Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: LĖVIZJA STUDENTORE SHQIPTARE
Anton Ashta

Postuar mė 13-12-2008 nė 06:44 Edit Post Reply With Quote
9 dhjetor 1990, takimi i fshehtë i 12 studentëve me Ramiz Alinë
ING. SHPëTIM SHKURTI
Lëvizja e Dhjetorit e vitit 1990, ka ende shumë pjesë të pazbardhura rreth saj. Ing. Shpëtim Shkurti, një ish-student i vitit të parë në vitin 1990, ishte protestues si mijëra studentët e tjerë. Ndonëse në vit të parë, Shpëtim Shkurti pati rastin të ishte pjesë e një takimi historik. Vetëm dy ditë larg shpërthimit të protestës, udhëheqja e lartë komuniste e kohës po e vlerësonte tepër seriozisht protestën e studentëve. Shumë prej qytetarëve shqiptarë kanë parë në ekran një takim me ish-diktatorin, Ramiz Alia, dhe një grupi studentësh dhe pedagogësh, si Azem Hajdari, Arben Imami, Blendi Gonxhe e shumë të tjerë. Por para këtij takimi publik, studentët patën një takim të fshehtë me Ramiz Alinë në korpusin e Universitetit të Tiranës me diktatorin Alia. Takimi u bë me një përfaqësi prej 12 studentësh, me në krye liderin e tyre, Azem Hajdarin. Kësaj here, ndryshe nga takimi publik, të 12 pjesëmarrësit ishin vetëm studentë. Mes frikës, policëve dhe agjentëve të shumtë, të 12 studentët takuan Ramiz Alinë. Por cila ishte biseda e bërë mes tyre? Ing. Shpëtim Shkurti e përcjell këtë takim historik si dhe të gjithë dialogun që u zhvillua atje. Shkurti tregon për forcën e Azem Hajdarit, i cili ishte i pari që pati guximin që t’i thoshte diktatorit Alia se protestat e studentëve nuk ishin për ndonjë tas groshë më shumë, por për diçka tjetër. Por çfarë u tha Ramiz Alia 12 studentëve dhe cilat ishin replikat e para e shumë detaje të tjera, i përcjell në këtë shkrim, Ing. Shpëtim Shkurti, një prej pjesëmarrësve në këtë takim mes 12 studentëve dhe Ramiz Alisë.



Meqenëse për Lëvizjen Studentore të Dhjetorit ‘90 janë shkruar shumë kujtime, prej qindra ish-studentësh të asaj kohe, unë po risjell në kujtesë një moment të veçantë të kësaj Lëvizjeje, për të cilin është shkruar shumë pak (për të mos thënë që nuk është shkruar fare), i cili është takimi i një përfaqësie pre 12 studentësh me Ramiz Alinë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të 9 dhjetorit, te korpusi i Universitetit të Tiranës. Dua ta risjell këtë kujtim edhe për faktin se meqenëse ai takim u bë larg objektivit të kamerave apo fotoaparateve dhe meqenëse për të ka shumë pak dëshmitarë (12 studentë, Ramiz Alia, Xhelil Gjoni, 2 truprojat e Ramizit), mund të mbulohet nga pluhuri i viteve që kalojnë dhe rrezikon që dikur të harrohet.

Kishin kaluar 5-6 orë të asaj të shtune mbrëma të 8 dhjetorit 1990, qëkur studentët e parë u mblodhën para godinës 15 të Qytetit Studenti për të filluar atë që do ngelej në historinë shqiptare si Lëvizja Studentore e Dhjetorit ‘90 dhe sapo kishte hyrë e diela e 9 dhjetorit 1990. Ishim nisur para 2-3 orësh për të dalë në sheshin “Skënderbej”, por forcat e panumërta të policisë, të repartit special 326 (“sampistët”), të Sigurimit të Shtetit, të Gardës etj. etj. na kishin bllokuar në mes të rrugicës që lidhte hyrjen veriore të Qytetit Studenti me pjesën e fundit të “Rrugës së Elbasanit” (para urës së Lanës) ose siç e quanim atëherë, me Trikotazhin, pasi në fund të kësaj rrugice ndodhej një dyqan trikotazhi. Nga të dy krahët e kësaj rrugice ishin avllitë e shtëpive dhe pallate. Ndërsa përpara dhe prapa, grupin tonë prej pothuajse 1000 studentësh, e kishin futur në një “darë rrethimi” forcat e përmendura më sipër. Kishim 2-3 orë që këndonim këngët e njohura patriotike si p.sh.: “O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri… ose thirrjet: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Në këtë kohë, grupit të studentëve i afrohet një person civil, dukej nga veshja që ishte nga ata të “Drejtorisë së dytë”, dhe na thotë: “Shoku Ramiz Alia pranon të takojë një përfaqësi tuajën, po të dëshironi edhe tani në këtë orë”. Ky propozim na erdhi i papritur. Ne vërtet i kishim thënë ministrit të Arsimit të asaj kohe, Skënder Gjinushit, i cili kishte ardhur të fliste me ne, që nuk flasim me asnjë pushtetar tjetër, përveçse me Ramiz Alinë, por që Ramizi të pranonte të takohej me ne në orën 2 të natës, këtë nuk e kishim llogaritur.

U caktuan shpejt e shpejt 12 studentë, të cilët deri në atë moment kishin qenë më aktivë në ato 5-6 orë të tubimit, për të përfaqësuar studentët. Unë për vete, meqenëse në shtator kisha filluar vitin e parë (pra, kisha vetëm 3 muaj në Qytetin Studenti) nuk njihja asnjërin prej tyre, as për emër dhe as për fytyrë. Me përjashtim të të ndjerit Azem Hajdari, i cili para pak orësh i ishte prezantuar grupit të studentëve, që donte të shkonte në sheshin “Skënderbej”, me këto fjalë:

“Jam Azem Hajdari prej Tropoje. Studioj Juridik, babë i dy kalamajve. Me ba vaki edhe me më vra mu sonte ata qenat, unë për vete shkoj pa merak, sepse e kam një djalë që mbas 10 vjetësh bahet burrë”.

Takimi u vendos që të bëhej tek korpusi i Universitetit të Tiranës. Përpara se të niseshim, u thamë shokëve dhe shoqeve tanë që, në qoftë se ne nuk kthehemi për 45 minuta, atëherë ne nuk na kanë dërguar në takim me Ramiz Alinë, por ose na kanë vrarë, ose na kanë burgosur. Ishte në dorën e tyre se çfarë do të bënin më pas, për të mos lejuar që ne të ishim flijuar kot.

Për tek Universiteti shkuam me vrap, për të mos shpenzuar shumë kohë nga 45-minutëshi. Rrugët e Tiranës ishin të shkreta. Çdo 200-300 metra kishte gardhe gardistësh, të armatosur me “Kallashnikovë”. Kur mbërritëm tek Universiteti, pamë që ai ishte rrethuar me civilë, të armatosur me automatikë të vegjël të tipit “Tompson”. U qetësuam pak, sepse e kuptuam që takimi me Ramizin nuk ishte një blof, por vërtet do bëhej. Na drejtuan në katin e dytë, në një klasë që ndodhej nga krahu lindor i Universitetit (krahu nga stadiumi kombëtar). U ulëm në banka dhe po prisnim. Pa e kuptuar, ishim ulur ngjitur me njëri-tjetrin në tre rreshtat e parë dhe në mes të rreshtit të parë kishim vënë Azemin. Pas pak, në atë klasë hyri Xhelil Gjoni. Na përshëndeti dhe deshi të dinte se si ishte puna.

Azemi iu përgjigj vrazhdë: “Nuk kemi ardh me fol me ty ktu, por me shokun Ramiz”. Xhelili u nxi në fytyrë, por nuk foli. Nxori nga xhepi një shami të pastër, të hekurosur, të mëndafshtë dhe filloi të fshinte me të tavolinën dhe karrigen e profesorit, vendi ku do të ulej Ramizi.

Kaluan edhe disa minuta, që për ne u duken si vite, kur në klasë hyri Ramizi me dy truprojat e tij. Pasi u përshëndet duke shtrënguar duart me ne, filloi pyetjet e kortezisë për shkollën, familjen, moshën tonë, fakultetet ku studionim etj. në mënyrë që ta ulte pak tensionin që ndihej pezull në atë klasë. Pastaj, si me marifet, kaloi në temë:

- Më thanë shokët që ka dalë një grup i madh studentësh, që janë nisur për t’u takuar me mua. Më thanë që studentët janë të revoltuar, pasi ka disa dite që në Qytetin Studenti nuk ka energji elektrike dhe kaldaja nuk punon. Unë sot në drekë dërgova edhe shokun Adil që të takohej me ju. Shoku Adil më tha se po punohet për të marrë masat për rikthimin e energjisë dhe të ngrohjes.

Sigurisht që ju keni të drejtë që të vini dhe të takoheni edhe me mua, pavarësisht se është pak vonë në këtë orë, por ajo që më shqetëson, është fakti se disa ambasada të huaja janë parë të filmojnë nga tarracat e ambasadave dhe me siguri që nesër do ta japin këtë lajm ashtu si u intereson atyre, armiqve tanë. Ju me siguri që nuk e dëshironi këtë. Prandaj unë do propozoja, që ju të ktheheni në dhomat tuaja sonte dhe në ditët në vazhdim të mendojmë së bashku se si ta rregullojmë këtë situatë të krijuar. Qoftë për dritat, qoftë për ngrohjen, qoftë edhe për kushtet e tjera, si fjala vjen, tek mensa.

Në këtë moment ia pret fjalën Azemi”

- Jo he burr se nuk janë çu tan ata studenta, për me protestu për lugët ene pirujt e mensës.

Ramizi i kapur në befasi nga kjo ndërhyrje, pyeti instinktivisht:

- Po për çfarë janë çuar atëherë?

Dikush nga grupi flet:

- Shoku Ramiz, studentët po këndojnë këngë patriotike, si p.sh.: “Mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri!”

Një tjetër thotë:

- Atje po thërrasin: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”

Një tjetër:

- Po thërrasin: “Liri, demokraci!”

Ramizi, që këto thënie i erdhën në breshëri dhe që duket e hutuan, lëshoi një:

- Aaaaaaaaaaaaa, po qenka më e thellë kjo punë, nga sa e mendoja unë dhe nga sa më kanë informuar shokët. Atëherë më thoni edhe një herë se përse keni dalë në rrugë?

- Shoku Ramiz, - thot Azemi, - ne nuk kemi dalë për me i shtu vetit një racion pilaf a një racion grosh, sepse edhe fëmijt e mi n’Bajram Curr nuk po hanë më shumë. Ne kemi dalë për një gjë më të madhe, për një gjë që ia vlen me dhënë edhe jetën.

- Çfarë qenka kjo gjë? - ndërhyn Ramizi. - Mos doni atë gjë, që armiqtë e Shqipërisë kanë vite që e duan për Shqipërinë?

- Shoku Ramiz, - ndërhyra unë, - ne e duam Shqipërinë dhe jemi ata, që po qe nevoja, do japim edhe jetën për Shqipërinë.

Ndërkohe që në fraksione të sekondës më kaloi ndërmend gjyshi i pushkatuar dhe gjithë historia e familjes me shumë burra të pushkatuar dhe të dënuar me qindra vjet burg nga shokët e Ramizit, si “armiq të popullit”.

Nga kjo situatë dhe këto mendime më nxori Azemi:

- Shoku Ramiz, ne duhet të shkojmë tani, sepse u kemi thënë shokve se po nuk u kthyem për 45 minuta, ne na kanë vra ose na kanë burgos. Ne e lëmë që të takohemi nesër dhe në këtë takim ne do t’ju parashtrojmë të gjitha kërkesat tona.

- Jam dakord, - tha Ramizi, - por me një kusht, që ju të ktheheni sonte nëpër dhoma dhe nesër të shkoni në mësim (Megjithëse ishte ditë e diel, atë 9 dhjetor kishte mësim, pasi për Festat e Nëntorit kishim bërë një ditë pushim më tepër dhe duhej ta zëvendësonim.).

U ndamë dhe u nisëm drejt vendit ku ndodheshin studentët.

Sapo kaluam Radiotelevizionin, qytetarët e asaj rruge, të cilët nuk e di se si e kishin marrë vesh për përfaqësinë tonë, nga brenda shtëpive me drita të fikura dhe me dritare hapur, filluan të duartrokisnin. Në fillim ishin ca duartrokitje të lehta dhe të rralla. Pastaj dritarja ia përcillte dritares dhe pas pak sekondash, rrugica e qetë dhe e shkretë filloi të jehonte nga duartrokitjet. Ne kalonim të hutuar përmes kësaj duartrokitjeje dhe besoj se secilit prej nesh, ashtu si mua, i ishte rrëqethur mishi. Populli i Tiranës po na duartrokiste ne djelmoshave që kishim guxuar të parët të hynim në shpellën e “kuçedrës“ për ta sfiduar. Tani nuk kishim më frikë se mund të vdisnim në një humbëtirë dhe nuk do ta merrte vesh njeri. Tani ishim gati për luftë deri në vdekje.

Ing. Shpëtim Shkurti

Aschaffenburg/Gjermani


standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-12-2008 nė 21:25 Edit Post Reply With Quote
13 dhjetori i studentëve dhe i popullit të Shkodrës dha shembullin e revolucionit të mirëfilltë

Lëvizja studentore në Universitetin e Shkodrës

Nga Mujë Buçpapaj

Në qoftë se kudo në Shqipëri lëvizja antikomuniste ka patur edhe vetëpërmbajtjen edhe "kompromisin", në lëvizjen studentore të Shkodrës dhe të popullit të Shkodrës, të vitit 1990, ato kanë munguar. Nëse 8 dhjetori i studentëve të Tiranës dha shembullin e bashkimit brenda terminologjisë së lirisë, 13 dhjetori i studentëve dhe popullit të Shkodrës, dha shembullin e revolucionit të mirëfilltë. Shkodranët nuk do të ishin për reforma të buta dhe graduale. Ata ishin për revolucion. Parakalimi i studentëve konviktorë prej lagjes "Zdrale" në drejtim të ndërtesave të Institutit të Lartë Pedagogjik (sot Universiteti Luigj Gurakuqi) ka paralajmëruar furtunën e drekës së 13 dhjetorit. Studentët shkodranë vetë, shkodranët në tërë lëvizjen antikomuniste të dhjetorit nuk kanë qenë aspak utopistë. Ata kanë qenë praktikë, bile radikalë. Kahja e padiskutueshme e qëllimit të lëvizjes së tyre ka qenë përmbysja korrekte e kushtetutës së "virtytit" dhe "terrorit" të shtetit komunist dhe dalja e mirëfilltë tek shteti institucional, rendi dhe rregulli. Studentëve shkodranë në atë mëngjes dhjetori nuk u ka interesuar paqja me sistemin, por liria dhe nëse punët e demokracisë liberale të pasvitit 1992 nuk kanë shkuar mirë, faji qëndron tek moskuptimi si duhet i mesazheve të lëvizjes antikomuniste të Shkodrës. Bashkëjetesa e gabuar me pendesën hipokrite komuniste dhe reformat gjysmake dhe me karakter të potershëm, çuan më vonë deri në shkatërrimin e demokracisë, ose rrezikimin e saj nga rebelimi komunist i marsit të vitit 1997. Por kjo është një çështje tjetër, ne do të ndalemi vetëm tek 13 dhjetori, i cili qe i ashpër si për nga përmasat e konfrontimit, ashtu edhe nga fjalori që u përdor atë ditë. Megjithatë, ai nuk arriti dot të bëhej Timishoarë dhe këtu qëndron dobësia e kësaj date. Kjo nuk ndodhi, jo pse mungoi guximi i studentëve dhe i popullit të Shkodrës për të qëndruar, por për dobësinë e diktaturës. Në fakt, 13 dhjetori shkodran prodhoi jo vetëm mënyrën se si mund të shkohej tek liria, por edhe një teori kritike për vetë demokratët dhe shtetin e tyre të ardhshëm. Kuptimi i radikalizmit të lëvizjes së Shkodrës përcaktohet në një farë mënyre edhe nga tradita.

Qytetërimi modern shkodran, kultura e fortë fetare, pedagogjia e klerikëve të shquar, shkrimtarët kolosë që kishin tronditur Perëndimin, duke filluar nga Marin Barleti, deri tek Martin Camaj në fund të shekullit XX, bibliotekat, shkollat, qytetërimi i gjithashëm si dhe lidhjet e përjetshme me Perëndimin, e kishin shndërruar Shkodrën në një kryeqytet të antikomunizmit. Nëse kudo nëpër Shqipëri komunizmi shumëfishohej me klarinetë dhe fizarmonikë, në Shkodër çdo nen i tij është përshkruar nga burgu, varri, plumbi, terrori duke mos u bërë kurrë një ideologji e pranueshme për popullin e saj. Besimi tek identiteti i popullit të Shkodrës është vetë besimi i identitetit të Shkodrës. Në qoftë se Shkodra kishte filluar luftën për përmbysjen e regjimit komunist qysh në vitin 1946, e njohur si kryengritja e Postribës, kjo ka qenë për shkodranët dhe veriun antikomunist në tërësi një zgjedhje vlerash dhe qytetërimi në tërësi, Një përgjegjësi për fatet e kombit dhe të atdheut, që sapo kishte rënë në shtetrrethimin komunist. Netët që pasuan robërinë komuniste të Shkodrës kanë qenë në radhë të parë një tragjedi e modernitetit të Shkodrës. Kur studentët e këtij universiteti, atëherë Instituti i Lartë Pedagogjik, kanë vendosur për të dalë në sheshin qendror të Shkodrës, gjithë qyteti kishte vendosur të ishte në krah të tyre. Gardianët, spiunët, hafijet, forcat speciale të ardhura nga Tirana, kërkonin të hakmerreshin kundër Shkodrës, e cila tani kishte vendosur të dilte hapur. Nëse regjimi ishte detyruar të përmbahej për të tjera rrethana, në Shkodër do të dilnin në rrugë tanket, mitrolozët, autoblindat dhe trupat komando për të shtypur Shkodrën. Më 13 dhjetor, Shkodra ka qenë e ftohtë dhe e menduar. Regjimi që kishte kositur në çdo dhjetë vjet inteligjencën shkodrane tashmë ishte kthyer në një kanibal të vetvetes. Ai këtë egërsi dëshironte të tregonte tani kundër Shkodrës, ndaj këtij qyteti i cili, përveç të tjerash, jetonte edhe në një lëngatë ekonomike dhe izolim. Atë dhjetor gjithçka mungonte në jetën e këtyre njerëzve, duke filluar nga drita, uji, puna, ushqimi i përditshëm dhe deri tek shpresat se mund të bëhej më mirë, se mund të ndreqej diçka në jetën e tyre. Menjëherë pas fillimit të protestave të Universitetit të Tiranës, në Shkodër pritej vetëm shkëndija. Mësimi ishte ndërprerë qysh prej datës 9 dhe lëvizja atikomuniste në Shkodër po merrte një kuptim të veçantë.

