Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Leter e hapur drejtuar Presidentit te Republikes se Shqiperise
Anton Ashta

Postuar mė 7-1-2003 nė 21:51 Edit Post Reply With Quote
Leter e hapur drejtuar Presidentit te Republikes se Shqiperise

Letër e hapur


drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë zotit Alfred Moisiu,


I nderuar zoti President,

deshiroj t´Ju përshëndes dhe t´Ju drejtohem jo si president, por si gjeneral.
Unë që po Ju shkruaj jam një rezervist i ushtrisë shqiptare dhe po marr guximin t´Ju drejtohem me dy pyetje në formën e një letre të hapur.

Zoti President

a ka ndonjë shembull në histrorinë ushtarake botërore ku:

Një shtet sovran i jep kontrollin e një baze ushtarake një shteti tjeter sovran që ka në fuqi ligjin e luftës me shtetin e parë?
A mund të quhet shtet sorvan shteti dhënës?

E gjitha kjo ndodh pa luftë dhe me miratim të qeverisë së shtetit dhënës.
Unë si rezervist i ushtrisë shqiptare me mirë do të pranoja të vdisja sesa të kryeja këtë akt,
që për mendimin tim është një tradhëti kombëtare.

Nderimet e mija,

Anton Ashta
07.01.2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 8-1-2003 nė 11:02 Edit Post Reply With Quote
Leter e hapur drejtuar Presidentit te Republikes se Shqiperise

quote:
Postuar në fillim nga Anton Ashta
Letër e hapur


drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë zotit Alfred Moisiu,


I nderuar zoti President,

deshiroj t´Ju përshëndes dhe t´Ju drejtohem jo si president, por si gjeneral.
Unë që po Ju shkruaj jam një rezervist i ushtrisë shqiptare dhe po marr guximin t´Ju drejtohem me dy pyetje në formën e një letre të hapur.

Zoti President

a ka ndonjë shembull në histrorinë ushtarake botërore ku:

Një shtet sovran i jep kontrollin e një baze ushtarake një shteti tjeter sovran që ka në fuqi ligjin e luftës me shtetin e parë?
A mund të quhet shtet sorvan shteti dhënës?

E gjitha kjo ndodh pa luftë dhe me miratim të qeverisë së shtetit dhënës.
Unë si rezervist i ushtrisë shqiptare me mirë do të pranoja të vdisja sesa të kryeja këtë akt,
që për mendimin tim është një tradhëti kombëtare.

Nderimet e mija,

Anton Ashta
07.01.2003






Edhe une i bashkohem letres tende dhe eshte e drejta e jone morale dhe ligjore ti kerkojme gjeneralit ne pension dhe presidentit te sotem respektimin e Kushtetutes(me gjithe rezervat e mia per kete ligj themelor). Ne qofte se ja dergon mund te vesh edhe emrin tim si bashkenenshkrues.


Kastriot






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-1-2003 nė 11:11 Edit Post Reply With Quote
Te falenderoj nga zemra.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 8-1-2003 nė 13:40 Edit Post Reply With Quote
Edhe une jam plotesisht dakord me ato cfare shkruan Antoni.

Ajo marveshje e ulet, pa kuptim (pervec atij trathtar), vecse e shton tymnajen ne zallamahine e politikes e te shtetareve te sotem Shqiptare.

Nenshkrimi i nje marveshje te atille prej zv. ministrit pavllos zeris per palen Shqiptare eshte, per mendimin tim, i pa vlere, ne pikpamje ligjore e politiko-ushtarake, ndaj nuk ka per te zbatuar sepse nuk rrjedhin kurrfare detyrime prej asaj palo marveshje. Pavllos Zeris tregoi hapur se cfare eshte, ai duhet hequr nje ore e me pare prej asaj ministrie. Nga ana tjeter, komplikohen pa asbnje arsye, mardheniet me Greqine.

