Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Cfare duhet te bejme ne, te djathtet ne Disapore!
Tali

Postuar mė 8-2-2003 nė 16:16 Edit Post Reply With Quote
Cfare duhet te bejme ne, te djathtet ne Disapore!

Lus të gjithë anëtarët e kuvendit tonë që këtë faqe edsh.org t'ju transmetohet të gjithë miqve dhe dashamirëve të demokracisë Shqiptare.Të gjithë ato që kanë lidhje me personalitete politike mbrenda dhe jashtë vendit,le t'i njoftojnë ato që demokratët shqiptarë kanë filluar kuvendin e tyre.Ne jemi këtu,ne shprehim mendimet tona nacionale,ne do të denoncojmë çdo tentativë të atyre që nuk ja duan të mirën Shqipërisë Etnike.

Demokratët shqiptarë janë këtu,janë kudo, prandaj lajmëroni ato për faqen tonë sepse nuk dëshirojmë të mbetemi vetëm në deklarata dhe letra.Demokratët e vërtetë veprojnë dhe korrin sukses.T'i përvilemi punës së bashku.

Pres përgjigjen tuaj.Por edhe përkrahjen tuaj.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 8-3-2003 nė 08:12 Edit Post Reply With Quote
Propozimi është me vend. Në atë formë kam menduar kur kam thënë që të vëmë kontakte me të djathtët, në trojet tona apo edhe ato organizata e lobe në diasporë. Të mundohemi t*i përkrahim nismat e ndokujt, ose të reagojmë vetë, nuk jam që të bëhemi si parti politike, por të veprojmë edhe të debatojmë. Si p. sh. T*u drejtohemi me letër qeverive të disa shteteve kryesore si SHBA; Britanisë, Zvicrës, Gjermanisë Italisë, Turqisë etj. që të përkrahin Pavarsimin e Kosovës. Të marrim informata p. sh. nga partitë e djathta e të qëndrës. T*i përkrahim, t*i lavdërojmë, t*i kritikojmë. Dikush të angazhohet që të jetë gati të reagojmë, p. sh. siç kanë reaguar disa, për viziten e armikut tonë Geixh. Jam p. sh. që t*i nisim një letër Janullatosit që ta lëshojë Shqipërinë, me gjithë që ia kanë dhënë edhe nënshtetësinë, dhe të gjithë priftërinjëve ortodoksë që të mos predikojn si grekër por si priftërinj shqiptarë. Të mos dëgjojnë Janullatosin, por At Nikollë Markun e Elbasanit. Mund ti shkruajm letër të hapur p.sh. presidentit Moisiu, apo ndonjë personaliteti tjetër për ndonjë veprim jo të mirë, apo të ndërmarrë ndonjë iniciativë në të mirë të shtetit... T*u shkruajm në të ardhmen personave në pushtet në Kosovë, apo në Shqipëri disa personaliteteve të djathtë urime për 28 NËNTORIN, ngushllime për raste të veçanta etj. etj. Mendoni e prononcohuni!
P. s. As nuk jemi parti, as shoqatë as fondacion, as klub...