13 dhjetori fillon me parakalimin e mistershëm

13 dhjetori shkodran ka nxjerrë në skenë një varg ndryshimesh. Ungjilli shoqëror i këtij mëngjesi do të kishte gjithçka të një revolucioni që nga thirrjet për rrëzimin e Gardës së vjetër komuniste, frymën e paepur popullore, spontanitetin, idealizmin dhe ndjenjat e vetëflijimit, guximin dhe arsyen për të kapërcyer frikën, deri tek përleshja e ashpër dhe shkatërrimi. Shkodranët e dinin mirë se të jesh radikal do të thotë të kesh vendosur të vetëflijohesh.

Studentë konviktorë të universitetit, të udhëhequr nga lideri i kësaj lëvizjeje, Flamur Buçpapaj, në mëngjesin e asaj dite do të bënin një parakalim të mistershëm. Ata do të përshkonin rrugën nga "Zdralja" deri në auditoret e tyre në qendër të Shkodrës në kolonë për një. Por ç'është "Zdralja"? Si duhet të ketë qenë në përfytyrimin e studentëve kjo torturë e gjatë, të cilin regjimi e mbante për ndërtesë konvikti. Ai ishte një konvikt ferr, një "pension" që ne e hasim vetëm në ndonjë roman të Hygoit apo Balzakut. Ai konvikt ishte vetë fytyra e atij sistemi. Jashtë me parulla partiake që shprehnin eufori dhe optimizëm, ndërsa brenda pisllëku, mjerimi, të ftohtit, rënia shpirtërore, disidenca, por edhe spiunët vigjilentë dhe kujdestarët e pagabueshëm roje.

Me siguri gjithë këtë përfytyrim duhet të ketë nxitur edhe më tej ai shi i vrazhdë, që binte papushim atë mëngjes, ndërsa studentët kishin vendosur të mos ktheheshin më pas. Ata do t'i jepnin jetës së tyre dhe asaj të shoqërisë një kuptim më dinjitos dhe arsyet ishin të mëdha. Këtë parakalim e kishin përgatitur një sërë faktorësh. Ajo kishte brenda edhe origjinalitetin shkodran, mllefin e një duleli të gjatë të këtij qyteti me komunizmin. Shkodranët përpara se ta rrëzonin komunizmin dëshironin që të tallnin, të poshtëronin aq më tepër që një revolucion nuk ka tepri normative, ka vetëm lëvizje, vetëm ecje përpara, përndryshe gjithçka mbaron. Një revolucion nuk ka kohë të ndalet, ai është i mbushur me guxim me mesazhe, me shpresa që presin për t'u realizuar.

Flamur Buçpapaj, bashkë me Ismet Palin, Ilir Secin, Nazmi Pekën, Majlinda Sulën dhe Përparim Hykën do t'i jepnin shpirt kësaj lëvizjeje. Ata ishin të gjithë të prirur për t'u shndërruar shumë shpejt në aktorë të përgjegjshëm të asaj që do të ndodhte më vonë. Një shoqëri e re po konturohej brenda imagjinatës së këtyre djemve të rinj, të cilët kishin lënë pas një konvikt të pistë, ndërkohë që kishin akoma përpara gardianët e sistemit të kalbur për të shkuar tek liria që ëndërronin. Ashtu si edhe studentët e universitetit të Tiranës, ata ishin njerëz me prirje intelektuale, por tepër të prerë për të drejtuar revoltat studentore të universitetit. Ata, me të mbërritur në oborr të Universitetit, të shoqëruar edhe nga qindra qytetarë shkodranë, do të kryenin shpejt e shpejt një punë të rëndësishme - grumbullimin e të gjithë studentëve, detajimin e revoltës dhe shpërndarjen e detyrave të përcaktuara qysh në darkë. Në një revolucion çdo kush ka një detyrë, çdo kush ka rolin e vet dhe fuqinë e vet. Në një revolucion njerëzit janë të lirë. Një revolucion është i bukur, sepse nuk njeh kufizime për të shkuar tek liria. Ai njeh vetëm qëllimin e lirisë dhe barazinë në pjesëmarrje. Aty të gjithë e ndjenë veten heronj dhe bëjnë diçka prej heroi.





Diktatura e kishte vrarë dhe shkretuar Shkodrën për gjatë 50 vjetëve në një vetmi të plotë dhe larg syve të botës

Shkodra mbështeti Tiranën në ditët e protestës

Grumbullimi tek auditori nr.1

Ardhja e vajzave konviktore dhe bashkimi i tyre me djemtë në auditorin nr.1 të Universitetit, i ka dhënë fuqi lëvizjes. Së pari, ishte siguria dhe uniteti, së dyti vazhdimësia, së treti forca, njerëzit e policisë dhe të sigurimit do të kishin të bënin jo vetëm me djemtë, por edhe me vajzat. Kjo do të sensibilizonte qytetin, i cili ishte bërë gati nga ana e vet për t'u përleshur me diktaturën, por studentët do të luanin rolin e vet të rëndësishëm.

Në Universitetin e Shkodrës ishin marrë vesh qysh më 9 dhjetor protestat e famshme të natës së 8 dhjetorit në Tiranë. Ishin ndërprerë mësimet në të gjitha auditoret, ndërsa po përgatitej revolta nën drejtimin e F. Buçpapaj dhe të shtabit të tij. Shkodra e mbështeti Tiranën në të gjitha ditët e protestës së saj, në mënyrë të organizuar, ndryshe nga shkollat e tjera të larta të vendit.

Më 12 dhjetor, vonë në darkë, e kam takuar këtë shtab studetësh, duke parë në sytë e tyre vendosmërinë për t'u përballur me të gjitha mjetet me regjimin.

Tani, në auditorin nr.1 po buçiste kënga "O e mjera Shqipëri, se mjaft në robëri", si dhe thirrjet "Liri-Demokraci", "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", etj. Ata që kanë qenë në atë auditor tregojnë se studenti i Histori-Gjeografisë, Flamur Buçpapaj, lider i kësaj lëvizjeje, i ka thënë rektorit komunist se "Nuk do të dalim të gjallë nga auditori pa ardhur për të bashkëbiseduar me ne vetë Sekretari i Parë i PPSH-së për Shkodrën, Xhemal Dymylja", njëkohësisht edhe anëtar i Byrosë Politike të PPSH.

Eshtë për t'u theksuar se kudo studentët në këtë periudhë i kanë kushtuar vëmendje dialogut me regjimin përpara se ata të kalonin në demonstrata. Ardhja e shefit të komunistëve për Shkodrën tek studentët do të shënonte ndeshjen parë të të dy sistemeve në mënyrë publike. Por edhe humbjen e parë publike të komunistëve në Shkodër.

Në orën 13.00 ka mbërritur tek studentët Dymylja, i heshtur dhe i frikësuar. Një natë më parë studentët e Universitetit të Tiranës kishin takuar Presidentin komunist Ramiz Alia. Pluralizmi ishte lejuar, por regjimi nuk dëshironte të dorëzohej. Regjimi në atë kohë po bënte përpjekje të mëdha që të mbante Tiranën të izoluar, të veçuar prej pjesës tjetër të vendit. Qëllimi ishte i qartë të pengohej sa të ishte e mundur depërtimi i ideve përmbytëse të dhjetorit në zonat e tjera të vendit. Krahas kësaj, propaganda e kontrolluar nga Partia Komuniste në fuqi ishte hedhur në ofensivë. Studentë dhe demokratë përshkruheshin si fashistë, si njerëz të shitur tek imperializmi, si dhe kriminelë. Megjithatë, studentët e Tiranës kishin fituar mbi burokratët xhelatë dhe kriminelë të regjimit. Ndërsa në sytë e Shkodrës do të kishte shumë rëndësi ndeshja ballë për ballë me regjimin. Fenomeni i nxjerrjes së frikës kishte tepër rëndësi në këtë kohë, sidomos për popullin e thjeshtë.

Pas një heshtjeje të momentit, Dymylja i ka pyetur studentët se, "çfarë kërkesash keni?"

Lideri i studentëve, Flamur Buçpapaj, e ka pyetur me ironi se, "çfarë kuptonte me fjalën demokraci?", si dhe "pse nuk doni të lejoni pluralizmin politik?""

Në auditor të mbushur tej mase kanë shpërthyer thirrjet "Liri-Demokraci", por edhe batuta therëse të humorit shkodran kundër regjimit. Në këto kushte, zoti Dymylja ka bërë thirrje që dialogu të vazhdojë me një përfaqësi të studentëve në një tjetër sallë të fakultetit. Studentët kanë pranuar propozimin. Janë zgjedhur menjëherë përfaqësuesit e të gjitha degëve dhe fakulteteve si dhe është përcaktuar edhe auditori ku do të vazhdohej dialogu, që në fakt ka qenë gjyqi ndaj regjimit diktatorial të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

Vazhdimi i dialogut

Nëse ndalemi për të parë vëmendjen me të cilën studentët e dhjetorit e kanë shqyrtuar regjimin shtypës, simpatia ndaj tyre, si dhe lëvizjes së tyre, do të rritej edhe më shumë. Arsyeja kritike studentore ka qenë e papërballueshme. Ideja e lirisë ka ushqyer këtë revolucion, i cili në thelb aspironte për shoqëri civile, demokraci liberale, shtet konstitucional dhe rend ligjor. Besimi, dija, opinioni dhe guximi për të mbrojtur idetë e tyre përbëjnë në thelb natyrën e dhjetorit dhe të njerëzve të tij, studentëve. Kjo lëvizje, e cila në tërësinë e saj shkëlqen si në Tiranë ashtu edhe në Shkodër, ka patur edhe vrullet, edhe luhatjet, edhe funksionimin normal, por kurrë nuk është dhënë përpara goditjeve të egra, nuk është ndalur nga sulmet, intrigat dhe shpifjet në tirazh të lartë të regjimit. Lëvizja e dhjetorit në përgjithësi nuk mund të përbaltej kurrë. Ajo është e pastër dhe plot ëndrra, edhe sot pas tetëmbëdhjetë vjetësh nga koha kur ajo ndryshoi historinë tonë. Kjo lëvizje ngre lart ata që ju bashkuan asaj për çështje të lirisë dhe përparimit kombëtar, dhe mëshiron të gjithë ata që, siç rezultoi më vonë, ishin futur atje me udhër të strukturave të Sigurimit dhe PPSH-së.

Megjithatë, le të kthehemi tek dialogu i lënë përgjysmë. Në sallën e katit të dytë të biokimisë, një përfaqësi prej 80 vetësh ka vazhduar dialogun me zotin Dymylja. Flamur Buçpapaj ka akuzar rëndë kastën komuniste për izlomin, telat me gjemba, varfërinë, luftën e klasave, mohimin e pronës private dhe të të gjitha lirive themelore të njeriut. Ai ka paraqitur një listë zyrtarësh komunistë të hartuar nga studentët, që duheshin ekzekutuar, si Çaushesku në Rumani, pasi kishin lyer duart me gjakun e mijëra shqiptarëve të pafajshëm. Përfaqësuesit e regjimit kanë filluar të dridhen. Kujtimi i Çausheskut ishte i freskët. Studentët të egërsuar kanë mbështetur liderin e tyre. Kanë folur studenti nga Dibra, Gazmend Dibra, si dhe pedagogu Bajram Xhafa etj. Që të dy, tregojnë pjesëmarrësit, kanë sulmuar diktatorin Enver Hoxha dhe regjimin monist, bile edhe më të shara banale. Papritur, studenti Flamur Buçpapaj ka thirrur me tërë fuqinë e tij "Poshtë diktatori Enver Hoxha!". Me kaq takimi është prishur, për t'iu drejtuar revoltës së hapur. Gjatë gjithë kohës që po zhvillohej takimi me drejtuesin e lartë të PPSH-së, në oborrin e Universitetit ishin grumbulluar me mijëra njerëz, të cilët po prisnin studentët për të filluar protestën më të madhe antikomuniste në Shqipëri për kohën dhe një ndër më të mëdhatë deri më sot.

Demonstrata e madhe fillon, hiqet busti i Enver Hoxhës, tre studentë arrestohen, digjet qendra e Shkodrës

Në qoftë se pjesa tjetër e shoqërisë nuk ishte e përgatitur të ndeshej haptazi me regjimin, rinia studentore e kishte pikërisht këtë kurajo. Ndërsa diktatura e kishte vrarë dhe shkretuar Shkodrën për gjatë 50 vjetëve në një vetmi të plotë dhe larg syve të botës, Shkodra kësaj radhe do t'i kthehej traditës së vet, do të ndeshej për jetë a vdekje me Gardën e vjetër të regjimit, duke e çuar në vend dinjitetin e vet. Studentë të kapur dorë për dorë dhe të veshur kuq e zi, kanë udhëhequr të parët turmën e madhe të njerëzve. Në këto çaste, shpirti i këtyre studentëve ka qenë i ndriçuar së brendshmi. Flamur Buçpapaj dhe Majlinda Sula, studentë nga Tropoja, i kanë prirë protestës. Pas tyre kanë shkuar studentë të tjerë, si Arben Çeliku, nga Kukësi, Ama Fanko nga Shkodra, Nazmi Peka nga Kruma dhe të tjerë. Policia ka vepruar me një barbari të madhe. Studentët dhe qytetarët shkodranë janë përleshur ashpër me policinë e diktaturës. Policët, sigurimsat dhe forcat speciale kanë përdorur kundër demonstruesve të gjithë mjetet e dhunës. Shpirti demokratik i Shkodrës ka triumfuar. Prej atëherë dhe deri më sot komunistët nuk kanë mundur më të fitojnë në Shkodër. Ajo që ka prishur sado pak këtë demonstratë ka qenë dredhia që ka përdorur Sigurimi i Shtetit. Në momentet e fundit të protestës popullore antikomuniste, sigurimi ka nxjerrë në rrugë grupet e plaçkitësve dhe zjarrvënësve, të cilët kanë thyer dhe plaçkitur dyqanet kryesore në qendër të qytetit. Qëllimi ishte i thjeshtë - të etiketoheshin demokratët, si dhe PD e sapolindur si hajdutë kriminelë, njerëz ordinerë, të cilët po të merrnin pushtetin do të varrosnin Shqipërinë. Ata me këtë gjest të llogaritur mirë do të mund të përligjnin në orët në vazhdim dhunën, torturat dhe burgosjet ndaj demokratëve në këtë qytet dhe anembanë vendit. Pas demonstratës u burgosën studentët Arben Çeliku, Nazmi Peka, Ama Fanko etj, ndërsa u shpall në kërkim lideri i studentëve të Shkodrës, Flamur Buçpapaj, i cili do të arrestohej disa herë nga regjimi deri në fitoren e PD-së më 22 mars 1992. Populli i Shkodrës kishte çliruar qytetin e vet nga busti i diktatorit Enver Hoxha, duke u përleshur me policët dhe tanket, të cilat i gjuajtën me gur dhe sende të tjera të forta. Pas kësaj ngjarje dhe disa javë më pas, Shkodra do të vendosej nën shtetrrethim. Tanket, autoblindat dhe forcat komando do të patrullonin në rrugë dhe kudo, ditë e natë. Unë që jam gjendur mes studentëve protestues të Shkodrës. Ato ditë i kam edhe sot para syve ato pamje të egra të forcës së regjimit diktatorial. Megjithatë, fryma e re kishte triumfuar. Busti i Enver Hoxhës nuk ekzistonte më. Tani në Shkodër nuk kishte as bust dhe as fotografi të asnjë diktatori. Shkodra ishte kthyer në identitetin e saj antikomunist perëndimor, siç kishte qenë me të vërtetë tash e mijëra vjet. Ajo nuk do të votonte kurrë më për komunistët. Më 3 janar 1991, PD Dega e Shkodrës do të organizonte tubimin e saj të parë legal në Shkodër. Mandela shqiptar, Arbnori, do të hapte atë tubim, ku morën pjesë me mijëra shkodranë të cilëve do t'u drejtohej edhe Sali Berisha, Azem Hajdari, Shinasi Rama, Arben Broci etj. Tashmë, 13 dhjetori kishte shkruar historinë. Ai i dha një shtytje të fortë lëvizjes demokratike në vend.

Lëvizja sudentore antikomuniste në Shkodër, ndryshe nga lëvizja e Tiranës, nuk vazhdoi vetëm deri më 20 shkurt 1991 me rrëzimin e bustit të dikratorit. Kjo lëvizje do të vazhdonte deri më 22 mars 1992 me protesta, të të gjitha llojeve, nga demonstratat deri tek greva e urisë dhe kjo është meritë e posaçme e drejtuesve të kësja levizjeje, si dhe shpirtit antikomunist, perëndimor shkodranë.

