Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Flasim shumė e pak punojmė!
Tali

Postuar mė 4-12-2002 nė 20:08 Edit Post Reply With Quote
Flasim shumė e pak punojmė!

Për të ecë punët tona kombëtare më shpejtë rreth statutit të tij të përgjithshëm etnik,ne duhet patjetër të flasim më pak,dhe të punojmë më shumë.

Konkretisht,kjo kërkon statut,kërkon intelektual të mirëfilltë nga çdo lëmi e jetës shoqërore.

Ndryshimet i bëjnë mjetet materiale,ska dyshim,por këto mjete materiale nuk guxojnë që të kontrollohen nga materialistë të fëlliqur,por nga njerëz të cilët vërtet që kombi kombi është mbi të gjitha.

Më konkretisht,unë kam një propozim:Rufi Osmani nga Gostivari të ishte një nga ato intelektual që do të kyçej në rrjedhat kombëtare.Nëse ju keni ndonjë tjetër që e njihni mirë,atëherë propozojeni kështu që të bëjmë një ekip,e cila do t'i detyronte pushtetarët,apo liderët aktual politik shqiptarë që të punojnë ndryshe.Kjo do të ishte si një qeveri shqiptare nën hije.

Sdi sa do të ketë përkrahje ky propozim?





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-12-2002 nė 08:55 Edit Post Reply With Quote
I nderuar,

a mund te na tregosh me shume per z. Osmani?

Pershendetje,

Anton

PS une per vete mendoj se secili mund te beje dicka dhe jo pak per ceshtjen kombetare dhe per zhvillimin e Kombit.

Vecse duhet te hidhen ide konkrete, projekte te vogla te realizueshme.

Nje i tille eshte per mendimin ti ai qe kemi propozuar ne per te demostrata paqesore shqiptare ne te gjithe boten.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-12-2002 nė 07:49 Edit Post Reply With Quote
Ne cilin UT?

A ka ndonje shkrim te tijin diku per ta lexuar?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 6-12-2002 nė 16:43 Edit Post Reply With Quote
Anton!

Mr.Rufi Osmani është prof i ekonomisë.në Univerzitetin e Tetovës.

Disa analiza të tij mund t'i gjesh në http://misioni.tripod.com në shtyllën analiza.

Së shpejti do të botoj një intervistë që i ka dhënë revistës Shqipëria Etnike,me që revista del në 3-4 muaj dhe vonohet,kjo intervistë është bërë diku menjëherë pas luftës në IRJM.

Ju përshëndes

[Edituar më 6-12-2002 nga Tali]





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 6-12-2002 nė 17:07 Edit Post Reply With Quote
Marreveshja e paqes ne Maqedoni,perspektivat e implementimit te saje nga nje kendveshtrim alternative


--------------------------------------------------------------------------------

Shkup, 15 Gusht 2001

Rufi Osmani

Kompromisi aq shume i pritur si zgjidhje e konfliktit te armatosur ne IRJM tashme u arit, palet ne konlikt rene dakord per nje marreveshje paqeje .

-cka i parapriu nenshkrimit final te marreveshjes se paqes,

E vecanta e periudhes se "vakumit politike" nga koha e parafimit deri ne nenshkrimit final te saj u karakterizua edhe me nje histeri ushtarake e politike te lidershipit aktual sllavomaqedonas.

Pse pala sllavofolese zyrtare prishi njeanshem edhe njehere armepushimin me pelqimin e heshtur dhe te monitoruar nga perfaqesuesit e NATOS eshte dilema e shtruar por e papergjigjur nga monitoruesit alias garantuesit e armepushimit.

Skenaristet dhe ekzekutoret e nje menaxhmenti metafiziko-paranoik teresisht te deshtuar luftarak me ne krye treshin VMROist Trajkoskin,Georgievskin dhe Boshkovskin projektuan dhe deshtuan kesaj radhe per se fundi here ne aritjen e objektivit te tyre te realizimit te fitores ushtarake mbi kryengritesist shqiptare .

Edhe njehere "fitorja e projektuar ushtarake sllave ne leter " u riperserit ne varianten e humbjes se turpshme ne frontin e luftes dhe u manifestiu ne opinionin publik medial ne formen e "gjemes dhe zise kombetare sllave".

Perderisa sjellja e elementit sllave nuk befasoi ,tolerimi i nje sjellje te papergjegjeshme te kesaj natyre nga ana e faktorit nderkombetar eshte pasoje e nje logjike politike teper perkthelese te faktorit nderkombetar ndaj zyrtareve sllave si nusprodukt i vleresimit fillestar te gabuar se gjoja pala zyrtare sllave ka kapacitet funksional ushtarak te realizon fitore ushtarake.

Vet disfata ne fushebetejen luftarake nuk eshte e nje rendesie primare ne aspekt te ceshtjes qe analizon autori,por pikerisht mesazhi i humbesit ushtarak qe u vertetua edhe me ndodhit e fundit dhe qe tashme eshte rrenjosur ne mase te konsiderueshme tek popullsia sllave reflekton simptome te fuqishme te refuzimit te koekzistences paqesore te sllaveve dhe shqiptarve si perspektive e realizimit praktik te marreveshjes ne fjale .

Analiza e marreveshjes ne fjale si nje projekt i cili tashme eshte ne fazen e miratimit dhe pret implementimin praktik te saje nepermjete nje qasje racionale do te nxjere ne siperfaqe trende dhe perspektiva problemore per shume arsye .

-Marreveshja dhe parlamenti aktual,

Perkunder retorikes teper negative dhe albanofobis prezente tek pjesa dermuese e parlamentarve aktual sllave me ne krye kryeparlamentarin ,refuzimi i miratimit te marreveshjes ne fjale nepemjet ndryshimit te kushtetutes dhe aprovimit te ligjeve te bazuara ne kushtetuten e reformuar eshte gati se minimal .

Alternativa e mosmiratimit te marreveshjes ne fjale nga struktura ekzistuese parlamentare sllave realisht do te thote konfrontim i drejtperdrejte i strukturave ne fjale me institucionet kryesore te politikes perendimore integrimi ne te cilat struktura ishte dhe mbeti objektivi kryesor formal dhe real edhe i kesaj klase politike sllave.

Mendja e shendosh thote se edhe kete aventur vetshkatrimtare tashme nuk mund tia lejojn vetes keto struktura politike sllave.



-Opinioni publik dhe reforma kushtetutare,

Segmenti ne fjale i proviniences sllave ka pesuar me se shumti gjate konfliktit ne fjale si pasoje e nje propagande manipulatore gebelsiane te papare te tere proviniencese politike sllavofolese.

Nje retorike e kesaj natyre dukshem ka radikalizuar raportet dhe ka rritur armiqesin sllavo-shqiptare ne vecanti ne institucionet e sistemit aty ku edhe duhet te realizohet implementimi praktik i reformave nderetnike .

Riemancipimi i opinionit publik sllave nepermjet nje informimi objektiv dhe te drejte ne lidhje me konfliktin qe tashme e leme pas dhe ne vecanti ne lidhje me permbajtjen ,perkrahjen dhe zbatimin e reformave nderetnike duhet te jet njeri nder prioritetet kryesore te masmediumeve sllave te gjithe spektrit dhe vecanti atyre te finacuara nga parat shtetrore.

Perkunder "disponimit emocional" te pales sllave se gjoja reformat e parapara ato i bejne "humbes te shtetesis sllave ",disponim ky qe nuk perkon me te verteten, tek pala shqiptare ekziston "entuziazmi inflator" se shqiptaret jane "fituesit e medhenj" me reformat kushtetutare dhe se zbatimit praktike do ti barazon ato ne te gjitha nivelet dhe aspektet e sistemit.

Nje pritje e kesaj natyre eshte ne mase te konsiderueshme e fryre dhe joreale.

Politikanet shqiptare te te dy kraheve duhet drejte dhe ne kohe te informojn popullin shqiptare per permbajtjen dhe dinamiken e zbatimit te reformave nderetnike ne mision te eliminimit te deshprimit dhe pakenaqesis reale qe mund te pasoje si rezultat i hendekut te madhe qe ekziston ndermjet pritjeve subjektive teper te medha dhe te ariturave reale sistemore.

Implementimi praktik i reformave ne fjale shume me teper do ti gjason praktikes se pas luftes te zbatuar ne luginen e Presheves dhe shume pake do te ket ngjajshmeri me reformat politike te pasluftes te zbatuara ne Kosove.

Edhe me tutje te gjitha institucionet dhe nishanet e tyre do te jene te proviniences sllave duke filluar nga kryetari i shtetit ,qeveria,banka kombetare ushtria ,policia ,diplomacia ,dogana ,autoritetet qendrore
finaciare dhe fiskale dhe pjeserisht adminsitrata qendrore dhe parlamenti dhe segmente te tjera sistemit shtetror.

Edhe me tutje flamuri shtetror,himni shtetror,emblema policore,emblema ushtarake emblema doganore ,parat kombetare ,dhe shumica e shenjave publike qe u dedikohen organeve qendrore shtetrore do te jene te proviniences dhe gjuhes sllave.



Pesimizmi i autorit ne kete drejtim ne rafsh me opinionin publik shqiptare eshte i motivuar edhe nga fakti se resurset materiale-financiare te nevojshme per zbatimin praktike te reformave ne fjale jane dukshem me te kufizuara tash ne perfundim te konfliktit ne krahasim me fillimin e tij perkunder alternatives se pamjaftueshme te kompenzimit financiar te ofruar nepemjet konferences donatore per IRJM.



-Reformat nderetnike dhe zbatimi praktik i tyre nen dioptrin e strukturave ekzistuese institucionale qeveritare, do projekt ose reform e te gjitha llojeve ne instance te fundit e lidh fatin e implementimit praktik me menaxhmentin kuadrovik i cili bene realizimin praktike te saje.

Pasi ne rastin konkret behet fjale per reforma politike qe duhet te zbatohen pas konfliktit te armatosur i nje rendesis paresore eshte qe perfaqesuesit politik zyrtar te cilet ben luften te mos implemntojn paqen.

Ne kete aspekt situate del shume e komplikuar duke pasur parasysh faktin se subjektet kryesore politike te dy komuniteteve ishin bashkepjesemares te luftes nepermjet bashkeqeverisjes ne kuader te qeveris te koalicionit te gjere pavaresisht nga ndarja e tyre ne moderator dhe radikal lufte.

Duke pasur parasysh se edhe pas zgjedhjeve te ardheshme parlamentare me IRJM do te bashkeqeveris njera nga dy partit kryesore sllave me gjasa reale ajo te jete LSDM/ja perspektivat e implementimit praktike te reformave nderetnike ngelin problemore sepse nuk dihet partneri politike shqiptar si pjesa e dyte e kesaj bashkeqeverisje.

Tek kampi politike shqiptare ekzistojn dy alternativa ne qarkullim:

Koalicioni zgjedhor i perbashket i PPD,PDSH dhe subjektit politike te krahut te luftes ,ose


Konkurimi garues politik i tre subjekteve ne fjale dhe arritja e nje marreveshje politike postelektorale per pjesemarrje proporcionale ne disa segmente te pushtetit konform peshes elektorale ne mision te ndarjes proporcionale te pergjegjesis per implementimin e marreveshjes ne fjale.

Alternativa e pare ne esence do te thote perseritje e zgjedhjeve parlamentare te vitit 1998 dhe venjen e elektoratit shqiptare para aktit te kryer te votimit te personaliteteve publike politike tashme kryesisht te konsumura me perjashtim te ndonje figure te re politike te kandiduar nga krahu politik i luftes.

Autori preferon alternativen e dyte ,ate te konkurences si parim kryesor per zhvillimin e demokracis ndershqiptare me ne epiqender zgjedhjen e kuadrove me cilesore si garanc kryesore per implementimin praktike te reformave politike ne pjesen qe do te jen ne pergjegjesin dhe kompetencen e faktorit shqiptar.


Cka na meson praktika e deritashme e funksionimit te qeverive te koalicionit te partive sllave dhe shqiptare.

Resoret kryesor qeveritar te mbrojtjes,sigurimit shtetror ,kunderzbulimit,diplomacis,arsimit ,policis,bankes kombetare,financave,doganave dhe autoriteteve fiskale i kan menaxhaur kryesisht kuadro dhe stafe menaxheriale te partive politike sllave te perkrahura nga administrata kryekeput sllave e pareformuar.

Perspektiva e implementimit praktik te reformave lokale,gjuhesore,arsimore dhe te punesimit te drejte ne keto institucione do te jet mjafte problemore nese vazhdon praktika e vjeter e menaxhmentit me kuadro sllave te institucioneve dhe organeve ne fjale.

Me perjashtim te faktit qe qeveria amerikane ka marun obligim te afatizuar te trajnon dhe financon aftesimin e dy kontigjenteve prej nga 500 police shqiptare per vitin 2002 dhe 2003 nuk ekzistojn garancione dhe afatizime konkrete te tjera per realizmin e reformave ne sferat tjera.

Shqetesimi i autorit buron nga fakti se pikerisht bartesit e funksioneve udheheqese ne kuader te resoreve te permendura jane projektuesit ,realizuesit dhe mbykqiresit e politikave ekzekutive ne rafshin vertikal dhe horizonatal institucional.

Nje paralele ne kete drejtim me administraten nderkombetare karshi shqiptareve te Kosoves do te mund te krahasohej edhe me rastin e shqiptareve te IRJM me te vetmin dallim qe rolin e nderkombetareve ne Maqedoni e kan sllavomaqedonasit ,ndersa pozita dhe roli i shqipatreve ne te dy anet e kufirit shqiptar do te jet i ekuilibruar ne aspekt te ndikimit ne organet dhe institucionet e pushtetit.

Analog me konstatimin e mesiperm nuk ekziston e drejta e normuar me marreveshjen ne fjale se funksionet udheheqese ne kuder te organeve dhe institucioneve te qeveris te te gjitha niveleve do te ndahen ne menyre te drejte/ pjeserisht perpjestimore/ nga subjektet politike te provinences sllave dhe asaj shqiptare konfom peshes elektorale dhe kombetare.

Nje difekt i kesaj natyre duke pasur parasysh faktin se edhe me tutje do te kemi pushtetin e qendersuar gati se ne menyre absolute ne kuader te resoreve kryesor qeveritar se bashku me administraten kryesisht sllave dhe te pareformuar do te perben njeren nga pengesat kryesore te zbatimit praktike dhe ne kohen e pritur /projektuar/te reformave lokale,gjuhesore,arsimore dhe kuadrovike.

Eshte pikerisht administrata publike ajo struktur e pareformuar e cila ne baz te rekomandimeve obligative te Fondit monetar nderkombeatr dhe Bankes boterore duhet te zvoglohet per afro 20 mije te punesuar gati se kryesisht maqedonas.

Ne baze te disa deklaratave te paverifikuara te disa politikaneve aktual shqiptare duhet ne periudhen e ardheshme 4 vjecare te punesohen afro 20 mije shqipatre.

Nese nje vleresim i kesaj natyre del i sakt atehere duhet te nxiren nga puna afro 40 mije maqedonas te punesuar ne sektorin publik shtetror me qellim te zbatimit te reformave nderetnike dhe te reformave ne kuader te procesit te tranzicionit.

