Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Nacionalisti Abaz Kupi nė njė monografi
Anton Ashta

Postuar mė 6-12-2002 nė 15:59 Edit Post Reply With Quote
Nacionalisti Abaz Kupi nė njė monografi

Nacionalisti Abaz Kupi në një monografi

shkruar nga Makensen Bungo

Një libër i ri nga diaspora në SHBA

Shumë rrallë dhe për më tepër vetëm në vitet e demokracisë në Shqipëri është folur dhe shkruar për veprimtarinë dhe jetën e nacionalistit Abaz Kupi. Aktiviteti dhe puna e tij në dobi të nacionit tonë është ende e panjohur dhe për më tepër, gjatë sistemit të anatemimit të vlerave shqiptare komunizmi dhe “studiuesit” komunistë hodhën baltë dhe nxinë aktivitetin patriotik të nacionalistit Abaz Kupi. Kjo vepër letrare si një pronë e punës së palodhshme krijuese, hulumtuese dhe shkencore e studiuesit skrupuloz Makesen Bungo është e mirëpritur në qarqet e kulturës mbarëshqiptare dhe në veçanti në diasporë SHBA, Shqipëri, Kosovë dhe Çamëri, si një punë e mirëfilltë shkencore me vlera të veçanta në llojin e vet. Redaktori i kujdesshëm dhe i talentuar Dalip Greca, është përkujdesur njësoj sikurse autori Makesen Bungo duke i dhuruar Atdheut dhe trojeve etnike shqiptare Abazin të gjallë dhe në përjetësi. Duke lexuar dhe rilexuar ndihesh sikur je pranë personalitetit të madh të shquar Abaz Kupit. Stili dhe mënyra e të rrëfyerit e gërshetuar me finesë me materialet e dokumentat historike origjinale janë një mjeshtëri e art në të shkruarit të autorit Bungo. Për të tillë burra të shquar të nacionales shqiptare ka nevojë të edukohet dhe të ripërtërihet në vlera patriotike populli ynë i lodhur nga historiografia e shterpër komuniste dhe shërbëtorët e saj që përsëri shkruajnë dhe zhgarravisin si në kohën e të largqoftit diktator hixhizmit. Duke depërtuar nëpër arteriet e kapitujve të veprës monografike kushdo e kupton, se je futur në vërtetësinë e ngjarjeve e fakteve historike të ofruar me kulturë nga Makesen Bungo, duke na shpalosur shembullin e shërbestarit të nacionit dhe të Flamurit shqiptar, me të cilin ishte rritur personaliteti i Abaz Kupit. Ai ishte një fytyrë e ndritshme e dashurisë, sakrificës, përkushtimit ndaj nacionit dhe Atdheut të tij të dashur për shumë dekada dhe një jetë të tërë në shërbim të vatrave martire shqiptare. Shumë studiues ka raste që bijnë në përsëritje në stil dhe në mënyrën se si e ndërtojnë monografinë e tyre shkencore, duke sakrifikuar kështu gjithë atë material të pasur që kanë vjelur dhe mos të arrijnë në qëllimin e tyre të mirë. Por tërësisht i veçantë paraqitet studiuesi e letrari Makesen Bungo dhe redaktori i kujdesshëm Dalip Greca. 5 dekadat e jetës e aktivitetit patriotik të personazhit kryesor Abaz Kupi lexohen kandshëm, duke e dalluar atë si luftëtar, si organizues dhe si udhëheqës në përpjekje të reja e të pashtershme për të fituar lirinë dhe pavarësinë shtetërore dhe po ashtu për forcimin dhe sigurimin e kësaj qenie të lirë shqiptare. Kontributi i shquar i Abaz Kupit, është e mbushur me përpjekje për këtë ideal dhe si një rrymë atdhedashurie pëshkon tërë monografinë përkushtuar me dashuri dhe theks shkencor dhe letrar nga vetë autori i veprës Bungo. Me interes mund të kundrohen aspektet e rëndësishme të aktivitetit të dendur dhe cilësor të patriotit Kupinë dobi të Atdheut, qoftë kundër ndërhyrjeve të shteteve fqinjë për të penguar nga brenda konsolidimin fillestar të shtetit të ri shqiptar, kundër qëllimeve pushtuese tështeteve megallomanë, ashtu sikurse natyrshëm është shquar për krijimin e një shoqërie shqiptare progresiste, duke iu larguar gjithnjë e më shumë rrymave politike bolshevike që si sëmundje kancerogjene kishin prekur si individët dhe një pjesë të shoqërisë shqiptare që nga Siberia e Leninit dhe Stalinit kishin importuar atë ideologji që për 50 vjet do të sundonte si xhandar në vendin tonë. E pra nëse ndonjë shqiptar nuk e di apo nuk ka pasur shansin dhe fatin të mësojë nga puna e madhe patriotike që ka bërë atdhetari nacionalist Abaz Kupi, tashmë sot ka mundësi që të ketë në dorë një vepër serioze monografike me të gjitha të vërtetat e historisë së jetës së tij brenda komunitetit shqiptar në vendlindje ashtu dhe në diasporë e në familjen e tij.

