Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]

Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Provokohet Himara
lgjoka

Postuar mė 12-1-2003 nė 05:41 Edit Post Reply With Quote
Provokohet Himara

Provokohet Himara
Ndricim Nero. Organizata himariote "HXEIMAPPA" (HIMARA) e krijuar rreth 11 vjet me pare me financimin e silogjeve shoviniste greke, ka hequr dore prej kohesh nga perfitimi i lavatriceve, frigorifereve dhe pensioneve ne kembim te veprimtarise se saj antishqiptare. Te deklaruar si bije te Elades se vjeter, anateret grekofone te kesaj organizate shoviniste, kane shfaqur hapur deshirat e ndezura per Autonomi te krahines duke pagezuar madje edhe fshatrat e rivieres shqiptare me emra te grekezuar si ne rastin e Piqerasit

(Piqerni), Lukoves (Lukovo) etj. Kjo duket qarte ne nje kalendar te shperndare "inkonjito" keto ditet e fundit, pasi eshte botuar me pare ne Athine nga shoqata e guximshme qe kerkon celjen e shkollave ne Himare, Nivice, Vuno, Pilur, Qeparo, Lukove, Dhermi, Piqeras, Kudhes etj. Kalendari eshte futur ne Shqiperi me 29 dhjetor ne parti te vogla per t'i shpetuar syrit te kontrolloreve doganore shqiptare te Kakavijes. Ne faqet e kalendarit te shkruar ne greqisht jepen pamje nga fshatrat e perles bregdetare te jugut te Shqiperise te shkruara ne greqisht dhe ndoshta provokimi kombetar deri ketu do te ishte i pertypshem nese ne faqen e pare dhe dy te fundit nuk do te paraqiteshin haptas qellimet e shoqates himariote (mbase duhet gjendur nje term tjeter ne vend te fjales "himariote", pasi keshtu fyet popullata shqiptare e Himares) per Autonomi. Ne faqen e pare te kalendarit jepet nje foto luftetari "adartes" ne greq.) me arme ne dore si simbolike e mjeteve per arritjen e qellimit historik te krahines. Ne faqen e parafundit prezantohet nje pjese e aktiviteteve me te rendesishme te shoqates, numri i pare i gazetes Himara, nje proteste e 15 himarioteve (?!) ne janar te vitit 2002 gjate vizites se atehershme te kryeministrit shqiptar ne Athine. Ne foton e protestes bien ne sy nje grup femijesh qe mbajne ne dore secili emrin e fshatrave te rivieres shqiptare, ndersa pas baballaret e tyre kane nxjerre nga sepetet nje pankarte ku shkruhet "Larg duart nga pronat tona", "Shkolle greke tani". Fotoja i ngjan me se shumti nje fotografie familjare te nje tufe banoresh qe nje zot e di se kujt etnie i perkasin. Femijet e pafajshem nuk e dine se ne Greqi baballaret e tyre i kane cuar per nje jete me te mire si qindra mijera shqiptare te shperndar- - te pas renies se komunizmit. Ata nuk e dine se askush nuk i ka ndjekur nga Shqiperia per shkak te mohimit te se drejtes se arsimimit ne gjuhen greke dhe as qe e shkojne nder mend (s'ka se si) se per pakicen greke ne Shqiperi mbahen ne kembe shkolla me tre nxenes e 15 mesues. Ata nuk e dine dhe s'kane per ta marre vesh kurre se Manolet apo Thanaset qe i kane ngarkur me parrulla ne duar vijne nga Bilalet dhe Agronet e tyre te lene pas nga ligjet e jetes se tokesoreve. Ndoshta te rritur ne nje mjedis demokratik, kur te rriten ata me siguri do t'i shohin me cudi baballaret e tyre dhe do ta ken- te veshtire ta kuptojne domethenien e nje fotoje te tille propagandistike. Mbase do te qeshin me ta sikurnder beri Komisineri i Parlamentit Europian per Ceshtjet e Jashtme Chriss Patten me nje leter qe i adresohej atij nga nje parlamentar grek per njohjen dhe zbatimin e Traktatit te Korfuzit. "Ne e njohim Traktatin e Korfuzit sikunder njohim edhe standartet e respektimit te pakices greke ne Shqiperi", ka qene pergjigjja ironike e z.Patten per europianin e paeuropianizuar grek ne lidhje me kete ceshtje duke i kujtuar me qetesi si nje mesues i duruar se "Bashkimi Europian respekton konventat e Keshillit te Europes".

Ne nje foto tjeter te kalendarit tregohen pamje nga dy police dhe nje civil shqiptar te provokuar nga dy himariote gjate zgjedhjeve te fundit lokale. Ajo qe te bie ne sy eshte se guximi i himariotit per te shkelur ligjin zgjedhor shqiptar rrjedh nga inskenimi i marrjes se nje fotoje nga kushedi cili fotograf i fshehur pas ndonje hendeku per kete qellim. Tek faqja e fotografive historike jepen disa foto ku u behet jehone trimerive himariote gjate kohes se ndritur te Autonomise. Simbolika e tyre eshte e qarte: Liria fitohet me gjak! Shoqata eshte nje grup individesh qe i lidh nje interes i perbashket. Ne kete kendveshtrim askush nuk mund ta ndaloje krijimin e shoqates "Himara" dhe aktivitetin e saj per realizinim e nje endrre cilado qofte ajo, sikunder eshte ne kete rast aspirata per Autonomi e Krahines se Himares. Por ne momentin kur predikohen rruge te dhunshme atehere i takon shtetit shqiptar madje edhe atij grek te ndermarre deri edhe raprezalje te dhunshme per hir te paqes sociale respektimit te kodeve shpirterore te nje popullate. Nese shperndaresit e ketij kalendari do te guxonin te ngjiteshin deri ne Pilur, Kudhes, Qeparo apo gjetke pergjate rivieres shqiptare, incidentet veshtire se do te mungonin ne nje rast te tille. Askush nuk i detyron keta individe te duan Shqiperine, te flasin ne greqisht dhe t'i sherbejne Greqise, por askush nuk mund t'i lejoje ata te fyejne ndjenjen e nje popullate te tere dhe te propagandojne "incognito" endrren e tyre me forma te dhunshme. Ketu endrra e tyre detyrimisht behet e rrezikshme. Le te mbetet ne Athine si relike e nje mentaliteti ne perendim, ne vendin ku ata mendojne te ngrysin ditet e tyre me pensionet e dyshimta te taksapaguesit te painformuar grek. Ajo qe po ndodh me shoqaten "Himara" i ngjan pak a shume historise se atij ushtarit japonez te harruar ne nje ishull disa vite me vone kur kishte mbaruar Lufta e Dyte Boterore. I shkreti nuk e dinte se amerikanet ishin bere miq me japonezet dhe ne keto kushte nuk kishte sesi t'i shpetonte depresionit psikik. Edhe z.Gage (Gaxojanis) ka nxituar te dale nga llogorja per te kapur oren qe i ka mbetur prej kohesh mbrapa, teksa ndermori ate vizite te perfolur ne kryeqytetin shqiptar. Sic duket ende shume indivie edhe ne rradhet e pakices greke ne Gjirokaster, apo himariote te helenizuar, nuk kane arritur ende te kuptojne ndryshimin. Kjo eshte per te ardhur pak keq.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
burimuji

Postuar mė 1-9-2004 nė 12:45 Edit Post Reply With Quote
Shekulli, 01/09/2004 KATEGORIA: Ekonomi

Biznesmenët e Himarës: Bollano po na falimenton
Leter e hapur drejtuar:

Presidentit te Republikes, z. Alfred Moisiu;
Kryeministrit, Fatos Nano;
Ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi;
Ministrit te Puneve Publike dhe Turizmit, Bashkim Fino;
Drejtorit te Policise se Ndertimit, Mark Nikolli;
Prefektit te Vlores, Bashkim Habili;
Drejtorit te Policise se Ndertimit Vlore, Xhezair Myftari

Biznesmenet e Himares jane te shqetesuar per shumicen e shoqerive te ndertimit dhe te tregetimit te materialeve te ndertimit sepse ndodhen ne prag te falimentimit si pasoje e politikes revanshiste te krybashkiakut Vasil Bollano. Omonisti Bollano sapo erdhi ne fuqi pezulloi arbitrarisht pa baza ligjore te gjitha lejet e ndertimit te dhena nga kryetari i bashkise se mepareshme socialisti Viktor MATO.

