Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Marredheniet nderfetare nder shqiptare
mistiku

Postuar mė 9-2-2003 nė 04:39 Edit Post Reply With Quote
Disa shembuj tė dashurisė e tolerancės ndėrfetare

Ipeshkvi i Shkupit Lazer Mjeda në v. 1913 vendosmërisht i mbronte myslimanët shqiptarë nga gjenocidi serbo-malazez, që i detyronin të bëhën ortodoksë. Nga ana tjeter tribuni popullor Bajram Curri deklaronte se nëse në Gjakovë nuk mund të ndërtohet kisha e re katolike, atëherë njërën nga xhamitë që kishte qyteti do ta shndërrojmë në kishë për vëllezërit tanë katolikë.
Arqipeshkvi i Tivarit Marin Bici në raportin e tij dërguar Romës më 13/07/1610 shkruan se në rrethin e Laçit në Shqipëri, në fshatin e varfër Kalivaç, edhe myslimanët japin ndihma për të mbajtur priftin katolik. (Këto të dhëna i ka mbledhur i nderuari akademik Mark Krasniqi, botuar në -Dielli- vol.91 num.2, prill-qershor të v.2000.)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-8-2003 nė 06:00 Edit Post Reply With Quote
KUJT I SHERBEN LARGIMI I FEVE NGA TIPARET KOMBETARE?



Nga Donika Omari



Titulli i ketij shkrimi te ben te te linde menjehere nje pyetje tjeter: a s_jane universale fete qe kane hyre ne Shqiperi? Eshte e vertete qe qofte krishterimi, qofte myslimanizmi jane fe qe dalin jashte kornizes se nje kombi, sic nuk eshte perkundrazi judaizmi. Ky karakter universal qe per boten e krishtere si edhe per ate myslimane nje faktor bashkimi, prej krishterimit, p.sh, i cili trashegoi edhe nga kultura greko-romake, lindi

Evropa. Megjithate, historikisht nuk ka qene e mundur dhe nuk eshte e mundur qe individet e nje kombi te mos ndikojne qe feja te marre tiparet kombetare perkatese.

Me arritjen e lirise se besimit fetar ne Shqiperi lindi nje shprese me shume per arritjen e bashkimit te popullit fale dashurise qe ngjall ne zemrat besimi i vertete ne zotin. Eshte perseritur kaq here thenia e Volterit se zoti edhe po te mos ekzistonte duhej shpikur. E permendim kete per t_i kujtuar kokefortesise se materialisteve tane te thekur se lindja e njerezimit eshte shoqeruar me lindjen e besimit fetar dhe se nuk mund te mendohet nje bashkesi njerezore pa ekzistencen e nje ideali gjitheperfshires e mbareshoqeror qe me se shumti arrihet me besimin ne te mbinatyrshmen. Nuk eshte pa lidhje realiteti i nje ndjenje te dobet fetare te ne shqiptaret me gjendjen tone historikisht te percare. Kjo ndjenje e vaket, ne kushtet historike qe favorizuan konvertime te vazhdueshme, solli gjendjen ne te cilen eshte sot populli shqiptar i ndare ne kater fe te

ndryshme. Tani, para ne shqiptareve shtrohet pyetja themelore nese keto fe do te na sherbejne per t_u ndare apo per t_u bashkuar. Natyrisht qe ne veshtrim te pare duket se s_ka si te shpien ne bashkim kur secila nga ato ka perpunuar doktrinen e vet, qe ne shume pika perjashton dhe kundershton ate te feve te tjera. Ne shume pika, por jo ne themeloren. Domethene ne te

qenit fe monoteiste dhe ne parimin baze se Zoti eshte dashuri. Ne luften qe i bejne egoizmit dhe kryelartesise, ne predikimin e tolerances dhe meshires dhe solidaritetit mes njerezve. Te gjitha keto shpien ne zbutje te zemres e ne kultivim te shpirtit. Dhe keshtu keto fe mund te behen faktor mirekuptimi e bashkimi, ne vend qe te sjellin percarje e mosmarreveshje.

Ne kushtet e Shqiperise do te duhej te mbahej shume parasysh parimi themelor qe permendem me siper, e te kalonin ne plan te dyte gjerat me pak te rendesishme qe dallojne nje fe nga tjetra. Ndersa c_ndodh? Per fat te keq po ndodh e kunderta; ne kushtet e demokracise, dallimeve tradicionale iu shtuan te tjera aspak te nevojshme e madje te demshme, te importuara ngavende te tjera. Kam parasysh predikimin ne gjuhen greke ne Kishen Ortodokse Autoqefale ne Tirane, mosrespektimin e drejtshkrimit te gjuhes shqipe ne kete kishe e edhe neate katoliken, vendosjen e gjysmehenes ne lajmerimet mortore te myslimaneve, minixhamite ne varret e tyre. Ardhja e kryepeshkopit Anastas Janullatos e mekembi kishen ortodokse, nje varg veprash shume te dobishme u ndertuan ne te mire te shqiptareve ortodokse, kisha, qendra shendetsore, kopshte femijesh etj. Por njekohesisht, u

realizuan largime nga tradita shqiptare dhe afrime me traditen greke. Vini re ndertimin e kishave te reja ortodokse: keto, ndertime krejt mesjetare tani ne fillim te shekullit 21, e theksojne me te madhe traditen bizantine te ortodoksise, duke e larguar keshtu nga karakteri kombetar i autoqefalise. Por me e renda eshte kur zhduket cdo gjurme e vjetersise se nje objekti kulti te ndertuar ne Shqiperi. Eshte rasti i manastirit te

Shenavlashit. I ndertuar krejtesisht i ri. Kudo gjelberim, rregull e pasterti. Por kenaqesia e pershtypjeve te para te kthehet ne deshperim kur merr vesh se aty nuk eshte ruajtur te pakten nje gur nga manastiri i vjeter, asnje shenje, nuk ka madje asnje pllake perkujtimore qe te informoje per historikun e ketij manastiri aq te njohur e aq te dashur per popullsine e Shqiperise se mesme, e jo vetem ate te krishtere. Si eshte e mundur qe askush nuk ka ngritur zerin per kete humbje te pakthyeshme?

Te thone atje se gjithcka ka qene e rrenuar gjate regjimit ateist. Cka nuk eshte e vertete, se deshmojne te kunderten besimtare qe e kane frekuentuar edhe ne ato kohe te veshtira, fshehurazi. Edhe sikur te ishte rrenuar krejt do t_i kishin mbetur themelet. Dhe nje pjese themeli e ruajtur eshte nje relikt, ka vlere per te sotmen e per te ardhmen, koha e shenjteron. Per ato gure te lashte njeriu mund te niset e ta vizitoje nje vend te tille,per vleren arkeologjike, historike te tij e jo per bukurine e ndertimeve te sapobera, qe i gjen edhe ne mes te Tiranes. Por projekti i Kryepeshkopit me sa

duket rreh larg. Tregojne aty besimtaret, me ze jo fort te larte: Ka dashur qe kishes se Shen Harallambit( nje nga dy kishat e Shenavlashit) t_ia nderroje emrin ne kisha e Shen Anastasit, cka nuk eshte pranuar nga keta. Ka lene amanet qe kur te vdese te varroset ne Shenavlash. E keshtu ne vend te Manastirit shqiptar te Shenavlashit, me kohe, qofte edhe pas shume kohesh, do te kemi manastirin grek te Shen Anastasit.

Nje italian kishte provuar te njejtin deshperim ne nje kishe ne Berat, ku po shkaterronin mozaikun e lashte te dyshemese, per ta zevendesuar me pllaka "te bukura", te kohes.

Prandaj i degjojme me shqetesim tani njoftimet per rindertime e

ndertime te objekteve te kultit. Mos po zhduket gjithcka e lashte, gjithcka kombetare e po del ne pah nje Shqiperi pa asgje te veten, pa rrenje te thella, si e dale nga kutia, cka ia heq vendit edhe ate pak terheqje qe mund te kete per turistet? E ia pakeson terheqjen edhe per vete ne banoret e tij? E kush mund te na mbushe mendjen se nje qendrim i tille i sherbeka mbjelljes se dashurise, tolerances, mirekuptimit, cka shpie drejt bashkimit? Tjeter rast kur komunitetet fetare shkojne ne drejtim te kundert te mirekuptimit. Menjehere pas fillimit te luftes ne Irak, ne xhamine e rruges se Kavajes u vu megafoni (ose u shtuan ne tre megafonet) per zerin e muezinit. Dhe qytetaret jane te detyruar t_i degjojne lutjet te kenduara me nje ton zanor shue me te larte se normalja e duhur per te mos prishur qetesine publike. Qytetare te lindur e te rritur ne Tirane, qe s_i ka shqetesuar kurre kenga e muezinit ne xhamite e Tiranes, tani befas po ndihen te dhunuar ne te drejten e tyre per te pasur qetesi ne qytet e po detyrohen t_u drejtohen barnave per te mundur te pushojne. Kjo qenka menyra per te bere per vete besimtaret, t_ua shtiesh ne vesh lutjet me zerin si pushke? Valle me dhune futet ne zemrat dashuria per Zotin, apo me qetesi e butesi? Eshte e palejueshme per komunitetin mysliman qe nuk merr masa per te normalizuar nje gjendje qe vetem mirekuptimit nuk i sherben. Eshte e palejueshme dhe e cuditshme edhe per Bashkine e Tiranes qe toleron shfaqje te tilla te hapura te ekstremizmit fetar mu ne mes te kryeqytetit. Nje impenjim me i madh qytetar do te tregonte se tiranasit e kane shume te cmuar paqen qe ka mbreteruar historikisht mes komuniteteve te ndryshme fetare dhe se nuk do te lejojne te prishet ajo, qe eshte nje nga gjerat me te qendrueshme qe ka pasur qyteti yne i dashur.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 5-12-2004 nė 03:35 Edit Post Reply With Quote
Harmonia e toleranca fetare, medalje per kombin shqiptar

INTERVISTE - Flet Muhamet Kapllani, keshilltar diplomatik i Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu. Pse u zgjodh Tirana per Samitin e 9 dhjetorit te Kryetareve te Shteteve mbi tolerancen e dialogun nderetnik e nderfetar dhe pse konfliktet ne Ballkan, qe ishin te mirefillta nderetnike, kane patur edhe nje prapavije paksa fetare

Pse u zgjodh Tirana per kete Samit te Kryetareve te Shteteve mbi tolerancen e dialogun nderetnik dhe nderfetar?

"Samiti i 9 dhjetorit ne nje kuptim eshte nje vazhdim, por ne nje shkalle me te larte dhe me te re, i konferences qe u zhvillua vjet ne Tirane, qe diskutoi per tolerancen dhe harmonine fetare ne Shqiperi. Ai ishte nje forum akademiko-shkencor, nuk ishte politik i mirefillte. Ne te ishin ftuar historiane e studiues, kryesisht nga bota shqiptare, si dhe te huaj. Ky forum u konsiderua si i suksesshem dhe ne te ishte bashkeorganizatore edhe UNESKO-ja, e cila e gjente me interes dhe te dobishme diskutimin e nje teme qe eshte shume e ndjeshme per rajonin dhe qe po behet gjithnje e me e ndjeshme edhe ne shkalle nderkombetare. Nga ketu lindi ideja per te patur nje Samit politik te Kryetareve te Shteteve te rajonit te Europes Juglindore, me teme pak me te zgjeruar, pra per dialogun nderfetar dhe nderetnik. Per rajonin e Ballkanit termat nderetnik dhe nderfetar ndonjehere jane si binjake. U bene ftesat dhe reagimi ka qene pozitiv. Krahas Presidentit Moisiu, do te kemi ne Tirane Kryetaret e Shteteve te Bosnje-Hercegovines, Kroacise, Serbi-Mali i Zi, Maqedoinise dhe Bullgarise. Do te jete Kryeministri i Norvegjise, si dhe Drejtori i Pergjithshem i UNESKO-s, Matsura. Greqia dhe Turqia do te perfaqesohen ne nivel ministrash, ndersa Rumania, Austria, Sllovenia e shtete te tjera, me te derguar te Presidenteve perkates. Zgjerimi i pjesmarrjes tregon se problemi eshte vertete shume i rendesishem dhe per te kane sensibilitet, jo vetem ballkanasit, por edhe Europa Qendrore e pertej.

Faktin pse u zgjodh Tirana, une e shpreh me nje metafore: 'Duke qene se Shqiperia ka deshmuar me te vertete nje tolerance dhe harmoni fetare shembullore ne mes tre komuniteteve prej shekujsh, ajo eshte nje vlere e madhe, nje nga vlerat me madhore qe ka shoqeria shqiptare, pra eshte sit e thuash nje medalje ne gjoksin e kombit shqiptar. Eshte gjithashtu, nje njohje nga te tjeret e kesaj vlere te shoqerise shqiptare'".

Ballkani ka vuajtur nga perplasjet nderetnike dhe nderfetare. Cfare pret rajoni nga ky Samit?

"Po t'i shohim konfliktet ne Ballkan, sidomos ne dhjetevjecarin e fundit pas shembjes se Murit te Berlinit dhe komunizmit, qe u pasua me dizintegrimin e shteteve shumeetnike si Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia, keto kane qene kryesisht konflikte nderetnike. Per shkak te ringjalljes se nje nacionalizmi ekstrem, qe ne rastin e Ballkanit e dime se cili eshte ky, dhe per shkak te ambicies se tij per te vene nen kontroll apo tutele, ata qe po e linin Federaten, kjo solli konflikte, luftra dhe shume gjak, shume vuajtje dhe e ktheu Ballkanin shume prapa Europes. Ato konflikte, qe ishin te mirefillta nderetnike, kane patur edhe nje prapavije paksa fetare, por jo nga popujt e Ballkanit. Ngjyrimi fetar i eshte dhene nga politikanet, te cilet kane manipuluar me ndjenjat fetare dhe duan me te, ta shtyjne nacionalizmin edhe me thelle, ne nje nacionalizem ekstrem per arritjen e synimeve te tyre politike. Por e verteta eshte, qe edhe ne Ballkan apo me sakte ne ate qe quhet ish-Jugosllavi ku u zhvilluan luftra etnike, nuk mund te themi se ato ishin luftra fetare. Aty u demostrua nacionalizmi ekstrem, pas shembjes se komunizmit. Vakuumi ideologjik u mbush me nacionalizem. Ndersa me pare njihej se ishte ideologjia perfaqesuese e gjithckaje, tani kete e bente nacionalizmi. Dhe ne disa raste, duke politizuar fene dhe ndjenjat fetare. Shpesh eshte thene se "vdekja e ideologjise" ka cuar ne rigjallerimin e nacionalizmit edhe te fese, si nje ideologji e re per "qellime te caktuara"".

A mund te jene pengese per Samitin e Tiranes, ceshtjet ende te pazgjidhura plotesisht, si statusi i Kosoves?

"Besojme se duke i diskutuar ato qe jane ceshtjet me te mprehta ne marredheniet nderetnike ne rajonin tone dhe duke i pare drejt ne sy problemet, pa dashur t'u largohemi atyre, apo te fshihemi prapa gishtit, ne vecse i kontribuojme kapercimit te tyre. Ka nje te vertete, qe popujt dhe etnite ne Ballkan historikisht jane perziere me njeri-tjetrin. Ndaj kemi ne territoret e rajonet e njeri-tjetrit pakica kombetare, grupe etnike, linguistike e etno-kulturore. Ky eshte realiteti: Ballkani eshte nje mozaik i pasur etnish, kombesh, feshe e kulturash. Gjithe thelbi eshte qe ta njohim e pranojme si pasuri kete te vertete. Ne Maqedoni ka maqedonas, shqiptare, turq e serbe, pra ky eshte mozaiku etnik i Maqedonise. Ne Kosove, popullesia dominuese eshte shqiptare, por atje ka edhe pakice serbe apo pakica te tjera, si turke e boshnjake dhe ky eshte nje realitet. Kur ne e njohim kete realitet, d.m.th. e pranojme qe kjo eshte shtepia jone e perbashket. Pra, Maqedonia eshte shtepia e perbashket e maqedonasve dhe shqiptareve dhe te mos themi qe shqiptaret jane bujtes, qe nje dite mund "t'i nxjerresh" edhe jashte shtepise. Pra per kete shtepi te perbashket do te kujdesen te gjithe njelloj dhe ne te duhet te jetojne te gjithe njelloj. Kete mentalitet dhe filozofi duam te sjellim ne kete diskutim nderetnik dhe jo mentalitetin e perplasjes, te konfliktit e tensionit. Sepse keshtu e ka sjelle historia, qe jemi e do te jemi prane njeri-tjetrit dhe do te ndajme edhe fatet se bashku, jo duke e perjashtuar, por duke e perfshire tjetrin. Ne na vjen mire qe shqiptaret kete po thone perdite ne Kosove, ne menyre te vecante politika kosovare, qe pohon se popullesia e te gjithe Kosoves do te vendose per fatin e saj. E keqja ne Ballkan ka qene se Tjetrin e kemi pare si te huaj, si kundershtar dhe armik. Ai mund te jete i ndryshem nga perkatesia kombetare, etnike dhe fetare, por tjetri duhet pranuar dhe vleresuar per kete. Ne shqiptaret, pavaresisht se dikush eshte musliman, ortodoks apo katolik, ne e pranojme njeri-tjetrin, sepse kemi nje emerues te perbashket, qe jemi shqiptare, para se te jemi te nje perkatesie fetare. Kur e pranon tjetrin si vetja, kjo sjelle nje fryme tjeter; sjell tolerancen per mirekuptim dhe bashkejetesen.

Kjo eshte e rendesishme dhe e dobishme, jo vetem per ne ballkanasit, por edhe pertej Ballkanit. Europa dihet se nga pikepamja fetare ka nje popullesi kryesisht te krishtere. Muslimanet jane kryesisht ne Bosnje, Kosove, Shqiperi, Maqedoni e po te shkojme me tej, ne Turqi. Ka komunitete muslimane edhe ne shtete si Franca, Gjermania, Anglia, qe vijne nga Afrika Veriore e pjese te tjera te botes. Por Ballkani, me keto popullesi muslimane, qe nuk i perkasin nje krahu fondamentalist e radikal, sikurse ne zona te tjera, si Lindja e Mesme apo bota arabe, eshte shume i moderuar dhe per vlera te veta kulturore dhe identitet kulturor njeh ate europian. Ne jemi ballkanas, mund te jemi muslimane ballkanas, por ne ne rradhe te pare ndjehemi me identitet kulturor europian dhe kjo eshte nje pasuri per Europen. Ky diversitet i Ballkanit eshte nje pasuri kulturore per Europen, sepse ai perfaqeson dimensionin me te moderuar, me liberal te muslimaneve. Kjo ne te njejten kohe eshte edhe nje barriere per penetrimin e fondamentalizmit islamik ne rajonin tone dhe ne Europe, sepse keto muslimane me identitet europian nuk jane tjetersuar dhe si te tille ata priren te jene refraktar ndaj politizimit te fese dhe manipulimit me ndjenjat fetare per qellime te mbrapshta. Cfare po bejne aktualisht terroristet? Po manipulojne me ndjenjat fetare per t'i hedhur njerezit kunder njeri-tjetrit, bile per te perplasur edhe qyteterimet. Synimi i ketij Samiti eshte shume inkurajues per nje fryme te re ne Ballkan dhe Europe. Madje edhe Europa duhet te ndergjegjesohet me shume per kete vlere te shtuar, jo ta shikoje ate si nje gje negative, sikur keta muslimane ne Ballkan vetem prishin pune. Perkundrazi, ata jo vetem nuk prishin pune, por i bejne nder Europes, qe duhet te clirohet nga stereotipet e se kaluares".

Sa ishte i veshtire ne planin diplomatik organizimi i ketij Samiti?

"Natyrisht qe ishte i nevojshem nje angazhim nga ana e pales shqiptare dhe UNESKO-s per kete qellim. Pergjithesisht kemi ndeshur ne nje mirekuptim nga fqinjet dhe interlokutoret e tjere. Kemi shpjeguar rast pas rasti. Ne menyre te vecante Presidenti Moisiu ne cdo rast apo takim me Kryetaret e Shteteve te Ballkanit ka trajtuar rendesine e ketij Samiti. E verteta eshte qe ne kete mes nje kontribut te ndjeshem ka dhene edhe vete Drejtori i Pergjithshem i UNESKO-s, Matsura, si bashkeorganizator me Presidentin Moisiu, i ketij Samiti".

A mund te kthehet ky ne nje Samit periodik?

"Samite te ketij lloji nuk mund t'i nenshtrohen nje rutine apo perseritje aq te shpeshte. Nuk perjashtoj mundesine qe nga ky Samit te dalin propozime per te perseritur Samite te ketij lloji. Mundet edhe nje Samit i vetem te qendroje si i tille me vlerat qe prodhon".

Si shpjegohet interesimi i Norvegjise?

"Norvegjia, si nje shtet nordik, duket gjeografikisht larg nesh, por nordiket si rajon shquhen per demokraci te konsoliduar, me dimension human dhe elemente sociale te theksuar, dhe ku ndjenjat fetare ne sensin pozitiv jane te pranishme. Ne kete veshtrim, interesimi i Kryeministrit te Norvegjise, Bondevik, eshte interesimi i nje perfaqesuesi te larte te nje gadishulli ne veri te Europes, per kete gadishull ne jug te Europes. Ai gadishull nuk ngerthen problematiken e Ballkanit, por edhe ai ka problematiken e vendeve te zhvilluara, ku feja, humanizmi, pesha qe mbart besimi ne raport me shoqerine, me shtetin, me zhvillimin e social e kulturor, ka peshen e vete specifike te pamohueshme. Edhe ata bejne, ate qe shkenca e njeh shpesh si studim krahasues. Ata kane cfare te nxjerrin mesime nga Ballkani, ashtu si edhe mund te ndihmojne".

Ne cilat linja do te mbeshtetet deklarata finale e Samitit?

"Deklarata do te synoje te jape nje tabllo nderetnike te Ballkanit post-konflikt, tendencat pozitive, por edhe fenomenet negative qe shoqerojne marredheniet nderetnike. E njejta gje duhet te thuhet edhe per marredheniet nderfetare, pra per te hapur nje vizion te ri se si t'i kapercejme problemet nderetnike dhe nderfetare ne rajon. Mbase une nuk mund ta them para kohe, pasi nuk dua te paragjykoj Kryetaret e Shteteve, sepse ata do te bejne parashtrimin e tezave dhe pikepamjeve te tyre. Gjykoj se teza e integrimit euroatlantik do te evidentohet me force ne kete Samit, pasi integrimi integrimi euroatlantik i rajonit tone eshte alternativa ose shansi historik per te perballuar e kapercyer kete problematike te mprehte".

Ju e shihnin integrimin e Ballkanit ne Europe si nje bllok?

"Nga europianet, kujdesi po tregohet per te gjithe Ballkanin Perendimor, si nje pjese paksa me e prapambetur e Ballkanit te madh, por aq me teper e Europes. Pra perpjekjet po behen qe ky Ballkan Perendimor te mund te levize dhe te kaperceje nje problematike qe eshte me e veshtire se e pjeseve te tjera dhe ku ne rradhe te pare hyjne stabiliteti politik, reformat, thellimi i proceseve demokratike, por dhe kapercimi i fenomeneve negative, si ato qe lidhen me marredheniet nderetnike e nderfetare. Po behen perpjekje qe Ballkani Perendimor per disa fusha te levize ne bllok. Megjithate, kur te vije puna per pranim, secili shtet do te vleresohet sipas meritave. Secili do ta marre bileten vecmas per t'u futur ne sallen e madhe te "Teatrit Europian". Megjithate duhet thene se secili nga vendet eshte "i afte" ta pengoje tjetrin me problemet dhe ngaterresat qe nxjerr. Nese nje vend eshte ne prag per t'u anetaresuar ne BE, nje tensionim, ferkim apo perplasje me vendin fqinj, atij vecse i ngadaleson shpejtesine. Pra ka nje ndervaresi dhe ne ballkanasit duhet te merremi vesh me njeri-tjetrin dhe jo te nxijme e hedhim balte mbi njeri-tjetrin".

