Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Europa Juglindore (gjendja)
Anton Ashta

Postuar mė 14-1-2005 nė 01:57 Edit Post Reply With Quote
Nje dokument i 2000, por qe te deshperon absolutisht:

http://armedservices.house.gov/Publications/106thCongress/gaobalkans.pdf





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 18-1-2005 nė 04:54 Edit Post Reply With Quote
Ēifti Ries apo “dora e hekurt” e Ballkanit

Kam parë një prezantim të thjeshtë dhe fisnik për zonjën Ries në Tiranë, por kam parë një “shou” të vërtetë për bashkëshortin e saj, Charles Ries, me të mbërritur në Athinë. Z.Charles i ka befasuar të gjithë: foli në një greqishte të rrjedhshme dhe më pas shtroi inisiativat për të ardhmen, të ndihmojë për bashkëpunimin e mëtejshëm NATO dhe BE me Athinën. Kështu ambasadori i ri amerikan i ka shokuar grekët fanatikë me rastin e prezantimit të tijë si ambasodor i ri i SHBA-ve, të cilët prisnin se mos në podium do të kishin një Berns apo Miller të rinovuar (ish-ambasadore), pasi në opinion nuk kanë mundur të flasin asnjë fjalë në greqisht. Kjo gjë u ka bërë përshtypje grekëve që, sipas sondazheve të fundit, është rritur atmosfera proamerikane, sidomos pas lojrave olimpike në vëndin helen, i njohur si antiamerikan më parë. Analistët grekë flasin se Uashingtoni e ka vlerësuar këtë herë përfaqësuesin e vet në vëndin e tyre. Përfundimi me sukses i lojrave olimpike nga pikëpamja e sigurisë, i dha mundësi të dy aleatëve të ngushtë që të rishikojnë qëndrimet nën frymën e progresit të ndërsjelltë edhe pse gjatë katër vjetëve të Bush, asnjëherë Kolin Pauell nuk ka mundur të zbresë në Athinë. Kështu, tashmë antiamerikanizmi grek i shfaqur gjatë kohës së ardhjes në pushtet të Juntës greke më 1967, si dhe çështja e pushtimit të Qipros më 1974 dhe i mbajtur deri në ditët tona, ka shtrënguar diplomacitë e të dyja vëndeve që të ndërmarrin nisma sa më të ngrohta. Kjo ka bërë që edhe vetë Athina të ndërmerrte hapa serioze për të goditur grupin terrorist “17 Nëntori”, akuza e të cilit fillonte që me vrasjen e shefit të CIA-s për Ballkanin dhe deri tek më i fundit atasheut ushtarak britanik. Një ndihmë të madhe në këtë zbutje ka patur ndikimi i lobit greko-amerikan për vetë faktin se dhe këta kishin qënë protagonistë të fitimit të trofeut të lojrave olimpike “Athina 2004”. Megjithatë, edhe acarimi më i fundit mes Uashingtonit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, kaloi me pak tension dhe çdo gjë u sqarua nga të dyja krahët, duke i kushtuar rëndësi bisedimeve direkte në Këshillin e Sigurimit të OKB. Ndërkaq, në Tiranë znj. Marcie Reis e ka nisur punën me intesitet të madh, ku përpara diplomates për Shqipërinë e vogël shikohen sfida me të vërtetë serioze, siç mund të jenë përfundimi me sukses i procesit zgjedhor në Shqipëri. Zakonisht ambasadoret zonja në Rajon, e kanë ushtruar misionin e tyre në Ballkan në momente krizash politike, po të kemi parasysh këtu Tirana 1997 dhe Prishtina 2003, por linja Athinë-Tiranë, e vendosur tashmë edhe brenda familjes amerikane, do të ketë influencat e veta dhe jashtë saj, ndoshta me ndikim indirekt në politikën e të dy vendeve në të ardhmen. “Kemi një ambasador Katharo grek, por kemi dhe një ambasadore në Tiranë”, vazhdon shtypi helen, të komentojë se përse është dashur kjo zgjedhje mjaft intersante nga State Departament! Sigurisht, kjo strategji duhet patur në konsideratë. Tashmë duket që edhe vëmëndja në Ballkan është përqëndruar në Athinë për Uashingtonin që do të thotë se mund të kemi zhvillime rajonale politike të rëndësishme, ndërsa Brukseli është përfaqësuar nga Athina, veçanërisht në planin ekonomik të rindërtimit të Ballkanit, i cili kapur shifrat e 550 milonë dollarëve. Vlerësimi i linjës Tiranë-Athinë është bërë i kujdesshëm për të parë dhe rezultatet e zhvillimeve gjeopolitike në të ardhmen, për vetë faktin se Uashingtoni e ka kaluar disi përqëndrimin e vëmëndjes, sidomos ndaj çështjes së Kosovës vitet e fundit. Shqipëria dhe Greqia janë dy shtete ku njëra përfaqëson një komb në zhvillim me përmasa gjeopolitike dhe me ndikim në rajonin e Ballkanit, dhe tjetra një trinom të rëndësishëm gjeopolitik, Këshilli i Sigurimit OKB, NATO dhe BE. Dhe padyshim një çift interesant është gjendur brenda misionit diplomatik amerikan, burrë dhe grua, zëdhënës të paqes dhe prosperitetit në Rajon, familja Ries.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 22-1-2005 nė 21:25 Edit Post Reply With Quote
Bujqesia

"http://www.iwpr.net/index.pl?archive/bcr3/bcr3_200501_535_1_alb.txt"

BASHKIMI EVROPIAN I OFRON BALLKANIT TË KORRURA TË PAKTA
Jehona Gjurgjeala në Prishtine, Shkup, Tirane dhe Zagreb

Para tre muajve, Ali Berisha filloj të kuptoj se ishte duke humbur betejën e tij për mbijetesë ekonomike.

Ka katër vjet që qumështorja e tij në Keqekollë, në Kosovën lindore, ishte duke humbur të holla. “Nëse diçka e madhe nuk ndërron së shpejti, unë do të duhet t’a mbylli qumshtoren time,” that ai atëherë.

“Situata është mjaft e keqe për mua, por bujqit e kësaj ane i kanë punët edhe më keq. Ata fitojnë nga qumështi që unë ua blej dhe nuk di se si do ti’a dalin nëse unë duhet t’a mbylli qumshtoren”.

Në fund të vitit 2004, Berisha u dorëzua dhe vendosi t’a shiste qumështorën e tij. Për një prodhues të tillë, fakti se ai lirshëm mund të eksportoj prodhimet e tij në Bashkimin Evropian nuk ofron kurrfarë ngushëllimi.

Dy vjet pasi Brukseli i hoqi të gjitha taksat doganore për prodhimet me origjinë nga Ballkani përëndimor, eksportet nga rajoni thuajse nuk kanë shënuar fare rritje. Është e qartë se në mënyrë që të kenë sukses, prodhuesit kanë nevojë për më shumë se vetëm qasje në tregjet e BE-së.

“BE-ja mund të na i hap dyert – por pyetja është se a do të mund të kalojmë nëpër to,” Milan Tadic, menaxher i Podravkës, përpunuesit kryesor të ushqimit në Kroaci, i thotë IËPR-së.

“Ne nuk mund t’i bejmë konkurrencë ndërmarrjeve Evropiane të cilat janë prezente në atë treg për më shumë se njëqind vjet. Ne kemi nevojë për mbështetje shtesë nga BE-ja”.

Ka shumë pengesa që e vështirësojnë eksportin e prodhuesve bujqësor nga Ballkanin perëndimorë në tregjet e BE-se.

BE-ja është duke ndihmuar shumë pak ristrukturimin e sektorit bujqësor në rajon.

Qeveritë në rajon janë ende të dobëta, me administrata jofunksionale të cilat nuk mund të mbështesin procesin e ristrukturimit me forca vetanake.

Përveç kësaj, prodhuesit në Ballkanin perëndimor përballen me barriera rreth certifikimit sanitar dhe cilësor, kushte të të cilat duhet ti përmbushin në mënyrë që të eksportojnë në BE.

Së fundi, qëndrimi i bizneseve vendore paraqet një problem shtesë. Shumë ndërmarrje në Ballkan nuk arrijnë t’ju përshtaten koncepteve dhe rregullave të konkurrencës së tregut. Në shumë aspekte, periudha socialiste ka lënë gjurmët e saja edhe tek afaristët. Ndërmarrjeve të rajonit u mungojnë mjetet për konkurrim efektiv në tregun e BE-së, por gjithashtu atyre u mungon edhe vullneti.

Perfundimisht, prodhuesit rajonal kanë nevojë për më shumë ndihmë praktike, nëse dëshirojnë të kenë sukses në tregun evropian. Pa një qëndrim proaktiv, eksiston rreziku që, përpos disa kompanive të pakta, prodhuesit në Ballkanin perëndimor do t’i humbin edhe tregjet e tyre vendore nga gjigantët bujqësor të BE-së.

EVROPA: SHUMË KËRKESA, PAK MBËSHTETJE

BE-ja ka zhvilluar një politikë shumë të hapur tregtare me Ballkanin perëndimor, për të cilën Brukseli thotë se është dëshmi që BE-ja është e përkushtuar për zhvillimin ekonomik në rajon.

Sipas Brukselit, me heqjen e doganave për produktet e Balkanit perëndimor në BE krijohet një konkurrencë më e fortë nga prodhuesit rajonal në tregun evropian, pasiqë ato pa dogana kamë çmim më të volitshëm. Më tutje, kjo çon drejt rritjes së prodhimit për eksport, krijimit të vendeve të punës, dhe stimulimit të zhvillimit ekonomik.

Sipas një qëndrimi më cinik, BE-ja është treguar aq zemërgjërë ndaj rajonit sepse importet nga Ballkani perëndimor në BE janë pothuaj të pavërejtshme.

“Eksportet e përgjithshme nga Ballkani perëndimor në BE përbëjnë vetëm 0.5 përqind të importit vjetor të BE-së,” Vanja Kaludjer, ekspert bujqësor në Odën e Ekonomike të Kroacisë, tha për IËPR-në. “BE-ja na ofroj qasje në tregun e tyre pasi që ne nuk kemi ndikim në këtë treg”.

