mali i Zi, IRJM, Greqia).

Shembulli i shqiptarëve të kolonizuar dhe të copëtuar nëpër disa shtete fqinje sllave ballkanike është plotësisht simetrik me shembullin e kurdëve dhe të Kurdistanit të shkatërruar dhe të copëtuar në disa shtetete fqinje të tij( Turqia, Iraku, Irani dhe Siria), që gjithashtu është pjellë direkte e fuqive të mëdha imperialiste botërore. Në historinë e marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtare, "formula" e Kurdistanit ka provuar praktikisht se është instrumenti më i efektshëm dhe më lukrativ i "rrumbullakësimit" të interesave të përgjithshme hegjemoniste koloniale të fuqive të mëdha botërore. Fatkeqësisht, (nën murkullimin e strategjisë afatgjatë të globokratizmit dhe të evrointegralizmit) një "formulë" e këtillë po përfillet në mënyrën më perfide edhe ndaj etnikumit shqiptar të mbërthyer me shekuj nën kthetrat e përgjakura të kolonializmit sllav. Këtë strategji polivalente të kontinuitetit historik të kolonizimit të shqiptarëve nga sllavët, e gjejmë edhe në paragrafët e Marrëveshjes për revizionimin e territorit kufitar midis ish-"RFJ-së" dhe IRJM-së, të nënshkruar në shkurt të vitit 2001 nga autoritetet zyrtare të regjimit të Beogradit dhe të Shkupit. E vlen të nënvizojmë faktin se, ndonëse ipso facto përmbajtja e kësaj Marrëveshjeje nuk ka të bëjë me kurrfarë territori serbo-maqedon, por me territorin etnik shqiptar të Kosovës (domethënë kjo Marrëveshje është lidhur pa pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe, në kurriz të shqiptarëve dhe të Kosovës, sepse sipas saj iu tjetërsohen 2500 hektarë tokë të punueshme dhe kullosa, që ligjërisht është nonsens juridik, sepse edhe sipas së drejtës kombëtare, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare është nul=e pavlefshme për shqiptarët e Kosovës), kjo, drjetpërdrejt mbështetet nga institucioni më i lartë i bashkësisë ndërkombëtare-Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas deklaratës zyrtare konfirmuese të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, KS (sikurse Deklarata zyrtare e KS të KB, e datës 7 mars 2001) të Kombeve të Bashkuara e njeh Marrëveshjen ndërkufitare, të arritur mes Beogradit dhe Shkupit, mirëpo, kjo mbështetje është në kolizion si me Rezolutën 1244 të KS të KB-së për Kosovën, ashtu edhe me kompetencat dhe me autorizimet e Këshillit të Sigurimit ngase Marrëveshja e theksuar nuk ka qenë objekt shqyrtimi i Arbitrazhit të Gjykatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara. Prandaj, deklaratat, që rezultojnë nga KS i OKB-së lidhur me respektimin e kësaj marrëveshjeje, kanë vetëm karakter politiko-porpagandistik, të cilat kanë për qëllim të ushtrojnë trysni suplementare ndaj palës shqiptare, që ta deyrojnë atë, të pajtohet edhe më tutje me dialektikën e racizmit dhe të sovranitetit kolonial sllav, gjë që kjo, në asnjë mënyrë qoftë juridikisht, qoftë politikisht nuk e obligon Kuvendin, as Qeverinë multietnike të Kosovës, që t'i përfillë "rekomandimet politike", të drejtuara nga sekretari i Përgjithshëm, Kofi Annan dhe nga KS i Kombeve të Bashkuara, ngase nuk passjellin kurrfarë efekti juridik. Përkundrazi, si Kuvendi, ashtu edhe Qeveria multietnike e Kosovës, janë të detyruar, që me çdo kusht, përmes mekanizmave përkatës ligjorë, që përbëjnë të drejtën vendore dhe, duke u mbështetur në të drejtën pozitive juridike ndërkombëtare, ta hudhin poshtë si plotësisht të pabazë-të pavlefshme juridikisht Marrëveshjen ndërkufitare midis Beogradit dhe Shkupit. Arritja e kësaj marrëveshjeje të turpshme dhe antishqiptare, nuk mund quhet kurrsesi ndryshe veçëse sfidë e re, që ka për qëllim të shkaktojë konflikte të reja të armatosura me shqiptarët në Ballkan. Përfundimi i Marrëveshjes për "caktimin e kufirit të ri" midis shqiptarëve të Kosovës, të Anamoravës dhe të Iliridës, mund të jetë i pranueshëm vetëm për aparqikët sllavë dhe sllavofilë, (që tradicionalisht janë mësuar të ushqehen me gllabërimin e territoreve etnike shqiptare në Ballkan) si dhe për përkrahësit e tyre ekzistencialistë të globokratizmit, të cilët strategjinë e gjeopolitikës dhe të propagandës së tyre, e zhvillojnë për të krijuar vatra të reja krizash permanente, edhe në "baltën e gjallë" të popujve të "Evropës Ballkanike".

Diplomacia preventive shqiptare, duhet të eliminojë
propagandën luftarake të boshtit Beograd-Shkup

Për t'i evituar përpjekjet e pareshtura të mekanizmave sekrete dhe publike të politikës propagandistike luftarake të boshtit sllav Beograd-Shkup, që kanë për objekt "tregtimin" e territorit etnik shqiptar në favor të zgjerimit të elementit serbomaqedon, diplomacia shqiptare, patjetër nevojitet që të ndërmarrë masa përkatëse për eliminimin e tërësishëm të këtij fenomeni të ripërtëritur të racizmit kolonial sllav. Me gjithë njohjen e meritave të bashkësisë ndërkombëtare, e në veçanti të administratës së Shteteve të Bashkuara me ish-presidentin Bill Klinton në krye, që Kosova të boshatiset definitivisht nga forcat militare, paramilitare e policore të okupatorit serb, e së këndejmi të vihet nën mandatin e protektoratit ndërkombëtar(KFOR+UNMIK), ne assesi nuk mund të heshtim dhe të pranojmë (pavarësisht nga ushtrimi i diktatit dhe i trysnisë së sondazheve të diplomacisë tregtare të fuqive të mëdha), që të falim, jo 2500 hektarë, por asnjë pëllëmbë tokë, qoftë e punueshme, qoftë djerrinë, fushë apo mal, përrua ose lumë, liqen apo det, që i përket territorit etnik shqiptar.

