Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: EKSPANSIONI GREK NĖ SHQIPĖRI
lgjoka

Postuar mė 17-12-2002 nė 13:57 Edit Post Reply With Quote
EKSPANSIONI GREK NĖ SHQIPĖRI

EKSPANSIONI GREK NË SHQIPËRI
Nje nga paradokset me te dukshme te politikes se sotme shqiptare eshte se ndersa nga njera ane Shqiperia dhe shteti shqiptar vazhdojne te kene akoma probleme ende te pazgjidhura me fqinjet, kane si partnere me kryesore pikerisht vendet fqinje ose me sakte Greqine. Sot Greqia kontrollon pjesen me te madhe te ekonomise shqiptare duke kaluar ne kete drejtim edhe shtetet e
fuqishme te Evropes si Italia e cila deri ne vitin 1997 ishte partneri kryesor i Shqiperise sidomos ne fushen e investimeve, Gjermanine, disa kompani te fuqishme te se ciles u penalizuan nga autoritetet shqiptare persa i perket projekteve te tyre ne Shqiperi sic ishte rasti i nje firme se ciles i u hoq e drejta per rikonstruktimin e aeroportit te Tiranes dhe deri diku Frances e cila ishte nje partner i privilegjuar perendimor i periudhes se Enver Hoxhes.
Ekspansioni ekonomik grek ne Shqiperi u intensifikua me ritme te shpejte sidomos pas ngjarjeve te vitit 1997 gje qe perkoi dhe me ardhjen ne pushtet te Partise Socialiste te Fatos Nanos, i njohur per deklaraten e perbashket me Andreas Papandreun ne vitin 1993 per nje "Ballkan te ballkanasve" dhe kunder cdo pranie amerikane. Prania teper e rritur greke ne ekonomine shqiptare sot, duket se i ka rrenjet qe ne ditet e para te revoltave te vitit 1997, kur ne qytetet e jugut te Shqiperise, valet e shkaterrimeve perfshine kryesisht investimet italiane, gje qe beri te largoheshin rreth 60 per qind e kompanive dhe firmave te ketij vendi qe deri atehere dominonte persa i perket pranise ne Shqiperi. Ne menyre te çuditshme, asnje nga kompanite modeste greke ose dhe ato qe ishin "joint venture", te instaluara ne jug te vendit nuk u prek. Natyrisht, me fillimin e normalizimit te situates ne Shqiperi, vakumin italian filloi ta mbushte kapitali grek, i cili filloi te shtrihej ne te gjithe vendin duke u kujdesur me shume per jugun, te cilin, pavaresisht nga politikat zyrtare, lobe te fuqishme greke vazhdojne ta pretendojne si pjese te Greqise. Ne menyre konsistente, pak nga pak, kapitali grek, ndonese jo kompetitiv pushtoi gjithe sektoret jetike te ekonomise shqiptare. Duke mos i kushtuar kohe produkteve ushqimore dhe nje pjese te mire te mallrave te konsumit te gjere qe jane "Made in Greece", greket tashme zoterojne sektoret vitale te ekonomise shqiptare dhe kur te desherojne mund te krijojne nje kolaps te pergjithshem ne kete vend qe vazhdon te jete nje klient i bezdisshem per Evropen e te ardhmes. Deri tani, Greqia eshte furnizuesi kryesor i Shqiperise me energji ne periudhat e zgjatura te krizave energjitike te cilat jane kronike per vendin i cili dikur eksportonte energji. Ne kete aspekt nje kontribut jo te vogel kane dhene dhe politikat energjitike te drejtuesve shteterore te ketij sektori, te cilet ne vend qe te investonin per ndertimin e termocentraleve duke blere nafte bruto qe kushton shume me lire se nafta greke e transformuar ne energji elektrike. Gjithashtu, Shqiperia ndonese njihet si nje vend i cili tradicionalisht ka pasur marredhenie te shkelqyera me vendet arabe duke qene dhe nje partner i pelqyeshem per ta, 95 perqind te naftes per te plotesuar nevojat e saj e importon nga rafinerite greke. Edhe sot, te gjitha kompanite shqiptare qe tregtojne karburante ose jane thjesht filiale te kompanive greke te ketij sektori, ose jane kliente te rregullt te tyre. Duke filluar qe para disa vitesh, disa depozita greke u bene problem pasi kishin bllokuar portin me te madh te vendit i cili figuron dhe si nje nga pikat nevralgjike te "Korridorit Lindje-Perendim". Gjithashtu, nje nga sektoret e pakte fitimprures te ekonomise shqiptare, telefonia pa tela(celularet) keto dy vitet e fundit perfundoi ne duart e kompanive greke. Grekja "Panafon" dhe partnerja e saj "Cosmote", kane ne duart e tyre gjithe sistemin e telefonave te levizshem ne Shqiperi duke zhvilluar nje konkurence ndoshta dhe me te ashper se ne vete vendin e tyre. Keshtu, sot sipas shifrave zyrtare te tyre, "Panafon" ka shtuar ne vendin fqinj vetem gjate tete muajve te aktivitetit 50 915 kliente ne kohen qe rivalja e saj "Cosmote" ka shtuar vetem 33417. Nderkohe, ne vete Greqine "Panafon" ka arritur te shtoje jo me shume se 80 mije kliente te rinj. Tani te gjitha simptomat tregojne se edhe telefonia me tela e perfaqesuar nga koncerni shteteror "Albtelekom", do te perfundoje ne duart e grekeve. Gjate viteve te
shkuara zyrtaret shqiptare kane refuzuar ofertat per shitjen e "Albtelekom" partnereve te tille "Telecom Italia", i cili arriti te fuse ne dore telekomin serb, apo "Dojce Telekom" i cili kishte zoteruar atehere pjesen kryesore te aksioneve te "Croatia Telekom" dhe kerkonin te plotesonin kornizen me sistemin telefonik shqiptar. Por, jo te gjitha perfundojne me kaq. Nje sektor tjeter ku greket kane dominim te padiskutueshem eshte dhe ai bankar. Qeveria shqiptare e vitit 1997 licensat e para per te zhvilluar aktivitet privat bankar ua akordoi bankave greke. Si rrjedhim, sot ne Shqiperi operojne kater banka private greke "Apha Credit Bank", "Tirana Banka", "National Bank of Greece" dhe "Intercommercbank". Sipas llogaritjeve keto kater banka kontrollojne rreth 57 perqind te parave shqiptare. Sot sipas shifrave zyrtare te institucioneve shqiptare, nje nga keto banka greke, "Tirana Bank" renditet e dyta fill pas "Bankes se Kursimeve" persa i perket sasise se depozitave te akumuluara. Pas alarmit qe coi ne terheqjen masive te depozitave te shqiptareve nga "Banka e Kursimeve" nje pjese e parave te terhequra do te ndryshonin destinacion duke kaluar ne banken greke "Tirana Bank", por edhe ne sportelet e partnereve te tjere helenike. Mbi te gjitha bankat greke plotesojne dhe pjesen e dyte te ciklit te qarkullimit te parave te emigranteve shqiptare duke i derdhur serish ne buxhetin grek dhe duke bere qe ne Shqiperi te mos mbetet asgje. Ne kete sens ishte me e logjikshme qe bankat shqiptare te hapnin filialet e tyre ne Greqi per te mbledhur parate e emigranteve ne menyre qe keto te investoheshin ne sipermarrje te sigurta ne Shqiperi e jo te sherbenin ekskluzivisht per zhvillimin e Greqise. Por ajo qe eshte me e rendesishmja lidhet me urine greke per te gelltitur sa me shume thela te sektorit bankar shqiptar . Bankat greke shfaqen si konkurent sa here tregu ofron aksione te bankave shqiptare sic eshte rasti i Bankes se Kursimeve. Nese greket arrijne te fusin ne dore dhe kete banke, atehere 90 perqind e parave te shqiptareve do te jene totalisht ne duart e operatoreve bankare greke. Dhe atehere do te krijohen kushte ideale qe shteti shqiptar te jete totalisht i varur nga Athina duke realizuar keshtu ne menyren me perfekte endrat e ithtareve te helenizmit qe kerkojne aneksimin e teritoreve shqiptare. Do te mjaftonte vetem nje mbyllje e sporteleve te bankave greke qe ne Shqiperi te kthehej kaosi i vitit 1997, madje me pasoja edhe me te renda. Lidhur me kete te duhet vene ne dukje se bankat greke jane teper aktive ne nje vend si Qipro i konsideruar si nje "parajse fiskale" kur eshte fjala per pastrimin e parave. Keshtu, "Alpha Credit Bank" e cila kontrollon 6,6% te tregut bankar ne Qipro ka 28 filiale ne kete vend si dhe 500 punonjes. Ka mundesi qe politikane mafioze shqiptare nepermjet transaksioneve me bankat greke ne Shqiperi, te depozitojne parate e tyre te grabitura ne Qipro, ku ndodhet dhe nje pjese e kapitaleve te Milloshevicit. Por, perballe kesaj tendence per ekspansion te grekeve, duket dhe me absurde qetesia me te cilen zyrtaret shqiptare percjellin kete proces te dorezimit te pavaresise ekonomike te vendit ne duart e nje vendi si Greqia, i njohur edhe per preferencat ndaj fqinjeve te tjere me te cilet Shqiperia vazhdon te kete probleme shekullore. Ne cdo vend tjeter, lideret politike do te alarmoheshin nese ndonje banke e huaj do te arrinte t’i afrohej cakut te 50 perqindeshit persa i perket depozitave te klienteve vendas. E njejta gje mund te thuhet dhe per opinionin publik shqiptar ne pergjithesi, i cili ndoshta i pamesuar me efeket e ligjeve te ekonomise se tregut dhe te politikave te hapjes, nuk reagon ndaj shperdorimit te pasurive kombetare. I revoltuar, nje intelektual shqiptar, antikomunist i njohur arriti deri aty sa te shprehte publikisht simpatine ndaj ish-diktatorit komunist ne kete drejtim. Megjithese "dashuria" per Greqine mund te kete filluar edhe qe nga koha kur botohej libri i tij "Dy popuj miq".

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
lgjoka

Postuar mė 10-1-2003 nė 21:06 Edit Post Reply With Quote
Koalicioni i Organizatave Shqiptaro-Amerikane i dergol leter zotit Colin Powell Sekretar Shtetit Am

Koalicioni i Organizatave Shqiptaro-Amerikane

C/O 2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC 20036



January 9, 2003



I Nderuari Colin Powell



Departamenti i Shtetit Amerikan

2201 C Street, NW

Washington, DC 20520



I nderuari Sekretari Powell,



Ne të nënshkruarit, si shqiptaro-amerikanë dhe si anëtarë të organizatave qytetare, fetare, kulturore dhe humanitare shqiptare, po ju shkruajmë këtë letër për të protestuar me tonet më të forta të mundshme miratimin dhe përkrahjen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit për vizitën që bëri kohët e fundit në Shqipëri Nikolas Gejxh –i njohur gjithashtu si Nikos Gaxojanis.



Nikolas Gejxh është një kundërshtar tepër i njohur i interesave shqiptare në Ballkan. Eshtë fakt i njohur publikisht se Federata Panepiriote e Amerikës, Kanadasë dhe Australisë, organizata që përfaqëson z. Gejxh, i referohet Shqipërisë Jugore si “Epiri Verior” dhe e konsideron atë të pushtuar nga Shqipëria. Ky është një provokim i hapur dhe një mohim i drejtpërdrejtë i sovranitetit të Shqipërisë. Nikolas Gejxh (i) qëllimisht dhe publikisht fallsifikon numrin e popullsisë së minoritetit grek në Shqipëri duke e ekzagjeruar atë deri në 30 për qind të popullsisë tre-milionëshe të Shqipërisë, krahasuar me numrin zyrtar prej 58.000 vetëve, perafersisht 2%; (ii) i portretizon të gjithë shqiptarët e besimit fetar ortodoks në Shqipëri si grekë, duke ofenduar kështu Kishën Ortodokse Shqiptare dhe pasuesit e saj kudo nëpër botë; dhe (iii) në përpjekje për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë ka ndërmarrë fushata agresive në Washington dhe gjetkë, duke shpifur për gjoja mungesën e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Këto pretendime pa bazë janë në konflikt të drejtpërdrejtë me përfundimet dhe vlerësimet pozitive që kanë nxjerrë Departamenti Amerikan i Shtetit, Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Faktet tregojnë se minoriteti grek në Shqipëri bashkëjeton me shqiptarët dhe ka një sërë organesh shtypi që komunikojnë dhe publikojnë informacione vetëm në greqisht; në zonat minoritare raporti mësues/nxënës për klasë është tri herë më i lartë sesa ai i vetë shqiptarëve në një sistem arsimor që mundëson shkollimin në gjuhën greke që nga shkolla fillore deri në universitet; dhe, për më tepër, minoriteti grek në Shqipëri ka një përfaqësim të lartë dhe në përpjestim të zhdrejtë në qeverinë e Shqipërisë.



Gejxh gjithashtu kundërshtoi publikisht ndërhyrjen e SHBA-së/ dhe NATO-s në Kosovë ndërkohë që mijëra qytetarë të pafajshëm të Kosovës po masakroheshin, duke përfshirë edhe qytetarë amerikanë me prejardhje shqiptare. Përveç kësaj, jo më larg se 22 maji 2001, ai deklaroi në gazetën e njohur “Washington Post” se mijëra grekë në Shqipëri duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si rreth 2 milionë shqiptarët e Kosovës, duke nënkuptuar qartë se kur Kosova të fitojë pavarësinë, edhe Shqipëria Jugore duhet të shkëputet dhe të ndjekë të njëjtën rrugë. Këto qëndrime i shërbejnë vetëm rritjes së tensionit dhe kërcënojnë progresin e bërë në përmirësimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke, ndërkohë që pengojnë edhe stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan, një zonë ku SHBA-ja ka bërë investime strategjike të mëdha, përfshirë këtu burimet e tyre njerëzore, politike, financiare dhe ushtarake.