Dilema e papergjigjur per autorin eshte a thua valle cili eshte ai subjekt politike maqedonas qe realisht do te realizon nje reform te kesaj natyre?

Pjesemarrjes se ardheshme ne qeverin e koalicionit politike maqedono-shqiptare duhet ti paraprije plateforma e bazuar ne marreveshjen e arritur per reformat nderetnike me bartes,mjete financiare dhe afate strikt te definuara per implementimin e marreveshjes dhe qeverisjes me shtetin nen monitoringun efektiv nderkombetar si garantues te implementimit te reformave nderetnike.


Reformat gjuhesore varesisht nga cilesia e perdorimit zyrtar te gjuhes shqipe te parapar me marreveshjen ne fjale do te jen nje nga sfidat e para ne drejtim te reformimit gjuhesor te sistemit qe do te duhet te implementohet praktikisht nga parlamenti dhe qeveria e re.

Konfrontimi verbal politik ne mes te z.Trajkoskit dhe te z.Xhaferri gjate ceremonialit te nenshkrimit te marreveshjes se paqes ne lidhje me perdorimin e gjuhes shqipe deshmoi edhe nje here se perkunder faktit qe dokumenti eshte nenshkruar interpretimi lokal i te njejtit dallon varesisht se cila pale bene interpretimin praktik te tije.

Fakti qe marreveshja e paqes e shkruar ne anglishte eshte versioni i vetem valid jep shprese se nderkombeatret nuk do te lejojn interpretimin dualist te normes se njejte juridike. Mirepo ngel shetqsimi real se z.Trajkoski nga pozita e kryetarit te shtetit ka mundesi reale te bllokon dhe te zvarrit miratimin dhe implemntimin praktik te reformave ne fjale.


Reformat ne arsimin siperor ne gjuhen shqipe te parapara me marreveshjen ne fjale ofrojn alternativen e ngjajshme me Kolexhin e Shtulit plus para shtetrore per institucione te ngjajshme gjate funksionimit vijues dhe pas perfundimit te financimit nderkombetar.

Reformat ne fjale perjshtojn tashme definitivisht zyrtarizmin e Universitetit ekzistues te Tetoves nepermjet miratimit te ligjit te vecant nga parlamenti ekzistues.

Universitetit te Tetoves i ngel alternativa e riregjistrimit te tije konforme legjislacionit ekzistues arsimor me mundesi finacimi te pjeseshem nga buxheti i shtetit ose alternativa e bashkimit me UEJL ne kuader te nje institucioni te perbashket.

Koincidence rasti apo jo, por me marreveshjen ne fjale do te pushojn se funksionuari dy projektet e vetme kombetare qe ne dekaden e shkuar sfiduan praktikisht pushtetin sllave ne sferen e arsimit siperor shqiptar

Universiteti i Tetoves dhe ne sferen ushtarake Ushtria clirimtare Kombetare.


Ne cilin segment te implementimit te marreveshjes do te participojn Ushtria clirimtare Kombetare ,kjo strukture qe prodhoi marreveshjen ne fjale.

Ne pjesen politike te marreveshjes Ushtria clirimtare Kombetare nuk permendet ne asnje segment te saje si subjekt aktiv ne implementimin e marreveshjes.

Nje qendrim i kesaj natyre perjashton mundesin e transformimit te Uck/se,Ushtria clrimitare Kombetare trashigon fatin e pafat te UCPMB/se si struktur ushtarake ,dmth ajo zhbehet.

Amnistia e pergjithshme e ofruar nenkupton mundesin e integrimit dhe risocializmit individual te pjestareve te UCK/se nen kushte te barabarta me qytetaret e tjere ne institucionet publike te te gjitha spektreve.

Ne marreveshjen ne fjale nuk eshte parapar qe amnestioni ne fjale te perfshire edhe shqiptaret e shumet te cilet gjate luftes ne vijim padrejtesisht jane burgosur, gjykuar dhe denuar dhe qe aktualisht gjinden ne burgjt sllave ose mbahen pengje pa nam e nishan per familjaret e tyre nga strukturat paramilitare dhe zyrtare sllave.

Duhet te konstatohet se marreveshja ne fjale dhe ne vecanti politikat e implementimit ne sferen policore dhe te tjera qe tashme kan filluar ne mase te konsiderueshme do te realizojn synimin e pales sllave qe strukturat me meritore te Uck/se te mos ken mundesi integrimi ne strukturat e siguris te IRJM/se,fakt ky qe eshte nje leshim teper i madhe i pales negociatore shqiptare.

Dokumenti ne fjale nuk barazon statusin e luftetareve dhe deshmoreve shqiptare me ato te proviniences sllavofolese dhe si pasoje e nje qendrimi te ketill behet problematike per te mos thene ndalohet perkujtimi,respektimi dhe kompensimi meritor institucional i tyre.

Nje mosnormim i kesaj natyre do te pamundeson ngritjen e lapidareve dhe permendoreve publike,emertimin e institucioneve publike me emrat e deshmoreve te lirise dhe se fundi do te pamundeson inkorporimin e epopes se lavidshme te Ushtris clirimtare Kombeatre ne hisorin kombetare me te re te shqiptareve te IRJM/se.

Alternativa e transformimit politike te strukturave te UCK/se ne subjekt legal politik perkrah arsyeve tjera duhet te jet edhe ne mision te mbrojtjes te inetersave te pjestareve te saje ,deshmoreve te lirise dhe perkujdesjes per te hendikepuarit dhe per familjet e deshmoreve .

Pavarsisht se cila nga alternativat e analizuara do te jetesohet kombi shqiptare ne IRJM e ka detyrim moral dhe kombetar paresor te perkujton me epitetet me te larta kombetare deshmoret e liris nga te gjitha trojet etnike dhe te perkujdeset per familjet e tyre dhe per te hendikepuarit e luftes.


A mundet rebelimi i disa strukturave te UCK/se dhe formimi i AKSH/se te rezikon zbatimin e marreveshjes nepermjet riciklimit te konfliktit te armatosur ?



Te gjthe luftetaret e liris te cilet luftuan nen flamurin dhe emblemen e Ushtris Clirimtare Kombetare duhet ta pranojn faktin se tashme kryengritja e armatosur shqiptare ne IRJM perfundoi me aktin e nenshkrimit te marreveshjes ne Shkup.

Vazhdimi i metejm i lufte guerile nen firmen e AKSH ose te ndonje firme tjeter militare detyrimisht do te konfronton keto struktura me strukturat ushtarake te paktit NATO,konfrontim ky qe duhet me do kusht te evitohet sepse si i tille ai eshte vetshkatrues dhe i paperspektive.

Pavarsisht qe ekzistojn arsye per pakenaqesi me permbajtjen e marreveshjes ne fjale,e njejta duhet te respektohet si zgjedhje kompromisi qe ne instance te fundit iu imponua paleve ne konflikt nga perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar.

Te riperseris :kryengritja e armatosur shqiptare perfundoi.

Kete vendim te shtabit te pergjithshem dhe te udheheqesis politike te Ushtris Clirimtare Kombetare duhet ta respektojn te gjithe luftetaret shqiptare pa perjashtim,pse ? sepse alternativa tjeter aktualisht nuk ekziston.


Roli i faktorit nderkombetar ne procesin e zbatimit te marrevesjes ,

Konflikti i armatosur sllavo-shqiptar qe tashme i leshon vendin paqes perve viktimave njerezore dhe materiale krijoi armiqesi te shumta te ndersjella. Sipas dokumentit te analizuar faktorit nderkombetar i eshte percaktuar roli i lehtesuesit,mbykqiresit dhe asistuesit ne implementimin e marreveshjes ne fjale.

Roli ne fjale eshte percaktuar ne suaza te detyrimeve qe IRJM i ka pranuar me aktin e nenshkrimit te marreeveshjes per asocim dhe stabilizim .

Pikerisht nje rol i cunguar i kesaj natyre do te paraqitet nder pengesat kryesore per zbatim te sukseshem te marrevesjes ne fjale ne kuder te kornizes kohore te normuar me dokumentin ne fjale.

Mandati i perkohshem i percaktuar per trupat e NATOS eshte mangesia kryesore e implementimit te sukseshme te marreveshjes ne fjale ne aspekt te siguris se qytetareve shqiptare ne zonat e luftes dhe ne teritoret ku ato jane pakice .

Mandati i NATOS synon zhberjen e vetem njeren pale te konfliktit por nga vet fakti qe eshte ne kohe dhe me mandat te kufizuar nuk ofron garancione te mjaftueshme se pala tjeter ajo militare dhe paramilitare sllave nuk do te keqperdor situaten e re ne dem te popullesis vendore shqiptare.

Thene me qarte ,pavarsisht nga mandati i cunguar i faktorit nderkombetar,pa pjesemarrjen dhe mbikqyrjen e drejtperdrejt te tije marreveshja ne fjale do te jet vetem nje leter e pavlefshme dhe do te sherbej si monedhe per kusuritje politike ne arenen politike te Maqedonise.

Per fund:

Rikthimi i te gjithe te shperngulureve pa perjashtim dhe ndertimi i te gjitha objekteve banesore dhe ekonomike te renuara gjate luftes qe e leme pase eshte perparesia e te gjithe perparesive dhe parakusht i fillimit te mirebesimit reciprok.

Vullneti i mire dhe fondet finaciare dhe materiale te faktorit nderkombetar duhet te jen vetem nje burim alternativ krahas mjeteve buxhetore shteterore si alternative kryesore e rindertimit te pasluftes.

Zymtesia teper transparente e lidershipit sllavomaqedonas gjate aktit te nenshkrimit te marreveshjes se paqes dhe injorimi i plote i aktit te tille nga mediumet sllave paralajmrojn tensionime te reja ne teritore te ndryshme te Maqedonise perderisa trupat e NATOS nuk vendosen ne to,prandaj kujdes maksimal per te gjithe paperjashtim.

Pala sllave tashme eshte e sigurt se do te kushtezoj implementimin e pjeseve te konsiderueshme te marreveshjes ne fjale me koncesione dhe grante financiare ne mision te relativizimit dhe parandalimit te kryengritjes sociale sllave qe tashme mezi pret te zevendson kryengritje e armatosur shqiptare.

Pasojat ekonomike dhe sociale te luftes qe tashme e lem pas dukshem kan rritur varferin e qytetareve,kan zvogluar ne mase te konsiderueshme aftesin konkuruese dhe zhvillimore te ekonomise vendore dhe kan rritur deficitin ne buxhetin shtetror ne nivelin me te lart te periudhes tarnsitore dhe per pasoje kan radikalizuar deri ne ekstremet me te larta kontradiktat shoqerore te te gjithe spektrit ne IRJM.

Ne nje ambient te ketill politik,ekonomik,social dhe nderetnik implementimi i reformave nderetnike do te shoqerohet nga nje presion permanent i te gjitha radikalizmave dhe ekstermizmave te te gjitha llojeve me objektiv dhe ne mision te deshtimit te implementimit praktike te marreveshjes dhe te destabilizimit te serishem te IRJM.

Klasa e re politike e dalur nga zgjedhjet e ardheshme parlamentare dhe ne veanti qeveria e re dhe ne ate kuader pjesa shqiptare e saje do te bart pergjgjesin historike te implemntimit praktik te sukseshme ose te deshtimit te marreveshjes ne fjale.

Suksesi eventual do te deshmonte se shqiptaret perve se din te bejne luften ato din te ndertojn edhe paqe me perspektive konforme trendeve bashkekohore integrative dhe stabilizuese.

Alternativa e deshtimit te projektit multietnik ne fjale do te destabilizon perfundimisht kete shtet dhe do te riaktualizon seriozisht alternativen e ridefinimit teritorial te Ballkanit ne baza monoetnike.

Alternativa e ripajtimit te pales sllave dhe asaj shqiptare dhe ndertimit te nje ardhmerie me perspektiv zhvillimore do te varet nga pergjegjesia dhe vizioni i elitave te tyre politike dhe te spektrit me te gjere kombetar ne bashkeveprim te ngusht me faktorin nderkombetar.

Dilema hamletiane per ripajtimin dhe koekzistencen paqesore paralele njeri per skaj tjetrit te komunitetit sllave dhe shqiptar ne kuader te marreveshjes kornize ne IRJM mer pergjigjen pozitive nga autori i analizes ne fjale pasiqe kjo eshte alternativa e vetme zhvillimore qe ofrohet aktualisht.



--------------------------------------------------------------------------------


[Edituar më 6-12-2002 nga Tali]





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 6-12-2002 nė 17:12 Edit Post Reply With Quote
Kurthi konjuktural diplomatik nderkombetar ndaj pales shqiptare shkas per rivazhdimin e deshtuar te bisedimeve ne lidhje me krizen ne Maqedoni,

--------------------------------------------------------------------------------

Gostivar, 3 Gusht, 2001

Rufi Osmani



Eshte shume evidente se pas dhenjes se pelqimit te pales shqiptare per marreveshjen e paqes dhe rezultateve evidente te UçK-se ne terenet e luftes ndodhi paradoksi ,dukshem u dobesuan pozicionet e faktorit shqiptar ne tavolinen e bisedimeve politike .
Nje trend negativ i kesaj natyre befasoi ne veanti faktorin shqiptar ate ushtarak dhe politike duke pasur parasysh faktin se autoresi e nje ndryshimi te kesaj natyre ishte e faktorit nderkombetar.

Nje analize kronologjike e sjelljes se faktoreve kryesor te perfshire ne kete proces do te pretendon te japi pergjigjen e mundeshme ne lidhje me
trendin ne fjale.

Palla sllavofolese ne baze te nje skenari mire te pregaditur aktivizoi te gjithe potencialin e saj ne disponim ne mision te refuzimit te marreveshjes
ne fjale duke ofruar opinonit te brendshem dhe atij nderkombetar argumente te kuzhinave te mirenjohura te fobis dhe paragjykimeve sllave ndaj çeshtjes shqipatre dhe rolitit te faktorit nderkombetar.

Krahas refuzimit te elites aktuale politike nje qasje negative edhe me te theksuar ndoqen edhe institucionet intelektuale dhe shkencore sllave duke riperseritur edhe njehere plateformen e tyre antishqipatre dhe antiperendimore krahas kushtrimit qe i bene popullisis sllavofolese per
"mbrojtje te shtetesin sllave"nga "agresioni shqiptar". Pararendes te nje qasje teper negative te kesaj natyre karakterizoi ne veanti mediat ne gjuhen sllave duke krijuar atmosfere publike anti-marreveshjes dhe anti-perendimit nepermjet riperseritjes se skenave serbe per "vuajtjet dhe shpernguljet masive sllave nen presionin e gjoja teroristeve shqiptar".

Aktivitetet e mesiperme propagandistike te politikaneve ,itelektualeve ,mediave dhe vet shtresav te caktuara te popullit sllavofoles ishin ne mision te perforcimit te pozicioneve negociatore te pales sllave,objektiv ky afatshkurt qe edhe u realizua nga pala sllave . Ne nje atmosfere te nje "mendurie kolektive te inskenuar"zyrtaret sllave urdheruan prishjen e armepushimit dhe rifillimin e konfliktit te armatosur ne mision te realizimit te "aspiratave popullore sllave " per mposhtjen e ekstremisteve shqiptare ne fushbetejat e rajonit te Tetoves. Nje avanture e kesaj natyre mori kunderpergjigjen e merituar ne varianten e kundergoditjes se suksesshme te UK-se dhe efektuoi edhe njehere si bumerang deshtimin dhe fijaskon luftarake te forcave zyratre per nje periudhe kohore befasisht teper te shkurt ne fushbetejen e Tetoves.

