Anton Ashta
|
Postuar mė 21-3-2008 nė 20:55 |
|
|
Kush eshte ai idiot qe merret me faqen e PD ne internet?
Si ka mundesi qe PD te bjere kaq poshte, aq poshte sa nuk mund t´ju tregoj.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 18-4-2008 nė 15:14 |
|
|
Negociatat e një natë më parë, mbledhja e rrufeshme e kryesisë së PD-së dhe Grupit Parlamentar që solli
ndarjen brenda PD-së
TIRANË- Një pjesë e konsiderueshme e deputetëve brenda Partisë Demokratike, por edhe brenda mazhorancës së
djathtë, ia dolën në më pak se 24 orë që të kthejnë sërish në Komisionin e Ligjeve, propozimin
që Presidenti të zgjidhet nga Populli dhe t'i thonë "Jo" Kryeministrit Sali Berisha për variantin tjetër
të miratuar parimisht, që kreu i shtetit të zgjidhet në Kuvend. Një natë e gjatë me takime dhe bisedime, po ashtu
edhe një e enjte me mbledhje maratonë e Kryesisë dhe grupit parlamentar demokrat, nuk ka ndalur të shfaqë në publik
krisjen brenda mazhorancës qeverisëse. Firmat e deputetëve demokratë dhe të drejtuesve të partive të djathta u
zyrtarizuan. Zëri kundër variantit që Presidenti të zgjidhet në raundin e fundit, në parlament me shumicë të
thjeshtë, ishte i përfaqësuar publikisht deri të mërkurën në mbrëmje nga deputetët demokratë Pal
Dajçi, Sali Shehu, Dashnor Sula dhe deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi. Por të enjten, radhët e deputetëve
kundërshtarë të këtij varianti u shtuan. Mes firmëtarëve është edhe një nga ministrat më të
rëndësishëm të qeverisë "Berisha", ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Në listë janë edhe
deputetët demokratë Mustafaj, Ngjela, Cara, Babasi, Spaho, Xhindoli, Uka, Zogaj, Paloka, Hoxha, Leskaj, Gjergji, Biberaj etj. Madje në
mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, një prej firmëtarëve, deputeti Besnik Mustafaj ka deklaruar se ai nuk do të
pranojë asnjë variant tjetër, përveç atij që Presidenti të zgjidhet nga populli. Numri i deputetëve që
hodhën firmën deri mbrëmë vonë shkoi në 28, ndërkohë që disa të tjerë e kanë konfirmuar
mbështetjen përmes kontakteve telefonike, për shkak të vizitave jashtë vendit.
Kryesia
Në fakt kërkesa për mbledhjen e firmave, që Presidenti të zgjidhet nga populli e ka pikënisjen në mbledhjen e
kryesisë së Partisë Demokratike të zhvilluar dje në mesditë. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtari i
kryesisë, Edmond Spaho, ka kërkuar që të zyrtarizohet nisma në fjalë, duke u mbështetur edhe nga disa
anëtarë të tjerë të kryesisë. Kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të ishte dakord ndaj
një nisme të tillë, në rast se do të bëhen 94 vota në Kuvend, kuorum ky i domosdoshëm për ndryshimin e
asaj pjese të Kushtetutës, për zgjedhjen e Presidentit. Në këtë mënyrë, Kryeministri, i shfaqur në dukje
në mbështetje të kësaj nismeje, ia ka lënë topin e lojës pikërisht opozitës, duke iu deklaruar
anëtarëve të kryesisë, por edhe grupit parlamentar më pas, se i takon pikërisht opozitës që të
vendosë, votat e së cilës do të plotësonin numrin magjik. Një lojë kjo e dukshme, kur dihet se iniciativa zyrtare
që Presidenti të mos zgjidhej nga Populli ishte pikërisht nga Partia Demokratike e për të cilën nuk ka asnjë dyshim
që vetë kreu i kësaj partie dhe Kryeministri i vendit ka qenë dakord.
Përplasjet
Takimi i së mërkurës në mbrëmje i Kryeministrit Berisha me kryetarët e partive aleate është shoqëruar me
debate të ashpra sa i takon sistemit zgjedhor, rajonal proporcional. Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka i kanë kërkuar Berishës
përfaqësim të partive të tyre nëpër qarqet kryesore të vendit, madje duke kërkuar zona të sigurta në
disa prej tyre. Për këtëtakim pa marrëveshje, Ndoka e Mediu, por edhe përfaqësues të tjerë të partive
të djathta biseduan gjatë paradites së djeshme me Presidentin Bamir Topi, edhe ky i fundit kritik për nismën e
ndërmarrë nga PD-PS për ndryshimet në Kushtetutë. Drejtuesit e partive aleate i kërkuan kreut të shtetit që
të ndërhyjë në reformën zgjedhore e konkretisht për sistemin proporcional rajonal, duke ofruar në të
njëjtën kohë gatishmërinë e tyre se, ata ishin gati të hidhnin firmat për të mbrojtur variantin e
mbështetur edhe nga vetë Topi, që Presidenti, mandatin e ardhshëm, të zgjidhej nga populli.
Firmëtarët
1. Bujar Leskaj
2. Besnik Mustafai
3. Spartak Ngjela
4. Pal Dajçi
5. Engjell Cara
6. DashnorSula
7. Ndricim Babasi
8.Sami Gjergji
9.Sali Shehu
10. Edmond Spaho
11. Mevlan Xhindoli
12. Besnik Bisha
13. Ndue Shpani
14. Genc Sharku
15. Artur Hasanbelliu
16. Frrok Gjini
17. Ymer Tola
18. Rexhep Uka
19. Spiro Peci
20. Nard Ndoka
21. Fatmir Mediu
22. Gazmend Oketa
23. Prec Zogaj
24. Edi Paloka
25. Eris Hoxha
Kanë konfirmuar firmën
26. Arjan Madhi
27. Aleksander Biberaj
28. Osman Metalla
29. Hajrulla Paturi
30. Alfred Gega
31. Mehmet Xheka
shek
Per mua eshte humbje kohe te zgjedhesh presidentin nga populli, kur RSH eshte republike parlamentare.
Po lexoj si argument kryesor se 70 plus 1 e ben presidentin partiak.
Po nga populli si do zgjidhet?
Me nje raund kush merr me shume vota?
Prape partiak do jete se nuk do jete marsian.
Apo do beni 2 raunde e do te marri 50 plus 1 perqind te votave nga populli.
Nuk eshte e njejta gje se ata 70 plus 1 deputete, mos i votuan sorrat e Shqypnise, populli i votoi.
Pra jepni pushtet partise qe votohet, populli ka mundesine cdo 4 vjet te vendose.
Qe te kete reforma qe te ece perpara vendi partia ne pushtet duhet te kete pushtet.
Deputeteve te PD i bej nje pyetje:
Kur do te firmosni per ligjin e dekomunistifikimit te RSH?
Kjo i intereson te djathteve kjo eshte ne interes te se ardhmes.
Mos kujtoni se do ti ikni kesaj pyetje gjate 2009?
Sa kohe spiunet e sigurimit do te jene te mbuluar as qe mos ti shkoje kujt nder mend se ka zhvillim ne RSH.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 28-5-2008 nė 08:47 |
|
|
Berisha: Ristrukturim i PD, zbrisni ne baze
E Marte, 27 Maj 2008
Kryeministri Berisha, njekohesisht kreu i Partise Demokratike, mblodhi diten e djeshme ne nje mbledhje me dyer te mbyllura Keshillin Kombetar te kesaj
partie. Burimet bejne te ditur se mbledhja, e cila zgjati me pak se nje ore kishte si teme kryesore nevojen e partise me te madhe te mazhorances per
te forcuar deget dhe nendeget e saj ne te gjithe vendin. Ne fjalen e mbajtur nga kreu i qeverise, Berisha, u theksua nevoja e vizitave me te shpeshta
te anetareve te ketij keshilli ne bazen e Partise Demokratike. Nga ana tjeter, Berisha kerkoi qe ne cdo rreth te vendit te vazhdonin fushatat per
anetaresimet e reja ne PD. Keshtu Berisha u kerkoi anetareve te keshillit, po keshtu deputeteve dhe ministrave qe bejne pjese ne te qe te ishin ne nje
kontakt sa me te vazhdueshem me deget dhe nendeget e Partise Demokratike ne te gjithe vendin. Sipas Berishes, kontakti i vazhdueshem me bazen dhe
forcimi i degeve do te ishte i domosdoshem ne kushtet e ndryshimit te sistemit zgjedhor ne vend, nga mazhoritar i perzier ne proporcional, ne
proporcionalin rajonal. Kreu i PD-se, Berisha shpjegoi se tashme qe nuk do te kishte me deputete, te cilet do te zgjidheshin ne menyre te
drejtperdrejte nga populli i takonte degeve dhe nendegeve te PD-se te benin nje pune te madhe ne organizimin e simpatizanteve te kesaj partie ne te
gjithe vendin. Sipas Berishes, fushaten te cilen kryesisht e benin kandidatet e zgjedhur per te perfaqesuar partine, tashme duhet ta bente vete dega
dhe strukturat e tjera te partise te gjitha rrethet e vendit. Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Kombetar mesohet se jane ndare edhe grupet e punes
sipas zonave, ne menyre qe te gjithe perfaqesuesit e PD-se te nisin takimet dhe turet e tyre ne baze per te shpjeguar edhe te militantet menyren e re
se si ata duhet te procedojne ne kushtet kur nuk do te kene me nje deputet te tyre qe t'i perfaqesoje ne Kuvend.
kj
Ca te them,
PD per mendimin tim eshte keq e organizuar.
Pyetja themelore qe lind eshte kjo:
Do kete nendege me?
Qe ishin te organizuara ne baze te zonave zgjedhore.
Do linde superdega?
Pra PD e qarkut se deget ishin ne baze rrethi.
Logjikisht duhet nje riorganizim total.
Propozimi i im:
Per cdo njesi administrative duhet te kete seksione. psh nje komune ka nje seksion, nje bashki mund te kete 50 ose me shume.
Me pas duhet te ekzistojne:
Nendeget ne baze rrethi
Dhe deget ne baze qarku
Me ndryshimin e ligjit zgjedhor duhet te ndryshoje dhe statuti i partise.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 28-5-2008 nė 08:51 |
|
|
Kjo eshte revolucion, por revolucioni i vertet ishte ndryshimi i Kushtetutes.
Gjithcka do te fillonte me revolucionin organizativ ne PD qe te beheshin zgjedhjet me nje anetar nje vote dhe te saktesohej e gjithe anetaresia e
PD.
Per mendimin tim, PD eshte e organizuar keq dhe ky organizim e demton jashtezakonisht shume.
Po e diti kush ne PD sesa anetar ka ajo, une paguaj nje fuci birre Augustiner 100 litershe.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 6-9-2008 nė 18:00 |
|
|
PD, krerët lokalë do të zgjedhin kandidatët për deputetë
VALENTINA MADANI
Drejtuesit lokalë të PD-së, që do të zgjidhen përmes zgjedhjeve të reja të kësaj partie, do të
kenë të drejtë të propozojnë kandidatët për deputetë. Lista e emrave të ligjvënësve të
ardhshëm të parlamentareve 2009, do të dalë pikërisht nga kryetarët e rinj të Partisë Demokratike. Kjo,
për faktin se ata do të jenë më të paktë në numër, por më të fuqishëm për shkak të
kompetencave që do marrin. Pushteti i ri i tyre pritet të futet në statusin e PD-së, të cilit mendohet ti bëhen disa
ndryshime në prag të Kuvendit të radhës. Ndryshe nga aktualisht, me zgjedhjet e reja do të ketë vetëm 12
kryetarë lokale dhe këta do të jenë baras me numrin e qarqeve në të gjithë vendin. Numri prej më shumë se
30 kryetarësh sa çjanë aktualisht, do të reduktohet pikërisht vetëm në 12 të tillë. Por ata do të
kenë të drejtën e propozimit të kandidatëve për deputetë dhe lista e 2009-s do të nisë pikërisht nga
baza e PD-së. Më pas, ajo do të kalojë për miratim në forumet drejtuese të partisë dhe pikërisht në
kryesinë e saj. Deri tani, baza ka pasur të drejtë të propozojë, por në të shumtën e rasteve, lista e saj
rrëzohej në qendër, duke mos u marrë parasysh për shkak të zëvendësimit me emra të rinj. Megjithatë,
në zgjedhjet e reja të demokratëve, pritet të forcohen pozitat e kryetarëve, çka do të thotë se kanë
të drejtë të vendosin për emrat që do konkurrojnë përballë opozitës në parlamentaret e vitit që
vjen. Kjo gjithnjë në rast se PD-ja nuk shtyn zgjedhjet në qendër për pas zgjedhjeve parlamentare, për shkak se ato do
të kenë një diferencë kohe vetëm prej një muaji. Kongresi i PD-së duhet të mbahet në muajin maj, kurse
zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohet nga fundi i qershorit të 2009-s. Gjithsesi, ende nuk ka një qëndrim zyrtar për
zhvendosjen e kohës së mbajtjes së zgjedhjeve brenda PD-së, ndërkohë që zgjedhjet në bazë nuk do të
kenë ndërprerje. Gjithnjë bëhet fjalë për zgjedhjet në qendër, pasi përmes procesit të votimit do
të kalojnë të gjithë drejtuesit e PD-së. Zgjedhjet në parti kanë filluar prej disa muajsh dhe kanë startuar me
takimet me bazën, nga ku u ngritën dhe 12 grupet e punës të miratuara nga kryesia e PD-së. Qëllimi është
rifreskimi i partisë, si dhe përgatitja e strukturave për zgjedhjet e vitit 2009. Skema që demokratët do të
përdorin në këtë riorganizim duhet të jetë në përputhje me sistemin e ri zgjedhor. Takimet e deritanishme
janë konceptuar në formën e debatit dhe të bashkëbisedimit, kur krahas elementëve të tillë si: hapja e
mëtejshme e PD-së, me qëllim rifreskimin e strukturave; përgatitja e strukturave për zgjedhjet e vitit 2009, po diskutohet
edhe puna e qeverisë aktuale. Në bazë të vendimit të marrë nga PD, 12 grupet e punës në rang vendi,
përkojnë me 12 qarqe, ndërsa në Tiranë janë ngritur grupe pune sipas nëndegëve. Takimet në bazë u
ndërprenë për shkak të pushimeve për të filluar sërish përgjatë këtij muaji deri në
konkretizimin e zgjedhjes së njerëzve të rinj të PD-së.
standard
Kush eshte burimi i lajmit?
Si do te jete e organizuar PD sakte?
Vetem me nje nivel apo do kete dhe organizim ne nivelin e ndarjes administrative pra ne baze komune bashkie dhe ne baze qarku?
Keto ndryshime organizative nuk vijne automatiksht se do ndryshuar statuti.
A ka ndokund qendrim zyrtar te PD?
Une jam per kete menyre organizimi
ne baze te njesive administrative dhe te qarkut.
Po problemi qendron tek detajet:
Pra psh si zgjidhet kryetari i PD se Bashkise se Tiranes dhe si zgjidhet kryetari i PD se qarkut te Tiranes?
Nje menyre mund te jete i bashkise zgjidhet nje anetar nje vote.
I qarkut nga votat e kryetareve te njesive vendore qe perbejne qarkun, por keshtu mund te ndodhe qe kryetar i PD se qarkut te Tiranes te behet
kryetari i PD se komunes se Dajtit (teorikisht) megjithese ai i PD se Bashkise se Tiranes ka shume me teper vota anetaresh.
Pra si mendoni ju duhet te jete organizimi i PD ne kushtet e kushtetutes se ndryshuar dhe te ligjit zgjedhor te ndryshuar?
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 8-9-2008 nė 10:33 |
|
|
PD e Tiranës, gati kandidati përballë Mustafajt
Kryeministri Sali Berisha e ka lënë topin në fushën e selisë blu dhe nuk po përzihet publikisht për momentin
në ethet e garës për zgjedhjet në degën e Partisë Demokratike, Tiranë.
Nevila Perndoj
Hene, 08 Shtator 2008 09:54:00
Negociatat për kandidaturën alternative për PD-në e Tiranës po vijojnë intensivisht
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha e ka lënë topin në fushën e selisë blu dhe nuk po përzihet publikisht për
momentin në ethet e garës për zgjedhjet në degën e Partisë Demokratike, Tiranë. Edhe pse ditët i kalon me
prerje shiritash në çdo fshat të Shqipërisë, nga Jugu në Veri, kjo nuk do të thotë aspak se Berisha
është jashtë konjunkturave apo mekanizmave të këtij konkurrimi prapa kuintave. Vëmendja është përqendruar
në qytetet kryesore, ndërsa Tirana është zona ku gara do të sjellë përplasjet, si edhe do të harxhojë
energjitë më të mëdha të grupimeve brenda PD-së.