Mujë Buçpapaj


rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-12-2009 nė 07:28 Edit Post Reply With Quote
8 dhjetor fillimi i nje periudhe te madhe.

Nga 9 dhjetor deri me 22 shkurt eshte periudha me intensive e jetes sime.

Gjeja me e madhe:

Nuk kisha frige

Respektin me te madh per te vraret e te torturuarit.

Respektin me te madh per shoket e atyre diteve qe jane shoket e mi pergjithmone.

Qartesi per luften e humbur deri tani me sigurimin e shtetit.

Na duhet nje 8 dhjetor tjeter!

E kane rradhen 20 vjecaret e sotem!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-12-2009 nė 08:33 Edit Post Reply With Quote
'Në PD ka rivalitet, por nuk shoh pasues të Berishës'
Besnik Mustafaj / INTERVISTE | 22/12/2009 |

Ju jeni një dëshmitar kyç në atë çfarë ndodhi në 9 Dhjetor të vitit 1990 dhe një nga arsyet ishte miqësia me Kryeministrin e sotëm Sali Berisha. Çfarë ndodhi në 9 Dhjetor, 1990?


Unë në atë kohë së bashku me Sali Berishën dhe Kujtim Çashkun ishim te Liceu. Ishte e diel, pushim ne po pinim kafe dhe u njoftuam për situatën. Studentët ishin mbyllur në një kohë që regjimi ishte i vendosur të mos i linte të zbriste. Na u kërkua që të ndërhynim në situatën e krijuar edhe pse nuk e dinim se kush ishin drejtuesit e demonstratës. Ishte pikërisht në këtë ditë, kur unë për herë të parë prezantova, Sali Berishën me Azem Hajdarin, dhe kur Saliu i foli studentëve për pluralizmin.


Është e vërtetë që reaguat ashpër ndaj policëve aty?


Saliu po, kurse unë jo. Saliu u nxeh shumë. Unë nuk kam reaguar, sepse nuk është dhe në natyrën time të bërtas, të bëjë xheste.

Pse u ngjitët në "Qytetin Studenti"?

Ne u ngjitëm që në drekë në "Qytetin Studenti". Në fakt, unë u ngjita më tepër për të mos e lënë vetëm Saliun se nuk kam ndonjë dell heroi. Kur shkuam në "Qytet Studenti", nga pallatet përreth, nga shtëpitë private, populli, hapi dyert për të fshehur studentët. Kjo ishte për mua shenja e parë për të mos pasur më frikë. Pra, u dhanë shenjat se demonstratat nuk do të shuheshin më. Kur e takuam Azemin, ai ishte i vendosur të vazhdonte demonstrimin. Kur ne shkuam, studentët ishin të vendosur që në 10 Dhjetor, pra të nesërmen, të zbrisnin në Tiranë, megjithëse, nuk kishte inkurajim nga intelektualë të tjerë.


Pse hezitonit ju?

Nuk dihej se deri ku do shkonte në tolerimin e tij regjimi i asaj kohe. Në "Qytetin Studenti" duhej pasur parasysh se shumë studentë, ishin bij të komunistëve. Megjithëse inteligjenca sa vinte e po zgjohej.

Sipas jush, ishte inteligjenca që çoi në këtë rrugë, apo hapja e Shqipërisë nga izolimi po vinte nga lart, nga drejtuesit?

Më duket spekulative të mendohet kështu. Nuk kishte asnjë dëshirë të regjimit të asaj kohe për tu hapur dhe unë nuk e kam parë. Edhe tre muaj më vonë, në rrëzimin e bustit të diktatorit, ishte dominues presioni.

Ka pasur teza, se hapja ishte një reflektim i asaj çka po ndodhte asaj kohe në Rusi. Ishte sistemi apo po e çmontonte Ramiz Alia?

Te Ramiz Alia kam parë njeriun hezitant, të paqartë, i cili nuk i propozoi Shqipërisë një version të ri, apo qoftë edhe gradualitet. Ai ishte absolutisht një njeri i paqartë. Ramiz Alia nuk i ofroi në atë kohë Shqipërisë, asgjë që të krijonte përshtypjen se po e hapte vendin.

A jeni i sigurt se Sali Berisha nuk po shkonte në "Qytet Studenti" në atë kohë, si i dërguar nga Ramiz Alia?

Jam shumë i sigurt, se unë isha tërë ditën me të. Në zyrën e Robert Kolit, studentët na kërkuam të ndërhyjmë për lirinë. Ndërkohë që në "Qytet Studenti" ishte përhapur legjenda se kishte qindra të arrestuar, të plagosur të vrarë, etj. Studentët kërkuan që ne të ndërhynim për lirimin e të burgosurve. Sa na panë nëpër shkallë, na thërritën Sali dhe Besnik. Madje, unë u befasova. Ata kur shkuam ne, u ndjenë të inkurajuar. Nuk ishin të organizuar, sigurisht që njihej Azemi apo Arben Broci. Menjëherë sapo shkuam, na kërkuan që të lirohen të arrestuarit. Ne shkuam te zyra e Robert Kolit në atë kohë, se Berisha kishte njohje me të si mjek, shkuam tek ai për të kërkuar këtë gjë. Aty në ato momente erdhi Xhelil Gjoni, pa e ditur që ne ishim aty. Të gjithë së bashku shkuam te zyra e Xhelilit, i cili na priti me dashamirësi. Aty i kërkuam Xhelilit, që të lironte studentët edhe pse nuk e dinim se sa ishin arrestuar. Sigurisht që ai nuk pati guximin që të thotë menjëherë po, por u lidh në telefon me Ramiz Alinë ku i tha se ka persona që vijnë nga "Qyteti Studenti". Menjëherë Alia kërkoi njërin prej nesh në telefon. Me të foli Sali Berisha, i cili më pas u takua me Ramiz Alinë në një takim të shpejtë. Unë nuk shkova te shtëpia e Ramizit, por shoqërova Saliun që e prita jashtë për rreth një çerek ore. Në këtë moment mendova se detyra jonë përfundoi këtu. Isha pa drekë, pa cigare edhe i thashë Berishës të ikim. Aty ai më tha, jo se tani filloi. Ishte pikërisht momenti ku pashë te Berisha, politikanin. Menjëherë ikëm sërish në "Qytet Studenti" aty ku Berisha takoi Azemin.

A i kërkoi Berisha studentëve, të merreshin vesh me Ramiz Alinë?


Berisha në 9 dhjetor në darkë, kur ishim me Azemin dhe Arben Brocin, ku u pa se po shtoheshin edhe studentët protestues, u kërkoi të mos dalin të nesërmen në demonstratë në qytet. Aty bërtitën të gjithë studentët dhe i thanë Azemit, na tradhtoi. Turma menjëherë u tensionua dhe aty pashë që Azemi doli para studentëve, me zë të lartë, pa mikrofona dhe u tha: Unë kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë dhe i ther ata nga goja e deri te barku dhe juve nuk ju tradhtoj. Aty turma shtangu.

A kishte Sali Berisha në atë kohë një projekt politik?

Nuk kishte në atë kohë. Ne ishim njerëz që në fund të fundit në ëndrrën tonë, donim liri. Nuk ishim të përgatitur për këtë, ndryshe nga vendet e tjera. Se në Rumani, për shembull, u derdh gjak. Po të mos ishte ky njeri, mund të shkohej më tej. Vlerësimi i tij si politikan u duk që aty. Mund të them edhe një proverb francez, ku thuhet "të jesh në kohën e duhur në momentin e duhur". Ne ishim aty, u bëmë dëshmitarë të një historie, na rrëmbyen ngjarjet më pas. Në momentet e para, në vitet '90-të, Berisha filloi të shkëlqejë si mjek. Unë e njoh Berishën që në vitin 1979 dhe interesohej për politikën, por obsesioni i tij ishte Kosova.


Ka pasur një debat gjithnjë, se e veja e Hoxhës, pengonte Ramiz Alinë të ecte përpara e vinit re këtë?


Nuk kam pasur asnjë miqësi me fëmijët e Bllokut. Nuk kam pasur as akses tek asnjë nga anëtarët e Byrosë Politike. Kam punuar në Institutin e Marksizmit vetëm 13 muaj. Aty redaktoja kujtimet e Haxhi Krojit dhe përktheja. Jam takuar 2-3 herë me Nexhmie Hoxhën.


Si ishte si personazh Nexhmie Hoxha?


Unë u hoqa nga instituti pas një letre që i shkrova Ramiz Aalisë. Letra krijoi probleme me sigurimin e shtetit të asaj kohë. Më pas shkova si përkthyes në Tropojë më pas kur u ktheva, kisha dy gjëra, nga 40 vende autobusi, 8 ishin punonjës të sigurimit të shtetit, 30 artistë dhe dy shoferë. Kjo për artistët ishte torturuese. Mora vesh më vonë se një e lagjes ku banoja, kishte bërë një raport se e meritoja të ikja nga instituti i marksizmit. Aty u fyeva dhe i shkrova letër Ramiz Alisë me një ton të revoltuar. Pas kësaj unë ika, nuk e njoha Nexhmijen në sjelljen e saj.


Si shpjegohet që Shqipëria mbeti vendi i fundit nga Evropa Lindore që rrëzoi komunizmin?

Shqipëria nuk pati një ideator. Enver Hoxha e izoloi shumë vendin, sepse pa rrezikimin e pushtetit personal. Izolimi nuk i shërbeu shoqërisë shqiptare si një liri.


Në vitet 90-të, pati përmbysje politike apo edhe të elitave?


Shkojnë bashkë të dyja zakonisht në sistemet totalitare. Por, nuk pati një asgjësim të elitës së vjetër intelektuale.

Çfarë ndodhi mes jush dhe Berishës në vitin 2007?


Gjithë bashkëpunimi im me Berishën që nga themelimi i PD dhe deri në vitin 2007 mbështetej në dy kolona. Së pari, angazhimi i përbashkët politik dhe, së dyti, miqësia. Në një moment një nga këto dy kolona u prish dhe u prish miqësia. Ndaj unë u largova nga kabineti për këtë çështje se u prish miqësia.


Ndërkohë që ju kishit edhe emrin në listat për kandidat të PD-së?

Nuk e kisha dyshimin se nuk e kisha emrin në lista, por doja të riformatoja angazhimin tim në stafin drejtues së PD-së. Për Berishën nuk kishte pse të kishte pse të kundërshtonte për kandidimin tim për postin e kreut të PD-së të Tiranës. Sapo unë kandidova, Berisha u shpreh pro rivalit tim. Mori pozicion hapur kundër meje dhe përdori strukturat e PD-së kundër meje. Nuk merrja dot as listën e delegatëve. Prishja e këtyre normave, bëri tërheqjen time nga politika


Keni dhënë se ndoshta riktheheni?

E kam lënë të hapur, se unë jam 50 vjeç, nuk mund të them kurrë.


Me se merreni aktualisht?


Kam krijuar një organizatë joqeveritare, po rritet në nivel ndërkombëtar dhe i kushtoj kohë dhe sigurisht me shkrime.


Më thatë se jeni i lodhur nga politika. Nuk e kam dëgjuar tek askush këtë?


Jam i lodhur nga politika, e thashë edhe në vitin 2007, dhe kam qenë i sinqertë. Nuk kam pasur kurrë një lidhje shumë të fortë me pushtetin. Për mua, privilegjet e pushtetit, urdhrat, nuk më kanë dhënë kurrë gjë. Për këtë edhe familja ime nuk më ka bërë presion të rrija në poste drejtuese. Japonezët kanë shumë të drejtë, kur thonë, se për tu larguar nuk duhet trimëri, por mençuri.


Këto dy vite që jeni larguar, keni komunikuar me Sali Berishën?


I kam dërguar një mesazh urimi kur Shqipëria u fut në NATO dhe kur u hap tuneli i Kalimashit. Nuk kam komunikuar. Kemi pasur vetëm një takim kokë më kokë kur do bëheshin ndryshimet kushtetuese, për qëndrimet jo të njëjta që kishim.

Pse nuk morët pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së?


Isha në Sarajevë, në një mbledhje shumë të rëndësishme

Ju jeni zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, do të merrni pjesë në mbledhjet që do të zhvillohen?

Po sigurisht. Nuk po them se do të marr pjesë në të gjitha mbledhjet. Në statutin e ri, nuk parashikohet më frekuenca e mbledhjeve, pra sa herë do të mblidhet Këshilli. Meqë statuti nuk është respektuar në 4 vite, u hoq fare këtë herë. Nuk ka një rregullore të qartë si do të funksionojë këshilli.

A ka debat brenda PD-së?


Ka rivalitete.


A kundërshtohet Berisha brenda PD-së?


Mendoj se nëse do të votohej sipas parimit një anëtarë një votë, Berisha nuk do të votohej as 80 për qind.

A mund të rrëzohet pra Berisha në PD?


Nëse vendosen norma moderne, demokraci e vërtetë në PD, rritet gara hapet procesi. Nuk mund të vihet në dyshim kur për postin e kryetarit nuk ka garë.
Ndërkohë që jo pak vota mori në Këshill edhe Topalli...
Po flasim për situata kur mund të hapej gara reale në PD dhe të kishte një sistem selektiv vërtetë mbi vlerë.


Pavarësisht se Berisha e kthen me shaka, një ikje e mundshme e tij si do të ishte?


Do të sillte përçarje, nuk jam optimist. Ne sot nuk kemi asnjë arsye se Topalli me Bashën mund të bëjnë një ekip bashkë. Që këtu nis përçarja.


Kë shihni pasues të Berishës?

Nuk kam, nuk shoh...


Si e komentoni tensionin e krijuar në Shqipëri, kur opozita po bojkoton dhe mazhoranca
nuk pranon hapjen e kutive?


Nuk jam aspak optimist. Rama dhe Berisha kanë shkuar aq larg në akuzat e tyre, sa që duket i pamundur dialogu. Madje, këtu dëgjova edhe Ambasadorin Holandez, i cili propozoi dialog në nivel të ulët. Unë nuk shoh klimë për kompromisin, as nga Rama as nga Berisha. Për mua Berisha bëri një gabim të madh, në sulmet që i bëri opozitës në Parlament. Ai nuk kishte pse të reagonte në atë mënyrë, kur është një kryeministër i ligjshëm, ka një mazhorancë të mjaftueshme për të qeverisur vendin dhe nuk ka presion nga shoqëria. Në këto kushte, ai duhet të luante rolin e pacifistit. Fjalimi i tij në parlament, është i pajustifikueshëm

Po vendimin e Ramës për të mos njohur zgjedhjet, si e gjykoni?


Është një vendim parapolitik që nuk mbështetet në asnjë argument. Ligji ishte i qartë në rezultatin që prodhoi. Ishte ligj i propozuar nga PS-ja dhe Rama. Nuk është një qëndrim që prodhon realisht stabilitet politik as perspektivë për PS. Nuk e di se ku do të shkojë.
Marrë me shkurtime nga emisioni "Opinion".





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-12-2009 nė 08:37 Edit Post Reply With Quote
Dua te saktesoj dicka per daten 09 dhjetor.


Une kam arritur ne qytet studenti rreth ores 1 te dates 09 dhe atje pervec te tjerave qe pat lene qe te demostrohej ne oren 18 te sheshi Skenderbej.

Kemi qene nje grusht i vogel qe demostruam atje te rrethuar nga forcat e sigurimit dhe te gardes qe na shperndane shume shpejt.

Nuk besoj se kemi qene me shume se 50 vete.


Une kam qene me Edmond Banushin dhe Ili Skenderin.

Eshte shume e cuditshme qe askush nuk e permend kete demostrate te dates 09 dhjetor ne mbremje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-12-2010 nė 09:10 Edit Post Reply With Quote
Demeti: Fletërrrufeja e Majkos, si sekretar rinie, nisi protestat e dhjetorit
Nga Luljeta Progni

Lëvizja studentore 8 dhjetor 90. Dy javët para 8 dhjetorit. Fletërrufeja e sekretarit të Komitetit të Rinisë Pandeli Majkos kundër qeverisë së Adil Çarçanit dhe reagimi i këshilltarëve të qeverisë. Kujtimet e Arben Demetit për ditët kur nisi protesta e studentëve. Këto ngjarje në Shqipëri vinin një vit pas rënies së komunizmit në vendet fqinje


“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, me këtë thirrje, 20 vjet më parë në qytetin studenti, nisi lëvizja antikomuniste e dhjetorit ‘90. Në 8 dhjetor, në qytetin “Studenti” nisi një protestë masive kundër qeverisë komuniste të Adil Çarçanit, fillimisht për arsye ekonomike që shumë shpejt u kthyen në kërkesa politike. Por para 8 dhjetorit, një grup studentësh të inxhinierisë mekanike, kishin afishuar një fletërrufe në dyert e godinave të universiteteve ku renditeshin disa kërkesa ekonomike drejtuar qeverisë së Adil Çarçanit. Protagonistë të këtij akti ishin tre studentë të këtij fakulteti, njëri prej tyre sekretar i komitetit të rinisë së fakultetit, Pandeli Majko. Ngjarja ka ndodhur në javën e fundit të nëntorit, dy javë para 8 dhjetorit. Fletërrufeja ishte bërë në emër të Komitetit të Rinisë dhe i drejtohej kryeministrit të asaj kohe. Sipas protagonistëve të kohës, nëpër rreshtat e asaj flete, nënkuptohej që, për t’u plotësuar këto kërkesa duheshin bërë ndryshime thelbësore dhe kjo shprehej nëpërmjet një batute të tipit: “nuk mund të bëhet xhaketa e re me copë të vjetër”. Kjo interpretohej në mënyra të ndryshme por që autorët e fletërrufesë, nuk ishin aq të qartë në interpretimin politik të kërkesave të tyre apo shprehjeve që kishin renditur në fletërrufe. E shqetësuar nga kjo afishe, qeveria e Adil Çarçanit, kishte derguar këshilltarët e vet për të marrë kontakt me studentët ose më saktë të kryhej njëfarë presioni ndaj tyre që të mos avancohej në pretendimet ndaj qeverisë. Një ekip nga kryeministria merrej me plotësimin e kërkesave të studentëve dy javët para 8 dhjetorit, gjë që synonte me sa duket të asimilonte mundësinë e një agravimi të situatës dhe kjo sipas gjasave ishte e mundur të arrihej me drejtuesit e komitetit të rinisë. Po si e kujton Arben Demeti, profesori i inxhinierisë në Universitetin e Tiranës këtë ngjarje? “Unë mbaja ndërkohë kontakte me Pandeli Majkon si dhe me dy studentët e tjerë që ishin autor të afishes me kërkesat ekonomike, ishin dy studentë të inxhinierisë elektrike, Petrit Zeqiri dhe Arben Tahiri, të cilët ishin mjaft të aktivizuar. Unë fola me të tre dhe ju thashë se lëvizja nuk mund të rrudhet dhe se mund të kishte pasoja,. Unë propozova të masivizohej dhe iu propozova që këto kërkesa dhe ankesa të bëheshin prezent në auditore. Unë ju sugjerova që të përhapej lëvizja dhe të bëhej masive në të gjithë auditorët e studentëve në të gjitha fakultetet. Ata nisën menjëherë duke folur në auditoret e fakulteteve. Pandeli Majko mbaj mend që fliste për pluralizëm mendimi, kuptohet aq sa ishte artikuluar në takimin e intelektualëve”, shprehet Arben Demeti.