Qyeti i Tetoves u lirua nga ana e Ushtris lirimtar Kombetare vetem per disa ore gjate nje mesnate te paharuar korriku per tu rikthyer peresi ne "statusin e padefinuar paraprak te nje armepushimi mortor ne pritje te ankthit te ri" ne agun e dites se njejte.

Ishin keto ndodhi te cilet rrodhen me nje shpejtesi filmike dhe qe definitivisht manifestuan seriozitetin substancial te prezences dhe trendit ne rritje te fushveprimit luftarak te Ushtris lirimtare kombetare dhe trendin e fillim deshtimit ndoshta perfundimtar te forcave militare zyrtare.

Mos valle pikerisht suksesi aq i shpejte luftarak i UK-se krahas debaklit te forcave zyrtare sllave dhe terheqja teper e diciplinuar edhe me e shpejte e UK-se si pasoje e marreveshjes se arritur me perfaqesuesin e NATOS paraqet kthesen negative qe efektuoi bumerangut e pales shqiptare ne tavolinen e bisedimeve nen autoresin nderkombetare.

Pala shqiptare si ajo politike dhe ushtarake u vetmjaftua vetem me komentet pozitive te marreveshjes se nenshkruar duke vleresuar gabimisht se tashme negociatat ishin perfunduar dhe ne kete menyre ia dha alibin teper te nevojshem skenarit sllavofoles se gjoja marreveshja e aritur ishte e njeaneshme ,proshqipatre dhe si e tille ne dem te pales sllave.

Nje konstatim i kesaj natyre argumentohet me faktin se ishin pikerisht udheheqesit kryesor te pales shqiptare si te krahut te luftes ashtu edhe te politikes zyrtare qe duke u terhequr ne pozicionet defanzive politike te pritjes se asaj qe do te ndodhte krijuan vetkenaqesi te rrejshme tek opinioni publik shqiptar se gjoja objektivat kryesore politike te kryengritjes shqiptare tashme ishin realizuar.

Duhet te konstatohet se terheqja nga qyteti i Tetoves ngjajshem si me terheqjen nga Haraqina si shenja te vullnetit te mire dhe kooperativitetit te tepert me faktorin nderkombetar te faktorit ushtarak shqiptare pales shqiptare iu rikthye si bumerang negativ .

Analog me konstatimin e mesiperm faktori nderkombetar ne vend se ti ngeli besnik propozim kompromisit te tyre paraprak,anashkaloi palen shqiptare dhe u fute ne skenarin sllavofoles dhe vazhdimin e bisedimve e orientoi ne drejtim te nje kompromisi edhe me te ulet pro kenaqjes se objektivave sllavofolese.

Duhet te konstatohet se vazhdimi i bisedimeve ne Oher vetem per eshtjet qe ishin diskutabile per palen sllave paraqet nje gabim te madhe te pales shqiptare qe rrezikon te efektuon deshtim gati se te plote te pales shqiptare ne procesin e negociatave.

Drafti i marreveshjes politike i nenshkruan nga pala shqiptare as per se afermi nuk i kenaq aspirat politike shqiptare , i njejti ishte nje zgjidhje kompromisi i propozuar nga tandemit Pardju-Leotar,ndersa ndryshimet e debatuar ne Oher shkojn dukshe me posht ne raport me draftin e nenshkruar.

Lejimi i fokusimit te debatimit te deritashem ne kuader te bisedimeve te organizuara ne Oher vetem ne eshtjen e kufizimit te metejm te perdorimit zyrtar qendror te gjuhes shqipe dhe per eshtje tashme te apsolvuara te udheheqesis lokale te policis paraqet nje qasje ne teresi te deshtuar te menaxhimit te dialogut nga ana e pales shqiptare nen autoresin nderkombeatre.

Mos arritja e pales shqipatre qe ne rivazhdimin e bisedimeve ne Oher te shtron per debat eshtjet qe jane te karakterit ekskluziv shtetror dhe se paku disa nga to ti ky ne kuader te procedurave te veanta parlamentare ,palen shqiptare e ben humbese reale te vazhdimit te bisedimeve te deritashme politike.

Cila eshte domethenia praktike e formulimit me te ri te kompomisit per perdorimin zyrtar te gjuhes shqipe ne seancat parlamentare por jo edhe ne punen dhe organet e qeveris eshte dilema e paqene qe me qellim kamuflohet nga palet ne bisedime.

Ne fakt nje formulim i kesaj natyre lejon perorimin e gjuhes shqipe ne seancat plenare te parlamentit dhe ne komisionet paralamentare nga ana e deputeteve shqiptare. Nje zgjidhje juridike e kesaj natyre nuk reformon parlamentin maqedonas ne institucion dygjuhesor por perkundrazi ky institucion edhe me tej ngel institucion sllavoshkrues.

Perjashtimi i perdorimit zyrtar te gjuhes shqipe ne punen dhe organet e qeveris ne esence nenkupton perjashtimin komplet te gjuhes shqipe nga pjesa me madhe e per te mos thene e te gjithe organeve dhe institucioneve qendrore qe jane nen juridiksioninn e drejtperdrejt te qeveris dhe qe jane te instaluara ne Shkup.

Thene me ndryshe me kete norm juridike gjuha shipe perjashtohet nga perdorimi zyrtar ne te gjitha ministrit qendrore dhe organet dhe institucionet qe ne kierarkin e organizmit dhe finacimit jane nusprodukte strukturore te tyre.

Ne baze te ketij formulimi gjuha shqipe nuk do te perdoret ne institucionet qendrore si jane : kryetari i shtetit, kryeministria, banka kombetare, diplomaci, ushtri, polici qendrore, dogan, autoritetet qendrore fiskale dhe financiare, universitet dhe akademit sllave, institucione dhe struktura te tjera te qendersuara ne Shkup.

Jane pikerisht institucionet dhe organet e siperpermendura qe prodhojn mbi 90% te dokumentacionit te shkruar nen autoresin shtetrore qe i japin nishanet dhe atributet shtetrore per perdorim te mbrendshem dhe per legjitimim te jashtem. Nje zgjidhje juridike gjuhesore e kesaj natyre per lejimin e perdorimit lokal zyrtar te gjuhes shqipe vetem atje ku shqiptaret jane mbi 20% e popullsis sinjalizon qart trendin e angazhimit te ardheshem te politikes zyrtare sllave ne periudhen pas miratimit te tmarreveshjes.

Nje mesazh i kesaj natyre ka kuptimin e asaj se tash e tutje lufta frontale sllavo-shqiptare do te bartet ne rafshin e nje lufte te heshtur institucionale per eliminimin e metejm te elementit dhe interesit shqiptare nga institucionet qendrore shtetrore dhe nga lokalitetet ku shqipatret perbejn me pake se 20% te popullsis.

Trendi ne fjale do te synon qe teritorialisht te projekton dhe realizon defakto ndarjen e mbrendshme te hapsires teritoriale dhe te institucioneve shtetrore dhe pjeserisht atyre lokale ne hapsiren ekskluzive sllavofolese dhe ne getot dhe hapsirat teritoriale dukshem me te kufizuara shqiptare ne raport me ate sllave dhe ne veanti ne raport me potencialin ekzistues dhe trendin demografik te shqiptareve vendor.

Reformimi i propozuar gjate bisedimeve ne Oher ne lemit lokale ,gjuhesore ,financiare dhe institucionale eshte teper i kufizuar dhe si i tille ska potencial institucional te bene riintegrimin e riformuara sllavo-shqiptar ne kuader te institucioneve te sistemit te njejte ,perkundrazi ne perspektiv nje zgjidhje e kesaj natyre do te riprodhon ndarjen evolutive teritoriale te sllavofolesve dhe te shqiptareve ne teritore alternative te IRJM.

Objektivi per ndertimin e nje shteti multietnik perkrah ekzistimit te shoqeris multietnike ne IRJM do te ngeli edhe me tutje nje utopi teorike-juridike e cila se fundi do te prodhon efekte praktike monoetnike ne teritore alternative dhe ne segmente dhe niveleve te ndryshme te institucioneve publike dhe private te sferave te ndryshme te jetes shoqerore dhe ekonomike.

Perderisa lufta e deritashme argumentoi se Maqedonia nuk perben kurfar perjashtimi nga rastet e ish republikave jugosllave ,tashme ne baze te propozim marreveshjes se riformuluar me siguri mund te konstatohet se me zgjidhjet politike te propozuara IRJM do te perben edhe nje shembull te deshtimit ne aspekt te implementimit praktik te marreveshjes politike ne mision te realizimit te objektivave te percaktuara per nje shtet multietnik.



Shpallja e mandat aresteve ndaj udheheqesve kryesor te UK-se nga organet
policore dhe te prokuroris te IRJM vazhdimesi e nje hipokrizie politike ne
kontekst te perpjekjeve per zgjidhjen e krizes ne fjalee,

Organet lokale pushtetore te IRJM shkuan shume me large ne raport me qendrimin e SHBA-ve dhe te BE ne raport me udheheqesit e Ushtris lirimtare kombetare. Keto organe ne fjale duke akuzuar udheheqesit e siperpermendur per veprat me te renda kunder njerzimit deshmuan edhe nje here se jane teper large per te qene menaxher racional te krizes ne vijim. Procedura ne fjale do te ishte teper ironike dhe komike sikur e njejta te mos ishte percjellur me nje heshtje te paarsyetueshme te faktorit politik zyrtar shqiptare dhe te atij nderkombeatr. Eshte fenomen per tu analizuar "pragmatizmi politik perendimor" i manifestuar nepermjet nenshkrimit permanent te marreveshjeve per armepushim me lideret e UK-se krahas tolerances se akuzave te zyrtareve sllave ndaj lidershipit te UK-se perkunder faktit qe pikerisht akuzuesin dhe te akuzuarin ne fjale si dy faktoret ky per paqesimin e IRJM i mban ne link pikerisht ky faktor nderkombetar.



Vazhdimesia e terrorizimit informativ sllavofoles pasqyre e nje mendesie te shtrembuar te menaxhmentit politik sllave karshi elektoratit vetiak dhe objektivit te percaktuar per zgjidhje paqesore te krizes.
Eshte mjafte karakteristik fenomeni i mediave te shkruara dhe elektronike te te gjitha proviniencave ne gjuhen sllave ne IRJM.

Mediat ne fjale ne kontinuitet qe nga fillimi i luftes dhe deri me sot vazhdojn me perhapjen e kushtrimit sllave ne platformen me ekstreme antishqiptare. Shtrohet dilema cili eshte misioni dhe objektivi i vertet i mediave ne fjale ne kontekst te krizes ne fjale ?

Thene me ndryshe si te sqarohet paradoksi qe perkunder vullnetit te proklamuar te pales zyrtare sllavofolese per zgjidhje paqesore te krizes, mediat e po te njejtes pale ne kontinuitet vazhdojn perhapjen e kushtrimit luftarak tek opinioni publik sllave ,opinion ky qe ne intance te fundit duhet te pranon zgjedhjen paqesore te konfliktit. Hipokrizia e kesaj natyre eshte me se e lakuriqesuar duke pasur parasysh faktin se kryesisht si mediat publike dhe ato private financohen nga parat shtetrore ose nga afarist te afert me klasen politike zyrtare sllave. Ne kuader te nje propagande gebelsiane antishqiptare te theksuar vlen te theksohet intervista e fundmuajit e kryeparlamentarit sllavomaqedonas Andov ne vigjilje te festes kombetare sllave Ilindenit te 2 gushtit.

Politikani ne fjale pa fije turpi ne emer te shumices se deputeteve sllave te parlamentit ekzistues publiksht mbronte teorin e konspiracionit duke kercnuar se citoj "do marreveshje politike qe do te cenon interesat strategjike sllave nuk do te votohet nga perberja aktuale e parlamentit".

Nje mendesi e kesaj antyre eshte veori gati e do politikani,intelektuali dhe sllavofolesi pa perjashtim ndermjet tjerave edhe si rezultat i indoktrinimit tejet negatv dhe anti shqiptar qe e kan mbjellur mediat lokale sllave. Nje gjendje e nje "psikologjie traumatike" tek shtresat me te gjera sllave le vend per shume pake optimizem per realizmin dhe implementimin e marreveshjes eventuale shqiptare-sllave.



Per fund :

A mundet pala shqiptare te shkon me posht nenshkrimit te draftit tashme te pranuar dhe ka do te thoshte ai pranim per perspektiven shqiptare ne IJRM ?

Pergjigjeja eshte nje dhe e vetme pala shqiptare nuk duhet te pranon ndryshimet e propozuara nga nderkombetaret gjate bisedimeve te realizuara ne qytetin e Oherit .


Pranimi i ndryshimeve te propozuara ne OHER kryesisht e devalvon dhe e ve ne pikpyetje te madhe arsyeshmerin e kryengritjes se armatosur shqiptare ne IRJM dhe redukton dukshem perspektivat zhvillimore te shqiptareve ne IRJM.

Udheheqesit politik dhe ushtarake shqiptare duhet te bashkekoordinojn ngushte ne keto momente vendimtare per fatin e kombit shqipatre ne Maqedoni dhe te informojn drejte dhe ne kohe popullin dhe luftetaret e liris per permbajtjen e vertet te bisedimeve shqiptaro-sllave.





Sqarim:Në sajtin që përmenda më lartë ka edhe disa analiza të prof.Rufiut





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
aman

Postuar mė 6-12-2002 nė 18:16 Edit Post Reply With Quote
???

do kisha dash dhe une po ashtu te kishim me shume te tille njerez po ama nuk eshte ai i vetmi nga i cili mund te mendojme qe eshte zgjidhes i ceshtjes shqiptare.pastaj nese ai mund te jete nje profesionalist i mire nuk do te thote te jete edhe ai qe ne na duhet(edhe pse nuk jemi ne ata qe vendosim se kujt cfare dhe si i duhet).
ne fjalime apo ne intervista dhe une do kisha qene e perbetuar per shqiperi etnike por ama para te tilla gjerave duhet pare se sa i kemi mundesite.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 6-12-2002 nė 21:46 Edit Post Reply With Quote
Rufi Osmani ish anëtar i Kryesisë Qëndrore i PDSH-ës në IRJM,u zgjodh prefekt i komunës së Gostivarit më 1996.
Shfaqi Flamurin Kombëtar në Komunën e Gostivarit,por qeveria e crvenkovskit atëherë bëri kërdin mbi shqiptarët e Gostivarit (me qindra të rahur deri në alivanosje) sepse edhe pse solli ligjin për përdorimin e simboleve,ajo qeveri tregoji se paska qenë e "fuqishme".Zbriti flamurin kombëtar nga kulmi i komunës.

Rufi Osmani u burgos,dhe mori denimin me 13 vjet burg,por falë bashkësisë ndërkombëtare ai mbajti dy vjet burg dhe u lirua.Sot me ish shokët e tij nga partia nuk komunikon sepse pikërisht ato ia bënë lakun.

Sot punon në Tetovë si prof.i ekonomisë,jeton në Gostivar,dhe posedon një pasuri të lakmueshme që rrallë kush e ka në IRJM dhe që e ka fituar me punë e djersë.

