Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4    5    6  >>
Autori: Subjekti: NĖ MES NESH!
Tali

Postuar mė 2-4-2003 nė 13:16 Edit Post Reply With Quote
Pėr Ulpiana-n!

Zonjë,apo zotëri,sdi si t'ju drejtohem!

Për deri sa propozimet tuaja mbushin datotekën,ju si duket nuk dini t'ju mbaheni rregullave!

Për çdo propozim tëndin ka një temë,sdi pse hapni tema tjera?!Apo doni që nofka juaj të figuron ashtu-anash!?Ju lutem edhe juve edhe tjerëve,përmbajuni rregullave,mos na detyroni neve që t'i fusim temat tuaja në një temë,sepse na merni kohë.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 14-4-2003 nė 17:56 Edit Post Reply With Quote
A jemi tė vetėdijshėm?

KAM SHUMË PËR TË THËNË,PRANDAJ DO TË THEM SHUMË PAK!

Të nderuar!

Nëse kemi diç të themi,le ta themi këtu!Nëse duam të xjerrim mullarin e zi nga barku le ta themi këtu!Hapen shumë tema!Pse?Secili preokupim i yni,secili person apo individ politik,ekonomik,shoqëror,artistik etj. sikur mban në vete një temë!Po të hapim për të gjitha këto gjëra nga një temë veç e veç,jo EDSH,por rrjeti tokësor nuk do të na dilte!

Nga ky aspekt personalisht shoh shumë tema të cilat kanë të bëjnë tepër ngushtë njëra me tjetrën.Nisur nga kjo pyes:a duam ne vërtetë të mësojmë nga njëri tjetri dhe të njoftojmë njëri tjetrin për preokupimet tona apo vetëm ashtu e mbushim kuvendin me shumë tema të cilat pas nje kohe humbasin diku në rradhën e 5,6 apo 7 etj. dhe ai i cili anëtarësohet sot,poston po të njejtën temë e cila ka kaluar vjet!

Kam përshtypjen se në mesin tonë dominojnë intelektualët,por për fat të keq më duhet të them se pikërisht ato hapin shumë tema,të cilat vetëm se i kemi këtu.Nëse duam të jemi parimor,kjo nuk duhet t'ju hidhëron,përkundrazi.

Besoni,shumë jam i interesuar të di se çka po ndodhë me kombin tonë kudo në trojet etnike.Besoni,shumë më intereson të mësoj se kush sa punon për të mirën e kombit dhe Shqipërisë Etnike.Por kur lexoj shumë tema me përmbajtje të njejtë,dhe me bisedë të nxehtë në mes nesh,shumë më vjen keq!Pse jemi kështu?Unë shoh që mundemi edhe ndryshe,pse nuk mundohemi të bëjmë ndryshe,të jemi të afërt,të rrespektojmë njëri tjetrin,të mësohemi të risim individin i cili dëshiron të ndihmon për të mirë,për mëkëmbjen e popullit tonë.

Shikoj,disa shajnë,disa kritikojnë personalitetet aktuale politike në mesin e të djathtëve(demokratëve).Kur shoh se ato që kritikojnë demokratët shtiren se janë demokratë,nuk mund të qëndroj i qetë dhe të mos pyes vetveten:Vallë!Kur do të vetëdijësohemi?

Nuk jepen alternativa fare,vetëm kritikohet ky,ai tjetri,nga një herë bile edhe ashpër shahet!E ku mbeti alternativa?Nëse nuk përkrahet një demokrat,trego alternativën me fakte,jo vetëm pse ashtu t'a mer mendja!

Disa shkojnë edhe aq larg sa që komplet kombin e quajne të degjeneruar!!!

Ato te cilët e shikojne televizorin do të shohin se irakienët dolën më të degjeneruar se ne.Nga një diktaturë,totalitarizëm,bile shqiptarët shumë të mençur janë,mar të drejtën të them se ne shqiptarët ndoshta jemi populli më i talentuar në rruzullin tokë,vetëm duhet që të na jepet rasti,të na mundësohet shansi dhe ne korrim sukses shumë shpejt.E prej nga qenkemi aq të degjeneruar atëherë?Kjo më duket e tepërt,besoni se po!