Çfarë ndodhte me studentët dy javët para 8 dhjetorit

Arben Demeti kujton zhvillimet në ditët e para të dhjetorit 1990. “Ishte koha kur kryheshin zgjedhjet e rinisë. Isha i deleguar nga organizata e partisë në disa qendra rinie. Vura re që ata kishin përjetuar shumë fort 2 korrikun sepse ishin të traumatizuar dhe të terrorizuar. Nuk është se kishte ndodhur ndonjë gjë e madhe. Përveç ca artikujve të disa intelektualëve si Sali Berisha apo ndonjë tjetër në mediat e kohës si dhe kishte ndodhur edhe takimi i Ramiz Alisë më Intelektualët. Por gjatë kësaj kohë unë nuk isha në Tiranë. Populli kishte fituar një natyrë reflektive vetëmbrojtëse. Ajo që më ka bërë përshtypje në atë kohë në vjeshtën e vitit 1990 ishte pikërisht apatia e theksuar e studentëve. Unë përpiqesha ti nxisja me pyetje por shihja pandjeshmëri të plotë nga çdolloj ngacmimi. Natyrisht u ndjeva keq pasi pashë mungesë reagimi edhe pse kishin ndodhur shumë gjëra. Nuk e shpjegoja dot këtë apati me përjashtim të faktit se studentët si pjesa tjetër e popullit ishin në një fazë vetëmbrojte. Një tjetër moment i rëndësishëm ishte ikja e Kadaresë në 25 tetor. Kam ndjekur me detaje çdo gjë që kishte lidhje me këtë ngjarje dhe kam lexuar çdo gjë që shkruhej për të. Mbaj mënd se kishte disa artikuj të turpshëm të disa intelektualëve. Por kjo nuk pati rëndësi pasi ikja e Kadarese nisi të ndikojë tek studentët. Në mbledhjet që unë shkoja pashë një ndryshim të theksuar tek ata. Ishim më të gjallëruar dhe reagonin më shumë ndaj ngjarjeve.

Nga java e fundit e nëntorit, në fakultetin e Inxhinierisë, u publikua një letër. Ishte afishuar tek dera e fakultetit, ishte si fletërrufe dhe cilësohej letër e hapur. Ishte bërë në emër të Komitetit të rinisë dhe i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Adil Çarçani, ku renditeshin disa kërkesa ekonomike. Ndërkohë kishte edhe një frymë tjetër nëpër rreshtat e asaj flete, ku nënkuptohej që për t’u plotësuar këto kërkesa duheshin bërë ndryshime thelbësore dhe kjo shprehej nëpërmjet një batute të tipit: nuk mund të bëhet xhaketa e re me copë të vjetër”. Kjo interpretohej në mënyra të ndryshme. Unë pata dëshirë ta interpretoj gjerë këtë letër. U interesova se kush e kishte shkruar dhe afishuar dhe më thanë se e kishte shkruar Pandeli Majko, sekretari i Komitetit të Rinisë së fakultetit, ishte në vit të katërt në inxhinierinë mekanike. Unë nuk e njihja Pandeli Majkon ,por e njoha nëpërmjet dy studentëve të mi dhe e takova. Unë isha i interesuar të gjeja momente të tilla reaguese. E pyeta rreth letrës, kush e ka shkruar. E pyeta e keni shkruar letrën vetë apo ju ka udhëzuar njeri si ta shkruani. Ai më tha se e kishin shkruar vetë siç e kishin menduar. E pyeta specifikisht për shprehjen e xhaketës së vjetër. Ai nuk e kishte atë interpretim që prisja unë por gjithsesi ishte pozitiv. Ndërkohë qeveria ishte shqetësuar nga kjo afishe, kishte dërguar këshilltarët e vet për të marrë kontakt me studentët, kontakte të cilat kishin edhe natyre presioni më shumë se sa interes për të dëgjuar shqetësimet e studentëve. Përgjatë dy javëve para 8 dhjetorit i8shte një ekip i kryeministrisë që merrej me plotësimin e kërkesave të studentëve. Unë mbaja ndërkohë kontakte me Pandeli Majkon si dhe me dy studentët e tjerë që ishin autor të afishes me kërkesat ekonomike, ishin dy studentë të inxhinierisë elektrike, Petrit Zeqiri dhe Arben Tahiri, të cilët ishin mjaft të aktivizuar. Unë fola me të tre dhe ju thashë se lëvizja nuk mund të rrudhet dhe se mund të kishte pasoja,. Unë propozova të masivizohej dhe iu propozova që këto kërkesa dhe ankesa të bëheshin prezent në auditore. Unë ju sugjerova që të përhapej lëvizja dhe të bëhej masive në të gjithë auditorët e studentëve në të gjitha fakultetet. Ata nisën menjëherë duke folur në auditoret e fakulteteve. Pandeli Majko mbaj mënd që fliste për pluralizëm mendimi, kuptohet aq sa ishte artikuluar në takimin e intelektualëve. Idetë e tyre, pra të Majkos dhe studentëve të tjerë ishin shumë pozitive port ë pamjaftueshme. Në një prej takimeve ku unë isha prezent kam folur me një gjuhë të ashpër. Pashë reagimin e studentëve dhe ata u entuziazmuan shumë dhe ky ishte qëndrimi më i ashpër kundër Byrosë Politike ishte i kërkuar nga studentët. Situata po elektrizohej sa më shumë kohë kalonte. Më pas unë i udhëzova studentët që ti kërkonin përfaqësuesve të qeverisë një takim me kryeministrin ku të bisedohej me kryeministrin, Ishte fiksuar data 14 dhjetor dhe po përgatiteshim për këtë takim. Ndërkohë situate po tensionohej dhe dukej se s’po pritej data 14 dhjetor. Përgjatë këtyre ditëve, pra ë fillim të dhjetorit, deri në tetë dhjetor, kishte tension në radhët e studentëve. Mua më kanë thënë se disa studentë të inxhinierisë elektrike kanë hedhur një kabull në zbarat e kabinës së transformatorit, lidhja e së cilës shkaktoi lidhje të shkurtër dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në këtë moment nisi thirrja : duam drita, duam drita. Unë skam qenë atje, por e kam të thënë nga dëshmitarët. Kështu ka filluar lëvizja studentore e datës tetë dhjetor në darkë në qytetin “Studenti”. Unë nuk dija gjë, isha në shpi. Në mëngjesin e ditës tjetër, ishte e diel, më erdhi një shok i katedrës, mik i ngushtë imi dhe më tha se kishim një mbledhje. Kur zbrita më informoi çfarë kishte ndodhur në qytetin studenti. Ishte ora 10 apo 11 dhe ishim thirrur në një mbledhje për të diskutuar rreth asaj që kishte ndodhur ën qytetin studenti. Mbledhja bëhej në laboratorin ku unë punoja. Ishin të pranishëm anëtarë të partisë dhe pedagogë, ishte mbledhje e hapur. Na vunë në dijeni çfarë kishte ndodhur në qytet studenti një natë më parë. Nuk dua të përmend asnjë emër por ata kishin funksione në atë kohë, por që morën një qëndrim kritik ndaj lëvizjes studentore. Ata i quajtën lëvizje huliganësh dhe kërkuan ti bëjnë thirrje KQ ti ndalojë. Ka nga ata që pak kohë më vonë u bënë aktiv në PD. Pasi folën të gjithë, unë mora fjalën dhe i shpjegova ku ju thashë se është e nevojshme të shpjegohej për çfarë kishte ndodhur përgjatë dy javëve me studentët. Duke ruajtur qetësinë, unë ju thashë se studentët nuk mund të akuzohen për huligan. Unë kërkova t’i shkruajmë KQ të mos guxojë policia të cenojë studentët. Jam i bindur se edhe ata pedagog që folën kundër studentëve nuk e kishin mendimin e tyre të sinqertë por çështja ishte se neve ishim mësuar që tjetër gjë të mendonim tjetër të deklaronim. Ata kishin funksion edhe ndoshta ishin të detyruar të mbanin qëndrim kritik ndaj studentëve. Megjithatë, në shumicën dërrmuese të pedagogëve në atë sallën më mbështetën në mendimin tim në mbrojte të studentëve. Interesante është për të theksuar se në momentin që ne po kërkonim të formulonim një deklaratë që askush të mos guxojë të vërë dorë mbi studentët, studentët kishin bërë lëvizjen e dytë drejt liceut dhe ishin goditur sërish nga policia. Ata ishin shpërndarë dhe kishin ikur në qytetin “Studenti”. Unë mora kontakt me studentët e mi të aktivizuar në lëvizje por nuk kisha kontakte me organizatorët kryesorë të lëvizjet. Unë isha gjithnjë në qytetin “Studenti”, por kontaktet i kisha vetëm me studentet e mi të aktivizuar në lëvizje. Unë nuk mund të them se çfarë ka ndodhur ato ditë saktësisht me grupin organizator të lëvizjes. Ishte ditë e diel, dhe gjithë ditën qëndrova në qytetin studenti duke kontaktuar me studentët e mi të cilët edhe i udhëzoja për veprimet që ndërmerrnin. Të hënën në mëngjes u ktheva në fakultet dhe u bë sërish mbledhja. Në mbledhje u bënë të njohura informacionet dhe qëndrimet vazhduan në të njëjtën linjë, disa kundër studentëve, disa pro studentëve etj. Disa prej pedagogëve thërrisnin me irritim, s’mund ti lejojmë ata huliganë të shajnë partinë time”… në raste të tilla unë e humba qetësinë, u ngrita dhe ulërita duke thirrur “çfarë partie po të shajnë por ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë, që studentët duhen të ruhen dhe të mos preken. Ra qetësia dhe shumica e pedagogëve u pozicionuan pro studentëve”.

Rënia e komunizmit në BRSS, dhe rezistenca njëvjeçare e PPSH

Në fillim të dhjetorit 1990, në Shqipëri vazhdonin të qeverisnin komunistët. Ndërkohë që kishte një vit që ishte rrëzuar komunizmit në të gjitha vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Shqipëria ishte i vetmi vend në të cilin nuk po ndjehej reagimi antikomunist. Ndoshta për shkak se diktatura komuniste në Shqipëri kishte vepruar më me forcë se në vendet e tjera të bllokut ish-komunist. Frika mbajti peng një vit më shumë se në vendet e tjera, reagimin e intelektualëve dhe studentëve në Shqipëri. Në bllokun e vendeve te BRSS, kishte rënë perandoria komuniste. Hungaria ishte e para, që kishte filluar ndryshimet demokratike. Udhëheqësi i Hungarisë komuniste, Janosh Kadari, ishte shkarkuar nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste, në maj 1988. Më pas, më 10 tetor 1989, Partia Komuniste Hungareze, votoi kundër ekzistencës së saj dhe u zëvendësua me një sistem shumëpartiak. i një rëndësie të veçantë, ishte vendimi i Hungarisë për të hequr “perden e hekurt”. Një gjë e tillë, do të kishte efekte te satelitët e tjerë. Më 2 maj, Hungaria filloi të hiqte gardhin e kufirit me Austrinë dhe e la trafikun lindje-perëndim të hapur. Më 10 shtator 1989, Hungaria mori vendimin e bujshëm për të hapur kufirin e saj me Gjermaninë Lindore. Zhvillimet në Hungari patën një ndikim të madh në vendet e tjera të kampit socialist.

Si një dëshmi e urryer e shtypjes komuniste, “Muri i Berlinit” u rrëzua me 9 nëntor 1989. Qindra të rinj nga të dy Gjermanisë, filluan të prishnin në mënyrë spektakolare murin. Skenat e shkatërrimit të “Murit të Berlinit” u transmetuan drejtpërdrejt në të gjithë botën. Thirrjes së presidentit amerikan Ronald Regan më 1988: “Gorbaçov rrëzoje këtë mur” nga qendra e Berlinit, ju përgjigjën miliona njerëz që kishin pritur këtë çast me dëshpërim dhe ankth për dekada të tëra. Nuk ishte e thjeshtë, megjithatë Gorbaçovi arriti të përgjigjej.

Në kryeqytetet e tjera të Evropës kishin filluar protestat . Në Çekosllovaki, një tjetër satelit me qeveri staliniste dogmatike, filluan protestat më 17 nëntor të po këtij viti. Në Bullgari filluan protestat më 25 nëntor dhe rrëzuan qeverinë staliniste të Zhivkovskit, e pasuar me dorëheqjen e Partisë Komuniste Bullgare për t’i hapur rrugë sistemit shumëpartiak. Më 24 nëntor, në Pragë, udhëheqja komuniste dha dorëheqjen në bllok dhe i hapi rrugë një qeverisje të re, kryesuar nga shkrimtari Vaslav Havel, i cili më vonë u zgjodh president i vendit.

Në përgjithësi, këto ndryshime politike u kryen pa dhunë, ose ishin tërësisht paqësore, edhe pse krimet që kishin kryer udhëheqjet komuniste ishin të tmerrshme dhe ngjallnin urrejtje. Rumania ishte i vetmi përjashtim. Diktatura 24 vjeçare e kryetarit të Partisë Komuniste Rumune, Nikolae Çaushesku, ashtu si edhe e pararendësit të tij Georgiu Dezhit, ishte më e egra. Çaushesku dhe bashkëshortja Elena, u gjykuan nga një gjykatë ushtarake ditën e krishtlindjeve, u quajtën fajtorë për krime kundër popullit, genocid dhe vrasjen e 60 mijë burrave, grave e fëmijëve. U dënuan dhe u ekzekutuan nga një skuadër pushkatarësh. Atë ditë, më 25 dhjetor 1989, kambanat e kishës së Bukureshtit, po binin për herë të parë pas 45 vjetësh, si për të festuar vdekjen e “antikrishtit”.

Ndërkohë që Bashkimi Sovjetik dhe vendet e Evropës Lindore ishin vendosur në pozicione të reja, Shqipëria, e udhëhequr nga PPSH, po përpëlitej në një situatë ekonomike tejet të rënduar, në sistemin komunist. Dukej qartë se ndryshimi midis Lindjes dhe Perëndimit, ishte ngushtuar. Roli i SHBA e Britanisë së Madhe po rritej gjithnjë e më shumë në procesin e ndryshimeve në Lindje. Rrëzimi i sistemit socialist në këto vende, me përjashtim të Shqipërisë, kishte ndodhur dhe ky ishte vetëm fillimi. Para tyre shfaqeshin sfida të mëdha për demokratizmin e plotë të shoqërisë. Kishte përfunduar vetëm instalimi i ekonomisë së tregut dhe rrëzimi i ideologjisë komuniste. Në vitin 1989, Shqipëria ishte pavioni i fundit komunist, pa aleatë ideologjikë, pa mbështetje ekonomike, e izoluar plotësisht, jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga Lindja. Zyrtarët e lartë të PPSH, kishin nisur të ndjenin “shembjen e dheut” poshtë këmbëve të tyre. Ata po kuptonin përditë e më shumë, se sistemi i vjetër ishte drejt fundit. Megjithatë, të gjitha përpjekjet e tyre shkonin në funksion të rezistencës për të mbajtur sistemin e pandryshuar në thelb.

MST::::::::2 korriku

Përgjatë vitit 1990, ishin shfaqur disa shenja kundër sistemit por ishin të pamjaftueshme. Ajo që vlen për tu përmendur është pikërisht ngjarja e 2 korrikut. Më 2 korrik 1990, një grup qytetarësh shqiptarë prej reth 4500 vetë, hynë në ambasadat e vendeve perëndimore të akredituara në Tiranë. Ngjarja e ambasadave më 2 korrik 1990, ishte një ndër pikat kyçe, si një nga ngjarjet më të mëdha që i dha shtysë të fortë dhe të shpejtë ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Në organet zyrtare të shtypit të PPSH-së, ngjarja u paraqit si një veprim vandal, nga njerëz që ishin vagabondë dhe ish-të burgosur për krime ordinere. Jo pa qëllim ata specifikuan mënyrën e dënimit, sepse nëse thuhej se ishin ish-të burgosur politikë, situata dukej më serioze.