Gara për Tiranën
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj është i vetmi që ka shpallur zyrtarisht përmes medias
kandidaturën për PD-në e Tiranës. I ndarë jo mirë një vit e gjysmë më parë me Kryeministrin,
Mustafaj ka qenë zë kritik në mbledhjet e grupit demokrat, dhe në mënyrë të veçantë në media,
për kabinetin Berisha. Pas largimit nga kabineti, Mustafaj njoftoi se raportet e tij me Berishën ishin ftohur, ndërsa nuk dihet
qëndrimi i Berishës (të paktën publikisht) me rikthimin e tij për një jetë aktive në degën e
Tiranës.
Burime brenda Partisë Demokratike tregojnë për Shekullin se nuk është aspak çudi që përballë
Mustafajt të jetë pasuesi i tij në detyrën e Ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, një nga njerëzit
më të afërt të kryeministrit Berisha. Përveç Bashës përfliten edhe deputetë të tjerë si
kandidatura të mundshme për degën e kryeqytetit, kryesisht deputetët që janë zgjedhur në Tiranë, ndërsa
nisja zyrtare e garës do qartësojë si kandidatët, ashtu edhe rreshtimin e figurave kryesore të kësaj partie në
mbështetje të njërit apo tjetrit.
Megjithatë, deri më tani asnjë prej zyrtarëve të lartë të PD-së nuk jep një përgjigje konkrete se
kush mund të jetë kandidati më i fortë për PD-në e Tiranës, përballë kandidaturës së Besnik
Mustafajt. Edhe pse shprehen se është ende herët për një gjë të tillë, burimet citojnë se negociatat
në lidershipin e ngushtë të partisë po vijojnë intensivisht, emri i të cilit do të varet shumë nga mënyra
se si kryeministri Sali Berisha e ka pritur kandidimin e Mustafajt për kreun e PD-së së Tiranës.
Biberaj, mbështetja e parë
Ndërkohë, deputeti demokrat Aleksandër Biberaj është i pari që u prononcua publikisht në mbështetje të
kandidatit të parë për degën e Tiranës, Besnik Mustafaj. Deputeti i Tropojës i angazhuar në jetën parlamentare
në vend, por edhe si Zv/President i Asamblesë Parlamentare të KE-së, është rreshtuar në krah të ish-ministrit
të Jashtëm. Vlerësoj aktivitetin politik të z.Mustafaj që nga krijimi i PDSH-së e deri më sot, sidomos në
kryeqytet, konkretizuar kjo edhe me zgjedhjen e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë disa herë si deputet i
Tiranës.
E konsideroj kandidaturën e z.Mustafaj si një kandidaturë dinjitoze, me autoritet dhe reputacion për drejtimin e demokratëve
të Tiranës, me qëllim fitoren e një mandati të ri,- tha Biberaj. Ai theksoi se formimi i Mustafajt, si dhe karriera e tij e
politike dhe diplomatike, janë garancia më e mirë për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të demokratëve
të Tiranës. Gjithsesi, kjo betejë elektorale në PD është ende në kufijtë mediatikë dhe si në
Tiranë, ashtu edhe në degët kryesore në Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër,
Kukës, etj., po përgatitet terreni i kandidimit zyrtar sapo kjo të njoftohet nga forumet në qendër.
Kandidatura e Mustafajt apo edhe çdo kandidati tjetër, duhet të propozohet nga baza e të miratohet më pas nga kryesia
qendrore
Statuti, si zgjidhet kryetari i PD-së Tiranë
TIRANË- Që prej 1 Shtatorit, në çdo qark të vendit ka filluar puna nga 12 grupet e punës të miratuara nga kryesia
e Partisë Demokratike, për riorganizimin e strukturave të partisë. E njëjta situatë po ndodh edhe në Tiranë me
mbledhjen e seksioneve për çdo nëndegë. Grupi i punës për Tiranën përbëhet nga Edi Paloka, Sokol
Olldashi, Besnik Mustafaj, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Aleksandër Biberaj, Aldo Bumçi dhe Bujar
Nishani.
Pak ditë më parë, deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, u vetëshpall si kandidati për kryetarin e PD-së
së Tiranës. Megjithatë, përpos dëshirës dhe ambicies për të drejtuar degën e më të
rëndësishme të PD-së, në statutin e kësaj partie janë përcaktuar qartë rregullat që ndiqen për
garën e kryetarit. Në nenin 27, të Statutit të partisë, thuhet se kryetari i degës zgjidhet nga mbledhja e
përbashkët e kryesive të nëndegëve mes kandidaturave të propozuara nga kryesia e përgjithshme e PD-së.
Kandidaturat e dala për kryetar të degës i nënshtrohen një diskutimi dhe vlerësimi nga kryesia qendrore e partisë,
e cila formulon përfundimisht propozimet për kandidaturat, - saktësohet në statut.
Në të ashtuquajturin ligj të funksionimit dhe organizimit të jetës politike dhe organizative të partisë,
parashtrohen edhe atributet e kreut të degës. Kryetari i degës përfaqëson anëtarësinë e partisë në
territorin përkatës. Ai thërret dhe drejton mbledhjet e kryesisë, fikson rendin e ditës në bashkëpunim me
sekretarin përkatës. Ai organizon funksionimin normal të kryesisë dhe përgjigjet për zbatimin e vendimeve dhe
orientimeve të saj. Ai përgjigjet për mbarëvajtjen e funksionimit të partisë dhe shprehjen lirë të çdo
anëtari të kryesisë, - thuhet në statut.
shek
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 10-1-2009 nė 12:53 |
|
|
Mustafaj: Do sjell demokraci në PD
Nevila Perndoj | 10/01/2009 |
Mustafaj tregon detajet e platformës së tij për degën e kryeqytetit. Por, nëse humbet garën? "Për inat të
vjehrrës, nuk shkoj e fle me mullixhiun"
Mustafaj: "Zgjedhjet 2009, PD-ja jo me këta ministra"
Mustafaj: "Jashtë listave, ata që ndotën PD-në me korrupsion"
Mustafaj, radiografi qeverisjes dhe partisë: Dështuam me kartën anti-korrupsion Shumë nga të rinjtë e KOP-it synuan
pushtetin, për të bërë ndonjë lekë"
"Djem e vajza do të trokasin në derën e PD-së jo si tifozë të Berishës, Topit apo Jozefinës, por si
aktivistë politikë, që kërkojnë të gjejnë mishërimin e kulturës së tyre politike. Po nuk e
gjetën, shkojnë diku tjetër"
TIRANË- Një analizë e hollësishme dhe kritike e qeverisjes së demokratëve në këto 3 vjet e gjysmë, por
edhe e situatës brenda Partisë Demokratike, vjen 6 muaj para zgjedhjeve të 2009-s.
Kritika vjen brenda selisë blu, ku zërat ndryshe dhe mendimi i lirë sa vjen dhe rrudhet. Është Besnik Mustafaj, një nga
themeluesit e së parës parti opozitare në vend, që ka shpallur kandidimin për degën më të
rëndësishme të PD-së, atë të Tiranës. "Më vjen keq që zotimi për tolerancën zero ndaj
korrupsionit mbeti më fort në letër.
Rrjedhimisht, në zgjedhjet e ardhshme, nuk mund të dalim me të njëjtin ekip qeverisës", - tha Mustafaj në një
intervistë për gazetën "Shekulli". Ai deklaron me forcë se "duhet të fshihen nga lista e të zgjedhurve
të PD-së të gjitha ato figura që e kanë prishur imazhin e kësaj partie, e kanë ndotur atë me korrupsion apo e
kanë kompromentuar me paaftësi drejtuese".
Ai është kritik edhe për prurjet e 2005-s në PD përmes KOP-it, për të cilët, Mustafaj thotë se shumica e
tyre nuk dolën me mendje të lirë. "Ata dëshmuan se ishin bashkangjitur në trupën tonë politike vetëm
për të marrë pushet dhe për të bërë ndonjë lekë",- analizon Mustafaj.
Duke folur për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, ish-themeluesi e cilëson fushatën si më pak të organizuar dhe
më pak transparente në këto 18 vjet. Ai bën thirrje që PD-ja të nxjerrë mësime nga gabimet, ndërsa tregon
pikat e platformës së tij për degën e kryeqytetit.
Me dhimbje thotë se duhet të pohojë që PD-ja ka humbur pak identitetin si parti. "Demokratët e Tiranës duhet
t'i drejtojë një demokrat",- nënvizon ai. Nuk nguron të japë detaje edhe për atë fakt që i
përmendet shpesh; moskonsultimin me kryetarin Berisha para se të shpallte kandidaturën.
"Disa njerëz, pak me budallëk e pak me shejtanllëk, po përpiqen të sajojnë një rivalitet midis meje dhe
Berishës. Këta njerëz shpresojnë të më shmangin mua nga fusha e luftës politike duke përdorur Berishën.
Unë kam besim se Berisha nuk do të bjerë në këtë kurth intrigantësh mediokër", - tha Mustafaj.
Thotë se është i sigurt që do të fitojë kreun e degës së kryeqytetit. Por nëse humb këtë
betejë? "Unë nuk jam nga ata, që u përshtatet proverbi se "për inat të vjehrrës, shkoj e fle me
mullixhiun". Unë do të vazhdoj të jem anëtar i PD-së", përgjigjet Mustafaj.
Z. Mustafaj, PD-ja hyri në 6-mujorin e fundit të mandatit 4-vjeçar qeverisës. A keni ju një bilanc tuajin për
punën e kësaj qeverie, nisur nga premtimet e bëra para qytetarëve në 2005-n?
Bilanci im përputhet përgjithësisht me bilancin që bën vetë qeveria. Disa nga premtimet më thelbësore
janë mbajtur e këtu do të veçoja posaçërisht integrimin në NATO, afrimin me BE-në, reformën në
sistemin fiskal, ndërtimin e rrugëve dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Është, pra, një bilanc me gjurmë të dukshme në historinë e Shqipërisë së sotme, sepse përfshin
integrimin në familjen perëndimore, aspiratë kjo e shenjtë për shqiptarët, përfshin zhvillimin e vendit, dhe
këtu e kam fjalën veçanërisht për infrastrukturën rrugore, përfshin edhe përmirësimin e
drejtpërdrejtë të mirëqenies së qytetarit dhe të familjes së tij, nëpërmjet rritjes së rrogave dhe
pensioneve.
Kaq, brenda një mandati, nuk ka bërë asnjë nga qeveritë paraardhëse. Më vjen keq që zotimi për
tolerancën zero ndaj korrupsionit mbeti më fort në letër. Rrjedhimisht, në zgjedhjet e ardhshme nuk mund të dalim me
të njëjtin ekip qeverisës, përndryshe do ta kemi të vështirë t'u premtojmë shqiptarëve
përsëri qeverisjen me duar të pastra.
Para zgjedhjeve parlamentare të 2009-s, PD-ja po zhvillon një fushatë zgjedhore brenda saj. Në këndvështrimin tuaj, si
po zhvillohet ky proces?Dy vërejtje kryesore do të bëja unë përmbledhtas për procesin.
Së pari, fushata filloi me shumë vonesë. U njoftua fillimisht nga udhëheqja e partisë se do të niste qysh vitin e
kaluar. U bë madje zhurmë në media, por në parti nuk lëvizi asgjë. U njoftua përsëri këtë
pranverë dhe përsëri nuk u bë asgjë.
Për së treti u njoftua në fillim të shtatorit. E treta doli si e vërteta. Gjithë kjo zvarrisje krejt e papërligjur
la me të drejtë te demokratët shijen e një nënvleftësimi për strukturat, që do të thotë
nënvleftësim për rolin e secilit nga militantët e partisë. Demokratët nuk ndjehen mirë kur trajtohen si
figurantë. Vërejtja e dytë ka të bëjë me ngadalësinë, me të cilën po ecet tani.
Siç e theksuat edhe ju në pyetjen tuaj, këto zgjedhje në parti zhvillohen në një moment shumë të
rëndësishëm politik për vendin e që lidhet me zgjedhjet e afërme parlamentare.
Kjo fushatë duhet të zgjojë gjithë anëtarësinë demokrate, ta motivojë atë, t'i kthejë secilit
militant rolin që i takon në politik-bërjen e Partisë Demokratike, që do të thotë se kjo fushatë
është momenti i domosdoshëm për të zhvilluar një debat të shëndetshëm, ku militantët, të
gjithë, pa asnjë përjashtim, të analizojnë lirisht vlerat e treguara nga Partia Demokratike në qeverisje e po ashtu
të venë haptas e me zë të lartë në dukje të metat.
Kjo periudhë debati duhet të jetë shosha për t'i fshirë nga lista e të zgjedhurve të PD-së të gjitha
ato figura që e kanë prishur imazhin e kësaj partie, e kanë ndotur atë me korrupsion apo e kanë kompromentuar me
paaftësi drejtuese.
Në takimet e shumta që unë kam përditë me demokratët që nuk morën poste pas fitores së 3 korrikut,
vërej se ata e ndjejnë të nevojshme ta zhvillojnë këtë debat dhe janë fare të qartë për
mënyrën si duhet zhvilluar ai. Kthjelltësia e tyre është shenjë e pjekurisë së lartë të
PD-së.
Por, ngadalësia, me të cilën po zhvillohet fushata, prish ritmin e debatit, e zvarris atë. Sa për të dhënë
një shembull: ne ende nuk kemi një datë zyrtare të mbylljes së fushatës. Në 18 vjet jetë, partia jonë nuk
ka zhvilluar kurrë një fushatë më pak të organizuar e më pak transparente.
Për të mbështetur shqetësimin tim e që nuk është vetëm shqetësimi im, por i një mase të
gjerë demokratësh, rreth organizimit të përciptë dhe jo transparent të fushatës, po ju sjell edhe një fakt:
ne, demokratët e Tiranës, nuk dimë ende se sa do të jetë numri i delegatëve që do të zgjedhin kryetarin e
degës sonë, ndërkohe që ka qenë e detyrueshme sipas udhëzimit që Kryesia e Partisë, në bazë të
formulës së shpallur, të bënte shpërndarjen e delegatëve, në secilën nëndegë qysh para fillimit
të zgjedhjeve nëpër seksione.
Tanimë, gjysma e më tepër e seksioneve i kanë përfunduar zgjedhjet pa ditur si do të përfaqësohen në
konferencën e degës. Kjo nuk është një gjë që kalohet me një fjalë goje apo me një urdhër nga
lart.
Demokratët e Tiranës duan ta dinë kush do të votojë në emër të tyre për të zgjedhur kryetarin dhe
kryesinë e degës e që do të jenë drejtuesit e tyre në betejat politike gjatë katër viteve të ardhshme.
Gjatë katër viteve të ardhshme do të duhet të përballojë beteja të mëdha politike kjo degë e që
janë zgjedhjet parlamentare, ku Tirana nxjerr më shumë se një të pestën e krejt parlamentit, po ashtu janë dy
beteja për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëra pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur Edi Rama të dorëzojë
mandatin e njëra në 2011, kur është afati i parashikuar me ligj. Unë konstatoj me kënaqësi se militantët
janë krejt të ndërgjegjshëm për seriozitetin që kërkon zgjedhja e kryetarit të degës së
Tiranës.
Pak muaj më parë, Kryetari i PD-së, Sali Berisha shpalli zgjedhjen e drejtuesve në rrethet kryesore të vendit përmes
parimit: "Një anëtar një votë". Zbatimi i këtij parimi u harrua. Pse ndodh kjo? A do jetë pjesë e
programit tuaj një proces i tillë? (Kam parasysh një deklaratë tuajën pak kohë më parë, ku jeni shprehur se
parimi "Një anëtar një votë" është një hap i madh për gjallërimin e
anëtarësisë).
Unë u gëzova shumë kur u njoftua se votimi të paktën deri në nivelin e kryetarit të degës do të ishte
kësaj here sipas parimit "një anëtar-një votë". Dhe nuk e kuptoj ende se përse u hoq sakaq dorë nga ky
parim themelor për demokracinë e brendshme të partisë. Nuk është dhënë asnjë shpjegim nga Kryesia e
Partisë.
