Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Te ndalohet hyrja e ushtrise greke ne Shqiperi
kastriot

Postuar mė 23-1-2003 nė 13:08 Edit Post Reply With Quote
Te ndalohet hyrja e ushtrise greke ne Shqiperi

NDALOHET HYRJA E USHTRISË GREKE NË TERRITORIN E SHQIPËRISË





Zotërisë së nderuar Alfred Moisiu

President i Republikës së Shqipërisë



Parlamentit të Republikës së Shqipërisë



Qeverisë së Republikës së Shqipërisë





TIRANË



Të nderuar Zotërinjë!



Ne, një grup oficerësh në lirim, pension dhe intelektualë, si të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë, të shqetësuar prej veprimeve të Qeverisë, ju drejtohemi juve, i bëjmë apel ndërgjegjes suaj kombëtare që të ndalnin rrezikun që i kanoset Kombit tonë, duke ndalur hyrjen e ushtrisë greke në territorin shqiptar.

Ushtria greke nuk mund të hyjë në territorin shqiptar veçse me mandatin e NATO-s për këtë arsye:

Shteti grek vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës me Republikën e Shqipërisë dhe vazhdon ta mbrojë atë në çdo moment.

Në këto rrethana në se ushtria greke hyn në Shqipëri, atëhere vendi ynë legalisht do të quhet i pushtuar prej Greqisë.

Dy vjet më parë nën presionin e shqiptarëve, “Kompania” greke prej 873 trupash me oficerë madhorë e një gjeneral të instaluar në Kashar, pas revolucionit komunisto-grek të 1997-tës u “largua”.

Por u hap fjala se sapo kaloi kufirin, u vesh tebtil, me tesha civile dhe u rikthye përsëri tani për të përforcuar kishat, konsullatat, punonjësit e bankave, “afaristët”, “tregëtarët”, “këshilltarët”, “priftërinjtë” etj.

Në vitin 2000, “Organizata revolucionare e Vorio-Epirit” i kërkonte Qeverisë greke: “Të shpallte pushtimin legal të Shqipërisë”. Gjeneral Leitnant Nikolas Greliakis e quante vitin 1997 “shansin e rënë nga qielli”. Dhe meqënëse Qeveria greke “gaboi” i kërkonte të vazhdonte pushtimin e Shqipërisë me tërë mjetet.

Më 25 nëntor 2002, Qeveria e Nanos dërgoi në Athinë Ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majkon, i cili nënshkroi me Ministrin e Mbrojtjes Greke, marrëveshje ushtarake.

Sipas kësaj marrëveshje nga një garnizon që kishte Qeveria Greke më 1997, në vitin 2002 do të bëheshin tre: Një në Bisht Pallë, një në Durrës dhe një në Gjirokastër.

Në fund të dhjetorit 2002, zëvendës ministri i mbrojtjes greke erdhi për të përcaktuar detyrat konkrete të trupave greke në Shqipëri.

Është e kuptueshme për çdo vend, se ushtria e një shteti shovinist si Greqia nuk mund të lejohet të hyjë në një shtet tjetër, ndaj të cilit ka pretendime territoriale dhe mban me të ligjin e luftës. Ajo vazhdon të propogandojë se kufiri i shtetit grek është në Shkumbin dhe jo atje ku është sot zyrtarisht.

Zëvendës ministri i mbrojtjes greke me hipokrizi foli, për “forcimin e marëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Greqisë” dhe mbrojti ligjin e luftës ndaj dy vendeve!

Ne oficerët në lirim dhe intelektualët që nënshkruajmë këtë peticion ju bëjmë thirrje juve i nderuar zoti President, i bëjmë thirrje Parlamentit dhe Qeverisë që ushtria greke të mos lejohet të hyjë në territorin shqiptar, sepse atëhere ne legalisht do të quhemi të pushtuar prej Greqisë.

Në se Qeveria jonë nuk do ta përfilli thirrjen tonë dhe të gjithë shtetasve të vetë dhe nuk do ta kuptojnë përgjegjësinë ndaj Shqipërisë dhe tërë Kombit dhe, në këtë mënyrë shkelin lirinë dhe indipedencën kombëtare, ne do të demaskojmë politikën antikombëtare të kësaj Qeverie dhe do t’u bëjmë thirrje gjithë Shqipëtarëve të ngrihen në mbrojtje të lirisë dhe të indipendecën kombëtare me të gjitha mjetet.



Veç të tjerëve nënshkruajnë:



Kolonel Vesel Ahmeti

Kolonel Bajo Topulli

Kolonel Çobo Skënderi

Kolonel Qemal Gogollari

Kolonel Dashamir Ohri

Kolonel Edip Ohri

KolonelEnver Memisha

Kolonel Haki Jaupasi

Nën/ Kolonel Selami Lami

Major Jorgji Meçe

Major Musa Tartari

Kapiten Leke Leskaj

Doktor Çelo Gjokutaj

Doktor Eqerem Shehu

Shkrimtar Bedri Myftari

Shkrimtar Llesh Gjini

Publicist Skënder Qendro





Vijojnë nënshkrimet......


