Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Ruajtja e tėrėsisė territoriale tė Kosovės
blerim vokshi

Postuar mė 9-1-2003 nė 18:13 Edit Post Reply With Quote
Ruajtja e tėrėsisė territoriale tė Kosovės

Teksti i plotë i Rezolutës për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës


Kuvendi i Kosovës
Komisioni për çështje gjyqësore, legjislative dhe të Kornizës Kushtetuese
Komisioni për bashkëpunim ndërkombëtar

Kuvendi i Kosovës, si organi më i lartë përfaqësues e ligjvënës i vetëqeverisjes së përkohshme në Kosovë, i dalë nga vota e lirë e popullit të Kosovës më 17 nëntor 2001:
I shqetësuar thellë me aktin e cenimit të tërësisë territoriale të Kosovës, si rezultat i Marrëveshjes së 21 janarit 2001 midis përfaqësuesve të të ashtuquajturës RFJ dhe përfaqësuesve të ish-republikës jugosllave të Maqedonisë për ndryshimin e kufirit të Kosovës;

Duke vërejtur ndërhyrjet e Serbisë me qëllim të ndryshimit të kufijve të Kosovës në territorin e komunës së Gjilanit dhe në territorin e komunës së Dardanës;
I brengosur për mosushtrimin e kompetencave të organeve të vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës në komunat veriore të Kosovës dhe mosushtrimin e përgjegjësive të UNMIK-ut në këto pjesë të territorit të Kosovës dhe duke vërejtur ndërhyrjen e vazhdueshme të Beogradit në punët e brendshme të Kosovës nëpërmjet krijimit të strukturave paralele dhe të enklavave të minoriteteve edhe nëpërmjet të përdorimit të dhunës kundër institucioneve ndërkombëtare në Kosovë;
Dhe, duke përkujtuar:
Mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që me Rezolutën 1244 vuri Administrimin ndërkombëtar mbi gjithë territorin e Kosovës si territor unik e të pandashëm, me qëllim të ngritjes dhe të zhvillimit të institucioneve të vetëqeverisjes së përkohshme, si parakushte për zgjidhjen përfundimtare të statusit të saj politik;
Faktin se ndërhyrja ushtarake në Kosovë e forcave ndërkombëtare, si dhe vendosja e Administrimit ndërkombëtar në Kosovë u bë në pajtim me Kreun VII të Kartës së OKB-së për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon;
Faktin se përmes Rezolutës 1244, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ngarkoi praninë ndërkombëtare të sigurisë që të ushtrojë ndër të tjera funksionet që lidhen me mbikëqyrjen e kufijve (par.9. pika g.);
Të dhënën se me nenet 1.1 dhe 1.2 të Dispozitave themelore të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, “Kosova është një entitet nën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar, që me popullin e vet ka atributet unike historike, juridike, kulturore dhe gjyqësore” dhe se “Kosova është një territor i pandashëm anembanë të të cilit ushtrojnë përgjegjësitë e tyre institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes”;
Duke theksuar faktin se Rregullorja 2000/45 për Vëqeverisjen e komunave të Kosovës në nenin 2, pika 2.5 shprehimisht përcakton se “ndryshimi i kufijve të komunavee bëhet vetëm nga Pushteti Qendror dhe vetëm pas konsultimit paraprak me komunat përkatëse”;
Duke njohur se tërësia territoriale e Kosovës si unike e pandashme dhe e patjetërsueshme, në asnjë fazë të zhvillimit të saj juridik kushtetues e politik nuk ka mundur të cenohet e as të ndryshohet pa pëlqimin e popullit të saj dhe të institucioneve që kanë vepruar në të, mbështetur në aktet më të larta të saja juridike – kushtetuese;
Dhe, duke nënvizuar se marrëveshja e përmendur më parë dhe veprimet e ngjashme që kanë për qëllim cenimin e tërësisë territoriale të Kosovës, pareqesin rrezik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon;

Kuvendi i Kosovës, pas një debati të gjerë, duke u mbështetur në nein 1, pika 1.2 dhe Kreun 9, pjesa 9.1.1. të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme të Kosovës, në mbledhjen e vet të mbajtur më 23.05.2002, miraton këtë:



R e z o l u t ë


1. Kuvendi i Kosovës thekson se tërësia territoriale e Kosovës është një dhe e pandashme. Kufijtë e Kosovës janë të padryshueshëm.