Duke qenë se, përmbajtja e Marrëveshjes ndërkufitare serbomaqedone ka karakter ekspansionist ndaj tërësisë territoriale të Shqipërisë etnike, atëherë del krejtësisht e qartë se politika shqiptare, nevojitet që sa më parë të jetë e mundur, t'i pëcaktojë prioritetet dhe mjetet efektive për të parandaluar "atomizimin" e mëtejmë të tokave të veta nga ana e gjeopolitikës raciste dhe e luftës grabitçare kolonialiste serbomaqedone.

Për t'iu shmnagur objektivave hegjemoniste të kësaj Marrëveshjeje, diplomacia shqiptare, pikëspari (pa ngritur grafikun e hipertensionit politik, të frustrimit iracional, që do të çonte në konfrontim direkt me aktorët e bashkësisë ndërkombëtare) nevojitet që të përgënjeshtërojë me argumente tezën sllavomaqedone, se njohja e pavarësisë së Kosovës, do të paraqiste "rrezik serioz për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin ballkanik". Pikërisht, kjo tezë e sllavocentrizmit destruktiv, pasqyron esencën e Marrëveshjes së theksuar për ndryshimin e kufijve në relacionin Kosovë - IRJM. Si për propagandën ushtarake e politike,ashtu edhe për atë diplomatike ndërkombëtare, kjo tezë e sofistikuar konsiderohet si instrumenti më oportun dhe më i qëndrueshëm për të dezavuuar kërkesën legjitime për pavarësimin e Kosovës. Në këtë mënyrë, strategjia e njësuar politiko-propagandistike serbomaqedone, llogarit se do të përfitojë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të aleatëve të saj tradcionalë sllavë. Duke u mbështetur në një "imperativ" të këtillë, me logjikë dhe strukturë të vjetër të politikës pushtuese serbomadhe, Serbia "e demokratizuar" e "elitës" nacionalshoviniste, e përfaqësuar nga dr.Vojislav Koshtunica dhe dr.Zoran Gjingjiq, përmes marrëveshjes së theksuar (duke shpresuar se do ta bindin bashkësinë ndërkombëtare, se nëse vihet në pikëpyetje revidimi i marrëveshjes dypalëshe serbo-maqedone në favor të palës shqiptare, atëherë kjo, do të reflektojë aspirata të hapta për pushtimin e territorit të IRJM-së) ka për qëllim që në të njëjtë kohë, t'i konfrontojë shqiptarët e Kosovës edhe me maqedonët edhe me ndërkombëtarët-KFOR-in dhe UNMIK-un në Kosovë. Provokimi i një situate të këtillë, do të ishte trumfi më i madh i propagandas së ndyrë luftarake të Serbisë pushtuese kundër shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset e tjera të banuara me shqiptarë, të cilat edhe në fillim të shekullit XXI, janë "plaçkë" e koniunkturës dhe të sistemit shtypës kolonial sllav në zemër të Evropës së integruar mbi baza ekonomike dhe politike.

Për t'i paralizuar që në start profkat dhe grackat e rrezikshme të amalgams serbomaqedone, të "gatuara" sipas recetës tradicionale të historiografisë së falsifikuar serbe dhe të politikës së Kishës Ortodokse Serbe, (e cila, historikisht, në vend se të mirret me misionin e saj të shenjtë, mirret me ushtrimin e politikës gjenocidale serbomadhe kundër shqiptarëve, kroatëve, myslimanëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe të Jeni Pazarit. Këtë mision "të shenjtë politik" në shfarosjen e këtyre popujve joserbë, Kisha Ortodokse Serbe, duke i prirë Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, shërbimeve të zbulimit dhe të kundërzbulimit të ushtrisë dhe të policisë serbomalazeze, ia arriti që edhe në dekadën e fundme të shekullit XX, të kryejë "misionin e shenjëtorit politik hyjnor" në "mbrojtjen e çështjes serbe", natyrisht në disfavor të vendeve dhe të popujve të theksuar fqinj), Qeveria e Kosovës, së pari, me procedurë të shkurtër nevojitet ta anulojë Marrëveshjen serbomaqedone, që është në funksion të copëtimit të territorit etnik shqiptar, edhe pse në këtë moment, nuk ekzistojnë gjasët reale për të ndryshuar gjendjen faktike në terren. Arsyeja, për nxjerrjen e një konstatimi të këtillë të peshuar gjithanshmërisht qëndron në faktin se, bashkësia ndërkombëtare (Këshilli i Sigurimit të OKB-së, NATO-ja, OSBE-ja dhe Bashkimi Evropian), duke u mbështetur thjesht në "justifikimin" e interesave politike dhe në transaksionet e kanonierave diplomatike të fuqive të mëdha, ka përjashtuar të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare(jus cogens) dhe, në vend të përfilljes së saj, mbështet Marrëveshjen serbomaqedone të tjetërsimit të një pjese të territorit të Kosovës, që kufizohet me ngrehinën artificiale, të ashtuquajtur IRJM. Së dyti, duke marrë në konsideratë mbështetjen e parezervë të kësaj Marrëveshje ilegale, antijuridike dhe antishqiptare nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (edhe pse Qeveria e Kosovës është legjitime dhe ka mandatin e plotë, që ta kontestojë këtë Marrëveshje), parapëlqehet që kjo hëpërhë mos ta ngrejë këtë çështje në shkallë ndërkombëtare, e në veçanti në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sepse përgjigjja do të jetë e qartë, në disfavor të palës së dëmtuar shqiptare. Një kundërefekt i këtillë, do të rezultonte drejtpërdrejt nga qëndrimi subjektiv i të gjitha fuqive të mëdha-anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sepse këto sërish do të merrnin në mbrojtje Marrëveshjen e sajuar serbomaqedone. Në këtë mënyrë, do të vinte në shprehje acarimi i marrëdhënieve ndërmjet palës shqiptare dhe bashkësisë ndërkombëtare, gjë që ky, edhe është qëllimi i lidhjes së Marrëveshjes së theksuar midis Beogradit dhe Shkupit. Së këndejmi, në këtë moment përkeqësimi dhe tendosja e marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare, më së paku do të ishte në interes të zgjidhjes së drejtë dhe objektive të këtij problemi kufitar ndërshtetëror. Pozicioni politik i institucioneve shtetërore dhe i subjekteve relevante politike shqiptare të Kosovës përkitazi me këtë çështje, para bashkësisë ndërkombëtare, duhet të jetë i qartë: Nuk e njohim Marrëveshjen serbomaqedone për këto arsye, se : a) kufijtë e Kosovës janë nën jurisdiksionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara; b) është përzierje direkte në çështje të brendshme të Kosovës dhe, cenim i sovranitetit dhe i tërësisë territoriale të Kosovës; c) është akt piratesk antijuridik ndërkombëtar, sepse është lidhur ad interim të palës shqiptare domethënë në disfavor të territorit të huaj, titullar i të cilit është Kosova, e jo Serbia, as IRJM; ç) është në kundërshtim me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, me Deklaratën mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin miqësor ndërmjet shteteve, në përputhje me Kartën e OKB-së, Rezoluta 2625(XXV)/1970 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara; d) është në shpërputhje me Dokumentin përfundimtar të Helsinkit (1975); dh) është në kolizion me nenin 11 të Konventës së Vjenës (23 gusht 1978) mbi shtetet sukcesore, si dhe ë) është në kundërshtim flagrant me parimin uti possidetis juris të së drejtës ndërkombëtare.

