Eni_P
|
Postuar mė 20-1-2003 nė 17:04 |
|
|
Arvanitet
Ne Athine, ne tetor u zhvillua prezantimi i nje libri te ri mbi Arvanitasit, Antologjia e Kengeve Arvanitase
quote:
Mbas 17 vjet studimesh, kerkimesh dhe udhetimesh neper trevat e Epirit, te Follorines, te Konices, te Thraqise, te Korinthit, te Atikes dhe Viotise,
ku banojne arberoret (arvanitet) dhe kendohet kenga e tyre ne Greqi, shkrimtari muzikant dhe kengetar Thanasi Moraiti na sjell nje Antologji me vlera
te medha shkencore dhe historike, gjuhesore dhe muzikore qe permban mbi 140 materiale muzikore te shkruara me tekste te transkriptuara ne greqisht dhe
perkthyer ne shqip.
Ne kete prezantim ka folur dhe politikani grek Teodor Pangallos, i cili nder te tjera ka thene se,
quote: Per ne qe u lindem ne shtepi ku gjyshja jone fliste arvanitika, kete gjuhe qe nuk eshte sic degjojme te thone ca karafila, greqisht me ca
fjale te tjera, por eshte shqip, shqipja e paster e shek.14 kete na e vertetojne edhe emigrantet e sotem shqiptare qe ndodhen ne Mesologjia dhe na
thone; Ju flisni shqipen e vjeter. Dhe, kjo eshte shume e logjikshme nga pikepamja gjuhesore, pasi gjuha e shqiptareve qe u vendosen ketu ne
shek.14, pane gjuhen e tyre te evoluoje ne greqishten dhe ajo qe erdhi deri ne ditet tona, ishte idioma e vjeter e shqipes.
Per ne, humbja e gjuhes arvanitase eshte si te kemi humbur atdheun, sepse permban nje kulture te cilen jo ne kushtet e nje shtypje, sepse arvanitasit
nuk mund ti shtypte kush ne Greqi, ata udhehiqnin Greqine, ishin gjenerale, kryeministra, presidente dhe pronare te kryeqytetit, por vete ata e
gelltiten te shkuaren e tyre sepse ne menyre fanatike qene bindur se ishin greke, dhe me ndihmen edhe te mesuesve arriten ta zhdukin gjuhen
arvanitase, te cilen askush nuk e flet sot, te pakten nga mosha ime e poshte. Tani, lavdi Zotit, na kane mbetur ende ca gjysher e gjyshe qe e
flasin.
Mirepo eshte gjynah qe kjo gjuhe te humbase dhe besoj se puna qe ka bere Thanasis Moraiti ndihmon qe te mos jete arvanitja nje atdhe i humbur. Duhet
te dalin ne drite, gjuha, kultura, zakonet, doket sepse perndryshe, po mbeti ne erresire do te jete vertete nje atdhe i humbur".
Mos kujtoni se mund te zhdukni arvanitet. Greqi pa arvanite, arvanite pa Greqi nuk behet thonte Aristidh Kolia.
Duke patur parasysh se kohet e fundit eshte botuar gjithashtu dhe ne Tirane, perkthimi i librit te studiuesit arvanitas, Aristidh
Kolia, " Arvanitasit", cfare me intereson nga e gjithe kjo teme, eshte thjesht te zhvillojme nje diskutim mbi historine e popullates
shqiptare ne Greqi te njohur si arvanitase dhe zakonet, gjuhen, historine e tyre.
Ose, ose dhe thjesht, cfare mendoni pasi keni lexuar deklarimet e Pangallosit?
__________________
non solum sibi vivere, sed et aliis proficire
|
|
blerim vokshi
|
Postuar mė 20-1-2003 nė 17:50 |
|
|
Per ket tem kam disa artikuj qe i kam derguar tek kuvendi eDSH respektivisht Anton Ashtes,ku aty posedoj me ballinen origjinale dhe foton e keti
Thanasi moraitit.
Pra pres nga administratoret te i postojne ketu ato dokumente.
Me te mira Blerimi.
|
|
Eni_P
|
Postuar mė 27-1-2003 nė 15:37 |
|
|
ARVANITĖT DHE VLERAT E TYRE
nga Arben Llalla
Një përmbledhje e shkurtër mbi historinë dhe kontributin shqiptar në krijimin dhe ecurinë e shtetit të RI Grek.
Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
Bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha
Popullsia shqiptare që jeton sot në shtetin e ri Grek, ndahet në dy grupe, ata që quhen arvanitas, dhe ata që quhen
shqipëtar, që grekët i quajnë allvani dhe kanë ardhur në Greqi pas pushtimit osmano turk.
Të pakët janë njerëzit të cilët dinë historinë e vërtetë të arvanitëve dhe zonat në
Greqi, që banohej dhe banohet nga popullata që flasin gjuhën arbërore ose shqipe.
Në këtë ligjeratë do të përmendim disa nga figurat më të shquara të revolucionit grek të 1821
që ishin shqiptar, disa kryeministra që kishin gjak shqiptari dhe shumë figura të njohura të kulturës greke që
ishin arvanitas.
Janë zbuluar se në Greqi gjënden mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika, ku ndahen në
dy grupe. Ata që quhen arvanitas dhe janë vendas që njihen që në kohën antik edhe janë rreth 450 katunde, dhe
shqiptarët që grekët i thërrasin allvani që kanë ardhur në Greqi mbas vdekjes së Skënderbeut dhe
janë mbi 150 fshatra.
Kryesisht katundet që janë banuar dhe banohen nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e
Epirit, në Thrakë, në ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron, Andron, Poleponezi(Morea) etj.
Studiues që janë marrë me zbulimine katundeve që flitet gjuha shqipe janë arvanitas Aristidh Kola, arbëreshi urat
Antonio Bellushi, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo etj.
Po në Greqi kur erdhen arvanitët siç i quajnë elenasit?
Kush është vendi amë?
Këto janë pyetje që torturon zemrën dhe mëndjen e çdo arvanitasi të Greqisë.
Arvanitasit e Greqis sipas disa studimeve të huaja dhe shqiptare janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7. Por i këtij mendimi nuk
janë dhe shumë historianë apo studiues të ndryshëm. Të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në
Greqi janë më të herëshme, që në kohën antike.
Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat
e qyteteve të lashta të Greqis, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.
Emri arvanitas rrjedh nga fjala Arbana, dhe fjala Arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbërës, njeri që punon tokën.
Shqiptarët parahistorik quheshin nga njerëzit e letërsisë dhe diturisë Ilir dhe më vonë Alban.
Kurse këta Ilirë, dhe Alban, vetquhen pellazgjë, arvanitas, dhe shqiptarë dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipni, dhe
kurrë nuk e kanë quajtur atdheun e tyre Iliri dhe Albani. Për herë të parë u quajtën Albani nga gjeografi i
lashtë Klaud Ptolemeu 90-160 pas krishtit, territori midis Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt albanian.
non solum sibi vivere, sed et aliis proficire
|
|
Eni_P
|
Postuar mė 28-1-2003 nė 17:12 |
|
|
vazhdimi
Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë perjudhës 150 vjeçare të
kryqëzatave(1096-1208), ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia, u bë shtegu kryesor përmes Shqipnis Qendrore,
që të nxirrte në Kostandinopojë dhe më tutje në Lindjen.
Në fillim të shekullit 12, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga
Durrësi në Vlorë ALBANA.
Por atëhere pse arvanitasit nuk e quajnë veten e tyre shqiptar ose alban, por vetquhen arvanitas...!?
Emri shqipëtar njihet rreth vitit 1400 pas krishtit, dhe kështu arvanitasit e Greqis, dhe Azisë së Vogël, gjithmon janë
quajtur arvanitas, dhe arnaut. Dhe të gjithë ata arbëreshë që u larguan mbas vdekjes së Skënderbeut, e quajnë
veten shqiptar.
Ndoshta emërtimi arvanitas duhet të jetë më i vjetër se emri Ilir, dhe është vërtetuar se është
më i vjetër se emri Alban. Sepse po të shohim qytetet e vjetra pellazgjike ato janë ndërtuar pranë lumenjëve, duke
qenë afër tokave pjellore, pra arbërës.
Në gjuhën greke arbanët quhen arvanitas, sepse grekër B e lexojnë V, pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e
Azisë së Vogël i quajnë arnaut që rrjedh nga fjala arnavut dhe fjala arnavut rrjedh nga fjala arvanit. Kurse arvanitasit
kristian otodoks të Stambollit dhe të Egjyptit i quajnë romei,, ose greçi,,.
Megjithëse ndryshimet ndërmjet arvanitasve të Greqis, arbëreshëve të Italis, Zarës, Ukrainës, Korsikës
dhe arbërve të Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës, në mënyrën e të menduarit, të shprehurit dhe
të ndjenjave, ne jemi vllezër të një gjaku, të një gjuhe, të kombit të sotëm shqiptar. Që kemi
rruajtur të gjalla pas kaq shumë shekuj lufte dhe vështirësish, traditat tona të vjetra shqiptare. Duke mbajtur të
gjalla lidhjet shpirtërore ndërmjet njëri-tjetrit dhe zemrës Arbëri.
Studime në drejtim të arvanitasve të Greqis janë shumë të pakta, përveç disa studiuesëve seriozë
të Prishtinës dhe pak të Tiranës, për të mos thënë aspak. Akademikët shqiptar nuk janë marrë
shumë me arvanitët, kështu sot na mungojnë shumë materjale me vlera të mëdha historike për kombin shqiptar.
Arvanitët e Greqis nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi. Valë të tjera
të mëdha të arbanëve në drejtim të Greqis ka patur në shekullin e 4-7 dhe 14, që njohim ne nga disa historian,
nuk janë veç tjetër, shpërnguljen e disa principatave arbanëve të veriut në drejtim të jugut për arsyje
të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbanisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga osmanët
turq.
Arbanët ose arvanitasit që lanë tokat e tyre në veri të Arbëris si në, Slloveni, Kroaci e deri në fushë
Kosovë. Kur zbritën në drejtimtë Greqis së sotme, nuk u pritën me luftë nga popullsia e atjeshme. Gjë që
tregon se ata zbritën nga veriu në jug tek vëllezërit e tyre të atjeshëm arbanit(arvanit), që jetonin në
trojet e tyre mijravjeçarë.
Me emërtimin arvanitas kuptojmë, vendas në Greqi, që janë pjesë e trungut të gjakut të shprishë
shqiptar.
Pak Histori të vërtet të studiuar dhe lexuar nëpër arkivat dhe librat të autorëve grek.
Arvanitët janë një realitet në shtetin e ri Grek. Ata kanë luftuar në revolucionin e 1821 bashkë me grekët
kundra osmanëve turq, për formimin e shtetit të ri grek, arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë.
Hartuesit e shoqërisë greke qenë tre shqiptarë nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami.
Dhjetra vjeçarë më parë mbizotronte pikpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët.
Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitët, pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre që kanë
kontribuar për krijimin e shtetit të ri Grek.
Për mohimin e kontributit arvanitas në krijimin e shtetit të ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhë baltë
mbi disa figura të shquara heroike të Revolucionit Grek të 1821, që ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhëtar,
burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi.
Kështu ata politikanë dhe historianë grekë që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821,
kërkonin që të pritnin rrënjët arvanitase të ekzistencës në Greqi. Por nuk ia arritën këtij
qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencën e racës arvanitase në
Greqi.
