Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Privatizimet ne RSH
burimuji

Postuar mė 8-7-2002 nė 22:20 Edit Post Reply With Quote
Privatizimet ne RSH

"http://www.shekulli.com.al/koment/8korrik2002/bk.shtml"

BK, siguria dhe perspektiva

Nga Fatos Çoçoli

Dështimi në fund të qershorit i një prove për të privatizuar bankën më të madhe të vendit, Bankën e Kursimeve, ka çuar disa specialistë të ekonomisë deri në parashikime kasandriste e të papërgjegjshme për gjoja falimentim të saj. Janë shqetësuar pa të drejtë me dhjetëra mijëra qytetarë që kanë kursimet në këtë bankë.

Banka e Kursimeve është më e sigurt se sa duhet, dhe paradoksalisht këtu qëndron shkaku pse ajo nuk shitet. Siguria ka të bëjë me faktin se ajo i ka futur paratë e shqiptarëve(nuk janë pak, rreth 1 miliard dollarë) ose në xhepat e shtetit, nëpërmjet bonove të thesarit që ka blerë (dhe shteti nuk falimenton kurrë), ose në banka shumë të sigurta të huaja, ose i mban mbyllur kot në kasafortë.

Kjo bankë është e stërmadhe, nuk jep kredi për biznesin dhe ka përsipër shërbime me kosto të lartë dhe fitim të ulët (pagesat e pensioneve, etj.). Që të rrezikohej për të falimentuar, ajo duhet të ishte në pozita të tjera, p.sh e përfshirë në aktivitete me risk të lartë investimi, gjë që Banka jonë e Kursimeve nuk e ka bërë (madje nuk është përfshirë as në aktivitete me risqe minimale). Kështu që çdo gjë mund të thuhet për të; që është si një dinosaur i arkave të dikurshme të kursimit, që ka mbledhur një tufë njerëzish jo profesionistë, gra, kushërinj apo miq bosash partiakë, deputetësh, ministrash e drejtorësh ministrish, që ka nivelin më të ulët të etikës së shërbimit ndaj klientëve, në krahasim me bankat private, por kurrsesi që është në prag falimentimi.

Disa ditë më parë, me plagë ende të ngrohtë nga mosshitja e saj, ministri ynë i Financave deklaroi se në rast se nuk shitet, do ta mbajmë Bankën e Kursimeve shtetërore. Kjo vetëkuptohet, por që ta përmendë këtë ministri ynë, është shqetësuese. Çdo ditë që kjo bankë me shtrirjen më të madhe në vend dhe me mbi 67% të depozitave bankare (parave në sistem) kalon si shtetërore është një shigjetë që i hyn thellë në zemër iniciativës së lirë në Shqipëri. Sipërmarrja e lirë ka nevojë të domosdoshme, njëlloj si për oksigjenin, për kredi. Dhe Banka e Kursimeve kredi nuk mund të japë për sa kohë rri shtetërore. Ka 6 vjet që nuk po jep. Me pozicionin e saj mbizotërues në treg deformon çdo lloj politike monetare për shëndoshjen e lekut dhe parandalimin e rritjes galopante të inflacionit. Kjo bankë nuk mund të qëndrojë më kështu sikurse është, në duar shtetërore.

Janë me interes disa zëra të ngritur për copëtimin e saj. Ndoshta kështu ajo mund të bëhet tërheqëse për blerësit e huaj strategjikë. Për këtë proces nuk duhet të ketë ndroje, por duhet vepruar shpejt dhe me kurajo. E ndarë, BK-ja ka shumë mundësi të shitet. Shteti mund të vijojë të mbajë ato struktura (filiale në rrethe të largët e pa interes për bankat private) dhe ato shërbime (pagesën e pensioneve, qirave, etj.) me fitim të ulët, ndërsa pjesa tjetër mirëfilli bankare mund të ofrohet për shitje. Vetëm me këtë kosto mund të merren nga BK-ja ato 150-200 milionë dollarë kapital i huaj blerës, që do të ishin një fllad i mirëfilltë freskues për financat e qeverisë. Ndryshe mungesa e parave për të përballuar shpenzimet do të sjellë emetim të ri parash dhe inflacion të pastër.

Bankat private janë përherë e më pak dëshiruese për të plotësuar etjen e fortë të qeverisë për para nëpër ankandet e bonove të thesarit. Patjetër që duhet lëvizur për të gjetur fonde të tjera dhe privatizimi t'i siguron ato. Ndërsa ideja e mbajtjes shtetërore mund të prodhojë një përgjumje të re të përpjekjeve për shitje të Bankës së Kursimeve.
Në situatën ku janë sot strukturat shtetërore, të cilat varen shumë nga vullneti i një titullari të vetëm, në rast se ministri i Financave ndihet sedërlënduar dhe nuk do t'ia hyjë fort një promocioni të ri shitës për këtë bankë, nga ndrojtja e një dështimi të ri, privatizimi i Bankës së Kursimeve mund të kalojë në kalendat greke. Kjo nuk duhet lejuar, pse shanset e zhvillimit të vendit qëndrojnë fjetur bash në këtë bankë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-10-2003 nė 07:25 Edit Post Reply With Quote
IFC DHE BERZH PRONARE TE INSIG-UT

