Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Varferia dhe mjerimi
Anton Ashta

Postuar mė 13-12-2002 nė 23:45 Edit Post Reply With Quote
Apel njerėzor nga fshati i skėterrės

Apel njerëzor nga fshati i skëterrës
Nga Prof.Dr. Mevlan Kabo

Para shumë vitesh, në ekranet e kryeqytetit pata rastin të shikoja një film me temë sociale tejet tronditëse. Filmi quhej " Rio Eskondito- qyteti i skëterrës", ai ishte, në mos gaboj, film meksikan dhe rolin kryesor në të e luante artistja me famë botërore, Maria Feliks. Filmi trajtonte jetën e banorëve të një qyteti të humbur meksikan. Të braktisur në një qoshe të shkretëtirave meksikane, të terrorizuar nga pushteti shtetëror dhe shfrytëzuesit e pangopur, të goditur nga forcat e verbra të natyrës dhe, më në fund, të mposhtur nga varfëria e tejskajshme dhe sëmundjet vdekjeprurëse, banorët e Rios ishin katandisur në kufoma të gjalla që jetonin midis jetës e vdekjes. Skenat e tmerrshme të këtij filmi m’u ringjallën me një forcë edhe më tronditëse (sepse bëhet fjalë për bashkëqytetarët e mi), ndërsa bashkë me kolegët e mi të Institutit të Gjeografisë të Akademisë së Shkencave, po vrojtonim situatën e krijuar ditët e fundit në fshatin Nimçë të zonën së Lumës, rrethi i Kukësit lidhur me disa procese natyrore të ndodhura në të. Shkas për këtë ekspeditë u bë një artikull botuar në gazetën "Shekulli", më datë 25 nëntor të këtij viti.
Duke parë në vend, jo aq dhe jo vetëm rrëshqitjet, sesa mjedisin gjeografik në tërësi dhe jetën e banorëve të Nimçës, kushtet shumë të vështira natyrore dhe varfërinë e rëndë, sidomos gjendjen shëndetësore, për aq sa mund të konstatohet nga pamja e jashme dhe të dhënat e banorëve të fshatit, m’u kujtuan menjëherë skenat e Rios. Paraleli midis Rios dhe Nimçës (i pari një përgjithësim artistik i realitetit dhe si i tillë me ekzagjerimet e veta, kurse i dyti një fotografim i realitetit) është bërë si nën efektin e ngjashmërisë së situatave, ashtu edhe nën efektin emocional që na shkaktuan ato që pamë e dëgjuam në Nimçë.
Fshati Nimçë shtrihet në një zonë tejet malore me lartësi mbi 1000 m, me një natyrë shumë të egër dhe kushte po aq të vështira për jetën e njeriut. Të ndërtuar shekuj më parë në vendet më të thella malore, larg rrugëve të komunikacionit, për t’u mbrojtur nga lloj-lloj armiqsh, këta fshatra sot kanë mbetur po aq të izoluara e të braktisura sa edhe më parë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, një rrezik tjetër natyror, jashtëzakonisht i rrezikshëm për Nimçën e fshatrat përreth, janë rrëshqitjet e mëdha të truallit, të vjetra e të reja. Si rrjedhim i proceseve natyrore, fshati Nimçë sot është gjendur në sektorin më të rrezikshëm të një rrëshqitjeje, në trupin e rrëshqitjes, kështu që ekziston rreziku i madh që tërë fshati të rrëshqasë e të zbresë poshtë në lumë. Ngjitja për në fshat, bëhet nëpërmjet një monopati të ngushtë si rrugë dhish me zigzage të panumërta, ku pakujdesia më e vogël të çon në greminë 300-600m të thellë. Këtë monopat, banorët e fshatit, pleq, fëmijë, gra, shpesh të ngarkuar me dru e sende të tjera duhet ta bëjnë çdo ditë për të siguruar mbijetesën. Aq i pjerrët është terreni, saqë në Nimçë është e pamundur të ndërtosh shtëpi të reja.
Por më tronditëse se kushtet e rënda natyrore ishin njoftimet që morëm nga banorët e fshatit dhe kryetari i komunës për gjendjen e rëndë shëndetësore dhe arsimore të banorëve, Pas viteve ‘70-‘80, kanw vdekur një numër i madh banorësh, përfshirë shumë fëmijë, nga sëmundje të pakuptueshme për ta. Sic vwrehej edhe nw artikullin e “Shekulli”-t, vetëm nga fisi Hoda, brenda kësaj periudhe kanë vdekur 9 veta të moshës 50-60 vjeç, ka familje që u kanë vdekur 5-6 fëmijë, pa mbushur moshën 15 vjeç, kurse në një familje kanë vdekur 10 fëmijë. Shumë banorë të tjerë vuajnë nga një sëmundje e pazakontë në vendin tonë, që karakterizohet nga një dobësim i përgjithshëm i trupit deri në gjendje agonie. Shumica e fëmijëve që pamë ishin të pazhvilluar nga ana fizike, që vjen edhe nga ushqimi i keq. Sipas banorëve dhe autoriteteve vendore, shkaku i kësaj gjendjeje të popullatës së Nimçës është hapja në vitet ‘70-‘80 e disa galerive aty pranë për kërkimin e mineralit të uraniumit. Ato tashmë janë të braktisura, por galeritë janë ende të hapura, madje në sipërfaqe ka ende minerale të shumta të grumbulluara nga ajo kohë, të cilat siaps tyre rrezatojnë radioaktivitet vdekjeprurës për shëndetin e njerëzve. U informuam se kjo situatë nuk është e panjohur për qeverinë e pushtetin vendor. Grupi ynë nuk ishte në gjendje të jepte një mendim të saktë për këtë gjendje, sepse kjo kërkon specialistë përkatës dhe analiza laboratorike. Por kur u kthyem në Tiranë kontaktuam me disa gjeologë që kishin punuar në galeritë e Nimçës. Ata na thanë se është e vërtetë që këtu janë hapur disa galeri për kërkimin e uraniumit, por ato u mbyllën shpejt sepse përmbajtja e këtij minerali ishte e papërfillshme. Në mineralet e nxjerra doli se ato kishin përmbajtje më të lartë plumbi se uraniumi, por dhe helmet e plumbit janë po aq të rrezikshme sa dhe rrezatimi radioaktiv.
Banorët e fshatit na thanë se këto shpime ishin mbajtur tepër sekret nga regjimi i kaluar, askush nuk duhet të bisedonte për këtë çështje. Por asnjë masë mbrojtëse për minatorët e banorët e fshatit nuk ishte marrë, megjithëse rrezikshmëria e këtyre mineraleve dihej shumë mirë nga qeveritarët e asaj kohe.
Edhe shkolla e fwmijwve ka dalë jashtë përdorimit për shkak të rrëshqitjeve të tokës, kurse mësimi bëhet në një shtëpi private që nuk ka asnjë kusht pune. Mësimet zhvillohen në klasa kolektive. Vetëm rreth 60% e fëmijëve vazhdojnë shkollën. Kurrfarë kujdesi nuk është treguar nga organet përgjegjëse vendore e qendrore për gjendjen. Kuptohet që braktisja e arsimit lidhet me gjendjen e rëndë ekonomike e shëndetësore të banorëve të fshatit. Mbi bazën e atyre që u thanë më sipër është e nevojshme të bëhen disa përfundime e rekomandime për ata që kanë në dorë të ndërhyjnë për të rregulluar gjendjen në Nimçë.
Së pari, është tepër urgjente të analizohet mbi baza shkencore gjendja mjedisore ekologjike e Nimçës dhe fshatrave përreth. Kjo duhet të bëhet nga pushteti vendor, qendror dhe organizmat e tjerë të shtetit. Nuk duhet të lihen të braktisur e të pasigurt për jetën e tyre këta banorë të mrekullueshëm. Së dyti, duhet menjëherë të shkojnë në këtë zonë specialistë për të analizuar shkallën e ndotjes së mjedisit nga rrezatimi radioaktiv ose nga burime të tjera ndotëse. E vërteta duhet të bëhet publike. Ministria e Shëndetësisë e ka për detyrë ta hetojë në hollësi këtë çështje.
Së treti, në zonën e ish-uzinës së përpunimit të bakrit në Gjegjan të Kukësit, ka disa qindra apo mijëra ton skorjesh të mbetura që nga koha e mëparshme, që janë shumë të rrezikshme për mjedisin e njeriun, pasi ato merren nga ujërat e lumit të Lumës dhe derdhen në liqenin e Fierzës duke ndotur ujërat e këtij liqeni dhe viseve përreth. Edhe kjo është një çështje që duhet të analizohet nga organet përkatëse që të zbulohet rrezikshmëria e këtyre mbeturinave ndotëse.
Së katërti, është tepër urgjente që fshati Nimçë me rreth 50 shtëpi, të shpërngulet në mënyrë të organizuar nga shteti, pasi terreni është krejtësisht i rrezikuar nga rrëshqitjet. Nuk duhet pritur derisa ndonjë ditë i gjithë fshati të ndodhet poshtë në lumë, gjë që do të sillte viktima të panumërta. Së pesti, për vendosjen e fshatit të ri të Nimçës mund të përdoren disa qyteza minerale të braktisura, pasi të analizohet gjendja mjedisore e tyre. Një qytezë e tillë mund të ishte ajo e Kalimashit, ku ka disa godina shumëkatëshe e mjedise të tjera të cilat pas rikonstruksionit mund të shërbenin për strehimin e banorëve. Por kjo varet në radhë të parë nga dëshira e vetë banorëve. Ky mendim është vetëm një propozim sa për të hapur debatin për zgjidhjen e këtij problemi të ngutshëm. Së gjashti, Instituti i Gjeografisë i Akademisë së Shkencave, por dhe institucione të tjera, sidomos Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Turizmit dhe e Rregullimit të Territorit, duhet të merren në mënyrë më të organizuar me problemet që shkaktojnë te njerëzit rreziqet e mëdha natyrore (tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet e truallit etj), të evidentohen zonat dhe fshatrat më të rrezikuar, të klasifikohen ato sipas shkallës së rrezikshmërisë dhe mbi këtë bazë të përcaktohen masat që duhet të merren. Komuniteti e shteti nuk duhet të zihen në befasi taktike nga rreziqet natyrore.
U larguam nga Nimça me një gjendje ankthi e dëshpërimi. Kishim lënë atje një pjesë të mendjes e ndjenjave tona. Ishim të pafuqishëm për t'i ndihmuar sadopak banorët e saj në përballimin e gjendjes së mjeruar e pa rrugëdalje ku janë. Zbritëm poshtë rrëpirës për në rrugën automobilistike, ku na priste makina, më shumë duke u zvarritur, sesa duke ecur, nga frika se mos përfundonim në honet e thella të përroit të Topojanit. Rrugës për në Kukës, gjatë darkës e natës, gjatë kthimit të nesërmen në Tiranë, por edhe gjatë këtyre ditëve që jemi kthyer, në biseda me shokë e miq, tema e bisedës ka qenë Nimça e banorët e saj të mrekullueshëm, por shumë të përvuajtur..