Verena Knaus, analiste seniore e thinktenkut me qendër në Berlin, Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ESI, është gjithashtu e këtij mendimi.

“Oferta e BE-së ndaj Ballkanit perëndimor duket mirë në letër por në praktikë nuk ndikon në përmirësimin e situatës ekonomike në vend,” thotë Knaus.

“Mangësitë strukturore nuk mund të tejkalohen me qasje në tregjet e BE-së, nga vetë fakti se rajoni nuk është duke bërë shumë tregëti [me mallrat e prodhuara në vend].”

Edhe zyrtarët e BE-së pranojnë se Brukseli duhet te ofroj më shumë se vetëm preferencat e tanishme të tregut, në mënyrë që Ballkani perëndimor të zhvilloj një potencial serioz të eksportit.

“Eksportuesit kanë të drejtë,” thotë Michael Karnitschnig, zyrtar i Komisionit Evropian.

“Nuk mjafton vetëm qasja në treg. Ekziston nevoja për ristrukturim dhe krijimin e një programi zhvillimor të bujqësisë, që do t’i ndihmonte atyre [prodhuesve në rajon] t’i përballojnë presionet e tregut”.

Në në anë, pengesat dhe kërkesat nga Brukseli janë të shumta. Në anën tjetër, përkrahja e ofruar nga BE-ja – që vendet e rajonit t’i përmbush kërkesat e BE-së – është e kufizuar.

Pengesat fillojnë me kuotat e caktuara për importin e prodhimeve të rëndësishme bujqësore, si vera, peshku dhe mishit të viqit. Këto kuota kanë ndikim negativ në prodhimin e fermerëve të Ballkanit perëndimor.

Për shembull, vera është prodhimi më i rëndësishëm që Maqedonia eksporton. Vreshtat e Maqedonisë prodhojnë rreth 1,5 milion hektolitra verë në vit dhe, sipas ekspertëve lokal, 500,000 hektolitra nga ky prodhim mund të eksportohen në BE.

Por ky kapacitet nuk arrithen, falë kuotës vjetore prej 300,000 hektolitrave të vendosura nga BE-ja ndaj Maqedonisë.

Kroacia ballafaqohet me problem të njejtë. Peshku është një nga prodhimet më profitabile të eksportit në Kroaci. Mirëpo sistemi i kuotave ka penguar zhvillimin e këtij sektori. “[Kuota e BE-së] është kuotë të cilën ndërrmarjet e përmbushin brenda katër muajve,” thotë Vanja Kaludjer.

Qasja në tregjet e BE-së është e rëndësishme për prodhuesit vendor, pasi që ata mund ti plasojnë prodhimet e tyre në Evropë me çmime më të larta se në vendet e tyre. Qasja e pakufizar në këto tregje do të nxiste investimet në këtë sektor.

Sistemi i kuotave zvogëlon këtë potencial investimi dhe me këtë i gjithë procesi i modernizimit të bujqësisë në rajon zhvillohet me hapa më të ngadalsuar.

Kuotat diskurajojnë prodhuesit të shtojnë prodhimin, pasi që sasia e prodhimeve që ata mund të eskportojnë për në BE është e kufizuar.

Një fakt me rëndësi është që industria e sheqerit në Ballkanin perëndimor ka përjetuar një rritje të theksuar që kur Brukseli i hoqi kufizimet për eksport të sheqerit, në Janar të vitit 2002.

Në Kroaci dhe Serbi, eksportet janë trefishuar nga kjo datë. Por, së fundi Komisioni Evropian ka rekomanduar qe BE-ja të rivendos kuotat në importet e sheqerit nga Ballkani perëndimor.

Arsyetimi i Komisionit është se zhvillimi i sektorit të sheqerit, i cili është i drejtuar krejtësisht drejt eksporteve të BE-së, nuk mund të zgjasë në afat të gjatë. Ata pohojnë së bizniset po e rrezikojnë të ardhmën e tyre duke u mbështetur tepër vetëm në një treg.

Zyrtari i Komisionit Evropian Michael Karnitschnig mbështet qëndrimin e BE-së, duke shtuar se sistemi i kuotave është krijuar në interes të rajonit.

Ai thotë se kuotat janë udhërrefyes për zhvillimin e industrive, sikurse sektori i sheqerit në Ballkanin perëndimor.

“Preferencat tregtare [për Bllkanin perëndimor] janë hapi i parë në drejtim të integrimit më të afërt në BE,” u deklarua ai për IËPR-në. “Kuotat e caktuara janë udhëzim për ndërrime strukturore”. Karnitschnig thekson se kur vendet e Ballkanit perëndimor integrohen në BE, ato do të ballafaqohen me kuota nga Brukseli. Andaj është më mirë që të mësohen me to që tani.

Problemi është se në atë që BE-ja e quan “udhëzim për ndërrime strukturore” ka më shumë pengesa se stimulim për prodhuesit e Ballkanit perëndimor.

Sipas Verena Knaus, “Vendet në BE kanë kuota për prodhimet bujqësore, por ato gjithashtu marrin ndihmë të madhe nga buxheti i BE-së, ndërsa vendet e Ballkanit perëndimor nuk mund të mbështeten në një ndihmë të tillë”.

Një stimulim të rëndësishëm që Brukseli i ofroj vendeve anëtare të BE-së ishin programet ndihmëse për reformim të bujqësisë; këto u zbatuan nga anëtarët e rinj, para integrimit të tyre në BE.

Prodhuesi kryesor i verës në Maqedoni do të përfitonte nga kjo ndihmë. Mirëpo, Tikves ka hasur në vështirësi në marrjen e kredisë me qëllim të ngritjes së cilësisë së prodhimit. Drejtuesi i Tikvesit, Georgi Petrusev, thotë se qasja në programet zhvillimore të BE-së për bujqësi dukshëm do t’a përmirësonte biznesin.

Mirëpo deri më tani, BE-ja nuk i ka ofruar vendeve të Ballkanit perëndimor qasje në programet zhvillimore për bujqësi.

Pyetur pse, Karnitschnig thotë se institucionet e rajonit janë tepër të brishta të udhëheqin me këto programe. “Edhe sikur vendet e Ballkanit perëndimor do të aplikonin për programe të tilla, ata nuk do të arrinin të kualifikoheshin,” thotë ai. “Ka nevojë për më shumë reforma institucionale”.

Knaus pranon se momentalisht ka pak kapacitet në rajon që të udhëhiqet me programe si SAPARD (Programi Special i Integrimit për Bujqësi & Zhvillim Rural), që është programi BE-së për vendet që presin të anëtarësohen në BE.

“Mirëpo vetëm të thuhet se vendet e Ballkanit perëndimor nuk mund të menaxhojnë fondet është një argument i dobët,” ajo shtoj. “Kapaciteti duhet të ndërtohet, dhe BE-ja dhe qeveritë e rajonit mund të fillojnë të punojnë në këtë aspekt që tani”.

MARRËVESHJET E STABILIZIM- ASOCIMIT: SHUMË PENGESA DHE ASPAK NXITJE?

Kroacia dhe Maqedonia, vendet e vetme në rajon të cilat kanë nënshkruar Marrëveshjet e Stabilizim-Asocimit, SAA, kanë disa probleme shtesë në raport me BE-në.

SAA-ja është nje kontratë ndërmjet BE-së dhe secilit vend në rajon e cila rregullon marrëdhëniet në mes të dy palëve. Në këtë kontratë caktohen masat e liberalizimit të tregut dhe projekte të bashkëpunimit në shumë fusha.

Marrëveshjet detyrojnë vendet nënshkruese që në mënyrë të vazhdueshme të heqin taksat doganore për prodhimet e BE-së. Një masë e tillë ndikon në ngritjen e konkurrencës për prodhuesit vendor nga prodhuesit e BE-së.

Zyrtarët në disa institucioneve maqedone besojnë se Maqedonia është në humbje si rezultat i kësaj marrëveshjeje.

Stojmirka Tasevska, kryesuese e sektorit bujqësor të Odës Ekonomike të Maqedonisë, thotë se prodhuesit vendor rrezikojnë humbjen e tregjeve vendore dhe rajonale, si rezultat i rritjes së konkurrencës nga prodhuesit e BE-së.

“Blerësit shumë shpejt po kalojnë në domatet spanjolle të cilat janë më të lira dhe më mirë të paketuara,” thotë ajo, “ndërsa prodhuesit tanë ende mundohen të zëjnë hapin me këto ndryshime”.

Në Kroaci, Vanja Kaludjer bën të njejtën ankesë. “Askush nuk ka përfituar shumë nga [marrëveshjet tregtare me] BE-ja,” ai thotë.

Arsyeja qëndron në subvencionet bujqësore të BE-së. Rreth gjashtë herë më të larta se ato në Kroaci, këto subvencione shkaktojnë shumë vështirësi për prodhuesit kroat që të mbesin konkurrent në tregun Evropian. Përveç kësaj, ndërmarrjet kroate duhet të mbrojnë tregjet e tyre vendore.

“BE-ja na ofron preferenca, ndërsa në realitet ne dëshirojmë subvencionet e tyre,” thotë Kaludjer. “Ky është shpëtimi i vetëm për sektorin bujqësor në Kroaci”.

BE-ja pohon se situata ekonomike në rajon do të ishtë edhe me keq pa preferencat tregtare të ofruara nga BE-ja. Sa i përket humbësve, Karnitschnig thotë se liberalizimi i tregut “nuk është drekë falas. Gjithmonë do të këtë humbës në tregti”.

KONTROLLET SANITARE DHE CILËSORE: NJË PENGESË E LARTË

Nëntorin e kaluar, një nga programet më të popullarizuara në televizionin shqiptar, Fiks Fare, ndërmorri një hetim rreth cilësisë të ujit, i cili mbushej dhe shitej në Shqipëri.

Hetimi zbuloj se kompanitë shqiptare po mbushnin shishet me ujë rubineti dhe pastaj i plasonin në treg si ujë mineral.