Si do te ndahen aksionet e INSIG-ut

IFC 19.5 per qind

BERZH 19.5 per qind

Investitori

Strategjik 51 per qind

Publiku 9 per qind

Teuta Shamku

IFC dhe BERZH jane bere pronare te ligjshem te 39 per qind te aksioneve te Institutit te Sigurimeve INSIG sh.a. Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim "BERZH" dhe Korporata Financiare Nderkombetare "IFC" blene secila nje pakete aksionesh prej 19.5 per qind te kompanise INSIG. Dje u zhvillua ceremonia e nenshkrimit te marreveshjes se kalimit te 39 per qind te aksioneve nga pronari shtet qe eshte Ministria e Financave tek pronaret e rinj IFC dhe BERZH. Marreveshja u nenshkrua per palen shqiptare nga Ministri i Financave Kastriot Islami, ndersa nga perfaqesuesit e huaj nga Khosrow Zamani, Drejtor i Departamentit te Evropes Qendrore dhe Azise Jugore ne IFC, si dhe Alasdair Macdougall, Bankier i Larte ne BERZH. Ky investim me nje vlere totale prej 1.25 miliarde leke "9.4 milion euro" shenon fazen e pare te privatizimit te shoqerise.

Ministri i Financave, Kastriot Islami, tha se perfshirja e BERZH dhe IFC ne procesin e privatizimit te INSIG-ut do te nxise shitjen e shoqerise ne menyre te hapur e transparente. Ministri Islami tha gjithashtu se nepermjet angazhimit ne drejtim te permiresimit te klimes se biznesit ne Shqiperi shpresohet te behet e mundur terheqja e me shume investimeve te huaja. Pervec mbeshtetjes se privatizimit te nje prej shoqerive kryesore ne Shqiperi, ky projekt nxit edhe zhvillimin e sektorit te sigurimeve ne Kosove ku INSIG ka shtrire tashme aktivitetin e tij.

Z. Khosrow Zamani, Drejtor per Europen Jugore dhe Azine Qendrore ne IFC, tha: "Ky investim i rendesishem do te fuqizoje INSIG-un nepermjet permiresimit te menaxhimit, politikave dhe procedurave te tij dhe do ta beje ate me terheqes per investitoret e mundshem strategjike. Gjithashtu, ai do te ndihmoje ne rritjen e besimit ne sistemin e sigurimeve ne Shqiperi, do te ngreje me lart standardet dhe konkurrencen ne sektorin vendas te sigurimeve."

Z. Kurt Geiger, Drejtor i Departamentit te Institucioneve Financiare ne BERZH, u shpreh se ky investim eshte i rendesishem per faktin se ai do te fuqizoje jo vetem shoqerine INSIG ne pergatitje per privatizimin e plote te saj, por edhe sektorin ende te pazhvilluar te sigurimeve ne Shqiperi. Gjithashtu, ky investim do te beje te mundur jo vetem rritjen e games se sherbimeve te ofruara ne Shqiperi, por do te pergatise dhe nxise edhe privatizimin e sektoreve te tjere te ekonomise shqiptare"- shtoi z. Geiger.

Si do te behet ndarja e aksioneve te INSIG-ut

Privatizimi i 39 per qind te aksioneve te INSIG-ut nga IFC dhe BERZH me 19.5 per qind secila perben fazen e pare te privatizimit t- kompanise shqiptare te sigurimeve. Faza e dyte, e cila parashikon qe te pakten 51 per qind e aksioneve t'i shiten nje investitori strategjik nepermjet nje tenderi nderkombetar dhe deri ne 9% t'i ofrohet publikut, parashikohet te perfundoje vitin e ardhshem. Nje fond prej 500.000 euro dhene nga Nisma e Europes Qendrore do te perdoret per asistence teknike me qellim permiresimin e teknologjise se sigurimeve dhe trajnimin e punonjesve te INSIG-ut.

Cfare perfaqeson IFC dhe BERZH

BERZH, eshte nje institucion nderkombetar i zoteruar nga 60 vende dhe dy institucione nderqeveritare. BERZH ka per qellim nxitjen e tranzicionit nga ekonomia e centralizuar ne ekonomine e tregut ne vendet e Europes Qendrore e Lindore dhe Komonuelthin e Shteteve te Pavarura "ish-BS".

Misioni i IFC eshte te nxise investime te qendrueshme ne sektorin privat ne vendet ne zhvillim, duke ndihmuar ne reduktimin e varferise dhe permiresimin e nivelit te jeteses. IFC financon investimet ne sektorin privat ne vendet ne zhvillim, mobilizon kapitale ne tregjet financiare nderkombetare, ndihmon klientet te permiresojne kushtet shoqerore dhe te mjedisit, dhe ofron asistence teknike dhe keshillim per qeverite dhe bizneset.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-10-2003 nė 07:25 Edit Post Reply With Quote
FMN: PRIVATIZONI SEKTORET STRATEGJIKE