P.S.Unë e dhash vetëm një propozim më lartë,sepse jam i vetëdijshëm që së bashku mund të bëjmë edhe më shumë.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
kalemi

Postuar mė 7-12-2002 nė 08:45 Edit Post Reply With Quote
Kohet e shqiptareve Kastriotin ne krye kane 500 vjet qe kane ikur.
Edhe ne lindte ndonje lider i tille, ne kohet tona ata shtypen lehte dhe me metoda shume moderne.

Ceshtjes Shqiptare nuk i duhet nje udheheqes i vetem, vete nevojat e saj jane udheheqesi ideal... Asaj i duhen njeqid...nje mije mendje te tilla e secila te jete nje gur ne themel te saj.

[Edituar më 7-12-2002 nga kalemi]

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 30-1-2003 nė 21:12 Edit Post Reply With Quote
BASHKIMI YNĖ!

Nuk di si të tjerët e kuptojnë bashkimin tonë,por unë do të mundohem t'i them disa fjalë se si e shoh unë bashkimin tonë.

Bashkimi kombëtar simbas mendimit tim është i mundur edhe ate shumë shpejt.Mjafton t'i trajtojmë kufijt që na i ka imponuar tjetër kush si administrativ.Mjafton bashkëpunimi ekonomik ndërshqiptar me konkurencë reale ekonomike,duke vënë çmimet mallrave që qarkullojnë në trojet shqiptare.

Mjafton që prodhimi shqiptar në trojet tona të shitet aty ku prodhohet dhe të ketë kualitet të konsiderueshëm,kështu që mallrat që vinë nga jasht të mos bëhen joshëse për shqiptarët.Nga e gjithë kjo,me do e mos qeveritë apo njerëzit që udhëheqin shtetin të luftojnë kontrabandën dhe korupcionin.Njerëzit duhet të jenë shqiptar e jo "shqiptar" që punojnë për interesa të grekut e serbit.Këto lloj njerëzish duhet mënjanuar nga politika shqiptare për të arritur rezultate të cilat do të jenë të kualitetit europjan dhe tejoqeanik.Shumë e rëndësishme është që ato shqiptarë të cilët vërtetë ia duan të mirën shqiptarisë dhe kanë marë në duar fatin e kombit,ato duhet të kontrollohen dhe të vënë pasurinë e tyre në tavolinë!Për këtë duhet të insistohet që të formohet një komision antikorupcion i cili do të ishte neutral dhe të cilit do t'i mundësohej që të kontrollojnë njerëzit e pushtetit,deputetët,gjykatat si dhe të gjitha firmat e mëdha në trojet shqiptare.Kjo është aktuale në IRJM,dhe mund të them që deri tani aksioni antikorupsion ka rrezultate të lakmueshme,shumë ish funksionarë janë burgosur dhe do të paguajnë shtrenjtë vjedhjet e tyre.

Por,për këtë duhet të mar nismën shteti amë Shqipëria.Në Shqipëri duhet të largohen nanosat dhe të gjithë klyshqit e tij,të burgosen dhe të dënohen simbas ligjit.Nuk mundet një njeri 8 herë të zgjedhet kryeministër,kjo vetëm tek ne shqiptarët ndodhë!Shqipërinë duhet t'a udhëheqin njerëz të shëndoshë kombtarisht në rradhë të parë.Pastaj prej Shqipërisë vjen Dardania(Kosova) dhe në fund shqiptarët tjerë.Me mardhënie te forta dhe shëndosha ekonomike në mes nesh,ne mund të arim shumë në çdo lëmi pastaj.Mos të mashtrohemi me gjëra të cilat nuk kan asnjë kuptim të shëndoshë,sepse Europa dhe Amerika kërkojnë stabilitet të fortë ekonomik,pastaj infrastrukturë të mirë,që njerëzit të shkojnë në punë shpejt,që njerëzit të kenë mundësi të punjnë edhe 50 km jashtë vendbanimit,sikur që e kemi rastin këtu në perëndim.Kjo kërkohet nga ne,për të qenë të rrespektuar dhe të dashur.Të marim Zvicrën shembull.Zvicrën Europa ka kohë që e lutë të futet në komunitetin europjan,por zvicëranët nuk pranojnë.Pse?Pse lutet Zvicra?Lutet sepse në Zvicër nuk vjedh kryeministri,nuk ka larje parashë,nuk ka korupcion,nuk ka kontrabandë.

Mendoj që të gjithë i dimë këto punë por pak punojmë që të ndryshojmë në këtë drejtim.Ne hidhërohemi për kot.Sikur bëjmë gara se kush do të shkruaj një fjal më të bukur,një lajm më interesant!!!Për të ndryshuar dhe lëvizur gjërat nga vendi duhet punë konkrete.Do të ishte mirë që disa nga ky forum së paku kësaj vere të takohemi në Tiranë apo Prishtinë apo dikund tjetër,që të thërasim disa krerë politik të djathtë dhe të shohim se ku qëndrojnë punët dhe si mundet që diaspora shqiptare të ndihmon në këtë drejtim?Ndihmë po por jo në baza partiake ju lutem.Bazë e shëndoshë dhe e vetme është ajo kombëtare.

Kështu ndoshta edhe do t'i pastrojmë disa punë që mos të jetojmë në iluzione se do bëjmë këte e do bëjmë ate duke ndejtur në vend.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 2-2-2003 nė 13:04 Edit Post Reply With Quote
REAGIM!!!

Reagim në disa përçartje radhaz të publikuara kryesisht në internet, por edhe në disa revista si "Globi", "Zëri", "Pasqyra". Literaturë falas për revolucionarët e vonuar dhe krejt soj-sorollopin marksist

(Në vend të urimit për ditëlindje komunistit Gafurr Adili, i cili me 5 janar i mbushi 44 vjet, nga të cilat 20 të fundit në Zvicrën kapitaliste)

Nga: Agron Rexha

1. Ka gati dy vite që një taborr hajvanësh, me në krye një mbeturinë enveriste nga Kërçova, një farë Gafurr Adili, (azilant në Zvicër), kryetar, zëdhënës dhe anëtar i vetëm i një partie të paregjistruar askund, (Partia Revolucionare Shqiptare -PRSH) dhe i përforcuar kohëve të fundit edhe nga një aventurist kopuk një farë Idajet Beqiri, kryetar i ish-UNIKOMB-it, një partize bisht i Partisë Socialiste të Tiranës, aktualisht, me gjasë shefa të mëdhenj të të ashtuquajturit FBKSH (Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar), janë ndërsyer kundër meje, me gjithë zhargonin e mundshëm të sharjeve, shpifjeve, akuzave, insinuimeve dhe sulmeve të lloj-llojshme, me një metodologji dhe mllef që do t'ua kish zili edhe udhëheqësi i tyre shpirtëror, qoftëlargu Enver Hoxha. Problemi sipas tyre qëndron se, unë, Agron Rexha (nga Tropoja - gjë që posaçërisht ata se durojnë dot), me pseudonimin "Alban Berisha", ua paskam marrë "kompetencat" duke u paraqitur si zëdhënës i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), dhe se po punokam për nja 7 - 8 shërbime të huaja, se po kontrollokam krejt biznesin e drogës e prostitucionit në Ballkan, dhe qëllimi im final qënka që duke mos lejuar poshtërsirat e tipave si Gafurri e Idajeti (alias shefat e mëdhenj "Valdet Vardari" e "Alban Vjosa") të pengoj, hiç më pak se Ribashkimin e Shqipërisë, të cilën gjë, paska mbetur ta bëjnë Gafurri, Idajeti e soj-sorollopi i tyre. Meqë, këta tipa, e bashkë me ta edhe një dyzinë "atdhetarësh të flaktë" që u shkojnë pas nga naiviteti ose se nuk i njohin, apo edhe se mendojnë njëjtë si ata, (të cilët i njoh të gjithë me emër e mbiemër), kanë harxhuar më shumë kohë e talent për t'u marrë me etiketimin tim, sesa janë marrë me sende për të cilat thonë se i kanë si "qëllim", dhe për t'u dhënë fund dilemave që mund të jenë shkaktuar te ata që më njohin e nuk më njohin, si dhe për t'ua bërë të qartë opinionit anën tjetër të rrëfimit, po e publikoj këtë sqarim-reagim, pasiqë shoh se këta tipa nuk kanë ndërmend të ndalen. Mirëpo, nuk kam ndërmend aspak të mbrohem nga shpifjet dhe etiketimet që ata i bëjnë personalisht kundër meje, dhe nuk do ta kisha shkruar këtë reagim, nëse do ishte fjala për të mbrojtur veten, por do përpiqem shumë shkurt të tregoj se pse Shqiptarët KURRË nuk do të mund të Bashkohen nga njerëz si Gafurr Adili e Idajet Beqiri. Këto gjëra, gjithë historinë e krijimit dhe veprimit të AKSH-së, tentimet e shërbimeve sekrete antishqiptare (jo vetëm të atyre të vendeve fqinjë por edhe ndonjë në Evropë) qe përmes komunistëve shqiptarë dhe revolucionarëve të vonuar atë ta marrin nën kontroll, debatet, letërkëmbimet, publikimet e ndryshme, raportet me miqtë dhe kolegët e mi, qëndrimet dyfytyrëshe të disave, thashethemet, e-mailet kërcënuese, - të gjitha do t'i paraqes së shpejti të përmbledhura në librin "AKSH: - Mes Internetit dhe Realitetit", prandaj këtu do përpiqem t'i bie sa më shkurt.

Për fillim, do të citoj mikun tim analistin e njohur, Dr.Nexhmedin Spahiun, në një përcaktim të thukët për llojin e gafurrëve e idajetëve:

"Komunistët janë racë: Si mund t'i dalloni ata në shoqërinë shqiptare?

1. Paraqiten me pseudonime (e fshehin identitetin dhe origjinën). 2. Fjalën popull nuk e lëshojnë nga goja. Çdo gjë e bëjnë në emër të tij. 3. Relativizojnë mizoritë e Enver Hoxhës dhe nuk distancohen prej tij. 4. Pa përjashtim janë injorantë. Janë intolerantë në bisedë. Kur u flet nuk të dëgjojnë fare, por ripërsërisin të njëjtat parulla si kasetofon. 5. Përpilojnë lista të padëshiruarish. 6. Përpilojnë lista tradhëtarësh. 7. Dyshojnë në çdo njeri. 8. Organizojnë atentate ndaj kundërshtarëve politikë. 9. Janë në gjendje të vrasin edhe vëllain e vet. 10. Mundohen si e si t'ia hajnë kokën njëri-tjetrit."

(fund i citimit, marrë nga www.albasoul.com/forumi)

Ka pasë rreth 20 - 25 shkrime, komunikata, denoncime publike me lloj lloj etiketimesh, të adresuara kundër meje. Janë edhe dhjetra e dhjetra e-maile kërcënues që vazhdoj t'i marr edhe sot e kësaj dite. Nuk jam përgjigjur, por kam bërë publike aq sa është lejuar në suaza të komunikimit me ta si zëdhënës i AKSH-së. Por, këta nuk e kuptojnë që në një komunikatë, ose deklaratë, duhet të merren dhe të komentojnë atë çka shkruhet një herë, e pastaj të "analizojnë" atë që e nënshkruan. Publikimet e AKSH-së të nënshkruara nga "Alban Berisha" nuk janë mendime të miat personale, por qëndrime të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së. Por ec e merru vesh me taborrin marksist-leninist. Ata vazhdojnë me fletërrufetë e tyre, që herë herë janë aq qesharake, përkundër notave fyese e shpifjeve që përmbajnë. Ndërsyerja më e fundit ishte ajo e nënshkruar nga "Adriatik Tirana", e publikuar te www.liriakombetare.com te www.kosova.de/forumi pastaj te faqet e "FBKSH"-së e nuk e di ku tjetër, me titullin bombastik "POLIAGJENTI DHE TERRORISTI ALBAN BERISHA, ALIAS AGRON REXHA NGA TROPOJA, TË DENONCOHET NGA DORA E POPULLIT SHQIPTAR!". Meqë, si zakonisht, këtë paçavure-shkresurinë të këtij "Adriatik Tiranës" do ta botojë edhe Azam Dauti, tek revista e tij "Globi" në Shkup, (e kuptoj A.D-në, sepse prej kohësh s'ka me çka e mbush revistën), dhe për arsye se këta me të vërtetë po bëhen të padurueshëm, vendosa t'u përgjigjem për të gjitha "traktet" e tyre, duke marrë parasysh se shumëkush, që nisur prej emrit të madh dhe parullave në internet, ka menduar se kjo FBKSH është diçka shpëtimtare, do të zhgënjehet, por "më mirë vonë se kurrë". Shpresoj se edhe Azami do ta botojë këtë reagim, si borxh moral për ndihmën që ja kam dhënë revistës së tij dikur. Gjithashtu mund ta botojë edhe shkrimin tim nga numri i GLOBI-t, i shtatorit '97, "Maqedonia para dhe pas Gostivarit", e një kopje t'ja dërgojë edhe Gafurrit. Por, ti kthehem "traktit" të të ashtuquajturit "Spektatori ushtarak, Adriatik Tirana". Pasi ky farë Adriatiku, më bën poliagjent të. "rusëve, serbëve, maqedonëve, malazezëve dhe i grekëve, si dhe i disa agjenturave të tjera, të cilat e kanë marrë nën mbrojtje (duke e pajisur edhe me pasaporta të rrejshme diplomatike) dhe e financojnë me shuma të mëdha parash", vazhdon se gjoja qëllimi im qënka " për të "futur "mish të egër" jo vetëm në AKSH dhe FBKSH, por edhe në popull, duke e mashtruar dhe manipuluar me një "tjetër aksh", duke e gënjyer se "aksha" ose "oksha" e tij, është ajo "e vërteta", e jo Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) të cilën e udhëheqin dhe e komandojnë strategët më të shquar dhe më të vendosur, si dhe të dëshmuar në fushën e artit politik, diplomatik dhe luftarak, Ermal Radisheva, Adriatik Tirana, Ramadan Verikolli, Valdet Vardari, Alban Vjosa, të prirë nga Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të saj, Gjeneral-majori Vigan Gradica." (fund i citimit, sipas traktit të botuar në www.liriakombetare.com)

I pashë këta emra, E.Radisheva, i mbiquajturi ANZA, është një tip me origjinë nga fshatrat e Prespës, i ikur në Turqi; A.Tirana, nuk kam idenë kush mund të jetë, por ka mundësi që të jetë ndonjë nga oficerët enveristë fanatikë që në 92 - 93, u larguan nga Shqipëria për t'i shpëtuar ndjekjes për krimet që kanë bërë në komunizëm. Stili i tij është aq qesharak, dhe aq mburravec sa të kujton "raporte e fjalime" të E.Hoxhës dhe mënyrat se si ai shpallte agjentë e poliagjentë, - ndoshta ky Adriatiku është një farë Gj.Titani, ish oficer i sigurimit të shtetit që tash rrin në Suedi; R.Verikolli, është trumbetuar një kohë si "shef i shtabit të AKSH-së" së Gafurrit, mirëpo e shkarkuan "për arsye ideologjike". Ky e kishte zevëndësuar në këtë post "Hekuran Asllanin" (Brahim Avdylin, poetin rebel në Raperswil të Zvicres, që tash e shëndosh bronhitisin që ja shkaktuan Gafurri me Idajetin); V.Vardari është koka e FBKSH, Gafurr Adili nga Kërçova, për të cilin më gjerësisht do flas më poshtë, kurse A.Vjosa është Idajet Beqiri për të cilin poashtu do të keni çka të mësoni në vazhdim. Ky "Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm" (ec e merre vesh, - kryetar i shtabit (!)) "gjeneralmajori" Vigan Gradica, më është i njohur nga Forumi i diskutimeve te www.LiriaKombetare.com , dhe një kohë i ka pasë punët keq me Gafurrin, kur ky, Vigani ishte hiç më pak se kryetar i Partisë së Punës së Shqipërisë. Po, po. Ja më poshtë e keni citimin nga arkivi i Forumit të Liria Kombëtare, dhe lexojeni vetë: Unë nuk kam koment:

"E merkur, 17. Korrik 2002 - 05:23:07 vigan vgradica@Yahoo.com AKSH

ZOTIT VALDET VARDARIT

Me të mësuar se e kishit formuar Frontin për Bashkimin Kombëtar Shqiptar, më lejoni që në emër tim personal dhe në emër të Partisë së Punës së Shqipërisë, iu urojmë dëshirat më të mira, duke shpresuar se do t'i realizoni synemet e juaja, të përcaktuara me Programin e Juaj të FBKSH-së!