Arsyeja e mungesës së logjistikës, që thuhet nën zë, nuk qëndron. Votimi "një anëtar-një
votë" deri në nivelin e kryetarit të degës do të ishte një eksperiencë e parë shumë e dobishme
për të kaluar në zgjedhjet e ardhshme te votimi sipas të njëjtit parim edhe për vetë kryetarin e partisë.
Ne sot jemi e vetmja parti e qendrës së djathtë europiane, që nuk i zgjedh drejtuesit e vet qendrorë me votat e të
gjithë anëtarëve, çka tregon se demokracia në partinë tonë është ende shumë larg standardit
që zotëron në familjen politike europiane, ku ne bëjmë pjesë.
Më konkretisht: pyetja juaj më vë në pozitë të vështirë për t'u zotuar se unë do ta bëj
një gjë të tillë. Unë po kandidoj vetëm për kryetar i degës së Tiranës dhe nuk është
në kompetencën e kryetarit të një dege të vendosë për zbatimin e një parimi të tillë. Vendime si ky
prekin statutin e Partisë dhe e drejtë do të ishte të merren në një Kuvend Kombëtar.
Por, për sa më përket mua, jam i vendosur të ndikoj me gjithë fuqinë time për futjen e votimit të secilit
anëtar për drejtuesit e degës e madje qysh në zgjedhjet e ardhshme, pas katër vjetësh, edhe të kryetarit të
Partisë. Ky është hap i domosdoshëm për ta demokratizuar Partinë Demokratike.
Cilido që zgjedh të bëjë karrierë nëpërmjet partisë tonë, duhet ta ndjejë realisht veten të
varur nga vota e secilit demokrat, çka do të thotë se për secilin politikan demokrat rëndësi vendimtare do të
ketë kontributi politik që jep në parti dhe jo lidhjet e tij të shkurtra me njërin apo tjetrin nga drejtuesit e lartë.
Vlerësimi sipas kontributeve e shëndosh atmosferën brenda partisë dhe e bën partinë tërheqëse për të
rinjtë.
Në 2005-n pranë PD-së u ngrit KOP-i. Në prag të zgjedhjeve të 2009-s po trumbetohet sërish thithja e
intelektualëve, e të larguarve ndër vite, apo edhe të paangazhuarve politikisht. Nisur nga shembulli i KOP-it dhe mënyra se
si ata u katapultuan në qeverisje, a mendoni se kësaj here, hapja duhet të bazohet në disa kritere e rregulla të qarta?
Gjithmonë, në një parti serioze, pranimet e reja mbështeten në rregulla të qarta. Por, eksperienca me KOP-in nuk ka
lidhje me procesin e natyrshëm të pranimeve të reja. Shumica e anëtarëve të KOP-it, e kam fjalën për ata
që kanë marrë poste të larta në administratën politike ose publike, ende sot e kësaj dite nuk janë
anëtarë të Partisë Demokratike dhe unë nuk shoh ndonjë të keqe te ky fakt në vetvete.
Çdo parti e madhe në kohët moderne, dhe Partia Demokratike është e madhe, ka rreth vetes një numër të
konsiderueshëm njerëzish të ditur. Këta njerëz të ditur i bashkohen hartimit dhe zbatimit të një programi
politik, të cilin e mendojnë të dobishëm për përparimin e vendit.
Personalitete të tilla, përveç ekspertizës së lartë, sjellin zakonisht në ekipet politike edhe një
frymë lirie të mendimit. Dua të them, duke qenë të lirë nga disiplina partiake, ata e shprehin mendimin e vet pa drojtje
ndaj hierarkisë dhe e ndihmojnë kështu udhëheqjen politike të qëndrojë me këmbë në tokë.
Zemërimi im me KOP-in tonë buron pikërisht nga që shumica e tyre nuk na dolën mendje të lira. Ata dëshmuan se ishin
bashkangjitur në trupën tonë politike vetëm për të marrë pushet dhe për të bërë ndonjë
lek.
Ndërsa pranimet e reja janë një proces i natyrshëm në jetën e një partie politike siç është PD,
një parti politike me të shkuar tashmë, me të sotme dhe sigurisht edhe me të ardhme. Si njëri nga themeluesit e
kësaj partie, unë ju uroj mirëseardhjen tek ne anëtarëve të rinj dhe i siguroj për mbështetjen time.
E qortueshme në këtë rast është vetëm pse pranimet e reja po bëhen kryesisht me urdhër nga lart dhe të
lidhura me fushatën e zgjedhjeve në parti. Shoh mjaft punonjës të administratës, të cilët postet e këndshme e
shpesh fitimprurëse i kanë marrë me akraballëqe dhe tani paraqiten nëpër nëndegë për t'u pajisur me
dokumentin e anëtarit të PD-së.
Të tillë njerëz nuk i shtojnë asnjë vlerë partisë tonë. Ne, demokratët që kemi përballuar
opozitën e pas 1997-ës, e dimë se ata do të na kthenin shpinën sapo PD-ja të largohej nga pushteti. Me të
drejtë Bislim Ahmeti, njëri nga themeluesit e PD, sillte në një shkrim të botuar me rastin e 18 vjetorit të
Partisë, shembullin e një ministri pa kontribute politike, i cili i quante të bezdisshëm "veteranët
demokratë".
Ky soj ministri i përket racës së atyre zotërinjve dhe zonjave, të cilëve në 1996 u ra bingo, e panë veten aty
ku as në ëndërr s'e kishin parë, në parlament e në qeveri dhe një vit më vonë, kur PD humbi
pushtetin, hodhën mbi të e mbi kryetarin e saj gjithë baltën e botës, a thua se kjo parti u kishte bërë
padrejtësinë më të madhe të jetës.
Një partie të përgjegjshme i takon të ketë kujtesë të fortë, për të nxjerrë mësime nga
gabimet e veta. Shpesh shoh humbje të kujtesës politike te udhëheqja jonë sot dhe shqetësohem.
Ju keni folur gjatë për ristrukturimin e degës së PD-së, Tiranë. Sa vend zë kjo çështje në
programin tuaj të ardhshëm, si kandidat për PD-në e Tiranës?
Partia Demokratike ka nevojë për një reformë të thellë brenda vetes, reformë që duhet të synojë para
së gjithash demokratizimin e vet, në mënyrë që partia të qëndrojë e hapur për prurjet e reja, por edhe
demokratët e "vjetër", qëndrestarët siç quhemi ne, që përballuam opozitën e vështirë
1997-2005, të ndjehemi se jemi në partinë tonë, ku mund ta themi fjalën pa frikë dhe të dëgjohemi.
Një nga aspektet thelbësore të reformës së brendshme në degën e Partisë Demokratike për Tiranën,
sipas meje, synon të rregullojë pikërisht këto ekuilibra të domosdoshme midis brezave të militantëve, në
mënyrë që krejt anëtarësia të kompaktësohet dhe të mbrojë identitetin e partisë, identitet i
mishëruar në idealet e dhjetorit '90.
Me dhimbje e pohoj se nuk e kanë krejt gabim ata që na akuzojnë se kemi humbur pak identitetin si parti. Së dyti, në
politikat tona qeverisëse ne shpesh rrëshqasim majtas, madje tek e majta populiste.
Ndërkaq, janë ndërmarrë reforma që zvogëlojnë rolin ndërhyrës të shtetit në ekonomi e që
janë mirëfilli reforma liberale. Përmenda vetëm dy aspekte, por ka shumë të tilla kontradiktore. Dega e PD-së
së Tiranës, duke qenë vendi që mbledh elitën e partisë, duhet të shndërrohet medoemos në
hapësirë të debatit ideologjik rreth identitetit të partisë.
Në programin tim synoj që strukturat e degës, seksionet dhe grupseksionet, ta zhvillojnë një debat të tillë në
vazhdimësi. Demokratët do ta kishin më të lehtë të bënin fushatë me programin e ri të partisë vitin
e ardhshëm, në qoftë se gjatë këtyre katër vjetëve nëpër seksione do të ishin zhvilluar debate
të hapura rreth pronës, rreth legalizimeve, rreth ligjit për dosjet dhe lustracionin, rreth taksës së sheshtë e plot
tema të tjera madhore, që nxjerrin në dritë identitetin e PD-së si parti e qendrës së djathtë.
Duke pasur të qartë se çfarë na dallon neve nga socialistët, çdo demokrat do të ndjehej më i sigurt
për t'i kërkuar votën fqinjit apo kushëririt në emër të PD-së. Debati brenda partisë ka
specifikën e vet, është debat i mbyllur brenda anëtarësisë, nuk është debat publik.
Pra, debatin brenda strukturave nuk e zëvendësojnë dot as diskutimet në qeveri, as konferencat e shtypit të Kryeministrit dhe
as emisioni "Opinion" i Blendi Fevziut, sado të pasura me ide dhe informacion të jenë ato. Unë kam programin për
t'i shndërruar strukturat e PD-së së Tiranës në arenë debati të sinqertë.
Dhe kolona e tretë, mbi të cilin mbështetet programi im për këtë degë, është krijimi i një klime
të shëndetshme konkurrence, siç e thashë pak edhe më lart. Konkurrenca e pastër mungon pothuajse fare sot brenda
strukturave të PD-së së Tiranës. Unë vetë vura re se çfarë habie shkaktoi shpallja e kandidaturës nga
ana ime.
Shumë demokratë, krejt dashamirës ndaj meje, më pyesnin mënjanë përse nuk isha këshilluar paraprakisht me
kryetarin Berisha. Dhe, kur unë përgjigjesha se isha këshilluar me statutin e partisë, më shihnin me çudi dhe më
tregonin se si Sokol Olldashi apo ndonjë tjetër me post të lartë, i thërriste demokratët një nga një në
zyrën e shtetit dhe i mësonte si të ma tregonin vendin mua, "plangprishësit", që e paskam mërzitur shumë
Berishën me veprimin tim dhe, rrjedhimisht, nuk duhej të merrja asnjë votë. Unë e njoh shumë mirë rolin e
Berishës në PD dhe asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim autoritetin e tij si kryetari ynë.
Por, zgjodha mënyrën statutore për të kandiduar që është mënyra parimore. Nëse do të isha
këshilluar paraprakisht me kryetarin, atëherë veprimi im nuk do të ishte në shërbim të garës. Dhe gara nuk i
bie ndesh asgjëkundi interesit politik të kryetarit të Partisë. Përkundrazi.
Dhe më e rëndësishmja: duke rrënjosur pak nga pak parimin e konkurrencës, ne e përgatisim partinë për brezat e
rinj. Një fakt: afro 5 për qind e votuesve në zgjedhjet e ardhshme kanë lindur në vitin 1991, që është viti i
parë i pluralizmit. Do mbajtur mirë parasysh se ky brez vjen në jetën politike të vendit me një mentalitet krejt
tjetër.
Këta djem dhe vajza të mrekullueshme do të trokasin në derën e PD-së jo si tifozë të Berishës, të
Topit apo të Jozefinës, por si aktivistë politikë, që kërkojnë të gjejnë te kjo parti mishërimin e
kulturës së tyre të re politike. Po nuk e gjetën këtë kulturë, shkojnë diku tjetër.
Dhe konkurrenca e hapur, e ndershme, është në themel të kulturës moderne politike. Unë jam i bindur se edhe thjesht me
kandidimin tim, i kam bërë një shërbim të vyer Partisë Demokratike.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, për herë të parë, në historinë politike të PD-së, ka marrë vetë
në dorë drejtimin e fushatës për zgjedhjet në Tiranë. Pse ky angazhim i drejtpërdrejtë i tij kësaj here
dhe cili duhet të jetë roli i tij, në këndvështrimin tuaj?
Unë nuk kam qenë në mbledhjen e Kryesisë, kur u caktuan grupet e punës për fushatën nëpër rrethe, por
lajmin se Tiranën do ta drejtonte vetë Berisha, e mora vesh menjëherë.
Dhe e përjetova, sinqerisht, si lajm të mirë. Të tillë siç e njoh unë Berishën, ky vendim shpreh
ndërgjegjësimin e tij të thellë për gjendjen e rëndë ku janë katandisur strukturat tona partiake të
Tiranës.
Pak me vonesë, por më mirë vonë se kurrë. Kështu Berisha po korrigjon atë që duhej ta kishte bërë
gati dy vjet më parë, e që është analiza e thellë, kritike, e humbjes tonë të thellë në Tiranë.
Unë e kam shtruar aso kohe në grupin parlamentar dhe publikisht shqetësimin për të analizuar shkaqet e vërteta që
çuan te ajo disfatë politike.
Po ashtu, më vjen shumë mirë edhe që përpjekjet e mija për të vënë në shërbim të
Partisë Demokratike të Tiranës eksperiencën time të gjatë politike dhe në ekzekutiv, do të bashkohem me
autoritetin dhe eksperiencën e Kryetarit të Partisë për ta ringjallur e dinamizuar këtë degë, që
është motori i krejt PD-së.
Historia disa vjeçare e zgjedhjeve brenda PD-së, ka treguar se fitues të garave kanë qenë ata individë që
kanë pasur mbështetjen e Berishës. Deri me sot ju nuk e keni këtë mbështetje për degën e Tiranes. A
është kjo sipërmarrje e vështirë për të dale fitues i garës?
Besoj se kësaj pyetjeje iu përgjigja edhe më lart. Po theksoj përsëri se, duke qenë posaçërisht kryetar i
grupit të punës për fushatën në Tiranë, unë besoj se Berisha do t'i ndjekë me një vëmendje
të veçantë zgjedhjet këtu në të gjitha fazat, do të kujdeset që të zhvillohet një debat i
shëndetshëm dhe do t'i presë hovin ndonjërit nga të deleguarit nëpër nëndegë, që
pëshpërit në emër të tij në veshin e demokratëve për të paraqitur njërin apo tjetrin nga
kandidatët e mundshëm si të "preferuarin" e Kryeministrit.
E kam shprehur publikisht bindjen time dhe po e shpreh prapë se për kryetarin Berisha nuk ka rëndësi cili nga kandidatët
zgjidhet. Do të ishte një gabim me pasoja për autoritetin e tij, por edhe për kompaktësinë e anëtarësisë
demokrate të Tiranës, në qoftë se ai i largohet këtij parimi.
Disa njerëz, pak me budallëk e pak me shejtanllëk, po përpiqen të sajojnë një rivalitet midis meje dhe
Berishës. Këta njerëz shpresojnë të më shmangin mua nga fusha e luftës politike duke përdorur Berishën.
Unë kam besim se Berisha nuk do të bjerë në këtë kurth intrigantësh mediokër.
Logjika politike na mëson se për Berishën ka rëndësi që kjo fushatë të jetë një periudhë e
vërtetë debati demokratik brenda degëve të partisë, në mënyrë që strukturat të zgjohen, të
motivohen e të përgatiten për të përballuar fushatën e afërme të zgjedhjeve parlamentare.
Përmes një debati të hapur e të pa manipuluar sigurisht që të zgjedhurit në strukturat lokale të partisë
jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë, do të jenë demokratët me kontributet më të
mëdha e me aftësitë më të spikatura politike dhe organizative për t'i shërbyer fitores së mandatit
të dytë.
Sepse është e nevojshme për Shqipërinë që PD të marrë edhe një mandat të dytë, për të
mbyllur disa nga reformat thelbësore për Shqipërinë, që ajo ka ndërmarrë tashmë në qeverisjen e
parë.
A i keni bërë llogaritë se çfarë do ishte një fitore apo edhe e kundërta, humbja për ju personalisht
z.Mustafaj, por edhe për PD-në e Tiranes?
Unë i kam bërë kryesisht llogaritë se çfarë do të jetë një fitore e imja qoftë për
karrierën time politike, qoftë për degën e PD-së së Tiranës. Dhe po ua them: kjo fitore për mua personalisht
do të jetë një sfidë e re si politikan në disa aspekte themelore.
Do të më jepet rasti të dëshmoj se sa i aftë jam të punoj me të gjitha strukturat e Tiranës, për të
futur atje një frymë të re. Arsyeja e humbjes në Tiranë të zgjedhjeve bashkiake të vitit 2007 qëndron edhe te
nënvleftësimi i gjatë që kishin ndjerë demokratët individualisht nga drejtuesit e degës.