Qeveria shqiptare te pershpejtoje ecurine e pocesit te privatizimit te sektoreve strategjike. Ky eshte sugjerimi qe ben FMN-ja ne mbyllje te misionit te tij disajavor ne Shqiperi. Shefi i Misionit te FMN, Z. Hossein Samiei, eshte pritur dje ne nje takim nga Ministri i Ekonomise Arben Malaj, ku vecanerisht eshte dikutuar per procesin e privatizimeve ne vend. Misioni ndodhet ne Shqiperi per te realizuar raportin e trete per programin PRGF "Reduktimi i Varferise dhe Rritja Ekonomike" dhe te diskutoje buxhetin e vitit 2004. Ne qender te takimit ishte diskutimi i zhvillimeve dhe performances ekonomike te vendit gjate vitit 2003 dhe zbatimit te masave te reformave strukturore ne procesin e privatizimit, zhvillimin e sektorit privat, marredheniet rajonale tregtare, ndihma nderkombetare dhe marredheniet me donatoret. Ne fjalen e tij ministri Malaj i beri te njohur misionit te FMN-se hartimin dhe ecurine e zbatimit te Planit te Veprimit mbeshtetur mbi studimin e FIAS-it per reduktimin e barrierave administrative te investimeve, i cili mbetet prioritet i Qeverise Shqiptare. Me pas, Malaj e njohu Misionin me progresin e procesit te privatizimit, vecanerisht per privatizimin e Albetelekomit, i cili eshte nje nga sfidat kryesore te Qeverise dhe te Ministrise se Ekonomise, shoqerite e sektorit te naftes, privatizimin e Hotel Tiranes, etj. Ne takim u diskutua edhe per zbatimin e strategjise per trajtimin e detyrimeve te prapambetura te shoqerive publike si nje angazhim i rendesishem i Qeverise i arritur ne bashkepunim me FMN-ne. Duke perfunduar, Ministri Malaj shprehu kerkesen per me shume asistence nga institucionet e specializuara nderkombetare lidhur me ndikimet dhe efektet e hapjes se tregjeve.

t.shamku
kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-10-2004 nė 08:30 Edit Post Reply With Quote
Tregtia

Atnand Kola, Besim Djaloshi - 20/09/2004

Biznesi vëndës përjashtohet nga privatizimi i ARMO-së

Kompanitë shqiptare, nga kushtet e vëna (certifikim i ISO 9000) nga Ministria e Ekonomisë, nuk mund të marrin pjesë në privatizimin e 51 për qind të aksioneve të kompanisë së naftës ARMO dhe nga shitja e 76 për qind të aksioneve të Albtelekomit . Grosistët e naftës:”Përjashtim i qëllimshëm dhe tendencioz


Asnjë nga kompanitë private shqiptare nuk mund të marrin pjesë në procesin e privatizimi të kompanisë shtetërore të naftës ARMO. Në vendimin më të fundit që ka marrë Ministria e Ekonomisë, në lidhje me kriteret se cilat kompani kanë të drejtë të marrin pjesë në tenderin e shoqërisë së naftës ARMO, është përjashtuar biznesi vëndës, duke bërë kështu të mundur favorizimin kompanive të huaja. Burime pranë Ministrisë së Ekonomisë bëjnë të ditur se “sipas kushteve të vëna nga kjo ministri për privatizimin e vetëm 51 për qind të shoqërisë së naftës ARMO, biznesi shqiptar nuk ka të drejtë të marrë pjesë në këtë proces tenderimi”. Kushti kryesor është fakti se kompanitë që janë të interesuara për blerjen e ARMO-së duhet të kenë standardet e certifikimit ISO 9000, ku aktualisht këtë standard nuk e përmbush asnjë kompani vëndëse. Sipas këtyre burimeve një tjetër kusht për pjesëmarrje në këtë privatizim të këtij sektori të rëndësishëm është që “kompanitë e interesuara duhet të kenë një vlerë neto të konsoliduar jo më të vogël se 133 milionë dollarë si dhe të jenë të specializuara në fushën e përpunimit dhe tregtimit të naftës për një periudhë jë më pak se trevjeçare”.
Sipas Lad Fishekut, pronar i kompanisë “Fisheku” dhe aksioner në “Petrolimpex”, të cilat merren me tregtimin e naftës së importuar, vendosja e kritereve të tilla të cilat automatikisht përjashtojnë kompanitë vendëse nga pjesëmarrja në privatizimin e kompanisë shtetërore ARMO, bëhet në mënyrë të qëllimshme, tendencioze dhe për interesa të caktuara. “Shuma bazë e konsoliduar perj 133 milionë dollarësh që duhet të kenë kompanitë për të marrë pjesë në privatizim nuk përbën problem, kjo pasi vlera e kompanisë sime llogaritet të jetë afro 150 milionë dollarë, por është standarti ISO 9000 që përbën pengesën kryesore”, shprehet ai.
Pak ditë më parë Ministria e Ekonomisë, me kushtet e vënë për kompanitë private që janë të interesuara në tenderin e 76 për qind të aksioneve të kompanisë shtetërore të telefonisë fikse Albtelekom, ka nxjerrë jashtë loje të gjitha kompanitë vëndëse dhe ka favorizuar vetëm kompanitë e huaja.

Paketa ligjore për privatizim
Miratimi nga qeveria e paketës ligjore për vazhdimin dhe përfundimin e procesit të privatizimit të dy prej kompanive më të mëdha të vendit lejon që investitorët strategjikë të privatizojnë 51 për qind të aksioneve të kompanisë së naftës ARMO. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Ekonomisë bëjnë të ditur se "në paketën e akteve nënligjore, për shoqërinë Albtelekom investitorit strategjik do t’i ofrohet maksimumi që lejon ligji dhe që në këtë kuptim do të jetë e hapur paketa prej 76 për qind”. Ndërsa për shoqërinë shtetërore të naftës ARMO, paketa e aksioneve që i ofrohet investitorit është miratuar në rreth 51 për qind, duke lënë hapësira për përcaktimin e saj në kontakt të vazhdueshëm me spektrin e investitorëve që do të shfaqin interes gjatë fazës së “shprehjes së interesit”. Ndërkohë, pjesa e mbetur e paketës së aksioneve është e hapur për të gjithë publikun, përfshi edhe investitorin strategjik.