Për Komitetin Qendror të PPSH-së, Vigan Gradica Nderim Hoxha Elton Erbara Urim Klinaku Festim Prekazi Vegim Berisha Kastriot Behrami Pandeli Drizari

... --------------------------------------------------------------------------------

(Cituar sipas arkivit të forumit të Liria kombëtare - mund ta lexoni të plotë këtë dhe "xhevahire" të tjera në adresën www.liriakombetare.com/arciv/forumi1 )

Në vazhdimin e "trakt-fletërrufesë" së A.Tiranës shkruhet:

"Për të mos krijuar dilema dhe konfuzion ndër masat e gjera popullore shqiptare, në mënyrë që ato me kohë t'iu shpëtojnë intrigave, provokimeve dhe akteve të tjera diversante të lansuara nga shërbëtori dhe sahanlëpirësi UDBA-ve, OZNA-ve, KGB-ve serbosllave, "anonimusi" Alban Berisha, duhet të kapet nga vetë dora e popullit, dhe pastaj të identifikohen qëllimet e ti të ndyra, duke e detyruar të flasë haptazi, se kush dhe pse e ka detyruar atë, që të dezertojë, të shkyqet nga Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH-ja), e të formojë fraksionin ilegal, paramilitar e terrorist, si "ushtri" të veten me të njëjtin emërtim dhe emblemë të AKSH-së së vërtetë. Grupi paramilitar fraksionist dhe terrorist "ushtarak"- OKSHA , të cilin e drejton komandanti, sanço pança i Tropojës, alias Agron Berisha, i cili fshihet pas pseudonimit Alban Berisha, nuk ka kurrfarë lidhjeje (përveç vjedhjes së emblemës së AKSH-së nga ndonjë uniformë ushtarake e saj në terren) me PJESËTARËT e ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH), të cilët janë direkt nën Komandën e SHP të AKSH-së, të identifikuar me emrin e Komandantit të saj të lavdishëm, Gjeneralmajorit VIGAN GRADICA." (fund i citimit)

Është e kotë dhe e pamundur të merret vesh se çka dëshiron të thotë "komandanti i lavdishëm" V.Gradica, prej nga ky është bërë aq i lavdishëm dhe ku e ka marrë gradën "gjeneralmajor", pastaj mua më quan "komandant" ku unë kurrë se kam quajtur veten të tillë, sepse NUK JAM komandant por zëdhënës, që është krejt diçka tjetër. Dhe për të vazhduar më poshtë me idiotësirat e radhës:

"Në kapjen e terroristit Agron Rexha (Alban Berisha i rrejshëm) nevojitet të angazhohen të gjitha forcat logjistike policore dhe ushtarake të AKSH-së, si dhe specialistët e Shërbimit Sekret të Sigurimit Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me policinë e Interpolit, në mënyrë që atë ta parandalojnë nga kryerja e aksioneve diversante dhe terroriste kundër popullatës civile si brenda, ashtu edhe jashtë territorit të Shqipërisë Etnike." (fund i citimit)

Mendoj sa keq që Ramsfeld, ministri amerikan i mbrojtjes, dhe Tom Frenks, shefi i forcave amerikane të angazhaura në Afganistan dhe për Irakun, nuk i lexojnë këto trakte të gafurristëve, se do t'i thirrnin në ndihmë "të gjitha forcat logjistike policore dhe ushtarake të AKSH-së, si dhe specialistët e Shërbimit Sekret të Sigurimit Kombëtar Shqiptar" për t'i ndihmuar në eleminimin e Al-Kaidës...

Unë nuk e di ku i sheh A.Tirana dhe paçavuregatuesit tjerë të "FBKSH"-së, veprimet e mia "të rrezkishme", dhe "të gjitha ato parulla armiqësore dhe antishqiptare"?

Pasi i bën thirrje edhe Interpolit dhe policisë shqiptare që të shpallin "fletëarrest ndërkombëtar", Adriatiku nxjerr një sekret, që si duket u ka shpëtuar "redaktorëve" të FBKSH-PRSH-së: Ja citati, një fjali e ngatërruar me 14 rreshta, por që diku nga fundi shihet qartë se kush është në fakt "FBKSH"-ja dhe më kënd ajo bashkëpunon:

Meqenëse Alban Berisha, alias Agron Rexha nga Tropoja, dezertori dhe atentatori i AKSH-së së mirëfilltë, që për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar njihet dhe identifikohet me tre emra të udhëheqësve të saj legjitim: Gjeneral-major, Vigan Gradica, Mr.Valdet Vardari dhe Av.Alban Vjosa, është rekrutuar dhe vepron si aktivist e agjent i shumëfisht i agjenturave të Serbisë së madhe dhe të ekspoziturave të saj sllave si brenda në hapësirat e ish-Jugosllavisë, ashtu edhe në Shqipëri dhe në diasporë, në Evropë, dhe më gjerë, duke bërë përpjekje maksimale, dhe duke mos zgjedhur mjete dhe metoda për t'i dëmtuar për vdekje interesat jetike të bashkimit kombëtar shqiptar, për jetësimin e të cilave si AKSH-ja, ashtu edhe FBKSH-ja janë të gatshme të sakrifikojnë edhe jetën e tyre, ai duhet të pengohet me çdo kusht edhe nga organet policore dhe ushtarake të Republikës së Shqipërisë, sepse sipas disa të dhënave të shërbimeve sekrete policore të vendeve fqinje të Shqipërisë, Agron Rexha është i lidhur ngusht dhe vepron në mënyrë aktive me grupe të ndryshme mafioze-terroriste të propagandës dhe tregtisë kontrabandiste kryesisht, që komandohen nga mbeturinat paramilitare serbe të Arkanit, dhe të mafias ruse, bullgare e maqedone." (fund i citimit)

Shikoni me vemendje pjesën "sipas disa të dhënave të shërbimeve sekrete policore të vendeve fqinje të Shqipërisë, Agron Rexha është i lidhur ngusht dhe vepron në mënyrë aktive me grupe të ndryshme mafioze-terroriste...". FBKSH-ja e cila synon bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet, bashkëpunoka me shërbimet sekrete policore të vendeve fqinjë? A duhet ende koment për ta kuptuar se kush në të vërtetë qëndron pas parullave dhe demagogjisë standarte të FBKSH-istëve? E njëjta gjë, pra "marëdhëniet" e FBKSH-së me shërbimet sekrete të vendeve fqinjë, konfirmohet edhe një fjali më poshtë:

"Veç kësaj (sipas të të dhënave të disponueshme të Sigurimit Kombëtar Shqiptar, të shkëmbyera me shërbimet kompetente të vendeve fqinje të Shqipërisë), është vlerësuar se ky kriminel dhe kontrabandist i drogës..." (fund i citimit)

Nuk po i komentoj shprehjet bajate dhe të papranueshme për një "FBKSH" që flet për "viset multietnike të Shqipërisë etnike", por është e çuditshme logjika e tillë e veprimit dhe e denoncimit, sepse kështu duke u përpjekur të më sulmojnë mua, fbksh-istët kanë denoncuar në mënyrë të qartë vetveten. Asnjë fjalë, asnjë fjali të dhënë në deklaratën e AKSH-së të 23 janarit, ata nuk e citojnë as e komentojnë. E njëjta ende (besoj) është në faqet e internetit dhe secili mund ta lexojë. Edhe të tjerat para saj poashtu. I kisha menduar fillimisht si lajthitje dhe shprehje të mllefit këto sulme, por një ditë, e lexova memorandumin që Gafurr Adili e Idajet Beqiri ja kanë dërguar institucioneve ndërkombëtare, ku parashtrohen kërkesat e FBKSH-së për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Që të mos ua hamë hakun, aty ka plot shprehje patriotike, shifra e fakte të shkeljes së të drejtave të kombit shqiptar gjatë gjithë historisë së tij, por kur vjen tek mënyra se si FBKSH e parasheh zgjidhjen e çeshtjes shqiptare, tmerrohesh kur ata flasin se kjo do të bëhej duke u krijuar "Shqipëria e Bashkuar", "Serbia e Bashkuar", "Bullgaria e Bashkuar" e pse jo (!) edhe "Greqia e Bashkuar". Po ua sjell nje pjesë nga ky Memorandum që mund ta gjeni poashtu në faqet e FBKSH-së:

"FRONTI PËR BASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR KRYESIA QËNDRORE Tiranë,Prishtinë,Shkup,Ulqin, Prevezë; Më, 25 Gusht 2002

M E M O R A N D U M --------------------

Dërguar:

ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË OKB-së KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-së STEJT DEPARTAMENTIT TË SHBA-ve PRESIDENCËS SË BASHKIMIT EUROPIAN PARLAMENTIT TË EUROPËS KËSHILLIT TË NATO-s

Për njohtim:

PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KRYETARIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PARLAMENTIT TË KOSOVËS KRYETARIT TË KOSOVËS QEVERISË SË KOSOVËS

Zonja dhe Zotërinj!

(..)

Zonja dhe Zotërinj, të institucioneve të lartëpërmendura botërore:

Për parandalimin e luftërave të reja ndëretnike në Ballkan; Për ruajtjen dhe forcimin e paqes aktuale; Për vendosjen e stabilitetit, demokracisë dhe paqes së qëndrueshme; Për zgjidhjen drejtë dhe përfundimisht të çështjeve kombëtare në Ballkan, përfshirë këtu posaçërisht çështjen kombëtare shqiptare;

(..)

po u drejtohemi me këtë : M E M O R A N D U M

Që:

- T'i rishqyrtoni të gjitha vendimet e Konferencave dhe Kongreseve të viteve: 1913, 1919 dhe 1946, në të cilat u konfirmua pushtimi dhe copëtimi i trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike nga ana e shteteve shoviniste të Ballkanit: Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe më pas edhe nga ana e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM);

(....)

- Të iniconi, të përgatitni dhe të thirrni një Konferencë Ndërkombëtare për Ballkanin, në të cilën do të merrnin pjesë të gjitha delegacionet e shteteve ballkanike dhe përfaqësuesit e intitucioneve të lartëshënuara botërore; - Të organizoni dhe të kryesoni, sa më shpejtë që të jetë e mundur, Konferencën Ndërkombëtare për Ballkanin, në të cilën do të debatoheshin dhe do të shtroheshin për zgjidhje të gjitha çështjet e konfliktet ndëretnike dhe ndërshtetërore të Ballkanit;

- Të mbahet sa më shpejtë Konferenca Ndërkombëtare për Ballkanin, e cila do t'i zgjidhte drejtë, me marrëveshje, në mënyrë demokratike dhe paqësore të gjitha çështjet e hapura e të pahapura kombëtare dhe ndërshtetërore të Ballkanit, përfshirë këtu edhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare;

- Të përgatitet dhe të fillojë sa më shpejtë punimet Konferenca Ndërkombëtare për Ballkanin, e cila do të vendoste për Shqipërinë e Bashkuar, për Bullgarinë e Bashkuar, për Serbinë e Bashkuar, për Kroacinë e Bashkuar - dhe ky do të ishte Ballkani i Bashkuar që do të integrohej natyrshëm në Europën e Bashkuar;

- Të thirret dhe të mblidhet sa më shpejtë Konferenca Ndërkombëtare për Ballkanin, në të cilën, pas zgjidhjes së drejtë dhe përfundimtare të çështjeve kombëtare ballkanike, të cilat janë burim i shfaqjes së krizave permanente në Ballkan, për shkak të gjeopolitikës dhe të gjeostrategjisë imperialiste sllave në Ballkan - do të shuheshin përfundimisht luftërat ndëretnike, do të zhvillohej ekonomia dhe demokracia, do të mbretëronte paqa dhe liria në mbarë Ballkanin dhe Europën.

(....)

Dhe në fund, Zonja dhe Zotërinj, duke ju përshëndetur dhe duke ju dëshiruar punë të mbarë, mbetemi me shpresë dhe në pritje të angazhimit Tuaj të drejtëpërdrejtë në zgjidhjen e çështjeve kombëtare në Ballkan, përmes një Konference Ndërkombëtare.

Me rrespekt të thellë dhe konsideratë të lartë,

KRYETARI I FBKSH-së, JUR. VALDET VARDARI (d.v.)

SEKRETARI POLITIK I FBKSH-së, AV. ALBAN VJOSA (d.v)

SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË AKSH-së, Gjeneral RAMADAN VERIKOLLI (d.v)

(Fund i citimit, sipas www.kosova.de/diskusionforum)

Është e çuditshme se një konferencë ndërkombëtare për Ballkanin, ka kohë që po e kërkon me ngulm diplomacia ruse. Igor Ivanov e ka përsëritur këtë shpesh por ka hasur në "JO"-në e vendosur të Uashingtonit, Tiranës e Prishtinës. Kryeministri serb, Zoran Gjingjiq e ka paralajmëruar konferencën për Ballkanin, duke paralajmëruar njëkohësisht edhe ndarjen e Kosovës, kurse shefi i diplomacisë greke, Papandreu, ka shkuar përtej konferencës duke folur për një federatë ballkanike, por ideja e tij është kritikuar dhe hedhur poshtë menjëherë dhe Papandreu e ka korigjuar veten duke ja hedhur fajin gazetarit që "nuk e kishte kuptuar mirë". Tashti, me të njëjtat ide dhe në të njëjtat valë del se janë të gjithë këta së bashku: Igor Ivanovi, Gafurr Adili, Zoran Gjingjiq, Idajet Beqiri e Jorgo Papandreu. A duhet ende të komentoj diçka?

Në këtë memorandum nuk përmendet edhe "Greqia e Bashkuar" por Idajeti (alias Alban Vjosa) e përmend tek një intervistë që herë thuhet se e ka dhënë te "Gazeta Shqiptare" e herë te "Tema".