Djali i sadam diktatorit kishte bërë kolekcion automjetesh prej luksi,kishte me mijra të tilla.Kishte mbledhur aq sa edhe automatikët prej ari!Kurse irakienët luftonin për egzistencë!

Po diktatorët shqiptarë?Sa miljona dollarë kanë të fshehur diktatorët e tokës shqiptare?Sa kanë punuar këto banditë me klanin e zemunit(zv.kryeministri serb Çoviq deklaroji se klani i zemunit qenka shumënacional!).

Diktatura nuk mundet duke kritikuar njeriun tënd or mik i dashur.Diktatura mundet dhe luftohet vetëm atëherë kur të përkrahësh njeriun tënd edhe kur ai gabon,sepse ne të gjithë gabojmë,prandaj ka shumë mënyra për të ndihmuar njeriun i cili së paku haptas lufton diktaturën,edhe pse ai paska gabuar në të kaluarën!Vetëm kjo mënyrë bën që të luftosh dhe të mundish kundërshtarin,ndryshe në mënyrë indirekte ndihmoet kundërshtari,duke kritikuar dhe sharë njeriun tënd!

A jemi të vetëdijshëm?!





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 16-4-2003 nė 18:44 Edit Post Reply With Quote
Kam nje sygjerim,apo vrejtje,sdi si ta quaj,perse kaq shum po hapen tema e po ngarkohet faqja me tema ku kan ne thelb nje permbajtje,pse nuk i shiqojm mir temat kur dojm te postoj,nese ka nje te perafert,pra qe kan lidhje ne thelb mos te hapet tyema e re po te futen ne nje vend,do i kemi me mir te permbledhura e me leht ti lexojm e ti diskutojm,P.SH-tema ne lidhje me Çamerin kishte mjaft,si

Ideali i Çameve-Alket Veliu

Çameria sot-Anton Ashta

Mbi te gjitha Çameria-Eni_P

Çameria dhe identiteti yn kombetar-Agron Rumi

Pastaj dhe un kam nje tem ne lidhje me ket.

Çameria fakte

Pra perse te gjitha keto te mos futen ne nje vend p.sh tek Çameria sot,pra te jen komplet ne nje vend e jo te hapura keshtu.

Ky eshte vetem nje sugjerim i imi,nuk esht e then edhe te jeni dakort,po them per shkak se do te ishte faqja(kuvendi)me i kompletuar e jo keshtu te shperndara temat.

Me te mira nga Bela.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 17-4-2003 nė 16:19 Edit Post Reply With Quote
Ke të drejtë Blerim.Faleminderit në përkrahjen.Më habit qëndrimi indiferent i kuvendarëve tjerë!!!





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 27-4-2003 nė 22:16 Edit Post Reply With Quote
Kam dhe nje propozim.

Ndoshta nuk do te ju duket edhe aq interesant,po mua shum i qelluar po me duket.

A ben qe ne kur kuvendojm ne vend te fjales "BALLKAN" ta e perdorim fjalen adfekuatye si eshte quajtur perpara ky gadishull-GADISHULLI ILIRIK.

Pra perse mos ti themi Ilirik,perse ta e thrasim me emra te huaj,te dhunshem qe na i sollen pushtuesit ketu(sa e di un me ket turqishten time te qal,Ballkan i bie Male,d.m.th vend malor.)

Me vjen qudi se si u pervetsua ky emer per ket teritor(si e pervetsuan dhe evropianet)ku deri ne koh jo shum te largta i thonin gadishull ilirik,pra te fillojm ne te paret si iniciativ qe te kthejm emrin e vjeter qe lidhet me se shumti me kulturen ton,ket tju sugjerojm dhe forumeve tjera,dhe mundesisht dhe institucioneve tona kulturore,gjuhsore etj.

Pra pse mos ta e thrasim Gadishulli Ilirik ( Ballkan-Ilirikum).