Ne jemi thellësisht të zemëruar që gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ndërsa pritej në nivel zyrtar nga Ambasada amerikane në Tiranë, z. Gejxh (i) ripërsëriti të gjitha pikëpamjet e mësipërme, duke përfshirë fabrikimet në lidhje me numrin e minoritetit grek dhe analogjinë e situatës së tyre me atë të shqiptarëve të Kosovës; (ii) zhvleftësoi kërkesat dhe gjendjen e vështirë të qindra-mijëra shqiptarëve me qëndrim në Greqi, të cilët i nënshtrohen mënyrës greke të spastrimit etnik të njohur si Helenizim dhe, për më tepër (iii) pati guximin t’i cilësonte të gjithë shqiptarët e Çamërisë që jetonin në Greqi si bashkëpunëtorë të nazistëve. Sikurse nënvizohej në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Turqisë në vitin 2001, teza e z. Gejxh jo vetëm që është një fabrikim krejt i hapur por është gjithashtu një krim politik dhe historik kundër çamëve; është fakt se shumë shqiptarë të Çamërisë dhanë jetën gjatë përpjekjeve për çlirimin e Greqisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Karakterizimi dashakeq i çamëve si bashkëpunëtorë të nazistëve është veçanërisht tronditës kur merr parasysh faktin se shqiptarët dhe Shqipëria shpëtoi 100 për qind të hebrenjve që kërkuan shpëtim nga persekutimi nazist në Greqi (ose në vende të tjera të Ballkanit), ndërkohë që, sipas Harvey Sarner-it, autor i “Shpëtim në Shqipëri”, një libër që tregon se si shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë, nga rreth 72.000 hebrenj që jetonin në Greqi para fillimit të luftës, 60.000, plot 83 për qind e komunitetit hebre u bë viktimë e Holokaustit. Gjithashtu, z. Gejxh lehtësisht “harron” se, sikurse është përshkruar në fjalët e Xhozef Xhejkobs-it, kryetar i Misionit të SHBA-së në Shqipëri gjatë viteve 1945-1946, vetëm “në vjeshtën e vitit 1944 dhe gjatë muajve të parë të 1945 autoritetet [greke] në Greqinë Veriperëndimore kryen masakra çnjerëzore duke dëbuar rreth 25.000 çamë [shqiptarë] – rezidentë të Çamërisë – nga shtëpitë e tyre” dhe duke vrarë më shumë se 5.000 burra, gra dhe fëmijë në një perpjekje të dukshme për të krijuar një zonë kufitare me Shqipërinë krejtësisht të pastër etnikisht. Këto ngjarje shënuan kulmin e përpjekjeve për gjenocid dhe spastrim etnik të ultranacionalistëve greke të nisura qysh më 1913. Deri në vitin 1945, nacionalistët grekë spastruan nga kjo zonë shqiptarët etnikë të fesë myslimane dhe ua morrën atyre të gjitha pronat, vlefta e të cilave me çmimet aktuale të tregut shkon në më shumë se 2.5 miliardë dollarë amerikanë. Dhjetëra-mijëra çamë shqiptarë kanë jetuar në mërgim qysh atëherë. Ndaj, ne dëshirojmë t’i kujtojmë z. Gejxh, sikurse dhe atyre që e përkrahin apo kanë të njëjtat pikëpamje me të, se me gjithë manipulimet, Gejxh nuk mund ta përdorë historinë si një justifikim për planet e tij destabilizuese.



Si amerikanë dhe si përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, ne jemi tepër të zhgënjyer dhe të shqetësuar nga fakti që gjatë vizitës së tij në Tiranë z.. Gejxh u prit dhe u shoqërua publikisht nga ambasadori Xhejms Xhefri. Në përpjekje për të justifikuar pritjen madhështore për Gejxh, pas vizitësë tij , përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit në SHBA dhe Tiranë kanë deklaruar se vizita e z. Gejxh dhe mbështetja e saj ishte e domosdoshme në mënyrë që të nxitej dialogu dhe të bëhej e mundur që z. Gejxh të kishte “ditën e takimit” me autoriteteve shqiptare. Komuniteti shqiptaro-amerikan përkrah fuqimisht dialogun për respektimin e të drejtat të minoritetit, të marëdhënieve miqësore me vendet fqinje, si dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike dhe zhvillimin ekonomik të saj. Në fakt, dialogu me forumet e duhura si institucionet Euro-Atlantike, institucionet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë fqinje ka qenë një pjesë e rëndësishme e zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Sidoqoftë, ne nuk e kuptojmë se çfarë lloj dialogu po përpiqet të nxisë Departamenti Amerikan i Shtetit dhe në përfitim të kujt është ky dialog kur dihet se z. Gejxh është një qytetar privat me një qëndrim të dokumentuar si një prej armiqve më të flaktë të interesave shqiptare, dhe, për më tepër, me sa dimë nuk përfaqëson as qeverinë greke dhe as atë amerikane.



Ne jemi të sigurtë se Departamenti Amerikan i Shtetit është në dijeni se, për arsye historike të vjetra dhe të reja, shqiptarët i shohin amerikanët si miqtë e tyre të besuar. Cdo gjë që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, perceptohet nga publiku shqiptar si diçka e vlefshme për t’i kushtuar vëmendje dhe për ta përkrahur. Ndaj, duke e pritur dhe shoqëruar publikisht Nikolas Gejxhin Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me qëllim apo pa qëllim, kanë mbështetur heshturazi pikëpamjet e tij dhe në këtë mënyrë kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe shqiptaro-amerikanëve. Ne besojmë se si shqiptaro-amerikanë kemi të drejtë të kërkojmë që Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë të punojnë për të çuar përpara principet demokratike dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, në vend që të bëhen ndërmjetësues të interesave të individëve me plane shoviniste.



Heshtja e Departamentit Amerikan të Shtetit para vizitës së z. Gejxh, sikurse dhe ngjarjet gjatë vizitës së tij kanë demonstruar se ka një hendek në komunikim dhe perceptim ndërmjet përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe qytetarëve amerikanë me prejardhje shqiptare. Është evidentuar qartë përmes fjalësh dhe veprash se miqtë më të mirë dhe të vërtetë të Amerikës në Evropë, dhe ndoshta në botë, janë shqiptarët. Prandaj, ne besojmë se ka ardhur koha për të bërë përpjekje të përbashkëta për të ndërtuar një marrëdhënie cilësisht të ndryshme mes komunitetit shqiptaro-amerikan dhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Ne kërkojmë që hapi i parë në drejtim të kapërcimit të këtij hendeku është bërja publike nga Departamenti Amerikan i Shtetit e natyrës dhe agjendës së takimeve të z. Gejxh në Shqipëri, si dhe një shpjegim publik se si kanë përparuar interesat shqiptare dhe amerikane nga përkrahja e një “dialogu” me z. Gejxh, një individ pikëpamjet e të cilit mbi rajonin nxisin vetëm zjarre dhe tensione etnike.



Pavarësisht nga më lart, Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të shërbejë si ndërmjetësues për një dialog të vërtetë mbi të drejtat e minoriteteve dhe çështjeve të tjera në Ballkan. Përsa i përket Greqisë, ne e nxisim Departamentin Amerikan të Shtetit që të ushtrojë trysni ndaj qeverisë greke në mënyre që ajo të njohë të gjitha minoritetet etnike brenda territorit të saj, duke përfshirë më shumë se 40.000 çamë shqiptarë të besimit fetar ortodoks dhe t’u japë atyre të njëjtat të drejta, që ka numri përafërsisht i njëjtë i minoritetit grek në Shqipëri. Sikurse dëshmohet qartë nga organizatat greke dhe shumë organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, politika e mosnjohjes së minoriteteve që ndiqet nga Greqia nuk mund të lejohet më tej. Gjithashtu, më shumë dialog nevojitet për të adresuar ankesat e qindra mijëra mërgimtarëve shqiptarë me banim në Greqi, të cilët po i nënshtrohen mënyrave të ndryshme të “Helenizimit” sikurse dhe diskriminimit social dhe institucional. Për më tepër, ne nxisim Departamentin Amerikan të Shtetit, që të bëjë ç’është e mundur për t’u dhënë njëherë e mirë një zgjidhje të drejtë të çështjeve të pronësisë dhe atyre ligjore të çamëve shqiptarë, duke përfshire dhe të drejtën e riatdhesimit dhe marrjen e nënshtetësisë greke. Së fundmi, e një rëndësie të veçantë dhe si një hap plotësues dhe paraprak për të arritur zgjidhjen e këtyre çështjeve, ne i kërkojmë Departamentit të Shtetit Amerikan që të ushtrojë trysni ndaj qeverisë greke që të abrogojë Statusin e Ligjit të Luftës me Shqipërinë që daton që në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në vitin 1940. Përmes mbajtjes në fuqi të Statusit të Ligjit të Luftës me Shqipërinë mëse 60 vjet më vonë, ndërkohë kur në të njëjtën kohë ka firmosur një Marrëveshje Miqësie me të, Greqia jo vetëm që ka krijuar një situatë absurde, por po shkel haptazi Deklaratën e OKB-së, e cila u kërkon “të gjithë anëtarëve që të përmbahen ....nga kërcënimi apo përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësinë politikë të çdo shteti…”, si edhe dhe norma të tjera të së Drejtës Ndërkombëtare.



Së fundi, një përmirësim themelor në kanalet e komunikimit dhe përpjekjeve të bashkëpunimit ndërmjet qeverisë së SHBA-së dhe komunitetit shqiptaro-amerikan është i domosdoshëm për një varg çështjesh të tjera shqiptare në rajon. Qysh prej rrëzimit të komunizmit, Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm drejtë themelimit të një demokracie dhe ekonomisë së tregut. Mirëpo, siç evidentohet nga një sërë raportesh, progresi i Shqipërisë, zhvillimi ekonomik dhe integrimi i saj në institucionet Euro-Atlantike është penguar nga korrupsioni i nivelit të lartë, nga mungesa e transparencës politike, nga reforma elektorale joefikase si dhe rezultate të ulëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të njerëzve. Në Kosovë, ndërkohë që është i dukshëm një zhvillim i madh, vonesat në zgjidhjen e statusit të pavarur përfundimtar të saj po pengojnë investimet dhe zhvillimin ekonomik sikurse dhe po krijojnë një mjedis pjellor për destabilizim. Për më tepër, me gjithë stabilitetin relativ në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, autoritetet maqedonase duhet të bëjnë shumë më tepër që të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, e cila u arrit me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar dhe ka mbështetjen e SHBA-së, si edhe për të njohur e pranuar shqiptarët si qytetarë të barabartë e të respektuar maqedonas . Në përfundim, shumë më tepër mund të bëhet për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe atyre në Luginën e Preshevës në Serbinë Jugore. Komuniteti shqiptaro-amerikan është i gatshëm të ofrojë ekspertizën, njohuritë, eksperiencën dhe kontaktet e tij në rajon në mënyrë që të punohet drejt zgjidhjes së këtyre çështjeve dhe arritjes së një stabiliteti të qëndrueshëm e të vërtetë në Ballkan.



Shqiptarët e konsiderojnë ShBA-në si miken e tyre më të mirë. Në një kohë kur vendi ynë është i angazhuar në luftën kundër terrorizmit global, në një kohë kur shumë vënde kanë shfaqur ndjenjat e tyre të sinqerta ose të shtirura ndaj Shteteve të Bashkuara, miqësitë e vërteta si ajo që shqiptarët u ofrojnë amerikanëve, nuk duhet të neglizhohen apo harrohen. Le të nxjerrim mësime nga situata e keqe e krijuar nga vizita z. Gejxh kohët e fundit dhe le të na shërbejnë mësimet e nxjerra prej saj si një gur themeli për ndërtimin e një partneriteti të vërtetë për përparimin e interesave të përbashkëta amerikane dhe shqiptare.



Një letër e ngjashme i është dërguar edhe Këshilltares së Presidentit Amerikan për Sigurimin Kombëtar, znj. Condoleeza Rice, Kryetarit të Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan, Senatorit Richard Lugar, Kryetarit të Komitetit mbi Marrëdheniet Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan, Kongresmenit Henry Hyde, si dhe Kryetarit të Komitetit për Çështjet Shqiptare, Kongresmenit Eliot Engel.



Me respekt e neshkruar nga,





Ana e Malit - Xheladin Zeneli, President

Federata Pan-Shqiptare “VATRA” – Agim Karagjozi, Kryetar

Fondacioni i Dedë Gjo Lulit – Prelë Sinishtaj, Kryetar

Fondacioni i Plavës dhe Gucisë – Xhevat Kukaj, President

Fondacioni i Shoqërise Shqiptaro-Amerikane – Esad Rizai, President

Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare – Geri Kokalari, President

Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan – Cafo Boga, President

Fondi Humanitar Malësia – Gjon Ivezaj, President

Forumi Shqiptar – Ilirjan Papa, Drejtor

Gazeta Illyria – Ekrem Bardha, Publicist

Grupi i Mediave Shqiptare – Vera Mjeku, President

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan – Richard Lukaj, Kryetar

Kisha Shqiptare Katolike e Shën Palit – At Anton Kqira

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Illinois – Ilaz Kadriu, President

Lidhja Demokratike e Kosovës në SHBA – Agim Rexhaj, President

Lidhja e Prizrenit - Ismet Berisha, President

Miqtë e Trupave Mbrojtëse të Kosoves – Shefki Mexhuani, Kryetar

Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane - Imam Vehbi Ismail, Udhëheqes Fetar i Myslimanëve Shqiptarë në SHBA dhe Kanada

Qendra Shqiptare e Nju Jorkut – Drita Kokalari, Presidente

Rrjeti i Informacionit Frosina – Van Christo, Pronar dhe Drejtor

Shoqata Atlantiku – Arbër Muriqi, Përfaqësuesi Kryesor

Shoqata e Pejës – Agim Cavdërbasha, Kryetar

Shoqata e të Drejtave të Njeriut "Çamëria"

Shoqata Patriotike e Dibres – Lavdrim Cami, President

Shpirti i Shqiptarit – Ilirjan Papa, Pronar dhe Drejtor

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
burimuji

Postuar mė 2-3-2003 nė 00:31 Edit Post Reply With Quote
"http://korrieri.com/"

Qendra e Tiranes, dinjiteti i shqiptareve

Perpara disa ditesh, studiuesi Ardian Klosi, nepermjet nje shkrimi te gjate ne faqet e gazetes "Shekulli", terhiqte vemendjen e cdo qytetari te Tiranes per pretendimin e padrejte te kryesive te dy feve me te medha ne Shqiperi, per ngritjen ne mes te qytetit te nje xhamie te madhe dhe te nje kishe madheshtore. Shqetesimi i autorit te shkrimit, ishte i drejte, qytetar, kulturor dhe kombetar. Pas leximit te shkrimit ne fjale, hamendesova se mos kjo kerkese, ishte nje deshire, por me pas ne faqet e gazetes "Sot", lexoj se kerkesa e mesiperme, ishte aq serioze, sa qe problemi kishte shkruar deri ne Ameriken e madhe. Sipas burimeve te gazetes, vite me pare perfaqesues te lobit grek ne Amerike, kishin marre kontakt me Presidentin e atehershem Bill Klinton dhe i kishin kerkuar ndermjetesimin e tij prane pushtetareve te Tiranes, per te lejuar ngritjen ne mes te kryeqytetit, prane Komitetit te Partise Socialiste, te nje kishe madheshtore. Ma merr mendja se cilido njeri, me sado pak ndergjegje kombetare, do te shtronte vetiu pyetjen: "Cfare meraku i paska ngrene zoterinjte e lobit grek ne Amerike, per te patur nje kishe ne qendren e kryeqytetit te SHQIPETAREVE?!" Besoj se edhe vete Presidentit Klinton, i cili, vecanerisht pas nderhyrjes ne fatet e Kosoves, mori respektin e perhershem te cdo shqiptari, duhet t'i kete bere pershtypje kjo kerkese. Ne faqen e pare te gazetes ne fjale, terheq vemendjen kryeartikulli me germa kapitale "JANULLATOSI I ANKOHET BUSHIT!!" Nga shkrimi del se kerkesa e bere dikur Presidentit Klinton, i eshte drejtuar edhe Bushit.