Bisedoi Elton METAJ

"Ne jemi ballkanas, mund te jemi muslimane ballkanas, por ne ne rradhe te pare ndjehemi me identitet kulturor europian dhe kjo eshte nje pasuri per Europen. Ky diversitet i Ballkanit eshte nje pasuri kulturore per Europen, sepse ai perfaqeson dimensionin me te moderuar, me liberal te muslimaneve. Kjo ne te njejten kohe eshte edhe nje barriere per penetrimin e fondamentalizmit islamik ne rajonin tone dhe ne Europe, sepse keto muslimane me identitet europian nuk jane tjetersuar dhe si te tille ata priren te jene refraktar ndaj politizimit te fese dhe manipulimit me ndjenjat fetare per qellime te mbrapshta. Aktualisht terroristet po manipulojne me ndjenjat fetare per t'i hedhur njerezit kunder njeri-tjetrit, bile per te perplasur edhe qyteterimet"

SHEKULLI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 12-12-2004 nė 02:31 Edit Post Reply With Quote
Ballkanasit vlerėsojnė bashkėjetesėn fetare nė Shqipėri

“Ne kryetarët e shteteve dhe qeverive angazhohemi për ta çliruar veten nga grindjet e së kaluarës dhe t’i kapërcejmë ato duke praktikuar një kulturë dialogu brenda secilit vend dhe ndërmjet vendeve tona”. Kjo ka qenë deklarata e bërë dje nga krerët e rajonit në përfundim të Samitit rajonal mbi dialogun ndërfetar dhe ndëretnik. Në ditën e dytë të këtij takimi, përfaqësuesit e shteteve kanë shprehur vlerësimin e tyre për vendosjen në vend të një demokracie shumëpartiake, si dhe në drejtim të vendosjes së një dialogu dhe bashkekzistence të suksesshme ndërfetare, duke e shpalosur veten në një harmoni mes njerëzve të cilët jetojnë së bashku dhe që u përkasin feve të ndryshme. “Angazhimi ynë për dialog mes kulturave dhe qytetërimeve është edhe një angazhim kundër terrorizmit, që përforcon vendosmërinë tonë për t’u bërë ballë dobësive që janë shfaqur në erën e globalizmit. E kuptojmë që asnjë fe nuk predikon terror, nuk ka interesa apo arsye kombëtare, të cilat mund të justifikojnë terrorizmin. Terrori mbështetet gjithmonë dhe kudo mbi paragjykimin, mungesën e tolerancës, përjashtimin dhe, mbi të gjitha, në mohimin e çdo lloj dialogu”, janë shprehur në deklaratën e përbashkët krerët e shteteve ballkanike. Ndërkohë ata janë shprehur njëzëri se paqja është e pandashme nga dialogu. Në këtë kuadër, ata kanë shprehur angazhimin e tyre për të ndërtuar dhe mbështetur marrëdhëniet e mira mes vendeve të rajonit si një mënyrë për të zhvilluar mbi një platformë të demokracisë shtetin e së drejtës dhe respektit për të drejtat e njeriut dhe dinjitetit të individit.


BALLKAN

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 26-12-2004 nė 21:04 Edit Post Reply With Quote
EDHE NE KETO KRISHTLINDJE,SHQIPTARET TREGOJNE TOLERANCEN E TYRE

Myslimane e kristiane, bashke ne mesha

ELBASAN - Kane qene te paket ne numer, por mesazhi eshte domethenes nga qyteti qe prej disa muajsh zien nga ceshtja e Kryqit ne Qafekrrabe te rruges kombetare Elbasan-Tirane. Myslimanet marrin pjese ne meshat e organizuara nga prifterinjte ne kisha. Ne fakt prej kohesh ky qytet ka rrezatuar mesazhe paqe e bashkepunimi mes besimtareve. Sepse ka ndodhur shpesh qe ne ritet fetare te myslimaneve te jene te pranishem te krishtere e ortodokse. Bajram Idrizi nje besimtar mysliman ishte dje i pranishem ne nje nga kishat e Elbasanit. "Jam ketu te uroj vellezerit e mi te krishtere, shprehet Bajrami. Edhe ata me kane uruar kur ne kishim festen e Bajramit. Djali im e ka gruan Ortodokse. Gjysma e rrethit tim miqesor jane te krishtere e ortodokse. Festojme te gjithe se bashku ne rast festash. Jemi miq, por me shume vellezer sepse na ka bashkuar feja. E rendesishme per mua eshte qe te gjithe te besojme ne Zot".

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 21-1-2005 nė 02:33 Edit Post Reply With Quote
“Konfliktet” fetare stisje te qepura me pe te bardhe

E ka marre idene e tij nga nje projekt i financuar se fundi nga USAID per shkueshmeri fetare mes shqiptareve, per te percjelle idene e tij autori. Qe sipas tij, pak a shume, i shkon shprehjes brilante te Durhamit se “Fete e pushtuesve te shqiptaret kane shkuar si uji tek kurrizi i pates”. Kjo e ben qe te meditoje dhe te na coje tek modeli i Mbreterise, qe e kishte sanksionuar thjesht religjionin se “Shteti shqiptar nuk ka fe zyrtare”. “Do te ishte me e udhes te trashegohej prej Statutit Mbreteror ky sanksionim e te tjera qe lidhen me besimet fetare raportet midis tyre dhe shtetit etj.

Ja pse me bejne pershtypje “ngjarje” te tilla kur mes tyre del here pas here edhe projekti 1.5 milionesh per shkueshmerine fetare”, mbaron analizen e tij autori

Nga Boris Miska

Gjithnje e me teper bindem se sa me shume flitet per kundershti besimesh ose rendom paraqiten ato si mostolerance fetare, aq me pak vertetesi ka ne keto lloj lajmesh . Per kedo qe e njeh sado pak historine e vendit tone , njeh perciptash kulturat fetare te instaluara tek ky popull, botekuptimin e tij, temperamentin, prakticitetin apo sic quhet ndryshe pragmatizmin e ketij populli do te krijonte vecse habi .

Si rastesisht ndodhen e po vazhdojne te “ndodhin” vendosje kryqesh diten e “pale” te tjera qe i sharron naten por qe ndonje here nuk u mjafton koha apo u thyhet sharra. Ne nje hark te shkurter kohor mbine kryqe ne kthesen e Qafe Krrabes, ne Xare e disa grabitje kishash sic ishte ajo ne Voskopoje e Kolonje e ku di une se ku tjeter. Intervista pas intervistash, e shkrime pas shkrimesh , tolerime e kundershti, protesta komuniteti e banoresh, diku - diku po flitet per mostolerance fetare. Te tjere kane rendur deri tek etiketimi si dhunime te krishterimit e simboleve te tij. Apo dukuri te tilla si ajo e gjetjes se kryqit ne diten e ujit te bekuar prej nje muslimani.

Deri ketu krejt normale per nje vend, qe ka disa besime fetare, ka gazeta e televizione, shoqata e parti politike me tepri. Por, me i spikaturi nder keto lajme eshte ai qe shfaqet here pas here se po implementohet nje projekt i financuar nga USAID-i per shkueshmeri fetare mes shqiptareve. Bukur ceshtje e tyre si ne formulimin e temes ashtu edhe ne sigurimin e nje shume te majme prej 1.5 milion $ . Kjo shume e rrembyer nga ustallare projektesh te ben te mendosh se cfare argumentesh jane dhene, cilat jane rezultatet konkrete te intolerances fetare ne Shqiperi, statistika ne qofte se ka, rreziqet qe mund t’i vijne vendit prej ketij fenomeni etj. Perben vertete prioritet kjo dukuri qe te vihet ne qender te politikave te tilla!

Nuk eshte vendi per te bere analiza te tilla e as me duhet se si a sa investohen ketu, por kur flitet per rreziqe e per te ashtuquajtura intoleranca fetare ne Shqiperi si qytetar i ketij vendi e si pjestar i nje komuniteti fetar nuk mund te rri pa dhene edhe une opinionin tim rreth ketij problemi.

Si ballkanas qe jemi nuk shquhemi per tolerance. Jemi popull me temperament te forte e i lidhur me traditat e veta qofshin te mira apo jo.

Si edhe te tjeret edhe ne kemi veset tona, problemet tona te perditshme. Grindemi per nje vije uji, per nje rrip toke me fqinjin apo te afermin. Per te mos folur edhe per vrasjet ne rastet me banale, por per bindje fetare e simbolet e tyre e kam te veshtire te gjej ndonje rast.

Dukshem nuk ka tolerance politike, botkuptimesh e idesh, ka hakmarrje nga me te ndryshmet, korrupsion e trafiqe. Gjakmarrja vazhdon te vegjetoje pajdash ne trevat tona. Me nje fjale te gjithe e pranojme se keshtu jemi me te mirat e te keqiat tona. Jane si probleme te rritjes ashtu edhe te trashegimise nga e kaluara.

Kushdo do ta pershendeste vendosjen e nje shume te tille 1.5 milionshe mbi plage te tilla si; gjakmarrja e hakmarrja, tolerancen mes brezave, shmangien e perplasjeve per ceshtje qe duhet te debatohen, rritjen e frymes se bashkepunimit ne zgjidhjen e problemeve te komunitetit, perpjekje per t’i cuar femije ne dyert e shkollave, e ku di une se ku tjeter ka nevoje ky vend. Per kedo qe e njeh sado pak historine e ketij kombi, apo qe ka kenduar se paku disa prej personaliteteve qe jane shprehur edhe per bashkejetesen fetare tek shqiptaret, do te habitej se si kaq pa cipe, do te thoja, u shitkan ne ankande projektesh rrenka te tilla qe as vete nuk u besojne.

Pse jane kaq tolerante mes vetes shqiptaret me besime te ndryshme ka vend te diskutohet e te debatohet gjate. Por, qe nuk ka qene e eshte shqetesues ky fenomen kete e dine te gjithe si personalitete te politikes, organizma nderkombetare, drejtues te komuniteteve fetare, historiane e studiues e deri njerez me kulture te percipte.

Shume e kane quajtur paradoks kete bashkejetese, jane munduar por nuk e kane spjeguar bindshem. Ka konstatime prej tyre, por pa u thelluar ne burimet e verteta te kesaj. Jemi quajtur si popull pa fe, besimtare te percipte, popull pagan e pa kulture.

Ashtu si edhe te tjeret edhe shqiptaret besojne, pak rendesi ka se ku. Kete element te emancipimit te sotem perendimor shqiptaret e kane patur prej kohesh, atehere kur ne vende te tjera thereshin mes tyre protestante e katolike, muslimane e te krishtere. Ne historine tone nuk ka njolla te tilla e kjo eshte shume domethenese. Si shpjegohet qe nje popull me kaq temperament, jo tolerant ne shume gjera te paraqitet me nje nivel kaq te lakmuar bashkejetese fetare. Ne qofte se shqiptareve do t’u kishte rene edhe ky mallkim, seleksioni mes tyre pa as me te voglin dyshim do sillte shfarosjen e nje prej popujve me te lashte te Ballkanit.

Eshte percaktuar edhe si vetekontroll. Por, nuk eshte vetem kjo.

Po te shtyhemi ne origjinen e popullit tone do te gjejme nje pamje tjeter krejt befasuese. Shqiptaret ne teresi ne trojet e tyre rrjedhin ( dhe jo vetem ata) prej popullit me te lashte te Europes, atij pellazg. Jane shume tregues qe e vertetojne kete lidhje, por me te spikaturat jane gjuha, e ruajtur mrekullisht prej tyre dhe adhurimi ndaj perendise.

Pellazget jane ai popull qe i dhane Olimpit perendite e tij dhe krijuan nje sistem adhurimi ndaj tyre te mbeshtetur ne logjiken e paster qe vjen edhe sot ne kundershtim me fete e njohura qe mbeshteten tek besimi, simbolet apo sugjestionet. Qe nga koha e perhapjes se krishterimit nder keto troje e deri ne fushatat e perandorive te vjetra e atyre moderne shqiptaret kane qendruar kokfortesisht ne rrenjen e vet. Per te shmangur asimilimin ai ka pranuar te sperkatet por asnjehere se ka bere te tijen, te ndergjegjes se vet kombetare asnje lloj feje tjeter. Fete e pushtuesve shprehej Edith Durham kane kaluar tek shqiptaret si uji mbi kurrizin e pates. Kushdo qe kokefortesisht eshte perpjekur te transplantoje tek shqiptaret botkuptime te huaja per te ka deshtuar me plot kuptimin e fjales.

Jane keto dy elemente, gjuha dhe forma e besimit ndaj zotit qe kane bere te mundur mbijetesen e nje populli kaq te vogel. Ketu duhen kerkuar tharmet e tolerances midis besimeve ne Shqiperi, sepse asnje prej tyre nuk eshte rrenjosur per te prekur ate logjike te paster adhurimi te trasheguar e te ruajtur mrekullisht prej shqiptareve ne te gjitha trojet e veta. Prania e disa besimeve fetare ne Shqiperi eshte konsideruar e mesa duket ende shpresohet te perdoret per te nxitur sherre e meri midis shqiptareve apo me banale te kerkohet si burim vjeljesh te ardhurash monetare. Nisur nga faktet historike nuk ndihem i shqetesuar e aq me teper te pres ndonje ngjarje qe do te merret prej dikujt si intolerance.

Ja se shtyhem te mendoj se edhe kesaj tymnaje te fundit i duket acik qepja me pe te bardhe.

Por, per institucionet shteterore kjo nuk mund te konsiderohet cudi qe zgjat tre dite, ashtu si edhe per gjuetaret e projekteve apo te ashtuquajturit grupe te revoltuarish te trumpetohet si “rrezik” i madh.

Me te drejte prej medias eshte ngacmuar shteti qe te reagoje ndaj rasteve te kesaj natyre pa shkelur te drejtat dhe lirite e besimeve. Cdo te ndodhte sikur te ngriheshin te gjithe e t’ia fillonin me ngritje simbolesh fetare vend e pa vend.

Gjithnje me ka pelqyer percaktimi mjaft i sakte qe i eshte bere marredhenieve fetare ne Statutin Themeltar te Mbreterise Shqiptare. Do te doja ta sillja te plote ashtu sic eshte shkruar ne art-in e 5-te te Statutit. Ne kete kushtetute te pare vertete serioze per kohen thuhet: “Shteti Shqiptar nuk ka fe zyrtare. Te gjitha fete e besimet jane te nderuara dhe liria e ushtrimit dhe e praktikimit te jashtem eshte e siguruar. Feja nuk mund te formoje pengesa juridike ne asnje menyre. Fete dhe besimet kurrsesi nuk mund te perdoren per qellime politike”.

Pavaresisht se edhe ne Kushtetuten e vitit 1998 jane sanksionuar te drejtat dhe lirite e besimit ( neni 24 i saj) do te ishte me e udhes te trashegohej prej Statutit Mbreteror ky sanksionim e te tjera qe lidhen me besimet fetare raportet midis tyre dhe shtetit etj.

Ja pse me bejne pershtypje “ngjarje” te tilla kur mes tyre del here pas here edhe projekti 1.5 milionesh per shkueshmerine fetare.


KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 21-1-2005 nė 05:57 Edit Post Reply With Quote
Histori xhamish tė shembura nga lufta, dhe rindėrtimi

Shtëpia e Zotit, bashkëthemeluese e Tiranës.

Nga znj.Rezarta Delisula

TIRANE -Legjendat thonë se ndërtimi i Xhamisë së vjetër të Tiranës, e cila u shemb më 17 nëntor 1944, ka hasur në konflikte pronësie. Sulejman Pasha, i cili mbahet si themeluesi i Tiranës, e filloi ndërtimin e qytetit nga një xhami, një furrë buke dhe një hamam.

Xhamia e vjetër, që ndodhej në vendin ku sot është monumenti i Partizanit të Panjohur, është ndërtuar më 1023 sipas kalendarit arab, që me kalendarin normal konvertohet në vitin 1604 (Tirana 1604-1637 e Osman Myderizit). Kjo tokë i përkiste Sallaman Beut, një feudali nga Selita. Në kohën kur u hodhën themelet me një ceremoni të posaçme, Sallaman Beu i Selitës çoi njerëzit e vet dhe i prishi.

Por themeluesi i Tiranës me miqtë e tij në Stamboll ndërhyri, duke e akuzuar Sallaman Beun për sakrilegj në shembjen e xhamisë. Ky i fundit u dënua me vdekje. Sipas një dokumenti të Stefano Gasparit "Relaciene della diocese di Durazzo" të vitit 1671, thuhet se rrethi i Tiranës në atë kohë nuk ishte muslimanizuar i gjithi. Po sipas këtij dokumenti, pjesa më e madhe kishin ndërruar fenë për shkak të taksave të rënda. Sulejman Pasha u vra më 1608 dhe trupi i tij u soll nga Turqia në Tiranë për t'u varrosur pranë xhamisë. Influenca e sulltanit, që me sa duket gjeti shumë përkrahje në Tiranë, tregohet edhe prej ndërtimit të xhamive të tjera, që pa dyshim nuk janë ndërtuar me forcë. Më 1770 u ndërtua xhamia e Zaimit, si dhe xhami të tjera mes lagjeve.

Më 1789 u ndërtua xhamia e Ethem Beut, kjo vepër monumentale e Tiranës së sotme. Të gjithë të huajve që e kanë vizituar Tiranën, u ka lënë mbresa të forta xhamia e Ethem Beut pranë kullës së Sahatit, e vetmja xhami që u ruajt me fanatizëm të madh në të gjitha kohërat. Po kështu, edhe xhamia e Karapicëve ka qenë një prej kryesoreve në Tiranë. Në fakt, mes xhamive më të vjetra të ndërtuara është ajo e Ethem Beut në qendër. Xhamia e vjetër, e cila është zëvendësuar me monumentin e Partizanit të Panjohur, u shemb më 17 nëntor 1944, gjatë luftës për çlirimin e Tiranës, ndërkohë që xhamia e Karapicëve u shemb në vitin 1929 për t'i lënë vendin godinës së hershme të Bashkisë, e cila u shemb në fillim të viteve '80, kur u ndërtua Muzeu Historik Kombëtar. Në Tiranën e shekullit të shkuar familjet muslimane mbizotëronin, ndërsa pas tyre numëroheshin shumë pak familje ortodokse dhe akoma më pak familje katolike. Kjo bënte që festat e Bajramit të Madh e Kurban Bajramit ta kthenin qytetin në një festë të madhe.

Xhamitë nën optikën e udhëtarëve të huaj
Udhëtari austriak Von Hahn dhe konsulli francez në Shkodër H. Hecquard kanë shkruar përshtypjet e tyre edhe për xhamitë e Tiranës. Kështu Von Han shkruan: "Xhamitë janë të pikturuara me ngjyra të ndryshme, të ndërtuara me një stil të bukur dhe të rrethuara me plepa e selvi, pyrgu rokoko i hijshëm i sahatit- të gjitha këto me lëvizjen e gjallë të popullit që në ditë të caktuara mbush tregun, i cili përshkohet nga qerre të shumta të tërhequra prej buajsh, bashkohen në një pamje origjinale që s'e kam parë askund në Shqipëri". Në një mënyrë të përafërt i sjell xhamitë e fundit të shekullit XIX edhe konsulli francez në Shkodër H. Hecquard. "Kur vjen nga rruga e Shkodrës në qytet, hyrja është shumë e bukur. Në të djathtë e në të majtë janë dy xhami të bukura të mbuluara me piktura fantastike, pak më tutje është një pyrg katërkëndësh, në të cilin është vendosur sahati i qytetit. Rrugët e Tiranës janë të gjera dhe në anët e tyre janë dy vija uji që e mbajnë të freskët e të pastër qytetin".

Festa e Vitit të Ri që nisi si rit në fillim të viteve '50
Dy festat e vetme të popullsisë muslimane në Tiranë deri në fillim të viteve 1950 kanë qenë Bajrami i Madh dhe Kurban Bajrami. Festa e Vitit të Ri nuk ekzistonte, ndërsa muslimanët e zonës këto dy festa fetare i kishin të shenjta dhe shumë herë më të mëdha nga rëndësia se festa e ndërrimit të viteve, e cila hyri si e tillë shumë vite më vonë. Dikur në Tiranë, mbas faljes së mëngjesit, besimtarët uronin njëri-tjetrin dhe hanin drekën, që në fakt si kohë ishte mëngjes. Xhamitë zbukuroheshin e njerëzit bënin vizita te të afërmit. Ashtu si në çdo festë, më të favorizuar ishin fëmijët, të cilët vishnin rroba të reja.

24 ORE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-1-2005 nė 13:19 Edit Post Reply With Quote
Nje lidhje interesante:

http://www.achr.org/KONFERENCA/al/index.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 23-1-2005 nė 05:37 Edit Post Reply With Quote
Perurohet Universiteti i pare katolik

Personalitet me te larta te shtetit shqiptar dhe italian jane bashkuar dje ne Tirane per te peruruar Universitetin jopublik "Zoja e Keshillit te Mire", nje institucion me frymezim katolik. Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, Kryeministri Fatos Nano, kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi, moren pjese ne ceremonine ku ndodheshin dhe perfaqesuesit me te larte te besimeve te ndryshme ne Shqiperi; katolik, ortodoks, mysliman, dhe bektashi. Delegacioni italian i pranishem perbehej nga nje perfaqesi e dendur parlamentaresh si; Kryetari i Dhomes se Deputeteve, Pierferdinando Casini, Presidenti i Dhomes se Jashtme te Deputeteve, Gustavo Selva, si dhe Presidenti i Komisionit Parlamentar per Femije, Maria Burani Prokacini.

Ambasadori italian ne Tirane, Masimo Ianuci, celi ceremonine me kete rast, duke u shprehur, se "ishte deshira e Nene Terezes qe beri te mundur realizimin e ketij projekti te

rendesishem per te dy vendet e me gjere". Sipas tij, "ky universitet do te pergatise nje gjenerate studentesh me vlera e virtyte te Europes se Bashkuar, ku edhe Shqiperia synon te anetaresohet". Presidenti i Fondacionit "Zoja e Keshillit te Mire", Franko Decaminada, nenvizoi rendesine e kesaj vepre dhe kontributin e Italise per zhvillimin e Shqiperise permes sektorit kyc te formimit human dhe profesional.

Shiritin e inagurimit e preu Presidenti Alfred Moisiu dhe Kryetari i Dhomes se Deputeteve ne Itali, Kasini. Ne oborrin perpara godines se universitetit, Kryeministri

Fatos Nano zbuloi statujen "Hymni i jetes".

Universiteti "Zoja e Keshillit te Mire" eshte ndertuar nen kujdesin e Institutit Dermatologjik te Romes dhe mbeshtetjen e disa universiteteve italiane. Universiteti ka kater fakultete si Mjekesia, Juridiku, Ekonomia dhe Shkencat Politike. Ne vitin e pare akademik jane regjistruar 200 studente dhe japin mesim 50 pedagoge shqiptare dhe italiane. Rektori i universitetit, prof.dr. Cezare Romiti, tha se "ne vitin 2007 do te jete gati edhe poliklinika universitare per studentet e pare qe diplomohen ne mjekesine e pergjithshme, infermieri, kirurgji dhe fizioterapi".

ATSH

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 23-1-2005 nė 05:39 Edit Post Reply With Quote
Pse-te e universitetit islam!

Nga Ilir KULLA*

Kryeministri Fatos Nano dy dite me pare ne prani te mediave vendase ne seline e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe ne prani te drejtuesve te ketij institucioni fetar me te madh ne vend, deklaroi se se shpejti ne Shqiperi do te kete edhe nje institucion te larte te edukimit dhe te shkollimit teologjik islam. Kjo deklarate u prit me shume buje ne media dhe ne te vertete nje pjese e tyre e komentoi si nje deklarate unilaterale te Kryeministrit per te ekuilibruar aktivitetin e te premtes ne mengjes, ku peruroi universitetin katolik te Tiranes.

Ne te vertete ceshtja e universitetit islam u hap nga kreu i myslimaneve shqiptare, Selim Muca dhe kjo ceshtje do te ishte hapur edhe neqofte se Kryeministri nuk do te ishte ne vizite zyrtare ne France dhe do te kishte qene ne Tirane ne vizitat e perhershme ne komunitetet fetare ne ditet e festave, pra nje dite perpara perurimit te universitetit katolik. Kryetari i komunitetit mysliman i shpjegoi Kryeministrit se eshte e nevojshme qe te ngrihet ky universitet, sepse tashme ka ardhur koha qe te ndalet ikja e te rinjve shqiptare myslimane ne drejtim te paditur ne vende te ndryshme, ne shkolla apo kurse po aq te ndryshme, ne vende dhe shtete te largeta dhe po ashtu aq te panjohura, duke bere te mundur keshtu me tej rikthimin e tyre te mevonshem ne Shqiperi, me nje diversitet, kulturor, religjoz, shpesh dhe etnik e politik. Kjo eshte arsyeja pse ne gjirin e myslimaneve shqiptare ne vitet e fundit tallazet dhe perplasjet jane rritur shume, duke krijuar deri probleme qe kane te bejne me sigurine kombetare.