Kriteret për kompanitë e interesuara për blerjen e ARMO-s
- Të jetë person juridik që zotëron garanci financiare dhe të jetë i njohur në veprimtarinë ekonomike në një sektor të caktuar, në përputhje me standardet e certifikimit ISO 9000, ose me standardet e njësuara me to.
- Të ketë një kapital tërësisht të paguar në mbi 51 milionë dollarë, apo barazvlerën e kësaj shume në valutë, në të cilën është shprehur kapitali. Gjithashtu duhet që vlera neto e konsoliduar duhet të jetë, të paktën, 133 milionë dollarë.
- Të jenë shoqëri të specializuara në fushën e përpunimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, e cila t’i ketë siguruar këto kompani për një periudhë jo më pak se tre vjet. Në rast të konsorciumeve apo bashkimit të investitorëve, anëtari kryesor duhe të të përmbushë kërkesat e lartpërmendura.
- Nuk do të pranohen në procedurën e tenderit palët që nuk janë në likujdim, që nuk kanë aftësi paguese, ose kanë mbingarkesë në borxhe.
- Në rastin e bashkimit të shoqërive për t’u paraqitur si palë e vetme për blerjen e aksioneve, investitori strategjik duhet të ketë kontrollin e bashkimit.
- Duhet që kërkesa të vërtetohet me certifikata zyrtare, të lëshiuara nga autoritet përkatëse, ose me dokumente të tjera të shkruara zyrtare.

biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2005 nė 22:09 Edit Post Reply With Quote
Shqipëria kërkon të privatizojë kompanitë shtetërore
14/02/2005

Qeveria shqiptare ka vënë privatizimin e pasurive të zotëruara nga shteti, si një objektiv të madh për vitin 2005. Procedurat për shitjen e dy kompanive, Albtelekom dhe Albania Refining and Marketing of Oil, pritet të fillojnë në prill.
Nga Ardi Pulaj për Southeast European Times në Tiranë -- 14/02/05


"Privatizimi i këtyre kompanive synon të ndihmojë zjvillimin e rritjes ekonomike nëpërmjet pranisë më të madhe të investimeve të huaja të drejtpërdrejta," tha Ministri shqiptar i Ekonomisë, Anasats Angjeli. [Gent Shkullaku]

Shqipëria synon të privatizojë dy nga kompanitë kryesore shtetërore, Albtelekomin, kompaninë kryesore të linjës tokësore telefonike në vend, dhe Albania Refining and Marketing of Oil (ARMO), me procedurat që janë planifikuar të fillojnë në prill. Qeveria ka thënë se privatizimi i pasurive shtetërore është një objektiv i madh për këtë vit.

Katër kompani kanë shfaqur interes në marrjen e ARMO, dhe shtatë të tjera janë interesuar për Albtelekomin, sipas Ministrit të Ekonomisë Anasats Angjeli i cili ka diksutuar shitjen e planifikuar me komisionin këshilllues të transparencës dhe privatizimit.

"Procesi i transformimit dhe strukturimit të këtyre kompanive në katër vitet e fundit bëri të mundur konsolidimin e veprimtarisë së tyre ekonomiko-financiare. Tani që qeveria kaloi paketën e ligjeve, ato do të ofrohen në një tender të hapur ndërkombëtar për privatizimin nga investitorë strategjikë," tha Angjeli.

Ministritë e ekonomisë, transportit e industrisë po punojnë me këshilltarët ndërkombëtarë dhe palët e interesuara për të përgatitur tenderin.

Fituesi i Albtelekomit pritet të ketë 51 deri 76 përqind të aksioneve të kompanisë. ARMO është përgjegjëse për rafineritë e naftës në Ballsh e Fier si edhe për veprimtaritë tërësore të karburantit e shitjes.

Albtelekomi parashikon në 2005 fitime në rreth 16.1 milion euro, sipas Angjelit. Kompanitë e telekomunikacionit patën rritje të ndjeshme të fitimit më 2004, kryesisht për shkak të rritjeve në thirrjet telefonike ndërkombëtare.

Privatizimi i këtyre kompanive synon të ndihmojë zhvillimin e rritjes ekonomike nëpërmejt pranisë më të madhe të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, bazuar në konkurrencën dhe transparencën," tha Angjeli.

Procesi nuk përfundon me ARMO dhe Albtelekom. Autoritetet kanë në plan të privatizojnë gjithashtu Korporatën Energjitike Shqiptare , sistemin e hekurudhave, portin kryesor të Durrësit, industrinë e qymyrit, furnizimin me ujë dhe kompaninë shtetërore të transportit Albtransport.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-5-2005 nė 08:32 Edit Post Reply With Quote
S'ndalet banda; dje "fali" "Albtelecom"-in, bëhet gati edhe bakshishi për ARMO-n
Qeveria shiti dje "Albtelecom"-in dhe shoqërinë e tretë celulare për vetëm 120 milionë euro, kur në 1996, kompania kishte oferta prej 1 miliardë dollarë. Kompanitë e fuqishme nga SHBA, Gjermania e Italia refuzojnë pazaret e Nanos