Autorët e programit dërguan mostra të paetiketuara të shisheve të ndryshmë të ujit shqiptar në Institutin Shqiptar të Shëndetit Publik, institut i qeverisë shqiptare që mirret me certifikimin e prodhimeve vendore.

Nga shtatë monstra, vetëm dy u konsideruan si të pijshme derisa shenja të fekaleve u gjetën në njërën nga këto.

Të pyetur nga programi që të komentojnë rreth këtyre të dhënave, kompanitë i dërguan certifikatat që konfirmonin se uji që ata prodhonin ishte i pastër. Për të përmbyllur këtë rreth, rezultoi se insituti që kishte bërë testet për programin gjithashtu kishte lëshuar këto certifikata.

Ky rast nënvizoj dy qështje që ndikojnë drejtpërdrejtë në aftësinë e ballkanasve perëndimor të eskportojnë prodhimet e tyre.

Njëra nga to është nevoja për prodhes që kanë produkte të cilësisë së lartë, të cilët do të mund t’a arrijnë standardet e BE-së. E dyta është nevoja për institucione shtetërore kredibile, të cilat do të lëshonin certifikata të cilave blerësit në BE do të mund t’ju besonin.

Certifikatat të dyshimta të cilësisë, të lëshuara nga autoritetet shetërore bëjnë biznesin më të shtrenjtë. Ato gjithashtu rrezikojnë që produktet nga rajoni të refuzohen nga blerësit, përkundër certifikimit.

Një shtet i cili nuk mund të zbatoj rregullat e cilësisë të BE-së do të ndikoj negativisht në zhvillimin e bujqësisë së vendit, që e kuptoj kohë më parë Serbia dhe Mali i Zi , pas skandalit rreth sheqerit.

Që nga viti 2002, kur BE-ja shpalli regjimin e tregtisë së lirë për sheqer me Ballkanin perëndimor, prodhuesit serb abuzuan rregullat duke blerë sheqer nga palët e treta dhe duke e rishitur atë në BE si prodhim vendor, pa taksa doganore.

BE-ja zbuloj këtë mashtrim dhe në Maj 2003, dhe e pezulloj regjimin pa taksa doganore ndaj eksporteve të sheqerit nga Serbia dhe Mali i Zi. Ky dënim zgjati deri në Shkurt 2004 dhe u hoq vetëm në Shtator 2004.

Kjo ndikoj jashtëzakonisht keq në bujqësinë serbe, dhe fermerët u gjetën në pozitë ku nuk mund të plasonin sheqerin e tyre as Serbia përderisa dënimet vazhduan; në mungesë të koncesioneve tregtare të BE-së blerësit vendor preferonin sheqer më të lirë, i cili ishte i importuar.

Përderisa reagimi i BE-së ndaj mashtrimit të qëverisë serbe tregon për një qasje principiele nga ana e Brukselit, shumë prodhues të Ballkanit perëndimor ankohen se BE-ja, në fakt, zbaton rregullat e saja në mënyrë kontradiktore.

“Kur BE-së i nevojitet ndonjë prodhim, është e gatshme të mbyllë sytë ndaj rregullave të veta,” that për IËPR-në një zyrtar i njërës prej qeverive të Ballkanit perëndimor, në kusht anonimiteti.

Vera shpesh cilësohet si shembull i një kontradikte të tillë. Asnjë nga vendet e Ballkanit perëndimor nuk i përmbushin kriteret e rrepta të BE-së rreth paketimit dhe etiketimit të verërave, kritere të cilat detyrojnë prodhuesit të tregojnë prejardhjen e saktë të rrushit në verë.

Përkundër kësaj, vera është prodhimi nga Ballkani perëndimor i cili eksportohet më së shumti në BE.

Karnitschnig kundërshton validitetin e këtyre ankesave, duke thënë se problemi kryesor qëndron në cilësinë e dobët të prodhimeve.

“BE-ja ka standarde të larta të cilësisë së ushqimit dhe mu për këtë është vështirë për prodhimet e cilësisë së dobët të hyjnë në këtë treg,” thotë ai.

Ai shton se kolegët e tij në komision jo vetëm se nuk kanë ngritur pengesa të panevojshme ndaj ekporteve të rajonit, por ata “I kanë ofruar Ballkanit perëndimor një trajtim të ngjajshëm me atë të VIP-ve [personave shumë të rëndësishëm”.

Si rezultat i pengesave të cilat prodhuesit në rajon i kanë në eksportimin e produkteve të tyre në BE, tregu vendimtar për plasimin e produkteve të tyre mbetet rajoni Ballkanik. Për shembull, Kroacia dhe Serbia dhe Mali i Zi ekportojnë rreth 30 përqind të prodhimeve bujqësore në Bosne dhe Hercegovinë.

Sipas Kaludjer, prodhuesit kroat të pemëve dhe perimeve nuk do të mund të mbijetonin pa tregun e Bosnës.

Shqipëria deri më tani ka qenë përjashtim i këtij modeli. Ajo eksporton pak prodhime – dhe atë kryesisht tekstile dhe këmbëmbathje. Megjithate 90 përqind e këtyre prodhimeve eksportohet për në BE.

Por, rishtazi kjo ka filluar të ndërroj. Në gjysmën e parë të vitit 2004 eksportet e Shqiperisë në Ballkan u trefishuan prej 2.6 në 8.3 përqind, si rezultat i implementimit të marrëveshjeve rajonale për tregti të lirë, e cila ktheu drejtimin e tregtinsë nga BE-ja në Ballkanin perëndimor.

Pasiqë prodhimet ekportohen më me vështirësi në BE se sa në rajon, nuk është çudi që pak ndërmarrje tentojnë të eksportojnë në BE.

“Pse të blesh një veturë të re kur një e vjetër të shërben njësoj?” pyet Gjergj Filipi, koordinatori i tregut të brendshëm në ministrinë shqiptare për integrim me Evropë.

QEVERITË E RAJONIT: NUK MUND TË VEPROJNË VETËM

Politikat qeveritare ndaj bujqësisë janë shpesh të pamjaftueshme, dhe në disa raste ato faktikisht nuk ekzistojnë.

Maqedonia zbuloj këtë në 2004 gjatë aplikimit të saj për antarësim në BE. Ajo me këtë rast morri nga Komisioni evropian një pyetsor me më shumë se 3,000 pyetje.

“Pyetsori ishtë një Rentgen i vendit tonë,” thotë Finka Serafimova, ndihmës-drejtoresha e Sektorit Maqedon për Integrim Evropian, një departament qeveritar nën ombrellën e zëvendës-kryeministrit.

“Ky pyetësor na bëri të kuptojmë se ne nuk kishim politikë bujqësore,” thotë zëdhënësi i këti sektori, Valentin Nesovki. “Ne kemi produkte cilësore bujqësore por jo edhe një politikë të tillë”.

Në Kosovë, vakuumi i politikave bujqësore është edhe më i theksuar. Duhet të bredhësh nga institucioni në institucion për të gjetur zyrtarë që ka ndonjë informatë rreth prodhimit dhe eksportit të produkteve bujqësore. Informatat që ata posedojnë janë anekdotale, të pjesërishme dhe shpesh të pasakta.

Abdullah Nishori, drejtor i departamentit për Prodhim dhe Mbrojtjes së Bimëve në Ministrinë Kosovare të Bujqësisë, fajëson statusin e padefinuar të Kosovës për shumicën e problemeve me të cilat fermerët ballafaqohen.

Ai shton se Kosova nuk ka institucione të cilat mund të vërtetojnë cilësinë e prodhimeve kosovare, gjë që pamundëson eskportin e prodhimeve.

Mirëpo informata doli të ishte e gabuar. Kur IËPR bisedoj me drejtorin e Institutin Bujqësor të Kosovës, Fadil Musën, ai pohoj se BE-ja kishte akredituar këtë institut që të certifikoj prodhimet dhe se ata rregullisht inspektohen nga BE-ja.

Gjendja e bujqësisë në Kosovë është më e rënda në rajon, por as rajoni në përgjithësi nuk qëndron shumë më mirë.

Arnaldo Abruzzini, Sekretari i Përgjithshëm i Asociacionit të Odave Evropiane për Tregti dhe Industri, Eurochambers, me seli në Bruksel, thotë se qeveritë vendore kanë bërë shumë pak për të ndihmuar fermerët.

“Qeveritë vendore duhet të bëjnë më shumë që të ofrojnë informata të sakta dhe të freskëta rreth procesit të liberalizimit të tregtisë, si dhe duhet të mirren me barrierat jotarifore,” thotë ai.

Ai citoj një studimin që ky asociacion ka bërë me 2,000 ndërmarrje të Ballkanit perëndimor, i cili konstatoj se qeveritë vendore i kishin ndihmuar pak që këto ndërmarrje të pregaditen për tregun Evropian.

Shumë zyrtarë vendor janë dakord më këtë konstatim. Nadica Dzerkovska, kryesuese e njësitit për integrim me BE-në në Ministrinë maqedone të Bujqësisë, thotë se ndërmarrjet vendore shpesh nuk janë të vetëdijshme rreth potencialit të tyre eksportues dhe pranon se qeveria duhet të bëjë më shumë për të informuar prodhuesit vendor.

Por kur u ballafaqua me pyetjen se nëse qeveria e saj ishte në dijeni se cilat ndërmarrje eskportonin në tregun e BE-së, dhe cilëve sektorë i’u nevojitet ndihma më së tepërmi, ajo nuk dinte të përgjigjej.

Sipas Karnitschnig, investimet që janë bërë në sektorin bujqësor në Serbi dhe Mal të Zi janë elementare. “Nevojiten vite për të ndryshuar strukturën mikroekonomike të një vendi,” thotë ai.

Në Kroaci, qeveria ka ndërmarrë një nismë të quajtur Otvorena Vrata (Dyert e Hapura) më qëllim të inkurajimit të fermerëve që të përshtaten në specializim më të madh të prodhimeve të tyre.

Në praktikë, për shembull, qeveria u ofron fermerëve stimulim financiar për të ngritur prodhimet e ullirit dhe mishit të lopës.

Megjithate prodhuesit vendor nuk janë të impresionuar. Kryetari i sindikatës bujqësore të Kroacisë, PPDIV, Josip Pavic, e përshkruan Otvorena Vrata si një plan utopik.