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-2-2003 nė 10:11 Edit Post Reply With Quote
Varferia dhe mjerimi

Verilindja, 101 fshatra, si në mesjetë

Alarmi, tetë familje në fshatin Kishaj kërcënohen nga uria dhe të ftohtët

KUKËS-101 fshatra me 1517 familje dhe me një popullsi prej 11600 banorësh janë në gjendje të rëndë social-ekonomike, ndërkohë që 8 familje në fshatin Kishaj të komunës Gjinaj, në rrethin e Hasit, jetojnë si në periudhat parahistorike. Ky është konkluzioni i Kryqit të Kuq Shqiptar, pas vlerësimit të situatës në pjesën më të madhe të komunave të rrethit të Kukësit, Hasit e Tropojës. Grupi vlerësues me vullnetarët e Kryqit të Kuq të Degës Rajonale të Kukësit në koordinim me Shtabin e Emergjencës në prefekturë, kanë vlerësuar situatën në komunat e thella malore përfshi këtu edhe komunën Gjinaj, ku dhjetë ditë më parë, si pasojë e të ftohtit dhe urisë humbi jetën një fëmijë 3-vjeçar. “Në fshatin Kishaj janë vlerësuar 35 familje ku 8 prej tyre kanë nevojë për ndërhyrje urgjente nga Kryqi i Kuq, pasi ata jetonin në kushte tejet të këqija si në periudhat parahistorike”,- deklaroi për gazetën sekretari i degës Rajonale të Kryqit të Kuq Kukës, Ilmi Cena. Por alarmi “SOS” nga grupi vlerësues i degës Rajonale të Kryqit të Kuq është dhënë për familjen 11 anëtarëshe të Fadil Lleshit në fshatin Kishaj, ku jeta e 9 fëmijëve, sidomos e njërit që ishte në moshën 4-muajshe, është në rrezik nga të ftohtit dhe sëmundjet. Me dy prindër të sëmurë, ku kryefamiljari ishte operuar dy herë në veshka, 9 fëmijë të kësaj familjeje ndjehen të rrezikuar, theksuan pas inspektimit burime nga grupi i vullnetarëve të Kryqit të Kuq. “11 anëtarët e familjes Lleshi në fshatin Kishaj, në një kohë kur temperatura shënonte 15 gradë nën zero dhe trashësia e dëborës arrinte një metër, jetonin në një dhomë të improvizuar, të ndërtuar me thupra e baltë, mbuluar me kashtë, pa veshje, shtrojë e mbulojë”,- thotë vullnetari Maliq Morina. Ndërkohë, kryetari i komunës së Shishtavecit, Dylejman Nela, ka bërë të ditur se 20 familje të komunës së tij pikërisht në fshatrat Oreshkë, Cernalevë e Borje ndihen të rrezikuar nga uria e të ftohtit. “Dje djali 12-vjeçar i familjes së Idriz Serjanit nga fshati Oreshkë është djegur duke qëndruar pranë zjarrit dhe familja nuk ka asnjë mundësi për ta dërguar në spitalin e Kukësit për kurim, ndërkohë që gjendja e 12-vjeçarit sa vjen e vështirësohet”,- ka thënë kryetari i komunës së Shishtavecit, Dylejman Nela. Rrethet e prefekturës së Kukësit në të cilën bëjnë pjesë edhe Hasi e Tropoja, shtrihen në një lartësi nga 350 metër deri në 1350 metër mbi nivelin e detit. Shumë prej komunave të këtij qarku shtrihen në një terren tepër të thyer dhe malor, shoqëruar me dimër të ashpër dhe pa infrastrukturën e domosdoshme për standardet minimale. Në tërë këtë zonë jeton një popullsi prej 141 mijë banorësh, ku 73% e tyre jetojnë në fshat. Në të tre rrethet e qarkut të Kukësit numërohen 35 mijë familje ku 14200 prej tyre si burim të ardhurash kanë vetëm ndihmën ekonomike, e cila varion nga 1000-3000 lek në muaj. Kushtet klimaterike, pozicioni gjeografik i këtij rajoni, por dhe indiferenca e shtetit shqiptar, nuk kanë krijuar asnjë lloj prioriteti në zhvillimin ekonomik e social të këtij rajoni. Pjesa më e madhe e popullsisë merret me pak bujqësi dhe blektori dhe kjo për të plotësuar një pjesë shumë të vogël të nevojave familjare.
Bashkim Shala

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-2-2003 nė 11:01 Edit Post Reply With Quote
Ministri e Punës dhe Çështjeve Sociale, apo Ministri e Skamjes, Varfërisë dhe Analfabetizmit?

Vazhdon të rritet numri i vetëvrasjeve për shkak të varfërisë dhe skamjes, që janë bërë pjesëtare të vatrave shqiptare, dhe përgjegjësia nuk bie mbi askënd

Mirela Velillari

Detyra e Ministrisë së Punës dhe të Çështjeve Sociale, është pikërisht sigurimi i fronteve të reja të punës dhe sigurisht, ndihma ekonmike për atë shtresë që quhet e papunë. Në fakt, në Shqipëri po vihet dita-ditës në dyshim, ekzistenca e kësaj ministrie dhe nëse termi "Ministri e Punës" është i saktë, apo jo. Mjafton t'i kthehesh javës në retrospektivë dhe do të kuptosh se kjo ministri duhet pagëzuar me emrin: Ministri e Varfërisë dhe e Vetëvrasjeve. Çdo javë, disa vetëvrasje për shkak të papunësisë dhe kushteve të këqija të jetesës e ndërkohë, ministrja e nderuar Leskaj, vazhdon të mburret për arritjet e saj dhe për marrëveshjet që nënshkruan vazhdimisht me shoqëri të ashtuquajtura të huaja, kur realiteti shqiptar është i hidhur dhe të vret. Rrugë të mbushura me njerëz, të cilët ecin lart e poshtë të menduar se si do ta kalojnë ditën dhe me çfarë do të ushqejnë veten dhe familjet. Duke mos e duruar këtë peshë të rëndë, kryefamiljari ose burri i shtëpisë shikon si të vetmen rrugëzgjidhje, vetëvrasjen. Rasti më i fundit është ai i një babai, i cili i dha fund jetës pikërisht para një jave, duke lënë nëntë fëmijët e tij jetimë, dhe në mes të katër rrugëve. Gruaja e tij që tashmë është bërë, edhe burrë, edhe grua, tregon se i shoqi ka dashur t'i japë fund jetës që më parë, sepse skamja kishte pushtuar prej kohësh familjen e tyre. Varfëria në këtë shtëpi me nëntë jetimë ka arritur kulmin, pikërisht nga pamundësia për t'i dërguar këta fëmijë në shkollë. Ata janë të gjithë analfabetë, nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre, po për këtë askush nuk e ka çarë kokën, përveç komshinjve, të cilët i kanë ndihmuar me bukën e gojës. Thirrjeve të ndryshme të bëra qeverisë dhe Ministrisë së Punës nga të afërmit e tyre për ndihmë ekonomike, u është përgjigjur vetëm heshtja. Por ngjarjet e hidhura nuk kanë të mbaruar dhe të gjitha janë të lidhura me varfërinë që ka pushtuar vendin. Mos-sigurimi i punëtorëve në punë, është edhe ky një problem që po bëhet çdo ditë e më shumë i pranishëm. Kjo ndihet më shumë, pikërisht atëherë kur ndonjëri prej këtyre të pasiguruarve humbet jetën, duke rënë nga maja e ndonjë pallati shumëkatësh. Rasti më i fundit është ai i fundosjes së të riut nga Durrësi në gropën e madhe të llaçit, pikërisht në vendin ku ai punonte. Askush nuk mbajti përgjegjësi për vdekjen e tij tragjike, duke varrosur bashkë me trupin e 17-vjeçarit, edhe përgjegjësinë për vdekjen e tij. Problemet sociale në një javë, mund t'i përkufizojmë shkurt: varfëri dhe vetëvrasje.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2003 nė 08:21 Edit Post Reply With Quote
Kur jeton me pensionin 1000 lekë të kooperativës

Një shtëpi që të bënte të dyshoje se jetoje në shekullin XXI. Një pjesë e mureve me baltë, një sobë e lashtë e disa dërrasa të gozhduara me njëra-tjetrën që improvizonin bufenë, televizor "Lura" bardh e zi që nuk punonte e krevate me susta të rëna, mbi të cilët ishin hedhur shkujdesur dyshekë të vjetër me lecka