Unë kam një përvojë shumëvjeçare si deputet në kryeqytet. Dua të them se kam një përvojë
të gjatë, ku kam mësuar t'i respektoj edhe zgjedhësit që nuk kanë votuar për mua. Kjo përvojë nuk
është e njëjtë me ndërtimin e përbashkët të punës politike, që do të më duhet të
bëj, me demokratët që do të votojnë kundër kandidaturës time.
Pra, unë jam i vendosur të sjell në degën e Tiranës respektin e vërtetë për zërat ndryshe brenda
partisë, gjë që mungon deri tani. Demokratët e Tiranës duhet t'i drejtojë një demokrat. Këto aspekte,
që përbëjnë sfidat e mia si politikan, do të përbëjnë kontributin tim për PD-në e Tiranës.
Besoj fort se do të jem i dobishëm për PD-në e Tiranës. Sa për llogaritë e humbjes, di të them me siguri
vetëm se unë nuk jam nga ata, që u përshtatet proverbi se "për inat të vjehrrës, shkoj e fle me
mullixhiun". Unë do të vazhdoj të jem anëtar i PD-së.
Nëse sot do të vijonit të ishit Ministër i Jashtëm në kabinetin Berisha, a do ta kishit këtë projekt për
PD-në e Tiranës, pasi logjikshëm mund të mendosh se kjo iniciative e juaja vjen për të fituar një ekuilibër
ndoshta të humbur në jetën politike të PD-së?
Ju siguroj se edhe po të isha ende ministër, do të isha kandidat për drejtimin e PD-së së Tiranës. Ky për mua
është një projekt politik, që ka filluar të piqet ngadalë në kokën time qysh në vitin 2000, kur kandidova
për Bashkinë e Tiranës.
Lufta kundër korrupsionit
Më vjen keq që zotimi për tolerancën zero ndaj korrupsionit mbeti më fort në letër. Rrjedhimisht, në zgjedhjet
e ardhshme nuk mund të dalim me të njëjtin ekip qeverisës, përndryshe do ta kemi të vështirë t'u
premtojmë shqiptarëve përsëri qeverisjen me duar të pastra.
Për fushatën brenda PD-së
Së pari, fushata filloi me shumë vonesë. U njoftua fillimisht nga udhëheqja e partisë se do të niste qysh vitin e
kaluar. U bë madje zhurmë në media, por në parti nuk lëvizi asgjë. U njoftua përsëri këtë
pranverë dhe përsëri nuk u bë asgjë.
Për së treti u njoftua në fillim të shtatorit. E treta doli si e vërteta. Gjithë kjo zvarrisje krejt e papërligjur
la me të drejtë te demokratët shijen e një nënvleftësimi për strukturat, që do të thotë
nënvleftësim për rolin e secilit nga militantët e partisë. Demokratët nuk ndjehen mirë kur trajtohen si
figurantë.
Lista e të zgjedhurve
Kjo periudhë debati duhet të jetë shosha për t'i fshirë nga lista e të zgjedhurve të PD-së të gjitha
ato figura që e kanë prishur imazhin e kësaj partie, e kanë ndotur atë me korrupsion apo e kanë kompromentuar me
paaftësi drejtuese.
Në takimet e shumta që unë kam përditë me demokratët që nuk morën poste pas fitores së 3 korrikut,
vërej se ata e ndjejnë të nevojshme ta zhvillojnë këtë debat dhe janë fare të qartë për
mënyrën si duhet zhvilluar ai. Kthjelltësia e tyre është shenjë e pjekurisë së lartë të
PD-së.
Fushata në PD
Në 18 vjet jetë, partia jonë nuk ka zhvilluar kurrë një fushatë më pak të organizuar e më pak
transparente.
Për të mbështetur shqetësimin tim e që nuk është vetëm shqetësimi im, por i një mase të
gjerë demokratësh, rreth organizimit të përciptë dhe jo transparent të fushatës, po ju sjell edhe një fakt:
ne, demokratët e Tiranës, nuk dimë ende se sa do të jetë numri i delegatëve që do të zgjedhin kryetarin e
degës sonë, ndërkohe që ka qënë e detyrueshme sipas udhëzimit që Kryesia e Partisë, në bazë
të formulës së shpallur, të bënte shpërndarjen e delegatëve, në secilën nëndegë qysh para
fillimit të zgjedhjeve nëpër seksione
Parimi "një anëtar një votë"
Votimi "një anëtar-një votë" deri në nivelin e kryetarit të degës do të ishte një
eksperiencë e parë shumë e dobishme për të kaluar në zgjedhjet e ardhshme te votimi sipas të njëjtit parim
edhe për vetë kryetarin e partisë.
Ne sot jemi e vetmja parti e qendrës së djathtë europiane, që nuk i zgjedh drejtuesit e vet qendrorë me votat e të
gjithë anëtarëve, çka tregon se demokracia në partinë tonë është ende shumë larg standardit
që zotëron në familjen politike europiane, ku ne bëjmë pjesë.
Qëndrimi për KOP-in
.Zemërimi im me KOP-in tonë buron pikërisht nga që shumica e tyre nuk na dolën mendje të lira. Ata dëshmuan se
ishin bashkangjitur në trupën tonë politike vetëm për të marrë pushet dhe për të bërë
ndonjë lek.
Për pranimet e reja
E qortueshme në këtë rast është vetëm pse pranimet e reja po bëhen kryesisht me urdhër nga lart dhe të
lidhura me fushatën e zgjedhjeve në parti. Shoh mjaft punonjës të administratës, të cilët postet e këndshme e
shpesh fitimprurëse i kanë marrë me akraballëqe dhe tani paraqiten nëpër nëndegë për t'u pajisur me
dokumentin e anëtarit të PD-së.
Për ministrin
Ky soj ministri i përket racës së atyre zotërinjve dhe zonjave, të cilëve në 1996 u ra bingo, e panë veten aty
ku as në ëndërr s'e kishin parë, në parlament e në qeveri dhe një vit më vonë, kur PD humbi
pushtetin, hodhën mbi të e mbi kryetarin e saj gjithë baltën e botës, a thua se kjo parti u kishte bërë
padrejtësinë më të madhe të jetës.
Një partie të përgjegjshme i takon të ketë kujtesë të fortë, për të nxjerrë mësime nga
gabimet e veta. Shpesh shoh humbje të kujtesës politike te udhëheqja jonë sot dhe shqetësohem.
Për programin si kandidat për kryetar
Në programin tim synoj që strukturat e degës, seksionet dhe grupseksionet, ta zhvillojnë një debat të tillë në
vazhdimësi.
Demokratët do ta kishin më të lehtë të bënin fushatë me programin e ri të partisë vitin e ardhshëm,
në qoftë se gjatë këtyre katër vjetëve nëpër seksione do të ishin zhvilluar debate të hapura rreth
pronës, rreth legalizimeve, rreth ligjit për dosjet dhe lustracionin, rreth taksës së sheshtë e plot tema të tjera
madhore, që nxjerrin në dritë identitetin e PD-së si parti e qendrës së djathtë.
Duke patur të qartë se çfarë na dallon neve nga socialistët, çdo demokrat do të ndjehej më i sigurtë
për t'i kërkuar votën fqinjit apo kushëririt në emër të PD-së.
Për të rinjtë
Këta djem dhe vajza të mrekullueshme do të trokasin në derën e PD-së jo si tifozë të Berishës, të
Topit apo të Jozefinës, por si aktivistë politikë, që kërkojnë të gjejnë te kjo parti mishërimin e
kulturës së tyre të re politike. Po nuk e gjetën këtë kulturë, shkojnë diku tjetër.
Dhe konkurenca e hapur, e ndershme, është në themel të kulturës moderne politike. Unë jam i bindur se edhe thjesht me
kandidimin tim, i kam bërë një shërbim të vyer Partisë Demokratike
Për bërrylat në PD
E kam shprehur publikisht bindjen time dhe po e shpreh prapë se për kryetarin Berisha nuk ka rëndësi cili nga kandidatët
zgjidhet.
Do të ishte një gabim me pasoja për autoritetin e tij, por edhe për kompaktësinë e anëtarësisë demokrate
të Tiranës, në qoftë se ai i largohet këtij parimi. Disa njerëz, pak me budallëk e pak me shejtanllëk, po
përpiqen të sajojnë një rivalitet midis meje dhe Berishës.
Këta njerëz shpresojnë të më shmangin mua nga fusha e luftës politike duke përdorur Berishën. Unë kam
besim se Berisha nuk do të bjerë në këtë kurth intrigantësh mediokër.
Dega e PD-së, Tiranë
Unë jam i vendosur të sjell në degën e Tiranës respektin e vërtetë për zërat ndryshe brenda partisë,
gjë që mungon deri tani. Demokratët e Tiranës duhet t'i drejtojë një demokrat. Këto aspekte, që
përbëjnë sfidat e mia si politikan, do të përbëjnë kontributin tim për PD-në e Tiranës. Besoj fort
se do të jem i dobishëm për PD-në e Tiranës.
Fushata
Përmes një debati të hapur e të pa manipuluar sigurisht që të zgjedhurit në strukturat lokale të partisë
jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë, do të jenë demokratët me kontributet më të
mëdha e me aftësitë më të spikatura politike dhe organizative për t'i shërbyer fitores së mandatit
të dytë.
Sepse është e nevojshme për Shqipërinë që PD të marrë edhe një mandat të dytë, për të
mbyllur disa nga reformat thelbësore për Shqipërinë, që ajo ka ndërmarrë tashmë në qeverisjen e
parë
Në rast humbje
Demokratët e Tiranës duhet t'i drejtojë një demokrat. Këto aspekte, që përbëjnë sfidat e mia si
politikan, do të përbëjnë kontributin tim për PD-në e Tiranës. Besoj fort se do të jem i dobishëm
për PD-në e Tiranës.
Sa për llogaritë e humbjes, di të them me siguri vetëm se unë nuk jam nga ata, që u përshtatet proverbi se
"për inat të vjehrrës, shkoj e fle me mullixhiun". Unë do të vazhdoj të jem anëtar i PD-së.
shek
"nje anetar nje vote" eshte e domosdoshme per PD dhe Berisha duhet te qartesoje pse nuk e ben.
Po une ka nja 10 vjet qe pyes:
Sa anetare ka PD?
Asnje nuk e di.
Ky eshte nje deshtim absolut organizativ e kush e ka pergjegjesine ta mbaje.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 1-2-2009 nė 10:40 |
|
|
Zgjedhjet ne PD
Me organizimin e ri PD do te kete 36 kryetare degesh, sa rrethe ka Shqypnia.
Le te shkruajme ata qe jane zgjedhur deri tani:
Korce
Gjergji Papa
E ka kush jeteshkrimin?
Profesori i Universitetit Fan Noli, z. Gjergji Papa, është kryetari i ri i demokratëve të Korçës. Demokratët
korçarë i besuan atij drejtimin e degës për një mandat 4-vjeçarë. Z. Papa fitoi dje përballë
kandidatit tjetër, Andrea Mano, me rezultatin e votimit 312, kundrejt 151 pikëve që mori Mano i ardhur nga PDR-ja pas shkrirjes me
PD-në. Profesori i Fan Nolit konfirmoi dje mbështetjen e gjerë politike në qytetin e Korçës, por edhe më
gjerë. Ai ka qenë kandidat për kryetar të Bashkisë së Korçës dhe një prej intelektualëve
pranë PD-së që në vitet 90. Papa mbart një aktivitet të tij intelektual, shoqëror dhe politik në
Korçë, duke gëzuar një reputacion të gjerë në qytetin e serenatave, por edhe në rangjet më të
larta intelektuale dhe akademike. Demokratët e rrethit të Korçës zhvilluan dje Kuvendin e 9-të për të analizuar
punën e degës së PD-së në këtë rreth gjatë tre viteve të fundit, si dhe për të votuar
strukturat e reja drejtuese të kësaj dege. Punimet e kësaj konference, me pjesëmarrjen e 482 delegatëve të dalë nga
seksionet e fshatit dhe të qytetit, simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së
standard
Në Kuvendin e 9-të të degës së PD Korçë, 482 delegatë nga seksionet e fshatit dhe të qytetit
Bode: Qeverisja e PD solli ndryshimin e madh
Demokratët e rrethit të Korçës zhvilluan dje, Kuvendin e 9-të ku analizuan punën e degës së PD-së
në këtë rreth gjatë tre viteve të fundit, ndërkohë që votuan edhe strukturat e reja drejtuese të
kësaj dege. Punimet e këtij kuvendi, me pjesëmarrjen e 482 delegatëve të dalë nga seksionet e fshatit dhe të
qytetit, simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së, u përshëndetën nga i deleguari i PDSH-së, Sekretari i
Përgjithshëm, Ridvan Bode, i cili vlerësoi demokratët korçarë për angazhimin dhe kontributin e dhënë
në përhapjen e ideve dhe programit qeverisës të PD-së. "Punimet e këtij Kuvendi zhvillohen pas diskutimeve,
debateve dhe anëtarësimeve që kanë kryer seksionet dhe grupseksionet prej mëse 3 muajsh", tha zoti Bode, duke theksuar
se ky proces u dominua nga përgjegjësia e çdo anëtari të PD-së ndaj angazhimit dhe suksesit të programit
qeverisës. "Ky proces, si proces reflektimi, sigurisht ka evidentuar të gjitha rezultatet, sukseset e arritura nga dega e PD-së
në Korëçë e nga PD në tërësi, nga qeveria e saj, por është karakterizuar dhe nga një
përgjegjshmëri më e lartë për të korrigjuar, për të përshpejtuar elementë shumë të
rëndësishëm të programit tonë politik, për të rregulluar aspekte të funksionimit tonë të
përditshëm", tha zoti Bode. Ai vuri në dukje se, "ky proces u pri nga ideja e ripërtëritjes së PD-së dhe
kjo nuk ka të bëjë thjesht me ripërtëritjen moshore, me tërheqjen e një numri më të madh të rinjsh
si anëtarë të PD-së, por edhe me hapjen, zgjerimin e partisë ndaj grupeve shoqërore dhe grupeve të interesave
që gjejnë tek PD idealet dhe shpresat e tyre". Zoti Bode shtoi se, "hapja dhe zgjerimi i PD-së ndaj universiteteve,
intelektualëve e të rinjve, përbën një potencial shtesë në sfidat që kemi përpara". Thelbësor
në këtë proces, vijoi ai, nuk janë emrat, por është vetë procesi gjithëpërfshirës e mobilizues
për të gjithë anëtarët e PD-së. Duke u ndalur në faktin se, PD në zgjedhjet lokale ka humbur Bashkinë e
Korçës, zoti Bode kërkoi analizë e reflektim për dështimet pjesore, jo përmes debatesh boshe e akuza të pa
vlera, por përmes motivimit e inkurajimit të individëve më të përkushtuar, kandidatëve për kryetar dhe
kryesisë së re, që mund t'i japin një impuls të ri dhe ritëm më të madh punës së PD-së dhe
betejës së saj politike në rrethin e Korçës.
Në këtë Kuvend, zoti Bode tërhoqi vëmendjen se, "të zgjedhurit dhe të emëruarit që
përfaqësojnë PD-në, anëtarësinë e saj, nuk kanë ushtruar sa duhet përgjegjësitë që
vijnë prej mandatit politik dhe nuk kanë reflektuar sa duhet ndaj vërejtjeve, sugjerimeve dhe propozimeve të bëra nga
anëtarësia". Ai kërkoi nga stafi i ri, që do të zgjidhet prej votimeve të Kuvendit të 9-të të
degës së PD në Korçë, që të ndalet në analiza më të detajuara, për të parë
rezultatet e çdo njësie, komune apo bashkie dhe për të kërkuar përmirësimin e shpejtë të gjendjes.
Z. Bode u ndal dhe në arritjet e qeverisjes demokratike, duke nënvizuar se, "qeverisja e PD-së dhe aleatëve të saj
të djathtë mundësoi ndryshimin e dukshëm të Shqipërisë".