Njekohesisht eshte e rendesishme te kuptohet, qe ndjekja e politikes se strucit nga shteti ne raport me ceshtjet fetare dhe te arsimit fetar, jo vetem qe nuk do te ndihmonte zgjidhjen e ketyre problemeve, por do t'i perkeqesonte me tej ato. Edhe pse nuk thuhet publikisht, dihet tashme se edhe Shqiperia, ashtu si Turqia, nje nga pikat e veta me te dobeta qe ka ne rrugen e anetaresimit dhe integrimit ne Bashkimin Europian, eshte ceshtja e religjoneve ose me mire te bashkejeteses se tyre ne Shqiperi dhe te faktit se eshte me shumice myslimane. Ndaj ka ardhur koha qe keto ceshtje, tabu deri tani, te cilat ose jane injoruar ose jane anashkaluar, duhet te fillojne te marrin zgjidhje, per shkak se duhet qe ne te ardhmen te zhduket cfaredolloj hije apo gjysemhije dyshimi mbi te ardhmen dhe vokacionin europian te Shqiperise. Kjo eshte nje ceshtje delikate edukimi, ndaj dhe duhet te perballemi me te, ne menyre qe edukimi religjoz ne Shqiperi, jo vetem qe duhet te formatizohet dhe te formalizohet, por dhe duhet te dale nga gjendja informale dhe kjo nuk eshte nje ceshtje qe i perket vetem me pjeses se myslimaneve ne Shqiperi, por dhe komuniteteve te tjera fetare ne Shqiperi.

Perballja e politikes me tema te tilla, tabu deri tani, duhet pare si nje veprim pozitiv dhe si nje moment emancipimi ne raport me ceshtjet fetare, te cilat jane mbi te gjitha ceshtje shteterore dhe kombetare.

* Autori eshte kryetar i Komitetit Shteteror te Kulteve.


KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-1-2005 nė 01:16 Edit Post Reply With Quote
KADARE - SI TA RUAJMË HARMONINË E ÇMUAR FETARE





14 nëntor 2003

Nga Ismail KADARE

Ky takim nderkombetar behet ne nje kohe kur nje shqetesim i ri, ose me sakte nje shqetesim i vjeter, i rikthyer me nje force te re, eshte shfaqur ne bote: marrdheniet midis besimtareve.

Eshte kjo arsyeja qe teza e Samuel Hantingtonit se pas renies se utopive totalitare, shekulli XXI do te jete shekulli i perplasjes se qyteterimeve, ka zgjuar dhe vazhdon te zgjoje shume interesim, ne krahun e pranimit ose te kundershtimit te saj.

E pranuar teresisht ose pjeserisht, e glorifikuar ose e hedhur poshte, kjo teze gjithsesi nuk mund te injorohet. Ka kohe qe dicka e rendesishme po ndodh ne boten tone, dicka qe vemendjes sone per nje kohe te gjate i ka shpetuar.


Do te quhet perplasje ose jo e qyteterimeve, do te cilesohet katastrofe e pashmangshme ose e shmangshme, kjo eshte veshtire te parashikohet. Ajo qe mund te thuhet me bindje eshte se shumica e popujve te botes jane te perzier drejtperdrejt ose terthorazi ne kete problem. Rrjedhimisht miliona e miliona njerez kudo ne bote kane bashkuar mendjet, pasionin dhe vullnetin e tyre, per t'i dale perpara se keqes.

Kam bindjen se mbledhja jone ketu ne Tirane bene pjese ne mozaikun e ketij shqetesimi te pergjithshem njerezor.

Per nje nderthurje fatkeqe te rrethanave, acarimi midis besimeve ka perkuar dhe shpesh eshte bere amalgam me nje zezone tjeter planetare: terrorizmin.

Terrorizmi, ashtu si konfliktet, ashtu si luftrat ashtu si urrejtja qe i pjell, eshte shume me i vjeter se te gjitha besimet e medha te sotme: krishterimi, islamizmi, judaizmi e budizmi. Terrori, ne te gjitha trajtat e tij, me gjithe rekuiziten e maskat e veta, e ka shoqeruar historine njerezore ne te gjitha fazat e saj.

Terrorizmi nuk ka fe. Terrorizmi nuk ka sistem vlerash ku mbeshtetet. Terrorizmi nuk ka atdhe. Ashtu si qyqja qe nuk ka cerdhen e vet dhe uzurpon cerdhet e te tjereve, terrorizmi kerkon popuj, vende, ideologjira, besime fetare, kauza politike, konflikte racore, acarime etnike, mjerime shoqerore e keshtu me radhe, per te leshuar ne to vezet e veta, e per te pjelle pastaj racen e vet: terrorin.

Identifikimi i terrorizmit me nje popull ose me nje grup popujsh, me nje ceshtje madhore, me nje besim fetar, etj, eshte nje keqkuptim tragjik. Per fat te keq, ky keqkuptim po ecen dhe po kthehet ne faktor te pare, per t'i dhene terrorizmit ate qe nuk e ka: nje baze, nje truall, nje besim.

Terrorizmi e bashke me te acarimi midis popujve me besime te ndryshme, jane kthyer, sic u tha me lart, ne nje problem dramatik planetar. Kontinenti yne evropian eshte i prekur drejtperdrejte nga ky shqetesim. E kur permendim Evropen, e marrim me mend se gadishulli yne ballkanik eshte dyfish i prekur. E ne kete gadishull vendi yne, Shqiperia, vend i rralle ne Evrope me tre besime fetare, perben vertet nje rast te vecante ashtu sikurse dhe cilesohet m te drejte ne programin e ketij forumi.

Ne qe jemi shqiptare, ndonese na vjen keq, jemi te ndergjegjshem se imazhi i vendit dhe i popullit tone ne boten e sotme nuk eshte per t'u lakmuar. Ne jemi te ndergjegjshem gjithashtu se ky imazh nuk ndreqet as me mllefe, as me psheretima revanshiste, por me pune dhe emancipim te gjithanshem. Nuk do te zgjatem ne kete pike sepse ajo nuk hyn ne temen e ketij forumi. E permenda imazhin e demtuar te Shqiperise, per te ardhur te nje e vertete tjeter, dhe pikerisht tek ideja se edhe ne keto kushte te veshtira, kur ne ndodhemi nen prozhektoret e kritikes, edhe ne kushtet pra, kur cenet tona kane dale ne plan te pare, ka dicka qe mbare bota na i njeh per merite. Dhe kjo dicka, per fat te mire, nuk eshte nje gje e vogel. Perkundrazi, ajo eshte dicka e madhe, e cmuar vecanerisht sot. Kjo eshte toleranca, harmonia fetare.

Ka kohe qe kjo tolerance, permendet si nje gje proverbiale.

Dhe ka arsye per kete. Nje popull jo i madh ballkanik, nje komb me tre besime dhe kater komunitete fetare, ne nje zone te famshme per grindje dhe pezm. Nje popull aspak i urte, madje do te thoja i prirur, si pjesa me e madhe e ballkanasve, per acarim. E megjithate, ndonese me tri fe, kush ideal per percarje, shqiptaret, gjate historise se tyre nuk i kane njohur konfliktet fetare.

Shpjegimi per nje harmoni fetare, qe ka zgjatur me shekuj ne Shqiperi, nuk duhet kerkuar ne ndonje paradoks, ne ndonje sistem edukimi e emancipimi te nje niveli shembullor, e aq me pak ne cilesi moralo-etnike te vecanta te ketij populli. Shqiptaret jane si gjithe te tjeret. Harmonia fetare e tyre eshte pjelle e vete jetes, rrjedhoje e natyrshme e kushteve dhe e rrugetimit te tyre neperhistori.

Konvertimi, kthimi i nje pjese te shqiptareve nga feja e pare e tyre, katolicizmi ne besimin ortodoks, e me pas kthimi i nje pjese tjeter ne fene myslimane, ka qene me sa duket, edhe shkolla e pare e tolerances. Gjate ketij procesi per shqiptaret u be e zakonshme qe nje pjese e familjes te ruante besimin e pare katolik, e tjetra te ishte ortodokse apo myslimane. Raste te shumta deshmojne qe dy vellezer, njeri katolik e tjetri mysliman, te jetonin nen nje pullaz, e keshtu me radhe kjo ndodhte me fise e krahina te tera.

Eshte e kuptueshme se kur njeriu mesohet te jetoje me besime te ndryshme ne te njejtin fis, madje nen te njejtin pullaz, ai vetvetiu mesohet me tolerancen e me harmonine. Nje njeriu te tille urrejtja midis feve i duket e huaj dhe absurde.

Kur ne shekullin XIX, ne Ballkanin e shqetesuar, shqiptaret po perpunonin edhe ata strategjine e tyre te shkeputjes nga perandoria osmane, rilindasit shqiptare, filozofet, poetet, politikanet, e kuptuan se harmonia fetare ishte nje thesar i pacmuar. Ata e kuptuan se nje percarje fetare e shqiptareve do te vinte ne rrezik vete ekzistencen e Shqiperise. Ndaj ata u kapen pas idese se harmonise fetare, me thonj e me dhembe, per ta kthyer ate ne nje antidot, ne nje flamur krahas flamurit te lirise.

Per fat te mire, vizioni liberal per fene, per pranimin e tjetrit, do te rrezatonte njefaresoj nje tolerance ne mos te njejte, se paku te ngjashme, kur ishte fjala per kobmesine ose racen tjeter.

Toleranca ndaj "tjetrit", ndaj atij qe kishte jo vetem tjeter fe, por edhe tjeter kombesi, u vertetua ne nje shembull te madh e te shkelqyer, qe nuk k qene aq i shpeshte ne historine e njerezimit: qendrimi i shqiptareve ndaj hebrejve. Shqiptaret u shfaqen si komb filosemit jo vetem ne jeten e tyre te perditshme. Filosemitizmi i tyre perballoi proven me te veshtire: holokaustin. Eshte nje e vertete e njohur, e megjithate, me lejoni ta perseris se, ne mbarim te Luftes se Dyte Botorore, numri i hebrejve, ndersa pakesohej kudo, ne Shqiperi u rrit gati 10 fish. Me lejoni ta perseris kete sepse popujt kane nevoje per modelet e mira dhe ne jemi mbledhur sot ketu qe t'i inkurajojme ato.

Botimi kohet e fundit i dokumentave te qeverise dhe aleateve te vetm ku i kerkohej gjermaneve te hiqnin dore nga perndjekja e hebrejve ne Shqiperi nga qe do te krijoheshin probleme me popullsine vendase, deshmon gjer ne cfare shkalle mbrojtja e hebrejve ishte unanime ne Shqiperi.

2.

Per te kuptuar me mire se si harmonia midis tre besimeve dhe kater komuniteteve fetare, ne nje vend kaq te ngushte si Shqiperia, nga nje program moral, nga nje filozofi, etike ose stragtegji shqiptare, u ndesh me realitetin e ashper historik dhe nga kjo perplasje doli e pademtuar gjer me sot, me lejoni qe t'u kujtoj fare shkurt, ato qe kane ndodhur ne kete vend lidhur me fene.

Feja e pare e shqiptareve, katolicizmi, e vejter pothuaj se ajo e Romes, ishte e vetmja ne kete vend per gati 1000 vjet. Ndarja e kishes romane nga ajo bizantine, ndarje kufiri i se ciles kalonte perafersisht ne Shqiper, do te sillte konvertimin e pare te nje pjese te katolikeve shqiptare ortodokse. Disa shekuj me pas, pushtimi i krejt Ballkanit, nga perandoria osmane, do te sillte bashke me ushtrine dhe administraten, nje besim te ri: islamin.

Nuk ishin vetem nje pjese e shqiptareve qe u konvertuan. Dukuria ishte e gjere ne gadishull. U kthyenh ne myslimane nje pjese e sllaveve dhe e grekeve. Katoliket shqiptare ishin e para popullsi e madhe katolike qe ra nen sundimin otoman. Ata u perpoqen te mbanin lidhjet me boten e krishtere evropiane. Merret me mend se nje kalvar i gjate e nje martirizim i pafund i priste katoliket shqiptare, keta tragjike te vetmuar, ne perandorine qe ishte krejt e huaj per ta. E megjithate ata e mbajten per t'u kujtuar shqiptareve ate qe kishin humbur: atdheun dhe Evropen.

Ortodokset shqiptare, ndonese te ndare fetarisht nga katoliket, u perpoqen, ashtu si ata, te mbanin ndezur flaken e lirise dhe te shqiptarizmit. Nje nderlikim i ri u shfaq ne jeten e ortodokseve shqiptare ne shekullin e 19 e 20, pas clirimit te Greqise nga zgjedha osmane. Nje ide groteske, e pjelle nga qarqe panheleniste, idea se ortodokset ballkanas jane greke dhe s'mund te kene tjeter kombesi, i helmoi marrdheniet midis te krishtereve greke dhe shqiptare. Ortodokset shqiptare me veprat e tyre, me aktet, disa here me flijimin e jetes se tyre e deshmuan se ishin ortodokse te nje kombesije tjeter. Ka kaluar kaq kohe, e per fat te keq, nje ide e tille absurde vazhdon te gjalloje ne Greqine e sotme, anetare e Bashkimit Evropian.

Myslimanet shqiptare, ithtaret e besimit me re ri, do t'u duhej ndoshta te kalonin neper proven me te veshtire. Duke marre fene islame, besimin zyrtar te perandorise, myslimanet shqiptare, te tunduar nga favoret kishte rrezik t'i percmonin e te ndaheshin nga vellerezit e tyre te krishtere. Ky do te ishte fundi i harmonise fetare ne Shqiperi dhe ndoshta fundi i Shqiperise.

Myslimanet shqiptare nuk e bee kete. Dhe jo vetem kaq. Si per te treguar qarte se ata nderruan fene por nuk nderruan kombin, ata, ashtu si edhe me pare, moren pjese ne te gjitha aksionet kombetare bashke me te krishteret. Ata moren pjese ne beselidhjet e hapta ose te fshehta, ne komitetet, ne kryengritjet kunder shtetit osman. Ashtu si te krishteret, u flijuan edhe ata, madje shpesh me denime me te rrepta, nga qe kur ishte fjala per fatet e kombit, midis tij dhe fese zgjodhen kombin.

Pavaresia e gjeti Shqiperine ne nje kaos te plote. Megjithate, edhe midis kesaj rremuje ballkanike te papare, edhe midis principatave te percara, midis programeve, flamureve, peshkopeve, imameve, feudaleve, poeteve e banditeve, shkurt, edhe ne ditet kur dukej sikur shqiptaret nuk kerkonin vecse shkaqe per t'u kacafytur, percarja fetare, me ndonje perjashtim te rralle, nuk u shfaq.

Nje nga shpjegimet, si te thuash, nje nga sekretet perse pas kaosit mbreteria e Zogut arriti ne nje kohe te shkurter te vendoste rregullin ne Shqiperi ka qene edhe legjislacioni per marredheniet e te tri feve me shtetin shqiptar. Ndonese i perpiluar trecerek shekulli me pare, ky legjislacion eshte me i miri gjer me sot, ne historine e Shqiperise dhe nje nder me te miret ne Evrope. Ai eshte i tille nga qe bazohet ne traditen per te cilen folem me lart. Perfitoj nga rasti per t'iu sugjeruar autoriteteve shqiptare qe, lidhur me problemet e sotme te ngjashme, do te benin mire te keshilloheshin me ate legjislacion.

3.

Historia e harmonise fetare ne Shqiperi nuk eshte nje histori idilike. Ne thelb ajo ka qene dhe mbetet dramatike. Nuk e kam fjalen per episode te tilla si farsa tragjikomike e ndalimit te besimeve prej regjimit komunist. As per mallkimin qe ne emer te fese, iu be alfabetit shqiptar dhe ortodokseve shqiptare qe e lexonin ate. E as per rebelimin proturk te Haxhi Qamilit. Historia ka qene ne thelb dramatike, sepse ka qene perhere e mbarsur me rreziqe te medha.

Sot, ne Shqiperine demokratike, te gjitha rreziqet e kapercyera jane prape te mundshme. Ato jane te tilla, sic u tha, ne Evrope e, padyshim ne bote. Ne fund te fundit, ngaqe jane te tilla, te mundshme, ne jemi mbledhur te flasim e te shqetesohemi per to.

Harmonia fetare, sa c'eshte madheshtore si ngrehine, aq eshte edhe e brishte. Mjafton e cara e pare serioze, mjafton radikalizimi i njerit prej besimeve, qe ngrehina te shembet.

Ne rastin e Shqiperise, te tre besimet, ashtu sic e pame, jane te lidhura me kombin, me vete ekzistencen e tij. Neve nuk na lejohet asnje sjellje e papergjegjshme, asnje harrese, asnje pakujdesi, ne mirembajtjen e kesaj ngrehine. Aq me pak na lejohen pasionet meskine, anesite, per te mos permendur provokimet dhe provokatoret.

Se pari, ne duhet te jemi te qarte per gjerat themelore, per ato qe jeta dhe historia i kane vendosur nje here e pergjithmone e qe nuk kane nevoje te vihen ne dyshim. Te gjithe popujt e qyteteruar e bejne kete. Asnje vend qe quhet i tille nuk i shkul e i ngul themelet e tij cdo vit e cdo stine, si nomadet.

Themeli i themeleve ne ceshtjen fetare ne Shqiperi eshte qe te tre besimet kryesore, jane te tria barazisht te rendesishme e barazisht te ligjshme. Katoliket, pavaresisht se jane me te pakte ne numer, perfaqesojne fene e pare te shiqptareve. Si te tlle ata kane nje zbritje vertikale ne historine dhe kulturen shqiptare te pashembullt. Si te tille, ata i kane dhene kombit shqiptar simbole dhe shenja themelore, nga Gjergj Kastrioti te Nene Tereza. Shkurt, ata jane ura me e vjeter, asnjehere e shembur, qe lidh Shqiperine me Evropen.

Myslimanet shqiptare, ndonese feja me e re ne Shqiperi, kane te njejtin legjimitet. Ai sigurohet jo vetem nga prania e tyre e fuqishme numerike, por nga kontributi rrjedhimisht i fuqishem ne gjithe rrugetimin e popullit shqiptar drejt lirise dhe emancipimit.

Ortodokset shqiptare, ashtu si katoliket, ashtu si myslymanet, kane qene pjese e pandare e korpusit kombetar ne te gjitha stuhite qe ai ka perballuar. Keqkupitmit te pafalshem, lidhur me kombesine, ata i kundervune kontributin e tyre kolosal ne Rilindjen Kombetare Shqiptare, krahas vellezerve katolike e myslimane.

Ky drejtpeshim midis tre besimeve kryesore, duke mos harruar ketu edhe komunitetin e katert bektashizmin, nuk eshte nje deshire e marre per realitet. Dhe as retorike poetike, ose psikoze pajtuese, e tille qe kerkon drejtpeshimin dhe harmonine atje ku ajo nuk ekziston.

Ky drejtpeshim e ky legjitimitet jane nje realitet, nje thelb. Shqiperia eshte nje vend me tre fe. Ajo nuk mund te identifikohet me asnjeren prej ketyre feve. Ne qofte se ne nuk besojme ne kete, ne nuk besojme ne arsyen tone te te qenit, ne arsyen e te qenit te vete Shqiperise. Si rrjedhoje e kesaj ne, jemi te bindur se respekti i nderjsellte midis besimeve duhet te jete i shenjte ne kete vend. Asnje ngacmim a provokim nuk mund te lejohet midis vete besimeve. Asnje ngacmim i laikeve kunder fetareve. Asnje ngacmim i fetareve kunder laikeve. Se fundi, asnje ngacmim i te tre besimeve kunder shteti.

Tundimet per te kunderten jane verejtur, per fat te keq, kohet e fundit, ne periudhen e demokracise. Keqkuptimet me te ndjeshme jane ato qe lidhen me raportet komb-fe. Perkunder tradites shekullore jane shfaqur prirjet per ta vene fene kunder kombit. Lidhur me nderlikimin e qarqeve fetare greke per t'u mohuar ortodokseve shqiptare kombesine, ky eshte nje problem i rende, qe nuk ndihmon per asgje te mire ne Ballkan. Shpresojme qe qeveria greke te ushtroje aq sa mundet ndikimin e saj ne keto rrethe per te ndrequr nje keqkuptim.

Shfaqja e nje rryme readikale midis myslimanizmit shqiptar e ka shqetesura kohet e fundit jo vetem opinionin, por, sic eshte deshmuar ne shtyp e ne TV edhe vete komunitetin mysliman. Mendoj se konflikti del nga kuadri i brendshem fetar qysh ne castin kur prek raportet me kombin. Ne shkrime dhe deklarata, vertet te rralla, por shpesh te qarta, ne shtyp dhe ne internet, jane hedhur ide qe e mohojne haptas kombin shqiptar, ne emer te nje kombi tjeter, atij islamik. Jemi te sigurte se nje shpallje e tille nuk mund te kete perkrahje midis shumices se islamisteve te rinj shqiptare, nje pjese e te cileve kane kryer studimet ne vendet arabe.

Si ne rastin e panhelenizmit, shoqeruar me proselitizmin e emigranteve shqiptare, ashtu dhe ne rastin e panarabizmit, kemi te bejme me nje perpjekje per tkurrje te kombit shqiptar.Thene ndryshe, kemi te bejme me nje version "soft" te copetimit te vendit. Nje dhunim tjeter i rende, i ndeshur sidomos ne propagandat antishqiptare, ka qene percudnimi i idese se lire e te drejtave te njeriut, duke u identifikuar vetem me ato fetare. Per nje kohe te gjate ropaganda e Milloshevicit u perpoq t'i mbushte mendjen botes se lufta per liri e shqiptareve te Kosoves nuk ishte gje tjeter vecse nje lufte fetare e myslymanizmit shqiptar kunder krishterimit serb.

Nuk eshte e veshtire te perfytyrohet sot se sa tragjike do te ishte per Kosoven po te binte ne kete kurth dhe, ne vend te lirise se mirefillte te kerkonte lirine fetare. Kurse ne vend te krimineleve serbe t'i shpallte lufte krishterimit fqinj. Nje vend i larget ne malet e Kaukazit, Cecenia, po e paguan shtrenjte nje ngaterrese te ngjashme.

Nje tjeter problem qe lidhet me trysnine radikale fetare eshte perpjekja per te shfrytezuar historine e vendit. Nga acarimet midis fondamentalisteve, rrezikohet percudnimi i historise shqiptare gjer ne ate shkalle sa qe per pezm kunder krishterimit te mohohen rrenjet, te mohohet autoktonia e popullit shqiptar ne trojet e tij. Ne e dime se si ndodh ne Ballkan kur teza te tilla dalin nga skajimi kinse historik, per t'u shnderruar aty per aty ne tragjedi njerezore. Mbeshtetur nga teza te tilla popullsia came u debua nga trojet e veta gjashtedhjete vjet me pare. Mbeshtetur prej tyre 300.000 shqiptare te Kosoves u debuan ne Turqi prej Jugosllavise se Rankovicit. Se fundi, ne pame me syte tane debimin e gati nje milion shqiptareve te Kosoves ne prag te shekullit 21.

Duke iu rikthyer idese se ruajtjes se drejtpeshimit fetar ne Shqiperi, mendoj se eshte koha qe shteti shqiptar t'i siguroje nje baze kushtetuese ligjore ketij drejtpeshimi. Institucionet fetare, vendet e kultit, shkollat, fondacionet, kleriket shqiptare ose te huaj qe sherbejne ne to, financimet e brendshme ose te jashtme, te gjitha keto nuk mund t'i lihen rastesise por duhet te rregullohen me ligj.

Si rrjedhoje e kesaj, shteti shqiptar duhet te marre masat per te njemendesuar autoqefaline e kishes ortodokse shqiptare.

Gjithmone ne kete vazhde, si rrjedhoje e faktit qe kombi shqiptar ka tre besime dhe kater komunitete fetare, shteti shqiptar duhet te sigurojne me kushtetute ndalimin e pjesemarrjes se Shqiperise ne aleanca ose liga fetare nga qe cdo aleance e tille bie ndesh me parimin baze te laicitetit te Republikes dhe ve ne pozite diskriminuese dhe perjashtuese besimet e tjera.

