Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Kush pengon pavaresine e Kosoves?
DARDAN PEJA

Postuar mė 21-9-2005 nė 10:56 Edit Post Reply With Quote
ENVERISTET TASHME RREZIK SERIOZ EDHE PER KOSOVEN

Kosove, 550 firma per Enver Hoxhen

Jane 550 nenshkrime te protokolluara dhe te dorezuara ne Komisionin per emertimin e rrugeve dhe shesheve, nepermjet te cilave kerkohet emertimi i nje rruge a nje sheshi me emrin e ish-udheheqesit komunist ne qytetin e Ferizajt

"Ferizaj eshte qytet revolucionar. Eshte turp qe nje rruge a nje shesh te mos kete emrin e Enver Hoxhes, ketij kolosi te historise sone. Bile, mua po me duket pak qe vetem nje rruge te kete emrin e tij", shprehet profesori i gjuhes shqipe, Sahit Salihu, i cili eshte edhe njeri nga anetaret e keshillit per grumbullimin e nenshkrimeve. Nje jave u jane dashur per te mbledhur keto nenshkrime. Shume syresh pritet te mblidhen gjate diteve ne vijim.

"Nenshkrimet jane shume te vlefshme, ndersa jane bere me numrin personal te lejes se njoftimit. Shpresojme se kerkesa jone do te mirekuptohet ne emer te ruajtjes se vlerave historike", thote profesori i sociologjise, Remzi Hasani.

Ne pyetjen, se perse ne Ferizaj Enver Hoxhes i kushtohet rendesi me shume se ne Shqiperi, profesor Hasani, pergjigjet: "Eshte e vertete kjo, por as ne Serbi nuk i kushtohet

rendesi Dimitrie Tucovicit, por me propozimet e reja per emertime, nje rruge ne Ferizaj do ta kete emrin e tij. Ne, asgje nuk kemi kunder ketyre emertimeve. Ne duam qe te aprovohet kerkesa jone, dhe kaq".

Mesohet se banoret e rruges "Ali Hadri" kane nisur grumbullimin e nenshkrimeve per nje peticion tjeter, nepermjet te cilit ata kerkojne qe rruga e tyre me emertimet e reja qe do te behen te quhet rruga e "Enver Hoxhes". Keto peticione, ne forme kerkese, nuk i komentojne komunaret. Kryetari i Komisionit per emertimin e rrugeve dhe shesheve, Ibrahim Rexhepi, nuk deshi ta komentoje kete, duke thene se kjo eshte e drejte e qytetareve.

Emertimi i rrugeve dhe shesheve, si pjese e rendesishme e plotesimit te standardeve, ka ngecur shume ne komunen e Ferizajt. Ky proces eshte dashur te kryhet ne fund te muajit mars, por ende eshte larg. Ndersa, Komisioni kishte problem me harmonizimin e qendrimeve per emertimin e rrugeve me emra nga historia dhe kultura serbe, tashme ka edhe nje problem tjeter te sferes ideologjike, qe e imponojne 550 nenshkrimet e grumbulluara per kete.

Besohet se kjo kerkese e befasishme, por shume serioze e enveristeve ferizajas do te behet shkas qe procesi i emertimit te ecen me shpejte dhe te plotesohet kjo pjese e

rendesishme e standardeve. Duhet theksuar se nga kater anetaret e komisionit per grumbullimin e nenshkrimeve, tre nga ta jane emra qe mbajne poste te rendesishme ne komunen e Ferizajt. Remzi Hasani eshte kryetar i Keshillit te Rrethit te LPK-se per Ferizaj, Rexhep Sadiku eshte kryetar i SBASHK-ut per Ferizaj, ndersa Hajrush Reka eshte kryetar i Shoqates per Bashkimin Gjithekombetar.

"Ferizaj eshte qytet revolucionar. Eshte turp qe nje rruge a nje shesh te mos kete emrin e Enver Hoxhes, ketij kolosi te historise sone. Bile, mua po me duket pak qe vetem nje rruge te kete emrin e tij"


KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 15-10-2005 nė 00:48 Edit Post Reply With Quote
SHQIPTARET KUNDER SHQIPTAREVE

Nga Hajro Limaj*

Percaktimi i statusit te Kosoves po afron. Per kete arsye, ditet e fundit Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Kofi Annan, deklaroi se perpara fundit te ketij viti do te fillojne diskutimet. Ne keto rrethana jane vene ne levizje Kombet e Bashkuara, Grupi Kontaktit, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Bashkimi Europian dhe vecanerisht Beogradi. Gjithashtu, Kosova miratoi grupin negociator dhe pergjithesisht politika e Prishtines eshte e bashkuar dhe ka te njejtin qendrim per statusin e vendit te saj: shtet i pavarur dhe sovran i Kosoves. Ky qendrim eshte deklaruar zyrtarisht nga Grupi Negociator, kryeministri, zoti Bajram Kosumi, lideri i partise opozitare, Z.Hashim THACI dhe presidenti Rugova, etj. E perbashketa e deklarimeve eshte se me Beogradin "nuk do te kete asnje negociate per ceshtjet thelbesore", mbasi pavaresine Kosova nga Beogradi e ka fituar me luften e saj dhe mbeshtetjen e NATO-s me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ata vazhdojne t'i qendrojne idese se me Beogradin do te diskutohen vetem per kater ceshtje teknike: per personat e zhdukur, rikthimin e refugjateve serbe, energjine dhe transportin. Por me keto qendrime te Kosoves, shteti ame, Shqiperia, eshte konfuz, kontradiktor dhe i paqarte. Tirana zyrtare nuk flet me te njejtin ze dhe nuk ka njesuar akoma qendrimin e saj. Qendrimin me te qarte, me te ekuilibruar dhe me te avancuar ne krahasim me politikanet e tjere te Tiranes zyrtare vazhdon ta kete Presidenti Republikes, Zoti Alfred Moisiu. Ai eshte pozicionuar prej kohesh ne qendrimin e "Kosoves se pavarur", qendrim te cilin e shpreh pa asnje ekuivok ne te gjitha takimet nderkombetare, perfshire edhe Kombet e Bashkuara. Ndersa ministri i ri i Puneve te Jashtme deklaroi "pavaresine e kushtezuar", kryetari Partise Levizja Socialiste per Integrim vazhdon te mbroje tezen e "Pavaresise Europiane", kryetari i Partise Demokristiane "pavaresine", Partia Socialiste nuk merrej vesh as kur ishte ne pushtet, mbasi per ceshtjen e Kosoves fliste arabisht dhe jo shqip, e jo me tani qe eshte ne krizen opozitare. Pra, politikanet shqiptare te Tiranes jane kunder njeri-tjetrit me qendrimet ndaj statusit te Kosoves dhe aq me shume jane kunder qendrimit zyrtare te politikes se shqiptareve te Kosoves, perjashtuar presidentin e Republikes dhe Partine Demokristiane qe i afrohen qendrimit te Prishtines. Ndoshta edhe deklarata e fundit e kryeministrit Kosumi se "qellimi yne eshte krijimi i shtetit tone dhe integrimi i vendit ne Europen e Bashkuar" ka qene nje pergjigje indirekte ndaj Tiranes. Politikanet e Tiranes qe deklarohen per "pavaresine Europiane" te Kosoves tregojne se jane injorante politike dhe nuk kane aspak njohuri per "Teorine e Shtetit", nuk kane njohurite fillestare se si eshte ndertuar dhe funksionon Unioni i Bashkimit Europian. Ata jane aq injorante ne deklarimet e tyre per statusin final te Kosoves, sa nuk kane asnje njohuri per raportet midis steteve anetare te BE-se dhe Unionit. Me pak fjale, ata nuk e kuptojne, ose nuk duan ta kuptojne, se nese Kosova nuk njihet nga Komuniteti Nderkombetar si shtet i pavarur dhe sovran, nuk mund te integrohet ne kete bashkesi me identitetin e tij, por si pjese e nje shteti qe do ta kete ne vartesi. Dhe ky shtet detyrimisht do te jete Serbia qe deklaron se "cfaredolloj opsioni i pavaresise se Kosoves eshte absolutisht i papranueshem". Per t'ua bere me te qarte lexuesve dhe per te shmangur cdo lloj diskutimi dhe keq interpretimi ne lidhje me teorite e rrezikshme per te ardhmen e popullit shqiptar te Kosoves dhe te kombit shqiptar, nga keto qendrime antikombetare, le t'i referohemi nenit 1 te marredhenieve midis Unionit Europian dhe shteteve anetare te tij, e cila shprehet ne projektkushtetuten e BE-se, e votuar deri tani nga shume shtete: "Unioni respekton ne menyre te barabarte kushtetuten e shteteve anetare, identitetin kombetar qe shprehet me vecorite kryesore kushtetuese dhe politike te shteteve anetare... Ajo respekton veprimtarite kryesore te shtetit, te cilat kane te bejne, vecanerisht me sigurimin e teresise territoriale, sigurimin e rendit publik dhe mbrojtjen e sigurimit kombetar." "Filozofia" e "pavaresise Europiane te Kosoves" eshte produkt i disa ish kryeministrave qe kane krijuar disa klube per dhenie rekomandimesh dhe jo filozofia e interesave te Kombit Shqiptar. Ata nuk rekomandojne qe Kosoves fillimisht t'i jepet pavaresia dhe sovraniteti shteteror dhe paralelisht te integrohet ne Bashkimin Europian me identitetin e saj, por rekomandojne integrimin europian pa formuar shtetin perkates. Ndersa deklarimi per "pavaresine e kushtezuar te Kosoves" nga ministri i puneve te jashtme, Zoti Islami, ka ngjallur shume debate ne media dhe ky perkufizim duhej te ishte zberthyer dhe trajtuar plotesisht si ne konceptim, ashtu edhe ne hapesire dhe ne kohe. Gjithashtu, ky koncept perpara se te publikohej duhej te diskutohej edhe me autoritetet e politikes se Kosoves, te cilet direkt ose indirekt nuk jane dakord me kete alternative qe s'jep pavaresi te plote dhe aq me teper sovranitet shteteror. Jo vetem qe nuk e kane miratuar, por ne perfundim te kongresit te Partise Demokratike te Kosoves, kryetari i saporizgjedhur, Z. Thaci rikonfirmoi qendrimin per nje "Kosove te pavarur dhe sovrane". Kjo qartesi e parashtrimit dhe radhes se koncepteve te pavaresise, sovranitetit dhe te shtetit tek politikanet shqiptare te Kosoves perben themelin e filozofise mbi te cilen Kosova do te siguroje te drejtat legjetime te saj dhe do te mund te behet pjese e shteteve me te drejta te barabarta te Europes. Fillimi dhe vazhdimi i negociatave te grupit negociator me kete filozofi do t'i sjelle Kosoves nje shtet te pavarur, sovran dhe me kryeqytet Prishtinen. Bashkimi i te gjithe faktoreve politike te Kosoves me kete filozofi perben nje pasuri te madhe per vete Kosoven dhe ceshtjen kombetare shqiptare. Dhe ky qendrim perputhet plotesisht me kerkesat e nenit 1 te Kushtetutes Europiane per shtetet qe integrohen brenda saj. Cdo filozofi tjeter qe shprehet nga deklarimet e disa politikaneve shqiptare nuk i sherben pavarsise se Kosoves dhe ceshtjes kombetare. Deklarimeve per "pavaresine europiane te Kosoves" qe ben LSI-ja e dirigjuar nga kryetari i saj, zoti Ilir Meta dhe qe kohet e fundit ka filluar te filozofoje edhe sekretari i marredhenieve nderkombetare te kesaj partie, Haxhinasto, duhet te goditen me te gjithe forcen nga analistet dhe media shiptare. Por qartesia e politikes zyrtare te Prishtines per te ardhmen e afert te Kosoves eshte brilante: Statusin e pavaresise nuk mund ta diskutoje me Beogradin, mbasi pavaresia u realizua nga lufta qe u be ndaj shovinizmit me te eger te fundshekullit dhe nga e drejta nderkombetare e vetevendosjes. Kete kerkese legjitime ajo e kerkon sepse vetem nepermjet pavaresise ajo mund te organizohet pa diktatin dhe influencen e te tjereve, ndersa sovraniteti do t'i jape te drejten e lirise per te ushtruar pushtetin me te larte, pa iu nenshtruar dikujt tjeter. Ai, sovraniteti, do t'i jape popollit dhe shtetit te Kosoves te drejten e vendosjes ne menyre te lire dhe te pavarur per ceshtjet e veta dhe marredheniet me shtetet e tjera, pa iu nenshtruar ndonje diktati nga te tjeret. Prandaj njohja e sovranitetit te shtetit te Kosoves sa me pare te jete e mundur eshte ne interes jo vetem te Kosoves, por eshte ne interes te te gjithe komunitetit Nderkombetar, Europes, Ballkanit dhe vete Serbise. Mbyllja sa me shpejt e kesaj plage historike ne Ballkan, e cila vazhdon te kurohet shume ngadale, do te permiresoje ndjeshem mirekuptimin dhe mirebesimin midis shteteve dhe kombeve qe ndodhen ne kete rajon, do te zgjerohen rruget e bashkepunimit dhe te integrimit midis tyre, ne te kundert te pretendimeve qe paraqet Beogradi. Shteti i pavarur dhe sovran i Kosoves do te pershpejtoje politikat e bashkepunimit rajonal dhe te integrimit ne Bashkimin Europian, sipas principeve dhe kritereve qe percakton Kushtetuta Europiane ne raportet midis Unionit dhe shteteve anetare te saj. Kete filozofi te integrimit te Kosoves dhe te Shqiperise duhet ta mesojne dhe zbatojne edhe politikanet e Tiranes, te cilet duhet te flasin shqip si per pavaresine e Kosoves, ashtu edhe per politikat e integrimit ne Europe. Me kete koncept duhet te flase Tirana ne te gjitha organizmat nderkombetare. Nje qendrim i tille i Tiranes e lehteson dhe e pershpejton punen e veshtire te Prishtines.Por kur Prishtina flet Shqip; per pavaresi dhe sovranitet perpara integrimit ne Bashkimin Europian, Tirana eshte konfuze dhe e paqarte. Por, sado te heshtin dhe te deklarohen moderatore politikanet e Tiranes, Prishtina e ka percaktuar teper qarte rrugen e saj: pavaresine dhe sovranitetin e shtetit te Kosoves nepermjet njohjes nderkombetare, duke u mbeshtetur fuqimisht tek Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe pastaj ne Bruksel. Dhe kete pozicion ajo nuk e ka percaktuar vetem nga roli vendimtar i Amerikes ne clirimim e Kosoves, nga pushtimi dhe gjenocidi i Beogradit, por edhe nga qendrimet historike dhe te tashme te disa shteteve te Europes, te cilat kerkojne direk apo indirekt qe t'i japin nje zgjidhje te mesme dhe jo perfundimtare ceshtjes se Kosoves. Qe shqiptaret te mos vazhdojne kunder shqiptareve edhe per statusin e Kosoves ka ardhur koha qe presidenti Republikes dhe Kuvendi i Shqiperise te reagojne menjehere dhe ne rruge institucionale te percaktohet qendrimi zyrtar i Shqiperise. Ceshtja e Kosoves nuk eshte as ceshtje personash, as ceshtje partish te vecanta dhe as e vete qeverise. Ajo eshte ceshtje kombetare, bile me e rendesishmja e kesaj epoke. Prandaj Presidenti i Republikes duhet te mbledhe Keshillin e Sigurimit Kombetar, ndersa Kuvendi Popullor, po qe nevoja edhe me dyer te mbyllura duhet te diskutoje dhe te percaktoje qendrimin unik qe duhet te mbaje gjithe politika shqiptare. Funksionet e shtetit dhe te institucioneve te saj i ka percaktuar eper qarte Kushtetura, por kur ato nuk funksionojne do te vazhdojne historite e shqiptareve kunder shqiptareve, histori te ciles duhet t'i jepet fund nje here e pergjithmone ne ceshtjet madhore te politikave dhe qendrimeve te sigurimit kombetar.

* Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurimit Kombetar

KOHA JONE

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 28-11-2005 nė 00:48 Edit Post Reply With Quote
NACIONALIZMAT E BALLKANIT DHE "BALLKANDEMOKRACIA"

Nga Faton Abdullahu, Londër

Dallimi kryesor mes nacionalizmave të popujve të Europës është se nacionalizmat e popujve europerëndimorë kanë lindur pasi në ato vende janë vendosur kufijtë shtetëror, ndërkaq shumica e kufijve të shteteve të Europës lindore janë vendosur pas lindjes së nacionalizmave. Si rrjedhojë, para nacionalizmave eurolindorë krijimi i shteteve-kombe është shtruar si detyra primare, prandaj edhe ndodhën rivendosjet dhe ndryshimet e mëdha e të shpeshta të kufijve, që më së miri shihet me shpërbërjen e Perandorisë Osmane dhe asaj Austro-Hungareze.
Përderisa nacionalizmat e europerëndimorëve, p.sh., mundoheshin ta përmbysnin monarkun dhe në kuadër të kufijve ekzistues të krijonin pushtet të ri më popullor, që i jepte atij karakter edhe liberaldemokrat, nacionalizmat eurolindorë kishin qëllim tjetër primar - krijimin e një pushteti të ri mbi baza etnike dhe ridefinimin e kufijve deri ku ky pushtet do të shtrihej – që, për dallim, e shtynte atë domosdoshmërisht në konflikte të gjata e të rënda etnike me fqinjët. Edhe më vonë, përafërsisht sipas këtij koncepti, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë, Çekosllovakisë, është edhe një dëshmi se përpjekja për rivënie të kufinjve të rinj etnik dhe krijim të shteteve të reja kombe, riaktivizoi nacionalizmin. Në disa vende, përmasa e aktivizimit të nacionalizmit vrazhdësohej duke i bërë konfliktet edhe njëherë të përgjakshme, si ndërmjet kombeve në ish Jugosllavi, por në disa të tjera edhe duke i relaksuar dhe amortizuar ato, sidomos kur përmbushej misioni i tyre për krijimin e shtetit-komb, si në Sllovaki, Çeki, apo në shtetet baltike.
Pavarësisht nga mospajtimet ndërmjet shkencëtarëve se në cilën periudhë saktësisht shfaqet nacionalizmi në Europë, e vërteta është se jeta e kësaj ideologjie është e gjatë, çka për rrjedhojë, në mënyra të ndryshme, rrethana dhe kohëra të ndryshme, kjo ideologji ka krijuar lidhje aktive, raporte shumëdimensionale dhe të veçanta me ideologjitë e tjera, të cilat kanë lindur dhe kanë bërë ndryshime dhe ridefinime të mëdha, jo vetëm politike, në gjithë Europën. Kjo lidhje dhe ky raport i kësaj ideologjie ka qenë posaçërisht i theksuar atje ku kemi pasur cenimin e parimit kryesor të nacionalizmit i cili ndodhë, si thotë studiuesi gjerman Gellner, atëherë kur kufinjtë politikë dhe etnikë nuk përputhen. Kështu, nëpër vite, ideologjia nacionaliste ka ridëshmuar prirje të shkathtë dhe shumë aktive që të bashkëpunojë, bashkëveprojë, por edhe të shfrytëzojë ideologjitë e tjera europiane me qëllim që t’i përmbush sa më shumë qëllimet e veta të parashtruara që më parë. Ideologjia nacionaliste këtë prirje aktive e ka dëshmuar duke qenë herë e durueshme dhe e kamufluar, duke lejuar fikjen e identitetit nacional dhe ta kthei atë për përfitime progresiste, herë të reagojë papritmas por e fortë, e shpejtë dhe me vrazhdësi të skajshme joprogresive. Në historitë e popujve të Europës lindore mund të gjenden lidhje dhe raporte nga më të ndryshme të ideologjisë së nacionalizmit me ideologjinë komuniste, gjithashtu edhe me ideologjinë fashiste. Së fundi, në disa vende të Europës juglindore, nacionalizmi ka krijuar lidhje dhe raporte të reja e të veçanta me demokracinë-liberale, për të ridëshmuar kështu sesa di të jetë aktiv, i zhdërvjellët, por edhe konsekuent.