Vepra monografike kushtuar Abaz Kupit është ndarë në 10 kapituj. Ajo fillon me një kushtim, për të vijuar më pas me; Rinia, në vazhdim të jetës, oficeri i xhandarmarisë, kthimi në Atdhe, nga Peza në Mukje, pushtimi nazist, vëllavrasja, jeta e kampeve në SHBA, Vlerësimi, heronjtë nuk vdesin, përmbajtja dhe një resume në gjuhën angleze. Ndoshta do të ishte me rëndësi që të vihet në dukje, se autori Makesen Bungo për hartimin e kësaj vepre ka mbledhur me durim dhe qëllimin fisnik shumë të dhëna gojore të bashkëkohësve kujtime dhe dokumente të ndryshme nga zotërinjtë: Petrit Kupi, Enver Shaskaj, Fuat Myftija, Ndrecë Gjergji, Bradhok Ndreu, Atdhe Dungu, Nderim Kupi dhe sidomos Ramiz Dani, i cili autori thekson se është edhe nismëtari për hartimin dhe botimin e kësaj vepre, duke e ndihmuar shumë autorin për hartimin e kësaj monografie serioze shkencore. Autori në shenjë mirënjohje dhe respekti të falenderon të gjithë, mbasi pa kontributin e tyre kjo vepër do të ishte e pamundur që të botohej. Për hartimin e veprës është dlirë dhe hulumtuar një literaturë e pasur dhe e larmishme në diasporë dhe nga autorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, libra, dorëshkrime, shtypi i kohës, si “Atdheu”, “Balli i Kombit”, “Bota sot”, “Dielli”, “Illyria”, etj., në Shqipëri, Kosovë.

Vepra luksoze ka në ballinë portretin e patriotit dhe personalitetit të shquar në jetën politike dhe shoqërore në diasporë dhe vendlindje të Abaz Kupit dhe botuar me përkujdesje të veçantë nga Shtëpia e njohur Botuese dhe Shtypshkronja cilësore “Gjonlekaj Publishing” në New York të SHBA, në vitin 2001.



Kush është Abaz Kupi?

Duke respektuar të gjitha të drejtat e autorit të monografisë studiuesit dhe letrarit Makesen Bungo, nuk dua të shkruaj mbi të rejat që zbardhen në vepër për herë të parë nga autori, por në mënyrë telegrafike të përshkruaj truallin se ku punoi për 50 vjet me radhë intelektuali dhe personaliteti i spikatur Abaz Kupi brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Autori Bungo me të drejtë e fillon monografinë e tij me kapedanët që kanë pasur dhe kanë shtete e tjera të botës, princër, mbretër, perandorë, presidentë, apo personalitete të tjera të shquara të fushave të ndryshme që janë respektuar nga popujt e tyre gjatë shekujve. Ndryshe ndodhi e ndodh shpesh në vendin më të çuditshëm në botë që ka emrin e bukur Albania dhe albanët që jetojnë në trojet e tyre, (mbasi kështu na njeh bota). Afërsisht 200 faqet shoqërohen me shumë foto origjinale, të cilat hijeshojnë dhe e rrisin edhe më shumë dinjitetin dhe vërtetësinë e veprës në fjalë. Ky prijës i lirisë shqiptare radhitet sipas autorit të monografisë me të drejtë përkrah Mic Sokolit dhe Azem Galicës, Spiro Bellkamenit dhe Shaban Polluzhës, Isa Boletinit dhe Selam Salarisë, Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos, Dedë Gjo Lulit dhe Bajram Currit, Idriz Seferit e Sef Kosharja, për të ardhur sipas mendimit tim tek mijëra e mijëra Adem Jasharë të UÇK-së në Kosovë që luftuan kundër makinës shfarosëse serbe në trojet etnike shqiptare detyrë të cilën e kishte edhe Abaz Kupi. Shepsh Kruja ka qenë vendi i heronjve të vërtetë dhe mbi të gjitha Gjergj Kastriotit që për 25 vjet me radhë bëri që të dridhet Evropa për qëndresën e tij kundër Perandorisë së “pathyeshme” turke, që kishte pushtuar vendin tonë dhe pas vdekjes së Heroit Nacional embajti vendin në morsën shkatërrimtare për 500 vjet me radhë...

Saktësisht 110 vjet më parë lindi Abaz Kupinë Krujë në një ditë të nxehtë gushti, më 6 gusht 1892. Autori është futur në thellësia të origjinës së Kupëve duke theksuar se ata nuk janë vendas po të ardhur në Krujë (Kurbini). Autori dora-dorës ka pëshkruar me hollësi gjithçka ka lexuar, mësuar dhe dëgjuar nga bashkëkohësit apo shtypi periodik në diasporë dhe pas 1991 në Shqipëri mbi Kupët dhe birin e tyre të denjë Abaz Kupi. Vepra e mirëseardhur, vjen në një kohë dhe situatë kur në Shqipëri po shkruhet shumë për “historitë” e lavdishme të diktatorëve shqiptarë në gazetat “Gazeta Shqiptare”, “Shekulli”, “ZP”, duke privuar shqiptarët për të parë edhe anën tjetër të medaljes, sekush kanë qenë bijtë më të denjë të popullit shqiptar. Sot harxhohen me mijëra ton letra, bojë dhe dollarë për t’i mbushur mendjen shqiptarëve se diktatori (kujtojmë vitin 1998 kur nga një anketë e gazetës “Koha Jonë” (Tyne) Nënë Tereza dhe Skënderbeu u radhitën pas Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, etj., dhe të gjitha vlerësimet vinin nga Jugu i Shqipërisë.

Për më tepër edhe kapitujt e Historisë së Shqipërisë, nuk e përmendin Abaz Kupin, ose nëse rastësisht citohet ky personalitet më shumë trajtohet sipas syzeve të sistemit të Enver Hoxhës, mbasi ata që e rishkruajnë “historinë” janë të njëjtit persona që aknë zënë vendet kyçe në fondacione, ministri dhe departamente të “kulturës”. Për të qenë realisht të saktë është më mirë t’u thuhet edhe disa brezave se kurrë dhe asnjëherë nuk do ta mësoni historinë e Shqipërisë të saktë dhe pa anshmëri dhe ideologji komuniste. Mbasi ende vegjetojnë “studiuesit” dritëshkurtër. Po të lexosh me kujdes “veprat” e diktatorit E. Hoxha del se Abaz Kupi është një legalist tradhëtar, reaksionar, armik i popullit, agjent i CIA-s, KGB-së, UDB-së, Vatikanit, Serbisë, Greqisë e shumë epitete të tjera që për çudi kanë zënë rrënjë thellë edhe në mendjet e hartuesve të teksteve për shkollat e mesme dhe ciklin e Lartë Universitar.