Revanshizmi i tij i bazuar mbi motive nacionale politike eshte akoma me i eger mbi ato shoqeri qe nuk i ka bllokuar dot ende. Inati i tij po ben qe kapitalet e tyre te vogla ose te medha, te cilat jane ne dispozicion te ndertimit te Himares, nga dita ne diten te kalben dhe te vjeterohen. Duke shfrytezuar mundesit qe i jep kolltuku, dhe nje dore servilash te diskretituar publikisht dhe te emeruar rishtazi prej tij, ky person ka keq-informuar qeverine dhe autoritetet nderkombetare per mbeshtetjen e tyre ne realizimin e ambicieve te tij primitive. Menyra me te cilen qeveris Bollano ne Himare jo vetem qe po asfikson jeten ne pergjithesi por ka shtruar akoma terren per spekullantet bashkiake per te rrjepur popullin per gjoja plotesim dokumentacioni per leje ndertimi apo sherbime te tjera.

Na vjen keq kur shikojme Kontrollin e Larte te Shtetit duke matur me litar rruget e ndertuara ne kohen e krybashkiakut te meparshem ne vitet 2000- 2003. Nuk e kuptojne se kur do te vine per te kontrolluar objektet e ndertuara ne kohen e Bollanos nuk do te bejne asgje tjeter perveçse plazh. Kjo pasi gjate kesaj kohe nuk eshte ndertuar as edhe nje objekt nga Bashkia Himare.

Ne si qytetare dhe biznesmene te ketij vendi nuk na intereson fare zhvendosja e rolit te bashkise se tanishme ne prokurore ose gjykates te bashkise se meparshme. Keto qendrime jane vetem shprehje e paaftesisë se bashkisë se re per te menaxhuar e çuar përpara perspektiven e vendit. Eshte e pafalshme qe ne biznesmene te kthyer nga kurbeti te ngreme rraqet ne krah dhe te marrim serish rrugen e emigrimit pasi te kemi falimentuar ne qytetin tone.

Himara si nje nga krahinat me te emancipuara te Shqiperis nuk i pertyp dot qendrimet autoritare dhe perçarese te këtij kryebashkiaku të paarsimuar. Per ta zgjidhur kete situate ne nuk mund te presim votime te reja pas dy vjetesh por kerkojme angazhimin e shtetit dhe te qeverise per te disiplinuar kete pushtetar te papergjegjshem per vijueshmerine e pushtetit dhe qeverisjen sipas standarteve demokratike.

KY DOKUMENT U PERPILUA NGA BIZNESMENET E HIMARES TE PERFAQESUAR NGA SHOQATA E “BIZNESIT HIMARE” DHE NGA SHOQERITE E MEPOSHTME:

FLORIDA sh.p.k Himare
SKLERO sh.p.k Himare
ALFA sh.p.k Himare
PLANET X filiali Himare
EKLIPS sh.p.k Himare
PRIARMI sh.p.k Himare
P&S sh.p.k Himare

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 1-9-2004 nė 17:21 Edit Post Reply With Quote
Nuk e di pse hesht Berisha per provokimet ne Himare.....!Ky Bollano eshte frut i bashkepunimit PD-PBDNJ,hajde flit per djathtizem te PD-se pastaj.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-9-2004 nė 20:11 Edit Post Reply With Quote
Himara nuk ka nxėnės pėr shkollė greke

Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit deklaron se në këtë zonë nuk ekziston minoriteti helen

TIRANË - A duhet të ketë shkollë greke në Himarë? Prej kohësh, Shoqata e Minoritetit Grek në Shqipëri, “OMONIA” kërkon çeljen e një shkolle në gjuhën greke në Himarë. Ky pretendim i mbështetur edhe nga Partia për të Drejtat e Njeriut është rishtruar të mërkurën në një takim mes përfaqësuesve të MASH-it dhe Komitetit Shtetëror të Minoriteteve.
Ku e bazojnë kërkesën e tyre përfaqësuesit e minoritetit dhe cili është qëndrimi i shtetit shqiptar për këtë problem? Për gazetën “Ballkan” foli dje në një intervistë të posaçme specialisti për ciklin fillor të arsimit special dhe të minoritetit, Fatmir Bezati.
-Prej sa kohësh përfaqësuesit e minorietit grek kërkojnë shkollë greke në Himarë dhe cili është qëndrimi i Ministrisë rreth këtij pretendimi?
Kërkesa nga shoqata “Omonia” dhe PBDNJ ka dy vjet radhazi që shtrohet dhe qëndrimi i ministrisë është po i njëjti. Në Himarë nuk mund të hapet asnjë lloj shkolle greke, pasi ajo nuk është zonë minoritare. Atje nuk ka nxënës minoritarë.
-Atëherë, ku e bazojnë kërkesën e tyre këto dy organizata?
Ata na sjellin lista emërore prindërish minoritarë, të cilët kërkojnë që të hapet shkollë në gjuhën e tyre, ndërkohë që duhet të na sjellin lista me emrat e nxënësve. Pasi prindërit mund të jenë minoritarë, por fëmijët e tyre nuk dihet se në ç’moshë i kanë dhe ku i kanë. Mundet t’i kenë jashtë shtetit.
-Si e keni faktuar se në Himarë nuk ka nxënës minoritarë? Nga i keni marrë këto të dhëna?
Ne kemi bërë verifikime nëpërmjet drejtorisë arsimore rajonale dhe inspektorëve tanë vitin e shkuar dhe na ka rezultuar se në Himarë nuk ka as edhe një nxënës grek. Por edhe sikur të kishte, pa u plotësuar kriteri i numrit të tyre, shkollë nuk mund të hapej. Maksimumi mund të hapej një klasë e veçantë. Mirëpo, këta nxënës s’kanë fare dhe nuk kërkojnë as klasë por shkollë!
-Sa nxënës duhet të ketë për të hapur një klasë të veçantë për pakicat dhe cilat janë kushtet për të hapur një shkollë të huaj për pakicat?
Që të hapet një klasë, duhet të ketë minimalisht 32 nxënës, sipas ligjeve tona. Ndërsa vendimi për hapjen e shkollës bëhet me miratimin e prefektit të Vlorës. Atëherë, ne jemi të detyruar ta hapim shkollën, por pasi vendimi të ketë kaluar edhe në Këshillin e Ministrave i cili ka në kompetencë hapjen e shkollave minoritare dhe fetare.
-Numri i shkollave të minoritetit, ka ardhur duke u shtuar apo duke u pakësuar në Shqipëri?
Ka ardhur duke u zvogëluar si rezultat i lëvizjes së popullsisë dhe sepse shumë shkolla janë përqëndruar, që do të thotë se 3 nxënës minoritarë të një zone shkojnë në një shkollë ku ka më shumë nxënës minoritarë. Kështu janë reduktuar klasat me 2-3 nxënës dhe, kjo, më tepër se për arsye ekonomike është bërë për të reduktuar mësuesit pa arsim përkatës, pasi në një shkollë fshati me dy –tre vetë jepte mësim një bujk që paguhej për mësues. Përqëndrimi i nxënësve minoritarë në më pak shkolla është bërë për të ngritur nivelin e mësimdhënies.
-Ka aktualisht klasa të minoritetit nën normën për ngritjen e tyre dhe nëse po, si do të veprohet?
Po, ka edhe sot raste të tilla siç është rasti i shkollës 8-vjeçare të Derviçanit, ku katër klasa të ciklit fillor kanë dy nga 9 dhe dy nga 10 nxënës. Normalisht, këto klasa duhet të bashkohen në dy të vetme e prapë, edhe atëherë do të quhej tolerancë, pasi nuk e përmbushin dot kriterin për 32 nxënës në klasë. Ky rast është në shqyrtim e sipër.
-A ka nxënës minoritarë që ndjekin shkollat shumicës?
Po, patjetër që ka sepse minoritarë ka gjithandej, ka edhe në Tiranë, por që nuk kanë ndonjë pretendim për shkollë në gjuhën mëmë. Zgjedhja e mësimit në gjuhën shqipe është një zgjedhje e lirë e tyre.
-Shkollat e minoritetit, a kanë probleme apo ankesa për tekstet shkollore?
Ky problem është zgjidhur. Komisionet e ngritura pranë DA (drejtorive arsimore) në Korçë e Gjirokastër kanë arritur të sigurojnë programet dhe tekstet në gjuhët amtare greke e maqedone, pavarësisht nga vështirësitë që ndeshen për botimin e tyre, pasi tekstet dalin me tirazh shumë të vogël dhe kosto shumë të lartë.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-10-2004 nė 10:04 Edit Post Reply With Quote
http://www.geocities.com/kdede.geo/HIMARA.html

po kjo?

Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 26-10-2004 nė 18:20 Edit Post Reply With Quote
HIMARA NĖN KĖRCĖNMIN E BIZANTIT GREKO-SERB

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Rasti i Himarës, nuk ka për pasojë mohimin e të drejtave dhe lirive të minoritet grek në Shqipëri. Gjithashtu, nuk ka për pretekst rezultatet e zgjedhjeve vendore në Shqipëri, as fërkimet ndërpartiake të PD-së dhe PS-së, por procesin e vazhdimësisë së vampirizimit direkt dhe indirekt të politikës koloniale grekomane për të shkëputur edhe Himarën sikurse Janinën dhe Çamerinë nga trungu i Shqipërisë Etnike.

Rasti i Himarës nuk është vetëm “skandal” i dy-tre ose më shumë shovinistëve grekomanë, të tipit “Sotir (Spiro) Karofano, i cili nga Prokuroria e Vlorës është zbuluar si organizatori i incidenteve të dhunshme paszgjedhore në Himarë”(“dhe vepron, duke organizuar dhe kryesuar mitingje edhe në Kosovë, kundër shkeljes së të drejtave të serbëve”(Korrieri,17/10/2003) të cilët e kanë keqpërdorur 12 Tetorin-ditën e votimit të zgjedhjeve vendore, duke brohoritur parulla antishqiptare: “Shqipëria-Al Kaida, Himara është Greqi, rroftë Greqia, Himara është e kryqit grek, valviten flamujt grekë, këndohet himni helen”(“korrieri”,16/10/2003), por është i përgatitur dhe i planifikuar në detaje nga qarqe të caktuara në Greqi. Kjo dëshmon se politika zyrtare e Greqisë asnjëherë në historinë e saj nuk ka hequr dorë nga “megalideja” për ta gllabëruar dhe jetërsuar territorin etnik shqiptar brenda kufijve të bizantit greko-serb.

Gjeneza e konfliktit greko-shqiptar daton qysh nga formimi i Ekzarhatit Bullgar (1870), kur borgjezia greke luftonte me çdo kusht, që të formonte Greqinë e Madhe. Përpos territoreve të pushtuara donte të okuponte edhe Selanikun, Kavallën dhe pjesët Jugore të Shqipërisë, të cilat për fat të keq të shqiptarëve, edhe sot gjenden edhe sot nën sundimin neokolonialist të Greqisë së “evropianizuar”. Po ashtu, edhe në Kongresin e Berlinit (1878) para se të krijohej shteti bullgar, Greqia dhe Serbia në vijimësi e kanë bashkërenduar dhe harmonizuar politikën e tyre pushtuese dhe hegjemoniste për ta copëtuar Shqipërinë Etnike, e së këndejmi edhe Ballkanin.

Edhe pse tani në erën e globalizmit të fillmshekullit XXI (pas përfundimit të luftës së ftohtë, më 1989) janë ndryshuar kushtet, rrethanat, interesat, motivacionet dhe pikëpamjet e fuqive të mëdha evropiane në dimensione ndërkombëtare, kur është fjala për fatin e Ballkanit (sikundër që ishte fati i Lindjes së Afërt dhe asaj Qendore, para dyzet vitesh), kjo nuk nënkupton (pavarësisht nga ndryshimi i aktorëve, i mjeteve dhe i interesave kompelementare dhe divergjente) se këto kanë hequr dorë nga sfera e dikurshme e interesit të tyre në Ballkan, pavarësisht nga përqafimi i doktrinës dhe i praktikës së globalizmit politiko-ekonomik dhe integrues i tyre. Në këtë prizm, duhet të vështrohet edhe harta e sotme gjeopolitike e Shqipërisë Etnike, (statusi ekzistues i Mitrovicës, i shqiptarëve në Anamoravë, në Iliridë dhe në Mal të Zi, pastrimi etnik i Çamerisë), si dhe “incidenti” provokues antishqiptar në Himarë, i shkaktuar nga grekomanët e ndërsyerë dhe të “eksportuar” nga politika zyrtare e Greqisë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

E vlen të thkesojmë faktin se, edhe pas normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë (pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, më 1990), Greqia nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë. Këtë e dokumenton edhe rasti i Organizatës greke “Omonia”, më 1994, si dhe tani, edhe rasti i Himarës, më 12 Tetor 2003. Këto dy provokime serioze, si dhe rastet e tjera brenda këtij 13-vjeçari (1990-2003), na apostrofojnë, duke na tërhqur vërejtjen e fundit, se politika as populli shqiptar nuk guxojnë të shterohen, duke u marrë me vetëvetën, dhe kundër vetëvetes (negativizëm ky, i trashëguar në shekuj nga sundimi i huaj kolonialist dhe imperialist sllav mbi kurrizin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve), duke sakrifikuar interesin e përgjithshëm nacioanl dhe shtetëror për hir të ndonjë avancimi të “biznisit personal a grupor” me grekomanët dhe me serbomëdhenjtë, nën parullën e ndonjë integrimi rajonal: “Shqipëria pa kufijë”. Kjo strategji afatgjatë, e imponuar nga gjeopolitika dhe gjeostrategjia e vjetër e Fuqive të Mëdha të Evropës, (e cila në Ballkan favorizon vetëm reliktet dhe aspiratat shekullore të hegjemonizmit serbo-grekosllav mbi shqiptarët dhe tokat shqiptare) për interesin nacional gjithëshqiptar dhe Shqipërinë, është vetëm një ëndërr e bukur e çastit, dhe iluzion afatshkurtër, sepse koncepti i Ballkanit pa kufijë nuk mund të realizohet as në shekullin XXI, sepse këtë e pengojnë dy faktorë kryesorë: Unioni i SMZ-së dhe Greqia. S’ka rëndësi, se Greqia është anëtare e BE-së, dhe Serbia e Mali i Zi, të cilat po “stërvitën” (në llogari të huaj, që para bote ta murkullojnë statusin kolonial të territoreve të ankesuara shqiptare), që të aderojnë sa më parë në “familjen” e Bashkimit Evropian(BE), por jo më vonë se deri më 2007, siç parashikojnë arkitektët dhe strategët e Bashkimit Evropian me pririje proserbe.

Kush po luan me fatin e Ballkanit?

Programi nacional shovinist grekomadh në gjysmën e dytë të shekullit XIX në vazhdimësinë historike bazohej në idenë e përtëritjes së kufijve të Bizantit, i cili edhe sot ësht i pranishëm në politikën dhe strategjinë kolonialiste pushtuese të bizantit greko-serb të Ballkanit. Mirëpo, si duket, ende për ne shqiptarët e copëtuar në katër shtete fqinje sllave, këto të dhëna relevante historike nuk janë parësore për të nxjerrë në shesh, jo vetëm shkaktarin e njëmendtë të infektimit të marrëdhënieve shqiptare-greke, por edhe të destabilizimit të paqes dhe të sigurisë në Ballkan.