Përveç pluhurit të rrugës që të ndryshon ngjyrën e rrobave e llucës që për fatin tonë të mirë ishte tharë paksa nga dielli i djeshëm, ajo që të binte menjëherë në sy ishin puset në oborret e shtëpive. Jo larg ndërtesës dykatëshe që po zhvillohej mbledhja mes prefektit e pjesëtarëve të grupit të punës që po përpiqeshin të gjenin kompromisin me një pjesë të drejtuesve të grevës, të zinte syri një shtëpi të lënë përgjysmë, e cila të bënte të dyshoje që jetoje në shekullin XXI. Një pjesë e mureve me baltë, misra të varur mbi derë, një sobë e lashtë e disa dërrasa të gozhduara me njëra- tjetrën që improvizonin bufenë, televizor "Lura" bardh e zi që nuk punonte e krevate me susta të rëna mbi të cilët ishin hedhur shkujdesur dyshekë të vjetër me lecka. Kjo ishte panorama që të ofronte shtëpia e Musë Omurit, e ardhur para 7 vjetësh në Tiranë nga Kolosjana e Kukësit. Tek dera të pret një plakë e veshur keq, që të fton të hysh brenda. Ata janë vetë i shtatë në familje: dy pleqtë, (Musa dhe Hajrija) djali (Nasipi), nusja (Zarifja) dhe tre fëmijët Urimi (8 vjeç), Bedria (5) dhe Adelina 1 vjeç e gjysmë. Urimi, djali i madh, është i paralizuar nga gjymtyrët e poshtme e përveç kësaj nuk mund të flasë. Ai ka dalë në kemp e ilaçet i merren falas, ndërsa injeksionet ia bën një infermiere aty pranë, së cilës hera-herës detyrohen t'i japin 1 mijë apo 2 mijë lekë. "Jemi të këputur, nuk ka ku të vejë më keq", thotë Hajria 62-vjeçare, të ardhurat e familjes së të cilës janë 6500 lekë në muaj. "Unë marr 1000 mijë lekë pensionin e kooperativës e im shoq pensionin e shtetit 5500 lekë. Nusja nuk punon, ndërsa djali shkon çdo ditë tek Ushtari i Panjohur duke shpresuar të gjejë ndonjë punë. Jetojmë me ato që na falin të afërmit apo fqinjët. Nuk rriten fëmijët me bukë e groshë", thotë ajo tek i mbushen sytë me lotë. Ata janë detyruar të vijnë në Tiranë, pasi u ishte prishur shtëpia në Kukës dhe në vendin e saj ishte ndërtuar një shkollë. Jo vetëm që nuk përfituan asnjë kompensim, por nuk arritën të transportonin as plaçkat. "Në Kukës kisha shtëpi mjaft të mirë, ndërsa në Tiranë 6 vjet kemi jetuar në barakë. Dalëngadalë ndërtuam këtë shtëpi që shikoni duke marrë para borxh nga të afërmit", vazhdon rrëfimin e saj Hajria, e cila duhet të vrasë mendjen çfarë t'u sajojë për të ngrënë mbesave dhe nipit të saj.

tema

A mund te me thote kush sa Euro ne muaj merr kjo familje?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-8-2003 nė 07:08 Edit Post Reply With Quote
Rritet paga minimale, minimumi jetik "sekret"
Ne dhjetor te vitit 2001 eshte llogaritur minimumi jetik, ne baze te te cilit po behen rritjet e pensioneve dhe pagave. Shifra e minimumit qarkullon vetem brenda ministrise. Por, sipas njoftimit zyrtar te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Keshilli i Ministrave miratoi rritjen e pages minimale, 10.060 leke, qe eshte 50 per qind me e larte e minimumit jetik per fryme. Pra minimumi jetik eshte 50.030 leke



Denisa Xhoga



Keshilli i Ministrave miratoi rritjen e pages minimale, 10.060 leke, ne baze te minimumit jetik. Por, sa eshte minimumi jetik ne Shqiperi?. Debatet dhe shifrat kane qene te shumta keto 11 vjet. Deri tani Ministria e Punes dhe ceshtjeve Sociale nuk ka guxuar te deklaroje asnjehere se sa eshte minimumi jetik. Megjithate sipas njoftimit zyrtar te kesaj ministrie paga e vendosur eshte 50 per qind me e larte se minimumi jetik per fryme, pra minimumi per fryme i bie te jete 5.030 leke. E thene ndryshe paga minimale e vendosur eshte mbi 90 per qind e minimumit jetik per nje te punesuar, i cili ka ne ngarkim dhe pjesetare te tjere te familjes. Pra, minimumi jetik per nje kryefamiljar eshte 11.000 leke. Minimumi jetik eshte llogaritur, por ai nuk publikohet. Burime te brendshme te Ministrise se Punes dhe ceshtjeve Sociale thone se minimumi jetik eshte kalikuluar ne baze te nje studimi te kryer ne dhjetor te vitit 2001. Rritjet e pagave dhe pensioneve behen ne baze te ketij minimumi. Por, sipas studimit te sindikatave te pavarura, ILO, minimumi jetik per fryme eshte 93 mije leke, pra 40 per qind me i larte se ai i llogaritur nga Ministria. Sipas njoftimit te Ministrise se Punes dhe ceshtjeve Sociale para 15 muajsh, deri ne qershor te vitit 2002, paga minimale ishte 58 per qind e minimumit jetik per nje te punesuar. Ne dy vitet e fundit, paga me e ulet eshte rritur 40 per qind, pra, nga 4.400 leke ne vitin 1997, ne 7580 leke ne qershor 2002 dhe me vendimin e ri te qeverise arrin ne 10.060 leke ne muaj. Sipas Ministrise brenda vitit te ardhshem pritet te tejkalohet treguesi i minimumit jetik per nje te punesuar. Caktimi i pages minimale eshte diskutuar me punedhenesit e punemarresit dhe eshte konkluduar ne Komisionin e Pagave te Keshillit Kombetar te Punes.

Kush perfiton nga vendimi

1) Perfitojne drejteperdrejte mbi 7680 punonjes buxhetor, ose 7 per qind e punonjesve buxhetore

2) Mbi 100 mije te punesuar ne sektorin privat

3) Paga minimale per punonjesit buxhetor, te cilet perfitojn shtesa me karakter te perhershem, si per vjetersi ne pune, per veshtiresi, per natyre te vecante pune, varion nga 12640 leke deri ne 19454 leke ne muaj

4) Paga minimale dhe rritja e saj sherben si reference per skemat e mbrojtjes sociale, per t

te paaftet, te verberit, paraplegjiket. Nga rritja e pages minimale perfitojne automatikisht 50 mije te paafte, 8 mije te verber dhe 600 paraplegjike e tetraplegjike




--------------------------------------------------------------------------------
30/08/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-9-2003 nė 14:27 Edit Post Reply With Quote
Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri, më e larta


Elda Spaho

Me moshën e popullsisë të re, ndër më të lartat në botë dhe me vdekshmërinë foshnjore, gjithashtu ndër më të larta në botë, Shqipëria nuk ka si të mos ofrojë të dhëna mjekësore nga më të çuditshmet, të cilat janë publikuar dje nga Observatori Evropian, mbështetur nga “Sorosi”, në një botim titulluar “Shqipëria: sistemet e kujdesit shëndetësor në tranzicion”.
Nga se vdesin shqiptarët
Studimi në fjalë botohet për herë të parë në Shqipëri. Por më parë, botime të këtij lloji kanë dalë në dritë për të tjera vende në tranzicion, fqinjët tanë. Pas Bullgarisë, Sllovenisë, ishte radha e të dhënave të sistemit shëndetësor shqiptar. Të dhëna që nuk janë edhe aq optimiste po t’i krahasosh me ato të fqinjëve dhe që janë tepër të vrazhda po t’i krahasosh me ato të vendeve të zhvilluara. Sipas studimit në fjalë, treguesit më të kënaqshëm të shëndetësisë ngelen jetëgjatësia dhe mosha e re e popullsisë. Shqiptarët rrojnë gjatë, edhe pse jetojnë në vendin më të varfër të Evropës, me shumë pak të ardhura. “Jetëgjatësia e tyre duket paradoksale kur merr parasysh të ardhurat e ulëta, shërbimin e kufizuar shëndetësor dhe shpërthimin e sëmundjeve ngjitëse”, thuhet në studim. Kjo jetëgjatësi e admirueshme është falë dietës tipike mesdhetare, me fruta e zarzavate, që ne vazhdojmë ta përdorin shumë sot e kësaj dite, edhe pas shpërthimit të picave e hamburgërve. Sidoqoftë varfëria ka filluar t’i japë shenja të qarta edhe tek jetëgjatësia. Nëse në vitet 1990-1995, ajo ishte 68.5 vjet për burrat dhe 74.3 për gratë, tashmë ka filluar zbritjen disavjeçare.
Po kaq të vagullta ngelen edhe dy të dhënat e tjera pozitive për shëndetin e shqiptarëve: lindjet dhe mosha e re. Megjithëse kemi një nga ritmet më të larta të lindjeve , 2.4 fëmijë për çdo grua, nuk mund të buzëqeshim dot, sepse shumë prej tyre foshjave vdesin. “Vdekshmëria foshnjore mbetet një nga më të lartat në rajon dhe në Evropë”, thuhet në studim. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vitin 1999 kishte 17.5 vdekje për 1000 lindje, por kjo shifër hidhet poshtë nga një studim i UNICEF-it, për vitin 2000. Sipas tij, vdekshmëria foshnjore në Shqipëri ishte 28 për 1000 lindje. Edhe vdekjet e grave, gjatë lindjes nuk lënë vend për optimizëm. Sërish shifrat tona janë të larta: deri në vitin 2000, 17.5 gra vdisnin gjatë lindjes. Kjo shifër është më e lartë se ajo e Bullgarisë dhe Maqedonisë, por më e ulët se në Rumani dhe Turqi.
Në shkallë kombëtare, vdekshmëria në Shqipëri është 5 për 1000, tregues që nuk ka ndryshuar shumë gjatë 10 viteve të fundit. Sidoqoftë kanë ndryshuar shkaqet e vdekjeve. Sipas Institutit të Statistikës, në vitin 1999, 45% e tyre janë shkaktuar nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, 16.6% nga kanceret dhe 11% nga aksidentet e plagosjet. “Këto tre grupe shkaktojnë 75% të të gjitha vdekjeve”, thuhet në studimin e observatorit evropian.
Sa pak mjekë
Të dhënat për spitalet dhe mjekët janë po kaq të zymta. Studimi pranon hapur se mjekët shqiptarë marrin para nën dorë, edhe pse nuk ka shifra të sakta për këtë fenomen. Po kështu pranohet edhe fakti se shumica e tyre kanë hapur klinika private, përveçse punës që kanë në spitalet publike. Një gjë e tillë ndalohet nga ligji shqiptar, duke përjashtuar profesorët e Fakultetit të Mjekësisë, që mbajnë titullin profesor-doktor. Observatori nuk ka harruar të përmendë edhe Urdhrin kombëtar të Mjekut, i cili duhet të bëjë zap korrupsionin tek bluzat e bardha, por që ende nuk ka dhënë rezultate.
Ky “rebelizëm” i mjekëve i ka rrënjët tek rrogat e ulëta. Pagesa mesatare mujore e tyre ka qenë 29 mijë lekë, sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe nuk ka pësuar ndonjë rritje të madhe këto tri vitet e fundit.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, ja ku mbërrijnë edhe disa të dhëna të tjera. Në vitin 1999 Shqipëria kishte 4494 doktorë, shifër që thuajse nuk ka ndryshuar më vonë. Sipas llogaritjeve, 1000 banorëve u takon 1.36 doktorë dhe kjo është shifra më e ulët në Evropë, mesatarja e së cilës shkon tek 4 doktorë për 1 000 persona. Vetëm të dhënat e Bosnjës dhe Hercegovinës afrohen disi sepse këto vende kanë 1.5 doktorë për 1 000 banorë.
Gjendja rëndohet edhe më po të kihet parasysh se edhe këta mjekë nuk janë të gjithë në lartësinë e duhur, sipas studimit të observatorit europian. “Shqipëria ka shumë pak mjekë profesionistë të trajnuar në krahasim me vendet e tjera të Evropës”, thuhet aty.
Edhe përqindja e infermiereve dhe mamive ngelet më e ulëta në të gjithë Evropën, rreth 3,7-4 për 1 000 banorë, në një kohë kur mesatarja europiane shënon shifrat 5.5-6. Vetëm Rumania, Bosnja dhe Hercegovina na afrohen disi, por sidoqoftë të dhënat e tyre nuk bëhen asnjëherë aq të ulëta sa ato të Shqipërisë.

