Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4    5  >>
Autori: Subjekti: PD
AGRON RUMI

Postuar mė 26-3-2003 nė 15:45 Edit Post Reply With Quote
Nga 22 marsi i 1992,cfare beri Berisha per te konsoliduar te djathten....!?Ish te perndjekurit kerkojne ende te drejtat e tyre ,pse Berisha nuk i plotesoi ne 5 vjet qeverisje.?Proneret legjitime ende jane ne udhekryq,pse doktori nuk u dha at qe j'u takonte por zbatoi ligjin famekeq 7501...!?Pse Berisha copetoi shoqaten e ish te perndjekurve politike ne pese te tilla,kjo quhet kontribut..!?Pse gjate qeverisjes Berishiane klanet Kapo-Hoxha u fuqizuan aq shume,dhe doktori oborrit te kuq nuk beri asgje per t'i ndalur...!?Kush e mbajti Ilir Gjonin(djali Xhelilit dhe tani deputet i PS-se) ne dikasterin e ministrise se jashteme gjate qeverisjes se PD-se,dheky fakt nuk eshte i vetem...!?Sipas llogjikes del, se keshtu mendonte Berisha per te mbrojtur dhe konsoliduar te djathten.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-3-2003 nė 16:13 Edit Post Reply With Quote
Une mendoj ta ndajme diskutimin permbi PD dhe ate permbi Berishen.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kalemi

Postuar mė 26-3-2003 nė 16:36 Edit Post Reply With Quote
Eshte e pamundur te ndodhe ajo qe kerkon ti Anton. Berisha ka arritur me se miri te identifikoje veten me partine qe kryeson.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-3-2003 nė 17:12 Edit Post Reply With Quote
Ky eshte psh nje nga gabimet themelore te PD dhe sigurisht te vete Berishes.

Megjithate te bejme nje perpjekje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besnik

Postuar mė 26-3-2003 nė 22:10 Edit Post Reply With Quote
"Gjate qeverisjes Berishiane u mbushen tankerat e naftes se serbeve,ky eshte shqiptarizem.....?Kush vajti dhe u dhuroi tokat e jugut minoritareve greke,perben ky nje fakt antikombetar...?Pse Berisha njohu i pari Maqedonin si shtet,dhe nuk mbrojti shqiptaret atje nga represioni...!?Te nenshkruash pakte me Nanon dhe pastaj keto ti quash eksperimente tragjike,keto quhen vlera prokombetare..?Kaq per tani nese doni kam te tjera qe tregojne djathtizmin e doktorit,qe deri me sot eshte pacient i Alise."

_________________________________________________________________


Juve qe flisni kaq lehte per kontrabanden e naftes gjate qeverisjes demokratike ne Shqiperi, tregon se nuk dini fare se çfare ka ndosodhur atje dhe si ka ndodhur.
Sanksionet e vena Serbise dhe Malit te Zi nga OKB-ja pas vitin 1992 (ne mos gabohem) jane vene si ezultat i fronteve te hapaura ne republikat e ish)Jugosllavise (Kroaci, Bosnje-Hercegovine). Asnje shtet Europian nuk e respektoi rezoluten e OKB-se per sanksionet e vena ndaj Serbise. Francezet, gjermanet, ruset, greket etj, te gjithe dergonin anije çisterna me karburant per qellime biznesi, pamvaresisht se te gjitha keto vende kishin votuar pro rezolutes qe i vinte sanksione ndaj Serbise dhe Malit te Zi.
Zona e Shkodres dhe e mbi-Shkodres (Malesia e Madhe), kane qene nder zonat me te pazhvilluara ne Shqiperi, per shkaqe qe i dime te gjithe. Edhe pas ardhjes se PD-se ne pushtet, Shkodra mbeti perseri e pazhvilluar, meqenese mundesite per te siguruar investime ishin shume te pakta dhe emigracioni kishte shkallen me te ulet se ne çdo qytet tjeter ne Shqiepri. Pothuajse nje pjese e mire familjeve ne jug te Shqiperise e kane patur nga nje person ne emigracion5kryesisht ne Greqi), per ti ndihmuar te pakten per tu ushqyer. Po keshtu edhe zonat bregdetare dhe Tirana kane patur njerez ne Itali dhe kane patur mundesi me te medha punesimi.
Menyra e vetme per nje pjese te mire te popullsise ne Shkoder dhe Malesi te Madhe ka qene, tregtia me Malin e Zi, nepermjet liqenit te Shkodres ku shume vete kane lene edhe jeten. Nje pjese tjeter kane bere edhe tregti karburanti duke zgjeruar seberatorin e makines dhe duke shitur karburantin e tepert ne seberator apo duke kaluar ilegalisht ndonje bidon me karburant. Kuptohet qe qeveria bente sikur nuk shihte ne menyre qe te lejonte shkodranet qe te nxirrnin buken e gojes nga kjo tregti. Kuptohet qe nga kjo situate kane perfituar edhe kontrabandiste te cilet kane tregtuar edhe me bote, por pyll pa derra nuk ka.
E çfare ka te beje patriotizmi me kete dhoj tregtie, kur me karburantin shqipetar nuk mund te furnozoheshin as zastavat e Tuzit? Apo shqipetaret duhet te respektonin sanksionet e ata qe i kishin vene duhet ti shkelnin ato?
Qeveria Demokratike eshte e para qeveri shqipetare qe vuri si nje nder prioritet kryesore te politikes se saj te jashtme, nderkombetarizimin e çeshtjes se Kosoves gje qe edhe e realizoi.
Juve ndoshta nuk e dini por nje pjese e shqipetareve ne Shqiperi nuk e dinin akoma se ne Kosove jetonin shqipetare. E pra te verteten mbi Kosoven i dashur Dardan, nuk e tregoi as qeveria komuniste e pra '90-es, as ajo e Nanos por qeverisja Demokratike. Presidenti Berisha qe ne ardhjen e tij ne pushtet eshte shprehur se Kosova duhet te kete te drejten e vetvendosjes qe nenkupton pamvaresine e saj. Po keshtu BQeveria Demokratike ka mbeshtetur Qeverine e Kosoves, duke i krijuar te gjitha mundesite per kontakte diplomatike me perfaqesues te larte te vendeve te ndryshme Europiane dhe Amerikes. Po keshtu ka hapur nje zyre te Qeverise se Kosoves ne Shqiperi. Ka nderuar dhe respektuar institucionet e Kosoves. Me nderhyrjen e qeverise shqiipetare jane hqrtuar disa rezoluta ne OKB per denimin e dhunes dhe shkeljes se te drejtave njerezore ne Kosove.

Ajo qe nuk ka bere Berisha dhe qe mua me duket se ka bere mire eshte, qe nuk ka mbeshteur te kuqte e Kosoves me ne krye shkrimtarin e respektuar dhe politikanin kuqalosh te degjeneruar Rexhep Qose(viç).

Nese nuk e di se çfare ka bere Qeveria Demokratike dhe Berisha per Kosoven, mund te them vetem nje gje qe fuqite e medha megjithese e kishin ndare vete Kosoven nga trungu i Shqiperise, kishin harruar fare se kishte qene ndonjehere toke shqipetare dhe se aty jetonin shqipetare. Nderkohe qe Berisha doli me çante ne dore neper Amerike dhe Europe, duke kerkuar buke per shqipetaret e uritur pas deklarates se Kryeministrit Bufi qe "kemi vetem 5 dite buke", nuk harroi asnjehere te kujotonte padrejtesite qe kishin bere fuqite e medha ne Konference e amasadoreve ne Londer.

