Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: EKSPANSIONI GREK NĖ SHQIPĖRI
DARDAN PEJA

Postuar mė 19-8-2004 nė 23:14 Edit Post Reply With Quote
Dhunohet Kushtetuta nė Himarė

Prokurori i Vlorës, Petro Cano: Do të fillojnë hetimet, sepse është shkelur qëllimisht Kushtetuta




VLORË - Në mbledhjet zyrtare të këshillit bashkiak në Himarë flitet greqisht. E njëjta gjuhë përdoret edhe në sekretarinë e Bashkisë, ku merren dokumente zyrtare. Absurdi është se kërkesa bëhet në greqisht, ndërsa dokumentet sigurisht jepen në gjuhën shqipe. Kjo situatë paradoksale e plotësisht antiligjore është e vërteta që e dinë gjithë himariotët dhe atyre që u ka rënë rasti të trokasin në zyrat e pushtetit vendor në Himarë.
Kundërshtimet ndaj kësaj praktike antishqiptare dhe plotësisht antikushtetuese nuk kanë munguar. Nuk mungojnë rastet kur këshilltarë të veçantë dhe qytetarë të ndershëm kanë reaguar ashpër ndaj këtij fenomeni, që konsiderohet shkelje me të dy këmbët e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Tashmë ky shqetësim ka shkuar edhe në zyrën e prefektit të Vlorës, Bashkim Habili, që ka kërkuar një informacion zyrtar për këtë problem të mprehtë, që cënon rëndë ligjshmërinë e institucioneve shtetërore. Në mbledhjet e këshillit bashkiak, këshilltarët e “Omonias” flasin greqisht dhe kryebashkiaku hesht.
Denoncimi
Një grup këshilltarësh në Bashkinë e Himarës kanë denoncuar me gojë dhe me shkrim faktin, që këshilltarët i PBDNJ-së, Mihal Brigo, Pandeli Malo, Thoma Kumi dhe Thanas Llazari, komunikojnë vetëm në gjuhën greke në mbledhjet e këshillit bashkiak. Në këtë gjuhë diskutojnë dhe bëjnë pyetjet, megjithëse përgjigjet i marrin në gjuhën shqipe. Kjo shkelje e rëndë, sidoqë nuk është kundërshtuar apo korrigjuar nga kryebashkiaku Vasil Bollano, që ka qenë i pranishëm në të gjitha mbledhjet dhe ka bërë veshin e shurdhër, ka revoltuar një pjesë të këshilltarëve të pranishëm.
Deklaratat
Këshilltarja Loreta Papa deklaroi për “Ballkan” pasditen e së mërkurës se “është e vërtetë që në të gjitha mbledhjet e këshillit bashkiak, këta këshilltarë flasin në gjuhën greke, duke shkelur ligjin. Ne kemi kundërshtuar dhe kemi kërkuar ndërprerjen e mbledhjes e nxjerrjen e përgjegjësisë, por gjithçka ka kaluar në heshtje. Nuk mungojnë rastet kur unë e disa këshilltarë kemi braktisur mbledhjet, duke protestuar ashpër dhe i kemi kërkuar kryebashkiakut të reagojë në mbledhjet që ka marrë pjesë, por askush nuk ia vë veshin këtij shqetësimi, që mbi të gjitha përbën shkelje flagrante të ligjit. Por, edhe kur ikim nga mbledhja, këshilltarët e “Omonias” dhe të PD-së, bëjnë shumicën dhe shkruajnë e vulosin si të duan. I kemi kërkuar sekretares së këshillit bashkiak, Silva Burgo, të paktën të na përkthehet ajo që thuhet në greqisht, por asnjëherë nuk ka ndodhur kjo. Duket se gjuha greke është institucionalizuar në Bashkinë e Himarës, pasi, edhe sekretari i kryebashkiaku komunikon vetëm greqisht me qytetarët, ashtu sikurse edhe i ati, këshilltari Thoma Kumi. Këtë problem e kemi ngritur në mbledhjen e këshillit, por kemi bërë me dije edhe strukturat e shtetit. Ende nuk ka ndonjë reagim”, ka përfunduar këshilltarja Loreta Papa, me profesion farmaciste.
Sekretari i kryetarit
Sekretari i kryetarit, Enea Kumi, u flet greqisht qytetarëve hallexhinj. Në këtë vend pune të sajuar, sepse nuk ka qenë më parë, kryetari i bashkisë ka sjellë me urgjencë nga emigracioni Enea Kumin, anëtar i organizatës “Omonia”. Megjithëse i ri në moshë, e për ta theksuar, më mirë flet shqipen se greqishten, komunikon vetëm në gjuhën greke me qytetarët që kërkojnë dokumente zyrtare në bashki. Shtrohet pyetja se si arrin ky person që nuk folka shqip, të lexojë dokumentet që janë të gjitha në shqip? Sipas burimeve brenda bashkisë, nuk kanë munguar edhe rastet, kur mjaft qytetarë janë ndeshur me sekretarin e kryebashkiakut, duke kundërshtuar komunikimin e tij në gjuhën greke, disa edhe kanë trokitur në zyrën e kryetarit, por, sërish ai ka bërë të paditurin, duke i zyrtarizuar në një farë mënyre këto shkelje. Problemi ka shkuar në zyrën e prefektit Bashkim Habili.
Reagimi zyrtar
Habili ka deklaruar të mërkurën për “Ballkan” se “është e vërtetë që zëra të tillë kanë ardhur deri në zyrat e pushtetit vendor. Për këtë shkak kam thirrur kryetarin e këshillit bashkiak, juristin Savo Prifti, për të bërë sqarimet e nevojshme. Prifti, pranoi që në mbledhjet e këshillit bashkiak, një këshilltar i “Omonias” flet në gjuhën greke. Përdorimi i gjuhës greke është kundërshtuar nga këshilltarët e tjerë dhe nga vetë Prifti, që është këshilltar i PD-së. Unë, si përfaqësues i qeverisë, e që mbuloj këtë territor, i kam kërkuar kryetarit të këshillit bashkiak të ndërpresë mbledhjet, nëse një këshilltar nuk flet në gjuhën zyrtare të Republikës së Shqipërisë, shqipen. Kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe përgjegjësia nis qysh te këshilltari, te këshilli bashkiak e përfundon tek të gjitha institucionet shtetërore që i ngarkon ligji.
Hetimi
Kryeprokurori Petrit Cano, kreu i organit të akuzës në Vlorë, është prononcuar rreth këtij problemi, që tashmë është zyrtarizuar. “Kemi të bëjmë me shkeljen flagrante të ligjit themeltar, Kushtetutës së Republikës. Në këto rrethana kërkohet që të depozitohet denoncimi nga një grup këshilltarësh, apo edhe një këshilltar i vetëm, për të filluar procedimin penal ndaj personave që shkelin qëllimisht ligjin, edhe pse janë të zgjedhur sipas këtij ligji. E njëjta procedurë duhet ndjekur edhe për rastin e sekretarit të kryebashkiakut, që, sipas disa shtetasve në Himarë, komunikon vetëm në gjuhën greke në një institucionin shtetëror, ku gjuha zyrtare është shqipja. Si organ që mbron ligjin dhe kushtetutshmërinë, Prokuroria mund të fillojë edhe kryesisht ndjekjen penale për këta persona zyrtarë, që me dashje shkelin ligjin themeltar të shtetit, nuk ka rëndësi pse bëhet kjo.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 24-8-2004 nė 00:18 Edit Post Reply With Quote
Vorioepiriotėt” e vetėshpallur

“



Para disa ditësh më trokiti në zyrë një emigrant, që kishte disa ditë që ishte kthyer nga Greqia për arsye familjare. Ishte nga një qytet verior i Shqipërisë. Kur u prezantua, duke më shtrënguar fort dorën, u çudita për emrin Spiro. Theksi verior i të folurit nuk i përshtatej emrit ortodoks që ai e tha me plot gojën. Në bisedë e sipër (pasi ai erdhi për ta sqaruar) më foli për vështirësitë e bashkimit familjar. Konkretisht, ai donte të gjente rrugën e bashkimit familjar, pasi emrin dhe mbiemrin e vet e kishte bërë grek, por kishte harruar që në pasaportë t’i ndërronte dhe mbiemrin gruas. Tashmë mbiemri i vet i dilte puro grek, ndërsa i gruas dopjo puro mysliman (sepse Palikaris nuk ka asnjë lidhje me Teveqeli). Në qoftë se vitet e para të emigracionit klandestin, tjetërsimi i kombësisë dhe ndërrimi i emrave nga shumë bashkatdhetarë tanë në Greqi mund të justifikohej në emër të mbijetesës, tashmë mbas 14 vjetësh, ky tjetërsim duket paradoksal. Sidomos në vitet 1990-1996, ishin mijëra shqiptarë që brenda një çasti të vetëm u konvertuan në mënyrë të ndërgjegjshme në grekë, pa vështirësi e pa brerje ndërgjegjeje.Edhe sot e kësaj dite, kur takon shumë emigrantë të vijnë nga Greqia dhe i dëgjon (të shumtët të prezantohen me emra ortodoks), një ndjenjë dyshimi qëndron pezull brenda vetvetes mbi vërtetësinë e emrit dhe gjuhën e bashkëbiseduesit. Sipas shumë emigrantëve, ndërrimi i emrit (dikur) ka pasur vetëm një motiv - sepse kështu bëhej më i pranueshëm nga bashkëvendasit grekë, sidomos për gjetjen e punës. Dhe natyrisht për të “justifikuar” harresën ndaj gjuhës së “nënës” (Greqi), veç lotëve të krokodilit përpara miqve grekë, natyrisht u shfajësoheshin miqve të rinj grekë, me togfjalëshin “komunistët nuk na lejonin të flisnim gjuhën e nënës” (në Krujë apo Pukë). Aktualisht të gjithë emigrantët tanë në Greqi që kanë ndërruar emrat vetëm në pasaporta apo dhe gjendjen civile, po hasin disa probleme 1- Për bashkimin familjar. 2- Për çështje pronësie dhe probleme noterizimesh në të dy vendet. 3- Për vazhdimin normal të procedurave të legalizimit. Dhe këtu bëhet fjalë për rreth 25-30 mijë emigrantë shqiptarë, me një shtrirje gjeografike uniforme Veri-Jug. Një pjesë e të konvertuarve sot më tepër se kurrë po e kuptojnë se sa veprim i nxituar, i papërgjegjshëm dhe me pasoja ka qenë momenti kur është marrë vendimi tragjik për ndërrimin e emrit, dhe më tej ta detyrojë dhe gruan e fëmijët që t’i harronin emrat e vërtetë e të stërvitnin veshët dhe gojën me muaj të tërë, për të shqiptuar emrat e rinj. Gabimi (apo më mirë faji) i të konvertuarve filloi të kuptohej më 2 janar 1998, ku filloi procedura e parë e legalizimit, pasi menjëherë të ndërgjegjshëm për nxitimin, i flakën si të hiqnin nga vetja murtajën, emrat e “fisshëm” kristianë e iu rikthyen emrave që kishin para se të merrnin udhët e kurbetit. Ndërsa një pjesë po kuptohet sot… Pra pas dy procesesh legalizimi, kur mund të themi se guri ka gjetur vendin e vet. Sot kanë mbetur pak nga ata që janë vetëshpallur “vorioepirotë”, dhe gjë i kanë dhënë shkas qarqeve shoviniste të rrisin në mënyrë artificiale numrin e minoritetit grek në Shqipëri. Por edhe këta të paktë tashmë po e vuajnë nxitimin e koshiencës së gabuar dhe anakronike të kohës që po jetojmë. Një nga këta është dhe “vorioepirioti” verior që trokiti në zyrën time. Personalisht, në vitfillimet e emigracionit në Greqi, nuk do t’u vija shumë faj. Mbijetesa në ato vite ishte çështja më sublime e çdo shqiptari. Shqiptarët erdhën në dekadën e fundit të mijëvjeçarit të dytë në Greqi, për të mbijetuar në përpjekje të mundimshme e sakrifica. Dhe sakrifica më e madhe e tyre ishte ndërrimi i emrit. Për këdo, ky ndërrim ka qenë një dhimbje e madhe, duke marrë për bazë një psikozë të mbjellë në erë, se kështu do të integroheshin më mirë në jetën greke... më kujtohen mirë fjalët e një arvanitasi në moshë të thyer, që e takova rastësisht në vitin 1996 në ishullin e famshëm të Salaminës (në jug-perëndim të Athinës), gjatë një vizite të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Duke u prezantuar me emrin tim, ai duke më përqafuar më thotë: “Sot, shumë i kanë ndërruar emrat nga fukarallëku, nesër do të pendohen, pasnesër do t’u vijë turp nga vetja. Pa emër nuk je askush”.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 30-8-2004 nė 21:10 Edit Post Reply With Quote
STRATEGJIA GREKE PER ZGJEDHJET NE SHQIPERI

Ne ethet e ndryshimeve politike si dhe te zgjedhjeve te parakohshme ne Shqiperi, nuk ka shpetuar edhe PBDNJ-ja ose sic quhet ndryshe, partia e grekeve te Shqiperise.

Nga z.Stavri Marko

Ne fakt ata nuk pretendojne se eshte parti greke, ndryshe sic Tirana e permend shpesh se greket e Shqiperise, nuk perbejne me shume se ata tre deputete qe dalin nga lista, pra nga PBDNJ. Lobi Grek dhe qeveria greke, sipas burimeve diplomatike, do te angazhohen te reformojne Partine e te Drejtave te Njeriut, per te rritur reputacionin e saj, rritjen e votuesve dhe futjen ne parlament te shume deputeteve nga votat e minoritetit dhe atyre qe e ndjene veten greke.

Kjo pritet te pasohet nga blerja e nje numer mediash ne vend dhe heqja dore e pretendimit per te numeruar popullsine per momentin si prioritare. Nese arrihet nje numer deputetesh ne parlamentin shqiptar, atehere de fakto greket e kane aritur qellimin e tyre, pa dashur te bejne numerim popullsie. Vetem keshtu ne menyre institucionale greket do te mund te kerkojne te behen faktor i rendesishem i politikes shqiptare, pasi me tre deputetet e saj nder vite, kjo parti ka qene nje satelite e Fatos Nanos aktualisht, dhe e Sali Berishes ne te kaluaren. Nga kjo e kaluar, greket vecse kane humbur dhe nuk kane fituar terren per te kerkuar numerimin e pergjithshem te popullsise ne vend, nje pretendim i vjeter i lobit grek te Amerikes. Atehere cili eshte plani i Athines dhe Lobit Grek per PBDNJ? Tashme eshte vendosur qe kjo force politike, do te reformohet, ndoshta me emra te rinj, peronalitete ne Shqiperi dhe emigrante greke qe jetojne ne Greqi. Lidereve aktuale do t'u vije kerkesa qe te japin doreheqje ose te votebesohen me referendum brenda komunitetit te tyre. Greqia do te perdore te gjithe ate force elektorale te cilen e perdori me sukses ne referendumin per Kushtetuten ne vitin 1994, ku greket e Shqiperise erdhen dhe votuan nen thirjen e kryeministrit Kostandin Micotakis kunder Kushtetutes se propozuar nga Presidenti Sali Berisha.

Qarqet greke jozyrtare numerojne si "vorioepiriote" keshtu quhen ne Greqi, minoritaret greke nga Shqiperia, rreth 420 mije qytetare shqiptare, te cilet gjithashtu jane pajisur me karta te homogjenise dhe rreth 200 mije te tjere priten qe t'i marrin ato deri ne fund te dhjetorit. Me kete kontigjent elektoral, Athina e Kostas Karamanlis llogarit se nuk e ka te veshtire te propagandoje votuesit shqiptaro greke te votojne te kushtezuar per nje PBDNJ te reformuar, ne kembim te marrjes se pasaportes greke ndryshe nga PASOK-u i cili ndihmoi pa rezerva PS-ne e Fatos Nanos, ose ndihmen qe i dha menjehere Micotakis, PD-se se Sali Berishes per te fituar zgjedhjet e vitit 1992. Nje elektorat i tille mund te mare "de jure" ose vendin e dyte ose te tretin ne parlamentin shqiptar, per me teper po te kemi paraysh qe partite e majta po cfiliten duke u ndare, nga njera ane Ilir Meta largohet dhe ben parti tjeter, nga ana tjeter PS e Nanos ngelet vetem ose me Ceken, Gjinushin "!), Xhuvelin "!), Milon "!). Nderkohe Nano nuk do ta kete me PBDNJ si koperte per te detyruar Athinen te mbeshtesi per zgjedhjet e ardhshme. Per me kryesorja eshte se elektorati shqiptar ne vend eshte zvogeluar po te kemi parasysh votimet e fundit lokale te 2003, ne nje numer votuesisht prej 1.9 milione, votuan vetem 32% te tyre domethene afro 650 mije vete, e cila u nda perkatesisht 42% ose rreth 280 mije vota i fitoi PS, 39% ose 250 mije vota fitoi PD dhe te tjerat pas, ku vete PBDNJ fitoi 2.8% dhe u rendit forca e trete me numrin e komunave dhe bashkive ne vend. Me te tilla shifra, greket nuk duan te gabojne serish, kur perfundimisht kane vendosur se nuk do te mbeshtesin asnje force politike, qofte Berishen ose Nanon, ndersa do te futen ne valle te vetem dhe me shpresen per te fituar nga votuesit e tyre fanatike.

Problemi qe shtron Athina ngelet per zgjidhje duke pretenduar se emigratnet te cilet shpesh sakrifikojne per votime ose nuk shkojne per te votuar ne atdheun e tyre, do te mund te votojne ne vendet qe jetojne, duke u monitoruar nga ODHIR, por se pari duhet vendosur ne Kodin Elektoral i cili e le te hapur si iniciative dhe e drejte per te votuar dhe ne token e huaj ku emigrantet punojne dhe jetojne. Si rrjedhim te kesaj analize, nje PBDNJ e reformuar dhe e ndihmuar nga ndikimi i fuqishem grek, do te mund te rrise peshen e saj, por dhe do te rrise jashte mase reputacionin e grekeve te cilet shpesh jane perdorur si meshe edhe ne marredheniet e ftohta te Athines dhe Tiranes. Ne kete kuader jane paralajmeruar gjithashtu edhe biznesi grek i cili do te jete teper aktiv per te mbeshtetur kantidatet greke ne fushate, ndryshe sic eshte bere deri tani ku qarqet qeveritare i kane perdorur ne kembim te parave per propaganden e vet nen emrin e biznesit grek te suksesshem ne Shqiperi.

Por kur do te filloje ky plan qw qarkullon ne ambjentet diplomatike greke? Sigurisht Athina i kishte hedhur te gjitha baterite ne Lojrat Olimpike. Mendohet menjehere pas Lojrave, diplomacia e Athines mund te ndermarre nje nisme te shpejte e cila brenda nje kohe te shkurter mund te shnderrohet ne nje levizje te fuqishme, qe do ta kene zili te gjitha partite e tjera parlamentare. Ne kete strategji mendohet te perfshihen dhe elemente te minoritetit grek qe jane ne partite e medha. Atehere le te presim cfare do te ndodhe me tej !