(Arvanitasit heronjë dhe kryeministra të Greqisë së Re)
Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heroit
e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptar.
Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821, përveç që ishin
pjesa dërrmuese e popullit grek në perjudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një
popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë.
Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të
ishujve të Hidrës, Specas, dhe Psaron.
Populli arban ose shqipëtar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar
çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë.
Arbanët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm vërtetin e
mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre.
Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se Komitat e periferisë të Athinës, Atiki aq edhe
në More, janë të gjithë arvanitë,,
Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në
Moldavo-Vllahi.
Arbanët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arvanitin poet Manoli Blesi, që ky poet
përmendë në poezitë e tij të gjithë arvanitët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.
Arbanët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë.
Më 1854 e Teodor Griva me një bashkim të madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan në drejtim për çlirimin e
Shqipnis, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perëndimore dhe në veçanti të
Francës.
Më 1901-1907 gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000
arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnis për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto
përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.
Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjith Suli
Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin,
Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço
Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço,
Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman
Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë
kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.
E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )
Gjith shqiptarë qenë,
Sishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )
Xhavela e Mjauli?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armët e Shqipnis.
I u hodhën themeli Greqis.
Shqiptarve u takoi nderi më i lartë që ti sjellin kurorën e Greqisë mbretit të saj Othon, sepse të tre antarët
e komisjonit që u dërguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa.
Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821
podhuajse shumica e banorve flisnin në Greqi gjuhën shqipe.
Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre
kombëtar. Për nder të trimëris të heronjëve shqiptarë, grekërit morrën kostumin kombëtar shqiptar
që vishej nga Kosova e deri në Poleponezi dhe e bënë të tyrin.
Mirëpo, grekërit e deformuan këtë veshje të bukur që vishej nga kombi i Arbërit duke shtuar palët e fustanit
nga 60 në 200 palë. Në xhaketë, në mengët e lira, shqiptarët nuk i fusin krahët, ndërsa grekët i
fusin ato. Fustanella shqiptare është e gjatë deri 10 cm poshtë gjurit, ndërsa grekërit e shkurtojnë sa më
shumë, sa mbulon vetëm prapanicën.
Arvanitët, këta luftëtar trima, heronjë të Revolucionit të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për
panvarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit të ri grek, që drejtuan Greqinë drejtë
ndërtimit të jetës europjane.
Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur
përgjithmon nga vartësia e Fanarit të Stanbollit.
Kur arvaniti Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri
Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqin.
Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqis (1925-1926) u arritën shumë marrveshje të rëndësisshme në
fushën e politikës dhe kulturës me Shqipërin.
Më 1926 arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministër i jashtëm dhe i kulturës greke më 1997-2000, me të njëjtin
emër Teodor Pagallo. Kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve
në Gjenevë se: Republika Greke njihte minoritetin shqiptarë që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më
shqiptarët muhamedanë popullsi turke. Dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është
përkrahur deri më sot nga ne, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë ne. Pasi ajo mori
të tatëpjetëndhe arriti pikën që s,mbante më, morra masat e duhura dhe shpërndava të gjitha
shoqëritë vorioepiriote,, që mëshironin skaje me ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë,,
Kjo pjesë e deklaratës së ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pagallo në Lidhjen e Kombeve, është
botuar në periudhën e provokimeve të gushtit 1949, në gazetën Akropolis,, dhe është ribotuar në vitin 1974,
në librin Përmbledhje e Teodor Pagallo,, vëllimi i dytë 1925-1952, faqe 111-115.
Kur ishte president Teodor Pagallo marrëdhënit midis dy shteteve 1925-1926, ishin më të mirat e deri tanishme. U hoq kufiri midis
dy fqinjëve, shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës, bashkëpunimi tregëtar ishte i
suksesshëm etj.
Arvanitas të tjerë që u bënë kryeministra të Greqisë kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli,
Dhimitër Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandër Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandër Diomidi, Kiço Xhavella etj.
Arvanitasit ndërtuesit dhe themeluesit e Akademisë së Athinës
Për krijimin e shtetit të ri grek, shqiptarët ose arvanitët kanë kontribuar në të gjitha drejtimet për
ecurinë përpara të Greqisë. Arvanitët ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës. Dhe
investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptar.
Që në vitet e para të Revolucionit të 1821, luftëtarët e lirisë kishin dëshirë të themelonin
Akademinë, sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte ndriçimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak
fjalë arsimimi.
U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë, por dështuan. Vetëm në vitin 1926 ministri i
atëhershëm i arsimit Dhimitër Egjiniti, arvanit nga Egjina, raportoi dhe u botua Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 dhe
bëhej realitet Akademia e Athinës me pamjen e brendëshme dhe misionin e sotëm.
Ndërtesa ku strehohet Akademia ka një histori interesante.
Më 1856 tregëtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës në Vjenë të Austrisë, Simon Sina,
dëshironte ti bënte një dhuratë të madh Greqis, brenda në Athinë. Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinës
ish-Konsull i Përgjithshëm në vitin 1834 i qeverisë greke në Austri. Familja Sina ishin me origjinë nga Bithkuqi (sot
Vithkuq) i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë dhe më vonë u vendosën në Vjenë. Sinajt
u morrën në fillim me zhvillimin e tregëtisë midis Austrisë dhe Perandorisë Otomane. Më vonë themeluan fabrika
të penjëve dhe të stofave të panbukta. Themeluan Bankën Kombëtare të Austrisë. Familja Sina bënë
shumë dhurata bamirëse, midis së cilat urën e varur të Budapestit e cila kushtoi atëhere 500 mijë stërlina
angleze. Gjergj Sina ishte nënpresident i Bankës Austriake, president i shoqërisë së hekurudhave në Austri, pronar
tokash në Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Sinajt janë dekoruar nga qeveritë Ruse, Turke, Greke për bamirësitë
e tyre në këto vende. Gjergj Sina vdiq më 18 maj 1856. Kështu që djali tij Simon Sina ndoqi gjurmët e të atit duke
bërë edhe ky dhurata të mëdha bamirëse. Sinajt nuk harruan kurrë atdheun e tyre Shqipërinë. Ata dërguan
shumë bij shqiptarësh me bursa në Universitetet e Europës.
Më 1859 filluan punimet e para, më 15 prill 1876, Simon Sina vdes duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe, në
bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij Ifigjenia Sina më 1885.
Kështu hapja e Akademisë së Athinës u dedikohet, pra, dy arvanitasve të vërtetë, Teodor Pangallo, që ishte
atëhere në brendësi të punimeve, dhe arvaniti tjetër Dhimitri Egjiniti, që ishte atëherë ministër i
Arsimit.
Disa nga akademikët që ishin arvanitas janë; Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti,
Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.
Kultura e lashtë arvanitase drejtë zhdukjes
Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar
ballkanin në shekujt e më parëshme.
Shumë piktorë të huaj të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase ose
shqipëtare mbushën tablotë e tyre me këto tema.
Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanit gjenden nëpër muzetë e mëdha të europës dhe kanë
tërhequr vëmëndjes e vizitorve të shumtë.
Por nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas
ose shqiptar.
Nga fara arvanitase dolën shumë piktorë që disa prej tyre u bënë me famë botërore. Temat frymëzuese
të këtyre piktorëve të mëdhenjë arvanitas ishin betejat fitimtare të princit të Arbërisë dhe Epirit
Skënderbeut, dhe i njohur nga papa Piu i 2-të, mbret i Albanisë dhe Maqedonisë më 1458. lufta shekullore e kombit të
Arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet tona shekullore etj. Disa nga këta piktorë me famë botërore
janë, Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati
Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Të gjithë këta piktorë të
mëdhenjë me fama botërore janë me preardhje shqiptare ku kanë deklaruar vetë që janë arvanitas nga zonat e
banuara me shumicë dërrmuese me arvanit si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia, etj që janë zemra e Greqisë së
lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sotë nga kjo racë.
Arvanitasit kanë ndërtuar dhe teatrin e parë prej guri të Greqisë. Mbas revolucionit të 1821, arvanitasi Jani Bukura
ndërtoi teatrin e parë prej guri të Greqisë së Re në Athinë. Jani Bukura ishte një detar, luftëtar i
zoti, por mbi të gjitha ai kishte një shpirt të pasur prej artisti.
Jani Bukura është babai i piktores së madhe greke Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut të fundit të ishullit të
Specas Gjergj Bukura.
Detari Jani Bukura, një luftëtar i guximshëm, kishte edhe një dashuri të veçantë për artin, për
arsimin. Vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë femër në Greqi e cila
krijoi parakushtet për emancipimin e gruas.
Gjendja e vërtetë e arvanitasve sot
Me kalimin e dhjetravjeçarve arvanitasit u bindën ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në
se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të shtetit të ri grek.
Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit që kam pasur me studiuesin, historianin
dhe shkrimtarin e njohur arbëror Aristidh Kola, që vdiq vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në revistën
EKSKLUZIVE, thotë se Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas,,.
Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht në drejtim të
arvanitasve të Greqis.
Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte Lidhja e Arbërorëve të Greqis,,. Por në këtë vit, Jorgo Maruga
vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De
Rada i arvanitasve të Greqis.
Lidhja e Arvanitasve të Greqis,, me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një
farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek.
Lidhja do të botonte revistën Besa,, dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të
bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arbërore.
Kënga arbërore ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve dhe muzikologëve grekë dhe të huajve të
tjerë.
Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase.
Këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti
të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit
deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër dasma.
Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk
shkruhej më parë, nuk e lanë të tjerët që të shkruhej!
Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase. Mënyrë
tjetër nuk kishte, kur osmanët turq të pritnin kokën po të flisje shqip, ndërsa injorantët priftërinjë
të helmonin edhe me bukë po të dëgjonin të kuvendoje në gjuhën e mëmës shqipe.
Një dëshmi që kemi nga P.Joti që shkruajti Historinë e Shtatë Ishuajve,, të vitit 1866, na vërteton se
Suljotët që ishin në Korfuz. Kur pastronin armët e tyre, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve
të tyre.
Në këngët arvanitase të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke.
Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull Bleta Shqipni,, me autor Thimo Mitku botuar
në vitin 1878 në Aleksandri.
Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij me titull Attika und seine Heutigen,, ndër të tjera shkruan.
Nga çdi unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të
dashurisë, lirisë dhe kaçake,,.
Shumë këngë arvanite janë shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të
vërtet shqiptar.
Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambisjes të studiuesit arvanitas Aristidh Kola, Dhimitri Leka dhe këngëtarit
Thanasi Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët arvanitase me titull Këngët Arvanitase,, dhe
Trëndafilat e Malit,, që kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të Italis së jugut dhe të
arvanitasve të Greqis. Këto dy CD janë të vetmit që janë prodhuar në historinë mbarë shqiptare në
gjuhën tonë arbëreshe.
Orkestra që shoqëron Thanasi Moraitin mbështetet tek instrumentet e traditës së lashtë arbëreshe, që krijon
një botë interesante dhe të këndeshme muzikale. Veglat kryesore që përdorin muzikantët arvanitas janë,
pipëza, daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj.
Vitet kalojnë, gjuha shqipe që flasin arvanitasit e Greqis, traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin.
Ndoshta, brezi i fundit që flet gjuhën dhe ruan karakteristikat e arvanitasve sa vjen e zhduket. Është, pra, përgjegjësi
e madhe që institucionet kulturore mbarë shqiptare, të ruajnë dhe të regjistrojnë të dhënat kulturore të
arbëreshëve kudo që ndodhen ata sot larg zemrës të mëmës Shqipni.
