Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Shoqatat e ish- te burgosurve
Anton Ashta

Postuar mė 28-1-2003 nė 09:16 Edit Post Reply With Quote
Shoqatat e ish- te burgosurve

Te nderuar sot pashe diku:

Shoqata Kombetare e te Perndjekurve Politike "Osman Kazazi"

Shoqata e te Burgosurve te Shqiperise

Shoqata e Intelektualeve "Musine Kokalari"

Shoqata Mbare Kombetare e Kulakeve

Shoqata e te Perndjekurve Politike te qytetit Tirane

Shoqata e te Perndjekurve Politike te rrethit Tirane

Shoqata e Femijeve Jetime te te Perndjekurve Politike "Vatra Jetime"


A di kush te me tregoje sa shoqata apo organizate te ish- te burgosurve ka?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-3-2003 nė 08:01 Edit Post Reply With Quote
Ish-të përndjekurit: "Mbijetesa titanike e të burgosurve politikë dje dhe sot, bashkimi-domosdoshmëri e kohës"

26 mars në Hotel "Dajti"-Tiranë, do të zhvillohet Aktivi kombëtar i të burgosurve dhe të përndjekurve politikë

Kërkesat e të përndjekurve politikë, deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër. Ata kanë që në muajin nëntor që dalin para instancave më të larta të shtetit, në mënyrë që këta të fundit të kuptojnë se integrimi i të përndjekurve është mjaft i rëndësishëm. Kërkesa e tyre kryesore është dëmshpërblimi i tyre për vitet e burgut dhe të punës së rëndë që ata kanë bërë gjatë viteve të diktaturës. Kështu, për të deklaruar edhe një herë se nuk ka integrim të Shqipërisë pa integrimin e ish-të përndjekurve politikë, kjo shoqatë do të zhvillojë në datën 26 mars, ditën e mërkurë, ora 11.00 në Hotel"Dajti"-Tiranë, aktivin kombëtar të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë me temë: "Mbijetesa titanike e të burgosurve politikë dje dhe sot, bashkimi-domosdoshmëri e kohës". Në këtë aktiv do të marrin pjesë të ftuar nga Trupi Diplomatik dhe parti politike. Shoqata i bën thirrje të marrin pjesë të burgosur dhe të përndjekur nga e gjithë Shqipëria, sepse do të merren vendime të rëndësishme, lidhur më këtë shtresë.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-3-2003 nė 08:01 Edit Post Reply With Quote
I lutem atyre qe jane ne Tirane qe ne rast se kane mundesi te shkojne ne kete veprimtari e te na tregojne se cfare behet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2003 nė 06:52 Edit Post Reply With Quote
Një lëvizje e re e të përndjekurve politik

Aktiv kombëtar i ish- të përndjekurve politikë të Shqipërisë

-Nuk do të njihet asnjë shoqatë e ish- të përndjekurve politikë.

-Instituti i Integrimit të të përndjekurve politikë drejtohet nga nipër të fashistëve dhe ish- bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

-N/drejtori i Institutit, Hysen Mushketa, nuk është i përndjekur dhe kërkohet zyrtarisht shkarkimi i tij, kërkesë e shoqatës Durrësit.

-Kurt Kola dhe Simon Miraka, dëbuan nga administrata të përndjekurit politikë, ata shpallen përçarës dhe sabotatorë të lëvizjeve të të përndjekurve politikë.



Më 26 mars, salla e madhe e hotel "Dajtit" oshëtiu nga brohoritjet "Bashkim, bashkim", "Poshtë qeveria","Poshtë Kurt Kola dhe drejtuesit e Instituti të blerë nga qeveria".

Ishin thirrjet e më shumë se 200 përfaqësuesve të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Aktivi synonte të shpallte bashkimin kombëtar të të përndjekurve politikë, të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Aktivi synonte të shpallte bashkimin kombëtar të të përndjekurve politikë dhe luftën e pandërprerë, kundër qeverisë neokomuniste dhe drejtuesve të shoqatave të të përndjekurve, si dhe drejtuesve të Institutit të Integrimit Simon Miraka e Hysen Mushketa si njerëz që kanë tradhtuar interesat e të përndjekuve politikë dhe u janë shitur komunistëve për pesë para !

Të ndodhur para fakteve se të dy shoqatat e të përndjekurve politikë, nuk po realizojnë zgjedhje të lira sipas statutit dhe drejtuesit e tyre nuk kanë më mandat për të drejtuar se drejtuesit e Institutit janë bërë servilë të Qeverisë, se Qeveria nuk po iu përgjigjet kërkesave dhe demonstrimeve të tyre 4-mujore për dëmshpërblimin e viteve të burgjeve, një përfaqësi e të burgosurve politikë thirri aktivin kombëtar të ish- të përndjekurve politikë të Shqipërisë, për t'u dalë zot dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre legjitime të garantuara nga kushtetuta dhe dispozitat ligjore që rrjedhin prej saj.

Ata i detyroi të zhvillonin këtë aktiv edhe premtimi i pambajtur i Presidentit të Republikës që brenda muajit shkurt do miratohej ligji për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë.

Në aktiv merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha rrethet dhe prefekturat e Shqipërisë, me mandat me shkrim nga mbledhjet e zhvilluara nga të burgosurit dhe të përndjekurit politikë.

Aktivi u drejtua nga komisioni organizator : z.Adem Allçi, Besim Ndregjoni, Vjollca Çermishi, Agim Musta, Argent Grabova, Fatmir Hoxha dhe Pajtim Lamaj.

