Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Analfabetizmi
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2003 nė 09:12 Edit Post Reply With Quote
Analfabetizmi

Mbi 230 femije te fshatit prane Durresit, detyrohen t'i largohen marrjes se dijes. Nje shkolle, e premtuar ne vite, per ta, nuk u ndertuar kurre, pasi toka, u shit nga komuna. Refimi i Elvisit qe prane endrres per te mesuar, qendron larg nje klase plot nxenes

Elvis Tilka eshte vetem 6 vjec. Ai banon ne fshatin Jube, afro 21 kilometra larg Durresit. Ështe ne klase te pare ne shkollen 8-vjecare te fshatit. Elvisi nuk eshte aspak ndryshe nga femijet e tjere te moshes se tij, atij edhe syte i buzeqeshin. Nje femije i dashur, gazmor, dhe plot jete. Por, ndryshe nga femijet e tjere, Elvisi nuk ka deshire te shkoje ne shkolle. Ne fakt, Elvisi deshiron te mesoje, por jo te shkoje ne shkolle. Ai deshiron te marre dije, por shkolla eshte shume larg. Elvisi i vogel del nga shtepia ne oren 7 te mengjesit dhe arrin ne shkolle pas nje ore e gjysme, madje edhe me vone. E kjo histori perseritet cdo dite. Kjo, jo vetem per Elvisin, por edhe per 120 femije si ai, qe banojne ne Juben e poshtme. Per te shkuar ne shkolle ata ecin ne kembe 6 km. Fshati Jube, 21 kilometra larg Durresit, me mbi 2 mije banore, eshte pjese e Komunes se Katundit te Ri. Nje nder fshatrat me te vjeter te Durresit, te ngritur pergjate lumit Erzen, qe vazhdon te rritet. Por, Juba ka nje karakteristike shume te vecante . Ështe fshati me i gjate ne Shqiperi. Ne nje gjatesi me teper se 6 kilometra, Juba shtrihet nga rreza e kodres se Jubes (qe i ka dhene emrin fshatit) deri ne grykederdhjen e Erzenit. Zgjerimi siperfaqesor i Jubes pergjate Erzenit beri qe, ne vitet '80-te, shkolla te gjendej ne cep te fshatit me te gjate ne Shqiperi.

Nje shkolle e re, nje histori pa fund

Ne vitin 1991, Komisioni i Ndarjes se Tokes percaktoi nje toke-truall, me siperfaqe 2,4 ha, per ndertimin e qendres se re administrative te fshatit, ku do te ngrihej dhe shkolla e re. Por, ne ate kohe ajo nuk u ndertua per mungese fondesh. Dhe femijet vazhdonin cdo dite "peligrinazhin" e tyre shtepi-shkolle e kthim ne shi e diell. Vjet, ne fund te vitit shkollor, godina e shkolles ekzistuese, per shkak te amortizimit, u shkaterrua plotesisht. Autoritet e deklaruan ate te pabanueshme. Dhimiter Llana, nje prej prinderve ne kete fshat, duke qeshur, tha: "Cdo e keqe sjell nje te mire nga prapa, dhe ne menduan se, pas shkaterrimit te shkolles se vjeter, do te ndertohej shkolla e re". Dhe Elvisi, kete vit shkollor, klasen e pare nuk do ta fillonte me ecje te gjata, tejet te gjata per moshen e tij. "Por nuk qe e thene," - thote Dhimitri. Toka e ndare menjane per ndertimin e shkolles nuk ishte me e lire. "Kryetari i Komunes se Katundit te Ri, Sadik Llulla, ne menyre te paligjshme, - thote Kole Lala, nje tjeter prind, - ia kishte dhene token disa personave te tjere". Femijet mbeten pa shkollen e vjeter, por edhe pa toke per te rene.