Sa më sipër, duke i marrë në konsideratë këto argumente me fuqi të vlefshme ligjore juridike të së drejtës publike ndërkombëtare (të cilat pa precedencë i kanë nëpërkëmbur dhe abuzuar si ish-"RFJ", ashtu edhe IRJM me rastin e përfundimit të Marrëveshjes për copëtimin e territorit të Kosovës. Së këndejmi, edhe bashkësia ndërkombëtare, gjë që kjo shpërfillje, sipas gjuhës së sistemit pozitiv juridik ndërkombëtar, quhet triumfi i politikës mbi drejtësinë ndërkombëtare), pala shqiptare nuk është e obliguar që, as moralisht, as politikisht, e për më tepër as juridikisht, t'i respektojë asnjë nga deklaratat a rekomandimet politike, të miratuara qoftë nga KS i Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian, OSBE-ja apo NATO-ja, sepse kjo bie ndesh edhe me të drejtën historike, me interesin territorial, kombëtar dhe shtetëror të Kosovës.


MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 24-1-2005 nė 15:57 Edit Post Reply With Quote
ATENTATET POLITIKE,VRASIN SHPRESEN PER PAVARSI

Sulmohen me armë zjarri dy aktivistët e LDK-së në Shtime

Shtime, 24 janar - Ditë më parë (më 2O janar) në rrugën Lipjan-Shtime në afërsi të fshatit Bujan nga persona ende të paidentifikuar, është sulmuar me armë zjarri anëtari i Kryesisë së LDK-së, Dega në Shtime Sabri Krasniqi nga fshati Muzeqinë dhe bashkudhëtari i tij, aktivist i LDK-së Daut Gashi nga fshati Gjurkovc të dy nga komuna e Shtimes.
Sabriu dhe Dauti me makinë private po ktheheshin nga puna prej Prishtine, kur papritmas nga krahu i njejtë i tejkalon një veturë deri më tani e paidentifikuar nga e cila është shtie me armë zjarri në drejtim të vozitësit Sabri Krasniqi dhe bashkudhëtarit të tij Daut Gashi, por nuk u qëlluan.
Kryesia e degës së LDK-së në Shtime reagoi ashpër ndaj këtij sulmi dhe kërkoi nga organet kompetente që sa më shpejt të zbulohen kryesit kët ij akti dhe të sillen para drejtësisë.
"Indinjata jonë është edhe më e madhe kur e dimë se Sabri Krasniqi është sulmuar edhe një herë më herët në shtëpinë e tij dhe rasti nuk u zbardh as deri më tani", thuhet në një reagim të degës së LDK-së në Shtime.

QIK

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 28-1-2005 nė 05:22 Edit Post Reply With Quote
KAPTERI BATON HAXHIU KERKON TE BEJE "EXIT" BUCPAPAJT

Replike e detyruar/Per dijeni UNMIK-ut, KFOR-it, zyrave perendimore ne Prishtine

Baton Haxhiu i sulmon Bucpapajt per vijen politike qe ka ndjekur gazeta, te cilen Batoni e urren. Politika e gazetes kombetare "Bota Sot" ka si konstante triumfin e ceshtjes kombetare mbareshqiptare; eshte pro pavaresise se Kosoves; pro vijes institucionale te dale nga vota e popullit; eshte per faktorizimin e kombit shqiptar ne Ballkan, me te drejta te barabarta si kombet e tjera; "Bota Sot" ka denoncuar regjimin genocidial serb te Milloshevicit qe ka shkaktuar gjakderdhje ne rajon dhe vazhdon te denoncoje politikat e Beogradit aktual; "Bota Sot" eshte per respektimin e pakicave sipas modelit perendimor, ku pakica te gezoje te drejta te barabarta me shumicen, por edhe t'i bindet vullnetit te kesaj shumice; "Bota Sot" ka denoncuar krimet politike dhe vrasjet politike ne Kosove e rajon, ka mbeshtetur Tribunalin e Hages, ka kritikuar burokracine nderkombetare dhe mendesine anakronike te atij segmenti te faktorit nderkombetar qe kerkon ta mbaje ne kembe fantazmen e ish-Jugosllavise; "Bota Sot" dhe eshte gazeta me pro Amerikane jo vetem ne Kosove e Shqiperi, por ne te gjithe Europen, qe i sheh SHBA-te jo vetem aleatin me te ngushte te kombit shqiptar, por edhe aleatin kryesor te Perendimit, per ta transportuar demokracine ne cdo shtet te botes, pavaresisht races apo religjionit.

Nga Elida BUCPAPAJ

Kapteri Baton Haxhiu ka dhene me 17-18 janar nje interviste ne Shqiperi tek gazeta "KJ", ku ka shprehur qendrimet e tij (ose me mire te themi) te tijat qe konfondohen me te atyre qe e kane urdheruar. Ne nje konfuzion karakteristik te Batonit, ai i shpalos bindjet e tij si beniamin i regjimit te Tiranes dhe agresivitetin e tij kunder Bucpapajve, Rugoves, Haradinajt, Amerikes dhe kryeadministratorit te UNMIK-ut, Petersen.

Kosova e njeh mire kush eshte Baton Haxhiu, por edhe ata te Shqiperise nuk e njohin me pak. Po ta perkufizoja Baton Haxhiun si e perkufizon Kosova, ai eshte nje "mendjeroberuar", ndersa po ta portretizoj sipas Artur Zhejit per shembull Baton Haxhiu shfaqet me nje "pafajesi false" nga nje "ish-pionier i LDK-se", ne nje njeri "te pacmallur me nostalgjine sllavobeogradase", "i dehur me vodka dhe shveps", me nje "qeshje te shtirur nga ata qe qeshin edhe kur ia ngulin pas shpines thiken viktimes", "qe shkrimet i shkruan kur i japin urdhra me telefon".

Pra Baton Haxhiu nuk perben dicka te panjohur mes shqiptareve, te cilet, edhe kur i kane bindjet politike te ndryshme, bashkohen ne portretizimin qe bejne per Baton Haxhiun.