Nuk e di se, me cfare llogjike e kerkon qendren e kryeqytetit, kryetari grek i kishes shqiptare? Te me fale lexuesi dhe cilido tjeter, pasi ne rrjedhen e shkrimit, nuk do perdor titujt: shkelqesi, madheri, lartesi e shenjteri. Ne kohen tone kur bota ka dale e zhveshur, perpara syve te miliarda njerezve, me ligesine, intrigen, dobesine, mashtrimin, imoralitetin, spekulacionin....edhe miresine, nuk kane vend titujt e mbartur nga mesjeta injorante e makaber. Sot ka kryetar shteti, kryetare kishe, xhamie, kryetare partie apo shoqatash, te cilet, ne qofte se do te bejne vepra te mira per te miren e njerezimit, do te mbeten ne kujtesen e historise dhe ne ndergjegjjen e njerezve, te dashur e te paharrueshem. Ne te kundert, do te harrohen gjurmet e tyre te zeza...Njerezit si qenie, jane te gjithe njesoj, si mbreti dhe lypesi, pasi t'u mbaroje koha e prere nga zoti ne kete bote, do shkojne te pleherojne token. Sic ka ndodhur edhe me miliardat qe kane shkuar perpara. Ne kete bote nuk ka njerez te shenjte, e aq me pak te pavdekshem. Sa here harrohet ky fakt i thjeshte, na lindin individet tabu, qe firmosin inferioritetin e popujve per ta mbushur boten me krime... Le t'ua leme shenjterine Krishtit, Muhamedit, Budes, Lazarit, etj, pavaresisht nga betejat qe kane bere ata ne jeten e tyre, apo nga armet qe kane perdorur per te ngulitur ne ndergjegjen e njerezve pushtetin e besimit....

U zgjata disi ne kete arsyetim, por kjo vjen ngaqe ne na plasi shpirti qe ne kete jete kaq te perkohshme, na duhet t'u puthim doren individeve qe na marrin edhe driten e saj. Po le te kthehemi te kerkesa e zotit Janullatos. E cuditshme dhe jashte llogjikes eshte shkuarja e kesaj deshire deri te Presidentet e Amerikes. Mendoni nje cast sa absurd do dukej telefonata nga Shtepia e Bardhe: "Alo, zoti Moisiu? Lereni te qete zotin Janullatos te ndertoje ate kishen ku e deshiron ai!" Zot, mos ndodhshin te tilla cudira.

Perpara disa kohesh, ne nje televizion, shfaqet kreu i kishes ortodokse ne Gjirokaster, duke bekuar nje pike karburanti. Une nuk jam fetar, nuk besoj bekime prifterinjsh, hoxhesh apo dervishesh, pasi nuk me le llogjika e jetes. Ne qofte se keto bekime, do zinin vend ne jeten e njerezimit, jo vetem do te dilte jashte rolit shkenca mjekesore, por edhe bota nuk do te ishte sot ne kete kategori tragjike. Une besoj se si cdo veper e ka nje autor, edhe bota me jeten e kane nje autorin e tyre te jashtezakonshem, te cilin njerezimi e ka quajtur Zot.

Perderisa ai na ka sjelle ne jete si krijesen me te kompletuar me arsyen dhe mundesine e veprimit per transformimin e tokes djerre, bij te tij me te denje duhet te jene ata qe e kryejne kete mision me pune, me djerse e ndershmeri. Natyrshem, keta nuk kane nevoje per keshillen e ndonje zyre, cfaredo emri paste ajo. Pra, m'u duk i pakuptueshem bekimi nga ana e kreut te larte te kishes te nje pike karburanti, aq me teper kur keto nyje tregtie jane nga me te perfolurat per korrupsion, nga vete kreret e politikes sone. Gjithesesi, punet e tij i di vete zoti Janullatos, kurse une si qytetar shqiptar, do ta uroj sinqerisht qe se fundmi, te bente kryepunen: Pas nje ndihme te madhe qe i ka dhene kishes shqiptare, pas shkaterrimit nga komunizmi, te lere ne vend te tij nje prift shqiptar dhe te largohet per ne atdheun e tij, duke marre me vete mirenjohjen e gjithe besimtareve dhe nje titull nderi nga presidenca e vendit. Ne te kundert, jo vetem mbi dinjitetin e shqiptareve, do te mbetet pikepyetja po shteruese: "A nuk gjendet ne mes te ketij populli nje kryeprift per kishen ortodokse?" Por edhe misioni fisnik do te vihet ne dyshim. Per hir te se vertetes, duhet thene se zoti Janullatos, per kerkesen e tij e ka dhe nje te drejte, nje shkak te natyres sfiduese. Kryetari i myslymaneve Hafiz Koci, kerkon me kembengulje ngritjen e nje xhamie madheshtore ne lulishten prane Parlamentit shqiptar. Pra, ne te ardhmen, kur kjo te jete ngritur, ne castin qe hoxha do therras namazin, duke iu lutur hapesires pa fund, deputetet aty prane, te cilet duhet te mbajne praktikisht me debat, ne kembe ekonomine, politiken dhe moralin e kombit, duhet te pushojne. Ështe lehte e kuptueshme se karshilleku fetar i semure ne mes dy feve, luan rol ne arritjen e qellimit, pa u kujtuar kush, se kjo "gare" mund te sjelle pasoja afatgjata negative ne harmonine tradicionale fetare te shqiptaret. Eshte i dhimbshem fakti qe perfaqesuesit e feve, si te afert te zotit, gjate 12 viteve qe shqiptaret u zhyten ne nje katraure tragjike, nga politikane sharlatane, nuk dolen njehere kompakt perpara besimtareve t'u benin thirrje, t'u drejtoheshin vellazerimit e jo depove te armeve. As njeri nuk u kujtua te dilte ne mitingjet e pergjakshme, sic dilte fisnikja Nene Tereza ne mes te plumbave ne Liban. Kush e imitoi ate plake te paket tek ngjitej ne pallat mbreterish e presidentesh me ato sandalet me rripa, per te kujtuar se poshte dritareve te lluksit te tyre marramendes shtrihej varferia njerezore. Kreret fetare, me teper se kush, duhet ta kuptojne se sot shqiptaret kane nevoje urgjente per ndermarrje e institucione prodhimi ku te punesohen per te dale nga kriza e rende ekonomike qe i ka pllakosur, e jo per te ngritur kisha e xhami ne kater anet e vendit, madje dhe atje ku nuk ka fare besimtare perkates. A nuk do te ishte me e perendishme ngritja e nje shtepie moderne femijesh jetime? Lutjet le t'i bejme, por boten dhe jeten e zbukuron djersa. Ne qofte se kreret fetare ne fjale, pretendojne si prone vendin e dikurshem te kultit ne qender, ka Kushtetute dhe ligje qe e kompensojne ate diku tjeter dhe jo atje ku prishet bukuria dhe urbanistika e kryeqytetit. Ku prishen dy nga lulishtet me frymedhenese per banoret e Tiranes qe po i afrohen milioneshit. Intelektualet ne radhe te pare, dhe gjithe qytetaret e Tiranes, duhet te reagojne me vendosmeri per te ruajtur bukurine e kryeqytetit tone. Zeri publik duhet t'i beje te mendohen mire politikanet, perpara se te leshojne premtime neper avuj festash, duke rene keshtu ne faje te cilat kurre nuk do t'ua fale historia.

SIRI SULEJMANI
--------------------------------------------------------------------------------
01/03/2003

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-4-2003 nė 17:10 Edit Post Reply With Quote
Çfarë nuk tradhton Nano

Kryeministrit aktual duket se i është kthyer në petk të përjetshëm vesi i urryer i tradhtisë. Mund të thuhet se ai e ka këtë ves si një lëkurë të dytë, pa të cilën s'mund të ketë jetë. Mjafton një rishikim i aktivitetit politik e vetjak të këtij njeriu në dekadën e fundit, për t'u bindur se Nano është një tradhtar patologjik e kronik. Një personazh tradhtar i këtij kalibri është ndoshta, vetëm Zhozef Fusheja, ministri i çdo qeverie të pasrevolucionit francez më 1789&#8209;ën. Edhe Fusheja i famshëm tradhtonte, por kishte art në veprimet e tij. Ndërsa Nano, qoftë edhe për shkak të origjinës, ka një tipar të dallueshëm plebeu në ato çka bën. Nano fillimisht braktisi botëkuptimin e tij marksist të parapluralizmit, si të ishte një rrobë e vjetër. Më pas ai hodhi poshtë pa shumë vështirësi e skrupuj moralë, miqtë dikur potentë, të kupolës komuniste. Pastaj nisi spastrimet në stil enverist në PS, sa e transformoi atë në një stan të braktisur nga të zotët. Më pas në pikun e lavdisë së tij, kur u ribë kryeministër nga parlamenti i kallashit, u vuri fshesën me radhë miqve e ministrave të vet të mëparshëm. Së fundi, iniciativa më interesante e Nanos "Lëvizja për katarsis" u braktis prej tij në mënyrën më të pabesueshme. Edhe në jetën private, Nano ka bërë jo pak tradhtira e futje pas shpine. Miqtë e tij, pronarë lokalesh luksoze, shpeshherë i kujtojnë këto. Braktisi edhe njeriun e jetës që duam s'duam, sakrifikoi nga vetja për bashkëshortin, por ky ia shpagoi rëndshëm duke kërkuar divorcin. Mbas kësaj çka thamë, lind pyetja: a ka ndonjë gjë që nuk tradhton Fatos Nano? Në pamje të parë duket se përgjigjia është negative, por në realitet është ndryshe. Nga një shqyrtim i vëmendshëm del se ka një pikë të palëvizshme, që Nano i qendron besnik, e kjo është raporti i tij me Greqinë, politikën zyrtare greke. E kjo besnikëri e palëkundur ndaj Greqisë është fatlume për të, sepse është rruga që e ka sjellë dhe që e ka mbajtur në pushtet, por nga ana tjetër, duke qenë kryeministër dhe kryetar i një partie që ka pushtetin, kjo politikë i sjell dëme të pallogaritshme Shqipërisë.

E konkretisht, në fushën ekonomike Nano i ka dhënë një hapësirë të pakufizuar biznesit grek në Shqipëri, në kurriz si të biznesit vendas, ashtu edhe të investitorëve të tjerë jogrekë. Mjafton të përmendim që vetëm një bankë e papërfillshme në Greqi si "Alpha Credit Bank" ka hapur në Shqipëri mbi 15 filiale, të cilat funksionojnë si arka kursimi për emigrantët shqiptarë që punojnë në Greqi. Kjo s'është gjë tjetër, veçse një nënshtrim i hapur i ekonomisë shqiptare ndaj asaj greke. Por jo vetëm kjo! Gjendja e avantazhuar e biznesit grek në Shqipëri po krijon një situatë monopolistike, e cila bllokon realisht ekonominë e vendit. E konkretisht, dy kompanitë greke të telefonave celularë AMC e Vodafone kanë krijuar një situatë të tillë monopoli, saqë e vështirësojnë skajshmërisht mbijetesën e një operatori të tretë. Eshtë fakt i njohur që të dyja këto kompani me emra të ndryshëm, kanë vetëm një pronar me emrin Sokratis Kokalis. Dhe marrëveshjet që ka pranuar qeveria shqiptare me filalet e Kokalisit janë kaq poshtëruese e antiekonomike, saqë kanë kthyer në piramidë edhe një xhevahir të ekonomisë shqiptare, siç është "Alb&#8209;telekomi".

Investitorët grekë i gjen nëpër emra firmash ndërtimi, transportesh, pijesh, cigaresh e mallrash të konsumit të përditshëm. Edhe portokallet, limonët e mandarinat janë me pronarë grekë.

Të vjen e habitshme se si është arritur në këtë derexhe, por promotori i gjithë këtij vasalizimi ekonomik është kryeministri Fatos Nano. Edhe me qiri apo minakërkues të dalësh, nuk do të mundesh të gjesh ndonjë biznesmen të kombësive italiane, gjermane, amerikane apo ndonjë shteti perëndimor! Makar të gjendej edhe ndonjë ballkanas psh., turk, bullgar, rumun apo maqedonas! Jo, vetëm grekë të ndesh syri, a thua se Shqipëria po tranformohet në një grekistan të vockël.

Një tregues i fundit që tregon për kursin grekoman të Nanos, është takimi me ministren e Jashtme të Maqedonisë I.Mitreva, ku nuk është biseduar pothuaj fare për Korridorin 8. A thua të jetë rastësi kjo, apo një pozicion i paramenduar i Nanos?!