Vepra “Abaz Kupi” shkruar me fakte dhe argumenta nga studiuesi dhe letrari Makesen Bungo është një vepër e mirëseardhur për qarqet atdhetare dhe nacionaliste që e kanë kujtuar gjithnjë në heshtje gjatë kohës së diktaturës dhe me shkrime e libra (të integruar me personazhe të tjera të personaliteteve të anatemuar shqiptarë), kumtesa dhe përvjetore në shenjë respekti dhe mirënjohje për misionin e tij të madh në përkushtim të Atdheut të dashur dhe njerëzve në diasporë në SHBA.



Pak fjalë për rautorin dhe redaktorin Dalip Greca

Dy autorë të ndryshëm Makesen Bungo dhe redaktori i talentuar dhe gazetar i njohur Dalip Greca, kanë bashkuar energjitë e tyre, talentin dhe dhuruar kohën për të nxjerrë në dritë një vepër shkrimore me të gjithë elementet bashkëkohorë që përmban hartimi i një monografie. Ndonëse larg shtetit amë Shqipërisë autori Bungo dhe redaktori Greca, janë përpjekur me korrektësi të shkruajnë në gjuhën e bukur shqipe çka nuk ngjet shpesh në shumë libra që vijnë nga diaspora në vendlindjedhe për më tepër nga SHBA që ndër shekuj bluan kultura dhe gjuhë të popujve nga vijnë dhe vendosen emigrantët. Me sa duket përvoja e pasur dhe talenti në të shkruar pa përsëritje dhe fjalë të huaja të pakuptueshme kanë bërë që vepra kushtuar nacionalistit të flaktë “Abaz Kupit” të radhitet me dinjitet në fondin e artë të librave monografikë si të veçantë në llojin e tyre. Puna voluminoze dhe përkushtimi atdhetar i autorit Bungo dhe redaktorit të kujdesshëm e të pasionuar Greca ka bërë që tashmë lexuesit shqiptarë të kenë në dorë një vepër të cilën me vështirësi ose aspak s’do ta kishin bërë një departament historie në Universitetin e Tiranës apo departamentet shkencore të Akademisë së Shkencave, që më shumë merret me promovimin e librave të diktatorëve komunistë se sa të nacionalistëve të vërtetë shqiptarë. Shpirti dhe dashuria për të kryer këtë shërbim ngaj popullit shqiptar dhe miqve ka bërë ka bërë që autori Makesen Bungo dhe redaktori i monografisë gazetari dhe redaktori i palodhur Dalip Greca të mirëpriten në Shkodër, Tiranë, Krujë dhe Kosovë për këtë vepër cilësore dhe luksoze që i kanë ofruar lexuesit dhe studiuesve të rinj shqiptarë. Urime dhe vepra të tjera presim nga Makesen Bungo e redaktori i saj Dalip Greca, që nderuan vetveten, mbasi një fjalë e urtë franceze thotë: “Lavdia e tij (në rastin tonë personalitetit Abaz Kupi) s’ka nevojë për asgjë (mbasi flet vetë vepra e tij) e jona (autorit e redaktorit) ka nevojë për Të”.

Klajd Kapinova





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Ardian74

Postuar mė 1-10-2003 nė 16:24 Edit Post Reply With Quote
Abaz Kupi _Monografi

Te nderuar miq. Per nje kopje te ketij libri mund te me dergoni nje e-mail tek ardian74@yahoo.com
Perqafime te gjitheve.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-10-2003 nė 06:39 Edit Post Reply With Quote
Po nuk besoj se e ka njeri kopien e librit te digitalizuar.

Une nuk kam as kopien reale dhe nuk di se ku mund te blehet.

Do kontaktoj me autorin e artikullit per informacion.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Ardian74

Postuar mė 2-10-2003 nė 11:30 Edit Post Reply With Quote
Abaz Kupi - Monografi

I nderuar Anton. Me kontakto tek ardian74@yahoo.com nese ju duhet nje kopjo e librit.
Gjithe te mirat,
Ardi

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-10-2003 nė 15:48 Edit Post Reply With Quote
Libri mund te porositet ne kete adrese:

Shtëpia Botuese GJONLEKAJ PUBLISHING
Address: 660 East, 229th Street;
Bronx, NY 10466
Tel: (718)881-7777
Fax: (718) 881-3023

Falenderoj Ardianin!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-1-2009 nė 09:19 Edit Post Reply With Quote
Përvjetori i heroit të qëndresës antifashiste dhe pengu i të birit
NGA DALIP GRECA


Më 9 janar 2009, në ditëvdekjen e Abaz Kupit, heroit të 7 prillit, mërgimtarët shqiptarë në Nju Jork, shkuan tek varri i tij në Queens dhe e nderuan me kurora lulesh. Ka 33 vjet, që kryhet ky ritual nderimi. Kështu ndodhi edhe këtë 9 janar. Ndërsa Partia Lëvizja e Legalitetit për Amerikën, së bashku me familjen Kupi, të dielën, me 11 janar, organizojnë një veprimtari përkujtimore, ku është ftuar komuniteti shqiptar. Fatbardh Kupi, i vetmi djalë i Abaz Kupit, që mbeti në Shqipëri, nuk pati fat që t’i hidhte një dorë dhe të atit. Ai ishte sërish këtë 9 janar tek varri i të atit dhe vendosi një tufë lule dhe ashtu në heshtje i kujtojë besën, që i dha atit atë vjeshtë të vitit 1944. Brenda vetes ndjeu dhimbjen që i shkakton pengu që nuk arriti t’i thoshte atit: “Babë nuk ligështohemi, nuk pendohemi për atë që kemi vuajtur gjatë 45 viteve nëpër burgje e kampet e internimit. Gjithçka e kemi bërë me vetëdije se ia vlente të vuaje për një babë-hero”.



