Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: PD
Anton Ashta

Postuar mė 24-1-2003 nė 21:06 Edit Post Reply With Quote
PD

Meksi: Ndryshimi fillon nga statusi

TIRANË – Aleksandër Meksi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili nuk mori pjesë në mbledhjen e djeshme, vuri në dukje se kjo parti ka nevojë të reformojë statutin e vet, në mënyrë që ai të mbështet mbi rregullat demokratike të funksionimit të brendshëm të një partie, ashtu siç e kanë edhe partitë e EDU-së. “Le të mblidhet një grup anëtarësh të PD-së, të sotmit dhe të djeshmit dhe të reformojnë statutin e PD-së, në mënyrë që të përligjet kjo hapje e partisë, ku të ekzistojë mendimi ndryshe, ku të respektohet institucioni i votës, një person një votë dhe të mos bëhen këta me qëllimin e përjetësimit të njerëzve në postet drejtuese”,- tha Meksi dje. Ai theksoi se ky grup duhet të ketë në përbërje ekspertë të jetës politike të PD-së, duhet të përfshihen ata njerëz që e kanë ndihmuar në vite PD-në dhe nuk “ia kanë kthyer kallashin”, pra të bëhet një përzgjedhje me idenë që ndryshimet të bëhen reale. Sipas tij, të gjitha këto, të cilat i ka paraqitur në një platformë shpallur në Kuvendin e fundit të PD-së, janë refuzuar nga të gjithë, apo se ai që ka guxuar të kërkojë këto gjëra është fyer, sharë. Meksi theksoi se vetëm një mënyrë e tillë mund të bëjë një hapje të PD-së dhe shtimin e elektoratit të saj. Ish-kryeministri Meksi bëri të ditur se edhe mënyra e mbledhjes së Këshillit Kombëtar një herë në vit është shkelje statuti, pasi këshilli e ka si rregull të mblidhet një herë në tre muaj. Ndërsa për mungesën e tij në mbledhjen e këshillit, Meksi theksoi se ai nuk ka për të shkuar asnjëherë në mbledhje të tilla nëse nuk demokratizohet jeta e brendshme dhe nuk respektohet statuti. “Nëse nuk ke demokraci të brendshme nuk ndërton një qeveri dhe shtet demokratik”,- tha dje Meksi.


Këshilli Kombëtar i PD-së konstaton se:
-Kriza ekonomike, sociale, politike dhe energjitike po thellohet pa ndërprerë;
-Investitorët po largohen, privatizimi është bllokuar, taksat e larta, çmimet e referencës, evazioni i kontrolluar fiskal po falimentojnë edhe biznesin shqiptar;
-Arsimi, shëndetësia dhe të gjitha shërbimet publike po shkatërrohen;
-Shkaqet më madhore të kësaj krize qëndrojnë në babëzinë qeveritare, në lidhjet e politikës me krimin dhe në monopolet e qeveritarëve;
-Qeveria “Nano” dhe PS nuk respektuan marrëveshjen e nënshkruar nga të gjitha forcat politike parlamentare;
-Funksionimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar janë paralizuar;
-Reforma e sistemit zgjedhor është bllokuar;
-Me ndarjen e re territoriale në zyrat e PS-së, në fshehtësi të plotë, po përgatitet një manipulim i ri i zgjedhjeve lokale;
-Reforma institucionale është bllokuar. Pas shkarkimit të Rakipit dhe Klosit, me emërimet e fundit po ecën në drejtim të kundërt.

KKPD vendosi:
-Të vazhdojë mbështetjen për integrimin euroatlantik të vendit.
-Të konsiderojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si rrugën e vetme të nxjerrjes së vendit nga kriza.
-Të përfundojë reformën elektorale, në përputhje me sugjerimet e ODIHR-it.
-Të angazhohet me të gjithë potencialin e saj për realizimin, në një kohë të përshtatshme, të zgjedhjeve të lira të përgjithshme.
-Të mbështesë procesin e institucionalizimit të bashkëpunimit të opozitës me tërë spektrin e forcave të mundshme të tij, nga tryezë e rrumbullakët e forcave politike opozitare për çështje si reforma zgjedhore, zgjidhja e çështjes së pronës dhe dëmshpërblimit të pronarëve, të përndjekurve politikë në koalicione programatike elektorale dhe paselektorale, si dhe gjer në rithemelinim e një force të vetme opozitare, të hapur për garën e lirë dhe fraksionet sipas rregullave dhe standardeve të partive simotra.
-PD të angazhohet në një luftë të ashpër, brenda të gjitha hapësirave ligjore për opozitën, në Parlament dhe jashtë tij, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-1-2003 nė 21:07 Edit Post Reply With Quote
PD pranon krijimin e fraksioneve

TIRANË – Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi dje se nga baza deri në qendër anëtarët e kësaj partie janë të lirë të krijojnë fraksione, të cilat do t’i nënshtrohen rregullave demokratike, ashtu siç edhe praktikohet në partitë perëndimore. Këtë ide ai e hodhi kur fliste për bashkimin e opozitës dhe propozimi i tij u mor si një sinjal për të qëndruar të bashkuar brenda PD-së dhe ai që ka mendime të kundërta nga shumica mund të krijojë fraksionin e vet. Por për të krijuar këtë fraksion, duhet që të plotësohet një numër i caktuar anëtarësh, të cilët shpallin platformën e vet. Në momentin e krijimit të këtij fraksioni, PD-së i duhet të mbajë kongresin e jashtëzakonshëm, pasi lejimi i fraksioneve do të thotë ndryshime në statutin e partisë, të cilat miratohen vetëm me vendim të këtij forumi të lartë. Dje Berisha përmendi modelin francez, por për realizimin e një ideje të tillë ka modele të ndryshme. Ajo që është më e rëndësishme është që ekzistenca e një fraksioni të tillë do të thotë që përfaqësuesit e tij të kenë një përqindje të caktuar në financat e partisë, zyrat e tij në seli të PD-së, të marrin pjesë në vendimmarrje, pra të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, kryesisë, deri edhe në strukturat më të larta drejtuese të partisë. Dhe për më tepër, vota e këtij fraksioni duhet të merret parasysh nga pjesa tjetër e partisë. Sipas Berishës, ky fraksion mund të mos ketë një standard të palëvizshëm përqindjeje, pra duke u bazuar në rregullin e dhjetëshes, pra shumicë në dhjetë degë, të 10 deputetëve apo i fitimit të 10 për qind të votave të Kuvendit, “por edhe të tre pesësheve po të doni, ose në rastin tjetër, kur kjo nuk është e mundur, le të themelojnë një forcë të re politike në të cilën të konkurrojnë sipas të gjitha rregullave demokratike”. Berisha, pra përveç fraksionit, lë të hapur edhe mundësinë e zgjedhjes për një parti të re nga anëtarë e PD-së. “Ne nuk ftojmë njeri për rikthim mekanik ose dhe ribashkim, por për të gjithë ata që duan që me votën e tyre dhe qëndrimin të ndihmojnë në daljen e vendit nga kriza, ne jemi të hapur për të gjitha format e bashkëpunimit nga tryeza e rrumbullakët për çështjet më madhore, te aleancat e bazuara në një partneritet dinjitoz me shkrirje të programeve dhe përcaktim të qartë të rregullave demokratike të funksionimit të tyre, përfshirë këtu vendimmarrjen”,- deklaroi ai
G.Bushati





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-1-2003 nė 21:07 Edit Post Reply With Quote
Berisha: Pakti me PS eksperiment tragjik

“Nxjerrja e vendit nga kriza pas mosrespektimit të marrëveshjes bëhet me zgjedhje të reja”