Intervista qe Baton Haxhiu jep tek "KJ" eshte nje provokim, nga ato provokime qe nxiten nga sherbimet sekrete bizantino-totalitariste. Eshte nje interviste shume kontraverse, qe krijon pershtypje se kur ka llapur truri i Batonit ka qene i mbytur prej vodkes dhe shvepsit, por ne fakt, y eshte nje stil perfekt stalinist, per te bere gjithcka mish-mash, dhe per te lene ne fund helmin. Sikur Baton Haxhiu te kishte nje kapacitet ne gazetari, mund te arrinte edhe te kamuflohej, por duke qene nje "kapter", qe nuk ka lexuar as nje liber ne jeten e tij, me gojen e vet, ai arrin edhe nje here te vetediskreditohet.

Gazetari i "KJ" i ben Batonit nje pyetje, dhe ai pergjigjet kuturu, sikur t'i kene thene me pare, "se ne pyetjen numer x, ke per te dhene kete pergjigje". Dhe Baton Haxhiu aty derdh gjithe helmin e tij per Bucpapajt, per Skender dhe Elida Bucpapajn, respektivisht, kryeredaktorin e "Bota Sot", autoren e ketyre radheve, si dhe per botuesin e gazetes "Bota Sot". Per te mijten here Batoni e ben kete. Te pakten me dokumente rezulton se qe ne vitin 1999, kur "Bota Sot" hyri ne Kosove per here te pare bashke me ushtrine e NATO-s, Baton Haxhiu ben konspiracion te hapur dhe te fshehte kunder Bucpapajve. Baton Haxhiu i sulmon Bucpapajt per vijen politike qe ka ndjekur gazeta, te cilen Batoni e urren. E cila eshte vija politike e gazetes kombetare "Bota Sot"?

Lexuesi i nderuar e di shume mire, por une po e perseris edhe nje here: Politika e gazetes kombetare "Bota Sot" ka si konstante triumfin e ceshtjes kombetare mbareshqiptare; eshte pro pavaresise se Kosoves; pro vijes institucionale te dale nga vota e popullit; eshte per faktorizimin e kombit shqiptar ne Ballkan, me te drejta te barabarta si kombet e tjera; "Bota Sot" ka denoncuar regjimin genocidial serb te Milloshevicit qe ka shkaktuar gjakderdhje ne rajon dhe vazhdon te denoncoje politikat e Beogradit aktual; "Bota Sot" eshte per respektimin e pakicave sipas modelit perendimor, ku pakica te gezoje te drejta te barabarta me shumicen, por edhe t'i bindet vullnetit te kesaj shumice; "Bota Sot" ka denoncuar krimet politike dhe vrasjet politike ne Kosove e rajon, ka mbeshtetur Tribunalin e Hages, ka kritikuar burokracine nderkombetare dhe mendesine anakronike te atij segmenti te faktorit nderkombetar qe kerkon ta mbaje ne kembe fantazmen e ish-Jugosllavise; "Bota Sot" dhe eshte gazeta me pro Amerikane jo vetem ne Kosove e Shqiperi, por ne te gjithe Europen, qe i sheh SHBA-te jo vetem aleatin me te ngushte te kombit shqiptar, por edhe aleatin kryesor te Perendimit, per ta transportuar demokracine ne cdo shtet te botes, pavaresisht races apo religjionit.

***

Pra, nese dikush do te jete i interesuar qe te zbuloje underground-in se perse Baton Haxhiu urren patologjkisht Bucpapajt, pergjigjen do ta gjeje tek vija politike e gazetes "Bota Sot". Urrejtja patologjike e Batonit per Bucpapajt eshte konstante, dhe nuk ka ndryshuar qe prej vitit 1999 e deri me sot. Ja c'thote Batoni per Bucpapajt ne intervisten e tij te 17-18 janarit 2005 tek "KJ": "Jane disa matrapaze qe punojne ne Zvicer qe i bejne dem Shqiperise dhe politikes shqiptare. Jane nje burre dhe nje grua me mbiemrin Bucpapaj, qe te izoluar nga realiteti shkruajne cdo dite nga nje cmendi te radhes." Ne kete liste Batoni fut edhe Abdi Baleten dhe me poshte shton: "Keta jane tre qytetaret qe nuk vlen te permenden. Por e di qe pas luftes i kane bere keq Shqiperise. Me genjeshtra kuptohet. Tashme jane ne "exit". "

Batoni nen petkun e patriotizmit fals me mjete obskurantisto-ortodokse kerkon qe t'ua heqe Curriculum Viaet e tyre Bucpapajve, t'i depersonalizoje, dhe sikur te munde t'i ktheje ne nje anonimat. Ai ben sikur harron se Bucpapajt jane nder themeluesit kryesore te gazetarise pluraliste, se Skender Bucpapaj, ish-editor i gazetes "Drita", qe ka botuar ne kete gazete gjithe emrat e ndritur te kultures shqiptare ne Kosove, eshte poet, kritik arti, perfaqesues i identitetit kulturor shqiptar, harron se Skender Bucpapaj prej 1991-1995 ka qene drejtori i Pergjithshem i RTV-se, me 1996-1997 eshte diplomat ne Zvicer, dhe prej 1998 eshte kryeredaktor i gazetes kombetare "Bota Sot".

Edhe autorja e ketyre radheve ka hyre ne gazetari permes portes se ndritur te letersise, eshte poeteshe, autore e dy librave, qe ka perkthyer dhjetera poete, duke pasur si pedagog te madhin Petro Zheji, (emigrant politik ne SHBA) dhe i eshte perkushtuar gazetarise, atehere kur iu dha mundesia, me 1992, vetem pas rrezimit te diktatures, duke qene korrespondentja e pare grua, dhe nje nga dy korrespondentet e pare ne Shqiperi te radios "Zeri i Amerikes". Ne vitin 1992, m'u afruan shume poste per te bere karriere, por preferova gazatarine, dhe vazhdova punen tek "Zeri i Rinise", tek gazeta "Republika", revista "Shqiperia RTVSH". Shkrimet e mia te para i kam botuar tek "RD", tek gazeta "Kosova", "Atdheu" dhe prej 1998 kontribuoj tek "Bota Sot".