Në Aktiv merrnin pjesë si të ftuar parti politike si ajo e Ballit Kombëtar, deputetë si z.Azgan Haklaj, z.Hysen Selfo etj, personalitete të ndryshme, gazetarë etj.

Aktivi u hap nga z.Adem Allci me cilësinë e kryetarit të Komisionit të Integrimit, njeriu që kish thyer burgun e Burrelit, tenton tani të thyejë pengesat e komunistëve në pushtet dhe të kapërcejë pengesat e ish- shokëve të tij si Kurt Kola, Simon Miraka, Hysen Mushketa, Eqerem Kavaja, Ylli Konti etj. Ndërmjet të tjerave ai tha:"Ne jemi të bashkuar dhe askush nuk mund të na ndajë as Kurt Kol as Simon Miraka bishti i Qeverisë. Të luftojmë për të drejtat tona, të luftojmë kundër atyre që na vodhën dhe që kanë uzurpuar kryesinë e shoqatave dhe të Institutit për interesat e tyre. Ne do të vendosim sot për të ardhmen tonë, vendosmëri që e kemi treguar me qëndresën tonë me demonstratat e zhvilluara gjatë këtyre katër muajve".

Pas tij e mori fjalën z.Besim Ndregjoni, i cili mbajti referatin:"Integrimi i ish- të përndjekurve politikë domosdoshmëri e kohës". Ai tha :"Këto ditë Edi Rama,hajduti i Bagdatit, ka urdhëruar që të dalin jashtë nga shtëpitë shumë të burgosur politikë. E ç'bëri për këtë Kurt Kola e miket e tij Shane Nuda e Eva Bllaci? Ai e ftoi këtë komunist, nipin e Spiro Kolekës dhe përdhosi kështu selinë tonë. Ai e puthi Edi Ramën dhe më pas botoi në gazetë ditirambe, sipas hartimeve të shkruara nga Shane Muda e Eva Bllaci. Pse e bëri këtë Kurt Kola, duke shkelur mbi vuajtjet dhe mjerimet tona? Sepse Edi Rama i ka premtuar atij 2000 m2 truall pas dy vilave të ndërtuara me gjakun tonë, sepse Edi Ramai i ka premtuar Eqerem Kavajës dhe Ylli Kontit, t'u japë leje ndërtimi të pa merituar! Kurt Kola dhe sejmenët e servilët e shitur që i rrijnë atij pas, bashkë me Fatos Nanon e Edi Ramën që nga 1997, kur ata erdhën në pushtet dëbuan me dhunë nga administrata shtetërore të gjithë të përndjekurit. Instituti i Integrimit sot drejtohet nga ish- bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit".

Ai e përfundoi fjalën e tij duke thënë se në Shqipëri asnjëherë nuk do të ketë paqe e qetësi pa drejtësi pa u integruar të përndjekurit politikë, pa dëmshpërblimin e të burgosurve politikë.

Intelektuali, autori i 6 librave të botuar, publicisti dhe luftëtari i pamposhtur antikomunist, i burgosuri politik z.Agim Musta, me fjalën e tij e ngriti peshë sallën që e duartrokiti gjatë e me ovacione. Ai foli për fatin e intelektualit në diktaturë dhe ndihmesa e tyre në demokraci. Ai përmendi shumë të burgosur politikë që kanë shkruar libra si Pjetër Arbnori, Luan Myftiu, Zydi Morava, Bedri Myftari, Pjetër Pepa etj.

Shumë të persekutuar politikë janë në vijën e parë të luftës me libra të botuar, me publicistikë e si qendrestarë si Uran Butka, Enver Lepenica, Artur Shemaj etj.

Z.Agim vlerësoi punën e z.Besim Ndregjoni në krye të Institutit dhe përmendi kontributet e tij për 6 muaj dhe shtroi pastaj pyetjen se ç'po bëjnë sot Simon Miraka dhe Hysen Mysketa gjatë një viti?! Asgjë sepse të dy këta janë shndërruar në vegla qorre të Kurt Kolës dhe Fatos Nanos, ata punojnë vetëm për xhepin e tyre.

Këto vefla qorre të Kurt Kolës dhe të komunistëve në pushtet e kanë mbushur Institutin me sejmenë të Kurt Kolës duke dëbuar, intelektualët e vërtetë.

Studenti dhjetorit 1990, ish -kryetar i PD Vlorës në kohën kur Kurt Kola dhe Skënder Gjinushi po digjnin Vlorën, Argent Grabova, tha se ne nuk mund të identifikohemi me Kurt Kolën e Shane Mudën, me Simon Mirakun dhe Eva Bllacin. Ata që dogjën Vlorën, ata që vranë djemtë e Vlorës, janë më të rrezikshëm se pjellat e kuqe të komunizmit që na grabitën lirinë dhe tani po na grabitin pasurinë. Ne do qëndrojmë dhe do fitojmë.

Z.Fatmir Hoxha tha se ne nuk mund të presim asgjë të mirë nga Fatos Nano dhe shërbëtorët e tij besnikë Kurt Kola e Simon Miraka, Hysen Mysketa e Eqerem Kavaja, Shane Muda e Eva Bllaci. Ata ngritën në Vlorë tre gishta serbe, ata hodhën popullin në gjakderdhje, ata janë përgjegjës për vrasjen e Lekë Qokut dhe Besnik Hidrit në Vlorë. Kurt Kola, pasi e vrau Lekë Qokun i piu atij edhe gjakun. Eshte kjo arsyeja që ai në këshillin me Simon Mirakën shkrun artikuj për Edi Ramën një nga fytyrat më të urryera neokomuniste.