Prinderit kerkuan drejtesi

Prinderit e fshatit Jube formuan nje perfaqesi te tyren. Kole Lala, kryetari i kesaj perfaqesie prinderish, thote se "i kane derguar letra e peticione zyrtave me te larte te shtetit". Ata i kane derguar peticione Presidentit Alfred Moisiu, Kryeministrit Fatos Nano, si edhe Luan Memushit, Ministri i Arsimit dhe Shkences. Pas takimeve qe moren, zyrtare te Ministrise se Arsimit dhe Shkences u pergjigjen: "Gjeni token, e me pas ne do te miratojme fondet per ndertimin e shkolles". Prinderit kishin mbi dy muaj qe protestonin, nderkohe qe femijet e kishin "braktisur" mesimin. Keshilli i Qarkut te Durresit, pas verifikimit, doli ne konkluzionin se toka e ndare per shkolle, ishte tjetersuar ne menyre te paligjshme nga drejtuesit e komunes. Me 13 Dhjetor 2002, Genci Alizoti, Kryetari i Keshillit te Qarkut, kthen ne vendim konkluzionin. "Peligrinazhi" i Elvisit te vogel u duk se do te perfundonte, por jo. Femijet dhe prinderit e tyre, u irrituan mjaft kur, ne vend te nje fondi te premtuar per shkolle te re, u vjen lajmi se "shkollen e vjeter do ta bejme si te re". Banka Boterore kishte shprehur gatishmerine per te rehabilituar godinen e shkaterruar. Per prinderit kjo ishte e papranueshme dhe femijet ishin te destinuar te vazhdonin te ecnin ne kembe nje distance vrasese prej mese 6 kilometrash. Dhe kjo ne nje kohe kur, ne baze te vendimeve te Ministrise se Arsimit, femijet e arsimit 8-vjecar "nuk duhet te lejohen te pershkojne ne kembe, distanca mbi 3,5 km". Elvisi vazhdon te dale nga shtepia shume heret, e megjithate kurre nuk e ka "kapur" oren e pare te mesimit. Mesuesit e dine sesa larg eshte shtepia e tij, por dine edhe deshiren e Elvisit per dituri. Eshte deshira e tij, dhe e 234 femijeve te tjere, qe e mban gjalle shpresen e nje shkolle te re, edhe perballe "kokefortesise" se korrupsionit.




--------------------------------------------------------------------------------
29/01/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-1-2003 nė 08:24 Edit Post Reply With Quote
NJE SHKOLLE PER FISHTEN

Duke udhetuar permes Zadrimes se Shkodres dhe asaj te Lezhes, shikoja me habi dhe nje fare zilie kishat e bukura te ngritura thuajse ne cdo fshat. Keto ndjenja lindnin ngase deshiroja qe krahas tyre te shikoja dhe "faltoret" e arsimimit te femijeve, shkollat, porse fatkeqesisht nuk ndodhte ashtu. Zhgenjimin me te madh e pesova ne Fishte te Lezhes. Me 1982 kur na "transferuan" ne piken e internimit qe ishte prane ketij fshati, ndoqen shkollen fillore te Fishtes edhe dy mbesat e mia, si te gjithe femijet e te internuarve. Shkolla ishte nje ndertese perdhese dhe dyshemene e kishte prej balte te ngjeshur me dy dhoma, pra, me klasa kolektive. Duhej te qe ndertuar prej kohe. Mesuesit, kryesisht djem dhe vajza te fshatit qe kishin mbaruar InstitutinPedagogjik te Shkodres ose te Mesmen Pedagogjike, te ndergjegjshem per misionin qe kishin, perpiqeshin ta benin sa me te ngjashme me nje shkolle ate ndertese te mjere. Mesuesit dhe nxenesit e Fishtes i mirepriten vajzat tona. Ana, mbesa e madhe, nuk i degjoi me refrenet e herepashershme: "babin e ke gjerman, ne burg", "gjysherit i ke armiq..." qe e kishin lenduar thelle ne shpirt qysh ne vitet e arsimimit parashkollor. Mbesat e mia u lidhen dhe u miqesuan me femijet e bute dhe te miresjellshem te fshatit. Me ta vazhduan tetevjecaren e Troshanit. Mbas njezete vjetesh, dymbedhjete prej te cileve jane vite te "transformimeve te medha demokratike", shkollen e gjeta ashtu sic e lame, kur na degdisen ne nje pike tjeter internimi; madje, edhe me keq ne pamjen e jashtme: akacjet qe ishin prane saj, qene prere. Prisja te shihja nje shkolle te re ndaj ndjeva keqardhje te madhe, zemerim, revolte. Fishta eshte vendlindja e poetit te madh kombetar Gjergj Fishta (aty jetonte familja e tij) vleresuar pak kohe me pare si "Nderi i Kombit". Qofte edhe vetem per kete arsye, a nuk meriton ai fshat nje shkolle te re, dinjitoze?