Dje i doli boja edhe strategjisë së shitjes së të gjithë ndërmarrjeve shoqërore në vend, me shpejtësi e pa konkurrencë, për të shmangur edhe ndonjë rrezik të vogël përplasjesh mes klanesh që sponsorizojnë mbajtjen e Nanos në pushtet. Pas një sërë reklame e propagande për të ashtuquajturat interesime ndërkombëtare për gjigandin e telefonisë tonë fikse, dje ministri i Ekonomisë është vënë në vështirësi, kur i është dashur të thotë se ka mbetur vetëm një firmë e interesuar, edhe ajo jo tek gjigandët amerikanë (aq të përfolur nga kryeministri), gjermanë (të artikuluar në takimin Nano-Shrëder) apo italianë (aq i përfoluri TIM sërish nga kryeministri Nano, por edhe nga Berluskoni), por tek një firmë turke, as ajo lider në tregun e telefonisë turke. Ç'është e vërtetë, edhe kompania në fjalë u përmend në takimin e zhurmshëm Nano-Erdogan dhe, me sa duket, rendimenti i takimit, paçka se pati polemika protokolli e opozita bojkotoi fjalimin e kryeministrit turk në parlamentin shqiptar, ka qenë i atillë, saqë oferta prej 120 milionë eurosh do rezultojë e suksesshme dhe e mjaftueshme. "Albtelecom" do të shesë 76 përqind të aksioneve të veta përpara zgjedhjeve dhe pa konsensusin e të gjithë klasës politike, duke lëshuar monopolin, ndërkohë që në vitin 1996, mjaft gjigandë ndërkombëtarë i kërkuan Presidentit Berisha ndihmën për ta privatizuar gjigandin, deri në 1 miliardë dollarë. Që prej ardhjes së socialistëve në pushtet, "Albtelecom" u rrënua vazhdimisht dhe me heqjen e monopolit të fibrave optike që krijojnë lidhjen ndërkombëtare të telefonisë dhe me pas, me nënshkrimin e marrëveshjeve diskriminuese të konjeksionit, keqmenaxhimit, rrëgjimit të sistemit të shpërndarjes, shpërdorimeve të ndryshme e në fund edhe vetë bllokimin e investimeve e humbjen e treguar me daljen e operatorëve konkurrentë; qoftë të telefonisë rurale, qoftë të asaj celulare, "Albtelecom" përfundoi në një gropë të zezë financiare, e cila duhej shitur për dy aspra. Specialistët sërish thanë për mediat në vitin e fundit se, me një aksion ristrukturimi, kompanisë mund t'i rritej vlera në treg e konjukturat e favorshme mund t'i dyfishonin vlerën, por sugjerimet nuk u morën parasysh nga Fatos Nano. Kryeministri Nano shpalli se deri me 16 maj, "Albtelecom" do të shitej me vlerën e merituar tek një konsorcium të rëndësishëm ndërkombëtar, meqë dukej se atmosfera paraelektorale ia kërkonte me ngut. U thurën telenovela për interesimin e gjigandëve amerikanë, italianë e gjermanë, e kur ata shpallën përfundimisht bojkotin, qeveria shpiku "interesimin" e gjigandit "Samsung" të Koresë së Jugut. Konsorciumi e përgënjeshtroi me neveri njoftimin dhe e gjithë mizanskena kulmoi dje me marrëveshjen e vërtetë, atë që duket kishte ekskluzivisht bekimin e kryeministrit Nano e të mikut të tij Erdogan; blerjen e monopolit të telefonisë fikse në Shqipëri, si dhe të licencës celulare "Eagle Mobile" për vetëm 120 milionë euro. Skandali tronditi të gjithë opinionin publik, përveç ministrin e qeverisë, i cili shprehu kënaqësinë se marrëveshja u arrit. "Ky është një proces i hapur dhe transparent, tërësisht ligjor dhe i vleresuar edhe nga kompania konsulente IMI, tha ministri Angjeli. Qeveria shqiptare është e angazhuar që ky proces të jetë në shërbim të zhvillimit të vendit dhe forcimit të ekonomisë". Gropa e zezë e "Albtelecom"-it nuk e pengoi, gjithsesi, qeverinë të kërkojë përdorimin e menjëhershëm të 120 milionë dollarëve për një investim elektoral të momentit, paçka se ekspertët e Bankës së Shqipërisë thonë se kjo mund të shkaktojë një rritje akute të inflacionit, brenda pak muajve. Gjithçka vetëm për fondet e fushatës, edhe pse opozita nuk pushon së deklaruari se s'ka ndërmend t'i njohë këto privatizime e se procesi do të rishihet me anë të një komisioni hetimor disapalësh, menjëherë pas kryerjes së rotacionit të pushtetit.

Zullumi i qeverisë duket se ishte shumë i lartë, prandaj edhe duket se Ministria e Ekonomisë s'guxoi dje të pranonte një ofertë misterioze për blerjen e ARMO-s, me vetëm 5 milionë dollarë "cash" dhe 30 milionë dollarë investime në kompani. Në njoftimin zyrtar, kjo ofertë nuk prezantohej e thuhej vetëm se "për kompaninë ARMO u tërhoqën të gjitha kompanitë që kishin shfaqur interes, duke mos paraqitur asnjë ofertë". Privatizimi i djeshëm ishte i fundit në radhën e tjetërsimeve skandaloze të pronave shtetërore. Për fat të mirë, oferta mediokre e 120 milionë dollarëve ka ende mundësi të ndalet, në rast të një lëvizjeje të fuqishme politike në ditët në vijim, por kryeministri dha dje provën se nuk ndalet e se gjithçka kërkon ta bëjë me para. Të paktën ka një strategji të lexueshme dhe është detyra e palëve të tjera të sillen siç duhet, për neutralizimin e këtyre praktikave. Në qendrofshin përherë e më inaktive, bomba sociale si ajo e koncesionit të aeroportit "Nënë Tereza" do të jenë gjithnjë e më të shpeshta e s'kanë për t'u zbutur, edhe në rast se opozita vjen në pushtet! Janë pasoja të pashmangshme të teorisë së "tokës së djegur".