Ne vitin 1996, kur po daloheshin shenjat e para te luftes ne Kosove, Berisha deklaroi se ne rast konflikte te armatosur ne Kosove, Shqiperia do te reagoje si nje komb i vetem. Kete deklarate dhe qendrimet e tjera nacinaliste te qeverisjes demokratike, i paguan shtrenjete jovetem Berisha dhe qeveria e tij, por gjithe e Djathta Shqipetare se bashku me Kosoven.
Tre gishta e ngritur ne disa qytete shqipetare ne '97-en arriten te shakterrojne ushtrine shqipetare dhe i treguan botes se shqipetaret nuk dine te veteqeverisen. Megjithese ne opozite, Partia Demokratike, Berisha dhe heroi kombetar Azem Hadari ndihmuan me sa munden popullin e Kosoves dhe lideret e tyre te Djathte.
Edhe ne momentet me te veshtira per preseidentin e Kosoves Rugova, ne takimin e detyruar qe pati me millosheviçin pas marrjes peng te gjithe familjes se tij, Berisha asnjehere nuk u lekund ne qendrimet e tija duke mbeshtetur Rugoven dhe duke influencuar tek shtetet perendimore qe te perkrahnin Rugoven si njeriu me i besuar qe ka mbeshtetjen me te madhe tek populli i Kosoves.

Se çfare ka bere Berisha per Kosoven e tregon fakti qe ne kohen e qeverisjes se PD-se, Rugova vinte ne takime e konsultime pothuajse te perjavshme ne Shqiperi, ndersa pas largimit nga pushteti i Berishes nuk ka shkeluar akoma ne Shqiperi.

Nuk kam kohe qe te kthej pergjigje mbi qendrimin e qeverisjes demokratike ndaj Maqedonise ao ndaj minoritareve, por vetem nje gje te vogel doja te thoja qe ishte qeveria e Beishes ajo qe denoncoi, arrestoi dhe nxorri ne gjygj spiunet e nje shteti europian (Greqise), qe ne ate kohe duhej kuroja e madhe per ta bere kete pune pasi si anetare e BE-se, Greqia kishte mbeshtejen e vendeve te 12 Europiane dhe per me teper kryesonte radhen e udheheqjes se BE-se. Ne ate kohe Greqia vuri veton duke bllokuar ndihmen prej disa miliona dollare te akorduar nga BE-ja Shqiperise per te paguar rrogat dhe pensionet.



Beju te fala komunisteve te Thaçit nese i takon ne ato mbledhjet e celulave qe organizohen ne emigracion.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   Besnik 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 27-3-2003 nė 08:56 Edit Post Reply With Quote
BERISHA:PROTESTA JONE, JO PER QELLIME POLITIKE

Lideri i opozites Sali Berisha sqaroi dje para aktivisteve se protestat ndaj kryebashkiakut Edi Rama nuk do te perdoren politikisht per fushaten e ardhshme lokale. "Ne betejen qe kemi ndermarre kunder klaneve te krimit, ne nuk kemi qellime partiake absolutisht. Ne para se gjithash, kemi qellimin dhe interesin e cdo qytetari shqiptar e shoqerise shqiptare e kombit shqiptar. Jua thashe edhe njehere se ora e protestes po afron dhe beteja do te jete parlamentare dhe jo parlamentare, me te gjitha mjetet legjitime deri ne largimin e qeverise se Fatos Nanos", tha Berisha duke shtuar se "klika e padrinove do t'i kete ditet e numeruara".

Raporti i FMN, nje arsye me teper per proteste

Ne aktivin e djeshem, Berisha tha se nje nga arsyet per fillimin e protestave eshte edhe lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ne Shqiperi. Shembull i qarte i vjedhjes qeveritare sipas tij eshte edhe raporti i fundit i Fondit Monetar Nderkombetar. "Problemi qendron qe te mbrojme interesin e cdo shqiptari, sepse sot qytetaret shqiptare, jane absolutisht qytetaret me te plackitur me te grabitur te planetit. Le t'u referohemi shifrave te Fondit Monetar Nderkombetar. Ju keni degjuar qe Edvini i Bashkise me edvinet e tjere, vjedh dhjetera milione dollare ne tendera, keni degjuar qe i jep te shoqes 200 milion leke, keni degjuar se sot shkarkon nje punonjes te ndershem, se nuk pranon per te zbatuar urdherin", tha Berisha. Lideri i opozites shtoi se: "Edvini vjedh dhjetera milion dollare. Po t'i referohemi FMN vjedhjet me te medha, qeveritaret i bejne pa hyre ne arken e shtetit. FMN-ja thote se Shqiperia me nje ngarkese fiskale, taksash rreth 50% te prodhimit te pergjithsem vjel ne to vetem 17% , pra nese nga taksat vilen 100 miliard leke, 200 miliard te tjera vidhen nga vipet e qeverise. Ata dhe vetem ata, fusin me qindra dhe mijera tonelata mallra te te gjitha llojeve dhe nuk i paguajne shtetit taksen". Kjo eshte edhe arsyeja, sipas tij, qe niveli i papunesise eshte teper i ulet. "Keta jane shnderruar ne baloze te zinj te krimit, prandaj dhe ketu nuk krijohen vende pune, sepse ata jane makuter te pameshire dhe parate e tyre ata i depozitojne kudo. Une dhashe nje shembull per te kuptuar, se pse ne jemi angazhuar ne nje beteje kaq te eger kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Te gjithe shqiptaret e kane marre vesh se BE-ja dhe perendimi, kerkon qe Shqiperia te luftoje krimin e organizuar dhe korrupsionin", tha ai.

Protesta ne te gjithe vendin

Kryetari i demokrateve kerkoi dje qe mesazhi per protesta te percillej edhe ne ne qytetet e tjere te vendit. "Problemi eshte se kjo eshte nje beteje qe ne do ta bejme me cdo cmim dhe ne nuk do te terhiqemi ndaj dhe strukturat dhe qytetaret duhet te pergatiten per protesta shume te fuqishme", tha Berisha. "Gati jemi ne", u perjigjen aktivistet. "Levizja qytetare kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit do t'i jape pergjigjen me te shkelqyer ketij kanceri, qe po rrenon shoqerine shqiptare. A mund te pranojme ne te mposhtemi nga nje trojke padrinosh? Jo", beri pyetjen retorike Berisha. Sipas tij, trojka e padrinos, do qe te thyeje me cdo kusht cdo rregull dhe ne Shqiperi te dominoje vetem vullneti i kockes", tha Berisha. "Ju siguroj se beteja do te jete shumeplaneshe", tha Berisha, por pa sqaruar menyrat sesi do te zhvillohet kjo proteste.


kj

Besnik,

e rrime tek faktet e jo tek sulmet personale.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besnik

Postuar mė 27-3-2003 nė 18:39 Edit Post Reply With Quote
Anton i nderuar,

Je shperndare shume si "Vaji ne Lakna" dhe nuk do te mund te "luftosh" ne gjitha keto fronte.

Mbylle njehere debatet me te tjeret.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   Besnik 's ICQ status
Tali

Postuar mė 27-3-2003 nė 19:12 Edit Post Reply With Quote
Pėr Sali Berishėn njė votė mė shumė!

Edhe pse jam shumë larg vendlindjes,prej këtu Sali Berishës i përcjell përshëndetjet tona më të sinqerta dhe uroj që klanin e banditëve që po shkatërojnë gjithçka shqiptare së shpejti do t'a shohim përpara drejtësisë.