Në mënyrë që brezat që vijnë të njohin qytetrimin e gjerë dhe kontributin e racës shqiptare për
formimin dhe zhvillimin e shteteve të popujve të tjerë ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkë me ta.
Të gjithë, dashamirë dhe dashakëqinjë, duhet ta kuptojnë se asnjë e keqe nuk vjen ndokujt nga vetënjohja dhe
krenaria e ligjëshme për ruajtjen e vlerave tradicionale të kulturës dhe gjuhës shqipe të arvanitëve.
Shteti grek duhet të kujdeset më shumë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës të arvanitëve në Greqi, sepse
pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk mundë të ketë histori të re. Arvanitasit në Greqi janë një bazë
e fortë dhe e patundëme që tregon për lidhjen e ngushtë që ka ekzistuar, ekziston dhe duhet të ekzistojë midis
Greqisë dhe Shqipërisë. Ata janë një tregues i vlerave të larta dhe të pastërta që ka shqiptari të
ruajtur me fanatizëm ndërshekuj.
Shqipëtarët dhe grekët i lidhin shumë gjëra të përbashkëta, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin
ngushtë dy popujt më të lashtë të europës, prandaj sot nuk duhet të mendojmë se si mundë të
ngremë pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mundë të ndihmojmë njeri-tjetrin për kapërcimin e
vështirësive që sjellin vitet.
Literatura:
Për këtë studim janë shfrytëzuar
revista Besa,, dhe arkivi i shoqatës Arvanitasit e Greqisë,,.
Revista Arvanon,, dhe librat Arvanitasit dhe preardhja e grekëve,,
Gjuha e zotit,, të autorit Aristidh Kola.
Librat Fjalori dy gjuhësh i Marko Boçarit,, dhe Arvaniti dhe arvanitica e ishullit të Andros,, të autorit Tito Johala.
Libri Enigma,, i autorit francez Robert DAngly.
Libri Shqiptarët,, të autorit Edwin E. Jacquen.
Libri Arvanitët,, i autorit Irakli Koçollari.
Libri Revolucioni grek 1821 dhe kontributi shqiptar,, i autorit Koli Xoxi.
Biblioteka dhe revista greko-italiane-shqiptare
Lidhja,, e uratit arbëresh Antonio Bellushi.
Problemi i ndërgjegjies se arvanatisve,, i Tolkë Xhillari.
© "Ekskluzive"
|
|
mistiku
|
Postuar mė 31-1-2003 nė 05:06 |
|
|
Historia e popullit shqiptar që e kanë shkruar historianët komunist është e mangët dhe e shtrembëruar.
Nuk është mendimi im, por ajo duhet të shkruhet përsëri nga historianët e ekspertët kompetent e të
ndershëm, duke u shërbyer në faktet reale.
P. s. Ju propozoj të lexoni artikullin e prof. Skender Rizaj me titull: - Thoti fliste shqip- ku bëhet fjalë për hulumtimet e
filologut të shquar italian Giuseppe Catapano, ku para 12 000 (dymbëdhjetë mijë vjetë në Egjypt Thoti -Toti ka qenë
krijuesi i shkencës antike.
Mua më ka mahnitur.
www.mjellma.org në rubrikën top tema
Nëse ua kam dërguar më parë këtë fjalë çelës u kërkoj falje.
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 7-3-2003 nė 23:24 |
|
|
ARBËRISHTE, ARVANITIKA, SHQIP (Albanisch) in Griechenland
Sprachfamilie
Indoeuropäisch: Albanisch : Toskanische Dialekte
Region
Albanisch wird in kleinen isolierten Gemeinden gesprochen, die weit verstreut im heutigen Zentral- und Südgriechenland liegen. Auch in den
Gemeinden des westlichen Epiros wird Albanisch gesprochen.
Grösse der Minderheit
Es ist unklar, wie viele Menschen heute Albanisch sprechen. Bei der Volkszählung 1951 gab es 23.000 Albanischsprachige. Die Sprache wird nur auf
informeller Ebene angewendet.
Status
Kein gesetzlich festgelegter Status.
Verwaltung
Die Sprache geniesst keine Präsenz in der Öffentlichkeit.
Erziehung und Bildung
Die Sprache ist nicht im Bildungssystem präsent.
Medien
Die Sprache ist nicht in den Medien präsent, mit Ausnahme seltener Verbreitung albanischer Lieder über den örtlichen Radiosender.
Albanisch kommt auch in Italien als Minderheitensprache vor.
marre nga
http://www.minority2000.net/Gr-75/t54de.htm
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 29-4-2003 nė 09:06 |
|
|
"GLI ARVANITES STANNO PERDENDO LA LORO IDENTITA'
In Grecia gli arvanites sono tanti, però, purtroppo, stanno perdendo la loro identità e la loro lingua.
I ragazzi che sono adesso nelle scuole medie e superiori non sanno parlare e capiscono pochissimo la lingua dei loro antenati.
Gli ultimi che sanno parlare bene arvanitika sono le persone che hanno più di trenta anni. Da i venti fino ai trenta la capiscono bene ma non
la possono parlare bene.
Questo discorso vale per il mio paese e in generale per i piccoli paesi che sonno rimasti un pò isolati fino a 20-30 anni fa; il discorso
cambia nelle grandi città.
Le canzoni in lingua arvanitika non si sentono più e gli ultimi che in qualche festa cantano canzoni in arvanitika sonno i nostri nonni. Gli
anzinni sono gli unici che parlano arvanitika anche nelle loro conversazioni di ogni giorno. I nostri genitori non parlano molto spesso arvanitika e
cosi noi giovani non abbiamo potuto conoscere bene la nostra lingua.
Un altro problema molto serio è che gli arvanites non conoscono la loro storia (ad eccezione di pochi), non sanno da dove vengono e non sanno
l'importanza della loro presenza nella Grecia di oggi e nella storia della Grecia. Non sanno che i più grandi eroi della guerra per
l'indipendenza dai Turchi erano arvanites e questo perchè nei libri della storia non l'hanno scritto.
Noi arvanites non sappiamo quasi niente anche per quanto riguarda i nostri fratelli arbereshë d'Italia. Tutti però abbiamo sentito
dire che nel sud Italia ci sono persone che parlano arvanitika ma niente di più.
Con questo articolo vorrei lanciare un segnale d'allarme ai nostri fratelli arberesh. Dobbiamo salvare la nostra identità e dobbiamo
conoscerci gli uni con gli altri.
Giorgio Gonias"
" Arvaninitet po humbin identitetin"
Ne Greqi ka shume arvanit, mirepo, fatkeqesisht jane duke humbur identitetin dhe gjuhen e tyre.
Djemt qe jane tani ne shkolla te mesme e superiore nuk dijne ta flasin dhe kuptojne shume pak gjuhen e paradhesve te vete.
Te fundit qe dijen ta flasin mire gjuhen " arvanite " jane njerez te moshes mbi 30 vjecare. Nga mosha 20 deri ne 30, e kuptojne mire, por
nuk e flasin mire.
Kjo vlen per katundin tim dhe ne pergjithesi per katunde te vogela qe kishin mbetur pak te izoluar deri para 20-30 viteve; gjendja ndryshon ne ne
qytetet e medha.
Kenget ne gjuhen "arvanite" nuk degjohen me dhe te fundit qe kendojne ne ndonje kremte jane gjysherit tane. Te moshuarit jane te vetmit qe
ne bisedat e tyre te perditshme perdorin gjuhen " arvanite ".
Prinderit tane nuk flasin shpesh gjuhen arvanite dhe keshtu ne te rinjet nuk kemi mundur ta mesojme mire gjuhen tone.
Nje problem tjeter shume serioz eshte se arvanitasit nuk e njohin historine e tyre ( perjashtim bejne nje numer i vogel ), nuk e dijne nga kane ardhe
dhe nuk e dijne rendesine e prezences se tyre ne Greqine e sotme si dhe ne historine e Greqise.
Nuk e dijne se heronjet me te medhenj te luftes per pavaresine nga Turqia ishin " ARVANITASIT ", dhe kjo ndodh sepse ne librat e historise
nuk e kane shkruar.
Ne Arvanitasit nuk dijme gati asgje kur eshet fjala per vllezerit tane arbershe ne Itali.
Mirepo, te gjithe kemi degjuar se ka njerez ne Jug te Italise qe flasin gjuhen arvanite, kaq, asgje me teper.
Me kete shkrim dua t`i alarmoje vllezerit tane arberesh. Duhet ta shpetojme identitetin tone dhe duhet te njihemi ne mes vete.
Giorgio Gonias
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 29-4-2003 nė 09:09 |
|
|
Kete leter une e kam gjetur kohe me pare tek faqja e arberesherve te Italise dhe e kam dhe adresen e- mail te Giorgio Gonias
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 27-5-2004 nė 08:20 |
|
|
I pata shkruar, por nuk mora pergjigje.
Tani sapo lexova:
"Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të
njëjtin emër Marko Boçari profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj
deklaratës së një deputeti grek që mohonte kontributin shqiptar në revolucionin e 1821 dhe origjiniën shqiptare të
Marko Boçari.
Komentet e mia të me poshtëme kanë të bëjnë me një letër të publikuartë një ministri
grek,që ka deklaruarse nuk paska shqiptar në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht
në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqika më shumë se një milion
shqiptar ortodoks. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua,por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për
origjinën e tyre shqiptare dhe fisin e tyrë shqiptar. "
Nuk e di as autorin as burimin.
Por ky pohim me tronditi:
"Është fakt se në Greqika më shumë se një milion shqiptar ortodoks."
Tek kjo faqe lexova:
http://www.spiegel.de/jahrbuch/0,1518,GRC,00.html
Bevölkerung: 10,575 Mio. davon 98 % Griechen, Minderheiten von Mazedoniern, Türken, Bulgaren, Roma
ose tek:
http://www.cia.gov/cia/publications/factbook/geos/gr.html
Duhet kontaktuar patjeter prof. Bocari!
A e merrni me mend cdo te thote 1 milion ne nje popullsi 10 milionshe?
Si mundet ta na asimilojne Greket?
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 27-5-2004 nė 08:20 |
|
|
I pata shkruar, por nuk mora pergjigje.
Tani sapo lexova:
"Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të
njëjtin emër Marko Boçari profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj
deklaratës së një deputeti grek që mohonte kontributin shqiptar në revolucionin e 1821 dhe origjiniën shqiptare të
Marko Boçari.
Komentet e mia të me poshtëme kanë të bëjnë me një letër të publikuartë një ministri
grek,që ka deklaruarse nuk paska shqiptar në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht
në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqika më shumë se një milion
shqiptar ortodoks. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua,por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për
origjinën e tyre shqiptare dhe fisin e tyrë shqiptar. "
Nuk e di as autorin as burimin.
Por ky pohim me tronditi:
"Është fakt se në Greqika më shumë se një milion shqiptar ortodoks."
Tek kjo faqe lexova:
http://www.spiegel.de/jahrbuch/0,1518,GRC,00.html
Bevölkerung: 10,575 Mio. davon 98 % Griechen, Minderheiten von Mazedoniern, Türken, Bulgaren, Roma
ose tek:
http://www.cia.gov/cia/publications/factbook/geos/gr.html
Duhet kontaktuar patjeter prof. Bocari!
