Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Emri i \"organizates\" suaj - i paqelluar
aureliuss

Postuar mė 12-7-2002 nė 15:07 Edit Post Reply With Quote
Emri i "organizates" suaj - i paqelluar

Pa zgjatur pa nevoje, dua t'ju bej disa pyetje/verejtje: pse keni zgjedhur kete emertim "E djathta shqiptare"? Mos valle vetem te djathtet qenkan atdhetare qe brengosen per fatet e trojeve shqiptare? Absurd. Duke pervetesuar nje emertim te tille, organizata juaj (apo per cfare e mbani kete DSH) del e varur qe ne start. Dmth. identifikohet me nje krah politik, me nje ideologji politike. Atehere pse nuk themeloni me mire nje parti politike? Ose ndoshta te beheni pjese integrale e ndonje partie shqiptare te djathte? Vlerat (kulturore, qyteteruese, etj.) e nje kombi nuk mund te mbrohen dhe prezervohen nga organizata te varura dhe te njeanshme. Zoterinj, duke quajtur "organizaten" tuaj DSH, ju ekskludoni (me vetedije apo pa te) nje krah intelektualesh qe nuk anojne as nga e majta dhe as nga e djatha. Fjala vjen, ju ekskludoni liberalet e qendres, demokratet e qendres, e keshtu me radhe. Me habit sesi kjo organizata juaj s'e paska qofte dhe nje person qe merr ere nga politika.
Hajt sh'n'et.

[Edituar më 12-7-2002 nga aureliuss]

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Ajet Nuro

Postuar mė 12-7-2002 nė 16:19 Edit Post Reply With Quote
Faleminderit pėr mesazhin

Në radhë të parë unë desha t'ju falenderoj për mesazhin dhe për sinqeritetin tuaj. Në vazhdim desha t'ju pergjigjem shqetësimeve tuaja.
Ne nuk jemi organizatë politike, as parti por jemi një grup miqësh që ka bashkon nacionalizmi dhe idealet e djathta. Nëse e sheh faqen ne i kemi dhënë të njëjtin status si PD ashtu dhe Ballit ose Legalitetit. Ne nuk jemi për të zgjedhur deputet por për të diskutuar për fatin e së djathtës shqiptare që për ne pothuajse nuk ekziston. Ne nuk kemi përjashtuar njeri, përkundrazi ne jemi që intelektualët të afrohen dhe të thonë fjalën e tyre. Ne kemi bërë vetëm një përjashtim për komunistët. Sa për qendrën liberalët etj. etj. le ti diskutojmë këtu në forum se kush janë . Nëse janë tipa si Imami apo Pashko apo Ceka më mirë të mos i kemi në mes tënë sepse ata sjellin veç 1997-a.

Sa për faktin që asnjëri nga ne nuk merr vesh nga politika kjo është mëse e vërtet por askush nga ne nuk ka bërë ndonjë shkollë politike perveç dyve që janë duke studiuar në këtë fushë. Por më mirë pa njohuri politike se sa me diplomën e "V.I.Lenin". Ky forum është për të debatuar pse jo për të krijuar përvoja. Sidoqoftë edhe njëherë ne nuk i kemi hyrë kësaj pune për tu bërë politikan, por për të bashkuar njerëzit rreth një ideali. Nuk përjashtohet që dhe të tjerë kanë ideale të tilla. Bile komunistët për 50 vjetë trumpetuan se janë ata dhe vetëm ata garancia e perparimit të Shqipërisë. Ju e dini se si përfundoi Shqipëria nën komunizëm. Më keqa është se ne po e vuajmë ende këtë periudhë dhe do ta kemi vështirë të shkëputemi prej saj. Të paktën kështu e mendojmë ne. Po Ju si mendoni?
Ajet Nuro

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 29-8-2002 nė 16:28 Edit Post Reply With Quote
Emri i organizates