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 12-9-2004 nė 16:04 Edit Post Reply With Quote
Faik Konica: Iu rrėfej grekėt

Prej disa kohesh ndermjet Italise e Greqise po zhvillohet per Shqiperine nje perleshje paraprake me fjale, qe mund te jete pragu i nje konflikti te armatosur. Italia ngre çeshtjen se Greqia mbante nje pjese te madhe territori qe i perket Shqiperise, ndersa Greqia e mohon me ze te larte kete pretendim. Shume amerikaneve u eshte dukur e çuditeshme qe, ndersa zeri i italianeve dhe grekërve degjohej, nuk ndihej zeri i pavarur i Shqiperise. Porse a nuk ka thene njehere nje autor anglez se nje nga karakteristikate shqiptareve eshte se ata jane te "paartikuluar"?

Kerkesave te perseritura une iu jam pergjigjur se nuk kisha gje per te thene, ndersa atyre miqve amerikane, te cileve ndjenjat e tyre dashamirese u japin te drejten te me pyesin perse ashtu, u jam pergjigjur se me kishte ardhur gjithçka ne maje te hundes dhe se kisha vendosur qe ketej e tutje te mbetesha nje spektator i thjeshte i tragjedive dhe i farsave te botes. Por tani eshte nje grup atdhetaresh shqiptare qe me kerkon te bej nje deklarate. Keta miq shqiptare dine per mua disa gjera qe miqte e mi amerikane nuk i dine. Ata e dine se une kam lindur ne zonen kufitare shqiptaro-greke qe ben pjese ne krahinen e vene ne diskutim, keshtu qe trojet ku une kam luajtur si femije jane fushat e betejave te ardhshme; ata mendojne se askush tjeter me mire se une nuk e njeh historine e kesaj krahine dhe ata me permendin vazhdimisht se si drejtues i rinise, une njehere e nj'e kohe kam qene mbrojtes i palodhur i teresise tokesore te Shqiperise. Prandaj ndonese me lekundje, vendosa te thyej heshtjen dhe t'i paraqes popullit amerikan disa fakte te kontrollueshme rreth sfondit historik te konfliktit qe po vjen rrotull.

(I)

Siç dihet nga te gjithe, ne periudhen e lashte shqiptaret quheshin ilire. Rajoni i diskutueshem ne lashtesi njihej si Iliria e jugut dhe me vone eshte quajtur Shqiperia e Jugut, ndersa grekërit kane vendosur ta quajne Epir, nje emer qe do te thote "kontinent" dhe ne zanafille perdorej per kete rajon nga banoret e ishujve te vegjel pertej bregut te Shqiperise, po ashtu si peshkataret e ishujve Bahamas do ta quanin Floriden "kontinenti", me nje emer qe nuk ka asnje lidhje me kombesine e popujve qe banojne ne kontinentin ne fjale. Ky rajon gjate afer pese shekujve te sundimit turk perbente vilajetin ose provincen e Janines, me qytetin e Janines si kryeqender.

Jo vetem qe ky rajon ka qene gjithmone shqiptar nga gjuha edhe kombesia, por kufinjte e fiseve ilire shkonin shume larg pertej. Madje, edhe ishujt Joniane kane qene kryesisht ilire. Ne nje liber te famshem qe e njohin mire studiuesit, "Fjalor i antikiteteve klasike" te Lybkerit, tek artikulli per Kerkyren (Korfuzin) vihet ne dukje se ai ishull "ne zanafille banohej nga iliret". Kurse ata qe do te marrin mundimin te lexojne vepren e studiuesit te njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar ne Lund me 1909 me titullin "Studime mbi historine e Epirit te Lashte", do te sherohen nga prirje per te menduar se Epiri ka qene ndonjehere grek. Ky rajon e ka ruajtur natyren e vet ilire te pandryshuar. Deri dhe kaq vone sa i bie ne shekullin e dhjete te eres sone, perandori i Bizantit Leoni i Mençuri, ne nje nga librat e tij permend faktin qe "banoret e Epirit jane shqiptare". Pak nga pak depertimet greke nisen te ndiheshin ne disa pjese te ketij rajoni. Se si u bene te mundshme keto depertime, ne e dime nga disa autoritete te dores se pare.

(II)

Ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete, Janinen e qeveriste nje princ bizantin (ose nje despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Ketij Thanasi i hipi ne koke ideja e bukur per te vrare gjithe shqiptaret. Ju mund te dyshoni se mos keto ngjarje jane nxjerre nga ndonje legjende shqiptare e shtemberuar ose nga ndonje fletushke propagandistike italiane. Aspak. Autoriteti qe na e njofton kete mizori eshte nje grek besimtar dhe i ndershem, Mihail Dukas, pjesetar i Shtepise perandorake bizantine me po ate emer, kronika e te cilit perfshihet ne koleksionin e madh te historianeve bizantine, qe ndodhet ne Bon dhe mund ta studioje çdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton te gjitha egersite dhe vrasjet qe ka bere Thanasi kunder popullsise shqiptare te Janines. Siç thote Dukasi, nje nga lojrat e tyre te parapelqyera ishte t'u priste hundet ose pjese te tjera shqiptareve dhe t'i linte te vdisnin ne agoni. Disa krere feudale shqiptare e kercenuan Thanasin me nje ekspedite ndeshkimore, nese ai nuk do t'i nderpriste krimet kunder shqiptareve. Thanasi u permbajt nje fare kohe dhe martoi vajzen e vet me princin me te fuqishem te asaj kohe, me Gjin Shpaten. Pas njefare periudhe, Thanasi i nisi perseri perndjekjet, madje edhe me te egra se me pare. Siç shkruan Mihail Dukasi, ndersa Gjin Shpata mblodhi nje ushtri dhe e rrethoi Janinen, kryeqytetin e vjehrrit te vet, Thanasi çdo dite nen flamurin e armepushimit i dergonte Shpates nje shporte me sy te nxjerre nga kokat e shqiptareve fatkeqe dhe kjo dhurate e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.

Siç e thote historiani, ambicja e Thanasit ishte te fitonte nofken e Albanoktonos qe do te thote Shqiptarovrases. Dukasi shton se despotit i pelqenin shume te huajt dhe te jashtmit, prandaj pati sjelle shume prej tyre ne qytet. Se fundi thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbane "te zbrazte" Janinen nga banoret e rrenjes. Natyrisht zor se mund te shpikte nje metode me te efektshme per te ndryshuar perberjen etnike te nje vendi, porse "te drejta” te krijuara ne kete menyre, ta themi ne folmen me te bute, jane te nje cilesie te dyshimte. Krimet e pershkruara nga Mihail Dukasi kane ndodhur me 1380 dhe ne pak vite me pare.

Pas pesedhjete vjetesh, me sakte me 1431, nje ushtri e forte osmane erdhi me gjemime te portat e Janines, e cila nderkaq ishte ripopulluar me te ardhur, dhe me nje sulm qyteti u pushtua. Eshte per t'u shenuar fakti se, pasi i bene nje mbikqyrje krahines, turqit e klasifikuan ate si pjese te Shqiperise. Por ka edhe diçka me domethenese dhe krejt te pakundershtueshme. Turqit bene nje regjistrim te kujdesshem te qyteteve e te fshatrave dhe emrat e ketyre vendeve kane dale me pas ne botimet zyrtare ne trajtat e tyre shqip e jo greke. Per shembull, le te marrim rastesisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato jane regjistruar perkatesisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershem kane qene te perpikte me hollesi te madhe per shenimin e emrane te vendeve, duke parapelqyer gjithmone trajtat e mirefillta popullore. Per shembull, pas rrethimit te pare te Vjenes, turqit nisen ta shkruanin Wian me nje A te gjate, qe eshte trajta e vertete popullore dhe sa kohe zgjati Perandoria Osmane, ata iu permbajten kesaj trajte, duke flakur trajten artificiale Wien. Ne traktatin e Ajzenburgut te nenshkruar me 1664 ndermjet Turqise dhe Perandorise Romake te Shenjte e te hartuar turqisht e latinisht, kur numerohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan ate mbret te Bohemise, porse ne tekstin turqisht turqit kane ngulur kembe per ta thene mbreti i çekëve.

(III)

Pushtimi turk solli nje ndryshim te rendesishem ne jeten e Shqiperise. Per arsye qe jane teper te gjata per t'i shtjelluar ketu, shume shqiptare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, e kjo levizje vijoi per dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsise u be moslemane, pjesa tjeter mbeti e krishtere, ne veri si besimtare te kishes Perendimore e ne Jug te asaj Lindore, qe shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqe ne kishen e dyte sherbesat behen greqisht dhe kleri eshte ne pjesen me te madhe grek, u krijua mundesia per grekërit qe te shkombetarizonin shqiptaret duke e persosur kishen si mjet te propagandes.

Nje faktor tjeter ka qene ardhja tinzare e banoreve qe flisnin greqisht, shpesh te favorizuar me budallallëk nga pronaret shqiptare, te cilet kishin nevoje per bujq per te zevendesuar shqiptaret qe iknin ne lufterat e pafund te Perandorise Osmane. Ngritja e Greqise si shtet i pavarur i dha nje shtyse te fuqishme propagandas greke. Tashme grekërit nisen haptas te shpallnin se çdo besimtar i kishes Lindore, pavaresisht nga gjuha dhe kombesia, ishte grek.

Nje nga marifetet me te padegjuara te grekërve ka qene dhenia e ryshfeteve zyrtareve te larte ne Stamboll per te nxjerre nje ferman qe te ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt nje veprim i denueshem, madje edhe po te mbaje libra kaq te pademshem si gramatika ose aritmetika, po te ishin shkruar shqip. Grekërit rane madje edhe me poshte, nuk e kishin per gje te kallzonin atdhetaret shqiptare te ndershem si rebele dhe benin qe ata t'i degdisnin ne burgje te largeta.

(IV)

Pas lufterave ballkanike Turqia Evropjane u copetua dhe Fuqite e Medha nuk mund ta injoronin ekzistencen e kombesise me te lashte te gadishullit. Shqiperia u be shtet, por u rrëgjua ne nje te katerten e madhesise se vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kesaj do te ishin te kenaqur dhe do te rrinin urte, se do te perpiqeshin po te ishte e mundur te zhvillonin marredhenie te fqinjesise se mire me pjesen qe mbetej te Shqiperise. Mirepo ndodhi e kunderta. Duke perfituar nga fakti qe Turqia nje vit me pare i kishte çarmatosur plotesisht shqiptaret, nje ushtri me grekër e organizuar e maskuar si njerez civile, vershoi mbi gjithe Shqiperine dhe nisi te djege e te vrase gjithcka i dilte perpara. Ne Shqiperi ne ate kohe kane qene ne qender te ketyre krimeve te organizuara dy deshmitare te huaj: autorja e njohur angleze Meri Edit Durham dhe nje korrespondent gjerman. Te dy ata u tmerruan dhe u moren vesh qe t'ia benin te njohur te gjithe botes çdo gje qe ta e quanin si nje nga krimet me te medha te organizuara te te gjithe koherave. Per fat te keq, plasi Lufta Boterore dhe e terhoqi vemendjen e te gjitheve. Por me 1920, me titullin "Njezet vjet ngaterresa ballkanike" Mis Durham botoi nje liber, ku nje kapitull i plote u kushtohet njoftimeve per keto masakra. Kushdo qe deshiron ta kuptoje konfliktin e sotem nuk mund te beje pa e pare kete liber.

Pas Luftes Boterore, Greqia ua ndaloi shqiptareve te kishin shkollat e tyre ne Greqi dhe vijoi punen e saj per te eleminuar elementin shqiptar me çfaredo mjeti. Nje rast i rralle iu paraqit grekërve nga Traktati i Lozanes, i cili nxiti shkembimin e familjeve turke me ato greke. Siç e kam thene me siper, nje shumice shqiptaresh disa shekuj me pare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, por ata i ruajten gjuhen dhe traditat kombetare dhe kurre nuk kane mesuar turqishten. Mashtrimi i grekërve kishte per qellim qe t'i paraqiste si turq shume moslemane shqiptare dhe t'i dergonte me anije ne thellesine e Azise se Vogel, duke i bere objekt shkembimi. Kjo eshte njesoj sikur te syrgjynosesh, irlandezet ne Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezet edhe polaket jane katolike edhe prandaj qenkan te nje kombesie. Komisioni Nderkombetar per shkembimin e popullsise e zbuloi mashtrimin ne pak raste dhe e ndaloi, por shume here te tjera atij ia hodhen me mjeshteri.

Po te shqyrtohen deshmite e vjetra per gjendjen e kombesise ne viset e ndryshme te rajonit te diskutuar, habitesh me ndryshimet qe jane bere nepermjet dredhive dhe mashtrimeve te organizura. Ne fillim te shekullit te nentembedhjete nje anetar i kishes se Anglise me emrin Stjuart Hjuz, ka bere nje udhetim neper Shqiperi dhe ka lene shenime per vezhgimet e veta, ka vizituar dhe qytetin tim te lindjes Konicen, nje vend i lashte i cili mendohet nga disa studjues si Pukevili se ka qene ne mesjeten e hershme kryeqyteti i Ilirise Jugore. (Emri i vendit tingellon ne menyre te çuditshme si prusjan, por kjo vjen ngaqe po ai ndikim sllav mbi toponimine ka vepruar ne Prusi, ashtu edhe ne Shqiperi). Hjuzi ka shenuar se Konica kishte 800 shtepi, nga te cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku jane keta 75 % shqiptare sot?

Megjithate, ne rajonin e diskutuar ka nje krahine te gjere, qendresa e pa trembur e se ciles i ka kapercyer te gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo eshte Çameria, te cilen grekërit e shtremberojne ne Camuria. (Nuk u ve faj grekërve per kete shtremberim qe vjen nga paaftesia e alfabetit grek per te riprodhuar gjithe tingujt e gjuhes shqipe dhe te shume gjuheve te tjera per kete çeshtje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) ne shtypin grek dilte gjithmone me emrin Kampot Lone. Popullsia e Çamerise tani vone ne 1913 ka qene 96 % shqiptare. Ky perpjestim tani eshte ulur me akte dhune dhe une mund te sjell si shembull shume punetore, qe derdhin djersen ne fabrikat e Amerikes, te cilet i kane pasur prinderit pronare te lulezuar ne Çamëri me pak se nje vit me pare. E megjithate, ne kundershtim me gjithe kete pemdjekje ende shqiptaret perbejne 80 % te popullsise se Çamërisë.

(V)

Ndersa tani Italia eshte gati te nderhyje duke na shpallur si qellim se kerkon te vere ne vend dëmet qe I jane shkaktuar kombit shqiptare dhe te rivendose kufinjte natyrore e historike te Shqiperise. Eshte e arsyeshme qe te presesh nga çdo shqiptar i vertete se do te jete i pakenaqur nga ky veprim. Por ndonje mund te kundershtoje se megjithe metodat e denueshme te perdorura nga grekërit ata kane arritur qe ta permbysin gjendjen e kombesive ne shume vise te rajonit te diskutuar, keshtu qe te ndreqet nje padrejtesi e vjeter me nje padrejtesi te re nuk tingellon aq mire. Per kete une do te pergjigjesha se nuk mund te kete nje akt ligjor qe te perligje krimet e organizuara e te vazhdueshme.

Por, ka dhe me. Shume larg nga Shqiperia historike, ne Greqine e brendshme ka pothuaj nje milion shqiptare, gati gjysma e te cileve ende e flet gjuhen e vet te lashte. Keta njerez kane nje mall ideal per Shqiperine dhe ne te kaluaren kane nxjerre deshmore te çeshtjes shqiptare. Ata mund te shkembeheshin me grekërit e rajonit te diskutuar dhe me se fundi te gjithe do te ishin te kenaqur. Porse siç pohojne grekërit, Italia kerkon te arrije qellimet e veta duke zgjeruar kufijte e Shqiperise. Une pajtohem me kete plotesisht, por me duhet te shtoj se ky pohim nuk ka peshe dhe eshte thjesht nje perpjekje per t'i bere bisht çeshtjes. Çeshtja eshte a qe nje here dhe a ka qene gjithmone pjese perberese e Shqiperise ish-krahina turke e Janines? Ne qofte se kjo eshte e vertete, a mund te bjere poshte automatikisht kjo e vertete vetem e vetem sepse e thone edhe italianet? Fakti eshte i qarte, se Italia ka ketu nje perligje te mire e te forte, sepse rastis qe kerkesat e saj perputhen me nje akt te vonuar drejtesie kunder Shqiperise. Po ndodh qe nje here perendite hakmarrese jane ne anen e legjioneve te Çezarit.

Faik Konica
New York Times, Gusht 1940

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 20-10-2004 nė 15:56 Edit Post Reply With Quote
CELESI BASHKISE SE TIRANES NE DUART E GREKEVE

Rama i jep Greqisë çelësin e artë të Bashkisë


Tiranë - Me anë të një çelësi të artë dhe tepër të madh presidenti grek Stefanopulos ka marrë mirëseardhjen në bashkinë e kryeqytetit. Ai ka vizituar dje mjediset e Bashkisë së Tiranës, ku ka takuar kreun e kësaj bashkie dhe zyrtarë të tjerë. Presidenti grek mori “çelësin e nderit” si dhuratë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ndërsa Stefanopulos i dhuroi Ramës një disk me firmën e tij. Dhuratat u shkëmbyen pas një takimi ku Rama e Stefanopulos diskutuan një sërë çështjesh, kryesisht mbi funksionimin e pushtetit lokal. Pas takimit, Stefanopulos tha se “ishte një vizitë e këndshme në mjediset e bashkisë së Tiranës”. Këtë koment ai e la të shkruar edhe në librin e përshtypjeve të bashkisë.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 22-10-2004 nė 04:09 Edit Post Reply With Quote
GREKET NE LUFTE ME SHQIPTARET,SHTETARET FLASIN PER MIQESI

Pse fqinjët tanë ngurojnë të heqin “Ligjin e Luftës” dhe vizita e Stefanopullos në Tiranë

Fajtorët që kërkojnë të mbulojnë krimin

Studiuesi i njohur Beqir Meta shprehet se, sot, problemet mes Shqipërisë dhe Greqisë duhen zgjidhur si rezultat i kësaj logjike: kapërcimi i pasojave të dy luftrave, të asaj të Dytë Botërore dhe i Luftës së Ftohtë. Dhe nese duhen riparuar pasojat e këtyre dy luftërave, është zgjidhja e problemit çam. “Nëse ne mbetemi me frymën e asaj kohe, është ky qëndrim që mbajti Presidenti grek Stefanopullos në Tiranë, i cili deklaroi se çështja çame është e harruar. Për të thënë të vërtetën, kjo deklaratë më krijoi një shije jashtëzakonisht të keqe. Edhe shprehja e ashpër e fytyrës së Stefanopullos më krijoi përshtypjen e një fajtori, që kërkon të harrojë krimin që ka kryer. Kur një shtet i Bashkimit Evropian, që kërkon të japë modelet në Ballkan, nuk e pranon si problem, jo më që të bëjë përpjekje për ta zgjidhur, është një goditje shumë e rëndë dhe është një shembull jashtëzakonisht i keq që jepet në rajon”, shprehet për gazetën historiani Beqir Meta. Ai konsideron se ligj i luftës, i cili u vendos në vitin 1940, mbas sulmit të ushtrisë italiane kundër shtetit grek nga kufiri shqiptar, është ndoshta “non sensi” më i madh në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Dhe sa “non sens” ka qenë prodhimi i këtij ligji, aq “non sens” dhe më shumë akoma ka qenë ruajtja e këtij ligji. Stefanopullos deklaroi në Tiranë se “nuk ekziston ligji i luftës”. Por studiuesi i njohur thotë se ligjet nuk hiqen me fjalë, qofshin këto dhe fjalë presidentësh. “Ligjet hiqen me ligje. Ligji i luftës në vitin 1940 është dekretuar nga mbretëria greke, tashmë ky ligj duhet shfuqizuar nga parlamenti grek, sepse është i vetmi institucion që ka prerogativat të bëjë atë që bënte mbreti dukur. Edhe pse ka një deklaratë të qeverisë greke, në vitin 1987, ajo mbetet në rangun e deklaratës, pasi ajo duhej të ratifikohej në parlament. Kjo nuk u bë. Edhe Traktati i Miqësisë, i cili indirekt dhe në bazë të logjikës e heq Ligjin e Luftës, kthehet në asgjë, nëqoftëse ligji nuk hiqet në mënyrë të shpejtë. Fatkeqësisht ne kemi prova që, pas traktatit të vitit 1996, ambasada greke i ka bërë një shkresë në vitin 1999 Ministrisë së Jashtme, ku i thekson se efektet e Ligjit të Luftës janë ende në fuqi. Këtu ka një konfuzion jashtëzakonisht të madh dhe grekërit janë mjeshtra për këto punë”, shprehet Beqir Meta. Sipas tij, ligji nuk ka asnjë lloj baze, pasi në kohën kur Greqia ka akuzuar Shqipërinë si pjesëtare në agresionin kundër saj, Shqipëria e kishte humbur pavarësinë. Në këto kushte pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste në ’39, është njohur zyrtarisht nga të gjitha fuqitë e huaja.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 26-10-2004 nė 14:57 Edit Post Reply With Quote
"Avokat për të dërguar në Strasburg dhunën greke ndaj emigrantëve"


Adrian Thano

Ndërkohë që retorika e Tiranës zyrtare për marrëdhënie “shumë të mira” me Greqinë, po kalon nga bezdisja në komicitet, ajo që vihet re pa mundim në terren është një fushatë e re e egër racizmi antishqiptar në Greqi. Kemi akte të përsëritura të dhunës fizike dhe verbale ndaj sportistëve dhe nxënësve tanë që jetojnë në atë vend, ndërkohë që dhuna nuk i përket më ndonjë “segmenti” siç na janë mësuar veshët të dëgjojmë rëndom këto vitet e fundit. Ajo mund të klasifikohet si zyrtare, duke patur parasysh që ishte policia greke që përdhunoi gëzimin e tifozëve shqiptarë pas ndeshjes së futbollit në shtator, dhe ishte as më pak e as më shumë, zoti president i Greqisë që foli për Vorio Epir në Gjirokastër. Çfarë, sipas jush, i ka sjellë punët në këtë pikë?