Bashkëveprimi me komunizmin

Pavarësisht synimit dhe bazës dalluese ndërmjet, ta zëmë, ideologjisë komuniste dhe asaj nacionaliste, (e para duke marrë për bazë klasoren, ndërkaq e dyta kombëtaren), duke qenë të dyja ideologji kolektiviste, të dytës i ka shkuar përdore të nxjerrë përfitime dhe të zbatojë në jetë jo pak nga qëllimet e veta, mu në kohën e komunizmit. Përfitime të tilla në këtë kohë ka nxjerrë nacionalizmi kur ka pasur momente afirmimesh kombëtare, si për shembull, njohja dhe afirmimi i kombit Boshnjak dhe atij Maqedon në ish Jugosllavi. Mirëpo, ky bashkëfunksionim i këtyre dy ideologjive ka qenë shumë më aktiv dhe gjithsesi më regresiv, kur kemi pasur të bëjmë me çështjet e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe, posaçërisht, të lirive dhe të drejtave kombëtare të minoritetetve të ndryshme apo kombeve më të vogla në Europën lindore. Në të tilla raporte, nacionalizmi nuk davaritej sikundër pandehej në atë kohë, por rishfaqej i kamufluar në të kuqe, sidomos nacionalizmi i kombeve më të mëdha. Ndër më të theksuarat në qasjet e tilla regresive dhe që kishin nxjerrë përfitime të mëdha, ishin nacionalizmi rus në Bashkimin Sovjetik, nacionalizmi serb në Jugosllavi, por edhe nacionalizmi bullgar ndaj minoritetit turk, apo ai i çekë ndaj sllovakëve. Te të gjithë këta komunistë, shihej prirja aktive e nacionalizmave të kombit të tyre, në dobësimin e identitetit dhe kulturës kombëtare të pjestarëve tjerë, posaçërisht minoriteteve, në persekutimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, por të shpeshtën, të njeriut që i takonte identitetit dhe kulturës tjetër kombëtare, nga ai i kombit më të madh. Kjo qasje vërehej posaçërisht tek mosdhënia e të drejtave për shkollim kombëtar, tek diskriminimet mbi përdorimin e gjuhës, deri tek shpërnguljet me dhunë, burgosjet dhe vrasjet për ta ndëruar strukturën kombëtare të një territori dhe për ta shtrirë pushtetin atje ku gjatë luftës komunistët nuk kishin arritur. Janë të njohura këto qasje të nacionalkomunistëve rusë ndaj popujve tjerë më të vegjël, duke u bazuar në përpjekjen për ta formuar të ashtuquajturin “homo-sovjetikus”. Janë të njohura gjithashtu përpjekjet e nacionalkomunistëve serbë për të shtrirë vepimet e tyre asimiluese, p.sh., me gjuhën serbe, tek kroatët dhe boshnjakët, apo me format më të vrazhda si dhunë e hapur me qëllim shpërnguljeje ndaj shqiptarëve. Kështu, në këtë bashkëveprim ideologjish, sidomos në shtetet multietnike, përkatësisht federative, asnjëherë nuk mund të vihej vija e qartë dalluese se ku fillonte komunizmi e ku nacionalizmi.


Nacionalizmi dhe liberal-demokracia

Edhe pse për kohë të gjatë komunizmi në lindje duke e vënë primatin e klasës punëtore, dhe liberal-demokracia në perëndim duke e vënë primatin tek qytetari dhe liritë dhe të drejtat e njeriut, konstatonin, secila me shpjegime të ndryshme, se nacionalizmi është tejkaluar dhe nuk ka ndikim të theksuar. Ideologjia nacionaliste në dhjetëvjetshin e fundit të shekullit të kaluar do të rishfqet edhe njëherë me forcën e saj dinamike dhe me bazën e saj të fortë në identitetin kombëtar, për të dëshmuar përsëri se është aktive dhe e aftë për të inicuar dhe bërë ndryshime të mëdha. Edhe një herë në këtë periudhë ndryshimesh të mëdha për Europën lindore do të dëshmohet prirja e nacionalizmit për të bashkëvepruar më ideologjitë e tjera. Në këtë rast, nacionalizmi do të jetë në bashkëveprim me ideologjinë liberal-demokratike.Që të dyja do ta kenë rol primar - përmbysjen e komunizmit. Kështu, për herë të parë në Europën qëndrore, nacionalizmat do të jenë në pozitën në të cilën më heret kishin qenë nacionalizmat e Eurpës perëndimore, dhe do të kenë qëllime të ngjajshme - ndryshimin dhe demokratizimin e pushtetit, e jo ndryshimin e kufinjve. Edhe kur pati përjashtime dhe ndryshuan kufinjtë, si në rastin e Çekosllovakisë, nacionalizmat e dy popujve me krijimin e shteteve-kombe, u amortizuan dhe u ndanë paqësisht. Ishte misioni progresiv i nacionalizmave të Europës qëndrore që, duke ndryshuar pushtetin komunist, parandaluan të qenit kundër etnive të tjera, kundër minoriteteve dhe kundër të drejtave të njeriut. Në të vërtetë, ishte prirja e nacionalizmit për të bashkëvepruar me liberal-demokracinë europerendimore, ajo ideologji që kësaj radhe ia siguroi nacionalizmit progresiven në përmbajtje.
Shtetet e dala nga periudha komuniste, me legjitimiteti të ri shtetëror, tashmë jo komunistë, por me bagazh të trashëguar dhe të rilindur nacional, korrespondonin lirshëm me tregun e lirë, me pluralizmin politik dhe me mbrojtjen dhe begatimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Kështu, në Europën qëndrore, pas përmbysjes së komunizmit, nacionalizmi detyrimisht do t’ia lëshojë vendin liberal-demokracisë fitimprurëse, e cila do të fillojë të jetësohet përmbajtësisht. Tashmë me bazë të qëndrueshme të shteteve-kombe, ky rajon ka stabilitet të theksuar politik, ka zhvillim të theksuar ekonomik dhe prirje për të qenë aktiv dhe kreativ në koalicione dhe aleanca të ndryshme ekonomike dhe gjeo-politike.


Ballkandemokracia si ideologji kolektiviste

Edhe pse erërat liberal-demokratike të fundshekullit të kaluar do ta kaplojnë edhe Europën juglindore, për shumë arsye zhvillimet dhe posaçërisht pasojat do të jenë të ndryshme. Në Ballkan, ashtu si në fillimet e dikurshme të shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe asaj Austro-Hungareze, edhe një herë, tani pas përmbysjes së Jugosllavisë shumëkombëshe, nacionalizmat jo vetëm që do të shfaqen, por ata do të jenë të vrazhdë dhe me detyrën primare jo aq për ta përmbysur pushtetin komunist, por për të vendosur e rivendosur kufinj të ri ndërmjet kombeve. Kjo do të determinojë luftëra të përgjakshme, sidomos në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Mirëpo, as përfundimi i luftërave nuk do ta sjellë gjithkund qetësimin dhe amortizimin e nacionalizmave. Kështu, edhe një herë nacionalizmat të cilët konsideruan se nuk i përmbushën qëllimet e veta, edhe pse të shtyrë anash si rezultat i presionit dhe ndikimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe ofrimit të ideologjisë liberal-demokratike si model, jo vetëm që nuk u davaritën, por mbetën aktive dhe me potencial të konsiderueshëm. Shqiptarët e Kosovës do të vazhdojnë përpjekjen për pavarësimin e Kosovës, gjithashtu edhe malazezët për pavarësinë e Malit të Zi, maqedonët që ta mbajnë shtetin e Maqedonisë si shtet unik e jo multietnik, ndërkaq serbët për ta kthyer Kosovën dhe mbajtur Malin e Zi në kuadër të tërsësisë së tyre shtetërore. Nga kjo pozitë, të cilën e karakterizojnë edhe vështirësitë ekonomike dhe të tjera të tranzicionit, nacionalizmat në hapsirat problemore të ish Jugosllavisë, me qëllim të përmbushjes së disa pjesëve të synimeve të veta, përsëri do ta përpiqen për të rivendosur marrëdhënie të caktuara me ideologjinë e radhës, përkatësisht me liberal-demokracinë e ofruar nga europerëndimorët.
Nga ky gërshetim i radhës, ku gjithnjë e më shumë do të jetë vështirë të vihet vija dalluese ndërmjet nacionalizmit dhe liberal-demokracisë, do të krijohet një bazë mbi të cilën sendërtohen parakushtet për një koncept të ri politik, që do të gjendet gjithnjë e më shumë në agjendat e shumë partive politike me ndikim, por edhe në agjendat e qeverive të këtyre vendeve. Këtë koncept të ri politik unë e quaj - ballkandemokraci. Ky koncept, herë zyrtarisht e herë jo, herë në mënyrë gjysmëklandestine e herë gati të plotë, për shumëçka ka qasje nacionaliste, me çka jo rrallë zë frymën vlerave të liberalizmit dhe demokracisë për të cilat këto vende zotohen.
Ballkandemokracia është politikë që pulson ndërmjet trysnisë ndërkombëtare dhe qëllimeve nacionaliste të partive dhe qeverive të vendeve me probleme etnike dhe statusore. Ballkandemokracia edhe kur ngërthen në vete diçka nga liberal-demokracia, ajo aplikohet me hezitim të shtuar, posaçërisht kur kemi të bëjmë me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe liritë e minoriteteve. Në të ka mungesë sinqeriteti dhe debalans ndërmjet asaj që proklamohet si primare dhe asaj për të cilën me të vërtetë punohet dhe mendohet. Ajo nuk është demokraci përmbajtësore, por vetëm sipërfaqësore. Thjesht, sepse është e ndikuar nga ideologjia nacionaliste, e cila bën roje nga frika që mos këto vlera mund të kthehen në pengesa për jetësimin e synimeve të saja.
Edhe kur këto parti apo qeveri proklamojnë dhe angazhohen se duan të hyjnë në “partneritet për paqe” apo NATO, apo të anëtarësohen në BE, edhe kur u japin të drejta nacionale minoriteteve apo dënojnë dhe luftojnë terrorizmin ndërkombëtar, para se ta bëjnë këtë të cytur nga dëshira e begatimit të jetës së qytetarit dhe ngritjes së sigurisë dhe standardeve përgjithësisht, ata e bëjnë këtë më shumë me arsyetimin se kështu do të përfitojnë miq të duhur dhe më me efikasitet do t’i realizojnë interesat kolektive. P.sh., shqiptarët e Kosovës për bërjen e Kosovës shtet; malazezët gjithashtu; serbët për ta mbajtur Malin e Zi dhe Kosovën; ndërkaq, maqedonët për ta mbajtur shtetin me primatin e theksuar maqedon. Thjesht, ballkandemokracia nuk është demokraci. Ajo e shfrytëzon demokracinë e ofruar nga europerendimorët. Ajo është ideologji kolektiviste, që nuk prihet nga parimi bazë liberal-demokrat mbi lirinë e individit, sepse vazhdon të konsiderojë se qëllimi i kolektivit nuk është jetësuar. Si e tillë ajo bëhet pengesë e madhe e patejkalueshme për jetësimin e liberal-demokracisë.


Menaxhimi i nacionalizmave


Të gjithë ata që në një ose mënyrë tjetër kanë ndikim dhe janë të involvuar në vënien e paqës, sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm në vendet problemore të ish-Jugosllavisë, duhet ta kuptojnë se nacionalizmat janë të fortë dhe menaxhimi i tyre duhet të bëhet urgjentisht. Thjesht, demokracia liberale në këto vende nuk mund të jetësohet përmbajtësisht, pavarësisht trysnisë së ndërkombëtarëve, sepse nacionalizmi nuk do të amortizohet, përveç se me përmbushjen e qëllimeve të veta. Kjo është e vërtetë historike që në rastet e fundit e dëshmon Europa qëndrore.
Sidoqoftë, ky menaxhim nuk mund të bëhet me përmbushjen e qëllimeve të të gjithë nacionalizmave, sepse dallimi ndërmjet tyre është primar. Kështu, nuk mund të kënaqen e amortizohen ta zëmë nacionalizmi serb dhe ai shqiptar me rastin e Kosovës. Ai shqiptar në rastin e Kosovës, si dhe ai malazez në rastin e referendumit për pavarësi, me kërkesat e tyre janë progresivë, sepse në rastin konkret e kanë përparësi çështjen etnike, çka nuk mund të thuhet për nacionalizmin regresiv serb që vazhdon të mbetet më i rrezikshmi në Ballkan, por as për atë maqedon. Përderisa nuk bëhet ky dallim, në këto vende nuk do të amortizohen nacionalizmat dhe vlerat liberal-demokratike, nuk do të zënë vend përmbajtësisht. Jeta, vlerat dhe interesat e individit, si bosht i shoqërisë liberal-demokratike, do të vazhdojnë të keqpërdoren, cungohen dhe të shkrihen në politikat, interesat dhe ideologjitë e ndryshme kolektiviste.



(Faton Abdullahu ka lind në Prishtinë. Jeton e punon në Londër. Ka botuar librat “Rezistenca dhe e mundshmja shqiptare” dhe “Dimensionet e identitetit qytetrues”. Ka mbaruar studimet postdiplomike, shkencat politike, në SSEES në “University of London”. )


JAVA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 30-11-2005 nė 23:39 Edit Post Reply With Quote
"Veterane" apo Nerone te flamujve....?

Djegia e flamujve te Dardanise: Veteranet e UCK marrin persiper aktin e kryer

Veteranet e UCK ne Prishtine dhe Ferizaj marrrin persiper djegien dhe heqjen e flamujve shqiptare me simbolet e propozuara nga Rugova. Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faik Fazliu, e quajti të padrejtë vendosjen e flamurit të Presidentit në rrugët e Prishtinës por edhe disa qyteteve të tjera.
Ne si shoqata e kemi organizuar edhe heqjen e flamujve personal të vendosur më qëllim që të provokohet gjaku i derdhur dhe veteranët e ish UÇK-së. Ne e kemi organizuar heqjen e flamujve dje në mënyrë që të ndalim sot atë më të keqen, pra provokimin e qytetarëve tanë, tha zoti Fazliu.

lajmi

Asnjehere nuk mund te ekzistojne dy shtete me flamuj te njejte.Pse luhet me Pavarsine e Kosoves....!Keta te vetquajtur veterane,per cka bene jane dhe mbeten mjeranet e pseudoshqiptarizmit.Zoti i falte....!(Shen. im.V. bejkova)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 4-12-2005 nė 02:26 Edit Post Reply With Quote
Kur epshet dominojnė mbi arsyen

Shkruan: Shaban PERAJ

Jemi mësuar me vite që në ekranet televizive të shohim skena makabre të shkaktuara nga njerëz-bisha, sidomos gjatë luftës në Kosovë, por kur këto skena të ngrijnë gjakun dhe pas gjashtë vitesh pas përfundimit të luftës, kur fantazmat ende s’janë ngopur me gjakun arbëror, kur në prag të festës, përgjakin figurat tona kombëtare siç ishte rasti me emisionin “Portokalli” në tv. Top Chanell, apo ata që përgjakin altarin e Kosovës, apo përdhosin idealet e të rënëve duke prekur edhe simbolet e kombit, veprimet e të cilëve mbetën enigmë, a thua vallë e meritojmë mëvetësinë, çfarë i thonë kësaj: skizofreni apo t...

Festa e 28 Nëntorit për secilin shqiptar zgjon ndjenja krenarie për një të kaluar të lavdishme larë me gjakun e popullit tonë e gjithashtu duke koincidencuar me ditëlindjen e Skenderbeut, heroit tonë kombëtar, po edhe e legjendës së ditëve tona, Adem Jasharit, birit të Jasharajve që me të madh e të vogël u shkrinë për tokën e Kosovës, papritmas në ekran shohim një grup “çakenjsh” duke djegur flamujt e “Dardanisë” ideuar nga një bir Kosove, i cili ka dhënë shumë për te, bile edhe shëndetin e mbase edhe ....

Atëherë këto skena rrënqethëse me veprime të pamatura të kujtojnë periudhat më të zeza që ka përjetuar populli ynë (ate të Rankoviqit e Millosheviqit), kur njerëzit tanë vriteshin natën e ditën dhe vdekjet e tyre mbetëshin enigmë, apo kur simbolet tona kombëtare (flamuri e plisi) përdhoseshin duke u pështyrë e djegur.

Vallë si e ndjejnë vetën këta “çakenj” kur flamurin e “Dardanisë”që e fisnikronte edhe më tepër flamurin kombëtar e përdhosin sikur të ishte “flamur shkjau”,(bile as ate s’ka hije ta trajtojnë në atë mënyrë) e le më flamurin tonë. Çfarë i ka penguar ky flamur, mos vallë duan që pranë flamurit tonë kombëtar “nek vijori srpska zastava” e dashurisë së tyre të madhe për një periudhë të perënduar apo janë të paguar ...?

Andaj shtrohet pyetja: a kanë rreze njeriu në ndërgjegjën e tyre, a kanë gjak të të parëve tanë në damarët e tyre, apo mbi arsyen e tyre dominojnë epshet shtazarake( si shkak i tmerreve të luftës, apo lakmia për pushtet); nëse është e para mbase ju falen gabimet, por nëse dominon e dyta, kurrë mos u qoftë hallall buka e Kosovës së përgjakur se në atë mënyrë na kanë nxirë para opinionit ndërkombëtar, por edhe para atyre që deri dje na kanë grirë e prerë.

S’kaluan tri ditë nga këto ngjarje e në ekran shfaqet pritja madhështore e popullit të Kosovës që ju bëri bijve të saj, z. Limaj dhe z. Musliu (shyqyr zotit që i pamë në mesin tonë) dhe po të bëhej një paralele e kësaj pritjeje madhështore me veprimet huligane të atyre vandalëve, atëherë njeriu do të thotë: “O zot, shyqyr që Kosova ka më shumë kësi djemsh të pushkës e të penës”, se po të ishin të gjithë si “përdhostarët e flamurit dhe fantazmat e natës që lyejnë duart me gjakun e popullit të vet”, atëherë do ta mallkoja Kosovën dhe veten të na shuhet fara e të na lëshojë toka ... mos e dhëntë zoti të ndodhë kështu!

Edhe më madhështore ishin fjalët e tyre “mos lejoni të përçahemi” e z. Limaj, atëherë pyes: si do ta kenë ndjerë vetën ky “grup çakenjsh” që luan me ndjenjat e popullit tonë të shumëvuajtur, kur po festonte “Nëntorin e Teretë” për Kosovën dhe ata shkrihen me afshin e gjakut tonë duke shqelmuar simbolet tona?!

A thua i bren ndërgjegja për veprimet makabre të tyre para madhështisë së këtij populli kurrë të përulur?! Zoti ju mëshiroftë ... se njeriu e ka të vështirë të merret me ju ... e fati po i buzëqesh Kosovës e nuk do të mbesë në duart tuaja se do ta djegnit si flamurin e “Dardanisë”, kurrë mos ardhtë ajo ditë që epshet tuaja të sundojnë arsyen e popullit tonë.


MONITOR

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 5-12-2005 nė 14:00 Edit Post Reply With Quote
Metropol Online, 4 Dhjetor

Statusi i Kosovës dhe arbitrariteti
VEHBI MIFTARI

Tashmë është e qartë: Kosova edhe zyrtarisht e ka nisur procesin e përcaktimit të statusit të saj politik. Për shumicën absolute të qytetarëve të Kosovës ky status është pavarësia, ndërkohë që edhe institucionet e Kosovës e kanë rikonfirmuar këtë vullnet nëpërmjet dy dokumenteve, Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për rikonfirmimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për pavarësi, e cila shërben si platformë politike për grupin negociator, si dhe dokumentin mbi pozicionin parimor të këtij grupi, i cili i është dorëzuar kryenegociatorit të OKB-së, z.Ahstisari.

Procesi i bisedimeve në Kosovë, prandaj, nuk shihet si proces në të cilin do të negociohet për natyrën e statusit të saj, por për modalitetet e bartjes së sovranitetit tek institucionet dhe qytetarët e Kosovës. Presidenti Rugova ka kërkuar vazhdimisht që kjo bartje e sovranitetit të ndodhë në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes njohjes formale të pavarësisë së Kosovës. Por, sa mund të pritet realisht që ky vullnet të rikonfirmohet përmes bisedimeve dhe a mund të ndodhë që pikërisht ky proces, duke kërkuar zgjidhje arbitrare që do të binte ndesh me parimet themelore demokratike, të kushtëzojë njohjen e pavarësisë në mënyrë të drejtpërdrejtë, sikur kërkon Presidenti i vendit, dr.Rugova?

Diplomacia shëtitëse dhe statusi

Kryenegociatori i OKB-së në Kosovë deklaroi në një konferencë me gazetarë se do të dëgjohen të gjitha palët, por për statusin e Kosovës do të marrë vendim Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duke përjashtuar (së paku sipas tij) një parim shumë të rëndësishëm: vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Përkthyer me terma më të kapshëm, kjo do të thotë se statusi i Kosovës do të zgjidhet (gjithnjë sipas Ahtisrait) në mënyrë arbitrare, duke respektuar interesa të ndryshme, të cilat mund të mos jenë ato të qytetarit të Kosovës. Ahtisari mbase do të provojë që me anë të diplomacisë shëtitëse të kërkojë modalitetet e përcaktimit të një statusi, i cili do të fuqizohej nga KS i OKB-së, si përfshirje e interesave ndryshme në Kosovë. “Shatël diplomacia” dhe arbitrariteti nuk mund të sjellin zgjidhje të qëndrueshme. Për të arrtitur një rezultat duhet të përfillet ajo që është vendimtare për të përcaktuar të ardhmen e një vendi: vullneti i qytetarëve të saj. E para nuk mund t’i arrijë esencat, sepse shndërrohet në diplomaci këshilluese e jo vepruese, e dyta sepse nënkupton metodën, e cila nuk mundet e as nuk është duke iu përmbajtur normave demokratike. Sido që të jetë, për të mos dështuar, Ahtisari duhet të bëjë të qartë në fillim të procesit se e ardhmja e një vendi i takon popullit të saj. Jashtë kësaj kornize, dështimi, të cilin nuk e përjashton as vetë Ahtisari, mund të jetë i pashmangshëm.

Njohja e vullnetit dhe arbitrariteti

Nëse misioni i Ahtisrait nuk e përfill të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëvendosje, ai do të rrezikojë ta zhytë tërë procesin në një udhë pa krye: t’i propozojë Këshillit të Sigurimit të gjejë një zgjidhje arbitrare, duke vendosur në kundërshtim jo vetëm me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, por edhe me normat themelore demokratike, në emër të të cilave ai ka ardhur këtu, ose të pranojë haptas dështimin e misionit të tij. Në rastin e parë, zgjidhja e statusit të Kosovës nuk do t’i kontribuonte kurrfarë stabiliteti në rajon, aq më pak stabilitetit afatgjatë. Në rastin e dytë, gjithçka mund të kthehet në pozicionet fillestare, duke i grishur të gjitha qeveritë demokratike perëndimore që ta njohin në mënyrë të drejtpërdrejtë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, nëpërmjet njohjes së shtetësisë së saj.