Shteti shqiptar duhet te ritheksoje parimin e laicitetit te Republikes, duke e bere te qarte se feja eshte e ndare nga shteti dhe nga politika.

Vendi yne ka zgjedhur rrugen dhe orientimin e vet drejt familjes se tij natyrale, familjes se popujve evropiane. Ai ben pjese sot ne aleancen dhe luften kunder terrorizmit, kesaj flame qe eshte e drejtuar kunder gjithe botes dhe kunder gjithe besimeve.

Vendi yne modest ndodhet tani per tani ne ate zone qe quhet si oborri i jashtem i Evropes. Vendet qe ashtu si ne jane ne pritje, i ofrojne kontributet e tyre shtepise evropiane. Kontributi yne, harmonia fetare, eshte mesazhi me i qarte i miqesise e i mirekuptimit qe Shqiperia i dergon sot familjes se popujve.


*Fjalim i mbajtur ne konferencen nderkombetare zhvilluar ne Tirane me teme: "Fete dhe qyteterimet ne mijevjecarin e ri"





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 10-2-2005 nė 02:16 Edit Post Reply With Quote
Roli i dobishėm i klerit brenda dhe jashtė politikės

Nga Albert ZHOLI

Përfshirja e klerit në politikë është një problem shumëshekullor. Klerikë, politikanë, filozofë, sociologë, akademikë, psikologë, kanë hedhur dhe hedhin ide të ndryshme për përfshirjen apo mospërfshirjen e klerit në politikë. Realisht në kohën e sotme, a duhet të përfshihet kleri në politikë? Çfarë roli duhet të luajë ai në jetën politiko-ekonomiko-shoqërore të çdo vendi? “Ne mund të ndihmojmë të varfrit, u tha pelegrinëve një kryepeshkop kanadez para disa viteve në një vend të shenjtë. Dhe sikur sistemi politik të mos jetë në përputhje me vullnetin e Perëndisë, duhet të përfshihemi në çështjet politike, me qëllim që t’u sjellim drejtësi të varfërve”,- e përshkruan deklarimin e klerikut gazeta kanadeze “Catholic News”. Raportet për klerikë të lartë që flasin në favor të përfshirjes në politikë nuk janë të pazakonshme dhe as nuk është një gjë e rrallë që udhëheqësit fetarë të kenë pasur apo të kenë poste politike. Thuhet dhe publikohet nga mediat klerike se qëllimi i kësaj pjesëmarrjeje ka qenë përpjekja e tyre për të reformuar politikën. Të tjerë klerikë historikisht admirohen dhe kujtohen për fushatat e tyre në lidhje me çështje të tilla, si barazia raciale dhe heqja e skllavërisë. Megjithatë, shumë laikë nuk ndihen rehat kur predikuesit e fesë së tyre marrin anën e palëve në çështjet politike. “Ishin protestantët ata që ndonjëherë e vinin në dyshim faktin nëse ishte e drejtë që kleri të aktivizohej në politikë,- thuhej në një artikull rreth teologjisë politike në revistën “Christian Century”. Nga ana tjetër, shumë njerëz fetarë mendojnë se feja është diçka e shenjtë dhe nuk duhet të përzihet me politikën. Përfshirja e klerit në politikë bën që të ngrihen disa pyetje interesante që shqetësojnë të gjithë ata që duan një botë më të mirë. A mund ta reformojnë politikën në interes të masave popullore klerikët?” A është përfshirja e klerit në politikë mënyra që përdor Perëndia për të sjellë një qeveri dhe një botë më të mirë? A ishte qëllimi fillestar i krishterimit që të paraqiste një mënyrë të re për të bërë politikë?

Konkretisht, për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet të bëjmë një retrospektivë se si filluan klerikët të përfshihen në politikë: Historiani Henri Çaduik, në librin “Kisha e hershme” përcakton se kongrekacioni i krishterë i hershëm njihet për faktin se “nuk interesohet (-ej), për të pasur pushtet në këtë botë”. Ai ishte “një bashkësi jopolitike e qetë dhe paqësore”. Në librin “Historia e Krishtërimit”, thuhet: “Të krishterët në përgjithësi kishin bindjen se askush prej tyre nuk duhej të zinte një post qeverita. Duke iu referuar Hipolitit, merret si fakt se deri në fillim të shekullit të tretë, sipas zakonit të hershëm të krishterë, një njeri në pushtet duhej të hiqte dorë nga posti i tij nëse donte te bëhej pjesëtar i kishës”. Megjithatë, dalëngadalë njerëz që lakmonin pushtetin morën drejtimin në shumë kongregacione, duke i vënë vetes tituj pompozë. Disa donin të ishin edhe udhëheqës fetarë, edhe politikanë. Një ndryshim i papritur në qeverisjen romake, u dha këtyre klerikëve rastin që donin.

Në vitin 312 të e.s. Perandori pagan romak, Kostandini, mori një qëndrim të favorshëm ndaj besimit të të ashtuquajturit krishtërim. Për çudi, peshkopët e kishës qenë të gatshëm të bënin një marrëveshje me perandorin pagan në këmbim të privilegjeve që u dha ai. “Kisha u përfshi gjithnjë e më shumë në marrjen e vendimeve politike të rëndësishme”,- shkroi Henri Çaduik. Çfarë ndikimi pati te klerikët përfshirja në politikë? Ideja se Perëndia do të përdorte klerikët si politikanë u përhap sidomos nga Agustini, një teolog katolik me influencë, i shekullit të pestë. Ai mendonte se një ditë kleri do të sundonte mbi kombet dhe do t’i sillte paqe njerëzimit. Por historiani H. G. Uells shkroi: “Historia e Evropës nga shekulli i pestë e deri në shekullin e pesëmbëdhjetë është në pjesën më të madhe historia e dështimit të realizimit të këtij ideali të madh për një qeveri mbarëbotërore hyjnore”. I ashtuquajturi krishtërim nuk solli paqe madje as në Evropë, e jo më në botë. Ai nuk shihej më me të njëjtin sy nga shumë njerëz. Çfarë shkoi keq? Shumë veta që pohonin se predikonin krishtërimin u përfshinë në politikë me qëllime të mira, por më pas morën pjesë në kryerjen e veprave të liga. Martin Luteri, një predikues dhe përkthyes i Biblës, është i famshëm për përpjekjet që bëri për të reformuar Kishën Katolike. Megjithatë, qëndrimi i tij i guximshëm kundër doktrinave të kishës bëri që të fitonte popullaritet tek ata që rebeloheshin ndaj kishës për arsye politike. Luteri humbi respektin e shumë njerëzve, kur edhe ai filloi të fliste për çështje politike. Në fillim ai përkrahu fshatarët që u rebeluan kundër fisnikëve që i shtypnin. Më pas, kur rebelimi u bë i dhunshëm, i nxiti fisnikët që ta shtypnin atë. Ata vepruan kështu duke masakruar mijëra vetë. Nuk është për t’u habitur që fshatarët e quajtën tradhtar. Gjithashtu Luteri u dha zemër fisnikëve, kur ngritën krye kundër perandorit katolik. Në fakt protestantët, siç u bënë të njohur ithtarët e Luterit, formuan një lëvizje politike që në fillim të rebelimit. Si ndikoi pushteti te Luteri? Ndonëse në fillim ai e kundërshtoi përdorimin e forcës kundër atyre që nuk pranonin bindjet e tij fetare, më vonë i nxiti miqtë e tij politikanë që të ekzekutonin, duke i djegur të gjithë ata që kundërshtonin pagëzimin e foshnjave. Zhan Kalvini ishte një klerik i famshëm në Gjenevë, por më pas edhe ai ushtroi ndikim të madh në politikë. Kur Migel Serveto shpjegoi se Triniteti nuk ka asnjë bazë biblike, Kalvini përdori ndikimin e tij politik për të mbështetur ekzekutimin e Servetos, të cilin e dogjën në turrën e druve. A kishin ata klerikë të drejtë në mënyrën që përdorën në reformonin e politikës së kohës së tyre apo i tërhiqte dëshira dhe mundësia që të kishin pushtet dhe miq me pozita të larta për interesa personale? Realisht popujt kanë besuar dhe besojnë se udhëheqësit fetarë duhet ta ngrenë zërin dhe të luajnë një rol në luftën kundër korrupsionit dhe padrejtësive. Por të jesh asnjanës, siç mësoi Jezui dhe të interesohesh aktivisht për të tjerët në kuadrin e të qenit klerik në politikë duhet të jesh sa i vëmendshëm, po aq dhe asnjanës në rolin e një arbitri të sinqertë. Kleri pjesëmarrës në shtet, a mund t’i ruajë këto raporte? Në ditët e sotme kleri është i ndarë po aq sa është dhe pjesëmarrës në shtet. Kjo ka bërë që në shumë shtete kleri dhe shteti të jenë një. Kjo do të thotë se kleri është pjesë e politikës dhe në shumë raste nuk mund të ruajë ekuilibret në interes të popullit apo të veprojë i pavaruar nga politika në rastet e marrëdhënieve me popujt e tjerë. Në Amerikë dhe në shumë vende të Evropës shumica e njerëzve nuk mund ta kuptojnë se nuk ekziston asnjë ndarje midis kishës dhe shtetit në Greqi apo në Serbi. Kisha Ortodokse Serbe punon intensivisht me Kongresin e Unitetit serb, lobin e Beogradit në Kapitoll Hill. Që nga ardhja në pushtet e diktatorit serb, Slobodan Milloshiviç më 1989 dhe më aktivisht që kur NATO i dha fund marshit gjenocidial të tij përgjatë Ballkanit më 1999, Kisha Ortodokse Serbe ka punuar në mënyrë aktive me Beogradin për të keqinterpretuar shqiptarët si një formë kërcënuese myslimane potenciale në zemër të Evropës. Qëllimi i portretizimit të tyre për shqiptarët si “terroristë”, myslimanë ka qenë të parandalohej (apo të parandalohet) lufta legjitime për të drejta njerëzore të shqiptarëve të Kosovës, vetëvendosje dhe të arrihet përvetësimi i tokës, duke e kthyer Kosovën nën dominimin serb apo duke e aneksuar pjesën me minerale të Veriut. Kështu gjatë vitit 1998-‘99 më shumë se 1.000.000 kosovarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, u dogjën dhe u rrënuan qëllimisht për tokë qindra xhami dhe tempuj fetarë islamikë. Ndërsa në Greqi kisha si pjesëtare e shtetit me gjithë luftën e vazhdueshme për ndarje nga ana e ish-kryeministrit Simitis (si një detyrë e BE-së), këmbëngul pranë autoriteteve që të mos hiqet nga pasaporta shënimi mbi besimin fetar apo mësimi i detyrueshëm i orëve kishtare në shkolla. Bota e civilizuar e ka kutpuar me kohë se detyra historike e klerit ka qenë dhe mbetet propoganda në interes të paqes, dashurisë njerëzore, të ndihmës reciproke midis popujve, harmonisë multifetare, që ata t’i mësojnë njerëzit të kenë besim te një qeveri që është reale dhe që do të sjellë mirëqenie dhe mirëkuptim. Roli i klerit si brenda apo jashtë politikës duhet të jetë në shërbim të njerëzimit, asnjanës. Mospërfshirja e drejpërdrejtë në politikë me qëllim që të predikojnë të vetmen shpresë të vërtetë të njerëzimit, PAQEN, nuk i pengon klerikët e vërtetë ta ndihmojnë njerëzimin në mënyra të tjera dhe më praktike. Ndihma dhe misioni i tyre është të mësojnë njerëzimin të sillen mirë, të respektojnë autoritetin, të përmirësojnë jetën familjare, të kenë një pikëpamje të drejtëpeshuar për pasurinë, të jenë të dobishëm për shoqërinë. Në të kundërt të pikëpamjeve fetare, politika është përkufizuar si tërësia e veprimtarive që lidhen me qeverisjen e një vendi ose të një zone, sidomos debati ose konflikti mes individëve ose partive që kanë ose që shpresojnë të kenë pushtet.

DITA

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 2-3-2005 nė 00:39 Edit Post Reply With Quote
Toleranca dhe bashkejetesa, pasuri e cmuar per shqiptaret

Tomorr BALLABANI*

Tolerance ne vetvete nenkupton menjanimin e shtypjes, diskrimininim ndaj personave me besim te ndryshem dhe respektimin e te drejtes se tjetrit per te pasur nje besim fetar ndryshe. Toleranca per shqiptare eshte pasuri kombetare e patundshme, e trasheguar shekull pas shekulli. Me kultivimin e ketij thesari te cmuar shqiptaret jane dalluar dhe jane shembull per cdo popull ne bote. Permendim disa arsye te ekzistences se kesaj tolerance e bashkejetese ne Shqiperi:

E para, aplikimi i paster i tre besimeve ne Shqiperi. Kete e kuptojme me mosdhenien ngjyra besimit, qofshin ato politike apo territoriale dhe mosperzierjen e tyre ne kulturat e vendeve me shumice dominuese te asaj feje. Ketu vlen te vleresohet roli i ketyre besimeve ne integritetin dhe ceshtjen kombetare. Kjo eshte vertetuar historikisht ne historine e Shqiperise.

E dyta, nga arsyet e ekzistences se kesaj tolerance te papare eshte dhe natyrshmeria e shqiptarit. Ai ne shekull nuk ka treguar qendrueshmeri, pasi ne kushte te caktuara historike kane perqafuar me te rene. Kjo gje eshte vertetuar historikisht me besimin e perendive te atyre nga pellazget, perqafimi i katolicizmit nga iliret dhe perqafimi i fese islame masivisht gjate sundimit osman. Kete me se miri e verteton ekzistenca e tre besimeve ne Shqiperi. I dashuruari pas shqiptareve, Lord Bajroni, i cili e ka vizituar Shqiperine ne kohen e Ali Pashes, ka bere kete vleresim: "I dua shqiptaret, nuk jane te gjithe myslimane, disa nga fiset e tyre jane te krishtere".

E treta, nga arsyet e egzistences se kesaj, ka qene dhe formimi i vellazerise kombetare, pra faktori komb. Feja ka qene personale dhe ceshtja kombetare ka qene paresore per ekzistence. Pra, ata i ka bashkuar nje gjuhe dhe nje atdhe. Ne kete fanatizem kombetar, ka luajtur rol dhe qenia e Shqiperise mes shteteve me tendence pushtuese per te. Hablaus shkruan: "Vetem shqiptaret kane ndjenjen e kombesise, asnje prej popujve te tjere te Mbreterise osmane nuk ndien gje tjeter vec fese. Ne asnje cast shqiptaret nuk e kane perzier kombin me fene".

E katerta, nga arsyet e egzistences se kesaj tolerance perfekte eshte dhe merita e besimit absolut te shumices shqiptare, Islami. Kurani citon (Ankebut): "Dhe me idhtaret e librit diskutoni ne menyre me te mire, pervec atyre te cilet jane mizore dhe thuani: Ne mesojme ne ate qe na shpallet ne dhe ne ate qe u eshte shpallur ju, se Zoti yne dhe Zoti juaj eshte nje, dhe Atij i dorezohemi". I hedhim nje veshtrim sundimit te Khalifatit islam te osmanllinjve (1512-1520 Selimi 1), ku te krishteret ortodokse ne Shqiperi formojne komunitetin e tyre fetar, i njohur zyrtarisht nga Porta e Larte. Ne kete kohe, te krishteret gezojne liri veprimi persa i perket besimit, administrimit te prones, ndertimit te kishave, manastiree etj., pra qeveria osmane me politiken e saj siguroi ne territoret shqiptare paqe. Tregohet se Mbreti i Serbise, e pyeti nje here Janush Huniadhin: "Cdo t'i beje kishave ortodokse, por te ishe zoti i vendit tend?" Gjenerali hungarez i pergjigjet: "Do te ngrija kisha katolike gjithandej". Kur nje i derguar i Mbretit te Serbise, i ben te njejten pyetje Mehmetit II, ai iu pergjigj pa ngurim: "Prane cdo xhamie do te ngrihet nje kishe ku te luten njerezit e tu".

Kleriket shqiptare dhe roli i tyre ne kete tolerance

Kleriket shqiptare pa dallim kane dhene nje kontribut te pallogaritur ne tolerancen dhe bashkejetesen ne Shqiperi. Ata percaktuan sakte fjalen e Perendise dhe i udhehoqen me se miri ne ndryshimin e kombit dhe mbollen te ata dahurine e saj. At Gjergj Fishta, H. Vehbi Dibra, H. Ali Ulqinaku u mesonin shqiptareve besimin e tyre, por edhe gjuhen shqipe dhe dashurine per Shqiperine. Kjo duhet t'i levize dhe sensibilizoje kleriket e ndryshem, te cilet perpiqen te fusin luften e simboleve ne Shqiperi, e pasqyruar ne ndertimin e kryqeve gjigande ne vende te dukshme si tendence jo e mire qe prish tolerancen, nxit urrejtien, te vene dore dhe reagojne sa me shpejt.

Ekstremizimi fetar rrezik per prishje te tolerances

Me ekstremizem kuptohet pozicioni ne piken me te larget nga qendra. Ne shikimin figurativ, ajo eshte nje largim nga feja. Ekstremizimin mund ta perkufizojme edhe si linje te drejtesise, te mesmen, marrje e agresivitetit e te ashpres, e shprehur ne ide, sjellje dhe legjislacion. Per kete besimtareve ju sugjerohet mosteprimi me fene e tyre. Ne kapitullin 4, citati 17 (Kuran): "Mos e teproni me fene tuaj", nje thenie e Muhamedit (a.s): "Ruhuni nga teprimi ne fe, popuj para jush jane zhdukur si pasoje e teprimit". Eshte rast t'i terheq vemedjen medias ne Shqiperi me shprehjet e gabuara, te cilat ngjallin reaksion nder shqiptaret, duke lutur qe te mos jene me tendence si ekstremizmi islamik, apo terrorizmi islamik. Por dhe me banalja, duke identifikuar Islamin me ngjarjet dhe fenomenet e ndodhura ne Lindjen e Mesme. Eshte e vertete se mund te kete pasur ekstremizem ne historine e myslimaneve, ashtu si dhe te krishtereve dhe besimet e tjera, por jo ne historine e islamit. Mund te kete ekstremizem ne konceptin e islamit apo dhe feve te tjera, por jo ne dispozitat e legjislacionit te saj.

Festat fetare i kane afruar me shume shqiptaret

Festat fetare ne Shqiperi kane luajtur nje rol teper pozitiv ne forcimin e tolerances e bashkejeteses. Bashke myslimanet kane festuar bajramet, krishtlindjet, pashket, etj, si dhe kane shkembyer vizita reciproke. Kete e pasqyroi edhe etnografi austriak Ealdkamp, duke na treguar castet kur myslimanet urojne pashket e katolikeve dhe katoliket ju urojne bajramin myslimaneve. Pader Gjergj Fishta ne Pashke e Bajrame ka lidhur xhamine me kishen e Freterve Franceskan ne Shkoder me llampushe ndricimi dhe flamuj. Duke pare vlerat fetare ne tolerancen dhe bashkejetesen nder shqiptare, Myftinia e Lezhes mori nismen dhe organizoi sesionin shkencor me teme: "Vlerat e Festes se Fiter Bajramit perkrah festave te tjera te popullit shqiptar". Moren pjese intelektuale te gjithe besimeve.

Arsimimi fetar dhe toleranca

Komunitetet fetare moren nje goditje te rende nga sistemi komunist, duke krijuar nje vakuum 30-vjecar ne pergatitjen e kuadrove fetare. Shume klerike perfunduan burgjeve, te tjere vdiqen dhe procesi demokratik i vitit 1991, e gjeti Shqiperine thuajse pa kuadro fetar. Duke pare kete fakt, megjithe ndihmen dhe kontributin qe sollen shoqatat arabe ne Shqiperi, sollen dhe shkolla te ndryshme juridike islame, por dhe kulturat e tyre. Perafersisht e njejta gje ndodhi edhe me besimet e tjera. U hapen kurse, shkolla ne shume raste pa lejen e komunitetit perkates. Kjo solli nje coroditje ne traditen e aplikimit tradicional te fese, pasi myslimanet nuk ishin ne gjendje te konceptonin keto shkolla juridike islame ne Shqiperi apo katoliket me emisione te ndryshme ardhur nga perendimi. Duke pare kete fakt, eshte i domosdoshem arsimimi fetar-shkencor legal i institucionalizuar mbi bazat fetare tradicionale shqiptare. Ky arsimim (Fakultet Teologjik) duhet garantuar dhe sponsorizuar nga shteti shqiptar ne koordinim me komunitetet fetare. Kjo me se miri do te ndihmonte ne ruajtjen e kesaj tolerance dhe do te zvogelonte ne maksimum influencen e huaj ne Shqiperi.

Toleranca fetare dhe pronat e komuniteteve

Problemi i pronave te komuniteteve ka qene tej i diskutueshem kohet e fundit. Kthimi i pronave komuniteteve do te ishte mjaft pozitiv per ndalimin e influences se huaj ne Shqiperi. Pavaresia ekonomike mbeshtet pavaresine nga ndikimi i jashtem. Kjo ndihmon me se miri ne ruajtjen e tolerances, pasi tradita fetare e jona do te ishte me larg ndikimit te jashtem. Shteti shqiptar sa me shpejt duhet te zgjidhe kete ngerc qe i detyron komunitetet te pranojne dhe kerkojne donacione nga jashte, qe perfundimisht e kane nje kosto apo fature sido qofte ajo.

Duke perfunduar, vlen te permend tre rekomandime per komunitetet, qe kjo tolerance te ruhet dhe zhvillohet me tej dhe ato jane:

Dialogu i jetes, i cili realizohet nga marredheniet e perditshme qe kane njerezit e besimeve, ku shkembejne mes tyre mendime e kultura te ndryshme.

Realizimi i projekteve te perbashketa, menaxhuar nga perfaqesues te ketyre besimeve, ku per synim kane humanizmin dhe ndihmen e shoqerise.

Zhvillimi i takimeve te vazhdueshme me qellim shkembimi mendimesh, qendrimesh dhe diskutuar ceshtje te perbashketa.

* Myfti i Lezhes

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-3-2005 nė 10:26 Edit Post Reply With Quote
Krerët shqiptarë të feve nënshkruajnë deklaratën që nxit tolerancën
21/03/2005

TIRANË, Shqipëri -- Arkipeshkopi ortodoks Anastas Janullatos, monsinjori katolik romak Rrok Mirdita dhe kreu musliman Haxhi Selim Muça dhe ai i bektashijve, Haxhi Reshat Bardhi, nënshkruan të premten (18 mars) një deklaratë që bën thirrje për nxitjen e vazhdueshme të tolerancës fetare. Kryeministri Fatos Nano ishte midis atyre që ndoqën ceremoninë e nënshkrimit. Ai tha se kjo i dërgon një mesazh të rëndësishëm botës. (Albanian News - 19/03/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 16-6-2005 nė 01:10 Edit Post Reply With Quote
Helmi fetar nė zgjedhjet politike

Afrimi i zgjedhjeve të 3 korrikut po shënon një acarim të rrezikshëm të situatës jo vetëm të asaj afatshkurtër po edhe të asaj afatgjatë. Papërgjegjshmëria e politikës shqiptare po dëshmohet në përdorimin e të gjitha armëve kundër njëri-tjetrit, pa marrë parasysh se disa prej tyre janë vdekjeprurëse për vetë kombin. Padyshim që një nga këto të fundit është përdorja në ditët e fundit edhe e elementit të përçarjes fetare. Media shqiptare, ditëve të fundit deri në agjencitë kryesore të botës u mbush me problemet sa të brendshme edhe me rrezatim politik të komunitetit mysliman shqiptar. Pa u futur në brendësi të çështjes në çdo rast duhet të themi se probleme të tilla janë krejt të huaja dhe shumë të rrezikshme për gjithë kombin. Në fakt ka disa kohë që helmi i përcarjes fetare ka filluar të futet në shoqërinë shqiptare. Por, ajo çka bie në sy dhe është për t´u shqetësuar seriozisht është se shfaqje të tilla kanë filluar të shtohen dhe të përzihen me zgjedhjet politike. Një grumbull ngjarjesh, që ndodhin ashtu si rastësisht nga veriu në jug po mundohen të shkatërrojnë atë çka është në thelb më e mrekullueshmja e vetë kombit shqiptar: mirëkuptimin ndërfetar. Si rrallë herë në historinë botërore, shqiptarët kanë ditur të ndajnë edhe në shekujt e errësirës mesjetare në mënyrë të shkëlqyer ndjenjën kombëtare nga ndjenja fetare individuale. E para, ka qenë përkatësia kombëtare e shqiptarëve, gjithçka tjetër vinte pas saj.
Edhe vetë shteti shqiptar u ndërtua në dy themele bazë, pra në mbizotërimin e ndjenjës kombëtare dhe bashkëjetesën e mrekullueshme të shqiptarëve të feve të ndryshme.