“Kjo nismë nuk perputhet me realitetin e bujqësisë kroate,” thotë ai. “Pjesa e reformar e buqësisë sonë është vetëm maja e ajsbergut – rreth 60 përqind e bujqësisë sonë nuk është e gatshme për BE”.

“Ata kanë shpallur politika elegante për planin afatgjatë, ndërsa ne nuk dimë si t’ia bëjmë punës për nëser apo ditën e ardhshme”.

Zoran Djordjevic, drejtues i Akademisë së Biznesit Croma, në Zagreb, mendon se një ndër problemet kryesore është komunikimi i dobët ndërmjet qeverisë, odave vendore ekonomike dhe bizniseve.

“Programet [qeveritare] janë të ndërlikuara për fermerët dhe odat vendore ekonomike nuk arrijnë të ofrojnë mbështetje logjistike nga e cila fermerët do të përfitonin,” thotë ai.

Tjetërkund në rajon, bizneset shpesh ankohen se qeveritë bëjnë shumë pak për të stimuluar eksportin.

Lavdosh Ferruni, drejtor i Asociacionit Organik të Shqiptërisë, një OJQ që mbështetë bujqësinë organike, thotë se një ndihmë elementare nga qeveria do të ndikonte shumë në potencialin prodhues dhe ekportues bujqësor në Shqipëri.

“Kërkesa për ushqim organik, si në Shqipëri ashtu edhe në BE, është në rritje,” thotë ai. “Është e qartë se tregu për prodhimet tona eksiston”.

Mirëpo, progresi është i ngadalshëm, shton Ferruni, dhe atë si rezultat i “mungesës së njohjes së potencialit për eksport dhe mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë”.

Në pyetjen se çfarë mbështetje pikërisht ata kërkojnë, Ferruni theksoi dy pika, “Nëse qeveria do të organizonte fushata promovuese dhe do të na ndihmonte në gjetjen e blerësve, kjo do të na ndihmonte shumë”.

BIZNESET VENDORE: REZISTIMI NDAJ NDRYSHIMEVE

Faji për të gjitha problemet me të cilat fermerët Ballkanas ballafaqohen nuk mund të ju mvishet vetëm qeverive vendore. Prodhuesit e rajonit janë pjesërisht përgjegjës për gjendjen e vështirë të këtij sektori.

Shumë ndërmarrje kanë problem me konceptin e konkurrencës së tregut, dhe duket se për të qenë më konkurrent atyre nuk u mungojnë vetëm mjetet por gjthashtu edhe vullneti.

Afrim Arzuallxhiu, drejtori i Progresit, njërës nga ndërmarrjet më të mëdha të përpunimit të ushqimit në Kosovë, thotë se nuk kalon shumë kohë për të identifikuar blerës të ri në BE, përkundër faktit se mudësia për shitje në këtë treg nuk është shfrytëzuar shumë nga ndërmarrja e tij.

Ndërmarrja e tij punon me vetëm 50 përqind kapacitet, dhe prodhimet e tij janë konkuruese në rajonin e BE-së pasi i përmbushin standardet e parapara të cilësisë. Megjithatë, ai pranon se ndërmarrja e tij ka problem me qasjen e saj ndaj tregut të BE-së; ai pohon se ndërmarrja “nuk është mjaft agresive në kërkimin e tregut [në BE].”

Arzuallxhiu është më shumë i pasionuar me temën e masave mbrojtëse të industrisë prodhuese, duke u ankuar se kolegët e tij në vendet fqinje kanë më shumë mbështetje në këtë sferë.

“Nëse qeveria do të vendos rregulla të ashpërta, atëherë ata duhet edhe të na mbrojnë,” thotë ai.

Dragan Busic, pronar i ndërmarrjes së bimëve shëruese Bilje Borca, thotë se qëndrimet duhet të ndryshojnë dhe bizneseve u nevojitet një frymë biznesi – si dhe më shumë investime. “Njerëzit duhet të ndryshojnë qëndrimet e tyre rreth prodhimit,” thotë ai.

Sipas Karnitschnig, rezultat i ristrukturimit të pamjaftueshëm në sektorin bujqësor është fakti se ndërmarrjet ballkanase thjeshtë prodhojnë “gjëra të gabuara”. “Prodhimet janë të cilësisë së dobët dhe jo të sofistikuara. Ato janë produkte themelore dhe pothuajse të papërpunuara,” shton ai.

Finka Serafimova nga Maqedonia thotë se prodhuesit nga vendi nuk kanë përfituar shumë nga preferencat e BE-së sepse “Maqedonia është ende kryesisht prodhuese e prodhimeve bujqësore të papërpunuara”.

Sipas studimit të Eurochambers, përdorimi i teknologjisë së komunikimit në rajon është i pamjaftueshëm, dhe punëtorët e angazhuar kanë trajnim joadekuat.

Dallimi në cilësi dhe standarde në mes të ndërmarrjeve të BE-së dhe Ballkanit është aq i madh, dhe si rezultat prodhuesit ballkanas janë të dekurajuar të tentojnë të eksportojnë prodhimet e tyre në BE.

Adem Dumishit, pronar i Agro-Albës, ndërmarrje e cila prodhon lule në Kosovë, kujton befasinë e tij në ballafaqim me standardet e larta të Holandës.

“Kur shkova në një kurs trajnimi për lule në Holandë dhe pashë kushtet në të cilat ata punonin, kuptova se as nuk duhej të provoja të eksportoj,” thotë ai. “Unë nuk mund ti bëj konkurrencë një prodhim aq efikas”.

Tikves-i i Maqedonisë është një kompani në rajon e cila ka arritur ti përshtatet sistemit të BE-së. Ka disa vjet që kjo kompani eksporton në tregun e BE-së dhe drejtuesi Georgi Petrusev thotë se nëse dëshirojnë të depërtojnë më thellë në tregun e BE-së, ata duhet ti përmbahen rregullave të këtij tregu.

“Maqedonia nuk njihet si prodhues vere dhe ne duhet të hyjmë në konkurrencë me verëra nga Kili dhe prodhues të tjerë, prandaj ne jemi duke investuar në cilësinë dhe dukjen e prodhimit,” thotë ai.

Petrusev beson se Tikves është një nga ndërmarrjet e vetme vendore që nuk i rreziston ndryshimeve. “Herët apo vonë ne do të duhet të punojmë sipas rregullave të BE-së – për ne, është më mirë nëse këtë e bëjme më herët,” shton ai.

Milan Tadiq nga Podravka e Kroacisë thotë se ndërmarrja e tij punon me sukses pavarësisht nga preferencat tregtare të BE-së.

Problemi qëndron në atë se shumë ndërmarrje të vogla janë duke u përshtatur kërkesave të BE-së me shumë mund. Disa, thotë Tadiq, do të humbin ndërsa të tjerët do të dalin më të fortë. “Ndryshimi në rajon është i paevitueshëm. Me BE-në, ky ndryshim do të jetë më i rregullt,” thotë ai.

Por Tadiq shton se prodhuesit e Ballkanit perëndimor do ta kenë më vështirë të mbijetojnë të tregun e BE-së duke marrë parasysh nivelin e tanishëm të ndihmës së BE-së në rajon.

Karnitschnig pranon se ekziston nevoja për më shumë ndihmë nga BE-ja pasi që vetëm qasja në tregje nuk mjafton. Ai thotë se Brukseli do të mbështet më fuqimisht programet zhvillimore të bujqësisë në planifikimin e buxhetit për vitet 2007-2013, me shpresë se kjo do të ndihmojë fermerët të ballafaqohen me presionet e tregut evropian.

“Programet e ofruara Ballkanit perëndimor do të modelohen sipas programeve të përdorura nga anëtarët e rinjë në fazën e para-anëtarësimit,” pohoi ai.

Mirëpo shtrohet pyetja nëse prodhuesit bujqësor të rajonit do të kenë mundësi të presin aq gjatë. “Prodhuesit tanë të pemëve dhe perimeve nuk do të mbijetojnë edhe pesë vite të tjera ne kushtet e tanishme të tregut,” thotë Kaludjer.

Prodhuesit kroat duket të jenë më fatlum se tjerët. Me statusin e kandidatit për BE, ata mund të presin më shumë ndihmë nga BE-ja për ristrukturimin e bujqësisë së tyre në krahasim me fqinjët e tyre.

Sa i përket të tjerëve në rajon, pritja për më shumë ndihmë nga BE-ja do të jetë e gjatë. Për shumë nga ata, si për Ali Berishën, kjo ndihmë do të arrij tepër vonë.

Jehona Gjurgjeala magjistroi në Shkollën Ekonomike të Londrës me temën Poiltika Ekonomike Evropiane: Tranzicioni. Kontribuan në këtë raport edhe John Simpson nga Beogradi, dhe Arben Salihu, Muhamet Hajrullahu dhe Zana Limani nga Prishtina.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2005 nė 11:35 Edit Post Reply With Quote
KE miraton ofertat e Bullgarisë dhe Rumanisë për pranimin
23/02/2005

Komisioni Europian ka miratuar një opinion të favorshëm mbi ofertat e Bullgarisë dhe Rumanisë për t'u bashkuar me BE në 2007, i pari nga tre hapat përfundimtarë drejt nënshkrimit të traktatit të pranimit.
(EurActiv, EUpolitix - 23/02/05; European Commission, AFP, BNN, Sofia News Agency, Rompres, Mediapool - 22/02/05)


Ministrja bullgare për çështjet europiane, Meglena Kuneva dhe komisioneri i BE për zgjerimin, Olli Rehn mbajnë një konferencë shtypi pas takimit të tyre të martën (22 shkurt). [AFP]

Komisioni Europian (KE) lëshoi të martën (22 shkurt) një opinion të favorshëm për ofertat e Bullgarisë dhe Rumanisë për t'u bashkuar me BE në janar 2007. Të dy vendet ballkanike kanë nevojë tani për vendime të ngjashme nga Parlamenti Europian (PE) dhe Këshilli i Ministrave të BE, me qëllim që të nënshkruajnë traktatin e tyre me Bashkimin në 25 prill, siç është planifikuar.