Me respekt

Liri Lubonja, Tirane





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-3-2003 nė 17:54 Edit Post Reply With Quote
UNESCO, braktisja e shkollës në nivele shqetësuese

Një raport i fundit i UNESCO-s për arsimin në Shqipëri, evidenton faktin se braktisja e shkollave nga ana e nxënësve shqiptarë, sa vjen edhe rritet. Sipas një studimi që ka bërë vihet re se në Shqipëri, fenomeni i braktisjes së shkollave është më i dukshëm tek djemtë, të cilët lënë shkollën përgjysëm për shkak të problemeve ekonomike, ndërkohë që edhe vajzat përballen me një problem tjetër, siç është ai i frikës nga ndonjë rrëmbim me destinacion tregun e prostitucionit. Sipas një studimi që është bërë vitin e kaluar nga IOM, vihet re se përqindja e vajzave që ndjekin shkollën në qytetin e Durrësit gjatë viteve të fundit është në rritje, kjo sidomos tek familjet që kanë zbritur nga zonat e thella. Frika e përhapjes së analfabetizmit, që prej 50 vjetësh ishte konsideruar i zhdukur, ka nxitur politikat e dikasterit të edukimit që të rrisë investimet në sistemin arsimor fillor dhe atë tetëvjeçar, si dhe rritjen e shkollave profesionale, pasi siç është vënë re, një pjesë e konsiderueshme e nxënësve që mbarojnë shkollat nuk ndjekin arsimin e lartë për të njëjtat arsye. Të njëjtat komente veçon raporti i UNESCO-s edhe për Kosovën. Në raport theksohet se analfabetizmi është ende një çështje shqetësuese për shoqërinë kosovare dhe kjo është vënë re sidomos gjatë viteve të fundit. Shkalla e analfabetizmit sipas këtij raporti është i përhapur tek 15-20 për qind e popullatës në Kosovë, dhe rreth 80 për qind e tyre janë femra. Prioriteti i UNESCO-s dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dhjetëvjeçarin e ardhshëm në fushën e arsimit është arritja e barazisë midis sekseve në arsim dhe përgjysmimi i niveleve të analfabetizmit.
O. K.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-8-2004 nė 09:41 Edit Post Reply With Quote
Në Shqipëri po shtohet numri i analfabetëve

Tiranë, 10 gusht - Mosregjistrimi nëpër shkolla dhe braktisja e saj nga fëmijët kanë rritur nivelin e analfabetizmit në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Arsimit ky fenomen është në nivelin 5.7 për qind të popullsisë. Në bazë të të dhënave të kësaj Ministrie tre për qind e fëmijëve në gjithë territorin e vendit nuk regjistrohen në shkolla pavarësisht se mbushin moshën duke i lënë ata analfabetë.
Por një studim i fundit i Bankës Botërore jep shifra dy herë më të mëdha se ato zyrtare, që konstaton se 12 për qind të popullatës në Shqipëri është analfabete. Zonat më problematike të numrit të lartë me analfabetë janë Dibra, Kukësi, Mallakastra.

kosova.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 12-8-2004 nė 18:01 Edit Post Reply With Quote
Qeveria roze nuk mendon per arsimin.

1 784 SHKOLLA NE RREZIK SHEMBJE

Ne te gjithe vendin, 1 784 shkolla jane te amortizuara ose ne rrezik shembje. Keshtu e vlereson gjendjen fizike te shkollave ne arimin parauniversitar Ministria e Arsimit dhe Shkences ne raportin e saj per periudhen e viteve 2002-2003, publikuar pak dite me pare. Sipas ketij raporti, shkollat te cilat jane perfshire ne

kategorine e shkollave te amortizuara ose rrezik shembje,

perbejne 49 perqind te numrit te pergjithshem te tyre. Kjo nuk eshte pak, por behet fjale per gati gjysmen e shkollave ne vendin tone te cilat gjenden ne nje nivel te papershtatshem per realizimin e procesit mesimor. Me demtime jashtezakonisht te medha brenda tyre, ato rrezikojne te demtojne procesin mesimor dhe nxenesit te cilet jane duke zhvilluar mesimin brenda ketyre ambjenteve. Nga ana tjeter, eshte e vertete se shume fonde jane caktuar gjate viteve te fundit nga qeverite e ndryshme per rehabilitimin e ketyre