A e merrni me mend cdo te thote 1 milion ne nje popullsi 10 milionshe?
Si mundet te na asimilojne Greket?
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 28-5-2004 nė 08:36 |
|
|
Pra, neni 20 i Kushtetutës sonë për pakicat kombëtare është zbatuar fjalë për fjalë, ndërsa për
arvanitët (arbërorët) Greqia mohon ekzistencën e tyre. Ata janë më se 2 milionë. Contact Bulletin i Komisionit
të Komunitetit Europian, nr. 3, 1991, në faqen 13 shkruan për arbërorët: "Numri i tyre arrin deri në
400000".
Falsifikimet në Atlasin Gjeografik të Shqipërisë
Sherif DELVINA*
*Historian, Mësues i Popullit
Marre nga:
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2655
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
DARDAN PEJA
|
Postuar mė 10-9-2004 nė 20:40 |
|
|
Kryeministri Rexhepi priti njė delegacion tė arvanitasve tė Greqisė
Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, priti sot një delegacion të arvanitasve të Greqisë të cilët
shoqëroheshin nga drejtuesit e Departamentit për Çështje Jorezidente, që njëherit është edhe organizator i
Javës së Kulturës Arvanitase në Kosovë.
Kryeministri Rexhepi është shprehur se ka qenë i impresionuar me aktivitetin e tyre në Kosovë gjatë Javës së
Kulturës arvanitase, e cila për arvanitasit ka një rëndësi të veçantë në përpjekjet e tyre
për ruajtjen e gjuhës dhe të traditave arbërore. Prezenca e arvanitasve në Greqi, tha Kryeministri, është një
dëshmi se edhe Ballkani ka një gërshetim kulturash, të cilat duhet të jenë ura lidhëse për bashkëpunim
më të mirë midis popujve të Evropës Juglindore.
Në këtë takim, kryeministri Rexhepi po ashtu ka çmuar lart kontributin e studiuesit arvanitas Aristidh Kolja, i cili bëri
punë të madhe në studimin e kulturës arvanitase dhe në mbrojtjes e kauzës së drejtë të Kosovës. Me
këtë rast, kryeministri Bajram Rexhepi i ka dhënë një mirënjohje znj.Nansi Kolja, bashëshortes së të
ndjerit Aristidh Kolja, për konributin e kësaj figure historike në fushën e dijes dhe të afirmimit të
çështjes së Kosovës.
Nga ana e saj, znj.Nansi Kolja tha se ndjehet e lumtur që nga Kryeministri i Kosovës i jep këtë mirënjohje për
punën e bashkëshortit të saj. Po ashtu, ajo theksoi se bashkëjeton me hallet dhe shqetësaimet e kosovarëve dhe
dëshiroj që ngjarjet e hidhura të kaluarës të mos përsëriten më.
Edhe studiuesi arbëresh nga Italia, Antonio Bellushi, është shprehur se arvanitasit janë pjesë e trungut arbëror dhe se
organizimi i Javës së kulturës arvanitase është dëshmi se ata nuk janë të harruar nga popull dhe institucionet
e Kosovës.
QIK
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 6-6-2005 nė 09:12 |
|
|
"JU TREGOJ 900 KATUNDET ARVANITASE NE GREQI"
Interviste me studiuesin e madh arberesh, mekembesin e Aristidh Koljas, i gjendur per nje vizite ne Shqiperi
Magdalena Alla
Antonio Bellusci, qe ndoshta eshte nje Aristidh Kolja i dyte, nje nga personalitetet me te medha te botes arberesho-arvanitase, eshte gjendur dy dite
me pare ne Durres, per te takuar miq kosovare e per t'u cmallur sadopak me Shqiperine, token ame, edhe pse nje meme peseshekullore, por per te
mrekullisht mbetet e tille. Madje ai duket se e ndjen me fuqishem se ne, bijte e tanishem te saj, per nga patosi i ndjenjave te veta, per nga gjuha e
mrekullueshme shqipe qe artikulon. Nuk donte te binte dhe vete ne sy per kete vizite, por gjithesesi edhe sikur te njoftonte me pare veshtire se do
t'i ishte bere ndonje pritje e vecante. Frika edhe e ndonje helimimi e bente te hante ne vende te rastesishme, e jo ne hotelin ku qendronte.
"Po te njohesh papa Antonin nuk mund te mos e duac, vec po te kesh qelizat te vdekura dhe zemeren te ngrire qe me kohe", thote Aristidh
Kolja per te. Dhe eshte e vertete. Menjehere e ndjen humanizimin, deri ne dhembshuri njerezore prej babaxhani qe percjell e ndjehesh fatlume qe ke
kaluar disa ore me kete shpirt kaq te madh. Nje prift i sakrifikuar gjithe jeten per t'u sherbyer njerezve dhe ceshtjes shqiptare. Ne te kundert,
pa sakrifica te tilla nuk behet kombi.
Nje personalitet kaq i njohur si ju, ne boten arbereshe, gjendet fatmiresisht ne Shqiperi. Per te saten here?
Ne shtator te 1972 isha i ftuar ne Tirane, ne kuvendin per iliret. Ishte ftese nga Universiteti i Tiranes. Une atekohe punoja te "Shejzat".
Atje ishin dhe mjaft shkrimtare nga diaspora. dhe une nderkohe botoja gjithe studimet e mia per Shqiperine.
Tek ai kuvend ne Tirane, qe u organizua nga Cabej, do te afirmohej dhe mbrohej identiteti i tokes shqiptare nga sulmet e Ttos. Une paraqitha studimin
per kenget me te vjetra arbereshe te punes. Une paraqita elementet mitologjike ne keto kenge, nje nga te cilat kulti i Demetres, duke dashur te bej
nje lidhje. Pas kesaj konference, kenget ia dhurova Insitutit te Kultures Popullore ne Tirane. Te gazeta "Bashkimi"u fol atekohe per ardhjen
time. Qe nga ajo kohe mbajta lidhje e cdo liber qe kerkoja ma sillnin. Gje qe pasuroi biblioteken time. Per fat quhesha jo i rrezikshem. Kam dhe sot
te gjitha librat e Enver Hoxhes gazetat "Drita", studime historike dhe filologjike nga Shqiperia.
Sa here keni ardhur ne Shqiperi? Duket si e pabesueshme qe nje prift si ju mundi te vije ne peridhen e regjimit komunist. Si arritet te vini?
Kjo here eshte e dhjeta qe une vij ne Shqiperi. Qe nga viti 1996 kam pasaporte shqiptare Ne kohen e atehershme kam qene vetem nje here, ne kuvendin qe
rrefeva me siper. Eshte vertet e cuditshme se si kam arritur te vij ne vitin 1972. Une isha nje prift qe shkela ne shtetin e vetem ateist ne bote. Ja
si ndodhi: Muhamed Hila, - quhej nje punonjes qe atekohe merrej me ceshtjet e kultures ne Ambasaden Shqiptare ne Rome, - vinte shpesh ne katundet e
arberesheve ne Kalabri. Kur pati ardhur nje here, te nje feste, iu afrova me revisten time ne dore dhe i thashe: "Me bej nje nder. Dua te puth
token time." M'u pergjigj: "Te jap besen qe do behet". Megjithate dokumentat po vonoheshin per rreth dy vjet dhe thuajse po i
humbisja shpresat se mund te behej. Derisa u thashe "Ku vajti besa juaj?". U ndjene vertet ne turp, meqe me kishin dhene fjalen dhe me ne
fund, pas dy vjetesh, me vjen ftesa. Mbaj mend qe Shaban Demiraj ato dite qe isha ne Tirane me qendronte afer qe te mos beja propagande.
Biblioteka juaj eshte shume e njohur dhe eshte vizituar nga shume studiues shqiptare si Dritero Agolli, Nasho Jorgaqi etj. Cfare librash ruhen ne
te?
Per shembull kam nje botim te 1600, i cili eshte nje liber ne greqisht, nje doreshkrim per prifterinjte arbereshe, te ardhur nga Himara, Peloponezi,
te cilet dinin vetem shqip. Kam 400 libra te arberesheve ne greqisht. Biblioteka ka libra te vjetra si "Flamuri i Arbrit"i De Rades, ne
origjinal, ka gjithe revistat arbereshe qe nga viti 1957 deri tani si; "Zgjimi" 1963, "Vatra jone", 1965 "revista ime),
"Zjarri", 1970, "Katundi im", 1970, "Zeri i arberesheve", 1972 "dy "gjuheshe). Nje sektor te vecante perbejne
librat qe i kushtohen arebresheve te Greqise, udhetimeve te mia atje.
Ne Shqiperi askush nuk pohon te verteten per komunitetin e arvanitasve. Politikanet shqiptare i friksohen politikes greke dhe jane te mpleksur dhe me
interesa vetjake ndoshta. Perpara ca kohesh kryeministri Nano u shpreh ne Kosove se "diaspora shqiptare po cenon interesat e Shqiperise".
Por a mund te leme te shkelen me kembe 900 katunde arvanitase, qe deri me sot jane keshtu, te mohuara. Nderkohe qe shteti yne ame, iu friksohet vetem
4 fshatrave greke ne Dropull. Ne librat e mia studimore mbi keto treva paraqiten 150 fotografi, letra te banoreve te ketyre katundeve ne gjuhen
shqipe, te cilat jane bomba te verteta. I kam shetitur me kembe 120 katunde, kam marre deshm me manjetofon ne bare, rruge, kam intervistuar 500 njerez
dhe kam vertetuar se 90 katunde jane arvanitase. Kam gjetur mese 3 mije toponime dhe mikrotoponime. Ne lenden e mbledhur perfshihen intervista,
anekdota, besime, histori, kenge, lojera popullore, lutje arberore, perralla, te dhena per punen dhe vdekjen, qe jane ruajtur ne arkivin personal ne
dyqind bobina te incizuara ne magnetofon. Ne kete perfundim kam arritur pas nje pune 40-vjecare. Bashkimi Europian, Keshilli i Europes dhe OSBE, qe
kane ne thelb te punes se tyre dhe pluralizimin e popullsive europiane, kerkojne nga shtete e Europes, ne baze te art. 22 te Kartes se te Drejtave
Themelore te EU, "mbrojtjen e identitetit te njerezve dhe te pakicave gjuhesore, qe ne kete menyre te shpetoje dhe te perjetoje ggjuha, kultura
dhe religjoni I tyre". Botimet tona jane ne te njejtat rrjedha me keto kerkesa te BE.
Si mundet ta kryeni gjithe kete pune? Nuk kishit frike? A keni ende frike se mund t'u ndodhe dicka?
Mjerisht ne logjiken qeveritare greke jo vetem qe nuk gjejne vend zbatime te parimeve te tilla, por ndalojne me cdo menyre pervetesimin e gjuhes dhe
te kultures arberore-arvanite.
Une kam punuar si partizan, fshehur. Kur vinte policia te intervistuarit e mi nuk flisnin shqip. Ne disa raste edhe arvanitasit qe flisnin shqip
thonin jemi greke, ose arvanitas, sepse ua kane fshire kujtesen. Hanin dru per te mos folur shqip. Ka deshmi per kete. Nuk e di si rrojti gjuha jone,
si u vune emra maleve, femijeve, pse emrat jane shqiptare. Por ngaqe jane vertet shqiptare.
Librat tuaj mjaft trondites ne tituj e ne permbajtjen e tyre si; "Arberore-arvanitasit, nje popull i padukshem", "Kerkime dhe studime
tek arbereshet e Greqise" etj, a jane ne qarkullim dhe ku?