TIRANË – Partia Demokratike shpalli objektivin e punës së saj për të ardhmen që është mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në kohë të përshtatshme, bashkimi i opozitës për çështje themelore, qoftë edhe në koalicione paselektorale, vazhdimin e reformës zgjedhore, luftën kundër korrupsionit, edhe pse marrëveshjen e nënshkruar me maxhorancën demokratët e quajnë “të parespektueshme nga ana e socialistëve”. Berisha, theksoi se vendi nuk mund të ecë përpara me një eksperimentim për stabilitet pa legjitimitet: “Për PD-në, eksperimentimi për stabilitet pa legjitimitet, dmth pa qeveri të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme është tragjik, absurd dhe i dështuar”. Duke u nisur nga pasojat që solli mosrespektimi i marrëveshjes, siç është mosrealizimi i reformave institucionale, bllokimi i komisionit dypalësh për reformën zgjedhore, bllokimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pra duke u nisur nga këto fakte, Berisha vuri në dukje se mbajtja e zgjedhjeve të reja do të bënte të mundur nxjerrjen e vendit nga kriza. Ai ishte i ashpër dje me qeverinë, pasi ai përveçse e quajti të dështuar që nga lindja e saj, sepse u bazua tek vota e vjedhur, e konsideroi si një qeveri që nuk është e aftë të ndajë lidhjet e krimit me politikën. Sipas tij, dështimet e qeverive socialiste njëra pas tjetrës sollën edhe bllokimin e procesit të asociim-stabilizimit me BE-në. Berisha shprehu edhe njëherë gatishmërinë e demokratëve që të votojnë për këtë integrim dhe do ta dëshironin një gjë të tillë, pasi një proces i tillë i vë qeveritarët përballë kushteve që duhen plotësuar patjetër. “Ne votuam dhe votojmë për hapjen e negociatave jo për të ndihmuar qeverinë e dështuar socialiste, por sepse asociim -stabilizimi do të thotë jo vetëm rikthim i kombit tonë në gjirin e kombeve të familjes së tij perëndimore”,- tha ai gjatë fjalës së tij. Kryetari demokrat, theksoi se që pas nënshkrimit të marrëveshjes, socialistët së bashku me angazhimin e demokratëve kishin të gjithë kohën e duhur për të realizuar reformat për të cilat u angazhuan, por për mosrealizimin e tyre ai bëri me përgjegjësi socialistët. Sipas tij, gjithçka që është arritur deri tani në komisionin e reformës zgjedhore ka qenë si rezultat e këmbënguljes së faktorit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të opozitës, dhe jo gatishmëri apo vullnet i hapur i socialistëve. Për shkak të mosrealizimit të kësaj reforme, Berisha theksoi se ndodhi manipulimi i zgjedhjeve në Elbasan, ku votat u blenë me miell. Ai denoncoi edhe projektin e ministrit Blushi për ndarjen e re territoriale, duke e vlerësuar si fillimi i një manipulimi të ri që do të ndodhë në zgjedhjet lokale dhe në zgjedhjet e mëvonshme. Lufta e korrupsionit, për kryetarin e PD-së ka mbetur në vend, pas shkarkimit të Klosit dhe drejtuesve në SHISH, pas arrestimit të disa zyrtarëve për korrupsion, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, u bllokua tërësisht. Të gjithë këto fenomeneve PD-ja do t’i luftojë me anë të komisioneve hetimore, që fillojnë me Edi Ramën dhe mund të vijojnë me ministra të ndryshëm.

Bashkimi
Ai foli më pas edhe për bashkimin e opozitës, që është një domosdoshmëri për të hequr nga pushteti qeverinë socialiste. “Ne nuk ftojmë njeri për rikthim mekanik ose dhe ribashkim, por për të gjithë ata që duan që me votën e tyre dhe qëndrimin të ndihmojnë në daljen e vendit nga kriza, ne jemi të hapur për të gjitha format e bashkëpunimit nga tryeza e rrumbullakët për çështjet më madhore, te aleancat e bazuara në një partneritet dinjitoz me shkrirje të programeve dhe përcaktim të qartë të rregullave demokratike të funksionimit të tyre, përfshirë këtu vendimmarrjen”,- deklaroi ai dje duke iu kthyer përgjigje të gjitha propozimeve të bëra nga partitë politike të opozitës. Madje Berisha u shpreh i gatshëm në rithemelimin e një partie të re, në bazë të rregullave demokratike, parti që do të funksionojë me fraksione, sipas praktikave perëndimore.
Gilmana Bushati





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-1-2003 nė 21:14 Edit Post Reply With Quote
Berisha: Në PD jemi gati të krijojmë fraksionet


--------------------------------------------------------------------------------

n.t.

TIRANE

Partia Demokratike pranon që sot e tutje të ekzistojnë fraksione në gjirin e saj. Kjo ide e re ka të bëjë me ndryshimet në status që u miratuan dje gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të saj. Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se ëhtë i hapur për të pranuar fraksionet në parti. Mjafton që një fraksion i tillë të jetë i aftë që të ruajë autonominë e vet.

"Ne jemi të hapur ndaj të gjitha formave të bashkëpunimit. Nuk ftojmë njeri për rikthim mekanik në PD, as bashkim, por ndihmë në zhvillimin e vendit", theksoi Berisha. Lideri demokrat pranon që të ketë fraksione nga baza në qendër sipas kritereve ndërkombëtare. Lidhur me këtë çështje ai tha se PD-ja mbetet e hapur për të diskutuar. Berisha, paraqiti dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, objektivat dhe platformën e punës për vitin 2003, që konsiston në zgjerimin dhe konsolidimin e dimensionit të opozitës, si dhe në forcimin e strukturave të kësaj partie. Kreu i demokratëve theksoi se PD-ja do të vazhdojë të mbështesë kryerjen e reformës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për këtë arsye ai akuzoi palën socialiste të Komisionit parlamentar Bipartizan se është e interesuar që të bllokojë punën e tij. PD-ja mbështet gjitathashtu rekomandimet e OSBE-së lidhur me procesin zgjedhor.

Akuza Nanos
"Qeveria Nano 7 nuk ka dështuar vetëm në rivendosjen e një sistemi elektoral të ndershëm, por edhe në luftën ndaj korrupsionit. Dështime madhore të saj janë kriza e rëndë enegjetike, kriza e rëndë ekonomike dhe një borxh i brendshëm, rritja e inflacionit etj.", deklaroi Berisha. Ai hodhi akuza të rënda ndaj ministrave të kabinetit Nano, si Malaj, Poçi, Leskaj, Dade. Akuzat e tij dënonin korrupsionin dhe lidhjet e klaneve të krimit, që sipas Berishës, janë të lidhur me zyrtarë të lartë të qeverisë.

Objektivat e PD-së
Kryetari Berisha vlerësoi në këtë mbledhje se "gjatë vitit 2002 opozita shqiptare ka luajtur rol përcaktues në procesin e hapjes së negociatave të Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian". Kreu demokrat theksoi se qeveria, nëpërmjet ministrit të decentralizimit Blushi, po përgatit manipulimin e zgjedhjeve lokale. "S`pranojmë asnjë ndarje të tipit Blushi", tha Berisha, duke folur për ndarjen e re teritoriale. Gjatë vitit 2003 PD-ja, në bashkërendim me aleatët e saj parlamentarë, "do të synojë realizimin e reformave të thella institucionale, zgjerimin dhe konsolidimin e dimensionit liberal të PD-së dhe opozitës shqiptare, përmirësimin e Kodit elektoral, për të siguruar një proces zgjedhor të lirë, konsolidimin e strukturave organizative në të gjithë vendin".


AKUZAT E BERISHES PER MINISTRAT

- MALAJ: Kishte ndërtuar katër skema piramidale dhe që në javën e parë si ministër në qeveri, ju varën në qafë privatizimet e vendit
- POÇI: Ishte akuzuar vite me radhë për ndërtimet e tij pa leje, ju dha Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve
- DERVISHI: Ishte arratisur në fillim të viteve '90 për t`i shpëtuar dënimit për tregti të fëmijëve dhe që vetëm pak muaj më parë ishte akuzuar dhjetëra herë në gazetën e z.Nano për vjedhje të tokave, ju dha ministria e trojeve turistike
- DUKES: Tani pulat i bëjnë vezë të arta dhe televizione
- LESKAJ: Vaji dhe gjalpi, që ishin për ndihma për të uriturit dhe të mjeruarit e Shqipërisë, të cilët dëshpërohen jo vetëm pallateve, por ministres së punës dhe mjellit social iu dha edhe mandat
- DADE: Para se të largohej nga Ministria e Jashtme kishte emëruar me tender jashtë shtetit 46 zyrtarë, u shpërblye me Ministrinë e Kulturës
- DODES: (të errësirës) i dhanë dritat

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-1-2003 nė 21:16 Edit Post Reply With Quote
SHEHU: Më mirë vonë se kurrë

Është një ide që unë së bashku me z.Meksi e kam këkuar në vitin 1996. Ndoshat kërkesa të tilla u bënë shkak për largimin tonë. Më mirë vonë se kurrë. Kjo do të influencojë në demokratizimin e asaj partie, e cila deri tani ka mbetur në format e saj të ngurta. Kështu do të ngelej si një fosile në politikën shqiptare. Kërkoj të inkurajoj reforma të thella statuore, në mënyrë që të liberalizohet Partia Demokratike. Berisha e ka një shkrirje brenda grupit Bashkimi për Fitore.


SHEHI: Kjo është ide normale

E konsideroj pozitive idenë e Berishës për fraksionimin e Partisë Demokratike. Kjo parti po hedh para një hap pas kaq vitesh. Duhet garantuar në një realitet politik. Më në fund ka një nismë të re politike.

Kjo është normale. Përsa i përket rikthimit mekanik, as ne s'jemi për rikthim mekanik në Partinë Demokratike. Shpresoj që ky proces të vazhdojë edhe në të ardhmen. Siç e kemi thënë, jemi jashtë një bashkimi, apo shrirjeje me Partinë Demokratike në kuadër të propozimit që bëri kryetari i demokratëve, Sali Berisha.


ARBNORI: PD në rrugë të mbarë

Është një shenjë e mirë se Partia Demokratike është në rrugë të drejtë. Fraksionet mund të jenë normale po qe se raportet e fraksioneve ndryshojnë në parti dhe ato konkurrojnë me njëra-tjetrën për të patur një pavarësi. E shoh si një shenjë pozitive këtë ide. Besoj me bisedime mund të arrihet një shkallë demokracie. Përsa i përket idesë së rikthimit të ish-anëtarëve të Partisë Demokratike, mund të kthehen ata që e ndjejnë nevojën e militimit në Partinë Demokratike, duke u kthyer në idealet e dhjetorit. Por s'besoj se ata që u larguan do të kthehen, sepse njerëzit kanë vizione të ndryshme.