Ai përmendi arritjet e proceseve integruese, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, i cili tre vjet më parë ishte
i ndaluar për shkaqet e qeverisjes dhe nivelit të lartë të korrupsionit të saj. "Ne sot jemi një vend kandidat dhe
me shpejtësi po shkojmë për t'u përfshirë në proceset integruese të BE-së, procese këto që
avancojnë çdo ditë e me lajme pozitive na inkurajojnë për të progresuar më shpejt në reforma dhe
përafrimin e funksionimit të institucioneve tona me ato perëndimore", shtoi ai. Ndarja e shtetit nga krimi, dominimi i bandave
të lidhura me pushtetin, u veçuan nga zoti Bode si faktorë, që i dhanë kredibilitet qeverisjes së PD-së për
të vazhduar integrimin në strukturat euro-atlantike. "Qeveria jonë dëshmoi vullnet për të dominuar edhe mbi
një të keqe të madhe, që kishte pushtuar institucionet e shtetit në qeverisjen e mëparshme, siç është
ai i korrupsionit", solli në vëmendje z. Bode, duke shprehur kënaqësinë se në tërësi qeverisja e
PD-së është ballafaquar me opinionin publik me një stad të nivelit të lartë e ndjenjë qytetare të
madhe.
G.Ashimi/ATSH
Dega e PD Korçë, 1500 anëtarësime të reja në dy vjet
Kryetari i degës së Partisë Demokratike për rrethin e Korçës, Agron Hazisllari, në raportin që mbajti dje
në Kuvendin e 9-të të kësaj dege u shpreh se, "dega e Partisë Demokratike vjen me një sërë arritjesh, dhe
ka se çfarë t'i thotë mijëra anëtarëve, simpatizantëve të saj dhe elektoratit. Kjo edhe për faktin
se gjatë këtij mandati, Partia Demokratike dega Korçë u rrit jo vetëm në zgjerimin e rradhëve të
anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, por u pasurua edhe me një përvojë të madhe në organizimin e vet,
drejtimin e strukturave të saj drejt fitores së përbashkët. Duke u ndalur në risitë e procesit zgjedhor ai nënvizoi
se, "një nga aspektet thelbësore të reformës së brendshme në degën e Partisë Demokratike në
Korçë është vendosja e ekuilibrave të domosdoshëm midis brezave të militantëve, në mënyrë
që krejt anëtarësia të kompaktësohet dhe të mbrohet identiteti i partisë". Hazisllari dha si bilanc të
punës së mirë të degës së PD në Korçë organizimin në 19 grup seksione dhe 167 seksione me një
numur të përgjithshëm anëtarësh prej 5300 vetë. Ai theksoi se, gjatë këtij mandati janë pranuar mbi 1500
anëtarë të rinj, një pjesë e të cilëve femra. "Përpjekjet për rritjen e anëtarësisë
nuk duhen reshtur asnjëherë, dhe në mënyrë të veçantë vëmendja të përqendrohet në
elementin cilësor, sidomos të synohet anëtarësimi i intelektualëve specialistë të fushave të ndryshme",
tha Hazisllari. Ai kërkoi nga Kuvendi i 9-të i degës së PD në Korçë që "zgjedhjet e reja të
zgjojnë anëtarësinë demokrate, ta motivojnë atë si pjesë të politikëbërjes të Partisë
Demokratike për të fituar një mandat të ri qeverisës". Me ardhjen në pushtet të PD-së, u krijuan shanset
për realizimin e programit elektoral dhe premtimeve të dhëna, duke u proceduar së pari, me fuqizimin dhe administrimin politik
të pushtetit në të gjitha nivelet, duke respektuar kuadrin ligjor në fuqi dhe, duke realizuar në vijimësi reforma
madhore.
G.ASHIMI
Gjergji Papa u zgjodh kryetar i Degës së PD Korçë
Dega e PD në Korçë, arriti të implementojë drejtimin në institucionet dhe ndërrmarjet e niveleve të saj, dhe
drejtuesit tanë treguan se janë të aftë të qeverisin më mirë nga paraardhësit, duke rritur shërbimet,
nivelin e tyre, realizimin e treguesve ekonomikë, duke rritur dukshëm të ardhurat dhe, duke dëshmuar një menaxhim të
mirë të qeverisjes sonë. Pas analizës, Kuvendi i 9-të i Degës së PD Korçë, zhvilloi procesin e votimit
për forumet drejtuese të degës, kryetarin dhe kryesinë e re të saj. Gjergji Papa dhe Andrea Mano, ishin dy kandidaturat
në garë për kreun e PD-së së Korçës. Në përfundim të procesit të votimit të
delegatëve rezultoi fitues zoti Gjergji Papa.
Zgjedhjet në degën e Partisë Demokratike Korçë, si në të gjithë vendin zhvillohen në një moment
politik shumë të rëndësishëm që lidhet me zgjedhjet e afërta parlamantare.
rd
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 1-2-2009 nė 10:46 |
|
|
Z. Noka konfirmon zgjedhjen e kryetarit të PD-së së Kuçovës, z. Fadil Mara, të Përmetit, z. Arian Kacaj, të
Shijakut ,z. Dardan Domi, të Devollit, Gëzim Dunkolli, dhe zgjedhjen më të fundit, atë të kreut të PD-së
së Kolonjës, Viktor Duro.
standard
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 8-2-2009 nė 11:43 |
|
|
Me kuvendin e 9-të të degës së Pogradecit përfundon procesi zgjedhor në strukturat e PD të Qarkut
Korçë
Bode: Në 2008, Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike
Zgjedhjet e strukturave të reja drejtuese në Partinë Demokratike, për Qarkun e Korçës përfundojnë me sukses.
Pas kuvendeve të degëve të PD të rretheve Devoll, Kolonjë e Korçë, dje u zhvillua edhe Kuvendi i demokratëve
të Pogradecit. 357 delegatët e këtij kuvendi i përshëndeti Sekretari i Përgjithshëm i PDSH, Ridvan Bode,
njëherësh ministër i Financave, ndërkohë që në këtë kuvend merrnin pjesë gjithashtu deputetët
Edmond Spaho, (kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë) dhe Eris Hoxha, shefi i administratës në selinë e PDSH Florian
Xhuti dhe përfaqësues të tjerë në rang qendror e lokal.
Niko Dudo rizgjidhet kryetar i degës së PD Pogradec
Pas afro 3 muaj procesi zgjedhor në seksione dhe grup seksionet e PD-së, 357 delegatët e Kuvendit të 9-të të Degës
së PD-së Pogradec zgjodhën dje forumet e reja drejtuese të kësaj dege. Raportin e veprimtarisë së degës
së Partisë Demokratike për rrethin e Pogradecit e mbajti në këtë Kuvend kryetari i saj, Niko Dudo, i cili vlerësoi
se, demokratët e rrethit të Pogradecit vijnë në këtë Kuvend me rezultate të mira nga mandati i tyre
4-vjeçar. "Gjatë këtij mandati, dega e Partisë Demokratike në Pogradec u zgjerua jo vetëm me anëtarë
të rinj e simpatizantë të saj, por u pasurua me një përvojë të madhe në drejtimin organizativ, me qëllim
fitimin e pushtetit dhe vazhdimin e reformave integruese", u shpreh kreu i demokratëve të këtij rrethi. Niko Dudo, vuri në
dukje se "Partia Demokratike edhe në rrethin e Pogradecit ka punuar për ruajtjen e vlerave të lirisë, të barazisë e
drejtësisë në garën politike". Ai përmendi si arritjet e qeverisjes demokratike në këto 3 vjet e gjysëm
integrimin e Shqipërisë në NATO, përafrimin me Bashkimin Europian, kryerjen e reformave të gjithanshme, si dhe investimet
në arsim, shëndetësi, infrastrukturën rrugore e luftën pa kompromis ndaj korupsionit. "Këto janë bilance me
gjurmë të thella në historinë e shqiptarëve, pasi realizuan ëndrrën e tyre për integrim", u shpreh
kryetari i degës së PD në Pogradec. Në garën për kreun e degës së PD Pogradec morën pjesë
ish-kryetari Niko Dudo, Robert Gusho dhe Elvira Qeraxhi, nga të cilët fitoi z.oti Niko Dudo. Po dje, u zgjodh edhe kryesia e re e degës
së PD Pogradec. Procesi i votimit për këto forume që u krye në përputhje të plotë me statutin e PDSH u ndoq
nga z.Florian Xhuti, shef i administratës në selinë e kësaj partie.
rd
Kush eshte Niko Dudo?
Sa doli votimi?
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 10-2-2009 nė 10:05 |
|
|
Mallakastër, Agron Kapllanaj zgjidhet kryetar i degës së PD
Mesditën e së dielës, dega e PD të rrethit të Mallakastrës, organizoi kuvendin e saj të radhës, ku analizoi
veprimtarinë katërvjeçare dhe zgjodhi forumet e reja drejtuese, kryetarin dhe kryesinë e re. Dega e PD Mallakastrës
është krijuar në 8 Mars të vitit 1991, si domosdoshmëri për zhdukjen e sistemit të vjetër dhe nevojës
për ndryshim. Në krijimin e vet, PD në këtë rreth numëronte 29 anëtarë, ndërkohë që në
rrugën e saj të gjatë, kjo forcë është zgjeruar dhe fuqizuar, duke arritur që aktualisht të ketë 913
anëtarë. Ky qe vërtetë një bilanc inkurajues, me të cilët demokratët e Mallakastrës erdhën në
kuvendin e radhës të degës së tyre.
Pas hapjes së konferencës nga Sekretarja e degës, Shpresa Bashaj, raportit të kryetarit të degës,
përshëndetjes të të deleguarit të kryesisë së PDSH, ministrit të PPTT, Sokol Olldashi dhe diskutimeve,
përshëndetën kandidatët për kreun e ri të kësaj dege, të cilët shpalosën dhe platformën e tyre
për drejtimin e strukturave të PD.
Ndër disa kandidaturat e propozuara nga mbledhjet e seksioneve dhe grup seksioneve, për kreun e degës në këtë kuvend,
konkuruan ish-kryetari, Agron Hasanbelliu dhe Kryetari i Komunës Qëndër, Agron Kapllanaj. Pyetjet dhe diskutimet e shumta treguan
pjekurinë e demokratëve mallakastriotë. Ato reflektonin shqetësimin dhe preokupimin e përgjithshëm, për një
drejtim më të mirë në funksion të interesave të komunitetit, pasi PD në këtë rreth është
mazhorancë qeverisëse. Gara ishte një model, pasi ishte reflektim i frymës së demokracisë dhe aktit të
qytetarisë. Në fund të votimit ku morën pesë 100% e delegatëve (159) kryetar i degës së PD-së
Mallakastër u zgjodh zoti Agron Kapllanaj, aktualisht kryetar i Komunës Qëndër.
rd
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 16-2-2009 nė 10:06 |
|
|
Naim Gazidede, kreu i ri i PD-së së Dibrës
VALENTINA MADANI
Naim Gazidede është kryetari i ri i PD-së së Dibrës. Kuvendi i 9-të i demokratëve të Dibrës zgjodhi
në krye të degës së PD-së pikërisht kryetarin e Këshillit të Qarkut, z. Gazidede. Në zgjedhjet e djeshme
merrnin pjesë të deleguarit e qendrës, anëtari i Kryesisë së PD-së, Ilir Bano, këshilltari i Kryeministrit
Berisha për Arsimin dhe Shkencën, Myqerem Tafaj, anëtari i Këshillit Kombëtar, Njazi Kosovrasti, deputetët Rrahim Kaleci
e Albert Farruku dhe shefi i departamentit të Organizimit në selinë e PDSH-së, Albert Avduli. Deputeti i zonës, Rrahim
Kaleci, ish-kryetar i PD-së, dega Dibër, evidentoi arritjet e strukturave të partisë në zgjedhjet e kaluara të pushtetit
vendor si dhe përpjekjet e pareshtura të qeverisë Berisha për krijimin e klimës së përshtatshëm për
rritjen e investimeve në Dibrën e harruar nga ish-qeverisja socialiste. Duke përshëndetur në emër të Kryesisë
së PDSH-së, z. Ilir Bano tha: Standardet tona maten me premtimet e mbajtura dhe ne jemi këtu për të deklaruar se dimë
të mbajmë premtimet, se dimë të qeverisim, se dimë dhe të realizojmë objektivat, ato objektiva që më
shumë se kurrë na afrojnë me ëndrrën tonë të përbashkët, NATO-n dhe Evropën.
standard
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 16-2-2009 nė 10:23 |
|
|
Kryebashkiaku i Klosit, Bedri Hoxha u zgjodh kryetar i degës së PD, Mat
Dega e Partisë Demokratike e rrethit të Matit përfundoi procesin zgjedhor në të gjitha strukturat, proces ky që u
finalizua dje me kuvendin e radhës, ku u analizua veprimtaria katërvjeçare dhe u zgjodhën kryetari dhe kryesia e degës. 256
delegatët e këtij kuvendi i përshëndeti në emër të kryesisë së PDSH dhe të kryeministrit Berisha,
nënkryetari i Grupit parlamentar demokrat Ilir Bano. Duke shprehur kënaqësinë që ndodhej mes demokratëve matjanë,
Bano shprehu bindjen se dega e PD e rrethit të Matit, me konfigurimet e strukturave të saj do të sjellë frymën e re në
bazë, frymën e besimit në komunitet dhe sigurisë së fitores së PD në gjithë Shqipërinë.
"Qenia ime këtu është një luks, pasi jam mes miqsh dhe sot më shumë se kurrë po më forcohet bindja se
dega e PD Mat, e forcuar dhe konsoliduar tashmë do të jetë lajmëtare e fitores së thellë të Partisë
Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit", tha ndër të tjera numri dy i parlamentarëve demokratë. Bano
e cilësoi "një ngjarje të rëndësishme të jetës politike në rrethin e Matit", procesin zgjedhor
të kësaj partie. Kjo për faktin se, tashmë Partia Demokratike është bërë parti e të gjithë
individëve që aspirojnë për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri europiane, për një
Shqipëri me më shumë mirëqenie dhe zhvillim ekonomik", u shpreh i deleguari i kryesisë së PD në Kuvendin e
demokratëve të Matit. Bano vijoi më tej se, "Standardet tona maten me premtimet e mbajtura dhe ne jemi këtu për të
deklaruar se dimë të mbajmë premtimet, se dimë të qeverisim, se dimë dhe të realizojmë objektivat, ato
objektiva që më shumë se kurrë na afrojnë me ëndrrën tonë të përbashkët, Naton dhe
Evropën". Pasi foli për arritjet madhore të qeverisë Berisha, të cilat janë të prekshme edhe në rrethin e
Matit, Bano tha se, "Shqipëria po ndryshon" nuk është sllogan, por një realitet tashmë. "Ne sollëm
frymën e qeverisjes, frymën e mosparcelizimit të Shqipërisë, atë frymë që qeveritë socialiste e
mbollën kudo", tha i deleguari i kryesisë së PDSH në Kuvendin e degës së PD Mat.
Një raport më të detajuar për punën e bërë, arritjet dhe detyrat për të ardhmen mbajti në
këtë kuvend ish-kreu i kësaj dege Nezir Rizvani. Në këtë linjë vazhduan edhe diskutimet e delegatëve, të
cilët vleresuan veçanërisht investimet madhore që janë kryer këto vitet e fundit në të gjitha
njësitë vendore të rrethit të Matit. Më pas, në përputhje të plotë me Statutin e PDSH u krye procesi
për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re të degës. Mes dy kandidatëve që garuan për kreun e degës
së PD Mat, ish-kryetarit Nezir Rizvani dhe kryetarit të Bashkisë Klos, Bedri Hoxha, fitoi ky i fundit me 164 vota. Ky votbesim i
gjerë në Kuvendin e degës së PD Mat për zotin Bedri Hoxha është parasëgjithash vlerësim për
përkushtimin mkskimal që ai ka dëshmuar në dy mandate si kryetar i Bashkisë së Klosit, duke e bërë atë
një njësi vendore model në gjithë Qarkun e Dibrës.
Në Kuvendin e degës së PD Mat, ishin gjithashtu të pranishëm deputetët Idriz Xhomara e Sali Shehu, zoti Njazi Kosovrasti
si nënkryetar i Grupit të punës të ngritur nga kryesia e PDSH për Qarkun e Dibrës, shefi i Departamentit të
Organizimit në selinë qendrore të PD, Albert Avduli, dhe shefi i administratës, Florian Xhuti, të cilët administruan me
mjaft korrektesë procesin zgjedhor të forumeve të larta drejtuese të kësaj dege.
Halil RAMA
rd
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 16-4-2009 nė 09:26 |
|
|
Luçiano Boçi, kreu i ri i PD-së Elbasan
B.Nergjoni | 16/04/2009
ELBASAN - Luçiano Boçi do të jetë kreu i ri i degës së Partisë Demokratike në Elbasan. Ai u zgjodh pas
një votimi nga 522 delegatë nga i gjithë rrethi, duke marrë 257 vota nga 505 që u shpallën të vlefshme.