Librat per fat te keq nuk qarkullojne dhe nuk ekzistojne ne asnje biblioteke ne Shqiperi, per shkak te arsyeve qe thashe me siper. Jane libra qe dhe
financiarisht me shume jane bere me parate e mia. I shpreh nje mirenjohje te madhe MKRS te Kosoves, drejtorit Meriman Braha, ministrit te Kultures,
per mbeshtetjen qe po u japin librave te mi, presidentit Rugova qe me dha Medaljen e Arte te Lidhjes se Prizrenit. Fakti qe ata dine te cmojne e
mbeshtesin pune te tilla ndodh sepse ata kane vuajtur. Konkretisht ata mundesuan 400 cope per disa tituj te mi, per t'i shperndare falas. Ndersa
perkrahja ne Shqiperi nuk ekziston, ose eshte e pabese. Shqiperia eshte e semure.
Cilet ishin dhe jane sipas jush, faktoret qe ndikuan ne ruajtjen e cuditshme 5-shekullore te gjuhes dhe traditave shqiptare te arbereshet?
Ne emigruam. Memat tona na flisnin arberisht, ndersa ne shkolla mesohej gjuha italiane. Atdheu i arberesheve ishte shtepia e tij, familja. Me kujtohet
qe nena me rrihte nese i flisja italisht ne shtepi. Eshte kulture gojore, kjo si ne Greqi, si te arbereshet, e cila trashegohej nese ishte dashuria
per rrenjet. Ishte dashuria ndaj u mbajt gjithca. Dashuria per gjuhen e memes. Vec kesaj kulti per te vdekurit, dashuria per te paret, eterit tane, qe
bene sakrifica per te perparuar ne, ndikoi mjaft ne kete ruajtje. Kultura arberore ishte nje kulture me veshe, qe ndikoi mjaft ne uajtjen e gjuhes. Ne
mbajme ritin bizantin te te pareve tane. Edhe nepermjet ketij mbajtem dashurine per kombin, gjuhen. Por Atdheu ishte dhe eshte mungues, pasi nuk
shihej ndonje perkrahje prej tij, por ishte nostalgjik. Ne nuk patem kurre nje atdhe. Per kete arsye ne e deshiruam nje atdhe.
Fakti qe ju ishin bujtes, ndoshta dhe me te varfer se zotet e shtepise, nuk ndikoi ne zbehjen e dashurise ndaj tokes meme?
Ne jemi koka e emigrimit. Ne u ndjeme gjithmone superiore ne Kalabri, edhe nga emri i Skenderbeut. Me gjak e kemi ndihmuar shtetin italian, Garibaldin
e famshem, gje qe do te kishim dashur ta benim edhe ketu ndaj turqve. U ndjeme krenare per kujdesin qe patem me pas, si shperblim, pasi u hapen
shkollat, si kolegji i San Adrianit, ku kane studiuar A.Xhuvani, A.Rustemi etj, pra qe u bene burim drite, e me gjithe ate kulture te madhe qe morem
ne u ndjeme si nje diell, krenare.
Mos keni bere me shume per te tjere se per vedi?
Ne bejme per veten tone. Duam te mbijetojme, te jetojme.
A ndihen sot arbereshet krenare, qe jane shqiptare?
Jemi krenare se jemi shqiptare. Ka raste kur arbereshe mund te ankohen ndaj shqiptareve te sotem, qe kane krijuar edhe imazh te keq ne Itali dhe kjo
gje ndikon te krenaria e tyre. Por Shqiperia eshte e semure, dhe kur ajo eshte e semure duhet ta duam me shume. Komuniteti yne, Republikes Italiane,
nuk i intereson drejtperdrejt. Indirekt po. Nje gramatike kush na e beri ne ne Itali?! Vetem De Rada, por dhe ai beri vetem disa shtepiake. Eshte
Shqiperia ajo qe na mbledh dhe duhet t'i interesojme me shume. Eshte Atdheu qe na mbedh. Por per fat te keq dora e tij nuk ndihet. Me erret se
c'eshte s'ka ku te veje.
Si eshte gjendja etno-kulturore e arberesheve sot?
Eshte nje mistifikim i Arebrise. Arbereshet i krijoni ju me deshirat tuaja. Mistifikimi qendron kur ju nuk kuptoni denatalitetin qe eshte sot, kur ju
nuk kuptoni papunesine ne Kalabri, mistifikimi qendron kur nuk kuptoni qe ne Kalabri eshte gjendja me e ulet ekonomike ne Itali., qe banoret jane
malesore, qe nuk kane te ardhme ne Kalabri dhe ikin, punojne e martohen larg saj. Ekziston edhe problemi i emigrimit te brendshem. Per shembull nje
malesor italian vjen ne katundet arbereshe ne fusha. Mistifikimi i arberesheve qendron teksa lexon apo studion De Raden, Variboben, Seremben duke
mbyllur syte per problemet e sotme. Kjo eshte nje ikje nga problemi i arberesheve. Qeveria e Shqiperise, kurdo qofte mban lidhje me institucionet
zyrtare si Katedra e Gjuhes Shqipe ne Cosenza, Palermo, Bari, Rome, qe bejne pune te madhe, por nuk bejne asgje per te mbledhur ne Tirane njerezit qe
punojne ne terren me katundet arbereshe, si drejtoret e revistave arbereshe qe jemi 3-4 jo me shume, ose shkrimtaret e sotem ne katunde arbereshe, qe
botojne me djersen e tyre vepra qe lidhen me letersi, kulturen popullore, kenget popullore, muziken. Kjo mbledhje nga Atdheu eshte e domosdoshme.
Atdheu nuk eshte nje perralle. Eshte si nje tat "at) qe u zgjua nga gjumi shekullor. Ambasada Shqiptare ne Rome kete duhet te beje.
Ue dua nje Shqiperi etnike me zemer.
Ne kete panorame si e shihni te ardhmen e komunitetit arberesh?
Pavaresisht dukurive negative qe permenda me siper e ardhmja eshte shume e mire. Pse? Dobia e pare filloi me shkollat, ku mesohet gjuha shqipe, e ku
pergjithesisht drejtuesit jane me te zgjuar sec ishin dje. Ata bejne projekte me shkollat e tjera te pakicave kombetare, sipas ligjit 382 per pakicat,
e shpirti i ketij ligji eshte vleresimi i gjuheve te ndryshme. Shkollat e 11 minoriteteve te ndryshme bejne projekte qe i paraqesin ne Rome, marrin
shume para dhe punojne. Qellimi eshte te krijojne lidhje mes ketyre shkollave, e te njohin njeri-tjetrin. E nderkohe forcojne individualitetin e
secilit grup. Njekohesisht nje nisme e tille forcohet edhe sepse jep buke, dmth paguhet. Pozitive eshte qe gjithe gjerat fetare jane ne gjuhen shqipe.
Meshat behen shqip, por dhe greqisht e italisht. Ka me shume gjera pozitive se sa negative. Pas 10 vjetesh Shqiperia do te jete ne Parlamentin
Europian. Kjo do te thote qe katundet arbereshe do te mbrohen edhe nga Shqiperia, jo vetem nga Italia. Te shpresojme qe dhe shteti shqiptar do te
zgjohet, do te krijoje strategji ne dobi te Shqiperise etnike, se paku me zemer dhe ne te ndiejme qe kemi nje Atdhe.
kj
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Artur Tepelena
|
Postuar mė 21-6-2005 nė 22:11 |
|
|
FILMI I LIRIO NUSHIT PER ARVANITET
"ARVANITE-ARBERORET, NJE POPULL I HARRUAR"
"Arvanitet-Arberore, nje popull i harruar" eshte filmi dokumentar kushtuar arvaniteve-arberore te Greqise, me autor Lirio Nushin, skenarist:
Meriman Brahaj & Lirio Nushi. Nje film qe u realizua me porosi dhe sponsorizim te Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve te Kosoves,
Departamenti i Ceshtjeve Jorezidente "DCJ). Ai i kushtohet 900 fshatrave arvanite-arberore, arvanitfolese te Greqise, heronjve arvanite-arberore
te Revolucionit te vitit 1821 ne Greqi, te cilet ishin te gjithe arvanite-arberore; Karaiskakit, Bubulines, Marko Bocarit, Kollokotronit-Bithegurit,
Mjaulit, Papafleses etj. etj "Duhet te me pyesesh cili prej s'ishte arvanite", - thote arvaniti Vangjel Ljapi nga Elefsina e Greqise,
dekoruar me medaljen e arte "Naim Frasheri" ne dokumentar, dhe pergjigjia ime eshte kjo: - Skam te te tom asnje!
Autor i filmit eshte Lirio Nushi, kurse skenari eshte bashkepunim midis Meriman Brahaj dhe Lirio Nushit. Kenget e vjetra arvanite-arberore, qe burojne
nga thellesite e shekujve, vallet karakteristike arvanite, vallja came, veshjet karakteristike te arvaniteve, fustanella, ritet dhe vajet, kenget e
trimave dhe te luftes, si dhe zonat ku shtrihen dhe gjenden 900 katundet arvanitefolese-arberore ne Greqi pershkruajne nje epope te tere, epopene e
nje populli te harruar, te lene ne harrese per shekuj me rradhe. "Ne jemi katandisur keshtu,- thone personazhet e dokumentarit,- sepse nuk kemi
krye, askush s'kujdeset per kulturen tone, asnje institucion nuk na perkrah". Librat kushtuar arvanite-arberoreve te Greqise dhe se si eshte
ruajtur gjuha deri tani, diktatura e Hudes greke, qe ndaloi me dhune te flitej gjuha nder arvanitet-arberore te Greqise, casti i vellazerimit te
arvaniteve te Greqise dhe ngritja e shtetit modern te Greqise, lufta e Mesologjit dhe shume caste te tjera historike trondisin, duke na treguar se sa
popull i madh kemi qene dhe sa i coptuar jemi tashme. " -Admirali i flotes detare, Kundurjoti, me origjine arberore i urdheron marinaret ne
greqisht po askush s'kuptonte - atehere admirali therret: Zjarr more djelma! atehere marinaret kuptuan dhe u ndes lufta ", -rrefen Ljapi.
"Gjuha e vertete eshte arberishtja,- thote Jorgo Gjeru, arberor nga Kryekuqi, -fjala arvanite eshte fjala greke sic na therrasin greket
ketu". Tashme gjuha arberore tek arvanitet - arberore te Greqise po shuhet, nderkohe qe deri vone kishte pleq qe s'dinin fare greqisht.
Gjuha arberore eshte pasardhesja e gjuhes se pellazgeve pohojne te gjithe studiuesit ne dokumentar. 900 katundet dhe gjithe ishujt arvanitfoles te
Greqise, si edhe lidhja e vendosja e tyre me zonat antike te Greqise eshte pa diskutim fakt, nga i cili lind nje pyetje: Jane autoktone, apo jane
pakice kombetare Arvanitet-Arberore te Greqise? Mos ka ardhur koha qe kesaj t'i jepet nje pergjigje zyrtare?
|
|
Artur Tepelena
|
Postuar mė 21-6-2005 nė 22:12 |
|
|
FILMI I LIRIO NUSHIT PER ARISTIDH KOLEN
FILM PER SHQIPTARIN E MADH,
Aristidh Kolja
"Rrenjet e mia jane te Arberia" eshte titulli i filmit dokumentar, kushtuar ketij "heroi modern" te diaspores shqiptare, arberorit
te Greqise, Aristidh Kolja, njerit prej atdhetareve me te medhenj shqiptare, i cili me perkushtim dhe sakrifice luftoi per njohjen perpara mediave
greke dhe opinionit boteror te ekzistences se Arvaniteve Arberore te Greqise dhe origjinen e tyre te mirfillte Arberore, per Rrenjet e te pareve tane,
si askush tjeter me pare.