RULI: Kjo është një përrallë e bukur

Ideja e fraksionimit të Partisë Demokratike është një përrallë e bukur. Modelet kanë ekzistuar, por s'ka pasur mentalitete. Megjithë propozimin e tij, Berisha ka për t'i penguar dhe për t'i bllokuar në parti fraksionet. Mendimet për një rikthim jo mekanik të ish-anëtarëve demokratë në Partinë Demokratike janë mendime që i kemi shprehur edhe ne. Afrim, apo bahskim s'është veçse në vetvete një voluntarizëm, se sa një vlerë politike. Një bashkim me opozitën do t'i sillte vota më shumë PD-së, por ajo duhet të japë prova besimi tek njerëzit që janë larguar, kur në fakt janë ata që kanë mbajtur peshën më të madhe në parti.


MEKSI: S'e kam dëgjuar fjalimin

S'e kam dëgjaur fjalimin e Berishës. Këtë ide e kam propozuar që në 1999-tën dhe e kam përsëritur në një platformë më 2001-shin për të hapur një demokratizim të Partisë Demokratike. U pranua në një pikë që ne kemi të drejtën të jemi vetëm anëtarë të Këshillit Kombëtar. Partia Demokratike duhet të riorganizohet sipas një mënyre demokratike perëndimore. Duhet të ndalojnë sulmet e Topallit për ata "që nuk vijnë". Duhet të krijohet një grup për riorganizimin nga baza në qendër të PD-së. Më 2001 shkova për të treguar këtë dhe që atëherë rezultatet janë të pakta. Ky grup duhet të ketë drejtues aktualë dhe të vjetër.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2003 nė 08:48 Edit Post Reply With Quote
Keshilli Kombetar I PD

Vendi kërkon zgjidhje për ndaljen e varfërisë
Këshilli Kombëtar i PD mbështeti plotësisht idetë e zotit Berisha për hapjen e partisë, modernizimin e saj të mëtejshëm, si dhe bashkimin e opozitës
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka konsideruar dje, se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë rruga e vetme për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe ecjen e tij përpara.
Në një rezolutë të votuar në fund të mbledhjes nga forumi i lartë demokrat, PD shpreh qëndrimet e saj rreth krizës ekonomike, sociale dhe politike në vend si dhe rrugët e kapërcimit të tyre.
Në rezolutë PD shprehet se, do të vazhdojë mbështetjen për integrimin Euroatlantik të vendit, si dhe për përfundimin e reformës elektorale, në përputhje me sugjerimet e ODIHR-it dhe standarteve ndërkombëtare. PD vendos që të angazhohet me të gjithë potencialin e saj për realizimin, në një kohë sa më të përshtatshme dhe të shpejtë, të zgjedhjeve të lira të përgjithshme në Shqipëri. Demokratët gjithashtu hedhin poshtë projektin Blushi të ndarjes, manipulimeve territoriale të vendit, duke përcaktuar se do të njohin vetëm ndarjen territoriale të vendit, që do të bëhet me ekspertizën e institucioneve.
Kryetari i PD-së, Prof.Dr. Sali Berisha tha se kriza ekonomike, sociale, politike dhe energjitike po thellohet pa ndërprerë në Shqipëri. Ai deklaroi, se varfëria e popullit dhe mjerimi po zgjerohen gjithnjë e më shumë, dhe bashkë me të edhe errësira dhe kriza energjitike. Në panoramën e paraqitur nga kryetari i PD-së vendi përshkruhet si i braktisur nga investitorët dhe në mjerim të paparë. Berisha u ndal në disa nga plagët e qeverisjes së sotme siç janë privatizimi i bllokuar, taksat e larta, çmimet absurde të referencës, evazioni i kontrolluar fiskal, etj.
Lideri demokrat Berisha bëri fajtor qeverinë Nano dhe PS për mosrespektimin e marrëveshjes së nënshkruar nga të gjitha forcat politike parlamentare. Ai tha se funksionimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar janë paralizuar dhe bashkë me to edhe reforma e sistemit zgjedhor si dhe ajo institucionale.
Ridvan Bode, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, trajtoi probleme të përsosjes strukturore, si dhe të funksionimit organizativ të Partisë Demokratike.
Bode njoftoi forumin e lartë demokrat se gjatë vitit 2002 "janë ngritur dhe kanë funksionuar rreth 60 nëndegë të reja mbi bazën e zonave elektorale, janë rindërtuar dhe ngritur me qindra seksione, duke përafruar gati tërësisht organizimin e një seksioni për çdo qendër votimi, janë plotësuar në pjesën dërrmuese dosjet e reja të seksioneve dhe është rikartelizuar PD, janë pranuar rreth 3000 anëtarë të rinj dhe janë riformuluar statistikat e anëtarësisë dhe ato organizative në përputhje me gjendjen faktike."
Zoti Bode kërkoi nga strukturat e bazës konsolidimin e mëtejshëm të këtyre arritjeve.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, tha në vazhdim se "realiteti i ri organizativ pas formimit të nëndegëve në një territor që përfshin afro 70% të elektoratit, kërkon modifikim të programeve dhe funksioneve të objektivave dhe metodës së punës së kryesive të degëve, të pasqyruara në ndryshimet e rregullores së funksionimit të degës dhe nëndegës së PD, ku primojnë funksionet e kontrollit dhe ato të ndihmës nëpërmjet formulimit të programeve të përbashkëta".
Bode kërkoi në mënyrë të veçantë punë të mëtejshme nga degët dhe nëndegët e PD-së, "për mbulimin e çdo qendre votimi me një seksion, për zgjerimin e përfaqësimit territorial e cilësor të anëtarësisë së seksionit, për tërheqjen e anëtarëve të rinj në këto seksione, etj".
Bode tha në fund se, viti 2003 është një vit elektoral, të paktën për zgjedhjet lokale, çka kërkon një parapërgatitje dhe njohje të detajuar të gjendjes së strukturave partiake dhe të elektoratit në tërësi.
Në vazhdim diskutuan, Engjëll Hysenbegasi, Pjetër Arbnori, Fahri Balliu, Jemin Gjana, Njazi Kosovrasti, Shpëtim Xhyheri, Luan Malltezi, Ylli Saliaj, Omer Stringa, etj. Në përgjithësi diskutimet e tyre u përqendruan në forcimin e rolit të strukturave të Partisë në përballimin e fushatës elektorale si dhe zotërimit politik të terrenit elektoral. Ata thanë se PD dhe opozita në përgjithësi duhet të shfrytëzojë më mirë dështimin e qeverisjes socialiste për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja të përgjithshme si e vetmja rrugë që i ka mbetur Shqipërisë për të hapur portat e integrimit dhe të ecjes përpara. Diskutantët dhe në përgjithësi Këshilli Kombëtar i PD, mbështeti plotësisht idetë e zotit Berisha për hapjen e Partisë, modernizimin e saj të mëtejshëm si dhe bashkimin e opozitës. Këshilli Kombëtar i PD miratoi rregulloren e brendshme të Degës dhe Nëndegës së PD, e cila do të botohet e plotë në numrin e së dielës.
M. BUÇPAPAJ

Kërkohet evidentimi i situatës elektorale
Këshilli Kombëtar vlerëson se në zbatim të Vendimit të marrë më 15 Janar 2002, janë shënuar rezultate pozitive në përsosjen strukturore dhe funksionimin organizativ të Partisë Demokratike. Në zbatim të këtij vendimi, gjatë vitit 2002 janë ngritur dhe funksionojnë rreth 60 nëndegë të reja mbi bazën e zonave elektorale, janë rindërtuar dhe ngritur me qindra seksione, duke përafruar gati tërësisht organizimin e një seksioni për çdo qendër votimi, janë plotësuar në pjesën dërmuese dosjet e reja të seksioneve dhe është rikartelizuar PD, janë pranuar rreth 3000 anëtarë të rinj dhe janë riformuluar statistikat e anëtarësisë dhe ato organizative në përputhje me gjendjen faktike.
Këshilli Kombëtar vlerëson se puna e bërë në fushën organizative të PD gjatë vitit 2002, përbën një bazë të mjaftueshme për ta konsoliduar atë më tej në periudhën e tremujorit në vijim pas kësaj mbledhje të Këshillit Kombëtar.
Nisuar nga përvoja e arritur në fushën organizative gjatë vitit 2002 dhe duke patur në konsideratë se:
-realiteti i ri organizativ pas formimit të nëndegëve në një territor që përfshin afro 70% të elektoratit, kërkon modifikim të programeve dhe funksioneve, të objektivave dhe metodës së punës së kryesive të degëve, të pasqyruara në ndryshimet e rregullores së funksionimit të degës dhe nëndegës së PD, ku primojnë funksionet e kontrollit dhe ato të ndihmës nëpërmjet formulimit të programeve të përbashkëta;
-ende ka mangësi dhe dobësi në zbatimin e vendimit të 15 Janarit 2002 për përfundimin e kartelizimit të ri të Partisë, për mbulimin e çdo qendre votimi me një seksion, për zgjerimin e përfaqësimit territorial e cilësor të anëtarësisë së seksionit, për tërheqjen e anëtarëve të rinj në këto seksione, apo për faktin se në disa degë gjendja e strukturave dhe ajo elektorale njihen vetëm në mënyrë globale dhe jo mbi bazën e një analize elektorale e politike të detajuar;
-viti 2003 është një vit elektoral, të paktën për zgjedhjet lokale, çka kërkon një parapërgatitje dhe njohje të detajuar të gjendjes së strukturave partiake dhe të elektoratit,
Këshilli Kombëtar shpall për periudhën tremujore në vijim, konsolidimin organizativ dhe evidentimin e situatës elektorale, si veprimtarinë kryesore të saj.