Kurt Kola na ka vjedhur e dhunuar, ai ka marrë më 1997, 12 mijë dhrahmi nga Greqia nëpërmjet nipit të Shefqet Peçit. Ai në bashkëpunim me Qeverinë po e shtyp lëvizjen tonë. Ju bëj thirrje "Bashkim,bashkim,bashkim".

Z.Pajtim Lamaj, përfaqësuesi i Vlorës heroike akuzoi Institutin e Integrimit, se është fasadë demagogjike e Qeverisë dhe foleja ku janë mbledhur ish -bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, për të goditur dhe shuar lëvizjen tonë. Drejtues të këtij Instituti janë 5 ish -bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit të njohur nga ana jonë. Këtë celulë e drejton bashkëpunëtori me pseudonimin "I penduari" dhe që më vonë ai ka pasur pseudonimin "Kodi Punës". Kohët e fundit ky njeri është ngritur edhe në përgjegjësi në Institut!

Ky pra nuk është Instituti jonë, por foleja e kriminelëve të Sigurimit të Shtetit.

Pres të më kundërshtojnë Simon Miraka e Hysen Musketa, Seit Prishta Eva Bllaci e ndonjë tjetër!

Më pas e morën fjalën deputetët Azgan Haklaj e Hysen Selfo, ata kritikuan ashpër qeverinë, si dhe drejtuesit e Institutit dhe të shoqatave të cilët i quajtën më të rrezikshëm se vetë neokomunistët në pushtet. Kundrejt uzurpatorëve, thanë ata, duhet të qëndrojmë dhe të luftojmë.

Pas tyre folën me radhë përfaqësuesit e rretheve Lekë Tafa, Asllan Patrioti, Bedri Coku, Caf Jonuzi, Xhemal Alimehmeti, Murat Protoduari etj të cilët propozuan që të formohet një asamble e të përndjekurve duke mos njohur asnjë shoqatë të deritanishme.

Pas shumë diskutimesh e debatesh herë- herë edhe të ashpra me vota unanime u vendos:



1.Të krijohet asambleja e ish- të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë dhe pas datës 26 mars 2003, nuk do të njohim asnjë shoqatë.

2. Deri në një konferencë kombëtare të afërme, asambleja do të drejtohet nga heroi i burgjeve, z.Adem Allçi.

3. T'i bëhet Qeverisë një peticion dhe t'i kërkohet që deri më datën 2 prill 2003 të kthejë përgjigje për dëmshpërblimin e viteve të burgut, në rast të kundërt protestat tona do të përshkallëzohen më shumë.

4.Deri në Konferencën Kombëtare rreth kryetarit z.Adem Allci të ketë një këshill prej 21 vetësh. Në këtë këshill shquanin emrat e z.Luan Myftiu, Dhori Gënjoti, Marie Medicina, Tanush Mulleti, Burhan Kalaja, Agim Musta, Shik Stërmasi, Met Hoxha, Zani Hoti etj.



* * *



Kjo ishte një lëvizje e re e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, për të kërkuar të drejtat e tyre e veçanërisht dëmshpërblimin e viteve të burgut, por edhe për të qëndruar dhe për t'i thënë "ndal", tradhtimit të interesave të tyre prej Institutit të Integrimit dhe Kurt Kolës me shokë si përçarës të shtresës së të përndjekurve dhe si vegla e shërbëtorë të neokomunistëve në pushtet.



55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-4-2003 nė 04:36 Edit Post Reply With Quote
Demagogji e re e Fatos Nanos dhe Simon Mirakës për ish- të përndjekurit politikë

-Qeveria nuk zbaton rekomandimin e Presidentit të Republikës për dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve politikë.

-Bishtrat e Kurt Kolës Pashuk Miraka dhe zv.drejtori Gjon Eva Hasani avokatë të Fatos Nanos dhe këshilltares së tij Merita Ndreko.

Prej 4 muajsh të burgosurit politikë, kanë kërkuar me anë të demonstratave paqësore dëmshpërblimin e viteve të burgut që kanë bërë nën diktaturën komuniste, të baballarëve të pushtetarëve të sotëm.

Në rezolutën e kuvendit IV të Shoqatës Antikomuniste të ish- të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë u vu si detyrë urgjente puna dhe përpjekja për të arritur që ish- të burgosurit dhe të internuarit në diktaturë të dëmshpërblehen për vuajtjet e tyre në burgje.

Deri tani qeveria e krimit dhe korrupsionit ose bijtë e baballarëve kanë lozur politikën "hiq e mos e këput".

E tani së fundi për të mos e zgjidhur kurrë problemin e drejtë e kushtetues të ish- të përndjekurve politikë Fatos Nano,Kurt Kola dhe Simon Miraka vendosën të krijojnë një grup pune.

Jo vetëm në praktikën tonë por edhe në praktikën botërore është provuar se sa herë do të mos zgjidhësh një problem krijo një komision, komisionet janë demagogji për ta zvarritur zgjidhjen e një problemi deri në pafundësi.

Kështu veproi kësaj radhe Fatos Nano dhe shokët e armëve Kurt Kola e Simon Miraka, krijuan një komision pothuajse nga të gjitha ministritë. Në krye të këtij komisioni, në datën 2 prill 2003 u shfaq një kokë e rruar që nuk deshi të identifikohej por që u muar vesh që ishte Lekë Tusha me detyrë kordinator!