Pas kësaj ngjarje nuk pati shenja të tjera kundër regjimit për disa muaj rresht deri në tetor 1990 kur shkrimtari i njohur Ismail Kadare u largua nga Shqipëria. Protagonistë të kohës, thonë se ngjarja e 2 korrikut kishte ndikuar tek njerëzit, veçanërisht tek studentët por kjo nuk kishte shkaktuar menjëherë një reagim të fortë i cili të çonte në një proteste të menjëhershme për rrëzimin e komunizmit. Ajo që kishte shkaktuar 2 korrikut, ishte pikërisht instinkti vetëmbrojtës tek njerëzit duke përfshirë këtu edhe studentët. Një prej protagonisteve të zhvillimeve demokratike të viteve 90, Arben Demeti, risjellë në kujtesë dhjetorin 90. një rrëfim që lidhet me 8 dhjetorin, Demeti dëshmon për çfarë ndodhte në qytet “Studenti” dhe nëpër fakultete disa ditë para 8 dhjetorit dhe cila ishte situata që shkaktoi reagimin e studentëve dhe më pas të gjithë Shqipërisë, në protestë kundër regjimit komunist. Rrëfimi është shkëputur nga një intervistë, dhënë për një studim lidhur me tranzicionin në Shqipëri.

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-12-2010 nė 21:45 Edit Post Reply With Quote
Shinasi Rama tregon ndryshe Lëvizjen Studentore të '90-s
Shinasi Rama | 07/12/2010 | Arti i te jetuarit | komentet 33 KOMENTE | face Facebook | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Demonstrata e 9 dhjetorit 1990 në sheshin "Skënderbe" dhe fillimet e Lëvizjes Studentore Shqiptare 1990-1991
Hyrje
Lëvizja Studentore Shqiptare 1990-1991 (tani e mbrapa, LSSH) është njëra nga lëvizjet shoqërore më pak të njohura në historinë e vonshme shqiptare. Ani pse e ashtuquajtura klasë politike shqiptare dhe intelektualët janë rrekur ta paraqesin veten si pjesë të saj, apo afër saj, paradoksalisht e në mënyrë persistente, ato kanë ngulmuar në mohimin e ekzistencën e saj. Në analizat e qëndrimet e tyre, të cilave ju është dhënë shumë hapësirë në shtypin shqiptar, ato vazhdimisht janë përpjekë që ta deformojnë Lëvizjen në të gjitha aspektet: si kohëgjatësi, duke thënë se ishte vetëm një ose disa ditë, (8 dhjetori dhe jo një Lëvizje e shtrirë nga dhjetori deri në mars 1991) as; të përcaktojnë se kush ishin pjesëmarrës apo udhëheqës të saj duke ndarë dekorata qesharake dhe të pamerituara, (dhe nga pjesëmarrës e drejtues të kësaj Lëvizjeje edhe të papranuara); ta zvogëlojnë kontributin e saj në një demonstratë dhe të lënë mënjanë Grevën e Urisë dhe Rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës. Për më tepër ato kanë shkuar aq larg sa të shpikin mite krejtësisht të pabazuara, të cilat glorifikonin veten dhe shërbyesit e tyre.
Por histeria nuk është historia dhe faktet janë shumë kryeforta. Ato duhen trajtuar një e nga një dhe me vëmendjen që meritojnë.


Në këtë shkrim të shkurtër do të analizoj vetëm fillimet e LSSH-së duke u përqendruar në njërin nga aktivitetet më të para të saj. Këtu do të ndalem në analizimin e përgatitjes, organizimit, të mesazhit dhe të domethënies politike të demonstratës studentore në sheshin "Skënderbe" me 9 dhjetor 1990. Kjo demonstratë, e para demonstratë e vërtetë dhe jo e heshtur me qëllime të mirëfillta e krejtësisht të qarta politike e mbajtur për gati 50 vjet në kryeqytetin shqiptar, shënon shndërrimin e masës studentore në Lëvizje shoqërore, si dhe, njëkohësisht, edhe fillimin e vërtetë të LSSH-së si lëvizje politike. Mesazhi, organizimi, mbështetja që pati e bëjnë këtë demonstratë një moment kthese në përpjekjet për të ndryshuar sistemin politik në Shqipëri. Po ashtu edhe kundërvënia e hapur e elitës sunduese, e një grupi të caktuar intelektualësh dhe studentësh të tjerë, pjesëtarë të Lëvizjes Studentore ndaj organizimit të kësaj demonstrate e bëjnë këtë veprimtari politike një pikë kritike në procesin e organizimit të studentëve universitarë të Tiranës dhe në rrugën drejt vendosjes së demokracisë në Shqipëri.


Si dhe pse regjimi u përqendrua tek studentët si faktori i fundit që mund të sillte ndryshimin e sistemit

Menjëherë pas takimit të dështuar me intelektualët komunistë të kryeqytetit të mbajtur më 12 gusht 1990, regjimi kishte filluar të konsideronte me seriozitetin e duhur mundësinë e përdorimit të studentëve universitarë në kryeqytet si një katalist për krijuar mbështetje për reformat politike që kishin ndërmend të zbatonin, jo pse donin, por se nuk kishin se çka të bënin tjetër. Në këtë zgjidhje, ato po e ndiqnin modelin çekosllovak të "revolucionit të kadifenjtë", por edhe i druheshin modelit rumun të trancizionit; në të dyja modelet studentët kishin qenë protagonistë, por ajo çka e kishte bërë ndryshimin kishin qenë intelektualët. Ajo çka i qetësonte ishte se shumë studentë që nuk e donin atë sistem kishin pasur mundësi të iknin me ambasadat dhe e vërteta është se shumë prej tyre kishin ikur. Pra, shumë prej studentëve që kishin mbetur, sipas mendimit të regjimit mund të dukeshin si besnikë të regjimit. Megjithatë, si masë shtesë sigurie, vepronte një sistem i shumëfishtë kontrolli, mbikëqyrjeje dhe mbledhje informacioni që ishte konsoliduar në kufij të skajshëm me caktimin e ish-instruktorëve të Komitetit Qendror të Rinisë në çdo konvikt dhe fakultet. Takimet masive me rininë universitare para fillimit të vitit të ri shkollor në të gjitha rrethet ku sekretarët e parë të partisë e të rinisë dhanë udhëzime e direktiva ishin një shenjë e qartë se rinia universitare shihej si një faktor i mundshëm në lojën politike. Regjimi po i vinte rrotull rinisë universitare pa e ditur se si mund ta "përdorte" më mirë, por duke e matur e peshuar me shumë kujdes.


Cka e bënte përfshirjen e rinisë në lojë të lakmueshme dhe njëkohësisht problematike ishte modeli "specifik" i pluralizmit të mendimit (që synonte mbajtjen e pushtetit në familje dhe në kastën politike) e njëkohësisht dështimi i regjimit për të krijuar atë lloj opozite që dëshironte, dhe e cila do ta luante lojën si duhej. Pasi kishin falimentuar në përpjekjet për t'u bërë të pranueshëm për fuqitë e huaja, pasi kishin dështuar në përpjekjet e tyre për të galvanizuar intelektualët (që vazhdimisht e treguan veten pa shtyllë kurrizore), shumë të pasigurt në lidhje me rolin e emigracionit shqiptar dhe pa pikën e vullnetit për të luajtur me kartën e nacionalizmit shqiptar (përveçse me shmangë vëmendjen e shqiptarëve në shtetin amë duke filluar trazime sa herë lëviznin shqiptarët në Kosovë), si dhe duke refuzuar çdo opozitë që nuk kontrollohej prej tyre (protestat ne Shkodër e Kavajë) regjimi dhe elita politike përfundoi me studentët si një faktor i kontrollueshëm që mund të sillte "pluralizmin e mendimit", por jo pluralizmin e vërtetë e të mirëfilltë politik, çka është edhe parimi bazë i funksionimit të çdo demokracie të vërtetë.


Plani i tyre afatgjatë, i hartuar me shumë kujdes dhe i modifikuar gjatë Gushtit e deri në fund të Shtatorit 1990, veçanërisht pas vizitës së dështuar të Ramiz Alisë në SHBA, parashihte që me drejtim të kujdesshëm studentët do të ngriheshin në protesta të kontrolluara nga levat e partisë. Studentët do t'i kërkonin Alisë pikërisht atë lloj pluralizmi të organizatave e shoqatave (thuajse i njëjti model i majit 1990 i propozuar nga Alia në Plenumin e KQ të PPSH-së dhe i ricikluar nga Sali Berisha në takimin e Alisë me intelektualët komuniste të kryeqytetit), sepse intelektualët e shquar edhe pse kishin bredhur botën perëndimore kishin deklaruar se nuk e dinin se çfarë ishte pluralizmi politik. Më pastaj, plani parashihte që të njëjtët intelektualë "duetet" e "trojkat" e kryeqytetit - të cilët ishin lejuar të botonin mendimet e tyre të cekëta dhe të përgjithshme në gazetat më të rëndësishme të partisë ose të jepnin intervista në Zërin e Amerikës, por që kishin sprovuar veten të ishin njerëz pa pikën e karakterit dhe të manipulueshëm - ma së pari se nuk e pranuan me e marrë përgjegjësinë historike në takimin me Ramiz Alinë - do të dilnin në krye të organizatave e shoqatave pluraliste. Studentët do të shkonin në klasat e tyre dhe transformimi i pamundimshëm do ta shndërronte regjimin nga totalitar në demokratik, komunistët do të bëheshin kapitalistë, dhe shteti shqiptar do të mbetej ajo pronë feudale e kastës sunduese, siç kishte qenë edhe në vitet e fundit pas vdekjes së Enver Hoxhës. Do të kishte qenë shumë më e lehtë po qe se intelektualët do të kishin gjetur një mënyrë të organizoheshin në të vetën. Por asnjë organizatë e tillë nuk u krijua prej tyre përpara se studentët t'ia shkulnin pluralizmin politik presidentit Ramiz Alia. Për më tepër, për disa javë shumë të rëndësishme të tranzicionit drejt demokracisë, e vetmja forcë e organizuar e opozitës do të ishte Lëvizja Studentore Shqiptare.


Disa hapa të logjikshëm u morën në mënyrë që të krijohej si atmosfera ashtu edhe vullneti politik tek studentët për të kërkuar ndryshime politike. Makina e fuqishme e shtetit u vu në lëvizje. Zhurmat po shpërndaheshin me shumë kujdes dhe gradualisht e gjithe elita e kryeqytetit i kthyen sytë nga Qyteti Studenti, dhe pas disa takimeve të organizuara me kujdes, edhe nga Instituti i Lartë Bujqësor në Kamëz. Kjo po ndodhte pothuajse një muaj përpara se të fillonte rebelimi i pritur e i paralajmëruar i mbas-ditës së çlirimit të vendit. Që edhe ky rebelim do të përkonte me zgjedhjet politike në Serbi ishte më shumë se një koincidencë.
Në parapërgatitje, nga mesi i Nëntorit, kryeministri, një enverist i tërbuar por i letuar, u takua me shumë studentë, vecanërisht me një grup të zgjedhur nga Fakulteti i Inxhinierisë. Shkëmbimi i hapur i mendimeve e bëri të qartë se kërkesat e studentëve ishin shumë të paqarta dhe konfuze. Studentët që folën në atë takim shpesh nuk e dinin se çfarë donin. Por askush nuk ngriti kërkesa politike të mirëfillta.
Në vazhdim, kushtet e jetesës në Qytetin Studenti po përkeqësoheshin me fiat administrativ e institucional; nuk kishte drita, nuk kishte ujë të nxehtë, dhe ushqimi po bëhej vazhdimisht e më i keq. Dritat filluan të priteshin nga 1 Dhjetori por jo më parë. Po të donte regjimi i kishte të gjitha rezervat ushqimore dhe energjinë në mes të dimrit të mbante studentët të kënaqur. Por dukej se askush nuk kishte dëshirë të bënte një gjë të tillë. Në tre katër ditët që vijuan zhurma e parrulla të hedhura nga studentët u 'injoruan' qëllimisht dhe kuptohet studentët morën zemër.


Më 7 dhe 8 Dhjetor, procesi mori një rrugë tjetër. Së bashku me shumë shokë të mi të Godinës 6 ne synuam t'i ngrimin studentet naten e 7 dhjetorit. Por nuk gjetem shumë mbështetje dhe u detyruam te largoheshim. Zhurmat e thashethemet e besueshme tregonin se e shtuna e 8 Dhjetorit do të ishte nata kur do të fillonte rebelimi i paralajmëruar. Perpjekja e ime dhe e disa te tjereve, pak ma te informuar se shumica, me i dalë përpara, dështoi.
Dhe me të vërtetë, loja po vazhdonte saktësisht ashtu si ishte parashikuar dhe kallzuar në konviktet, në rrugët, e në kafenetë e Tiranës. Më 8 Dhjetor kryeministri erdhi edhe një herë që të takohej me studentët së bashku me një shpurë të madhe, natyrisht jo për të zgjidhur problemet e ujit të ngrohtë dhe të dritave - se për atë punë i dilte një telefon centrali - por për t'i dhënë rëndësinë e duhur këtyre 'shqetësimeve serioze' që natyrisht mund t'i zgjidhte edhe Drejtori i Qytetit Studenti përmes lidhjeve të tij në KQ të PPSH. Përshtypja u krijua që të dukej se regjimi do të ishte i hapur për diskutime. Nënteksti që nuk mund të mos kuptohej ishte se nuk do të kishte 'ndëshkime' dhe se studentët mund të flisnin si edhe kishin folur e hedhur parrulla në terr për disa ditë me rradhë para se të vinte kryeministri. Po të bërtitej pak më shumë, edhe mund të vinte vetë Ramiz Alia.
Drita kishte por dikujt iu tha që të shkëpuste qarkun kështu që disa konvikte mbetën pa drita. Disa të tjerëve ju tha që të dilnin të demonstronin dhe ndërkohë, të tjerët do të prisnin me durim për to para konvikteve të tyre. Këto individë që punonin për sistemin numëroheshin me gishtat e dorës; shumica e studentëve ishin të sinqertë dhe po demonstronin se e donin ndryshimin e sistemit. Të tjerë donin drita për provimet e ushqim më të mirë. Gjithsesi u krijua një masë e elektrizuar që mund të drejtohej edhe për mire por që u drejtua në rrugë.


Nuk duhet harruar se ishte e shtunë dhe shumë studentë kishin shkuar në qytetet e tyre; për më tepër ishte sezon provimesh dhe numri i studentëve ishte vetëm sa një e treta e masës normale, dhe kuptohet shumë më e lehtë për t'u kontrolluar e mbikqyrur. Megjithatë studentët që dolën në demonstratën e 8 Dhjetorit ishin pak dhe nuk e dinin se çfarë kërkonin. Në takim me Presidentin Alia ato kërkuan kushte më të mira, por ky nuk ishte qëllimi i regjimit. Kështu që regjimi vendosi që do të ishte më mirë t'i kthente pas në mënyrë që rradhët e tyre të shtoheshin paksa dhe të kontrolloheshin më mirë. Megjithëse policia nuk i lejonte qytetarët të ngjiteshin në Qytetin Studenti, shumë pak qytetarë të Tiranës e morën rrugën vetë për t'u bashkuar me studentët.
Pika kyçe këtu është se studentët atë natë nuk e dinin se çfarë të kërkonin. Ato u takuan në mes të natës për një orë me presidentin Ramiz Alia por nuk kishin as edhe një kërkesë të mirëfilltë politike për t'i parashtruar. Për më tepër ato ishin kaq të nënshtruar dhe me respekt karshi tij sa që Alia e ndjeu të nevojshme të jepte urdhërat që të rriheshin mirë në mënyrë që fitonin ndërgjegjësimin e nevojshëm politik por jo me shume se duhej. Qëllimi ishte, natyrisht që t'i shtynte studentët që të fillonin të mendonin ndryshe, inlektualët të fitonin kohë, dhe që mekanizmat të viheshin në punë si duhet. Pra, udhëheqja më e lartë e partisë, e cila çuditërisht kishte ndenjur zgjuar gjithë natën, e dinte se studentët ishin konfuzë dhe nuk dinin se çka donin - si u tha më lart, disa me ne krye Azem Kajdarin ishin takuar me Alinë dhe nuk kishin thënë ndonjë gjë interesante, në fakt asgjë me u mbajt mend - dhe prandaj 'duetet' e 'trojkat e intelektualëve që e kishin krijuar emrin e tyre si 'disidentë' në pesë muajt e fundit u vunë në punë dhe u dërguan që t'i udhëheqnin dhe t'i mësonin që të bënin 'çka duhej' dhe çka ishte më e mira për partinë, socializmin, dhe kastën sunduese.
Gjithashtu, shumë kujdes u tregua për të kultivuar disa njerëz të besueshëm si udhëheqës të studentëve. Në fakt, zgjedhjet ishin bërë me kohë se kush do të ishin 'liderët' e studentëve dhe kjo ishte krejtësisht në rrjedhën normale të gjërave. Disa pedagogë të rinj filluan të përziheshin por shumica qëndruan në konviktet e tyre të bindur se kjo ishte 'loja' për të cilën flitej tash një muaj. Në mënyrë direkte dhe të drejtpërdrejtë, Sali Berisha, i derguar aty prej Xhelil Gjonit dhe i shoqëruar nga një i punësuar në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste të Nexhmije Hoxhës, e njekohesisht sekretar i KQ te BRPSH, Besnik Mustafaj, u dërguan që të qëndronin mbrapa ndërtesës së tashme të Ambasadës të SHBA. Berisha duhej të merrte udheheqësinë e studentëve dhe të bëhej lideri intelektual për të cilin regjimi kishte kaq shumë nevojë. Jo vetëm që këto të dy nuk u arrestuan por ruheshin edhe me operativë civilë në distancë.
Studentët filluan të përgatiten që të demonstronin edhe të nesërmen. Megjithatë policia nuk ndërhyri, një veprim i pajustifikueshëm për atë regjim dhe i paimagjinueshëm deri në atë kohë... që sigurisht e kishte një arsye. Në vijim, demonstrata e mëngjezit të 9 Dhjetorit ishte një përpjekje shumë e pastër e studentëve për të tërhequr vëmendjen - dhe shkaku i saj ishin thirrjet se disa dhjetra studentë ishin vrarë nga regjimi - por edhe ajo u kontrollua me shumë kujdes. Nëpërmjet mbikqyrjes të detajuar dhe të funksionimit gati perfekt të makinës shtetërore-policore regjimi dukej se po ja mbrrinte qëllimit që të krijonte një simbiozë midis intelektualëve pa disidencë dhe studentëve që nuk dinin se çfarë kërkonin në mënyrë që të krijohej pikërisht ajo lloj përgjigje për të cilën ato kishin nevojë; kërkesa për pluralizëm të organizatave dhe të shoqatave, 'pluralizëm i mendimit' më të cilin do të tentohej që t'i hidhej hi syve edhe Perëndimit dhe që do t'i shitej si pluralizëm i vërtetë. Plani i regjimit po realizohej pikë për pikë.