Kandidaturat për kreun e kësaj partie ishin Ali Turhani, Luçiano Boçi, Shefqet Deliallisi dhe Ilirjana Herri, e tërhequr
më pas nga gara.
Në platformën që shtroi para zgjedhjeve zv.rektori i Universitetit të Elbasanit, Luçiano Boçi, ka pasur edhe kritika
të ashpra për drejtimin e mëparshëm të degës së PD-së Elbasan. "Disa të vërteta të
thëna brenda familjes, realisht nuk bëjnë keq. Dega e PD-së në Elbasan nuk ka qenë brilante për të mos
thënë që ka qenë shumë poshtë nivelit të dëshiruar.
Evidentohet një hendek shumë i madh midis sukseseve të qeverisjes qendrore dhe asaj lokale të menaxhuar keq në
degë", tha Boçi para delegatëve.
Ai vijoi se mungesa e analizave serioze për humbjet e vitit 2005-2007 ka sjellë pasojat negative dhe se partia kishte shkuar drejt
personalizimit, dhe jo vendimeve kolegjiale. Kjo, sipas tij, kishte penguar dhe bërjen e një reforme të thellë dhe të
drejtë.
"Është e patolerueshme që militantë, të persekutuar dhe njerëz me kontribute maksimale nuk janë sistemuar
ende, dhe sot gjenden në kërkim të një pune.
Ne jemi mbledhur këtu për ta ndryshuar këtë sistuatë dhe çdo militant të ketë vendin e vet brenda
PD-së, çdo anëtar të ketë nderin e vet në familjen e madhe demokrate", përfundoi Luçiano
Boçi.
Të deleguar në këtë aktivitet zgjedhjesh ishin dy ministrat Lulzim Basha e Ardjan Turku, kreu i Kabinetit Arben Imami, Halit
Shamata e Fahri Balliu.
shek
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 15-5-2009 nė 07:36 |
|
|
http://www.pd.al/
Me ne fund!
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 15-5-2009 nė 10:24 |
|
|
Kryetari i Partisë Demokratike për degën e Tiranës do të zgjidhet përpara zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryeministri
Berisha ka përcaktuar më në fund datën se kur do të zgjidhet pasardhësi i Sokol Olldashit në degën më
të madhe të kësaj force politike. Burime nga PD-ja bënë të ditur për gazetën se zgjedhjet për
këtë degë do të zhvillohen pikërisht të hënën e ardhshme, në 18 maj, ditën në të
cilën skadon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme.
Ndërkohë në një nga ditët e ardhshme pritet që të mblidhet edhe kryesia e Partisë Demokratike, e cila do
të përcaktojë kandidaturat që do të garojnë në kuvendin e degës. Në nenin 27 të statutit të
forcës më të madhe politike në vend, në kapitullin Kryetari thuhet se, është pikërisht kryesia qendrore ajo
që formulon përfundimisht propozimet për kandidaturat. Më konkretisht sipas këtij neni, Kryetari i degës zgjidhet nga
mbledhja e përbashkët e kryesive të nëndegëve mes kandidaturave të propozuara nga kryesia e PDSH. Kandidaturat e dala
për kryetar të degës i nënshtrohen një diskutimi dhe vlerësimi nga kryesia qendrore e partisë, e cila formulon
përfundimisht propozimet për kandidaturat. Favoriti kryesor për garën e Tiranës është zëdhënësi i
grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, i cili ka marrë edhe mbështetjen publike të Kryeministrit Berisha. Gjithashtu
në garë është ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i njohur për kritikat e tij të fundit ndaj lidershipit
demokrat si dhe Edi Paloka, Lajla Përnaska dhe Gjergj Bojaxhi.
panorama
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 31-10-2009 nė 11:41 |
|
|
Sinqerisht kush eshte ai idiot qe merret me faqen e PD?!
Si nuk i vjen turp, sikur ne PD te kete vetem fshatare injorante!?
Pse ore idiot akoma ne fushate jemi?!
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 3-11-2009 nė 10:57 |
|
|
INTERVISTE
Z. Biberaj, një javë më parë u mblodh Kryesia e Partisë Demokratike, që vendosi për thirrjen e Kuvendit
Kombëtar më 12 dhjetor. Çfarë pritet nga ky kongres?
Jemi në fillimin e fushatës për organizimin e Kongresit të Partisë Demokratike, që do të mbahet më 12
dhjetor.
Mendoj që Kuvendi merr një rëndësi të veçantë, pasi Partia Demokratike është në fillim të
mandatit të dytë, kështu që çështja e parë dhe më e rëndësishme, është bërja e
analizave sesi ka funksionuar Partia Demokratike gjatë këtyre katër viteve, që nga Kuvendi i fundit kombëtar, analiza e
zgjedhjeve të vitit 2007 dhe e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe natyrisht hartimi i një statuti të ri sipas standardeve të
Partive Popullore Evropiane.
Do të dëshiroja që analizat të jenë të vërteta, të jenë realiste, në mënyrë që
të merret vesh se çfarë ka ndodhur në Partinë Demokratike, që nga viti 2005. Të analizohen edhe rezultatet e
dobëta të zgjedhjeve, si të vitit 2007 ashtu edhe ato të vitit 2009 dhe natyrisht besoj se këto rezultate do të
kenë edhe personat përgjegjës, në mënyrë që ne të jemi të përgatitur për të fituar
zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme kurdo që të jenë ato.
Një element i rëndësishëm është edhe ristrukturimi i lidershipit të Partisë Demokratike. Duke pasur parasysh
edhe funksionimin katër vjeçar, unë mendoj se ka vend për ristrukturimin e liderishipit të Partisë Demokratike.
Pra, ideja është që të kemi një rotacion elitash në Partinë Demokratike në mënyrë që të
mos kemi liderë që rrinë me dekada në drejtim të sektorëve të ndryshëm të Partisë Demokratike, por
të kemi një rotacion normal elitash të bazuara në vlera, të bazuara në kontribute politike, bazuar edhe në
performancën qeverisëse në qoftë se këta persona kanë qenë qeveritarë, dhe e gjitha kjo e bazuar në
votën e lirë, të ndershme dhe transparente, që do të realizohet gjatë kësaj kohe.
Përveç ristrukturimit të lidershipit të Partisë Demokratike, çfarë duhet të bëjë tjetër
Partia Demokratike, për të rritur demokracinë e brendshme të saj?
Unë mendoj që në Partinë Demokratike, në radhë të parë, duhet të ketë një funksionim të
strukturave, pra që nga seksioni, grupseksioni, nëndega, dega, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia duhet të funksionojnë
normalisht dhe jo siç ka ndodhur gjatë këtyre katër viteve që forumet e partisë nuk kanë funksionuar.
Kemi pasur një përqendrim të pushtetit në duart e kryesisë së vogël, kryesi e cila nuk njihet nga statuti.
Pra, kemi pasur një përqendrim të pushtetit në mënyrë informale në shumë pak duar dhe normalisht në
qoftë se janë të njëjta duar si në parti, si në Parlament, si në qeverisje, kuptohet që nuk ka kush të
korrigjojë gabimet e qeverisjes.
Dihet që në çdo vend demokratik, problemi është qeverisja dhe normalisht ka një opozitë që bën
opozitën e qeverisjes, por është mirë që edhe brenda forcës politike të ketë një oponencë të
brendshme, në mënyrë që gabimet të mos thellohen.
Por, kjo oponencë e brendshme kërkon një ambient politik, brenda partisë, kërkon ekzistencën e një mentaliteti dhe
psikologjie demokratike. Kështu që, unë kam qenë gjithmonë kundër përqendrimit të pushtetit në shumë
pak duar. Jam më shumë për një frymë decentralizimi dhe bashkëpunimi në grup.
Ju kërkoni shmangien e frymës klienteliste në politikën shqiptare, a ekziston kjo frymë në Partinë Demokratike?
Po patjetër që ekziston. Ekziston fatkeqësisht në të gjitha partitë politike shqiptare. Ekziston edhe në
Partinë Demokratike. Kjo frymë ekziston sepse nuk ka demokraci të brendshme, nuk ka transparencë në vendimmarrje.
Pra, në qoftë se vendimmarrja përqendrohet në lidershipin e çdo partie, absolutisht mund të ketë
klientelizëm, mund të ketë frymë klani dhe nepotizëm, sepse në qoftë se vendimmarrja përqendrohet në 3 -4
vetë, secili prej tyre do të mbështesë klanin e vet ose grupin e vet, gjë që nuk ka asgjë të
përbashkët me demokracinë.
Kjo është një sëmundje e politikës shqiptare, mesa duket është sëmundje e trashëguar. Por unë mendoj
se në një kohë, kur ka kaluar 20 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit, është koha për të rrëzuar
disa mentalitete dhe psikologji të cilave realisht u ka ikur koha.
Si mund të zgjidhet kjo situatë?
Çelësi është gjithmonë demokratizimi i brendshëm. Pra, në demokracinë e brendshme të kemi elementë
funksionalë, të kemi një debat konstruktiv, të kemi analiza të hapura, dhe duke pasur parasysh që në parti që
kemi edhe flukse të ndryshme, është mirë që këto flukse të bashkëpunojnë me njëra- tjetrën, dhe
jo këto flukse të shndërrohen në klane dhe pastaj të luftojnë në mënyrë të paprinciptë dhe
në mënyrë të pamoralshme njëri- tjetrin. Pra, implementimi i frymës së klanit, ose siç e kam quajtur i
sektit gjithmonë krijon probleme në funksionimin e çdo force politike.
Sa ka mundësi PD-ja, të dalë nga kjo gjendje?
Mundësi ka, varet vullneti i lidershipit. Nëse ka vullnet, dilet nga kjo gjendje. Por, unë mendoj që Partia Demokratike ndodhet
vërtet në një moment kritik, në një pikë kritike dhe duhet të bëjë një reformim të thellë,
një demokratizim të thellë të saj.
A duhet të ndahen postet partiake nga ato ministrore?
Kam qenë gjithmonë dhe jam kundër përqendrimit të pushtetit në shumë pak duar. Për hir të së
vërtetës përqendrimi i pushtetit në shumë pak duar është një metodë e vjetër e regjimeve të
vjetra.
Po të kujtojmë edhe historinë e ish-vendeve komuniste, kur drejtuesit e kryesorë të partisë ishin drejtues edhe në
ekzekutiv, drejtonin të gjithë jetën politike, ekonomike e shoqërore të vendit duke pasur një numër të pafund
funksionesh.
Unë mendoj që demokracia është një sistem, që secili duhet të zërë vendin e vet, por bazuar në
konkurrencë. Lidhur me ndarjen e mandateve, unë e kam ngritur si problem, që në mbledhjen e parë të grupit parlamentar,
në shtator të vitit 2005, dhe kam menduar që ndarja e mandateve do t'i shërbejë përmirësimit të
punës dhe natyrisht motivimit të personaliteteve që Partia Demokratike i ka në radhët e saj.
Pra, nëse kemi një person i cili është në qeverisje, ai duhet t'i përkushtohet qeverisjes dhe vendin e tij, që
ka në parti t'ia lërë dikujt tjetër në mënyrë që personi tjetër t'i përkushtohet
jetës në parti.
Sot jemi pas katër vitesh dhe shohim që partia nuk ka funksionuar dhe një ndër shkaqet e mosfunksionimit të partisë
është sepse kemi pasur këtë përqendrim të mandateve. Kjo gjë ka ndodhur jo vetëm në nivel qendror, por ka
ndodhur edhe në nivel lokal dhe, dyert e Partisë Demokratike gjatë katër viteve si në nivel qendror ashtu edhe në
atë lokal në një farë mënyre kanë qenë të mbyllura.
Jo vetëm për këtë shkak por edhe për shkaqe të tjera Partia Demokratike nuk pati rezultat shumë të mirë
në zgjedhjet e vitit 2007, kur unë kam kërkuar në atë kohë analiza të cilat nuk u bënë
asnjëherë sepse ne humbën qytetet kryesore. Nuk u analizua 2007-ta dhe erdhëm në vitin 2009.
U premtua për një rezultat më të mirë sesa e 22 marsit të vitit 1992. Realisht patëm një rezultat, që nuk
arritëm që të krijojmë qeverinë. Pra, e gjithë e djathta fitoi 70 mandate baras me të gjithë të
majtën, që fitoi 70 mandate.
Pra, ne nuk ishim në gjendje që ne të krijonim një qeveri vetëm me aleatët tonë tradicionalë ose
natyralë. Kështu që u detyruam të bënim një koalicion, jo të natyrshëm me LSI-në, e cila është
një forcë e majtë politike dhe, po vihet re që pushteti gradualisht po kalon nga e djathta tek e majta sepse LSI-ja ka marrë
më shumë pushtet sesa ka vota në nivel republike dhe sesa ka mandate deputetësh.
Kështu që janë një sërë shkaqesh që kanë sjellë në këto rezultate dhe unë mendoj që
është momenti për të analizuar të gjitha këto shkaqe, në mënyrë që të bëjmë
përmirësimet e mundshme në rifreskimin e lidershipit të Partisë Demokratike sepse kemi anëtarë të
kryesisë së vogël të cilët kanë humbur në qarqet e tyre ose në atë pjesë ku kanë zhvilluar
fushatë, kanë bërë premtime të tjera, kanë pasur rezultate më të dobëta, kanë krijuar probleme edhe
me zgjedhjet. Kështu që, unë mendoj së një pjesë të përgjegjësisë e ka kryesia e vogël e cila
nuk ka arritur të ketë rezultate, të cilat vetë i kanë paraqitur.
Çfarë problemesh ka pasur në Partinë Demokratike gjatë fushatës elektorale, që nuk arriti të krijojë e
vetme qeverinë, por u detyrua të bëjë koalicion me LSI-në?
Natyrisht do të ketë kohë për të analizuar situatën deri në Kongres. Po mendoj se ka pjesë të qeverisjes
që nuk kanë funksionuar gjatë këtyre katër viteve. Kemi pasur edhe një politikë përjashtimesh brenda
Partisë Demokratike, sot fatkeqësisht në grupin parlamentar, nuk janë personalitete të kësaj partie, themelues të
Partisë Demokratike me kontribute 20 vjeçare që janë përjashtuar për arsye të një vendimmarrjeje
klienteliste, klanore dhe bazuar në një mentalitet të vjetër të përjashtimit të atyre që mendojnë
ndryshe.
Edhe fushata mendoj nuk është zhvilluar në nivelin që duhet. Unë mund të kujtoj që në Tiranë, Partia
Demokratike pothuajse nuk ka zhvilluar fushatë fare, flas për strukturat lokale. Në Tiranë nuk kemi pasur rezultatin që kemi
pritur, po ashtu edhe në qarqe të tjera.
Gjithësesi unë mendoj që do të jetë koha për të analizuar rast pas rasti, në mënyrë që ne
të shkojmë në Kongres me një analizë reale. Unë jam ithtar i bërjes publike të problemeve për të
bërë korrigjime dhe jo i mbylljes së problemeve sepse në qoftë se problemi mbyllet gjërat nuk shkojnë në
drejtimin e duhur.
Si duhet bërë ndarja e posteve ministrore nga ato partiake, a nevojitet një lloj balancimi apo ndarja duhet të bëhet në
mënyrë kategorike?
Unë jam për ndarjen kategorike të posteve, normalisht me përjashtim të kryetarit të partisë i cili mund të
jetë edhe Kryeministër. Askush tjetër nuk mund të ketë dy poste ose dy mandate dhe kjo vlen si në nivel qendror ashtu
edhe në nivel lokal.
Sepse nëse kemi të njëjtët persona si në grupin parlamentar, si në qeverisje, ashtu edhe në parti, kush do të
bëjë oponencën brenda partisë dhe pushteti përqendrohet në 3- 4 duar dhe ne e pamë rezultatet e këtij
përqendrimi gjatë katër viteve, që sapo kanë kaluar. Pra, unë jam për një ndarje kategorike me përjashtim
të kryetarit të partisë i cili është edhe Kryeministër.
Kështu e kanë edhe Partitë Popullore Evropiane, që kryetari i partisë kur fiton bëhet Kryeministër ose President,
varet nga sistemi politik. Asnjë post tjetër nuk mund të jetë i dubluar. Unë jam për funksionimin e partisë,
për funksionimin e qeverisë dhe të grupit parlamentar.
