Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: LĖVIZJA STUDENTORE SHQIPTARE
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2002 nė 09:58 Edit Post Reply With Quote
LĖVIZJA STUDENTORE SHQIPTARE

"Te cojme perpara idealet e Azemit"
Demokratet kane perkujtuar dje diten e Levizjes Studentore. Nje nje takim te zhvilluar ne Pallatin e Kongreseve, te pranishmit kane perkujtuar ditet e para te dhjetorit 1990 si edhe figurat kryesore te kesaj levizje te rendesishme. Nje nder to ishte edhe ajo e heroit te demokracise, Azem Hajdari. Per nder te tij, te pranishmit mbajten nje minute heshtje para se te fillonte takimi. "Azemin na e vrane. Tani mbetet vetem qe te cojme perpara idealet per te cilat ai u vra" tha ne kete takim, bashkeshortja e heroit, Fatmira Hajdari. Pasi ka pershendetur te pranishmit dhe diten e Levizjes Studentore, ajo ka bere apel per faktin se ende nuk jane gjetur vrasesit e vertete te bashkeshortit te saj dhe se kjo ceshtje po vazhdon kaq gjate. Idene e saj e kane mbeshtetur pothuaj te gjithe diskutantet gjate takimit te djeshem. Ata kane perkujtuar te gjithe grupin e studenteve te dhjetorit '90 te cilet per hir te idealeve te reja vendosen qe te ngujoheshin. Nje pershendetje te vecante, me rastin e kesaj dite te shenuar ne kete takim beri edhe presidenti Moisiu. Nepermjet keshilltarit te tij, ai ka percjelle ne salle mesazhin e qarte te demokracise, te asaj per te cilet u flijuan edhe deshmoret e pare te demokracise. "Kjo eshte nje dite e shenuar, e cila tregon per vendosmerine e idealeve te ketyre te rinjve" thuhej ne mesazhin qe solli presidenti Moisiu. Nder te tjera, ai ka hedhur drite mbi idete qe percoli levizja studentore dhe heronjte e saj.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2002 nė 10:20 Edit Post Reply With Quote
Dhjetoristët: Berisha mos avanco me Nanon

Arbnori: Ku janë tani 300 firmëtarët e PD-së. Imami: PD ka shanse për një fitore pragmatiste


TIRANE- Disa nga figurat kryesore të dhjetoristëve të viteve ’90 u mblodhën dje në Pallatin e Kongreseve për të përkujtuar 12 -vjetorin e lëvizjes që solli rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri. Por në sallë binte në sy mungesa e shumë emrave që në atë kohë u dalluan si udhëheqësit e kësaj nisme. Prëveç ish-kryetarit të Parlamentit Pjetër Arbnori dhe kryetarit të Aleancës Demokratike, asnjë nga nga krerët e PD-së nuk merrte pjesë në takim. Ishte Arbnori ai që edhe gjatë fjalës së tij e vuri në dukje duke thënë se “Ku janë 300 firmëtarët e krijimit të Partisë Demokratike? Janë pasuruar dhe po pasurohen trafikantët dhe të korruptuarit që nuk janë dhjetoristë”. Por ajo që ra në sy gjatë fjalës së ish-dhjetoristëve ishte fryma për një ndërprerje të marrëdhënieve të kreut të PD-së Sali Berisha me pozitën dhe veçanërisht me kryeministrin Fatos Nano. Diskutantët edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë theksuan se komunikimi dhe marrëdhënia e Beridhës me pozitën nuk duhet të avancojë më tej.
Imami
Kryetari i Aleancës Demokratike, Arben Imami tha pas takimit se mes idealeve të dhjetoristëve të materializuar në lëvizjen e famshme dhe realitetit tani vihet re një kontradiktë. Gjithashtu të tjerë dhjetoristë u shprehen se vetë koha dhe rrethanat bënin që në ato momente idetë e dhjetoristëve të ishin disi utopike në krahasim me realitetin. Por në fjalën e tij, Imami kërkoi që partia më e madhe opozitare PD, të mbledhë në gjirin e saj gjithë figurat e shquara të fillimeve të saj në mënyrë që të arrijë një fitore në zgjedhjet e ardhshme. “Ka shanse që një fitore pragmatiste t’i shërbejë idealeve të Dhjetorit dhe të djathtës në përgjithësi”,-tha ai.
Fatmira Hajdari
Bashkëshortja e liderit të parë të protestave studentore të dhjetotit ’90 Azem Hajdari ishte dje e pranishme në takim. Ajo u shpreh se “Azemin ua vranë, por mos lejoni që t’u vrasin edhe Dhjetorin, historinë, demokracinë dhe Shqipërinë, se Shqipëria duhet të jetojë”.
Në përvjetorin e 12-të të kësaj lëvizje të paparë në Shqipëri edhe presidenti i Republikës Alfred Moisiu i dërgoi një mesazh studentëve të asaj kohe. Nëpërmjet këshilltarit të tij Afrim Krasniqi, presidenti shprehej se “si asnjëherë kjo lëvizje nuk pari të humbur apo të fituar, por nga ajo fitoi Shqipëria”. Gjithsesi mungesa e krerëve të Partisë Demokratike në një organizim të tillë nuk la shije të mirë tek të pranishmit. Data 8 Dhjetor kur nisën demonstratat dhe protestat e studentëve kundër diktaturës komuniste ka hyrë në histori si dita Kombëtare e Rinisë.




shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 9-12-2002 nė 12:05 Edit Post Reply With Quote
Idealet e 8 Dhjetorit

Levizja e fundvitit 90-91 ishte amalgame "solidarizimi" ala-shqiptare, pak me vonese ne pas shembjen e Murit te Berlinit.

Ne ate kohe, dhjetoristet perbenin levizjen anti-komuniste me komuniste, pseudo-komuniste e antikomuniste pjesemarres.

Idealet ishin pretencioze, perfaqsonin aspiratat e ndrydhura te disa shtresave shoqerore.

Kur erdhen ne pushtet dhjetoristet harruan idealet, ose i lane "prapa liste".

Sortifikimi i dhjetoristeve ne ecurine e 10 viteve qe pasuan ishin u bazuan ne intersa te vogla, meskine, te castit, kontradiktore, e te paqarta. Idealistet moren fund.

E djathta, u rropat dhe u vu ne binaret e pushtetit kuq e blu. Presioni nderkombetar eshte jashtezakonisht i fuqishem e i pranishem, sidomos per ceshtjen kombetare. Por e djathta mbetet, sot per sot, shpresa dhe vetmja bartese e idealeve Shqiptare.

Duke mos harruar veten, marr guximin t'i drejtohem Arbnorit: Ku ishe, ku je, e ku po shkon, o Pjeter?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 10-12-2002 nė 14:54 Edit Post Reply With Quote
Idealet e Dhjetorit u vrane bashke me Azem Hajdarin,sepse deri tani nuk eshte bere asgje per te zbardhur vrasesit reale te tij.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-12-2002 nė 15:45 Edit Post Reply With Quote
Dhjetori qe enderronim
Nga Prec Zogaj /Aspiratat e Djetorit '90 jane ne disa nivele. Ka patur aspirata si synime afatshkurtra dhe ato u realizuan, p.sh. synimi me madhor i levizjes ka qene vendosja e pluralizmit politik ne Shqiperi dhe zgjedhjet e lira pluraliste dhe mund te themi se ato u realizuan. Nga ana tjeter, ka ende aspirata afatgjata, sic ka qene endrra evropiane e Levizjes se Dhjetorit, ajo eshte nje enderr qe vazhdon. Kane kaluar 12 vite dhe Shqiperia evropiane nuk eshte bere akoma ashtu si e perfytyronin pjesmarresit ne ate levizje. Ne jemi deshmitare te perpjekjeve, te vonesave te Shqiperise per te nenshkruar marreveshjen e stabilizim-asociimit, pale per t'u integruar me titull te plote ne BE. Kjo aspirate ombrelle e levizjes studentore mbetet per t'u realizuar. Eshte nje proces i gjate dhe natyrisht qe nuk mund t'i vihej afat. Por kursi qe mori Shqiperia ne ate levizje eshte kursi i integrimit dhe mund te themi qe po ecet ne kete rruge. Ne disa aspekte ne kemi adoptuar shume standarte te Evropes, kemi adoptuar nje pjese te kodit te familjes evropiane. Shqiperia eshte nje vend pluralist, me media te lira, eshte nje vend ku pak a shume ka fituar liria e levizjes dhe e shtypit, pavaresisht veshtiresive qe ka per te levizur, por nuk ka pengesa te vete Shqiperise. Eshte nje vend, qe ka adaptuar nje mori ligjesh te ekonomise se tregut, qe eshte nje nga shtyllat e demokracise. Pra, Shqiperia mund te thuhet se ka marre reflekse te Evropes mbi vete, por nuk ka ecur aq shpejt sa te integrohet ne Evrope. Jemi akoma jashte Evropes, por jemi drejt saj. Persa i perket politikes aktuale dhe asaj qe ne synonim 12-vite me pare, gjithmone ka nje kontrast mes nje levizjeje studentore, intelektuale dhe pastaj edhe popullore per ndryshime. Eshte nje levizje qe qendron ne ca kufinj kur ndahen epoka. Ka ndodhur edhe ne vende te tjera. Keto levizje jane masive nuk jane thjeshte te nje krahu politik, jane levizje ku perfshihen masa te medha njerezish qe kane bindje politike te majta dhe te djathta, sepse per pluralizmin kane qene te interesuar sigurisht edhe vektore te se majtes, ose vektore qe me vone perqafuan bindjet e majta socialdemokrate ose tip socialdemokrate. Me kalimin e kohes, keto grupime diferencohen sipas bindjeve qe kane pasur si edhe bindje qe krijohen pergjate rruges, pergjate viteve. Vizioni i pergjithshem i levizjes se Dhjetorit eshte vizioni i nje Shqiperie demokratike ne pergjithesi, por nuk mund te themi se eshte vizion vetem i nje pale.

Shpesh levizja e Dhjetorit eshte cilesuar si e tradhetuar. Une mendoj se ka nje teprim ne kete, qe thuhet here pas here jo vetem nga individe por edhe nga analiste, pjesmarres ose jo ne kete levizje. Ka gjithmone nje kontrast midis aspiratave te nje levizjeje dhe punes qe ben pastaj politika, qe del prej saj ose qeverite qe dalin prej saj. Sepse politika pastaj do te ballafaqohet me probleme konkrete dhe duhet ti zgjidhe ato. Ne kete proces natyrsht qe hasen veshtiresi, ka devijime, ka kthime mbrapa, ka vonesa, ka pastaj nisje te re, ndalim te ri e keshtu me radhe. Pra, une nuk mund te them se eshte e tradhetuar, por mund te them se pergjithesisht ishte "nje levizje pa te neserme, por jo pa te ardhme", nese do perifrazoja nje shprehje te, Andre Malros per levizjet studentore ne Evrope ne vitet '68. Natyrisht qe, ballafaquar me aspiratat e levizjes se Dhjetorit, Shqiperia ka devijuar ne sferat e zgjedhjeve, ne fund te fundit zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane si te thuash kryefjala e demokracise dhe ne nuk kemi arritur te bejme zgjedhje te lira e te ndershme, sidomos pas vitit '96 e ketej, sepse me pare ka pasur me pak probleme per zgjedhjet. Cenimi, prishja e zgjedhjeve ka ndodhur nen trysnine e faktoreve politike, duke iu larguar gjithnje e me shume asaj qe ishte platforma e levizjes se Dhjetorit. Nje tjeter vlere e levizjes se Dhjetorit, qe nuk eshte se eshte tradhetuar, por eshte zbehur ne procesin e shnderrimit te saj ne vlere politike, ka te beje me idealizmin. Duke qene nje levizje studentore, duke qene ne kufirin e dy epokave kishte brenda shume idealizem, keshtu ka ndodhur ne gjithe Lindjen. Edhe studentet edhe intelektualet ne vendet Lindore kane folur per kete thyerje qe peson idealizmi nga akti i levizjes tek akti i implementimit ne jeten politike, qeverisese dhe institucionale. Shume veta edhe ne Lindje kane thene se: "ne ishim te qarte per ate qe nuk donim, por nuk ishim shume te qarte per ate qe donim". Ne u ngritem per ndryshime, per t'u ndare nga nje epoke, por nuk kishim ide shume te qarta per epoken e re dhe kjo shpjegon edhe nje pjese te tjetersimit te vlerave te levizjes se Dhjetorit. Vertete nje pjese e pjesmarresve te levizjes se Dhjetorit u shperndane ne parti te ndryshme dhe ne PS, por une do te thoja se jane nje pakice. Disa studente si Ilir Meta, Pandeli Majko e ndonje tjeter mbeten ne PS, ata moren pjese ne levizjen studentore, sepse ajo ishte nje levizje masive, por ata nuk kane qene protagoniste, kete duhet ta pranojme. Kjo eshte e verteta dhe e verteta i nderon te gjithe. Fshehja e te vertetes dhe ekzagjerimi i saj sjellin deme te barabarta. Ka pasur nje komponent ne levizjen e Dhjetorit, qe luftonte per ndryshime brenda per brenda regjimit dhe studentet qe ndenjten me vone ne PS kane perfaqesuar si te thuash kete komponent te levizjes. Kerkonin kushte me te mira ne Qytetin Studenti, ndryshime ne byrone politike, zevendesimin e byroisteve te vjeter me kuadro te rinj me energjik, pra ne thelb kerkonin ndryshime brenda regjimit, qofte edhe ndryshime renjesore, radikale. Kurse berthama e vertete e levizjes se Dhjetorit kerkonte pluralizmin, kerkonte arkivimin e historise komuniste ne Shqiperi dhe fillimin e nje epoke te re te pluralizmit. Ketu qendron ndryshimi mes vete grupimeve brenda levizjes se Dhjetorit. Une, kam qene pjese e grupimit qe kerkonte pluralizem, ndryshime dhe shumica e studenteve, qe ishin te percaktuar ne kete qendrim u bashkuan me PD. Pastaj, me vone ne jemi deshmitare te nje fragmentimi te dhimbshem te PD, sepse duke qene ajo partia politike qe erdhi ne pushtet, perjetoi semundjen e politikes tradicionale shqiptare, perjetoi reminishencen e kultures se vjeter politike, te veshtiresise per te kaluaren, debatin e brendshem, diversitetin e brendshem per te pranuar grupimet qe kane nje ombrelle partiake, por kane nuanca ne qendrimin e tyre. E djatta shqiptare, PD nuk mund te mos reflektonte disa nga zakonet e tradites komuniste, sepse 50-vite nuk mund te kalojne kaq lehte. Vete komunizmi ishte prezent ne jeten pluraliste. Kjo parti perjetoi nje lloj fragmentimi, duke nxjerre nga vetvetja shume grupime te vogla dhe drejtuesit e levizjes se Dhjetorit dhe pjesa e intelektualeve, qe dolen ne krye te kesaj partie jo si politikane por si intelektuale, nga drejtues u shperndane ne parti te ndryshme. Mendoj se, periudha e fragmentimit mbaroi dhe tani eshte hapur nje periudhe e re ajo e agregimit, e perafrimit dhe e bashkimit.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-12-2002 nė 15:46 Edit Post Reply With Quote
E duam Shqiperine si e gjithe Evropa"
Aleksander Biberaj, PD/ Aspiratat e Dhjetorit mendoj se kane qene nje platforme apo nje program afatgjate per politiken ne vecanti dhe me gjere per Shqiperine e se ardhmes, dhe sot pas 12 vitesh po t'i analizojme do te shohim se nje pjese jane realizuar dhe nje pjese jo. Kerkesa kryesore e atyre diteve ka qene Pluralizmi Politik, i cili u realizua qe me 12 Dhjetor, me krijimin e PD dhe natyrisht me krijimin me vone te partive te tjera. Kerkesa per nje shtyp te lire u realizua, pasi ne janar te vitit 1991 doli RD dhe me vone dolen shume gazeta dhe sot vendi ka shume gazeta dhe media te ndryshme, te varura apo te pavarura. Levizja e lire e njerezve brenda vendit eshte realizuar, nderkohe qe ka jo pak veshtiresi per te levizur jashte vendit. Kerkesa per nje ekonomi tregu, per nje kapitalizem bashkekohor eshte pjeserisht e realizuar, pasi kapitalizmi ne Shqiperi mbetet kapitalizem "made in Albania". Slogani kryesor i levizjes "E duam Shqiperine si e gjithe Evropa", vazhdon te mbetet edhe sot nje enderr e bukur. Natyrisht qe eshte bere dicka gjate ketyre viteve ne kete drejtim, por fatkeqesisht ne edhe sot vazhdojme te mbetemi jashte Evropes, si rezultat i nje tranzicioni teper te veshtire dhe te tejzgjatur, i nje tranzicioni me kosto shume te larte dhe sidomos i keqqeverisjes se vendit nga e majta gjate 5 viteve te fundit, i manipulimit me zgjedhjet, i korrupsionit qe ekziston ne administraten publike dhe i lidhjes se mafies lokale apo rajonale me qarqe qeveritare.