Fjalim i shkëlqyer,meriton përkrahjen e gjithë demokratëve të mirëfillt.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 29-3-2003 nė 02:54 Edit Post Reply With Quote
Komunistet e Thacit nuk ndryshojne aspak nga komunistet e Berishes....!
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Serxhio Bepini

Postuar mė 29-3-2003 nė 16:04 Edit Post Reply With Quote
A e ka seriozisht Berisha?Lufte kunder korrupsionit,kontrabandes,droges,prostitucionit,mafies qeveritare,zyrtareve te korruptuar,etj..e shihni se i kemi mesuar permendesh...Po kush u denua? askushi..
A e ka seriozisht ky berisha apo njeh nivelin e popullit dhe e di mire se cfare ushqimi kerkon te haje?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-3-2003 nė 11:21 Edit Post Reply With Quote
Berisha: Vendosëm si ta rrëzojmë Nanon
"Të hënën mocion në Kuvend e protesta në shesh"


--------------------------------------------------------------------------------

n.t.

TIRANE

Kryetari i PD-së, Berisha, sqaroi dje vendimin e kryesisë së PD-së për rrëzimin e qeverisë "Nano". Ai deklaroi gjatë një konference për shtyp, se kjo do të bëhet me protesta në rrugë dhe me mocione në Parlament. Kryesia e PD-së vendosi para dy ditësh që të përshkallëzojë protestat në vend, si kundërshtim ndaj qeverisë "Nano". Berisha tha edhe një herë se këto protesta që demokratët do t`i bëjnë së shpejti, do të shoqërohen edhe me luftën në Parlament. Rruga tjetër e kundërshtimit ndaj qeverisë është debati parlamentar. Sipas Berishës, opozita do të kërkojë debat për çdo çështje të rëndësishme të vendit. Ajo gjithashtu do të kërkojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë "Nano". Këtë gjë kryetarët e grupeve parlamentare do ta bëjnë të hënën në byronë parlamentare. Berisha tha dje se qeveria aktuale e maxhorancës duhet të zëvendësohet me një qeveri tjetër, e cila do të jetë opozitare. Për këtë qëllim "opozita është e angazhuar në mbrojtjen e parlamentarizmit, të Kushtetutës dhe të ligjeve në Shqipëri". Berisha i fton gjithashtu të hënën të gjithë deputetët e Kuvendit që të pranojnë nismën e PD-së për heqjen e imunitetit të deputetëve. Berisha u takua dje në selinë blu me kryetarin e komisionit të jashtëm parlamentar të Italisë, Gustavo Selva. PD-ja kërkoi mbështetjen e qeverisë italiane në luftën ndaj krimit të organizuar në vendin tonë. Ndërsa Selva i transmetoi Berishës përshëndetjet e kryeministrit italian, Berluskoni. Ai tha se "ne dëshirojmë që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të shtrihet edhe në atë sektor ku në të kaluarën kemi pasur disa vështirësi, si emigracioni klandestin". "Shqipëria s`do të eksportojë krim e drogë, por të mira materiale", tha kreu demokrat në këtë takim.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-4-2003 nė 07:07 Edit Post Reply With Quote
SKEME E RE, 24 ORE NE SHESH KUNDER "NANOS"

Edlira Prenga

Protestat tona do te jene 24 ore pa nderprerje. Keshtu eshte vendosur mbreme ne mbledhjen e kryesise se Partise Demokratike te deges se Tiranes. Do te vendosen ne nje nga sheshet e kryeqytetit, ose ne qendrorin, ose tek "Nene Tereza". Nje gje e tille nuk eshte vendosur akoma deri ne mberritjen nga jashte te liderit te PD-se Sali Berisha. Do te qendrojne 24 ore ne shesh, te mbuluar me batanije. Do te ushqehen po aty dhe kush te kete nevoja personale, do te levize ne ambjentet perreth sheshit, por jo te largohet prej tij. Nje lloj greve dhe proteste, e ndryshme nga te gjitha grevat e deritanishme. Do te pengohet qarkullimi i makinave per 24 ore ne shshin ku ata do te qendrojne. Keshtu, demokratet do te shprehin revolten e tyre ndaj kryeministrit socialist Fatos Nano dhe qeverise qe ai drejton. Eshte vendosur pra, qe protesta kete rradhe, te mos jete vetem nje ore.

Kjo eshte diskutuar ne mbledhjen e djeshme te kryesise se PD-se se Tiranes, madje jane percaktuar te gjitha modalitetet e qendrimit ne shesh. Nje nga pikat me te rendesishme te rendit te dites se kesaj mbledhje, ishte angazhimi i strukturave te deges per drejtimin e levizjeve te protestave ndaj fenomeneve negative te qeverisjes. Vete kryetari i PD-se se Tiranes, Vili Minarolli u shpreh nje dite para mbledhjes se kryesise se eshte e percaktuar qarte strategjia me te cilen PD-se do te ece gjate protestave te saj masive. Qe dje demokratet e Tiranes kane nisur hapin e pare te protestave. Keshtu prane qytetit te nxenesve, tregtaret e tregut te shumices e mbyllen dje aktivitetin e tyre, duke protestuar per heqjen e taksave te cilat i konsiderojne te paligjshme. Bashke me ta u bashkua dhe kryetari i deges se Tiranes, Vili Minarolli dhe sekretari i pergjithshem i saj, Bujar Nishani. Por ky hap nga demokratet eshte cilesuar vetem hapi fillestar. Protestat qe pritet te nisin pas ardhjes se kryetarit te opozites, Sali Berisha, do te kene nje cilesi krejt te ndryshme nga ato qe PD-ja ka bere ne keto 12 vite. Pikerisht kjo eshte diskutuar dhe ne mbledhjen e djeshme te kryesise se deges se Tiranes. Dalja ne protesta masive do te jete 24 ore me radhe. Por as dje ne kryesi nuk u caktua vendi ku opozita do te dale se pari ne protesta, as data perfundimtare. Keto, si dhe lista e njerezve te cilet do te jene pjese e panderprere e protestave 24 oreshe, do te vendosen nga vete kryetari i opozites, Sali Berisha. Ideja qe u hodh mbreme ne mbledhjen e kryesise se Tiranes, ka gjetur perkrahje dhe nga baza e saj. Te gjithe do te bashkohen ne nje ore te caktuar me njerezit qe do te rrine pa nderprerje ne shesh. Keto protesta sipas demokrateve nuk do te kene nje afat te caktuar, pasi qellimi i tyre mbetet lufta ndaj fenomeneve negative te qeverise "Nano" si dhe rrezimi i saj. Por nga ana tjeter anetaret e kryesise demokrate, kane deklaruar se do te ndjekin te gjitha format institucionale, sic eshte parlamenti dhe me pas do te jene dhe ata bashke me protestuesit e ne shesh.

Nje pike tjeter e rendesishme qe i diskutua ne mbledhjen e djeshme te kryesise se PD-se se Tiranes, ishte dhe rritja e rolit te grupit te keshilltareve ne keshillin bashkiak dhe ne keshillat e mini-bashkive. Gjate mbledhjes u hodh ideja per nje investigim me te madh nga ana e anetareve demokrate ne keto institucione, duke kerkuar dhe ngritjen e grupeve te posacme hetimore, per te hetuar punen ne bashkine e Tiranes dhe ne minibashkite e saj.

kj


Per te gjithe plehrat nder shqiptare:

Nga RSH jam larguar me 1993 si njeri i lire dhe nuk kam kerkuar ne asnje vend te Botes azil politik.

Ndersa permbi familjen time, beni mire te mendoheni para se te shkruani sepse per shqiptarin familja eshte e shenjte e ne shkodranet kena nje shprehje "gjuha llap e shpina dap".