Qysh në fillim dua të theksoj se shtypi që unë botoj është mjaft i përhapur edhe mes emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe pikpamjet e mia që do të paraqes më poshtë janë gjerësisht të ndikuara nga komunikimet e mia me qindra e mijëra shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Jam për marrëdhënie të miqësisë së vërtetë e të ndershme me fqinjët tanë në përgjithësi dhe me grekët në veçanti, por asnjëherë nuk e kam kuptuar dot se si politikanët tanë guxojnë të thonë se partneri ynë i huaj strategjik është Greqia!! Rezervoj ndjenjat më të mira të miqësisë për fqinjët tanë të jugut. Kam shumë miq e ortakë të cilët janë grekë ose minoritarë. Kam vlerësim e nderim të vecantë për Karavias-in e Tirana Bank-ës. E kam ortak dhe mik të respektuar kolegun tim e biznesmenin e shquar, qytetarin shqiptar me kombësi greke Vasil Naci. Kam miqësi të ngushtë edhe me aktivistë të shquar të minoritetit grek në shqipëri si Anastas Murati etj. Por Greqia nuk mund të jetë aleati ynë strategjik për shumë arsye, lehtësisht të kuptueshme. Grekët kanë interesa të kundërta me interesat tona, ashtu siç kanë edhe shumë interesa të përbashkëta me ne. Si thoni ju a nuk është një interes i kundërt me tonin vjedhja me leje qeverie e rërës së plazheve shqiptare për të rregulluar plazhet e Korfuzit? Qeveritë shqiptare kanë injoruar reciprocitetin dhe interesat tona të dallueshme, duke e vënë popullin tonë dhe Shqipërinë në një pozitë inferiore, në një situatë poshtëruese, fyese dhe shumë të dëmshme. Qindra mijë shqiptarë, emigrantë në Greqi, kanë vuajtur në këto 10 -15 vite një racizëm të pamerituar. Shumica e tyre kanë punuar e jetuar të diskriminuar, të detyruar të fshehin ose tjetërsojnë identitetin e tyre; emrat dhe besimet, origjinën dhe dëshirat për më shumë liri e të drejta. Gjithë pasardhësit e emigrantëve tanë në Greqi, janë me mijëra e mijëra, nuk mësojnë dhe nuk dinë më gjuhën shqipe, nuk janë të lirë, diferencohen e diskriminohen, siç tregojnë këto rastet e viteve të fundit me ceremonitë e flamujve nëpër shkollat përkatëse. Qeveria greke rregullisht ka ndikuar strategjitë europiane të zhvillimit të rajonit në dëm të Shqipërisë. Qeveritë tona kanë lejuar monopolin e Greqisë në disa fusha e tregje jetikë të ekonomisë shqiptare, ato rregullisht kanë toleruar në dëm të interesave tona aq sa është bërë shumë qytetare ideja se shqiptarët duhet të pranojnë si normale një pozitë inferiore e të pabarabartë. Edhe pozitat e kishës autoqefale shqiptare të fituara me shumë sakrifica qysh në kohën e Nolit i shkatërruan qeveritë e politikanët tanë nën presionin e drejtpërdrejtë të interesave e zyrtarëve të Athinës. Lëshimet e vazhdueshme në dëm të interesave tona, paaftësia, korrupsioni, paburrëria dhe tradhëtia e interesave shqiptare kanë krijuar këtë shtrat të mjerë marrëdhëniesh ku vetë presidenti i shtetit grek në një vizitë zyrtare në Shqipëri, e braktisi plotësisht etikën politike të marëdhënieve mes dy vendeve dhe kostumin e një burri shteti dhe u soll publikisht si një militant i OMONIA-s. Ja pra, kjo politikë i ka sjellë gjërat në këtë pikë.
Stefanopullo bën mirë që interesohet për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri të cilat asnjëherë në këto 50 vjetët e fundit nuk kanë qenë më të vogëla se të drejtat e shqiptarëve, por ai duhet të kuptojë se shkelja dhe injorimi i intereseve dhe të drejtave të shqiptarëve nga Greqia nuk ka për ti zgjeruar më tej interesat greke në shqipëri apo në viset shqiptare në ballkan. Interesat greke në Shqipëri e tek shqiptarët janë shumë më të mëdha se interesat tona në Greqi e tek grekët. Asnjë lloj presioni për të bërë lëshime të mëtejshme nuk duhet konsideruar.

Ju kemi parë shpesh në pozicione të ashpra kritike ndaj politikave të qeverisë. Duke patur parasysh përplasjet e mëparshme, por veçanërisht ato të kohëve të fundit me kryeministrin Nano dhe të tjerë në qeveri, kuptohet lehtë që këta nuk arrijnë të ndajnë tek Kokëdhima, botuesin nga biznesmeni. Ju a mund të bëni një dallim në motivimet e veprimeve të tyre? Po shpjegohem… Nano është kryeministri më i akuzuar për flirte me Athinën, për të mos shtuar këtu që ky vend qenka me sa duket edhe në top-listën e vendeve ku kryeministrit tonë i pëlqen të dëfrehet. Ju, si mendoni, pse Nano dhe në përgjithësi institucionet shqiptare janë kaq të flashkët në raportet me fqinjin jugor? Lidhet kjo me Nanon apo qeverinë si Kryeministër dhe Qeveri edhe i atyre qindramijë emigrantëve tanë që jetojnë në Greqi, të cilët “mund ta pësojnë nga acarimet”, siç na thotë thatë Tirana zyrtare, apo lidhet thjesht me Nanon dhe të tjerët, si individë me lidhje të forta interesash personale, korruptive, të cilat nuk i lënë të hapin gojën?

Kam kuptuar për fat të keq, se në qëndrimet dhe vendimet e qeveritarëve tanë nuk mbahen parasysh as interesat e atyre shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe as interesat e atyre emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi apo në vende të tjera.
Shqiptarët janë një popull jetim, në sensin që theksova më lart. Nano i shërben politikës së krijimit të një oligarkie të korruptuar politike e financiare në vend, të kontrolluar e udhëhequr prej tij, me anën e së cilës ai synon jo vetëm ruajtjen e zhvillimin e interesave monopoliste të kësaj oligarkie por edhe kontrollin e përjetësimin e pushtetit në duart e tij. Për këto interesa dhe qëllime Nano është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me djallin e të lëshojë cdo interes të vendit. Grekët për arsye fare të kuptueshme janë më aktivë se të gjithë të tjerët për zhvillimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre në Shqipëri, shpeshherë në dëm të hapur të interesave të shqiptarëve. Jam krejtësisht i bindur se me Greqinë duhet të zhvillojmë marrëdhënie të interesit, respektit e vlerësimit të ndërsjelltë. Por nëse grekët do të vazhdojnë të shfrytëzojnë faktin që politika zyrtare e Tiranës mund të vazhdojë të jetë e gatëshme të braktisë interesat e shqiptarëve, ata duhet të pregatiten se në vend të marrëdhënieve të mira, kjo do të prodhojë ngarkesa e konflikte nacionaliste, të cilat mund të krijojnë probleme të rënda mes dy vendeve në të ardhmen e afërt dhe të mesme. Në se ata mendojnë se për të nënshtruar shqiptarët, mund të pengojnë integrimin e shqipërisë në BE, ne jo vetëm që duhet tu kujtojmë atyre se ekzistojnë shumë modele zhvillimi të ndryshme nga modeli grek (Zvicra e Norvegjia p.sh.) por duhet tu bëjmë me dije se shqiptarët nuk do ta donin kurrë integrimin në Europë si kompensim për lëshimet që do tu duhej ti bënin interesave greke në dëm të interesave dhe nderit të tyre!
Ne nuk jemi antarë në BE por ne jemi antarë në KE dhe në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg. Këtu ne duhet të ngremë zërin e fortë të protestës për emigrantët që e pësojnë sic thoni ju nga “acarimet e marrëdhënieve”. “Shekulli” do të paguajë një avokat për të mbledhur prova të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Greqi të cilat do t’ja paraqesim Gjykatës së Strasburgut ku ne kemi edhe një anëtar nga Shqipëria. Ne kemi hapur tanimë një dosje pranë redaksisë tonë dhe do të mirëpresim çdo informacion që do të na vijë për të evidentuar racizmin dhe shkeljet e rënda të të drejtave të shqiptarëve në Greqi. Ne do të pasqyrojmë këtu edhe të gjitha provat e atij presioni që i ka detyruar mijëra shqiptarë në Greqi të ndryshojnë emrat, besimet, kombësinë etj.


Ju njohin si botues dhe biznesmen, por ndoshta pak njerëz e dinë se ju jeni himariot. Himara e vogël është zgjedhur me sa duket si skena e urrejtjes së madhe antishqiptare, e ata që kujdesen që ta mbartin aty prej Athinës na thonë se Himara është greke, se himariotët janë grekë e si të tillë bashkë me të tjerët e kësaj kombësie që jetojnë në Shqipëri nuk gëzojnë të drejta. Këto janë broçkulla apo ju si një nga njerëzit më të suksesshëm të këtij vendi, jeni një përjashtim?

U habita e u ndjeva shumë i provokuar kur dëgjova deklaratën e Stefanopullos, për Himarën dhe himariotët. Unë nuk dua të them se sa krenar ndihem për origjinën dhe kombësinë time. Jam nga Qeparoi i Himarës. Atje kanë varret babai, gjyshërit dhe stërgjyshët e mi. I përkas mëhallës së Bragjinasve. E trashëgojmë brez paz brezi, pemën gjenealogjike, qysh prej 4 shekujsh. I pari i mëhallës sime para 4 shekujsh thirej Papa Nika. Qe prift, ortodoks që i zhvillonte ritet fetare në gjuhën greke, por ishte shqiptar denbabaden. Asnjë bashkëfshatar imi, nuk më ka folur ndonjëherë që ne të kemi ndonjë prejardhje tjetër. Të gjithë e kanë njohur veten për shqiptarë. Gjyshja ime kish bërë 4 klasë shkollë greke në fillim të shekullit të kaluar por fëmijët e saj, babai dhe xhaxhallarët e mi nuk dinin asnjë fjalë greqisht. Edhe në fshatin e mëmës time, Kudhës, të gjithë më kanë pohuar se janë shqiptarë. Megjithatë tërë pleqtë e fshatit tim dhe të Kudhësit kanë nënshkruar kartërat greke për të marrë 200 euro pension në muaj. Në këto kartëra ata kanë shënuar se kanë kombësi greke. Kjo padyshim që është një gjë shumë e ulët që bëjnë grekët dhe ende nuk kam dëgjuar të jetë bërë ndonjë notë a reagim nga qeveria shqiptare. Ata përdorin dëshpërimin dhe varfërinë e pensionistëve të bregdetit për të krijuar një hartë të re të minoritetit grek në Shqipëri ku kanë planifikuar të përfshijnë edhe fshatrat e bregut dhe ndofta të gjitha vendbanimet e “epirit të veriut”! Por e vërteta është ajo që thashë më lart. Unë jam dhe do të vdes shqiptar.
Në fshatin e Himarës kam miq, krushq, nipër e mbesa dhe shumë të njohur e dashamirës. Ne nuk kemi patur kurrë konflikte me askënd, as me ata që kanë dashur ose zgjedhur ta quajnë veten grekë, as me ata që janë ndier si të tillë. Në të shkuarën, askush prej tyre nuk ka tentuar të na bezdisë. Ne kemi jetuar në paqe brenda asaj varfërie e lirie të ngushtë që na ka ofruar historia. Vetëm këto kohët e fundit, shqiptarët kanë filluar të ndjehen të provokuar e të cënuar edhe në tokën e tyre. Me ardhjen në pushtet të Bollanos në Himarë shqiptarët po përjetojnë diskriminim edhe në tokën e tyre, përçarjet që vinë nga urrejtjet nacional-shoviniste të OMONIA-s dhe të segmenteve të caktuara të politikës zyrtare greke, të cilat përcillen me mbështetje ose me indiferentizëm të patolerueshëm nga qeveria e Tiranës. Shqiptarët janë tolerantë e të prirur të shohin miqësi edhe atje ku ajo nuk ekziston ose nuk është e pastër. Jam i sigurtë se po të investojmë gjithçka për të mbrojtur interesat e njerëzve dhe vendit tonë do të japim një kontribut të çmuar edhe në zhvillimin e marrëdhënieve të miqësisë së sinqertë mes nesh e popullit grek. Ne si fqinjë ndajmë fate të njëjta shumë herë në histori, kemi nevojë për njëri -tjetrin dhe për të vërtetën e marrëdhënieve tona.

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2004 nė 14:08 Edit Post Reply With Quote
KU CON DEMONIZIMI I GREKEVE?

Nga Loreta Boti*

Greket jane te keqinjte, shqiptaret jane te miret. Ky eshte boshti i mendimit te Skender Shkupit i paraqitur ne shkrimin me titull "Flamur grek dhe flamurmbajtes shqiptar" i botuar ne gazeten "Shekulli" te dates 23 tetor 2004, f. 1-15.

Autori riciklon tezat e sterperdorura se greket "te keqinjte) kane kryer shfarosje popullsish dhe pastrim etnik ndaj shqiptareve ne te ashtuquajturen Cameri, ndersa shqiptaret asnjehere nuk e kane bere kete gje me popujt e tjere, perfshi greket. Pra, historikisht dhe jo vetem sot, greket kane qene te keqinjte "autori perdor termin "vampir"), kriminelet, fajtoret, ndersa shqiptaret kane qene te miret, viktimat, te pafajshmit.

Skender Shkupin e irriton cdo gje greke, duke filluar nga fakti qe Greqia e ka dite feste kombetare 28 tetorin. Shkupi shkruan: ""Cuditem per faktin se si ka mundesi qe dita e sulmit fashist ndaj Greqise te konsiderohet feste kombetare e grekeve. Eshte njelloj sikur ne te festojme 7 prillin apo ruset 22 qershorin". ""Shekulli", 23 tetor 2004, f. 1.)

28 tetori eshte feste kombetare e Greqise per shkak se 28 tetor 1940 njihet si "Dita e Jo" se, ne greqisht "Oqi" per shkak te pergjigjes se famshme qe kryeministri grek Metaksa i dha ultimatumit te Musolinit, ne diten qe Italia fashiste sulmoi Greqine. Greqia e festoon kete dite sepse e kundershtoi ultimatumin fashist italian dhe e mundi ushtrine fashiste italiane qe sulmoi po ate dite.

Analogji me 7 prillin nuk mund te behet dhe shqiptaret nuk kane arsye per ta festuar 7 prillin pasi ne 7 prill kryeministri dhe mbreti shqiptar bashke me komandantet e ushtrise e braktisen vendin dhe ushtria shqiptare ia dorezoi armet italianeve, duke perjashtuar disa raste rezistence sporadike. As analogjia me 22 qershorin nuk qendron per shkak se ruset nuk kane pse ta festojne 22 qershorin pasi ushtria e tyre shkoi deri ne Berlin, prandaj ata festojne 9 majin, diten e renies se Berlinit. Ne rast se ushtria greke do te shkonte deri ne Rome, gje qe nuk perjashtoi sikur Greqia te mos sulmohej nga gjermanet dhe bullgaret, atehere do te festohej dita e renies se Romes. Dihet se ne 1940-1941, francezet vune ne kufirin franko-italian postera ku shkruhej "Greke mos shkoni me tutje, ketu fillon territory francez".

Shkupin e irriton edhe flamuri grek dhe ironizon "flamurin me kryq te kaltert te Greqise qe me kujton simbolin e ekipit meksikan "Kruz Azul" te futbollit qe ka rene ndjeshem kohet e fundit". "f. 15.)

Ne kete rast me duhet t' i kujtoj Shkupit se gjyshi i tij qe ka qene oficer i larte i Perandorise Osmane "Shkupi kur ka qene ambasador ne Turqi ne vitet 1992-1997 mburrej se gjyshi kishte qene ne nje klase me Ataturkun ne shkollen ushtarake dhe se nuk e pranoi ndarjen e Shqiperise nga Turqia ne 1912), kur mori pjese ne kryengritjen proturke te Haxhi Qamilit e quante shqiponjen e zeze te flamurit shqiptar "sorra" dhe kerkonte flamurin me gjysmehene.

Shkupi ve ne dyshim dhe trashegimine antike greke duke thene "Greket pretendojne se jane pasardhes te Hipokratit". Por, Hipokrati ka qene grek apo jo? Mos ka ndermend Shkupi ta nxjerre turk? Kjo do te jete pune e veshtire pasi ne kohen e Hipokratit turqit qene diku perreth shkretetirave mongole.

Shkupi ka bere edhe nje provokim qe nuk i ka hije nje diplomati kur thote: "greket ia kane pare hairin nacionalizmit te tyre "inteligjent" qe i ndihmoi te shfarosin e te zbojne me zjarr e me hekur camet nga trojet e tyre". "f. 15.)

