Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4    5    6  >>
Autori: Subjekti: PD
Anton Ashta

Postuar mė 1-5-2003 nė 05:45 Edit Post Reply With Quote
Minarolli: Mbështesim protestat paqësore te qytetarëve

Kryetari i PD së Tiranës flet për gazetën "55" jemi në ballë të protestave paqësore dhe kërkojmë që shteti të dëgjojë zërin e popullit

Pjesa më e madhe e lagjeve të Tiranës janë në protesta ekonomike dhe sociale cili është qëndrimi i PD në këtë rast?

Ato janë protesta mbarë qytetare kundrejt nje problemi të pa zgjidhur, sepse ka munguar. Vullneti politik i mazhorances për të zgjidhur problemet që ka premtuar se do ti zgjidhë. Është një problem ndoshta i vështirë, por jo i pazgjidhshëm nëqoftëse do ti drejtohemi anës ligjore dhe te drejtes që lidhet me te drejten themelore te drejten e prones. PD tashmë ka paraqitur alternativen e vet per zgjidhjen e problemit dhe ne i kemi mbeshtetur si kerkesa të drejta,të cilat lidhen jo vetem me legalizimin e banesave, por edhe me situaten tejet te renduar ekonomike dhe sociale te qytetarëve te Tiranes. Tirana nuk është vetem qendra ku po punon dhe vjedh kryetari i bashkisë Rama, por është i gjithë qyteti bashke me rrethinat, bashke me pjeset brenda pallateve dhe keto probleme tashme jane angravuar ne shkalle maksimale. Shumica e popullsise sot merr ushqime me listë braktisja e shkolles është kthyer ne fenomen, që po rrit shkallën e analfabetizmit, shërbimi shendetësor eshte ne nivelet me te ulta dhe eshte bere edhe ky si te gjitha sferat e tjera objekt i abuzimit dhe korrupsionit. Për të gjitha keto është detyre e shtetit për te vene dorë. Qytetarët janë korrekt ne drejtimin e atyre ç'ka u takon atyre per te kontribuar ne drejtim te taksave dhe tatimeve, atehere ështe detyre e shtetit, që ti pergjigjet nevojave te tyre. Ketu eshte ne goditje te vazhdueshme edhe biznesi dhe tani eshte shtuar fenomeni i gjobave nga ana e organeve shteterore te pagesave jashte paketes fiskale te puneve angari te tyre.





Ju keni paraqitur nje projekligj për banoret e Bathores per legalizimin e banesave, tani që është arritur nje marrveshje mes tyre dhe qeverisë do ta vazhdoni kete nisme?



Ne i kemi paraqitur nje projektligj dhe ideja e zgjidhjes se problemit eshte vetem ideja e zgjidhjes se problemit ligjor. Ajo marrveshje është zgjidhje e perkoheshme e uljes së konflikteve sociale por nuk jane zgjidhje te problemit. Fakti se në raste te tilla te rritjes se konflikteve qeveria ulet dhe bisedon dhe merr persiper te zgjidhe problemet me emergjente siç eshte problemi i ujit, i dritave ose angazhimet per te ndertuar rruget e tjere, tregon se ka munguar dhe vullneti me minimal i qeverisë për ti zgjidhur keto probleme. Kur u ngriten qytetarët ne protesta atehere qeveria detyrohet per te zgjidhur problemet e tyre. Ndersa problemi i legalizimit te banesave deri tani eshte perdorur si presion ndaj qytetareve per te ndenjur urte, per te jetuar me friken e prishjes se ndertesave te tyre dhe kjo nuk duhet te perdoret me, duhet te marre zgjidhje ligjore dhe zgjidhja ligjore eshte ne peputhje me standartet që ka te beje me njohjen e prones me pergjigjene shtetit që ka karshi banorëve që i ka sjellë vete per shkak te permbytjeve nga ndertimi i hidrocentraleve etj, si dhe kundert te gjithe nornave te tjera ligjore që lidhen me pagesen që duhet te kompesohen edhe ish pronaret.



Mendoni se do te marre zgjidhje problemi i legalizimit te banesave pa i dhenë zgjidhje çeshtes se prones?



Jo.Unë e shikoj se çdo zgjidhje eshte zgjidhje e perkoheshme vetem per te kaluar situaten dhe per ta lene gjithnje problemin te ngritur dhe te tensionuar, pa zgjidhjen e problemit te pronesis nuk mund te zgjidhet problemi i legalizimit te banesave.





Jane paraqitur disa formular nga emisar te PS, ku flitet per legalizim banesash, jeni njohur ju me keto?



Jemi ne dijeni te ketyre formulareve. Keto jane mashtrime te rradhes te strukturave, jane njerez, te cilet jane drejtus te PS dhe strukturave, eshte nje turp tjeter dhe mashtrim tjeter të cilët spekullojne me mos njohjen e ligjeve dhe te funksionimit te ligjeve nga an e qytetarëve, eshte thjeshte nje mashtrim. Unë i denoncoj keto mashtrime, jo thjeshte si mashtrim propogandistik por edhe si mashtrim per abuzime finaciare. Ku kundrejt plotesimit te tyre nga keta banore merren e dhe vlera financiare që gjoja kane marre përsiper per ti legalizuar pa kuader ligjor, pa ligj te miratuar nga parlamenti. Çdo veprim tjeter eshte veprim i paligjeshem.

Si e komentoni heshtjen e kryebashkiakut Rama kur Tirana eshte ngritur pothuajse e tëra ne protesta?

Ai kërkon t'ia pasoje kete problem qeverisë dhe si gjithnje ai bën te paditurin të pafajshmin, është ai që ka marrë përsiper ti zgjidhe keto probleme kanë qenë nje nga pikat e tij te premtimit ne fushate. Ashtu siç kanë qene edhe te deputeteve te mazhorances premtimet kryesore te legalizimit dhe tashme kerkon t'ia lere qeverisë duke dale si i pafajshem.Ky qëndrim është ne stilin e tij të mashtrimit dhe te propogandës.

PD e Tiranës ka ndonje hap konkret tani e prapa?

Mbështetjen e protestave të të gjitë qytetarëve jo vetem te anëtareve te PD. Ne balle te ketyre protestave ne isntitucionet ku jane, ne parlament apo ne keshillat bashkiake, por gjithnëj u ben thirrje qytetareve që të ngrihen ne protesta paqësore te ligjeshme te rregullta për te zgjidhur problemet e tyre.

Intervistoi

Eva Gjura .

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-5-2003 nė 10:14 Edit Post Reply With Quote
Berisha nis fushatën e zgjedhjeve

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i rikthehet bazës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Sot lideri i opozitës do të zhvillojë një takim të zgjeruar me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD në rrethe. Zyrtarë të lartë të selisë blu deklaruan dje për “Shekullin” se takimi i sotëm do të jetë fillimi i një sërë takimesh që anëtarët e kryesisë së PD-së do të zhvillojnë në rrethe me qëllim parapërgatitjen për fushatën e ardhshme zgjedhore. Në takimin e sotëm lideri i opozitës Sali Berisha pritet të evidentojë problemet e korrupsionit qeveritar, nivelin e ulët ekonomik si dhe alternativat që PD do të ndjekë në të ardhmen. Gjatë takimit të paralajmëruar pritet që të flasin edhe kryetarët e degëve dhe nëndegëve për gjendjen e strukturave në rrethe si dhe për punën parapërgatitore që ata po bëjnë në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Pavarësisht se jo zyrtarisht, sot pritet që kryetarët e degëve të fillojnë diskutimet edhe për kandidatët e ardhshëm për kryetar bashkie dhe komunash. Fushata për përzgjedhjen e kandidaturave të selisë blu ka filluar që dje. Gjatë gjithë këtij muaji, kryetarët e degëve bashkë me sekretarët do të mbledhin kandidaturat që janë përfolur nga çdo strukturë e degës për t’ia deleguar më pas kryesisë qendrore. Në bazë të statutit të Partisë Demokratike, kryesia qendrore ka të drejtën e dhënies së vendimit dhe miratimit të gjitha kandidaturave që do të vijnë nga rrethet. Pritet që ditët në vazhdim procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të zhvillohet në mënyrë të fshehtë. Kjo do të thotë që emrat kandidatë, të cilët janë përfolur përmes seksioneve në bazë t’i dërgohen kryetarit dhe sekretarit të degës dhe këta të fundit me pas t’ia delegojnë kryesisë qendrore.
Ndërkohë në takimin e sotëm, Berisha do të sulmojë jo pak qeverinë aktuale ku ai do të theksojë edhe iniciativat parlamentare që opozita ka ndërmarrë. Lideri i opozitës do të përqëndrohet edhe në rezolutën që kryetari i grupit parlamentar Bamir Topi depozitoi pranë kryesisë së Kuvendit dy ditë më parë, me qëllim mbrojtjen e veprimtarisë së biznesit. Në këtë rezolutë, kryetari i demokratëve do të veçojë dy ngjarjet e fundit që lidhen me rrëmbimin e Klajdi Shehut dhe vrasjen e biznesmenit të Florian Vilës. Kryetarët e degëve dhe nëndegëve bashkë me sekretarët përkatës do të njoftohen sot nga lideri i opozitës edhe për alternativat që ata do të ndjekin ndaj qeverisjes lokale.
Takimi i sotëm është mbledhja e parë e punës që lideri i opozitës zhvillon me kryetarët e degëve dhe nëndegëve në Tiranë që pas një viti.
N.Perndoj



shek


Si eshte e organizuar PD?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-5-2003 nė 08:00 Edit Post Reply With Quote
Qendrim i drejte i PD

PD: Pa zgjidhur çështjen e pronave, socialistët nuk mund të bëjnë legalizim banesash

Opozita thekson se populli nuk mund t'u besojë më mashtrimeve elektorale të socialistëve, se tani, në prag të zgjedhjeve lokale do të bëjnë legalizimin e shtëpive të tyre

Opozita shqiptare e konsideron si genjeshter elektorale të radhes të socialistëve, platformen për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Drejtuesit demokratë deklarojnë se e "dënojnë këtë farsë të re të PS-së dhe shprehen për nje tryezë të të gjitha partive politike parlamentare, me synimin e vetem që proçesi të ketë mbështetjen e te gjithëve". Sekretari demokrat z.Beja, shprehet se "platforma e shpallur nga PS për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Bathore dhe ne zonat e tjera, është vetem nje perpjekje e re e krereve te PS-së për t'i dhënë ngjyrime propagandistike elektorale këtij proçesi, çka sipas tij, fsheh vullnetin e vertetë te socialistëve. Në këtë situatë, eshte e nevojshme që socialistët të bëjnë vetem SHOU. PS duhet te realizojë tryezën e partive për pronat dhe kjo të mbeshtetet nga të gjitha forcat politike, që zgjidhja të jete ligjore dhe e perhershme. Dhenia e ngjyrimeve politike këtij proçesi, lë te nenkuptohet, se mazhorancës do t'i mungojë vullneti për ta zgjidhur këtë çështje, e cila do të diskutohet edhe javen e ardhshme. Drejtuesit demokratë shprehen se "ne kemi vullnetin te ulemi në tryezë, por nuk do të jemi pjesë e premtimeve boshe, ashtu siç beri Edi Rama me premtimet e tij, të cilat nuk i realizoi asnjëherë. Po sipas opozitës, problemi është i pazgjidhur për te dyja palët, gjithnje nese tregohet vullneti i mirë, veçanërisht nga mazhoranca, që ka elementet e duhur për të hartuar nje projektligj te pranueshem. Z.Beja mendon se tryeza politike për pronat i ben te qarta qëndrimet dhe vullnetet e paleve për zgjidhjen, apo jo të çështjes së pronës. Ndërkohe që vete opozita shpreh mbeshtetjen e saj për protestat e banorëve te Bathores dhe te gjitha zonave te tjera që kërkojnë legalizimin e banesave te tyre dhe kushte me te mira jetese, pasi problemi i legalizimit të banesave është nje problem serioz, që nuk lihet me nje qytet të caktuar, por eshte problem ne gjithë Shqipërinë. Sipas demokratëve, për te zgjidhur kete problem shqetesues kerkohen perberes ligjore dhe ekzekutivë, duke harmonizuar interesat e te gjitha paleve te interesuar". Edhe vete republikanet janë për harmonizim të ketyre interesave. Mediu shprehet se "duhen degjuar hallet jetesore te ketyre njerezve, që jane hedhur prej disa ditësh ne protesta, vetem per gjerat me elementare, për nje qytetar europian, siç janë legalizimi i shtepive, per uje, drita, rruge e punë. Gjitashtu, Mediu ka mbështetur idene e hedhur nga Berisha, që legalizimi i banesave te shoqërohet me kompensimin e pronarëve te tokës. Ai thekson se legalizimi duhet bere, por duhet parë edhe mundësia e kompensimit te pronave. Dhe ai përfundon, se duhet te ecet drejt urbanizimit te ketyre zonave".

e.gj

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-5-2003 nė 07:53 Edit Post Reply With Quote
Brukseli formalizon pranimin e PD-së në PPE



Berisha: "Bashkëpunim më i ngushtë i të djathtës për zgjedhjet dhe krimin!"



