Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Toskėrisht apo Gegnisht
Anton Ashta

Postuar mė 13-11-2002 nė 10:32 Edit Post Reply With Quote
Toskėrisht apo Gegnisht

Leter e hapur opinionit kulturor tiranas


Nga Migjen Kelmendi/ Ka vite qe nuk e shkruaj standardin gjuhesor te vitit '72. Praktikoj shkrimin e nje gegerishteje ashtu si me kujtohet dhe si e flas me njerezit e dashur te mi, ashtu si e flasin 2 milione njerez, shqiptare te Kosoves, ne familje, ne rruge, neper dasma e deka, neper kafeteri, neper jete.

Por, duke pasur nje respekt te madh per opinionin kulturor te Tiranes, ndoshta me mire te them per mileun kulturor te Tiranes, vendosa qe kete leter te hapur ta shkruaj ne gjuhen standarde, duke shprehur admirimin tim me teper per toskerishten se sa per nje grusht rregullash ortografie te caktuara me 1972. Sepse, une nuk mund ta perjetoj e konceptoj ndaras toskerishten nga gjuha dhe kultura shqipe, ashtu si ndodhi me idiomen tjeter, gegerishten, gjate gjithe kesaj kohe. Une nuk mund ta kuptoj kulturen shqiptare pa njerin nga keto dialekte. Pa cilindo nga to, gjuha dhe kultura shqiptare per mua eshte me e pakuar, me e varfun, dhe me e vogel.

Po shkruaj ne gjuhen standarde sidomos per te shprehur respektin dhe vleresimin tim te larte per po kete mile qe gjuhe te veten ka toskerishten e ngritur ne standard. Ndoshta duhet shpjeguar shkurt se cka mendoj me fjalen Mile Kulturor: Per mua mile jane gjithe ata njerez te kujtuar e te dhene pas ceshtjeve kulturore, qe ndjejne nje pergjegjesi per fjalen e thene publike, qe kane sens te zhvilluar per drejtesi, qe reagojne publikisht dhe me ze, qe kane dhe mbajne qendrim ndaj ceshtjeve me rendesi te perbashket, qe mundohen me qene te argumentuar, dhe kane aftesine ta degjojne tjetrin dhe argumentet e tij, dhe e thone zeshem e publikisht te verteten "sikur edhe te duken qesharake", si do te thoshte Sartr.

Jam thellesisht i bindur se njeriun e respekton po e respektove menyren e te folmes se tij. Gjuhen e tij. Dhe, vice versa. Ketu edhe konsiston nje angazhim imi publik prej vitesh ne Kosove: e drejta per te qene i tjetert, i ndryshem. Pa u shpall tradhtar, percares, pa paragjykuar. Mendoj se sot shkrimi dhe botimi i gegerishtes nuk mund te shpjegohet me permes kontekstit ideologjik. Me kete nuk them se kontesti politik i gjuhes standarde ka humbur, sepse nuk mund e shohim gjuhen jashte shoqerise, jashte njeriu. Por, gegerishtja ne kontekstin kuluror e gjuhesor te sotem ka kuptimin e nji sfide ndaj tolerances brendashqiptare. Gegerishtja si provokim i tolerances qe e ka ose s'e ka kultura shqiptare. Si mund te pretendojme tolerance ndaj kulturave tjera, sidomos ne Kosove, kur ne mund te jemi aq jotolerante ndaj asaj pjese te kultures sone- gjuhes shqipe- pjese e pandashme e monument auditiv i se ciles eshte dialekti gege.

Ishit ju, mileu kulturor tiranas, qe me thate mua, me qendrimin kritik tuajin, me angazhimin tuaj publik ndaj padrejtesive ne shoqerine shqiptare, pra, ju qe me keshilluat mua permes shembullit personal dhe vepres tuaj, mua nje kosovari te humbur ne Tirane, nji alieni te perkryer ne kete qytet, se cka ka ndodhur me gjuhen shqipe gjate asaj kohe komunizmi. Se sa te deformuar e te palexueshem jemi ne ne Kosove brenda gjuhes standarde shqipe. Se cfare paragjykimesh e stereotipesh tashme jane krijuar ne Tirane nga ky mossundim i standardit nga ana e njerezve te Kosoves. Dhe, sado te dhimbshme qe ishin ato te verteta, ju falenderoj per te gjitha. Se m'i thate, e kuptova edhe si respekt. Nuk m'i kishin thene ne Kosove. Nuk e mesova ne Prishtine, ne Kosove, se cka ka ndodhur me gjuhen shqipe. Ishte Tirana, ishit ju, si mile kulturor tiranas, qe me iluminuat dhe me bete ta perceptoj e ta perjetoj tashti Kosoven nen driten e kesaj te vertete te rende e te hidhur qe mesova nga ju. Po, cila eshte kjo e vertete e cila ma jep guximin dhe kurajon qe te kembengul ne angazhimin tim publik per nevojen emergjente qe te rishikohet e te rivleresohet norma dhe standardi gjuhesor shqip?

Eshte realiteti lingual kosovar. Eshte ajo qe kishit hetuar dhe diktuar ju menjehere, sapo u be e mundur per kosovaret qe ta vizitojne Shqiperine: Joautenticiteti i kosovarit brenda standardit shqip. Kosovari me tere peshen e epigonizmit te tij. Kosovari me tere infantilitetin e nje nacionalizmi romantik te vonuar. Kosovari me ate standard qesharak te tij qe ju beri me gaz. Eshte Kosovari ne rolin e nje Kloni te Deformuar, nje dicka si karikature e pasuksesshme e mileut kulturor tiranas, i cili kur e kuptoi se qesheni me te, u rebelua. Eshte Kosovari si nje Klon i Rebeluar i cili do tashti t'i mbaje ligjerata dhe ders edhe Mjeshtrit, Krijuesit te tij. Autorit. Mileut Kulturor Tiranas. Kosovari i cili nuk i pelqeu opti qe pa ne pasqyren tuaj. Dhe, ne vend se te kujtohet e t'i gjeje rrenjet e ketij deformimi, Kloni i Rebeluar Kosovar do qe ta theje pasqyren. Eshte Kosovari si nje Pinokio i rebeluar i cili s'e ka kuptuar se eshte i krijuar Mjeshtri.

Nuk na ndihmoni nese nuk na e thuani te verteten ne fytyre. E di, eshte e zorshme t'i thuhet te calit- i cale, t'i thuhet kurrizos- kurrizo. Eshte e zorshme t'i thuhet Pinokios se eshte prej druri. Por, kjo heshtje ndaj realitetit lingual ne Kosove nuk e ndihmon nevojen emergjente te ndermarrjes se masave qe do ndihmonin dhe do ndikonin qe ky realitet gjuhesor qe shnderron nje shqiptar Kosove ne dicka joautentike, te ndryshoje.

Angazhimi im publik per nevojen imediate te rishikimit te standardit e ka kuptimin e nje alarmimi te pergjithshem me permasat e ketij deformiteti gjuhesor ne Kosove. Ne mund te vazhdojme te behemi te shurdhet ndaj ketij realiteti lingual ne Kosove, por nje shoqeri qe pretendon se eshte demokratike, se kultivon dhe aplikon metodat dhe te arriturat shkencore edhe ne gjuhe, qe kupton thelle te drejtat e njeriut dhe eshte me se koshiente per diversitetin dhe pluralitetin si vlera te nji shoqerie moderne e jo fatkeqesi, nuk besoj se mund t'i lejoje vetes te mbetet e shurdhet.

Kosova e reprezentuar permes ketyre autoriteteve qe moren pjese ne konferencen nderkombetare ne Tirane, nuk eshte Kosova e vertete linguale. Keto autoritete e fshehin kete realitet lingual te Kosoves. Po cili eshte ky realitet?

Me pergjegjesine me te madhe prej njeriu publik e them hapur se aplikimi i standardit letrar ne Kosove ka deshtuar. Ju ftoj ju, mileun kulturor tiranas, te mos i besoni ketij konstatimi tim, por te vini ne Kosove, ta beni ju ate qe nuk po e bejne Institutet e Akademite e Kosoves, shkencetaret e linguistet e Kosoves, qe nuk po e bejne keto Konferenca Nderkombetare, e keto "Seminare Nderkombetare". Ta beni ju kete demoskopi linguale, kete hulumtim jo vetem shkencor, por edhe njerezor ne Kosove. Perse ky shqetesim imi qe dua ta ndaje me ju? Arsyeja dominante eshte rinia kosovare. Kosova eshte shume e re. Mos pacin pergjegjesi keta njerez ndaj femijeve tane, duhet ne ta marrim pergjegjesine per ta. Shtatedhjete per qind e Kosoves sot eshte nen tridhjete vjec. Jo se ky shtatedhjete perqindsh nuk e sundon standardin e vitit 72, po standardin nuk e sundojne as mesuesit e tyre te shqipes, as profesoret e tyre, as prindet e tyre ekonomiste, mjeke, juriste, gazetare. Ne Kosove ende shtate dite te javes nuk di kush t'i shkruaje pa bere te pakten nje gabim. Sot, tridhjete vjet me vone aplikimi te tij. E di, tingellojne te renda e kuturu keto fjale e konstatime, por ju lus te mos me besoni. Ejani ne Kosove, ne Prishtine, cognito ose incognito, vertetohuni. Une do ju kerkoj falje publikisht nese keto konstatime nuk vertetohen. Vizitoni shkollat fillore ne Kosove, bisedoni me mesuesit e gjuhes shqipe. Kerkoni nga ata t'ju shkruajne dicka ne gjuhen standard. Bisedoni me femijte shkollore te Kosoves. Do te prekeni nga paaftesia e tyre per t'u artikuluar ne gjuhen standarde. Do ta ndiheni te pushtuar po asaj pyetje qe isha une: cka ka ndodhur me gjuhen shqipe qe i bene femijte tane ne Kosove te duken si te retarduar. Por, edhe kur dicka mesojne, duken si Pinokio. Falco. Joautentike. Shkoni ne gjimnaze, ne shkolla te mesme. Kerkoni bisede me profesoret e gjuhes shqipe. Beni pyetje. Bisedoni me tinejxheret e Kosoves. Shkoni mandej ne Fakultete, ne ate te Gjuhes dhe Letersise. Bisedoni me profesore, me studente. Vizitoni Institutin e Gjuhes dhe Akademine e Kosoves. Bisedoni me akademike. Shikoni dokumentet zyrtare. Shikoni programet televizive. Degjoni radiot. Lexoni gazetat ne Kosove. Dhe, pasi ta keni bere kete hulumtim, le te takohemi se bashku, keshtu publikisht, per t'i nxjerre perfundimet. Jam i bindur se, ashtu si ju kam lexuar dhe ju kam njohur, do te jeni te kapluar nga i njejti shqetesim.

Po behen tridhjete vjet qekur kultura shqiptare u percaktua per nji standard dhe norme letrare. Asnjehere dhe nga asnje intelektual qe ka mbajtur nje qendrim kritik ndaj atyre vendimeve, nuk kam lexuar se ka qene ose eshte kunder nevojes per nje standard gjuhesor. Ajo qe eshte kontestuar gjithmone eshte pergjegja qe i bene kesaj sfide civilizuese reprezentet e kultures shqiptare ne Tiranen e vitit 1972.

Percolla me vemendje disa kontribute qe u bene ne Konferencen nderkombetare per gjuhen shqiptare ne Tirane. Asnje hulumtim me te cilin do te provohej suksesi, niveli i nxenies, prakticiteti i standardit nuk u promovua. Per pjesemarresit e kesaj konference Gjuha Standrade eshte mire. Eshte ne rregull. Vetem disa njerez (ata prej Kosove) jane shtrember. Keta shkencetare dhe humaniste edhe nje here na provuan publikisht se jane me pare te gatshem qe t'i hedhin e t'i rishikojne e ridizajnojne njerezit, gjeneratat e tera me te rinj (sidomos ne Kosove), se sa t'i rishikojne e rivleresojne vendimet qe u moren ne kushtet e mungeses se mendimit te lire dhe lirive te pergjithshme ne Tiranen e vitit 1972.

Po behen tridhjete vjet dhe kultura shqiptare nuk e ka as edhe nje hulumtim te vetem me te cilin provohet e deshmohet nxenia e standardit. Sidomos ne Kosove. Jane tridhjete vjet qe Kosova ka Institue e Akademi, qe ka linguiste e shkencetare, qe ka njerez prej profesioni. Por, po ashtu, jane tridhjete vjet qe ne Kosove nuk eshte bere as edhe nji shkrim me i vogel per, ta zeme- diglosine. T'i leme fenomenet tjera gjuhesore. Per diglosine si fenomen qe qysh Cabej alarmonte se mund te paraqitet si i padeshiruar nese njeri dialekt i shqipes sundon standardin.

E Kosova jo se s'ka diglosi- Kosova eshte rast frapant diglosie sot ne Ballkan. Nuk mund te iket e shpetohet nga ky argument i akullt i Kosoves sot, duke u munduar qe te riinterpretohet, riformulohet e te shumekuptimesohet fjala- diglosi. Kosova si Mbreteri Diglosie eshte argument krucial i deshtimit te standardit gjuhesor ne Kosove. Nuk e di a mund te jete shkaku se te shkruash per diglosine do te thote te pranosh se aplikimi i standardit ka deshtuar, apo kjo eshte vetem mungese totale e pergjegjesise profesionale dhe njerezore e gjuhetareve kosovare. Por, ky eshte- fakt. Ju ftoj te vini ne Kosove, te bisedoni me njerezit e Kosoves, te vertetoheni vete se si do transformohen ne syte tuaj, se si do hutohen duke u perpjekur te flasin 'letrarce", se si do zvogelohen e belbojne para jush, duke u munduar qe te kalojne nga nje e folme ne tjetren.

Vokabulari triumfant qe dominoi kete konference nuk mendoj se i ben nder kultures shqiptare. Realiteti lingual ne Kosove nuk i jep te drejte as shfryerjes nga kenaqesia as tonit triumfant.

Reprezentet e kultures shqiptare qe ishin ne salle, me pare se te nxjerrin perfundime historike e fjale te medha, do duhej nis matjet empirike, demoskopite, duke biseduar me njerez, duke i pyetur per problemet gjuhesore qe kane, duke krijuar e kultivuar debatet e transparencen, e sidomos, duke i degjuar edhe mendimet e argumentet e kunderta. Si mund te jete shkencore nje konference ku gjithe diskutantet jane te nje mendimi? Konference ku nuk ftohen e nuk degjohen zerat qe kane mendim dhe argumentim tjeter. Si mund te quhet shkencore dicka qe nuk krijon kushtet e ballafaqimit te argumenteve? Dicka eshte e vertete vetem atehere kur i ben balle argumenteve qe e kontestojne. Nese Standardi Letrar i vitit 72 qenka i arrire, i gjetur, i pazevendesueshem, perse nuk lejohet qe t'i nenshtrohet nje argumentimi tjeter. I beri balle pyetjeve dhe skepticizmit te atyre qe s'mendojne si lingustet ne sallen e kesaj konference, Standardi vetiu do deshmohej i gjetur e i sakte. Por, ze tjeter ne salle nuk u degjua. Po si ne vitin 72.

Tridhjete vjet me vone, konstatoj se protagonistet jane po ata (Ajeti, Lafe, Demiraj, Qosja...), se argumentimi eshte po ai (nacionalromantik, skajshmerisht i politizuar, ku anatemohen e ndiqen ata qe mendojne ndryshe), referencat jane po ato (Kostallari, Konica, Naimi, Materializmi dialektik...), se perfundimet jane te njejtat. Mungonte vetem fizikisht Enver Hoxha dhe linguisti shtetnor Androkli Kostallari. Po them, fizikisht, sepse shpirterisht ata ishin aty. Triumfante, si gjithmone.

12. 11. 2002, Prishtine

Shenim

Shkrimi i mesiperm nuk shpreh opinionin e redaksise se gazetes "Korrieri". Duke qene se dje ne botuam nje shkrim te Prof. Rexhep Qoses qe mbronte tezen e ruajtjes dhe pasurimit te gjuhes se unifikuar shqipe, ne respektojme te drejten e debatit pasi e konsiderojme kete teme te nje rendesie te vecante. Ndaj ftojme specialistet e kesaj fushe te shprehin opinionet e tyre ne gazete.




--------------------------------------------------------------------------------
13/11/2002

Korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-11-2002 nė 10:34 Edit Post Reply With Quote
Une mendoj qe gjuha letrare shqipe ka nevoje per nje reforme thelbesore.

Te gjithe e kemi te qarte kushtet e 1972 dhe jemi te qarte se ne ate reforme gjithcka eshte perdorur,pervec kritereve shkencore qe nuk jane perdorur.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-11-2002 nė 10:59 Edit Post Reply With Quote
Për një gjuha shqipe dinamike

Nga Xhevat Lloshi
Më 1972 politika e vendosjes së një gjuhe standard mbi bazën e toksërishtes e arriti qëllimin. Duke i dhënë kulturës shqiptare mbarëkombëtare një mjet aq të domosdoshëm dhe aq të dobishëm, kjo arritje madhore si fakt i eklipsoi kundërshtimet dhe aspektet negative, të lidhura me politikën gjuhësore që i shërbeu politikës së një regjimi. Variantet e gegërishtes e humbën prestigjin; nëpërmjet iluzionit të konvergjencës, të bashkimit, të njësimit mbarëkombëtar ato u dukën sikur u shuan dhe në ligjëratën politike e shkencore u kthyen në tabu, mbetën vetëm si përbërëse të ligjëratës letrare historike dhe linguistike dialektore. Periudha pas vitit 1972 mund të quhet e politikës gjuhësore entuziaste. Në konferencën gjuhësore të vitit 1984 me lehtësi triumfuese u shpall si politikë që të ecej më tej në standardizimin e gjuhës së folur. Prof. A. Kostallari e shpalli shqipen një nga gjuhët letrare më të njësuara të Europës. Edhe pas njëzet vjetësh, kur kjo politikë gjuhësore ishte vënë nën goditje, vijonin të shqiptoheshin pohime të tilla, si: "Gjuha letrare e njësuar është përvetësuar dhe po përvetësohet me zell dhe dëshirë në qytet dhe në fshat, nga toskët dhe nga gegët". (DODI, 1992). Që në fillimet e saj (1991) shembja e regjimit totalitar në Shqipëri u shoqërua nga një komponente e fortë gjuhësore, duke e parë nga disa shtresa shoqërore si veprim që duhej kryer edhe në fushën e gjuhës. Si mbështetje për t'iu kundërvënë politikës gjuhësore zyrtare të deriatëhershme shërbeu libri i A. Pipës (PIPA, 1989). Thelbi i kësaj politike të re ishte: zhdukja e gjuhës standard si diçka e dështuar, si pjellë e hegjemonizmit dhe e kolonializmit të brendshëm; rikthimi te gjendja me dy gjuhë letrare; vendosja si gjuhë letrare shqipe e gegërishtes së Shkodrës. Dy vjet pas botimit të librit, A. Pipa nisi një fushatë politike botimesh dhe pastaj erdhi në Shqipëri për ta kryesuar zbatimin e politikës së tij. Në këto rrethana u organizua tryeza e Shkodrës në korrik 1992 dhe Deklarata ishte shpallja e një politike të re gjuhësore në Shqipëri. Ajo nuk ishte akt kodifikues, siç nënkuptohej duke e quajtur veten Kongresi i dytë, nuk bën pjesë në planifikimin e korpusit të gjuhës, por në planifikimin e statusit të gjuhës, domethënë synonte një hierarki të re të standardeve. Për më se tre vjet u zhvillua një fushatë e shumanshme për ta kthyer këtë në politikë gjuhësore zyrtare dhe u shfrytëzua e gjithë koniunktura politike e kohës. Në këto rrethana u shpërfaq se ajo përputhej me përpjekjet për përçarjen kombëtare, për kundërvënien veri-jug deri në konflikt civil. Pas seminarit për gjuhën e letërsinë më 1995 autoritetet më të larta shtetërore të kohës deklaruan se gjuha standard nuk ishte një çorbë e regjimit të kaluar, se gjuha standard ishte produkt i një zhvillimi të gjatë dhe se zgjidhja më realiste ishte të vazhdohej përdorimi i saj. Në këtë mënyrë u krijua një gjendje e ngjashme me atë pas dështimit të sesioneve të vitit 1952. "Politika e re gjuhësore" u zhvendos në truallin e rishikimit të historisë dhe argumentimeve shkencore, duke ia lënë një kohe më të përshtatshme rishfaqjen e synimeve të vërteta. Ndërkaq raste të ndryshme shërbejnë si shkas për ta ndezur herë pas here polemikën me tone të ashpra, duke mos kursyer politizimet dhe fjalorin agresiv. Një rast i tillë ishte, p.sh. dhënia e një çmimi letrar më 1999 nga Ministria e Kulturës, duke futur në motivimin për çmimin rigjallërimin e gegërishtes (AGOLLI, 1999; LLOSHI, 1999). Gjithashtu më 2001 u ndez një diskutim kundër gjuhës standard në Kosovë, ku më shumë e ngre zërin M. Kelmendi, autori i një libri (KELMENDI, 1998), që e quan gjuhën standard mjet përçarës dhe ka mbështetjen e një nxënësi gjerman të M. Camajt (përkthyesit H. J. Lanksch).
Si përfundim, duhet vënë në dukje se kontestimi i gjuhës standard nuk arriti të nguliste një politikë për rrëzimin e saj. Megjithatë gjendja në fushën e politikës gjuhësore të shqipes ka ndryshuar. Jo vetëm nuk ka një politikë të vetme imponuese, jo vetëm janë shfaqur disa drejtime deri në konflikt midis tyre, por edhe tërësia e rrethanave në të cilat hyn shqipja në mijëvjeçarin e ri e shtron si kërkesë përpunimin e një politike që t'u përgjigjet pikërisht rrethanave të reja dhe të mos ngecë në rrjetën e problematikës, që i takon së kaluarës. Shumësia e orientimeve të sotme në politikën gjuhësore shkon nga pranimi i gjuhës standard, duke nënkuptuar përpunimin e mëtejshëm, siç është i natyrshëm për të gjitha gjuhët e tjera, deri te qëndrimi më i skajshëm, se dy variantet u përkasin dy orientimeve kulturore-historike të ndryshme dhe bashkë me ndarjen kombëtare duhet të shkëputen sipas modelit të ndarjes së serbishtes me kroatishten.
* * *
Dëshiroj të nxjerr në dukje, se librat, punimet, shkrimet, artikujt, diskutimet në këtë lëmë kanë dy karakteristika themelore: e para, ato shërbejnë për ta përçuar politikën, por në mënyrë që ajo të bëhet e pranueshme, bindëse ose tërheqëse. E dyta, ato karakterizohen nga protagonizmi, domethënë autorët duan të tregojnë veten, të imponojnë veten, të nxjerrin përfitime për veten sot dhe në perspektivën historike. Për të qenë konsekuent deri në fund, këtë e pohoj si dukuri objektive shqiptare, jo në mënyrë përçmuese për të tjerët, domethënë nuk e përjashtoj veten nga kjo karakteristikë. Sesionet shkencore të vitit 1952 ishin mbulesa për masat shtetërore që kishin nisur të zbatoheshin. Protagonizmin e përfaqësonin referuesit dhe diskutuesit që nuk ishin gjuhëtarë dhe që madje as u morën më me gjuhësi. Prof. A. Kostallari ka shkruar gjerësisht për konvergjim, njësim, bashkëveprim, ndërveprim, koine sui generis, ndërthurje organike etj., për ta mbuluar faktin që si gjuhë standard po vendosej një variant me bazë toskërishten, natyrisht, një variant i shqipes si gjuhë letrare, që e përfaqësonte shqipen gjithnjë e më gjerë duke u pasuruar e përpunuar më tej. Protagonizmi i tij ishte për ta paraqitur veten si themeluesin e shqipes standard, madje si arkitektin e veprave themelore kodifikuese: drejtshkrimit e fjalorit normativ (LLOSHI, 1991). A. Pipa ka folur gjerësisht për ringjalljen e gegërishtes letrare, për dështimin e gjuhës standard si diçka artificiale, si stratagjemë politike, që i shërbente kolonializmit dhe hegjemonizmit të një pjese minoritet të kombit mbi pjesën tjetër. Në thelb ai kërkonte rivendosjen e po kësaj gjendjeje, duke bërë gegërishten e Shkodrës mjet hegjemonizmi e stratagjemë të një politike dhe, në rast pamundësie të kolonizimit, të shkëputej pjesa jugore e popullsisë si joshqiptare, si myslimano-bizantine. Protagonizmi i tij nuk është në fushën e kodifikimit gjuhësor, por e integron atë në një rrafsh më të gjerë politik: A. Pipa e shihte përçarjen gjuhësore si një mjet për t'i shkaktuar çarjen mburojës së komunizmit në Shqipëri duke e parë veten kështu si hero të antikomunizmit. Kjo nuk u realizua sepse ishte tepër vonë; ndërsa ai kujtonte se diktatura në Shqipëri do të vijonte të paktën edhe një brez, kur doli libri i tij tashmë muri i Berlinit ishte rrëzuar. A. Pipa u kthye në nismëtar të revanshit.
* * *
Duke mos hyrë në hollësitë e pafund të kësaj polemike, dëshiroj të tërheq vëmendjen te thelbi i problemit. Është përpunuar një arsenal kundërvëniesh, që lavdërojnë ose nxijnë një interpretim, si p.sh.: kombëtar - antikombëtar, përparimtar - reaksionar, konvergjencë - divergjencë, afrim - largim, bashkim - përçarje, mbarëkombëtar - lokalist, zhvillim i planifikuar - spontan, demokratik - diktatorial, marrëveshje - imponim, rrafshim - diversitet etj.
Nga shtjellimi i derikëtushëm besoj se del e qartë, që në shekullin XX vendosja e një gjuhe shqipe standard detyrimisht do të shoqërohej me mbizotërimin e një baze dialektore, që pashmnagshmërisht në kohën e zgjidhjes dhe pavarësisht se cila do të ishte zgjidhja, do të perceptohej si mbizotërim i një orientimi kulturor, si hegjemonizëm. Sot kemi një gjuhë standard, që i shërben kulturës shqiptare mbarëkombëtare. Studimi i historisë së saj kërkon një interpretim shkencor, i cili të mos e nxjerrë këtë studim përtej caqeve shkencore, të mos e shndërrojë atë në armë të luftës politike aktuale dhe të protagonizmit të aktorëve të rinj, e më konkretisht të mos e riaktualizojë luftën për pushtet në gjuhë, synimin për mbizotërim dhe hegjemonizëm. Në kontestimin prej vitit 1991 u ringjall pikërisht problematika e mbisundimit, ndërsa arsenali i kundërvënieve të mësipërme është makiazhi i saj. Në rast se interpretimet në diskutimin e sotëm do të heqin dorë nga kjo mënyrë dhe nga protagonizmi, kemi shpresë se do të kalojmë në hullinë e shkencës së mirëfilltë, do ta kapërcejmë konfliktin gjuhësor, do të merremi me përpunimin e një politike gjuhësore të orientuar nga e ardhmja dhe jo nga fantazmat e së kaluarës, kurse një politikë e tillë do të ndihmonte për të kapërcyer edhe krizën e planifikimit e të kodifikimit gjuhësor. Ndërkaq, ndryshe nga ajo që kam trajtuar dhjetë vjet më parë (LLOSHI, 1991), sot më del si shqetësimi kryesor shfrytëzimi për qëllime ideologjike i fatit të variantit letrar të gegërishtes dhe viktimizimi i saj, duke zbatuar për të tërësinë konceptuale që ka të bëjë me të drejtat e gjuhëve rajonale dhe të pakicave. Gegërishtja në të gjitha shfaqjet e saj është pjesë e pandashme e kulturës kombëtare shqiptare, brenda shqiptarëve nga kjo pikëpamje nuk ka vend për asnjë hije të konceptit për minoritetin, kurse çdo përparim e sukses i trajtave mbi bazën e gegërishtes në letërsinë artistike, në gjuhën e skenës, të këngës etj. është një ndihmesë në pasurimin e shqipes përgjithësisht. Më duhet të përsëris tezën, që e kam nbrojtur prej dhjetëra vjetësh, se të dyja bashkë, norma dhe variacioni, janë faktorë të gjallërisë së një gjuhe.
* * *
Për kapërcimin krizës gjuhëtarët duhet të rifillojnë gjallërisht detyrën e tyre, t'u imponohen me autoritet shkencor institucioneve dhe komunikimit publik, të mos e lënë kulturën e gjuhës në duart e dashamirësve diletantë që shkruajnë në shtyp. Hapi i parë është të përpiqen për rivendosjen e prestigjit të gjuhës standard. Për gjuhën shqipe letrare nevojitet koncepti i gjuhës së hapur dhe i dinamizmit, si baza e një orientimi të gjerë kulturor kombëtar që të përballojë sfidën e kohës dhe të jetë koncepti mbizotërues i politikës dhe planifikimit gjuhësor për një të ardhme të kapshme. Autorët e vjetër e bënë shqipen gjuhë të shkruar. Rilindasit e bënë gjuhë të kombit. Pas Pavarësisë ajo u shndërrua në shqipen e sotme dhe të një jete shtetërore. Më 1972 i dhamë trajtë si gjuhë standard të mbarë kombit. Tashti, në mijëvjeçarin e tretë na duhet shqipja e hapur për etapën e identitetit në rrethanat e lëvizjes e të shpërhapjes, të dygjuhësisë dhe të integrimit, na duhet shqipja dinamike në epokën e globalizmit.