Se në çfarë stadi ishte i bashkërednuar veprimi i politikës grekomane dhe asaj serbomadhe në shekuj për të pushtuar dhe kolonizuar toka të huaja, dhe për të nënshtruar popujt, pikëspari shqiptarët, provon edhe lidhja e Marrëveshjes së Greqisë me Ilia Garashanin, që kishte për objekt pushtimin e trojeve të Shqipërisë Etnike, e jo të Bullgarisë, sepse sipas Manifestit nacionalshovinist, të njohur me emrin “Naçertanie”(1844) të Garashaninit, bullgarët nuk ishin ata, të cilët i rrezikonin interesat e sllavëve në Ballkan, por vetë shqiptarët autoktonë. Obsesion patologjik ky, i politikës paranoide serbo-greke, që karakterizon edhe marrëdhëniet e sotme greko-serbo-shqiptare në Ballkan.

Po ashtu, edhe gjatë periudhës historike të luftërave ballkanike Serbia, Greqia dhe Mali Zi kanë vepruar në mënyrë të koordinuar dhe më të intensifikuar për ta copëtuar Shqipërinë Etnike. Këtë e provon edhe Deklarata (tepër sekrete) mbi Shqipërinë, si shtojcë e Traktatit mbi aleancën greko-serbe (maj 1913). Mëpastaj, Traktati i fshehtë i Londrës(26.IV.1915, Pika VII), me ç’rast Italisë iu njoh e drejta e aneksimit të ishullit Sazan të Vlorës, të Sarandës, e në veri deri në Lumin Vjosa. Në përputhje me dispozitat e këtij Traktati, soldateska e qeverisë serbe e Nikola Pashiqit, i okupoi pjesët veriore të Shqipërisë (Tiranën dhe Elabasanin, kurse ushtria malazeze okupoi Shkodrën).

Politika e bashkërenduar greko-serbe ndaj Shqipërisë Etnike, në vazhdimësi ka pasur karakter pushtues. Këtë në kohën më të re(dekada e fundme e shekullit XX, viti 1994), e provoi edhe gjykimi i “pesëshes” së minoritetit grek në Tiranë, i cili ishte “viktimë” e drejtpërdrejtë e politikës dhe e propagandës së nëndheshme të shërbimeve të zbulimit sekret të Greqisë dhe të Serbisë. Pikërisht, për shkak të rënies në gjurmë të akitivitetit dhe të aksioneve të tyre politiko-propagandistike dhe subversive, të orientuara në përmbysjen e pushtetit aktual në Shqipëri, në mënyrën më të vrazhdë (pa kurrfarë takti diplomatik) pat reaguar ish-shefi i diplomacisë greke, Karolos Papulias, me ç’rast e akuzoi qeverinë shqiptare, se ajo në fakt nuk ishte duke e gjykuar “Omoninë”, por tërë Greqinë, sepse (sipas konstatimit të tij të paqëndrueshëm) pjesëtarët e asaj partie politike greke (Teoderos Bezinis, Vangelis Papakristos, Panajotis Martos, Kostas Kirijakis dhe Iraklies Hirmos) nuk kishin kryer kurrfarë “misioni” spiunimi grek në Shqipëri, por përkundrazi ata luftonin për realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut të minoritet grek në Shqipëri. Një konstatim i këtillë i qarqeve të politikës zyrtare greke nuk ishte gjë tjetër, veçse një farsë dhe hipokrizi, që është karakteristike vetëm për aktorët e diploamcisë sekrete të shtetit grek, sepse në rastin konkret të “Omonisë” dhe në rastin e Himarës më 12 Tetor 2003, ditën e votimit të zgjedhjeve vendore, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë cenimi të drejtash dhe lirive të njeriut të minoritetit grek, por me përzierjen e drejtëpërdrejtë në çështje të brendshme të Shqipërisë sovrane dhe të pavarur.

“Incidenti” në Himarë, i shkaktuar nga mbeturinat e nacionalizmit dhe shovinzmit grek, të prira nga Sotir (Spiro) Karofano, sekretar i “Rinisë Vorio Epirot” kategorikisht nuk mund t’i atribuohet në asnjë mënyrë Partisë Socialiste të Shqipërisë, as kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, kinse ata “kanë gisht dhe, “janë të ndërlikuar” në prapavijën e tij. Kualifikime të këtilla “profesionale analitiko-politike”, mund të japin vetëm politika propagandistike dhe shërbimet e zbulimit grekoman, por jo edhe burimet e masmediave shqiptare të Tiranës apo të hapësirave të tjera të Shqipërisë Etnike. Këto konstatime tendencioze, subjektive dhe qëllimkëqia kundër pushtetit shtetëror të sotëm shqiptar, prerazi i hudhin poshtë, edhe deklaratat imediate të institucioneve zyrtare me kompetencë të Shqipërisë. Në favor të konkluzionit tonë, janë shprehur: drejtori i Policisë së Vlorës, Xhevahir Karaj, “duke pohuar se policia e Vlorës ka identifikuar katër persona , të cilët kanë qenë kryeorganizatorë të “incidentit” politik anitshqiptar në Himarë: Vangjel, Kleanthi, dhe Edmond Kolila, si dhe Koço Llazarit.”; kryeprokurori i Vlorës, Petrit Qano, duke thënë se “ Trazirat në Himarë kanë qenë të planifikuara, të organizuara, dhe me orientim antishqiptar, të organizuara nga jashtë.”; sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruci, i cili nënvizoi se: ”incidentët janë një precedent i keq për këto zgjedhje, të shkaktuara nga shteti fqinjë, ku Sotir (Spiro) Karofano (i cili vepron lirshëm, duke agjituar dhe propaganduar virusin e shovinzmit greko-serb herë në Kosovë, e herë në Shqipëri) një qytetar, madje funksionar, sekretar i Rinisë Vorioepirote ishte menaxheri, dirigjenti që krijoi të gjitha ato precedente të papjatueshme për një vend demokratik siç është Greqia anëtare BE-së”.(Korrieri,17.10.2003).

Edhe Himara na apelon të gjithëve (të mos merremi strategjinë e deritashme të vetëshkatërrimit, duke e shpifur dhe akuzuar njëri-tjetrin pa asnjë arsye, dhe për favorizimin e interesave të huaja grabitçare, por njëherë e përgjithmonë të rivetëdijësohemi kombëtarisht dhe politikisht, të mobilizohemi, e të veprojmë si një trup i vetëm në shërbim të interesit të përgjithshëm të kombit dhe të atdheut. Të mos e vrasim vetëvetën, se mjaft jemi të vrarë, të “sakatosur dhe të syrgjynosur”, siç i mallkonte dhe i stigmatizonte Fan S. Noli “larot dhe stërnipërit e kainit” nga të tjerët, dhe sundimet e huaja tiranike të imperializmit shekullor greko-serbosllav), që të mos jetojmë në iluzione të shkreta (se armiqtë e huaj na e duan të mirën, luftojnë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë Etnike, e shqiptarët, “e bëjnë të kundërtën”. Kjo tezë është e huaja, dhe e papranueshme, e cila është e identifikuar dhe e demaskuar që nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në këtë kuptim, po përkujtojmë Vaso Pashë Shkodranin me vargjet e tij patriotike-antologjike, se “feja e shqiptarit është shqiptaria”, dhe vargjet e poezisë së Andon Z.Çajupi “Robëria”: “O, shqiptarë të mjerë, q’u ka marrë koka, e luftoni për të tjerë”), se politika nënshtruese dhe e varësisë na ndihmon në zgjidhjen e problemeve serioze me bazë koloniale greko-serbe. Përkundrazi, ne duhet të mbështetemi në realizmin dhe racionalen e argumenteve të së drejtës historike dhe të vetëvendosjes, që përbëjnë fundamentin e së drejtës pozitive ndërkombëtare.