Byroja Politike e Partive Popullore Europiane, me anë të ceremonisë së djeshme në Bruksel, realizoi vendosjen e PD-së krah simotrave të saj në PPE. Spektri i djathtë i partive europiane të orientimit të liberaldemokracisë, formalizoi dje në Bruksel pranimin e forcës kryesore opozitare shqiptare në "familjen e djathtë europiane". Në takimin e djeshëm, PD është përfaqësuar me kryetarin e saj, Sali Berisha, i cili ka vlerësuar me nota optimiste dhe maksimale aktin e formalizimit të pranimit të PD-së në PPE. Në deklaratën e tij të bërë menjëherë pas realizimit edhe formalisht vendosjes në PPE, ai është angazhuar për përpjekje më të mëdha nga ana e PD-së dhe forcave të tjera të qendrës së djathtë në Shqipëri për një bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin kundër krimit, korrupsionit dhe gjendjes së vështirë ekonomike në vend. Njëkohësisht, vendosja e PD-së krah partive popullore europiane e obligon këtë forcë politike të shprehet kundër bojkotit të çdo forme si normë jo e pranueshme për demokracitë perëndimore të zhvilluara. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë prezente dje faktet se PD ka udhëhequr një varg tryezash që kanë çuar në arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme me parti të spektrit të djathtë, por edhe më gjerë. Këto marrëveshje kanë të bëjnë si me çështjen e pronave, ashtu edhe me angazhimin kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe integrimit të vendit. PD ka arritur të hedhë idenë edhe të shkrirjes në një parti të vetme të forcave opozitare për të fituar zgjedhjet ardhshme. Berisha nga Brukseli ka siguruar aleatët më të vegjël të saj se “PD është tërësisht e hapur për të gjithë format e bashkëpunimit dhe koalicionit me të gjitha partitë e qendrës së djathtë ne vend". Partia Demokratike ka bërë kërkesën e saj për anëtarësim në PPE shtatorin e vitit të kaluar, ndërsa mbledhja e grupit të punës për zgjerimin e Partive Popullore Europiane pati shqyrtuar këtë kërkesë me 21 prill të këtij viti, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel. PD tashmë është me statusin e vëzhguesit në gjirin e PPE-së, sepse partitë popullore kanë të përcaktuar në rregulloret e tyre që statuti i partisë që anëtarësohet është i barabartë me statutin që ka vendi në Bashkimin Europian.

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-5-2003 nė 08:30 Edit Post Reply With Quote
"Musaraj: Cani ia fut kot

TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm Agron Musaraj deklaroi dje për “Shekullin” se ai nuk ka marrë asnjë letër nga ish-guvernatori i Shqipërisë, Kristaq Lumniku, për rrezikun e firmave piramidale. Ky fakt u bë publik dje nga guvernatori i Shqipërisë Shkëlqim Cani. “Guvernatori Cani ia ka futur kot. Unë nuk kam kontaktuar me ish-guvernatorin e atëhershëm për këtë çështje. Unë nuk mbaj mend dhe nuk ka logjikë që të më ketë dërguar mua ndonjë letër, pasi ka institucione të tjera që merren me këtë çështje. Ka pasur struktura të caktuara. Unë nuk mbaj mend që të kem kontaktuar me guvernatorin për problemin e fajdeve”, -tha Musaraj. Megjithatë, Musaraj nuk mohoi faktin që letra e pretenduar se i është dërguar nga guvernatori Kristaq Lumniku të ketë ardhur përmes një shkrese në Ministrinë e Brendshme, por jo në emër të tij.
N.P "


shek

Nuk di por PD-ja do ta paguaje shume gjate berjen ministra te plehrave si ky musaraj apo te kryetareve( me mire te mos ti ve epitet) si tritan shehu!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-5-2003 nė 08:41 Edit Post Reply With Quote
Fushata e zgjedhjeve, PD nis turin në bazë

TIRANE- Fushata e ardhshme zgjedhore do të drejtohet nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Bashkë me dy nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të PD-sç, lideri i opozitës Sali Berisha do të fillojë kësaj jave një tur që përfshin 100 takime në 100 zona elektorale. Këto takime do të zhvillohen përmes aktivizimit të katër grupeve të punës që do të drejtohen nga zyrtarët më të lartë të selisë blu, Berisha, Topalli, Topi dhe Bode. Nënkryetarja demokrate Jozefina Topalli deklaroi dje për “Shekullin” se takimet me bazën do të kenë si synim analizën e situatës politike, ekonomike dhe sociale të vendit. “Ne do të japim obsionet tona dhe do të bëjmë analizën e situatës aktuale politike ekonomike dhe sociale të vendit, por njëkohësisht do të dëgjojmë se cili është mendimi i tyre, çfarë pretendojnë dhe çfarë ato na sugjerojnë ne. Natyrisht kjo është në detyrën e çdo politikani dhe çdo deputeti për të zhvilluar takime. Duhet pranuar se është krijuar një periudhë shkëputje për shkak të përqendrimit më shumë të grupit parlamentar në aktivitetin parlamentar, në interpelanca, në debate në mocione të cilat gjithashtu kanë patur një impakt jo të vogël në opinionin publik”, -tha Topalli. Nënkryetarja e demokratëve shtoi se është në detyrën e çdo politikani që të zhvillojë takime me bazën me qëllim evidentimin e mangësive dhe marrjen e masave për përmirësimin e situatës aktuale. Në turin paraelektoral do të angazhohen dhe anëtarët e kryesisë dhe një pjesë e Këshillit Kombëtar, të cilët do të përgatiten për tematiken e takimeve që do të zhvillojnë në bazë. “Ky tur që do të angazhojë të gjithë strukturat e Partisë Demokratike ka si qëllim që të prekë të gjithë Shqipërinë nga Veriu në Jug dhe të mos mbesë asnjë zonë elektorale pa u kontaktuar. Duhet që qytetarët të vihen në dijeni për gjendjen aktuale. Pra është një lëvizje që ka si synim kontaktin me qytetarin. Ne do të japim obsionet tona dhe do të bëjmë analizën e situatës aktuale, por njëkohësisht do të dëgjojmë se cili është mendimi i tyre dhe çfarë pretendojnë dhe çfarë ato na sugjerojnë ne”, -tha dje Topalli. Takimet me bazën pritet të fillojnë këtë javë dhe do të zgjasin tre muaj rresht. Paralelisht do të punohet edhe për diskutimin e kandidaturave. Në mbledhjen e fundit të liderit të opozitës, Sali Berisha me kryetarët e degëve dhe nëndegëve u vendos që kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale të përfundojnë në fund të muajit korrik.
Nevila Perndoj


shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-5-2003 nė 10:01 Edit Post Reply With Quote
PPE PRANON BERISHEN

Nga Viron Gjymshana

U desh te kalonin mbi 12 vjet qe Partia Demokratike Shqiptare te hidhte me ne fund hapin e pare drejt europianizimit zyrtar te saj. Kjo vonese per partine qe e para hodhi themelet e demokracise ne Shqiperi dhe qe per me shume si parulle te saj kryesore pati "Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa" deshmon gjithe kompleksitetin dhe tronditjet qe partia e udhehequr nga Sali Berisha ka provuar gjate gjithe ketyre viteve. Me unanimitet te plote, Byroja Politike e grupimit te partive popullore europiane, PPE, pranoi qe edhe PDSH-se t'i njihet statusi i vezhguesit ne kete grupim politik paneuropian. Duhet thene qe PPE perben sot grupin me te fuqishem ne Parlamentin Europian. Ne gjirin e saj perfshihen parti te njohura te qendres se djathte qe qeverisin sot te vetme apo ne koalicion ne shumicen e vendeve europiane si ne France, Itali, Spanje, Hollande, Danimarke, Austri etj.

Fitorja e arritur nga partia e Berishes prapeseprape te le nje shije te hidhur ne goje kur kujton se deri me tani statusin e vezhguesit ne PPE e kane fituar me kohe edhe parti te vogla si PD-ja e Genc Pollos dhe ajo Demokristiane. Per me shume, drejtuesit e PPE-se, Vilfrid Martens dhe Van Velzen, e bene te qarte se Partia Demokratike Shqiptare fitonte statusin e vezhguesit ne kete grupim vetem pasi Sali Berisha kishte premtuar se ai nuk do te bojkotonte zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato legjislative. Dhe se dyti ai kishte dhene fjalen po ashtu te bashkepunonte me partine e Genc Pollos, per te formuar nje front te perbashket kunder socialisteve ne pushtet.

Dita e sotme mund te konsiderohej si ajo e zgjerimit dhe forcimit te metejshem te grupimit te partive popullore dhe demokristiane te Parlamentit Europian. 5 parti europianolindore hodhen edhe nje hap tjeter sot drejt anetaresimit me te drejta te plota ne kete organizem duke kaluar nga statusi i vezhguesit ne ate te partise se asociuar me PPE-ne. Ndersa 5 parti te tjera fituan per here te pare statusin e vezghguesit. Pervec Partise Demokratike Shqiptare i njejti status iu njoh edhe tri partive serbe : perkatesisht asaj te udhehequr nga ish-presidenti jugosllav Koshunica, asaj te udhehequr nga ish - ministri i drejtesi Batic dhe asaj te drejtuar nga ekonomisti Ljabush.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-5-2003 nė 08:59 Edit Post Reply With Quote
TOPI NIS TURIN NE TIRANE

Nenkryetari i Partise Demokratike Bamir Topi, nis neser, turin e tij ne kryeqytet per fazen e pare te zgjedhjeve lokale. Ai do te shoqerohet nga Sekretari i Pergjithshem i PD-se, Ritvan Bode ne dy komunat kryesore, te cilat kane mbeshtetur PD-ne, Dajt e Kamez. Tirana, do te shenoje edhe fillimin e turit parazgjedhor te zyrtareve te larte te selise se Partise Demokratike. Nje gje e tille eshte percaktuar kohe me pare edhe nga kryetari i PD-se Sali Berisha.

Burime nga selia e PD-se, shprehen se Topi do te shohe vete se si do te jete mbeshtetja per kandidaturen e tij, ne rast se do te vendose te kandidoje perballe Edi Rames ne kryeqytet. Vete nenkryetari i PD, Bamir Topi, publikisht eshte shprehur se "eshte ende heret qe te flitet per kandidatura". Por nga ana tjeter, ai eshte i vetmi kandidat zyrtar i perfolur me shume ne strukturat e PD-se dhe i kerkuar nga baza demokrate e kryeqytetetit, si nje kandidature alternative perballe Edi Rames. Keshtu, rrethi i Tiranes shenon startin e fushates paraelektorale te demokrateve. Kjo faze, do te sherbeje edhe per vleresimin dhe perzgjedhjen e kandidaturave te bashkive dhe komunave qe do te paraqiten per keto zgjedhje nga ana e opozites.

Edhe kryetari i PD-se Sali Berisha do te dale ne kete tur. Por ndryshe nga heret e tjera, si per te sfiduar edhe bastionet e Partise Socialiste, turi i tij do te filloje nga jugu i Shqiperise. Nuk eshte bere e qarte ende, dhe nuk ka nje axhende te rretheve tek te cilat, do te zbrese lideri i Partise Demokratike. Por eshte vendosur paraprakisht qe te gjithe anetaret e kryesise se PD-se, do te ndjekin fushaten ne rrethe. Ne zyren e organizimit, eshte percaktuar edhe menyra e levizjes se tyre. Per tre jave radhazi, dy grupet e percaktuara nga kryesia e PD-se, te udhehequra nga nenkryetari, Bamir Topi dhe sekretari i Pergjithshem, Ridvan Bode, do te shkelin ne te gjitha komunat dhe bashkite e rrethit te Tiranes. Pas nisjes qe do te behet ne Tirane, fundjava per kryetarin e PD-se do te sherbeje si nisje e fushates para elektorale.