Për këtë, Këshilli Kombëtar udhëzon që:
1-Brenda një periudhe 3-mujore, në çdo degë/nëndegë të PD të verifikohet funksionimi organizativ i seksioneve, për ngritjen e seksioneve për çdo qendër votimi, për njohjen e saktë të përbërjes dhe drejtimit të seksioneve, për përmirësimin e përbërjes së seksioneve nëpërmjet anëtarësimeve të reja, për mbulimin territorial të qendrës së votimit, për plotësimin e drejtimit të seksionit me individë me qëndrim permanent në territorin përkatës, për plotësimet eventuale të dosjes së seksionit dhe për pagimin e kuotave nga anëtarët e PD.
2-Brenda një periudhe 3-mujore në territorin e çdo seksioni/qendër votimi të bëhet verifikimi i gjendjes elektorale, i familjeve që ndodhen në territorin përkatës, i votuesve të sigurt të PD, i votuesve hezitues, atyre që abstenojnë në votime dhe atyre të papërcaktuar në qëndrimin e tyre, dhe njëkohësisht të mundësohet identifikimi interesave dhe prirjeve të tyre elektorale për t’i pasur në konsideratë në ndërtimin e argumentave elektorale të fushatës së afërt. Vëmendje e veçantë në këtë drejtim t’u kushtohet zonave urbane dhe suburbane ku lëvizjet e popullsisë janë më të shpeshta dhe me përbërje heterogjene.
3-Bazë metodologjike për realizimin e këtij objektivi, do të jetë metodika e miratuar dt 15.01.2002 dhe kërkesat teknike të tij, duke patur parasysh që shtrirja kohore në çdo rast të mos jetë më shumë se 3 muaj.
4-Kryesia e PD të riorganizojë grupet e bashkëpunimit dhe të kujdestarisë së degëve, duke mundësuar që çdo degë dhe nëndegë të ketë një grup pune nën drejtimin e anëtarëve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar për të kontrolluar dhe asistuar degët dhe nëndegët e në zbatimin e këtij vendimi.
5-Kryesitë e degëve që janë organizuar mbi bazë nëndegësh, të ngrejnë grupet e punës me anëtarë të Kryesisë dhe persona të tjerë (anëtarë të departamenteve, kryesitë e organizatave partnere, aktivistë të shquar etj.) Brenda javës së ardhshme.
6.-Kryesitë e Degëve dhe nëndegëve në bashkëpunim me grupet e punës të ngritura nga Kryesia e PD dhe Kryesia e Degës, të hartojnë programin e detajuar për çdo seksion/qendër votimi, për realizimin e objektivave dhe proçedurave që parashikon Udhëzimi i KK 15.01.2002, duke respektuar afatin 3-mujor nga fillimi i kësaj proçedure.
7.-Kryetarët e grupeve të punës të Kryesisë së PD dhe të Kryesive të degëve duhet të raportojnë me shkrim respektivisht pranë sektorit të organizimit në çdo 2-3 javë, për veprimtarinë e zhvilluar, arritjet dhe problemet e dala. Në përfundim të kësaj periudhe, kryesitë duhet të zhvillojnë një aktiv për realizimin e objektivave të kësaj veprimtarie politike, ku të përcaktohen hapat e mëtejshme si dhe përgjegjësitë eventuale.
Këshilli Kombëtar i PD miraton Rezolutën mbi krizën ekonomike, sociale, politike në vend
Nano dhe PS nuk respektuan marrëveshjen
KKPD në mbledhjen e tij të datës 23.01.2003, dëgjoi raportin e paraqitur nga Kryetari i PD dhe diskutimet e shumta të anëtarëve të saj rreth gjendjes ekonomike, sociale, politike dhe energjitike në vend.
KKPD konstaton se:
Kriza ekonomike, sociale, politike dhe energjitike po thellohet pa ndërprerë në Shqipëri;
Varfëria, mjerimi po zgjerohen gjithnjë e më shumë, errësira nga kriza energjitike po thellohet.
Investitorët po largohen, privatizimi është bllokuar, taksat e larta, çmimet absurde të referencës, evazioni i kontrolluar fiskal po falimentojnë çdo ditë biznesmenët shqiptarë dhe po largojnë investitorët e huaj.
Arsimi, shëndetësia dhe të gjitha shërbimet publike po shkatërrohen gjithnjë e më shumë.
Shkaqet më madhore të kësaj krize që po rrënon shoqërinë shqiptare qëndrojnë në babëzinë qeveritare, në lidhjet e politikës me krimin, monopolet e qeveritarëve
Qeveria Nano dhe PS nuk respektuan marrëveshjen e nënshkruar nga të gjitha forcat politike parlamentare
Funksionimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar janë paralizuar.
Reforma e sistemit zgjedhor është bllokuar. Qeveria Nano dhe PS me zgjedhjet në zonën 52 të Elbasanit, deportuan haptas proçedurat mafioze qeveritare të blerjes së mandateve.
Me ndarjen e re territoriale të vendit në zyrat e PS, në fshehtësi të plotë, po përgatitet një manipul i ri masiv i zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Reforma institucionale është bllokuar. Pas shkarkimit të Rakipit dhe Klosit, me emërimet e fundit po ecën në drejtim të kundërt.

KKPD vendosi:
Të vazhdojë mbështetjen për integrimin Euroatlantik të vendit. Kjo, jo si mbështetje për qeverinë, por për shoqërinë dhe kombin shqiptar në tërësi.
Të konsiderojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si rrugën e vetme të nxjerrjes së vendit nga kriza.
Të përfundojë reformën elektorale, në përputhje me sugjerimet e ODIHR-it dhe standarteve ndërkombëtare
Të angazhohet me të gjithë potencialin e saj për realizimin, në një kohë sa më të përshtatshme dhe të shpejtë, të zgjedhjeve të lira të përgjithshme në Shqipëri.
Të hedhë poshtë projektin Blushi të ndarjes, manipulimeve territoriale të vendit dhe të njohë vetëm ndarjen territoriale të vendit, që do të bëhet me ekspertizën e institucioneve ndërkombëtare dhe në përputhje me standartet që përgatisin bashkëpunim ekonomik të Komunave, Bashkive dhe rajoneve të vendit me BE-në.
Të mbështesë procesin e institucionalizimit të bashkëpunimit të opozitës me tërë spektrin e forcave të mundshme të tij, nga tryezë e rrumbullakët e forcave politike opozitare për çështje themelore, si reforma zgjedhore, zgjidhja e çështjes së pronës dhe dëmshpërblimit të pronarëve, të përndjekurve politikë në koalicione programatike elektorale dhe paselektorale, si dhe gjer në rithemelimin e një force politike të vetme opozitare, të hapur për garën e lirë dhe fraksionet sipas rregullave dhe standarteve të partive simotra.
PD do angazhohet në një luftë të ashpër, brenda të gjitha hapësirave ligjore për opozitën, në parlament dhe jashtë tij, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 30-1-2003 nė 02:29 Edit Post Reply With Quote
Edhe sa eksperimente tragjike per kombin,mendon te beje kreu i PD-se......!?
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-2-2003 nė 17:05 Edit Post Reply With Quote
Bruksel, Berisha në takimin e PPE

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vazhdon vizitën e tij në Bruksel, që mësohet se është në kuadër të një mbledhjeje zyrtare të Partive Popullore Evropiane. Sipas burimeve zyrtare bëhet e ditur se ai së bashku me sekretarin e marrëdhënieve me jashtë, Besnik Mustafaj janë ftuar në këtë mbledhje të zakonshme të këtij organizmi. Gjatë vizitave të tij me përfaqësues të ndryshëm të së djathtës evropiane, ai ka bërë një pasqyrë të gjërë të zhvillimeve politike në Shqipëri dhe u ka bërë të ditur angazhimin e opozitës, e veçanërisht të PD-së për të dhënë kontributin maksimal për të ndihmuar në përshpejtimin e procesit të asociimit me BE-në. Veçanërisht ai ka theksuar përpjekjet e PD-së për të realizuar transaprencën e institucioneve shqiptare, por këto përpjekje, sipas tij, po pengohen nga socialistët. Berisha në këtë aspekt ka bërë të ditur se iniciativa e fundit e demokratëve, ajo e ngritjes së një komisioni parlamentar për të hetuar Edi Ramën, po bllokohet me të gjitha mjetet, madje duke shkelur edhe Kushtetutën e Shqipërisë. Kryetari i PD-së në këto takime ka vijuar me denoncimet e tij për nivelin e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve si dhe ai më shqetësuesi, lidhjet e krimit me politikën. Berisha ka shtuar se qeveria shqiptare nuk është e aftë t’i shkëpusë këto lidhje si dhe nuk është e aftë të luftojë korrupsionin, pasi ajo vetë e nxit atë. Dhe për këtë fakt ai ka dhënë si shembull emërimin e fundit të qeverisë shqiptare në krye të Doganave shqiptare, në të cilën është vendosur një njeri që është akuzuar për korrupsion.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-2-2003 nė 10:03 Edit Post Reply With Quote
NJE FRAKSION I PROPOZOHET MEKSIT

Nje tjeter fraksion do te hidhet si ide brenda rradheve te
demokrateve. Pasi Berisha shpalli idene e fraksioneve ne mbledhjen
e fundit te Keshillit Kombetar, grupet brenda PD filluan te levizin.
Kesaj rradhe, nuk eshte nje ish-i larguar i cili do te propozoje idene,
por nje sekretar i brendshem qe do ta paraqese projektin tek
ish-kryeministri i PD, Aleksander Meksi.