Autori është bashkëpunëtor shkencor i «American Diplomacy», SHBA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-11-2004 nė 23:18 Edit Post Reply With Quote
GREKOFILI DHE ALEATI BERISHES,ZHYTUR NE KORRUPSION

Zbulohen shpërdorime të kryebashkiakut të Himarës me fondet e shtetit

Këshilltarët socialistë të bashkisë së Himarës kanë zbuluar shkelje të kryebashkiakut Vasil Bollane, shkelje të cilat përmes një shkrese i janë bërë të ditura dhe Ministrisë së Turizmit. Kryetari Bollano ka mashtruar në procedurat e tenderit të kryer nga bashkia me fondet e Ministrisë së Turizmit, duke krijuar terren për vjedhje dhe shpërdorime. Ministria e Turizmit, sipas këshilltarëve socialistë, ka akorduar në 28 korrik të këtij viti, fondin për projektin, sistemim dhe asfaltim të rrugëve të brendshme të qytetit të Himarës. Vetë Bollano i kishte kërkuar, me shkrim, ministrisë fondin për projektin në fjalë, për të cilin ekzistonte e gjithë praktika ligjore e nisur që në vitin 2003. "Në gazetë Bollano shpalli tenderin për projektin për rrugët e brendshme të Himarës, ndërsa kur shpërndau dokumentet e tenderit ai ndryshoi projektin dhe preventimin. Konkretisht ka vendosur atë të rrugës Spile- Port, një projekt ky i bërë 30 ditë më vonë pas çeljes së fondit nga ministria",- kanë thënë këshilltarët socialistë. Edhe tenderi i organizuar, cilësohet sa për të gënjyer shtetin.

Nga tre firmat që konkurruan, njëra (ishte e padëshiruar për Bollanon dhe dokumentet e tenderit iu dhanë ditën e parafundit) u skualifikua arbitrarisht. Ndërsa dy të tjerat konkurruan sipas skemës së Bollanos, pasi njëra nga këto konkurroi me vlerën maksimale, aq sa ishte fondi i çuar nga ministria. Pazaret që ka bërë kryebashkiaku i Himarës me fondin e shtetit u dukën qartë që në fillim, pasi destinacionin e këtij fondi, veç shkresës së ministrisë e shprehu publikisht dhe kryeministri Nano në takimin me popullin e Himarës;janë shprehur këshilltarët socialistë.Për këtë grupi socialist i këshillit bashkiak të Himarës është ankuar në Ministrinë e Turzimit. Kjo e fundit mësohet se ka reaguar nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të saj. Në drejtim të këshillit bashkiak të Himarës u dërgua një shkresë e posaçme, ku theksohet se në bazë të ligjit 7971 dt 26.07.1995, nuk mund të ndryshohet destinacioni i fondit nga enti prokurues. Këshilli bashkiak i Himarës, duke mos u pyetur nga Bollano për ndryshimin e destinacionit të fondit, dhe duke marrë në konsideratë ankesën e grupit socialist dhe shkresën e ministrisë për këtë problem, e thirri në interpelancë kryebashkiakun, por aty nuk u diskutua asgjë. Kjo pasi mbledhja u prish nga simpatizantët e Bollanos, të cilët kanë fyer kryetarin e këshillit bashkiak që kërkoi interpelancë.

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 19-10-2005 nė 01:08 Edit Post Reply With Quote
Popullimi i Himares

Sot, Wednesday, 19 October 2005

Popullimi i Krujës dhe dyndjet e krutanëve në zonën e Himarës

Qyteti–hero i Krujës është ndërtuar në pllajën e faqes perëndimore të malit në një lartësi rreth 608 m mbi nivelin e detit. Dijetarë të ndryshëm kanë shfaqur mendimin se qendra e fisit Ilir të Albanëve është Zgërdheshi, që u braktis nga shekulli IV dhe popullsia e tij duhet të jetë vendosur në një vend të afërt, mundet në Krujë.

Kruja si qytet për here të pare del si qendër peshkopate në vitin 879 (peshkopi Davidi i Krujës). Ky qytet në mesjetë ka pasur një kala të rëndësishme dhe Kruja ka qënë qendra e krahinës Arbanum, bërthama e Arbërit, shtetit të parë feudal shqiptar, që formohet rreth vitit 1190 me në krye sundimtarin vendas, arbëreshin Progon.Emri i këtij qyteti ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga fjala shqipe “krue”- burim, pasi shumë kroje e burime natyrore ka brënda e përreth tij.

Emri i Kastriotëve del për here të pare më 1368, i Branilla Kastriotit, kapidanit të Kaninës së Vlorës. Pushtimi osman në Shqipëri filloi që më 1388, duke zaptuar Vlorën, Durrësin dhe Lezhën. Në vitin 1393 Shkodra e Ulqini ranë në duart e Osmanëve dhe qëndruan të pushtuara për dy vjet. Në këtë kohë në Krujë, Danjë e Kostur u vendosën garnizone ushtarake turke, por që nuk qëndruan gjatë në këto vende. Më 1395 Gjon Kastrioti, babai i Skënderbeut zaptoi Krujën, por një vit më pas turqit pushtuan qytetin, por shpejt tërhiqen pa u dukur për 20 vjet rresht. Më 1415 Kruja pushtohet sërishmi nga turqit, dhe u quajt Akçehisar, por shpejt turqit largohen për t’u kthyer më 1430 duke mundur Gjon Kastriotin. Ky territor u emërtua “Juvan-ili” (vendi i Gjonit) me 12 zona.

Më 1431 turqit bënë regjistrimin kadastral të tokave e popullsisë. Kruja në këtë kohë kishtë 125 shtëpi , 19 gra të veja, taksë tregu 1600 akçe dhe taksën në favor të sundimtarëve me 2000 akçe. Në sanxhakun shqiptar ku hynte dhe Kruja më 1431 u kundërshtua regjistrimi kadastral osman dhe i popullsisë nga 46 fshatra dhe 716 shtëpi. Nga rrjedhojat e luftrave, Akçehisari (Kruja) mbeti pothuajse e braktisur, me fare pak të krishterë që pranuan sundimin osman, kryesisht kishte banorë turq me detyra të ndryshme, por të internuar ose të ardhur vetëm nga viset turke të Koxha –ilias, Saruhanit e gjetkë, që disa prej tyre kishin dhe timare. Eksistonte në qytet edhe timari i Eryenit, i disa luftëtarëve të kështjellës së Krujës.

Pas vdekjes së Gjonit, Skënderbeut më 1437- 1438 i jepet posti i subashit të vilajetit të Akçehisarit. Luftërat heroike të Skënderbeut për 25 vjet i shtuan lavdinë Arbërisë dhe tronditën turqit që ishin të etur për pushtime.Skënderbeu vdiq më 17 Janar 1468 në Lezhë, por eshtrat s’i janë gjendur ende. Tre rrethimet osmane të Krujës e dëmtuan rëndë qëndrën e Kastriotëvë dhe popullsinë, shkretuan ara e shtëpi , vranë e prenë më qindra e mijëra. Kruja ra më 1478 ku u pushtua nga sulltan Mehmeti i Dytë dhe për afro 500 vjet ky qytet e Shqipëria mbeti e pushtuar nga turqit.

Në regjistrimin e vitit 1467 në qytetin e Krujës ka pasur 154 shtëpi. Në këtë vit janë regjistruar të braktisur 22 fshatra të rrethit të Krujës. Banoret e ketyre fshatrave që shpëtuan nga sulmet turke, u shpërngulën në zona të thella malore të vendit, për të vazhduar luftën. Shekulli XV-XVI është etapa e rënies së jetës ekonomiko-shoqërore të qyteteve, ndaj sulltani bëri disa privilegje për qytetarët me qëllim që të rindërtohej ekonomia e shkatërruar. Kështu pozita e qytetarit ishte më e favorshme se ajo e fshatarit. Ky ishte i çliruar nga varësia feudale. Qytetarët e krishterë qenë të detyruar të paguanin taksën e tokës, por me përqafimin e fesë islame çliroheshin nga kjo taksë. Në shekullin XV-XVI pushteti osman përdori kundrejt qytetarëve një politikë që synonte në angazhimin e banorëve me detyrime si për mirëmbajtjen e kështjelles, urave dhe rrugëve pranë tyre, duke i falur nga një pjesë të rentës shtetërore.