Diskutohet marreveshja e stabilizim -asociimit, marreveshje se ciles sa me shume qe i afrohemi aq me shume duket sikur i largohemi, pasi disa here i jemi afruar dhe po aq here i jemi larguar duke filluar qe nga vjeshta e vitit 96' e deri me sot.

Nderkohe qe vende te tjera Lindore, te cilat ne gjysme dekaden e kaluar kane qene pas nesh me reforma sot jane bere pjese ne nje fare menyre e Komunitetit Evropian dhe NATO-s, ne perseri mbetemi jashte ketyre strukturave. Mbase do te na duhen edhe disa vite qe te realizojme kete aspirate, nderkohe qe duhej te ishte realizuar deri tani, dhe natyrisht pergjegjesia i mbetet politikes qe nuk arriti per 12 vjet te integroje Shqiperine ne Evrope dhe Shqiperia te jete pjese e familjes evropiane sic i takon historikisht dhe gjeografikisht.

Politika aktuale ne Shqiperi, krahasuar me ate qe ne enderronim ne vitin'90, ka nje pamje krejt te ndryshme. Ne ne ate Dhjetor u ngritem per te permbysur nje klase politike te inkriminuar nderkohe qe sot fatkeqesisht jane ne pushtet pinjollet apo pasardhesit e asaj klase, e asaj klase politike qe nuk e pranoi Dhjetorin 90, e asaj klase politike qe nuk e fali Azem Hajdarin dhe e ekzekutoi barbarisht me 12 shtator 1998 paa selise qe ai krijoi me studentet. E majta shqiptare e vrau Azem Hajdarin, por nuk mund te vrase idealet e tij dhe te Dhjetorit 90'.

Politika e sotme ngjan shume pak me modelin e asaj qe ne imagjinonim ne dhjetor te vitit '90, ku ne natyrisht duke qene studente idealiste kishim nje koncept ideal mbi politiken, nderkohe qe politika sot nuk ka aspak idealizem, ajo eshte bere thjesht biznes. Mbase keto jane edhe fenomene te pashmangshme ne nje vend te cilit i mungon kultura demokratike, nje vend pa eksperience dhe pervoje demokratike, nje vend ku politikanet nuk vijne nga universitete apo akademi politike por nga sektore te ndryshem. Shqiperia duke qene vendi me i varfer ne Europe, ka prodhuar edhe politikane qe futen ne politike thjesht per perfitime dhe interesa, politikane pa background, pa CV, pa asnjelloj kontributi shoqeror dhe qe nuk mund te jetojne ndryshe vecse me poltike, pasi jane te paafte per te bere punera te tjera. Politika shqiptare ka shume pergjegjesi ne kete tranzicion teper te veshtire, tranzicion qe ka pasur nje kosto te madhe ekonomike, politike, shoqerore, sociale dhe sociale.

Po ashtu fatkeqesisht nje pjese e madhe e klases politike shqiptare jane me origjine ose me rrenje nga e kaluara, jane pinjolle te familjeve qe drejtuan Shqiperine per 50 vjet, qe kane lidhjet e tyre te dukshme ose te padukshme me nomenklaturen e sistemit te kaluar. Politika megjithese ka ndryshuar vitin e fundit vazhdon te mbetet nje politike amatore, nje politike pa alternativa, pa rendiment dhe jo efektive, nje poltike e tipit propagandistik.

Megjithese vendi ka nderruar disa qeveri te majta qe nga 97, asnje prej tyre nuk ka pasur nje program te qarte ekonomik, nje program te qarte reformash me synimet dhe afatet e veta. Edhe programi i fundit i qeverise Nano ishte thjesht nje bashkim fizik i disa ligjeratash ministrash sesa nje program alternativash dhe zgjidhjesh per ceshtjet qe shqetesojne popullin. Per kete flet edhe mungesa e rezultateve te qeverive Nano, Mata apo Majko, ne te gjitha fushat (ekonomi, politike, ceshtjet sociale, morale, kulturore, arsimore apo shoqerore). Shqiperia eshte sot larg objektivave qe duhej te kishte vendi per vitet 2000.

Une nuk jam dakord me disa terma te tille qe jane perdorur per levizjen e Dhjetorit, si levizje e tradhetuar, e inicuar nga PPSH-ja, etj., pasi koncepti im per politiken dhe demokracine eshte me i gjere. Cdo njeri ka bindjen e vet, e cila ne kohe mund te ndryshoje, mund te retushohet, sikurse cdo njeri ka nje interes te caktuar dhe mund te aderoje ne nje parti apo ne nje tjeter.

Ne dhjetor te '90 , ne nje fare menyre te gjithe shqiptaret moren pjese ne kete levizje, sepse ai sistem e kishte mbaruar kohen e vet dhe duhej ndryshuar. Levizja e Dhjetorit mori permasat e nje levizjeje mbarekombetare antikomuniste, ku ketu natyrisht moren pjese perfaqesues te shtresave te ndryshme shoqerore,intelektuale, te persekutuar, etj. Eshte krejt normale qe ne vite grupe te ndryshme te mos e ndiejne veten ne ate lumin e gjere te asaj levizjeje. Nga ajo levizje doli PD, e cila perfaqeson idealet e Dhjetorit, por gjithsesi nga kjo parti kane dale grupime te ndryshme politike, kjo qofte per arsye pragmatiste politike, qofte per arsye te mirefillta programore politike, qofte per arsye te luftes brenda llojit ne PD, lufte qe shpeshhere ka qene shume e ashper, pjese kjo e ambientit dhe mentaliteti shqiptar qe permenda edhe me siper. Kuptohet qe nje vend qe eshte mesuar te jetoje per 50 vjet me lufte klasash nuk mund te kalonte ne nje demokraci ideale per nje dekade, gjithsesi e rendesishme qe ne pergjithesi sot partite politike kane nje arritur nje demokraci te brendshme, e cila eshte premtuese per te ardhmen.

Juli Xhokaxhi

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-12-2002 nė 15:49 Edit Post Reply With Quote
Pse deshtoi 8 dhjetori 2002
Nga Blendi Fevziu/ Nje perkujtimore e levizjes studentore te dhjetorit 1990 ka sjelle pardje ne Pallatin e Kongreseve shijen e keqe te braktisjes dhe deshtimit. Pak veta te mbledhur ne nje salle, kane kujtuar ate qe ne historine shqiptare te shekullit te XX, do te konsiderohet si dita e rendesishme e ringjalljes se demokracise dhe e pluralizmit te koheve moderne. Po kaq sa edhe dita e rrezimit te njeres prej diktaturave me te ashpra dhe dogmatike te globit, pas Luftes se Dyte Boterore. Por si shpjegohet qe nje date e tille, nje kapitull me kaq peshe dhe rendesi i historise se Shqiperise, ka qene krejtesisht jashte vemendjes dhe ne sallen e mbushur me nxitim, viheshin re me shume koka te thinjura se sa ish protagonistet e asaj kohe? Si shpjegohet qe ne salle nuk mungonin vetem perfaqesuesit me ne ze te politikes (nuk ishte absolutisht e domosdoshme qe ata te ishin aty), por mbi te gjitha protagonistet e atyre diteve te mrekullueshme. Njerez aktualisht me bindje dhe impenjime te ndryshme, shpesh kontradiktore, por qe i bashkon kujtimi i mrekullueshem i atyre diteve! Pergjigjia eshte fare e shkurter dhe shpjegimi i thjeshte. Refuzimi nuk ka qene as ndaj dates dhe as ndaj perkujtimit; refuzimi ka qene ndaj nje grupi dhe mendesie, i cili me shume se sa e ka nderuar, e ka perdhosur ditelindjen e pluralizmit te shenjte. Po cfare kane refuzuar ata qe duhej te ishin aty dhe pse ky deshtim duhet marre me shume si nje humbje njerezish, se sa ftohje me daten e shenjuar te historine?

Ata qe nuk kane qene, kane refuzuar ne rradhe te pare perdorimin e nje ngjarjeje qe per te gjithe ka qene e shenjte. Kane refuzuar perdorimin e nje kujtimi, qe ende sot, mbetet kujtimi me i bukur qe kane ne jete. Kane refuzuar privatizimin e nje date dhe perdorjen e saj ne menyren me banale te mundshme. Perdorjen politike dhe personale. Sepse politikisht si 8, 9, 10 apo 11 dhjetori, kane qene dite te te gjithe shqiptareve. Ose te shumices derrmuese te tyre. Eshte banale ta konsiderosh ate triumf te nje grupi ose nje shtrese, cilado qofte kjo. Dhjetori i '90- tes ka qene jo vetem i studenteve, qe paten kurajon dhe forcen per te kundershtuar per here te pare publikisht diktaturen dhe per te hedhur parrullat qe do te perbenin programin politik te te ardhmes se shqiptareve. Dhjetori ka qene i te gjithe atyre qe i mbeshteten qofte edhe shpirterisht ndryshimet; edhe i atyre qe nga mungesa e kurajos, nga indiferenca, nga presioni apo thjeshte nga qe gjendeshin ende ne burgjet komuniste, nuk dolen ne rruge dhe nuk u ngjiten ne tribuna.

Se dyti, dhjetori ka qene nje levizje kater ditore me objektiva te percaktuara qarte dhe nje levizje fitimtare. Pluralizmi politik dhe clirimi i vendit nga izolimi qe motoja e saj dhe te dyja keto u plotesuan. Dhjetori s'ka pasur as nje platforme te konkrete politike dhe as nje program per t'u zbatuar. Ajo lindi dhe vdiq ne ato dite dhe ne kete aspekt, eshte padyshim levizja me e suksesshme qe historia e Shqiperise ka njohur. Ideja se idealet e dhjetorit u tradhetuan, ngjan ne mos naive se paku e stisur. Perdorimi i kesaj parrulle nga te gjitha forcat dhe politikanet, ne 12 vitet e pluralizmit, se fundi edhe nga vete grupi organizator, nuk eshte vecse abuzim me te verteten. C'ideal eshte tradhetuar dhe kush e tradhetoi. Pluralizmi u deklarua dhe nje dite pas mbylljes se levizjes, Shqiperia pati nje parti te dyte politike, PD. Izolimi mori fund dhe e nesermja e 11 dhjetorit, ka qene afishimi i hapjes zyrtare te vendit ndaj botes.

Perdorja personale ka qene gjithnje me banale dhe me e turpshme. Grupi organizator dhe shume nga ata qe kane qene te dielen ne tribunen e perkujtimit, jane protagoniste te zbehjes se kujtimit te mrekullueshem te nje brezi. Shume prej tyre atje dhe ne mungese, me shume se sa dicka sublime e kane perdorur ate si nje mjet te mundshem te perfitimeve dhe privilegjeve personale. E kane perdorur per dhoma me te mira konviktesh kur ende nuk ishte shuar jehona e thirrjeve dhe entusiazmi; e kane perdorur per karriere politike sa kohe PD ishte ne pushtet dhe ja kane blatuar socialisteve si nje kurban te pamundur kur keta ju zune vendin. Ne emer te tij kane shperndare dekorata dhe medalje, kane hartuar dhe fshire lista sipas orekseve te politikes dhe sipas sjelljes se njerit apo tjetrit protagonist ndaj partive politike. Kane perjashtuar njerez dhe kane shtuar te tjere; kane fallsifikuar historine ose kane heshtur kur kete e kane bere te tjeret. Asnje prej tyre nuk ka perseritur deri me sot gjestin fisnik te njerit prej protagonisteve te asaj dite, Pal Serreqit, i cili refuzoi me 1992 dekoraten e Presidentit, sepse shume prej atyre qe e meritonin se bashku me te, mungonin ne lista.

Kane denigruar per shume vite njerez dhe forca politike, duke folur vetem ne emer te se drejtes se gjendjes ne rrugen e konvikteve ate dite ose ate mbremje, edhe pse shumica e tyre nuk e dinte mire se pse gjendej dhe cfare kerkonte. Kane krijuar per vite nje psikoze frike dhe presioni psikologjik, thuajse fakti se dolen ne rruge perpara te tjereve (pa harruar se shumica e popullsise nuk jetonte ne Tirane dhe nuk mund te bashkohej me ta), ju lejonte nje arrogance politike personale te paperligjur. Refuzimi ka ardhur se ne kontradikte me parrullen e mrekullueshme te atyre diteve: "E duam Shqiperine si gjithe Europa", grupimi aktual "Djetori '90" eshte shndruar ne gjysem shoqate dhe gjysem klub, pa ide, pa platforme te qarte, me ambicie politike rraketike dhe me nje luk te theksuar fshatar.

Refuzimi ka ardhur sepse shume nga ata qe kane jetuar ate dite te mrekullueshme, kane preferuar me shume ta kujtojne privatisht, me po ata miq dhe po ato emocione, se sa ne nje parade kostumesh dhe forcash politike para kamerave te te gjithe televizioneve. Dhe se fundi, refuzimi ka ardhur instiktivisht sepse vetem keshtu, kujtimi i atyre diteve ruhej sinqerisht i paperdhosur.




--------------------------------------------------------------------------------
10/12/2002

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-12-2003 nė 12:20 Edit Post Reply With Quote
8 dhjetor 1990

Ne mungese te theksuar kohe dhe diku ditur se me siguri kemi nje teme tjeter te hapur permbi kete ngjarje ( nuk po kam kohe ta gjej)

ju ftoj te gjitheve qe te shkruajne kete kujtimet e tyre permbi kete dite.

Pershendes te gjithe te djathtet shqiptare per diten e ringjalles ( keshtu e quaj une)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-12-2003 nė 12:24 Edit Post Reply With Quote
E gjeta temen.

Sapo te kem pak kohe do te shkruaj me gjate!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Albi

Postuar mė 8-12-2003 nė 12:46 Edit Post Reply With Quote
Ju lutem qe te hapni nje teme tjeter sepse eshte shume e shemtuar ajo qe nje fare anonimi i fshehur pas pseudonimit "burimuji", te shkruaje gjera te tilla si : "Ne ate kohe, dhjetoristet perbenin levizjen anti-komuniste me komuniste, pseudo-komuniste e antikomuniste pjesemarres".


Turp, turp, turp, jo per ate (burimujin)sepse ai nuk e di se çfare eshte por per administratoret qe nuk i jane pergjigjur ketij pseudo-demokrati.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-12-2003 nė 15:15 Edit Post Reply With Quote
Po le tia japim pergjigjen burimujit.

E fillojme me kujtimet.

Ftoj te gjithe pjesmarresit te sjellin kujtimet mbresat, fotot.

Le te mbledhim materiale dhe i publikojme ne faqe ne nje pike te vecante.

Dite me te kendshme ne jetem time se ato te dhjetorit dhe shkurtit nuk ka per mua, megjithe qartesine qe kam sot se ato dite ishin te mirkontrolluara nga sigurimi.