Kastriot: ftoj sejcilin nga pjesmarresit ne Forum te mbeshtesi letershkruesit dhe kerkesen e drejte qe parashtrojne ata ne kete leter te hapur.






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar mė 23-1-2003 nė 14:51 Edit Post Reply With Quote
Jasht!

Keni perkrahjen time per kete inicativ.
"Toka Jone si duron cibanet e huaj. Ne ato i zhdukim"......
Bajazit Duraku

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 19-3-2003 nė 16:02 Edit Post Reply With Quote
Ne mbledhjen e fundit te komisionit parlamentar te mbrojtjes,deputetet e PD-se votuan pro ligjit qe lejon greket te shfrytezojne ushtarakisht Bishtin e Palles.Zoti te ndihmoje shqiptaret me kete <opozite> te degraduar ne te gjitha drejtimet,ku jane ndjenjat tona kombetare.Nese Hoxha i burgosi dhe vrau,Nanoi degjeneroi,Berisha i zhduku.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 4-4-2003 nė 21:50 Edit Post Reply With Quote
Parlamenti i jep grekeve Bishtin e Palles
Kuvendi i Shqiperise miraton pas debatesh te forta marreveshjen mes ministrise shqiptare te Mbrojtjes dhe asaj greke per rikonstruksionin e pjesshem te bazes detare te Bisht Palles. Opozita dhe tre deputete socialiste votuan kunder duke kerkuar rinegociimin me palen greke te detajeve teknike te saj. Ministrat e kabinetit "Nano" nxjerrin nga situata Majkon

Pas shume seancash debati, me 63 vota pro dhe 34 kunder parlamenti miratoi marreveshjen mes ministrise shqiptare te Mbrojtjes dhe asaj greke per rikonstruksionin e pjesshem te bazes detare te Bisht Palles. Marreveshja, e cila parashikon ndertimin e godines se komandes dhe thellimin e kanalit hyres te bazes me nje vlere prej 5.5 milion euro dhe afat 7 vjecar, u votua nga grupet parlamentare te mazhorances dhe hasi ne kundershtimin e forte te opozites dhe disa deputeteve socialiste. Nje dite me pare, ajo ishte rrezuar edhe nga komisioni i Mbrojtjes, i cili mban dhe peshen kryesore ne shqyrtimin e marreveshjeve ushtarake, me arsyetimin se ishte e nevojshme qe marreveshja te rinegociohej per saktesimin e disa detajeve teknike. Kryetari i ketij komisioni Dashamir Shehi u shpreh kunder saj, duke e argumentuar voten e tij kunder me nivelin e vogel te investimit krahasuar me afatagjtesine e marreveshjes; nevojen e rivleresimit te Bisht Palles si baze ushtarake dhe mungesen e legjislacionit qe percakton statusin e forcave te huaja ne Shqiperi. Shehi e lidhi nenshkrimin e dokumentit ushtarak, qe lejon palen greke te marre ne dorezim per 7 vitet e ardhshem Bisht Pallen, me nje orientim, sipas tij, te gabuar te politikes se jashtme dhe te sigurise, e cila synon balancimin e perfaqesimit ushtarak te fqinjeve ne Shqiperi. Pas prezences se turqve ne Pasha Liman dhe Kucove, italianeve ne Sazan dhe Pish Poro, qeverise greke i lind e drejta morale te kerkoje kompensim politik per te qene prezente ne Shqiperi, si kontribuese ne kuader te BE dhe NATO-s, tha Shehi. Duke shtuar se Shtabi i Pergjithshem ndoshta duhet te rivleresoi harten e bazave ushtarake ne vend. Ne te njejten linje me Shehin, u shpreh edhe ish Keshilltari per Sigurine Kombetare ne Presidencen e Rexhep Meidanit Sabit Brokaj. Sipas tij, marreveshja i jep pales greke kopetenca te gjera, deri aty sa ne nje nga nenet e saj percaktohet se pales shqiptare nuk i lejohet te beje asnje investim pa marre me pare miratimin e pales greke. Per ish ministrin e Mbrojtjes ne vitin 1997 nuk duket bindese as fakti qe per disa punime qe realizohen brenda disa muajve baza u dorezohet grekeve per 7 vjet. Per me teepr shtoi Brokaj, disa pika te marreveshjes dalin jashte objektit te saj civil, qe ehste ndertimi i nje godine dhe thellimi i basenit hyres. Ndersa per ministrin aktual te Mbrojtjes Pandeli Majko debati rreth kesaj marreveshjeje ishte rrjedhoje e "sensibiliteteve te ndryshme politike ne lidhje me marredheniet me Greqine" dhe nuk ka te beje aspak me nje prani ushtrake greke ne Shqiperi. Ai perseriti se asnje ushtar grek nuk do te hyje ne baze, por behet fjale vetem per personel inxhinjero-teknik qe do te drejtoje punimet, te cilat do te kryhen nga punetore shqiptare. Ne emer te grupit parlamentar te PS, kryetarii ketij grupi Gramoz Ruci e lidhi voten pro marreveshjes si shenje e vleresimit te momentit politik mes dy vendeve, rrjedhoje e deklarates se shefit te qeverise se Athines Kostas Simitis per heqjen e ligjit te luftes. Por argumentat e Majkos e Rucit duket se nuk e binden opoziten dhe deputetet e PS Sabit Brokaj, Ilir Zela dhe Taulant Dedja te votonin kunder marreveshjes, duke dale edhe kunder qendrimit te grupit te tyre parlamentar. Qe te arrihej deri ne kete moment u deshen disa seanca debati, ku nuk munguan ne disa momente edhe tensionet. Per te mos rrezikuar, Majkos i erdhen ne ndihme pothuajse te gjithe anetaret e kabinetit "Nano" te thirrur me urgjence para votimit. Te cilet, ashtu sic erdhen, me urgjence edhe u larguan sapo kryeparlamentari Pellumbi deklaroi miratimin me 63 vota pro te marreveshjes.