Ndersa karriera e Baton Haxhiut eshte teper e dyshimte, qe nuk u eshte nenshtruar rregullave te konkurrences se lire. Per ta provuar kete le te behet nje sondazh se sa lexues kane Bucpapajt dhe sa lexues ka Batoni, per te pare vlerat e Batonit edhe si gazetar dhe si shqiptar. Ne Kosove, Baton Haxhiu gjithmone eshte pare me dyshim, si nje njeri qe ka pasur kontakte me Stanishicin, shefin e sherbimit sekret serb te kohes se Milloshevicit. Ne karrieren e Baton Haxhiut llogaritet edhe lufta qe ben ai prej shtate vjetesh kunder gazetes "Bota Sot" dhe botuesve te saj.

***

Veprimtarine tone publicistike, si Skender Bucpapaj, ashtu edhe une, e kemi dhene me shkrim. Ajo po te botohet, qe do te botohet nje dite, ze dhjetera volume. Aty jemi ne te dy, edhe Skenderi, edhe une. Ne kemi bere dhe vazhdojme te bejme nje gazetari te pacensure, sepse e kemi shpirtin dhe mendjen te lire, dhe nuk jemi shpirt e mendjeroberuar si Baton Haxhiu, pasi ne nuk i kemi sherbyer as Sigurimit famekeq te Shtetit, dhe jemi shqiptare safi 24 karat. Ne nuk jemi matrapaze dhe nuk do te behemi kurre, sepse po te ishim te tille do te kishim te pakten 40 milione $ ne banke. Bucpapajt perbejne nje dinasti ne gazetarine shqiptare, duke futur ketu edhe tim ate, poetin Vehbi Skenderi, qe diktatura e persekutoi pikerisht per shkak te publicistikes kritike. Edhe gazeta "Bota Sot" perben nje dinasti sepse ne faqet e saj kane botuar dhe vazhdojne te botojne penat me te ndrituara te intelektualeve, politikaneve dhe shqiptareve patriote.

Edhe per botuesin e gazetes, zoteri Mazrekaj, Baton Haxhiu shpif. Botuesi Xhevdet Mazrekaj i ka dhene nje kontribut te madh ceshtjes kombetare, sepse pa marre parasysh presionet, kercenimet me vdekje, qe ka marre ai dhe Bucpapajt, nuk ka pranuar qe te ndryshoje vijen politike te gazetes. Kjo vije politike qe ka ndjekur "Bota Sot" e ka bere gazeten kombetare qe te jete gazeta me e lexuar, me tirazhin me te madh dhe me e perhapura, qe botohet ne Kosove, Maqedoni, Europe, dhe SHBA. Gzeta "Bota Sot" e perballon konkurrencen e tregut, permes ideve te saj, dhe financohet me paret e shqiptareve qe e blejne. Une nga ana ime, i them lexuesit te nderuar te "Bota Sot", se Bucpapajt asnjehere nuk kane bere pazar me ceshtjen shqiptare, packa se kane qene gjithe kohen te kercenuar prej "dore e mendjeroberuarve".

Cfare i mungon Batonit

Baton Haxhiu eshte i pazgjuar, ne kuptimin se i mungon cdo sens inteligjence. Sepse ndersa perpiqet qe t'i nxjerre te paemer, "askushat" Bucpapajt, qe ne fakt, jane aq askush sa Odisea ndaj Qiklopit, nga ana tjeter ai shkruan per ta se "Bucpapajt i kane bere dem politikes shqiptare dhe Shqiperise" (!!!) Pra Bucpapajt nuk qenkan sido-kudo. Pra fjala e tyre ka kredibilitet dhe jo vetem mes shqiptareve. Bucpapajt nga ana e tyre jane perpjekur qe t'i bejne vetem mire Shqiperise dhe ceshtjes shqiptare ne pergjithesi. Ne maje te penes se tyre midis te tjerave ka qene edhe denoncimi i qeverisjes 8-vjecare te ish-komunisteve. Bucpapajt kane paralajmeruar qe me 1997 tmerrin e Otrantove dhe mafies prej se ciles do te rrezikohej Shqiperia pas 1997-s. Bucpapajt jane me azil politik ne Zvicer, si mijera kundershtare te regjimit qe sot jane ne te gjithe boten perendimore. Bucpapajt kane parashikuar qe me 1997 per Fatos Nanon dhe Ilir Meten, ate qe Fatos Nano thote sot per Ilir Meten dhe Ilir Meta per Fatos Nanon. Sepse i kane njohur mire qe te dy. Bucpapajt kane kerkuar qe Fatos Nano, Ilir Meta and Co te behen "exit" nga qeverisja 8-vjecare qe po e degradon cdo dite Shqiperine tone, per t'i dhene driten jeshile shtetit ligjor, por ne nuk kemi kerkuar qe ata te behen "exit", sic kerkon t'i beje Bucpapajt Baton Haxhiu. Aq me teper kur dihet se gazetaria me moshe dhe me vite sa vjen edhe behet me brilante, si vera e mire, nese respektohet kodi i gazetarise profesioniste dhe parimet e shtypit te lire. (Ata jane anetare te A.P.E.S., Asosacionit te gazetareve te huaj ne Zvicer dhe te IFJ, Federates Nderkombetare te Gazetareve me qender ne Bruksel).

Se cilet jane Bucpapajt, kete e kane deshmuar me vepra, jo me fjale. Tek ish-komunistet ata nuk shohin armikun per vdekje, por nje ish-formacion politik totalitarist qe ka nevoje per nje reformim te thelle, rrenjesor, ku te pastrohen nga figurat dhe veprat e krimit. PS-ja me aleatet dhe derivatet e saj sic mund te jete sot partia e Ilir Metes kane falimentuar, kane bere krak, prandaj duhet te heqin dore nga obsesioni per pushtet pas zgjedhjeve te 2005-s. Kjo parti dhe aleancat e saj duhet te pastrohet nga ish-ministrat e Enver Hoxhes, Ramiz Alise dhe ish-sigurimsat e Shtetit, ashtu si eshte vepruar ne cdo ish-vend komunist te Lindjes, gje qe ka qene e domosdoshme duke u dhene shansin ketyre vendeve qe tani te jene anetare te BE-se dhe NATO-s. PS-ja duhet te pastrohet edhe nga lidhjet e saj me krimin e organizuar, qe e ka degraduar qeverisjen 8-vjecare ne nje regjim mafioz.