Pres pergjigje dhe perkrahje nga ju-Blerimi.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Ago Basha

Postuar mė 28-4-2003 nė 05:58 Edit Post Reply With Quote
Illiria ka qene e shtrire ne te gjithe Ballkanin,por jo i gjithe Ballkani ka qene i banuar prej Ilireve.S'mund te bejme emertime te tilla.
View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2003 nė 06:20 Edit Post Reply With Quote
Ne kemi nderrruar, ketu eshte nje diskutim per kete teme:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1302

Pra Europa Juglindore besoj eshte termi me i sakte.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 29-4-2003 nė 16:35 Edit Post Reply With Quote
Mir pra do e quajm evropa juglindore.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 29-4-2003 nė 16:41 Edit Post Reply With Quote
Prap kam dhe nje vrejtje(ndoshta po ju bezdis si shum me keto vrejtje po prap po i them)perse or vlla po hapen prap tema te reja me nje permbajtje.

Lek rezniqi kishte hap nje tem per korupsionin,ku ne vend se te i shpreh mendimet e postimet tek tema e ime (ja si punohet(vidhet) ne istitucionet tona) qe esht e hapur prej kohesh per korupsionin ne kosov.

Nuk kam ndonje gje me Leken ,po te jemi me korekt ti kemi temat ne nje vend te kompletuara se keshtu nuk po dim me i ra ne fije se ku qka esht postuar.

Me te mira nga Bela.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2003 nė 16:59 Edit Post Reply With Quote
Po ke te drejte,

per korrupsionin jane hape shume tema.

Duhet qe dikush nga ne administratoret ti levizi dhe ti bashkoje.

Shpresoj qe te kem kohe une ta bej.

Blerim nuk na merzit hic me keto veretje, perkundrazi na ndihmon shume.

Sapo i bashkova temat ne kete adrese:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1924





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 10-5-2003 nė 16:57 Edit Post Reply With Quote
Mobilizimi i tė djathtės!

Bashkëkombas-e të dashur-a!

Tash përpara zgjedhjeve lokale (me që janë afër) në Shqipëri,mendoj që të gjithë së bashku duhet të mobilizohemi dhe me sugjerimet tona,kritikat,propozimet etj. t'i dalim krah të djathtës Shqiptare në RSH.

Partitë e djathta duhet të kenë mbështetjen tonë.Nëse vërtetë duam ndryshime në Shqipëri alternativë tjetër nuk shoh përveç se t'i dalim krah të djathtës Shqiptare.

Ja menjëherë një propozim:

Të gjitha partitë e djathta të ulen dhe të bisedojnë në mënyrë demokratike, dhe secila të matë vetveten se sa peshon! Në këtë mënyrë hierarkia duhet të rrespektohet(një ligj ky themelor në demokracinë ndërkombëtare) dhe të zgjedhen njerëzit që do t'i dalin ballë ish komunistëve.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 12-5-2003 nė 17:00 Edit Post Reply With Quote
Ku humbėn disa administratorė?

TË BISEDOJMË!

Demokracia karakterizohet me shprehje të lirë dhe dialog! Për të pasur të drejtën për shprehje të lirë,një demokrat i mirëfilltë nuk emocionohet.

Prandaj,sot vendosa të mos qëndroj indiferent.

Shoh një ngecje në aktivitet të disa administartorëve! Ku qëndorn problemi? Pse aktiviteti i tyre nuk vazhdon? Kur që shohim se në faqet tjera elektronike nuk mungojnë analizat e tyre!

Mendoj se duhet të bisedojmë ku qëndron problemi?





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 17-5-2003 nė 20:26 Edit Post Reply With Quote
Demoralizimi!

PSE DORËZOHEMI AQ LEHTË?


Me keqardhje më vjen të them se ne dorëzohemi shumë shpejt! Të gjithëve na ngutet, dhe duam të shohim rezultate të shpejta!

Rezultatet janë pjesë edhe e demoralizimit tonë kolektiv, sepse rezultatet e të gjitha dukurive shoqërore në një shtet sidomos ato negative duhet të luftohen me alternativë konkrete.

Pse me çdo kusht duam që "ai tjetri" të mer nismën?!! Pse i duam gjërat të gatshme, kurse nga ana tjetër qëndrojmë në vend dhe qeshim, marim nëpër gojë, nënçmojmë duke menduar dhe vlersuar vetveten më shumë se gjithkush tjetër. Kuptohet që njerëzit nuk janë të njejtë! Por gjithashtu kuptohet se të gjithë nuk janë të çmendur!