Perpose te tjerave, paaftesia, niveli i ulet i pergjegjesise dhe i kompetences jane dukuri gerryese ne ate administrate te mbrapshte.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 8-1-2003 nė 15:17 Edit Post Reply With Quote
I nderuari Anton,

Edhe une bashkohem me ato c'ka i shkruan presidentit te Shqiperise.Cdo minute qe kalon tregon se shtetaret tane,duan me ndergjegje te shesin cdo pellembe te kesaj toke qe na ka mbetur.Ku eshte opozita,mos valle pakti fundit me Nanon eshte bere per te legalizuar pushtimin grek.Nese i quajturi president i Shqiperise nuk ka forca per te kundershtuar,kete plan antishqiptar eshte mire te jape doreheqjen.E djathta duhet te filloje te konkretizoje idete e saj sa me shpejt qe te jete e mundur.


pershendetje

AGRON RUMI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 8-1-2003 nė 17:10 Edit Post Reply With Quote
Përkrahja jonë nuk mungon Anton,ne jemi me ty.Presidenti duhet të bën punën e Shqipërisë sepse në Shqipëri është zgjedhur president.

Pajtohem me ty Anton.Edhe mua futëm në listë.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 9-1-2003 nė 18:10 Edit Post Reply With Quote
Leter e hapur drejtuar Presidentit te Republikes se Shqiperise

KAPITULLIM I SHQIPËRISË NË LUFTËN KUNDËR "LIGJIT TË LUFTËS"



Për "Ligjin e luftës" kundër Shqipërisë që Greqia e mban në fuqi për më shumë se 60 vjet kemi shkruar disa herë. Për këtë absurditet e cinizëm të pashoq të politikës greke ndaj Shqipërisë e shqiptarëve kohët e fundit kanë shkruar edhe disa gazeta të tjera. Kanë folur edhe politikanë shqiptarë që për shumë kohë mashtronin popullin e tyre se ky ligj ishte hequr. Megjithatë krijohen gjithmonë raste dhe episode të reja poshtërsie e agresiviteti nga ana e Greqisë dhe kapitullimesh të reja qesharake nga politika e diplomacia e Shqipërisë sa bëhet e domosdoshme që të rikthehemi në këtë temë.

Kanë qenë pushtetarët dhe diplomacia greke që para tre vitesh këmbëngulën që shqiptarët të merrnin vesh se Ligji i luftës me Shqipërinë ishte në fuqi dhe zbatohej për çdo kërkesë shqiptare lidhur me pasuritë e shtetasve shqiptarë në Greqi. Kurse nga mezi i vitit 2002 diplomacia greke i dha një përmasë të re, të natyrës thellësisht politike, mbajtjes në fuqi të Ligjit të luftës. Gjatë një debati mbi "Çështjen e Çamërisë" në Komisionin e Senatit amerikan për të drejtat e njeriut grekët shpallën se e mbanin në fuqi këtë ligj për të penguar çdo tentativë të mundshme të Shqipërisë për të shtruar në rrugë diplomatike për diskutin këtë çështje. Me këtë veprim diplomacia greke e shtriu edhe më shumë veprimin e Ligjit të luftës ( në fakt është Dekret i vitit 1940), që ishte miratuar për të trajtuar shtetasit shqiptarë si shtetas të një shteti armik dhe nuk kishte të bënte fare me çamët që në atë kohë ishin në Greqi, si shtetas grekë dhe që u dëbuan në fund të vitit 1944. Normalisht këta edhe sot duhen trajtuar si shtetas grekë të dëbuar me dhunë e në mënyrë të kundërligjëshme.