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-4-2003 nė 09:28 Edit Post Reply With Quote
Projektrezoluta e Partisë Demokratike


Kuvendi i Republikës së Shqipërisë:
Përshëndet angazhimin e deritanishëm të Komisionit Europian për Shqipërinë
Kritikon ashpër qeverinë për mungesën e angazhimit në implementimin e Shqipërisë në procesin e stabilizim- asociimit.
I bën thirrje qeverisë të marrë hapat e nevojshëm për ndryshimin drastik të gjendjes
I kërkon qeverisë të sjellë në Kuvend planin e veprimit për reformën ekonomike dhe nxitjen e biznesit.
I kërkon qeverisë veprim të menjëhershëm për luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, drogës dhe formave të tjera të krimit të organizuar
I bën thirrje presidentit dhe qeverisë për ndërmarrjen e nismave konkrete për reformën në drejtësi
I kërkon qeverisë të sjellë me procedurë të përshpejtuar ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive zyrtarëve të lartë, si dhe ligjin për konfliktin e interesit
Deklaron vullnetin për të marrë masat në përmirësimin e situatës dhe implementimin e rekomandimeve të Komisionit Europian
Deklaron nevojën për përmirësimin me sukses të reformës zgjedhore

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-4-2003 nė 08:09 Edit Post Reply With Quote
DEMOKRATET HEQIN DORE NGA PROTESTAT

Edlira Prenga

Partia Demokratike ka vendosur t'u thote "JO" protestave masive. Edhe pse per shume dite me rradhe, zyrtare te larte te PD-se, duke perfshire edhe kreun Berisha, kishin vendosur ne strategjine e tyre fillimin e protestave ne te gjithe vendin, ndodhi nje kthese e papritur. Nje fakt te tille e konfirmuan dje per "KJ" deputetet demokrate Pal Dajci e Shaban Memia. "Meqe ka filluar nje rruge institucionale per rrezimin e qeverise ne parlament, dhe nje lufte ne institucione, atehere ne do te vazhdojme ne kete rruge", tha dje deputeti Pal Dajci per "KJ".

Ndyrshimi i qendrimit per protestat, erdhi menjehere pas kthimit te kryetarit te PD-se Sali Berisha nga Strasburgu. Shefi i opozites, patjeter e ka diskutuar nje gje te tille me miqte e tij nderkombetare, te cilet i kane sygjeruar atij te heqe dore nga protestat. Pas pergatitjes se strategjise se ketyre protestave, ne momentin e fundit ndryshoi qendrimi i kryetarit te kesaj partie, Sali Berisha. Para se te nisej per ne Evrope Berisha ishte shprehur se protesta do te zinin vendin kryesor ne rrezimin e qeverise "Nano". Gjate kesaj kohe zyrtaret e PD-se, punuan per te krijuar nje strategji te ndryshme nga protestat e viteve te kaluara. Madje ne nje nga mbledhjet e deges se Tiranes te kesaj partie u vendos qe protestat do te kishin nje forme krejt origjinale, ate te daljes ne shesh 24 ore rresht ne njerin nga sheshet e kryeqytetit. Per kete u hartua dhe lista e atyre qe do te zinin sheshin pa nderprerje. Madje kesaj liste ju shtuan dhe 700 vullnetare militante te selise blu. Keshtu demokratet ata qe me shume sillen rreth partise, ishin te pergatitur per te qene pjese e protestave.

Megjithate anetaret e kryesise se Partise Demokratike u shprehen se protestat do te jete nje nga format per te rrezuar qeverine "Nano" qe sipas tyre nuk mund te qendroje ne pushtet, pasi te jene ndjekur te gjitha rruget institucionale. Tashme opozita pas kthimit te Berishes e ka kthyer vemendjen e saj tek parlamenti dhe tek zeri qe mund te ngreje atje. Keshtu debati me i fundit, ishte ai i mocionit per debat ndaj kryemininstrit socialist, Fatos Nano. Pas raportit te bere nga BE-ja, Berisha kerkoi mocionin per shkarkimin e kryeminsitrit Nano, duke e kaluar pastaj vetem ne mocion per debat. Megjithate pas seancave te gjata ku pothuajse kane folur te gjithe deputetet e mazhorances dhe opozites, kjo e fundit duket se ka mbetur e kenaqur. Pas propozimeve konkrete te bera nga kryetari Berisha, duket se mazhoranca po u jep prioritet ketyre kerkesave ne miratimin e rezolutes se perbashket. Por nga ana tjeter opozitaret jane shprehur se ne rast se nuk miratohen pikat kryesore te tyre, atehere do te kerkojne ne menyre te vazhdueshme qe kerkesat e tyre te shihen me prioritet. Keshtu opozita duke pranuar parlamentin dhe komisionet e saj, si menyren me te mire ku mund te shtroje kerkesat e saj. Por nga ana tjeter nuk mbetet perfundimtare hqja dore nga protestat masive. Sipas zyrtareve te PD-se, protestat mund te nisin ne cdo moment kur mazhoranca do te hedhe poshte ne parlament, kerkesat qe do te behen nga opozita.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-4-2003 nė 09:01 Edit Post Reply With Quote
SHKODRA NE PROTESTE KUNDER QEVERISE

Rudina Llazari

Pushtetaret lokale te Shkodres, kane gjetur formen e protestet duke bojkotuar zyrat ne institucionet ku punojne. Dje per rreth nje ore, nga ora 8.00 e mengjezit deri ne oren 9.00, opozitaret e Keshillit te Qarkut ne Shkoder dhe te Bashkise se qytetit, kane mbyllur zyrat e tyre ne shenje proteste ndaj mungeses se energjise elektrike ne kete qytet dhe njekohesisht papunesise qe ka perfshire gjithe qytetin. Per rreth nje ore, ata kane bojkotuar zyrat, por kane qendruar neper korridoret e dikastereve, si per te treguar se nuk jane larguar nga puna. Megjithate, per nje ore, zyrat nuk kane zgjidhur asnje hall te qytetareve shkodrane, te cilet nga ana e tyre jane solidarizuar me greven. Nga ana tjeter, ata shprehen se greva do te vazhdoje nje ore edhe ne diten e sotme, edhe ne ditet ne vazhdim, derisa qeveria te merret seriozisht me qytetin verior te vendit.

Nderkaq, dega e Partise Demokratike te Shkodres, ka paralajmeruar sot nje miting ne sheshin perpara prefektures se qytetit. Drejtuesit e deges se PD-se thone se kjo proteste behet edhe me miratimin e qendres. Qe prej dy ditesh, kryetaret e nendegeve dhe grupseksioneve, kane punuar per protesten e dites se sotme, ne menyre qe te sigurohet nje pjesmarrje sa me e madhe e qytetareve shkodrane. Kjo proteste ka ne qender te saj krizen energjetike, varferine dhe papunesine qe ka perfshire qytetin. Por njekohesisht kjo proteste eshte konsideruar nga qendra edhe si nje test per te matur pulsin perpara zgjedhjeve te pushtetit lokal ne prag dhe te fushates politike. Rreth ores 12.00 pritet qe shume shkodrane te dalin ne shesh per te protestuar.