Stefan Lehne dhe politika e vendosjes

Edhe në këtë pikë, duket se ekzistojnë dy faktorë vendimtarë: politika e vendosjes dhe roli udhëheqës i SHBA-ve në të gjitha proceset e rëndësishme politike globale. E para ka të bëjë me një zgjidhje alternative, e cila, mund të jetë e pashmangshme. Kjo zgjidhje, të cilën kushtimisht po e quajmë alternative, është rikonfirmim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës për pavarësi, por është njëkohësisht edhe afirmim i normave demokratike ndërkombëtare. E dyta, lidhet më një politikë vepruese, boshti i së cilës shtrihet në administratën amerikane, e cila shërben si promotor i zgjidhjes së fatit të popujve sipas parimit të vetëvendosjes.

Stefan Lehne, i dërguari i BE-së për bisedimet në Kosovë, shkoi edhe një hap më tutje: ai jo vetëm e promovoi rëndësinë e ekzistimit të një politike të vendimmarrjes, por edhe pashmangshmërinë e udhëheqjes nga SHBA-të të procesit politik në Kosovë (duke i përfshirë edhe bisedimet për statusin), si faktor vendimtar për të siguruar rezultat. Kjo nuk është dobësi, por njohje e një realiteti të mirëfilltë politik: parimet mbi të cilat është ndërtuar politika e jashtme amerikane, janë njëkohësisht parime mbi të cilat mund të zgjidhet edhe statusi politik i Kosovës. Më shumë madje, përmes njohjes së shtetit të Kosovës, këto parime do të riafirmonin edhe një mënyrë të re të zgjidhjes së problemeve në tërë hapësirën politike globale.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 15-12-2005 nė 20:14 Edit Post Reply With Quote
Njė Konferencė Panshqiptare pėr Kosovėn tė paraprijė shansin historik

Nga Pirro Prifti

Askush nuk mund t’a parashikonte atë që ndodhi në 1999, kur trupat e Natos me SHBA-në, në krye hynë në Kosovën e ndarë që prej 90 vitesh nga trojet e tjera shqiptare.Dhe ja historia tragjike e shqiptarëve të bërë lëmsh nga pushtimet e perandorive të huaja dhe të handakosur nga shkëputjet e trojeve të veta, nga ana e fqinjëve të cilët përfituan nga rasti i prishjes së perandorisë osmane nën pretekstin e ndarjes së tokave të ish-pushtuesve turq dhe për shkak të frikës nga faktori islam në këto troje, sot ka marrë tjetër ngjyrim. Me sa duket thënia e një nga presidentëve të SHBA-së, që “një popull (kupto – opinionin publik) mund ta gënjesh për një farë kohe, por nuk mund t’a gënjesh përgjithmonë”, vërtetohet edhe një herë që është e vërtet përsa i përket fqinjëve dhe miqve të tyre të dikurshëm. Më në fund, bota po sheh historinë e shqiptarëve ashtu siç është, dhe jo të parë nga filtrat e individëve të vendeve fqinje, që kanë krijuar një imazh krejt tjeter për shqiptarët. Por le ta lëmë historine e vendit tonë të vogël, të përplasur me fqinjët e përkrahur nga disa lobe të fuqishme të asaj kohe. Sot kur çdo gjë është duke shkuar në vendin e saj, kur globalizmi, të drejtat e njeriut, faktorët e përparuar të teknologjisë së lartë kanë bërë dhe janë duke bërë punën e tyre dhe janë duke ndryshuar shumë nocione dhe paragjykime të vjetra, për ne shqiptarët, (më saktë përfaqësuesit e tyre) megjithë arsimimin galopant (ndoshta jo shumë cilësor), si brenda ashtu dhe jashtë vendit e në diasporë, akoma nuk është bërë e mundur që të merremi vesh me njeri- tjetrin në gjetjen e një gjuhe të përbashkët për problemin tashmë akut të copës së ndarë të Kosovës. Eshtë e vërtetë që faktori ndërkombetar, si në 1913 ashtu edhe sot ka qenë dhe është përcaktues në fatin e trojeve dhe të popullatës shqiptare, sa është po aq e vërtetë që nacionalizma shqiptare është aq e fortë sa një shkop i kalbur, i vetmuar në dorën e një kalamani, e shkaktuar sigurisht nga mospasja të fortë historikisht të njerës nga elementet e binomit bazë të formimit të një shteti (binomi bazë = atdhe + fe) ; megjithatë çdo e keqe e ka një të mirë. Mungesa e një feje të vetme është kompensuar me tolerancën e shkëlqyer fetare (si pasojë e feve të ndryshme në të njëjtin popull të shkaktuara nga konvertimet me dhunë). Kjo tolerancë në kohën e sotme të post-komunizmit, kapitalizmit-social dhe të ekstemizmave fetare, del që qënkërka një nga alternativat më të mundshme dhe e vetmja mundësi e bashkëjetesës së shteteve me popullata të ndryshme dhe me fe të ndryshme, pavarësisht nga ushtrimi i ligjit kushtetues, i cili del se nuk është e vetmja zgjidhje për të jetuar në prosperitet dhe në rregull për një shtet, por edhe të shume shteteve që po ballafaqohen sot me ekstremizmin fetar kryesisht atë islam, (sepse ai ortodoks -serb tashme ka falimentuar). Por, për të arritur tek toleranca fetare alla-shqiptarçe duhen disa kushte të cilat shumë shtete edhe të mëdha nuk i kanë. Këto kushte janë : - koha e gjatë e bashkëjetesës së dy komuniteteeve me fe të ndryshme në të njëjtin vend, në të njëjtat kondita dhe të të njëjtit popull - arsimimi i përgjithshëm, laik, dhe masiv i popullatës - karakteri i veçantë i shqiptarëve si bujaria, respekti ndaj të huajit (ndaj minoriteteve), pra humanizmi - prania e një familjeje të fortë vetëm një burrë një grua (gjë që e zbatojnë dhe myslimanët shqiptarë), - mungesa e ideve raciste Shkaqet e refraktaritetit të Serbisë ndaj këtij problemi si ai kosovar, njihen dhe ata vetë e kuptojnë fare mirë që duke e mbajtur Kosovën për një shekull nuk arritën ta asimilojnë sepse është e pamundur të asimilosh një popullatë tjetër me të njëtin numër njerëzish dhe me natalitet më të lartë se të sajën. Dalja nga dora e Kosovës u ndodhi si pasojë e spirales dialektike së çuditshme të historisë, (por edhe për shkak të humbjes së komunizmit i cili pretendonte bashkimin nëpërmjet parrullës ‘bratstvo, jedinstvo’). Sot, kur shansi real për një Kosovë të pavarur, për një Shqipëri të stabilizuar, ashtu dhe e shqiptarëve të të gjitha trojeve për t’u integruar në KE - ka ardhur, tregon gjithashtu edhe njëherë që si papritur, mënyra e jetesës së shoqërisë shqiptare pra; “tolerancea fetare +mungesa e racizmit + familja e fortë + respektin ndaj minoriteteve” ishte e njëjtë me modën e demokracisë perëndimore dhe ra menjëherë në sy nga opinioni ndërkombëtar; ndërsa flluska propagandistike e manipulimit të opinionit ndërkombëtar për shqiptarët e paedukuar dhe ekstremistë ra. Opinioni ndërkombëtar nëpërmjet SHBA dhe KE “pa pritur” u bë me shqiptarët që dikur ishin persekutuar pa dashje nga rregjimet e para 90 viteve (me përjashtim të dy rasteve sporadike, pro -shqiptare të Presidentit Ëilson, të SHBA-së, 1913 dhe të Leninit të Rusise sovjetike, në vitin 1920). Megjithëse faktori i brendshëm shqiptar për fat të keq nuk mund të jetë vendimtar në këtë proces, megjithëse disa individë- politikanë shqiptarë, si brenda Shqipërisë ashtu dhe jashtë saj kanë opsione të ndryshme për të ardhmen e Kosovës por edhe të viseve të tjera, megjithë alternativën që ka dhënë KE dhe SHBA sidomos për vendet e vogla, - atë të globalizmit, të zbatimit të të drejtave të njeriut dhe të respektit ndaj minoriteteve, është e nevojshme që këta faktorë politikë të pozitës dhe të opozitës së bashku me disaporën dhe faktorët politike kosovare duhet të përcaktojnë medoemos një strategji të përbashkët për të ardhmen e Kombit dhe në zbatim të saj, të përcaktimit të politikave afat-mesme dhe afat-gjata për zgjidhjen e këtyre problemeve në bashkepunim të ngushtë me SHBA-në dhe BE-në. Politikanët shqiptarë kanë dy mënyra jo të sakta të interpretimit të realitetit të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët: Njëra është se mënyrat individuale të veprimit të këtyre politikanëve shqiptarë sidomos përsa i përket Kosovës derivojnë në mungesën e konsultimeve bashkarisht shqiptare për të gjetur një alternativë të përbashkët dhe të kujtojnë thenien e një dijetari pikërisht të T. Karlaji: ‘Sapo ndjejmë zemërimin e një diskutimi, ateherë nuk fillojmë të diskutojmë për të vërtetën, por për vehten tonë’. Tjetra është se nacionalistët e thekur shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë në vend që të ndihmojnë problemin, acarojnë fqinjët të cilët nga ana e tyre ngrenë dhe u bijen burive të frikes ndaj një Shqipërie të Madhe që do të destabilizojë Ballkanin, - duhet t’i vënë veshin thënies së përsosur të të urtit P.Buast: ‘Pishtari i së Vërtetës shpesh i djeg duart atij që e mban’. E vetmja mundësi dhe alternativë, siç u tha dhe më lart është mbajtja medoemos dhe urgjentisht e një konference si të thuash Pan-shqiptare, e cila të hartojë platformën afat-gjatë të ardhmërisë së trojeve shqiptare jashtë territorit të kufijve të saj, në përputhje dhe në konsultim me SHBA-në dhe KE-në, duke mos qëndruar difidente ndaj sulmeve të vazhdueshme të disa individëve-politikanë fqinjë dhe miqve të fqinjëve, të cilët vazhdojnë të zbatojnë politikat e vjetra të vendeve të tyre, duke ngritur probleme të paqena për minoritetet brenda Shqipërisë, por duke harruar thënien e Testamentit të Ri se, “Ata shohin qimen në syrin e tjetrit dhe harrojnë traun që kanë para syve të tyre”. Po ashtu në këtë Konferencë të ardhme duhet të mos kalohet në një super-nacionalizëm, apo në një nacionalizëm histerik siç e kanë zakon disa individë të ashtuquajtur politikanë të rrjedhur shqiptarë, të cilët rrahin gjoksin por harrojnë që bëjnë ‘”ish”, pa pasur pula. Kjo duhet të jetë një konferencë e akademikëve dhe e politikanëve të ekuilibruar që shohin në të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve jashtë saj, në lidhje të ngushtë me SHBA-në dhe KE-në. Mundëitë janë, koha nuk pret, mungon vetëm dëshira e mirë, për të paraqitur një opsion të përbashkët para botës, dhe jo broçkulla individualiste, si promemorie të opozitës së sotme ashtu apo ide individualiste të pozitës, ndaj problemit shumë serioz të ardhmërisë së Kosovës dhe të shqiptarëve jashtë kufirit.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 18-12-2005 nė 19:36 Edit Post Reply With Quote
Ofensiva e „boshnjakėve” pėr kompensim tė humbjeve nė vendin e tyre, nė kurriz tė Kosovės

Dr. Skënder GASHI - Vjenë


Para shumë vitesh e pata shkruar një punim thjesht gjuhësor - onomastik [khs. Shtresa shqipe e etnonimisë dhe e toponimisë së Gorës, Gjurmime Albanologjike, Seria e shkencave filologjike 9/1979, fq. 115 - 140 dhe botimin gjermanisht Albanisch - slawische Parallelen auf dem Gebiet der Flur- und Spennamen in den Regionen Gora und Opoja , DARDANIA - Zeitschrift für Geschichte, Kultur, Literatur und Politik, 8/ 1999, fq. 55 - 85 ] përkitazi me paralelet opojare - gorane në fushën e emrave të vëllazërive dhe të mikrotopnimeve të cilin, duket, instancat politike të Kosovës kurrë nuk e patën parasysh, sadoqë unë nuk kam dashur kurrnëjerë dhe nuk dua që ndonjë punim i imi të jetë në shërbim të politikës.

Mirëpo, kur këto ditë më ra të mësoj se „përfaqësues” të goranëve i qenkan drejtuar qeverisë bullgare me një lutje me shkrim që kjo (Bullgaria) t’u dalë zot goranëve të cilët po e ndjejkan veten për bullgarë dhe nga shteti i Bullgarisë po kërkuakan angazhimin e saj ndërkombëtar për njohje institucionale ndërkombëtare të satusit prej minoriteti bullgar të goranëve në Kosovë, e ndjej veten - si qytetar i ardhshëm i Unionit Europian - t’i përsëdys rezultatet e hulumtimeve të mia më shumë se tridhjetvjeçare rreth së kaluarës, kyresisht mesjetare, të regjionit të Gorës.

Ky punim i imi ka të bëjë poaqë edhe me ofensivën që, përmes njerëzve si Numan Bali&#263; e të tjerë të cilët pothuaj se të papenguar dhe prapa shpinës së politikës zyrtare kosovare, po e përforcojnë tezën se jo vetëm goranët, por mbase edhe pomakët, përkatësisht torbeshët, po na u dashkan të jenë boshnjakë.

Sipas turrit që e ka marrë Bosna myslimane përmes gojës së Numan Bali&#263; -it nesër ndoshta edhe kumanët e sjellur në shek. 13 edhe në Kosovë dhe peçenegët e zhdukur aziatikë poashtu të shekullit 13 dhe ato dy - tri katunde çerkezësh kosovarë dhe ndonjë vëllazëri shqiptare e quajtur Tatari / Tartari, tanimë të shqiptarizuar, po u dashkan - që të gjithë - të na bëhen „boshnjakë”.

Kjo sepse kemi të bëjmë me një ofensivë militante të entitetit të pjesës boshnjake „myslimane” të Konfederatës së BeH, në e parë e përndjekur bogumile / babune / patarene sllavishtfolëse që kurrë nuk arriti ta ketë identitetin e vet etnik por që tani, përmes gojës së kelmendasve shqiptarë të sllavizuar në krye të herës të ritit katolik, të „boshnjakizuar” përmes martesash, të regjionit të Sanxhakut që, të vendosur në toka të buta të Rrafshit të Dukagjinit, si ndoshta edhe vetë Numan Bali&#263;, është agresivizuar (për të mos thënë shqip tërbuar) deri në atë masë sa ta ndjejë veten patrone të të gjithë myslimanëve aziatikë e të atyre të Ballkanit (kushedi ndoshta nesër edhe mbrojëse e shqiptarëve „myslimanë”?) që mund ta rrezikojnë qenien e Kosovës si shtet demokratik i kosovarëve dhe i qytetarëve të tjerë (edhe i atyre që duan të jenë „boshnjakë”) të saj. „Boshnjakët” kosovarë (Kelmendas të sllavizuar të Sanxhakut dhe bij nënash të ndershme boshnjake të baballarëve shqiptarë) shkojnë aqë largë sa, duke vepruar sipas modelit serb se Kosova na qenka mozaik „kombesh e kombësish” prandaj edhe ambient „multietnik” e jo vend i kosovarëve, edhe për dy katunde: Reçanin e pomakëve, përkatësisht torbeshëve të rrethinave të Prizrenit dhe Vitomiricën „boshnjake” të periferisë së Pejës po na u dashka të realizohej statusi prej koumunash më vete në mënyrë që Bali&#263; të mund t'ia sigurojë vetes një karrierë politike si kal i Trojës i Serbisë dhe, sa për sy e faqe, përfaqësues ilegjitim i entitetit mysliman të Bosnes.

Le të shohim diçka krejt shkurtazi rreth prejardhjes së pomakëve / torbeshëve, çfare janë banorët e katundit Reçan të Prizrenit. Le ta nisim këtë pasqyrë me dëshminë e emrit Pomakovci, të vëllazërisë gorane. Për grupin etnik të pomakëve thuhet se ata janë popullatë e Azisë së Vogël e sjellur nga pushtuesit osmanë - turqë me qëllim të popullimit të viseve të pushtuara të Ballkanit me popullatë turqishtfolëse.

Grupi etnik i pomakëve është vendosur dhe vazhdon të jetojë kryesisht në Bullgari, Maqedoni e në Greqi. St. Mladenov shkruante psh. më 1925 se në rrethina të Shkupit e të Dibrës dhe gjithandej në pjesën perëndimore të Maqedonisë ka përplot pomakë të cilët „nga vëllezërit e tyre të krishterë” ( SG. nënkupto: bullgarë, maqedonë) po u quajkan me emrin përbuzës „torbeši, torbešit&#277;”.

Për Mladenov -in, pomakët / torbeshët janë „bullgarë të muhamedanizuar”. Në Bullgari, këta po u quajkan, siç na njofton Jordan Ivanov, [i cili në referncën 1 të punimit të tij sqaron se ky emër po rrjedhka nga fjala torbà „strajcë; strajcë lypsaku” dhe se në krye të herës kështu emërtoheshin bogumilët të cilët e banin një strajcë në të cilën gjithmonë kishte edhe një ungjill. Bogumilët u quajtën, sipas J. Ivanov, [B&#259;lgarite v Makedonija ..., fq. 55.] greqisht fundaiti përkatësisht fundatiai (sipas St. Mladenov: fundaité) nga greq. funda, përkatatësisht fúnda = „strajcë”.

Edhe kur bogumilët u islamizuan vazhduan të quheshin torbeshë. Mladenov thotë se edhe bogumilët shqiptarë që kaluan në katolicizëm po i ruajkan ende disa rituale bogumile dhe po u quajkan edhe sot e gjithë ditën Funda (SG: Fanda ?). Nga turqët torbeshët pou quajkan edhe dilc&#259;zi „të pagjuhë”, përkatësisht „ata që nuk dinë turqisht”. Torbeshë paska edhe në rrethina të Tikvesh -it, Dibrës, Kërçovës e të Shkupit. Kjo popullatë, më e lashtë se koha e pushtimit osman të Ballkanit, paska qenë bogumile dhe më së lehti, bashkë me bogumilët e Bosnes, paska konvertuar në islamizëm. Për të dy këta dijetarë bullgarë pomakët / torbeshët qenkan popullatë bullgare e islamizuar e edhe sot, mbase me të padrejtë, në Bullgari e në Maqedoni e mbajnë për të këtillë.

Gjuha e pomakëve në Bullgari, për të cilën thuhet se në krye të herës paska qenë turqishtja, është sot dialekti bullgar i Rodopeve. Sipas regjistrimit të popullsisë më 1992 në Bullgari kishte rreth 65. 000 pomakë. Shoqata për Mbrojtjen e Popujve të Rrezikuar me seli në Heidelberg kujton porse se në Bullgari po jetuakan 250.000, ndërsa në Greqi 30.000 pomakë. Në Greqi, pomakët jetojnë sot vetëm në Thrakë, sepse të gjithë pomakët e Maqedonisë greke u shpërngulën në vitin 1922 për në Turqi, në kuadër të „ndërrimit të popullsisë” midis Greqisë e Turqisë. As në Bullgari, as në Greqi e as në Maqedoni pomakëve nuk u është njohur statusi i minorietit. Dijetarë si Dautat e Geitler mendonin se pomakët janë në të vërtetë thrakas të sllavizuar e të islamizuar.

Pomakë / Torbeshë ka edhe në Kosovë. Të kësaj përkatësie etnike janë banorët e katundit Reçan me 800 - 1. 000 banorë të rrethinës së Prizrenit, të cilët sot e po e quajkan veten boshnjakë. Banorët e këtij katundi për veshje tradicionale të burrave i paskan tierqët e bardhë dhe kësulën e bardhë prej leshi e cila nga këta po u quajka ke&#263;e.

Një informant imi nga ky katund më shpjegonte se instrumentet bazë muzikore të këtij entiteti qenkan zurla e tupani i cili ndryshe po u quajka edhe go&#269;; se këto instrumente na qenkan marrë nga shqiptarët dhe se pjesa më e madhe e ceremonive të dasmës qenkan të ngjashme me ato të shqiptarëve. Banorët e këtij vendbanimi, kështu më mëson informanti im, në shtëpi po e fliskan një variant të bullgarishtes që po ndryshuaka nga ai i folur nga goranët, ndërsa për gjuhë të administratës e paskan variantin e sandardizuar të serbishtes.

Duke e anuluar mundësinë që ndonjë bashkësi fisërore do të shpërngulej nga fusha në bjeshkë, ka vend të paravendohet që ndoshta banorët pomakë / torbeshë të Reçanit të Prizrenit që sot kanë nisur ta mbajnë veten për „boshnjakë” do të jenë pjesë e vëllazërisë së Pomakovci -ve goranë që do të jenë zhdjergur në rrafsh - si rezultat i fenomenit të „territorializimit” të katuneve blegtorale të arbanasëve e të vllehëve. Vetëm një kokë si ajo e N. Bali&#263; -it mund të tentojë të nxjerr entitet më vete madje edhe boshnjak të goranëve vllehë dhe një komunë më vete të torbeshëve të Reçanit me më së shumti 1.000 banorë që nuk e kanë as më të voglën lidhje as etnike e as histiorike me kelmendasit e sllavizuar prej nga vjen kumbara Bali&#263; i komunave të reja.