Greket u sollen me shume tolerance me myslimanet e ashtuquajtur came, sepse edhe pasi Turqia kreu pastrim etnik gjate luftes turko-greke ne fillim te viteve '20 te shekullit XX, duke debuar 2 milion greke nga trojet e tyre ne bregdetin lindor te Egjeut ku jetonin qe ne kohet para Hipokratit, Greqia, edhe pas marreveshjes per shkembimin e popullsive i la keta muslimane te ashtuquajtur came te jetojne ne tokat qe u dha pushtuesi turk pasi ua grabiti grekeve. Por, keta ne vend qe kete bujari ta shperblenin ashtu si e meritonte, gjate pushtimit gjerman te Greqise, u bashkuan me nazistet dhe bene krime te llahtarshme kunder grekeve. Duke e ditur se c' kishin bere, ata iken bashke me nazistet kur keta te fundit u terhoqen nga Greqia. Tokat qe ata kishin uzurpuar u kthyen tek zoterit e tyre historike, greket.

Shkupi shkruan: "Por kurre historikisht nuk ka pasur aksione shqiptaresh te organizuar per te shfarosur krahina te banuara nga popuj te tjere". "f. 15.)

Kjo nuk eshte e vertete. Shqiptaret, pasi u islamizuan u vune ne sherbim te Turqise per te shfarosur dhe debuar greket e Epirit. Dihet ku kane qene kufijte historike te Epirit ne Lashtesi dhe Mesjete. Dhe Epiri ka qene shtet grek. Ne fund, Shkupi thote se greket duhet t' ua dine per nder shqiptareve qe keta nuk i kane zhdukur fare dhe u kerkon qe t' u jene mirenjohes shqiptareve per nacionalizmin e tyre "idiot", sic e quan ai: "per te cilin greket do te ishte mire t' i luteshin Zotit nga mengjesi e deri ne darke qe te mos gedhinte kurre ajo dite e zeze qe te behej "inteligjent". "f. 15.)

E kunderta eshte e vertete. Shqiptaret duhet t' i luten Zotit dite e nate, qe sjellja e grekeve ndaj tyre te mos ndryshoje. Greqia dhe greket e Shqiperise po tregojne nje tolerance te jashtezakonshme ndaj nacionalizmit agresiv shqiptar. Ne vitin 1992 parlamenti shqiptar miratoi nje ligj absurd qe ndalon krijimin e partive me baze etnike, cka ishte nje dhunim i drejtperdrejte per te drejtat e grekeve ne Shqiperi. Ky ligj behet edhe me skandaloz duke u nisur nga fakti se shqiptaret ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe ne Serbine Jugore "Presheve-Medvegje-Bujanovc) kane parti etnike shqiptare. Shteti shqiptar nuk pranon te beje regjistrim etnik dhe fetar te popullsise duke dhunuar drejtperdrejt te drejtat e grekeve ne Shqiperi. Kjo behet ne nje kohe qe shqiptaret ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Serbine Jugore kane te drejte te deklarojne identitetin e tyre etnik ne regjistrimet e popullsise qe behen ne keto vende.

Mungesa e nje regjistrimi mbi baza etnike e fetare te popullsise e ben te pamundur qe te evidentohet sakte numri i grekeve ne Shqiperi, gje qe do te sherbente si premise per te percaktuar dhe natyren e strukturave politike te tij, si dhe vendin qe duhet t' i jepet atij ne nivelet e ndryshme te shtetit ne Shqiperi, formen e ketij shteti, si dhe ceshtjee te tjera si arsimimi ne gjuhen greke etj. Le te behet njehere regjistrimi i popullsise mbi baza etnike e fetare dhe pastaj e shohim se kush eshte treguar deri me sot tolerant me tjetrin, shqiptaret me greket, apo greket me shqiptaret.

Shkupi dhe te tjeret si Shkupi duhet ta dine se demonizimi qe po u behet grekeve ne Shqiperi, nuk eshte nje gje pa pasoja. Pasojat do te vijne ne menyre te paevitueshme ne rast se kjo tendence vazhdon. Greket e Shqiperise nuk mund te bejne perjashtim nga etnite e tjera te Ballkanit qe kane reaguar kur u jane shkelur te drejtat dhe edhe durimi i tyre sigurisht qe ka nje kufi.

*Anetare e Kryesise se Forumit Rinor te OMONIA-s
botuar tek kj 05.11.2004





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 7-11-2004 nė 21:37 Edit Post Reply With Quote
SHPELARJE TRUSH “MADE IN GREECE”

Skënder Shkupi

Ata, fqinjët tanë të Jugut, tashmë, hap pas hapi, po i afrohen qëllimit të tyre final. Gjakftohtë, metodistë skrupulozë në organizimin e mësymjes së planifikuar prej kohësh, të paepur në fanatizmin e tyre fetar e nacionalist, grekët janë fare pranë suksesit. Ndaj një partneri formal, të flashkët, servil e pothuaj inekzistent, qëndrimi grek po merr ngjyra arrogance e harbutërie të pazakontë. E kjo nuk ka pse të na habisë pasi është akti i fundit i një historie të gjatë mbi 60-vjeçare të vetëpërçmimit tonë të pashembullt në emër të interesave meskine të një grupi të vogël individësh narcisistë, të gatshëm për të sakrifikuar çdo gjë për ca karrige të mjera sundimtarësh liliputë.
Qysh në vitet e L2B Enver Hoxhës dhe shokëve të tij iu sugjerua nga Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha urrejtja dhe lufta pa kompromis kundër nacionalizmit shqiptar, në emër të komunizmit e të internacionalizmit proletar. E gjithë ajka e intelektualëve cilësorë, të përgatitur për shumë vite me radhë në universitetet më në zë të Perëndimit, u asgjësua, u neutralizua ose u mënjanua plotësisht. Kuptohet, pas fitores, terreni ishte i gatshëm për ta shndërruar Shqipërinë në një republikë të shtatë të Jugosllavisë. Hapi i parë ishte unifikimi i monedhës, krijimi i gjithëfarësoj komisionesh bashkëpunimi ekonomik dhe futja e sërbishtes si gjuhë e huaj në shkolla. Na shpëtoi krejt rastësisht një kapriço e Stalinit.
Ajo dramë kombëtare nuk na mësoi asgjë. Edhe pas vitit 1948 askush nuk guxonte të përmendte Shqipërinë Etnike, fjala “kosovar” ishte e njëvlefshme me “reaksionar”, kurse çami shihej si një specie e rrallë e përçudnuar që përbuzej haptas. Një logjikë, sa idiote, aq edhe e pështirë. Megjithatë, vite të gjata “shpëlarje trush” të shqiptarëve nga vetë shqiptarët e dhanë rezultatin e dëshiruar prej planifikuesve të tyre të vjetër. Një plejadë studiuesish të rinj, të formuar gjatë atyre viteve të Diktaturës, edhe pas vitit 1991, vazhduan të sulmojnë me përçmim nacionalizmin shqiptar në emër të gjithfarë teorish moderne apo amalgamash të kozmopolitizmit, anarkizmit e internacionalizmit të konvertuar në globalizëm fals. Kjo mësymje në shkallë të gjerë e organizuar gjoja në emër të luftës kundër primitivizmit enverist arriti të tulasë opinionin shqiptar e ta kthejë atë në soditës të dramës së re që ka rrezik të kthehet në tragjedi kombëtare. Kështu u pranua pa shumë kundërshtime një kryepeshkop që s’e ka vendin aty ku është, iu lanë Greqisë pikat kyçe të ekonomisë, u kapërdi masakra e Peshkëpisë, u miratua hapur vasaliteti i shtetit shqiptar që pranoi të nënshkruajë traktat miqësie e bashkëpunimi me një shtet juridikisht në gjendje lufte dhe, së fundi, u hodh poshtë çdo kompromis i mundshëm për Himarën, me antagonistë politikë shqiptarë, duke preferuar një qeverisje greke “vorioepirote”. Gjithësesi nënshtrimi mbeti në sferën e jetës materiale.
Megjithatë grekët janë të pakënaqur. Ata aspirojnë skllavërimin shpirtëror të shqiptarëve. Dhe në këtë aspekt terreni është i gatshëm. Ne kurrë nuk iu kundërvumë pretendimeve greke për Vorio Epirin me studimin në shkolla të Shqipërisë Etnike. Ende nuk e kemi kuptuar platformën serbe apo greke – “kërko shumë që të marrësh pak”. Jugosllavia e dikurshme këmbëngulte për nënshtrimin e plotë e deri në kolonizmin e Shqipërisë për të pasur krejt të sigurt Kosovën; Greqia e sotme tund botën për Vorio Epirin dhe të drejtat “e mohuara” të minoritarëve për ta gëzuar qetësisht Çamërinë dhe pasuritë e saj. Ndërkohë ne mendojmë se me qëndrim urt’e butë, me nënshtrim e përulje ndaj fqinjëve, do të sigurojmë qetësinë e karrigeve tona dhe atë pasurim të mjerë që garanton sundimi mbi nje popull tru-shpëlarë. Jemi gati të biem dakord të na e shkruajnë grekët historinë tonë, të pranojmë që fëmijët tanë të cicërojnë greqisht e sidomos që në Korçë, Vlorë e Gjirokastër të dëgjohet vetëm gjuha e andartëve mjaft që në Tiranë të mos na e trazojnë kolltukun si ata që janë jashtë ashtu edhe ata që janë brenda KPD-së së partisë ngjyrë trëndafili. Nuk e di a ka mbetur ndonjë shqiptar në atë KPD-në e famshme ku herë pas here organizohen shfaqje-variete. Tani nuk është më fjala për dinjitet e personalitet politikanësh, për trafiqe e korrupsione, për rend apo shtet ligjor. Ato ose kanë avulluar prej kohësh, ose janë në proces avullimi. Tani problemi është uluritës: do të mbijetojmë në Ballkan si shqiptarë apo do të zhdukemi nga faqja e dheut?
Me të drejtë ka njerëz që pyesin: mirë këta që pasioni për pushtet u ka dëmtuar koren e hemisferave të mëdha të trurit, po grekët ç’patën? Si është e mundur që e dekonspiruan në këtë mënyrë kaq pak të mençur projektin e tyre të greqizimit të shqiptarëve jo vetëm në Vorio Epir por në të gjithë RSH-në?
Sigurisht të gjithë e dimë se ata nuk janë aq “budallenj”. Degjenerimi i keqadministrimit në Shqipëri është aq i madh sa zgjedhjet e ardhshme të vitit 2005 nuk premtojnë shumë për planet greke. Prandaj Athina është e detyruar të djegë etapat. Ata brenda 7-8 muajve duhet të zgjidhin disa detyra: të rishkruajnë historinë e Shqipërisë, të arrijnë autonominë e Vorio Epirit dhe t’i bëjnë shqiptarët e rinj të flasin greqisht. Shpëlarja e truve të shqiptarëve duhet të zbresë nga stafi i Qeverisë së Tiranës te pushtetarët e vegjël nëpër rrethe e deri në masën e popullit. Nuk pret koha. Situata ndërkombëtare nuk është dhe aq grekofile. Kohë nuk ka. Duhet shpejtuar. Dhe këtë ata po e bëjnë, mirë keq, tani nuk pret puna. Me këtë shpjegohet edhe “naiviteti” i ministres greke të arsimit që ia nxori kokën një marrëveshjeje që flinte e ptrazuar që prej 18 muajsh në një sirtar.
Ata po bëjnë të tyren. Po ne ç’na takon të bëjmë? Së pari duhet sqaruar kush jemi “ne”? Sepse midis Athinës dhe Tiranës zyrtare nuk ka konflikt. Antagonizmi ekziston ndërmjet Qeverisë Greke dhe Kombit Shqiptar. Mirëpo ky i fundit nuk ka zë. Hapi i parë që duhet hedhur është gjetja dhe delegimi i kompetencave për vendimmarrje përfaqësuesve të mirëfilltë të Kombit. Tashmë pak rëndësi ka se cilët do të vijnë në pushtet, “të majtët” apo “të djathtët”. Ndarja aktuale është ajo ndërmjet “shqiptarëve” dhe “pak-shqiptarëve” për të mos thënë “antishqiptarëve” që fatkeqësisht kanë zënë shpesh kyçet e qeverisjes së vendit. Dhe një administratë e tillë do të jetë plotësisht në gjendje të vlerësojë situatën e sotme e të vendosë që siguria dhe qetësia e brendshme ose e jashtme e vendit arrihet vetëm me qëndrime të guximshme, parimore e të vendosura duke sfiduar kërcënimin me të njëjtën monedhë, pa u trembur pasi dihet që nëpër luftëra frikacakët vriten të parët. E pra kjo është luftë me pikësynim të qartë, për ne – mbijetesë në Ballkan, për fqinjët tanë të jugut – hegjemoni në gadishull. Dhe historia vërtetë duhet rishkruar por jo nga grekët , nga ne vetë. Nxënësit shqiptqrë duhet të dinë saktësisht se prej ku e deri ku shtrihet Shqipëria e mirëfilltë, pa u trembur nga akuzat për shovinizëm të fqinjëve tanë. Duhet hequr dorë nga frika se termi “Çamëria Shqiptare” përbën “sakrilegj” dhe helmon marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve. Që ne, më e pakta, të rrojmë në paqe me grekët duhet t’ua afishojmë atyre vendosmërisht e pa doreza Janinën e Çamërinë Shqiptare kundrejt “Vorio Epirit” të tyre “Grek”. Sa për shkollat, kërkesa e mësimit të greqishtes është aq absurde saqë zor se pranohet edhe nga shumica e socialistëve që qeverisin vendin megjithë deformimet e mëdha në karakter të drejtuesve të tyre.
* * *
Mund të krijohet përshtypja që një trajtim i tillë i çështjeve të mbetura pezull ndërmjet dy vendeve është anakronik e nuk i përgjigjet frymës së kohës. Mirëpo, në të vërtetë, ngjan sikur ajo fryma e kohës fryn vetëm këndej Gramosit. Andej matanë mund të ketë vetëm ca puhiza të kohës por frymë kurrsesi. E në vend që të mundojmë veten me dilema të kota nëse bëjmë mirë apo keq të jemi më të ashpër e më konseguentë se deri sot në mbrojtjen e interesave tona do të ishte mirë të shtronim një pyetje paralele: a bëri mirë apo keq Maqedonia që nuk pranoi diktatin grek për emërtimin e saj?
Përgjigjen për sa më sipër secili mund ta gjejë te vendimi i fundit i presidentit Bush.

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-11-2004 nė 23:11 Edit Post Reply With Quote
Investitore apo invadore strategjike ?!


Feti ZENELI

Publikimi në media i një protokolli sekret midis qeverisë greke dhe qeverisë Nano të nënshkruar në 3 prill të vitit 2003 lidhur me “heqjen nga librat e historisë, kryesisht shqiptare, të pasaktësive dhe ngjarjeve që helmojnë marrëdhëniet dypalëshe” si dhe “përfshirjen e gjuhës greke ndër gjuhët fakultative në shkollat (tona) të mesme” është një ndër dëshmitë e shumta që tregon se investimet greke në ekonominë shqiptare dhe tërheqja e emigrantëve shqiptarë në ekonominë greke janë kryer mbi bazën e filozofisë invaduese të “Kalit të Trojës”. Fakte të shumta tregojnë se për 14 vjet me radhë toka dhe pasuritë e tjera strategjike të shqiptarëve janë kthyer në një oaz parash dhe përfitimesh politike.
Sipas një strategjie të ndërtuar mjaft mirë, duke filluar qysh në vitet e para të hapjes demokratike të Shqipërisë, grekët stimuluan krijimin e shpejtë të një shtrese tregtarësh, me përfaqësues të seleksionuar, sidomos nga minoriteti grek, me qëllim kapjen e menjëhershme të pikave kyçe në tregun shqiptar, duke krijuar në këtë kuadër edhe lidhje direkte apo indirekte biznesi. Sipërmarrësit e parë grekë apo të fshehur pas shqiptarëve u ngulën fillimisht në jug të vendit, duke ndërtuar aty disa supermarkete apo restorante. Duke parë se tregu shqiptar ishte ende i varfër dhe pa rregulla, prodhimet greke u bënë dominuese në tregun tonë. Në kushtet e boshllëkut institucional të vendit tonë, mungesës totale të konkurrencës dhe eksperiencës në sistemin e tregtisë së lirë, varfërisë së tejskajshme shoqëruar me etjen për borgjezim të menjëhershëm të një kategorie të caktuar individësh, etj., nuk ishte e vështirë për biznesmenët grekë të blinin lirë jo vetëm pasuri por edhe njerëz të veshur me pushtet në Shqipëri, për të formuar kështu dalëngadalë shtresën grekomane të kapitalistëve tregtaro-importues. Më pas, këto lobe politiko-ekonomike patën si objektiv krijimin e mundësive për investitorët grekë që të kapin pozitat kyçe dhe sektorët strategjikë në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara para disa kohësh nga revista e mirënjohur britanike “Ekonomist”, në vendin tonë veprojnë rreth 220 kompani greke, të cilat janë përqëndruar në sektorin financiar me katër banka, në 70% të tregtisë së naftës me 3 kompani importuese, në telekomunikacion me dy operatorë në telefonisë celulare si dhe në sektorë më pak strategjikë për shfrytëzimin e lëndës drusore, industrisë tekstile, etj.
Shifra e publikuar nga autoritetet greke për totalin e investimeve në Shqipëri është 100 milionë dollarë, por sipas të gjitha gjasave duhet të jetë dy-trefishi i kësaj vlere, sepse disa investime greke prezantohen si investime angleze, ose konsiderohen zyrtarisht si austriake (investimet në kompaninë e kërkimit të naftës OMV-Albania). Fshehja e volumit të investimeve greke në Shqipëri, si në rastet e sipërpërmendura bëhen me qëllim që shifra reale të mos përdoret si argument kundërshtues apo bllokues nga shteti dhe qeveria shqiptare për kufizimin e investimeve greke në Shqipëri. Sot pas 14 vitesh tranzicion shqiptar, grekët ndihen mjaft të fuqishëm me bizneset e tyre në vendin tonë. Aktiviteti i tyre shtrihet në ata sektorë që janë jetikë për ekonominë e një vendi, duke stimuluar, si gjithnjë në raste të tilla, importin e produkteve në këta sektorë, në kurriz të prodhimit vendas.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, shteti grek i përkrahur edhe nga institucione të veçanta të shtetit shqiptar ka ngritur me kujdes të gjithë strukturën legjislative për të investuar me pikësynime të qarta politike në Shqipëri, duke ndihmuar me të gjitha mënyrat biznesin e vendit të vet. Pasi ngriti dhe aktivizoi me shumë kujdes strukturat e duhura politiko-organizative në institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe lobin grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, instaloi “në Mat e poshtë” gjithë strukturën e domosdoshme financiare nëpërmjet krijimit të bankave të nivelit të dytë për të mbështetur monetarisht investitorët grekë në Shqipëri. Në këtë kuadër, duke filluar nga viti 2002 u krijuan miliona dollarë fonde nga “Projekti Grek për Ristrukturimin Ekonomik të Ballkanit” për të ndihmuar financiarisht investitorët grekë në vendin tonë. Sipas këtij projekti, që tani së fundi rezulton të ristrukturojë jo vetëm ekonominë por edhe historinë shqiptare, për periudhën 2002-2006, ishin parashikuar të financoheshin në kuadrin e krijimit të bizneseve greke në vendin tonë rreth 550 milionë euro, ndërkohë që bizneset e kësaj natyre me investime fillestare mbi 5 milionë euro aplikohen investime të drejtpërdrejta shtetërore. Në ofensivën e vet, shteti dhe qeveria greke shfrytëzuan edhe prezencën e tyre në strukturat e BE-së, duke ndikuar me makinacionet e tyre të njohura në bllokimin e projekteve me të vërtetë strategjike për vendin tonë, siç mund të përmendim midis tyre Korridorin Tetë. Para disa kohësh gazeta më e madhe greke në SHBA “Elenikus Kuriu” botonte një artikull, sipas të cilit në funksion të investimeve greke në vendin tonë po kontribuon edhe organizata “Lëvizja për autonominë e Vorio Eviprit ose Qeveria Epiri i Jugut në Mërgim”, duke mbledhur fonde nga emigrantët grekë në Amerikë, Kanada dhe Australi me qëllim “për të blerë zyrtarët e lartë shqiptarë që të ndihmojnë realizimin e projekteve greke në Shqipëri”.
Politikanët shqiptarë të tranzicionit, disa të nisur nga mendjelehtësia politike dhe një pjesë tjetër nga tradhtia kombëtare, menduan se “bamirësia” greke në fillim të viteve ‘90 për punësimin e mijëra emigrantëve shqiptarë të larguar nga vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë duhej kompensuar në një farë mënyre, duke u krijuar lehtësi të ndryshme fiskale dhe favore mbilegale. Ndoshta mirënjohja dhe favoret e qeverisë së Partisë Demokratike ishin më të vogla, sidoqoftë u kryen disa akte të mirëfillta kapitulluese përballë shovinizmit të ri grek. Por nënshtrimi i plotë dhe i pabesë i ekonomisë dhe politikës shqiptare u intensifikua sidomos nën ekzekutivin e Fatos Nanos, i cili me kalimin e kohës u identifikua jo vetëm si ahegnxhi i rëndomtë i kabareve greke, por si shitës i interesave tona kombëtare nën maskën e përcaktimit të Greqisë si “partnerin strategjik të vendit tonë”.