Burime te rezervuara nga Partia Demokratike thane dje per "KJ" se
zyrtare qe ushtrojne aktivitetin e perditshem ne Partine Demokratike
po diskutojne mundesine e krijimit te nje fraksioni, por gjithnje duke
plotesuar kushtet qe kryetari i demokrateve paraqiti disa dite me pare
n-_e konference per shtyp. Sipas Berishes, fraksioni duhet te
perfaqesoje nje perqindje ne elektorat, te kete pjesemarrje ne
Keshillin Kombetar si dhe te mbeshtetet nga disa deputete te grupit
parlamentar te Partise Demokratike. Kete radhe burimet sqaruan se
perpjekjet per ngritjen e nje fraksioni mbeten ende ne kuadrin e
bisedimeve. Vetem pas ketyre negociatave nje grup i caktuar i
fraksionit do te kerkoje kontakte me anetarin e Keshillit Kombetar te
PD, Aleksander Meksi per ta lancuar kete te fundit si drejtusin e nje
fraksioni te fuqishem ne PD. Deri tani cdo perpjekje mbetet ne
kuadrin e nje tentative persa kohe qe grupimi ne fjale nuk ka
sheshuar permes nje dokumenti arsyet kryesore te ngritjes se ketij
fraksioni.

Nje tjeter fraksion tashme i publikuar eshte edhe ai i drejtuar nga
ish-juristi i kryetarit demokrat Berisha, Vladimir Mulaj. Ky i fundit
permes nje letre te derguar prane zyres se kryetarit demokrat dhe
strukturave me te larta te selise blu ben te qarte se se mbeshtetja e
fraksionit qe ai drejton kalon 10% e elektoratit. Nga ky fraksion pritet
te dilet me nje platforme. Fraksioni "Mulaj" kerkon te shmange nga
drejtimi i deritanishem elemente sipas tij te rritur dhe frymezuar nga
Partia e Punes. "Ne nuk do te pranojme leksione demokracie nga ata
qe nuk kane qene kurre demokrate. Jemi te bindur qe demokracia do
te fitoje dhe ne do te ndihmojme qe se shpjeti PD do te vije ne
pushtet si nje parti vertet demokratike, vertet euroatlantike qe do te
perfaqesoje denjesisht votuesin tone", thuhet ne deklaraten e
kryetarit te fraksionit Vladimir Mulaj. Nderkohe fraksioni tjeter qe pritet
te zyrtarizohet ka si qellim demokratizimin e brendshem te PD dhe
synimin per tu shprehur ndryshe nga vendimet politike qe mund te
marrin strukturat me te larta te PD gjithnje per veprimtarine e kesaj
partie. Fraksioni ne fjale nuk synon daljen ne rryme te kundert nga
programi i PD por te drejten per te rezeruar mendimin ndryshe dhe
per tu votuar ky qendrim ne strukturat me te larta te partise si Keshilli
Kombetar dhe Kryesia. Cdo gje pritet t'i perkase diteve ne vazhdim
atehere kur edhe materiali i pergatitur te zyrtarizohet permes disa
firmave. Me pas ky dokument pritet t'i dergohet per mendim edhe
ish-Kryeministrit Aleksander Meksi, i cili e ka cilesuar demagogji
levizjen e Berishes per te lejuar fraksionin brenda rradheve te PD. Ne
anen tjeter e drejta e fraksionit pritet te perfshihet ne statut per
ndryshimin e te cilit kerkohet edhe nje Kuvend i jashtezakonshem.

N.Perndoj

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 7-2-2003 nė 13:36 Edit Post Reply With Quote
Flluske Sapuni per Bashkim, Vone per Fraksione

Ja 'evolucioni' i Berishes ne PD:

Pas 12 vitesh PD, e ai ne krie te saj, pranon me se fundi "teorikisht" lejimin e fraksioneve - praktikisht eshte ende heret per te thene.

Si i thoni ju kesaj? Ecet perpara me kete lloj udheheqesi, humbes per te tjeret ne PD, fitimtar me turp per vete??

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-2-2003 nė 10:02 Edit Post Reply With Quote
PD: Koha e qeverisë “Nano” mbaroi

Topalli: Nano, përgjegjësi i të gjithë gabimeve të ministrave që kritikoi. Qeveritarët kanë konflikt interesash

TIRANË – Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e quajti demagogji fjalimin e kryeministrit Nano, mbajtur dy ditë më parë, ku ai analizoi gabimet e bëra nga ministrat, por nuk njohu përgjegjësitë personale për këto gabime. “Nano vuri në dukje shumë gabime të bëra nga ministrat e tij në administrimin e pushtetit ekzekutiv, por asnjë nga këto gabime nuk i mori përsipër ai, që është edhe kryeministër dhe ka përgjegjësi më të mëdha se ministri”,- tha ajo dje për median. Sipas saj, edhe pas këtij fjalimi në qeverisjen e socialistëve do të vihen re të gjitha fenomenet negative, të cilave që prej pesë vjetësh u deklarohet luftë, por deri më tani s’ka asnjë rezultat. Topalli theksoi se flitet për mungesë në luftën kundër korrupsionit në administratën shtetërore, por deri më tani nuk është denoncuar asnjë zyrtar i lartë “sikur për nivelin e lartë të korrupsionit që ekziston në vend të jenë përgjegjës vetëm zyrtarë të dytë a të tretë të administratës”. Ajo vuri në dukje se ky fenomen jo vetëm që nuk po luftohet, por po mbështetet dhe këtë Topalli e argumenton me emërimet e fundit në krye të Doganave shqiptare dhe në sektorë të rëndësishëm të qeverisjes. Këto emërime, sipas saj, “bëhen për nepotizëm ose për të plotësuar dëshirat e klaneve të ndryshme në qeverisje”. Por për luftën kundër korrupsionit, Topalli theksoi se shumë nga ministrat kanë konflikte interesash, apo kur vetë firmosin tenderat dhe vetë përfitojnë nga ato. Po kështu ajo foli edhe për krimin e organizuar, trafiqet ilegale, të cilat nuk po ndalen dot nga paaftësia e qeverisë. Nënkryetarja Topalli theksoi më tej se duke e analizuar kështu punën e qeverisjes socialiste, i vetmi përfundim që del është se “koha e Nanos dhe e qeverisë së tij ka mbaruar”. Sipas saj, opozita do të shfrytëzojë të gjitha mjetet e mundshme demokratike që brenda një kohe të shkurtër të realizojë reformën zgjedhore dhe në një kohë të përshtatshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Kjo fazë, sipas Topallit, do të vijë natyrshëm, duke realizuar me sukses të gjitha etapat që ka parapërgatitur opozita. Një nga këto është edhe realizimi i idesë për bashkimin e opozitës, për të cilën po vazhdojnë negociatat, megjithëse Topalli vuri në dukje se: “Aktualisht energjitë e PD-së janë përqendruar në çështje shumë të rëndësishme, siç është komisioni hetimor parlamentar për kryetarin e bashkisë si dhe angazhimi total për zgjidhjen e çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave”.
G.Bushati

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-3-2003 nė 12:03 Edit Post Reply With Quote
PD: BERISHA, BOLL ME KONFERENCA!

Ne mbledhjet e aktiveve te nendegeve eshte thene troc se kryetari i demokrateve nuk duhet me te kundershtoje qeverine Nano permes konferencave per shtyp apo seminareve. Por elektorati i demokrateve te sensibilizohet permes mitingjeve, grevave te vazhdueshme ndaj situates ekonomike ne vend

Nevila Perndoj

Baza demokratike e Tiranes i kerkon kryetarit te PD-se, Sali Berisha qe te ashpersoje qendrimin ndaj qeverise Nano. Ne mbledhjet e aktiveve te nendegeve eshte thene troc se kryetari i demokrateve nuk duhet me te kundershtoje qeverine Nano permes konferencave per shtyp apo seminareve qe organizohen ne bashkepunim me forcat e tjera politike. Aktivet e nendegeve te PD Tirane kane ushtruar presion tek anetaret e kryesise gjate takimeve qe jane zhvilluar. Ne mbledhjet e tejzgjatura aktivistet e nendegeve kane kerkuar qe sot e tutje qe elektorati i demokrateve te sensibilizohet permes mitingjeve, grevave te vazhdueshme ndaj situates ekonomike ne vend. Kjo alternative kerkohet qe te realizohet permes nje bashkepunimi te vazhdueshem me sindikatat. Takimi me akvitet e nendegeve kishte si qellim nxjerrjen e objektivave qe selia blu duhet te ndjeke ne te ardhmen. Ky ka qene edhe nje nga vendimet qe u mor ne mbledhjen e drejtoreve te departamenteve te zhvilluar tre dite me pare ne seline blu. Gjate ketij takimi Kryetari i demokrateve Sali Berisha eshte shprehur qe secili prej sektoreve duhet te hartoje nje plan veprimi per cdo dikaster te qeverise Nano. Vendimet e kesaj mbledhje tashme do te shtrohen edhe ne baze ku pike se pari do te kerkohet mendimi i elektoratit per tu percjelle me pas ne strukturat me te larta te partise.