E ky kokërruari i Fatos Nanos, shpalli edhe qëllimet e grupit:

-Të evidentohet saktë numri i të pushkatuarve, të çmendurve në burgje, të burgosurve të vdekur në burgje.

-Të evidentohej se sa lekë kanë marrë kesh "armiqtë" e popullit, sa lekë janë dhënë për strehim, për privatizim letra me vlerë etj.

-Mbi këto të dhëna duhet të hartohet një raport për të drejtën dhe mundësitë që ka qeveria për të dëmshpërblyer të burgosurit dhe të internuarit politikë.

Përfaqësuesi i shoqatës anti komuniste Z.Enver Memisha e pyeti kordinatorin se përse nuk është thirrur në këtë takim Instituti Integrimit të të përndjekurve politikë.

Kordinatori i Qeverisë tha se Instituti përfaqësohej prej atij vetë

Në fjalën e tij z.Enver Memisha tha:"Qeveria ka një Institucion që është Instituti Integrimit të të përndjekurve politikë që varet prej Këshillit të Ministrave. Ky institucion që përbëhet prej 50 nëpunësish 25 që punojnë në ish- Komitetin Qëndror të PPSH dhe 25 të tjerë që paguhen por nuk punojnë në prefektura. Këta nëpunës të Qeverisë që zhvatin rroga të majme nga djersa dhe gjaku të përndjekurve politikë kanë për detyrë funksionale të evidentojnë, të ndjekin dhe të zgjidhin pikërisht ato probleme të cilat ju i ngritët. Pra të gjitha të dhënat që kërkon Qeveria janë gati në këtë institucion, bile të detajuara. Për të verifikuar vërtetësinë e këtyre të dhënave keni të ngritur një komision tre palësh Ministria e Drejtësisë, Ministria e Rendit dhe Drejtoria e Burgjeve. Gjatë 4 muajve protesta këto të dhëna duhej të ishin nxjerrë dhe ne sot t'i kishim në tavolinë. Fakti që ju kërkoni ta filloni punën nga e para do të thotë se ne të gjithë kemi ardhur kot këtu dhe s'bëjmë tjetër veçse rrahim ujë në havan! Fakti që ju merrnin kompetencat e një institucioni tjetër nuk është as e ligjshme dhe as e moralshme. Fakti që ju nuk angazhoni të vetmin institucion shtetëror që e ka detyrë funksionale të paraqesë tablonë e ish të përndjekurve politikë, tregon mungesën e dëshirës tuaj për të zgjidhur problemin e dëmshpërblimit dhe demagogjinë për të zvarritur zgjidhjen e kësaj kërkese të ligjshme dhe të thjeshtë.

Diskutimi z.Enver Memisha na tërhoqi vëmendjen dhe për të vërtetuar sa tha ai shkuam në Institutin e të Përndjekurve Politikë.

Z.Seit Prishta e gjetëm duke bërë muhabet në korridor na thanë se ashtu e kalon kohën sepse kryen edhe detyra "speciale" ndërsa drejtorin e gjetëm në zyrë, por derën e kish mbyllur me kyç nga brenda. E hapi pasi u sigurua se nuk i vinte ndonjë rrezik, ishte i zverdhur në fytyrë dhe na shikonte me frikë!

Sidoqoftë të dy këta zotërinj u treguan të sjellshëm dhe më dhanë një pasqyrë me të dhënat që kërkonte kokë rruari i qeverisë.

Duke e botuar të plotë këtë pasqyrë të të përndjekurit politik dhe lexuesi gjerë do ta kuptojnë lehtë se manovra e fundit e Qeverisë duke krijuar një grup pune për të verifikuar ato që dihen s'është tjetër veçse demagogji për ta zvarritur zgjidhjen e kërkesave të drejta e të ligjshme të ish- të përndjekurve politikë.

* * *

Qeveria e ka thënë fjalën e vet demagogjinë tani mbetet në dorë të të përndjekurve politikë të gënjehen e të nënshtrohen apo të luftojnë dhe të mos ndalin protestat.

Neki Dragoti

Shifrat që deklaron institucioni shtetëror, instituti i integrimit për dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve politikë

1.Eshte e konfirmuar zyrtarisht shuma prej 2 033 milionë lekë kesh dhënë për kompensimin pasuror të Grupeve A+A1 dhe një pjese e Gr.B

2.Eshte e konfirmuar zyrtarisht që nga shuma prej 2 033 milionë lekë kesh janë marrë 200 milionë lekë kesh dhe kanë kaluar në Buxhetin e Shtetit në tetor 1999 ( nga këto 100 milionë janë dhënë për strehimin dhe 100 milionë janë derdhur në Buxhetin e Shtetit).

3. Janë dhënë për Gr. A+A1 rreth 1 262.6 milionë lekë kesh.

4.Janë dhënë për Gr.B. rreth 570.4 milionë lekë kesh si dhe 200 milionë lekë kesh të marra nga kjo llogari duke lënë mangut këtë.

5.Janë dhënë rreth 17 500 milionë lekë privatizimi për të gjitha Grupet e përndjekjes ( shifër e përafërt por e pakonfirmuar).