Ndërsa shprehte gadishmërinë për të përshëndetur Bullgarinë dhe Rumaninë në klubin 25-vendesh në më pak se dy vjet, KE paraljamëroi se nuk kishte vend për vetëkënaqësi dhe se të dy vendet kanë shumë për të bërë në muajt që vijnë.

"Vendimi i sotëm është një tjetër piketë e rëndësishme në marrëdhëniet tona dhe një sinjal i qartë se Komisioni përshëndet Bullgarinë dhe Rumaninë në familjen europiane," tha komisioneri për zgjerimin e BE, Olli Rehn pas takimit të rregullt të KE të martën në Strasburg. "Megjithatë, autoritetet e vendeve nuk mund të shtrihen në shpinë e të pushojnë: në 2005 dhe 2006 do të duhet një punë e madhe për të përparuar reformat me qëllim që plotësisht dhe në kohë të përmbushen kushtet për anëtarësim."

Rumania dërgoi aplikimin e saj për anëtarësim në BE në qershor 1995. Bullgaria e pasoi në dhjetor të të njëjtit vit. Në dhjetor 1999, të dyve atyre ju dha drita e gjelbërt për të nisur negociatat e pranimit me Bashkimin. Procesi filloi në shkurt të vitit pasues dhe përfundoi zyrtarisht në dhjetor 2004.

Në vlerësimin e saj të fundit të përparimit të të dy vendeve drejt anëtarësimit, botuar në tetor 2004, KE tha se të dy ata kishin përmbushur tashmë kriteret politike të bllokut për anëtarësimin dhe po pritej të përmbushnin ato ekonomike e ligjore deri në kohën e hyrjes së tyre zyrtare në Bashkim, planifikuar për në 1 janar 2007.

Pas hyrjes së dhjetë vendeve të reja në BE majin e kaluar, Bashkimi futi mekanizma të forta mbikqyrjeje për të siguruar se të ardhurit e rinj do të qenë plotësisht të përgatitur për anëtarësimin përpara bashkimit me bllokun. Tre pika mbrojtëse janë përfshirë në traktatin e Bashkimit me të dy vendet, një për Bullgarinë dhe dy për Rumaninë.

Sipas traktatit të finalizuar në 4 shkurt, secili nga vendet mund ta shohë hyrjen e tyre në Bashkim të vonuar me një vit nëqoftë se vendet anëtare të BE vendosin njëzëri se kërkesat e rëndësishme nuk janë përmbushur. Më tej, një shumicë e thjeshtë mundet gjithashtu ta shtyjë pranimin e Rumanisë në se Bukureshti nuk ja del të kryejë reformat gjyqësore, të ristrukturojë tregun e jashtëm dhe angazhime të tjera.

Pasi të nënshkruhet, traktati duhet të ratifikohet nga të gjithë vendet anëtare të BE, si edhe nga Bullgaria e Rumania, jo më vonë se 1 janari 2007.

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2005/02/23/feature-01





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-3-2005 nė 08:04 Edit Post Reply With Quote
Institucionet e BE do të rekrutojnë bullgarë e rumunë për punët e para-pranimit
28/02/2005

Parlamenti Europian po kërkon të rekrutojë 64 shtetas bullgarë e rumunë për punë lidhur me hyrjen e vendeve të tyre në BE më 2007. Përfundimisht mund të hapen deri në 226 vende pune.
(Romanian Press Review, Ziua - 28/02/05; AFP, Rompres, Focus - 27/02/05; EU, Evroportal.bg - 25/02/05)


Komisioneri i zgjerimit të BE Oli Rehn tha se pranimi i Rumanisë në Bashkim mund të vonohej me një vit nëqoftë se vendi nuk është gati deri më 2007. [AFP]

Qindra bullgarë e rumunë pritet të konkurrojnë për punët e njoftuara nga zyra e personelit të BE javën e kaluar. Parlamenti Europian (PE) dhe institucione të tjera po kërkojnë një staf jo të përhershëm për të punuar mbi detyrat e para-zgjerimit, përpara hyrjes së të dy vendeve në BE.

Deri 226 vende pune mund të hapen, me 64 që pritet të mbushen këtë vit, raportoi të prëmten (25 shkurt) media bullgare duke cituar burime të PE. Sipas një njoftimi nga uebsajti i zyrës europiane të zgjedhjes së personelit (EPSO) kandidatët duhet të regjistrohen drejtpërsëdrejti elektronikisht deri në 24 mars me qëllim që të konsiderohen për punë në nivele administratori dhe ndihmësi.

Aplikantët duhet të jenë qytetarë të njërit nga të dy vendet ose i një vendi aktualisht anëtar të BE. Përveç zotërimit të përkryer të gjuhëve të tyre respektive, ata duhet të kenë gjithashtu "njohuri të kënaqshme" të anglishtes, frëngjishtes ose gjermanishtes si edhe nivele të duhura arsimimi dhe përvojë profesionale, thoshte njoftimi.

Kandidatët e suksesshëm do të ndihmojnë 35 ekspertët rumunë dhe 18 bullgarë që do të punojnë si vëzhgues në legjislaturën me bazë në Strasburg, pas nënshkrimit nga vendet e tyre të traktatit të pranimit në Bashkim në 25 prill.

Në hapin e parë të procesit me tre faza që shpie në nënshkrimin e një pakti, Komisioni Europian (KE) javën e kaluar lëshoi një opinion të favorshëm për punën e Bullgarisë dhe Rumanisë për t'u bashkuar me BE më 2007. Të dy vendet presin tani një vendim të ngjashëm nga PE dhe Këshilli i BE i ministrave të jashtëm.

Traktati do të përfshijë dy masa mbrojtëse për Rumaninë dhe një për Bullgarinë, duke e lënë derën hapur për BE për të shtyrë anëtarësimin me një vit nëqoftë se nuk janë plotësuar kërkesat. Ndërsa njoftonte vendimin e KE, komisioneri për zgjerimin e BE, Oli Rehn u kërkoi Sofjes e Bukureshtit të përqëndroheshin në përmbushjen e angazhimeve të tyre të pranimit.

Autoritetet "nuk mund të shtrihen e të pushojnë: më 2005 dhe 2006 do të duhet mjaft punë për të shpënë përpara reformat me qëllim të përmbushjes plotësisht e në kohë të kushteve për anëtarësimin," tha Rehn.

Të djelën, ai arriti në vizitën e tij të parë në Bukuresht që nga marrja e postit në nëntor. Gjatë tre ditë bisedimesh me zyrtarët rumunë, duke përfshirë presidentin Traian Bashesku dhe kryeministrin Kalin Popesku Tarikeanu, Rehn do të shqyrtojë përparimin që po bën vendi.

Përpara turneut të tij, Rehn përshkroi "drejtësinë, çështjet e brendëshme, financat dhe mbrojtjen e mjedisit," si fusha në të cilat Rumania kishte ende "disa vështirësi".

Bashesku dhe Tarikeanu, që të dy e kanë përshkruar luftën kundër korrupsionit si një përparësi kyçe, shprehën besimin në fundjavë se vendi i tyre do të lëvizë përgjatë udhës së pranimit në BE siç është planifikuar.

"Unë besoj se ne e kemi provuar se nuk ka ndikim politik në drejtësi, se gjyqtarët po bëjnë punën e tyre tani dhe ne shpresojmë se do të dalin rezultate konkrete nga lufta kundër korrupsionit," tha Tarikeanu.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-3-2005 nė 07:28 Edit Post Reply With Quote
BRUKSEL, Belgjikë -- Komiteti i jashtëm i Parlamentit Europian (PE) thotë se Bullgaria e Rumania duhet të nënshkruajnë marrëveshjen e pranimit së bashku, në 25 prill, sipas planifikimit. Të takuar të mërkurën (16 mars) anëtarët e panelit diskutuan të ashtuquajturat pika mbrojtëse për Bullgarinë e Rumaninë. Shumica ishin dakord me raportuesin e PE për Rumaninë, Pierr Moskoviçi, që tha se ndarja e dy rasteve do të dërgonte një sinjal të keq dhe mund të shihej si "poshtërim nga rumunët". Projekt-raporti i tij mbi Rumaninë vinte në dukje një numër problemesh, duke përfshirë korrupsionin. Raportuesi për Bullgarinë, Xhofri van Orden, arsyetoi se do të ishte e pandershme për Bullgarinë të priste një tjetër vit për shkak të çiftimit të saj me Rumaninë. Paneli më së fundi konkludoi se të dy vendet duhet të nënshkruanin marrëveshjen e pranimit së bashku me aktivizim të mundshëm të pikave mbrojtëse më pas. (EP Web site, EU Observer - 16/03/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 21-3-2005 nė 02:17 Edit Post Reply With Quote
EVROPA LINDORE, PASOJA POST-KOMUNIZEM

Nder problemet sociale me te mprehta qe kane prekur shoqerite e Evropes Lindore dhe Qendrore pas renies se komunizmit, eshte trafiku njerezor. "Megjithe masat qe po merren per te luftuar kete problem, thote sociologia Gail Kligman, nuk eshte bere sa duhet ne aspektin studimor per te kuptuar faktoret sociale, si ndryshimet ne tregun e punes, pabarazine gjinore ne keto shoqeri, qe kane cuar ne perhapjen e ketij fenomeni". Zbulimi i ketyre faktoreve eshte i domodoshem ne luften kunder trafikut. Sociologia i beri keto komente ne nje diskutim ne qendren Eoodroe Eilson.