Akvitet e nendegeve sot ne shesh

Ashtu si dy vite me pare, strukturat e selise blu do te dalin serish ne shesh. Kete radhe nuk behet fjale per ndonje vendim te strukturave te larta te Partise Demokratike por per kerkesen e vazhdueshme te elektoratit ne Tirane qe kerkojne radikalizimin e situates poltike ne vend. Do te jene pikerisht drejtuesit e akviveve te nedegeve te cilet sot do te marrin pjese ne mbledhjen e madhe qe do te zhvilloje aktivi i deges se PD, Tirane. Burimet bene te ditur se numri i drejtuesve te aktiveve te nendegeve eshte i madh ndaj dhe pjesemarrja e tyre ne sallen e madhe te PD eshte e pamundur. Ne kete menyre eshte menduar qe mbledhja e aktivit te deges Tirane te ndiqet permes dy bokseve te medha ku drejtuesit e nendegeve do te jene te pranishem ne oborrin e selise blu. Nisur edhe nga pjesemarrja e madhe qe do te kete sot, kryetari i demokrateve duket se do te percjelle mesazhe te rendesishme per hapat qe selia blu do te ndjeke ne te ardhmen. Ështe pergatitur gjithashtu qe aktivistet e nendegeve te japin edhe sugjerimet e tyre pse jo ti kerkojne lideri te opozites qe tonet ndaj qeverise Nano te ashpersohen tashme permes hapave konkrete.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 5-3-2003 nė 15:25 Edit Post Reply With Quote
Fjala e kryetarit të PD-së në aktivin e zgjeruar të PD-së së Tiranës

Berisha: Shtypi, Kushtetuta e parlamenti janë në agoni

Kryetari i PD z.Sali Berisha, ka marrë pjesë dje në aktivin e zgjeruar të degës së Partisë Demokratike të Tiranës. Në praninë e mjaft aktivistëve të kësaj partie për degën e Tiranës, Berisha është shprehur se "përshëndes gjithë qytetarët e Tiranës dhe dua të theksoj, se ky aktiv mblidhet në një kohë kur kriza e rëndë përbën rrezikun më të madh që ky vend ka njohur në historinë e tij dhe po ecën me shpejtësi të madhe. Sot në Shqipëri, në agoni është fjala e lirë, në agoni është liria e mendimit, në agoni është Kushtetuta, është parlamenti. Shtuar këtyre varfërinë dhe mjerimin e tejskajtë, shtuar këtu revanshin e krimit të organizuar, kriza pra është e përmasave më të mëdha se asnjëherë. Nga "Marrëveshja e Qershorit", në një analizë retrospektive rezulton se, në vend që nga kjo marrëveshje në Shqipëri të fitonte shpresa mbi zhgënjimin, optimizmi mbi dëshpërimin, investitorët e ndershëm dhe tregu i lirë mbi ekonominë kriminale dhe tregun e zi, shteti ligjor mbi praktikat mafioze ka ndodhur krejt kundërta. Shqipëria përjeton sot revanshin më të paparë të krimit të organizuar, të ekonomisë kriminale, të babëzisë dhe grykësisë së qeveritarëve. Në rrafshin politik, psikologjik kemi të bëjmë sot më shumë se kurrë me kriminalizimin e vërtetë politik të qarqeve të qeverisjes së vendit. Sot në Shqipëri ekziston një garë e pashembullt, e çmendur e pasurimit të paligjshëm të këtyre qeveritarëve, ndërkohë që fjala "zhvillim" është zhdukur përfundimisht nga fjalori i tyre. Vendi çdo ditë zhytet në varfëri dhe në mjerimin më të thellë. Emri i Shqipërisë dhe shqiptarëve, çdo ditë poshtërohet në rajon dhe në botë dhe është bërë simbol i mafies më të rrezikshme të Europës, simbol i trafiqeve me kriminale të kontinentit, trafiqe këto që ushqejnë çdo minutë kontot bankare të qeveritarëve shqiptarë, që pushtojnë çdo ditë e më shumë trojet e kryeqytetit dhe zonat turistike të vendit, që lartësojnë gjithnjë e më shumë pallatet e krimit, që ngrenë në stratosferë çmimet e ushqimeve, të strehimit, të veshjeve për shqiptarët, që përzënë gjithnjë e më shumë shqiptarët nga Shqipëria. Në këto rrethana, opozita shqiptare, por edhe shtypi, në një akt ndofta unik, ka lënë mënjanë të gjitha te tjerat dhe ka dalë në shesh të mejdanit për t'u përballur dhëmb për dhëmb me krimin, me mafien qeveritare, me bandat e krimit qeveritar, me ministrat e inkriminuar gjer në palcë. Asgjë, e kam theksuar dhe e theksoj para jush, se më kundërproduktive dhe më të papërshtatshme për opozitën se sa të merret me krimin nuk ka. Në çdo vend normal, në çdo shoqëri demokratike, me krimin merren institucionet e zbatimit të ligjit. Mirëpo, në Shqipëri lidhjet e tmerrshme dhe të fuqishme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe klanet e krimit, kanë sjellë paralizën e plotë të këtyre institucioneve, kanë bërë që gjykatës mercenarë të dënojnë me burg gazetarë, dhe të shpallin të pafajshëm përfaqësues të organizatave më terroriste të Ballkanit. Lidhjet e qeveritarëve me krimin kanë bërë që në gijotinë të vihet fjala e lirë. Sot qeverisja ka ndërmarrë me dhjetëra procese kundër shtypit të lirë dhe gazetarëve, këtyre parlamentarëve të fjalës së lirë.