Kur Skender Bucpapaj ishte ne krye te RTVSH (1991-1995), dhe asaj kohe RTVSH-ja ishte institucioni me i "akuzuar" nga opozita ish-komuniste (jo per korrupsion, por per vijen politike), dy ish-drejtore te Pergjithshem te kohes se diktatures si Sefedin Cela dhe Agron Cobani vazhdonin te punonin si drejtore te departamenteve te rendesishem. Nga RTV, Bucpapaj largoi vetem ata qe kishin pasur lidhje te thella me diktaturen, duke respektuar keshtu reforimin e institucionit sipas nje vizioni sa kombetar, aq edhe perendimor, (ashtu sic e deshen edhe vete gazetaret, ashtu sic u be ne cdo RTV te Europes Lindore, si kusht per integrimet euro-atlantike). Krejt ndryshe si ndodhi pas vitit 1997, kur shumica e gazetareve te opozites jane sot emigrante politike. Por jo vetem ata, por gjate kesaj periudhe mosqeverisjeje, keqeverisjeje, nga Shqiperia ka pasur rrjedhje tragjike te trurit akademik dhe te rinise, te cilet largohen nga Shqiperia jo se nuk e duan, por sepse ky regjim ua ka bere atje jeten ferr dhe se ata enderrojne nje shtet ligjor.

Ky Baton Haxhiu si nje spiun ordiner nga njera ane i "dekonspiron" Bucpapajt tek regjimi aktual i Shqiperise si "tradhtare" qe kryejne veprimtari kunder Tiranes zyrtare, nga ana tjeter eshte vete qe e denoncon kete regjim kur thote se "eshte nga te rrallet nga Kosova, qe nuk eshte zhgenjyer me Shqiperine", duke e pasur fjalen per qeverisjen 8-vjecare, sepse nuk ka asnje shqiptar nga Kosova qe te jete i zhgenjyer me Shqiperine. Shqiperia eshte vendi me i bukur ne bote, qe banohet nga shqiptaret, qe jane qytetaret me te mire ne bote, te cilet e kane te drejten e tyre legjitime qe te udhehiqen nga nje qeveri qe te jete e denje per ta, qe t'i meritoje qytetaret e vet.

Konica publicistiken e beri ne Zvicer, Belgjike dhe SHBA

Me poshte, Batoni nga nje filoFatos Nano i vitit 1997, ne 2005 shpallet si anti-Nano, dhe filo-Edi Rama, Ilir Meta dhe Pandeli Majko. Ai e denoncon Fatos Nanon duke thene se ne "Shqiperi duhet te mbahen zgjedhjet e lira dhe te pakorruptuara, te ikin nga vija e kuqe e krimit dhe te bejne ate qe quhet besueshmeri institucionale", por denoncon edhe vete Baton Haxhiun, pasi harron se ne zgjedhjet e vitit 2001 nuk ishte Fatos Nano kryeminister qe i manipuloi zgjedhjet, por kryeminister ishte Ilir Meta, sikur harron gjithashtu se Ilir Meta ka qene zv/kryeminister i Fatos Nanos, se Pandeli Majko po ashtu eshte minister i Fatos Nanos, ndersa karriera e Edi Rames i dedikohet Fatos Nanos, i cili e nxori nga basifondet e Parisit dhe e beri ministrin e tij te Kultures e me pas kryetar bashkie. E pra, ata i takojne te njejtit ideal dhe te njejtit lloj. Qe tani pas tete vitesh deshtimesh dhe skandalesh iu ka ardhur koha te largohen nga pushteti. Ndoshta nje dite reformohen. Kjo do te jete per te miren e Shqiperise dhe te Bucpapajve. Nga ana tjeter kapteri Baton Haxhiu, me kete interviste tek "KJ" e humb edhe graden e kapterit dhe behet tetar, kur i shikon "te izoluar" Bucpapajt ne Zvicer, vendin qe zgjodhi per te jetuar korifeu i iluminizmit, Volteri, per te cilin Viktor Hygo shkruan: "Volteri kreu ne kohen e tij funksionin e gjithe shtypit dhe tribunave tona. Ai ishte gazetar, avokat dhe deputet i perhershem i epokes se tij". Baton Haxhiu, po ashtu, nuk e di se Faik Konica veprimtarine e tij madhore publicistike nuk e beri dot as ne Konice, se ia kishin pushtuar greket, dhe as ne Shqiperi, por ne Zvicer, Belgjike dhe SHBA. Dhe ne fund te fundit nese Bucpapajt do te ishin te izoluar, kjo a nuk do te ishte ne interes te Batonit dhe shefave te tij ?! Pra del se Bucpapajt nuk jane aspak te izoluar, aq me teper kur kane nje rreth aq te nderuar bashkepunetoresh, firmash te ndritura te publicistikes politike, poete, shkrimtare te shquar,mendimtare te ceshtjes shqiptare, politikane, firma te opozites ne Shqiperi, ku futen edhe firmat me te reja te atyre qe neser mund te marrin ne dore frenat e Shqiperise, per ta drejtuar vendin ne shinat e demokracise.

6-vitet Batonit te bere "exit" Bucpapajt

Natyrisht Bucpapajt nuk bejne jeten e nates te kazinove, kabareve dhe pub-eve qe e ben Baton Haxhiu, i mbytur prej vodkes dhe shvepsit. Ata jane familjare, ashtu si familjet tradicionale shqiptare. Pastaj ata nuk kane kohe te shkojne as ne cajtore, as ne pijetore, per te bjerre kohen dhe vjele gosipe politike sepse nuk e kane mesuar gazetarine as ne mejhane dhe as neper komisariatet e policise sekrete, por permes librave, studimeve dhe informacionit qe marrin per cdo dite, duke punuar si ne internet, ashtu dhe biblioteken e tyre, si dhe duke e ndjekur me vemendje jeten politike ne trojet shqiptare. Bucpapajt kane nje njohje te plote me politikanet e Shqiperise, Kosoves dhe trevave shqiptare. Ata i njohin ata kokerr per kokerr. Sepse emrat e ketyre politikaneve kane mbetur pothuaj ata qe kane qene qe prej shpalljes se pluralizmit me 1991-1992 e deri tani. Pastaj gjykimi per politikanet behet prej veprimeve te tyre politike. Me 1999 ne nuk e njihnim Hashim Thacin. Por, kur Thaci me 1999, ne vend te takimit me Bob Doll ne Shkup, zgjodhi te takohej me Paskal Milon, e c'na mbetej ne te thoshim atehere. Aq me teper kur dihet se Bucpapajt nuk vijne nga bodrumet, por nga institucionet e shtypit te lire demokratik. Qe me 1992, ne RTVSH kane pasur zyrat e veta gazetaret e RTV se Prishtines. Ata jepnin disa edicione lajmesh ne radio dhe edicioni i lajmeve i ores 18:00 ne TV me dalje satelitore dhe destinacion Shqiperi, Kosove dhe diaspore qe ne vitin 1993 pergatitej nga gazetaret e RTP. Nga ana tjeter segmentet e regjimit ish-komunist te Tiranes, segmente te Beogradit, segmente te te majtes ekstreme ne Kosove, dhe tipa si Baton Haxhiu, kane gjashte vjet qe duan t'i bejne "exit" Bucpapajt.

