Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Toskėrisht apo Gegnisht
Nick

Postuar mė 21-6-2003 nė 19:14 Edit Post Reply With Quote
Anetar i ri

Si anetar i ri i ketij forumi, ju pershendes te gjitheve. Banoj ne Kanada, dhe meqenese merem me perkthime (http://www.nickbeqo.com/translations/id18.htm ) shkrimet tuaja ne lidhje me ghuhen shqipe me duken interesante.
Dihet qe gjuha shqipe perbehet nga dy dialekte kryesore, gege dhe toske, te cilet ndryshojne konsiderisht nga njeri-tjetri. Kjo eshte mese normale, pasi nuk di ndonje gjuhe tjeter ne bote qe nuk ka dialekte. Edhe Kina qe eshte nje komb i madh e i lashte, ka dialektin kantonez e mandarin qe ndryshojne shume nga njeri tjeteri, por ne fund te fundit gjuha e shkruar neper libra eshte nje e vetme. Keshtu eshte dhe duhet te jete edhe gjuha shqipe. Gjirokastriti le ta lexoje germen "y" si "i", ose gegu le ta lexoje germen "Q" si "C" (nuk kam karakterin e duhur ne kibord), por kur vjen puna ne te shkruar, te gjithe duhet te shkruajne sipas gjuhes se njehsuar, qe eshte gjuha shqipe letrare (standarte). Kjo duhet te vleje jo vetem per germat por edhe per fjalet. Kosovari le te thote "allti", e tosku le te thote "kobure" etj, por ne te shkruar duhet te perdoret fjala "arme". Kjo eshte ideja ime personale.
Natyrisht, gjuha evolon dhe shume fjale te reja krijohen. Disa fjale dalin nga moda dhe zevendesohen nga sinonimet e tyre, fjale te nje dialekti fillojne te perdoren me shume se sa ekuivalentet e tyre ne dialektin tjeter, etj. Keto gjera diskutohen dhe vendosen nga institucionet e gjuhesise ne Shqiperi. Ne, si anetare te ketij forumi, thjesht shkembejme ide e opinione. Ne kete pikepamje, nuk e shikoj te aresyeshme qe te sulmojme njeri-tjeterin.
Me nderime
Nick Beqo
www.nickbeqo.com

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Nick

Postuar mė 21-6-2003 nė 19:21 Edit Post Reply With Quote
Pyetje per zotin Anton Ashta

Kisha nje pyetje per zotin Anton Ashta:
A e dini sa fjale ka perdorur Kadareja , ju lutem?

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-6-2003 nė 23:57 Edit Post Reply With Quote
Nuk e di,

po per standartin,

duhet te dime te verteten e sakte.

Me aq sa di une para standartit, kohe perpara me 1907 eshte bere kompromisi i propozuar nga Konica qe dialekti i elbasanit te merrej si baze e gjuhes letrare.

Ne 1972 vendimet i kishte marre enveri e mehmeti e nuk kishte aspak diskutime shkencore.
Me vone do te sjell nje shkrim interesant permbi 1972 dhe permbi pervojen europiane ne formimin e gjuhes letrare.

I nderuar Nick,

ju falenderoj per pjesmarren dhe per idene qe ne shqiptaret duhet te mesojme te kuvendojme paparagjykime.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Dielli

Postuar mė 13-7-2003 nė 11:04 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Nick
Kosovari le te thote "allti", e tosku le te thote "kobure" etj, por ne te shkruar duhet te perdoret fjala "arme".



e kur kosovarit i piket dhe do ta takojë një tosk?

si do t'i thotë, all-bure (kombinim i allti dhe kobure)?

aspak ironik,

D.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Nick

Postuar mė 13-7-2003 nė 15:15 Edit Post Reply With Quote
Shkrimi juaj nuk eshte aspak ironik, perkundrazi eshte sarkastik. Ne te vertete, komunikimi midis nje Tosku dhe nje Kosovari eshte nje problem paksa i komplikuar. Kete gje e provova sidomos ne nje rast qe me duhej te perktheja per nje kosovare nga Drenica. Megjithate, ne rast se te dy palet perpiqen te perdorin fjale te gjuhes letrare, komunikimi do te jete me i lehte. Fjalet "kobure" dhe "allti" i mora thjesht si shembull, por cuditem si nuk te shkoi ne mendje perdorimi i fjales "arme" nga te dy palet, por me paturpesi tallesh duke na nxjerre nje fjale qesharake? Do tju rekomandoja te mos harxhoni kohen ne kete forum, por te mereni me dicka tjeter ku mund te jeni me i vlefshem per shoqerine.
View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-7-2003 nė 19:58 Edit Post Reply With Quote
Ju lutem shume kemi mjaft per te kuvenduar.

A jemi dakort qe gjuha letrare do reformuar?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Konti

Postuar mė 14-7-2003 nė 19:11 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Anton Ashta
Për një gjuha shqipe dinamike

Nga Xhevat Lloshi
Më 1972 politika e vendosjes së një gjuhe standard mbi bazën e toksërishtes e arriti qëllimin. Duke i dhënë kulturës shqiptare mbarëkombëtare një mjet aq të domosdoshëm dhe aq të dobishëm, kjo arritje madhore si fakt i eklipsoi kundërshtimet dhe aspektet negative, të lidhura me politikën gjuhësore që i shërbeu politikës së një regjimi. Variantet e gegërishtes e humbën prestigjin; nëpërmjet iluzionit të konvergjencës, të bashkimit, të njësimit mbarëkombëtar ato u dukën sikur u shuan dhe në ligjëratën politike e shkencore u kthyen në tabu, mbetën vetëm si përbërëse të ligjëratës letrare historike dhe linguistike dialektore. Periudha pas vitit 1972 mund të quhet e politikës gjuhësore entuziaste. Në konferencën gjuhësore të vitit 1984 me lehtësi triumfuese u shpall si politikë që të ecej më tej në standardizimin e gjuhës së folur. Prof. A. Kostallari e shpalli shqipen një nga gjuhët letrare më të njësuara të Europës. Edhe pas njëzet vjetësh, kur kjo politikë gjuhësore ishte vënë nën goditje, vijonin të shqiptoheshin pohime të tilla, si: "Gjuha letrare e njësuar është përvetësuar dhe po përvetësohet me zell dhe dëshirë në qytet dhe në fshat, nga toskët dhe nga gegët". (DODI, 1992). Që në fillimet e saj (1991) shembja e regjimit totalitar në Shqipëri u shoqërua nga një komponente e fortë gjuhësore, duke e parë nga disa shtresa shoqërore si veprim që duhej kryer edhe në fushën e gjuhës. Si mbështetje për t'iu kundërvënë politikës gjuhësore zyrtare të deriatëhershme shërbeu libri i A. Pipës (PIPA, 1989). Thelbi i kësaj politike të re ishte: zhdukja e gjuhës standard si diçka e dështuar, si pjellë e hegjemonizmit dhe e kolonializmit të brendshëm; rikthimi te gjendja me dy gjuhë letrare; vendosja si gjuhë letrare shqipe e gegërishtes së Shkodrës. Dy vjet pas botimit të librit, A. Pipa nisi një fushatë politike botimesh dhe pastaj erdhi në Shqipëri për ta kryesuar zbatimin e politikës së tij. Në këto rrethana u organizua tryeza e Shkodrës në korrik 1992 dhe Deklarata ishte shpallja e një politike të re gjuhësore në Shqipëri. Ajo nuk ishte akt kodifikues, siç nënkuptohej duke e quajtur veten Kongresi i dytë, nuk bën pjesë në planifikimin e korpusit të gjuhës, por në planifikimin e statusit të gjuhës, domethënë synonte një hierarki të re të standardeve. Për më se tre vjet u zhvillua një fushatë e shumanshme për ta kthyer këtë në politikë gjuhësore zyrtare dhe u shfrytëzua e gjithë koniunktura politike e kohës. Në këto rrethana u shpërfaq se ajo përputhej me përpjekjet për përçarjen kombëtare, për kundërvënien veri-jug deri në konflikt civil. Pas seminarit për gjuhën e letërsinë më 1995 autoritetet më të larta shtetërore të kohës deklaruan se gjuha standard nuk ishte një çorbë e regjimit të kaluar, se gjuha standard ishte produkt i një zhvillimi të gjatë dhe se zgjidhja më realiste ishte të vazhdohej përdorimi i saj. Në këtë mënyrë u krijua një gjendje e ngjashme me atë pas dështimit të sesioneve të vitit 1952. "Politika e re gjuhësore" u zhvendos në truallin e rishikimit të historisë dhe argumentimeve shkencore, duke ia lënë një kohe më të përshtatshme rishfaqjen e synimeve të vërteta. Ndërkaq raste të ndryshme shërbejnë si shkas për ta ndezur herë pas here polemikën me tone të ashpra, duke mos kursyer politizimet dhe fjalorin agresiv. Një rast i tillë ishte, p.sh. dhënia e një çmimi letrar më 1999 nga Ministria e Kulturës, duke futur në motivimin për çmimin rigjallërimin e gegërishtes (AGOLLI, 1999; LLOSHI, 1999). Gjithashtu më 2001 u ndez një diskutim kundër gjuhës standard në Kosovë, ku më shumë e ngre zërin M. Kelmendi, autori i një libri (KELMENDI, 1998), që e quan gjuhën standard mjet përçarës dhe ka mbështetjen e një nxënësi gjerman të M. Camajt (përkthyesit H. J. Lanksch).
Si përfundim, duhet vënë në dukje se kontestimi i gjuhës standard nuk arriti të nguliste një politikë për rrëzimin e saj. Megjithatë gjendja në fushën e politikës gjuhësore të shqipes ka ndryshuar. Jo vetëm nuk ka një politikë të vetme imponuese, jo vetëm janë shfaqur disa drejtime deri në konflikt midis tyre, por edhe tërësia e rrethanave në të cilat hyn shqipja në mijëvjeçarin e ri e shtron si kërkesë përpunimin e një politike që t'u përgjigjet pikërisht rrethanave të reja dhe të mos ngecë në rrjetën e problematikës, që i takon së kaluarës. Shumësia e orientimeve të sotme në politikën gjuhësore shkon nga pranimi i gjuhës standard, duke nënkuptuar përpunimin e mëtejshëm, siç është i natyrshëm për të gjitha gjuhët e tjera, deri te qëndrimi më i skajshëm, se dy variantet u përkasin dy orientimeve kulturore-historike të ndryshme dhe bashkë me ndarjen kombëtare duhet të shkëputen sipas modelit të ndarjes së serbishtes me kroatishten.
* * *
Dëshiroj të nxjerr në dukje, se librat, punimet, shkrimet, artikujt, diskutimet në këtë lëmë kanë dy karakteristika themelore: e para, ato shërbejnë për ta përçuar politikën, por në mënyrë që ajo të bëhet e pranueshme, bindëse ose tërheqëse. E dyta, ato karakterizohen nga protagonizmi, domethënë autorët duan të tregojnë veten, të imponojnë veten, të nxjerrin përfitime për veten sot dhe në perspektivën historike. Për të qenë konsekuent deri në fund, këtë e pohoj si dukuri objektive shqiptare, jo në mënyrë përçmuese për të tjerët, domethënë nuk e përjashtoj veten nga kjo karakteristikë. Sesionet shkencore të vitit 1952 ishin mbulesa për masat shtetërore që kishin nisur të zbatoheshin. Protagonizmin e përfaqësonin referuesit dhe diskutuesit që nuk ishin gjuhëtarë dhe që madje as u morën më me gjuhësi. Prof. A. Kostallari ka shkruar gjerësisht për konvergjim, njësim, bashkëveprim, ndërveprim, koine sui generis, ndërthurje organike etj., për ta mbuluar faktin që si gjuhë standard po vendosej një variant me bazë toskërishten, natyrisht, një variant i shqipes si gjuhë letrare, që e përfaqësonte shqipen gjithnjë e më gjerë duke u pasuruar e përpunuar më tej. Protagonizmi i tij ishte për ta paraqitur veten si themeluesin e shqipes standard, madje si arkitektin e veprave themelore kodifikuese: drejtshkrimit e fjalorit normativ (LLOSHI, 1991). A. Pipa ka folur gjerësisht për ringjalljen e gegërishtes letrare, për dështimin e gjuhës standard si diçka artificiale, si stratagjemë politike, që i shërbente kolonializmit dhe hegjemonizmit të një pjese minoritet të kombit mbi pjesën tjetër. Në thelb ai kërkonte rivendosjen e po kësaj gjendjeje, duke bërë gegërishten e Shkodrës mjet hegjemonizmi e stratagjemë të një politike dhe, në rast pamundësie të kolonizimit, të shkëputej pjesa jugore e popullsisë si joshqiptare, si myslimano-bizantine. Protagonizmi i tij nuk është në fushën e kodifikimit gjuhësor, por e integron atë në një rrafsh më të gjerë politik: A. Pipa e shihte përçarjen gjuhësore si një mjet për t'i shkaktuar çarjen mburojës së komunizmit në Shqipëri duke e parë veten kështu si hero të antikomunizmit. Kjo nuk u realizua sepse ishte tepër vonë; ndërsa ai kujtonte se diktatura në Shqipëri do të vijonte të paktën edhe një brez, kur doli libri i tij tashmë muri i Berlinit ishte rrëzuar. A. Pipa u kthye në nismëtar të revanshit.
* * *
Duke mos hyrë në hollësitë e pafund të kësaj polemike, dëshiroj të tërheq vëmendjen te thelbi i problemit. Është përpunuar një arsenal kundërvëniesh, që lavdërojnë ose nxijnë një interpretim, si p.sh.: kombëtar - antikombëtar, përparimtar - reaksionar, konvergjencë - divergjencë, afrim - largim, bashkim - përçarje, mbarëkombëtar - lokalist, zhvillim i planifikuar - spontan, demokratik - diktatorial, marrëveshje - imponim, rrafshim - diversitet etj.
Nga shtjellimi i derikëtushëm besoj se del e qartë, që në shekullin XX vendosja e një gjuhe shqipe standard detyrimisht do të shoqërohej me mbizotërimin e një baze dialektore, që pashmnagshmërisht në kohën e zgjidhjes dhe pavarësisht se cila do të ishte zgjidhja, do të perceptohej si mbizotërim i një orientimi kulturor, si hegjemonizëm. Sot kemi një gjuhë standard, që i shërben kulturës shqiptare mbarëkombëtare. Studimi i historisë së saj kërkon një interpretim shkencor, i cili të mos e nxjerrë këtë studim përtej caqeve shkencore, të mos e shndërrojë atë në armë të luftës politike aktuale dhe të protagonizmit të aktorëve të rinj, e më konkretisht të mos e riaktualizojë luftën për pushtet në gjuhë, synimin për mbizotërim dhe hegjemonizëm. Në kontestimin prej vitit 1991 u ringjall pikërisht problematika e mbisundimit, ndërsa arsenali i kundërvënieve të mësipërme është makiazhi i saj. Në rast se interpretimet në diskutimin e sotëm do të heqin dorë nga kjo mënyrë dhe nga protagonizmi, kemi shpresë se do të kalojmë në hullinë e shkencës së mirëfilltë, do ta kapërcejmë konfliktin gjuhësor, do të merremi me përpunimin e një politike gjuhësore të orientuar nga e ardhmja dhe jo nga fantazmat e së kaluarës, kurse një politikë e tillë do të ndihmonte për të kapërcyer edhe krizën e planifikimit e të kodifikimit gjuhësor. Ndërkaq, ndryshe nga ajo që kam trajtuar dhjetë vjet më parë (LLOSHI, 1991), sot më del si shqetësimi kryesor shfrytëzimi për qëllime ideologjike i fatit të variantit letrar të gegërishtes dhe viktimizimi i saj, duke zbatuar për të tërësinë konceptuale që ka të bëjë me të drejtat e gjuhëve rajonale dhe të pakicave. Gegërishtja në të gjitha shfaqjet e saj është pjesë e pandashme e kulturës kombëtare shqiptare, brenda shqiptarëve nga kjo pikëpamje nuk ka vend për asnjë hije të konceptit për minoritetin, kurse çdo përparim e sukses i trajtave mbi bazën e gegërishtes në letërsinë artistike, në gjuhën e skenës, të këngës etj. është një ndihmesë në pasurimin e shqipes përgjithësisht. Më duhet të përsëris tezën, që e kam nbrojtur prej dhjetëra vjetësh, se të dyja bashkë, norma dhe variacioni, janë faktorë të gjallërisë së një gjuhe.
* * *
Për kapërcimin krizës gjuhëtarët duhet të rifillojnë gjallërisht detyrën e tyre, t'u imponohen me autoritet shkencor institucioneve dhe komunikimit publik, të mos e lënë kulturën e gjuhës në duart e dashamirësve diletantë që shkruajnë në shtyp. Hapi i parë është të përpiqen për rivendosjen e prestigjit të gjuhës standard. Për gjuhën shqipe letrare nevojitet koncepti i gjuhës së hapur dhe i dinamizmit, si baza e një orientimi të gjerë kulturor kombëtar që të përballojë sfidën e kohës dhe të jetë koncepti mbizotërues i politikës dhe planifikimit gjuhësor për një të ardhme të kapshme. Autorët e vjetër e bënë shqipen gjuhë të shkruar. Rilindasit e bënë gjuhë të kombit. Pas Pavarësisë ajo u shndërrua në shqipen e sotme dhe të një jete shtetërore. Më 1972 i dhamë trajtë si gjuhë standard të mbarë kombit. Tashti, në mijëvjeçarin e tretë na duhet shqipja e hapur për etapën e identitetit në rrethanat e lëvizjes e të shpërhapjes, të dygjuhësisë dhe të integrimit, na duhet shqipja dinamike në epokën e globalizmit.


shek

Ky Lloshi, me te vertete Llosh eshte, por nejse keta jane shkencetaret "njeriu i ri"



Ky Xhevat Lloshi jo vetem qe me le pershtypjen e nje sharlatani me kete pacavuren qe ka shkruar. Po meqenese ky pas 1990 ka qene anetar i Partise Socialiste te Shqiperise, dhe qe para 1990-es i martuar me mbesen e njerit nga udheheqesit komuniste te Shqiperise, si duket ka kompleksin e atyre qe duke peshtyre ato qe kane nenshkruar dikur, pandehin se behen te besueshem per kohen e sotme! Edhe ne kete shkrim Lloshi i mbetet besnik natyres se tij prej donkishoti dhe sharlatani pa asht kurrizor!!!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Konti

Postuar mė 14-7-2003 nė 19:16 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Anton Ashta
Për një gjuha shqipe dinamike