Ilir NIKOLLA

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-5-2005 nė 08:40 Edit Post Reply With Quote
20 MILIONE EURO PER "ALBTELEKOM"-IN

Teuta Shamku

Shitja e dy kompanive strategjike, "Albtelekom" dhe ARMO duket se po shkon drejt finishit. Oferat per blerjen e tyre jane bere dje publike ne Ministrine e Ekonomise, ne fazen finale te tenderit te hapur nderkombetar per shitjen e "Albtelekom" dhe ARMO-s. Ministri i Ekonomise, Anastas Angjeli, ne prani te komisionit te vleresimit te ofertave, perfaqesuesve te kompanive te interesuara, perfaqesuesve te institucioneve nderkombetare financiare, perfaqesuesve te medias e te trupit diplomatik ka hapur ofertat e firmave pjesemarrese ne tender. "Ky eshte nje proces i hapur dhe transparent, teresisht ligjor dhe i vleresuar edhe nga kompania konsulente IMI. Qeveria shqiptare eshte e angazhuar qe ky proces te jete ne sherbim te zhvillimit te vendit dhe forcimit te ekonomise", deklaroi ministri i Ekonomise. Ministri Angjeli me pas ftoi perfaqesuesen e zyres noteriale qe te bente verifikimin e zarfeve dhe te hapeshin ato. Ministri i Ekonomise, Anastas Angjeli, e ka cilesuar si te suksesshme fazen e pare te tenderit per shitjen e dy kompanive. Sipas Angjelit, oferta e kompanise turke ishte mjaft e kenaqshme, duke aluduar se oferta e paraqitur prej saj mund ta shpallte fituese te privatizimit te 76 per qind te aksioneve te "Albtelekom". Nderkohe, per kompanine "Armo", kreu i Ekonomise ka theksuar se do te shqyrtohet oferta dhe dokumentacionet, ku me pas do te vendoset per vazhdimin me tej te gares per kompanine.

Oferat, kompania turke, oferte te larte per "Albtelekom"

Oferat e bera publike dje te paraqitura nga kompanite e huaja jane pare me interes nga autoritetet shteterore shqiptare. Per shoqerine e telefonise ka dorezuar oferten vetem nje shoqeri turke "Turk Telekom & Celik Energy", shifrat e te ciles kane lene te kenaqur kreret e Ministrise se Ekonomise. Nderkohe, per te marre pjese ne fazen e pare te tenderit ishin kualifikuar gjithsej kater kompani, ku vetem ajo turke eshte paraqitur. Kompania turke ka ofruar plot 120 milione euro vetem per 76 per qind te aksioneve, pasi 24 per qind e aksioneve do te mbeten ne dore te shtetit shqiptar. Ndonese firma ka qene e vetmja qe ka prezantuar dje oferten per shoqerine "Albtelekom", shuma e saj ka qene mjaft mbreselenese, cka ia shton teper mundesite per te fituar pronesine mbi operatorin telefonik. Cmimi me te cilin kerkohet te blihen 76 per qind te aksioneve te "Albtelekom" eshte me i larti deri me sot i ofruar per ndonje shoqeri shteterore, ku madje edhe ish-Banka e Kursimeve, shitja e se ciles u cilesua nje sukses, u ble 100 per qind nga "Raiffeisen" me shumen e 126 milione eurove.

Edhe per ARMO-n, vetem nje oferte

Sic ndodhi me kompanine Albtelekom, nga disa pretendente per ta blere ate, vetem nje paraqiti dje oferten e saj, e njejta gje ka ndodhur edhe per kompanine. ARMO, vetem nje prej pese pretendenteve ka paraqitur dje oferte per blerje. Firmat e huaja kane mberritur dje ne Ministrine e Ekonomise edhe per te dorezuar ofertat per shoqerine shteterore te naftes, ARMO. Nga pese kompanite qe ishin kualifikuar per fazen e pare te tenderit, eshte paraqitur vetem ajo kanadeze, "Petrofac", e cila ka ofruar nje shume relativisht te ulet per blerjen e kompanise shteterore te naftes. "Petrofac" ka ofruar 30 milione euro per 76 per qind te aksioneve, shume qe do ta vere ne perdorim apo do ta investoje brenda nje periudhe 2-3 vjecare. Sakaq, kompania greke "Hellas Oil" ka dorezuar dje nje zarf ku deklaronte terheqjen nga gara, duke e lene te vetme shoqerine kanadeze.

Kompanite qe kane paraqitur interes me pare

Nder kompanite qe kishin shfaqur interes per per "Albtelekom" jane: "Telekom Slovenia", "Samsung" dhe "Telekom" i Korese se Jugut, "Western Wireless" ne SHBA, "Ma Kharafi" dhe "MTC Kuvajt", "Turk Telekom" dhe "Celik Energi Telecomunication" ne Turqi, "Comuni Corp" dhe "O'Brian Cel" ne Irlande. Por oferten perfundimtare e ka paraqitur vetem kompania turke. Ndersa per ARMO-n kane paraqitur interes kompnite: ENI Itali, INA Kroaci, "Samsung" dhe Koorporata Kombetare e Korese se Jugut dhe "Motor Oil" Greqi. Komisoni do te vleresoje oferten per te shpallur rezultatin e tenderit per privatizimin e "Albtelekom".