Edlira Prenga

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-7-2003 nė 08:17 Edit Post Reply With Quote
Përzgjedhjet e çuditshme të PD-së

Nga Skender Shkupi

Shpallja e kandidatëve të së djathtës për zgjedhjet vendore të 12 tetorit, për bashkitë dhe komunat e të gjithë vendit, është ndjekur me kureshtje nga i gjithë opinioni publik shqiptar. Interes të veçantë, pa dyshim, ngjalli përpjekja për gjetjen e një rivali të denjë për kryetarin e sotëm të Bashkisë së Tiranës, i cili, siç pranohet nga shumica e elektoratit, është tepër i vështirë për t’u “thyer”. PD-ja, si partia më e madhe opozitare, duke qenë e ndërgjegjshme për “barrierën” e lartë Rama që duhet kapërcyer, pranoi të hyjë në konsultime e marrëveshje me të gjitha forcat e tjera të djathta të vendit, në mënyrë që, tek e fundit, të dilej me kandidatë të përbashkët. Negociatat e nisura premtonin një marrëveshje të favorshme për të gjitha palët. Mirëpo, papritmas, ndodhi një tërheqje e befasishme e krerëve të PD-së, të cilët, në çastin e fundit, menduan se “të vetëm” do të kishin më shumë shanse për sukses.
Në PD mbijeton një e ashtuquajtur “sindromë e euforisë pragzgjedhore”, që krijohet nga kontaktet e krerëve të saj me elektoratin. Pa dyshim, në mitingje apo në takime nëpër salla krerët e PD-së rrethohen nga një atmosferë e ngrohtë e simpatizantëve të tyre, atmosferë e cila injekton shumë optimizëm në selinë blu. Dhe në një çast të caktuar ata binden që janë “të vetëmjaftueshëm” e që mund të ngadhënjejnë pa ndihmën e askujt. Kemi të bëjmë me një iluzion, viktimë e të cilit PD-ja ka rënë disa herë në të kaluarën. Mirëpo, me sa duket, kurrfarë mësimi nuk është nxjerrë nga hapat e pamatura, të hedhura dikur, pasi mania e nxehtë e madhështisë ka fituar mbi arsyen e ftohtë.
Kontaktet ndërmjet PD-së dhe PD®-së, për arritjen e një kompromisi në politikat përzgjedhëse të kandidatëve dhe në gjeografinë e shpërndarjes së tyre në të gjithë vendin, ishin të dobishme jo vetëm për partinë e re opozitare, por edhe për të vjetrën. Me qenë se Tirana përbënte frontin më të vështirë të përpjekjeve, pritej një shoshitje e hollësishme e të gjitha kandidaturave të mundshme të djathta, që do të konkurronin me Edi Ramën. Në pikun e tratativave, bashkëbiseduesit moderatorë mësuan nga shtypi se kandidati i PD-së për Tiranën ishte shpallur në mënyrë të njëanshme dhe se ai ishte z. Spartak Ngjela. Argumentimi i këtij veprimi ishte vërtet tejet i çuditshëm: “Ne, si parti e madhe, nuk mund të lejojmë kandidimin e të tjerëve në bashkitë e mëdha, prandaj ata le të kënaqen me numrat nga 2-shi e poshtë”. Kemi të bëjmë me një qëndrim ku ndërthuret besimi i fuqishëm në vetvete me pak arrogancë.
Pa vënë në dyshim meritat e z. Ngjela si intelektual, vuajtjet në burgjet e diktaturës dhe horizontin e gjerë profesional, kombinuar me një erudicion të kënaqshëm, me të drejtë mund të shtrohet pyetja: “A është ajo kandidatura më e përshtatshme e së djathtës në Tiranë?” Së pari, z. Ngjela nuk është dhe nuk mund të jetë simbol frymëzues i së djathtës së kryeqytetit, për shumë arsye. Disidenca e tij me diktaturën e pati burimin në rrethana jashtë personit të tij, megjithëse, sipas shumë dëshmuesve, qëndrimi i tij në burg ka qenë dinjitoz. Së dyti, aftësitë e tij intelektuale lidhen me kontribute të mundshme në sfera juridike apo të veprimtarive të veçanta, ku në plan të parë del mendimi teorik. Bashkitë janë institucione që kërkojnë një sens të spikatur praktik, orientim të shpejtë në situata edhe të papritura dhe aftësi për të gjetur zgjidhje të menjëhershme në vështirësi të shumta që dalin shpesh krejt papritmas. Së treti, nëse fetishizohet përkatësia e domosdoshme e kandidatit në PD, për të qenë i pranueshëm nga masa e madhe e përkrahësve në bazë, vetë z. Ngjela është tepër i vonshëm edhe si anëtar i PD-së dhe pozicioni i tij në rol drejtues të asaj partie daton vonë.
Një shembull tjetër elokuent për mungesën e elasticitetit e të nuhatjes politike në kreun e selisë blu, përbën Durrësi. Kandidati i propozuar nga PD®-ja është nënkryetari i partisë, z. Ferdinand Xhaferi. Ai është tepër i njohur si politikan mjaft aktiv dhe me një reputacion shumë pozitiv jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, të tre kandidatët e mundshëm të PD-së, jashtë Durrësit nuk i njeh askush. A nuk do të ishte më mirë që kandidatura e z. Xhaferi të përkrahej nga PD-ja në Durrës, në këmbim të së njëjtës përkrahje që mund t’i ofronte partia e reformatorëve partisë së z. Berisha kudo gjetiu? Një kompromis i tillë do të ishte me interes edhe për vetë PD-në. Mirëpo, çuditërisht, nën efektin e “sindromës së euforisë pragzgjedhore”, PD-ja vendosi ta mbajë Durrësin nën patronazhin e saj. Madje, ka zëra që thonë se në PD mendojnë që, “nëse do të vijë puna t’ua lemë Durrësin reformatorëve, më mirë le ta marrë PS-ja”.
Karakteristikë dalluese e partive të djathta në Evropë, ndër të tjera, është edhe mbështetja te familjet e njohura dhe me emër në të kaluarën historike, pasardhësit e të cilave parapëlqehen të votohen në poste të rëndësishme shtetërore. Një tipar i tillë dallues duhet të ishte i pranishëm edhe te partitë tona të djathta. Mirëpo një dukuri e tillë është inekzistente në Shqipëri. Para pak kohësh u votua në Kuvendin e Shqipërisë për postin e kryetarit të Komisionit të Kontrollit të Pasurive të pushtetarëve tanë. Ishin dy kandidatura të propozuara nga Presidenti i Republikës: Eduard Ypi dhe Fatmira Laskaj. I pari ishte një kuadër i njohur i së djathtës, ish-i burgosur politik i viteve ‘80, ish-drejtor i Bankës Kombëtare Tregtare në periudhën e kabinetit “Meksi”, ish-ministër i kabinetit “Fino”, i palakuar kurrë për vepra korruptive apo të dyshimta përvetësuese dhe i vetmi ish-pushtetar i lartë që nuk ka një shtëpi me tapi në emrin e tij. E dyta, ishte një zonjë e panjohur për opinionin shqiptar, por me përkatësi të majtë. Çudia ndodhi në parlament. Gjatë votimit, partitë e vogla të djathta dhe gjysma e PS-së votuan për z. Ypi, kurse gjysma tjetër e socialistëve dhe i gjithë grupi parlamentar i PD-së, votuan për zonjën Laskaj. Si rrjedhojë, z. Ypi humbi.
A ka lexues që, pas një rrjedhe të tillë ngjarjesh, të mos mendojë seriozisht për shakanë e z. Nano, të shprehur pas shpalljes së kandidaturës së z. Ngjela për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës: “E kam thënë unë, Sala është me ne” (?!)




shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-7-2003 nė 10:08 Edit Post Reply With Quote
PD: Bashkiakët tanë të dështuar
Berisha shmang disa nga bashkiakët kundërshtarë të tij

a.h

Tiranë

Selia blu nuk do të kandidojë në bashki me drejtuesit aktualë, të cilët, sipas tyre, kanë treguar gjatë veprimtarisë së tyre aftësi jo të mira drejtuese.

Partia Demokratike, mospërfshirjen në listën e kandidaturave të kryetarëve aktualë në bashkitë dhe komunat, që kjo parti ka arritur të sigurojë gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2000 e ka cilësuar të dështuar, ndonëse jo direkt të dështuar.

Përjashtimi
“Në drejtimin e bashkive nuk do të jenë emrat e kryetarëve aktualë demokratë që drejtojnë bashkitë në shumë qytete të vendit. Pas konsultimeve të shumta mes departamenteve të partisë, strukturave të PS-së në rrethe dhe forumeve drejtuese të saj, ne kemi si synim përcaktimin e kandidaturave të dala kryesisht nga shoqëria civile”. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode. Ndonëse ai nuk pranoi në media që, ky përfundim i arritur nga Kryesia e partisë ka të bëjë me dështimin e punës së kryetarëvë bashkiakë demokratë, sipas burimeve brenda selisë blu mësohet se ky urdhër është lëshuar nga vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Motivet
Burime pranë partisë bëjnë të ditur se vendimi për të përjashtuar kryetarët aktualë demokratë të bashkisë, ka ardhur si pasojë e kundërshtimit që shumë prej tyre kanë bërë ndaj politikës së brendshme të partisë, të drejtuar nga Berisha. Ky i fundit ka preferuar të mënjanojë këta elementë me një vendim Kryesie, nën pretendimin se zgjedhjet lokale kanë nevojë për një frymë të re apo emra të rinj, të cilët duhet të jenë kryesisht nga shoqëria civile. Megjithatë, emrat e përzgjedhur deri tani nga kjo shoqëri, njihen si mbështetës të liderit demokrat. Po ashtu, përjashtimi i këtyre emrave ka të bëjë edhe me polemikat jo të pakta që janë zhvilluar brenda strukturave të partisë në degët e ndryshme të vendit, ku kundërshtarët kryesorë kanë qenë jo pak herë vetë kryebashkiakët e përcaktuar nga Partia Demokratike. Një faktor tjetër, sipas selisë blu, në përzgjedhjen e kandidaturave të reja, shikohet mënjanimi i konflikteve me partitë e spektrit të djathtë, si brenda koalicionit “Bashkimi për Fitore” ashtu edhe jashtë saj.


Kandidatët e Bashkive

Tiranë Spartak Ngjela
Durrës Avni Hoxha
Shkodër Rudolf Rasha
Vlorë Kristaq Bisholla
Kavajë Refik Rugia
Fier Viktor Gjini
Pogradec Nikolla Duda
Peshkopi Ilir Krosi
Laç Luigj Isufi
Fushë Krujë Ismet Mabrigji
Tepelenë Arben Çuli
Leskovik Fatmir Guda

panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bejtullah

Postuar mė 1-8-2003 nė 16:58 Edit Post Reply With Quote
Te gjithe kane me fitu,se te gjithe jane te mire,edhe ma mer mendja se do te fitojne se jane zghedhje per bashki,e sala ketu nuk ka pozite dhe nuk mundet me i nenshtru kandidatet anton,po problemi jet te zgjedhjet e pergjithme,ku aty sala do te shikoje per post e sipas disa anketave populli ne shqiperi do ta votonte te djathten pa salen
View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-8-2003 nė 09:27 Edit Post Reply With Quote
Ne RSH ka aq shume parti te djathta sa te djathtet kane aq shume mundesi per te votu te tjere e jo Sali Berishen sa argumenti qe e djathta nuk fiton se Berisha eshte ne krye te PD eshte krejt pa vlere.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-1-2004 nė 12:25 Edit Post Reply With Quote
PD


A mundet kush te na sjelle programin e PD?

Si eshte e organizuar PD?