Zoti na ndihmoftë, sepse aktualisht askund nuk jemi.

Të debatojmë njerëz! Të debatojmë ! Vetëm në këtë mënyrë e ndihmojmë Shqipërinë dhe vetveten.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 19-5-2003 nė 18:24 Edit Post Reply With Quote
Zotrinj administrator,tashi sa postova nje artikull tek qameria fakte,dhe e dini sa mu desht deri sa e gjeta temen se ku ta postoj,mos pyet u shthura duke kerkuar deri sa i rash ne te,pra lus dhe nje her(pasi me siper ketu keni sygjerimin tim)administratoret qe ti futni tema ne nje vend qe te kemi te gjith me leht per t'i lexuar dhe postuar.

siq e kam cek dhe me lart(lexojeni)vetem ne lidhje me qamerin ka 4 tema te hapura(ndosht dhe me shum)pse mos te jen ne nje vend me nje titull teme P.SH tek qameria sot e hapur nga A.Ashta.

Pra ti kompletoni nese nuk ka dhe shum pun mos ti lem keshtu te kurthuara.

Me te mira nga Bela.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Ago Basha

Postuar mė 19-5-2003 nė 19:39 Edit Post Reply With Quote
Blerim,qe ne ti gjejme te gjitha temat e ti klasifikojme,eshte ca e veshtire.
Varet nga Ju qe postimet ti klasifikone sipas direktorive perkatese.
Per te gjetur me lehte postime perdor mundesine (Kerko) duke shkruar ndonje fjale te vecante qe ke perdorur ne postime qe je duke kerkuar.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Tali

Postuar mė 27-5-2003 nė 12:19 Edit Post Reply With Quote
Llapi !

Or i nderuar !

Në shumë tema e ke hapur një temë e cila të bën kureshtar se kush qenka ky njeri me "nofkën" Anton.

Me sa di Antoni është emër, dhe ne njihemi ka kohë. Ti si i po sa ardhur duhet së paku t'i lexosh disa letra të cilat janë postuar në të kaluarën dhe të cilat kanë të bëjnë me fshirjen e postimeve !

Dua të të njoftoj se jo një postim, por temë të tërë kemi humbur për shkaqe të panjohura dhe kjo mund të ndodhë gjithkund dhe gjithkujt, prandaj mos i mer gjërta gati dhe të akuzosh menjëherë pa u konsultuar dhe pyetur.

Ne e shohim që ti je emocionuar me të drejtë, por gjithashtu e shohim të arsyeshme që të bisedojmë dhe për këtë shkak e kemi hapur këtë temë NË MES NESH. Disa rregulla i ke thyer or i nderuar, duke hapur një temë të vetme në disa kryetema ! Kjo mendoj se nuk ka nevoj, çka kemi të themi e themi këtu , pa e mbushtur datotekën me tema të cilat pak a shumë kanë karakter të njejtë.

Të dëshiroj mirëseardhje, tie e ke gjetur vendin tënd, por nuk mund të të garantojmë se matanë monitorit nuk ka ndonjë komunist që tenton të shpif dhe hidhëron të djathtët. Meri gjërat me kujdes, i qetë, pa emocione dhe gjithçka do të shkon në rregull.

Tani do të kërkoj nga ti që simbas mundësive të na lejosh t'i fshimë disa nga e njejta temë, dhe të lëmë vetëm një . Besoj se do të pajtohesh.

Shëndet





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Llapi

Postuar mė 27-5-2003 nė 12:32 Edit Post Reply With Quote
Tali

Te pershendes dhe faleminderi per mierpritje dhe per pergjegjie
Por nji gje nuk me skjaroi askush qfar roli apo qfar funkcioni ka ore burr ky Antoni?
dhe mrena mundesive pata deshir te me lajmrohet Administratori apo ta dij se kush e Administron ket faqe
ne te gjitha forumet dihet se kush eshte Admin e kush eshte Moderator ketu nuk po u lejoka si ne kohen e CKSKJU qe u mundoshin te punoin ne fsheftesi te madhe
sidoqoft ty te pershendes edhe njiher.