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
nikė palkola

Postuar mė 10-3-2003 nė 01:44 Edit Post Reply With Quote
Gerti VËLLA i nderuar!
Sido të më quash nuk do hidhërohem. Ty do të quaj vëlla, dhe të dëshiroj shëndet dhe suksese në jetë! Sikurse të gjithë tjerëve, nuk të dëshiroj sukses nëse punon kundër interesave kombëtare! As atëher nuk do të urrej, vetëm do kisha dëshiruar që të përgjigjen/i para historisë, kombit e ligjit! *At* - është vetëm parashtesë siç është hirësi, shkëlqesi, uratë, dom, don etj. E kam parë të shkruar nga të tjerët dhe e pranoj, ashtu siç e pranoj para emrit të AT Gjergj Fishtës së madh. Nuk jam rob i asnjë dogme fatare edhepse besoj në njëfarë force misterioze mbinatyrore.
Nuk jam prononcuar në emër të së Djathës Shqiptare, as në emër të eDSH, as si moderator (që ma kanë vënë dhe nuk kam moderuar asgjë, vetem kam vënë në faqe shkrime të tjerëve që i kam çmuar si të dobishëm, dhe kam shkruar opinione të mia modeste), por vetem në emrin tim personal. Çdogjë që është në dobi të Kombit e Atdheut, është dhe duhet të jetë detyrë e çdo të djathti, çdo demokrati, çdo patrioti e çdo nacionalisti shqiptarë!
Plotësisht je në të drejtë, dhe e pranoj kritikën Tënde, e cila është me vend. Jam që të prononcohemi për të gjithë të metat, gabimet etj. të të tre klerikëve e besimtarëve të të tri religjioneve kryesore në mesin e Kombit tonë. Jam kundër çdo mostolerance fetare, urrejtjeje, ekstremizimi e fundamentalizmi në të tre religjionet kryesore tonat kur paraqiten. Jam për dashuri, bashkëjetesë, barazi, tolerancë, mirëkuptim e solidaritet në mes nesh, dhe në mbarë njerëzimin! Jam prononcuar vetem për atë se jemi bërë koloni e Greqisë, dhe me këtë kam dalur i njëanshëm. Jam kundër italianizimit, arabizimit dhe greqizimit të religjioneve dhe tempujve tonë. Dalloj nga Ti vetem se Ti je kundër *çibaneve* të katolicizmit e myslimanizmit, ndersa në atë ortodokse nuk paska *çibana*! -qenka në vi Kombëtare e të Zotit!!! Nuk e di a me vetëdije, a pa, apo nga djallëzia e jote, nuk the asgjë kundër tyre, vetem tregove mosmirënjohje e përbuzje për At Nikollë Markun!!!??? Mendoj dhe jam i bindur se as shumica e klerit ortodoksë në Shqipëri nuk janë plotësisht as në vijën e Zotit (kur janë kundër Autoqefalisë), stilit shqiptarë të kishave,e kombit shqiptar, se në vinë e Autoqefalisë të Nolit jo se jo. Me ardhjen e grekut Janullatos, është zhdukur Autoqefalia e Kishës Shqiptare Ortodokse (është hequr edhe fotografia e Nolit), janë ndërtuar e restauruar kishat në stilin grek, çohen meshë edhe në greqisht! Të gjithë ata që i binden Janullatosit janë kundër Autoqefalisë, kundër intresave shqiptare dhe pro interesave greke! Vetëm At Nikollë Marku i kundërvihet. Ky lajm është i kahershëm. Nuk e di a është më ndonjë prift ortodoks për Autoqefalinë! Jam për laicitetin e shtetit, por kur dikush cënon interesat kombëtare jam kundër tyre. Po shtoj se Janullatosi është edhe oficer i shërbimit të fshehtë grek. Kështu kam lexuar, dhe e besoj, duke e ditur se mjaft nga kleri ortodoksë predikon mostolerancë e shovinizem për interesa kombëtare. Kjo vërtetohet nga helmimet, vrasjet e persekutimet e shumta të personaliteteve e të klerikëve ortodoksë shqiptarë në të kaluarën, që janë përpjekur të çelin shkolla shqipe, e të predikojnë e çojnë meshë në gjuhën shqipe. Kleri grekë ka bashkëpunuar edhe me pushtetin turk (edhe me vetiniciativë) për ti neutralizuar në mënyra më mizore. Kam pa në tv. sllave sesi kanë bekuar krimet kundër joortodoksëve në ish Jugosllavi, dhe kam pa priftërinjë (popa) ortodoksë serbë me kallashnikovë në duar në Bosnë e në Kroaci.
Më e rëndësishme është vepra e religjioni edhe në frymë kombëtare se kundër interesave kombëtare. Për ata klerikë që janë me vepra edhe kombëtarë kam shumë respekt.
Jam i bindur se me qëndrime antikombëtare e antihumane, me urrejtje, mostolerancë etj. e dhjesim vetem veten e jo as të djathtën, as eDSH, as Kombin, as Atdheun! Për mua nuk ka tabu tema. Të mos diskutohen temat e ndryshme, edhe kjo që nuk është vetem fetare, por edhe kombëtare, bëjmë sikur zonja e shtëpisë duke pastruar shtëpinë e futë llomin nën qylym. Është qëndrim komunist, të mos diskutohet, e të mos dënohen qëndrimet antikombëtare, ashtu siç kanë bërë komunistët, duke mos diskutuar, dënuar e fshehur personat që kanë abuzuar me pushtetin, me argument se njolloset *nëna parti*, kinse dënimi është edhe në dëm të Atdheut. Nuk e çmoj veten se jam ekspert dhe as kërkoj, as nuk dua që të shkruaj vetëm unë për negativizmin e vetëm të klerit progrek në Shqipëri. Vetem mund të jap kontribut modest për veprimet e tyre jokombëtare të tre komuniteteve e klerikëve fetarë ndër shqiptarë.
Më e rëndësishme për mua është veprimi kombëtarë edhe pa hirotonizimin e patrikanave që gati gjithmonë kanë qenë kundër interesave shqiptare, që përkrahin greqizimin e sllavizimin më shumë se shqiptarizmën.
Më vjen keq që ta kam prishur rehatinë tënde (progreke), me qendrimet e mia, e duke përmendur At N. Markun! Ai për mua është më i mirë e më kombëtarë se shumë shqiptarë që vetem e çmojn veten si të djathtë, e me veprimet e tyre janë të majtë, edhe jokombëtarë. Mundet që edhe prononcuesit si të djathtë të jenë tradhëtarë e antikombëtarë, ashtu siç mund të jenë të majtët joekstremë patriotë!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
nikė palkola