(VIJON)
*Shinasi Rama eshte Doktor i Shkencave Politike, Professor i Asociuar Klinik, Drejtor i Programeve te Masters ne Departamentin e Politikes te Neë York University dhe Zv. Drejtor i Qendres Alexanher Hamilton per Ekonomine Politike.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-12-2010 nė 21:47 Edit Post Reply With Quote
Per fat te keq jam perseri larg keto dite.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-12-2010 nė 09:41 Edit Post Reply With Quote
A ishte Lëvizja Studentore e 'programuar' nga Ramiz Alia?
Shinasi Rama | 08/12/2010 | Arti i te jetuarit | komentet 49 KOMENTE | face Facebook | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

(VIJON nga dje) Paradoksi ishte se regjimi nuk donte që të kishte një lëvizje studentore; megjithatë, eksperiencat e përbashkëta dhe përballja reale me regjimin krijuan një ndjesi shumë të fortë solidariteti që po shërbenin si një themel i vërtetë për një lëvizje të konsoliduar shoqërore. Si gjithnjë, elita sunduese kishte dashur një masë studentore që do të udhëhiqej nga kohorta e intelektualëve të tyre dhe të zgjedhur prej tyre, që, aspak habitshëm, ishin dhe mbetën anëtarë të Partisë së Punës deri në Janar 1991.
Megjithatë, më një shpejtësi të pabesueshme, studentët ishin në rrugën e transformimit në një lëvizje shoqërore, e para e këtij lloji gjatë 45 viteve të sundimit komunist në Shqipëri. Shumica dërmuese e studentëve që morën pjesë në këto ngjarje ishin jashtëzakonisht të sinqertë dhe po ashtu thellësisht të fyer nga trajtimi që ju kishte bërë policia dhe forcat speciale, trajtim i cili, më duhet të them, ishte mjaft i përmbajtur. Mbas atij momenti, jeta e tyre u ndërrua një herë e përgjithmonë; ajo ditë përcaktoi se çka prisnin ato nga jeta dhe me kë do të ishin të lidhur në veprimtarinë e tyre. Urrejtja për regjimin që i kishte rrahur, si dhe mundësia e një vale dënimesh u bënë vatra e solidaritetit në rritje dhe elementi themelor i sistemit të vlerave dhe të besimit të tyre që ishte i shndërruar një herë e përgjithmonë ani pse studentët nuk ishin transformuar në një lëvizje shoqërore të mirëfilltë.


Masë Studentore apo Lëvizje Shoqërore?

Më sipër kam theksuar se studentët po transformoheshin në një lëvizje por që ende nuk ishin transformuar në një lëvizje shoqërore të mirëfilltë. Deri në pasditen e 9 dhjetorit ato ishin një masë studentore të pakënaqur por edhe pa struktura të konsoliduara e qëllime të qarta. Në të gjitha demonstratat nuk kishte kundërvënie të mirëfilltë të regjimit, struktura të udhëheqjes e me radhë. Por ky problem sqarohet kur analizohet koncepti i lëvizjes shoqërore.
Lëvizja shoqërore ka në thelb katër karakteristika të ndërlidhura: a - mospajtimin kolektiv të individualëve; b - të cilët kanë qëllime të përbashkëta; c - që veprojnë në solidaritet me njëri tjetrin në një kontekst të caktuar shoqëror; dhe d - që janë në bashkëveprim të vazhdueshëm me elitat, më kundërshtarët e regjimit dhe me autoritetet e shtetit.
Në fillim, masa studentore nuk i kishte këto karakteristika të lëvizjes. Ato ishin një masë individësh që kishin përvoja, shpresa, qëllime dhe kërkesa shumë të ndryshme nga njëri tjetri shpesh edhe të papajtueshme në mes tyre. E vetmja gjë që i lidhte atë masë studentore ishte identifikimi me opozitën karshi sistemit ekzistues. Studentët nga rrethet nuk e donin regjimin, ashtu si edhe studentët nga kryeqyteti por arsyet ishin krejtësisht të ndryshme. Studentët kishin filluar të vepronin në solidaritet me njëri tjetrin, por ato nuk kishin qëllime të qarta politike dhe nuk bashkëvepronin në mënyrë sistematike me elitat, kundërshtarët e regjimit dhe më autoritetet partiako-shtetërore. Çka i bën këto probleme akute është fakti se të dy këto elemente kërkojnë një ideologji të qartë dhe një platformë politike, e cila të përcaktojë qëllimet dhe mënyrat për t'i arritur ato.


Mbi të gjitha, këto dy elemente kërkojnë një udhëheqësi të qartë. Nuk ka një lëvizje, e cila nuk ka një udhëheqësi të qartë që i mbështet veprimet e saj në një sistem koherent vlerash. Studentët që u takuan me Alinë natën e 8 dhjetorit nuk e dinin se çka donin, ata nuk dinin as çka donin edhe në takimin me Alinë të 11 dhjetorit 1990. Nevoja për këtë drejtim që vetëm bartësit e një sistemi koherent vlerash mund ta japin u pa qartë gjatë procesit të shpërthimit revolucionar dhe të radikalizimit të studentëve dhe të situatës. Situatat revolucionare janë revolucionare pikërisht për shkak të ndryshimeve radikale në sistemin e vlerave të individëve që marrin pjesë në këto evenimente, të identifikimit të përbashkët me një sistem besimi dhe të rolit shumë të ndjeshëm që luajnë udhëheqësit si në përmbushjen e qëllimeve të masës ashtu edhe në influencimin dhe formësimin e tyre. Megjithatë, testi i përhershëm i veprimit është pajtueshmëria e veprimeve me vlerat themelore të masës.


Fillimi i përplasjes të sistemeve të vlerave dhe transformimi i masës në lëvizje

Në këtë kontekst duhet thënë se mekanizmat e sistemit kishin nënvlerësuar disa elemente shumë të rëndësishme; së pari ato kishin nënvlerësuar thellësinë e lidhjeve personale, familjare, kulturore e rajonale si dhe miqësitë e bazuara në besimin reciprok të cilat nuk mund të kontrolloheshin prej regjimit por që edhe në të njëjtën kohë kishin ekzistuar paralel me të. Së dyti, ato nënvlerësuan rëndësinë e sistemeve të tjera të vlerave shumë prej studentëve përqafuan sisteme të gatshme vlerash dhe këtu dallohen ideologjia e gatshme e nacionalizmit shqiptar si dhe sistemi i vlerave të kundërta të regjimit, nemesis e tij, sistemi kapitalist.
Studentët kishin nevojë për një qëllim dhe për një mision. Për të pasur një mision ato duhej të kishin një sistem të patundshëm vlerash dhe modele se si duhej të silleshin. Pothuajse menjëherë mbas demonstratës së 8 dhjetorit, e si ndodh gjithmonë, në mënyrë thuajse të pavetëdijshme por thelbësisht racionale, ato ishin vënë në kërkim të atij sistemi e të modelit. Kristalizimi i tre sistemeve të ndryshme dhe të papajtueshme të vlerave ishte jo vetëm i dallueshëm në çka studentët kërkonin por ai kishte filluar të polarizonte dhe masën e studentëve. Këto tre ideologji ishin bazuar pikërisht në prezencën e tre platformave të ndryshme politike të mbështetura në ideologjinë e klasës sunduese, në vlerat e nacionalizmit shqiptar të Rilindjes Kombëtare, dhe në ideologjinë e sistemit kapitalist, që në mendësinë e tyre ishte e identifikueshme me tregun e lirë dhe më konsumerizmin europiano-perëndimor.


Këto tre sisteme vlerash dhe individët që i propagandonin ato sisteme po luftonin që të fitonin besimin e studentëve. Çka e bënte gjendjen më të komplikuar ishte se këto sisteme vlerash nuk janë në thelb të papajtueshme. Studentët që vazhdonin të besonin se sistemi mund të reformohej besonin shumë se Alia do të bëhej 'Reformatori i Madh' dhe se ndryshimi do të ishte në të mirë të të gjithëve me demokratizimin e mëtejshëm të sistemit. Grupi i dytë, synonte ndryshime, të cilat do të ishin radikale në ekonomi, në hapjen karshi botës dhe në vendosjen e një sistemi demokratik. Grupi i tretë kërkonte të ndryshonte sistemin në një sistem demokratik, por jo se "duhej të shkonim tek Europa" por, sepse "ishte në natyrën e shqiptarëve" që të ishin një popull i lirë dhe demokratik. Si në çdo periudhë tranzicioni, kombi është forma e organizmit shoqëror që është natyrshëm e mbështetur në do të vërteta që janë të qarta dhe të lidhura me të nga përkufizimi si drejtësia shoqërore, barazia dhe vëllazëria.
Disa studentë i mbështetën veprimet e tyre në vlerat themelore të nacionalizmit shqiptar, disa të tjerë i pranuan ato si të natyrshme dhe të tjerët po ndiqnin modele të cilat i njihnin. Përgjegjësia historike filloj që të ndjehej edhe në debatet e proceset e vendimmarrjes. Përplasja midis intelektualëve "pragmatikë" dhe të mençur, të studentëve që i mbështesnin dhe të elitave komuniste nga njëra anë dhe të studentëve që gjykonin çdo veprim se sa mirë i shërbente kombit të tyre në anën tjetër u bë shumë intensive dhe e papajtueshme. Paaftësia e elitave sunduese për të kontrolluar studentët nëpërmjet "dueteve" dhe "trojkave" të zgjedhura me kujdes u pa qartë në pasditen e 9 dhjetorit. Kjo përplasje do të çonte në mbylljen e universitetit dhe në bashkëfajësinë e tyre në fitoren e regjimit që çoi në ngufatjen e Lëvizjes Studentore në mars 1991. Ia vlen që këto kontradiktat dhe sistem vlerash të ilustrohen me një argument nga ndodhitë e asaj kohe.


Demonstrata e 9 dhjetorit 1990 në sheshin "Skënderbe" dhe polarizimi i studentëve.

Pasi regjimi ia kishte arritur që t'i përmbante studentët në dy demonstratat e tyre të njëpasnjëshme të mbrëmjes së 8 dhjetorit e të paradites së 9 dhjetorit, studentët po radikalizoheshin me shumë shpejtësi. Ndërsa qytetarët e kryeqytetit ishin të dhënë pas ndeshjes së futbollit që do të luhej vetëm disa qindra metra nga "Qyteti Studenti" (rreth 20,000 vetë shkuan në stadium) studentët ishin duke rrahur mendime se çka duhej bërë tash e tutje.
Si u tha edhe më parë, studentët po organizoheshin në tre grupe që po kristalizoheshin me të shpejtë dhe po konsolidoheshin rreth tre ideologjive të ndryshme, të cilat edhe sugjeronin tre rrugë të ndryshme për tu ndjekur. Studentët që nuk mund të konceptonin politikën përjashta reformimit të regjimit ekzistues filluan të shkoqiteshin e të binin në anët e masës studentore dhe të adoptonin një pozicion më esëll, "prit e të shohim se çka do ndodhë." Të dy grupet e tjera ishin për veprim, por një pjesë e madhe e studentëve ishin nën influencën e Azem Hajdarit dhe të disa pjesëmarrësve të tjerë në "demonstratën" e 8 dhjetorit. Nën influencën e qartë të Berishës dhe të Besnik Mustafajt, Hajdari e kishte të formësuar planin i cili parashihte që studentët do të protestonin vetëm brenda kufijve të "Qytetit Studenti", ekzaktësisht çka, e pikë së pari, regjimi donte të arrinte. Ia vlen të theksohet se deri në atë pikë, por as atëherë, Hajdari dhe grupi i tij nuk kishin bërë asnjë kërkesë politike për be.


Grupi tjetër me radikal dhe më luftarak i studentëve, ende jo fort i konsoliduar, por mjaft i strukturuar dhe i lidhur me një qëllim të qartë donte ta çonte demonstratën tek populli i Tiranës, ta transformonte atë në një lëvizje të të gjithë popullit dhe të kërkonte demokraci e pluralizëm. Pjesë e këtij grupi kam qenë edhe unë edhe shokët e shoqet e mia, Andi Baba, Ermal Hasani, Artan Pervaza, e shumë e shumë të tjerë që kërkoj ndjesë që nuk iu përmend emrin këtu.
Arsyet e dhëna nga grupet e ndryshme për të justifikuar këto dy rrugë të ndryshme veprimi, si dhe individët që dolën si udhëheqës të dy grupeve tregonte qartë se studentët ishin po ashtu të ndarë. Me kthimin në "Qytetin Studenti" të këtij grupi që kishte organizuar edhe përpjekjen e 7 dhjetorit, situata u polarizua keqas. Nga ora 16:00 ishte krejtësisht e qartë se studentët ishin të polarizuar dhe se kishin pikëpamje krejtësisht të ndryshme se çka duhej bërë. Në njërën anë qëndronte Azem Hajdari dhe grupi i tij që argumentonte se studentët duhej të qëndronin në "Qytetin Studenti" dhe të përqendroheshin në kërkesat e tyre (ujë, drita, ushqim më të mirë dhe refrenin "Shoku Ramiz, ju lutemi të arrestoni ato policët na kanë rrahur padrejtësisht"). Në thelb të kësaj pozite qëndronte izolimi i studentëve nga populli i Tiranës dhe këto ishin të vendosur që ta shmangnin këtë rrugë të shkrirjes së studentëve me popullin me çdo kusht. Çfarë përfitimi do të kishte regjimi po të lejonte popullin dhe studentët që të përziheshin bashkë? Regjimi rrezikonte të humbte shumëçka po të ndodhte një gjë e tillë. Studentët mund të përmbaheshin, por jo edhe populli i Tiranës. Jo rastësisht ato kishin pritur me shumë durim sezonin e provimeve kur vetëm, e më pak se gjysma, e studentëve rrinin në konvikte.


Në anën tjetër ishin studentët që ngulmonin që demonstrata duhej të çohej tek populli i Tiranës. Qëllimi ishte që të arrihej transformimi i sistemit nga një sistem totalitar në një sistem demokratik, dhe këtë nuk mund ta bënin studentët; këtë duhej ta bënin studentët bashkë me popullin. Probleme të tilla si uji, dritat dhe ushqimi më i mirë dukeshin krejtësisht të parëndësishme, dhe nga këndvështrimi i këtij grupi plotësisht të marra dhe të pakuptimta. Argumenti ishte se studentët nuk mund të fitonin pluralizmin për popullin po të rrinin ku ishin, të izoluar dhe duke kërkuar ujë të nxehtë. Studentët kërkuan një takim të përgjithshëm, por ora e takimit qëllimisht u shty shumë vonë në mbrëmje nga grupi i Hajdarit. Megjithatë, pavarësisht nga Hajdari dhe nga pjesa tjetër e të ashtuquajturve "udhëheqës", ndërsa shumica dërmuese e studentëve mbetën në "Qytetin Studenti", qindra studentë, shumë nga godina 6, por edhe nga godina e fakultete të tjera filluan të zbrisnin drejt qendrës së kryeqytetit. Vendimi ishte marrë që të zbrisnin në grupe të vegjël, pa ngjallur dyshim dhe duke përdorur të gjitha justifikimet si "po shkoj të pres motrën tek stacioni i trenit" dhe "më duhet të marr pyetjet e provimeve tek një shok". Shumë studentë mundën që të linin "Qytetin Studenti" në këtë mënyrë.

_____


Demonstrata e 9 dhjetorit 1990 në sheshin "Skënderbe" dhe fillimet e Lëvizjes Studentore Shqiptare 1990-1991
Hyrje
Lëvizja Studentore Shqiptare 1990-1991 (tani e mbrapa, LSSH) është njëra nga lëvizjet shoqërore më pak të njohura në historinë e vonshme shqiptare. Ani pse e ashtuquajtura klasë politike shqiptare dhe intelektualët janë rrekur ta paraqesin veten si pjesë të saj, apo afër saj, paradoksalisht e në mënyrë persistente, ato kanë ngulmuar në mohimin e ekzistencën e saj. Në analizat e qëndrimet e tyre, të cilave ju është dhënë shumë hapësirë në shtypin shqiptar, ato vazhdimisht janë përpjekë që ta deformojnë Lëvizjen në të gjitha aspektet: si kohëgjatësi, duke thënë se ishte vetëm një ose disa ditë, (8 dhjetori dhe jo një Lëvizje e shtrirë nga dhjetori deri në mars 1991) as; të përcaktojnë se kush ishin pjesëmarrës apo udhëheqës të saj duke ndarë dekorata qesharake dhe të pamerituara, (dhe nga pjesëmarrës e drejtues të kësaj Lëvizjeje edhe të papranuara); ta zvogëlojnë kontributin e saj në një demonstratë dhe të lënë mënjanë Grevën e Urisë dhe Rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës. Për më tepër ato kanë shkuar aq larg sa të shpikin mite krejtësisht të pabazuara, të cilat glorifikonin veten dhe shërbyesit e tyre.
Por histeria nuk është historia dhe faktet janë shumë kryeforta. Ato duhen trajtuar një e nga një dhe me vëmendjen që meritojnë.