Ku eshte nje historik i shkruar i PD?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-1-2004 nė 15:47 Edit Post Reply With Quote
PD nuk po di të “lexojë”

Bashkim Kopliku
Viti 2003 u mbyll praktikisht “pa asgjë të re nga ... PD”. Asnjë shenjë se precipitati i PD (ajo çfarë ka mbetur nga Partia Demokratike) do të mësojë të lexojë, sepse elektorati po i tkurret përditë e më shumë: “85 përqind” e atyre që kanë pasë votuar për PD, nuk e votojnë më. Ulurimat, qenë e vetmja gjë që u ofrua, deri në natën e fundit të vitit. Por ulurimat nuk e fshehin dot faktin e humbjes, tashmë të provuar “pastër,” me mostrën e sondazhit prej “118 qendrash të bashkisë së Tiranës”, që natyrisht, statistikisht përfaqëson të gjithë votimin për Tiranën (“partinë”, në kuptimin statistikor). Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2003, qenë të supermbikqyrura nga ndërkombëtarët, e nuk mund të vidhte njeri, e megjithatë, PD humbi dhe mori vetëm votat e 10,2% të zgjedhësve (38% të votave të 27% të votuesve)...
...E ky rezultat prej “10%”, u mor kundër një kundërshtari tejet të telekosur: PS, e krimbur nga korrupsioni dhe paaftësia; dhe kandidati i saj, z.Rama, i zhveshur nga maska karizmatike, që jo pak vetë kishte pasë mashtruar. Maska filloi t’i griset, që me frikën që t’i përgjigjet burrërisht komisionit parlamentar antikorrupsion “Olldashi”, e iu hoq fare, me absurdin e kandidimit për kryetar të PS, i filluar me kapadillëk me shumë zhurmë anti-Nano; i vazhduar me servilizëm e lëpirje “2 metroshe” (duket, u friksua nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të përsëritur zgjedhjet në “118 qendra,” që e mori si të porositur nga Nano); e i mbyllur me apologjinë mjerane të drejtuar boshllëkut “kongresmen”, —e thënë shkurt, përfundoi në një kryetar bashkie, i votuar vetëm nga “15%” e “tironsve”! Po le të përqendrohemi te gjëra më të rëndësishme se një kryetar, si në krizën e PD (të djathtës) dhe në reagimet e zgjedhësve.
PD duhet të mësojë të lexojë sepse përndryshe, do të zhduket krejtësisht. Ajo duhet të bëjë urgjentisht analiza të thella për fajet—po t’i kishte bërë me kohë, sot do të ishte në pushtet—për atë që ndodhi në Shqipëri në vitin 1997, kur shteti u shkatërrua nga piramidat e krijuara nga precipitati; për atë që ndodhi, edhe përpara, pas referendumit të humbur të vitit 1994, kur PD u kthye në një parti policore; për atë që ndodhi në vitin 1998, kur u mor shteti me puç bolshevik, duke e shfrytëzuar paturpësisht e me hipokrizi, edhe të vdekur, heroin e demokracisë, Azemin, të cilin në të gjallë, precipitati e pat flakur me dhunë jashtë forumeve të PD; për atë që ndodhi kur u dha urdhri stalinist “mos shkoni të votoni kushtetutën”, kur burrëria dhe morali i votës së fshehtë kërkonte të kundërtën: “të shkohej në votim dhe të votohej kundra”; për atë që ndodhi në zgjedhjet e vitit 2000 e 2001, kur votat edhe u vodhën nga PS, dhe edhe u shitën nga njerëzit e precipitatit të PD; e kështu me rradhë deri në këtë demonstrim të 28.12.2003, ku precipitatin e dërrmuan të telekosurit e PS. Bërja e analizave ka në bazë një rregull të thjeshtë koherence: sa më lart të jesh në post, aq më shumë përgjegjësi ke për humbjet—po njësoj: sa më lart të jesh, aq më shumë merita ke për fitoret. Prandaj, një parti që di të lexojë, do t’i ngrinte përmendore idealistëve të fillimit të viteve 90, të rrëzimit të komunizmit dhe transformimit të Shqipërisë nga një vend komunist në një vend të ekonomisë së tregut të lirë; e në piedestal, do të ishte i pari, z. Sali Berisha, e ne të tjerët pas tij. Po kështu, një parti që di të lexojë, do të hiqte nga postet e larta partiake, të gjithë ata që qenë fajtorët; e në vargun e të “hequrve”, i pari i hequr do të ishte z. Sali Berisha, dhe pastaj ne të tjerët pas tij.
Zgjedhësit dinë të lexojnë; ata nuk po mashtrohen nga diversioni i politikës, as nga uluritjet shurdhuese të precipitatit, me çjerrjet “klani i Zemunit”, “mamuthi”, “baronët e drogës”, “pendohemi për presidentin që na doli pjesë e krimit”, as nga lojrat mjerane sipas valles së maxhorancës, e as nga “tryezat sahanlëpirëse të aleatëve”. Lexohet qartë se ka një marrëveshje të heshtur: bëjnë sikur akuzojnë, duke mos çuar asgjë deri në fund. Duket se edhe vënia e “konsensualëve” në prokurori e kudo, u shërbente palëve pikërisht, që të mos t’i shkohej asnjë akuze deri në fund. Në se do të çoheshin deri në fund akuzat ndaj të korruptuarve—së paku, kundër njërit prej tyre—atëhere, “ka rrezik” të bëhej rrugë çuarja deri në fund e akuzave, dhe si rezultat, do t’i shkohej deri në fund edhe akuzave kundër të tjerëve, të maxhorancës e të opozitës. E kjo do të shoshte të vendosej makina e shtetit ligjor, që do të ishte fundi i të korruptuarve. Nga ana tjetër, zgjedhësit e lexojnë se këto maskarada televizive shërbejnë edhe për t’u dalldisur mendjen që të harrojnë hallet shumë më kryesore që i kanë mbytur, e të cilat nuk po ia u zgjidhë asnjëra palë. Janë interesat materiale dhe të pushtetit politik, që i fusin palët në lidhje që të “fitojnë të gjithë”: maxhorancës i zgjatet jeta në pushtet për vite të tëra, kurse opozitës i jepen ca “kolltuqe të vockla doracake”: në Kuvend, në zyrat e partisë (ku nuk shkelë më njeri për politikë, por vetëm për cicmice të vogla abuzive), në këshillat e pushtetit lokal (ku ndajnë plaçkën e korrupsionit së bashku me maxhorancën)—edhe opozita është pjesë e shtetit, e prandaj, me të “duhen” ndarë aferat korruptive.
Zgjedhësit, shqiptarët, duhet të dinë të lexojnë edhe pak më thellë, dhe—më kryesorja—duhet të veprojnë. Duhet të lexojnë se politikanët janë po produkt i tyre, i shqiptarëve; çdo popull ka politikanët (qeverinë) që meriton. Kjo thënie ruan vërtetësinë edhe për elektoratin tonë: nëse politikanët janë “të korruptuar” e “delenxhi”, kjo do të thotë se edhe elektorati është i tillë! E veprimi më urgjent, pas leximit, është vetpastrimi moral i elektoratit, purifikimi (pastrimi dhe filtrimi). Elektorati duhet edhe të bëhet aktiv në politikë, për ta purifikuar politikën: votat e shumicës së purifikuar, do të zgjedhin politikanë ndryshe: të pastër. Në mënyrë të pavetëdijshme, shpesh njerëzit mundohen ta çlirojnë vehten nga “bezdija” e militimit në politikë, ose duke e spostuar detyrën e purifikimit tek të tjerët, ose duke u “justifikuar” se “të gjithë janë të korruptuar e nuk bëhet dot gjë.” Së pari, është naive të mbështetet shpresa e luftës kundër krimit, tek të tjerët, tek një prokurori e gjykatë tejet e inkriminuar dhe e degjeneruar; tek një qeveri e korruptuar; tek ardhja e një “individi të shkëlqyer”; apo tek puna e bërë vetëm nga të huajt: shoqërinë tonë mund ta shërojnë vetëm veprimi i përbashkët i shqiptarëve, militantizmi. Së dyti, të gjithë shqiptarët me mend e me zemër, dhe vetë prokurorët, gjykatësit, dhe politikanët, duke u futur në filtrin e politikës do të prodhojnë, nga vehtja e tyre, prokurorë, gjykatës, dhe politikanë të ndershëm, duke flakur ata të pandreqshmit—nuk ka rrugë tjetër, duhet purifikuar ky popull që është, sepse nuk mund të zevendësohet populli. Ky purifikim, do të vijë si rezultat i ndërveprimit brenda shqiptarëve—korrupsioni nuk është çështje race, por është çështje e qëndrimit të shoqërisë ndaj tij, gjë që mund të ndryshohet.
Instrumenti kryesor i purifikimit të politikës shqiptare, duhet të jetë e djathta, jo vetëm sepse është në opozitë, por edhe sepse është absurd shkatërrimi i të djathtës, kur do të ishte e natyrshme të ishte mbizotëruese, me tendencën individualiste karakteristike shqiptare. Pra shqiptari, përveç se ha, pi, shan, bën dashuri, punon, fiton para, pi kafe, duhet edhe të merret me politikë, duke milituar në partitë politike—kryesisht, ata më me zemër dhe më të mençurit (me shkollë apo pa shkollë). Në se nuk militon, me indiferencën tënde ke krijuar një vend bosh, që do ta zërë një precipitat. E djathta mund të rimëkëmbet vetëm nga militimi i të gjithëve, duke u mbështetur në lirinë: freedom works (liria vetë jep rezultate), na pat përsëritur disa herë, sekretari i shtetit Bejker (Baker), kur në fillimet e demokracisë vizitoi Shqipërinë. Sa vijon janë hapat që duhet të ndërmirren për të rimëkëmbur urgjentisht e me themel, të djathtën:
(I) Të djathtës i duhet një parti e hapur, e nëse PD do të jetë ajo, atëhere duhet të rihapet, që të vijnë të gjithë, të rinjtë në rradhë të parë, dhe edhe të vjetrit më mbrapa. Jo hapje me thirrje të “kryetarit: hajdeni, ja u kam vënë në dispozicion partinë time.” Hapje e PD, do të thotë të hapen seksionet në bazë, dhe të hapet partia në qendër; të lejohet debati, dhe mendimi kundra. Nëse PD nuk do të hapet, rimëkëmbja e të djathtës duhet të bëhet me një parti tjetër që do të duhet të jetë shtëpia e PD të fillimit të viteve 90.
(II) Të vendosen rregullat demokratike: një person, një votë. Të vendoset votimi i fshehtë dhe kontrolli mbi votimet. Eksperienca me precipitatin e PD, tregon se vjedhja e votave brenda partisë, qe mënyra kryesore e përdorur për zaptimin, me dhunë të partisë nga klika policore e kryetarit.
(III) Të bëhet një statut që ndalon kryetarin e partisë, në qendër dhe në degë, të jetë i njëjti person për më shumë se dy mandate rresht, duke e detyruar, kur i mbush dy mandate rradhaz, të kalojë detyrimisht në një konvaleshencë politike reale, duke e lejuar të ketë vetëm poste në nivele të ulta të partisë—kurrsesi anëtar kryesie. Eksperienca kur “presidenti pa qenë kryetar i PD, bënte edhe kryetarin sepse ishte anëtar kryesie,” është një pësim që duhet të bëhet mësim. Një rregull të ngjashëm ka Amerika për presidentët e saj—kaq, besoj se mjafton për të qetësuar ata që, me të drejtë nuk duan të ecin “në rrugë të pashkelura.”
(IV) Të vihet bazë statuore konkrete për lejimin e fraksioneve. Jo një parti unike tip “grusht çeliku rreth partisë”: më mirë një parti me “dobësi” në vendim-marrje, por me debat të lirë, se sa një parti që është e goditshme nga regjimet e brendshme policore, siç ndodhi me PD.
(V) Të bëhet një program i qendrës së djathtë, i ekonomisë së tregut, i bazuar më tepër në ligjet ekonomike dhe në veprimin individual, se sa në ndërhyrjet vend e pa vend të shtetit—një e djathtë evropiane për të gjithë, për të varfrit dhe për të pasurit. Partia nuk duhet të lëkundet herë majtas, (t’u marrim fabrikat kapitalistëve dhe t’ua japim punëtorëve—siç tha në vitin 2000 preciptati i PD), dhe herë në ekstremin djathtas, (t’ua marrim tokën fshatarëve e t’ua japim pronarëve të vjetër—siç tha precipitati, kur kish nevojë “dhe për një votë”). Programi duhet t’u japë alternativa, shqiptarëve për shërimin e vendit, nga korrupsioni, papunësia, klientelizmi në ekonomi, masakra urbanistike, pasiguria e pronës private, etj. Programi duhet t’u përmbahet principeve bazë të Partive Popullore Evropiane, pra të qendrës së djathtë—nuk ka nevojë të bëjmë shpikje origjinale, kemi nevojë të mësojmë e të zbatojmë.
(VI) Të kërkohet asistencë nga Partitë Popullore ku aderon PD e PDR, që të vijnë specialistë të huaj që të asistojnë në kryerjen e pikave të përshkruara më lart, që nga pika (i) tek pika (v). Politika, ka nevojë për asistencën e huaj, nga partitë e djathta, shumë më tepër se sa ka shteti ynë për asistencë në ekonomi, nga Banka Botërore e organizmat e tjera ndërkombëtare, siç ka nevojë ushtria nga Nato, policia nga MAPE, etj.
Nuk është e lehtë të realizohet sa u rreshtua me lart, sepse kërkohet një përmirësim i civilizimit tonë aktual: por është domosdoshmëri—pa rimbëkëmbjen e së djathtës nuk ka asnjë shpresë, dhe nuk ka asnjë kuptim të kalohet në zgjedhje të parakohshme.


© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-1-2004 nė 15:49 Edit Post Reply With Quote
Per shume gjera nuk jam dakort, por duhet lexuar e diskutuar permbi ekte artikull. ( une ne 2005)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-1-2004 nė 08:29 Edit Post Reply With Quote
OPOZITA, NEVOJA PER REFORMIM

Komentuesi

Opozita shqiptare, por kryesisht Partia Demokratike, nuk duhet te humbase asnje minute kohe duke shpresuar nga rritja vetiu e aksioneve te tyre, per shkak te keqqeverisjes se socialisteve, apo rritjes se autoritarizmit te kundershtarit kryesor qe ka nisur te aplikoje perjashtimet ne parti, apo se Kryeministri i vendit, megjithese ka perpara vitin me te rendesishem te karrieres se tij politike, ende nuk i ka vene kembet ne atdhe, pas pushimeve te gjata dimerore.

Nese PD dhe aleatet duan vertet te fitojne zgjedhjet e ardheshme, cka duhet te jete nje gje normale, lypset fillimi i nje organizimi te ri dhe aplikimi i strategjive te reja, gjera qe do te sillnin ne siperfaqe jo vetem aksion me te frytshem politik, por c'eshte me e rendesishmja edhe politikane me interesante dhe me te afte se disa prej aktualeve.

Duket e paimagjinueshme qe ndryshimet ne ndodhin ne Partine Demokratike, nese fjala vjen, ne krye te PD-se se Tiranes do te vazhdoje te qendroje Vili Minarolli. Nje demokrat i ndershem por qe smbahet mend te kete hedhur ne tregun e ideve, qofte edhe nje produkt te tijin. Nje politikan me shume aparatcik, qe nuk arrin dot te kete staturen e nje lideri, madje nuk ngrihet dot as ne nivelin e homologut te tij ne PS.

Gjithashtu, duket e veshtire te besojme ne ndryshimin e imazhit dhe te menyres se funksionimit te PD-se, nese do te vazhdoje te jete Sekretar i Pergjitshem, Ridvan Bode. Ky post kyq i cdo force politike, mbahet prej vitesh ne PD, nga nje politikan qe behet i gjalle vetem kur diskutohet ne parlament barra fiskale.

Me qe ra fjala, a e dini se kush eshte Sekretar i Organizimit ne Partine Demokratike? Me siguri duhet te vrisni pak mendjen. Eshte Ilir Bano. A ka rene ndonje here ne sy zoti Bano, per nje deklarate, qendrim, a dic tjeter? Per fat te keq, asnjehere. A thua kjo puna e organizmit te partise te jete nje aksion i fshehte qe s'duhet te merret vesh, dhe askush s'duhet ta dije se kush i qendron ne krye. Zyrtaret e mesiperm mbajne poste kyqe ne Partine me te madhe te opozites, por nuk arrijne te jene koherent sa duhet, gje qe mund ta benin thjesht duke marre mesazhet e kolones ne te djathte te gazetes Tema.

Ka ardhur koha qe ne PD te spikasin personalitete, te cilet te bien ne sy, pavaresisht eklipsimit qe natyrshem shkakton aty zoti Berisha. Kete ka arritur ta beje pershembull Sokol Olldashi, i cili i perket prurjeve te reja ne kete parti. Mirepo, ne menyre qe kjo krijese politike te zhvillohet me tej dhe qe te ruhen vlerat e tij karshi rrezikut te rutines, ai duhet te stimulohet patjeter me role te reja, duke i dhene me shume mundesi per kontribute.

PD duhet gjithashtu te shperbleje fisnikerine e manifestuar nga ish-aleancistet te cilet zgjohen te jene me opoziten, kur mund te beheshin ministra te PS-se Ngjan si luks i tepert te lesh pa angazhuar ne parti zotin Arben Imami, nje profil i larte politik dhe i besueshem gjithashtu. Po ashtu, marrdheniet publike te PD-se do te njihnin nje dimension te ri me zotin Zogaj, ne rast te angazhimit te publicistit me pervoje politike.

Kjo kerkon jo vetem kaperximin e barrierave te mentalitetit fanatik, por nga ana tjeter lypset edhe sakrifica e vogel e zyrtareve aktuale, te cilet duhet vete t'i hapin rruge zhvillimeve te reja, me largimin e vullnetshem.

Reformimi kesisoj i Partise Demokratike, do te bente funksionimin me efikas te krejt kampit opozitar. Personalitetet e reja qe duhet te ngjiten, me siguri jane edhe negociatore me te mire dhe me vitale.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-1-2004 nė 08:31 Edit Post Reply With Quote
Sa kot ja fut ky:

imami zogaj thote?!

Mire qe nuk thote dhe ramizi.

Po mjaft more me ish, mbaruan te djathtet e Shqipnise apo si?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2004 nė 10:30 Edit Post Reply With Quote
A kemi strategji ne si PD për të fituar zgjedhjet e 2005-ës?

Nga Profesor
Myqerem Tafaj
Universiteti i Stuttgartit /Gjermani

Zhvillimet politike që nga fenomeni i turpshëm "Dushku", çuarja e Moisiut në karrigen e Presidentit, degradimi i turpshëm i zgjedhjeve lokale 2003, rikthimi i plotë i diktaturës edhe brenda gjirit të PS-së dhe deri tek instalimi i një qeverie që nuk e mbështet as vetë partia në pushtet, na çojnë, midis të tjerash, edhe në konkluzionin që, PD-ja nuk ka arritur të përmbushë funksionin kryesor të saj, t'u ofrojë shqiptarëve një qeverisje më të mirë se sa kjo që me kohë, siç pranohet tashmë nga të gjithë, është e dështuar.

Në një sistem demokratik, qytetarët presin nga opozita t'i bëjë oponencën pozitës që qeveris kur ajo gabon, por kur shihet që ajo nuk mund të qeverisë më, atëherë elektorati e transferon pushtetin përmes votës nga pozita tek opozita. Kjo është loja në një sistem demokratik që bazohet në pushtetin e votës së lirë. Por meqenëse në Shqipëri vota e lirë cënohet, atëherë ndodh kështu siç po ndodh. Këtë e dimë të gjithë, asgjë nuk po bëhet. Kjo është tragjike për të ardhmen e vendit, i cili ka mbetur ndër të paktat vende evropiane që ende nuk e kanë siguruar ushtrimin e votës së lirë. Prandaj edhe koha që duhet të presë Shqipëria për t'u pranuar në Evropë do të jetë shumë e gjatë dhe jo rastësisht përkon me disa vende ku regjimi komunist ishte i radikalizuar.

PD-ja u përpoq që në zgjedhjet e 2001 të bashkojë opozitën dhe mendoj se dështoi. Edhe unë u bashkohem argumentave të zotit Baze në komentin e tij të pardjeshëm. Inicoi një lëvizje për Fillimin e Ri por edhe ajo dështoi. Pak intelektualë u ofruan edhe pse janë më opozitarë se sa ato që z.Baze i quan me të drejtë "opozitarë të porositur" në Parlament. Shumë intelektualë u penguan t'i bashkohen kësaj iniciative për shkak të ndarjes që u bë në qëndrestarë dhe joqëndrestarë. Kjo dhuratë e vendeve të deputetëve që bëri PD-ja në 2001 ishte një gabim fatal që nuk duhet përsëritur. Ka ardhur koha që çdo parti opozitare apo pozitare ta provojë veten nëse është e tillë me mbështetje në elektorat. Rritja e pragut në 4 në mos 5 % për hyrjen në Parlament është përcaktuese për parlamentarizmin, përndryshe do të ndodhin të tilla pazare gjithnjë. Kush i trembet 5 % dhe përse! Zoti Imami deklaron pardje në intervistën e tij një të vërtetë të njohur tashmë, që partitë e vogla në Shqipëri kanë dështuar.

Nisur nga përvoja e këtyre 12 viteve po vërtetohet se, ndërsa në të gjitha vendet postkomuniste të Evropës Lindore zgjedhjet e parakohshme janë përdorur si një mjet për qeverisje më të mirë, klasa politike shqiptare nuk i pranon ato si një rregull normal të lojës në demokraci. Kjo ndodhi vetëm në 1997 për të justifikuar pushtetin e marrë me armë. Por për ne demokratët të gjitha këto që përmenda më lart nuk janë më shumë se sa fakte.

Unë mendoj se ka ardhur koha, madje është vonë, që lidershipi i PD-së t'u japë një përgjigje të përgjegjshme dhe të sinqertë demokratëve:

A e sheh të mundur fitoren e zgjedhjeve të 2005-ës apo mund të shkojë qendrimi në opozitë deri të paktën 2009?

Me vjen keq, të nderuar miq të lidershipit të PD-së që po shprehem kështu, por unë mendoj se strategjia e tanishme mua nuk më bind për të fituar zgjedhjet e 2005-ës. Dhe nëse këto zgjedhje nuk fitohen, atëhere PD-ja nuk mund të fitojë në 2009 as 15 % të elektoratit. Një fakt shumë kuptimplotë për mua është refuzimi masiv i demokratëve për të votuar në 118 zonat e Tiranës ku u përsërit votimi. Ai është një mesazh shumë kuptimplotë sipas meje së paku për dy gjëra principiale:

-Qytetarët e Tiranës janë të bindur se e drejta e votës së lirë në Shqipëri nuk ekziston ende dhe për rrjedhojë vota e tyre nuk gëzon pushtetin që i takon në demokraci; kësisoj nuk shkojnë të votojnë.

- PD-ja aktualisht nuk përbën asnjë rrezik për qeverisjen aktuale, edhe pse kjo qeverisje është aq e keqe dhe kahu i saj aq i padëshiruar për të ardhmen e demokracisë në vendin tonë. Prandaj demokratët e injoruan votimin.

Unë mendoj se lidershipi i PD-së duhet të bëjë një analizë të thellë, pse jo ndoshta edhe një kongres të jashtëzakonshëm, për t'i dhënë një përgjigje të përgjegjshme elektoratit demokrat: A mund të fitohen zgjedhjet e 2005-ës? Vetëm se një premtim jo i sigurt do të ishte vërtet një tradhti ndaj idealeve dhe shpresave të demokratëve dhe gjithë shqiptarëve, sepse Shqipëria nuk e meriton të qeveriset të paktën deri në 2009 nga ish-komunistët.

Nëse lidershipi i partisë sime pretendon se ka një strategji të tillë për fitore në 2005, atëhere duhet të dimë si është ajo, pritëse e fitores (pasive) apo vepruese për fitore (aktive).