Në vitin 1571 Kruja kishte pak banorë,por bejlerë s’kishte. Është periudha kur feja katolike në qytetin e Krujës ka filluar të zbehet, ndonëse ka ende të krishtërë. Në zonën e Kurbinit më 1580 nga 72 familje, 13 prej tyre janë myslimane. Sipas regjistrit të vitit 1583, 71 familje myslimane që banonin në lagjen Varosh të Krujës ishin ngarkuar të ruanin kështjellën, 10 familje të tjera të mirëmbanin rrugët, kurse 47 të tjera të krishtera do shërbenin për mirëmbajtjen e mjedisit, të vendrojeve, hambarëve, urave etj. Për arësye ekonomike dhe social-psikologjike shumë fashatarë linin fshatrat e tyre dhe ktheheshin për të banuar përgjithmonë në qytet, ndonëse edhe këtu paguanin taksa, por më pak se në fshat. Fshatari mysliman, që vinte në qytet s’paguante taksën e shpërnguljes, kurse të krishterët e paguanin me 40-50 akçe. Kruja dalëngadalë filloi të popullohej dhe këta filluan ushtrimin e mjaft zejeve si hekurpunues, argjilpunues, armëtar, mendafshpunues, regjës lëkurësh, kuzhiniëer, ëmbëltor etj.
Me 1714 në një qarkore perandorake osmane shkruhet: “Më shumë se 1700 të krishterë të fshatrave të Matit, Dibrës, Krujës e Lezhës kanë kundërshtuar të paguajne xhizjen (taksë për kokë njeriu). Qe një periudhë ku filoi një lëvizje e shpeshtë e fshatarëve drejt qytetit e për rrjedhojë fshatrat po mbetnin të shkretuar dhe taksat rajatike (të tokës) po pakësonin arkën perandorake. Për këtë me urdhër perandorak më 6 shtator 1715 u ndalua me ligj ardhja e fshatarëve në qytete e për të pabindurit u caktuan masa ndëshkimore. Megjithatë ky ligj nuk u zbatua plotësisht dhe lëvizje drejt qytetit, por më të rralluara, vazhduan edhe më pas. Fillimisht Kruja varej nga Sanxhaku Shqiptar me qendër në Shkodër. Nga viti 1570 e deri më 1806 varej nga Sanxhaku i Ohrit. Nga viti 1806 gjer në periudhën e pavarësisë Kruja varej nga Sanxhaku i Durrësit.

Pas Pavarësisë regjistrimi i parë i popullsisë u bë më 1918 me këto ndarje: Kalaja me 324 shtëpi e 1354 banorë, Varoshi me 557 shtëpi e 2557 banorë, Gjithsej 881 shtëpi e 3911 banorë. Si rreth Kruja kishte 13 190 banorë. Në regjistrimin e vitit 1922 Kruja si qytet kishte 3861 banorë. Në vitin 1923 Kruja kishte 891 shtëpi dhe 4056 banorë. Si qark Kruja në këtë vit kishte 49 fshatra, 2719 shtëpi dhe 15376 banorë, të ndarë në meshkuj 7628 dhe femra 7748. Më 1926 Kruja kishte 1133 shtëpi dhe 4027 banorë. Si rreth Kruja në këtë vit ka pasur 52 fshatra, 2748 shtëpi dhe 14393 banorë. Nga regjistrimi i vitit 1930 Kruja si qytet ka pasur 4560 banorë, 900 shtëpi, 7000 rrënjë ullinj dhe 70 000 pemë të tjera. Si rreth Kruja më 1939 ka pasur 29850 vetë. Më 1.07.1940 italianët bënë regjistrimet e banorëve të Krujës dhe rezultuan: Lagjia Varosh me 525 shtëpi, meshkuj 1498, femra 1444, gjithsej 2942 vetë. Lagjia Kala me 331 familje, meshkuj 904, femra 862, gjithsej 1766. Nga dy lagjet e qytetit qenë 846 familje me 4708 banorë. Për rrethin e Krujës edhe me 1941 ka këto shifra: sipërfaqja e tokës 561.07 km2, banorë gjithsej 22222, nga këta meshkuj 11252, femra 10970. Sipas ndarjes fetare të popullsisë për rrethin numuroheshin: myslimanë 17237, katolikë 4977 dhe arthodoksë 8 vetë. Fill pas Çlirimit, më 1945, rrethi i Krujës ka pasur 25285 banorë.

Disa të dhëna dokumentare e gojore për fiset

Popullimi sipas zonave të migrimit është realizuar sipas nevojave e marrëdhënieve, që siguronin në vend të ardhurit për në Krujë. Popullimi dhe shpopullimi në Mesjetë ka qënë fenomen për tërë qytetet e fshatrat e Shqipërisë. Sipas të dhënave dokumentare e gojore, fise autoktonë që nga periudha e Skënderbeut dalin vetëm 5 fise, të cilat janë Kakuli, Baruni, Silta(Zilta), Zhili(Zhilli) dhe Skura. Krujën e populluan të ardhurit nga fshatrat e rrethit, nga rrethet e tjera të Shqipërisë, nga tokat shqiptare jashtë kufinjve dhe nga migracioni i huaj dhe gjer më 1945 kishte 335 fise a familje me pak a shumë frymë. Nga fiset e ardhura 77 prej tyre janë të shuara, që arrin në masën 23 %. Nga fshatrat e rrethit të Krujës migruan këtu 90 fise që përbën 32.7% të të ardhurve. Nga Mati erdhën këtu 26 familje ose 9.4%. Nga rrethi i Durrësit erdhën 22 familje ose 8 %. Nga Dibra 20 familje ose 7.2 %. Nga Shkodra e Mirdita 35 familje ose 12.7%. Nga Tirana erdhën 16 familje ose 5.8%, kurse nga rrethet e tjera të Shqipërisë 22 fise ose 8%. Krujën e populluan edhe 25 familje nga tokat shqiptare jashtë kufinjve ose 9.1%, kurse 19 të tjera nga migracioni i jashtëm që përbën 6.8 % të familjeve të të ardhurve. Popullsia e ardhur në Krujë përbën 98.5% të 340 fiseve së bashku me 5 fiset autoktone. Rreth 82 % të tërë fiseve i është gjetur vendi i prejardhjes, kurse 18 % për mungesë faktesh,jo.

Mbi dyndjet e disa krutanëve në zonën e Himarës

Gjatë luftrave antiturke himariotët u dalluan për qëndresën e tyre heroike. Nga viti 1385 gjer më 1401 venedikasit u sigurojnë himariotëve mbrojtjen prej turqve nga ana e detit, kurse këta do të marrin përsipër t’u sigurojnë shqiptarëve të ardhur këtyre anëve strehimin me gjithë familje. Shumë shqiptarë dhe nga Veriu u rekrutuan në repartet e stratiotëve dhe disa morën si shpërblim, edhe feude. Më 1419 turqit pushtuan Gjirokastrën.

Që në kohën e Gjon Kastriotit lindi një miqësi e ngushtë mes luftëtarëve krutanë dhe trimave himariotë. Sipas regjistrit kadastral osman të vitit 1431 zona e Himarës kishte 48 fshatra me një shtrirje të gjërë territori, siç pohon kënga popullore: “ Që nga Gumenicë e lart Himarë i thonë çdo fshat…” Nahija e Himarës kishte 117 shtëpi, 5 gra te ve, shtëpi beqarësh 12 dhe të ardhura 11370 akçe. Himariotët rrallë e jepnin taksën, por dhe kur ndodhte që ta paguanin, e jepnin me majën e shpatës. Si kudo në Shqipëri dhe këtu fenomeni i popullimit dhe shpopullimit qe një gjë e zakonshme në Mesjetë.Nga dokumentat arkivorë e ata gojorë, të ardhurit në zonën e Himarës përbëjnë mbi 90% të popullatës.