Shqiptarët
Frikë nga spitalet
Shqipëria kishte 3.2 shtretër spitalore për 1000 banorë, në vitin 2000, pra më pak se në të gjitha vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Evropës Qendrore dhe asaj Lindore. Sidoqoftë ka më shumë shtretër për persona krahasuar me vendet e Evropës Perëndimore, meqë sistemi shëndetësor i këtyre të fundit është tepër modern. Banorët e tyre i drejtohen hallkave të tjera të shëndetësisë, para se të përfundojnë në spital, kështu që numri i shtretërve nuk ka pse të jetë i lartë.
Edhe pse kanë shumë pak shtretër për t’u shtruar në spitale, shqiptarët nuk nxitojnë t’i zënë ato. Jo ngaqë gëzojnë shëndet të plotë, por ngaqë spitalet u ngjallin krupën dhe ua zbrazin xhepat. “Njerëzit nuk mund ta përballojnë kërkesën për pagesën nën dorë të mjekëve dhe personelit tjetër. Për më tepër cilësia e dobët e shërbimeve dhe kushtet jo të mira higjienike i frenojnë ata të shtrohen, edhe kur një gjë e tillë është e domosdoshme”, thuhet në studimin e observatorit evropian.

Çfarë është Observatori Evropian
Ai është një program ku janë përfshirë Organizata Botërore e Shëndetësisë, qeveritë e Greqisë, Norvegjisë dhe Spanjës, Banka Evropiane e Investimeve, Instituti i Shoqërisë së Hapur, Banka Botërore, Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike e Londrës dhe Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale e Londrës. Observatori është një bashkëpunim që synon të mbështesë dhe të nxisë ndërmarrjen e politikave shëndetësore të bazuara në fakte dhe analiza shkencore në Evropë.
Studimi “Shqipëria: sistemet e kujdesit shëndetësor në tranzicion”, është bërë me asistencën e shumë zyrtarëve të lartë nga Ministria shqiptare e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, INSTAT-i, etj. Botimi i tij është mbështetur nga fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë-Soros”.




16/09/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-6-2004 nė 20:32 Edit Post Reply With Quote
O Zot! Sa të varfër jemi?!

Nga Mitro Çela

Një dorë e zgjatur që lyp lekë, pasi të fshin xhamin e makinës! Një fëmijë që derdh lotë, sepse nuk shkon dot në shkollë! Një malësor që blen bukë me listë! Një i papunë që belbëzon që në pikë të mëngjezit: "A doni punë, zotni!" Këto copëza nga realiteti shqiptar, krijojnë tek çdo njeri ndjenjën e keqardhjes. Ndërsa po të lexosh statistikat e shtetit, instinktivisht të del nga shpirti thirrja: "O Zot, sa të varfër jemi!"

(1)

Mbi tavolinën e punës kam një libër. Titulli: "Strategjia Kombëtare për Zhvillim Ekonomik dhe Social". Botim i Këshillit të Ministrave. Viti 2003. Faqja 42. Një e katërta e popullsisë shqiptare është e varfër, domethënë që shpenzojnë më pak se 2 dollarë në ditë për çdo person. Me një veprim të thjeshtë arithmetike del se 750 mijë shqiptarë janë të varfër! Gjysma e këtyre të varfërve janë nën moshën 21 vjeç! O Zot, sa të varfër jemi!

Në vazhdim, nga i njejti libër. 5 për qind e popullsisë është ekstremisht e varfër, domethënë nuk plotësojnë nevojat për ushqim. Në zonat e thella në Veri të vendit, kjo shifër ngjitet në 20 për qind të popullsisë?! Çdo person ekstremisht i varfër shpenzon më pak se një dollar në ditë! Një në shtatë fëmijë në Shqipëri, si pasojë e kequshqimit, paraqet mangësi të theksuara në zhvillim.

Antiteza e parë. Rroga mujore e Presidentit të Shqipërisë është 2,2 milionë lekë të vjetra. Kjo rrogë do të mjaftonte për të paguar mbi 90 familje me asistencë në bashkinë e Këlcyrës (Përmet). Kryeministri merr çdo muaj 1,95 milionë lekë. Ta dijë vallë zoti Nano, kur firmos në bordero se e ka rrogën 15 herë më të lartë se sa është minimumi jetik, që në Shqipëri është 87 mijë lekë të vjetra në muaj?! 505 nënpunës shteti marrin çdo muaj rroga të barabarat me pagën e një ministri: 1,5 milionë lekë të vjetra në muaj. Fondi i pagave për këta nëpunës të lartë të shtetit është dy herë më i lartë se granti që buxheti i shtetin ka dhënë këtë vit për qarkun e Shkodrës?!

(2)

Vazhdojmë me togfjalët: "Fëmijë në rrezik!" Kemi të bëjmë me fëmijë të porsalindur deri në moshën 14 vjeç. Përfshihen këtu jetimë, lypësa, pa shkollë, pa punë. Në qarkun e Kukësit "fëmijë në rrezik" përbëjnë 17 për qind të të gjithë fëmijëve? Shpëtoji o Zot, fëmijët e mjerë nga kthetrat e vdekjes! Një shprehje tjetër e "thatë": "Të rinj në rrezik!" Statistika përfshin të rinj nga mosha 14 vjeç deri në 25 vjeç. 23 për qind e këtyre të rinjve janë të papunë, përdorues të drogave dhe alkoolit, kanë sjellje prej krimineli! Por të rinjtë në rrezik në qarkun e Kukësit kapin shifrën 55 për qind! Në qarkun e Shkodrës 33 për qind!

Statistika është e ftohtë! Kallkan! Ajo vetëm konstaton! Ajo është një kambanë alarmi... që bie në vesh të shurdhër, sepse në këto qarqe janë shtuar kishat e xhamitë, por mungojnë investimet për të hapur vende pune. Dhe i riu i papunë ka dy alternativa: rrugën e krimit ose rrugën e drogës! Nuk mjafton të lutesh: "Ati ynë që je në qiell, jepu dritë këtyre të rinjve që të kthehen në rrugën e Zotit!" Kur të rinjtë i braktis qeveria, edhe Zoti u qëndron larg!

Por le të vazhdojmë "shtegtimin" mes statistikave. "Gra në rrezik". Përfshihen gra të divorcuara, të abuzuara, viktima të prostitucionit. Përbëjnë 5 për qind të të gjitha grave të vendit. Në Berat, Elbasan dhe Fier, përqindjet ngrihen më lart! Mëshira për "gratë në rrezik" ngrihet në shkallën më të lartë kur dëgjon edhe lajmet për prostitutat shqiptare që mbushin rrugët e Romës, Athinës, Londrës! O Zot! Jepu durim qeveritarëve të njohin realitetin!

Antiteza e dytë. Në ligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2004 kemi këto shifra. Kryeministria ka 345 punonjës dhe një fond page prej 290 milionë lekë të reja për rroga dhe kontribute të sigurimeve shoqërore. Rrethi i Pukës ka një popullsi prej rreth 35 mijë banorë. Granti i buxhetit të shtetit për rrethin e Pukës është rreth 110 milionë lekë?! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka 45 punonjës dhe fond page përej 98 milionë lekë. Rrethi i Malësisë së Madhe ka rreth 37 mijë banorë. Granti i buxhetit të shtetit për këtë rreth që ka një bashki dhe katër komuna është rreth 74 milionë lekë?! O Zot! Falu durimin, të paktën deputetëve, për t'i ndarë me drejtësi në parlament paratë e buxhetit të shtetit, që krijohen nga taksat që paguajnë qytetarët e varfër! Amin!