Pikërisht, atë çka armiqtë shekullorë të shqiptarëve nuk kanë mundur ta bëjnë në shekuj, po përpiqen në mënyrë paradoksale dhe perfide ta bëjnë sot. Ata e dinë, se nëse fusin fitilat e ndarjes fetare, rrënojnë njeriun nga themelet e shtetit të shqiptarëve, duke krijuar kushtet për ta mbajtur minimalisht në gjendje jo të qëndrueshme dhe për të pasur më pas të gjitha kushtet për të ndalur zhvillimin ekonomik dhe social të tij. Ashtu si rastësisht, në mënyrë të përsëritur vidhen kishat ortodokse në jug, në gazeta dhe fjalime të ndryshme politike hidhen dhe bëhen insinuata për emërime institucionale në baza fetare.

Akuzohen të gjithë shtetarë dhe politikanë pa marrë parasysh për dëmet e pallogaritshme, që i bëhen kombit. Diku tjetër bëhen protesta deri te papa i Romës për të drejta të shkelura qëllimisht ndaj një komuniteti fetar në favor të tjetrit dhe kështu me radhë. Të gjithëve u pëlqen të marrin pozën e të diskriminuarit dhe të të marrit nëpër këmbë. Qarkullojnë edhe fjalë deri edhe tentativa të nxitjes së komuniteteve fetare që ato të votojnë në favor të partive politike të caktuara. Gjithçka ndodh në vendin, që kurrë më parë nuk ka njohur diskriminime mbi baza fetare. As në vitet e para të pavarësisë, as në vitet ´20 të luftës për konsolidimin e shtetit shqiptar as në kohën e mbretërisë, për të mos diskutuar në periudhën e ateizmit të sforcuar deri në ekstrem të sistemit komunist.

Nuk është aspak çudi, që dikujt i nevojiten këta elementë të përgatitjes së një lufte, që kurrë nuk ka ndodhur në tokat shqiptare. Dhe nuk ka si të mos na shkojë mendja, që fitilat e ndezjes së luftës fetare ndërmjet shqiptarëve hidhen nga armiqtë historikë tanët në çaste të tilla me rëndësi historike të zgjidhjes së çështjes kombëtare të Kosovës. Të mos harrojmë se lufta e brendshme bazuar në ndarjen ndërfetare edhe pse për ne mund të duket si një përrallë e dëgjuar diku larg në kohë dhe distancë, është një nga elementët më të mirënjohur për kabinetet politike dhe qytetarët e thjeshtë të vendeve të zhvilluara, që janë shumë të rëndësishme për të vendosur për fatet e popujve dhe kombeve. Sepse, të gjithë kanë parasysh luftën në Bosnjë të zhvilluar pothuaj krejtësisht mbi baza fetare. Kështu mund të vazhdojmë më tej në Lindjen e Mesme, Pakistan, Indi etj,. nëpër botë.

Nuk ka argument më të thjeshtë për t´u kuptuar për diplomacinë botërore për paaftësinë ose rrezikshmërinë e shqiptarëve për të ndërtuar shtet, sesa t´u tregosh me fakte sado të vogla dhe të sajuara se në Shqipëri përveç krimit të organizuar, mafies ndërkombëtare, korrupsionit, mungesës së zgjedhjeve të lira, varfërisë ka edhe probleme ndërfetare. Të gjithë ata e kanë shumë të lehtë të bëjnë krahasimin me çfarë ka ndodhur në vendet e tjera kaq afër nesh për t´i hequr ose zvogëluar shanset e shkëlqyera, që si rrallë ndonjëherë janë përpara kombit shqiptar si rezultat i ndryshimit të strategjisë ndërkombëtare në favorin tonë. Ata shumë më lehtë e kanë të pranojnë për konfliktet ndërfetare, sesa të kuptojnë realitetin pothuaj unik në botë përfshi edhe ata vetë, të tolerancës së jashtëzakonshme fetare të kombit të shqiptarëve. Derisa të huajt ta kuptojnë këtë të vërtetë mund të jetë vonë, nëse ne do t´u japim për mendjelehtësinë tonë shansin armiqve tanë të shpikin probleme fetare në vend. Të gjitha klanet dhe grupet, që formohen në Shqipëri dhe uzurpojnë poste qeveritare dhe përfitime ekonomike nuk krijohen mbi baza të përkatësisë fetare, por vetëm mbi baza të përfitimeve materiale të ligjshme dhe të paligjshme qofshin ato.

Asnjë politikan sado negativ të jetë për shqiptarët është e sigurt se në asnjë rast nuk e ka pasur në mendje, që grupazhin ta bëjë mbi baza fetare, por vetëm mbi përfitimet financiare përkatëse personale. Ka vetëm një përjashtim nga rregulli i mësipërm dhe ky është pikërisht grupimi i politikanëve dhe biznesmenëve grekë së bashku dhe fatkeqësisht me kryepeshkopin e kishës ortodokse shqiptare të importuar nga Greqia. Por, kjo ka të bëjë me një faktor jashtëshqiptar, pavarësisht se në këtë grupim bëjnë pjesë edhe shumë shqiptarë të të gjitha përkatësive fetare, që direkt ose indirekt i ndihmojnë në pushtetin e pallogaritshëm, që ata kanë në ekonominë, politikën dhe median e Shqipërisë. Siç duket, është pikërisht ky grupim, për hir të së vërtetës mjaft homogjen, që mbase mund të jetë edhe krijuesi dhe përfituesi i drejtpërdrejtë i grumbullit të çuditshëm të ngjarjeve të rënda me karakter fetar, që kanë ndodhur kohët e fundit në vend. Ata i kanë të gjitha mjetet financiare, politike dhe institucionale të nevojshme për krijimin e ngjarjeve të tilla. Në lojë tashmë janë jo vetëm zgjedhjet politike të vitit 2005 të Shqipërisë, por edhe afrimi i çastit të zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Edhe atje, serbët mundohen t´i japin përpjekjeve të shqiptarëve për pavarësi ngjyra të luftës fetare të myslimanëve kundër ortodoksisë. Një vend si Shqipëria, që nga armiqtë tanë vazhdon të quhet si mysliman, do të ishte krejt i padëshirueshëm, nëse shfaqet edhe me probleme fetare të brendshme. Kjo është arsyeja, që jo vetëm institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar të bëjnë detyrën e tyre për të gjetur të gjithë autorët dhe ideatorët e veprimeve të rënda të ndodhura së fundi në vend, por mbi të gjitha media dhe para së gjithash politika shqiptare e çdo krahu të jetë shumë e kujdesshme në hedhjen e helmit fetar. As edhe hija më e vogël nuk duhet lejuar t´i hidhet diamantit të mrekullueshëm shqiptar në të gjitha trojet kombëtare: bashkëjetesës shekullore ndërfetare. Bashkëjetesë, që është një mrekulli me përmasa dhe vlera botërore.

Gjergj Buxhuku
PANORAMA 15-06-2005

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 5-8-2005 nė 19:14 Edit Post Reply With Quote
KUJT I SHERBEN ZEF BROZI....?

Tashme eshte me se e qarte se thenia e Konices:"Shqiptari eshte armiku me i madhe i shqiptarit",ze vend dita-dites neper bisedat e shumta te bashkombasve tane brenda dhe jashte truallit ame.Jo pak here,ka ndodhur qe te vetquajtur shqiptare te kene marre persiper(me detyrim ose jo),analiza jo reale per te ashtuquajtura lidhje te terrorizmit nderkombetar me hapesirat ku jetojne dhe banojne historikisht shqiptaret.Me i fundit dhe me i vendosuri ne sulme te tilla eshte treguar,njefare Zef Brozi,tashme nen nje emer te moderuar,per tu deklamuar keshtu me i kohes.Brozi,akuzon me teper se nje here,per lidhjet e pashmangshme te shqiptareve me histerite aspak njerezore te grupeve apo organizatave terroriste qe veprojne sot ne emer te islamit.Duke krijuar kesisoj nje imazh joreal dhe te pakendshem per opinionin nderkombetar ne lidhje me shqiptaret dhe Shqiperine.Ky lloj monstre i antishqiptarimit te kulluar,ne vazhdimesi vjell akuza banale dhe sistematike ndaj kombit dhe bashkeqytetareve te tij(nese vertet eshte i tille),duke ndihmuar keshtu ne nje carje te madhe midis shqiptareve si dhe duke perhapur opinionin e rreme per ekzistence lidhjesh me qarqet kriminale te terrorit fetar.Zefi i Brozajve,kerkon me ngulm ti etiketoje shqiptaret ne te njejten menyre sic bente Milloshevici gjate histerise se tij antishqiptare ne vitet '90-te.Duke c'fajsuar keshtu dhe represionin e gjate serb mbi shqiptaret e Kosoves.Ky pseudojurist dhe pseudointelektual ka marre persiper te luaje rolin e tij,ne percarjen e madhe qe perpiqen te mbjellin qarqet antishqiptare te trekendshit barbar Beograd-Moske-Athine.Ky liliput i megallomanise shoviniste asnjehere nuk ka paraqitur dashamiresine e tij karshi vendit ku lindi dhe u rrit,sepse ne aktivitetin e tij politik dhe juridik,ka deshmuar se mbetet vetem nje mikroantishqiptar qe di te shpike makroantishqiptarizma.Gjate gjithe aktivitetit te tij,ai,mbetet nje impotent mendor dhe tejet i rrezikshem per kombin shqiptar.Si kryetar i Gjykates se Kasacionit,ai liroi pa ju dridhur dora individet qe kishin terrorizuar shqiptaret per me se 50-vjet,madje per te shkuar deri ne fund,liron dhe pese minoritaret e akuzuar per veprimtari ne dem te Shqiperise.Keto pasione antishqiptare sic shihet nuk i jane fshire as dhe ne SH.B.A,ku jeton per mese nje dekade.Sic duket Brozi,shet ndjenjat kombetare ne te njejten menyre sic ben me shtepite apo pronat,duke akumuluar deri ne maksimum nje ndjesi antishqiptare,qe e perdor sipas porosive apo instruksioneve qe merr.Ne fillimet e demokracise lideri i PD-se,Berisha,donte te grumbullonte rreth vetes individe nga zona te ndryshme te vendit.Keshtu qe porositi t'i propozonin nje individ nga Mirdita,por nuk duhet te ishte shume i mencur.Dhe propozimi ju be.Ky person ishte Zef Brozi,qe tashme flet e shkruan sikur te ishte Zeusi i intelektualizmit,madje per cka zhgarravit mbetet pinjolli me i shquar i antishqiptarizmit.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 10-11-2005 nė 12:30 Edit Post Reply With Quote
“30-40 pėr qind e banorėve praktikojnė fenė nė Shqipėri”

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit



Dje është publikuar raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi lirinë e fesë në Shqipëri. Vendi ynë është një shtet laik, por garanton lirinë e fesë. Nuk ka të dhëna të disponueshme lidhur me pjesëmarrjen aktive në shërbesat fetare formale, por vlerësohet se 30 deri në 40 për qind e popullsisë praktikon një fe. Përfaqësues të huaj fetarë, përfshi klerikë myslimanë, misionarë kristianë dhe Baha’i, anëtarë të Dëshmitarëve të Jehovait, anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtëve të Ditës së Pasme (mormonët), dhe shumë të tjerë kryejnë lirisht veprimtari fetare. Sipas raportit në Shqipëri, problemi më akut është ai i kthimit të pronave komuniteteve fetare, ndërsa Kushtetuta siguron lirinë e fesë dhe qeveria në përgjithësi e respekton këtë të drejtë në praktikë. Në informacion thuhet se nuk ka ndonjë ndryshim në gjendjen e respektit për lirinë e fesë gjatë periudhës që mbulohet nga ky raport dhe politika e qeverisë vazhdoi të kontribuonte për praktikimin përgjithësisht të lirë të fesë.
Raporti
Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se marrëdhënia përgjithësisht miqësore midis feve në shoqëri kontribuoi për lirinë fetare. “Qeveria e SHBA-së i diskuton çështjet e lirisë fetare me qeverinë si pjesë e politikës së saj të gjithanshme për të promovuar të drejtat e njeriut”, shkruhet në raport. Shqipëria, me një sipërfaqe totale prej 11,100 miljesh katrorë, ka një popullsi përafërsisht 3,144,058 banorë kryesisht homogjene të përbërë nga gegët në veri dhe toskët në jug. Bashkësitë etnike greke, që përbëjnë pakicën më të madhe në vend, janë të vendosura në pjesën jugore të vendit. Pakica të tjera të vogla përfshijnë romët, bashkësinë egjiptiane (një grup etnik i ngjashëm me romët, por që nuk flet gjuhën rome), vllahët dhe maqedonasit. Përfaqësues të huaj fetarë, përfshi klerikë myslimanë, misionarë kristianë dhe Baha’i, anëtarë të Dëshmitarëve të Jehovait, anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtëve të Ditës së Pasme (mormonët) dhe shumë të tjerë kryejnë lirisht veprimtari fetare.
Feja
Duke iu referuar Komitetit Shtetëror të Kulteve, shkruhet në raport, sse gjatë periudhës së mbuluar nga ky i fundit, pati rreth 17 shoqata dhe grupe të ndryshme myslimane, të cilat vepronin në vend, disa prej këtyre grupeve ishin të huaja. Kishte 30 shoqata kristiane, pa përfshirë këtu grupe evangjeliste, që përfaqësonin më shumë se 74 organizata të ndryshme. Gjithashtu, ka edhe 571 misionarë kristianë, Baha’i dhe të Dëshmitarëve të Jehovait, dhe 379 misionarë katolikë dhe 115 misionarë myslimanë. Grupet më të mëdha misionare të huaja ishin amerikane, britanike, italiane, greke dhe arabe.
Komiteti Shtetëror i Kulteve është ngarkuar me detyrën për rregullimin e marrëdhënieve midis qeverisë dhe të gjitha bashkësive fetare, të mëdha dhe të vogla. Gjithashtu, ky komitet përgatiti një projektligj mbi fenë. Në raport thuhet se nuk pati raportime për të burgosur apo të ndaluar fetarë, apo konvertimi fetar të detyruar.

Kthimi i pronave

Në vitin 1967, qeveria komuniste ndaloi të gjitha praktikat fetare dhe shpronësoi pronat e bashkësive islamike, ortodokse, katolike dhe të tjera. Qeveria nuk i ka kthyer të gjitha pronat dhe objektet fetare nën kontrollin e saj, që qenë konfiskuar gjatë regjimit komunist. Në rastet në të cilat ndërtesat fetare janë kthyer, qeveria shpesh nuk arriti të kthente tokën, që rrethon ndërtesat, nganjëherë për shkak të pretendimeve të rizhvillimit nga individë privatë, që filluan ta punonin tokën apo ta përdornin për qëllime të tjera. Qeveria nuk i ka burimet që të kompensojë bashkësitë në mënyrë adekuate për dëmtimet e gjera, që pësuan shumë prona fetare. Megjithëse ajo ka rikthyer disa prona të konfiskuara, përfshi një copë të madhe toke pranë sheshit qendror të Tiranës, ku po ndërtohet një katedrale, Kisha ortodokse ka pretenduar për vonesa në miratime vendore për ndërtimin e kishave dhe ndërtesave të tjera të lidhura me kishën. Përveç kësaj, Kisha Ortodokse shprehet për mungesë veprimi në lidhje me një numër pretendimesh për prona të tjera në mbarë vendin, si dhe për vështirësi për rikthimin e disa ikonave fetare për restaurim dhe ruajtje. Edhe bashkësia katolike romake ka gjithashtu, pretendime të pazgjidhura pronësie, por ishte në gjendje të bekonte një katedrale të re në qendrën e Tiranës në vitin 2002 mbi një tokë të ofruar nga qeveria si kompensim për të tjera toka të konfiskuara gjatë epokës komuniste. Bashkësitë e myslimanëve sunitë dhe ajo bektashiane gjithashtu, kanë kërkuar që qeveria të kthejë një numër pronash fetare, përfshi në rastin e së parës, një pjesë të madhe toke, që ndodhet përballë ndërtesës së Parlamentit në qendrën e Tiranës, mbi të cilën dikur ngrihej një xhami. Megjithatë, plani i ri rregullues urban për Tiranën ka vënë mënjanë tokë për një xhami të re në një vendndodhje tjetër. Bashkësia Islamike nuk është në një mendje me këtë vendndodhje dhe as nuk ka marrë leje për të ndërtuar një xhami në vendin e miratuar. Edhe bashkësia bektashiane kërkon kompensim nga qeveria për viktimat e përndjekjes fetare gjatë regjimit komunist.
Në korrik 2004, Parlamenti miratoi një ligj të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Sipas ligjit të ri, bashkësitë fetare kanë të njëjtat të drejta, si edhe individët privatë në çështje të kthimit apo kompensimit të pronave. Megjithatë, bashkësitë fetare vënë në pikëpyetje kufizimet e ligjit për kthim të pronave deri në 150 akra. Qeveria nuk ka krijuar një fond monetar për kompensim.

Besimet fetare

Myslimanët
Shtetasit me origjinë myslimane përbëjnë grupin më të madh fetar tradicional (vlerësohet të përbëjë 65 deri në 70 për qind të popullsisë) dhe janë të ndarë në dy bashkësi: ata që identifikohen me një formë të moderuar të islamizmit sunit, dhe ata, që identifikohen me shkollën bektashiane. Myslimanët janë përqendruar kryesisht në pjesën qendrore të vendit dhe më pak në Jug.

Bektashinjtë
Në vitin 1925, pas revolucionit të Ataturkut dhe dëbimit të bektashinjve nga Turqia, vendi u bë qendra botërore e bektashizmit, megjithëse nuk është njohur si i tillë nga qeveria. Bektashinjtë vlerësohet se përfaqësojnë afërsisht një të katërtën e popullsisë myslimane të vendit.

Ortodoksët
Kisha Ortodokse u bë e pavarur nga autoriteti i Kostandinopojës në vitin 1929, por nuk u njoh si autoqefale (e pavarur) deri në vitin 1937. Vlerësohet që 20 deri 25 për qind e popullsisë u përket bashkësive, që janë tradicionalisht ortodokse shqiptare. Ortodoksët banojnë kryesisht në Jug. Në statutin e Kishës së vitit 1954 thuhet se kryepeshkopët e saj duhet të kenë nënshtetësi shqiptare.

Katolikët
Kisha Katolike Romake është një nga bashkësitë e tjera të mëdha. Afërsisht 10 për qind janë katolikë romakë. Katolikët janë të vendosur kryesisht në Veriun e vendit. Megjithatë, kjo ndarje nuk është e prerë, veçanërisht në rastin e shumë qendrave urbane, të cilat përbëhen nga popullsi të përziera.

Aleanca Evangjeliste Shqiptare
Një shoqatë e afërsisht 98 kishave protestante anembanë vendit, pretendoi që kishte hasur pengesa për t’u shfaqur në media. Megjithatë, përfaqësues të Aleancës Evangjeliste deklaruan që nuk ishte e qartë, nëse aksesi i kufizuar ishte për shkak të përmasave të vogla të organizatës apo prej përkatësisë së vet fetare. Kjo bashkësi në rritje ka zgjeruar marrëdhënien e saj me universitetet.

Dëshmitarët e Jehovait
Në përgjigje të raportimeve në media se, Dëshmitarët e Jehovait, për shkak të mësimeve të tyre, ishin përgjegjës për një seri vetëvrasjesh të disa të rinjve (shih Seksionin III), policia e shtetit deklaroi se të gjitha “sektet e dyshimta” në vend do të hetoheshin dhe kontrolloheshin. Në kohën e përgatitjes së këtij raporti, asnjë “sekt i dyshimtë” nuk është hetuar apo kontrolluar.

Hebrenjtë
Në vend ka pasur pak hebrenj para Luftës së Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë hebrenj nga vende të tjera gjetën strehë në Shqipëri, por pothuaj të gjithë emigruan drejt Izraelit mbas vitit 1991. Besohet se janë më pak se 100 hebrenj të mbetur në vend, dhe nuk ka informacion për funksionim të sinagogave apo qendrave komunitare në vend.


TIARANA OBSERVER

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 23-12-2005 nė 19:52 Edit Post Reply With Quote
AT ZEF PĖLLUMBI: “Shqipėria e pushtueme prej priftėrinjve tė huaj”

At Zef Pëllumbi, françeskani 82-vjeçar që i ka shpëtuar burgjeve komuniste, ngre alarmin për rënien e Kishës Katolike në duart e të huajve, gjë që, sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë më parë që në Shqipërinë e Buzukut, Budit, Bogdanit dhe Kazazit. Kritikon Vatikanin, qeverinë shqiptare, por edhe shoqërinë që nuk reagon ndaj këtij sundimi të vërtetë të klerikëve të huaj, të cilët prej 15 vjetësh nuk u flasin më shqip besimtarëve

Nga:Belina Budini

Qysh se erdh pasha turkqeli, edhe ipeshkvi jabanxhi
At Gjergj Fishta

Ai rron për të treguar. Është ndër të fundmit e priftërinjve që dolën gjallë nga burgjet komuniste dhe megjithëse nuk i pëlqen mitet, ka diçka prej miti biblik nën lëkurën e tij. Në të njëjtin kuvend françeskan ku mësuesi i tij, Gjergj Fishta, kaloi ditët e fundit të jetës, prej një viti e gjysmë gjen at Zef Pëllumbin, dishepullin e Fishtës, françeskanin që doli nga burgu komunist në moshën 66-vjeçare dhe që, megjithëse tanimë 82 vjeç dhe në pension, vazhdon të lexojë (me ndihmën e një lupe), të shkruajë dhe të tregojë. Pas kujtimeve “Rrno për me tregue”, ka gati një libër tjetër me shënime, “Historia kurrë e shkrueme”, dhe parathënien e “Lahutës së Malcisë”, që do të ribotohet së shpejti. Kujdeset për kolanën e botimeve françeskane dhe është drejtor përgjegjës i revistës “Hylli i Dritës”, që rikthehet këtë vit. Nga funksionet kishtare ka hequr dorë, ndërkohë që në vitet ’90 ishte rektori Kishës Françeskane në Tiranë, të cilën e riorganizoi pas përmbysjes së diktaturës komuniste. Strehëza e tij kishtare në Shkodër i ngjan dhomës së një murgu; një shtrat me kryqin afër, dy karrige, një tavolinë e ngopur me libra dhe një sobë e vogël me dru mbi të cilën përkulet me duart e zgjatura at Zef Pëllumbi. I vetmi detaj që e prish përfytyrimin e një kleriku mesjetar, është celulari në qafën e françeskanit, që sikur i ka zënë vendin kryqit. Por ndryshe nga një murg, at Zef Pëllumbi nuk interesohet vetëm për fenë. Historia dhe numizmatika janë pasionet e tij. Një mendje e lirë, pa paragjykime dhe origjinale, at Zef Pëllumbi, ndryshe nga shumë klerikë shqiptarë, nuk heziton të shprehë hapur mendimet e tij në lidhje me një problem që ka nisur të alarmojë rrethet katolike të Shqipërisë, por që, sipas tij, duhet të alarmojë të gjithë shoqërinë shqiptare. Bëhet fjalë për vendimet më të fundit të Vatikanit që kanë sjellë në krye të Kishës Katolike Shqiptare pushtetin e klerikëve të huaj në vend të priftërinjve shqiptarë. Pa mënuar të kritikojë edhe Vatikanin, at Zef Pëllumbi thotë se përgjegjësinë kryesore për këtë “sundim të huaj të kishës”, sipas fjalëve të françeskanit, e ka qeveria shqiptare. Shumë kritik edhe ndaj shoqërisë shqiptare, at Zef Pëllumbi e akuzon atë si apatike dhe që nuk reagon siç duhet ndaj padrejtësive që i bëhen. Megjithëse ka pasur edhe një papë shqiptar dhe ka një traditë me udhëheqës shpirtërorë të shkëlqyer të klerit katolik shqiptar, që prej 15 vjetësh at Zef Pëllumbi ngre alarmin që besimtarët nuk po dëgjojnë më të flitet shqip nga udhëheqësit e tyre shpirtërorë, që për kapriço të Vatikanit, por edhe të shtetit shqiptar, janë zgjedhur të gjithë të huaj. Në intervistën për gazetën “Shekulli”, at Zef Pëllumbi rrëfen se pas një momenti të parë pozitiv në marrëdhëniet me Vatikanin pas përmbysjes së komunizmit, tanimë pushteti i kishës në Shqipëri është thuajse plotësisht në duart e klerikëve të huaj.