Këto qendrime të Nanos nga ana tjetër, nxisin natyrshëm acarimin e politikës italiane ndaj nesh. Kryeministri Berluskoni erdhi në Shqipëri për të na ndihmuar për integrimin, ndërsa Nano në stilin e tij të tradhtarit, po e djeg përditë e më tepër këtë investim të politikës italiane. A thua se Berluskoni erdhi këtu për të vendosur në kollona të patundshme kolltukun kryeministror të Fatosit! Mjafton vetëm karshillëku që i bën Nano politikës italiane, për të konkluduar se e vetmja gjë që ai nuk tradhton, është Greqia.

Blegina AGOLLI

55
10_01_03





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-5-2003 nė 07:50 Edit Post Reply With Quote
“Në Qafën e Llogarasë, Mirësevini në Greqi”
Ismail Male
Tiranë
“Wellcomes joy to Grecce. Enjoy your Personal Mobile Guide and get all assistance you may need while in Grecce” që në shqip do të thotë “Mirësevini në Greqi...etj” Këto fjalë vijnë si mesazh nga telefonia celulare sapo arrin në Qafën e Llogarasë. Qytetarët shqiptarë që mund ta kenë kaluar fare thjesht këtë fakt, pasi me siguri gjithkush e di se ku ndodhet dhe sa larg është Greqia në të vërtetë nga Llogaraja. Por nëse një qytetar i huaj, sidomos i ardhur nga vendet perëndimore, do të kalonte në këtë pikë, sigurisht që në këtë moment ai, do të shprehte habinë e mungesës së një vije kufitare. Në vendet perëndimore telefonitë celulare mund të ndërrojnë sinjalin vetëm përgjatë vijave kufitare dhe nuk është e lejueshme që një kompani e tillë të ndërhyjë brenda territorit të një shteti tjetër. Të paktën kështu ndodh ndërmjet kufijve të Belgjikës dhe Holandës, Gjermanisë dhe Francës etj. Problemi që kompanitë celulare të hyra në Shqipëri janë greke apo filiale të drejtuara nga grekët nuk është argument i thjeshtë për të motivuar një ndërhyrje të tillë brenda territorit shqiptar. Mendoj se çështja është më e thellë. Pikërisht në vendin ku qarqe ekstreme greke kanë shprehur pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, shfaqet fenomeni i mesazheve celulare, të cilat jo vetëm në gjuhën angleze por lëshohen edhe në gjuhën greke. Nuk kam shkuar shpesh në jug të Shqipërisë por udhëtimi i para disa ditëve më ka bërë përshtypje të madhe. Mendoj se një fenomen i tilë duhet të marrë fund. Organet qeveritare kontraktuale me kompanitë celulare duhet të ndërhyjnë për të zgjidhur këtë rast të paprecedent në Evropë.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-7-2003 nė 07:47 Edit Post Reply With Quote
MONOPOLI, DOMINANT NE EKONOMINE SHQIPTARE

Sipas eksperteve te fushes, te Ministrise se Ekonomise, ne momentin qe diktoheshin situatat monopol te ndonje kompanie private, keto nuk duhet te lejoheshin nga shteti. Eshte shume i nevojshem miratimi i ligjit per konkurencen

Ja kompanite monopol ne vendin tone:

- "KESH sh.a" ne sektorin elektro-energjetik

- "Posta shqiptare" ne sektorin e telekomunikacioneve

- "Albtelekom sh.a" ne sektorin e telefonise fikse

- "Ujesjelles sh.a" ne sektorin publik

- "Banka e Kursimeve" ne sektorin bankar etj.

Ja sektoret me pozicione dominuese:

- Prodhim dhe tregtim hidrokarburesh kompanite greke

- Telefoni e levizshme kompanite greke

- Banka te nivelit te dyte kompanite greke etj.

Eglantina Nasi

Ne Shqiperi shteti eshte realisht monopolisti me i madh ne sektoret strategjike. Nga ana tjeter, kompanite greke kane pozicionet dominante ne sektore te tjere fitimprures si tregtimi i hidrokarbureve, telefonia e levizshme, bankat e nivelit te dyte etj. Ekspertet e sektorit te antimonopolit ne ministrine e Ekonomise sqarojne se monopolet ne disa prej sektoreve strategjike nuk mund te shmangen. Ne keto raste, duhet vetem t'i kontrollosh ato, per te mos i lejuar te abuzojne ne treg. Pershembull, Albtelekomi qe ofron sherbimin e internetit perkrah operatoreve qe ua jep vete aksesin duhet kontrolluar, nese kete sherbim e ofron me te njejtat kushte dhe kosto, apo nxjerr fitime me te medha duke perfituar nga pozicioni i tij monopol? "Ne gjithe boten sherbimet postare, energjetike, telekomunikacioneve jane monopole. Ato nuk mund t'i shmangim dot se jane sherbime strategjike. Por tashme kane filluar perpjekjet per liberalizimin e ketyre strukturave" shprehen ekspertet. Po qe nje gje e tille te arrihet edhe ne Shqiperi, duhet qe te realizohen me pare kushtet e nevojshme teknike. Monopolet ne natyre, jane me efiçente, sesa shoqerite ne konkurence. Sepse ngritja e 20 ndermarrjeve per te ofruar te njejtin sherbim do kete nje kosto me te larte ekonomike. Por paraqitet e nevojshme per liberalizimin e çmimeve dhe sherbimeve.

Greket, dominojne ne ekonomine shqiptare

Deputetet shqiptare te komisionit parlamentar te Ekonomise dhe ekspertet e drejtorise se Konkurences jane te mendimit se prania e grekeve ne sektore te ndryshem te ekonomise ka krijuar nje pozicion dominant te tyre nga i cili, ne shumicen e rasteve perfitohet ne menyre te padrejte. "Nuk mund te thuash se ato krijojne monopole, por zoterojne pozicione dominante. Reagimi i deputeteve shqiptare ne lidhje me kundershtine e ketij pozicioni eshte mese i drejte. Dominanca kolektive duhet te shmanget, sepse ajo demton ndermarrjet e tjera" pohon lidhur me nje fakt te tille drejtoresha e konkurrences prane ministrise se Ekonomise, Edlira Baraj. Prej shume kohesh, opinioni shqiptar ka reaguar ndaj pozicionimit te dy kompanive greke ne telefonine e levizshme apo edhe te 7 kompanive greke per tregtimin e hidrokarbureve. Ne teorine ekonomike kjo quhet pozicion oligopol, pra prania e shume operatoreve nga i njejti vend. Aplikimi i saj behet i rrezikshem ne momentin kur operatoret ne menyre juridike apo faktike vendosin te bashkepunojne me njeri-tjetrin per te luajtur ne treg me ofrimin e çmimeve dhe sherbimeve. Nje gje te tille ne Shqiperi te shtyn ta mendosh fakti i aplikimit te tarifave me te larta ne rajon nga ana e dy operatoreve greke. Nje liste e madhe me ankesa ka mberritur gjate kesaj periudhe ne Drejtorine Antimonpol nga ana e Shoqates se Konsumatorit. Qytetaret kerkojne qe kjo drejtori te reagoje ndaj ketij pozicionimi dominant ne tregun e telefonise se levishme. Por nje gje e tille nuk mund te behet, pasi parlamenti shqiptar nuk ka miratuar ende projektligjin "Per konkurrencen" i cili percakton nje kontrroll nga ana e organeve kompetente edhe per pozicionet dominante ne treg. Ekspertet jane te mendimit se qeveria shqiptare eshte teper e vonuar ne hartimin e ligjit te ri "Per konkurrencen" pasi ai duhej te kishte perfunduar para se te fillonte fushata masive e privatizimeve.

Flet z.Edlira Baraj, drejtoresha e Konkurrences prane ME-se:

Z.Baraj, sapo keni paraqitur ne parlament projektligjin e ri "Per konkurencen". Si e mbron ai tregun nga situatat monopol?

- Ky projektligj do trajtoje bashkimet e medha ne treg, pozicionet dominuese dhe marreveshjet, te cilat do konceptohen ndryshe nga ç'trajtohen ne ligjin aktual "Per konkurencen". Konkretisht, nuk do vihet me theksi te pozicioni dominues, por te abuzimi me te. Ai mund te behet edhe duke lidhur marreveshje juridike apo faktike me operatoret e tjere per te caktuar lojen e perbashket ne treg me çmimet dhe sherbimet. I takon autoritetit te konkurrences qe te gjykoje lejimin e ketyre marreveshjeve.

Cilat jane monopolet qe ekzistojne ne Shqiperi dhe perse lejohen ato?

- Ne vendin tone ekzistojne monopole ne sektore strategjike si telekomunikacione, ujesjellesa, energjetike etj. Permendim ketu pozicionin monopol ne telefonine fikse te kompanise "Albtelecom", te Bankes se Kursimeve ne nje pjese sherbimesh, KESHit etj. Por pozicione dominuese (monopole) jane krijuar edhe ne sektorin privat. Ketu futet ekzistenca e çmimeve te larta ne telekomunikacion (ndonese vitet e fundit kane hyre ne treg dy operatore). Por edhe mbajtja e çmimeve te larta per hidrokarburet, pavaresisht se ministria perkatese ka rene ne marreveshje me tregtaret per uljen e tij. Prandaj, qe ne fillim te privatizimeve dhe licensimeve nuk duhet te lejoheshin bashkimet qe krijonin pozicion dominues.

Ne sektorin e tregtimit te naftes, jane rreth 7 shoqeri nafte greke. A perben ky monopol?

- Ne sektorin e tregtimit te gazit dhe naftes, nuk mund te behet fjale per nje situate monopoli, por vetem per pozicion dominant. Jane 20 te tilla qe jane licencuar nga ana e ministrise se Energjetikes dhe nje pjese tjeter ne treg e ze "ARMO". Monopoli mund te quhet nese ato kane nje marreveshje te fshehur mes tyre duke bashkepunuar me njera-tjetren. Por nuk dime nje gje te tille.

Monopolet, a jane gjithmone te rrezikshme? Si po behet liberalizimi i ndermarrjeve te sistemit monopol ne vendin tone?

- Monopolet ne natyre jane me efiçente, sesa shoqerite ne konkurrence. Sepse ngritja e shume ndermarrjeve per te ofruar te njejtin sherbim do kete nje kosto me te larte ekonomike, por eshte positive, persa i perket sherbimit qe i ofrohet konsumatorit tone sepse realizohet loja me uljen e çmimeve.

Sipas te dhenave ne KESh ka filluar procesi i ristrukturimit te tij, pra ndarja ne tre sektore te veçante, transmetim, prodhim dhe shperndarje. Me pas secili prej tyre do te pajtoje operatoret e tij ne lidhje me proceset e veçanta. Kjo eshte ne baze te çmonopolizimit te ndermarrjes KESH sh.a. Nga ana tjeter, edhe per kompanine "Albtelekom sh.a" po fillon faza e liberalizimeve te para, te cilat po duken ne fushen e shtimit te operatoreve lokale. Pra, Albtelekomi e hoqi aksesin e brendshem lidhur me kete problem. Edhe Banka e Kursimeve ka liberalizuar nje pjese te sherbimeve per te cilat dikur zoteronte aksesin e vetem.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2003 nė 11:52 Edit Post Reply With Quote
Greket punojne

http://www.e-grammes.gr/2001/06/epiros_elections_en.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2003 nė 11:58 Edit Post Reply With Quote
Faqja kryesore nuk e lexoj dot se me duket eshte me shkronja greke.

Ju ftoj qe ketu te mbledhim faqet e "epirioteve te veriut"

Dhe kush te dije greqisht le te perktheje dicka.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 14-10-2003 nė 22:17 Edit Post Reply With Quote
Bollano, feste me flamuj greke

Kandidati i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vasil Bollano, ka mundur te fitoje ne Bashkine e Himares, ndersa flamuj greke kane pershendetur arritjen e suksesit te deshiruar prej disa vjetesh. Pas nje perplasje me socialistin Jorgo Goro, Bollano ka fituar edhe ne saj te koalicionit te PBDNJ se Vangjel Dules, i ndodhur personalisht ne Himare, dhe Partise Demokratike te ish-Presidentit Berisha. Ndonese Athina deklaroi mosperfshirjen e saj ne procesin zgjedhor ne Shqiperi, serish tensioni nuk mungoi, ndersa flamujt greke u shfaqen ne rruget e qytetit per te kurorezuar fitoren e Bollanos. Kandidati i PBDNJ tentoi edhe tre vjet me pare te behej kryetar i bashkise se Himares, por pa sukses. Ai doli ne balotazh me socialistin Mato, por nje aleance e rralle mes PS dhe PD i solli humbjen Bollanos. Megjithate, ai nuk u terhoq, por ritentoi. Ne te njejten kohe, reformatoret e Pollos i kujtuan Berishes se nuk duhej te mbeshteste ne Himare nje kandidat, i cili kishte bere thirrje vite me pare per organizimin e referendumeve ne qytetin e vogel bregdetar. Nderkohe, Partia Socialiste ka deklaruar se po e ndjek me kujdes situaten ne Himare, ndersa Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka njoftuar prej mbremjes se te dieles fitoren e saj.

--------------------------------------------------------------------------------
Shekulli, 14/10/2003

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 15-10-2003 nė 01:03 Edit Post Reply With Quote
Bashke me Bollanon ka festuar dhe Berisha,por nuk jam i sigurte,ka mbajtur ne dore flamurin grek apo serb.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-10-2003 nė 11:39 Edit Post Reply With Quote
"me ane te nje broshure te shkruar ne greqisht dhe anglisht te titulluar : ( Shqiperia sot dhe bashkesia etnike greke ne Epirin e Veriut "

kj

Dueht te gjejme broshuren!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 16-10-2003 nė 02:23 Edit Post Reply With Quote
Broshura duhet te ndodhet ne zyren e doktorit te PD-se,sepse pazaret jane bere me urdher te tij.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2003 nė 06:44 Edit Post Reply With Quote
Shko merrja,

o Agron,

po leri keto.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2003 nė 15:20 Edit Post Reply With Quote
http://www.e-grammes.gr/2002/01/heimarra_en.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2003 nė 16:18 Edit Post Reply With Quote
Drejtuar Presidentit dhe Berishes



I nderuar z. President,

i nderuar z. Berisha,

ju lutem shkoni tek kjo faqe ne internet:

http://www.e-grammes.gr/2001/06/epiros_elections_en.htm

Dhe shifni kete foto.

A nuk eshte kjo foto e Vangjel Dules, kryetarit te nje partie shqiptare?