***



Fatbardhin, djalin e Abaz Kupit, që mbeti në duart e komunistëve së bashku me nënën dhe motrat, e takova pak kohë më parë. E kishim lënë takimin tek restoranti “Dani's House of Pizza”, që ndodhet në Kew Gardens në Queens. Kishim zgjedhur enkas mjedisin ku kishte kaluar kohën më të shumtë të fundjetës së tij, heroi i qëndresës së 7 prillit, babai i Fatbardhit, Abaz Kupi.

Në takim ishte dhe një i tretë: Ndrec Gjergji, i cili ka qenë shpesh nën shoqërinë e Abaz Kupit. Fatbardhi ishte ulur pikërisht në tavolinën e dytë, tek dritarja, me vështrimin nga rruga dhe dukej i përhumbur tek sodiste peizazhin. Me vështrim të tretur tutje në hapësirë, e gjeta tek hyra pas një vonese në trafik.

- Ja këtu qëndronte Abaz Aga. Vinte në mëngjes në orën 9, pinte kafen, shkëmbente lajmet e reja përmes bisedave me bashkëpunëtorët, aty nga ora 10, dilte shëtitje në parkun e afërt të zonës dhe kthehej rreth orës një të drekës, - sjell në kujtesë kohën e largët, Ndrec Gjergji.

Fatbardhi ka një ndriçim në sytë e lagur nga lotët, ndërsa në diktofonin tim ruhet tingulli i përvajshëm i atij rrëfimi plot mall për të atin. Kështu ia kam parë atij përherë sytë, të lagur nga lotët dhe të ndriçuar nga një shkëlqim i veçantë. I ndodh kjo sa herë bie fjala për të atin e tij, Abazin. Më kujtohet një moment kur legalisti veteran, Enver Shaska, solli një kujtim nga Abaz Kupi në kohën e ikjes nga Shqipëria, Bardhit i ndriçonin sytë nga kënaqësia që dëgjonte mirë për të atin.

Kur i them se do të shkruaj diçka për vuajtjet e Fatbardhit në burgjet dhe kampet e internimit, ai shqipton një ”jo” të prerë. Nuk është e para herë që ia bëj këtë propozim, por ai sërish kundërshton prerazi:

- Të lutem, mos e bëj këtë, jam tepër i vogël para atit tim. Gjatë të gjithë jetës kam jetuar me krenarinë e të qenit bir i atij, që i vuri gjoksin luftës në Durrës dhe i priti këmishëzinjtë fashistë, me luftë. Vuajtjet e mia janë të vogla para madhështisë së tim eti. Shkruaj për atë, se ma lehtëson dhimbjen dhe mallin,



Peter Kemp: Abaz Kupi luftoi si luan kundër gjermanëve



Në tavolinë, para duarve, Bardhi mban librin e britanikut Peter Kemp “No Colour or Crest”. Ndihet i lumtur që britanikët kanë arritur ta japin madhështinë e atit të tij, në kundërshtim me historiografinë komuniste, që i mohoi heroit jo vetëm kontributin në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, por edhe qëndresën e 7 prillit.

Bardhi shfleton dhe ndalet diku në faqen 142 të librit të Peter Kemp-it, ku britaniku shpreh habinë se si Enver Hoxha, edhe pse nuk ishte i pranishëm në luftimet e gjermanëve gjatë sulmit mbi Krujë, i mohonte Abaz Kupit mbajtjen e peshës së luftës në këtë betejë. Për Peter Kemp, Abaz Kupi luftoi si luan për të shpëtuar Krujën e tij të dashur, ndërkohë, shkruan ai, nuk vepruan kështu as partizanët e Haxhi Lleshit, as formacioni italian, që pasi ishte dorëzuar e bashkuar me forcat shqiptare, kishte vendosur të luftonte kundër gjermanëve. Britaniku përdor tamam fjalën “luan” për të përshkruar mënyrën e luftimit të Abaz Kupit në atë betejë. Gjermanët u përpoqën që ta thyenin me artileri, Abaz Kupin, kryembrojtësin e Krujës, por ai qëndroi dhe i udhëhoqi trimat e tij, si hero. Peter Kemp dëshmon nga fronti i luftës. Ai sjell edhe detajin tjetër, atë që gjatë bombardimeve, humbi jetën kunata e Abaz Kupit. Dhe si mund të mos luftonte Abaz Kupi kundër gjermanëve, ku luftonte brenda në shtëpinë e tij? Mbronte jetën e familjes së tij, të atdheut të tij? Ishte në interes të komunistëve për të mos ia njohur pjesëmarrjen në betejë kundër gjermanëve heroit të 7 prillit sepse Enver Hoxha kërkonte t’i radhiste të gjithë nacionalistët në anën e pushtuesve, që t’ia faturonte vetes atributet e çlironjësit dhe tortën e pushtetit nuk pranonte ta ndante me të tjerët. Ishte po ai Enver Hoxha, që në buletinet e “Zërit të Popullit”, shkruante me entuziazëm se Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush nuk mund të nënshtrojë Shqipërinë me heronj të tillë. Mirëpo më pas, kur Mukja tregoi se cilët ishin nacionalistët dhe cilët internacionalistët, Abaz Kupi u shpall armik nga komunistët dhe ia mohuan luftën.