Drejtuesi i PD-se se Shkodres Lorenc Luka i ka kerkuar elektoratit te Shkodres nje pjesmarrje aktive ne proteste. Ne kete menyre eshte hera e pare qe demokratet e Shkodres jane duke shfrytezuar kerkesat ekonomike per qellime politike. Nderkohe nje dite me pare drejtuesit e PD-se kane mbledhur ne sallen e Keshillit te Qarkut drejtuesit e bashkive dhe komunave,si dhe perfaqesues te PD-se. Ata i kane kerkuar atyre marrjen e nje mase sa me te madhe njerezish dhe terheqjen e tyre drejt protestes. Sipas kryetarit te keshillit te qarkut, Lorens Mosi kriza energjetike eshte duke terhequr drejt falimentimit te gjitha llojet e bizneseve shkodrane. Nderkkohe duke iu referuar takimit te tij disa dite me pare me Ministrin Doda, kreu i Keshillit te Qarkut e ka quajtur mashtrim te rradhes, premtimin e Dodes per me shume drita ne Shkoder. Ne te njejten vije politike ka qene edhe kryetari i bashkise se Shkodres Omir Rusi i ili nuk ka pare kurrfare lidhje ne mes te mospageses se energjise dhe kufizimeve.

kj

A mundet kush te na tregoje dicka per Lorenc Luken?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-4-2003 nė 09:03 Edit Post Reply With Quote
BERISHA VEZHGOHET NGA TE DJATHTET EUROPIANE

Edlira Prenga

Partia Demokratike u pranua dje si anetare vezhguese ne grupin e Partine Popullore Europiane. Kryetari i opozites, Sali Berisha prej me shume se kater ditesh ka bere te gjitha tratativat qe partia qe ai perfaqeson te behet anetare e PPE-se. Debatet per pranimin e PD-se me te drejta observuese ne kete grupim te madh partish, kane qene te shumta. Para nente muajsh ishte perpjekja e pare e PD-se per te hyri si anetare, por PPE-ja pranoi ne gjirin e saj partine e dale nga Berisha, Partine Demokrate te Reformuar. Kryetari i opozites, Berisha ngriti zerin me force ndaj kesaj perzgjedhjeje te ber` nga PPE-ja, duke e cilesuar si jo normale, kete fakt, pasi sipas tij “PDr-ja nje parti vetem me gjashte deputete arriti te behej anetare vezhguese e kesaj partie te madhe”. Qe nga ajo kohe PD-se dhe liderit demokrat iu vune kushte per te qene pjese e ketij grupimi te madh. Mos plotesimi i tyre nga ana e demokrateve shtyu kohe pas kohe pranimin e saj me te drejten e anetarit vezhguese ne PPE. Kjo eshte bere shkak qe edhe kete radhe debati per pranimin e saj apo jo, te jete i madh. Para dy ditesh ne takimet qe kryetari demokrat, Berisha ka patur me kryetaret e partive te ndryshme te PPE-se, ka kerkuar me insistim te jete anetare vezhguese e kesaj force politike. Debatet jane perqendruar ne faktin qe PD-ja nuk i ka realizuar kushtet e vena nga PPE-ja. Pas me shume se kater dite debatesh, vetem dje i eshte dhene e drejta, qe PD-ja te jete ne grupimin e partive vezhguese te PPE-se. Dhe kjo jo per faktin se PD-ja i ka plotesuar kushtet e vena, por se pranimi eshte bere pasi eshte sqaruar pozicioni i saj qe ka patur ne EDU (Unionin Demokratik Europian) dhe ne grupin e partive Kristian Demokrate. Ne vitin 1995, kur PD-ja drejtohej nga Tritan Shehu, arriti qe te behej anetare vezhguese e ketyre partive. Shkrirja e tyre ne PPE e largoi PD-ne nga kjo anetaresi. Burime nga Brukseli, ku prej kater ditesh ka qene kryetari demokrat Berisha, bejne te ditur se sqarimi i pozicionit te PD-se ne EDU, ka bere te mundur pranimin e saj si anetare vezhguese ne Partite Popullore Europiane. Mesohet se Berisha kete radhe ka vajtur ne Bruksel per te sqaruar pikerisht kete pozicion dhe per t’u anetaresuar. PD-ja ashtu si partite e tjera shqiptare nuk do te jene anetare me te drejta te plota te grupimeve te partive Europiane deri ne momentin kur ajo te zere vendin e duhur ne Bashkimin Europian. Anetaresimi i plote i tyre do te jete ne varesi te procesit te hapjes se negociatave per pranimin e Shqiperise ne BE. Por PD-ja arriti te jete nje anatere vezhguese e PPE-se, pas nje periudhe te gjate heshtjeje ne kete drejtim. PPE-ja ka vene nje sere kushtesh te rendesishme qe duhet te zbatohen nga PD-ja ne menyre qe ajo te vazhdoje te jete pjese e tyre. Burime nga selia blu bejne te ditur se nje nga kushtet e vena eshte qe te mos luhet me me politiken militantiste dhe te figures se njeshit brenda partise. Sipas tyre PPE-ja ka kerkuar nga kryetari demokrat te lejoje mendimin ndryshe brenda partise, nje kusht i nevojshem per ecjen para te nje force politike. Po te njejtat burime bejne te ditur se kryetari demokrat i ka pranuar kushtet e vena dhe se tashme ne PD priten ndryshime te rendesishme ne koncpetimin e ri perendimor qe pritet te sjelle kryetari i tyre, Berisha.

kj

Ore ca behet me shume lexojme permbi PD tek kj sesa Rilindja,

jane lujt menc keta te PD-s,

pse nuk i kushtojne rendesi aspak komunikimit me diasporen?

Dhe jo vetem, tashme dihet se cdo studiues apo kushdo qofte ne bote perpara se te kerkoje literature tradicionale kerkon ne google.

PD duhet te jete partia me moderne ne RSH ne kete drejtim!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Investimi eshte minimal dhe e perballon nje njeri i vetem.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-4-2003 nė 15:19 Edit Post Reply With Quote
Protestat për Nanon, edhe nga të majtët

Dega e PD-së e rrethit të Vlorës ka zhvilluar dje aktivin e saj ku përveç të anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë, ka marrë pjesë dhe ka përshëndetur edhe lideri i PD-së, Sali Berisha, thanë burime për gazetën nga ky qytet. Përpara punimeve të aktivit është mbajtur një minutë heshtje për këshilltarin e PD-së në këshillin bashkiak, Ing.Vaso Suli, që ndërroi jetë aksidentalisht. Në fjalën e hapjes drejtuesi lokal, Shpëtim Xhyheri, ka përmendur përpjekjet e strukturave demokrate për zgjerimin e radhëve të tyre si dhe ka analizuar luftën pa kompromis që po bëhet kundër organeve të korruptuara vendore dhe qendrore. Kryesia e PD-së ka denoncuar disa nga dukuritë më negative që janë mbizotëruese në Vlorë, si monopolozimi i biznesve, pasiguria e rendit, tjetërsimi i qindra hektarëve të tokës bujqësore në truall banimi, grabitjet që bëhen në tenderat e rrugëve, ku së bashku me drejtuesit lokalë socialistë Veizi, Shia, Hamo, janë të përzier edhe deputetët e këtij rrethi dhe ministra të kabinetit Nano. Pas fjalës së z. Xhyheri, e kanë marrë fjalën në aktiv edhe shumë pjesëmarrës të tjerë që kanë paraqitur të tjera dëshmi dhe fakte për keqqeverisjen vendore dhe lokale. Duke përgëzuar për arritjet në një nga degët më të rëndësishme të selisë blu, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka shpjeguar pjesëmarrësve në konferencë të gjitha qëndrimet që ka mbajtur kjo parti për probleme themelore që shqetësojnë jetën e vendit. PD, tha Berisha, i ka thënë një dimension të ri parlamentarizmit shqiptar duke ndërmarrë iniciativa që shkojnë në të mirën e të gjithë shqiptarëve, siç janë forcimi i insitucioneve. Qeveria Nano është përgjegjësja kryesore për prishjen e njëanshme të marrëveshjes, për agravimin e shumë problemeve dhe për dështimin total ndaj krimit dhe trafiqeve. Një iniciativa jonë parlamentare, tha Berisha, për zhveshjen e deputetëve nga imuniteti ka për synim që t'u japë një goditje të fuqishme lidhjeve të krimit profesionist me politikën, por ne kemi ndërkaq edhe shumë iniciative të tjera. Se në çfarë parametrash është kjo qeverisje, u tha në aktiv, mjafton të shohim protestat paqësore në shumë qytete të vendit, por edhe raportet e ndërkombëtarëve që janë fokusuar vetëm të kabineti Nano dhe te disa institucione si drejtësia që vlerësohen negativisht.