Janë tre institucione, që kanë lidhje shumë të ngushtë me njëra- tjetrën, por unë do të
dëshiroja që të mos ishin e njëjta gjë. Një element i rëndësishëm i kontrollit të qeverisjes
është grupi parlamentar.
Por në qoftë se janë të njëjtët persona si në parti, në qeveri dhe në grupin parlamentar
atëherë kush do ta kontrollojë qeverisjen. Unë mendoj që është momenti për të reflektuar. Kemi
kërkuar konkurrencë brenda partisë. Sot nuk ekziston konkurrenca brenda partisë.
Dihet sesi zhvillohet konkurrenca, më shumë ka emërime sesa zgjedhje. Unë jam për konkurrencë brenda partisë
që kandidatët që dëshirojnë për poste të ndryshme të kenë platformat e tyre, të kenë
mundësinë për të bërë fushatë elektorale dhe në fund të fitojë kandidati më i mirë.
Unë mendoj se nuk ka gjë më të rëndësishme për anëtarët e Partisë Demokratike sesa të
votojnë për lidershipin dhe në këtë 19 vjetor të themelimit të PD-së dhe në 20 vjetorin e rënies
së Murit të Berlinit të është momenti më i mirë që ne të reflektojmë dhe t'u rikthejmë
anëtarëve të Partisë Demokratike atë që ua kemi mohuar gjatë këtyre viteve.
Pra, anëtarët e Partisë Demokratike të kenë të drejtën në zgjedhjen e lidershipit të tyre.
Ju jeni për zgjedhjen e lidershipit nëpërmjet formulës "një anëtar një votë". Pse mendoni se duhet
zbatuar kjo formulë?
Mendoj se është formula më demokratike, demokratizon parti, nxit konkurrencën e lirë dhe transparente brenda partisë,
motivon anëtarësinë e partisë dhe është formulë që përdoret në SHBA dhe në Partitë
Popullore Evropiane.
Ne realisht e kemi pasur të implementuar në statut, por nuk është zbatuar. Pa analizuar se çfarë ka ndodhur gjatë
këtyre katër viteve, mendoj se është momenti që ne ta implementojmë në statut dhe të fillojmë direkt
zbatimin që më 12 dhjetor.
Cila ka qenë arsyeja që nuk është aplikuar kjo formulë deri më tani ?
Natyrisht, në qoftë së shmang rregullat e demokracisë, shmangen parimet e demokracisë, krijohen kushte për të
mbështetur klane për një frymë klienteliste, për një frymë nepotike, që ka ekzistuar vazhdimisht në
politikën shqiptare.
A mendoni se kjo formulë do të sjellë mosrikonfirmimin të lidershipit aktual në krye të PD-së?
Unë jam që ne të vendosim rregullat e lojës. T'i vendosim parimet dhe pastaj të futen në garë, kush mendon se
e meriton.
Mendoj se statuti nuk bëhet për persona dhe nuk duhet bërë për persona, sikurse një ligj që nuk bëhet për
persona dhe nuk duhet bërë për persona, sepse kam parë që gjatë këtyre 10 viteve shpeshherë statuti por edhe
ligji bëhen për persona të caktuar. Nuk jam për këtë ide. Ligji është tjetër gjë. Statuti
është tjetër gjë, personat janë tjetër gjë.
Analiza
Do të dëshiroja që analizat të jenë të vërteta, të jenë realiste, në mënyrë të merret
vesh se çfarë ka ndodhur në Partinë Demokratike që nga viti 2005. Të analizohen edhe rezultatet e dobëta të
zgjedhjeve, si të vitit 2007 ashtu edhe ato të vitit 2009 dhe natyrisht besoj se këto rezultate do të kenë edhe personat
përgjegjës, në mënyrë që ne të jemi të përgatitur për të fituar zgjedhjet e lokale dhe
zgjedhjet e përgjithshme kurdo që të jenë ato.
Funksionimi i partisë
Kemi pasur një përqendrim të pushtetit në duart e kryesisë së vogël, kryesi e cila nuk njihet nga statuti. Pra,
kemi pasur një përqendrim të pushtetit në mënyrë informale në shumë pak duar dhe normalisht në qoftë
se janë të njëjta duar si në parti, si në Parlament, si në qeverisje, kuptohet që nuk ka kush të
korrigjojë gabimet e qeverisjes. Dihet që në çdo vend demokratik, problemi është qeverisja dhe normalisht ka një
opozitë që bën opozitën e qeverisjes, por është mirë që edhe brenda forcës politike të ketë
një oponencë të brendshme
Gabimet në PD
Sot jemi pas katër vitesh dhe shohim që partia nuk ka funksionuar dhe një ndër shkaqet e mosfunksionimit të partisë
është sepse kemi pasur këtë përqendrim të mandateve. Kjo gjë ka ndodhur jo vetëm në nivel qendror, por ka
ndodhur edhe në nivel lokal dhe, dyert e Partisë Demokratike gjatë katër viteve si në nivel qendror ashtu edhe në
atë lokal në një farë mënyre kanë qenë të mbyllura
Kryesia e vogël
Kemi anëtarë të kryesisë së vogël të cilët kanë humbur në qarqet e tyre ose në atë
pjesë ku kanë zhvilluar fushatë, kanë bërë premtime të tjera, kanë pasur rezultate më të
dobëta, kanë krijuar probleme edhe me zgjedhjet. Kështu që, unë mendoj së një pjesë të
përgjegjësisë e ka kryesia e vogël e cila nuk ka arritur të ketë rezultate, të cilat vetë i kanë
paraqitur.
Konkurrenca në PD
Kemi kërkuar konkurrencë brenda partisë. Sot nuk ekziston konkurrenca brenda partisë. Dihet sesi zhvillohet konkurrenca, më
shumë ka emërime sesa zgjedhje.
Unë jam për konkurrencë brenda partisë që kandidatët që dëshirojnë për poste të ndryshme
të kenë platformat e tyre, të kenë mundësinë për të bërë fushatë elektorale dhe në fund
të fitojë kandidati më i mirë.
Unë mendoj se nuk ka gjë më të rëndësishme për anëtarët e Partisë Demokratike sesa të
votojnë për lidershipin dhe në këtë 19 vjetor të themelimit të PD-së
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 28-12-2009 nė 10:11 |
|
|
Z. Stringa si ish-anëtar i Këshillit Kombëtar dhe kryesisë së Partisë Demokratike, si e gjykoni Kuvendin e IX të
Partisë Demokratike, ku nuk u zhvillua asnjë analizë për zgjedhjet, mungoi debati për funksionimin e partisë dhe ku
kryetari i saj u rikonfirmua me 99.9% të votave?
Kongresi i IX i Partisë Demokratike ka qenë një Kongres vetëm formal. Në gjykimin tim, Kongresi duhet të kishte tre ose
katër drejtime kryesore. E para, duhej të ishte debati i madh për qeverisjen 2005 -2009 të drejtuar nga Partia Demokratike. Debati
i dytë i madh në Kongres duhej të ishte për procesin zgjedhor.
Debati i tretë i madh duhej të ishte për qeverisjen e ardhshme të Partisë Demokratike, detyrat dhe funskionet e saj. Debati i
katërt duhej të ishte për aleancat dhe mënyrat e organizimit të tyre dhe debati i pestë duhej të ishte se
çfarë duhet bërë për mirëfunksionimin e Partisë Demokratike.
Fatkeqësisht, të gjitha këto që përmenda nuk u bënë. Unë mund të them që Kongresi qe diçka
formale dhe në gjykimin tim Kongresi bëri vetëm diçka, formalizoi një Këshill Kombëtar të ri.
Kryetari i PD-së ishte i formalizuar sepse nuk kishte konkurrent tjetër de fakto dhe de jure, ndërsa formalizoi edhe Këshillin nga
i cili do të dalin edhe organet e tjera drejtuese të Partisë Demokratike.
Si mendoni, cila ka qenë arsyeja që parimi "një anëtar një votë" u hoq nga statuti?
Do të ishte mirë të ishte dhe ky, por nëse nuk zbatohet çfarë do të ndodhte? Sado që ta
përmirësosh ligjin, nëse nuk ndryshon konceptin e zbatimit, nuk bën asgjë. Do të futej "një anëtar
një votë" po e njëjta gjë do të ndodhte.
Edhe nëse votohet me "një anëtar një votë", vetë mënyra e funksionimit të Partisë Demokratike
do të kishte po të njëjtin rezultat siç u dha në Kongres. Themelore është që partia duhet të
ngrejë institucione që përkrahin vlerat, duhet të ngrejë institucione që përkrahin karrierën.
Këto janë çështje që ndodhin kur vetë lidershipi ka dëshirë ta demokratizojë partinë. Nëse
lidershipi nuk ka dëshirë të ndryshojë asnjëherë, nuk ndryshon partia. Lidershipi është ai që i jep
shpirtin e ndryshimit, që jep shpirtin e vlerave.
Nëse lidershipi ka dëshirë të jetë gjithë jetën lidership, partia automatikisht fillon e ndrydhet. Partia
është një zyrë e madhe ku janë aksionet e të gjithëve, nëse ikën Berisha dhe vjen një tjetër,
rezultatet do të jenë po të njëjta me ndryshime fare të vogla.
Në Partinë Demokratike, mund të merresh pa asnjë meritë dhe bëhesh i treti ose i dyti dhe mund të ikësh nga i
dyti e del fare jashtë partisë. Kjo tregon që nuk ka vlera dhe nuk funksionon institucioni.
Nëse do të funksiononte statuti unë të garantoj që do të forcohej edhe lidershipi, do të forcohej edhe ata që
kanë dëshirë për karrierë dhe konkurrenca në këtë rast do të ishte evidente. Por, nëse lidershipi
nuk ka dëshirë kjo nuk ndodh asnjëherë.
Ju nuk jeni rizgjedhur në Këshillin e ri Kombëtar, si i e vlerësoni procesin zgjedhor për zgjedhjen e 100 anëtarëve
të këtij Këshilli?
Unë kam një parim që me gjykimin tim mund të kuptoj shumë gjëra, por nëse nuk kam fakte unë nuk flas. Unë
gjykoj që votimi u bë normal, meqë unë nuk kam fakte, për të thënë të kundërtën,
pavarësisht nga çfarë mund të nuhas.
Unë nuk mora votat për të qenë anëtar i Këshillit Kombëtar dhe nuk më mbetet gjë tjetër vetëm
të uroj anëtarët e Këshillit Kombëtar, të cilët shpresoj dhe uroj që ta bëjnë punën më
mirë se unë në të gjitha drejtimet që ka Partia Demokratike.
Pjesa më e madhe e kritikëve brenda Partisë Demokratike janë lënë jashtë Këshillit Kombëtar,
përfshirë edhe juve, si mendoni pse ka ndodhur kjo?
Kur më është krijuar mundësia për të folur në institucionet e partisë, unë nuk jam shprehur në
media. Unë zakonisht jam shprehur në media kur kam parë që janë probleme të rëndësishme.
Mundësia për t'u shprehur në institucionet e partisë nuk më është krijuar. Nëse i gjithë debati,
që unë kam krijuar ka qenë në raport me elementët e rëndësishëm që kanë të bëjnë me
Partinë Demokratike.
Nëse kemi bërë një debat të madh më 2007, ka qenë debati kemi fituar apo kemi humbur në zgjedhjet e 2007.
Unë pa u nisur nga ndonjë qëllim, kam kuptuar diçka të rrezikshme në Partinë Demokratike, e cila vazhdon edhe
në zgjedhjet e 2009-ës. Partia Demokratike kishte filluar të humbte qytetarinë, kishte filluar të humbte qytetet e mëdha
dhe i gjithë debati ka qenë në këtë drejtim. I njëjti fenomen ka ndodhur edhe në vitin 2009.
Partia Demokratike po humbet qytetarinë. Ky është një problem jo i madh, por është një problem shumë i madh
për një parti, e cila ka krijuar pluralizmin në Shqipëri. Është padyshim që duhet të merret në
konsideratë. Shpresoj që këta që vijnë ta kenë në konsideratë, se përndryshe Partia Demokratike ka
për të humbur gjithçka.
Cilat janë arsyet që po ndodh ky fenomen?
Problemi qëndron tek vetë mënyra e sjelljes së partisë, mungesa e demokracisë, mungesa e institucioneve. Në
Partinë Demokratike nëse do të zbatohej statuti, institucionet do të punonin në mënyrë perfekte.
Çështja qëndron se mosfunksionimi i mirë i institucioneve qëndron tek moszbatimi i statutit aktual. Ne mund të
bëjmë statutin më të mirë, nëse nuk zbatohet ai, asgjë nuk bën. Statuti që është ligji i
partisë nuk zbatohet si duhet zbatuar. Nëse zbatohet, nuk do të thotë që partia do të ishte shumë më
demokratike. Problemi i vërtetë i institucioneve në Shqipëri është mozbatimi i ligjit.
Një nga eksponentët kritikë të Partisë Demorkatike, Aleksandër Biberaj ka ngritur shqetësimin se procesi i
numërimit të votave dhe listat e hartuar për në Këshillin Kombëtar është manipuluar nga lidershipi. A mendoni
se është i manipluar ky proces duke qenë se dhe ju mbetët jashtë Këshillit Kombëtar të PD-së?
Unë nuk kam dëshirë të luaj rolin e gjykatësit. Çështja është se edhe unë e ndiej, por unë
kam një parim që nëse them diçka unë duhet ta vërtetoj. Vërtetimi i kësaj është mjaft i
vështirë. Unë nuk mund të vërtetoj nëse votat janë manipluar, megjithëse në mendjen time mund të kem
diçka.
Çështja është që mbasi e thua, duhet të kesh fuqinë ta vërtetosh. Biberaj ka një të drejtë,
që nuk ka pasur transparencë dhe vetë procesi i votimit ka qenë i diskredituar sepse në votim vinin përqark njerëz,
të cilëve nuk u lejohej të vinin përqark, të cilët sillnin mesazhe të lidershipit dhe që ishin
njëkohësisht konkurrentë vetë.
A është normale që emrat me kontribute në Partinë Demokratike janë zëvendësuar me figura krejt të
panjohura që nuk njihen për ndonjë kontribut të veçantë?
Partia Demokratike nuk ka krijuar institucionin e vlerave. Nëse Partia do të funskiononte sipas statutit, vlerat krijohen vetë.
Cilësia e anëtarësisë rritet dhe voton vlerat. Shpeshherë në Partinë Demokratike nuk votohet vlera dhe ky nuk
është faji i anëtarësisë, ky është faji i vetë partisë që nuk ka krijuar sistemin e vlerave.
Sistemi i vlerave në Partinë Demokratike është ky; nëse e ke mirë me Berishën ke vlera dhe nëse nuk e ke
mirë me Berishën nuk ke vlera. Ky sistem është ngritur dhe ky sistem është ai që i bën dëm Partisë
Demokratike.
A mund të flitet për demokraci të brendshme në PD për mënyrën sesi po operon ajo?
Demokracia e brendshme vjen si rezultat i zbatimit të statutit. Kur nuk zbatohet statuti ka probleme të demokracisë. Partia nuk ka
krijuar masën e matjes së vlerave. Ky është edhe fakti që sa herë kemi bërë prurje të reja, vetëm
një pjesë e vogël e tyre e kanë justifikuar veten si në drejtimin intelektual, si dhe në drejtimin profesional ashtu
edhe në drejtimin partiak. Shpresoj që kjo pjesë që ka ardhur tani, të jetë e vërtetë.
Por të mos harrojmë që Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike i 2009-ës ngjan me atë të vitit 1996.
Unë nuk dua të bëj paragjykime, por gjykoj që janë marrë njerëz të cilët partia po i bën dhe jo ata
të bëjnë partinë. Partia Demokratike ka nevojë për njerëz që bëjnë parti dhe jo t'i
bëjë partia.
Një pjesë e mirë atyre që janë marrë i ka bërë partia, mos them që i ka bërë Berisha. Ky
është problemi më madhor që ka partia si strukturë në të cilën të gjithë ne demokratët kemi
aksionet tona.
A mendoni se mënyra sesi po funksionon Partia Demokratike do të ketë pasoja në zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare?
Çështja është që Partia Demokratike duhet të kalojë me sukses krizën politike që ekziston në
Shqipëri. Kur dy veta grinden, të dy janë me faj dhe zakonisht ai që ka pushtetin ka faj më shumë. Kjo është
një krizë, e cila me pak mend dhe me pak dëshirë për të dhënë zgjidhje, mund të ishte zgjidhur pa arritur
në këtë masë.