shek

Ky Lloshi, me te vertete Llosh eshte, por nejse keta jane shkencetaret "njeriu i ri"





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-11-2002 nė 22:25 Edit Post Reply With Quote
Nuk kam te jem fanatik i Kongresit te Drejtshkrimit
Ne pergjigje te Letres se hapur te intelektualit nga Kosova, Migjen Kelmendi, botuar ne gazeten "Korrieri"

* Aq sa e mbeshtes, po aq jam kunder Prof. Idriz Ajetit

Kur muaj me pare ne nje numur te revistes se cmueshme te Kosoves, "Ekskluzive"-s pashe shkrimin me titullin "Rreth gjuhes letrare shqipe" te Prof. Idriz Ajetit dhe kur lexova ne nentitullin e tij se "... nuk mendoj qe ne Kongresin e Drejtshkrimit (Tirane, 1972) ceshtjet e drejtshkrimit te gjuhes sone letrare te jene dhene, te jene percaktuar njehere e mire per te gjitha kohet", thashe: "I lumte penda!". Mirepo, kur lexova shkrimin dhe askund nuk gjeta ne te shtjellimin e asaj cka thoshte nentitulli, madje teksa kuptova mbrojtjen ne bllok te ketij Kongresi, u stepa. Keshtu, papritmas, nje dijetar i Kosoves, kur prej kohesh vete koha po e revizionon jo pak kete Kongres, leshohet me turr ne mbrojtje te tij pa asnje fare shkaku. Dhe u bera kunder Prof. Ajetit. Jo per te goditur nje fanatizem me nje tjeter, por per hir te se vertetes.

E di prej vitesh qe nje grup dijetaresh, shkrimtaresh a gjuhtaresh shqiptare te Kosoves, jane te skajshem ne mbrojtjen e plote te te gjitha vendimeve te Kongresit te Drejtshkrimit. Me sa duket i mban peng firma qe kane vene ne te me 1972. Atehere, ne periudhen e titizmit, kur ata me atdhetari gjenin te gjuha e njesuar te pakten bashkimin shpirteror dhe kulturor me Shqiperine - Nane, iu jipja te drejte. E, duhet te jene krenare se shume nga diskutimet e tyre ne ate Kongres, qene me te lira se ato te kolegeve nga Tirana dhe kur rilexova me vone ndonjerin ne shtypin e Kosoves, pashe se ne Shqiperi iu ishin botuar te censuruar jo pak. Se dihej, kishte pervec te tjerave, edhe mungese sinqeriteti, ai Kongres i Drejtshkrimit 1972. Ndaj sot, teksa Kosova nuk ka me pune me pushtimin serb, madje po shkon drejt pavaresise, nuk arrij te kuptoj qendrimin fanatik qe mbajne ne kete diskutim qe tashma deri sa ceshtja te marre udhe ne te mire te qendrueshmerise se gjuhes shqipe, nuk mund te ndalet.

Autori i ketyre rradheve, nje gazetar i vjeter i Shqiperise, pra ushtrues i rregullt i shkrimit te shqipes tash mbi 40 vjet, kurrsesi nuk eshte kunder Kongresit te Drejtshkrimit. Perkundrazi, e vlereson fort ate. Ai eshte kunder idolatrise per kete Kongres te cilit hartuesit e tij qe jane gjalle, nuk duan t'i levizin presjen edhe sot pas 30 vjeteve, kur te metat e tij jo te pakta, po dalin gjithnje e me ne pah. Jam i bindur se e bejne ngaqe i kane mbetur ende peng politikes se atehereshme.

Dihet nderkaq, se ne keto dhjete vjet Shqiperia ka fituar lirine, ka ndryshuar sistemin politik, bazat dhe ndertimin e ekonomise, ka ringjallur vlerat kulturore e historike te varrosura prej regjimit, ka reabilituar me te madhe pjese te historise e te kultures se neperkambun, emra, njerez, dukuri. Ka vene ne vendin e se vertetes ngjarje, periudha, ka ndryshuar drejtimin e gabuar te kultures. Ka vene deri diku ne vend Konicen e Fishten, Koliqin e Camajn. Vetem nje dicka nuk u dashka ta levizka prej istikamit: Kongresin e Drejtshkrimit, e vetmja gje qe qenka bere ne menyre te persosur asokohe! Ndonese vete Prof. Ajeti ne nentitull e kundershton ate.

E pra, cila eshte aresyeja, qe nuk preket as me pupel ky Kongres gjuhesor mbajtur ne kohen e regjimit qe shkoi? Kur para tij jane prekur, revizionuar, fshehur e perplase per toke me se nje here edhe vete Kongresi historik i Manastirit e Komisia Letrare e Shkodres me te gjithe protagonistet e tyre - dy ngjarje kulmore ne historine e gjuhesise shqiptare? Dhe a ka mundesi, qe ne ate regjim, ku shumica e gjerave jane bere keq, te kete shpetuar ky Kongres e te jete bere aq mire, sa as sot ne liri, nuk guxon te besh nje verejtje te vetme per te se te hidhen perpjete ne Shqiperi e Kosove, madje duke guxuar te te akuzojne deri per "percarje te unitetit te popullit", sic thoshte Enver Hoxha tash e pare?

x x x

Ka shkruar e zeza ne te bardhe nje nga ideatoret dhe organizatoret me te medhenj te atij Kongresi te datuar me 1972:

"Gjuhesia jone, duke pervetesuar gjeresisht metodologjine marksiste, depertoi gjithnje e me thelle ne njohjen e struktures se gjuhes se sotme shqipe".

Edhe kjo mbeshtetje ne "metodologjine marksiste" mjafton per te dyshuar tejet ne Kongresin e Drejtshkrimit. Megjithate, ajo cka ne kete Kongres eshte bere mire, le te qendroje. Ajo cka eshte bere keq le te hiqet nje ore e me pare.

Edhe me naivi e di se Kongresi i Drejtshkrimit nuk shpiku nje gjuhe te njesuar, por vendosi qe toskerishtja letrare te behet gjuhe zyrtare. Nuk jemi aq naive pra, sa ta marrim toskerishten letrare vlerat e se ciles jane fort te medha, per gjuhe te njesuar sepse keshtu tha Kongresi i Drejtshkrimit me 1972. Jo, nuk mund te qendrojme me mbi rrena. Kongresi i Drejtshkrimit vendosi me forcen e pushtetit te atehershem qe toskerishtja letrare te jete gjuha zyrtare e Shqiperise dhe e quajti "gjuhe te njesuar".

Vazhdojme me tej:

"Toskerishtja e shkruar, - thote Prof. Ajeti, - me nje strukture te qendrueshme trajtash pse ruante nje stad me te mocem e me te drejte formash, kishte sosur ne nje shkalle te atille zhvillimi me shfaqje shkrimi sui generis; gegerishtet nuk kishin mberritur ne shfaqjen e tyre te shkrimit nje afrim qe do te bashkonte te gjitha te folmet gege..."

Mendoj se nuk ia vlen t'i hysh diskutimit per kete konkluzion kaq te ashper e per te cilin nuk sjell asnje argument as Prof. Ajeti, sepse ky nuk eshte qellimi i ketij shkrimi. Mendim cka ai padashur e rrezon edhe vete kur vazhdon me thenien e Konices se "dialekti gege permban qindra shprehjesh qe tosket i kane humbur e qe jane xhevahire te verteta, sepse i kemi trasheguar nga paraardhesit tane te lashte". E me duket se shkrimtari me i madh shqiptar i Pasluftes se Dyte Boterore, Ismail Kadare, jep nje shembull te shkelqyer ne vepren e vet te shterrimit, perqasjes, terheqjes e perfshirjes se leksikut te gegenishtes ne gjithe vepren e tij.

Ec e gjeje pra, se cili dialekt eshte me i qendrueshem. Jo Prof. Idriz Ajeti, po gjithe profesoret e Shqiperise e te Kosoves, nuk ia kane arritur deri me sot ta shkoqisin kete pune; nje shkencetar i gjuhes, Profesori i madh, Martin Camaj, thoshte se "asnje variant i shqipes (as gegenishtja veriore, dialekti ma i pasun e me tradite ma te gjate) nuk i permbledh ne vetvete te gjitha kategorite ose fenomenet gramatikore te shqipes se pergjitheshme".

Atehere, perse nuk u dashka preke qofte dhe paksa me dore Kongresi i Drejtshkrimit 1972, kur dihet se, sic thote me te drejte po Prof. Camaj, "Normat per standardizimin ne Tirane jane farktue nga nalt ne menyre autoritare, jo demokratike?" Per te mos shtuar ate qe thote Prof. Arshi Pipa se "gjendja ndryshoi menjihere mbas marrjes se pushtetit nga komunistet: toskenishtja u ba gjuha zyrtare e Partise dhe shtetit".

Nderkaq, ne shkrimin e "Ekskluzive"-s permes nje nentitulli te Prof. Ajetit, mberrin mesazhi me urdherues qe eshte degjuar deri me sot:

"Toskerishten letrare nuk e ngriti politika komuniste".

Shkruan me gjere autori:

"Toskerishten letrare nuk e ngriti politika komuniste, ne te cilen mbizoteronin folesit e dialektit toske. Epersite e saj ndaj gegerishtes se shkruar ishin rezultati i perpjekjeve te sa e sa brezave te tere shkencore e kulturore shqiptare, te nisura ketu e me se njeqind vjet me pare".

Mekat! A nuk bejne pjese ne keto breza edhe Buzuku, Bogdani, Budi e Bardhi qindra vjet te shkuara; si dhe Shiroka, Fishta, Mjeda, Prendushi, Koliqi, Camaj ne qindvjetshin e fundit, te cilet nuk ngriten toskerishten letrare, por gegenishten letrare?

Te vjen vertet keq, kur veren nder shkrimtare e dijetare te Kosoves nje stil te tejkaluar prepotence "shkencore" pa asnje argument si ne percaktimin nga lart qe ben Prof. Ajeti, kur shkruan se:

"Ne kohen e Rilindjes Kombetare toskerishtja e shkruar kishte marre nje shtrirje ne permasa te gjera, duke e lene gegerishten e shkruar shume prapa".

E rende, tejet e rende! Per fat te keq, e thote pa asnje prove, cka verteton brishtesine e ketij konkluzioni qe nuk e kuptoj se si ka mundesi qe vjen shì nga Kosova; e me falni, eshte disi dhe fyes, pervec te tjerave. Nderkaq, me shkon mendja te Pashko Vaso, te nje Fishte e te nje Mjede, e deri te Koliqi e Camaj me se fundi, te cilet me kryeveprat qe na blatuan ne gegenishten e tyre letrare, i kane dhene Shqiperise bash ato qe doemos i ka dhene edhe toskerishtja, pra "shtrirje ne permasa te gjera".

x x x

Nuk mjaftohet vetem me kaq autori i shkrimit te "Ekskluzive"-s teksa shton:

"Epersia e toskerishtes letrare do te conte me siguri te madhe ne venien e saj ne themel te gjuhes se njesuar letrare shqipe".

Ne mos gaboj deri ketu nuk ka mberritur as vete Kongresi i Drejtshkrimit!

Thashe, nuk me pelqen t'i hyj une e te argumentoj se cili dialekt ka perparesi ne mjeshtri, sepse pervec te tjerave kjo nuk shqeteson shqiptaret, kur dihet se sa te mire e te dashur jane per popullin shqiptar qe te dy. Kundroni sa shqip ka shkruar Naimi: "O malet e Shqiperise e ju o lisat e gjate, fushat e gjera me lule qe iu kam ndermend dite e nate!" Kundroni sa shqip ka shkruar Fishta: "Porsi i ambli flladi i eres, qi lmon gjite e drandofillit, porsi vala e bregut t'detit..."

Jo vetem ngaqe mendoj se nuk me takon mua te percaktoj vleren e dy dialekteve tone te cmueshem, por se asnje shqiptar nuk e preokupon kjo lloj gare e panevojeshme. Nuk po mund te rri megjithate, pa treguar ate qe ka thene kohe me pare ne TV, perkthyesi i madh, Prof. Gjon Shllaku. E pyeten se si kishte qene puna e gjuhes letrare me perkthimin e Iliades. "Une e perktheva ne gegenishten letrare, - tha profesori i nderuar, - po mandej me detyruan qe ta shkruaja ne toskerisht dhe me doli perkthimi gati 200 faqe me teper".

Keshtu eshte pra puna e "epersise se toskerishtes" qe nxiton dhe e evidenton me buje Prof. Ajeti, diskutim te cilin sic thashe, nuk ma do mendja se ka burre nane, ta mbaje i vetem mbi shpatulla, kur dihet se nga nje ane vlerat e njerit dialekt nuk i ka tjetri, e nga ana tjeter individualitetin e njerit, prap mund te mos e kete tjetri, madje ne pamje nga me te larmishmet.

Nuk mund te harroj nga pervoja ime si gazetar i vjeter, raste pikerisht te viteve '70 ne gazeten "Bashkimi", per te treguar se deri ku kishte arritur fanatizmi ne mbrojtje te Kongresit te Drejtshkrimit. Une nuk shkruaja "tani" por "tash". Grindesha perdite me korrektorin letrar i cili kishte urdher per ta shkruar kete ndajfolje vetem ne variantin "tani". Po keshtu me ndodhte edhe me "tashma", te cilen ai, per cudi nje gege nga origjina, me buzeqeshje por i vendosur, ma shkruante ne "tashme", duke i shtuar nje "e" krejt te qortueshme. Mundohesha ta bindja se "tashma" eshte vetem e gegenishtes dhe nuk mund te behet "tashme". Toskerishtja e ka shume bukur "tanime", i thoja. Ai prap e shnderronte ne "tashme"!

E urdheronte Kongresi i Drejtshkrimit.

E kur me 1992 si kryeredaktor i "Sportit" te Tiranes titullova ne numrin e Vitit te Ri me germa sa gjithe faqja, pershendetjen "Gezueshem!", pra jo "Gezuar!", sic ishte vene gjithmone me pare, nje mik i mire i imi, njeri prej hartuesve te Fjalorit te Gjuhes Shqipe me te cilin ne "Bashkimi" kisha mbajtur nje rubrike te mire te gjuhes, me kundershtonte keqas. Per fat "me shpetoi" po Fjalori i Gjuhes Shqipe, qe per cudi kishte edhe variantin "gezueshem" si dhe ate "gezuar".

T'i merr vertet mendte Kongresi i Drejtshkrimit 1972 - nje nder demet me te medha te te cilit eshte bash cenimi i pasurise se gjuhes shqipe, duke flakur tej pa meshire deri leksikun e gegenishtes. Eshte e cuditeshme se si nuk ben pershtypje kjo dukuri te dijetaret e Kosoves.

x x x

"Linguistet komuniste, - thote Prof. Camaj, - nuk moren nga gegenishtja nje mori fjalesh e shprehjesh, por vetem disa thermija gramatikore, tue lane thuejse te paprekun strukturen e gegenishtes - ata nuk moren as paskajoren (infinitivin) gege, te cilen nuk e ka toskenishtja".

Si ka mundesi qe dijetare te gjuhes, qofte ne Shqiperi apo dhe ne Kosove, nuk revoltohen kur marrin ne duar ta zeme, Fjalorin Anglisht - Shqip dhe foljen "be" (to be) e gjejne te perkthyer "jam", pra veta e pare njejes, ne vend qe te perkthehet "me qene"? Ose ne Fjalorin Italisht - Shqip, foljen "sapere" e gjen te perkthyer "dij" ne vend qe te perkthehej "me dijte"?

E gjithe kjo antishkence eshte thjesht alergji ndaj paskajores qe sa fort do ta pasuronte gjuhen shqipe! Per kete ia vlente te revoltohej nje shkencetar i gjuhes, dhe jo per paprekshmerine ne bllok te te gjithe vendimeve te Kongresit te Drejtshkrimit 1972.

Nje te vertete e thote megjithate Prof. Idriz Ajeti: qe si gjuhe te njesuar sot edhe sipas tij, ne paskemi toskerishten letrare. Ketu po, jam me te.

Dhe shkruan me tej Prof. Ajeti:

"C'eshte ajo qe ate pale intelektualesh shqiptare, qe pas ndryshimeve ne shoqerine shqiptare, e nxit, e shtyn edhe ne fushen e kultures, ne lemin e gjuhes se njesuar shqipe, te bejne rivleresime, rishikime, qe prane gjuhes se sotme lerare shqipe te vihet nje gjuhe-shemer?"

Plasa me e gjete ("te gjej", sic thuhet ne toskerisht) nje intelektual te tille qe kerkoka nje "gjuhe shqipe shemer". Te pakten ne Shqiperi, nuk njoh nje te tille. Nuk besoj te kete edhe ne Kosove. Po kjo nuk do te thote qe te behemi fanatike "te te pagabueshmit" Kongres te Drejtshkrimit te vitit 1972, kohe, sic thote me te drejte Prof. Martin Camaj kur: "Reforma gjuhesore u krye mes Kongresit te peste (1966) dhe te gjashte te Partise (1971), gjate periudhes te t'ashtuquejtunit Revolucion Kultural te Shqipnise. Ajo u krye njikohesisht me perfundimin e reformes agrare, me ndalimin e besimeve fetare, dhe me "spastrimin" e kuadrove."

Jane me qindra intelektualet ne Shqiperi, njerez te kultures kombetare e te gjuhes, shkrimtare a studjues, qe jane tejet kritike ndaj atyre vendimeve te padrejta, qe permban ne vetvete Kongresi i Drejtshkrimit. Jo pra, kunder gjuhes se njesuar letrare dhe as kunder vendimeve te drejta te ketij Kongresi. E, nuk eshte kurr vone per te permiresuar. Aq me teper ne gjuhe. Kjo eshte atdhetari, jo kokfortesia per te mos e preke me pupel Kongresin e Drejtshkrimit 1972. Sic thote nje sentence e njohur latine, "Errare humanum est, perseverare diabolicum" ("Me gabue âsht njerezore, mos me heqe dore prej gabimit âsht djallezore").

Gjuha e nje populli nuk mund te vendoset me urdher. Madje duhet thene se as ajo vete nuk e degjon perjetesisht kete urdher. Kjo po ngjet sot ne Shqiperi. Leksiku i gegenishtes po fiton gjithnje e me teper terren, ne kundershtim me disa vendime te njeanshme te Kongresit te Drejtshkrimit, i cili "mesonjesit" ka pranuar t'i thote "mesues", "degjonjesit" ka pranuar t'i thote "degjues", por me qe behen shume asisoji, nuk pranon kurrsesi qe edhe "punonjesit" t'i thote "punues". Nuk te lejon t'i thuash "kokes" "krye", por kur vjen te "Kryetari i Keshillit te Ministrave", i vjen per te qeshur edhe atij vete po t'i thote "Koketari i Keshillit te Ministrave". Vetem po te marrim problemin qe ka lindur ne shkolla per t'iu mesuar nxenesve kollose te tille te letersise si At Gjergj Fishta, per te cilin dikush po kerkon dhe transkiptimin e vepres se tij(!!!), dijetaret atdhetare te gjuhes duhet te ulen menjehere rreth tryezes dhe pa fanatizma, te rishohin nje pjese te vendimeve te Kongresit te Drejtshkrimit 1972, te reagojne drejt dhe pa kompleksin e parulles bizantine te Partise per "prishjen e unitetit te popullit", ta permiresojne ate. Pikerisht kjo do ta forconte edhe me tej kete unitet. Sepse eshte ashtu sic e thote vete nentitulli i shkrimit te Prof. Idriz Ajetit: "... nuk mendoj qe ne Kongresin e Drejtshkrimit (Tirane 1972) ceshtjet e drejtshkrimit te gjuhes sone letrare te jene dhene, te jene percaktuar njehere e mire per te gjitha kohet."

30 vjet kaluan nga Kongresi i Drejtshkrimit. Ai e ka luajtur rolin e tij te mire dhe te keq. Per shkak te gabimeve te tij nuk ia arriti megjithate, t'i bente te gjithe shqiptaret te flasin gjuhen qe vendosi ai. Madje as ta shkruanin sic donte ai. Kosova eshte nje shembull. Kam mbi 30 vjet qe e ndjek shtypin e Kosoves, por e shoh qarte une dhe te gjithe, se mbase pervec firmuesve te Kongresit te Drejtshkrimit, pak kush shkruan plotesisht e gjithmone sipas rregullave te tij. 30 vjet ka Kongresi i Drejtshkrimit qe ne abetare "Nenes" i thote "Nene", por e pakta 3 milion shqiptare vazhdojne t'i thone "Nanes" "Nane", pa "e"-ne e Kongresit.

Per te gjitha keto nuk jam dhe as nuk kam pse te jem fanatik i Kongresit te Drejtshkrimit. Dhe besoj, se jo vetem une.

BESNIK DIZDARI

* Nenvizimet jane te autorit te shkrimit




--------------------------------------------------------------------------------
14/11/2002

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-11-2002 nė 22:46 Edit Post Reply With Quote
Intervistë me Migjen Kelmendin, botuesin e gazetës së vetme në gegërisht në të gjitha trojet shqiptare.
Gegërishtja nuk është e destinuar të zhduket

"Ne synojmë rritjen e tolerancës brenda kulturës shqipe", - thotë Migjen Kelmendi, botues i gazetës së vetme të mirëfilltë që përpiqet të konservojë gegërishten e shkruar.

Kelmedi ka kaluar dy të tretat e jetës së tij duke u brumosur me respektimin e standardit gjuhësor, ndërsa tani është bërë mbrojtësi më i flaktë i gegërishtes. Akuza me të cilën përballet gjerësisht në Kosovë është se ai vetë nuk është në gjendje të shkuajë ashtu siç duhet gegërishten, pasi është brumosur tashmë me standardin gjuhësor dhe një pjesë e mirë e publikimeve të tij respekton këtë standard. "Besonim se ishim në rrugë të mbarë deri në vitin 1990", - thotë ai vetë; "por, pas rënies së komunizmit në Shqipëri, dhe rritjes së komunikimit me Tiranën, na dha mundësi të kuptonim se sa larg ishte ai standard që ne e kishim mësuar me shpresë për të eliminuar ndasitë, nga standardi që përdoret në Tiranë. Kuptuam se sa shumë ishim larguar nga njëri-tjetri". Intervista e mëposhtme publikohet në Tiranë sipas standardit gjuhësor me lejen e vetë Kelmendit. Me këtë akt, ai dëshiron të tregojë se lufta e tij për gegërishten nuk synon të fyejë ato që dinë të flasin standardin, por thjesht t'u japë të drejtë atyre të cilët kanë mësuar nga nëna të flasin gegërisht, se gjuha e tyre nuk është turp.

Zoti Kelmendi, cilët janë arsyet që ju kanë shtyrë të bëni një gazetë në gegërisht?
Gazeta "Java" publikohet pjesërisht në gegërisht, është e para media e tillë që prej 30 vitesh në Kosovë. Arsyeja që na shtyu të hedhim këtë hap është se gegërishtja ka qenë e ndaluar dhe përdorimi i saj në media ishte tabu. Tabuja është gjithmonë shumë provokative, por kjo çështje nuk është thjesht thyerje tabush pasi lidhet me nevojën e rishikimit të standardit gjuhësor aktual. Problemet e krijuara nga kongresi i gjuhësisë duhet të diskutohen sot për të gjetur një zgjidhje dhe për të mos e kthyer nevojën për mbajtjen e kongresit të dytë në një tabu tjetër në brendësi të gjuhës shqipe. Ashtu siç është thënë në editorialin e numrit 1 të gazetës "Java", çështja e gegërishtes i përket para së gjithash nevojës për rritjen e tolerancës brenda kulturës kombëtare. Aktualisht është e vështirë të flitet për tolerancë në kulturën shqipe, pikërisht për faktin se kjo kulturë është agresive ndaj idiomës më të vjetër dhe më të përdorur të gjuhës shqipe. Kur them më të vjetër, kuptoj faktin se dokumentet e parë të shqipes së shkruar i përkasin kësaj idiome. Nëse ne në Kosovë flasim për standardin gjuhësor, nuk mund të hiqemi të shurdhër për gegërishten pasi gegërishtja është realiteti gjuhësor i Kosovës. Qëndrimi prej shurdhi ndaj këtij realiteti para së gjithash nuk është shkencor, ndërsa nuk mund të konsiderohet as njerëzor. Ne e nisëm publikimin e "Javës" si një thyerje tabush, por sot kuptojmë se është një çështje e tolerancës kulturore.