Ata sot janë në një zinxhir të pafund gjyqesh politike me gjykatat e Fatos Nanos, i cili është ideatori, arkitekti i këtij terrori psikologjik të paparë në vend. Shembulli i fundit është sulmi ndaj shkrimtarit dhe analistit Lubonja, sepse guxoi t'u referohej titujve të revistave dhe gazetave. Kambanat që bien janë shumë të kobshme, ndaj unë u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjithë qytetarëve të Tiranës, të vendosin të përballen me klanet e krimit të organizuar, të mobilizohemi kundër baronëve të drogës, baronëve të krimit të organizuar, vrastarëve të fjalës së lirë, që duhet të marrin përgjigjen e merituar qytetare. Ne si parlamentarë jemi të vendosur të mbrojmë preambulat kushtetuese dhe ligjore, por ky veprim nuk është vetëm i 40 apo 50 përfaqësuesve të popullit në parlament, ky detyrim është i gjithë qytetarëve shqiptarë. Është koha të kuptojmë, është koha të realizojmë, se sot jemi pa drita dhe do të kemi terr të plotë, në rast se nuk përballemi me krimin, me ata që mbushin valixhet e tyre, me ata që ndërtojnë pallatet e tyre duke vjedhur taksapaguesit. Sot jemi pa ujë, nesër do të jemi edhe më keq, në rast se nuk përballemi me mafien e krimit të organizuar që shpërdoron dhe vjedh fondet e taksapaguesve. Sot jemi të varfër, nesër do jemi në mjerim të plotë në rast se nuk vendosim të përballemi me të gjitha mjetet legjitime me këto klane kriminale, që kanë vendosur listat e varfërisë, rritjen e çmimeve, sepse duan të pasurohen çdo ditë e më shumë. Vrasin çdo ditë e më shumë konkurrencën e lirë, taksat do të përvetësohen totalisht nga këto klane, në rast se sot nuk vendosim të kërkojmë llogari një më një për çdo qindarkë të tyre. Është normale që qytetarët shqiptarë të deklarojnë se kemi probleme të mëdha, se jemi pa drita, se jemi pa punë, se marrim ushqime me lista, por ata duhet të dinë mirë se shkaku kryesor është krimi ekonomik i qeveritarëve. Qeveritarët dhe drejtuesit kanë përhapur mendimin se trafiqet janë të dobishme, trafiqet janë nëna e krimit, janë të dobishme vetëm për ata. Kurse fëmijët e shqiptarëve rrinë kanaleve nga helmi i drogës që ofrojnë dhe importojnë këta. Janë të dobishme për ta, sepse ndërtojnë kullat e krimit, kurse qytetarët shqiptarë rrinë jashtë kullave të bllokuara me çmime stratosferike, që askush s'mund t'i imagjinojë. Janë të dobishme për ta, sepse realizojnë vakancat më përrallore, kurse për qytetarët shqiptarë rezervojnë ikjen nga Shqipëria. Trafiqet pra, janë turpi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, janë krimi më i shëmtuar që bëhet mbi shqiptarët. Të gjitha janë të organizuara nga qeveria dhe shteti. Asnjë nga ne nuk mund të pranojë këtë opinion, që ata përhapin kafeneve ngado. Shqipëria bëhet njëmijë herë më e mirë pa trafiqe, më e pasur, më e denjë. A e dini ju se trafiqet u kanë dhënë miliarda qeveritarëve, por bota flet tërësisht kundra për Shqipërinë? Këni dëgjuar të flasin për ndihma. Nuk flasin dot, se trafikantëve nuk u jep kush para për të administruar nga taksat e qytetarëve të tyre, se ata që vjedhin taksat e qytetarëve shqiptarë, nuk u dhimbsen aspak të vjedhin edhe taksat e qytetarëve italianë, gjermanë, grekë, austriakë e të tjerë. Jo dhe jo! Kjo është arsyeja që ndihmat shpallen, por nuk lëvrohen ndaj dhe kërkohet një vetëdije e thellë qytetare për këto që po pësojmë. U përpoqën me këtë moral të bindnim Tiranën se ka vjedhur Edi Rama, por mirë ka bërë, ka vjedhur Edi Rama, prandaj u dogjën këmbët e Arditit, ka vjedhur Edi Rama dhe edvinët e qeverisë, prandaj e kemi mbi 50 pa një vdekjen e foshnjave, ka vjedhur Edvini dhe edvinët e qeverisë, prandaj djemtë e Shqipërisë nuk gjejnë punë këtu dhe detyrohen të shkojnë rrugëve të Europës. Asnjë opinion më kriminal se ky nuk ka. Pra është koha të mendojmë se do të pranojmë ne krimin dhe ekonominë kriminale, trafiqet e organizuara dhe ekonominë kriminale, apo do t'u japim përgjigjen e merituar atyre që i bëjnë ato, baronëve të drogës e të krimit? Ju e shihni edhe vetë në Kuvend! Pasi kanë vënë në gijotinë fjalën e lirë, tani synojnë Kushtetutën dhe parlamentin. Po pse kjo? Sepse opozita e ka bërë betimin, të ndeshet dhëmb për dhëmb me krimin e tyre. Dhe ne do t'u nxjerrim edhe një herë moralin e tyre, që e kanë më të pistë se ujërat e Lanës, atyre që pasurohen duke dhunuar çdo ditë shqiptarët. Pse shkon deputeti në Kuvend? Çfarë detyrash ka ai? Për të bërë ligje, e para. Ata ligje nuk na lejojnë të bëjmë. Tre muaj luftuam për të mbyllur magazinat e tyre doganore, refuzuan. Natyrisht, sepse në magazinat e tyre gjysmën e tregtojnë drogë dhe gjysmën mall. Ata kanë shpallur vitet e fundit, se mbjellja e kanabisit është krim, por ç'kujtojnë ata, se me disa rrënjë kanabis nxirren miliona dollarë? Kush i beson këto? Jo zotërinj, qindra milionë dollarë vijnë nga kokaina, heroina, opiumi që importohen nga Kolumbia e Afganistani. Pra kush e kontrollon atë, kush e ka atë? A e kontrollon qeveria, apo jo? A nuk ishte Arben Rakipi bashkëautori në çështjen "Bërballa"? Të gjitha trafiqet e paligjshme kontrollohen nga qeveria. Pse qendra e Vlorës nuk funksionoi gjatë këtyre viteve dhe është përuruar 5 herë? Opozita e pengoi atë? Ju e penguat atë? Qytetarët e Vlorës e penguan atë? Jo, baronët e drogës e penguan atë. Dhe tani kur vijnë oficerët e vendeve mike për të thënë se duhet arrestuar ky apo ai trafikant, atëhere ata ç'thonë? Na prish sovranitetin, thonë, se do të urdhërojnë pastaj trupat. Po pse të mos i urdhërojnë trupat për këta trafikantë? Çdo të thotë kjo? Trafikamntët shqiptarë u shesin drogë fëmijëve gjermanë, të Italisë, të Greqisë. T'i arrestojnë dhe t'i shkrijnë. Pra kjo është arsyeja që ata ndalojnë ligjet e mbylljes së magazinave doganore. Ne në fakt e kemi përdorur termin "mbyllje" për qeveritarët, por nuk jemi për mbylljen e tyre, vetëm që ato të kalojnë në pushtetin e kontrollit doganor, sepse nuk janë brenda këtij kontrolli, por në kontroll privat të njerëzve të përzgjedhur nga ministrat, për të kontrolluar magazinat e tyre. Kemi çështjen e hetimit parlamentar. Po pse heton parlamenti? Për arsye politike, apo edhe arsye të tjera, organet e hetimit nuk e plotësojnë dot hetimin. Atëhere vepron parlamenti, sepse këtë përcakton edhe Kushtetuta. Ka vende që ngrenë komisione hetimore çdo tre muaj dhe hetojnë, jo vetëm për drejtuesit, por dhe qytetarin më të thjeshtë. Madje u them se nganjëherë, nuk hetohet vetëm pse e kërkojnë deputetët, por edhe pse e kërkojnë qytetarët e thjeshtë, ky është rregulli, politikanët duhet të jenë transparentë para qytetarëve. Përndryshe, ata përfaqësojnë errësirën dhe krimin. Tani, këta kanë vendosur të pengojnë hetimin, të mbrojnë krimin të dhunojnë Kushtetutën e parlamentin. E kanë shumë gabim dhe pasojat do të jenë shumë të rënda. Së pari, bëjnë gabim që e nënvlerësojnë opozitën dhe nismën e saj, se jemi të vendosur se do të shfrytëojmë gjithë hapësirën ligjore në mbrojtje të Kushtetutës, por siç e thashë, mbrojtja e parlamentit nuk është detyrë vetëm e 50 burrave dhe grave në Kuvend të opozitës, por mbrojtja e Kushtetutës është çështje e çdo qytetari. Pse e bëjnë ata këtë? Sepse nuk mbijetojnë dot ndryshe, me kriza dhe vetëm kriza mund të mbijetojë krimi i tyre. Dhe ne jemi më të vendosur se asnjëherë dhe natyrisht, nuk do t'i lejojmë ata për të plotësuar synimet e veta. Ta harrojnë këtë. Çdo ditë do të denoncojmë krimin tyre të organizuar. Çdo ditë do t'i informojmë për krimet e ministrave, krimet ekonomike, parlamenti do të jetë tribuna më e fuqishme që Shqipëria ka njohur në historinë e saj në luftën kundër krimit dhe trafiqeve e klaneve kriminale. Derisa kjo luftë të institucionalizohet, siç e përcakon ligji dhe Kushtetuta. Kushtetuta dhe ligji parashikon hetimin e tyre. Nuk mund të lejojmë një padrejtësi të tillë si ajo e nënës, që ia shtrinë fëmijën e saj në kopshtin botanik djemtë e ministres. Sepse nga njëra anë qytetari i thjeshtë hyn në burgim të përjetshëm dhe djemtë e qeveritarëve lejohen të vazhdojnë krimet e tyre. Nuk mund të pranojmë ne ministra pa hetim. Nuk mund të pranojmë atë që vetëm dy ditët e fundit bëri 30 e ca udhëtime jashtë shtetit mbi bazën e ryshfeteve të pallogaritshme. Të hetohet! Do hetohen pallatet e Leskajt. Përderisa ka fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja, pallatet e saj janë akt-akuza më e rëndë për të. Do hetohet Duka, Malaj e kështu me radhë. Ministra të cilët dalin e thonë, "nuk më duhet mua se ç'ka vjedhur gruaja ime!", keni parë ju burra të tillë? Një nga ata ishte dhe Papadhima, i cili deklaroi se kam vjedhur, po s'jam hajdut. Iku, theu qafën, u informuam se dha dorëheqjen. Një përfaqësues i mafies u largua nga doganat. Të tjerë do ta ndjekin. Asgjë s'është më e fuqishme se ndërgjegja qytetare, se qëndresa qytetare. Ju përhëndes të gjithëve!"

gazeta 55





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-3-2003 nė 09:32 Edit Post Reply With Quote
BERISHA: MITINGU I NDRYSHIMIT

Nevila Perndoj

Para per mitingun e sotem te Partise Demokratike. Sponsorizimet qe do te jepen, (edhe pse nuk tregohet shifra), jane pohuar nga zyrtaret me te larte te selise blu. Biznesmenet demokrate do te financojne sot tubimin festiv qe organizon Partia Demokratike per te kujtuar pervjetorin e nderrimit te pushteteve. Kryetari i PD, Tirane, Vili Minarolli, deklaroi dje per "KJ" se mitingu i sotem nuk organizohet nga Bashkia e Tiranes ndaj dhe te gjitha masat, ata i kane marre vete per te organizuar sot nje miting qe, sipas Minarollit, "do te jete i permasave teper te medha".

Ne kete miting te pasdites se sotme, do te jene te ftuar te gjithe kreret e partive politike te opozites. Kryetari i demokrateve te Tiranes, konfirmoi se mitingu i sotem qe do te mbahet ne Sheshin "Skenderbej", zhvillohet me leje te policise dhe do te jete nje nder tubimet me paqesore dhe demokratike. Minarolli konfirmoi gjithashtu se ne tubimin e sotem, do te jene te ftuar edhe demokrate nga te gjithe rrethet e Shqiperise. Duke u bazuar ne konfirmimet qe ata kane marre nga rrethet, Minarolli u shpreh se per kete dite te madhe ne sheshin "Skenderbej", do te jene te pranishem 70-100.000 vete. Organizimi i te ardhurve nga rrethet, do te behet me furgona, nje menyre e perdorur ne vazhdimesi nga drejtuesit demokrate.