Një prirje e çuditshme dhe e fortë e përqendrimit të pushtetit të Kishës Katolike Shqiptare në duart e klerikëve të huaj duket se është bërë shumë shqetësuese për komunitetin katolik në Shqipëri, por jo vetëm aty. Si e gjykoni këtë fakt si besimtar dhe si qytetar shqiptar?

Në fakt, fetë e mëdha si kristianizmi e islamizmi janë internacionale, superkombëtare, fe të të gjitha kombeve. Duke qenë kështu, i pari i fesë mund të pranohet nga të gjitha kombet. Ama, fakti është kështu që fetë e çdo kombi përdorin elementin kombëtar. Historikisht papa është i përbotshëm, por i përbotshëm siç është, mund të jetë i të gjithë kombeve. Ne kemi pasur edhe një papë shqiptar, papa Klementi i 11-të. Megjithatë, kleri që punon në vende të tjera zgjidhet prej kombit, kur ky komb ka priftërinj dhe kishtarë të vet. Tani, për sa i përket pjesës së dytë të pyetjes mbi gjykimin tim për këtë problem, unë jam 80 vjeç dhe ne të vjetërve shumë punë të ju të rinjve nuk na pëlqejnë. Punët tona na janë dukur më të mira. Kanë qenë më të vështira, por prapë më të mira. Personalisht kjo që po ndodh nuk më pëlqen aspak, por nuk e çan njeri kryet për këtë mendimin tim.

Kjo nuk është e vërtetë, ju mund të ndikoni në opinionin publik...
Unë jam në moshë të thyer dhe mund të thonë “ky është i marrë”. Ama, kur ato që unë them nuk u pëlqejnë, më quajnë të marrë, kur u kanë pëlqyer thonë ky di shumë. Por tani që puna ka përfunduar, mendimi im ndoshta nuk zë vend. Ne jemi një popull që kemi kaluar një diktaturë shumë të vështirë. Por para kësaj diktature, përveç një periudhe shumë të shkurtër lirie, kemi kaluar një robëri 500-vjeçare. Në këtë mënyrë, ky popull është mësuar që edhe me i shtie opangën në gojë, nuk flet, as bërtet. Këtu nuk jam dakord unë me popullin tem.

Pra, ju mendoni se duhet të ketë një reagim publik ndaj këtij problemi, nga komuniteti katolik apo tjetër, gjë që nuk ka ndodhur...
Reagim duhet të ketë patjetër, por jo vetëm nga komuniteti katolik. E di si është puna: ne themi “vetëm dora jote di ku me të krue”. Një i huaj nuk e di ku i dhemb shqiptarit. Kleriku i huaj do një jetë të tanë që të bëhet shqiptar dhe nuk di a mbërrin.

Kjo gjendje, megjithatë nuk është krijuar papritur, ka pasur një ecuri derisa ka mbërritur në pikën kur është mbushur kupa, apo jo?

Kupa është mbush ka herë e ka mot. Në don ta dish, kleri katolik ka dalë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës që për nga egërsia ia ka kaluar edhe komunizmit të Stalinit. Gjin Marku më ka treguar në burg se ka qenë përkthyesi i parë në takimin e Enver Hoxhës me Stalinin. Stalini madje e ka pyetur Enver Hoxhën: Çfarë keni me klerin katolik? A keni bërë ndonjë ligj për komunitetet fetare? Ju duhet të bëni një ligj për komunitetet fetare, bëni disa nene dhe në bazë të tyre mund t’i kapni e t’i arrestoni, por jo me marrë me i arrestua dhe pushkatua kot, se ju jeni në kufi me Perëndimin, i cili sheh e dëgjon. Ju kështu jeni duke i bërë një propagandë të keqe komunizmit në botë duke persekutua klerin katolik. Prej komunizmit të Enver Hoxhës Kisha Katolike ka dalë vetëm me 27 priftërinj të plakur. Unë kam qenë më i riu që isha 66 vjeç dhe Dom Simon Jubani. Prandaj ky ishte një kler i lodhur që kërkonte ndihmën e të huajve, sepse siç thashë këto besimet kryesore janë internacionale. Megjithatë, ne kërkuam ndihmën e të huajve, por jo sundimin e tyre.

Mendoni se ka një sundim të të huajve në kishën katolike...
Me sundim dua të them se ata kanë pushtetin. Se dihet që në të gjithë botën, njerëz të mirë e të këqij luftojnë për para, për pushtet (që sjell para) dhe ka një pjesë edhe për femra...

Ky problem mos shihet ndoshta me syze patriotizmi apo atdhetarie...
Jo, jo. Ne jemi fetarë, por megjithëse kristianizmi apo islamizmi janë fe internacionale, secili popull ka dijet, zakonet dhe të metat e veta. Këto më mirë i di ai që është vendas se i ardhuri, prandaj nuk i bëhet kurrë një shërbim më i mirë fesë prej të huajit sesa prej popullit të vet. Sepse feja është fjala. Kur fjala nuk flitet e kjartë, kur nuk flitet si flet populli, atëherë populli nuk e kupton. Të jesh filozof sa të duash, kur flet një gjuhë tjetër, asgjë nuk përçohet në popull. U bënë tash 15 vjet që ky popull nuk ka dëgjuar të flitet prej klerit katolik fjala shqip. Kemi folur ne të vjetrit aq sa kemi folur. Dhe tani ka ardhur të na flasin këta të huajt.

A ka në të vërtetë klerikë shqiptarë të përgatitur për të drejtuar kishën?

Pas 15 vjetësh ka më shumë se 30 priftërinj shqiptarë dhe di që këta priftërinj shqiptarë janë të arsimuar dhe shumë të përgatitur. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka asnjë pozicion në hierarkinë kishtare.

Po priftërinj të huaj sa janë?
Tani, numër të saktë unë nuk kam, por e di që më shumë se gjysma e klerit katolik në Shqipëri janë të huaj. Por nuk janë vetëm priftërinj. Ka edhe shumë murgesha të huaja, kryesisht nga Italia, që kanë ardhur në Shqipëri. Se si kanë ardhë, se pse kanë ardhë e ç’ka kanë ardhë të bajnë ato, hala nuk e kam marrë vesh prej 15 vjetësh. Megjithatë, në Shqipëri ka shumë klerikë të përgatitur dhe të aftë për të qenë në pozicione drejtimi në hierarkinë e kishës katolike shqiptare.

Ideja e një shërbimi të mirë fetar është e lidhur domosdoshmërisht me një shërbim kombëtar?

Kombi dhe ideja kombëtare është mbajtur prej klerit katolik, duke filluar nga Gjon Buzuku siç tregojnë dokumentet, imzot Pjetër Budi, imzot Bogdani, imzot Kazazi, të cilët që në kohën e Turqisë dhe robërisë, kur shqiptarët filluan të lënë besimin katolik kristian e u bënë myslimanë. Klerikët katolikë, duke mbajtur gjuhën, kanë mbajtur kombin, kanë mbajtur edhe fenë. Ata janë interesuar kryesisht për fe. Por duhet të dish se feja në atë kohë ishte shumë më emocionante se sa kombi. Ideja kombëtare ka lindur më vonë. E megjithatë klerikët mbajtën edhe idenë e kombit.

Pra, ka pasur një ndjeshmëri kombëtare qysh herët në radhët e klerikëve katolikë. Po tani?
Tani popujt i përfaqëson shteti. Fatet e kombit përcaktohen nga shteti.

A këshillohet Vatikani me palën shqiptare, domethënë me shtetin shqiptar, për zgjedhjen e arqipeshkve?
Nuk e di a e çan kryet Vatikani për klerin shqiptar. Unë nuk kam marrëdhënie me Vatikanin. Një herë të vetme kam komunikuar me papën Gjon Pali i Dytë me anë të një letre dhe zëri im në të vërtetë u dëgjua. Për të tjera herë, mua nuk më ka pyetur kush. Por për një gjë jam i sigurt, që Vatikani luan politikën e të gjitha vendeve të botës dhe nuk mund të vendosë një udhëheqës shpirtëror pa pyetur autoritetet shtetërore, edhe komuniste në qofshin ato. Vatikani merr pëlqimin e tyre për drejtuesit e propozuar. Nuk ka kurrfarë dyshimi pra që fajin kryesor e ka qeveria. Kjo është vepër e qeverisë shqiptare.

Por në fakt thuhet që feja me shtetin janë të ndara...
Por kjo është e vërtetë që janë të ndara, por politika e Vatikanit është e tillë që nuk e kundërshton shtetin. Doktrina fetare dhe politika e Vatikanit janë dy çaste të ndara.

A mendoni se problemi i përkatësisë kombëtare të klerit e tejkalon sferën e besimit katolik, duke u bërë një problem për shoqërinë?
Ata thirren udhëheqës shpirtërorë. Dhe udhëheqës shpirtërorë nuk janë vetëm priftërinjtë, por edhe ipekshvijtë Por besimtarët tek të cilët ushtrohet ndikimi i tyre, janë pjesë e kombit dhe kombi shqiptar është një komb i veçantë. Zakonisht kombe të tjera janë ose të një besimi, siç është në Greqi ose në vende të tjera perëndimore, ku është kristianizmi. Ndërsa në Shqipëri kombi është një ndërtesë me katër mure, ku një mur është katolicizmi, muri më i lartë e më i madh është islamizmi dhe tjetri është ortodoksia shqiptare. Faqata është shteti shqiptar. Pra, a është çështje shoqërore a është çështje shtetërore, kjo mendoj se i përket shtetit e shoqërisë e gjithkujt.

Si shpjegohet fakti që nuk ka pasur reagime ndaj këtij problemi as nga komuniteti katolik? Apo ndoshta njerëzit po i largohen besimit, të paktën atij të angazhuar...

Jo. Ankesa të ndryshme edhe mua më kanë mbërritur. Njerëzit nuk janë dakord me këtë që po ndodh. Njerëzit gjithashtu besojnë. Por ne jemi një popull i shtypur dhe durojmë aty ku nuk durohet. Shqetësimi më i madh për besimtarët është se klerikët e huaj nuk dinë të flasin shqip. Populli do t’i flitet shqip dhe jo me një shqipe më zi se kinezët. Sepse siç thotë ungjilli, e para ishte fjala. Fjala është gjëja kryesore.

A mendoni se fakti që emërohen kaq shumë klerikë të huaj në hierarkinë e Kishës Katolike Shqiptare tregon një shpërfillje të Vatikanit ndaj klerit katolik shqiptar?

Vatikani ka për të mbikëqyrur tërë botën dhe 500 mijë katolikë shqiptarë për Vatikanin nuk janë as një hundë burrnut. Shqipëria për Vatikanin është shumë e vogël. Por nuk mund të them se është shpërfillje. Jo pse kam frikë, se unë tashti në prag të jetës tjetër jam. Por është puna që unë më tepër se shpërfillje, mendoj se është mungesë informacioni, nuk ka një informacion të saktë. Ne shqiptarët nuk e kemi zakon të shkruajmë. Të huaj bëjnë vaki e shkruajnë.

Pse kush duhet ta japë këtë informacion?
Gjithkush ka përgjegjësi për dhënien e informacionit. Ne shqiptarët kemi një shprehje: në qoftë se nuk qan fëmija, nëna nuk i jep gji. Ky informacion duhet t’i shkojë Vatikanit nga Shqipëria. Unë vetë, vetëm një herë i kam shkruar Vatikanit në kohën e Gjon Palit të Dytë, letër e cila mori përgjigje pozitive prej tij dhe nuk kam shkruar më. Më e keqja është se ne nuk merremi me shkrime dhe lexime.

Prirja e fillimit, pra ajo e viteve ’90, duket se ka qenë e ndryshme. Pra pati një lloj vlerësimi, edhe nga Vatikani, të klerikëve shqiptarë, atyre që kishin kaluar persekutimet e burgjet e diktaturës komuniste. Ky ishte vetëm momenti i parë?

Po është e vërtetë që në kohën e Gjon Palit të Dytë u vendosën disa ipeshkvi shqiptarë si ai i Shkodrës, Palit, Vikarit dhe i Tiranës. Pas këtij momenti të parë pozitiv, ka pasur një rënie nga viti një vit deri në këtë moment të dytë, kur Kishën Katolike e sundojnë klerikët e huaj.

Si mendon se duhet zgjidhur kjo situatë, kur tendenca e dominimit të Kishës Katolike nga klerikët e huaj është e qartë

Nuk di. Populli duhet të dijë si të veprojë. Unë tani i kam kaluar të tetëdhjetat dhe...

Ndiheni i pafuqishëm për të bërë diçka?
Jo, e di si është puna. Unë 80 vjetët e jetës sime nuk munda t’i përmirësoj konditat as popullit tim, as vetes sime. Kur nuk kam qenë për vete, as për popullin natyrisht. Ata që kanë në dorë fatet e popujve, ata duhet të mendojnë.

Nga poema satirike “Kur pata qenë pa Papë”, e Gjergj Fishtës

“Un’rektor e profesor,
Sakristan e bahçevan
T’gjith shqiptar i zgjodha.

Mbasi ndreqa kto punë t’mbara,
Jezuitt t’i vuna para
Me kamxhik në dorë.

T’u dhashë det e t’u dhashë mal,
N’kolegjë t’tyne një spital
Bana për malsorë.

At’herë kapa nji dajak
M’fretën t’huej e t’gjith vandak
T’i hodha andej detin

Edhe motrat Salejzane
T’i flakrova nt’okë taljane
Me gjith Dom Gjon t’shkretin.

As nuk çava shum’pallavra
Me murgesha qi bajnë havra,
Ndejë ndër shpia t’veta



SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-12-2005 nė 05:46 Edit Post Reply With Quote
Tėhuajėsimi i identitetit fetar nė Shqipėri

Agron TUFA

Më është krijuar një përshtypje e pashqitshme se që prej rënies së komunizmit e sot e gjithë ditën, në Shqipëri mund të fusë hundët çdo farë homo sapiens-i, mjafton që ky të na vijë nga jashtë, mjafton të mos e dijë shqipen (ose të flasë nja dy-tri fraza), mjafton të “shpalosë” misionin e tij engjëllor, iluminist, evolucionist, integralist dhe ne ta kundrojmë të mahnitur deri në mbathje, si banor inoplanetian.
Kur them ne, kam parasysh TË GJITHË banorët shqiptarë, nga instancat e pushtetit legjitim, deri te njeriu më privat në përditshmërinë e tij private – pra ne i kemi edukuar vetes një indiferencë dhe ndjenjë të rrezikshme inferioriteti, sa mendojmë në mënyrë të përgjithshme e abstrakte: “Këtë gjë e di shteti”; “Mendon shteti”; “ç‘më duhet mua, pse ta vras mendjen?; “Ka shtet”; “E dinë ata lart” etj., etj. Ndërkaq, shteti edhe mund të dijë, por shteti mund edhe të vetasgjësohet nga kokat e shtetit, të cilët, edhe ata, nga ana e tyre mendojnë si banori, me ndryshimin se kokat e shtetit kanë shpikur hierarkinë tjetër: “E di Greqia këtë punë”; “E di Italia”; “E di Euro-Amerika më mirë” etj., etj...
Pikërisht kjo e ka bërë Shqipërinë postkomuniste truallin më të begatë e më të lakmueshëm për aventurat e matrapazëve, delenxhinjve, hipokritëve, tyryfilëve, sharlatanëve, çiçikovëve, trafikantëve, pedofilëve etj. Të krijohet bindja se Shqipëria ndër të gjitha shtetet e botës, qenka zgjedhur si një kazan i madh plehërash, në të cilin hedh mbeturinat dhe gjithfarë llomhonesh kush nuk priton; se Shqipëria qenka vendi ku mund të provojë edhe njëherë shansin e fundit çfarëdo dështaku në biznes, kulturë, shkencë, demagogji e religjion.
Por traditja e futjes së hundëve të të huajve në punët tona hall e pa hall, ka lënë një panoramë të përzishme në shumë fusha të aktivitetit shoqëror. Në planin ekonomik nuk kemi parë farë investimesh që të mund t’ia ndryshonin radikalisht fizionominë tonë ekonomisë apo industrisë. Në planin social apo urban, gjithashtu. Asgjë për t’u shënuar në këtë vend nuk ka, as në sferën kulturore, sepse ç‘mund të thonë të huajt për problemet tona, madje dhe sikur engjëj të jenë? Thjesht, dy-tri këshilla të shpëlara.
Megjithatë, shkaku i këtij shkrimi bëhet futja e hundëve në punët tona, në njërën prej sferave më të ndjeshme të aktivitetin shpirtëror të shqiptarëve, sikundërse është, padyshim, sfera e koklavitur religjioze. Në shkrimin e tij “Shkombëtarizimi i klerit katolik”, botuar në “Shekulli” (20. 12. 2005), Mark Marku ngre një nga problemet më themelore dhe më të shenjta për nga rëndësia e identitetit shpirtëror, siç janë zvetnimi i besimtarëve katolikë përballë hierarkisë së klerit katolik, i cili, nga zgjedhjet e viteve të pasnëntëdhjeta, rezulton i dominuar prej të huajve. Shkrimi kishte dhe fakte të tjera të trishta, të llogaritura me përqindje të sakta që shprehte dominimin numerik e hierarkik të të huajve në të gjitha nivelet e Kishës Katolike. Mendova se do të kishte reagime (dhe mbase do të ketë), por duke lexuar shkrimin në fjalë, m’u ravijëzua saktë përmasa prekëse e atdhetare e klerikëve shqiptarë, jo vetëm e klerit katolik, por edhe ata të mëvonshmit, klerit ortodoks e mysliman shqiptar.
Fati e përcaktoi që psikja e identitetit tonë kombëtar të gdhendëte këtë strukturë trenare që kemi sot, duke iu përmbajtur thelbit tonë të besimit që na përbashkon për Atme e fe, siç predikonte at Gjergj Fishta. Prijësit vizionarë në këtë drejtim – njëkohësisht dhe etër të kombit shqiptar – plejada e dijetarëve dhe shkrimtarëve nga kleri katolik, duke filluar nga Buzuku deri te Fishta e at Zef Pllumi, për fat, nuk u keqkuptuan, por ku herët, ku më vonë, u ndoqën nga mësonjësit e dy sferave të tjera religjioze - ortodokse dhe myslimane. Përpjekjet atdhetare të Konstandin Kristoforidhit, Papa Kristo Negovanit etj., u kurorëzuan me shpalljen e Kishës Ortodokse e Autoqefale Shqiptare nga peshkopi imzot Noli, duke konfirmuar edhe një emancipim atdhetar të kulturës së këtij besimi. Të njëjtin kontribut atdhetar në sferën kulturore religjioze e kemi ndeshur në përpjekjet e myslimanëve dhe bektashinjve sidomos me dinastinë e Frashërllinjve, Hoxhë Vokshit, Hafiz Ali Korçës e deri tek i ndjeri Sali Ferhati.
Por situata bashkëkohore, kur roli i besimit dhe besimtarëve gjendet nën një dinamikë shokuese procesesh mondiale, integrale, postmoderne, rrezikon ta degradojë atë çka është e shenjtë në marrëdhënien e besimtarit shqiptar, në lidhje me besimin e tij. Është pikërisht indiferenca dhe mungesa e sensibilitetit kur lejohen të fusin hundët të huajt, jo vetëm në komunitetin katolik, sikundër shkruan qartë Mark Marku, por edhe në komunitetet tona ortodokse dhe myslimane, ku situata del ndoshta edhe më e vrazhdë. Imagjinoni se çfarë kthimi prapa kemi nga kisha autoqefale shqiptare e imzot Nolit, në kontrollin dominues të kësaj kishe nga hirësia e tij, Janullatos dhe priftëria greke.
Me plot të drejtë e themi këtë gjë edhe për misionarët e komunitetit mysliman. Nuk është fjala për të shpikur rrotën nga e para: mësuesit dhe teologët myslimanë shqiptarë, do të mund ta përballonin me mjaft sukses misionin e afrimit të besimtarit me Zotin, pa pasur nevojën e një asistence të huaj: të paktën ka sa të duash mësues e teologë, të brezave më të vjetër, por dhe të rinj të shkolluar, të cilët e njohin mirë traditën shqiptare e atdhetare të paraardhësve të tyre të ndritur. A nuk është fisnike që ta marrin vetë përsipër predikimin, kulturimin në shkolla apo kolegje, pa ia pasur nevojën kujt?
Përzierja e klerikëve të huaj, jo vetëm në çështjet e besimeve fetare në Shqipëri, por edhe në strukturat e hierarkisë së institucioneve fetare, krijon një rrezik themelor me pasoja të pallogaritshme: prish thelbin e komunikimit me predikimin, krijon një raport tëhuajësimi të besimtarit me një prift të huaj, i cili përveçse nuk di shqip, nuk njeh as botën e koklavitur të besimtarit shqiptar. Përveç kësaj, në një traditë religjioze të pasur dhe me personalitete të forta (siç është tradita jonë e tri feve), të lashta dhe të reja, prania dhe dominimi institucional i klerit të huaj, rrezikon të nxisë pakënaqësinë, inferioritetin dhe reagime e komplekse të tjera që shkakton rëndom gjithherë padrejtësia si e tillë.
Një tjetër drojë nga kontrolli dhe dominimi i klerit të huaj në institucionet dhe kultet fetare në Shqipëri, na çon te një dyshim i përfolur me gjysmë zëri dhe që rrënjët i ka në vitin 1990. Si atëherë kur edhe në Shqipërinë staliniste u lejua gjysmë zyrtarisht besimi dhe në të tri fetë u krijuan komunitetet. Mos vallë “uji i kthjellët” i besimit është turbulluar qysh atëherë - jo më nga të huajt, por nga njerëzit e konjukturës së atëhershme që mund t’i kenë dominuar këto komunitete? Të paktën një skemë e tillë është konfirmuar se ka ekzistuar në Kishën Ortodokse Ruse të Perestrojkës. Ndërsa sot, mos vallë konjuktura e dominimit na e “turbullon” ujin nga jashtë?
Nëse lidhjet tona me traditën e klerikëve atdhetarë do të projektoheshin brenda për brenda qarqeve fetare shqiptare, shumë tym e mjegulla do të zhdavariteshin. Atëherë, po: nuk do të kishin vend as aksionet hipokrite të ateistëve, të cilët, i japin të drejtë vetes, të mbajnë madje edhe Konferenca Ndërkombëtare për Tolerancë Fetare, duke lënë të nënkuptojnë pikërisht inicimin e intolerancës. Sepse edhe në pastë ndër ne intolerancë fetare (lavdi Zotit, kjo fatkeqësi nuk ka ndodhur!), atë mund ta zgjidhin intelektualët e qarqeve tona fetare. Ata e kanë dhe gjuhën e nevojshme dhe nocionet përbashkuese të besimtarëve që puqen tek Zoti Një. Kurrsesi nuk mund t’i rregullojnë dot ateistët, të cilët, janë kategori e vetëpërcaktuar intolerante, si mohues të Zotit.
Rasti i emërimeve të klerikëve të huaj nga Vatikani në hierarkinë e Kishës Katolike Shqiptare, është një rast reflektimi të thellë e me dorë në zemër për të gjitha Institucionet fetare të të tre besimeve në Shqipëri. Duke shpresuar të mos kem bërë blasfemi të pafalshme, mbetem, gjithsesi, me ndjesën time për çka shkruajta, por e lë të ngritur shqetësimin e mësipërm me pyetjen: A jemi në gjendje ta udhëheqim vallë jeton tonë frymore e shpirtërore, pa ndihma nga jashtë?