Akademia e Shkencave të Beogradit ka propaganduar gjithmonë idenë se shqiptarët e Shqipërisë janë një popull i ndryshëm nga shqiptarët e Kosovës. Propagandimi i gegërishtes është konsideruar gjithmonë si një hap përçarës dhe vlerësohet se përvetësimi i standardit gjuhësor nga krahinat ku fliten dialekte është konsideruar gjithmonë si një sakrificë në emër të unitetit kombëtar. Juve a nuk mendoni se keni hapur një problem që në fund të fundit konsiderohet përçarje?

Prania e dy trungjeve kryesore në gjuhën shqipe është dhe ka qenë gjithmonë një realitet. Ai shtet serb që përdorte këtë fakt si argumentim për ndarjen e Shqipërisë nga Kosova nuk ekziston më dhe nuk është i pranishëm në Kosovë. Për këtë arsye, ne kemi mundësi të flasim rreth këtij problemi. Standardi gjuhësor nuk ka pasur kurrë sukses në Kosovë përderisa mbi 80 për qind e popullatës nuk e njeh atë. Ne mendonim se deri diku e kishim përvetësuar standardin gjuhësor, por me rritjen e komunikimit mes shqiptarëve zbuluam realitetin e hidhur se sa ndryshëm flasim shqip. Për shkak të moskomunikimit të gjatë, standardi gjuhësor ka marrë në Kosovë deformime të rënda të cilat na detyrojmë të rishikojmë në mënyrë shkencore problemin. Gazeta "Java" nuk ka marrë përsipër të gjejë zgjidhjen e këtij problemi, por ne dëshirojmë të shfaqim realitetin gjuhësor të Kosovës dhe për të hapur debatin rreth nevojës së ndryshimeve.

Si e vlerësoni rolin e Kongresit të Gjuhësisë në krijimin e kombit shqiptar?

Na thonë se pa Kongresin e Gjuhësisë nuk do të kishte ekzistuar kombi, por e vërteta është se shqiptarët kanë ekzistuar edhe para vitit 1972 dhe kanë jetuar edhe pa standard gjuhësor. Si vallë ia kemi dalë mbanë të komunikojmë, të shkruajmë apo vajtojmë ne pa standard gjuhësor?! Ne nuk mund ta konsiderojmë vitin 1972 si një pikë fatale në ekzistencën e kulturës shqiptare. Fakti që ne na nevojitej një standard gjuhësor është i pamohueshëm, por politizimi i tejskajshëm i kësaj çështjeje nga qeveria komuniste e asaj kohe nuk ishte i nevojshëm. Standardi gjuhësor është një hap për thjeshtimin e komunikimit mes njerëzve, por viti '72 nuk e ka thjeshtuar aspak komunikimin mes shqiptarëve. Përkundrazi! Ai e ka komplikuar komunikimin. Ka shumë argumente për këtë përfundim: Së pari, është efektiviteti i ulët i letërsisë shqiptare. Së dyti, është prania me bollëk e paragjykimeve që ekzistojnë në Tiranë për të gjithë ato që flasin gegërisht si malok, shpellar, apo primitiv. Është ky standard që vazhdimisht ka prodhuar dhe mbështetur paragjykime dhe stereotipe mes kulturës shqiptare. Është ky standard që e pakëson fuqinë dhe diversitetin e gjuhës shqipe. Të gjithë njerëzit që kanë kërkuar rishikimin e standardit gjuhësor janë akuzuar menjëherë si përçarës. Unë kisha me thënë të kundërtën. Pikërisht përçarja e shqiptarëve është bërë në vitin 1972 duke e futur vetëm një idiomë të gjuhës shqipe në standard dhe duke lënë gjysmën e gjuhës jashtë. Është pikërisht mohimi i gegërishtes në standard ajo që po krijon dy gjuhë shqipe, ndërkohë që pranimi i kësaj idiome në standard do ta zgjidhë problemin. Realitetet e sotme gjuhësore më japin të drejtë për këtë. Tridhjetë vite pas vendosjes së standardit dhe propagandimit të gjithanshëm të tij, një pjesë e mirë e shqiptarëve të Shqipërisë vazhdojnë të flasin ndryshe. Nëse më pyesni se jam apo jo kundër vendosjes së standardit, unë ju them jo. Nevojitet një standard. Por unë kritikoj me forcë mënyrën se si kultura shqiptare iu përgjigj sfidës së standardit. Një copë rrugë është bërë me këtë standard. Të gjithë ato që e kanë kritikuar atë nuk kanë kërkuar për asnjë çast rrëzimin e këtij standardi dhe ndërtimin e një standardi tjetër me bazë gegërishten. Asnjë njeri që mendon seriozisht për nevojën e ndryshimit të standardit nuk kërkon ndryshimin rrënjësor të tij. Kërkohet thjesht që të kapërcehet parimi diktatorial me të cilin u krijua standardi dhe vendosja e parimeve demokratike për këtë çështje. Standardi duhet të gjejë zgjidhje që i vijnë për shtat jo vetëm një pjese të gjuhës shqipe, por të gjithë gjuhës.

Pra ju kërkoni vetëm legalizimin e gegërishtes në standard?

Më së pari nevojitet të hiqet tabuja ndaj gegërishtes. Duhet që të pranohet publikimi i materialeve në gegërisht. Duhet që njerëzit që flasin gegërisht të lejohet të punojnë në media. Që nga krijimi i Parlamentit të Kosovës, shumë deputetë nuk e njohin standardin dhe përpiqen të flasin sipas standardit. Gjuha që përdoret realisht nuk respekton asgjë.
Intervistoi: Gjergj Erebara

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Hermon Qilleri

Postuar mė 4-12-2002 nė 01:45 Edit Post Reply With Quote
TOSKERISHT APO GEGERISHT?

Ideja per kete teme me erdhi doke lexuar mesazhet e disa anetareve te shkruara ne gegerisht. Gjithashtu kete teme e kam pare te diskutohet ne forume te tjera, por fatkeqesisht ne nje nivel shume te ulet kulture. Do t'u ftoja te diskutojme por mundesisht tregoni llogjike dhe pjekuri ne arsyetimet tuaja
A eshte e drejte qe te shkruajme me dialektalizma?
A eshte e drejte te hapim debate te tilla qe cojne vetem ne percarje?
Sa patriotike eshte kur shkruajme ne dialektalizma?

Pershendetje

Hermon Qilleri

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 4-12-2002 nė 18:45 Edit Post Reply With Quote
toskrisht apo gegnisht????

Shiqoni debati duhet te hapet pa tjeter ,duhet te debatojme(po pa nerva)sepse ka 30 vite qe eshte ba unifikimi i gjuhes po prap nuk ka ja po rezultat kjo pun ,shiqoni gjendjen ne teren sgysma e me shum e popullit ton nuk e flet gjuhen letrare dmth edhe pas 30 viteve ne kosov nuk flitet,as ne veri te shqiperios ,ku eshte problemi??? e pra problemi eshte te unifikimi jo i drejt pasi qe gegnishtja u la pas duke mar nga ajo vetem 20% te saj ndersa nga toskrishtja 80% pra duhet te shkohet me nje unifikim me te mir si sergjysme e jo 80%tosk (shiqoni nuk jame kunder kesaj po ,po shihen rezultatet gjysma e me shum e popullit nuk e kan pervetsu qe 30 vite ket lloj uniofikimi un mendoj qe keshtu eshte) kjo eshte ber me diktatin e enver hoxhes ne at koh per at duhrt te rishikohet kjo pasi nuk dha rezultat duhet te gjinden menyra tjera ,e di do thoni po a e di ky se sa puna eshte po duhet tye punohet,sa futen terma te huaja ne gjuhen ton me mir te meren nga dialektet fjal te pastra shqipe e te vjetra ,mos ta lem te vdes gegnishtja se eshte thesar ivjeter. PS:Shiqoni Nerm,in vloren falaski ajo po e deshifron gjuhen ETRURE me ane te dialekteve GEGE dmth etruret kan fol shqip-ilirisht po ne dialektin geg pra eshte gjuh shum e vjeter.deri sot gjuha etrure ka qen ENIGME sepse askujt si ka shkuar ne mendje te provoj ta deshifroj me gjuh shqipe -gegnishte!!!
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 5-12-2002 nė 15:56 Edit Post Reply With Quote
Dakord jam qe debati duhet te zhvillohet.

Por a eshte sot e kultivuar gegnishtja ?

Ajo flitet, po a ka rregulla gramatikore te sakta, te cilat ndiqen me perpikmeri nga gegnisht-folesit ?

Une kam lexuar shume pak ne gegnisht, kjo dhe nga qe i perkas hapesires gjuhesoro - gjeografike te Toskerise, dhe sa here qe kam lexuar ne gegnisht kam hasur dhe veshtiresi. Por ajo qe me ben pershtypje eshte fakti se gegnishtja nuk shkruhet ne menyre te njetrajtshme nga te tere geget, por secili ka nje variant te tijin.

Sidomos te veshtire kam te lexoj veprat e Fishtes, ku tek Lahuta e Malcis kam ndeshur dhe pengesat me te medha ne lexim e siper.

Pra pyetja ime vijon; a ka nje variant te te shkruarit te gegnishtes, apo disa ?

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Hermon Qilleri

Postuar mė 8-12-2002 nė 17:08 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Eni_P !
Pergjigja e pyetjes qe shtron me lart eshte e thjeshte. Nuk mund te kete varjant te te shkruarit te gegerishtes ne nje kohe kur ajo kurre nuk u zyrtarizua si nje gjuhe zyrtare.
Megjithate problemet qe shtrohen ketu jane te tjera per mendimin tim.
Eshte e sakte qe disa nga Veriu te shkruajne gegerisht ne nje kohe kur gjuha zyrtare shqipe eshte ajo qe eshte?
Sa e kuptueshme eshte toskerishtja nga geget dhe e anasjellta?
A duhet te merremi me lokalizma ne nje kohe kur shtrohrn probleme me madhore?


Pershendetje

Hermon Qilleri

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Ago Basha

Postuar mė 8-12-2002 nė 20:02 Edit Post Reply With Quote
Standartizimi i dialetit Tosk beri qe te zgjidhej ai ai baze per gjuhen Letrare.Ketu nuk perjashtoj edhe ndonje ndikim nga kushtet shoqerore.
Dialekti Tosk ka vetem tre te folme,ndersa ai geg ka 9 dhe ne disa te folme numri i zanoreve arin ne 42.
Ajo qe une mendoj se duhet te pranohet ne gjuhen Letrare eshte perdorimi i paskajores (element qe gjendet ne dialektin Geg).

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
sefedin

Postuar mė 8-12-2002 nė 22:13 Edit Post Reply With Quote
blerim vokshi

Anetar

Mesazhe: 7
Regjistruar: 3-12-2002
Lokalizimi: kosov peje

Postuar më 8-12-2002 në 10:02 PM

ENI-p,it pergjigje

Shiqo ti thua se nuk e kupton gegnishten se kemundi gjat leximit te FISHTES ,nuk esht qudi pasi gjuh zyrtare eshte toskrishtja dhe ske pas se ku te marish njohuri per gegnishten pra ske pas ku e meson,po une nuk kam fare mundim ti lexoj veprat e tij (FISHTES) pasi e njoh gegnishten dhe imar vesh gjitha dialektet se jam vet geg ,po un mund ti lexoj edhe ato toske pasi e kam mesu ne shkolle.e sa per gramatik sa e di une ket gramatiken qe e mesojme ne ne gjuhen ton te unisuar gati e tera eshte gege (ky eshte aj 20% idialektit geg qe eshte fut ne gjuhen e unisuar)dmth edhe kjo ka gramatik .po shiqo une nuk jam qe te hiqet toska as te behen ndryshime drastike ne gjuhen tone te unisuar po te pasurohet gjuha edhe me fjal gege se ka fjale shume te bukura e shume te vjetra shqipa aso si ithon "puro"shqipe mos te fusim barbarizma ne gjuhen tone. gjith te mira nga BELA .
----
pergjigjen e Blerimit e solla unë këtu, sepse më duket se duke i dhënë përgjigje Enit, gabimisht ka hapur temë të re.

Falemnderit për mirëkuptim.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Hermon Qilleri

Postuar mė 12-12-2002 nė 01:36 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Sefedin !

Jam shume dakort me menyren se si e shtron ceshtjen, me aq sa e kuptova (shaka).
Eshte me se e vertete qe gjuha gege eshte shume e pasur dhe e mbushur plot me fjale te rralla shqipe te cilat fatkeqesisht ne i kemi zevendesuar me fjale te huaja. Pasurimi i gjuhes me keto fjale do te ishte nje nga detyrat e cdo patrioti te vertete.
Por i nderuar Sefedin
Fjala "shiqo" nuk eshte fjale e rralle prandaj do te sugjeroja (miqesisht) te perdoresh formen "shiko".

Pershendetje

Hermon Qilleri

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 12-12-2002 nė 08:21 Edit Post Reply With Quote
Hermon i nderuar!

Shiko mirë kush ka postuar reagimin nga blerim vokshi.Me që Sefedini është edhe moderator,ai pra vetëm e ka bartur postimin e blerimit që mos të hapen tema të reja me përmbajtje të njejtë.Kurse ti i drejtohesh sefedinit!!Mirë! Ai u dasht të reagon për këtë por ndoshta se ka shikuar ende dhe thash sado pak të ndihmoj.

Kurse,sa i përket gjuhës shqip,kjo temë që ke hapur i nderura Hermon mua më intereson shumë,sepse shumë pak di nga gegnishtja dhe toskërishtja,prandaj dëshiroj të di ku qëndron dallimi?Cilat vise të Shqipëris etnike e flasin toskërishten(qytetet kryesore) dhe cilët gegnishten(qytetet kryesore).Besoj që do më ndihmosh të mësoj pak për këtë.Ju kam treguar se kam ikur relativisht i ri në mërgim dhe gabimet në drejtshkrimin tim janë të mundshme.

Mirmbetshi





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 12-12-2002 nė 15:51 Edit Post Reply With Quote
Citoj shkrimin e Agos

"Standartizimi i dialetit Tosk beri qe te zgjidhej ai ai baze per gjuhen Letrare.Ketu nuk perjashtoj edhe ndonje ndikim nga kushtet shoqerore.
Dialekti Tosk ka vetem tre te folme,ndersa ai geg ka 9 dhe ne disa te folme numri i zanoreve arin ne 42.
Ajo qe une mendoj se duhet te pranohet ne gjuhen Letrare eshte perdorimi i paskajores (element qe gjendet ne dialektin Geg)."



Megjithese pa qene gjuhetare mendoj se faktor thelbesor ne kthimin e toskerishtes ne gjuhe zyrtare qene kushtet shoqerore-politike te Shqiperise nen diktaturen komuniste.

Nese do te ishim te drejte me veten tone si shqiptare dhe te mos lejonim diskriminim brenda per brenda njesise sone kombetare, atehere do ta pranonim idene e nje njehsimi te gjuhes shqipe ne baze te asaj qe ehste me e rendesishmja te pasurise gjuhesore te te gjithe trevave shqiptare. Pra nje kongres te ri gjuhe qe te shlyente menjanimet e bera ne 1972.


Paskajorja qe Ago e permend ne shkrim eshte shembulli me i bukur i menjanimeve te medha qe jane bere.





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Hermon Qilleri

Postuar mė 14-12-2002 nė 01:22 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Tali!
Te me falesh shume per pakujdeshmerine time ne leximin e mesazhit te Sefedinit. Megjithate duke ms pasur asgje kundra si autorit te shkrimit ashtu edhe ndaj atij qe e solligabimi nuk ishte edhe shume i madh sepse drejtohesha ne pergjithesi. Edhe njehere do tu kerkoj te me falni.

Sa per ndryshimet midis gegerishtes dhe toskerishtes, megjithese disa perpiqen ti paraqesin si thelbesore (si te ishin dy gjuhe te ndryshme), per mendimin tim jo prej gjuhetari ato mbeten dy dialekte te shqipes brenda te cilave perfshihen dialekte te tjera me te vogla (te folura te zonave te vecanta). Gjeografikisht Gegeria shtrihet nga lumi Shkumbin e siper ndersa Toskeria ne jug te tij.Kuptohet qe ndryshimet ne te foluren dhe zakonet nuk jane kaq te prera me thike.
Tani persa i perket mesazhit te Konservatore une nuk do ta shtroja ceshtjen ne ate forme. Kongresi Gjuhesor nuk e zgjodhi toskerishten i ndikuar nga kushtet politiko- shoqerore sepse ishin nuk besoj se politikanet e asaj kohe kishin ndodnje interes te vecante ne standartizimin e gjuhes.(ideja ime).
mos te harrojme qe ne keto 30 vjete ashtu si njerezit edhe gjuha shqipe ka evoluar prandaj duhet nje kongres i ri per ristandartizimin e saj dhe sidomos sot qe gazetaret dhe pseudo intelektualet shqiptare perpiqen te fusin fjale te huaja ne fjalorin e perditshem, per ta prezantuar veten si te nxene.

Megjithate une do te vazhdoja te ngulja kembe qe te gjithe ata qe e ndjejne veten shqiptare dhe qe jane krenare qe jane te tille duhet te perdorin te pakten ne gjuhen e shkruar ate qe kane mesuar ne shkolla, gjuhen letrare shqipe. Le te perpiqemi te gjithe te mos perdorim zhargonet dhe do ndjehemi me mire. E di qe kjo nuk eshte e lehte per tu arritur por edhe perpjekjet me te vogla do te na bejne qe te ndjehemi me mire.

Pershendetje

Hermon Qilleri

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 14-12-2002 nė 19:26 Edit Post Reply With Quote
Prap une GEGU

Po "shiqo" z.Hermon jam dakort me te gjitha ato qe i thua ti "se nguli kembe...qe ta perdorim gjuhen qe kemi mesuar ne shkolle po ne ket qe e shklruaj e kemi mesuar A e din si ne ketu ne Kosov kemi mbet as andej as kendej ,ne shkoll mesoj gjuhen e unisuar kurse ne shtepi lokale pune jet te perditeshme e flasim te GJITH gegnishten pasi per 30 vite nuk pati sukses qe te na futet ne mendje kjo e unisuara ,kjo eshte me se e vertet pasi futu ne komunikim me qdo lloj itelektualesh ton do e shofish se nuk e zotrojne ase per se afermi (e di do thuani MEKAT) po ky eshte rezultati.Ku qendron gabimi apo si ti themi moszotrimi i kesaj (gjuhes se unisuar) UN mendoj qe eshte mu aty te vite 72 kur u vendos per kete,u vendos nga klika KOMUNISTE e asaj kohe qe ishin shumica nga Jugu (dhe nuk e moren per baz fare Gegnishten)ne krye me te famshmin GJAGJIN ENVER .Tash rjedh pyetja qfar te bejme ? pasi ne Kosovaret nuk "Nduam "nga kjo gjuh ,po ashtu edhe shumica e veriut te Shqiperis ,prap pyes qfar duhet te bejme ? ta lemi keshtu le te vazhdoj ,PO nuk ben! duhet patjeter te hapet debati ,te krijohet nje komision gjuhtaresh e ti "reken"punes e ta unisoin njeher e mir si duhet gjuhen ,e jo te na len si thomi ne ketu SI GUSA NE MJEGULL?
Me nderime BELA

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 2-1-2003 nė 16:19 Edit Post Reply With Quote
-- Une perseri nuk morra nje pergjigje te pyetjes qe ngrita me siper. Pra geget ku e bazojne te shkruarin e gjuhes se tyre.
A ka rregulla te te shkruajturit te dialektit geg?

Kongresi i Standartizimit te Shqipes u zhvillua me 1972. Po para 1972 a ka pas studime gjuhesore te dy dialekteve?

Me interes per mua do ishte sidomos te lexoja mbi ndonje studim te kryer gjate gjysmes se pare shek. 20, pasi dhe aty kam lexuar pjesen me te madhe te shkrimeve ne gegnisht nga autore shqiptare.

Me nje mikun tim ne bisede e siper kam hasur ne nje pohim te tijin, sipas te cilit ne Kosove u pranua standartizimi i 1972, per te evituar theniet e Titos apo sllavëve se "kosovaret e shqiptaret s'flasin te njejten gjuhe!!!"
A e ka thene me te vertete nje gje te tille Titoja apo sllav tjeter ne ate kohe?

Pse edhe ne Kosove ka nje "pranim" te dialektit tosk ne gjuhen zyrtare shqipe?


me poshte po ju sjell nje shkrim mbi Kongresin e 1972
-----------------------------------------------------


Gjuha shqipe dhe balsamosja e saj nji anash&#8209;shenim për kongresin e drejtshkrimit të 1972

Kujtuen se shqipja âsht nji gjuhë aq e përkryeme sa mund të quhej e vdekun, kështu qi vendosën me e balsamosë në nji Kongres i cili do të shihte dy emisarët e saj kryesor: gegnishten dhe tosknishten jo si dy lumenj të vrullshëm, por si nji liqen n'amullì, qi s'merr jetë prej kërkah, përveçse prej letrarëve të regjimit e prej përkthimeve të kontrollueme. Letrarët dhe përkthimet e mâparshme, domethanë çka kishte zanafillen e vet qysh prej vjetit 1555 e deri m'at ditë, u balsamosen e u bânë objekte muzeale, qi lejoheshin me u vizitue vetëm prej mâ të besueshëmve, mbasi rreziku i infektimit ishte i madh. Por na e dijmë mirë se nji liqen qi s'ka mâ prûmje kthehet shpejt në nji kënetë. Në ketë mënyrë u shkrue dhe u vulos: kena kënetën tonë, të rrethueme e të kontrollueme mâ së miri. E kjo kënetë pat edhe kukuvacat e veta qi i kukuvitshin pa prâ tanë asaj bukurije. E për me u ndejtë besnik joneve (versi, cri) e zâneve etologjike të Anastas Kulluriotit, kishte edhe shtazë tjera qi "grunisnin, majmunisnin, shesherisnin, kukonin, krakarrisnin e papagallonin".



Parulla e Kongresit ishte: "Nji komb nji gjuhë" &#8209; e tue kenë se bâhej fjalë për nji komb të shkatërruem nga ana morale dhe materiale, atëherë këtij kombi qi jetonte me shpirtin në përbaltjen komuniste i duhej dhanë jo nji gjuhë lumejsh të vrullshëm, por nji gjuhë kënetash të turbullta. Treguesi agogjik i kësaj muzike të çmendunish ishte i shkruem prej kreut të Partisë: tempo di marcia dhe andante maestoso, e kangëtarët s'mungojshin, sidomos në formacione korale. Pra: "nji komb nji gjuhë" (edhe Hitleri në 1933 kishte si parullë "nji Popull, nji Führer, nji Reich") e gjithë kjo për me induktue nji entuziazëm të marrë, nji furí irracionale, qi do t'i jepte zâ ndjenjave mâ të ulta e veseve mâ të turpshme t'nji populli. Dâmi i madh i fenomeneve patologjike të shoqnís âsht qi, edhe kur flaka e marrís shuhet e prej nëndheut del rishtas turpi, e keqja e kryeme nuk shlyhet, bile tendenca âsht me i dhânë të drejtë qytetarijet.



Logjika qi udhëhoqi Kongresin e 1972 ishte kjo: jena vetëm kundër të gjithëve, duhet disiplinë e sakrificë, duhet punë e vetmohim, jena të fortë (na e kena çlirue Shqipnín!), jena nji popull ushtar e si të tillë duhet të veshena njilloj, të mendojmë njilloj, të ndiejmë njilloj e edhe të shkruejmë e të flasim njilloj. E u pa, kur u rrëzue komunizmi kanonik, qi logjika e totalitarizmit jeton vetëm në saje të imoralitetit të masave, të cilat nuk ndërgjegjësohen plotësisht as atëherë kur evidenca objektive flet qartë.



Pra merret vesht pse gjuha duhej "bashkue" arbitrarisht, në mënyrë qi kur ajo të flitej mendja të shkonte menjiherë te Partia: krijuesja e çdo të mire. E vetmja gjuhë qi të kuptohej duhej të ishte gjuha e Partisë, gjuha e unitetit kombëtar, gjuha e njësuar, gjuha me të cilën Enveri shkruente veprat e tija sa tërheqëse aq edhe të sinqerta. Edhe sot qi statuja e rreptë e Enverit nuk mbikqyrë mâ Skënderbeun e strukun mbi kalë, sot qi veprat e tija janë shpërnda andej këndej ndër njerëz të besuem, sot qi Kushtetuta e 1976 âsht shfuqizue... logjika e gjuhës së tij mbijeton.



Aq âsht e vërtetë sa qi deri tashti veç nji apo dy të përkohshme kam ndie se pranojnë me botue në gegnisht, a thue se kanë frikë qi kjo e folme mos t'i ngjisin murtajen faqeve të tyne të pastra e mos t'i dalin mûllajt (lat. bubone) nën stjetullat e tyne qiellore, ku intrigat e flligshtija nuk kanë gjetë kurrë nji strofull të sigurtë. Gjithkah mbijeton shpirti konformist, mbizotnon plogshtía intelektuale qi merr si nji t'vërtetë të paluejtshme dhe dogmatike, pra pa qendrim kritik, ketë "fitore" të kohës së socializmit, mbijeton shpirti skllav e i përulun i intelektualëve. Por e njajta logjikë zotnon edhe në politikë: në këto vjetë komunizmin e kanë urrye dhe e kanë dashtë vetëm në mënyre komuniste. Shihet pra se ajo çka ka kërkue me realizue Partia âsht arrit mâ së mirit, e kjo meritë i duhet njohte edhe "levave" te saja të binduna, atyne qi u paguejshin për vargje dhe kapituj, e qi sot mund të shiten rishtas, por vetëm me peshë.