7. Janë dhënë rreth 4 545.36 milionë lekë privatizimi për Grupet A +A1

7. Janë dhënë 85 900 vite burg që bëjnë 770.4 milionë lekë kesh (570.4+200) dhe 9 537.6 lekë privatizimi.

8. Janë 5 500 vite burg ( të vdekur në burg) që bëjnë 660 milionë lekë privatizimi.

9. Janë 22 975 vite internimi të kompensueshëm ( 1945-54) që bëjnë 2 757 milionë lekë privatizimi.

Drejtori i problemeve sociale Drejtori i Përgjithshëm

Seit PRISHTA Pashuk MIRAKA

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-4-2003 nė 04:04 Edit Post Reply With Quote
Pa integrimin e të përndjekurve politikë, nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në Evropë

Rezolutë

Kuvendi i IV i Shoqatës Antikomuniste të Ish Të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, në mbarim të punimeve të tij, miratoi rezolutën e mëposhtme:

1. Kuvendi, pasi analizoi gjendjen politike në vend, mendon që ashtu si edhe më pare të bashkërendojë përpjekjen e shoqatës sonë me të gjitha subjektet e spektrit të djathtë, për të shpejtuar rrëzimin e qeverisjes socialiste që ka dështuar plotësisht dhe po e çon vendin drejt katastrofës së plotë, varfërisë së skajshme, errësirës dhe degradimit të përgjithshëm. Kjo qeverisje është lidhur ngushtë me krimin e organizuar, drogën, prostitucionin, trafiqet ndërkombëtare, përqëndrimin e pasurisë në duart e një klike mafiozësh, që kanë sjellë degradimin dhe shkatërrimin total të ekonomisë, duke e rreshtuar Shqipërisë ashtu siç thoshte edhe në raportin e fundit të ndërkombëtarëve, vendin më të varfër dhe më problematik të botës, ku sundon antiligji, korrupsioni, vrasjet, pasiguria, papunësia, terri dhe mbi të gjitha mosrespektimi i të drejtave e lirive themelore të njeriut, nëpërkëmbja dhe vjedhja e votës së lirë dhe e dinjitetit tonë. Reformat institucionale të kërkuara nga BE dhe opozita e djathtë janë bllokuar, duke shtyrë çdo ditë e më larg marrëveshjen e asocim-stabilizimit me B.E.

2. Kuvendi analizoi me përgjegjësi veprimtarinë e shoqatës gjatë periudhës ndërmjet dy kuvendve, situatën brenda shoqatës tonë, evidentoi arritjet e mosarritjet dhe përcaktoi si parësore edhe për të ardhmen, përpjekjen tonë të vazhdueshme për bashkimin e gjithë shoqatave tona në një shoqatë të vetme, në mënyrë që në zhvillimet e pritshme, të jemi një synim, një veprim, një trup dhe një zë i fuqishëm, një vatër ku të mblidhen të gjithë të përndjekurit politikë të Shqipërisë.

3. Kuvendi përcaktoi si detyrë emergjente, mbi bazën e aktivitetit tonë, kthimin e Shoqatës dhe të gjithë të përndjekurve politikë në një faktor, për të realizuar ndryshimin në Shqipëri, për ta nxjerrë vendin nga kriza e përgjithshme politike, ekonomike, sociale dhe morale që e ka mbërthyer dhe për të zgjidhur problemet më të rëndësishme që kërkon koha.

4. Detyrë urgjente është dhe do të mbetet për shoqatën tonë përpjekja për miratimin nga Parlamenti Shqiptar të Projekt-Ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë që rrjedh nga Ligji i Pafajësisë së dhënë nga Parlamenti Shqiptar në vitin 1991, si dhe nga e drejta e pamohueshme e të pushkatuarve e të burgosurve, të internuarve të shtresës sonë nga regjimi komunist për t'u kompesuar plotësisht. Pa integrimin e të përndjekurve politikë në jetën shqiptare nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në Europë.

Kuvendi ngarkoi Kryesinë e re që doli nga ky Kuvend që të marrë përsipër të organizojë të gjitha format demokratike dhe ligjore për të realizuar sa më parë kërkesën për dëmshpërblim, sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Kodit Penal, nenit 57 të tij, si edhe të të gjithë konventave ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e njeriut të pranuara dhe aderuara nga shteti shqiptar.

5. Shoqata jonë do të punojë që shtresa e ish të përndjekurve politikë si shtresa më vitale e kombit shqiptar do të punojë dhe do të kërkojë nga shteti shqiptar dhe shoqëria shqiptare integrimin e kësaj shtrese në jetën politike dhe shoqërore. Për të arritur këtë objektiv do të kërkojmë nga shteti shqiptar përgatitjen e bijve dhe bijave tona, të cilat janë diplomuar në këto vite, për t'i kualifikuar brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që pjesëmarrja e tyre në institucionet e shtetit të jetë prezente dhe të vijë duke u rritur nga vit në vi

6. Kuvendi mbështet të gjitha reformat që kërkohen në mënyrë që shteti shqiptar të përshpejtojë përfshiren sa më shpejtë në strukturat europiane, në NATO, Kuvendi kërkon nga partitë e spektrit të djathtë dhe sidomos nga Partia Demokratike si forcë politike më e madhe e spektrit të djathtë shqiptare që të luftojë me të gjitha mjetet demokratike për realizimin e këtyre reformave në përgjithësi dhe reformës zgjedhore në veçanti, pa të cilën as që mund të mendohen zgjedhje të lira dhe të drejta.

7. Kuvendi u shpreh njëzëri, në mbështetje të ligjit për kthimin e pronave ish-pronarëve legjitim, duke kërkuar nga shteti dhe partitë e spektrit të djathtë abrogimin e ligjit 7501, si ligj i cili është pengesë kryesore për stabilitet dhe për investimet ekonomike në Shqipëri. Për këtë Shoqata do të jetë vazhdimisht përkrah Shoqatës "Pronësi e Drejtësi".