Nuk kisha dashur të merrem me ta, por ata po merren me mua. Unë jam pjesë e strukturave të AKSH që në themelimin e saj, në korrik 1999, pavarësisht, se data zyrtare e themelimit është 4 dhjetori 99. Do të mbetem pjesë e AKSH-së së vërtetë për aq sa të jem i nevojshëm për shokët dhe bashkëluftëtarët e mi në të, dhe nuk do të tërhiqem nga hungërimat dhe dëshirat perverse të komunistëve. Ne nuk e kemi personalizuar AKSH-në, por i përmbahemi thelbësisht betimit, që është betimi parë i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do t'i përmbahemi deri në fund.

2.

Ato dhjetë cilësitë që i ka përshkruar dr.Spahiu, ku më shumë e ku më pak, i përshtaten plotësisht grupit të Gafurr Adilit, një naivi nga një katund i Kërçovës, i cili që në moshën 18 vjeçare siç e thotë vetë, është betuar që në emër të marksizëm-leninizmit të luftojë "për Shqiptari". Por, as fundi i komunizmit, as koha që ka kaluar në perëndim (tipi jeton si është më së miri midis Zvicrës), nuk e kanë bindur "revolucionarin konsekuent" të heqë dorë nga idhulli i tij, ish-diktatori i Shqipërisë, E.Hoxha, dhe nga ëndrra për ta organizuar dhe udhëhequr "kryengritjen e përgjithshme të proletariatit shqiptar" si pjesë e "revolucionit botëror antikapitalist". Në fakt, Gafurr Adili ka të drejtë plotësisht që të simpatizojë e adhurojë komunizmin dhe Enver Hoxhën, të mbledhë pare nga ata që mendojnë si ai dhe me ta ta festojë çdo vit 16 tetorin, të ruajë e të forcojë miqësinë e dashurinë me djemtë e Enverit, dhe askush nuk mund t'i përzihet Gafurrit në këtë pikëpamje. As nëse e simpatizon Kinën, Libinë apo Madagaskarin dhe urren Amerikën, Monakon apo Ishujt Firi... Por, udhëheqësi i famshëm i revolucionarëve shqiptarë, "Bestar Kosova" (alias Gafurr Adili), duhet të mësohet t'i ndajë e dallojë dëshirat e tij narcisoide nga realiteti dhe mundësitë e kapaciteti që ka. E krejt në fillim, gafurristët duhet të pranojnë krimet që Enver Hoxha ka bërë ndaj Kosovës, dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë ish-udhëheqja komuniste e Tiranës për minimin e çështjes kombëtare shqiptare. Dhe, duhet të pyesë veten se a thua, shqiptarët janë të gatshëm që t'i hyjnë edhe një herë aventurave me sfond ideologjik marksist-leninist, dhe të tentojnë zgjidhjen e çështjes kombëtare me recepta pansllaviste? Jo Gafurr aga, në këtë drejtim, as ty e as enveristve tjerë të maskuar pas parullave demagogjike nacionaliste, kjo lojë nuk do t'u dalë e hajrit. Por ju, si komunistë të vendosur që jeni, të gatshëm për të shkelur mbi gjithshka për hir të idealeve tuaja të çmendura, keni vënë në përdorim metodat më të ulta e më perfide. Dhe në këtë aksion keni ndihmën e pakursyer të qarqeve që mendojnë si ju, që nuk mungojnë as në Tiranë, as në Prishtinë, e që në Shkup, Beograd, Athinë e Moskë janë në pushtet. Janë ata sponzorët dhe mbështetësit e revolucionit të vonuar shqiptar, që ju kanë përgatitur me durim (shpesh pa dijeninë tuaj - si krimba eksperimentalë) për t'ju nxjerrë nga epruvetat pikërisht në këto kohë. Qarqet antishqiptare që janë në pushtet në Ballkan, e kanë tashmë të qartë se Shqipëria Etnike është një realitet që po troket me forcë, dhe se nuk ka nga ti iket. Në kushtet e sotme, sistemi gjenocidal ndaj një populli është i pamundur të mbahet, e pikërisht për këtë ata të alarmuar se Shqipëria së shpejti do të bëhet në kufinjtë e saj etnikë, kanë filluar aksionin e heshtur për të instaluar në strukturat e ardhshme të saj, mishin e huaj, elementin prosllav në mesin shqiptar, flamurtarët e enverizmit, revolucionarët e vonuar dhe krejt soj-sorollopin fundamentalist marksist. Ju gafurristët, jeni pjesë e këtij plani mizor. Për këtë ju bëtë gjithë përpjekjet e mundshme që të infiltroheni në radhët e Armatës Kombëtare Shqiptare. Që nga nëntori i vitit 1999, (kur AKSH-ja doli publikisht), njerëzit e PRSH-së nuk lanë metodë pa përdorur që të infiltrohen në të, që asaj ti japin ngjyrim ideologjik pansllavist dhe ta përdorin poashtu ndaj kundërshtarve politikë të tyre në trojet shqiptare. Vazhdimisht keni këmbëngulur që ta keni ju ekskluzivitetin e udhëheqjes "ideologjike" me AKSH-në, por kjo nga shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të saj, u është mohuar vazhdimisht. Ishit ju që penguat intensifikimin e aksioneve të AKSH-së në IRJM, në vitin 2000 dhe, pikërisht se shërbimet perëndimore të zbulimit filuan të mendojnë se gjoja "PRSH-ja komandon me AKSH-në", atëherë këto shërbime, duke e ditur se pas jush, pra pas revolucionarëve dhe ultramarksistëve të mbledhur në të ashtuquajturën "partia revolucionare shqiptare", qëndrojnë shërbimet sekrete serbe e greke, që me bekimin edhe të Moskës, po ju përgatisnin për "revolucion", atëherë këto struktura perëndimore e penguan fillimin e luftës në IRJM nga AKSH-ja dhe stimuluan e përgatitën për të "udhëhequr" këtë luftë, njerëzit e tyre të besuar nga radhët e LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës). Njësitet e AKSH-së, edhe ato që vepronin në IRJM, edhe ato që ishin të inkuadruara në radhët e ish-UÇPMB-së, nuk deshën që të krijojnë konfuzion, dhe me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, ju bashkangjitën njësive të para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në radhët e së cilës patën sukses të admirueshëm. AKSH-ja asnjëherë nuk e ndërpreu aktivitetin e vet luftarak, por veproi konform situatave në terren dhe e ballafaquar me vështirësi që ja shkaktonin edhe zyrtarucët e LPK-së, e edhe të dërguar të shërbimeve sekrete, të maskuar si këshilltarë, gazetarë e humanistë.

Në këtë periudhë, u intensifikuan përpjekjet e tua Gafurr Adili, që duke manipuluar me besimin që dy tre veta kishin për ty në Shtabin tonë të Përgjithshëm, deshe të merrje në dorë kontrollin e AKSH-së. Deri në atë kohë, për shkak të rrethanave specifike, AKSH-ja e kishte në ilegalitet të thellë krejt strukturën operative komanduese, dhe përveç një personi, ti as shokët e tu s'keni mundur të njihni askënd tjetër. Në pranverën e hershme të vitit 2001, ti me miqtë tu (gjithsej 7 - 8 veta - një ndër ta edhe përfaqësuesi i vetëm i AKSH-së që ju e njihnit) organizoni një takim në Tiranë prej ku e shpallni formimin e të ashtuquajturit "Komiteti Kombëtar për Çlirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve Shqiptare - KKMÇTSH". Në këtë komitet, përfshihet edhe AKSH-ja, me vendim të njëanshëm dhe pa konsultim të Shtabit të saj, por pasi ju zotoheni se AKSH-ja do të jetë palë në atë marrëveshje, që do të thotë se eventualisht mund të tërhiqet prej saj, se ju nuk do të përziheni në aspektin ushtarak dhe të organizimit të AKSH-së, por do të ndihmoni në propagandimin e saj si në trojet shqiptare ashtu edhe në diasporë dhe në mbledhjen e fondeve për nevoja të AKSH-së, përfaqësuesi i AKSH-së e sheh të mirë këtë variant dhe bëhet një marrëveshje verbale, që megjithatë nuk nënshkruhet nga askush. Keni qenë katër veta o Gafurr, që keni vendosur dhe e keni emëruar njëri-tjetrin për "kryetar", e "nënkryetar" të një Komiteti me emër të madh. Ti, që deri asokohe me pseudonimin "Kushtrim Uskana" ishte kryetar i "komisionit nismëtar", e ke propozuar shokun tënd të atëhershëm, Brahim Avdylin, të jetë kryetar i këtij organizimi, bile ja ke gjetë edhe pseudonimin "Kushtrim Dukagjini". Brahimi, si poet gjysëm i dështuar dhe si politikan krejtësisht i dështuar, ka pranuar menjëherë. E ku ka më mirë për poetin se sa të bëhet kryetar i një komiteti me katër pesë njerëz po më emër shumë të madh? Të tjerët ti e din kush kanë qenë, - njerëz që nuk ja vlen as t'i përmednim - megjithëse gati të gjithë ata ti tash i ke shpallur tradhëtarë dhe nuk i ke asnjë afër vetes. Nejse, e keni themeluar Komitetin o Gafurr, dhe ti ke kërkuar që të "emërohesh" hiç më pak se komisar politik i AKSH-së, e poashtu ke kërkuar të kesh autorizime e vula për të "realizuar detyrat në Perëndim", por as vulë e as autorizim nuk ke marrë se ndërkohë Shtabi i AKSH-së ka urdhëruar njeriun e vet që të përmbahet nga konkretizimi i marrëveshjes. Megjithatë, ti ja ke arritur ti bindësh disa shokë tutë në Zvicër, se je "komisar i AKSH-së", bile një herë ke dërguar një urdhëresë të nënshkruar nga "komesari Valon Flamuri", është urdhëresa 07/1 më duket. Mirëpo, pas kësja ka reaguar Shtabi dhe ka kërkuar sqarime nga personi që ty të kishte lejuar të thirreshe në emër të Shtabit dhe si "komisar politik". Atëkohë ti e din mirë se ka pasë një letërkëmbim e biseda të shpeshta telefonike mes nesh, (të cilat janë të inçizuara o Gafurr - duke e ditur se ti do ta dredhësh fjalën), se AKSH asnjëherë nuk do të ketë "komisar politik" e aq më pak një zëdhënës të PRSH-së. Ti ke bërë sikur je tërhequr, por nga ana tjetër së bashku me Brahim Avdylin e keni themeluar "Fondin Kombëtar Shqiptar", Brahimi me pseudonimin "Ilirian Hoxha" është vetshpallur me bekimin tënd, shef i këtij fondi dhe keni filluar të mblidhni pare në diasporë "për nevoja të AKSH-së". Ky kishte qenë qëllimi yt perfid o Gafurr, që të mbledhësh paret, dhe me to të mundesh të komandosh pastaj si të duash. Një zakon që të gjithë kërçovarët e jo vetëm ti, duket se e keni fort për qefi. Por koha tregoi se kishe gabuar rëndë.