(3)

Në faqen 45 të librit është shkruar: "Të moshuar në rrezik". Shifrat janë tronditëse. 13 për qind e të moshuarve në rang vendi jetojnë të vetmuar, të braktisur, me të ardhura nën 1 dollarë, të paaftë për t'i shërbyer vetes. Por ka edhe më keq. Në Berat, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës kjo shifër shkon në 20 për qind! Pasi lexova këtë tablo të mjerimit, nuk mund të vazhdoja më tej shfletimin e librit të mbushur me shifra pesimisti. Duke u kthyer mbrapsht, instiktivisht mendova: "Mund ta ketë lexuar këtë libër Kryeministri ynë?" Mendja e parë më tha "JO". Argumenti: Kryeministri i ka të gjitha kompetencat që së paku të "marrë në dorë gërshërën dhe të presë" fonde nga institucionet për t'i kaluar në komunat dhe bashkitë më të varfëra të vendit. Bindja për këtë "JO" më shtohet edhe për një fakt. Pikërisht në kohën kur vazhdonte puna për hartimin e projektbuxhetit të vitit 2004, më 30 tetor të vitit 2003, qeveria ka marrë vendimin numër 718 me titull:" Për mbështetje të diferencuar financiare për disa komuna". Në këtë vendim përfshihen rreth 80 komuna. Duke i qarë hallin Kryeministrit që nuk e lënë "gër-mërret" mes socialistëve për të kënduar statistikat që "prodhon" qeveria, libri "u hap" në faqen e parë. Në krye të faqes: "Shprehje e mirënjohjes!" Në fund të faqes... është emri i Kryeministrit! "Duke e konsideruar punën e vështirë... dëshëroj të shpreh falenderimet e mia...".

Të komentosh më tej do të thotë të rrahësh ujë në havan...

temA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-9-2004 nė 08:43 Edit Post Reply With Quote
E Shtune, 18 Shtator 2004


VETEMBYTET E VEJA, NENE E TETE FEMIJEVE

Durres - Varferia con drejt vetembytjes nenen e 8 femijeve. E mbetur e ve dhe pa perkrahje, nje grua e ardhur ne Durres nga fshatrat e rrethit te Matit i ka dhene fund jetes se saj. Mrike Luxhaj, 54 vjec, eshte viktima e radhes e varferise, papunesise dhe mungeses se politikave te favorshme sociale per kategorite ne nevoje nga shteti shqiptar. Nje nate me pare, gjumi qe e kishte braktisur prej kohesh, nuk e ka zene fare Mriken. Ka marre vendimin perfundimtar. Jeta e saj e mbushur me dhembje e pa ndonje kenaqesi, me probleme te shumta ne perballimin e saj nuk i ka lene asnje rrugezgjidhje tjeter. Ne mendjen dhe ne shpirtin e saj te vrare nga e sotmja dhe e nesermja e pashprese rruga e vetme e shpetimit ka qene e barabarte me vdekjen.

Mrika u gjet ne buze te detit paraditen e djeshme ne vendin e quajtur Ura e Dajlanit, jo larg ish-kenetes, shume prane baneses se saj. Nga rrefimet e familjareve te saj rezulton qe 54-vjecarja te kete dale nga shtepia e saj ne ish-keneten e Durresit, rreth ores 04.00 te dites se djeshme kur te tjeret kane qene ne gjume. Ne hyrje te plazhit te Durresit eshte ndalur. Ka hequr kepucet, i ka braktisur ne bregun e detit dhe eshte futur ne uje. Trupi i pajete eshte gjetur ne breg prane lokalit te njohur me emrin "Bunkeri". Nga te dhenat e para rezulton se gruaja eshte vetembytur si rrjedhoje e nje situate te rende ekonomike ne familjen e saj. E lindur ne Kurbnesh te Matit, Luxhaj bashke me familjen e saj ishte shp-rngulur ne hyrje te Durresit. Se bashku me shume familje te tjera te ardhura qe e kthyen zonen e ish-kenetes ne nje lagje te madhe te banuar.

Te varferit, ne meshire te fatit

Nena me shume femije, pa mundesi punesimi dhe marrjeje te nje perkrahjeje sociale sado te vogel nga shteti per te perballuar te pakten buken e perditshme. Kjo eshte panorama qe te shpaloset ne te gjithe periferine e Durresit ku me shpresen per nje jete me te mire jane vendosur mijera familje te ardhura gjate levizjes se lire demografike te viteve '90 e ne vazhdim. Shoqata e grave me probleme sociale ne Durres, punon prej kohesh me shume nga familjet e ardhura nga rrethe te ndryshme te vendit e te vendosura ne zonen periferike veriore te qytetit-port. "Ato jane gra me shume probleme dhe qe pervec problemeve socialo-ekonomike qe kane si pasoje e ceshtjes se integrimit ne jeten e qytetit dhe papunesise e te tjera si keto, provojne dhe dhunen e familjareve te tyre. Te ndodhura nen nje presion te tille shpesh ato e gjejne veten pa nje rrugedalje",- thote Bajana Ceveli, kryetare e shoqates e cila zbaton nje projekt te EFP me ndihma ushqimore per familjet me te varfra te Spitalles dhe Porto-Romanos, edhe keto zona te populluara nga te ardhurit. Jane afro 1500 familje te evidentuara nga anetaret e kesaj shoqate me nevoja emergjente per jeten, por vetem 200 prej tyre mund te mbeshteten me nje ndihme baze ushqimore. Ne Qendren e Keshillimit per Grate dhe Vajzat e Dhunuara ne Durres jane rreth 300 kartela te hapura per secilen nga grate e ketyre zonave qe frekuenton Qendren per te marre mbeshtetjen e duhur nga sherbimet falas te ofruara prej saj. Nderkohe ne zonen e ish-kenetes, ne ndihme te banoreve te saj, vepron nje tjeter OJF, ICMC-ja. Jeta eshte e veshtire dhe ndonese ne dukje jo fort e ndjeshme realiteti shqiptar dhemb. Sqima ne veshje e shqiptareve jo rrallehere eshte marre si nje tregues i nivelit te mireqenies nga te huajt te cilet kane nisur te reagojne dhe ne donacione. Shteti i pafuqishem per te mbuluar pasojat e politikave dhe arkes se tij hesht, ndersa rastet si ai i Mrikes nga Kurbneshi trondisin fort dhe u bien kembanave te alarmit per kete realitet kaq te prekshem dhe neper listat e shumta te veresise qe hasen ne dyqanet e artikujve ushqimore dhe ne qytetet e medha.

Vali Qyrfyci

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-9-2004 nė 08:48 Edit Post Reply With Quote
E Shtune, 18 Shtator 2004


KOSOVA, VENDI ME I VARFER NE BALLKAN DHE EVROPE

Kosova vazhdon te mbetet vendi me i varfer ne Ballkan dhe Evrope, thuhet ne nje raport per zhvillimin njerezor gjate vitit 2004 te publikuar nga Programi per Zhvillim i OKB-se, UNDP. Ndonese varferia e skajshme thuhet se nuk eshte ne ate shkalle sic ishte prezentuar ne raportin e vitit 2001, hulumtimet me te reja thone se niveli i varferise per vitin 2004 ne Kosove tregon se 9.6 per qind e njerezve ende vazhdojne te jetojne ne kushte varferie. Promovimin e ketij raporti e beri drejtoresha e Zyres se UNDP-se Kristina Rot dhe Kryeministri Bajram Rexhepi. Indeksi i paraqitur nga UNDP do te sherbeje per perzgjedhjen e masave te Qeverise lidhur me problemet e shumta ne lidhje me zhvillimin njerezor ne Kosove, tha Rexhepi.

Nderkaq Kristina Rot tha se raporti eshte rezultat i punes 18-muajshe, ku eshte perfshire edhe anketimi neper secilen nga komunat e Kosove. Ne raportin e UNDP-se thuhet po ashtu se me pak se 47 per qind te njerezve ne Kosove jetojne me me pak se dy dollare ne dite, perderisa me me pak 1 dollar ne dite jeton me shume se 12 per qind e popullates se ketushme. Niveli me i larte i varferise, bazuar ne gjendjen neper komuna, sipas ketij indeksi, eshte ne Dragash, Drenas, Skenderaj dhe Rahovec. Sipas ketij raporti, papunesia ne Kosove eshte nen 44 per qind.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 23-9-2004 nė 23:59 Edit Post Reply With Quote
Shteti indiferent ndaj varferimit te qytetareve.

Nëna e një 5-vjeçari kërkon ndihmë sociale që të mbajë fëmijën, pasi anjeri nuk e merr në punë

“Më ndihmoni të mos vetëvritem”

Me kërkesën e bërë organeve kompetente, ajo do që të shmangë aktin kriminal ose rifillimin e prostituimit



DURRËS- Një nënë 25-vjeçare bën apel të ndihmohet ekonomikisht, sepse dy rrugë i kanë mbetur për të jetuar dhe për të mbajtur fëmijën: dalja në rrugë ose vetëvrasja. 25-vjeçarja, Arjola Kondakçiu nga Durrësi, i ka bërë apel publikisht organeve kompetente, duke kërkuar ndihmë ekonomike, në rast të kundërt ajo është e gatshme të rifillojë profesionin e vjetër, daljen në rrugë ose të vetëvritet. Arsyeja e këtij apeli publik është se ajo prej tri vitesh jeton pa asnjë ndihmë ekonomike dhe përkrahje, ndërkohë që është e papunë. Arjola Kondakçiu është e divorcuar qysh prej tri vitesh nga burri i saj, me të cilin ka një djalë 5 vjeç, i cili quhet Mariglen. Arsyeja e divorcit, sipas saj, ishte dhuna e vazhdueshme fizike dhe seksuale. Edhe pse gjykata e Durrësit e ka zgjidhur këtë martesë që në vitin 2001, ajo nuk merr pension ushqimor për djalin e saj.