8. Kuvendi miratoi dhe i lë detyrë Këshillit Kombëtar dhe kryesisë kombëtare që të punojë dhe të kontaktojë me të gjitha partitë e spektrit të djathtë, duke i konsideruar ato si parti ku aderojnë të gjithë anëtarët e shoqatës të ish-përndjekurve politikë antikomunistë, që të konsultohen dhe të jenë palë dhe faktor i rëndësishëm në të gjitha vendimet e tyre për problemet më madhore dhe më të rëndësishme që po kalon vendi ynë sot dhe për ato që do të kalojë nesër.

9. Shoqata jonë mbështet plotësisht përpjekjen kombëtare dhe ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës.

10. Shoqata jonë mbështet luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe kombëtar, përkrah koalicionit ndërkombëtar me në krye SHBA, për të goditur terrorizmin dhe diktatorët kudo në botë.

Kuvendi i IV-të i Shoqatës Kombëtare të Ish-Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë.

Tiranë me 23.03.2003

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-6-2003 nė 09:42 Edit Post Reply With Quote
Intervistë me heroin e burgjeve të diktaturës, kryetarin e shoqatës mbarëkombëtare të të dënuarve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, z.Adem Allçi



-Z.Allçi, prej disa kohësh ish-të përndjekurit politikë po kërkojnë me forcë nga qeveria shqiptare të drejtat e tyre, të cilat prej disa vitesh janë mohuar. Ku konsistojnë kërkesat tuaja?



Z.Allçi - Prej 12 vjetësh, kjo shtresë është lënë në harresë. Në '91, përfaqësuesit e kësaj shtrese kanë marrë pafajësinë nga parlamenti shqiptar, kurse në '92 kanë marrë statusin. Që nga kjo periudhë dhe deri në ditët e sotme, "përfitimet" tona kanë qenë:

a. Librezat e letrave me vlerë, të cilat ndodhen në arkat e kursimeve, pa patur asnjë përfitim nga ana jonë.

b. Nga të gjithë përfaqësuesit e shtresës sonë janë ndërtuar 8 mijë pallate dhe nga e gjithë kjo punë, vetëm një mijë janë vënë në dispozicionin tonë.

Këto janë ato që ne kemi marrë nga kjo qeveri. Në periudhën e '92-96-ës, të gjithë të përndjekurit politikë janë nderuar moralisht dhe janë vlerësuar. Fëmijëve tanë u është dhënë e drejta dhe mundësia që të arsimohen. Pas kësaj periudhe, të gjitha këto mundësi janë ndërprerë. Sot fëmijët tanë nuk e kanë më këtë mundësi, por edhe u është prerë e drejta e pjesëmarrjes në administratat shtetërore.

Shumë prej njerëzve tanë po vuajnë nga konfiskimi që u është bërë banesave të tyre. Sot ata jetojnë në çadra, në betoniere, në konviktin e shkollës së partisë, në kopshte dhe çerdhe, pra në kushte tepër të vështira jetese. Por këtij fakti tepër të thjeshtë dhe shumë poshtërues, i shtohet edhe përndjekja që po u bëhet kohët e fundit nga ana e kryehajdutit Edvin Rama, dhe nga banda e socialistëve në pushtet. Unë ngre me forcë shqetësimin tim dhe i kërkoj qeverisë shqiptare, që të bëjë gjitha përpjekjet për përmirësimin real dhe për integrimin e kësaj shtrese, të cilën unë e përfaqësoj.



- Keni mbi gjashtë muaj që zhvilloni protesta paqësore dhe demokratike për realizimin e të drejtave tuaja. Cilat janë më konkretisht këto të drejta?



Z. Allçi- a.Kërkojmë që qeveria të njohë zhdëmtimin fizik të viteve të burgut, duke u bazuar në nenin 57 të proçedurës së "Kodit Penal"(sipas të cilit na takon 3400 lekë për çdo ditë të vuajtur në burg)

b. Kërkojmë nga qeveria që letrat me vlerë të përfshihen në sektorët më kryesorë dhe më strategjikë të ekonomisë.

c. Kërkojmë shpalljen e gjithë të pushkatuarve politikë ,dëshmorë të atdheut dhe zhdëmtimin e tyre me tetë vjet burg.

d. Të strehohen të gjithë ish-të përndjekurit në bazë të statusit të të pastrehëve, duke marrë në konsideratë të gjitha konfiskimet që u janë bërë pasurive të tyre.

Të gjithë këto kërkesa do të kenë një afat kohor 2-4 vjet për një realizim të tyre nga qeveria. Deri tani janë organizuar takime me Avokatin e Popullit, si dhe me z.Manjani, por të gjitha kanë mbetur në një nivel bisedimesh.





- Sipas Blushit, ju keni tepër konflikte brenda shoqatës suaj, për këtë arsye duhet të zgjidhni fillimisht këto konflikte dhe pastaj të kërkoni të drejtat tuaja.



Z.Allçi- Është e vërtetë që kjo shtresë ka patur probleme, por vetëm një pjesë e tyre janë të përfaqësuar dhe të drejtuar nga një njeri imoral dhe ordinier si Kurt Kola dhe kompania e tij. Të gjithë këtyre personave, dua t'u bëj një thirrje për të hequr dorë nga një njeri i tillë ordiner. Për dijeni të të gjithë opinionit publik, ky person është një bashkëpunëtor i ngushtë me Fatos Nanon. Ai është bashkuar me të në vitin '97, në një rebelim të armatosur kundër këtij shteti ligjor, duke e lënë pas dore dhe duke e tradhtuar shtresën e ish-të përndjekurve dhe të dënuarve politikë. Hajduti Kurt Kola i ka marrë me miliona lekë të gjithë bashkëvuajtësve tanë, duke abuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë me ta. Abuzimi që ai ka bërë nuk është vetëm në vlerë monetare, por ai ka tradhtuar besimin e të gjithë ish-të përndjekurve politikë, duke abuzuar me shtëpitë e tyre, me bursat e tyre të studimit, etj.