Nuk do të zgjatem shumë, por ta dish se tash është koha kur njerëzit më nuk manipulohen aq lehtë, me pak demagogji, dhe me parulla të tejkaluara, e as me kërcënime siç ke bërë ti me Brahim Avdylin njëherë e siç bën tash me Idajet Beqirin, që përmes të ashtuquajturit "Sigurim Kombëtar Shqiptar" mundoheni të frikësoni e manipuloni njerëzit. Ti e din more Gafurr, se çka deshe të bësh një herë me këtë "SKSH"-në tënde, kur e dërgove një shkresë në degën e PDK-së në Zvicër. Atë e dinë edhe shumica e anëtarëve të kryesisë së kësaj Dege, që të njohin mirë ty, prej kohësh. Ndoshta Gafurr, lumturohesh se dikë prej tyre e ke mik të mirë, që të mban me informata e t'i shpërndan komunikatat fshehtas tek të tjerët, por ta dish se shpejt ata do i marrin vesh qëllimet tua të vërteta. Nuk po i përmend dhjetra e-mailet, pastaj "denoncimet publike" që më keni bërë me "SKSH"-në tuaj, as "Lulzim Krujat", "Korab Dibrat", "Kreshnik Sokolat", "Jeta Saliun" - bjondinën e famshme e pseudonimet tjera që i keni ndërruar edhe me njëri-tjetrin më shpesh se çorapet, gjoja për t'u dukur më shumë e për t'u bërë më të mistershëm. Por, o Gafurr, "o shoku Valdet", asgjë nuk ka mbetur pa u marrë vesh, se ju komunistët e kishit një zakon të keq, ta denonconi njëri-tjetrin dhe të bartni fjalë. Kështuqë nuk e kemi pasë hiç të vështirë që të marrim vesh gjithçka që ju veproni, bile e dinim edhe se çka mendoni. Fatkeqësisht, ishit ju vetë që bënit raporte denoncuese kundër njëri-tjetrit dhe na i dërgonit edhe neve. Për atë askush o Gafurr nuk ju merr seriozisht. Sepse komunikatat tuaja, denoncimet tuaja, memorandumet tuaja, janë të mbushura me rrëna, me shpifje, me llafollogji boshe, që nga 1000 km larg duken të jashtëkohëshme e të përçudnuara. Shqiptarët i përjetuan tre luftra, dhe tashmë janë ngopur me përralla. Ti Gafurr Adili, patrioti dhe atdhetari i flaktë i Kërçovës, je mësuar, siç të ka thënë në një reagim gazetari Nebi Murseli, që ato luftra t'i shikosh rehat në televizor, nga Lucerni, dhe përveçse me demagogji përçarëse, me asgjë nuk ke kontribuar në to. Ti Gafurr, e din se me çka je marrë në fillimet e tua në Zvicër, e din edhe kohën kur ke qenë kryetar i degës së partisë së Iliaz Halimit, të cilën e braktise për të hyrë në Shoqatën "Nënë Tereza" për aq kohë sa e hetove se aty kishte pare të mira. Pastaj e braktise edhe atë dhe formove "partinë tënde revolucionare", por pa kaluar as dy vite mbete i braktisur nga të gjithë shokët e tu. Ti Gafurr Adili, nuk e ke asnjë shok me të cilin të ka zgjatë muhabeti më shumë se një vit, sepse tek ti ka funksionuar për mrekulli parimi i dhjetë i dallimit të komunistëve: "si e si t'ia hajnë kokën njëri-tjetrit.". Ti më ke sharë e ke shpifur për mua gjithshka, por nuk ke thënë asnjë fjalë për përmbajtjen e komunikatave a intervistave që kam dhënë unë, sepse nuk ke pasë çka të thuash o Gafurr Adili. Ty ti ka nxënë sytë ideja se je i pazevendësueshëm, se fatet e kombit varen prej teje, por gabohesh rëndë. Ti je vetëm një HIÇ, që vegjeton në marrëzirat e tua, dhe shfrytëzon ndihmat e Zvicrës, dhe ato që i vjedh nga shqiptarët për të jetuar dhe për të bërë bizneset tua me Sokol Enver Hoxhën. Ti, pasiqë Shtabi i AKSH-së ju urdhëroi që të ndërpreni me mbledhjen e ndihmave në emër të AKSH-së, fillove luftën e hapur kundër kësaj strukture. Fillimisht së bashku me ish-shokun tënd të cilin më vonë e flake si leckë, Brahim Avdylin, i hoqët nga faqja juaj e internetit komunikatat e AKSH-së nga 1 deri në 11, dhe na u kërcënuat që "të bëjmë autokritikë". Asokohe, poeti i dështuar Brahim Avdyli, na pat dërguar një letër që edhe sot më qeshet kur e lexoj, që nuk do ta citoj këtu por që do të jetë e plotë në librin që do botohet së shpejti. Kur ne, më butë thënë, nuk ua rrasëm hiç, atëherë ju u revanshuat duke e shpallur të paqenë Shtabin e AKSH-së dhe midis Zvicrës e bëtë një "mbledhje" të përbashkët gjoja KKMÇTSH - AKSH dhe na e shpallët në "komunikatën e përbashkët nr.6", "shkarkimin e shefit të shtabit "Shqiponja 1" dhe të shefit të informimit "Alban Berisha" dhe na e bëtë publik një "shtab" të ri me nja 10 gjeneralë me në krye "komandantin Hekuran Asllani". Ishte një reinkarnim i mirë i ish-byrosë politike të PPSH-së, loja juaj me emra, edhe pse nuk e di e kujt ishte shpikja kombinim i emrave të byroistëve të fundit, "Hekuran Isai & Muho Asllani" për të nxjerrë "komandant Hekuranin" që më vonë na doli të ishte dora vetë poeti revolucionar i mjerimit (midis Zvicrës) Brahim Avdyli i Morinës së Gjakovës. Ushtri se jo mahi. Punë komunistësh intrigantë. Pastaj, për të kaluar pak më shpejt, erdhën shumë sende të tjera, përleshje verbale dhe ju ishit gjithnjë në kërkim të ushtarve, se kishit mbetë ushtri veç me komandanta. Në këtë aspekt, u erdhën në ndihmë lidhjet farefisnore, dhe bëtë si bëtë, i gjetët ca kushërinj e të njohur në Kërçovë e gjetkë, dhe i emëruat edhe ata si vetën, "gjeneralë-kolonelë". Mjerë ju. Pastaj, u lodhët duke paralajmëruar "pranverë të nxehtë" dhe përralla me mbretër, ndërsa Shtabi i AKSH-së vërtetë, pasi studioi situatën vendosi të rishpërndante forcat dhe të priste momente të volitshme, duke pasë parasysh se populli ishte lodhur nga lufta dhe se krisja e armëve në Pranverë, do të ishte vetvrasëse. Por ju, për ta mbajtur fjalën, e gjetët rastin tek qërimi i hesapeve që i bënin mes veti, njerëzit e Ali Ahmetit, dhe ish komandant Xhaxhin e UÇK-së, e shpallët hiç më pak se gjeneral kolonel të AKSH-së, dhe ja çuat edhe Xh.M., vëllain e shokut të ngushtë tëndit o Gafurr, si gjeneral "Shkëlqim Drenica, komandant i Korpusit të 1". Korpus me 20 ushtarë. Hajde korpus hajde. Më vonë, kur nuk i çuat paret që ja patët premtuar, komandant Xhaxhi, u mor vesh me njerzit e Aliut dhe ja mbathi për në Itali. Poashtu, komandanti juaj "Shkëlqim Drenica" gati se nuk u vra me "komandant Flamurin" për punë të një automjeti "Kombi" të vjetër dhe për nja 5 - 6 mijë euro që nuk i ndanin dot. Kjo ishte "armata" e komandant Hekuran Asllanit (alias Brahim Avdylit) dhe e komisarit Valdet Vardari (alias Gafurr Adili). Ju nuk u dorëzuat megjithatë. Ti Gafurr, sidomos ishe më optimisti dhe më i vrullshmi. Edhe më inteligjenti dhe më budallai njëkohësisht. Vendose ta heqësh qafe Brahimin dhe të bëheshe vetë Komandant. Se në fakt, nuk kishte kuptim që një copë poet të ishte komandanti yt. E thirre në ndihmë në këto kohë Idajet Beqirin, dhe besa arrite ti mbledhësh bukur shumë do burra një herë në një pompë benzini afër Bernit. Aty shkëlqeu oratoria e Idajet Beqirit, një politikan ordiner nga Tirana, nga ajo kategori që Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit i futi në politikë në vitet '90 si marioneta të vetat për të luajtur "pluralizmin". Me Idajetin të kishte njoftuar Brahimi, i cili prej vitesh shkruante te gazeta "Kombi". Idajeti, një jurist i kohës së Enver Hoxhës, ishte dënuar për pedofili në regjimin e atëhershëm, më vonë pas viteve 90, kishte pasë një karrierë të bujshme, për 12 vite me radhë "kryetar i pamposhtur i Partisë së Unitetit Kombëtar (tash partia për Prosperitet Demokratik në Tiranë), për ta dhënë kontributin e vet të çmuar në "revolucionin e vonuar demokratik" të vitit 97 në Shqipëri, për çka edhe u shpërblye me postin e zv/ministrit të policisë në qeverinë e pasrevolucionit të Fatos Nanos. Aty e arriti suksesin më të madh, sepse një bashkëpunëtore të shërbimit sekret serb, ish gazetare dhe dashnore e tij, e emroi si zëdhënëse të ministrisë së rendit. Idajeti, edhe aty nuk kaloi mirë, sepse për vjedhje dhe mashtrim me tendera, u ndoq penalisht dhe u dënua përsëri. Gjatë kohës sa ishte në burg, familja e tij mori azil politik në Belgjikë, dhe pas burgut ju bashkangjit edhe Idajeti. Këtu ai filloi të mendonte se si të bënte pare nga "shqiptarët naivë të diasporës" dhe duket se ja gjeti çaren pas bashkimit në një kope me Gafurr Adilin. Por ambiciet e Idajetit nuk ndaleshin me kaq. Ai ishte demagog i përsosur, më i fjalës dhe më i shkathtë edhe se Brahimi e edhe se Gafurri dhe vendosi t'i eklipsojë që të dy. Në këtë punë, nuk jam fort i sigurtë nëse është udhëzuar dhe ushtruar nga specialistët e UDB-ës, në shoqërinë e të cilëve ka qenë për disa ditë disa vite më parë, për çka gazetat kanë pasë shkruar gjerësisht. Idajeti nuk dihet nëse ua ka shpjeguar atë "incident" me UDB-ën Gafurrit me shokë, por tash punët nuk po u shkojnë fort mirë mes veti.

Gafurri e ka "shkarkuar" Brahim Avdylin nga shef i FKSH-së, madje e ka denoncuar publikisht atë. Ky tip i paftyrë ka megjithatë guximin dhe hipokrizinë e nevojshme ta përmendë atë pozitivisht në reagimin e tij te Liria Kombëtare, ku përpiqet t'u përgjigjet ish ushtarve dhe komandantëve të ish-UÇK-së, të cilët para disa ditësh ja bënë të qartë se nuk do të hyjnë edhe në një aventurë të luftës, për ta bërë edhe një kërçovar deputet. Gafurr Adili, i cili nuk arriti të merrej vesh me bashkfshatarët e tij, Ali Ahmetin e Musa Xhaferin, tashmë dëshiron që me çdo kusht ta nisë edhe një seri të re të luftës në IRJM, e prapë dëshiron që ta kallë në Kumanovë ose Tetovë, e kurrësesi në katundin e tij. Nën gjoja idealin e Shqipërisë së Bashkuar, katundari i Aranjellës së Kërçovës, dëshiron ta shfrytëzojë AKSH-në si mbulesë për planet e tij që nga kërkushi të bëhet dikushi. Janë përralla ato që deklaron, se gjoja dëshiron të jetë vetëm "pastrues i rrugëve të Kërçovës". Jo, Gafurr Adili i ka të mëdha ambiciet për të qenë hiç më pak se "presidenti i Shqipërisë së Ribashkuar", e në qoftë se këtë post e synon edhe Idajet Beqiri, Gafurri do ja gjen anën disi Idajetit e ta përzëjë kur të mos i hyjë më në punë. Se ambiciet e Gafurrit janë të tilla flet edhe shkresa e publikuar nga ai me pseudonimin "Valdet Vardari", lëshuar te forumi i "AKSH"-së së tij:

"E shtune, 13. Korrik 2002 - 00:57:38 Valdet Vardari valdetvardari@hotmail.com Të dashur vëllezër e motra shqiptare kudo që jeni!

(......) -Komiteti Kombëtar për Clirimin dhe Mbrojtjen e Tokave Shqiptare(shkurt: KKCMTSH) dhe strukturat e tij: AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare) , SKSH (Sigurimi Kombëtar Shqiptar) dhe FKSH (Fondi Kombëtar Shqiptar) tani po mbajnë Kuvendin Kombëtar, në të cilin po marrin pjesë me dhjetëra delegatë e delegate nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga dispora.

(.....) -Gjithashtu, Kuvendi Kombëtar do të zgjedhë edhe Kryesinë e Komitetit Kombëtar të FCBK 21 anëtarëshe, e cila do luajë funksionin e Qeverisë Mbarëkombëtare dhe në kohën e Kryengritjes së Përgjithëshme do të jetë Qeveri e Luftës për Clirim dhe Bashkim Kombëtar.

(.....) - Të gjithë ata që kanë keqpërdorur djersën e popullit dhe ata që kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të kombit do të përgjigjen para gjyqit të popullit. Edhe ata që do ta sabotojnë luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar, apo që do të përpiqen që ta përçajnë popullin duke krijuar fraksione ushtarake, siç bënë me do farë FARK-a këtë rradhë do të përballen me gjykatat popullore të Komitetit Kombëtar të Frontit për Clirim dhe Bashkim Kombëtar.

(.......) Me përshëndetje atdhetare e luftarake: Valdet Vardari" (fund i citimit, sipas Forumit të "AKSH")

Ja pra, Kryesia e FBKSH-së, sipas Gafurrit, "do luajë funksionin e Qeverisë Mbarëkombëtare" dhe në krye të kësaj kryesie, është - e merrni me mend? - vetë Gafurr Adili, alias Valdet Vardari i famshëm, dhe është po ky Gafurr Adil që thotë se do të bëhet pastrues i rrugëve të Kërçovës, por që ka harruar poashtu se në një intervistë ka thënë se në "nëntor 2003 do të kandidohet si deputet i Kërçovës". Megallomani tipike komuniste. Më poshte thotë se "të gjithë ata që kanë keqpërdorur djersën e popullit dhe ata që kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të kombit do të përgjigjen para gjyqit të popullit". Shumë bukur. Por, Gafurr Adili, ti je i pari që e ke keqpërdorur djersën e popullit, dhe atë jo vetëm tash, por të paktën që nga viti 1991 e këndej. Për të mos shkuar shumë larg, mund të tregosh vetëm se ku i ke gjetë paret që ke në pronësi tënden dy vila në Tiranë, çka u bë me të hollat që I.I., t'i ka dërguar ty personalisht nga Amerika për gjoja "AKSH"-në? Ku shkuan mijëra euro që janë mbledhur në Gjermani dhe që të janë dorëzuar ty nga R.A. me dijeni të K.V.? I ke ndarë me Idajetin? Po të hollat që "Ilirian Hoxha" i ka "keqpërdorur" ku janë o Gafurr? Ti si ish-komisar i lartë politik i "AKSH"-së tënde duhet të kesh shënime për këto gjëra? Apo kanë shkuar si shpenzime për ty dhe familjen tënde? Si u bë që në fillim të vitit 2002, more një kredi në një bankë zvicerane dhe e shleve atë para afatit? Ku i gjete paret o Gafurr? Apo tu duk vetja si shef qeverie dhe mendove, kur prish pa hesap Fatos Nano, pse të mos prish edhe unë? Po pse o Gafurr, kështu bëjnë komunistat? Kështu, unë nuk kam ndërmend t'u akuzoj se punoni e paguheni nga shërbime sekrete, edhe pse kam fakte edhe për gjëra të tilla, por ato në kohën e duhur. Po ju pyes dhe ju akuzoj për gjëra konkrete. Kush e ka emruar Hekuran Asllanin, alias Brahim Avdylin, për "shef të shtabit të përgjithshëm të AKSH-së"? Me hesap, e ka emëruar "komisariati i lartë politik dhe komisari Valdet Vardari", do me thënë, e ke emruar ti Gafurr. E kush të ka emëruar ty o Gafurr për "komesar të lartë politik të AKSH-së?" të ka emruar "Hekuran Asllani" - poeti gjeneral-kolonel Brahim Avdyli.(!) Kështu është o Gafurr, dhe nuk ke asnjë argument se është ndryshe. E keni emëruar dhe e keni shkarkuar njëri-tjetrin. Asgjë nuk keni bërë. Paçka se shkon ndonjëherë dhe i mbledh tre katër bashkëmendimtarë tutë. Paçka se tash po mundohi të paraqiteni si ëngjëj, dhe po përpiqeni të mashtroni ndonjë. Nuk do të arrini asgjë o Gafurr. Populli, në emër të të cilit ju thirreni aq shumë e aq shpesh, e ka të qartë se kush luftoi, e për çka luftoi, kush u vra e kush u ul në kolltuqe. Askush, në IRJM, e as në Kosovë e aq më pak në Shqipëri, nuk e çan kokën për ty o Gafurr Adili. As në fshatin tënd, nuk të vjen njeri mbrapa. Të punosh për Atdheun nuk ta ndalon askush, por ta privatizosh Atdheun nuk të lejon kush.