Logjika e realitetit pasqyrohet në logjiken e gjuhës, pra për me pasqyrue drejt logjiken e realitetit socialist duhej fabrikue nji gjuhë e përshtatshme, prej së cilës duheshin zhdukë termat e botës së vjetër, diftongjet e atyne qi ishin anmiqt e përbetuem të komunizmit, shêjat e fesë së Krishtit (jo kot dikush e quejti gegnishten "gjuha Krisht"), duhej zhdukë deri edhe nji mënyrë e foljes (verbum): paskajorja ose infinitivi, qi të kujton lirinë. Si mund t'u lente në kambë infinitivi kur çdo gja në Shqipní ishte e kontrollueme prej policëve dhe spijujve të paguem apo vullnetar, aq mâ tepër kur "infiniti" si aspiratë ishte ndrydhë, mbytë, zvogelue, kufizue në nji jetë qi s'ishte mâ: me jetue paskaj, por nji: unë jetoj i zorshëm, sot për nesër. E kështu përfunduem tue i paraqit të huejve nji fjalor ku foljet gjinden në kohën e tashme të mënyres dëftore, në veten e parë njajës, gja të cilën bâjnë edhe gjuhë të tjera, të vdekuna veç. Por në qofte se ato gjuhë kanë vdekë vedit, shqipen e ka mbytë (ose e ka bâ shterpë, qi âsht njilloj si me e pasë mbytë) Kongresi i 1972.



Se si ka vdekë shqipja t'a tregojnë gazetat shqiptare, të cilat janë për kah ana gramatikore si nji fushë shalqijsh mbasi i ka kalue për midis nji bandë jeniçerësh të çartallisun. Prej kësaj fushe, merret vesht, përjashtoj të gjitha ato gazeta në të cilat unë nuk botoj! Por s'mund të përjashtoj të gjithë ata qi botojnë në nji kohë qi do t'bâjshin mirë me frekuentue, pse jo, nji kurs gjuhet shqipe për të huej. Në fund të fundit, nuk âsht krejt faji i shkrivanave e i kalemxhijve qi hanë bukë tue masakrue gjuhën e Gjon Buzukut e të Frangut të Bardhë, tue dhunue rregullat e Aleksandër Xhuvanit e të Kostaq Cipos, unjisimi në tavolinë e ka bâ shqipen nji esperanto qi për me u zhvillue e me u përshtatë do të lypin derë më derë ndër gjuhët e tjera: fjalë, shprehje, shamje e ofshamje.



Me mbrojtë gjuhën e unjisueme me zor âsht si me mbrojt sot sistemin qiellor të Ptolemeut, e

keta janë aq fort të rranjosun në realitetin toksor, sa qi mendojnë se tanë universi sillet përqark tyne dhe se kush i ka paraprî s'ka dijtë gja, e në ketë mënyrë bâhen avoketnit e pasioneve imorale e ndjeksit e vesit të lashtë qi i detyron mos me mendue, por me zbatue atë çka të tjerët kanë mendue për ta. Por na kena pasë nji Faik Konica, nji Justin Rrota, nji Matì Logoreci, nji Shpend Bardhi, nji Karl Gurakuqi e nji Eqrem Çabej, kena pasë miq të huej si Holger Pedersen, Norbert Jokl, Carlo Tagliavini, Giuseppe Valentini. Sot fatkeqsisht nuk kena mâ yje të palëvizshëm në qiellin e albanologjisë qi me na diftue rishtas rrugën qi duhet me ndjekë. Prej nji aradhe njerëzish të mëdhaj te nji tjetër kalojnë disa dhetëvjeçarë, e na sot jena tue përtypë bukën e mbrûme kahmot, të lagun me lot e me gjak. Por s'pakut, edhe pse nuk dijmë zgjidhjen e kësaj çashtje, jena të sigurt në mënyrë apofatike (negative) se kah nuk duhet me shkue. Ndërsa talenti i atyne qi sot kacaviren ndër sofizma qesharake, âsht shumë mâ inferior sesa detyra qi i kanë vû vetes: me mbrojtë me çdo kusht të pambrojtshmen: gjuhen e unjisueme me direktiva partijet.



Në këta pesëdhetë vjetët e fundit shqiptarët, mâ fort se kurrë, janë privue prej forcës së arsyes, çmimi i së cilës rregullohej me dekrete shtetnore dhe ruhej mos të kalonte standardet e mediokritetit. Mbi të gjitha u mbërrit qi njeriu të zdeshej prej nji karakteristike esenciale: të hiqte dorë përfundimisht prej shkëndijës së mbrame të krenisë qi me pasë nji opinion personal, nji mendim të pamvarun e pse jo edhe të kundërt me atë të tjerëve.

Në ketë mënyrë u predikue edhe ideja e shtetit, jo si nji mjet qi i shërben shoqnís, por si nji lak qi përherë e mâ fort shtërngohet në fyt të njeriut, si nji qellim në vete qi me dekrete vendos të ardhmen e individit e të kolektivit, të artit e të gjuhës, të kenjes e të asgjasimit total.

Kjo ishte ideja qi u krijue për shtetin, nji idè pa vërtetsí, e cila i shtyni shqiptarët me shkatërrue, sapo iu dha mundësia, vetë shtetin e jo idenë e gabueme rreth tij. Kjo gja ndodh tashti me gjuhën, pranohet mâ mirë me prishë gjuhën sesa me hjekë dorë prej nji ideje të lindun në kryet e atyne qi deshtën me e pa botën në prizmin e vorfën e opak të unjisimit sipërfaqsor e të dhunshëm. Kjo âsht e keqja e njerzve qi janë mësue me kenë "raja", me kenë të shtypun, e mendojnë qi bota ndryshon vetëm tue djegë e tue vjedhë, e jo tue ndryshue vetveten nepërmjet ideve qi i prîjnë njerëzimit.

Të fillojmë pra me konsiderue, të lirë prej këtyne vjetëve propagande komuniste e post&#8209;komuniste, demokrate e pseudo&#8209;demokrate, qi gjuha e unjisueme nuk âsht nji tabù, nuk âsht nji realitet qi na e ka lanë as Pirroja i Epirit e as Skënderbeu, âsht thjesht nji mbeturinë e pseudo&#8209;shkencës enveriane e staliniste. Gjuha e unjisueme, tash 30 vjet u randon jo gegëve dhe Gegnís, por vetëm atyne qi e duen lirinë e mendimit e qi s'pranojnë idetë e gatueme prej të tjerëve, sidomos prej atyne qi idetë i përftojshin në llomshtín e mbrendshme ku mungesa e shpirtit tkurrte çdo t'mirë natyrale. Të mendojmë për nji çasë se gjuha e unjisueme âsht nji sëmundje qi i ka ra toskënishtes e gegnishtes, e na e dina qi sëmundja nuk âsht gjendja jonë normale. Mos t'harrojmë se prej sëmundjet edhe mund të vdiset, ashtu siç mund të jetohet të gjymtuem dhe të sakatuem për tanë jetën.

Gjuha shqipe âsht murosë mâ zi se Rozafa për me ndërtue kështjellën e mizorisë e të paditunisë së verbët njerëzore, për të krijue diçka me të cilën diktatura do të mund të mburrej para brezave të ardhshëm. Diktatura, kjo shfaqje e përçudnueme e njerëzimit, qi përjashton çdo krijimtari pozitive e të vetvetijshme (spontane), kërkoi me murosë trashigiminë mâ të bukur qi populli jonë pat arritë me pështue si prej otomanëve, ashtu edhe prej sllavëve e grekëve: gjuhën shqipe, toske e gege bashkë, të pandashme e të dallueshme njiheresh, ashtu siç jeton edhe sot në popull.

Nga Dr. Ardian Ndreca

gazeta55





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 2-1-2003 nė 22:05 Edit Post Reply With Quote
Gegnishtja ka gramatik edhe shum te pasur

Pergjigje ne pyetjen tende; Version te vetem qe i permbahen te gjith geget (apo qe i jan permbajtur ne at koh pasi tani shkruajm siq dihet me gjuhen e unisuar) te shkruarit ne gegnisht sa e di un nuk ka ,po jan disa nendialekte te saj qe kan qen me te avansuara ne shkrim,siq jan (ishin)aj i shkodres (flitet ne shkoder e rethin ,malsin e shkodres dhe trojet shqipetare ne mal te zi)aj i Gjakoves (gjakov masi e gjakoves ,rek e that ,has etj),aj i prizrenit (prizren ,podrimje, opoj has ,etj)aj iLapit (podujev dhe gjith zona e llapit)aj igollakut (skenderaj ,gllogovc e gjith drenica etj) Ka vepra mjaft ne keto dialekte (nendialekte)te gegnishtes siq jan ato tq Fishtes,Gjon Nikoll Kazazit,Pjeter Bogdanit Andrea Bogdani ,Luke Bgdani ,Teodor Shkodrani me vepren e tij me te vjeter deri aot ne gjuhen shqipe(eshte me e vjeter edhe se meshari i Buzukut,e shkruar ne vitet 1200 e ca).Eshte gjynaf qe keto vepra nuk munden ti lexojn te gjith shqiptaret,duke u nis edhe nga ti pasi siq po e thua vet "kam has ne mjaft veshtersi "gjat leximit te Fishtes,Pra eshte mir qe shqipteret mos ta len me kaq po ti futen punes e ta bejne gjuhen si duhet te jet e kuptueshme per te gjith??


Sa per ate qe thua per at mikun qe te ka pohuar se :Titoja e sllavet thonin qe Kosovaret e Shqiptaret nuk flasin ni gjuh ,ajo eshte e vertet qe ashtu thon edhe sod mundohen te na paraqesin si dy popuj te ndryshem,eshte e vertet qe mu per kete Kosovaret e kan pranuar pa diskutim dhe pa kundershtim ket lloj unifikimi te gjuhes,pasi po te kundershtonin ather do mbeteshim tamam te ndar me te gjitha nga mema Shqiperi (pasi me teritor veq ishim te ndar),keto jan te verteta qe ti ka then aj miku e po ithem dhe une.


Me te mira Bela.

PS; Me pelqej shum artikulli i ketij me poshte,Dr. Ardian Ndreca,bukur e permbledhur.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-1-2003 nė 12:18 Edit Post Reply With Quote
Prof. Dr. David Luka

10-VJETORI I "DEKLARATËS" SË GJUHËTARËVE TË SHKODRËS

Në prill të vitit 1992 Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i dërgonte Katedrës së Gjuhës Shqipe të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" një shkresë të firmosur nga drejtori i tij, z. Jorgo Bulo, ku vihej në dijeni se do të përkujtohej 20-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit. Në platformën, që pasonte shkresën, shkruhej: "Në nëntor 1992 mbushen 20 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili sanksionoi kurorëzimin e procesit të njësimit të gjuhës letrare kombëtare ...".

Kjo platformë, ashtu siç qemë mësuar, tingëllonte si direktivë partie. Pra, gjuhëtarët do të mblidheshin jo për të shpalosur mendimet e tyre, po thjesht për të glorifikuar vendimet e Kongresit.

Nisma e Institutit për këtë tubim nuk qe rastësi. Sepse, me fillimet demokratike në Shqipëri, qe shtruar për diskutim edhe problemi i gjuhës letrare kombëtare. Çështjet që shtroheshin për diskutim mund të përmblidhen në tri pika:

A qe shkencërisht e drejtë zgjidhja e Kongresit të Drejtshkrimit?

Cili qe roli i partisë-shtet dhe personalisht i Enver Hoxhës në këtë proces?

Cila do të ishte e ardhmja e gjuhës letrare kombëtare?

Problemi i parë duhej të diskutohej detyrimisht, sepse në Kongresin e vitit 1972, qe arritur në përfundimin se "gjuha letrare kombëtare shqipe është formuar e po përfundon kristalizimin e saj si një koine letrare sui generis, e cila ngërthen në strukturën e saj elementet themelore të përbashkëta të shqipes dhe elemente të rëndësishme dalluese të të dy dialekteve"1). Gjuha letrare kombëtare tani do të vështrohej si "mbidialektore"2). Po të ishte kështu, gjithçka do të përligjej. Mirëpo, siç do të pohohej më vonë, baza dialektore e kësaj shqipeje standard, na dilte toskërishtja letrare. Për herë të parë ky fakt u vu në dukje në veprën e Xhenet Bajron (1976)3), ku thuhej qartë se "Toskërishtja ka qenë bërthama fillestare e shqipes standard", pohim që kundërshtohet prerazi nga A. Kostallari se "Në këtë vepër ... formimi i shqipes letrare të njësuar trajtohet në mënyrë të thjeshtëzuar e të shtrembëruar"4). Në këtë situatë, kur për të njëjtin proces shpreheshin mendime krejtësisht të kundërta, diskutimi se cila qe baza dialektore i kësaj shqipeje standard bëhej imperative. Kjo shprehet qartë në intervistën që Anastas Dodi i jep gazetës "Java" të Prishtinës. I pyetur nga gazetari: Pse në Kongres nuk u tha që baza e gjuhës letrare shqipe, që po fiksohej aty, është dialekti toskë?; Dodi përgjigjet: Më kujtohet që kjo punë u bisedua, dhe ne i bëmë vërejtje atij referatit të Kostallarit, edhe i thamë se duhet të thuhet që dialekti bazë është toskërishtja, që vihet në bazën e gjuhës letrare. Por, u tha se kjo mund të bëjë më shumë dëm sesa të sjellë ndonjë dobi5). Në qoftë se në këtë intervistë nuk ka ndonjë lajthitje a ndonjë lapsus, del krejt e qartë se këtu nuk bëhet më fjalë për shkencë gjuhësore, por për politikë demagogjike.

Problemi i dytë (për rolin e partisë-shtet e të Enver Hoxhës në këtë proces), nuk shtrohej as për mllef e as kot së koti. Me të drejtë E. Sedaj6) rithekson7) se pikëpamjet e A. Kostallarit më 1972 qenë të njëjta me ato të Enver Hoxhës, të paraqitura 17 vjet më parë më 1955.

Problemi i tretë, cila do të ishte e ardhmja e gjuhës letrare, duhej diskutuar doemos, sepse kishte të bënte kryesisht me ndalimin që i qe bërë gegërishtes letrare pas vitit 1972. Çdo të bëhej, pra, me këtë gegërishte, me të cilën qe shkruar gjysma e letërsisë shqipe e që vazhdonte të shkruhej në diasporë nga përfaqësues të mëdhenj e të denjë të kulturës shqiptare si M. Camaj etj.

Në qoftë se sot, pas dhjetë vjetësh, mjaft gjëra janë sqaruar, më 1992 shumë prej tyre shtroheshin për zgjidhje. Kjo ishte një ndër arsyet që përligjte një tubim gjuhëtarësh. Po ajo që e bënte të domosdoshëm këtë tubim qe përjashtimi që po i bëhej këtyre gjuhëtarëve8)nga veprimtaritë zyrtare të kohës, vetëm sepse nuk mendonin njëlloj me direktivën e platformës, bile edhe po e kundërshtonin atë.

Më 24 korrik 1992 Muzeu Historik i Rrethit, në bashkëpunim me Katedrën e Gjuhës Shqipe të Universitetit të Shkodrës organizuan Tryezën e rrumbullakët me temë "Probleme të gjuhës letrare kombëtare". Veprimtaria u zhvillua në sallën e ligjëratave të Muzeut.

Për të formuar një ide të qartë për këtë tubim të stërpërfolur mbarë e mbrapsht, po sjell këtu Platformën e diskutimit shkencor për problemet e gjuhës letrare kombëtare në tryezën e rrumbullakët, e cila i bashkangjitej ftesës për pjesëmarrje në këtë veprimtari9). Aty shënoheshin edhe çështjet që do të diskutoheshin:




1. Një ndër tiparet kryesore të gjuhës shqipe, duke u nisur që nga autorët e vjetër, veçanërisht te Bogdani, në periudhën e Rilindjes e në vazhdim (Komisia Letrare e Shkodrës, 1917) ka qenë konvergjenca gjuhësore, e cila ka pasur si mbështetje gjithnjë konvergjencën kombëtare ekonomiko-shoqërore, politike e kulturore. Në këtë kuadër, si duhet trajtuar Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe?

2. Për metodën e punës së përdorur në njësimin e gjuhës shqipe në Kongres thuhet: "Nënsistemet e gjuhës letrare, të para në terësinë e tyre komplekse, na lejojnë të arrijmë në përfundimin se gjuha letrare shqipe është formuar e po përfundon kristalizimiun e saj si një koine letrare sui generis, e cila ngërthen në strukturën e saj elementet themelore të përbashkëta të shqipes me elemente të rëndësishme të të dy dialekteve ...". Ç'mund të thuhet për këtë përfundim?

3. Si mund të mendohet e ardhmja e gjuhës letrare kombëtare?

Si duhen vlerësuar tri mendimet, që qarkullojnë në sferat intelektuale:

a. Të prishet ajo që është vendosur në Kongresin e Drejtshkrimit; gjithsecili të shkruajë sipas dëshirës?

b. Të vazhdohet si deri tani?

c. Të ruhet gjuha letrare kombëtare e njësuar. Ndërkaq, mënyra se si është vepruar për këtë njësim, mund dhe duhet të rishikohet. Është fjala për ta pasuruar këtë njësim, për ta bërë më elastik dhe më të pranueshëm për të gjithë. Krahas të shkruhet pa asnjë kufizim gegërishtja latrare.




Në tubimin e Shkodrës, përveç gjuhëtarëve shkodranë, morën pjesë edhe tre gjuhëtarë të ftuar nga Instituti i Gjuhësisë (B. Beci, S. Mansaku e E. Lafe). I ftuar qe edhe prof. A. Pipa, që ndodhej në Shkodër rastësisht. Ky tubim zgjati pa ndërprerje plot gjashtë orë. Në fund u lexua një Deklaratë, që më vonë u botua në dy gazetat lokale të Shkodrës10).

Për këtë Deklaratë është folur e shkruar shumë, po gjithsesi a priori, sepse autorët e këtyre shkrimeve nuk e kanë njohur as tekstin origjinal të botuar, as historinë e hartimit të saj.

Në Tryezën e rrumbullakët të Shkodrës u përfaqësuan dy rryma, duke shprehur këta dy palë mendime. Të parët kërkonin mosnjohjen e Kongresit dhe të vendimeve të tij. Të dytët e pranonin atë, po kërkonin që të zhvillohej debat e diskutim për ta përmirësuar e për ta bërë të pranueshëm nga të gjithë. Deklarata, për të cilën po flasim, paraqet tani sintezën e të dy rrymave. U vendos që palët tani e mbrapa, mund t'i shprehnin mendimet e tyre në mënyrë të veçuar, personale, po jo më në emrin e gjuhëtarëve të Shkodrës. Kjo gjendje paraqitej e qartë në pikën e tretë të Platformës së dhënë më lart.

Meqë Deklarata nuk u lejua të lexohej në konferencën "Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot" (nëntor 1992), atëherë u mendua që kumtesa që unë do të mbaja në këtë Konferencë, të paraqiste Deklaratën e mësipërme. Po meqë kumtesa në të ardhmen do të botohej në emrin tim, unë paraqita aty variantin e parë të kësaj Deklarate, që përfaqësonte mendimet e rrymës së moderuar të gjuhëtarëve të Shkodrës.

Duke krahasuar tani Deklaratën me kumtesën time, mund të nxirren edhe përfundimet përkatëse. Duke shtuar këtu edhe këmbënguljen time për ta shkruar Deklaratën në gjuhën letrare të njësuar, bëhet krejt e qartë që gjuhëtarët e Shkodrës po kërkonin vetëm debat e diskutim, asgjë më tepër.

Sulmi frontal, që nisi kundër kësaj Deklarate, qe botimi i saj në revistën "Albanica"11). Prof. A. Pipa, s'di sepse, e ktheu tekstin e Deklaratës në gegërishte dhe në disa vende e ndryshoi atë. Dhe prapë, s'di sepse e pa më pyetur e pa më marrë leje, në krye të 420 nënshkruesve të saj, vuri emrin tim. Ky veprim i pamatur i prof. Pipës solli tërë ato ngatërresa, që tashmë njihen.

* * *

Dhjetë vjet pas Deklaratës së gjuhëtarëve të Shkodrës, që po kërkonin vetëm debat e diskutim për gjuhën letrare kombëtare dhe për vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit, nevoja për rivlerësime12) dhe për dialog shkencor13), është bërë e pranishme brenda e jashtë vendi. Mirëpo, gjuhësia zyrtare, që vazhdon politikën gjuhësore të partisë, mban tash tridhjetë vjet të njëjtin qëndrim. Pashallarët e kuq vazhdojnë të mos lejojnë asnjë debat e diskutim, duke zbatuar haptas politikën e përjashtimit. Njëri prej tyre, që mbart mbi vete remineshenca latente të së kaluarës, së cilës i përket i tëri, është shprehur qartë se "Gjuha letrare shqipe dhe drejtshkrimi i saj e përballuan me sukses një 'tërmet' në fillim të viteve '90 dhe po i përballojnë edhe disa pasgoditje me energji të dobësuar"14). Në këtë shprehje nuk merret vesh: a qe tërmeti i dobët, apo ndërtesa e fortë?

Në referatin e mbajtur në Konferencën shkencore jubilare me rastin e 25-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit (organizuar në Tiranë më 12 dhjetor 1997) thuhet: "Në ditët tona njësia e gjuhës letrare kombëtare ka ndërtuar shtetin e njësishëm kulturor të popullit shqiptar në mbarë hapësirën e tij historike15). Tani, fjala shtet në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980 shpjegohet kështu: "Organizatë politike e klasës sunduese të një vendi, e cila ka për qëllim të mbrojë interesat e kësaj klase dhe rendit ekzistues, nga klasat dhe forcat kundërshtare brenda vendit dhe nga armiqtë e jashtëm"16). Ky koncept për këtë lloj shteti kulturor shpaloset qartë në të gjithë referatin. Krizën e sotme për zbatimin e normës letrare, referuesit e shpjegojnë me ripolitizimin e çështjes së gjuhës letrare, me shfaqjen e mendësisë anakronike të atyre që "s'paskan harruar asgjë e s'paskan mësuar asgjë"17)! Shqetësimet, që paskan lindur në këto vite, për të ardhmen e gjuhës letrare na qenkan një pjesë e tronditjeve dhe zigzageve në fushën e kulturës, që qenkemi të detyruar të paguajmë si çmim për të hyrë në rrugën e re të lirisë së mendimit, por edhe të triumfit të arsyes. Dhe, si të mos mjaftonte ligjërata e mësipërme, shembull ideal për të shpjeguar paradoksin, na vjen një tjetër thënie lapidare: "Mbyllja dhe izolimi i gjatë patën konservuar te disa elementë mendësinë e së shkuarës dhe mungesën e frymës emancipuese, rrethanat e reja ushqyen te dikush tjetër herostratizmin e adhamutizmin"18).

Për të gjykuar tani për "frymën emancipuese" (siç !) të autorit të mësipërm, po ju sjell vetëm një fragment të vogël nga artikulli i tij, botuar në revistën "Studime filologjike" më 1985. Në mbyllje të këtij shkrimi prej 6 faqesh thuhet qartë e shkoqur: "Mësimet dhe idetë e pavdekshme të shokut Enver Hoxha për gjuhën tonë amtare ... shembulli i shkëlqyer i veprës së tij do të na udhëheqin kurdoherë në studimet tona shkencore e në të gjithë veprimtaritë praktike..."19).

Tani gjykoni vetë se kush është Adhamudhi!

* * *

Bëhet e qartë tani se në tubimin që do të organizohet me rastin e 30-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, janë marrë të gjitha masat që të mos ketë më goditje termeti. Sepse, "Nuk don pasha kallabllëk"!

-------------------------

1)Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe I, Tiranë, 1973, f. 88.

2)Po aty, f. 79 v. A. Kostallari, Mbi disa drejtime të përsosjes së sistemit e të strukturës së gjuhës sonë letrare, SF 2, 1982, f. 7. A. Kostallari, Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, SF 4, 1984, f. 38/1 (skema).

3)Janet L. Byron, Selection among Alternates in Language Standardization: The Case of Albanian, The Hague-Paris, 1976. Këtë fakt do ta pranonte edhe Xh. Lloshi, gjatë polemikës me A. Pipën, në artikullin Kultura shqiptare përpara shqetësimeve të reja, botuar në rev. socialiste "Sot", nr. 5-6, 1991, f. 21 v. Edhe në konferencën kombëtare "Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot" (Tiranë, nëntor, 1992) u pohua haptas se baza e gjuhës letrare shqipe ka qenë toskërishtja letrare.

4)A. Kostallari, Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, në rev. "Studime filologjike", nr. 4, 1984, f. 28.

5)Gazeta "Java", Prishtinë, nr. 2, 15 dhjetor 2001, f. 29.

6)E. Sedaj, Baza argumentuese e polemikave aktuale për gjuhën e njësuar, në rev. "Phoenix", nr. 3-6, Shkodër, 2000, f. 149.

7)Në artikullin Enver Hoxha dhe shkencat filologike shqiptare (shkruar nga A. Kostallari e J. Bulo dhe botuar në rev. "Studime filologjike", nr. 4, 1988) thuhet qartë: "... që në Kongresin III të PPSH ai (Enver Hoxha, sh. im) përcaktoi për gjuhësinë tonë një program pune afatgjatë, që i hapi asaj perspektiva të qarta për gjithë periudhën e Pasçlirimit." (f. 3). Ndërkaq, A. Dodi (në artikullin Disa probleme të gjuhës letrare në veprën e Enver Hoxhës, botuar po në të njëjtën revistë, f. 45), shprehet edhe më qartë: Që më 15 qershor 1955 shoku Enver Hoxha me një qartësi shumë të madhe thotë se "gjuha e sotme letrare shqipe nuk është toskërishtja e ngritur drejtpërsëdrejti në gjuhë kombëtare, por është ndërtuar mbi bazën e elementit të përbashkët të shqipes, duke thithur njëkohësisht në përpjesëtime të ndryshme, edhe elemente të veçanta të rëndësishme nga struktura fonetike, gramatikore e leksikore të të dy dialekteve". Ky fakt, që mënjanohet sot nga gjuhësia zyrtare shqiptare, është vënë në dukje nga ne që në vitin 1993, në simpoziumin "Martin Camaj - tradita dhe bashkëkohësia", në referatin me titull Përse ithtarët e Kongresit të Drejtshkrimit nuk e pranojnë debatin shkencor?, botuar në vëllimin "Martin Camaj - tradita dhe bashkëkohësia", Shkodër, 1994 (f. 29).

8)Për sa më sipër, shiko artikullin tonë E vërteta mbi konferencën shkencore "Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot", botuar në rev. "Kumtari" 6, organ i Muzeut Historik të Shkodrës, Shkodër, 1993.