-Ju në dallim me Kurt Kolën, çfarë i premtoni të gjithë ish-të përndjekurve politikë?

-Z. Allçi- I premtoj të gjithë ish-të përndjekurve politikë, se unë, duke qenë një pjesë e tyre, së bashku me shoqatën të cilën përfaqësoj, do të vazhdojmë deri në fund luftën dhe përpjekjet tona për plotësimin e të gjitha kërkesave që kanë përfaqësuesit e nderuar të kësaj shtrese. Ne nuk do të lejojmë që Kurt Kola, së bashku me njerëzit që e rrethojnë, të abuzojnë me vuajtjet dhe përpjekjet tona. .

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-4-2004 nė 06:26 Edit Post Reply With Quote
tre?

"Në fund, deklarata e firmosur nga kryetarët e shoqatave, Afrim Haçi, Kurt Kola, Adem Allçi, u kujton bijve të etërve"

rd

Sot lexova se ka tre shoqata.

Kush di me shume?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-4-2004 nė 06:31 Edit Post Reply With Quote
"Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Integrimit të ish-të Dënuarve Politikë, Adem Allçi"

rd

Pra nje eshte:

Shoqata Kombetare e integrimit te ish- te denuarve politike

Si quhen te tjerat?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 23-4-2004 nė 18:34 Edit Post Reply With Quote
Shoqata kombetare e te perndjekurve politike,drejtohet nga Kurt Kola.Shoqata kombetare e te perndjekurve politike demokrate,drejtohet nga Afrim Haxhi.Pra dy shoqatat kane dallim vetem fjalen "demokrate".
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-4-2004 nė 08:23 Edit Post Reply With Quote
Po kjo?

Lidhur me hartimin e këtij projektligji, çfarë kërkesash përmban ai dhe zvarritjet e qeverive socialiste, na njeh në intervistën e mëposhtëme

zoti Tanush Kaso, Kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, shoqatë e cila është formuar në shkurtin e vitit 1997 dhe së bashku me dy shoqatat e tjera të kryesuara nga zoti Kurt Kola dhe Afrim Haçi,



mbrojnë interesat e kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare që për afro gjysëm shekulli me rradhë vuajtën dhe u masakruan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Zoti Tanush, a është e njohur shoqata që drejtoni ju me projektligjin për dëmshpërblimin e ish të dënuarëve dhe persekutuarëve politikë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili i është drejtuar qeverisë aktuale të drejtuar nga zoti Nano dhe njëkohësisht edhe Parlamentit?
"Ai projektligj që është depozituar në parlamentin shqiptar më datën 15 janar të vitit 2002, është hartuar nga një grup pune i shoqatës që kryesohet nga unë, në të cilin bënin pjesë: Uran Kalakula (tashmë i vdekur) Telat Mehmeti (i vdekur) Avni Agolli, Xhaferr Agaraj, Nuredin Skrapari, Shefqet Gjana dhe unë (Tanush Kaso). Për hartimin e këtij projektligji ne punuam një kohë të gjatë dhe së fundi u konsultuam dhe me avokatin e mirënjohur Agim Tartari që u tregua shumë i gatshëmn për të na ndihmuar. Pasi i dhamë dorën e fundit atij projektligji, ne e dërguam pranë komisjonit të ligjeve të Parlamentit shqiptar, duke ia dorëzuar zyrtarisht në dorë zotit Spartak Braho, me cilësinë e kryetarit të atij komisjoni. Dorzimi i atij projektligji u bë në praninë e deputetit Nard Ndoka, i cili na e mori përsipër mbrojtjen e tij nga grupi parlamentar i partisë që ai përfaqësonte në komisjonin e ligjeve".

Po dy shoqatat e tjera të kryesuara nga zotërinjtë Kurt Kola dhe Afrim Haçi, a kanë paraqitur projektligjet e tyre për dëmshpërblimin e të dënuarëve dhe persekutuarëve politikë?
"Dy shoqatat e tjera, nuk kanë hartuar dhe nuk kanë paraqitur projektëligje të tjera, por ato kanë miratuar dhe mbështetur projektëligjin e hartuar nga grupi i punës i shoqatës sonë dhe zotërinjtë Kurt Kola e Afrim Haçi e kanë firmosur dhe vulosur atë projektëligj tonin, i cilin siç thashë më datën 15 janar 2002, ia dorëzuam zotit Spartak Braho. Këtë projektëligj, ato dy shoqata së bashku me ne, vazhdojnë ta mbështesin aktualisht".

marre nga gsh

PO kjo shoqata qe paska bere projekligjin?

Te jem i sinqerte une nuk orientohem dot me.

A di kush te me tregoje sa shoqata ka ne RSH ?

Si quhen?

Sa anetare kane?

Kur jane themeluar?

Cfare programi kane?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-3-2005 nė 09:00 Edit Post Reply With Quote
Per fat te keq me gjithe perpjekjet e mija per te krijuar lidhje me shoqatat e ish- te burgosurve politike nuk kam mundur te realizoj asgje.

Ne i kemi vene ne dispozicion nje pike te vecante ne faqe:

http://www.edsh.org/krimet/shoqatat.htm

Por...