Dhe nje ide tjeter:

Le te shkruajme te gjithe emrat e atyre studenteve pedagogeve dhe te tjereve qe na kujtohen.
Le te mbeten te shkruara ne internet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-1-2004 nė 00:56 Edit Post Reply With Quote
Te dashur bashkatdhetare,

Diten e shtune, me 9 dhjetor 2000, ne Nju Jork u
mbajt nje mbremje perkujtimore per 10 Vjetorin e
Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990. Mbremja u mbajt
ne studion e fotografit te njohur shqiptar dhe
aktivistit te shquar te komunitetit, Fadil Berisha dhe
moren pjese me dhjetra vete ku perfshiheshin
ish-studente te Dhjetorit, figura te njohura te
komunitetit dhe shume shqiptare te tjere te interesuar
ne perkujtimin e kesaj ngjarje te shenuar historike.
Ne salle ishin te ekspozuar flamuri I pare pa yllin
komunist qe pat dale ne Dhjetor 1990 dhe qe u sherbeu
studenteve si simbol uniteti, nje promemorie per
ish-studentet e vrare gjate kesaj dekade si Arben
Broci, Abdyl Matoshi, Azem Hajdari dhe Fred Gemi, nje
fotokopje e origjinalit te kerkesave te studenteve te
paraqitura ne takimin me Presidentin Alia me 11
Dhjetor 1990 dhe rreth njezet e pese fotografi te
Dhjetorit dhe te Greves se Urise se Shkurtit,
kryesisht te bera nga fotografi I talentuar shqiptar
Roland Tasho, ku perfshiheshin edhe pamje nga mitingu
I legalizimit te Partise Demikratike se bashku me
grupin nismetar.
Fjalen e hapjes e mbajti ish-studenti I
Gjuhe-Letersise dhe gazetari I ‘’ Rilindjes
Demokratike’’ zoti Redin Hafizi I cili theksoi
rendesine historike te Dhjetorit, fitoren me te
rendesishme qe u arrit nga studentet – pluralizmin
politik dhe rikthimin e dinjitetit te neperkembur te
shqiptareve per gjysem shekulli nga diktatura
komuniste. Si shembullin e pare te kultures
demokratike te studenteve, te idealeve te tyre te
pastra dhe aspiratave patriotike, zoti Hafizi solli
zgjedhjet e perfaqesuesve te fakulteteve per ne
takimin me Presidentin Alia si te parat zgjedhje te
lira, demokratike dhe te hapura qe Shqiperia nuk I
kish provuar ne 46 vjet. Me tej ai theksoi unitetin
dhe sakrificen e studenteve per t’I bere jo vetem
pluralizmin dhurate popullit shqiptar, por edhe
çmitizimin e figures se diktatorit Enver Hoxha, gje qe
u arrit me ane te Greves se Urise nga !8 deri 20
Shkurt 1991.
Me pas pjesemarresit pane nje filmim te shkurter te
ngjarjeve te periudhes Dhjetor 1990 - Shkurt 1991 te
kulminuara me rrezimin e bustit te E. Hoxhes. Nder
pjesemarresit ishte shume vete qe kane marre pjese ne
ate Levizje si Shinasi Rama, Edmond Bushati, Bardhyl
Reso, Edvin Shvarc, Nikolin dhe Monika Gjoklaj, Blendi
Qatipi, Oliana Gegprifti, etj. dhe qe e jetuan kete
perkujtim me emocion te thelle sepse, pavaresisht se
jeta I ka detyruar te marrin rruget e mergimit,
respekti dhe rendesia e Dhjetorit kane ngelur si disa
nga kujtimet me te bukura te jetes se tyre. Aq me
shume qe kjo mbremje perkujtimore ishte e para qe
mbahej ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjate kesaj
dekade. Ne fund pati nje koktej dhe e gjithe mbremja u
karakterizua jo nga diskutimet per politike, por nga
fryma e rendesise historike te Dhjetorit, nga takimet,
çmallja dhe kujtimet e pjesemarresve, duke bere qe
gjithkujt t’I riperterihej ne kujtese momenti kur
studentet ia rikthyen dinjitetin dhe respektin per
vetvete Shqiperise dhe kombit shqiptar me protesta dhe
mitingje paqesore, me krenari e duke mos kerkuar asgje
ne kembim per veten e tyre, as poste, as medalje dhe
as perfitime vetjake, duke mbetur gjithmone modeste,
ashtu siç I ka hije vetem studenteve te Dhjetorit.

http://www.alb-net.com/pipermail/alb-club/Week-of-Mon-20001211/006925.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-1-2004 nė 01:07 Edit Post Reply With Quote
Greva e urise