9)Në këtë Platformë pasqyrohej: "Pjesëmarrja: gjuhëtarë të Katedrës së Gjuhës Shqipe të Universitetit "Luigj Gurakuqi" dhe të ftuar të tjerë. Auditori: gjuhëtarë, mësues gjuhe dhe intelektualë të interesuar për problemin në fjalë. Koha: 3-5 minuta për çdo përgjigje. Koha e përgjithshme rreth 2 (dy) orë. Shënim: diskutimi do të drejtohet nga një gjuhëtar."

10)Gazeta "Shkodra" (6 gusht 1992) dhe gazeta "Besa". Gjithashtu edhe në një gazetë me emrin "Libertas" (vjeshtë, 1992).

11)Albanuica, nr. 3-4, 1992, f. 121 v.

12)R. Ismajli, Nuk kam përgjigje të prerë se a veproi Kongresi shkencërisht a jo ..., në gazetën "Java", Prishtinë, nr. 3, 1 kallnor, 2002, f. 26. Aty thuhet shkoqur: "Unë mendoj se gjëja e parë që do bërë me qëllim të pasurimit të shqipes është së pari të dëgjojmë mirë njëri-tjetrin, t'i dëgjojmë shprehjet e të folurit në të gjitha anët, t'i identifikojmë ato pika ku na duket se ka probleme dhe pastaj drejtshkrimi ynë dhe zgjidhjet ekzistuese na bëjnë të mundshme që të ketë zgjerime. Unë nuk kujtoj se është mëkat të bëhen kompromise në këto raste ...". Shiko edhe Rolf Ködderitzch (R. Këderiç), Për një gjuhë letrare kombëtare shqipe, në rev. "Hylli i dritës", nr. 1-2, Tiranë, 1996 (veçanërisht në f. 8).

13)E. Sedaj, Baza ..., , po aty, f. 155.

14)E. Lafe, Ndihmesa e prof. Mahir Domit për drejtshkrimin e gjuhës shqipe, në rev. "Studime filologjike", nr. 3-4, 2001, f. 45.

15)I. Ajeti, E. Lafe, Njëzet e pesë vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit (Vlerësime dhe vështrime në të ardhmen), SF 1-2, 1998, f. 20.

16)Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 1925.

17)Njëzet e pesë vjet ..., po aty, f. 14.

18)Po aty, f. 11.

19)E. Lafe, Shoku Enver Hoxha për pasurimin dhe pastërtinë e gjuhës shqipe, SF 2, 1985, f. 148.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 16-1-2003 nė 17:32 Edit Post Reply With Quote
ana tjeter e medaljes

Standardi i shqipes, ashtu siç u ratifikua nga Kongresi Drejtshkrimor i vitit 1972, është i mbështetur në toskërishten letrare, duke përfshirë edhe elemente e struktura fonetike, morfologjike dhe leksikore të gegërishtes. Në një kohë që vullneti për ta imponuar këtë standard menjëherë e administrativisht ishte thelbësisht politik dhe lidhej ngushtë me nevojën totalitare për homogjenizim kulturor të Shqipërisë, format e standardit ishin përpunuar kryesisht nga shkrimtarë, përkthyes e gjuhëtarë profesionistë, të cilët i njihnin mirë dialektet dhe variantet letrare të shqipes. Për të njëjtën arsye, përndjekja e kulturës gege (kryesisht veriperëndimore katolike) nga ana e komisarëve të kuq të regjimit në Shqipëri nuk e diskrediton medoemos standardin gjuhësor si të tillë, madje as edhe njohjen e tij me ligj si e vetmja formë zyrtare e shqipes. Arshi Pipa, një nga kritikët më të ashpër të politikës gjuhësore totalitare të Tiranës, kishte plotësisht të drejtë kur denonconte shurdhimin me forcë të një kulture aq të stërholluar si ajo e katolikëve të Shkodrës; por kjo e drejtë nuk ia legjitimonte detyrimisht analizat kritike që ua ka bërë strukturave të standardit. Me fjalë të tjera, të gjithë ata që duan ta diskutojnë sot problemin e standardit në shqipe nuk kanë pse të ngatërrojnë mëkatet e politikës gjuhësore me të metat (e ndreqshme ose fatale) të standardit vetë; standardizimi është një gjë, standardi një gjë tjetër. Edhe më e thjeshta përqasje filologjike mes teksteve të shkruara në kohë të ndryshme do të na tregojë se ato trajta që më pas morën bekimin e politikanëve dhe akademikëve të vitit 1972 ishin përpunuar prej kohësh, nga njerëz që e donin shqipen, ia vlerësonin pasuritë dialektore dhe potencialin për nyjtim të mëtejshëm dhe ia kuptonin prirjet për zhvillim. Prandaj mua nuk më duket se standardi mund të sulmohet kaq lehtë dhe kaq pa përgjegjësi, sidomos nga amatorët; aq më tepër që edhe studiues të kalibrit të Arshi Pipës nuk tingëllojnë bindës në analizat e tyre qoftë të Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe (të vitit 1980), qoftë të rregullave të drejtshkrimit të miratuara në 1972.

Sot dëgjohen rëndom kritika e ankime se standardi gramatikor ka lënë jashtë paskajoren gege ndërsa fjalësi i Fjalorit të vitit 1980 ka lënë jashtë një numër të madh fjalësh të gegërishtes të cilat në të vërtetë do ta kishin pasuruar shqipen. Argumenti i paskajores, më duket mua, është disi sipërfaqësor; pikërisht sepse standardi mbështetet në toskërishten, e cila paskajoren nuk e ka. Rivendikuesit e paskajores në të vërtetë vetëm sa e mitizojnë (hipostazojnë) këtë formë gramatikore, duke e shkëputur nga konteksti formal që ia jep asaj forme funksionet; përndryshe të gjithë linguistët profesionistë të paktën që nga Saussure-i e këtej e dinë se në gjuhë vetëm diferencat luajnë rol, ndërsa substanca është rastësore (kontingjente), çka don të thotë edhe se funksionet që në gegërishte i mbulon paskajorja, toskërishtja i shpreh me mjete të tjera; dhe se ata që pretendojnë se "ia ndiejnë mungesën" paskajores në standard në të vërtetë orvaten të shartojnë në ligjërimin standard struktura gramatikore të dialektit të tyre (geg), ose të një gjuhe tjetër që e ka paskajoren.

Sa për varfërimin "qëllimisht" të leksikut të shqipes nga ana e hartuesve të Fjalorit të 1980-ës, ose edhe thjesht për mospasqyrimin adekuat të pasurive leksikore të gegërishtes në këtë fjalor, kritikat janë bërë nga njerëz që janë ulur ta analizojnë fjalësin (duke filluar nga Arshi Pipa vetë), prandaj meritojnë vëmendje të veçantë. Deri edhe mbrojtës të vendosur të statu quo-së gjuhësore në Shqipëri e kanë pranuar se leksikut të të folmeve gege i janë bërë padrejtësi në fjalor, në një kohë që ithtarë të ringjalljes së gegërishtes letrare e marrin tanimë pa vërtetim se gegërishtja e ka leksikun më të pasur se toskërishtja, edhe pse leksiku i standardit duket sikur e shpërfill këtë të dhënë elementare.

Në të vërtetë askush nuk e di nëse leksiku i këtij dialekti është apo jo më i pasur sesa leksiku i atij tjetrit, sepse deri më sot nuk janë bërë vjelje shteruese të leksikut popullor të shqipes; në përgjithësi nuk ka shumë kuptim të flitet për leksik dialektor, meqë dialekti zakonisht përcaktohet në bazë tiparesh fonetike e gramatikore, në një kohë që fjalët shpesh janë të shpërndara në pajtim me rregullsi që diktohen nga shkëmbimet materiale dhe kulturore; dhe last not least vetë nocioni i pasurisë leksikore është problematik. Fjalori i një gjuhe s'është veçse një regjistër i fjalëve që ndeshen (zakonisht) në tekste të shkruara në atë gjuhë; për shqipen, forma e shkruar e së cilës ka një histori relativisht të shkurtër, janë marrë zakonisht në konsideratë edhe një numër i madh fjalësh të qëmtuara në terren nga gjuhëdashësit shpesh amatorë; kjo shpjegon edhe numrin e madh të etnografizmave në Fjalorin e vitit 1980 dhe në të tjerët që u mbështetën në të. Nëse një gjuhë numëron më se njëzet emra për dhinë e zezë, kjo nuk tregon ndonjë pasuri të gjuhës vetë, por thjesht segmentim të komunitetit që e flet atë - meqë kontakti i shtuar, shkëmbimi i mallrave dhe i informacionit, do ta balanconin vetvetiu raportin midis shenjuesit dhe të shenjuarit. Sipas të njëjtit arsyetim, të cilin unë e bëj timin, pasuria leksikore e pretenduar e gegërishtes dialektore është në thelb shprehje e segmentimit të komuniteteve gege, të mungesës së kontakteve midis të folmeve, gjë që shpjegohet për bukuri me historinë e trevave gege të paktën gjatë këtyre pesë-gjashtë shekujve të fundit. Përkundrazi, ekspozimi më i madh i Toskërisë ndaj ndikimeve të kulturave të tjera, që erdhi për shkaqe gjeografike por edhe si pasojë e një zhvillimi ekonomik më të madh të Jugut të Shqipërisë gjatë shekujve XIX-XX, mund të na ndriçojnë sado pak për arsyet e depërtimit të shumë fjalëve të huaja (turqizma, greqizma, sllavizma) në dialektet toske; paradoksalisht, të njëjtin "infektim" e ndeshim edhe në të folmen e qytetit të Shkodrës, dhe për të njëjtat arsye.

Prandaj mua më duket se edhe teza gjerësisht e pranuar, se leksiku i gegërishtes është më i pasur sesa ai i toskërishtes është, në thelb, një tjetër mitizim i panevojshëm në kuadrin e kundërvënies dyjare gegë-toskë që e kontrapunkton kaq mirë përpjekjen tonë kombëtare për unitet. Prurjet dialektore në leksikun e shqipes së shkruar kanë gjithnjë vlerë relative; pse shqipja e shkruar, në toskërishte e në gegërishte, nuk ka nevojë për emra dhish e dhensh, as për nomenklaturën e dërstilës e për asortimentet e lakrorit me hithra, por për leksik abstrakt, të tillë që t'u përshtatet nevojave shprehëse të jetës në një mjedis qytetës. Të folmet rurale të shqipes nuk janë në gjendje të ndihmojnë shumë në këtë mes; as fjalorët akademikë, sado të ngjeshur të jenë me rekomandime të mençura. Në rrethanat e sotme të një shoqërie që vjen duke e njohur vetveten nëpërmjet një procesi të përshpejtuar modernizimi, shqipen mund ta pasurojnë vetëm profesionistët e penës: shkrimtarët, publicistët, autorët e TV-së; sepse vetëm këta e kanë ndjeshmërinë estetike të nevojshme për të kanalizuar prirjet e brendshme të vetë gjuhës për zhvillim.

Nga ana tjetër, nuk më duket se ka ndonjë bazë edhe teza tjetër se standardi qëllimisht la jashtë përdorimit një numër të madh fjalësh të gegërishtes (së bashku me implikimin se ky mëkat mund të lahet duke ia hapur dyert tani prurjeve përndryshe të ndrydhura të leksikut geg). Nuk ka bazë sepse standardi, për nga vetë natyra si u përftua, ishte përfshirës, jo përjashtues; i hapur për t'u pasuruar më tej me fjalë dhe me forma (mjete e struktura fjalëformuese); dhe kjo vetëm e vetëm ngaqë leksiku i grumbulluar në fjalorët e derisotëm të shqipes është jashtëzakonisht i paktë në numër, dhe i varfër për nga cilësia - në vetvete e sidomos në krahasim me gjuhë të tjera. Çdo përkthyes profesionist do të ma konfirmojë sa të mbingarkuara me kuptime janë fjalët e shqipes në krahasim me ato të gjuhëve perëndimore (për shembull); fjalë të tilla si ato të frëngjishtes exiger, requérir, demander, solliciter, réclamer, postuler na duhet t'i kthejmë si kërkoj e ndonjëherë lyp, dhe pse të dyja këto folje shqipe kaq të respektuara kanë edhe kuptime të tjera madhore... Një e tillë tendosje semantike e leksemave të shqipes së shkruar ka çuar doemos në lodhje e konsumim të fjalëve, çka i shtyn pastaj shkrimtarët të kërkojnë fjalë të reja e të freskëta, ndonjëherë duke i sajuar vetë e ndonjëherë tjetër duke i qëmtuar në fjalorë e në letërsinë e traditës; që këtej edhe një rizbulim i virtyteve shprehëse të leksikut gegërisht nga ana e autorëve shqiptarë të fundit të viteve 80, duke filluar me Kadarenë vetë; por i ndihmuar edhe nga rritja e kontakteve kulturore me shqiptarët e trojeve të ish-Jugosllavisë. Ky lloj dialogu në një nivel të tillë kaq të stërholluar duket të jetë ndërprerë, në atë masë që kokat e nxehta i janë kthyer prapë paskajores...

Standardi në vetvete nuk ka asgjë që ta pengojë të zhvillohet për t'iu përgjigjur kërkesave që u shtron koha e sotme atyre komuniteteve që e pranojnë standardin për të mirëqenë. Aq më pak të metat e supozuara të standardit, papërsosmëritë e rastësishme ose të qëllimshme, zhbalancimet, strukturat kaba, bizantinizmi gramatikor dhe fundamentalizmi normativ mund të sillen si argumente në të mirë të ringjalljes së gegërishtes letrare. Të metat e mangësitë e standardit mund të zgjidhen për bukuri brenda strukturave (gjuhësore dhe institucionale) të standardit; por zhvillimi e pasurimi i tij i mëtejshëm varet jo aq nga akademitë e universitetet, sa nga të gjithë ata që e praktikojnë, e në radhë të parë nga shkrimtarët e publicistët. Kjo don të thotë edhe se gegërishtja letrare do ringjallur jo sepse standardi vetë është i pamjaftueshëm, por sepse likuidimi i kësaj forme kulturore nga ana e totalitarëve të Tiranës ishte një gjest i motivuar politikisht dhe përndryshe i papërligjur; pra do ringjallur sepse ka një numër folësish të shqipes që nuk e njohin vetveten në format e standardit, jo sepse gegërishtja letrare, në vetvete, është njëfarësoj superiore ndaj standardit.



[Marre nga "Java" e sotme, 16 janar 2003]

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Ago Basha

Postuar mė 14-6-2003 nė 08:59 Edit Post Reply With Quote
Gjuha Shqipe,problemet dhe demagogjia

Kohet e fundit jane ngritur shume probleme reth Gjuhes Letrare Shqipe apo Gjuhes se Njehsuar.Studiuesit qe ne me te shumten e rasteve nuk jane Gjuhetare prekin shume probleme qe Gjuha Shqipe ka si pasoje e standartizimit te Saj ne vitin 1972.Dikush cek mos pasjen prezente te disa formave te dialektit Geg (paskajorja),dikush tjeter shikon anen shoqerore duke thene se Gegerishtja flitet ne nje siperfaqe me te madhe se Toskerishtja (nga ku u mor dialekti baze).Nje tjeter pretendon se gjithcka u be sipas direktivave te Partise e nje tjeter shikon aspektin letrar duke dale ne perfundime te nxituara.
Te gjitha keto probleme te ngritura deri diku e kane nje te vertete brenda tyre dhe jane probleme qe duhen shikuar dhe studiuar me kujdes,porse asnje nga studiuesit apo ata qe kane ngritur keto probleme nuk kam lexuar ate qe duhet te ishte shkruar me germa te madha:
Rrugen si ti ndreqim keto gabime qe jane prezente ne Gjuhen Letrare Shqipe.
Ketu fjalet i mer era dhe cdo gje mbetet ne vend numero.Kerkohen akoma defekte dhe gabime ne Kongresin e 72,porse si duhen regulluar keto gabime askush nuk flet dhe nuk shfaq asnje alternative duke bere thjesht demagogji.
Eshte thene e sterthene qe Kongresi i 72 u ndikua shume nga regjimi Komunist qe u perpoq ta privatizonte Gjuhen Letrare per tua tundur brezave pasardhes si "aritje e madhe ".Eshte thene e sterthene qe ka shume lende nga dialekti Geg qe nuk eshte shfrytezuar apo eshte lene pas dore me dashje apo pa dashje.
Bile disa kane aritur deri ne ate pike sa Kongresin e 72 ta quajne te deshtuar dhe se Gjuha Letrare Shqipe nuk i permbush nevojat e perdoruesit .
Perseri demagogji.
Askush nuk ulet e te na tregoje ruget si te dalim nga kjo situate kur nevojat e perdoruesit riten,kur situata politiko-shoqerore ndryshon,kur gjuha si mjet komunikimi baze sherben si nje kulle e bashkimit te Shqiptareve.

Dikush flet per permbysjen e Gjuhes Letrare dhe zevendesimin e Saj me dy variante letrare nje Geg e nje Tosk.
Per mua ky mendim eshte foshnjerak.
Ne Shqiptareve na mjafton shkaba me dy krera ne Flamur dhe nuk na duhen dy variante letrare qe aty nga fundi i Shekullit do te behen dy gjuhe te ndryshme,duke formuar keshtu dy shtete.
(deshmi per kete jane gjermanet dhe sllavet).
Nje botues e quan Gjuhen Letrare si te deshtuar dhe ne organin e Tij perdoren te folmen e zones ku banon.

a)Kjo eshte nje pune e mire per te ruajtur dialektin,sepse dialektet e nje gjuhe jane pasuria dhe burimi i jetes.
Nese nje dialekt zhduket,eshte zhdukur nje pjese e pasurise gjuhesore.
b) Nese botuesi e perdor kete te folme dialektore per te treguar se Gjuha Letrare e sotme Shqipe eshte e "deshtuar" (sic ka deklaruar) atehere problemi eshte pak me i nderlikuar.
Gjuhen Letrare Shqipe smund ta hedhe poshte nje botues i vetem,sado nisma personale te mare ai.Gjuhen Letrare mund ta permbyse vetem perdoruesi i Saj.

Nje grup tjeter e trajton problemin si njelufte mes dialektesh.Imagjinohet Gjuha Shqipe si nje arene lufte dhe dialektet kane zhveshur shpatat e luftojne me njeri-tjetrin.
A mund te kemi lufte brenda nje Gjuhe?
A mund te luftojne dialektet njeri-tjetrin?
A mund te bejne dialektet pa njeri-tjetrin?
Pergjigjen per kete paragraf nuk po e shkruaj,pasi eshte absurde te mendosh qe brenda nje gjuhe ka "lufte mes dialekteve.
Dialektet shtrihen ne nje gjuhe sikunder valet e detit.Nuk ka kufinj te prere mes te folmeve e as mes dialekteve,por ka zone te ndermjetme,ka zona kalimtare ku ndryshimet dialektore nuk jane aq te theksuara sa ne skaje,sepse Gjuha eshte nje trup.

Duke qene se Shqiperia dhe Kosova ndodhen ne situata pak te nderlikuara shoqerore dhe politike,Gjuha Shqipe eshte lene pas dore duke u bere pre e studiuesve jo te mirefillte,por edhe duke u "helmuar" nga huazimi pa kriter i fjaleve te huaja.Ne keto kushte,personalisht do tu beja thirrje te gjithe ketyre "studiuesve" qe na shfaqin defektet e Kongresit te 72, te gjejne ruget per te regulluar ato,ti hapin ruge shkencore futjes se dialektit Geg me teper ne Gjuhen Letrare duke mare prej tij forma gjuhesore dhe leksik, cka do te sjelle padyshim ndalimin deri diku te huazimeve nga gjuhe te huaja dhe do te krijoje nje klime me te pershtashme per zhvillimin e Gjuhes Letrare Shqipe.
Deri sa te bejne keto,do u lutesha shume perseri ketyre "studiuesve" qe mjaft bene demagogji.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 14-6-2003 nė 12:16 Edit Post Reply With Quote
Martin Camaj

Mërgimi i gjuhës

Shpresoj qi prej përmbajtjes ka me u kuptue çka don me shprehë titulli i kumtesës time, mâ e shkurta qi un kam lexue deritash përpara nji auditori kaq të meritueshëm. Shumë prej gjanave qi keni me ndigjue bâjnë pjesë në qëndrimin mâ të thellë qi un kam mundë me mbajtë ndaj ngjarjeve qi i kanë ra për hise gjuhës time. Prej kësaj rrjèdh, në nji farë mënyret, edhe shkaku mâ i thellë qi më ka shtye me u marrë si shkencëtar me gjuhën.

Tue qenë se në rasën time bâhet fjalë edhe për ndjenjat e jo vetëm për nji studim të ftohtë shkencór, e ndiej veten në vendin e shkrimtarit francez Georges-Arthur Goldsmith, kur ky flet për gjuhën amtare: "Gjuha amtare âsht në fund të fundit kumbimi i formave qi fëmija zbulon për herë të parë. Gjuha amtare âsht frymëmarrja e veçantë e trupit njerëzor, âsht pragu për te elementat e hapsinës".

Ky çansim nuk âsht në kundërshtim me at' çka ndërmerr puna hulumtuese shkencore, historike (diakronike e sinkronike), qi në fazen e tashme të shqipes zhvillohet në dy drejtime:

A) si gjuhë natyrale e ndame në degzime dialektore e në kontakt me gjuhët tjera qi e rrethojnë.

B) si gjuhë artificiale, në t'cilën përdoren mjete kufizuese të dhunshme, krejtsisht në kundërshtim me zhvillimin e natyrshëm të vetë gjuhës.

Ka rreth njizet vjet qi në Shqipní po vazhdon proçesi i normalizimit të gjuhës, i cili nuk merr parasysh randësinë e dialekteve e të historisë, ase të dokumentave si: dorëshkrime, tekste letrare etj. Më lejoni, tashti, me ju prû disa të dhana historike të nevojshme. Për me kuptue mirë strukturat e këthella historike të gjuhës shqipe âsht e domosdoshme me njohtë marrdhânjet qi ajo ka pasë me latinishten e vonshme, gjuhë me të cilën ka pasë nji periudhë afrimitetit. Llogaritet qi kontakti me latinishten të ketë fillue gjatë shekullit II p. Kr.

Tue punue në mënyrë paralele mbi shndërrimet qi kanë ndodhë në të dyja gjuhët mundemi me rindërtue historinë e shndërrimeve të tingujve (Lautverschiebung). Tue u nisë prej këtyne shndërrimeve mundemi me shestue rishtas trajtat qi kanë përplotsue mâ vonë sistemet gramatikore të gjuhës shqipe. Ndër këta rindërtime gramatikore duhet me marrë parasysh edhe tharmet e përmbrendshme të gjuhës shqipe, tue i lidhë gjithmonë edhe me zhvillimet qi i kanë rranjët te baza indoeuropiane. Periudha prej shekujve IX - X m. Kr. deri te shekulli XVI, përfaqson nji fazë shumë të randësishme, atë qi na sot e quejmë faza e "shqipes së vjetër".

Ekziston edhe nji teorí me baza shkencore, simbas së cilës shumë pjesë të Ungjillit e të Dhjatës së Vjetër të përfshime në «Meshar» të Buzukut, i përkasin nji periudhe para 1555, vjetë në t'cilin u botue vepra. Këto pjesë, të mbajtuna prej nesh si mâ të përparshme janë përkthye prej liturgjisë greke. Janë tekste qi kanë nji gjuhë e nji stil të ndryshëm në krahasim me ata qi ka përkthye Buzuku vetë. Megjithatë shihet në ketë tekst nji gjuhë koherente. Në ketë kohë fillojnë me u dukë diferencimet ndërmjet gegnishtes, qi nuk e ka fenomenin e rotacizmit, dhe tosknishtes qi i nënshtrohet këtij fenomen. Bile, kishe me thanë, qi këtu bâhet fjalë për nji fazë të shqipes qi studjuesat gjermanë, qysh prej shekullit të kaluem, e kanë quejt: Gemeinalbanisch (shqipja e përbashkët).

Mbas pushtimit turk, qi nisë prej shekullit XVI, fillon edhe Zersplitterung (copëzimi:) i dy degëve gramatikore të shqipes. Kah ana tjetër edhe mbrenda për mbrenda secilit dialekt ky copëzim sjell krijimin e të folmeve të reja. Gegnishtja ka fatin me i pasë të dokumentueme të gjitha këto struktura gramatikore. Por, këto venome (privilegje), dialektologjia e sotshme shqipe nuk i ka shfrytzue aspak e aq mâ pak ata qi gjinden në krye të procesit të krijimit të normës së saj. Kështu, në njizet vjet (1952-1970), âsht krijue në Shqipní nji gjuhë letrare, të cilën Enver Hoxha, si nun i saj, e pagzoi tue e quejtë "gjuha kombëtare". Në zhvillimin e këtij procesi të krijimit të normës gjuhsore nuk u përfill historia, pra, tradita e gjuhës shqipe, e cila, si u pa mâ sipër, ka nji randësí të madhe. Rruga e mënyrës së krijimit të normës së "gjuhës kombëtare" âsht vendosë vetëm prej politikanëve, prej nji grupi të Byrosë Politike me prejardhje prej jugut të Shqipnís. Kundërshtimet e shkencatarëve, ndërmjet të cilëve bâjnë pjesë dy lavrues të vjetër të kësaj gjuhe, shqiptari Aleksandër Xhuvani e gjermani Max Lambertz, nuk patën asnji efekt. Lambertz-it i gjegji Enver Hoxha vetë, tue i thanë: "Ky është një vendim politik!". Absurditeti i kësaj politike u kritikue për vjet me rradhë prej Arshi Pipës, ndër shkrime qi tash së fundi janë përmbledhë në nji vëllim prej rreth treqind faqesh prej Columbia University Press, me titull: "Politics of Language in Socialist Albania".

Teoria themelore qi drejtoi procesin e ndjekun për zbatimin e normës, qi në të vërtetë âsht vû në jetë me dhunë, i përket Stalinit. Gjuha e fituesit përgjithsohet e bâhet gjuhë e shtetit. Hoxha, në vend të gjuhës, imponoi praktikisht dialektin e vet, ase mâ mirë, nji prej nëndialekteve të tosknishtes lindore. Gjuhëtarët shqiptarë duhet t'i bindeshin vetëm urdhnave qi vijshin prej nalt. Ecunija mbështetej në mënyren induktive, pa përfíllë traditen.