Abaz Kupi, shtyllë e luftës



Abaz Kupit nuk mund t’i mohohen meritat e luftës. Komunistët u përpoqën që ta rrëzonin mitin e tij në Shqipëri, por nuk mundën, demokratët duhet të bëjnë më shumë për ta lartësuar figurën e këtij heroi, që i vuri gjoksin armikut.

Abaz Kupi nuk është nga ata heronj që ngjiten sot e rrëzohen nesër. Ai me aktin e vet ka fituar përjetësinë. E kishte rrëmbyer pushkën që kur ishte 15 vjeç. Ndërsa në momentin e 6 prillit 1939, kur mori urdhrin për t’i dalë ballë për ballë sulmit të hordhive fashiste në Durrës, ai u fut në historinë e Shqipërisë me të dyja këmbët. Përballë dhjetëra mijëra fashistëve ai kishte nën komandë vetëm 500 xhandarë me uniformë të rregullt dhe 500 vullnetarë, që s’ishin gjë tjetër veçse ithtarë të tij. Me këta një mijë luftëtarë e organizoi mbrojtjen e Durrësit, ai që mbretërorët e thërrasin, Gjenerali Abaz Kupi, ndërsa anglezët, heroi shqiptar. Kështu e cilëson David Smiley, kështu e përshkruan edhe Julian Emery tek “Sons of the Eagle”, po kështu edhe Peter Kemp në librin e tij “No colour or Crest”.

Në një letër që Abaz Kupi i dërgonte pas luftës ministrit të Jashtëm britanik Anthony Eden, rezistencën e tij gjatë luftës e përshkruan me fakte që komunistët u përpoqën t’ia mohonin. Rezistencën ndaj sulmit fashist në Shqipëri ai e përshkruan kështu: “Kur anijet e armikut arritën pranë molos, i lashë fashistët të zbrisnin në tokë, madje dhe të na afroheshin nja 200 metra. Atëherë dhashë urdhër që të hapej zjarr kundër tyre. Kështu, në ora 4 të mëngjesit kishte filluar një betejë e vërtetë. Gjatë këtyre luftimeve, të tre sulmet e tyre të njëpasnjëshme i zmbrapsëm, duke i detyruar agresorët që të ktheheshin e të futeshin sërish nëpër anijet e tyre. Gjatë sulmit të katërt, armiku, duke vënë në përdorim të gjithë mjetet dhe forcat e tij luftarake që dispononte, u përqendrua në një sulm të përgjithshëm kundër krahut tonë të djathtë. Në këtë mes, ne, duke mos i pasur mjetet e nevojshme gjatë 6 orë luftimesh të përgjakshme dhe të pandërprera, qemë të detyruar që të tërhiqeshim. Duhet thënë se gjatë kësaj kohe, artileria jonë goditi rëndë dy nga anijet e armikut, ku ushtarët e tij ishin të grumbulluar aty ngushtë, me ç'rast armiku humbi aty rreth 1200 të vrarë. Në këto rrethana u largova nga vendi im dhe dola në Jugosllavi, ku u takova me kolonelin Oacly Hill dhe oficerë të tjerë britanikë, kolegë të mi, me të cilët kam pasur shumë raste bashkëpunimi”.

Abaz Kupi nuk do t’i reshte përpjekjet e tij për të organizuar qëndresën antifashiste. Heroizmi i tij nuk përfundon në Durrës. Në vitin 1941 së bashku me kolonelin anglez Hill, Gani Kryeziun edhe Abaz Kupi dhe çeta e tij, rihynë nga Jugosllavia në Shqipëri për të vazhduar luftën. Drejtimi ishte për në Shkodër. Pas përpjekjesh në Tropojë arritën që të mbërrijnë deri në Bokë. Kapitullimi i Jugosllavisë bëri që të ktheheshin mbrapsht dhe të qëndronin në malet e Gjakovës. Koloneli Hill preferoi të qëndronte me Gani Kryeziun, ndërsa Abaz Kupi u fut në thellësi të Shqipërisë për të organizuar rezistencën kundër fashistëve. Abaz Kupi u bë tmerr për milicinë fashiste, e cila angazhoi më shumë se 2 mijë forca për ta kapur atë. Numri i luftëtarëve që e pasonin Abaz Kupin shtohej çdo ditë. Ai ishte një ndër faktorët kryesorë të luftës, ishte një ndër shtyllat që mbante rezistencën. Në vitin 1943, forcat e tij rrethuan një batalion të armikut në Burrel. Rrethimi ishte një darë e shtrënguar fort, që nuk e lëshonte armikun, të cilit iu nis për ndihmë nga Tirana një tjetër regjiment i armatosur rëndë. Forcat e Abaz Kupit e rrethuan edhe këtë regjiment, i cili u ngujua shumë kohë në malet e Matit. Fashistët lanë në këtë rrethim 300 të vrarë. Edhe forcat e tjera që nisën okupatorët nga ana e Qafë-Shtamës për t’i ardhur në ndihmë të rrethuarve lanë pas shumë të vrarë e të plagosur.

Një tjetër betejë kanë zhvilluar forcat e Abaz Kupit, tri javë më pas në Suç të Matit. Vërtet që pati të vrarë e të plagosur nga radhët e tij, por armiku pas beteje publikoi në buletinin e luftës 170 të vrarë nga radhët e veta, kurse pjesa tjetër u dorëzuan. Pas kësaj forcat fashiste bënë reprezalje në Mat, ku dogjën më shumë se 2 mijë shtëpi të përkrahësve të Abaz Kupit.