Besnik Vela

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-4-2003 nė 15:19 Edit Post Reply With Quote
Nano, zotërues i organizatës së krimit

Kryetari i partisë kryesore të opozitës, Sali Berisha, ka kërkuar nga Vlora mbështetje për të luftuar krimin me të gjitha mënyrat, përfshi edhe protestat popullore, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Nano si strumbullar të krimit të organizuar. Kryetari demokrat ka shpallur në Vlorë alternativën kryesore të PD-së për të nxjerrë vendin nga "thonjtë" e krimit të organizuar dhe gjendja e vështirë ekonomike sociale në të cilën ndodhet. Ai ka garantuar biznesmenët e qytetit të Vlorës se opozita do të jetë mbështetja e fuqishme e tyre kundër akteve terroriste që ndërmerr shteti për t'i terrorizuar ata për interesa të caktura klanore dhe monopoliste dhe nga ana tjetër ka vlerësuar rolin e institucionit të Presidentit për angazhimin e tij në luftën kundër krimit të organizuar. "Duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme për vlera të përbashkëta kundër krimit të organizuar", ka deklaruar në aktivin e PD-së së Vlorës kryetari demokrat. Berisha u ka kërkuar angazhim të gjithë demokratëve të Vlorës dhe qytetarëve të këtij qyteti që të mbështesin opozitën në luftën e saj parlamentare dhe mediatike kundër krimit të organizuar që në Vlorë u shfaq së fundi me rrëmbimin e Klajdi Shehut. "Qëkur ne i kemi shpallur luftë krimit të organizuar, ai po na godet çdo ditë. I themi Fatos Nanos, si ka mundësi që ekzekutohet Florian Vila dhe ai hesht, rrëmbehet Klajdi Shehu dhe ai e dekoron veten në ekonomi?! Fatos Nano është zotërues i organizatës së krimit, është shprehur kryetari demokrat në Vlorë. Berisha deklaroi se Vlora nuk duhet të lejojë më që të shohë vajzat të mbushin rrugët e Europës dhe as që krimi me ngjyrë politike të godasë në rrugë, në shtëpi e kudo. Kryetari demokrat ka sqaruar se është përgjegjësia e demokratëve, por edhe e gjithë qytetarëve, "për t'i dhënë tonin jetës politike". Ai u ka kërkuar më tepër angazhim anëtarëve të PD-së për të shkuar në zgjedhjet lokle sa më të përgatitur. Për këtë ka kërkuar angazhim maksimal të burimeve njerëzore, të cilat duhen të evidentohen dhe të vihen në shërbim të fitores në zgjedhjet e afërta lokale. Përsa i përket ndihmës financiare për të përballuar problemet e fushatës, Berisha u është drejtuar demokratëve të kërkojnë ndihmën e biznesit. "Tonin në Parlament po e jep PD-ja dhe problemet do të zgjidhen, por duhet përkushtimi i juaj. Do të bëjmë protesta paqësore se qytetari duhet ta ngrejë zërin e tij", ka theksuar Berisha. Ai u angazhua se si për rastin e Klajdit, ashtu edhe për çdo djalë tjetër të qytetarit shqiptar, PD-ja do të protestojë njësoj.

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 29-4-2003 nė 02:24 Edit Post Reply With Quote
Qe Nano eshte kreu i i organizmave kriminale te cilat veprojne ne Shqiperi,dihet.Por, tashme nuk dihet saktesisht, sa pakte do te beje Berisha me te.A mund te behen pakte me krimin....!?
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2003 nė 08:29 Edit Post Reply With Quote
Berisha: PD do fitoje ne zgjedhjet lokale
Kryetari i PD ne Aktivin e Vlores premton fitore ne zgjedhjet e ardhshme lokale dhe e cileson qeverisjen socialiste, "teresisht te deshtuar dhe te lidhur me krimin e organizuar". Premtimi i Berishes: "Ndarje me krimin, reforma, zhvillim i biznesit dhe rimekembje ekonomike"

Ardian DAUTI

VLORE - Berisha perpiqet te mobilizoje strukturat e Partise Demokratike ne prag te zgjedhjeve vendore te vjeshtes se ketij viti. Per kete qellim, ai ka marre pjese ne aktivin e demokrateve vlonjate, ku i ka siguruar mbeshtetesit e tij se, "fitorja e opozites ne keto zgjedhje eshte e padiskutueshme". Kryetari i PD Sali Berisha, ne kete aktiv ka bere edhe radiografine e qeverisjes socialiste, e cila, sipas tij, "eshte teresisht e deshtuar dhe e lidhur me krimin e organizuar ne vend". Berisha nenvizoi se eshte pikerisht gjendja e veshtire ekonomike ne vend, atmosfera mbytese per biznesin per shkak te bashkepunimit qeveritar me krimin e organizuar, si dhe bllokimi i procesit te reformave, ato qe, sipas tij, do te sigurojne nje fitore bindese te opozites ne zgjedhjet vendore. Kreu demokrat deklaroi se, shumica e shqiptareve, duke pare deshtimet e njepasnjeshme te qeverive socialiste, ka bere zgjedhjen e vet, duke i'u afruar alternatives se opozites. E cila, sipas ish-Presidentit, "eshte alternativa e zhvillimit, e keputjes se lidhjeve te krimit te organizuar me politiken, eshte alternativa e reformave, e zhvillimit te biznesit dhe e rimekembjes ekonomike te vendit". Ne fjalen e tij, Berisha pergezoi punen e strukturave te PD ne Vlore, si dhe e quajti rezultative krijimin e nendegeve te PD, te cilat, sipas tij, "kane sjelle me afer qytetaret me strukturat e partise". "Padyshim qe keto struktura do te jene me efektive ne zgjedhjet e tetorit qe po afrojne. Keto zgjedhje PD do t'i fitoje, sepse qeverisja socialiste ka degraduar ne korrupsion, grabitje, rryshfete, pengje, varferi, duke i dhene Europes tablone me te keqe te Shqiperise demokratike", ka theksuar Berisha. Sipas tij, PD eshte sot me e shumte ne numer, sepse popullata po rreshtohet drejt alternatives se drejte.




--------------------------------------------------------------------------------
29/04/2003

korrieri

Per mendimin tim:

Berisha e te gjithe te djathtet duhet ta kuptojme nje here e pergjithmone:


Nuk mjaftojne as te sharat, as kritikat, as akuzat:

Duhet te propozohen zgjidhje te problemeve konkrete:

1. Krim i organizuar

2. Korrupsion

3. Varferi

4. Une do te fusja ne programin e te djathteve patjeter si qellim:

Nje "lufte" te vertete diplomatike ne vendet mike ne Europe per heqjen e vizave per shqiptare, ashtu sic e kane bullgaret psh

5. Kriza energjitike

6. Si do mbroje e djathta prodhimin vendas

etj, etj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 30-4-2003 nė 02:19 Edit Post Reply With Quote
Mendoj se zgjidhja e problemit shqiptar kalon domosdoshmerisht ne nje udhekryq tejet te perfolur.Kryesore per te djathten do te ishte kapercimi i disa ideve qe po na mbajne ne apati te tejskajshme.Largimi prej individeve te instrumentalizuar nga ish komunistet do te sillte nje frymemarrje me te madhe per progresin e kombit.Duhet te largohemi nga iluzionet dhe meskinitetet absurde,duke flakur jashte se djathtes individet e konvertuar deri ne delir si simbole te ketij krahu.Delirantizmi Berishian me tere plotesuesit servile nuk duhet te mbaje peng ecjen perpara te nje kombi,me histori dhe kulture qe respektohet nga analistet e huaj,por neperkembet nga pseudopolitikanet delirante.Vlerat e se djathtes nuk mund te mbahen peng ende nga figura te dalaboje dhe as nga skicofrene te pasherueshem,sepse vlerat e progresit nuk ka sesi te barazohen me deshtimet e individeve kameleone.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-4-2003 nė 05:18 Edit Post Reply With Quote
I dashur Agron,

Emra,

kush jane alternativat?