Strategji pritëse më ngjan mua strategjia e deritanishme, kur ne presim që për shkak të përçarjes brenda PS-së, të na dhurohet fitorja e zgjedhjeve. Kjo është utopi. Gjëma më e madhe që mund të ndodhë brenda kampit të kuq deri në 2005 është që të dalë një grupim-hibrid me të njëjtën ngjyrë, i cili bashkë me partinë mëmë të bëjë një koalicion të ri njëlloj në mos më të keq se sa ky i tanishmi. Më shumë nuk do të ndodhë. Kujtoni argumentin që përdorën socialistët: Rotacioni i pushtetit është tradhti! Kjo do të thotë se ata janë të vendosur që ta mbajnë me të gjitha mjetet pushtetin. Maskarada e quasi-votimit të qeverisë në Parlament e vërtetoi këtë. Edhe pritja nga "ndërkombëtarët" është pjesë e kësaj strategjie pritëse. Unë nuk pres asgjë prej "ndërkombëtarëve" për një arsye shumë të thjeshtë. Bashkimi Evropian dhe SHBA e kanë përfshirë vendin tonë në grupin e vendeve që u duhet shumë kohë për të plotësuar standardet; uroj që të paktën të mos jemi në grupin e vendeve me shanse të dyshimta për një sistem demokratik (të tilla studime politike ekzistojnë). Le të kujtojmë formulat diplomatike të ndërkombëtarëve edhe për zgjedhjet e fundit. Ata synojnë vetëm e vetëm të mos nxisin shqiptarët për të thelluar konfliktualitetin e situatës. Nënkuptimi i tyre është i qartë: politika shqiptare nuk ka arritur ende pjekurinë për të zhvilluar zgjedhje demokratike. Ndoshta do të duhen të paktën 10 vjet që BE ta marrë seriozisht fatin e demokracisë në Shqipëri, nëse ne do ta meritojmë këtë vemendje!

Ajo që na duhet ne është një strategji vepruese, aktive dhe shumë konkrete për të sjellë fitoren në 2005-ën. Ajo duhet të mbështetet në idealet dhe shpresat për një demokraci të vërtetë. Si e tillë duhet të arrijë të depërtojë në zemrat e demokratëve, të rizgjojë shpresat e tyre në shuarje për demokraci. Ajo duhet të konkretizojë objektivat e programit të kësaj force politike me politika afatgjata zhvillimi për të gjitha fushat që garantojnë zhvillim demokratik dhe përputhen me standardet që Evropa parashtron për vendet që synojnë të hyjnë në BE.

Realizimi i një strategjie të tillë bëhet i mundur kur mbështetet në potenciale njerëzore udhëheqëse që karakterizohen nga përkushtimi ndaj idealit demokratik, morali i pastër politik, aftësi profesionale dinjitoze për standardet internacionale si dhe gëzojnë autoritet dhe mbështetje të mjaftueshme tek demokratët e vërtetë.

Për mua hamendjet apo edhe shpresat për zgjedhje të parakohshme janë pa vlerë, madje edhe të padëshiruara. PD-ja duhet të përgatitet seriozisht për të fituar zgjedhjet e 2005-ës. Dhe koha për këtë është shumë e shkurtër, kur kemi parasysh se zgjedhjet lokale treguan se e gjitha ajo që ishte trumbetuar si një punë e madhe për të siguruar zgjedhje të lira ishte një fasadë, sepse zgjedhjet dështuan. Pa një kuadër ligjor dhe institucional demokratik garant për zgjedhjet, ato do të manipulohen nga pushteti sa herë që të bëhen.

Ka ardhur koha të shtrohet pyetja seriozisht nëse vërtetohet justifikimi që përdoret gjerësisht: "Kjo qeverisje nuk e meriton asnjë minutë të qëndrojë në pushtet, por PD-ja nuk mund të qeverisë, sepse nuk ka njerëz!" Ky është një justifikim që nuk mund të përligjë mbrojtjen e këtij pushteti 'de facto' të dështuar por që shtron edhe një pyetje legjitime: Çfarë po bën PD-ja për të vërtetuar se ka potenciale njerëzore të mjaftueshme për të qeverisur?

Jam i sigurt që demokratët kanë sot shumë më shumë potenciale njerëzore për të qeverisur se sa kishin në legjislaturën e parë që kishin pushtetin, madje potenciale njerëzore të denja për standarde të përparuara internacionale, shumë demokratë të shkolluar e kualifikuar në shkollat perëndimore dhe të edukuar me kulturën demokratike të këtyre vendeve. Janë vetëm rreth 15000 vajza dhe djem që janë shkolluar dhe po shkollohen në këto vende.

Por unë nuk jam i sigurt se çfarë strategjie afrimi ka PD-ja për ta. Në këtë kontekst dëshiroj t'u bëj një thirrje miqve të lidershipit të PD-së: Ju lutem hapni realisht dyert e PD-së për intelektualët e shquar që jetojnë me idealin demokratik të vërtetë dhe janë të gatshëm të investohen për të mirën e këtij ideali dhe të Shqipërisë. Ato i keni atje afër jush në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Shumë të tjerë studiojnë apo kontribuojnë tani për zhvillimin e vendeve të tjera që nga Evropa deri në SHBA, Kanada, Australi etj., rezultat ky edhe i një politike konseguente të dëbimit të mendjes nga Shqipëria. Bëjeni këtë sa nuk është shumë vonë. Ndokush do të mendojë se çfarë është kjo thirrje, dyert e PD-së janë të hapura! Jo, të nderuar miq, ato nuk janë të hapura realisht. I lini mënjanë sherret e vjetra me ish-figura vërtet dinjitoze të PD-së dhe u bëni atyre thirrje për rikthim. Kjo duhet të fillojë që me zotin Selami. Ndarjet në qëndrestarë dhe tradhtarë kanë vetëm një rrjedhojë: tkurrjen e mëtejshme të PD-së dhe mbretërinë e metejshme të pushtetit të majtë. Nëse dëshironi t'i shërbeni kësaj, atëhere mos e konsideroni thirrjen time.

Unë jam i bindur se vetëm hyrja masive e intelektualëve në PD do t'u japë garanci juve si lidership t'u përgjigjeni demokratëve se do t'i fitoni zgjedhjet e vitit 2005! Doktor Berisha, fjalën e keni Ju tani! Ju duhet të merrni përsipër përgjegjësinë e fitores apo humbjes në 2005-ën. Çdo analizë apo reformë e PD-së pas një humbje të zgjedhjeve të 2005 është pa asnjë vlerë, sepse vetë ekzistenca e PD-së si parti do të jetë në një pikëpyetje të madhe.

*Autori ka qenë ish Ministër i Arsimit të Lartë i PD-së në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 16:20 Edit Post Reply With Quote
2004, DO RIFREKSOJME FORUMET DREJTUESE

Ja prioritetet qe shpalli dje Berisha per partine e tij

- Realizimi i ndryshimeve ne forumet drejtuese te PD-se

- Angazhim per realizimin e zgjedhjeve te parakohshme

- Puna gjate zgjedhjeve te parakohshme qe ato te jene te lira

- Thirrja per protesta mbarepopullore kunder qeverise Nano

- Rrezimi i qeverise nepermjet protestave dhe strategjive

- Riperteritje e struktures se PD-se ne rrethet ku ajo humbi gjate zgjedhjeve lokale te 12 tetorit 2003 etj.

Tedi Blushi

Partia Demokratike gjate ketij viti do realizoje ndryshime ne forumet e saj drejtuese. Nje fakt te tille e vuri ne dukje gjate nje konference per shtyp lideri i selise blu, Sali Berisha. Qellimi i organizimit te kesaj konference ka qene berja e njohur e strategjise dhe prioriteteve te Partise Demokratike per vitin 2004. Lideri demokrat Berisha ne fjalen e tij theksoi se kete vit opozita do te jete e angazhuar seriozisht per zgjedhje te lira dhe te parakohshme. Kjo sipas tij, mbetet e vetmja zgjidhje e mundshme per largimin e socialisteve nga pushteti. Pas thirrjes per protesta mbarepopullore ky eshte hapi tjeter i demokrateve ne perpjekjen e tyre drejt rikthimit ne pushtet. Ne fjalen e tij, kreu demokrat sqaroi idene e tij per zgjedhje te parakohshme me faktin e perballjes se shqiptareve me qeverine me te papergjegjshme te njohur ne vend. Per t'ua bere te njohur ate ketyre, lideri Berisha beri te ditur se selia blu do te perdore te gjitha mjetet dhe format e mundshme demokratike, nje pjese e te cilave u perdor edhe gjate vitit te kaluar persa u perket momenteve te krizave qeveritare te perseritura.

Do rishqyrtohen forumet drejtuese

Ne perputhje me kete orientim te ri te Partise Demokratike, kryetari i demokrateve Sali Berisha u shpreh se selia blu duhet patjeter te rishqyrtoje forumet e saj drejtuese, si nje nevoje e domosdoshme per nje rifreskim para nje procesi te parakohshem zgjedhor. "Zgjedhjet e parakohshme kerkojne dhe nje strukture me te organizuar, solide dhe te hapur e cila do te na orientoje si duhet drejt tyre" ne fjalen e tij Berisha. Analiza postzgjedhore qe u la ne hije gjate tragjedise se Karaburunit, e rikthyer se fundi duket se do ta coje forcen me te madhe opozitare drejt nje procesi te ri ndryshimesh ne strukturat drejtuese te saj. Si u la te kuptohej prej Berishes ndryshimet do te ndodhin pikerisht ne te gjitha ato dege te PD-se ne rrethe ku kjo force politike humbi ne zgjedhjet lokale te 12 tetorit. Behet fjale per nje pjese te rretheve veriore, ku rezultati i votave kunder Partise Demokratike ishte i papritur nga ana e selise blu. Por nder te tjera, lideri i opozites permendi edhe faktin pozitiv qe u has gjate zgjedhjeve te fundit elektorale, pikerisht fitores se papritur te demokrateve ne shume zona elektorale te jugur te vendit, te cilat me pare njiheshin te gjitha si bastione te Partise Socialiste.Behet fjale per zona te tilla si Leskoviku, Kelcyra, Saranda, Elbasani etj. Ndersa lidhur me ndryshimet ne forumet drejtuese burime te pakonfirmuara prane PD-se bejne te ditur se do te jene ato te deges se PD-se ne Tirane dhe ne disa rrethe te tjera te cilat do te ndryshojne strukturen dhe drejtuesit e tyre. Por edhe sektore me rendesi brenda selise blu.

kj


Mendimi i im,

GABIM themelor.

Nuk duhet te luftohet per zgjedhje te parakohshme.

Duhet te luftohet te fitohen zgjedhjet e 2005.

Duhet te luftohet qe ne ato Bashki e Komuna ku fitoi PD te behet pune absolutisht e ndershme nga njerezit e PD-s.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 16:28 Edit Post Reply With Quote
OLIGARKET E PUSHTETIT DUAN KONTROLLIN E OPOZITES

Interviste me nenkryetaren e Kuvendit dhe te PD-se, znj.Jozefina Topalli



Intervisoi: Esmeralda Gjoka

- Si do ta pershkruanit situaten ne te cilen ndodhet aktualisht vendi dhe brenda ketij kuadri, c'rol po luan opozita shqiptare?

- Sot ne mengjes kur hapa televizorin, lajmi i pare qe degjova, kishte te bente me djegien e dy femijeve ne nje kasolle. Pastaj lexova disa editoriale per kete ngjarje dhe lidhjen qe i behej me ngjarjen e Vlores. Keto jane vetem dy momente te nje situate qe eshte e veshtire ta pershkruash me fjale. Ne menyre te vecante per kontrastin qe vihet re ne shoqerine shqiptare: dy pole shume larg njeri-tjetrit, njeri simbolik ne numer, por shume i fuqishem nga ana financiare dhe monetare dhe pjesa tjeter qe mund te perbeje 95-98 perqind te shoqerise qe jetojne ne varferi dhe mjerim. Mund te them se as ne periudhen e diktatures, njerezit nuk rrezikonin te vdisnin, ishin te gjithe te varfer por nuk vihej ne rrezik jeta e tyre. Ne kete aspekt, nuk eshte aspak e lehte per opoziten, e cila normalisht duhet te denoncoje keto probleme dhe te jape nje alternative te re kundrejt kesaj qeverisjeje te keqe. Kemi dhe nje kunderthenie, qe per hir te se vertetes eshte vene ne dukje nga opinioniste dhe analiste shqiptare: Me sa duket, amortizatoret sociale mungojne fare ne te gjitha politikat ekonomike dhe financiare te qeverise socialiste. Nderkohe qe ne baze te filozofise se te majtes, qendron pikerisht futja ne "loje" e amortizatoreve te fuqishem per te mos lene nje pjese te njerezve ne mjerim dhe nga ana tjeter krijimin e nje oligarkie, sic ka ndodhur realisht. Nje koleg i imi po me thoshte qe ne s'mund te vrapojme me pas genjeshtrave dhe une i jap te drejte. Duhet te behemi me realiste dhe ndoshta ketu ka qendruar defekti yne si opozite, pasi nuk kemi arritur t'ua percjellim ne menyre bindese shqiptareve problemin e madh qe ekziston. Persa kohe qe probleme elementare si mungesa e ujit, dritave, papunesia nuk jane zgjidhur, ky vend eshte ne pikepyetje te madhe. Kjo nuk do te thote se une jam pesimiste, perkundrazi besoj ne ringritjen shpirterore te shqiptareve, ne reagimin e tyre qytetar dhe civil.