Kur kronikat e betejave të Abaz Kupit morën jehonë edhe jashtë Shqipërisë, aleatët çojnë në shtabin e tij majorin anglez Niel. Së bashku përgatitën planin për t’u marrë gjermanëve Krujën. Lufta zgjati tri ditë dhe gjermanët pësuan humbje të mëdha. Në ditën e tretë mbërritën përforcime të shumta naziste dhe Abaz Kupi i tërhoqi forcat në lartësitë e maleve.

Më pas, në shtabin e tij mbërrijnë gjenerali Davies bashkë me kolonelin Nikols. Pas bashkëbisedimit vendosin që të rifillojnë luftimet guerilje. U hartua edhe një projekt i përbashkët për të shtrirë rezistencën në Dibër, Kosovë dhe në të gjithë Shqipërinë e Mesme. Gjenerali Davies dhe majori Nikols do të shoqëroheshin nga Abaz Kupi në këtë axhendë. Fatkeqësisht ky projekt nuk u realizua sepse gjenerali kishte rënë në përpjekje dhe qe zënë rob, ndërsa Nikols-it i kishin ngrirë këmbët. Abaz Kupi çoi në ndihmë të Nikols-it një skuadër trimash dhe arriti ta tërhiqte nga malet e Matit. E vendosi në shtëpinë e një miku të tij dhe u mor vetë me mikun anglez, duke i siguruar të gjitha kushtet dhe gjetjen e kirurgut për operacionin e këmbës, por mjerisht Nikols nuk e përballoi dot, ai vdiq dhe u varros pranë shtëpisë të një miku të Abaz Kupit. Në vijim të ngjarjeve të luftës, në shtabin e Abaz Kupit mbërriti një tjetër anglez, koloneli Bill Maclin. Në bashkëpunim me të Abaz Kupi vendosi të merrte përsipër luftën guerilje në një front të gjerë nga Kosova në Pogradec.

Në dispozicion të kolonelit Maclin, Abaz Kupi vuri një çetë të madhe me 300 luftëtarë, duke vënë në krye të tyre një kolonel të sprovuar dhe të birin, Petrit Kupi. Gjithçka përballohej financiarisht nga vetë Abaz Kupi. Kjo çetë, e ndihmuar edhe nga oficerët anglezë ka kryer shumë akte sabotazhi për të paralizuar pushtuesin. Një aksion të bujshëm përbën hedhja në erë e urës së Gjoljes dhe shumë aksione kundër gjermanëve gjatë bregut të detit, ku u sulmuan kolonat gjermane, u dogjën makina dhe u vranë gjermanë. Abaz Kupi nuk i mori premtimet që i dhanë aleatët dhe e përballoi luftën me financat e veta, madje siç shkruan Julian Amery, ai mbajti dhe misionin anglez. Abaz Kupi priti zbarkimin e aleatëve, por më kot, zbarkimi nuk u krye siç premtohej. Në këto kushte, në marrëveshje me kolonelin Maclin, majorët Amery dhe Smiley, ai vendosi që t’i shpërndante forcat e veta dhe të largohej nga Shqipëria. Me vete mori dy djemtë, Petritin dhe Rrustemin, ndërsa më të voglin, Fatbardhin, e lë për të pasur në kujdes familjen e mbetur.

Besa dhe pengu i të birit

Fatbardhit i kujtohet si tani takimi i fundit me të atin, i cili e kishte thirrur dhe i kishte përcjellë vendimin, që sapo kishte marrë: “Unë po iki për pak kohë. Ti Bardhi shko në shtëpi dhe qëndro pranë nënës dhe motrave”. Bardhi, që ende nuk e dinte vendimin e ikjes, e ka pyetur: “Po pse duhet të kthehem në shtëpi? Unë s’jam fëmij녔 Qetë-qetë, i ati i është kthyer me fjalë të matura: “Ato kanë nevojë për mbrojtje dhe unë po ta besoj ty këtë detyrë sepse kam besim”. Pas kësaj, i ati, kishte nxjerrë një letër dhe i kishte kërkuar që të nënshkruante aty një deklaratë bese se nuk do t’i braktiste kurrë nënën dhe motrat. Pa e kuptuar mirë se ç’po i kërkohej, djaloshi 17-vjeçar ia kthen: “Kur të mërzitem, do të iki ndonjëherë se s’mund të rri gjatë në shtëpi me gratë”.

Ati këmbënguli që s’duhej të lëvizte pa i ardhur lajmërimi prej tij dhe të kujdesej për nënën dhe motrat, Dudinë, Hyrien dhe Bukurinë. Madje i kërkoi që ta firmoste besën përmes deklaratës dhe të jepte fjalën e burrit. Letra, pasi u firmos nga i biri, u palos në katërsh dhe babai e futi në portofol.

Letra kishte vetëm një fjali, kujton Bardhi: “Nuk largohem nga familja pa më lajmëruar baba”.

Poshtë, firma.

Kur erdhi në Amerikë, pasi shkoi dhe qau gjatë mbi varrin e babës, Bardhi pyeti nëse dinte ndokush gjë për atë letrën që baba mbante në portofol, por mjerisht nuk ia gjeti gjurmët.

Kjo e ka ligështuar Bardhin dhe ende vazhdon të pyes ata që kanë qenë afër tij nëse ka kush dijeni për atë copëz letër, që e mbajti lidhur shpirtërisht me atin e vet gjatë kohëve të vështira në qelitë e ftohta, në galeritë e vdekjes, apo gjatë vuatjeve të pafundme nëpër kampet e internimit.





Kur e provokonin për të atin



Kur Abaz Kupi kishte marrë rrugën e largimit nga atdheu dhe kapërcimin e detit Adriatik, fati i Bardhit ishte parashkruar për vuajtje.