Nderime,

zoterinj,

me respekt,

Anton Ashta





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2003 nė 16:25 Edit Post Reply With Quote
Ky dule tani dueht te na tregoje eshte shqiptar apo eshte "epiriot i veriut"?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 16-10-2003 nė 19:14 Edit Post Reply With Quote
Berisha duhet t'a di identitetin e Dules,sepse marrveshja me PBDNJ-shin,nuk eshte bere kot.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 18:12 Edit Post Reply With Quote
Postuar më 22-10-2002 në 09:40 AM

Vampirët e gërmadhës greke të Drejtorisë Arsimore

Pirro Kaonija

Që kurse erdhën me komandë nga asfalia greke, dy drejtuesit ortodoksë të D.A-së në Vlorë, Aleksandër Prifit dhe Nikollaq Qirko, nisi denigrimi, shkatërrimi i arsimit në prefekturë. Me një zell monarko-fashist, ata së pari filluam emërimin e drejtuesve të shkollave të qytet-fshatit me njerëz pa vlera intelektuale dhe arsimore, mjaft që të ishin ortodoksë-çoban ose hajvan e të pa tru për të zbatuar verbërisht direktivat që u jepeshin nga greku antishqiptar Nikolla Qirko?! Çfarë ishin ato? Ishin ekskursione në kurriz të mësimit, përçarje e kolektivave arsimore, çthurja dhe degjenerimi moral sistematik i nxënësve e mësuesve, aq sa ka pasur rast që mësuesit "socialist" kapitanjë çobano-ortodoks janë kapur në flagrancë prej nxënësve nëpër gëmusha ullinjsh, hanëme të mallkuara duke bërë seks, abuzime me tenderat për transportin e mësuesve si mall me shumicë, nga ku janë përzgjedhur qëllimisht automjete të vjetra ruse-kineze-skupidhje greke... kundrejt ryshfeteve, shitja kriminale e vendimeve për mësuesit me kontratë me 30 mijë lekë të reja, duke shkelur qëllimisht Kodin e Punës, i cili nuk lejon asnjë drejtues të mbajë mbi 2 muaj me kontratë. Këto janë e keqja më e vogël. Drejtuesit e D.A-së, pasi kanë ortodoksizuar gjithë stafin e D.A-së me kulish që marrin dhrami nga Greqia dhe me mbështetjen e eprorëve kurrrizunjur në prefekturë, qark, bashki PS-në, ku në asnjë rast të historisë shqiptare, sundon totalisht linja ortodokse vetëm gjëra të mbara nuk kanë bërë nga 1997 e këtej. Si me urdhër politik, D.A.-ja e Vlorës ndjek gjuetinë e shtrigave, "çirçe" ndaj intelektualëve myslimanë, por sidomos patriot pa bërë dallim në meshkuj e femra. Diskriminimi rracorë ka mbërritur deri aty sa tutori nepërkë Nikollaq Qirko, i cili gëzohet si fmëijë i keq kur shkakton vuajtje intelektualëve të rinj e myslimanë... I është hakërryer një mësueseje të vjetër e të nderuar labe: - (Po në "grekërit ortodoks", kemi sunduar e do të "sundojmë" në Vlorë... Lebërit e mirë e të mençur i larguam nga Vlora, Shqipërinë dhe rininë e arratisëm... këtu kanë mbetur të "humburit", prandaj do të "sundojmë" e do të bëjmë ç'të duam). Edhe një sulltan mizor, të kalonte në tehun e shaptës, por nuk të shprehej kështu e nuk do të sillej si andart zervist, si ky përbindësh drakulist me origjinë nga Narta, që ka marrë përsipër shkatërrimin e Vlorës, por do t'i marr të keqen asaj. Veprimtaria denigruese, antishqiptare e kësaj selie agjenturore vllah-ortodokse greke me emrin D.A. vazhdon me ritme intensive. Këta mafiozë pasi kanë lejuar pasurimin kriminal të vetvetes, aq sa nga "Drejtori Mërmërak" çoban Aleksandër Prifti, ka ngritur me lekët e nxënësve shqiptarë një vilë 4 katëshe dhe mban në lluks tafta të zezë familjen, fëmijët, e deri tek drejtorët e shkollave të fshatrave që bëjnë tangërllëk me makina lluksoze me abuzime 5-vjeçare.

Akrepat që helmojnë gjuhën shqipe

Janë gjallëruar... lëvizin. Nuk rrinë më në të çarat e shkëmbinjve plot lagështi greke. Duke ngritur bishtin përpjetë të kërcënojnë për të të helmuar. Thumbi helmues i ngjan "çekiçit pneumatik" që thyen gur. Ata janë gur themelie për godinën madhështore të gjuhës shqipe. Gurët i kanë nxjerrë me mundim vëllezërit Frashëri, Pashko Vasa, Ndre Mjeda, Mithat Frashëri etj, etj deri sa në Kongresin e Manastirit, Gjergj Fishta i betonoi themelet e gjuhës shqipe. Po sot në Vlorë, ç'ngjet pas 1997? Sistematikisht, duke porositur edhe drejtuesit e shkollave që i kanë rekrutuar, akrepat me helm të Sebastjanosit-Janullatosit kanë arritur të minimizojnë antikombëtarisht programin e gjuhës shqipe. Asnjë kabinet a mjet diktatike nuk ka nëpër shkolla për këtë lëndë, asnjë konkurs nuk bëhej, asnjë reklamim apo stimulim nxënësish apo mësuesish. Eshtë arritur edhe mënjanimi, diskriminimi e paralizimi i plot i mësuesve të nderuar demokratë të së shenjtës, ëmblës gjuhë shqipe, duke e shndërruar në kategori inferiore brenda stafeve mësimore, madje u kundërvënë mësuesit mediokër të lëndëve dytësore. Kriminelët helmues të arsimit shqip që pengojnë dhënien e lëndës së gjuhës shqipe, sidomos tëk fëmijët që i mban në krah Ismail Qemali, atje ku shohin se punohet duke filluar nga keqtrajtimet financiare, injorimi moral e deri tek kundërvënia me shofer transporti rrugaç, që rëndom sundojnë kolektivat arsimore. Megjithëse ky vit shkollor u mbyll, po marrim afro 16 ditë mësimore që humbi qëllimisht, vetëm se kishte emrin shkolla të Naim Frashërit për munegsë të gjuhës shqipe. I kërkohet ndihmë D.A-së nga drejtori i shkollës dhe përgjigja:"Nuk kemi mësues?!" Kur drejtori e gjen vet mësuesin dhe ky nisi mësimin me idealet kombëtare të Naim Frashërit në gji, po në atë ditë Aleksandër Prifti, sikur të ishte ditë e zakonshme e "Shën Kozmait" të tradhëtuar, pasi informohet për këtë mirësi, menjëherë bënë mbledhjen e asfalisë dhe sa hap e mbyll sytë, si ushtar kazermash, mësuesi i gjuhës shqipe sikteriset sikur të ishte rreckë. Pse... pse... pse? Eshtë patriot, mysliman dhe bëhej për emrin e Naim Frashërit dhe gjuhën e ëmbël shqipe. Sa e sa intelektualë që ka Vlora e që nuk çajnë dot në gestapon Prifti të D.A-së Vlorë. Nuk kanë se si të çajnë të nderuarit se D.A. më tepër merakoset për 4 punësimin e inspektorëve të vet politikës të PS-së, se sa të zbus papunësinë e intelektualëve në qytet. Një inspektor i D.A-së në Vlorë me fytyrë bojë gruri, flokë kaçurrela, hapin të matur si k/kooperative, tribunalë nëpër tribunat e PS-së, drejtorë në një shkollë private, anëtar i këshillit bashkiak (me kompetencë emërimi edhe të banditit të tokave në kadastër), nga mendja komunist dhe xhepi "amerikan" e kushedi sa punëra të tjera, aq sa i takon rroga në muaj, 2 milion lekë. Po nga fshehja e dosjeve si biznes politik në Komisionin e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave... kushedi sa bëjnë? Si ky dhe të tjerë. Ja me këto afera korruptive merret D.A. Vlorë. Ortodoksit antishqiptarë, që drejtojnë këtë shtyllë me palcë të rëndësishme të jetës vlonjate, megjithë soj e sorollopin e tyre janë të penalizuar. Të kemi dritë diturie, juridike, urtësi, ligje për t'i gjykuar si antikombëtarë të rekrutuar nga Greqia.

Bodigardi i gruas e co...

Në ditët e zeza të 1997, midis turmave antidemokratike me strukturë neokomunistësh, horrash, vjedhësish të parave të popullit, kriminelësh, (të dalë nga burgjet e Greqisë, shitës të interesave kombëtare, vagabond, 40 flamurësh, shami-faqe zeza të udhëhequr nga Albert Shyti, përmbi ta shquhej edhe Roland Binaj. Origjina e tij është nga zona e parë operative Tepelenë-Gjirokastër-Vlorë. Se mos kish punuar ndonjëherë Rolandi në fshat dhe pse mbaruar për agronom... misrin serikoje e ngatërronte me karabushin e qepës me lule shtogu. Ylber i shkoi jeta... ngjyra e kuqe e spektrit, ishte e preferuara e tij. Rolandi e trashi qafën si demi që kulloste në jonxhën e babait te tij (ish k/kooperative) dhe ndërzente karakterin e tij me gene të pllenuara nga zona e I-rë operative. I tillë ishte i jati, "toidhjo" mbeti dhe Rolandi. Perversiteti politik i tij është i ngatërruar në botën e tij dhe e shpjegon një sentencë e Gogolit: - Humori tremb horrat! Si në estradë shkoi formimi i tij intelektual antidemokratik pa u trembur si horr, duke dalë jashtë tipave të personazheve të shkrimtarit të madh. Si bir i brezit që shkatërroi kisha, xhamia, teqe më 1967... mbas vizitës në Greqi u konvertua në ortodoks duke sharë Nolin, pruri andej ca para të zeza për të njollosur karakterin e tij. Me to dorovit Aleko Priftin dhe grekun kokëbardhë me fytyrën e kalit qorr të Dhiamantit, me dy fytyra të konvertuara greke Nikollaq Qirko. Rolandi ra nën urdhrat e Elladhës me komandë Drejtorin fanariot D.A. Prifti e Qirko e futën në njësitet guerile të Zan Caushit. Si sporë fillokserë e justifikoj shpërblimin, duke marrë pjesë si i devotshëm, qen besnik për të ndukur me gojë të infektuarit politikë, dëshmitarë në grevën e sirenave ku shquhej trupi i Lek Qokut, Besnik Hidrit, në hapjen e depove të armëve dhe bërë shoqeri udhëheqëse kriminelëve që vodhën, shkatërruan vilat qeveritare në Ujin e Ftohtë, guerilistë në njësitet guerile. Në ditët e shijimeve të "fitoreve" të jargosura nga revolucioni i vonuar, që i kushtoi Vlorës 2600 varre tek "Bajamja në Babicë", me dokumenta të rregullta varrimi të Nuro Sinanit... Rolandi u strehua pas dy komandantavë grekë D.A.-së. U rehatua Roland pas fitores më mirë se sa në Kanada, se 1997 duartrokiste hijet udhëheqës të tij çobano-vllahë Aleko Prifti, kokëbardhi Nikollaqis Qirkos që ulërin: - Duam qeveri me duar greke dhe jo me dorë të fortë si Berisha...!

Ata janë bërë bërthama e parë antikombëtare e tenderave të vjedhjes në arsim ndihmuar dhe nga Konti Lutos, Rreta e shokut Roland. Ndoqën rrugën qorre të Priftit Aleko, duke i ndarë milionat e shkollave, kopshtëve. Rolandi është lajms i D.A.-së dhe ka heshtur kur Memush Saliu ka përfituar shuma të mëdha nga prerja e drurëve në Pyllin e Sodës pa liçens. Megjithëse Rolandi nuk merret haptazi, e ka një aktivitet 6-vjeçar. Arriti të betonoj më të afërmen e zemrës si bërthamë ku rrotullohen paratë e tenderave që fiton Prifti, kokëbardhi Qirkos Rolandi është identifikaur për probleme shqetësuese në procesin e tenderave në shkollat e Qishbardhës, Ujit të Ftohtë, Kaninës, Çoles me reaksione reversibëlku shumat dorovitëse shkojnë në xhepat e D.A.-së. Pasi e kanë privatizuar Qëndrën Ekonomike të Arsimit, Rolandi është bërë personalitet dhe ruan jetë grash... Në Vlorë i thonë: Bodigardi i Gruas?! Në Q.E.A. vihen re abuzime me pushtetin, krahinarizimi ku fryn era e Bënçës me emërimet, përzgjedhjet e njerëzve dhe nepotizmi nga Konti Lutos, që shet orë të ardhura nga "Bashkimi Sovjetik" me fytyrën e shokut "Shpati". A nuk e dinë në Vlorë për shoferët e linjave, ku udhëtojnë arsimtarët, se duhet të dorëzojnë të holla që të mos zërë "bytha shtrat merimange", kur nuk është ushqyer stomaku. A nuk i morën Arian Hoxhës, Romer Lazes nga 400 mijë lekë? Jo vetëm kaq, por janë edhe militantë mësues. Në xhepin e klasit të parë të grekomanëve, duhet të japësh 500 mijë lekë për dhaskalë fshati. Personazhet tanë si Rolandi e Co. lart e më lart si burim të krahinarizmit diskriminues po i bëjnë varrin me urdhër të grekomanisë, arsimit dhe Q.E.A.-së tij. A nuk e ka në program PS-ja e Theodhori Shijas? Të identifikuar si bartës të sëmundjeve të sipërmendura janë qen bir qensh se marrin rryshfete, ata që japin jane qena. Sot arsimi në Vlorë ka vajtur në Grop të Derrit dhe sukseset janë kthyer në mënyrë vulgare qeverises, sepse po pate halle i thonë:"Dajko Kërri" të tundësh paranë ose duhet të tundësh me vibrime vithjet apo të kërkojnë teserën e PS-së... "shash" PD-në. Kush e drejton D.A.-n i ka penalizuar veprat e tij. Nëse i mban në këmbë Ministria e Arsimit, kryeministri me gaz "katarsistësh", ç'shteti ajo është punë e tyre dhe le Vlorën ta drejtoj - dirigjoj Asfalia.