Praninë historike të grupit etnik të jurukëve e dëshmojnë jo vetëm mikrotoponimet Lama Jyrykut dhe Vorras i Jyrykut në katundin Kosavë të Opojës, porse edhe emrat Jurukovci / Urukovci të një vëllazërire të krahinës së Gorës.

Mikrotoponimet opojare dhe emri i vëllazërisë gorane e përmbajnë emrin e popullatës baritore tyrkmene të Jyrykëve me origjinë nga Azia e Vogël. [më gjerësisht për shtrirjen dhe për përkatësinë etnike të Jurukëve khs. &#262;iro Truhelka: Über die Balkan-Juruken, Revue intrnational des études balkaniques I, Beograd, 1934 dhe Fehim Bajraktarevi&#263;, O Jurucima, në Plitika 6, 7, 8, 9 I, 1933, XXXX, Nr. 8858];. për si popullatë tyrkmene. Kjo popullatë u soll në Ballkan nga ushtria osmane që në kohën e pushtimit të Ballkanit, pikërisht në fillim të shek. 15.

Gjuhë amëtare e këtij minoriteti të vogël, pjesë e të cilit jeton sot në Maqedoni, është turqishtja. Nga Jurukët ka depërtuar në bullgarishten e në serbishsten, jo porse edhe në shqipen e në rumanishten (në të cilat ekzistojnë fjalët vendëse apo të trashëguara nga një subsrat ilir - thrakas shq. dhallë rum zar&#259;,) fjala jogurt. Në asnjërën nga këto dy krahinëza nuk ka sot individë apo vëllazëri që e deklarojnë veten për jurukë. Asimilimi i tyre në goranë e ndoshta edhe në shqiptarë e dëshmon lashtësinë e këtyre dy popullatave: shqiptare (në Opojë) dhe sllavishtfolëse, gorane (në Gorë). Të njëjtën gjë na e tregon edhe emri i vëllazërisë gorane Pomakovci.

Në vazhdim po sjell vetëm fragmente nga variantet e punimit tim të gjatë të botuar shqip e gjermanisht dhe të versionit të tij të përpunuar rrënjësisht, në dorëshkrim, mbi Gorën e goranët. Në bazë të hulumtimeve të mia tridhjetëveçare më rezulton se:

Gora, bashkë me Opojën (sh. më poshtë), janë zona dialektore e etnologjike të cilat shtrihen midis qyteteve të Prizrenit në Kosovë, Tetovës në Maqedoni dhe Kukësit në Shqipëri. Krahina e Gorës ngërthen në vete këto katunde: Baçkë, Borje, Brod, Cërnalevë, Dikanci, Dragash (emri më i vjetër Krakojšte), Glloboçicë, Kosharisht, Kukolan, Lubovishtë, Mlikë, Orçikël, Orçushë, Orgosht, Oresh, Pakish, Radesh, Rapçë, Restelicë, Vranisht, Zapod, Zlipotok e Shishtavec. Administrativisht, të gjitha këto katunde i takojnë komunës së Dragashit.

Dëshmia më e vjetër e përmendjes së Gorës për regjion më vete rrjedh nga viti 1348. Ekzistimin në kontinuitet të kësaj krahine e dëshmnon mbase edhe dëshmia e vitit 1571 kur në katundin Zaplugjë të Opojës shqipfolëse përmendet një Bashtina e Kola Gorës, që ishte në dorën e Hasanit, të birit të Memit, kalorës. [sh. Selami Pulaha, Të dhëna ekonomike dhe demografike për krahinën e Opoljes (Opoja), Studdime Historike 3/ 1975]

Përkitazi me prejardhjen, përkatësisht me përkatësinë etnike të popullatës së regjionit të Gorës nuk janë shkruar edhe gjithaqë shumë trajtesa. Pjesa më e madhe e studimeve të shkruara përkitazi me prejardhjen e popullatës së këtij regjioni është e karaktetrit dialektologjik e etnografik, gjithherë porse punime të motivuara politikisht. Janë bërë përpjekje që materiali onomastik i këtij regjioni të vlerësohet në aspekte të ndryshme, sepse Gora - duke qenë zonë kryesisht blegtorale, si një ishull gjuhësor, një oazë gjuhësore sllavofone mespërmes zonave me banorë shqipfolës - paraqet njërin ndër regjionet shumë interesante që meriton të studjohet në rrafshe të ndryshme të dijes filologjike.

Mbase pikërisht për këtë arësye edhe rezultatet e deritanishme të studiuesve - sidomos përsa i bie përkatësisë së gjuhës që e flasin goranët e prandaj edhe përsa i bie përkatësisë etnike të folësve të asaj gjuhe, janë aqë të ndryshme e aqë kundërthënëse.

Njohësi i mirë i historisë antike dhe sidomos i asaj mesjetare të shqiptarëve, kroati Milan Šufflay, kur po fliste për Kucovllehët, të cilët ky i barazon thjesht me rumunë, thoshte se këta paraqisnin në mesjetë një „Kontinuitet të zonës dalmate të Morlakëve / Morovllëheve të Zetës Lindore ose të Malit të Zi. Kjo degë (e vllehëve) në perëndim të Drinit të Zi deri në masivin e Bjeshkëve të Nemuna shqiptare paraqiste në mesjetë një brez interesant të simbiozës etnike, në të cilin popullata blegtorale shqiptare e rumune u shkri me bujqërit sllavë”. [ khs. Serbët dhe Shqiptarët, Prishtinë, 1968, fq. 29.]

Pikërisht ky konstatim, përkatësisht kjo simbiozë, nuk u muarr parasysh nga studiues bullgarë e serbë, prandaj përkatësia gjuhësore e goranëve ka mbetur deri edhe në ditë tonat një pikë kontestuese, sidomos midis dialektologëve e filologëve bullgarë e serbë, sepse filologjia shqiptare nuk është marrë me këtë çështje - sado që kjo nuk do të duhej të ishte kaqë indiferente ndaj një problemi të hapësirës së vet etnolinguistike. Kështu, filologu bullgar St.

Mladenov shkruante qysh më 1925 psh. se në të folmen e katundeve të Gorës zanorja &#259; (&#1098;) e bullgarishtes së vjetër ( = sllavishtes së vjetër) u reflektua këndej në o dhe &#259; (&#1100;) u reflaktua në e si edhe në bullgarishten e vjetër dhe jo në a si në serbishten e vjetër: khs. bulg. son serb. san „ëndërr”, bllg. pèsok serb. pesak „zall, rërë”, bullg. vòsok serb. vosak „dyll”, òcet serb. ocat „uthull”, bullg. lèsno serb. lako „lehtë”, bullg. dèneska serb. danas „sot” etj.

Së këndejmi, Mladenov e nxjerr përfundimin se „Të folmet e disa katundeve në veri të Maleve të Sharit me qendër Sreckën dhe sidomos ato të popullatës sllave(sic !) të Gorës „Gora” (= Gora e Prizrenit”), në perëndim të Maleve të Sharit [...] i kanë më vete të gjitha veçoritë e bullgarishtes, si në rrafshin e morfologjisë e të sintaksës, ashtu edhe në atë të fonetikës”. [khs. Prof. Dr. St. Mladenov, Bemerkungen über die Albaner und das Albanische in Nordmazedonien und Altserbien, Balkan - Archiv 1 (1925), fq. 58, 59]

Edhe historianë e etnografë të tjerë bullgarë e konsiderojnë popullatën e Gorës për popullatë bullgare. Sipas mendimit të J. Ivanov, [pa e pas theksuar se prej kur, përkatësisht prej pushtimit bullgar në shek. 9 të pjesës më të madhe të hapësirës etnolinguistike të shqiptarëve] deri në fund të shek. 12 psh. Prizreni dhe vendbanimet përreth tij paskan qenë të banuara nga një popullatë bullgare.

Vetëm pas përpjekjeve të suksesshme të kontit të Madh rasian Stepan Nemanja, i cili e synonte bashkimin e fiseve të serbëve dhe sidomos gjatë kohës së sundimit të Stefan Uroš- it I (1243 - 1276) Prizreni, Maqedonia Perëndimore bashkë me Shkupin, Tetovën e me Dibrën ranë nën sundimin serb e prandaj edhe fuqia bullgare qenka vyshkur.

Mirëpo, popullata bullgare paska mbetur të jetojë edhe më tutje në rrethina të Prizrenit e të Tetovës, përkatësisht në të 40 katundet e Gorës dhe kjo popullatë po e fliska edhe sot e gjithë ditën bullgarishten, sado që kjo popullatë është e përkatësisë fetare myslimane. Rrethanën që banorë të disa katundeve gorane po fliskan shqip, Ivanov e sqaronte, për mendimin tim shumë lehtë, me rrethanën se këtë gjuhë goranët thjesht e paskan marrë nga fqinjët e tyre shqiptarë.

Në mbështetje të hulumtimeve të tij, ky dijetar i dilte zot mendimit se edhe emrat e vendeve si Celogražda (shq. Sallagrazhdë), Graždanik, Leštance, Ljubižda, Leskovec, Krstec, Kostrec, (shq. Kosterc), Našec, Tupec, Bubovec, Gradec (shq. Griçevc) dhe të tjera në rrethina të Suharekës, përkatësisht në regjionin e Gorës, qenkan toponime me prejardhje bullgare. [khs. B&#259;lgarite v Makedonija, Izdiranija i dokumenti za tehnoto poteklo, ezika i narodnosta s etnografskata karta i statistika, Sofija 1917, fq. 47, 52 referenca. 1]

Për ndryshim nga politika tradicionale dhe bashkëkohore serbe, dialektologët serbë, nga ana tjetër, ose e konsiderojnë të folmen e goranëve për dialekt serb ose janë pak më të rezervuar në dhënien e mendimeve të prera. Kështu, dialektologu serb A. Beli&#263; ishte psh. i mendimit se zhvillimi i dialekteve të serbishtes është i pandashëm nga procesi i kolonizimit serb të Kosovës së sotme.

Ai thotë se: „Drejtimin e kolonizimit serb mund ta karaktzerizojmë përgjithësisht sipas qendrave dhe selive të sundimtarëve serbë si para ashtu edhe pas Betejës së Kosovës. Këto qendra e seli u shtrinë në shek. 13 nga Ras- i (Arsia parasllave, serb. Raška, afër Novi Pazar- it) në drejtim të Prishtinës. Prej këndej depërtoi pastaj në shek. 14, gjatë kohës së sundimit të carit Dušan, në drejtim të Prizrenit e të Shkupit.

[...] Në mbështetje të gjithë kësaj mund të thuhet se gjuha e shtetit të vjetër serb e kishte për qendër Rashën. Kjo gjuhë shërbeu për bazë të zhvillimit të këtyre dialekteve. Derisa gjuha jonë (mendohet serbishtja S. G.) në jug të Maleve të Sharit dhe të Shkupit u zgjerua në drejtim të Prilepit e të Velesit dhe në vende të tjera e ruajti formën e saj arkaike, nën ndikimin e të folmeve jugore maqedone rrënzë Sharit u krijua në Prizren e në vendbanimet përreth tij në drejtim të Shkupit e Kumanovës e folmja e Prizrenit, veçoritë më të moçme të së cilës i heqin rrënjët nga shekulli 12”. [sh. A. Beli&#263;, Stara Srbija s istorisko - jezi&#269;ne ta&#269;ke gledišta, Beograd 1912, fq. 7 - 9.]. P. Ivi&#263;, njohësi më i mirë ndër të gjallët i historisë së gjuhës serbe, nuk deklarohet qartazi sa i përket dialektit të goranëve.

Ai e vendos këtë të folme në lindje të linjës së izoglosave dhe mendon se megjithatë „për dialekte serbe të konsiderohen ato që edhe fliten nga serbët”. [ sh. Die serbokroatischen Dialekte, ihre Struktur und Entwicklung, Mouton s’ Gravenhage 1958, fq. 44.]

Flaka e luftës midis dijes filolologjike e të politikës shtetërore bullgare dhe të asaj serbe drejt determinimit të përkatësisë gjuhësore të së folmes së goranëve dhe të përkatësisë etnike të tyre u shua pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo ndodhi në rend të parë pse nga politika e Titos u krijua artificialisht më 1948 një gjuhë e ashtuquajtur maqedone dhe një komb maqedonas, kështu që luftën e tyre filologjike - historike -politike bullgarët e orientuan tani rreth dokumentimit të ngutshëm politikisht atual se në vetë Maqedoninë nuk ka ndonjë popull „maqedon” dhe se nuk ekziston së këndejmi as edhe një „gjuhë maqedone”.

Për konseguencë, sa më të fortë që maqedonët e ndienin veten në sjelljen e dëshmive për identitetin e tyre më vete nacional „maqedonas”, gjithnjë e më shumë angazhoheshin tani që ta dëshmonin madje edhe identitetin etnik e gjuhësor maqedonas të minoriteteve sllavishtfolëse të goranëve, të pomakëve, përkatësisht torbeshëve, të jurukëve e të grupeve etnike të tjera të besimit islam të sjellura në Ballkan nga pushtuesit serbë të shek. 13 dhe nga pushtuesi otoman të shek. 15. Sot kështu po sillet entiteti boshnjak i BeH dhe filialat e tij në Kosovë.

Sot, gjendja është sa vijon: Goranët, pa përjashtim, i takojnë besimit islam. E folmja e tyre sot është sllave, përkatësisht me shumë veçori të bullgarishtes. Muzika popullore dhe instrumentet muzikore të goranëve janë në mos idektike, atëherë së pakut fort të ngjashme me ato të fqinjëve të tyre shqipfolës të krahinës së Opojës, sidomos surla e tupani. Goranët e kanë pothuaj po atë veshje si edhe fqinjët e tyre opojarë shqipfolës dhe poatë të shqipfolësve të Kukësit e të rrethinës së tij (në Shqipëri) si edhe atë të shqiptarëve të Malësisë së Tetovës.

Thënë shkurt, vështruar në aspektin etnografik, goranët janë shqiptarë, ndërsa në aspektin gjuhësor, thënë në përgjithësi, janë sllavë. Për shkak të lëkundjes së tyre të përherëshme varësisht nga moti politik se cilit etnos në të vërtetë i takojnë këta, Goranët kanë qenë dhe janë objekt që për shumë kohë janë përdorur për Kal Troje e për Kolonë e Pestë përbrenda territorit gjuhësor të shqipes: një kohë për bullgarët, pastaj për maqedonët. Kohëve të fundit, sidomos pas mbarimit të Luftës për Kosovën (1999), goranët janë bërë objekt përfitimi midis Serbisë e, për çudi, edhe Bosnës myslimane.

Përkundër përkatësisë së kryeherëshme etnike josllave, përkatësisht vllahe të ardhur në Kosovë si vllehë të sllavizuar nga Bullgaria e nga hapësira shqipare e bullgare e shtetit të quajtur Maqedoni (sh. më poshtë) me bullgarishten si gjuhë të tyre të tamlit dhe si grup etnik i islamizuar në hapësirën ku jetojnë edhe sot, goranët [falë lëkundshmërisë së tyre kronike] u bënë element shumë i lakueshëm, i gatshëm të bie nën ndikimin e politikave të ditës. Kjo shihet më së miri kohëve të fundit kur kjo popullatë, e ngopur nga propagandat bullgare, maqedone e serbe, po deklarohet për „boshnjake”.

Mbetet porse fakt se, pa e marrë parasysh përkatësinë e tyre të kryeherëshme etnike vllahe, goranët kanë jetuar dhe jetojnë në një simbiozë të fortë me fqinjët shqipfolës të tyre dhe për pasojë janë ndikuar nga ata dhe mund të kenë ndikuar edhe këta vetë mbi fqinjët e tyre shqiptarë, me të cilët kufizohen në kuptimn e mirëfilltë të fjalës, nga të katër anët e horizontit. Gjurmët dhe pasojat e simbiozës me shqifolësit janë të forta sidomos në mentalitetin, veshjen, muzikën, besimin, porse edhe në fushë të leksikut dhe sidomos në rrafshin e paraleleve të shumë emrave të vendeve (mikroponimeve) dhe të emrave të familjeve, përkatësisht të vëllazërive që këta i kanë nga një substrat i përbashkët josllav e jooriental me shipfolësit e regjionit të Opojës.

Pa pretendime se përmes këtij shkrimi fragmentar do të zgjidhet njëherë e mirë çështja e përkatësisë etnike të goranëve, sepse në rastet e minoriteteve që regjimet serbe të të gjitha kohërave i krijuan dhe sidomos i keqpërdorën për ta zvogëluar forcën vendimmarrëse politike të popullatës prej mbi 90% shqiptare të Kosovës, nuk e kanë respektuar dhe nuk e respektojnë historinë, synim i këtij shkrimi është paraqitja ekzemplare vetëm e substratit roman ballkanik dhe e superstratit shqip, jo porse edhe e shtresave greke - bizantine, sllave e orientale në emrat e vëlazërive dhe të mikrotoponiminë e regjionit të Gorës në relacion me atë të krahinës fqinje shqipfolëse të Opojës. Dhe, këtë prerje kohore të shtresimeve gjuhësore e etnike e bëjnë të mundshme pikërisht emrat e vëllazërive.

Në këtë kontekst dëshmohet se shumë emra familjesh të banorëve të Gorës, të parë në kuadrin e arealit onomastik që këta e krijojnë bashkë me emrat e familjeve e të vëllazërive të banorëve të viseve të tjera të banuara nga shqiptarët, janë më të vjetër se shtresimet e mëpastajme (sidomos më të vjetër se shtresat sllave e orientale e emrave personalë) të banorëve të këtij regjioni.

As në dokumetacionin kishëtar serb të shek. 14 e as në defterët osmanë të regjistrimit të kryefamiliarëve të shekujve 15 - 17 nuk përmendet ndonjë grup etnik me emrin goran/ë. Popullata e regjionit të Gorës nuk përmendet në këto burime, që edhe janë të vetmet nga të cilat mund të pritej një gjë e tillë, sikur të kishte pasur ndonjë emër etnik më vete i cili më vonë do të ndryshohej e do të vazhdohej deri në ditë tonat. Fundja, emri goran është emër që e shenjon banorin e quajtur në bazë të emrit Gora të regjionit.

Si i këtillë emri goran nuk është kurrfarë distinktivi për përkatësinë etnike, gjuhësore e religjioze të banorëve të vendosur aty. Rrethana që një grup etnik quhet sipas vendit që e banon tregon rëndom se në këso rastesh kemi të bëjmë me një popullatë të ardhur, të vendosur në atë vend ashtu siç do të kuptohej psh. edhe emri maqedon = banor sllav në hapësirën e popullit parasllav makedon; crnogorac = banor i vendit të quajtur Crna Gora „Mal i Zi” etj. Kjo tezë bëhet më e pranueshme edhe po u tërhoq një paralele psh. me popullatën fqinje shqipfolëse të Opojës e cila nuk e ka për emër etnik emrin e regjionit, por emrin e mirëfilltë nacional: shqiptar, e vërtetë kjo që vlen edhe për popullatën e viseve të tjera përrreth, të banuara kryesisht me shqiptarë.

Për t’u sqaruar mbetet koha e ardhjes së mundshme e popullatës gorane. Nga aqë burime sa ka për këtë regjion mësohet se emrat e sotëm të vendbanimeve të këtij regjioni janë poata që dëshmohen më 1348. Kjo don të thotë se kjo popllatë ishte këtu shumë kohë para lindjes së krisobulës serbe të shek. 14. Në dritën e ruajtjes së disa toponimeve në trajtat bullgare të tyre dëshmohet se procesi i serbizimit onomastik të kësaj zone malore ishte fort më i dobët se në viset rrafshinore.

Vazhdimësia e toponimisë bullgare dhe sidomos dëshmimi i emrave të vendeve me prejardhje të latinitetit ballkanik, përkatësisht vllahe siç është psh. emri i një lugu që përbënte kufirin midis bjeshkës së katundit Radesh të Gorës dhe regjionit të Opojës të quajtur më 1348 tudor&#269; dol&#259;; një pikë tjetër e kufirit të kësaj bjeshke e quajtur Milšor dhe vendi tjetër i quajtur Milšin katun&#259; [sh. Hrisovulja…., fq. 300 - 301] dëshmojnë se në këtë zonë kishte edhe shumë kohë para shek. 14 një popullatë romane ballkanike, përkatësisht vllahe.

Toponimi i parë Tudor&#269; doll është i tipit antroponmik. Në këtë emër vendi ruhet antroponimi i gjithkrishterë me origjinë greke Theòdoros në trajtën karakteristike rumune, vllahe të tij Tudor; në toponimin e dytë ruhet një trajtë e shkurtër e një baze antroponimike Mil- i zgjeruar këtu me prapashtesën karakteristike vllahe të përkëdhelisë -&#351;or (ks. emrin e katundit Nishor të Suharekës dhe emrin e vëlazërisë Brajshor në katundin me emrin poashtu vllah Sharban të Prishtinës; emrin Nekshor, në shek. 16 ishte shënuar për katund më vete, ndërsa sot lagje e katundit Prapashticë të Prishtinës; Skokshor - kemi të bëjmë me emrin e një ujvareje në rrethina të Istogut, të dëshmuar në shek. 13 [Khs. Fr. Miklosich, Monumenta serbica…, fq. 86] etj.