PRONAT, SHERRI I RI BERISHA-TOPI

Edlira Prenga

Pas vizionit te ndryshem te Berishes dhe Topit per ceshtje te politikes se jashtme, nje tjeter konflikt i dukshem u vu re mes tyre per ceshtjen e pronave. Firma e hedhur nga Bamir Topi ne tryezen e partive opozitare per abrogim te ligjit 7501 per pronat dhe deklarimi i Berishes per mosabrogim te ketij ligji, kane shkaktuar nje tjeter carje ne drejtimin e PD-se.

Bamir Topi, nenkryetar i PD-se kundershtoi ne tryezen e partive te opozites idete dhe propozimet e hedhura per te bere leshime masive per dhenie tokash per te gjithe te ardhurit ne Tirane dhe ne qytete te tjera te medha, ne kurriz te pronareve te vertete. Topi kerkoi qe shteti te miratoje fillimisht ligjin e kthimit te pronave, te njohe pronat e pronareve dhe pastaj te gjeje menyra per kthimin e saj, direkt, ose duke e kompensuar me toke ne vende turistike dhe me rruge te tjera te favorshme per to.

Ideja e tij, nuk eshte mirepritur ne PD, ashtu sic u prit ne tryezen e partive te opozites. Berisha propozoi qe qytetaret e ardhur te marrin me ligj te vecante te drejte pronesie pavaresisht se kush eshte pronari real i tokes, gje qe tregon se ai kerkon nj` zgjidhje politike per protestat e fundit ne periferi te Tiranes. Ai ka vendosur qe mes pronareve te medhenj, por te paket ne numer, dhe te vendosurve ne periferi, te cilet nuk jane pronare, por jane te shumte ne numer, te zgjedhe keta te dytet. Burime nga Partia Demokratike bejne te ditur se ky qendrim nuk perfaqeson mendimin e shumices brenda kesja force politike. Topi perfaqeson nje nga familjet me te medha pronare te Tiranes, por qe ka perfituar shume pak nga e drejta e saj kushtetuese. Nderkohe ne seline blu, shume prej emrave te saj drejtues, qe realisht nuk kane asnje prone as ne Tirane dhe as ne vendlindjet e tyre, jane kundershtare te qendrimeve te Topit dhe perkrahes te idese se Berishes per njohjen e te drejtes se prones per te gjithe te vendosurit ne Tirane e ne rrethe te tjera, per te kaluar me pas ne nje faze te dyte te shqyrtimit te pronesise. Per ata qe bejne pjese ne rrethin e Topit, ky qendrim do te thote t'i vendosesh pronaret perpara faktit te kryer, pra t'ua marresh pronen apriori pa perfillur kushtetuten dhe te drejtat e tyre. Te gjitha keto jane bere burim konflikti, para se te zhvillohej tryeza e partive te opozites, ku ne qender te saj ishte abrogimi i ligjit 7501. Burime prane PD-se, bejne te ditur se kryetari demokrat, do te ishte vete ne tryezen e partive politike opozitare, por ne mbledhjen e kryesise qe eshte zhvilluar e mbyllur diten e premte, sherret mes tij dhe Topit kane qene te medha. Nenkryetari demokrat ka insistuar ne idene e tij, per abrogimin e ketij ligjit aktual te pronave, gje qe eshte kundershtuar ne menyre te prere nga Berisha. Kryetari i PD-se, mbetet ne mbrojte te ketij ligji, pavaresisht mendimit ndryshe te opozites ne teresi. Kjo ka bere qe kryetari i PD-se te mos jete ne tryeze, duke menjanuar pjesemarrjen e tij dhe duke u zevendesuar nga Topi. Per te kundershtuar ne menyre zyrtare nenkryetarin e tij, Berisha para dy ditesh beri zyrtare, rezoluten qe do te paraqese ne parlament per banoret e Bathores, ku flitet te jepet kredi e bute nga shteti pronareve te ligjshem. Keshtu mes kryetarit dhe nenkryetarit te PD-se, here pas here thellohet konflikti i tyre, duke nxjerre ne pah se Topi mbetet nje nga kundershtaret me te hapur te Berishes, dhe njeriu qe mendon ndryshe nga kryetari i tij.

kj

Berisha akoma nuk ka kuptuar kete gje:

Te kishin qene normale fshataret shqiptare kishin votu Berishen sot e 100 vjet se ja dha token qe nuk i takonte, por cfare ndodh fshataret e harrojne kete gje.

Keshtu do te ndodhe dhe me te ardhurit.

Berisha prape per qellime pragmatiste ka per ti perkrahur ata e jo pronaret.
Ky eshte gabim, pronaret e prona duhet te respektohet.
Vetem aty ku prona eshte e shtetit mund te behen leshime , por jo ne kurriz te pronarit legjitim.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 30-4-2003 nė 15:00 Edit Post Reply With Quote
Me idete e kooperativave nuk mund te ndertohet nje e djathte e forte.Llogjika fshatareske ne idete politike te doktorit, eshte vazhdim i mentalitetit te tij real.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-5-2003 nė 05:42 Edit Post Reply With Quote
Berisha e ben ate nga pragmatizmi ne radhe te pare.

Por te jem i sinqerte dhe pronaret qe kane disa shoqata te tyre dhe partite e tjera te djathta nuk kane bere akoma nje studim serioz te problemit dhe nje propozim te detajuar, te pakten une akoma nuk kam gjetur nje te tille.

Jam munduar qe te mbledh cdo artikull permbi pronat.


"Opozita përfundon strategjinë mbi strukturën e mocionit kundër ekzekutivit Nano

Fytyrë të re programit politik të opozitës

Partia Demokratike ka përcaktuar tashmë strukturën e ndërtimit, të përmbajtjes dhe zhvillimit të mocionit për debat në Kuvend me kryeministrin Fatos Nano, Ministrin e Rendit Luan Rama, Ministrin e Drejtësisë Spiro Peçi dhe kryeprokurorin Sollaku. Në prag të vizitës së Kolin Pauell në Tiranë, opozita duket të vazhdojë punën për përfundimin e strategjisë që do të ndiqet në sallën e Kuvendit ditën e debatit për krimin e organizuar. Seanca e debatit nuk është miratuar ende për shkak të procedurave parlamentare, por në të opozita ka rënë dakord që të synohet vënia para drejtësisë "e funksionarëve të implikuar me trafiqe të ndryshme që po rrënojnë përherë e më shumë imazhin e Shqipërisë". Debati parlamentar do t'i referohet jo nevojës së arrestimit të personave dytësorë, por të zbulimit të problemit tek "rrënjët e tij" në mënyrë që të shmangë plotësisht fenomenin e krimit dhe korrupsionit. Si Nano, ashtu edhe anëtarët e kabinetit të tij qeveritar, do të japin përgjigje për prejardhjen e personave përgjegjës që kohët e fundit janë evidentuar në sfera të larta të administratës shtetërore. Nga debati synohet të arrihet se kush fshihet pas zyrtarëve të lartë që arrestohen apo ndërrohen për korrupsion siç ishte rasti i komisarit të aeroportit të vetëm shqiptar "Nënë Tereza". Vetëm kështu opozita do të mund të sqarojë dhe bëjë transparente gjendjen në opinionin publik. Por debati shkon edhe më larg se kaq dhe në fund të tij do të kërkohet "një pastrim i plotë i elementëve negativë". Në debatin parlamentar do të përfshihen edhe ngjarjet e fundit të protestave popullore, ku opozita do të paralajmërojë mazhorancën dhe opinionin publik se janë lidhjet e politikës me krimin ato që çojnë në degradim dhe shkatërrim si shoqërinë, ashtu edhe institucionet e saj, duke penguar në këtë mënyrë rrugën për në BE. Protestat nuk do të shfrytëzohen politikisht nga PD dhe opozita, por në Kuvend ata do të jenë "aleatët më të mirë të këtyre protestuesve në zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve". Partia Demokratike dhe forcat e tjera të opozitës do të kenë si orientim të boshtit të debatit rezultatin e analizës së Raportit të Komisionit Europian lidhur me implikimin e politikës me krimin e organizuar. "

tema

Une mendoj se kjo eshte taktike shume e rendesishme dhe eshte forma demokratike me e mire per te demaskuar komunistet.