- Duke pasur parasysh kete situate, a ka hequr dore opozita nga kerkesa per zgjedhje te parakohshme?

- Te thashe qe eshte vendosur nje oligarki, dmth eshte nje grup njerezish te pasur, te pushtetshem, qe kontrollon te gjithe jeten ekonomike te Shqiperise dhe per fat te keq, kontrollon edhe rezultatin e zgjedhjeve. Prandaj edhe ne po punojme per nje filozofi bashkimi pertej forcave politike opozitare, duke e shtrire kete filozofi ne shtresa te ndryshme te shoqerise shqiptare, qe nuk pranojne kete qeverisje, (njerez qe mund te mos jene fare anetare te PD, por qe kundershtojne qeerisjen aktuale). PD po punon shume per te bashkerenduar veprimtarine e saj politike dhe per te integruar te gjithe elementet e shoqerise ne nje levizje te perbashket, si nje mundesi per te rrezuar qeverine aktuale.

- Ju keni kerkuar ngritjen e nje komisioni hetimor per tragjedine e Karaburunit. Nderkohe refuzoni ne menyre kategorike te merrni pjese ne komisionin qe do te kryesohet nga mazhoranca socialiste. Si do te zgjidhet kjo ceshtje?

- Te falenderoj per pyetjen, pasi me jep mundesi te plotesoj pikerisht ato qe diskutuam deri tani. Duke iu rikthyer idese se oligarkise, "ata" nuk kontrollojne vetem jeten ekonomike, por duan te kontrollojne te gjitha institucionet. U kishte mbetur pa kontrolluar opozita dhe permes levizjeve te fundit, "ata" kerkojne te kontrollojne edhe opoziten. Ne te vertete, eshte opozita ajo qe ka ne baze te principit "check and balance", ka nje rol per te kontrolluar qeverisjen me ato instrumenta qe i njeh kushtetuta dhe ligji, dhe njeri prej tyre, eshte pikerisht komisioni hetimor, meqenese ata qe jane ne qeveri kane te gjithe instrumentat e tjere te kontrollit. Ne kete aspekt, pavaresisht se nuk eshte shkruar fjale per fjale ne ligj, nenkuptohet se nismat per komisionet hetimore i ndermerr opozita. Ne rastin konkret ishim ne qe kerkuam te paret ngritjen e komisionit hetimor, ishte z.Berisha, une dhe koleget e mi. Por ne ate periudhe, ne ishim jashte sesionit parlamentar dhe ngritja e komisionit do te formalizohej diten qe do te fillonte normalisht sesioni. "Ata" thone qe nismetare ishte mazhoranca, por ndoshta ia vlen te thellohemi pse kundershtaret tane politike kerkojne me cdo kusht te kene mazhorancen dhe kryesimin e ketij komisioni. E para, ne filozofine e tyre refuzojne njohjen e opozites, e dyta, ngjarja e rende e nente janarit le shume hije ne te gjithe 18 oreshin e zhvillimit te saj. Hije qe kane te bejne me numrin e gomoneve, hije qe kane te bejne me marrjen e informacionit nga Ministria e Rendit, me mosmarrjen e informacionit nga Ministria e Mbrojtjes sic e mori Ministria e Rendit, me moslajmerimin e Guardia di Finanza-s, me faktin qe pse ata qe ishin ne gomone lajmeronin kanalet televizive dhe s'kishin besim te policia, me faktin qe policet e dinin dhe lejuan qe gomonia te nisej, me faktin qe kishte 10 dite qe klandestinet kalonin ne bregun tjeter, me faktin qe insistohej te behej e besueshme qe ne gomone kishte droge dhe jo njerez, me faktin qe kryeministri nuk ishte ne detyre dhe nuk erdhi menjehere ne Shqiperi, madje nuk i ngushelloi familjet e viktimave dhe nuk kerkoi as falje. Ne kete aspekt, perpjekjet per te mos ia dhene opozites kryesimin e komisionit, jane nje akuze akoma me e madhe qe ata i bejne vetes. Them se duhet te kete nje reflektim per te gjetur pergjegjesit e vertete, ciletdo te jene ata dhe te mos kemi te bejme me nje faj kolektiv.

- Cila do te jete strategjia e opozites ne parlament. Do te vazhdojne bllokimet e seancave plenare dhe largimet e deputeteve opozitare nga salla e parlamentit?

-Jo. Ne do te jemi te pranishem ne parlament ne te gjitha seancat plenare. Ne te njejten kohe, ne rendin e dites do te jene komisionet hetimore, marrja e kryesimit apo mazhorances se komisionit hetimor per ngjarjen e Karaburunit dhe ngritja e komisionit hetimor per ngjarjen e Shkallnuerit, ku akuza me e rende eshte fshehja e faktit qe kryeministri ne timoninin e nje makine ka aksidentuar per vdekje nje njeri nga kjo zon-_ne nuk mund te besoj qe koleget e mi do te pranojne te trajtohen, sic jane trajtuar anetaret e KPD-se ne mbledhjet e PS-se. Ata jane deputete, jane perfaqesues te popullit dhe nuk besoj se kane per te pranuar qe nje mazhorance, e cila realisht nuk eshte mazhorance te tallet me pjesen komplementare te shoqerise shqiptare.

- Nese maxhoranca perfundimisht nuk do te lejoje qe opozita te kryesoje komisionin hetimor per tragjedine e Karaburunit, do te mendoni per ngritjen e nje komisioni paralel, per te njejten ceshtje?

- Nuk besoj se kjo zgjidhet me dy komisione dhe nuk mendoj se mazhoranca do te vazhdoje te insistoje per te mbajtur kryesimin e komisionit. Nisur jo vetem nga precedentet e komisioneve hetimore "Olldashi" dhe "Ngjela", (te cilet po ashtu paten nje histori dy-mujore derisa u ngriten me mundim te madh), por edhe per faktin se komuniteti nderkombetar u ka "terhequr veshin" per sjelljen e tyre refuzuese ndaj opozites. Edhe per faktin se ne Strasburg atyre u eshte mbyllur dera, per faktin qe kryeministri i Shqiperise e ka pare veten shume keq ne Bruksel, jo per faj te Brukselit por per fajin e tij. Pra, jane shume rrethana qe do t'i detyrojne t'i lene opozites kryesimin e ketij komisioni hetimor.

- Duke u nisur nga reagimet e fundit te ardhura nga shoqeria civile dhe vecanerisht nga levizja "Mjaft", a mendoni se keta te rinj po e luajne me mire se sa ju rolin e opozites?

- Ndryshimi midis nje partie politike ne opozite dhe nje levizjeje eshte i madh. Gjithsesi, levizja "Mjaft" vepron me se shumti permes xhesteve simbolike, sepse nuk ka menyre tjeter. Besoj se te gjithe pa dallim ngjyre politike, i kane mbeshtetur keta te rinj dhe eshte hera e pare qe nje organizate jofitimprurese behet kaq e ndjeshme ne opinionin publik. Ne kete aspekt, kjo levizje sjell dicka te re, por eshte e pakrahasueshme me nje parti opozitare.

- Le te flasim pak per Partine Demokratike. A ka ardhur koha qe kjo force politike te prezantohet perpara shqiptareve me nje imazh te ri?

- Ne fakt, prej kohesh te gjithe ne, duke nisur qe nga zoti Berisha, po mendojme se si t'u tregojme shqiptareve qe me opoziten jane pjesa me elitare. Ndoshta ata nuk kane mundesi te shfaqen ne ekrane televizive dhe te shprehin idete e tyre per faktin se mund te punojne ose ne institucione ku ne baze te kontrates nuk lejohen te shprehen politikisht, ose ne institucione shteterore te rendesishme, ku kontribuojne me profesionalizmin e tyre dhe ne kete menyre, rrezikojne te hiqen nga puna. Ne kete aspekt, ne duhet te mundohemi te gjejme menyrat e duhura se si mund t'i prezantojme keta njerez duke mos i demtuar, pasi neser do te jene ne qeveri. Asnjehere te mos mendohet se kryesia e PD-se do te jete qeveria e ardhshme. Absolutisht jo. Ne qeveri do te marrin pjese ata njerez qe kane CV te pasura, eksperience dhe kuota te larta vleresimi ne syte e te gjitheve.

- A ka oponence te brendshme ne PD? Apo te gjithe jane te detyruar te flasin me nje ze te vetem?

- Them se duhet te kete qene nje rryme e orientuar nga dikush, qe gjithmone eshte perpjekur te thote se ne PD ka vetem nje ze dhe mungojne zerat e tjere. Ne fakt nuk eshte keshtu. Ne partine tone, secili shpreh mendimin e vet. Une mund te jem krejt e pakenaqur nga nje vendimmarrje, por ne pluralizem funksionon principi i shumic-s. Pavaresisht se shpreh mendimin ndryshe, je i detyruar t'i bindesh vendimit te mazhorances.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 17:15 Edit Post Reply With Quote
Orientimet themelore të punës së Partisë Demokratike për vitin në vazhdim


1. Adresim drejt vlerave dhe faktorëve kryesorë të shoqërisë shqiptare


2. Partneritet më i madh me faktorët madhorë të shoqërisë shqiptare


3. Biznesi dhe interesat e tij të ndershme, shoqëria civile


4. Bota akademike, universitete, si strehë e lirisë dhe e mendimit intelektual


5. Media, si themeli thelbësor i demokracisë dhe shoqërisë së lirë


6. PD mbetet e hapur tërësisht ndaj këtyre faktorëve, vetëm në partneritet të barabartë me këta faktorë, vetëm në njohje, në respekt të plotë të vlerave të pazëvendësueshme të këtyre faktorëve.


7. PD do të mund të jetë garant i një shoqërie të hapur, që do të mund t’i qëndrojë lirisë dhe vlerave të saj, që do të mund të konkretizojë programin e saj nesër në qeverisje.


8. Në përputhje me këtë orientim themelor të saj, PD duhet të rishqyrtojë forumet e veta.


9. Ky orientim duhet të gjejë pasqyrimin e saj në vetë brendësinë e Partisë Demokratike.

Te marra nga RD

Une per vete them se keshtu hic jane keto pika jane marrina:

psh

"Adresim drejt vlerave dhe faktorëve kryesorë të shoqërisë shqiptare "

Pa shpejguar se c´kuptohet me adresim dhe pa percaktuar se kush jane faktore kryesore te shoqerise, kjo fjali nuk ka asnje kuptim.

"Partneritet më i madh me faktorët madhorë të shoqërisë shqiptare "

Partneritet me faktoret madhore?!

Une e kuptoj keshtu:

partneritet me krimin e organizuar, sepse per mua nje nga faktoret madhore te shoqerise shqiptare, ne kuptimin nje nga faktoret percaktues ne te, eshte krimi i organizuar.

Pra dhe kjo fjali keshtu sic eshte shkruar ne RD nuk ka kuptim.

Cdo te thote partneritet?

Kush jane faktoret madhore?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 17:29 Edit Post Reply With Quote
Me poshte lexohet:

"Kreu demokrat Berisha, në vazhdim, ka deklaruar se drejtimet themelore të punës së PD-së janë «një adresim, një drejtim drejt vlerave dhe faktorëve kryesorë të shoqërisë shqiptare. PD, tani dhe në vazhdim, do të bëjë përpjekjet më të mëdha për një partneritet më të madh me faktorët madhorë të shoqërisë shqiptare. Biznesi dhe interesat e tij të ndershme, shoqëria civile janë të pazëvendësueshme».

Më tej, lideri demokrat tha se për Partinë Demokratike «bota akademike, universitetet, si strehë e lirisë dhe e mendimit intelektual, media si një shtyllë kryesore e demokracise dhe shoqërisë së lirë, do të jenë partnerë të suksesit të saj ».
"

Pra mund te suppozohet qe:

Faktoret kryesore jane:

Biznesi

Shoqeria civile

Universitetet

Media


Tani, le te marrim psh universitetet:

Universitetet cfare jane?