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 26-12-2005 nė 20:14 Edit Post Reply With Quote
Nėnė Tereza dhe Kisha shqiptare

Nga: Ali Podrimja

Një i urtë ka thënë se gjuha e përcakton atdheun, prejardhjen… Po qe se vdes ajo, nuk ka gjë më të dhimbshme. Humbësit u ngjajnë patave në mjegull. Rreth kësaj plage njerëzore kam pasë rast të dëgjoj gjëra rrënqethëse. Nuk mund të pajtohesha me fundin. Shikoheshim sy më sy dhe mbyllesha në dhimbje, derisa praninë e tyre nuk e ndieja më. Tek kujtoja njërën nga historitë e shumta, shikimet e lëvizjet memece të një vogëlushi me emrin Alban, që e kisha njohur në Këln të Gjermanisë, kap në telefon zërin nga një largësi e madhe. Me vëmendje përcjell theksimin magjik të fjalëve shqipe, një recitim i qetë. Ishin ca lutje e urata që nuk dija kush i thoshte. Fjalët më bëheshin se shpërthenin nga brendia e dheut tonë; se ngërthenin lashtësi dhe magji të veçantë e domethënëse rreth përcaktimit. Por, zëri i kujt ishte në anën tjetër të telit nuk e dija, megjithëse mesazhet më dukeshin të afërta.
E kisha lutur mikun të ma mundësojë dëgjimin edhe një herë. Kisha dëgjuar prapë lutjet me theksim karakteristik. Pas një kohe heshtja kishte rënë dhe ishte dëgjuar miku nga New Yorku: E dëgjove Nënën Tereze ? Edhe një fakt i fortë për riatdhesimin e saj. Unë, zatën, nuk kisha pasur fat ta takoja, as ta dëgjoja të lumnen, si i shqiptonte fjalët në gjuhën shqipe. Por, madhështinë e saj shpirtërore e kombëtare e kisha zbuluar në poezitë e lutjet e saj, që i përmblodha në një libër, i cili për pak kishte shkaktuar konflikt ndërshtetëror.
Ngritjen e Katedrales në Prishtinë e kisha bërë çështje. Ajo duhet ta mbajë dhe emrin e Nënës Tereze. Kisha hedhur idenë se zëri i kësaj të Shenjteje të dëgjohet në çdo meshë edhe në Kishën shqiptare, pra menjëherë pas Ungjillit, Fjalës së Zotit. Pas leximit të teksteve që disponoja isha përcaktuar për uratën “Puna e pendimit”, që Nëna Tereze e kishte thënë vazhdimisht dhe në vetminë e madhe e skutat varfnjake të Kalkutës. Bile dhe në momentin e fundit, kur po kalonte në botën e tejme.
Arsyet se kjo uratë dhe zëri i saj duhet të dëgjohen në Kishën shqiptare janë: së pari, urata ngërthen në vete një sinqeritet dhe respekt ndaj Zotit. Së dyti, në religjion zëri është i veçantë, pra mund të jetë dhe zëri i vendit. ǒështë e vërteta, lutjet as uratat në gjuhën shqipe Ajo nuk i kishte harruar për të gjallë, as nuk mund t’i thoshte në një gjuhë tjetër. Nuk e kishin atë bukurinë që e kishte ndierë që në fëmijëri, as nuk mund t’ia përkujtonin vendlindjen, prejardhjen. Kemi të bëjmë me kujtesën dhe respektin ndaj të kaluarës, pra nuk kishte pranuar të shkëputet nga diçka e shenjtë që e lartësoi dhe në rrafshin kombëtar.
Është interesant të theksohet se botuesi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit” dhe ca veprave madhore nga Kultura shqiptare në gjuhën angleze, Gjekë Gjonlekaj tregon si kishte arritur t’i inçizojë lutjet dhe uratat e Nënës Tereze. Nga takimet që kishte pasur me të, ndodh që në vitin 1986, tek po zhvillonte një bisedë për “Zërin e Amerikës”, Nëna Tereze papritur zë t’ia thotë ca lutje e urata në gjuhën shqipe. Kjo do mbetet ditë e paharruar për botuesin e publicistin e njohur. Me xhelozinë më të madhe i kishte ruajtur ato në arkivin e vet, nga i cili do i nxjerrë ditën, kur u shtrua çështja e riatdhesimit të saj nga një grup intelektualësh nga tërë hapësira shqiptare dhe kur gllabëruesit e historisë sonë filluan të hedhin hipoteza të shumta rreth origjinës së saj.
Teksti i uratës “Puna e pendimit” ka mesazh domethënës: shpërlarja e Njeriut nga të gjitha mëkatet dhe respekti ndaj të mirës që na ofron Zoti, i cili është i pranishëm dhe gjithmonë fuqishëm. Urata tërheq vëmendjen dhe te toleranca në mes të fuqisë dhe besimit. Mu për këtë Kisha shqiptare do e nderonte veten para së gjithash, se çdo meshë me besimtarët shqiptarë do të ishte e pranishme Nëna Tereze me zërin e saj.
Sipas njoftimeve, Gjekë Gjonlekaj, i cili pati nderin të inçizojë i pari dhe ndoshta i vetmi lutjet dhe uratat nga kjo emblemë kombëtare, çdo kishe në hapësirën shqiptare që do e vë këtë në kodin e vet do t’ia dhurojë disketën bashkë me ca lutje të tjera të thëna nga Nëna Tereze. Unë emrin e kam Ali, por nuk do të thotë se nuk kam të drejtë të jap ndonjë ide për të mirën e Kishës sonë. Nuk pranoj talabanizmin, as fërkimet mes besimeve tona. Të mos harrojmë se respekti dhe mirëkuptimi mes besimeve shqiptare kishte fascinuar dhe Tagoren e madh. Pra, nuk dua “dallimet (besimet, AP) t’i shëndrroj në ndasi dhe këto ndasi (dikushi) t’i përdorë si justifikim” (Salman Rushdie).
Ne shqiptarët nuk jemi parë, as duhet të shihemi në bazë të besimeve. Detyrë e akëcilit është të avansojmë dinjitetin dhe shqiptarinë. Shkaku i ndonjë çështjeje shpesh kisha pranuar dhe dorëshkrime bruto të religjionit t’i kthejë në normalitet. I liroja nga gjërat e tepërta, i sistemoja dhe u jepja fizionimë e librit. Punën time nuk e konsoderoja kohë të humbur, sepse inkuadrohesha në çështje të popullit tim. E bëj këtë për arsye se mbështes: vlerat tona intelektuale e njerëzore, duhet t’ua ofrojmë dhe metroploveve, të dëshmojmë se kush jemi e nga vijmë; poashtu personalitetin e Nënës Tereze e shoh në korniza të kombëtares me përmasa të universales e që njerëzimi e pranoi si vlerë të pakontestueshme.
E mbyll këtë ese me një thënie të Shën Gjonit: “Duani njëri tjetrin, siç ju kam dashur unë juve”.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 28-12-2005 nė 12:19 Edit Post Reply With Quote
Shekulli, 28/12/2005 KATEGORIA: Analiza

Shqipëria dhe klerikët e huaj
Mons. Hil Kabashi

Siç dihet, pas demokratizimit të Shqipërisë që nga viti 1990 për shkak të mungesës së klerit vendor dhe të strukturave të nevojshme, u ndie nevoja që të na vijnë në ndihmë misionarët nga vendet e ndryshme, veçanërisht nga Italia, Kosova, Polonia, Hollanda, Belgjika, Spanja…

Që në fillim duhet theksuar, se priftërinjtë, rregulltarët, rregulltaret dhe laikët e huaj, të cilët erdhën në Shqipëri, ata erdhën në ndihmë popullit shqiptar, përkatësisht Kishës Katolike në Shqipëri. Pra, jo si themelues të ndonjë besimi apo sekti të ri, as si shoqatë humanitare - joqeveritare, aq më pak si refugjatë apo klandestinë. Thënë shkurt: ata erdhën si misionarë të fesë katolike, domethënë për një dimension shpirtëror, të hapur për të gjithë.
Mirëpo, duke parë në Shqipëri një varfëri aq të madhe, gati të paimagjinueshme më parë , ata u përpoqën me të gjitha forcat që të jenë sa më afër njerëzve tanë, duke iu ndihmuar atyre me gjëra më elementare për jetën dhe duke ndarë fatin e tyre me ta. Edhe pse ndoshta këtu kemi të bëjmë më tepër me një varfëri materiale të shkaktuar nga varfëria shpirtërore. Sepse askush nga ne nuk mund të ankohet se Perëndia nuk ia ka dhënë të gjitha të mirat Shqipërisë. Por, smira, hasmëritë, hakmarrjet, materializmi i shfrenuar dhe mungesa e një cilësie shpirtërore, siç është ndjenja për falje dhe pajtim, e lanë këtë vend “më të varfërin në Europ녔

Pra, detyra jonë e parë është për ta mënjanuar varfërinë shpirtërore, duke i edukuar njerëzit për durim, ujdi (kompromis), falje dhe pajtim, domethënë për t’u marrë vesh me fjalë e jo me armë.

Pastaj, misionarët vullnetin dhe qëllimin e mirë të tyre e treguan shumë qartë që nga viti 1997, kur Shqipërinë e rrëmbeu vala e vrasjeve dhe e shkatërrimeve. Në këtë rast, edhe pse ambasadat, si p.sh. ajo e Italisë, i thërrisnin njerëzit e vet për t’u kthyer në vendin e tyre, misionarët dhe misionaret thanë pa kurrfarë ngurrimi: “Jo. Ne nuk ikim dot nga Shqipëria, sepse ne nuk erdhëm këtu për turizëm… Ne do të qëndrojmë këtu së bashku me popullin, të cilit ne i shërbejm녔 Në ditët më të vështira që mjerisht i përjetoi populli ynë (dashtë Zoti e nuk përsëriten më kurrë!) sa të rritur dhe fëmijë të lënduar, motrat rregulltare ishin në dispozicion të tyre ditë e natë, duke i shëruar plagët e tyre. Ata ndihmuan të gjithë pa dallim feje, politike apo krahine, sipas parimit “fetë janë të ndryshme, por goja [lexo:nevoja] është e njejtë”. Nga ana tjetër, ata mbahen me shpenzimet e bashkësive të veta nga vendlindja, sepse me gjendjen tonë ekonomike dhe kontributet e besimtarëve tanë këtu në Shqipëri ekzistenca e tyre do t’ishte e pamundshme. Shkollat, kopshtet e fëmijëve, qendrat edukative janë një ndihmë e madhe apo e pazëvendësueshme për të rinjtë tanë në kohën kur ata synojnë të ikin nga vendlindja, duke mos parë perspektivat në vend ose në kohën kur kriminaliteti i organizuar, prostitucioni dhe korrupsioni kanë arritur deri në kulm. Eshtë për t’u çuditur, kur bëhet fjalë për kriminalitetin ose për dukuritë negative në këtë vend, askujt nuk i bie ndër mend për mungesën e një dimensioni shumë të rëndësishëm për ndërgjegjësimin e një populli, e ky është dimensioni fetar, i cili ka munguar këtu shumë vite me radhë.

Kur shpërtheu lufta në Kosovë, kishat me ndërtesat dhe oborret e tyre ishin strehim i sigurt dhe shtëpi e hapur mikpritjeje për shqiptarët nga Kosova, të cilët u pritën si anëtarë të familjes, pa i pyetur kush për emër, fis apo fe, me një përkushtim dhe organizim të shkëlqyer, sa që ditëve të fundit vetë vëllezërit tanë nga Kosova thonin: “Ne ishim këtu si në pushim vjetor…” Përveç kësaj, nuk duhet harruar, se po këta misionarë janë njëfarë dritareje për ne për vendet e huaja nga këta vijnë. Kur massmediat thonin apo përsëritnin gjërat më negative për ne, ndoshta të vetmit që flsnin mirë për ne dhe të cilëve njerëzit u besojnë, janë po këta misionarë: “Jo. Nuk janë shqiptarët ashtu siç thotë televisori. Ne i njohim ata fare mirë, sepse jetojmë me ta…”

Tani, pas disa vitesh pune lodhjeje, gjithnjë në tension, në fillim nga të shtënat e automatikëve, kurse sot pa ujë dhe pa drita, duke ndarë fatin e vet me tonin, si shpërblim nga ata, të cilëve u ndihmuan (lexo : shqiptarët), në radhë të parë :t’i falënderojmë,për punën e tyre që e bëjnë për ne,të bashkëpunojmë me ta dhe të kemi mirëkuptim gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë.

Në disa vende europiane,si p.sh.Gjermani,Austri,Zvicër,Hollandë e tj.,ku ka shumë misionarë gati nga gjithë bota dhe të cilët veprojnë aty për bashkatdhetarët e vet,të ardhur si punëtorë-mysafirë (Gastarbeiterr),majfton vetmë një vërtetim nga ipeshkvi vendor,se misionari punon në dioqezën e tij me një detyrë të tillë. Kjo është vetëkuptueshmëri,duke ditur se për pëersonin kishtar garanton vetë ipeshkvi,i cili është përgjegjës për Kishën vendore. Vetëkuptohet se një ipeshkëv i Kishës Katolike nuk pranon dot persona të papërshtatshëm për një detyrë të tillë dhe aq më pak të dyshimtë. Nga ana tjetër,duhet theksuar,se misionari nuk mund të ushtrojë detyren e misionarit pa leje të ipeshkvit vendor,edhepse ndoshta personi ka leje qëndrimi.

Pastaj,personat e Kishës Katolike (misionarët) nuk sjellin asnjë fe të re, as sekti të ri, por vazhdojnë një traditë dymijëvjeçare në trojet shqiptare. Përpiqen me mundësitë e tyre për ta ruajtur identitetin e një populli të lashtë, duke iu dhënë një dimension shumë të rendësishëm, dimensionin shpirtëror. Në të njëjtën kohë misionarët përpiqen,sipas mundësisë dhe rrethanave,të senzibilizojnë të tjerët edhe për solidaritet daj njëri-tjetrit,të paktën për ta zbutur varfërinë e njerëzve.

Edhe pse me vështirësi, për disa edhe për shkak të moshës, ata mundohen për ta mësuar shpejt edhe gjuhën shqipe. Madje edhe befasohen ata kur vetë shqiptarët janë pengesë për ta mësuar më shpejt gjuhën, sepse në vend se të flasim me ta gjuhën tonë shqipe, me të huajt përpiqemi të përfitojmë nga rasti që nëpër ta ta mësojmë në gjuhën e tyre. Me një rast dëgjova edhe këtë nga një i huaj mysafir – jo misionar, duke dëgjuar se të rinjtë që medoemos duan të flasin gjuhë të huaja, ai tha troç : « Kësaj i thonë vetëskllavërim ». E çfarë t’iu themi misionarëve, kur ata në një « pyll » kursesh për gjuhë të huaja pyesin për kurset në gjuhën shqipe ?

Përndryshe misionarët rëndom sjellin me vete edhe kulturën. Mjafton të shikosh shkollat, ambulancat, kopshtet e fëmijëve dhe ambientet e tyre në Shqipëri. Prej një trualli të lënë shkretë, aty tani e keni objektin me të gjitha parametrat e një shteti europian : me rregullin dhe pastërtinë. Këto objekte (godina) me siguri nuk janë ndërtuar me paratë e bankave botërore, por janë rezultat i sakrificës së besimtarëve të thjeshtë, të cilët e lënë veten mangut për të na ndihmuar, duke qenë solidar me neve. Pastaj, këto ndërtime janë shembull dhe nxitje shpresëdhënëse se në Shqipëri mund dhe duhet të ndërtohet dhe jo të shkatërrohet.
Më në fund, misionarët janë dëshmi e mirësisë së Zotit dhe tregojnë qartë se e mira është e mundshme…

* Ipeskëv, Administrator Apostolik i Shqipërisë Jugore

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 6-1-2006 nė 19:38 Edit Post Reply With Quote
Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare

Diten e Krishtlindjeve, autoritetet fetare moren premtimin nga Kryeministri Berisha per krijimin e nje fondi "ne menyre qe komunitetet tona fetare te mund te kryejne te gjithe sherbimet dhe veprimtarite e tyre ne menyre te pavarur nga shteti dhe nga burimet e tjera...". Ligjerimi i ketij premtimi, duket do te shenoje jo vetem ripozicionimin e shtetit shqiptar lidhur me financimin e komuniteteve fetare, por do te fuse, gradualisht, ne rrugen e zgjidhjes, vete shqiptarizimin e hierarkise fetare ne Shqiperi.

Nga z.Xhavit Shala - Drejtor i Qendres Shqiptare te Studimeve per Sigurine Kombetare

Ky pozicion i ri i shtetit shqiptar,

ne raport me financimin e komuniteteve fetare, do te jete nje kthim ne pozicionin qe patriotet shqiptare, percaktuan te mbanin per ceshtjet fetare, menjehere pas shpalljes se pavaresise.

Per te parandaluar venien e besimeve fetare nen kontrollin e te huajve, burrat e shtetit, ne ate kohe, ndertuan infrastrukturen e duhur ligjore, ne mbeshtetje te "nacionalizimit" te besimeve dhe te hierarkise fetare ne Shqiperi. Qe ne vitin 1923, nepermjet ligjit "Permbi Komunitetet Fetare", ata sanksionuan parime mjaft te rendesishme. Percaktuan, jo vetem laicitetin e shtetit te ri shqiptar e orientimin e tij perendimor, por iu dha zgjidhje mjaft problemeve te rendesishme per sigurine kombetare sic ishte financimi i klerit fetar, menyra e lidhjes se autoriteteve fetare brenda vendit me autoritetet e tyre shpirterore qe ndodheshin jashte Shqiperise, si dhe menyra e zgjedhjes se titullareve te besimeve fetare. Ligjerisht u sanksionua qe kleri fetar do te financohet pjeserisht nga arka e shtetit, ne raport me numrin e popullsise se cdo besimi dhe se titullaret e besimeve fetare, duhej te ishin shqiptare "prej mishi e gjaku". Ligjvenesit ne ate kohe arriten te siguronin, jo vetem pavaresine e klerit shqiptar nga financimet e huaja, por dhe drejtimin e besimeve fetare nga vete shqiptaret.

Ripozicionimi i shtetit shqiptar ne raport me financimin e komuniteteve fetare, do te ishte nje distancim nga ai "neutralitet pasiv" i pajustifikueshem, thuajse 15 vjecar, qe qeverite shqiptare kane mbajtur deri tani ne raport me komunitetet fetare. Nga viti 1923 deri ne vitin 1967, pavaresisht nga forma e regjimit, autoritetet zyrtare shqiptare e zgjidhen ligjerisht ceshtjen e financimit te komuniteteve fetare dhe ne pergjithesi ceshtjet fetare. Eshte per te ardhur keq, qe ne keto vite, nuk u gjet nje zgjidhje e tille. Terheqja e te gjithe mbeshtetjes shteterore ndaj fese, ne te vertete, nuk mund ishte pjese e programit te nje qeverisje demokratike. Nje politike e tille, ka qene pjese vetem e Programit te Internacionales Komuniste, e detyrueshme per t'u zbatuar nga qeverite proletare.

Qendra Shqiptare e Studimeve per Sigurine Kombetare ne vazhdimesi ka argumentuar se, "laiciteti aktiv" do te ishte pozicioni me i pershtatshem i shtetit shqiptar ne raport me besimet fetare. Nepermjet studimeve dhe artikujve, eshte perpjekur te sensibilizoje autoritetet shteterore, ato fetare dhe shoqerine civile, per domosdoshmerine e hartimit te nje ligji mbi komunitetet fetare, kthimin e pronave te komuniteteve fetare, rregullimin ligjor te financimeve te tyre dhe per pergatitjen e kuadrove te besimeve fetare ne Shqiperi, duke argumentuar, njekohesisht, rendesine qe keto masa kane per sigurine tone kombetare.

Miratimi sa me shpejt i draftit te pergatitur per financimin e pjesshem te komuniteteve fetare, si akt me vete apo ne nje pakete ligjore per ceshtjet fetare, mostrajtimi i pronave te komuniteteve njelloj si i atyre te individeve, kthimi i pronave dhe krijimi i nje fondi me vete per kompensimin e pronave te komuniteteve fetare do te jete nje kontribut serioz per sigurine tone kombetare. Kjo do te krijoje kushtet per "nacionalizimin" e hierarkise se besimeve fetare ne Shqiperi.

Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe ai Bektashi, ne vazhdimesi, jane drejtuar nga titullare shqiptare "prej mishi e gjaku", sic e kerkonte tradita shqiptare. Megjithate, kthimi dhe kompensimi i pronave te tyre dhe sigurimi pjeserisht nga shteti i financimeve, do t'i beje ata ta ndjejne veten "me shqiptare". Kjo do te rrise pavaresine e tyre nga financimet e huaja, te cilet, ne shumicen e rasteve, ndihmat i kushtezojne dhe me perhapjen e rrymave, jo vetem te huaja per traditen tone fetare, por qe perbejne rrezik dhe per sigurine kombetare.

Ndryshe nga Komuniteti Mysliman, Komuniteti Katolik ne Shqiperi, historikisht e ka ruajtur varesine nga Vatikani. Kjo per shkak te natyres universale te organizimit te kishes katolike. Per katoliket, ndihma nga Vatikani ka qene e pazevendesueshme, jo vetem per riorganizimin dhe rigjallerimin e ketij komuniteti pas permbysjes se regjimit komunist, por dhe me kuadro drejtues, duke mbushur me shumice hierarkine e kishes katolike. Megjithate, duket vete prifterijte shqiptare mendojne se tashme ka kaluar faza e emergjences per katoliket shqiptare. Ne perputhje me vete politiken e Vatikanit, ata kerkojne t'ju jepet vendi kryesor ne drejtimin e ketij komuniteti, pra te shqiptarizohet dhe hierarkia katolike. Kane ndryshuar koherat qe kur Gjergj Fishta thoshte: "Qysh se erdh pasha turqeli, edhe ipeshkvi jabanxhi". Tashme qe nuk ka me pashe turqeli e nuk ka pse te jete dhe ipeshkvi jabanxhi. "Nuk i behet kurre nje sherbim me i mire fese prej te huajit sesa prej popullit te vet. Sepse feja eshte fjala. Kur fjala nuk flitet e kjarte, kur nuk flitet si flet populli, atehere populli nuk e kupton. Te jesh filozof sa te duash, kur flet nje gjuhe tjeter, asgje nuk percohet ne popull. U bene tash 15 vjet qe ky popull nuk ka degjuar te flitet prej klerit katolik fjala shqip", shprehej ne nje te perditshme shqiptare At Zef Pellumbi, bashkepunetor i atyre qe bene Dante Aligerin te fliste shqip.

Ne te njejten situate, duket ndodhet sot dhe komuniteti ortodoks, ndonese ai eshte "nacionalizuar" qe ne shtator 1922. Patriotet shqiptare me ne krye Nolin, arriten shkeputjen nga kisha greke dhe shpallen krijimin e Kishes Autoqefale Shqiptare. Kjo u njoh si e tille dhe nga simotrat e saj ne vitin 1937. Pas permbysjes se komunizmit, edhe komuniteti shqiptar ortodoks ne Shqiperi u ndihmua per rimekembjen e infrastruktures si dhe me kuadro fetare nga ana e kishes ortodokse greke. Debate shperthyen, pasi ne kundershtim me statusin dhe praktiken e ortodoksise shqiptare, ne krye te kesaj kishe u vendos nje shtetas grek. Vete Kryepeshkopi Jonullatos, ne nje interviste dhene nje te perjavshmeje shqiptare, shpjegon se klerike shqiptare, tashme jane te denje per ta zevendesuar. Megjithese zyrtarisht njihet pavaresia e Kishes Autoqefale Shqiptare nga Kisha greke, te habit fakti qe Ambasada greke ne Tirane, shperndau disa dite me pare, nje deklarate per shtyp te Presidences se Konferences se Kishave Europiane, ku shprehej, gjoja, shqetesimi per disa incidente me karakter fetar ne jug te vendit.

Perfundimisht, marrja persiper nga shteti te financimeve pjeserisht te aktivitetit te komuniteteve fetare, pergatitjen e kuadrove te besimeve fetare, kthimin dhe kompensimin e pronave te komuniteteve fetare dhe ne pergjithesi rregullimi ligjor i marredhenieve te komuniteteve fetare me shtetin, do te perbenin nje investim serioz per lirine e vertete te besimeve fetare, shqiptarizimin e hierarkise fetare dhe per vete sigurine tone kombetare.

MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 11-1-2006 nė 22:53 Edit Post Reply With Quote
Postmyslimanėt

Për shumë shqiptarë myslimanë të brezit tim, rritur moteve të sterilizimit totalitar, identiteti fetar edhe kur ekziston është më tepër identitet përkatësie ose origjine – shumë nga ata që të thonë “jam mysliman”, në të vërtetë duan të thonë “rrjedh nga një familje myslimane”, njëlloj sikurse të mençmit gjetiu ligjërojnë se “jemi ilirë” ose edhe më thellë, “pellazgë” e kështu me radhë. Pa përmendur këtu drojën ekzistenciale – kur s’është oportunizëm levantin – të atyre shqipove që kanë vajtur e kanë ndërruar emrat në Greqi, “për hir të fëmijëve”; ose atyre shqipove të tjerë, më në Perëndim, që myslimanizmin e tyre mezi ta pohojnë me zë të ulët, pothuajse me pëshpërimë e me sytë përdhe, për të shtuar pastaj se nuk mbajnë ramazan, derrin e kanë ngrënë den-baba-den në familje e në fis, u gëzoheshin vezëve të Pashkëve dhuratë prej fqinjëve të krishterë, e kështu me radhë deri te kryqi në qafë dhe Pema e Vitit të Ri stolisur me gjithfarë xhinglash pagane. Mirëpo identiteti i shqip tarit mysliman, më shumë sesa një realitet kulturor-spiritual shqiptar, tërheq tani vëmendjen si kyç që mediet dhe institucionet Perëndimore nuk po ngurrojnë ta përdorin për të ftilluar e zgjidhur gjëzën e jetërsisë shqiptare.



Nga:Ardian Vehbiu

Pozitën gjeostrategjike shqiptarëve myslimanë nuk duket t’ua ndihë as situata ndërkombëtare, ndërlikuar pas 11 shtatorit 2001, pushtimit amerikan të Irakut, plagës së hapur të konfliktit izraelito-palestinez dhe në përgjithësi përvijimit të terrorizmit islamik si kërcënim real për demokracitë Perëndimore dhe stabilitetin global. Megjithëse shqiptarët ende nuk duken të jenë implikuar drejtpërdrejt në rrjetet islamiko-terroriste në Evropë, mediet Perëndimore s’reshten së foluri sa për kontaminimin fondamentalist në shkollat dhe institucionet myslimane në Shqipëri, ashtu edhe për kontaktet, sintonitë dhe sinergjitë midis krimit të organizuar transnacional kontrolluar prej elementit shqiptar, dhe interesave të grupeve terroriste dhe paraterroriste. Shqiptari mysliman në ballafaqim me Evropën nuk po e krijon, as afirmon dot vetë identitetin e vet; pse e gjen të gatshëm e të stampuar prej së tjerësh si tatuazh në llërë. Kalimi nga identifikimi në diskriminim rrezikohet të ndodhë jo vetëm jashtë Shqipërie, por edhe në atdhe, ku një numër të krishterësh e sidomos katolikësh po duan ta prezantojnë veten në ballë të lëvizjes shpirtërore për emancipim të shoqërisë shqiptare dhe afrim të vendit ndaj Evropës.

Çështja e mbijetesës kulturore dhe sociale të Islamit në Shqipëri duhet shtruar përtej hiperaktivitetit të fondacioneve fetare dhe përpjekjeve të tyre për të vënë në kontroll shtresat më të margjinalizuara të popullsisë, sidomos në periferitë. Ismail Kadareja e formuloi këtë çështje në mos diplomatikisht të paktën me qartësi të madhe, kur i shpjegoi Ramiz Alisë më 1990-ën se shqiptarët historikisht ishin të destinuar të prireshin drejt fesë së krishterë, meqë kjo ka qenë e lidhur me kulturën e tyre, me kujtesën dhe nostalgjinë e periudhës paraturke. “Në këtë mënyrë, nga një e keqe (ndalimi i praktikave fetare më 1967-ën) do të lindë një e mirë. Kombi shqiptar do të kryente këtë korrigjim të madh historik që do të përshpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mëmë: Evropën.” Të tjerë autorë pas Kadaresë sonë, në kontekste ligjëratash laike, por edhe fetare të mirëfillta, e kanë rimarrë idenë se identiteti mysliman i shqiptarëve (disa shqiptarëve) përbën objektivisht një pengesë për integrimin e Shqipërisë në një kontinent që e njihka Krishtërimin si kolonë të identitetit të vet.
Në të vërtetë, konvertime të tilla nuk po ndodhin, të paktën në masë – përjashto riemërtimet tragjikomike të mërgimtarëve shqiptarë në Greqi, të cilat nuk duket t’ia kenë shtuar gjasat pranimit të Shqipërisë në gjirin e kombeve “të krishtera”. Edhe për atë kategori shqiptarësh urbanë me prejardhje myslimane që janë ushqyer që në djep me kulturën Perëndimore dhe Krishtërimin si kontekst të jetës sociale e njohin dhe e përdorin më mirë se Islamin, konvertimi përndjell një element mohues të papranueshëm, ose pranimin implicit të një faji të pakryer. Këta shpesh e kanë më të lehtë të festojnë Krishtlindjet sesa Bajramin, venë e futen më kollaj në kishë sesa në xhami dhe e gjejnë veten pa sforcim në idealet etike liberale të shoqërive evropiane, por myslimanizmin e tyre, sado rudimentar dhe mitik, përsëri e përjetojnë të paktën si mospërkatësi ndër të krishterët. Në ballafaqimin huntingtonian midis qytetërimeve, rreshtohen bindshëm përkrah Perëndimit, dhe Shën Pjetrin nuk do ta kë mbenin me Mekën. Po a është vallë gati Evropa t’i pranojë e t’i kuptojë këto krijesa postmoderne të fesë laike të televizionit, kulturës pop dhe respektit për madhështinë spirituale të Perëndimit?

Po të gjykosh nga ligjërimi i hidhur i medieve, Evropa ende preferon të mos jetë gati. Në këto dekada të ripolarizimit Lindje-Perëndim sipas aksit fetar, deri edhe universalistët liberalë e kanë më të lehtë të pranojnë mes tyre një të krishterë të shfetarizuar, sesa një mysliman njëlloj të shfetarizuar. Masat shumëmilionëshe të brezave të dytë e të tretë të mërgimtarëve myslimanë në intersticet e metropoleve ndihen gjithnjë e më të jetërsuara nga shtetet dhe shoqëritë të cilave u referohen; ngjarje të tilla të bujshme si trazirat e Parisit muajt që shkoi vetëm sa e tendosin edhe më konfrontimin ekzistencial. Radikalët islamikë përpiqen të depërtojnë në këto interstice, për t’ua futur në kllapë shpirtrat të gjithë atyre që e po e rigjejnë atdheun në urrejtje. Vetë politikat multikulturale kanë bërë të mundur lulëzimin e një numri institucionesh armiqësore ndaj qytetërimit Perëndimor – të tilla si disa shkolla fetare dhe medrese, madje edhe një numër tempujsh si vende ku njerëz it mblidhen dhe flasin së bashku, ose komunitete që kompaktësohen në atë masë që margjinalizohen. Për fat të mirë, nëse ka kuptim të përshëndetet kjo, shqiptarët e mërguar deri më sot janë tunduar më shumë prej amoralizmit sesa prej fanatizmit dhe pakkush përsiat mundësinë që puritanët fondamentalistë t’ua prishin mendjen veçanërisht.
Megjithatë, shumëkush në Evropë e ka të zorshme ta kuptojë se myslimanët nominalë prej Shqipërie janë produkt i një procesi të gjatë shfetarizues, që e ka pikënisjen jo në komunizmin, por në vetë pagëzimin e shtetit shqiptar të vitit 1912. Në Ballkanin etnik asokohe, të paktën që prej Revolucionit Grek, Islami shenjohej si burim i së keqes pse i sjellë prej osmanëve dhe ishte i dënuar për t’u çrrënjosur me të mirë e me të keq, krahas me përvijimin e vetëdijeve kombëtare në popujt e gadishullit. Për Shqipërinë, gjithsesi, alternativa e çrrënjosjes nuk vinte asfare në vështrim, për arsye historike, demografike dhe sentimentale; që këtej edhe formula e Pashko Vasës për shndërrimin e “shqyptarisë” në fe kombëtare, formulë që do të përqafohej pastaj nga shqiptarë të të tri feve kryesore, por duke iu përshtatur më mirë kompleksit të fajit të myslimanëve shqiptarë.
Që nga ajo kohë, shfetarizimi i shumicës myslimane në Shqipëri ka vijuar në forma të ndryshme, një prej të cilave ishte edhe shkatërrimi i institucioneve dhe ndalimi zyrtar i praktikave fetare në vitin 1967, pas më se dy dekadash mbijetese jashtëzakonisht të përvuajtur të ritualit – të krishterë dhe mysliman – në një vend totalitar ku Perëndisë rrekej t’ia zinte vendin Partia. Siç pritej, pakicat e krishtera e ruajtën më mirë traditën fetare pse ishin mësuar e përshtatur njëfarësoj me përndjekjen, fshehtësinë, margjinalizimin dhe izolimin; ndërsa në myslimanët më tepër ndodhi një transferim në masë drejt pozitave pashkovasiane të shqiptarizmit si fe kombëtare, e cila në mënyra të ndryshme ndeshet edhe sot. Nëse katoliku shqiptar është dhe mbetet krenar që është katolik, ortodoksi është dhe mbetet krenar që është ortodoks, myslimani shqiptar është dhe mbetet krenar që është mysliman shqiptar. Lindja dhe Meka si pika orientimi shpirtëror nuk mund ta konkurrojnë dot shqyptarinë dhe flamurin kombëtar; dhe ka shenja të padiskutueshme se bashkësitë myslimane të moderuara dhe sidomos elitat e tyre të ndriçuara kanë gjetur në kombëtarizëm një arsye për t’u ripërftuar. Nëse ky lloj kombëtarizmi luajti ndonjë rol vendimtar në fitoren e Berishës ndaj kozmopolitit Nano në zgjedhjet e fundit, kjo mbetet për t’u hulumtuar.
Në shpërfillje të realiteteve sociale shqiptare dhe të nevojës për komunikim me Tjetrin, Perëndimi, nga ana e vet, s’po duket ta shlyejë dot frikën instinktive ndaj myslimanit shqiptar. Në këtë kontekst të jetërsisë dhe të jetërsimit, tema e myslimanizmit të shqiptarit është gjithnjë e pranishme në mediet, sidomos në kronikën e zezë, pse e përmban njëfarësoj shpjegimin mekanik të së keqes, madje edhe duke e ekzorcizuar nga komunitetet vendëse. Mediet në raste të tilla sa u përgjigjen pritjeve të publikut, aq edhe i sendërgjojnë këto pritje; dhe nuk është e rastit që krime të shëmtuara, por përndryshe krejt ordinere kryer prej mërgimtarësh shqiptarë të rastit të inkuadrohen, së bashku me retorikën përkatëse, në tablonë e përbotshme të manifestimeve “terroriste”.
Sa po i ekspozohet shqiptari mysliman në Shqipëri dhe në Evropë rekrutimit prej propagandistëve fondamentalistë nga Lindja e Mesme? Paradoksalisht, ky rrezik tani nuk varet aq nga prejardhja myslimane e shumicës së shqiptarëve dhe nga ato elemente të kulturës islamike që i kanë mbijetuar shfetarizimit, sesa nga shkalla e përjashtimit brutal të shqiptarëve – si individë dhe si popull – prej tryezave kontinentale. Prirja e myslimanëve tanë të moderuar për t’iu bashkëlidhur kombëtarizmit dhe pikëpamja e shprehur herë haptazi e herë tërthorazi se Shqipërinë e pengoka myslimanizmi për t’u integruar në strukturat e kontinentit janë e mbeten një përzierje potencialisht shpërthyese – sa kohë që evropianizimi prej kësaj lagjeje shqiptarësh mund të konceptohet, dhe praktikisht është konceptuar, si një lloj evangjelizimi. Me fjalë të tjera, rreziku që identiteti mysliman tashmë i brishtë të ndërrojë formë përsëri dhe t’i bashkëlidhet vetëdijes së viktimës, mllefit dhe protestës anti-Per ëndimore kërcënon gjithnjë.
Evropa do ta kuptojë, tek e fundit, se vizioni huntingtonian i përplasjes së qytetërimeve e vendos fatalisht mu në vijë të frontit – të një fronti që tanimë u kalon madje edhe metropoleve evropiane mespërmes, duke u ushqyer nga plasa e përçarje të vjetra, e duke sjellë me vete çdo ditë e më tepër të reja. Në një kontekst të tillë, zëvendësimi i principit të vjetër marksist të luftës së klasave si motor të historisë me luftën midis Lindjes dhe Perëndimit, Islamit dhe Krishtërimit, Errësirës dhe Dritës, nuk do të marrë për ndonjë hap të madh përpara, as ndonjë premtim kushedi çfarë për mënjanimin e gjakderdhjes, luftës, krizave ekonomike dhe trazirave demografike dhe sociale. Shqiptarët, myslimanë dhe jomyslimanë, të shfetarizuar dhe të rifetarizuar, laikë dhe besimtarë, janë vërtet një pikë uji në këtë oqean etnish që i vërtiten Evropës dhe në përgjithësi Perëndimit si kandrrat fenerit – por ndoshta të vetmit që mund të ofrojnë një ngushëllim, sado modest e të segmentuar, për ideologët kreshtërënë të universalizmit, dhe për të gjithë ata që duan ta rithemelojnë Evropën mbi Danten, Da Vinci-n, Descartes-in, Hobbes-in, Locke-un, Voltaire-in dhe Montesquieu-në; jo mbi pasionet kryqtare dhe nën hijet e rënda të katedraleve.

MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 12-1-2006 nė 15:31 Edit Post Reply With Quote
QARQET ANTISHQIPTARE CENOJNE INTEGRITETIN SHQIPTAR

Kryqin e prene malazezë të paguar

Hetimet zbulojnë lidhjet e fshehta me qarqet ish-jugusollave


Ekstremistë nga fshati Vrakë i Malësisë së Madhe, sharruan kryqin e Bushatit. Hetimet kanë zbuluar se veprimi vandal mbi një nga tre kryqet e vendosura në kodrat rreth komunës së Bushatit është vepër e porositur e shërbimeve sekrete të Unionit Serbi-Mali i Zi, SDB, pasardhësja e te famëkeqes UDB.
Këta të fundit kanë frymëzuar, orientuar, instruktuar dhe përdorur një celulë të tyre, të përbërë me ekstremistë nga fshati Vrakë, duke shfrytëzuar pikërisht ditën e Kurban Bajramit si dhe vizitën e presidentit të vendit tonë Alfred Moisiu. Burimet e gazetës pohuan dje se për dhunimin e kryqit mbi kodrën e “Zef Janit” në Bushat janë shoqëruar deri tani 12 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Mirëpo burimet sqaruan se, loja është organizuar nga shërbimi sekret serb, i cili ka përdorur një celulë agjenture, me kodin “Bratsvo Jedinsko”. Të paktën pesë persona kanë marrë pjesë në sharrimin e kryqit. Sipas dëshmive të mbledhura nga uniformat blu asnjë prej tyre, sipas pershkrimit fizik, nuk ishte banor i fshatrave të komunës së Bushatit dhe nuk ishin parë më parë në këtë zonë. Grupi që ka kryer aktin ka qenë i mirëorganizuar dhe i parapërgatitur duke disponuar të gjitha mjetet e nevojshme.
Fshati Vrakë popullohet rreth 90 përqind nga minoriteti serbo-malazes. Ai ndodhet vetëm 20 kilomtra larg pikës kifitare të Hanit të Hotit. Banorët e tij janë vendosur në Vrakë rreth viteve 1850, pas një marrëveshje midis Bushatllinjve të Shkodërs dhe knjazit të Cetinjës, Njegoshi. Ata kurrë nuk u shkrinë me popullsinë vendase, por ruajtjen traditën, kulturën, gjuhën e tyre dhe kurrë nuk kanë lidhur martesa me vendasit. E ndërsa i rezistuan asimilimit, fill pas hapjes së kufinjve, kishat e Vrakës u rikonstruktuan me ndihmën e fondeve të lëvruara nga shoqata dhe fondacione serbe.
Po në vitin 1990 janë larguar nga fshati masivisht dhe janë vendosur në kryesisht në Malin e Zi, Serbi dhe Kosovë, duke u ofruar toka, por i strehuan në kazerma kolektive ushtarake të braktisura, madje i ndanë burrat e gratë. Të zhgjënjyer nga trajtimi ekonomik në republikat ish-Jugosllave, u rrkthyen sërisht në Shqipëri. Edhe pse bënë kërkesë për shtetësi jugosllave, askujt prej tyre nuk iu dha kjo.


EKSPRESS

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 8-2-2006 nė 14:05 Edit Post Reply With Quote
Nuk ka pėrse ta fshehim fenė

Filluan prapë zërat e snobëve anti-myslimanë, që gjetën rast për tu “shqetësuar” se përse kemi mbetur anëtarë të OKI (Organizata e Konferencës Islamike): ministri spanjoll i paska turpëruar, kur i kërkoi Shqipërisë të ndërhyjë tek vendet islamike. Shteti shqiptar është laik, me kuptimin që i respekton të tre fetë që kanë shtetasit e tij, por kjo nuk do të thotë se është kundër fesë, siç ishte shteti komunist. Ne shqiptarët, në një farë mënyre, kemi qenë bashkëpunëtorë në shtypjen e fesë: shumica jonë ka marrë pjesë, me hir e me pa hir, në prishjen e kishave dhe xhamiave gjatë viteve 1967-1980, e prandaj duhet të respektojmë fetë, e të jemi të kujdesshëm ndaj tyre, disa herë më shumë se popujt e tjerë të Evropës—duhet t’i njohim të metat tona, që të mund t’i shërojmë.
Shqipëria ka 67,7 % muhamedanë, 21,5% ortodoksë dhe 10,8 % katolikë, shkruan Teki Selenica në “manualin e tij statistikor” me titull “Shqipëria më 1927”, një vepër që të mahnitë me saktësinë dhe shumëllojshmërinë e të dhënave, në një kohë kur nuk kishte fare Institut Statistikash! Nejse, e zgjatëm për të thënë se burimi është shumë i besueshëm. Natyrisht, këto përqindje mund të kenë ndryshuar, sepse një grup popullsie mund të ketë pasur rritje më të madhe se grupi tjetër etj., por fakti mbetet: ne jemi një vend me shumicë myslimane. Nuk do të hyjmë në faktin se myslimanët tanë, janë të ndryshëm nga ata të Iranit, apo se në Shqipëri, si rezultat edhe i luftës komuniste intensive kundër fesë, ka shumë ateistë etj., meqë këto nuk ndërrojnë kryesoren: Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, siç është Italia, një vend me shumicë katolike—e kjo pak na pengon të jemi miq për kokë. Ky është së paku një fakt, i cili as nuk fshihet dot, dhe as nuk ka përse të fshihet.
Ne jemi për lirinë e shprehjes, secili mund të karrikaturizojë ç’të dojë, ne dënojmë veprimet e irrituara të manifestuesve “myslimanë”, por ndërkohë, përpiqemi të gjejmë kush i shtynë në këto veprime të gabuara. Të gjithë analizat tona, tregojnë me gisht, tipat Bin Laden me shokë, qendrat e terrorizmit ndërkombëtar, që do të instrumentalizojë ndjenjat fetare, në përpjekjet e tij mizerabël kundër lirisë, kundër demokracisë. Nuk gjejmë asnjë arsye, dhe asnjë forcë të akuzojmë fenë, apo fetarët muhamedanë. Edhe nazizmi, vishesh me pektin e popullit gjerman, fashizmi me atë italian edhe Stalinizmi vishesh me pektin e proletarëve, por ata u bënë dëmin më të madh po atyre që u kishin grabitur pektat: gjermanëve, italianëve dhe proletarëve. Po kështu, edhe terrorizmi “islamik”, po i bën dëmin më të madh popujve islamikë. Pra, ne shqiptarët, së bashku me vendet perëndimore, duhet të kontribuojmë për sqarimin dhe qetësimin e gjërave, qoftë edhe duke pranuar ndërmjetësimin në qeveritë e vendeve anëtare të OKI, megjithëse ne na duket se influenca jonë në atë organizatë është tepër e vogël, dhe kërkesa e ministrit spanjoll, së paku ashtu siç u tha, tregon një mungesë njohje nga ai, ose nga stafi i tij: ne nuk na e varin as vendet e OKI—edhe një herë, të jemi realistë e mos të fryhemi kot!
Shqipëria synon të hyjë në Evropë, pa gënjeshtra mbi përbërjen fetare të saj, dhe as ia ka kërkuar kush ta bëjë një gjë të tillë. Janë vetëm disa snobë mediokër, që kanë ngushtësi njohje për botën që na rrethon, që u ka mbetur ora në vitet e inkuizicionit, kur dënohej, me djegie në turrën e druve, mos pranimi i fesë katolike—jo në Mesjetë, zotërinj analistë, por deri në shkeullin e XVII-të! Bota ka ndryshuar: liria e fesë është e saksionuar me akte kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe shtetet e Evropës, institucionet e krishtera dhe civilizimi i krishterë evropian, janë krijuesit e këtyre akteve—dhe ata nuk janë hipokritë, siç i akuzojnë anti-myslimanët tanë snobë. Derisa në Shqipëri, të gjithë forcat intelektuale, politikanët dhe fetarët shqiptarë, përpiqen të mbajnë një harmoni ndërfetare, merreni me mend se sa fish më tepër merren intelektualët, politikanët e fetarët evropianë, me mbajtjen e kësaj harmonie fetare! Nuk ka asnjë pikë ku ne, një vend i prapambetur i Evropës, t’ia kalojmë asaj në qëndrimet demokratike—mos të fryhemi kot. Natyrisht, pyll pa derra nuk ka: edhe në Evropë ka ekstremistë anti-myslimanë, siç ka edhe në Shqipëri, dhe edhe në Evropë ka anti-kristianë etj. Por ata, kudo ku janë, mbeten “derra”, dhe janë një pakicë.
Hyrja në OKI, mund të diskutohet nga ana diplomatike, e shpenzimit të fondeve të shtetit etj., e alokimit të burimeve njerëzore e financiare, por në asnjë mënyrë në sferën “anti-myslimane”, apo “anti-kristiane”. Në këtë organizatë bën pjesë edhe Turqia, dhe edhe shumë shtete me shumicë myslimane, si Egjipti, Algjeria etj., që kanë dhënë qindra e mijra jetë nga djemtë e bijat e veta, në luftën kundër terrorizmit, kundër ekstremizmave që vishen me pektin mysliman, por që pak kanë të bëjnë me të—pra janë shumë më anti-terroristë se jemi ne. Qenia e Shqipërisë anëtare e kësaj organizate, OKI, qe një përpjekje e Shqipërisë post komuniste për t’u hapur ndaj botës, pas një izolimi komunist 50 vjeçar, dhe nuk ka brenda saj, asnjë tendencë anti-perëndimore, apo anti-kristiane, përkundrazi.
Është për tu admiruar që nuk ka demonstrime kundër fesë së shumicës së vendeve ku janë botuar karikaturat e Muhametit me bombë në kokë (si kamikaze), megjithëse demonstruesit janë të gabuar. P.sh., nuk ka reagime tip: një karikaturë e Krishtit, duke i vënë zjarrin turrës me dru ku digjet Xhordano Bruon. Jo, të tilla nuk ka, dhe ia vlenë të vlerësohet toleranca fetare, respekti i këtyre demonstruesve të irrituar, për fetë e tjera—snobët tanë duhet të mësojnë nga ata, e mos të ngatërrojnë varfërinë, mungesë e civilizimit të tyre, me fenë: do bënin mirë të shkonin në vendet afrikane puro të krishtera, që të binden për këtë. Dikush i quan demonsturesit “qënie barbare”, fjalë që nuk do të na pëlqente t’i përdorim, ne modernët, ne të civilizuarit, që nuk vimë nga koha e kolonizatorëve. Analistët që kanë këtë qëndrim ekstrem, janë jokoherentë, sepse ata nuk kanë përdorur një përcaktim të tillë, p.sh. ndaj demonstruesve francezë, që nuk lanë gjë pa djegur e pa thyer në demonstratat e tyre të viteve 1960’.
Evropa, Perëndimi dhe e gjithë Bota, pa dallim feje, duhet të bashkohet kundër murtajës së terrorizmit të paraqitur si myslimane: çdo qëndrim tjetër, është një ndihmë për terroristët

Bashkim Kopliku

Gazeta Shqiptare

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.9304709 sekonda, 49 pyetje