Petoshatët e Drejtorisë Arsimore

D.A.-ja e Vlorës sikur të jetë një gazetë e tërë dhe me ndihmën e televizioneve lokale, "Amantia" dhe "6+1" nuk lodhet së njoftuari se është lidhur me Fejzi Petoshatin - tenderistin e shitjes së librit shkollor. Si lajkatar të tij, vetëm për të fituar vet, e mbushën magazinën qëndrore me librat për shkollat. Ka akuza të shumta për punonjësit e D.A.-së si të paskrupullt për të ndryshuar praktikën e shitjes së librave. Eshtë D.A. që drejton tenderin e shitjes së librit shkollor që i kanë emëruar, duke ja faturuar drejtorive të shkollave që i kanë emëruar nga partia e tyre. Tenderi i madh copëzohet me absurditete: Çdo shkollë një tender?! Për fat të keq të grafomis të kolltukofagëve të D.A.-së që e heqin veten të pastër, korrupsioni i shitjes së librit shkollor do të shtohet. Dinjiteti i ndershmërisë rrëzohet sipas të dhënave, llogaritjeve që janë bërë nga libraritë që kanë 6 vjet që shesin librin shkollor dhe vëzhgimeve në tregun e zi. Me absurditetin "një shkollë, një tender" dhe monopolizimin e tregut, i bie që çmimet e librave janë rritur 20-30%. Fenomeni është i njohur për Aleksandër Priftin e D.A.-së. Prapë se prapë drejtorët shitës si sejmen të Nikollaq Qirkos, janë në radhë të parë drejtues të korruptuar shkollash, në radhë të dytë fitimet i ndajnë me krerët e D.A.-së. Që nga 1997 për aferat e pista të D.A.-së thuhet: E vërteta në institucionet arsimore, është e gënjeshtërtë! Për vitin shkollor 2002-2003, D.A.-ja e Vlorës nuk vuri stimuj si në kohën e PD-së. Kush shiste më shumë libra shkollorë u jepte shtesë mbi rrogë, sidomos për mësuesit e shkollave të zonave të thella të Labërisë. Një gur i varur në qafën e D.A.-së nga Fejzi Petoshati, është dhe cilësia e përfolur e botimit të librit shkollor që le për të dëshiruar.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-2-2004 nė 10:13 Edit Post Reply With Quote
KORCA DENONCON INFLUENCEN GREKE

Korce - Nga qytetaria korcare fillon te denoncohet influenca greke qe duket se nuk ka te beje shume me Europen e Bashkuar, se sa me endren donkishotiane te Vorio Epirit. Drejtori i drejtorise arsimore te rajonit, Ylli Mustafaj, doli me nje prononcim publik dhe tha se eshte krijuar nje shqetèsim serioz mesimdhenia ne gjuhen greke ne qytetin e Korces. Para ketij drejtuesi zyrtar, alarmin e dhane ne rrethana te detyruara mediatike edhe korrespondentet e shtypit qendror, viktima te efektit bumerang. Por si qendron e verteta lidhur me kete sakandal qe befas rendohet nga nuanca nacionale?

Spekullimi filogrek ne Korce

Para disa muajsh, prefektja e Kozanit beri nje pyetje te sikleteshme per numrin dy te prefektures Korce. " Sa greke ka ne qytetin Juglindor? " duke e skandalizuar me kete sugjestion diplomatik perfaqesuesin e qeverise shqiptare bash mu ne zyren e tij. Incidenti i percjelle vetem nga gazeta "Koha Jone" kaloi ne heshtje sic kalohen hakmarrjet e gatuara ne guzhinen korcare... Pala greke nuk reagoi sepse mund te jete ne dijeni te plote qe ne rrethin e Korces nuk ka minoritare greke, dhe se zemren e ketij qyteti e kane pushtuar tentakulat filogre, dhe qe mund te pajisen me certifikata me emra orthodokse e qe nuk rregjistrohen dot si minoritet grek. Duke filluar nga Dhoma e tregetise dhe industrise te rajonit, per te vazhduar me pas tek banka greke, konsullata, katedralja e betonuar nga rrenjet, shkolla "Vellazerimi" ku jane shfaqur heshturazi edhe mesueset greke krahas nje yllli te futbollit shqiptar, qendres tregetare ne perfundim e siper te firmes " Mihallari" dhe qendres rajonale televizive publike RTV Korca, gjithshka duket se i perket nje paneli filogrek qe se fundi u denoncua nga nje rrevolte qytetarie korcare. Sepse ketu nuk ka greke sic pyeti prefektja e Kozanit, por njerez qe me shumice interpretohen si greke, dhe qe speklulojne deri aty sa per qellime fitimi shtiren si te tille per shkaqe nga me te ndryshmet.



Skandali nga brenda...

Ajo qe dihej e thuhej deri tani nen ze per shkollen apo kopshtin grek, duket se ka dale nga ish drejtuesi i shkolles 8-vjecare "Vellazerimi" Kosta Jani. Duke firmosur borderone ne Keshillit e Qarkut, Jani ngjan se ka shrytezuar mjeshterisht edhe largimin si drejtor nga shkolla greke " Vellazerimi" edhe zevendesimin e tij nga Andrea Mico, kreu i deges se PBDNJ ne Korce, dhe keshilltari i kesaj partie ne keshillin bashkiak te qytetit dhe ate te Qarkut qe sic thuhet vendos balancen vendimmarrese midis PS e PD. Nuk dihet ende si fijet e ndryshme jane takuar ne piken e manipulimit dhe te denoncimit te arsimimit grek ne Korce. Kur eshte e njohur se radiot lokale dhe struktura te tjera trumbetojne me nje program te ngjeshur gjithshka zhvillohet rreth shkolles "Vellazerimi". Drejtori i drejtorise arsimore te rajonit, Ylli Mustafaj, pohoi publikisht se ka shkelje ne funksionimin e deritanishem te kopshtit grek, sepse sipas tij edukatoret helene jane te jashteligjeshme. Ndoshta ky reagim qytetar do te provokoje edhe prononcime te tjera per kliniken mjekesore, rrobaqepsite qe funksionojne ne rrethin e Korces, apo edhe per personat me ne ze te ketij qyteti qe aktivitetin e tyre privat e mbeshtesin mbi lidhjet me Greqine.

G.Ashimi

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 22-2-2004 nė 23:05 Edit Post Reply With Quote
Dule nuk kandidon pėr kreun e “Omonia”-s, pritet ardhja e Geixh-it

Dule nuk kandidon për kreun e “Omonia”-s, pritet ardhja e Geixh-it





Th.Nika


SARANDË - Vangjel Dule ka vendosur të mos rikandidojë për numrin një të organizatës etnike dhe politike “Omonia”, duke preferuar ta ndajë atë detyrë nga pozicioni i kryetarit të PBDNJ-së, që ai vazhdon të mbajë. Në kongresin e “Omonia”-s që pritet të zhvillohet sot, sipas burimeve pritet të marrë pjesë edhe Nikolas Geixh, njeriu i fuqishëm i lobit grek në Amerikë. Sipas kryetarit të PBDNJ-së Dule, fushata zgjedhore, që finalizohet me kongresin që do të mbahet sot në qytetin e Sarandës, tregoi që “Omonia” është një organizëm i gjallë politik, i gjallëruar edhe me shumë debate, i hapur për problemet që e preokupojnë. Dule ka thënë se kontributi për përafrimin sa më intensiv të Shqipërisë me standardet europiane, është ndër përparësitë e organizatës “Omonia”, që ai kryeson. Zgjedhjet e reja në organizatën “Omonia” të Sarandës kanë sjellë një emër të ri. Në vend të Mihal Kallojerit, që e mbante prej disa vitesh detyrën e kryetarit të kësaj organizate për Sarandën, konferenca e kësaj jave ka zgjedhur specialistin e lartë të bujqësisë Vangjel Zafiratin, me një kontribut të njohur dekadën e fundit edhe si përkthyes në gjuhën greke. Njëherësh Zafirati ka ushtruar gazetarinë, duke qenë korrespondent i gazetës kombëtare “Ekonomia” në Sarandë, si dhe në pozicionin e kryeredaktorit të gazetës së komunave të minoritetit grek në Sarandë e Delvinë, titulluar “Dhimotiqi foni”. Kongresi do të mbahet në sallën e kinoteatrit “Butrinti” dhe do të jenë rreth 300 delegatë, përfaqësues të degëve të “Omonia” nga i gjithë vendi.

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
LLemadeo

Postuar mė 23-2-2004 nė 13:05 Edit Post Reply With Quote
Shkak i te kqijave ne Shqiperi jane qeveritaret dhe presidenti!

Petrshendetje te gjithve!

shkaktare per gjendjen e rende ne Shqiperi, apo per padrejtsite e Grekerve, sllaveve si dhe te ndonje politikani europian ndaj Shqiperise, jane qeveritaret tone te korruptuar, te mafjozuar, servil dhe amanetqare te diktatures, si dhe presidenti i pa afte e servil-frikacak ndaj kryeministrit...
Ju pershendes me kete Poeme timen!


POEMË

Letër Presidentit !

Po e marr Pendën e zezë dhe të bardhën letër,
Këtë mbrëmje të ftohtë, dimri gjith acar,
Në kohë të merzitshme që ma ndrydhën zemrën
Të shkruaj ty, o President i lartë !

Ndoshta do të çuditesh më shumë se çudia,
Për letrën time, krejtsisht të veçantë…
Pasi, para teje, do ta lexojë Vegjëlia,
Ata, që të pa sigurtë ndjehen për çdo natë.

Them të pasigurtë, sepse i tremb uria,
Uria për punë, për buk e për zhele…
Uria për një xham, për një gjysëm tjegulle,
Uria për qetsinë, për bazën e ksaj jete…

Them të pasigurtë sepse mafjozët i trëmbin,
Ata që kanë zënë postet dhe po dridhin vëndin,
Ata që vazhdimisht njerzit ua kanë vrarë,
Ata që rregullisht i lanë duke qarë…

Them duke qarë, por po vajtojnë nënat,
Kur u vjedhin vajzat dhe ua thajnë zemrat.
Kur djemtë u arratisen për bukë e për punë
Kur detrave ua mbytën, të humbur pa gjurmë…

Ah, lum Presidenti, çtë të them më parë ?
E di që ke shumë punë dhe ay hall i madh,
Si një sëmundje e keqe që sidhet vërdallë,
Të gjithve ju ka mbërthyer, dhe ty si krye i parë.

Semundja e vjedhjes, gryksisë e mashtrimit,
E paturpsisë, gënjeshtrës, para e pas votimit.
Sëmundja e mafjozve, e vrasësve, e krimit,
E qeverive klanore të fisit e të mikut…

Ti mëndon se sëmundjet aspak nuk të kanë prekur,
Por lëngim i gjatë që ty aq të mundon,
Është dhënie e dekoratave miqve të vjetër
Deri kryeministrit, që kurrë se meriton !

Ti bën sikur s’kupton kur duhet kuptuar…
Bën sikur s’dëgjon kur duhet dëgjuar…
Veç kur Vegjëlia ngrihet në këmbë…
Atëherë ngrihesh dhe ti, shtërngon buzë e dhëmbë…

Oh, po ti kupton, këtë e dij shumë mirë !
Por ty në Timon, të kanë vënë zinxhirë…
Zinxhirët e miqësisë dhe të shoqërisë së vjetër
Zinxhirët e mëndsisë që nuk dukën në letër…

Në letrat që ti shkruan, apo që lexon…
Gjithsesi të tjerët ta dredhin at’ Timon…
Këtë e shoh qartë, unë dhe çdo kush tjetër.
Dhe kjo do të shkruhet për gjithmonë, në letër…

Dhe si për bisedë, veç pyetje për ty kam :
Vallë ti nuk e din se qeveritarët tanë,
Ndërtojne vila private duke vjedhur shtetin,
Mbi lluks e super lluks, hanë e pinë dhe shkelin ?

Po se qeveria, ministra e çfarë janë
Në poste, nëpër zyra, farefisllejtë kanë…
Dhe se fiset e tyre anë e mbanë Shqiprisë
Zënë i kanë postet, me miq e rreth miqësish… ?

Ja Durrsi na qënka në dorë të kryeparit,
Ja disa të tjera në dorë të nënkryetarit…
Shqipëria e ndarë në zona influencash
N’mes mafjes qeveritare, një garë konkurencash.

Ja veriu i ngrirë, tërsisht paralizuar,
Shkodërlocja e dashur, dhunuar e shkatrruar
Kërcnuar me errsirë, vrasje e gjymtim,
Për të vetmin fakt, se don Demokracinë.

Që nga Urë e Zezë e gjer në Vermosh,
Sidhu rreth Tropojes e Dibres matanë,
Eja dil në Krujë afër me Tiranë
Vetëm një ministër dhe ai Pukjanë…

Çudi o Shkodra trime, legjenda e Ilirisë
Dymijë e pesqind vjet, kryeqendër e njerzisë,
Deri edhe Romës i ke dhënë mësim
Sot nuk paske burra as gra, për qeverinë ?

Oh, se ke aq shumë, këtë e dij mirë,
Se djepat tu përkundën në vite e dekada
Mençurinë e kombit e të qyterimit
O dera e madhe e kulturës së njerzimit.

Se ke moj Shkoderloce ashtu siç ka Malsia,
Burra e Gra të mençura për në qeveri
Tropoja, Dukagjini, Dibra edhe Mati
Kruja dhe Kurbini, ka Mirdita dhe Laçi…

Ka pra gjithë veriu ma shumë se Skrapari,
Ka ma shumë se Fieri, Tepelen e Vlora …
Por ata hajdut që e shëmbën shtetin
U nxitën nga Athina dhe në jug kanë vëndin.

Ndaj dhe ti po vuan o Shkoder martire,
Bashkë me gjith veriun për buk dhe për dritë,
Vuani edhe pak sa ti mbysë e vehtja...
Të gjithë ata vrasës, hajdut në politikë.

Ah, or president, veç pyetje kam për ty :
A shohin me vallë të gjeneralit sy,
Se çfarë po ndodh me shtetin,
Çfarë ka ngjarë me ty ?

Po fondet e shtetit, vallë ku janë hedhur ?
Në cilat vrima pusesh, ato i kanë derdhur ?
Rrotull teje sidhen dhe brënda në Tiranë…
Të gjithë qeveritarët i ke dhe pronarë…

Pronarë firmash mafjoze, per tregti të “vogla”,
Në Durrës e Vlorë e brenda në Athinë…
Në Romë e Stambollë, në Shkup e në Bitola…
Qeveritarët Shqiptarë n’biznes-mafje po prijnë…

Por ti ndjehesh i qetë, pse thonë, nuk ke gisht,
Sëpaku në atë mafje që shtrihet gjarpërisht…
Por me heshtjën tënde, je dhe bashkfajtor,
Për një katastrofë, që popullin po e lodhë !