Ai perkrahu me guxim dhe kurajo (te veshtire per t'u pasur teksa gjendesh ne nje mjedis thuajse armiqesor ne shtetin tone fqinj kur preken tema
te tilla) perpara mediave greke, luften e drejte te kosovareve per liri dhe demokraci dhe ngriti lart moralin dhe opinionin per emigrantet shqiptare
ne Greqi duke propaganduar te verteten duke thene se "Arvanitet dhe shqiptaret jane vellezer, bij te pellazgeve te lashte", duke i
konceptuar marredheniet midis arvaniteve dhe grekeve me shqiptaret jashte qarqeve politike dhe me botimet e librat e tij, te cilet jane nje revolucion
i vertete mbi ceshtjen e Arvaniteve-Arberoreve te Greqise zgjoi opinionin publik dhe interesin e arvaniteve per origjinen e tyre.
Ai vdiq me 11 Tetor te vitit 2000 ne moshen 56-vjecare duke thene: "Une jam Pellazg dhe rrenjet e mia jane ne Arberine e lashte, e cila sot ka
mbetur vetem nje cope e vogel toke me njerezit e saj bujare, te cilet per krenari kane varferine e tyre dhe besen.
Aristidh Kolja eshte dekoruar nga Republika e Shqiperise me medaljen "Naim Frasheri i Arte" pas vdekjes, dhe "Qytetar Nderi i
Skenderajt te Kosoves" nga Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve Kosove, Departamenti i Ceshtjeve Jorezidente-DCJ, ne kuadrin
Autor i ketij filmi eshte Lirio Nushi, dekoruar per kete film me "Diplome nderi , nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve te Kosoves,
Departamenti i Ceshtjeve Jorezidente-DCJ, te cilat ishin edhe mbeshteteset financiare te ketij projekti, ne kuadrin e javes "Java e kultures
arvanitase".
Ndersa skenari eshte nje bashkepunim i Meriman Brahaj dhe Lirio Nushit. Shkurtimisht ne kete film dokumentar paraqitet si fillim biografia e tij:
Aristidh Kolja lindi me 8 Korrik te vitit 1944 ne fshatin Kaskaveli, sot Leondari, katund karakteristik arvanitfoles, i cili ndodhet rreth 20
kilometra ne periferi te Thives ne Greqine sot. Mesimet e para ai i mori ne shkollen fillore te fshatit te tij, kurse gjimnazin do ta perfundonte
shkelqyeshem ne vitin 1963 ne Thiv. Pjestar i nje familjeje arvanite, arberore, me nje vella e dy motra: Jorgon dhe Noten, kurse Katerina do te vinte
tete vjet mbas Aristidhit.
Mbas gjimnazit ai fiton te drejten e studimit per drejtesi ne universitetin e Athines, studime te cilat i perfundoi me sukses ne vitin 1968, duke u
diplomuar si avokat.
Aristidhi ori shpirtin artistik te babait te tij, Panajotit, i cili ishte piktor dhe gjuhen arberore te memes se tij, Poliksenit, gjuhe te cilen
Aristidhi nuk do harronte kurre. Te dy prindrit e tij ishin arvanite-arberore.
Gjate ketyre viteve, mbas perfundimit te studimeve te larta dhe nje tentative studimesh pasuniversitare ne France ai kthehet dhe njihet me Nansin, e
cila do te ishte e zgjedhura e tij e zemres dhe bashkeshortja e denje qe do t'i dhuronte atij dy femije te mrekullueshem; Panajotin dhe
Poliksenin.
Mbas viteve tetedhjete ai e braktis profesionin e tij si avokat per t'u marre perfundimisht me studimet historike, folklorike dhe gjuhesore te
arvaniteve te Greqise, me prejardhjen dhe rrenjet e te pareve te tij.
Librat qe do te botonte Aristidhi do te ngrinin peshe te gjithe arberoret e Greqise dhe lart moralin e nje populli heroik duke iu treguar atyre se e
verteta e fshehur nder shekuj eshte pothuajse madheshtore.
"Arvanitet dhe origjina e grekeve" - ishte libri i tij i pare, i cili u botua ne vitin 1983 dhe u ribotua per njembedhjete here me radhe,
duke pasuar ne vazhdim me librat:- Greqia nen kurthin e serbeve te Miloshevicit 1991 - 1994, "Shpallja e Lidhjes se Arvaniteve te Greqise",
dokument historik i vitit 1899, botuar ne vitin 1996, Gjuha e perendive", botuar ne vitin 1989, Krahasime te gjuhes arvanite - Fjalor 1997.
Antonio Belushi dhe mrekullia e tradites popullore ishte libri i tij i fundit, i cili u botua ne Maj te vitit 2000, tre muaj para se te vdiste. Por
libra te tjere mbeten ne sirtar te pabotuar si: Zeusi Pellazgjik, Mitet dhe realiteti - prejardhja e alfabetit; Kenga e luftetarit; Kenge arvanite -
poezi dhe tregime; Marko Bocari - biografi.
Me 23 Maj te vitit 2000, nga viset e largeta te Italise se Jugut kishte ardhur ne Athine ati i madh i kultures arberore Antonio Belushi. Shtepia
botues "Dhodhoni" njoftonte: Te merkuren, me 24 Maj promovohet libri "Antonio Belushi dhe mrekullia e tradites popullore".
Nuk mundi te shkonte, shendeti i tij ishte keqesuar dhe buzeqeshja e tij po shuhej dalengadale. Me 15 Dhjetor te vitit 1986 organizon koncertin
historik me kenge arvanite duke qarkulluar edhe nje cd muzikore, nepermjet kompanise prestigjioze "Julianos", te kompozitorit te mirenjohur
grek Mikis Theodhorakis, i cili riqarkullon serish ne vitin 1995 dhe ne vitin 1999.
Aristidhi ishte nje nga themeluesit e "Lidhjes se Arvaniteve te Greqise" dhe per shume vjet kreu misionin e Kryetarit te saj, nga viti 1986
e deri ne vitin 1995. Gjithashtu ishte themelues dhe kryetar i Institutit te Studimeve Pellazgjike, nga viti 1983 deri ne vitin 1995.
Aristidhi ishte drejtor i botimeve te revistes Besa, e cila pasohet me revisten Arvanon duke pasur si pikenisje revisten Dhialogji te patriotit te
madh arberor Jorgo Maruga.
Ai vdiq si pasoje e nje semundjeje qe sic thone familjaret e tij e mori krejt papritur dhe shume shpejt. Leucemi Calpasusa quhet semundja, e cila nuk
kishte sherim. Shume mjeke na thane se kjo semundje ne disa raste shfaqet tek paciente, qe jetojne ne zona te ndotura me lende radioaktive.
Humbja e tij ishte nje varferi e madhe per studiuesit e albanologjise dhe per te gjithe shqiptaret e kosovaret pasi ai i perkrahu ata publikisht ne
mediat greke ne kohen kur propaganda kunder shqiptareve ne Greqi ishte me e eger se kurre.
Varka qe ai la zbrazur, kudo qe te shkoje,tashme pa te do te mberrije, por mbi toke do te mbetet e skalitur perjetesisht buzeqeshja rinore qe ai la
pas, e cila nuk u shter as ne castet e fundit te jetes.
Si nje qiparis i larte prane zjarrit te diellit, diell qe kur lind ndricon shkembinjte e thepisur dhe monopatin e rruges qe ti hape, rruge qe ndricoi
te verteten plot peripeci dhe re, mohuar per kaq vjet, por brilante dhe plot drite e shprese, sepse eshte rruga e se vertetes; Rruga qe hape ti
Aristidh Kolja, si askush tjeter!!! M.A.
|
|
Artur Tepelena
|
Postuar mė 21-6-2005 nė 22:14 |
|
|
LIRIO NUSHI BASHKON PER HERE TE PARE NE HISTORI ARVANITET ME ARBERESHET
ARVANITET E GREQISE, TAKIM ME ARBERESHET E KALABRISE
Lirio Nushi-kantautor
KALABRI - Me veshjet e tyre tradicionale, me kenget e tyre te mocme, me ritet e tyre qe vijne nga kush e di sa vjet larg epokes sone,
Arvanitet-Arberore te Greqise dhe Arbereshet ne Italine e Jugut, perbejne thesarin me te madh dhe me te cmuar te kultures sone te lashte, te kultures
sone etnike.
Keto pjese te gjymtuara te kultures se popullit tone, u bashkuan per here te pare mbas shume shekujsh, ne fund te Marsit 2005, ne nje prej katundeve
karakteristike arbereshe, ne Frasnite sic i therrasin arbereshet - ne Kalabri. Nga data 27-29 Mars 2005, atje u festua Pashka Arbereshe dhe
600-vjetori i lindjes se heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Ne nje atmosfere madheshtore, e entuziaste aty u takuan mbas 700 vitesh per here te pare ne histori Arvanitet e Greqise me Arbereshet e Italise se
Jugut me pike referimi mallin dhe dashurine e tyre per Morene e harruar.
Mes kengeve e valleve dhe pjesemarrjen e nje grupi nga Shqiperia me perfaqesues nga Bashkia e Vlores, (ndonese ky grup ishte mjaft i reduktuar pasi
Konsullata Italiane ne Vlore nuk kompletoi me viza artistet e ansamblit "Laberia" nderkohe qe grupi nga Kosova nuk mundi dot te kishte asnje
perfaqesues pasi ndodhi e njejta gje edhe me ta), u realizua ky takim kulturor dhe pse jo historik.
Lidhja midis arvaniteve te Greqise, Arberesheve te Italise, Shqiptareve dhe Kosovareve, e cila u ka munguar traditave tona kulturore per shume vjet
eshte nje mangesi, ndersa kjo feste e madhe i solli ata per here te pare ne histori prane njeri-tjetrit, plot dashuri e gezim te paster vellazeror.
Ne kete ngjarje te rendesishme une ndjehesha sinqerisht tejet i lartesuar, ishte nga momentet e mia me solemne, nga momentet e mia me dritheruese, kjo
prani vitale, kjo mrekulli qe po ndodhte aty ishte nje akull i madh i thyer dhe kenget e mia ate nate besoj se sadopak ndihmuan te shkrije ky akull
shekullor.
Prania e ish-ambasadorit te Shqiperise ne Itali zt.Ylli Xhufi dhe e shume personaliteteve nga e gjithe diaspora shqiptare e bente kete nje nga
ngjarjet me te rendesishme kulturore qe kam perjetuar deri tani. Per mua kjo ishte nje epope-nje legjend qe filloi te ringjallet.