09/11/2004





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 28-2-2005 nė 22:32 Edit Post Reply With Quote
Grekėt presion botėror Shqipėrisė pėr fenė orthodokse

Shqipërisë së Jugut. Këtë zona e fushatës antishqiptare u shtri në Kanada dhe Australi. Cili ishte aktiviteti që ndërmori politika greke në fund të vitit ’80? Grekët i bëjnë presion Shqipërisë në opinionin botëror për praktikimin e fesë. Cila ishte stradegjia e sulmit ndaj Shqipërisë nën logon “Lotos” në fillim të viteve ’90 ?

Nga znj.Violeta Murati

“Marrëdhëniet shqiptaro-greke gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, përbëjnë një ndër problemet e rëndësishme të historiografisë sonë, ende të pastudiuara.

Pikërisht, kjo ka qenë arsyeja kryesore që më ka nxitur për t’i hyrë studimit të tyre, me shpresën se ky kontribut mund t’i shërbente inteligjencës, studentëve dhe lexuesit të gjerë shqiptar”, tregon historiani Beqir Meta, në librin e tij. Botimi “Shqipëria dhe Greqia” (1949-1990), që i paraqitet lexuesit, është rezultat i punës kërkimore të Metës në bibliotekat e Shqipërisë, Greqisë, SHBA, Britanisë së Madhe, Turqisë e Bullgarisë dhe në arkivat shqiptare, amerikane e britanike. Ai është vazhdim i studimit të mëparshëm me titull: “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”, botuar në vitin 2002. Në qendër të këtij botimi është situata e krijuar midis Greqisë e Shqipërisë, gjatë periudhës më të gjatë të Luftës së Ftohtë, tendencat e zhvillimit të saj, përpjekjet, vështirësitë, dështimet dhe progresi që u bë për normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Janë pasqyruar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në këtë proces si dhe rezultatet historike të tij.

Për të hedhur poshtë akuzat e qarqeve greke në SHBA kundër qëndrimeve të qeverisë shqiptare ndaj minoritetit grek, komuniteti shqiptar në Amerikë shfrytëzoi edhe deklaratën e ministrit Plotësues të Punëve të Jashtme të Greqisë, Karolos Papulias. Pas vizitës së tij në Shqipëri, në fund të vitit 1984, ai deklaroi se, qeveria shqiptare nuk kishte ndërmarrë hapa për dehelenizimin e minoritetit por, përkundrazi, ajo kishte forcuar karakteristikat e këtij minoriteti, po kultivonte gjuhën greke, shkollat greke, botimin e librave dhe shtypit grek. Sami Repishti e përktheu në anglisht deklaratën e Papuliasit dhe ua dërgoi atë kongresmenit Gus Yatron, si he nëntë anëtarëve të tjerë të Nënkomisionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut. Ai i shkruajti atij se, deklarata e Papuliasit hidhte poshtë shumë nga akuzat e bëra prej elementëve, që synonin ta përdornin për përfitime politike çështjen e ndershme të të drejtave njerëzore.

Aktiviteti dhe propaganda e rretheve “vorio-epirote”, të organizuara në Federatën Panepirote të Amerikës, Kanadasë e Australisë (PAOK), ishte intensive edhe në fundin e viteve 80. Këto rrethe po kërkonin hapur aneksimin e Shqipërisë së Jugut. PAOK botonte një gazetë dyjavore me një tirazh prej disa mijëra kopjesh, e cila u shpërndahej, me abonime dhe falas, të gjithë rretheve “vorio-epirote” nëpër botë, përfshirë këtu edhe ata të Greqisë. Ajo drejtohej nga I.Becos dhe J.Kamberi. Qarqet vorioepirote shfrytëzonin gjerësisht edhe programet e radios greke për të propaganduar çështjen e “Vorio-Epirit”. Një kontribut të veçantë jepte në këtë drejtim edhe kisha greke në Amerikë. Këto qarqe dhe kisha greke e kishin intensifikuar nderhyrjen dhe veprimtarinë në drejtim të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të OKB, para të cilit pozuan gjerësisht “shkeljet e të drejtave të njeriut në “Vorio-Epir”, të cilat i paraqisnin si një “genocid” kundër minoritetit grek.

Propaganda “vorioepirote” në SHBA ishte aq radikale sa që filloi të kritikonte edhe politikën më të moderuar të qeverisë së PASOK-ut ndaj Shqipërisë. Madje, dhe përpjekjet e saj për të filluar përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Aty nga mesi i vitit 1989 u dukën shenja të zbutjes së këtyre qëndrimeve ndaj Shqipërisë. Kjo tendencë manifestohej si në tonin e propagandës së krerëve “vorioepirotë” ashtu dhe në përmbajtjen e parrullave dhe objektivave, që ato afishonin ndaj Shqipërisë. Ndryshe nga e kaluara, tani krahu më i moderuar filloi të dominojë PAOK-un dhe u hoqën nga propaganda thirrjet për aneksimin e “Vorio-Epirit” me anë të ndërhyrjes së armatosur kundër Shqipërisë. Filluan përpjekjet për të nxitur opinionin botëror të ushtronte presion mbi Shqipërinë që, kjo të lejonte praktikimin e fesë, lëvizjen pa kufizim të minoritarëve, përgatitjen e arsimtarëve të gjuhës greke në Greqi etj.

PAOK-u vazhdonte të luante rol të rëndësishëm për paraqitjen e akuzave mbi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve nga qeveria shqiptare në Komisionin e OKB për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, duke e koordinuar dhe bashkërenduar veprimtarinë e vet me grupet “vorioepirote” në Greqi.

Ky shkallëzim i ri i propagandës greke dhe ndryshimi i taktikës së saj, zëvendësimi i thirrjeve për luftë dhe për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nëpërmjet saj, me kërkesat për zgjerimin e të drejtave kombëtare të minoritetit grek në Shqipëri, ishte rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimeve politike në Europën Lindore, i shembjes së komunizmit dhe i fillimit të proceseve demokratike paqësore. Një nga karakteristikat themelore të kësaj periudhe ishte ulja e tensionit ndërkombëtar dhe adaptimi i një fryme më bashkëpunuese në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pikërisht për këto arsye dhe në këto rrethana politika greke u përpoq që t`i përshtaste qëndrimet e saj me situatën e re të krijuar, por pa hequr dorë nga synimet e vjetra. Ky ndryshim i taktikave të qeverisë së Athinës u reflektua edhe në lëvizjen e diasporës greke.

Kjo ishte vetëm shfaqja e jashtme e politikës greke, pasi, në fshehtësi, ajo projektoi që t`i shfrytëzonte rrethanat e reja për realizimin e synimeve të vjetra. Në vitin 1990 Shqipëria ndodhej në kolaps të plotë ekonomik dhe politik. Varfëria ekstreme, që kishte përfshirë vendin, dhe diktatura e egër 45 vjeçare kishin krijuar premisat e një kaosi të pashembullt në historinë e shtetit shqiptar. Institucionet shtetërore ishin tejet të dobëta e të diskredituara, ndërsa zëvendësimi i tyre me institucione të reja përfaqësuese e demokratike ishte një proces i vështirë, i cili do të kërkonte një periudhë të gjatë kohe. Pikërisht kjo gjendje, pra varfëria, dobësitë e theksuara të klasës politike shqiptare, vakumi institucional, konflikti i ashpër politik, tranzicioni i vështirë e i dhimbshëm, anarkia, difektet serioze, që kishin shkaktuar politikat e regjimit komunist në ndërgjegjen kombëtare e qytetare të shtresave të ndryshme të popullsië, etj., ishin aleatët më të mirë, që i rritën edhe një herë së tepërmi orekset dhe shpresat e grekëve për të realizuar ëndrrën e vjetër të Megaliidesë.

Në vitin 1990 u përpunua plani “Lotos” për “çlirimin” e “Vorio-Epirit” nga “sundimi” shqiptar. Ai parashikonte organizimin e luftës së armatosur në formën e një lëvizje kryengritëse, e cila do të organizohej duke u bazuar në pakënaqësitë e popullit shqiptar ndaj shtetit gjatë periudhës së vështirë të tranzicionit. Pastaj kryengritja do të ndërkombëtarizohej dhe do të krijoheshin organizmat e saj politike. Shteti grek, në aparencë, do të qëndronte asnjanës, ndërsa do të organizohej bashkëpunimi i elementit grek kudo që ndodhej. Forca kryesore mbështetëse e kësaj lëvizje do të ishte emigracioni grek në Amerikë. Hartuesit e këtij plani ishin disa drejtues kryesorë të silogjeve vorio-epirote në Greqi dhe të lobit grek në SHBA, të cilët u takuan në Gjenevë dhe e miratuan këtë plan.

METROPOL

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-3-2005 nė 17:05 Edit Post Reply With Quote
“Apologjia” e një kazinoje


Feti ZENELI

Toka dhe shoqëria shqiptare janë shndërruar prej kohësh në një oaz parash për grekët. Në funksion të këtij synimi duket se u bë edhe “hapja e kufijve” për refugjatët shqiptarë në fillim të viteve ‘90. Ngjarjet janë zhvilluar pak a shumë sipas subjektit të fabulës së njohur të Ezopit, “zonja dhe shërbëtorët e saj”: “Një grua e ve, shumë punëtore, kishte zakon që shërbëtorët e saj t’i zgjonte për punë sapo dëgjohej kënga e para e gjelit të shtëpisë. Shërbëtorët, të rraskapitur nga puna e lodhshme, vendosën ta vrisnin gjelin. Pasi e vranë, jo vetëm nuk përfituan asgjë, por jeta e tyre u bë akoma më e vështirë. E zonja e shtëpisë, meqënëse nuk dinte më se, sa ishte ora, i zgjonte akoma më herët”. Askush prej refugjatëve shqiptarë nuk e parashikonte se lëmosha greke e punësimit skllavëror, do të paguhej prej qeveritarëve progrekë të Tiranës me pasuritë kryesore të vendit tonë. Kësisoj, shqiptarët u shndërruan në argatë të grekëve jo vetëm jashtë kufijve të vendit tonë, duke punuar si emigrantë të diskriminuar, por edhe brenda këtyre kufijve, si rezultat i politikave të gabuara të ndjekura nga qeveria në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore dhe koncesioneve të ndryshme financiare për të favorizuar padrejtësisht investitorët grekë. Aksionerë të fshehtë të këtij grupi investitorësh të huaj u bënë edhe shteti e qeveria e Athinës, nëpërmjet kontributit politik të tipit “Fshesa”, mbi komunitetin e emigrantëve tanë në Greqi, në mënyrë që t’i detyronte, por edhe t’i justifikonte qeveritarët shqiptarë para popullit të tyre për të vepruar sipas filozofisë së shprehjes: “dora që nuk pështyhet, puthet”. Nga ana tjetër, ligji 2610 i qeverisë greke “Për financimin dhe investimet e përbashkëta në vendet kufitare” garantonte bashkëfinancimin e shtetit për projektet e kompanive private. Greqia në ecurinë e kësaj strategjie ka përfituar edhe nga një projekt i Bashkimit Evropian, “Për zhvillimin e zonave kufitare”, me anë të të cilit bashkëfinanconte projektet e investimit në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit.
Sipas një strategjie të ndërtuar mjaft mirë, duke filluar qysh në vitet e para të hapjes demokratike të Shqipërisë, grekët stimuluan krijimin e shpejtë të një shtrese tregtarësh, me përfaqësues të seleksionuar, sidomos nga minoriteti grek, me qëllim kapjen e menjëhershme të pikave kyçe në tregun shqiptar, duke krijuar në këtë kuadër edhe lidhje direkte apo indirekte biznesi. Sipërmarrësit e parë grekë apo të fshehur pas shqiptarëve u ngulën fillimisht në jug të vendit, duke ndërtuar aty disa supermarkete apo restorante. Duke parë se tregu shqiptar ishte ende i varfër dhe pa rregulla, prodhimet greke u bënë dominuese në tregun tonë. Në kushtet e boshllëkut institucional që ekzistonte në Shqipëri, mungesës totale të konkurrencës dhe eksperiencës në sistemin e tregtisë së lirë, varfërisë së tejskajshme shoqëruar me etjen për borgjezim të menjëhershëm të një kategorie të caktuar individësh, etj., nuk ishte e vështirë për biznesmenët grekë që të blinin lirë jo vetëm pasuri por edhe njerëz të veshur me pushtet në vendin tonë, për të formuar kështu dalëngadalë shtresën grekomane të kapitalistëve tregtaro-importues. Më pas, këto lobe politiko-ekonomike patën si objektiv krijimin e mundësive për investitorët grekë që të kapin pozitat kyçe dhe sektorët strategjikë në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara para disa kohësh nga revista e mirënjohur britanike “Ekonomist”, në vendin tonë veprojnë mbi 220 kompani greke, të cilat janë përqëndruar në sektorin financiar me katër banka, në 70% të tregtisë së naftës me 3 kompani importuese, në telekomunikacion me dy operatorë në telefonisë celulare, në fushën e kazinove, tani së fundi, si dhe në sektorë më pak strategjikë për shfrytëzimin e lëndës drusore, industrisë tekstile, etj. Në sektorin e industrisë së lehtë operojnë kompanitë e prodhimeve tekstile “Fanco and Cocratex”, “Albanian Hellenic”, si dhe prodhuesi i këpucëve “Rekor”. Një nga kompanitë më të fuqishme greke me shtrirje të gjerë në Shqipërinë Qendrore “Loulis International Foods Enterprise” është specializuar në tregtinë e drithit dhe të miellit. Në sektorin e ndërtimit të rrugëve veprojnë disa kompani si “Sarandopulos”, “Etep-Meton”, etj. Sot pas 15 vitesh tranzicion shqiptar, grekët ndihen mjaft të fuqishëm me bizneset e tyre në vendin tonë. Aktiviteti i tyre shtrihet në ata sektorë që janë jetikë për ekonominë e një vendi, sikurse janë tregu bankar, energjitika, telekomunikacioni, bujqësia, materialet e ndërtimit, etj., duke stimuluar, si gjithnjë në raste të tilla, importin e produkteve në këta sektorë, në kurriz të prodhimit vendas. Por investimi më domethënës në Shqipëri i fqinjit tonë jugor është ai i para disa ditëve për ngritjen e një kazinoje gjigante në qendër të Tiranës, e cila ka për të dërguar drejt Greqisë edhe qindarkat e fundit që mund t’u kenë shpëtuar pa mbledhur bankave dhe “arkave” të ndryshme greke në vendin tonë.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, shteti grek i përkrahur edhe nga institucione të veçanta të shtetit shqiptar ka ngritur me kujdes të gjithë strukturën legjislative për të investuar me pikësynime të qarta politike në Shqipëri, duke ndihmuar me të gjitha mënyrat biznesin e vendit të vet. Pasi ngriti dhe aktivizoi me shumë kujdes strukturat e duhura politiko-organizative në institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe lobin grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, instaloi “në Mat e poshtë” gjithë strukturën e domosdoshme financiare nëpërmjet krijimit të bankave të nivelit të dytë për të mbështetur monetarisht investitorët grekë në Shqipëri. Në këtë kuadër, duke filluar nga viti 2002 u krijuan miliona dollarë fonde nga “Projekti Grek për Ristrukturimin Ekonomik të Ballkanit”, për të ndihmuar financiarisht investitorët grekë në vendin tonë. Sipas këtij projekti, që tani së fundi rezulton të ristrukturojë jo vetëm ekonominë por edhe historinë shqiptare, për periudhën 2002-2006, në kuadrin e krijimit të biznesve greke në vendin tonë janë parashikuar të financohen rreth 550 milionë euro, ndërkohë që për bizneset e kësaj natyre me investime fillestare mbi 5 milionë euro aplikohen investime të drejtpërdrejta shtetërore. Në ofensivën e vet antishqiptare, shteti dhe qeveria greke kanë shfrytëzuar edhe prezencën e tyre në strukturat e BE-së, duke ndikuar me makinacionet e njohura të “Kalit të Trojës” në bllokimin e projekteve me të vërtetë strategjike për vendin tonë, siç mund të përmendim midis tyre edhe Korridorin Tetë. Para disa kohësh gazeta më e madhe greke në SHBA, “Elenikus Kuriu” botonte një artikull, sipas të cilit në funksion të investimeve greke në vendin tonë po kontribuon edhe organizata “Lëvizja për autonominë e Vorio Epirit ose qeveria Epiri i Jugut në Mërgim”, duke mbledhur fonde nga emigrantët grekë në Amerikë, Kanada dhe Australi me qëllim për të blerë zyrtarët e lartë shqiptarë që të ndihmojnë realizimin e projekteve greke në Shqipëri.
Politikanët shqiptarë të tranzicionit, disa të nisur nga mendjelehtësia politike dhe një pjesë tjetër nga qëllime të mbrapshta antikombëtare, menduan se “bamirësia” greke në fillim të viteve ‘90 për punësimin e mijëra emigrantëve shqiptarë të larguar nga vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë duhej kompensuar, duke u krijuar lehtësi të ndryshme fiskale dhe favore të tjera mbilegale investitorëve dhe minoritarëve grekë në Shqipëri. Ndoshta mirënjohja dhe favoret e qeverisë së Partisë Demokratike ishin më të vogla, por sidoqoftë dhënia e tokave shqiptare në pronësi të minoritarëve dhe disa favore në aspektin e institucioneve fetare përbëjnë akte të mirëfillta nënshtrimi. Por greqizimi i “kuajve të drunjtë” të ekonomisë dhe politikës shqiptare u intensifikua sidomos nën ekzekutivin e Fatos Nanos, i cili me kalimin e kohës u identifikua jo vetëm si ahegnxhi i rëndomtë i kabareve greke, por si shitës i interesave tona kombëtare nën maskën e përcaktimit të Greqisë si “investitorin startegjik të vendit tonë”. Në funksion të këtyre synimeve kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë edhe disa këshilltarë e ministra të kabinetit tonë qeveritar. Mjafton të përmendim faktin se, në vitin ‘97 u botua me kontributin e drejtpërdrejtë të një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Nanos libri i Georg Ostrogorskit “Historia e Perandorisë Bizantine”, në kopertinën e të cilit bie në sy një hartë, ku kufiri grek shtrihet deri në Mat. Nga ana tjetër, është fakt i pamohueshëm që gjatë krizës së piramidave në ‘97 pati një aktivizim serioz të forcave pro “Vorio Epiriote”, të cilat u materializuan në shkrimin e artikujve, librave dhe publikimin e hartave të vitit 1214, ku Shqipëria paraqitet e ndarë midis Serbisë dhe Greqisë; valvitjen e flamurit grek në disa institucione shqiptare të jugut, krijimin e komiteteve të shpëtimit kombëtar, ultimatumet për të vërshuar ushtarakisht drejt Tiranës, shpalljen e Vlorës kryeqytet, etj. Por mesa duket ideatorët “Vorio Epiriot” të këtyre projekteve menduan që, do të ishte më mirë t’u merrnin një herë “kalanë ekonomike” të shqiptarëve, për t’i gjunjëzuar ata pastaj moralisht dhe politikisht, nëpërmjet varfërisë së tejskajshme, që shkakton mungesa e pronave dhe pasurive të tjera. Dhe siç thotë Xhorxh Farkuhar, “nuk ka asnjë skandal më të madh se sa arnat, asnjë krim më të turpshëm sesa varfëria”.