Pra diplomacia greke nuk ka asnjë të drejtë që të lidhë Ligjin e luftës me "Çështjen çame". Por diplomacia greke këmbëngul për një gjë të tillë dhe arriti ta detyrojë edhe politikën e diplomacinë e Shqipërisë ta pranojë një gjë të tillë. Këtë e bëri zëvendës-kryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta gjatë një interpelance parlamentare në fund të muajit dhjetor 2002. Në pamje të parë krijohej përshtypja se duke organizuar një interpelancë të tillë po bëhej një veprim për të mbrojtur interesate e Shqipërisë. Ishte një mashtrim. Ilir Meta në këtë interpelancë bëri një ankese shumë të vakët për absurditetin e këtij ligji dhe përsëriti edhe një herë një qaravitje të njohur të pushtetarëve të Tiranës që Greqia ta heqë këtë pengesë se po i shëmton marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-greke. Por, nga ana tjetër, gjatë kësaj interpelance Ilir Meta pranoi se mbajtja ose heqia e ligjit ka të bëjë me "Çështjen çame". Pra, pranoi atë që i interesonte Greqisë. Tani sa herë që t'i duhet Greqisë t'i mbyllë gojën kujdo që prek "Çështjen çame" do t'i referoihet Ligjit të luftës.

Në prag të Vitit të ri 2003 në Shqipëri bëri një vizitë zyrtare një zëvendës ministër i mbrojtjes i Greqisë. Ai nënshkroi bashkë me zëvendës-ministrin e mbrojtjes të Shqipërisë, minoritarin grekofon Pavli Zëri, një marrëveshje për ta vënë në dispozicion të Greqisë bazën ushtarako-detare në Bisht-Pallë, në veri të Durrësit. Një grek e një greqishtfolës nënshkruan një marrëveshje midis Greqisë e Shqipërisë që Greqia të ngulet ushtarakisht në territorin shqiptar edhe më në veri se lumi Shkumbin, ku gjoja grekët kishn caktuar kufirin maksimal të pretendimeve të tyre aneksioniste në kurriz të Shqipërisë. Për këtë nuk ka nevojë për më shumë koment që të kuptohet përse u bë.

Por, ai zëvendës ministri grek i mbrojtjes në konferencën e shtypit që dha bashkë me kolegun grekofon që përfaqësonte Shqipërinë me shumë fodullëk deklaroi se "Ligji i luftës" do të mbetet kështu siç është dhe shqiptarët nuk duhet ta ngrenë më çështjen e heqjes së tij. Me mënyrën si foli greku konfirmoi se vendimi i qeverisë greke i vitit 1987, që është paraqitur për shumë kohë në Shqipëri si heqie e Ligjit të luftës, nuk e ka hequr këtë ligj. Me një përçmin inatçor për shqetësimet shqiptare zëvendës-ministri grek i mbrojtjes u shpreh se ky ligj, pavarësisht se mbahet në fuqi nga grekët, qenka tashmë i kapërcyer nga zhvillimet midis dy vendve, sepse qeveritarët e të dy palëve kanë gjetur mënyra për të mos penguar për shkak të tij zhvillimin e marrëdhënieve. Kjo është njësoj si të thuash se pala shqiptare ka pranuar pa bërë llafe ato që ka dashur Greqia, pavarësisht se kjo mban në fuqi këtë ligj. Dhe kështu ka ndodhur në fakt. Kurse ato që duan shqiptarët e nuk i do Greqia janë penguar e do të pengohen në bazë të këtij ligji.

Arroganca greke në këtë rast u ngjit në një nivel të ri. Zëvendës-ministri grek praktikisht u tha shqiptarëve : ju mos e zini më në gojë këtë ligj se e di vet Greqia kur duhet zbatuar e kur duhet lënë në heshtje, kur duhet përmendur e kur jo.Greku po i thoshte paraprakisht Ilir Metës që gjatë viztës që do të bënte në Athinë me 6 janar 2003 dhe vizitës që do t'i kthejë homologu grek Papandreu pas një jave nuk duhej ta zinte me gojë Ligjin e luftës.