A) çdo variant tjetër gjuhsor letrar u ndalue, në veçantí ai i veriut, qi si e pamë, âsht mâ i vjetri e mâ i pasuni me tekste e âsht mâ i përdoruni prej shumicës së popullit shqiptar. U pengue edhe zhvillimi i tosknishtes tradicionale letrare, në veçanti përbâsja e saj perëndimore, qi âsht zhvillue në hapsinën prej bregut shqiptar të Jonit deri në Peloponez e prej aty bashkohet me zonat arbëreshe të Italís jugore. Këtu âsht trashigue nji traditë letrare e zgjedhun e tanë sqimtí, e ngjashme me klimen e butë mesdhetare. Gjithë kjo zonë ka karakteristika gjuhsore të përbashkëta qi e dallojnë ketë të folme prej tosknishtes perëndimore.

B) për gati nji gjysë shekulli para ardhjes së stalinizmit, tre variantet letrare janë zhvillue lirshëm në nji simbiozë harmonike. Weigand-i, Nahtigal-i, Pekmezi, ky i fundit ishte nji shqiptar me nënshtetësí austriake, Xhuvani e deri edhe autorë veriorë si Fishta e Gurakuqi (Karl), këshilluen qi unjisimi i gjuhës zyrtare të mbërrihej nepërmjet "avitjes" së dy gjuhëve letrare kryesore, gegnishtes dhe tosknishtes. Kjo gja duhej me u krye jo në mënyrë të vrazhdë, por në nji kohë të gjatë. Në të vërtetë, deri në 1944 shoqnija shqiptare zhvillohej në nji rreth simbiozet familjare, kulturore e gjuhsore. Në veçantí në Tiranë qenë mâ të ndieshme kontaktet gjuhsore ndërmjet atyne qi përdorojshin dialekte të ndryshme. Ky afrim ishte dashtë me u ndjekë me kujdes për me gjetë rrugën mâ të drejtë me punue për unjisimin e gjuhës. Këta janë treguesit qi procesi i krijimit të nji norme të udhëhequn prej parimesh të drejta, ishte dashtë me ndjekë. Por, kjo gja nuk qe e mundun, mbasi gjuhësia shqiptare, fatkeqsisht, nuk kishte bazat e veta të zhvillueme në mënyrë të mjaftueshme.

C) A ka mundësí sot për me ndreqë gabimet e bâme? Kishe me thanë se po. Ne kemi sot shumë metoda dhe përvoja në fushën e gjuhësisë moderne. Do të ishte e këshillueshme për çdo komb qi, përpara se me ia hî punës për krijimin e normës themelore të gjuhës së vet, të mbante parasysh zhvillimin gjuhsor. Âsht e domosdoshme puna parapërgatitëse: duhet mbajtë mend qi për secilen pjesë të gramatikës ekzistojnë monografí të plota qi s'duhen lanë mbas dore.

D) Âsht e domosdoshme qi sot në Shqipní të zhvillohet nji shkollë e re gjuhsore.

Tue përfundue, uroj qi edhe në Shqipní të ketë ardhë koha në të cilën nuk kanë me qenë mâ politikanët ata qi do të vendosin për çashtjet gjuhsore dhe letrare. Qi çdo vendim, në veçantí ata qi i përkasin tanë Kombit, të merret në përputhje me vullnesën e shumicës së popullit: idealja kishte me qenë nji pëlqim i gjithanshëm, por kjo âsht e tepërt sot për sot.

Kumtesë e mbajtun në Universitetin e Salerno-s me 2/12/1991

Përktheu prej italishtes: Ardian Ndreca

http://www.phoenix-shkodra.de





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-6-2003 nė 12:19 Edit Post Reply With Quote
Bahri Beci
Prof. pranë: Institutit Kombëtar të Gjuhëve Orientale në Paris (Inalco)

Kongresi i drejtshkrimit dhe realiteti i sotëm gjuhësor

A. Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe


Kanë kaluar 30 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Dhe tridhjetvjetori i një Kongresi, që është vlerësuar si "kuvend i madh shkencor", për ne është një rast për reflektime e analiza të vërteta shkencore, pa paragjykime a shtrembërime të asnjë natyre.


Kushtet në të cilat u mblodh KDGJSH


Kongresi i Drejtshkrimit, që është vlerësuar nga përfaqësuesit e gjuhësisë zyrtare si « një fitore e vijës marksiste të PPSH për zgjidhjen e problemit të gjuhës sonë letrare kombëtare »,1) i zhvilloi punimet në nëntor të viti 1972. Në atë kohë « Në Shqipëri nuk ekzistonte shteti ligjor. PPSH ishte e vetmja forcë politike në pushtet....; makina shtetërore ishte e burokratizuar dhe ushtronte dhunë e represion. Ajo ngjallte kudo psikozën e frikës... Politika e luftës së klasave... i shërbente diktatorit dhe klanit të tij për të luftuar dhe për të zhdukur gjithë kundërshtarët e vet e të regjimit »; … njerëzit dënoheshin edhe « për shprehjen e një mendim fare të rëndomtë… »"2).

"1972-shi ishte koha e vendosjes së plotë të bazave të socializmit, të ateizmit dhe të realizmit socialist në Shqipëri, ishte koha e pushtetit absolut i cili kërkonte kudo njësimin…3).

Sipas përfaqësuesve të gjuhësis zyrtare « miratimi i njëzëshëm (?!) i Rezolutës së Kongresit…ishte fryt i rrahjes së gjërë e të lirë ( ?!) të mendimit shkencor.... ». 4)

" Vendimet e tij (e KDGJSH) e Rezoluta e miratuar njëzëri dhe e nënshkruar nga delegatët, insistonin ata, janë kurorëzim i shkëlqyer i përpjekjeve të parreshtura për vite me radhë të studiuesve e lëvëruesve të gjuhës shqipe… "5)

Dhe ne kemi të drejtë të pyesim se si ishte e mundur që në një Kongres shkencor, me një pjesëmarrje shumë të gjërë, miratimi i Rezolutës të ishte i njëzëshëm, sidomos, po të kemi parasysh që në Rezolutë ka pohime që lidhen me zhvillimin e gjuhës së shkruar, me politikën gjuhësore dhe me planifikimin gjuhësor. Kurse të tjerë kanë shtruar me të drejtë pyetjen se si shpjegohet "që kurdoherë, deri në vitet 50 e tani pas vitit 1990 ka pasur debate mbi ekzistencën e dy varianteve letrare në gjuhën shqipe, ndërsa pikërisht në kohën e kësaj arritjeje të madhe, më 1972 gjithçka u arrit pa debat? "6)

Dhe asnjë nga përfaqësuesit i gjuhësisë zyrtare deri më sot nuk i ka dhëne përgjigje kësaj pyetje. Përse?

Rreth të ashtuquajturit "njësim" i gjuhës letrare


Sipas atyre që thuhen në Rezolutën e KDGJSH, Kongresi konstatoi se « Shqipja letrare e kohës sonë ka hyrë tashmë në fazën më të lartë të zhvillimit të saj, në fazën e kristalizimit të plotë e përfundimtar », se « Ajo funksionon si një gjuhë letrare e përbashkët dhe e njësuar në të gjitha sferat e veprimtarisë shoqërore...»7)

Në fjalën e mbylljes u tha se « u sanksionua njësimi i gjuhës letrare kombëtare »8).

Po sipas atyre që thuhen në Rezolutën e Kongresit, shëndërrimet e thella historike ekonomio-shoqërore i kanë dhënë shtytje zhvillimit të gjuhës letrare, zhvillimi i lartë gjuhës letrare e ka bërë të domosdoshëm drejtshkrimin e njësuar.

Mirpo, po në atë faqe të Rezolutës është shkruar e kundërta : « Përhapja dhe zbatimi i një drejtshkrimi të njësuar në të gjitha sferat e veprimit të fjalës së shkruar ka ndihmuar për përvetësimin e ngulitjen e normave të gjuhës letrare »9) .

Në qoftëse deri më1967, pohohej shprehimisht se toskërishtja letrare është gjuhë letrare shqipe, në periudhën pas viti 1967, kjo fshihej dhe flitej për toskërishten letrare si për "shqipe të njësuar"10). Po kështu, edhe në Rezolutën e Kongresit të drejtshkrimit, flitet për "gjuhë letrare të njësuar"11).


Fjala "njësimi" është thelbi i çështjes shkruan A. Klosi. Sipas tij, Kongresi i Drejtshkrimit nuk arriti kurrfarë njësimi, sepse nuk mund të njësohen fenomene kaq të ndryshme si rotacizmi, mungesa e infinitit, hundorësia etj. me të kundërtat e tyre. Kongresi thjesht standardizoi një variant letrar, duke marrë disa elemente minimale të gegërishtes, psh. në fjalëformim, për ta pasuruar variantin e kodifikuar jugor a për ta justifikuar zhdukjen e variantit letrar verior12).

Duke bërë vlerësimin e asaj që është quajtur "gjuhë letrare shqipe e njësuar", A. Pipa ka shkruar se " Reforma e GjNjSh e lên të pandryshueme fonologjinë e dialektit toskë, që karakterizohet nga rrotacizmi, indiferenca ndaj hundorësisë dhe gjatësisë së zanoreve, vokalizmi me ë dhe theksi fundor në huazimet nga turqishtja... Nga ana tjetër, morfologjia tradicionale e toskënishtes letrare nuk është prekë asgjâkund... "duke shtuar që "Praktika e huazimit të elementëve gramatikorë nga një dialekt i shqipes në një tjetër âsht nji punë e dyshimtë… "13).

E vërteta është se KDGJSH shpalli toskërishten letrare gjuhë letrare kombëtare ose gjuhë letrare të njësuar ose më mirë gjuhë standarde. Themi shpalli, sepse në Kongres nuk u diskutua, as edhe formalisht, për gjuhën letrare. Në asnjë kumtesë nuk trajtohet problemi i formimit të gjuhë « së njësuar » letrare ose i bazës dialektore të gjuhës « së njësuar » letrare. Dhe nuk kishte sesi të diskutohej. Së pari, referati zyrtar, që përfaqësonte mendimin zyrtar, pra, në thelb, qëndrimin e deriatëhershëm të politikës gjuhësore zyrtare ndaj problemit të gjuhës letrare, nuk linte asnjë hapësirë për diskutim ose më mirë i mbyllte rrugën e diskutimeve a polemikave për këtë problem; së dyti me kalimin më 1967, nga drejtshkrimi dyvariantsh i vitit 1956, në një drejtshkrim njëvariantsh mbi bazën e toskërishtes letrare, pa ndonjë marrëveshje shoqërore, vendosja e toskërishtes letrare në bazë të gjuhës standarde shqipe ishte bërë fakt dhe për këtë nuk mund të diskutohej. Kongresit problemi i bazës dialektore të gjuhës letrare ju ofrua si i zgjidhur, pra, jo si problem për dikutim, prandaj, atij Kongresi, nuk i mbetej tjetër, veçse ta shpallte atë që tani më ishte zgjidhur pa marrëveshje, po që duhej e mund të ishte rezultat i një marrëveshjeje shoqërore14).

« Kongresi i Drejtshkrimit përcaktoi normat e gjuhës zyrtare shqipe, të ngritur mbi variantin letrar toskë. Kjo është e vërteta e thjeshtë».15) Edhe në Referatin zyrtar, të mbajtur me rastin e 25 vjetorit të KDGJSH më 1998, është pranuar se, për të kaluar në një normë të njësuar, të vetme, duhej zgjedhur ose hëna ose hana, ose kam punuar, për të punuar, i punuar ose kam punue, për me punue, i punuem ; ose mësues ose mësonjës16), që përbëjnë dallimet kryesore ndërmjet dy dialekteve të shqipes, gegërishtes dhe toskërisht. Pra, për të kaluar në një « normë të njësuar » duhej zgjedhur ose gegërishtja letrare ose toskërishtja letrare, po zgjedhja kishte kohë që ishte bërë dhe dihet se si dhe nga kush, mbetej vetëm të shpallej dhe Kongresi e shpalli toskërishten letrare shqipe standarde. Kjo ishte e gjitha.

" ...Rruga e formimit të gjuhës sonë letrare kombëtare nuk është aspak "sui generis" ka shkruar M. Çeliku. Në bazë të saj është vënë varianti letrar tosk, kryesisht në sistemin fonetik e gramatikor; ndërsa në sistemin leksikor i është lënë fushë ndërfutjeje, por jo më tepër, edhe pasurisë leksikore gege, kur dihet se dallimet themelore midis dy dialekteve lidhen kryesisht me tipare fonologjike - morfologjike. Deri më tani ky pohim është kundërshtuar me forcë dhe me çdo kusht, duke bërë përpjekje ...për të provuar rrugën e veçantë të formimit të gjuhës sonë letrare kombëtare. Ky konceptim teorik i rrugës shqiptare, gjoja origjinale, të formimit të gjuhës letrare kombëtare, solli dy dëme të mëdha në praktikë: euforinë e kodifikimit: duhet të kodifikohej çdo element dhe në një kohë rekord; së dyti, kodifikimi i drejtshkrimit pothuaj u barazua me kristalizimin e gjuhës letrare kombëtare, duke injoruar evoluimin dhe konvergimin e gjuhës së folur dhe procesi u quajt i mbyllur"17).

Po kështu I. Ajeti, që në asnjë rast nuk ka vënë në dyshim shpjegimet e Kostallarit, ka pranuar se « në bazë të saj (gjuhës letrare shqipe ose më mirë shqipes standarde BB) është vënë dialekti i toskërishtes letrare... »18). Madje ai është përpjekur ta arsyetoj zgjidhjen e zbatuar me « epërsinë e toskërishtes letrare »,19) po ky shpjegim bie në kundërshtim me të dhënat që disponohen lidhur me rrugën që u ndoq konkretisht për ndryshimin e bazës dialektore të gjuhës letrare pas vitit 1944.

Është e vërtetë ajo që shkruan Ajeti se "nga pikëpamja thjesht gjuhësore s'ka dialekt të një gjuhe që mos mund të merret e të vihet në bazë të gjuhës letrare, të gjuhës së shkrimit të një populli", pra, nuk janë faktorët e mbrëndshëm gjuhësorë që përcaktojnë bazën dialektore të gjuhës letrare. E kjo vlen edhe për shqipen. Kështu që, pohimet që vijojnë të I. Ajetit se "ai dialekt që mendohet se i plotëson kërkesat e duhura në fonetikë e në morfologji do t'i ketë sa më të drejta e të përgjithësuara; të gëzojë një lloj privilegji a epërsie ndaj të tjerave të asaj gjuhe..." dhe se "një e folme e tillë ndër toskët është ligjërimi i Përmetit me rrethin e tij; ajo e folme toske - do të thoshim, është një toskërishte që i afrohet gjuhës letrare shqipe për mrekulli, bile, me trajta fonetike dhe morfologjike më të drejta e të sakta se ç'është gjuha e vëllezërve Naim e Sami Frashëri. Po të kishte pasur gegërishtja një dialekt të tillë të pastër e të pasur (si ligjërimi i Përmetit me rrethina B. B), do t'i konkuronte toskërishtes dhe shumëkush në Kongresin e Drejtshkrimit të 1972-ës, do të lëkundej për toskërishten apo gegërishten" . Po këto hidhen poshtë po nga autori, kur shton "po të përjashtohej, natyrisht faktori jashtëgjuhësor, faktori shoqëror a politik" për të cilin thotë se është "faktori ndër vendimtarët në punën e zgjedhjes së gjuhës letrare".20) R. Qosja, lidhur me këtë problem, ndër të tjera, ka shkruar se "Ne nuk mund të themi se toskërishtja është marrë për themel të gjuhës së njësuar letrare për shkak se është dialekti që më së pakti dallon prej dialekteve të tjera! Toskërishtja dallon prej gegërishtes po aq sa gegërishtja prej toskërishtes, kurse prej shumicës së të folmeve të tjera të shqipes më shumë se gegërishtja".21)

Në vijim të politikës gjuhësore të ndjekur nga partia-shtet, pjesëmarrësve të Kongresit nuk u dha mundësia që të bënin së paku, dallimin « Gjuha standarde » dhe « gjuhë e letërsisë artistike 22). Si rezultat i këtij qëndrimi, në Shqipëri, deri më 1992, shkrimtarët nuk kishin të drejtë të zgjidhnin, pra, mohohej e drejta e zgjedhjes estetike. Dhe cila do të ishte e keqja, në qoftë se standardizimi i shqipes do të bëhej mbi bazën e toskërishtes letrare dhe shkrimtarët do të liheshin të lirë të kultivonin variantin ose nënvariantin që dëshironin? Që më 1952 E. Çabej kërkonte të bëhej dallimi ndërmjet shqipes standarde dhe gjuhës së letërsisë artistike. "S'e kam fjalën për një gjuhë letrare të vetme, sepse shkrimtarët mund të vazhdojnë të shkruajnë në dialektin e tyre, po është puna për një gjuhë n'administratë, nëpër tekste shkollore, e tjerë", pohonte E. Çabej. "Unë, vazhdonte ai, nga ana e literaturës nuk shoh ndonjë fatkeqësi në faktin që shqiptarët nuk e shkruajnë të gjithë gjuhën e tyre në një trajtë, po në dy forma dialektore të ndryshme..." 23)

« Çdo kultivim është i mirë..., ka theksuar R. Ismajli. Kultivimi i çdo lloji të shprehjes është ecje përpara, është ndihmë për standardin... »24). « Gjuha standarde dhe gjuha letrare (në kuptimin gjuhë e letërsisë artistike BB) janë dy gjëra të ndryshme. Në letërsi lejohet çdo lloj kombinimi, çdo lloj shprehje, sepse kjo shpreh zgjedhjen estetike të shkrimtarit. Në përdorimet e tjera nuk është çështja për zgjedhje estetike, por çështje kryesore është komunikimi relativisht i rrafshuar dhe i kuptueshëm për sa më shumë shtresa dhe sa më shumë njerëz.... »25).

Edhe I. Kadaresë, i cili, siç dihet, ka qenë shumë i ndjeshëm ndaj këtij problemi, po në të njëjtën kohë aspak indiferent ndaj politikës gjuhësore të ndjekur nga partia-shtet dhe ndaj asaj që ai e ka quajtur "liria e krijimit", kurse ne "e drejta për gjuhën" ka shkruar : "Që çdo shkrimtar ka të drejtë të përdorë gjuhën, dialektin, madje nëndialektin që dëshiron, kjo hyn në lirinë e krijimit, dhe askush nuk mund t'i ndërhyjë ", "Që në institucionet shtetërore, në shtyp, TV, sistemin shkollor e tjerë shteti bën të detyrueshëm gjuhën e njësuar kjo gjithashtu nuk vihet në dyshim", "Që ky njësim nuk prek asnjë fije traditën letrare e cila në jetë të jetëve do të lexohet e studiohet ashtu siç është shkruar, as për këtë nuk ka kurrfarë mëdyshje".26) Besoj se është e qartë. Për Kadarenë, pra, është krejt normale që, krahas shqipes standarde, e cila është e detyrueshme për institucionet shtetërore, të funksionojnë në letërsinë artistike edhe variante dialektore, madje edhe nëndialektore.

Rreth të ashtuquajturit "drejtshkrim i njësuar"


Në Rezolutën e Kongresit, pasi insistohej që « Shqipja letrare e kohës sonë ka hyrë tashmë në fazën më të lartë të zhvillimit të saj, në fazën e kristalizimit të plotë e përfundimtar », shtohej që « ...Kjo shkallë e lartë zhvillimi kërkon edhe përcaktimin e normave drejtshkrimore sa më të plota, sa më të njësuara dhe të qëndrueshme ».27)

Formalisht kërkohej që « Rregullat e drejtshkrimit të mbështeten sa më gjërë në trajtat e përbashkëta të gjuhës kombëtare shqipe », ose « Kur në shqiptimin letrar do të kishte variante normative, drejtshkrimi do të mbështetej tek ajo trajtë që ishte më e përgjithshme dhe që pajtohej me prirjen e zhvillimit të sistemit fonetik të gjuhës letrare »28).

Po në të vërtetë çfarë u bë ? Kongresit iu shtrua për diskutim një drejtshkrim i toskërishtes letrare që ishte një variant i rishikuar dhe i përmirësuar i variantit letrar tosk të rregullave të drejtshkrimit të botuara për herë të parë në vitin 1948 (ortografi e gjuhës shqipe në dy variante), po të rishikuara në vitin 1956. Pra, ky ishte drejtshkrimi për të cilin u diskutua dhe u morën vendime për përmirësimin e tij të mëtejshëm. Kongresi i Drejtshkrimit, pra, vijoi dhe çoi më tutje punën e nisur për kodifikimin e drejtshkrimit të toskërishtes letrare, përmes ridiskutimit të « Rregullave të drejtshkrimit të shqipes, Projekt, 1976 ».

Duke gjykuar nga ato që shkruhen në Rezolutën e Kongresit lidhur me këtë problem, të krijohet pershtypja se po diskutohej për një drejtshkrim që ishte rezultat i një « marrëveshje » dhe që në zgjidhjen e problemeve do të merrej parasysh, shtrirja e tyre në « gjuhën kombëtare shqipe ». Madje A. Kostallari insistonte se në fazën e parë të pasluftës (1944-1956) vija themelore për zgjidhjen teorike e praktike të problemit të drejtshkrimit ishte « struktura fonetike e shqipes (pra jo e toskërishtes BB), përdorimi më i përhapur i trajtave morfologjike (pra shtrirja e dukurive morfologjike në mbarë gjuhën shqipe BB) dhe afrimi i dy dialekteve ( pra jo vënie e toskërishtja letrare në bazë të zgjidhjes së problemit BB)29) .

Po e e vërteta ishte se problemet po zgjidheshin e do të zgjidheshin në pajtim me bazën dialektore toske të sistemit fonetik e morfologjik të shqipes standarde.

Pra, "Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Projekt", Tiranë, 1967, që, në të vërtetë, ishin rregullat e drejtshkrimit të toskërishtes letrare, KDGJSH i shpalli si drejtshkrim « i njësuar » i gjuhës shqipe, në kuptimin jo të asaj që kërkonte E.Çabej « afrimin sa më të madh të dy dialekteve në shkrim », ose Konferenca e Ortografisë e vitit 1953, « që të shpihet më tutje procesi i njëzimit të ortografisë, duke ndjekur rrugën e afrimit të dialekteve të folmeve »30), po të asaj që ishte bërë çështje themelore e politikës gjuhësore të shtetit monist « afirmimit të toskërishtes letrare dhe mënjanimit a përjashtimit të gegërishtes letrare të shkruar ».

Të dhënat e historisë së standardizimit të shqipes flasin fare qartë për këtë të vërtetë që vazhdon të mohohet edhe sot e gjithë ditën nga disa përfaqësues të gjuhësisë zyrtare të periudhës së pasluftës.

Siç dihet, deri në vitin 1944 funksiononin rregullat drejtshkrimit të hartuara nga Komisia Letrare shqipe e Shkodrës (« Parime e rregulla mbi orthografin e gjuhës së shkrueme » të aprovuara më 29 janar 1917)31) që përfaqësonin një drejtshkrim « të njësuar » (njëvariantsh) mbi bazën « e dialektit të Elbasanit me disa ndryshime », pra, të gegërishtes letrare. Për ne është e paqartë ajo që ka shkruar A. Kostallari se « Komisia sanksionoi dy drejtshkrime, si shprehës të dy varianteve letrare » duke shtuar se « Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim të vetëm i mbeti epokës sonë (kupto epokës së socializmit BB) »32). Gjithsesi A. Kostallari ka pranuar që « Vendimet e Komisisë Letrare i afruan mjaft të dy variantet letrare në shkrim dhe, pasi u miratuan nga Kongresi Arësimor i Lushnjes, më 1920, u bënë baza e drejtshkrimit të shqipes në vitet 20-40 të shekullit tonë »33).

Pas 1944 kalohet në një drejtshkrim « jo të njësuar », pra, në një drejtshkrim me dy variante (dyvariantësh), gegërishte letrare e toskërishte letrare, duke i dhënë përparësi toskërishtes letrare34). Pra, në të vëretë, u mënjanua varianti « i njësuar » (njëvariantësh) i drejtshkrimit mbi bazën e gegërishtes letrare dhe u preferua të kalohej në një drejtshkrim dyvariantësh, ku variant i parë ishte toskërishtja letrare35). Edhe A. Kostallari ka pranuar se deri më 1967 « vazhdoi të rëndonte trysnia e dy varianteve letrare, që kërkonin dy drejtshkrime »36). Me 1967 u botuan « Rregullat e drejtshkrimit të shqipes (Projekt) ». Në këtë botim u mënjanua nga drejtshkrimi dyvariantsh i gjuhës shqipe, varianti gege i drejtshkrimit, dhe u kalua përsëri në një drejtshkrim njëvariantsh, po kësaj radhe tërësisht mbi bazën e toskërishtes letrare. Pra, më 1967 varianti i drejtshkrmit të toskërishtes letrare u shpall si drejtshkrim "i njësuar" i gjuhës letrare. Pa asnjë vendim u hodhën poshtë vendimet e marra për këtë çështje deri më 1944. Pra, siç shkruan M. Çeliku, pesë vjet para Kongresit « u botua dhe u zbatua me urdhër » 37) drejtshkrimi i toskërishtes letrare i vitit 1967(« Rregullat e drejtshkrimit të shqipes (Projekt) » ) si drejtshkrim « i njësuar ». Pra, pa u thënë shprehimisht, në vitin 1967 rregullat e drejtshkrimit të toskërishtes letrare u shpallën si rregullat e drejtshkrimit të njësuar të shqipes. Dhe ky kalim nuk ka, me sa dimë ne, prapa firmen e ndonjë institucioni kombëtar të autorizuar nga intelegjenca shqiptare. Dhe ne kemi të drejtë të pyesim se përse.38) Pra, është vërtetë e çuditshme që edhe sot e gjithëditën ne nuk e dimë se kush e ka « meritën » për realizimin e kësaj « kthese » a « hapi cilësor » përpara.39) A. Kostallari përpiqet ta përligj këtë kalim duke shkruar « Kështu, faza e parë e shpuri shumë më tej njësimin e drejtshkrimit në krahasim me paraçlirimin, por problemin në tërësinë e tij nuk e zgjidhi. Mbi të vazhdoi të rëndonte trysnia e dy varianteve letrare, që kërkonin dy drejtshkrime. Shkëputja nga kjo ide e nga kjo gjendje nuk ishte e lehtë. Ajo u bë dalëngadalë gjatë fazës së dytë nën ndikimin e dy faktorëve. Së pari, vetë gjuha letrare, me ritmet e saj të pashembëllta, i përcaktoi aty nga fundi i viteve 50 dhe në vitet 60 shumë më qartë prirjet themelore të zhvillimit të saj. Së dyti, gjuhësia jonë, duke përvetësuar gjerësisht metodologjinë marksiste, depërtoi gjithnjë më thellë në njohjen e strukturës së shqipes së sotme e të histoirisë së saj: disa nga problemet-nyje të gjuhës së sotme shqipe, u bënë objekt analizash të hollësishme monografike, duke pasur si bosht qendror gjuhën letrare e normat e saj, filloi mbledlhja ballësore e sistematike e leksikut e e frazeologjisë së shqipes së shkruar e të folur dhe studimi i rrugëve të pasurimit të tij, u krye hulumtimi i parë e i përgjithshëm i ndarjes dialektore të shqipes e i veçorive të të folmeve të ndryshme, filloi përpunimi e njësimi i terminologjisë tekniko-shkencore në fushat kryesore, u bënë studime të reja etimologjike, krahas studimeve në fushën e fonetikës historike, filloi edhe studimi eksperimental i veçorive të strukturës fonetike-fonologjike të gjuhës së sotme. Këto përpjekje shkencore çelën shpeshherë rrugë të reja: u rishikuan një varg tezash e konceptesh jo të drejta, të kapërcyera nga vetë koha; në luftë me një varg pikëpamjesh të ngushta e skeptike, që buronin nga një metodologji jo e saktë, u krijua një kuptim i drejtë i gjuhës letrare kombëtare e i normës letrare dhe u bënë përgiithësime e vlerësime të reja shkencore rreth procesit të formimit të shqipes letrare kombëtare. Të giitha këto, në kushtet kur procesi i gjuhës letrare hyri gjerësisht në fazën e kristalizimit tërësor, dhanë mundësi edhe në fushën e drejtshkrimit të bëhej një hap cilësor përpara - të vendosej një drejtshkrim i vetëm për një formë të vetme të gjuhës letrare. Ky hap ishin «Rregullat e drejtshkrimit të shqipes" që u botuan si projekt në shkurt të vitit 1967 », po pa na thënë në asnjë rast se kush vendosi të kalohej në një drejtshkrim mbi bazën vetëm të toskërishtes letrare. Që drejtshkrimi i vitit 1967 ishte drejtshkrimi i toskërishtes letrare vërtetohet nga krahasimi i tij me drejtshkrimin e vitit 1956. Pra, parimet e shpallura deri atëherë u lënë më një anë dhe në mënyrë arbitrare më 1967, pra 5 vjet para KDGJSH, u shpall drejtshkrimi i toskërishtes letrare si drejtshkrim i njësuar i gjuhës shqipe. Kjo është e gjithë e vërteta mbi të ashtuquajturin « hap cilësor » të bërë gjoja më 1967 në fushën e drejtshkrimit

Po lejohemi të kthehemi pak prapa dhe ta krahasojmë këtë qëndrim me atë të Komisisë Letrare në Shkodër më 1917.