Nga Xhevat Lloshi
Më 1972 politika e vendosjes së një gjuhe standard mbi bazën e toksërishtes e arriti qëllimin. Duke i dhënë kulturës shqiptare mbarëkombëtare një mjet aq të domosdoshëm dhe aq të dobishëm, kjo arritje madhore si fakt i eklipsoi kundërshtimet dhe aspektet negative, të lidhura me politikën gjuhësore që i shërbeu politikës së një regjimi. Variantet e gegërishtes e humbën prestigjin; nëpërmjet iluzionit të konvergjencës, të bashkimit, të njësimit mbarëkombëtar ato u dukën sikur u shuan dhe në ligjëratën politike e shkencore u kthyen në tabu, mbetën vetëm si përbërëse të ligjëratës letrare historike dhe linguistike dialektore. Periudha pas vitit 1972 mund të quhet e politikës gjuhësore entuziaste. Në konferencën gjuhësore të vitit 1984 me lehtësi triumfuese u shpall si politikë që të ecej më tej në standardizimin e gjuhës së folur. Prof. A. Kostallari e shpalli shqipen një nga gjuhët letrare më të njësuara të Europës. Edhe pas njëzet vjetësh, kur kjo politikë gjuhësore ishte vënë nën goditje, vijonin të shqiptoheshin pohime të tilla, si: "Gjuha letrare e njësuar është përvetësuar dhe po përvetësohet me zell dhe dëshirë në qytet dhe në fshat, nga toskët dhe nga gegët". (DODI, 1992). Që në fillimet e saj (1991) shembja e regjimit totalitar në Shqipëri u shoqërua nga një komponente e fortë gjuhësore, duke e parë nga disa shtresa shoqërore si veprim që duhej kryer edhe në fushën e gjuhës. Si mbështetje për t'iu kundërvënë politikës gjuhësore zyrtare të deriatëhershme shërbeu libri i A. Pipës (PIPA, 1989). Thelbi i kësaj politike të re ishte: zhdukja e gjuhës standard si diçka e dështuar, si pjellë e hegjemonizmit dhe e kolonializmit të brendshëm; rikthimi te gjendja me dy gjuhë letrare; vendosja si gjuhë letrare shqipe e gegërishtes së Shkodrës. Dy vjet pas botimit të librit, A. Pipa nisi një fushatë politike botimesh dhe pastaj erdhi në Shqipëri për ta kryesuar zbatimin e politikës së tij. Në këto rrethana u organizua tryeza e Shkodrës në korrik 1992 dhe Deklarata ishte shpallja e një politike të re gjuhësore në Shqipëri. Ajo nuk ishte akt kodifikues, siç nënkuptohej duke e quajtur veten Kongresi i dytë, nuk bën pjesë në planifikimin e korpusit të gjuhës, por në planifikimin e statusit të gjuhës, domethënë synonte një hierarki të re të standardeve. Për më se tre vjet u zhvillua një fushatë e shumanshme për ta kthyer këtë në politikë gjuhësore zyrtare dhe u shfrytëzua e gjithë koniunktura politike e kohës. Në këto rrethana u shpërfaq se ajo përputhej me përpjekjet për përçarjen kombëtare, për kundërvënien veri-jug deri në konflikt civil. Pas seminarit për gjuhën e letërsinë më 1995 autoritetet më të larta shtetërore të kohës deklaruan se gjuha standard nuk ishte një çorbë e regjimit të kaluar, se gjuha standard ishte produkt i një zhvillimi të gjatë dhe se zgjidhja më realiste ishte të vazhdohej përdorimi i saj. Në këtë mënyrë u krijua një gjendje e ngjashme me atë pas dështimit të sesioneve të vitit 1952. "Politika e re gjuhësore" u zhvendos në truallin e rishikimit të historisë dhe argumentimeve shkencore, duke ia lënë një kohe më të përshtatshme rishfaqjen e synimeve të vërteta. Ndërkaq raste të ndryshme shërbejnë si shkas për ta ndezur herë pas here polemikën me tone të ashpra, duke mos kursyer politizimet dhe fjalorin agresiv. Një rast i tillë ishte, p.sh. dhënia e një çmimi letrar më 1999 nga Ministria e Kulturës, duke futur në motivimin për çmimin rigjallërimin e gegërishtes (AGOLLI, 1999; LLOSHI, 1999). Gjithashtu më 2001 u ndez një diskutim kundër gjuhës standard në Kosovë, ku më shumë e ngre zërin M. Kelmendi, autori i një libri (KELMENDI, 1998), që e quan gjuhën standard mjet përçarës dhe ka mbështetjen e një nxënësi gjerman të M. Camajt (përkthyesit H. J. Lanksch).
Si përfundim, duhet vënë në dukje se kontestimi i gjuhës standard nuk arriti të nguliste një politikë për rrëzimin e saj. Megjithatë gjendja në fushën e politikës gjuhësore të shqipes ka ndryshuar. Jo vetëm nuk ka një politikë të vetme imponuese, jo vetëm janë shfaqur disa drejtime deri në konflikt midis tyre, por edhe tërësia e rrethanave në të cilat hyn shqipja në mijëvjeçarin e ri e shtron si kërkesë përpunimin e një politike që t'u përgjigjet pikërisht rrethanave të reja dhe të mos ngecë në rrjetën e problematikës, që i takon së kaluarës. Shumësia e orientimeve të sotme në politikën gjuhësore shkon nga pranimi i gjuhës standard, duke nënkuptuar përpunimin e mëtejshëm, siç është i natyrshëm për të gjitha gjuhët e tjera, deri te qëndrimi më i skajshëm, se dy variantet u përkasin dy orientimeve kulturore-historike të ndryshme dhe bashkë me ndarjen kombëtare duhet të shkëputen sipas modelit të ndarjes së serbishtes me kroatishten.
* * *
Dëshiroj të nxjerr në dukje, se librat, punimet, shkrimet, artikujt, diskutimet në këtë lëmë kanë dy karakteristika themelore: e para, ato shërbejnë për ta përçuar politikën, por në mënyrë që ajo të bëhet e pranueshme, bindëse ose tërheqëse. E dyta, ato karakterizohen nga protagonizmi, domethënë autorët duan të tregojnë veten, të imponojnë veten, të nxjerrin përfitime për veten sot dhe në perspektivën historike. Për të qenë konsekuent deri në fund, këtë e pohoj si dukuri objektive shqiptare, jo në mënyrë përçmuese për të tjerët, domethënë nuk e përjashtoj veten nga kjo karakteristikë. Sesionet shkencore të vitit 1952 ishin mbulesa për masat shtetërore që kishin nisur të zbatoheshin. Protagonizmin e përfaqësonin referuesit dhe diskutuesit që nuk ishin gjuhëtarë dhe që madje as u morën më me gjuhësi. Prof. A. Kostallari ka shkruar gjerësisht për konvergjim, njësim, bashkëveprim, ndërveprim, koine sui generis, ndërthurje organike etj., për ta mbuluar faktin që si gjuhë standard po vendosej një variant me bazë toskërishten, natyrisht, një variant i shqipes si gjuhë letrare, që e përfaqësonte shqipen gjithnjë e më gjerë duke u pasuruar e përpunuar më tej. Protagonizmi i tij ishte për ta paraqitur veten si themeluesin e shqipes standard, madje si arkitektin e veprave themelore kodifikuese: drejtshkrimit e fjalorit normativ (LLOSHI, 1991). A. Pipa ka folur gjerësisht për ringjalljen e gegërishtes letrare, për dështimin e gjuhës standard si diçka artificiale, si stratagjemë politike, që i shërbente kolonializmit dhe hegjemonizmit të një pjese minoritet të kombit mbi pjesën tjetër. Në thelb ai kërkonte rivendosjen e po kësaj gjendjeje, duke bërë gegërishten e Shkodrës mjet hegjemonizmi e stratagjemë të një politike dhe, në rast pamundësie të kolonizimit, të shkëputej pjesa jugore e popullsisë si joshqiptare, si myslimano-bizantine. Protagonizmi i tij nuk është në fushën e kodifikimit gjuhësor, por e integron atë në një rrafsh më të gjerë politik: A. Pipa e shihte përçarjen gjuhësore si një mjet për t'i shkaktuar çarjen mburojës së komunizmit në Shqipëri duke e parë veten kështu si hero të antikomunizmit. Kjo nuk u realizua sepse ishte tepër vonë; ndërsa ai kujtonte se diktatura në Shqipëri do të vijonte të paktën edhe një brez, kur doli libri i tij tashmë muri i Berlinit ishte rrëzuar. A. Pipa u kthye në nismëtar të revanshit.
* * *
Duke mos hyrë në hollësitë e pafund të kësaj polemike, dëshiroj të tërheq vëmendjen te thelbi i problemit. Është përpunuar një arsenal kundërvëniesh, që lavdërojnë ose nxijnë një interpretim, si p.sh.: kombëtar - antikombëtar, përparimtar - reaksionar, konvergjencë - divergjencë, afrim - largim, bashkim - përçarje, mbarëkombëtar - lokalist, zhvillim i planifikuar - spontan, demokratik - diktatorial, marrëveshje - imponim, rrafshim - diversitet etj.
Nga shtjellimi i derikëtushëm besoj se del e qartë, që në shekullin XX vendosja e një gjuhe shqipe standard detyrimisht do të shoqërohej me mbizotërimin e një baze dialektore, që pashmnagshmërisht në kohën e zgjidhjes dhe pavarësisht se cila do të ishte zgjidhja, do të perceptohej si mbizotërim i një orientimi kulturor, si hegjemonizëm. Sot kemi një gjuhë standard, që i shërben kulturës shqiptare mbarëkombëtare. Studimi i historisë së saj kërkon një interpretim shkencor, i cili të mos e nxjerrë këtë studim përtej caqeve shkencore, të mos e shndërrojë atë në armë të luftës politike aktuale dhe të protagonizmit të aktorëve të rinj, e më konkretisht të mos e riaktualizojë luftën për pushtet në gjuhë, synimin për mbizotërim dhe hegjemonizëm. Në kontestimin prej vitit 1991 u ringjall pikërisht problematika e mbisundimit, ndërsa arsenali i kundërvënieve të mësipërme është makiazhi i saj. Në rast se interpretimet në diskutimin e sotëm do të heqin dorë nga kjo mënyrë dhe nga protagonizmi, kemi shpresë se do të kalojmë në hullinë e shkencës së mirëfilltë, do ta kapërcejmë konfliktin gjuhësor, do të merremi me përpunimin e një politike gjuhësore të orientuar nga e ardhmja dhe jo nga fantazmat e së kaluarës, kurse një politikë e tillë do të ndihmonte për të kapërcyer edhe krizën e planifikimit e të kodifikimit gjuhësor. Ndërkaq, ndryshe nga ajo që kam trajtuar dhjetë vjet më parë (LLOSHI, 1991), sot më del si shqetësimi kryesor shfrytëzimi për qëllime ideologjike i fatit të variantit letrar të gegërishtes dhe viktimizimi i saj, duke zbatuar për të tërësinë konceptuale që ka të bëjë me të drejtat e gjuhëve rajonale dhe të pakicave. Gegërishtja në të gjitha shfaqjet e saj është pjesë e pandashme e kulturës kombëtare shqiptare, brenda shqiptarëve nga kjo pikëpamje nuk ka vend për asnjë hije të konceptit për minoritetin, kurse çdo përparim e sukses i trajtave mbi bazën e gegërishtes në letërsinë artistike, në gjuhën e skenës, të këngës etj. është një ndihmesë në pasurimin e shqipes përgjithësisht. Më duhet të përsëris tezën, që e kam nbrojtur prej dhjetëra vjetësh, se të dyja bashkë, norma dhe variacioni, janë faktorë të gjallërisë së një gjuhe.
* * *
Për kapërcimin krizës gjuhëtarët duhet të rifillojnë gjallërisht detyrën e tyre, t'u imponohen me autoritet shkencor institucioneve dhe komunikimit publik, të mos e lënë kulturën e gjuhës në duart e dashamirësve diletantë që shkruajnë në shtyp. Hapi i parë është të përpiqen për rivendosjen e prestigjit të gjuhës standard. Për gjuhën shqipe letrare nevojitet koncepti i gjuhës së hapur dhe i dinamizmit, si baza e një orientimi të gjerë kulturor kombëtar që të përballojë sfidën e kohës dhe të jetë koncepti mbizotërues i politikës dhe planifikimit gjuhësor për një të ardhme të kapshme. Autorët e vjetër e bënë shqipen gjuhë të shkruar. Rilindasit e bënë gjuhë të kombit. Pas Pavarësisë ajo u shndërrua në shqipen e sotme dhe të një jete shtetërore. Më 1972 i dhamë trajtë si gjuhë standard të mbarë kombit. Tashti, në mijëvjeçarin e tretë na duhet shqipja e hapur për etapën e identitetit në rrethanat e lëvizjes e të shpërhapjes, të dygjuhësisë dhe të integrimit, na duhet shqipja dinamike në epokën e globalizmit.


shek

Ky Lloshi, me te vertete Llosh eshte, por nejse keta jane shkencetaret "njeriu i ri"


Konti

Ky Xhevat Lloshi jo vetem qe me le pershtypjen e nje sharlatani me kete pacavuren qe ka shkruar. Po meqenese ky pas 1990 ka qene anetar i Partise Socialiste te Shqiperise, dhe qe para 1990-es i martuar me mbesen e njerit nga udheheqesit komuniste te Shqiperise, si duket ka kompleksin e atyre qe duke peshtyre ato qe kane nenshkruar dikur, pandehin se behen te besueshem per kohen e sotme! Edhe ne kete shkrim Lloshi i mbetet besnik natyres se tij prej donkishoti dhe sharlatani pa asht kurrizor!!!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
bejtullah

Postuar mė 31-7-2003 nė 16:14 Edit Post Reply With Quote
ju pershendes dhe ju falenderoje per moseliminimit e mendimeve te mia.une jam nga shtimja dhe kam pas shoqeri ne gurbet me rugaq te prishtines dhe me ka mbet gjuha rugaqe e prishtines,po nejse gjuha jem eshte gegnishtja kosovare qe e bene njeriun ta shtremoje gojen e ta qet mas veshi,qe kur na degjonin duke fol .te huajt(p.sh gjermanet) kujtonin se jemi turq,kurse kur degjonin toskerishten ju pelqente sidomos nje suedezes time sa qe ju duke toskerishtja me e embel se italishtja,pra per kete pune ta pranojme qe toskerishta e bene njeriun me europian dhe me shume kulture,se ai keni degjuar llapjanet e drenicaket kur te folin te duken qe jane prej afganistanit,e nje e pranoje qe me patriote jane geget,kurse me gjuhe e kulturuar eshte toskerishtja
View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-8-2003 nė 09:23 Edit Post Reply With Quote
http://de.geocities.com/gegnishtja/mbikorca.PDF





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 25-8-2003 nė 10:42 Edit Post Reply With Quote
Mbi t'ashtuquejtunėn "Gjuhė tė njėsuar"

Prof. Arshi Pipa





Gramatika shqipe (Albanian Grammar. Harrassovitz, Wiesbaden, 1984) e
Martin Camajt ká meritën unike me qênë e vetmja gramatikë e shqipes e
shkrueme në bazë të traditës tânësore të gjuhës letrare shqipe.
Zakonisht gramatikat shqipe janë hartue në njênin ose tjetrin dialekt të
shqipes, gegënisht ose toskënisht. Dhe ká pasë raste kúr auktori âsht
orvatë me krahazue dý dialektet (Gjergj Pekmezi, 1908; Ilia Dilo
Sheperi, 1927; Fehime Pipa, 1968). Por vetëm Camaj ja ká dalë me
synkronizue në nji gramatikë krahazuese trí gjuhët letrare në të cilat
shqipja âsht shkrue me shekuj; gegënishte, toskënishte, dhe arbërishte,
nji punë madhore që nderon auktorin e sáj.
Veç trí shqipeve letrare të sipërpërmenduna, sot âsht në përdorim nji
variantë e katërt, "gjuha letrare e njësuar", që âsht shqipja zyrtare e
përdorun si në Shqipní, ashtû në Kosovë. Cili âsht qëndrimi i Camajt
ndaj kësáj shqipeje? Në parathanien e vet, auktori nuk lên dyshim se ai
nuk e miraton variantën zyrtare. Camaj përmendë se korifejt e gjuhësisë
bashkëkohore shqipe, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej dhe Maximilian
Lambertz-i, janë shprehë kundër vendimit të Lidhjes së Shkrimtarëvet
Shqiptarë në vjetin 1952, mbas të cilit toskënishtja u shpall gjuhë
letrare - si gjuhë zyrtare toskënishtja u imponue fíll me ardhjen në
fuqí të grupit stalinist - titist shqiptar (1944). Vendimi i Kongresit
të Drejtshkrimit për sanksionimin e gjuhës letrare "të njësuar" (1972)
âsht pasojë logjike e këtyne masave politike. Camaj citon Xhuvanin,
simbas të cilit gjuha shqipe e përbashkët duhej të dilte prej afrimit të
dý dialekteve në mënyrë evolucionare me kalimin e disá breznive, mbasi
"Marksismi nuk pranon shpërthime të hovëshme në zhvillimin e gjuhës"
(Stalin). Rrjedhimisht, Camaj i njeh "gjuhës së njësuar" nji vlerë
konvencionale, atê të nji variante, dhe e trajton si të tillë, tue i bâ
vend vetëm ndër ushtrimet gramatikore, krahas me tekste gegënishte.
A mund të qëllohen katër zogj me nji fishek âsht nji çashtje
methodologjike që nevojitë studim të veçantë. Merita e Camajt âsht se,
me veprën e tij, ká tërhjekë vërejtjen, me takt dhe pá bujë, si i ka
hije nji shkencëtari, mbi alametin e t'ashtuquajtunës "gjuhë letrare të
njësuar". Camaj citon fjalën e urtë të Xhuvanit: "Nuk mund të hidhet
poshtë si gunë e vjetër, ose të skutuliqet në nji muzé" gjuha e nji
pjese së madhe të kombit. Fjala âsht për gegënishten letrare, e cila
âsht nxjerrë jashta qarkullimit. Qysh mund të dëbohet nga letërsia nji
gjuhë letrare që ka vazhdue të lavrohet me shekuj, dhe e cila ka prodhue
vepra poetike që e nderojnë kombin shqiptar? Argumenti zyrtar se
gegënishtja âsht përfshí në "gjuhën e njësuar" âsht gënjeshtër. Cilido
shqiptar që flet e lexon shqip, kupton menjiherë, mjaft t'i hjedhë nji
sý nji libri ose gazete të botueme sot në Shqipní se "gjuha e njësuar"
âsht nji pilav toskënisht i biberosun me gegënisht sa për sý e faqe.
Për me ndihmue lexuesin që të ndajë pilavin prej biberit, po japim mâ
poshtë nji tabelë të ndryshimeve dialektore në a) fonetikë, b)
morfologjí, dhe c) syntaksë.
a) të dý dialektet kanë të njâjtën serí zanoresh gojore: a, e, ë, i, o,
u, y. Mesqëndrorja ë âsht shumë e përdorun në toskënishten, dhe gjindet
në fillim, në trup, dhe në fund të fjalës: ëmbëlsirë. Kjo fjalë në
gegënishten ndigjohet âmëlsín. Shembulli tregon se ë-ja ndigjohet në
gegënishten vetëm në trup të fjalës dhe kúr âsht e ndjekun nga -l, -r,
dhe -n: gogël, kundër, dimën. Së lashti, kjo zanore ndigjohej në fund të
fjalës edhe në gegënishten; por me kohë u zhduk, tue zgjatue, për
shpërblim, zanoren e rrokjes së mâparëshme: kohë shq. kóh. Por
gegënishtja letrare e sotme e shkruen këtë zanore edhe kúr nuk e
shqipton: gegënishtja shq. gegnishtja, tue i rá kështû ndesh parimit
themelor të drejtshkrimit të shqipes, që âsht me shkrue fjalën ashtû si
shqiptohet. Këtë koncesion madhor gegënishtja ja ká bã toskënishtes për
hír t'afrimit të dý dialekteve.
-Gegënishtja ká zanore të shkurta, të mesme dhe të gjata (disa
nëndialekte toske, si labërishtja dhe çamërishtja kanë ruejtë të
gjatat). Gjatësia e zanorevet në gegënishten shënohet me theksin e
prehtë: á, é, í, ó, ú, ý. Në toskënishten theksi i prehtë nuk përdoret:
ká/ka, fé/fe, dhí/dhi, aló/alo, gúr/gur, dý/dy.
- Gegënishtja ká gjithashtû zanore hundore, të cilat shënohen me
theksin hundor, â, ê, î, û, y: lâ, vê, hí, drû, sy. Këto fjalë në
toskënishten tingëllojnë: lë, vë, hi, dru, sy. Gjurma të zanoreve
hundore ndigjohen në toskënishten: në Devoll, më (G mâ) ndigjohet mê, në
Himarë dalin trajtat gjûn, syn. Theksi hundor nuk shënohet në
toskënishten. Nazaliteti âsht karakteristikë e thuejse të gjitha të
folmevet gege, tue e afrue kështû gegënishten me frengjishten.
- Përveç zanorevet të gjata dhe hundore, gegënishtja ká edhe zanore që
janë njikohësisht të gjata dhe hundore. Kristoforidhi, te Katër
Ungjillat (1872), shënon me makron të gjatat, me circumfleksin hundoret,
dhe me të dy këta shenja zanoret që janë njiherit të gjata dhe hundore:
"Edhe përse shikon teshënë qi âsht ndë sy tyt vëllã, edhe tranë qi âshtë
ndë sy tand nuk e ndien?" ( Matheu VII,3). Çashtja e drejtëshkrimit të
hundorevet të gjata âsht e koklavitun. Mendimi im âsht me përdorë
shenjin / ~ / (tue e konsiderue këtê si kombinim të makronit me shenjin
hundor) sidomos në pjesoren e pakontraktueme të verbavet: me (tue) bã,
me (tue) nde, me (tue) gri, me (tue) vu, me (tue) shty, mbasi këto
trajta verbale janë kontraktime të trajtave bâmë (T bërë), ndêmë (T
nderë), etj. Kështû grafia me gri ruen korrespondencën fonetike me
toskënishten për të grirë, kurse grafia me grî nuk e ruen.
- Zanores gegënishte a hundore i pergjigjet zanorja ë në toskënishte:
âsht/ësht(ë), zâ/zë, lânë/lënë, lâmë/lëmë. Duhet vu në dukje se zanorja
ë e theksueme toskënishte ká në disá të folme toske nji timbër hundor.
Tue marrë parasysh këtë fakt, dhe për hir të korrespondencës fonetike
mes dy dialekteve, âsht e këshillueshme që shenji hundor të përdoret në
toskënishten letrare: zê, jo zë; lênë, jo lënë, tue kufizue kështu
përdorimin e tepruem të ë-s në toskënishten.
- Zanores gegënishte ê hundore i përgjigjet në toskënishte ose nji ë,
ose nji e: vê/vë, por rê/re.
Toskënishtja ká nji radhë difthongjesh mâ të gjatë se gegënishtja, e
cila monofthongizon ue, ie, ye në ú, í, ý: mue-mú, diell-díll,
fyell-fýll. N'anën e vet, toskënishtja i dyrrokëzon këto difthongje:
mu-a, di-ell, fy-ell. Konstrasti ue/ua âsht shumë i rândësishëm në
pikëpamje statistikore, mbasi shume fjalë e sidomos verba mbarojnë me
-u(e)/ uar. Mbasi ue ndigjohet, gjithashtû i dyrrokëzuem, në Malet e
Veriut, gegënishtja letrare e shkruen këtë difthong, tue iu afrue
kësisoj toskënishtes letrare: thue/thua.
- Kontrasti vo/va në fjalë që nisin me v âsht i kufizuem: voj/vaj,
vorr/varr, votër/vatër.
- Nji dallim kryesor mes dý dialekteve âsht rotacizmi toskë. Aty kû
gegënishtja ká nji n ose m zakonisht intervokale, toskënishtja ka nji r:
rânë/rërë, bâmë/bëmë. Rotacizmi âsht i shpeshtë sidomos në pjesoren e
verbavet: lamë/larë, lemë/lerë, shkruem (<-shkruemë) /shkruar, kursyem
(<-kursyemë) /kursyer, rritun (<-rritunë) /rritur. Rotacizmi âsht
karakteristikë kryesore e toskënishtes.
- Toskënishtja shurdhon bashkëtingëlloret e zâshme në fund të fjalës,
të cilat ndigjohen të zâshme në gegënishten: elb/elp, zog/zok, u dogj/u
doq, mund/munt.
- Togjet mb dhe ngj, që në toskënishten ndigjohen m-b dhe n-gj,
gegënishtja i shqipton të padallueme, mm dhe nj. Togjet ng dhe nd, të
cilat në gegënishten shqiptohen afërsisht si n'anglishten, domethânë si
nji tingull i posaçëm, në toskërishten shqiptohen me nji dallim të lehtë
të bashkëtingëllorevet g dhe d. Gegënishtja letrare shkruen trajtat
toske - tjetër koncesion.
- Theksimi i fjalëvet nuk âsht gjithmonë i njâjtë në dý dialektet: G
ài(aj)/T aì, G nìeri/T njeri, G tèqë,/T teqè, G bàbë/T babà.
Këto janë ndryshimet fonetike kryesore. Ka edhe tjera, minore, të cilat
nuk âsht vendi këtu me i tjerrë. Të kalojmë te morfologjia.
b) - Gegënishtja ka ruejtë paskajoren, të cilën toskënishtja e
zevendson me nji perifrazë qëllimore: me bã/për të bërë, me këndue/për
të kënduar. Ky âsht nji ndryshim madhor, i cili reflektohet në
t'ardhëshmen gegënishte: kam me bã (kam + paskajore), kurse toskënishtja
ká do të bëj (do + lidhore), si edhe në të kaluemen e kushtores: kisha
me bâ - toskënishtja ká do të bëja.
- Ndryshojnë gjithashtû edhe mbaresat e së tashmes diftore: G qepi,
qepë (n), qepë /T qep, qep, qep.
c) Në syntaksë, dallimi kryesor qëndron në përdorimin e paskajores
gegënishte në vend të lidhores toskënishte. Krahazo: "I thashë me marrë
shënim" me "I thashë të merrte shënim". Këtu ká paralelizëm. Por "I
thashtë me më bã me hangër" duhet ndërtue ndryshe në toskënishten: "I
thashë të më bënte gati drekën (darkën)". Po kështû, nji frazë kushtore
gegënishte, "Me ma falë, s'e marr", ká tjetër strukturë syntaktikore në
toskënishten: "S'e marr, edhe po të ma falësh". Në pikëpamje syntaktike,
paskajorja perifrastike toskënishte nuk âsht e vlerëbarabartë me
paskajoren gegënishte. Nji frazë, "Me punue âsht detyrë", nuk mund të
këthehet toskënisht "Për të punuar është detyrë", mbasi kjo frazë âsht e
mvarun dhe nënkupton nji frazë të pamvarun, të themi, "Jam stërvitur për
të punuar". Korrespondenti toskënisht i frazës, "Me punue âsht detyrë",
âsht "Të punuarit është detyrë".
Dihet se nji gjuhë dallohet nga nji tjetër kryesisht nga struktura
gramatikore. Me ndryshimet e sipërme, struktura gramatikore e shqipes
âsht e njâjtë. Të shohim tash se cila âsht struktura e gjuhës së
njësuar, shprehje kjo e cila âsht synonyme me 'gjuhë të përbashkët'.
Janet Byron, që ka shkrue nji monografi shkencore mbi "gjuhën e
njësuar", Selection Among Alternates in Language Standardization: the
Case of Albanian (1976), citon Androkli Kostallarin, i cili ka qênë dhe
âsht korifeu i "gjuhës së njësuar": "Sistemi fonetik i shqipes moderne
letrare... âsht përfundimi i zgjedhjes normative të elementevet të
përbashkëta të dý dialekteve shqipe" (f. 82). Auktorja përshkruen
gjenezën e "gjuhës së njësuar" si vijon:
Toskënishtja ká përbâ thelbin origjinal të shqipes së standardizueme.
Kúr prisat toskë morën pushtetin, ata vûnë në pah dialektin e tyne të
lavruem. Por modelet shumë të rândësishme të toskënishtes letrare ishin
të shumëllojshme (fenomen ky që shpjegohet, nga njêna ânë, me historinë
e gjatë të përdorimit të toskënishtes letrare, dhe, nga âna tjetër, me
origjinën e ndryshme (krahinore) të shkrimtarëvet toskë letrarë).
Përpunimi i vetëdishëm i kësáj variante letrare nën socializmin ká
privilegjue disa elemente të këtyne modeleve dhe, në të njâjtën kohë, ka
transformue dhe njisue dialektin letrar. Përpunimi në fjalë, zgjanimi i
funksionevet (sidomos në lâmën politike dhe ideologjike), dhe ndryshimet
e bâme në gramatikë dhe në leksik, i kanë dhânë thelbit letrar toskë
tipare të cilat, sot mbas trí dekadash planifikimi për reformën, e
dallojnë atê nga toskënishtja letrare e periudhës fill para Çlirimit dhe
para vjetëvet të parë të qeverisë revolucionare, tue vazhdue në të
njâjtën kohë variantën letrare toskënishte (63).
Simbas auktores, ndryshimet mes toskënishtes letrare dhe "gjuhës së
njësuar" përmblidhen në këto pika:
1. Gjuha e njësuar ká pranue dý trajta gegënishte: mbaresen e pjesores
në -ues për nomina agentis, si mësues, sulmues, si edhe mbaresën -ueshëm
për adjektiva si i kuptueshëm, i besueshëm - trajtat respektive
toskënishte janë mësonjës, sulmonjës dhe i kuptuar, i besuar. Pse u
eliminua mësonjës? trajta âsht arkaike; "gjuha e njësuar" ká mësoj, jo
mësonj; ajo, parimisht u shmanget arkaizmavet. Pse jo mësojës, atëherë?
Kjo trajtë i bie ndesh prirjes për njisim të toskënishtes. Nji tjetër
arsye âsht se mësues, sulmues, kishin fillue të përdoren gjatë luftës
kundër okupatorit (brigada sulmuese e Mehmet Shehut). Trajta tjetër
gegënishte në -ueshëm u adoptue për me eliminue ambiguitetin e trajtës i
besuar, që don me thanë jo vetëm 'believed', por edhe 'believable':
njeri i besuar, 'believable man'. Përfundon auktorja: "Dobia e këtyne dý
huazimeve duhet kërkue në fund të fundit te disá boshlleqe të
toskënishtes, tue përfshi toskënishten letrare" (89).