Karakteri cnjerezor i trafikut te seksit po zgjon nje angazhim gjithnje e me te madh nga qeverite dhe organizatat joqeveritare. Por megjithe perpjekjet per luftimin e problemit, thote zonja Kligman, nuk eshte bere sa duhet per te kuptuar lidhjen ndermjet ketij fenomeni dhe zhvillimeve sociale te periudhes pas-komuniste ne keto vende. Nje nder tiparet dalluese te shoqerive ne keto vende ne 15 vitet e fundit ka qene ristrukturimi i tregut te punes dhe pabarazia sociale. Identifikimi i ndryshimeve sociale ne shoqerite pas-komuniste eshte hapi i pare ne luften kunder trafikut njerezor: "Liberalizimi politik dhe ekonomik si dhe militarizimi i brendshem dhe nderkombetar krijoi struktura per mundesi te reja, por nga ana tjeter kufizoi alternativat ekonomike, gje qe ka sjelle si rezultat kerkesen dhe oferten ne tregetine e seksit ne Evropen Lindore. Ashtu si ne forma te tjera te emigracionit te forces punetore, varferia dhe mundesite e kufizuara per punesim jane faktoret kryesore ne jetet e grave dhe femijeve qe trafikohen me deshire te lire ose jo," tha zonja Kligman.

KOHA JONE

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 29-3-2005 nė 03:22 Edit Post Reply With Quote
"I am very concerned that nobody in Europe is interested in the Balkans [today]. Attention is more concentrated on Ukraine, so the Balkans are forgotten.... Many people in Europe are trying to buy time [by delaying solutions in Serbia, Montenegro, Kosova, and Bosnia-Herzegovina], which I regard as a big mistake. The European and international communities must exercise systematic pressure on the states of the western Balkans to establish [their own lasting] stability because that is the most important condition for Euro-Atlantic integration." -- Erhard Busek, who heads the EU-led Stability Pact for Southeastern Europe, to RFE/RL's South Slavic and Albanian Languages Service on 16 March.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 6-5-2005 nė 21:43 Edit Post Reply With Quote
Radio Europa e Lire, 6. Maj, 2005 20:52 CET

UASHINGTON
Një Komision i posaçëm i mandatuar nga Kongresi amerikan ka vlerësuar pozitivisht planet e Pentagonit për të rivendosur trupat dhe bazat ushtarake në Evropë, po ka tërhequr vëmendjen se lëvizja e shpejtë do të mund të krijonte probleme në kapacitetet vepruese. Sipas këtij komisioni në Evropë "duhet të qëndrojë një brigadë me armatim të rëndë për të demonstruar angazhimin ndaj NATO-s, vendosmërinë tonë në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit si dhe të planifikojë me rrotacion praninë e njësive në Evropën Lindore, si masë ndaj pasigurive të së ardhmes".

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 29-6-2005 nė 22:11 Edit Post Reply With Quote
Washington Times, June 29, 2005

Remember the Balkans
By Helle Dale

Acceptance of the past is often crucial for unlocking the promise of the future. That lesson helped Germans rebuild their country after World War II. The Russians, to their own detriment, have come nowhere close to dealing with the bloody history of the Soviet era. In the Balkan wars of the 1990s, which split up the former Yugoslavia, much tragic history remains to be re-examined, but recent events may represent something of a breakthrough for Serbia, a nation in denial about war crimes committed in its name. If that is indeed the case, we may finally see the area of the Balkans make progress toward social healing and economic development.

On June 2, Serbian television broadcast a shocking, graphic piece of evidence of the horrors of the recent past. It was a tape — made by a Serbian hit squad, the Scorpions — of the brutal murder of six Bosnian men and boys in the Bosnian city of Srebrenica in 1995. The rest of the world has known Srebrenica as a place of infamy, where 8,000 Bosnian males of all ages were massacred by Serbian troops in horrible violation of the adage that "never again" must the horrors of genocide take place on European soil. In the Balkans, it did, while the rest of Europe was holding meetings about what to do to stop it.

The video came to light as part of the evidence in the war-crimes trial of former Serbian President Slobodan Milosevic, and has finally stirred a wrenching and overdue internal debate in Serbia, where most accusations of Serbian war crimes have previously been dismissed as enemy propaganda, and where the Hague war crimes tribunal been dismissed as victors' justice.

Immediate evidence of its impact came in the form of a new willingness in Belgrade to hand over suspected war criminals. Coming as this does just before the 10th anniversary of the massacre at Srebrenica on July 11, the tape is of critical importance. In the days since the video aired, Serbia has turned over a number of those wanted in The Hague; Serbia has been rewarded with the release of $10 million in U.S. aid that had been held up for lack of cooperation. Equally importantly, the Serbian government has opened its files on the most wanted of war criminals, Ratko Mladic, the man who ordered the Srebrenica massacre.

The timing of these developments is propitious. After years of relative neglect, the Balkans is back on the political agenda in Washington and Brussels, specifically the question of final status for the Serbian autonomous province of Kosovo, which has been left in political limbo for the past six years — since NATO bombing put an end to Serbian attempts to drive out the region's majority ethnic Albanian population.

Kosovo, whose Albanian population seeks independence from Serbia, has been a U.N. protectorate with more than 20,000 plus international troops stationed there, of whom 7,000 are Americans. This has produced an unstable peace, which was interrupted last spring by a vicious ethnic-cleansing campaign directed at Kosovo's Serbian minority population by Albanians.
Yet, enough political progress has been made that the U.S. government has decided to push strongly for negotiated final status talks for Kosovo this year. As stated by the administration's point man on the issue, Undersecretary for Political Affairs Nick Burns, "Kosovo has been put on the backburner for years. We have to go back and complete the job."

The Bush administration's preferred scenario is having a European chief negotiator with a strong American No. 2. Beyond calling for final status to be the target, the Americans have declined to come up with a formula. Yet, it is widely believed that a formula that allows some form of conditional independence for Kosovo — strong human-rights guarantees for the ethnic Serbian minority while precluding Kosovo from joining up with Albania — will be in the picture.

The real issues are whether Kosovars can be made to accept something less than 100 percent independence (at least for now) and whether Serbs will finally recognize that they have to let Kosovars determine their own future. Meanwhile, the role of the international community, specifically the United States and the European Union, is to offer Serbia, Kosovo and the other parts of the former Yugoslavia the inclusion in our institutions that offer them hope for the future. That would make 2005, 10 years after the nadir of the atrocities committed in the Balkans, a year to remember.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-8-2005 nė 09:02 Edit Post Reply With Quote
Bashkëpunimi rajonal konsiderohet si vendimtar për vendet e Europës Juglindore
15/08/2005

Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë thelbi i BE-së dhe katalizatorët për stabilitet, pajtim dhe normalizim të marrëdhënieve politike në rajonin e Europës Juglindore, tha Komisioneri për Zgjerimin Olli Rehn. Qëllimet e anëtarësimit në NATO dhe BE, që janë të përbashkëta për vendet në të gjithë Ballkanin, janë vërtetuar të jenë një forcë e fuqishme motivuese për krijimin e lidhjeve, siç vërtetohet nga iniciativa të tilla si Karta e Adriatikut. Vitet e kaluar kanë parë ndryshime të konsiderueshme në qëndrime, ku udhëheqësit mendojnë gjithnjë e më shumë në terma rajonalë, se sa thjesht kombëtarë. Megjithatë, ekspertët thonë se është duke ardhur një kohë në të cilën do të jetë gjithnjë e më e rëndësishme të shkohet përtej deklaratave të vullnetit të mirë dhe të zgjidhen problemet e caktuara.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup - 15/08/05


[Arkiv]

Përparimi i jashtëzakonshëm në bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Europës Juglindore ka qënë i dukshëm gjatë katër viteve të kaluar, pas përfundimit të konflitit të armatosur. Nëpërmjet frymëzimit reciprok për t'u bërë anëtarë të BE-së dhe NATO-s, vendet e rajonait janë duke krijuar një klimë të re të marrëdhënieve në çdo fushë, të ndihmuar prej institucioneve ndërkombëtare. Procesin e çojnë më tej iniciativa të tilla si Pakti i Stabilitetit i BE-së, Iniciativa e Europës Qëndrore (CEI), CEFTA, Procesi i Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), programi Partneritet për Paqe i NATO-s, Procesi i Stabilizimit dhe Shoqërizimit (SAP) me BE-në, Karta e Adriatikut dhe Iniciativa për Bashkëpunim në Europën Juglindore.

"Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë qëllimin e përbashkët të integrimit në mënyrë progresive të vendeve të Ballkanit në strukturat Euroatlantike, siç u ripohua në takimin e nivelit të lartë të NATO-s më 2004 në Stamboll," tha Departamenti i Shtetit i SH.B.A-së në një fletë të fakteve të botuar pranverën e kaluar. "Vlerat e demokracisë, shtetit të së drejtës, respektit për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe një ekonomi e tregut përbëjnë themelet e bashkësisë Euroatlantike. Ritmi i integrimit qëndron në duart e vendeve në rajon."


Presidenti kroat Stipe Mesiç ka thënë se anëtarësimi në NATO do t'i bëjë vendet në rajon pjesëmarrës në një sistem të sigurisë dhe do të ndihmojë në krijimin e vlerave dhe standarteve që do të përmirësojnë shanset e tyre për anëtarësimin në BE. [AFP]

Uashingtoni ka dhënë mbështetjen e tij për Kartën e Adriatikut, një iniciativë e filluar nga Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia që synon të bashkërendojë përpjekjet drejt anëtarësimit në NATO. Tre nënshkruesit e kartës janë angazhuar për bashkëpunim dhe shkëmbim të informacionit dhe përvojës me shpresë që të çojnë më tej qëllimin e përbashkët të tyre. Janë zhvilluar shumë manovra ushtarake të përbashkëta, janë shkëmbyer oficerë trainimi dhe është themeluar një rrjet për përmirësimin e komunikacionit. Si rezultat, thonë zyrtarë të ministrisë maqedonase të mbrojtjes, bashkërendimi dhe shkëmbimi i të dhënave është përmirësuar në mënyrë rrënjësore dhe shanset për anëtarësimin në NATO janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme.

BE, ndërkohë, zhvillon politikën e tij të bashkëpunimit rajonal përmes programeve të ndihmës konkrete. Programi rajonal CARDS ka financuar bashkëpunimin ndër-kufitar -- d.m.th. projekte që janë të dobishëm për të dy palët në një rajon kufitar. Në tetor 2001, Komisioni Europian miratoi "Raportin Strategjik Rajonal CARDS", një strategji për programimin e 197 milionë eurove në ndihmë për një periudhë prej tre vjetësh. Ndihma është e përqëndruar në trajtimin e problemeve rajonalë në Ballkanin perëndimor dhe në rritjen e niveleve të bashkëpunimit rajonal. Mes përparësive kryesore janë administrimi i kufijve ndërkombëtarë, zhvillimi i infrastrukturës rajonale dhe ndihma për vendet që të krijojnë institucione kombëtare më të forta.