Në « Parime e rregulla mbi orthografin e gjuhës shqipe të shkrueme » të botuara më 1918 thuhej shprehimisht që « Si themel i orthografis do te mirret djalekti Elbasanit me disa ndryshime »40, kurse në Rezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit nuk thuhet asnjë fjalë për bazën dialektore të drejtshkrimit, madje mbulohet e vërteta me pohime të tilla si « ...Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe vendosi : 1. Rregullat e drejtshkrimit të mbështeten sa më shumë në trajtat e përbashkëta të gjuhës kombëtare » që asnjeri nuk e ka të qartë se çfarë duhet kuptuar me këtë. Kur trajtat janë të përbashkëta, vetkuptohet që ato do të jenë edhe format normative drejtshkrimore, pra, nuk shtrohet problemi i zgjedhjes ndërmjet dy alternativave. Problemi shtrohet për rastet, kur në gjuhën shqipe do të kishte variante. Për këto raste, që përbëjnë edhe thelbin e problemit, është shkruar se « kur në shqiptimin letrar ka variante normative, (drejtshkrimi BB) do të mbështet tek ajo trajtë që është më e përgjithshme dhe që pajtohet me prirjen e zhvillimit të sistemit fonetik të gjuhës letrare »41), po se çfarë përfaqëson kjo prirje drejt sistemit fonetik të gjuhës letrare nuk thuhet asgjë shprehimisht, po besoj se vetkuptohet se është fjala për sistemin fonetik të toskërishtes letrare, pra, mbulohet e vërteta, dmth, marrja për bazë e toskërishtes.



KDGJSH për historinë e formimin e shqipes standarde


Në rezolutën e KD, pasi pranohet, ndër të tjera, që « themelet e gjuhës letrare janë hedhur që në kohën e Rilindjes », shtohet se « ato që i kanë dhënë një shtysë të fuqishme e të pandërprerë njësimit të gjuhës letrare kombëtare shqipe, janë zhvillimi i hovshëm e cilësor i kulturës, i letërsisë dhe i shkencës mbi bazën e shndërrimeve të thella historike ekonomiko-shoqërore që janë kryer në Shqipërinë socialiste nën udhëheqjen e Partisë së Punës e që kanë sjellë ndryshime të thella edhe në vetëdijën gjuhësore të popullit tonë ». « Masat e gjëra popullore, vazhdon Rezoluta, në kundërshtim me pikëpamjet e ngushta lokaliste, kanë luftuar për një gjuhë letrare të njësuar dhe kanë përkrahur me dashuri çdo përpjekje që i ka shërbyer këtij qëllimi » 42).

Duke folur për shpjegimet e përfaqësuesve të gjuhësisë zyrtare për rrugën e formimit të gjuhës letrare kombëtare, M. Çeliku ka shkruar "Një nga tezat themelore të gjuhësisë shqiptare, ku politizimi është shfaqur më dukshëm, është teza e formimit të gjuhës letrare kombëtare. Motivimi teorik që i është bërë mënyrës së formimit të gjuhës letrare kombëtare, ka qenë gjithashtu tërësisht dhe në mënyrë të ndërgjegjshme një motivim i politizuar ». 43)« Nga dy variante letrare, që të dyja kandidate për t'u ngritur në standard, shkruan M. Çeliku, udhëheqja partiake shtetërore parapëlqeu dhe mbështeti variantin letrar jugor, toskërishten letrare, duke i dhënë kësaj statusin e standardit. Nuk ka dyshim, në përzgjedhje në këtë rast mbizotëroi subjektivizmi, sepse toskërishtja ishte varianti që përdorte udhëheqja më e lartë e partisë dhe e shtetit ».44) Përpjekjet e Çelikut, disa faqe më poshtë për ta përligjur a justifikuar ndërhyrjen nga lart me « argumentime gjuhësore » (f. 29-30), janë të papërligjura. Ato mund të shërbejnë, siç e kemi thë në një rast tjetër, vetëm për të shpjeguar se përse u kurorzua me sukses një dukuri që kishte në thelb veprimin administrativ të shtetit monist.45)

Sipas R. Qoses "Zgjedhja e toskërishtes për themel të gjuhës së njësuar letrare është vendim para së gjithash politik, i marrë duke u pasur parasysh vullneti i klasës politike në pushtet".46)

Ajetiduke polemizuar me këtë formulim të Qoses ka shkruar: "po pse në kohën e sundimit të diktatorit Ahmet Zogu nuk u zgjidh gjuha letrare shqipe. Ç'është e drejta, në kohën e tij favorizohej me të madhe gegërishtja..." (Ajeti, Vepra 2, Prishtinë, 1988, f.282). Ne mendojmë se gjatë asaj periudhe, pasi ishte aprovuar që në bazë të shqipes letrare të ishte gegërishtja e Shqipërisë së Mesme, nuk u insistua nga shtetit për zbatimin e saj dhe për planifikimin e mëtejshëm gjuhësor të gegërishtes, kurse pas ardhjes në pushtet të komunistëve, jo vetëm që shteti monist përmbysi bazën dialektore të gjuhës zyrtare, duke vendosur toskërishten letrare, por punoi me shumë intensitet për zbatimin dhe kodifikimin e saj të mëtejshëm. Pra, pas ndërhyrjes nga lart për të hequr gegërishten letrare dhe për të vënë në bazë të gjuhës zyrtare toskërishten letrare, u morën masa të menjëhershme edhe për planifikimin dhe zgjerimin e funksioneve të saj, duke u bërë edhe investimet e nevojshme, gjë që ishte e mundur në kushtet e një shteti diktatorial a totalitar që i kishte përqëndruar të gjitha pushtetet në duart e një partie e cila nuk pranonte asnjë opozitë të organizuar, në kushtet e një shteti diktatorial në të cilën pushteti politik kishte marrë me forcë tërësinë e aktiviteteve shoqërore. Përpjekja e Ajetit për të hedhur poshtë pikëpamjen e Qoses dhe për të argumentuar se problemi i bazës dialektore të gjuhës së sotme letrare "është vepër e marrëveshjes së gjuhëtarëve, shkrimtarëve, mësuesve dhe përfaqësuesve të tjerë të viseve të ndryshme që kanë marrë pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe më 1972 " (Ajeti, Vepra 2, Prishtinë, 1988, f. 282) nuk merr parasysh të dhënat konkrete të historisë së formimit të shqipes letrare, të cilat nuk lënë kurrfarë dyshimi që "zgjedhja e toskërishtes për themel të gjuhës së njësuar letrare ishte, ashtu siç shkruante Qosja, vendim para së gjithash politik, i marrë duke u pasur parasysh vullneti i klasës politike në pushtet " (R. Qosja, Gjurmime albanologjike, SShSh, 26, Prishtinë, 1996, f. 59).

"Në thelb, historikisht, shumë dialekte ose variante janë ngritur në nivelin e gjuhës shtetërore në bazë dhune: principata ose monarku më i fuqishëm kanë vendosur edhe për gjuhën e shtetit. Një gjë e ngjashme ndodhi edhe në Shqipëri shkruan A. Klosi47).

Edhe J. Bajron, ka shkruar "Kjo zgjedhje ndodhi për shkak të faktorit politik: shumica e njerëzve që sollën fitoren e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare në Shqipëri vinte nga jugu, dhe dokumentet e Çlirimit kombëtar qenë shkruar kryesisht toskërisht. Kur prijësit e Lëvizjes erdhën në pushtet, ata imponuan dialektin e tyre në vend të normës kombëtare...".48).

Edhe studiuesja franceze O. Daniel, ndër të tjera, ka shkruar se "Gjuha shqipe ka pësuar ndërhyrjen e shtetit totalitar siç ishte Shqipëria gjatë periudhës së pushtetit stalinist. Duke u frymëzuar nga politika staliniste, politikanët shqiptarë, duke dashur të modelojnë një shtet homogjen nën flamurin e komunizmit, … imponuan mbi gjithë territorin "gjuhën e njësuar", që në fakt, nuk ishte rezultat i afrimit të dy dialekteve të shqipes… Kodifikimi i gjuhës që u imponua ligjërisht më 1972, nuk doli nga një proces natyral; ai qe provokuar në mënyrë të beftë nga instancat drejtuese të shtetit që dëshironin të ndërtonin legjitimitetin e tyre dhe të fusnin ideologjinë përmes gjuhës... "49).


B. Probleme të realitetit të sotëm gjuhësor dhe të politikës së sotme gjuhësore


Statusi i sotëm i gjuhës shqipe


Vitet e fundit kanë qënë vite të zhvillimeve të vrullshme për popullin shqiptar, me pasoja edhe për zhvillimet gjuhësore, sidomos për statusin e gjuhës shqipe. Nuk duam të futemi në hollësira, po zhvillimet e fundi në Kosovë e Maqedoni kanë sjellë një status të ri të shqipes në këto anë. Në Kosovë, në qoftëse deri para dy vitesh, shqipja gëzonte statusin e gjuhës zyrtare së bashku me serbo-kroatishten, sot ajo funksionon si gjuhë zyrtare e Kosovës. Si rezultat e këtij statusi të ri ajo ndodhet në raporte shumë më pak intensive me serbo-kroatishten. Veç kësaj, që këtej e tutje, brezi i ri i Kosovës nuk është i detyruar ta mësoj serbokroatishten në shkollë ose edhe ta përdorë për nevoja të komunikimit me institucionet, kështu që gjuha shqipe në trevat e Kosovës është çliruar nga presioni i serbo-kroatishtes. Kjo e ka vënë shqipen e folur dhe të shkruar në Kosovë në një situatë të re që kërkon shqyrtime e vlerësime të reja.

Po kështu në Maqedoni gjuha shqipe, nga gjuhë zyrtare krahinore, ka fituar statusin e gjuhës zyrtare bashkë me maqedonishten. Kjo situat e re krijon, sigurisht, kushte të reja më të favorshme për kultivimin e shqipes në këto vise dhe kërkon politika dhe praktika adekuate me situatën e re të krijuar.

Në Mal të Zi gjuha shqipe vazhdon të mos gëzojë statusin e gjuhës zyrtare, megjithatë ajo mësohet në shkollë dhe përdoret në botimet e veprimtaritë e tjera lokale. Po kështu edhe në Serbinë jugore.

Më problematik është statusi i shqipes në viset shqiptare të Greqisë veriperëndimore si edhe tek arbreshët e Italisë e të Greqisë. Një problem gjuhësor me vete paraqet nga kjo pikëpamje edhe emigracioni i ri shqiptar. Gjithësesi kemi të bëjmë me një problematikë që kërkon shtjellime më të gjëra, po që nuk guxon të mos përfillet, kur është fjala për ta çuar përpara procesin e formimit gjuhësor të shqiptarëve kudo që janë.


Probleme të funksionimit të shqipes standarde në etapën e sotme


Është një gjë e ditur që në momentin që pranohet një gjuhë standarde mbi bazën e një dialekti, ajo vetvetiu fiton një status të ri, që, gjithësesi, e vë atë në raporte të reja me ish-varianteve letrare dialektore dhe dialektet. Pra, shqipja e sotme standarde, pas tridhjetë vite funksionimi, ka fituar tiparet e një gjuhe mbidialektore e cila, për arsye edhe të zhvillimeve të reja historike e demografike ndodhet nën ndikimin e varianteve të tjera të shqipes. Gjithësesi, për shumë arsye, përfshirë edhe statusin historikisht të pabarabartë të shqipes në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, nuk mund të vihet sot për sot shenja e barazimit lidhur me situatën e përgjithshme, po edhe lidhur me funksionimin e shqipes standarde në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni. Aq më pak mund të heqen paralele me situatën e shqipes në përgjithësi dhe funksionimin e shqipes standarde në Mal të zi, në Serbinë jugore e Greqinë veriperëndimore ose në diasporën shqiptare.

Në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni shqipja standarde, duke qenë gjuhë zyrtare, funksionon si mjet komunikimi i detyrueshëm në institucionet shtetërore, në shtyp, në botimet, në radio televizion dhe në tërë sistemin shkollor e tjerë. Në Mal të zi, në Serbinë jugore, ajo mësohet në shkollë dhe përdoret në botimet e veprimtaritë e tjera lokale. Kurse në Greqinë veriperëndimore, ajo, as nuk mësohet në shkollë, as përdoret në botimet ose në veprimtaritë e tjera lokale. Në diasporën shqiptare ajo përdoret në botimet, po krahas saj përdoret edhe një variant i shkruar i gjuhës së folur në vend. Kështu për shëmbull arbëreshët e Italisë, paralelisht me shqipen standarde, përdorin në botime arbërishten letrare me specifikat përkatëse rajonale e deri individuale.

Një dukuri e re që është vënë re pas zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe, pjesërisht, edhe në Kosovë, ësht kultivimi nga disa autorë i letërsisë artistike në gegishten letrare. Duhen studime për të përcaktuar shkallën e përdorimit të gegërishtes letrare këto dhjetë vitet e fundit. Ky është një realitet i ri gjuhësor i bërë i mundur vetëm tani në vitet e zhvillimeve demokratike. Ky zhvillim është vlerësuar nga disa si një rezik për shqipen standarde, kurse nga disa të tjerë si shprehje e larmisë dhe pluralizmit50).

Një realitet tjetër gjuhësor, që vjen nga e kaluara, po që është gjithësesi i lidhur edhe me zhvillimet e sotme gjuhësore, është edhe prania e një literature të gjërë të shkruar në toskërishten letrare dhe në gegërishte letrare deri në vitin 1972, kur toskërishtja letrare u shpall shqipe standarde dhe kur kultivimi i gegërishtes letrare praktikisht u ndalua.

Kjo është pak a shumë situata e shqipes së shkruar në Shqipëri, po me pak dallime edhe në Kosovë, edhe Maqedoni. Është një problematikë tjetër shumë aktuale, analiza e aspektit strukturor të varianteve të shqipes të përdorura në gjuhën e folur dhe të shkruar, përfshirë këtu edhe shqipen standarde. Shkalla dhe mënyra e funksionimit sidomos e shqipes standarde të shkruar përbën sot një nga shqetësimet më të mëdha të opinionit publik e shkencor. Pra, në kushtet e sotme, kur shqipja standarde funksionon si mjet themelor komunikimi në marrëdhëniet shtetërore, në shkollë dhe në shtyp, nuk është shqetësuese në se një shkrimtar shkruan në gegërishten letrare, shqetësuese sot është se si shkruhet në shqipen standarde e pse jo, edhe në gegërishten letrare. Pra, ne mendojmë se, kushdo që shkruan në gjuhën shqipe, përfshirë edhe ata që shkruajnë në variantin letrar geg, duhet të respektojnë normat përkatëse. Gjithësesi, kryesore në etapën e sotme është shkalla e zbatimit të normës si edhe kërkesa për gjetjen dhe përdorimin e mjeteve gjuhësore efikase e të goditura në përputhje me veçoritë e stileve të shqipes standarde dhe të rregjistrave të saj themelor. Shqipja standarde e shkruar, po edhe e folur, duhet çliruar nga frazat stereotipe, nga konstruktet e sforcuara që nuk janë pajtim me natyrën e shqipes, duhet gjallëruar e pasuruar më shumë ajo, duhet përfituar më shumë nga tërësia e pasurisë gjuhësore shqipe në të gjitha varietet e saj, po, sigurisht, pa rënë në vulgarizime që e dëmtojnë shqipen standarde. Shkenca duhet të ndihmojë në evidentimin e propogandimin e çdo gjëje të goditur e të arrirë në këtë fushë përmes analizash e sintezash shkencore.

Shqipja standarde e folur është privilegjë i një elite shqiptare që është e vendosur kryesisht nëpër qytet kryesore të vendit dhe që ka një formimi të përgjithshëm e një formim gjuhësor të veçantë.

Përqindja e atyre që përdorin shqipen standarde të folur është ende e vogël dhe lidhet me shumë faktorë, si shkalla e arsimimit, origjina e folësit, vendbanimi, kontaktet gjuhësore etj.

Për shkaqe që dihen, në botën shqiptare janë të shumtë folësit që ruajnë lidhjet me dialektin dhe që e kanë të vështirë ose të pamundur të kalojnë në kodin e shqipes standarde qoftë edhe në situata të veçanta. Duke lënë më një anë këtë kategori folësish që përbën ndoshta shumicën e folësve të gjuhës shqipe, folësit që synojnë standardin edhe në rastin më të mirë e kanë të vështirë të ndryshojnë bazën artikulative të formuar në ambjentin familjar dhe të flasin në standard. Pra, përjashtuar një numër të caktuar folësish me origjinë jugore, kryesisht të kryeqytetit si edhe, të disa të tjerëve, po me origjinë jugore, po që, formimin e tyre gjuhësor e kanë bërë jasht ambientit krahinor, që e flasin shqipen standarde, të tjerët, kush më pak e kush më shumë, ruajnë veçoritë e së folmes së krahinës. Sigurisht që problemet më të mëdha lidhur me funksionimin e shqipes standarde janë në trevat veriore të territorit shqiptar, ku dallimet me shqipen standarde janë më të mëdha dhe ku ndikimi i dialektit vazhdon të jetë i fuqishëm. Problemet që dalin për folësit e shqipes standarde në këto teritore janë të shumta dhe kërkojnë hulumtime të posaçme. Ne kemi përshtypjen që, si rezultat i ndikimit të dialekteve, në folësit e shqipes standarde vihet re një prirje për krijimin e varianteve regjionale të shqipes standarde çka përbën një problematikë më vete studimore.



Politika e sotme gjuhësore shqiptare


Më 1993, duke u nisur nga realiteti gjuhësor, ne patëm shkruar se " funksionojnë paralelisht, sigurisht, jo me të njëjtën vlerë e funksion, toskërishtja letrare e standardizuar, e ngritur në nivelin e gjuhës letrare të standardizur dhe gegërishtja letrare e standardizuar ... Pra, ...një toskërishte letrare të standardizuar që funksionon si gjuhë letrare e standardizuar dhe një gegërishte letrare të standardizuar"51).Edhe më 1995 kemi ritheksuar se "...funksionojnë paralelisht toskërishtja letrare e standardizuar e ngritur në nivelin e gjuhës letrare dhe gegërishtja letrare e standardizuar", se "Kohët e fundit është zgjeruar disi funksioni i gegërishtes letrare, po, gjithsesi, ajo nuk funksionon si gjuhë e të njëjtit rrafsh me gjuhën letrare"52).

M. Çeliku, duke iu referuar kësaj fraze ka shkruar se "nuk besoj se ekziston dhe funksionon sot një gegërishte letrare e "standardizuar"; që të jetë e standardizuar, ajo duhet të jetë e mbështetur nga një politikë gjuhësore aktuale, duhet të jetë variant i përpunuar nga planifikuesit gjuhësor, duhet të jetë ligjësuar nga një institucion shkencor mbarëkombëtar, duhet të jetë pranuar nga gjithë bashkësia shoqërore. Pra, sot ekziston një gegërishte e kodifikuar (dhe kjo e thënë me rezerva), por jo një gegërishte e standardizuar"53).

Për të mos rënë në grackën e termave, që tek ne ende nuk kanë marrë një formë të qartë e të saktë, po lejohem të vë në dukje se M. Çeliku, në të njëjtin libër, pranon ekzistencën e gegërishtes letrare si "nënstandard"54). R. Ismajli ka pëdorur termin "gegërishte relativisht e standardizuar" për të shënuar atë që flitet në Kosovë "në shumë situata kur nuk përdoret dialekti, në shoqëri, në familje, po edhe në situata formale, më shpesh gjysmë formale…"dhe që është e ndryshme nga "shqipja letrare (standarde)"55).

Besoj se zoti Çeliku e ka vënë re se në librin e cituar, pak reshta më sipër, kemi përdor termin kodifikim, kemi thënë shprehimisht se gegërishtja edhe pas vitit 1972, "vazhdoi të kodifikohej". Kështu që problemi nuk qëndron tek termi, po tek fakti që sot ekziton një gegërishte letrare e kodifikuar, që deri në vitin 1944, funksiononte si gjuhë zyrtare e shtetit shqiptar. Megjithatë, edhe nga ata që shkruhen në paragrafin e cituar, del shumë qartë që nuk është fjala për të identifikuar gegërishten letrare "të standardizuar" a "të kodifikuar"që M. Çeliku e quan "nënstandard", me toskërishten letrare të ngritur në nivelin e gjuhës letrare të standardizur (=shqipe standarde).

Pra, problemi që shtrohet është në se duhet pranuar ose, më mirë, në se ekziston një gegërishte letrare e kodifikuar a një gegërishte letrare nënstandard dhe në qoftë se po, cili duhet të jetë qëndrimi ndaj saj?

Për M. Çelikun "ekziston një gegërishte e kodifikuar (dhe kjo e thënë me rezerva)…". 56)

Unë nuk do të futem këtu në këtë problematikë, po do të kujtoj që deri në vitin 1956 drejtshkrimi i gjuhës shqipe ishte dyvariantsh, çka do të thotë që deri më 1956 indirekt pranohej ekzistenca e gegërishtes letrare të kodifikuar, madje formalisht si e barabartë me toskërishten letrare po aq e kodifikuar deri më atë kohë. Po kështu, ne kemi të drejtë të pyesim se çfarë është gegërishtja letrare e M. Camajt, po edhe gegërishtja e të tjerëve, që kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë gegërishten letrare ?57) Që për kodifikimin e gegërishtes është punuar prej shumë kohësh, kjo është e njohur58). Po që kodifikimi i gegërishtes letrare nuk është çuar deri në fund edhe kjo nuk mund të mohohet.

Problemi që shtrohet dhe që përbën thelbin e shqetësimeve e të polemikave të viteve nëntëdhjetë është se cili duhet të jetë qëndrimi ndaj kësaj të fundit. Për këtë ne më 1993 kemi shkruar :« Mendoj se, në kuadrin e një pluralizmi politik, një pluralizëm gjuhësor që nuk cënon vlerat e gjuhës së sotme letrare të standardizuar (toskërishtja letrare e standardizuar) dhe funksionet e saj si gjuhë zyrtare dhe që lejon (pranon) të funksionojë lirisht një gegërishte letrare e standardizuar, sidomos, në shkrimet me karakter letrar, publicistik etj., do të ishte shprehje, jo vetëm e tolerancës dhe e së drejtës për gjuhën, po edhe e dëshirës për bashkëpunim e unitet të vërtetë kombëtar, jashtë zhvillimeve të imponuara e të sforcuara që, më shumë se e forcojnë, e dëmtojnë mirëkuptimin dhe unitetin e vërtetë kombëtar »59). Pra, as më shumë as më pak se ç'kanë shkruar edhe I. Kadare, A. Klosi, A. Vehbiu, Xh. Lloshi, etj. lidhur me qëndrimin që duhet mbajtur në kushtet e sotme ndaj gegërishtes letrare. "Që çdo shkrimtar ka të drejtë të përdorë gjuhën, dialektin, madje nëndialektin që dëshiron, kjo hyn në lirinë e krijimit, dhe askush nuk mund t'i ndërhyjë" shkruan I. Kadare. Për Kadarenë, pra, është krejt normale që, krahas shqipes standarde e cila është e detyrueshme për institucionet shtetërore, të funksionojnë në letërsinë artistike edhe variante dialektore, madje edhe nëndialektore. "Problemin e gegërishtes letrare nuk e fshijmë dot nga faqja e dheut as me njëqind intervista as më njimijë përbuzje. Fakti që sot e gjithë ditën ajo shkruhet, edhe në Shqipëri, flet për të kundërtën. Ky variant letrar i shqipes është një pasuri e jashtëzakonshme; jo vetëm historikisht, ngaqë përmbledh mbi pesë shekuj letërsi, por edhe në gjendjen aktuale..."; "ekzistenca e një varianti letrar të ngritur nuk rrezikon gjuhën standarde të një shteti, insiston A. Klosi. "Në kushtet e sotme ringjallja e gegërishtes letrare do të mund të kryhet vetëm në kushtet e stabilitetit të standardit ekzistues (çka nuk e përjashton rishikimin e funksioneve shoqërore të këtij të fundit), pra si një organizim i mëtejshëm, si një nyjëtim i ri i një hapësire që e ka nyjëtimin bazë (standardin), dhe aspak si çnyjëtim i standardit". "Një politikë gjuhësore e pjesshme, nëse do të jetë liberale (e në kushtet e demokracisë nuk mund të jetë ndryshe), duhet të kujdeset që frytet e saj të mos interpretohen si kufizime të lirisë gjuhësore të të tjerëve..." ka theksuar A. Vehbiu. Edhe Xh. Lloshi, shtronte pyetjen: "si do të ishte zgjidhja pozitive në kushtet e demokracisë e të pluralizmit?" dhe përgjigjej: "...Gjuha shqipe standard i shërben kësaj kulture (kulturës kombëtare B. B.) dhe nuk ka përse të flaket bashkë me diktaturën. Duhet flakur trajtimi që i bënte asaj diktatura. Në çdo vend të botës, në rrethanat e një kulture demokratike, GS (gjuha standard) nuk e përjashton larminë dhe pluralizmin… Askush nuk ka të drejtë të ndalojë që në të folurën ose në variantin shkodran të shkruhen poezi, të këndohen këngë, të bëhen filma, të jepen shfaqje teatrale. Kjo vlen njësoj për Shkodrën, edhe për Dibrën, si për Gjirokastrën edhe për Prishtinën. Ndërkaq, GS do të vijojë t'i shërbejë kulturës kombëtare në tërësi. Dialektika e unitetit dhe e diversitetit, e njësisë dhe e ndryshueshmërisë është e pranishme sot në të gjithë diskutimin e madh për Evropën e Bashkuar"60).