Pra, ka ardhur koha që të lihën fjalimet,
Pompozitetet në salla e nëpër tribuna…
Apo intervistat për sensacione…
Ashtu dhe buzëqeshjet, kur ta bëjne urra !

Shqipërisë i duhet sot me shumë se kurrë
Pastrim i politikës, bëje po qe burrë !
Pastroj mafjozët nga postet zyrtare,
Që nga Kryeministri e deri në Komunale…

Çliroje Shqipërinë nga ankthi dhe nga stresi,
Çliroj studentat nga dhuna arsimtare…
Nga mësuesat bastarda që u lypin Pare…
Nga termat Komuniste, deri në Abetare…

Çliroje popullin nga frika e dhunës, e rrëmbimit,
Nga dora e policve që i shërbejnë regjimit…
Nga zyrtarët mafjoza deri në Komuna…
Që po i fryjnë xhepat, nga shkresat e nga vula…

Nuk është vonë për ty, as sot që të veprosh,
Pra, gjëndjen e shtetit vetë ta rregullosh…
Me forcën e ligjit të funksionit tënd,
Mos luaj më me kohën, këtë ti mbaje mënd !

Largoj Polic-drejtorët që po bëjnë kërdinë,
Në vjdhje e mashtrime, në vrasje e burgime,
Ku njerzit e pafaj i rrahin e i tallin…
Ndërsa mbrojnë mafjozët, hajdutët, pushtetarët.

Ja sot në Tiranë, pas mbytjes në Detë,
Të dhjetra varfanjakve që shkuan përjetë,
U ngrit kryemafjozi Drejtori i policisë,
Dhe nisi terrorin kundër vegjëlisë,

Me kontrolle të rrepta, deri sekuestrime,
Se gjoja vetëm sot u zbuluan ca krime…
Dhe si një fasade e qet, para mafjes së vjetër
Para vehtes së tije dhe gjithë pjesës tjetër.

Bandës së pushtetit, don ti vejë mburojë,
Me masa ndaj atyre që skanë Buk për gojë.
Don që gjithë vemëndjen e të mjerë shoqërisë
Ta kthej nga grushti i hekurt i mafje policisë.

Dhe pse vetë mafjozi, drejtor i drejtorve
Ka miliona të fshehur në vila e hotele
Në fis, e në dhëndurr, në shok e të tjerë
Që nga Podgorica e deri në Gjenevë…

Dhe sipas traditës së mafjes dhe të krimit,
U zgjidh dhe problemi i mbytjes, i zbulimit.
Kryministër mafjozi me një gjakftohtësi
Me votat e shumicës, mbet në qeveri.

Dhe në anën tjeter rrugve në Tiranë
Filluan arrestime deri n’gazetarë,
Mjafton që të duket dhuna në pazarë,
E gatshme ditë e natë, për kush t‘guxojn të dalë.

Kush guxon të dalë kundër qeverisë,
Kundër mafjes shtetrore, dhunës policisë,
Kundër presidentit, Nanos apo Toskës,
Kunder atyre drejtorve, ish të enver hoxhës.

Ah lum presidenti, turp u mbushe sot !
Sepse burrëri, nuk pate si Shqipëtar,
Sepse në gjamë të madhe ti nuk shkove dot,
Sepse Nano të mban lidhur, me një fjalë…

Gjama e gjithë njerzve e gjithe vegjëlisë
Që preku shpirtin thellë, të gjithë Shqiptarisë,
Harrim kurrë në jetë, ngjarja nuk do ketë
As dhimbja e madhe, as ti si “president”.

Si president servil, i vaktë e i korruptuar
Që tallesh e stertallesh me njerzit e mjeruar,
Bën sikur s’dëgjon kur duhet ndigjuar,
Dhe bën sikur s’shikon kur duhet shikuar.

Me kaq po e mbydhi, letrën e merzisë,
Në ditët e ksaj gjame kur ti hesht e s’flet
Kur veç i dekoron mafjozët per lezet,
Dhe vet ti me qëndron si kukull-president.

Dhashtë zoti që mafja ta ndal dorën e zezë,
Kercnimet e Fatosit mos u befshin reale
Kundër demokratve, kundër gjith Shqiptarve…
Përndryshe do na nisin prap një luftë e madhe.

Se Ruçët që vranë Shkodrën në vitet nëntëdhjetë
Nanot e Metucet që vranë Azemin e shkretë,
Do na vrasin prap, ndoshta dhe Salinë…
Ndoshta shumë të tjerë, ndoshta Shqipërinë.

Dhe pastaj durimi ngrihet si stuhia
Që e fshin me rrënjë, far e fis e gjeth,
Çdo diktaturë mafje, që gjëndet midis nesh,
Vegjelia e madhe e fshin si rrebesh…

Durimi do të ngrihet, shumë shpejt, ta dish,
Dhe pse ti zgerdhihesh e qefin nuk e prish,
Ndoshta Xhin nuk pi, netet e vajtimit,
Kur Shkodra vajtonte n’mes territ e harrimit…

Siç pinte në Tiranë i dekoruari yt,
Thanë se shtatëmbdhjetë i kaloj në fyt,
Kur Toska me drejtorë, roje i qëndronte
Dhe gazetaret në burg, atë natë seç i çonte…

Rruget e Tiranës ja mbante pastruar,
Drejtori, ai servil tejet mafjozuar…
Ai me shokë të tij, emruar nëpër rrethe
Po i shikon njerzit, rrugve, porsi gjethe…

Nuk kam pse të lodhem duke të treguar,
Atë që e shikon dhe qesh vesh më vesh,
Por me që ja nisa në ditën e merzisë
Tu drejtova ty, por dhe Vegjëlisë.

Vegjëlisë i them të ketë shumë kujdes,
Të ruhet dhe të ngrihet demokratikisht
Kundër mafjes shtetrore, mafje-qeverisë,
Edhe kunder teje si kukull e Shqiperisë.

Populli dhe Shqipëria meritojne me shumë
Qeveri të ndershme për punë e vetëm punë !
Dhe një president që të ketë njerzi,
Besnik i së vertetës e jo servil si ti !

E dij se thart do t’dukën vargjet e mija,
Si një profeci, që për ty nuk ka lezet…
Dhe do të më kërkosh, do sulesh të më gjesh,
Jo për dekorim, por për të ma “vesh”…

Një shkelm për në biruca, me tënden porosi,
Mjafton vetëm një urdhër dhe brënda më ke shti,
Se i ke gati ministra e drejtorë…
Që do të versulën t’më kapin me dorë…

Por unë do të çfaqem, le dhe të gaboj,
Jo pse më mundon, dukja a lavdija,
Vargun do ta shkruaj për faktet që shikoj…
Sepse aq më mundon e juaja, padrejtsia.

Mua ma njeh penën, vargun e mendimin,
Çdo shqiptar i mirë i lodhur e i munduar,
Ma njohin të gjithë zërin edhe fjalën time
Që në zjarr të plumbave, të Ramizit të shkuar.

Kësaj radhe me kaq, vetëm të uroj,
Që në paç njerzi, vlera burrërore
Thuaje një fjalë hapur, kundër gjithë mizorve,
Kundër pushtetarve, kundër mafjozve…

Thuaju që të ikun shpejt dhe me të mirë,
Nga postet zyrtare kush me krimin lidhe
Rrin tash kaq vite duke abuzuar…
Në kurriz të shtetit, të popullit të varfëruar…

Nuk kam çtë them më gjatë, po kuptove Shqip,
Opingat dhe shkopin, merr o plak dhe ik !
Ik më mirë me nder se sa i turpëruar,
Që do të ikësh shpejt, e ke siguruar…

Se fshesa e hekurt e varfërisë
E lotve e vajtimit, e gjithë popullsisë
Nuk të fal më ty, as sojin tënd !
Mos luaj më me kohën, ti këtë mbaje mend !

Tani në fund të them ty, se kush unë jam:
Jam ai që më mbytet, në Detrat pa anë,
Ai që më late pa varr dhe pa nishanë
Ai që më late, peshqit të më hanë.

Jam ai pra… dhe ajo e mjera…
Që ferrën më ua vutë femijëve tek dera,
Që fisin dhe familjen ma veshët në zi
Dhe fjalën e keqe ma hapët në Shqipëri.

Më bëtë prostitutë, mua mamanë e gjorë
Më tërhoqët zvarrë brigjeve nëpër Vlorë
Me vllezër e shokë na latë dhe pa “Vigj”,
Na sodhët nëpër natë, sikur t’ishim armiq.

Jam unë pra Nëna, gruaja Shqipëtare
Që për buk të gojës për të rritur fëmijë
Dëbohem prej jush, mafjoz në qeveri,
Prej teje presidet, që ndan vetëm “stoli”.

Jam unë djalëria e rinisë Shqipëtare
Që Detit i hyj, për vdekje a shpëtim,
Se nuk më jep punë, askush në vëndin tim,
Se nuk po jetoj dot, në krizë e në mjerim.

Jam unë pra shpirti i atyre që shkuan
Në jetën e pa sosun, në qiellin pa mbarim,
Jam unë që thërras: Ruhuni ju të tjerë,
Nga mafja qeverisëse, mos merini udhëtim !

Jam unë or president, ti më njeh aq mirë,
Jam unë or kryeminister, ministra të nxirë,
Unë jam o Drejtor i policisë së shtetit
O ju kriminelë, o mafjozë të vëndit…

Jam unë dhe ne, e gjithmonë do të jem,
Se fundi i juaj ka nisur dhe po vjen…
Vilat e juaja me gjakun tonë të lyer,
Gratë e zbukuruara me arin e përlyer…

Do të ua vrasin jetën ju të gjithë sa jeni
Që nga polic rrugaçët e gjer tek presidenti.
Do u bëhen helm në jetën tuaj banale,
Gjith parat e vjedhura nga mundi i Shqiptarve.

Jam unë pra, më kërkoni dhe vertet më gjeni
Në çdo zemër të varfër që ka i yni, vëndi.
Tek çdo i pa punë, e i pa shtëpi…
Tek çdo i uritur, grua, plak e fëmijë…

Kërkomëni t’më kapni dhe t’më arrestoni,
Në burgje t’më degdisni dhe t’me dënoni,
Unë prap po ua them: O vrasës barbarë,
Kryeministër kriminel dhe ju qeveritar !

Polic hajdut xhepash, oficer qelbsira,
Që u vollët dhe të vdekurve unaza e zinxhira,
Ua hoqet Engjujve unazat në gishtrinjë
I moret për nuset e juaja, o ju faqe zinjë !

O ju deputet të klanit kriminal
Që shumicën mafjoze keni ulë në sallë,
Ju që e votuat serish për ta patur,
Turpin në histori keni për ta mbajtur.

Si bashkpuntor të mafjes dhunës edhe krimit,
Si mbrojtës të vrasësve të vjedhjes e mashtrimit
Do keni jetgjatsi në pushtetin tuaj,
Aq sa jetojnë krimbat në zgavren e kalbëzuar.

Kërkomëni e më shihni, se kudo më keni…
Udhve të Shqipërisë, para syve tuaj,
Në gjokset e grave me të cilat fleni…
Deri dhe aty ju mua shpejt do t’më gjeni…

Sepse dhe ato nuk ju durojnë më dot,
Erën e babzitjes që kundërmon kah mot,
Ato në frymën time aq janë dashuruar
Frymën e lirisë, paqes së bekuar…

Dhe ato shumë shpejt, do të ua thonë hapur,
Se ju jeni qelbsirat që ua prishët natën,
Netët dhe gëzimet dhe gjithë harmoninë
Familjet ua prishët me t’tuajën harbutrinë…

Sepse u transformuat në ulogë të velur,
Që mësuat të jetoni duke vrarë e vjedhur,
Streset e gjith krimeve ju bënë impotentë...
Që dëndeni në alkol e në gjumë si qentë.

Pra ju po përballeni me urrejtjen e madhe,
Të popullit mbarë, të të gjithë shoqërisë
Ky është fundi juaj, fundi i zagare,
Vrasësve dhe hajdutve të të gjithë Shqipërisë.