"Mesazhi qe ne do te percjellim sot eshte mesazhi i ndryshimit te lirise se shqiptareve. Sot do te marrin pjese te gjithe ata qe jane per ndryshimin, dhe kunder qeverise aktuale duke filluar nga nxenesit e shkolles dhe duke perfunduar te moshat me te vjetra. Sot bashke me ne do te jene edhe ata qe nuk pranojne situaten aktuale, ata qe kane shprese dhe aspirojne per nje jete me te mire", tha dje Minarolli.

Berisha: Tubimi, hap per rrezimin e mureve te reja

22 Marsi eshte dita e vendosjes se pluralizimit ne Shqiperi. Ndaj dhe kryetari demokrat Sali Berisha, ftoi dje te gjithe qytetaret qe te kremtojne sot, diten e shembjes se totalitarizmit ne vend.

"Ftoj te gjithe ata, te cilet me kontributin e tyre shemben murin e Berlinit ne Tirane, te bashkohen ne nje takim festiv, mesazhet e te cilit do te behen publike neser. Shembja e mureve te reja, do te jene mesazhet kryesore te takimit. Ju po e shihni se opozita eshte ne nje beteje nder me te egrat, me klanet e krimit te organizuar ne qeveri dhe qeverisje", tha Berisha. Permes kesaj deklarate lideri i opozites paralajmeroi sot se qendrimi i krereve me te larte te opozites ne tubimin e sotem, do te jete nje thirrje per ndryshim ndaj qeverise aktuale.Sot pasdite, nuk do te mungojne edhe

kundershtimet ndaj veprimtarise se kryebashkiakut Edi Rama, duke e percjelle nje qendrim te tille, permes asaj qe ata e cilesojne lufte kunder krimit te organizuar. Mitingu i sotem do te jete edhe nje test i ardhshem per strukturat e PD-se, ku do ta provohet se sa mbeshtetje reale gezon kjo parti tek elektorati i Tiranes dhe atyre ne rrethe. Nje miting i permasave te tilla dhe per kete ngjarje, zhvillohet pas dy vjetesh nderprerje te mitingjeve nga ana e Partise Demokratike.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-3-2003 nė 02:31 Edit Post Reply With Quote
Te gjitha levizjet e Berishes jane eksperimente tragjike,qe vetem te marret mund t'i besojne.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-3-2003 nė 07:55 Edit Post Reply With Quote
I nderuar zoteri,

fakte, argumente ju lutem.

Pohimi i juaj nuk le asnje vend per diskutim.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
MEHMEDALI

Postuar mė 24-3-2003 nė 10:34 Edit Post Reply With Quote
PD

quote:
Postuar në ¦illim nga Anton Ashta
I nderuar zoteri,

fakte, argumente ju lutem.

Pohimi i juaj nuk le asnje vend per diskutim.





View User's Profile View All Posts By User U2U Member
MEHMEDALI

Postuar mė 24-3-2003 nė 10:42 Edit Post Reply With Quote
Pershendeteje te djathteve shqipetar!Kem probelem nuk mundem te shkruaj?


View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-3-2003 nė 11:06 Edit Post Reply With Quote
Pershendetje,

a mund te me nisni nje mail :

anton@edsh.org

e te pershkruani problemin teknik te keni?

Anton





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besnik

Postuar mė 24-3-2003 nė 18:53 Edit Post Reply With Quote
Prej nga je ti more zoteri Dardan qe po e njihke kaq mire Berishen ?

Po 40 % e popullit shqipetar qe i besojne dhe e votojne vazhdimisht, jane te gjithe te marre ?

Apo Berisha ishte i marre kur luftoi me kembengulje per nderkombetarizimin dhe zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves ?


Normalisht qe per filogreket dhe filoserbet, gjithe shqipetaret qe e besojne dhe votojne Berishen jane te marre, sepse Berisha nuk ben lojen e sllavo-greko-komunizmit.

Emrin e paske shqipetar, por nuk e di a e meriton kete emer.

Gjithe te mirat

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   Besnik 's ICQ status
DARDAN PEJA

Postuar mė 25-3-2003 nė 03:37 Edit Post Reply With Quote
Berisha nuk mbrohet duke e mbivleresuar.

Gjate qeverisjes Berishiane u mbushen tankerat e naftes se serbeve,ky eshte shqiptarizem.....?Kush vajti dhe u dhuroi tokat e jugut minoritareve greke,perben ky nje fakt antikombetar...?Pse Berisha njohu i pari Maqedonin si shtet,dhe nuk mbrojti shqiptaret atje nga represioni...!?Te nenshkruash pakte me Nanon dhe pastaj keto ti quash eksperimente tragjike,keto quhen vlera prokombetare..?Kaq per tani nese doni kam te tjera qe tregojne djathtizmin e doktorit,qe deri me sot eshte pacient i Alise.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-3-2003 nė 08:05 Edit Post Reply With Quote
I nderuar,

ju lutem shume mendoni pak se cdo te thote fjala "te gjitha"

Kur shkruhet te gjitha, logjikish mjafton nje kundershembull per ta rrezuar pohimin.

Kundeshembulli eshte ky:

Me Berishen me 22 mars te 1992 te djathtet erdhen ne pushtet.

Kaq

Pra pohimi i juaj nuk eshte i vertete.

Ne rast se deshironi te diskutoni per Berishen deri ne cdo detaj e bejme tek tema permbi te.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-3-2003 nė 08:06 Edit Post Reply With Quote
A mundet kush qe te na gjeje programin e PD?

Po statutin?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-3-2003 nė 08:07 Edit Post Reply With Quote
A eshte diku e shkruar kush jane themeluesit e PD-s?

Cfare u be me fraksionet ne PD?

Kush eshte kryetar i deges se PD per Tiranen, Shkodren, Mirditen, Matin, Durresin, Korcen dhe Vloren?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-3-2003 nė 08:28 Edit Post Reply With Quote
LUFTA PENGON PROTESTAT E PD-SE

Tubimi i 22 marsit ishte shenja e pare e elektoratit demokrat per te filluar ne te ardhmen protestat e organizuara lidhur me situaten politike ne vend. Kryetari i deges se PD-se, Tirane, Vili Minarolli, deklaroi dje per "KJ" se tubimi i dites se shtune eshte shprehje e protestes dhe revoltes popullore qe do te ndiqet ne te ardhmen. Kryetari i demokratevete Tiranes sqaroi se ende nuk jane mbledhur strukturat e selise blu per te caktuar vendimet qe do te ndiqen, por Minarolli nuk perjashtoi mundesine qe ne te ardhmen te diskutohet gjeresisht edhe per protestat.

"Populli i Tiranes tregoi se eshte ne opozite dhe kerkon ndryshimin qe do te vije ne vazhdimesi ne perputhje me te gjitha levizjet demokratike. E gjithe Shqiperia eshte ne protesta qe deri me tani jane zhvilluar ne menyre te paorganizuar", tha Minarolli. Megjithate, duket se vendimi per fillimin e protestave do te vonoje per shkak te situates nderkombetare.

"Lidhur me veprimet e ardhshme ne jemi gjithnje ne vezhgim te situates politike pasi gjerat jane te kombinuara dhe nuk shikohen te shkeputura nga situata politike nderkombetare qe aktualisht po i ndjekim me seriozitet dhe me vemendje te madhe", shtoi ai.

Per te festuar 11-vjetorin e dites se nderrimit te pushteteve strukturat e selise blu zhvilluan nje miting ne sheshin "Skenderbej" qe, me shume se per nga rendesia e dites, ishte nje test per veprimet qe Partia Demokratike do te ndjeke ne te ardhmen. Kryetari i PD-se, Sali Berisha, ishte i pari dhe i fundit qe i percolli elektoratit te opozites mesazhin per rrezimin e qeverise Nano. Pavaresisht qendrimit ne fjale, strukturat e deges Tirane ende nuk kane filluar pergatitjet duke vendosur qe mesazhet qe u percollen ne shesh, te diskutohen nga strukturat demokrate vetem ditet ne vazhdim. Nderkohe ne mbledhjet e nendegeve ka pasur nje presion te vazhdueshem nga ana a bazes ndaj strukturave qendrore demokrate. Ne shume prej mbledhjeve ata jane shprehur se ka ardhur koha per veprime konkrete dhe jo me ne evidentimin e situates politike permes konferencave per shtyp. Edhe ne mbledhjen e fundit te aktivit te Tiranes ku moren pjese edhe kryetaret e nendegeve u fol gjate per strategjite qe do te ndiqet ne te ardhmen, por asgje prej ketyre qendrimeve nuk u shoqerua me pas me mbledhje konkrete te strukturave.

N.Perndoj

kj

Sa te mjere jemi ne te djathtet.

PD as faqe nuk ka as RD nuk funksionon regullisht e lajmet duhet ti marrim nga kj.

MJERIM

Po ja them qarte anetareve te PD e te djathteve ne pergjithesi:

Me nje investim 100 euro ne muaj do te mund te benin nje pune te perkryer ne internet.

Akoma nuk i kemi kuptuar mundesite e pafundme te internetit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.4848480 sekonda, 52 pyetje