Postuar mė 10-3-2003 nė 02:12 Edit Post Reply With Quote
Të sqaroj fjalinë që mund të keqkuptohet se mund t*i mveshet klerit ortodoksë në Shqipëri. Ata me në krye Janullatosin nuk predikojn haptasi si bashkëklerikët ortodoksë sllavë e grekë në të kaluarën. Tash punojn për të mirën e vetë në mënyra perfide e të maskuar.
Fjalia: - Kështu kam lexuar se mjaftë nga kleri ortodoksë (këtu duhet të shtohen fjalët) sllav e grek kanë predikuar në të kaluarën mostolerancë, urrejtje e shovinizëm për interesa kombëtare.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 10-3-2003 nė 09:11 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Gerti,

te lutem shume, me pak paragjykim dhe me pak interpretime.

Te them te drejten Nikes i je drejtuar rende, gje qe ai nuk e meriton.

Burimi i informacionit per Niken, kane qene disa artikuj ne internet, shume nuk eshte shkruar per At Nikolle Markun.

Nika nuk ka pse te dyshoje per faktet e shkruara atje.

Ti ne rast se ke informacione me te sakta mund ti paraqesesh, por jo te paragjykosh.

Nuk eshte e drejte kjo gje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-3-2003 nė 09:14 Edit Post Reply With Quote
Permbi Janullatosin kemi nje teme te hapur.

Une kam artikuj shume te mire prej nje tashme te prifti ortodoks shqiptar te cilat akoma nuk kam mundur ti scanoj, por besoj tema e hapur eshte e mjaftueshme per te treguar veprimtarine antikishtare e antishqiptare te janullatosit.




Ne kete adrese eshte tema:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=960