Kjo prapashtesë e rumanishtes dëshmohet edhe në emrin e vreshtës Dabshor i cili (emër) për në rrethina të Prizrenit përmendet në vitet 1198 - 1199 [khs. St. Novakvi&#263;, Zakonski spomenici …, fq. 384.]) ndërsa në toponimin e tretë kemi të bëjmë me antroponimin sllav Mil- në gjinoren sllave dhe me fjalën me pejardhje nga shqipja katun(d) në kuptimin e kryehershëm të saj „tban”.

Se këto mikrotoponime që e dëshmojnë praninë që para shekullit 14 të elementit roman ballkanik - pararendës të goranëve të sotëm - nuk janë të rastit e tregon rrethana se edhe sot ka ndër emra vëllazërish të goranëve sish me prejardhje vllahe. Të këtillë janë psh. emrat Surdulovci nga rum. surd „i shurdhët”; Çuçulovci (khs. mb. rum. Cucea, Cucescul, Cuce&#351;ti etj.); Ursulovci nga rum. urs&#259; „arushë”, Muševci (khs. antroponimin vllah Mu&#351;at, emrin e vëllazërisë Mu&#351;ate&#351;ti dhe emrin e katundit Mushtisht të Kosovës) që rrjedhin nga mbiemri sinonim mu&#351;at „i bukur” i mbiemrit bucur përkatësisht a se bucura „i lumtur, gazmor” të rumanishtes.

Në të mirë të pranisë së një popullate romane ballkanike në regjionin e Gorës do të fliste ruajtja deri në ditë tonat e mikrotoponimeve latine- ballkanike si Udha pukë nga emri latin ballkanik *Via publica në katundin e sotëm Zgatar të Opojës, emri Blaq (nga antroponimi me pejardhje latine Blasius) dhe ruajtja e fjalës kurt,-i nga lat. ballkanike curtis „oborr, kopësht” në të folmen shqipe të krahinës së Opojës dhe në mikrotoponiminë e këtij regjioni.

Për lashtësinë e popullatës së sotme sllavofone në regjionin e Gorës flet edhe kontinuiteti absolut i emrit Dikanoviki të priftërinjëve të vitit 1348 (të cilët nuk kanë mundur t’i takojnë kurrnjë kishte tjetër përpos asaj orthodokse serbe) tek emri i vëllazërisë së sotme Dikanovci të katundit Brod të regjionit të Gorës si edhe kontinuiteti territorial - emëror i mikrotoponimit mesjetar potok&#1100; mako&#269;evski tek emri homonim Mako&#269;evci i vëllazërisë gorane të katundit Brod të regjionit të Gorës.

Dëshmitë e tjera jashtëgjuhësore e gjuhësore vërtetojnë se edhe popullata e sotme sllavofone e regjionit të Gorës jetonte në shek. 14 po në këtë regjion, si edhe popullata edhe sot shqipfolëse e krahinave fqinje të Opojës, Malësisë së Tetovës dhe të regjionit të Kukësit. Ndryshe, do të ishte e vështirë, për të mos thënë e pamundshme, të gjendet ndonjë saqrim tjetër për inkuadrimin plotësisht të emrave të vëllazërive, të mikrotoponimeve e pjesërisht edhe të emrave të vendbanimeve në arealin gjuhësor të shqipes në lashtësinë mesjetare dhe këtë të sotmin.

Përputhja e jo pak emrave të vëllazërive të popullatës së Gorës, pa e marrë parasysh prejardhjen e atyre emrave, me emrat e vëllazërive të popullatës shqipfolëse të krahinës së Opojës, të Malësisë së Tetovës, të vendbanimeve të Kukësit të dëshmuar në fillim të shek. 15 e lejon nxjerrjen e përfundimit se këtu kemi të bëjmë me një bashkëjetesë aktive midis këtyre dy popullatave - rezultat i së cilës është madje më parë bullgarizimi „goranizimi” i mundshëm i disa vëllazërive shqiptare se sa shqiptarizimi i vëllazërive vllahe bullgarishtfolëse, përkatësisht gorane.

Këtë do ta ilustronin mjaft mirë emrat shqiptarë psh. të vëllazërive gorane: Bajzovci (nga emri shqip bajzë i shpendit Fulica), Baljevci (nga abtroponmi shqip Balë,-a), Bibarovci (nga antroponimi shqip Bib nga lat. Bibius, Vibius), Bufle (nga shq. buf,-i „hut” zool. noctua, nottola, ulula, alocco,); Cakovci (khs. emrat shq. Cak, u/ Cakë/a ), Cekovci (khs. mbiemrin shq. Ceka), &#262;afševci (khs. shq. Qaf'-lesh ); Kr&#269;ovci ( khs. variantin shqip të emrit Kërçovë të qytetit, sllav. Ki&#269;evo); Kokljevci (khs. mibiemrat e shqiptarëve Koka, Kokaj); Kolješevci (khs. mbimerat e shqiptarëve Kolaj, Kolshi, Koleci etj.); Lekovci (khs. mbiemrat e shqiparëve Leka, Lekaj), Likovci (khs. antroponimin e shqiparëve Lik dhe emrat e vëllazërive Likaj, Liku etj.); Ljokanovci (khs. mbiemrat e shqiptarëve Lokaj), Luminci (khs. antroponimin e shqiptarëve Lum dhe emrat e vëllazërive Lumaj, Lumi); Malezinci (nga emri i një vendi të quajtur Mali i Zi, që ishte në këtë regjion); Rendovci (nga fjala shqipe rendës „vrapues”); Shatinci (nga fjala shqipe shat, fshat „katund”); Shukekinci (nga trajta e shkurtër shqipe Shuk e antroponimit të shqiptarëve Pashk) etj. që tregon se goranët bashkëjetuan me pararendësit e popullatës së sotme shqiptare të krahinës fqinje të Opojës e më gjerë më heret se shek.

14. Përputhjet e emrave të goranëve me ata të shqiptarëve janë rezultat i një homogjeniteti onomastik të viseve të banuara nga shqiptarët. Homogjeniteti është rezultat edhe i një substrati të përbashkët etnik roman ballkanik dhe i superstrateve të përbashkëta onomastike të mëvonëshme. Së këndejmi do të mund të mbrohej edhe mendimi se tek popullata e sotme sllavishtfolëse e Gorës kemi të bëjmë me dy shtresa romane ballkanike: shtresa më e vjetër autoktone romane ballkanike të cilës i takojnë edhe dardanë, ilirë e thrakë të romanizar dhe një shtresë më të re vllehësh të ardhur pas pushtimit bullgar të Prizrenit e cila (shtresë) ishte sllavizuar (bullgarizuar) gjuhësisht qysh në pjesën jugore të Ballkanit.

Këta erdhën këndej si të krishterë të ritit orthodoks, me bullgarishen gjuhë të kishës. Dhe, këta as nuk kanë pasur kurrë e nuk kanë as sot asgjë të përbashkët, në kuptimin etnk, me boshnjakët. Duket se kjo rrethanë tregon përse kisha serbe nuk shturi rrënjë e pra as nuk e arriti serbizimin e kësaj popullate.

Rrethana që këta vllehë nuk u shqiptarizuan mbase mund të shpjegohet me paravendimin që popullata shqiptare e krahinës fqinje, e Opojës - si vazhdim territorial i Pultit katolik përkatësisht i Principatës së Arbërit - do të ketë qenë e besimit të krishterë të ritit katolik. Duket se në këtë mes ndikoi edhe rrethana që vala e dytë e vendosjes së vllehëve bullgarishtfolës ishte më masovike. Po të mos ishte kështu, edhe këta do ta pësonin fatin, përkatësisht serbizimin - siç ndodhi me vllehët e „katunit të bullgarëve” të vitit 1313 sot shqip Bugariq, serb. Srbobran të Mitrovicës dhe fatin e pothuaj të gjitha katuneve të shkapërderdhura të vllehëve të shek. 14 nëpër Kosovë, shqiptarizimi dhe serbizimi i të cilave ka përfunduar qysh në shek. 15.

TREPCANET

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 26-12-2005 nė 20:34 Edit Post Reply With Quote
PAVARĖSIA E KOSOVĖS NĖ INVENCIONIN E NEGATIVES POLITIKE TĖ SURROIZMIT(!)

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI


* Veton Surroi: Kosova, pavaresi e kushtezuar
"Jam i gatshem te nenshkruaj cdo gje qe e ka emrin pavaresi, prapashtesat nuk ngrene peshe. Per 16 vjet me Rugoven kisha momente te kendshme dhe te pakendshme. Daci eshte i larte ne listen time te befasive.

Kemi talent per te prodhuar negativitet. Ne histori kam hyre me Rambujene". Veton Surroi flet per "Express" (Cituar sipas gazetës “Korrieri”, e Premtë 23.12.2005).//

* Kjo “tezë prapashtesore” skandaloze në favor të anitpavarësisë së Kosovës, mund të realizohet vetëm atëherë pasi ta ketë marrër “vizën” unanim nga deklarimi i popullit shqiptar (mbi 90%) me Referendum! Ndryshe, pavarësisht nga interesi i shumëfishtë momental ose afatgjatë i partizanëve të saj të brendshëm dhe të jashtëm, është e gjykuar të dështojë sikurse teza serbomadhe e regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, sipas së cilës Kosova llogaritej “njësi komunale serbe”(!)

* Ia vlen të nënvizojmë se, në asnjë tekst të së drejtës ndërkombëtare, të paktën gjatë periudhës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e deri më sot (1945-2005) e as në Kartën e Kombeve të Bashkuara(1945) nuk figuron nocioni “pavarësi e kushtëzuar” si kategori juridike ndërkombëtare. Kjo është një nga arsyet kryesore pse populli shqiptar i Kosovës, ka të drejtë morale, politike, juridike, ligjore dhe demokratike, që të hudhë poshtë si të pavlefshme çdo pavarësi të kushtëzuar, pavarësisht se kush janë inicuesit, bartësit dhe “dekretuesit” e saj në shkallë të politikës kombëtare ose ndërkombëtare.



* * *

Për hir të ndriçimit ta bazueshëm dhe objektiv të së vërtetës mbi problemin kolonial 100-vjeçar të Kosovës shqiptare, kjo deklaratë “origjinale” kundër pavarësisë së Kosovës e V.Surroit, nuk është fare e zorshme të kuptohet si nga aspekti ekonomiko-politik, ashtu edhe nga ai juridik ndërkombëtar. Në këtë sfond, me plot të drejtë shtrohet kjo pyetje thelbësore: -Është Kosova “pronë individuale” dhe “plaçkë gurpore” “e projekteve” proserbe të “gangsterëve të moderuar” shqiptarë të rangut të V.Surroit, të cilët, të prirur dhe, të mbështetur nga jashtë për mbrojtjen me çdo kusht të kapitaleve të tyre: të ngushta personale, grupore, ideologjike, partiake dhe të partnerëve të tyre ekonomiko-politikë e tragtarë, sa herë t’iu teket, dhe, sa herë t’iu konvenon atyre, të nënshkruajnë “akte të çdo pavarësie me parashtesa dhe mbrapashtesa” padrejtësie, antiligjore, antidemokratike dhe antijuridike në emër të demokracisë dhe të pavarësisë së Kosovës shqiptare? – Përgjigjja është negative-JO!!! –Sepse Kosova është pronë e përbashkët e të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë Etnike. Prandaj, ka ardhur koha e fundit, që si populli shqiptar, ashtu edhe politika shqiptare si në pozitë, ashtu edhe ajo në opozitë(në veçanti Tirana dhe Prishtina zyrtare, në çdo mënyrë, të shthurin të gjitha “paktet kushtëzuese” të surroizmit, që bien ndesh me të drejtën e vetëvendosjes dhe me pavarësinë e plotë të Kosovës, sepse janë në funksion të përligjjes së sovranitetit kolonial të Serbisë mbi Kosovën shqiptare.

Parapëleqehet që, si Veton Surroi, ashtu edhe “gangsterët e moderuar” të “politikës nëntokësore” dhe të “politikës mbitokësore” kosmopolite shqiptare, të mbajnë parasysh faktin se me “një potez nënshkrues” (ashtu siç diktojnë interesat dhe ultimatumet e huaja rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare) të ndonjë marrëveshjeje ose akti ndërkombëtar, ashtu siç ka ndodhur para gjashtë vitesh me Marrëveshjen e Rambujesë (shkurt 1999) , ku nuk figuron e drejta e vetëvendosjes së Kosovës, ata sigurisht se mund të lavdërohen në “stilin” e arrogancës dhe të prepotencës politike-bajrajktariste (sikurse Veton Suroi, i shprehur në rastin konkret, se “paska hyrë në histori me Rambujenë”), por, para se të deklarojnë kështu, naivisht, sipas “kalendarit ndërkombëtar” të “talentit politik” të tyre, me qëllim që të fabrikojë sa më shumë efekte negative dhe fetishizuese të kultit të individit dhe të liderizmit politik kombëtar (me ambicie dhe me shpresë të “mbështetjs së përjetshme” të disa faktorëve me parashenjë proserbe të bashkësisë evro-ndërkombëtare), duhet ta pyesin veten se si janë hyrë, apo si do të hyjnë në histori, si personazhe negative apo pozitive?; -Si pronarë latifundistë me prirje të shfrytëzimit kolonialist serbo-malazez të Kosovës, apo si çlirimtarë triumfues të Kosovës së pavarur shqiptare? – Nëse vazhdojnë me avazin e “këngës së vjetër” të kollaboracionizmit shekullur të “ponderimit shqiptar” në favor të “çdo pavarësie të kushtëzuar” për Kosovën, atëherë, s’ka dyshim se “protagonistët e talentuar politikë” të rrymës së surroizmit nuk kanë shans, që të hyjnë në historinë kombëtare shqiptare, si personazhe pozitive ngase me vetëdije, për hir të interesit ekonomik dhe karrierizmit “kulltukofag” elitist-politik personal dhe të huaj, po dëshmohen si oponentë të varzhdtë iracionalë të së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, si dhe të territoreve të tjera të Shqipërisë Etnike, të kolonizuara nga boshti i amalgamës serbo-malazeze-greko-maqedone sllave. Kësaj gracke të rrezikshme, të kurdisur nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës-Shqipërisë Etnike, do të kenë rast t’i shpëtojnë vetëm ata liderë dhe ato elita politike kombëtare dhe demokratike shqiptare, të cilat do të angazhohen maksimalisht në pohimin dhe në mbrojtjen me dinjitet dhe me argumente të peshuara historiko-politike, juridike dhe diplomatike interesin e përgjithshën kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, në përputhje me të drejtën e vetëvendojes, e drejtë kjo, që përbën fundamentin e së drejtës ndërkombëtare, që drejtpërdrejtë dhe tërthorazi favorizon popujt e shtypyr dhe kolonizuar (sikurse është Kosova dhe gjysma e Shqipërisë Etnike) në dimensione botërore.

Pavarësisht nga vlerësimi vetjak “objektiv”, se Veton Surroi tanimë “paska hyrë në histori me Marrëveshjen e Rambujesë”, duhet të theksojmë se në kohë paqeje, zbatimi në praktikë i kësaj Marrëveshje nuk i ka arritur efektet e parashikuaraka, sepse brenda gjashtëvjeçarit të shkuar (1999-2005) nuk ka kontribuar në zgjidhjen pozitive të statusit përfundimtar dhe të drejtë të Kosovës, si rrjedhim i pezullimit të së drejtës vetëvendosjes së shqiptarëve. Këtë e them për shumë aryse. Së, pari, Marrëveshja e Rambujes nuk është meritë e vënies së firmës së vetme të V.Surroit, por është meritë dhe kontribut i drejtpërdrejtë i heronjve të gjallë dhe të vdekur të luftës çlirimtare kombëtare antikoloniale të UÇK-së, si dhe i mijëria viktimave të gjakosura shqiptare nga agresioni pushtues dhe gjenocidal i Serbisë. Këtë meritë historike dhe kombëtare askush nuk mund ta tjetërsojë në aktivin e llogarisë personale a grupore, e së këndejmi as “finalisti” i Rambujesë, V.Surroi. Së dyti, arritja e Marrëveshjes së Rambujesë, nuk ka qenë aspak e vështirë për t’u nënshkruar nga ana e palës shqiptare mbase ajo në hollësi ka qenë e përgatitur nga qarqet e caktuara zyrtare të Amerikës me në krye ish-presidentin e saj, Bill Klinton. Prandaj, përparësia e palës shqiptare në bisedimet me palën kundërshtare serbe në Rambuje të Francës, nuk ishte meritë individuale e “politikës së hollë” e V. Surroit, por sajesë direkte, e krijuar nga diplomacia dhe politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në favor të mbështetjes së luftës çlirimtare antikoloniale kombëtare të UÇK-së, e cila ishte në funksion të shpëtimit të popullit shqiptar nga terrori gjenocidal i Serbisë okupatore të Slobodan Milosheviqit.

Në kuptimin pozitiv, pavarësist se kush e ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë nga ana e delegacionit shqiptar sipas detyrës zyrtare, në historinë kombëtare shqiptare dhe ndërkombëtare, pa dyshim se kanë hyrë drejtuesit dhe heronjtë dëshmorë të UÇK-së (si Adem Jashari Fehmi e Gjevë Lladrofci, Ilir Konushefci, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë), sepse UÇK-ja me zhvillimin e luftës së saj të pakompromis, si dhe të mbështetjes parezervë të Amerikës, ishte faktori vendimtar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Kjo staretgji e politikës amerikane ishte shumë pozitive dhe lehtësuese për palën shqiptare ngase drejtpërdrejt me ndihmën e politikës dhe të diplomacisë amerikane, të drejtuar nga Madeline Albright etj., arritën që të triumfojnë mbi palën negociuese agresore serbe në Rambuje, e cila hudhi poshtë të gjitha variantet opcionale paqësore, të propozuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve të saj evro-perëndimorë. Së treti, s’ka dyshim se arritja e Marrëveshjes së Rambujesë (shkurt 1999) ishte pozitive për Kosovën ngase bëri të mundur ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër RFJ(Serbisë dhe Malit të Zi), ndërhyrje kjo, e cila, regjimin politik dhe terrorist gjenocidal të pushtetit shtetëror të Slobodan Milosheviqit, e detyroi me dhunë që të tërhiqet nga Kosova në Serbi. Së katërti, si rezultat i arritjes së Marrëveshjes së Rambujesë, mëpastaj (pas bombardimeve 78-ditëshe të NATO-s mbi Serbinë dhe Maline ZI), pasuan edhe Marrëveshja ushtarko-teknike e Kumanovës, që shënoi kapitullimin definitiv të ushtrisë, të policisë dhe të paramilitarëve çetniko-fashistë serbë në Kosovë, me ç’rast, më pas u krijuan kushtet reale, që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 10 Qershor 1999, miratoi Rezolutën 1244 për Kosovën, sipas së cilës de facto dhe de jure, Kosova u vu nën protektoraratin ndërkombëtar të OKB-së (UNMIK+ KFOR). Mirëpo, edhe kjo Rezolutë është e mangët në kuptimin historiko-jurdik ndërkombëtar, sepse në një paragraf të saj “Kosovën e konisderon si territor të RFJ(Serbisë dhe Malit të Zi). Së pesti, nuk duhet të harrojmë faktin se, si Marrëveshja e Rambujesë, ashtu edhe Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara kanë difektet e veta në kuptimin juridiko-poltik ndërkombëtar, sepse asnjëra, as tjetra në “lëndën” e tyre nuk kanë sanksionuar parimin e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, që pas kalimit të afatit të parashikuar të administrimit të protektoratit ndërkombëtar, ajo të fitonte statusin e plotë të pavarësisë së saj. Pikërisht, këto të meta të këtyre dy dokumenteve të theksuara ndërkombëtare, kanë prodhuar edhe efekte negative pas vendosjes së procesit paqësor në Kosovë (1999-2005) ngase brenda periudhës gjashtëvjeçare, popullit shqiptar të Kosovës (mbi 90%) i është mohuar e drejta legjitime dhe legale, që të organizojë ndonjë referendumi (si institucion më i lartë demokratik dhe ligjor) për deklarimin e tij në mënyrë demokratike dhe të ligjshme në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga Serbia kolonialiste.

(1) Aspekti ekonomik

Shikuar vetëm në prizmin e leverdisë individuale ekonomike të Veton Suroit, si dhe të “magnatëve” të tjerë shqiptarë, të cilët janë duke e shfrytëzuar dhe sunduar Kosovën qe 16 vjet rresht, përmbajtja e kësaj deklarate është e jusitifikueshme, sepse me nënshkrimin e “çdo pavarësie të kushtëzuar” për Kosovën, Veton Suroi, si dhe “beglerët” e rinj dhe të vjetër të tipit të tij, do t’i shumëfishonin bizneset dhe përfitimet e tyre materiale në valutë të fortë evropiane dhe ndërkombëtare. Kjo është arsyeja kryesore pse Veton Suroi ka deklaruar për opinionin se “ është i gatshëm të nënshkruajë çdo gjë që e ka emrin pavarësi” , domethënë çdo pavarësi të kushtëzuar për Kosovën, e cila kur të “përkthehet” serbisht, do të thotë “pavarësi” nën robërinë koloniale shekullore të Serbisë së Madhe gjenocidale, të “moderuar” nga ndonjë “bisht” politiko-juiridik dhe ushtarak i Bashkimit Evropian(BE).