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-5-2005 nė 12:00 Edit Post Reply With Quote
Albtelekomi, dhurata e murosur e Fatos Nanos
Nga Mero Baze
 
Qeveria shqiptare ka rritur ndjeshëm dyshimet për një skandal të madh financiar pas njoftimit për shitjen me ofertë të vetme të kompanisë shtetërore Albtelekom, plus një licencë të operatorit celular. Qeveria njoftoi se ka vendosur të zyrtarizojë shitjen e 76 për qind të aksioneve të Albtelekomit, për një ndërmarrje të përbashkët turke mes "Turk Telekom" dhe "Cealik Energi Telecomunication", pasi ka dështuar në thithjen e ofertave serioze në tregun ndërkombëtar. Albtelekom, i cili do të shitet së bashku me licencën e një operatori të tretë celular, do t’i sjellë arkës së shtetit 120 milionë euro.
Dyshimet për shitjen rriten së tepërmi, po të krahasohet dhe me parametrat me të cilat janë shitur kompanitë analoge në dy vendet fqinje me Shqipërinë, të cilat kanë një treg shumë herë më të vogël se Albtelekom. Kështu Telekomi i Maqedonisë është shitur disa vite më parë, rreth 500 milionë euro dhe ka pasur rreth 40 për qind të tregut të Albtelekomit shqiptar, ndërsa Telekomi i Malit të Zi, është shitur tek një kompani hungareze 114 milionë euro, duke shitur vetëm 51,12% të aksioneve. Nëse i krahason këto shifra e shikon lehtë se qeveria shqiptare po shet rreth katër deri pesë herë më lirë se vendet fqinje, asetet e Albtelekomit dhe, nga ana tjetër, po dhuron një licencë të telefonisë celulare, pa asnjë çmim.
Dyshimi tjetër shtohet dhe nga partneri i Telekomit turk në këtë blerje, shoqëria partnere e tij "Cealik Energi Telecomunication” e cila është tërësisht e panjohur në tregun ndërkombëtar të telefonisë. Një bankë me emër të përafërt ka tentuar të blejë Bankën Tregtare të Shqipërisë një vit më parë. Qeveria shqiptare ka dështuar disa herë në tentativa të tilla për të shitur Albtelekomin tek kompani të panjohura, por zërat paralajmërues të ekspertëve të njohur të kësaj fushe dhe opozitës e kanë frenuar atë. Kësaj radhe duket se shitja ka ndodhur në befasi dhe zërat pritet të forcohen në ditët që vijnë.
Shqipëria ka shitur dy licenca të kompanive celulare, AMC bashkë me asetet e saj të pakta, 84 milion dollarë, dhe Vodafone Albania, vetëm licencë, 38,1 milion dollarë. AMC është shitur 84 milionë dollarë kur kishte vetëm 8 mijë abonentë dhe një ndërtesë të prishur në Laprakë. Po t’u shtosh këtyre shifrave faktin që Albtelekom, sipas një vlerësimi të pasurisë së patundshme, ka një vlerë prej 136 milionë euro kapitale të paluajtshme, do të thotë se me 76 për qind të aksioneve janë shitur vetëm muret dhe tullat e Telekomit, pa llogaritur vlerën morale të tij në treg dhe asetet e tjera teknike të tij, e sidomos investimet e bëra vitet e fundit. Ky skandal i madh financiar ngre pikëpyetje të mëdha dhe rreth skandalit politik që shkaktoi vizita e kryeministrit turk në Shqipëri disa muaj më parë, i cili theu të gjitha normat e etikës dhe u vu në shërbim personal të kryeministrit Fatos Nano.
Nga mënyra se si po shitet kjo pasuri kombëtare, dhe nga mënyra se si kryeministri Fatos Nano ka mundur të kombinojë interesat e tij politike me pazaret e bëra me pasuritë kombëtare, korrupton jo vetëm miqësinë mes Shqipërisë dhe Turqisë, por dhe disa gjeste familjare që të dy kryeministrat kanë bërë ndaj njëri-tjetrit, siç ka qenë prania e zotit Nano në dasmën e djalit të kryeministrit Erdogan, disa operacione delikate të Fatos Nanos në klinikat e shtrenjta turke lidhur me operacionin në sy për heqjen e syzeve si dhe për operacionin delikat të "testekomania unilaterale" që ka kryer në një klinikë moderne në Turqi, pas njoftimeve se ishte shfaqur një tumor në rrugët urinare. Dhe meqë syzet i murosi në një përurim para disa ditësh të Aeroportit “Nënë Tereza”, shpresoj të mos murosë në themelet e Albtelekomit, mbeturinat e "testekomania unilaterale", në shenjë respekti për përfundimin e këtij pazari.

temA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-5-2005 nė 09:22 Edit Post Reply With Quote
Përjashtohen konkurruesit nga tenderi për dhënien me konçension


ARMO, jepet me konçension pa tender



Nga tenderi për shitje në një konçension pa tender, kështu ka përfunduar odiseja e privatizmit të ARMO-s, kompania e vetme shtetërore që merret me përpunimin dhe marketimin e naftës.

Disa ditë më parë ka dështuar tenderi për privatizimin e kompanisë ARMO. Për të ishin ofruar paraprakisht 9 kompani, por në ditën e tenderit është shfaqur vetëm një ofertë për konçension nga një kompani kanadeze, që aktualisht është nën shqyrtimin e qeverisë. Por kalimi nga procedurat e tenderit për privatizim në dhënien me konçension të ARMO-s vetëm tek një kompani, janë të dyshimta.

Kështu ishte janari i vitit 2005 edhe afati i fundit për shitjen e kompanisë, ku u ofruan në tenderin për blerjen e saj: ENI SPA (Itali), INA Naftalinë ( Kroate), Motor Oil Hellos, Samsung Corporation, Benkers Petroleum ctd Petrofec Resurces International ctd.