Dështimi për punë

Arjola është 25 vjeçe dhe ka kryer arsimin e mesëm. Ajo është munduar shumë që të gjejë një punë, por oraret dhe punët e papërshtatshme nuk kanë bërë që ajo të sigurojë vetë të ardhura të mjaftueshme për djalin dhe veten e saj. Arjola iu është drejtuar dyerve të Zyrës së Punës dhe bashkisë për punë ose për t’i akorduar ndihmë ekonomike, por përpjekjet kanë rezultuar pa sukses, pasi asaj i është thënë nga zyrtarët e ndryshëm se nuk e parashikon ligji që të përfitojë ndihmë ekonomike. Në Zyrën e Punës i është premtuar një punë e përshtatshme, por nga ana tjetër, ajo ka deklaruar se ia kanë hequr emrin nga lista e atyre që do t’u sugjeroheshin për punësim punëdhënësve të ndryshëm, që kishin dërguar ofertat e tyre në këtë zyrë. Përpjekjet e saj kanë vazhduar edhe në bashkinë e Durrësit, por pas tre muajsh përpjekje, asgjë nuk ka përfituar. Me dhembje, duke pasur pranë edhe djalin e saj 5-vjeçar, ajo ka deklaruar se “nuk më mbetet rrugë tjetër, përveçse të rrifilloj edhe një herë jetën e errët në rrugë”. Aktualisht, megjithë jetën e vështirë, Arjola ka filluar me korrespondencë studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi, por mungesa e të ardhurave ia ka bërë çdo ditë dhe më të vështirë një gjë të tillë. Ajo jeton në zonën e Plazhit në një nga kabinat e dikurshme, që përdoreshin për pushuesit. Për këtë kabinë, 25-vjeçarja ka paguar qiranë prej 5 mijë lekësh, por nuk ka paguar detyrimet e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. Për këto detyrime, ajo është paralajmëruar se do ta nxjerrin nga “streha” e saj.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 30-10-2004 nė 20:23 Edit Post Reply With Quote
SHQIPTARET NE KTHETRAT E VARFERISE

INSTAT: Shqiptaret, me te varferit e rajonit

Institute i Statistikave, evidenton te dhena te detajuara per nivelin e varferise ne vendin tone. Flet drejtoresha Milva Ikonomi: "Mungesa e energjise elektrike dhe ujit te pijshem ndikojne ne thellimin e dukurise". Rrethet me problematike per skamjen, jane Kukesi dhe Dibra kurse nder me te pasurit, renditen Gjirokastra dhe Vlora



TIRANE - Shqiperia eshte vendi me i varfer ne rajon. Drejtoresha e Institutit te Statistikave, Milva Ikonomi konfirmon se vendi yne renditet i pari per shkallen e varferise, me rreth 25,4 per qind te popullsise te varfer. Mungesa e energjise elektrike dhe e ujit te pijshem ndikojne ne thellimin e varferise ne Shqiperi. Familjet e medha me me shume se shtate pjesetare jane me te varfra. Minimumi jetik per cdo person aktualisht eshte 5 mije leke ne muaj, ku afro 2 mije leke shpenzohen vetem per ushqime. "Vetem ne vitin 2015 do te mund te kemi nje reduktim te te varferve, numri i te cileve parashikohet te ulet ne 10 per qind te popullsie", pohon Ikonomi. Varferia ne Shqiperi nuk eshte shume e thelle, por megjithate ekziston rreziku qe ne rast tranzicioni apo problemesh ekonomike ne vend, shume njerez te behen te varfer.

Demografia

Sipas, Ikonomit, varferia eshte me e larte ne zonat rurale, me nje numer prej rreth 66 per qind me te larte se ne Tirane dhe 50 per qind me e larte se ne zonat e tjera urbane. Individet e varfer jetojne ne familje te reja dhe te medha. Koeficientet e varferise jane te medha midis familjeve te medha me shtate apo me teper anetare, me te varfer mbi 50 per qind pavaresisht nga vendndodhja. Rreth 40 per qind e te varferve jetojne ne shtepi te medha me nga shtate apo me teper fryme. Perqindja e varferise midis te rinjve eshte mbi mesataren kombetare dhe eshte me e larte midis femijeve ne sonat rurale. Ne zonat

rurlae, kater femije ne 10, nen moshen 5 vjec, jetojne ne varferi. Afersisht gjysma e te varferve ne Shqiperi jane nen moshen 21 vjec.

Harta e varferise

Sipas perqindjes te te varferve, ka diferenca te medha midis prefekturave te vendit. Dibra eshte prefektura me numrin me te madh, 42 per qind, e ndjekur nga Kukesi 40 per qind dhe Lezha 37 per qind. Ne anen tjeter, Vlora 18 per qind dhe Gjirokastra 19 per qind kane numrin me te vogel te te varferve. Tirana eshte gjithashtu me poshte se mesatarja kombetare, me nje nivel prej 23 per qind. Ne nivel zonash, shkalla me e larte e varferise eshte ne Bulqize, Has dhe Kukes, te tera me vendndodhje ne verilindje te vendit, midis 59-41 per qind te varfer. Tirana tashme strehon rreth nje te pesten e popullsise se vendit me nje rritje prej 100 mije banoresh ose 43 perqind, midis regjistrimeve te popullsise 1989-2001 dhe vazhdon te zgjerohet me shpejtesi duke bere te veshtire t'i qendroje ndryshimeve ne shperndarjen dhe perberjen social-ekonomike te banoreve te saj. Ma.Ze

25.5 perqind e popullsise e varfer

5 mije leke ne muaj minimumi jetik

2015, do kemi reduktim te varferise me 10 perqind

Nen moshen 21 vjec, gjysma e te varferve

Harta e varferise

DIBRA, 42 per qind

KUKESI, 40 per qind

LEZHA, 37 per qind

VLORA, 18 per qind

GJIROKASTRA, 19 per qind

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-1-2005 nė 12:12 Edit Post Reply With Quote
Kosova varfërohet dita ditës


Shekulli

Një studim i kryer nga Banka Botërore i quajtur “Memorandumi ekonomik i Kosovës”, tregon se varfëria në Kosovë është thelluar. Sipas këtij studimi, 15 % e kosovarëve jetojnë në një varfëri ekstreme, ndërkohë që 37% konsiderohen se jetojnë në varfëri. Sipas studimit që u bë publik dje në Prishtinë, 15% e popullsisë së Kosovës jeton me 0.93 euro në ditë, gjë që konsiderohet nën limitin e varfërisë ekstreme. Rreth 37 % e popullsisë jeton më 1.42 euro në ditë. Gjatë paraqitjes së raportit kryeministri Bajram Rexhepi tha se Kosova ka si qëllim të hapë tregjet dhe kjo do të bëhet nëpërmjet një strategjie zhvillimi me mbështetje institucionale. Kryeministri tha se ka nevojë për më shumë ndihma për periudha afatgjata që të ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe në uljen e varfërisë në vend. Ai shtoi se shtyrja e zgjidhjes së statusit final pengon zhvillimin ekonomik të vendit dhe shkurajon investitorët e huaj. Në raportin e Bankës Botërore për 2002, niveli i varfërisë ekstreme ishte 12 % ndërsa tani është rritur 15%. Rritja e varfërisë në Kosovë, sipas raportit të BB, influencohet nga mungesa e zhvillimit ekonomik dhe ulja e donacioneve prej 70% gjatë periudhës 2000-2003. Balanca e pagesave në Kosovë është negative. Vetëm 4% e importeve në Kosovë mbulohet nga eksporti i produkteve, gjë që shton deficitin e tregtisë ndërkombëtare në 96%.



15/01/2005
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-2-2005 nė 14:36 Edit Post Reply With Quote
OKB: Shqipërisë i duhen 21 miliard $ për të luftuar varfërinë
28/01/2005

TIRANË, Shqipëri -- Një studim i OKB-së arriti në përfundimin se Shqipërisë i duhen 21.1 miliard $ për të luftuar varfërinë gjatë 10 viteve të ardhshme, raportoi të enjten (27 janar) media lokale. Studimi gjeti se 25 përqind e popullsisë jeton në varfëri, me 5 përqind të tyre në varfëri të thellë. Statistikat e PNUD-it ndërkohë tregojnë se vetëm 65 përqind e ndihmës së dhënë gjatë 10 viteve të kaluar, është përdorur.

Në lajme të tjera, deputetët parlamentarë janë në grindje rreth situatës në Shqipërinë veriore, një zonë e izoluar nga dëbora e madhe. Ligjbërësit e opozitës fajësojnë qeverinë për mungesën e reagimit ndaj situatës urgjente por qeveria këmbëngul se ndihma është dhënë. (Albanian Daily News - 28/01/05, 27/01/05)


Si eshte perkufizuar varferia?

po ajo e thelle?

duhet te gjejme raportin ne origjinal





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-3-2005 nė 10:16 Edit Post Reply With Quote
PNUD: Shqiptarët, 60% të varfër

Të paktën 60% e popullisë së vendit jeton në varfëri. Shifra alarmante u bë e ditur në raportin e Zhvillimit Njerëzor, raport i prezantuar dje në Fakultetin Ekonomik, Tiranë, nga përfaqësuesja e PNUD-it në Shqipëri. Raporti, i cili është mbështetur në anketat e bëra nga statistikat zyrtare, tregon se 25% e popullsisë jeton nën minimumin jetik, ndërsa 60% e popullsisë jeton afër kësaj linje.

Shifra e varfërisë (të paktën 780 mijë shqiptarë jetojnë nën minimumin jetik të varfërisë) është një shifër e lartë në krahasim me vendet e tjera të Europës Jugperëndimore, por është e ngjashme me ato të Azisë Qendrore.

Eno Ngjela, oficer i projektit në PNUD, deklaroi se varfëria në vend është e krahasueshme me vende të tilla si Moldavia, por varfëria që mbizotëron në zonën Verilindore të vendit, është e të njëjtit nivel me Kinën.

Sipas studimit të nivelit të varfërisë, rrethet malore në Shqipërinë verilindore janë më të varfërat, duke përfshirë 46% të të varfërve të të gjithë vendit, kundrejt Tiranës që përfshin 8% të tyre.

Zonat rurale vazhdojnë të jenë pjesa më e varfër e vendit, ku jeton gjysma e popullsisë. 29.6% e popullsisë fshatare në Shqipëri jeton në vijën e varfërisë, në krahasim me 20.1% të popullsisë urbane dhe 17.8% të popullsisë së Tiranës.

Megjithatë, tabloja e dallimeve rurale dhe urbane nuk përfshin varfërinë ushqimore, me 4.8% të popullsisë urbane, dhe 2.3% të popullsisë që jeton në vijën e varfërisë së tejskajshme.

Gjysma e të varfërve jeton në verilindje

Studimet tregojnë se afro gjysma e popullsisë në zonat malore jeton nën vijën e varfërisë së skajshme. Gjithashtu, varfëria në vend nuk i ka ndryshuar tiparet që prej një dhjetëvjeçari, çka tregon se mungojnë tërësisht politikat për të trajtuar pabarazitë rajonale, ekonomike dhe shoqërore.