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 11-3-2003 nė 05:47 Edit Post Reply With Quote
I nderuari vëlla Gerti!
Nëse e ke fyerje me të quajtur vëlla një person i thjeshtë - fshatar - katundar - të parët e të cilit kanë dalë nga Mirdita para njëmbëdhjetë brezash, dhe janë ulur në periferi të Ulqinit, shkruaj, se të kërkoj falje!
Të falënderoj për çdo vlerësim që ke shkruar për mua, por, mendoj se ata vlerësime më shumë flasin për Ty se për mua! Reagimet e Tua më përforcuan edhe më shumë se kam pasur të drejtë, dhe u binda se nuk e ke nga mosdija, por nga djallëzia, jo pse më bën mua *komplimente*, por se vetëm me një fjali: ...*se mund të ketë aktualisht probleme me kryepeshkopin etj.* Këtë e kuptoj se për Ty është -ndoshta -(edhe mund të ketë, edhe mund të mos ketë probleme)!!!
Po të përgjigjem më qartë. Nuk e di se a është i shuguruar, dhe nëse është nuk e di prej kujt! Asgjë nuk kam lexuar në atë drejtim. Nuk mund të të besoj Ty, pasi me qëndrime je në një mendje me Janullatosin e ata që flaktë e përkrahin, pasi edhe ata si Ti janë kundër AT Nikollë Markut famullitar i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare *Shën Mëria* e Elbasanit. Pas Tij nuk është vetem vogëlsia ime, Baleta, shkrimtari Agim SHEHU, por i gjithë stafi me kryetarin e *VATRA* Federata Panshqiptare në SHBA (ku kanë punuar e vepruar për të mirën e të gjithë shqiptarëve Noli e Konica kolosët tonë, - citati Yt i njërit prej tyre mund të flasë më shumë për Ty se për mua) i gjithë stafi i sajë me në krye Z. Agim Karagjozi, anëtarët e simpatizuesit e sajë dhe mjaft ordodoksë shqiptarë të nderuar në Amerikë. Në numrin e fundit të gazetës së *Vatrës* *Dielli* vol. 93, No. 3-4 korrik - dhjetor 2002 në faqen 6 me titull *AT NIKOLLA MARKU NË MBROJTJE TË KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE* - shkruan i nderuari Z. Anton ÇEFA. Një citim: ...*që dëshmuan se shqiptarët e Amerikës janë të ndërgjegjshëm dhe plotësisht të vendosur për ruajtjen dhe lulëzimin e Kishës sonë Ortodokse Autoqefale, e cila sot është e uzurpuar nga Patrikana, nëpërmjet të Hirësisë së Tij, Janullatosit*. (fundi i citimit) Gati e gjithë faqja i është kushtuar këtij prifti atdhetar, janë katër foto. të Tij në ambiente të ndryshme me vatranët. Në njërën së bashku me Z. Agim Rexhaj, Z. Anton Çefa dhe AT Marku tek varri i Fan S. Nolit. Po u lodhi edhe me një citim në *Dielli* në këtë shkrim: *Të gjithë shqiptarët e Amerikës, nën drejtimin e *Vatrës*, kanë njohur dhe përkrahur Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, të përfaqësuar nga kisha *Shën Maria* e Elbasanit, me famullitarin patriot, të nderuar e trim, vazhduesin e denjë të traditës së lavdishme të klerit ortodoks dhe vazhduesin e veprës së Nolit, At Nikolla Markun.* (fund i citimit)
Nuk e di çka ke dashur të tregosh me këpucët, kollaren, *Dunhillin* e rumin!?Mund të kuptohet me to se je *aristokrat* që flet shqip, dhe e mbron Kombin nga kanosja e rrezikut nga At Marku!? Shumica e shqiptarëve e kanë problem mbijetesen dhe nuk kanë para me pi rum e *Dunhill*, por nëse edhe ato munden me i siguruar më të lirat (nuk po më kujtohen emrat e cigareve) dhe ndonjë gotë raki që edhe e destilojnë vetë. Mundet që luku i Yt e rumi e *Dunhilli*të bëjnë edhe patriot!! - çka nuk ndodhë ndër shqiptarët!?
Më mirë kishte qenë për Ty, të kishe shkruar ndonjë fjali më të qartë në dëm të greqizimit në Shqipëri. Nuk mund ta plotësoj urdhërin Tënd, që të hesht. Edhe pushteti malazias ka pasur shumë dëshirë që (unë) të hesht. U pa që ke pasur që në fillim *qëllim fisnik* që mos dalin *çibanat* e katolicizmit etj.!