Nga: Edvin Shvarc

20 shkurti i vitit 1991 ka hyrë në historinë shqiptare si dita kur u shkatërrua përfundimisht miti i rremë i diktatorit Enver Hoxha, si dita kur shumica e shqiptarëve të denjë morën frymë lirisht duke u çliruar nga një makth gjysëmshekullor dhe kur një pakicë përjetoi''përbaltjen'' dhe ''poshtërimin'' e ''babait të tyre shpirtëror'', rreth së cilit kishin ngritur ekzistencën dhe shijimin e privilegjeve të tyre të pamerituara. 20 shkurti ishte ora e së vërtetës, pika e ndarjes së dy epokave, çasti kur pjesa dërrmuese e mbarë popullit shqiptar festonte rrëzimin e monumenteve të diktatorit nga piedestalet ku e kishin ngritur pa të drejtë dhe kur njëkohësisht, klasa sunduese kërcëllinte dhëmbët nga inati tërësisht e shurdhuar nga këmbanat që binin fuqishëm duke paralajmëruar fundin e sundimit të tyre gjakatar. Që nga ajo ditë nuk do të kishte më në Shqipëri diktaturë proletariati, nuk do të kishte më luftë klasash dhe vëllavrasje në emër të idealeve komuniste dhe shqipja dykrenare do të valëvitej e lirë pa yllin pesëcepësh mbi kokë. Por më e rëndësishmja ishte se shqiptarët do të shkonin në zgjedhjet e para demokratike pas 46 vjetësh tërësisht të çliruar nga hija e rëndë e E. Hoxhës dhe do të vendosnin vetë për të ardhmen e tyre, pa kaluar mespërmes traumës së një lufte të mundshme civile për meritat apo krimet e regjimit hoxhist. Këto arritje të rëndësishme erdhën si pasoja të drejtpërdrejta të Grevës së Urisë së zhvilluar nga studentët e Universitetit Shtetëror të Tiranës nga 18 deri më 20 shkurt 1991. Si edhe pse u bë Greva e Urisë e shkurtit 1991? Cilat qenë synimet e saj dhe nga kush u organizua? Kush do të përfitonte dhe kush do të humbiste nga kjo Grevë? A ishin me të vërtetë studentët ''heronjt vetëflijues'' të demokracisë së brishtë shqiptare siç u quajtën nga populli i Tiranës, apo ishin ''bukëshkalët dhe vandalët'' që bashkë me ''forcat e errëta'' ishin ''gati të profanonin edhe varret e të parëve'', që cënonin stabilitetin e forcave politike dhe rrezikonin ta shpinin vendin në kaos? Këto janë disa pika të rëndësishme mbi të cilat ky shkrim do të mundohet të hedhë pakëz dritë, pa pretenduar të monopolizojë të vërtetën, pasi vetëm pjesëmarrësit kryesorë në ato ngjarje sëbashku me historianët, e kanë atë të drejtë ekskluzive. Menjëherë pas ardhjes së pluralizmit politik dhe demokracisë së dronjtur shqiptare në sajë të fillimit të Lëvizjes Studentore në dhjetor 1990, u formuan partitë e para opozitare të cilat në gjirin e tyre përfshinë edhe shumë studentë entuziastë. Me krijimin e degëve partiake në rrethe si dhe me zgjedhjen e kryesive, u vu re një mënjanim i qëllimshëm i disa studentëve të cilët kishin luajtur një rol jo të vogël gjatë protestave të dhjetorit. Ky mënjanim u justifikua me papjekurinë rinore të disave, me mungesën e përvojës politike të disa të tjerëve si dhe me pretekstin se studentët me sjelljen e pluralizmit e kishin përfunduar rolin e tyre historik. Kështu që studentët iu rikthyen detyrës së tyre kryesore - iu futën përsëri shkollës dhe dhanë provimet e sezonit të janarit duke konstatuar me habi se universiteti vazhdonte të ishte akoma i politizuar tej mase, se dispencat përmbanin kapituj të tërë me frymën marksiste-leniniste aq sa edhe libri i ''Hyrjes në Gjuhësi'' fillonte me një citat të Stalinit! Puna arriti deri aty saqë ata pedagogë dhe dekanë të cilët i kishin kërcënuar studentët me përjashtim nga shkolla gjatë protestave të dhjetorit, tani po i merrnin përsëri në provime apo vazhdonin t'u jepnin leksione mbi rolin vendimtar të Partisë së Punës në historinë e Shqipërisë dhe mbi figurën ''polihidrike'' të shokut Enver, portretet dhe bustet e të cilit vazhdonin të qëndronin hijerëndë në auditorët e akullt! Të dëshpëruar dhe të prekur në sedër, deri diku edhe të përdoruar nga të tjerët, studentët mendonin se duhej bërë gjithçka për depolitizimin e universitetit dhe se kishin akoma aftësi për të kontribuar në të mirën e Shqipërisë. Me iniciativën e një grupi studentësh midis të cilëve ishin Arben Lika dhe Shinasi Rama, u krijua Shoqata Studentore ''Fan S. Noli''. Kjo Shoqatë me një program të përcaktuar qartë synonte organizimin e të gjithë studentëve të shkollave të larta në një trup të vetëm, depolitizimin e universitetit, rritjen e nivelit edukativ, administrimin e mjediseve studentore, bashkëpunimin me studentët kosovarë dhe shkëmbimin e eksperiencës dhe të dijeve edhe me universitete të huaja për të mundësuar krijimin e një shtrese të re kuadrosh intelektualë të cilët në një të ardhme të afërt do të kontribonin jo vetëm në përparimin e begatinë e atdheut, por edhe në konsolidimin e demokracisë. Shoqata ''Fan S. Noli'' bëri disa takime dhe mbledhje në Fakultetin Filologjik, Institutin e Lartë të Arteve, Inxhinieritë Elektrike-Mekanike si dhe hyri në kontakte me Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës dhe shkollat e larta në Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër. Qëllimet e saj ishin fisnike dhe largpamëse, mirëpo pavarësia qoftë ideologjike, qoftë edukative apo qoftë edhe politike e studentëve nuk i interesonte të gjithë atyre që synonin t'i mbanin studentët nën fre dhe t'i përdornin me vonë si vegla politike, ose thjesht edhe si një potencial të mundshëm votues. Pikërisht për ta parandaluar këtë pavarësi si dhe shtrirjen e forcimin e Shoqatës ''Fan S. Noli'', me një shpejtësi dhe lehtësi të habitshme për kohën, u krijua dhe futi dokumentet për legalizim në Ministrinë e Drejtësisë, Shoqata Studentore Shqiptare, programi i së cilës çuditërisht përmbante jo pak pika ''të huazuara'' nga programi i ''Fan S. Nolit'' dhe drejtuesit e saj ishin të vetëshpallur. Në këtë kohë Instituti i Kamzës kishte filluar protesta me karakter kryesisht ekonomik. Në përkrahje të tyre, studentët e Universitetit të Tiranës u mblodhën në Qytetin Studenti duke bojkotuar leksionet dhe dërguan në Kamëz edhe një delegacion. Mitingjet dhe grumbullimet në sheshin para mencave sa erdhën dhe u shpeshtuan duke dhënë përshtypjen e ripërtëritjes së Lëvizjes Studentore. Përfaqësuesit dhe udhëheqësit kryesorë të Shoqatës Studentore mbanin fjalime të përditshme ku shprehnin mendimet dhe ndjenjat e tyre. Midis tyre shquheshin Blendi Gonxhe, Ridvan Peshkëpia, Arben Sula, Blendi Fevziu, Ben Blushi, Arjan Manahasa, Ilir Dizdari, Nesti Kiri dhe shumë të tjerë që provonin oratorinë e tyre. Nga Kamza erdhi dhe foli një ditë edhe Bislim Ahmetaj, njëri prej udhëheqësve studentorë të atjeshëm. Thelbi i fjalimeve të tyre ishin talljet me diktatorin Hoxha, me jetën dhe veprat e tij duke arritur deri aty sa të ironizoheshin edhe poezitë e kujtimet e ndonjë ish-bashkëluftëtari të udhëheqësit komunist. Të gjitha këto fjalime shoqëroheshin nganjëherë edhe me këngët e Xhon Lenonit dhe të Bitëllsave ku kërkohej t'i jepej ''një shans paqes'' dhe imagjinohej një botë e lirë dhe e çliruar nga çdo lloj tiranie, një botë ideale ku njerëzit do të jetonin të lumtur e në harmoni të plotë. Mirëpo dalngadalë këto mitingje po humbnin shpirtin e tyre të protestës dhe pjesëmarrja e studentëve po pakësohej. Vetëm ata më të vendosurit, një pjesë e të cilëve e quanin njëri-tjetrin me shaka ''veteranë të Lëvizjes'', pasi ishin aty në shesh që nga 8-9 dhjetori, vinin përditë duke pritur që protesta të kristalizohej dhe përpjekjet e sakrificat e tyre të arrinin njëfarë rezultati. Në një nga mitingjet e janarit, pesë studentë ku midis tyre ishin I. Panajoti, E. Lohja dhe vëllezërit R. dhe E. Kubati u arrestuan dhe u mbajtën për disa orë në Rajonin 2 të policisë vetëm sepse kishin bërtitur ''Enver-Hitler!''. Më 22 janar 1991, Presidenti R. Alia nxorri dekretin famëkeq numër 7459 ''Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve'', dekret i cili kishte si qëllim vetëm ruajtjen e figurës së udhëheqësit komunist Enver Hoxha, pasi askush nuk kishte ndërmend të rrëzonte bustet e De Radës, vëllezërve Frashëri apo të zbriste Skëndërbeun nga kali! Pikërisht për këto arësye, drejtuesit e protestave dhe oratorët e improvizuar merrnin leje përditë në polici dhe ishin të detyruar të paraqisnin që më përpara listën e folësve. Për habi të shumë studentëve, emri i Shinasi Ramës, njërit prej udhëheqësve më të flaktë e më të besuar të dhjetorit si dhe njëri prej themeluesve të Shoqatës ''Fan S. Noli'', nuk figuronte kurrë në listat e folësve në mitingjet e Shoqatës Studentore. Në javën e parë të shkurtit, mitingjet kishin filluar të degjeneronin në litani të pafundme për të metat e E. Hoxhës, të Byrosë Politike dhe regjimit komunist dhe jo rrallë herë ishin shndërruar në gallatë apo ishin mbyllur me kërcime në grup nën tingujt e muzikës rok. Edhe pse idetë për heqjen e emrit ''Enver Hoxha'' nga Universiteti Shtetëror i Tiranës dhe shfuqizimi i dekretit për ruajtjen e monumenteve apo depolitizimi i shkollës ishin hedhur ndërkohë, dukej sikur protestave nuk po ia vinte kërkush veshin. Nga qeveria nuk vinte asnjë përgjigje pozitive, përkundrazi Alia ishte shprehur që në fillim se nuk u takonte studentëve të vendosnin për emrin e universitetit të tyre, sepse ai ishte i gjithë popullit dhe se më vonë çështja mund të zgjidhej me një referendum. Në horizont ishte shfaqur mundësia e një greve të urie, e përmendur nga Gonxheja, si e vetmja alternativë paqësore nëse kërkesat studentore nuk pranoheshin. Mirëpo si mund të hiqej emri i Hoxhës dhe të depolitizohej shkolla, si mund të shkohej drejt Grevës së Urisë duke u tallur ditë e natë me figurën e diktatorit e duke kërcyer nën tingujt e muzikës së Bitëllsave! Studentëve të thjeshtë si dhe shumicës së ''veteranëve'' iu sos durimi dhe një ditë në javën e dytë të shkurtit kërkuan me insistim që të lejohej të fliste Shinasi Rama. Ai e mori fjalën dhe me argumente bindëse e me një ton të zjarrtë parashtroi disa ide të tij ku theksoi se rruga për në demokraci do të ishte e gjatë dhe e mundimshme, se demokracia kërkonte shumë punë e djersë e sakrifica dhe se kërkesat dhe idealet studentore duhej të plotësoheshin edhe sikur mbi trupat e studentëve të kalonin tanket dhe ai shesh të lahej me gjak. Fjalimi i tij pati një efekt elektrizues dhe i pasuar nga fjalimet e disa të tjerëve, i veshi protestat me seriozitetin dhe vendosmërinë e duhur. Përfaqësues të të gjitha organizatave dhe partive politike erdhën dhe shprehën qëndrimin e tyre ndaj kërkesave studentore. I. Lleshi i Partisë së Punës u fishkëllye gjatë gjithë kohës dhe nuk u lejua të mbaronte fjalën. Po të njëjtin fat pati edhe S. Gjinushi, Ministri i Arësimit. Rr. Zgurri, përfaqësuesi i Rinisë së Punës së Shqipërisë edhe pse personalisht bashkohej me kërkesat studentore, në mënyrë zyrtare nuk mund t'i mbështeste ato. Një qëndrim të çuditshëm mbajti edhe Azem Hajdari, i cili së bashku me G. Pashkon, foli në emër të Partisë Demokratike dhe i falenderoi studentët që i kishin dhënë mundësinë të bridhte me makina! Ai pajtohej me kërkesat, mirëpo duke qenë kryetar i një partie opozitare e cila kishte firmosur paktin e stabilitetit për shmangien e grevave dhe trazirave popullore deri në zgjedhjet e ardhshme, ai nuk mund t'i bashkangjitej publikisht atyre kërkesave më se të drejta. Akoma më kurioz ishte shkëmbimi i akuzave midis tij dhe Sh. Ramës. Nën dëborën që binte flokë-flokë dhe në prani të nja 20-30 studentëve, Hajdari tha se ai që përmendte gjakun ishte provokator, ndërsa Rama iu përgjigj se ai që e quante atë provokator, ishte vetë i tillë dhe spiun. Studentët e pranishëm nuk e pritën mirë si akuzën e Hajdarit, ashtu edhe grindjen publike të dy shokëve të dhjetorit që jo vetëm kishin kaluar bashkë nëpër shumë rreziqe, por që edhe konsideroheshin si udhëheqësat më të rëndësishëm e më me influencë të Lëvizjes Studentore së bashku me Tefalin Malshytin dhe Arben Likën. Mirëpo pozitat e këtyre dy studentëve trima kishin pësuar një ndryshim rrënjësor: Hajdari fliste nga pozitat e Kryetarit të Partisë Demokratike dhe si politikan, ndërsa Rama i cili kishte më se një muaj që kishte dhënë dorëheqjen nga PD-ja, kishte mbetur një student i thjeshtë dhe besnik ndaj idealeve dhe interesave të shokëve të tij dhe mesa dukej që nga ditët e vrullshme të dhjetorit kishte rrjedhur shumë ujë… Në ditët që pasuan, vendosmëria dhe kristalizimi i kërkesave erdhën duke u rritur. Në një nga mitingjet e paligjshëm të shkurtit, Arben Lika i cili sapo ishte operuar nga apendisiti, mbajti një fjalim shumë radikal ku arriti deri aty sa që premtoi se diktatorit edhe kockat do t'ia zhvarrosnin e do t'ia pushkatonin! I parë me qetësi ai fjalim do të tingëllonte si një thirrje revanshiste dhe çnjerëzore, por në kontekstin e atyre ditëve nuk bënte gjë tjetër veçse nxirrte në pah urrejtjen ndaj së kaluarës vëllavrasëse dhe vendosmërinë për plotësimin e kërkesave të studentëve. Duke mos patur asnjë rrugë tjetër paqësore, studentët me një Komision Drejtues të përbërë nga Arben Lika, Arian Manahasa, Blendi Gonxhe, Mesila Dode, Ndue Lugja, Ilir Dizdari dhe Ridvan Peshkëpia, vendosën të bëjnë grevë urie deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Greva e Urisë që filloi më 18 shkurt u bë për të hequr emrin e E. Hoxhës nga Universiteti Shtetëror i Tiranës. Kjo grevë u bë për të çmitizuar figurën e një diktatori i cili jo vetëm e kishte çuar vendin në humnerë, por vazhdonte të sundonte akoma nëpërmjet trashëngimtarëve të tij ideologjikë Greva u bë për të depolitizuar arësimin e lartë si edhe për të anullimin e dekretit famëkeq të mbrojtjes së monumenteve. Gjithashtu studentët kërkonin edhe lirimin e të burgosurve të fundit politikë që mbaheshin akoma në burgjet e tmerrshme të Burrelit, Spaçit dhe Qafë-Barit. Synimi kryesor i pjesës më të kthjellët të studentëve grevistë ishte shmangia e luftës civile - një konflikt i paevitueshëm për kohën nëse vazhdohej akoma të ruhej status quo-ja e imponuar nga drejtuesit e shtetit dhe partitë opozitare. Llogjika e thjeshtë të çonte në përfundimin se populli shqiptar nuk do të mund të shkonte dot në zgjedhjet e para demokratike i çliruar nga ankthi i së kaluarës nëse debatit mbi figurën e E. Hoxhës nuk i jepej një zgjidhje një orë e më parë. Ky debat do të vazhdonte të vlonte derisa të plaste ndoshta edhe në një konflikt të armatosur vëllavrasës siç e treguan krijimi i Shoqatës së Vullnetarëve të Enverit dhe vringëllimi i armëve, retorika e H. Milloshit, ngjarjet në bulevard më 21 shkurt 1991 apo përleshjet në Shkollën e Bashkuar disa ditë pas rënies së monumentit të diktatorit. Propozimi i Alisë mbi mbajtjen e një referendumi nuk premtonte asgjë të mirë. Referendumi mund të ishte një pyetje e vetme: ''A ka qenë udhëheqës i madh i kombit Enver Hoxha?'' Apo '' A e meriton Universiteti Shtetëror emrin e Enve Hoxhës?'' Një përgjigje ''Po!'' ose ''Jo!'' nuk do të zgjidhte asgjë dhe i gjithë monstruoziteti komunist do të kalohej me një: ''Po edhe gabime janë bërë!'' Këto ishin në të vërtetë arësyet pse u bë Greva e Urisë. Kujt i interesonte dhe kujt nuk i shkonte për shtat kjo Grevë? Cilat ishin forcat e brendshme që e shtynë përpara kryerjen e këtij misioni historik dhe cilët ishin ata që punuan natë e ditë kundër zhvillimit dhe suksesit të ndërmarrjes studentore? Për arësyet e lartpërmendura, studentët në përgjithësi ishin të mendimit se me këtë Grevë po i bënin një shërbim të madh jo vetëm mbarë popullit shqiptar, por edhe po vazhdonin përmbushjen e misionit të tyre historik. Nga çmitizimi i figurës së E. Hoxhës përfitonin të gjithë ata shqiptarë të vërtetë të cilëve u ishte shkatërruar jeta, ëndrra, puna dhe mundi, djersa dhe gjaku nga regjimi komunist dhe lufta e klasave. Përkundrazi, një pakicë njerëzish që kishin lyer duart me gjak dhe e kishin bazuar ekzistencën dhe ngjitjen e tyre në pushtet rreth diktaturës së proletariatit, kërkonin që për të ruajtuar privilegjet dhe pozitat e tyre shoqërore, historisë të mos i bëhej asnjë revizionim. Në rradhët e studentëve kishte bij e bija sekretarësh partie dhe komunistësh, kishte edhe nga ata që ishin rritur në oborrin apo prehërin e Enver Hoxhës. Aty kishte gjithashtu edhe fëmijë intelektualësh të thjeshtë, fshatarësh, punëtorësh apo nga familje të prekura nga lufta e klasave. Nga grupi i parë, shumica qëndroi e mënjanuar duke ardhur ndonjëherë për peligrinazh dhe e shtyrë nga kureshtja deri lart në Qytetin Studenti, për t'u mos u përzier fare me Grevën dhe kërkesat e saj, duke hyrë më vonë në politikë nëpërmjet FRESSh-it nën petkun dhe legjitimitetin e ish-studentëve të Lëvizjes. Ndërsa grupimi i dytë mori pjesë në mos në Grevë, të paktën në përkrahjen e saj, edhe pse pati nga ata studentë që ishin bashkëpunëtorë të fshehtë të Sigurimit, apo që raportonin çdo darkë te eprorët e tyre a në seli partish prej nga merrnin edhe udhëzimet për sabotimin e Grevës. Pra ishin bijtë dhe bijat e pjesës dërrmuese të popullit që në njëfarë mënyre bënë të mundur zhvillimin e kësaj Greve. Nga ana tjetër as PPSh-ja, as PD-ja, as partitë e tjera më të vogla opozitare, as Organizata e Rinisë, as Ministria e Arësimit, as dekanatet dhe as rektorati nuk ishin pro kërkesave të studentëve dhe deri në minutën e fundit u përpoqën me të gjitha mjetet për parandalimin e saj duke e quajtur të paligjshme. Nga majat më të larta të pushtetit erdhën veç kundërshtime kryeneçe dhe argumenta boshe rreth kërkesave studentore. Për të shmangur përplasjen u hodh versioni i ndarjes së Universitetit në disa pjesë dhe emri do të binte vetvetiu. Funksionarët e lartë komunistë ishin të bindur që në çdo çast ata do të mund t'i shtypnin studentët me zinxhirët e tankeve, siç kishte ndodhur në Tienanmen. Nga PD-ja, e cila kishte mjaft anëtarë në rradhët studentore venin e vinin emisarë të cilët përpiqeshin të ndryshonin rrjedhën e ngjarjeve me pretendimin se duhej ruajtur paqja sociale dhe duhej shkuar në zgjedhje me qetësi duke ia lënë vetëm kutive të votimit në dorë gjykimin mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Një grup udhëheqësish PD-istë që kishin ardhur për ekspeditë në Qytetin Studenti, duke biseduar në mes tyre shprehën mendimin se meqë Greva ishte e paligjshme, ata s'kishin çfarë t'u bënin më studentëve dhe le t'i parandalonte e t'i rrihte policia! Si të majtët ashtu dhe të djathtët nuk mendonin se punët do të arrinin deri në grevë urie pasi ishin tepër të sigurtë se do të mund t'i kontrollonin studentët deri në fund me anë të veglave të tyre. Mirëpo i kishin bërë hesapet pa hanxhinë, siç e vërtetoi edhe një mbledhje urgjente midis Ramiz Alisë dhe disa përfaqësueseve të opozitës. Alia, i dëshpëruar nga rrjedha e ngjarjeve u kërkoi me insistim opozitarëve që t'i nxirrnin studentët nga Greva, ndërsa ata të pafuqishëm iu përgjigjën se nuk i kontrollonin dot studentët! Në Grevë u futën 723 djem e vajza së bashku me disa pedagogë të gatshëm për t'u vetëflijuar në emër të idealeve të tyre. Lista e plotë e këtyre 723 vetëve nuk është bërë kurrë publike edhe pse iu dorëzua në dorë dy prej anëtarëve të Komisionit Drejtues, B. Gonxhes dhe R. Peshkëpisë dhe Ardi Stefës, një student vlonjat që merrej me listat dhe peticionet. Më vonë persona të paautorizuar lëshuan vërtetime për pjesëmarrje në Grevë duke bërë që numri të fryhej në mbi një mijë. Edhe ky fakt i shtohet manipulimeve që iu bënë më vonë së vërtetës rreth Lëvizjes Studentore Shqiptare. Studentët filluan të hyjnë në Kinoteatrin e Qytetit Studenti duke puthur flamurin kuq e zi para afatit të caktuar, në një kohë kur disa anëtarë të Komisionit ishin akoma duke bërë traktativat e fundit dhe ekzistonte mundësia e kompromentimit të tyre. Në hyrje të godinës, lart në salla dhe në tarracë ishin varur flamuj kombëtarë pa yllin komunist, shenja e parë se studentët ishin ndarë me kohë nga simbolet e komunizmit.Kur u mbyll dera, atmosfera ishte e qetë dhe optimiste, ndërsa jashtë forcat policore kishin formuar një kordon që ndante grevistët nga të afërmit, nga populli i Tiranës dhe përkrahësit e tyre të zjarrtë. Gjatë natës, kur studentët u rehatuan në një fare mënyre mbi karrige, dërrasa apo batanije, në Qytetin Studenti kishte rënë një heshtje varri. Tek tuk shihej ndonjë dritë në dhomat e godinave ku konviktorët e paktë që kishin mbetur, prisnin në ankth agimin e së nesërmes, ndërsa rruginat patrulloheshin nga policë dhe ushtarë. Afër mesnatës ministrat I. Ahmeti dhe S. Gjinushi erdhën në Grevë për të zhvilluar një takim me A. Likën, B. Gonxhen, I Dizdarin, Sh. Ramën, A. Manahasën, N. Lugjën, R. Peshkëpinë dhe A. Stefën me qëllim që të parashtronin edhe njëherë versionin e ndarjes së Universitetit në pjesë. Ata morën përgjigje negative dhe u larguan fytyrëngrysur të ndjekur pas nga talljet dhe fyerjet e atyre që s'kishin gjumë akoma. Dita e dytë e Grevës gdhiu me një mori telegramesh përkrahëse ku midis të tjeravë ishte edhe një telegram solidariteti i Unionit Studentor të Prishtinës që u lexua nga B. Gonxhe i pasuar nga Edmond Bushati. Në mjediset e Kinoteatrit hynin e dilnin pak vetë që sillnin e çonin lajme si B. Fevziu dhe B. Blushi, korrispondentë të ''Rilindjes Demokratike'' dhe Tefalin Malshyti, nënkryetar i atëhershëm i PD-së dhe njëri prej udhëheqësve studentorë të Lëvizjes. Dera qëndronte e mbyllur me kyç dhe çelësin e mbante një njeri i besuar, studenti shkodran E. Bushati. Kjo gjë bëhej që të mos futeshin spiunë dhe provokatorë, edhe pse shumë dashamirës dhe studentë të vonuar kërkonin me çdo kusht të ndanin fatin me grevistët. Madje studenti vlonjat Alban Xhiku që bënte sikur kishte çelësin, nuk ia hapte derën dhe s'e linte të futej brenda as vetë Sali Berishën, sepse mund t'i hynte turma nga pas. Dikur erdhën përfaqësuesit e Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut B. Mustafaj, R. Lani, E. Ballauri dhe K. Çashku të cilët bënë disa fotografi dhe u interesuan për gjendjen e grevistëve. Në orët e para të pasdites erdhi A. Hajdari i cili dha lajmin e shumëpritur se emri ishte hequr. U bë një zallamahi e madhe sepse gëzimi ishte i papërmbajtur, por në mes të rrëmujës dhe haresë së përgjithshme dikush ruajti gjakftohtësinë dhe udhëzoi që askush të mos dilte nga Greva pa u konfirmuar zyrtarisht lajmi. Dhjetëra djem i vunë shpatullat derës kryesore duke mos lejuar disa studentë të ekzaltuar të dilnin jashtë e të festonin me popullin. Ishte një moment tepër delikat dhe gjithçka rrezikohej të dështonte. Shumë shpejt u bë e ditur se lajmi nuk ishte zyrtar duke dalë më vonë i rremë dhe patjetër duhet të ketë qenë një keqkuptim. Hajdari e kishte patur fjalën për propozimin e ndarjes së Universitetit në pjesë, propozim të cilin disa anëtarë të Komisionit kishin pranuiar ta hidhnin në votë para studentëve. Greva për pak sa nuk u prish dhe rrezikoi të dilte jashtë kontrollit, mirëpo në katin e dytë u bë një debat i ashpër ku disa studentë arritën deri aty sa të akuzonin disa anëtarë të Komisionit për tradhëti dhe kompromis. Situata shpëtoi në sajë të fjalimit të A. Likës i cili theksoi vendosmërinë e grevistëve për t'u ngujuar deri në rënien e emrit dhe plotësimit të plotë të kërkesave, si dhe në sajë të ndërhyrjes së disa studentëve e pedagogogëve. U vendos që Komisioni të zgjerohej duke përfshirë studentë të besuar e të sprovuar si Fred Gemi, Sh. Rama dhe disa pedagogë. Azem Hajdari i vënë në pozitë të vështirë, shprehu dëshirën të bënte edhe ai grevë urie, mirëpo pasi ndenji dhjetë minuta, u çua dhe iku. Pas dëgjimit të lajmeve në radio ku flitej se emri i Hoxhës nuk i përkiste vetëm studentëve, ku nënvizohej ''mbështetja dhe besimi i patundur'' i popullit tek PPSh-ja dhe lartësoheshin arritjet e realizimet e planeve në disa kooperativa të humbura bujqësore, studentët u revoltuan dhe të mërzitur u bënë gati për të kaluar edhe një natë tjetër barkzbrazur e mendjengritur… E nesërmja, 20 shkurti 1991 solli zhvillime të njëpasnjëshme e të rrufeshme sa që pjesëmarrësve iu deshën kohë për të kuptuar se ç'kishte ndodhur dhe rëndësinë e pasojat e asaj që ndodhi. Në mëngjes ishte paralajmëruar një greve e përgjithshme e Sindikatave të Pavarura që mund të paralizonte tërë vendin. Mijëra banorë të Tiranës ishin ngjitur tek Qyteti Studenti duke demostruar mbështetjen e tyre. Nga rrethet erdhën në këmbë kavajasit, me të gjitha mjetet e transportit mbërritën shkodranë, korçarë, fierakë, durrësakë e kështu me rradhë. Në godinën e Grevës mbizotëronte optimizmi edhe pse nervat ishin të tendosura, sidomos kur një djalosh student u dërgua me urgjencë në spital me një autoambulancë dhe u mor vendimi që për të ruajtur shëndetin dhe jetën e grevistëve, të fillonin të dilnin një nga një më të dobëtit, vajzat të parat e pastaj kush nuk e ndiente veten mirë. Një grup doktorësh dhe infermieresh filloi t'u bënte serume glukoze studentëve që ishin zbehur në fytyrë dhe atyre që po u binte të fikët. E megjithatë pjesa dërrmuese e grevistë ishte e mendimit që nga Greva nuk dilej gjallë pa rënë emri. Kjo vendosmëri e tyre përforcohej nga fakti që nga jashtë buçisnin thirrjet ''Studentët janë heronj!'',''Me studentët jemi ne!'',''Të hiqet emri!'' - që të gjitha të shoqëruara me himnin e flamurit dhe këngë patriotike. Me një qendër zëri të improvizuar një përfaqësues i Sindikatave tha se studentët janë heronj që për të dytën herë po i tregojnë popullit shqiptar se si bëhet demokracia. Në emër të PD-së së Tiranës, inxhinieri Kreshnik Ndreu vuri në dukje faktin se Partia Demokratike nuk mund të distancohet dot nga studentët, sepse ajo lindi në Qytetin Studenti. Pas tij e mori fjalën aktorja Raimonda Bulku e cila i ftoi nënat dhe motrat të demostronin përpara godinës së Presidencës. Turma u var poshtë në rrugën e Elbasanit duke u futur në krah të godinës së Radio-Televizionit ku ndeshi me qëndresën e forcave të ndërhyjes së shpejtë. Pas autobotit që e spërkati me bojë të kuqe, pas krismave në ajër dhe lëshimit të qenëve të kufirit, turma e irrituar dhe e prirë nga të rinj guximtarë me flamurin kuq e zi pa yll, të cilin s'pushonte së valëvituri inxhinieri elektrik Artur Zadrima, iu drejtua qendrës së Tiranës. Në sheshin Skëndërbej, pikërisht në zemrën e Shqipërisë, pas disa tentativash dhe përleshjesh me policinë, monumentit të diktatorit iu lidh një kavo prej çeliku dhe e rrëzuan. Rreth orës 2.08 demostruesit dhe mbarë ata shqiptarë që ndanin të njëjtat ndjenja e mendime, brohoritën të çliruar njëherë e përgjithmonë nga të qenurit skllevër dhe mbi fytyrat e njerëzve endej një buzëqeshje e shfrenuar lumturie. Më e rëndësishmja ishte që liria kishte ardhur pa u derdhur as edhe një pikë gjak shqiptari! Ndërkohë studentët e morën lajmin e mirë, por vendosën të dilnin vetëm atëherë kur të lexohej nga organet e informimit një komunikatë zyrtare. Trungu i monumentit të Hoxhës, pasi u tërhoq zvarrë rrugëve të kryeqytetit, u soll para godinës së Grevës dhe aty u zbraz mllefi shumëvjeçar që nganjëherë ca njerëz të shtypur e të poshtëruar e mbledhin si qelb brenda vetes duke i shtyrë disa të bënin edhe gjeste jo fort të hijshme për një komb të civilizuar që kish arritur të përmbyste sistemin komunist pa djegur, pa shkatërruar e pa gjak. Gjatë pasdites, kur kaloi frika e një reagimi të dhunshëm nga aparatet e diktaturës, godina e Grevës u shndërrua një një han pa porta, edhe pse dera kryesore qëndronte akoma e kyçur. Nga një dritare e thyer në katin e parë hynë studentë që sollën cigare, gazeta, sheqer, madje edhe çokollata, hynë politikanët e rinj të cilët me shall të lidhur në kokë për të imituar studentët grevistë, putheshin e përqafoheshin me servilët e tyre duke bërtitur se e kishin hequr qelbësirën. Në fakt, monumetin e hodhi populli i Tiranës, e hodhën ata të rinj që u përleshën me policinë e që më vonë u arrestuan e u torturuan, ata që dolën në gjyq më 10 prill 1991 për miting të paligjshëm dhe hedhje monumentesh, ata që gjykatësi A. Rakipi i liroi nga salla me 45 ditë burg në vend të 3 muajve deri në 3 vjet që kërkoi prokurori G. Gjokutaj, ata që morën rrugët e kurbetit për t'i shpëtuar hakmarrjes së besnikëve enveristë…As vetë studentët grevistë, të cilët dolën me kokat ulur e të thjeshtë pas lajmeve të orës 20.00 në mes thirrjeve, përqafimeve dhe puthjeve, nuk shkuan aq larg sa të pretendonin për të marrë meritat e të tjerëve.Thirrja e popullit ''Studentët janë heronj!'' ishte vlerësimi më i lartë për ata që u etiketuan ''bij plangprishës''. Haraçi që u pagua qe tepër i lartë: gjendja e jashtëzakonshme, mbyllja e Universitetit, eksodi i marsit 1991, vrasjet, lënia në harresë, mërgimi, përbaltja dhe manipulimi rreth Lëvizjes së tyre, shkatërruan shumë ëndrra dhe i ndryshuan rrjedhën e jetës qindra syresh, por dhurata që i bënë popullit të tyre, ia vlente gjithë ato sakrifica. Kanë kaluar shumë vjet që atëhere e mjaft vetë kanë marrë medalje, kanë bërë karrierë a janë ngjitur nëpër poste mbi legjitimitetin e marrë padrejtësisht gjatë Grevës apo hedhjes së monumetit, por heronjtë e vërtetë, edhe pse kanë qëndruar të heshtur, vazhdojnë t'i kenë të gjalla e para syve kujtimet e paharruara të atyre ditëve dhe mesazhin historik që Greva e Urisë u bë për të shkatërruar mitin e pamerituar të diktatorit, jo për të ngritur mite të tjerë e thurur legjenda, përkundrazi Greva u bë për t'i varrosur njëherë e përgjithmonë mitet e rremë.