Aureliuss,
ashtu sic e ka theksuar edhe parafolsi yne ketu ne nuk jemi nje organizim politik sic mendon ti.(Shpresoj se une mund te te drejtohem me -ti-)por thjesht nje grup shqiptaresh qe i shqeteson se tepermi qendja social-ekonomike dhe politike ne trojet e banuara prej shqiptareve ne Ballkan dhe sidomos ne R.SH.
Persa i perket pozicionimit ne spektrin politik shqiptar, duam apo nuk duam ne, bindjet tona politike si patriote te vertete do te vendoseshin ne krahun e djathte per vete faktin se "e majta" shqiptare i ka tradhetuar me kohe aspiratat kombetare te shqiptareve. Sigurisht qe kohe mbas kohe kryhet ndonje revanshe ,sa per te lare syte, nga ana e "te majteve" gjoja ne interes te interesave kombetare por kjo ndodh ne te vertete vetem per perfitime te castin ose per te hutuar dhe disorientuar publikun(votuesin) shqiptar.Ose si ne rastet e fundit kur prej "patriotizmit" te majte mund te nxirren perfitime ekonomike qe shkojne ne llogarite bankare(xhepat) private.
Megjithate persa i perket vete spektrit politik psh. ne R.SH. une jam i mendimit se ky spekter nuk mund te krahasohet me spektrin e vertete politik ne vende te tjera. Me kete dua te them se ndarja klasike ne "te majte", "Qender", "te djathte", nuk eshte aktuale sic eshte ne shume vende te tjera te botes.
Per te arritur ne kete perfundim te mjafton ti hedhesh nje sy programeve te partive te ndryshme politike pa folur pastaj per analizimin e politikave qe ndjekin keto parti ne drejtimin e shtetit shqiptar ose ne pjesmarrjen e tyre ne jeten politike shqiptare si pozite ose opozite. Jane bere dhe behen shpesh perpjekje per ti dhene spektrit politik shqiptar permasa dhe cilesi bashkohore, dmth. evropiano-perendimore,por te gjitha keto perpjekje nuk jane gje tjeter vecse spekullime te rendomta dhe fallsifikim i realitetit.
E gjitha kjo ka te beje, simbas mendimit tim, me brishtesine e institucioneve qe jane nje parakusht per mbarevajtjen e formes demokratike te qeverisjes ne nje shoqeri moderne dmth. te kohes se sotme. Si pasoje e kesaj brishtesie te instituzioneve rrjedh nje personifikim i jetes politike te vendit, personifikim qe arriti kulmin ne konfliktin personal Berisha-Nano. Nje fenomen i tille verehet edhe ne shoqeri te tjera dhe jo vetem ne shoqerine shqiptare. Simbas nje sociologut gjerman Max Weber verehen ne shoqerine moderne dy fenomene ne lidhje me jeten politike te nje vendi;

1- kur jeta politike e nje vendi orientohet nga tradicionalizmi dhe karisma e personave te caktuar.(Ilegalitet)

2-kur jeta politike e nje vendi orientohet ne baze te institucioneve te caktuara.(Legalitet)

Po ti referohemi kesaj skeme do te konstatonim se jeta politike shqiptare dmth. edhe spektri politik qe ofron kjo e fundit , i takojne rastit te pare dhe si rrjedhim kemi te bejme me nje polarizim te theksuar, cka eshte me se konkrete ne rastin tone dmth. ne R.SH. Si pasoje e ketij polarizimi qe vjen nga orientimi i politikes prej karismes dhe tradicionalizmit e nje personi te caktuar (ne mungesen flagrante te institicioneve) nuk kemi te bejme me nje spekter politik te gjere por praktikisht me dy pole qe te pakten ne njerin kah drejtohen vetem ne baze te "legjimitetit" te personit.
Kjo persa i perket pretendimit tend per perjashtimin "e qendres" ne baze te emertimit.
Megjithate, me sa dij une asnjeri nuk eshte penguar te marri pjese dhe te sjelli argumantat e tije ne diskutimet e ndryshme ne kete faqe interneti.
Qe permbajtja e kesaj faqeje nuk mund ti pelqeje Enveristeve, Nanoisteve, dhe te tjereve qe jane pergjegjes per gjendjen e mjeruar social-ekonomike dhe politike qe zoteron sot ne Shqiperi, kjo eshte me se e qarte dhe jo vetem kaq, por nje gje e tille eshte dhe nje nga qellimet tona.




Kastriot

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
EBU-Beker

Postuar mė 9-11-2004 nė 12:52 Edit Post Reply With Quote
pershendetje

Miq Te Dashur do te isha interesuar te dija opinionin tuaj mbi nje Shqiperi te bashkuar,mendoni qe nje gje e till mund te ndodh ,te mira t dhe te qijat e bashkimit .Do te interesonte edhe opinioni juaj mbi bashkimin se si mund te realizohej cfar hapash duhen te merrren .
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-11-2004 nė 23:40 Edit Post Reply With Quote
Ju pershndes,


permbi Bashkimin ka nje pike te vecante:

http://www.edsh.org/diskutime/forumdisplay.php?fid=9

ne kete kuvend.