Mua më thua - se shtirem -, ndersa Ti në një shkrim thua se *nuk bëhesh as prift as hoxhë me vetshpallje*, pastaj më kërcënohej: *mos më detyro të ta them unë Kishen dhe vendin ku është shuguruar*... Sido që të jetë unë mbes pas asaj çka kam shkruar dhe çka kam lexuar. Çfarëdo shkrimi e klasifikimi i Yt për At Nikollën as nuk do e rrisin as nuk do e përdhosin, siç pretendon. Ai është mësuar me sulme e denigrime... Ai besoj se edhe në të ardhmen do e madhërojë veten! Thonë se sulmi është mbrojtje më e mirë (por) në luftë dhe në sport. A mendon se duke më denigruar mua, e madhëron veten?! Është e vërtetë se nuk e di sa duhet gjuhën shqipe. Mundohem me këto pak fuqi që kam ta flas e ta shkruaj sa më mirë, por nuk ia arrij sa duhet. Kjo nuk më ka penguar që të flas sa më drejtë e me sinqeritet atë që dua me e thënë. Gëzohem pa masë për të tjerët që dijnë, flasin e veprojn shumë më mirë se unë, sepse nuk jam aq egoist (mundohem ta zhduk), dhe dituria e aftësia e bashkombasve të mi shkon në të mirën e përgjithshme tonen. Që të kënaq dhe të dalësh patriot se nuk e di greqishten, e kam treguar edhe më parë se është për fat të keq t*imin gjuha e dytë e imja ajo serbokroate, (gjatë shkollimit kam mësuar gjuhën frenge, por nuk më ka pëlqyer aqë, jam munduar të mësoj anglishtën, por nuk ia kam arritur ta mësoj sa duhet) dhe në të (sllave) kam lexuar për gullagët e Stalinit (kur në Shqipëri ka pasur vetem të realizmit socialist). Diktatura tek ne ka qenë pak *më e butë*, edhepse nën udhëheqjen e diktatorit Tito janë bërë krime mostruoze ndaj shqiptarëve në trojet e tyre por të okupuara nga ish Jugosllavia. Kanë qarkulluar fshehurazi libra edhe të ndaluar. (E kam lexuar *Lahutën e malcisë* e librat e tjera të At Fishtës rreth v. 1962-3 etj. për budizmin, libra spiritual, ezoterik, filozofik, beletristikë, mistik etj. e në shqip për fat të keq tonin nuk kanë qenë të botuar. Vlerësimet e Tua më duken qesharake. Mendon se ata që nuk dinë gjuhen greke nuk mund të punojnë kundër Atdheut!? Këtë nuk po e them për Ty, por a mendon se nuk mund të ketë të tillë në trojet tona?! A mendon se të gjithë ata që dinë e flasin greqisht i klasifikoj unë si filogrekër apo tradhëtarë?! A mendon se nuk ka edhe të tillë që e flasin gjuhën greke dhe punojnë për grekër. Kam admirim e dhëmbje për ato rreth 100 djemtë që kanë ngritur flamurin shqiptarë në Greqi, dhe janë rrahur torturuar e burgosur, për ata që diskriminohen, plaçkiten u grisen dokumentat, (një fatzi u hodh mbi rrymë dhe vdiq!)bllokohen në kufi me qëllim, paguhen më pak se grekët për të njëjtën punë etj. Për të gjitha këto a do jetë prononcuar ndonjëherë Janullatosi?! A mendon se të gjithë ata shqiptarë që e flasin gjuhën e sllavëve janë antikombëtarë, apo tradhëtarë siç pretendon të më njollosesh?! Unë e di se ka spiunë edhe në Shqipëri e në të gjitha trojet shqiptare, që e flasin e nuk e flasin gjuhen serbe, e spiunojnë e punojnë për ta! Nuk i çmoj besimtarët e thjeshtë e të ndershëm ortodoksë shqiptarë që shkojn pas Janullatosit e bashkëpunëtorëve të tij si bukëshkalë, sepse tek ata ndoshta as nuk ka mbërri e vërteta, por personat e shkolluar, e që kanë kompjutera, është diçka tjetër!
Jam shprehur edhe në një rubrikë tjetër të kësaj faqe, se sa më përket mua - kur është fjala ndaj meje-, mund të mos cenzurohen as fyerjet edhe më të rënda se këto të Gertit.
U lutem lexuesëve të nderuar kush ka sadopak njohuri që të prononcohen rreth kësaj teme të Autoqefalisë Së Kishës Ortodokse Shqiptare, e jo për klasifikimet ndaj meje për të më mbrojtur, por për hirë të së vërtetës! Sa më përket mua - po flas përsëri në emrin tim personal dhe si anëtar i thjesht,- je i mirëseardhur në këtë faqe me shkrime!
P. s. Në rubrikën *Kuvendi i eDSH* - Çështje shoqërore, në vendin e 13 është shkrimi i shkrimtarit Agim SHEHU me titull: *At Nikollë Marku, simbol i fetarit*... botuar në *Bota sot" më 24 mars 2001.
Mendoj se për këtë temë do ishte mirë të futet më vonë, por në rubrikën *Si të ulet ndikimi grek...* shkrimi i përmendur nga *Dielli*!
U kërkoj falje lexuesëve të nderuar nëse u lodha duke lexuar shkrimet e mia! Sikur të kishte qenë vetem shkrimi ndja meje me një fjali e kisha mbaruar, por ka qenë për çështje madhore kombëtare e problemi më i madh përveç përdhosjës së Shqipërisë nga komunistët me emrin socialistë, ky i kolonizimit të Shqipërisë nga Greqia që bëhët mjaft edhe nëpërmjetë priftërinjëve e Janullatosit.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 26-3-2003 nė 16:52 Edit Post Reply With Quote
Sapo lexova qe At Nikolla Marku eshte shuguruar prift me 1995 ne Maqedoni.