Antoni është administratori i kësaj faqeje . (Tali)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Llapi

Postuar mė 27-5-2003 nė 12:40 Edit Post Reply With Quote
Tali
se harrova lirisht largoni disa tema te ngjashme ne lidhur me ket pseudonim pra ANTON por nje kudoqoft mos e fshini deri sa te lajmrohet Admini apo ta kuptoi nga dikush se qfar roli luan ky person ne ket forum.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
drenica martire

Postuar mė 27-5-2003 nė 15:55 Edit Post Reply With Quote
Cfarë është eDSH dhe kuvendi i saj?

A. Cfarë është eDSH?

eDSH është nje bashkim te djathtesh qe kane nje qellim themelor:

Ne të djathtit të njohim njëri-tjetrin dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.

eDSH është e hapur per cdo te djathte.
Kriteret për anëtar te ri jane :


1. Te pranoje qëllimin themelor tonin:


Njohja dhe ndihma e te djathteve ndaj njeri-tjetrit.


Njohja

Njohja eshte e qarte nuk ka vend te diskutohet.

C´kuptojme ne me ndihme?

Duke ditur se shume nga ne nuk eshte e thene kene arritur ta quaj „gjendjen optimale“ dhe se shume prej nesh mund te kene akoma halle ne Atdhe apo dhe aty ku jane mendojme se perpara se te mund te bejme ndonje projekt per te ndihmuar Atdheun te mundohemi te ndihmojme konkret njeri- tjetrin.

2. Te tregoje qe eshte i djathte dhe nje shpjegim te shkurter „perse eshte i djathte“

3. Te na nise nje biografi te shkurter

4. Te jene te gjithe anetaret e tjere dakort per anetaresimin e ri

5. Te pranoje te paguaje nje kuote.Per shpenzimet kemi vendosur nje kuote 10 Euro ne muaj per ata qe punojne dhe 5 euro per studentet e te papunet


Qellimet e vitit te pare te bashkepunimit jane:

1. Kuvendi i eDSH

Te behet megjithmend Kuvendi i te djathteve dhe te jete Kuvendi me cilesor ne shqip permbi temat kombetare.


2. Faqja e eDSH te jete burim informacioni per te djathtet , bile burimi me i mire ne internet.


3. Shtimi i anetareve aktive (aktive ne kuptimin e dhenies se mendimeve, ne punen per faqen, per Kuvendin dhe aktive ne veprimtarite e ndryshme tonat).


4. Hartimi i nje programi a statuti tonin.
(deshira e jone eshte qe dalngadale te arrijme qe te krijojme nje forme me te sakte organizimi qe te nderoje te djathten dhe te djathtit, por ky eshte nje proces i gjate e nuk behet me "urdher te peshkut" e per kete nuk mjafton deshira e mire duhet PUNE, PUNE, PUNE )


eDSH dhe feja

eDSH respekton cdo fe dhe e konsideron besimin si nje ceshtje personale qe nuk mund te perdoret ne asnje menyre per realizimin e synimeve politike.
eDSH denon cdo fanatizem e fondamentalizem fetar.
Parimi i eDSH ndaj besimeve fetare eshte ai qe rrjedh prej ketyre dy shembujve reale:

“Mbaj mënd se aty nga viti 1947, sollën të arrestuar dhe dy klerikët e mirënjohur që shërbenin në Tiranë, Kryepeshkopin Irene Banushi dhe patriotin e poetin Ibrahim Hafiz Dalliu. Kapiten Muçua që thashë më lart, donte të argëtohej me ta dhe çallmën e Hafiz Dalliut ja vuri në kokë Kryepeshkopit Banushi dhe pastaj mblodhi të burgosurit duke i pyetur se a i shkonte ajo. Nuk e harroj përgjigjien e Banushit që tha:


Nuk e di mor zoti kapiten, a e meritoj unë që të vë në kokën time çallmën e këtij patrioti të madh.”

Parimi i eDSH ndaj feve e besimeve fetare eshte parimi i udheheqesve shqirteror fetar shqiptar qe besimin e tjetrit e respektuan po aq sa besimin e vet.