Sipas studimit, niveli i varfërisë në zonat e Kukësit, Hasit, Tropojës, Malësisë së Madhe, Bulqizës dhe Gramshit arrin në 46%, kurse sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, 80% e numrit të familjeve që përfitojnë asistencë nga shteti jetojnë në këto zona. Sipas studimit, zonat më të varfëra të vendit janë Dibra, Elbasani dhe Kukësi.


Varfëria prek më shumë të rinjtë


Varfëria prek më shumë familjet e reja dhe ajo ka edhe dallime gjinore. Ajo prek më shumë gratë, të cilat diskriminohen në marrjen në punë. Grupet shoqërore më të prekshme nga varfëria janë të rinjtë, të moshuarit dhe të sëmurët mendërisht. Të rinjtë në vend përbëjnë edhe numrin më të prekshëm nga varfëria, për arsye se jetojnë në kushte të këqija familjare ose shtëpiake, dhe në familje të mëdha.

Shumica e të varfërve jetojnë në familje prej 7 ose më shumë anëtarë. Ky grup zë 17% të popullsisë. Mbi 25% e popullsisë së varfër është nën 25 vjeç dhe kjo grupmoshë përfshin vetëm 33% të të gjithë popullsisë.

Buxheti familjar, 62.8% konsumohet për ushqim

Të varfërit e fshatit e shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit të tyre familjar për ushqim, rreth 66%, dhe më pak për produkte jo ushqimore, 22.2%, në krahasim me pjesët e tjera popullsisë. Kështu në Tiranë shpenzojnë për ushqim rreth 58.5% të buxhetit familjar, jo ushqim 24.8% dhe shërbime komunale 14.6%, arsim 21%. Por në zonat urbane të tjera, buxheti i një familje konsumohet në masën 59.1% të të ardhurave mujore.

Varfëria në 2015, 13% e popullsisë

Shqipërisë i duhen të paktën nga 3 deri në 9 vjet që të përgjysmojë numrin e të varfërve në vend. Sipas Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe Social në vend, të prezantuar vetëm një muaj më parë, qeveria shqiptare nuk ka përcaktuar kufi limit për përgjysmimin e varfërisë në vend, duke i lënë të paktën 1/4 e vendin në varfëri ekstreme deri në vitin 2015. Objektivat e vënë nga PNUD, duke marrë parasysh edhe rritjen e Shqipërisë bashkë me problemet, tregojnë se pas dhjetë vjetësh do të ketë një përgjysmim të varfërisë.

Kështu, niveli i varfërisë së plotë në vitin 2015 është llogaritur të kapë 13% të popullsisë së vendit nga 25.4% që është tani.

"Duke supozuar një rritje mesatare vjetore prej 6%, arritja e objektivit të përgjysmimit të nivelit të varfërisë, në varësi të nivele të supozuara të elasticitetit, vlerësohet të arrihet për një periudhë kohore që varion nga 4,3 vjet në 8,9 vjet", thuhet në objektiva.

Por një premtim të tillë qeveria shqiptare e ka marrë që në vitin 2002, vit në të cilin për herë të parë u bë e munduar një studim për varfërinë në vend dhe që atëherë punët nuk po ecin mirë, sepse ecuria e rritjes ekonomike nuk është shoqëruar me ndonjë ndryshim të supozuar në mirëqenien e shqiptarëve.

Realizimi i investimeve të huaja do të mbetet si një pikë reference për zhvillimin e vendit dhe atë të mirëqenies. Por ashtu siç ndodhi në vitin 2003 edhe gjatë vitit që shkoi, ato janë realizuar në masën 65%. Madje në raportin e vjetshëm, Ministria e Financave e pranon faktin se, "nuk janë evidentuar tendenca të qarta të përhapjes së rritjes ekonomike edhe në zonat e pazhvilluara dhe më të varfëra të vendit".

Madje edhe tendenca për krijimin e ndërmarrjeve të vogla në zonat e pazhvillura ra me të paktën 28%.

Sipas PNUD-it, niveli i varfërisë në vend vazhdon të mbajë po ato nivele të deklaruara një vit më parë. Rritja e çmimeve të energjisë elektrike, gjatë tre viteve të fundit, si dhe rritja e çmimeve e transportit, telefonisë, nuk e ka zbutur aspak krizën sociale në vend.

Një moskokëçarje për uljen e varfërisë në vend duket edhe në buxhetin e këtij viti, i cili as që e merr fare parasysh Strategjinë për Reduktimin e Varfërisë, dokument i zyrtarizuar tashmë nga qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar. Gjatë miratimit të buxhetit janë hequr të paktën 600 milionë lekë financim për skemën e ndihmës ekonomike.

Femrat e punësuara, 39.1% e nivelit

Kështu sipas INSTAT, deri në moshën 29 vjeç, pjesëmarrja e femrave në popullsinë ekonomikisht aktive është e lartë dhe bie në të gjitha grupmoshat e tjera. Sipas të dhënave të LSMS 2002, popullsia mbi 15 vjeç e lart, sipas gjinisë dhe statusit ekonomik, paraqitet me diferenca në përbërje ndërmjet femrave dhe meshkujve. Femrat përbëjnë 43.75 të grupit të të punësuarve, 43% të të papunëve, 36% të të larguarve dhe përqindja e femrave rritet në grupin e punëtorëve sezonalë, ku ato përbëjnë rreth 60%, në grupin e inaktivëve përbëjnë 67% dhe në të papunët e dekurajuar, rreth 60%.

Nga viti 1993-2003, analiza tregon se niveli i punësimit të femrave është dukshëm në ulje, sesa ai i meshkujve. Në nivelin e të punësuarve për vitin 2003, meshkujt zënë 62.6% të të punësuarve, ndërsa femrat vetëm 39.1%. Pjesëmarrja e tyre rritet në sektorin shtetëror, ku 44% janë të punësuara femra, në sektorin privat jo bujqësor 25% janë femra.

Migen Demirxhi

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-5-2005 nė 10:09 Edit Post Reply With Quote
Shkodër, 12-vjeçari që lyp për të ushqyer dy motrat dhe vëllanë


A. Dushi

SHKODËR - Fatjoni është vetëm 12 vjeç, por atij i duhet të dalë çdo ditë nëpër rrugët e qytetit të Shkodrës për të lypur. I dobët fizikisht, i veshur keq, atë e sheh tek prefektura në qendër të qytetit, duke u lutur “më fal diçka se nuk kam prindër, por vetëm motrat dhe vëllanë më të vogël në shtëpi”. Ai pranon të tregojë për jetën e tij, duke rrëfyer se ka lindur në fshatin e largët Malajxhi të komunës malore të Temalit në Shkodër. Fshati me terren të thellë malor dhe tokë të pakët, e cila nuk jepte prodhim, e detyroi familjen e Fatjonit që 11 vite më parë të zbriste në drejtim të qytetit, me shpresën e një jete më të mire. U vendosën në një barakë, në fshatin Bardhaj, 4 km larg qytetit të Shkodrës, ku jetojnë dhe sot. Babai, tregon i mituri, punonte çdo punë që i ofrohej. Ndërkohë familja u shtua dhe me tre pjesëtarë të tjerë, motra Pavla, sot 11 vjeç dhe dy binjakët motër e vëlla, Deda dhe Elsa që sot janë nga 7 vjeç. E ndërsa familja e varfër me shumë vështirësi vazhdonte të jetonte aty në barakë, katër vjet më parë ndodhi fatkeqësia. Prindërit e tyre, Gjeloshi e Zoja, u mbytën aksidentalisht, teksa kalonin nëpër liqenin e hidrocentralit për të shkuar në malësi tek të afërmit e tyre, duke lënë jetimë 4 fëmijë të mitur. Fatjoni, djali i madh i shtëpisë, atëherë ishte vetëm 8 vjeç. Për ta vazhdojnë të kujdesen të afërmit, veçanërisht halla e tyre, Marija, e cila e ka shtëpinë aty në Bardhaj pranë barakës ku jetojnë katër jetimët. Fatjoni fillon të punojë. Ai braktisi shkollën për të mbledhur kanaçe. Siç tregon ai vetë, dilte çdo ditë tek Ura e Thive dhe Ura e Bunës për të mbledhur kanaçe që i shiste nga 60 lekë kilogrami. ”Por në shumë raste kanaçet m’i merrnin fëmijët e rritur dhe unë kthehesha pa asgjë. Vetëm qaja e nuk i thoshja askujt se e di se këto punë ndonjëherë shkojnë keq. Ndaj dhe vendosa për të lypur. Pasi të lypësh është më mire se të vjedhësh”,- thotë i mituri. Halla ka arritur të sigurojë një ndihmë sociale për jetimët. Komuna u jep atyre 6000 lekë, me të cilën jetimët shtyjnë disa ditë. Fatjoni nuk do që së bashku me motrat e vëllanë të shkojë në jetimore. Ashtu do të ndahemi dhe nuk do të shihemi më, të thotë i mituri. Murgeshat në fshatin Bardhaj i ndihmojnë me ndonjë ushqim katër jetimët. Asnjëri prej tyre nuk shkon në shkollë. Fatjoni nuk di të shkruajë dhe të lexojë. Ai bën çdo ditë disa kilometra rrugë në këmbë për të ardhur në qytet dhe për të lypur. Nuk rri në rrugë si lypësit e tjerë, por i afrohet ngadalë njerëzve e iu tregon për hallin që ka. Kur ka autobus urban lëviz me të dhe fatorinot nuk i marrin para sepse e njohin. Fatjoni shpreson se së bashku me dy motrat dhe vëllanë e tij do t’i marrë daja, që jeton dhe punon në Itali me dokumente të rregullta. “Ai është duke u përpjekur që të na tërheqë pranë familjes së tij”,- thotë Fatjoni me shpresë se diçka do të ndryshojë.



29/05/2005

shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
PetritKola

Postuar mė 30-5-2005 nė 02:40 Edit Post Reply With Quote
C'na shkruan...