Te dhenat me te sakta dhe artikullin ku permendet ky fakt me vone.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 13-6-2003 nė 22:38 Edit Post Reply With Quote
A jemi tė gatshėm pėr konsenzus?

Lus të gjithë anëtarët e këtij kuvendi që të gjejmë një konsenzus në mes nesh .

Nuk kemi nevoj të hudhim gurë në njëri tjetrin sepse askund nuk na çon kjo. Ne jemi këtu të shprehim ide, të ndajmë mendime, dhe të përkrahim njëri tjetrin. Qëllimet e shumicës janë të mira, ka prej atyre që hudhen duke humbur rrugën në këtë kuvend që të bëjnë ndonjë far përçarje, por atyre ne do t'u përgjigjemi në mënyrë të urtë dhe me argumente. Me rëndeësi është që anëtarët e vërtetë të këtij kuvendi të kuvendojnë qetë dhe në mënyrë përkrahëse në mes veti.

Më habit shtypi,media elektrike etj. kur lexoj vetëm "luftë" në mes shqiptarëve. Askush nuk jep ndonjë ide ekonomike, ide për zhvillim shtetëror. Gjithnjë si duket tentojmë të gjejmë vrima atje ku nuk ka nevoj. Humbim kohë për kot për bes.

Ju lutem të gjithëve, të kuvendojmë dhe të mbrojmë njëri tjetrin sepse edhe kjo është një lloj shkolle diplomatike.

Ju përshëndes





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Pecija

Postuar mė 14-10-2003 nė 23:28 Edit Post Reply With Quote
Duke marre parasysh gjendjen e rende kombetare ne te gjitha sferat e jetes vertet
eshte obligim i secilit individ qe te ep kontributin e vet e pastaj te qorton dhe te ep vrejtjet per anomalit qe po perciellin shoqerine tone kombetare ne cdo kend. Eshte
e pelqyeshme thirrja e te djathteve ku te krijojne zerin e unitetit . Eshte shume e pelqyeshme thirrja ne krijimin e zerit te unitetit te te djathteve per sherimin e
gjendjes shume te rende kombetare me cka ka rendesi tejet te madhe ,por eshte me se e kerkuar qe te materializojme mundesisht
ne mjete konkrete . Propozimi im eshte qe
te krijojme nje fond te te ardhurave te perbashket te gjithe atyre qe jane me prirje
te te djathteve me qellim destinimi per nevojat prioritare per ceshtje jetiike kombetare. Ne kete menyre kishte me u rrit numri i pjesmarresve per aresye se nje numer bukur i madh qe ia don te miren vendit nuk komunikon publikisht por deshiron te kontribon per zgjidhjen e ceshtjes kombetare.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-10-2003 nė 18:47 Edit Post Reply With Quote
Po i nderuar ne ketu i kemi shkruar disa parime, ne kete adrese:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1824&page=#pid7952

Deri tani jemi shume pak dhe shume keq te organizuar.