"Pas këtyre vendimeve, Ismail Qemali u nis për n'Austri bashkë me Luigj Gurakuqin, Pandeli Calen dhe Dom Nikollë Kaçorrin”

Baballaret e Kombit nuk e pane kurre fene si pengese apo me dyshim, por besimi ne Zot aq me shume ja shtoi respektin dhe besimin ndaj njeri-tjetrit.

Kjo eshte tradita e patrioteve shqiptare dhe kush nuk ka kuptuar dhe nuk vazhdon kete tradite nuk eshte as patriot dhe as i djathte.


B. Cfare eshte Kuvendi i eDSH?

Per te bere te mundur njohjen e te djathteve me njeri-tjeterin ne kemi krijuar Kuvendin e eDSH
Te jesh anetar i Kuvendit te eDSH nuk do te thote te jesh anetar i eDSH.

Anetar i Kuvendit te eDSH mund te behet cdo njeri qe pranon te respektoje rregullat e ketij Kuvendi ne kete adrese:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=471

Kuvendi eshte konceptuar qe te jete nje pike takimi virtuale e te gjithe te djathteve, ne te cilen ata te mund te takohen te diskutojne per tema te ndryshme, te njihen, te shtrojne ide e te bejne projekte te perbashketa


C. Cfare nuk eshte eDSH?

eDSH nuk kerkon as te jete parti dhe as qe e kemi as qellim te larget nje forme te tille organizimi
eDSH nuk ben asnje dallim nder te djathte dhe nuk mbeshtet asnje parti politike te djathte ne vecanti, por kerkon te kete lidhje e bashkepunim me cdo te djathte pavaresisht nga perkatesia partiake apo simpatia partiake.
eDSH nuk ben asnje dallim fetar nder shqiptare
eDSH nuk ben asnje dallim krahinor nder shqiptare

----------

Ti Llapi pjek Petlla në ujë mos u paraqit më budalla se sa QË JE!

Anton Ashta eshte emer e mbiemer i vërtetae. Nese ta mbane veje edhe ti emrin dhe mbiemrin tend. Anton Ashat eshte administrator i ketij forumi dhe nga me kryesoret.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
drenica martire

Postuar mė 27-5-2003 nė 16:13 Edit Post Reply With Quote
shiko ketu Llapi!
Keta qenkan adminat.. hahahahaa






http://www.edsh.org/kush.htm

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
drenica martire

Postuar mė 27-5-2003 nė 16:19 Edit Post Reply With Quote
Mire se erdhe Llapi!


http://www.truthinmedia.org/Images2000/artemije-thaci.gif ]





Qe kush ishte Dreejtori i Drejtoerisë politike të uÇK!














Qekush është Kryetar i PDK-së dhe predikues i MORATORIUMIT per Kosovën!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 27-5-2003 nė 16:25 Edit Post Reply With Quote
DRENICA MARTIRE dhe LLAPI,

Se kush jane administratoret mund te shihni ne kete faqe.


http://www.edsh.org/kush.htm





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Llapi

Postuar mė 27-5-2003 nė 17:31 Edit Post Reply With Quote
Korigjim i fjalėve fyese !!!

"drenic martire"
pasi qe ky forum eshte nji kuvend i te djathtve qe po dyshoi me pjesmarrjen tane me gjith keta popa qe eshte i djatht
e keta po te lejoin te me provokosh ti mua une po te them:


Shko .... nanen tane e motren e krejt femnimin qka i kie te shpija me keta popa e popadiqa e me von flasim pasi te me tregosh a jau kajti ate te .... qe e hangren prej popave he ndytesira e magjupit.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 27-5-2003 nė 18:09 Edit Post Reply With Quote
Llapi !

Të lutem ikju provokimeve të mundshme dhe fjalorit të dobët !

Mos na detyro të fshim postimet tuaja të cilat shihen se e kanë vendin këtu. Por fjalori i këtillë siç e përdor nuk bën or i nderuar.

Kam besim që në të ardhëshmen kjo nuk do të përsëritet.

Të përshëndes





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-5-2003 nė 23:00 Edit Post Reply With Quote
Mos harxhoni ma kohe me llap e tarallak





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4    5    6  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6877499 sekonda, 50 pyetje