2."Gjuha e njësuar" ká adaptue gjithashtû trajtën gegënishte të
bashkëtingëllorevet të zâshme në fund të fjalës: elb, jo elp, u dogj, jo
u doq.
Këto janë tiparet gegënishte që "gjuha e njësuar" ka huajtë nga
gegënishtja. Vetëm këto? do të pyesë lexuesi me habí. Auktorja përmendë
edhe disá cikrrime tjera: huazimin nga gegënishtja të përêmnit refleksiv
i vet(ë), dhe të lidhëzavet asgjâmangut, meqênëse, dhe domethânë (këto
fjalë toskëzohen te Fjalori i Kostallarit (1980): asgjëmangut, meqenëse,
domethënë). Auktores i kanë shpëtue edhe dy huazime tjera. Në
gegënishten, e zâshmja përkon me të zâshmen, e shurdhëta me të
shurdhëtën G zhduk/ T çduk, G zbraz/ T sbras. "Gjuha e njësuar" ka
miratue këte, si edhe mbaresën gegënishte në -izëm-i: komunizëm-i - por
komunizmë-a âsht e gjinisë fêmnore te Fjalori i Kostallarit. (Dhe me të
drejtë: komunizmin e kanë bâ burrat, jo gratë; për gratë janë konizmat e
ikonat: "Në shtëpira ruhen ende ikona, kryqe që përdoren si varëse nga
gratë...", Bashkimi, 21 korrik 1973).

II
"Gjuhë e njësuar". Katër a pêsë huazime nga fonetika gegënishte, edhe
ato për nevojë; asgjâ nga morfologjia. Dhe kjo na u thânka "gjuhë e
njësuar"! Por ndofta "njësimi" duhet kërkuar tjetërkund. T'i hjedhim nji
sý Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe (1980), hartue nën drejtimin e
Kostallarit, me pjesëmarrjen e tre redaktorëve (nga të cilët, tue gjykue
prej êmnavet vetëm nji âsht gegë).
Në parathanien, Kostallari cilëson fjalorin si "një fjalor të ri
shpjegues, sa më normativ me një fjalës (vokabular) më të gjërë e më
sistemor, me frazeologji më të pasur dhe me kërkesa ideoshkencore më të
larta" (v). Mbi ideoshkencën e fjalorit (vetëm stalinizmi ká guximin
barbar me përngjitë ideologjinë me shkencën, të cilat shkojnë bashkë si
maca me mîun) ká shkrue nji artikull në shtyllat e Diellit Anton
Logoreci. Unë do të kufizohem me disá vërejtje mbi normativitetin,
vokabularin dhe frazeologjinë.
Çâshtja e normativitetit nuk më duket se ká nevojë për shumë fjalë mbas
shqyrtimit të strukturës gramatikore të "gjuhës së njësuar". "Njësimi"
ká të bâjë me variante të toskërishtes, jo të gegënishtes letrare, plus
disá tipare fonetike gegënishte të cilat mbushin boshlleqe dhe bâjnë
qortime në systemin fonetik të toskënishtes. Këto plotësime dhe qortime
e hijeshojnë atê ashtû si biberi pilavin, ose si hijeshon kostumin
faculeta e xhepit të vogël, e cila mund të shërbejë rastësisht edhe kur
kullojnë hundët.
Çâshtja e vokabularit, domethânë e zgjedhjes së fjalëve, përcaktohet
nga Kostallari si vijon: "Ky fjalor është mbështetur kryesisht në lëndën
gjuhësore të këtyre katër dhjetëvjeçarëve të fundit". Me fjalë tjera,
vokabulari i Fjalorit i përket "kryesisht" periudhës që nisë me
themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare (1941) deri te data e botimit
të Fjalorit (1980). Lexuesit duhet t'i bâhet e ditun në këtë pikë
theoria gjuhësore e nji gjuhëtari dikúr me shumë famë në Bashkimin
Sovjetik, N. Ja. Marr. Simbas tij, gjuha ká natyrë klasore; ajo âsht
n'origjinë monopol i priftënvet që e përdorin "si armë klase" (Lawrence
Thomas, The Linguistic Theories of N.Ja.Marr (1975, f. 138). Nuk ká pasë
kurr nji gjuhë jo-klasore, mbasi gjuha âsht nji fenomen superstruktural
i përcaktuem nga mënyra e prodhimit. Çdo mënyrë prodhimi përfton gjuhën
e vet. Parimi i nji familje' indoeuropiane që degëzohet nga nji trung i
përbashkët âsht nji myth, simbas Marr-it, i cili rrëzon kështû me nji të
rame spate mbarë gjuhësinë krahazuese indoeuropiane. Gjuhët përzihen
njêna me tjetrën, nuk rrjedhin prej njêna tjetrës. Kështû armenishtja
âsht nji gjuhë hybride, e dalë nga përziemja e racës jafetike me racën
ariane. Nuk âsht fjala vetëm për huazime të thjeshta, por për efekte
gjuhësore kryqëzimi racash. Gjithashtû, dialektet nuk janë degëzime të
nji gjuhe, por gjuhë të tjetërsueme me mbeturina gjuhësh tjera; nji
dialekt âsht "çka vazhdon me mbijetue nga nji gjuhë e pamvarun" (f.
108). Pelasgët ishin nji komb jafetik. Shqipja, si edhe armenishtja,
përfaqëson "nji fazë të ndërmjeme mes jafetikes së pastër dhe
indoeuropeishtes së përkryeme" (f. 119).
Mënyra se si Kostallari e përshkruen vokabularin e Fjalorit çfaqë
ndikesa të Marr-it; vokabulari asht gjuhë klase, gjuha e klasës
sundimtare. Kostallari e din mirë se guri themeltar i shqipes letrare u
vu nga nji prift (1555), se fjalori i parë i shqipes u përpilue po nga
nji prift (1635), dhe se gramatika e parë e shqipes u shkrue gjithashtû
nga nga nji prift (1716). Por mbasi gjuha e priftënvet âsht gjuhë klase
që shërben "si armë klase", ai përpiqet me zhdukë gjurmat e saja nga
fjalori i tij 'proletar'. Qe çka shkruen ai vetë: "Themelet e gjuhës së
sotme letrare kombëtare, në tërë sistemin e saj, u hodhën që gjatë
Rilindjes... Prandaj caqet historike të leksikut të gjuhës së sotme
shqipe dhe të Fjalorit që po botojmë përfshijnë periudhën që nga
Rilindja e këtej". Me fjalë tjera, letërsia shqipe para Lidhjes së
Prizrenit - Buzuku, Matranga, Budi, Bogdani, Kodiku i Chieuti-t, Nezimi,
Dhaskal Thodri, auktori i Milosaut, Santori e sa tjerë - mbetë jashta
"caqe(ve)t historike" të Fjalorit. "Gjuha e njësuar", për sa i përket
strukturës gramatikore, âsht "gjuhë e gjysmuar"; përsa i përket
leksikut, âsht "gjuhë e gjymtuar".
Por "gjuha e njësuar" nuk âsht vetëm "gjuhë e gjysmuar" dhe "gjuhë e
gjymtuar"; ajo âsht "gjuhë e spastruar". E spastrueme nga çfarë? Nga
plehnat letrarë. Nji shembull âsht Fishta. Poeti-prift jetoi në nji
periudhë që përfshîhet mbrenda caqeve historike të leksikut të gjuhës së
sotme shqipe. Megjithatê, leksiku i tij nuk gjenë vend të Fjalori.
Lambertz-i, i cili ka përkthye gjermanisht Lahutën e Malcís (1958), ka
përfshî leksikun e pasun të Fishtës te fjalori i vet Albanisch-Deutsch
Wörterbuch (1954). Po japim disá shembuj: kryqalí Christian, shkinë Slav
woman, mêc boy, shmrijak Alpine pasture shepherd, grrêç gourd, latrâc an
animal's, dheskë lure, leçitë ban. Asnjêna nga këto fjalë nuk gjindet te
Fjalori i Kostallarit. E prá këto fjalë janë të popullit, Fishta nuk i
ká krijue ato. Ta zâmë se ai paska qênë reaksionuar, dhe, si i tillë nuk
duhet të bâjë hije në letërsinë shqipe. Por ç'faj ka gjuha e tij që të
shlyhet nga Fjalori? Tue shlye gjuhën e tij që âsht e popullit,
Kostallari ndeshkon popullin përveç se poetin - shembull tipik i
"ideoshkencës" kostallariane.
Ç'kuptim ka fjala shkencë për hartuesin e "parimeve teorike" të
Fjalorit? Për tê shkenca âsht e tillë kur i shërben ideologjisë klasore
proletare: "Grupi hartues ka synuar që shpjegimi të jetë sa më i qartë e
i thjeshtë, pa ulur kërkesat themelore shkencore. Shpjegimet e
vlerësimet e fjalëve e të shprehjeve mbështeten në ideologjinë
proletare, marksiste-leniniste, në pozitat e shoqërisë sonë socialiste"
(emfazë e shtueme) (v). Në të njâjtën faqe lexohet: "Në përgjithësi
është pasur parasysh që Fjalori... është filologjik, gjuhësor dhe jo
enciklopedik". Nji fjalor âsht gjuhësor kúr në tê jepen shënime mbi
trajtat e ndryshme dialektore si edhe mbi vendin kû flitet fjala ose
shprehja. Kështû vepron Kristoforidhi në veprën e vet, Lexison
Albano-Ellenikon (1904) (transliterue nga Xhuvani, Fjalor shqip-greqisht
(1953). Kështû veprojnë, sado në masë mâ të vogël, auktorët e Fjalorit
të gjuhës shqipe (1954), nën drejtimin e Kristaq Cipos. Kështû nuk
vepron Kostallari në Fjalorin që mban vulën e tij. Nji fjalor âsht
filologjik kur dallon huazimet, neologjizmat, trajtat e luhatshme,
dublonët, etj., tue përmbajtë gjithashtu shënime gjuhësore, sidomos
krahasuese, si edhe shënime historike, të cilat i shërbejnë leximit dhe
shkrimit të veprave letrare. Asnjêna nga këto veçori e as edhe gjurmat e
tyne nuk ndeshen te Fjalori filologjik dhe gjuhësor i Kostallarit.
Po çfarë âsht atëherë ky fjalor? Përveç se ideologjik, ai mund të
cilësohet edhe si fjalor frazeologjik. Frazeologjia jashtëzakonisht e
pasun e shpëton atê nga nji dënim kategorik. Kriteri ideologjik qeverisë
gjithashtu zgjedhjen e frazeologjisë, si do të shohim mâ tutje. Por
mbasi frazeologjia kapërcen tutje e tëhu "caqet historike" mbrenda të
cilave âsht rrasë Fjalori, ideologjia ngelë e përciptë. "Është pasur
parasysh", - vazhdon Kostallari - "nëse fjala ndihmon për thellimin e
pastërtisë së gjuhës letrare shqipe, nëse e zgjeron larminë e mjeteve të
saj stilistikore e shprehëse etj. dhe nëse lidhet me shtresat leksikore
që rriten e zhvillohen apo me ato që rrëgjohen e shuhen. Ky është parimi
themelor që ka udhëhequn zgjedhjen e fjalëve dhe të frazeologjisë"
(emfazë e shtueme) (ix).
Dihet se frazeologjia âsht element kryesor shprehje' në çdo gjuhë, por
sidomos në gjuhë, si shqipja, të cilat nuk janë të pasuna me fjalë
abstrakte dhe me terma shkencore. Njihet gjithashtû vlera e sáj në
stylistikë. Mâ poshtë do të kufizohem me shqyrtimin e dý kritereve tjera
kostallariane të zgjedhjes: pastërtia e gjuhës, dhe aktualiteti i sáj.
Në se për pastërtí të gjuhës kuptohet purizmi, duhet pohue se Fjalori
âsht i mbushun me fjalë turqishte dhe huazime nga tjetra gjuhë të hueja.
Pastërtia në fjalë âsht e llojit ideologjik. Ajo, sikurse bâhet e qartë
nga kriteri binjak i aktualitetit, qëndron, nga njêna ânë, në spastrimin
e fjalëve dhe shprehjeve që u shtrembënojnë buzët qerberëvet të
pastërtisë doktrinare, dhe, nga âna tjetër, në toskëzimin e leksikut dhe
të frazeologjisë gegënishte. Nji shembull: vathë del me shumësin vithna
te Fjalori i Cipos, kurse te Fjalori i Kostallarit del me shumësin
vathë. Pse jo vithna? Pse kjo âsht trajtë gegënishte, dhe, për mâ tepër,
gjindet te Lahuta e Malcís. Férr e parrîz janë të dyja fjalë gegënishte.
E para âsht përfshi në Fjalorin pse korrespondenti skëterrë âsht fjalë
me tjetër rranjë; e dyta nuk âsht përfshi (Cipua e ka) pse toskënishtja
parajsë ká të njâjtën rranjë. Kriteri âsht me pranue fjalë gegënishte
ose kur korrespondenti toskënisht mungon (me qitë, me u de, kupucar,
dom, resë, etj.) ose kur korrespondenti toskënisht asht nji fjalë me
rranjë të ndryshme. Me fjalë të tjera, pasunimi i Fjalorit bâhet për
dobí të toskënishtes dhe me tjetërsimin (toskëzimin) e gegënishtes.
Kriteri âsht levërdia, dhe fenomeni ká êmnin shfrytëzim. E prá
"ideologjia proletare, marksiste-leniniste" e Tiranës lufton
kapitalizmin për mort. Por kúr âsht puna me shitë "gjuhën e njësuar",
ideologjia 'proletare' kopjon kallepin kapitalist. Të vimë tash te
frazeologjia.
Shqipja âsht gjuhë jashtëzakonisht e pasun me frazeologjí. Ndofta për
arsye se frazeologjia gegënishte âsht mbledhë e botue mâ heret se
frazeologjia toskënishte, e para ká mâ pah se e dyta. Në nji fjalor të
shqipes, natyrisht, që të dyja duhen përfshi. Qysh i përfshînë ato
Kostallari? Ai i përfshînë tue fshi frazeologjinë gegënishte. Të marrim
si shembull verbin me marrë, frazeologjia e të cilit zên afër katër faqe
te Fjalori i Kostallarit. E njâjta folje zên afër nji faqe te Fjalori i
Cipos. Ky fjalor regjistron, mes tjerash, këto shprehje: "i merret goja"
'i mbahet goja'; "më merret zani" 'ngjirem'; "më merret fryma" 'më zihet
fryma'. Që të tria këto shprehje janë gegënishte edhe vetëm gegënishte.
Kjo vêhet në dukje tue dhânë korrespondentin toskënisht (fjalori âsht
bazue në toskënishten). Shikoj Fjalorin e Kostallarit për me pá qysh
janë dhânë këto trí shprehje. Nuk janë dhânë fare. Si shpjegohet mungesa
e tyne në nji fjalor që i kushton kater faqe frazeologjisë së foljes me
marrë? Përgjegja âsht: ato janë shprehje gegënishte dhe vetëm
gegënishte. Shprehje të këtilla ose nuk figurojnë në Fjalorin
kostallarian, ose, kúr figurojnë, jepen të toskëzueme. Shprehja "qit
dokrra në hi" âsht, me sá dij unë, vetëm gegënishte veriore; në Shkodër
ajo ndigjohet "qet dokrra në hi". Lexuesi që nuk e din se verbi me qitë
âsht gegënisht dhe vetëm gegënisht dhe se dokërr i përgjigjet
toskënishtes gjepur, do ta marrë shprehjen në fjalë për toskënishte.
Toskëzimi i shprehjes në këtë rast ká êmnin mashtrim.
Nji tjetër rast mashtrimi âsht pjesorja e po kësáj folje': i qitur.
Shembujt e dhânë nga Kostallari janë: trim i qitur, puntor i qitur, etj.
Por këta shembuj janë idiomatikë vetëm në gegënisht. Cipua rregjistron:
"trim i qitun" 'trim me fletë'. Cipua bân dallimin, nuk i mohon
gegnishtes çka âsht vetëm e saja. Kostallari nuk bân dallimin, ai bân
"njësimin". "Njësim" këtu don me thânë përvetësim. Pushtuesi i njeh
vetes të drejtën e plaçkitjes së gjuhës së të pushtuemit. Gjuha jote
ishte jotja; tash âsht imja. Dhe derisá âsht imja, âsht në tagrin tim ta
përdori si të më leverdisë mue. Fenomeni mund të përshkruhet si
imperializëm (kolonializëm) gjuhësor krahinor.

III
Nga ç'âsht thânë deri këtu del qartë se politika e t'ashtuquejtunit
"njësim" të gjuhës letrare âsht nji politikë njiheri rrafshimi dhe
spastrimi. "Njësim" dhe rrafshim janë koncepte të ndryshme që
'ideoshkenca' e Tiranës ngatërron qëllimisht tue u hjedhë pluhun syvet.
Rrafshim âsht nji metaforë për uniformizim - terma zyrtare për këtê në
gjuhësinë staliniste âsht normativizim. Tirana âsht specializue në
përdorimin e nji nomenklature në të cilin derri quhet dajë dhe
ideologjia shkencë. Në romanin e vet, Pashallëqet e mëdha, Ismail
Kadareja përshkruen mjeshtërisht 'truallzimin' (terma e tij për
rrafshimin) e krahinavet rebele që perandoria turke ka vendosë me i
bitisë:

Këta njerëz s'kishin më gjuhë të vetën, zakone, ngjyra, dasma, valle,
alfabet, histori, kalendare, kronika, apo gojëdhëna. Gjithçka kishte
humbur. Kujtesa e tyre ishte lëmuar ngadalë, çdo gjë ishte fshirë, ashtu
si ajo rrafshira... (Rilindja, 1980, ff. 155-56).

Në këtë roman Kadareja alegorizon politikën staliniane të rusifikimit të
Bashkimit Sovjetik. Styli hyperbolik stigmatizon hypokrizinë e parullës
staliniane se "socializmi âsht internacionalist në përmbajtje, por
nacionalist në trajtë". Rusifikimit te kombevet të ndryshme të Bashkimit
Sovietik i përgjigjet toskëzimi i Gegënisë në lâmën gjuhësore.
'Krahazimi eliptik' (Gramsci) nënkupton se dý dialektet janë në të
vërtetën dy gjuhë. Pamë se Marr-i e konsideron dialektin si gjuhë të
çoroditun nga përziemja me një tjetër gjuhë. Dhe pamë gjithashtû se,
simbas tij, shqipja âsht nji gjuhë hybride. Kostallarët shqiptarë që
kanë rrafshue gjuhën shqipe tue e spastrue njikohësisht nga lera
gegënishte, janë dishepuj të Marr-it. Ata nuk mund të shpallen si të
tillë mbasi Stalini, në nji radhë artikujsh mbi gjuhën (1951) e dërmoi
t'ashtuquajtunën "shkencë kaukaziane" të Marr-it, tue hjedhë poshtë
theorinë e tij se gjuha âsht klasore dhe superstrukturale. Qëndrimi i
Kostallarit ndaj gjuhës âsht në themel klasor, dhe manipulimi i tij i
gramatikës shqipe me spastrimin e trajtave gegënishte ká shtampë të
dukëshme staliniane. Verbi 'spastroj' përkufizohet te Fjalori si vijon:
"heq papastërtinë e mbeturinat që kanë zënë vend ose që janë përzier me
diçka" (emfazë e shtueme). Simbas Marr-it, dialektet janë "përziemje të
gjuhës standart... me mbeturina gjuhësh tjera" (emfazë e shtueme) (L.
Thomas, op. cit., f. 108). Kadareja ká kuptue se për kostallarët
gegënishtja âsht nji gjuhë e përdhosun, e cila përlyen shqipen e vërtetë
që âsht toskënishtja. Këndej huji i tij kundër kostallarëvet që çfaqet,
mes tjerash, me përdorimin e tij shumë të shpeshtë të fjalëve dhe
shprehjeve gegënishte. Pashallëqet e mëdha âsht nji roman mbi Ali Pashë
Tepelenën dhe mbi dështimin e ândrrës së tij me krijue nji Shqipní të
pamvarun. Ai dështoi pse nuk qe i zoti të ndërmerrte "(krye)ngritjen e
një shteti kundër një stërshteti". Atê mundi ta bânte nji Skanderbeg në
mesjetë, dhe nji tjetër në kohnat tona: "Ai do të vinte, i pritur nga
shekujt për të ribërë atë që u zhbë pas vdekjes së Skënderbeut" (97).
Shpotí e hollë apo lajkë kurtizani? Njêna edhe tjetra. Pá këto
pehlivanlleqe, Kadareja nuk do të kishte mundë me shkrue çka vijon:
Procesi i shkombëtarizimit të plotë ose të pjesshëm të popujve, që
ishte detyra kryesore e Arkivit Qendror, bëhej sipas doktrinës së vjetër
sekrete të "Kra-Kra-së" dhe kalonte nëpër pesë faza kryesore: e para
zhdukja fizike e rebelimit; e dyta, zhdukja e idesë së rebelimit; e
treta, zhdukja ose gjymtimi i kulturës, artit, zakoneve; e katërta,
zhdukja ose gjymtimi i gjuhës, dhe e pesta, zhdukja ose dobësimi i
kujtesës kombëtare.
Nga të gjitha këto, faza më e shkurtër ishte zhdukja fizike e
rebelimit, që s'ishte gjë tjetër veçse lufta, kurse faza më e gjatë
ishte zhdukja e gjuhës, ose Nul-gjuha, siç quhej në terminologjinë e re.
Në një raft të rëndë prej bronzi ishin dosjet e gjuhëve të vdekura. Ato
ishin të trasha, por shumica e fletëve të tyre ishin të shuara me
kujdesin më të madh. Ishin shuar fjalët e fjalorit, rregullat e
gramatikës dhe të sintaksës gradualisht, sipas rrallimit ose zhdukjes së
tyre dhe në fund ishin shuar shkronjat e alfabetit, rekëtima e fundit e
gjuhës së shkruar, pas së cilës vërtetohej vdekja e saj e plotë.
Atëherë, fill pas kësaj fillonte proçesi tjetër akoma më i gjatë e më i
mundimshëm, zhdukja e gjuhës së folur, i cili gjithashtu kishte nënfazat
e tij.