Shtimi i anetareve te edsh eshte ne vend numero, bile gjendja eshte dhe me keq. Besimi, Sefedini dhe Ago shume rradhe jane ne kontakt.

Ndoshta po kerkojme te pamunderen,

ndoshta ne te djathtet nuk jemi te zot te vetorganizohemi per te ndihmuar njeri -tjetrin,

ndoshta eshte me lehte te lexosh, te kritikosh sesa te punosh,

ndoshta ne te djathte jemi mosbesues ne gjene,

ndoshta ne te djathtet enderrojme me sy hapur,




Nuk e di, sakte se pse, por ky eshte realiteti.

Askush nuk e mori nismen dhe shkruajtur peticionin per njohjen e Pavaresise psh

Ju pershendes,

Anton





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Pecija

Postuar mė 16-10-2003 nė 04:59 Edit Post Reply With Quote
Una i pergjigjem atyre kritereve dhe ftoj te gjithe pjesmarrsve te tjere qe mundesisht te i pergjigjen ndihmes materiale me ndonje ndihme sado modeste ama te fillojme nje baze ne kete drejtim .Te mblidhemi pas te se vertetes mbi te djathten .Kishte me pas peshe
qe te jemi te zotet qe te ndihmojme ndonje
talent te fmijve te familjeve te varfera qe nuk ka mundesi te shkollohet . te ndihmojme ndonje rast specifik te ndonje te smuri , te ndihmojme ne investimet te cilat jane me peshe tejet te rendesishme kombetare . Psh vetem 10 mije vete te rreshtohemi ne kete drejtim sa do te kontribonim e qe ka mundesi edhe me shume . Nuk duhet nguruar se vetem ne kete drejtim mundemi me u ba ata qe deshirojme . Te provojme te mbiellim njehere per te miren tone , per gzimin , per ardhmerine e jetes tone. E di qe eshte bere
keqperdorime ne qeverisjen e mjeteve te grumbulluara nga qytetaret tone ne menyra shume te vrazhda ,mirepo te mblidhemi vullnetarisht per rreth te djathtes te provojme njehere aftesit e sinqeritetit tone
pra te i dhame shanse te se djathtes te tregohet se sa peshon . Kjo kishte me pas jehone permiresimi i shume strukturave
tjera . Cka do te thote se pa dallim feje pa dallim vendi pra nga te gjitha trevat tona
te provojme njihere si po na shkon zeri . Una me gjithe deshire i pergjigjem dhe uroj qe te kemi sukses . Me dergoni adresen ne emajlin tim dhe ska problem . Ju faleminderit

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2003 nė 08:56 Edit Post Reply With Quote
Ju pershendes,

cila eshte adresa e e-mail tuaj sepse ajo qe keni ne profil nuk funksionon.

Ose me kontaktoni ne adresen:

anton@edsh.org

Nderime,

Anton





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Pecija

Postuar mė 9-11-2003 nė 02:53 Edit Post Reply With Quote
Pershendetje pershendetje Anton.
Meqense kame pas problem me kompjuter
per ca dite nuk kame mundur te komunikoj deri prame me cka kerkoj falje.
Prame te kame derguar nje mesazh nuk di sa e keni pranua apo jo . Mbes me shprese se do te gjej mirkuptim mungesa ime qe eshte kryesisht e karakterit teknik.
Mbes prane asaj cfare e kame thene pa fare pikedyshimi. ju ngjat jeta Juve.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-11-2003 nė 22:54 Edit Post Reply With Quote
Gjithcka ne rregull,

mesazhi me ka ardhur, sapo te kem nje minute kohe do t´ju pergjigjem.

Ju falenderoj per gjithcka,

Anton





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6655309 sekonda, 42 pyetje