Me njohjen e pavarësisë së kushtëzuar të Veton Suroit, shqiptarët, as Kosova nuk do të përfitonte asgjë në planin ekonomik, as politik, as kombëtar, as të pavarësisë së njëmendtë, por vetëm individët dhe grupet e ndryshme të interesit, të cilat sikurse deri tani, së bashku me partnerët e tyre ekonomiko-tregtarë të Serbisë kolonizatore dhe të shoqërisë konsumatore, do të vazhdonin me vazalitetin e shfrytëzimit ekonomik dhe politik të shqiptarëve dhe të Kosovës.
Spekulimi i “folozofisë” politiko-propaganidstike (në emër dhe për llogari të interesit ekonomik të shfrytëzuesve të brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës) me “sintagmën joshëse” (në “llogari të “interesit të përgjithshëm” të Kosovës) se: “Jam i gatshem te nenshkruaj cdo gje qe e ka emrin pavaresi, prapashtesat nuk ngrene peshe” (Korrieri, 23.12.2005), në asnjë mënyrë nuk i referohet pavarësisë së Kosovës, sepse historikisht, demokratikisht, politikisht, juridikisht, moralisht dhe kombëtarisht emëruesi i çdo pavarësie të kushtëzuar “me prapashtesa të parëndësishme” të Veton Suroit, nuk është pavarësi e Kosovës, por varësi e plotë nën protektoratin e huaj neokolonial serbo-ndërkombëtar. Pavarësisht se si do të quhej protektorati i ri neokolonial mbi Kosovën ( “EURMIK” apo “SERBOMIK”), që do të nënshkruhej dhe do mbështetej nga talentët negativë të politikës negative shqiptare, ai do të jetë vetëm në dobi të Serbisë gjenocidale dhe të aleatëve të saj (të vjetër dhe të rinj) rajonalë dhe evro-ndërkombëtarë.

(2) Aspekti politiko-juridik

Aspekti politik i “tezave transicionale-tregtare” të strategjisë afatgjatë të interesave ekonomike vetjake dhe grupore të “selimsulltanëve” të “moderuar” të politikës kolonialiste të Serbisë, se janë të gatshëm të nënshkruajnë çdo pavarësi me: “parashtesa ” ose “parapashtesa” për Kosovën nuk mund të shpjegohen po qe se nuk merren në konsideratë në mënyrë komplekese dhe koherente të gjithë “eufemizmat” dhe “draftet evazive” të strategjisë gjeopolitike të “hartës së re transicionale” të Evropës, sipas të cilave çështja koloniale e Kosovës (në kuptim të ngushtë) dhe çështja kombëtare shqiptare në Ballkan (në kuptimin e gjerë), parashikohen të “zgjidhen” në një kohë më të përshtatshme (ndoshta) dikund në shekullin XXII, pasi të jetë shumëzuar numri i “ talentëve të moderuar” të pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës, të cilët llogaritën nga “argatët” më të sigurt dhe më besnikë të “zgjidhjes përfundimtare” të statusit të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike në kuadrin e ideve dhe të koncepteve të “bashkimit konfederal” serbosllav në Ballkan (i cili, vërtet, s’ka rëndësi se me çfarë “bishtitë cunguar” do të jetë: evro-lindor, evro-qendror apo evro-perëndimor, sepse këtë “zgjidhje” qe më se 16 vjet, tanimë e kanë bërë tejet qartë “tezat vizionale-integruese-ekonomike” të politikës liberale të bildizmit dhe të sorosizmit etj., të sanksionuara në “Paktin e Stabilitetit për vendet e Evropës Juglindore”.

Për t’i kuptuar tezat nebuloze dhe të pasakta të aktorëve të “agjendave strategjike” të BE-së dhe mbështetësve të saj në kuptimin e gjerë ndërkombëtar, duhet të vihet në dukje fakti se, nuk janë kurrfarë zgjidhjesh fatlume vendosja e protektorateve (pavarësisht nga emërtimet e tyre të marketingut politiko-propagadistik dhe ekonomiko-tregtar në shkallë rajonale a evropiane) evro-ndërkombëtare ( me afat të shkurtër apo të gjatë) mbi Kosovën, as Shqipërinë Etnike. Justifikimi, sepse asnjë formë protektorati ndërkombëtar nuk është, as nuk mund të jetë substitut i lirisë, i drejtësisë, as i pavarësisë, atribute këto, të cilat mund të realizohen vetëm në kuadrin e shtetit kombëtar shqiptar. Prandaj, koncepti i “shoqërisë së hapur” konsumatore juridikisht nuk mund të pranohet si “automatizëm pozitiv” i zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan (duke përfshirë, së këndejmi, edhe Kosovën me bagazh kolonial serbo-malazez 100-vjeçar). Realisht, ideja konceptuale-vizionale e “shoqërisë së hapur” mund të jetë e aplikueshme vetëm për shtetet sovrane siç janë Anglia, Gjermania, Franca etj., të cilat e kanë të zgjidhur statusin e tyre nacional dhe shtetëror. Përndryshe, po qe se, do të vinte në shprehje mohimi i komponentit nacional dhei shtetëror i këtyre shteteve evropiane për hir të interesave ekonomike dhe të tregut të lirë liberal të “shoqërisë së hapur” të Xhorxh Sorosit dhe aktorëve të tjerë, atëherë as Anglia, as Franca e as Gjermania kursesi nuk do të pranonin, që të aderonin në një shoqëri të tillë “të hapur”, shoqëri kjo, e cila jo vetëm çështjen shqiptare, por tërë Ballkanin e konsideron dhe e trajton vetëm si “problem ekonomik”(!) Tezë e gabueshme kjo, sepse as Kosova-Shqipëria Etnike e kolonizuar nuk janë thjesht “probleme ekonomike” dhe tregtare, por mbi të gjitha janë çështje politike koloniale, që para së gjithash, kërkojnë zgjidhje politike antikoloniale, duke zbatuar me konsekuencë të drejtën e vetëvendosjes, e drejtë kjo, e cila, pa dyshim, më pas do të bënte të mundur edhe zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe të çështjeve të tjera jetësore të shoqërisë së lirë dhe sovrane shqiptare.

MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 28-12-2005 nė 23:45 Edit Post Reply With Quote
Loja me te vdekur dhe varreza

nga Naser Rugova

Telefoni me binte panderprere dhe njerez te ndryshem, vendor e te huaje, ma benin te njejten pyetje, “Naser, na vie shume keq, por a eshte mire Presidenti?”. Nuk mund ta kuptoja pse te gjithe pernjehere e benin kete pyetje, por edhe me shume u shqetesova kur e kuptova se te gjithe ata ishin duke u frikuar per dicka edhe me te keqe. Qytetare te thjeshte e deri te perfaqesues serioz partish e institucionesh nderkombetare kishin rene pre e ketyre spekulimeve. Edhe sikur te doja, me nuk mund ta bindja as veten se e tere kjo ishte nje shaka e dikujt. Jo! Kjo ishte nje lufte speciale johumane per te lenduar Presidentin, familjen e tij dhe qytetaret e Kosoves. Le ta paramendoje dikush nje situate kur je i detyruar t’u pergjigjesh qindra thirrjeve rreth fatit te dikujt shume te afert per ju. Keshtu jane ndjere anetaret e familjes se Presidentit ato dite dhe me te drejte kane bere pyetjen pse njerezit mund te jene kaq te lige?

Familja Rugova eshte mesuar qe te kaloje neper sfida te renda dhe te sakrifikoje vazhdimisht keshtu qe ata qe e kane menduar kete loje te felliqur jane gabuar nese kane menduar se do ta thyejne vendosmerine tone. Te vetmen qe ata kane arritur eshte qe ta turperojne veten dhe gjithcka qe ata perfaqesojne. Nje dite pas vales se madhe te spekulimeve mu kujtuan fjalet e dikurshme te Presidentit, “mos u merrni me ta. Disa kane 15 vite qe merren me ligesi, kurse une kam punuar per ndertimin e shtetit te pavarur te Kosoves”. Duke i kujtuar keto fjale edhe njehere e kuptova se njerezit nuk vijne rastesisht ne pozitat ne te cilat jane dhe e ndjeva se Presidenti shume vite me pare kishte bere paqe me veten duke e koncentruar tere energjine e tij ne realizimin e projektit te vet per shtet te Kosoves dhe si rezultat i kesaj ai tash ishte pothuaj se i paprekshem nga fyerjet dhe spekulimet.

Per disa dite mendova se ata qe kane iniciuar kete lufte speciale ndoshta edhe vete e kane ndjere se kane gabuar dhe se ajo qe ata kane bere nuk eshte njerezore, por nuk vonoi shume dhe te shtunen ne mengjes me bie ne dore titulli bombastik me nje pikepyetje ne fund me aludimin se Presidenti kishte nderruar fe. Perseri u ndjeva keq, jo per situaten, por per njerezit qe jane prapa ketyre gjerave, por eshte interesant se ate dite me ra ta lexoja kete shkrim se bashku me disa miq qe jane, si thuhet, mysliman pesevaktli dhe te gjithe thonin “Sa te ulet, pse nuk po e lene njeriun rehat?”. U ndjeva krenar sepse ideologet e kesaj propagande me mjete logjistike te siguruara nga fushat e bardha te Afganistanit dhe disa te tjere nga plantazhat e Bolivise, po arrinin kunder efekt mu te ata njerez ndjenjat e te cileve kishin dashur t’i manipulonin. Ne nje gazete tjeter, pa menduar aspak per anen njerezore dhe per traditen e kahmotshme te shqiptareve, pa fije turpi publikohen foto te varrezave. A kane familjare keta njerez?

Cfare gjene kane keta njerez apo ne Kosove duhet sjellur traditen e Karpateve te lojes me te vdekur dhe varreza. Dikush mund te thote pse Presidenti nuk i demanton te pavertetat qe lansohen perdie, kurse une ju them se sikur Presidenti te demantonte gjithcka qe secili misionar i se keqes flet poshte e perpjete atehere nuk do te kishte leter te mjaftueshme per te shkruar te gjitha demantet. Une nuk deshiroje qe ta demantoje kete shkrim sepse nuk vlen qe te behet nje gje e tille, por dua te merrem me nje ceshtje te fakteve te forta. Presidenti e ka emrin Ibrahim, mbiemrin e ka Rugova dhe ky emer eshte ai qe do te shenohet ne histori. Ne shkrim po ashtu lexova se Presidenti kishte iniciuar ndertimin e nje kishe katolike ne fshatin tim Cerrce! U habita shume sepse po ate dite isha kthyer nga Cerrca dhe nuk kisha pare e as nuk kisha degjuar gje per kete.

Dikush mund te pyes ku eshte problemi? Une do e marr guximin dhe ta them se problemi nuk eshte ne asnje prej detajeve qe permenden paftyresisht neper spekulime, por problemi qendron ne faktin se per here te pare Kosova ka institucione qe e respektojne njeri tjetrin, per here te pare njerezit jane bindur se armiqte e deridjeshem sot mund te ulen dhe te punojne bashke per te miren e Kosoves. Njerezit e kane pare se problemet e se kaluares nuk kane qene probleme te natyres “kush eshte me shume shqiptare?” por te natyres “dua te jem me cdo kusht bajraktar”. Fatkeqesisht nuk eshte ketu vetem nje pjese e opozites qe nuk e do kete zhvillim pozitiv, por jane edhe disa hiena brenda LDK-se qe me vite te tera kane ngjyer ne konakun e Presidentit dhe kane shfrytezuar per te ndertuar imixhe personale dhe sot e kane pare rrezikun se maskat e tyre mund te bien. Te tille ndoshta edhe mund te deshirojne qe spekulimet e diteve te fundit edhe te ishin te verteta.


BALKANWEB

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 30-12-2005 nė 00:03 Edit Post Reply With Quote
UNICUIQUE SUM OSE RIKTHIMI DARDAN

Nga Azgan Haklaj

Disa rreshta shpjegues

Kosova, statusi, ardhshmeria kosovare, gjitheshqiptare, jane prej do kohesh me paresore se kurre jo vetem per politiken, por dhe per cdo shqiptar ne Atdhe, nw trevat etnike shqiptare dhe emigracion. Por Kosova tashme s'perben me nje "question nationale" "ceshtje kombetare) po nje problem qe po arrin limitet e sfides nderkombetare. Si shume politikane, njerez te letrave, te historise, si dhe individe te thjeshte, edhe une deshiroj te rikthehem e t'i riqasem problemit te Kosoves. Kam njemije arsye qe me shtyjne ta materializoj merakun tim, i cili shpesh dalldiset si Kandidi i Volterit e shpeshhere kthehet ne skeptik. Ngushelloj me droje vetveten se ndoshta me segmentin midis optimizmit dhe skepticizmit gjendet nje pike qe quhet mes, e qe politika po e shqipton si kompromis. Ajo qe me kenaq si politikan e qytetar i Shqiperise, por mbi te gjitha si banor autokton i nje treve - ure e perjetshme e lidhjes Kosove-Shqiperi, Malesise se Gjakoves, eshte fakti domethenes se si mendimi politik e diplomatik, po ashtu dhe ai qytetar i faktorit shqiptar jane ne unison. Ndoshta parulla e Berishes leshuar me 1999 "Nje komb, nje qendrim" eshte konvertuar ne aksion te mendjes dhe veprimit tone nacional. Bazuar ne kete konstatim te njesimit dhe maturitetit politik duket se askush s'ka asgje per te thene, dhe s'na ngelet asgje vecse pritja. "Edhe pritja kesaj here eshte nje pritje investimi kombetar, eshte pritje qe vjen nga nje kahje qe dihet, nga kahja e civilizimit).

Por ne kendveshtrimin tim ka vend per kedo te shprehe kurdohere mejtimet e veta dashamirese per trojet e perbashketa e vellezerit e nje gjaku, fati i te cileve ka treguar ne histori se na ndjek pas te gjithe neve ne Shqiperine e sotme dhe anasjelltas. "Kosova e pavarur" eshte preludi dhe askush s'ka, besoj, argument historik juridik, njerezor, qofte edhe te montuar me manira sofiste, ta kundershtoje. Natyrisht, diplomacia e megaloserbise s'pritej te reflektonte ndryshe. Populli yne thote nje shprehje "Kerko copen e madhe te mos ngelesh pa te voglen". Natyrisht kjo strategji serbe eshte e pamotivuar dhe pi uje vetem ne boshtin sllavo-ortodoks Beograd-Athine-Moske, wshtw ky i njohur per fantazite vanitoze te kahmotshme ne dem te trojeve dhe kombit tone. Impresioni i rreme-pjelle e taktikes serbe se Pavaresia se Kosoves permban rrezikun e destabilizimit te rajonit, eshte sa e pabaze, aq dhe bajate. Edhe une, ndonese mundet te bej dhe replika, do te argumentoj te kunderten e tezes Tadic-Drashkovic duke radhitur disa nga nje lume argumentesh qe burojne pastertisht e plotesojne idene se nje Kosove e pavarur eshte faktori themeltar per paqtimin e Ballkanit e me gjere.

Shqiptaret kane bere tashme kompromisin e madh

Ky nentitull linguistikisht me erdhi nga Kadare e kuptimisht eshte ne mendjen dhe dhimbjen kombetare te cdo shqiptari. Kusdo le ta quaje si te doje, ne dac strategji, ne dac civilizim ne dac pamundesi, etj., por une do ta quaja kompromis te madh njerezor, fisnikeri e padegjuar nder kombet e vjeter te Europes faktin qe faktori politik shqiptar shkon ne bisedimet per statusin me heqje dore nga ideja shekullore e bashkimit te te gjithe shqiptareve ne nje shtet, pasi zoterojme nje per nje cdo cilesi qe na e njeh kete te drejte, e thene ndryshe, ate te Shqiperise Etnike. Asnje mendje politike e historike, pervec atyre te shoveneve barbare serbe, nuk mund te kundershtoje me fakte se tek shqiptaret ne Ballkan ekziston ndonje mangesi te kene nje shtet e territor te unifikuar. Pa dashur te bej historianin dhe as te marr poza te nacionalistit ekstrem, une do te radhis shkurtimisht arsyet qe me bejne te ndergjegjshem se kompromisin e madh, sic thote Kadare, ne shqiptaret e kemi bere. Nje drejtim shume tokesor dhe jo hyjnor do t'u lejonte shqiptareve te bashkoheshim ne nje shtet pasi qe: Kemi hapesiren tone territoriale etnike qe nga iliret te trasheguar e qe shtrihet as me pak e as me shume, prej Danubit deri ne Adriatik. Pushtimet e herepashershme qe nga lashtesia e kane strukur Shqiperine e sotme ne nje qoshe te gadishullit. Me shume se kushdo eshte invazioni barbar serb qe prej 7 shekujsh s'ben gje tjeter vecse me tere format kerkon progres ne kete tkurrje. Ne jemi nje komb qe kemi gjuhen tone amtare qe flitet ne te gjitha trevat e njohura shqiptare. Gjuhetare te shquar e kane percaktuar gjuhen tone si me te lashten ne kontinent por dhe si me te vecanten. Gjuhetari dhe filozofi gjerman Leibnitz pyeste: "A gjendet ndonje gjuhe e vecante dhe krejt e ndryshme nga sllavishtja, hungarishtja, greqishtja, turqishtja? Kjo gjuhe gjendet nder male te Shqiperise e te Epirit". Fatmiresisht shqiptaret ruajten gjuhen e te pareve dhe gjuha ruajti me fanatizem kombin. Dhe ky komb gjithmone ka aspiruar bashkimin nen nje shtet. Ne kemi historine tone, kulturen, zakonet, doket te vecanta nder popujt qe na rrethojne, qe i kemi ruajtur e kultivuar duke shpresuar qe nje dite te mund te manifestojme lirisht nen nje shtet-ame. Keto radhitje te thjeshta me te gjitha aksesoret na bejne te konkludojme se kemi bere pjesen me te madhe ne kompromisin qe kerkohet per Kosoven. Prandaj sllogani i lidershipit kosovar si dhe i Tiranes zyrtare se "pavaresia e Kosoves eshte e panegociueshme" eshte i plotjustifikuar. Pavaresisht se eshte hequr dore nga shteti kombetar, shqiptaret ne te gjitha anet mendojne se integrimi ne familjen europiane do te ishte zgjidhja e pelqyeshme per ne dhe te tjeret.

Politika dhe diplomacia serbe, kostum i ri ne trup te vjeter

Serbia dhe lidershipi i saj, ndonese e kane te qarte se dhe matematikisht ekziston probabiliteti zero per te mbajtur Kosoven, prape se prape kokefortesisht kembengulin. Vetem tek politika dhe analiza filoserbe mund te pranohen tezat Tadic-Drashkovic. "Me shume se autonomi, me pak se pavaresi". A thua nuk e dine keta politikane se kjo loder fjalesh nuk prodhon kurrfare nocioni te njohur dhe as praktike boterore? A nuk eshte e ditur boterisht se "de facto" Kosova e ka pasur te shkruar qe ne kushtetuten e Titos autonomine biles me te perparuar se ate qe pretendon Beogradi sot pasi qe determinohej edhe e drejta per shkeputje? Natyrisht qe e dine mire. Mirepo ata bejne proven e fundit provokuese si dhe justifikohen politikisht p-rpara popullit te tyre me kete lloj nacionalizmi sa absurd, aq edhe te peshtire. Jo vetem elementet shtetformues qe permenda me siper, tw cilwt jane percaktues klasike por asnje karte apo marreveshje, asnje traktat klasik apo modern nuk ja suprimon popullit te Kosoves te drejten e tij per pavaresi. Praktika boterore e shkruar dhe aktuale njeh keto tre elemente thelbesore ne kurorezimin e pavaresise se nje populli:

1. Qe deshiron te jete politikisht e ekonomikisht i pavarur

2. Qe i ka mundesite te jete i pavarur si politikisht dhe ekonomikisht

3. Qe pavaresia e tij nuk cenon pavaresine dhe tagrat e verteta te tjeterkujt

Asnje laborator politik, qofte edhe djallezor a cinik si ai i Beogradit, nuk mund t'i mohoje keta elemente. Po ashtu faktori nderkombetar qe ne vitet '70 e sidomos ne vitet '90 po duket se ka kuptuar ose me mire te themi eshte detyruar ta kuptoje te verteten e madhe te ceshtjes shqiptare ne Ballkan ne pergjithesi, dhe vecanerisht ate kosovare. Per kete flet vete nderhyrja ushtarakisht e Perendimit me 1999 ne Kosove. Une nuk mendoj kurre se kancelarite e sotme, te cilave faktori shqiptar ne Kosove dhe me gjere ju beson fatin e vet, te mund te bien ne gabimet e fundshekullit te XIX dhe fillimshekullit XX. Teorite e Drashkovicit nuk jane gje tjeter vecse perseritje kopjace te ideve te turpshme te ish-kryeministrit te Beogradit, Vladan Gjeorgjevic, para 100 vjetesh. Vete Drashkovici qe sot pozon si diplomat moderator, jo vetem s'eshte i tille por sa i perket Kosoves, ai tejkalon dhe Milloshevicin me idete ekstreme cetniko-nacionaliste te lancuara qe perpara nje dekade. Dokumentet, faktet historike, njezeri shpallin e provojne se popullit te Kosoves jo vetem i takon pavaresia, porse asnje popull nuk e ka dashur dhe do si ai lirine e pavaresine e tij dhe se asnje popull nuk ka luftuar e sakrifikuar aq shume si ai per kete pavaresi. Serbet dhe politikanet e tyre duhet t'i nenshtrohen me perulje me ne fund te vertetes historike dhe legjitimitetit. Ata tashme duhet te kthjellohen e te verejne se jemi ne mijevjecarin e ri dhe jo ne vitin 1259 kur tokat shqiptare beheshin dhurata per paja nusesh princerore sic beri Princi Mikel Komneni tek i dha te bijes, Lenes, dhurate per paje Durresin, Vloren, Butrintin e Beratin. Endrrat serbomedha e kane degdisur larg ne histori lidershipin serb, biles ne vitin 1346, kur Stefan Dishan Nemanji qe shpallur car i serbeve, shqiptareve, bullgareve e grekerve. Endrra serbe ka rezultuar t'i kete sjelle jo pak fatkeqesi rajonit e sidomos shqiptareve, por jo rralle ky vegim serbomadh i ka kushtuar dhe vazhdon t'i kushtoje vete Serbise.