(Autori i shkrimit ka qenë student i grevës së urisë, tani jeton në New York.Shkrimi u botua ne gazetën Illyria, 21 shkurt 2003)


Dhe une kam qene pjesmarres i greves se urise dhe per mua eshte shume domethenes fakti qe lista e vertete u zhduk.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-1-2004 nė 01:15 Edit Post Reply With Quote
Ftoj pjesmarresit e tjere te sjellin kujtimet e tyre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2004 nė 12:28 Edit Post Reply With Quote
12 vjet pas themelimi të PD-së


PD-ja DHE QËNDRESTARËT E SAJ




------------------

16 dhjetor 2003 / TN

Nga Bislim AHMETAJ

Kur para 13 vitesh nga lëvizja studentore shpërtheu thirrja e shpirtit “E duam Shqipërinë si Gjithë Europa” as që më kishte shkuar mendja se do të na duheshin kaq shumë vite për të hedhur të paktën themelet e standarteve demokratike në vendin tonë. Mbresat nga përjetimet e atyre ditëve do të ishte e vështirë t’i përmblidhja në një fjalë në këtë takim, veç dy momente nuk rri dot pa i përmendur.

Momenti i parë është fjalia fatale, sentenca katoviciane e Ramiz Alisë, në takimin me studentët dhe pedagogët e Universiteteve të Tiranës, në natën e legalizimit të pluralizmit politik në Shqipëri. Vini re! Vet legalizimi i pluralizmit është bërë natën, nëpër errësirë, si për të ndjellur keq, si për të fshehur diçka, si një ogur i zi për fatin e saj. Fraza acide e Ramiz Alisë, për të cilën e kam fjalën është kjo: “Daleni more djema, se nuk i dini të gjitha gjërat ju!” Çfarë dinte Sekretari i KQPPSH-së, që nuk e dinin ata studentë dhe pedagogë që e donin Shqipërinë më shumë se veten? Çfarë dinte presidenti i ardhshëm, çfar kishte përgatitur në kuzhinën lindore, në ofiçinën e manipulimit enverist? Nuk u desh shumë kohë, mend as mund të merrej vesh se çfarë qe përgatitur.

Hakmarrja e Alisë dhe gjith partisë së tij do të derdhej mbi kokat e studentëve, idealistëve, atdhetarëve të rinj e të padjallëzuar në formën e braktisjes, përçmimit, harrimit dhe poshtërimti sistematik deri në elemi-nimin e tyre edhe fizik, që filloi me Arben Brocin. Fatin më të keq, sigurisht që e pësoi lideri i dhjetorit, Nderi i Kombit, Azem Hajdari. Të dërguarit e Ramiz Alisë do ta largonin atë harbutërisht nga drejtimi i partisë së vet, vetëm dy muaj pas themelimit të saj. Qysh nga shkurti i vitit 1991, braktisja dhe harrimi i studentëve të dhjetorit u shndërrua në praktikë elementare eleminuese. Kriteret e të qënit dikushi në politikën e madhe, në grupet e biznesit apo të medias iu përshtatën orientimeve të përpunuara nëpër institutet enveriste. Alkimia komuniste funksionoi për bukuri. Pra, për të qënë pjesë e kategorive të mësipërme, do të duhej të kishe qenë së pari komunist, së dyti sigurims, qoftë edhe hafije e thjeshtë, ose pinjolll i familjeve me rrënjë të përziera në të dyja këto vese. Dhe së fundi, kriteri klasik i diktaturës: grumbullimi rreth vetes i kryeservilëve, qimeheqësve, njerzve pa shtyllë kurrizore, që i shërbejnë dreqit e të birit, me kusht që tu hidhet një kockë për ta lëpirë. Po të flas më konkretisht, jam i bindur se askush s’do të habitet, pasi pothuajse shumica e njerzve në këtë sallë janë pjesë e ndjeshmërisë së kësaj drame.

Shëmbulli më tipik i atyre djemve “që nuk i dinin të gjitha gjërat” ishte Azem Hajdari. Fati i tij, sa qe gjallë dhe deri sa u ekzekutua, vërtetoi faktin se ai nuk i dinte vertetë “gjithë ato gjërat e pista, gjithë ato makinacionet e errësirës që funksionin sipas parimit “të ndryshojmë gjithçka pa ndryshuar asgjë”. Jeta dhe veprimi i tij politik janë modeli i konsekuencës dhe ndershmërisë për të mospranuar asnjë lloj kompromisi me projektuesit dhe realizatorët e kësaj palo demokracie që po aplikohet në vendin tonë, demokraci “Made in Albania”. Vetë Ramiz Alia thoshte se “Shqipëria nuk është as lindje, as perendim”, pra është një vend pezull, ndaj edhe vet fjala demokraci duhet të rrijë pezull, tu ngrihet në buzë atyre që guxuan ta shqiptojnë të parët.

Momenti i dytë, për të cilin desha të bëj fjalë, është më intim. E di se do të dukesha më modern sot sikur të citoja ndonjë filozof me emër të vështirë, sikur të konstruktoja ndonjë fjali perverse me sintaksën sllavo-arabe të Fatos Nanos për të shprehur atë që dua të them. Por jo, nuk më intereson të dukem modern, të jem i vërtetë më duket më interesante. Kur themelohej Partia Demokratike, kur duheshin mesazherë të lirisë, kur fjala demokraci bënte mort, kur falangat e dhunës na ndiqnin hap pas hapi, im atë, një qytetar shqiptarë me përvojë të gjatë dhe fort të hidhur nën diktaturë, si shumica e shqiptarëve, na tha, mua dhe vëllait tim Arbër Ahmetaj, që të dy drejtues të lëvizjes studentore, unë në UB dhe ai në Fakultetin e Mjeksisë: “Fjala ime është kjo-nëse ju ka shtyrë dikush pa ndërgjegjen tuaj në këtë punë, tërhiquni sa nuk është vonë, nëse kjo është vërtet bindja juaj, rrini në rradhë të parë”. Atëherë dihet se rradhët e para nuk përbëheshin nga ministrat e ardhshëm, por nga ata, për të cilët më duhet të huazoj termin e bukur që përdor lideri i opozitës, qëndrestarët.

Të dy, si shumica e studenteve dhe qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, “fatkeqesisht” në thojza, kishim hyrë në atë lëvizje krejt të bindur dhe me besim absolut se po bënim gjënë më të rëndësishme të jetës tonë. Pavarësisht deformimeve të skajme që ka pësuar demokracia shqiptare, edhe sot e kësaj dite, për asnjë moment nuk jemi pënduar, pasi për ne të gjithë ajo që bëmë në dhjetor 1990 do të mbetet monument lirie, faqe nderi dhe dinjiteti qytetar e njerëzor, fiksuar përjetësisht në historinë e vendit.

Si konkluzion më duhet të nënvizoj se studentët dhe qytetarët shqiptarë nuk janë pjesë e politikave për jetësimin e vendimeve të Katovicës, por janë viktime e atyre vendimeve. Në fund të fundit a nuk jemi të gjith bashkë viktima të këtij realiteti kafkian, tronditës?? Shqipëria dhe demokracia e saj janë dëshmia më cinike, më e paturpshme e implementimit me sukses të direktivave të Mbledhjes së Katovicës. Nëse dikush nuk është i bindur në këto që po them, do t’i mjaftonte për të më besuar thjesht krahasimi i proces verbalit të asaj mbledhje dhe realitetit ekonomik, social e politik të vendit. Kuptohet që duhen edhe dy **** mend - siç thonë vëllezërit tanë të jugut - një fije vullnet dhe kurajo qytetare për të pranuar gjëndjen në të cilën ndodhemi. Kjo do shërbente si bazë, si motiv frymëzmi për të mobilizuar energjitë dhe idetë e nevojshmë për një aksion politik e qytetar që do të sillte ndryshimin e kësaj gjendje. Duke gjykuar thellë dhe me gjakftohtësi mbi situatën e përshkruar nga dy momentet që përmenda, jo rrallë kam folur, kam shkruar, polemizuar, humbur shanse, jam përjashtuar e mënjanuar, por asnjëherë nuk jam ndalur, friksuar apo hequr dorë, sepse ndjejë përgjegjësinë e një shoqate përfaqsuese të idealeve të dhjetorit, sepse jam i bindur se po nuk e pranuam gjendjen ë rëndë në të cilën ndodhemi, nuk do të mund ta ndryshojmë atë. Në fund të fundit, një shkencë humane siç është mjeksia na mëson se pa përcaktimin e diagnozës, nuk mund të fillojë terapia, kurimi i sëmundjes.

Duke biseduar për këto gjëra me një mik të shqiptarëve, me një politikan amerikan, ai më këshilloi të mos shkurajohesha. Duke e falenderuar për përkrahjen morale mu desh të shtoja se ajo që më shqetësonte nuk qe qivuri im politik apo fizik, por atmosfera e arkivolit në politikën shqiptare. I nxitur prej figuracionit të përdorur ai më pyeti se çfarë kisha parasysh. I thashë se kisha parasysh gjëndjen e ngrirë, atmosferën e akullt të varrezës së krijuar nga pamundësia për të thyer trekëndëshin Politikë-Biznes-Media, brenda të cilit lëvizin vetëm 100 njerëz, të cilët, me urdhër nga lart, ndërrojnë vendet me njëri tjetrin nëpër brinjët e këtij trekëndëshi fatal për demokracinë dhe lirinë e shqiptarëve. Vargu i numrave natyror në politikën shqiptare është bllokuar në shifrën 100. Nuk ka të njëqind e njëtë, e ku më pak numra të tjerë në vazhdim. Ky është trekëndëshi i vdekjes, kontrolli i gjithçkaje dhe mbi gjithçka i një top njëqindëshje. Kjo top-njëqindëshe prodhoi dhe e ngjizi në popull postulatin që politika s’ka moral. Kjo top-njëqindëshe nxiti, inkurajoi, mbështeti dhe realizoi konfliktin e armatosur të vitit 97 të pa precedent në historinë e re të Europës e më gjërë.

Kjo top-njëqindëshe me politikat e veta antihumane, korruptive e në shumicën e rasteve kriminale ka nxitur dhe realizuar indiferencën qytetare ndaj zgjedhjeve, njësoj si në Serbinë e pas Milosheviçit.

Kjo ka sjellur situatën ku politikanë dinakë dhe të ligj, mbështetur në një numër të papërfillshëm votash të blera apo të fallsifikuara ushtrojnë pushtet të pakufishëm diktatorësh, si ky i zotit Nano.

Kundër këtij rreziku duhet të angazhohet gjithsecili shtetas shqiptarë, të gjithë ata shtetas të huaj dhe instutucionet e vendeve të tyre që janë sadopak përgjegjës për këtë hapësirë ballkanike.

Situata e përshkruar më sipër është e zymtë, por fatalizmi nuk është tipar i vizionit politik të qëndrestarëve. Jo. Ne të gjithë e dimë se Shqipëria ka burra e gra të mendjes e të fjalës që mund t’i këputin hallkat e këtij rrethi vicioz, që mund ta zhbëjnë trekendëshin e mësipërm uzurpator. Kjo është çeshtja. Sa më shumë vullnetare të rreshtohen në këtë kahje aq më shpejt do të mund ta shëndoshim atdheun. Për ne që kemi zgjedhur Shqipërinë si vendbanimin tonë të përhershëm, ky mision është jetik! Shqipëria duhet t’u kthehet qytetarëve të saj, jo si pjesë e lëmoshës së këtyre 100 vetëve, por si dhuratë hyjnore që vet Zoti ua ka bërë shqiptarëve.

Flaka e Lirisë e ndezur në dhjetor 90, mbahet gjallë nga gjaku i Azem Hajdarit e nuk shuhet kurrë.

-------------



DHJETORI, NJË UTOPI E LIRISË




-------------------------------------------------------------

15 dhjetor 2003 / TN
Flamur BUÇPAPAJ

Lëvizja studentore në Shkodër pati individualitetin e saj, dritën e saj.Në këtë qytet trashëgimia nga perendoria komuniste ishte e papërfillshme, por ishte shumë e egër shtypja që vinte ditë dhe natë nga regjimi. Ai kishte frikë dhe tmerr nga Shkodra e Gjergj Fishtës dhe Martin Camajt. Shumica e njerëzve në këtë qytet na mbajnë mend se si në dhj'etor 1990 u përleshëm me policinë dhe me sigurimine shtetit të asaj kohe. Regjimi atëherë fliste për reforma, por burgjet i mbushte përditë me të rinj antikomunistë. Shumë prej ne studentëve të univesitetit te Shkodrës,(atëherë ILP),përfunduam në biruca, duke filluar nga unë dhe bashkëstudentët e mi Ilir Seci, Ylber Hasani, Nazmi Peka,etj.

Jehona e zhvillimeve demokratikenë Europën Lindore, shembja e Murit të Berlinit, fundi i Çausheskut ngjallën shpresa për ndryshime kudo në vend, por në Shkodër ato krijuan një frymë që do të çonte në dhjetor në stuhi.Unë kam qenë student në Shkodër dhe, për hir të së vërtetës, lëvizja demokratike në këtë qytet të madh kishte kohë që kishte filluar.Protesta antiregjim ishin tentuar qysh me përpjekjet për rrëzimin e bustit të dikatorit sovjetik Stalin, nga një grup antikomunistësh me në krye Dedë Kasnecin dhe Paulin Ndojen,etj.