"Bashkëpunimi rajonal është një element kritik brenda SAP, duke shtrirë në fakt filozofinë e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor se bashkëpunimi më i thellë me vendet fqinjë është një rrugë ndaj stabilitetit dhe zhvillimit kombëtar, si dhe rajonal dhe se bashkëpunimi i tillë u shërben interesave reciproke të të gjithë vendeve të përfshira," tha BE në një deklaratë. "Rreth 10 përqind e buxhetit CARDS në dispozicion do të shkojë ndaj mbështetjes së këtij elementi për bashkëpunimin rajonal -- që arrin, në periudhën nga 2002-2004, në 197 milionë euro," shtoi ajo.


"Politika rajonale është një prej para-kushteve kryesorë që Ballkani të bashkohet me BE-në," tha Presidenti maqedonas Branko Crvenkovski. [AFP]

Rëndësia e bashkëpunimit është duke u theksuar gjithnjë e më shumë nga udhëheqësit rajonalë. Tre vjet më parë, Presidenti kroat Stipe Mesiç argumentoi -- gjatë një paneli të RFE/RL të zhvilluar më 21 nëntor 2002 -- se anëtarësimi në NATO do t'i bëjë vendet në rajon pjesëmarrës në një sistem të sigurisë dhe do të ndihmojë në krijimin e vlerave dhe standarteve që do të përmirësojnë shanset e tyre për anëtarësimin në BE. Ai shtoi se BE -- veçanërisht përmes shembullit të pajtimit franko-gjerman -- ka treguar se është e mundur t'i jepet fund problemit të vjetër të Europës të luftrave të shpeshta për përfitime territoriale ose politike.

"Politika rajonale është një prej para-kushteve kryesorë që Ballkani të bashkohet me BE-në," tha Presidenti maqedonas Branko Crvenkovski në një takim të nivelit të lartë në Mamaja, Rumani, vitin e kaluar. "Maqedonia gjithnjë ka parë interesin e saj pavarësisht në se është duke nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë me fqinjët dhe duke krijuar kushte për një tregti më të lirshme të mallrave e shërbimeve ose në të ashtu-quajturën Karta e Adriatikut, ku kemi përcaktuar përparësitë rajonale të përbashkëta për anëtarësimin në NATO së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë."

Së fundmi, Presidenti rumun Traian Basesku theksoi këtë temë gjatë fjalimit të tij në takimin e nivelit të lartë të 8-të të SEECP në Bukuresht më 11 maj. "Partnerët tanë europianë i japin një rëndësi të madhe proceseve të integrimit rajonal në Ballkan, të tillë si tregu i përbashkët i energjisë ose rrjeti rajonal i Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë," tha ai. "Ne besojmë mjaft se stabiliteti dhe prosperiteti rajonal nuk mund të sigurohet pa solidaritet rajonal."


"Ne besojmë mjaft se stabiliteti dhe prosperiteti rajonal nuk mund të sigurohet pa solidaritet rajonal", tha rumuni Traian Basesku. [AFP]

Sigurisht, katër vitet e kaluar kanë parë ndryshime dramatike të qëndrimeve. Një shembull është deklarata e përbashkët e lëshuar në Salzburg më 22 maj 2003, prej presidentëve të Serbisë e Malit të Zi dhe Kroacisë -- përkatësisht Svetozar Maroviç dhe Mesiç -- së bashku me homologun e tyre nga Bosnja, Borisllav Paravaç. Udhëheqësit ranë dakord se vendet e tyre, si pjesë e përpjekjeve për të kapërcyer trashëgiminë e konfliktit, do të shtonin përpjekjet për të përcaktuar fatin e personave të zhdukur dhe do të bënin gjithshka për të stimuluar kthimin vullnetar të refugjatëve, personave të dëbuar dhe të zhvendosur e të pronave të tyre. Ata gjithashtu theksuan "angazhimin e tyre për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal".

Sidoqoftë, ekspertët pranojnë se rezultatet duhet të përmirësohen. Ata thonë se rajoni është duke hyrë në një fazë kur politika e bashkëpunimit rajonal pranohet nga të gjithë. Por tani është duke ardhur një kohë kur problemet e caktuara -- përfshirë kthimet e refugjatëve dhe garancitë për sigurinë e tyre, nënshkrimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe shkëmbimi i informacionit mbi sigurinë dhe kundër terrorizmit -- duhet të zgjidhen. Lista është e gjatë dhe vullneti politik duhet të ruhet, duke përfituar prej faktit se në detyrë janë politikanë të moderuar. Ata duhet të arrijnë rezultate që do të verifikohen nga NATO dhe BE. Përndryshe, kjo energji mund të humbasë, thonë ekspertët.

Duke iu drejtuar Sesionit Plenar Europian në Strasburg më 13 prill, Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Olli Rehn tha se 2005 dhe 2006 do të jenë vite vendimtarë për Ballkanin Perëndimor në lidhje me BE-në. Mes fushave të caktuara të përparësisë për bashkësinë ndërkombëtare janë lufta kundër tregtisë së paligjshme dhe krimit të organizuar, përmirësimi i kontrolleve kufitare, forcimi i transparencës, rregulloret mjedisore, një strategji rajonale për zhvillim dhe stabilitet, zhvillimi ekonomik dhe krijimi i besimit reciprok në sigurinë dhe mbrojtjen.

"Megjithëse ka vështirësi dhe të meta në rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt Europës, shumica e vendeve tashmë janë duke bërë përparim të qëndrueshëm. Këto vende janë duke u përpjekjur të reformojnë ekonomitë e vjetëruara dhe të ndërtojnë shoqëri moderne të mbështetura në respektin për të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës dhe në të njëjtën kohë të trajtojnë trashëgiminë e luftës," tha Rehn. "Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë thelbi i BE-së... ata janë katalizatorët për stabilitet, pajtim dhe normalizim të marrëdhënieve politike," shtoi ai.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-10-2005 nė 02:51 Edit Post Reply With Quote
http://www.balkan-commission.org/


Faqe shume e rendesishme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 14-1-2006 nė 22:38 Edit Post Reply With Quote
Mėsimi dhe angazhimi: Richard Holbrok mbi ballkanin dhe Shtetet e Bashkuara

R. Hoolbrooke, dhjetë vjet pas marrëveshjes së Dejtonit, thotë se marrëveshja ka funksionuar, por tani duhet të përmirësohet dhe të zbatohet me këmbëngulje për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të integrohet në Evropë.
Richard C. Hoolbrooke, ish ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara dhe ndihmës sekretar shteti për Evropën ishte kryearkitekti i marrëveshjes së paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë. Dhjetë vjet më vonë, ai thotë se marrëveshja ka funksionuar, por tani duhet të përmirësohet dhe të zbatohet me këmbëngulje për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të integrohet në Evropë.

Jaroslaw Anders: Para dhjetë vjetësh detyra më urgjente ishte ndalimi i luftës së tmerrshme në Bosnjë. Si e imagjinonit ju të ardhmen e këtij vendi pas disa vitesh?

Richard Holbrooke: Unë besoj se Dejtoni ishte marrëveshje e sukseshme paqeje por duhet të përmirësohej rregullisht dhe të zbatohej me këmbëngulje. Gjatë viteve të fundit nuk u bënë përmirësime dhe kishte shumë devijime dhe mungesë udhëheqjeje. Kam kënaqësinë të përmend se nën udhëheqjen e nënsekretarit të Shtetit Nicholas Burns, i cili është tani përgjegjës për politikat nën drejtimin e përgjithshëm të Sekretares së Shtetit Condoleezza Rajs, janë ndërmarrë hapa të mëdha përpara për sa u përket këtyre politikave.

Print
Dërgoja një miku
Comment on this article
Subscribe
Permission to Republish
Për sa i përket pikës së dytë, zbatimit, e vërteta është se marrëveshja e Dejtonit nuk u zbatua ashtu siç duhet, veçanërisht për sa i përket arrestimit të Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mladiçit. Dhe ky gabim, pra ky dështim ka qënë shumë i kushtueshëm.

Jaroslaw Anders: Sipas mendimit tuaj, kush ishte përgjegjës për këtë dështim?

Richard Holbrooke: Dështimi i parë ishte i NATO-s, dhe veçanërisht me komandantin e parë amerikan të forcave të saj, admiralin Leighton Smith, i cili nuk arriti të vinte në zbatim autoritetin që kishte sipas marrëveshjes për të arrestuar Karaxhiçin. Dhe Karaxhiçi në atë kohë parkonte makinën e tij të gjelbër para zyrës së tij në Pale. Ndërsa tani ai fshihet thellë në malet e Bosnjës, Serbisë apo Malit të Zi. Unë mendoj se Karadzic-i i ka prerë flokët e tij të bardha dhe fshihet diku në ndonjë manastir.

Jaroslaw Anders: Pra dështimi kryesor ishte mungesa e vendosmërisë në zbatimin e ligjeve për krime lufte?

Richard Holbrooke: Ka pasur edhe dështime të tjera në zbatimin e marrëveshjes. Kriminelët e tjerë të luftës nuk u arrestuan që në fillim. Serbët në Republikën Serbe brenda Bosnjë-Hercegovinës nganjëherë i kanë penguar përpjekjet për arrestime. Unë besoj se Partia Demokrate Serbe, SDS, është parti kriminale, mafioze, dhe duhet të shpërbëhet. Dua të them edhe diçka në lidhje me SDS-në dhe ultranacionalistët. Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë, ultranacionalistët serbë në Bosnjë dhe Serbi, si Arkani, Shesheli, Milosheviçi, Karaxhiçi dhe të gjithë me radhë kanë pretenduar se ishin përkrahës të kombit serb. Faktikisht, ata janë mafiozë që kanë përdorur nacionalizmin për të fituar përkrahjen e njerëzve të pafajshëm. Në të njëjtën kohë, këta udhëheqës janë marrë me kontrabandë dhe kanë vjedhur nga njerëzit. Ky ka qenë një operacion kriminal nën maskën e një lëvizjeje nacionaliste. Kjo është tragjedi për nacionalistët e vërtetë si Koshtunica. Koshtunica është nacionalist i vërtetë, i cili e do popullin serb dhe mendon për të. Dhe unë nuk besoj se ai është i përfshirë në këto grupe mafioze. Nacionalistët e vërtetë dëmtohen nga veprimtaritë e këtyre njerëzve të tmerrshëm.