Bucpapajt kane pasur sukses ne saje ndershmerise, perkushtimit, profesionalizmit dhe talentit te tyre, si dhe me ndihmen e pazevendesueshme te bashkepunetoreve, aleateve dhe Zotit, i kemi kaluar te gjitha pengesat. Patrioti dhe publicisti i shquar Shefqet Jashar Strofci, kur takohemi, na pyet shpesh, se si e perballojme kete volum pune. Nje here i thashe zoteri Strofcit, se kur ulem ne kompjuter me ngjan sikur shkrimet i shkruan Zoti. Ne fakt eshte Zoti qe na jep force, bashke me te gjithe viktimat, martiret shqiptare, qe jane vrare nga makineria kriminale e Milloshevicit dhe nga dora gjakatare e shqipfolesve, jane familjaret e ketyre viktimave qe kerkojne drejtesi, eshte Adem Jashari, femijet e falmiljes Jashari masakruar ne Prekaz, eshte Jusuf e Bardhosh Gervalla, Fehmi Agani, Bajram Kelmendi dhe dy djemte e tij, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Agim Ramadani, Sali Ceku, Bekim Astrati, ata 3500 djem te zhdukur qe i presin nenat e tyre, dhe te gjithe ata qe i mungojne Kosoves, emer per emer; jane parimet universale te demokarcise, eshte ceshtja shqiptare qe kerkon zgjidhje, bashke me token dhe qiellin e Shqiperise, Kosoves dhe te gjitha trevave shqiptare, qe ashtu sic i ka perkedhelur Zoti me dhunti dhe burime natyrore, me 300 dite me diell ne vit, te meritojne edhe nje regjim demokratik.

***

Nese Baton Haxhiu pretendon se Bucpapajt jane te "izoluar", atehere perse Batoni me te gjitha hijet e tij qe prej vitit 1999 nuk ka lene gur pa levizur qe te mbyllet gazeta "Bota Sot" dhe te behen "exit" Bucpapajt? Po i afrojme lexuesit disa fakte qe vertetojme ket- qe themi me siper :

1.Me 1999 Baton Haxhiu se bashku me peshkopin serb Artemije dhe ndonje shqipfoles tjeter gjate vizites te delegacionit nga Kosova ne SHBA kane insisituar mbylljen e gazetes "Bota Sot".

2.Me 20 qershor 2000 ne nje interviste tek "Le Courrier des Balkans" (qe botohet ne gjuhen frenge) Baton Haxhiu, (intervistuesi i pare dhe i fundit ne Kosove i Koshtunices me kallashnikov), thote se "Bota Sot" perben problem, por UNMIK-u kurre nuk e ka mbyllur". Pastaj vazhdon: "Bota Sot" publikohet prej shqiptareve te Shqiperise dhe jo prej kosovareve. Ka pese vjet qe ekziston dhe botohet ne Zvicer, ndersa shtypet ne Gjermani. Artikujt e tyre jane te keqinj, aq me teper me teorine e tyre sipas se ciles ka nje komplot greko-rus kunder shqiptareve. Jane nacionaliste por nuk kane lidhje me Kosovapress-in.", thote Batoni tekstualisht.

Ndersa me poshte Batoni e shet Vetonin. "Kur Veton Surroi botoi editorialin e tij ku ai shprehej se i "vinte turp" prej "fashizmit shqiptar" qe po zhvillohet ne Kosove, shitja e gazetes "Koha Ditore" ra nga 25 000 ekzemplare ne 7000, ndersa "Bota Sot" e rriti tirazhin nga 5000 ne 16000". Se kush eshte Baton Haxhiu, lexuesi i nderuar e sheh vete. Ndersa ai genjen per diell edhe me tirazhin, sepse "Bota Sot" vetem ne nje kanton te Zvicres eshte shitur 5000

kopje.

3.Ky Baton Haxhiu diabolik per te shkaterruar gazeten "Bota Sot", u ka bere ne menyre te vazhdueshme presion gazetareve dhe redaktoreve te saj qe kane punuar ne Prishtine. Gazeta "Bota Sot" nuk ka larguar deri me sot asnje gazetar. Ata qe jane larguar, kane ardhur vete dhe kane ikur vete. Por une kam prova te vertetoj se Baton Haxhiu ka ushtruar presion ndaj tyre.

4.Por Batoni e ka ditur fare mire se themelet e "Bota Sot" mbahen ne Zvicer, andaj ne vitin 2001, perpara krizes se Maqedonise, nje segment sllavo-maqedon ne Zvicer ne lidhje me Shkupin zyrtar te Gjeorgjievskit dhe Boshkovskit, (ky qe sot eshte i arrestuar ne Kroaci) dhe ne bashkepunim me gazeten "Koha Ditore", ku kryeredaktor ishte Baton Haxhiu, ngriten ne Zvicer nje aktakuze kunder gazetes kombetare "Bota Sot" per "nxitje te urrejtjes antisllavo-maqedone", te cilen drejtesia zvicerane pasi e shqyrtoi e nxori te pabaze dhe e shpalli gazeten "Bota Sot" te pafajshme.

Ky eshte Baton Haxhiu, qe eshte mesuar te beje ate lloj gazetarie ne Kosove, kur, regjimi i Milloshevicit bashke me shkollat dhe Universitetin e Prishtines per te krijuar terr informativ, kishte mbyllur "Rilindjen", RTV e Prishtines, duke nxjerre ne mes te kater rrugeve gazetaret me te mire te Kosoves. Ai ka mendjen e nje gazetari-satrap, qe eshte produkt i nje regjimi totalitarist pushtues. Ai nuk e njeh shprehjen e Volterit se "Ai eshte kundershtari dhe armiku im, por une jap gjithcka qe t'i krijoj atij mundesi te thote i lire fjalen e tij".