Për një kohë të gjatë kishte pasur dy korente të kundërta në lidhje me
ruajtjen ose jo të dokumentacionit për gjuhën që duhej të vdiste. Një
palë thoshin se, së paku, në dosjen unikale të Arkivit Perandorak mund
të ruhej gjuha, të tjerët ngulnin këmbë që kjo s'i hynte në punë askujt
dhe, veç kësaj, linte mundësi ringjalljeje të ish-gjuhës. Korenti i dytë
kishte fituar më në fund. Ithtarët e këtij korenti kishin gjetur në
kronikat e vjetra rastin e ringjalljes së nji gjuhe, të cilin kronistët
e kishin quajtur me tmerr "Gjuhë-Krisht". S'dihet si ndodhi, shkruanin
ata, që një gjuhë e vdekur prej kohësh u shfaq përsëri mbi fëtyrë të
dheut.

Me këtë faqe të kronikës në duar, ata që kërkonin zhdukjen e krejt
dokumentacionit të gjuhës, e patën lehtë ta fitonin në fund polemikën,
që kishte vazhduar gati dhjetë vjet.

Në dosje të veçantë ishte shënuar gjithë përvoja e degradimit:
krahasimi çdo vit i fjalorëve, ku fjalët rralloheshin si gjethet në
nëntor, rrënojat gramatikore, atrofizimi i pjesëzave, sidomos i
parashtresave, dhjamosja e sintaksës. Gjuha dalngadalë fillonte e
trashej si e folura e një njeriu belban. Një gjuhë e tillë ishte
praktikisht e padëmshme, sepse ajo, ashtu si një grua me mitër të hequr,
humbte aftësinë për të pjellë vjersha, tregime, legjenda.

Në këtë pikë quhej e kryer një nga fazat kryesore të proçesit të
gjuhëzhdukjes. Përtej saj fillonte faza e mëtejshme: ftohja e gjuhës.
Atje ishte fillimi i kaosit, përçartjes, gjersa vinte rënia e gjuhës në
koma, që ishte edhe grahma e fundit e saj. Duke shfletuar kronikat e
herëshme, që flisnin për agonitë e gjuhëve, funksionarët e rinj
energjikë të Arkivit Qendror ëndërronin kthimin e atyre kohëve të
mundësive të mëdha. Mirëpo pas disa vjetësh pune në Arkiv ata e kuptonin
se vetëm plakja e një gjuhe hante jetë të tëra brezash njerëzorë, pa le
pastaj vdekja e saj. Ata bekonin fatin që shteti kërkonte gjithmonë e më
pak, madje nganjëherë hiqte dorë edhe nga kërkesa për gjymtim të gjuhës,
duke u kënaqur vetëm që shkrimtarët dhe rapsodët e vendit të nënshtruar
të braktisnin gjuhën e vet dhe të shkruanin në gjuhën e përgjithshme të
shtetit (133-36).

Fraza e fundme përshkruen gjendjen e gegënishtes letrare mbas
sanksionimit të "gjuhës së njësuar". Prej tregimit alegorik të Kadaresë
del se çâshtja e krakrazimit të gjuhës ka qênë objekti i nji "polemike"
gati dhetëvjeçare mes dý rrymave, njêna për ruejtjen e gegënishtes, dhe
tjetra për zhdukjen e sáj. Arsyeja për fitoren e rrymës radikale
alegorizohet si mundësia e ringjalljes së 'Gjuhës-Krisht', domethânë të
gegënishtes klerikale, mâ sakt, të gegënishtes shkodrane. Dhetëvjetori
në fjalë përkon me periudhën 1962-1972 t'aleancës së Shqipnisë me Kinën,
mbas premjeve të marredhanievet diplomatike të Shqipnisë me Bashkimin
Sovietik. Konfuzioni ideologjik i shkaktuem nga kjo masë ekstremiste, në
njênën ânë, dhe, n'ânën tjetër, ndikimi i thezës maoiste të "lulzimit të
njiqind lulevet", sollën nji farë liberalizmit në prodhimin letrar të
kohës. Ky liberalizim u çfaq sidomos në theatër, dhe pati si korifé
Fadil Paçramin, anëtar i Komitetit Qendror dhe drejtor i organit të
Partisë, Zëri i popullit. Dramat e Paçramit, janë shkrue në toskënisht,
dhe idetë e tija - kontrasti mes të rijvet dhe të vjetërvet, konflikti
mes kunderthanievet antagoniste dhe jo-antagoniste - janë në hullinë e
Revolucionit Kulturor Maoist. Por ato idé kërcënojshin diktaturën
ideologjike të Hoxhës, dhe rrezikojshin tjetërzimin nga Partia të
rinisë, e cila pëlqente idetë e Paçramit. Duhet shënue këtu se Paçrami
âsht shkodran, dhe se Shkodra ká nji traditë dramatike që daton para
pamvarsisë. Tue përfitue nga konfuzioni ideologjik i sipërpërmendun,
dramaturgjia shkodrane u ringjall nga nji varg auktorësh - K.Jakova,
M.Skanjeti, F.Kraja, Nd.Luca - në nji kohë kúr në lâmën kulturore u çfaq
edhe operistika, gjithashtû e zhvillueme nga shkodranë (P.Jakova,
T.Daija, P.Gaci), të gjithë këta katholikë, me përjashtim të njênit. Ka
shumë gjasë që "Gjuha-Krisht" t'i referohet këtij fenomeni, ndërsá
persekutimet e pësueme nga ithtarët e sáj alegorizojnë masat ndeshkimore
kundër Paçramit dhe sympathizuesvet të tij, të ndërmarruna personalisht
nga Hoxha në vjetin 1973. Simbas Kadaresë, mundësia e ringjalljes së
Gjuhës-Krisht anoi terezinë kah rryma e përfaqsueme nga Kostallari,
kontributi i parë i të cilit drejt "gjuhës së njësuar", Ortografia e
gjuhës shqipe, âsht e vjetit 1956. Vepra tjetër e tij në të njâjtin
drejtim, Rregullat e drejtshkrimit të shqipes (1976) u botue kúr
Revolucioni Kulturor Shqiptar, i trumbetuem nga Hoxha, shoqnohej nga
proçesi i kolektivizimit të përdhunshëm të bujqësisë të zbatuem nga
Shehu gjatë Planit te Katërt Pêsëvjeçar (1966-1970). Rrafshimi i gjuhës
âsht pjesë integrale e fushatës për zhdukjen e fesë dhe të zakoneve
tjera "prapanike" (Kanuni i Lekës), për zhdukjen e gradavet n'ushtri,
dhe për zhdukjen e pronës private. Kostallarët fituen pse ata
kalorojshin valën e Revolucionit Kulturor, mbas gjurmavet të mjeshtravet
të tyne.
Cili âsht argumenti zyrtar për rrafshimin e gjuhës? "Gjuha e njësuar"
forcon vetëdijen kombëtare, bashkon popullin mâ ngusht tue shlye
dallimet krahinore. Argumenti nënkupton se kombi shqiptar nuk ká pasë
vetëdije kombëtare të fortë para 1972-së, dhe se dallimi krahinor mes
gegëve dhe toskëvet ká pengue bashkimin kombëtar. A âsht kjo e vërtetë?
E vërteta âsht se gegë e toskë, kúr ka qênë fjala për Shqipní dhe për
gjuhë shqipe, kanë qênë nji trup, së paku prej Lidhjes së Prizrenit e
këndej, kúr vetëdija kombëtare mori hov dhe filloi të kristalizohet. Të
qênët toskë e gegë nuk e ká pengue bashkimin kombëtar ndër kohna kúr
vetëdija kombëtare ishte shumë mâ pakë e zhvillueme se sot. Pse ta
pengojë sot kur kjo vetëdije âsht përhapë e zhvillue? Parulla "as toskë
as gegë, por shqiptar" âsht demagogjike, ajo jehon nji tjetër, "as i
krishtênë as mysliman, por shqiptar".. Por ata që bânë Shqipninë qenë
toskë e gegë, të krishtênë e myslimanë. Dallimet gjuhësore dhe fetare
nuk i ndaluen ata me luftue për vetëqeverim dhe pamvarsí. Argumenti ose,
mâ sakt, sofizmi se dallimet gjuhësore dhe fetare i ndajnë shqiptarët
ngatërron qëllimisht konceptin e ndamjes me konceptin e dallimit.
Dallimi nuk âsht ndamje, dhe kultura vërtitet rreth boshtit të dallimit.
Aty ku njeriu i palavruen ose i cekët sheh ndamje a dasí, njeriu i
zhvilluem sheh vlera kulturore. Asht e vërtetë se dallimet gjuhësore dhe
fetare mund të sjellin ndamje kombëtare. Por kjo nuk ká ndodhë në
Shqipní kúr regjionalizmi dhe feja ishin faktorë shumë mâ të rândësishëm
se sá janë sot. Parulla në fjalë âsht kallpe.
Dallimet gjuhësore dhe fetare kanë qênë dhe do të vazhdojnë me qênë për
sa kohë që njerëzi mos të ketë hy në nji tjetër fazë qytetnimi mâ të
përparueme. Nuk âsht vetëm Shqipnia, ndër shtetet europiane, ajo që
përmban në gjinin e vet dallime krahinore dhe fetare. Dallime të tilla
karakterizojnë disá nga shtetet mâ të përparueme, si Anglia dhe Franca.
Këto janë edhe shtetet me nji traditë shtetnore shumëshekullore. Svicra
e vogël me nji traditë shtetnore gjithashtu të lashtë, ka qênë e zonja
me mbijetue, megjithse dallimet gjuhësore-fetare janë edhe mâ të forta
se ato në Shqipní: trí gjuhë: gjermanisht, frengjisht dhe italisht, dhe
trí fé: protestantizëm, kalvinizëm dhe katholicizëm. Shqipnia ká vetëm
nji gjuhë, por nji gjuhë me dý dialekte, e symbolizueme me shqipen
dykrenare të flamurit. Etnit e kombit njisuen alfabetin, jo dialektet.
Dhe njisimi i alfabetit u bâ jo me masa administrative, por me
marrëveshje t'arsyeshme mes misavet kompetentë të Kongresit të
Manastirit. Mes këtyne qenë Gjergj Fishta, Kryetari i Komisionit
t'Alfabetit, dhe Lumo Skëndua, njerëz që, për vlerat e tyne atdhetare
dhe kulturore, peshojnë rândë në historinë e kombit shqiptar, dhe me nji
peshë të ndryshme prej asáj të Shehlerëvet dhe Hoxhallarëvet të
Stalinizmit shqiptar. Tirana i ká resitë këta njerëz nga analet e
historisë shqiptare. Dhe çka ká bâ me individë, e ká përgjithësue me
methodat 'krakra' të gjymtimit të gjuhës dhe t'asgjasimit të fesë.
Çka i ka mbajtë gjallë shqiptarët gjatë rrebeshit të pushtimevet të
hueja shekuj e shekuj me radhë? Gjuha shqipe. Çka i ká dallue dhe
vazhdon me i dallue ata kombet tjera të Ballkanit? Gjuha shqipe. Kjo
gjuhë âsht thezari i vërtetë i kombit shqiptar, lavdia e tij, mburrja e
tij. Për arsye të ndryshme dhe, në radhë të parë, pikërisht nga shkaku i
vërshimevet të hueja, shqiptarët nuk kanë mundë me u dallue më lamîjet e
kulturës s'epër: filozofí, shkencë, art. Por ata kanë prodhue nji gjuhë
që âsht, krahas me greqishten, mâ e lashta e gjuhëvet ballkanike, dhe që
ká veçorinë, si edhe greqishtja, me qênë nji degë në vete në familjen e
gjuhëvet indoeuropiane. Çka nuk âsht mâ pakë e rândësishme, shqipja ká
nji traditë letrare e cila âsht e dokumentueme qysh prej kohës së
Skanderbegut, por që, mbas gjithë gjase, ka fillue së paku ndonji
shekull mâ parë se data e Formulës së Pagëzimit (1462). Sá e rândësishme
âsht letërsia për qênien e nji kombi del nga shprehja e Bismarck-ut, i
cili, në Kongresin e Berlinit, thuhet të ketë mohue qênien e nji kombi
shqiptar me argumentin e gabuem se Shqiptarët nuk kishin libra,
domethânë letërsí. Etnit e letërsisë shqipe qenë gegë e toskë, arbëreshë
e arvanitë, të krishtênë e myslimanë, të këtij a t'atij sekti, vendas a
të mërguem. Pse njêni qe zyrtar i sulltanit e tjetri peshkop i papës,
pse ky mbajti krah kah Italia e ai kah Austria, pse dikush i shërbeu
Zogut e dikush edhe okupatorit, këto janë çâshtje politike që peshohen
në kandarin e politikës, jo n'atê të letërsisë, siç bân Tirana. Kandari
i letërsisë peshon vlera letrare, që janë në themel vlera gjuhësore. Nji
shkrimtar ká të drejtë me figurue në letërsinë shqipe jo pse ka qênë
patriot ose kozmopolit, fashist ose stalinist, pse ka luftue për kombin
e vet ose për nji komb të huej, por pse ká pasunue letërsinë shqipe me
vepra të shkrueme shqip. Sa dâm i ká bâ letërsisë shqipe politika
inkuizitoriale staliniste që ka shlye nga letërsia shqipe auktorë si
Fishta dhe Konica e tregon fakti se, mbas mâ se dyzet vjetësh qysh se i
ashtuquejtuni realizëm socialist i preu krahët letërsisë shqipe, as edhe
vetëm nji shkrimtar ká dalë që t'u afrohet atyne auktorëve. Hiq nji
Kadare, shkrimtarët e sotmë shqiptarë nuk shkruejnë shumë mâ mirë se
Hoxha. Dhe nuk âsht fort për t'u çuditë që, ká ca kohë, kalemxhijt e
Tiranës janë vu në garë për me zbulue vlera letrare dhe modele
stylistike në shkarravinat e tija. Kur s'ké pulë ha sorrë, thotë fjala
popullore.

IV

Bir Selman i nënës, çtë të qaj më parë,
gjuhën e gjysmuar, kombin klasë-ndarë,
gegërit çirakë, toskët ustallarë!
Shqipen me dy krerë, mespërmes përçarë!
Ç'ja qëruan plehrat me kordh' e hanxharë
nxenësit e Marrit, trimat kostallarë!
jemi apo s'jemi revolucionarë!
Tito, Krushçev, Mao, gjithë tradhëtarë
Baba Stalon kemi kumtër e kumbarë,
mjeshtëra Shehlerët bashk' me Hoxhallarë.

Arsyeja e zhdukjes nga qarkullimi të gegënishtes letrare duhet kërkuar
te kryet e punës, te Politbyroja. Peter Prifti ká përpilue nji
statistikë të pëbâmjes së Politbyrosë prej 1948 deri me 1976 (Socialist
Albania since 1944, 1978, ff. 50-51). Tue gjykue prej êmnavet, në
Kongresin e Parë të Partisë (1948) përpjestimi mes toskëvet dhe gegëvet
ishte 7 me 2; në Kongresin e Dytë (1952) 9 me 1; në Kongresin e Tretë
(1956) 13 me 3; në Kongresin e Katërt (1961) 13 me 2, në Kongresin e
Pestë (1966) 13 me 3, në Kongresin e Gjashtë (1971) 13 me 4; dhe në
Kongresin e Shtatë (1976) 15 me 2. Në Kongresin e Tetë (1981)
përpjestimi u përmirësue për gegët: 14? me 4?. Mbas këtij kongresi, me
spastrimin e Shehut dhe të klikës së tij si edhe me pensionimin e disá
veteranëve, gegët kanë forcue përfaqësimin e tyne, dhe sot përbâjnë nji
të treten e shumës. Shkurt, toskët kanë stërsundue në Byronë Politike
gjatë gjithë historisë së Partisë. Në 1972, kúr u mblodh Kongresi i
Drejtshkrimit, në Byronë Politike kishte 13 toskë dhe 4 gegë.
Përpjestimi që del nga përbâmja e redaktorëve të Fjalorit të gjuhës së
sotme shqipe âsht 4 me 1. Hegemonia politike toske pasqyrohet në
hegemoninë kulturore të toskënishtes në lámën e gjuhësisë. Koincidencë e
vetëm aqë? Prej shumës së 28 antarëvet të Politbyrosë gjatë periudhës
1948-1976, 21 kanë qênë toskë dhe 7 gegë. Gjatë po kësaj periudhe janë
spastrue ose rrëzue 7 toskë, domethânë nji e treta e shumës, dhe 5 gegë,
domethânë gati të gjithë me përjashtimin e dy anëtarëve. I pari anëtar
gegë që u rrëzue (në Kongresin e Dytë, 1952) qe Tuk Jakova, deri atëherë
Sekretar Organizativ i Partisë, dhe i vetmi katholik në Byronë Politike
gjatë gjithë historisë së partisë. Pse rá Tuku? Në Historinë e Partisë
së Punës së Shqipnisë (botim anglisht, 1982), ai akuzohet se
"kundërshtonte politikën e Partisë në lidhje me luftën e klasës, dhe se
mbronte thezën e shuemjes së luftës kundër anmikut të klasës...
N'anmiqsinë e tij kundër Partisë, Tuk Jakova kishte shkue aq larg sá me
përdorë parullën reaksionare të ndamjes së popullit shqiptar në gegë e
toskë" (f.288). Proletari shkodran paska mbrojtë thezën e shuemjes së
luftës së klasës në nji kohë (1951-1953) kur anglo-amerikanët hidhshin
parashutistë në Shqipninë veriore për me rrëzue pushtetin. Akuza
tingëllon shpifje. Akuza tjetër se si orvatej me përçá shqiptarët në
gegë e toskë duhet lexue anasjelltas: ishin Hoxha e Shehu ata që në të
vërtetën përçajshin shqiptarët me politikën e tyne të trajtimit të
gegëvet veriorë si popullatë e pushtueshme. Dihet se Shqipnia veriore,
antikomuniste në përgjithësí, u pushtue nga njisitë partizane kah
mbarimi i luftës civile, dhe vazhdoi me u mbajtë në nji gjendje
emergjence edhe mbasi rreziku i rebelimit të popullatës qe zhdukë.
Studime filologjike 39(22) (1985)2 përmban nji vistër tekstesh me
titullin "Mendime të shokut Enver Hoxha për gjuhën shqipe dhe gjuhësinë
shqiptare", ndër të cilat lexohet sá vijon:

"Dukagjini duhet të mbetet Dukagjin, thotë Tuku... Është një fakt
historik që edhe në vende të tjera të përhapura si në Francë e gjetkë
gjuha provinciale ka ndryshuar, ka evoluar dhe është formuar gjuha
unike, letrare, gjuha kombëtare. Mund të themi edhe për Dukagjinin se ai
nuk mund të mbetet siç është sot... Byroja Politike nuk është ngutur për
të marrë një vendim mbi këtë çështje, se kjo s'bëhet me dekret (ff.
45-46).

Nga teksti del qartë se Tuku ka mbrojtë thezën e ruejtjes së
gegënishtes, tue kundërshtue rrafshimin e gjuhës. Për këtë qëndrim, ai,
disá muej mbrapa, u përjashtue nga Komiteti Qendror (Plenum i Prillit
1955) dhe, mâ vonë, edhe nga Partia. Teksti dëshmon se Hoxha ishte për
"gjuhën e njësuar", sidoqë jo t'imponueme me dekret. Por me dekret ose
pa dekret, fakti âsht se toskënishtja u imponue si gjuhë zyrtare qysh
prej ditës kur partizanët e Shehut morën Tiranën (nandor 1944). Âsht e
vërtetë se imponimi nuk u-bâ me ngut, dhe se prej nandorit të 1944-s
deri te vendimi i Kongresit të Drejtshkrimit (1972) rrodhën mâ se njizet
vjet. Por gjatë këtyne dý dekadave, tanksi i rrafshimit vazhdoi punën e
vet.
Kështû që, kur u mblodh Kongresi i Drejtshkrimit, ky veç vulosi nji
fait accompli. Vendimi i Kongresit mban firmat e 87 gjuhëtarëvet,
shkrimtarëvet dhe arsimtarëvet, ndër ta edhe Çabej. Pse firmoi Çabej? Ec
e mos firmo, po të duesh. E pëson si Tuku. Ose edhe si i nënshkruemi i
cili, në nji mbledhje t'arsimtarëvet të Tiranës (1945) të kryesueme nga
Ministri i Arsimit t'atëhershëm, Shemshi Totozani, kundërshtoi thezën e
tij për zhdukjen nga tekstet shkollore të Fishtës, Konicës, Skirojt, dhe
të tjerëve 'anmiq të popullit'.
Ká ndodhë mâ se nji herë që, kúr nji komb pushton nji tjetër, pushtuesi
i imponon të pushtuemit gjuhën e vet. Gjuhët romane u zhvilluen shi në
këtë mënyrë nga latinishtja. Por rasti i nji kombi, nji pjesë e të cilit
pushton pjesën tjetër dhe i imponon asáj dialektin e vet duket me qênë
nji tjetër rekord i stalinizmit shqiptar, krahas me rekordin tjetër të
shtetit të parë atheist në historinë e qytetnimit. Alamete të këtilla
nuk mund të mos kenë pasoja. Qysh do ta ndiej veten gjysma e popullit
shqiptar n'atdhé, së cilës i mohohet e drejta me u shprehë në gjuhën e
vet letrare? Ajo do ta ndiej veten të poshtënueme, të përulun në gradën
e qytetarit të klasës së dytë. Diskriminacioni gjuhësor merr nji
karakter klasor, me pasoja ekonomike dhe praktike të ngjashme me pasojat
e ndamjes në klasë shoqnore. Veriori vêhet në gjendje inferioriteti ndaj
jugorit. Ndërsá ky shkruen sikúr flet, veriori nuk shkruen sikúr flet,
atij i dihet të bâjë nji mundim për me kapërcye divergjencën mes së
folmes dhe të shkruemes. Ta zâmë se divergjenca kapërcehet me ushtrim.
Por gjuha letrare nuk përdoret vetëm në shkrim, ajo âsht njikohësisht
gjuha e folun zyrtare. Kjo do të thotë se ndër zyra, shkolla,
radiostacione, mitingje, të folunit bâhet në "gjuhën e njësuar". Këtu
siprania e jugorit ndaj veriorit âsht krejt e dukëshme; toska do ta
flasë "gjuhën e njësuar" me rythmin dhe intonacionin e natyrshëm të
dialektit të vet, kurse gega, sado të rropatet, do të flasë nji
toskënishte të gegëzueme, me timbër hundor dhe theksim të çalë. Pasojat
e sipranisë së toskës ndaj gegës në praktikën e jetës janë gjithashtu të
dukëshme: kúr âsht fjala për nji bursë, nji gradim, nji ofiq, nji titull
nderi, kandidati fitues, në barazí kushtesh tjera, do të jetë ai që
përdorë gjuhën mâ mirë. Âsht fjala popullore: "i pret gjuha shpatë". Por
sot popujt sundohen me gjuhë mâ mirë se me shpatë. Dhe nuk ká dyshim se
në monopolizimin e pushtetit nga toskët gjuha ka luejtë nji rrol
kryesor. Pushtet e gjuhë janë si mish e thue. Pushteti i pushtuesit dhe
gjuha e sunduesit. Ti do të shkruesh si shkruej unë. Dhe kúr të jeshë
para meje, edhe do të flasësh si flas unë. Nji sjellje e tillë nuk mund
të përftojë veçse smirë, mëní, mllef, ndjenja që, në mos shpërthefshin,
mblidhen vënér e prishin gjakun. Toskë e gegë në të kaluemen kanë pasë
mosmarrëveshje, por jo anmiqsí. Politika gjuhësore staliniste ka mbjellë
farën e urrejtjes. Ajo ká krijue pa qenë nevoja, nji problem politik
madhor, pasojat e të cilit do të çfaqen heret a vonë. Ky problem përçân
shqiptarët, minon bashkimin kombëtar. Systemi krahinor vepron si system
klasor; diktatura e proletariatit, qëllimi i së cilës âsht zhdukja e
klasave, përkthehet në sipraninë e qytetarit të klasës së parë mbi
qytetarin e klasës së dytë, njêni kalorës dhe tjetri kál. Parimi i
luftës së klasës, i cili ka vazhdue të trumbetohet nga Tirana edhe mbas
kolektivizimit rranjësor të bujqësisë që fshîni deri edhe hijet e
gjurmavet të fundme klasore ('kulakët'), çfarë kuptimi tjetër mund të
ketë përveç se kuptimit të nji lufte krahinore të maskueme si luftë
klase.