Më 9 dhjetor 2002 në gazetën "Panorama" në Tiranë është botuar një pjesë nga ditari i Enver Hoxhës i datës 23 qershor 1983 lidhur me marrëdhëniet me Greqinë. Enver Hoxha bisedon me ministrin e jashtëm pas një provokacioni të bërë kundër ambasadës shqiptare në Athinë. Enver Hoxha udhëzon ministrin e jashtëm që në notën e protestës për provokacionin " të përmendet çështja embajtjes në fuqi të ligjit absurd të luftës, që prej 40 vitesh, ligj i cili nxit pasionet e shovinizmit grek të veprojë me fjalë , me bomba, me kërcënime lufte kundër Shqipërisë. Pas " ngrohjes së madhe" të marëdhëieve greko -shqiptare në vitet 1984 e në vazhdim grekët sajuan mashtrimin se e kishin hequr ligjin e luftës në vitin 1987. Pushtetarët shqiptarë u lumturuan nga kjo dhe mashtruan për shumë kohë shqiptarët që të zbukuronion politikën greke.

Kjo lojë vazhdoi edhe në vitet kur Shqipëria u qeveris nga PD, nga presidenti Berisha e kryeministri Aleksandër Meksi, një bir oficeri të ushtrisë greke. Për të qartësuar zyrtarisht këtë gjendje, në maj të vitit 1994 shfrytëzova cilësinë time si deputet dhe kërkova interpelancë parlamentare me ministrin e jashtëm Alfred Serreqi. Para se të paraqitej ministri në seancë parlamentare ndërhyri publikisht ambasada e Greqisë në Tiranë nëpëmjet një "sqarimi" nga këshilltari Failadhis, i cili me disa formulime të mjegulluara e linte të paqartë punën, por i rekomandonte ministrit të jashtëm të Shqipërisë të deklartonte se ligji i luftës ishte hequr. Alfred Serreqi bëri pikërisht kështu, deklaroi në parlament se ishte hequr Ligji i luftës. Pas përgjigjes së Serreqit kam theksuar se nuk ishte ashtu dhe se diplomati gek duhej shpallur non-grta se kishte ndëhyrë në një inmtepelamcë parlamentarre të Shqipërisëe. Natyrisht qeveria e kryesuar nga Aleksandër Meksi, biri i një ish-ofeiceri grek, nuk mund ta mbronte dinjitetin e shtetit shqiptar.

Pas gati 10 vitesh në parlamentin shqiptar për të njëjtën çështje të Ligjit të luftës u paraqit zëvendës-kryeministri dhe ministri i jahstëm , Ilir Meta, i cili ndryshe nga Serreqi pohoi se Ligji i luftës ishte në fuqi. Ja çfarë marifetesh të pështira kanë ndodhur në diplomacinë shqiptare. Kur donin grekët të mohohej ekzistenca e Ligjit të luftës ministri i jashtëm Serreqi në emër të "qeverisë demokratike" shqiptare e bënte këtë. Kur deshën grekët të pohohet ekzistenca e Ligjit të luftës, madje të lidhej ky ligj me "Çështjen çame" ministri i jashtëm Ilir Meta në emër të qeverisë socialiste e bëri këtë. Si t'i quajmë këta pushtetarë e diplomatë?! Atdhetarë e politikanë të përgjegjshëm kurrsesi nuk bën t'i quajmë. Si t'i quajmë qeveritë shqiptare që njëra pas tjetrës puniste, demokratike, socialiste kanë gëlltitur rrenat greke, i kanë ripërtypur për vet si lopë pa dhëmbë këto rrena dhe pastaj i kanë lëshuar si bajga politike e diplomatike në publik për të mashtruar opinionin shqiptyar?! Meritojnë të quhen qeveri antikombëtare dhe sharlatane.