--------------------------------------------------------------------------------
04/04/2003

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 4-4-2003 nė 22:00 Edit Post Reply With Quote
HALLALL grekeve,po te menqur jan.

Pse te hargjojn e te na marin me luft.
Kur kan kopilet e tyre ketu tek ne dhe e bejn punen per bukuri,i japin token ton pa fije mundi,kinse per investime e rindretim.

Keshtu or vllezer do te na e marin avash avash te ter Shqiprin,pa u mundu fare do te ja dhurojn keta kopila komunist grekofil.

AH medet po a ka mbet ndonje shqiptar ore atje apo gjith jan zhyt ne pisllekun grek.

Ja pra per vite te tera te synimeve te tyre,tani filluan ti sendertoin ato me ndihmen e dores "ton".

A ka ma tur more?:mad:

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2003 nė 10:52 Edit Post Reply With Quote
Deputetet socialiste, hedhin poshte dekretin e Presidentit rikonstruksionin e bazes ushtarake te Bisht Palles, pasi sipas tyre, pas verifikimeve nuk ka shkelje te Kushtetutes dhe nuk ekzistojne defekte teknike ne marreveshjen ndermjet ministrive te Mbrojties se Shqiperise dhe Greqise.

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 4-6-2003 nė 13:01 Edit Post Reply With Quote
Bishti i Pallės

O nuk e di se si po vijnë këta pro-grekët në pushtet.

E saktë sikurse tha i nderuari Blerim Vokshi.

Pse të bëjnë luftë kur i kanë njerëzit e tyre në pushtete dhe e marrin Shqipërinë si asgjë?

O a ka popull ore aty a jo. Po luajnë sikurse një lojë shahu. E kanë bërë Shqipërinë si "kopsht i tyre shtëpiak" dhe bëjnë me të çfarë të duan.

Mendoj se pa ardhur atdhetarë të flaktë në pushtet dhe pa ide komuniste ne nuk do të mund "të shohim dritë me sy".

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 5-6-2003 nė 00:04 Edit Post Reply With Quote
Nga artikulli ne gazeten Korrieri prej te cilit Antoni ka shkeputur pjesen qe ka postuar me lart, vlent e sillet edhe fundi ku shqyrtohet me gjate arsyeja pse grupi socialist ka hedhur poshte dekretin e presidentit. Me i forte akoma qetesimi qe do te jape ministri i mbrojtjes.

Kjo pune duket se mbaroi njehere e mire, ashtu sic e deshen greket.





"Ndersa, ne lidhje me dekretin presidencial per bazen ushtarake detare te Bisht Palles, deputetet e PS-se, jane shprehur se do te rrezohet, sepse marreveshja eshte verifikuar se nuk ka shkelje te Kushtetutes. Edhe ato qe konsideroheshin defekte teknike, rezultojne se nuk ekzistojne. Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ka referuar faktin se ne bazen e Bisht Palles, "nuk do te kete ushtare greke, por vetem eksperte te miratuar nga ne (autoritetet)". Majko theksoi faktin, se pala shqiptare do te drejtoje komanden e bazes, pra gjithcka gjate gjithe periudhes. Ministri u beri te ditur deputeteve socialiste, se baza do te prese dhe do te trajtoje njelloj, te gjitha anijet ushtarake te vendeve te NATO-s, partnere te vendit tone. Nga ana e tyre deputet theksuan se kundershtimi qe i behet dekretit te Presidentit, nuk perben asnje shkelje."

Nga "Korrieri", 4 qershor





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6116760 sekonda, 32 pyetje