Por le ta ndjekim fatin e tij. Për pak kohë Fatbardhi, që ende nuk i kishte mbushur 18 vjeç, përfundon në radhët e partizanëve. Historia ndodhi kështu: Abaz Kupi ishte bërë vëllam me babën e Gjin Markut. Familjen e Gjin Markut e ka mbajtur Abaz Kupi për shumë kohë. Madje ai e ka çuar Gjin Markun në shkollë dhe i ka dhënë përkrahje. Pasi kishte ikur Abaz Kupi, Gjin Marku në krye të divizionit të gjashtë partizan mbërriti në Shkodër. Shkoi dhe takoi nënën e Bardhit dhe i kërkoi që ta merrte të birin me vete. I tha nënës: “Bardhin po e marr me vete se nuk i dihet se ç’ndodh me të. Është djalë i ri. Kam frikë se po e lashë këtu me ty, atë ose do ta vrasin ose do ta burgosin”. Dhe Bardhi hyri në rreshtat e divizionit duke pasur mbështetjen e mikut të familjes, komandantit të divizionit.

Kujton se provokimeve dhe ngacmimeve që i vinin, u përgjigjej sy më sy. Kur oficerët madhor i thoshin se Kadri Hoxha do ta kapë dhe do ta vrasë babën ose do ta sjellë të lidhur këtu duarlidhur, ai qëndronte gjakftohtë. Por kur provokimet shtoheshin me pyetje të tilla: “Po ti ç’do të bësh kur ta vrasim babën?”

Ai u përgjigjej: “Po vranë babën tim, unë o Enverin, o Koçi Xoxen do t’i vras!”

Ishte reagimi i një 17-vjeçari, i rritur nën legjendat e trimërisë të të atit.

Nuk i ndoqi gjatë gjurmët e partizanëve. Ndërkohë që divizioni i Gjin Markut kapërceu në Vishegrad, Bardhi i sëmurë rëndë u shtrua në spital. Pasi u shërua, mori raport mjekësor për paaftësi shëndetësore. Mirëpo raporti duhej firmosur në Korpusin e Shkodrës. Shkoi në komandë, ku gjeti Shefqet Peçin dhe Beqir Ballukun. Pa firmën e tyre s’mund të lirohej, do ta cilësonin dezertor. Sekretari ishte krutan, daja i Sami dhe Gani Kupit, kushëririt të tij. Ai ia përgatiti lejen në bazë të raportit, të cilën duhej ta firmoste ose komandanti ose komisari. Kur hyn në zyrë, Shefqet Peçi e provokon për babain duke ia sharë. Bardhi ia kthen dhe debati ashpërsohet. Hyn në mes Beqir Balluku, i cili shmangu sherrin. Ia mori raportin dhe ia firmosi duke i bërtitur fort: “Hajt ik tani!”

“Këtë burrëri e bëri Beqir Balluku, nuk e di nga se u nis, por unë nuk ia harroj, më shpëtoi se Shefqeti ishte ekstremist dhe gjakësor”, - e kujton atë incident të vështirë.





Arrestohet si armik i popullit



Fatbardh Kupi është një ndër ata që i kanë bërë qëndresë diktaturës. Ai provoi qelitë e hetuesisë dhe burgjet në një moshë të re. U burgos dy herë dhe u internua për 30 vjet, por nuk u thye. “Nëse ndokush do të më kishte detyruar të nënshkruaja për bashkëpunim, sot nuk do të isha gjallë, as unë, por as ai që do të kishte arritur të ma merrte firmën”, - thotë me vështrim të kthjellët.

Fatbardhi e provoi internimin që në kohën e pushtimit fashist, pas rezistencës së Abaz Kupit. Fillimisht në Himarë, më pas në Itali. Diktatura komuniste nuk mund t’i ofronte një jetë të qetë, përkundrazi, e futi nëpër dhëmbëzat e diktaturës. Ai qëndroi dhe e sfidoi atë.

Po si erdhi arrestimi i parë?

Kishte rënë Gjermania, Luftës së Dytë Botërore i kishte ardhur fundi. Filluan festimet edhe në Krujë si në të gjithë Shqipërinë. Bardhi kishte të gjithë arsenalin e armatimeve në shtëpi, ende s’kishte filluar aksioni i çarmatimit të popullsisë. Ai kujton se si zbrazeshin armët dhe hidheshin bomba sa i gjithë qyteti tronditej nga shpërthimet. Mirëpo gjashtë bomba nuk plasën dhe përbënin rrezik për banorët. Ushtarët filluan t’i gjuanin për t’i plasur. Nuk po plasnin dot, ngaqë nuk arrinin t’i godisnin. I thotë një krutani që kishte pranë: “A ma jep pushkën?” Ai ia jep dhe Bardhi merr shenjë. Në çdo gjuajtje plaste një bombë. I plasi të gjashta.

Ai që i dha pushkën thirri fort: “S’ka mor vëlla, është me xhins kjo punë. Shtëpi pushke Kupi! Lisi nën lis mbin!”

Kjo dikë xhelozoi dhe në këto rrethana erdhi arrestimi i parë i Bardhit. Ishte 9 qershor 1945, kur përfundoi në qelitë e torturave.

Prokurori në aktakuzë e akuzoi se kishte mobilizuar popullin në radhët e Legalitetit, kishte bashkëpunuar me rininë e Ballit, ishte në radhët e armiqve të popullit. E dënoi Petrit Hakani. Nënën dhe motrat i internuan në kampin e Tepelenës, i cili njihet mirë për kushtet çnjerëzore, sa ndryshe thirrej si kampi i vdekjes. Vdekja rrëmbeu shumë jetë të pafajshme në atë kamp shfarosës. Bardhi i përballoi me stoicizëm vuajtjet e burgut. Pasi kreu dënimin, e internuan në Porto Palermo, një tjetër ferr i diktaturës. Pas 6 muajsh kthehet edhe ai në kampin famëkeq të Tepelenës, ku qëndroi një vit.