Baton Haxhiu me "tru e shpirt roberuar" kerkon ta monopolizoje fjalen dhe shtypin e lire, ta beje prone private te Baton Haxhiut dhe horrave te tij, ndersa qe te gjithe ata gazetare apo gazeta qe e kane mendjen dhe shpirtin e lire, duhet qe te mos shkruajne, te behen "exit" ose te degjojne vetem kopallat e Batonit lart e poshte, injorancen e Batonit, te shqiptuar me nje shqipe te cale, te shemtuar dhe te mjere. Baton Haxhiu eshte i mjere po ashtu, kur kujton se duke i bere "exit" Bucpapajt do t'ia mbyle gojen fjales dhe shtypit te lire, pasi eshte jo vetem mendje dhe shpirt roberuar por edhe mendjeshkurter, dhe harron se kombi shqiptar u takon brezave te rinj, rinise shqiptare, djemve dhe vajzave te Kosoves, Shqiperise, Maqedonise, Malit te Zi, Lugines se Presheves, diaspores, te cilet do te vazhdojne edhe me tutje rrugen e gazetarise kombetare, per t'u bere permes fjales se lire mbrojtje e shtetit ligjor. Une jam e bindur se shume shpejt kombit shqiptar, prej 7 milionesh, me shtrirje ne shtate shtete te Ballkanit, do t'i takoje vendi qe i takon, ashtu sic i takon kombit gjerman.


KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 5-9-2005 nė 04:50 Edit Post Reply With Quote
(In)toleranca fetare dhe antipatia personale

GANI MEHMETAJ

1. Spekulimet për sëmundjen e Presidentit Rugova ishin nga më të ndryshmet. Shumica e njerëzve të zakonshëm ishin të shqetësuar, sepse pos që Presidenti është njeriu i parë i Kosovës, i zgjedhur me votën e shumicës së shqiptarëve, njëkohësisht jemi edhe në fazën vendimtare të debatit për statusin final të Kosovës, ndërsa është Rugova, ai që e ka mandatin të bisedojë për të ardhmen e vendit. Prandaj e pati dikush simpatik apo jo, është personaliteti që do të ulet në tryezat diplomatike ndërkombëtare për të biseduar për pavarësinë e Kosovës. Nga qëndrimi dhe deklarimi Presidenti Rugova asnjëherë nuk pati lëkundje për të ardhmen e Kosovës, pavarësisht nga presionet që i pati dikur dhe që i ka edhe tash. Opinioni priste informacione korrekte. Kryesisht ishte i interesuar të dijë më shumë nga raportet shëndetësore të klinikës ku ishte shtruar për analiza. Ndërkaq, një pjesë e mediave të shkruara, po edhe elektronike, në spekulimet e tyre kishin dashakeqësi të çoroditur. Ata sikur bënin garë kush do të jetë më i paskrupullt. Krahas kësaj dashakeqësie kishte edhe shumë të pavërteta, deklarata të nxjerra nga kontesti që i prinin së keqes me gjysmë informacioni. Është vështirë të kuptohet dhe të pranohet paskrupullsia e tyre. Të duket e pakapshme kur i gëzohen së keqes, madje ku e ku i prinin së keqes, thuajse Zoti do ta përfillë dëshirën e tyre! Nuk është fjala se ata me shkrime të papërgjegjshme e që ndillnin zi duan ta rrisin tirazhin e gazetës, as pse duan të jenë në qendër të vëmendjes me shkrime ndryshe, por pse janë të instrumentalizuar nga bosët e tyre që i financojnë. Kështu, meqë bosët e tyre nuk i shikojnë kundërshtarët e tyre politikë nga këndi i rivalitetit, por i armiqve, edhe njeriu i parë i Kosovës, sipas tyre, ishte armik! Ndërkaq, mediat vetëm sa i japin zjarr këtij disponimi që i vjen era e keqe, që ndjell kob.

2. Katedralja Katolike Shqiptare në Prishtinë u bë objekt debatesh ende pa filluar ndërtimi i saj. Nuk ndihmoi shumë as emri i së famshmes Nëna Tereze që të shkruhet më me konsideratë ndaj këtij projekti. Për asnjë objekt tjetër fetar a kulturor në Kosovë nuk u shkrua aq shumë, sesa për katedralen. Sidomos me konotacione negative prinin disa intelektualë, për të cilët kam përshtypjen se nuk kanë fe, por kanë paragjykime fetare, sidomos duan t’ia bëjnë qejfin ndonjë bosi, krahas inateve personale. E kuptoj se nuk kanë pasur guxim të shkruajnë për qindra xhami që u ndërtuan pas luftës, edhe pse jam i sigurt se as këto objekte nuk i duan! E kuptoj se këmba e tyre nuk ka shkelur, as nuk do të shkelë në kishë a në xhami, por nuk e kuptoj pse i japin aq zjarrmi mosdurimit fetar dhe kush i cytë në këtë veprim aq të rrezikshëm. Mirëpo, nëse për këto objekte nuk ua mbajti të shkruajnë negativisht, atëherë është dashur të heshtin edhe në veprimet e atyre që kanë më shumë tolerancë fetare e intelektuale. Derisa shkumëzonin kur u paraqit projekti ideor, nuk pashë që reaguan, kur gur themelit të katedrales iu vu bomba! A thua i prinë bombës apo u frikësuan kur atë që e ndollën në gazetë e realizuan të tjerët natën! Është e habitshme kjo fushatë, kur dihet fare mirë se dy qytetet e tjera shqiptare, Tirana dhe Shkupi, i kanë Katedralet Katolike Shqiptare, sikurse që dikur katedralen e pati edhe Prishtina. Madje, rrënimi përfundimtar i saj u bë pikërisht me instalimin e komunistëve serbë në Kosovë. Njohësit e monumenteve kulturore e historike e theksojnë se lokacioni i Katedrales Katolike ka qenë afër objektit të tashëm të Gërmisë së vjetër. Këtë fakt gati askush nuk e përmendi, sikurse që nuk e përmendin faktin se një ndër personalitetet më të famshme të kulturës e të historisë sonë kombëtare, Pjetër Bogdani, është varrosur pranë Katedrales tashmë të rrënuar. Po ku është toleranca fetare me të cilën dimë të mburremi aq shumë para të tjerëve!? E kemi demagogji tolerancën apo e kemi frikën e një vale të re fetare të importuar me mjekra e agresiviteti!? Mbase, atyre që me të vërtetë kanë tolerancë fetare, nuk iu dha rasti ta thonë mendimin e tyre, askush nuk i pyeti, të tjerët folën e shkumëzuan në emër të tyre! Si në komunizëm!

3. Shkuarja e komandantit të KFOR-it dhe ardhja e komandantit të ri, la një shije të hidhur. La edhe droje e frikë. Pse u ftua gjenerali i ushtrisë që bëri aq shumë krime në Kosovë?! Cili është qëllimi? Si duhet ta kuptojnë shqiptarët këtë mesazh të çoroditur? A ka ndryshuar diçka në disponimin e ndërkombëtarëve apo është një test për të ardhmen? Sidoqoftë, shqiptarët bënë mirë që reaguan ndaj pranisë së një gjenerali të ushtrisë me disponim tejet armiqësor ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës.


METROPOL

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6896491 sekonda, 52 pyetje