Na paraqisni artikuj te KJ ? E keni me gjithe mend ? Nje nga arsyet e mjerimit shqiptare sote eshte gazeta KJ. Po te mos ishte gazeta KJ dhe Frok Cupi nuk do te qe djegur Shqiperia ne 1997. Ata e cuan masen ne histeri te pa kontrolluar.
Shekulli ? Pronari kampion i hajduterise shqiptare ?
Rd ? 55 ? Hajdute dhe piramidale rentier.
Te ka ngelur dhe ''Zeri i Popullit'' dhe e mbylle kete pune me duket.

Sinqerisht

Petrit Kola

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-5-2005 nė 10:13 Edit Post Reply With Quote
Ketu eshte tema permbi varferine, permbi mediat tema eshte ne kete adrese:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2821

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1752


http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2409





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
PetritKola

Postuar mė 30-5-2005 nė 20:36 Edit Post Reply With Quote
Jo mire e ke...

Kriminelet shkaketare na japin dhe moral tani. I bejne moral viktimave. Mire qe nuk na shkruan dhe Xhana me Fatos Nanon se edhe ata po flasin shume per mjerimin.
Petrit Kola

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 11-1-2006 nė 17:34 Edit Post Reply With Quote
“Buka me listė, borxhi 500 mijė lekė”

Borxhi i një familjeje të varfër që jeton në Kombinat shkon rreth 500 mijë lekë të reja. Sipas statistikave të minibashkisë, kjo shifër shënohet në listat e ushqimoreve vetëm për të blerë bukën e gojës. Edhe pse Kombinati është vetëm 3 kilometra larg kryeqytetit, përsëri banorët e kësaj zone mendojnë që janë pjesë e Yzberishtit. Kjo, pasi pjesa më e madhe e banorëve, kur dalin në qendër thonë se do të zbresim në Tiranë. Vendalinjtë e kësaj zone që punonin në ish-Kombinatin e Tekstileve prej vitesh janë të papunë. Ndërkohë që prej më shumë se 15 viteve në këtë zonë nuk janë zgjidhur problemet e kanalizimeve të ujërave të zeza. Sipas statistikave të 2 prej lagjeve të Kombinatit, të paktën një prej anëtarëve për çdo familje ka marrë rrugën e emigracionit. Në një intervistë për “Tirana Observer”, njëri nga kryepleqtë e kësaj zone, Dalip Pasha, rrëfen të gjitha problemet që shqetësojnë një nga periferitë e kryeqytetit.
ǒmund të na thoni për problemet e zonës së Kombinatit?
Në zonën e Kombinatit ka pasur, ka dhe do të ketë probleme të shumta. Megjithatë, problemet më të theksuara të kësaj zone janë ato të kanalizimeve që kanë më shumë se 15 vjet që nuk po marrin zgjidhje. Vështirësitë me infrastrukturën janë tepër të theksuara në këtë zonë, por edhe papunësia e emigracionit janë fenomene shqetësuese. Linjat elektrike të telefonave e shtëpitë e ndërtuara pa leje janë probleme të tjera që ka komuniteti ynë. Po ashtu, ajo që është me të vërtetë për të ardhur keq është gjendja ekonomike në çdo familje. Shumica e banorëve këtu janë të papunë dhe asnjë familje nuk merret me aktivitet privat, në mënyrë që me të ardhurat e krijuara të ndihmojnë më pas komunitetin. Madje, desha të theksoj se të vetmet biznese në Kombinat janë ushqimoret dhe lokalet. Por, edhe këto të fundit, në vend që të krijojnë të ardhurat e tyre dalin me humbje, pasi qytetarët në zonën tonë ende e marrin bukën me listë. Fatura e borxheve në këto ushqimore mund të arrijë nga 400 mijë deri në 500 mijë lekë të reja.
A keni zhvilluar ju takime me deputetin e zonës dhe me kreun e minibashkisë, për t’i treguar problemet dhe vështirësitë e komunitetit tuaj?
Me deputetin e zonës nuk kemi zhvilluar asnjë takim. Në fakt, deputetët që janë zgjedhur në Kombinat nuk kanë treguar asnjëherë kujdesin e duhur për këtë zonë. Nga të gjitha partitë, kjo zonë është lënë në heshtje. Monika Kryemadhi në fillim të mandatit të saj tregoi disi kujdes për zonën, por pas problemeve që pati më pas me Partinë Socialiste dhe pas kalimit në LSI, ajo u largua plotësisht nga problemet e Kombinatit. Ndërsa për sa i përket kryetarit të minibashkisë, na ka pritur në disa takime. Por ai nuk ka në dorë absolutisht asgjë, ai nuk merr asnjë fond nga bashkia e madhe për t’i investuar në këtë zonë.
Sa është numri i banorëve në zonën që ju kujdeseni dhe cilat janë saktësisht problemet me infrastrukturën?
Kanalizimet janë problemi kryesor i kësaj zone. Këtu kanë plasur ujërat e zeza dhe rrugët janë mbushur me këto papastërti. Përveç kësaj, në këtë zonë, si pasojë e varfërisë e papunësisë, të paktën një pjesëtar në çdo familje aktualisht është emigrant jashtë vendit. Pjesa tjetër janë të papunë. Por largimi i të rinjve jashtë shtetit është një problem i theksuar, pasi kërkojmë djem për ushtarë e zona jonë nuk ka.
Çfarë ndryshimesh janë bërë në Kombinat vitet e fundit?
Mund të them se pjesa e majtë e rrugës së qelqit në Kombinat është e asfaltuar, janë rregulluar tubacionet e ujit të pijshëm, janë ndërtuar lulishte e është rritur punësimi. Them kështu, pasi shumë nga banuesit e zonës së Kombinatit, të cilët merrnin përkrahje sociale, tashmë punojnë për rregullimin dhe pastrimin e ambienteve të gjelbëruara në këtë zonë. Aktualisht ata përfitojnë më tepër se nga pagesa sociale që u jepte shteti.
Një pjesë e atyre që merrnin ndihmë sociale janë stabilizuar, ç’mund të na thoni për pjesën tjetër?
Shumica e banuesve në këtë zonë janë ish-punonjës të Kombinatit që kanë mbetur pa punë, e tani e marrin bukën me listë. Por ka edhe nga ata që bëjnë punë të përkohshme, në ndërtim, roje objektesh e janë veshur me uniformën e policit. Megjithatë këto punë janë të përkohshme, sepse shumica e banorëve këtu janë të papunë.

Kanalizimet e ujërave të zeza, problem i 15 viteve
Prej 15 vitesh, banorët e zonës periferike të Kombinatit jetojnë me problemin e ujërave të zeza. “Oborret e pallateve janë të mbushura me papastërtinë e ujërave të zeza. Ky është një problem që shqetëson për vite me radhë komunitetin tonë e që ende nuk ka marrë zgjidhje”, tha kryeplaku i dy zonave të Kombinatit, Dalip Pasha. Sipas tij, ndërtimet pa leje e antiteknike kanë bllokuar pusetat në rrugët e Kombinatit e për pasojë kanë shkaktuar edhe dëmtimin e kanalizimeve. Vetëm gjatë viteve të fundit, në Kombinat janë ndërtuar më shumë se 600 shtëpi pa leje.

Te dhena

37 është numri i zonës zgjedhore që përfshin lagjet e Kombinatit. Deputet i kësaj zone është Bujar Nishani

30 është numri i lagjeve që përbëjnë në total zonën periferike të Kombinatit

600 është numri i shtëpive pa leje të ndërtuara gjatë 15 viteve të fundit vetëm në dyja nga lagjet e Kombinatit

1200 është numri i emigrantëve, të cilët janë larguar gjatë viteve të fundit vetëm në dy lagje të kombinatit

156 është numri i familjeve që jetojnë në kushte të vështira si rezultat i kushteve të infrastrukturës

3 mijë është numri i banorëve që jetojnë aktualisht vetëm në dy nga lagjet e Kombinatit

3 kilometra është largësia nga qendra e Tiranës për në zonën elektorale 37 të kryeqytetit

500 mijë lekë të reja është shuma që një familje e varfër u detyrohet ushqimoreve për bukët e marra me listë

14 është numri i kryepleqve që ndërlidhin komunitetin me përfaqësuesit e shtetit në zonën e Kombinatit

100 mijë është numri i banorëve që jetojnë aktualisht në periferinë e Kombinatit


TIRANA OBSERVER

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 26-1-2006 nė 17:41 Edit Post Reply With Quote
Jetė nė izolim, s`kemi shkollė, mjek dhe rrugė

Rrethuar mes malesh, vetëm tymi që del nga oxhakët tregon se në fshat ka jetë.

Këto ditë të ftohta, ku acari të pret frymën, sapo del nga shtëpitë, banorët e Rrjollit në Malësinë e Madhe janë mbledhur pranë vatrave të tyre dhe numërojnë ditët që ikin me merakun se çfarë do të sjellë e nesërmja. Ai pak miell që ata kanë siguruar nga prodhimet e vjeshtës, nuk mjafton për të kaluar dimrin e gjatë dhe të egër. Ndërkohë, rruga e vetme e shkatërruar që e lidh me qendrën e komunës së Shkrelit, është bllokuar nga bora. Për ta është e pamundur që të sigurojnë mallra të tjerë ushqimorë, përveç prodhimeve blegtorale që kanë siguruar nga bagëtitë që mbajnë, pasi dyqani i më i afërt ndodhet 2 orë larg tyre. Ata për çdo ditë i luten Zotit që të jenë mirë e të mos kenë probleme shëndetësore, pasi në këtë fshat nuk ka as qendër shëndetësore. Ndërsa fëmijët e tyre janë të privuar nga arsimimi. Shkolla 9-vjeçare ndodhet larg dhe lumi tani është tejet i fryrë dhe nuk ka as urë që lidh këtë fshat me qendrën e komunës. Të izoluar mes malesh, rreth 300 familje të Rrjollit i bëjnë apel qeverisë që të mos i lërë në harresë, e të marrë masa urgjente për të ndërhyrë me investime.

LAJMI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2009 nė 08:40 Edit Post Reply With Quote
http://pressetext.de/news/090926003/millionen-baeume-und-arbeit-fuer-die-aermsten/

Nje ide shume e mire dhe e vlevshme dhe per Shqypnine.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.8167431 sekonda, 45 pyetje