Shkruar nga autori LLemadeo
Me 18 të Janarit të vitit 2004.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-2-2004 nė 03:50 Edit Post Reply With Quote
GEIXH,KURDISTANI DHE OCALANI

Nga Martin Leka

Grekoamerikani Nikolas Geixh ne konferencen e 6-te te organizates "Omonia", e cila perbehet nga nje pakice qe nuk perfaqeson gjithe pakicen greke ne disa komuna e dy bashki Jug te Shqiperise, ka thene nder te tjera se kjo organizate nuk ka besimin qe duhet te kete ne "Vorioepir", ne Shqiperi dhe akoma me shume ne Sarande. Ky njeri i letrave, i perfshire shpesh ne politiken shqiptare, po na bind gjithnje e me shume se udhetimet e largeta e te mundimshme te tij kane pas nje fature te rrezikshme. Nuk e di, por ky njeri qe vjen nga vendi i demokracise, kur flet ne Shqiperi te duket se vjen jo nga vendi i statujes se Lirise, por nga Pale e Bosnje-Hercegovines?! Ai shendrrohet thjesht ne nje ballkanas ose sipas leksikut te politologjise ne raportin "homo balkanikus", te viteve '70 apo '80. Ne rrugetimin e tij te fundit, Nikolas Geixh tregoi fytyren e vertete te nje nacionalisti tipik ballkanik, shumicen e te cileve po i kerkon Karla Del Ponte. Ai u flet shqiptaro-grekeve ne Jug te vendit, me konkretisht ne Sarande, per "Vorioepir"! Nuk eshte cudi per shqiptaret, perfshire edhe shqiptaro-greket, se greko-amerikanit i ka mbetur kujtesa ne vitet e Mitropolitit te Konices, raso dhe shpirtziut, rahmetli Sebastiano. Te pretendosh te zgjosh urrejtjet nacionaliste permes promovimit te endrrave false, te tejkaluara tashme edhe nga ballkanasit me periferike apo rurale, ne perpjekjet e tyre per integrimin e plote ne Evrope, do te ishte vertet nje perpjekje sa e deshperuar, aq edhe fatale per autoret, perkatesisht edhe per zotin Geixh. Perpos te tjerash, pare ne planin moral dhe jo vetem aq, ky njeri te shfaqet i pabese, kur na sillet here si politikan ne Tirane, here si shovinisto-nacionalist ne Sarande. Me kete rast, na duket e drejte te kemi edhe vemendjen e Ambasadorit te SHBA ne Tirane, i cili eshte pare te shoqeroje personin ne fjale ne takime te rendesishme me politikane shqiptare. Eshte e drejte t'ia tregojne fjalen e Geixh ne Sarande zotit Ambasador dhe te dije cili eshte ky "Vorioepiri" i Gejxh, shtet, rajon, apo enderr? Edhe politikanet e larte shqiptare, duhet te mos e percjellin me indiference "eeekendin" e Geixh. I cili flet per hartimin e kerkesave specifike te omonareve. Duke harruar se pa dashjen e tij, ka bere nje krahasim qe i ben nder shtetit shqiptar e shtetasve te tij, perfshire edhe ata te cilet Geixh i quan "vorioepiriote". Duke sjelle ne vemendjen e te pranishmeve episodin e burgosjes se 8 kurdeve ne Turqi ne te njejten kohe kur u ndeshkuan me burg edhe 5 nga kuadrot e "Omonia"-s nga shteti shqiptar, Geixh u ka kujtuar omonareve se ndersa kurdet u mbajten ne burg per 12 vjet, greket e Shqiperise fituan lirine, sipas tij, fale nderhyrjeve nga greket. Duke bere nje krahasim te drejtuesve te Omonias me kurdet, vete geixh ka fyer edhe bashkepatriotet e vet. Duhet t'i kujtojme Geixh se Shqiperia nuk eshte Kurdistan, pendryshe Geixh nuk mund te sillet si "Ocalan". Geixh ne tre kopje, nje per prezencen ne SHBA, nje per vizitat ne Tirane dhe nje per "luftetarin e ceshtjes greke" ne Shqiperi. Provokacioni i tejzgjatur i Geixh ne Shqiperi pas fjales se fundit ne kuvendin e Omonia-s, duhet pare si nje akt antikushtetues. Fjalori dhe militimi politik i tij ne brendi dhe apel, jane nje akt penal, te cilin jam i sigurt qe shume qytetare shqiptare kane per ta vleresuar, duke i premtuar prezences apo rishfaqjes se ketij mercenari te dyshimte te planeve te erreta gjeopolitike, nje perballje dhe refuzim publik.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Adrian

Postuar mė 7-3-2004 nė 19:21 Edit Post Reply With Quote
Ne vijim te kesaj teme do te doja qe te sillja letren qe zoti Kokalari i ka deguar ambasadorit amerikan.

Letër ambasadorit James Jeffrey
22 Dhjetor 2003
Ambasadorit të Shtetve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Shqipëri
Zoti Ambasador!
Përsëri kam parë shokun tuaj të ngushtë, Nickolas Gage në Shqipëri. Dhe çuditërisht kjo po ndodh pikërisht kur është duke u formuar qeveria e re. Edhe këtë herë ju keni mbështetur këtë “surprizë” të Gage-it në Shqipëri duke shkelur në këtë mënyrë premtimin që i keni dhënë Shqiptaro-Amerikanëve në muajin janar.
Por kjo nuk është ndonjë surprizë e madhe pasi ju akoma nuk keni dhënë sqarime rreth veprimeve tuaja në lidhje me mbështetjen që i dhatë Gage-it në vizitën e tij të fundit në Shqipëri dhe as keni reaguar për të sqaruar pozicionin tuaj dhe qëllimin e asaj vizite. Ju gjithashtu i detyroheni komunitetit Shqiptaro-Amerikan një përgjigjie në lidhje me natyrën e kontakteve tuaja me Nickolas Gage dhe rreth emërimit tuaj si Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri. Dhe gjthashtu mbetet për t’u zbuluar se çfarë dini ju rreth ndonjë përpjekjeje të Nano-s për të pasur akses tek presidenti Bush.
Me shpresën se fjalët e mia nuk do të keqinterpretoheshin nga askush do të konkludoja se: sipas opinionit tim, ju jeni një person me dyfytyrësi, një gënjeshtar, dhe një person i cili me veprimet e tija ka treguar se vlerëson më shumë marrëdhëniet me Gage-in në kurriz të marrëdhënieve me shqiptarët, ju jeni një armik i shqiptarëve.
Gjëja më e mirë që mund të ndodhë për të mirën e Shqipërisë dhe interesave të SHBA-ve, është që largoheni nga posti juaj sa më shpejtë të jetë e mundur.
Gary Kokalari

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 14-3-2004 nė 01:19 Edit Post Reply With Quote
Lobi grek, thirrje antishqiptare

\
Thirrjet antishqiptare, te hedhura nga pertej Atlantikut vijne gjithmone e ne rritje. Instituti Amerikano-Helenik, me seli ne kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Uashington D.C, ka nisur nje fushate kunder vendit tone, duke bere presione ndaj qeverise amerikane. Lobi grek, ne vendin me demokracine me te zhvilluar ne bote, ka ndermarre nje sondazh opinioni me perfaqesuesit amerikane ne Kongres. Pyetesori i kerkonte dhjetrave kongresmeneve, te shpreheshin ne lidhje me zhvillimin e nje seance degjimore ne Kongres, e cila do te kete si teme, trajtimin qe qeveria shqiptare i ben minoritetit grek ne vendin tone. Sipas nje faqeje ne internetit, ku eshte botuar edhe sondazhi ne fjale, te gjithe kane treguar gatishmerine per kryerjen e kesaj seance degjimore. Gjithashtu, per ta bere akoma me besuese kerkesen per kete seance, Instituti Amerikano-Helenik, e shoqeron ate me te dhena, sipas te cilave minoritetit grek ne Republiken e Shqiperise po i mohohet e drejta per arsim, fe dhe punesim. Ky sondazh vjen ne sijim te kominikates se organizatave me te medha greke ne SHBA, ne te cilen i behej thirrje qeverise amerikane per te bere presion ndaj Tiranes zyrtare.

Nderkohe, nje angjesi lajmesh greke, po ne SHBA, boton repotazhe dhe analiza te ndryshme, te cilat nxjerrin ne pah, c'ka greket cilesojne si "barbarizem te shqiptareve qe prej periudhes se antikitetit e deri ne ditet e sotme". Keto shkrime, qe mund te jene te verteta vetem ne mendjet e semura te atyre grekerve ne SHBA, qe i publikojne ato, vleresojne se mohimet e te drejtave te grekeve te Shqiperise, duhet te behen shume shpejt objekt i komunitetit nderkombetar. Sipas kesaj agjensie, ne Shqiperine e jugut, te cilen ata e quajne Epiri i Veriut, jetojne rreth 200 mije greke. Deklaratat e lobit grek ne Amerike, jane teresisht dashakeqe, duke harruar problemin e krahines se Camerise ne Greqi dhe te tokave te cameve shqiptare atje, te cilat jane pervetesuar nga vendasit greke.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 13-8-2004 nė 23:54 Edit Post Reply With Quote
Qeveritaret filogreke heshtin per dhunen ekologjike

Anijet greke ndotin Jonin shqiptar

Hapesira detare nga nga Jala ne Dhermi, ne rajonin jugor, eshte ndotur dje nga lende djegese dhe mazut, qe dyshohen te jene hedhur ne det nga mjete lundruese helene qe depertojne ne ujerat shqiptare. Ministria e Mbrojtjes: "Tre anije tonat po ndalin qarkullimin e trageteve greke ne afersi te brigjeve". Ministri i Mjedisit mberrin ne Himare. Reagon nga Dhermiu, ekologu i njohur Xhemal Mato. Nga nafta, ndotet edhe kryeparlamentari Pellumbi

VLORE/SARANDE - Ndotet hapesira detare e Jonit ne bregdetin jugor, duke perfshire siperfaqe te konsiderueshme ne rrethin e Vlores dhe ne vijen bregdetare deri ne Sarande. Burime te ndryshme ne vendngjarje i thane "Korrieri:"-t se ndotja e detit Jon eshte me e rende nga Jala deri edhe ne Dhermi. Nderkohe edhe vise te tjera jugore si ne Palase dhe deri ne Palermo e Himare, rezultojne nga mengjesi i djeshem te ndotura masivisht. Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht edhe ministria e Mbrojtjes e cila beri te ditur dje se "per shkak te informacioneve per ndotje te ujerave tona territoriale ne jug nga mbetje te ndryshme te lendeve djegese, jemi detyruar te instalojme tre anije tonat luftarake, per te mos lejuar asnje traget apo mjet tjeter te rende lundrimi helen qe te depertoje ne afersi te brigjeve tona ujore ndersa kryejne itineraret e tyre ne detin Jon".

Ruka ne vendngjarje

Per shkak te situates se rende te raportuar nga vendngjarja, ne Himare ka mberritur me urgjence dje padite, Ministri i Mjedisit Et'hem Ruka. Ai shoqerohet nga nje grup specialistesh si dhe perfaqesues te shoqatave mjedisore qe veprojne ne vendin tone. Per skandalin e ndotjes se plazhit, ministri i Mjedisit Et'hem Ruka ka reaguar ngduke deklaruar se ndotja ne zonen e Himares dhe Livas eshte evidente, nderkohe qe priten te dhena per ndotjen dhe ne Sarande.

Saranda, pjeserisht e paster

Hapesira detare joniane nga Kepi i Stillos deri ne afersi te Qeparoit, ne ujerat territoriale shqiptare, ndryshe nga Vlora, rezultonte e paster dhe e pandotur dje, nga mbeturina nafte. Shefi i policise kufitare te Sarandes, Asim Canaj tha dje se jane ndermarre operacione kontrolli pergjate gjithe vijes kufuitare detare. "Nga verifikimet tona deri pasdite, ne ujerat e kesaj vije detare dhe me konkretisht ne kepin e Stillos, ne Ksamil dhe ishujt e tij, ne plazhet: Pasqyrat, Gjirin e Sarandes, Kakome, Krorez, Bunec dhe Borsh nuk jane konstatuar ndotje te detit me origjine nga mbeturinat e naftes", theksoi nenkomisar Canaj. Por ai shtoi se "gjurme te nje ndotjeje te pjesshme jane konstatuar prane disa shkembinjve ne afersi te Gjirit te Baxhos dhe ne nje vend prane Ksamilit". Sipas tij, keto gjurme jane rezultat i hedhjes se ndonje mbeturine karboranti nga ndonje anije qe ka lundruar pergjate Kanalit te Korfuzit. Nga ana tjeter, dje, ne afersi te ishujve te Ksamilit, disa plazhiste kishin konstatuar disa njolla te vogla te mbeturinave te karburanteve me madhesi deri ne nje meter".

"Ja pse u ndot deti"

ne lidhje me situaten e renduar ne hapesiren detare gjate dites se djeshme, komandanti i kapitenerise se Vlores Anastas Goga i deklaroi mbreme "Korrieri"-t, se behet fjale per nje hapesire qe nga Jala dhe deri ne Dhermi, qe eshte ndotur nga keto mbeturina". Sipas Goges, "nje faktor per perhapjen e tyre ka qene era, ndersa kjo sasi ndotese ka gjetur fole neper shkembinj". Sipas komandantit te Kapitenerise, "nuk mund te behet asgje per ta izoluar kete derdhje". Megjithate Goga shton se "ajo do te zhduket me kalimin e diteve nga valezimi i detit".

"Kjo ndotje, jo e demshme"

Mesohet se per te mundesuar pastrimin e detit nga kjo ndotje, ne vendin tone nuk ka ende mjete te tilla qe pastrojne keto mbeturina nafte dhe mazutin. Goga thote se "mbeturinat e mazutit nuk jane te demshme per pushuesit por ato jane thjeshte nje bezdi". Nderkaq, sipas burimeve te korrespondentes sone nga vendi i ngjarjes, ne oret e vona te mbremjes se djeshme, e gjithe vija bregdetare nga Jala deri ne Dhermi, ka nje pasterti te dukshme por ne breg dhe ne vijen ranore, demi eshte i madh per shkak se ndotja ka bere te veten. E njejta gje shihet edhe ne mjediset shkembore ne brigjet e hapesires joniane.

Mato: Ndotje e organizuar

Ekologjisti i njohur Xhemal Mato ndodhej dje ne Jale per te pare nga afer ndotjen e atjeshme. Ne nje bisede me "Korrieri"-n, Mato deklaroi se "ketu shihet qarte se kemi te bejme me dicka te organizuar pasi eshte hedhur nje sasi e madhe lende ndotese e cila ka sjelle pasoja te konsiderueshme ne bregdetin jugor". Mato pohoi se hedhja e mazutit dhe lendeve te tjera djegese nga tragetet greke "nuk behet per here te pare", por shtoi se "kete here gjendja u pa te jete me e rende". Sipas tij, "nje gje e tille ndodh kur verehet se ne jug te vendit fluksi i pushuesve eshte teper i madh dhe per t'u admiruar". Mato pranoi se kjo ngjarje le shije te hidhur dhe me ndikim negative per turizmin shqiptar. Nga ana tjeter ai shtoi se "per floren dhe faunen, pasojat do te jene te mevonshme". Duke dashur te tregoje realisht ate 'ka kishte pare me syte e tij dje ne bregdetin jonian, ekologu i njohur Mato shtoi: "Mendoni, mbi 70 perqind e te rinjve qe jane future ne det kane dale jashte me pantallona te nxira dhe te pista per shkak te ndotjes se madhe".

MOISIU NDODHET NE JALE

Kryeparlamentari Pellumbi, ndotet ne Dhermi

DHERMI - Nga ndotja e konsiderueshme e hapesires ujore joniane ndermjet Vlores dhe Sarandes nuk ka shpetuar as kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi. Se bashkum me familjen e tij, ai ndodhet ne Dhermi ku eshte duke kaluar pushimet verore. Por sipas te dhenave, dje ai ka qene ne breg te detit dhe eshte perballur edhe vete me ujin e ndotur nga mbetjet e lendeve djegese qe kishin depertuar deri afer bregut, per shkak te hedhjes nga anije te huaja qe ne oret e para te mengjesit.

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.6209879 sekonda, 50 pyetje