Rikthimi dardan ose qasja tek historia

Personalisht jam ndier keq, ne mos te them i fyer, teksa pashe ne ekran para pak ditesh nje grup personash ne Prishtine tek grisnin e digjnin flamurin simbol te Presidences se Kosoves, i cili eshte dhe simboli i lashte i Dardanise. Une e quaj kete veper nje provokim te rende, i cili nese vjen nga mediokriteti e padija e ekzekutoreve te kesaj vepre te shemtuar, do t'ju perseritja fjalet e Jezusit para kryqezimit "O Zot fali te mjeret, se nuk e dine c'bejne". Nese vendosja e ketij simboli ne rruget e Prishtines ishte e parakohshme, kunderpergjigjja ishte krejtesisht e pajustifikueshme. Por dyshoj se pervec paditurise, ky veprim eshte nje provokacion tipik serbo-sllav sic ndodhin jo rralle ne Kosoven e pasluftes. Due reflektuar mbi kete gjest dhe ne mejtime si politikan e qytetar, une gjej te udhes te shpreh lirshem dhe pa paragjykime opinionin tim se republika e ardhshme kosovare ndryshe mund te nominohej edhe si Dardani. Ndoshta ketu qendron dhe thelbi i arsyetimit te presidentit Rugova tek perzgjedhja e ketij simboli. Historia na vjen ne ndihme duke sanksionuar me fakte se banoret e Kosoves jane pasardhes te dardaneve. Vete fjala dardan vjen nga ilirishtja qe do te thote: Dard"h) e-ane qe ne shqip do te merrej si vendi i dardhave. Autore te vjeter si Straboni e Appjani e konfirmojne duke e mbeshtetur shkencerisht. Kosova e sotme dhe me gjere rreth saj banohej nga dardanet te cilet shtriheshin gjate brigjeve te lumejve Axius "Vardari) e Margus "Morava), mes burimesh te Timacus "Timaku) nga veri-lindja dhe Driloni "Drini) nga jug-perendimi. Kete ide une kam pasur mundesi jo vetem ta konsumoj e te gjej mbeshtetje por dhe te materializoj prej kater vitesh ne aspektin kulturor duke realizuar ne Tropoje fest-folkun dardan. Gjithsesi, kuptimi qe une sugjeroj eshte tejet me i gjere, eshte nje hipoteze qe une e quaj te arsyeshme sikunder presidenti i Kosoves me plot te drejte e ka arsyetuar simbolin dardan si simbol ne flamurin e Presidences. Shtrohet pyetja: C'te keqe ka ky simbol nese do te ishte neser vete simboli apo dhe nominacioni shteteror i Kosoves? Ky eshte nje sugjerim dashamires dhe njerezor pasi qe gjithcka eshte dhe duhet te ngelet ne doren e kosovareve. Per ne ne Shqiperi lipset respektimi i vullnetit te popullit te Kosoves si dhe vazhdimi diplomatik e politik i obligimeve tona nacionale. Po ashtu, shteti duhet te punoje per realizimin e projektit tashme te gatshem infrastrukturor te korridorit Adriatik-Alpe i cili ka rendesi jetike per integrimin rajonal e me gjere. I solla keto dy shembuj jo per t'i bere te ditura, por per te ilustruar faktin se secili si politikan apo qytetar ka vend ku te kontribuoje ne ceshtjen kombetare. Indiferentizmi apo berja e kritizerit kane perenduar. Eshte momenti i aksioneve te medha e te miremenduara.

Berisha dhe e djathta ne pushtet, shans i madh ndihmes per Kosoven

Jo vetem ne shqiptaret, por kushdo mjedis qe njeh sadopak profesionalisht apo praktikisht ceshtjen ne fjale, e ka te qarte se cilido qofte pozicioni "de jure" i Shqiperise ne keto bisedime para statutore, ajo ngelet teper e rendesishme ne zgjidhjen e tij. Pa ju qasur paternalizmit te semure sic po ben sot Serbia, vendi yne dhe lidershipi zyrtar politik dhe me gjere disponojne mundesi te medha kontribuimi. Pa dashur ta politizoj vete politiken per hir te se vertetes, Berisha, PD-ja dhe e djathta ne pergjithesi, edhe ne kushtet e opozites kane luftuar me tere mundesite per t'i dhene tonin serioz, zgjidhjen e duhur e te arsyeshme kesaj ceshtjeje. Berisha qe nga viti '90, kur ne Shqiperi u ligjerua pluralizmi, nuk ka rreshtur se deklaruari duke shfrytezuar cdo situate permbi zgjidhjen qe presim sot, pra pavaresine. Deklaratat e tij 13 vite perpara rezultuan te ishin profetike. Po ashtu, jemi te motivuar edhe sot te besojme ne versionin e tij per zgjidhjen perfundimtare te statusit te Kosoves. Berisha ka luajtur ne fushe jo vetem paster e sinqerisht, por me seriozitet, kembengulesi te argumentuar si dhe pse jo me shume strategji qe behet e domosdoshme. Ne cdo situate qe eshte paraqitur, ne cdo pozicion qe ka qene, Sali Berisha ka treguar permasat e tij te nje burri shteti te zgjuar e kurajoz. Ai ka qene gjithmone kembengules dhe jo me hope si kleget e tij te opozites se sotme. Ai eshte karakterizuar nga ideja e nje profili kombetar dhe jo partiak. Ai ka qene sa kurajoz, aq dhe luajal si dhe serioz ne deklarimet dhe veprimet e tij. Jo aventurier i kamufluar per te perfituar sic ka ndodhur me historite e Fatos Nanos, Fatos Klosit apo Fehmi Avdiut. Kjo e beri kryeministrin aktual shqiptar te jete jo vetem i pranishem, por edhe partneri me serioz e i besueshem sot tek shqiptaret dhe nderkombetaret. Tek ai po manifestohet qarte suksesi i nje udheheqesi nacionalist-moderator me vizionarin e pagabueshem. Prandaj dhe koincidenca fatlume e qenies se tij ne pushtet pikerisht ne kete moment qe padyshim eshte kyc per Kosoven dhe kombin tone, eshte nje ogur i mire. Une s'dua te hap polemika me kundershtaret tane politike qe u munduan te perflasin politiken zyrtare te Berishes, por s'mund ta le pa thene se iku koha kur nacionalistin mund ta beje nje minoritar si Majko, Nano apo Namik Dokle. Jo, jo. Eshte koha per te lene trukimet. Problemi eshte i zhveshur, i qarte. Cdo trukim per te marre poza te medha e profile parciale personale apo partiake eshte nje dem qe shkaktohet. Kohet e laboratorit te Instituteve propagandistike te Nexhmijes ose institucioneve ekuivalente te Cubrillovicit, Dobrica Qosicit, Ivo Andricit apo Vukoticit kane perenduar. Po vijne dardanet. Ata kane institutet e se vertetes me vete, me vulen origjinale te historise. Fjala e urte latine "Unicuque sum" duket se po fiton qytetarine!

* Ish-deputet i PD-se

Kryetar i Unionit Kulturoro-Artistik Mbarekombetar Shqiptar

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 30-12-2005 nė 16:04 Edit Post Reply With Quote
Ishet e LDK-se vazhdojne te jene inatcore.

Dimri i “vetmisë së madhe” - të Ibrahim Rugovës" apo "Vitet e harruara" të Ibrahim Berishës"!

Shkruan: Bardhyl METAJ

Në Lajmet e RTK-së të 23 dhjetorit, mysafir në studio ishte analisti Ibrahim Berisha. Me rastin e gjashtëmbëdhjetë vjetorit të themelimit të kësaj partie, ishte ftuar njeri ndër themeluesit.

Me të drejtë, ngaqë, në ato pak minuta interviste ishte vështirë të thuhet më shumë, seç tha z. Ibrahim Berisha. Por e keqja ishte se duke shpalua kujtime themeluesish, ai, kishte “harruar” kaq shpejt, shumëçka, nga ato të paharrueshmet!

Televizioni ka edhe atë forcën e transportimit të emocionit, të klimës, gjestikulacionit e të mimikës. Natyrisht se edhe kjo komponentë po e ndihmonte që të kuptohej më drejtë, analisti në fjalë, njëri ndër themeluesit e LDK-së… - kurse mua dhe shumë kujt, të na e humbas apetitin...!


Për cilat keqinterpretime është fjala?

Kur analisti i nderuar deklaron dhe thotë ashtu siç e tha, që “përveç Rugovës, asnjë nga themeluesit nuk është më në Kryesi të LDK-së...” dhe se „ata të gjithë i janë kthyer profesionit…“, z. Berisha, sikur dëshironte të imponojë komente dhe përfundime, e të krijojë përshtypje të cilat nuk qëndrojnë…!

Krijohej përshtypja sikur kryetari Rugova të kishte ndjek një itenear spastrimesh permanente të themeluesve...apo sikur aty s’kishte më pse të qëndroje, çka të jepje, pse të sakrifikoje, d.m.th. nuk ia vlente barra qiranë, ishte vendnumërim pas 93-ës, ishin “vitet e humbura”, etj...!

Por këto mund të ishin vetëm përshtypjet e mija! Apo një keqkuptim! Ngjanë, njerëz jemi.


Por çka u tha, e çka nuk u tha, që s’kishe si ta keqkuptoje?

“Përveç Rugovës, asnjë nga themeluesit nuk është më në Kryesi të LDK-së..., ata (themeluesit), të gjithë i janë kthyer profesionit…“?

Të ketë harruar kaq shpejt Ibrahim Berisha – atë, të paharrueshmen? Të mos e ketë përjetuar aspak, si njëri ndër themeluesit e LDK-së, si ish kolegë, si bashkëveprimtarë apo si njeri - atë komponentë tragjike, që ka përcjell dhe është pjesë e historisë së LDK-ën? Se besoj? Pse harron ndërkaq? Nuk e dijë!

Por e dijë, se sikur të kishin të drejtën të jetojnë, edhe sot në kryesi të LDK-së, bile si dorë e djathtë dhe e majtë e Presidentit Rugova, do të ishin që të dy, Prof. Dr. Fehmi Agani dhe Xhemail Mustafa. Të dy themelues të LDK-së. Dhe të dy të vrarë!

Nuk dijë ndonjë rast, të ketë zgjedh kush në këtë botë, që ti kthehet profesionit në këtë mënyrë – si i vrarë! E dijë se të dy, kishin çfarë ti japin edhe profesionit, edhe familjeve të tyre, por edhe LDK-ës. Dhe ishin themelues! Dhe vepruan aty, bashkë e pandarë, deri në frymë të fundit. Me Rugovën.

Apo ka ndonjë të vërtetë tjetër për Fehmi Aganin dhe Xhemail Mustafën, të cilën nuk po e dijë unë dhe opinioni? Me siguri analisti Ibrahim Berisha, si njëri ndër themeluesit, dinë më shumë? Apo ndoshta ai dinë detaje dhe sipas tij, ka “themelues” dhe themelues? Tash, si i akomoduar për më shumë se dhjetë vjet në profesion ka mund të nxjerr përfundime profesionale. Thonë se lypset distancë për analiza historike. Me të drejtë, e besoj. Por nuk e dija, ndërkaq, se edhe harresa ndihmon. Por unë nuk po kuptoja edhe shumëçka nga ato konkludime të Ibrahim Berishës?

S`po e kuptoja, përveç nëse vërtet ka “themelues” dhe themelues, ngase aty në LDK-ë dhe në Parlament, është edhe zonja Nekibe Kelmendi. Anëtare e kryesisë së parë të LDK-ës. Bile anëtare kryesie, para se të kooptohej në atë kryesi edhe vetë Ibrahim Berisha (në korrik të vitit 1990, bashkë me dr.Rexhep Gjergjin, Anton Kolajn dhe të ndjerin, Xhemail Mustafa)!

Por nuk kam si të mos përmend edhe ndonjë tjetër, të cilin z. Berisha si duket e ka harruar kur konkludon “vetminë aktuale” të Presidentit Rugova dhe të LDK-së – vetminë pa “themeluesit e saj”...të cilët kanë shkuar e “i janë kthyer profesionit”.

Mendoja se ishte një mik i tij, prandaj s’kishte si ta harronte, se ku ka shkuar. Por do ta ndihmoj z.I. Berisha, meqë morra këtë obligim që t`ia përkujtojë - të paharrueshmet.

E kam fjalën për Enver Malokun!

I ndjeri, ishte ndoshta më pak “fisnik”, sipas atij kriterit të mbi theksuar “të themeluesve”, por ai kishte punuar pandarë, prej fillimit, deri në frymë të fundit, një punë dhe mision, që për z. Berisha dhe disa prej themeluesve, edhe mund të quhej apo kuptohej, si diçka që nuk ia vlente barra qiranë, si një vendnumërim pas 93-ës, si “Vitet e humbura”, etj.

Kaq. Unë mësova shumë.

Se kaq shpejt, ishte harruar shumëçka. Ndoshta kështu është profesionalizmi.

Por të jem edhe unë i shkurtë...dhe ti harroj sa pjesë tjera - po aq të pa qëndrueshme... e të thanuna nga analisti i nderuar!

TREPCA.NET

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 5-1-2006 nė 14:44 Edit Post Reply With Quote
Spiunėt grekė nė Kosovė

Dy spiunë të shërbimit sekret grek të cilët kanë operuar në Kosovë janë thirrur që të kthehen në Greqi pasi që emrat e tyre u publikuan në gazetën hulumtuese greke "Proto Thema".

Është fjala për hulumtimin e kësaj gazete në lidhje me kinse bashkëpunimin greko-britanik në lidhje me torturat që iu paskan bërë disa pakistanezëve në Greqi.

Kjo gazetë emëron 15 agjentë të shërbimit grek e ndër ta edhe dy agjentët në Kosovë. Publikimi i këtyre emrave u cilësua ilegale nga Athina zyrtare sepse “ e rrezikon sigurinë kombëtare” të Greqisë.

Kjo vetëm sa dëshmon se në Kosovë operojnë shërbime sekrete të vendeve të ndryshme gjë që është përmendur shumë herë nga mediat dhe politikanët e Kosovës.

Citime nga mediat britanike në lidhje me këtë çështje:

Last night Mr Voulgarakis condemned the naming of Greek intelligence officers as “illegal and endangering the safety of our agents in the field”. He said that two of the named agents had been withdrawn from postings in Kosovo. When the allegations emerged a fortnight ago, Mr Voulgarakis also denied that the arrests had taken place.
The Times - 27 dhjetor, 2005

It is understood two of the Greek agents named in the article had to be recalled from operations in Kosovo.
BBC - 27 dhjetor, 2005

www.ukalbanians.org

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 12-1-2006 nė 21:51 Edit Post Reply With Quote
BG&R PASI NDIHMOI BERISHEN GATI PER TE NDIHMUAR SERBET

Plani i BG&R, për pengimin e pavarësisë së Kosovës

Ju kujtohet Lanny Griffith dhe kompania amerikane BG&R? Ajo është kompania që ndihmoi Partinë Demokratike dhe kryeministrin aktual Sali Berisha të vinin në pushtet.

Amerikanët e BG&R i janë rikthyer sërish Ballkanit dhe shqiptarëve, por këtë herë qartësisht kundër interesave të tyre kombëtare. BG&R për një pagesë prej 60 mijë USD në muaj i ka ofruar ndihmën e saj qeverisë serbe të Koshtunicës për të penguar Kosovën të fitojë pavarësinë e saj nga Serbi-Mali i Zi. Në prag të hapjes së negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës, kompania amerikane angazhohet që të ndihmojë qeverinë serbe në ndalimin e prekjes së kufijëve të Serbi-Mali i Zi, që do të thotë pengimin e pavarësisë së Kosovës.
Gazeta Shqiptare ka mundur të zbulojë letrën që Lanny Griffith, drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane dërguar, më 17 nëntor 2005, i dërgon Aleksandar Simic, shefit të kabinetit të kryeministrit të Serbisë. Letra hapet me fjalët: “ne jemi të nderuar t’i paraqesim qeverisë së Serbisë këtë plan-propozim që paraqet pikat kryesore në të cilat Barbour Grifith & Rogers mendon t’ju ndihmojë ju në politikën e jashtme veçanërisht në diskutimet për të ardhmen e Kosovës”. Më tej ai tregon se kush është kompania lobiste BG&R dhe se vepron ndjeshëm në politikën amerikane.

LAJMI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 15-1-2006 nė 01:16 Edit Post Reply With Quote
A MUNDET QE PACOLLI TE PUNOJE PER KOSOVEN....?

Një figurë e re mund të shfaqet në “betejën” e fortë për përcaktimin e statusit të Kosovës: provincës me shumicë shqiptare që ndodhet nën mbikëqyrjen ndërkombëtare që prej sulmeve të NATO-s që i dhanë fund spastrimit etnik të regjimit të Millosheviçit.

Bëhet fjalë për Bexhet Pacollin, 54 vjeç, një biznesmen të pasur zviceran, me origjinë kosovare, që prej kohësh është në qendër të interesave e intrigave të gjysmës së botës, që prej Rusisë e deri në Amerikë.

Një figurë shumë e diskutuar, por që nuk është se s’ka letra për të luajtur në këtë lojë dhe shanset e të cilit po mbështeten edhe nga shtypi i Beogradit.

Hipoteza është që ai mund të kthehet në një pikë referimi në qerthullin mes pretendimeve për pavarësinë e Kosovës dhe kundërshtimeve të vazhdueshme të Beogradit.

Daljen në skenë të Pacollit e zbuloi e para gazeta serbe “Nedeljni Telegraf”, e ndjekur më pas nga agjencia e lajmeve Beta.

Çështjen e bën edhe më aktuale fakti se shëndeti i Ibrahim Rugovës, presidentit të Kosovës dhe “babai të kombit”, është rënduar për shkak të një kanceri në mushkëri, sëmundje kjo që e ka larguar atë nga jeta publike.

Nën deklaratat zyrtare, ka nisur edhe sfida për të gjetur liderin e vendit. Por, në Prishtinë nuk shihet asnjë personalitet me autoritet dhe me profilin e domosdoshëm ndërkombëtar.

As brenda Lidhjes Demokratike të Rugovës dhe as në partitë e krijuara nga ish-luftëtarët e UÇK-së. Dhe në këtë rast fiton terren varianti “Pacolli”, nëse jo për presidencën, të paktën si një njeri që qëndron pas kuintave.

Kundër tij është vetëm fakti se është emigrant, edhe pse me lidhje të mëdha me vendlindjen dhe se do të kishte shumë humbje, në terma ekonomikë, në rast disfate.

Në favor të tij është fakti se ka shumë lidhje ndërkombëtare, ka popullaritetin e një njeriu të suksesshëm dhe aftësinë e të qenit pragmatik në zgjidhjen e problemeve.

Tani për tani, Pacolli refuzon të përfshihet në politikë, por ama pranon të kryejë mediatorin. Në Uashington, miliarderi kosovar ka themeluar edhe Aleancën e Re për Kosovën, një organizatë që merret me lobim pro-kosovar në SHBA, pro që ka edhe karakteristikat e një partie.

Platforma e saj është pavarësia për Kosovën, që konsiderohet e pakontestueshme, por në kuadrin e një marrëveshjeje dypalëshe me Serbinë e Malin e Zi që mund t’i hapë rrugë lidhjeve gjysmëfederale.

“Me Beogradin, nuk duhet të shkëpusim bashkëpunimin, jo vetëm për respekt të të drejtave historike të minorancës serbe në Kosovë, por edhe për arsye të interesit reciprok”, thotë Pacolli.

Si të donte të qartësonte qëndrimin e tij, manjati i ka shkruar disa ditë më parë një letër kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica, duke e ftuar për dialog dhe duke i ofruar ndërtimin e Ministrisë së Brendshme serbe, që u shkatërrua nga bombardimet e NATO-s.

Në fakt, nuk do të ishte sipërmarrje e vështirë për “Mabetex”-in, shoqërinë zvicerane të Pacollit që ka një xhiro 1,2 miliardë dollarësh në vit. Një kompani që po “lulëzon”, pavarësisht dyshimeve të vjetra për korrupsion dhe riciklim parash.

Kjo kompani ka kryer restaurimin e Kremlinit, që më pas u kthye në një çështje ku u përfshinë shumë akuza për përfitime të paligjshme dhe një skandal gjyqësor.