Në këtë shkrim të shkurtër do të analizoj vetëm fillimet e LSSH-së duke u përqendruar në njërin nga aktivitetet më të para të saj. Këtu do të ndalem në analizimin e përgatitjes, organizimit, të mesazhit dhe të domethënies politike të demonstratës studentore në sheshin "Skënderbe" me 9 dhjetor 1990. Kjo demonstratë, e para demonstratë e vërtetë dhe jo e heshtur me qëllime të mirëfillta e krejtësisht të qarta politike e mbajtur për gati 50 vjet në kryeqytetin shqiptar, shënon shndërrimin e masës studentore në Lëvizje shoqërore, si dhe, njëkohësisht, edhe fillimin e vërtetë të LSSH-së si lëvizje politike. Mesazhi, organizimi, mbështetja që pati e bëjnë këtë demonstratë një moment kthese në përpjekjet për të ndryshuar sistemin politik në Shqipëri. Po ashtu edhe kundërvënia e hapur e elitës sunduese, e një grupi të caktuar intelektualësh dhe studentësh të tjerë, pjesëtarë të Lëvizjes Studentore ndaj organizimit të kësaj demonstrate e bëjnë këtë veprimtari politike një pikë kritike në procesin e organizimit të studentëve universitarë të Tiranës dhe në rrugën drejt vendosjes së demokracisë në Shqipëri.


Si dhe pse regjimi u përqendrua tek studentët si faktori i fundit që mund të sillte ndryshimin e sistemit

Menjëherë pas takimit të dështuar me intelektualët komunistë të kryeqytetit të mbajtur më 12 gusht 1990, regjimi kishte filluar të konsideronte me seriozitetin e duhur mundësinë e përdorimit të studentëve universitarë në kryeqytet si një katalist për krijuar mbështetje për reformat politike që kishin ndërmend të zbatonin, jo pse donin, por se nuk kishin se çka të bënin tjetër. Në këtë zgjidhje, ato po e ndiqnin modelin çekosllovak të "revolucionit të kadifenjtë", por edhe i druheshin modelit rumun të trancizionit; në të dyja modelet studentët kishin qenë protagonistë, por ajo çka e kishte bërë ndryshimin kishin qenë intelektualët. Ajo çka i qetësonte ishte se shumë studentë që nuk e donin atë sistem kishin pasur mundësi të iknin me ambasadat dhe e vërteta është se shumë prej tyre kishin ikur. Pra, shumë prej studentëve që kishin mbetur, sipas mendimit të regjimit mund të dukeshin si besnikë të regjimit. Megjithatë, si masë shtesë sigurie, vepronte një sistem i shumëfishtë kontrolli, mbikëqyrjeje dhe mbledhje informacioni që ishte konsoliduar në kufij të skajshëm me caktimin e ish-instruktorëve të Komitetit Qendror të Rinisë në çdo konvikt dhe fakultet. Takimet masive me rininë universitare para fillimit të vitit të ri shkollor në të gjitha rrethet ku sekretarët e parë të partisë e të rinisë dhanë udhëzime e direktiva ishin një shenjë e qartë se rinia universitare shihej si një faktor i mundshëm në lojën politike. Regjimi po i vinte rrotull rinisë universitare pa e ditur se si mund ta "përdorte" më mirë, por duke e matur e peshuar me shumë kujdes.


Cka e bënte përfshirjen e rinisë në lojë të lakmueshme dhe njëkohësisht problematike ishte modeli "specifik" i pluralizmit të mendimit (që synonte mbajtjen e pushtetit në familje dhe në kastën politike) e njëkohësisht dështimi i regjimit për të krijuar atë lloj opozite që dëshironte, dhe e cila do ta luante lojën si duhej. Pasi kishin falimentuar në përpjekjet për t'u bërë të pranueshëm për fuqitë e huaja, pasi kishin dështuar në përpjekjet e tyre për të galvanizuar intelektualët (që vazhdimisht e treguan veten pa shtyllë kurrizore), shumë të pasigurt në lidhje me rolin e emigracionit shqiptar dhe pa pikën e vullnetit për të luajtur me kartën e nacionalizmit shqiptar (përveçse me shmangë vëmendjen e shqiptarëve në shtetin amë duke filluar trazime sa herë lëviznin shqiptarët në Kosovë), si dhe duke refuzuar çdo opozitë që nuk kontrollohej prej tyre (protestat ne Shkodër e Kavajë) regjimi dhe elita politike përfundoi me studentët si një faktor i kontrollueshëm që mund të sillte "pluralizmin e mendimit", por jo pluralizmin e vërtetë e të mirëfilltë politik, çka është edhe parimi bazë i funksionimit të çdo demokracie të vërtetë.


Plani i tyre afatgjatë, i hartuar me shumë kujdes dhe i modifikuar gjatë Gushtit e deri në fund të Shtatorit 1990, veçanërisht pas vizitës së dështuar të Ramiz Alisë në SHBA, parashihte që me drejtim të kujdesshëm studentët do të ngriheshin në protesta të kontrolluara nga levat e partisë. Studentët do t'i kërkonin Alisë pikërisht atë lloj pluralizmi të organizatave e shoqatave (thuajse i njëjti model i majit 1990 i propozuar nga Alia në Plenumin e KQ të PPSH-së dhe i ricikluar nga Sali Berisha në takimin e Alisë me intelektualët komuniste të kryeqytetit), sepse intelektualët e shquar edhe pse kishin bredhur botën perëndimore kishin deklaruar se nuk e dinin se çfarë ishte pluralizmi politik. Më pastaj, plani parashihte që të njëjtët intelektualë "duetet" e "trojkat" e kryeqytetit - të cilët ishin lejuar të botonin mendimet e tyre të cekëta dhe të përgjithshme në gazetat më të rëndësishme të partisë ose të jepnin intervista në Zërin e Amerikës, por që kishin sprovuar veten të ishin njerëz pa pikën e karakterit dhe të manipulueshëm - ma së pari se nuk e pranuan me e marrë përgjegjësinë historike në takimin me Ramiz Alinë - do të dilnin në krye të organizatave e shoqatave pluraliste. Studentët do të shkonin në klasat e tyre dhe transformimi i pamundimshëm do ta shndërronte regjimin nga totalitar në demokratik, komunistët do të bëheshin kapitalistë, dhe shteti shqiptar do të mbetej ajo pronë feudale e kastës sunduese, siç kishte qenë edhe në vitet e fundit pas vdekjes së Enver Hoxhës. Do të kishte qenë shumë më e lehtë po qe se intelektualët do të kishin gjetur një mënyrë të organizoheshin në të vetën. Por asnjë organizatë e tillë nuk u krijua prej tyre përpara se studentët t'ia shkulnin pluralizmin politik presidentit Ramiz Alia. Për më tepër, për disa javë shumë të rëndësishme të tranzicionit drejt demokracisë, e vetmja forcë e organizuar e opozitës do të ishte Lëvizja Studentore Shqiptare.


Disa hapa të logjikshëm u morën në mënyrë që të krijohej si atmosfera ashtu edhe vullneti politik tek studentët për të kërkuar ndryshime politike. Makina e fuqishme e shtetit u vu në lëvizje. Zhurmat po shpërndaheshin me shumë kujdes dhe gradualisht e gjithe elita e kryeqytetit i kthyen sytë nga Qyteti Studenti, dhe pas disa takimeve të organizuara me kujdes, edhe nga Instituti i Lartë Bujqësor në Kamëz. Kjo po ndodhte pothuajse një muaj përpara se të fillonte rebelimi i pritur e i paralajmëruar i mbas-ditës së çlirimit të vendit. Që edhe ky rebelim do të përkonte me zgjedhjet politike në Serbi ishte më shumë se një koincidencë.
Në parapërgatitje, nga mesi i Nëntorit, kryeministri, një enverist i tërbuar por i letuar, u takua me shumë studentë, vecanërisht me një grup të zgjedhur nga Fakulteti i Inxhinierisë. Shkëmbimi i hapur i mendimeve e bëri të qartë se kërkesat e studentëve ishin shumë të paqarta dhe konfuze. Studentët që folën në atë takim shpesh nuk e dinin se çfarë donin. Por askush nuk ngriti kërkesa politike të mirëfillta.
Në vazhdim, kushtet e jetesës në Qytetin Studenti po përkeqësoheshin me fiat administrativ e institucional; nuk kishte drita, nuk kishte ujë të nxehtë, dhe ushqimi po bëhej vazhdimisht e më i keq. Dritat filluan të priteshin nga 1 Dhjetori por jo më parë. Po të donte regjimi i kishte të gjitha rezervat ushqimore dhe energjinë në mes të dimrit të mbante studentët të kënaqur. Por dukej se askush nuk kishte dëshirë të bënte një gjë të tillë. Në tre katër ditët që vijuan zhurma e parrulla të hedhura nga studentët u 'injoruan' qëllimisht dhe kuptohet studentët morën zemër.


Më 7 dhe 8 Dhjetor, procesi mori një rrugë tjetër. Së bashku me shumë shokë të mi të Godinës 6 ne synuam t'i ngrimin studentet naten e 7 dhjetorit. Por nuk gjetem shumë mbështetje dhe u detyruam te largoheshim. Zhurmat e thashethemet e besueshme tregonin se e shtuna e 8 Dhjetorit do të ishte nata kur do të fillonte rebelimi i paralajmëruar. Perpjekja e ime dhe e disa te tjereve, pak ma te informuar se shumica, me i dalë përpara, dështoi.
Dhe me të vërtetë, loja po vazhdonte saktësisht ashtu si ishte parashikuar dhe kallzuar në konviktet, në rrugët, e në kafenetë e Tiranës. Më 8 Dhjetor kryeministri erdhi edhe një herë që të takohej me studentët së bashku me një shpurë të madhe, natyrisht jo për të zgjidhur problemet e ujit të ngrohtë dhe të dritave - se për atë punë i dilte një telefon centrali - por për t'i dhënë rëndësinë e duhur këtyre 'shqetësimeve serioze' që natyrisht mund t'i zgjidhte edhe Drejtori i Qytetit Studenti përmes lidhjeve të tij në KQ të PPSH. Përshtypja u krijua që të dukej se regjimi do të ishte i hapur për diskutime. Nënteksti që nuk mund të mos kuptohej ishte se nuk do të kishte 'ndëshkime' dhe se studentët mund të flisnin si edhe kishin folur e hedhur parrulla në terr për disa ditë me rradhë para se të vinte kryeministri. Po të bërtitej pak më shumë, edhe mund të vinte vetë Ramiz Alia.
Drita kishte por dikujt iu tha që të shkëpuste qarkun kështu që disa konvikte mbetën pa drita. Disa të tjerëve ju tha që të dilnin të demonstronin dhe ndërkohë, të tjerët do të prisnin me durim për to para konvikteve të tyre. Këto individë që punonin për sistemin numëroheshin me gishtat e dorës; shumica e studentëve ishin të sinqertë dhe po demonstronin se e donin ndryshimin e sistemit. Të tjerë donin drita për provimet e ushqim më të mirë. Gjithsesi u krijua një masë e elektrizuar që mund të drejtohej edhe për mire por që u drejtua në rrugë.


Nuk duhet harruar se ishte e shtunë dhe shumë studentë kishin shkuar në qytetet e tyre; për më tepër ishte sezon provimesh dhe numri i studentëve ishte vetëm sa një e treta e masës normale, dhe kuptohet shumë më e lehtë për t'u kontrolluar e mbikqyrur. Megjithatë studentët që dolën në demonstratën e 8 Dhjetorit ishin pak dhe nuk e dinin se çfarë kërkonin. Në takim me Presidentin Alia ato kërkuan kushte më të mira, por ky nuk ishte qëllimi i regjimit. Kështu që regjimi vendosi që do të ishte më mirë t'i kthente pas në mënyrë që rradhët e tyre të shtoheshin paksa dhe të kontrolloheshin më mirë. Megjithëse policia nuk i lejonte qytetarët të ngjiteshin në Qytetin Studenti, shumë pak qytetarë të Tiranës e morën rrugën vetë për t'u bashkuar me studentët.
Pika kyçe këtu është se studentët atë natë nuk e dinin se çfarë të kërkonin. Ato u takuan në mes të natës për një orë me presidentin Ramiz Alia por nuk kishin as edhe një kërkesë të mirëfilltë politike për t'i parashtruar. Për më tepër ato ishin kaq të nënshtruar dhe me respekt karshi tij sa që Alia e ndjeu të nevojshme të jepte urdhërat që të rriheshin mirë në mënyrë që fitonin ndërgjegjësimin e nevojshëm politik por jo me shume se duhej. Qëllimi ishte, natyrisht që t'i shtynte studentët që të fillonin të mendonin ndryshe, inlektualët të fitonin kohë, dhe që mekanizmat të viheshin në punë si duhet. Pra, udhëheqja më e lartë e partisë, e cila çuditërisht kishte ndenjur zgjuar gjithë natën, e dinte se studentët ishin konfuzë dhe nuk dinin se çka donin - si u tha më lart, disa me ne krye Azem Kajdarin ishin takuar me Alinë dhe nuk kishin thënë ndonjë gjë interesante, në fakt asgjë me u mbajt mend - dhe prandaj 'duetet' e 'trojkat e intelektualëve që e kishin krijuar emrin e tyre si 'disidentë' në pesë muajt e fundit u vunë në punë dhe u dërguan që t'i udhëheqnin dhe t'i mësonin që të bënin 'çka duhej' dhe çka ishte më e mira për partinë, socializmin, dhe kastën sunduese.
Gjithashtu, shumë kujdes u tregua për të kultivuar disa njerëz të besueshëm si udhëheqës të studentëve. Në fakt, zgjedhjet ishin bërë me kohë se kush do të ishin 'liderët' e studentëve dhe kjo ishte krejtësisht në rrjedhën normale të gjërave. Disa pedagogë të rinj filluan të përziheshin por shumica qëndruan në konviktet e tyre të bindur se kjo ishte 'loja' për të cilën flitej tash një muaj. Në mënyrë direkte dhe të drejtpërdrejtë, Sali Berisha, i derguar aty prej Xhelil Gjonit dhe i shoqëruar nga një i punësuar në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste të Nexhmije Hoxhës, e njekohesisht sekretar i KQ te BRPSH, Besnik Mustafaj, u dërguan që të qëndronin mbrapa ndërtesës së tashme të Ambasadës të SHBA. Berisha duhej të merrte udheheqësinë e studentëve dhe të bëhej lideri intelektual për të cilin regjimi kishte kaq shumë nevojë. Jo vetëm që këto të dy nuk u arrestuan por ruheshin edhe me operativë civilë në distancë.
Studentët filluan të përgatiten që të demonstronin edhe të nesërmen. Megjithatë policia nuk ndërhyri, një veprim i pajustifikueshëm për atë regjim dhe i paimagjinueshëm deri në atë kohë... që sigurisht e kishte një arsye. Në vijim, demonstrata e mëngjezit të 9 Dhjetorit ishte një përpjekje shumë e pastër e studentëve për të tërhequr vëmendjen - dhe shkaku i saj ishin thirrjet se disa dhjetra studentë ishin vrarë nga regjimi - por edhe ajo u kontrollua me shumë kujdes. Nëpërmjet mbikqyrjes të detajuar dhe të funksionimit gati perfekt të makinës shtetërore-policore regjimi dukej se po ja mbrrinte qëllimit që të krijonte një simbiozë midis intelektualëve pa disidencë dhe studentëve që nuk dinin se çfarë kërkonin në mënyrë që të krijohej pikërisht ajo lloj përgjigje për të cilën ato kishin nevojë; kërkesa për pluralizëm të organizatave dhe të shoqatave, 'pluralizëm i mendimit' më të cilin do të tentohej që t'i hidhej hi syve edhe Perëndimit dhe që do t'i shitej si pluralizëm i vërtetë. Plani i regjimit po realizohej pikë për pikë.

(VIJON)
*Shinasi Rama eshte Doktor i Shkencave Politike, Professor i Asociuar Klinik, Drejtor i Programeve te Masters ne Departamentin e Politikes te Neë York University dhe Zv. Drejtor i Qendres Alexanher Hamilton per Ekonomine Politike.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2010 nė 10:15 Edit Post Reply With Quote
Demonstrata e 9 dhjetorit 1990
Shinasi Rama | 09/12/2010 | Dossier | komentet 0 KOMENTE | face Facebook | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Një vështrim ndryshe për Lëvizjen Studentore të Dhjetorit


VIJON NGA DJE


Ndërsa shumë studentë po prisnin të dëgjonin se çka do t'iu thoshte grupi i Hajdarit për të bërë atë natë, fjala se demonstrata do të fillonte në sheshin "Skënderbe" ishte përhapur si era. Pas rreth një ore, grupi kryesor organizues i studentëve kishte filluar të lëvizte nga monumenti i "Partizanit të Panjohur" drejt sheshit "Skënderbe". Ato ndaluan në skajin verior të sheshi përballë Xhamisë.


Shumë studentë po qëndronin përballë Muzeumit Historik dhe po ashtu atje kishte edhe shumë agjentë të veshur civilë dhe policë. Ato ishin të informuar mirë sepse, në një moment ishte diskutuar bukur gjatë në se demonstrata do të mbahej në sheshin "Skënderbe" apo përballë Muzeumit Historik.


Kjo edhe kishte krijuar konfuzion në lidhje me pjesëmarrjen e megjithatë ndihmoi shumë për të mbajtur policinë disi larg edhe pse në atë orë të vonë të mbrëmjes i merrte do minuta të mira me i ra përmes sheshit të mbushur me njerëz dhe me policë.