I drejtohem dhe nje here te gjithe ish- te burgosurve dhe te gjithe te aferme te tyre:

Merrni kontakt me ne, ne jemi te gatshem qe te publikojme cdo material qe ka te beje me shoqatat.

Perdoreni kete faqe e kete kuvend per te kontaktuar me njeri-tjeterin, per te komunikuar, per te realizuar projekte te perbashketa.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-4-2009 nė 06:56 Edit Post Reply With Quote
Ndregjoni: "Dosjet", pastaj zgjedhjet
Rozeta Rapushi
E Enjte, 23 Prill 2009

Ish te perndjekurit politike, jane te vendosur te hyjne ne garen elektorale te 28 qershorit. Madje dhe ne koalicion me mazhorancen e djathte. Sekretari i Pergjithshem i Shoqates Kombetare, te ish te Perndjekurve, Besim Ndregjoni tha dje se kjo kategori, e cila perfaqeson jo pak, por 450 mije votues duhet te konkurroje me perfaqesuesit se saj per poste ne Kuvend. Nga ana tjeter, ish te perndjekurit, theksojne se ne zgjedhje nuk mund te shkohet pa nisur me pare zbatimi i ligjit, per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. "I bejme me dije kryetarit te PD-se dhe kryeministrit, Sali Berisha, qe keta votues te djathte ne zgjedhjet e qershorit, do te perfaqesohen brenda koalicionit te djathte me kandidatura tonat perfaqesuese, te propozuara nga deget ne rrethe. Ato plotesojne kriteret morale, profesionale dhe politike", u shpreh Ndregjoni. Pa marre ende nje pergjigje nga kreu i ekzekutivit, Ndregjoni theksoi se kandidaturat e ish te denuarve politike, jane potenciale akademike universitare, me nje moral dhe fisnikeri te larte kombetare. "Ata perfaqesojne votuesit fisnike, pronare dhe qendrestare te diktatures komuniste. Perfaqesojne 450.000 votues te popullsise", vijoi Ndregjoni. Ai u shpreh se jane 20 kandidate, me te cilet ish te perndjekurit politike do te hyjne ne garen elektorale qe t'i sherbejne kombit, shoqerise dhe Partise Demokratike. "Kerkesa jone mbeshtetet ne te drejtat statutore te PD-se, ne Kushtetuten e vendit, si dhe ne obligimin kombetar dhe nderkombetar te forcave te djathta qe kane marre persiper per te zbatuar Rezoluten e Keshillit te Evropes per te denuar krimet e komunizmit dhe per te bere dekomunistizimin e shoqerise", shtoi Ndregjonaj. Ish te denuarit politike, jane te bindur, se perfaqesimi i tyre ne keto zgjedhje, eshte dhe nje mirenjohje ndaj atyre shqiptareve qe ishin deshmoret e pare te NATO-s ne Shqiperine e uzurpuar nga diktatura komuniste. Ndaj Ndregjoni, theksoi se ka ardhur koha qe te respektojme ata votues qe per 50 vite radhazi te diktatures komuniste ishin luftetaret e lirise dhe demokracise ne vend. "Ne i kerkojme mazhorances dhe opozites, se nuk mund te shkohet ne zgjedhjet e ardhshme, pa aprovuar ligjin e lustracionit, pa pastruar politiken nga politikane qe kane qene ne sherbim te diktatures komuniste dhe i kane bere dem shoqerise, duke na shkaktuar neve genocid dhe shoqerise ne pergjithesi, trauma c'njerezore", vijoi ai.

Te perndjekurit: Partite te punojne per zgjedhje te lira

Ish te denuarit politike, iu bene dje thirrje pozites dhe opozites, qe te punojne se bashku per te realizuar nje proces transparent dhe te rregullt zgjedhor. Me moton, "eshte koha e paqes dhe jo e urrejtjes", kjo kategori i kerkon politikes te bashkohet per te ndertuar nje demokraci, mbas nje kaluari traumash dhe vuajtjesh nga diktatura.

"Ne emer te mijera shqiptareve qe u martirizuan per demokracine, i bejme apel faktorit politik, pozites dhe opozites, qe te punojme se bashku per te realizuar nje proces zgjedhor sa me transparent, te rregullt, duke u bere thirrje shqiptareve per te votuar dhe te paraqitemi ne keto zgjedhje, sa me dinjitoze si nje komb qe di te vleresoje lirine", u shprehen dje ne nje reagim per median, ish te perndjekurit politike. Sipas tyre, per Shqiperine tashme eshte koha e vlerave dhe jo e revolucionareve demagoge te antivlerave. Thirrja behet ne nje moment kur Partia Socialiste, ka bojkotuar te gjitha komisionet parlamentare te Kuvendit dhe seancat, per problemet qe ata vleresojne se ka procesi i pajisjes me karta te zgjedhesve.

kj

Me ben shume cudi kjo shifra 450 000 mije.

Gjithsej ne RSH votojne 1.4 milion afersisht.

E keni idene se cdo te thote 450 000?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2010 nė 08:41 Edit Post Reply With Quote
Per mendimin tim shoqatat jane te deshtuara dhe kane vetem nje mundesi, duhet te shkrihen dhe te bashkohen ne nje shoqate te vetme.

Ne rast se kjo nuk ndodh, mendoj se sigurimi e meriton te pergezohet per punen e tij dhe te perndjekurit politike te vazhdojne veprimtarine e tyre ne kaos.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5656490 sekonda, 38 pyetje