Por, nuk duhet të harrojmë që kriza politike dalëngadalë trashet dhe kalon në kriza të gjithanshme. Të mos
harrojmë që Partia Socialiste përfaqëson 65 deputetë dhe në gjykimin tim, është një gjë që
duhet marrë në konsideratë. Qëndrimi me kokëfortësi nuk do t'i sjellë asgjë të mirë as
Partisë Demokratike, as shqiptarëve.
Çështja është që kush do të lëshojë i pari, PD apo PS. Për mua është e rëndësishme
që palët të afrohen dhe të bisedojnë. Por, gjuha që po përdorin të dy palët, tregon që nuk duan
të bisedojnë. Kjo gjykoj që nuk i bën mirë Partisë Demokratike, po në rradhë të parë nuk i bën
mirë shqiptarëve.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 28-12-2009 nė 10:18 |
|
|
Omer Stringa ka absolutisht te drejte!
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 20-1-2011 nė 17:26 |
|
|
Rama falsifikoi videon me ndihmën e dy punonjësve të Sigurimit të Shtetit
Partia Demokratike dënoi dje aktin e shëmtuar të Kreut të PS, Edi Rama, i cili me anë të montimit të videos së
publikuar në emisionin "Fiks Fare", tentoi në mënyrë të turpshme të akuzonte Kryeministrin, duke
bërë një vepër të rëndë penale. Përmes një deklarate për shtyp deputetja demokrate Mesila Doda tha
se ashtu si babai i tij, Kristaq Rama që firmosi ekzekutimin e poetit Havzi Nela apo kundërshtarëve të tjerë politikë,
Edi Rama në bashkëpunim me dy punonjës të vjetër të Sigurimit të Shtetit, montoi e falsifikoi një video
për të implikuar në një situatë të rreme Kryeministrin e vendit. "Jam këtu për t'i deklaruar Edvin
Kristaq Ramës, bllokmenit-çimkë apo zotit 20% se, manipulimi i videos nga ti, për të akuzuar Kryeministrin e vendit
përbën një akt të rëndë kriminal ndaj rendit kushtetues të vendit. Me këtë vepër të
rëndë penale, kreu i bllokmenëve të rinj, dëshmon se njëlloj si Kristaq Rama që firmosi ekzekutimin dhe varjen e
Havzi Nelës dhe kundërshtarëve të tjerë politikë edhe pas rënies së Murit të Berlinit, Edvini me dy
punonjës të vjetër të Sigurimit të Shtetit, monton, falsifikon video për kundërshtarët e tij
politikë", u shpreh Doda. Ajo theksoi se Partia Demokratike, u deklaron qytetarëve shqiptarë se, këtë poshtërsi e
bën vetëm një njeri, për të cilin vlerat morale dhe dinjiteti njerëzor nuk ekziston. "Këtë akt të
shëmtuar Edvin Kristaq Rama apo shoku 20% e realizoi, sepse ai sot është njeriu i vetëm në politikë, në
Europë, që ka akuzuar të atin si baba të djalit të tij dhe nuk ka pranuar t'i bëjë analizën për
të faktuar akuzën e tij. Një manipulim të tillë e bën vetëm një njeri që nxjerr bashkëshorten dhe
veten lakuriq në plazhe publike dhe iu thotë të tjerëve se çfarë iu duhet ju se ç'bëj unë me
gruan time, duke shkelur etikën morale më elementare të zyrtarit dhe të njeriut të qytetëruar", u shpreh Doda.
Deputetja demokrate theksoi se një akt të tillë të shëmtuar e bën vetëm Edvin Kristaq Rama, i cili sipas
akuzës në Gjykatën e Tiranës, të botuar nga vetë miku i tij më i ngushtë, i ka mohuar për dhjetë
vjet me radhë djalit të vetëm, si atësinë ashtu edhe kafshatën e gojës. "Mendoni vetë qytetarë se
çfarë është i aftë të bëjë ky shok për fëmijët tuaj! Një akt të tillë të
ulët e bën vetëm Edvin Kristaq Rama që ka persekutuar, rrahur dhe mbyllur në spital psikiatrik nënën e djalit
të tij, ka zhveshur lakuriq në plazh gruan që mori, pas saj ka rrahur në publik gruan e tretë, ka degdisur të
katërtën pa nam dhe nishan. Njeriu që ka nxjerrë të ëmën në mes të natës të rrahur nga
shtëpia", u shpreh ndër të tjera deputetja e PD. Gjithashtu ajo vuri në dukje se për kreun e PS në dosjet e
hetuesisë shqiptare dhe vendeve përreth kanë të faktuara se me Aldo Baren ndan tenderat dhe drogën. "Manipulimin e
videos, për të akuzuar Kryeministrin, këtë vepër të rëndë kriminale mund ta bëjë vetëm një
bastard i Bllokut si Edvini, që në dosjet e hetuesisë shqiptare dhe vendeve përreth ka të faktuar se me Aldo Baren ndan
tenderat dhe drogën, se të tjerë të kanë akuzuar për vrasje dhe marrje të sasive të drogës, e se me
klanin Gina e klane të tjera ke ndarë krime monstruoze, drogën, pronat, shtretërit, lejet e ndërtimit dhe tenderat",
vijoi Doda. Gjithashtu ajo shtoi se një akt të tillë mund ta bëjë vetëm një bllokmen-çimkë si Edvini,
që dy vjet rresht punoi për të keqen e qytetarëve shqiptarë, për të bllokuar me bojkote, valle kutish e greva
orgjish, vizat dhe lëvizjen e tyre të lirë. "Një akt të tillë të ulët mund ta bëjë vetëm
një bllokmen-çimkë si ti, që për çdo leje ndërtimi pret 20% gjoba, e faktuar kjo me kontrata të botuara
në të gjitha mediat shqiptare dhe që rendit Bashkinë e Tiranës në 2-3 më të korruptuarat e planetit për
lejet e ndërtimit", vijoi deputetja demokrate.
rd
Kush jane keta spiune te sigurimit?
Po nuk dhate emra e fakte kot qe i permendni.
Sa spiune te sigurimit ka ne kryesnine e PD?
Pse nuk pastron PD-ja veten?
Spiunet e sigurimit bejne gallate me ne se ne nuk i pastrojme nga vetja, kaq e thjeshte eshte!
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 21-1-2011 nė 10:01 |
|
|
Publikohet dokumenti, në të cilin Çakuli cilëson hartimin e një gjimnazisti si precedent për rrëzimin e
komunizmit
Dëshmia në gjykatë e Filip Çakulit që dënoi Fatbardh Kupin në '81 me tetë vite burg për një
hartim
Përmes një faksimile të publikuar dje në media vërtetohet se gazetari dhe drejtuesi i një emisioni televiziv në
vend, Filip Çakuli i dërgonte hetuesisë së regjimit komunist ekspertiza nga të cilat dënoheshin me vite të
tëra burgimi njerëz të pafajshëm. Fatbardh Kupi, djali i nacionalistit të luftës së Dytë Botërore Abaz
Kupi, është një ndër viktimat e Çakulit, i cili u dënua me 8 vite burg nga hetuesia komuniste e vitit 1981 për
një hartim të shkruar në vitin 1965, periudhë kur ai ndiqte gjimnazin. Ekspertizën e këtij hartimi e ka ndjekur Filip
Çakuli i cili pas 16 vitesh së krijimit të hartimit akuzonte Fatbardh Kupin si një person të rrezikshëm të
shoqërisë, pasi në rreshtat e hartimit të tij letrar konstatohej rrezatim i "shpresës" dhe "besimit"
për rrëzimin e komunizmit. Fatbardhi viktima e Filip Çakulit shkruante në hartimin me temë "Gëzuar Vitin e
Ri" se, "dimri do të marrë tatëpjetën, me një stuhi të re, se shpirti im që lakmon përpara has
pengesa, por gjen më në fund rrugën dhe arrin qëllime të nalta". Kjo u konsiderua nga agjenti i Sigurimit të
Shtetit shqiptar, Filip Çakuli si paragrafi i cili do të rrëzonte sistemin komunist. "Megjithëse i pandehuri Fatbardh Kupi
i mohon bisedat e ndryshme me karakter armiqësor, që ka bërë me dëshmitarët e lartpëmendur në periudhë e
kohë të ndryshme kundër pushtetit tonë popullor për minimin e dobësimin e saj, qëllimi i tij
kundërrevolucionar del qartë dhe nga hartimi i tij që ka bërë në vitin 1965 në gjimnaz me temën
'Gëzuar Vitin e Ri'". Megjithëse i pandehuri pretendon se ky është një hartim në përmbajtje
politike, eksperti Filip Çakuli gazetar, i cili ka bërë komentin e hartimit të tij, provon se i pandehuri shpreh
"besimin" dhe "shpresën" për të ardhmen kur thotë se, "Dimri do të marrë të
tatëpjetën në një stuhi të re", "dobia është përpjekje drejt së cilës ecim, shpirti im
më lakmon përpara, has në pengesa, bie, por gjen më në fund rrugën dhe arrin qëllime të nalta". Besimi,
është kauza për të cilin ai ka shërbyer dhe i ka kushtuar jetën, dimri që do të marrë
tatëpjetën me stuhi të re është pushteti popullor, i cili është edhe pengesa për të arritur, që
të arrijë qëllime të larta", shkruhet në letrën dërguar hetuesisë së asokohe. Ka mjaftuar opinioni i
ekspertit të hetuesisë së viteve 1981 Filip Çakuli që pas 16 vitesh të vihej në pranga Fatbardh Kupi dhe kjo
vërtetohet më së miri në dokumentin arkivor të publikuar dje. "Sa më lart provohet me pohimet e pjesshme të
të pandehurit, i cili mundohet t'i shpëtojë përgjegjësisë penale në dëshminë e
dëshmitarëve të lartpërmendur. Provë shkresore akt ekspertimi letraro-artistik dt. 11.11 1981, si dhe biografia e tij
dt.11.08.1981 dhe dëshmia e penalitetit dt.11.11.1981", shprehet hetuesia për djalin e nacionalistit Abaz Kupi.
Raportimi i Çakulit: Hartimi synon rrëzimin e komunizmit
Megjithëse i pandehuri Fatbardh Kupi i mohon bisedat e ndryshme me karakter armiqësor, që ka bërë me dëshmitarët e
lartpërmendur në periudhë e kohë të ndryshme kundër pushtetit tonë popullor për minimin e dobësimin e
saj, qëllimi i tij kundërrevolucionar, del qartë dhe nga hartimi i tij që ka bërë në vitin 1965 në gjimnaz me
temën "Gëzuar Vitin e Ri". Megjithëse i pandehuri pretendon se ky është një hartim në përmbajtje
politike, eksperti Filip Çakuli gazetar, i cili ka bërë komentin e hartimit të tij, provon se i pandehuri shpreh
"besimin" dhe "shpresën" për të ardhmen, kur thotë se "Dimri do të marrë tatëpjetën
në një stuhi të re", "dobia është përpjekje drejt së cilës ecim, shpirti im më lakmon
përpara, has në pengesa, bie, por gjen më në fund rrugën dhe arrin qëllime të nalta". Besimi, është
kauzë për të cilin ai ka shërbyer dhe i ka kushtuar jetën, dimri që do të marrë tatëpjetën me stuhi
të re është pushteti popullor, i cili është edhe pengesa për të arritur që të arrijë qëllime
të larta. Sa më lart provohet me pohimet e pjesshme të të pandehurit, i cili mundohet t'i shpëtojë
përgjegjësisë penale në dëshminë e dëshmitarëve të lartpërmendur. Provë shkresore akt
ekspertimi letraro-artistik dt. 11.11 1981, si dhe biografia e tij dt.11.08.1981 dhe dëshmia e penalitetit dt.11.11.1981.
Rama që po përdor Top Channel si hanxhar krimi, njëlloj si dikur bënte ekspertizën për Sigurimin e Shtetit
PD: Spiuni i Sigurimit të Shtetit vijon praktikën kriminale 30 vjeçare
Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Gerti Bogdani publikoi dje faksimilet ku i akuzuari si autori i implikimit të Kryeministrit Sali
Berisha në video-përgjimin Prifti-Meta si pjesë e aferave me konçesionet Filip Çakuli, ka qenë pjesë e
kontingjentit të Sigurimit Komunist. Nëpërmjet këtij dokumenti Çakuli citohet nga hetuesia si eksperti i Sigurimit,
opinioni i të cilit dënoi me 8 vite burg djalin e nacionalistit Abaz Kupi, Fatbardh Kupin vetëm për një hartim të
shkruajtur kur ai ndiqte gjimnazin. Bogdani, ndërsa dënoi këtë akt i cili sipas tij vazhdon të aplikohet edhe sot pas 30
vitesh nga Filip Çakuli u shpreh se, ai që transmetoi videon e montuar kundër Kryeministrit të vendit vazhdon veprimtarinë
e tij kriminale 30-vjeçare të agjentit të Sigurimi. "Jam këtu para jush për t'u dëshmuar shqiptarëve
faktin se Çakalli i Edi Ramës që transmetoi videon e montuar kundër Kryeministrit të vendit, vazhdon veprimtarinë e
tij kriminale 30-vjeçare, të agjentit të Sigurimit të Shtetit shqiptar. Ky Çakall, vite më parë, me akuzën
e tij do të bënte që gjimnazisti Fatbardh Kupi të dënohej nga espertiza letrare e Çakallit, me 8 vjet burg për
hartimin e tij në gjimnaz, me titull 'Gëzuar Vitin e Ri'. Ky pasardhës i tribunit legjendar Abaz Kupit shpreh besimin se, po
citoj, 'dimri do të marrë tatëpjetën, me një stuhi të re, se shpirti im që lakmon përpara has pengesa,
por gjen më në fund rrugën dhe arrin qëllime të nalta'. Eksperti i atëhershëm, Çakalli i sotëm i
Edvin Ramës, Filip Çakuli, shërben si dëshmitar kryesor për dënimin e Fatbardh Kupit. Në ekspertizën e tij,
ky xhelat i të rinjve shqiptarë shkruan se, 'besimi është kauza për të cilën ka shërbyer dhe i ka
kushtuar jetën, kurse dimri që do të marrë të tatëpjetën në stuhi të re, është pushteti
popullor, i cili është dhe pengesa për të që të arrijë qëllime të larta'", u shpreh Bogdani.
Duke iu referuar aktit të trukmit për të ngatërruar Kryeministrin e vendit Berisha në afera korruptive nga Filip
Çakuli deputeti demokrat e akuzoi Kryesocialistin Rama që po përdor Top Channel si hanxhar krimi, njëlloj si dikur bënte
ekspertizën për Sigurimin e Shtetit. "Sa më lart, shkruan dokumenti i Prokurorit, provohet me pohime të pjesshme të
të pandehurit, Fatbardh Kupi, i cili mundohet t'i shpëtojë përgjegjësisë penale, nga dëshmitë e
dëshmitarëve të lartpërmendur; provë shkresore është akti i ekspertizës letraro-artistike, i datës
11.11.1918 e Çakallit të Edvin Ramës, si dhe biografia e tij si djali i Abaz Kupit. Ky fakt i radhës dëshmon se
kryeçimka në krye të Partisë Socialiste nxjerr nga gjirizet e analeve të Sigurimit të Shtetit, çakej për
të krijuar prova të rreme ndaj Kryeministrit të vendit dhe përdor sot Top Channel si hanxhar krimi, njëlloj si dikur
bënte ekspertizën për Sigurimin e Shtetit", u shpreh Bogdani. Dokumenti i publikuar nga deputeti demokrat nxjerr në pah se si
Filip Çakuli asokohe ekspert dhe gazetar për hetuesinë dënonte me ekspertizën e tij me vite të tëra burgim nisur
nga hartime letrare apo vargje të shkruara.
Kreshnik MERSINLLARI
rd
Shume mire qe e nxoren!
Pyetja eshte:
Kur e ka ditur kete PD?
Pse e nxori tani?
Po dokumentat e meros e te fariut kur do ti nxjerri PD?
Cakullit nuk kane cfare ti bejne tashme se ai eshte privat e nuk ka poste shteterore, ishte dashur qe tia kishin nxjerre perpara shume me perpara.
Pse nuk zhdukim ata qe kemi ne poste shteterore.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 21-1-2011 nė 10:07 |
|
|
Prape eshte shume pak:
Kush ishte hetuesi?
Kush ishte gjykatesi?
Cfare bejne ata sot?
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|