Ardhja këtu e banorëve krutanë dhe të Dukagjinit, kryesisht në kohën e Gjon Kastriotit, dhe pas vdekjes së Skënderbeut ka lënë gjurmë si në folklor, toponomi, ku shumë emërtime dalin me emra katolikë, ashtu edhe ne gjuhë. Këta emërtime ndodhen në qytetine Himarës dhe në shume fshatra të zonës. Po shkruajmë këtu vetëm disa emra kishash të vjetra, si: Në Himarë : Shëndëllia, Shënavlashi. Në Vuno: Shënmëhilli, Shënmëria, Mesadhi, Shënapremtja, Shënpjetri në Jalë.

Kryesisht nga të dhënat gojore që mblodhëm nga takimet tona me shumë qytetarë e fshatarë të kësaj zone, mësuam që në periudhën e Kastriotëve shumë krutanë migruan këtyre anëve, me qëllim për t’iu larguar raprezaljeve të osmanllinjve, por edhe për të vazhduar luftën kundër pushtueve turq bashkë me vëllezërit himariotë. Kështu krutanë ka në Himarë, Vuno, Palasë, por më të shumtët janë në fshatin Dhërmi. Në Dhërmi kemi këto fise të ardhura: Fisi Gjinleka sot, dikur fisi “Leka”, sot fis i shumuar me 110 shtëpi. Nga ky fis u shqua Dhimitër Leka, shpërngulur në Napoli të Italisë. Arriti gradën e gjeneralit dhe kontriboi për bashkimin e Italisë me Xhuzepe Garibaldin. De Rada këtij personaliteti arbëresh i kushtoi “Milosaon”.Në Dhërmi është edhe fisi Milo me prejardhje nga Dukagjini. Në Palasë: Fisi Billa i ardhur nga Kruja këtu rreth vitit 1480-1481 në ndihmë të Gjon Kastriotit, birit të Skënderbeut dhe mbetën në këtë fshat. Po në këtë fshat kemi edhe Fisin Koka i ardhur nga Kruja që në kohën e Gjon Kastriotit të parë. Në Vuno kemi të ardhur fisin Skura rreth viteve 1430-1435. Po këtu kemi edhe fisin Curraj, të ardhur nga veriu i Shqipërisë. Në Himarë është një degëzim i fisit Skura të Vunoit me katër shtëpi. Po në Himarë kemi fisin Varfri, ardhur në zonën e Mysjes së Krujës nga Dukagjini në vitet 1400-1405, kurse në Himarë janë të ardhur pas pushtimit të Krujës më 1478. Në Himarë: Fiset Kolika , Simo dhe Spiro thuhet se janë të ardhur nga Dukagjini. Në Qeparo kemi fisin Bogdanaj, ardhur nga Shqipëria Veri-lindore, nga Guri i Hasit. Në Pilur është fisi Bala (dikur Qesaraj) dhe fisi Çakolli (më parë Delagji) ardhur të dy nga Dukagjini. Shtojme këtu se zonën e Himarës e populluan edhe të ardhurit nga jugu I Shqipërisë si nga Kuçi e Kurveleshi, pra Kaonët që shumuan popullimin e kësaj treve. Për nevoja ekonomike ose për të qënë më të sigurt nga barbarizmat e osmanllinjve disa familje të Krujës migruan jashtë atdheut sin ë Itali, Greqi e gjetkë. Pas vdekjes së Skënderbeut e veja e tij gjen strehim në Napoli.Në qytetin Amalfi një nip i Skënderbeut dhe ky me emër Geiorge Kastrioti u vendos këtu me familje më 1498. Antonio Kastrioti më 1516 themeloi kishën Della Spedollto në Itali. Me kohë kanë migruar në Greqi dhe nga pjesëtarë të fiseve Billa,Gjergji,Gjileka,Skura e Varfri. Sot veçanërisht në Lokridë flet shqip demosi Lorimnis.Më 1890 Philippsoni i llogariti shqiptarët në Greqi 224 000 frymë.

Mbi lashtësinë e gjuhës shqipe në Himarë

Populli i qytetit të Himarës bashkë me 3 fshatrat përreth (Dhërmi, Iliaz e Palasë) flasin sot greqisht, ndonëse gjuha amatare e tyre është shqipja. Sipas studimit të Petro Markos për familjet e Dhërmiut konstatoi se vetëm fisi Parga është me origjinë greke, të tjerët janë krejtshqiptarë. Për të folmen e kaherëshme shqipe fakt i parë është vetë origjina e fiseve shqiptare që populluan Himarën e zonën përreth saj. E dyta, toponimet e ndryshme në shumicën dërrmuese janë emërtimet shqipe dhe kjo flet qartë për lashtësinë e gjuhës amtare dhe në tre fshatrat që flasin greqisht, pasi janë emërtime të vjetra e në shekuj mbetën të pandryshuar.

Origjinën e vjetër të shqipes në këto anë e vërtetojnë dhe shprehjet frazeologjike që përdoren të pandryshueshme dhe atje ku flitet greqisht, si dhe mjaft ninulla, këngë erotike dhe vajtimore. Për përdorimin e shqipes në Dhërmi flet qartë hapja e shkollës së parë fetare shqipe më 1630 me drejtor Niko Katalonën që bëri dhe gramatikën shqipe.

Lind pyetja.Kur hyri greqishtja në përdorim familjar në Himarë e tre fshatrat përreth saj? Koha nuk është e largët. Ali Pashë Tepelena u soll keq me himariotët dhe i internoi në Sallahore, në jug të Prevezes ku qëndruan 30 vjet, 10 vjet pas vdekjes së Ali Pashës e pastaj u kthyen sërishmi në Himarë e Dhërmi. E dyta, dhe marrëdhëniet tregtare me Korfuzin e Kretën qenë të shpeshta. Për këto arësye ato filluan të flasin greqisht rreth viteve 1860-1870, gjuhë e cila mbizotëroi mbi shqipen, që me kalimin e kohës filloi të harrohej. Sot në këtë zonë ekziston gjendja bilingue, ku krahas greqishtes ata dinë dhe shqip, por në familje pothuajse flasin greqisht. Mbi 90% e kësaj popullate janë me origjinë shqiptare, ndaj vlen që të mos e harrojnë shqipen, gjuhën e gjyshërve të tyre.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Merita

Postuar mė 28-11-2006 nė 13:46 Edit Post Reply With Quote
Koment

Shkrimi i mesipërm "Popullimi i Krujës dhe dyndjet e krutanëve në zonën e Himarës" shkruar nga burimuji, eshte marre nga libri me te njejtin titull i autorit Baki Dollma. Me vjen mire botimi i tij, por autori anonim duhet te kishte dhene emrin e autorit te vertete qe ka autoresine e tekstit te mesipërm. Ju lutem vini emrin e autorit Baki Dollma. Une qe po ju shkruaj jam, Dr.Merita Dollma, e bija e autorit dhe redaktorja shkencore e librit ne fjale.Faleminderit.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Merita

Postuar mė 29-11-2006 nė 12:04 Edit Post Reply With Quote
Vini emrine autorit Baki Dollma

quote:
Postuar në fillim nga burimuji

Postuar mė 29-11-2006 nė 12:07 Edit Post Reply With Quote
Autori i tekstit te meposhtėm ėshtė Baki Dollma