Për rreth një çerek ore disa studentë u nisën të lajmëronin shokët e tyre që të vinin, ndërsa të tjerët po i binin sheshit rrotull sikur po shëtisnin. Për pak kohë u formuan dy grupe njerëzish.


Nga njëra anë qëndronin dhjetëra studentë të ardhur nga rrethet, konviktoret heroike, shkodrane, por edhe nga rrethet e tjera dhe në anën tjetër të rrugës qëndronin banorët kureshtarë të kryeqytetit që po iu ruheshin policëve. Fjala ishte se studentët do të demonstronin në Shesh dhe ata, publiku i edukuar i Tiranës, po prisnin të shihnin se çka do të ndodhte.


Ato nuk kishin ardhur në "Qytetin Studenti" se policia e kishte rrethuar atë dhe ruante çdo hyrje e dalje, por studentët po habiteshin se askush nuk po bashkohej me to kur të gjithë e dinin se çka do ndodhte.


Sapo grupi i studentëve u rrit ndjeshëm, filluan të lëviznin edhe policët. Makinat e mbushura me policë dhe sambistë u dukën në skajin verior të sheshit.


Duke mbledhur radhët, studentët filluan të këndonin këngë të Rilindjes Kombëtare duke e filluar me himnin e patriotëve të Shqipërisë së Jugut "Për Mëmëdhenë." Pas saj u këndua edhe një këngë tjetër, "Eja Mblidhuni Këtu-Këtu." Më pas studentët filluan të hidhnin parulla politike si "Liri-Demokraci" e "Tirana është me ne."


Për pak minuta u duk se i gjithë sheshi ngriu. Nga njëra anë qëndronin policët dhe agjentët civilë që kishin qenë duke i pritur studentët përballë Muzeumit Historik. Ato u turrën me një frymë ta shpërndanin demonstratën.


Nga ana tjetër, publiku i edukuar i kryeqytetit filloj të duartrokiste nga ana tjetër e rrugës, por nuk u bashkua me studentët. Të izoluar dhe të braktisur nga një publik i edukuar duartrokitës demonstrata e jonë nuk zgjati shumë. Mirëpo duke qenë i fundit që kam prej atij sheshi e kam pas të vështirë më e ruajt respektin për shumë prej atyre që i vura re në shkallet e Pallatit të Kulturës e që në ditët e mëvonshme u turren në "Qytetin Studenti".


Populli nuk u bashkua me studentët, policia ishte e shumtë, dhe studentët ishin relativisht të paktë në numër. Me dhjetëra e qindra studentë kishin mbetur në qoshet e tjera të sheshit, shumë prej tyre ishin përzier me masën e shëtitësve në bulevard pa mundur të bashkoheshin me shokët e tyre dhe shumë të tjerë nuk kishin mundur të kalonin kordonin policor.


Në kthim e sipër grupe të veçanta studentësh e shprehën zemërimin e tyre, duke i thyer disa vitrina dyqanesh. Përshtypja se ishin të vetëm e kishte rritur shumë përgjegjësinë që ato tash e shihnin si krejtësisht të tyren.

Mbi domethënien e demonstratës së studentëve në sheshin "Skënderbe"

Nuk mund të mos vihen në dukje pikat e mëposhtme. Së pari, karakteristika më kryesore e kësaj demonstrate ishte mesazhi i pastër kombëtar i bazuar katërçipërisht ne ideologjinë e Rilindjes Kombëtare.


Mesazhi, këngët dhe parullat ishin marrë të gjitha nga arsenali i Rilindjes. Studentët nuk kërkuan "le ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa", por ato kërkuan "liri e demokraci për popullin shqiptar".


Së dyti, organizimi i demonstratës dhe sinjali i qartë dhe pastër politik që dërgoi përbëjnë një shkëputje radikale nga kërkesat e demonstratës së një nate më parë dhe të grupit të studentëve që do të vazhdonin të kërkonin kushte më të mira, ujë e drita edhe disa ditë më vonë.


Së treti, organizmi i demonstratës, i bërë krejtësisht kundër vullnetit të shprehur të disa individëve të dërguar nga presidenti Alia apo të ashtuquajturve udhëheqës së studentëve të lidhur me to, tregonte qartë se nuk kishte një individ apo grup që mund të kontrollonte masën e studentëve.


Më e thënë hapur, edhe në këtë fazë të hershme, edhe përmes të ashtuquajturve "liderë studentorë" që regjimi donte të impononte, nuk mundte dhe nuk do të mundte të kontrollonte studentët. Së katërti, kishin lindur qendra dhe struktura autoritative që përplaseshin me njëra-tjetrën dhe po luftonin për zemrën e mendjen e studentëve.


Së pesti, nuk mund të mos vihet në dukje se demonstrata e 9 dhjetorit nuk ishte një shpërthim "spontan", por një demonstratë e organizuar mirë, e cila kishte qëllimin e qartë politik të sjelljes së popullit në luftën për vendosjen e demokracisë së mirëfilltë në Shqipëri.


Së gjashti, demonstrata ia kishte hedhur "dorezën" regjimit në zemër të kryeqytetit dhe ky ishte një hap i madh për të përfshirë në lojë popullin që regjimi donte ta mbante jashtë lojës. Pas demonstratës, loja nuk mund të luhej më si më parë.


Debati që u zhvillua në të njëjtën kohë në "Qytetin Studenti": Me u bashkue, apo mos me u bashkue me Demonstratën?

Duhet theksuar se demonstrata po zhvillohej në të njëjtën kohë që disa forca të tjera po i pengonin studentët e tjerë që t'i bashkëngjiteshin asaj. Shumë studentë që ishin identifikuar me Hajdarin si udhëheqës i demonstratës së një nate më parë kishin qëndruar në "Qytetin Studenti".


Ato po prisnin të dëgjonin se çka duhej bërë, në se ato duhej të bashkoheshin me shokët e tyre në Sheshin Skanderbeg dhe si të bashkoheshin me to. Shumë prej studentëve ishin gati t'ju bashkoheshin shokëve të tyre, dhe shumë prej tyre filluan të ushqenin dyshime rreth synimeve të Hajdarit dhe të atyre që qëndronin pas tij.


Parë nga këndvështrimi i sistemit të tyre të besimit dhe vlerave, ky dështim i të ashtuquajturve "liderë" përbente çarjen më të rëndësishme ndërmjet dy grupimeve kryesore të studentëve që ishin gati për veprim. Ja si e përshkruan gjendjen Besnik Mustafaj, i cili kishte shkuar atje së bashku me Sali Berishën, me qëllim që të ndihmonin Azem Hajdarin që të merrte vendimet "e drejta":


"Ne të gjithë do të vdesim bashkë dhe nuk lejojmë njeri të na mashtrojë. Unë do të vdes i pari". Me këto fjalë A. Hajdari e qetësoi turmën prej afro pesë mijë studentësh, po atë të diel në orën shtatë të pasdites. Ky ishte një nga momentet delikate kur gjithçka u rrezikua të prishej.


Përveç faktit se demonstrata në sheshin "Skënderbe" ishte në vazhdim e sipër ose pothuajse e përmbyllur në atë kohë, natyrisht, gjëja e parë që të shkon ndërmend është se çka po rrezikonte që të prishej? Kush do ta prishte atë plan që Mustafaj e kishte ndërmend? Po ashtu me interes është që të shihet në se Hajdari ja arriti që ta kontrollonte "turmën" - si i definon studentët Mustafaj - dhe situatën; me që Mustafaj na thotë se ai ia arriti, atëherë si ia arriti?


Në lidhje me çka po rrezikohej që të prishej, Mustafaj e sqaron pikën e vet duke shtuar se "pas dështimit të mëngjesit, studentët kishin vendosur të zbrisnin me çdo kusht në mbrëmje në sheshin "Skënderbe"."


Ajo çka studentët kërkonin ishte që të tërhiqej në protestën e tyre edhe populli i Tiranës duke ju dhënë siguri e mbrojtje reciproke nga çdo e papritur dhe duke e kthyer këtë protestë në lëvizje mbarëpopullore. Por futja në lojë e popullit të Tiranës në fjalët e Mustafajt "do të prishte gjithçka".


Mustafaj thekson se "Doktor Berisha dhe unë nuk ua këshilluam." Por menjëherë e korrigjon veten duke sqaruar se "Arritëm ta bindnim Azemin, me të cilin biseduam në një nga kthinat e bodrumit të mensës qëndrore të Qytetit Studenti."


Pyetja me interesante këtu është se kush e kishte ndërtuar atë "gjithçka" që mund të prishej? Pse Berisha dhe Mustafaj ishin të interesuar që të mbeshtesnin me forcë një plan i cili i përshtatej plotësisht planit të udhëheqjes komuniste?


Pse ato kishin frikë - apo nuk donin - që të inkurajonin studentët që të shkonin në sheshin "Skënderbe", si dhe të inkurajonin popullin që të protestonte, e pse, jo, edhe ta udhëhiqnin atë? Pa dyshim, përgjigjen e këtyre pyetjeve e dinë Berisha e Mustafaj e sigurisht, jo vetëm ato të dy. çka tregon çarjen e thelle ndërmjet grupeve është ky dialog i dhënë nga Mustafaj:


"Por Azemi nuk e kishte të lehtë t'i bindte shokët e tij. Turma e fishkëlleu menjëherë. Ne të dy rrinim në një qoshe dhe e ndiqnim skenën me gjak të ngrirë.
- Nuk duhet, - përsëriti Azemi me gjithë zërin që kishte filluar t'i ngjirej.


U ngrit një lumë tjetër fishkëllimash. Dhe pastaj një zë që u pasua nga dhjetëra:
- Na tradhtove. Ata të dy (ishte fjala për ne) i ka çuar Ramiz Alia për të na mashtruar...
- Jo... - u rrek t'i kundërshtonte Azemi. Ishte e kotë. Ata që e kishin ndjekur pas pa ngurrim edhe nën shkopinjtë e policëve nuk e linin as të fliste.


Në momente të tilla, besimi i fituar me lodhje e rreziqe të mëdha, rrëzohet me një shpejtësi marramendëse. Më shumë se nga logjika, njerëzit urdhërohen nga ndjenjat e pasionet.
- Si nuk i kanë gjetur të paktën një megafon? - i thashë me zë të ulët doktor Berishës."

Ashtu siç do të shihej qartë nga zhvillimet e ditës së nesërme, udhëheqësit e përzgjedhur nga partia nuk kishin mundur që t'i bindnin studentët që t'ju ishin besnikë. Shumë studentë, në një mënyrë të çuditshme dhe natyrale iu ishin kthyer atyre të vërtetave që ato i konsideronin aq të rëndësishme sa për me dhënë jetën. Këto vlera nuk ndaheshin nga udhëheqësit e tyre.


Për shumë studentë, këto të vërteta nuk ishin vetëm ruajtja e pushtetit në kastën sunduese, apo ngjitja e tyre në karriget e pushtetit - atëbotë shumë prej tyre as nuk e imagjinonin një gjë të tillë - por as vetëm vendosja e sistemit kapitalist. Ato donin demokracinë e mirëfilltë dhe shumë prej tyre kërkonin edhe shpëtimin e kombit, diçka që kishte qenë tabu gjatë regjimit komunist.


Ishte e mahnitshme të shihje se si studentët duke diskutuar për problemet politike nuk e ndanin Kosovën nga Shqipëria, dhe shumë gjykime u dhanë pikërisht duke i parë gjërat nga ky prizëm që nuk ishte thjesht i ngushtuar tek interesat ekonomike apo rregullat e lojës politike.


Takimi përfundoj si një dështim.


Megjithatë, pas pak orëve, shumica e pjesëmarrësve në demonstratën e 9 dhjetorit u kthyen në "Qytetin Studenti". Atë natë u morën shumë vendime, u krijuan shumë miqësi që i qëndruan kohës dhe jeta e këtyre studentëve nuk do të ishte më kurrë si përpara.


Po ashtu edhe lidhja midis studentëve dhe popullit të Tiranës nuk do të ishte kurrë më e njëjtë si më përpara. Megjithatë, më e rëndësishmja gjë ishte se plani i regjimit kishte dështuar. Ato nuk mund të kontrollonin studentët dhe kështu duhej të gjenin rrugë e mënyra për të bërë që dëmi të mos ishte aq i madh.


Shndërrimi i masës studentore në lëvizje shoqërore

Radikalizimi i studentëve ishte i prekshëm dhe demonstrata e 9 dhjetorit kontribuoi shumë për të drejtuar masën studentore nga ushqimi, dritat dhe pluralizmi i mendimit në një nivel më të thellë politik.


Çka është e rëndësishme për të përcaktuar atë hap cilësor në transformimin e masës në lëvizje shoqërore është çasti kur pjesëmarrësit u shkëputen nga kontrolli i regjimit dhe elitave, d.m.th., ai moment kur as regjimi, as kohorta e intelektualëve, as familjet dhe të afërmit e tyre, dhe as frika nuk kishte më pushtet përmbi to.


Ky ndryshim nga masa në lëvizje ndodh kur pjesëmarrësit e kanë gjetur një qëllim, i vënë vetes një mision politik dhe janë gati që të sakrifikojnë gjithçka për përmbushjen e jetësimin e atij qëllimi.


Armiqësia midis studentëve dhe regjimit totalitar ishte diçka që regjimi nuk e kishte në dorë ta kontrollonte. Largimi i studentëve që besonin se regjimi mund të reformohej dhe shtysa e madhe nga ideja kombëtare kishin sjellë një radikalizim që nuk ishte parashikuar. Por mbetej ende që qëllimi politik të definohej qartë.


Pse duhej t'ju kërkohej studentëve që të luftonin, e ndoshta edhe të vdisnin e në emër të çkaje?


Dy ideologjitë dhe individët që ishin në gjendje ti shprehnin dhe ti mbronin vlerat e tyre hynë në një luftë të pamëshirë me njëra-tjetrën. Në njërën anë qëndronin elitat sunduese, kohortat e intelektualëve dhe studentët e përzgjedhur nga regjimi si liderë dhe nga ana tjetër ishin një grup që mbahej vetëm me prestigj personal dhe me karakter.


Grupi i parë përfundoj duke u identifikuar me mbeturinat e regjimit komunist, me kohortën e intelektualëve që filluan të zvarriten drejt "Qytetit Studenti" dhe që gjetën strehë në partitë e opozitës duke fituar e ruajtur edhe pozitat kryesore në to.


Duke qenë për shumë vjet në pushtet, ky grup ia arriti që të përkufizonte, të shpikte dhe të luante me historinë me qëllimin e vetëm që të keqparaqiste Lëvizjen Studentore Shqiptare dhe arritjet e saj. Paradoksi është se pikërisht ato që luftuan intensivisht për të zhdukur Lëvizjen Studentore Shqiptare që nga çasti që u krijua, më vonë kërkuan kredit politik për gjithë ato çka kishte arritur ajo Lëvizje.


Përmbyllje


Mitologjia e krijuar tash sa vjet është e vështirë që të demaskohet, sepse nganjëherë është më e vështirë që të tregohet bindshëm e vërteta se sa të manipulohet e vërteta. Por faktet janë kokëfortë dhe kurdo që krijohet mundësia ato duhen nxjerrë në dritë një e nga një. Në fund të fundit, për ato që e dinë të vërtetën është mirë ta thonë; kështu të paktën një faqe e historisë shqiptare do të jetë e shkruar ndershmërisht.


Po ashtu është edhe një detyrim njerëzor karshi studentëve dhe lëvizjes së tyre. Përkundër të gjitha pengesave që ndeshën në rrugën e tyre, studentët që dolën në krye të fraksionit kombëtar (dhe eventualisht në krye të lëvizje studentore) dhe që në thelb besonin se ndryshimi i regjimit duhej të drejtohej në një mënyrë të tillë që të përfitonte i gjithë kombi shqiptar arriti disa fitore të jashtëzakonshme në këtë periudhë tejet të rëndësishme të trancizionit shqiptar.


Vetëm tre ditë më vonë Lëvizja arriti që t'i shkulte Ramiz Alisë pluralizmin politik dhe vendosjen e sistemit demokratik. Më vonë lëvizja u rindërtua dhe u konsolidua nën ombrellën e Shoqatës "Fan S. Noli." Lëvizja do të arrinte që të organizonte edhe Grevën e Urisë që solli përmbysjen e Statujës së Enver Hoxhës, të kultit të tij të individit, çka ia shteri legjitimitetin Partisë së Punës dhe ideologjisë së saj.


Por kundërshtarët e Lëvizjes Studentore Shqiptare të strehuar në Partinë Demokratike e të Punës, e përdorën pa hezitim aparatin shtetëror për të shkatërruar Lëvizjen dhe arritjet e saj.


Në një akt civil që meriton respekt, sepse e duke dashur shmangien e Luftës Civile, shpërbërja u pranua si alternativë e pashmangshme, Lëvizja Studentore e humbi betejën. Si pasojë, shumë prej udhëheqësve dhe veprimtarëve të saj u detyruan të linin Shqipërinë si emigrantë e të dëbuar nga vendi i tyre.


*Shinasi Rama është Doktor i Shkencave Politike, Profesor i Asociuar Klinik, Drejtor i Programeve të Masters në Departamentin e Politikes të New York University dhe Zv.drejtor i Qendrës Alexanher Hamilton për Ekonominë Politike.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2010 nė 10:23 Edit Post Reply With Quote
Dalngadale po del e verteta.

Po dhe une kam qene ne sheshin Skenderbe ne darken e 9 dhjetorit me Edmond Banushin dhe Ili Skenderin me biciklete perdore.

Jane castet me te guximshme te jetes sone. Ishim shume pak tek monumenti. Rreth 50 vete!

Pas 20 vjetesh po e permend dikush kete!?

Falenderoj Shinasiun qe pati guximin me fole!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3617420 sekonda, 35 pyetje