Për 25 vjet me radhë Greqia, deri në vitin 1970, Greqia u soll me një arrogancë të skajshme ndaj shtetit shqiptar dhe në kuadër të Ligjit për gjendjen e luftës nuk vendosi as marrëdhënie diplomatike dhe bëri gjithë poshtërsitë e mundshme ndaj Shqipërisë. Kur isha ende diplomat i ri bashkë me një koleg më me përvojë udhëtonim nga Kajro në Romë, në vitin 1969 dhe na takoi të futeshim për një orë në sallën e tranzitit të aeroportit të Athinës. Ishim të kujdesshëm të mos flisnim shqip me njëri tjetrin , sepse dhe në sallën e tranzitit rrezikonim të ishim objekt provokimesh greke. Ishim në territorin e një shteti armik me të cilin vendi ynë ishte zyrtarisht në gjendje lufte. Kurse tani vendi ynë është shesh i gjithfarë veprimtarishë greke, duke përfshirë edhe praninë pushtuese ushtarake. Dhe përsëri Shqipëria është në gjendje lufte me Greqinë, ndonëse grekët na thonë se kjo është miqësia më e mirë që mund të kemi. Ka 30 vite që grekët e përdorin heqien e Ligjit të luftës si karrem për të zënë në grep peshqit që drejtojnë pushtetin në Tiranë.

Për këtë marrëzi e fëlliqësi diplomatike hesht dhe Europa e kulturuar dhe e qytetëruar. Nuk turpërohet Bashkimi Europian që një anëtar i tij krijopn të tilla paradokse politike e diplomatike. Nuk shqetësohet Havier Solana që është shefi diplomatik i Bashkimit Europain dhe lëshon gjithandej receta për gjellë të shishme diplomatike. Por turpi më i madh është i atyre që quhen pushtetraë e diplomatë shqiptarë që nuk bëjnë asgjë për të vënë para turpit publik edhe këtë Europë cinike.

Në ditët e para të vitit 2003 shefat e diplomacive të Shqipërisë e të Greqisë do të shkëmbejnë vizita shumë miqësore në Tiranë e në Athinë. Do të ngrejnë dolli për mrekullitë që ka sjellë Ligji i luftës në marrëdhëniet midis dy vendeve. Grekët do të festojnë edhe një herë arrogancën e tyre, ndërsa shqiptarët kapitullimin dhe debelimin para pushtuesit. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe kur ka qenë dhe është ashtu siç i deklaronte Azem Hajdari revistës turke "Tempo" më 5 gusht 1998 "Qeverinë shqiptare e drejtojnë oficerët e Greqisë". Njerëzit e Greqisë, civilë e ushtarakë, drejtojnë edhe politikën shqiptare në përgjithësi, edhe ekonominë shqiptare të kolonizuar, edhe kulturën shqiptare të sakatuar, edhe kishën shqiptare ordodokse të uzurpuar, edhe të gjitha sferat më vitale për një jetë kombëtare shtetërore të pavarur.



6. 1. 2003 Abdi Baleta






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
VERISSHQIPO

Postuar mė 9-1-2003 nė 19:23 Edit Post Reply With Quote
Paturpesia e grekeve

Si fillim dua te shpre solidaritetin tim me mendimin tuaj.
Si te mos mungonte kjo por greket kane paturpesine te rihapin problemine jugut te shqiperise.Nje euro parlamentar grek qe i harova emrin i shkruan komisionerit Paten ne lidhje me gjendjen e minoritet grek ne shqiperi dhe ankohet per mos zbatimin e konventes te korfuzit.
Greket hapin gojen per nje vorio epir te shpikur kurse qeveria jone e "dashur" nuk thote asgje per problenin e tokave çame dhe te pronave te shqipetareve te jugut te konfiskuara 60 vjet me pare ne baze te ketij ligji nga qeveria greke pa te drejte.
A moj Shqiperi e mjera Shqiperi........

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar mė 9-1-2003 nė 19:25 Edit Post Reply With Quote
Inderuar Anton pershendetje