Biblioteka Bellusci, ky monument historik i kultures sone, ndertuar mbi rrenojat e nje shtepie te vjeter, por qe tashme mbi to eshte ngritur nje
keshtjelle gjigande ku valvitet gjithmone nje flamur shqiptar me shkaben dykrenare, nje keshtjelle e ngritur gure-gure e cila mbron me fanatizem si
nje shqiponje e madhe me krahet hapur, librat me te vjeter kushtuar historise, kultures, traditave, zakoneve, kengeve dhe legjendave tona me fillesa
qysh nga vitet 1400 duke filluar me Arbereshet e Italise e ne vazhdim me Arvanitet-Arberore te Greqise, me Kosoven, me Shqiperine, me Shqiptaret e
Maqedonise dhe te Malit te Zi, bibloteke e cila i ngjan nj- mali te shenjte dijesh, qe te zgjon e te tregon se kush je dhe nga ke ardhur, qe mban
gjalle rrenjet e kultures sone kombetare e cila pasqyrohet cdo gjashte muaj me daljen ne qarkullim te revistes "Lidhja" ketu e njezete e
pese vjet me rradhe, per te cilen kujdeset me shume dashuri studiuesi, etnologu dhe atdhetari i madh arberesh At. Antonio Bellusci, te cilin sapo e
sheh per here te pare te ngjan sikur takon Ismail Qemal (Bej) Vloren, pasi kane nje ngjashmeri shume te madhe fizike, me hijen nje burri te larte, me
hijen e nje burri shteti ai thirri kur na pa: Rrofte Shqiperia, rrofshin bijte e saj te mire e punetore - Mire se erdhet ne Frasnite - Mire se erdhet
ne Kalabri! Ky takim, historik, do te mbetet pergjithmone i shenuar ne kujtesen e te gjithe atyre qe ishin te pranishem ne kete ngjarje. Ne pamje te
pergjithshme kjo feste e madhe i ngjante nje bashkimi te madh shpirteror, ku gjithkush mund te thoshte: hartat territoriale, politikanet mund t'i
ndajne sipas interesave te tyre, por hartat shpirterore te nje populli nuk mund t'i coptoje dot askush, ato ngrihen mbi cdo barriere politike, me
vitalitet e me forcen e nje uragani, qe di te shembe cdo pengese e qe di te bashkoje zemrat e popujve e t'ju fale atyre vec miresi
njerezore-vellazerim. E jashtezakonshme ishte ekspozita me librat dhe shkrimet me te vjetra ne bote, kushtuar figures historike te Gjergj Kastriot
Skenderbeut, prone e zonjes Patricia Nuxhi - arbereshe me banim ne Londer, e cila shoqerohej nga gazetari i BBC zt. Ilir Kadiu.
Kenget e bukura arvanite, kenget arbereshe ne momentet kur i degjoje te kujtonin e te dukej sikur zgjoheshe nga nje gjume i rende letargjik, ato
ringjallnin kujtesen tone historike, qe na kane fshire nder vite shekujsh harrese, ato therrasin: "Ne jemi nje popull qe kurre s'mund te
vdese!"
lirionushi@lirionushi.com
Mars 2005, Frasnite - Kalabri
|
|
pieto aquino
|
Postuar mė 5-12-2005 nė 20:35 |
|
|
Te dashura,
ure ju fjas arberesh pse kjo eshte gjuha ime. Jam ka Kalavria e kam djovasu shume siper arvaniteve te Greqise, ma njer nanì kam gjetu pak ne
Internet siper kulturen te arberoret te Atikes. Ku jeni? Si ja shkoni? Jemi vellezera e neng njohemi. Dua te vinje te nje hore arvanite ne Greqi
s'at ju njoh.
Me fallni per gjuhen time. Eshte arberesh jo shqip modern, ma keshtu fjasmi na arbereshe te vjetra te Italise!
Rroft me shindet.
Pietro
|
|
Olsi Baze
|
Postuar mė 6-12-2005 nė 20:26 |
|
|
Zoteri Pietro
Eshte kenaqesi per mua qe ndjej prej jush, nuk ka kenaqesi me te madhe te degjosh te lexosh nga nje vella shqipetar arberesh.
A jeni komunitet i madh atje, a ka mundesi tju kontaktojme qysh e si ?
me te mira
IOlsi Baze
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 16-12-2009 nė 16:55 |
|
|
Njeriu - Akademi, Dijetari Niko Stillo
Nga Dr. Laurant Bica
Studiuesi Niko Stillo, autori i librit "Fjalori i Marko Boçarit" është djalë i Prevezës, i një fshati jo
larg saj që quhet Ftinë, fqinjë, gjiton, me fshatin Kanal që kemi përmendur më sipër. Ftina në mal e Kanali
në fushë, janë si të thuash "binjakë siamezë". Është bir i asaj Preveze, e cila i ka
rrënjët që në lashtësi. Gërmadhat, rrënojat arkeologjike të Nikopojës, 6 km më në jug të
saj, janë dëshmia më e mirë për këtë. Është port i rëndësishëm që u shërbeu dy
perandorive, Bizantit dhe asaj Osmane. Prej saj ullinjtë e agrumet dhe produktet e tjera të Çamërisë, Etoli Akarnanisë
e hinterlandit përreth merrnin rrugën drejt Evropës Qendrore e Perëndimore.
Me një çantë emigranti
në shpinë, djali i Ft
inës të Çamo-fsha
trave mbi Prevezë mori rrugën matanë detit. Atë etje për arsim të kalitur në kudhrën familjare dhe të
thelluar në bangat e shkollës në gjimnazin e Prevezës, Nikua, djalosh i ri, donte ta plotësonte veten në Perëndim,
aty ku mendonte të gjente siç ishte në të vërtetë një arsimim më cilësor, e të arrinte një
kualifikim më të lartë. Bashkë me etjen për kulturë nga familja ai trashëgoi dhe dashurinë për vendin e
vet, e shoqëruar kjo me dëshirën për njohjen e tij që nga legjendat e lashta e bëmat e të parëve, deri në
folklorin e pasur e gjuhën e nënës, që i dëgjonte që nga vegjëlia përditë dhe i përjetonte në
fshat e përreth që kur kish lindur. Por kish një "merak" emigranti Niko për atdheun e vet, për rrënjët e
veta që nuk i është ndarë tërë jetën. Nga Preveza e tij, Nikopoja e lashtë, apo trevat përreth ku kish
vënë këmbë për herë të parë apostulli Pal, për të krijuar komunitetet e para të krishtera
në Epir, kish dalë një papë i njohur Shën Eleuteri apo Shën Lefteri, që bartte emrin kuptimplotë të
Lirisë (Lefteria, greqisht liri) tipar i pandarë i njerëzve të këtyre trojeve. Një shenjtor tjetër, bir i
këtyre trojeve epirote ishte Shenjtori Donat, emri i të cilit u përjetësua në kështjellën dhe vendbanimin rreth
saj, Ajdonat, apo e njohur ndryshe në shekujt bizantinë e osmanë si Paramithi. Nga Preveza doli një burrë shteti e një
atdhetar shqiptar i kulluar e intelektual i lartë Abedin Dino Preveza, dhe më pas u ndoq nga i biri Rasih Dino dhe i nipi Ali Dino. Rasihu
la gjurmë të pashlyeshme me shkollat shqipe që hapi e mbajti me shpenzimet e veta në Çamëri dhe pavarësinë
shqiptare, ndërsa Ali Dino mbrojti interesat e shqiptarëve të krishterë e myslymanë të Epirit, si deputet i
Prevezës në parlamentin grek, si dhe shpëtoi nga depërtimi në Anadoll shqiptarët myslymanë të
Çamërisë në fillim të viteve '20 të shekullit 20 e më pas. Ndonëse bir i Labërisë, me
punën që bëri për përhapjen e shqipes në këto treva shqiptare të Shqipërisë së Poshtme, e
meritoi mbiemrin që iu vu në kohën e Rilindjes Sheh Sabri Preveza. Sa e sa njerëz personalitete ka nxjerrë kjo Prevezë e
Niko Stillos deri në ditët tona, madje deputetë në Parlamentin e sotëm grek për veprimtarinë e të cilëve
s'dimë pothuajse asgjë, një zot e di. Pak i njohim, për të mos thënë aspak.
Pikërisht si bir i kësaj treve me histori e të kaluar të lavdishme, mori rrugën me ëndërr djaloshare në
kohë Niko Stillo drejt Perëndimit, drejt Italisë. Rruga e nxori në Bolonjë, ku aty njëkohësisht duke punuar e
studiuar, ndoqi universitetin e vjetër të këtij qyteti për degën statistikë ekonomike, për dy vjet e gjysmë.
Për të mos pasur punë me policinë lidhur me dokumentet si emigrant, lë studimet përgjysmë dhe shkon në
Gjermani. Aty për tre vjet mbaron Akademinë Pedagogjike në qytetin e Eslingenit pranë Shtutgartit. Por rravgimet e tij për tu
arsimuar me standardet më të larta të kohës nuk marrin fund. Në Universitetin e Esenit bën jetën e studentit, dhe
njëkohësisht bën punë të ndryshme për të vetëfinancuar këto studime të tij. Për katër
vjet, mbaron degën e Ekonomi-Biznesit me rezultate të shkëlqyera dhe vendoset në Mylhaim pranë Duizburgut. Jeta e kërkoi
të bëjë jashtë punës me korrespondencë dhe dy vjet, duke bërë sakrifica të shumta, të ndjekë
një shkollë të lartë për projektimin e interierëve të brendshëm të restoranteve, pra një arkitekt i
llojit të vet. Mbi gjysmën e restoranteve më luksozë në Gjermaninë e atëhershme Perëndimore, e kishin dhe i
kanë edhe sot si pronarë bashkatdhetarët e tij nga Preveza, dhe nga mbarë Epiri, nga krejt Çamëria. Nikua ia arriti me
vite, që me punën e tij në krye të ekipit që krijoi të bëhet njëshi i kësaj pune në Gjermani, aq sa
askush të mos diskutonte aty ku vinte dorë ai. "Lërjani në dorë Nikos", thoshin pronarët e restoranteve,
"di ai se ç'bën, bën më të mirën e mundshme". Nikua u bë një mjeshtër aq i kërkuar
i kësaj pune për interierët e brendshme të restoranteve më luksozë në Gjermani me emër të nderuar e
respektuar.
Mbi 12 vjet arsimim të lartë Nikua u bë një "mal" i llojit të vet me 4 fakultete e një mori gjuhësh,
që i mësoi rrugëve të emigrimit e në shkollat ku mësoi. Puna e tij si arkitekt projektues për interierët e
brendshëm të restoranteve, e çliroi nga privacionet e shtrëngimi ekonomik, e bëri të lirë.
Veprat e Niko Stillos
Po Nikon e tërhoqi diçka tjetër, jo profesioni që e bënte me përkushtim. Atë "merak" që e nisi
në kudhrën familjare, e vazhdoi pranë Spiri Muselimit, një intelektual i trevës së Epirit, arkiv i gjallë për
suljotët e mbarë trevën e Thesprotisë, të cilit i ka ndenjur pas, e ka dashur e ka respektuar përsa kohë që qe
gjallë, atij "meraku" që e brente në rrugët e mërgimit ai i kushtohet përfundimisht studimit të
historisë, gjuhës së popullit të vet, Çamërisë, Shqipërisë e lashtësisë së tyre. Nuk
harron të ripërtërijë kartelën e vet të librave në bibliotekën e Universitetit të Esenit, ku kish
studiuar. Që aty, sipas sistemit bibliotekar gjerman ai ka mundësi të gjejë çdo libër që i duhet e që
ndodhet në bibliotekat gjermane. I hyn përfundimisht rrugës sa të vështirë aq dhe të bukur të dijes e
shkencës në shërbim të kombit të vet. Nuk u punësua në asnjë lloj instituti kërkimesh, sepse s'donte
të shkruante sipas "kornizave" që mund t'i vinin. I vetmi qëllim i tij, ishte zbulimi i së vërtetës,
vetëm së vërtetës shkencore historike, filologjike etj. pa shtrembërime e manipulime. Shok pranë vetes që s'e
ndan asnjëherë bëri dhe kompjuterin e sistemin e internetit.