V
Dielli nuk mbulohet me shoshë. Parulla-pallavër e bashkimit kombëtar
gjoja të kërcënuara nga përmendja e fjalëvet 'toskë' e 'gegë' i ka
kâmbët e shkurta. Toskë e gegë ká pasë qyshkúr ká nisë të mbrûhet kombi
shqiptar, dhe do të vazhdojë më pasë edhe kúr dialektet të shkrîhen në
nji gjuhë të përbashkët, mbasi ato emërtime janë gjeografike përveç se
historike. Por dialektet do të shkrîhen shkallë-shkallë, si rrjedhim i
nji procesi të natyrshëm, i cili nuk mund të planifikohet si planet
ekonomike pêsëvjeçare, ose të 'normalizohet' me receta magjistricash dhe
brisqe xherahësh.

Gjuha shqipe âsht nji gjuhë me dý dialekte (tue përfshí arbërishten në
toskënishten). Bidialektizmi âsht nji pajë e gjuhës shqipe që e dallon
atê nga shumica e gjuhëvet tjera indoeuropiane. Për sá dij unë, vetëm
norvegjishtja ká, si shqipja, dy gjuhë letrare. Norvegjezët, si popull i
kulturuem që janë, nuk kanë imponue njênën mbi tjetrën. Çfarë dâmi ká
pasë Shqipnia se ká vazhdue me pasë dy gjuhë letrare? Le të më përmendin
kostallarët edhe vetëm nji fakt historik që dëshmon se shqiptarët janë
anmiqsue për çâshtjen e ndryshimit të dialekteve. Kristoforidhi,
elbasanas, përktheu ungjillin gegënisht dhe toskënisht. Komisia Letrare
Shqipe, e themelueme në Shkodër me 1916, misat e së cilës ishin gegë
(Pekmezi, Xhuvani, Gurakuqi ndër tjerë) bâni hapin e parë të
standardizimit të gjuhës letrare, tue vû si bazë dialektin e Elbasanit.
Por ky kriter qe tendencial, jo normativ; dhe në rezolutën e vet (1917),
Komisia përcaktoi tiparet e të dý dialekteve, tue vendosë rregulla
orthografike për të dyja. Pasoja konkrete e këtij hapi të parë drejt
standartizimit qe, jo standardizimi i gjuhës letrare shqipe, por fillimi
i standartizimit të gegënishtes letrare, i cili, qysh atëherë, nisi të
pritet drejt nji gegënishteje së mesme, e që âsht gegënishtja letrare e
sotme. Kjo gegënishte nuk âsht as ajo që flitet në Shkodër, as ajo që
flitet n'Elbasan ose në Tiranë, por diçka e ndërmjeme, nji koinë e cila
përfshînë tipare karakteristike të toskënishtes, në radhë të parë
përdorimin e zanores ë. Kjo zanore, e cila âsht thuejse zhdukë nga
dialekti gegë, por që ruhet mirë në dialektin toskë, ndikon në
ndryshimin e rythmit dhe të kadencës së dý dialekteve. Tue pranue me
shkrue nji zanore e cila nuk shqiptohet në gegënisht në fund të fjalës,
gegënishtja letrare i âsht shmângë parimit që gjuha e shkrueme duhet të
ndjekë gjuhën e folun, parim i cili ká vazhdue me qênë boshti i
orthografisë shqipe së paku që nga Komisia Letrare Shqipe e deri te
Kongresi i Drejtshkrimit. Shmangëja në fjalë âsht nji koncesion madhor i
gegënishtes letrare për hír t'afrimit shkallëzor të dý dialekteve. Vetëm
ky koncesion, pá përmendë tjerë minorë, peshon në kandarin e statistikës
shumë mâ tepër se të gjitha cikrimet fonetike gegënishte t'adoptueme nga
"gjuha e njësuar". Dhe ky lëshim i gegënishtes letrare âsht bâ
bujarisht, pá kërkue shpërblime nga âna e toskënishtes letrare, e cila
ká vazhdue të zhvillohet dhe të njisohet pá bâ lëshime.
Qysh para se të sanksionohej përdorimi i "gjuhës së njësuar", kasnecat
e toskënishtes janë përpjekë me provue me statistika se letërsia
toskënishte âsht sipërore ndaj letërsisë gegënishte. Statistikat e tyne
përjashtojnë letërsinë fetare me arsyetimin e nënkuptuem se shkrimet
fetare nuk quhen letërsí. Meshari i Buzukut nuk hýn, sigurisht, në
beletristikë. Por cila vepër e beletristikës shqipe mund të krahasohet
me tê? Letërsia shqipe zên fíll me këtë vepër liturgjike gegënishte, dhe
vazhdon e tillë për mâ se nji shekull e gjysëm, deri me gramatikën e
parë të shqipes (1555-1716). Ndjekë fíll mbrapa letërsia
arbërishte-toskënishte, e cila vazhdon deri në shpalljen e pamvarësisë
((1592) 1731-1912). Me periudhën e Zgjimit që nisë me Lidhjen e
Prizrenit (1878-1881), të dy letërsitë zânë të zhvillohen paralelisht,
tue ndikue njêna tjetrën. Tue marrë si datë konkrete të këtij
paralelizmi vjetin e parë të botimit të revistës Albania të Konicës
(1897), në të cilën ballafaqohen shkrime gegënishte dhe toskënishte,
deri te Kongresi i Drejtshkrimit i vjetit 1972, janë plot trí të katërta
shekulli. Ky kongres resiti nga historia trí të katërta shekulli
zhvillimi paralel të gjuhës letrare. Arsyeja? "Nji komb, nji gjuhë".
Paskemi pasë na dý gjuhë shqipe në të kaluemen? Si duket, po; njêna për
çirakë, tjetra për ustallarë. Gegë e toskë nuk paskan qênë njisoj
shqiptarë? Si duket, jo; shqiptarët e vërtetë janë kostallarë.
Kanë kalue kohnat kur shkodrani, korçari, dhe prizreniani hallakateshin
pse njêni i donte vetë të fërgueme, tjetri të tiganisura, dhe i treti të
përzhituna. 'Tigan' ose 'fultere', 'kapedan' ose 'kapidan', këta dublonë
e këto variante nuk prishin punë derisá folësit kuptohen mes tyne. Në
praktikën e shkrimit disá rregulla uniformiteti janë t'arsyeshme për me
ju shmangë pështjellimit, dhe këto rregulla janë vendosë e zbatue me
kohë në të dý dialektet letrare. Nuk âsht arrí nji uniformitet i plotë,
shkrimtarët janë lânë të lirë me zgjedhë. Dhe kjo ka qênë nji methodë e
urtë, mbasi gjuha âsht gjâ e gjallë, e lëvizshme dhe jo rrallë tekanjoze
që nuk kalleposet lehtë. Kúr nji gjuhë si italishtja me nji histori
shumëshekullore ende paraqet luhatje në fonema dhe morfema, qysh mund të
pretendohet që shqipja të standartizohet me norma? Unë, për veten time,
nuk vê njênën gjuhë letrare mbi tjetrën; secila sosh ká meritat e veta,
dhe të dyja bashkë përbâjnë një gjuhë, e cila, kúr të rritet dhe të
zhvillohet plotësisht, do të jetë e zonja me shprehë gjithçka shprehin
gjuhët mâ të përparueme. Kur u largova nga atdheu, gjatë qëndrimit tim
në Sarajevo (1958), përkëtheva shqip lyrikën latine. Në parathanien e
kësaj pune (që ká mbetë dorëshkrim) gjêj këtë faqe që shprehë nji
pikëpamje e cila nuk ká luejtë mbas gati tridhetë vjetësh:

Përkthimet e këtij libri janë bâ në të dý dialektet e shqipes. Arsyet
për këtê lexuesi do t'i gjejë të zhvillueme mâ gjânë te "Shënime mbi
metrikën". Por disá gjâna mund t'anticipohen qysh këtu.
Asht nji fat, jo nji fatkeqsí, si mendojnë disá, që shqipja ká dý
dialekte, të vlerënjishme. Këto nuk janë aqë larg njêni tjetrit sá me
përftue rrezik përçamje' kombëtare; por janë mjaft të dalluem sá me
përbâ dy gjuhë letrare të veçanta, me dobí të madhe të letërsisë dhe të
kulturës kombëtare. Vetëm njerëz të kufizuem, të cilët shohin nji ideal
n'idhunin e nivelimit, pá i peshue gjatë pasojat e tija, vetëm ata mund
të sëkëlldisen nga kujdesi qysh me përpi njenin dialekt në tjetrin. Nuk
mund ta díj a do të ketë nji evolucion të dý dialekteve kah nji synkrazë
e ardhëshme. Por kjo perspektivë e mundëshme nuk do të më gëzonte fort.
Unë kundroj me sympathí nji gjendje, si kjo e sotmja, kur nji Shqipní e
vogël - shembull fort i rallë n'Europë - âsht e zonja me u shprehë në dy
gjuhë letrare. Ky âsht nji shenj pasunie kulture që na shquen, cilido
qoftë shkaku i tij.
Gegënishtja dhe toskënishtja plotsohen në fushën letrare në nji mënyrë
fatlume. Ká gjâna që njêna i thotë mâ ândshëm, tjetra mâ fuqishëm. Në
përkëthimin e poetëvet latinë, përkëthyesi, tue marrë parasysh natyrën e
veçantë të lyrikës së secilit ka shkue tue përdorë herë njênin herë
tjetrin dialekt. Ai e ká dhânë Lukrecin gegënisht pse gëgënishtja ká
forcën e duhun për hovet vigane të mendimit dhe për trandjen e
gjithânëshme të shpirtit. Gjithashtû, hekzametrit lukrecian, ende të
papunuem mirë, ende t'ashpër, mâ mirë i përshtatet nji farë ashpërsie
hijerândë e gegënishtes, që ká shembullesën e vet fyzike te alpet e
madhnueshme të Veriut. Vergjilin, përkundër, e ká përkëthye toskënisht.
Jo pse ai nuk mund të përkëthehet edhe gegënisht; por ajo diçka e
vagullt dhe fluide që âsht në poezinë e tij, shtrîhet mâ mirë në
toskënishten. Mund të përkëthehet Eneida, po, në gegënishten; por idylat
e Arkadjes dhe piktura e jetës fusharake mund të jepen mâ bukur në
dialektin në të cilin u shkrue Bagëti' e Bujqësija.
Poezija elegjiake âsht përkthye e tâna toskënisht, me përjashtim të
Propercit... Atë styl nervoz të tijin, të pështjelluem të pabarabartë,
me hove disá herë sublime, vetëm gegënishtja mund ta japë si duhet. Por
Tibuli âsht në shtëpinë e vet në toskënishten sá asnji tjetër: rythmi i
mendimit të tij, i derdhun, i hapun, i âmbël si në váj, gjênë në
toskënishten mjetin e përshtatshëm të shprehjes (ff. 4-5).
(Ky artikull u shkrue gegënisht në shenj proteste. Nji herë tjetër
mendoj t'i përveshem punës për tëharrjen e "gjuhës së njësuar", tue
specifikue mungesën parimore dhe të metat methodologjike ne përpilimin e
trí veprave kryesore që dokumentojnë procesin e "njësimit":
Drejtëshkrimi i gjuhës shqipe (1973), Fjalori drejtshkrimor i gjuhës
shqipe (1976), dhe Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (1980), që të tria
të hartueme nën drejtimin e Androkli Kostallarit. Jo pá të drejtë "gjuha
e njësuar" âsht quejtë kostallariane. Emni i përshtatshëm âsht "gjuhë e
shtërzuar" A.P.).







marre nga faqja ne web, Bota Letrare.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 19-9-2003 nė 08:47 Edit Post Reply With Quote
Nuk mė duket se problemi asht te gjuha, por tek raporti qė na vendosim me te

Letër e hapun e Adrian Pacit drejtue botuesit të gazetës “Java” Migjen Kelmendit




Ajo gjetja jote për ‘talebanët e gjuhës’ asht mjaft e fortë aq sa ta ka kopjue edhe Sali Berisha në parlament kur don me sha socialistat, por nëse monumentet e shkreta të Budës u thërrmune nën predhat e talebanëve, gjuha qe ku asht e na po e flasim e po e shkruejmë prapë. Aty asht Frang Bardhi, Gjeçovi, Fishta, Koliqi, Migjeni (ai tjetri), Camaj, e sa e sa të tjerë që sot studjohen në shkolla e bashkë me ta studjohet edhe gjuha e tyne. Monumenti i Budës u thërrmue, por gegnishtja që ti vazhdon me e shkrue te “Java” nuk ka dekë, e sot nuk mundet kush me folë për situatën kulturore të Kosovës pa e konsiderue risinë që kjo gazetë ka futë në debatin kulturor shqiptar. Pra, gegnishtja nuk asht shkatërrue



ADRIAN PACI

Tung Migjen,

Gjithmonë e kam pasë problem me ia thanë italianëve përkthimin në shqip të përshëndetjes “Ciao”. ‘Tungjatjeta”, tingëllonte jashtëzakonisht e komplikueme për ta, e njikohësisht shumë e gjatë për me kenë simotra në shqip e ciao’s italiane (të njajtin problem kishte me pasë edhe përkthimi i përshëndetjes anglisht ‘hi’), deri sa nji ditë, për fat të mirë (a të keq t’emin), u njoha me Erzen Shkolollin, i cili më shkruente e-mail, e mbas emaili me subjektin “TUNG”.

Tung, pra, Migjen,

Nuk na ka qëllue me ndejtë shumë bashkë e megjithate më duket sikur njihemi prej kohësh.Ti ke pa videot e mia para se me u takue me mu, e une kam mbajtë në duer shkrimet e tua ma gjatë se ato pak orë që kena pasë rast me kalue bashkë. Kot me e mbajtë të fshehtë admirimin që kena për shoqi-shojn, e se bashkë ndajmë me njani-tjetrin shumë gjana ndoshta na vjen ma lehtë me diskutue edhe për pozicionet e ndryshme a të kundërta që mund të kena.

Une e di se ti ke do kohë që e ke marrë flamurin e gegnishtes në Kosovë (e në fakt këte letër po ta shkruej në gegnisht). Nuk jam aq i lujtun mendsh me iu futë sot nji debati me ty për gjuhën. Jo se po trembem prej teje (hijen e randë e ke, por gogol nuk je ba ala), por kur ti po vuen prej kompleksit të kompetencës, aq ma teper une, që jam shkollue për pikturë, nuk kam sesi me përballue nji debat të tillë. Kompetencat e mia në gjuhësi mundem ma së shumti me ia shpreh Erzenit, kur më nisë mesazhe me gabime sintakse a gramatike, por me ty nuk du me ba sot nji debat për çashtje gjuhësore. Po, për çka tjetër mundet me debatue njeriu me ty sot, pos se për gjuhën?

Fjalët e Mehmetit, kur po të kërkojsha nëpër rrëmujen e mbramjes në Vienë, mes zhurmës së muzikës dhe tallavisë: ”Nuk e di se ku asht Migjeni, por shih se kushedi se kujt po i flet për gegnishten”, më janë kujtu sa here e kam qeshë me vedi kur po mendojsha këte letër.

“Shkon gjuha ku dhemb dhami”, thona na. E në rastin tand, duhet me thane se dhami i jot i sëmurë asht pikërisht gjuha. Ti në shkrimet e tua ban nji afirmim shumë të randësishëm kur thu: “Nuk ka gjuhë të mirë e gjuhë të keqe”. Plotësisht dakort. Gjuha asht nji konvencion për me komunikue. Gjuha nuk asht e shejtë, nuk asht e paprekshme, duhet respektue doemos, por nuk meriton asnji adhurim. Mundesh me folë e me shkrue me gabime nji gjuhë, mundesh me e shkrue e me e folë keq e përdreq, por nuk ekziston gjuhë e denjë e gjuhë e padenjë, e meritueme dhe e pameritueme me u folë e me u shkrue. Po atëhere, ku asht problemi? Me sa kam kuptue une Migjen, problemi asht se në Kosovë, për arsye që dihen tashma, e që ti bukur mirë i shtjellon në librin tand “Carere Patria”, gjuha e njisueme ishte, si të thuesh, prologu i Shqipnisë së njihsueme, ishte ai moment magjik ku shqiptarët, këtej e andej kufinit, ndiheshin Nji, ishte andrra e bukur për të cilën ia vlen me ba sakrifica të pafundme. Ishte as ma shumë e as ma pak se nji tabu, prekja e të cilit mujte me vu kedo para rrezikut me u përbuzë si tradhëtar. Asht me të vërtetë prekëse të jesh përballë ndjenjave të tilla Atdhedashëse, por, siç e ke kuptue mirë, këto lloj ndjenjash ishin veç tjerash edhe fryt i nji deformacioni ‘moskomunikimi e keqkuptimi të madh’. Udhëtimi yt në Shqipni ta rrëzoi mitin e Atdheut e të vuni para realitetin e hidhun. Iluzioni i lëshoi vendin deluzionit, e miti t’u shkërmoq para syve tuj të lanë nji shije të hidhun zhgënjimi.

E bashkë me mitin e shtetit Amë, t’u shkërmoq para syve adhe ajo për të cilën ti deri atëhere nuk kishe dyshue, miti i gjuhës së njisueme. Pra, problemi nuk asht gjuha në vetvedi, problemi asht se muri mes Kosovës e Shqipnisë e kishte kthye gjuhën në nji tabu për kosovarët, e ti fort mirë e kuptove sapo e kapërceve këte mur se ky ishte nji tabu i rrejshëm, iluziv, e bile i rrezikshëm për emancipimin e shoqnisë kosovare. Çfarë i duhet ma mirë nji njeriu, që për vokacion ka kreativitetin e lirinë individuale, se të përballunit me nji argument të tillë? Ti mirë e kuptove se ky ishte momenti yt dhe ia nise luftës. Nuk asht problem gjuha Migjen, problem janë ata që nuk dinë me pasë me gjuhën nji raport normal, real, e jo inferior. E mue po më duket se jo vetëm adhurimi i dikurshëm për Shqipninë, e si rrjedhojë edhe për gjuhën e njisueme, por edhe kjo luftë që i ke shpallë gjuhës së normës, asht veç tjerash edhe shejë e moslirimit nga efektet e këtij inferioriteti. Them nga efektet, mbasi mendoj se inferioritetin e dikurshëm, që aq bukur e përshkruen në librin tand (e që mue më kujton inferioritetin tem në kontaktet e para me Italinë), e ke superue e bile aq e ke superue sa herë herë më dukesh se ke kalue në ekstremin tjetër, e nuk e di pse por thonë se shpesh ekstremet puqen.



Kurthi “Na” dhe “Ju”



Mos kujto se për ne që jetojshim në diktaturë, të paveshun e në rradha për djathë e kortodha, ishte ndonjë kënaqësi me ditë se në Kosovë e mendojnë Shqipnin ‘Zojë të rande’. E nuk asht prap ndonji kënaqësi me ndi shfrimet e atyne që, mbasi e mendojshin Zojë të randë, e zbuluene se ishte nji grue e përdalun e kaq u mërzitën nga ky zhgënjim sa nuk lanë gja pa i thanë. Por, une nuk due me e futë diskutimin tonë në kurthin “NA e JU”, mbasi mendoj se kjo kishte me kene nji rrugë pa krye e pa bereqet.

Ajo që përsëri du me theksue asht se luftën tande kundër normës nuk mundem mos me e pa si luftën e njeriut që ka vendosë me i shpallë luftë individuale tabusë kolektive, mbasi e ka prekë me dorë, e ka provue se asgja shejte nuk ka në te, e ka pa se asht nji zot i rrejshëm, nji idhull për me u rrëzue. Asht kjo e jotja nji betejë si kundër inferioritetit kosovar për gjuhen e njisueme, ashtu edhe kundër prepotencës tiranase që qelbet prej fobisë. Sepse, duhet me pranue se nuk kishte vetëm nji tabu të gjuhës së njisueme në Kosovë, por edhe nji pranim të detyruem me forcë të saj në Shqipni. Rrethanat e kishin ba gjuhën e njisueme të ishte e paprekshme, e padiskutueshme, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipni.

Nuk asht puna te gjuha, gjuha asht vetëm preteksti që rethanat e veshën me petkun e nji tabuje të paprekshme të cilën ti, jo vetëm me argumenta, por mbi të gjitha me vokacionin tand, ke vendosë me e sfidue.