Krahas duhet te organizohen protesta te sheshe,mendoj:

kunder krimit te organizuar

kunder korrupsionit





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-5-2003 nė 05:45 Edit Post Reply With Quote
Respekt per deputetin e Matit

Vënia në punë e Uzinës së Ferrokromit Burrel, një realitet apo show elektoral?

Kemi sjellë para lexuesit disa herë, nëpërmjet fakteve reale të dokumentuara, historinë e dhimbshme të uzinës së Ferro-kromit Burrel dhe të 600 punonjësve e specialistëve që punonin në këtë uzinë, gjer në fillimin e vitit 1997. Ishte kjo uzinë, e cila nga viti 1992-1997 punoi pa ndërprerje dhe me kapacitet të plotë, duke siguruar të ardhura për punonjësit dhe familjarët e tyre, me një pagë mesatare prej 24.000 lekësh të reja dhe, duke përmirësuar ndjeshëm të ardhurat në buxhetin e shtetit, por edhe duke rritur në masë të ndjeshme nivelin e jetesës së qytetit të Burelit. Uzina, asokohe punonte me të tre furrat e saj dhe të gjitha repartet ndihmëse në funksion të prodhimit. E kjo ka ndodhur në vitet kur qeveriste Partia Demokratike. E llogaritur në vlerë, sasia e të ardhurave totale të punonjësve për një muaj, ishte 144 milion lekë. Pas vitit 1997, kur në pushtet erdhën me grykën e pushkës social komunistët shqiptarë, prodhimi në uzinën e Ferro-kromit erdhi duke rënë numri i punonjësve, duke u shkurtuar dhe uzina duke u shkatërruar e vjedhur. Në fillim vitin 2001, qeveria shqiptare, duke e parë gjendjen pa rrugëdalje, meqenëse kishte dhe vazhdon të ketë mazhorancën në parlament, arriti të japë me koçension këtë uzinë firmës "DARFO", ashtu siç dha uzinën e ferro-kromit Elbasan, minierat e kromit Bulqizë, fabrikat e pasurimit të kromit Bulqizë e Klos. Në ligj është përcaktuar në mënyrë të prerë, se pas daljes së këtij ligji dhe firmosjes nga të dy palët, DARFO-OSHA (qeveria shqiptare), kompania italiane duhej të merrte në dorëzim brenda 45 ditëve uzinën dhe të fillonte nga puna, duke punësuar detyrimisht 190 punëtorë. Por ç'ndodhi? Kompania merr në dorëzim uzinën në maj 2002 dhe arrin të ndezë njërën furrë të kësaj uzine më datën 28.04.2003. Vetvetiu lind pyetja: A i është përmbajtur ligjit të parlamentit shqiptar për këtë problem kompania DARFO? Kush nga palët ka shkelur ligjin? Kush nga fjalët u penalizua për këto shkelje? Por, sot për momentin po e harrojnë të shkuarën dhe po i kthehemi të tashmes.

Kompania "DARFO" dhe qeveria shqiptare, të shtërnguara nga dy faktorë shumë të rëndësishëm edhe të rrezikshëm nga ana sociale, por edhe politike siç janë:

1. Protestat e vazhdueshme të punonjësve të uzinës dhe përshkallëzimi i tyre deri në grevë urie ndaj diskriminimit të tyre.

2. Afrimi i fushatës elektorale për zgjedhjet lokale dhe nëvoja e PS - shtet për një show të ri elektoral, diktuar nga rënia drastike e aksioneve të saj prej keq-qeverisjes dhe keq-menaxhimit të pushtetit.

Nga përvoja e hidhur e së shkuarës 3-vjeçare të kësaj uzine, jemi të shtrënguar të dyshojmë në një partneritet të dyshimtë midis kompanisë "DARFO" dhe qeverisë shqiptare. Në të kundërt të saj, dëshirojmë të besojmë në deklarimin e z.Edi Beleku dhënë për gazetën "55", sot në ditën e rifillimit të punës në uzinë se:"Ne po fillojmë të punojmë në uzinë me qëllimin për të vazhduar pa ndërprerje dhe për ta vënë në të ardhmen në efiçencë të plotë". Dyshimit tonë se kjo po bëhet për të rritur kredibilitetin e qeverisë, tashmë të rënë për tokë, z.Edi u përgjigj paksa në mënyrë evazive dhe jo shumë të besueshme se:"Ne jemi kompani private, që punojmë për të rritur të ardhurat tona dhe jo për të rritur aksionet e qeverisë". A duhet ta besojmë? Faktet që kemi sjellë në shkrimet e mëparshme, flasin për të kundërtën. Por, e ardhmja do na sjellë fakte të reja pro ose kundra këtij deklarimi.

Me rifillimin e punës në uzinë, janë sistemuar në punë 96 punëtorë, nga 190 të parashikuar në kontratë midis kompanisë dhe qeverisë shqiptare, pra vetëm gjysma e numrit të përcaktuar. Por, ka edhe një problem tjetër që duhet përmendur. Shumë nga anëtarët e protestave (punëtorë të fiksuar në kontratë), janë lënë jashtë listave të të punësuarve në këtë moment. Sipas burimeve brenda uzinës që nuk duan të identifikohen (kuptohet se përse) janë marrë në punë punonjës që janë përdorë si grevëthyes. Koha do të vërtetojë vërtetësinë e këtij fakti. Në përurimin e rifillimit të punës merrnin pjesë shumë pushtetarë lokalë dhe qëndrorë, midis të cilëve z.Gani Hoxha deputet i PD-së dhe kryetar i degës së PD-së Mat dhe shoku Viktor Doda ministër i Industrisë dhe Energjitikës. Shoku Doda në prononcimin e tij, theksoi se rifillimi i punës në uzinë, u bë i mundur edhe si rezultat i presionit të vazhdueshëm në parlament, por edhe në dikaster nga z.Gani Hoxha deputet i kësaj zone, ku gjëndet uzina.

Z.Gani Hoxha në prononcimin e tij, për median theksoj se: Presioni dhe përpjekjet e tij institucionale për rivënien e uzinës në punë, kanë qenë detyrim ligjor si deputet i kësaj zone, por edhe obligim moral ndaj zgjedhësve që i kanë dhënë besimin e tyre. Përpjekjet e mia, theksoi ai, nuk do të reshtin edhe për probleme e halle të tjera të kësaj zone dhe të gjithë Matit.

Tashmë, i mbetet së ardhmes të vërtetojë, se rifillimi i punës në uzinë, do jetë një realitet i prekshëm që do të ndikojë në zbutjen e varfërisë, apo do të jetë show elektoral që do të sjellë pasoja të rënda sociale. Le të shpresojmë për të parën.

Kujtim Porja.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4    5  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.7158840 sekonda, 52 pyetje