quote:
Postuar në fillim nga Merita

syleshi

Postuar mė 26-12-2006 nė 20:09 Edit Post Reply With Quote
interesante

http://slink.in/330

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-4-2008 nė 12:05 Edit Post Reply With Quote
Himara si skenar grek me ashkalinjtë, dhe «koqini grami» greke në Shqipëri Printoje
Saturday, 12 April 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Në 10 prill, ditën që zëvendësministri i jashtëm grek Theodoros Kasimis erdhi në Tiranë, kryetari i opozitës greke Jorgos Papandreu u shpreh në parlamentin grek se ishte partia e tij PASOK, që gjatë kohës që ishte në pushtet vuri «koqini grami» (vijat e kuqe) të interesave nacionale greke, në marrëdhëniet me vendet fqinje.Pasok ishte në pushtet në vitet 1993-2004. Nga çfarë tha Papandreu kuptohet se qeveria e Pasok ka vënë «koqini grami» të interesave grek edhe në Shqipëri. Cilat janë «koqini grami» greke në Shqipëri? Sipas asaj që tha Papandreu, si «koqini grami» greke në Shqipëri duhen parë baza ushtarake greke e Bisht-Pallës, në veri të Durrësit, të cilën Greqia e mori në vitin 2003, një vit para zgjedhjeve në Greqi, me një ligj të parlamentit shqiptar, atëherë me mazhorancë të majtë. Me këtë, sipas shprehjes së Papandreut Greqia paska treguar se deri ku shkojnë interesat e saj në Shqipëri, dhe deri ku shkon për Greqinë kufiri i Vorio-Epirit. Si një tjetër «koqini grami» greke në Shqipëri, e vendosur gjatë kohës që PASOK ishte në pushtet, duhet parë edhe ngritja zyrtarisht e Janullatosit nga statusi i eksarkut (drejtuesit të përkohshëm të kishës), në atë të kryepeshkopit dhe kryetarit të Sinodit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në vitin 1998. Derisa Greqia i konsideron ortodoksët e Shqipërisë si grekë, atëherë qenia e grekut Janullatos në krye të kishës ortodokse shqiptare, e simbolizon këtë gjë për grekët. Pra, edhe Janullatos është një «koqini grami» greke në Shqipëri. Të tjera «koqini grami» greke në Shqipëri janë privilegjet e bizneseve greke në ekonominë shqiptare, në të gjithë sektorët, deri edhe në çmontimin e municioneve, me Delijorgjin. Në kohën që Papandreu mburrej se qeveria e PAASOK kishte vënë «koqini grami» greke edhe në Shqipëri, në Himarë u zbatua një skenar i revoltës etnike greke ndaj shtetit shqiptar, gjoja për shkak të represionit që ushtron shteti shqiptar ndaj himariotëve grekë, dhe me këtë rast u bënë kërkesa për autonomi. Kuptohet lehtë se e gjithë kjo u sajua me rastin e vizitës së zëvendësministrit grek të punëve të jashtme Kasimis në Shqipëri, me ç’ rast ai vizitoi edhe Himarën. Pasi u inskenua një konflikt me policinë në Himarë, vizita e Kasimis u shndrrua në një manifestim nacionalist grek. Grekët janë vënë në një pozitë qesharake me këto skenarë që zbatojnë periodikisht në Himarë, si teatri japonez kabuki, se nuk ka ndodhur në botë që një vend të ankohet se i shtypet minoriteti i vet etnik në një vend fqinj(Shqipëria), ku vendi i parë ka një bazë ushtarake, si dhe ka privilegje në biznes, deri dhe atë që vendi tjetër (Shqipëria) pre vitesh nuk zbaton dot një projekt të financuar nga Banka Botërore për zgjerimin e portiti kryesor të vendit, atij të Durrësit, për shkak se atje janë depozitat e karburantit të kompanive të vendit tjetër (Greqisë), të vendosura në kundërshtim me të gjitha rregullat. Është qesharake që Greqia të pretendojë se shteti shqiptar u shkel të drejtat grekëve në Shqiëpri, kur një shtetas shqiptar me kombësi greke, Mihal Delijorgji, kishte të drejtëe t’ i vinte gratë dhe fëmijët shqiptarë të punonin në të zezë, për të çmontuar municion, për një pagë urie. Nuk ka ndodhur në botë një rast që një shtet t’ i shkelë të drejtat minoritetit që është pjesë e kombit të një vendi fqinj, dhe ky shtet që shkel të drejtat e minoritetit të tolerojë kompanitë e vendit fqinj të mbajnë për shumë vite monopolin e tregut të telefonisë mobile, duke mbajtur çmime disa herë më të larta se në vendin tjetër. Është qeshrake që Greqia të pretendojë që shteti shqiptar shkel të drejtat e grekëve dhe i keqtrajton ata, kur shteti shqiptar ka toleruar që Greqia të zbatojë një praktikë administrative koloniale, duke ngjitur në faqet e vizave të pasaportave të shtetasve shqiptarë, me kombësi greke, të ashtuquajturën «Adhio paramoni» (leje qëndrimi me afat dhjetëvjeçar), për të cilën shkruhet se u jepet shtetasve të huaj me origjinë greke (homogjenët) dhe funksionon edhe si një vizë me afat dhjetëvjeçar. Adhio paramoni vuloset dhe firmoset nga shefi i policisë greke të qytetit në Greqi ku lëshohet ajo, dhe kjo vulë dhe firmë vendoset në pasaportën shqiptare. Ky është një dhunim i të gjitha ligjeve ndërkombëtare, pasi në pasaportën e një vendi kanë të drejtë të vulosin dhe firmosin vetëm zyrat konsullore të vendit tjetër, kur venë vizën, si dhe zyrtarët doganorë për hyrje-daljet. Por nuk duhet që një zyrtar i policisë greke të bëjë veprime me pasaportën shqiptare, që e shndrrojnë atë praktikisht në një dokument të lëshuar nga policia greke. Këtë gjë mund ta bëjnë vetëm zyrtarët e një vendi okupator, në një vend të okupuar. Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë kombësinë greke, si minoritarët, ashtu dhe ata që e kanë marrë pas vitit 1990, me deklarime fiktive, kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin adhio paramoni, që u vendosen në pasaportat shqiptare. Himariotëve të revoltuar, të cilëve u foli Kasimis kanë në xhep pasaporta shqiptare me adhio paramoni, të firmosura dhe vulosura nga policia greke. Ata nuk mund të jenë të persekutuar nga shteti shqiptar që e ka toleruar këtë gjë. Me revoltën që inskenoi Greqia në Himarë, që u pasua nga një manifestim nacionalist grek, në prani të zyrtarëve grekë, duke përfshirë Greqia nuk bëri gjë tjetër veçse i tregoi botës se në Himarë banokan romë greqishtfolës, ose ashkalinj, siç quhen në Kosovë, romët e shqiptarizuar. Himariotët e mbledhur në shesh të ngjanin më tepër me romët dhe duket se ata janë pasardhës të punëtorëve koptë egjiptianë të anijeve greke që vozisnin për tregti Mesdheun lindor dhe që vendoseshin në Himarëve kur anijet e tyre ndalonin atje, për shkak se kishin konflikte në ishujt grekë të Jonit. Himariotët e vërtetë, të lavdishëm, ata që u rezistuan turqve, u shuan pothuajse krejt që në shekullin XVI nga turqit, ose u larguan për në Korfuz, apo në Itali, ku shërbenin si mercenarë të mbretit të Napolit. Nga këta mbetën pak dhe sot ata nuk janë grekofonë. Do të ishte qesharake të pretendohet që ata xhuxhë të zinj që ishin në shesh në mitingun e Kasimis në himarë, janë pasardhësit e atyre heronjve himariotë që luftuan me ushtritë turke në shekujt XV-XVI, dhe që përshkruhen si burra shtatlartë e trima. Ashkalinjtë që erdhën në Himarë nuk dinin mbiemrat e veta, nëse i kishin patur ndonjëherë, kështu që priftërinjtë grekë të çuar atje nga Patriarkana e Stambollit, që mbrohej nga sulltanët, u vunë atyre mbiemra sipas atyre të vendasve të ikur. Nga këta të fundit sot kanë mbetur shumë pak. Pasi Himara u popullua me egjiptianë ortodoksë, Turqia nuk e preku më, se ata nuk i sillnin kurrfarë problemi, dhe këta e morën këtë si triumf të tyre. Sot ashkalinjtë grekofonë janë bërë heronjtë e Helenizmit. Por vetëm ashkalinjtë mund të pretendojnë se ata keqtrajtohen nga shteti që ka lejuar «koqini grami» të shtetit tjetër. Sot në Himarë ka popullsi shqiptare dhe popullsi ashkalinjsh grekofonë. Greqia nuk mund ta marrë Himarën me anë të ashkalinjve grekofonë, se i bie që kështu të marrë dhe Bostonin, ose Hamburgun. Gjëja më e mirë që mund të bëjë Greqia është që t’ i marrë edhe ata ashkalinj që kanë mbetur në Himarë dhe të mbyllet kjo histori.

Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member

Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3820369 sekonda, 38 pyetje