ARMO u shpall në dhjetor dhe nëntor për shitje, por tenderi u shty në një mënyrë ose në një tjetër që nga marsi i vitit 2005 deri në 15 prill, pastaj në 6 maj. Më pas, kompanitë u tërhoqën për shkak të shtyrjes nga dita në ditë e tenderit për shtitje dhe afrimin e saj me zgjedhjet, duke e bërë situatën më të paqëndrueshme për të fituar një tender. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me kompanitë që ishin shumë të interesuara për të blerë ARMO-n dhe më në fund procesioni mbaroi me një ofertues për konçension.

ARMO pretendonte të shitej me 5.5 miliardë lekë të reja, ndërkohë që asnjëherë Ministria e Ekonomisë nuk shpalli ofertën për dhënien me konçension, ndërsa në të vërtetë tani është ulur për të diktuar mbi të vetmen ofertë të tillë.

Shumë prej kompanive pjesëmarrëse në tenderin për shitje nuk e kanë pasur mundësinë për t'u hedhur në tenderin për konçension. Kështu burime nga kompania ARMO thonë se procesi i shitjes po kthehet në proces për dhënien me konçension tek një firmë kanadeze, duke diskriminuar kompanitë që hynë në garë për ta blerë atë. Duhet një tenderi i ri për dhënien me konçension, thonë burime të ARMO-s.

ARMO është një kompani që përpunon 270 deri në 300 mijë ton. Fitimi neto është 40 milionë euro në vit. Ajo e ka ulur kapacitetin e prodhimit, pasi kapaciteti i tij reale është të prodhojë 870 mijë ton naftë, ndërkohë që ka një potencial përpunues prej 1 milion ton. Burime nga ARMO thonë se janë interesat e qeveritarëve ato që pengojnë shitjen përfundimtare të kësaj kompanie dhe nxitjen e përpunimit të naftës, pasi vetëm ministri i Ekonomisë është pengesa më e madhe për nxitjen e prodhimit të kompanisë.


Dështon shitja e SERCOM


Dështon shitja e 51% të aksioneve të kompanisë së shërbimeve speciale të naftës, SERCOM. Agjencia Kombëtare e Privatizimit hapi tenderin për shitjen e kësaj kompanie, por asnjë ofertues nuk ishte i pranishëm. "Tashmë pritet që ekspertët dhe qeveria të hartojë një skenar tjetër për shitjen e njërës prej kompanive të sektorit të naftës vendase", tha Hodo Doce, kryetar i tenderit.

Parashikimi ishte që tenderi të niste nga vlera dysheme prej 400 milionë lekësh, ndërsa kompanitë ofertuese duhet të kishin 3 vjet eksperiencë në sektorin e naftës, gjë që do të thotë se ofertuesit pritej të ishin investitorë të huaj. Pjesa tjetër e aksioneve ishte programuar të ndahej mes shtetit dhe punonjësve. Në shitje gjatë vitit të ardhshëm pritet të nxirret edhe ALBPETROL, që merret me kërkimin dhe nxjerrjen e naftës së vendit, që mbulon aktualisht 25% të kërkesës për naftë.


ARMO pëpunon 270 mijë-300 mijë ton naftë


Fitimi neto, 40 milionë euro në vit


Kapaciteti real i përpunimit, 870 mijë ton


Potenciali i rafinerisë, 1 milion ton




SERCOM sh.a FIER


Kapitali gjithsej 396 648 800 lekë


Vlera shitje (51% aksioneve) 202 290 480 lekë


Sipërfaqe 171 248 m2


Sipërfaqe nën objekt 28 414 m2

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2009 nė 07:45 Edit Post Reply With Quote
INSIG, ri-del ne tender ne Shtator

E Merkure, 03 Qershor 2009

Per shkak te krizes financiare globale, kompania shteterore e sigurimeve INSIG nuk ka mundur te realizoje nje privatizim te suksesshem. Per kete qellim autoritetet e Financave kane deklaruar se kompania do te ri-dale ne tender ne muajin shtator, ku edhe interesi per kompanine pritet te jete me i larte. Qeveria zhvilloi tenderin per shitjen e INSIG ne dhjetor te vitit te kaluar, ku u shpall fituese kompania amerikane "Reserve Life", e cila ofroi 25 milione euro per blerjen e 61 per qind te aksioneve. Pjesa tjeter e aksioneve prej 39 per qind ne ate kohe zoterohej nga BERZH dhe Banka Boterore, te cilat jane terhequr se fundmi nga INSIG. Ministria e Financave konfirmon se, BERZH se bashku me Banken Boterore ia kane rishitur qeverise shqiptare pjesen e tyre te aksioneve per nje vlere prej rreth 8 milione euro, te cilat jane paguar nga rikaptializimi i vete INSIG. Aktualisht shteti shqiptar zoteron pronesine e 100 per qind te aksioneve te INSIG, nderkohe qe nuk dihet ende se sa prej tyre do te nxirren ne shitje ne tenderin e ri qe pritet te hapet ne shtator. Instituti i Sigurimeve (INSIG), eshte krijuar ne 31 korrik 1991 me miratimin e ligjit nga parlamenti Shqiptar per krijimin e institutit te Sigurimeve, duke e ndare ate nga instituti i Arkave te Kursimit dhe Sigurimeve. Keshtu duke qene kompani e pare e licencuar ne tregun e sigurimeve, ajo ka qene lider per shume vite deri sa ne treg u shfaqen kompanite private. Vit pas viti kompania humbi treg duke leshuar terren tek privatet, pavaresisht "monopolist" ne disa sherbime





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3368649 sekonda, 34 pyetje