Po të akuzoj me fakte o Gafurr, për gjëra konkrete që ti, Brahim Avdyli e Idajet Beqiri i keni bërë. Këto i dinë edhe shokët e tu në Prishtinë, ata që u ndanë prej teje Gafurr dhe formuan diçka tjetër, për "vetëvendosje". I din edhe zotëri Nevzat Halili, të cilin kur e patë se ua rrezikonte vendin e udhëheqjes, e denoncuat te policia maqedone, ja vutë një njeri që ta përcillte, dhe i çuat fjalë KFOR-it se "nevzati mban me vete materiale të rrezikshme", dhe njëkohësisht e akuzuat se po punonte për Georgievskin. E "materialet e rrezikshme" ishin vetëm deklarata e komunikata të nxjerra nga interneti. Pse e bëtë këtë, apo se vetëm nuk ishte kërçovar? Se vetëm ju e keni ekskluzivitetin për të qenë "udhëheqës"? Ti Gafurr Adili, nuk ke fytyrë ta akuzosh Nevzat Halilin, se kur ai u ka pri shqiptarëve në IRJM dhe kur ka punuar për Republikën e Iliridës, ti atë kohë je marrë me vjedhjen e ndihmave të shoqatës "Nëna Tereze" në Zvicër. A e di çka ka shkruar për ty ish shoku yt i dikurshëm, Kadri Mani? Mund të thuash se Kadriu është psikopat? Ndoshta, por kjo nuk ndryshon asgjë në të vërtetat që ai i thotë të faktuara për ty. Ty ta zë rrugën unë, Agron Rexha, pse jam nga Malsia e Gjakovës (Tropoja) dhe ke bërë çka ke mundur për të ma ndryshuar edhe atësinë, duke më nxjerrë djalë të vëllait të Sali Berishës.(!) Dashurinë tënde përulëse për Vlorën, Gjirokastrën e Sarandën, (Zona e Parë Operative) nuk është patjetër ta shoqërosh me urrejtjen prej qeni ndaj Tropojës e Shkodrës o Gafurr. Bashkë me Brahim Avdylin, në komunikatat tuaja të çartura, keni shkaktuar përçarje e probleme me të cilat na duhet të merremi edhe sot e gjithë ditën. Por jeni të humbur o Gafurr. Demagogjia e Idajet Beqirit, alias Alban Vjosa, që njëherë ishte Alban Basha e që tash ka filluar të thotë poshtë e përpjetë se ai është edhe "Alban Berisha", - kjo demagogji e Idajetit dhe e folmja e tij pastër toske nuk të ndihmon hiç o Gafurr në ëndrrën tënde që të bëhesh kryetar i Shqipërisë së Ribashkuar. Mos don të thuash se edhe këto janë shpifje, se ti je strateg i madh dhe se me të vërtetë ke qenë ndonjëherë komisar politik i AKSH-së? Ja dy shembuj, që e tregojnë "luftën për pushtet" mes teje e Brahimit, ku duket se ke fituar ti:

"Mon, 01 Jul 2002 18:06:12 +0000

ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE SEKTORI PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME PRANË SHTABIT SUPREM /DOKUMENTE PUBLIKE

DOSJA Nr. 7

Prot. Nr. 01-07/001-3

Dibër-Tiranë-Prishtinë, 1 Korrik 2002

Shtabi Suprem i AKSH-së, i mbledhur urgjentisht pas njoftimeve të marra në rrugë interne, për kundërshtitë dhe mospajtimet e lindura në mesin e disa veprimtarëve të strukturave tona kombëtare, pas shqyrtimit të situatës sjell këtë

VENDIM (TË FORMES SË PRERË)

1.Me qëllim të ndërprerjes së përçarjes së mëtutjeshme, SHS i AKSH-së urdhëron ndërprerjen e funksionimit të punës të organit të ashtuquajtur "komisariat i lartë politik i AKSH-së", pasi zaten ai organ nuk është marrë në shqyrtim dhe nuk është miratuar nga Shtabi. Shoku Valdet Vardari (G.A.) duhet urgjentisht të ndërpresë procesin e shpifjeve dhe ngatërresave që ka filluar.

2.Shtabi shpall të paqenë Vendimin (e patreguar askund) për shpalljen e Alban Vjosës (I.B.) për "Zv.komisar politik të AKSH-së" dhe të njëjtit i urdhëron të ndërpresë me tentimet përçarëse në dëm të AKSH-së dhe strukturave tjera kombëtare.

3.Urdhërohet mbajtësi i faqeve në Internet që të lëshojë në të gjitha faqet tona zyrtare dhe në mjetet e informimit këtë vendim të formës së prerë. 4.Adresat zyrtare të AKSH-së dhe strukturave tjera kombëtare siç është edhe kjo adresë që po përdorim (valdet_vardari@hotmail.com) kalojnë nën kontrollin e Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme pranë Shtabit Suprem të AKSH-së.

5.Organet e Hetuesisë Ushtarake dhe të Ndjekjes, ngarkohen që të neutralizojnë me të gjitha mënyrat të gjithë ata përsona të papërgjegjshëm, që të verbuar nga idealet karreiriste e partiake, nga fryma grupore sektariste, po përpiqen të dëmtojnë funksionimin e Strukturave tona Kombëtare, të cilat me mund të madh janë ndërtuar. 6.Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Pavarësisht pëngesave, dhe nga kushdo që ato vijnë, Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), nuk do ta ndalë luftën deri në çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare nën okupim. Lufta jonë është një luftë e drejtë dhe çlirimtare dhe ajo, patjetër do të fitojë!

Rroftë AKSH-ja! Rrofshin Strukturat Kombëtare Shqiptare Poshtë tradhëtia dhe intrigantët!

JA VDEKJE-JA LIRI!

Për Sektorin për Situata të Jashtëzakonshme Kolonel-Major, Cim Dushanova

Për Shtabin Suprem të AKSH-së,

Komandanti Suprem- Hekuran Asllani, Gjeneral-Kolonel,"

(fund i citimit, marrë nga lista e publikimeve shqiptare www.egroups.com/list/shqiperia/ )

Dhe ja kundërpërgjigjia e Brahim Avdylit, alias "Hekuran Asllanit":

"From: "Hekuran ASLLANI" <hekuran_asllani@hotmail.com

To: shqiperia@yahoogroups.com,

Subject: Lidhur me një vendimin spekullativ dhe të pasaktë!

Date: Mon, 01 Jul 2002 23:07:23 +0000

Të nderuar;

Vendimi i dërguar në adresat tuaja, nga e-maili i Valdet Vardarit, nuk është një vendim legjitim i strukturave tona! Ai është një vendim arbitrar dhe spekullativ! Ndonëse është lëshuar nga Valdet Vardari, siç duket me qëllime të intrigimit tonë në prapavijë, apo të rimarrjes së strukturave tona nën kontrollin personal (dhe pa konsultim apo vendim të Shtabit Suprem të AKSH-së), ai nuk është lëshuar nga struktura legjitime e AKSH-së! Valdet Vardari ka të drejtë të themelojë çfarëdo armate, por nuk ka të drejtë të spekullojë në emër të njëfarë Sektori për Situata të Jashtëzakonshme, situata këto që deri më tani i ka krijuar vetë, duke folur edhe në emrin e Hekuran Asllanit, pa e pyetur fare ate dhe pa u konsultuar as me te, as me strukturën që përfaqëson ai. Se ku e ka qëllimin të dalë, kjo shihet nga fjalori i prishur që përdor dhe nga krizat që ka krijuar! Nuk na bëhet të besojmë se punon me urdhërat e UDB-së! Megjithate, logjika është e njëjtë!...

Triku formal i paraqitjes për herë të parë të Cim Dushanovës, është tejet qesharak! Gafurr Adili ka mundur lirisht të ndërrojë edhe shefin e shtabit dhe në vend të tij ta paraqesë ndonjë "Lecë Kaqani" apo "Qumil Laknori", si shef të shtabit! Më keq se kjo paraqitje nuk ka ku shkon! Edhe "heqja e Komesaritatit" është një manevër e pakripë, sepse ai vetë ishte shpallur më parë si "Komesar i Lartë Politik". Vendimi ku ai e kualifikon B.Avdylin si "psikopat", është me qëllim të diskreditimit të personave që kanë punuar me devotshmëri në strukturat tona. Ato janë lëshuar poashtu nga e-maili i Valdet Vardarit (alias Gafurr Adilit), ndoshta për të sjelluar një mori akuzash imorale në adresë të B.Avdylit, ashtu siç ka bërë disa herë!... Ju lutem që ta kuptoni z. Valdet Vardari (alias Gafurr Adili), sepse siç duket, ka përjetuar një krizë nervore të pakuptueshme! Nuk na bëhet të besojmë se ai ka rrjedhur me të vërtetë nga mendja! Vetëtitullimi si Shef i Sektorit të Jashtëzakonshëm, nga e-maili i vet, duke u emëruar Kolonel-major (pra Kolonel dhe Major), gjë kjo tepër qesharake, nuk tregon as kulturën minimale ushtarake! Sidoqoftë, "vendime" të tilla, nuk janë për t`u vendosur në faqe, sepse janë tejet komprimituese!... Na duhet t`ua përkujtojmë edhe njëherë se ato, padyshim, nuk janë akte legjitime të AKSH-së! Kujdes nga këso paraqitjesh, sepse mund të jenë vetëm e kundërshtarëve tanë të përbetuar!...

Me nderime të thella,

Shefi i Shtabit Suprem të AKSH-së,

Hekuran Asllani."

(fund i citimit, marrë nga lista e publikimeve shqiptare

www.egroups.com/list/shqiperia )

Dhe, çfarë komenti ke për të shtuar o Gafurr? Apo edhe këtu ka dorë "poliagjenti Alban Berisha"? Jo Gafurr, është lufta e egër brenda llojit, e stilit komunist që ju çon në këso situatash. Vetëm komunistët mund të shpallin "Front për Bashkim Kombëtar" me pjesëmarrjen e vetëm dy partive që kanë nga dy tre anëtarë, dhe dy kryetarët e këtyre partive t'i ndajnë dy postet e vetme respektive, sa për t'ja bërë qefin vetes. Por përtej kësja gjendje, pra përtej vetëkënaqjes, ju nuk mund të shkoni. Pavarësisht se në anën tuaj i keni tash gjithë ideologët, frymëzuesit dhe adhuruesit e "revolucionit të vonuar demokratik" edhe marksistët e pandreqshëm të Prishtinës, edhe mbeturinat e Sigurimit të Shtetit në Tiranë. Kot Gafurr. Edhe Enver Hoxha të çohet nga varri, nuk ju ndihmon dot. Koha juaj ka perënduar. Marksi nuk është aktual, veç mbaju he burrë, se komunistat bar hanë e nuk dorëzohen. Ti ende nuk e ke pru punën për bar.

Dhe, për ta mbyllur këtë sqarim-reagim, po të them se do të vazhdojmë me përpjekjet që AKSH-ja të jetë mbrojtësja e interesave shqiptare kudo ku ka shqiptarë në Ballkan, por pa ju, sa t'i keni në kokë këto ide që i keni. FBKSH-së, (PRSH dhe UNIKOMB-it) i dëshirojmë suksese, por vetëm kur seriozisht të organizohen në mënyrë të hapur dhe demokratike. Për desert, po e citoj ish shokun dhe patriotin tënd, Musa Xhaferin, se si të ka mbrojtur në LOBI, gjojase po të sulmon:

"Përderisa kjo është një temë mediale, këtu ka një konfuzitet. Këtu komunikata kemi nga Fronti për Bashkimin Kombëtar dhe bëhet aty një përzierje, ku në të njëjtën kohë deklarata dalin prej Frontit për Bashkim Kombëtar dhe indirekt identifikimi bëhet edhe me AKSH-në. Thuhet se AKSH-ja është pjesë e Frontit, apo se Fronti është pjesë e AKSH-së. Pastaj dihet që në kuadër të Frontit , siç thuhet në disa komunikata, bëjnë pjesë disa subjkete, të cilat tash nuk jam i sigurt se janë apo nuk janë të regjistruara dikund, siç mund të jetë Partia e Unitetit Kombëtar, që me sa di unë kjo parti duhet ta ketë selinë në Shqipëri, pastaj është Partia Revolucionare Shqiptare, që me sa di unë, nëse nuk gabohem, është paraqitur si zëdhënës i asaj partie Gafurr Adili, por edhe disa subjekte e shoqata joqeveritare të tjera, siç thuhet në bazë të komunikatave, që pretendojnë të përbëjnë këtë Front, dhe në kuadër të gjithë kësaj ka prononcime e deklarime se është AKSH-ja."

(fund i citimit, sipas www.pressonline.com.mk)

Kështu thotë Musai o Gafurr. Megjithatë është një përpjekje e tij, për t'ju legjitimuar ty e Idajetin si "shefa" të AKSH-së. Nuk i ka ba hesapet keq, Musai. Llogarit se në zgjedhjet e ardhshme (nëse do të ketë hiç zgjedhje) në IRJM, partia e tij do humbë më keq se PPD-ja kësaj here, dhe Musai mendon se AKSH-në duhet ta kenë në dorë gjithqysh kërçovarët. Se i yti, mishin ta han po kockën ta ruan. Dhe Gafurri, që deri atëherë, me ndihmën e "sekretareshës" që ka punësuar tash vonë, Teuta Zymberit - se Teutat në kombinim me kërçovarë janë aktualisht në modë, - do të ketë kohë për ta shpallur tradhëtar edhe Idajetin ndoshta, e do ta kallë Vardarin por ama veç në Tetovë e poshtë. Në malësitë e Kërçovës, Dibrës e Strugës, nuk bën të luftohet. Ato janë vise që nxjerrin heronj të paepur, që drejt e nga Zvicra, me dy tre muaj pushime aktive dimërore në Shipkovicë, gdhihen deputetë, ministra, liderë kombëtarë.

Le të digjen e vriten shqiptarët në Kumanovë, Shkup e Tetovë. Rroftë Kërçova, livadhishtja pjellore e lidershipit kombëtar bashkëkohor. Poshtë Tropoja që guxon e na përzihet në hise.

Tung krejtve dhe ruani shëndetin.

30 janar 2003

p.s.

Së shpejti, të gjitha këto dhe shumë të tjera në të njëjtën temë, në një botim të veçantë, "AKSH: - Mes Internetit dhe Realitetit"

p.s.2.

Reagimet, sharjet, përshëndetjet dhe urimet, mund të m'i dërgoni në adresën: agronrexha@hotmail.com ose ergoni@yahoo.com





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 10-3-2003 nė 17:59 Edit Post Reply With Quote
Pėr habi!!

Shkresën më lartë më duket që nuk e kam postuar unë këtu,sigurisht e paskan lëvizur!!!

Si shumë bëhen lëvizjet e letrave,por do të rrespektojmë qëndrimet e administratorëve.

T'i kthehem temës!

Kundër vetgjygjësisë kemi dhënë një propozim ka kohë,shumë pak reagime ka aty.Kam përshtypjen se aty ku duhet të jepet kontributi më së shumti,më së paku bëhete kjo!Aty ku nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm çështja,vërsulen sikur secili dëshiron të thotë diçka!!

Ju lutem!

Ne këtu bisedojmë,është fakt!Por edhe puna konkrete nuk duhet të mungon,kujtoj unë.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-4-2003 nė 13:43 Edit Post Reply With Quote
Po shume flasim e pak punojme.

Nuk po kuptoj per cfare shkrese behet fjale.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 17-5-2003 nė 20:49 Edit Post Reply With Quote
Simbas të gjitha gjasave tani edhe bisedat,dialogjet,debatet i ndërpremë!

Mos vallë i ka fajet Dielli dhe shëtitjet buzë detit :) ?!





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 18-5-2003 nė 22:32 Edit Post Reply With Quote
Jo tali sa per mua nuk i jan ato shkaqe qe nuk po mar pjes tashi shum ne forum,po esht puna,pasi tashi jam shum i angazhuar dhe nuk po kam koh.

Po nuk po i di shkaqet e te tjerve pasi saher qe po futna(kur po kam nje pik koh)po shoh me pak postime,dhe jo angazhim te mirfillt?!!

Si duket vera na ka zen te gjithve me pun e pushime e nuk po kemi koh shum te miremi me ket faqe:(


Pershendetje te gjithve.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Dielli

Postuar mė 13-7-2003 nė 10:58 Edit Post Reply With Quote
quote:
Mos vallë i ka fajet Dielli dhe shëtitjet buzë detit :) ?!



po ta dija që nuk flitej për Diellin solar, do prekesha rëndë. :-)

pak shaka, sa për relaksim, besoj nuk do duket e tepërt.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
HanaRe

Postuar mė 20-4-2005 nė 18:52 Edit Post Reply With Quote
Flasim shum e pak punojmź!

Ju pershendes te gjithve si antare e Re e ketij Forumi :)

sa per Temen "te flasim pak e te punojm shum"

thenia asht shum me vend, e une e di qe shqiptari punon shum por i ka humb vullneti, i ka humb dinjiteti kur sa te diplomuar jan ne prendim tuj punu si "puntorê"
kisha me shtue afer flasis se thenur, shqiptar puno por edhe merr pak kohê e pusho e vezhgo " :)






View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4998291 sekonda, 42 pyetje