Nikua arriti në sajë të një pune të palodhur të përditshme të bëhet një intelektual
shumëdimensional, një filolog, një historian, një folklorist, një etnolog, një eksplorator special që zor gjen
të dytin, i lashtësisë pellazg-ilire, një helenist i përkryer, një poliglot. Njëkohësisht shpirti i tij i
ndjeshëm nuk mungoi të hedhë në letër poezinë e të bëhet poet me disa vëllime me vjersha në stil
modern, të cilat të bëjnë përshtypje për humorin e hollë, sarkazmin por dhe mendimin e mençur e mesazhet
jetësore e filozofike që përcjell tek lexuesi. Nikua është dhe një njeri i artit e me shpirt artisti. Nikua
është bërë me jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë e tij një përfaqësues i denjë i
shqiptarëve të krishterë të Epirit në diasporë, është një vazhdim në kohën e sotme i
intelektualëve të shquar që ka nxjerrë, e nuk pushon të nxjerrë treva e ish vilajetit të Janinës shqiptare.
Nikua është në të njëjtën linjë me rilindësit shqiptarë që ishin produkt i "shkollës
së Janinës", në kuptim të gjerë si një Marko Boçar apo Hasan Tahsini me famë, por edhe në një
kuptim më të ngushtë që dolën nga bangat e gjimnazit në gjuhën greke të krijuar nga vëllezërit
shqiptarë, pasanikë në Odesë të Rusisë, me emrin e dëgjuar "Zosimea". Aty mbaruan shkollën Naim e
Sami Frashëri, Jani Vreto e Kostandin Kristoforidhi, Abedin Dino e Ismail Qemali e shumë e shumë të tjerë personalitete
të shquara të historisë sonë kombëtare.
Edhe Nikua do të thoshim në një kuptim të gjerë është produkt i Janinës. Vetë Nikua shkruan në
librin për Marko Boçarin: "për grekët do të sjell dy referenca nga personalitete me autoritet që nuk vihen
në dyshim. Referenca e parë është nga K. Kuma i cili shkruan: - Një nga qytetet me emër të Epirit është
Janina, pothuaj në mes të Shqipërisë së Poshtme, dhe referenca e dytë nga Psalidha që shkruan: - në
Shqipërinë e Poshtme, e cila quhet Epir, metropoli më i madh është Janina". Francezët që historikisht nuk
janë shquar për simpati ndaj shqiptarëve flasin në dokumentet e tyre diplomatike për Janinën si kryeqyteti i
natyrshëm i Shqipërisë së Jugut, ndërsa populli i trevës përkatëse e ka parë atë si kryeqendër
tradicionale të Çamërisë.
Nikua është bërë me gjithçka që mendon e vepron një rilindës shqiptar i kohës së sotme. Ai
ecën në gjurmët e Aristidh Kolias, të cilin e ka pasur mik të dashur e shok të ngushtë jo vetëm në
fushën e letrave por edhe të veprimit. Këtë punë rilindësi që bën Nikua nuk mungojnë ta konstatojnë
e pohojnë indirekt edhe përfaqësues të pushtetit. Këshilltari i kulturës në prefekturën e Prevezës, D.
Moraitis, nuk mungon t'i thotë prerë në formë urdhri filologes Aliqi Nasi, pedagoge në gjimnazin e Prevezës,
për referencat në një libër të saj "Ngjashmëria e shqipes me gjuhën letrare greke" tek librat e Aristidh
Kolias e Niko Stillos: "Ca Kolera dhe Stillera t'i heqësh nga mendja". Tërthorazi kundërshtarët që vijnë
edhe nga ana zyrtare e ngrenë në një rang me arvanitasin e shquar Aristidh Kolia. Nikua i ka arritur këto kufij të një
rilindësi. Ai bën punë rilindase e për këtë meriton përgëzimet më të përzemërta e
përkrahjen maksimale nga kushdo qoftë, pushtetar apo personalitet i çdo fushe apo individ i shquar, biznesmen apo diçka
tjetër në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri apo diasporë.
Nikua ka nxjerrë një seri veprash në greqisht dhe shqip. Një nga të parat e tij është vepra "Elementë
parahistorikë në tekste të stërlashta arvanite", botuar në greqisht në Athinë shtator 2003, e cila u
përkthye në shqip nën titullin "Historia e Shenjtë e Arvanitëve" në Prishtinë të Kosovës
në 1000 kopje dhe u përpinë, u "zhdukën" pa dalë mirë në dritë nga refugjatët e etur
shqiptarë në sheshin "Omonia" në mes të Athinës, të cilët e blenë dhe e lexuan me një
frymë. Vepra tjetër për Fjalorin e Marko Boçarit doli në Shqipëri tani së fundi dhe u promovua në Panairin e
fundit shqiptar të Librit. Veprat e Nikos janë kryesisht në dy linja, në atë filologjike, ku ai merret me Fjalorin e Marko
Boçarit, Fjalorin greqisht-shqip të Panajot Kupitorit, si dhe në linjën e lashtësisë pellazg-ilire, greko-romake etj.
Libri i studiuesit Niko Stillo "Fjalori i Marko Boçarit" është libri i parë i tij që botohet në
Shqipëri nga shtëpia botuese "Arbëria". Është një libër me vlera shkencore e kombëtare për
të djeshmen, për të sotmen e sidomos për të ardhmen. Na vjen mirë t'i themi këtij stërnipi të
Boçarëve, mirësevjen zoti Niko Stillo në truallin e të parëve!
Pas Mithat Frashërit që nxori në dritë për herë të parë për shqiptarët vetëm origjinalin e
këtij fjalori qysh më 1926, pas gjermanit Arminius Hetzer që merret edhe me studimin e tij, pas grekut Tito Johalla, vjen tani në
letrat shqipe pas 80 vjetësh ky fjalor i suljotit të famshëm, i përpunuar e sistemuar e analizuar nga dijetari Niko Stillo në
një libër që ngërthen rreth 500 faqe. Ky botim është një vlerësim që i bëhet punës së
të parëve, një personaliteti kaq të njohur në fushën e luftës, një hero kombëtar të shqiptarëve
dhe grekëve Marko Boçari, por që ka qenë dhe një personalitet edhe në fushën e letrave. Nikua me analizën e
vet i ka tejkaluar pakrahasimisht gjithë studiuesit e mëparshëm, qoftë si vëllim qoftë si thellësi analize. Niko
Stillo ka epërsinë në raport me studiuesit e tjerë të huaj të Fjalorit të Marko Boçarit se është
vendas, i rrënjës, që njeh zakonet, traditat, doket, historinë, folklorin, gojëdhënat, mitologjinë e Epirit etj.
Është nga i njëjti vend me Markon, është stërnip i tij, e njeh nga vetë familja e tij. I ati dhe e ëma i
kanë folur që nga vegjëlia për bëmat e Boçarit, i kanë kënduar në shtëpi këngët për
suljotët, kanë kërcyer nëpër dasma me hapat e Kallamatjanosë, Këngën e grave suljote që u hodhën nga
shkëmbi i Zallongut duke shkruar një epope heroike të pavdekshme. Në këtë mjedis u rrit e u edukua Nikua prandaj ai e
thotë një fjalë më me kompetencë se të tjerët. Ai është një dijetar i kompletuar, një filolog i
përgatitur, me kulturë solide, që njeh një mori gjuhësh të vjetra e të reja, mjafton të shohësh
bibliografinë e librit të tij. Ai njeh me themel literaturën greke por dhe kundra për problemin në fjalë, njeh burimet
ballkanike dhe ato të perëndimit, sidomos ato gjermane që kanë një rëndësi të dorës së parë. Me
këtë ngarkesë dijesh ai i ka hyrë studimit të fjalorit të Markos dhe na ka përgatitur një punim që
për nga gjerësia e shtjellimi është për tu admiruar.
Urime të zemrës meriton jo vetëm Nikua për librin e përgatitur dhe suksese të mëtejshme në punën e tij
kërkimore shkencore, sidomos në fushën e filologjisë e të historisë kombëtare, por edhe redaktori Bashkim
Kuçuku, veçanërisht për parathënien konçize me analizë gjithëpërfshirëse të librit,
botuesi Abaz Veizi dhe konceptuesi i kopertinës së librit zoti Albert Thomai.
Libri ka një parathënie të autorit Niko Stillo "Eisagogji", që për mua është një studim më vete
sado që është në funksion të fjalorit. Ajo kap gati 1/3 e librit. Ajo fare mirë mund të botohej si libër
më vete. Në fakt libri për Boçarin përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë "Parathënia" ose
më mirë studimi hyrës, do ta quaja, dhe pjesa e dytë: Fjalori i Marko Boçarit. Aty dallojnë katër ndarje. Kemi
fjalorin në dorëshkrim siç e ka lënë vetë Markua. Më saktë ai s'është tamam fjalor por
më mirë të themi njëfarë lloj metode për mësimin e greqishtes. Në krah kemi të transkriptuar nga Nikua
këtë fjalor, pjesën greke me germat e sotme greqisht dhe pjesën shqipe me germa latine të alfabetit të shqipes standarde
letrare. Pas kësaj kemi të përpunuar nga Nikua këtë metodë-fjalor. Nikua me fjalët e saj ka përgatitur
vetë fjalorin greqisht-shqip (shqipen e Sulit) dhe shqip-greqisht, dhe në fund ai na sjell fjalë të dialektit të greqishtes
së Epirit, duke na premtuar që në të ardhmen të vazhdojë me një fjalor, ku të jenë të gjitha
fjalët e shqipes së folur në hapësirën e dikurshme ku kanë jetuar e jetojnë suljotët.
Nikua në materialet e librit të tij për Marko Boçarin, që më vuri në dispozicion, kishte dhe një fjalor
të Dhanil Voskopojarit (vetëm 36 faqet e para i kishin rënë në dorë). Ai nga ky fjalor në 4 gjuhë: greqisht,
vllahisht, maqedonisht e shqip kish shkëputur pjesën greqisht-shqip të shkruar komplet me germa greke dhe kësaj i kish shtuar
pjesën e transkriptuar të shqipes së sotme me germa latine, duke i emëruar: Ellenika (greqisht) - Allvanitika (për shqipen e
fjalorit të Dhanilit) dhe Allvanika për shqipen moderne, në mënyrë që lexuesi i sotëm shqiptar të orientohet
për fjalët shqipe që përmban fjalori i Dhanil Voskopojarit. Kjo përbënte një vepër më vete që sot
për sot është e cunguar pasi Nikua kish transkriptuar në shqipen e sotme vetëm 36 faqet e para që i kish rënë
në gjurmë. Le të shpresojmë që Nikua do të jetë i suksesshëm në gjetjen e plotë të veprës
së Dhaskal Dhanilit të Voskopojës dhe një ditë do ta kemi në dorën tonë tërë këtë fjalor
të çmuar të periudhës së Moskopolit-Voskopojës, të pajisur dhe atë me një Eisagogji-Parathënie
të gjerë sikurse dhe Fjalorin e Marko Boçarit të Sulit.
E Enjte, 20 Mars 2008
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|