2. Kuvendi i Kosovës e konsideron të papranueshme çdo marrëveshje jashtë vullnetit të popullit të Kosovës e të institucioneve të saj që cenon kufijtë e Kosovës.

3. Kuvendi i Kosovës kërkon që PSSP, OKB, UNMIK-u dhe KFOR-i të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

4. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, KFOR-i dhe Policia Ndërkombëtare që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre edhe në pjesën veriore të Kosovës dhe të marrin masa të menjëhershme për heqjen e pengesave dhe për qarkullimin e lirë të qytetarëve.

5. Kuvendi obligon institucionet e Kosovës që të ushtrojnë pushtetin e tyre në gjithë Kosovën.

6. Kuvendi i Kosovës e deklaron të papranueshme Marrëveshjen midis RFJ-së dhe IRJM-së të datës 21.01.2001 dhe nuk i pranon efektet e saj;

7. Kuvendi i Kosovës nuk e pranon Marrëveshjen Hakerup – Çoviq të datës 05.121.2001, si dhe çdo marrëveshje tjetër pa pëlqimin e popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj;

8. Kuvendi i Kosovës i deklaron të paligjshme të gjitha strukturat dhe mekanizmat paralele në komunat veriore të Kosovës dhe në pjesët tjera të territorit të saj dhe kërkon shpërbërjen e tyre të menjëhershme;

9. Kuvendi i Kosovës kërkon nga PSSP dhe KFOR-i që bashkë me institucionet e Kosovës të marrin masa të nevojshme për të krijuar sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në territorin e saj;

10. Kuvendi i Kosovës do të bashkëpunojë me institucionet ndërkombëtare për ndërtimin e demokracisë në Kosovë, duke promovuar dhe respektuar sundimin e ligjit dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të komuniteteve.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-1-2005 nė 12:20 Edit Post Reply With Quote
Dhe sot na vjedhin toke sllavet!

Rugova: Nuk njohim marrëveshjen Serbi-Maqedoni për kufirin


Shekulli

Kosova nuk e njeh marrëveshjen mes Serbisë-Malit te Zi dhe Maqedonisë lidhur me përcaktimin e vijës kufitare me Kosovën. Kështu ka deklaruar dje presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, - një deklaratë kjo që ka nxitur reagimin e menjëhershëm të presidentit maqedonas. Deklarata e Rugovës bëhet në një kohë kur autoritetet e Beogradit dhe të Shkupit kanë njoftuar se do të përcaktojnë këtë vit vendosjen e kufirit, pikat e të cilit tashmë ekzistojnë në një marrëveshje të fshehtë që është bërë mes dy qeverive, asaj serbe dhe asaj maqedonase. Rugova madje në deklaratën e tij kërkoi që qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Prishtinës të bisedojnë lidhur me këtë çështje.
Por pas kësaj deklarate kryetari i Maqedonisë, Branko Cervenkovski, ka reaguar ashpër duke e kundërshtuar qëndrimin e Rugovës, lidhur me marrëveshjen Beograd-Shkup për përcaktimin e kufirit, Kosovë-Maqedoni. “Marrëveshja midis Maqedonisë dhe Serbisë e Malit të Zi për kufirin është e verifikuar ndërkombëtarisht, ndaj deklarata e Rugovës është dhënë vetëm për qëllime të caktuara politike dhe nuk do të ndikojë në shënimin e vijës kufitare në pjesën veriore të Maqedonisë”, -tha Cervenkosvki.
Marrëveshja
Marrëveshja në fjalë është firmosur mes përfaqësuesve të qeverisë serbe, në emrin e Vojislvav Koshtunicës dhe nga përfaqësuesit e qeverisë maqedonase, nën emrin e Boris Trajkovskit, më 23 shkurt të vitit 2001. Aty përcaktohen të detajuar kufijtë e rinj mes dy vendeve. Më pas, kjo marrëveshje është ratifikuar nga Parlamenti maqedonas, edhe nga partia e shqiptarëve të Arbën Xhaferrit (PDSH). Por ky akt ka zemëruar shumë shqiptarët e Kosovës, pasi qeveria e Kosovës nuk është pyetur fare për caktimin e kufirit. Kjo pasi Kosova konsiderohet ende pjesë e Serbisë pra jo një vend i pavarur, dhe marrëveshja për kufijtë mund të nënshkruhet vetëm mes dy shteteve të pavarura. Por në këtë marrëveshje nuk është ftuar as ndonjë përfaqësues i UNMIK-ut, organi qeverisës i Kosovës, (në 2001). Maja e Lubotenit është vendosur pjesë ndarëse mes kufirit të Kosovës dhe Maqedonisë, ndërkohë që kjo zonë ka qenë e shqiptarëve. Sipas zyrtarëve lokalë kosovarë, flitet për 2500 ha tokë që në bazë të kësaj marrëveshjeje të re, i janë marrë Kosovës dhe i kanë kaluar Maqedonisë. Për këtë çështje, deri tani, komuniteti ndërkombëtar ka heshtur.