Jaroslaw Anders: Le të flasim për përmirësimet e Dejtonit. Çfarë duhet të përmirësohet saktësisht?

Richard Holbrook: Së pari, në Dejton ne lejuam një vend që ka tre ushtri. Kjo është e papranueshme. Kam kënaqësinë të them se tani kemi një paketë reformash ushtarake që po miratohet nga parlamenti në Republikën Serbe dhe në Sarajevë. Së dyti, në Bosnjë ka tre presidentë, një serb, një kroat dhe një mysliman. Edhe kjo nuk është e përshtatshme. Ata duhet të bashkohen në një presidencë të vetme, por kjo do të marrë kohë. Së treti, policia, nuk mund të mbash tre forca krejt të ndryshme policore. Ato duhet të integrohen. Dhe kjo ka filluar. Por ka edhe shumë gjëra të tjera. Qeveria qendrore duhet të ketë më shumë autoritet. Dhe këto gjëra kanë filluar të ndodhin. Procesi është mjaft i ngadalshëm, por kjo ka ndodhur për shkak se ne kemi humbur kohë katër vitet e fundit. Dhe, nëse mund të shtoj, e njejta gjë vlen edhe për Kosovën, ku më në fund Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara emëroi si negociator për bisedimet për statusin përfundmitar, Martti Ahtisaari, ish presidentin e Finlandës. Ai ishte një emërim i shkëlqyeshëm. Megjithatë, kjo duhet të ishte bërë para katër vjetësh. Prandaj, në Kosovë edhe në Bosnjë, dështimi i Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara për të vepruar për gjithë këto vite ka qenë shumë i kushtueshëm.

Jaroslaw Anders: Të kthehemi tek Bosnja. Pothuajse për të gjitha fushat që ju përmendët se nevojitet përmirësim, rezistenca më e madhe mund të pritet nga Republika Serbe. Shtrohet pyetja, çfarë duhet të bëjmë për këtë? A duhet të vazhdojë të ekzistojë kjo republikë si shtet brenda një shteti?

Richard Holbrooke: Së pari, nuk është shtet brenda një shteti, megjithëse deri tani është lejuar të jetë si i tillë. Ai nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti, por siç thashë zbatimi i marrëveshjes ka qenë i dobët. Tani gjërat po lëvizin. Integrimi ushtarak dhe policor, vendosja e një presidence të vetme, këto të gjitha janë hapa përpara. Ai është një vend, me të njejtën monedhë, të njejtën pasaportë, dhe për shembull ambasadori i Bosnjës në Uashington është serb. Kjo ishte e paimagjinueshme deri para një dekade. Por janë bërë gabime. Ata nuk duhet ta quajnë veten Republika Serbe, e cila jep përshtypjen e një vendi më vete. Ata nuk janë vend i pavarur dhe ai emër është gabim. Kjo nuk duhet të lejohet të vazhdojë. Dhe ata nuk duhet të lejohen të kenë një “asamble kombëtare” por thjesht një “asamble”. Ky është gabim që duhet të korregjohet.

Jaroslaw Anders: Ju përmendët Kosovën dhe bisedimet për statusin e saj përfundimtar. Sipas mendimit tuaj, si do të jetë ky status përfundimtar?

Richard Holbrook: Sipas mendimit tim statusi përfundimtar duhet të jetë pavarësia e Kosovës. Por, duhet të kuptohet, se kjo mund të ndodhë vetëm nëse serbëve në Kosovë u jepen garanci të forta për sigurinë, fenë, monumentet kulturore dhe shkollat e tyre. Dhe shqiptarët po e bëjnë më të vështirë këtë me agresivitetin me të cilin po i trajtojnë serbët.

Jaroslaw Anders: Po nëse nuk jepen garanci të hekurta?

Richard Holbrook: Atëhere pavarësia do të vonohet. Prandaj shqiptarët duhet të pranojnë faktin se duhet të jetojnë në atë vend në paqe me serbët. Ata nuk mund t’i nxjerrin jashtë. Është e qartë për këdo që ka qenë në Kosovë dhe ka vizituar monumentet fetare, se, si në Jeruzalem, edhe aty kanë bashkëjetuar dy kultura të lashta dhe të ndryshme në të njejtën tokë dhe duhet të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Jaroslaw Anders: Po ta shohim rajonin e Ballkanit perëndimor në përgjithësi, të gjithë mund të pajtohen se ka mbetur si punë e pakryer. Është e vështirë po ashtu të biesh dakort se puna e kujt është kjo. E Evropës, e Amerikës apo është çështje rajonale?

Richard Holbrook: Për një kohë shumë të gjatë dhe për arsye shumë të çuditshme për Ballkanin, Shtetet e Bashkuara kanë pasur ndikimin më të madh të jashtëm atje. Kur Shtetet e Bashkuara nuk angazhohen, atëherë ndodhin probleme. Prandaj Shtetet e Bashkuara duhet ta mbajnë angazhimin e tyre për përfitime dypalëshe të rajonit. Jo të gjithë amerikanët e kuptojnë këtë, dhe as të gjithë evropianët, por kjo ka qenë si rregull i hekurt për 90 vjet me radhë se çfarëdo që ndodh në Ballkan tërheq edhe Shtetet e Bashkuara, dhe kur Shtetet e Bashkuara nuk angazhohen, atëherë krijohet një situatë shumë e rrezikshme.

Jaroslaw Anders: Si e shihni nivelin e angazhimit të tanishëm të Shteteve të Bashkuara në rajon?

Richard Holbrook: Siç e thashë edhe më parë, ka pasur përmirësime dramatike që kur sekretarja e shtetit Rice dhe nënsekretari Nick Burns morën përsipër përgjegjësinë për këtë zonë në shkurt të vitit 2005. Pas katër vitesh neglizhence gjërat kanë filluar të lëvizin.

Jaroslaw Anders: Ju e keni quajtur marrëveshjen e Dejtonit një sukses, dhe padyshim që ka qenë e tillë në shumë fusha. Megjithatë ka edhe zëra skeptikë që thonë se kjo lloj ndërhyrjeje thjesht ngrin konfliktet e brendshme dhe e bën shumë të vështirë ecjen përpara. Nëse fillon përsëri një konflikt i ngjashëm, megjithëse shpresojmë të mos ndodhë, a mendoni se filozofia e Dejtonit do të ishte ende e zbatueshme?

Richard Holbrook: Shtetet e Bashkuara i dhanë fund luftës në Bosnjë. Duhet ta kishin bërë më herët, por evropianët thanë se mund t’ia dilnin vetë, dhe ata e kishin gabim. Dejtoni ishte një sukses. Nuk ishte paqe e përkryer, por Bosnja ka paqe tani dhe lufta nuk do të fillojë përsëri. Kosova është çështje tjetër. Shqiptarët dhe serbët e urrejnë njeri tjetrin kaq shumë sa aty ekziston një rrezik i vërtetë që dhuna të fillojë përsëri nëse çështja nuk zgjidhet. Pra mësimi është angazhimi i vazhdueshëm, dhe kjo është tepër e rëndësishme.

Jaroslaw Anders: Dhe pyetja e fundit – rreth rolit të Bashkimit Evropian. Disa njerëz thonë: Le të bëjmë ca lëshime në kriteret e anëtarësimit për ta bërë më të lehtë që vendet ballkanike të hyjnë në BE, sepse kjo do t’i shërojë ndarjet dhe t’i zgjidhë problemet e tyre. A mendoni se përshpejtimi i anëtarësimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian do të ishte zgjidhje?

Richard Holbrook: Jo. Dua të jem i qartë për këtë. Asnjë nga vendet e Ballkanit nuk është i gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian sepse ata nuk i kanë përmbushur ende disa kushte. Do të ishte gabim shumë i madh nëse Bashkimi Evropian do t’i ftonte këto vende në BE pa përmbushur kushtet. Kjo po ndodh tani mes Brukselit dhe Turqisë. Turqve po u kërkohet të bëjnë disa gjëra, të ristrukturohen. Dhe ata po e bëjnë këtë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shumë vende të tjera. Bashkimi Evropian nuk është thjesht një klub ku mund të vish tek dera dhe të marrësh çelësin për të hyrë brenda. Bashkimi Evropian është një organizatë shtetesh me standarte dhe vlera të përbashkëta. Dhe kjo nuk është e vërtetë për Serbinë, Bosnjën apo Kroacinë. Për sa kohë çështje të tilla si Kosova mbeten të pazgjidhura, për sa kohë serbët të vazhdojnë të sillen ashtu siç sillen në disa pjesë të Ballkanit, dhe për sa kohë të ekzistojë një vend i quajtur “Serbi dhe Mal i Zi,” vend që ekziston vetëm në letër dhe jo në praktikë, atëherë Bashkimi Evropian do të rrezikonte shumë duke i anëtarësuar këto vende. Megjithatë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian me të gjithë përfitimet e tij duhet t’u ofrohet vendeve të ish-Jugosllavisë. Sllovenia ka përfituar nga kjo. Dhe vendet e tjera duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian në të njëjtën mënyrë si Sllovenia. Nëse i përmbushin kriteret atëherë do të jenë të mirëpritura. Por asnjë nga vendet që përmenda nuk e kanë bërë këtë; as Bosnja, as Serbia, as Mali i Zi, për të cilin unë mendoj se do të bëhet shtet më vete, dhe as Maqedonia. Unë dua që ata të anëtarësohen, por vetëm në mënyrë të arsyeshme dhe të drejtë. Shpresoj të jem i qartë në këtë pikë kritike.


Burimi: New Europe Review

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6708941 sekonda, 37 pyetje