Po disa nga përfaqësuesit e mendimit zyrtar si e kanë interpretuar e vazhdojnë ta interpretojnë këtë frazë që, sipas nesh , përbën edhe thelbin e qëndrimeve të sotme për politikën gjuhësore ?

Kërkesën që « të funksionojë lirisht një gegërishte letrare e standardizuar (=e kodifikuar) e kanë interpretuar si synim që « ta kthej shqipen 30 vjet prapa », si « fillimin e shkatërrimit kombëtar » "61).

Po kështu, thënia e mësipërme është interpretuar sikur unë paskam kërkuar që "në vend të një gjuhe letrare të njësuar tashti duhet të krijojmë dy të tilla, njëra mbi bazën e gegërishtes, tjetra mbi bazën e toskërishtes"62) ose se "në vend të një gjuhe të vetme letrare për gjithë kombin duhet të kthehemi te dy variante letrare me bazë dialektore"dhe të cilat "duhet t'i vemë të konkurojnë nga e para dhe të shohin kush do të fitojë".63)

Do të mjaftonte një krahasim i thjeshtë i atyre që kam thënë unë me këto interpretime të fallsifikuara të disa përfaqësuesëve të gjuhësisë zyrtare, për të kuptuar që fjala është, jo për « kthim prapa », jo për « shkatërrim kombëtar », jo për « dy variante » a « dy gjuhë letrare », po për një politikë gjuhësore kombëtare liberale që pranon të funksionojë lirisht, krahas shqipes standarde, e cila është e detyrueshme për institucionet shtetërore, edhe gegërishtja letrare në letërsinë artistike ose edhe në publicistikë64). Xh. Lloshi shkon edhe më tutje. Ai, pasi shkruan që « në rrethanat e një kulture demokratike, gjuha standard nuk e përjashton larminë e pluralizmin », shton se « lidhur me një perspektivë më të largët historike, kështu nuk i mbyllet dera madje as edhe një ndryshimi, që do të nxirrte në krye një variant tjetër me bazë më të gjërë popullore"65).

Të kërkosh në rrethanat e një kulture demokratike « larmi dhe pluralizëm », siç shprehet Xh. Lloshi, do të thotë të kërkosh unitet përmes diversitetit (larmisë). Janë, pra, dy terma që nuk e përjashtojnë, po përkundrazi e prezupozojnë njëri tjetrin në kushtet e një shoqërie demokratike e pluraliste. Pra, nuk ka arsye që të trembemi dhe për hirë të « frikës » të deklarojmë se « Sot në binomin unitet-diversitet është koha t'i mëshojmë unitetit dhe jo diversitetit »66). Mos të harrojmë që E. Çabej më 1952, duke e vlerësuar si diçka normale shkrimin e veprave letrare në gegërishte e toskërishte shkruante se kjo nuk duhet shikuar ndryshe veçse si një « diversté dans l'unité »67).

Pra, në të vërtetë, themelore këtu është se cila duhet të jetë politika gjuhësore e sotme shqiptare. Dhe na duket se jemi përpara dy alternativave gati diametralisht të kundërta, lidhur me politikën gjuhësore shqiptare të sotme, njëra e ngurtë dhe përjashtuese dhe tjetra liberale dhe praktikisht integruese. Pra, nuk shtrohet sot problemi i konkurrimit, po problemi i integrimit përmes përdorimit edhe të varianteve letrare të cilat për arsye historike vazhdojnë në një mënyrë ose një tjetër të kontribojnë në pasurimin e shqipes standarde.

Po përse përfaqësuesit e gjuhësisë zyrtare në mënyrë direkte ose indirekte i kundërvihen një politike gjuhësore liberale?

Së pari, duke qenë përfaqësues të një politike zyrtare dirigjuese, të ndjekur në kushtet e monizmit, ata e kanë të vështirë të pranojnë një politikë gjuhësore liberale, sepse kjo do të thotë të mohojnë atë që ata kanë propoganduar për vite më radhë. Pra, ata e kanë të vështirë të mendojnë e të veprojnë ndryshe, do më thëne si përfaqësues të një shoqërie të re, për të cilën diktati dhe metodat përjashtuese e dirigjuese janë të papranueshme.

Së dyti ata kanë frikë se përdorimi i lirë i gegërishtes letrare në letërsinë artistike ose edhe në publicistikë e rrezikon standardin. Dhe nuk është rastësi që në shkrimet e tyre flitet për « konkurrim » të standardit. Po, tani pas 30 vite përdorimi të standardit « konkurimi » praktikisht është i pamundur68).

E keqja e këtij qëndrimi dhe e vendosmërisë me të cilën ata praktikisht mbrojnë një politikë gjuhësore të ngurtë, është se kanë mbështetjen e forcave shtetërore që kanë diktuar deri më 1992 e vazhdojnë të diktojnë pas 1997 pikëpamjet e tyre. Pra, në një mënyrë ose në një tjetër, politika gjuhësore zyrtare e pasluftës vazhdon të jetë në mënyrë të hapur apo të fshehur në themelet e politikës gjuhësore të sotme në Shqipëri. Si e tillë ajo është bërë pengesë për parashtrimin e lirë dhe të hapur të mendimeve për të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen e shqipes standarde, po jo vetëm të shqipes standarde, kështu që vështirësit në këtë fushë, po edhe më gjërë, për një progres të shpejtë e të gjithanshëm do të vazhdojnë të jenë të mëdha dhe mundsitë për bashkëpunim të vogla.

Pra, na shqetëson seriozisht fakti që e vërteta në Shqipëri nuk është ende e lirë dhe, siç shkruan Zhak Prever, « kur e vërteta nuk është e lirë, liria nuk është e vërtetë » 69)


Planifikimi gjuhësor në kushtet e sotme

Në fushën e planifikimit gjuhësor mendoj se është grumbulluar një përvojë e pasur që lejon të shkohet më tytje dhe të shtrohen e të zgjidhen probleme e pazgjidhura, pjesërisht të zgjidhura ose të zgjidhura gabim.

Mendoj se ka ardhur koha të sistemohen të gjitha vërejtjet e propozimet e bëra pas KD lidhur me normën letrare dhe të gjenden rrugët për zgjidhjen e tyre.

Në Rezolutën e KD është shkruar me të drejtë se "Kongresi porosit që, duke marrë parasysh ndryshimet që pëson gjuha letrare gjatë zhvillimit të saj, si edhe çështjet e reja që nxierr praktika gjuhësore, Rregullave të drejtshkrimit t'u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme, përmirësimet dhe plotësimet e duhura"70). Dhe këtu ndodhemi përpara problemesh të karakterit organizativ. Drejtshkrimi i gjuhës shqipe i vitit 1973 është hartuar nga një komision i quajtur "komisioni hartues", në të cilin merrnin pjesë vetëm autorë nga Shqipëria. Në kushtet e sotme, kur tre nga katër bashkautorët nuk jetojnë më, dhe kur shqiptarët e Kosovës po ndërtojnë shtetin e tyre, del problemi se si duhet vepruar konkretisht për t'i dhënë përgjigje problemeve të reja që kanë dalë gjatë zhvillimit të saj. Praktikisht sot nuk ekziston asnjë komision a organizëm mbarë kombëtar që të ketë marrë përsipër përgjegjësinë e përcaktimit të problemeve e të zgjidhjes së tyre. Në kushtet e pranisë së dy akademive dhe disa universiteteve shqiptare e instituteve mbrenda dhe jashtë Shqipërisë, ndoshta del nevoja e krijimit të një forumi të përbashkët me specialistët më të mirë, të cilët duhet të jenë, jo vetëm përfaqësues të institucioneve shkencore, po edhe të gjitha territoreve shqiptare, përfshirë edhe diasporën, madje edhe të opinioneve të ndryshme. Pra një komision kombëtar dhe pluralist që lejon të marrë në shqortim të gjitha opinionet dhe të vendos mbi bazën e shqyrtimit të tyre jashtë çdo ndikimi e presioni dirizhist. Një komision e tillë i besueshëm për të gjithë mund të marrë përsipër vijimin e thellimin e punës së kryer deri tani, sigurisht, duke marrë parasysh zhvillimet e sotme shoqërore e gjuhësore, çka nuk përjashton edhe zgjërimin e bazës popullore të shqipes standarde. I përket këtij komisioni të përcaktojë platformen e punës, të detajojë problematikën, të përcaktojë rrugën e zgjidhjes. Vetëm pas kësaj mund të shtrohet problemi i aprovimit përfundimtar të zgjidhjeve të aprovuara. Në këtë kuptim ka vend për të rishqyrtuar të gjitha kodet normative dhe shkallën e zbatimit të tyre, si edhe për të parë mundësinë e ribotimit të tyre pas rishikimit e përmirësimit. Po ajo që përbën problem është gjetja e rrugëve të shpejtimit të rritmeve të përdorimit të shqipes standarde në përputhje me veçoritë gjuhësore të çdo territori a zone.


Referencat:

1)E. Lafe, në Fjalor enciklopedik shqiptar, Tiranë, 1985, f. 150.

2)Historia e popullit shqiptar, Tiranë, 1994, 230-231.

3)A. Klosi, Pasuria e gjuhës një nga pasuritë e pakta të Kombit, « Aleanca », Tiranë, 1 shtator 1995, f. 12.

4)A. Kostallari, Fjala e mbylljes së Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe nga prof. AndrolliKostallari, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 223-224...

5)Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 20-21.

6)A. Klosi, Pasuria e gjuhës -një nga pasuritë e pakta të kombit, « Aleanca », Tiranë, 1 shtator 1995, f. 12.

7)Rezolutë e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 185

8)A. Kostallari, Fjala e mbylljes së Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe nga prof. AndrolliKostallari, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 221..

9)Rezolutë e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 185.

10)Rezolutë e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 185.

11)Rezolutë e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 192-193. Ajo që të bën përshtypje është se në dokumentet bazë të Kongresit të Drejtshkrimit, në asnjë rast, nuk pohohet kjo e vërtetë (standardizimi i toskërishtes letrare, i realizuar në praktikë më 1967 përmes « Rregullave të drejtshkrimit të shqipes, Projekt »), po flitet për « gjuhë letrare të njësuar », për « normë kombëtare të kristalizuar », për « njësim të drejtshkrimit » të gjuhës shqipe etj.( Rezolutë e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 183.)

Dhe të gjitha këto paraqiten « si rrjedhim ligjësor i këtij procesi dhe si çfaqje e fazës së fundit të kristalizimit të normës letrare », duke shtuar « që njësimi i drejtshkrimit parakupton dhe vulos njësimin strukturor të gjuhës letrare të përbashkët për gjithë popullin » A. Kostallari, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 53.

12) A. Klosi, Pasuria e gjuhës një nga pasuritë e pakta të Kombit, « Aleanca », Tiranë, 1 shtator 1995, 12.

13)A. Pipa, Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste (Pjesë nga libri The politics of Language in Socialist Albania, New York, 1989), botuar në Albanica, 1992, 3-4, f. 38.

14)Dhe pas gjithë këtyre të deklarosh se « politika gjuhësore e Partisë së Punës dhe e pushtetit popullor për ndërtimin e një gjuhe letrare është nisur, jo nga pozitat e një dialekti a të një krahine... » dhe se « ajo ka përkrahur të përbashkëtën, kombëtaren, populloren » (A.Kostallari: Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, Tiranë, 1988, 38; botuar edhe në « Studime filologjike », 4, Tiranë, 1984, f. 29), do të thoshte të shtrembëroje të vërtetën. Këto pohime hidhen posht si të pabazuara nga ato që ka shkruar Dh. Shuteriqi kohë para tij : "duke influencuar në mënyrë të vetëdijshme mbi shtypin, radion, shkollën e përkthimet në radhë të parë, mos jemi duke gabuar, mos po imponojmë dialektin e jugut artificialisht si bazë të gjuhës sonë letrare të vetme". Dhe pergjigja që i jepte kësaj pyetjeje ishte se "Ndikimi që kemi ushtruar e duhet të ushtrojmë mbi kryerjen e procesit të njësimit të gjuhës sonë të shkruar në bazë të dialektit jugor më duket një ndikim i drejtë e i dëshirueshëm" `(Shuteriqi , Diskutim në Sesionin e parë shkencor të Institutit të shkencave për vitin 1952, Buletin i Institutit të shkencave, SShSh, janar-mars, 1, Tiranë, f. 55, 57. Mbi gjuhën letrare kombëtre shqipe, Buletin për Shkencat Shoqërore, 4, Tiranë, f. 14-39.)

15)A. Klosi, Pasuria e gjuhës një nga pasuritë e pakta të Kombit, « Aleanca », Tiranë, 1 shtator 1995, f. 12.

16)I. Ajeti-E. Lafe, Njëzet e pesë vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit (Vlerësime dhe vështrime në të ardhmen), Studime filologjik, Tiranë, 1998, 162, f. 7.

17)M. Çeliku, Çështje të shqipes standarde, Tiranë, 2001, f. 10. Në vazhdim M.Çeliku shkruan : "Gjuha jonë letrare mbështetet dukshëm në një variant letrar mbidialektor ». Besoj se ka dashur të thotë « variant letrar mbidialektor tosk », përndryshe do të kishim të bënim me dy pohime kontradiktore.

18) I. Ajeti, Gazeta shqiptare, 12 shtator 1995.

19). Ajeti, Vepra, 2, Prishtinë, 1988, f.299.

20)I. Ajeti, Vepra, 2, Prishtinë, 1988, f. 280.

21)R. Qosja, Gjuha e njësuar letrare-Njëzetekatër vjet të gjuhës së njësuar letrare, Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave filologjike, 26, Prishtinë, 1996, f.59.

22)R. Ismajli, po edhe të tjerë, e kan theksuar me forcë se askush nuk guxon t'i heq të drejtën shkrimtarit të shkruaj në variantin që preferon : « Ka shkruar edhe Anton Pashku gegërisht dhe askush nuk e ka zhvlerësuar. Romani "Oh" është edhe gegërisht. Martin Camaj gjithashtu ka shkruar gegërisht, edhe në vitet -90. Dhe, askush nuk e zhvlerëson as mbivlerëson për këtë punë Martin Camajn. Në letërsi nuk ka probleme të tilla. Në kulturat e mëdha, për shembull, në Itali ka një valë të tërë njerëzish që duan të shkruajnënë dialekt. Ajo është një çështje tjetër. Autori zgjedh. Ajo është zgjedhje estetike.... » (R. Ismajli, Java 3 tetor 2002, f 20.)

23)Buletin për Shkencat Shoqërore, Tiranë, 1952, VI, 119

24)« Të mendosh që tëkrijosh tash një gjuhë standarde gege, për mendimin tim, është një kthim prapa...Por, assesi nuk mendoj se standardi duhet të mbetet vetëm ashtu si është, por duhet të përpiqemi që duke e kultivuar, duke e ngritur në një rrafsh më të lartë standardin, ta zgjerojmë atë. Dhe, nuk ngrihet standardi në një rrafsh më të lartë pa u zgjeruar. Zgjerimi nuk bëhet me një politikë rigjide, dirigjiste, por bëhet me një politikë gjuhësore liberale » (R. Ismajli, Java 3 tetor 2002, f 20.)

25)R. Ismajli, Java, 3 tetor 2002, f 20

26)I. Kadare, Në tempull hyhet me dashuri, jome sopatë në dorë, Aleanca, , Tiranë , 17 Nëntor 1995, f. 9.

27)Rezolutë e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 185.

28)Rezolutë e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 187

29)A. Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 104-105, referat i mbajtur në nëntor të vitit 1972

30)Shih M. Domi, Parimet dhe kriteret e ortografisë, cituar sipas J. Kastratit në Buletin Shkencor i Institutit duvjeçar të Shkodrës, 1970, 9, f. 104-105.

31)Në Posta e Shqipnis, nr. 95, 3 nëntor 1917 dhe në Laimet e Komisis Letrare Shqipe në Shkodër, V. I, nr. 1, Kallënduer, 1918, f. 2-13.

32)A. Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 104, referat i mbajtur në nëntor të vitit 1972.

33)A. Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 103, referat i mbajtur në nëntor të vitit 1972).

34)Shih Rregullat e ortografisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1948; Ortografia e gjuhës shqipe, Tiranë, 1951; Ortografia e gjuhës shqipe, Tiranë, 1956.

35)« Kjo ortografi (ortografia e vitit 1951 BB) u paraqit si një ortografi e dy varianteve letrare dialektore në rrugën e afrimit », shkruan A. Kostollari, duke lënë të kuptohet që deri në vitin 1951 funksiononin dy variante letrare dialektore dhe se ortografia e gjuhës shqipe i vitit 1951 ishte ortografi e varianteve letrare dialektore. (A. Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj, Tiranë, 1973, f. 105, referat i mbajtur në KDGJSH në nëntor të vitit 1972.

36)A. Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj, Tiranë, 1973, f106 (referat i mbajtur në KDGJSH në nëntor të vitit 1972).

37)M. Çeliku, Çështje të shqipes standarde, Tiranë, 2001, f. 102, shënimi 2.

38)A. Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 106-107, referat i mbajtur në nëntor të vitit 1972).

39)Sipas A. Kostallarit « E. Hoxhës i bie merita për « udhëzimet dhe porositë e njëpasnjëshme » që i kishte dhënë ai gjuhësisë shqiptare « që të ndihmojë » me studimet e saj për të zgjidhur « problemin e madh të normëzimit të gjuhës letrare shqipe » E. Hoxha, Vepra, 23, Tiranë, 1962, f. 547-548.

40) « Parime e rregulla mbi ortografin' e gjuhës së shkrueme shqipe », Laimet e Komisis Letrare Shqipe në Shkodër, Shkodër, 1918, f. 11.

41)Rezolutë e Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Tiranë, 1973, f. 187.

42)Rezolutë e K ongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1973, f. 183.

43)M. Çeliku, Çështje të shqipes standarde, Tiranë, 2001, f. 9.

44)M. Çeliku, Çështje të shqipes standarde, Tiranë, 2001, f. 29.

45)B. Beci , Gjuha letrare shqipe dhe baza e saj dialektore, Seminari XVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Tiranë, 1995, f. 204)

46)R. Qosja, Gjuha e njësuar letrare-Njëzetekatër vjet të gjuhës së njësuar letrare, Gjurmime albanologjike, SShSh, 26, Prishtinë, 1996, f. 59.

47)A. Klosi, Pasuria e gjuhës një nga pasuritë e pakta të Kombit, « Aleanca », Tiranë, 1 shtator 1995, f. 12.

48)Byron (1976), 29-30

49)O. Daniel, Langue et Pouvoir, EDISUD, Paris, 1998, f.97 .

50)Shih më gjerësisht B. Beci, Probleme të politikës gjuhësore dhe të planifikimit gjuhësor në Shqipëri, Pejë, 2000, f. 151-154;

51)B. Beci, Probleme të politikës gjuhësore dhe të planifikimit gjuhësor në Shqipëri, Pejë, 2000, f. 104. Po aty kemi shënuar gjithashtu se "Nga një krahasim i shpejtë që i kemi bërë gegërishtes letrare të standardizuar, ashtu siç paraqitet ajo në veprën e M. Camajt, me toskërishten letrare të standardizuar ose gjuhën letrare të standardizuar, del se në sistemin fonetik dhe morfologjik ato dallohen fare pak nga njëra-tjetra. Dhe në qoftë se pranojmë se fizionominë e një gjuhe e përcaktojnë sistemi fonetik dhe morfologjik, atëherë duhet pranuar se ato nuk janë dy gjuhë letrare, siç duan t'i quajnë disa, po dy variante të një gjuhe të vetme".

52)B. Beci, Probleme të politikës gjuhësore dhe të planifikimit gjuhësor në Shqipëri, Pejë, 2000, f. 133;

53)M. Çeliku, Çështje të shqipes standarde, Tiranë, 2001, f. 22.

54)M. Çeliku, Çështje të shqipes standarde, Tiranë, 2001, f. 25.

55)R. Ismajli, « Në gjuhë » dhe « për gjuhë », Pejë, 1988, f. 117.

56)M. Çeliku, Çështje të shqipes standarde, Tiranë, 2001, f. 22.

57)K. Topalli ka shkruar se "gjuha e Camajt, për nga drejtshkrimi e trajtat gramatikore, është një gegërishte letrare e kodifikuar me prirje afrimi ndërdialektor" (shih Vepra e M. Camajt në aspektin gjuhësor, Martin Camaj, tradita dhe bashkëkohësia, Simpozium 24qershor 1993, Shkodër, 1994, f. 88).

58)Për kodifikimin e gegërishtes letrare shih më gjerësisht B. Beci, Probleme të politikës gjuhësore dhe të planifikimit gjuhësor në Shqipëri, Pejë, 2000, f. 111-115. Nga historia e standardizimit të shqipes, Dardania Sacra, 2, Prishtinë, 2000, f. 287-313;

59)B. Beci, Probleme të gjuhës letrare në etapën e sotme, Martin Camaj, tradita dhe bashkëkohësia, Simpozium 24qershor 1993, Shkodër, 1994, f. 96-97; Probleme të politikës gjuhësore dhe të planifikimit gjuhësor në Shqipëri, Pejë, 2000, f. 104. Po aty kemi shtuar se "Po duhet theksuar gjithashtu që ata që do të insistojnë për përdorimin e gegërishtes letrare duhet te bëhen të vetëdijshëm edhe për problemet që dalin, sidomos, për normëzimin e saj dhe duhet të marrin përsipër edhe përgjegjësinë e zgjidhjes shkencore të tyre, në qoftë se nuk duan të krijojnë konfuzion e të, bëjnë hapa prapa, çka nuk falet sot në kushtet e një shkence gjuhësore të përparuar e të një shoqërie demokratike që aspiron të ecë vetëm përpara".

60) Shih I. Kadare, Në tempull hyhet me dashuri, jome sopatë në dorë, Aleanca, , Tiranë , 17 Nëntor 1995, f. 9 ; A. Klosi, Pasuria e gjuhës një nga pasuritë e pakta të Kombit, « Aleanca », Tiranë, 1 shtator 1995, f. 12 ; A. Vehbiu, Standardi gjuhësor dhe gegërishtja, Bashkimi, Tiranë, 3 dhe 10 Qershor ; Xh. Lloshi: Kultura shqiptare përpara shqetësimesh të reja, Sot, Tiranë 1991, f. 29.

61)R. Memushaj, Planifikimi gjuhësor si element i strategjisë kombëtare, Studime, Prishtinë, 1997, 4, f. 292. J. Bulo, Magjia dhe magjistarët e fjalës, Tiranë, 1998, f. 50.

62)A. Dodi, Ata që nuk e deshën gjuhën e njësuar, Koha ditore, 14 gusht 200&, f. 16.

63)A. Dodi, Kontributi i prof. Çabejt për gjuhën letrare shqipe, Studime filologjike, Tiranë,1998, 3-4, f. 94.

64)A. Dodi, në një artikull të botuar në gazetën Koha ditore, më datën 14 gusht 2001 , pra, pas botimit të librit tonë "Probleme të politikës gjuhësore dhe të planifikimit gjuhësor në Shqipëri" (Pejë 1999), ku problemet lidhur me interpretimet e zotit Dodi janë sqaruar definitivisht, ai vazhdon, si pa gjë të keq, të mashtrojë opinionin publik. Na vjen keq që jemi të detyruar ti përgjigjemi me të njëjtin gjuhë. Ja çfarë shkruan z. Dodi në Koha ditore (fjalët në kllapa janë tona) : "me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, një grup i vogël gjuhëtarësh filluan ta vënë në dyshim rrugën e drejtë njëshekullore, që u ndoq për këtë njësim. Meqë, ai u arrit në kohën kur në Shqipëri kishte një regjim monist, pa të drejtë, ata deklaruan se njësimi është bërë "me urdhër nga lart" ((jo me urdhër po me ndërhyrje nga lartë dhe ky formulim është i Shuteriqit i cili ka shkruar se"sipëria" e dialektit jugor u bë shumë më e madhe "me ndërhyrje nga lart". Ne nuk kemi bërë tjetër po kemi ritheksuar atë që Dh. Shuteriqi e ka ditur më mirë se kushdo tjetër). Prandaj, vazhdon z. Dodi, sipas B.Becit ( në të vërtetë duhej të thonte sipas Shuteriqit), që e konsideronte veten teoricien të gjuhës letrare (se ku e ka gjetur këtë e di vetëm ai), ne duhet të kthehemi përspëri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Ago Basha

Postuar mė 14-6-2003 nė 16:28 Edit Post Reply With Quote
Anton,artikujt me siper i kam lexuar qe para 2 vjetesh tek forumi i Albasoul.
perseri ne vend numero?!

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 14-6-2003 nė 22:54 Edit Post Reply With Quote
Per mua zgjidhja eshte shume e thjeshte:

vendimet e kongresit te enverit te zhduken

Cili dialekt eshte me i pasur ai te merret per gjuhe letrare shqipe.

Pra ne rast se eshte e vertete se Fishta ka perdorur rreth 20 000 fjale e Naimi rreth 6000 nuk ka cfare te diskutojme me.

KAQ





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7446170 sekonda, 50 pyetje