Rreth teje sillen besimtarët e verbër të këtij idhulli dhe të mallkojnë, por ti në vend që të trembesh merr guxim ma tepër, e bash në këto mallkime gjen vërtetimin se sa e deformueme asht marrëdhania e besimtarëve të verbër ndaj këtij religjioni falls, e i provokon besimtarët e këtij farë religjioni; u flet për “fene e të parëve” që ata kanë lanë mbas dore në shkëmbim të “fesë tjetër” që për ma tepër, asht “feja” e nji tirani, që i ka sundue me gjak e dhunë. E këtu më duket se fillon momenti jot ma demagogjik. Për me ia mbushë mendjen gegëve se duhet me shkrue e me folë gegnisht, përdorë si argument faktin se gjuha letrare asht pjellë e diktaturës, e meqë diktatura ishte nji e keqe për kombin shqiptar, edhe gjuha që ajo vendosi asht nji gjuhë e keqe, duhet ndrrue.

Po a ishe ti Migjen ai qe thojshe se nuk ka gjuhë të keqe e gjuhë të mirë?

E shkruen edhe ti vetë se shumica e gjuhëve të njehsueme janë ba nën dhunën e despotëve e diktatorëve, prandaj më duket vërtet demagogji me e sulmue gjuhën e njehsueme shqipe me kësi argumentash. Jam plotësisht me ty kur e shkruen gegnishten, kur ve në diskutim absolutizmin e normës, kur ve në lojë mitin e adhurimit për njisimin gjuhësor, por edhe kur bërtet për efektet e kompleksit të inferioritetit qe u krijohen kosovarëve nga vështirësitë me gjuhën e njisueme, por nuk të ndjek në denoncimin denigrues që i ban normës sikur ajo të ishte nji e keqe, nji smundje prej se cilës mund të dilet vetëm tuj e luftue me kurën e gegnishtes. Gjuha asht nji konvencion Migjen, e ajo vlen për me komunikue. Këtu ku jetoj une, ba me i ba bashkë nji bergamask, nji napoletan e nji sard, e me i vu me folë në dialektin e tyne, i bijnë njani thundrës e tjetri patkonit, prandaj kanë ra në ujdi me folë italisht.

Çabej pat sugjerue elbasanishten si bazën ku mund të themelohej gjuha e njisueme, për të vetmen arsye se aty tosknishtja tuj komunikue me gegnishten ia kishin zbutë cepat njena-tjetrës, tue u sfumue në njena-tjetrën. Nëse jemi të mendimit se shqiptarëve u duhet nji kod komunikimi mes vedi, e kjo në fund të fundit asht thelbi i çashtjes kur flitet për gjuhën e njisueme, duhet thjesht të rrisim komunikimin, të rrimë ma shumë me njeni tjetrin, të flasim me njeni-tjetrin për muzikë, për raki, për femna, për filosofi, pa ndjenjë superioriteti e inferioriteti, pa pasë nevojë me përkthy toskën në gegë e gegën në toskë, e meqë kena me dashtë me u kuptue kena me u mundue me kenë të kuptueshëm për tjetrin, e kena me kërku të folmen që na afron ma tepër, kena me shkëmbye shprehje e fjalë e ndoshta edhe kena me qeshë me shoqi-shojn për mënyrën si njeni thërret diçka, e si i thotë tjetri të njajtës gja. Une mendoj se sot shqipja e ka nji kod komunikimi, e ky kod asht gjuha e njisueme. Por, une nuk besoj se ky kod asht i paluejtshëm e i pandreqshëm. Une mendoj se gjuha asht nji organizëm i gjallë që nuk mund të mbyllet në arkivolin e nji udhëzimi për drejtshkrim. Ndoshta gegnishtja, që për arsye politike u përjashtue në masën ma të madhe nga formulimi i këtij kodi, ka nevojë të jetë ma prezente në te, e pikërisht për këte duhet që sot gegnishtja të shkruhet nga shkrimtarë e poetë, e ti i dashtun Migjen të vazhdosh me “Javën” me ushqye komunikimin mes gegnishtes e tosknishtes, jo për ta ba gazetën tande flamur lufte kundër gjuhës së njisueme, por për ta ofrue si nji hapsinë ku norma e njisueme dhe gegnishtja takohen e flasin për art, politikë, kulturë, seks e receta gatimi.

Siç e din, une kam le në Shkodër e me folë e me shkrue gegnisht për mue nuk asht aq e zorshme. E gegnishtja nuk asht për mue vetëm gjuha me të cilën më ka folë gjyshja, por janë vargjet që qysh i vogël i kam lexue e mësue përmendësh të Fishtës, Mjedës, Migjenit (atij tjetrit). Asht gjuha e Hyllit të Dritës që lexojsha tinzash, e ku përveç gjuhës kam marrë edhe leksionet e para të nji mendimi ndryshe. Prandaj, i dashtun Migjen, jam krejt dakort me ty kur e shpall luftën tande për gegnisht, veç të tjerash, si nji betejë për të “drejtën me kenë i ndryshëm, pa u shpallë tradhëtar, përçamës”. Larg qoftë që une me të shpallë ty tradhëtar apo përçamës. Përkundrazi, mue veç po me vjen keq që si shumë po merresh me kësi budallajsh që gegnishten tande po e shohin si diversion anmiqësor kundër Atdheut. Hiqju Migjen kësi debilash e mos u merr shumë me ta, se hup kohë kot.



Joautenticiteti kosovar mbrenda normës



Në këte letër që ta kam nisë i kam mëshue shumë faktit se beteja jote kundër normës asht beteja e nji individi kreativ e antikonformist kundër nji norme të ngritun në tabu e të mbrojtun me fanatizëm nga nji grup njerëzish që nuk dinë me mendue ndryshe e nuk guxojnë me thurrë nji mendim kritik. Megjithate, duhet ta pranoj se tue i lexue shkrimet kam vu re se përtej penës së mprehtë të intelektualit antikonformist, ka në betejën tande nji dhimbje e nji piskamë të sinqertë për fatin e atyne kosovarëve që moszotnimi i normës i banë me kenë të tulatun e të mbetun. Sigurisht që ky asht nji deformim serioz, por une nuk due me besue se gega i Kosovës asht i ndryshëm prej gegës së Shqipnisë në marrëdhanien e vet me gjuhën e njisueme. Nese une shkodrani e kam studjue gjuhën e njisueme në shkollë, e kam folë në Universitet, e kam shkrue e nuk kam kenë fallc, pse atëhere kosovari duhet me u konsiderue si i pamujtun me e ba nji gja të tillë? A mos vallë ka diçka në natyrën e tij që ia ndalon këte gja? Pse Ridvan Dibra apo Stefan Çapaliku (dy emna shkrimtarësh të mirë e miqsh tonë nga Shkodra), shkruejnë gjuhën letrare pa pasë problem se janë të palexueshëm në Tiranë, kurse shkrimtarët e Kosovës vuejnë nga nji problem i tillë palexueshmënie? Më fal Migjen, por une nuk besoj se ka në natyrën e kosovarit diçka që e pamundëson nji zotnim të plotë të gjuhës së normës. Une nuk di me i dhanë përgjigje tjetër këtij dallimi mes gegësh në raport me gjuhën e normës pos faktit se gegët e Kosovës, për shkaqe që dihen, kanë jetue të ndamë nga komunikimi gjuhësor me Shqipninë, kanë jetue nën nji regjim që e ka pengue studimin e gjuhës shqipe, dhe kanë ba pjesë në nji shtet sllav-folës që nuk ka lanë pa ndikue edhe në gjuhën e shqiptarëve të Kosovës. Kishte me kenë groteske që une këtu me sugjerue zgjidhje e me shkop magjik me dhanë përcaktime mbi nji situatë kaq komplekse si ajo që ti përshkruen, por nuk e di pse une rrugëdaljen e shoh vetëm te rritja e komunikimit, tue pasë për bazë gjuhën e normës pa e konsiderue si herezi, e bile tuj kultivue edhe gegnishten.

Dy fjale ma shumë për inferioritetin


Nuk më duket se problemi asht te gjuha, por tek raporti që na vendosim me te. Sigurisht që po ta mveshim gjuhën me nji domethanje simbolike, pra, po ta konsiderojmë ate si simbol i diçkaje tjetër e po ta perdorim për qëllime patriotike e politike, ajo do të jetë ma shumë se asht, nji kod komunikimi, e do të bahet argument beteje e lufte ku në fund të fundit gjuha do jetë vetëm preteksti. Kur ti shkruen në librin tand “Carere Patria” se kosovarët ishin Të Shituem Utopie, e kjo utopi kishte emnin “Shqipëri”, une të kuptoj fort mirë. Edhe na në Shqipni kena pasë të shituemit tonë e jo vetëm ata që ti quen ‘të shituem utopie komuniste’, jena kenë të shituem edhe prej utopisë perendimore. Më kujtohet se si frekuentojsha me kënaqësi familjet e disidentave të komunizmit e rrija me fëmijët e tyne, e në msheftësi flisnim për …mendo pak …“Festivalin e Sanremos”. A e kupton Migjen, çfarë transgresionit….Zhgenjimi yt prej Shqipnisë mue më kujton e më ngjason si dy pika uji me zhgënjimin tem fillestar prej Italisë. E pra Migjen, mue Italia nuk ma kishte pikën e fajit. Fajin e kishte pikërisht ajo ndamja e mungesa e komunikimit, që ma kishte deformue vizionin e më kishte ba me kenë inferior e i topitun para nji realiteti që aq e kisha andrrue sa nuk mujsha me e pranue ashtu të vërtetë, siç ishte para syve të mi.

Kështu, pra, nuk e ka fajin Skanderbeu i Krujës pse kosovarët e presin me brohoritje kopjen e tij në Prishtinë, e as skulptori që e ka ba, njashtu siç nuk e ka fajin as Kadareja pse kur vjen në Kosovë njerëzit i përulen si të ishin besimtarët iranianë para Ajatollahut. Nganjihere mitet na i krijojmë nga nevojat e mungesat tona, ma shume sesa mitet vetë na imponohen.Të njajtën gja mundem me e thanë edhe kur i luftojmë ato. Ma shumë se Miti na intereson akti i luftës karshi tij, rebelimi. Une nuk du me besue se midis adhurimit nënshtrues dhe rebelimit nuk mund të ketë nji raport tjetër ma të natyrshëm dialogu e analize kritike, që nuk mbetet viktimë e komplekseve mitizuese që dashtë e padashtë krijojnë raport inferior. Kur flas për inferioritet, une kam parasysh as ma shumë e as ma pak se ato që ti shkruen në librin tand, e që ka të bajë me nji situatë ku rrethanat nuk na lejojnë me pasë me realitetet rreth nesh raporte të natyrshme. Por, na i deformojnë vizionet si Don Kishotit që mullinjtë e erës iu dukshin anmiqë të rrezikshëm. E viktimë e këtij deformimi nuk je sigurisht vetëm ti e as vetëm shqiptarët e Kosovës në lidhje me shqiptarët e Shqipnisë, por edhe vice-versa, e këtu nuk po du me e lanë jashtë edhe vedin. Komplekset e krijueme nga moskomunikimi mundena me i kapërcye vetëm tue i hjekë gardhet ndamës, e kjo letër e gjatë nuk asht tjetër vetëm nji përpjekje e vogël në këte drejtim.

Të ndyshojmë normën

Pra, u morëm vesht, se norma nuk asht e shejtë e nuk asht e pagabueshme. Po pse pra atëhere të mos e ndryshojmë normën? Aq ma tepër që ajo iu imponue gjuhës shqipe nga dhuna e nji diktatori? Po mundohem me shpjegue me pak fjalë pse une nuk e shof zgjidhjen te ndryshimi i forcuem i normës. E para, une nuk besoj në nji gjuhë “mushkë”, as gegnisht e as tosknisht, as mish as peshk, as mashkull as femën. Kjo lloj gjuhe kishte me kenë njilloj e huej për kosovarin ashtu si për matjanin e mallakastritin, e nuk kishte me e zgjidhë problemin nëse bjen me parashutë prej nalt. Mundësia tjetër, ndryshimi i roleve: gegnishtja gjuhë zyrtare e tosknishtja dialekt i përjashtuem – më duket nji perspektivë që nuk arrihet pa gjurulldina, përmbysje e ngatërresa që kishin me na futë edhe nji here në vorbulla destabilizuese.

Ajo gjetja jote për ‘talebanët e gjuhës’ asht mjaft e fortë aq sa ta ka kopjue edhe Sali Berisha në parlament kur don me sha socialistat, por nëse monumentet e shkreta të Budës u thërrmune nën predhat e talebanëve, gjuha qe ku asht e na po e flasim e po e shkruejmë prapë. Aty asht Frang Bardhi, Gjeçovi, Fishta, Koliqi, Migjeni (ai tjetri), Camaj, e sa e sa të tjerë që sot studjohen në shkolla e bashkë me ta studjohet edhe gjuha e tyne. Monumenti i Budës u thërrmue, por gegnishtja që ti vazhdon me e shkrue te “Java” nuk ka dekë, e sot nuk mundet kush me folë për situatën kulturore të Kosovës pa e konsiderue risinë që kjo gazetë ka futë në debatin kulturor shqiptar. Pra, gegnishtja nuk asht shkatërrue.

Une ma mirë e preferoj nji gegnishte që e ushqen trungun e gjuhës shqipe në transformimin që kjo ka me e pësue gjatë kohnave, sesa nji gegnishte që merr në dorë frenat e gjuhës zyrtare tuj qitë jashtë tosknishten e sotme, ashtu siç ban nji fitimtar kur ia heq nga dora pushtetin kundërshtarit. Ti thu se je për respektin ndaj të ndryshmit, Tjetrit, e kjo përban nji cilësi europiane përkundër enverizmit të ndonji akademiku kosovar. Atëhere le ta kultivojmë gegnishten tonë si diçka tjetër karshi normës, jo të kundërt me te, por thjesht disi të ndryshme prej saj. Le ta shkruejmë e ta flasim pa krijue mure ndamëse me gjuhën e standartizueme, por tuj synue komunikimin me te, e nga ana tjetër, të pretendojmë nji gjuhë të njisueme që nuk asht dialektofobe, por që i mbanë të hapuna dyert e dritaret për prumjet e dialekteve. Mandej, ndoshta kanë me dalë do gjuhëtarë që kanë me u mbledhë prapë në ndonji kongres e kushedi se në çfarë përfundimesh kanë me mbrrijtë…

Para do ditësh mora nji mesazh nga Anri Sala që mbyllet me përshëndetjen TUNG. E, TUNG më tha edhe Muka kur më mori në telefon herën e fundit për Bienalen.



Tung, pra, Migjen!


Marre nga Revista JAVA





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 19-9-2003 nė 08:51 Edit Post Reply With Quote
Magjia e matrixit enverian bie nė atė moment kur shkruhet dhe publikohet Gegnishtja

Përgjigje letrës së hapur të artistit Adrian Paci






Unë e kam një etalon me të cilin mund ta dalloj Europianin nga Enveriani. Ky është raporti ndaj Gegnishtes. Me qëndrimin e drejt ndaj kësaj çështje unë e mas sot një intelektual shqiptar. Sa pak më dalin në Shqipëri, sikur ta dije i dashur Adrian. E për Kosovën e shkretë…çfarë të të them…me cilat fjalë ta vajtoj…nuk kam fjalë për të. E vetmja figurë që më bie në mend është ajo e Pinokios. Intelektualët Pinokio të Kosovës, as e kanë kuptuar se janë prej druri…



I dashur Adrian,



Vendosa të të shkruaj në standardin e vitit 1972 nga shkaku se ti kishe marrë ngenë të më shkruash në gegnisht. Të shkruaj sa për të të thënë se unë njësoj e dua dhe e çmoj tosknishten, që me këtë standard të vitit 72 ka pasë fatin të kodifikohet. Njësoj si gegnishten. Dhe, nuk e shoh të ndarë gjuhën shqipe as nuk e përjetoj të ndarë njashtu si kanë mundur ta përjetojnë ata që e kanë dëmtuar e damkosur me vendimet e vitit 1972, duke i theksuar e çimentuar kështu fatalisht një dorë diferencash të vocërra, që i bëjnë të dallohen këto dy dialekte të shqipes. Dhe, pajtohem me ty, n’e paçin lënë jashtë, sado e kam të zorshme për ta kuptuar si mund të lihet jashtë Gjuha Amtare e përafërsisht katër milionë njerëzve, gegnishtja ja tek është, thua ti, e gjallë, flitet….

I dashur Adrian, kjo që duket kaq e natyrshme, se ti më shkruan mua gegnisht dhe unë e kam mundësinë dhe guximin ta botoj këtë letër tënde në këtë gjuhë, ky është përjashtimi më i madh që i ka ndodhë kulturës shqipe në 30 vjetët e fundit, dhe përjashtimi më i madh që ka mundur t’i ndodhë kulturës së mediumeve shqiptare prej vitit 1972 e deri sot. E sheh se sa e natyrshme do të ishte sikur ti të më shkruash gegnisht dhe të mos e kesh problem ta botosh kudo që ti kishe dëshiruar. Por, për fatkeqësi të kësaj kulture dhe gjuhe, kjo letër e shkruar në gegnisht, sot për sot, e ka vetëm NJË mundësi botimi në tërë hapësirën shqiptarofone – në gazetën JAVA të Prishtinës. Dhe, besomë, për këtë e ndjej veten shumë krenar. Të ndihmosh që botimi dhe shkrimi i nji gjuhe të bëhet një gjë e zakonshme për një kulturë.

Por, thuaj ti, çfarë u fshihka brenda një gjuhe sa njerëzit të frikohen aq shumë. Çfarë paskësh të ligë e të rrezikshme, të mos them monstruoze (sepse edhe ashtu dinë ta përjetojnë në Tiranë e në Prishtinë gegnishten) brenda një gjuhe, sa ta bëjë ta zëmë akademikun dhe linguistin Rexhep Ismjali të tutet nga shkrimi dhe botimi gegnisht? E ke zënë bukur kur thua se, jo në gjuhë nuk fshihet asgjë, ka diçka në kokat tona, në formimin dhe edukimini tonë, në raportin tonë ndaj gjuhe që na bën të tutemi? Por, për këtë më vonë.

Ideja europiane

Aq shumë kam shkruar për këtë çështje për këto vite, i dashur Adrian, sa më duket se do përsëritem edhe në këtë letër. Moti kam ndërprerë të argumentoj e të debatoj. Koha e argumentimit ka kaluar. Kjo është koha e të shkruarit dhe e të botuarit. Që shpresoj se shumë shpejt do krijojë konditat për një kodifikim të saj. Por, e respektova letrën tënde dhe përgjegjësinë tënde edhe qytetare edhe intelektuale. Në shembullin tënd dhe të letrës tënde unë e shoh njëkohësisht edhe tërë tragjedinë e intelektualëve kosovarë që fshihen nën shallvaret e standardit ’72. Jam definitivisht i bindur se ky raport joni ndaj Gegnishtes, sot nuk na ndanë maë në patriotë e tradhtarë, në rojalistë e komunistë. Na shpie në një antinomi tjetër: në Europianë dhe Enverianë. Sepse, për mendimin tim, nuk mund të shpjegohet ky gogol i gegnishtes, kjo frikë e cila shkon deri edhe në gërdi ndaj një gjuhe, as me argumente shkencore, as me etike, as me njerëzore. E ka vetëm një shpjegim: kjo tutë që preket deri edhe me gërdi – enverizmin. Vetëm me enverizëm mund shpjegohet dhe kuptohet ky fenomen.

Në asnjë çështje nuk na shfaqet më qartë, më drejt e në tërë fuqinë dhe bukurinë e saj ideja europiane se sa në situatën e Gegnishtes brenda kulturës dhe gjuhës shqipe.

Ideja europiane nuk mund të kuptohet pa lirinë e mendimit, të fjalës, pa lirinë e të shprehurit. Liria e mendimit e fjalës dhe e të shprehurit janë çelësi që e çndryen çështjen e ndryeme të gegnishtes brenda kulturës shqiptare. Mandej, pa u kuptuar thelbësisht edhe parimi i diversitetit si motori i idesë europiane. Nga fakti se a do vazhdojmë të tutemi nga Gegnishtja apo do mundohemi që ta kultivojmë e zhvillojmë si gjuhë brenda kulturës sonë, duke e kuptuar se me kultivimin e nji gjuhe ne e pasurojmë jo vetëm kulturën tonë, por i kontribuojmë kulturës dhe diversitetit të përgjithshëm europian, do matet europianizmi jonë. Dhe natyrisht, ideja europiane shfaqet edhe përmes asaj që e konstatuam bashkë: vetëdija qytetare, vetëdija e participimit në një çështje me rëndësi të përbashkët, e jo heshtja e neglizhimi.

Intelektualët Pinokio të Kosovës

Nuk ka një intelektual sot në Shqipëri, qëndrimin qytetar e intelektual të të cilit e çmoj më shumë se atë të Ardian Klosit. Sepse, unë e kam një etalon me të cilin mund ta dalloj Europianin nga Enveriani. Ky është raporti ndaj Gegnishtes. Me qëndrimin e drejt ndaj kësaj çështje unë e mas sot një intelektual shqiptar. Sa pak më dalin në Shqipëri, sikur ta dije i dashur Adrian. E për Kosovën e shkretë…çfarë të të them…me cilat fjalë ta vajtoj…nuk kam fjalë për të. E vetmja figurë që më bie në mend është ajo e Pinokios. Intelektualët Pinokio të Kosovës, as e kanë kuptuar se janë prej druri. Të sajuar nga Mjeshtri Geppetto i Tiranës (lexo: mileut kulturor dhe etaloneve kulturore të Tiranës). Në përrallë, të paktën Pinokio dikur e kupton se është nga druri dhe i krijuar Mjeshtri, e këta të shkretit Pinokio kosovarë as e kuptojnë këtë gjë. Bile edhe rebelohen nganjëherë kundër Tirane, kundër Mjeshtri, si Mehmet Kraja, pa e kuptuar se janë prej druri! Por, konstatoj se edhe Ardian Klosi nuk e shkruan gegnishten. Mendoj se magjia e standardit të vitit 1972 përfundon në çastin e shkrimit, e jo duke argumentuar në gjuhën standard për të. Magjia e Matrixit Enverian bie në atë moment kur shkruhet dhe publikohet Gegnishtja!

Me sa e kuptoj, ne bashkë pajtohemi në raportin ndaj Gegnishtes, por nuk pajtohemi dhe ndoshta keqintepretohemi kur bie fjala tek raporti që duhet pasur ndaj standardit të vitit 1972.

Më lejo pra t’u dalë edhe njëherë mbanë argumenteve që më bëjnë të vazhdoj të kem qëndrim kritik ndaj vendimeve dhe standardit të vitit 1972.

Enverizmi, dhuna, fataliteti…

Ajo që na bën të dallohemi ne dy është fataliteti me të cilin pranohen ato vendime për pa u kontestuar fare. Unë nuk i pranoj me fatalitet ato vendime. I kam analizuar dhe mendoj se ajo që i korrupton ato vendime dhe atë standard është – dhuna. Ose, po deshe, ta them edhe me eufemizëm: arbitrariteti i marrjes së vendimeve. Standardi i gjuhës shqipe është caktuar në rrethana mungese lirish të përgjithshme në Shqipëri dhe pa mundësinë e kontestimit dhe të ankesës. Për mua kjo është dhunë. Pra, është DHUNA që e kompromiton, e delegalizon dhe e bën të pasuksesshëm atë standard. E jo tosknishtja në vetvete. Për t’u bindur se është dhuna ajo që ende vazhdon ta mbrojë dhe të mbetet argumenti i vetëm i atyre që e mbrojnë standardin ’72, le t’i kujtojmë edhe dy momente të kohëve të fundit që e provojnë të njëjtën gjë.