Ky ballafaqim i hapur me dikaturën do të çonte tek Revolucioni i Dhjetorit 1990 të cilin e bëmë ne studentët e Tiranës dhe të Shkodrës etj, sepse u vumë në ballë të kësaj lëvizjeje për liri, demokraci dhe pluralizëm të gatshëm dhe tërësisht të ndergjegjshëm për të paguar çmimin e lirisë. Një ditë pas fillimit të lëvizjes së studentëve të Tiranës, ne në Shkodër filluam rrugën e përleshjes me diktaturën. Intelektualët e këtij qyteti u bashkuan me ne, ndërsa të përsekutuarit politikë do ti kishim prapavijen më të fuqishme të lëvizjes tonë studentore. Nuk mund të harroj Alfons Grishën, më të vellanë,Eduart Grishën, Xhemal Uruçin,veprimtarin që më vonë do të bëhej sekretar i PD-së Shkodër, miqtë e mi Arben Broci e Shenasi Rama, etj.

Në këtë ditë të shënuar të lirisë tonë dua të përshëndes të gjithë bashkë-studentët e mi, që u qëndruan heroikisht torturave dhe burgjeve komuniste të Shkodrës. Ata janë sot njerëz të lirë edhe pse ëndrra për të cilën luftuan u dërmua, si nga ata që nuk ditën ta mbronin edhe nga ata që prisnin rastin të hakmeneshin ndaj nesh, domethënë ndaj frymës së lirisë dhe pluralizmit politik.,Komunistët në fuqi në fakt u hakmorëh, por asgjë nuk mund të ndryshojë bindjet tona eurotalantike.Levizja jonë sot mund të quhet lëvizje utopike, e parealizuar, pasi ish-komunistët u rikthyen në fuqi ndërsa ne dhjetoristët dhe ish të pëmdjekurit politikë u vumë përpara skuadrës së pushkatimit dhe gjykatave komuniste. Kjo më bën mua dhe të gjithë anëtarët e asaj lëvizjeje të madhe që të mendohemi për mënyrën se si mund të sjellim ndryshimetë reja, se si mund të forcojmë të djathën dhe çojmë përpara vendin tonë krahas poujve të tjerë të zhvilluar europianë.

Padyshim që është një gëzim i madh që sot një pjesë e drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit, ne që kemi mbetur ende gjallë prej hakmarrjes komuniste, apo që nuk kemi braktisur ende atdheun. të jemi përsëri së bashku, për të kujtuar dhjetorin e pluralizmit politik, dhjetorin e fundit të diktaturës së proletariatit dhe izolimit shkatërrimtar si dhe për të menduar për të ardhmen. Qoftë edhe ky 8 Dhjetor i fundit me komunistët në pushtet!

Flamur Buçpapaj,
ish-Drejtues i Lëvizjes Studentore ne Universitetin e Shkodres.

marre nga trepca.net





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2004 nė 08:12 Edit Post Reply With Quote
C´ka bane te djathtet per 8 dhjetor?

Une mendoj eshte nje date shume e rendesishme ne historine e Shqypnise.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 9-12-2005 nė 04:36 Edit Post Reply With Quote
Ideali i bjerrun i dhjetoristėve

Nga Marjan GRYKA

Analiza e ftohtë nga largësitë e viteve, të sjell në përfundimin e pakundërshtueshëm se Mrekullia e Dhjetorit ’90-të, vetëm për studentët që e realizuan atë nuk ishte rastësi, por domosdoshmëri e përmbysjes epokale. Dhe nuk kishte si të mos ishte e tillë, pas shembjes së Murit të Berlinit dhe reaksionit zinxhir të çmontimit të regjimeve komuniste, kulmimi më domethënës i të cilave ishte përmbysja dhe ndëshkimi i diktatorit Çaushesku.
Ngjarjet e 2 Korrikut, shpërthimi i gardhimit të Ambasadave dhe eksodi pasues, polemikat e ashpra të kineastëve të Kinostudios dhe pedagogëve e studentëve të Akademisë së Arteve,
i dhanë regjimit, dërrmën dhe të çarën e pariparueshme.
Studentët erdhën në shtator 1990 me një frymëzim të ri në gji, ndërsa institucionet e diktaturës hynë në vjeshtën e parë me plasaritjet që po thelloheshin pas valëve “sizmike”.
Pra shkaqet kauzale ekzistonin, pritej vetëm detonatori për shpërthimin, i cili erdhi. Atë e ndezën vetë studentët.
Gjëmimin e dëgjuan të gjithë, në radhë të parë kryeqytetasit, të cilët sakaq u ndodhën pranë studentëve, dhe u betuan t’i mbronin me çdo çmim.
Regjimi u tulat, dhe që në fillim thirri në ndihmë zjarrfikësit. Ata shkuan pranë studentëve, por më kot...
Eskalimi i menjëhershëm i kërkesave të studentëve, dëshmonte shkallën e ndërgjegjësimit të tyre, qartësinë e kërkesave dhe vendosmërinë për t’i çuar ato deri në fund.
Shumë protagonistë të politikës, më vonë u munduan të injorojnë e ridikulizojnë idealet e studentëve dhe pedagogëve pranë tyre, me “argumentin” se “studentët kishin një koncept naiv për pluralizmin, teksa kërkuan krijimin e një partie studentore...”, çka sipas tyre, në arsenalin politologjik nuk ekzistonte asgjëkundi, por ishin të “diturit” ata që ua qartësuan dhe fokusuan kërkesat!!!
Por përgënjeshtrimi më i mirë për këtë pretendim është thirrja e Azemit drejtuar studentëve: “Vëllezër dhe motra! Ne do të përballemi me rreziqe të mëdha. Unë, Azem Hajdari, ndonëse jam baba i dy fëmijëve, nuk kam frikë dhe kam marrë parasysh gjithçka. Nëse më lejoni t’u përfaqësoj, të jeni të bindur se nuk do t’u tradhtoj kurrë...”.
Dhe sudentët iu përgjigjën njëzëri, se e pranonin për prijës...
Pavarësisht precipitimit të situatës, që asokohe doli plotësisht nga kontrolli i regjimit më refraktar dhe më barbar që njohu historia e shiptarëve, “zjarrfikësit” dhe manipulatorët arrivistë e përfitues, shumë shpejt arritën të akaparojnë lidershipin politik, duke i shndërruar studentët, nga protagonistë, në turma.
Shumë shpejt Azemi mbeti pa krahë. Shinasiu dhe Alma u spostuan dhe në lidershipin e ri të Komisionit Nismëtar tw PD, minoranca studentore gjallonte vetëm nëpërmjet Azemit.
Edhe në listën e themeluesve të Partisë Demokratike, dorëzuar për miratim në Ministrinë e Drejtësisë së Enver Halilit, duar të stërvitura, shumë shpejt, arritën të spostojnë në shumicë studentët, jo vetëm në renditje, por edhe deri jashtë saj.
Por veprimi më i turpshëm dhe më i shëmtuar ishte hartimi dhe qarkullimi i disa listave, të cilat më vonë u bënë objekt humori nëpër ambiente publike, teksa ballafaqoheshin me mburrje nga listëmbajtësit pretendentë, si të ishin fermane.
Po kështu ndodhi edhe me listat e studentëve të ngujuar në Grevën e Urisë...
Pra historia më e re dhe që u përjetua nga gjithë shqiptarët, nga të cilët vështirë se mund të gjeje indiferentë, kish filluar të retushohej për interesa mirëfilltazi politike, qëllimi madhor i të cilave ishte sfumimi i rolit dhe kontributit të “axhaminjve” në përmbysjen e diktaturës dhe ligjërimin e pluralizmit.
Asnjë kronikë e “protagonistëve” të kohës, e mediave apo e kujtimeve që derdheshin e derdhen nga çdo anë, nuk mund të fragmentojë dhe zbehë rolin, apo imazhin e furisë studentore në ngjarjet e Dhjetorit dhe zhvillimet që pasuan.
Largimi i protagonistëve nga Shqipëria, lehtësia me të cilën ata u pajisën me pasaporta dhe heshtja që shoqëroi dhe pasoi largimin e tyre nga atdheu, e më pas “indiferencën” e tyre për proceset demokratike, çka kulmoi me shenjimin dhe vrasjen e Arben Brocit, ndonëse në trajtë supozimesh, hedhin dritë mbi ekzistencën e një skeme, që nuk është vështirë të etiketohet si “skema e zhbërjes së protagonistëve të vërtetë të Dhjetorit 1990”.
Dhe ky konkluzion buron nga fakti se Dhjetori nuk ishte “rebelim” për drita, batanije e çarçafë, por ishte thirrje dhe veprim për dekomunistizimin e vendit, thënë ndryshe, për ndryshimin e sistemit drejt një demokracie të vërtetë.
Devijimi i objektivave politikë të studentëve, injorimi i standardeve demokratike, shkatërrimi ekonomik, çalimi i reformave, deformimi i të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, padrejtësitë dhe hapat prej breshke në reformimin total të jetës së vendit, nuk ishin dhe kurrë nuk mund të jenë shprehje adekuate e kulturës së “mangët” politike e demokratike të shqiptarëve.
Sepse pavarësisht nivelit arsimor dhe shkallës së zhvillimit shoqëror, Lëvizja Kombëtare shqiptare kurrë nuk ka qenë më inferiore sesa ajo e vendeve të tjera ballkanike e më gjerë, gjatë historisë sonë të dy shekujve të fundit. Madje mund të thuhet me plot gojën, se ka qenë shumë më e avancuar në objektiva politikë dhe në shkallën e argumentimit e artikulimit, në raport me fqinjët dhe lëvizjet politiko-kombëtare të vendeve të Europës Lindore.
Ndaj edhe Lëvizja studentore e Dhjetorit ’90-të, nuk mund të ishte kurrsesi kaq difektoze sa rezultoi “demokracia” që e pasoi atë.
Kjo lëvizje, me vrasjen e Arben Brocit dhe Azem Hajdarit, dy nga liderët e saj kryesorë, dëshmoi se jo vetëm kishte prekur në kallo sistemin e vjetër, por dha prova të pakundërshtueshme se kish shkuar shumë më larg sesa ishte menduar dhe se duhej të paguante haraçin e gjakut, madje deri me jetë...
Që vrasjet e tyre ishin politike, këtë e dëshmojnë uniformat shtetërore, shumësia, shkalla e lartë e organizimit dhe mbrojtja nga duar të padukshme të dorarëve ekzekutorë.
Klasa politike aktuale, jo vetëm që nuk dëshmon as minimumin e vlerësimit dhe respektit për veprën madhore të studentëve në atë Dhjetor, por pothuajse ka përvetësuar totalisht aksionin më të qenësishëm politik, që përuroi idealet më sublime të shqiptarëve...
Në këmbim të këtyre kontributeve, studentët jo vetëm që janë tejet të paragjykuar dhe të rrethuar nga mungesa e konsideratave nga shteti, por mezi kanë arritur të fitojnë një autonomi të brishtë univeristare, në kushtet e pamundësive të mëdha për kualifikim shkencor univeristar e pasuniveritar, vlerësim në tregun e punës dhe specializime jashtë vendit apo njësim të diplomës.
Ata koloviten midis “reformave” dhe “Kartës së Bolonjës”, pa arritur të integrohen në jetën politike e shoqërore, athua se spontanisht dhe krejt prej rastësisë, realizuan mrekullinë që në ndërgjegjen politike të shqiptarëve njihet si “Dhjetori 1990”, pseudoprotagonistët alienë të të cilit kanë uzurpuar gjithë hierarkinë e jetës së vendit dhe kanë në dorë fatet tona.
Ndaj në këtë përvjetor, dhjetoristët jo vetëm që vijnë pa Azemin dhe Arbenin, por ndjehen të largët dhe më të papërfillur se kurrë në Atdheun të cilit i dhanë më shumë se gjithçka...

Shoqatat dhe miqtë e heronjve, janë të pamjaftueshme për të mbartur dhe përcjellë mesazhet e mëdha me të cilat ata ringjallën shpresën dhe ardhmërinë tonë, por gjithsesi ato mbeten gurët që dëshmojnë të vërtetat e mëdha, të cilwt historia e fitimitarëve po don t’i shndërrojë në gërmadha dhe t’i mbolojë me hirin e kohës.

EXPRESS

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2005 nė 11:16 Edit Post Reply With Quote
8 dhjetor 2005, mbas 15 vjetesh jam perseri ne Tirane.

Nje hic kemi arritur nje hic.

Perseri lexoj ramiz aline ne gazete, kur duhet te ishte varur.


Perseri sigurimi eshte i gjithpushtetshem.

15 vjet.

Jo pak, por 15 vjet.

Me mire te mos shkruaj.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 9-12-2005 nė 21:29 Edit Post Reply With Quote
Ramiz Aline nuk mund ta denojne as Nano me socialistet dhe as Berisha me "dajthtizmin" qe e rrethon.Atehere na rrofte Alia ....!Por dihet se drejtesia nje dite do te flase.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 9-12-2005 nė 21:37 Edit Post Reply With Quote
Frika prej 8 dhjetorit

Do të mjaftonte ndoshta vetëm sherri për datën e çlirimit për të kuptuar se ç’diktat ka arritur të vendosë politika edhe në piketat e shenjta të individëve dhe të të gjithë komunitetit. Nëse 28 apo 29 nëntori 1944 është shumë larg dhe pjesa dërrmuese e dëshmitarëve të kësaj ngjarjeje kanë ndërruar jetë, 8 dhjetori është vetëm 15 vjet larg dhe për fat të mirë pothuajse të gjithë protagonistët e dëshmitarët janë jo vetëm gjallë por edhe shumë të rinj. Janë të paktën 10 mijë studentë pjesëmarrës në lëvizjet e dhjetorit ’90, janë kronikat televizive, gazetat dhe një opinion prej të paktën 2 milion e gjysëm shqiptarësh të Shqipërisë që i kanë përjetuar me zemër apo edhe fizikisht fillimet e shembjes së komunizmit. Vit pas viti, me shumë kujdes, politika shqiptare ka punuar për ta fshirë këtë datë nga kujtesa dhe ajo që është më e rrezikshmja, për t’i bërë aty-këtu edhe ndonjë operacion plastik, duke e shkrirë me “ditën e rinisë” që është një datë kremtimesh ndërkombëtare për të rinjtë. Nëse kjo ditë duhej të kishte një emër kaq të rëndomtë, të paktën mund të quhej “dita e studentëve”. Në 8 dhjetor nuk u ngrit rinia shqiptare por vetëm studentët, madje për të qenë më të saktë: Vetëm konviktorët. Atyre u kish ardhur në majë të hundës nga mungesa e dritave dhe ngrohjes nëpër dhoma, ndaj dolën në sheshin e qytezës së tyre e më pas morën rrugën drejt qendrës së kryeqytetit. Kjo lloj frike nga ndërgjegjësimi qytetar dhe nga revolta kundër politikës duket se e tremb deri në palcë këtë klasë që udhëheq, - në pushtet dhe në opozitë, – Shqipërinë 2005. Pesëmbëdhjetë vjet pas kësaj proteste sërisht nuk ka drita në gjithë vendin, ngrohja sigurohet si të mundet, pa patur një strategji të mirëfilltë, burokracia komuniste është zëvendësuar me korrupsionin “pluralist”, ndërsa shtetasi i thjeshtë është po aq i papërfaqësuar nga politika sot sa edhe qytetarët nën regjimin e Alisë e Hoxhës. Nëse politika do ta pranonte këtë datë me gjithë ngarkesën që ajo ka, i bie të kërkojë ndjesë në radhë të parë për mosrealizimin e dy aspiratave themelore të kësaj lëvizje, që mbijetuan të paktën disa muaj radhazi gjatë dimrit 1990 – 1991: “Liri - Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europën”. Përsa i përket “Liri - Demokraci”, as sot e kësaj dite nuk është bërë e mundur të kryhen zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend. Pra ende nuk jemi tek “A”-ja. Gjithashtu, sa për të cekur pak edhe ndrojtjen nga sllogani i dytë, le të përmendim se “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” nënkuptonte marrjen e përgjegjësive nga politika për ta bërë këtë vend si të tjerët e kontinentit, për të siguruar lëvizjen e lirë të shqiptarëve të rrethuar prej gjysëm shekulli me tel gjëmbaç prej Enverit, njohjen e diplomave shqiptare jashtë vendit etj, etj. Nëse sot do t’i duhej politikës tonë të shpjegohej për këto dy sllogane, e sigurtë që do të na rrëfente se po punohet për marrëveshjen e stabilizim - asociimit, se është partner “me honorare” i NATO-s, se ka rritje të GDP dhe mbajtje nën kontroll të inflacionit dhe rritje të treguesve makroekonomikë, por në asnjë rast nuk do të dëgjonim nëse ka mundur t’u aftohet atyre dy slloganeve që në fund të fundit ngjizën politikën postkomuniste. Koktejlet e sivjetshme të 8 dhjetorit si dhe ata të viteve të shkuara vetëm sa përforcojnë idenë se kjo datë është një plaçkë e bezdisshme në sy të politikës shqiptare. Partisë Demokratike i intereson më shumë një tjetër datë e dhjetorit: Dita e themelimit të saj. Me shuarjen e 8-ës dhe pompimin e përvjetorit të saj të themelimit, PD merr me vete edhe shkëlqimin e gjithë lëvizjes studentore, bashkë me meritën e madhe të shëmbjes së komunizmit. Nga ana tjetër, me injorimin e kësaj date, e majta shqiptare me ose pa dashje pranon hapur se është trashëgimtare e PKSH dhe PPSH. Heshtja ndaj ditës simbol të përmbysjes së diktaturës është e habitshme sidomos për kryetarin e PS Edi Rama, që në atë periudhë, bashkë me një grup djemsh, në salla e sheshe nuk lodheshin duke u folur turmave e duke organizuar “Refleksionet” e famshme. I pakuptimtë është edhe mënjanimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS për sa kohë e rendit veten tek “Studentët e Dhjetorit”. Po ashtu edhe kryetari i LSI, Ilir Meta që gëzon të njëjtin status... Po studentët e tjerë? Bashkë me Arben Brocin e Azem Hajdarin janë ekzekutuar në mënyrë misterioze edhe disa dhjetoristë të tjerë. Një pjesë e madhe e emrave më në zë të asaj lëvizje sot janë në kurbet. Ata që kanë mbetur këtu nuk i kanë shpëtuar përçarjeve, mërive dhe mburrjeve të kota të tipit “unë kam qenë në ballë më përpara se ty!”. Së fundi, edhe ky 8 dhjetor vërtetoi teorinë e vjetër se: “Revolucionet i nisin idealistët, i bëjnë heronjtë dhe i gëzojnë batakçinjtë”.