14/03/2005

shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 20-3-2005 nė 23:32 Edit Post Reply With Quote
Mos ta hamė kėtė kokėrr ulliri tė helmatisur

Bota thotë: Ruajuni nga grekët edhe kur japin dhurata. Kjo është fjalia që i karakterizon grekët si dinakë. Tani, në pamje të parë duket sikur Greqia po i bën një dhuratë Shqipërisë që të bëhet sa më demokratike duke hapur çështjen e piramidave. Duket sikur po i digjet barku. Por mos ta hamë këtë kokërr ulliri se është me helm. Puna është se historia e përzierjes së Greqisë në piramidat është shumë kohë më parë, para 1997. Zyrtarë grekë dhe spiunë të regjur grekë i patën kurdisur këto punë. Kur erdhi momenti i vunë edhe zjarrin Shqipërisë. Z.Nano bëri dhe premtimin se Paratë do t´i kthej 100 për qind. Tani Greqia do përsëri t´ia vërë zjarrin Shqipërisë, por po luan gjoja sikur do t´i djegë ata zyrtarë grekë që janë përzjerë me piramidat. Një mut. Do t´u japë dekorata dhe do t´i shpërblejë edhe më shumë po qenë të zotë t´ia rivënë edhe një herë zjarrin Shqipërisë. Tani duhet shumë vigjilencë dhe shumë maturi. Greqisë nuk i intereson të zgjidhet statusi i Kosovës siç e duan shqiptarët. Greqisë nuk i intereson të bëhen zgjedhje të lira në Shqipëri. Këto dy karta do t´i tundin edhe njerëzit e Athinës në Tiranë por atyre u duhet vënë kufiri tek thana. Sa i takon çështjes së piramidave dhe ku shkuan paratë, sa të ketë mosfunksionim të prokurorisë shqiptare ato nuk mund të gjenden se ku shkuan. Por kur të mbarojnë zgjedhjet patjetër, një nga detyrat e qeverisë demokratike duhet të jetë edhe çështja se ku shkuan paratë.

Pas tetë vjetësh edhe pse pikërisht para zgjedhjeve parlamentare popullit të shumëvuajtur të Europës i kullon ende plaga e piramidave. Kreditorët e firmave piramidale nuk mund të ngushëllohen me marrjen e një të dhjetës së parave të tyre të derdhura në sportelet e VEFE-s sepse lumi i këtyre parave derdhej në bankat e vendeve të familjes europiane në të njëjtën kohë. Fakti që të dyja qeveritë shqiptare dhe greke të viteve 1996-1999 e dinin fare mirë problemin dhe pasojat e tij të bën të dyshosh për lidhje aferash të dyshimta ndërmjet tyre. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet makutëria e bankave greke në Shqipëri.

Përse krimi i ngritjes e mbështetjes së firmave piramidale në Shqipëri nuk është denoncuar në strukturat juridike europiane? Çfarë fshihet pas kësaj heshtjeje të gjatë të këtij skandali që s´ka të sosur me çudirat e transfertave të parave shqiptare në bankat europiane? Çfarë mund t´i themi popullit shqiptar për rastin e integrimit në familjen europiane kur në mes të fushatës për zgjedhje mësojmë se si piramidistët shqiptarë kanë blerë qeveritarë grekë e shqiptarë për të fshehur aktivitetin e tyre nëpërmjet shitjes së aseteve të tyre të blera me paratë e shqiptarëve. Mos vallë kryeministri i sotëm dhe lideri partiak i 1997 kishte dijeni që atëherë më 1996 se paratë e shqiptarëve të derdhura në firma piramidale po riderdheshin bankave të Europës? Ndryshe, si mund të premtonte kthimin 100 PER QIND të parave të humbura?

Shekulli 20/03/2005

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 25-3-2005 nė 17:45 Edit Post Reply With Quote
Shteti gjunjėzohet para grekėve

Këto ditë flitet vetëm për një takim, edhe pse kuqezinjtë tanë do të zhvillojnë dy të tillë dhe ndoshta të parin, atë me Turqinë e kanë edhe më të fortë se me “Kampionët e Evropës”. Sigurisht që janë dy ndeshje mjaft të vështira futbolli, por jo vetëm kaq. Ne skuadra modeste e një vendi gjithashtu modest, që të gjithë e konsiderojnë pak shkallë më lart se Kazakistani në grup, por shumë shkallë më poshtë se Danimarka, Ukraina, Turqia dhe Greqia, qënkemi me të vërtetë një kërcënim serioz. Dhe për kë pa, për superfuqinë e Evropës që ka frikë edhe në fushën e saj nga ndonjë disfatë që mund të sillte mjaft pështjellime.Flitet se ky takim nuk duhet mbivlerësuar, se është vetëm një lojë, e të tjera si këto, por interesant është fakti se të gjitha këto thuhen vetëm nga shqiptarët, që në këtë rast janë me plot kuptimin e fjalës viktima të një loje të ndyrë. Në krahun tjetër është pregatitur çdo gjë dhe, me shumë gjasa dihet edhe rezultati i ndeshjes. Sigurisht që duke ditur mentalitetin dhe relatat me fqinjët tanë jugorë nuk revoltohemi dhe aq shumë, sesa me këta përfaqësuesit tanë, që janë kaq servilë me ta, sa edhe kur nëpërkëmben në mënyrë kaq të hapur të drejtat tona, ata “burat e shtetit” nuk hapin gojën, e thua se nuk ka ndodhur asgjë dhe mund të jenë në takim ndoshta me ndonjë biletë të falur nga homologët grekë, sigurisht me kërkesën për të bërë tifo për helenizmin.
Data e ndeshjes me Greqinë po afron dhe në vend që të diskutoheshin problemet teknike të kësaj sfide, ashtu siç ndodh normalisht përpara një takimi normal, shtypi shqiptar dhe sportdashësit e thjeshtë preokupohen për gjënë më elementare, që kurrkujt nuk ja merrte mendja se mund të vihej në diskutim. 5% i famshëm i biletave që u takojnë me të drejtë tifozëve kuqezinj që kanë dëshirë të ndjekin nga afër kombëtaren e tyre, që është kthyer në skandalin e radhës në marrdhëniet e çuditshme që kanë dy vendet fqinje( sigurisht jo për faj të shqiptarëve), tashmë realisht po kryen një funksion tjetër, atë të barometrit të forcës së institucioneve shqiptare. Tashmë kjo çështje është ngritur në një nivel më lart dhe është turp që shteti shqiptar nuk prononcohet, ndërkohë që minimumi kjo duhet të sillte një skandal diplomatic në të gjitha instancat. Themi kështu pasi realisht ato bileta që ishin të destinuara për shqiptarët, kanë avulluar brenda 3 orësh, teksa federata greke i nxorri në treg dhe ata që i blenë, kishin me vete edhe pashaportën helene, që kontrollohej ndoshta më shumë se në pikat e kontrollit nëpër aereoporte.
Lidhur me këtë telenovelë bajate, Federata Shqiptare e Futbollit, megjithëse e vetmë në kërkimin e të drejtës, po mundohet por nuk po arrin të gjejë një zgjidhje. Lidhur me problemin e biletave të mohuara nga Federata Greke e Futbollit, dy ditë pas protestës së FSHF-së në FIFA, kjo e fundit ka dërguar në federatën shqiptare përgjigjen zyrtare. Sipas komunikimit zyrtar, FIFA i është përgjigjur federatës sonë negativisht, duke deklaruar se për protestën e FSHF-së nuk mund të bëjë dot asgjë. Sipas drejtuesve të FIFA-s, mosmarrëveshja mes federatës shqiptare dhe asaj greke nuk mund të zgjidhet nga ajo, pasi ky insitucion nuk ka asnjë kompetencë lidhur me këtë çështje mjaft të pazakontë në asnjë vend tjetër evropian. FIFA ndërkohë, nuk ka ngurruar për të këshilluar federatën tonë që të mundohet që çështjen ta zgjidhë me gjuhën e dialogut dhe të mos ndërmarrë hapa të nxituar, a thua se ka kopjuar ndonjë material të OSBe-së. Me pak fjalë, mundësia e zgjidhjes së këtij “Rrengu tipik grek”, është shumë e vogël. Ndoshta mund të kthehemi sërish në “miq për kokë” sikur grekët të fitojnë, pasi në të kundërt, mund të na fillojë edhe ndonjë operacion “fshesa”, por këtë radhë me pretekstin e drejtë se në stadiumin e mbushur plot me grekë ka pasur ndonjë “Alvanos” barbar që ka penguar zhvillimin normal të ndeshjes dhe ka dhunuar popullsinë e pafajshme greke.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 26-3-2005 nė 18:08 Edit Post Reply With Quote
Angjeli favorizon grekėt pėr gazsjellėsin

Një nga projektet që mund të rezultonte shumë fitimprurës për ekonominë shqiptare është menaxhuar në favor të shtetit dhe biznesit grek për një kohë të gjatë nga qeveritë socialiste dhe të ngarkuarit e saj që nga viti 2000. Projekti TREN i Interkonjeksionit të Gazit Natyror që parashikon ndërtimin e një rrjeti të transportimit të gazit nga Aleksandropoli të Greqisë deri në Bari të Italisë rrezikon të lerë jashtë përfitimeve shtetin shqiptar. Kjo varet direkt nga vullneti i ministrit Aktual të Ekonomisë dhe përfaqësuesit shqiptar të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Shqiptaro-Grek, Anastas Angjeli i cili ka në axhendën e datës 28-29 mars, propozimin e nënshkrimit të kalimit të këtij gazsjellësi nga vendi ynë. Eksperienca e takimeve të shumta të kryera nga ky Komision ka treguar se kjo është e vetmja çështje që është anashkaluar vazhdimisht nga dy qeveritë respektive.Janë disa pikëpyetje që ngrihen mbi hezitimin që ka treguar qeveria shqiptare gjatë katër vjet negociatash dypalëshe me shtetin helen, për mundësinë e kalimit të këtij gazsjellësi nga Shqipëria. Në një kohë kur janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh të parëndësishme protokollare me shtetin grek, është lënë në harresë një nga projektet më të rëndësishme, që do t’i siguronte Shqipërisë një sërë investimesh kolosale duke filluar që nga ngritja e TEC-ve, dhe një seri reaksionesh zinxhir që do të sillnin vetëm përfitime të mëdha financiare. Sipas ekspertëve, kalimi i gazësjellësit nga vendi ynë është mënyra më efiçente si nga fizibiliteti financiar, po ashtu dhe nga ai teknik, dhe ajo që është më kryesorja, nuk dëmton aspak interesat e ekonomisë greke. Bëhet e ditur se grekët nuk kanë preferuar ta bëjnë partner Shqipërinë në këtë projekt, ndërsa gjurma e projektit tregon qartë devijimin e linjës, vetëm e vetëm që të mos kalojë nga vendi ynë, megjithë avantazhet e shumta që do të vinin nga kjo për koston e tij. Kjo ka ndodhur duke përfituar nga presioni zero i qeverisë shqiptare në vite, por edhe i ndërmjetësve të saj, ku një pjesë të rëndësishme zë Ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli i cili e ka patur në kompetencë administrimin e kësaj çështjeje edhe kur ka qenë Ministër i Financave.
Ky i fundit ka në dorë që të shesë një mundësi të çmuar të ekonomisë shqiptare, për t’u bërë konkurente e barabartë në tregun rajonal. Nëse Angjeli nuk do të shtojë presionet për firmosjen edhe këtë radhë të ingranimit të Shqipërisë në këtë projekt, dhe nëse nuk do të kërkojë nga pala greke që gazsjellësi të kalojë në territorin shqiptar për të përfunduar në Bari të Italisë atëherë ekonomia shqiptare do të jetë edhe njëherë e nënvarur nga interesat ekonomike të shtetit fqinj. Qeveria shqiptare ka qenë vazhdimisht në diskutime dypalëshe me palën greke, por pa tentuar asnjëherë të hedhë si çështje në tryezën e diskutimeve të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar, konkretizimin e një projekti fitimprurës për vendin. Data 28-29 Mars, në takimin e Janinës të Komitetit të Përbashkët EKonomik mes dy vendeve, do të jetë vendimtare në rrugëzgjidhjen e kësaj çështjeje, e cila do të tregojnë edhe njëherë sesa e interesuar është qeveria shqiptare dhe sidomos ministri Angjeli, për prurjen e investimeve në Shqipëri dhe përfitimeve që vijnë prej tyre.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 17-5-2005 nė 15:54 Edit Post Reply With Quote
Himara, e vėrteta qė nuk duhet fshehur

Grekë apo shqiptarë? Kjo është pyetja që gjuhëtari Rami Memushaj kërkon t´i japë përgjigje në librin e tij "Himara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike". Në një libër prej 200 faqesh, ai jep argumente shteruese për kombësinë shqiptare të banorëve të Himarës. Siç shprehet vetë Memushaj, shkak për të ndërmarrë këtë iniciativë janë bërë ngjarjet e vitit 2003, kur ditën e zgjedhjeve lokale, banorë të Himarës dolën me flamuj grekë ndër duar dhe krahasuan Shqipërinë me Alkaedën. Memushaj nuk synon të bëjë filozofira. Ai është gjuhëtar dhe si i tillë, ai ka përdorur të gjithë argumentet që i ofron fusha e tij, duke filluar që nga folklori, këngët popullore, ninullat, këngët e vajit, legjendat, për të kaluar tek emrat e njerëzve e vendeve, që nuk dëshmojnë gjë tjetër, veçse përkatësinë shqiptare të Himarës dhe të banorëve që jetojnë në të. Por libri për Himarën nuk sjell vetëm argumente, ai është edhe një thirrje për pushtetarët, ata që premtojnë, që nuk mbajnë premtime, që të mos e lënë në harresë Himarën, pasi rrezikon që politika greke që tregohet më e zgjuar e ta përdorë këtë situatë në favorin e saj.

Keni shkruar një libër për Himarën. Çfarë ju shtyu të ndërmerrnit këtë iniciativë?
Kjo ka të bëjë me të vërtetën. Kur në mbrëmje bie shqiptar dhe në mengjes ngrihesh e të thonë se je francez, anglez, bullgar…, kjo të trondit, sepse dije një të vërtetë tjetër dhe papritur dhe pa argumente të ofrojnë një tjetër të vërtetë. Kështu është edhe problemi i Himarës. Ngjarjet që ndodhën na e bënë problemin më të pranishëm, sepse në fakt problemi ka ekzistuar prej vitit 1991. Kryesisht për arsye ekonomike, popullsia e Himarës e shihte veten si të persekutuar nga regjimi komunist. Himariotët ishin ata që kishin rrahur kurbetin, ishin njerëzit e zanateve e profesioneve të ndryshme dhe kjo periudhë i ngushtoi këto mundësira. Kjo është një arsye pse ata u revoltuan me shtetin e tyre, që nuk u dha atë që takonin, ndërkohë që u hap një tjetër dritë jeshile, një shtet tjetër u dha mundësira të mëdha, sidomos në punësim. Tri fshatrat e Palasës, Dhërmiut dhe Himarës, dinin mirë greqisht, kështu që parapëlqeheshin në tregun grek dhe kjo i vuri në një pozitë më të favorizuar me emigrantët e tjerë shqiptarë që nuk njihnin gjuhën. Pastaj edhe politika greke, që në fakt është një politikë primitive, që i përmbahet metodave të shek. XIX, në bazë të së cilës, Shqipëria nga Shkumbini e poshtë do t´i takonte Greqisë dhe nga Shkumbini e sipër i takonte Serbisë. Por ajo ka vënë në funksion edhe fonde të mëdha të cilat dalin nga taksat e popullit grek, apo nga BE, kjo nuk dihet, por fakti është që ajo filloi t´i trajtojë ndryshe, të paguajë pensione, për vuajtjet në komunizëm, etj, ndërkohë që shteti ynë ende nuk ka arritur të kompensojë të përndjekurit, ata që kanë qenë në burgje.

Këto arsye bënë që një pjesë e himariotëve të tjetërsohen, të harrojnë se janë shqiptarë, të pranojnë që janë grekë, të flasin greqisht. Duke u përballur me këtë realitet, unë që jam nga ajo anë u trondita thellë dhe ishte pikërisht kjo shtytja e parë. Nuk them që ishte arsye patriotizmi, por himariotët janë shqiptarë, kështu e kemi mësuar nga prindërit tanë, kemi mësuar e lexuar. Kështu që iu vura punës për të treguar këtë të vërtetë. Sigurisht që nuk mund të mëtoj se i kam thënë të gjitha, unë thjesht kam sjellë disa argumente që tregojnë se himariotët janë shqiptarë dhe se Himara është pjesë e Labërisë e Shqipërisë së Jugut.
Libri ka kohë që i ka shkuar lexuesit, si është pritur ai?
Libri është pritur përgjithësisht mirë dhe pozitivja në këtë rast është se ai u ndoq nga disa botime të tjera nga ana e akademisë, e cila u vu në pozitë të vështirë, pasi duhet të ishte pikërisht Akademia e Shkencave e para që duhet të nxirrte një botim të tillë. Ajo organizoi një projekt për botimin e një përmbledhjeje për Himarën, ku përfshihen fusha të ndryshme. Ka të bëjë me kulturën, besimin, traditën. Gjithashtu kanë dalë edhe libra të botuar nga historianë e himariotë.