Kur e pyes se çfarë i ka mbetur në kujtesë nga Tepelena, përmes trishtimit shqipton vetëm një fjali: “Kur merrnim tasin me supë, pastronim krimbat dhe pastaj e hanim atë që mbetej”.

Në kujtesë sjell rastin kur një nënë këmbëngulte që të qëndronte në kamp një ditë të ftohtë dimri, të mos shkonte në punë, se kishte vajzën të sëmurë, por polici e tërhoqi zvarrë dhe e detyroi që të shkonte në punë. Të shkretës i mbeti koka pas. Kur u kthye, vajzën e gjeti të vdekur.

Pas Tepelenës, Bardhin e internuan në Çorovodë, Skrapar, në një kamp me tela me gjemba edhe atje. Aty punuan si skllevër.

Kalvari s’ka të mbaruar. Kudo ku ndërtohej, çonin “bijtë e armiqve”. Më pas e dërgojnë në fabrikën e tullave në Tiranë. Pas heqjes së kampeve me tela, i dërguan në kampet fushore të Myzeqesë. Në fillim në Plug. Pas kësaj e internuan në një kamp brenda burgut në Radostinë, ku e mbajtën deri në vitin 1958, më pas erdhi internimi tjetër në Kuç. Kur u hap sektori i ri internimit në Gradishtë, e internuan atje familjen. Më vonë, internuan atje dhe Bardhin.

Për herë të dytë u arrestua më 1981. Arrestimi erdhi pa asnjë shkak. U akuzua pse ishte shprehur se Partia e Enverit ia ka mohuar të drejtat babait Abaz Kupi, që ka luftuar kundër armiqve të Shqipërisë. Kaq mjaftonte për ta dënuar për agjitacion dhe propagandë kundër partisë dhe pushtetit. Ai kujton gjyqin e montuar. Dëshmitarët falsë, të cilët kur ai doli nga burgu, të penduar, qanin dhe i kërkonin ndjesë.

Si tani i kujtohet, kur njëri prej dëshmitarëve, G. V., i tha se poshtërsia më e madhe në jetën e tij ishte dalja dëshmitar i rremë në gjyqin kundër Bardhit, por e kishin detyruar. I gjithë gjyqi ishte i montuar. Atëherë i kishin bërë ekspertizën e një hartimi që kishte shkruar Bardhi në shkollën e natës. Në atë hartim shkruante për vjeshtën, stina ku binin gjethet. Dhe natyrisht që akuzohej se aludonte për rrëzimin e pushtetit.

U dënua me 10 vjet burg. Kaloi kohë të vështira në burgun e Ballshit. Më pas do të provonte Qafë-Barin, Bulqizën etj.



Me kujtimet për të atin



Edhe në çastet më të vështira të jetës, Fatbardh Kupi është ushqyer nga madhështia e veprës së atit të tij. Kujton nga burgimi i parë: “Kur isha në burg, më thërret Patër Anton Harapi. Eja ti djali i Abazit, luajmë një shah bashkë!” Në fakt ai luante shkëlqyeshëm, shahun, por edhe unë e kisha qejf.

Ngrihem dhe shkoj në qelinë e tij dhe bëj gati gurët e shahut. Kur ishin vendosur gurët dhe loja ishte gati për të filluar, Patër Anton Harapi, më thotë: “Nuk të kam thirrur për të luajtur shah vërtet, por të thirra që të them se ke pasur një baba trim e të mençur. Përpiqu t’i ngjash!”

Atëherë Bardhi, e pyet: “E keni njohur babain tim?”

Ai i qe përgjigjur: “Si jo! E kam takuar. Para se ta takoja për të parën herë, mendova se po takoja thjesht një kaçak, nga ata luftëtarët që thjesht dinë të luftojnë dhe aq. Por, pas takimit, u ndjeva shumë i gëzuar se kisha takuar një njeri mendjehollë, të mençur. Që kur e nxirrte fjalën e mendonte gjatë, por nuk i binte në tokë!”

Këtë bisedë Bardh Kupi e ruante si një hajmali brenda shpirtit të vet, edhe kur e torturonin apo e provokonin dhe ajo i jepte kurajo. Ndihej krenar që një euridit si Patër Anton Harapi ishte ndarë me mendimet më të mira nga takimi me atin e tij. Pas shembjes së komunizmit, studiuesi Uran Butka, i kishte thënë Bardhit se të njëjtin mendim ia kishte shfaqë edhe Lef Nosit, Patër Harapi. Bardhi sërish u ndie mirë, sepse tashti këtë opinion të Patër Antonin e kishte nga dy burime.



Ish-shokët e burgut, Lek Mirakaj dhe Esat Çoku, që jetojnë në Nju Jork, e portretizojnë Bardhin si të pathyeshëm në vuajtjet e diktaturës.

“Ai ruajti emrin e mirë të babës së vet. Vetëm një karakter i fortë mbetej i pathyeshëm para torturuesve të pashpirt”, - thotë Lek Mirakaj.

“Bardhi është njeri fisnik. Në burg ka qenë shpesh në rrezik. E kanë provokuar jo pak herë, por ai nuk ka rënë në kurth. Ka pasur provokatorë që i propozonin të arratiseshin nga burgu, por Bardhi heshtte, madje as nuk shkonte që t’i denonconte. Me intuitë e kuptonte se ishin të futur dhe nëse ai i hynte asaj aventure, plumbat e prisnin”.
























23/01/2009


standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1341310 sekonda, 30 pyetje