Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Edhe nje hap drejt bashkimit
blerim vokshi

Postuar mė 2-1-2003 nė 18:41 Edit Post Reply With Quote
Edhe nje hap drejt bashkimit

Kosovë
29.12.2002
Durrësin dhe Prishtinën i bëjnë më të afërta njëmbëdhjetë tunele dhe pesë kilometra ura

Qeverisë shqiptare i dorëzohet projekti i fizibilitetit dhe projektideja për rrugën Durrës-Kukës-Morin-Prizren-Prishtinë-Nish

BASHKIM SHALA KUKËS, DHJETOR - Qeverisë shqiptare i dorëzohet projekti i studimit të fizibilitetit dhe projektideja për rrugën e re Durrës- Prishtinë-Nish. Në tavolinën e kryeministrit Fatos Nano, tashmë ndodhet projekti voluminoz prej 240 faqesh tekst dhe 90 faqe grafikone, i përpiluar nga një grup studiusish kuksianë, të kryesuar nga inxhinieri i arkitekturës Feti Gjici. Kostoja e këtij projekti, në bazë të studimit është 246 milionë dollarë, në parametrat e një rruge të kategorisë së parë, siç është rruga e re Fushë- Krujë - Milot dhe 492 milionë dollarë në parametrat autostradës së kategorisë së tretë, siç është ajo Tiranë-Durrës. Ky projekt së bashku me alternativat e tij do të paraqitet për miratim në Këshillin Kombëtar të Rrugëve që kryesohet nga kryeministri. Kryetari i Grupit Punues, inxhinieri Feti Gjici në një intervistë për “Koha ditore”, thotë se “është një grup specialistësh me përvojë të gjatë e të suksesshme në sektorin e studimeve e projektimeve të realizuara në rrethin e Kukësit, veçanërisht gjatë spostimit të qytetit të Kukësit Vjetër dhe fshatrave të përmbytura nga liqeni i Hidrocentralit të Fierzës. Ai është krijuar në vitin 1993 nga Këshilli i Rrethit të Kukësit me kërkesë e sugjerim të organeve qendrore”.

(më gjërësisht mund të lexoni në numrin e nesërm)



Te shofim se sa do te realizohet???!!!:)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar mė 5-1-2003 nė 14:39 Edit Post Reply With Quote
Edhe nje hap drejt bashkimit po te jene dakort.........(jo ne po ata)

Ky projekt eshte dicka shume e zakonshme ose e rendomte dhe se nje rruge e tille do te ishte me se normale dhe fitim prurese per shtetin dhe per levizjen e lire.
Me kete projekt spekullohet kaq shume a thua valle kur te fillojme te shpojne malet per tunele, dhe kur te ndertojme rrugen ,do te na vriten fqinjet prej zilise se ashtuquajtures rruge e kategorise se trete.Po me pare ne shqiptaret kemi vendosur te rregullojme ato rruge qe thote Partia.
Ky popull ka shekuj qe pret te ndertohet ndonje lloj rruge e tille jo sepse ne do te u a leme tekun fqinjeve por sepse ne do te lidhemi perseri me njeri tjetrin ashtu sikur kemi qene historikisht.
Kete nuk pelqejne fqinjet tane, por qe na vret neve

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 13-4-2003 nė 18:54 Edit Post Reply With Quote
Hekurudha me Maqedonine, gati studimi i fisibilitetit
Qeveria Shqiptare eshte ne perpjekje per riaktivizimin e rrjetit nderkombetar hekurudhor. Kompania TERA ka bere nje studim ne te cilin percaktohet se lidhja hekurudhore me kufirin maqedonas do te kerkoje ndertimin e afro 2.8 kilometra linje hekurudhore shqiptare me nje kosto rreth 4-5 milion dollare. Kjo linje pas asaj Shkoder-Bajze qe lidh Shqiperine me Malin e Zi do te jete e dyta qe synon te lidhe sistemin hekurudhor shqiptar me ate nderkombetar. Specialistet ne Ministrine e Transportit

thane se, kjo lidhje e re hekurudhore do te jete nje plotesim i kuadratit te Korridorit krahas transportit rrugor. Disa eksperte amerikane te instituteve ndertimore kane kritikuar vendet e rajonit per nje mungese kompakti ne zhvillimin e sistemit te transportit. Sipas tyre ende nuk ka studime qe te percaktojne se cilat linja duhet te kene prioritet zhvillimi, ato ta tranprotit, rrugor, hekurudhor apo detar. Ne 10 vitet e fundit transporti hekurudhor ka njohur veshtiresi, paaftesi ne menaxhim si dhe renie te treguesve te te ardhurave. Mjaft linja dhe mjedise per sherbimin e udhetareve jane demtuar, ndersa ulja e vellimeve te trafikut gjate viteve te tranzicionit u shoqerua me nje perkeqesim te treguesve ekonomike, financiare e teknike. Rivenia ne eficence e linjes Shkoder-Han i Hotit pritet te riktheje hekurudhat Shqiptare ne sistemin evropian hekurudhor, por kjo duhet te shoqerohet me permiresimin e teknologjise dhe te infrastruktures hekurudhore. Hekurudhat shqiptare perbehen nga 447 km linje hekurudhore kryesore, 230 km linje sekondare dhe 51 stacione operuese. Hekurudha shtrihet nga porti i Durresit dhe vazhdon drejt Tiranes, duke marre tre drejtime, ne veri me kufirin e Malit te Zi, ne Jug me stacionin hekurudhor te Ballshit, ne lindje ne stacionin hekurudhor te Pogradecit prane kufirit Maqedonas. Hekurudha nga pozicioni gjeografik i saj ka tre mundesi lidhje hekurudhore me jashte, me hekurudhat e Malit te Zi, me ato te Maqedonise dhe me Greqine. Nga ana tjeter Porti i Durresit si porta kryesore e Korridorit te Tete, e ben akoma me aktive hekurudhen shqiptare si nje hekurudhe tranzite per t'u integruar ne korridoret paneuropiane te transportit hekurudhor.




--------------------------------------------------------------------------------
13/04/2003


Edhe nje rug qe do i lidh shqioptaret e Maqedonis me Shqiperin,e do te ju bej komunikimin me te leht ndermjet tyre.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1142550 sekonda, 26 pyetje