EXPRESS

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 10-12-2005 nė 15:27 Edit Post Reply With Quote
Zef Brozi: Gabimi i Lėvizjes Studentore tė Dhjetorit

15-vjetori/Ish-pedagogu flet për ngjarjet e ’90-ës


Edhe pas 15 vjetësh, s’i harron ato net dhjetori kur studentët vranë frikën. Ish-pedagogut të Juridikut, ende i shkojnë mornica në trup ndërsa kujton ato mijëra studentë, të cilët përcillnin autobusin e vogël me njerëzit, që të paktën për pak kohë, për shqiptarët do të bëheshin njerëzit më të mëdhenj. Autobusi nga godina 15, do i çonte atë dhe përfaqësuesit e tjerë të studentëve në Pallatin e Brigadave, atje ku do bëhej edhe takimi me ish-presidentin Ramiz Alia. Ish-pedagogu Zef Brozi, pjesëmarrës i Lëvizjes Studentore në dhjetor të vitit 1990, i ka skanuar në mendjen e tij ato net, e pas dallgëve e stuhive politike, në bregun e kujtesës i ka mbetur pas vetëm një peng. Ishte gabimi i vetëm i një revolucioni madhështor. Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, nga Washingtoni, Zef Brozi kujton Lëvizjen Studentore të Dhjetorit. Cili ka qenë momenti më i vështirë për të, si e kujton takimin me Ramiz Alinë dhe si e përfytyronin dhjetoristët të ardhmen e partisë demokratike shqiptare.
Cili ka qenë momenti më i vështirë për ju në atë kohë?
Së pari, dua të falënderoj gazetën tuaj, që nuk e keni harruar dhjetorin e 1990-ës, dhjetorin e madh të Lëvizjes Studentore që shembi diktaturën dhe i hapi rrugën ëndrrës për demokraci. Për fat të keq, shumë politikanë që erdhën në pushtet apo u bënë kryetarë të dhjetëra partive politike, e kanë harruar, ose më saktë i nëpërkëmbën idealet e studentëve të dhjetorit të ‘90. Le të jemi të sinqertë: ishin studentët që u ballafaquan me policinë dhe forcat e diktaturës natën e 8 dhjetorit dhe më pas ishin ata që rrezikuan të parët jetën e lirinë e tyre; ishin ata që u përleshën me policinë dhe u gjakosën e u arrestuan. Shqiptarët, media e shtypi shqiptar, duhet së pari t’u jenë përjetë mirënjohës studentëve të dhjetorit. Në këtë 15-vjetor, atyre u takon të flasin. Ata që e vranë frikën në dhjetor të ‘90, nuk duhet të kenë frikë sot. Unë dhe dhjetëra a qindra pedagogë të tjerë, sigurisht që ishim ndër intelektualët e parë që u bashkuam me studentët, mes të cilëve kalonim pjesën më të madhe të kohës. Nëse flasim për datat 8 - 12 dhjetor 1990, unë do të veçoja natën e 11 dhjetorit, kur një përfaqësi e zgjedhur e Lëvizjes Studentore do të bënte takimin me Ramiz Alinë. Pa dashur të zgjatem në këtë, kujtoj se në përfaqësinë prej 30 vetash ishin zgjedhur studentë e disa pedagogë, mes të cilëve edhe unë. Ne nuk e dinim se ku do bëhej takimi. Kishte fjalë se mund të përdorej edhe dhuna kundër përfaqësisë. Përcjellja që mijëra studentë e qytetarë na bënë ne si përfaqësi kur po niseshim me autobus nga godina 15 e Qytetit Studenti, është momenti më emocionant në jetën time.
A mund të na thoni mbresat tuaja nga takimi me Ramiz Alinë?
Në pasditen e 11 dhjetorit, kur unë isha në mes të studentëve në sheshin e Qytetit Studenti, me vijnë dy shokë të mi pedagogë dhe më thonë se pedagogët e godinës 18 më kishin zgjedhur si përfaqësues të tyre për takimin që do bëhej atë mbrëmje me Ramiz Alinë, prandaj duhej të shkoja menjëherë në dhomën e godinës 18, ku ishin mbledhur pedagogët që ishin bashkuar me studentët (disa nga ata më kujtohen që ishin Eduard Selami, Herkol Savo, Pal Nikolli, Ajet Shembitraku, Kocoja, Arbeni, etj). Aty ne diskutuam dhe shkëmbyem mendime se si do të argumentonim e mbronim para kryetarit të shtetit kërkesat e Lëvizjes Studentore. Të gjithë të pranishmit jepnin mendime e argumente dhe unë mbaja shënime për t’i përdorur në takim. Pastaj shkuam në godinën e Inxhinierisë, ku do bëhej mbledhja e studentëve dhe pedagogëve të zgjedhur në përfaqësinë e Lëvizjes Studentore. Atje sugjerova që të caktonim disa diskutantë kryesorë dhe problemet për të cilat ata do të ndalen në mënyrë të veçantë. Azem Hajdari u përcaktua të fliste për veçoritë dhe kërkesat e Lëvizjes Studentore, dikush tjetër për kërkesën për pluralizëm politik dhe zgjedhje të lira etj. Shpejt e shpejt shkrova disa shënime në ca fletë blloku dhe ia dhashë Azemit e ndonjë studenti tjetër sa për orientim. Ne nuk e dinim saktësisht se ku do bëhej takimi. Më pas mësuam se takimi do bëhej rreth orës 18.00 të mbrëmjes. Kishte fjalë se mund të bëheshin edhe atentate ndaj përfaqësisë, por asnjeri prej nesh nuk pyeste se çfarë mund të ndodhte. Një autobus me të dërguarit e Ramiz Alisë, na dërgoi te Pallati i Brigadave. Ramiz Alia dukej i lodhur, i nervozuar. Në krah të tij u ulën Skënder Gjinushi e Lisen Bashkurti. Na dukej vetja si në një sallë gjyqi. Në të vërtetë aty, ne 30 studentë e pedagogë, në emër të Lëvizjes Studentore po i bënim gjyqin diktaturës komuniste. Para se të fillonte biseda, lideri i lëvizjes antikomuniste, Azem Hajdari, i kërkoi Ramiz Alisë që të pranonte që biseda të incizohej dhe kaseta të na jepej, pasi po atë natë do ta dëgjonin me qendër zëri të gjithë studentët në Qytetin Studenti. Ramiz Alia e pranoi këtë kërkesë. Azem Hajdari iu drejtua Ramiz Alisë me “Zoti president”. Kjo nuk i pëlqeu Shokut Ramiz Alia dhe aty u bë një debat mes tyre. Pastaj Ramiz Alia tha se do të jepte një informacion për mbledhjen e asaj dite të Komitetit Qendror të Partisë që kishte pranuar (më saktë ishte detyruar të pranonte-ZB) pluralizmin politik, që ishte një ndër kërkesat kryesore politike të lëvizjes studentore. Meqenëse doja që gjërat të sqaroheshin mirë, që pluralizmi politik të mos kuptohej thjesht me disa shoqata e organizata masash, unë drejtova pyetjen: “Pra a mund të krijohen parti politike opozitare pa qenë nevoja për pëlqimin e Byrosë Politike, të Komitetit Qendror të Partisë a të ndonjë pjese tjetër të mekanizmit shtetëror e politik?” -Po, -u përgjigj Ramiz Alia. Pastaj biseda kaloi në çështje të tjera të lëvizjes. Në fund Ramiz Alia kërkoi që studentët të kthehen në auditorë, të vazhdojnë mësimin, të mos i ngrenë dy gishtat lart. Edhe sot nuk më hiqet nga kujtesa se si Ramiz Alia kërcënoi në atë takim: “Ato dy gishtat ju studentët mos i ngrini më lart. Ose i ulni vetë ose do t’ua këpusim”. U rrëqetha nga këto fjalë që dilnin nga goja e kryetarit të shtetit shqiptar, që mendohej se ishte më liberal se paraardhësit e tij dhe se byroistët e tjerë. Por studentët ia dhanë përgjigjen mrekullisht dhe dy gishtat në formë V-je do të lartësoheshin edhe më shumë pas atij takimi.
A mendoni se kishte gabime Lëvizja Studentore?
Në çdo lëvizje masive ka gabime. Aq më tepër kur studentët dhe pedagogët që u bashkuam me atë lëvizje jo si të dërguar të Ramiz Alisë, nuk kishim përvojë politike. Kishim ëndrrën për demokraci, por nuk kishim përvojën për të bërë zgjidhjet më të mira që të na çonin drejt saj. E megjithatë, e them me bindje se revolucioni studentor i 1990-ës është lëvizja më masive, më e pastër, më me pak gabime, më e sinqertë dhe më e suksesshme në të gjithë historinë e Shqipërisë. Gabimi më i madh i studentëve të dhjetorit 1990 është se pas krijimit të Partisë Demokratike, të uzurpuar nga të dërguarit e Ramiz Alisë, pas shembjes së monumentit të Enver Hoxhës në shkurt 1991, dhe pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992, menduan se misioni i tyre mbaroi. Pothuajse të gjithë nismëtarët e Lëvizjes Studentore të asaj kohe sot gjenden nëpër botë si emigrantë. Ata u përzunë nga atdheu i tyre me kërcënime, me forcë e me dredhi nga ata që grabitën frytet e lëvizjes dhe abuzuan në emër të demokracisë e më pas nga ata që erdhën në pushtet pas përgjakjes së Shqipërisë më 1997-ën.
Si e përfytyronit atëherë të ardhmen e Partisë Demokratike pas 15 vjetësh?
Në dhjetor të 1990-ës, as studentët e lëvizjes, as unë apo edhe shumë intelektualë të tjerë nuk e kishim aq të qartë se si do ta ndërtonim demokracinë. Kishim dëshirën e madhe, kishim idealet e pastra që na frymëzonin, kishim vullnetin e pasionin, por nuk kishim eksperiencën në politikë. Në këto kushte, pas lejimit të pluralizmit politik, frytet e Lëvizjes Studentore do t’i korrnin më shumë ata që kishin përvojë në politikë, edhe pse vinin nga partia kundër së cilës u ngritën studentët. Lëvizja Studentore u bë një lëvizje gjithëpërfshirëse. Për fatin e keq, tendenca e mënjanimit të ish-studentëve të dhjetorit nga postet drejtuese në Partinë Demokratike dhe në partitë e tjera opozitare në Parlament, qeveri a institucione të tjera u duk shumë herët, që në zgjedhjet e para pluraliste të marsit 1991. Për më keq, disa politikanë të të gjitha partive qëllimisht ndoqën metodën e frikësimit dhe dëbimit të studentëve dhjetoristë, që ata mundësisht ta linin Shqipërinë. Për pasojë, qindra studentë të lëvizjes filluan ta linin vendin e tyre. Është fatkeqësi që sot mijëra ish-studentë të ’90-ës janë shpërndarë si emigrantë nëpër botë. Në politikën dhe qeverisjen shqiptare të këtyre 15 vjetëve studentët dhjetoristë, përveç një numri shumë të kufizuar, nuk iu dhanë detyra e poste. Është interesante se Partia Socialiste duket se u la më hapësirë dhjetoristëve që kaluan më pas në atë parti, ata u bënë edhe kryeministra, edhe ministra, edhe drejtues Partie. Është ironike dhe e dhimbshme që Partia Demokratike, që në fakt ishte partia, e cila krijoi Lëvizja Studentore, nuk bëri asnjë kryeministër apo ministër të rëndësishëm nga studentët e dhjetorit të ’90-ës, sado që studentët nuk u nisën nga egoja personale për pushtet. Edhe nga PD-ja u mënjanuan gjithnjë e më shumë ish-studentët e dhjetorit të ‘90-ës. Kjo ishte shenja e një gjëme në politikën shqiptare, sinjali i devijimit nga idealet e Lëvizjes Studentore për një Shqipëri demokratike dhe perëndimore. Edhe sot politikanët dhe qeveritarët shqiptarë kanë frikë nga ish-studentët e dhjetorit të madh të ’90-ës, prandaj i mbajnë ata sa më larg. Shqipëria e këtyre 15 viteve nuk është ajo që ëndërruan studentët e dhjetorit 1990. Ata kurrë nuk do ta besonin se edhe thirrjet studentore “Duam drita!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”, “Liri - Demokraci” etj., do të ishin aktuale edhe për Shqipërinë pas 15 vitesh. Është koha që ish-studentët e dhjetorit, kudo që janë t’i rikthehen Shqipërisë sonë të dashur, të bëhen pjesa më e pastër e më aktive e politikës shqiptare, të reformojnë Partinë Demokratike dhe të vihen në drejtim të saj, të reformojnë edhe partitë e tjera e gjithë politikën shqiptare. Tani pas 15 vjetësh, ata nuk janë më vetëm idealistë. Ata kanë edhe arsimimin perëndimor, edhe përvojën perëndimore, edhe lidhjet më të forta personale me Perëndimin. Ata tashmë e dinë teorikisht dhe praktikisht se si mund të shërohet nga e keqja Shqipëria.



TIRANA OBSERVER

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AIPS

Postuar mė 10-12-2007 nė 18:48 Edit Post Reply With Quote
Dhjetor 1990



Bashkangjitje: Dhjetor 1990 - Katėr ditėt qė ndryshuan Shqipėrinė.pdf (531.19kb)
Ky fil ėshtė ngarkuar 1035 herė

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   AIPS 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 10-12-2007 nė 19:03 Edit Post Reply With Quote
Nuk me ka dale koha, por dhe kete 8 dhjetor isha ne Tirane.


Te ben shume cudi sesi akoma nuk dime te festojme 8 dhjetorin.

U festua i ndare, me ftesa, ku shume nuk u ftuan.

As mua sigurisht nuk me ftoi njeri dhe me mire keshtu.

As me 8 dhjetor 1990 nuk me pati ftuar sigurimi si shume te tjere e nuk pata nevoje per ftese.

Gjithsesi urime,


jam shume kurioz te publikoj fotot.

Kush na ndihmon me foto, ti publikojme ne internet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2008 nė 16:25 Edit Post Reply With Quote
Studentët e Dhjetorit, kujtime nga ditët që rrëzuan diktaturën
AKLI FUNDO
Si sot, 18 vjet më parë, një protestë që do të niste për kushtet mizore në të cilat ishin gjendur studentët e Universitetit të Tiranës, do të kthehej në revoltën më masive të Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. 18 vjet më parë, një grup të rinjsh, pa dallim origjine, do të mundësonin ndryshimin me të cilin krenohemi sot. Ata janë studentët e Dhjetorit, të cilët duke u grumbulluar nën udhëheqjen e Azem Hajdarit, u rreshtuan të gjithë në krah të Evropës, duke lënë pas frikën ndaj sistemit të sëmurë komunist. “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” bërtitën, duke ushtuar zërin e tyre në gjithë Tiranën e në gjithë Shqipërinë. Sot, disa janë angazhuar në politikë; fjalë të cilën ata e krijuan pas 50 vitesh diktature; disa i janë përkushtuar profesionit, e të tjerë ndodhen jashtë Shqipërisë, por të gjithë kujtojnë atë ditë të 18 viteve më parë, që i ndryshuan kursin vendit më të prekur nga regjimet diktatoriale në Ballkan. Akli Fundo, Spiro Cura, Arben Gabraj dhe Mirel Sharxhi janë vetëm katër nga mbi 2 mijë studentë që i thanë “Jo”-në e parë, sistemit komunist. Ata ndajnë me lexuesit e “standard” orët, që do të shënonin ndryshimin më të madh të vendit në gjysmëshekullin e dytë të qindvjeçarit të kaluar.



8 Dhjetori do të ndriçojë përgjithnjë





8 Dhjetori dhe ngjarjet që e pasuan janë nga ato ngjarje në historinë e një kombi që ndriçojnë për 1000 vjet. Këto janë momente epokale që ndodhin kur kombi del nga errësira në dritë.