Këto dyshime janë hedhur poshtë nga Pacolli dhe nuk e penguan atë të vazhdojë të grumbullojë para në Zvicër dhe të lidhë kontrata në të gjithë botën.

Këtë e dëshmon fakti se “Mabetex” ka filiale në Gjermani, Austri, Kinë, Florida, Bosnje dhe Shqipëri, Moskë dhe në Kazakistan.

Emri i tij është i lidhur edhe me ndërtimin e veprave të rëndësishme që nga Arabia Saudita deri në Iran, nga Turqia deri në Argjentinë. Ky është kurorëzim i denjë i një biografie në kufijtë e të pabesueshmes.

Biografia e një njeriu që lindi në një familje modeste në një fshat kosovar, i pari nga dhjetë fëmijët, emigroi në Jugosllavi pas shërbimit ushtarak në gardën presidenciale të Titos për t;u diplomuar në Gjermani e për të bërë pasuri në mënyrë të mistershme, por shumë të sukseshme në Ticino. Dhe e gjithë kjo e sjell tani për të kontribuar për vendosjen e paqes, në mënyrën e tij, në Ballkan.


GAZETA SHQIPTARE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 19-1-2006 nė 22:13 Edit Post Reply With Quote
Kosova s’mund tė shpallė amnisti para Hagės

Pas 6 vjetësh nga mbarimi i Luftës, kohë gjatë së cilës Kosova administrohet nga UNMIK-u, ka filluar të lëvizë procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të saj.

Këtë proces të ngrirë për 6 vjet, e vuri në lëvizje ajo që e kishte nisur, ShBA-ja çlirimtare dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i cili emëroi ish Presidentin e Finlandës, Marti Ahtisari, si udhëheqës i bisedimeve të këtij proesi kaq të vështirë. Presidenti dhe Qeveria e Kosovës, si dhe forcat politike e shoqërore, përfshirë edhe personalitetet e shquara, janë angazhuar në këtë proces me të gjitha energjitë e tyre dhe deri tani janë unanim, të vendosur rreth opsionit të Pavarësisë së plotë.
Edhe shteti amë, për inercie dhe me inercie, është përfshirë në këtë proces, por disi turbullt dhe jo unanim në qendrimet institucionale. Deri tani, konseguent në qendrimet e tij, është treguar Presidenti i Republikës, Alfred Mojsiu, i cili në çdo bashkëbisedim me nderkombëtarët, ka shprehur hapur dhe qartë qëndrimin për statusin e Kosovës, duke theksuar se Pavarësia e plotë është e vetmja zgjidhje për stabilitetin e Ballkanit. Ndersa Qeveria deri tani nuk ka qenë shumë e qartë në qendrimet e saj. E ndodhur nën trysninë e faktorit evropian, ajo detyrohet të flasë siç i thonë ata, për të luajtur një rol “moderator”. Me sa duket evropianët i kërkojnë qeverisë shqiptare, që të mos mbështesë kërkesat e Kosovës për pavarësi të plotë. Ky mund të jetë shkaku që Ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, ka shprehur botërisht qëndrimin e tij, të papranueshëm për Kosovën, “Pavarësi e kushtëzuar”. Ndersa Kryeministri Sali Berisha, duke parë reagimin e fuqishëm ndaj këtij opsioni, e ka modifikuar pak qëndrimin e Ministrit të Jashtëm: Shprehet për pavarësi, por duke numruar një seri kushtesh shumë të forta, në thelb shprehë të njëjtën gjë, sikurse Ministri i Jashtëm: pavarësi e kushtëzuar. Pra si Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, shprehin të njejtin qëndrim, por ndersa ky i fundit e mbron hapur idenë e “pavarësisë së kushtëzuar”, Kryeministri, i rrëshqet këtij opsioni me oratori e me finesë të madhe. Enigmën e këtij qëndrimi e mistifikon dhe e bën tepër tronditës artikulli i botuar më 12 janar në Gazetën shqiptare nën titullin: “Konsulenti i PD-së për zgjedhjet- kontratë serbe kundër Kosovës”, sipas të cilit kompania amerikane, që e ndihmoi PD-në në fushatën elektorale dhe që paska një ndikim shumë të fuqishëm në politikën amerikane, është vënë e tëra në dispozicion të qeverisë serbe gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës. Kështu, problemi po nderlikohet gjithnjë e më tepër.
Gjatë një bisede me gazetarët në studion e TVKlan-it, që u zhvillua para pak ditësh, Kryeministri Sali Berisha i rekomandoi kuvendit të Kosovës të shpallë një amnisti të përgjithshme për serbët.
Ideja e faljes është një konstitucion shpirtror tepër human i kombit shqiptar, e kultivuar në ndergjegjen e tij prej shekujsh. Shqiptarët kurrë nuk i kanë rënë kujt në qafë, asnjë populli, asnjë kombi tjetër, por i kanë pritur në vatrat e tyre, u kanë dhënë tokë e shtëpi dhe i kanë bërë miq. Pastaj kanë rënë viktimë e këtyre “miqëve”, të cilët pasi janë futur për dere dhe sapo kanë forcuar pak pozitat, kanë kërkuar ballin e oxhakut dhe janë bërë zot shtëpie. Besa, bujaria, sinqeriteti dhe humanizmi i shqiptarëve është shfrytëzuar djallëzisht nga serbët në Kosovë. Besës së shqiptarëve, ata iu kanë përgjigjur me pabesi, bujarisë me grabitje, sinqeritetit me djallëzi, humanizmit me dhunë e me gjak.
Shtrohet ideja që të falë Kosova!
Lind pyetja e natyrshme: kush i ka kërkuar falje Kosovës deri më sot për tragjeditë e punumërta që i ka shkaktuar gjatë afro 150 vjetëve. E pse t’i harrojmë ato? Janë mijëra e mijëra varre shqiptërsh të vrarë nga serbët në trevat e Nishit, Vranjës, Prokuples etj. dhe përzënia e dhunshme e familjeve të tyre nga trojet e veta në vitet 1870, që kurrë nuk u kthyen në to. Askush nga serbët nuk ka kërkuar ndjesë deri më sot. Pa folur për dëbimet masive nga trojet stërgjyshore, janë qindra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar nga armata serbe në kohën e rënies së Perandorisë turke dhe gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore: vrasje, therje me thikë e me sopatë, djegëje në zjarr e në gropat e gelqerës për së gjalli, siç përshkruhen në librin “Golgota shqiptare”. Askush nga Serbia, deri më sot nuk ka kërkuar falje. Brezi im e mban mend mirë se çfarë ka ndodhur në Kosovë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore: masakra e Drenicës, masakra e Gjilanit, masakra e Ferizajt, masakra e Tivarit etj. Mijëra djem e burra të Kosovës i kanë detyruar të hapin varret e veta dhe i kanë hedhur në to, ca të gjallë, ca të plagosur e ca të vdekur. Askush në Serbi, deri më sot s’ka kërkuar falje për to. Përkundrazi, pak para fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, Milosheviçi, i thotë me mburrje gjeneralit Klark: “Ne do t’i shfarosim shqiptarët, t’i vrasim ata, ashtu siç ua bëmë në Drenicë në vitin 1945"! Por le të vijmë tani në vitet ’97-’99, në vitet e gjëmës së madhe të Kosovës, të asaj gjëme që e pa me sy e gjithë bota: masakra e Prekazit, masakra e Reçakut, maskra e Makofcit, masakra e Malishevës, masakra e Gjakovës, maskra e Prishtinës, masakra e Rahovecit etj., etj., etj.
Ushtria serbe, në tërheqje e sipër, e minosi tokën, la të mbjellur vdekjen. Janë sot qindra të vrarë e të gjymtuar në Kosovë, në Tropojë, Has e Kukës. Askush deri më sot nuk ka kërkuar falje për këto… E ç’ti numërojmë më tej!
Shtrohet problemi që Kosova të shpallë amnisti. Po për kë? Qeveria e Kosovës për ditë u ka bërë thirrje serbëve të kthehen në shtëpitë e pronat e tyre dhe shumë janë kthyer. Nuk është faji i shqiptarëve pse nuk guxojnë të kthehen ata që kanë vrarë, ata që kanë marrë pjesë në masakra, ata që kanë qenë në formacionet paramilitare të Arkanit… Shumë prej këtyre sot bredhin nëpër qytetet e Serbisë, duke u mburrur nëpër mjediset publike për bëmat e tyre të tmerrshme e të poshtra mbi gratë dhe fëmijtë në Kosovë. Por ka edhe një arësye tjetër pse serbët nuk begenisin të kthehen në Kosovë. Ata më parë kanë qenë padronë dhe tani nuk mund të kthehen si minoritarë, si gjithë të tjerët. Ata janë mësuar të sundojnë dhe nuk mund të pranojnë që të jenë të barabartë me shqiptarët.
Nga ana tjetër, si mund të shpallë amnisti Kosova dhe të fali, kur sot është ngritur dhe vepron Gjykata e Hagës!? T’u shpallësh amnisti kriminelëve, që kanë hapur aq shumë varre në Kosovë, do të thotë të sfidosh Gjykatën e Hagës, në fund të fundit kjo do të thotë të falësh edhe Milosheviçin.

LAJMI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 29-1-2006 nė 15:39 Edit Post Reply With Quote
Kujt i pėrgjigjet Garda e Kosovės?

Prishtinë, 27 janar janar 2006:Garda e Kosovës nuk e nderoi komandantin e saj suprem për në banesën e fundit.

Morti i Presidentit dëshmoi se urdhrat e komandantit të TMK-së, gjenerallejtënant Agim Çeku, nuk përfillen nga një hallkë e rëndësishme. Ndërsa Garda e Kosovës u dëshmua se është "bastion" që nuk lëshon pe.

Gardës e Kosovës, sipas rregullores, përveç që është e obliguar të bëjë pritjen dhe përcjelljen e burrështetasve, duhet të bëjë edhe nderimet mortore të personaliteteve më të larta shtetërore.

Ajo me këtë rast ra në kundërshtim me rregulloren për marrjen e kompetencave shtesë, e nënshkruar në qershor nga Çeku, PSSP dhe Lushtaku.

Arsyetime të Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së ishin se Garda Ceremoniale nuk ishte në gjendje gatishmërie të kryente ceremoninë mortore.

Sipas kësaj, nëse Garda nuk mund t'i bënte këto detyra, e cila është e trajnuar për to, atëherë si mund t'i kryenin oficeret e Njësisë për Trajnim (TAC).

Gjenerali Çeku për disa ditë radhazi tha se Garda po merrte pjesë në ceremoni dhe gjithçka po shkonte sipas parashikimeve. "TMK po merr pjesë në ceremoni.

Edhe ata në Kuvendin e Kosovës janë gardistë. Edhe ajo uniformë është e Gardës. Uniforma e zezë vishet në ceremoni mortore", kishte thënë Çeku, të hënën. Por, oficerët e TMK-së, që për pesë ditë nderuan Presidentin në hollin e Kuvendit, nuk ishin oficerë të Gardës së Kosovës. "Nuk janë ushtarët e mi", tha të mërkurën Nuredin Lushtaku, derisa i shikonte ata, përmes televizorit.

Ata ishin oficerë-gardistë të Zonës Operative të Nerodimes, të cilët e kryen këtë detyrë me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së.

Uniforma e gjelbër në të hirtë që ata e mbanin është uniformë solemne e oflcerëve të lartë të TMK-së, që vishet në akademi përkujtimore. "Ushtarët që po i bëjnë roje nderi Ish- presidentit të Kosovës, janë pjesëtarë të kazermës "Epopeja e Jezercit, në Ferizaj", kishte thënë për Lajm, të martën, Bedri Zeqiri, komandant i kësaj kazerme, për "Lajm".

Garda Ceremoniale e Kosovës ka dy lloj uniformash; atë me ngjyrë të kuqe, që përdoret për pritjet e delegacioneve të larta shtetërote, dhe të zezën, që vishet në raste mortore. Lushtaku nuk i dërgoi oficerët e Gardës në ceremonitë paramortore dhe mortore, sepse, thuhet se nuk kishte marrë urdhër nga Çeku.

Ky i fundit nuk përgjigjet nëse e ka urdhëruar apo jo. Ndërsa zëdhënësi i Presidencës, Muhamet Hamiti, thotë se duhet pyetur Garda pse nuk ka marrë pjesë në cermoninë e varrimit. "A e keni pyetur TMK-në?," tha ai.

Kortezhit të Presidentit të enjten i printe një oficer i Shtabit të Përgjithshëm, pas tij ishte rreshtuar Batalioni Gardist "Shkelzen Haradinaj", më pas, oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së, Brigada 30 e Xhenios, Njësia për Taktizim (TAC), Inspektorati i Rendit, Komanda e Doktrinës dhe Trajnimit, Akademia e Mbrojtjes.

Shtatë oficerë të Njësisë për Taktizim e kanë lëshuar në varr trupin e Presidentit. Performansa e batalioneve dhe njësive të TMK-së u vlerësua me nota të mira nga publiku dhe nga shefi i UNMIK-ut.

Garda e Kosovës e ka edhe Orkestrën e saj, por në hollin e Kuvendit ritet mortore i ka kryer Filarmonia e Kosovës. Ndërkaq, në varrim këngën "Lamtumirë" e këndoi Collegium Cantorum.

LAJMI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 31-1-2006 nė 21:02 Edit Post Reply With Quote
CFARE DUHET TE THONE ITHTARET E THACIT TANI.....

Takim i shkurtër i Tadiqit me Thaçin në Athinë

Athinë/Beograd, 31 janar 2006 / - Presidenti i Serbisë Boris Tadiq dhe njëherit kryetar i Partisë Demokratike ka pasur mbrëmë, siç thuhet, një takim të shkurtër me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi në Kongresin e Internacionales Socialiste në Athinë.

Siç njofton Televizioni i Serbisë, Tadiq gjatë takimit të shkurtër me Thaçin i ka shprehur keqardhje që nuk i është mundësuar të shkojë në varrimin e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Tadiq ka shprehur mendimin se ky ka qenë një rast që marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve të ngriten në një nivel më të lartë dhe që të promovohen vlera të tjera.

Në takimin e Tadiqit me Thaçin ka marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ajala dhe kryeministri bullgar Sergej Stanishev.

MONITORI SHQIPTAR

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 31-1-2006 nė 21:05 Edit Post Reply With Quote
PSE U DISTANCUA LIDHJA E SHKRIMTAREVE TE KOSOVES...

Faruk TASHOLLI, shkrimtar

Me rastin e vdekjes së presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, ish kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtar i saj, ky asociacion i shndërruar më vonë me emrin Lidhje, nuk denjoi ta nderojë veprimtarinë e njeriut të vet as me më të voglin akt, derisa në anën tjetër një popull i tërë u përkul para tij.

I indinjuar me qëndrimin injorues ndaj një shkrimtari që po nga ky asociacion e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, unë si anëtar i po këtij asociacioni që nga viti 1990, jap dorëheqje nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.

Unë konsideroj se jo vetëm Ibrahim Rugova, por të gjithë anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve, si është bërë edhe më parë, duhet të nderohen në rast vdekjeje.

Akti i injorimit të vdekjes së kritikut të madh, të studiuesit të letërsisë dhe të estetit brilant Ibrahim Rugova, i cili bashkë me forcat e tjera politike Kosovën e çoi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, është një turp për Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës.

Për mua si shkrimtar, pse për teke të një kryesie që një organizim shoqëror e shndërron në pronë private dhe i përjashton shkrimtarët nga zia e përgjithshme kombëtare për inate dhe bindje personale politike është i papranueshëm, jonjerëzor, jocivilizues dhe jokolegial.

MONITOORI SHQIPTAR

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 16-6-2006 nė 21:07 Edit Post Reply With Quote
Balkans Progress: Who Stands in the Way?

Testimony of Daniel Serwer, Vice President, Post-Conflict Peace and Stability Operations before the Commission on Security and Cooperation in Europe: Hearing on Human Rights, Democracy and Integration in South-Central Europe
June 15, 2006


Daniel SerwerMr. Chairman, my thanks for the opportunity to testify before your Commission, where I first appeared in December 1998. Milosevic was then in power, Kosovo was in the throes of a violent Albanian insurgency and Serbian crackdown, and Bosnia was still a place where war seemed possible. No doubt things have improved since then.

That said, I would like to be brutally honest about the current situation in Bosnia, Serbia and Kosovo. While none of these places is going back to war, none of them has established peace on a firm foundation. It is time to name names as to why.

Bosnia: Missed Opportunity
In Bosnia, the path to Europe is blocked. Great strides have been made—the country now has a single Defense Ministry and unified, if not entirely united, armed forces. But Republika Srspka has failed to arrest Radovan Karadzic, too many Croat political leaders in Bosnia still dream of their own entity, and the constitution that the U.S. gave Bosnia at Dayton does not meet European standards.

The United States Institute of Peace has for the past year supported a Bosnian initiative to revise that constitution in accordance with Council of Europe guidelines. Remarkably, Bosnian politicians reached an agreement, with assistance from my colleague Don Hays—on loan to the Institute from the State Department—and the staff of the Public and International Law and Policy Group headed by Paul Williams. Disappointingly, the amendments failed by two votes in the Bosnian parliament.

Fault on this issue lies not so much with the one Croat and one Bosniak who defected from their parties in the vote, but with Haris Silajdzic, whose entire party voted against the constitutional amendments. Silajdzic was a wartime prime minister who merits the admiration of all those who sought to extract Bosnia from the maelstrom of 1992-95. But in peacetime he has preferred to campaign quixotically for abolition of the entities that make up Bosnia—the Federation and Republika Srpska—rather than support more realistic changes that can be approved in Parliament.

It is true that the entities, which froze in place Bosnia's warring parties, make governance difficult and costly. But there is no possibility of eliminating the entities in the foreseeable future, and Bosnia faces a challenging year because of developments in Montenegro and Kosovo. I hope the constitutional amendments will be brought back to Parliament and passed, with Silajdzic's party abstaining. This would solidify Bosnia's democratic institutions and take the country a giant step closer to European integration.

Serbia: Still Looking Backwards
Let me turn next to Serbia, where democratic institutions have unfortunately failed to complete the revolution that began on October 5, 2001 with the fall of Slobodan Milosevic. From that time forward, the question has been whether Serbia--the vital center of the Balkans--would hold on to past myths of Greater Serbia and all of Kosovo as the Serb Jerusalem, or look forward to a future inside the European Union.

Since Zoran Djindjic's assassination, Serbia has chosen the past over the future. This is why Ratko Mladic—I resist calling him general—is not in The Hague. Prime Minister Vojislav Kostunica governs with support from those who advocate Greater Serbia, want to protect Mladic from arrest and the Serbian security services from reform. He has refused to govern with support from Djindjic's more Europe-focused party.

I trust Europe—with more leverage than the U.S.—will succeed in twisting Kostunica's arm hard enough to make Mladic go to The Hague, but that is not enough. We need to see real reform of the security sector, including the police and secret services. The U.S. was correct to suspend assistance to Serbia. In order to send an even clearer signal, the Administration should give the $7 million remaining this fiscal year to those in Serbia's courageous civil society who are insisting that the country come to terms with the past through truth and justice, rather than by denying crimes or covering them up.

Belgrade's backward-looking attitude extends to Kosovo as well, where Serbia is determined to maintain governing authority over Serbs on clearly defined territory. This may not be partition, but it is too close for comfort. Ethno-territorial separation of this sort would set a precedent that Albanians would want to follow in southern Serbia as well as in Macedonia, and it would revive efforts at ethno-territorial separation in Bosnia.

To prevent it, the international community will have to do more than issue Contact Group statements saying that it will not allow partition: it will need to have a clear plan for international control of Serb-populated areas and eventual transition to Pristina's control. I see some signs of technical preparation for this, but little sign of the political will needed to prevent Serbia from achieving de facto and even de jure partition.

Kosovo: Clarity Counts
Turning to Kosovo, the failure of its Provisional Institutions of Self Government to get Serbs back to their homes safely and securely is the biggest single obstacle to determining final status, which should be done this year. Kosovo's elected leadership must take responsibility for this failure. Former President Ibrahim Rugova, who was the living symbol of Kosovo's struggle for independence until his death earlier this year, former speaker of the Kosovo Parliament Nexhat Daci, and several prime ministers have so far failed--despite some with good intentions--to do all that needs to be done.

It is late in the game, but not too late for recently elected President Sedjiu and Prime Minister Ceku to correct the mistakes of their predecessors. Otherwise, I fear that the final status decision will be far less clear and unequivocal than it should be. I hear rumblings of giving Kosovo independence, but keeping it out of the UN until it meets more standards. This, some Europeans think, would help "democrats" in Serbia fend off electoral gains by the Socialists and Radicals. Would that all UN members were subjected to such rigor, but since they are not, doing so with Kosovo would encourage extremists and likely lead to violence. And it would not prevent the Radicals from coming to power in Serbia, which is likely no matter what is done in Kosovo.

Conclusion: A Year of Decision
Mr. Chairman, this is a year of decision in the Balkans: the question is whether the decisions will bring peace or instability. We've started well: the unequivocal result of the Montenegrin referendum—slightly more than the 55 per cent the EU insisted upon—bodes well. If Sarajevo chooses constitutional amendments, Belgrade chooses to send Mladic to The Hague and reform the security sector, Pristina chooses to get Serbs back to their homes, and the Contact Group provides for international supervision for the Serbs of Kosovo, the year could end well, with a clear decision on Kosovo's status.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6541350 sekonda, 43 pyetje