Aty keni disa pergjigje te pyetjeve qe keni shkruar,

nderime,

Anton





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kole arapi

Postuar mė 25-11-2004 nė 19:04 Edit Post Reply With Quote
Pershendetje te gjithve

Te nderuar Zonja e Zoterinj

Ju pershnes te gjithve.
Jam sinqerisht i lumtun qe te pakten ne internet ka nje kuvend ku mund te diskutohet per te djathten shqiptare. Fatkeqesisht jemi shume pak por nuk deshperohem. Pak ma te sakt! Une kam disa kohe qe shikoj nga jasht EDSH dhe u binda qe mund di dedikoj kohe dhe impenjim sepse eshte e VETMJA SHPRESE.
Nga Shqipnia nuk pres dhe nuk pritet ndonje ndryshim. Kush jeton ne Shqipni ka perball nje Bajloz Komunist-Mafioz-Cekist, qe nuk mundet ta luftoj. Sepse kush ka inteligjencen nuk ka fuqin NJEREZ TE NDERSHEM ME FUQI NUK KA dhe ketu vdes e ardhmja e Shqipnis nga brenda.
Bajlozi Komunist-Mafioz-Cekist eshte shtet ne pushtet por ishte shtet dhe para 1997, thjesht 1997 e vertetoi.
Pse jane te PATHYSHEM nga brenda sepse

JANE KOMUNISTA, cilat jane parimet e tyre barazia e njeriut!?!?!? njeriu i lire!? etj pra ata jane njerezit (jo te tanet por...) qe moren fuqin e dominuan ne gjysmen e botes NUK DUHEN NENVLERESUAR Talleshim ne lenka cuko, xhelil gjoni, tao-tao. Si shpjegohet qe jane ne PUSHTET?

JANE MAFIOZE perdorin pushtetin per tu pasuruar tregtojn droge me kuintala vrasin, veshtire te tradhtojn njeri tjetrin nuk te FALIN. Jane organizata me perkyer mafioze. Kush e vrau Azemin ??? fjale plot por verteta??? Kush eshte kryetari nano??? vetm. Ku jane miliardat e kohes se e.... e r.... (nuk i shkruj dot emrat) po te firmave piramidale Gjallica, Vefa, Xhaferri lenka cuko na e Futi (me falni per fjalen) prap. Kjo eshte tipike mafioze NUK DIME GJA HIC. Hipoteza pak a shume i dime po prova nuk di njeri. Kur i dim nuk na vlejn. Deputete vampire e paimagjinushme, 1997 c'fare u be hic!!!????

JANE CEKISTA
Pergjojn eliminojn me vrasje zhdukje etj. Kane nje organizate te terrorit zyrtar dhe jo zyrtar te vrasin me ligj pa ligj , me gjygj e pa gjygj si te dojn.
Kush i ndalon dot ne Shqipni.
Dhe nje fakt qe te pret krahet.
Bajlozi Komunist-Mafioz-Cekist "fiton apo faturon" si te doni 2 MILIARD USD ne VIT.
Kush i del perpara ne Shqipni. Per vec atyre qe thashe me siper fakti "2M" ne boten e sotme eshte thelbesor, per fatin tone te keq.
Por nuk demoralizohem GJITHMON IDET E PAK NJEREZVE KANE NDRYSHUAR BOTEN. Ne vetem Shqipnin duam.

Pershendetje Kole Arapi

P.S. Hera e pare qe shkruaj, por e kam nje verejtje, kostruktive ama. Shume Tema, eshte pak dispersive them une.
Ka aq shume me thane por duhet me qene pak me konkret. Se ndryshe fuqit shperndahen dhe humben. Por me pelqen. Demokraci. Sa tema te duam.
Por nje fare strukture pak piramidale duhet.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 26-11-2004 nė 10:11 Edit Post Reply With Quote
Mirserdhe i nderuar Kole dhe Arta

Ju falenderoj per shkrimet dhe per sugjerimet qe keni bere.
Jam dakort me Kolen per ate qe paraqet si element zoterues ne Shqiperi ku mbizoteron nje komunizem dhe dikature politiko-ekonomike.

E djathta duhet te bashkohet e bashkuar ne disa vlera dhe ide qe jane themelore.
1- Shpetimi i Kombit nga ky mort i zi.
2-Venia ne pah dhe ne jete e nje strategjie mbare kombetare
3-Nevoja e nje platforme ekonomike, politike dhe sociale per kombin.
4-Lufte kunder krimit dhe korupsionit
5-Plateforme per integrimin Atlantik dhe Europian.

Per mua une e kam thene se bashkimi i te djathtes duhet te behet duke marre parasysh faktiorin elektoarl dhe tryeza e te djathtes duhet te jete e barabarte.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4553971 sekonda, 31 pyetje