Koha Jone

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 20-9-2004 nė 23:44 Edit Post Reply With Quote
Shkodėr, 3700 nxėnės drejt analfabetizmit

Numër rekord i braktisjes së fshehtë të shkollave në qarkun e Shkodrës. Nxënësit po shkojnë drejt analfabetizmit. Këtë alarm e jep qarku i Shkodrës. Burimet bëjnë të ditur për gazeten se janë rreth 3700 nxënës, megjithëse vijojnë rregullisht ciklin e ulët dhe të shkollës 8-vjeçare, ata kanë vështirësi të theksuar në njohjen e tingujve, në bashkimin e tyre në rrokje e në formimin e fjalëve apo të fjalive. Më pas, shumica e këtyre nxënësve do të futen në grupin e analfabetëve. Djemtë përbëjnë shumicën e nxënësve që kanë prapambetje të theksuar në mësime. Ky është më shumë një fenomen rural dhe lidhet si me interesimin e pakët të familjes, ashtu dhe me numrin e madh të klasave të kombinuara. Në këtë nivel ndikon ndjeshëm dhe kualifikimi profesional i mësuesve, veçanarisht i atyre që japin mësim në klasat e kombinuara. Megjithëse prapambetja e theksuar, ose siç njihet ndryshe, braktisja e fshehtë e shkollës, po bëhet një dukuri tepër serioze dhe sa vjen e shtohet dita ditës. Nuk po bëhet përpjekje serioze për ta evidentuar, analizuar e monitoruar këtë fenomen. Si rrjedhojë, e gjithë kjo shtresë nxënësish, përfshihen në grupin e analfabetëve. Shkaqet kryesore të kësaj situate është gjendja ekonomike dhe sociale, faktorët kulturorë, emigrimi, gjakmarrja, infrastruktura e mjedisi shkollor i papërshtatshëm. Në qarkun e Shkodrës hasen probleme në mungesën e mësuesve me arsimin përkatës, të cilët ndikojnë drejpërdrejtë në cilësinë e mësimdhënies. Kështu në rrethin e Pukës, 22 % e mësuesve të përfshirë në arsimin bazë, nuk kanë kualifikimin përkatës dhe 38 për qind e mësuesve që japin mësim në klasat e kombinuara, nuk kanë arsim përkatës. Në rrethin e Malësisë së Madhe, 39 për qind e mësuesve të shkollave fillore janë pa kualifikimin e duhur, por të tillë janë dhe një pjesë e mësuesve të ciklit të lartë të arsimit bazë. Ndodh që lënda të hiqet nga programi mësimor për mungesë të mësuesve. Në rrethin e Shkodrës janë 120 mësues pa arsimin përkatës dhe të gjithë japin mësim në shkollat e fshatit. Kjo do të thotë se në çdo 10 mësues në fshat, njëri nuk është i këtij profesioni. Bie në sy fakti se shumica e mësuesve pa arsim përkatës japin mësim në klasat e kombinuara, në vend që këtyre klasave t’u lihen mësuesve më të kualifikuar, sepse vështirësia është më e madhe. Gjendja e shkollave është një tjetër arsye e prapambetjes së theksuar të nxënësve në mësime. Në rrethin e Shkodrës, në 33 fshatra nuk ka godina shkolle dhe 41 për qind e shkollave të qarkut kanë nevojë për investime. Në vitin shkollor 2004-2005, në 66 për qind të shkollave fillore vartëse dhe 8-vjeçare që ndodhen në fshat në qarkun e Shkodrës, ka 474 klasa kolektive, ku mësojnë 6592 nxënës ose 24 për qind e nxënësve të shkollave të fshatit. Ky fenomen po ndikon negativisht në prapambetje të theksuar në mësime dhe në braktisje totale të shkollës, duke i hapur rrugë analfabetizmit. Gjakmarrja është një tjetër faktor që ka ndikuar në braktisjen e shkollës. Vetëm 10 vitet e fundit kanë braktisur shkollën përfundimisht, si rrjedhojë e konfliktit të gjakmarrjes, 460 nxënës, nga të cilët 16 për qind janë studentë.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1957519 sekonda, 30 pyetje