Ta zëmë se në kohën e Enverit s’ka qenë e mundur të kontestohen fare ato vendime, sepse të shkonte koka. Këtë argument e pranoj. Por, në këtë kohë, vjet, u festua 30 vjetori i Kongresit të Drejshkrimit me lavd e himne, me pohe e bujë, pa e lënë edhe një të vetme mundësi të rishikohet biles a është gjallë a në ka vdekur ai standard. Dhe, kur nisën të dëgjohen edhe zëra që kanë qëndrime tjera, çfarë bënë këta “linguistë”? U kapën për ligj (lexo: dhunë). Vetëm para disa muajsh, një dorë linguistësh të Tiranës kërkonin ligj për ta mbrojtur standardin e vitit 1972. Kjo kërkesë që me dhunë të mbrohet ai standard është argument imi i dytë krucial që i delegalizon ato vendime të vitit 1972 dhe i lë në domenin e dhunës.

Ja pse?

Për fatin e gjuhës shqipe dhe për fatkeqësinë e tërë enverizmit të brendshëm të këtyre linguistëve që kërkojnë ligj, është bërë vetëm një lajthitje e vocërr. Në shtetet demokratike, në shtetet ligjore, në shoqëritë që pretendojnë se janë demokratike - LIGJI NUK ËSHTË INSTRUMENT I ARBITRARIZMIT. LIGJI ËSHTË INSTRUMENT I KONSENZUSIT. Kërkohet ligj për t’u mbrojtur konsenzusi, për t’u mbrojtur vendimet që merren në procedurë dhe në frymë demokratike, por nuk mund të kërkohet ligj për t’u mbrojtur një vendim arbitar i vitit 1972, me mjete arbitrare.

Dhe, argumenti im i tretë krucial - që më bën të jem këmbëngulës se për t’u zhvilluar më tej jo vetëm gjuha, por edhe kultura shqiptare, është e domosdoshme që ato vendime të vitit ‘72 të mos pranohen fatalisht, por të detabuizohen, të bëhen transparente, t’i nënshtrohen një debati të gjerë qytetar në tërë hapësirën linguale shqiptare dhe përfundimisht të dekonstruktohen - është një tubim njëditor që u mbajt në Londër, me titull GHEG STUDIES DAY, i cili vërteton fije e për pe se sa shumë vuan kjo kulturë dhe sa shumë është shndërruar në peng të vendimeve të vitit 1972, shkaku i nji gjuhe – GEGNISHTES.

Si lexues i gazetës JAVA, ti e di nga kjo gazetë, sepse ASNJË MEDIUM NË KOSOVË NUK E KA DHËNË AS LAJMIN, E LËRE MË DIÇ MË SHUMË, se në Londër, studiues e intelektualë perëndimorë, kishin vendosur t’ia kushtojnë NJË DITË studimeve të Gegnishtes. Si u bë që për tridhjetë e sa vjet linguistika shqiptare, ose më mirë të them, kultura shqiptare nuk e gjeti AS EDHE NJË MINUTË për t’ia kushtuar studimit të kësaj gjuhe. Çfarë rreziku u fshihka mbrenda kësaj gjuhe. Çfarë sherri paskësh një gjuhë në vetvete sa e bën të kompromitohet jo gjuhësia, po kultura shqiptare. Unë e kam një shpjegim: vendimet e vitit ‘72 nuk përcaktonin vetëm standardin shqip. Por edhe gjeneronin një animozitet të pakuptueshëm për një njeri normal ndaj një gjuhe – Gegnishtes. E ky animozitet, kjo tutë që preket me gërdi, e thashë dhe po e përsëris, nuk mund të kuptohet pa e njohur dhe kuptuar – enverizmin.

Ja pse vazhdoj të kem qëndrim kritik ndaj atyre vendimeve dhe jam plotësisht i bindur se, pa detabuzimin dhe dekonsrtruktimin e tyre, gjuha dhe kultura shqiptare do pësojë dhe vuaj.

As Jozef K. nuk e dinte se çfarë faji ka

Diku në letër më shkruan se nuk e beson që kosovarët nuk e sundojnë standardin, ja ne shkodranët tashmë e kemi sunduar, nuk dallohemi nga tjerët, më shkruan.

Më ka ardhur shumë keq dhe kjo më bën të këmbëngul në këtë qëndrim timin, sepse në këtë fakt e shoh tërë tragjedinë jo vetëm të Shkodrës, po sidomos të Kosovës. Për mua, ky është përfundim kafkian i tregimit për Gjuhën Standarde Shqipe. As Jozef K. nuk e dinte se çfarë faji ka, por në fund e pranoi. Ti vetë thua se fajin s’e ka gjuha. Por, kush krijoi aso raporte brenda gjuhës shqipe sa katër milionë njerëz të maten e të krahasohen mes vete se cili më shumë e ka harruar dhe shlyer Gjuhën Amtare nga vetja dhe e ka sunduar standardin!? Nuk e kemi zgjedhë me qenë e me folë gegnisht. Andaj, as nuk ka nevojë të ndihemi inferiorë për këtë fakt. Nëse një dorë linguistësh komunistë kanë marrë qëndrim se u dashka me qenë idioma toske standard, në parim ky vendim nuk do duhej të gjeneronte këte ndjenjë ndër ne që gegnishten e kemi idiomë natyrore, dhe sidomos nuk do duhej të në bënte që të deklarohemi e pronocohemi orë e çast se, dëgjo si e kam nxënë dhe përvetësuar standardin. Dhe, po na iku ndonji fjalëz e vetme në gegnisht të themi …mea culpa, mea culpa. Kush na shndërroi katër milionë shqiptarë në njerëz joautentikë mbrenda gjuhës shqipe? Cilat janë argumentet shkencore, politike, historike që e përligjin dhe e argumentojnë një kësi vendimi frapant!? Unë kam shkruar shumë për nji sindrom, që quhet Sindromi i Stokholmit, simbas së cilit fenomen, viktima fillon të dashurohet në dhunuesin. Dhe kjo gjë m’i get kësaj. Nuk pajtohem jo vetëm me fatalizmin tand, po as me fatalizmin e linguistikës shqiptare, e cila kur nuk gjeti kurajon të ballafaqohet me këto pyetje dhe kontestime. A ka argument më të madh se kjo ikje dhe fshehje nga ballafaqimi dhe debati. Pse po tuten? ǒe zezë dhe e ligë u fshihka brenda atyre vendime të Kongresit të Drejtshkrimit që s’po lejojnë të bëhet transparente e t’i nënshtrohet një debati të gjerë qytetar?

Standardi i vitit 1972 nuk mund të mbrohet duke u bunkerizuar, por vetëm duke u demokratizuar.

Kosovarët lodhen fizikisht duke e folur gjuhën standarde

Ti më shkruan se ju në Shkodër e keni nxënë bukur stadardin sa nuk dalloheni fare (nga kush s’dalloheni?). Fatkeqësisht, këte nuk mund ta them për Kosovën dhe kosovarët. Mënyra e deformuar e të folurit dhe e të shkruarit të këtij standardi në Kosovë ka qenë një nga arsyet që më kanë bërë ta bart këte kryq publik, duke u angazhuar me gazetën JAVA për të krijuar hapësirë për debate rreth këtij standardi, për ta promovuar idenë e tolerancës brenda gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe, sidomos, për t’i krijuar hapësirë gjithë atyre që duan ta shkruajnë dhe publikojnë një gjuhë shqipe që e quajmë Gegnisht. Aq thellë i keqkuptuar është standardi i shqipes në Kosovë sa, të mos flasim për letërsinë, po madje edhe RAP muzika në Kosovë bëhet në Gjuhën Standard (sic!).

Kosova, siç e di, ka pretendime për pavarësi, mirëpo nga këta 2 milionë banorë sa i ka Kosova, nuk u gjet një zë i vetëm për ta inçizuar si zë i sekretares automatike në Post Telekomin e Kosovës. Zëri i sekretares automatike të Post Telekomit të Kosovës është importuar nga Shqipëria. Dhe, nuk është poenta tek importi, por tek shqiptimi i gabuar i numrave sipas po të njëjtit standard të vitit 1972, që kjo çikë e Postës së Kosovës na e thotë çdo ditë përmes receptorit! Ky zë dhe ky shqiptim i gabuar është njëkohësisht një metaforë e gjetur që flet sa s’bën më mirë për keqkuptimit kosovar të standardit ’72. Kosova fatalisht e ka pranuar atë standard, dhe jo vetëm se nuk e sundon, por as e ka aftësinë ta dallojë se kur është i gabuar! Po ta njihte e sundonte standardin ’72, do ta dallonte lehtë gabimin. Por, po bëhen katër vjet qëkur ky zë vazhdon të na i shqiptojë gabimisht numrat sipas standardit ’72. Sepse, standardi ’72 për Kosovën nuk e ka kuptimin e kodit të komunikimit, e as ate të lehtësisë së komunikimit. Ata, ç’është e vërteta, lodhen fizikisht duke e folur gjuhën standarde. Kosovarët e flasin standardin, ashtu duke u lodhur e munduar me vetëm një bindje të preme - se duke e folur janë një hap më afër Ëndrrës së Bashkimit. Për ta standardi ka vetëm kuptim politik e të prestigjit. As e kuptojnë se për çka po flasim ne dy në këto letra. Fatkeqësisht. Por, janë edhe disa, nja 2 a tre tjerë, që ndoshta edhe kuptojnë, si ta zëmë Rexhep Ismajli. Por, imagjinoje sikur të kishte mbetur kjo çështje në duart e këtij modeli intelektuali të humbur, të mbytur në kompromise e hipokrizi. Këte model intelektuali unë e kuptoj si humus për lindjen e diktaturave të reja.

Për fund, i dashur Adrian, duhet të të them se sa të pasur, sa të madhe, sa të përthyeme e të bukur e shoh dhe përjetoj Gjuhën Shqipe, e sa pak më duket se është zënë me atë standard të vitit 1972. Për këto 30 e sa vjet, Gjuha Shqipe ka evoluar, ka ndryshuar e pasuruar sa, ta zëmë, slengun e Prishtinës dhe të Tiranës kur marr ta krahasoj me standardin 72, më duket sikur jam duke i krahasuar Engineered Fashion Jeans me teshat kat t’Enver Hoxhes e anëtareve tjerë të Politbiros së Partisë Komuniste të Shqipërisë nga salla ku është mbajtur Kongresi i Drejtshkrimit (aty kanë qenë, shikoje foton).

Fort i dashur Adrian, vazhdo të mos pajtohesh me mua, por të lutem vetëm vazhdo të shkruash gegnisht. Magjia e Matrixit Enverian bie vetëm duke e shkruar dhe publikuar gegnishten. E nëse askush tjetër në tërë këte hapësirë nuk do ta botojë ate letër të shkruar gegnisht, dije se është një gazetë në Prishtinë, titullohet JAVA, e cila do ta botojë. Sepse, ajo që ne quajmë Gjuha Shqipe është shumë-shumë-shumë më shumë se diçka e zënë me një kod në vitin 1972.



Shnet dhe shumë të fala miqëve,



Yti,

Migjen Kelmendi

17 Shtator 2003, Prishtinë





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 18-11-2003 nė 14:10 Edit Post Reply With Quote
Mėrgim Korēa per gjuhen shqipe