Kur thoni që Himara dhe himariotët janë shqiptarë, ju e argumentoni këtë me shembuj konkretë nga folklori, gjuhësorë, toponimikë, etj. Si është vjelë ky material?
Unë jam nga ajo zonë e Himarës që quhet Prapa mal, një vend që përmendet dhe tek "Milosaoja", kështu që shumë gjëra i di sepse jam vendas, shumë gjëra të tjera i di nga leximet, ndërsa materialet e tjera janë vjelë në vend nga studiuesit. Këtu do të doja të përmendja qëmtuesin e apasionuar të folklorit të zonës së Labërisë, Bardhosh Plaçi, punonjës në Institutin e Kulturës Popullore, i cili më ka vënë në dispozicion një material të bollshëm mbi folklorin, toponimet, këngët popullore, ninulla, legjenda, etj. Gjithashtu kam shfrytëzuar edhe materiale të tjera dokumentare. Duke punuar për librin "Kurveleshi", kisha grumbulluar shumë materiale, të cilat i kam përdorur edhe për Himarën.
Mos Himara është nga ato çështje, të cilat është më mirë të mos i ngacmosh?

Nuk duhet ngacmuar, kur situatat janë të qeta, pasi në këto periudha është më mirë të ndërtosh në Himarë, të nxitet turizmi, pra është më mirë të punosh. Në periudha të tjera duhet treguar edhe e vërteta, sepse ka shumë të pavërteta. Ne nuk jemi përballur shumë me studiuesit grekë, por mund të them se ata janë shumë primitivë në argumentimin e tyre, janë shumë të rrallë ata që kanë pohime shkencore. Përgjithësisht kanë keqpërdorime të historisë dhe kjo është lehtë e vërtetueshme, pasi të gjithë mund të lexojmë në faqet e internetit, Tit Livin, Strabonin, etj, ku e zeza është shkruar mbi të bardhë. E keqja është që ne shkruajmë, por grekët nuk na lexojnë dhe do të ishte mirë që librat tanë të përktheheshin edhe në greqisht. Mesa kemi parë nëpër aktivitete të përbashkëta, ata janë shumë të verbër në argumentimet e tyre, madje edhe një vit më parë në Kongresin e akademikëve, kemi pasur një përplasje me ta. Por do të ishte më mirë që të kishim ballafaqime të shpeshta me historianët dhe studiuesit grekë, të cilët për shkak të politikës greke, e cila nuk i njeh pakicat shqiptare, janë plot paragjykime. Aristidh Kola me librin e tij mbi Arvanitasit ka tentuar që ta bëjë këtë.
Ju keni shkuar së fundmi në Himarë dhe si gjuhëtar e keni më të thjeshtë ta gjykoni. A ndihet asimilimi i shqiptarëve në grekë?
Aty janë tri fshatra që flasin greqisht, Palasa, Dhërmiu dhe Himara. Aty ka pak banorë, pasi shumica kanë emigruar në Greqi, ku e kanë përsosur dhe më tej greqishten. Ata pak që kanë mbetur, mes tyre flasin greqisht, ndërsa me turistët dhe të ardhurit në këto zona, të cilët merren me ndërtim, etj, flasin shqip. Tek një pjesë e tyre është ngulitur ideja që janë grekë, kurse sa i përket fshatrave të tjerë përreth ata flasin kryesisht shqip. Por ky asimilim, ka marrë hov pas viteve ´90, tek ata njerëz, të cilët unë i quaj "pakica vullnetare", pasi quhen të tillë me dashje.

Mund të themi që Himara ndihet e "rrezikuar"?

Herën e fundit kur kam shkuar në Himarë, gjendja ishte ndryshe nga ç´e paraqisnin pamjet e televizioneve. Megjithatë kishte shenja të një propagande që përpiqet të krijojë një minoritet në Himarë. Në Himarë ishte hapur një kopsht grek i Omonias. Eshtë e vërtetë që ne kemi shkolla të huaja, por jo kopshte, që kanë si qëllim të tjetërsojnë. Ndërsa në Himarë kishte një kopsht grek, në Dhërmi ishte mbyllur kopshti shqiptar nga ana e Drejtorisë Arsimore të Qarkut të Vlorës. Kështu që grekët janë më të avancuar në propagandën e tyre dhe investojnë. Ata shfrytëzojnë pikat tona të dobëta he pafuqishmërinë tonë për të reaguar. Nëse shteti nuk investon në këtë vend, nëse nuk nxit turizmin, Himara rrezikon të mbetet gërmadhë dhe kjo është edhe në favor të grekëve, të cilët nuk dëshirojnë që bregdeti përballë Korfuzit të lulëzojë e të zhvillojë turizmin. Lënia në harresë ndikon për keq. Ata kanë nevojë të ndiejnë praninë e shtetit të tyre. Në të kundërt, rrezikohet që ata ta mohojnë përkatësinë shqiptare. Një tjetër problem janë emigrantët, fëmijët e të cilëve kanë mësuar greqisht. Pra probleme do të ketë. Megjithatë nuk mendoj se ka probleme integriteti, apo politike.
Gjithashtu ju jeni autor edhe i një libri voluminoz mbi Kurveleshin….
Libri për Kurveleshin i përket një prej atyre nismave të viteve ´60-´70, për hartimin e historikëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të fshatrave dhe krahinave. Atëherë sa kisha mbaruar universitetin dhe më përfshinë në një grup, për të hartuar historinë e Kurveleshit, një njësi e Labërisë. Deri në shek. XIX ajo ka qenë qendra e luftës antiosmane, në shek. XX e humbi këtë rëndësi. Gjatë studimeve pashë që për këtë krahinë kishte shumë materiale, përmendej në shumë libra dhe aty për aty më lindi ideja që përpara se të shkruaja historinë e LANÇ, të shkruaja për historinë që e paraprinte e që kishte qenë më e lavdishme. Drejtuesit e mi e pranuan këtë ide, por mbeti vetëm në dorëshkrim. Pasi erdha në Katedrën e Gjuhës Shqipe, nuk kisha shumë kohë të merresha me të. Në vititn 1997, ngjarjet që ndodhën, mbyllja e universiteteve, më krijoi mundësinë që t´i rikthehesha dhe e kam përfunduar gjatë kohës që kam qenë në Itali, si lektor, pranë Universitetit të Palermos, ku literatura ishte shumë e pasur. Pra u mbyll kështu që punë e nisur më shumë se 30 vjet më parë dhe në të njëjtën kohë përmbusha një borxh që i kisha krahinës sime.


SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 24-12-2005 nė 17:36 Edit Post Reply With Quote
Koha Jone, E Premte, 23 Dhjetor 2005


NJE SKANDAL DIPLOMATIK QE NUK SKANDALIZON
Nga Erl Murati

Ambasada greke ne Tirane shperndau dje nje deklarate per mediat te Presidences se Konferences se Kishave Europiane ku shprehej shqetesimi per disa incidente me karakter fetar ne jug te vendit. Ne kete deklarate konstatohet se ne raste te caktuara "kthimi i vendeve te kultit nuk u lejua ose u revokua nga autoritetet lokale". Nuk eshte e para here qe institucione nderkombetare artikulojne deklarata per lirite fetare ne Shqiperi, por ne njoftimin e PKKE-se bien ne sy dy elemente te pazakonte: 1. Per here te pare i kerkohet qeverise shqiptare "rivendosja" (vini re: ri-vendosja) e lirive njerezore, sikur ato te mos ekzistonin aktualisht dhe 2. Per here te pare nje deklarate e tille shperndahet nga nje perfaqesi diplomatike e akredituar ne Tirane, pra problemi merr karakter dypalesh dhe prek direkt marredheniet mes shteteve.

* * *

Qe incidentet fetare jane te pranishme tek ne, eshte e vertete po aq sa c'eshte realist raporti i fundit i Departamentit Amerikan te Shtetit, ku vleresohet se marredheniet mes feve ne Shqiperi jane te mira dhe miqesore. Por, ne deklaraten e Kishave Europiane specifikohet se problemi ne Shqiperi jane autoritetet, qeveria. Kjo vjen ne nje moment kur te kater kreret e besimeve fetare kryesore kane pershendetur angazhimin e ekzekutivit ne krijimin e kushteve per mirekuptim mes feve dhe investimin e saj ne zgjidhjen e problemeve te ndryshme, sic jane kthimi i pronave dhe ruajtja e objekteve te kultit.

Nje tjeter element qe ben pershtypje ne deklaraten ne fjale eshte apeli se "respektimi i te drejtave te njeriut perben piken kulmore per stabilitetin rajonal". Pra, kemi te bejme jo vetem me nje kerkese per respektim te lirive fetare, por me nje problematike me te gjere: ate te te drejtave te njeriut. Dhe, kushedi pse, aty permendet stabiliteti rajonal.

Ne fakt, ne Shqiperi ndodhin incidente fetare. Shume ikona jane vjedhur ne kishat e Korces dhe Devollit. Por, komuniteti lokal asnjehere nuk i ka denoncuar keto incidente si shkelje te te drejtave te njeriut apo lirive fetare. Incidente edhe me te renda se kaq, kane ndodhur. Ato kulmuan nje vit me pare kur sekretari i pergjithshem mysliman u gjet i vdekur ne zyren e tij. Komuniteti mysliman nuk e pa kete rast si shkelje te lirive fetare nga ana e qeverise apo autoriteteve. Ceshtja "Sali Tivari" u etiketua si nje "vrasje", ashtu sic u vleresuan si "vjedhje", grabitjet e ikonave ne jug. Kreret apo ndjekesit e besimeve fetare, ne asnje rast nuk akuzuan qeverine apo autoritetet per keto incidente.

Parashtrimi i lirive dhe i te drejtave te njeriut si nje ceshtje qeveritare apo shteterore, ne rastin me te mire dekonspiron padije per shqetesimet reale qe kane besimet fetare ne Shqiperi dhe ne rastin me te keq, keqinterpretim te tyre.

* * *

Deklarata e Kishave Europiane u publkua nga ambasada greke ne Tirane. Pra, nga diplomatet e shtetit fqinj qe sipas te drejtes nderkombetare, jane perfaqesues te presidentit grek ne Shqiperi. Transmetimi i shqetesimit te nje organizate fetare ne rruge diplomatike e nderlikon ceshtjen dhe i jep asaj karakter shteteror.

a) Ta mendosh naivisht, publikimi i kesaj deklarate nga ambasada greke eshte nje paradoks. Eshte njelloj sikur ambasada shqiptare ne Athine te shperndante nje deklarate per shtyp te Komunitetit Mysliman Shqiptar, per dhunimin e te drejtave te emigranteve ne Greqi! Eshte njelloj sikur ambasada jone pra, te publikonte nje deklarate te Konferences Islamike te mbledhur p.sh. ne Dubai ku kerkohet respektimi i te lirive fetare nga qeveria greke!

b ) Ta mendosh qetesisht, publikimi i deklarates nga ambasada greke nuk eshte thjesht nje paradoks. Eshte nje qendrim i peshuar mire, i cili nuk hodhi rrenje dje. Eshte kryekeput nje qendrim politik. Greqia eshte i vetmi vend demokratik europian, ku Kisha nuk eshte e ndare nga shteti. Mjafton te kujtohen ketu qendrimet publike te kryepeshkopit Kristodhulos dy muaj me pare: "Z. Papulias, me qendrimin e tij, i beri gjithe greket te ndihen krenare!". Ishte koha kur presidentet e dy vendeve nuk arriten ta realizonin takimin e planifikuar ne Sarande.

Perfaqesite diplomatike nuk e kane si praktike amplifikimin e qendrimit te organizatave fetare. Ne rastin konkret, precendenti i krijuar nga pala greke ben te ditur se shteti fqinj ndan te njejtat shqetesime me ato te shprehura ne deklaraten e siperthene. Me konkretisht, shteti grek i kerkon shtetit shqiptar te "rivendose te drejtat njerezore". Meqe u permenden precedente: Greqia eshte i vetmi vend europian qe nuk i njeh zyrtarisht minoritetet. Greqia eshte i vetmi vend anetar i BE-se, te cilit se fundmi i eshte terhequr vemendja si nga Departamenti i Shtetit ashtu edhe nga institucionet e Brukselit, per dhunimin e lirive dhe te drejtave te njeriut. Greqia mund te jete nder te paktet vende te botes ku emigrantet detyrohen te nderrojne fene dhe emrat e tyre, vetem per te siguruar nje vend pune dhe nje shans per t'u socializuar. Deklaraten e djeshme per shtyp te ambasades greke mund ta klasifikosh si nje incident diplomatik. Sa per shtetin tone, ai me siguri e ka quajtur me kohe, nje "ceshtje e mbyllur"!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 26-12-2005 nė 21:00 Edit Post Reply With Quote
“Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionė euro

“Parajsa financiare” e kompanive të celularëve në Shqipëri. Si erdhën grekët në privatizimin e AMC-së dhe si është ndarë “torta” e 340 milionë dollarëve mes Telenor-Cosmotesë dhe Panafon-Vodafonit


Pajtim Melani e Gjergj Erebara




Tregu i celularëve “grekë”


Celularët në shifra


460 milionë dollarë, tregu i telefonisë
340 milionë dollarë, tregu i telefonisë mobile
72% e shpenzimeve për biseda me celular;
18 % rritja e tregut të celularëve
1.4 milionë shqiptarë kanë celularë





Shqipëria është një nga tregjet më të preferuara për investitorët grekë në fushën e telefonisë mobile. Shqiptarët, falë një izolimi të gjatë dhe ekonomie të centralizuar, u hapën për investimet e huaja pas vitit 1990. Ndërsa “luksin” e komunikimit me celular do ta shijonin për herë të parë vetëm pak biznesmenë të fuqishëm. Kjo ndodhi për herë të parë në muajin Maj 1996 kur lëshohet sinjali i parë i telefonisë celulare në Shqipëri. Kompania shtetërore e telefonisë celulare e quajtur Albanian Mobile Communication do të rriste me shpejtësi tregun e saj kryesisht në Tiranë dhe në ultësirën jugperëndimore ku ishin vendosur investitorët kryesorë. Por, kapacitetet e saj financiare dhe burimet njerëzore ishin të kufizuara përballë kërkesave në rritje të shqiptarëve për telefona, kërkesë e shtuar falë edhe apatisë së kompanisë Albtelekom. Të merrje një numër celulari në vitin 1996 të kushtonte rreth 1500 dollarë, ndërsa tregu ishte thuajse i ”virgjër”, pasi Albtelekomi muaj pas muaji po lëshonte territore që i kishte mbuluar më parë me telefona fiks. Kështu, rreth 70 për qind e popullsisë shqiptare në vitin 1997 nuk kishte mundësinë të aplikonte për një numër telefoni, pasi rrjetet u shkatërruan. Edhe shqiptarët që jetonin në qytet, në mënyrë të veçantë në zona të mbipopulluara, e kishin të kufizuar mundësinë e pajisjes me një telefon fiks pasi duhet të paguanin nën dorë rreth 600 dollarë për të instaluar një numër telefoni.



Si erdhën grekët
Sigurisht që tregu i ”pangopur” i telefonisë në përgjithësi dhe celularëve që sapo kishin filluar të funksiononin në ekonominë shqiptare nuk mund të mbeteshin jashtë vëmendjes së fqinjëve tanë jugor. Në gusht 2000 u zhvillua tenderi për shitjen e 85 për qind të aksioneve të AMC-së. Shoqëria me kapital të përbashkët greko-norvegjez (Cosmote-Telenor) bleu 85% të aksioneve të saj, duke i lënë palës shqiptare rreth 15% të aksioneve. Buxheti i shtetit arkëtoi 85.6 milionë dollarë në prag të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, ndërsa greko-norvegjezët do të arrinin një shlyenin investimin që në vitin e parë të aktivitetit. Kjo falë një strategjie agresive për të pajisur me celular çdo shqiptar që ishte gati të paguante 70 dollarë për kartën e abonentit dhe rreth 200 dollarë për disa aparate celularë ”Alkatel” që kishin dalë jashtë funksionimit. Një vit pas hyrjes së Cosmote-Telenor në tregun e celularëve, një tjetër kompani me kapital të përbashkët (shumica greke 70 për qind) do të mësynte në tregun shqiptar. Panafon-Vodafone do të merrte licencën e dytë të shërbimit celular në Shqipëri për 35.1 milionë dollarë amerikane. Vodafone Albania e filloi shërbimin e saj GSM në Shqipëri në 3 gusht 2001, duke filluar atë që, sipas faqes zyrtare të internetit të Vodafonit, mund të quhet ngritja më e shpejtë e një rrjeti GSM në botë. Vodafone Albania ka aktivizuar mbi 300 stacione bazë që mbulojnë zonat: Tiranë, Fushë-Krujë, Krujë, Laç, Burrel, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Pogradec, Korçë, Durrës, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Kuçovë, Lushnjë, Fier, Ballsh, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë si dhe zona përreth këtyre qyteteve. Aktualisht, numri i abonentëve është rreth 700 mijë.



Lulëzimi i një biznesi
AMC dhe Vodafone janë dy kompanitë me xhiron më të madhe vjetore në Shqipëri për vitin 2004. Rreth 46 miliardë lekë, apo 15, 500 lekë për frymë kanë shpenzuar shqiptarët për të komunikuar në distancë me njëri-tjetrin gjatë vitit 2004. Shuma e shpenzuar për telefoninë gjatë vitit 2004 është 5 miliard lekë më e lartë, apo 12% më shumë në krahasim me vitin 2004, çka tregon se tregu i telefonisë vazhdon të jetë në fazën e rritjes. Dhe kjo është pa dyshim më e vërtetë për shoqëritë celulare, të cilat kanë ditur të shfrytëzojnë më së miri “urinë” e shqiptarëve për të komunikuar me celularë. Të ardhurat e dy operatorëve celularë privatë AMC dhe Vodafone janë rritur me 18% gjatë vitit 2004, duke lënë në bisht Albtelecom-in, që prej vitesh vuan ngërçin e keqadministrimit të një pasurie shtetërore. AMC nuk e ka më pozicionin udhëheqës në treg dhe se spoti i saj “shoqëria më e madhe e telefonisë celulare në Shqipëri” tashmë është vjetruar e duhet ndryshuar. Ndonëse me një diferencë fare të vogël, Vodafone ka më shumë të ardhura se AMC gjatë vitit 2004. Janë rreth 180 milionë lekë që përbëjnë diferencën, çka tregon se klientët e Vodafone shpenzojnë më shumë sa kohë që numri i abonentëve është i përafërt, rreth 700,000, ku AMC ka diçka më shumë klientë se Vodafone.



AMC, fitime rekord
AMC rezulton një ndër shoqëritë me norma më të larta fitimi në Shqipëri. Viti 2004 ka qenë tepër pozitiv në këtë drejtim. Rritja e të ardhurave me 8.5% dhe ulja e shpenzimeve me 1.4% ka bërë që norma e fitimit (bruto) të AMC-së të rritet nga 34.9% në 2003 në 41% në vitin 2004. Vodafone, vërtet ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave prej 28.2%, por nga ana tjetër dhe shpenzimet e shoqërisë janë rritur me 20%, çka ka bërë që Vodafone të ketë një normë më të ulët fitimi se AMC, vetëm 25.8%. Kjo rritje e shpenzimeve ka ardhur dhe si rrjedhojë e ndryshimit të strukturës së shpenzimeve, pas investimeve të kryera nga Vodafone. Këto të fundit u “shkëputën” nga shoqëria mëmë, pas një kredie që Vodafone mori në bankën Alpha.