Pas 500 vjet robërie, Rilindja Kombëtare formuloi dy çështje themelore për shqiptarët. Së pari, pozicionin natyral të shqiptarëve në perëndim dhe së dyti, çështjen kombëtare shqiptare. Megjithëse në 1912 u formua një shtet i cunguar shqiptar, nuk u zgjidh përfundimisht asnjë nga çështjet që formuloi Rilindja Kombëtare, pavarësisht përpjekjeve titanike të shqiptarëve. Diktatura komuniste edhe në kohën e rënies së Murit të Berlinit, kur Evropa e re ishte përfshirë në erën e ndryshimeve, e përcaktonte Shqipërinë as Lindje, as Perëndim, pa folur fare për çështjen kombëtare.

8 Dhjetori dhe ngjarjet që e pasuan i pozicionuan përfundimisht shqiptarët në Perëndim. Rrjedhimisht këto ngjarje hapën dhe autostradën e zgjidhjes së çështjes kombëtare.

Sot Shqipëria dhe shqiptarët janë përkrah kombeve më të zhvilluara të botës, të cilët kanë qenë dhe janë aleatet tanë më të mirë dhe po integrohen në strukturat euroatlantike. Pak muaj na ndajnë nga momenti historik, kur Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO. Sot Kosova e pavarur është realitet, të cilën askush nuk mund ta imagjinonte vetëm pak vjet më parë. Shqiptarët, kurrë më parë në historinë e tyre, nuk kanë qenë më të lirë. Sot diskutohet për standardet.

8 Dhjetori dhe ngjarjet që e pasuan janë nga ato ngjarje që përcaktojnë rrjedhën historike të një kombi.



Një kujtim nga dita e madhe



Spiro Cura



Një nga proceset e trajektores historike të datës 8 Dhjetor 1990 është KALIMI; nga Studenti-Qytetar i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, tek Studenti Qytetar Politik i Dhjetorit ’90 dhe tek Lideri Student Qytetar Politik i Dhjetorit ‘90.

Në vatrën tonë të vendimmarrjes historike rreth 10 studentë të fakultetit të inxhinierisë elektrike, në dritën e një qiriu kishe, vendosën që në orën 21:00, të dilnin nga dhomat dhe të bënin thirrjen e madhe për marshimin historik. Pesëmbëdhjetë minuta para orës së vendosur, mbetëm vetëm tre. Dolëm në oborrin para godinës dhe bëmë thirrjen qytetare. Mbështetja ishte e menjëhershme, por jo e mjaftueshme në numër. Zbritëm rrugën për tek godina e minierave, sepse dëgjuam zëra. Në hollin e godinës së minierave rreth 50 studentë debatonin, por nuk kishin marrë ende vendimin. Nëpërmjet një procesi; ftim, deklarim, grupëzim, marshim, filluam pas rreth 30 minutash, ecjen para, nga errësira në dritë. Thirrjet dhe deklarimet ishin të natyrës qytetare. Kjo rrugë prej rreth 100 metra, u përshkua për rreth 1 orë. Dalja në dritë, sidomos me inkurajimin e shkëlqyer të vajzave të godinës 17, rriti shpejtësinë e marshimit. Ishte momenti për të marrë vendimin, për të bërë kalimin. Nga pozicioni i qytetarit tek politikani. Kishim dy rrugë: drejt Drejtorisë së Qytetit Studenti si qytetarë ose drejt sheshit “Demokracia” si politikanë. Morëm vendimin e madh, drejt sheshit me këngën patriotike “se mjaft në robëri,... ja vdekje, ja liri”. Rreth një orë pas grupimit tek Sheshi “Demokracia”, studentët qytetarë-politikë, “100” vetë u nisën përsëri për të shumëfishuar grupin e tyre, drejt godinës 15 dhe drejt godinës 14. 150 studentë ndaluan për të dëgjuar një fjalim. “Më ndiqni mua, t’ju udhëheq unë. Vë garant nën rrotat e tankeve, dy fëmijët e mi”. Lëvizja Studentore e Dhjetorit ’90 kishte gjetur liderin. Ai quhej Azem Hajdari. Të gjithë pas tij. Ishte nisma politike e liderit. Orë dhe ditë më vonë, ai do ta rikërkonte dhe rikonfirmonte këtë rol historik, përsëri me nismë politike. Dhe do ta merrte e përfaqësonte denjësisht deri në martirizim për kombin. I përjetshëm “Leksioni i tij”.



Atje nisi, për të mos u ndalur më!

Arben Gabraj

Përcolla një shok kursi tek stacioni i trenit që do ikte për pushimet e fundjavës në shtëpi në Fier. Treni i shfryu nja dy a tri herë sirenës dhe u zhduk nëpër natë. U ktheva. E bëra rrugën në këmbë në sheshin “Skënderbej”, tek ura e Lanës në “Rrugën e Elbasanit” dhe dalëngadalë po i afrohesha Qytetit Studenti. Thashë të shkoj një herë në dhomë se po errësohej dhe ishim me ditë pa drita. Transformatori i godinave të inxhinierisë kishte 8 ditë që ishte djegur dhe gati gjysma e godinave në Qytetin Studenti ishin pa drita. Vendosa t’i bija nga rruga e godinave 20-21, sepse rruga për tek godina jonë 28-29 ishte e pashtruar dhe me baltë deri në gju. Pas pak do të fillonte rituali me sharje dhe protesta, me kërcitje kovash që vazhdonte prej 3-4 ditësh. Dukej e paimagjinueshme, por shahej regjimi, parulla si “poshtë komunizmi”, “poshtë diktatura”, parulla kundër Nexhmije Hoxhës e drejtuesve të tjerë komunistë. Tek fundi i godinës 20-21, shoh 4-5 veta që po i thoshin njëri-tjetrit: “Lajmëroni të tjerët, të dalim, të dalim para urithëve, (nofka e studentëve të gjeologji–minierave), na premtuan se do na i sjellin dritat sot deri në ora 9 të darkës, na gënjyen, nuk presim më”. Ishte ora 9 e një çerek. Më të zellshmit ishin dy studentë të vitit të dytë elektrike nga Elbasani, njëri prej tyre quhej Tan Asllani. Panorama më duket akoma gjallë sikur po ndodh tani. Ishim në garë për të dalë para urithëve. Mora vrapin të thërrisja shokët e kursit. Gjeta Theodhor Dhimitrin dhe 4-5 shokë të tjerë. U gjendëm për pak sekonda tek dera e godinës 20-21. Aty pamë Xhovalin Shytanin të kursit tonë. U mblodhën 20 të parët. Grumbulli po shtohej. Filloi kënga “Eja mblidhuni këtu-këtu”. U bënë dy-treqind. Theodhori njohu njërin. Më tha në vesh është spiun, kujdes. U dëgjua një thirrje “tek drejtoria”. Vargu u nis. “Poshtë spiunët” thirri shoku im Theodhor Dhimitri. Dolëm në shesh. Oshtinte sheshi nga kënga patriotike “Eja mblidhuni këtu-këtu”. Vargu rritej, u bënë njëmijë. Të marrim dhe shoqet e kursit. Te 11-12. Kujdestaret mbyllën dyert. Vajzat zbritën me çarçaf. Dikush i futi derës një shkelm, Ilir Dizdari. Ajo u hap me forcë. Kujdestarët s’mund ta mbyllnin më. Të thërrasim juridiksat. Tek godina 14. Ora 11 pa njëzet. Ishin bërë njëmijë e pesëqind. Erdhi dikush nga poshtë, i merrej fryma dhe po përpiqej të thoshte diçka. Hipi mbi një vazo. I rrëshqiti këmba. Herën e dytë ja arriti. I doli koka mbi të tjerët dhe tha: “Jam Azem Hajdari. Student i vitit të dytë të Juridikut. Unë jam me ju. Do flijohem bashkë me dy fëmijët e mi. Hajdeni pas meje”. Të nisemi drejt Tiranës, thirri dikush. Dhe vargu u nis. U nis për të mos u ndalur më.

Ajo ditë nuk duhet harruar kurrë



Mirel Sharxhi

Boston, SHBA



Në sheshin e Qytetit Studenti (sot sheshi “Demokracia”) u bashkova me rreth 10 studentë dhe filluam të hidhnim parulla anti-komuniste. Pas pak u mblodhën rreth 200 vetë. Duke parë situatën, vendosëm të shkojmë tek godina nr. 3 ku ndodheshin studentet e biokimisë që t’i nxirrnim të bashkoheshin me masën e studentëve. Hyj tek dhomat e tyre dhe ju them të bashkoheshin. Duke shkuar tek godina e Juridikut pashë se ishim 6-7 drejtues të masës dhe hedh idenë se na duhet një organizator. Ndërsa po diskutonim këtë gjë, dikush u betua në emër të fëmijëve se do të jepte edhe jetën për çështjen tonë. Ky ishte Azem Hajdari dhe që në atë moment u zgjodh organizatori ynë. Pastaj itinerari për solidaritet kaloi në godinat 6, 13, 11, 12, 9-10, 7-8, dhe uragani i studentëve mori drejtimin e bulevardit qendror të daljes nga “Rruga e Elbasanit" me synimin takimin me R. Alinë, ose demonstrim në sheshin "Skënderbej". Në hyrje të lagjes afër çerdhes, policia kishte vënë postbllok. Aty foli Pirro Kondi. E fishkëllyem me forcë fjalën e tij. Më pas çajmë rrethin e policëve dhe ecim rreth 70m. Atje na priste një tjetër kordon me policë. Vjen edhe Hekuran Isai. Në këtë orë, 14 studentë u morën me forcë dhe u nisën për takim me R. Alinë. Delegacioni nga Alia u kthye pas mesnate dhe nuk u pranua dhe u vërshëllye nga studentët demonstrues, numri i të cilëve ishte 2000-2500 vetë. Kërkova të ecim drejt sheshit. Acarimi arriti kulmin. Në këtë kohë një oficer improvizoi një humbje të pistoletës dhe Hekuran Isai dha tri herë urdhër: "Bjeruni, bjeruni, bjeruni”. Të nesërmen në orën 9:00, sheshi ishte mbushur me studentë dhe morëm itinerarin Filologjik - Ambasada Amerikane - sheshi "Skënderbej". Ishim shumë të irrituar ndaj R. Alisë që s'mbajti premtimin. Tashmë ishin 5-6 mijë demonstrues. Afër Ambasadës Amerikane, policia na ndau në dysh. Grupi i parë ku bëja pjesë edhe unë, vazhdoi deri afër Liceut. Këtu e hodhëm edhe parullën e famshme: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”.

Rreth orës 13 policia mori urdhër për të shpërndarë masën e studentëve. Mbaj mend vetëm goditje të pamëshirshme të policisë. Pasi u strehuam tek familjet afër “Rrugës së Elbasanit”, duke u kthyer në Qytetin Studenti, shoh Skënder Gjinushin me makinë. “Shoku ministër shiko si na bënë policet”. Ai na e kthen me mospërfillje: “Shkoni brenda në godinë”. Makina e ministrit u sulmua me gurë dhe ai u detyrua të kthehet në këmbë. Unë kthehem në sheshin “Demokracia” dhe më pas shkoj tek godina 3 për të parë se si ishin studentët e Shkencave. Këtu kam pasur fatin të takoj Sali Berishën. “Inteligjenca juaj fitoi mbi injorancën e tyre. E gjithë Tirana është me ju”, - tha ai. Nata po binte, por ne ishim të qetë dhe krenarë. Ishte nata e fundit e diktaturës komuniste dhe agimi që do të pasonte do të ishte i pari i Shqipërisë demokratike.



Aktivitetet



Ministria e Kulturës organizon koncerte me rastin e Ditës së Rinisë



Me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare së Rinisë dhe Pluralizmit Shqiptar, Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve do të organizojë një sërë aktivitetesh përkujtimore. “Kjo ditë ka në fokus të rinjtë si protagonistë kryesorë të shumë fushave të zhvillimit dhe reformave për integrim euroatlantik të Shqipërisë. 8 Dhjetori është dita e një historie suksesi, por dhe një kalvari të gjatë përpjekjesh të vështira të të rinjve për të çelur një epokë të re të historisë së Shqipërisë”, – njoftoi dje Drejtoresha e Politikave Rinore në këtë ministri, znj. Migena Reçi. “Në dhjetor të vitit ’90 të rinjtë me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” u mblodhën për të thyer vargonjtë e diktaturës më të egër në Evropë dhe për t’i hapur rrugë dritës së lirisë dhe demokracisë, për të cilën vuajtën breza të tërë dhe punuan aq shumë rilindasit tanë. Sot pas 18 vjetësh ideali, ëndrra e këtij brezi heronjsh është bërë reale, e prekshme.”

Sipas ministrisë, aktivitetet për këtë ditë kulmojnë me organizimin e një koncerti të madh festiv në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ora 11:30, aktivitet që mbahet nën kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha me mesazhin: “Shqipëria po ndryshon”. “Për zhvillimin e këtij evenimenti, në MTKRS po punon prej disa ditësh një grup pune i drejtuar nga ministri Ylli Pango dhe në përbërje të tij janë drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme artistike”, – thuhet në njoftim. Sipas ministrisë, në këtë koncert do të jetë pjesëmarrja e këngëtarëve të rinj dhe grupet më të mira të muzikës së lehtë nga Shqipëria, nuk do të mungojnë performancat e muzikës moderne, ndërkohë që një e veçantë në organizimin e tij do të jetë përmbajtja e skenarit, i cili do të revokojë emocionet e protestave për liri dhe demokraci të studentëve në vitet ’90. “Ky aktivitet do të shoqërohet me organizimin e një panairi rinor, i cili përfshin njohje me dokumente të rëndësishme të zhvillimit të këtij sektori, punën me organizata rinore etj.”, – tha znj. Reçi. Një sërë aktivitetesh me karakter artistik do mbahen dhe në institucionet më të rëndësishme artistike që janë në varësi të MTKRS.




08/12/2008

standard

Perseri kaloi nje vit dhe perseri ata qe ishin me 8 dhjetor te 1990 nuk dine te organizohen e te festojne.


Une isha me 9 dhe periudha deri me 23 shkurt eshte periudha me intensive e jetes sime.

Eshte periudha e luftes se paster per liri dhe e shpreses se madhe.
Me pas eshte periudha e luftes se paster per liri, pa shpresen me te vogel.


Jam ne Tirane e nuk di te kete ndonje festim te atyre qe ishim.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2008 nė 16:51 Edit Post Reply With Quote
PS '91 e Kocit, ne pervjetorin e Dhjetorit '90

E Marte, 09 Dhjetor 2008

Ne takimin e organizuar per rastin e pervjetorit te fillimit te levizjes studentore te vitit 1990, te organizuar nga Forumi per Demokraci dhe Etike, vec disa themeluesve te PD ka marre pjese dhe kreu i PS '91, Petro Koci. I cili nuk ka munguar te renditet perkrah Cekes, Trakos, disa nga themeluesit e partise se pare opozitare. Teksa eshte ndare torta e pervjetorit te 18-te te kesaj dite te shenuar per demokracine ne Shqiperi, ne perkujtim te asaj dite te madhe te shqiptareve kur studentet u ngriten ne kerkesat e tyre per pluralizem politik, ka qene surprize pjesemarrja e Kocit ne kete feste te organizuar nga ky forum. Nderkohe qe nga socialistet ka munguar Majko, njeri nder studentet e atehershem, qe mori pjese ne takimin me ish-Presidentin Ramiz Alia, ka marre pjese kryetari i pare i FRESSH, Ilir Zela. Njeri nder zyrtaret me te marte socialiste gjate gjithe periudhes se qeverisjes se te majtes. Nderkohe qe kane munguar figura te tilla si Meta, apo lidere te tjere te dhjetorit, te cilet me sa duket e kane mbyllur aktivitetin e tyre te dites se djeshme, me aktivitetet e organizuara nga ana e Ministrit se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ne pallatin e sportit, Asllan Rusi. Fillimisht takimi ka nisur me fjalen e drejtuesit te ketij forumi, Arian Galdini per te vijuar me pas me prerjen e tortes se pervjetorit te fillimit te levizjes studentore nga ana e Cekes per te vijuar me pas me kokteilin e organizuar me kete rast. Nderkohe qe pjesemarresit e kane vleresuar kete dite, si me te shenuaren e historise se shqiptareve, ku jo me kot eshte shenuar dhe ne listen e diteve te festave si dita e rinise, dita qe ngjalli pluralizmin ne Shqiperi, pas 45 viteve diktature te eger komuniste. Dhe si per te treguar se koha shkrin gjithcka, vete prezenca e kryetarit te PS '91, i cilesuar vetem pa kohe me pare si njeri nder pasardhesit e denje te komunisteve, madje i kane faturuar dhe revoltat ne Fier ne vitin '97, Petro Koci, tregon gjeresine e ketij akti te madh te 8 dhjetorit te vitit '90. Kur per here te pare shqiptaret vrane friken. S.P

kj


Paska patur nje organizim,Forumi per Demokraci dhe Etike?

Kush eshte?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.4533861 sekonda, 52 pyetje