*




Shkruar nga : Mërgim Korça**

Shtysa për t’i shkruar këto radhë u bë një shkrim i Kostaq Xoxës të cilin e njoh ... qëkur e mbaj mënd veten time. Prandaj edhe shkrimi i Kostaqit me titull Gjuhëtarët po e humbasin durimin, ma tërhoqi menjëherë vëmëndjen. Tek lexoja se si autori godiste përdorimin e fjalëve të huaja në shtypin tonë të përditshëm, më dukej sikur kishim biseduar gjerë e gjatë me të lidhur me këtë shëmtim që po i bëhet gjuhës tonë të bukur amtare të cilën njerëz të papërgjegjshëm po e shëpërfytyrojnë me barbarizmat që përdorin. Pa le sa bukur autori vë në dukje se si vetë ata që i përdorin këto fjalë të huaja i shkruajnë gabim se nuk i dijnë saktë as vetë ! Përgjatë shkrimit mësova edhe se si specialistë të shquar në fushë të gjuhësisë, (sikurse M.Çeliku),të zëmëruar me të drejtë me shtëpitë botuese që nxjerrin botime thuajse të palexueshme nga ana gjuhësore, paskan arritur deri atje sa të shprehen se “ ... duhet mbajtur qëndrim ndëshkues, duke filluar nga gjobat e rënda e deri në heqjen e së drejtës së botimit.” Ky informacion që mora më futi në mendime.
Në vazhdim të leximit artikullit, nëntitulli Tallazet e njësimit, si edhe vetë trajtimi i materialit nga ana e autorit të shkrimit, detyrimisht më bënë që jo vetëm shkrimin e mikut tim Kostaqit t’a lexoja me shumë përqëndrim edhe vëmëndje, por t’a kërkoja e t’a lexoja edhe shkrimin e zotit Ardian Ndreca botuar në gazetën Bota Shqiptare me titull Serioziteti i gjanave të kota, të cilit në mënyrë kritike i adresohej Kostaqi.
Duke marrë shkas tashti në mënyrë të mirëfilltë nga një shkrim i bërë nga një mik imi nga njera anë, si edhe nga një person thuajse i panjohur për mua, nga ana tjetër, e gjithashtu duke dashur të çfaq edhe mendimin tim lidhur me problemet e ngritura, mendoj që trajtimin e problemeve ta zhvillojmë hap mbas hapi pa e harruar etikën, gjë e cila dëndur e më dëndur fatkeqësisht po vrehet vitet e fundit gjatë kritikave si edhe replikave të ndërsjella.
Në parim, problemet e ngritura na shqetësojnë të gjithëve. Nga ana tjetër ata që do ta shtyjnë punën përpara si edhe do t’i korrigjojnë mangësitë si edhe gabimet e kaluara, padyshim që do të jenë vetë gjuhëtarët. Prandaj mendoj të shtroj edhe një parakusht të dytë, që duhet të jetë në themelin e bashkëbisedimit në mes gjuhëtarëve në vetvete nga njera anë, si edhe dashuruesve të gjuhës shqipe, nga ana tjetër e që duhet të jetë parimi i kompromisit.
Nisur tashti nga parakushtet që shtrova, po jap edhe disa mendime ashtu siç i ndjej.
Mllefit që çfaq ai gjuhëtari i shquar (M.Ç.) ndaj atyre që e përdhosin gjuhën shqipe, i bashkohem plotësisht edhe unë. Vetëm se unë nuk mund të ndaj me të mendimin lidhur me masat që ai propozon të merren. Në atë përfundim çon ndikimi i madh që ka në nënvetëdijen e tij periudha tejet e zgjatur diktatoriale. Sa për një shëmbull konkret mund të përmëndim Pol Potin i cili, përgjatë sundimit të tij terrorist katërvjeçar mbi Kamboxhian, kish futur si nen kushtetute dënimin me vuajtje fizike për atë që përdor fjalë franceze gjatë shkrimit në gjuhën kmere. Prandaj, në qoftë se duam të pranojmë se jemi përkrahës të mendimit të lirë dhe e respektojmë këtë të fundit, kurrsesi nuk na lejohet që të bëjmë gabimin e rëndë dhe pikëpamjen tonë t’ua detyrojmë edhe të tjerëve, (kur ajo, në vetvete, nuk përbën krim). Ndrydhja e mendimit të lirë nuk është gjë tjetër veçse dhuna intelektuale e diktaturave e cila njerëzve ua dyzon mendimet në ato që i çfaqin botërisht si dhe në ato që i strukin në skutat e errëta të vetëdijes së tyre.
Vazhdojmë tashti më tutje me shqyrtimin e problemit të Kongresit Drejtshkrimit si edhe të gjuhës njësuar që ngrenë në mënyrë të ndërsjellë dy autorët e shkrimeve, zoti Ardian Ndreca dhe si i replikon Kostaq Xoxa. E them që në fillim se për hir të debatit shkencor fisnik dhe pasurimit të të dhënave si edhe argumenteve të problemit, mendoj se i shërbejnë çështjes nja dy sheshime paraprake terreni.
Që të dy autorët e shkrimeve janë intelektualë të mirëfilltë. Për Kostaqin nuk kam se ç’të zgjatem. Kurse me emrin e zotit Ardian Ndreca për herë të parë jam ndeshur tek lexoja një shkrim-studim rreth figurës së studjuesit të shquar të gjuhës shqipe, Mustafa Merlika Krujës. Më vonë më ra rasti të lexoja një fashikull dhe konkretisht nr.6 të vitit 2002 të revistës kulturore STUDIUM, (e përdyjavëshme kulturore e themeluar që më 1906-ën e që botohet në Romë), ku Dr. Ardian Ndreca kishte të botuar një studim tejet interesant mbi nihilizmin, (Nichilismo e domanda di senso). Atëbotë mësova se zoti Ndreca mbante titullin Doktor i Shkencave dhe ishte docent pranë Universitetit Urbanian të Romës. Së fundi kam lexuar një tjetër vepër të tijën të botuar në Pavia me titull NDERMJETESIM APO PARADOKS ? Kierkegardi kundra Hegelit (Mediazione o paradosso? Kierkegard contra Hegel). Kureshtja e ngjallur nga këto arritje të këtij djaloshi shqiptar më shtyu ta gjej mundësinë dhe para dy muajsh pata rastin të takohesha me të, ndonëse shumë shkurt, në Romë.
I vura në dukje këto momente që të theksoj diçka e cila simbas meje ka rëndësi themelore. Së bashku me Kostaqin i kemi lënë tashmë mbrapa të 70-tat. Nuk ka dyshim se e duam vëndin tonë e po aq edhe gjuhën e bukur shqipe. Sikurse ne, po ashtu i duan të dyja këto si ai gjuhëtari i shquar që revoltohet me përdhosjen që i bëhet gjuhës shqipe, (nga t’ashtuquajtur shkrimtarë), e gjithashtu edhe Dr. Ndreca. Pra në parim të gjithë jemi në një mëndje. Sa bukur atëherë të ndjekim rrugën e kompromisit të ndërsjellë, të mënjanojmë ato gjëra që edhe mund të çpërfillen, e të bijem në bashkërendim mendimesh. Kësisoji nuk do të çpiknim asgjë të re, por vetëm do të ndiqnim teorinë e probabilitetit të Gaussit ku djathtas e majtas boshtit kryesor të ruanim sasitë e mirëqëna deri ... në kufijtë e njësive të papërfillëshme.
Hyjmë tani në temën e mirëfilltë, njësimi i gjuhës shqipe.
Kostaq Xoxa shkruan: ǒështë e vërteta, njësimi i gjuhës shqipe ishte një domosdoshmëri. Unë e mbështes plotësisht dhe theksoj se pohimin e tij nuk e luan as topi, (siç thotë populli). Me këtë rast shtoj se Kuvëndi i Elbasanit, fillë mbas Kongresit Manastirit, pranoi si themel të gjuhës tonë kombëtare të folmen elbasanase. E vazhdoi më tej punën konkrete Komisija Letrare, e formuar në Shkodër nga Dom Ndre Mjeda edhe Luigj Gurakuqi, që në kohën e pushtimit Austro-Hungarez. Dhe domosdo e vuri mbi themele të mirëfillta shkencore problemin e njësimit të gjuhës, Instituti i Studimeve Shqiptare. Me një fjalë prirja e Institutit të Studimeve Shqiptare ishte që gjuha e njësuar letrare shqipe të ishte gegërishtja e Shqipërisë Mesme dhe konkretisht e folmja e qytetit të Elbasanit. Me propozimin e Institutit Ministria e Arsimit me vendimin nr. 61 të datës 20 shkurt 1942 caktoi si tekst bazë të sintaksës shqipe tekstin e punuar nga At Justin Rrota për klasat e II-ta të III–ta dhe të IV-ta të kurseve të ulëta të shkollave të mesme. Natyrshëm lind pyetja : Ku u bazua ai Institut lidhur me përzgjedhjen e së folmes shqipe ? Sepse gegërishtja me format e saja të Shqipërisë Mesme si edhe të asaj të Veriut flitej nga 2/3 e popullsisë shqipfolëse. Edhe albanologët më të shquar si Meyeri, Weigandi, Nahtigali, e deri tek Jokli ishin të mendimit që shqipja e normës letrare të ishte gegërishtja. I vetmi i albanologëve që nuk pajtohej plotësisht me ta, ishte Petrotta.
Kaq sa për një paraqitje fluturimthi që lexuesit t’ia rikujtojmë të vërtetën historike se puna për njësimin e gjuhës shqipe nuk është se filloi vetëm mbas 28 nëntorit 1944.
Me shumë të drejtë K.Xoxa shkruan se regjimi u tregua autoritar në shkencë, dhe pra me diktat u imponua toskërishtja si themel i gjuhës së njësuar. Dhe me atë rast përmënd se si vetëm Mark Ndoja, Mark Gurakuqi, si edhe ndonjë tjetër ishin për rrugën e mesme, jo për toskërishten. Për këtë pjesën e dytë të pohimit të tij nuk jam plotësisht dakord. Të lartpërmëndurit ishin mbështetësit e regjimit. Atyre u jepej mundësia ti shprehnin bindjet e tyre e megjithatë u thyen dhe u treguan puthadorë duke u pajtuar me porositë e partisë. Por kish të tjerë studjues të shquar të gjuhës shqipe si profesorët Mark Dema, Guljelm Deda, Pashko Gjeçi e të tjerë që çpërfilleshin sikur nuk ekzistonin! Ata u luftuan vetëm se ishin të papërkulshëm në bindjet e tyre shkencore. Por lufta e paprincip dhe mohuese e vlerave kulturore të trashëgimisë letrare gege të kombit tonë nuk zë fill me ta, se ata në fund të fundit ishin gjallë kur zhvilloi punimet Kongresi i Drejtshkrimit. Ajo luftë e merr revanin e saj të
çalë që kur strategu i Anschluss-it (përfshirjes) të Shqipërisë në suazën e Jugosllavisë, Josif Broz Titua, filloi ta drejtonte marionetën e tij, diktatorin e ardhëshëm shqiptar, si të donte vetë. Objekt i çrrënjosjes ishin padyshim të gjithë intelektualët dhe patriotët shqiptarë por ata gegët, e posaçërisht kleri katolik i veriut, për të cilët shkjau kish urrejtje të veçantë, u përfshinë pikërisht në syrin e ciklonit antishqiptar! I përlau dhe i zhduku rrebeshi sllavokomunist studjuesit gegë Patër Anton Harapin, Dom Lazër Shantojën, At Mati Prendushin, Patër Danjel Dajanin, At Justin Rrotën, Patër Bernardin Palajn, At Donat Kurtin e kë të zëmë në gojë më parë. E si armiq të betuar që u etiketuan, domosdo edhe vepra e tyre u mohua dhe u zhduk! Si të jashtëligjëshme u dënuan edhe veprat e At Gjergj Fishtës, Mustafa Krujës, Ernest Koliqit e Karl Gurakuqit me shokë e kësisoji trashëgimia jonë gjuhësore kombëtare, duke mbetur pa pjesën përbërëse gege, u cungua.
Edhe Dr. Ndreca nga ana e tij, bën pohime shumë të themelta kur thotë se duhet së pari me e dashtë shqipen, toskënishten e gegnishten ... sepse ... kena nevojë për dashunues të gjuhës ... askush nuk don sot me u kthye mbrapa e nji njeri qi don me ndreqë nji faj të shkaktuem prej regresit politik nuk na duket se kthehet mbrapa. Ajo çka lypet âsht me gjetë gjuhën e përbashkët me mënyra shkencore dhe jo politike, gjuhën e dashunisë.
Në vazhdën e këtyre pohimeve dua të sjell edhe dy kujtime jo pa interes për çështjen që trajtohet. Rreth viteve 60-të isha i pranishëm gjatë një bisede që zhvillonte Artisti i Popullit Loro Kovaçi me mikun e tij të ngushtë Prof. Anton Krajnin. E pyet L.Kovaçi profesorin se e cilit drejtim ishte prirja lidhur me të ardhmen e gjuhës shqipe. Profesori e shikoi, vuri buzën në gaz dhe tha: Veç t’dijshmit e karakterplotit Çabej, janë edhe nja dy elbasanas deri diku t’dijshëm por pa kërçik, (të pa kockë), e mandej gjûhën shqype po e studjojnë t’pa dijtunit tue i mohue visaret e kombit. Pra ç’kem me pritë synesh ? Heshti pak edhe shtoi : Çabej thotë se për gjûhën shqype po bân shum Dr.Hamdi Sulçebej i cilli, me emisionet e tija shëndetsore të përjavëshme, po difton se sa mirë merret vesht e foluna elbasanase në tânë vêndin t’onë. Lene mandej se sa sinonime nep doktori për ndonji fjalë që i duket e vështirë me u kuptue.
Kurse poeti, shkrimtari dhe lavruesi i gjuhës shqipe Prof.Arshi Pipa më pati pohuar në 1990-ën: Shpërfillja e autorve gegë me urdhën nga lart, kjo s’ka se si me qenë e pranueshme. Kjo nuk âsht shkencë por terror shkencor i ushtruem prej komunistave ! Megjithate duhet pranue se Kongresi i Drejtshkrimit duhej bâ, e po t’ishte bâ me kohë dy të folmet shqipe kishin me u pasë trajtue si dy komponente të gjûhës tonë të bukur shqipe. Kurse sot gegnishtja âsht mohue krejtsisht!
Gjuha në vetvete është një dukurí shoqërore dhe si e tillë edhe duhet studjuar. Fatkeqësisht Kongresi Drejtshkrimor i 1972-it duke mos e përfillur metodën bazë në studimin e gjuhës që është ajo krahasuesja, e drejtoi tehun e punimeve të tija duke e mënjanuar gjysmën e visareve të kombit tonë që përbëhen pikërisht nga e folmja gege. Gabimi u thellua edhe më shumë sepse nuk u muar fare parasysh të ndërtohej një skelet i krahasuar ndërmjet dy gramatikave: asaj të së folmes gege si edhe asaj toske. Si mund të shkohej shkencërisht drejtë një gjuhe të njësuar kur nuk u shkua fare drejtë burimit të gjuhës së shkruar gjë e cila çpërfilli me paragjykim keqdashës gegërishten? Si pasojë metodologjia e përdorur i kundroi shumë përciptas elementët bazë të studimit një gjuhe që janë : Origjina e saj, natyra e gjuhës e domosdo pastaj edhe zhvillimi i saj. Ne sot kemi kundërthënje të vazhdueshme ndërmjet gramatikës dhe kuptimit, nga njera anë, e gjithashtu pastaj edhe ndërmjet gramatikës edhe fonologjisë, nga ana tjetër. Duhet pranuar se çpërfillja e së folmes gege çoi drejtë thellimit artificial të hendekut ndërmjet semantikës edhe fonologjisë. Kujtojmë me këtë rast përpjekjet e vazhdueshme të shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare i cili vazhdimisht kërkon rrugë fjalë-formimesh të reja si duke luftuar që të pastrohet gjuha shqipe nga barbarizmat krejtësisht të panevojëshme të hyra në të, e gjithashtu për t’ua prerë rrugën neologjizmave që vetë zhvillimi e përparimi i bën të trokasin në dyert e gjuhës sonë. Ky fenomen është krejtësisht i logjikshëm sepse vetë studimi shkencor si edhe filozofik i përparimeve shkencore edhe teknologjike me të cilat përballet njerëzimi sot, paraqesin nevojën e ngutëshme të krijimit leksikut të ri që ky të ecë përkrah këtyre përparimeve.
Po ti hedhim një sy, sa për një ide, metodës përdorur nga iluministi dhe shtetari i famshëm turk që e europianizoi Turqinë, Qemal Ataturku, për njësimin e gjuhës turke duke e shkrirë turqishten osmane në një gjuhë letrare moderne, ballafaqohemi me një realitet tejet të çuditshëm. Që më 1928 me ligj u ndalua përdorimi i turqishtes osmane në botime të ndryshëme si edhe gazeta. Por, edhe sot e kësaj dite, me që trashëgimia tejet e pasur në fushën e drejtësisë nuk ka se si të hidhet poshtë me një vendim ose edhe me dhjetra ligje, leksiku i drejtësisë mbështetet kryesisht në turqishten osmane! Dhe më e çuditëshmja është se ligjëshmëria turke nuk bazohet as në Kodin Napoleonik dhe as në atë të ngjarjeve të parandodhura. Jo. Kodi turk bazohet në Kodin Zviceran.
Nga ana tjetër, jo që nuk i ka shkuar në mëndje njeriu që ta dënojë autorin e njohur turk Said Nursi i cili përdor një frazeologji të përzier turqishtje osmane me turqishte moderne, por në veprën e tij të njohur prej 715 faqesh me titull Natyra dhe qëllimet e njeriut, në fund të vëllimit janë jo pak por 87 faqe fjalori turqishte osmane – turqishte zyrtare.
I solla këta shëmbuj për ta forcuar idenë se si në çdo shkencë edhe në gjuhësi, shikimi mbrapavështrues gjithëmonë nxjerr në dukje gabime të kryera të cilat duhet të shërbejnë si baza për ta çuar punën e ardhëshme më përpara e njëkohësisht të mënjanohen ato metoda të cilat kanë treguar qartësisht se kanë qenë me mangësi edhe të gabuara.
Nuk mundem të mos e kujtoj përgjatë kësaj vazhde profesor Koliqin, të madhin gjuhëtar edhe letrar të harruar e të mohuar prej diktaturës, i cili pohonte: Po u përçmue vepra e Atdhetarve të breznís paraprise në kalesë, ndërprehet trashigimi kombtar. E pa visár gojdhânash e dhânash kulturale, Shqiptarët nuk do t’u njifshin në botë mâ si komb por si nji grumbull njerzish ardhacakë.
Nisur nga të gjitha ç’u radhitën më sipër mendoj të shtroj edhe unë disa mendime lidhur me trajtimin e problemit tejet serioz të gjuhës së njësuar shqipe. Së pari, dua të pohoj me zë të lartë se në asnjë mënyrë dhe askujt nuk duhet ti shkojë në mëndje dhe të mëtojë që të kthehemi mbrapa dhe ta bëjmë gegërishten gjuhë letrare normative të shqipes. Të pretendohet të bëhet një gjë e tillë do të përsëritej ndaj toskërishtes i njejti gabim që u bë në vitin 1972, por me kah të kundërt! Por, dhe ka gjithënjë një por, sot ndodhemi përpara faktit që lumit të gjuhës sonë të bukur shqipe i është tharë artificialisht dega bashkërrjedhëse gegërishte e cila në shtratin e saj, përzier me zajet, ka një morí grimcash xehesh floriri. Ato s’janë gjë tjetër veç pjesë e thesarit kombëtar shqiptar, ato janë pjesë e visareve dhe e historisë së kombit tonë! Duke marrë parasysh se çdo intelektual i vërtetë e njëkohësisht edhe i ndershëm, sado i politizuar që të kish qenë, e kuptonte më 1972-in se diskriminimi i gegërishtes ish një dhunë pseudoshkencore e padrejtë, duhet ta japë sot ndihmesën e tij sado modeste qoftë, që të hiqet ajo pritë artificiale e cila e thau shtratin e rrjedhës gege të gjuhës sonë. E kjo punë bëhet vetëm duke u udhëhequr nga ndjenjat e pastra kombëtare dhe duke lënë më një anë smirat profesionale. Kësisoji mundësohet rivlerësimi edhe botimi i veprave të autorëve më të shquar gegë. Nga ana tjetër pjesa më e zgjedhur e krijimtarisë tyre duhet përfshirë në programet si edhe në tekstet shkollore duke u bërë ato edhe pjesë e gjallë e programeve radiofonike si edhe televizive.
Duam shëmbuj? Ngado që ta kthejmë shikimin kemi plot. Thash’e themet e grave, e Goldonit, ndonëse shkruar që në vitin e largët 1751 në të folmen veneciane, çfaqet me sukses të madh sot e kësaj dite. Por edhe Erashka si edhe vepra të tjera madhore të tijat shkruar më vonë në frengjisht në Paris, ai vetë i rishkroi për publikun italian në të folmen veneciane, ashtu siç vihen në skenë edhe sot. Po Edoardo de Filippo, i cili vetëm në të folmen napoletane ka shkruar, a nuk është ndër autorët më të ndjekur edhe sot në Itali, për të mos thënë më i suksesshmi ? Po të hedhim sytë nga Turqia e të shikojmë se si vepruan letrarët e shquar dhe me prirje moderne si Ahmed Hashimi, Jahja Beyati e Nazim Hikmeti me shokë, do të shohim se si ata pa smirë si edhe me ndjenjë të thellë kombëtare, dijtën të gërshetojnë në veprat e tyre, (të përkthyera në të gjithë botën), në mënyrën më të përkryer trashëgiminë e hajthme osmane me lirikën e përkryer europiano- perëndimore!
Nisur nga kjo frymë kam mendimin se gjuhëtarët si edhe letrarët tanë, tashmë të pandrydhur shpirtrisht me porosí nga lart si edhe nene kodi penal, duhet ta japin ndihmesën e tyre të ndershme dhe me vlera të paçmueshme për gjurmët që ajo punë e sotme do të lerë në shtegun e historikut të çështjes sonë kombëtare, sepse gjuha e folur e posaçërisht ajo e shkruara, janë shprehja kulmore e personalitetit të një populli! Ato janë mishërimi i kulturës, mënçurisë si edhe trashëgimísë të shpirtit krijues popullor.
E tashti, në mbyllje të shkrimit, nuk kam se si të mos e drejtoj vëmëndjen e lexuesit ndaj hulumtuesit që, pa më të voglën mëdyshje, ka qenë dhe mbetet më i madhi studjues yni i gjuhës shqipe, Profesor Eqrem Çabej. Pa u ndalur në shqyrtime pohimesh të tija p.sh. kur thosh se madhështia e veprës Patër Fishtës pa asnjë stepje mund ta bënte profesorin të bëhej katolik; apo se si materiali i tij studimor për Kongresin e Drejtshkrimit përqëndrohej tek tradita e shkrimit të gjuhës shqipe që nga Buzuku e deri tek Mjeda, qëndrime të cilat i flisnin hapur diktatorit lidhur me pikëpamjet e studjuesit të shquar sa i takon gjuhës së kultivuar gegërishte, dua të bëj një krahasim. Njeri nga Padishahët e Persisë, i mbushur siç qe me vetveten, kërkoi ta ballafaqonin me njeriun më të mënçur të vëndit. Më në fund ia sollën të përzgjedhurin para fronit. I drejtohet Padishahu të mënçurit dhe i thotë: Në njërën dorë që kam mbas shpine kam një zog. I gjallë është ai apo i ngordhur ? Për ta shpëtuar jetën
e zogut i mënçuri përgjigjet : Madhëri, është në dorën tuaj!
E tani, që nuk ndodhemi më përpara trysnisë diktaturës, më duket sikur nga amëshimi profesori i nderuar na bën thirrje e na thotë: Gjuhën e bukur shqipe, gegërishten edhe toskërishten, i kini në dorë ju, dashuruesit e shqipes!



* Foto nga Albanova

**Shkrimi i marre nga art-cafe





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
bekim

Postuar mė 25-5-2005 nė 16:56 Edit Post Reply With Quote
Gegnishtja

O vllazen,
Folni ne gengnishte siq ka than i madhnuemi vet. E leni guhna shkiesh e grekesh sa na kan marre ne qafe qysh prej te 72-tes. E kush don me fole ne tjeter guhe i kofte puna e mare. Po kqyre pershemull fjalen dalmatet, vjen prej fjales delme e jo dele me e hupe nja germ krejt kuptimi i hupe. Pasha besen gegnishtja ashte guha e zotit se tana tjerat guhe dreqi i kish marue vet qi me i qite gjinen ne bele ma let.





\"Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak\"- Anonim

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Ulpiana

Postuar mė 26-5-2005 nė 00:50 Edit Post Reply With Quote
Gegnishtja dhe “gjuha letrare”

Gegnishtja dhe “gjuha letrare”

Në Kosovë e kanë bërë një program për drejtshkrim, nuk e di sa jeni në dijeni? Arsyeja ka qenë që në shumë vende zyrtare nuk i shkruajnë shkresat si “duhet” dhe njerëzit dalin qesharak! Madje kjo ndodh edhe nëpër Ministritë tonat dhe në shkresa të niveleve zyrtare! Sidomos kjo dukuri shfaqet te njerëzit të cilët i takojnë profesioneve jo-gjuhësore, pra ata që nuk e kanë studiuar gjuhën, të cilët edhe janë më të shumët në numër. Kush e ka fajin? Mos ata na qenkan injorant? Sigurisht se JO! Çka kanë ata faj kur u imponohet një gjuhë të cilën nuk kanë mundësi me përvetësuar? Do të thotë kjo gjuha e unisuar e 1972 nuk është dizajnuar që tu përshtatet të gjithëve, ashtu siç e kishin menduar Rilindësit tanë dhe Konica që si bazë të merret e folmja e Skampajt (Elbasanit) dhe mbi atë bazë të inkorporohej toskërishtja dhe gegnishtja, sipas një pariteti. Kjo ide tërësisht u injorua nga Kongesi i Drejtëshkrimit! Mbase nën ndikimin e Enver Hoxhës, por mbase ka edhe arsye tjera, të cilat sot janë fare pak të rëndësishme! Me rëndësi është se kjo nuk po funksionon! Por edhe si do të funksiononte?

Paramendoni edhe fjalën “gegnisht” nuk po ma pranon ky program i drejtshkrimit! Qenka duhur ta shkruaj gegërisht! Po en nuk i themi gegërisht, ne i themi gegnisht! Ku doli tani edhe kjo! E shihni as dialektin nuk kemi të drejtë ta quajmë në dialekt!

Por të kthehemi pak te fillet e gjuhës shqipe të shkruar! Për shkrimet e para në gjuhën shqipe duhet t’i faleminderojmë priftërinjtë katolik, pra kishën katolike. Mbase edhe për krijimin e vetë kombit, apo zhvillimin e vetëdijes kombëtare. Mos i harroni shkrimet e para ishin në gegnisht, kujtojeni “Çetën e Profetëve” të Pjetër Bogdanit, “Mesharin” e Gjon Buzukut, etj. Për këto libra shumë kush ka dëgjuar pas 1990!!! INJORANCË! Librat kapitale në gjuhën tonë kanë qenë të ndaluar! Pse? Vetëm se ishin gegnisht? Apo se ishin nga priftërinjë Dardan (Kosovar), e qenka shtet tjetër? he he he

Nejse, sa për dijeni unë nuk jam kundër gjuhës letrare, por jam kundër kësaj ekzistuese! Nuk e flas me komoditet, nuk e ndjej, nuk shaj me këtë gjuhë, nuk vajtoj me këtë gjuhë, me një fjalë nuk arrita ta përvetësoj asnjëherë! Pse? Ngase dialekti im u injorua tërësisht, mbase as 20% nuk janë gegnisht! Unë nuk jam i vetmi që nuk arrij ta përvetësoj, mendohem mirë e mirë para se të shkruaj apo të flas! Ku është qëllimi i gjuhës? Të shprehemi sa më mirë dhe të merremi vesh, a po?

Duke u bazuar në realitetin e sotëm, lirisht mund të them se projekti i gjuhës zyrtare ka dështuar! Padyshim se na duhet një kongres i ri, ku do të mblidheshin ekspertët e kësaj fushe dhe pa ndikime politike dhe pa anime krahinore t’i trajtojnë problemet! Ne nuk do të arrijmë t’i zgjedhim këto në këtë forum.

Ne Veriu nuk e pranojmë këtë gjuhë, qoftë me vetëdije apo pa te, qoftë me dëshirë apo pa dëshirë! Nuk dua ta elaboroj këtë temë. Nuk dua të thirrem në disa fjalë të cilat mbase më me të drejtë do të ishte të përdoreshin gegnisht! Le të merren me këtë njerëzit e thirrur për këtë gjë! Kur t’ja qëllojnë edhe popullata do ta përqafoj me dëshirë gjuhën e unifikuar. Te populli ekziston dëshira që së paku zyrtarisht të përdoret një gjuhë. Në shtëpi apo në shoqëri prap mundtë flasim në dialekt.

Mirëpo edhe në Mediat të Shqipërisë nuk përdoret gjuha e unifikuar, por shpesh hasi në terma të dialekteve, mirëpo nuk vërehen, ngase jugui i ka në përdorim të përditshëm. Por ka edhe tepër barbarizma, si turqisht po aq edhe italisht! Përdoret;

Fjalë turke
Jeshile (në vend të gjelbërt, nuk thuhet gjelbër pra pa “t”),
Bosh ( në vend të zbrazët, por edhe chprazt është më e drejtë ngase është shqip e jo turqisht)
Avash ( origjinal turqisht Javash, në vend të ngadalë, por edhe kanal është shqip më e drejtë se fjala turke)
Xhan (në vend të shpirt)

Fjalë italiane
Blu (në vend se kaltërt- jo kaltër pa “t”)
Abonim (në vend se parapagim)
Aparencë (në vend se shikim të parë)
Indjetro (në vend se mbrapa)

Huazimet
Biznes (ruana zot nga injoranca, në anglisht thuhet “business” dhe lexohet biznis, nga frëngjishtja afarizëm, që do të thotë = punë)

Mos ta zgjas më tepër, mirëpo esenca e gjithë kësaj është t’ju tërmeku vëmendjen se sa kujdes i kushtohet gjuhës në mediat në Shqipëri. Barbarizmat janë mbase treguesi më i mirë.

Në këtë aspekt edhe revoltën e disa gegëve, që nuk janë pak, e kuptoj! Jo vetëm Migjeni, por edhe Bërla me përkthimet e tija brilante në TV serialet dhe ndeja zyrtare edhe “Rrota” me stripat e parë në gjuhën shqipe, edhe tjerët.

Sa për ilustrim hapni disa web sajta Kosovare, si;

http://www.rrota.com/
http://www.rrota.net/

por edhe rinia shakat i bëjnë me bazë gege
http://xenini.com/
edhe pse palidhje, uuuee s’paska shqip pa lidhje?!?!?!?! Kështu po thotë Programi! E di se vjen nga serbishtja “bezveze”, por .....? Nuk e di! Sikurse ç’kemi që vjen nga turqishtja “Ne Haber”. Mos të hy llugave! As lluga s’paska!

Kjo revoltë më duket e arsyeshme ngase përpiqet ta ruaj thesarin e gegnishtës, deri sa të arrihet një kompromis i pranueshëm. Pa Gegni nuk ka drejtshkrim as gjuhë të unifikuar.

Prej ‘70-tave deri ‘90-tat shumë Kosovar e pranuan gjuhën zyrtare me një dëshirë të vetme të mos ndahemi! Serbët gjithnjë pohonin se Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovarët nuk janë një dhe nuk kanë një gjuhë të vetme. Donin që të na bënin një komb të veçantë! E gjithë kjo ishte reaksion i natyrshëm. Kështu edhe shumë kosovar u bënë Enverista, duke menduar se janë me Shqipërinë, e pastaj kur i ndjeku regjimi Jugosllav, ikën në Shqipëri ku e panë enverizmin, ku i malltretuan, ku i internuan, por edhe më keq disa i kthyen mbrapsht në duart e shkive!!! O Zot i madh.

Por pas ’90-tave, situata ndryshoj. Dardanët (Kosovarët) e panë Shqipërinë , u nënçmuan u poshtuan, u thonin halabakë e malokë vetëm pse nuk flitnin tosknisht, nuk kuptonin shumëçka, u thonin shkordhëta e ata qesheshin ngase i dukej qesharake-ne se kemi këtë fjalë. Në Shqipëri kur njerëzit pohojnë e lëvizin kokën ndryshe që te ne do të thotë JO, kur mohojnë me kokë te ne do të thotë PO, mu sikurse Grekët, Bullgarët dhe Turqit. Rast unik në BOTË. Dhe ne e pamë se nuk qenkan gjërat ashtu si na dukeshin neve patriotave! Qesheshin me ne se si jemi patriota, si e duam flamurin! Ne thonim; Oj Shipni mos thuj o marrova, se ke djem nga Kosova”, pak e modifikonin këngën e Dervish Shaqës. Bashkimi i shqiptarëve nuk ishte i lehtë. Por ne duhet të bashkohemi herdokur, sot apo nesër. Po edhe në gjuhë duhet të bashkohemi, e mjaft më me poshtnime, ngase ne HALABAKËT e Dojm gjuhën tonë! O si duhet o s’ka ndryshe!

Sa për përfundim, mos harroni se 2 milion shqiptar janë në Kosovë, mos harroni Malin e Zi, Maqedoninë hiq Jug Perënsimin si Prespën, Nakolecin, mbase edhe Strugën e Ohrin. Rreth 3 milion flasin gegnisht jashtë shtetit artificial Shqiptarë, kujto veriun e Shqipërisë, mos e nënçmo emigracionin, si duket më tepër shqiptarë e njohin gegnishtën se sa tosknishtën! ǒka më tutje, i dëshirojm ne këta njerëz apo jo?

TUNG

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Ulpiana

Postuar mė 26-5-2005 nė 01:33 Edit Post Reply With Quote
Ku qėndron dallimi i Toskėrishtes (apo dialektit tė Gjinokastrės) nga gjuha Letrare?

Ku qëndron dallimi i Toskërishtes (apo dialektit të Gjinokastrës) nga gjuha Letrare?

Thuhet Gjinokastër si thonë banorët lokal, e jo Gjirokastër, d.m.th. Kështjella e Gjinit e jo e Argjirës

_________________________________

Nime, chy cha m’ra n’men, po pse more ju po chkruni tosknisht e s’po bohet kiameti, bile po del chi po folni letrarche, e ne s’po bojka me chkru e me fol gegnisht! Po tregomani dallimin e tosknishtes pej guhes letrare, S”KA a? Jo de s’ka, ose shum pak chi vshtirr dallohet.

Che cha m’keni ba as me chkrujt gegnisht nuk po di, as letrarche nuk msova, e chka hamami me chkru un?

Janiher po gjej fajl anglisht e spi di ship! Haj medet! Nashta edhe fjal kena pak?

Edhe t’folmen ma keni perzi? Lomsh u ba krejt!

TUNG

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.4547541 sekonda, 41 pyetje