Letra drejtuar presidentit te Shqiperise duhet zgjeruar edhe pak ne kuptimin qe edhe kryeministri shqiptar Ali Pashe Tepelena, me falni Fatos Nano duhet shkarkuar nga posti i tij per mosparaqitje ne detyre(shkurt dezertim).
Vete kryeministri shqiptar i Greqise qendroi pereth dy jave ne Greqi dhe cdo detyre e kryente nepermjet celularit te tij.
Ne nje shtet perendimor edhe pastrues i rendomte te jesh, po te mos paraqitesh ne pune diten e pare rrezikon punen, diten e dyte je i larguar.
Keto gjera qe po ndodhin ne Shqiperi jane per te qare dhe per te qeshur.
Prandaj zoti Ashta deshiroja qe ne peticionin tend qe do ti dergosh presidentit te Shqiperise, ti shprehesh gjithashtu edhe problemet imediate qeveritare gjithashtu duke i kujtuar presidentit kompetencat qe ka.
Dua te behem gjithashtu edhe une nenshkrues i peticionit qe do ti dergosh presidentit shqiptar Alfred Moisiu.
Te fala Aleks Lleshi.
Jemi vetem disa shqiptare atdhetare qe deshirojme te miren e Shqiperise por tashme po shtohemi dita dites per te miren tone.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 9-1-2003 nė 19:46 Edit Post Reply With Quote
A mund ti bashkohet dhe nje Kosovare?

Pershendetje te gjithve posaqerrisht ty Anton,nese ka mundsi fte dhe emrin tim aty,edhe un plotsisht jam dakort me keto qe i dergon presidentit.

A ka turp apo tradhti me te madhe qe po i ben kjo qeveri Atdheut e kombit ton,deri sot nuk kam degjuar!!!


Ju pershendet Blerim Kosovari.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-3-2003 nė 08:46 Edit Post Reply With Quote
Shtese

I nderuar zoti President,

sapo lexova kete lajm:

"Studentet ushtarake shqiptare dhe ata qe studiojne ne Kolegjin Amerikn te Nju Jorkut ne Greqi, jane takuar me ambasadorin tone atje, Bashkim Zeneli. Ne kete takim merrnin pjese studente shqiptare qe studiojne ne shkollat e larta ushtarake te Forcave Tokesore, te Forcave Ajrore, te Forcave Detare si dhe ne ate te Infermierise."


Dhe po ju pyes hapur:

Mos jemi cmendur perfundimisht ne shqiptaret?

Si mundet qe oficeret tane te ardhshem te shkollohen ne shkollat ushtarake greke?

Per mua absurditeti eshte i pafund.

Greket nje shtet qe ka ligjin e luftes akoma ne fuqi me RSH paguajne bursa dhe shkollojne oficeret e shtetit me te cilit jane ne lufte!?

Kjo duket idiotsi e grekve, por ne fakt ky eshte nje investim i perkryer i tyre.
Nje mundesi me te perkryer per te rekrutuar agjente te cilet shkojne e behen oficere te ushtrise te shtetit tjeter, besoj nuk ka pasur e nuk do te kete kurre ne historine boterore.

Mire greket po ne shqiptaret jemi cmendur perfundimisht?

I nderuar zoti President,

ju jeni ushtarak e bir ushtaraku, une rezervisti i ushtrise shqiptare keto veprime i shof ne kundershtim te plote me kushtetuten e shtetit dhe si nje tradheti kombetare,

nderime

Anton Ashta





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kalemi

Postuar mė 2-4-2003 nė 12:13 Edit Post Reply With Quote
Kjo fytyre mund te rrezatoje gjithcka vec inteligjences.

kalemi ka atashuar kėtė imazh:

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
shkodrani

Postuar mė 8-4-2003 nė 09:50 Edit Post Reply With Quote
Luft pėr ēlirimin e ēamėrisė

e vetmja mnyrë për me e përballë invazionin politiko- ekonomik grek në Shqipni asht me vra njato qi e kanë leju dhe ndihmu, tue fillu me Nanon dhe tue mbaru me Berishën!
Edhe n' zhedhjet e ardhshme votoni legalitetin!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-4-2003 nė 10:14 Edit Post Reply With Quote
I dashtun te ishte aq lehte zgjidhja e problemit.

Na nuk po jena te zot me u bashku 10 vete e me ndihmu me buke njerezit tone.

A e din ti se ne RSH paska tre parti legaliteti?
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1678

Mos prito me shkruj anton@edsh.org





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2742398 sekonda, 39 pyetje