Si mund te jete nje parti politike partnere me universitetin?!

Si mund ti adresohet nje parti politike universiteteve?

Cfare kuptohet me kete?

Te gjitha keto jane pyetje te natyrshme.

Mesa di une universitetet jane institucione shteterore qe nuk mund te jene partnere te nje partie politike.

tjeter

Mediat

Cfare kuptohet partner me median?

Po mediat jane "pushteti i katert" mediat mund te kontrollohen nga nje parti, nga nje grup privat qe i perket nje drejtimi te caktuar politik, por nuk mund te thuhet se media eshte partnere ne pergjithesi dhe te lihet me kaq.

Nje pohim i tille psh

Ne jemi parnere te medias ne kuptimin qe ne do te luftojme politikisht qe liria e shtypit te mos jete vetem ne leter, por te jete reale, etj, etj

Do te kishte me kuptim.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 17:36 Edit Post Reply With Quote
"Zoti Berisha, ka ndonjë sinjal për zgjedhje të parakohëshme apo do t’i provokoni ato?


Ka një kërkesë mbarëkombëtare për këto zgjedhje dhe kjo është e pamohueshme. Por veprimtaria shumëplanëshe është ajo që unë shpalla sot përpara jush. "


Si ka nje kerkese mbarekombetare?

Ku e mbeshtet i nderuari prof. dr. Berisha kete?

Nje kundershembull:

Ne asnje nga demostratat kunder qeverise, bile as ne demostratat ne Shkoder psh qe jane te organizuara nga PD nuk ka nje kerkese te tille.

PD do te beje ndryshime ne forumet drejtuese apo do te coje vendin ne zgjedhje te parakohshme?

Te dyja keto pune nuk mund te behen njekohesisht.

O merret partia me ceshtjet e brendshme o merret me zgjedhje, kjo mua me duket krejt e qarte.

Pa u forcuar organizmi, pa u analizuar humbja, pa u ndertuar nje strategji e re nuk shkohet ne zgjedhje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 27-1-2004 nė 09:52 Edit Post Reply With Quote
Strategjia e re e Berishes

PD midis orekseve dhe vlerave

Nga Bujar SKENDAJ
Vizionet më të fundit të liderit demokrat Sali Berisha mbi opozitarizmin, në të vërtetë, kanë 3-4 vjet që përpunohen duke ndjekur një kurbë graduale. Nga “Fillimi i ri” i vitit 2001 deri te thithja “e vlerave opozitare nga shoqëria civile, nga bota universitare, e medias etj.” është një proces i gjatë e i ndërlikuar politiko- filozofik. Ka në të, gjithashtu, edhe dëshmi praktike të këtyre kërkimeve teorike: Fitorja e tre profesorëve për kryetar bashkie në Korçë, Elbasan dhe Shkodër ka treguar se lëvizja e PD-së drejt këtyre vlerave opozitare qytetare ishte një gjetje e posaçme dhe filozofi lëvizëse. Si e tillë ajo do të sillte pështjellim të raporteve të vjetra dhe krijim të raporteve të reja më të efektshme, me më shumë vlera për demokracinë në Shqipëri. Ishte e pritshme që fitorja e profesorëve të sillte një turbullim në partitë e vogla opozitare. Reagimi i tyre ka qenë nervoz e në disa raste edhe me pretendime hipotetike sfiduese. Kurse ngutja e disa liderëve të këtyre partive për një marrëveshje të shpejtë me PD-në, krahas shqetësimeve të drejta ka qenë edhe një formë presioni dhe mosdurimi për të siguruar privilegjin e karrikes së deputetit, apo të ministrit pas ardhjes në pushtet të PD-së.

Këto parti të vogla e panë si kërcënim të vetvetes afrimin te PD të opozitarizmit intelektual qytetar të sipër përmendur. Afrimi i diçkaje të re me vlera të konfirmuara, nënkupton spostimin e diçkaje ekzistuese me vlera të dyshimta intelektuale. Ato ndoshta ndjenë boshësinë, qoftë edhe e supozuar, dyshuan në vlerat brenda vetes. Pra, reagimi i tyre nuk ishte thjesht xhelozi, por, le ta themi hapur, kërcënim i mbijetesës në politikë nën ombrellën e PD-së. Një forcë tjetër kishte afirmuar vetveten, ndërkohë, si aleate serioze e PD-së. Lidershipi i PD-së e kishte vënë në provë këtë forcë dhe kjo e kishte përballuar provën me sukses si një forcë intelektuale me më shumë vlera qytetare, demokratike, morale, profesionale. Partitë e vogla opozitare, nga ana tjetër, ishte e natyrshme të reagonin, në kërkim të vetvetes, ose, në të kundërt, në sfumim të ngjyrimeve opozitare.

Ky zhvillimi ri në gjirin e opozitës, përbën një front të ri të debatit politik, krahas luftës politike me partinë në pushtet dhe prapësitë e saj të pandërprera në të gjitha fushat e jetës dhe të antijetës. Sidoqoftë, debati brenda opozitës është një debat frymëzues, seleksionues e me vlera perspektive dhe nuk e pengon debatin e madh parimor me pozitën e degraduar nga lidhjet e saj me krimin dhe mafian. Përkundrazi, të dy këto debate ndihmojnë njëri tjetrin dhe e pasurojnë luftën politike të PD-së drejt marrjes alternative të pushtetit në zgjedhjet e ardhshme. Mirëpo, nëse në debatin me pushtetmbajtësit, PD ka qenë dhe është e drejtëpërdrejtë, e pakompromis me të keqen uzurpuese, në atë që mund të quhet “debat me të vetët”, problemet janë disi më të komplikuara. Por, më mirë, le t’i hapim kartrat e të flasim konkretisht:

Së pari: Çfarë fitoi PD duke i dhuruar secilës aleate të saj politike nga 2 apo 4 vende në parlament? Në thelb: Fitoi apo humbi? E vërteta, sipas mendimit tim, është se PD doli, pothuajse tërësisht, e humbur. Në të dy planet: Edhe si vlerë politike intelektuale, edhe si forcë e unifikuar opozitare.

Me përjashtim psh. të Robert Çekut e ndonjë tjetri, askush nga deputetët dhuratëmarrës, nuk përbënte vlerë të posaçme që do ta pasuronte mendimin dhe qëndrimin politik të PD-së në parlament. Sepse, në debatin politik parlamentar nuk mund të quhet vlerë fjalëshumi, sikundër edhe memecllëku, por pikërisht fjalësakti, profesionisti që analizon e përgjithëson, që kritikon e denoncon sipas shembullit të kundërt, sipas vizionit të tij pozitiv. Ndriçimi i një problemi nga disa plane, në raport me veçoritë intelektuale e profesionale të secilit deputet ishte pritur të ndodhte nga çdo deputet opozitar. Pra nga fusha e tij specifike dhe jo në përgjithësi. Pastaj, nuk mund të sjellësh vlera opozitare në parlament, nëse nuk i ke ato vlera brenda vetes. Ndërmjet atyre që u ofruan nga opozitarët e vegjël, figurat e vërteta ishin tepër të rralla. Anonimët, ose e shumta, vlerat mesatare, të dyshimta depërtuan dhe zunë vend në parlament. Dhe, megjithatë, veprimi i PD-së, në momentin e caktuar, në thelb kishte qenë i drejtë, edhe pse i ekzagjeruar. Koha dhe aktiviteti praktik i dhuratëmarrësve e zbuloi idenë e mirë në anën e errët të saj dhe dëshmoi se zgjedhja nuk funksionoi. Sugjerimi ishte i nënkuptuar: Duhej kërkuar diku tjetër dhe sipas të tjera parametrash. Elita universitare, e kulturës dhe medias ishte aty dhe priste vetëm një shenjë. Sapo iu dha shansi më 12 tetor, ajo dëshmoi kurajo, inteligjencë, moral. Fitorja ishte një konfirmim i idesë dhe thirrje për bashkëpunim në të ardhmen.

Së dyti: Kur PD dhuroi mandate deputeti te PR e zotit Mediu, PLL e zotit Spahia, PBK e Roqit dhe Partia Bashkimi Liberal e zotit Laço, ajo me siguri i llogariti ato mandate si pjesë të trupit të vet opozitar, megjithë individualitetin e secilit. Por ç’ndodhi? Mjaftoi një moment kritik për kryeministrin e vjetëruar tashmë dhe “skifterët” dhuratëmarrës çanë ferrën ose u fshehën ferrave! Nuk u kompromentuan vetëm ata si individë, por po aq keq u çvlerësuan edhe partitë e tyre.

Opozitarizmi i vërtetë ka nevojë për vlera intelektuale e demokratike, por edhe për vlera morale. Madje sot, kur në kampin pozitar amoraliteti politik është bërë mënyrë jetese në politikë dhe në vetë jetën e përditshme, vlerat morale të opozitës marrin theks të veçantë.

Kjo është kohë aleancash. Testimi i vlerave dhe parazitëve është konfirmuar. Një përfshirje tërësore e vlerave nga elita dhe, po ashtu, nga partitë e vogla do të ishte zgjidhja më efikase. Veçse duhet frenuar oreksi i skajshëm i partiakëve dhe mosverifikimi i saktë i elitës. Koha e kaluar ka dhënë dëshmi të të gjitha pamjeve. Edhe sukses të elitës universitare, por edhe oreks të papërmbajtur të partive të vogla. Sikundër edhe zgjedhje joefikase nga opozitarizmi i shoqërisë civile (rasti i kandidatit të Vlorës), por edhe vlera të posaçme nga patitë e vogla (rasti Çeku).

Gazeta Tema






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2004 nė 16:02 Edit Post Reply With Quote
Rremuje e plote!

PD: Reforma finalizohet ne Kuvendin e vjeshtes
Reforma politike dhe organizative e PD, te cilen Berisha e ka shpallur si perparesi te objektivave politik te demokrateve per vitin 2004, pritet te marre formen e saj te plote ne Kuvendin e vjeshtes se PD. Lajmi behet i ditur per gazeten "Korrieri", nga drejtuesit me te larte te partise me te madhe opozitare ne vend. Duke pare mungesen e hapesirave qe ka statuti i PD, per te mundesuar nje afrim drejt niveleve me te larta vendimarrese te PD te njerezve me peshe ne opinionin publik, qe per nje mori aresyesh qendrojne larg PD, eshte gjykuar qe proseci i afrimit te individeve nga bota akademike dhe universitare, si dhe vendosja e nje bashkepunimi te ngushte me personalitete nga fusha e biznesit dhe e shoqerise civile, te nise qe tani, per t'u finalizuar ne vjeshten e ketij viti. Ajo qe nenvizojne drejtuesit me te larte te PD, eshte fakti se ky proces nuk ka per qellim vetem afrimin e disa individeve te vecante ne strukturat e PD, por ne rradhe te pare vendosjen e nje partneriteti me shume shtresa te shoqerise shqiptare, te cilat do te kene perfaqesuesit e tyre ne forumet vendimarrese te PD. I gjithe ky proces, sipas Sekretarit te Pergjithshem te PD Ridvan Bode, do te shoqerohet pa kushte, te cilat ne nje fare menyre i bejne te ngurta reformat. Sipas tij, nuk ka asnje deklarim, ne asnje nivel drejtuesish te PD, per te vendosur kushte. "Do te jete i mirepritur per te konkuruar ne cfare do lloj vendi dhe posti politik ne PD, cilido qe desheron pa asnje lloj kufizimi", ka nenvizuar Bode. Sipas tij, ne deget e PD ne te gjithe vendin po zhvillohen analizat, lidhur me situaten e fundit ne vend, duke u bazuar edhe ne zgjedhjet e fundit vendore. "Analiza e zgjedhjeve te fundit dhe analiza e situates aktuale, kane perfshitre te gjitha deget e PD dhe ne afatin me te fundit ne vjeshten e ketij viti, do te kete zgjedhje te pergjithshme ne parti", ka nenvizuar Bode.

A. META




--------------------------------------------------------------------------------
29/01/2004

korrieri

Po del ashtu sic e kam thene,

duhet te behen zgjedhjet e reja ne PD qe te mund te kerkoje PD zgjedhje te parakohshme.


Eshte e pamundur te behen njekohesisht.

Prape nje GABIM i Berishes, sipas meje dhe koha do ta tregoje kush ka te drejte.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4    5    6  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7965488 sekonda, 49 pyetje