---------------------------------------------------------------------



Informacioni në duar të grekëve

Grekët menaxhojnë edhe informacionin e shqiptarëve. Pas “Byrosë së Kredive”, kompanive të celularëve edhe kazinoja krijon file-t me të dhënat e shqiptarëve. Si transferohet informacioni në skedarët e grekëve




“Shiko te kamera numër 3, ju faleminderit!”. Këto janë fjalët e recepsionistes së Regency Casino në Tiranë që, njëlloj sikur hyn për herë të parë në SHBA, të fotografon përpara se të të japë kartën e anëtarësisë. Një formular me të dhëna të plota, që te emri, adresa, numri i telefonit e deri të adresa emailit i bashkangjiten fotos dixhitale për të krijuar dosjen e anëtarësimit në kazinonë e parë dhe të vetme në Shqipëri. Kazinoja ka filluar aktivitetin para dy javësh, por ende ngërthen debate të forta e paradokse që mund të ndodhin vetëm në Shqipëri dhe në shtetet paralele në Afrikë, si për shembull përjashtimi nga TVSH e deri te zhvendosja jashtë Tiranës me shpenzimet e buxhetit të shtetit. Debatet kanë qenë prezente që në procedurat e para të tenderit dhe supozimet e shumta mbi aferat potenciale korruptive në dhënien e licencës dhe vendosjen e saj pranë një lokali në qendrën e Parkut Rinia, “Tajvan”. Të dhënat e tyre krijojnë skedarët e parë që mund të menaxhohen nga Regency Kazino Tirana dhe që mund të transferohen në vendin e origjinës. Karta e anëtarësimit është pronë e kazinosë dhe sipas drejtuesve të Regency Casino, e cila është nën pronësinë e Hyatt International, mbajtësi i kartës duhet të ndjekë të gjitha rregullat e vendosura dhe pranon çdo vendim të drejtuesve të saj si përfundimtar. Gjithashtu stafi i menaxhimit ruan të drejtën e refuzimit të hyrjes dhe të shërbimeve sipas vendimit të tij.



Byroja e Kredive, projekt grek
Byroja e Kredive është database i të dhënave që menaxhojnë bankat në vendet e zhvilluara për të klasifikuar klientët e tyre. Nëse një klient në mënyrë të vazhdueshme ka patur parregullsi në kthimin e kësteve të kredisë, atëherë ai klasifikohet si “debitor i keq”. Ky klient nuk mund të marrë kredi në asnjë nga bankat e sistemit sa kohë që është klasifikuar në këtë kategori të paktën nga njëra prej bankave të nivelit të dytë. Në Shqipëri veprojnë 17 banka, nga të cilat 14 janë me kapital të huaj dhe në mes tyre 4 vijnë nga fqinji ynë jugor, Greqia. Ishin pikërisht bankat me kapital grek që propozuan ngritjen e Zyrës së Informacionit të Kredive ose që ndryshe quhet Byroja e Kredive, nëpërmjet asistencës së Shoqatave të Bankave në Greqi. Projekti do të ishte i përbashkët me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe ndihma greke kishte një kusht të vetëm: qendra e përpunimit të shifrave do të ishte në Athinë pranë zyrave të Shoqatës. Projekti, i endur për tre vite me radhë 2002-2005 do të gjente kundërshtimet e drejtuesve të Bankës Qendrore të cilët kuptuan filozofinë e ndihmës greke për bankat dhe kundërshtuan transferimin e të dhënave në Greqi. Pas këtij dështimi në lojë ka hyrë Banka Botërore e cila do ta ndërtojë Byronë e Kredive në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë. Informacioni do të jetë i disponueshëm për të gjitha bankat dhe institucionet financiare që veprojnë në Shqipëri.



Celularët, si kontrollohen telefonatat
Marrja e një telefoni celular me kontratë kërkon edhe një sërë të dhënash të detajuara për mbajtësin e numrit. Llogaria bankare, vendi i punës, profesioni dhe të ardhurat mujore, janë vetëm disa nga kërkesat e formularëve të AMC-së dhe Vodafonit. Personat VIP, falë një investimi të fundit të AMC-së dhe Vodafonit në rrjetet e tyre, prej muajsh janë të kontrolluar. Fjalët kyç që kapin “sensorët” e rrjetit janë para, euro, dollar, tender etj., por burime nga kompanitë e celularëve thonë se jo në pak raste politikanët shqiptarë janë përgjuar edhe për thashetheme nga më të rëndomtat. Një mendje e mbrapshtë thotë se këto të dhëna deri për raporte “jashtëmartesore” janë përdorur edhe si shantazhe për qeveritarët për të siguruar një aktivitet të “qetë” të kompanive të celularëve. Qendra e përpunimit të të dhënave edhe në këtë rast i takon fqinjit tonë jugor, ndërsa autoritetet shqiptare si Prokuroria, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Gjykatat janë të detyruar që jo në pak raste të kërkojnë informacione nga kompanitë e celularëve për rastet e trafiqeve dhe veprimeve të tjera ilegale që sigurisht një nga mjetet kryesore të komunikimit kanë telefonat celularë. Por, ndërsa për të marrë një numër me kontratë duhet të deklarohen një sërë të dhënash nga individi ose kompania që bën kërkesën, AMC dhe Vodafone shpërndajnë në tregun shqiptar numra me parapagim, pa deklaruar asnjë të dhënë të përdoruesit. Ky ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i autoriteteve shqiptare të hetimit, që në shumë raste kanë ndeshur në emra të panjohur pas celularëve pa kontratë në vepra kriminale. Për këtë arsye Ministria e telekomunikacionit i ka detyruar kompanitë e celularëve të bëjnë regjistrimin e të dhënave të klientëve deri në fund të këtij viti, pasi përndryshe telefonat pa të dhënat e abonentit duhet të mbyllen.



Bankat greke udhëheqin financat shqiptare
Katër banka greke janë në mes të liderëve të sistemin bankar shqiptar nëpërmjet një sistemi prej 46 degësh në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të cilave iu referohet siti i internetit grek Reporter, Tirana Bank, një degë e Bankës së Pireut, Alfa Bank, Banka Kombëtare e Greqisë dhe and Emporiki Bank kanë tërhequr 15.05 për qind të totalit të depozitave në Shqipëri dhe mbulojnë 39.82 për qind të totalit të kredisë së dhënë në Shqipëri, duke përfituar njëkohësisht 26.44 për qind të fitimit të sistemit financiar të vendit. Tirana Bank zotëron 7,34 për qind të depozitave e ndjekur nga Alpha Bank me 5.02 për qind të tyre, NBG me 2.10 për qind dhe Emporiki 0.68 për qind. Revista e njohur "The banker" i rendit bankat greke midis vendeve 172 dhe 470 ku banka me e mirë në këtë klasifikim është Banka Kombëtare e Greqisë, e cila ka filiale në shume vende të Evropës Juglindore. Kjo bankë është futur disa herë në garë për të blerë 60 % të Bankës Kombëtare Tregtare pas falimentimit të turkes Kent Bank, por autoritetet shqiptare duken se e kanë përjashtuar këtë mundësi. BKT mbetet nën pronësinë dhe administrimin e shtetit turk dhe banka blerëse e saj mund të jetë përsëri një bankë turke.



------------------------------------------------------------------------------------------



Investimet rriten, eksportet bien

Ndërsa investimet greke janë katërfishuar në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit, të udhëhequra nga bankat dhe telekomunikacioni, tregtarët shqiptarë po gjejnë gjithnjë e më shumë tregje më të mira për importe



Nuk ka më asnjë dyshim. Greqia është investitori më i rëndësishëm i huaj në Shqipëri. Kompanitë greke kanë investuar këtu më shumë se 400 milionë euro sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Që nga koha e rënies së komunizmit, grekët kanë investuar këtu më shumë se vende të tjera të fuqishme si Italia apo Gjermania. Por ndërsa investimet greke në Shqipëri po rriten me një mesatare prej mbi 50 milionë euro në vit, ekspansioni i këtij vendi në Ballkan po ngadalësohet. Kështu, por të shohim eksportet e Greqisë drejt Shqipërisë, ka një rënie të vazhdueshme që nga viti 2002, kur arriti kulmin prej 429 milionë eurosh, në 372 milionë euro në vitin 2004. Tendenca e rënies vazhdon edhe në 2005.



Investime strategjike
Kur ke pak forca, është mirë t’i përqendrosh në pozicione strategjike. Ky parim i vjetër i artit të luftës është zbatuar më së miri në rastin e Greqisë. Kapacitetet e fqinjit tonë jugor për investime ekspansioni janë shumë më të vogla se ato të Italisë, Gjermanisë apo Austrisë, vende që kanë shprehur interesa për Ballkanin. Për këtë arsye, siç nënvijëzon edhe Financial Times në raportin special për Greqinë, e ardhmja e këtij vendi qëndron thjeshtë në rritjen e bashkëpunimit me pjesën tjetër të Ballkanit.
Komuniteti grek i biznesit beson se duke qenë se Bashkimi Europian po e kufizon ndihmën e drejtpërdrejtë për këtë vend, zhvillimi ekonomik varet thjeshtë nga investimet dhe tregtia me pjesën tjetër të Ballkanit.
Greqia vendosi në frontin e ekspansionit gjigandët industrialë të kontrolluar nga shteti. Kjo gjë solli edhe angazhimin e shpejtë dhe efikas të sasive relativisht të mëdha të parave që kërkohen për të përballuar privatizimet apo investimet e rëndësishme në pjesën tjetër të Ballkanit.
Së fundmi, me urdhër të kryeministrit Kostas Karamanlis, qeveria e Athinës deklaroi se do të punojë më shumë për riaktivizimin e Planit Grek për Rindërtimin e Ballkanit, një projekt ku Athina synon të investojë më shumë se 500 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës primare që do ta lidhë me fqinjët e saj verior. Plani kishte tre vite që flinte si pasojë e ngathtësisë institucionale, politike dhe ekonomike. Projekti synon të investojë rreth 50 milionë euro edhe në Shqipëri për ndërtimin e infrastrukturës në zonat kufitare. Projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i rrugës Sarandë- Konispol- Greqi, projekt që aktualisht gjendet në fazën e vlerësimit.



Disa nga investimet greke


Hyatt: Investimin shqiptar e nxjerrim në dy vjet

“Investimi ynë në Shqipëri prej 14 milionë euro do të rekuperohet brenda dy viteve të para nga çasti i fillimit të punës”. Kjo ishte deklarata e para pak muajve të drejtorit ekzekutiv të Hyatt Regency, George Galanakis me rastin e publikimit të rezultatit financiar të kompanisë së tij për vitin 2004 si dhe programin për vitin 2005. Kompania ka paguar 8 milionë euro te qeveria shqiptare për të marrë licensën e parë për kazino në Shqipëri nga pesë licensa që do të jepen gjithsej.
Gjatë vitit 2005 Hyatt pret që të ardhurat nga kazinoja e Parnithës, ku ajo zotëron 34.3 % të aksioneve, të arrijnë në 150 milionë euro pas investimeve për rinovim të realizuara gjatë kohëve të kaluara.
Kazinoja e Tiranës u ndërtua në ambjentet e kompleksit Tajvan në qendër të Tiranës. Ajo është vendosur në një hapësirë prej 1700 m2, me 20 tavolina loje dhe 220 slot machine. Licensa është e vlefshme për 15 vjet.



Hellenic Petroleum
Gjigandi grek i naftës, korporata me të ardhura prej 5 miliardë eurosh, hyri në Shqipëri direkt në vitin 1999, kur bleu 75% të Global S.A, një kompani shqiptare që merrej me tregtinë e naftës. Ajo themeloi ELDA PETROLEUM ALBANIA Sh.P.K., kompani e shitjes me pakicë të karburanteve. Një vit më vonë, në bashkëpunim me OMV të Austrisë, Hellenic Petroleum filloi punën në kërkimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri. Javën e fundit, një lajm pa citim I Kathimerini, njoftoi se Hellenic është tërhequr nga kërkimet në Shqipëri për shkak se nafta e zbuluar praë Gjirokastrës rezulton se kërkon një kohë të gjatë për t’u komercializuar. Në vitin 2003 kompania e rriti kuotën e saj të aksioneve te Global S.A në 99.96%. Në shënimet e bilancit të Hellenic për vitin 2003 janë shënuar edhe disa veprime humanitare. “Ne e ndihmuam në mënyrë thelbësore Kishën Ortodokse të Shqipërisë për të hapur shkolla trajnimi në Gjirokastër, të cilat edukojnë të rinjtë vendës, pavarësisht të shkuarës së tyre etnike apo fetare”.
Kompania pati një rritje të shpejtë gjatë viteve 2000-2002, kur një ligj i ri i miratuar mbi tregtinë e hidrokarbureve në Shqipëri sanksionoi kushte që kërkonin vlera investimesh prej shumë milionë dollarësh, kushte që u plotësuan nga vetëm katër kompani të huaja; që u plotësuan me vonesë e me vështirësi nga vetëm dy kompani shqiptare. Dy vite më vonë ligji u ndryshua, gjë që i hapi rrugën licensimit të më shumë kompanive.
Global Petroleum u rendit e dyta në listën e kompanive që punojnë në tregtinë e karburanteve në Shqipëri. Të ardhurat e saj ishin 2,66 miliardë lekë gjatë vitit 2004 (26,6 milionë dollarë), me një rritje prej 9,3% kundrejt vitit 2002. Kompania rezultoi me një bilanc me humbje prej 64 milionë lekësh (rreth 640 mijë dollarë) për vitin 2004, ndërkohë që në vitin 2003 humbjet e saj neto ishin 66,5 milionë lekë. Gjatë vitit të kaluar kompania kishte rreth 10% të tregut shqiptar të karburanteve.
Mamid Oil
Është një kompani që merret gjithashtu me importin e karburanteve. Gjatë vitit 2004 të ardhurat e saj ishin 1,5 miliardë lekë, rreth 15 milionë dollarë amerikanë. Të ardhurat e saj u përgjysmuan gjatë vitit 2003, kur ishin 3,6 miliardë lekë. Fitimi neto gjatë vitit 2004 ra në 21,2 milionë lekë, nga 42,5 milionë lekë që ishte në 2003.



Alumil, 11 milionë euro për fabrikë alumini
Alumil Albania është një nga investimet e reja greke në Shqipëri. Gjatë këtij viti, kompania vuri në punë një investim prej rreth 11 milionë eurosh i kompanisë greke Alumil Grup. Kjo fabrikë do të ketë një kapacitet vjetor prodhimi prej rreth 6 mijë tonësh profile alumini dhe lyerje elektrostatike. Rreth 20 për qind e sasisë së prodhuar do të jetë e destinuar për eksport. Numri i punëtorëve arrin në 100.

Atlas sh.a. 12 milionë euro investim
Kompania greko-shqiptare e prodhimit të miellit ka një synim të thjeshtë. Të zëvendësojë importet e miellit që në Shqipëri arrijnë në 52 mijë tonë në vit, ose 9 milionë euro. Ajo zotërohet 50 % nga Loulis Group. Për këtë arsye, kompania kreu një investim prej 12 milionë eurosh për të zgjeruar aktivitetin. Kompania deklaron se aktualisht kontrollon 35 % të tregut vendës të miellit dhe synon të zgjerojë aktivitetin në prodhimin e makaronave dhe prodhimeve të tjera të brumit. Ajo ka filluar eksportin e himeve, të cilat përdoren për ushqimin e kafshëve drejt Greqisë. Zotërohet në masën 50 % nga biznesmenë shqiptarë.

Olympic Airlines 50 mijë pasagjerë në 2005
Lehtësirat proceduriale për kthim në atdhe nuk janë vetëm lajme të mira për emigranët shqiptarë në Greqi por edhe për Olympic Airlines e cila ka programuar që të mbyllë vitin 2005 me 50 mijë udhëtarë në linjën Tiranë-Athinë si pasojë e lehtësirave për emigrantët. Olympic e ndan linjën e Athinës me disa kompani shqiptare.

ABC

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 23-1-2006 nė 01:43 Edit Post Reply With Quote
CENOHET NE VAZHDIMESI IDENTITETI YNE KOMBETAR...

Shtohen kërkesat për ndryshimin e kombësisë

Në rrethin e Gjirokastrës, gjatë vitit 2005 është rritur numri i personave që kërkojnë ndryshimin e kombësisë nga gjykata.
Loreta Alikaj, kancelare në Gjykatën e Shkallës së Parë të këtij rrethi deklaron se rreth 15 për qind e çështjeve civile janë me objekt ndërrim kombësie nga shqiptare në atë greke. Sipas Alikajt gjatë periudhës Janar-dhjetor të vitit që shkoi, nga 1470 çështje civile të gjykuara, 213 prej tyre kishin të bënin me ndryshimin e kombësisë. Ndërkohë, kancelarja sqaron se ndryshimin e kombësisë e kërkojnë prindërit për fëmijët, pasi në momentin e regjistrimit, njëri prej tyre nuk është pyetur dhe kështu i lind e drejta të kërkojë ndryshimin e kombësisë. Gjithashtu Loreta Alikaj pohon se jo të gjitha çështjet e depozituara në gjykatë kanë përfunduar në favor të palëve, pasi një pjesë e tyre janë pushuar për mungesë dokumentacioni.

LAJMI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-1-2009 nė 19:16 Edit Post Reply With Quote
Thoma Mico jep doreheqjen nga drejtimi i Inspektoratit Shteteror te Punes.

Shkak per kete vendim te Micos, veprim te cilin ai zgjedh ta beje permes ekranit, jane bere perplasjet e vazhdueshme me ministrin e ri te se njejtes force politike, Anastas Duro dhe kreun e kesaj partie, Vangjel Dule.

Thoma mico eshte njekohesisht edhe nenkryetar i PBDNJ. “Bej te qarte doreheqjen nga posti i kryeinspektorit per arsye se ne vazhdimesi kam menduar se nuk mund te ushtroj misionin tim ligjor pasi qellimisht struktura politike nga ministria bejne perpjekje per te penguar iniciativat e mija”, ka deklaruar Mico.

Nenkryetari i PBDNJ, Thoma Mico, ashtu si nenkryetari tjeter Kosta Barka pak muaj me pare, ka bere pergjegjes per situaten kreun Vangjel Dule.

Sipas Micos, kryetari po kerkon te eleminoje te gjithe kundershtaret e tij politike brenda partise, duke mos respektuar as statutin e saj.

“Ai ka kohe qe ka personalizuar partine. Pratia eshte e barabarte me zotin Dule, qe ushtron presion ndaj cdo ministri. Zoti Dule nuk e drejton partine ne baze te statutit, por ne baze te nje tryeze miqsh”, ka pohuar Mico.

Grupi anti-Dule, sipas Micos do te kerkoje mbledhjen e nje kongresi te jashtezakonshem ku do te parashtrohet nje platforme qe ka ne themel kthimin e PBDNJ ne nje force me baze etnike minoritetin grek, i cili sipas zotit Mico ka mbi 100 mije votues ne Shqiperi.

“Te veteshpallet me vendimet statutore nje parti me baza etnike. Votat qe vijne nga minoriteti minimalisht do te jene 100 mije. Ne do bejme nje politike qe te mbeshtetet nga minoritaret greke”, ka shtuar Mico.

top





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-2-2011 nė 10:56 Edit Post Reply With Quote
U krijua dhe nje parti tjeter greke:

Mega, me Kristaq Kalin si kryetar





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.1858530 sekonda, 45 pyetje