15/01/2005
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-1-2005 nė 12:40 Edit Post Reply With Quote
Po RSH cfare qendrimi ka mbajtur?

Ku eshte ai argumenti i "famshem" nuk ka ndryshim kufinjsh?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-9-2005 nė 19:06 Edit Post Reply With Quote
Grupi i Krizave propozon emërimin e një komisioneri të posaçëm për Mitrovicën

13-09-2005



Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka nxjerrë sot një raport, ku propozon rrugët për zgjidhjen e situatës në Mitrovicë, si domosdoshmëri për ecurinë e procesit të statusit përfundimtar të Kosovës. Grupi i Krizave thotë se integriteti teritorial ësthë politika e duhur për Mitrovicën, pasi ndarja e saj do të sillte më shumë tensione në Kosovë dhe mungesë stabiliteti gjetkë në Ballkan.

Një nga propozimet që bie më shumë në sy është ai për emërimin e një Komisioneri të posaçëm për Mitrovicën, gjatë periudhës së përcaktimit të statusit, në rangun e zëvendësit të përfaqësuesit të Sekratarit të Përgjithshëm të OKB-së. Grupi i Krizave thotë se UNMIK-u dhe KFOR-i duhet të rimarrin në dorë gjendjen në veri të lumit Ibër, nën drejtimin e komisionerit.

Po ashtu në raport thuhet se stacionet e paligjshme policore të Beogradit duhet të hiqen nga veriu i Kosovës. Për të siguruar integritetin territorial, por pa ngjallur frikë mes serbëve se nuk do të kenë asnjë lloj pushteti mbi jetën e tyre, grupi propozon vendosjen e dy ose tre ministrive në Mitrovicë, në vend që të jenë në Prishtinë dhe madje mbase edhe Gjykatën e Lartë.

Po ashtu sugjerohet një stacion televiziv kombëtar në gjuhën serbe, si edhe disa elementë të qeverisjes qendrore të Kosovës, si për shembull qendra e sistemit arsimor, shëndetësor dhe shërbimesh të tjera sociale për të gjithë serbët e Kosovës.

Grupi i Krizave thotë se si komuniteti ndërkombëtar, ashtu edhe qeveria e Kosovës duhet të synojnë bashkëpunimin e qeverisë serbe në këtë drejtim. Ideja është që pa marrë një status zyrtar si një njësi më vete, veriut serb i Mitrovicës i duhet dhënë në thelb një status autonomie.

Shqiptarët, thuhet në raport duhen bindur që mbështetja për këto nisma, do të lehtësonte presionin për ndarjen tek lumi i Ibrit.

Grupi i Krizave, që e bën të qartë se preferon që rezultati përfundimtar të jetë një pavarësi funksionale me kushte për Kosovën, thekson gjithsesi se mos-ndarja e Kosovës nuk mund të realizohet vetvetiu.

Dhe duke pasur parasysh pikërisht një gjë të tillë, duket se Grupi i Krizave në thelb propozon shndërrimin e Mitrovicës në qytetin e dytë më të rëndësishëm zyrtar të Kosovës, pas Prishtinës dhe veriun e tij të banuar me serbë, kryeqendrën administrative të gjithë serbëve të Kosovës.

http://www.voanews.com/albanian/2005-09-13-voa3.cfm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2876551 sekonda, 28 pyetje